Promovimi i librit „Pėrjetėsia e dyfishtė“

 

·       Rexhep Qosja: Edhe gjuha e tij ishte betejė

·       Sylejman Mato: Fehmiu dhe Xheva, njė jetė e jashtėzakonshme 

·       Prof.Dr.Sadri Fetiu: Libri “Pėrjetėsia e dyfishtė“, ėshtė njė dėshmi historike e UĒK-sė

·       Ibrahim Kelmendi: Fehmiu dhe Xheva, dy personazhet mė tė njohur...

 

 

Ekskluzivisht pėr faqen pashtriku.org

 

*     *     *

„Pėrjetėsia e dyfishtė“, Fehmiu dhe Xheva

-       njė jetė e jashtėzakonshme

 

_____________________________

Shkruan: Bedri Islami

________________________________

 

 

*    *     *

 

·       "Veē vdekja mė ndan nga Fehmi Lladrovci". Adem Jashari, Drenicė, prill 1997

·       "Vdekja pėr lirinė e Kosovės do tė ishte fati im mė i madh jetėsor". Fehmi Lladrovci, prill 1998, Drenicė

·       "Zėri i popullit tė Kosovės qė kėrkon liri, ėshtė mė i fortė se krisma e gjithė topave tė Serbisė tė zbrasur sė bashku". Xhevė Krasniqi-Lladrovci, nėntor 1989, Drenicė

 

...Pastaj mbi gjithė luginėn kishte rėnė heshtja. Ajri ishte i mbushur dhe i rėnduar nga tymnaja e barotit. Nuk dukej asgjė, veē shtėpive qė kishin filluar tė ridigjeshin diku mė larg dhe tė dukej sikur befas lugina ishte shndėrruar nė njė kazan tė zjarrtė. Nga tymrat qė silleshin sipėr tij, pylli dukej sikur kishte filluar tė lėvizte.

 

Ata kishin mbetur aty, bri njėri-tjetrit, dhe kjo kishte qenė zgjidhja e tyre. Nuk kishin dashur fat tjetėr dhe nuk kishin kėrkuar asnjėherė njė fat tjetėr. Fijet e barit lėviznin sė bashku me erėn dhe tė dukej sikur kjo ishte lamtumira e fundit. Asaj i kishte mbetur njėra dorė pranė zemrės sė tjetrit, sikur tė kishte dashur t'ia dėgjonte rrahjet deri nė fund.

 

Po binte mbrėmja. Do tė vinte nata e parė pa ta, pastaj dita e parė. Megjithatė, gjithēka qė kishte ndodhur asaj dite do tė mbahej mend pėr njė kohė tė gjatė, ndoshta pėrgjithnjė. Kujtesa e kombit ishte hapur. Kishte qenė ēdo gjė e natyrshme dhe, siē ndodh pėrherė nė kėto raste, gjėrat e natyrshme janė edhe tė pėrjetshme.

 

Era vazhdonte tė frynte mbi "Kodrėn e Qėndresės". Poshtė ishte fshati, qė nė mėngjes ishte zgjuar me emrin Gllanasellė dhe nė mbrėmje do tė njihej me emrin Shkabė. Mes kėtij shndėrrimi mitik ishin ata tė dy, pranė njėri-tjetrit, dhe pak mė tej, dy tė rinj qė u kishin besuar deri nė fund dhe qė kishin qėndruar deri nė fund.

 

Zakonisht kėshtu nisin epikat e mėdha...

 

*   *   *

 

Fillesa e njė dite epike

 

·       "Nuk kam pasė dėshirė ta mendoj Drenicėn pa Fehmi Lladrovcin" - Adem Demaēi

·       "Fehmiu kishte lindė pėr me vdekė pėr Kosovėn" - Ramadan Avdiu

 

Ishte mėngjesi i 19 shtatorit 1998, kur krejt zakonshėm dhe thjesht, si tė fliste pėr diēka tė kuptueshme, ai u kishte thėnė shokėve tė tij se, sipas informacionit qė i kishte ardhur nga miqtė e tij nė Prishtinė, nė tri ose katėr ditėt e ardhshme, ushtria serbe do tė sulmojė nė shkallė tė gjerė njėsitė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

I kishte thėnė kėto fjalė ndėrsa po ndizte cigaren e tij dhe ishte ndjerė i qetė. Kishte thėnė po ashtu se ishte i bindur se sulmi mė i furishėm do tė ishte pikėrisht nė zonėn operative tė Drenicės. Pastaj kishte shtuar se, nėse dikush kishte patur dėshirė pėr tė luftuar kundėr ushtrisė serbe, ajo ditė kishte ardhur. Kishin qenė nė dhomėn e tij Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, Sylejman Selimi, Nuredin Lushtaku, Zenun Kodra, Fadil Kodra dhe luftėtarė tė tjerė. E kishin parė me vėmendje bacėn Fehė dhe e kishin besuar plotėsisht. Qetėsia e tij, krejt e zakonshme, njėlloj si nė tė gjitha ditėt e tjera, kishte hyrė tek ata dhe ēdo gjė kishte qenė si zakonisht. Mė pas, njėri nga miqtė e tij, Sami Lushtaku, nė njė natė maji, disa vite mė vonė, nė shtėpinė e ringritur nga hiri i luftės, do tė mė thoshte: "Kurrė mė i qetė nuk kishte qenė baca Fehė."

 

Nė mbrėmje kishte pasur disa mysafirė nga larg. Njėrin prej tyre, gazetarin britanik Paul Wood, kishte disa muaj qė e njihte dhe ishin bėrė miq. Edhe tė tjerėt nuk ishin tė panjohur. U kishte bėrė vend nė dhomėn ku rrinin. Kishin ardhur me Shaban Shalėn, njėrin ndėr mė tė afėmit e tij. Kishte qenė pėrsėri njė mbrėmje si gjithė tė tjerat, pa asnjė lloj ankthi apo tendosjeje, gjithēka qė ndjehej ishte nata e zakonshme e mesit tė dytė tė shtatorit. Tė dukej sikur vinte erė mollė.

 

Shaban Shala tregon:

 

"Tri ditė para se tė vinte 22 shtatori, kemi qenė nė odė tė bacės Tush, nė shtėpinė e tyre tė vjetėr. Ishim me disa gazetarė anglezė, po bėnin njė film dokumentar, i kishte dėrguar Bedri Islami. Oda ishte plot, si gjithmonė. Njerėzit flisnin e qeshnin, dikush pyeste pėr punėt e luftės. "Shiko Fehmi, i thashė, largoju kėtij vendi ku i keni pozicionet, ti je shumė i madh dhe mustaqet i ke shumė tė mėdha. Ēoji mė tė vegjėlit aty, ēoje pėr shembull Asllanin. Pėr besė, je shumė i madh". E ka kuptuar humorin dhe e ka dashtė".

 

Mysafirėt nga larg do tė bėnin edhe fotografitė e fundit, tė cilat, shumė muaj mė pas, do t’ua dhuronin familjes Lladrovci. Askush nuk do e dinte se pas kėtyre nuk do tė kishte foto tė tjera. Paul Wood i kishte kėrkuar tė bėnin njė fotografi sė bashku dhe kishin mbetur tė fiksuar ashtu, tė dy tė hijshėm, Fehmiu pak mė i gjatė se ai, mjekra i ėshtė derdhur deri afėr gjoksit dhe, si tė duan tė thonė se gjithēka ishte normale, sytė janė tė qeshur.

 

Tri ditėt kishin shkuar. Ashtu rrėmbimthi, mbushur me shqetėsimin e luftės, ecjet e shpejta nga njėri vend nė tjetrin, pagjumėsinė dhe pėrsėri rrugėtimin nėpėr pozicione tė ndryshme, fjalėt e shkėmbyera shkurt me ushtarėt, ndoshta ushtarėt mė tė rinj tė ushtrisė mė tė re nė botė. Dhe me hallin e pėrhershėm tė armatimit qė mungonte. Njėrit prej ushtarėve i ishte kujtuar se, nė ditėt e para, komandanti Fehmi Lladrovci u kishte thėnė po ashtu qetėsisht se "shumė prej nesh ndoshta nuk do ta presin lirinė e Kosovės. Ne jemi kėtu jo vetėm tė gatshėm tė luftojmė, por edhe tė gatshėm pėr tė dhėnė jetėn pėr Kosovėn. Mendohuni pėr kėtė qė ju thashė, dhe nėse jeni tė bindur se jeni tė gatshėm tė jepni jetėn, atėherė rrini. Pėrndryshe, do tė thyheni".

 

Nė tri ditė, Fehmiu kishte parė edhe njė herė istikamet, ndėrlidhjet, pozicionet, pikat, kishte rregulluar diēka dhe kishte bėrė skicimet e fundit. Diēka qė e kishte bėrė vazhdimisht. Nuk kishte pasur asgjė tė jashtėzakonshme nė ato tri ditė. Vetėm herė pas here, komandanti i Brigadės sė 114 tė UĒK-sė rrinte pak mė gjatė nė majėn qė ishte e njohur si "Kodra e Qėndresės" dhe, si duket, mendonte se ku mund tė ishte mė i pėrshtatshėm pozicioni i tij. "Ishte si pėrherė", do tė mė thoshte mė pas baba Tush, kur do tė mundoheshim tė risillnim tri ditėt e parasulmit. Shtėpia mbushej me njerėz, ai ishte pėrherė nė lėvizje.

 

Kishte disa muaj nė Kosovė dhe nuk kishte qenė veē pak ditė nė shtėpi. Nė tri ditėt e fundit kėtu ka fjetė. Kėtu ka qenė edhe Fatime Hetemi. Ishte njė luftėtare e re. Sapo i kishte kaluar tė njėzet vitet, mbėshtetej shpeshherė tek supet e Xhevės dhe kishte gjetur mirėdashjen e saj".

 

"Kur i kam takuar pėr herė tė fundit", ngulte kėmbė nė bisedė Osman Zhitia, babai i nderuar i martirit tė madh Afrim Zhitia, "mė kanė njohur edhe me Fatimen". E kemi vajzėn tonė, mė tha Fehmiu, e kemi bėrė tonėn". Nuk kishin patur fėmijė. Ndoshta njėra nga ėndrrat e mbetura nė mes, por gjithė jetėn i kishin dashur fėmijėt si rrallėkush.

 

Ishin tri ditė tė zakonshme. Nė mesin e kėtyre tri ditėve, ata kishin pasur njėrėn mė tė veēantė, 20 shtatorin, pėrvjetorin e fejesės sė tyre. Mirėpo nuk kishin patur edhe aq shumė kohė tė mendoheshin pėr tė. Vetėm se nė mėngjes herėt, kur ishin ngritur, ajo i kishte thėnė ngadalė, si gjithė ato vite qė ishin bashkė se "sot ėshtė dita jonė”. Ēdo gjė dukej e zakonshme, vetėm se nė rajonin ku pritej tė bėhej sulmi, kishte shumė mė tepėr punė, njerėzit nguteshin pėr t'i dhėnė "dorėn e fundit" pėrgatitjes sė luftės. Ishte njė lėvizje pėrherė e mė e tensionuar, por ajo nuk ndjehej tek baca Fehė. Nuk ndjehej as tek Xheva. Nganjėherė diēka lėvizte nė tiparet e tij, por ajo nuk kishte tė bėnte me luftėn qė pritej.

 

Ishte mė shumė halli i njerėzve qė do ta pėrballonin atė. Pėr disa do tė ishte hera e parė. Ai i shikonte ata djem e vasha qė i kishte zgjedhur vetė, mes qindra tė tjerėve qė do tė kishin dashur tė ishin aty dhe qė kishte mundur t'ua jepte nga njė armė. Disa javė mė parė, kur u nisėn pėr tė sulmuar pikat e pozicionuara tė ushtrisė serbe, kishin vetėm nga 15 fishekė. Ai u tha se 14 janė pėr armikun dhe i fundit, nėse nuk kishte rrugė tjetėr, pėr veten.

 

Pėr tė dy kjo nuk do tė ishte lufta e parė. Megjithatė, kishte njė veēanti: lufta tash kishte ardhur nė truallin ku kishin lindur, ku u ishin gėzuar dasmave dhe lindjeve, prej nga ishin nisur nė aksionet e para, ku krejt shkurt kishin patur pasmartesėn e tyre; nė ato vise gjithsesi tė dashura, tė cilat i kishin parė me sytė e mendjes edhe kur kishin qenė larg. As njėri dhe as tjetri nuk mund ta dinte se koha qė u kishte mbetur, ishte mijėra herė mė e shkurtėr se ajo qė kishte shkuar.

 

Fehmi Lladrovci donte tė mbyllte gjithēka nė vėshtrimin e tij, tepėr i pazakontė dhe mrekullisht ngulmues. Krejtėsisht pa dashjen e tij, ai do tė ndodhej nė ato tri ditė nė tė gjithė cepat ku kishte shkuar fėmijėrinė e hershme dhe, vite mė pas, kur njerėzit ishin pėrpjekur tė rindėrtonin tri ditėt e fundit tė para 22 shtatorit, thuajse tė gjithė do tė dėshmonin se e kishin takuar nė ato 72 orė, do tė kujtonin se mes gjithė asaj ndjesie qė po ngrihej, ndėrsa pritej ardhja e makinerisė sė stėrmadhe ushtarake serbe, ata kishin ndjerė qetėsinė se e kishin pasur atė diku. Jo rastėsisht, kur gjithēka filloi tė ringrihej, njėri nga luftėtarėt e tij, ndėrsa rrinte dhe ndjente se i mungonte diēka, u kujtua, si pėr njė mik tė madh, i cili tė ka lėnė njė zbrazėti tė madhe, dhe mė tha se "atė e kishim si bjeshkė para nesh". Ndjehej i ngushtuar, pasi i dukej se i mungonin bjeshkėt. I dukej po ashtu se gjithēka ishte larguar.

 

Pėr Fehmi Lladrovcin, ēdo trevėzim i kombit ishte njėlloj i shtrenjtė, ai ndjente dhimbje pėr gjithēka qė fliste nė gjuhėn shqipe; e megjithatė, ai reliev para shtėpisė sė tij, qė zgjatej mė tej, vargėzimi i ēuditshėm i kodrave, njėra pas tjetrės, pylli qė ishte nė skajin e shtėpisė, zgjatimi i bjeshkėve pėrballė, mėngjeset plot dritė dhe mbrėmjet qė binin tė papėrsėritshme, kishin diēka tė veēantė edhe pėr tė. Prej kėtu ishte nisur tė bėnte detyrėn e tij pėr Kosovėn.

 

Nėse do tė kishte patur kohė tė bėnte llogarinė e jetės sė tij, duhej tė ndjehej i qetė. Kishte bėrė gjithēka qė kishte mundur, deri nė dhimbje; kishte duruar ēdo gjė, edhe atė qė mund tė quhej e padurueshme, dhe tashti, kur po vinte ora e ndeshjes me ushtrinė serbe, nė vendet ku kishte lindur, duhej tė ndjehej i qetė.

 

Meraku i tij i madh ishte tek njerėzit qė prisnin shumė prej tij. Ishte miti i kthyer nė vendlindje. Qė pėrpara se tė rikthehej ai, ishte rikthyer miti i tij. Kishte patur disa herė mesazhe pėr ardhjen e tij, njerėzit e kishin patur tė nevojshme kėtė riardhje, si njė mėnyrė mė shumė pėr t'u mbėshtetur diku, ku mund tė mbaheshin edhe nė ēastet mė tė vėshtira. Ai kishte ardhur. Njerėzit ishin ndjerė tė qetė. Jo vetėm ata qė thjesht kishin dėgjuar pėr tė, por edhe miqtė e afėrt. Njėri prej tyre, Hafir Shala quhej, ilegal i hershėm, do tė thoshte se "tash po mė pushon zemra qetė, se e paskemi prej mend. Deri tash e kam pasė frikėn, sepse kemi pasė raste qė me rėnien e shokėve ėshtė shuar. Tash qė Fehmiu u kthye, do tė thotė se e kemi seriozisht".

 

Pastaj kishte ardhur 22 shtatori. Ishte diēka mes orės katėr e gjysmė - pesė e mėngjesit kur e lajmėruan se forcat serbe dhe makineria e rėndė e luftės ishte vėnė nė lėvizje. Bishat e hekurta, nė gjithėfarė formash, autoblinda, tanke, gryka artilerie, ishin nisur drejt Drenicės. Duhej thyer Kosova dhe pėr tė thyer atė, duhej thyer Drenica. Pėr tė thyer Drenicėn duhej thyer Fehmi Lladrovci. Ishte njė lidhje e njohur.

 

Nė atė zonė nuk kishte pasur kurrė vetėm njė kullė, njė fis, njė lagje apo njė fshat pėr t'u thyer. Kishte pasur gjithnjė mė shumė se kaq. Ishin Jasharėt, lisa tė mėdhenj, ata e kishin nėpėrkėmbur furinė serbe dhe u kishin vėnė pritėn. Kur kishin rėnė, kishin ndezur gjithė vendin. Mė pas, njėri nga miqtė e mi, do tė mė thoshte se "kur kishte krisur pushka e parė e Jasharėve, nė 30 dhjetorin e vitit 1991, ishte zgjuar Drenica; se kur kishte ndodhur rrethimi i dytė i tyre, nė janarin e vitit 1998, ishte ngritur Kosova; dhe se mė 5 mars, nė fillimin e pėrjetėsisė sė tyre, ishte flakėruar krejt Shqipėria". Kishte qenė vėrtet ashtu.

 

Mirėpo kėto familje tė mėdha tė luftės, tė vendosura brinjė mė brinjė, shpeshherė shpatull mė shpatull, si nė vitet e hershme tė Arbėrit, nuk mund tė ishin vetėm. Ishte krijuar njė pėrmasė e jashtėzakonshme, ku secili, Jasharėt, Lladrovcėt, Lushtakėt, Kodralinjtė, Selimėt, Kiēinat, Krasniqėt, Demakėt, Dėrgutėt, Nurajt, kishin tė veēantėn e tyre. Tė gjithė e kishin pritur se do tė vinte njė ditė lufte, baca Fehė kishte thėnė se goditja e dytė, pas asaj tė Llapushnikut, do tė vinte shumė shpejt dhe si dukej, ajo kishte ardhur.

 

Dukej njė mėngjes i zakonshėm, krejt normal, po tė mos kishte qenė ajo lėvizje pėrbindėshi. Megjithėse ende nuk kishte filluar lindja e diellit, skajet e qiellit ishin pėrflakur. Ai priti pak deri sa tė bėheshin gati Xheva dhe Fatimja, pa me kujdes nėse i kishte tė gjitha me vete se ēfarė i duhej pėr njė luftė tė gjatė, pastaj dora i shkoi instinktivisht nė xhepin ku mbante paketėn e cigareve. Edhe ajo ishte aty. I pihej njė kafe, por nuk kishte kohė.

 

Baca Fehė kishte marrė nė dorė snajperkėn e tij, pastaj kishte folur me shokėt. Kishte qenė njė bisedė e shkurtėr, ndoshta mė e shkurtra nga tė gjitha ata qė kishte bėrė ai. Tepėr shkurt. "Lufta e re erdhi. Pėr hajr na qoftė. A ka ditė mė tė mirė se sot pėr me vdekė pėr Kosovėn. Kėndej nga jam unė, nuk kalojnė vetėm mbi trupin tim. Sa tė jem gjallė unė, nuk do tė kalojnė. E nėse kalojnė, ta dini se nuk jam mė".

 

Xheva e kishte dėgjuar bisedėn dhe kishte shtuar krejtėsisht lehtė, si duke dashur t’ia thoshte vetėm vetes, kullės, nė tė cilėn e kishte pritur kur ai kishte qenė shumė vite i burgosur; themeleve, qė nuk do tė mund tė shqiteshin kurrė nga toka e tė parėve: "Nėse kalojnė, kjo do tė thotė se nuk jemi mė".

 

Kishte folur nė shumės, kishte folur nė heshtje dhe askush nuk e kishte dėgjuar. Sami Lushtaku do tė mė thoshte mė pas se e kishin besuar menjėherė, sepse e gjithė jeta e tij kishte qenė e tillė: e besueshme. Dhe ishte nisur.

 

Fehmiu, Xheva dhe Adem Demaēi

 

Ata ishin mė shumė se tė ndershėm, ata ishin virtyti.

Nganjėherė, njė rast fatkob mund tė ketė edhe disa nuanca tė njė rastėsie fatlume. Nuk e kishte menduar se, pas njė udhėtimi aq tė gjatė, lidhur me pranga, pėrmbytur nga tė nxehtėt, krejtėsisht tė rraskapitur dhe gjithnjė me idenė se ku do tė ishte qelia e ardhshme, nė fund do tė kishte njė fillesė drite nė fundin e tunelit. Nuk kishte as se si ta mendonte. Gjithēka lidhej me njė njeri, i cili, edhe mė herėt ishte i njohur pėr tė, megiithėse asnjėherė mė parė nuk ishin takuar.

 

Jo rrallė ndodh qė fatet e njerėzve tė ndėrlidhen me njėri-tjetrin nga rrethana tė ēuditshme, tė pamenduara, krejtėsisht jashtė logjikės normale tė rrjedhės sė zakonshme.

 

Burgu i Stara Gradishkės; i vjetėr, thuajse me gjithēka tė lėnė pas dore, me birucat e errėta dhe qelitė e mėdha, me rregullat e ngurta dhe me rrethimin serbomadh nga tė gjitha anėt, me vetminė torturuese dhe ankthin e pritjes, kishte vetėm njė tė mirė, e cila bėhej edhe mė e ēmuar nė gjithė atė qė kishte ndodhur.

 

Nė Stara Gradishkė gjetėn njė njeri qė ishte prej kohe mit nė mendimin e tyre politik, nė thyerjen e dėshpėrimit, nė krijimin e vizioneve tė vyera dhe thyerjen e iluzioneve tė paperceptueshme. Njė njeri, i cili, tashmė po bėnte thuajse pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij tė ndėrgjegjshme pas hekurave dhe megjithatė askush nuk kishte mundur ta thyente. Adem Demaēi, njeriu qė ndjehej i lirė edhe pas hekurave, kur tė tjerėt ishin tė robėruar, megjithėse mendonin se ishin tė lirė.

 

Prej aty zuri fill miqėsia mes kėtyre dy burrave dhe, pas pak, nė miqėsinė e tyre, me brishtėsinė dhe ndjenjėn e motrės njėkohėsisht, do tė futej edhe njė njeri i tretė, i po tė njėjtave pėrmasa, Xheva. Ėshtė njė trinom i shkėlqyer, tė cilėt plotėsojnė tek njėri-tjetri gjithēka qė mund tė mendohej se duhet plotėsuar; pėrmes tė cilit rrjedhin ngjarje tė njohura dhe pėrgatiten shumė nga ngjarjet qė do tė vijnė; rreth tė cilit do tė mblidhen shumė tė tjerė, si pas diēkaje tė domosdoshme; tė cilin vitet qė do tė shkojnė nuk do e zbehin.

 

Jam i bindur se herėt a  vonė rrugėt e tyre do tė kryqėzoheshin njė ditė. Do tė ishte e pamundur pėr kėta njerėz tė mos ishin miq dhe vėllezėr me njėri-tjetrin, tė mos e ndjenin tė domosdoshme praninė e shoshoqit, sepse, nė fund tė fundit, ishin nga i njėjti brum.

 

Demaēi sigurisht qė nuk kishte dėgjuar mė parė pėr Fehmi Lladrovcin. E shumta, ai mund ta kishte parė fotografinė dhe emrin e tij nė gazetėn "Rilindja”, gjatė procesit gjyqėsor, por nuk besoj se i ka shkuar mendja, as atė ditė kur janė takuar pėr herė tė parė nė korridoret e burgut, se do tė niste kėshtu njė miqėsi e jashtėzakonshme. Themeli i saj qe besimi. Ata besonin thuajse verbėrisht tek njėri-tjetri. Demaēi ishte mėsuesi, Fehmiu dhe Xheva do tė ishin nxėnėsit. Ai ishte prindi, ata ishin pasuesit e tij. Demaēi ishte siguria, ata ishin vazhdimi. Baca ishte fjala, ata ishin sakrifica sublime. Demaēi ishte ėndrra e ndėrprerė, ata ishin flijimi pėr hir tė ėndrrės.

 

Demaēi ishte parafjala e qėndresės qė do tė vinte, ata ishin epilogu i pėrkryer i njė qėndrese. Demaēi ishte hyjnizimi, ata ishin dishepujt e tij. Demaēi ishte njėri nga fillesat e mėdha, ata ishin njė ndėr aktet e mėdha drejt realizimit. Demaēi ishte deti i ndjenjave, ata ishin bregu ku pėrplaseshin kėto ndjenja. Ai ishte urtėsia, Fehmiu ishte stralli, zjarri ku pėrndritej urtėsia. Demaēi ishte vuajtja, Xheva ishte motra qė i heq dertet e vuajtjes. Demaēi ishte legjenda, ata nuk lejuan kurrė qė tė bėhej murimi i legjendės. Gjithēka ishte e frikshme rreth tyre, por asnjėri nuk kishte frikė. Ata ishin pjesė e ripėrtėritjes sė madhe njerėzore nė mėnyrė tė papėrkulshme. Por ishin me logjikė, me ndjenjė dhe me mendim. Kur janė sė bashku logjika, ndjenja dhe mendimi, atėherė nuk ka zemėrbutėsi dhe thyerje pėr tė arritur atė qė do. Tė tre donin arsyen, tė drejtėn, tė ardhmen dhe tė tė treja kėto, arsyeja, e drejta dhe e ardhmja i ēonte pashmangshėm drejt lirisė sė Kosovės dhe sakrificės pėr tė.

 

Asnjėherė njė mėsues nuk mund tė ketė gjetur dishepuj mė tė pėrkushtuar. Asnjėherė dishepujt nuk e kanė nderuar mė shumė hyjninė e tyre. Nganjėherė ajo merrte edhe trajta tė pabesueshme. Demaēi thoshte dhe besonte se "nėse kėtė punė ėshtė "zharava” Fehmiu, atėherė ėshtė punė e paqtė”. Nuk pyeste se cila punė, nuk pyeste se cili ėshtė caku, ai e dinte se ėshtė njė punė e mbarė dhe caku ishte Kosova. Kėtė cak ata, nė kohė tė ndryshme, por nė tė njėjtėn rrugė, e kishin pėrcaktuar sė bashku. Nganjėherė ai shkonte edhe mė tej, duke saktėsuar se "tek askush tjetėr nuk kam mė shumė besim se tek Fehmiu" dhe si duket, e kishte provuar njė gjė tė tillė. Ishte e rrallė qė njė Mėsues si Ai tė jetė ndalur kaq gjatė dhe kaq mrekullisht nė vlerėn e njė dishepulli.

 

Ata tė tre besonin nė pjellorinė e mendjes sė tyre tė ēeliktė, besonin se ēdo gjė ėshtė e drejtė, e ndershme dhe e ligjshme kur ėshtė nė shėrbim tė sė vėrtetės. Kjo i bėnte ata tė mos ishin kurrė ekstremė, nė tė kundėrtėn i bėnte shumė njerėzorė. Ata ishin mė shumė se tė ndershėm, ata ishin virtyti. Ėshtė njė miqėsi, e cila, duke u nisur nga njė burg i sigurisė sė lartė, u bė pjesė e mėtejshme e qėndresės sė pėrbashkėt. Ka njė fillesė, por nuk ka fund. Vazhdon edhe sot...

 

Shfaqja e parė e saj ėshtė respekti. Tė respektosh tė afėrmit ėshtė e natyrshme, tė respektosh vizionin ėshtė hyjnore. Ata respektonin vizionin, idenė, mendimin, sakrificėn, fjalėn. Pra i respektonin tė gjitha. Dhe ishte kaq e natyrshme, saqė zinte vend edhe nė letrat e tyre.

 

Me 27 dhjetor 1987, nė letrėn urim pėr Vitin e Ri, jo vetėm pėr Fehmiun, por pėr tė gjithė tė burgosurit, Xheva shkruante edhe kėto vargje:

 

Bacės,

 

idol – bir besnik i dheut tė shqipes,

flakadan i pashuar i dijes e dritės,

nė ēdo vatėr frymėzon nė atdhe

Bacė - gjithmonė nė zemėr tė popullit je.

 

Mė 18 shkurt 1990, duke i uruar ditėlindjen, Xheva shkruan:

 

Urime bacė ditėlindjen

 

Rrofsh sa malet, rrofsh sa malet,

i nderuar ndrit nė ēdo vatėr,

me ty rruga kurrė s'do ndalet

liria ėshtė mė afėr.

 

Bacė- shėndet tė plotė e dita t'u bėftė njėmijė

Ardhmėria e njė populli fshihet nė gjoksin e shkrimtarėve tė tij,

Cila ėshtė gjėja mė e shtrenjtė e njeriut nė jetė?

Ėshtė liria, atdheu – gjak i freskėt nė zemėr tė vet.

 

Dielli lind mė shpejt nga mendja juaj flakadan,

Ideali na thėrret nė zemrėn tuaj vullkan

Tė merrni ditė nga jeta jonė dhe vjet

Ėndrrėn e kahmotshme do bėjmė realitet:

Lulegjaku po shkruajnė emrin tėnd tė ndritur,

I shtrenjti ynė, baca Adem, n'zemėr tė popullit duke u rritur,

Nėpėr rrugė e nėpėr sheshe ku po rrjedh gjaku gurrė,

Ditėlindjen tė urojnė me zemėr mijėra lulėkuqe,

Jetė tė gjatė-hero i gjallė-yll nė flamur

E tėrė toka e dheu rrjedh ēelik pėr gisht e plugje

Njė tufė lule nga Kosova- rrofsh o bacė sa bjeshkėt tona.

 

Dhe mė 21 shkurt, tepėr e lumtur, ajo i shkruan Fehmiut:

 

"Sapo e mbarova njė kartolinė urimi pėr t'ia dėrguar bacės pėr ditėlindje, kur dėgjuam lajmin - u lirua nga burgu. Njė gėzim i madh pėrshkoi zemrat tona. E paramendonim si njė yll qė vjen tė ndritė ēdo skaj tė Atdheut, tė zhdukė errėsirėn shumėshekullore qė ka kapluar popullin tonė.

 

Lajmi pėr Bacėn u prit me gėzim tė madh. Atė natė, anė e kėnd nė trojet tona u dėgjuan tė shtėna - jehonė nė shenjė fitore, u ndezėn zjarre, flaka e tė cilėve shndriti deri nė kupė tė qiellit. Nėpėr fshatra e qytete, nėpėr shkolla e fakultete sot, kudo u tubuan masa e gjerė e popullit duke ngritur dy gishtat lart, zėri i popullit tonė kudo po jeton me emrin e Bacės Adem. Dielli sot lindi mė herėt nga gėzimi pėr Bacėn dhe qielli na u duk mė i kthjellėt; dhe nėnat e dėshmorėve uruan duke brohoritur; dhe gjaku i lulėkuqeve qė ranė theror shkroi emrin e ndritur.

 

Kjo atmosferė gėzimi zgjati vetėm pak kohė. Re tė zeza e tė tmerrshme e mbuluan pėrsėri qiellin qė na u duk i kaltėr, e tani po derdhen nė shi gjaku e breshėr tė llahtarshėm. Por nė zemėr tė popullit je o Bacė e tėrė Kosovėn nė kėmbė e ke”. Ēfarė mund tė thuash pėr nderimin kur edhe dielli tė duket se lind mė herėt, edhe qielli ėshtė mė i pastėr? Ndoshta ripėrsėritja e thirrjes se "tėrė Kosovėn nė kėmbė e ke...”.

 

A ka pasur ēaste tė mėrzisė? Natyrisht qė ka pasur. Jeta ėshtė e tillė. Fehmiu nuk ishte i njė mendjeje me disa ēaste entuziaste tė Bacės, pas daljes nga burgu se, "e lashė dimėr dhe e gjeta verė” apo me Ballkaninė, por kjo ishte brenda tyre, ishte si njė klithmė nė vetvete, asgjė mė shumė, sepse e dinte shpirtin qelibar tė hyjnisė sė tij. Ai nuk i rrėzonte kurrė hyjnitė nga piedestalet. Sepse ngrinte piedestale tė fuqishme.

 

Njė ngjarje e pasgjykimit

 

Do tė pėrpiqem ta sjell atė, fjalė pėr fjalė, ashtu si mė ėshtė treguar njė natė nė shtėpinė e familjes Lladrovci, nga baca Tush. Ėshtė koha kur ka ndodhur aktgjykimi, janė dhėnė dėnimet, gjithēka ėshtė bėrė marramendshėm dhunshėm, tė burgosurit janė rikthyer nė qelitė e tyre. Ėshtė fillimi i kalvarit tė jetės sė tė burgosurve, i cili, gjithsesi, ėshtė mė i lehtė se ajo qė ka shkuar.

 

Ndėrsa jeta po fillon tė futet nė rrjedhinėn e njė boshti tjetėr, qė do tė kishte veēantitė e saj, Fehmi Lladrovci mendon se kishte edhe njė detyrė pėr tė bėrė. Ndodh gjithēka si nė baladat e lashta.

 

Baca Tush:

 

"... pesėmbėdhjetė muaj pat vazhdue gjyqi, jo pėr herė tė dytė, jo nė gjykatė qarku, jo nė supreme, jo pėr herė tė tretė. Jo pėr gja, pėr t'u pendue, por prap mbetėn qysh janė kanė herėn e parė, e pas njė kohe, me thanė mot mot, ka qenė Fehmia nė burg nė Lepopllavė.

 

Pak kohė ka ndejė Feha nė Prishtinė, prej Prishtine e patėn ēue nė Gjilan  dhe prej Gjilani nė Lepopllavė. Nė Lepopllavė mė pat thanė "babė qysh mundesh me ma prue Xhevėn nė burg". Erdhi dita e vizitės dhe e kam marrė Xhevėn. Pesėmbėdhjetė minuta nuk e kanė lanė Xhevėn me hye, kėrkoshin gjithfarė dokumentash, jo ēfarė e ka, jo pse ka ardhė, e pas pesėmbėdhjetė minutash, kur Feha nuk deshi as mue me mė pranue me hye, mė tha se "nėse nuk lejohet kjo, as baba nuk ka ēka lyp", atėbotė e pranuen.

 

Po i thotė Feha Xhevės:

 

"Xhevė unė jam dėnue, burgu ėshtė i gjatė, i thonė dhjetė vite. Ndoshta shkon edhe ma gjatė. Mati hesapet, shikoji punėt. Je pėr mue e lirė, pėr me shkue dhe me i gjetė vedit fat diku tjetėr, ne prap mbetim shokė, edhe shokė tė idesė, edhe tė bashkėpunimit".

 

Atėherė kam vėrejt se ka ardhė Xheva dhe ėshtė nxi dhe i ka thėnė mrrolshėm: "Kurrė nuk e kisha pritė prej teje, o Fehmi Lladrovci. Kurrė, kurrė. Shiko Fehmi, jo dhjetė vjet, por edhe njėqind vjet tė dėnohesh, unė jam pėr ty e nuk tė lėshoj kurrė".

 

E masandej Fehmiu po i thotė:

 

"Nėse ėshtė kėshtu, atėherė mirė".

 

"A ėshtė ashtu?"

 

"Po, ashtu ėshtė".

 

Atėherė Fehmia i ka thanė prapė:

 

"Vetėm me pėlqimin e babės dhe tė vėllezėrve, me pėlqimin e babės dhe tė familjes tėnde, prej sodit me shkue e me jetue tek familja ime, tek baba e tek nana ime".

 

Xheva i ka thanė mirė dhe jemi nda me kėtė fjalė me njėri-tjetrin.

 

Jemi kthye dhe kemi shkue me tė drejt nė Drenoc. Jena shkue drejt me tė tek Abdyl Krasniqi dhe i kemi tregue se qysh ėshtė puna. I kemi tregue si unė, dhe si Xheva. "Na ka thanė Feha se kjo punė kryhet vetėm me pėlqimin e familjes".

 

Atėherė Abdyli mė ka thanė "rri sonte. Flas me familjen". Kemi ndejė dhe kemi bisedue. Nė orėn katėr na ka shtrue njė mėngjes dhe na ka thanė se sot Xhevėn po e pėrcjellim nuse pėr nė shtėpinė e Fehmi Lladrovcit. Ka shtue se dhėndėrr mė tė mirė kurrė nuk e kisha dashtė.

 

Familja ime nuk dinte asgja. E falenderoj Abdylin shumė. I falenderoj djemtė. Pak burra munden me e ba atė. Krasniqėt e banė, kanė burrėri e kanė fjalė bese.

 

Atėherė kemi marrė rrugėn me Xhevėn. Kam ardhė nė shtėpi dhe po u kallzoj vllezėrve. Po u them se prej sodit Xheva ėshtė nuse tek na. Ishte e vėshtirė, me pritė njė ditė e edhe njė ditė, por ma e vėshtirė me pritė dhjetė vite.

 

Vllezėrit u pajtuan me mue, u pajtue edhe familja ime. E donin Xhevėn fort, fort e donin. Sa herė qė kemi shkue pėr vizitė, nė burg tek Fehmia, kemi shkue me Xhevėn, kurrė nuk ja kam kalue vizitėn deri nė pesė javė, njė muaj. Pėr mua si prind, as nuk e kam ditė mėrzinė, me ardhjen e Xhevės si nuse dhe me burrin nė burg... Kemi heqė nėpėr udhėtime, jo se na kanė maltrajtue, por tė lirė nuk kemi shkue. Mirėpo tė gjitha ato i qofshin hallall, shokėve dhe djalit tim".

 

Vazhdimi i kėsaj historie:

 

Kjo ishte, si tė thuash paramartesa e Fehmi Lladrovcit, por ishte njė gjė krejt e veēantė, e cila rrallė kishte ndodhur, nėse kishte ndodhur ndonjėherė. "Lidhjet organizative ne atėherė i kishim me Ramizin", tregon Ramadan Avdiu. "Ramizi dhe Shemsija (Istogu-Lladrovci) atėherė ishin ilegalė. Ndiqeshin, sidomos pėr organizimin e demonstratave tė mėdha qė kishin ndodhur nė Gllogovc (Drenas). Kur shkuam t'i takojmė, mėsova njė fakt qė rrallė e kisha dėgjuar. Xheva ishte si e fejuar dhe jetonte nė familjen e Fehės".

 

Fehmiu dhe Xheva janė fejuar me 20 shtator 1985. Kjo ėshtė dita e fejesės sė tyre, ēka do tė thotė se ėshtė njė moment saktėsisht 45 ditė para arrestimit tė Fehmiut. Ai ndodhej nė burg atėherė, megjithatė atdhetari Abdyl Krasniqi dhe bijtė e tij vendosėn se dasma duhej bėrė, nusja duhej tė shkonte, sepse dhėndrri nuk ndodhej pas hekurave pėr marri e punė tė kėqija, por ndodhej pėr vendin e tij dhe kjo mund tė pritej. Ndoshta edhe e kishin pėrllogaritur.

 

Edhe Abdyl Krasniqi e kishte dashur njė dasmė tė madhe, sepse Xhevėn e kishte disi veēmas tė tjerėve, sepse ishin jo thjesht babė e bijė, por ajo ishte edhe bashkėluftėtarja e tij. Dhe kėshtu nisi fillimin prologu i njė dasme, me dhėndrrin qindra kilometra larg, pėr mė tepėr pas hekurave, njė dasmė nė tė cilėn krushqit ishin nė burg ose ishin ilegalė, me njė nuse qė nuk do tė shkonte asaj dite me fustanin e bardhė tė nusėrisė.

 

Xheva veshi kostumin karakteristik kuq e zi, nė shenjė tė nderit tė gjakut tė derdhur dhe pėr flamurin. Do tė kishte njė krushk me vete, i cili ishte njėkohėsisht edhe vjehrri i saj.

 

Mori me vete, si njė kujtesė tė ēmuar, edhe njė amanet tė tė atit, Abdyl Krasniqit, disa vargje tė cilat ia jep sė bijės, Xhevės, kur e pėrcjell nuse pa dhėndėrr:

 

"Me vete njė krushk

njė krushk, njė njeri, njė baba.

Xhevė ėshtė i yti prind

Nė zemėr mban njė zjarr, njė prush

Baba me emrin e nderit

E quajnė Tush.

Nga sot ėshtė edhe prindi yt

Pra ta duash fort,

Ta ruash si sytė".

 

E megjithatė, atje larg, krushqit e vėrtetė nuk ishin ngrirė dhe nuk i kishin thėnė shokut tė tyre "me hajr nusja, hajt, mos u mėrzit".

 

Ata kishin bėrė diēka tjetėr dhe kėtė e tregon Fehmiu nė letrėn e tij tė 16 gushtit 1986.

 

Ja se ēfarė shkruan, mes tė tjerave, ai:

 

"E shtrenjta ime Xhevė, dua tė them se dasmėn tonė e festova edhe unė me shokėt. Isha shumė i gėzuar dhe i lumtur. Porsa mora lajmin nga ti, menjėherė e kuptuan shokėt dhe mė uruan me gjithė zemėr, filloi dasma menjėherė, kush drutė e kush tenxheren, kush hallvėn e kush sheqerin, kush gazin e kush hyzmetin, me njė fjalė, dasmė e vėrtetė qė nuk harrohet pėr jetė.

Tė ma pėrqafosh shumė Nėnėn time pėr mua, i bėj tė fala nga unė dhe nga tė gjithė shokėt, baca (Adem Demaēi - shėnim i autorit), e pėrshėndet duke i thėnė tė qėndrojė e fortė dhe krenare, sikur tė gjitha nėnat qė i kanė bijtė dhe bijat nė burgje pėr ideale".

 

Nė pėrgjigjen e saj Xheva, tashmė nuse e panusėruar, mė tepėr bijė se gjithēka tjetėr, i shkruante:

 

"...Isha duke lexuar nė dhomė, kur hyri brenda Ramizi. Kishte shkuar posaēėrisht pėr tė marrė ndonjė letėr nė postė. "Nuk kish gjė", mė tha porsa hyri. Se si mė erdhi, por nisa pėrsėri tė lexoj. Pas pak njė zarf u gjend nė librin qė lexoja. Qė nė pjesėn e parė tė tij kishte diēka qė ndryshonte nga ato tė mėparshmet. Zemra mė rrihte fort. E hapa shumė shpejt e nisa ta lexoj. Mbaja nė zemėr njė mall tė madh. Sikur letrėn ta lexoja e vetme nė dhomė, por kisha Nėnėn pranė. Ajo do tė mėrzitej mė shumė, po qe se unė do tė largohesha nė dhomėn tjetėr. Filluam ta lexonim bashkė.

 

Kur isha duke lexuar letrėn, tė parafytyroja nė festėn e dasmės sonė, ashtu si e kishit festuar. Dramėn e dasmės krenare, ashtu si e kemi pėrjetuar. Tė shoh krenar e plot gėzim, tė qeshur, gjithnjė mė tė dashur e plot besim pėr ardhmėrinė e lumturinė tonė. Mė vjen keq qė nė ato momente nuk u gjendėm pranė njėri-tjetrit.

 

Krenaria ime, Fehmi! U informova edhe pėr vendimin e gjykatės sė shkallės sė dytė. Gjithėherė kam qenė e sigurtė nė vendosmėrinė e krenarinė tuaj prej njeriu atdhetar. Tani edhe mė shumė tė dua. Edhe pse kam jetuar fare pak ēaste tė bukura jete, e dua jetėn, e jeta ime ėshtė jeta jote. Pra, jeta jonė do tė jetė pasqyrė besnike e ndershmėrisė njerėzore.

 

Tani, nė kėtė moment, kur po pėrfundoj letrėn, ėshtė ora njė e natės. Jam ende zgjuar e rri vetėm me nėnėn. "A ke t'i thuash ndonjė gjė atij trimi", i thashė nėnės. "I bėj tė fala, tha, sikur ta kisha afėr, do ta rrihja mirė bile". Qeshėm tė dyja".

 

A nuk ėshtė njė dasmė, apo njė prolog dasme, krejt i pazakontė, krejt i veēantė, kur dhėndrri ndodhet disa qindra kilometra larg, nusja ndodhet nė shtėpinė e tij, kur njėra pjesė e dasmės ėshtė nė burg dhe pjesa tjetėr nė fshatin e lindjes sė dhėndrrit? Ishte njė ceremonial qė zgjati gjashtė vite, mes tyre ėshtė pritja, por nuk janė ofshamat, ėshtė nusėrimi, por mė shumė ėshtė bijėzimi, dhe pas gjashtė viteve, tė gjithė ata qė ishin nė dhomėn e burgut e tė tjerėt rreth tyre, ishin krushq pėrsėri.

 

Njė rrėfim pėr udhėtimin nė Stara Gradishkė

 

Mė shumė se 30 tė burgosur politikė shqiptarė nė Stara Gradishkė do tė thotė mė shumė se 30 familje shqiptare tė Kosovės, nga tė gjitha viset e saj, qė duhej tė merrnin rrugėn e gjatė, tė lodhshme drejt bijve tė tyre.

 

Unė pyeta Bacėn Tush se si shkonit nė Stara Gradishkė.

 

"Nė Stara Gradishkė gjithėherė kemi shkue me tren. U bashim bashkė disa familje e shkonim. Pėr herė tė fundit kam qenė dhjetė ditė para se me u lėshue Feha prej burgut. Nuk mė ka kallzue kurrgja, ndoshta nuk e ka ditė se po i lėshon Tugjmani. Veē mė ka thanė se a kam pare me vedi dhe po i them se kam diēka. Kam mendue se i ka ndodhė ndonjė gja, po e pyes se ēfarė i ka ndodhė, por veē po mė thotė se, nė paē nė shtėpi ose nė bankė, m'i dėrgo me postė. Dhjetė ditė pa u lėshue ka qenė kjo.

 

Treni i parė ka qenė nė orėn 3 e 15 minuta prej Fushė Kosove. Udhėtonim gjashtė ose shtatė orė deri nė Beograd. Kur udhėtonim me trenin tjetėr, nė orėn 11 tė natės, mbėrrinim nė Beograd nė gjashtė tė mėngjesit. Ky tren shkonte deri nė Zagreb. Kur udhėtonim nė orėn tre e ndėrronim trenin, kur udhėtonim nė mbrėmje, ndėrrohej vetėm lokomotiva e treni ishte po ai.

 

Kur shkonim nė burg, shkonim me shokėt, ishte dhoma e pritjes. Si shkonim aty, ata tė burgut kėrkonin kartelėn, me numrat si ishin, ashtu e kishim pasė edhe vizitėn. Me Fehėn, krejt, krejt, veē dy vizita i kam pasė tė lira. Veē nė dy vizita nuk ka pasė polic e as pėrkthyes. Njė polic qė ka qenė prej Terstena, rrinte aty, e falenderoj, ai pėr mua ka qenė njeri i mirė, kur mė jepte shenjė Feha pėr me folė, mė thoshte fol lirisht, mos u druaj prej tij. Polici qeshte, polici kishte vetė vėrejtje prej naēallnikut. Kemi heqė nė udhėtime, jo se na kanė maltrajtue, por nuk kemi qenė tė lirė. Mirėpo tė gjitha kėto u qofshin hallall shokėve dhe djalit tim.

 

Prindėrit e tė burgosurve qėndroshin mirė. Shkonim nė vizita nė burgje, krejt mundeshe me i dallue se kush ishte prej tonėve. I kam pa edhe kur janė takue me djemtė nė burg, edhe kah dalim, nuk kam pa kėnd tuj i dalė lotė, por vetėm tuj folė a tuj qeshė. E tė tjera kombe i kam vėrejtė, edhe kur hinin, ma sė pari tuj qa, edhe prap kur dilnin, tuj qa e tuj bėrtitė. Me shqiptarėt nuk ka ndodhė kjo, kurrė, kurrė. Veē tuj qeshė.

 

Me tanė tė burgosurit jemi pėrshėndetė. Na pėrshėndetshim me grusht, ashtu ishte atė botė. Aty ishte edhe Demaēi, e kam pa shumė herė. Ishte njė korridor ku hynim dhe dilnim pėr me shkue nė vizita dhe gjithnjė e kemi pa edhe bacėn Adem, edhe shqiptarėt. Shqiptarėt ishin tė gjithė me numėr, si tė burgosur politikė. Edhe kurrė nuk ka ndodhė qė kur kemi hy nė vizitė, tė shkojmė mė parė tek djali jonė. Pėr shembull, ishin vizitat e lira, kurrė nuk kemi shkue pėr shembull me u pėrshėndetė unė me Fehmiun, por secili, jemi pėrshėndetė mė sė pari me tė tjerėt, e masandej me djalin apo me vėllain. Kėshtu ka shkue. Kur kemi ecė nė korridor nuk kemi mujtė me i takue tė tjerėt, por i kemi pėrshėndetė. Kurrė nuk e kam heqė kapuēin e bardhė kur kam shkue pėr vizitė. U gėzonte Feha dhe mė thoshte se shumė po mė gėzon se po vjen me kapuē tė bardhė. Edhe shokėt gėzohen, mė thoshte. U shqetėsonte se mos kisha ndonjė problem kah tė kthehem, prej kapuēit tė bardhė, por nuk kam pas.

 

Ka qenė njė rast, ndoshta nuk ėshtė me e tregue. Nė Varazhdin, ishim tuj pritė, kishim zbritė prej trenit dhe duhej me pritė pėr me shkue nė Stara Gradishkė me tren tjetėr. Duhej me pritė tri orė. Po vjen njė djalė dhe po mė thotė, ka thėnė baba ejani pak se po ju kėrkon. Isha me Ajetin, babėn e Idriz Hysenit e shokė tė tjerė. Nuk i dishim sendet, kohėn e trenit dhe po i them se jemi mirė. Shkoi djali dhe erdhi edhe njė herė. Po u them shokėve, eja tė shkojmė.

 

Baba i vocrrakut kishte qenė tek dera e njė dyqani. Kishte pasė aty plot njerėz. Na pyet se pėr ēka jeni me pi. Na qiti. Po na thotė se pėr ēka jeni me hangėr. Po i themi se nuk kemi kohė. Na thotė se e di shumė mirė kohėn kur ju vjen treni dhe shumė e mirė e di se ku po shkoni. Na shtroi bukė. U ngushtuam dhe si shqiptarė, deshėm tė paguajmė. Na thotė, ky ėshtė qejfi im. Po mė thotė Ajeti, baba i Idriz Hysenit: ja pamė hajrin kapuēit tėnd".

 

Ktheheshin tė ripėrtėritur prindėrit dhe tė afėrmit e Fehmiut, sepse kishin me vete fjalėt qė ua kishte thėnė ai, ato fjalė qė shumė natyrshėm do t’ua shkruante nė njė kartolinė, mė datėn 18 nėntor 1988. Ėshtė njė kartolinė e zakonshme, njė vazo me lule tė kuqe gjak, nė njė sfond tė errėt. Nė shpinė tė saj duket vula e rrumbullakėt "Stara Gradiska. 55435. 18.1.88". Nė tė Fehmiu ka shkruar: "Unė nė burgjet serbe kaloj ditėt mė tė ndritura tė jetės, duke u nisur nga ajo se, "Edhe mė i merituari i ka borxh atdheut, mė shumė se sa ai atij". Kėtė vazo me lule tė kuqe ta dėrgoj pėr Nėntorin tonė tė Pavarėsisė, pėr fitoret tona tė reja, e ta pėrkujtojmė pėrherė me respekt e nder... Ardhmėria nuk matet me pasuri, por me vizione".

 

Nė burgun e Stara Gradishkės, Fehmiu e ka quajtur veten njė njeri me fat. Aty ishin shumė nga shokėt e tij tė dikurshėm, por mbi tė gjitha aty ishte baca Adem Demaēi. Dhe kjo pėr tė nuk mund tė ishte burgim. Ishin vėrtet ditė tė vėshtira. Nė njė letėr tė tij, Fehmiu e ka pėrshkruar njė ditė tė zakonshme burgu:

 

"Zgjimi nė orėn pesė e gjysmė tė mėngjesit. Njė copė bukė dhe pastaj nė punė. Punės ia fillojmė nga ora 7 dhe deri nė 14.30 minuta. Kthim i lodhshėm, njė drekė e vonshme e zakonshme, pas orės 15 e 30 minuta, mė shumė me gjėrat qė kishin mundur tė sjellin njerėzit e shtėpisė. Pas drekimit, dal nė shėtitje, aq sa ėshtė e lejueme, pastaj leximi i gazetave, i librave, bisedat pėr situatat dhe pėr tė ardhmen, ėndėrrimi pėr t'u marrė me shkencė, ndėrprerė dhunshėm nga burgimet dhe vetė ēasti i ėndėrrimit i ndėrprerė nga thirrja pėr tė tė pyetur pėr diēka, pastaj izolimi i ashpėr. Mė ka marrė malli tė lexoj njė roman siē duhet. Nė tė vėrtetė, kemi pak kohė dhe atė kohė qė kemi, duhet patjetėr tė lexojmė shtypin.

 

Xhevė, tani duhet tė shkruaj ca fjalė edhe pėr shokėt. Baca ėshtė shumė mirė me shėndet, tė falenderon pėr tė falat dhe tė pėrshėndet ngrohtėsisht, edhe shokėt e tjerė janė mirė, tė pėrshėndesin. Kushėriri tė bėn tė fala posaēėrisht, me njė respekt tė lartė, tė lavdėron shumė; e unė e nguc e ai vetėm skuqet e qesh. Atė ditė, kur mora letrėn tėnde tė fundit, ishte ora 14 e 40 minuta, datė 19.05.89, porsa u kthyem nga puna. Ishim sė bashku me tė gjithė shokėt dhe mė ftuan tė marr letrėn tėnde. E pashė adresėn, e dallova qė ishte shkruar nga dora yte. E vėrejtėn edhe shokėt, e filluan tė ngacmojnė kushėririn, duke i thėnė, shiko kushėrirėn tėnde, sa kohė ka harxhuar vetėm me emrin. Si zakonisht, ai prapė u skuq dhe tha duke qeshur, se "boll inat po mė vjen". Shokėt qeshin e ai vetėm skuqet. Unė i thėrras "mik" dhe tė gjithė shokėt mė ngacmojnė, sidomos baca qė mė thotė, "sa bukur e thėrret".

 

Ēfarė mund tė thuash tjetėr pas kėsaj letre? A mund tė kishte kush dyshimin se mes kėtyre njerėzve kishte filluar thyerja.

 

*   *   *

 

Fragmente nga dy letra ose respekti pėr shokėt e tij

 

Tė gjithė ata qė nė momente tė veēanta tė jetės sė tyre, kanė qenė nė tė njėjtin burg me Fehmiun, sjellin nė kujtesė, si relike qė i kanė ruajtur me kujdes, dėshmi, fakte e ngjarje, pėrmes tė cilave, edhe njė herė krejt qartėsisht vjen respekti pėr mikun, shokun, bashkėluftėtarin e drejtuesin e tyre.

 

Kjo ėshtė njėra anė. Tjetra ishte mendimi i Fehmiut pėr shokėt e tij.

 

Si i ka pėrshkruar Fehmiu dy momente tė natės sė kalimit tė Vitit tė Ri ose, mė saktė, respekti i tij pėr shokėt e burgut...

 

4 Janar 1988:

 

"...po tė shkruaj disa fjalė edhe pėr "Vitin e Ri", si e kaluam.

Edhe nė kėto kushte kishim ca momente gėzimi, duke u ulur nė njė tavolinė me shokė, tė cilėt edhe jetėn nė ferr ta bėjnė tė lumtur e tė gėzuar, shokė qė nuk dinė pėr lodhje, dėshpėrim e pesimizėm, por kokėn plot, tė fortė e tė ēeliktė gjithmonė. Edhe tavolinėn e kishim "tė begatshme", me ushqim qė na e dėrguan familjet, kishim edhe ca lėngje pėr t'i cakruar gotat, por vlen tė ceku se mė tė begatshme ishin bisedat e rrėfimet tona, ku ēdonjėri nga shokėt rrėfente momente interesante nga jeta. Ishte njė natė e gjatė, e begatshme dhe e gėzuar pėr ne...".

 

3 janar 1989:

 

"...ishte kjo natė kur ndahen vitet. Ishim ulur nė njė tavolinė me shokėt mė tė dashur, me tė cilėt ndajmė ēdo gjė, gėzimet e hidhėrimet, tė mirėn dhe tė keqen, por kurdoherė tė dashur, tė afėrt e krenarė, pa u luhatur nga asnjė furtunė e acar. Tavolinėn e kishim plot me gjėra ushqimore qė na i dėrguat ju tė dashur, e bisedat sikur nuk kishin kufi, nga tė gjitha fushat e jetės, nga kultura, tradita, historia  e gjithė tė arriturat e popujve liridashės, pėr tė mirėn e njerėzimit. Ėshtė kėnaqėsi tė kalosh kohėn me shokė tė tillė, tė cilėt e kanė syrin pishė e zemrėn barot. Bisedė pas bisede, arritėm tek tema e dashurisė, kuptohet ėshtė njė temė shumė me rėndėsi dhe e cila gjithėherė na preokupon, e shtjellojmė dhe e trajtojmė, ashtu si e meriton, e nė mes tė tė tjerave, ka edhe ngacmime..."

 

Duke lexuar pėr herė tė parė kėta rreshta, jam krejtėsisht i bindur se tė gjithė shokėt qė kanė qenė nė tė njėjtin burg me Fehmi Lladrovcin, duhet tė jenė tė lumtur pėr pėrcaktimin, ngrohtėsinė dhe mirėdashjen me tė cilėn i ka pėrshkruar ai. Duhet tė ndjehen tė lumtur, edhe njė herė, qė kanė pasur njė shok si Ai, i cili, edhe nė njė letėr tė zakonshme, gjen rastin tė bėjė pėrshkrimin e tyre, i cili, aq sa ėshtė njerėzor, ėshtė edhe i jashtėzakonshėm.

 

·       "Dasmėn do ta bėjmė me flamur dhe flamurin nuk e japim". Fehmi Lladrovci, 2 shtator 1990, Shkabaj

 

Kishte ndodhė nė ato ditė qė disa dasma ishin prishė. Rrugės pėr nė Pejė, dasmorėve u kishte dalė pėrpara policia serbe, u kishte marrė flamurin dhe i kishin futė ta shkelnin atė. Disa e kishin bėrė, tė tjerėt, qė nuk kishin pranuar, ishin rrahur. Ēfarė do tė bėhej nė kėtė dasmė? Nuk kishte asnjė dilemė.

 

Tregimin e dasmės me flamur e kam dėgjuar tė njėjtė deri nė imtėsi, nga shumė shokė tė Fehmiut. E kam dėgjuar nga Nuhi Ahmeti, Ramadan Avdiu, Abdulla Dėrguti, Idriz Hyseni, Fatmir Istogu, nga baca Tush, nga shumė prej atyre qė kanė qenė nė kėtė dasmė. Unė do tė sjell vetėm njėrin prej tyre:

 

Rrėfimi i njėrit prej pjesėtarėve tė shtėpisė Lladrovci:

 

"Vendosėm me shkue nė dasėm me flamur kombėtar, flamurin e shtetit amė, sepse Azemi Vllasi e kishte ndėrruar flamurin nė vitin 1987, i kishte vėnė yllin e Serbisė. U vendos familjarisht. Feha foli me dasmorėt: "Ne do tė shkojmė nė dasėm me Flamur Kombėtar. Askush tė mos e ketė ndryshe nė mendje. Nuk do tė shkojmė me flamur tė ndryshuar, do tė shkojmė me flamur kombėtar dhe flamurin do e mbrojmė. Nuk do e japim pėr tė gjallė. Do tė shkojmė tė armatosur, kush ėshtė i gatshėm le tė vijė, kush ėshtė me dy mendje tė mos vijė. Sepse sot do tė japim edhe jetėn e flamurin nuk e japim.

 

Shumica ishin tė njė mendjeje. Meqenėse kishte tė paarmatosur, nga disa u tha se nuk kemi armė, por Feha i qetėsoi se e rregullojmė atė punė. Adem Jashari, si shok i Ramizit dhe i organizuar, ka qenė i ftuar nė dasmė, mirėpo kishte pasė njė dasmė nė lagjen e tij dhe nuk kishte ardhė. Biseduam me Fehmiun dhe ramė dakord qė tė shkohej dhe tė bisedohej me Adem Jasharin. Pse pikėrisht tek Ademi? Sepse ishte shok i vendosur, kishte armė, ishte i besueshėm, e donte flamurin dhe nuk kishte burrė t’ia hiqte.

 

Ramizi, sė bashku me Fatmir Istogun, shkuan tek Ademi dhe biseduan me tė. Ademi tha se "Jam i gatshėm, edhe pse kam dasmė nė familje, do t’i lė tė gjitha e do tė vij me ju. Veē prisni pesė minuta, sa t'i marr armėt dhe municionin". Ishte e diel paradite.

 

Ademi mori armėt. Kishte njė automatik, revole pesėmbėdhjetėshe, bomba dhe municion. Bashkė me tė ka ardhė dhe Jakup Nura. Mė pėrpara, Ramizi dhe Fatmiri ishin ndalė tek Jakup Nura nė Prellovc. Jakupi ishte po ashtu dakord, ka marrė automatikun dhe revolen. Jakupi ishte i organizuar nė LPK. Kur Ramizi kishte njohur Adem Jasharin, nė vitin 1987, Jakupi ishte i organizuar.

 

Adem Jashari, Jakup Nura dhe shokėt e tjerė erdhėn nė shtėpi. Jemi nisur pėr dasmė, morėm armėt tona dhe tė lagjes dhe disa qė i kishte sjellė Shaban Zymberi, mik i yni dhe shok i organizuar nė LPK, njeri shumė besnik dhe i devotshėm, dhe filluam me i shpėrnda nė fushė, haptas pėr ēdo makinė. Makinat ishin rreshtue dhe bėhej ndarja e armėve. Nuk thoshte kush se nuk e dua, se ai qė nuk e kishte dashur, nuk futej nė makinė; dikujt revole, dikujt pushkė, dikujt bomba. Dhėndrri rrinte nė shtėpi, sepse nuk e morėm, ishte mendimi se po krisi, mund tė sulmohej shtėpia, Ramizit i lamė njė pushkė snajperkė. Prej familjes shkoi Feha, Meti, baba, Ymeri, Sabiti, tė gjithė tė armatosur.

 

Kur janė nisė prej shtėpisė, si zakon, kanė qitė me armė. Kur kanė shkuar tek miqtė nė Polluzhė, rrugės, nėn njė lis, ka qenė njė pizgauer dhe njė autoblindė. Nuk kanė tentuar me i ndalė, ėshtė pa flamuri, ka qenė edhe njė polic shqiptar me ta, njėfarė Arsimi i Prekazit. Duke u treguar flamurin, u ka thėnė diēka policėve serbė. Dasmorėt kanė pritė fillimin e zjarrit. Kanė menduar se do t’i ndalojnė pėr t’ua hequr flamurin. Nuk ka ndodhė. Ka mundėsi qė tė kenė pasė informacione se njerėzit janė tė armatosur.

 

Pas postbllokut tė rojeve, as 500 metra, ishte shtėpia e miqve. Aty kanė qitė pushkė, kanė bisedue me miqtė dhe u ka thėnė Feha, se ne kemi vendosė me e mbrojtė flamurin, dhe nė rast se na del dikush prej policisė, kemi vendosur tė luftojmė. Miqtė kanė thėnė se gjaku dhe flamuri ėshtė i pėrbashkėt dhe se do tė luftojmė bashkė me ju.

 

Miqtė kanė marrė armėt e veta dhe janė nisė me njė makinė. U kanė prirė dasmorėve, pėr tė qenė edhe ata gati pėr luftė. Kur ėshtė bėrė "pėr hajr", para se me u nisė, kanė qėllue ndoshta tė gjithė. Si duket nga krismat e armėve aq tė shumta, postblloku kishte ikė dhe nuk dukej.

 

Miqtė janė Rrahman Istogu; vėllai i tij, Ismet Istogu ka qenė i organizuar nė LPK.

 

Miqtė i kanė pėrcjellė deri nė hyrje tė fshatit.

 

Kur kanė ardhė krushqėt nė shtėpi, meqė ishim tė njohur, Adem Jashari i ka thėnė "mixha Tush, a ban nja dy a tri herė me ja krisė". Baci Tush i ka thėnė po, atėherė i ka shprazė dy karikatorė deri nė fund, nuk i ka mjaftuar vetėm njė. E ka vazhdue Jakup Nura. Pastaj edhe tė tjerėt, gjithė vendi ėshtė mbushė me krisma. Luftė thue, jo se po martohet njė djalė.  Ėshtė ngritė katundi nė kėmbė, kanė menduar se policia u ra Lladrovcėve dhe kanė ardhur burrat me luftue. I kanė pa njerėzit tė qeshur dhe tė qetė... dasma kishte filluar.

 

Nuhi Ahmeti:

 

"Nė makinėn time ka qenė njė moment mė i veēantė. Ėshtė futur aty Adem Jashari, Abdulla Dėrguti dhe Jakup Nura. Jakupi ishte para, Adem Jashari dhe Abdullahu ishin prapa. Kur hinė, e dinim se do tė ishin tė armatosur. Kishte dy automatikė, njė ēantė plot me fishekė, kur i kemi vue prapa, ėshtė ulė pak makina. Makina jonė ka qenė e fundit, si nė pėrcjellje tė dasmorėve. Ėshtė vendosė tė mos dorėzohet flamuri. Thuajse tė gjithė kemi qenė tė armatosur. Krisėn automatikėt nė dasmė, miqtė u pėrgjegjėn pushkė pėr pushkė.

Kur u kthyem, kanė marrė armėt, municionin, duke e heqė i kanė rėnė disa fishekė. Nuk i pashė. Kryem dasmėn. Njė pjesė e municionit mbeti tek unė. Kur u kthyem me Dulin (Abdulla Dėrguti), nuk e dinim se ēfarė kishim. Kur mbėrritėm, mė mori Fehmiu nė telefon dhe mė pyeti si shkuat. Mirė, i them. A kishit problem, pyeti pėrsėri. Jo, i thashė. A keni pa prapa se ēfarė ka mbetė? Shkova dhe i gjeta. Nuk e kam ditė, deri sa ėshtė vrarė Adem Jashari, se e kam pasur nė makinė. Kur shkuam ta shihnim, pasi u kthye Fehmiu, nė Abri, me Idriz Hysenin, Shaban Shalėn, Hafir Shalėn dhe Hilmi Reēicėn, tue bisedue ra fjala tek familja e Ademit. Mė tha se ti e ke njohur, se ka qenė nė makinėn tėnde tek dasma e Ramizit. Atėherė mė janė kujtuar fishekėt...".

 

·       "Askush nuk mė ndalon dot tė flas pėr UĒK-nė". Fehmi Lladrovci, 3 mars 1998, Mynih

 

Le tė sjell njė shembull nga vitet e mėvonshme. Nė fillimin e marsit tė vitit 1998, ka qenė dita e tretė e muajit, Lėvizja Popullore e Kosovės nė qytetin e Mynihut, ku asaj kohe dalloheshin shumė aktivistė si Selim Krasniqi, Afrim Emini, Sadete Zhitia (Emini), Menderez Zogu, Qemal Idrizi, Besnik Mehaj, i cili ishte i vėllai i Naser Idrizit, por kishte gjithashtu edhe njė traditė tė hershme familjare atdhetare, Remzi Shala, Vesel Qerkini, Abdyl Hima, Gani Lipe, kishin organizuar njė tubim me bashkėatdhetarėt dhe ishim ftuar, sė bashku me Fehmiun, pėr tė marrė pjesė. Nga Kosova kishin ardhur lajmet e para tė disa vrasjeve dhe nuk ishte gjendje e qetė.

 

Sapo hyra nė sallė, disa minuta mė herėt, Afrim Emini mė tha se aty ishin edhe dy pėrfaqėsues tė shtetit gjerman, tė organeve tė specializuara tė tij, tė cilėt kėrkonin qė para se tė fillonte tubimi, tė bisedonin me ata qė do tė flisnin. Shkova. Fehmiu nuk kishte ardhur akoma. Nė njė tavolinė, nė qoshe, rrinin dy nėpunėsit dhe pėrkthyesit e tyre. Biseda ishte e shkurtėr. Sipas informatave qė kishin marrė, kishin drojen se pas tubimit ne do tė dilnim nėpėr rrugėt e qytetit, dhe ashtu si kurdėt, do tė fillonim thyerjen e dyqaneve, djegiet, ndoshta edhe tė makinave e tė tjerė. Iu pėrgjigja shkurt se kjo as qė ishte menduar dhe se nuk kishte ndodhur ndonjėherė, ndaj informatat ishin tė gabuara dhe qėllimkėqija. Duam tė besojmė, tha njėri prej tyre, por kėrkojmė qė nė kėtė tubim tė mos flitet pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Njė ditė mė parė, njė zyrtar i lartė amerikan kishte bėrė njė pėrcaktim tė shpejtuar dhe thellėsisht tė gabuar pėr UĒK-nė dhe si duket, jehona e kėtij pėrcaktimi, kishte shkuar edhe tek organet gjermane. I thashė edhe njė herė se ishin informuar gabim dhe se pėr kėrkesėn e tyre do tė bėnim kujdes, por ishte e pamundur tė mos flitej pėr diēka qė ekziston. Sidoqoftė, shtova, UĒK-ja nuk ėshtė cilėsuar as ekstremiste dhe as terroriste, prandan nuk mendoj se biseda pėr tė do tė nxisė njerėzit. Sidoqoftė, thėnė tė drejtėn, isha disi i drojtur, nė mos pėr tjetėr, por tubimi mund tė ndėrpritej dhe jehona e kėsaj ndėrprerjeje do tė merrej nga bashkėatdhetarėt si shenjė e dėbimit nga shteti gjerman, ndėrsa nga udbashėt shqipfolės do tė ishte njė ditė feste. Nuk kam dashur kurrė t'i jap "kėnaqėsi" tė tilla, por e mblodha mendjen tė isha i kujdesshėm. Salla ishte e mbushur si asnjėherė. Pak minuta mė vonė erdhi Fehmiu dhe i thashė pėr njerėzit e shėrbimeve tė posaēme gjermane qė janė nė sallė dhe pėr kėrkesėn e tyre.

 

Fehmi Lladrovci ishte i pari njeri qė mė ka thirrur "bacė" dhe ende nuk e di pėrse. Sidoqoftė mė ka pėlqyer kur mė ka thirrur kėshtu. Mė ndėrpreu butėsisht:

 

"Bacė, ky ėshtė problemi mė i vogėl. Pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės do tė flasim sa tė mundemi. Flakė do ta bėjmė. Mos u mėrzit".

 

Pastaj shkoi tek dy njerėzit e ardhur nga informacione tė rreme dhe diēka foli me ta. E pashė se ishte shumė mė shkurt se biseda ime dhe se tė dy tė ardhurit u tendosėn. Unė fola fillimisht nė tubim dhe duhet tė them se isha i kujdesshėm. Thėnė tė drejtėn, ende kisha droje, sepse ndėrprerja e tubimit nga autoritetet gjermane, nėse do tė ndodhte kėshtu, ishte shenjė jo e mirė dhe dikush mund tė revoltohej, megjithėse Fehmiu mė kishte qetėsuar me fjalėt e tij. Pas meje foli Fehmiu dhe e bėri flakė mbledhjen. Nga fjala e parė deri tek e fundit ishte nė mbėshtetje dhe nė pėrkrahje tė UĒK-sė. "Kush ėshtė burrė dhe qė e don Kosovėn, sot ka ardhė koha me i diftue tė dyja; edhe burrėrinė, edhe sa bėn ai pėr Kosovėn".

 

Por nuk bėri asnjė thirrje pėr rebelim, asnjė thirrje pėr dalje nė rrugė apo pėrmbysje, ishte njė fjalė e menēur, pasi shumė kujdesshėm dhe ndoshta qėllimisht, falenderoi shtetin gjerman dhe parashikoi se njė ditė ky shtet qė kishte vuajtur nga fashizmi dhe nazizmi, mė shumė se sa shtetet qė kishte pushtuar nė Luftėn e Dytė Botėrore, do tė jetė i pari qė do tė na ndihmojė, se prania e dy pėrfaqėsuesve tė shtetit gjerman ėshtė shenjė besimi e mbėshtetjeje e jo shenjė dhune, se duhet t'i falenderojmė qė ky shtet po mban nė tokėn e tij ndoshta gjysmė milioni shqiptarė, por tashti ėshtė koha t'i themi "ju faleminderit" dhe tė kthehemi tė luftojmė pėr vendin tonė, sepse Kosova ka tashmė zot, ka ushtrinė e vet, se kur burrat e Kosovės luftojnė, nuk na shkon ta ēojmė jetėn nėpėr heimet (strehimoret) gjermane, duke pritur si lėmoshė ndihmėn sociale. Pastaj tha se shqiptar i mirė ėshtė ai qė dėshmohet i tillė edhe nė jetėn e pėrditshme, qė e njeh ligjin e shtetit ku jeton dhe nuk ia nxin, por ia zbardh faqen vendit tė tij. Dy pėrkthyesit i ndiqja tek bėnin punėn e tyre, por ndiqja gjithashtu se si po hapeshin fytyrat e vėrejtura tė nėpunėsve tė ardhur. Kur ai pėrfundoi, siē ishte e zakonshme atėherė e do tė vazhdonte edhe mė tej, njerėzit kėrkuan tė bėheshin pyetje.

 

Fehmiu ishte i prerė:

 

- Tash ka ikur koha e pyetjeve dhe e pėrgjigjeve. Tash ka ardhur koha e burrave. Kush ėshtė burrė dhe i thotė vetes se ka gjak shqiptari, edhe pyetjen, edhe pėrgjigjen, e bėn nė Kosovė.

 

Tė pasnesermen ėshtė nisur pėr nė Kosovė. Atė ditė nuk qėndrova gjatė me Fehmiun. Duhej tė nisesha pėr nė Shtutgart dhe udhėtova me Selim Krasniqin. Kur po ndaheshim, Fehmiu kishte qėndruar nė njė tavolinė nė fund tė sallės me disa bashkatdhetarė dhe po flisnin gjallėrisht. I rashė nė sup dhe i thashė se po shkoj. "Ndoshta takohemi shpejt", i thashė. Pak ditė mė parė kishim qenė nė njė takim tė pėrbashkėt me Paskal Milon, Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, pikėrisht aty nė Mynih, dhe meqėnėse kishin filluar tubimet e pothuajse ēdo fundjave me bashkatdhetarėt, mendova se do tė takohemi pėrsėri. Fehmiu u ngrit, diēka u tha shokėve qė qėndronin me tė dhe erdhi me mua deri tek porta e jashtme. Doli pak, mė dha dorėn, tjetrėn e vendosi nė supin tim dhe si asnjėherė tjetėr, mė tha:

 

"Atėherė, mirupafshim bacė. Nesėr ose pasnesėr unė ndoshta nuk jam mė kėtu. Mos mė thuaj gjė dhe mos mė pyet pėr asgjė. Ti e di se ku mund tė shkoj, do tė vijė edhe Xheva. Tani nuk ka mbetė gjė tjetėr veē kthimit. Dėgjohemi". Ishte takimi i fundit me tė dhe shpeshherė mė duket se e ndjej nė sup dorėn e tij dhe atė fjalėn e fundit "dėgjohemi"...

 

Pastaj mė tha diēka mes asaj qė ishte lamtumirė ose mirupafshim, e dija se tash nuk kishte mė kthim pėr tė. Tek dera, disa metra mė tej, prisnin dy nėpunėsit e shtetit gjerman. "Nuk e kemi ditur kėshtu", - tha njėri prej tyre. "Kemi pasur informacion krejt tjetėr dhe kėtė e kemi pasur nga shqiptarėt, nga bashkėvendasit tuaj". Mė tregoi njė letėr, ku mbi ftesėn tonė pėr tubim ishin shkruar edhe fjalė tė tjera. "Po ta dinim kėshtu, nuk do tė kishim ardhur. Fjalėt qė tha vendasi juaj, ai i gjati (megjithėse ia dinin mirė emrin, nuk ia thanė) do tė kishim dashur t'i dėgjonin tė gjithė bashkatdhetarėt tuaj".

 

Disa muaj mė pas kur, mjerisht, do tė organizohej Tubimi i parė Pėrkujtimor pėr rėnien e Fehmiut dhe tė Xhevės, i cili pa dyshim ka qenė njėri ndėr mė tė jashtėzakonshmit, me cilėsinė e atėhershme tė drejtuesit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, mbajta fjalėn e rastit. Kur po dilja nga salla, pikėrisht ky nėpunės gjerman, i pranishėm, mė ndaloi dhe mė tha nė gjuhėn e tij: "Mė vjen keq, vėrtet mė vjen keq. Ishte i jashtėzakonshėm".

 

Por Fehmiu u bė nė radhė tė parė i jashtėzakonshėm pėr bashkadhetarėt e tij. Edhe ata qė nuk i donin idetė e tij, dashje pa dashje, e kishin respektin ndaj tij. Ai tė imponohej natyrshėm, edhe pse nuk e doje nganjėherė njė imponim tė tillė.

 

Fehmiu, Xheva dhe familja Jashari

 

Pėrgjithėsisht, ata ishin dy njerėz tė cilėt emocionet e forta thuajse nuk i shfaqnin kurrė dhe nuk krijonin mite. Miqtė i kishin tė shtrenjtė, e kishin dėshmuar kėtė gjatė gjithė jetės sė tyre dhe, mbi kėtė dėshmi, mund tė mbėshteteshe pa asnjė lloj droje. Mirėpo nuk krijonin mite, ose mė saktė, nuk krijonin mite tė tepėrta, tė cilėt, mė pas, ndoshta do tė duhej shumė mund pėr t’i shkulur.

 

Njėri nga dy mitet e tyre ishte familja Jashari. Saktėsisht, ishte miti i parė i tyre, tjetri lidhej me Adem Demaēin. Askush nuk do tė mund tė kishte menduar, as edhe mė i guximshmi, se nė ato tri kulla nė Prekazin e Poshtėm, bri rrugės sė vjetėr, do tė ngrihej njė legjendė. Kishin besuar nė shumėēka, pasi e gjithė ajo qė ishte shkruar nė treqind vite, qėkur ishin hedhur pėr herė tė parė themelet e vatrės sė parė e deri kur historia filloi tė shkruhej ndryshe, ishte njė shtėpi qė ishte shquar pėr dinjitetin e veēantė. Kishte qenė gjithmonė diēka qė e kishte mbajtur kėtė shtėpi nė sinoret e ngushta tė njė trashėgimtari. Njė djalė do tė linte pas vetes gjithnjė njė djalė tjetėr e mė pas njė nip. Brez pas brezi kėshtu, saqė ishte e vėshtirė tė mos i mbaje mend brezat qė kishin shkuar. Tashti kishte ardhė radha pėr tė trefishuar vetveten, dhe kjo do tė ishte e pazakonta e parė e Fisit tė Jasharėve. Kur kishte qenė vetėm njė djalė nga njėri brez nė tjetrin, kishin ruajtur dinjitetin e Fisit, pėrkatėsinė e fshatit, kishin gdhendur emrin nė kujtesėn e njerėzve, ndėrsa tash, tė tre bashkė, ishin bėrė gati tė gdhendnin gjithēka nė kujtesėn e kombit. Ishte hera e parė qė jeta u kishte dhuruar kėtė mirėsi tė pazakontė pėr ta e tė natyrshme pėr tė tjerėt; trefishimin e emrit dhe kjo nuk do tė ishte thjeshtė njė rastėsi. Si duket, koha kishte ardhur dhe ata e kishin thirrur kohėn e tyre.

 

Adem Jashari ishte njeriu qė do tė bėnte shndėrrimin e historisė sė njė kombi. Nėse do tė kishte qenė edhe ai fillikat, trashėgimtar i vetėm, do ta kishte pasur mė vėshtirė, por tashmė ishin shumuar ata qė mund tė mbanin armėt dhe ishte pėrndritur ideja qė kishin pasur.

Ata ishin nisur nė kėtė rrugė me mendimin e qartė, logjikėn e qetė, vizionin e saktė dhe me shpresėn se janė nė gjendje tė ndryshojnė kahun e lėvizjes sė njė populli.  Fehmiu e adhuronte kėtė gjė, e kishte pjesė tė jetės sė tij; i dukej sikur ishte shkulur diēka nga vetja pėr tė zėnė vend pranė tyre. Adem Jashari ishte caku ku duhej mbėrritur, ai deshi tė bėhej njė mjet pėr kėtė cak; Jasharėt ishin logjika e rendjes sė gjėrave, ai deshi tė ishte pjesė e kėsaj rendjeje; Adem Jashari ishte saktėsia e shpirtit tė popullit, ai deshi tė ishte njė copėz e tij; mes tė dyve qėndronin shumė tė pėrbashkėta dhe nuk kishte asnjė tė ndarė. Janė nė njerėzit qė nuk rrinė gjatė me njėri-tjetrin, por e thėrrasin nė kujtesė, kur ėshtė mė e domosdoshme, vizionin e tjetrit; askush nuk mund tė bėnte mė shumė se Jasharėt pėr kombin e tyre, ai pėrulej para tyre si pėrpara askujt tjetėr. Jasharėt besonin tek virtyti, ai ishte pjesė e kėtij virtyti dhe njėkohėsisht, pjesė e besimit tė tyre. Askund nuk ngjizi mė shumė ideja pėr tė ecur drejt, pa dredha, ndershmėrisht dhe deri nė fund.

 

Fehmiu dhe Xheva nuk e kishin fatin tė ishin pranė njeriut qė e kishin mit. E kishin mitizuar natyrshėm, sepse ishte i vetmi qė i faleshin. Pėr ata dy njerėz qė nuk e njihnin as pėrkuljen, ishte normale tė faleshe ndaj mitit tė tyre. Dy njerėz qė kishin qėndruar gjithė jetėn me pamjen e njerėzve qė nuk e njihnin drojen, kishin njė shembull qė duhej ndjekur. Ai e dinte; nėse ai vetė do tė ishte bjeshkė, Jasharėt do tė ishin vargmalet e pėrjetshme tė kombit. Gjithnjė njė bjeshkė, sado e lartė, ėshtė pjesė e njė mali. Nė kėtė rast, ishte pjesė e njė vargmali.

 

Megjithatė, ata patėn njė fat tjetėr; nga varmali i atyre qė jetonin nė Kosovė ishte shkėputur njė pjesė dhe kishte zėnė vend pėrkohėsisht pranė vendit ku jetonin. Nė tė gjithė mėrgimin e lodhshėm, kjo ishte njė nga fatbardhėsitė e tij.

 

Lidhje shumė tė afėrta Fehmiu krijoi me familjen Jashari, e cila banonte po ashtu nė Mynih. Ai e dinte se cilėt ishin ata qė po luftonin nė Kosovė, e njihte prej sė largu pushkėn e Adem Jasharit dhe gjithė jetėn e tij e kishte patur dėshirėn tė luftonte krah tij. Fehmiu dhe Adem Jashari lidhjet e tyre i kishin vendosur pėrmes Ramizit, por edhe i kishin forcuar me njėri-tjetrin. Duke e respektuar nė gjithė pėrmasat e duhura familjen Jashari, ai konsideronte gjithnjė se themeli i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e kishte fillesėn e saj pikėrisht nė qėndresėn e kėsaj familjeje, nė dhjetorin e vitit 1991 dhe se e ardhmja e Kosovės do tė lidhej me vazhdimėsinė dhe shtrirjen e luftės. Respektonte, si njė vėlla tė madh Rifat Jasharin dhe ai ishte njeriu qė e pėrcolli dy herė pėr nė luftė.

 

- "Fehmiu fliste drejt, nuk kishte dredha", - mė tregonte Rifat Jashari.  "Fjalėt i kishte tė pakta, mirėpo fjalė burrash. Erdhi tek unė dhe filluam. Unė atėherė thoja se do tė lirohet Kosova edhe me rrugė paqėsore, Fehmiu thoshte se vetėm me luftė dhe nuk kishte rrugė tjetėr. Dhe luante gishtin, sikur prekte pushkėn. Haj, haj, fol unė e fol ai, shkoi bukur gjatė, por ai nuk hiqte dorė nga e tija. "Pushka i qan hallet, qarja i shton hallet", mė thoshte. Unė, nė fillim doja tė besoja nė lėvizjen paqėsore, Fehmiu besonte tek pushka. Ai kishte pasur tė drejtė. Ai u bė si vėllai ynė i katėrt. Dua tė them diēka. Ndoshta e di e ndoshta, jo. Kur ndodhi lufta nė Prekaz (ai nuk e pėrmend rėnien e njerėzve, sepse e mban brenda vetes) nuk kam derdhur lotė. Ndėrsa kur u vra Fehmiu, atėherė po. Nuk e di as vetė se si ndodhi kėshtu, por kėshtu ishte".

 

(Ndėrsa ai fliste, mė ėshtė kujtuar Ilaz Sokoli, i ati i njė martiri tjetėr, i Bedri Sokolit, qė ishte nė ballin e demonstruesve tė lėvizjeve tė mėdha tė nėntorit tė vitit 1989. Mė ėshtė kujtuar sepse edhe ai ka thėnė tė njėjtėn gjė: - Mė ėshtė dhimbur djali, por jo aq sa Fehmi Lladrovci. Mė shumė mė ėshtė dridhur shpirti pėr Fehmiun dhe Xhevėn.)

 

Duke pasur tė shenjtė kėtė Familje tė madhe, mes tyre ai do tė kishte idhujt e tij. Ademin dhe Hamzėn. Njeri i drejtpėrdrejtė, siē ishte gjithėherė, ai nuk mund tė heshtte kur edhe gurzit mė tė vegjėl mund tė rrokulliseshin mbi ta, lėre pastaj kur mund tė ishte fjala pėr gurėt e mėdhenj.

 

"Njė herė, mė tregon Bekim Jashari, kur ishte pa ndodh ngjarja e marsit, kishte ardhė tek na njė kushėri i largėt bashkė me njė shok tė tij. Nuk e di pse kishte ardhė, i kishte ra rruga andejpari apo kishte ndonjė hall. Ishin ba aksionet e UĒK-sė dhe njerėzit flisnin pėr to. Mirėpo dikush edhe i kishte sha djemtė. Njeriu qė kishte ardhur me kushėririn e largėt, si duket kishte dėgjue vetėm me njerin vesh dhe po thotė se "hajt mor se ka gja prej kėtyre punėve. E kush po mundet sot me ia kthye pushkėn serbit, lojė e tyne ėshtė kjo".

 

Ne ishim nė shtėpinė tonė dhe nuk mund t'ia kthenim. Ishte edhe baca Fehė me Xhevėn. Fehmiu duroi pak dhe iu kthye:

 

"A e din mor mik se nė shtėpinė e kujt je? A e di se me kė po flet? Njeriu me tė cilin po flet i ka dy vėllezėr nė UĒK. I ka dy vėllezėr dhe gjithė shtėpinė e farefisin. Mati fjalėt mik, se nuk e ke mirė dhe tash tė dalin hesapet gabim".

 

Dėshira e jetės sė Fehmiut ishte tė qėndronte krah Adem Jasharit. Tė ishte pushkė pranė pushkės sė tij, dhe ky njeri qė kurrė nuk kishte vėnė asgjė mbi veten veē Kosovės, tani do tė vendosė edhe njeriun, qė kishte vendosė t'i dalė zot asaj. Mė ka takuar njė herė, nė shtėpinė e tij, kur ai sapo ishte kthyer nga Shqipėria, tė shoh disa nga fotografitė e para tė Grupit tė Drenicės. Mė vonė, ato fotografi u bėnė tė njohura. Nuk njihja askėnd, me pėrjashtim tė Ilaz Kodrės, isha pėrhumbur duke i parė ata burra tė armatosur dhe dėgjova zėrin e Fehmiut qė mė thoshte:

 

"Qe bacė, kush janė burra, kėta janė ata qė i dalin zot Kosovės, e sa pėr tė tjerėt, tash e shohim, koha i vėrteton tė gjitha".

 

Edhe Jasharėt kanė pasur nderimin e veēantė pėr tė.

E kam vėnė re shpeshherė Lulėzimin, birin e Ademit, se si i ndriste fytyra kur vinte tek ata baca Fehė apo kur fliste pėr tė dhe pėr Xhevėn. Ishte ndjenja e respektit pėr vlerat e kėtyre njerėzve, tė cilėt kurrė nuk kishin ditur tė ndalen.

 

Njė herė, kur Fehmiu dhe Xheva nuk ishin mė mes nesh, ndėrsa po flisnim me Lulin pėr vitet qė kishin jetuar nė njė qytet me Fehmiun, ai mė pat thėnė krejt thjesht: "Bali Adem e ka dashtė shumė bacėn Fehė. Nuk ka kurrė burrė mė trim e besnik thoshte". Baca Fehė ka folė tė njėjtat fjalė, si ka hyrė nė vitin 1976, ato fjalė i ka folė edhe kur ka ra nė  burg, ato fjalė i ka folė edhe kur ėshtė kthye nė Kosovė, ato fjalė i ka folė edhe kur ka vdekė. Ai ka pasė principet e preme, tė sakta, nuk ka pa se mos i preket kush, por i ka shprehė principet e veta saktėsisht".

 

Murat Jashari:

 

"Baca Adem ka pasė besim shumė tė madh prej tij, deri nė vdekje, thoshte, nuk ndahem prej tij. Lufta nė Kosovė ka pasė shumė gjėra pozitive, por edhe negative. Nė atė rast, kur kanė ardhė njerėzit tek bali Adem dhe i kanė thanė mos e prano Fehmiun, kanė qenė negative. Nganjėherė ne i lartėsojmė njerėzit vetėm kur vdesin, baca Fehė ėshtė njohtė pėr i tillė, qysh kur ka qenė gjallė. Pėr familjen tonė ai ka qenė si Hamza, si Rifati, si Ademi, ka qenė njė vėlla i tyre, njė mixhė i joni. Im atė, Rifati, nuk ka qa kur i ėshtė vrarė familja, por e kam parė tek qante kur ėshtė vrarė Fehmiu dhe Xheva.

 

Luftėtarė ka pasė Shqipėria, ka qenė normale, edhe diplomatė, politikanė; por qė t’i ketė kėto tė dyja njė njeri, edhe luftėtar, edhe politikan e diplomat, ato, nė kėtė luftė, i ka pasė veē Fehmi Lladrovci. Fatin e kishte edhe tek bashkėshortja e tij, Xheva, qė ishte edhe bashkėluftėtare e tij.

 

Baca Fehė ka qenė pjesėtar i familjes sonė. Pa qenė vėlla, nuk mund tė thuhet se vetėm vdekja mė ndan prej tij..."

Gjithė jetėn e tyre, Fehmiu dhe Xheva kishin menduar dhe ėndėrruar qė familjet e luftės, familjet atdhetare, tė ishin tė lidhura fort me njėra-tjetrėn. Kishte qenė njė ndėr synimet e jetės sė tij. Kishte qenė gjithnjė i bindur se Lisi i Familjes JASHARI ishte i tillė qė nuk mund tė shkulej.

 

Fjala e parė publike nė mbrojtje tė luftės sė UĒK-sė

 

Asnjėherė nuk e kam ditur se nė cilėn pėrmasė tė tij, Fehmiu kishte tė mbrujtur idenė e qėndresės. E kam ditur fare mirė se kishte diēka tė tillė, edhe se njėkohėsisht ajo tė imponohej, ndoshta edhe pa dashje. Mirėpo, tė shumtė kanė qenė ata qė e kanė ditur se ideja e qėndresės kishte qenė nė thelb ideja e jetės sė tij dhe se kėsaj ideje ai i ishte pėrkushtuar i gjithi. Mirėpo, kjo nuk e ka errėsuar njeriun, pėrkundrazi, i ka dhėnė njė plotshmėri tė pazakontė.

 

Kur njeriu lexon letrat qė Fehmiu ka shkruar nga burgu, mė tė shumtat pėr Xhevėn, por edhe pėr prindėrit e tė afėrmit, gjithėherė mund tė gjesh drithėrimėn e shpirtit tė tij, tepėr i prekshėm, shumė njerėzor, saqė mund tė tė duket e pamundur se pas kėsaj ndjenje mund tė kishte qenė njė njeri i pėrmasave, siē jemi mėsuar ta shohim ose ta pėrkujtojmė atė. E njėjta gjė ndodh edhe kur ndesh nė letrat e Xhevės, mė tė shumtat drejtuar Fehmiut kur ai ishte nė burg, dhe tė duket thuajse e pamundur se pas kėtij shpirti lirik, tepėr tė ndjeshėm, ndoshta tė ndjeshėm deri nė tingėllim, ka qėndruar njė njeri si Xheva Krasniqi-Lladrovci, njėra prej grave mė tė shquara tė tėrė kombit tonė.

 

Mė ka takuar tė jem si mik i zakonshėm tek ata, nė atė dhomė qė rrallė gjendej pa miq, por dhe ku shihja pėrkujdesjen e tyre pėr njerėzit, vėmendjen qė gjithėkush tė ndjehet si nė shtėpinė e vet, i ēlirėt, kur ende sot mendoj gjendjen e veēantė qė tė krijonin, fjalėt e mira, mė duket e vėshtirė tė bėj bashkė nė njė, njeriun e zakonshėm dhe pėrmasat e heroit. Mirėpo kėshtu ka qenė: ata tė dy ishin tepėr tė butė, shumė tė ndjeshėm nė marrėdhėniet me njerėzit dhe me njėri-tjetrin, tė vėmendshėm deri nė hollėsi pėr tė bėrė detyrėn e mikpritėsit, gjithnjė tė kujdesshėm pėr tė mos lėnduar askėnd, edhe kur pikėpamjet e tyre ishin krejt tė ndryshme.

 

Pas shpirtit lirik, qetėsisė dhe pėrkujdesjes, qėndronte shpirti i madh i qėndresės dhe kjo nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Shumė vite mė vonė, kur nė Familjen e Adem Jasharit kam parė disa nga regjistrimet familjare, duke vėnė re se si Ademi luante me fėmijėt e tij, priste dru ose hidhte vallen me hapin e kujdesshėm dhe njėkohėsisht tė rėndė, kam vėrejtur tė pėrbashkėtėn mes kėtyre dy figurave, padyshim nga mė emblematiket nė historinė e qėndresės sė kombit shqiptar.

 

Ne gabohemi shpesh me portretizimin e heronjve. Duam tė themi se ata nuk kanė bėrė asgjė tjetėr, veēse kanė luftuar dhe kanė menduar pėr luftėn; harrojmė se ata, duke qenė njerėzorė dhe tė kuptueshėm, kanė bartė mė mirė aspiratat e popullit qė i takonin, duam tė harrojmė se nė jetėn e tyre, ashtu si ka zėnė vend fjala me peshė, ka zėnė vend edhe e qeshura, edhe e kujdesura pėr shokėt dhe miqtė, pėr prindėrit, pėr tė afėrmit, ka zėnė vend pėrkujdesja pėr shokėt, pėr vendin dhe se e kanė pasur njė pėrmasė tė tillė dashurie e perceptimi, ata kanė ditur tė luftojnė dhe tė qėndrojnė. Fehmiu dhe Xheva ishin nga njerėzit qė kurrė nuk e shfaqnin bujshėm pėrmasėn e tyre tė qėndresės, ata asnjėherė nuk janė mburrur se e kanė kėtė pėrmasė, ajo u ishte bėrė veti e natyrshme, dhe shfaqjen e tyre e kishin si diēka tė natyrshme, tė zakonshme dhe tė kuptueshme.

 

Nga Lėvizja Popullore e Kosovės, dega jashtė vendit, pėr herė tė parė, nė fillimin e vitit 1997, menjėherė pas rėnies sė Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, u vendos qė para se tė zhvillohej mbledhja e radhės e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, tė bėhej njė demonstratė nė rrugėt kryeqytetit gjerman, Bon, dhe njėkohėsisht, nė pėrfundim tė demonstrimit, tė organizohej njė miting nė pėrkrahje tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

Deri atėherė nuk ishte bėrė asnjė tubim dhe asnjė demonstratė e tillė. Nė Kosovė kishin ndodhur lėvizje pėr tė mbarė, ishin rritur ndjeshėm forcat ēlirimtare dhe ishte kaluar nė krijimin e tre zonave tė para operative tė luftės. E gjithė kjo kėrkonte njė mbėshtetje dhe nga Lėvizja Popullore e Kosovės, por, pėr vetė kushtet, haptas dhe publike, kjo mund tė bėhej vetėm nga dega jashtė vendit. Nė Kosovė ishin burgosur prej vitesh disa nga drejtuesit e organizatės, kishin ndodhur arrestime tė reja. Vendimi pėr njė demonstratė dhe miting tė tillė, nuk ka qenė edhe aq i lehtė, por zhvillimi i tyre kėrkonte njė impenjim mė tė madh nga tė gjithė aktivistėt.

 

Ishte e rėndėsishme qė kjo demonstratė tė bėhej nė mesin e Evropės, pėr tė dėshmuar se nuk mbrohen ide tė cilat nuk janė tė denja pėr t'u mbrojtur; por edhe pėr t'iu thėnė tė gjithėve se shqiptarėt nė Perėndim janė me mendjen e tyre nė Kosovė.

 

Njė ndėr organizatorėt themelorė tė demonstratės ishte Fehmi Lladrovci dhe kjo pėr shumė arsye. Demonstrata do tė zhvillohej nė njė pjesė  ku zhvillonte aktivitet nėndega e LPK-sė pėr Gjermaninė e Jugut, ku ai ishte drejtuesi kryesor, duheshin marrė masa pėr zhvillimin e saj, si sigurimi i lejes, pėrcaktimi i itinerarit qė do tė ndiqej, pėrgatitja, miratimi dhe punimi i parullave dhe i pllakateve qė do tė shoqėronin demonstrimin, sigurimi i vendit ku do tė bėhej mitingu, i mjeteve tė fonisė, i dekorit tė vendit ku do tė ishin folėsit, pėrgatitja e materialit kryesor. Nė pamjen e parė, tė gjitha kėto mund tė dukeshin tė vogla, por gjithėsecila prej tyre kėrkonte kalimin e shumė burokracive dhe sidomos pėrballimin e pyetjeve, ndoshta tė kuptueshme, tė autoriteteve gjermane, pėrse bėhej kjo demonstratė, nė emėr tė kujt, cilėt mbėshtesnin, deri ku shkonte mbėshtetja e tyre, kush ishin organizatorėt, a do tė ishte demonstratė paqėsore apo do tė kishte edhe eksese, dhe shumė tė tjera. Nga kryesia e atėhershme e LPK-sė, qė ishte me shumicė nė Zvicėr, nuk mund tė pritej organizimi i njė gjėje tė tillė dhe nuk ishte as detyra e saj.

 

Pėr herė tė parė disa qindra vetė ishin mbledhur pėr tė brohoritur pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr tė manifestuar udhėve tė njė qyteti nė mbėshtetje tė saj.    Ne u grumbulluam nė sheshin kryesor tė qytetit, disa qindra veta, jo mė shumė, por pėr atė fillim nuk na dukeshin pak, dhe demonstruam nėpėr rrugėt e qytetit. Kishte parulla tė ndryshme, jo edhe aq shumė entuziazėm, siē dukej edhe nga prania e shtuar e organeve tė rendit, qė e kishin tashmė pėr detyrė tė kujdeseshin pėr sigurinė, dhe pas njė kohe tė marshimit, u grumbulluam pėrsėri nė njė nga qendrat kryesore tė qytetit, ku ishte vendosur njė podium i vogėl, mė duket mbi karrocerinė e njė makine.

 

Pėrsėri ishim vetėm disa qindra vetė dhe askush nuk ėshtė ndjerė i habitur kur fjalėn e rastit e ka mbajtur Fehmi Lladrovci. Kjo ishte fjala e parė publike, e hapur, nė Perėndim, nė mbrojtje tė vlerave dhe tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, sepse nuk ishte menduar kurrė se do tė bėhej njė luftė anonime, por njė luftė e denjė, qė kėrkonte njerėz tė denjė pėr ta marrė pėrsipėr.

 

"Nė momentin kur Fehmiu doli nė foltoren e improvizuar, kujton bashkėluftėtari i tij, Adnan Asllani, ashtu i gjatė, trupmadh, me mustaqet e njohura, njė pjesėmarrės nė miting tha "Pėr besė, Mic Sokoli". Unė shikova edhe njė herė, dhe pėr njė ēast, ashtu krejt padashur, edhe unė kam menduar se aty ėshtė ngjitur Mic Sokoli. Vetė rrethanat, atmosfera, bėnė qė mė tė krijohet ky vizion".

 

Fjala e tij ishte njė fjalė zemre, rrallėherė e kam parė Fehmiun kaq tė emocionuar, me sytė qė i shkrepnin dhe njėkohėsisht aq sublim. Njerėzit dėgjonin pėr herė tė parė, krejtėsisht hapur dhe burrėrisht, t'u dilej nė mbrojtje atyre qė kishin vendosur tė luftonin dhe kėtė e dėgjonin nga njė njeri qė i kishin besuar gjithmonė dhe, qė edhe mė pas, do t’i besonin.

 

Tani, kaq vite pas kėsaj ngjarjeje, dikujt mund t'i duket diēka krejt e natyrshme. Mirėpo nuk ka qenė kėshtu. Ka qenė pėr shumė vetė e panatyrshme. Ka pasur edhe "veprimtarė" qė kishin frikė nga pjesėmarrja nė demonstratė, qė ngurronin tė dilnin haptas aty ku jetonin, qė mendonin se pas kėsaj dikush do t’i quante ekstremistė apo mbėshtetės tė terrorizmit. Ai nuk e kishte njohur kurrė frikėn, ishte njeriu mė i pėrshtatshėm pėr njė fjalė  tė tillė dhe ajo kishte njė jehonė  shumė tė ndjeshme.

 

Mė pas erdhėn edhe dhjetėra e ndoshta qindra tubime, pati mijėra e mijėra njerėz, pėr tė shkuar deri tek manifestimi i jashtėzakonshėm i shqiptarėve nė Rambuje, por fillesa ėshtė nė atė miting tė parė, zhvilluar nė njėrin nga sheshet kryesore tė kryeqytetit tė atėhershėm gjerman, Bon, dhe ku njeriu i parė qė foli ishte Fehmi Lladrovci. Nuk kishte patur mė parė mitingje tė tilla, ata erdhėn mė vonė, ishin mė tė vrullshėm, u zhvilluan nė tė gjitha qendrat kryesore tė kryeqyteteve europiane e pėrtej oqeaneve, kishte mė pas kamera televizive dhe gazetarė tė shumtė, folėsit ishin tė ndryshėm, shumica prej tė cilėve kishin qenė miq ose bashkėluftėtarė tė Fehmi Lladrovcit.

 

Ėshtė dashur jo pak burrėri tė flisje atėherė nė njė shesh tė hapur pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, aq mė tepėr nė sheshin kryesor tė kryeqytetit gjerman. Pėr mė tepėr ėshtė dashur burrėri tė flisje ashtu siē foli asaj dite Fehmi Lladrovci. I gjatė, tepėr serioz, me pamjen e tij tipike prej shqiptari tė moēėm, qė i tėrhiqte aq shumė tė huajt, pa e pasur mendjen se kush ishte aty nga shėrbimet e shtetit ku zhvillohej demonstrata, si kurdoherė i drejtpėrdrejtė, ai pat folur gjatė, njerėzit e ndoqėn vėmendshėm, dikush edhe i habitur nga guximi i fjalėve qė dėgjoheshin, por mua mė kishte mbetur nė mend njė fjalė e tij: "Nuk kemi asnjė shans tjetėr pėr tė qenė tė lirė, veē Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nuk ka asnjė rrugė tjetėr veēse t'i bashkohemi asaj. Nėqoftėse e humbim kėtė shans, brezat qė vijnė do tė na mallkojnė".

 

Fehmiu foli edhe pėr faktin se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte e tė gjithėve, ajo ishte mbi idetė e cunguara tė partive dhe duhej bėrė edhe mė tej, strukturė e tė gjithėve. Fjalėt e mėsipėrme i pata cituar nė shkrimin e bėrė nė "Zėrin e Kosovės".

 

Fjalėt e thėna nė atė miting, kanė marrė njė kuptim shumė mė tė gjerė nė vitet qė erdhėn mė pas, sepse ato kishin pasur nė vete edhe pjesė tė shpirtit tė tij intim; atė dėshirėn e pashoqe pėr t’u rikthyer nė Kosovė, tashmė ilegal, nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

Dėshmi nga njė takim i veēantė

 

·       "Nėqoftėse qeveria e shtetit shqiptar nuk do tė mbėshtesė UĒK-nė, ajo do tė bėjė tradhti kombėtare". Fehmi Lladrovci, Mynih, 28 shkurt 1998, nė takimin me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė

 

Kushdo qė mund tė mendonte se ēėshtja shqiptare nė Kosovė do tė mund tė zgjidhej duke lėnė mėnjanė shtetin shqiptar dhe strukturat e tij, do tė gabonte. Aq mė tepėr ai do tė ishte i gabuar nė njė situatė lufte, kur porta e vetme kalonte nga Shqipėria londineze. Ndryshe nga luftėrat e tjera nė ish-Jugosllavi, ku mes palėve nė luftė kundėr forcave serbe nuk qėndronte ndonjė shtet amė, me Kosovėn ishte ndryshe. Mė shumė se gjysma e bashkėkombasve tė tyre shqiptarė ishin nė anėn tjetėr tė kufirit. Me dashje ose pa dashjen e tij, shteti shqiptar u pėrfshi nė rrjedhat e kohės dhe kjo ishte njė gjė qė dihej se do tė ndodhte.

 

Themelore ishte se si do tė pėrfshiheshin nė kėto rrjedha. Nė drejtimin e tyre apo nė tė kundėrtėn e tyre.

Nė fillimin e vitit 1998, kur socialistėt kishin vetėm disa muaj qė kishin ardhur nė pushtet, ishin ende tė kujdesshėm tė merrnin pėrsipėr drejtimin e rrjedhės sė tyre. Nė radhė tė parė, tė marramendshėm me hallet dhe problemet qė kishte lėnė pas viti i mbrapshtė 1997, ata ende nuk e kishin tė qartė vizionin e Lėvizjes Ēlirimtare nė Kosovė, dhe si duket, ende nuk i ishte dhėnė drita e gjelbėr nga diplomacia ndėrkombėtare. Ishin tė afėrt, por ishin edhe tė kujdesshėm.

 

Tė dyja palėt, edhe strukturat e luftės, edhe tė shtetit shqiptar, kėrkonin rrugė njohjeje dhe afrimi, por duke mos dashur tė bėhej publikisht asgjė. Nė kėto rrethana, u takuan pėr herė tė parė nė Perėndim, disa pėrfaqėsues tė strukturave tė Lėvizjes Ilegale Atdhetare dhe tė UĒK-sė, me pėrfaqėsues tė shtetit shqiptar.

 

Takimi u organizua nė qytetin e Mynhenit nga Ramiz Lladrovci, nė fundin e muajit shkurt 1998, nė mbrėmje vonė, nė njė nga hollet e njė hoteli, me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, zotin Paskal Milo. Nė takim shkuam Rexhė Ibėrdemaj, nė atė kohė anėtar i Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe i ngarkuar me problemet e shtypit, tė informacionit dhe tė lidhjeve me UĒK-nė, Fehmi Lladrovci, unė-Bedri Islami, dhe Ramizi.

 

Ministri i atėhershėm i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Paskal Milo, ishte i interesuar pėr tė pasur konktakte, qoftė edhe tė pjesshme me strukturat e luftės nė Perėndim. Ai erdhi nė takim i shoqėruar nga disa bashkėpunėtorė tė tij dhe nga ambasadori i Shqipėrisė nė Bon, Bashkim Zeneli.

 

Duke u nisur nga njohjet e mėhershme, i pari nė kėtė takim fola unė. Bėra pėrpjekje pėr t'i dhėnė njė pasqyrė sa mė tė mirė tė gjendjes, pėrse dėshironim krijimin e lidhjeve tė qėndrueshme me shtetin shqiptar, pėrse nuk kishte rrugė tjetėr tashmė veē luftės sė armatosur. I fola pėr vizionin tonė pėr luftėn, mendimet qė kishim dhe pėr besimin se shteti shqiptar do tė bėjė detyrėn e tij. Meqenėse nė atė kohė nė Shqipėri qeverisnin mjaft prej atyre me tė cilėt isha i njohur prej kohėsh, shfaqa besimin se edhe njohjet qė kemi do tė jenė njė shkas mė shumė pėr tė besuar se do tė bėjmė mė tej nė tė ardhmen.

 

Deri nė atė kohė pak prej njerėzve nė Shqipėri e dinin se unė isha bėrė pjesė drejtuese, e mė pas, edhe drejtuesi kryesor i Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Zoti Milo mė dėgjonte me vėmendje dhe herė pas here pyeste pėr diēka. Pas meje foli Ibėrdemaj, i cili i njihte mė nė detaje ēėshtjet e organizimit tė luftės. Pėrgjithėsisht flitej pėr parime, pėr domosdoshmėrinė e mbėshtetjes sė shtetit shqiptar nė luftėn qė mund tė vinte, shumė mė shpejt se sa mund tė merrej me mend.

 

Impresioni i parė ishte se nė qeverisjen e shtetit shqiptar ose kishte njohje shumė tė pakta, ose njohja do tė ishte e pėrqendruar nė dy-tre veta dhe zoti Milo nuk ishte njėri prej tyre. Ai mbėshteste mendimin, i cili dukej se ishte zyrtar, se qeveria ku ai bėnte pjesė, mbėshteste zotin Rugova, rrugėn e tij, se nuk kishte angazhim konkret pėr strukturat e luftės. Ai ishte mirėdashės, ishte edhe i trazuar, dėshironte tė dinte mė shumė, por, edhe me taktin e diplomatit, ngulmonte se duhej mbėshtetur deri nė fund, aq sa ishte e mundur, mundėsia e zgjidhjes sė problemit shqiptar nė Kosovė pa luftė dhe dhunė.

 

U shtruan pėr disa orė me rradhė trajtime tė ndryshme. Zoti Milo na bėri propozimin, i cili mė ēuditi mė shumė se gjithēka tjetėr, tė pjesėmarrjes sė Organizatės sonė dhe strukturave tė luftės nė zgjedhjet e 22 marsit 1998, duke na thėnė se, nėse fitojmė zgjedhjet, atėherė edhe mbėshtetja e shtetit shqiptar do tė jetė pėr ne; nė tė kundėrtėn, mbėshtetja do tė ishte pėr fituesin e zgjedhjeve. U pėrpoqa t'i tregoja se vetėm fakti se je anėtar i Organizatės do tė thotė disa vite nė burgjet serbe, se njė organizatė ilegale nuk ka tė bėjė me farsėn e zgjedhjeve qė po pėrgatitej.

 

E theksoj, ishte dashamir, por hapėsira qė i ishte dhėnė, ishte e ngushtė; ose nuk ishte krijuar ende hapėsira e duhur. I vetmi njeri qė nuk kishte folur, edhe pas pesė orė bisedimesh, ishte Fehmiu, qė vazhdimisht shkruante nė njė bllok qė kishte pėrpara.

 

Kur kishte kaluar ora njė e natės, takimi kishte filluar nė mbrėmjen e 27 shkurtit dhe kishte hyrė 28-a, Fehmiu kėrkoi tė merrte fjalėn. Ishte i vrenjtur. "Ne e kemi vendosur tė luftojmė, tha ai. Nuk ka rrugė tjetėr".

Njėri ndėr bashkėshoqėruesit e zotit Milo e ndėrpreu, duke i thėnė pak ashpėrsisht: "Nėse keni vendosur tė luftoni, atėherė pėrse po bisedojmė"?

 

Fehmiu e pa me cep tė syrit, njė herė nuk deshi t'i pėrgjigjej, por pastaj i tha shkurt: "Nuk po tė drejtohem ty. Ti mbaj vendin tėnd. Kam ardhur tė flas me zotin ministėr, pėr tė cilin kam respekt. Pra, do tė luftojmė, kjo ėshtė e vendosur. Nuk ka rrugė tjetėr, vazhdoi ai, duke iu drejtuar zotit Milo. Problemi ėshtė se ēfarė do tė bėjė qeveria e shtetit shqiptar. Se ēfarė do tė bėjė populli shqiptar, atė e dimė. Pra, ju ēfarė do tė bėni: do tė ndihmoni apo nuk do tė ndihmoni"?

 

Zoti Milo filloi tė argumentonte edhe njė herė se shumė probleme mund tė zgjidheshin pa shkuar deri tek lufta. Ishte mirėkuptues, dėshironte tė mirėkuptohej.

 

Fehmiu vazhdoi:

 

"Lufta ėshtė mė afėr se sa mund tė mendoni ju. Ėshtė krejt afėr. Ne presim qė qeveria e shtetit shqiptar tė bėjė detyrėn e saj. Ne e duam Shqipėrinė dhe nuk duam asnjė e keqe t'i vijė asaj, por kjo ėshtė nė tė mirėn e krejt kombit. Nėse ju nuk e bėni detyrėn tuaj dhe e pengoni luftėn ēlirimtare tė vėllezėrve tuaj nė Kosovė, atėherė ju do tė bėni tradhti kombėtare. Ne do ta fitojmė luftėn edhe pa ju, por nėse shkon puna deri kėtu sa tė kryejmė punėt me Serbinė, do t’u kthehemi atyre qė tradhtuan. Rrugė tjetėr nuk ka".

 

Pas kėtyre fjalėve, ishte e vėshtirė tė vazhdoje mė tej.

Ministri Milo tha se punėt nuk do tė shkojnė deri kėtu dhe mė pas ai u dėshmua se e kishte pėr zemėr mbėshtetjen e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Shumė rrugė diplomatike janė hapur pėrmes tij ose janė organizuar pėrmes tij dhe Agim Fagut, ambasadorit shqiptar nė Londėr. Kam patur gjithnjė mendimin se ai ka qenė njė ndėr njerėzit mė sinqerisht tė interesuar nė klasėn politike drejtuese nė Shqipėri pėr pėrkrahjen politike, diplomatike dhe nė struktura tė tjera tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

Ai e pėrsėriti edhe njė herė se punėt  nuk do tė shkojnė deri kėtu, se pėr tė gjitha do tė informojė shefin e qeverisė dhe shokėt e tij tė kabinetit dhe se do tė gjenden rrugėt e nevojshme pėr tė mbėshtetur njėri-tjetrin. Ishte i emocionuar, ndoshta edhe nga fakti se ne folėm shumė sinqerisht me tė, iu hapėm pėr shumė probleme dhe e donim ndihmesėn e tij.

 

Kur po ndaheshim, ne qėndruam fare pak me njėri-tjetrin dhe ai mė pyeti se cili ishte njeriu qė kishte folur aq hapur. I tregova. Mė tha sinqerisht se kėta njerėz e meritojnė lirinė. Mė tha se do tė bėjė gjithēka ėshtė e mundur pėr tė hapur rrugėt e duhura. Pastaj mė tha se edhe mesazhin e fundit, ashtu siē e kishte marrė, do ta ēonte tek shefi i qeverisė.

 

Tre muaj mė pas, kur kryesoja pėrfaqėsuesit e LPK-sė nė takimet me drejtuesit mė tė lartė tė shtetit shqiptar, njėri prej tyre mė tha se mesazhin e takimit tė Mynihut e kishte marrė dhe e kishte vėnė nė mendime, natyrisht pėr tė mirė, shtoi pas pak. Ky ishte Fehmi Lladrovci, njeriu qė fliste hapur e burrėrisht, edhe kur fjalėt dukeshin se ishin tė rėnda.

 

Kur fillojnė e thyhen netėt e marsit

 

Pragnisje:

 

Nė mėngjesin e 5 marsit ai ende nuk kishte vėnė gjumė nė sy. Ishte ende natė, njėra nga netėt e errėta tė fillimit tė pranverės, nė njė cep tė Gjermanisė sė poshtme. Kishte pritur gjithė kohėn njerėzit qė kishin vendosur tė niseshin me tė. I pari, nga Duisburgu, njė qytet i largėt, kishte ardhur Xhemė Gashi. Kishte blerė njė veturė tė vjetėr, "Benz", ngjyrė tė bardhė dhe kishte thėnė thjesht: "Shkojmė deri nė Shqipėri me tė dhe pastaj ua lėmė shokėve qė merren me furnizimin. E di se kanė nevojė pėr tė".

 

Pastaj kishin ardhur tė tjerėt, njėri pas tjetrit dhe kishin ardhur krejt si zakonisht. Ai ishte pėrpjekur tė dallonte diēka tė veēantė tek ata, por nuk e kishte gjetur. Ishte ndjerė i qetė dhe kishte thėnė me vete se nuk kishte gabuar nė zgjedhjen e tyre. Kishte qenė i bindur pėr kėtė, ēdo gjė qė kishte rrjedhur deri atėherė ia kishte dhėnė kėtė besim, megjithatė, ka njė moment, njė ēast, kur ndoshta edhe pėr pak kohė, mund tė luhatesh. Disa prej tyre po linin nė shtėpi familjet, kishin fėmijė tė vegjėl, ja, Xhema pėr shembull, mendoi ai me vete, kishte njė djalė 5 vjeēar, Samiu po ashtu. Nuk ishte e lehtė t'i lije vetėm e tė niseseshe pėr nė luftė, pėr mė tepėr nė njė luftė qė ishte vetėm nė fillimet e saj.

 

Prej ku po niseshin e deri nė kalimin e kufirit, nė dy anėt e tė cilit flitej shqip dhe kjo i dhimbte atij mė shumė se ēdo gjė tjetėr, ishin mė shumė se 1500 kilometra rrugė, do tė kalohej pėrmes tre shteteve, pastaj deti Adriatik. Nuk ishte njė udhėtim i zakonshėm.

 

Nata e mbrėmshme kishte qenė e gjatė, tepėr e gjatė, njėra prej netėve tė cilės nuk i dihej as fillimi e as fundi. Ishte mė shumė njė ditėnatė. Pas dy a tre orėve do tė fillonte tė zbardhte, por atėherė ai do tė ishte nė fillimin e vargmalave tė Tirolit Jugor.

 

Tė gjithė tė tjerėt po flinin. Burrat nė njė dhomė, nė dhomėn tjetėr ishin Xheva, Shema dhe fėmijėt. Kur mendonte pėr ta, fėmijėt, ndjente gjithmonė njė shtrėngim malli. Diēka i bulonte vrullshėm nė veten e tij. Nuk ishte mungesa e fėmijve. Kudo qė shkonte, ai merrte pranė fėmijėt e vegjėl dhe luante e fliste me ta, sikur tė ishin tė njohur prej vitesh. Kur e shikoje ashtu, tė madh, burrėror, pasi mė parė kishe dėgjuar bisedėn e tij, e kishe tė vėshtirė tė besoje se ishte i njėjti njeri. Edhe njė natė pėrpara kėshtu kishte ndodhur. Fėmijėt e tė vėllait, Ramizit, i kishin ardhur tė katėrt pranė, ai mė shumė donte vajzėn, ndoshta edhe nga emri, Kosovare. Pastaj djemtė, sikur ta ndjenin se do tė kishte njė largim, nuk donin tė iknin. Vajza kishte shkuar tek dada Xhevė. Ndjeu pėrsėri afėrsinė e tyre dhe e dinte se atje larg, vetėm mallin e tyre do tė kishte.

 

Shokėt filluan tė zgjoheshin. Poshtė prisnin tre makina. Natėn qė po shkonte ai i kishte thėnė Xhemė Gashit se ai dhe Xheva do tė udhėtonin me tė. Aty do tė sistemonin edhe uniformat ushtarake dhe pajisjet e tjera.

 

"Nėse ndodh gjė nė kalimin e kufirit apo gjatė rrugės, do tė themi se janė vetėm tonat. Tė tuat dhe tė miat. Tė tjerėt le tė vazhdojnė rrugėn".

 

"Mirė”, tha Xhema, krejt qetėsisht, si tė ishte fjala pėr tė bartur diēka tė zakonshme.

 

Kur u nisėn, qyteti ishte ende nė gjumė. Fashat e dritave tė makinave ēanin errėsirėn. Nė ēdo orė qė kalonte, ata i afroheshin vendlindjes. Nuk ndjenin asnjė lloj mėrzie qė po iknin.E vetmja keqardhje e tyre ishte se Kosova kishte qėlluar aq larg.

 

Tashmė ajo ishte larg me kilometrat qė kishin pėrpara. Dhe me padurimin pėr tė mbėrritur, gjithnjė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me dėshirėn.

 

Ishin nisur. Edhe njė herė bashkė. Xheva rrinte dhe shikonte peisazhin pėrreth. Nuk do t’i shihnin mė kėto zgjatime malesh qė rendnin nėpėr terr. Gjithēka do tė mbeste pas, vite tė shkuara, dhimbje e kaluar. I vinte keq qė me disa nga miqtė e tij nuk kishte arritur tė ndahej, por kjo nuk ishte edhe aq e rėndėsishme. Kishin mjaft kohė pėrpara.

 

"Ēikė, po shkojmė”, i tha ai ngadalė Xhevės. Kishte gjithēka nė ato krejt pak fjalė.

 

"Po shkojmė”, tha edhe ajo dhe ai e ndjeu se kjo kishte qenė gjithnjė dėshira e saj. Nuk i vinte keq qė po iknin. I  kishte ardhur keq vetėm kur kishin ardhur...

 

Fragmente nga njė bisedė me Hashim Thaēin

 

"Pėr Fehmiun kisha dėgjuar shumė herėt, qysh kur isha nė vitet e para tė studimeve, nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta, pėr angazhimin e tij, si i burgosur politik, pėr qėndrimin e pathyeshėm nė burgjet jugosllave, pėr rezistencėn qė kishte zhvilluar nė Kroaci kundėr ushtrisė serbe. Tė gjitha kėto i kisha dėgjuar nga shokėt e tij: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Shaban Muja, etj. Mirėpo, personalisht Fehmiun kam takuar nė verė tė vitit 1994 nė Gjermani, tek i cili qėndrova disa ditė. Aty pėr herė tė parė e kam takuar edhe Xhevėn, bashkėshorten dhe bashkėluftėtaren e tij tė pandashme. Kishte vite qė ne njiheshim indirekt, nga tė tjerėt.

 

Familja Lladrovci vazhdimisht ka qenė e pėrkushtuar ndaj ēėshtjes atdhetare. Fehmiu u burgos nė mes tė viteve tė tetėdhjeta, kurse vėllau i tij, Ramizi qė herėt ishte i inkuadruar nė lėvizjen klandestine tė kohės. Unė, nė fillim tė viteve 1991 dhe 1992, kam qėndruar shpesh nė familjen Lladrovci, ku sė bashku me bashkėluftėtarė tė tjerė kemi biseduar pėr organizimin e rezistencės sė armatosur. Gjithsesi, duhet ta theksoj kontributin e babait tė Fehmiut, bacės Tush, i cili pėr ne e kishte tė hapur gjithmonė derėn e shtėpisė dhe na ka strehuar dhe ushqyer nė ēdo kohė.

 

Unė: Si ndodhi kalimi i kufirit nė marsin e vitit 1998?

 

"Kadri Veseli dhe unė kishim pėrvojė tė kalimit tė kufirit. Kalimi i kufirit me Fehmiun, Xhevėn dhe me atė grup, ishte pėrjetim i veēantė. Kur arrita nė bazėn mė tė afėrt pranė kufirit, sepse ndėrkohė isha i angazhuar nė njė punė tjetėr, mbeta i mahnitur kur Fehmiun dhe Xhevėn i pashė tė veshur nė uniformė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ai ishte trupgjatė, njeri shumė serioz dhe me pėrkushtim tė veēantė. Kalimi i kufirit ishte mjaft i vėshtirė, sepse nga fshati Vllahėn i Hasit kaluam nėpėr Bjeshkėt e Pashtrikut, gjatė tėrė natės, nė acarin e fillim marsit 1998, pėr tė arritur nė Demjan tė Hasit. Nė Demjan, gjatė ditės, u strehuam nė njė pyll tė vogėl dhe qėndruam gjatė tėrė kohės. Kjo duhej bėrė pėr tė mos rėnė nė sytė e njerėzve lėvizjet tona.

 

Pas hyrjes nė Kosovė, Fehmiu luajti njė rol tė rėndėsishėm nė forcimin dhe organizimin e UĒK-sė, nė sajė tė pėrvojės sė arritur nė luftėrat e Kroacisė dhe tė pėrgatitjes ushtarake qė kishte pėrfituar atje.

 

Ndėrkohė, Fehmiu zhvilloi njė intervistė me gazetarin e BBC-sė, njė paraqitje tashmė e mirėnjohur pėr publikun e gjerė, nė tė cilėn shfaqi konceptin e tij, vizionin dhe vendosmėrinė e luftės sė UĒK-sė. Edhe mė parė Fehmiu kishte paraqitje mediale, por nė intervistėn e BBC-sė ishte mė i plotė, sepse ishte brenda strukturave tė UĒK-sė. Aty shihet qartė se sa i besonte drejtėsisė sė luftės Fehmiu. Ajo intervistė u shndėrrua nga mesazh medial nė simbol tė vendosmėrisė dhe forcės sė karakterit tė Fehmi Lladrovcit dhe UĒK-sė”.

 

E vėrteta pėr intervistėn e famshme tė Fehmiut ose pėrfaqėsimi

i parė medial i UĒK-sė nė botėn e jashtme

 

Nė mes tė 10 marsit dhe 22 shtatorit 1998, ka mjaft prej atyre ngjarjeve tė cilat e bėnė edhe mė tė pėrkushtuar jetėn e Fehmi Lladrovcit, njėkohėsisht edhe mė tė njohur emrin e tij. Njėra prej tyre, ndoshta nga mė tė njohurat, ėshtė edhe intervista, nė cilėsinė e komandantit tė lartė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhėnė gazetarit tė njohur britanik Devid Lloid, dhe transmetuar nė kanalin televiziv BBC World, nė maj tė vitit 1998. Nė tė vėrtetė intervista ėshtė pėrgatitur nė fundin e muajit prill.

 

Ėshtė fillimi i pranverės sė vitit 1998 dhe ende nuk ishin bėrė tė njohura strukturat e UĒK-sė, ende nuk ishte ngritur Drejtoria Politike e saj, dhe nuk kishte tė emėruar zėdhėnėsin e saj politik. Duke mos patur lidhje tė tilla, pra njė adresė se ku mund "tė trokitej", gazetari britanik, ashtu si shumė tė tjerė, ende nuk e kishin gjetur rrugėn drejt frontit tė luftės. Nga ana tjetėr, ata qė ishin nė luftė, shpeshherė nuk e dinin se me cilėt kishin tė bėnin, se sa tė besueshėm janė ata qė po shkojnė, sa mund t'u besohet dhe sa tė saktė do tė ishin mė tej. Nė fund tė fundit, gjithēka ishte nė fillimin e njė shtrirjeje masive tė radhėve tė UĒK-sė, saqė koha e mbetur pėr tė kontrolluar sa nga vijnė dhe ku shkojnė gazetarėt e huaj, ishte shumė e paktė. Pikėrisht kėtu qėndron edhe shkaku i disa keqkuptimeve qė ndodhnin me gazetarė tė huaj, por ndoshta kjo ishte edhe mė mirė, sepse jo rrallė ishin bėrė pėrpjekje qė edhe pėrmes "shtypit" tė penetronin nė zonat e luftės njerėz tė lidhur me qarqet e luftės sė Serbisė. Kjo nuk kishte ndodhur vetėm me dy "gazetarė" francezė, por edhe me njė njeri tjetėr qė ishte paraqitur si gazetar i lirė hollandez, e nė tė vėrtetė ishte krejt i huaj pėr shtypin.

 

Lajmi se njė gazetar britanik nė Drenicė kishte ardhur pėrmes lidhjeve me Jashar Salihut, kryetar i Fondit "Vendlindja thėrret" dhe nėnkryetar i LPK-sė, do tė ishte disi i papritur nė zonėn e parė operative. Ende ishte gjithēka nė ringritje. Nga ana tjetėr, kjo do tė ishte intervista e parė nga zonat e luftės, duhej tė ishte domosdo njė paraqitje sa mė dinjitoze tė ishte e mundur. Askush tjetėr nuk mund ta bėnte kėtė mė mirė se sa Fehmi Lladrovci.

 

Dikush i propozoi qė nė intervistė tė jetė i maskuar, tė vendosė njė maskė nė fytyrė. Nuk e pranon, e refuzon preras dhe thotė se nuk ėshtė kthyer nė Kosovė qė tė jetė anonim dhe nuk ka pse tė fshihet. Ai ėshtė kėtu nė vendin e tij dhe pėr vendin e tij. Ka njėfarė hezitimi nga ai qė propozon. As qė e kishte menduar ndonjėherė se mund tė fliste me maskė pėr luftėn e popullit tė tij. Ende ėshtė droja se mos ky njeri, edhe kėshtu kaq i mitizuar, do tė bėhet edhe mė "i madh", dhe nuk do tė dihej nėse do t’i pėlqente gjithkujt njė afishim i tillė. Nė fund tė fundit nuk ka rrugė tjetėr. Ai ėshtė nga tė paktėt qė mund tė bėjė kėtė. Bien nė njė mendje, edhe sepse nė thelb, edhe ai do tė dėshironte tė ishte ashtu siē e kishte menduar Fehmiu. Njė baticė-zbaticė e fjalėve tė dikurshme do tė jetė gjithnjė e pranishme.

 

Ai ėshtė serioz, si gjithnjė. Pėr herė tė parė nė jetė, ndoshta edhe pėr tė hequr njė pjesė tė mallit pėr mikun e tij tė dikurshėm, Adem Jasharin, ka lėnė mjekėr. Nuk e ka mė atė shikimin e menduar qė kishte patur dikur, sepse nuk kishte asnjė brengė mė, ishte mė i qetė nė gjithēka qė kishte mbartė me vete dhe ēdo gjė e tij shpreh njė siguri tė jashtėzakonshme. Ishte mė i shėndoshė se kur kishte ikur nga Perėndimi, sepse halli i madh i moskthimit i ka rėnė nga supet.

 

Nė tė vėrtetė, ėshtė pak i emocionuar, e di pėrgjegjėsinė e madhe qė ka marrė mbi vete dhe qė njėkohėsisht i kanė besuar shokėt e tij. Ai e di po ashtu se BBC ėshtė njė nga mediat radiotelevizive mė prestigjioze nė tė gjithė botėn. Nė tė njėjtėn kohė ky ėshtė edhe pėrfaqėsimi i parė politik i UĒK-sė nė botėn e jashtme. Para saj, askund, nuk ėshtė bėrė njė intervistė nga zonat e luftės, e edhe mė pas, ato do tė jenė tė pakta, dhe asnjėra prej tyre nuk do tė ketė jehonėn e saj.

 

Nga ana emocionale, kjo intervistė ka njė ndėr momentet mė madhore tė Fehmiut, ose mė saktė tė afishimit tė idealit tė tij. Gjatė gjithė intervistės ai ka qenė tepėr serioz, disi i vrenjtur, ushtarak i lindur, i bindur nė atė qė thotė, por edhe duke e ditur se kjo do tė ishte njė luftė e rėndė, e ashpėr dhe e pėrgjakshme. Ka kėtu njė moment i cili, si tė thuash, e dritėzon krejt intervistėn nė anėn emocionale dhe ideore tė saj, dhe ky shfaqet pas pyetjes sė gazetarit britanik: "Keni kaluar njė kohė tė gjatė nė burg politik. A jeni tė gatshėm tė vdisni pėr Kosovėn?"

 

Ky ėshtė i vetmi moment qė Fehmiu shkėputet nga serioziteti i tij dhe flet gjithēka qė kishte nė shpirt; buzėqesh me njė dritė tė veēantė dhe pėrgjigjet: "Me dėshirėn mė tė madhe. Mė e shtrenjtė ėshtė liria se jeta. Tė gjithė ushtarėt e UĒK-sė janė tė vetėdijshėm se pushkėn e kanė marrė nė duar qė tė vdesin pėr lirinė e Kosovės dhe asnjė nuk do ta kursejė jetėn. Vdekja pėr lirinė e Kosovės do tė ishte fati im mė imadh jetėsor".

 

*   *   *

Fragmente nga intervista

 

e Komandantit tė lartė tė UĒK-sė Fehmi Lladrovci, transmetuar

nė kanalin televiziv BBC World

 

·       "Vdekja pėr lirinė e Kosovės do tė ishte fati im mė i madh jetėsor"

 

Pas njė kohe kaq tė gjatė tė pritjes dhe tė rezistencės paqėsore tė udhėhequr nga I. Rugova dhe partia e tij (LDK), pėrse e patė tė domosdoshme t'i merrni armėt nė dorė?

 

"Shqiptarėt kanė pritur shumė kohė pėr tė kuptuar se nismat dhe veprimet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn, rezultuan kundėr popullit shqiptar nė Kosovė. Sot, ky popull aspiron ēlirimin pėrfundimtar nga fashistėt dhe ēetnikėt serbė. Periudha e viteve tė rėnda 1981-1990 ėshtė mjaft e njohur edhe pėr opinionin evropian dhe pėr atė amerikan. Megjithatė, tragjedia e mijėra bijve dhe bijave tė Kosovės, burgosjet dhe torturimet e tyre nga regjimi jugosllav kaluan nė heshtje. Gjaku i derdhur nė Kosovė gjatė gjithė kėtyre viteve nuk u muar fare parasysh. Politika "paqėsore" kosovare, e udhėhequr nga Ibrahim Rugova, i cili tash e tetė vjet sillet nėpėr zyrat e Evropės dhe tė Amerikės, nuk solli gjė konkrete. Nuk ka gjė prej kėsaj politike... Nuk i kemi marrė armėt nė dorė nga dėshira, por kjo ėshtė njė domosdoshmėri. Pa njė organizim tė tillė askush nuk do tė na dėgjojė, as Evropa, as SHBA-tė.

 

A mendoni se Evropa dhe SHBA mund tė angazhohen ushtarakisht nė Kosovė?

 

"...Nėse ndodh diē e tillė, atėherė do tė jetė si zakonisht tepėr vonė, kur gjaku do tė derdhet deri nė fyt..."

 

Pėr serbėt, ju jeni "terrorist"...

 

"...Mirė, le ta argumentojnė serbėt vetėm njė akt tė "terrorizmit" tė ushtruar nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. ...E ne mund t'i numėrojmė mijėra raste tė terrorit tė bėrė nga falangat serbe, mbi popullin e pambrojtur shqiptar. Le tė tregojnė ata vetėm njė njeri tė pafajshėm, i cili ėshtė vrarė nga UĒK-ja, njė njeri tė paarmatosur, njė fėmijė apo njė grua kudoqofshin ata nė territorin e Kosovės. Armėt nuk i morėm nė duar pėr tė luftuar kundėr popullatės serbe qė jeton nė Kosovė. I morėm kundėr regjimit ēetnik dhe kundėr forcave policore dhe ushtarake serbe qė janė nė Kosovė.

 

Pėr ēfarė luftoni?

 

"Pėr ēlirimin pėrfundimtar tė Kosovės".

 

Por sot shqiptarėt janė nė pėrgatitje tė ekipit negociator. Ka tė ngjarė qė ky ekip mund tė pranojė edhe njė trajtė tė autonomisė nė kuadėr tė "RFSJ"-sė. Sa do tė ishit tė gatshėm tė pranonit njė gjė tė tillė?

 

"Assesi, natyrisht. UĒK-ja nuk pajtohet me asnjė zgjidhje, pėrveē pavarėsisė sė plotė tė Kosovės”.

 

A synoni tė merrni pjesė nė bisedime?

 

"Po, jemi tė gatshėm tė bisedojmė me Serbinė. Por, vetėm pėr kufijtė. Pėr asgjė tjetėr”.

 

Pėrderisa ju luftoni nėpėr male, nuk duket tė ketė ndonjė krah politik nė Prishtinė?

 

"UĒK-ja nė radhėt e veta ka drejtues politikė, mirėpo nė Prishtinė nuk e kemi krahun politik”.

 

Keni kaluar njė kohė tė gjatė nė burg politik. A jeni tė gatshėm tė vdisni pėr Kosovėn?

 

"Me dėshirėn mė tė madhe. Mė e shtrenjtė ėshtė liria se jeta. Tė gjithė ushtarėt e UĒK-sė janė tė vetėdijshėm se pushkėn e kanė marrė nė duar qė tė vdesin pėr lirinė e Kosovės dhe asnjė nuk do ta kursejė jetėn. Vdekja pėr lirinė e Kosovės do tė ishte fati im mė i madh jetėsor”.

 

Meqė shumė rrallė mund tė dėgjohet ndonjė fjalė nga ju, ēfarė do t'i porositnit botės me kėtė rast?

 

"Mendoj se ėshtė turp pėr Evropėn demokratike, qė sot tė ekzistojė njė pakicė serbe, e cila synon t'i nėnshtrojė 90 pėr qind tė popullit tjetėr nė Kosovė; qė kėtė ta ushtrojė pėrmes terrorit tė paparė. Problemi i Kosovės nuk ėshtė problem i komplikuar, ēfarė tentojnė ta paraqesin faktorėt ndėrkombėtarė. Ėshtė problem qė mund tė zgjidhet fare lehtė: ēdo popull i botės, pėrmes konventave ndėrkombėtare, ka tė drejtė pėr vetėvendosje dhe pėr pavarėsi. Kėtė tė drejtė e ka edhe populli shqiptar, i cili nė Kosovė ka mbi dy milionė banorė. Nuk kėrkojmė as mė shumė, as mė pak se popujt e tjerė tė botės. Do tė shtoja edhe njė gjė, meqė edhe Amerika edhe Evropa i adresohen sė tepėrmi parimit tė mosndryshimit tė kufijve. Jugosllavisė tashmė i janė prishur kufijtė. Ėshtė themeluar shteti slloven, shteti kroat, shteti boshnjak dhe ai maqedon.

 

Si u bė e mundur qė Maqedonia tė dalė aq lehtė nga shteti jugosllav, duke pasur brenda vetes mbi 40 pėr qind shqiptarė? Kėto i marrim padrejtėsi tė bashkėsisė ndėrkombėtare, andaj jemi tė vendosur tė luftojmė deri nė fund pėr ēlirimin e Kosovės. Nuk ka forcė qė tė na mposhtė...”

 

Po aftėsinė e armatimit. A nėnkupton arsenali juaj edhe armėt anti-tank dhe ato kundėrajrore?

 

"I kemi tė gjitha armėt e nevojshme pėr vetėmbrojtje. Kemi edhe armatim kundėr tankeve dhe sistemeve kundėrajrore. Jemi tė bindur se do t'i rrėmbejmė tė gjitha armėt qė gjenden nė duart e ēetnikėve, meqė arma mė e fortė pėr ēlirimin e njė populli ėshtė morali. Kėtė moral Serbia nuk mund ta vrasė me asnjė armė. Ajo nuk mund ta shuajė vullnetin pėr liri...”

 

A po rritet numri i pjesėtarėve tė UĒK-sė, meqė mė herėt keni pohuar se morali ēdo ditė ėshtė mė i madh?

 

"Ēdo terror shtetėror ka reaksionin e vet nė popull. Populli ėshtė i gatshėm qė njėzėri t'i pėrgjigjet thirrjes sė atdheut pėr shpėtim kombėtar. Vullnetarėt tanė arrijnė ēdo ditė dhe numri i tyre ėshtė maksimal. Vullneti i popullit pėr liri ėshtė mė i madh se kurdoherė, pikėrisht pėr shkak tė shtypjes dhe terrorit serb. Pas masakrės sė Prekazit, i gjithė populli i Kosovės u bė i gatshėm tė luftojė pėr atdhe..."

 

Marsi i luftės: Kosova apo pragu i shtėpisė?

 

Njeriu qė po hynte nė Kosovė nė mėngjesin e dhjetė marsit tė vitit 1998, sė bashku me pesėdhjetė shokė tė tjerė, kishte nė vete njė dhimbje tė madhe, qė kishte rėnduar mbi tė mė shumė se pesha e dėborės apo hija e rėndė e Bjeshkėve tė Namuna. Nė kėtė rrugė, pikėrisht duke u nisur nga i njėjti fshat, Vlanė, ai kishte filluar rikthimin njė vit mė parė. Kishte qenė njė ndeshje e dhimbshme, sepse ishte vrarė njėri nga djemtė mė tė mirė tė Kosovės, Luan Haradinaj, "buka dhe pushka e UĒK-sė"; por ai kishte tashmė edhe dhimbjen e rėnies sė njė njeriu jashtėzakonisht tė vyer, Adem Jasharit. Nė vete kishte thėnė se, kur ai e kishte kėtė dhimbje qė i rėndonte mbi shpatulla, nė kraharor e kudo, ai, qė ishte mėsuar me dhimbjen dhe e kishte pėrballur atė; si do tė kishte ndodhur me njerėzit e zakonshėm, ata, studentėt apo bujqėrit e mirė, njerėzit qė ishin mėsuar tė shihnin idhullin e tyre mitik dhe tė cilin nuk e kishin mė? Mos vallė kishte filluar, sė bashku me rėnien e Jasharėve, edhe rėnia e qėndresės  sė tij? Kishte qenė njėri nga qėllimet mė tė egra tė pushtuesit serb: thyerja e shpresės. Nėse e ke vrarė shpresėn, atėherė ke vrarė gjithēka. A nuk do tė ishte e mundur qė me rėnien e njė njeriu si Ademi apo Hamza tė kishte filluar edhe humbja e shpresės...?

 

Mund tė kishte ndodhur edhe ashtu. Nuk do tė ishte hera e parė dhe njėkohėsisht nuk do tė kishte qenė as e fundit. Ai e dinte kėtė, njėzet e dy vite jetė ilegale e kishin mėsuar se pas humbjes sė prijėsit duhej njė kohė, nganjėherė e gjatė, pėr t'u ringritur. Kjo kishte ndodhur disa herė nė lėvizjet atdhetare ilegale, mund tė ndodhte edhe tashti. Do tė ishte njė cikėl i dhimbshėm, por gjithsesi mund tė ishte edhe i kuptueshėm. Ai do tė bėnte gjithēka qė do tė mundte pėr tė mos e lejuar thyerjen e shpresės, pėr tė mos patur bjerrje, ai do tė dilte, ashtu si kishte qenė pėrherė, njeriu i shpresės sė madhe. Kishte nė krahun e tij Xhevėn, ėshtė pak tė thuash se kishte bashkėluftėtaren e hershme tė tij, ata ishin vazhdimi i njėri-tjetrit dhe plotėsimi i secilit njėkohėsisht; atė qė mund ta linte deri nė pragun e pėrfundimit fjala e vrullshme e Fehmiut, do ta pėrmbushte butėsia e fjalės sė Xhevės. Gjithnjė kishin qenė kėshtu, qė nga 13 gushti i vitit 1985, dy njerėz qė e kishin pritur njėri-tjetrin, pėr ta gjetur dhe pėr tė mos u ndarė mė. Tani nė luftė, kjo mosndarje e pazakontė ishte dyfish e vlefshme; jo vetėm se po rikthehej njė grua luftėtare, e cila ėshtė bėrė tashmė tepėr e njohur dhe tė cilėn Drenica e kishte bėrė bijė tė vetėn, por mbi tė gjitha ishte shembulli i madh i vazhdimit tė vetėflijimit tė pėrbashkėt familjar. Sepse ata po vinin pėr tė vėnė jetėn e tyre nė themelin e lirisė sė Kosovės. Ky rikthim do tė ishte i lidhur me shpresėn.

 

Shtėpia e Fehmiut ishte Kosova. Secili prag i saj ishte edhe pragu i shtėpisė sė tij. Pikėrisht nė ato ditė, kur ridimensionoheshin pėrmasat e reja tė luftės, kur ajo kishte filluar tė shtrihej mė vrullshėm se ishte menduar, kur ishin njė mijė punė pėr t'u bėrė dhe tė vinte keq qė dita i kishte vetėm njėzet e katėr orė, legalistėt "institucionalistė", pėr tė thėrrmuar luftėn nė njė mijė e njė thėrrmiza lėshuan moton "Tė mbrojmė pragun e shtėpisė". Dukej sikur ishte njė thirrje humane, por nė tė vėrtetė ishte fundi i luftės ēlirimtare dhe fillimi i pėrgjakimit tė ri. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės asnjėherė, e theksoj, asnjėherė, nuk ka patur njė nocion tė tillė tė luftės ēlirimtare. Nuk e ka pėrfytyruar kurrė luftėn kėshtu, prag mė prag, por si njė luftė tė tė gjithėve kundėr armikut tė njėjtė. Nuk ishte e rėndėsishme se ku do tė luftoje; ishte e vlefshme tė luftoje ose tė ndihmoje luftėn. Nė mesin e marsit 1998 dhe mė pas, nė javėt qė erdhėn, zėnia rrėnjė e nocionit "Tė mbrojmė pragun e shtėpisė", ishte njėkohėsisht edhe pėrmbysja e pragut tė Kosovės.

 

Se cili ishte pėrfytyrimi dhe ngrehina e atyre qė donin "tė mbronin pragun e shtėpisė”, ndoshta mė shumė se gjithēka tjetėr, dėshmon rasti i mėposhtėm. Njėri ndėr ushtarakėt e lartė nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, shok lufte i Fehmi Lladrovcit, njėkohėsisht edhe i martirėve tė tjerė si Bekim Berisha, Xhemajl Fetahu etj., nė vitet e luftės epror i lartė nė zonėn operative tė Shalės, Mensur Kasumi, tregon mė vonė:

 

"Kishte filluar ofensiva e madhe serbe dhe lajmet vinin pėr sulme tė mėdha nė zonėn operative tė Dukagjinit. Kishim tė dhėna se ishte sulur pėr atje njė forcė e madhe ushtarake serbe. I mblodha ushtarėt dhe u thashė se duhet tė bėhemi gati dhe tė shkojmė e tė ndihmojmė zonėn e Dukagjinit, se kanė nevojė pėr ndihmėn tonė dhe nuk kemi ēajre pa shkue. Ushtarėt u grumbulluan, kur shoh nja dhjetė vetė qė po rrinin mėnjanė.

 

- "Po ne, qė jemi tė LDK-sė, si do t’ia bėjmė?"

 

- Kush ju ka thėnė se jeni tė LDK-sė? - i pyeta.

 

- "Kėshtu na kanė thėnė. Na kanė thėnė se ne jemi me mbrojtė veē pragun e shtėpisė dhe mos me shkue nė zona tė tjera".

 

- Gabim e keni. Kush ėshtė me luftue pėr partitė, pėr LDK e kushdo tjetėr, le tė heqė rrobat e ushtrisė, tė dorėzojė armėt e tė shkojė. Nuk luftojmė pėr pragun e shtėpisė, por pėr krejt Kosovėn.

 

Disa i hoqėn unformat, lanė armėt e shkuan, tė tjerėt erdhėn pas nesh.  Ma qitėn namin se nuk po i due tė LDK-sė. E kishin gabim, unė doja Kosovėn.

 

Fehmi Lladrovci, atė ditė tė dhjetė marsit 1998, kur rihyri nė Kosovė, kishte shtatė vite qė nuk kishte qenė nė shtėpinė e tij. E kishte mbytur malli pėr gjithēka nė vendlindje, pėr shtėpinė ku kishte lindur dhe pėr rruginat e kopshtit, pėr luginėn qė zinte e ngushtohej nė fundin e fshatit dhe pėr pyllin e lisave pėrballė malit; mbi tė gjitha, e kishte mbytur malli pėr prindėrit e tij. Ai mall e kishte mbuluar tė gjithin, edhe kur kishte qenė nė burgjet jugosllave, mirėpo mes tyre kishin qenė hekurat, prangat, gjakimet. Nė tė gjitha letrat e tij nga burgu ndjehet ky mall, tepėr pėrvėlues, ndjehet pėrkushtimi i tij ndaj prindėrve dhe, siē e kam thėnė, sidomos malli ndaj nėnės. Njė mall qė pikte pėrditė e mė shumė, qė ndjehej tek tingėllimi i zėrit tė tij, tek ajo rrudhje e veēantė e syve kur i pėlqente tė tregonte, megjithėse shkurt, pėr letrėn e parė qė kishte shkruar nė jetėn e saj nėna e tij dhe atė letėr ia kishte shkruar tė birit tė burgosur; nuk i vinte turp tė thoshte se i kishte puthur ato shkronja; ndjehej se kishte nevojė tė bisedonte me tė atin, pėr gjithēka qė kishin dashur tė flisnin; tė njėjtin mall e kishte edhe Xheva pėr atė shtėpi, nė tė cilėn kishte shkuar nuse kur i shoqi sapo ishte burgosur dhe dėnuar me dhjetė vite, kishte mall pėr dhomėn ku kishte jetuar disa vite, si nė legjendat e hershme, por jo thjeshtė duke pritur, por duke luftuar pėr idealin e pėrbashkėt; nė ato dhoma ajo kishte shkruar fjalėt buēimtare qė ishin lexuar anė e kėnd Kosovės se "as tanket dhe as topat nuk e trembin rininė e Kosovės", dhe tash ēasti i ēmalljes kishte ardhur; ata ishin nė Kosovė, po rrugėtonin drejt Drenicės, aty ishte Gllanasella, aty ishte shtėpia e vjetėr, ishin prindėrit, njėri nga vėllezėrit, Emriu, aty ishin motrat e nipėrit e mbesat. Mund tė ecje ndoshta edhe njė orė mė shumė dhe do ta ndjenin erėn e veēantė tė zjarrit nė mesin e marsit, qė pėrzihet me erėn e pranverės.

 

Fehmiu dhe Xheva nuk e bėnė kėtė. Ata nuk kishin ardhur pėr tė qėndruar nė shtėpinė e tyre ose pėr tė mbrojtur pragun e shtėpisė sė tyre. Kjo nuk ishte as filozofia politike e as mendimi politik i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Njeriu qė kishte kėrkuar formimin e Ushtrisė sė Kosovės qė nė fillimin e vitit 1983 dhe kishte tentuar ta bėjė kėtė, megjithėse nė njė vend tė huaj, e dinte fare mirė se kishte para tij njė mall mė tė madh se malli i familjes, se malli i shtėpisė sė tij; kėtė ai e kishte tė vetėdijshme, e kishte nė natyrėn e tij, e kishte si diēka tė kuptueshme lehtėsisht dhe qė nuk mund tė bėhej ndryshe.

 

Fehmiu dhe Xheva u ndalėn nė Abri. "Fillimisht u vendos nė pikėn "Guri”, ku bėri njė punė tė jashtėzakonshme pėr forcimin dhe profesionalizimin e pikave, ndėrsa AB-ja (Bekim Berisha) erdhi tek unė nė Aēarevė”, kujton Sylejman Selimi.

 

Aty ishte detyra e tyre. Aty qėndruan. Nėse do t’i thoshin tė shkonin diku tjetėr, nė Mitrovicė pėr shembull, ai do tė shkonte, dhe nėse do tė ishte i vonuar, pa e ditur se kur do tė kthehej, ndoshta nuk do tė kalonte fare nga pragu i shtėpisė sė tij. E pra ai i ka dashur prindėrit si rrallėkush, ėshtė pėrgjėruar pėr ta, gjithė letrat e tij e kanė kėtė ndjenjė malli; por ato kanė edhe njė ndjenjė mė tė fuqishme, tepėr mė tė fuqishme se malli pėr fisin, shtėpinė e familjen e tij: malli i Kosovės.

 

Baca Tush:

 

"Kisha dėgjuar diēka se ka ardhė Feha. Erdh njė shok, ishim tuj ndejė nė aksham, ishim bashkė me vllezėr, u tubuam ashtu, kur ai shoku mė tha se Fehmiu ka ardhė. Kishte ardhė Reshiti, kishte vėllain e plagosur, Sabit Lladrovcin, dhe po mė thotė se Feha kishte kėrkue me shkue me e takue. I thashė "pėr hajr qoftė”. U endte treni atėherė. Kam zbritė prej trenit e kam shkue pėr kodrinė. Kam takue Musė Jasharin, Sahitin, i kam njoftė mirė, se kam shkue tek ata vazhdimisht. Po mė thotė Musė Jashari se ka ardhė Feha, Xheva me Saminė dhe me shokė tė tjerė. Kemi shkue nė pikė, nė Likoc. Ishte Sami Lushtaku aty, nuk e kisha pa qysh kur kishte dalė jashtė Kosovės. Shkuam nė pikė, ishte njė shok tjetėr aty. Mė sė pari u takova me Xhevėn, kur erdhi Feha pėrshėndetjen me tė e bana pak mė tė ulėt se me Xhevėn. Po mė shikojnė shokėt e po bajnė llaf, qysh po ndodh kjo. Kah zemra e kah shpirti im ishte Xheva njėlloj me Fehmiun, nuk kam mujtė me e dallue se nuk ėshtė e zemrės sime, si Xheva, si Feha.

 

Biseduam pse ka ardhė, e dija pse mund tė vinte, mė tregoi, bėmė llaf me tė. Po mė pyet se si po shkon, si po sillen njerėzit, a janė pėr luftė. Atė ditė po mė thotė me pasė kujdes, kanė dėgjue se kam ardhė, nuk kam ardhė fshehtas, me pasė kujdes. As nė Gllogovc mos me dalė. Pas njė kohe, dhjetė ditė a dy javė nė Likoc, ka ardhė nė Abri dhe nė Abri ka ndejė shumė, bukur njė kohė tė gjatė. Nuk vinte hiē nė shtėpi, as me na pa. Kėmba e tij nuk ka shkelė nė shtėpi, derikur ka ardhė prej Abrije kėtu. Dhe ka ardhė kėtu me Xhevėn, me Sami Lushtakun, me shokė tė tjerė. Ishte aksham, pa ardhė mirė ata, kanė fillue me ardhė njerėzit.

 

Unė e falenderoj popullin, e sidomos fshatin Gllanasellė, se iu kanė bashkėngjitė Fehės nė luftė, tė gjithė. E ka dashtė populli Fehmiun dhe fort e ka dėgjue...”

 

Ishte e fundmja gjė qė bėnė: tė shkojnė nė shtėpinė e tyre. Ndodh kjo sepse nuk kishin ardhur veē pėr atė shtėpi; ajo ishte njėra nga mijėra e mijėra tė tilla qė kishte Kosova. Pėrfytyrimi dhe koncepti i tij ishte shumė mė i gjerė se kaq. Ai nuk kalonte nga shtėpia e tij pėr tė shkuar tek Kosova. Nė kėtė rast, ai kalonte nga Kosova pėr tė shkuar edhe nė pragun e shtėpisė sė tij.

 

Partia ime ėshtė Kosova

 

Ėshtė e vėrtetė se pėr mė shumė se 15 vite, pra qė nga krijimi i saj, Fehmiu do tė jetė anėtar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Njėri ndėr mė tė devotshmit dhe nga mė autoritarėt. Ndėrsa pjesėn e parė, devotshmėrinė, e ka bėrė me vetėdije, tjetra, autoriteti ishte pa dashjen e tij. Sidoqoftė, ai ishte nė strukturat drejtuese tė tė gjithė Organizatės qė nga prill i vitit 1985 dhe deri nė marsin e vitit 1998, kur u largua nga Gjermania.

 

Pas saj, fillon pėr tė dhe pėr Xhevėn njė jetė tjetėr politike. Ose mė saktė, ata veprojnė politikisht, tė papėrfshirė nė jetėn politike tė ndonjė Organizate. Mbajti lidhje deri nė momentin e fundit me shokėt e Organizatės, por pa qenė pjesė drejtuese e saj dhe kėtė e bėn me vetėdije.

 

Nė Mbledhjen e VI tė Pėrgjithshme tė LPK-sė, dega jashtė vendit, nė fillimin e majit tė vitit 1998, ai propozohet pėr tė qenė pėrsėri anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Mirėpo ai kishte sjellė njė mesazh pėr tė gjithė. Duke e quajtur veten pjesė e jetės politike, ai nuk mund t'i lejonte vetes qė njėkohėsisht tė ishte nė strukturat drejtuese tė njė Organizate, megjithėse kjo ishte ajo ku ai kishte milituar. Pėr njė arsye tė thjeshtė: tash e tutje, deri nė ēlirimin e vendit, partia e tij do tė jetė Kosova. Bėn kėshtu shkėputjen nga ajo qė ishte pjesė e tij, pėr tė sendėrtuar atė qė kishte synuar gjithnjė kjo Organizatė. Bėhet pjesė e vazhdimit tė vizionit tė saj, pa qenė brenda radhėve. Bėhet misionar i ideve qė kishte mbartur ajo, por kėsaj radhe si luftėtar.

 

Kėtė e kėrkonte dhe nga tė tjerėt. Ai nuk kishte dy kute: njėrin pėr vete dhe tjetrin pėr tė tjerėt. Nėse mendonte se kuti qė kishte zgjedhur vetėdijshėm ishte mė i sakti dhe mė i kohės pėr Kosovėn, atėherė ai pėrcaktohej kėshtu edhe pėr tė tjerėt.

 

Nė Kosovė kishte disa linja qė nuk mendonin kėshtu. Lėvizjet legale politike ishin mėsuar tė shihnin politikėn si pjesė e jetės sė pėrditshme, tė zakonshme, edhe kur tashmė ajo nuk ishte e zakonshme, por e jashtėzakonshme. Nė kahun tjetėr ishte edhe Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės, e cila kishte krijuar, sidomos nė Llap, disa njėsi tė armatosura, dhe dėshironte tė ruante, edhe nė radhėt e luftės, strukturėn e saj politike. Mė 1 shkurt 1998, LKĒK, i drejtohet Shtabit Qendror tė UĒK-sė, me thirrje pėr bashkėbisedim, me anė tė tė cilit duhej tė vendosej forma e bashkėpunimit mes dy palėve. Duke ruajtur strukturėn e saj politike.

 

Nė dukjen e parė ėshtė njė kėrkesė e arsyeshme. Mirėpo nuk ėshtė logjike. Njė njeri i autorizuar nga LKĒK-ja drejton njė kopje tė kėsaj thirrjeje edhe tek Lladrovcėt, me qėllim qė ta pėrcjellin mė tej. Disa ditė mė pas, nė drejtimin e shokėve qė veprojnė nė Drenicė, niset ky faks:

“Tė dashur shokė, pėr kėtė letėr (ėshtė fjala pėr "Thirrjen pėr bashkėbisedim”) e kam njoftuar edhe "Kapuēin”. Dhe i kam dhėnė mendimin tim lidhur me kėrkesat e tyre pėr bashkėveprim, pa u shkrirė nė UĒK. Mendoj se ėshtė punė jo e pastėr nga individė tė caktuar tė hierarkisė sė LKĒK-sė dhe propozoj tė kihet rezervė ndaj kėtij "propozimi”. Ne na duhet Bashkimi e jo "Bashkėveprimi e bashkėbisedimi”. Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht, "Veshi”.

 

Nė maj tė vitit 1998 u zhvilluan takime mes pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė dhe tė LKĒK-sė. Nga njėra anė ishte Fehmi Lladrovci, nė anėn tjetėr shoku i tij i burgut, i dėnuar nė tė njėjtin proces gjyqėsor politik, Sabit Gashi. Tė dy njihen prej kohėsh, kanė qenė nė tė njėjtėn organizatė, tani janė ballas. Ēfarė do tė bėhet: do tė ketė nė luftė dy struktura, njėra madhore e tjetra minore; do tė ketė partizim dhe ndarje; do tė ketė njė vijė nė mes, e cila mund tė ndajė edhe shokėt e dikurshėm?

 

Ėshtė e vėshtirė tė thuhet tashmė se cili tjetėr do tė kishte mundur tė merrte pėrsipėr barrėn e bashkimit mes dy strukturave, tė cilat, aq sa mund tė kishin ngjashmėri, aq ishin edhe tė ndryshme, e herė pas here edhe tė kundėrta. Figura qė ėshtė ballas me drejtuesit e LKĒK-sė ėshtė njė njeri i njohur, tepėr i besuar, me fjalė tė sigurtė, me ndjenjėn e sakrificės dhe qė i duhet besuar. Ky ėshtė njėri ndėr shkaqet madhore tė kėtij bashkimi nė luftė. Sepse ėshtė ecur pėrmes besimit, pėrmes shembullit e jo nėpėr fjalėt pa fund. Sepse ai do tė mund tė sillte shembullin e madh tė tij: nuk do tė ketė parti politike nė radhėt e luftės. Do tė ketė drejtim politik, Drejtori Politike, por jo partizim tė luftės. Ai ishte shembulli, mjaftonte vetėm tė ndiqte kėtė shembull. Nė Drenoc, ai qėndroi dy ditė dhe dy netė duke biseduar me drejtuesit e strukturave tė LKĒK-sė, dhe ishte njė nga bisedat vendimtare qė rreshtuan pėrfundimisht kėtė organizėm politik, pa asnjė parakusht, nėn komandėn e Shtabit tė Pėrgjithshėm.

 

Kjo ishte mes shokėsh tė hershėm, mes njerėzve qė e kishin njohur njėri-tjetrin nė momente tė vėshtira. Ēfarė do tė ndodhte me ata qė kishin pasur ose nuk kishin pasur vetėm pak tė pėrbashkėta?

 

Fehmiut, luftės, i duheshin tė gjithė, jo njė pjesė, edhe nėse ajo ishte struktura mė themelore e luftės.

 

Tregon Sami Lushtaku:

 

"Ka qenė njė takim i fshatit me partitė politike. Ishte baca Fehė, kam qenė unė, Nuredin Lushtaku e shokė tė tjerė. U ulėm sipas zakonit, rreth e rrotull dhomės dhe fjalėn e mori kryetari i LDK-sė, Idriz Rreci mė duket ka qenė. Na pėrshendeti. Ai po flet pėr organizimin e partive politike, kontributin, rolin e tyre.

 

Kur ai ka krye, baca Fehė i ka thėnė:

 

"Idriz Rreci, kam respekt pėr ty, por kurrė nuk e kam besue se do tė thyhesh, se do tė pėrkulesh. Ju nė vend me i ndihmue ushtarėt e UĒK-sė, me na afrue bukė, municion, me hapė kanale e pozicione bashkė me ne, ju bani mbledhje, bani metingje, bėni punė tė partisė. A e dini se sot ėshtė luftė dhe se njerėzit duhet tė bėjnė tė gjitha pėr luftėn?”

 

Njerėzit ishin tė gjithė nė mbėshtetje tė UĒK-sė.

Baca Fehė nuk ėshtė ēue nė kėmbė, ishte ulur afėr Xhevės, ishte i veshur ushtarak. Ka heshtė pak dhe ka shtue:

 

"Me gjithė respektin, edhe pse tė kam pasė mėsues, prej sodit, nėse vazhdon kėshtu me partitė politike, nuk do tė kem respekt. Leri marritė dhe kush do me e kapė pushkėn, le tė vijė me ne. Nuk ka parti politike tash. Tash kemi tė gjithė njė parti: Kosovėn". Njerėzit filluan me e pėrkrahė idenė e bacės Fehė. Ai i thoshte faktet dhe nuk i linte hapėsirė askujt. Fjalėt i kishte tė sakta”.

 

Njeriu qė u tėrhoq i fundit nga “Shkaba 1” ose rrėfimi

i momentit tė pėrjetėsisė sė njė dite epike

 

Shefqet Morina ėshtė burrė i gjatė, zakonisht flet ngadalė dhe gjithēka tek ai tregon se ka pasur nė jetė dhimbje tė mėdha. I janė vrarė nė luftė katėr pjesėtarė tė familjes sė tij dhe ēdo gjė ka qenė tragjike. Ka pasur fatin e hidhur tė varrosė tė afėrmit e tij, por edhe tė vėrejė se, disa ditė pas, forcat serbe i zhvarrosėn dhe trupat e tyre ende nuk dihej se ku ishin. Kishte lėnė shumė gjėra nė mes pėr tė kėrkuar ku i kishte tė afėrmit e tij tė vrarė, megjithatė kurrė nuk kishte pėrjetuar njė dhimbje si ajo e 22 shtatorit. Unė e takova njė natė tė vonėt, biseduam pėr atė ēka ishte mė thelbėsore dhe pjesė nga ai rrėfim po sjell mė poshtė, duke qenė i bindur se kjo ishte e vėrteta e saktė e rėnies sė Fehmiut, Xhevės, Fatimes dhe Shefqet Zekės. Njeriu tjetėr qė mund tė mė tregonte, ishte Asllan Faslia, por ai nuk ėshtė mė. U vra nė luftė. Shefqet Morina ėshtė i vetmi nga ata qė mbetėn nė fund. Ėshtė dėshmia e vetme dhe plotėsisht besnike.

 

Ėshtė njė tregim i thėnė mes dhimbjes dhe nėse ndonjėherė ka shkėputje, kjo ėshtė e kuptueshme.

 

Ja pjesė nga rrėfimi i Shefqet Morinės:

 

“Fehmi Lladrovcin vonė e kam njohė, por zėrin ia kisha dėgjuar. Mundem me folė pėr tė prej 22 marsit, kur jam pranue nė UĒK. Fehmiun e kam takue pėr herė nė parė nė Abri. Prej asaj date e deri mė 22 shtator mund tė flas pėr tė. Nuk e di saktėsisht se cila datė ka qenė, por aty e kam pa Fehmiun, aty e kam pa edhe Xhevėn. Pas asaj, u formua pika “Shkaba”, kėtu nė Shkabė, jam angazhue nė radhėt e ushtrisė dhe atėherė kemi pasė biseda, mėsime, ushtrime se si luftohet, janė bėrė strategjitė pėr luftė, stėrvitje ushtarake tė llojllojshme; jemi nisė pėr nė Shqipėri me marrė armė, 2 mijė vetė kemi qenė nga Drenica, mė shumė se 200 vetė nga brigada jonė, por kemi rėnė nė pritė nė kufi, nė Junik, njė kilometėr pa hyrė nė zonė.

 

Njė natė pėrpara, mė 21 shtator, deri nė 12 tė natės kam qenė nė pikė, si roje dhe nė orėn gjashtė tė mėngjesit ka ardhė lajmi se serbėt po mėsyjnė. Ashtu si kam qenė, me teshat qe kam qenė kam shkue nė pikė, sa me shpejt qė kam mundur. Sa kam arritė aty, njė pjesė e shokėve kishte dalė nė pikat e caktuara. Serbėt kishin fillue me dalė edhe ata. Unė kam pasė mitraloz tė rėndė, vendin e kam ditė se ku e kisha, nuk kisha se ēfarė pritsha. Kam shkue nė vendin tim. Aty jam takue me Fehmi Lladrovcin, me Xhevė Lladrovcin, me shokėt e tjerė, aty prapė kemi bisedue, komandanti na ka tregue se ēfarė strategjie do tė pėrdorim, si do tė lėviznim, na thotė se duhet tė ndėrrohen pozicionet pas gjuajtjeve, tė mos gjuajmė gjithnjė prej njė vendi, qė tė mos na diktojė armiku ku ishim dhe tė gjuan nė atė vend. Kemi pritė, shkitė atėherė filluan me dalė prej objektit, tek miniera ku ishin, filuan me lėvizė drejt pikave tona. Ne ishim duke u pėrgatitė pėr luftė, duke mbledhė armatimin. Baca Fehė u merrte vesh me radiolidhje me pikat e tjera. U lajmėroshin shokėt nė pika, thonin se jemi nė gjendje tė mirė, se vetėm po i presim kur tė dalin dhe tė na afrohen.

 

I kemi pritė forcat serbe se po na dalin vetėm nga njė pikė, ishim dy vetė dhe e vėzhgonim atė pikė, kur papritmas dolėn prej prapa. Dolėn nga njėra anė, por edhe nga tjetra. Atėherė Fehmiu i ka pa me dylbitė e vendosura nė snajperkėn e tij. Fehmiu na tha qė tė presim derisa tė afrohen. Kemi pritė nė heshtje. Kanė ardhė nė vijė ajrore 100 deri 150 metra. Ishim nė njė stom, disa ishin me armėt e lehta, unė qė kisha mitralozin. Atyre komandant Fehmiu u tėrhoqi vėrejtjen qė tė mos qėllojnė pa e degjuar pushkėn e tij dhe pa i dėgjuar armėt e rėnda. U tha qė tė shohim nėse kemi sukses, atėherė tė qėllojmė tė gjithė. Ishim dhjetė ushtarė nė atė vend, tė tjerėt ishin nė pjesė tė tjera.

 

Para se me fillue lufta i ka thėnė Sabit Lladrovcit “Edhe faret nė delshi, kurrė mos i dorėzoni armėt”. Kurse ne tė tjerėve na tha: “Burra, ja vdekje, ja liri, ditė mė tė lumtur se sot kurrė nuk kemi pasur”.

 

Kur ka krisė snajperka e tij, ishte pushka e parė e asaj dite, e kemi parė ushtarin serb tuj u rrėzue, kishte qenė mbi tank, deri 10 metra larg prej tankut e ka qitė jashtė. Atėherė kemi fillue tė gjithė. Ka krisė prej tana anėve. Ishte grup i madh i ushtarėve serbė dhe kur tė gjuaje, nuk tė shkonte plumbi huq. Ka filluar nga shtatė, shtatė e 15 minuta dhe nuk e kemi ndalė deri pas orės 10 paradite. Rreth tri orė vetėm ėshtė gjuajtur. Kėmbė serbi nuk ka mundė me lėvizė tri orė rresht. Vetėm rrinin snajperėt e tyre dhe ata me mortaja.

 

E para nė pikėn tonė, ėshtė qėllue Fatime Hetemi. Kishte automatik. Ishte nė pozicion. Edhe ajo ka luftue shumė. Pėr tre orė nuk e ka ndalė luftėn. Fatimja ka qenė nė pozicion, ka qėndruar aty dhe nuk ka luajtė. Gjuante gjithnjė. Mirėpo edhe serbėt sulmonin, na hetuan se ku jemi, gjuanin snajperistėt dhe minahedhėsit. Ata hetonin. Na gjuanin sa lėviznim. Fatimja nuk lėvizte. Ia kemi hequr vėrejtjen. Gjuante gjithnjė nga njė vend. Serbėt e kishin hetuar se ku ishte. Kishte bombardime tė jashtėzakonshme. Edhe sot shihet se ēfarė bombardimesh ka pasė.

 

Fatimja u ēonte tė qėllonte gjithnjė nga i njėjti vend. Fehmiu ia hoqi vėrejtjen i pari. I tha tė bėnte kujdes. Edhe Xheva ia hoqi vėrejtjen, edhe unė. U bėnė tre e mė shumė orė luftė. Ishte njė pjesė, nė tė djathtėn tonė,  qė duhej pėrcjellė. Baca Fehė mė tha tė dal nė njė pozicion tjetėr dhe t’u them shokėve se ēfarė duhet mbrojtur.

 

Kur jam kthye, Fatimen e kishte kapė plumbi. E kishte kapė nė ballė, por ishte ende gjallė. Jemi mėrzitė shumė. Fehmiu na thoshte tė mos e lėshojmė veten, se ėshtė luftė dhe nuk dihet kush vritet, nuk duhet tė lėshojmė luftėn. Ai dhe Xheva e kishin Fatimen si bijėn e tyre.

 

Kemi provue me e nxjerrė prej pozicionit, me i dhanė ndihmė. Ishte e pamundur, kemi tentuar tre herė me e heqė diku pas, nuk na lejonte armiku, ishin vetėm snajperėt serbė, se ushtarėt e zakonshėm ishin nė tanke dhe autoblinda. Plumbi, si thashė, e kishte marrė nė ballė, kishte granatime tė vazhdueshme, tė hatashme, gjithēka ishte ba zi. Kurrgja nuk na bėnin bombardimet, se na bėnte tymi, pluhuri qė ngrihej mbi ne, me tu duk se nuk kishte diell.

 

Zhurma ishte e tmerrshme, duhej me folė pėr afėr, se nuk u dėgjoshim. Ka ardhė Asllan Faslia, kishte ardhė prej pjesės tjetėr, e kishte parė Fatimen se ishte vra dhe ka ardhė tek ne. Beteja ka qenė e ashpėr, kanė fillue me u thye radhėt, disa njerėz e kanė lėshuar vendin. Na tregoi Asllani se ishte vra Shefqet Zeka, na tregoi se nuk kishin mundur tė pėrballojnė luftimet dhe ishte lėnė pika.

 

Kemi pirė vetėm nga njė cigare duhan dhe prapė kemi fillue. Eshtė bėrė vetėm ndėrrimi i ushtarėve nė pikė. Kishim mbetė disa shokė. U hap fronti shumė pėr ne. Ku ishin ushtarėt nė anė tė djathtė, qė u larguan, aty na dolėn shkitė.

 

Nė pjesėn ku ishim ne, na dolėn shkitė. Nė pjesėn nė Gradime, na dolėn shkitė tek pika tjetėr. Thirri Fehmiu nė radiolidhje nė pikėn tjetėr, a jeni tė gatshėm, nėse jeni gjuani dhe mos prisni. Janė pėrgjigjė vetėm njė herė, pastaj nuk janė pėrgjigjė mė. Ku nuk kishte luftime aty na dolėn shkitė, krejt para i kemi pasė dhe gjithandej. I kishim pėrballė dhe nė tre anė ishim tė rrethuar. Aq sa ishim. Nė fund mbetėm katėr vetė qė luftonim, Fehmiu, Xheva, Asllan Faslia e unė, dhe Fatimja e plagosur. Na erdhėn shkitė deri nė 10 metėr, ishim tė shpėrndarė, nė katėr pozicione, bomba na ra nė mes, por pėr fat nuk plasi. Kur na erdhi bomba tek kėmbėt, e ditėm se shkitė ishin shumė afėr dhe kemi kemi fillue edhe ne me bomba dore. Serbėt u tėrhoqėn dhe shkuan prapė nė pozicionet e tyre. Me i pėrballue mundnim, por me i thye nuk mundnim. Kishte shkue ora me 11 e mė shumė, bombat i kishim afėr, gjuanim prapė dhe disa herė i kemi tėrheqė vetėm me bomba. Dolėn ku kishin qenė nė fillim, nėpėr livadhe. Mirėpo ishin shumė dhe bombardonin gjithė kohėn.

 

Unė kam qenė nė pjesėn e dhjetė, Feha, Xheva dhe Asllani ishin nė pjesėn e Gradimes. Asllani shkonte herė pas here edhe nė ato pozicione ku kishin qenė shokėt qė u larguan.

 

Serbėt ishin mė poshtė. Ishin bėrė thuaj katėr orė qė baca Fehė qėllonte me snajperkė dhe nuk e ēonte kush kryet. Dėgjuam se baca  Fehė kėrkonte njė ndėrrim tė shkurtėr nė pozicionin e tij sa pėr tė pirė njė cigare. Ishte i lodhur. Lėvizėn Asllani, shkon nė vendin e tij dhe merr snajperkėn, derisa ata tė hynin nė pozicion. Fehmiu u mat tė futet dhe duke hyrė aty, prej autoblindės ku ishte njė snajper serb, ėshtė qėlluar mbi tė dhe njėkohėsisht mbi Xhevėn. Kur e kam pa bacėn Fehė, ai ishte ulė nė tokė dhe Xheva kishte filluar tė ulej pranė tij. Ishin plagosur tė dy, Asllani ėshtė ruajtė, i kam pa qė janė plague. Kur e ka kapė plumbi i parė nga pas bacėn Fehė, e kam pa se i ka lėvizur xhupi para. Eshtė ēue prej plumbit.

 

U dukshin plumbat kur binin, se ishin plumba tė mėdhenj. Teshat i lėvizėn kur e rroku plumbi i parė. Asllani ishte pas njė guri, i kam pa qė janė goditur. Nuk e di kur e ka rrokė plumbi i dytė. E kemi tėrheqė bacėn Fehė dhe kemi marrė prapė pozicionin. Xheva mbeti e shtrime, e kam ndihmue tė tėrhiqet dhe ėshtė afruar me Fehmiun. Nuk kam pasė kurrė dhimbje mė tė madhe. Nuk mė ėshtė dhimbė vetja. Ishte njė gjendje qė nuk e kisha menduar kurrė. Xheva e plagosur, Fehmiu i plagosur, ai nuk lėvizte, Fatimja e plagosur, thuajse nė momentet e fundit. Xheva, ashtu e plagosur, vazhdoi tė gjuajė. Mori snajperkėn e Fehmiut, por arma ishte e rėndė, ajo nuk kishte edhe aq forcė, atėherė mori kallashin. Serbėt u afruan shumė, nuk ishin as dhjetė metra, tėrhiqeshim e gjuanim. Fehmiu  nuk i kishte mbyllur sytė, Fatimja e plagosur, Xheva e plagosur. U munduam me i mbyllė plagėn Xhevės, me pjesė tė rrobave tona; nuk kishim mundėsi tė shkonim ku e kishim lėnė ndihmėn e parė. Nuk kishim as se si tė bėnim tėrheqjen e tyre.

 

Nga ora 12 e gjysmė baca Fehė ka mbyllė sytė, Fatimja po ashtu. Xheva ishte e plagosur. Vazhdonte tė qėllonte. Me Asllan Faslinė ishim aty. Deshėm me e tėrheqė Xhevėn, as shans nuk kemi pasė, i thamė disa herė, nuk dėgjonte, derisa na ėshtė drejtue me armė. Xheva na ka thėnė, edhe duke na drejtuar armėn, tėrhiquni, unė jam kėtu nė vend tė Fehės, shkoni. Fehmiu, pak pa i mbyllė sytė na ka thanė edhe ai, tėrhiquni.

 

I jemi lutur shumė Xhevės tė vinte me ne, Asllani dhe unė, i thamė se nuk shkojmė pa tė. E uli pushkėn Xheva nė njė moment dhe na tha se dilni ju poshtė, t’ju shoh tė gjallė, kur t’ju shoh se keni dalė, po ua jap fjalėn se do tė vij edhe unė. Shkoni ju njėherė.

 

Asllani doli i pari. Xheva tha se unė po e mbroj nga e djathta, ti mbroje nga e majta, dhe po e mbrojmė derisa tė dalė poshtė. Nuk ishte as pesė metra, lėshoheshe dhe dilje. Kur iku ai, Xheva mė tha: “Dil Shefqet edhe ti, shko, mė tha, se trupi im dhe jeta ime, veē trupit dhe jetės sė Fehmi Lladrovcit nuk njeh gjė tjetėr. Ia kam dhanė fjalėn, ia kam dhanė besėn se vdekje e jetė i kemi bashkė". Atėherė nuk kishte mbetė gjė tjetėr. Fillova me iu afrue. Asllani mė thirri: “Dilni se u zutė, se jeni shumė afėr”. Mora kallashin dhe u pėrpoqa me dalė. Plasi njė bombė sipėr nesh dhe forca e saj mė hodhi jashtė.

 

Pasi ka dalė Asllan Faslia, i kemi pasė edhe dy-tre minuta luftė bashkė me Xhevėn, me e mbrojtė derisa tė dalė. Nė anėn e djathtė ka dalė Asllani, ka vazhdue lufta edhe dy-tre minuta, derisa i kemi tėrheqė. Kanė qenė mbi ne, pak me ra dhe binin mbi ne. Kur i dėgjova fjalėt e Xhevės, e pashė bindjen e saj se ēfarė ishte. Nė realitet filloi, i nxori armėt e veta, revolen e vet dhe u pėrqaf me Fehmiun, e vuri krahun e vet nėn kryet e Fehmiut, mė tha edhe njė herė se veē vdekja, pas Fehmiut nuk ka asgjė tjetėr. I kam dhanė me dalė, pasi kam dalė nė strom, shkitė dolėn nė livadhe, ka ra granata, pastaj njė rafallė e gjatė, fuqia e shpėrthimit mė ka nxjerrė jashtė dhe kam ra nė kaēube. Kallashin e kisha tė lidhur, kam mbetė aty, derisa ka ardhė Asllan Faslia, mė ka pre rrypin e kallashit dhe mė ka ndihmue derisa kemi ra poshtė. Pas kėsaj luftime tė tjera nuk ka pasė, as nuk ka gjuajtė kush dhe asgjė tjetėr.

 

Unė: A keni menduar gjatė luftimeve se duhet tė tėrhiqeni, se e keni bėrė deytrėn duke luftuar katėr orė me radhė?

 

Shefqet Morina:

 

Baca Fehė nuk ka pasė mendimin se duhet me u tėrheqė, as nuk e ka diskutuar se do tė tėrhiqemi. Nėse do tė ishte lėnė lufta herėt, njerėzit ende nuk ishin larguar, do tė kishte pasė humbje tė mėdha nė popull. Ai vetėm pyeste: “A kemi municion”?  Ishte municioni nė krah tė djathtė, pyeste vetėm “a kemi”. Pas plagosjes sė Fatimes, shokėt qė ishin nė pikė me ne, shkuan nė njė vend tjetėr. Pas pesė minutash, kur i kemi thirrė me na dalė nė ndihmė, nuk ishin. Kur jam kthye, mė ka pyetė baca Fehė “a ėshtė dikush aty, prej ushtarėve?” I thashė se nuk ishte askush. Nuk kishte kush tė na afronte municion. Por, me u tėrheqė, as mendja nuk i ka shkue.

 

Kur u ēue nė kėmbė, me pushue pak e me ndezė cigaren, atėherė e rroku plumbi. Sapo e ndezi.

 

Ne na u sos duhani qė kishim, e la nė gur duhanin qė kishte me vete dhe na tha pini duhan sa tė doni. Cigaren e kemi mbajtė nė gojė, pinim duhan e gjuanim. Gjoksoren mbrojtėse dhe automatin e Xhevės, kallashin e Fatimes, i kam edhe sot e kėsaj dite. I gjetėm pas luftės. Gjoksorja e saj ka shenjat e granatės qė i ka rėnė.

 

Kemi pasė luftime, edhe mė vonė kemi pasė luftime, gjithėfarė rastesh kemi parė, por dhimbje mė tė madhe nuk kemi pasė. Nuk ka hall mė tė madh kur e sheh shokun tė vdesė, kur e sheh komandantin tėnd tė plagosur dhe nuk  i jep dot asnjė lloj ndihme.

 

I ka mbuluar shembja e dheut. Prej bombardimeve, dheu ka rėnė mbi ta. “Zola” qė kemi pasė nuk ka punue. E provoi Fehmiu, por nuk ka ndezė. Pas luftės, nė vendin ku janė mbuluar, ėshtė gjetė radiolidhja, cigaret, shkrepėsja, granatat. Pushkėn dhe automatikun Xheva i ka afrue pranė vetes”.

 

Nuk kishte pasur kohė tė ēlodhej. Kishte nė duar njė snajper 12.5 mm dhe qėllonte sa herė qė dikush tentonte tė afrohej mė shumė se sa e kishte lejuar. Ishte i qetė dhe ndjehej po ashtu i lehtėsuar. Ishin bėrė mė shumė se pesė orė luftė dhe tashti banorėt e asaj zone duhej tė ishin larguar, duke u ruajtur nga mizoria serbe.

 

Ai e uli pėr njė moment grykėn e snajperit dhe i drejtohet Asllan Faslisė: “Eja kėtu ku jam unė. Mos i lėr tė ēojnė kokė. Unė po pushoj pak... vetėm pak, sa tė pi njė cigare”. Arma ishte e rėndė, koha ishte e gjatė.

 

Dhe u ngrit tė mbėshteste shpatullat pas “Kodrės sė Qėndresės”. Ishte i lodhur dhe ndoshta i pihej pak ujė. Ngjyrat e dheut ishin nė rrobat e tij dhe nė fijet e mjekrės i kishte mbetur po ashtu njė fije bari. Ai gjithė jetėn kishte qėndruar i mbėshtetur pas dheut tė tij, i lidhur tej pėr tej me tė, dhe kėshtu si duket, do tė ishte edhe ēasti i fundit i tij. Bėri tė largohet, ishin vetėm dy a tre metra deri aty ku ai mendonte se mund tė pushonte krejt pak, qoftė edhe dy-tre minuta. Kishte bėrė shumė rrugė deri atėherė. Ndoshta mė shumė se sa ishte menduar.

 

Ishte njė kohė e gjatė qė mjetet e blinduara nuk lėviznin as para e as pas. Ushtarėt serbė, tė strukur pas hekurave, kishin nxjerrė pushkėt snajperė, minahedhėsit dhe prisnin.

 

Nė ecjen e tij u godit. Ishte njė goditje, siē do tė thoshin, vertikale, dhe njė rėnie po e tillė. Nuk ra, u ul ngadalė dhe i tha lehtė Xhevės: “Shotė, mė duket se mė vranė”. Ajo vetė ishte e plagosur, por nuk i tha asgjė.

 

Ai mbylli sytė duke ndjerė njėrėn dorė tė saj nėn kokėn e tij dhe tjetrėn tek zemra. Nuk dėgjoi krisma tė tjera... Askush nuk e di se cili ishte plumbi i fundit qė mori Xhevėn dhe nga erdhi ai. Jo mė kot ajo kishte nxjerrė revolen e saj, automatikun dhe i kishte vėnė pranė saj. Jo mė kot... Askush nuk e di, megjithatė tė gjithė janė tė bindur se kėshtu do tė ndodhte.

 

“Edhe sikur tridhjetė kilometra larg tė vritej Fehmiu ose Xheva, tjetri do tė vinte nga larg tė jepte jetėn me tė”, mė tha njė natė tė vonėt Ramiz Lladrovci dhe unė e dija mirėfilli se kishte qenė pikėrisht kėshtu.

 

Jehona e pasrėnies

 

Edhe pasrėnia e tyre ishte po ashtu diēka mes reales dhe irreales, mes tė pėrjetshmes dhe tė pėrditshmes. Ishte diēka qė qėndronte pezull dhe sado fjalė qė mund tė gjeje, pėrsėri ishte e vetėdijshme se nuk mund tė gjeje asgjė. Lajmi ende nuk kishte ardhur, kishte mbetur si peng i fjalės sė pathėnė, kumt qė nuk do tė donte tė shpėrndahej. Kishte mbetur pezull, si njė varėsi e tejskajshme, rreth sė cilės nuk mund tė duket e as tė zhduket asgjė.

 

Nė mėngjesin e herėt tė 23 shtatorit 1998 mė thirri nė telefon Ali Ahmeti, i cili ndodhej nė Tiranė. "Si je bacalok, mė tha”. Abazi (Ali Ahmeti) mė ka thirrur gjithmonė "bacalok”, ashtu si edhe tani dhe nuk e di pse ka mbetur kėshtu, por gjithnjė mė ka pėlqyer qė kur flisja me tė, tė mė thirrte bacalok, pasi kjo i shkon natyrės sė tij tė qetė dhe tė kujdesshme.

 

Iu pėrgjigja se isha mirė dhe e pyeta se si po shkonin punėt. Ai pėrgatiste atėherė ngjarjet qė erdhėn mė vonė nė trojet shqiptare nė Maqedoni, por njėkohėsisht ishte i caktuar edhe pėr ndihmė konkrete ndaj Zonės Operative tė Dukagjinit dhe kjo me njė kėrkesė tė veēantė tė komandantit tė zonės, Ramush Haradinajt. Nė fillimin e qershorit 1998, Ramushi mė dėrgoi njė letėr, ku kėrkonte nga unė, si drejtues i Organizatės, qė tė emėroheshin Aliu dhe njė grup shokėsh pranė shėrbimit logjistik tė zonės qė komandonte.

 

Kur desha ta pyes edhe pėr diēka tjetėr, Aliu mė ndėrpreu butėrisht dhe mė tha:

 

"Ka ndodhur diēka e rėndė bacalok, por duhet tė mbahemi”.

 

“Ē’ka ndodhur?”, e pyeta dhe heshta, sepse Aliu ėshtė zakonisht njeri i pėrmbajtur.

 

"Fehmiu ėshtė vra. Ėshtė vra dje, nė Drenicė ėshtė vra”, fliste duke u pėrmbajtur dhe unė e dija se Ali Ahmeti kishte qenė miku mė i afėrt i tij prej mė shumė se 14 viteve.

 

"Nuk ėshtė e vėrtetė, i thashė, nuk ėshtė e mundur”, dhe diēka e rėndė u mblodh tek unė. Thashė se nuk ėshtė e vėrtetė, se kurrė nuk e kam menduar se Fehmiu mund tė vritej. Kur po bėhesha gati tė pyesja pėr Xhevėn, ai vazhdoi:

 

"Ėshtė edhe mė keq bacalok", fliste i pėrmbajtur Ali Ahmeti, por zėri po e tradhtonte. Nuk kishte nevojė tė fliste mė tepėr, gjithēka ishte e qartė. “Ėshtė vra edhe Xheva. Bashkė janė vra, nė tė njėjtin vend”.

 

"Nuk ėshtė e mundur, pėrsėrisja, nuk ėshtė e vėrtetė. Lidhuni edhe njė herė me Drenicėn. Bisedo me Ilaz Kodrėn. Takoje Ramizin dhe verifikoje”.

 

Nuk doja tė pranoja vdekjen e tyre. Askush nuk donte ta pranonte.

 

"Ramizi ėshtė kėtu bacalok", shtoi Aliu. "Por ngushėllime pėr shokėt dhe duhet tė mbahemi. Dikush do tė vritet e nė luftė mė tė mirėt vriten".

 

Nė telefon doli Ramizi. "A ėshtė vėrtetė Ramiz?”, e pyeta, pa i thėnė se ēfarė ėshtė e vėrtetė dhe ēfarė nuk ėshtė e vėrtetė, se pėrsėri nuk mund ta besoja.

 

"Po bacė, ėshtė e vėrtetė. Janė vra dje, janė vra nė njė pikė afėr fshatit, tė dy janė vra”.

 

Zėri i Ramizit ishte mė i pėrmbajtur, por dhimbja e tij ishte e jashtėzakonshme. Ata kishin qenė miq dhe shokė, por edhe bashkėluftėtarė.

 

"A ke biseduar me Drenicėn?”, pyeta edhe njė herė, se nuk doja qė nuk doja ta besoja.

 

"Po bacė, fola me prindėrit, i lajmėrova, janė vra sė bashku me dy tė tjerė. Njė ēikė, qė quhet Fatime Hetemi, ėshtė nga Shala e Bajgorės dhe njė djalė, student nga Prishtina, mė thanė se quhet Shefqet Zeka. Lufta i ka kėto, kemi qenė tė pėrgatitur bacė, por puna nuk ndalet, vazhdon”.

 

"Si janė prindėrit?”, e pyeta edhe njė herė. Ramizi mė tregoi se ata po mbahen dhe se nana e Fehmiut kishte thėnė se "po nuk u ligshtuat ju, nuk ligshtohem as unė; e po u ligshtuat ju, atėherė ligshtohem edhe unė”.

 

Pas tre ditėve unė fola vetė nė telefon me bacėn Tush dhe e gjithė ajo qė dėgjova mė bindi edhe njė herė, se Fehmi Lladrovci kishte lindur dhe ishte rritur nė njė truall trimash dhe e gjithė ajo qė ndodhi nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe.

 

Si e pėrjetuan ngjarjen nė Drenicė, prindėrit e Fehmiut

 

Isha matur disa herė ta pyes bacėn Tush pėr atė moment tė vėshtirė, ndoshta mė tė vėshtirin nė jetėn e tyre. Nuk kisha mundur. Si mund ta pyesėsh tjetrin se ku ishe, ēfarė ndjeve ku mėsove lajmin, kush e tha kėtė lajm. Asnjė prind nuk mund tė pyetet kaq lehtė.

 

Njė mbrėmje, kur rrinim nė shtėpinė e tyre nė Shkabė, bisedonim pėr jetėn e Fehmiut, ai vetė, krejt natyrshėm, mė tregoi se si kishte ndodhur. Pėr fat qė bisedėn e shėnova ashtu si u tha asaj nate, e po ashtu po e sjell:

 

Baca Tush:

 

" ...Kah ora njė e gjysėm dy, kanė fillue disa ushtarė tė rinj me ardhė. Janė tėrheqė prej lufte, megjithėse lufta hala vazhdonte. Isha aty, u dėgjoshin disa fjalė se ėshtė vra Fatimja. Pyesja se ku po shkoni, ēfarė ka ndodhė, por mė thonin se nuk e dinin. Kah e vona, shumė kah e vona, serbėt kanė dalė nė maja. Shkoi ora nėntė e mbrėmjes dhe po baheshim gati me shkue, se serbėt mund tė vinin edhe nė katund. Pyeta disa ushtarė, a dini gja pėr Fehėn. Disa mė thanė se nuk e dinė, disa se kanė kanė prej Dobrashefcit. Nuk isha kėrrkund. Kam shkue kah ora dy-tre e natės nė njė vend, kemi pushue pak dhe kam pa disa ushtarė. I dėgjoja se thonin diēka, por nuk e dija. E kam ditė se ėshtė e pamundur se Feha me e lėshue pozicionin, veēse nė ėshtė vra.

 

Para se me dalė drita, filloi ofensiva serbe me hi nėpėr fshat, nėpėr lugun e Beranit. Ne ishim nė mal. Atė ditė kemi ndjejė gjithė ditėn aty, nė mbrėmje, mė datė 23, i them hallės: Hallė, Feha ėshtė vra. (Nė shtėpi, nėnėn e Fehmiut e quajnė tė gjithė "hallė” – shėnim i autorit.)

 

Halla mė tha se ku po e din ti, ku e more vesh ti. Mė bėrtiti. I thashė se nuk kėtu gja. Njerėzit e dinin se Feha ėshtė vra, por nuk mė tregoshin. Mė datė 24 kam dalė prej asaj ane dhe thėrras Ramizin nė telefon. I tham, Ramiz a ka ndonjė send, bre? Mė thotė, po babė. Ēka ka? po e pyes. Mė thotė se Feha dhe Xheva janė vra. Mė thotė se bani gajret. Pak jam mėrzitė. Mė thotė Ramizi, qėndroni. Ju qėndroni, i thashė, se ne do tė qėndrojmė. Hallėn e pėrcolla tek njė vend tjetėr. I thashė se baba e ka ditė. Ramizi atėherė ka lajmėrue edhe tek halla, i ka thėnė se Feha dhe Xheva janė vra, mos u mėrzitni. Halla i ka thėnė, mos u mėrzitni ju. E ka ditė nana. Mė ka pas thėnė nė Abri, nanė, kam ardhė me vdekė pėr vend tem.

 

Feha ka qenė i qetė. Edhe me vdekė, thoshte, po vdes pėr vend tem, mos u ligshtoni. Atėherė ēikat, kur e kanė mėsue, kanė fillue me qa. Halla u ka bėrtitė: pushoni e mos ua ndiej zanin. Kėrrkush nuk ka me qa. Atėherė i ka thėnė Ramizit, "qėndroni ju, do tė qėndrojmė edhe ne”.

 

Mė datėn 25 kam dalė prapė nė Gradicė dhe kam folė prapė me Ramizin. "Babė, mė thotė, me e gjetė se ku ėshtė Sami Lushtaku. Thuaj se gjallė a vdekė, duhet me i prue trupat e Fehės, Xhevės dhe Fatimes tek shtėpia. Kishin shkue katėr ditė. Jan vra ditėn e martė, mė datėn 22 shtator, kishte shkue 23-ta, pastaj 24-ta, kishte ardhė data 25 shtator. Tash po vinte dita e pestė.

 

Ndėrkohė ka ardhė Sami Lushtaku pėrnjėherė aty ku isha. Erdhi nė Gradec. Ka ardhė me Ilaz Kodrėn, me Nuredin Lushtakun e shumė shokė tė tjerė. Edhe biseduam. Ka qenė pasdite, ora gjashtė. I them se Ramizi mė ka thėnė, se ja i gjallė, ja i vdekur, merr kė tė duash dhe duhet me i sjellė trupat nė shtėpi. "Hajr qoftė”, mė ka thėnė Sami Lushtaku. Sonte e kryejmė kėtė punė. Ose i ke nė shtėpi sonte, ose nuk jemi as na". I kam thėnė se po vij edhe unė, por nuk kanė pranue. Shkijet ishin tėrheqė nja dy orė pa shkue kėta, por nuk e dinim. Ka qenė edhe djali i vėllait, Meti. Janė shkue dhe i kanė tėrheqė trupat. Xheva ka qenė e dėmtuar shumė. Fatimja ka pasė vetėm njė plumb, nė ballė, Shefqet Zeka ishte po ashtu.

 

Ka qenė vėshtirė me i varrosė. Nuk ka pasė njerėz. Njerėzit i kishin lėshue shtėpitė krejt. Mėrzia ime mė e madhe ka qenė tek trupat, se mos i djegin, i ēartin, se po m’i humbin, po i kallin. Se mėrzi se u vranė pėr Kosovėn nuk kam pasė. Varret i ka hapė njė komshi i yni, e falenderoj shumė se ka qenė kohė e vėshtirė. Veē kam shkue tek ai, Abdush i kam thėnė, se me cilėt e ban e qysh e ban, nuk mė duhet gjė. I kam treguar vendin dhe i kam thėnė se kėtu duhet tė hapen pesė varre. Kur i kam varrue, atėherė nuk kam pasė mė mėrzi.

 

Tė nesermen qė ėshtė vra Feha, ėshtė djegė edhe shtėpia jonė. Disa shtėpi janė djegė nė fillim, por mė 23 shtator, e gjithė lagjja jonė ka qenė e djegun. Nuk ka pasė se ēfarė me djegė ma.

 

Fatimja ka ndejė tre muaj nė shtėpinė tonė. Ajo ka ardhė njė javė a dy pas ardhjes sė Fehės dhe tė Xhevės. Ka ardhė prej Likocit. Tanė kohėn ka ndjejė nė shtėpi tek na, derisa janė vra. Kam dalė pėr punė, kanė ardhė nė gjysmė tė natės e kanė shkue para sabahut, si e kanė pasė punėn, por kėtu e kanė pasė vendin. Fatimja ishte gjithė kohėn me Xhevėn. Mė shumė se tė gjithė vinte Ilazi, Sami Lushtaku, gjithėherė kanė ardhė. Ilaz Kodrėn e kam njohė qysh herėt, e kam njohė si shok tė Ramizit, edhe Ilazin, edhe Sami Lushtakun, edhe Nuron. Edhe Hashim Thaēin e kam njohė kėshtu. Adem Jashari vinte gjithėkohė. Kur kanė qenė djemtė jashtė, nuk e kam pritė se do tė vinte aq shpesh. Nuk e kam pritė bile se do tė vinte, ishte ilegal. Ka pasė ardhė edhe kur ishte Ramizi kėtu, por mė shpesh kur ikėn djemtė.

 

Gjatė kohės sė lėvizjes dhe tė ilegalitetit krah tė djathtė Feha ka pasė Ali Ahmetin, por nė kohė tė luftės, krah tė djathtė ka pasė Bekim Berishėn, AB-nė. Jo se flas unė, por kjo dihet prej tė gjithėve, e kanė pa njerėzit, janė dėshmitarė, e kanė pa se kush ėshtė AB-ja, kush ėshtė Feha, e kam dashtė shumė AB-nė. Sa herė e ka thye kufirin, sa armėt i ka sjellė, ēfarė punėsh tė mira ka bėrė me Bedri Shalėn. Veē kush nuk e ka njohė ose nuk e ka dashtė, nuk e ka ditė se sa burrė i fortė ėshtė AB-ja. E kena pasė djalė shtėpie AB-nė. Isha krenar me gjithė ata njerėz, shokė tė djemve, edhe tė ilegales, edhe tė luftės, si Iliri, Zahiri, Rasim Kiēina, se pėr Jasharėt nuk kam se ēka tė them. Jasharėt janė maja, unė e ndjej veten ndaj Jasharėve si kėrrkushi. Djem si Jasharėt nuk i vijnė kėsaj toke.

 

Sa ishte gjallė Feha mė thoshte se nė vritem, nuk dua grumbull njerėzish, nuk dua njerėz shumė, sepse kur ka shumė njerėz, vjen armiku dhe nuk dihet se ēka bahet. As tė pame e as send mos ban. Nė mund tė mė varrosėsh, mė ka thėnė, mirė. Kur e varrosa, mė zuni shpirti qetė.

 

Sami Lushtaku:

 

"Fillimisht dėgjuam se ėshtė plagosė, por nuk e besonim se ėshtė vra. Edhe plagosja na dukej shumė. Folėm me Ramizin nė telefon, na tha se "duhet t'i merrni trupat, me i sjellė trupat nė shtėpi, njėlloj si me i pa tė gjallė”. Morėm vendim me shkue dhe me i sjellė. Kishin kalue tri ditė luftė. Kam kėrkue qė tė mos vijė Nura me Fadil Kodrėn, sepse nuk e dinim se ku po shkojmė, a ishin aty forcat serbe a jo. Kemi shkue tek vendi i ngjarjes, tek istikami, gjetėm trupat, kishim droje se mos ishte vendi i minuar. Fehmiu dukej si i gjallė. Kishte dy plumba nė shpatull. Plumbi i parė e kishte plagosur rėndė, plumbi i dytė e ka keqėsuar gjendjen. E ka marrė nė tė njėjtėn kohė me Xhevėn.

 

Ka qenė moment shumė prekės kur i kemi nxjerrė shokėt qė nuk ishin mė, me tė cilėt ke punuar sa vite, qė i ke dashur dhe u ke besuar. Kemi qenė tė mėrzitur, por edhe e kishim kryer amanetin e shokut tonė, i kishim sjellė trupat. Kemi menduar se mund tė vriteshim, ishim tė gjithė gati me vdekė.

 

Fehmiu thoshte pak kohė para 22 shtatorit se nuk ėshtė problem lufta nė Kosovė. Krejt lufta do tė bėhet rreth Mitrovicės. Ne kemi me qenė tė lirė, por nė Mitrovicė ka me qenė luftė tjetėr. Atėherė nuk e kemi besuar shumė, por ai e kishte ditur saktėsisht. I tillė burrė ka qenė”.

 

Kjo ndodhi nė ditėn e pestė tė pasrėnies. Kohė lufte, kohė vrasjesh dhe masakrash. Ata shkuan tė prehen nė kodrinėn buzė luginės, krejt afėr vendit ku kishin hedhur shtat. Mė pas, nė atė luginė, familja e Fehmiut, ngriti varrezat e gjithė tė rėnėve, nė njė vend tė vetėm, pėr tė mos e ndarė pėrjetėsisht Fehmi Lladrovcin nga ushtarėt e tij, nga ata qė e ndoqėn besnikėrisht deri nė fund dhe u flijuan sė bashku me tė.

 

Disa ditė mė pas doli komunikata pėr vrasjen e tyre. Ēuditėrisht nuk jepej asgjė mė shumė, se u vranė edhe Fehmi e Xhevė Lladrovci, nė mesin e njė liste tė gjatė, me tė rėnėt e asaj periudhe. Kishin kaluar tetė ditė, nė fakt ishte komandanti i parė i njė brigade qė u vra nė ballin e luftės e kjo ishte humbja mė e rėndė e UĒK-sė, pas rėnies sė Jasharėve. Megjithatė, nė atė komunikatė nuk mund tė mėsoje asgjė mė shumė, se sa njė kornizim i thjeshtė, sikur tė ishte vrarė njė luftėtar i zakonshėm, i cili nuk kishte veēse pak ditė qė ishte i rreshtuar nė luftėn ēlirimtare.

 

Jam ndjerė i befasuar asaj dite, si unė, edhe shumė tė tjerė. Nuk e di pėrse ka ndodhur njė gjė e tillė. Do tė doja tė justifikoja ēdo gjė me ofensivėn e jashtėzakonshme serbe tė atyre ditėve, kur vendoset emri i komandantit nė mesin e ushtarėve dhe nuk do tė kisha dashur tė mendoj se atavizmi primitiv kishte ngelur edhe pas rėnies sė tij.

 

Nė fund tė fundit, edhe ata qė do tė kishin menduar, qoftė edhe pėr njė ēast, se ai ishte kthyer nė Kosovė pėr t'u bėrė njė "shef” lufte, mund tė ishin tė qetė. Ai e kishte bėrė fakt tė kryer atė qė i kishte thėnė nėnės sė tij, "kam ardhur tė vdes pėr Kosovėn”.

 

*  *  *

 

Tė gjithė e mbajnė mend se ku ishin ose se ēfarė po bėnin kur mėsuan pėr vrasjen e Fehmiut dhe tė Xhevės. Tek tė gjithė ėshtė ngulitur ai moment dhe, nė njė luftė si ajo qė ishte nė Kosovė, nuk ėshtė e zakonshme.

 

Do tė doja tė sillja disa nga kėto pėrjetime:

 

Hashim Thaēi:

 

"Ato ditė kam qenė vazhdimisht nė mesin e ushtarėve tė brigadės 113 tė Drenicės. Me ditė tė tėra kemi qėndruar nė territorin qė sulmohej nga makineria e rėndė serbe. Nė kėto rrethana e kemi marrė lajmin pėr rėnien e tij vėrtet heroike. Lajmin pėr rėnien e Fehmiut e kemi marrė tė gjithė me dhimbje tė madhe dhe pikėllim, por edhe me krenari tė rrallė. Rėnia e Fehmi Lladrovcit kishte domethėnie tė madhe pėr luftėn, pėr ne, bashkėluftėtarėt e tij. Ai ra nė ballė tė frontit, duke qėndruar si burrat dhe luftėtarėt e devotshėm pėr lirinė e Kosovės. Emri i Fehmi Lladrovcit hyn nė radhėn e emrave mė tė shquar tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė historisė sonė tė re. Fehmi Lladrovci hyn nė radhėn e komandantėve qė i bėn nder luftės sonė tė drejtė, duke e pėrjetėsuar emrin e tij nė mesin e njerėzve mė tė shquar tė kombit...”

 

Sulejman Selimi:

 

Lajmin pėr vrasjen e komandant Fehmi Lladrovcit e kemi marrė vesh tė nesėrmen, mė 23 shtator, pėrmes "Gurit”, qė arriti tė lidhej me "Shkabėn" tjetėr, qė e mbante Sabit Lladrovci, i cili njoftonte se "Shkaba" (Fehmi Lladrovci) ka rėnė heroikisht bashkė me tė afėrmen e vet tė pandashme”. Rėnien e Fehmi Lladrovcit e pėrjetuam tepėr rėndė. Nė jetėn time si ushtar i UĒK-sė nuk jam ndjerė asnjėherė mė keq se atė ditė  kur nuk kishim mundėsi t'i shkojmė nė ndihmė Brigadės 114, gjegjėsisht komandant Fehmi Lladrovcit. Tė kesh fatin tė kesh njė komandant si e pati Brigada 114, do tė thotė fat pėr luftėn ēlirimtare, sepse ai nga brumi i ushtarėve arriti tė krijojė njė frymė tė pathyeshme...

 

Idriz Hysenaj:

 

Kur kam dėgjuar pėr rėnien e tij ka qenė momenti mė i rėndė. Isha nė malet e Berishės dhe nga biseda e shokėve, duke folur me shifra, po e kuptoja se kush ėshtė vra. Atėherė edhe mund tė fshihej se nuk ėshtė vra, por vetė rėnia e pozicioneve nė duar tė armikut jepte tė kuptonte se ėshtė vrarė. Sepse i gjallė Fehmiu nuk i jepte pozicionet. 30 vjet ka pritė Kosova me i ardhė njė djalė si Fehmi Lladrovci. Ka ra biseda nė Shtabin e Pėrgjithshėm se kush mund ta zėvendėsojė. U kam thėnė se nuk mund ta zėvendėsojė askush. Unė e njoh mirė, tash 15 vite, ai ka pasė autoritetin qė e ka krijue me dekada tė tėra, i ka njerėzit qė e duan dhe e respektojnė, tė kėqinjtė i frikėsohen dhe pa e pasė njė figurė tė tillė, askush nuk mund ta bėjė. Pas vrasjes sė tij e zėvendėsoi Ilaz Kodra, por figura e Fehmiut mbeti gjithnjė...”

 

Rrahim Bytyqi:

 

"Isha nė veriun e Gjermanisė kur mėsova pėr rėnien e tij. Ėshtė nga pėrjetimet mė tė rėnda humbja e tij. Kur e kemi marrė lajmin, na ėshtė sjellė toka, humbja ka qenė e jashtėzakonshme...”

 

Xhelal Canziba:

 

"Isha nė burg kur Fehmiu u kthye nė luftė nė Kosovė. Familja mė sillte pėrshėndetjet e tij. Ishim mė shumė se 240 tė burgosur dhe kthimi i tij na ka rritė moralin shumė. Prej Dubrave na dėrguan nė Nish. Kur ėshtė vrarė Fehmiu dhe Xheva, mė kanė thirrė prapė nė hetuesi dhe mė kanė thėnė se Fehmiun e vramė, Xhevėn e vramė, Hazirin e morėm, ēka po don tash? Donin tė na thyenin edhe me vrasjen e tij. Thonin se "e vramė ujkun e luftės, na ka luftue nė Kroaci, na ka luftue gjithkund”. Mirėpo ndodhi ndryshe: u rrit urrejta dhe u forcuan edhe tė dobtit pėr t'i marrė hakun njė ditė...”.

 

Nuhi Ahmeti:

 

"Fatkeqėsisht lajmi i hidhur vjen shumė shpejt. Atė ditė, 22 shtator, lajmin e kam marrė vesh nga ora 16 e 30 minuta. Kam dėgjuar njėherė se ėshtė vrarė Feha dhe se Xheva ėshtė e plagosur rėndė, por dyshohet se edhe Xheva ka rėnė. Nė Grand Hotel po atė ditė ėshtė mbajtur konferencė shtypi, ku pranojnė se kanė vrarė njėrin nga udhėheqėsit e luftės. E pranojnė edhe se doktor Hafir Shalėn e kanė arrestuar. Pėr rėnien e Fehmiut kanė shkruar shumė gjatė edhe gazetat serbe, si "Politika” apo "Veēernije”... Lajmet zyrtare serbe nė internet kanė shkruar pėr betejėn e Llapushnikut se "terroristėt shqiptarė janė tė udhėhequr nga Fehmi Lladrovci, i cili ėshtė terrorist i njohur, qė udhėheq terroristėt shqiptarė nė Llapushnik”. Tė gjitha gazetat serbe kanė shkruar gjerėsisht dhe me shumė tė dhėna pėr vrasjen e Fehmiut dhe jetėn e tij, ku ka luftuar, ku ka qenė nė Gospiq, cili ka prirė, etj...”

 

Mensur Kasumi:

 

"Lajmi ishte shumė i rėndė. Fehmiu kishte lindė pėr me vdekė pėr Kosovėn. Zoti e kishte krijue pėr me vdekė pėr Kosovėn. Ndodhi diēka qė nuk ndodh nė ushtritė e tjera. Rėnia e komandantit Fehmi Lladrovci rriti energjitė e tė tjerėve. Ishte shembull i madh,vėshtirė se lindin burra si Fehmi Lladrovci...”.

 

Rexhep Selimi:

 

"Lajmin pėr vrasjen e Fehmiut dhe tė Xhevės e kam marrė vesh atė ditė qė janė vra. Ka qenė 22 shtatori, e martė, ditė e dielltė. Kam qenė nė Abri tė Epėrme, kemi qenė tė rrethuar, sulmet serbe kanė qenė nga tė gjitha anėt. Luftimet mė tė ashpra kanė qenė nė brigadėn 114. E kemi pėrcjellė luftėn, kishim njė pikė strategjike, “Guri 3”, nga ku kemi pyetur. Nė njė moment kam marrė njė shenjė se kemi humbje. Kam pyetur me forcė se ēfarė tė rejash kemi. Mė ėshtė thėnė se kemi humbje tė mėdha. Pyeta pėr numrin, por mė thanė se nuk ėshtė punė numrash. Mė thanė se “Shkaba”, si e kemi quajtur bacėn Fehė dhe bashkėluftėtari i tij mė i ngushtė, qė nėnkuptonte Xhevėn, kanė rėnė heroikisht. Kam pasur afėr vetes vėllain e Xhevės, Kushtrimin, kemi mbetė tė gjithė pa folė. E pabesueshme ka qenė, lufta i merr mė tė mirėt, e dinim, por ishte e rėndė. Pastaj ėshtė interesuar Mujė Krasniqi se si po shkojnė luftimet. I them se duhet tė takohemi dhe ta them nga afėr se si ėshtė gjendja. Kam shkuar ashtu luginės, pėrmes luftės, jam takuar me tė dhe i kam thėnė se Feha ėshtė vrarė bashkė me Xhevėn. Muja nuk e ka pranue vdekjen e tyre. Nuk ka folė, ka pasė veē dhimbje, veē ka thirrė njė herė, ka lėshuar njė britmė, ka mobilizuar njėsitė e veta dhe prej defensivės ka kaluar nė ofensivė. Ka kaluar nė sulm. Qėllimi i tij ishte tė hakmerret pėr bacėn Fehė.

 

(Mujė Krasniqi ishte njėri nga djemtė gjithė virtyte dhe vlera tė Kosovės. Dikur nxėnės i Xhevės, mė pas bashkėluftėtar, ai spikaste nė afėrsinė me Fehmiun, nė mirėdashjen dhe respektin e tij. Qe njėri nga tė shumtėt, por nga mė tė veēantėt. Mė vonė, duke folur pėr kėtė ngjarje, Mehmet Lladrovci, Meti, mė tregoi se "asaj dite Muja ishte i plagosur. I ka mobilizuar ushtarėt dhe i ka sulmuar dy herė forcat serbe. Mė ėshtė dukur se me ēdo kusht po dėshiron edhe ai me u vra, duke u munduar t’ia nxjerrė hakun, sa mė shumė, bacės Fehė dhe Xhevės – shėnim i autorit.)

 

Pėr ditė e kemi ndjerė mungesėn e bacės Fehė. Kemi pasė luftime mė tė mėdha, rėnie tė tjera, secili nga shokėt qė binin kishin peshėn e dhimbjen e vet, por njerėz si Feha dhe Xheva kishin peshėn mė tė rėndė...”.

 

Sabri Kiēmari :

 

"Do tė udhėtoja nga Gjeneva (Zvicėr) pėr nė Vjenė (Austri), shkoja pėr tė marrė pjesė nė njė tubim tė bashkatdhetarėve nė Austri. Deri sa prisja nė rend pėr tė nxjerrė biletėn, nė stacionin e trenit tė Gjenevės,mė thirri nė telefon Agush Buja : " Bėju i fortė se Fehmiu ėshtė vrarė!" - ma dha mndatėn. Shtanga nė vend. Mbeta me telefon nė dorė dhe si pa frymė. Nuk jam i sigurtė sa gjatė qėndrova ashtu i shtangur.E di vetėm se rradha a qytetarėve, qė priste pas meje, nė stacionin e trenit tė Gjenevės, atė ditė shtatori tė vitit 1998, mė shikonte dhe priste, me qetėsinė qė i karakterizon zvicerianėt, deri sa tė zgjohesha nga mankthi i mandatės : " Bėju i fortė se Fehmiu ėshtė vrarė"! Dhe unė nuk dėshiroja tė zgjohesha nga ankthi i mandatės. Kishte rėnė pėr liri".

 

Pėr disa ditė me radhė qielli i Kosovės ishte i rėnduar nga tymrat e flakėve, ndėrsa toka e Kosovės ishte e pėrgjakur. Mes tymrave tė luftės dhe pėrgjakjes kishte ndodhur njė ndėr epopetė e ndritura tė qėndresės.

 

Asgjė nuk ishte e humbur. Ata i shėrbyen Kosovės, edhe me jetėn, edhe me rėnien e tyre. Ishte njė shėrbesė e pafund, rrjedhė logjike e gjithēkaje qė kishte ndodhur deri atėherė. Dhe nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe: ata nuk ishin dy njerėz qė ende nuk e kishin bėrė emrin e tyre. Ishin dy nga korifejtė e lirisė sė njė kombi, dhe duke qenė tė tillė, ata morėn ato pėrmasa qė kombi ua jep bijve tė vet tė zgjedhur.

 

Ishte njė rėnie e harruar? Askush, pėr asnjė ēast, nuk e ka menduar. Nė tė kundėrtėn, ishte njė nga ato rėnie qė ka nė vete farėn e ngritjes sė ardhshme. Ėshtė e vėrtetė se pas kėsaj ofensive tė jashtėzakonshme dhe tragjikisht tė pėrgjakshme, pas rėnies sė Fehmi dhe Xheva Lladrovcit, filluan rishtas fjalėt se u thyen djemtė e luftės, dikujt edhe i vinte keq, dikush tjetėr priste rastin tė "bėhej mė i fortė nga ofensiva serbe”.

 

Drenica, djemtė e luftės nė Drenicė, nuk e ndjenė kėshtu. Ata vendosėn tė marrin hakun e tij dhe tė dėshmorėve tė tjerė, tė tė martirizuarėve. Nė shenjė hakmarrjeje u bėnė katėr aksione. Tė gjithė drejtuesit morėn pjesė, u sulmuan pozicionet serbe nė katėr drejtime dhe filloi kėshtu preludi i mėsymjes sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ishte njė prelud i lavdishėm, qė solli njė pėrfundim historik.

 

Nė brigadėn 114 nisi pėr herė tė parė dhėnia e betimit. Ishte hera e parė qė Brigada, e cila mori emrin e prijėsit tė saj tė parė “Fehmi Lladrovci”, tashmė e drejtuar nga njė figurė e denjė historike, Ilaz Kodra, rreshtohej. U gjend dita e duhur: 28 Nėntori, dita e Flamurit dhe e Pavarėsisė. U vendos qė nė kėtė ditė, denjėsisht, tė bėhej betimi i ushtarit dhe ceremonia. Ideja e shtabit tė Zonės Operative tė Drenicės ishte qė tė fillojė ceremonia e betimit pikėrisht nė kėtė brigadė, nė nderimin e Njeriut qė ishte betuar njė herė pėr lirinė e Kosovės dhe kurrė nuk ishte thyer dhe as nuk kishte hequr dorė. U vendos tė bėhej e gjithė kjo ceremoni pikėrisht aty ku ishin prehur Fehmiu, Xheva dhe shokėt e tjerė tė rėnė nė luftė. Si njė nderim pėr gjakun qė ishte derdhur, pėr jetėt qė ishin ndėrprerė, si vazhdė e mėtejshme e amanetit. Dhe amanetin nuk e tret toka.

 

Ishin tė gjitha kėto qė bėnė ringritjen e moralit. Ishte ajo qė kishte dashur mė shumė baca Fehė, morali i njerėzve. Shumė shpejt, pas ofensivės sė shtatorit, nė Zonėn Operative tė Drenicės pati mė shumė se 5 mijė luftėtarė, por mund tė kishte edhe mė shumė se aq, edhe dyfishi i tyre, nėse do tė kishte armė. Njė mungesė e pėrhershme nė Drenicė. Ndėrkohė, pėrtej Drenicės, njerėzit filluan tė jetojnė si duke qenė nė Drenicė.

 

Akti i nderimit tė Fehmiut, Xhevės, Fatimes dhe Shefqetit

u shndėrrua nė moment pėrjetėsimi

 

Nė ditėt e fundit tė muajit shtator, Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė, vendosi tė bėjė Tubimin pėrkujtimor nė nderim tė Betejės sė 22 shtatorit. Ramiz Lladrovci erdhi nė Gjermani dhe nė nderim tė amanetit tė vėllait tė tij, u vendos qė tė mos ketė tė pame, sepse kėshtu kishte dashur vetė ai. Por edhe koha nuk ishte dhe duke e kthyer dhimbjen nė ndjenjė force, siē kishte bėrė familja Jashari, tė bėhej thirrje pėr tė vazhduar luftėn.

 

Por gjithēka ishte ende mes reales dhe irreales. Ishin ditėt e para tė paslajmit dhe askush nuk mund ta besonte. Sė bashku me Arban Hoxhėn, njė nga miqtė e mi tė mirė, ish i burgosur politik dhe mik i Fehmiut dhe i Xhevės, udhėtuam drejt Mynihut ku jetonte Ramizi dhe familja e tij.

 

Ishte njė natė e ankthtė. Fjalėt e kishin humbur kuptimin e tyre. Dhimbja qėndronte pezull mbi tė gjithė. Ata qė po e pėrballonin mė mirė dhe qė njėkohėsisht kishin mė shumė dhimbje, ishin tė afėrmit e tij. Nė atė dhomė ndeje ishin mbledhur shumė njerėz, secili kishte kujtimin e tij, mbresėn e tij dhe dėshirėn pėr tė mos qenė e vėrtetė ēka kishte ndodhur. Aty njoha pėr herė tė parė Ramadan Shalėn, qė kishte udhėtuar nga Suedia, njoha tė atin e dėshmorit Bedri Sokoli, tė cilėt kishin nė vete njė mal dhimbjeje.

 

Po dėgjonim lajmet qė jepnin stacionet e huaja televizive. Serbėt kishin deklaruar se ishin zėnė gjallė, ishin robėr lufte, komandanti i njohur Fehmi Lladrovci dhe bashkėshortja e tij, Xheva. Ramizi e dėgjonte dhe thoshte krejt i bindur:

 

"Tė poshtėr janė, bacė. Askėnd nuk kanė kapė gjallė. Dhjetė herė vritej Feha dhe nuk kapej i gjallė”.

 

E besonim tė gjithė se ishte ashtu. Ishte njė brengė, se mos e gjithė kjo stuhi dezinformacioni do tė luhaste diēka. Por kishim qenė tė gabuar. Tė gjithė e dinin se kush ishte Fehmi Lladrovci, tė gjithė e njihnin Xheva Krasniqin-Lladrovcin, askush nuk mund tė besonte se ata nuk ishin mė, e jo mė tė ishin robėr tė ēetnikėve serbė.

 

"Ministri i Drejtėsisė” i qeverisė hije tė Bukoshit, njė kallp burrė, deklaronte nė tubimet e bashkėatdhetarėve se "po luftojnė vetėm fshatarėt, inatēorėt" dhe se ato, "forcat kombėtare”, do tė futen mė pas nė luftė. Thoshte, i ashtuquajturi ministėr, nė njė tubim nė Vjenė, se "luftojnė tė pashkollėt”. Atė ditė tė 22 shtatorit u vranė katėr luftėtarė. Por edhe katėr intelektualė: Fehmiu, ish-student i fakultetit tė inxhinierisė dhe i diplomuar nė Universitetin e Zagrebit; Xhevė Krasniqi, e diplomuar nė degėn e gjuhė letėrsisė shqipe dhe nė shkencat juridike; Fatime Hetemi, me ėndrrėn pėr tė qenė mėsuese dhe Shefqet Zeka student i Universitetit tė Prishtinės.

 

Tubimi i nderimit tė Fehmiut dhe tė Xhevės ka diēka tė veēantė, do tė thoja tė jashtėzakonshme. Asnjėri nga ata qė ishte nė sallė ose jashtė saj nuk mundet kurrė ta shlyejė nga kujtesa. Ai u bė nė njė sallė tė madhe tė qytetit tė Mynihut, ku ishin mė shumė se 3500 vetė. Dy herė mė shumė se kaq ishin jashtė. Njerėzit rrinin nė shi, kėrkonin tė futeshin brenda domosdo, por salla tashmė ishte nėn kujdesin e organeve kompetente gjermane, tė cilėt lejonin tė futeshin vetėm nėse mund tė arrinte tė dilte ndonjėri. Njerėzit jashtė kėrkonin, tė paktėn tė largoheshin perdet e rėnda tė sallės, pėr tė parė pjesė nga filmi-intervistė e Fehmiut. Nė momentin kur Ai po fliste, i gjallė, mė i hijshėm se kurrė, i dinjitetshėm nė atė shkallė sa mund tė ishte vetėm Ai, salla u ngrit e tėra, brohoriste si kurrė ndonjėherė, nuk donte tė ulej, e afronin tė gjithė pranė vetes figurėn e tij, u dukej se ai ishte ende aty, nė atė podium, nga ku u fliste tė gjithėve dhe u linte amanetin e tij: Kosovėn dhe lirinė e saj. Ishte njė gjendje e pėrgjithshme emocionale, njė nga ato momente qė mund tė vendosė pėr jetėn e shumėkujt; kur heroi yt, njeriu qė ke ėndėrruar t’i shkosh nga pas nė rrugėn e tij, ėshtė tashmė aty, me fjalėt e tij proverbiale, tė pėrjetshme.

 

Rifat Jashari, si njė ndėr miqtė e tij, dhe si e cilėsoi Ai, kam ardhur tė nderoj njėrin nga vėllezėrit tonė, pra si njė vėllla i tij, ishte si njė vazhdim i asaj qė po ndodhte nė Drenicė, por edhe mė tej se kaq.

 

Duke qenė i zgjedhur si kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, nė emėr tė Organizatės, mė takoi tė mbaja fjalėn kryesore. Nė kėtė cilėsi, jo private, por si pėrkushtim i Organizatės sė cilės i takonin Fehmiu dhe Xheva, do tė sjell vetėm disa pasazhe tė kėsaj fjale, e cila ėshtė botuar, nė fillimin e tetorit 1998, nė "Zėrin e Kosovės".

 

"Pesė ditė mė parė, ndoshta pikėrisht nė kėtė orė, kur ne jemi tubuar  pėr tė nderuar heroizmin e tyre, komandantin Fehmi Lladrovci dhe luftėtaren trime Xheva Krasniqi-Lladrovci, po i ulnin nė gjirin e tokės nėnė, nė gjirin e Drenicės sė pėrgjakur dhe martire, nėn breshėrinė e armėve tė shokėve tė luftės. Ky ėshtė njė ndėr ēastet e pazakonta, kur hesht njė pjesė e jetės dhe fillon pavdekėsia, ėshtė njė nga ato ēaste madhore, kur jeta e jashtėzakonshme i lė vendin pėrjetėsisė. Nuk e ka kushdo njė fat tė tillė, nuk e ka kushdo fatin tė shndėrrohet nė legjendė tė popullit dhe tė kombit tė tij, nuk mundet kushdo tė bėhet dritėzim i popullit tė tij nė rrugėn e gjatė pėr liri. Nuk ishte e rastėsishme gjithēka ndodhi nė kėtė ēast, ishte vazhdim logjik i tėrė jetės dhe qėndresės sė tyre, ishte njė nga momentet madhore, kur atdheut i shėrben edhe me jetėn, por edhe me rėnien tėnde.

 

Nuk e kishim menduar kurrė, asnjėri prej nesh nuk e kishte menduar, se do tė vinte ky ēast i rėndė dhe do tė ndaleshim nė heshtje, nė nderimin e shokut tonė, tė komandantit tė lavdishėm tė njėsive tė mėdha tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Fehmi Lladrovci dhe tė luftėtarėve trima Xheva Krasniqi-Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, njėzet e njė vjeēarė.  Nuk e kishim menduar, sepse tė gjithė ne qė i kemi njohur, tė gjithė ata qė kanė pasur rastin t'i takojnė ose tė marrin pjesė nė takime tė ndryshme me ta, nuk mundėn tė shlyejnė nga kujtesa shikimin e qartė, tė thellė dhe kėmbėngulės tė Fehmiut, zėrin e sinqertė dhe fjalėn e ngrohtė tė tij, saktėsinė e mendimit dhe ndershmėrinė e paskajshme tė tij; ashtu si nuk mundėn tė shlyejnė nga kujtesa zemėrgjerėsinė e Xhevės, trimėrinė e saj tė pafjalė, qėndrimin mikpritės, ku secili prej nesh e ka ndjerė veten si tek motra e tij. Por ata u nisėn drejt njė rruge tė gjatė, sepse e kishin bindjen, siē do t’i shkruante Fehmiu mė 24 tetor 1990, se "edhe mė i merituari i ka borxh atdheut-Kosovės, mė shumė se sa atdheu atij”. Ata u nisėn, sepse ishin tė bindur, siē do tė shkruante Xheva mė 5 shkurt 1990 "Edhe nėpėr furtuna tė tmerrshme, lulėkuqe tė reja lindin pėr kėtė dhe”.

 

Fehmiu dhe Xheva ishin nga ato pėrmasa tė mėdha tė epokės sonė dhe tė qėndresės shqiptare nė Kosovė, tė cilėt edhe pa ikur prej nesh, edhe pa rėnė nė fushėn e betejės, janė ditur se janė tė tillė. Ėshtė ditur trimėria e Fehmi Lladrovcit dhe guximi i tij, ėshtė ditur pėrkushtimi i tij dhe i Xhevės ndaj idealit kombėtar; janė ditur qėndresa dhe pesha e fjalės sė tyre. Ky ėshtė njė nga ato rastet e veēanta tė jetės: kur edhe pa e ditur rėnien e tyre heroike, e di, e ndjen dhe je i bindur, se ke tė bėsh me njerėz qė janė tė gatshėm pėr tė qenė tė tillė, duke e parė tė gjithė kėtė si njė gjė tė zakonshme, tepėr jetėsore. ...Ata ishin dhe mbeten tė pėrbashkėt, vazhdim e plotėsim i njėri-tjetrit, nė jetėn e zakonshme dhe nė pėrjetėsinė e tyre.

 

Fehmi Lladrovci, ky drenicak i madh, ky vigan i Qėndresės, ėshtė vazhdim logjik i trimėrisė sė Drenicės dhe njė nga majat e trimėrisė sė saj.

 

Atė ditė, sė bashku dhe pėrkrah, u vranė edhe dy luftėtarė 21 vjeēarė. U vra trimėresha Fatime Zeqir Hetemi, bijė e Bistricės sė Shalės sė Bajgorės, motėr e shkuar motre me Xhevėn, bijė e shkuar bijės nė familjen Lladrovci. Njė vajzė e re, e lindur nė vitin 1977, njėra nga luftėtaret e para tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

Pak mė tej u vra Shefqet Zeka, prishtinasi i lindur nė Kodrėn e Trimave, student, i cili edhe mė shumė e rriti traditėn atdhetare tė familjes sė tij.

 

Ata bėnė gjithēka qė mundėn pėr lirinė e vendit tė tyre. Nė themelet e pavarėsisė ata vendosėn rininė e tyre qė sapo kishte nisur tė bulonte. Ishin tė vetėdijshėm se mund tė vriteshin, por ishin gjithashtu tė vetėdijshėm se jetėn mund ta jepnin pėr njė ideal tė ndritur, siē ėshtė liria dhe bashkimi i kombit. Nuk mundėn tė bėjnė mė shumė se kaq, sepse askush nuk mund tė bėjė mė shumė...”.

 

Me dhjetėra e qindra vetė, djem e vasha tė reja, braktisėn Perėndimin, shumė mė shpejt nga sa kishin ardhur dhe u bashkuan me UĒK-nė. Jam i bindur se shumė prej tyre kishin idolin e tyre, Fehmiun ose Xhevėn.

 

Rreth 10 mijė vullnetarė nga e gjithė Evropa deri larg nė Amerikė, u radhitėn nė njėsitė e mėdha tė luftės. Kishte ndodhur ajo qė kishte thėnė gjithmonė baca Fehė "vjen dita e kthehemi, vjen dita e askush nuk na ndalon tė japim jetėn pėr Kosovėn”.

 

Tė tjerėt pėr Fehmi Lladrovcin

 

Adem Demaēi:

 

"Nuk kam pasė dėshirė ta mendoj Drenicėn pa Fehmi Lladrovcin. Mirėpo lufta i ka ligjet e veta. Fehmi Lladrovci ishte njė njeri qė tė gjitha sendet nė jetėn e tij i kuptonte shumė seriozisht. Fehmi Lladrovci ishte njė nga ata qė nuk u largua nga lufta kurrė, edhe nė luftėn ilegale, edhe nė luftėn e armatosur ishte nė vijėn e parė tė frontit. Meritat e Fehmi Lladrovcit janė tė mėdha pėr shtetin e pavarur tė Kosovės. Vetėm kur tė krijohet Kosova e pavarur, vetėm atėherė do tė jetė Pėrmendorja qė e meriton Fehmi Lladrovci, vetėm atėherė mund tė themi se e kemi kryer detyrėn tonė. Drenica heroike do tė dijė tė ruajė pėrmendoren e Fehmi Lladrovcit”.

 

Murat Jashari:

 

"Baca Adem ka pasė besim shumė tė madh tek Fehmi Lladrovci. Deri nė vdekje, thoshte, nuk ndahem prej tij. Pėr familjen tonė Feha ka qenė si Ademi, si Hamza, si Rifati, ka qenė njė vėlla i tyre, njė mixh i joni. Luftėtarė ka pasė Shqipėria, ka qenė normale, edhe diplomatė, politikanė, por qė t’i ketė njė njeri tė dyja, edhe luftėtar, edhe politikan, ato i ka pasė nė kėtė luftė veē Fehmi Lladrovci”.

 

Lulėzim Jashari:

 

"Baca Fehė ka folė tė njėjtat fjalė, si atėherė kur ka hyrė nė lėvizjen ilegale nė vitin 1976, ato fjalė i ka folė edhe para gjyqit nė vitin 1986, ato fjalė i ka folė edhe nė vitin 1998, dhe me ato fjalė ka vdekė. Ai ka pasė principet e preme, tė sakta, nuk ka pa se mos preket kush, por i ka shprehė principet e veta saktėsisht".

 

Agim Ēeku:

 

"Jam i lumtur qė i takoj tė njėjtit komb qė i takonte edhe Fehmi Lladrovci. Fehmi Lladrovci tė gjitha provimet nė jetėn e tij, dhe ato provime janė jo vetėm tė shkollės, por provimi i atdhedashurisė, provimi i trimėrisė, i guximit, i heroizmit, provimi i organizimit, i komandimit dhe i drejtimit, provimi i artit tė luftės: tė gjitha kėto provime Fehmi Lladrovci i dha me notėn shkėlqyeshėm..."

 

Ali Ahmeti:

 

"Fehmiu ishte i lindur pėr aksione tė mėdha dhe pėr beteja tė lavdishme. Ai dinte tė mbahej fort si shkėmbi, edhe atėherė kur tė tjerėt jo vetėm nuk qėndronin, por edhe kur mbetej vetėm. Ishte i vendosur, tė tillė e kishte edhe shoqen e tij tė jetės, tė madhėrishmen Xhevė. Fehmiu ishte dhe mbetet simbol i luftės pėr liri dhe unitet kombėtar”.

 

Ramush Haradinaj:

 

"Fehmiu ishte njė nga njerėzit me vizion mė tė qartė pėr Kosovėn. Ishte njė burrė trim i pazakontė dhe si i tillė ka mbetė nė historinė e kombit tonė. Unė kam pasur fatin tė jem nė tė njėjtėn vijė me tė, tė jem shok dhe bashkėluftėtar i tij dhe kėtė nder nuk e ka pasur kushdo. Kishte shpirt tė pastėr, sulmet i ka pėrballue me buzėqeshje, unė kam qenė gjithnjė nė lidhje me punėt e tij...”.

 

Servet Pėllumbi:

 

"Njė popull qė nxjerr bij tė tillė, qė thonė se mė e shtrenjtė ėshtė liria se jeta, ai popull ėshtė i pavdekshėm. Fehmiu ėshtė e vėrtetė se e ka dashur shumė Shqipėrinė, por edhe Shqipėria e ka dashur, e do dhe do ta dojė, jo vetėm Fehmiun dhe Xhevėn, por tė gjithė ata qė luftojnė pėr liri, tė gjithė ata qė nuk harrojnė shqipen dykrenare, nuk harrojnė gjuhėn shqipe...”.

 

Profesor doktor Agim Vinca :

 

VDEKJA E LUFTĖTARIT

 

Thonė se ndėrsa po vdiste

nga plagėt e marra nė fushėbetejė

diku rrėzė Ēiēavicės,

komandanti Fehmi Lladrovci

paskėsh thėnė vetėm njė fjalė:

 

Po shkoj tek Adem Jashari!

Dhe paskėsh mbyll sytė i qetė,

siē i ka hije njė luftėtari.

 

Lamtumirė Fehmi!

Lamtumirė Adem!

Lamtumirė kapedanė!

Me ju Kosova u bind se kishte bij,

Me ju e ndje veten nanė!

 

Nėntor 1998

 

 

Mensur Kasumi:

 

"Me dashtė zoti veē pesė Fehmi Lladrovci tė kishte nė Kosovė, Kosova shpejt kishte me qenė e lirė”.

 

Fadil Bajrami:

 

"Fehmi Lladrovci ka qenė njė njeri qė ka jetue pėr luftėn. Nuk kishte ide tjetėr mė tė madhe tek ai”.

 

Shaban Shala:

 

"Natyra e Fehmiut, fjalėt e tij, sjellja e tij e ka bėrė pėr vete dhomėn, mikun dhe vendin ku ka qenė pėr herė tė parė. Ka qenė pėrfaqėsues i dyanshėm, edhe i Kosovės, nė rrethin e gjerė tė studentėve; por edhe pėrfaqėsues nė instancat e atėhershme tė lėvizjes ēlirimtare tė Kosovės, anėtar i shtabit tė luftės. Ai pėr mua ka qenė luftėtar, epror, komandant, ai ka qenė gjithkund dhe pėr gjithēka”.

 

Ramush Tahiri:

 

"Njohja e parė ėshtė kjo: mė ka lėnė pėrshtypje sinqeriteti i jashtėzakonshėm, besnikėria e jashtėzakonshme dhe ndjenja se kur tė rrish me tė, rri mė mirė se me vetveten”.

 

Izet Ibrahimi:

 

"Mė tha doktor Hafir Shala se Feha, si dėshironte ai ta quante Fehmi Lladrovcin, bashkė me Xhevėn dhe shokė tė tjerė kanė ardhur nė Kosovė. Nė bazė tė gjithė asaj qė kisha krijuar pėr ta, mė erdhi njė lehtėsim, vetja mė ėshtė dukur mė i sigurtė, optimizmin e vėreje tek tė gjithė shokėt qė ishin nė Kosovė.Tė gjithė besonim se Fehmiu do tė jetė i palėkundur nga pozicioni i tij luftarak. Por asnjė nuk mundėm tė paramendonim se rėnia e tyre do tė jetė aq heroike. Nga kjo u binda se imagjinata qė kisha krijuar  pėr ta, ishte mė e varfėr se sa ishin Ata nė tė vėrtetė”.

 

Nuredin Lushtaku:

 

"Pėr herė tė parė bacin Fehė e kam njohė prej fjalėve tė Adem Jasharit. Ademi na ka treguar se po vjen Feha e do tė jemi mė tė fortė. Tė tjerė kanė thėnė se ėshtė nisė njė grup i papėrgjegjshėm dhe se nuk duhet tė bashkėpunohet me ta. Ademi i ka thėnė se ata janė shokė tė mi, Feha ėshtė shoku im, vėllai im, dhe nuk mė ndan kush prej tyre, veē vdekja”.

 

Zenun Kodra:

 

"Njohja jonė me Fehmi Lladrovcin ka qenė prej Adem Jasharit. Por pėr herė tė parė e kam takuar nė vitin 1998. Ardhja e tij dhe e shokėve tė tjerė, njerėz tė pėrgatitur, si ata kishim krejt pak nė Kosovė, pėr tė mos thėnė se nuk kishim, na ngriti moralin...”

 

Fadil Kodra:

 

"Emri i bacit Fehė i ka afruar njerėzit. Pėrvojėn e parė tė gjerė luftarake, fillimet e strategjisė luftarake, i kemi mėsuar prej tij. Na thoshte se "shpeshherė ėshtė mė mirė me derdhė djersė sot, se sa gjak kur tė fillojnė ofensivat serbe”.

 

Naser Idrizi:

 

"Fehmi dhe Xheva Lladrovci janė ndėr emrat mė tė mėdhenj tė luftės sonė. Ata futen nė radhėn e atyre njerėzve qė shkruajnė historinė e njė kombi. Dhe kėtė nuk e kanė bėrė dosido, por me punėn e tyre, me sakrificat e tyre, me jetėn e tyre”.

 

Shefqet Morina:

 

"Besomė, katėr antarė tė familjes i kam tė vrarė. Jam nė gjendje tė bėj be nė ēfarė tė duash, se nuk mė dhimbsen katėr antarėt e familjes sime sa mė dhimben trupat e bacės Fehė, Xhevės e Fatimes. Se i kam parė me sytė e mi se si janė vrarė, ia kam dėgjuar fjalėt e fundit, e di se si i kanė lėshuar britmat e luftės. Sot mė kujtohet veē zėri i komandant Fehmiut. Katėr antarėt e familjes sime nuk i kam parė se si janė vrarė, dhe kam shkue e i kam varrosė herėn e parė. Shkitė i nxorėn nga varret dhe nuk i di se ku i kanė trupat. Katėr i kam tė vrarė, edhe katėr i kisha dhėnė, veē Fehmiu e Xheva tė ishin mes nesh".

 

Pėrjetėsi e dyfishtė

 

Askush nuk mund ta besonte se ata nuk ishin mė. Ishte diēka jashtė reales tė besoje diēka tė tillė, dhe kur kaluan ditėt e para dhe nuk dihej ende asgjė se ku kishin rėnė, pra ku e kishin mbėshtetur kokėn pėr herė tė fundit, atėherė gjithēka u bė edhe mė e besueshme, se ata mund tė ishin diku.

 

E vetmja gjė qė i trondiste njerėzit dhe i bėnte tė besonin se diēka kishte ndodhur me ta, ishte nė rėnien e pozicioneve nė duar tė shkive. Ata e mendonin vetėm kėtė si njė mundėsi qė kishte ndodhur diēka e rėndė, mjerisht edhe tepėr e dhimbshme, por pėrsėri e hiqnin mendjen nga vdekja.

 

Ishin tė huaja pėr njėri-tjetrin Fehmiu dhe vdekja, Xheva dhe vdekja, tė dy bashkė dhe vdekja. E pėrjashtonin njėri-tjetrin, deri nė kufijtė e skajmė, deri aty ku fillon e shkrihet nė njė e vėrteta dhe legjenda.

 

Nuk e besonin dhe nuk donin as ta besonin. Me mosbesimin sikur donin tė shtynin sa mė shumė qė tė mundnin idenė e largimit tė tyre, mosqenies dhe kėtė e bėnin tė gjithė, krejt natyrshėm, sepse nuk mund ta kishin nė vete idenė e vdekjes.

 

Nuk ishin mė, kjo ishte e rėndė. Pastaj dikush tha se ata u vranė dhe kjo nuk mund tė jetė vdekje. Filluan ta besojnė pak nga pak, por gjithnjė me mendimin se ata do tė shfaqen pėrsėri, aty ku do tė ishte mė e vėshtirė dhe mė e domosdoshme. Pėr 22 vite me radhė kishte ndodhur diēka e tillė: rishfaqja e tyre dhe nuk kishte pse tė mos ndodhte rishtas kėshtu. Njerėzit prisnin dhe duke pritur, vazhdonin tė luftonin. Edhe fakti se drejtues i brigadės kishte ardhur njėri ndėr miqtė mė tė vjetėr tė Fehmiut, djali i imėt, trim dhe gjithė virtyte, Ilaz Kodra, pėrsėri nuk e bėnin tė besueshme idenė e largimit tė tyre.

 

Kėshtu shkuan ditėt e para, mes mosbesimit dhe pritjes. Mes vendeve ku gjendeshin, gjithnjė mes luftės, ata e kishin idenė e pritjes sė rikthimit tė tyre, ashtu siē kishin idenė e rilindjes sė pėrditshme tė diellit, tė mėngjesit, tė erėrave qė frynin buzė Ēiēavicės. I dukej sikur njėra dorė e tij ishte mbėshtetur tek Drini i Bardhė dhe dora tjetėr tek Drini i Zi, sikur kokėn e kishte mbėshtetur nė bjeshkėt pėrbri dhe nė malet e Sharrit. Prisnin dhe nuk besonin.

 

Por jo vetėm ata qė ishin aty, pranė tij dhe qė e kishin ndjerė dorėn e tij. Edhe tė tjerė, ndoshta me mijėra kilometra larg nuk e besonin. Ishte njė mosbesim i tejskajshėm dhe i dhimbshėm, sepse njerėzit prisnin rishfaqjen e tij. Prisnin rishfaqjen e tė dyve, si njė gjė qė lehtėsisht merret me mend. Kėshtu dalėngadalė, pa e kuptuar, filloi tė endej legjenda e rikthimit tė tyre. Ishte njė legjendė e dyfishtė, e cila, ashtu siē lėviz llava vullkanike, e zjarrtė dhe e ngrohtė, filloi tė lėvizė drejt njerėzve. Ata qė kishin menduar se pas 22 shtatorit do tė flitej si pėr dy njerėz qė ishin dikur, do tė ndjeheshin edhe njė herė tė gabuar. Gjithnjė e mė tepėr njerėzit filluan tė besojnė se gjithēka ishte e pėrkohshme, ndėrsa rikthimi, pėrjetėsia e tyre, do tė ishte e pėrjetshme.

 

Ndėrkohė ata ishin ende pranė njėri-tjetrit, nė atė vend ku kishin qėndruar deri nė fund dhe nuk donin tė shkėputeshin. Dherat e shkėputur nga bjeshka kishin rėnė mbi trupat e tyre, qė ende ishin sė bashku. Ishte pėrzier dheu i kadifejtė me gjakun e pastėr. Kaloi dita e parė, pastaj e dyta, e treta. Ata rrinin aty, mes erėrave qė frynin mbi Kodrėn e Qėndresės, dėgjohej zhurma e luftės qė herė afrohej e herė ishte e largėt, shtėpitė vazhdonin tė digjeshin dhe tymrat pėr njė ēast u dukėn si njė fillesė nate, pastaj rishtas filloi tė bjerė vesa e netėve tė freskėta tė shtatorit dhe ishte njė qiell krejt i pastėr, mbushur me yje.

 

Gjaku i tyre kishte rrjedhur butėsisht drejt dheut tė ngrohtė. Ishte bėrė njėsh me tė dhe pastaj ishte ndalur aty ku fillonin rrėnjėzimet e lisave. Tundja e gjetheve u sillte mė afėr vatrėn ku kishin lindur. Qėndronin dhe prisnin. Ndėrkohė legjenda e mosbesimit tė vdekjes po rritej gjithnjė e mė tepėr, derisa u bė shpresė e pėrhershme jete.

 

Pastaj, krejt befas, nė njė stacion televiziv u dha intervista e tij. Njerėzit e dėgjuan dhe pėrsėri e kishin nė mendimin e tyre rikthimin e shpejtė. Pėrderisa duhet, ai do tė kthehet, kishin thėnė tė gjithė.

 

Ishte njė nga mbrėmjet e fundshtatorit kur i kishin sjellė nė fshatin ku kishin lindur, buzė luginės, e cila kishte qenė aq e dashur pėr ta. I kishin sjellė shokėt e tyre, mbartur mbi shpatulla dhe kjo kishte qenė hera e parė qė ishte njė barrė aq e rėndė. Tepėr e rėndė. Megjithatė, edhe kur ata kishin ardhur, tė pėrgjakur dhe bri njėri-tjetrit, pėrsėri njerėzit nuk e kishin besuar. I kishin shtyrė kufijtė e vdekjes, tė paktėn derisa tė ishte lufta. Njeriu qė kishte lindur pėr luftė, nuk mund tė ikte derisa ajo tė pėrfundonte.

 

Mbrėmjet e fundit tė shtatorit kishin ikur tepėr shpejt, nė rrokullimėn e tyre tė ashpėr. Kishin lėnė pas vetes disa tė vrarė, mė shumė tė plagosur, dhjetėra e dhjetėra shtėpi tė djegura, njerėz qė kishin shpejtuar pėr tė mos qenė pre e dhunės dhe gjithashtu edhe njė legjendė: legjendėn e njė Pėrjetėsie tė dyfishtė, tė Fehmiut dhe tė Xhevės.

 

Kishin pasur njė jetė tė jashtėzakonshme, do tė kishin po ashtu edhe njė pėrjetėsi tė jashtėzakonshme, pėrderisa ishte njė pėrjetėsi e dyfishtė.

 

FUND