Pėrkitazi me librin “Pėrjetėsia e dyfishtė” tė autorit Bedri Islami

 

EDHE GJUHA E TIJ ISHTE BETEJĖ

 

·       Bedri Islami, nė jetėshkrimin e Fehmi Lladrovcit, i ka pėrmbysur me tė dhėna tė vėrteta disa prej gėnjeshtrave dhe falsifikimeve qė po lexojmė e po shikojmė. Por, kanė mbetur edhe shumė.

 

Lexo kėtu: Fehmiu dhe Xheva

 

Shkruan: Rexhep QOSJA - Prishtinė, 12. 09. 2008

__________________________________

 

         Mė 22 shtator do tė mbushen dhjetė vjet nga rėnia heroike  e Fehmi Lladrovcit dhe e gruas sė tij Xhevė Krasniqit - Lladrovci, e Fatime Etemit dhe e Shevqet Zekės.

         Shumėēka ka ndodhur nė Kosovė gjatė kėtyre dhjetė vjetėve.

         Kanė ndodhur bombardimet e NATO-s mbi ushtrinė dhe teknikėn ushtarake serbe nė Kosovė dhe nė Mbetjen e Jugosllavisė;

         ka ndodhur zhvendosja e rreth njė milion shqiptarėve nė Shqipėrinė shtetėrore, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Evropėn Perėndimore, nė SHBA-tė dhe nė Kanada;

         ka ndodhur kthimi i numrit mė tė madh tė kėtyre tė zhvendosurve;

         ka ndodhur vendosja e KFOR-it dhe e administratės ndėrkombėtare nė Kosovė;

         kanė ndodhur zgjedhja tė lira e demokratike vendore dhe tė pėrgjithshme;

         nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės ka ndodhur gjykimi i udhėheqjes kriminale tė Serbisė, qė kishte bėrė aq shumė dhunė e krime nė Kosovė dhe qė kishte planifikuar tė ashtuquajturin pastrim etnik tė saj nga populli shqiptar;

         ka ndodhur, mė nė fund, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe po vazhdon procesi i njohjes sė saj shtet i lirė, i pavarur dhe mė vete.    

         Mendime tė ndryshme dhe ndjenja tė ndryshme e kanė pėrshkuar jetėn tonė gjatė kėtyre dhjetė vjetėve. Vuajtja e durimi, hidhėrimi dhe gėzimi, humbja dhe fitorja, dėshpėrimi dhe shpresa janė kėmbyer nė shpesh se kurrė nė jetėn tonė.

         Koha dhe ngjarjet na kanė bindur se sa tė drejtė kishin pasur dhe se sa largpamės ishin treguar ata idealistėt, tė cilėt herėt kishin filluar tė besojnė e tė shkruajnė se Kosova pashmangshėm do tė bėhet e lirė dhe e pavarur dhe ata idealistėt tė cilėt, mandej, kishin rrokur armėt pėr ta bėrė njėmendėsi kėtė besim, qė atėherė dukej aq i largėt, aq i pamundshėm dhe aq idealist.

         Njėri prej kėtyre idealistėve tė fjalės dhe tė pushkės, idealisti mė idealist, ishte Fehmi Lladrovci me gruan e tij Xhevėn.

         Dhe, qe, pėr tė e pėr gruan e tij, besniken e tij nė jetė e nė vdekje, kemi sot njė vepėr publicistike tė madhe nė disa pikėpamje: tė madhe pėr nga vėllimi, tė madhe pėr nga koncepti dhe tė madhe pėr nga pėrkushtimi i autorit tė saj ndaj figurės historike sė cilės i ėshtė kushtuar ajo.

         E ka shkruar shkrimtari, publicisti dhe veprimtari i njohur pėr pavarėsinė e Kosovės, Bedri Islami.

         E ka shkruar, thotė nė parafjalėn e saj, me njė frymė, por pas mendimesh tė gjata. Dhe, kjo qė e thotė shihet prej faqeve tė para e deri nė faqet e fundit tė kėsaj vepre tė rėndėsishme pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare dhe tė luftės ēlirimtare. Veprat si kjo, me vlerėn qė ka kjo, me gjykimet, pėrfundimet dhe tė vėrtetat qė sjell kjo s’ka se si tė mos pėrgatiten gjatė, s’ka  se si tė mos jenė fryt i kėrkimeve tė gjata dhe s’ka se si tė mos mbahen thellė nė mendje e nė zemėr.

Cilėsia e tyre shkencore doemos varet prej rėndėsisė historike tė protagonistit pėr tė cilin shkruhen por edhe prej dhuntisė krijuese tė autorit. Nė veprėn e Bedri Islamit, me titullin shumė tė qėlluar, Pėrjetėsia e dyfishtė, janė bashkuar tė dyja: dhuntia krijuese e autorit dhe madhėshtia historike e protagonistit tė saj.

Njė jetė e jashtėzakonshme, jeta dhe lufta e Fehmi Lladrovcit, e ka gjetur jetėshkruesin e vet mė tė mirė. Nė kėtė vepėr pėr tė, Fehmi Lladrovci ėshtė parė nė sfond shoqėror, politik e kulturor, nė kohė tė gjatė e nė hapėsirė tė gjerė. Ėshtė pėrshkruar jeta e tij prej lindjes e deri nė rėnien heroike. Janė paraqitur vitet e fėmijėrisė dhe tė shkollimit tė tij fillor e tė mesėm nė Kosovė; vitet e studimeve, tė veprimtarisė politike dhe tė luftės nė Kroaci; vitet e burgjeve nė Kosovė, nė Serbi dhe nė Kroaci; vitet nė ekzil, kryesisht nė Gjermani dhe nė Zvicėr; kalimet e mundimshme, tragjike, prej Shqipėrisė nė Kosovė dhe pjesėmarrja nė luftėn ēlirimtare.

         Jetė e shkurtėr pėr nga koha e jetuar, por tepėr e gjatė dhe tepėr e pasur pėr nga ngjarjet dhe pėrjetimet.

         Kur thotė se veprėn e tij pėr Fehmi Lladrovcin e ka shkruar me njė frymė , Bedri Islami sikur do tė na thotė se ndaj protagonistit tė tij nuk mund tė ishte i paanshėm.

         Dhe, vėrtet, Fehmi Lladrovci nuk ishte vetje qė mund tė shikohej paanshėm. Pėr kėtė jam bindur edhe vetė nė takimin qė kam pasur me tė nė Gjermani, nė shtėpinė e veprimtarit shumėvjeēar dhe shumė tė merituar pėr pavarėsinė e Kosovės, Ibrahim Kelmendit, nė fund tė tetorit tė vitit 1997. Deri atėherė, nė Kosovė, nė Shqipėri, nė vende tė ndryshme evropiane dhe nė SHBA kisha takuar shumė veprimtarė tė ēėshtjes sė Kosovės. Por, njė Fehmi Lladrovc po takoja pėr herė tė  parė. Me kalimin e kohės kujtimet pėr takimet gjithkujt mė pak a mė shumė i zbehen, por kujtimi pėr takimin me Fehmi Lladrovcin jo qė nuk mė ėshtė zbehur, por mė ėshtė thelluar mė shumė nė mendje e nė shpirt. E kisha takuar njė njeri nė tė cilin ishin pėrmbledhur disa cilėsi qė nėna natyrė mė shpesh se ē’ia dhuron njėrit i humb nė shumicėn. Sa bukur, sa me vėrtetėsi, sa pėrgjegjshėm, sa pėrkushtueshėm i pėrshkruan kėto cilėsi tė Fehmi Lladrovcit autori Bedri Islami.

Duke e lexuar librin e tij ne do tė bindemi se Fehmi Lladrovci shquhej me madhėshtinė e rrallė morale me tė cilėn i pėrvetėsonte njerėzit .

         Ai ishte i dhuruar me pėrkushtime tė forta morale dhe kombėtare: me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm ndaj lirisė nė pėrgjithėsi dhe ndaj lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, nė veēanti; ndaj bashkimit kombėtar; ndaj guximit qytetar; ndaj luftės ēlirimtare si mjeti i vetėm qė mund tė sillte ēlirimin e Kosovės; ndaj sė drejtės si kusht pėr lumturinė e sa mė shumė njerėzve; ndaj sė vėrtetės, si vlerė qė i bashkon njerėzit.

         Ai e donte Kosovėn me pėrkushtim dėshpėrues dhe flijues njėkohėsisht. Kosova pėr tė ishte njė gjeografi e bukur dhe njė histori e lavdishme, por lavdia e saj ishte rėndė e cenuar, sepse Kosova ishte e pushtuar dhe e shtypur. Ishin tepėr tė rrezikuara rinia e saj, shėndeti i saj dhe fuqia e saj. Pėr ta shpėtuar dhe pėr ta bėrė tė denjė pėr jetė, thoshte ai shumė herėt, duhej luftuar pėr tė.

         Dhe, Fehmi Lladrovci do tė japė jetėn pėr dinjitetin e saj.

Dhunėn, shtypjen, pėruljen i shihte qartė dhe vazhdimisht fliste pėr to me zjarr; e bėnte kėtė pėr tė vetmin qėllim: pėr tė nxitur edhe tė tjerėt nė luftė pėr ēlirim prej ushtruesve tė tyre.

         Lufta ishte elementi i tij.

         Ai nuk pranonte kurrė tė ishte pasiv, neutral, i durueshėm, i heshtur para tė kėqijave qė shihte nė jetėn e popullit tė vet. Pėrkundrazi: ai ishte gjithmonė veprues – me gjuhėn ku ishte vendi i fjalės dhe me pushkėn – ku ishte vendi i pushkės.

         Gjuha e tij ishte betejė.

         Ai ishte parimor deri nė vetėmohim. Mbi ēdo gjė shihte qėllimin drejt tė cilit ishte nisur. Sikur tė mos kishte qenė aq dhe ashtu parimor ai, ndoshta, nuk do tė kishte rėnė apo, ndoshta, nuk do tė kishte rėnė ashtu siē kishte rėnė nė luftė – pa zbatuar dredhi ushtarake dhe pa pranuar tė tėrhiqet nga pozicioni luftarak! Ai donte tė vdiste ashtu parimshėm, siē edhe kishte jetuar. Thuhet se vdekja i barazon  njerėzit. Jo. Tė gjitha vdekjet nuk i barazojnė njerėzit. Rėnia e tij ėshtė rėnie e dallueshme: ėshtė rėnie shkėlqyese, qė e ngre lart heroin.

         Ai shquhej me besim tė jashtėzakonshėm nė ardhmėrinė. Besimi i tij nė ardhmėrinė e Kosovės ishte aq i fortė saqė nuk mund ta dobėsonte kurrfarė kėrcėnimi, kurrfarė dhune dhe  kurrfarė politike me tė cilat mund tė ballafaqohej.

         Kur ta lexoni monografinė qė pėrurojmė do t’ju mbesin nė kujtesė edhe dy cilėsi tė Fehmi Lladrovcit. E para, mosdurimi pėr Zotėri Qyqarin, qė edhe dhunėn nuk ngurronte ta quante demokraci dhe pėr Zotėri Mashtruesin, qė pėrdorte tė gjitha mjetet pėr t’u ngritur lart duke ecur mbi dhembjet e tė tjerėve. Dhe, e dyta vendosmėria me tė cilėn i thoshte ai mendimet mė tė rėndėsishme dhe mė frymėzuese. Dėgjoni sa bukur shprehet njeriu parimor, qė i ka tė gjitha tė qarta, qė ėshtė nė pajtim me veten, qė ka vetėm njė fytyrė – historike: “Tė gjitha prangat janė mė tė vogla se ideali i njeriut”. Ose” Aty ku bie djersa, po e lypi puna, duhet tė bjerė edhe gjaku”. Ose: “Ku me e pasė atė nder me e dhanė jetėn pėr lirinė e Kosovės”.

         Dhe, njeriu mė parimor, Fehmi Lladrovci, do ta mbajė fjalėn: do ta japė jetėn pėr lirinė e Kosovės.

         Ky ishte Fehmi Lladrovci nė jetėn e pėrditshme dhe ky ėshtė Fehmi Lladrovci nė veprėn e Bedri Islamit.

         E  thashė se monografia e Bedri Islamit Pėrjetėsia e dyfishtė ėshtė vepėr me rėndėsi tė veēantė shkencore pse nė tė trajtohet jeta e njė figure tė jashtėzakonshme tė historisė sonė mė tė re, por duhet tė shtohet njėkohėsisht se kjo monografi ėshtė e rėndėsishme edhe pse nė tė flitet pėr ngjarje, bėma, vetje, nisma, qėndrime, pėr tė cilat ende nuk janė dhėnė gjykimet dhe vlerėsimet e vėrteta. Sot po botohen libra, artikuj, fejtone dhe po bėhen emisione dokumentare sidomos mbi ngjarjet dhe protagonistėt e tridhjetė viteve tė fundit. Nė to po shkruhet e po thuhet ēka ėshtė e vėrtetė, por shpesh edhe ēka nuk ėshtė e vėrtetė. Autorėt e tyre sikur po harrojnė se ende janė gjallė veprimtarė qė kanė marrė pjesė nė ato ngjarje, bėma, nisma, dhe qė i njohin gjithė ata pėr tė cilėt flitet nė ato shkrime e nė ato emisione dokumentare. Po paraqitet shpesh joobjektivisht njėmendėsia, po keqpėrdoren tė dhėna, po shtrembėrohen a po heshten tė vėrteta, po arsyetohen tė paarsyetuarat, po shpallen tė merituar tė pamerituarit! Po bėhen veprimtarė pėr pavarėsinė e Kosovės njerėz qė prej vitit 1981 shikonin punėt e veta dhe tė familjeve tė veta pa u lodhur pėr dramat qė ngjanin nė Kosovė apo, madje, deklaroheshin kundėr idesė sė kėsaj pavarėsie.

         Nuk ka dyshim se nė shkrimet dhe nė emisionet e tilla, nė tė cilat po falsifikohet historia jonė mė e re, kur e kur po arsyetohen e po shpallen historike ngjarje, veprime dhe sjellje qė, historikisht tė shikuara, janė treguar kundėrhistorike. Nė sajė tė keqpėrdorimit tė tillė tė dhėnave, dhe tė falsifikimit tė tillė tė vėrtetave, veprimtarėt qė ia kanė kushtuar jetėn tė sotmes sė Kosovės po zėvendėsohen kėshtu prej kundėrshtarėve tė tyre tė deridjeshėm politikė.

         Bedri Islami, nė jetėshkrimin e Fehmi Lladrovcit, i ka pėrmbysur me tė dhėna tė vėrteta disa prej gėnjeshtrave dhe falsifikimeve qė po lexojmė e po shikojmė. Por, kanė mbetur edhe shumė.

         Nė Greqinė e lashtė, nė kohėn e Homerit, rreth zjarrit tė ndezur pėr nderim tė heroit tė rėnė nė luftė, ecnin shokėt, miqtė dhe adhuruesit e tij, duke hedhur nė atė zjarr tė gjitha ato qė i donin mė sė shumti: kush kalin, kush robin e kush vetveten. Nuk po kėrkoj aq shumė prej shokėve e miqve tė Fehmi Lladrovcit. Nuk por kėrkoj aq shumė prej nesh. Mos tė hedhim nė zjarr asnjė nga ato qė duam. Po, le tė hedhin nė zjarr tė kėqijat tona tė sotme. E, kemi ēka tė hedhim! Korrupsionin! Krimin e organizuar! Nepotizmin! Luksin! Privilegjet e zyrtarėve!

         Po, ta pėrfundoj kėtė fjalė.

         Borxhi qė kemi ndaj Fehmi Lladrovcit, ndaj Xhevės, ndaj dėshmorėve nuk qėndron vetėm nė ruajtjen e kujtimit, nė ngritjen e shtatoreve, nė akademitė e organizuara pėr nder tė tyre, por edhe nė punėt tona vetjake e tė pėrbashkėta, nė pėrkushtimet tona ndaj sė drejtės, ndaj veprimtarėve pėr pavarėsinė e Kosovės, ndaj interesit tė pėrgjithshėm. Dhe, t’i bėjmė tė gjitha kėto me qėllim qė ne, zyrtarė, intelektualė e institucione, me punė e me sjellje tė bėhemi tė denjė pėr veprėn e tyre historike – pėr idealin e Fehmi Lladrovcit e tė dėshmorėve tė tjerė.

         Tė mos harrojmė: zėrat tonė pėr Kosovėn e pushtuar dhe dhunėn e ushtruar ndaj saj kanė jehuar nė botė dhe me ata zėra tė ngritur ne kemi kryer njė mision dhe njė obligim, por kėtu ku jemi sot na ka sjellė gjaku i Fehmi Lladrovcit e Xhevė Lladrovcit, gjaku i gjithė dėshmorėve tė rėnė pėr lirinė e Kosovės.

         Fehmi Lladrovcin, Xhevėn, gjithė dėshmorėt e rėnė t’i kujtojmė sot me dhembje tė madhe dhe me fjalinė qė pėrgjithmonė do tė jetė e shėnuar nė historinė e popullit shqiptar:

         Emrat e tyre dhe heroizmi i tyre do tė jetojnė nė shekuj.