Nė katėr vjetorin e Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės

 

 

DITĖLINDJA E KATĖRT

E SHTETĖSISĖSĖ, PA VERIUN

    

     Nė katėr vjetorin e shtetėsisė dhe nė prag tė 13-vjetorit tė dėbimit tė forcave pushtuese serbe, shteti i Kosovės ende nuk ka arritur tė shtrijė autoritetin e vet unikat nė pjesėn veriore. Fatkeqėsisht edhe kėtė vit, aroma e ēlirimit (17 shkurti) ndihet vetėm kėndej Ibrit, ndėrkaq, matanė (nė veri) vazhdojnė tė kontrollojnė territorin (strukturat ilegale serbe), elemente kriminale kėto tė pėrkujdesura, udhėhequra e menaxhuara nga interesat sllave serbe e ruse. Edhe pas katėr vjetėsh pavarėsi, Kosova (padrejtėsisht) mbetet i vetmi shtet nė geto, sa i pėrket lėvizjes sė lirė (regjimi i vizave).

 

 

Shkruan: Ramiz Bojaj ( * ) Prishtinė, 17. 02. 2012

 

 

 

Pėrvjetorėt e pavarėsisė, na kujtojnė sakrificėn sublime…

 

     Pėrvjetorėt e pavarėsisė sė Kosovės (me 17 shkurt), mot pėr mot, na kujtojnė sakrificėn sublime tė kombit tonė pėr liri, demokraci e pavarėsi, nė kėtė pjesė tė etnisė shqiptare. Filozofi shtetformimi kjo, e projektuar nga vizionet e arkitektit tė shtetit tonė modern, dr. Ibrahim Rugova, i kurorėzuar nga heroizmi i komandantit tonė legjendar, Adem Jashari, dhe tė gjithė atyre qė dhanė jetėn pėr kėtė ditė tė madhe. 17 shkurti i vitit, 2008, na kujton faqet mė tė ndritura tė historisė sonė kombėtare, duke u nisur qė nga epoka e Skėnderbeut, Ismail Qemalit e gjer mė sot. Shtetėsia e Kosovės ėshtė hapi mė sublim i qytetarėve tė shtetit tė ri, duke u vulosur pėrjetėsisht, nė kujtesėn e tė gjithė shqiptarėve anekėnd etnisė sonė, (Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Kosovė Lindore, Mal tė zi dhe diasporė), si njė datė e madhe e bėrjes sė kombit tonė, tė ndarė e pėrēarė padrejtėsisht nga fuqitė e mėdha. Po nė kėtė ditė, na kujtohen breza tė tėrė qė u pėrgjakėn, burgosėn e u flijuan pėr liri, demokraci e pavarėsi. Republika e Kosovės nė ditėlindjen e katėrt tė shtetėsisė sė saj, vazhdon tė pėrballet me sfida tejet serioze siq janė: shtrirja e sovranitetit unikat nė tėrė vendin (barrikadat dhe aventurat kriminalo - politike tė strukturave paralele tė Serisė nė veri), regjimi i vizave dhe varfėria gjithnjė nė rritje. Po ashtu, lufta kundėr korrupsionit, forcimi i drejtėsisė e gjyqėsisė, keq qeverisja, rikthimi i imazhit tė qarė qeveritar, mbesin referenca mbi tė cilat duhen orientuar prioritetet e politikėbėrjes institucionale. Pavarėsisht kėtyre problemeve, shteti i pavarur e sovran i Kosovės, ėshtė njohur nga 87 vende tė botės, duke u konfirmuar edhe nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė (GJND). Kredibilitei i Republikės sė Kosovės,(nė shkallė ndėrkombėtare) ėshtė cėnuar nga atakimet e njėpasnjėshme tė Serbisė dhe aleatėve tė saj, kundėr sovranitetit tė shtetit tonė. Nė vazhdėn e kėsaj aventure, rrjedhin edhe aktivitetet kriminale tė strukturave paralele tė Serbisė nė veriun e shtetit tonė (kontrabanda, trafikimi, aventurat politike, si referndumet, mohimi i institucioneve legjtime RKS etj), tė cilat kanė qėllim rrėnimin e sovranitetit, prekjen territoriale dhe krijimin e shtetit kanton tė Kosovės. Qėllim i gjithė kėsaj ėshtė edhe mbajtja afatgjate (deri nė legalizim) tė Serbisė brenda shtetit tonė.

 

Getoja, penalizim i Kosovės

 

     Edhe pas katėr vjetėsh pavarėsi, padrejtėsisht, Kosova mbetet i vetmi vend nė geto (regjimi i vizave). Evropianėt e rinj ose shtetasit e Republikės sė Kosovės, (ashtu sikur edhe tė gjithė fqinjėt e tyre), duan tė lėvizin tė lirė dhe pa viza nė Evropė e gjetkė. BE-ja padrejtėsisht i ka futur nė ‘geto’, qytetarėt mė tė vuajtur tė Ballkanit, tė cilėt, tash e 13 vjet nuk e bartin mbi supe pushtimin e egėr serbosllav, por ndihen tė penalizuar pėr lirinė e lėvizjes sė lirė. Duke vėshtruar nga “zgafella” ballkanike rrjedh pyetja: Pėrse ‘evropianėt e rinj’, u dėnuan tė jetojnė nė geto?! Ngjitas kėsaj, vetvetiu rrjedhė pyetja: BE-ja, po i qendron Kosovės nė anėn periferike tė saj, apo janė probleme tė brendshme pėr shkak tė keqqeverisjes. Qeveria e Kosovės, proklamon deklarata tė pėrvitshme me synime integruese e “plotėsim” kriteresh evropiane, por me pėrjashtim tė gėzimit pėr Deklaratėn e Pavarėsisė dhe parakalimit tė ushtrisė sonė FSK, nuk mund tė shkruhet ndonjė sukses i veēantė. Nėse flasim pėr vizat (qeveritarėt krenohen pėr nismėn e dialogut), por qytetarėt vazhdojnė t’i nėnshtrohen regjimit tė tmerrshėm procedural pėr njė leje udhėtimi jashtė shtetit. Nėse flitet pėr mbylljen e mbikqyrjes sė pavarėsisė, do tė thotė, tėrheqje tė ndėrkombėtarėve pa mbikqyrje cilėsore tė territorit (komunat veriore). Kėto dy elemente janė vetėm “ceremoni” tė kota pėr tė cilat qeveritarėt tanė thirren nė sukseset vjetore. Realisht askush se ka idenė se kur do tė udhėtojmė pa viza (ashtu sikur fqinjėt tanė), e nuk dihet se kur do ta mbikqyrim edhe shtetin tonė (e kam fjalėn pėr pjesėn veriore). Kriteret nuk bazohen nė retorika boshe (deklaratat pėr shtyp), por nė aplikimin e politikave zhvillimore ekonomike, (lufta kundėr krimit tė organizuar, sistemi i pavarur i drejtėsisė, ulja e papunėsisė, kontrolli i tėrėsisė territoriale etj). Qeveria jonė realisht mban diskrepancė, (shkėputje nga qytetarėt), duke fshehur rrjedhat realpolitike tė fushės sė integrimeve. Kualifikimi i fundit nė ranglistė nuk ėshtė sukses, por mos sukses. Vite me radhė, Kosova vazhdon tė rėnditet ndėr shtetet me tė korruptuara nė rajon. Por, QK-ja, numėron sukseset njėra pas tjetrės, duke proklamuar nota tė larta zhvillimi e efektiviteti “mirėqeverisjeje”. Nėse dikush i gėzohet sukseseve tė kėsaj “mirėqeverisjeje”janė vet pushtetarėt, tė cilėt bėjnė harxhime marramendėse tė parasė publike pėr llukset e tyre, ndėrsa qytetarėt jetojnė nė papunėsi dhe varfėri gjithnjė nė rritje.

 

Detyrat e shtėpisė nuk kruhen nė Bruksel as nė Nju-Jork

 

     Edhe pse miqtė tanė ndėrkombėtarė (SHBA dhe ata tė BE-sė), japin referenca e mbėshtetje pėr shtetin tonė, detyrat e shtėpisė duhet tė kryhen nga vet ne. Njė mik mund tė na ndihmojė ta ndėrtojmė shtepinė, por askush nuk vjen tė na heqė bėrlogun para dere. Qeveritarėt (ministrat zv.kryeministrat bashkė me kryeministrin a presidenten), bėjnė ekskursione jashtė vendit, mbushen fjalė e deklarata se kush kėnd e ka lavdėruar mė shumė, por pa shėnuar ndonjė sukses qe do tė rriste mirėqenien qytetare, kredibilitetin e shtetit tonė. “Jemi shtet i pavarur, jemi tė garantuar nga ndėrkombėtarėt, kemi pėrkrahjen e Brukselit dhe Uashingtonit”. Kaq dinė, kaq flasin dhe kaq bėjnė politikė institucionalistėt tanė. Nė kėtė kontekst, edhe ndėrkombėtarėt e bėjnė punėn e tyre aq sa u takon dhe kanė interesa, por jo edhe tė na ulin nė “trenin” e integrimeve, apo zhvillimeve ekonomike. Deputetja e PE-sė, Tanja Fajon, thotė se Kosova duhet tė fitojė liberalizimin e vizave, sikur tė gjithė fqinjėt e tjerė nė Ballkan. “Liberalizimi i vizave ėshtė njė nga vlerat kryesore tė BE-sė. Prandaj, presim qė edhe Kosova tė fitojė liberalizimin e vizave, ku qytetarėt e saj tė gėzojnė kėtė tė drejtė, si njė nga vlerat kryesore qė ka BE-ja”. Edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, premton mbėshtetjen e fuqishme tė SHBA-sė, pėr sovranitetin, tėrėsinė territoriale dhe rrugėn integruese tė Kosovės. "Ashtu siē kam bėrė vazhdimisht, nė emėr tė SHBA-sė, shpreh mbėshtetjen e fuqishme dhe tė vazhdueshme pėr sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės. Presidenti Obama dhe unė jemi tė pėrkushtuar qė tė sigurojmė se e ardhmja e Kosovės ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme sė pari pėr njerėzit e Kosovės, por edhe pėr gjithė rajonin". Pavarėsisht getos dhe renditjes sė fundit nė tabelė,  qeveritarėt tanė, vazhdojnė rehabilitimin e pushtetit dhe grupeve tė interesit. Si gjithmonė, qytetarėt (edhe pse mė tė pafajshmit), janė ata qė vuajnė paaftėsinė ose papėrgjegjėsinė e udhėheqėsve tė tyre.

 

Veriu poligon krimi dhe aktivitetesh mafioze serbe

 

     Veriu i Kosovės, vazhdon tė mbetet sfidė pėr vendosjen e rendit, autoritetit tė shtetėsisė dhe sundimin uniform tė ligjit. Duke vepruar i shkėputur nga funksionimi i sitemit juridik tė qendrės, veriu i Kosovės vazhdon tė mbetet poligon i krimit tė organizuar, segmenteve mafioze dhe epiqendėr pėrmes tė cilit Serbia fqinje sulmon sovranitetin dhe tėrėsinė territoriale tė shtetit tonė. Nė kėtė kontekst rrjedhė edhe referendumi serb, me pretekst tė mosnjohjes sė institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Nė fakt institucionet legjitime nė veri, nuk u njohėn as para kėtij “referendumi”, e nuk do tė njihen as pas kėsaj aventure politike. E quaj aventurė, sepse “loja” e pėrēarjeve (pėr dhe kontra referendumit), tingėllojnė si fushatė elektorale nė Serbi, me tendencė mbushjeje tė kutive tė votimit me serbėt e Kosovės. Kjo pėr faktin se klikat politike nė Serbi, (qė nga epoka e kriminelit Milosheviq), janė ngritur nėn dozėn e nacionalizmit teokratik, pėr dhe rreth Kosovės. Kjo ėshtė arsyeja kryesore qė klasa politike nė Serbi ėshtė kaq shumė e mbėshtetur nė bandat dhe trafikantėt nė veri. Por, ajo qe pėr mua duket krejtėsisht absurde, vjen nga fakti i neglizhencės dhe tolerancės qe Qeveria e Kosovės, ka treguar e po tregon kundrejt strukturave kriminale dhe paralele tė Serbisė nė veri. Thjeshtė kėto struktura u toleruan tė bllokojnė rrugėt, tė mbajnė refendume kundėr shtetit tė Kosovės, por edhe tė mbajnė rendin e ligjin nė kėtė pjesė tė territorit tonė. Institucionet tona qeveritare, vazhdimisht i dėnuan (veprimet kriminale nė veri) vetėm nga ulėset e buta tė Qeverisė dhe Kuvendit. Nė kėtė kontekst, QK-ja e quan referendumin serb si tė pa efekt. Nė vend qė elementet e shtetit fqinj tė cilėsohen si kėrcėnim dhe shpallje luftė vendit tonė, ato lejohen tė veprojnė, tė bėjnė “rendin e ligjin”, pėr tu shpallur mė pas si tė pa efekshme. Pra, strukturat ilegale serbe e bėjnė pushtetin nė veriun e vendit, ndersa, institucionalistėt tanė e lexojnė Kushtetutėn dhe Planin e Ahtisaarit. Lihen tė veprojnė kriminelėt e mė pas “shfuqizohen”, ose denohen me deklarata! “Referendumi serb pėr mosnjohjen e institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės nuk do tė ketė efekt juridik pėr tė ardhmėn e vendit”. Unė nuk po kuptoj se pėr ēfarė efektesh e kanė fjalėn qeveritarėt. Tash e 13 vjet, nė pjesėn veriore, funksionojnė ligjet e Serbisė, simbolet dhe vet institucionet e kėtij shteti fqinj. Njėherėsh kėto struktura janė elementet mė tė rrėzikshme tė cilat vazhdojnė tė kėrcėnojnė sovranitetin dhe tėrėsinė territoriale tė shtetit tonė. Ėshtė tejet i quditshėm qendrimi perulės i Qeverisė sė Kosovės kundrejt elementeve pushtuese nė veri, por edhe ndaj vet Serbisė. Pavarėsisht rrezikut qė vjen nga cėnimi i sovranitetit tė shthurur nė veri, qeveria jonė, duket se tėrė angazhimin e saj e ka pėrqendruar kah marketingu i brendshėm politik. Sulmet dhe kundėrsulmet e rivalėve politikė tė partive parlamentare, “se kush ėshtė mė patrioti”, kanė tė bėjnė me “fushata” politike, por jo me qeverisje efektive ose luftė tė vendosur kundėr dukurive qe cėnojnė rendin a ligjin ketu. Krahas kėsaj, janė harruar detyrat qe ka shteti pėr mbrojtjen e ligjshmėrisė, sovranitetit dhe tė vet territorit. Republika e Kosovės vetėm duke qenė unike dhe tėrėsisht e ēliruar i jep kuptimin e plotė lirisė sė saj, shtetit dhe sovranitetit.Pėr kėtė shtet, u burgosėn, u vranė e u masakruan brez pas brezi shqiptarėt, populli mė i vjetėr i kėtij rajoni.

 

* )Autori ėshtė publicist dhe drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike.