Akoma ka vend pėr mallėngjim!

 

 

KUR LOTI NDĖRRON SHTRATIN!

( Me rastin e pėrvjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės )

 

Shkruan Iljasa SALIHU

 

 

Lexoni - Llojani nė Wikipedia

 

 

     Sot e shpallim shtetin e Kosovės tė pavarur..., - ishte fjali qė s’mundte assesi tė dėgjohej prej shumėkujt deri nė fund, madje edhe gjatė fillimit tė atij fjalimi nė Kuvendin e Kosovės nga kryeministri i saj, tė paktė ishin ata qė e dėgjuan kthjellėt, ngase teksa kryeministri fliste, pėr tė ardhur kėshtu deri tek ajka e fjalimit, shumica ishin pėrhumbur nė vegim, mbase nostalgjia e kishte marrė nė dorė timonin e kujtimeve nė ato ēaste, pėrmes tė cilit lundronte nė detin pėrplot dallgė, thuajse bregdeti ishte bėrė aq i largėt, sa qė, lundruesi kishte filluar tė mos besojė se nė kėtė botė ekzistojnė bregdetet. Kurse pranė tij, po fliste kryeministri i Kosovės, pritej artikulimi i fjalės PAVARĖSI, por Shpati prapė kishte rrėshqitur nė sfondin e kujtimeve tė dhimbshme, habitej i gjori, ku gjeti qė mu nė kėto momente tė fanitej i tėri nė kthetrat e atyre kujtimeve, tė cilat ia rrėqethin trupin, por ēfarė tė bėsh, kur i gjori pak para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ishte informuar se kishte lindur nė njė shpat tė dendur me shkurre dhe lisa tė gjata, ku edhe rrezet e diellit mezi depėrtonin, pėr t’i dhėnė kėshtu pak shpresė asaj nėne krenare, e cila pavarėsisht kushteve mizore, kishte vendosur qė turmėn e njerėzve qė gjendeshin tė ngujuar me ditė tė tėra, t’i gėzojė me njė rreze shprese prej brenda.

     Shpati dhe shumė shok tė tij, kėtė pėrvjetor tė pavarėsisė sė Kosovės, ashtu sikur momentin e shpalljes sė pavarėsisė sė shumė pritur tė Kosovės, kishin vendosur ta presin, duke ia dhėnė fjalėn Kujtimit, i cili qė nga lindja e tij, ishte strukur nė njė skaj tė trurit, dhe ishte bėrė njė zėdhėnės shumė besnik, mbase edhe nė momente gėzimi, sikur mėton tė pėrzihet, por askush atij s’guxon t’i pėrzihet, ngase pėrmes praktikave tė tij, tregoi dhe dėshmoi se ėshtė i pushtetshėm mbi organizmin e njeriut. Mes tjerash Shpati pėrmes Kujtimit tė strukur trimėrisht nė njė skaj tė trurit tė tij, informohet pėr rrugėtimin tejet tė vėshtirė, rrugėtim qė kishte si synimin pėrfundimtarė ēlirimin e vendit nga kthetrat serbo barbare. Porse sot, ai kishte vendosur t’i rrėfejė pėr bėmat e njė fshati jashtė Kosovės, i cili s’kishte lėnė gjėnė mė tė vogėl qė s’e kishte vėnė nė dispozicion tė vėllezėrve tė tyre. Bėhet fjalė pėr fshatin Llojan, me kėtė nuk dėshiron qė t’i shmanget mirėnjohjes sė fshatrave dhe qyteteve tjera jashtė Kosovės, porse kėtė radhė kėshtu kishte vendosur i pushtetshmi - Kujtimi.

     Llojani ėshtė njė fshat shqiptar qė shtrihet nė pjesėn veriore tė Kumanovės, nė zonėn kufitare me fshatin Miratoc tė Preshevės. Pėr dallim prej fshatrave tjerė qė natyrshėm kufizohen me fshatra apo shtete tjera, ky fshat kufizohet me vetveten apo me vėllezėrit e tij, qė padrejtėsish iu aneksua pushtuesit sllav, andej e kėndej gardhit. Nė tė kaluarėn fshati ka qenė i vendosur nė zonėn kodrinore tė shpatit tė quajtur Kulishte, mbase me rritjen dhe zgjerimin e tij, tani ky fshat ka njė pozitė rrėzė malore dhe fushore qė e bėn tė afėrt vetėm njė kilometėr largėsi me fshatin Miratoc, pozitė e cila dėshiron tė na thotė: “ē’tė vyen afėrsia kur nė mes qėndron ushtria, ushtarė me dylbia dhe tė gatshėm pėr kolorit barbaria”.

     Ky fshat pėrjetoi sprova tė ndryshme kombėtare, por sprova e marsit tė vitit 1999 qartė tregoi se proverba, kurrė ore vėlla pėr vėllain mos thuaj mbarova, dukej se u jetėsua burrėrisht nė kėtė fshat. Banorėt e kėtij fshati ishin me tė vėrtet nė njė sprovė tejet tė rėndė, ngase vėllezėrit e tyre pėr ditė dhe me net tė tėra po mbaheshin peng prej forcave maqedonase. Tė dėbuarit ishin mbledhur nė njė skutė tė njė lugine, pranė sė cilės sikur mburojė pėrmbi qėndronte faqja e pjerrėt e malit tė atij fshati, ku me ditė tė tėra nuk kishin ngrėnė bukė, si dhe tė qarat e fėmijėve ta rrėqethnin lėku­rėn. Mbase edhe pėrskaj kushteve qė, edhe kafshėt e egra do t’i refuzonin, proceset natyrore patjetėr duheshin tė rridhnin, ku s’kishte vonuar shumė, kur njė grua shtatzėne qė ndodhej nė shpat tė atij mali pėrplot vuajtje, e gjora e rrethuar prej pėrbindėshave, duke qenė larg tė gjitha kushteve elementare mjekėsore, e lindi njė djalė, ku s’vonoi shumė, nė bashkėpunim me disa udhėheqės tė fshatit, djalit ia vunė emrin Shpat, duke ia pllakosur kėshtu njė kujtim, qė tėrė jetėn do ta brengoste, porse edhe tėrė jetėn do tė ishte krenar dhe pėrgjėrues pėr peripecitė e nėnės sė tij.

     Atė izolim tė panevojshėm, pavarėsisht se ēfarė ndodhte me tė izoluarit, e ēfarė pasoja mund t’i ndodhnin atyre, nuk e kishte bėrė shteti fqinj, jo pėr diēka tjetėr, por vetė ai nė mėnyrė barbare i kishte dėbuar prej vatrave stėrgjyshore tė tyre, thuajse ishin lodhur duke vrarė e masakruar shqiptarė, mbase edhe gjaku i tyre sikur kishte filluar t’i vinte te hunda, pėr t’i shporrė kėshtu gjithandej, duke shpresuar se kjo farė mė nuk do tė mund tė pllenojė nėpėr vatrat e tyre, porse do ta marrin botėn nė sy, duke i dhėnė kėshtu shkas syrit tė botės qė t’i bėjė pėr vete. Tė dėbuarit me dhunė ishin nė zonėn neutrale, qė prej forcave tė ushtrisė dhe policisė maqedonase mbaheshin peng me dhunė, duke e shfrytėzuar kėtė rast edhe kjo fundėrrinė e Titos, qė shqiptarėve praktikisht t’ia tregoi muskujt e silikonit, porse ato nuk e dinin se kishin muskuj tė tillė, fajin pėr kėtė duhej kėrkuar tek varri i Titos, i cili brenda natės nė Jajcė tė Bosnjės e kishte improvizuar kėtė komb (tė ashtuquajturin, komb maqedonas), duke i hapur kėshtu telashe shekullore, pėrfundimi i tė cilave do tė ishte shuarja e kėsaj ngrehine pa legjitimitet tė popullit tė kėtushėm.

     Ata nuk i lejonin fshatarėt tė afrohen dhe tė komunikojnė me vėllezėrit e tyre. Porse shumė shpejtė rezultoi se gjithēka ishte e kotė, sepse ata harruan se shqiptarin mund ta vrasėsh me plumb, por assesi pėrmes urisė, duke mėtuar kėta pėrbindėsha qė pėrmes urisė ta nėnshtrojnė sa mė mirė njė popull tė tėrė. Me gardhin qė e kishin krijuar forcat maqedonase, qė tė krijonin pėrshtypjen se ruheshin prej luanėve, tė cilėt priteshin nė ēdo moment t’i sulmojė ndokush, treguan se janė frikacak, por qė ėndėrronin qė njė ditė tė bėheshin trima. Ky gardh artificial dhe i paguar prej tatimpaguesve tė pėrbashkėt, hasi nė rezistencė serioze tė njė gardhi tė ēeliktė e vullnetarė. Pothuajse i gjithė fshati u zgjua nė kėmbė, prefekti i Komunės dhe shumė vėllezėr tė fshatrave tjetėr, qė ky gardh i poshtėr tė thyhet e tė zhbėhet, madje shumė shpejtė edhe u thye, bashkė me tė edhe krenaria e atyre qė njerėzit i dukeshin si luana, duke e marrė kėshtu gjithsecili tė paktėn nga njė familje nėpėr shtėpitė e veta.

     Askush nuk bėri llogaritje financiare nė atė kohė, mbase mbetėn tė habitur edhe tė ardhurit - vėllezėrit nga Kosova pėr ato gjeste tejet sublime. Nė atė kohė nuk kishte mysafir, nuk kishte sende tė ndara nė pronėsues apo pėrdorues, tė gjithė ndjeheshin dhe trajtoheshin tė barabartė. Madje, edhe nėpėr shkolla nxėnėsit e trevave tjera u trajtoheshin tė barabartė me nxėnėsit vendas, mbase tė gjithė nxėnėsit ishin vendas, kėshtu mund ta shihje nė bazė tė trajtimit. Tė gjithė ishin vendosur nėpėr shtėpi tė vėllezėrve tė vetė, besa kishte shumė familje qė asnjėherė nuk ishin njohur ndėrmjet veti, por mjaftonte qė ēėshtja e luftės ishte e njohur dhe e pranuar prej tė gjithėve.

     Nė lidhje me atė katrahurė, e cila pėr dekada tė tėra nuk do ta lėnė rehat Shpatin dhe tė shkėrmoqurit e tjerė, nė pika tė shkurtra do tė rrėfejė edhe Qerim Isufi, i cili qe njėri prej atyre aktivistėve tė asaj katrahure tė llahtarshme, njėherėsh teolog dhe profesor i gjuhės angleze. “Disa herė kam tentuar qė ta shlyej atė qelizė ku mė ėshtė fiksuar ai rast, por mė kot. Sikur qiejt e dinin se nė vendin e quajtur ‘shpat’, mes-zonė kufitare, kishte tė ikur nga egėrsirat serbe, tė ikur, tė cilėt mbi kokė kishin vetėm drunjtė pa gjethe, tė rrethuar me forca maqedonase, ndaj ishte hapur qielli, i cili derdhte shi pa hesap, thuajse ishte produkt vetėm i tij, duke ia shmangur mirėnjohjes sė tokės, e cila pėrmes avullimit, mėtonte prapė t’i ujisė kopshtet e thata dhe gjallėrimin e shpresės pėr tė dėbuarit. Njė mbrėmje nė vendin e quajtur ‘mejtep’ gjarpėroi njė grua e cila nuk thoshte gjė tjetėr pėrveēse ‘djali im, djali im’. Nėnė kjo e cila ishte nisur nga vendlindja sė bashku mė foshnjėn e saj, por rrugės ku as ajo vetė nuk e dinte se ku dhe si e kishte humbur foshnjėn e saj”.

     Atėkohė Llojani ishte i mobilizuar pėr ndihmesė, me harxhimin e kohės sė shkurtė, fėmija u gjet tek njė familje e strehuar nė mes-zonė. Por, ajo qė ishte edhe mė tragjike, ishte se si ajo loke s’kishte mundur ta shohė foshnjėn e vet, ngaqė forcat policore lejonin pėr tė hyrė nė atė kamp vetėm llojanasit tė cilėt u dėrgonin ushqim. Ushqimi u dėrgonte vetėm nga gjinia mashkullore, ndėrsa nėnat dhe gratė 24 orė pa ndėrprerė pėrgatitnin ushqimin. Tė nesėrmen pėr herė tė parė do tė dėrgojė ushqim mes burrave edhe njė grua, grua e cila ishte veshur me rrobe tė fshatit, pėr tė mos dyshuar. Nė hyrje tė kampit gjatė kontrollit policor, ajo bie nė sy, dhe njė prej tyre interesohet se kush ėshtė kjo grua pėr herė tė parė, pėrgjigja ishte se kjo ėshtė njė grua e fshatit e cila shkon pėr t’i ndihmuar motrave, vajzave, nėnave, lokeve tė cilat janė aty brenda nė problemet e tyre, gjė qė nuk ėshtė punė e gjinisė mashkullore. Ajo ishte njė gėnjeshtėr e bardhė. Me tė hyrė nė kamp gruaja takoi fėmijėn e saj, mendoj se nuk ka shkronja pėr tė pėrshkruar atė rast, por shkronjat do tė zėvendėsohen me rrėqethje dhe me lot mallėngjimi e gėzimi.

     Mė pas ajo nėnė duhej tė kthehej, tė dilte nga kampi, por nė njėfarė mėnyre sikur rezistoi duke thėnė, - Unė dua tė qėndroj afėr foshnjės sime, gjė qė ishte e pamundur, ngaqė ai numėr i cili dėrgonte ushqimin, i njėjti numėr duhej tė dilte prej atij pellgu tė tmerrshėm.

     U pajtua, gjatė tėrė kohės qė ata qėndronin nė atė vend, nėna e fėmijės qėndronte nė fshat, duke iu falėnderuar ligjit, ligj ky i cili nuk lejonte tė bashkohet nėna mė foshnjėn e vet. Pas disa ditėsh ata tė cilėt qėndronin nė mes-zonė i lejuan pėr tė hyrė nė Maqedoni, me tė hyrė nėna e mori fėmijėn e saj.

     Ky ishte njė rast ndėr rastet e shumta. Qė nga shpėrbėrja e Jugosllavisė Llojani ishte gjithnjė mikpritės ndaj rasteve tė kėtillė, ndoshta nuk kishim ēfarė t’i ofronim tė ikurve mė shumė, por nė mos mė shumė i kemi ofruar bukė e krip e ujė vrelle. Kėta njerėz nuk e kishin zgjedhur njė fat tė tillė, jo rastėsisht shkrimtari anglez Ezra Paund gjatė qėndrimit tė tij nė burg deklaron: “I did not enter into silence, silence captured me” - Unė nuk hyra nė qetėsi, por qetėsia mė zuri mua”. E pra, kjo ishte vetėm njėra prej njėmijė e njė vuajtjeve tjera qė rrodhi nėpėr kėto vatra tė ngjyrosura me gjak, kėshtu qė, udhėheqėsit e kėtij vendi pėrpara se t’i cakėrrojnė gotat me verė, t’i japin edhe ata hapėsirė nostalgjisė, ndoshta do tė dehen pa pėrdorur fare alkool, veprime qė do tė dėshmonin se akoma ka vend pėr mallėngjim!

17. 02. 2017

 

 

ILJASA SALIHU:

MIKLIMI I MAKOLLIT!