- A po shkon -

 

 

GREQIA DREJT PROTEKTORATIT

     Bazuar nė fuqinė shtrėnguese dhe mundėsitė reale pėr vendimmarrje, Komisioni Evropian tashmė i ka marr frenjt e shtetit grek nė duart e tij, ndėrkaq institucionet demokratike mbesin tutje si fasadė. Aplikimi i protektoratit sipas modelit kosovar, mbetet ēėshtje e njohjes formale.

 

Shkruan Sadri RAMABAJA - Prishtinė, 17 shkurt 2012

 

 

“Shpėtimtarėt” e BE-sė, kėrkojnė rrugė

pėr njė falimentim tė kontrolluar tė Greqisė!

 

     Trysnia nė rritje qė po ushtrohet ndaj Greqisė pėr tė miratuar mė nė fund masat pėr shpėtimin e vendit nga falimentimi dhe flakja nga eurozona, ka marrė pėrmasa dramatike. “Shpėtimtarėt”, duke filluar nga qeveria gjermane, pastaj vendet tjera europerendimore ndjejnė lodhjen me kėtė “kanar” jugor tė BE-sė. Ata tashmė janė shndrruar, me tė drejtė apo jo, nė gjykatės politik. Falimentimin e shohin si proces tė pa shmangshėm. Ndėrkohė preferojnė tė flasin pėr rrugėt qė do tė duhej tė ndiqeshin pėr njė falimentim tė kontrolluar tė Greqisė. Kėshillat dhe qortimet nga Berlini, Rekiaviku etj. Athinės i duken mė shumė se tallje. Zemrimi merr zjarrė pas kėrkesės publike tė ministrit gjerman tė financave pėr shtyrje tė zgjedhjeve. Ndėrkaq kjo kėrkesė erdhi pasi teknokratėt evropian u shokuan nga pamjet e shpėrfaqura tė tė zemruarve dhe indinjuarve grekė nė ekranet televizive dhe rrjetin social, gjatė orėve tė asaj mbrėmje, kur parlamentarėt po i nėnshtroheshin diktatit tė Brukselit, duke votuar pro masave shtrėnguse qė prekin jetėn e qytetarėve. Se si do tė votoj populli, pėr politikanėt evropian tashmė ėshtė e qartė, prandaj kėrkojnė qė zėri i tij hė pėr hė tė mbytet.

 

     Presidenti grek Karolos Papoulias pa arritur tė frenoj emocionet, shpėrthen me retorikėn tipike pėr politikanėt e pėrēmuar deri dje tė pėrkdhelur sė tepėrmi. Por ky shpėrthim emocional dhe nacionalist, vjen tek atėherė kur e sheh se ku ėshtė katandisur vendi. “Kush ėshtė zotri Shojble, qė e trajton Greqinė tė sėmurė? Kush janė holandezėt? Kush janė finlandezėt?, shprehet ai plot mllef e i papėrmbajtur gjatė njė takimi me ministrin e mbrojtjes dhe pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė ushtrisė greke. Ky zemrim atipik pėr njė 82 vjeēar, erdhi pikėrisht ndaj kėtyre vendeve, meqė ato kishin kėrkuar qė dhėnia e 130 miliardė eurove ndihmė Greqisė nga ana e BE e paraparė pėr ditėt nė vijim, tė shtyhet deri nė prill, pas zgjedhjeve tė parapara pėr prill.

 

Shpėtimi i  Greqisė plan i parealizueshėm

 

     Sipas analizave tė fundit tė treshes (BE, BQE dhe FMN) ndihat e planifikuara nuk pėrballojnė dot shlyerjen e borgjeve dhe disiplinimin afatgjatė tė politikave financiare greke. Ky ishte pėrfundimi i telekonferencės qė kishin ministrat e financave tė vendeve tė UE-sė gjatė tė mėrkurės qė lam pas. Sipas diplomatėve, gjendja e borgjit deri nė vitin 2020, pėrkundėr programit tė ndihmave dhe shlyrjes sė pjesėshme nga ana e huadhėnsve, mbetet sėrish mbi 125% tė bruto prodhimit kombėtar (BPK).

 

     Njė diplomat ka pohuar si tė saktė raportin e tė pėrditshmes prestigjioze franceze “Le Mond”, se me gjithė masat e parapara, gjendja e borgjit publik nuk do tė bie nėn 129% tė BPK, pavarėsisht asaj se treshja planifikonte qė deri nė vitin 2020 ta pėrkufizoj atė nėn 120% tė BPK. Ishin pikėrisht kėto dilema qė e shtrėnguan kryesuesin e grupit evropian, kryeministrin e Luksemburgut, Jean - Claude Juncker, qė tė deklarohet tė mėrkurėn nė mbrėmje se tek tė hėnėn “do tė marrin vendimet e duhura” pėr paketėn ndihmėse pėr Greqinė dhe atė pas konsultave shtesė me ministrat e eurozonės.

 

     Pas protestave masive tė qytetarėve grek dhe paralajmrimeve pėr njė pranverė tepėr tė mxehtė politike, huadhėnėsit kėrkojnė garancion shtesė me shkrim prej dy udhėheqėsve tė dy forcave mė tė mėdha politike greke, qė aktualisht janė bartėset e qeverisė teknike, Giorgios Papandreou (Pasok) dhe Antonis Samaras (Nea Dimokratia). Pėrmes kėsaj garancie ata do tė duhej tė siguronin huadhėnėsit se, politika e kursimeve dhe masave shtrėnguese financiare, qė nėnkupton shkurtim tė mėtutjeshėm tė fondeve pėr ēėshtje publike, sociale, arsim, zvoglim pensionesh etj., do tė vazhdojė tė mbetet strumbullar i politikės greke edhe pas zgjedhjeve, pavarėsisht kush i fiton ato.

 

     Samarasi, partia e tė cilit mbetet nė tė gjitha anketat si forca politike numėr njė nė Greqi, por sipas tė gjitha gjasave pa mundėsinė qė tė qeverisė e vetme, bėnė pėrpjekje tė lė njė derė tė vogėl dalėse, qė tė mos respektohet pakoja ndihmėse, respektivisht qė i lė shtetit hapėsirė pėr tė kėrkuar modifikimin e saj nė njė program konjuktural me peshė prej disa miliardash dhe dhėnie tė Eurobonave nė kohė e rrethana mė tė pėrshtatshme pėr Greqinė.

 

     Por, krahas anketave qė flasin pėr fitoren e mundshme tė konservatorėve grek (Nea Dimokratia), qė nė fakt ėshtė ndėr shkaktaret kryesore tė kėsaj gjendje ku ndodhet Greqia sot, gjithnjė e mė shumė shtohen zėrat qė flasin pėr njė pėrmbysje politike tė pritshme nė Greqi, duke sjell nė skenė forcat politike qė tashmė janė pozicionuar pėr largimin e Greqisė nga Eurozona dhe mosnjohjen e borgjeve.

 

     Kėto janė arsyet e vėrteta qė kanė bėrė qė tė fitoj nė peshė gjykimi pėr shtyrjen e marrjes sė vendimit lidhur me paketėn ndihmėse tek pas zgjedhjeve qė po afrojnė. Ky fakt dhe shtrirja e mundshme e krizės edhe nė shtetet tjera tė eurozonės, e bėnė planin pėr shpėtimin e Greqisė pothuajse tė parealizueshėm.

 

Greqia si flakadan i mundshėm i pranverės evropiane

 

     Por masat shtrėnguese qė ndėrmori Parlamenti grek para sė gjithash prekin njerėzit e vegjėl (punėtorėt, shtresėn e mesme, tė papunėt…). Ky ėshtė ligji i ekonomisė neoliberlae. Ndėrkohė shkalla e papunėsisė nė Greqi zyrtarisht thuhet se ka mbrri nė 19.2%. Sistemi shėndetėsor lėngon rėnd - madje edhe sallat e operacioneve po mbyllen, meqė nuk lejohet tė angazhohet personel i ri. Shkollat ka kohė qė janė shtrėnguar t`i mbyllin kuzhinat pėr fėmijėt qė kishin nevojė pėr ushqim shtesė. Numri i akteve tė vetėvrasjes ka shėnuar gjithashtu ngjitje drastike.

 

     Bazuar nė fuqinė shtrėnguese dhe mundėsitė reale pėr vendimmarrje, Komisioni Evropian qysh tashti mund tė thuhet se ka marr frenjt e shtetit grek nė duart e tij, ndėrkaq institucionet demokratike mbesin tutje si fasadė. Aplikimi i protektoratit sipas modelit kosovar, mbetet ēėshtje e njohjes formale.

 

     Nė historinė moderne tė shteteve, tė mbarsur me rėnie - ngjitje, krizat kanė prodhuar edhe efekte pozitive. Duket se kriza aktuale financiare, ekonomike, politike, morale… qė ka kapluar Greqinė dhe jo vetėm atė, mund tė konsiderohet si njė fillim i ri nė jetėn politike greke, qė flet shumė edhe pėr gjithė skenėn politike evropiane. Gjasat janė pėr njė rilindje demokratike greke, si flakadan i pranverės evropiane.

     Jo gjithėmonė kthesat historike i kanė prodhuar qendrat e perandorive. Edhe periferia e BE-sė mund tė shėrbejnė fare mirė si model pėr njė dalje nga rrethi vicioz i krizave, si produkt i neoliberlizmit ekstrem tė kėtyre tre dhjetvjeēarėve tė fundit. Pranvera evropiane lehtė mund tė zė fill nė Greqi, ndėrkaq njė rilindje demokratike evropiane duket tė jetė proces i pashmangshėm.

     Unioni Evropian ėshtė para sė gjithash projekt politik, qė  ju ka sjell pėr mė se 60 vjet popujve tė Evropės paqė, siguri, demokraci nė ngjitje dhe mirėqenie. UE-ja ėshtė mė shumė se sa njė union ekonomik. Edhe kriza aktuale po dėshmon se UE-ja ka nevojė urgjente pėr politika tė pėrbashkėta tė jashtme dhe tė sigurisė, po aq sa edhe pėr politika tė pėrbashkėta ekonomike. Nė garėn ndėrkombėtare me superfuqitė egzistuese si SHBA-tė dhe Kina, po edhe ato rajonale nė ngjitje (India, Brazili, Turqia…) BE-ja ka nevojė pėr pėrmbyllje tė procesit tė unifikimit tė saj politik. Asnjėri prej shteteve evropiane mė vete, pavarėsisht fuqisė qė mund tė ketė, i vetėm nuk mund tė pėrballojė kėtė garė, nuk paraqet fare peshė pėrfillėse. Edhe kjo ėshtė njėra prej arsyeve shtesė pėrse Greqia, si pjesa periferike e UE-sė, po rrėshqet pashmangshėm drejt protektoratit.