- Nė katėr vjetorin e Pavarėsisė -

 

 

KATĖR VITE PAS,

SHUMĖ HAPA MBRAPA

Shkruan: Vlorian Molliqaj - Prishtinė, 17. 02. 2012

 

 

Deklarata e (pa) varėsisė

 

     Para katėr vitesh, pikėrisht mė 17 shkurt 2008, nė Kuvendin e Kosovės u lexua njė tekst nga HashimThaēi. Atij teksti, ky i fundit i thoshte ‘Deklarata e pavarėsisė’, por kur e lexon pėrmbajtjen e tij nuk tė duket e tillė. Pothuajse tė gjitha deklaratat e pavarėsisė sė shteteve tė botės nė vete pėrmbajnė historinė dhe pėrpjekjen e popullit pėr t’u pavarėsuar. Madje, pėr tė kaluarėn historike flitet mė sė shumti nėpėr deklaratat e atyre shteteve sovrane, tė cilat ne sot i marrim shembull pėr tė mirė. Por, nė letrėn qė e kishte lexuar Hashimi, asnjėherė nuk ishte pėrmendur historia e popullit shqiptar.

     Pėrpjekjet shekullore tė shqiptarėve pėr tu ēliruar nga Serbia atė ditė nuk u dėgjuan fare, edhepse qytetarėt e Kosovės tė ulur pranė ekraneve tė tyre e prisnin njė gjė tė tillė. Pėrderisa nė "Deklaratėn e pavarėsisė"  u pėrmend tetė herė Plani i Ahtisaarit i cili e cungon shtetėsinė e Republikės sė Kosovės, aty asnjėherė nuk u pėrmend fjala shqiptar. Aty u pėrmendėn marrėdhėniet pėr fqinjėsi me Serbinė, por asnjėherė ato me Shqipėrinė. U pėrmend edhe multi-etniciteti duke aluduar gjithmonė tek pakica serbe por asnjėherė populli shqiptar i Kosovės qė ėshtė rreth 94% e popullsisė.

     Pėrveē qė s’u pėrmendėn pėrpjekjet shekullore tė shqiptarėve pėr liri e pavarėsi, aty edhe lufta e fundit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės u cilėsua si konflikt e jo si luftė e drejtė e njė populli qė kėrkonte liri, ashtu qysh edhe ishte nė realitet.

 

Shkombėtarizimi i shqiptarėve tė Kosovės

 

     Pikėrisht Plani i Ahtisaarit i cili pėrmendet tetė herė nė ‘Deklaratėn e pavarėsisė’  na i hoqi simbolet tona kombėtare. Ky plan nė tė cilin thirret edhe sot Qeveria e Kosovės na e hoqi himnin dhe flamurin tonė kombėtar. Dikur, nė kohėn e pushtimit nga Serbia shqiptarėt rriheshin sepse e mbanin nė dorė flamurin kombėtar dhe kėndonin vargjet e bukura tė himnit tonė pėr festėn e flamurit, tash kur ne e fituam lirinė, politikanėt ‘’tanė’’ na e hoqėn nga kalendari i festave zyrtare 28 nėntorin - festėn e pavarėsisė sė Shqipėrisė.

     Pas njė kohe na doli qė edhe Shtėpia e Lidhjes sė Prizrenit nė stemėn e Komunės sė Prizrenit ėshtė kundėr Kushtetutės sė Kosovės, e rrjedhimisht edhe kundėr Planit tė Ahtisaarit kur dihet qė Kushtetuta e Kosovės rrjedh nga ai. E hoqėn edhe atė. Kur kėta politikanė akuzohen pėr shkombėtarizimin e shqiptarėve, ata nuk hezitojnė fare ta pėrmendin pėrfshirjen e tyre nė luftėn e UĒK-sė dhe t'i quajnė tė tjerėt "patriotė tė vonuar". Nė emėr tė sė kaluarės sė tyre patriotike, kėta politikanė po synojnė qė t'i ikin pėrgjegjėsisė dhe ta mbajnė peng tė ardhmen tonė.

 

Negociata atėherė, negociata tash

 

     Para shpalljes sė pavarėsisė, kur po tė njėjtit politikanė bėnin negociata me Serbinė, thoshin se po negociojnė pėr ēėshtje teknike, njėjtė qysh thonė edhe sot. Por, as atėherė dhe as sot asnjėherė nuk ėshtė biseduar pėr tė pagjeturit, temė kjo qė nga ata konsiderohet teknike. Asnjė trup i viktimave tė luftės sė fundit nuk iu ėshtė dorėzuar institucioneve tona nga ana e Serbisė dhe me kėta politikanė Serbia as qė do t’i kthejnė ndonjėherė trupat e tė pagjeturve.

     Atėherė u bisedua pėr ndarjen e Kosovės pėrmes decentralizimit e eksterritorialitetit, ndėrsa sot po bisedohet pėr ndarjen e Kosovės pėrmes statusit special pėr pjesėn veriore. Sot po bisedohet edhe pėr heqjen e Republikės, dhe paraqitjen e Kosovės nė nisma ndėrkombėtare vetėm me emėr dhe njė fusnotė ku pėrmendet Rezoluta 1244 dhe opinioni i GJND-sė.

     Sikurse atėherė, edhe tash kėta politikanė na e mbushin kokėn plotė me deklarata boshe duke thėnė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociushme, por rezultatet e negociatave atėherė e edhe tash vetėm sa po e ē’bėjnė kėtė pavarėsi qė e kemi. Atėbotė, kur ishte shpallur pavarėsia e Kosovės, Lėvizja Vetėvendosje! nė njė komunikatė pėr medie kishte thėnė qė kjo shpallje e pavarėsisė ėshtė "Njė hap para - tre hapa mbrapa". Hap para, VETĖVENDOSJE! e kishte cilėsuar njohjen e shtetit tė Kosovės nga shumė vende tė rėndėsishme tė botės, ndėrsa hapa mbrapa i kishte cilėsuar ardhjen e EULEX-it mbi institucionet e Kosovės, Pakon e Ahtisaarit me ligjet e saj shumė tė dėmshme pėr Kosovėn dhe festėn qė bėhej ato ditė nė mėnyrė qė tė zhvendosej vėmendja e qytetarėve tė Kosovės nga dhuna e strukturave paralele tė Serbisė qė iu bėhej doganave tė Kosovės dhe kontrabandimi i simboleve dhe himnit tė cilat nuk pėrmbajnė asgjė qė identifikohen me popullin shqiptarė.

     Sot unė mendoj qė hapit pėrpara nuk i ėshtė shtuar as edhe njė hap tjetėr, madje pothuajse ka ngecur aty ku ishte, ndėrsa hapat mbrapa po rriten dita ditės. Me kėtė ritėm dhe me kėta politikanė, Kosova do tė bėjė edhe shumė hapa tė tjerė mbrapa, por jo edhe pėrpara.

     Kjo pavarėsi nuk erdhi si rezultat i vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės por si rezultat i pazarllėqeve mes politikanėve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė. Pėr kėtė arsye kjo pavarėsi mbetet formale qysh prej shpalljes sė saj. Pėr ta shndėrruar shtetin e Kosovės nė shtet demokratik e sovran duhet qė fatin tonė ta marrim nė duart tona e assesi tė mos ua lėmė nė duar kėtyre politikanėve tė korruptuar e tė shantazhuar. Secili prej nesh duhet tė angazhohemi qė ta bėjmė vendin tonė ashtu qysh ne dėshirojmė qė ta kemi e jo ashtu si na imponojnė tė tjerėt.

 

Prishtinė, 17. 02. 2012

 

 

VLORIAN MOLLIQAJ:

DUAJE TĖNDEN E MOS E SHAJ!