Krijimtaria artistike e Ibrahim Skėnderit

NJĖ PJESĖ TEATRALE PĖR AGUN E DITĖS SĖ MADHE

Shkruan: Besim R CENGU - Tiranė, 20. 04. 2010

     Po avitet viti i njėmbėdhjetė i kohės kur po agonte Dita e Madhe dhe ēdo vit qė kalon po shohim me sytė tonė qartė e mė qartė se ajo periudhė nė ndėrgjegjen tonė kombėtare do tė mbesė si koha mė e ndritshme e shpirtit tonė kolektiv. Nė ato ditė tė trazuara, sa tė zymta aq edhe tė trishtuara, sa tė ftohta e tė lagėshta, aq edhe me rrėke lotėsh e gjaku, nuk ka shkonte mendja se sa ditė tė shenjta ishin, sa tė rėndėsishme pėr jetėn tonė, pėr jetėn e fėmijėve... Tani po e kuptojmė se Shqipėria jonė e shtrenjtė atėherė po rilindte, po rilindte pas shumė pėrpjekjesh, pas shumė luftėrash, pas shumė nėpėrkėmbjesh prej fqinjėve e fuqive tė mėdha, pas shumė shpenzim forcash njerėzore e mendjesh intelektuale, gjaku e djerse. Sa e sa ėndėrra gjyshėrish mbetėn pėrgjysėm! Sa e sa britma tė mbytura nė pellgun e gjakut shqiptuan: Rroftė Shqip..., O burra mbi ta..., Amanet trojet e ba... Dhe sytė gjysėm tė ēelur u mbetėn baballarėve tanė pse nuk arritėn tė realizonin ėndėrrėn e madhe, aspiratėn shekullore tė brezave qė ishte njė Shqipėri, njė truall dhe pa hasmin si kularin e vdekjes nė qafė.

     Sa mė shumė qė t’i largohesh njė mali, aq mė shumė vihet nė dok madhėshtia e tij. Po kėshtu ndodh edhe me ngjarjet e mėdha tė historisė, sa mė shumė vite kalojnė, aq mė shumė vėren rėndėsinė e tyre. Kur kjo ndodh me njė ngjarje si ajo e para njėmbėdhjetė viteve, kur po avitej Agu i Madh, sigurisht qė pėrmasat janė tė pamata, rėndėsia ėshtė epokale, kontributi i atyre qė u qėlloi rasti fatlum ta realizonin ėshtė i jashtėzakonshėm. Lum ata qė e bėnė, por edhe lum ata qė e pėrjetuan kėtė epokė! Historia na e dha ne ta shijojmė kėtė shans, ashtu sikurse ia dha kėtė shans autorit Ibrahim Skėnderi ta pėrjetojė nė njė vepėr artistike “specifike” me titullin “Klasa e Lirisė”. ( Lexoni kėtu: Kush ėshtė Ibrahim Skėnderi - Sh.B)

     Them “specifike” se kur po bėja njė vlerėsim para njė viti pėr dramėn e regjisorit tė njohur Bilbil Hereni “Krushqit e lirisė” me temė tė marrė nga Agu i Ditės sė Madhe, vura nė dukje se kjo vepėr ishte e para e kėtij zhanri qė ishte shkruar deri nė kėtė kohė dhe shtrova nevojėn pėr t’u shkruar krahas gjinive tė tjera letrare edhe gjini tė kėsaj natyre. Jo vetėm kaq, por shtrova domosdonė e vėnies nė skenė tė tyre pėr tė qenė mė pranė atij realiteti qė pėr dhjetėvjeēarėt ėshtė pjesė e historisė, pėr tė pasqyruar autenticitetin e pėrpjekjeve, mundit e gjakut qė djemtė e vajzat tona dhanė pėr Agun e Ditės sė madhe.

*  *  *

     Pjesa teatrale pėr fėmijė dhe tė rinj “Klasa e Lirisė” e poetit, prozatorit e piktorit tė njohur Ibrahim Skėnderi, mbush dukshėm “boshllėkun” e krijimeve artistike nė kėtė zhanėr. Kur lexuesi, (fėmijė, i ri apo i rritur qoftė) e pėrfundon faqen e fundit tė kėsaj pjese teatrale, duket sikur ka kėputur njė pjesė tė realitetit tė asaj kohe, ashtu siē ishte nė tė vėrtetė.

     Kėtė realitet e bėn mė tė prekshėm se autori nė vepėr ka vėnė personazhe realė, pershonazhe tė cilėt i njohim konkretisht, u njohim rolin e tyre, heroizmin, pėrkushtimin, rolin qė kanė patur deri nė dhurimin e jetės sė tyre si peng pėr tė sjellė Agun e Madh qė e shijojmė sot jo vetėm nė Opojė, jo vetėm nė Prizren, jo vetėm nė Prishtinė...por edhe nė Tetovė, edhe nė Tiranė, edhe nė Gjirokastėr, edhe nė Shkodėr, edhe nė Ulqin, edhe nė... Atyre sikur u ndjejmė frymėn nė vepėr, jehonėn e tyre, frymėzimin, heroizmin...

     Kjo teknikė shkrimi e bėn veprėn jo vetėm thellėsisht realiste, por edhe e detyron autorin tė futet thellė nė psikologjinė e personazheve pėrmes penelatave emocionante. Fjalėt e kursyera e njėherit tė zgjedhura e bėjnė kėtė pjesė teatrale sintetike pėr nga organizimi dhe shprehėse e qartė e ideve qė autori do tė pėrcjellė tek lexuesi.

     Te gjithė personazhet janė heroj, pėrkushtues, luftėtarė... Pėr ta sjellė mė pranė realitetin autori flet edhe me emrat e personazheve. Mėsues ATDHEU, Mėsuese LIRIA, Liridoni, Kushtrimi, Fitorja, Albani, Agroni, Fitimi, Iliri, Trimi, Rinori... Vetėm parada e kėtyre personazheve qė lėvrijnė nė vepėr pėrbėjnė njė domethėnie tė madhe. Gjithė kėta emra pėrcjellin njė mesazh universal tek lexuesit: mesazhin se pa liri jeta e njeriut nuk ekziston. Komandant Petriti, Ilir Batjari, Trim Krasniqi, Alban Xhehairi, Jeton Ēengaj, Saimir Emini, Fitim Sulejmani etj janė personazhe realė qė pa liri, jeta e tyre nuk kishte kuptim.

     Dėshmori i Atdheut, Agim Shala, kur u nis nė luftė nėnės sė vet i tha kėtė fjalė: “Loke e dashur, unė ndoshta vritem, por njė gjė e di me siguri se do tė sjell lirinė pėr ata qė do tė jetojnė”. Mesazh qė pėrcillet nga kjo thėnie e dėshmorit ėshtė e qartė, mesazh i cili fund e majė ėshtė i pranishėm nė pjesėn teatrale “Klasa e Lirisė” e autorit tė njohur Ibrahim Skėnderi. Besa, Kushtrimi dhe Liridoni janė ata qė do ta gėzojnė lirinė qė aspiroi Remzi Ademaj, Agim Shala, Ilmi Batjari e tė gjithė dėshmorėt e tjerė tė lirisė.

     Pėr lirinė, jetėn, atdheun nuk ka konflikt brezash, por ka amenet qė duhet tė pėrcillet si stafetė. Pėrmes brezit tė ri nė kėtė pjesė teatrale autori paraqet vazhdimėsinė e brezave, tė amaneteve tė tė rėnėve, por nga ana tjetėr ai pėrcjell idenė se puna duhet vazhduar se kemi akoma pėr tė bėrė.  Agu ėshtė vetėm fillimi i ditės, e dita ka plot punė tė tjera tė mėdha qė duhet tė bėhen nga brezat e ardhshėm.

     Adem Jashari, Agim Ramadani, Indrit Cara, Ismet Jashari - Kumanova, Luan Haradinaj, Xhevė Lladrovci, Remzi Ademaj... e kanė lėnė amanetin dhe amanetit duhet tė shkojė deri nė fund brezi qė jeton. Gėzimi i fėmijėve qė armiku u dorėzua dhe se liria erdhi nė pjesėn teatrale, njėkohėsisht ėshtė edhe betimi i tyre pėr tė vijuar edhe mė tej kėtė amanet.

     Klasa e Lirisė ėshtė vendi ku mblidhen tė gjithė, ku frymėzohen tė gjithė, ku trimėrohen tė gjithė, ėshtė si ajo toka qė kur Anteu e prek merr forcė e ngrihet. Ngjason si ai burimi ku tė gjithė shkojnė tė pijnė qė tė marrin jetė, tė marrin forcė pėr tė arritur ėndėrrėn e brezave, si ai qumėshti i zanave tė malit ku pinte dhe mirrte forcė e ripėrtėrihej kreshniku Gjeto Basho Muji. Kėtu takohen tė gjithė brezat, Mėsues e Profesorė me pėrvojė, djem e vajza energjikė qė janė pėrcaktuar nga historia pėr tė realizuar ėndėrrėn e madhe, fėmijė tė cilėt me plot kureshtje presin dritėn qė prindėrit, vėllezėrit e motrat do tė sjellin nė shpirtin e tyre.

     Pyetjes time retorike pėr miqtė e mi krijues se pse tė mos shkruhet edhe nė gjininė e dramės a pjesėve teatrale pėr njė ngjarje kaq tė madhe, m’i ėshtė pėrgjigjur mė sė miri krijuesi i njohur Ibrahim Skėnderi. Por qė tė marrė vlerat e vėrteta e tė plota kjo vepėr duhet tė vihet nė skenė dhe si tė vegjlit, si tė rinjtė, ashtu edhe tė rriturit kanė pėr tė parė atė copėzėn e realitet nė skenė dhe kanė pėr tė shijuar sado pak pėrjetime nga Agu i Ditės tonė tė Madhe...

________________________________________________________________________________________________

BESIM R. CENGU: PĖRMASAT E MBIJETESĖS