|
- Tipologjia e gjuhės sė njeriut politik - |
|
GJUHA E DY KOHĖVE POLITIKE! ( Shkruan: Rexhep Kasumaj )
1. Pėrgjigja dėshpėruese! Gjuha politike e titullarėve tė parė tė
jetės publike jep, si tė thuash, shkallėn e pėrndritjes socio - kulturore.
Dhe ēi ofrojnė miljeut tanė tė kėsokohshėm folės e fortafolės tė tyre? Ēfarė janė, si thonė ndjekės tė temės,
teknikat specifike tė argumetimit, ligjėrimi i drejpėrdrejtė dhe metaforat,
pėrdorimi i saktė i nocioneve, pastaj modelet e interpretimit tė rrethnajės
apo elokuenca inteklektuale? Pėrgjigja qė do tė lexojnė brezat pas nesh do tė
jetė, pashmangshėm, dėshpėruese! Improvizimi ēoroditės ėshtė shenja
njohėse, vula dhe mesazhi i kėsaj gjuhe lodhėse qė, disi, dekulturon e
torturon tė gjithė: elektorė e militantė, njerėz politikė e tė dijes
akademike, punėtorė tė harruar, studentė tė pėrkorė, madje edhe ata vetė! Do tė pėrftonin nė hullinė politike tė
moteve disa tipe leksiku, ndėr tė cilėt, gjuha mashtruese dhe ajo difuze a
klerike do tė orvateshin tė shenjonin orientimet strategjike kombėtare nė
mbyllje e fillim mijėvjetshi tė ri nė truallin verior tė shqiptarėve. 2.Dupliciteti i ligjėrimit politik! Lajthitja e tė parės, e gjuhės
mashtruese politike niste, ashtu, me kampionin e saj tė nomenklaturės sė
vjetėr partiake tė Kosovės sė pushtuar. Nė prak kuvedimesh tė Vjenės dilte e
merrte dhenė kjo fjalė qė betononte duplicitetin moral e mesazhpėrēues
(ndryshe nė shtėpi e krejt tjetėr jashtė) nga deklamuesi (K.B.) ynė i
fantaksur: Do tė marrin ēka tė na japim! Populli i tij ishte shpallur
tepricė etnike dhe ai nxirrte tokė e tapi nė treg plaēkash diku nė njė sallon
europe. Kjo sintagmė, nė fakt, kapėrthente gati si aksiomė, gjithė filozofinė
e njė shkolle politike qė njėjtėsonte rezistencėn me vetėnėnshtrimin e paparė
rrafshues qė kėrcėnonte, madje, shfytyrimin e vetė kodit tė lashtė moral
shqiptar. Por, ndėrkohė qė nga demiurgėt e saj ajo mbėshtillej me stil tė
kadifenjtė tė mohimit estetik tė okupimit, ky derėziu do ta shplonte nė
dritė dielli mjerimin e saj: uljen e kokės pėr paqen e padrejtė qė, siē
kishte ndodhur tashmė, do tė rikthehej sėrish nė njė kohė tė dytė me ujemin e
gjakut dhe vdekjes. Shpallja e pangjashme nė poshtėrinė e
saj pėr tė marrė ēfarė tė japin, do tė kishte dhe njė rrfanė pėrplotėsuese
pėr tė qenė, kėshtu, sa mė tipike nė llojin e vet: gjuhėn e dytė difuze
stolisur me zhgunin shfajsues klerik! Ndodhte, shpesh, qė
gjuha politike e prijėsve tanė tė paepur, tė merrte njė dimension e ngjyrim
tjetėr tė habitshėm: notėn ēliruese klerikale! Qėmoti ka pasur njė pėrplasje doktrinash
mes filozofėsh e teologėsh mbi ēėshtjes se, ėshtė vallė, zotmohimi apo,
pėrkundrazi, zotbesimi - njė udhė e sigurtė e shpresės dhe ēlirimit tė
kulluar tė njeriut?! Por mua mė ka mbetur nė mėndje i mrekullueshėm, madje, i
fundmė definimi i At Z. Pllumit tek, nė Rrno pėr me tregue, shkruan: pėr
ekzistencėn ose jo tė Krijuesit, njeriu nuk mund tė arsyetojė. Ėshtė jashtė
fuqisė sė tij. I mbetet, thjeshtė: tė besojė ose tė mos besojė! I flatruar kėsaj frymėsie a zhgėnjyer
nga firot e fidanishtes sė tij politike, njė tribun popullor kosovar, dukej
tė kishte zgjedhur si patericė ndihmėtare variantin e dytė shpėtimtar. Dhe
kjo ishte nė tė drejtėn e tij. Por, ndėrkaq, nuk ishte nė tė drejtėn e tij tė
pėrzjente punėt e pamira tė kėsobotshme me vizionet sublime tė matanshme.
Andej, si thonė Shkrimet, pret harmonia absolute e dimensionit tė pestė qė
njėson njeriun me dritėn ėngjėllore, kurse kėtej skeptron gjithnjė formula
parake e fillimbotshme me mall, dhimbje, e lot! Megjithatė, i pyetur nė njė emision tė
medias qendrore serbe nė Beograd vite e vite mė parė, se a friksohej qė
ndodhej kėtu nė mes tė kampit armik, ai preras do tė thotė: aspak, shpirti
njerėzor edhe ashtu nuk vdes! Dhe imponohet kryeneēsisht pyetja: kishte
vajtur atje pėr tė mbrojtur tė drejtėn e shqiptarėve pėr vetėjetesė sovrane
nė kėtė rendin toksor tė papėrkryer tė gjėrave, apo tė teologjizonte pėr
kurmin e frymėn, pėr dheun e qiellin? Sigurisht do ta ketė kujtuar
ekperiencėn e jetės jasht-trupore tė Ernest Heminguejit pas alivanisė nga njė
plage e rėndė nė Luftėn e parė botėrore, qė ai i kishte rrėfyer mikut t afėrm
tė armėve. Apo ndoshta ka evokuar herė-herė fshehtas e frymėzueshėm njė
fragment tė lashtė historie se si njė grup ēifutėsh, tė trembur nga legjioni
siperan romak qė afronte dhe njėkohėsisht tė pajisur me bindjen pėr
pavdeksėsinė e shpirtit, u morėn vesh tė vrisnin njėri-tjetrin derisa tė
shuhej i fundmi i tyre. Tani: po tė gjykonim hallemėdhatė e
kėsaj bote mėrrutė, si do thoshte Fishta, me tė tillė fillesė pėrendisore -
aherė pėr ēiu desh shqiptarėve shteti i dytė? Gjaku i ēmuar i lindjes dhe
djersa e kotė e mbajtjes sė tij? Ngjashėm me ēifutėt e mjerė tė atėbotshėm
edhe shqiptarėt, sipas kėtij optike mbrapshtane, nuk duhej fare tė ngrinin
kryet pėr lirinė e tyre. Ishte e mjaftė mbijetesa robnore, madje, dhe mund tė
vetėvriteshin mes tyre, pėr tu shkėputur sa mė shpejt jo nga vargojt
e pushtimit serbian, por nga makthi i jetės sė boshtė tė mishit e pluhurit!
Le tė mbaheshin, prandaj, mė mirė, larg zallahisė sė kėtejme tė jetės
nė pritje tė lumnisė sė vėrtetė qė vjen me vdekjen!.. Mirėpo pati gjithė kohės, fillimisht mė
e heshtur dhe e paktė, po mė pas e zėshme dhe predominuese dhe njė gjuhė tė
tretė: gjuha e qartė, kristalisht e qartė qė pėrēonte vullnetin e ligjshėm
politik tė popullit tė nėpėrkėmbur dhe tė shaluar nga tė katėr anėt. E
shqiptuan martirė tė burgjeve, tutje, intelektualė tė anatemuar dhe, mė vonė,
kryengritės tė maleve. Por ndryshe nga shemrat e saj, atė e shquante
njėshbėrja me aktivizmin flijues dhe, tė dyjat bashkė jakobinizmi i pashoq.
E tillė, ajo do tė arrinte shpejt tė shurdhojė kėmabanat e ndryshkura tė
fatpajtimit humbėtar. Dhe ky investim i papėrsėritshėm pėr historinė
rezultoi ta bėnte tė jetueshme ėndrrėn e bardhė: dėboi Sėrbinė nga toka
amtare dhe solli botėn e lirė nė Kosovėn sovrane! 3. Aparatura zhganore! Por kėto kategoritė e moēme
terminologjike paraindipendente pėr Serbinė e pushtimin, mandej pėr paqen
e nėnshtrimin dhe, mė nė fund, pėr luftėn e ēlirimin, sikur qenė vjetruar dhe
tani gjuha politike duhej tė mprehej pėr sfida tė reja tė epokės sė qytetnisė
demokratike. Po dhe nė i dallonte thellė shenjėzimi identifikues i frymėsisė
historike, mandej nėnteksti misionarist dhe ndjesia e sakrificės, ato i
bashkon, tashmė, njė relief unik kulturor: bastardhiteti i gjuhės nė trafikun
e ndyrė politik. Kėshtu, mjerisht, mund tė thuhet edhe pėr gjuhėn e ēiltėr tė
idealistėve tė dikurshėm mbi tė cilėt , me sa duket, ka rėnė perdja e dramės
sė lavdisė. Nuk jam ithtar, (aq mė pak i ndėrkryer
si ndonjė mehyb i pabotė) i asnjė grupimi politik (nuk e di a mund tė
cilėsohen ato parti me profil identitar), ndaj persiatja e mėsipėrme i
detyrohet tė gjithė ansamblit partiak tė Republikės sė re: pushtetarė dhe
opozitarė! Kam shkruar njė herė tjetėr se, siē mė ka rėnė tė lexoj nga
Kapuēinski, kultura e personit europian ėshtė resurs i parė zhvillimor i
kontinentit tė vjetėr. E nė shtjellėn e temės sonė, gjuha politike ėshtė
pėrshfaqja besnike e saj! Natyrisht flasim pėr tipologjinė e
gjuhės sė njeriut politik. Tė atij qė ka rrėmbyer fron apo tė atij qė gatitet
tė ulet nė ballin e tij. Bastadhiteti i gjuhės, si tipar i
pėrbashkėt i kohėve indipendete, ngjan tė jetė, si tė thuash, treshtresor:
ėshtė, sė pari, urrejtja e helmėt, gjarpėrisht e helmėt ndaj grupimit
kundėrshtar politik. Nėse, pra, njėrit i atribuohen ethet e pushtetmarrjes,
aherė tjetrit, Premierit me sejmenė, mund ti lexohet lehtėsisht njė vuajtje
tjetėr, ende mė e mnershme dhe rrėnuese: marrėzia e pushtetruajtjes me ēdo
kusht! Por historia politike ka provuar se tė parėt, qė si rregull, pėrdhosin
votėn e lirė, alternancėn e spėrkatin shpesh me tizgėn e gjakut. Kjo, nė fakt, nuk ėshtė tjetėr veēse
mosmarrėveshja e dėnueshme me demokracinė. Nė njė forum medial nė Shanghai,
fjala vjen, njėfarė z.Hu, redaktor i Global Times-it, tė atjeshėm i thoshte
justifikueshėm e nė mirėbesim kolegut tė tij nga Die Zeit-i gjerman se, tė
mėsuar qėmoti me kupolėn konfuēianiste tė harmonisė, kinezėt, duke rėnė nė
gjėndje varshmėrie ndaj saj, nuk e pėrballojnė dot, si pohonte,
konflikt-demokracinė atllantike. Liria e padozuar e shprehjes ėshtė
shkaktarė xyfjesh (grindjesh) dhe kinezėt, shtonte ai, lėngojnė mungesėn e
fillesave sociale e kulturore pėr tė absolvuar qetėsisht e nė paqe
pėrplasjet interesore tė demokracisė, qė atij i dukej konfliktore dhe, si e
tillė, e parezistueshme pėr shpirtin e shtruar kinez. Nuk do tė doja tė ishte
kėshtu, por, me gjasė, krerė tė personelit politikė tė Kosovės (tė tė gjithė
proveniencave), nuk i pėrqasin me hir pėrplasjet pozitive tė
konflikt-demokracisė qė tmerronin kinezin si vdekja duke ruajtur ende
rudimente tė mendėsisė sė ngjashme qė i ngrejnė kultin adhurimtar harmonisė negative
tė tiranisė. Mandej, vulgariteti i gjuhės pasrobnore
tė protagonistit politik kosovar jep, tutje, mangėsinė fatale tė emancipimit
politik. Duke qenė e thjeshtė, e bajatshme, e zbrazėt nga elokuenca dhe dija,
ajo i bėn vetė folėsit pikturėn, autoportretin e trishtuar provincial.
Firojnė e treten pėrherė si falsitete tė mėsuara pėrmendsh ca fjalė leksiku
kabinetik, tė shqiptuara mundimshėm e akcentlodhshėm, nė njė tė folme tė
dhunuar letrare. Dhe shfaqet, ashtu, personi i vėrtetė pėrfaqėsues: i zhveshur
nga manteli i shpifur i kultures snobe, zhelane, tė arnuar e obskure! Dhe sė mbrami, ėshtė tashmė e ditur se
njeriu me ikjen e viteve ka ngasjen a prirjen natyrale tė kujtojė pėrherė e
mė shumė jo gjėrat e vona, por ato tė hershmet - edhe me tė shprehur, huqe,
ėndje, mnirje, ndjesi, botėvėshtrim dhe, tė tėra sidomos, mbėshtjellė
pėrmallshėm me zhargonin lokal. Pikėrisht kjo do ti ndodhė parreshtur (kjo
ėshtė lėkura e tyre) prototipit tanė tė identifikuar aq mistikshėm me
panteonin pushtetar: pėr ta mbajtur turpshėm apo pėr ta marrė rrezikshėm atė!
Dhe flasin, nė ēaste krizash, me gjuhė ēobenjėsh a ēirakėsh tė dikurshėm tė
mėhallės sė tyre tė pafajshme! Ikin ashtu, tė trėmbura si zogjtė e strehuar
gabim, floskulat e diskursit demokratik e eurointegrues pėr tė mbetur
vetėm ai dhe mjerimi qytetėrues dhe afshi i tij delirant pėr pushtet tė
shfrenuar. Skena dhe, artikulimi i saj me kėtė
aparaturė zhganore tė gjuhės politike, vijon tė pėrgjasojė ende me ujėrat e
zeza tė promiskuitetit politik. Asgjė tjetėr dhe asgjė mė shumė se kaq. Pėr
fatin e keq tė atyre qė, tė pafuqishėm tė instituojnė vullnetin e tyre
politik, tani mbajnė sytė e shpresės drejt qiellit! Edhe sa kohė vallė? 4. Iluminimi qė svjen! Duke lexuar kėto ditė se si njė politikan i
lartė i legjislaturės sė tashme (as tė tjerėt nuk janė pėr lavd e nderim),
pėr pak nuk ishte shkrehur nė vaj nga pamundėsia pėr tiu pėrgjigjur pyetjeve
tė Komisionit tė jashtėm pėr korrupsion dhe, rrjedhimisht, nga frika se mund
tė refuzohej emri i tij pėr njė vend pėrfaqėsimi diplomatik, do tė evokoja
kėtė dromcė antike : "Edhe sa kohė, Catilina, do tė shpėrdorni durimin
tonė" (Quousque tandem abutere, Catilina, patientia nostra?), janė
fjalėt legjendare qė Cicero nė Kuvendimin e parė (nga katėr gjithsej) i
drejton senatorit Catilina (nė vitin 63 p.K.) pas pėrbetimit tė tij tė dytė
pėrmbystar kundėr Republikės sė Romės. Edhe sa kohė, edhe sa kohė (pyesim ne
me poaq revoltė e dėshpėrim) do tė shpėrdorin durimin e njeriut tė vogėl tė
Republikės me paterica gjymtanėsh, kėta Catilinėt tanė tė shumtė si krimbat e
motit tė lig? Kurajo, kurajo thotė njė urti antike,
sepse edhe dielli pėrendon! Po kėtu, me sa duket, nuk ka diej qė dijnė udhėn
e vet! Qė dijnė dhe tė perėndojnė nė njė muzg tė bukur
Njė njeri i vetmuar, thotė njė dijetar
italian, ėshtė njė ėngjėll me njė flatėr, kurse i pėrqafuar me tjetrin -
bėjnė ėngjėllin e vėrtetė! Por ata, flatruesit e iluminuar qė do tė
fisnikėronin moralisht politikėn duke ripohuar tė vėrtetėn se ajo nuk
ėshtė vetėm intrigė, janė ende nė larginė. Ndoshta sepse ende nė kėtė hapsirė
rrėmujtare, provohet ana e errtė e parathėnies sė Aristotelit se demokracia,
mjerisht, shpesh mund tė shndėrrohet nė sundim vulgu! Berlin, 04. 02. 2012
|