|
Shoqata e tė Burgosurve Politikė e Kosovės Jo
agresionit elektoral tė Serbisė nė Kosovė ·
SHBPK i kupton si tė drejta dhe tė natyrshme format e ndryshme tė
reagimeve dhe protestave kundėr agresionit zgjedhor tė Beogradit nė Kosovė.
Shoqata solidarizohet me protestėn e iniciuar nga lėvizja Vetvendosje dhe
shpreh besimin se ajo do tė jetė reagim i fuqishėm, por i qetė, i
pjekur dhe demokratik. Shkruan: Hydajet HYSENI Prishtinė, 09. 05. 2008 Shoqata e Ish tė Burgosurve
Politikė ka tėrhequr me kohe dhe mė se njė herė vėrejtjen pėr pasojat e
rrezikshme qė mbartte nė vete politika e tėrheqjeve dhe koncesioneve tė
njėpasnjėshme ndaj strategjive obstruksioniste e revanshiste tė Beogradit, qė
ndiqte nė vijimėsi prania ndėrkombėtare nė Kosove e madje edhe qarqe nė
udhėheqjen kosovare, politikė kjo qė erdhi dhe u mishėruar e u ngurtėsua nė tė
ashtuquajturėn dokument i Ahtisarit, nė tė ashtuquajturėn pako e ligjeve tė
Ahtisarit e madje edhe nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Ajo qė po
ndodh tani me zgjedhjet e Serbisė nė Kosovėn e shpallur dhe pjesėrisht tė
njohur shtet i pavarur e sovran, dėshmon se, pėr fat tė keq, ky parashikim i
Shoqatės (dhe jo vetėm asaj) po dėshmohet katėrēipėrisht dhe nė mėnyrė
alarmuese, siē po dėshmon sa e gabuar dhe me rreziqe mund tė jetė qasja
injoruese e nėnvleftėsuese ndaj revanshizmit serbomadh, prirja pėr ndarjen e
tij nė demokratike e radikale ose prirja pėr trajtim tė ndryshėm tė
pretendimeve tė tij pėr zgjedhje lokale nga ato qendrore serbe(!?). Kosova
dhe shteti i saj i saposhpallur po i ekspozohet pos tjerash edhe njė
agresioni tejet tė rrezikshėm politikoelektoral, me pasoja tė rėnda
imediate e me rreziqe pasojash edhe mė tė rėnda afatgjata politike e
shoqėrore. Kreu revanshist i Beogradit jo vetėm qe nuk njeh realitetin e ri
nė Kosovėn e pavarur, por duke shfrytėzuar amullinė e krijuar, apatinė dhe
letargjinė e politikave kosovare dhe atyre ndėrkombėtare karshi Kosovės,
ėshtė hedhur nė ofensivė tė ethshme politike, diplomatike, obstruktive,
diversive e subversive. Tashmė nuk ka asnjė dyshim se Beogradi zyrtar dhe
kuazi opozitar jo vetėm nuk duan normalitetin paqen dhe pajtimin nė Kosovė e
mė gjerė, por pėrkundrazi pėrpiqen qoftė edhe me ndėrhyrje e provokime tė
tilla brutalet tė ndėrlikojnė, tė bllokojnė dhe diskreditojnė mė
tej realitetin e ri kosovar dhe angazhimin ndėrkombėtar paqekrijues e paqeruajtės,
me synim qė nė kėtė mėnyrė tė lehtėsojnė realizimin e skenarėve pėr
rivendosjen e raporteve tė sundimit e dominimit ose nė pamundėsi tė kėsaj
edhe pėr copėzimin e Kosovės dhe territorit tė saj. Ekskosovarizimi rrezikon serbėt kosovarė Shoqata e Ish tė Burgosurve Poltikė e
Kosovės kundėrshton me forcė revanin e ri pseudoelektoral hegjemonist tė
Beogradit jo vetėm pse ai ėshtė kundėr Rezolutės 1244, vendimeve tė qendrave
ndėrkombėtare tė vendosjes si dhe dokumenteve universale ndėrkombėtare, jo
vetėm pse ai ėshtė drejtuar dhe projektuar si sulm i drejtpėrdrejt kundėr
lirisė, pavarėsisė sė shumicės shqiptare nė Kosovė, jo vetėm se drejtohet
kundėr paqes, pajtimit dhe prosperitetit nė Kosovė, por madje edhe sepse kėto
zgjedhje, qė ne mėnyrė demagogjike justifikohen si nevojė dhe interes i
serbėve tė Kosovės, nė tė vėrtetė janė nė kundėrti edhe me vetė kushtetutėn
dhe ligjet e Serbisė dhe si tė tilla, duke qenė tė paligjshme,
antidemokratike dhe luftėnxitėse ato jo vetėm nuk ndihmojnė por pėrkundrazi
rrezikojnė seriozisht pikėrisht dhe posaēėrisht pozitėn e komunitetit serb nė
Kosovė dhe perspektivėn e tyre tė vėrtetė demokratike, paqėsore e evropiane. Pėr mė tepėr duke ndjekur e imponuar
qasje krejt tė ndryshme ndaj komunitetit shqiptar nė Preshevė, Bujanoc e
Medvexhė, i cili ėshtė dhe nuk mund tė mos trajtohet si faktor ekuivalent me
komunitetin serb nė Kosovė, kreu politik i Beogradit rrezikon paqen dhe
stabilitetin nė regjion. Standardet e dyfishta janė dyfish tė rrezikshme. Krerėt e Beogradit u imponojnė serbėve
tė Kosovės zgjedhje qė sigurisht nuk sjellin zgjidhje por sherre tė reja.
Duke u futur kontrabandė nė njė sistem tė huaj m tė njė vendi fqinj, serbėt e
Kosovės detyrohen tė votojnė edhe njė herė pėr forcat ultranacionaliste
serbomėdha qė u kanė shkaktuar edhe vetė atyre aq shumė dėme e pasoja dhe
njėkohėsisht votojnė sėrish kundėr lirisė dhe tė ardhmes sė lirė e tė pavarur
tė Kosovės qė ėshtė poashtu edhe vendi i tyre. Rrjedhimisht, nė kėtė mėnyrė
serbėt e Kosovės detyrohen tė votojnė kundėr vetė perspektivės sė tyre tė
lirė, paqėsore, e evropiane. Duke i instrumentalizuar sėrish serbėt e Kosovės
nė aventurat hegjemoniste panserbe, duke i pėrdorur ata nė luftėn e tyre pėr
pushtet, dhe duke i duke i ekskosovarizuar e antikosovarizuar politikisht
ata, Beogradi ėshtė nė rrugė qė tė prodhojė edhe njė dramė tė re me epilog si
ai me serbėt e Kninit nė Kroaci. Apel pėr pjekuri e larpamėsi ShBPK fton serbėt e Kosovės qė tė mos
lejojnė tė bien sėrish nė grackėn e instrumentalizimit dhe manipulimit tė
qendrave politike militariste e pseudodemokrate tė Beogradit, tė cilat
asnjėherė nuk janė merakosur pėr fatin e vėrtetė dhe hallet vėrteta tė
serbėve kosovarė. Votėn e tyre demokratike serbėt e Kosovės duhet ta
shfrytėzojnė dhe funksionalizojnė nė interes tė sė ardhmes sė tyre nė
zgjedhjet e pėrbashkėta nė Kosovėn e pėrbashkėt tė pavarur e evropiane dhe nė
sistemin e saj demokratik zgjedhor. Shoqata fton praninė ndėrkombėtare nė
Kosovė dhe qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes qė tė shfrytėzojnė tė gjithė
influencėn e tyre dhe instrumentet e diplomacisė preventive qė tė
parandalojnė ringjalljen e atavizmave luftėnxitės nė Kosovė dhe regjion.
Pėrvoja e deritashme ka dėshmuar sa i rrezikshėm ėshtė tolerimi i aventurave
hegjemoniste panserbe, jo vetėm pėr popujt pėrreth, por edhe pėr vetė
popullin serb dhe perspektivėn e tij demokratike e evropiane. Pa kontestuar tė drejtėn e ligjshme tė
tė gjithė qytetarėve nė Kosovė pėr mendim tė lirė, pėr organizim dhe veprim
tė lirė politik, ish tė burgosurit politikė kundėrshtojnė subverzionin
elektoral serbomadh nė Kosovė. SHBPK i kupton si tė drejta dhe tė natyrshme
format e ndryshme tė reagimeve dhe protestave kundėr agresionit zgjedhor tė
Beogradit nė Kosovė. Shoqata solidarizohet me protestėn e iniciuar nga
lėvizja Vetvendosje dhe shpreh besimin se ajo do tė jetė reagim i fuqishėm,
por i qetė, i pjekur dhe demokratik. Me diversionin e tyre
politiko-zgjedhor, qarqet strategjike serbomėdha synojnė tollovitjen dhe destabilizimin
e Kosovės se re tė pavarur, qoftė edhe duke sakrifikuar serbėt e Kosovės dhe
interesat e tyre. Ėshtė detyrė e forcave demokratike e paqedashėse shqiptare,
serbe si edhe atyre ndėrkombėtare qė tė parandalojė skenarėt e revanshizmit
dhe rimilitarizimit tė Kosovės dhe Ballkanit. Shoqata fton ish tė burgosurit
politikė dhe tė gjithė qytetarėt, qė edhe nė situata tė tilla provokative tė
dėshmojnė maturinė, pjekurinė dhe largpamėsinė qė i karakterizon. Pėr Kryesinė e
Shoqatės Hydajet Hyseni,
Kryetar |