R e a g i m

 

 

DUHET TĖ ECIM

ME KĖMBĖ NĖ TOKĖ

 

Shkruan: Shpėtim Golemi - Tiranė, 15. 02. 2012

 

 

     Nė fillim tė muajit shkurt tė kėtij viti, austriaku Busek, njeri ndėr analistėt mė tė shquar tė ēėshtjeve tė Ballkanit, hodhi idenė qė “Kosova dhe Serbia duhet tė fillojnė negociatat pėr ndarjen e territoreve, pasi kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė tash pėr tash, meqė si shpėrblim, Kosova do tė njihej nga Serbia dhe nga pesė vendet anėtare tė Bashkimit Evropian, tė cilat ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.... tė bėhet shkėmbimi i territoreve, nė mėnyrė qė komunat e Kosovės Lindore t’i bashkohen Kosovės, ndėrsa komunat e veriut t’i bashkohen Serbisė. Jam i bindur qė nė fund tė fundit nėse asgjė nuk do tė jetė e mundur, atėherė ndarja ėshtė zgjidhja e fundit e mundshme”, pėrfundon Busek.

     Menjėherė pati reagime kundėrshtuese jo vetėm nga Qeveria e Kosovės, por edhe nga LPK-ja, edhe nga Aleanca Kuq e Zi dhe ca tė tjerė si dhe nga Qeveia e Tiranės si dhe nga partia ēame pati kundėrshtim ndaj kėsaj ideje, e cila nuk duhet tė jetė vetėm e z. Busek. Njė akordancė interesante, e veshur me mantel patriotik! Argumenti i kėtyre kundėrshtuesve tė ndėrrimit tė territoreve, ėshtė qė ne tė mbajmė jo vetėm territoret e banuara me serbė ose me shumicė serbe nė veri tė Mitrovicės, por edhe tė marrim tė gjitha territoret matanė Kosovės Lindore, qė kanė qenė tonat por qė tashmė nuk banohen nga shqiptarė. Madje dikush shkon edhe deri nė Nish.

     Menjėherė pas gjithė kėtyre reagimeve “patriotike” u shfaq nė media intelektuali i shquar dhe me autoritet mbarė kombėtar, Profesor Rexhep Qosja, i cili ka vlerėsuar se “shkėmbimi i territoreve do tė ishte zgjidhja mė e mirė nė marrėdhėniet shqiptaro - serbe, meqė ėshtė jo demokratike tė mbahen serbėt e Kosovės dhe shqiptarėt e Kosovės Lindore nė njė shtet qė nuk e duan. Unė mendoj se pėr t’u zgjidhur pėrfundimisht ēėshtja e Kosovės, duhet tė zgjidhet edhe njė brengė e brendshme nė Kosovė, pėr t’u ēliruar nga serbėt e veriut dhe kush ėshtė i interesuar nga kėta serbė nga brendia e Kosovės, mund tė kalojnė atje nė veri dhe ajo pjesė t’i jepet Serbisė, ndėrsa Lugina e Preshevės t’i bashkohet Kosovės. Do tė thotė tė bėhet shkėmbimi i territoreve, pėr tė cilin opsion unė jam dakord”. ( Mė gjerėsisht lexoni - QOSJA: Zgjidhja mė e drejtė, Lugina e Preshevės me Kosovė, Veriu me Serbi / Plotėsim i Sh.B)

     Menjėherė pas kėsaj deklarate tė qartė e tė guximshme, nė njė moment tė rėndėsishėm historik, lexova njė reagim tė z. Gjokė Dabaj&ėėė.pashtriku.org, tė datės 15 shkurt 2012, ku midis tė tjerave, deklaratėn e z. Qose e quajnė “Vetvrasja e Rexhep Qoses” ( * ), dhe gati, gati sa nuk e cilėsojnė edhe tradhėtar.  Dhe pėr kėtė sjellin shumė fakte historike, madje edhe tė dokumentuara, ku vėrtetohet katėrcipėrisht qė serbėt na kanė marrė ne shqiptarėve edhe shumė herė mė shumė troje se sa kemi sot. Nuk kam asnjė kundėrshtim rreth fakteve qė ata sjellin, madje tė ilustruar edhe me harta origjinale, por nuk jam dakort me shembujt qė na i sjellin pėr krahasim, pasi nuk janė tė ngjashėm me Preshevėn tonė dhe me pjesėn nė veri tė Mitrovicės.

     Kur lexova kėtė reagim kundėr Qoses, por edhe kundėr propozimit ndaj idesė sė z.Busek, m’u kujtua menjėherė reagimi i ngjashėm qė bėnė tė gjitha partitė shqiptare, nė tė gjitha territoret e banuara nga shqiptarėt, nė janar 1998, kur qeveria Greke, krejt papritur, doli me njė nismė tė re diplomatike pėr ēėshtjen e Kosovės. Ajo propozoi qė zgjidhja e krizės sė Kosovės tė gjendej brenda kuadrit rajonal. Pėr kėtė qėllim Greqia shprehu gatishmėrinė pėr tė qenė moderatore e njė takimi ndėrmjet tre faktorėve kryesorė tė krizės: presidentit serb Sllobodan Milosheviē, presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova dhe kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė, Fatos Nano. Njė ēudi, pasi vinte nga Greqia. PS-ja e mirėpriti kėtė propozim grek, por tė gjitha partitė “nacionaliste” shqiptare dhe LDK-ja, bashkė me to, e akuzuan Nanon pėr herė tė dytė tradhėtar, prandaj, kur pas grekėrve dolėn Bullgarėt dhe propozuan qė tė zgjerohej tavolina e bisedimeve, tė futej edhe Turqia, edhe Bullgaria, edhe Rumania, PS-ja, nga frika se mos shpallej pėrsėri tradhėtare, doli e para kundėr, e mbėshtetur edhe nga Greqia. Greqia e mori shpejt kthesėn, se e kuptoi qė, po tė ulet nė bisedime treshja: Tiranė - Prishtinė - Beograd, vetėm atėherė ka zgjidhje problemi midis Serbisė dhe Kosovės. Mirėpo, kėtė rast ideal “nacionalistėt” tanė “patriotė” e kundėrshtuan, sepse duan qė Serbia tė na kthejė Nishin, pastaj tė ulemi nė bisedime. Andej nga jam unė, pretendimeve tė tilla u themi: “Edhe kacidhjar, edhe fudull”, ose, “Edhe dhi e krimbur, edhe bishtin pėrpjetė”. Ke takat t’i imponohesh qė tė t’i japi me vullnet? Jo. Atėherė bėj si tė thonė tė mėnēurit dhe jo hajdutėt “patriotė”.

     Madje ua pamė forcėn dhe patriotizmin e kėtyre “patriotėve” tė flaktė kur shpėrtheu lufta e armatosur nė Kosovė dhe kur doli nė skenė edhe UĒK-ja, ku asnjė anėtar i kėtyre partive “nacionaliste” dhe “patriote” nuk iu bashkua asaj lufte dhe asaj ushtrie e jo mė politikanėt “nacionalistė”, e kryetarėt dhe kryesitė e atyre partive, pa folur pėr intelektualėt “patriotė” e “nacionalistė”, pėrves Qoses dhe Kadaresė. Madje “patriotėt” e mėsipėrm nuk u bėnė patriotė tė paktėn as me artikuj e as me biseda televizive, ndėrsa tashti na kėrkojnė Nishin e Tivarin. Pse nuk u ngritėn kur probledmi na erdhi nė derė dhe nė dorė? Mitrovicėn Veriore e lanė vetė, kėta “patriotėt” e Qeverisė aktuale tė Thaēit, nė 12 qershorin e vitit 1999, kur kishin edhe ushtri, edhe armė, edhe tė gjithė popullin nė kėmbė, dhe nuk e vendosėn komandėn e Zonės Operative tė Shalės nė Mitrovicėn Veriore, bashkė me gjithė ushtarėt e saj, madje tė ēonin edhe njė e mė shumė zona tė tjera me ushtarė tė armatosur, por e vendosėn nė jug. Edhe kur u bė marrshimi i madh i gjithė Kosovės nė dhjetorin e atij viti drejt Mitrovicės sė Veriut, ishin Thaēi dhe Ēeku ata qė u dolėn pėrpara te ura mbi lumin Ibėr dhe i ndaluan, duke u premtuar se Mitrovica e Veriut nuk do tė ndahej, siē i mbajnė me gajret edhe sot.

     Trima pas beteje ka e do tė ketė shumė. Trima deklarativė ka e do tė ketė edhe mė shumė, por trima tė fjalės, tė pushkės e tė veprės ka pak. Dhe njė nga kėta tė paktit ėshtė edhe z. Rexhep Qose, i cili me guxim tha atėherė se jam dakort me UĒK-nė dhe sot thotė plot guxim se, jam dakort me shkėmbimin e territoreve. Edhe tashti qė ndėrkombėtarėt na vinė nė ndihmė, pėrsėri na dalin kundra.

     Kėta zotėrinj qė dolėn kundėr z. Busek dhe z. Qose, pse nuk na japin zgjidhjen e tyre alternativė, por mjaftohen duke na lexuar legjendat dhe kėngėt e Mujit e tė Halilit? Nuk je dakort me Qosen? Mirė. Po cili ėshtė varjanti yt i zgjidhjes sė problemit, kur edhe vet Serbia thotė ejani tė bėjmė shkėmbim?

     Qėndrimi i kritikuesve tė idesė sė Busekut dhe tė Qoses, mua nuk mė duket i drejtė, pasi ka rrezik ta pėsojmė si te fabula e Ēajupit, “Qeni dhe hija e tij”, ku, pėrveē veriut tė Mitrovicės tė mos i marrim kurrė edhe ato territore shqiptare qė banohen deri sot me shqiptarė dhe me shumicė shqiptare nė Kosovėn Lindore, se nesėr nuk dihet. Historia botėrore ka treguar se ndarjet e territoreve dhe rivendosja e kufijve ėshtė bėrė dhe bėhet sipas faktit tė kryer dhe jo sipas dėshirave. Aq mė shumė kjo ndaj popujve tė vegjėl. Dhe aq mė shumė kjo, kur popujt e vegjėl, njėri i bie gozhdės e tjetri patkoit, njėri reciton rapsoditė heroike e tjetri historitė.

     Historia ka treguar se Fuqitė e Mėdha veprojnė sipas faktit tė kryer dhe jo sipas padrejtėsive qė ka bėrė historia. Kjo qė thonė kryetarėt dhe zėdhėnėsit e partive kundėrshtare tė Busekut dhe Qoses si dhe z. Gjokė Dabaj, ėshtė njė dėshirė e drejtė por e parealizueshme, pėr mos tė thėnė budallalliki: “Na jepni tėrė territoret e banuara me serbė nė veri tė Mitrovicės, na jepni tėrė territoret e Kosovės Lindore, na jepni edhe Nishin, na jepni edhe Tivarin dhe rrini drejt!”  Bukur fort! Por, ja, nuk t’i dhanė,. Ti dhe ata “patriotė” qė mendojnė si ti, ē’do tė bėni? Ju dhe unė kemi fuqi t’i marrim vetė? Tė kuptohemi drejt: a kemi fuqi t’i marrim dhe jo dėshirė pėr t’i marrė.

     Ndoshta e kam gabim, por historia e kombit tonė kėtė ka treguar deri sot. Duhet tė jemi pragmatistė, tė shfrytėzojmė momentin se, nesėr nuk i gjejmė me kėtė mėnde as serbėt dhe as ndėrkombėtarėt, qė tė jenė tė gatshėm tė bėjmė kėtė ndėrim territoresh qė po diskutohet sot. Madje unė do tė jepja edhe njė argument mė shumė, lidhur me Preshevėn. Ta marrim sa s’ėshtė vonė, pasi Kosovės do t’i rriteshin tė ardhurat financiare shumė shpejt, ngaqė, si hekurudha ndėrkombėtare edhe autostrada ndėrkombėtare qė lidh Evropėn Qėndrore me Mesdheun kalojnė nė atė luginė. Ėshtė luginė strategjike. Kėto llogari tė bėjnė politikanėt, historianėt, nacionalistėt dhe patriotėt tanė, dhe jo tė na tregojnė atdhedashuri me pėrralla e me poezi. Si thotė poeti Dritero Agolli” “Sikur Kosova tė ēlirohej me poezi, unė do tė isha gjenerali mė i madh, pasi nė Fushė Kosovė do kisha prerė njėqind sulltanė”.

 

 

( * ) Sqarim i moderatorit tė pashtriku.org

 

I nderuar z.Shpėtim,

Nė shkrimin e Gjokė Dabajt (ndaj tė cilit keni reaguar), fotografitė dhe fjalia nėn foton e akademik Qosjes “Vetėvrasja e akademik Rexhep Qosjes! janė ilustrime tė pashtriku.org, e jo tė autorit Dabaj.