SOT I KA ARDHUR KOHA BASHKIMIT KOMBĖTAR!

 

 

 

 

     Pėr t’i dhėnė fund njė herė e pėrgjithmonė degradimit tė mėtutjeshėm tė Republikės sė Kosovės, dhe tjetėrsimit tė qenjes sonė Kombėtare, nė kėto momente duket se ėshtė i domosdoshėm, qė Kuvendi i Kosovės, tė thėrras njė seancė tė Jashtėzakonshme, pėr tė shqyrtuar rrugėn e realizimit tė Bashkimit tė Republikės sė Kosovės me Republikėn e Shqipėrisė, dhe pas konsultimeve nė mes tė institucioneve shtetėrore dhe akademike, nė 100 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 Nėntor 2012, kuvendet respektive tė shpallin Bashkimin e dy shteteve nė njė SHTET tė pėrbashkėt…

 

 

 

RIKUJTESĖ

 

PAVARĖSIA E PLOTĖ E KOSOVĖS

AS QĖ MUND TĖ  IMAGJINOHET ME REZOLUTĖN 1244!

Shkruan: Sheradin Berisha - 22. 02. 2012

 

     Nė dhjetor 2007, nėpėr duart e zyrtarėve tė BE-sė nė Bruksel qarkullonte njė dokument i papublikuar, tė cilin e kishin pėrpiluar ekspertė juridik tė BE-sė. Nė kėtė dokument konstatohej se “Rezoluta 1244 do tė mbetet nė fuqi edhe pas shpalljes sė pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės”, sepse sipas interpretimit tė tyre “1244 nuk e parandalon shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės”.!!! Dhe, tani (kur kėto ditė me insistimin e Beogradit dhe tė Brukselit, po insistohet qė Kosova nė konferencat rajonale dhe mė gjerė tė prezentohet me GOGOLIN FUSNOTĖ 1244),  po shihet qartė, se ēfarė kurthimesh ka pėrgatitur pėr Kosovėn dhe popullin Shqiptar kryeqyteti i PERANDORISĖ EVROPIANE! (Guxoj ta quaj PERANDORI, sepse EVROPA duket tashmė shumė qartė -  se, po ndėrtohet mbi bazėn e perandorive tė shkuara, si ajo ROMAKE, BIZANTINE, OSMANE, etj., ku popujt - etnitė e shumta qė jetonin brenda tyre nuk kishin as kufij dhe as nuk ishin sovran nė teritorin e tyre ku jetonin, dhe ēdo gjė varej dhe frymonte sipas urdhėrave dhe kėrkesave tė OBORRIT PERANDORAK!!!)

     Lidhur me dokumentin e ekspertėve ligjor tė BE-sė, mė 16 dhjetor 2007 (dy muaj para shpalljes sė deklaratės sė Pavarėsisė sė Kosovės, nė tė cilėn theksohet disa herė rezoluta 1244) kam bėrė njė reagim, si vijon:

 

“Ekspertėt ligjor tė BE-sė, ja kanė futur kotė, krejtėsisht kotė!

“PAVARĖSIA E KOSOVĖS AS QĖ MUND TĖ IMAGJINOHET ME REZOLUTĖN 1244!”

 

( … )

 

     Pėr t’i dhėnė fund njė herė e pėrgjithmonė degradimit tė mėtutjeshėm tė Republikės sė Kosovės, dhe tjetėrsimit tė qenjes sonė Kombėtare, nė kėto momente duket se ėshtė i domosdoshėm, qė Kuvendi i Kosovės, tė thėrras njė seancė tė Jashtėzakonshme, pėr tė shqyrtuar rrugėn e realizimit tė Bashkimit tė Republikės sė Kosovės me Republikėn e Shqipėrisė, dhe pas konsultimeve nė mes tė institucioneve shtetėrore dhe akademike, nė 100 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 Nėntor 2012, kuvendet respektive tė shpallin Bashkimin e dy shteteve nė njė SHTET tė pėrbashkėt. Dikush mund tė thotė, kjo ėshtė e pamundur, sepse pengohet nga faktori ndėrkombėtar. JO! Kjo ėshtė plotėsisht e mundur dhe legjitime! Dua tė rikujtoj njė fakt historik. 100 vjet mė parė, edhe pse mbi 80% e territorit shqiptar ishte i pushtuar nga ushtritė: Serbo - malazeze, greke e bullgare, Kuvendi i Vlorės e shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė nė kufijtė e saj ETNIK. Ndėrkaq sot, cila ėshtė ajo forcė ushtarake qė mund ta ndalė Bashkimin e Shqiptarėve nė njė SHTET. S’ka! Prandaj ta bėjmė sot, nė mėnyrė qė nesėr tė mos bėhet vonė!