|
Kumtesė e lexuar nė Konferencėn shkencore: "Veprimtaria e gruas nė lėvizjen pėr ēlirim kombėtar"
Kumtesė XHEVĖ LLADROVCI NGA
LĖVIZJA ILEGALE NĖ UĒK Shkruan: Bedri
Islami - 15. 04. 2010
Pak mė parė, ndėrsa ishim nė
pushimin e mes dy seancave, une iu drejtova dy njerėzve, tė cilėt janė tė
lidhur ngushtė me kohen dhe figurėn e Xheva Lladrovcit,Krasniqi. Unė , duke i
treguar njė bllok tė herėshėm shenimesh, i pyeta , nėse e njihnin atė dhe
shkrimin qė ishte aty. Miku im Ramadan Avdiu, njėri nga drejtuesit e lėvizjes
ilegale ne fundin e viteve 90, dhe zonja Teuta Hadri, pa as mė tė voglin
dyshim apo ngurim, mė thanė se ky ishte njėri ndėr blloqet e shenimeve tė
Xheva Lladrovcit dhe, se ky ishte shkrimi i saj. Isha i bindur se do tė
ndodhte kėshtu, megjithėse kanė kaluar 21 vite , qė kur janė bėrė shėnimet e
para nė kėtė bllok, isha i bindur sepse Njeriu qė kishte thėnė kėtu, nė kėtė
bllok qė ėshtė sot para Jush, jo vetėm nuk ishte i zakonshėm, por profetik.
Nė atė kohė ajo ishte 34 vjeēare, dhjetė vite mė vonė, saktėsisht 10 vite mė
vonė, ajo dė tė dėshmonte se fjalėt e thėna nė krye tė herės, kishin qenė
deviza e saj jetėsore. Pa as mė tė voglin dyshim, figura mitike e Xhevė
Krasniqit, Lladrovcit, ėshtė njėra nga staturat mė tė jashtėzakonshme nė
historinė e kombit tonė. Do tė doja tė pėrcaktoja qė nė fillim bindjen time
tė thellė, se nė ajo pėrsonifikon shembullin mė tė jashtėzakonshėm, unik do
tė thoja, jo vetėm tė gruas nė trevat e Shqipėrisė veriore, tė njohura si
Kosovė e Rrafshi i Dukagjinit, jo vetė nė historinė e Shqipėrisė londineze nė
kufijtė e vitit 1913, jo vetėm tė trojeve tė mbetura nėn regjime tė tjera,
por tė tėrė rrafshit tonė kombėtar. Ajo, e them me vetdije tė plotė, ėshtė
shembulli mė unikal, jo vetėm i dekadave tė fundit nė historinė shqiptare,
por pėrmbledhja mė heroike e figurės sė gruas nė shumė e shumė brezni. Vitet
qė ikin nuk bėjnė asnjė tjetėr, veēse shpalosin mė shumė dhe nė dritė tė mė
tė madhe, figurėn e kėsaj gruaje, e cila e nisi rrugėn e saj ilegale ende
gjimnaziste, e vazhdoi si studente e pedagoge, ishte pjesė e demonstratave tė
mėdha tė vitit 1981 dhe 1989, shtriu aktivitet nė Kosovė, nė Kroaci, nė
Perėndim, nė Shqipėri, nė viset shqiptare nė Maqedoni ; u bė pjesė e
vizioneve tė mėdha dhe ideatore e tyre; deri nė pėrmbushjen e ėndrrės sė saj,
luftėtarja e parė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Qė nga dita kur nisi rrugėn e ilegalitetit e
deri mė 22 shtator 1998, kur heroikisht pėrgjaku trojet e Kosovės, ajo kishte
23 vite aktivitet, pa u ndalur asnjėherė, pa u thyer nė asnjė moment, sado i
vėshtirė tė ishte ai, pa u pėrkulur edhe nga vuajtjet mė tė mėdha, pa e
trembur burgimi i tė atit dhe vllezėrve;
nuse, njėkohsisht luftėtare nė
vatrėn tepėr tė dėshmuar atdhetare tė Lladrovcve, duke mos u fshehur
pas mureve nga mėrzia se bashkėshorti i saj, Fehmi Lladrovci i legjendshėm
ishte dėnuar me 10 vite burgim, por duke thėnė, pikėrisht nė kėtė kohė,
fjalėt e saj lapidare: "Zėri i popullit tė Kosovės qė kėrkon liri, ėshtė
mė i fortė se krisma e gjithė topave tė Serbisė tė zbrasur sėbashku". Kaq i veēantė ishte pėrsonaliteti i kėsaj
gruaje fisnike, sa qė edhe pas 21 viteve, ish drejtuesit e lėvizjes ilegale
tė kohės, i mbanin mend kėto fjalė tė shkruara prej saj e tė lexuara nė
Demonstratat e Drenicės. Jo vetėm i mbanin mend fjalėt, por edhe mėnyrėn e tė
shkruarit, me bojė tė kuqe, germat e vogla e tė rrumbullakta, llojin e
fletores ku ishin shkruar mė parė. Mė pas, kur punoja pėr librin "Pėrjetėsia
e dyfishtė", kushtuar Fehmiut dhe Xhevės , dhe me ra nė duar kjo
fletore, ēdo gjė kishte qenė e saktė. Tani nė Kosovė askush nuk mund tė pyesė se
kush ishte Xhevė Lladrovci. Ajo ėshtė gruaja, monumenti i sė cilės i mungon
Kosovės, pėrmendorja e sė cilės do i bėnte nder tė gjithė shqiptarėve. Ajo ėshtė gruaja e parė shqiptare nė Kosovė
dhe nė gjithė trojet shqipfolėse, thellėsisht e emancipuar, tepėr e
shkolluar, dy herė e diplomuar, si mėsuese e gjuhės dhe e letėrsisė shqipe,
gjuhė tė cilėn e shkruante mrekullisht bukur, dhe si juriste e diplomuar,
ėshtė grua, e cila nė lėvizjen ilegale ēlirimtare, u bė njė nga figurat mė tė
rėndėsishme dhe domethėnėse, qė, megjithėse ishte, si tė thuash, nėn
"hijen" e njė njeriu me pėrmasa tė mėdha, si ishte Fehmi Lladrovci,
krijoi portretin e saj politik, figurėn e gruas qė i takonte e ardhmja. Xheva Krasniqi ishte nė rastet e rralla, pėr
tė mos thėnė i vetmi, qė bashkoi nė njė shoqen e idealit, bashkėshorten e
jetės, bijėn e sprovuar, motrėn e jashtėzakonshme, renė e dhėmbshur dhe
stoike, luftėtaren dhe ilegalen, drejtuesen e luftės dhe heroinėn. Askund nuk
janė shfaqur kėto tipare tė mėdha, nė kėtė staturė, nė njė grua tė vetme dhe
nė kėto pėrmasa. Xheva nuk u bė dot nėnė, por ajo ishte nėnė
e shkuar nėnė e Fatime Hetemit, vajzės qė u vra pranė saj ne ditėn e 22
shtatorit, ishte motra e mė shume se motra e Teuta Hadrit,tė cilėn e
falenderoj pėrzemersisht pėr ftesėn dhe nderin qė mė bėri duke mė caktuar njė
temė tė tillė; po aq sa ishte motėr e shkuar motėr e Ilaz Kodrės, Abedin
Rexhės, Luan Haradinajt, ajo ishte motėr e bijė njėkohsisht nė familjen
Jashari ; nėn shembullin e saj si mėsuese do tė nisnin rrugėn e ilegaliteti
dhe do tė shndrroheshin nė heroj tė Kosovės, nxėnėsit e saj Mujė Krasniqi,
Kapuēi e Gani Paēarizi, ajo ngel nė memorjen e Hashim Thaēit si luftetarja
dhe njeriu i papėrkulshėm nė kalimin e kufirit Shqipėri/Kosovė. Tė gjithė ata
qė kanė qenė me Xhevėn nė dy tentimet pėr kalimin e kufirit, nė maj tė vitit
1997 dhe nė mars 1998, e mbajne mend nė uniformėn e luftėtares dhe fakti
ėshtė se ajo kėtė uniformė e barti e para, shume viteve para fillimit tė
luftės, nė pėrballjen me pushtuesit serb , e mbajnė mend si njeriun qė i
jepte forcė e shpresė pėr tė mos u lodhur. Askush nga ata qė e kanė njohur nuk mund tė
harrojnė mirėsinė e saj. Ėshtė rast i rrallė, ndoshta i papėrsėritshėm, kur
pesha e luftėtares ėshtė nė raport tė drejtė me mirėsinė e saj. Askush nuk
mund tė harrojė se ajo ishte gruaja dhe luftėtarja, e cila, thjesht, pa fjalė
tė mėdha, por me gjithēka qė rridhte pėrzemersisht, hapi dyert e njerėzve tė
thjeshtė, u bė njeriu i mirėpritur, fjala e sė cilės, qoftė si profesore, si
ilegal, si luftėtare, si drejtuese lufte apo si motėr, kishte tė njėjtėn
butėsi dhe njėkohsisht, gjė e rrallė kjo, edhe tė njėjtėn peshė. Ajo ėshtė gruaja qė merr pjesė aktive nė
Njėsitin e parė shqiptar tė Armatosur, i njohur si njėsiti luftarak pėr
mbrojtjen e Gospiqit, do tė ketė detyrėn pėrgjegjėse pėr moral e kėsaj
brigade,ėshtė e uniformuar, njėkohsisht do tė jetė edhe luftėtarja e vetme. Ajo ėshtė gruaja qė me 2 shtator 1998, pėr aq kohė sa ishte
jetike, mori pėrsipėr detyrėn e komandantes sė brigadės sė 114 tė Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės, nxorri nga rrethimi e njėkohsisht nga vdekja e
sigurtė, luiftėtarėt e tjerė qė ishin nė pragun e rėnies, i urdhėroi, me
rreptėsinė qė jepte momenti sublim dhe bėri detyrėn e saj, ashtu si i ishte
pėrbetuar Fehmiut, nė letrėn e saj tė
datės 28 nėntor 1988, se " edhe jetėn, edhe vdekjen i kemi
bashkė". Jo mė kot ajo do tė jetė edhe luftėtarja e
vetme nga rradhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė do tė ketė gradėn e
gjeneral majorit. Kjo ėshtė grada mė e lartė qė ka marrė nė luftė njė grua
shqiptare dhe gjithkush ėshtė i bindur se, askush tjetėr, nuk do e kishte
merituar mė shumė se ajo. Kjo ishte rruga qė bėri Xhevė Krasniqi, nga
ilegale nė gjenerale e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nga mėsuese e
popullit, si i thonte nė letrat e tij nga burgu Fehmiu, nė Heroinė e Kosovės.
Ajo ishte ilegalja qė frymėzoi njerėzit dhe njėkohsisht komandantja e parė
dhe e vetme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė u vra nė ballin e luftimeve
dhe e gjithė kjo ndodhi kaq natyrshėm, saqqė tė gjithė e kishin tė qartė se
nuk mund tė ndodhte ndryshe. Xhevė Krasniqi nuk mund tė kuptohet pa Fehmi
Lladrovcin, ashtu si Fehmiu nuk mund tė jetė i njėjtė pa Xhevė Krasniqin. Ėshtė
njė binom i shkėlqyer, tė cilėt plotėsojnė tek njeri tjetri gjithēka qė mund
tė mendohej se duhej plotėsuar; pėrmes tė cilėt rrjedhin ngjarje tė njohura
dhe pėrgatiten shumė nga ngjarjet qė do tė v ijnė; rreth tė cilėve mblidhen
edhe shumė tė tjerė, si pas diēkaje tė domosdoshme, tė cilin , vitet qė do tė
shkojnė nuk do e zbehin. Ata besonin verbėrisht tek njeri tjetri,
sepse ishte njė dashuri thuajse e papėrsėritshme, e cila kishte kaluar pėrmes
provave tė vėshtira, qė kishte si busull idealin e pėrbashkėt dhe flijimin
pėr hir tė kėtij ideali; veē e veē ata ishin prijėsit e njė Kosove tė re,
sėbashku ata ishin siguria dhe vazhdimi, sakrifica sublime dhe ėndrra e
ndėrprerė, flijimi pėr hir tė ėndrrės, duke qenė njėkohsisht parafjala e
qėndresės qė do tė vinte dhe epilogu i pėrkryer i kėsaj qendrese. Sė bashku
ata ishin urtėsia, nėse Fehmiu ishte stralli, zjarri ku pėrndritej urtėsia,
Xheva ishte njėra ndėr aktet e mėdha tė realizimit tė portretit tė gruas
shqiptare, e cila njerėn anė e ka nė legjendė
ndėrsa tjetrėn nė botėn moderne. Nė 25 vite gjithēka ishte e frikshme rreth
tyre, por ata nuk kishin frikė. Fehmiu dhe Xheva nė jetėn e tyre kishin tre
simbole, ato kishin Adem Demaēin si simbolin e rezistences, kishin Adem
Jasharin si simbolin e Qendresės, kishin Rexhep Qosjen si simbolin e idesė.
Ata e dinin se rruga qė kishin nisur kėrkonte rezistencė tė vazhdueshme, e
dinin se duhej tė qėndronin nė kėtė rrugė deri nė fundin e saj, dhe se kjo do
tė vinte pėrmes idesė dhe vizionit. Njė gjė tė tillė e di fare mirė, pasi nė
vitet e fundit tė jetės sė tyre, kisha fatin tė jem njėri ndėr miqtė e
afėrt,duke mė bėrė nderin tė mė pranojnė nė miqėsinė e nė vizionin e tyre. Ata
e donin arsyen, tė drejtėn dhe tė ardhmen dhe tė treja kėto, arsyeja, e
drejta dhe e ardhmja i ēonin
pashmangshėm drejt lirisė sė Kosovės dhe sakrificės pėr tė. Fehmiu dhe Xheva janė ndoshta shembulli
unkal nė botė, qė pas mė shumė se 25 viteve qėndrese dhe pėrpjekjeve, luftuan
sėbashku dhe u vranė sėbashku, nė tė njėjtėn ditė; nė tė njėjtėn llogore,
mbėshtetur nė shpatullat e shoshoqit, duke e qenė e qartė pėr tė gjithė se
ata do tė luftonin sė bashku, do tė jetonin sė bashku dhe, nėse do tė binin
nė fushėn e betejės, atėherė do tė binin sė bashku. Nė historinė elėpvizjeve
ilegale atdhetare nuk ka njė shembull tjetėr tė kėsaj qėndrese. Shpesh herė mė pėlqen tė mendoj se ēfarė do
tė ndodhte nėse Fehmiu dhe Xheva do tė ishin ende mes nesh. Edhe kur punoja kėtė material mendimi im ishte pikėrisht rreth
kėsaj ideje. Do tė kisha dashur tė dija se ēfarė do tė kishte thėnė Xheva nė
njė Konferencė tė shėnuar si kjo, nė tokėn e lirė tė Kosovės, nė shtetin e
saj tė Kosovės, tė cilin e sendertuan tė tillė dhe e pėrjetėsuan tė tillė
gjaku qė u derdh dhe mendimi vizionar i ilegalėve tė dikurshėm, qė sot
drejtojnė shtetin mė tė ri tė Europės. Pra ēfarė do tė kishte thėnė ajo: Mė erdhi nė mendje njė fragment nga ditari i
saj, me 8 mars 1988: "Nė Kosovė tė gjithė stinėt janė dimėr e pushtimi sjell
plumba qė godasin rininė-ulėkuqet e gjakut tė popullit tonė.Po rrezet e
diellit tė lirisė do tė shndrisin nė ēdo skaj tė atdheut tonė, ku do tė
lulėzojnė fusha e male e do tė rrjedhin lumejtė; pas dasmės sė kuqe, pranverė
e madhe vjen. Dėshmorėt e lirisė populli kurrė nuk
i harron pėrjetė, rreze drite, yje i mban nė gjirin e vet. Mjaft mė tė
robėruar, tė vrarė, tė copėtuar.Nuk ėshtė koha tė luftojmė pėr pushtet, ėshtė
koha tė mblidhemi tok, tė lidhemi me besa besė, tė luftojmė pėr liri.Pastaj
tė pėrcaktohemi pėr demokraci, nė suazat e jetės dhe tė traditės shqiptare,
pa praninė e asnjė ideologjie tė huaj, qė me vullnetin e popullit, me
vetvendosje, tė zgjidhet ēėshtja jonė kombėtare.Dhe atėherė do tė lulėzojė
edhe mendimi i gruas shqiptare, fisnikeria e saj e njohur, mendimi logjik e
zemra e zjarrtė. Liria fillon nga zemra e nėnės..." Me kėto fjalė tė
Xhevės unė e mbyll edhe fjalėn time. Edhe po tė doja, nuk do tė kisha ditur
tė thoja diēka mė tė saktė. Ju faleminderit.
|