Historia ėshtė histori!

 

Pse po na pengon historia jonė?

 

     Shkruan: Arbnora DUSHI

     Prishtinė, 30. 05. 2008

 

     Qytetėrimet i bėn e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja dhe ato nuk do tė ishin tė tilla pa e pasur tė kaluarėn, traditėn dhe kulturėn e vjetėr mbi bazėn e tė cilave janė ndėrtuar. Nuk do tė kemi as njė tė tashme apo njė tė ardhme nėse e mohojmė njė tė kaluar. Vetėm nėpėrmjet tė kaluarės dėshmojmė pėr njė kulturė dhe pėr njė traditė tė qytetėrimit.

     Shembujt e panumėrt nga kjo i kemi parė shumė nga ne nė Evropėn e cila krenohet me vjetėrsinė e vet tė dokumentuar apo nė Amerikėn e cila ruan dhe ēmon ēdo gjė me qėllim qė tė krijojė njė histori, sado e re qoftė. Gjithkund dhe gjithkush qė ka njė vetėdije pėr kulturėn e vet, e ruan e ēmon dhe e madhėron tė kaluarėn e vet. Atėherė pse ne jemi kaq tė ndryshėm nga tė tjerėt?

 
     Pse ne tė cilėt kemi shumė dėshirė tė mburremi qė jemi ‘populli mė i vjetėr nė Ballkan’, kur vie puna tė dėshmojmė pėr njė histori tonėn, qoftė ajo edhe jo mė e vjetėr se njėqind vjet, pra njė histori tė cilėn e kemi shumė afėr kohėsisht dhe mundėsitė pėr ta ruajtur i kemi shumė tė mėdha, ne me tė gjitha format pėrpiqemi ta asgjėsojmė dhe t’ia zhdukim gjurmėt?

-         A nuk jemi dėmtuar mjaft nė histori qė mungesa e dėshmive, e dokumenteve dhe e librave, na ka bėrė qė tė tjerėt ta shohin me dyshim lashtėsinė tonė kulturore?

-         A ėshtė e rėndė qė ende pėr tė nxjerrė njė dėshmi nga e kaluara na duhet tė shėrbehemi me burimet gojore?

 

     Burimet gojore nuk janė burime tė besueshme pėr historiografinė dhe nė njė kohė si kjo e sotmja ato nuk mjaftojnė pėr tė shkruar historinė. Nė periudha tė ndryshme tė historisė, kronikanėve e historianėve tė ndryshėm iu ėshtė dashur tė mbėshteten nė burime gojore pėr shkak se shkrimet dhe dėshmitė faktike kanė munguar.


     Shumė herė pėr kėtė jemi justifikuar se pushtuesit e shumtė qė kanė kaluar nė vendin tonė krahas synimit pėr tė na zhdukur si popull na i kanė zhdukur edhe dokumentet e arkivat, na i kanė rrėnuar objektet, na i kanė asgjėsuar bibliotekat etj., me qėllimin qė tė na shlyejnė historinė.

 

-         Por sot, sot qė po e bėjmė shtetin, qė po e ndėrtojmė tė tashmen dhe tė ardhmen tonė, kush po na pengon sot ta ruajmė historinė tonė?

 

-         Kujt po i konvenon sot ta mohojė historinė tonė?

 

     Rrėnimi i objekteve me vlerė historike, qė dėshmojnė pėr njė histori pak mė tė vjetėr se kjo e para njėzet viteve, sikur ėshtė bėrė modė nė qytetet tona. Ēkado qė nuk thotė gjė pėr luftėn e fundit, apo pėr rezistencėn paqėsore qė ka filluar nė vitin 1989, thua se duhet patjetėr tė rrėnohet dhe tė asgjėsohet se si e tillė na kujton njė tė kaluar tė palavdishme.

 
     E lavdishme ose e palavdishme, historia ėshtė histori dhe si ajo e kohės sė Turqisė, Austro-Hungarisė, Bullgarisė, Serbisė, fashizmit e komunizmit, janė periudha historike tė cilat e kanė vulėn e kohės dhe e shėnojnė sakrificėn e popullit dhe prandaj qė tė gjitha janė tė pranueshme pėr historinė. Qė tė gjitha janė shtresa tė tė kaluarės sonė, ndodhja e tė cilave na ka sjellė kėtu ku jemi sot. Rrėnohen objektet publike me arkitekturė tė papėrsėritshme, vlera e tė cilave ėshtė shumė domethėnėse pėr historinė dhe pėr shoqėrinė, rrėnohen shtėpitė private me stil tė vjetėr si dhe ato tė figurave tė rėndėsishme historike pa as mė tė voglėn keqardhje se po humbim shumė gjurmė tė sė kaluarės sonė, rrėnohen pllakat pėrkujtimore dhe as mė tė voglėn frikė se do tė na ndėshkojė dikush nė tė tashmen apo se do tė na gjykojė historia nė tė ardhmen.

 
     Para nesh ishin prindėrit tanė, para tyre ishin gjyshėrit e stėrgjyshėrit tanė, tė cilėt punuan ose jo nė tė mirė tė koncepteve e ideve qė mbizotėrojnė sot nė shoqėrinė tonė, por ata kanė zėnė vend nė histori dhe na pėlqyen ose s’na pėlqyen, ata i ka regjistruar historia. Kjo qė po bėjmė ne sot, duke synuar tė zhdukim gjurmė, herė me qėllim e shumė herė edhe pa qėllim, ėshtė e pafalshme.

 
     Vargut tė gabimeve tė ēdoditshme qė po bėjmė duke rrėnuar monumentet e vjetra qė na rrethojnė, e indinjuar thellė me gabimin qė ende shpresoj se ka vend pėr korrigjim, pra mosrrėnimi por restaurimi i objektit tė vjetėr tė “Unionit” nė Prishtinė, po ia shtoj edhe njė tė vėrtetė tė cilėn e kuptova sė fundi. Nė qytetin e Gjakovės, nė mesin e pazarit tė qytetit, pra tregut, njė hapėsire me formė dhe arkitekturė shumė praktike pėr furnizimin e qytetarėve me produkte ushqimore, gjendej njė monument simbolik me njė pllakė pėrkujtimore qė dokumentonte vendin ku ishte varur nga fashistėt nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, partizanja e moshės sė mitur Ganimete Tėrbeshi.

 
      Ndonėse vendi pėr kėtė pllakė ishte shumė i papėrshtatshėm, nė mesin e pazarit, ai e kishte vlerėn e vet historike e dokumentare se shėnonte mu vendin ku ishte varur ajo bashkė me disa tė rinj tė tjerė, pra nė mesin e pazarit tė qytetit, atėherė qė varja e tyre tė kishte efekte sa mė tmerruese tek tė tjerėt qė do tė provonin tė bėnin si ata, tė kundėrshtonin fashistėt gjermanė.

     Vajza e re gjashtėmbėdhjetė vjeēare, flokėzezė me gėrsheta, sė cilės gjermanėt ia kishin vrarė (apo masakruar) vėllain Abedinin ditė mė parė, ishte ndėr figurat e qėndresės partizane pėr tė cilėt mėsonim ne nė shkollat tona publike ku mėsohej historia kundėr fashizmit si njė e kaluar e lavdishme e popullit. Ende mė kujtohen disa vargje tė njė poezie qė mėsonim pėr ta: Hidhet Ganimetja nė trup tė Abedinit /“Kėshtu vlla tė kanė prishur thikat e katilit?” (dhe mė poshtė) Mos mujt’ motra jote me ta nxjerrur gjakun / Partizanėt trima do t’a marrin hakun, si dhe vargu i njė kėnge popullore: “Ganimet, moj krenaria jonė”.

 
     Historia e kėtyre dy tė miturve tė cilėt pas vetes kishin lėnė tė vetme nėnėn dhe hallėn, ishte shumė tragjike dhe ishte pjesė e fėmijėrisė sė shkollarėve tė brezit tim. Mituria e tyre, pafajsia dhe sakrifica na krijonin keqardhje dhe krenari njėkohėsisht, se ata aq tė rinj ia kishin kthyer pushkėn pushtuesit, madje edhe nė momentet e vrasjes kishin qėndruar tė papėrkulur.

 
     Ata ishin tė rinj qė paskan pasė pėrqafuar njė ideologji pėr tė cilėt janė sakrifikuar. Sakrifica e tyre ėshtė konsideruar e lavdishme derisa ka qenė nė fuqi ideologjia e tyre dhe pllaka pėrkujtimore e vendosur nė mesin e tregut tė qytetit na e pėrkujtonte lavdinė e tyre duke mos na lėnė t’i harrojmė. Mirėpo, tani qė konceptet pėr ndėrtimin e shtetit kanė ndryshuar, pllaka pėrkujtimore nuk gjendet mė nė atė vend. Sot, nėse nuk shėnon mė njė ideologji aktuale shėnon historinė e sakrificės sė tė rinjve nė njė periudhė tė historisė sonė dhe largimi e asgjėsimi i atij monumenti tregon pėr mohimin dhe shlyerjen e dėshmive pėr njė kaluar historike, tregon mohimin e sė kaluarės sonė, mohimin e vetes sonė.

 
     Largimi kėsaj dėshmie nga pazari i qytetit ėshtė vetėm njė rast me tė cilin dua tė shpreh nė mėnyrė simbolike dukurinė e rrėnimit, zhdukjes dhe mohimit tė sė kaluarės sonė. Me siguri qė nė Prishtinė dhe nė tėrė Kosovėn ka raste tė tilla me dhjetėra e qindra, me rrėnimin e tė cilave, herė nė emėr tė njė kundėrideologjie e herė nė emėr tė njė qėllimi praktik, e fshijmė historinė tonė dhe s’na mbetet gjė pėr t’u treguar brezave qė vijnė.

 
     Kjo tregon se ne nuk kemi njė vetėdije pėr historinė tonė dhe duke na munguar kjo vetėdije ne nuk kemi mundėsi as edhe tė ndėrtojmė njė vetėdije pėr tė ardhmen tonė, prandaj nuk ėshtė e rastit qė edhe tė tashmen e kemi nė kėtė gjendje, pasiqė duke mohuar tė kaluarėn nuk i kemi dhėnė rast vetes tė shohim gabimet tona dhe tė korrigjohemi e tė krijojmė vlera, prandaj sot vuajmė nga mungesa e vlerave dhe e traditės nė shumė fusha tė jetės sonė tė pėrditshme. Duke e mohuar tė kaluarėn jemi tė dėnuar tė vuajmė nė tė tashmen dhe tė jemi nė mosbesim pėr tė ardhmen.

 
     Ganimetes sė gjorė, qė ka shpresuar se hakun e tė vėllait do t’ia marrin shokėt partizanė, nuk i ka shkuar mendja qė jo mė larg se bijve tė tyre, do t’u pengojė edhe kujtimi pėr ta dhe do tė zhdukin edhe mė tė voglėn gjurmė qė ka shėnuar sakrificėn e tyre.

 

·       Autorja ėshtė studiuese e folklorit Instituti Albanologjik-Prishtinė.