Fenomeni “Fazlliē”

 

SEKSERI FAZLLIĒ PĖR 3 VITE FITOI 50 MILIONĖ

DOLLARĖ NĖ SHQIPĖRI!

 

·       Damir Fazlliē ishte i angazhuar fuqimisht nė fushatėn elektorale tė 2005 nė ndihmė tė Partisė Demokratike, duke ndihmuar ndėr tė tjera nė mbledhjen e fondeve dhe nė ndėrmjetėsimin pėr konsulencė ndėrkombėtare.

·       Qeveria e favorizoi aq shumė sa qė ai brenda 3 vitesh deklaroi njė pasuri prej rreth 50 milionė dollarė tė fituara nė Shqipėri, ndėrkohė qė nuk i pagoi asnjė obligim tatimor shtetit shqiptar. Kėto favore i fitoi sepse ishte mik me njerėz tė pushtetshėm, si Berisha dhe Basha, madje vajzėn e tė parit me Argita Malltezi-Berisha e kishte pėrfaqėsuese ligjore tė kompanive tė tij fantome, ndėrsa kunatin e tė dytit administrator tė bizneseve tė tij.

 

Shkruan: Arben Muhameti - Prishtinė, 08. 12. 2008

__________________________

 

     Mjaftoi arrestimi dhe ndalimi nė Bosnjė i biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliē me akuzėn pėr shantazh financiar dhe evazion fiskal qė tė ngritėn tensionet nė Tiranė! Opozita nė fakt qysh nė vitin 2005 ka pėrmendur lidhjet e Berishės me serbo-boshnjakun, mirėpo nė atė kohė akuzat e opozitės nuk gjetėn jehonė edhe aq tė madhe.

 

 

Flet Damir Fazlliē: Berisha miku im

 

Fazlliē pėr 3 vite fitoi 50 milionė dollarė nė Shqipėri!

 

     Ndėrsa tani, kur Shqipėria po hyn nė vitin elektoral arrestimi nė Bosnje ishte njė pretekst i mjaftueshėm pėr tė shprehur gjithė ato qė dinin mediat dhe opozita nė lidhje me fenomenin “Fazlliē”. Dhe doli se ēėshtja nuk ėshtė edhe aq e thjeshtė por ndėrlidhet me shumicėn e ngjarjeve korruptive dhe skandaloze qė kanė ndodhur nė Shqipėri kėto vitet e fundit. Damir Fazlliē ishte i angazhuar fuqimisht nė fushatėn elektorale tė 2005 nė ndihmė tė Partisė Demokratike, duke ndihmuar ndėr tė tjera nė mbledhjen e fondeve dhe nė ndėrmjetėsimin pėr konsulencė ndėrkombėtare.

 

     Pak muaj pas marrjes se pushtetit nga PD, ai krijoi brenda 3 ditėsh 5 kompani, qė nė fakt asnjėherė nuk ushtruan veprimtari ekonomike, por u shfrytėzuan pėr pastrimin e parave dhe gėlltitjen e fondeve publike, duke marrė tenderė tė vlefshėm dhjetėra milionė dollarė pėr furnizim me rrymė tė vendit me prokurim tė drejtpėrdrejtė, duke shkelur tė gjitha kriteret ligjore dhe duke i dhėnė tenderėt pikėrisht kėtij, pavarėsisht se pėrveē tjerash ofronte njė ēmim 30 pėr qind me tė shtrenjtė se ēmimi i tregut. Fitoi tenderė poashtu tepėr tė vlefshėm si ndėrmjetėsues i njė serė kompanish serbe dhe tė huaja nė punimet e autostradės Durrės - Morinė. Pastaj bleu disa hektarė tokė me ēmim shumė tė volitshėm nė Porto-Romano, dhe befas vlera e truallit tė tij u rrit pėr 50 herė, sepse Qeveria vendosi qė pikėrisht aty tė jepte lejen dhe tė investonte pėr njė Termocentral duke i blerė tokėn Fazlliqit.

·       VOA: Fatos Lubonja analizon ēėshtjen Fazlliē

 

     Shtrohet pyetja nė kushte normale sa do tė ishte probabiliteti qė tė ndodh njė gjė e tillė? Pra, qė aty ku ti blen pronė si me ngut me ēmim shumė tė lirė dhe me njė pozicion aspak strategjik, qeveria tė vendos tė investojė disa qindra milionė. Kjo i mundėsohej vetėm atij, sepse ai paraprakisht kishte informacionin nga qarqe tė larta se duhej te blinte aty, qė ata ti blinin atij ato prona me ēmim astronomik. Qeveria e favorizoi aq shumė sa qė ai brenda 3 vitesh deklaroi njė pasuri prej rreth 50 milionė dollarė tė fituara nė Shqipėri, ndėrkohė qė nuk i pagoi asnjė obligim tatimor shtetit shqiptar. Kėto favore i fitoi sepse ishte mik me njerėz tė pushtetshėm, si Berisha dhe Basha, madje vajzėn e tė parit me Argita Malltezi-Berisha e kishte pėrfaqėsuese ligjore tė kompanive tė tij fantome, ndėrsa kunatin e tė dytit administrator tė bizneseve tė tij.

                     

·       Ortakja e Argitės, Flutura Kola, pagoi 1,75 milionė euro nga Qipro pėr Damir Fazlliē

·       Video: Lobi serb pushton Shqiperine

 

     Nuk ėshtė problem nėse njė biznesmen, qoftė ai edhe serb tė ushtrojė veprimtari biznesore nė njė vend, por kur njė qeveri e favorizon duke i ofruar privilegje duke e shkelur ligjin, duke i ofruar tenderė me ēmime astronomike, pa asnjė kriter, duke i dhėnė mundėsi tė panumėrta pėr tu pasuruar, ndėrkohė qė ai del se nuk ka paguar asnjė qindarkė nė tatimet shqiptare, atėherė ėshtė e natyrshme qė tė trajtohet me thellė ky fenomen. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ka marrė pėrmasa politike tė paparashikuara. Evoluimi i kėsaj historie ka nxjerrė emra zyrtaresh, emra familjarėsh tė zyrtareve tė lartė dhe Kryeministrit. Doli ajo thėnia popullore “nga ferra e vogėl, del lepuri i madh”.

 

     Ajo qė ėshtė vėrtetė shqetėsuese, nuk ėshtė as miqėsia e Fazlliē me Kryeministrin, as mėnyra se si ai fitoi miliona nga kjo miqėsi, por ndikimi i tij real nė politika tė rėndėsishme tė njė shteti demokratik. Mediat fiksuan nė njė tavolinė pune nė Qeveri pamjet kur Berisha shfaqet nė krah me Fazlliē, apo pamjet komprometuese qė dolėn nė ndėrkohė kur Fazlliē merr pjesė nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare ku shihet qartė qė ministra e gjeneralė raportojnė para tij. Ēfarė kėrkon ai aty, cili ėshtė statusi i tij, kur ėshtė e precizuar qartė nė ligj se kush mund tė merr pjesė nė mbledhjet e  Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare. Pra ēėshtja ėshtė shumė mė e rėndė se ē’mund tė paramendohet, serbo-boshnjaku ėshtė njeriu i fuqishėm qė kontrollon njė qeveri, qė ka kapur figura tė rėndėsishme tė shtetit, qė kontrollon dhe paraprin procese nga mė tė rėndėsishmit. Kjo ėshtė mė shumė se njė skandal, kėto mund tė jenė probleme aq tė mėdha sa qė ėshtė vėshtirė tė rikuperohen pėr njė kohė tė gjatė. Nėse ndalemi pak nė retrospektivė do te na kujtohen vitet 1994 - 95 gjatė mandatit tė parė tė PD-sė, kur Berisha e furnizoi me naftė dhe armė shtetin serb, nė kohen qė ishte nėn sanksione tė OKB-sė, sepse luftonte nė Bosnje.

 

Situatė e paprecedentė nė praktikėn politike dhe

 parlamentare tė Shqipėrisė

 

     Pas kėtyre fakteve Berisha doli dhe tha “Ai ėshtė miku im”, duke e mbrojtur me shumė entuziazėm nė shumė seanca parlamentare, e duke lėshuar nė veprim tė gjithė mekanizmat qeveritare e mediat e afėrme me tė, pėr tė mbrojtur mikun e tij me njė background aspak tė pėlqyeshėm. Ē’ėshtė gjithė kjo nervozė dhe kėmbėngulje e tij nė mbrojtje tė mikut tė tij tė ēuditshėm, i pėrfshirė nė shumė afera korruptive nė vendet e rajonit dhe mė gjerė, kontrabandist, madje i akuzuar nga drejtėsia si njėri nga tė dyshuarit nė vrasjen e Gjingjiqit, si trafikant dhe nip i Jovica Stanishiqit , ish shef i shėrbimit sekret serb (1990-1998) i ndodhur nė Hagė si i akuzuar pėr krime lufte nė Bosnjė e Kosovė. Kėrkesės sė opozitės nė parlament pėr sqarime, Kryeministri u pėrgjigj me kėrcėnim, se “s’keni punė me te, ai ėshtė miku im, do tu a sjell edhe nė parlament po deshėt”. Vetėm pak ditė pasi u riaktualizua ēėshtja Fazlliē, ai erdhi nė Tiranė me njė avion privat, dha njė intervistė pėr njėrin nga televizionet kombėtare tė afėrme me qeverinė dhe iku nėn pėrcjelljen e policisė, pa iu pėrgjigjur ftesės sė Prokurorisė pėr sqarime.

 

     Kjo shkaktoi edhe njė pėrplasje tė fortė nė mes tė institucioneve. Sepse Prokuroria e Pėrgjithshme kėrkoi ndalimin nė aeroport tė Fazlliē, ndėrkohė qė organet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nuk iu bindėn urdhėrit tė prokurorisė, ēka tregoi edhe njėherė pėr brishtėsinė e institucioneve kryesore tė vendit. Me kėtė nė njė farė forme u vėrtetua se i gjithė sistemi shtetėror doli nė mbrojtje tė biznesmenit sekser. Kjo shtyu tė reagojė ashpėr edhe Departamenti amerikan i shtetit dhe ambasada amerikane nė Shqipėri duke dalė fuqishėm nė mbrojtje tė Prokurores sė Pėrgjithshme, e cila ishte propozuar dhe mbėshtetur po nga kjo mazhorancė e cila tani po e kryqėzon. Berisha shumė herė ka dėshmuar se nuk mund tė bashkėjetojė me institucione tė pavarura kushtetuese, ai tenton ti futė nėn tutelėn e tij tė gjitha mekanizmat e pushtetit tė pavarur. Pasi pa se pozicioni i tij ėshtė shumė i diskutueshėm dhe i kompromentuar dhe Prokuroria e pėrgjithshme e kishte seriozisht, kur morri vendimin pėr sekuestrimin e pronave dhe nisjen zyrtare tė hetimeve, Berisha kėrcėnoi Prokurorinė se do tė ngrinte njė komision Parlamentar pėr hetimin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, ndėrkohė qė pėr “Ēėshtjen Fazlliē” kėrkoi hetim ndėrkombėtar. Pra, ndodhi njė situatė e paprecedentė, nė praktikėn politike dhe parlamentare tė Shqipėrisė, qė nė fakt ishte njė iniciativė antiligjore e Kryeministrit!

 

Dėmi dhe pasojat e kėtij skandali tė parikuperueshme

pėr Berishėn

 

     Nga faktet dhe argumentet qė tani i kemi tė njohura rezulton se “Fenomeni Fazlliē” ėshtė mė tepėr se njė skandal qeveritar, me tepėr se njė pėrplasje pozitė – opozitė dhe me tepėr se puna e njė njeriu qė fiton nė mėnyrė tė pandershme nė Shqipėri. Ai ėshtė njeri qė vendos pėr punė me interes strategjik pėr vendin, qė furnizohet me informacione tepėr sekrete, qė ka qasje nė tė gjitha institucionet qeveritare, qė ngarkon dhe shkarkon ministra. Nga disa burime del se ai kishte rol vendimtar nė largimin e ish-ministrit tė punėve tė jashtme Besnik Mustafaj, duke lobuar qė nė vend tė tij tė emėrojė mikun e tij Lulzim Basha, ministėr i paimunitet i transporteve, i cili po hetohet nga prokuroria pėr keqpėrdorimin e dhjetėra milionave euro nė ndėrtimin e autostradės Durrės-Morinė.

     Nėse njė njeri qė nuk gėzon asnjė pushtet politik ka aq fuqi qė tė shkarkojė dhe tė emėrojė ministra nė njė vend demokratik, atėherė qeveria shqiptare ėshtė qeveri e kapur, njerėzit qė jetojnė nė atė shtet janė tė rrezikuar nė ēdo moment pėr sigurinė dhe perspektivėn e tyre. Ėshtė e drejtė qė kjo ēėshtje dhe tragjedia e Gėrdecit tė mos ndahen sepse ka mė tepėr se njė arsye tė forte dhe lidhje kauzale qė vėrteton se tė njėjtit akterė kanė dorė nė Gėrdec, dhe Gėrdeci ishte shpėrthimi qė nxori nė shesh njerėz dhe afera korruptive tė paimagjinueshme.

 

·       Video: Shpėrthimet nė Gėrdec

 

     Gjatė mocionit pėr debat qė inicioi opozita nė Parlament me 3 nėntor, Berisha pasi kishte konsumuar ditė tė tėra nė mbrojtje tė “mikut tė tij”, pasi kishte sulmuar prokurorinė qė po i prishte “terezinė” biznesmenit, kishte sulmuar opozitėn dhe mediat e lira, i gjetur nė njė kurth tė madh dhe nėn njė presion dhe survejim ndėrkombėtar, atė ditė nuk pėrmendi nė asnjė fjalė tė vetme Fazlliēin, por (keq)pėrdori rastin qė nė njė fjalim tepėr tė gjatė tė theksojė gjithė sukseset qė kishte arritur qeveria e tij, dhe natyrisht tė sulmojė opozitėn. Pavarėsisht kėsaj, dėmi dhe pasojat e kėtij skandali pėr Berishėn do tė jenė vėshtirė tė rikuperueshme. Tragjedia e Gėrdecit dhe “Ēėshtja Fazlliē” do tė jenė jo vetėm njollat e zeza por do tė jenė dy ndėr shumė faktorėt qė do tė shkaktojnė humbjen e tė djathtės nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009.

                            

·       Autori ka kryer studimet master nė drejtimin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare.

 

( Lidhjet ilustruese janė siguruar nga moderatori i pashtriku.org )