Fjala e Ibrahim Kelmendit, mbajtur nė promovimin e librit “Pėrjetėsia e dyfishtė”, tė shkrimtarit tonė tė shquar Bedri Islami

 

Fehmiu dhe Xheva janė dy nga personazhet

mė tė njohur tė historisė sonė mė tė re

 

·       Fehmiu dhe Xheva janė dy nga personazhet mė tė njohur tė historisė sonė mė tė re. Pas Jasharėve, ata janė shėmbulli mė i ndjeshėm dhe mė i njėnjėshėm. Si do tė ishte e mundur qė, duke lexuar pėr dy jetė njerėzore, tė besosh se po lexon vetėm pėr njerėn prej tyre. Kėtė e ka realizuar autori me mjeshtri brilante.

 

Shkruan: Ibrahim Kelmendi - Shkup, me 19.09.2008

____________________________________________

 

     Tė nderuar Zonja e Zotėrinjė, tė dashur Miq,

     Kam kėnaqėsinė tė flas nė kėtė promovim tė librit “Pėrjetėsia e dyfishtė”, tė shkrimtarit dhe publicistit tė njohur Bedri Islami.

 

     Qysh nė fillim dėshiroj tė kem informuar, se me Bedri Islamin na lidh njė miqėsi shumė­vjeēare, duke qenė pėr shumė vite se bashku nė organizatėn tonė atdhetare Lėvizja Popullore e Kosovės, por edhe miq e shokė.

    
Libri "Pėrjetėsia e dyfishtė", i cili promovohet sot, ėshtė libri i katėrt nė radhė qė autori Bedri Islami na e ka sjellė nė harkun e pak viteve. Pas librave "E fshehta e hapur e Kosovės", "Shansi i fundit", "Enigma e njė vrasjeje tė trefishtė", tani kemi nė duar librin e ri, "Pėrjetėsia e dyfishtė", pėr mendimin tim mė tė arriturin nė sagėn e kėtij lloji.

 

·       Lexo kėtu: fragmente nga libri “Pėrjetėsia e dyfishtė”


    
I ndėrtuar nė formėn e njė monografie, ku ndėrthuren proza poetike dhe dėshmia historike, njohja vetjake dhe pėrvoja e fituar, mjeshtėria letrare dhe ndiesia si njeri e si shkrimtar, ky libėr, i cili kalon pėrmasat e njė monografie tė thjeshtė, vjen sot se bashku me heronjtė qė janė nė qendėr tė tij. Ai vjen se bashku me Fehmiun dhe Xhevėn, ashtu siē i kemi njohur, ashtu siē kanė qenė, nė pėrmasat e tyre reale, si njerėz, si luftetarė, si patriotė, si shokė e si bashkėveprimtarė.


     Mendoj se ky libėr, i cili pėr nga rėndėsia dhe pėrmasat qė ka, i kalon shumė caqet e jetės se dy njerėzve tė shquar dhe bėhet pasqyrė besnike e jetės sė fisniktė tė disa brezave, ka meritėn, sepse edhe ata qė i kanė njohur nga afėr Fehmiun dhe Xhevėn dhe kanė bashkėpunuar me ta, edhe ata qė i kanė njohur vetėm nė disa momente tė jetės se tyre, edhe ata qė vetėm kanė dėgjuar pėr kėta heronjė, nė kėtė libėr e gjejnė tė plotė atė qė u ka munguar. Libri ėshtė i afėrt pėr lexuesit, sepse ky ka qenė edhe synimi pėrcaktues i autorit: tė risjellė mes nesh, pėr tė gjithė e jo vetėm pėr disa, pėrmasat historike tė figurave tė shquara tė rezistencės shqiptare, siē ishin Fehmiu dhe Xheva.


     Para se tė merrem shkurtimisht me trajtimin e librit dhe personazhve tė tij, do tė doja tė bėja njė shtesė, e cila do tė ishte e panevojshme nėse autori do e kishte bėrė kėtė nė librat e tij pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe heronjtė e saj. Cila ėshtė kjo shtesė? Kjo qėndron nė pėrgjigjėn e pyetjes: Si ėshtė e mundur qė njė publicist, i lindur nė njė qytet tė Shqipėrisė londineze, siē e quan autori Republikėn e Shqipėrisė, pikėrisht nė Shkodėr, tė na sjellė kaq shumė gjera pėr Luftėn tonė nė Kosovė?

     Autori Bedri Islami, edhe nė librin "Perjtėsia e dyfishtė", nuk sjell gjė pėr vetėn e tij. Ai pėrmend shkarazi, aq sa i duhet pėr librin, detaje anėsore tė jetės sė tij. Pra nuk e sjell faktin se pėrse ėshtė kthyer nė burim pėr vėrtetėsinė e Luftės. Mė lejohet, si njėri nga miqtė, qė e njoh prej 15 viteve, tė bėjė njė ndalesė tė shkurtėr. Bedri Islami ishte pjesė e Luftės sonė, nė tė gjitha trevat, ėshtė nga tė paktėt intelektualė, tė lindur jashtė kėtyre trevave, qė iu pėrvesh punės seriozisht pėr tė ndihmuar Luftėn tonė.

 

     U bė pjesė e Lėvizjes Popullore tė Kosovės, gazetari kryesor i saj nė vitet 1995 e deri nė pėrfundimin e Luf­tės, shkroi nė dy tre vite mė shumė se 300 artikuj nė dobi dhe nė pėrkrahje tė Luftės, mori pjesė nė mė shumė se 100 tubime. Atėherė, kur ishte mė se e nevojshme, Organizata jonė e zgjodhi si drejtues tė saj. Si Kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės nė vitet e luftės ai bėri mė shumė nga sa kishim shpresuar. Pėr kėtė, megjithėse duhej ta bėnin mė herėt shumė tė tjerė, e ndiej pėr obligim moral ta falėnderoj publikisht.

 

·       Foto: Autori i librit, Bedri Islami - Shtutgart, 9 mars 1998

·       Foto: Bedri Islami - Ravensburg, 22 mars 1998

 

     Tė qenit drejtues i Organzatės, ka bėrė qė njė pjesė e rėndė­sishme e arkivit tė Organzatės sonė tė pėrkujdeset nga ai dhe mbi kėtė bazė ai na sjell tė vėrtetat nė librat e tij. Megjith­atė, tė gjitha kėto nuk do tė mjaftonin nėse nuk do tė ishte edhe geni i tij atdhetar. I lindur nė Shkodėr, ai do tė rritet, pas fatkeqėsisė sė tė atit, nė Familjen e Nėnės, Familja e mirėnjohur Gjylbegu. Ai do tė ketė pėr Gjysh ish Kryetarin e parė tė Bashkisė sė Shkodrės, i cili njekohėsisht, me Ismail Qemalin, ngre Flamurin e Pavarėsisė dhe mė pas drejton mbrojtjen e Shkodrės nga serbomalazezėt, do tė jetė nip i Heroit tė popullit Naim Gjylbegu, njėri nga herojtė e Vigut. Por mbi tė gjitha Bedriu ėshtė biri i personazhit "Luli i vocėrr”, personalitetit Zenel Islami.


     Kėto veti dhe fati, njohja e gjerė, tradita, mjeshtėria letrare, pėrkushtimi, bėnė tė mundur qė nga Bedri Islami tė kemi gjithė kėto libra pėr kaq pak vite. Pa dyshim, pas romanit "Vrasja e Lulit tė vocėrr", monografia qė e kemi nė duar, "Pėrjetėsia e dyfishtė", ėshtė libri mė i arrirė i autorit dhe mendoj se janė nė tė njėjtin nivel letrar e artistik. Kjo ka ndodhur sepse Bedriu i ka njohur mirė Fehmiun dhe Xhevėn, i ka njohur mirė familjet e tyre, mban lidhje tė ngushta me to, ėshtė bėrė pjesė e jetės se tyre dhe gjithėēka nė libėr ėshtė e thėnė nga zemra, shtoi kėsaj edhe mendimin e arrirė figurativ.


     Sigurisht se ka qenė punė e vėshtirė tė bėsh njė kėsi libri pėr Fehmiun dhe Xhevėn, sepse kanė qenė vėrtet dy njerėz tė jashtėzakonshėm. Ēdo qelizė e trupit tė tyre ka qenė atdhedashuri. Ata e kanė dashur njėlloj Drenicėn, Pollogun dhe Labėrinė. Ata nuk kanė mundur tė ndajnė Malėsinė e Zajazin, nga vinte miku i tyre me i afėrt, Ali Ahmeti, me Drenicėn e tyre. Ata ndiheshin si nė shtėpinė e tyre kur ishin te Miku i tyre Fadil Bajrami nė Kėrēovė, apo mė tej, nė Strugė, kur ishin te Miku i tyre Tahir Hani. Ne qė i kemi njohur, jemi njerėz me fat qė i kishim shokė e bashkėveprimtarė.


     Vėshtirėsia tjetėr, mendoj unė, ka qėndruar nė rrugėn e tyre tė gjatė, gati 20 vjeēare qė kanė bėrė kėta tė dy heronjė si ilegalė. Ėshtė e vėshtirė tė futesh nė njė libėr 20 vite aktivitete, tė dy njerėzve, pa i ndarė nga njėri-tjetri. Autori ia ka arritur kėtij qėllimi.


     Fehmiu dhe Xheva janė dy nga personazhet mė tė njohur tė historisė sonė mė tė re. Pas Jasharėve, ata janė shėmbulli mė i ndjeshėm dhe mė i njėnjėshėm. Si do tė ishte e mundur qė, duke lexuar pėr dy jetė njerėzore, tė besosh se po lexon vetėm pėr njerėn prej tyre. Kėtė e ka realizuar autori me mjeshtri brilante.


     Fehmiu ishte njė Njeri qė tė gjitha punėt i bėnte dhe i kuptonte shumė seriozisht. Libri pėr te dhe pėr Xhevėn duhej tė ishte i tillė, njė libėr serioz, i qartė, i saktė, i plotė. Ndėrtimi i librit si njė i tėrė dhe njėkohėsisht si njė mozaik, duke ecur nėpėr ndalesat e tyre, ndėrtuar nė formė kapitujsh, ku sapo shfaqet njė ngjarje epike, vjen menjėherė qetėsimi, se edhe nga burgjet e rėnda vjen ndienja njerėzore, prandaj bėhet i tėrheqshėm pėr ta lexuar. Leximi nuk tė lodh, edhe sepse stili i autorit, si edhe nė librat e tjerė, ėshtė i rrjedhshėm, i pasur me figura, por, dhe kjo duket qartė, se pėrmes tij, ai shfaq nderimin, respektin, mirėnjohjen dhe adhurimin qė ka pėr Fehmiun dhe Xhevėn.


     A ka libri tė meta?

     Ne qė i kemi njohur nga afėr Fehmiun dhe Xhevėn dhe qė i rigjejmė nė ketė libėr, e kemi edhe tė drejtėn qė tė themi se, tė pangopur me jetėn e tyre, nuk ndalojmė tek ato, mirėpo diēka do tė themi. Si edhe nė ndonjė libėr tjetėr, herė pas here, pėrcaktimi i autorit pėr t’i lėnė gjėrat brėnda shtėpisė ose pėr tė mos i bėrė publike tė gjitha, ndikon, dashje pa dashje, qė disa tė vėrteta tė hidhura, tė cilat mjerisht herė pas here kanė rėnduar nė punėn tonė, dhe pėr tė cilat autori ėshtė mirė nė dijeni, tė mos pasqyrohen nė libėr.

 

     Ndėrsa nė librin "Enigma e njė vrasjeje tė trefishtė" ai ka fshehur njėrin ndėr dekonspiruesit e Zahir Pajazitit pėrmes pseudonimit "Dhėmbė-prishuri", nė kėtė libėr, ai e le keqbėrėsin krejt pa emėr, megjthėse e di mirė  se cili ėshtė, sepse jo tė gjithė njerėzit e kanė pėrkrahur Fehmiun dhe Xhevėn. Ka pasur edhe nga ata qė i ka penguar autoriteti i tij, emri i tij, afėrsia e tij me Adem Jasharin apo me Ali Ahmetin. Tė gjitha kėto autori i di, nga se i ka edhe nė arkivėn e Lėvizjes, i di edhe nga fakti se ai ka qenė drejtues i Komisionit tė vėēantė pėr shqyrtimin e ngjarjeve tė veēanta.


     Duke e uruar Mikun Bedri me gjithė zemėr pėr librin e tij, unė do tė kisha dashur qė ai, ashtu siē merr nė mbrojtje sa herė qė sulmohet ndonjė personalitet i Luftės apo lėvizjes atdhetare, ashtu tė jetė i hapur edhe ndaj atyre qė, nė njė ose formė tjetėr, u bėn pengesė pėr tė realizuar mė mirė synimet tona.


     Libri qė kemi nė duar sigurisht nuk do tė jetė i fundit nga ata qė autori ka planifikuar tė shruaj pėr Luftėn tonė, nė tė gjitha trojet. Mendoj se planet e tij krijuese do tė jenė edhe mė tej nė lidhje me ngjarjet e kohės, pjesė e sė cilės ai ka qenė si publicist, si njeri dhe si drejtues.


     Nė pėrfundim tė fjalės sime edhe konstatimi: “Pėrjetėsia e dyfishtė” ėshtė njė libėr qė i bėn nder veprės sė Fehmiut dhe Xhevės, po aq sa i bėn nder edhe autorit.

     Ju faleminderit.

 

   ( Ibrahim Kelmendi - Shkup, me 19.09.2008 )