|
Defekti moral dhe ai politik i oligarkve tanė! |
|
SINJALET E ACARIT DHE SHPĖRFAQJA E DEFEKTEVE
POLITIKE
Shkruan: Sadri RAMABAJA Prishtinė, 08. 02. 2012
Bora
shpėrfaqi mjerimin ekonomik! Pėr
plot tri javė kontinentin e vjetėr, ku mė shumė e ku mė pak, e ka kapluar
acari siberian. Kosova, pėr shkak edhe tė pozitės sė saj gjeografike - si
rrafshlartė, pėrveē acarit po pėrjeton edhe pėrballjen me borėn e madhe. Por,
nėse nė njė pjesė tė Evropės, si nė Zvicėr, Gjermani, shtetet skandinave
etj., shumė qytetarė borės edhe i gėzohen, meqė ju sjell natyrshėm gėzimin qė
ju ofrojnė sportet dimėrore, tė tjerė
pėr shkak se industria e turizmit dimėror gėlon, nė Evropėn Lindore shumė nga
tė pastrehėt vdiqėn e janė buzė vdekjes. Nė Ukrainė vetėm deri tė martėn u
regjistruan 135 tė vdekur nga acari. Nė Poloni 68 veta, kėshtu pėsuan shumė
qytetarė edhe nė Rumani, po edhe nė gjithė hapėsirėn e Ballkanit, pa
pėrjashtuar edhe Shqipėrinė. Nė Kosovė, pėr fat tė mirė, deri tashti nuk
ėshtė regjistruar ndonjė i vdekur, por nėse moti vazhdon me ngrica dhe
politika mbetet largė pėrgegjėsisė morale e sociale,
nuk pėrjashtohen gjasat qė tė kemi tė vdekurit e parė shumė shpejt. Poqėse ky
dimėr vazhdon t`i marr hua ditė nga arbaini, legjenda e gurėzimit tė plakės
me ēka ka, mund tė riinkarnohet dhe
t`na e shpėrfaq vdekjen e kristaltė. Shkaqet
reale tė kėsaj pėrballjeje me vdekjen pėr njė pjesė tė qytetarėve nuk duhet
kėrkuar thjeshtė tek kushtet klimatike dhe ftohti i madh, tek temperaturat
tejet tė ulta deri nė minus 30 gradė celsius. Acari dhe bora qė kaploi
Kosovėn kėtė dimėr na bėri qė tė shohim mė qartė se sa keq ka kapluar
varfėria njė shtresė tė qytetarėve tanė, e bashkė me kėtė e shpėrfaqi
mjerimin ekonomik nė tė cilin jeton njė kategori e shtetasve tanė, bashkė me
kėtė edhe mjerimin tonė politik, paaftėsinė pėr menaxhim krizash
ēfardoqofshin ato. Kėta janė indikator tė mjaftueshėm se pėrse ky vend duhet
t`i nėnshtrohet ndryshimeve tė thella morale, shoqėrore, ekonomike e
politike.
Shembull ekzemplar i
kėtij realiteti tė hidhur u bė Prishtina. Kryeqendra u dėshmua gjatė kėtij
acari se gjindet nė duar tė mafias ekonomike qė bashkėjeton nė harmoni me
mafian politike dhe tok kanė krijuar
tė ashtuquajturėn klasė oligarkėsh, qė koketojnė mirė me atė tė nivelit
qendror. Kjo oligarki qė prej viteve `70-tė, nė kolaborim fillimisht me
pushtetin serb dhe pas luftės me
strukturat e UNMIK-ut dhe tė nėntokės ekonomike e politike tė tė gjitha
ngjyrave, kanė etabluar oligarkin e ripėrtrirė
qė po e ngulfatė kryeqendrėn. Kjo oligarki tashti nuk ēanė kokėn qė lenė nė
kulm tė acarit spitalin pa ngrohje, rrugė e trotuare nė akull, qytetarėt tė
mbyllur, tė uritur e tė mėrdhirė. Defekti moral dhe ai politik Vala e tė ftohtit dėshmoi se kryeqendra
jonė, pavarėsisht se nė krye ka dy tė profesor ekonomie (shih kontrastin
surrealist!), ka kolapsuar keq. Dhe kjo ngjet meqė kryetari i komunės, i
ngritur me kohė nė kuadėr akademik nga politika, kaherė ėshtė shndėrruar nė robė tė neoliberalizmit dhe dorėzimin e tė
mirave publike oligarkisė e ka arsyetuar dhe e arsyeton me teoritė kuazi
konceptuale mbi tregun e lirė. Shih pėr kėtė, mundėsia e pėrsėritjes sė
tragjedisė polake, ku njė dyzinė qytetarėsh vdiqėn nga dioksidi i karbonit qė
lėshoi sistemi i stėrvjetėruar dhe me shumė defekte i ngrohjes, mbetet e
hapur edhe nė Prishtinė, sidomos nė Dardani dhe Ulpianė. Ndėrkaq fshehja
prapa slloganeve banale tė fetishizimit me petk religjioz se ne nuk e kemi
porositur borėn, nuk mbulon dot defektin moral dhe atė politik. Pėrkundrazi,
pikėrisht kjo gjendje shpėrfaq mė qartė defektin moral dhe politik tė kėtij
segmenti tė oligarkisė sonė. Nė Kosovė numri i tė papunėve tashmė ka kaluar
50%. Vetėm nė kryeqytet nė krahasim mė vitin paraprak janė 11% mė shumė se sa
nė vitin 2010. Nė mesin e tė papunėve tashmė janė diku mbi 4000 me diploma tė
arsimit tė lartė. Ekspertėt nuk shohin farė rrugėdalje nga kjo gjendje
pėrderisa politika vazhdon tė mbetet peng e oligarkisė neoliberale. Kjo
gjendje po godet rėnd sidomos brezin e ri, meqė edhe nėse punon ai i
nėnshtrohet trysnisė sė kontrastave pa mbulesė sociale e pensionale. Ndėrkaq
pėr tė papunėt pėrspektiva mbetet tejet e zymtė. Sinjalet pėr Brukselin Pėr thellimin e kėsaj gjendje
pėrgjegjėsia morale dhe politike nuk ėshtė vetėm e oligarkisė sonė, kėtij
produkti bastard vendor. Ndryshimi i kėtij trendi negativ ėshtė i ndėrlidhur
fort me fuqitė ekonomike tė Evropės, para sė gjithash Gjermaninė dhe Francėn.
Por, nė Bruksel, Berlin e Paris kjo oligarki ēuditėrisht vazhdon tė gėzoj mbėshtetje. Disi ngjashėm siē
pati ngjarė me oligarkitė e Ukrainės, Hungarisė, Polonisė etj. Thellimi i kėtij kursi
politik do tė ishte tmerrėsisht i rrezikshėm pėr pėrspektivėn tonė evropiane.
Ndėrkaq pėrmasat e greminės ku mund t`na shpjerė oligarkia jonė, po vazhdoi
tė gėzoj pėrkrahje nga Berlini e Parisi, janė tė paparashikueshme. Po ngjau
kjo, e pėr aq sa po shihet gjasat janė, atėherė simbolet e poshtrimit do t`na
shtohen, tej atij qė pamė tė shkruar nė asfaltin e Prishtinės nga njė ushtarė i devotshėm i lirisė tek po gdhinte agsholi
i ditės nė kryeqytetin tonė tė lirė, i
zhgėnjyer tej mase me rezultatin e pas
zgjedhjeve tė para, demokratike e tė lira tė pasluftės. Ndėrkaq zhgėnjimi i
tė indinjuarve sot, nė prag tė pėrvjetorit tė katėrt tė pavarėsisė sė
Republikės, mund tė jetė disi i ngjashėm me atė simbolin e poshtrimit qė
pėrjetuan qytetarėt e Mumbait, (qytet i simbolit dhe shpresės nė Indi). Zhgėnjimi i luftėtarit tė
lirisė me reflektimin e dobėt politik tė qytetarėve tė Prishtinės atėbotė,
dhe ky aktuali i tė indinjuarve
gjithnjė nė rritje me oligarkinė, na reflekton se janė produkt i shpėrputhjes
sė pritshmėrisė qė kanė qytetarėt nga liria me realitetin qė ofron oligarkia
dhe avokatėt e saj korporativist. Shih pėr kėtė Berlinit dhe Parisit jo
rrallė i duken qėndrimet e ndonjė force politike qė shpėrfaq autenticitet dhe
dinjitet politik, pėrpjekje pėr tė dalur disi nga ky rreth vicioz jo vetėm
nga simbolika poshtruese, produkt i kopėshtit politik tė fėmijėve. Nė Ukrainė presidenti Viktor Janukoviq
pat provuar qė t`i vė pėrballė njėri tjetrit deri nė nė lajthitje Rusinė dhe
Perėndimin, duke bėrė pėrllogaritjet pėr mbetje nė
pushtet. Por, ai tashmė ka mbetur tutje i mėnjanuar. Prandaj bllokimi i
procesit pėrafrues tė Ukrainės me UE-nė nuk duket se ėshtė vetėm pėr shkak tė
arrestimit tė udhėheqėses sė opozitės, Julia Timoshenko. Pėrpjekjet pėr ta
rikthyer nė pushtet ndonjė pinjoll tė shkollės titiste, ose tek e fundit
insistimi pėr njė bashkėqeverisje nga pėrfaqėsuesit e kėsaj shkolle me
oligarkėt e tė gjitha ngjyrave, dėshmon se leksioni politik i Hungarisė,
Ukrainės, Polonisė etj., duhet ripėrsėritur. Nė Poloni tashti sė fundi qytetarėt, qė
dikur na ishin entuziastėt mė tė mėdhenjė pro Unionit Evropian, kanė filluar
tė shtrojnė gjithnjė e mė zėshėm pyetjen se ēfarė tė mirash konkrete po ju
sjell atyre tė qenunit pjesė e UE-sė. Ndėrkaq aderimin nė zonėn e euros e
kanė refuzuar pothuajse dy tė tretat e pjesėmarrėsve nė anketa. Nė Hungari po ndodhė njė fenomen tjetėr:
krijesa politike ekstreme, produkt i gėrshetimit tė politikave nacionaliste
dhe ekgocentriste me populizmin tipik tė sė djathtės evropiane, Viktor Orban,
po kėrkon ta flakė tej UE-nė! Nė sy tė njė pjese tė mirė tė popullit ai
shihet si hero, meqė pėr hungarezėt pikėrisht
Brukseli po rezulton pėrgjegjės pėr mjerimin e tyre ekonomik, pasi pat
mbėshtetur reformat ekonomike qė sollėn vendin nė kolaps e mjerim. Shih pėr
kėtė tashti nuk shihet si farė sakrilegji politik, por as edhe si diēka e
pamundur, ēfardo strategjie politike qė do tė kėrkonte largimin e Hungarisė
nga UE. Mbrojtja e Republikės (nė dialogun e
imponueshėm me Serbinė agresore) dhe insistimi pėr mbrojtjen e demokracisė
dhe shtetit tė sė drejtės (nga oligarkia vendore), nuk paraqesin asgjė qė asocion me simulimin e kopėshtit politik tė
fėmijėve. Pėrkundrazi, si objektiva politike tė shndėrruara nė strategji
afatgjatė, ato e pėrafrojnė Kosovėn me BE, duke e bėrė partner real tė Brukselit. Kėto sinjale qė po pėrcjell acari nga
Lindja dhe Juglindja e Evropės, pėrfshirė edhe Kosovėn, drejt Brukselit, nuk
janė shpėrfaqje e simulimit tė kopėshtit politik tė fėmijėve, por e
formimit politik dhe ndėrgjegjes sė zgjuar. Prishtinė,
8 shkurt 2012
|