Ndėr shqiptarė mbase edhe sot ka kuaj Troje!

 

 

FAKTORI POLITIK SHQIPTAR

NĖ MAQEDONI - PĖRGJEGJĖSI PARA HISTORISĖ

Shkruan: Xhelal Zejneli - 16. 01. 2012

 

 

 

Ēėshtja e zhvillimit tė qyteteve nuk ėshtė ēėshtje partiake, por kombėtare. Madje ėshtė ēėshtje e njė strategjie kombėtare.

Zhvillimi i qyteteve nuk mund tė shihet nga kėndvėshtrimi i fitoreve apo i humbjeve nė zgjedhjet vendore, pėrkatėsisht parlamentare. Partitė shqiptare mund ta mundin njėra-tjetrėn, por kjo mė nė fund ėshtė njė ēėshtje brendashqiptare.

Me rėndėsi historike ėshtė qė partitė shqiptare ta mundin dhe ta fitojnė betejėn apo luftėn politike ndaj armiqve dhe ndaj kundėrshtarėve historikė tė popullit shqiptar - sllavo-bizantinėve.

Qė nga viti 1991 e deri nė ditėt tona, qytezat shqiptare mbetėn tė tilla - qyteza apo kasaba.

Ē’fitore ėshtė kjo? Ē’fitore ėshtė kjo, e njė partie shqiptare ndaj tjetrės, kur pothuajse tėrė pushtetin politik dhe ekonomik e kanė nė dorė maqedonasit?!

Tetova ėshtė qytet me dy universitete dhe me pesė shkolla tė mesme, por ėshtė pa ujė tė pijshėm, pa bibliotekė bashkėkohore, pa teatėr, pa kinema, pa veprimtari kulturore profesionale, pa objekte panairi, pa qendėr sportive, pa sallė sporti, pa autopark, me rrugė tė ndotura, me kontejnerė pa rrota e qė nuk zbrazen rregullisht, me kanalizime jopėrkatėse qė kur t’u kujtohet vėrshojnė nėpėr rrugė.

Dhe me kryqin e VMRO-sė nė kalanė e Tetovės, pikėrisht aty ku nė vitin 2001 filloi lufta ēlirimtare.

Si shpjegohet Tetova me dy universitete dhe me pesė shkolla tė mesme, por me njė pallat kulture qė nuk ka nxehje qendrore apo qė gjatė dimrit funksionon pa nxehje?! Si shpjegohet Tetova me dy universitete dhe me pesė shkolla tė mesme, pa asnjė shfaqje teatrore brenda njė viti?! Si shpjegohet Tetova e dy universiteteve dhe e pesė shkollave tė mesme, me njė trupė teatrore profesionale prej rreth 30 aktorėsh tė shquar, por pa asnjė pjesė teatrore tė pėrgatitur e tė shfaqur?! Nė aspektin kulturor, ky qytet i mijėra studentėve duket si nė agoni.

Nė anėn tjetėr, Tetova universitare dhe me pesė shkolla tė mesme, me mbi 10 mijė nxėnės nė to, vlon prej: kafeterive, picerive, restoranteve, ėmbėltoreve, qebaptoreve, byrektoreve, ēajtoreve, kazinove, bastoreve, tavernave, tymit.

Dhe qenve endacakė.

Ndėrkaq lypėsit e vegjėl tė udhėkryqeve tė qytezės tė pėrkujtojnė kohėn e poetit tė mjerimit.

Si shpjegohet fakti qė nė Tetovėn universitare ka kohė qė nga pushteti maqedonas nuk ėshtė bėrė pothuajse asnjė investim?!

Tetova universitare, njashtu si tė gjitha qytetet shqiptare nė veriperėndim, mbijeton:

- nga dėrgesat e kurbetēinjve;

- nga ndėrmarrjet private, dhe

- nga bujqėsia e blegtoria ekstensive e primitive.

 

Tetovėn universitare shteti qėllimisht e ka harruar dhe e ka lėnė pas dore.

Pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr zhvillimin e qyteteve shqiptare mban faktori politik shqiptar, qė nga viti 1991 deri mė sot. Pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr zhvillimin e pjesėve veriperėndimore tė kėtij vendi, e veēanėrisht tė qyteteve shqiptare nė to, mbajnė sidomos ministrat dhe deputetėt shqiptarė, secili pėr zonėn nga e cila delegohet apo pėr rajonin tė cilin e pėrfaqėson.

Pėrgjegjėsi pėr ngecjen apo pėr zhvillimin e Tetovės universitare mbajnė ministrat dhe deputetėt shqiptarė tė qytetit rrėzė Sharrit.   

Politika nuk ėshtė vetėm privilegj personal. Ėshtė edhe pėrgjegjėsi shoqėrore. Nomenklatura dhe establishmenti shqiptar, qė nga viti 1991 e deri mė sot, politikėn e ka kuptuar shumė mė tepėr si privilegj vetjak, sesa si pėrgjegjėsi shoqėrore. Sot, pėr mision dhe pėr ideal kombėtar as qė mund tė flitet.

Maqedonasit, qė nga viti 1945 e deri mė sot, tė gjitha investimet i kanė pėrqendruar nė Shkup dhe nė Maqedoninė lindore.

Nė kohėn e monizmit, nė shėrbim tė tyre ishin kuislingėt, mercenarėt, shqiptarėt e ndershėm dhe rahman morinat. Po sot, kush vallė ėshtė nė shėrbim tė tyre?!

E njėjta politikė e orientimit tė investimeve nė Shkup dhe nė pjesėn lindore tė Maqedonisė vazhdon edhe sot. E njėjta politikė e injorimit tė interesave shqiptare vazhdon edhe sot. Kjo tė pėrkujton kohėn e getoizimit tė shqiptarėve.

 

Strategjia antishqiptare e Shkupit ėshtė:

 

- Ēdo kėrkesė e shqiptarėve tė zgjidhet nė mėnyrė paliative (gjysmake), nė mėnyrė qė shqiptarėt edhe 30 vjet tė tjerė tė vazhdojnė tė merren me to, d.m.th. me gjuhėn, me flamurin...;

- Vazhdimisht tė krijohen probleme tė reja, siē janė enciklopedia antishqiptare maqedonase, Shkupi 2014, tė mėsuarit e gjuhės maqedonase nga nxėnėsit shqiptarė qysh nė klasė tė parė etj.

- Tė detyrohen shqiptarėt qė me dekada tė merren dhe tė rimerren me tė njėjtat kėrkesa kombėtare primordiale, nė mėnyrė qė tė mos  u mbetet kohė pėr t’u marrė me ēėshtje ekonomike;

- Tė varfėrohen shqiptarėt sa mė tepėr qė tė jetė e mundur, nė mėnyrė qė rinia e tyre tė pėrshkohet nga dėshpėrimi, demoralizimi, defetizmi, deprimimi dhe zhgėnjimi.

- Tė shqyrtohen tė gjitha mundėsitė qė shqiptarėt nė rajone tė caktuara tė dalėn nėn 20%  qė pastaj tė konsiderohen njė minoritet i parėndėsishėm;

-  Tė privohen shqiptarėt nga tė gjitha veprimtaritė ekonomike, bankare dhe financiare, nė mėnyrė qė tė varfėrohen skajshmėrisht dhe tė lihen pa perspektivė;

- Tė lėnė pa perspektivė, shqiptarėt do tė detyrohen tė shpėrngulen dhe tė punojnė si pjatalarės nė metropolet e Evropės dhe nė vendet tej oqeanit.

 

Nė rrethana tė sipėrthėna, ministrat shqiptarė nuk duhet tė lodhen shumė rreth integrimeve euro-atlantike tė Maqedonisė si dhe pėr zgjidhjen e kontestit me Athinėn rreth emrit. Populli thotė: “Sė pari rregullo punėt nė shtėpinė tėnde, pastaj ndreqi shtėpitė e huaja”.

Ministrat shqiptarė sė pari duhet tė punojnė dhe tė angazhohen pėr zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale tė popullit tė vet nė hapėsirat veriperėndimore tė kėtij vendi, e pastaj tė preokupohen me ēėshtjen maqedonase.

 

Zgjidhja e kontestit rreth emrit me Athinėn ėshtė nė duar:

 

- tė Nikolla Gruevskit dhe tė VMRO-sė;

- tė Athinės; 

- tė Uashingtonit.

 

Dhe tė askujt tjetėr.

 

Sė kėndejmi, pėrse ministrat shqiptarė tė qeverive maqedonase lodhen gjithaq lidhur me kėtė ēėshtje, kur s’i pėrfill kush?!

In ultima linea, Maqedonia do ta ndėrrojė emrin nė atė ēast kur tė urdhėrojė Uashingtoni. Njėsoj si rasti i njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Shkupi dhe nga Podgorica. Sapo dha urdhėr Uashingtoni, Maqedonia dhe Mali i Zi e njohėn shtetin e Kosovės.

Maqedonasit duan ta fitojnė betejėn ndaj Athinės, pėr t’i shpallur shqiptarėt qiraxhinj nė tokė tė vet. Rrjedhimisht, edhe pėr t’i shpėrngulur nga trojet e veta stėrgjyshore.

 

Ka shqiptarė qė thonė se sot nuk ka investime pėr arsye se nuk jemi nė NATO dhe nė BE!! Po si ka investime pėr pjesėn lindore tė Maqedonisė dhe pėr Shkupin 2014?! Nga vijnė paratė pėr ndėrtimin e njė identiteti tė rrejshėm dhe tė njė historie tė trilluar e tė paqenė?!

 

Si ēdo qytet tjetėr nė Maqedoni, edhe Tetova ka luajtur rol tė rėndėsishėm pėr arritjen e tė drejtave kombėtare, si nė kohėn e diktaturės dhe tė tiranisė serbo-sllave gjatė periudhės sė viteve 1945-1991, ashtu edhe nė kohėn e pluralizmit, nga viti 1991 e kėndej.

Proceseve politike qė janė zhvilluar nė Tetovė nė kohėn e pluralizmit, pėrpos inteligjencies apo atdhetarėve tetovarė, u kanė kontribuar edhe intelektualėt dhe atdhetarėt e tė gjitha hapėsirave shqiptare nė Maqedoni. Me fjalė tė tjera, tė gjitha proceset qė janė zhvilluar nė Tetovė gjatė periudhės sė pluralizmit, janė mbėshtetur pa rezerva nga tė gjithė shqiptarėt nė Maqedoni. Proceset politike qė janė zhvilluar nė Tetovė, nuk janė zhvilluar vetėm prej tetovarėve, por prej faktorit shqiptar nė Maqedoni. Rrjedhimisht, veprimtaria e faktorit shqiptar nė Maqedoni ėshtė mbėshtetur pa rezerva edhe nga qendrat politike shqiptare tė vendosjes – nga Tirana dhe Prishtina.

         Ndėr ngjarjet kombėtare mė tė rėndėsishme qė kanė ndodhur nė Tetovė, me mbėshtetjen e tė gjithė shqiptarėve nė Maqedoni dhe nė Ballkan janė:

 

- Mė 15.IV.1990 u themelua nė Tetovė lėvizja popullore politike Partia e Prosperiteti Demokratik (PPD);

- Pothuajse nė tė njėjtėn kohė u themelua po nė Tetovė Partia Demokratike Popullore (PDP);

- Mė 27.XII.1991, Kuvendi i Autonomisė nė Tetovė, mori vendim pėr shpalljen e Referendumit pėr autonominė politiko-territoriale tė shqiptarėve nė Maqedoni. Ky referendum u mbajt nė tė gjitha hapėsirat shqiptare nė Maqedoni mė 11 e 12 janar 1992;

- Nė shkurt 1994 u themelua dhe veproi me seli nė Tetovė PPDSH-ja, mė vonė Partia Demokratike Shqiptare (PDSH);

- Mė 17.XII.1994 u themelua nė Tetovė Universiteti i Tetovės;

- Nė tetor tė vitit 2001 u themelua nė Tetovė Universiteti i Evropės Juglindore (UEJL);

- Mė 14 mars tė vitit 2001 nė kalanė e Tetovės shpėrtheu lufta e popullit shqiptar pėr liri, qė kishte nisur nė Tanushė qysh nė janar tė tė njėjtit vit;

- Nė fshatin Shipkovicė tė Tetovės, nė vitin 2001 u themelua Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, strukturė ushtarake qė e drejtoi dhe e komandoi luftėn;

- Gjatė luftės sė 200-shit, pėrfaqėsuesi politik i UĒK-sė dhe kryekomandanti i saj Ali Ahmeti qėndroi nė Shipkovicė tė Sharrit, nga ku i komandoi veprimet luftarake;

- Nė vitin 2002 u themelua nė Tetovė Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI);

- Vite me radhė mbahet nė Tetovė manifestimi ndėrkombėtar i poezisė “Ditėt e Naimit”;

- Gati ēdo vit, shėnohen nė Tetovė pėrvjetorėt e demonstratave masive tė ’68, qė shpėrthyen nė Tetovė nė vitin 1968;

- Gjatė luftės ēlirimtare tė Kosovės (1999), njė pjesė e madhe e refugjatėve kosovarė u vendosėn pikėrisht nė Tetovė (sikundėr edhe nė tė gjitha qytetet shqiptare);

Nė Tetovė ndodhen edhe disa ndėrmarrje ekonomike tė rėndėsishme si: Ekologu, Renova, Vezė Sharri etj.

Klubi kombėtar i Tetovės – “Shkėndija”, duke qenė kampione e Maqedonisė nė futboll, me ngjyrat kuq e zi, mori pjesė nė garat e kampionatit evropian.

 Kjo flet se Tetova ka njėfarė potenciale demografik. Ka tradita historike kombėtare tė ēmueshme. Ka disa rrethana gjeografike dhe natyrore tė volitshme, siē janė fusha e Pollogut dhe Sharri plak. Rrjedhimisht, ka edhe njėfarė potenciali ekonomik, kulturor dhe intelektual.

Me gjithė kėto merita, nė Tetovėn historike vite tė tėra s’ėshtė bėrė asnjė investim.

Faktori politik shqiptar duhet ta mbėshtesė zhvillimin e Tetovės dhe shndėrrimin e saj nė njė qendėr politike, ekonomike dhe kulturore. Tetova nuk zhvillohet vetėm pėr tetovarėt, por pėr tė gjithė shqiptarėt. Ajo nuk zhvillohet nė dėm tė qyteteve tė tjera, apo nė kurriz tė tyre. Ėshtė nė interes jetik tė shqiptarėve qė tė shėnojnė zhvillim tė gjitha qytetet dhe vendbanimet shqiptare nė Maqedoni.

Tetova vitet e fundit shėnon rėnie dhe ngecje. Nė anėn tjetėr, nuk shohim tė shėnojė zhvillim tė paktėn ndonjė qytet tjetėr shqiptar nė Maqedoni.

Pushtetarėt e Shkupit, me ndonjė shėrbėtor tė vetin shqiptar, mbase mund ta zvarritin zhvillimin e Tetovės, por kurrėn e kurrės nuk do t’ia dalin ta shtrojnė pėr toke.

Dielli nuk zihet me pėllėmbė. As valėt e detit jo.

Politika nuk ėshtė oportunizėm dhe konformizėm.

Kuislingėt do t’i mallkojė historia.

 

Nė rrethanat kur ka ngecje dhe nuk ka zhvillim, qeveritarėt dhe pushtetarėt ndjekin politikėn panem et circenses (bukė dhe argėtim). Sipas poetit romak – Juvenalit, kjo ishte parullė e qarqeve sunduese nė Perandorinė Romake. Me fjalė tė tjera, jepi popullit bukė, dasma, ceremoni fetare, mevlude, bastore, lojėra argėtuese, sport - dhe sundo mbi tė sa tė duash dhe si tė duash.

 

Sllavo-bizantinėt gjithmonė ndaj shqiptarėve kanė pasur strategji nėnshtruese.  Historia e dėshmon se, pėr tė sunduar mė lehtė, ata kanė dalluar dy kategori shqiptarėsh:

 

-  shqiptarė nacionalistė; dhe

-  shqiptarė tė moderuar apo luajalė.

 

Shqiptarėt e moderuar mė vonė do t’i cilėsojnė  si tė ndershėm.

 

Me shqiptarėt nacionalistė boshti Shkup-Beograd-Titograd, kurrė nuk ka bashkėpunuar. Madje edhe i ka persekutuar. Boshti sllav i sipėrthėnė ka bashkėpunuar dhe ka bashkėvepruar vetėm me shqiptarėt e moderuar, tė pėrshtatshėm dhe luajalė.

Sot, faktori politik shqiptar nė asnjė mėnyrė, pėr asnjė ēmim dhe pėr asnjė kusht nuk duhet tė lejojė qė  disa ministra apo pėrfaqėsues diplomatikė t’i propozojė, t’i sugjerojė, t’i parapėlqejė, t’i emėrojė dhe t’i caktojė Shkupi.

Ka kaluar koha e kuislingėve, e mercenarėve, e shqiptarėve tė ndershėm, e rahman morinave dhe e kolonės sė pestė.

Si shpjegohet fakti: Emrat e disa rrugėve tė qyteteve shqiptare janė ndėrruar nė mėnyrė ligjore, ndėrkaq faturat vazhdojnė tė dėrgohen me emėrtimet e vjetra tė rrugėve. Me emėrtimet e vjetra vazhdojnė tė lėshohen edhe dokumentet vetjake.

A thua kush duhet tė merret me kėto ēėshtje?! Mėsuesit, mjekėt apo barinjtė e kopeve nė bjeshkėt e Sharrit?! Po faktori politik?! Po establishmenti dhe nomenklatura politike shqiptare, ē’duhet tė bėjnė?! Tė dalin pėr ēdo ditė nė mediume, pėr t’i pėrsėritur vite me radhė klishetė dhe refrenet qė tanimė i dinė edhe fėmijėt nė djep!

Ēėshtja shqiptare nė Maqedoni rrezikon tė shndėrrohet nė ēėshtje ekzistenciale. Mund tė vijė njė ditė qė qytetarėt akademikė tė universiteteve shqiptare tė dalin nė protesta, por jo mė pėr enciklopedinė e Akademisė maqedonase, por pėr bukė dhe punė. Faktori politik shqiptar, ministrat dhe deputetėt e tyre, qė hiqen si tė popullit, duhet ta dinė se mbajnė pėrgjegjėsi historike para brezave qė vijnė.

 

Maqedonasit po qe se duan qė Maqedonia tė ekzistojė si shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe me perspektivė:

 

- duhet tė pranojnė barazinė e plotė me shqiptarėt; 

- duhet tė pranojnė federalizmin, pėrkatėsisht konfederalizimin e kėtij vendi;

- duhet t’ua njohin shqiptarėve statusin e popullit shtetformues;

- duhet tė pranojnė njė Maqedoni me dy entitete: me entitetin shqiptar dhe me atė maqedonas.

 

Kjo do tė thotė njė Maqedoni me dy kombe: me kombin shqiptar dhe me atė maqedonas.

Ndryshe, ka pėr ta pėsuar siē e pėsoi Jugosllavia e AVNOJ-it nė Kongresin e XIV tė LKJ-sė (Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė), tė mbajtur nė Beograd prej 20 deri mė 22 janar 1990 dhe tė udhėhequr nga antishqiptari i pėrbetuar Milan Panēveski.

Nė kėtė kongres u ndeshėn dy pikėpamje, diametralisht tė kundėrta:

 

- pikėpamja centraliste serbe; dhe

- pikėpamja konfederaliste sllovene.

 

Duke qenė se koncepti serb ishte antihistorik - dėshtoi. Njė ditė, tė njėjtėn mund ta pėsojė edhe Maqedonia.

Ndėr shqiptarė mbase edhe sot ka kuaj Troje. Timeo Danaos et dona ferentes (Laokoonti).