Nė pėrkujtim tė heroit Selman Kadria

                                                             

                    

KĖNGĖTARI QĖ HYRI NĖ KĖNGĖ SI HERO

 

Shkruan: Prof. Qerim Rexhaj -  Burim, mė 07. 12. 2010

 

 

     1.
     Nė varrezat e reja tė fshatit Cerrcė, aty buzė rruge, nė njė varr qė tė bie nė sy menjėherė, amshuar pushojnė eshtrat e Selman Kadrisė, trimit qė shtriu pėr tokė vojvodėn Miliē Kėrstiq, bajlozin serb, kryekriminelin ēetnik, shkaktarin e dhunės, vuajtjeve, dhembjeve e tragjedive tė padurueshme familjare dhe kombėtare nė fshatrat e Dukagjinit, tė Drenicės dhe mė gjerė. Nga bashllėku i kėtij varri, tė punuar bukur me gur mermeri, ngritur nė vitin 1941, nė kohėn e Shqipėrisė, me shkronja tė mėdha shtypi, me fjalė guri, porosit dhe flet me brezat ky epitaf kuptimplotė:

 

Ju shtegtarė qė kaloni

Pranė kėtij trimi ndaloni

Veprėn mos t'ia harroni

Bijve tuaj tua kujtoni

                              

                                    

Foto: Varri i Selman Kadrisė

 

 

     Mbi tė gjitha, me evokimin pėr veprėn e heroit dhe me amanetin lėnė brezave, ky epitaf varri ta pėrkujton veprėn heroike dhe muranėn e kreshnikut Gjergj Elez Alia tė ngritur nė kėngėn popullore legjendare sė bashku me epitafin e kėnduar nga goja e zogut tė verės:

 

Amanet, more shtegtari i malit!

N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkėn me e pushue.

N’kofsh tu kajtė ksajt, gjamėn pėr me e xanė!
Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e m’bjeshkė,
Kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
Kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
Kėrkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!

 

     Varri, i ngritur me kujdes nė trevjetorin e rėnies sė Selman Kadrisė, si dhe njė kėngė popullore, baladė historike, dėshmojnė pėr rėndėsinė shoqėrore dhe historike tė aktit heroik tė trimit, ashtu siē dėshmojnė pėr respektin e thellė qė me kėtė akt guximi trimi fitoi ndėr bashkėkohėsit. Ndonėse ky varr, pėr njė gjysmė shekulli, natė e ditė, do tė bėhet cak sulmi vandal i hienave serbijane, shpirtera tė ringjallur pashiqian tė dehur nga alkooli dhe shovinizmi antishqiptar, ndonėse kėnga pėr tė, pėr shkaqe tė njė natyre tjetėr, „morale dhe politike“, do tė arratiset nga Podguri dhe do tė zė vend nė odat e Drenicės, tė Rekės sė Keqe e gjetiu nė Kosovė, prapė se prapė, mu ky varr, sė bashku me kėngėn popullore, deri vonė, do tė mbesin tė vetmet shenja, tė vetmet gjurmė dhe i vetmi muze, qė me pėrkushtim kėmbėngulės, do ta ruajnė namin dhe emrin e Selman Kadrisė, do ta ruajnė vlerėn dhe kujtimin e veprės sė tij tė lartė.

 

     2.

     Pas Luftėrave Ballkanike, nė veēanti pas Luftės sė Parė Botėrore, Kosova dhe trevat tjera shqiptare qė mbeten jashtė kufijve tė shtetit amė edhe njė herė u vunė nė sprovėn e madhe tė historisė. Me nxitjen, me bekimin dhe me pėrkrahjen e Rusisė cariste dhe tė Fuqive tė Mėdha, nėn pretekstin e ndjekjes sė ushtrisė austro-hungareze, Serbia angazhoi gjithė potencialin e mundshėm ushtarak dhe diplomatik pėr tė gllabėruar Kosovėn dhe trevat tjera shqiptare, madje duke rrezikuar edhe vet qenien e Shqipėrisė Londineze.

     Me ripushtimin e Kosovės autoritetet e Beogradit fillimisht u pėrpoqėn tė bėjnė getoizimin e saj dhe nė esencė bėnė pėrpjekje pėr ta mbytur ēdo kundėrshtim, ēdo qėndresė, ēdo revoltė dhe ēdo pėrpjekje ēlirimtare nga ana e forcave atdhetare shqiptare. Nė anėn tjetėr, regjimi serb, shpejtoi qė t’i jetėsojė planet e mbetura pezull tė rikolonizimit qė kishin filluar qė mė 1912 e qė kishin vazhduar deri te fillimi i Luftės sė Parė Botėrore. Pas themelimit tė Mbretėrisė tė SKS-sė me 1918, kolonizimi i Kosovės konsiderohet si njėra ndėr detyrat mė prioritare, mė patriotike dhe mė tė ngutshme tė kėsaj Mbretėrie. Kolonizimi i filluar nė mėnyrė stihike qė nė vitin e parė tė okupimit tė Kosovės nė mėnyrė mė intensive u bė dy vitet e para tė pas Luftės se Parė Botėrore. Ky kolonizim, i njohur si Reforma Agrare, ishte drejtuar ekskluzivisht kundėr shpronėsimit tė banorėve shqiptarė dhe nė esencė barte planet mė ogurzeza pėr popullin e Kosovės.

     Ndonėse urdhėresa e qeverisė sė Beogradit e datės 27.02.1919 jepte shenjėn pėr njė reformė agrare, nė Kosovė, krahas kėsaj, filloi kolonizimi pėr ta serbizuar Kosovėn dhe trevat tjera etnike shqiptare. Mbėshtetur nė program, familjeve kolonizatore u ndahej sipėrfaqe e punueshme e tokės prej 5 deri nė 15 hektarė. Sipas burimeve arkivore serbe del se qeveria e Serbisė pėrmes Reformės Agrare ka arritur tė marr sipėrfaqe toke pėr kolonizim gjithsej 189.463 hektarė, ndėrsa deri me 31.12.1936 ka arritur t’ua shpėrndajė subjekteve agrare 175.003 hektarė. Nė kėtė rast duhet pėrmendur sė vetėm nė regjionin e Burimit (Istogut) dhe tė Pejės Reforma Agrare nga popullata vendėse mori 15.100,41 hektarė, pėrkatėsisht 16.001 hektarė tokė. Nė tokat e kolonizuara bėnin pjesė edhe ato sipėrfaqe tokėsore qė ishin prona tė luftėtarėve tė lėvizjes sė rezistencės (kaēakėve), tė cilėt me armė nė dorė e kishin kundėrshtuar pushtimin e Kosovės nga Serbia. Marrja e pronave luftėtarėve tė lirisė do tė vazhdojė deri mė 6 prill1941 kur Mbretėria e SKS-sė u pushtua nga Gjermania. Me kėtė rast duhet theksuar se rrymat kolonizuese qė vinin pėr t’u vendosur nė Kosovė ishin kryesisht serbė nga Hercegovina, Kroacia (Lika, Banija, Malet e Dalmacisė), Mali i Zi, Bosnja, Serbia (Kopaoniku, Toplica) dhe vende tė tjera tė Mretėrisė sė SKS-sė.

    Tė ndodhur pėrball kėtij invasioni kaq monstruoz nė mes shqiptarėve vendas dhe ardhėsve kolonė gjithnjė e mė shumė rritej fryma e mostolerancės. Nė kėtė periudhė kohore shqiptarėt vriteshin, burgoseshin, internoheshin por edhe dėboheshin me dhunė nga toka dhe atdheu i tyre. Pushtuesi kishte filluar tė digjte fshatra tė tėra pėr tė mbjellė tė popullata frymėn e defetizmit dhe tė mospėrspektivės pėr njė jetė normale nė Kosovė, me qėllim tė fundit qė tė arrihej objektivi i pastrimit tė Kosovės dhe trevave tjera shqiptare nga elementi shqiptar. Tė kėsaj kohe janė edhe shpėrnguljet e mėdha shqiptare nėpėr vende tė ndryshme, kryesisht nė Turqi, tė cilat nuk do tė kenė tė ndalur pėr njė periudhė tė gjatė kohore. Shqiptarėt, si popull shumicė, nė ēdo lėmė jetėsore u vunė pėrballė njė terrori tė pa shembull. Mbi ta u vėrsulėn ushtarėt, xhandarėt, bandat kriminele e plaēkitėse duke bėrė garė para pushtetit se kush po e terrorizonte kėtė popull mė shumė.

    Pėrballė kėtij terrori dhe gjenocidi tė pashembullt, patriotėt shqiptarė, tė penės dhe pushkės, ata qė, nė kohėra tė tjera, kishin ditur dhe kishin pasur guximin qė armėt t’ua kthejnė pushtuesve turq, malazez, serbė dhe bullgarė edhe kėtė herė shpresėn e fundit e kishin mbėshtetur te armėt e lirisė, sepse vetėm pėrmes zjarrit tė tyre, nė truallin e Kosovės martire, ata do ta bėnin pushtuesin t’i rrėshqiste toka nėn kėmbė. Njė rėndėsi tė madhe nė kėtė periudhė kohore, nė Podgur dhe nė trevat tjera shqiptare, pati themelimi i Komitetit „Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”, i cili nė pėrbėrje tė vet kishte rreshtuar atdhetarė, veprimtarė dhe intelektualė me nam nga tė gjitha trevat shqiptare. Kjo organizatė politike e ushtarake, pėrmes degėve dhe nėndegėve tė saj, nė Kosovė e gjetiu, pėr njė periudhė kohore, me njė vetėmohim tė rrallė, ndezi flakadanin e lirisė pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar te tė gjitha trojeve shqiptare. Emrat e atdhetarėve Bajram Curri, Azem Galica, Sadik Rama, Beqir Rexha, Nak Berisha, Ramė Alia, Kamber Loshi, etj. ishin kthyer nė simbol tė shpresės, tė trimėrisė dhe tė lirisė, nė shembull frymėzimi se si duhej luftuar dhe sakrifikuar pėr lirinė e Kosovės.

 

     3.

     Nė kėto rrethana lindi, u rrit dhe u edukua edhe Selman Kadria, bir i familjes sė njohur Hasanaj (Bekė Ferizėt) nga fshati Cerrcė, familje qė konsiderohet ndėr mė tė vjetrat e kėtij fshati. Pesha e rėndė e Reformės Agrare, si shumė familje tjera tė Kosovės, do ta godas edhe familjen Hasanaj. Pėrmes Reformės Agrare, mė 1919, kėsaj familjeje pushteti ia konfiskoi gjithė pasurinė e patundur me pretekst se ajo ishte pronė e beglerėve. Kjo pasuri kaloi nė pronėsi tė vojvodės Miliē Kėrstiq. Qė nga kjo kohė, e shpronėsuar nga toka dhe e dėbuar nga shtėpia shekullore, familja Hasanaj detyrohet tė punojė dhe tė jetojė ashtu siē do tė mundet pėr t’i pėrballuar vuajtjet e ekzistencės nė robėri.  Selman Kadria u lind mė 1906 nė fshatin Cerrcė tė komunės sė Burimit qė shtrihet rrėzė brezit tė vargmaleve tė quajtura Bjeshkėt e Thata. Lindja e tij pėrkon me rrethana shumė tė vėshtira nėpėr tė cilat po kalonte fati i kombit shqiptar, nė rrethana tė vetėdijesimit e tė luftės vetėmohuese pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe tė bashkimit tė trojeve etnike shqiptare. Ai nuk shquhej dhe nuk kishte ndonjė fėmijėri tė veēantė qė ta dallonte nga moshatarėt e tij sepse, thuaja, askush nga familjet shqiptare tė asaj kohe nuk arrinte t’iu ofronte kushte minimale dhe pak lumturi kėtyre fėmijėve qė po lindnin dhe po rriteshin vetėm me shpresa pėr ardhmėrinė e tyre. Megjithatė, ata qė patėn fatin ta njohin nga afėr, thonė se Selmani ishte fėmijė i zgjuar, i shkathtė, guximtar, mahitar, por, mbi tė gjitha, tregojnė se natyra ia kishte dhuruar dhuntinė e njė zėri melodik, qė mė vonė, kur do tė burrėrohet, do ta bėjė rapsod tė dėgjuar odash. Thonė se ēiftelia dhe lahuta nė duart e tij, nė oda burrash, pėrcillte ngjarje nga e kaluara jonė e largėt dhe e afėrt, herė me pikėllim e herė me zemėratė e nė tė shumtėn me krenari e mburrje. Tek e shihje Selmanin duke kėnduar, tregojnė moshatarėt e tij, tė dukej sikur bashkėvepronte me heronjtė e kėngėve popullore qė luftonin dhe flijoheshin me vetėdije pėr lirinė e trojeve shqiptare.

     Shkollat shqipe, tė hapura nė disa vende nga austrohungarezėt, asokohe patėn jehonė tė fuqishme te populli shqiptar. Nė njė shkollė tė tillė tė hapur nė Burim, Selmani pati fatin tė mėsojė shkrim e lexim shqip, tė mėsojė pėr heroin kombėtar Gjergj Kastriotin Skėnderbeun, pėr Shqipėrinė, pėr Kosovėn, pėr kėngėt e meloditė e bukura tė folklorit tonė, etj. Dituria dhe edukata nga mėsuesit shqiptarė do t’i nguliten pėrjetėsisht nė qenien e tij dhe do t’i shėrbejnė si udhėrrėfim pėr gjatė gjithė jetės. Njė ndikim tė veēantė nė ngritjen dhe nė pėrsosjen e personalitetit tė tij pati oda dhe tradita e kultivuar brez pas brezi nga gjyshėrit dhe baballarėt tanė. Si djalosh, me interesim tė madh kish pėrcjellė bisedat qė bėheshin nė odat e burrave pėr luftėrat qė po bėnin ēetat e Azem Galicės, Beqir Rexhės, Mehmet Konjuhit, Kamber Loshit, Nak Berishės, Binak Perkiqit, Ramė Alisė, Adem Sejdisė, etj. pėr represionin, vrasjet, djegiet, dėbimet dhe internimet qė po bėnte ushtria, xhandarmėria dhe bandat ēetnike serbe mbi popullatėn e pa armatosur shqiptare.

     Pėr tė siguruar ekzistencėn dhe kafshatėn e gojės pėr vete dhe pėr familjen Selmani ishte detyruar tė punojė gjatė kohė nė punėn e rrogėtarit, herė nė tokėn e e vet tė rrėmbyer nga Miliē Kėrstiqi, herė nė mullinjtė dhe nė pronat e serbėve kolonė tė Burimit. Gjatė punės sė rėndė dhe tė mundimshme ai me dhimbje nė shpirt do tė bėhet dėshmitar i dhunės dhe terrorit sistematik mbi fshatarėt shqiptarė. Shumica e shqiptarėve qė kishin qėndrim refuzues ndaj robėrisė serbe pėrfundonin nėn torturat mė mizore, tė cilat zakonisht bėheshin nė lokalet e mullinjve tė tyre. Gjatė torturave shqiptarėve u futeshin gozhda nėn thonj tė duarve dhe tė kėmbėve, ua prisnin me thikė veshėt, hundėn dhe organin seksual, i mbytnin me dru, i rjepshin pėr sė gjalli, i gulshonin nė ujėt e mullinjve, nė ndonjė rast, tė lagur, i linin tė vdisnin nė temperatura tė ulėta deri nė minus 20 gradė, i shėmtonin barbarisht dhe tė masakruar i hidhnin nė moēalet e Llugės sė Xhamisė. Kėto orgji kanibaleske, tė shoqėruara me kėngėt mbytėse ēetnike, nėn tingujt e tmerrshėm tė harmonikės dhe nėn dehjen dalldisėse tė alkoolit, bėheshin nė Lugun e Shkieve, mahallė kryesisht e banuar me kolonė serbianė. Duke i parė me sytė e vet dhe duke dėgjuar nė biseda pėr krimet qė i bėnte ushtria, xhandarmėria dhe bandat ēetnike tė udhėhqura nga gjakpirėsit Kostė Peēanci, Spiro Dellovci, Arsenije Qyrku, Gal Tėrziqi, Pantė Hashanin, Miliē Kėrstiqi, Jer Malisha, Savė Peroviqi, etj. nė heshtje tė thellė Selmani e hante vetėvetėn, ndėrsa nė thellėsi tė shpirtit mbushej me pezėm dhe me urrejtje tė pa pėrmbajtur.

     Vojvoda Miliē Kėrstiq, tek i cili Selmani kishte rastisur tė punonte si rrogėtar, po e mbyste popullin shqiptar nė gjak dhe nė vuajtje tė padurueshme. Nė mendjen e Slemanit shpeshherė kalonin masakra e Rakoshit, ku Miliēi, sėbashku me ēetėn e tij, kishte prerė e vrarė meshkujt e asaj ane, masakra e Bollopojės sė Ultė ku ai kishte urdhėruar qė tė vriteshin nė ēast 12 fėmijė nga mosha 6 deri nė moshėn 12 vjeēare, tė cilėt po laheshin nė pėrroin e fshatit, djegia pėr sė gjalli e 9 fshatarėve tė Uēės tė ngujuar nė njė kullė tė Burimit tė Poshtėm, hakmarrja e tij gjoja pėr njė bari tė vrarė tė Kerstiqėve nė bjeshkė me ērast vrau 61 shqiptarė duke filluar nga qendra e Burimit e duke vazhduar deri nė Burim tė Poshtėm, masakra te Zabeli i Tomocit me tė cilin rast katėr tė burgosur i detyroi t’i hapin varret e veta, ku edhe i ekzekutoi... Kėto ishin vetėm disa masakra qė ishin kryer nė rrethin e Burimit ndėrsa masakrat nė popull dhe ekzekutimet e personave tė veēantė nė vise tė tjera tė Kosovės kėrkojnė elaborim tė veēantė. Jehona e krimeve tė kėtij gjakpirėsi kalonte ēdo kufi dhe ēdo arsye tė shėndoshė njerėzore. Lajmet pėr vrasje tė kėtilla vinin nga Drenica, Runiku, Klina, Pėrdrini, Rugova, Lugu i Baranit, Reka e Keqe, Gjakova e vende tė tjera ku ai e kishte zonėn e pėrgjegjėsisė si vojvodė.

     Selman Kadria, sėbashku me dy shokėt e tij, Brahim Ukė Kabashin nga Gurrakoci dhe Ali Kabashin nga Tomoci, qė tė tre rapsodė popullor odash e njėkohėsisht shokė tė mirė, lidhin besėn pėr tė vrarė tre gjakpirėsit mė tė njohur tė rrethit tė Burimit. Selman Kadria merr pėrsipėr pėr tė vrarė vojvodėn Miliē Kėrstiq, Brahim Kabashi Arsa Peroviqin, ndėrsa Ali Kabashi merr pėrsipėr pėr tė vrarė Maliē Malishiqin. Nė njė nga ditėt e qėrshorit tė vitit 1938, nė livadhet e quajtura Lytece, nė Lluga tė Cerrcės, nė breg tė lumit Istog, Selmani me njė tė shtėnė pushke vret xhelatin e popullit shqiptar dhe jetėson betimin e bėrė para vetėvetės dhe para shokėve. Dy shokėt e tij, pėr shkaqe tė panjohura, nuk arritėn t’i kryejnė atentatet mbi kriminelėt tjerė. Vrasja e vojvodės Miliē Kėrstiqi nė qarqet e larta tė shtetit serbosllav shkaktoi termet tė fuqishėm. Pėr kapjen e Selman Kadrisė shteti mobilizoi gjithė mekanizmat e mundshme, ushtrinė, xhandarmėrinė, vullnetarėt si dhe, dhunshėm, mbarė fshatarėt e fshatrave tė Podgurit. Objektivi i Selman Kadrisė pas atentatit ishte arratisja pėr nė Shqipėri, meqė kishte kohė qė ēetat e lirisė nuk vepronin mė nėpėr malet e Kosovės. Edhe ato pak komitete qė mbaheshin nė Kosovė vepronin nė ilegalitet tė thellė. Vrasja e Miliēit bėri jehonė tė madhe dhe gėzoi mbarė popullin shqiptar, ndėrsa emri dhe nami i Selman Kadrisė rrufeshėm u bė i njohur derė mė derė kudo nė trojet shqiptare.

     Si pasojė e dhunės shtetėrore si dhe e gjurmimit hap pas hapi nga ana e pushtetit, pas kėsaj ngjarje pėr Selman Kadrinė filluan ditėt e vetmisė dhe tė izolimit total. Askush nuk guxonte ta qaste nė shtėpi, askush nuk guxonte ta ndihmonte ta realizojė synimin pėr tė kaluar nė Shqipėri. Nė momentet kur i afrohet zonės kufitare pėr tė kaluar nė Shqipėri disa barinj e njoftojnė se kufiri ishte shtrėnguar dhe se po ruhej nga forca tė shumta tė ushtrisė dhe tė xhandarmėrisė. Nė kėto rrethana pa rrugėdalje, i nxitur nga njė shpresė e fundit, vendosė tė kthehet pėrsėri nė bjeshkėt e Cerrcės, vendlindjes sė tij. I pa ngrėnė pėr ditė tė tėra, i lodhur nga gjithė ajo rrugė nėpėr male, por i lumtur qė kishte kryer misionin qė ia kishte ngarkuar vetes, priste qė ta takonte ndonjė njeri tė besuar nga bashkėfshatarėt pėr t’u njoftuar me tė rejat e ditėve tė fundit. Pėrmes njė djaloshi, bari dhish, i dėrgon tė fala dajės Ramė Vuthaj (daja i babės sė Selmanit), nga i cili kėrkon pėr t’i sjellė bukė te vendi i quajtur Kroni i Keq. Me ta kuptuar lajmin, Rama fillimisht shkon nė Burim, te kryetari i komunės Rale Vuliq, ku e lajmėron vendndodhjen e Selman Kadrisė. Pas kėrcėnimit dhe premtimeve tė pushtetit, Rama pranon qė t’ua qet Selmanin nė kurthė. Nė takimin „e pėrzemėrt“ te Kroi i Keq Rama e njofton Selmanin pėr bastisjet, rrahjet, maltretimet dhe burgosjet qė pushteti serbosllav kishte ndėrmarrė mbi fshatarė pėr ta gjetur apo hetuar vendstrehimin e Selmanit. Si shansė tė vetme tė shpėtimit Selmanit ai ia propozon rrugėn pėr nė Tutinė, pas bjeshke, e prej andej, pas do kohe, nė Shqipėri. Tė nesėrmen, sipas marrėveshjes, nė vendin e caktuar takohen Rama me Selmanin. Rama me vete kishte marrė kalin, njė boshqe me havale e rroba grash dhe njė sopatė, gjoja, pas kthimit, pėr tė prerė thupra lajthie.

     Pushteti kish marrė masa tė jashtėzakonshme mobilizimi. Njė numėr i madh ushtarėsh, xhandarėsh dhe vullnetarėsh ēetnikė zunė pikat mė strategjike nė rrugėn malore Cerrcė-Tutinė ku do tė kalonte Selman Kadria me dajėn e tij. Prita kryesore ishte zėnė nė Qarrishtė, te vendi i quajtur Ku zhgėrryhen ujqtė, prita e dytė te Gurrat e Bardha, ndėrsa prita e tretė te Maja e Re. Me kėrkesėn e dajės Selmani vishet nė rroba grashė dhe detyrohet ta fshehė pushkėn nė njė vend qė tė mos rrezikohet gjatė udhėtimit. Pas njė cope tė mirė udhėtimi rrugės malore, nė vendin e quajtur Shkallė (tashti: Shkalla ku ėshtė vrarė Selman Kadria), pak para se tė bie nė pritėn e parė, Selmani e ndalė kalin. Sjellja e pa natyrshme e dajės e kish futur nė mendime tė dyshimta. Njė ndjenjė e ligė nuk e lė tė bėj pėrpara. Mė shumė se vdekjes i frikohej turpėrimit nė rroba grashė. Pas aktit heroik tė treguar tashti ai ishte njė Selman tjetėr. Sėpari nis e i fėrfėllon rrobat e grave nga trupi e pastaj i thotė dajės se do tė kthehet pėr ta marrė pushkėn. Nė vend tė pajtimit me tė, nga ai merr qortimin. Nė pėrpjekje pėr tė zbritur nga kali, njėra kėmbė i ngatėrrohet nė zėnxhi, ndėrsa daja me tėrė forcėn e godet me sopatė nė shpinė, mes dy shpatullave. Selmani i plagosur rėndė lirohet nga kali dhe me dajėn fillon duelin pėr jetė a vdekje. Selmani e kap njė gur tė madh pėr ta goditur dajėn, por plagėt ia dobėsojnė duart dhe guri i bie tė kėmbėt. Atėherė niset nė drejtim tė pushkės sė fshehur.

     Tė njėjtėn gjė e bėn edhe daja i tij. Qė tė dy synojnė, si nė garė, qė njėri para tjetrit tė arrijnė te pushka e fshehur. Por, Selmani, tash mė i dėrmuar, ndalet dhe e pėrcjell dajėn nė vrap shpatit tė poshtė. Me tė arritur te pushka, me anė tė fishekėve tė zbrazur nė erė, daja lajmėron vendndodhjen e tyre. Pėr tė mos rėnė nė duart e xhandarmėrisė serbe, i bindur tashmė pėr kurthin qė i ishte pėrgatitur, Selmani mbledh tė gjitha forcat dhe niset pėr t’i dhėnė fund jetės nė njė humnerė sipėr Majės sė Golakut. Plagėt e rėnda dhe humbja e sasisė sė madhe tė gjakut bėjnė qė ai tė mos mund t’i urdhėrojė kėmbėt. Thuaja nė gjendje kome rrethohet nga forca tė shumta tė xhandarmėrisė, tė cilat edhe nė njė gjendje tė tillė nuk guxojnė t’i afrohen. Pas njė kohe Selmanin e alivanosur e shtrijnė nė vig dhe e lėshojnė nė qendėr tė fshatit Cerrcė, ku po pritnin ēetniket nė krye me Rale Vuliqin. Pas torturave barbare, Selmanin, nė agoni, e dėrgojnė nė oborrin e kishės, nė qendėr tė Burimit, ku po e pritnin turma orgjish kanibaleske serbe. Qindra serbė, tė ardhur edhe nga Beogradi, e rrethojnė dhe i sulen pėr ta coptuar si korbat prenė. Madje, disa gra serbe nuk hezitojnė t’ia fusin duart nėpėr plagėt e thella tė trupit pėr t’ia nxjerrė zemrėn nga kraharori. Ndonėse i rrahur me ēizme nė kokė dhe nė kraharorė, pyetjeve pėr vendndodhjen e dokumenteve personale tė Miliēit, ai, nė vazhdimėsi, me mospėrfillje, me ironi dhe pėrbuzje, u pėrgjigjet: i kam shti nė bythė. Torturat dhe sharjet serbe do tė vazhdojnė deri nė frymėn e fundit tė Selmanit.

     Vrasja e Miliqit, si edhe e disa kriminelėve ordinerė nė Kosovė, tė cilėt kishin bėrė krime dhe masakra tė pashembullta mbi popullatėn shqiptare pėr vite tė tėra, ishte njė hallkė e pashkėputur qėndrese, njė vazhdimėsi e rezistencės sė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e nderit, dinjitetit, lirisė dhe ruajtjes sė identitetit kombėtar. Aktin heroik tė Selman Kadrisė, sidomos viteve tė fundit, populli shqiptar e ka pėrjetėsuar nė disa kėngė popullore duke e ngritur atė nė njė hero tė dashur popullor.

 

KĖNGĖ PĖR SELMAN KADRINĖ

 

Hej, hej, me gojė hapun o ka mbetė Serbia
Thonė kush asht ai Selman Kadria
Deri sot jo s’e kem njoftė Cerrcėn
Sot na e vranė o atė Miliq Kėrrstėn

 

Hej, hej, po Istogu me rrethinė
Gjithmonė keq e kanė pritė Serbinė
Po k’saj radhe o pushka e Selmanit
Dridhi eshtnat o tė Car Dushanit

 

Hej, hej, se Selmani o e vrau njat shka
Thonė me shki ai nė gjak ka ra
Besa e Zotit jo nuk ka ra n’gjak
Pėr Shqipni ai o po merr hak

 

Hej, hej, po merr hak o pėr djem tė ri
Dorė e saj o qė na i ka gri
Po merr hak o pėr nan’ e pėr motra
Po merr hak pėr krejt k’to votra

 

Hej, hej, ty t’lumtė dora o Selman Kadria
Kėshtu po t’thonė tybe krejt Shqipnia
Djem si ti ka Kosova prapė
O prapė ndėr shki do tė marrim hak

 

Teksti dhe muzika: Rifat Berisha

…

 

…