Fjala e Prof.Dr.Sadri Fetiut, mbajtur nė promovimin e librit “Pėrjetėsia

e dyfishtė…”, tė shkrimtarit tė shquar Bedri Islami

 

Libri “Pėrjetėsia e dyfishtė - Fehmiu dhe Xheva, njė jetė e jashtėzakonshme” ėshtė njė dėshmi historike e UĒK-sė

 

Shkruan: Prof.Dr.Sadri Fetiu - Prishtinė, 18. 09. 2008

____________________________________

 

·        Bedri Islami - “PĖRJETĖSIA E DYFISHTĖ- FEHMIU DHE XHEVA, njė jetė e jashtėzakonshme” ,- Botimet Toena, Tiranė, 2008, f. 561.

 

     Pjesėmarrės tė nderuar,

     ju pėrshėndes tė gjithėve, nė mėnyrė tė veēantė, prindėrit, familjarėt, tė afėrmit, miqtė e shokėt e heronjve tanė, Fehmi dhe Xhevė Lladrovci dhe tė gjithė atyre qė ranė pėr liri. E pėrgėzoj dhe autorin e librit, veprimtarin e ēėshtjes sonė kombėtare, z. Bedri Islami.

 

     Para nesh sot ėshtė njė libėr i rallė, i shkruar me fuqinė e mendjes dhe tė shpirtit, i cili hedh dritė mbi njė pjesė tė lavdishme tė historisė sonė mė tė re. Kjo ėshtė njė vepėr nga e cila rrezaton shpirti i madh liridashės i njeriut qė me jetėn dhe veprėn e vet dėshmoi madhėshtinė e ekzistencės njerėzore, brenda thjeshtėsisė, bukurisė, dashurisė sė pėrkushtuar ndaj jetės sė lirė tė popullit tė tij. Kėtu, pra e kemi veprėn qė e madhėron kuptimin e jetės, qė e himnizon dashurinė midis dy tė rinjve idealistė, qė i bashkoi urtėsia e ndjenjės, vuajtja dhe dhembja, bashkė me luftėn pėr t’i pėrballuar ato, por edhe madhėshtia e idealit njerėzor pėr lirinė e atdheut dhe ajo qėndresės heroike pėr ta sendėrtuar atė ideal.

 

      Dhe kjo veprimtari heroike, u ndėrtua brenda kėtij libri si njė permendore madhėshtore, sepse bashkė me pėrditshmėrinė e jetės u ngrit nė shkallė tė lartė kuptimi i qėllimit tė ekzistencės, jo si njė mbijetesė e zakonshme me plot kompromise, por si kuptimėsi e njė lufte titanike pėr t’i dėshmuar vlerat jetėsore, njerėzishmėrinė, kuptimin e lirisė dhe tė atdheut dhe gatishmėrinė pėr t’u flijuar pėr to.

 

     Nė jetė dhe nė kėtė libėr, Fehmiu dhe Xheva, luftėtarė tė lirisė, mbesin shembull i rrallė i pėrkushtimit ndaj vlerave me tė larta tė idealit ēlirimtar si qėllim  dhe kuptim i jetės dhe i vdekjes. Ata  nė tė gjitha veprimet e tyre, nė tė gjitha kontaktet me tė tjerėt, sikur rrezatojnė mirėsi dhe ndriēojnė ēdo skutė tė vetėdijes njerėzore. Duke qenė fėmijė ata ishin tė urtė  e tė etshėm pėr dituri. Si tė rinj qė e donin jetėn, bashkė me dashurinė pėr njėri-tjetrin, gatuhen me idealet mė tė larta njerėzore, duke ecur me guxim drejt dritės sė lirisė, duke i pėrballuar tė gjitha tė kėqijat dhe padrejtėsitė qė i bėhen popullit tė tyre tė robėruar. Ata janė aq tė thjeshtė dhe tė pėrditshėm nė veprime, por ēdo hap nė jetė e bėjnė drejt pėrsosjes shpirtėrore, drejt kalitjes pėr ta pėrballuar tė keqen, pėr ta luftuar dhunėn, duke qenė gjithnjė tė gatshėm pėr flijime pėr interesa tė pėrgjithshme.

 

     Fehmiu dhe Xheva janė bashkė kudo dhe nuk mund t’i ndajė as largėsia mijėrakilometėrshe e burgjeve, as dhuna, por as vdekja. Ata gjatė gjithė jetės sė tyre sikur janė kalitur pėr tė qėndruar tė pamposhtur, pėr t’i pėrballuar tė gjitha pengesat qė tė luftojnė dhe tė mbesin sė bashku, tė pėrjetėsohen si simbol i qėndresės sė njė brezi qė pėrfaqėson pjesėn mė tė ndritshme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

     Duke shkruar kėtė vepėr me dashuri tė ngrohtė ndaj shokėve tė idealit, Bedri Islami ka bėrė edhe pėrzgjedhjen e kujtimeve e tė rrėfimeve tė shumė njerėzve qė kanė pasur afri dhe kontakte me heronjtė, duke filluar nga rrethi mė i ngushtė familjar, pastaj, shokėt e miqtė, bashkėpunėtorėt nė punėn ilegale, bashkėvuajtėsit nėpėr burgjet e Jugosllavisė dhe bashkėluftėtarėt e tyre. Ai me anėn e kėtyre copėzve tė rrėfimeve e ka krijuar mozaikun madhėshtor, ku krahas figurave tė dy heronjve paraqiten edhe rrethanat jetėsore tė robėrisė sė shqiptarėve, si edhe tė luftės sė tyre pėr liri.

 

     Kėshtu vepra bėhet histori e mirėfilltė e kėsaj epoke dhe hap shtigje tė reja pėr hulumtime mė tė plota pėr tė vėrtetat e luftės sė UĒK-sė. Si e tillė  ajo, krahas vlerės sė mirėfilltė letrare tė njė proze artistike, ėshtė vepra mė e plotė historike pėr UĒK-nė, e shkruar deri sot; pėr zanafillėn, pėr mėnyrėn e organizimit dhe pėr vėshtirėsitė dhe pengesat nė rrugėn e saj.

 

     Nė kėtė vepėr dalin nė pah virtytet e larta, por edhe mangėsitė, dobėsitė, qė e kanė pėrcjellur veprimtarinė e pėrgjithshme tė organizimit tė kėsaj lufte. Aty ndriēohen hollėsi tė panjohura pėr luftėn dhe nė nėntekstin e rrėfimeve fillohet rruga pėr ta hulumtuar tė vėrtetėn e plotė pėr atė qė nuk ėshtė thėnė deri tash. Bashkėrrėfimtarėt, pjesėmarrės aktiv nė ngjarjet e kohės, qė autori i ka pėrdorur si pika referuese, nė shumė nga rastet flasin mjaft qartė edhe me heshtjen e tyre.

 

     Vepra e Bedri Islamit pėrmban edhe mjaft hollėsi, shumė episode tė gjalla jetėsore, tė cilat i japin asaj shtrirje tė plotė tė rrėfimit nė planin artistik tė krijimit tė njė romani. Brenda kėsaj shumėsie ngrihen lart figurat e dy heronjve, paraqitet madhėshtia e idealit ēlirimtar. Nė njė anė, nėpėrmjet rrėfimeve pėr ngjarje tė zakonshme dhe pėr sjellje tė urta dhe tė arsyeshme gjatė situatave tė luftės, autori i ka ēmitizuar figurat e heronjve Fehmi dhe Xhevė Krasniqi - Lladrovci, ndėrsa, nė anėn tjetėr,  duke e shtrirė gjerėsinė e rrėfimit nė paraqitje objektive tė ngjarjeve, e ka fuqizuar nė pėrmasa tė mėdha qėndresėn e tyre.

 

     Duke ecur nė rrugė tė natyrshme normale nga thjeshtėsia e sjelljeve tė pėrditshme kah madhėshtia e veprimeve heroike, ai me njė rrėfim tė qetė, pa fjalė tė mėdha, i ngre nė pjedestalin mė tė lartė tė heroizmit luftėtarėt e dy betejave titanike tė UĒK-sė, tė Prekazit - nė mars tė vitit 1998 dhe tė Shkabės (Gllanasellės) nė shtator tė vitit 1998, ku u flijuan vetėdijshėm kryeheronjtė legjendarė: Adem Jashari e Fehmi Lladrovci me njerėzit e tyre mė tė dashur. Por, krahas Adem Jasharit, nė vepėr dalin tė plota edhe figurat e shumė luftėtarėve tė UĒK-sė, nė mėnyrė tė veēantė tė atyre qė kanė rėnė nė fushėn e betejave.

 

     Nė tėrėsi, rrėfimin pėr luftėn e pėrshkon ngrohtėsia njerėzore, dashuria dhe dhembja pėr njerėzit e vrarė gjatė luftės. Aty e hasim edhe rrėfimin e qetė pėr ngjarjet, prandaj vepra e ka edhe dimensionin e veēantė historik, qė e karakterizon objektiviteti. Mund tė thuhet se nė shumė aspekte ajo ėshtė histori e mirėfilltė, qė nuk duhet tė harrohet kurrė.

 

     Brenda vėshtrimit mjaft tė paanshėm historik, krahas ēėshtjeve tė shumta pėr faktorin luftė, duke filluar qė nga pjesėmarrja e Fehmi dhe Xhevė Lladrovcit nė luftėn e Kroacisė, paraqitja e pengesave tė ndryshme nė rrugėn e organizimit tė luftės pėr shkak tė  raportit tė forcave nė politikėn shqiptare tė kohės, nė veprėn e Bedri Islamit ėshtė trajtuar drejt edhe roli i faktorit ndėrkombėtar me tė krejt implikimet e tij nė tė gjitha fazat e zhvillimit tė luftės.

 

     Shikuar pėrgjithėsisht vepra “Pėrjetėsia e dyfishtė – Fehmiu dhe Xheva, njė jetė e jashtėzakonshme” ėshtė njė dėshmi historike jo vetėm pėr dy heronjtė - protagonistė nė vepėr - por pėr idealet e pėrgjithshme tė tė gjithė luftėtarėve shqiptarė, qė nga faza e hershme e veprimtarisė sė tyre ilegale nė planin e pėrgjithshėm kombėtar e deri te lufta e armatosur e organizuar dhe e udhėhequr nga UĒK-ja pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare.

 

     Kėshtu brenda kėsaj vepre Fehmiu dhe Xheva bashkė me tė gjithė trimat qė ranė pėr ēlirimin e vendit, pėrjetėsohen  dhe mbesin monument - ”kėshtjellė e ngritur deri nė qiell”, siē do tė thoshte Fan Noli, pėr mbrojtje tė Shqiptarisė.

 

     Dhe ky monument, qė e ngriti Bedri Islami me copėza tė rrėfimeve tė shumė bashkėluftėtarėve, do t’u flasė qartė brezave qė do tė vijnė pas nesh pėr krejt atė qė ėshtė bėrė deri tash, si edhe pėr atė qė duhet tė bėhet nė tė ardhmėn pėr pėrmbushjen e idealeve liridase tė atyre qė dhanė jetėn pėr liri. Mu pėr kėtė arsye vepra duhet tė lexohet sot nga tė gjitha ata qė e duan historinė dhe tė vėrtetėn pėr Kosovėn dhe Shqiptarinė, por edhe nesėr nga brezat qė do tė vijnė pėr t’i parė mė qartė dhe pėr t’i artikuluar plotėsisht porositė qė dalin nga ajo.

 

     Por, vepra pėr Fehmi dhe Xhevė Ladrovcin, pėr vlerat e veta tė veēanta si monografi pėr heroizmin e pėrfaqėsuesve madhėshtor tė njė brezi, duhet tė lexohet edhe si prozė letrare, si roman pėr jetėn dhe vdekjen, sepse nė tė gjenden vlerat e mirėfillta qė i japin kuptimin e plotė jetės, dashurisė, lirisė, atdheut, qėndresės, idealit, sakrificės, qė, mė nė fund, e sublimojnė kuptimin e ekzistencės njerėzore gjatė pėrpjekjes sė njeriut pėr t’i mbrojtur kėto vlera, pra, pėr tė qenė njeri me kuptimin e plotė tė kėsaj fjale.

 

     Duke pėrfunduar kėtė vėshtrim tė shkurtėr pėr veprėn, e falėnderoj edhe njė herė nga zemra z. Bedri Islami, qė i ka dhuruar lexuesit shqiptar njė vepėr tė mrekullueshme.

 

Ju falemnderit!

 

&

 

Ibrahim Kelmendi: Fehmiu dhe Xheva, dy personazhet mė tė njohur...