|
LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS E-mail: lpk.kosova@gmail.com |
|
K U M T E S Ė LPK NUK PRANON ASNJĖ SHKĖMBIM TĖ TERRITOREVE
Kryesia e Lėvizjes Popullore tė Kosovės nė
mbledhjen se saj tė radhės tė
mbajtur nė Shkup, nė tė
cilėn ishin tė pranishėm edhe drejtues tė Degės Jashtė
Vendit, ka analizuar zhvillimet mė tė reja
politike nė Kosovė dhe rajon,
dhe ka ngritur shqetėsimin e saj pėr rrezikun
qė po i kanosėt Kosovės. Tendencėn e disa qarqeve tė caktuara
antishqiptare pėr ti mbėshtetur synimet e shprehura hapur tė Beogradit pėr ndarjen e Kosovės, LPK e konsideron tejet tė rrezikshme
dhe paralajmėron se kjo mund tė
nxis njė gjakderdhje tė re. Shqiptarėt janė autokton nė trojet
e tyre, si nė Veri tė Kosovės ashtu
dhe Luginėn e Preshevės dhe Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK) nuk pranon asnjė
shkėmbim tė territoreve me Serbinė por kėrkon shkėputjen e Luginės sė Preshevės
nga Serbia dhe bashkimin me Kosovėn. Bashkimit Evropian ia bėjmė me dije
se populli shqiptar nuk pranon asnjė
pazar me tokat shqiptare. I bėjmė thirrje popullit shqiptar tė reagojnė ndaj
kėtij rreziku qė po i kanoset
tokave shqiptare, ngjashėm me Konferencat
famėkėqija tė viteve 1913 1914 ku Shqipėrisė iu morėn mė shumė
se gjysma e territoreve tė saj dhe
ju dhanė mbretėrisė serbe dhe Greqisė. Nė vend qė
Bashkimi Evropian ti pėrmirėsojė gabimet e para njė shekulli tė bėra nė
kurriz tė shqiptarėve, edhe sot prapė po
viktimizon territore shqiptare pėr ti kėnaqur orekset e Serbisė dhe Rusisė. Lėvizja Popullore e Kosovės u bėn thirrje krerėve tė institucioneve mė tė larta
shtetėrore tė Kosovės dhe Shqipėrisė
qė tė shfrytėzojnė
pushtetin e tyre dhe autoritetin e tyre tek Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe organizatat vendimmarrėse ndėrkombėtare qė ta pengojnė copėtimin
e tokave shqiptare. Bashkimit Evropian ja bėjmė me
dije se ndarja e Kosovės nuk do tė bėhet nė
Mitrovicė por nė Medvegjė, Bujanoc e Preshevė dhe do pėrfundoj nė Shkup e Manastir. Shqiptarėt synojnė Bashkimin kombėtar nė njė territor
tė vetėm siē ishte e paraparė
me Programin e Lidhjes sė Prizrenit
ku pėrfshiheshin tė gjitha territoret
e Shqipėrisė Natyrale. Kryesia e LPK-sė
Shkup, 5 shkurt 2012
|