Njė libėr i frymėzuar nga jeta dhe veprimtaria heroike e

Fehmiut dhe Xhevės

 

Fehmiu dhe Xheva, njė jetė e jashtėzakonshme

 

Shkruan: Sulejman Mato - shkrimtar, Tiranė, 24. 09. 2008

______________________________________

 

·       Shėnime rreth monografisė “Pėrjetėsia e dyfishtė” tė autorit Bedri Islami

 

    Kėtė libėr tė mrekullueshėm, frymėzuar nga jeta dhe veprimtaria heroike e dy heronjve tė njohur, tė rėnė nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės, e kam lexuar me njė frymė. Sa mbarova sė lexuari, e ndjeva pėr detyrė, qė lind nga respekti qė ne kemi pėr  heronjtė tanė, tė hidhja nė letėr mbresat  pėr kėto dy figura tė ndritura tė kombit tonė dhe pėr vlerat e padiskutueshme tė kėtij libri.

 

·       Lexo librin: “Pėrjetėsia e dyfishtė” tė autorit Bedri Islami

 

     Fehmiu dhe Xheva mė janė ngulur nė kujtesė qysh nė ditėt heroike, kur TV shqiptar jepte  pamje me luftėtarė kosovarė. Ata zbrisnin nė portin e Durrėsit, kreshnikėt e rinj tė kombit. I thėrriste atdheu. Vinin nga e gjithė Evropa, trima luftėtarė, tė veshur me rrobe ushtarake, nė kapelet e tyre u shkėlqente stema e UĒK’sė.

 

     Fehmiu  dhe Xheva mė janė ngulur ēuditėrisht nė mendje - Fehmiu sypishė, me njė pamje tė vendosur, mustaqegjatė, me kapele ushtarake rėnė mbi sy, pranė tij Xheva, shoqja e tij e  luftės dhe e jetės. Po vinin nga Gjermania. I fiksova nė mendje dhe pothuaj njė vit mė vonė, u trondita pa masė kur mora vesh se tė dy kėto simbole tė luftės pėr lirinė e Kosovės paskishin rėnė nė Luftė, nė datėn 22 shtator 1998, duke luftuar ballė pėr ballė me armikun dhe krahpėrkrah njeritjetrit, shokut tė jetės dhe tė idealit..

 

     Pėr tė gjithė ata qė nuk i kanė njohur kėta dy komandantė tė UĒK-sė, duhet t’ua bėjmė tė ditur, se Fehmiu dhe Xheva janė shėmbulliunikal nė botė qė pėr mė shumė se 20 vjetė qėndrese dhe pėrpjekje, dy intelektualė qė atdheu i thirri nė ēaste tė vėshtira, tė betuar me jetė pėr ēlirimin e Kosovės, jetuan, luftuan dhe u vranė sė bashku, nė tė njėjtėn ditė, nė tė njejtin ēast e nė tė njėjtėn llogore, mbėshtetur nė krahėt e njeritjetrit.

 

     Nė historinė e lėvizjeve ēlirimtare nuk mund tė ketė njė shembėll tjetėr, tė gjesh njė ēift kaq tė pėrkushtuar, dy intelektualė tė kualifikuar nė universitetet e kohės e mė pas nė universitetin e vuajtjeve, tė burgjeve dhe tė persekutimeve tė vazhdueshme nėn regjimin diktatorial dhe racist tė Millosheviēit.

 

     Fehmi Lladrovci ishte njeriu i parė qė nė stacionet televizive botėrore mbrojti vlerat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe shtroi haptas idetė politike, duke deklaruar haptas, se “Do ta kishte pėr nder tė jepte jetėn pėr lirinė e Kosovės!”

 

     Ndėrsa Xhevė Krasniqi ishte gruaja e parė shqiptare, thellėsisht e emancipuar, tepėr e shkolluar, dy herė e diplomuar, nė letėrsi dhe nė juridik, e cila u bė njė ndėr figurat mė tė rėndėsishme tė lėvizjes kosovare pėr liri dhe pavarėsi. Xhevė Krasniqi bashkon nė vetvete shoqen e idealit me bashkėshorten e jetės, luftėtaren e sprovuar dhe komandanten e vetme kosovare me gradėn mė tė lartė, atė tė gjeneral majores.

 

     Adem Demaēi, mik e bashkėvuajtės i Fehmi Ladrovcit, nė burgjet mė tė egra tė Jugasllavisė, heroi i pėrmasave tė mėdha, do tė shkruante : “Fehmiu kishte lindė me vdek pėr Kosovėn. Nuk kam patur dėshirė tė mendoj Drenicėn pa Fehmi Lladrovcin Me Adem Demaēin Fehmiu u njoh dhe u vėllazėrua nė burgun famėkeq tė Stara Gradishtės. Pėr miqėsinė e tyre tė madhe autori i kėtij libri do tė shkruajė fjalėt lapidar: ”Demaēi ishte siguria, ata (Fehmiu dhe Xheva) ishin vazhdimi. Baca ishte fjala, ata ishin sakrifica sublime. Demaēi ishte ėndėrra e ndėrprerė, ata ishin flijimi pėr hir tė ėndėrės

 

     “Pėr Fehmiun dhe Xhevėn, thotė autori i kėtij libri, Bedri Islami,  nuk ėshtė e nevojshme tė shtohet asgjė. Mundimi i vetėm ėshtė nėse do tė mundesh tė sjellėsh pjesė tė sė vėrtetės, sepse ajo, duke qenė aq e shumtė, ėshtė e pamundur tė kornizohet

 

     Njė libėr i madh, 530 faqe, por qė lexohet me njė frymė, pėr shkak edhe tė materialit tė gjėrė qė sjell autori, por edhe pėr dėshmitė autentike tė bashkėluftėtarėve, shokėve e miqve tė Fehmiut dhe Xhevės, sot persona tė njohur qė udhėheqin shtetin.

 

     Mbi tė gjitha shėnimet shkėlqejnė letrat poetike tė Xhevės shkruar tė fejuarit tė saj nė burgjet e regjimit serb, tepėr tė sinqerta, tepėr tė ngrohta dhe njerėzore, ku pėrshkruhet shpirti dhe dashuria e njė vajze burrėrore, njė dashuri e denjė pėr t’u njohur nga lexuesi i gjėrė shqiptar e mbase dhe ai evropian, pasi ka ē’fiton nga njė dashuri e tillė ku  pėrzihet ndjenja dhe ideali, njė dashuri e denjė pėr njė film tė pėrmasave tė mėdha, ku brenda dashurisė intime flakėron dashuria tjetėr pėr Kosovėn e lirė dhe tė pavarur.

 

Edhe mė i merituari prej nesh i ka borxh atdheut

                                                                               

     Aty ku bie djersa, po e lypi puna duhet tė bjerė edhe gjaku, i shkruante Fehmiu prindėrve nga burgu i Strara Gradishkės, mė 11 nėntor 1988, dhjetė vjetė para rėnies sė tij heroike.

 

     Nė libėr ka dhjetra dėshmi tė shokėve tė tij tė luftės pėr figurat e dy luftėtarėve tė lirisė, duke filluar nga vitet e rinisė gjer nė ditėn e 22 shtatorit 1998. Autori i kėtij libri  i ka vendosur kujtimet sipas kronologjisė sė viteve, ku mė tepėr spikatin kujtimet e viteve tė burgut. Prej kėtyre dėshmive lexuesi ka ē’mėson jo vetėm pėr vuajtjet e rinisė kosovare nė burgjet famėkeqe tė Jugosllavisė, por edhe pėr ndjenjėn e solidaritetit dhe patriotizmit tė flaktė qė ka karakterizuar atė pjesė tė rinisė sė lavdishme kosovare, ku bėnin pjesė dhe Fehmi Lladrovci me Xhevėn.

 

     Shkruesit janė dėshimtarė okularė tė ngjarjeve, janė protogonistė tė lėvizjes sė madhe pėr ēlirimin e Kosovės. Njė anė tjetėr e panjohur na shfaqet si nė njė ekran tė madh, njė tjetėr rini, rinia qė nuk besonte nė qėndresėn gandiste, aq shumė tė proklamuar nga diplomacia evropiane, ishte ajo rini syēelur qė e shihte lirinė e Kosovės pėrmes thekut tė kallashit. Nė kėtė avangardė, sė bashku me figurat emblemė tė Adem Jasharit dhe Adem Demaēit, do tė radhiteshin edhe figura tė tjera tė njohura, si: Murat e Lulzim Jashari, Agim Ceku, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Ramadan Gashi, Ramiz Lladrovci, Shaban Muja, Ramush Tahiri, Besim Baraliu, Basri Ibrahimi, Nuhi Ahmeti,Abdulla Dėrguti, etj

 

*    *    *

 

     Ja ēdo tė shkruajė  nė kujtimet e tij shoku i tij i luftės Murat Jashari:“Luftėtarė ka pasė Shqipėria, ka qenė normale, edhe diplomatė, politikanė, por qė t’i ketė njė njeri, edhe luftėtar, edhe politikan, edhe diplomat, ato nė kėtė luftė i ka pasė vetėm Fehmi Lladrovci. Fatin e kishte edhe tek bashkėshortja e tij, Xheva qė ishte edhe bashkėluftėtare e tij

 

·       “Fehmi Lladrovci ishte njė njeri qė kishte lindur pėr luftėn” thotė miku i tij nga Kėrēova e Maqedonisė, Fadil Bajrami.

 

     Ai kishte qėllimin e kombinimit tė luftės sė vogėl me luftėn e madhe. Guerriljet, thoshte ai, nuk tė japin rezultatet pėrfundimtare, ato fillojnė punė tė mėdha, por shpeshherė mbesin nė fillimin e rrugės. Fehmi Lladrovci nuk donte qė ushtria kosovare tė bėhej si pėrsėritje e IRA-s apo ETA-s. Qėllimi i tij i hershėm ishte qė tė krijohej ushtria. Kėtė mendim kishin edhe ushtaraket Nevxhet Haziri, Xhafer Jashari, Naim Maloku, Fadil Demiri etj.”

 

*    *    *

 

     Njė tjetėr luftėtar nga koha e luftės sė Kroacisė kujton: “Kur kemi shkuar nė banesė tė Fehmi Lladrovcit, nė Kroaci, nė bufe nė vend tė filxhaneve ka pasė bomba. Ai kishte mundėsi ta mobilonte ndryshe banesėn, por kishte njė ambjent krejt shqiptar, me qilima, me shilte, vendosur rreth e rrotull.”

 

     Pėrsa i pėrket kujtimeve pėr Xhevėn, peticioni i Janarit 1990, shkruar prej dorės sė saj, drejtuar popullit dhe i shpėrdarė dorazi, do mbetet historik. Ndėr tė tjera ajo shkruan: “Zėri i popullit tė Kosovės qė kėrkon liri, ėshtė mė i fortė se krisma e tė gjithė topave tė Serbisė tė zbrazur sė bashku.” Xheva ishte njė poeteshė e lindur, e cila e derdhte poezinė nė letrat qė i ēonte Fehmiut nė burg. Nė kėto letra kaq poetike, me dashurinė pėr tė fejuarin reflektohej dhe  dashuria pėr lirinė e Kosovės.

 

*   *   *

 

     Basri Ibrahimi do tė shkruajė: “Karakteri i tij  (Fehmiut) ishte ēuditshėm. Pėrkufizimi im ėshtė se ai njeri ka jetuar, ka punuar dhe ėshtė vrarė ashtu si ka folur. Tė gjithė ata qė kanė qenė nė burgje kanė qenė tė vendosur, kanė qenė atdhetarė, mirėpo ai (Fehmiu) ka qenė ndėr tė rrallėt nė burg qė ka punue e ka jetue ashtu si ka folė

 

*    *    *

 

     Ramush Tahiri: “Mė ka lėnė pėrshtypje sinqeriteti i jashtėzakonshėm, besnikėria e jashtėzakonshme dhe ndjenja se kur tė rrish me tė, rri mė mirė se me vetveten.”

 

*    *    *

 

     Pėr lidhjen qė do tė kishin dy tė rinjtė sė bashku Ramadan Gashi shkruan: “Ishte e domosdoshėm qė familjet patriotike tė lidheshin me njeratjetrėn e  tė mos shkėputeshin. Ndryshe nga shumė moshatarė tė tyre ata kishin vėnė njė kut tjetėr nė dashurinė e tyre. pėrkushtimin ndaj vendit.Tė tjerat vinin mė pas. “Ti Fehmi, i shkruante Xheva nė njė letėr, ke jetuar nė mendjen dhe nė zėmrėn time edhe para se tė njihja”.

 

     Nė dasmėn e saj me dhėndėrin nė burg, Xhevė Krasniqi  veshi kostumin karakteristik, kuq e zi, dhe u nis pėr nė shtėpinė e Lladrovcėve. E diplomuar si mėsuese e gjuhės dhe e letėrsisė  e mė pas e diplomuar nė shkencat juridike Xheva pushohet nga puna nė gjimnazin e Kijevės, pėr veprimtari patriotike. Profesionin e mėsueses sė gjuhės shqipe ajo do ta ushtrojė nė familjen e Fehmiut, duke i mėsuar nėnės sė Fehmiut  shkrim e kėndim, me qėllim qė ajo vetė t’i shkruante me dorėn e saj njė letėr djalit tė saj qė ndodhej nė burg.Fehmiu pėr kėtė gjė u gėzua pa masė pasi ai e donte shumė nėnėn. “Djalin ia dua shumė, u thotė Xheva, prandaj e dua shumė edhe nėnėn e Fehmiut

 

*    *    *

 

     Fehmiu dhe Xheva u fejuan nė 20 shtator 1985, 45 ditė para arrestimit tė Fehmiut. Pas arrestimit Fehmiu dėnohet me 10 vjetė burg. Kur Xheva e viziton pėr herė tė parė nė burgun e Lepogllavės  Fehmiu i thotė:

-”Mati hesapet. Shikoji punėt...Pėr mua je e lirė…”

-“Kurrė se kisha pritė prej teje o Fehmi Lladrovci…I pėrgjigjet Xheva. Kurrė.Kurrė!. Jo 10 vjetė, por edhe 100 vjetė tė dėnohesh unė jam me ty…Nuk tė lėshoj kurrė.” Pas kėtij dialogu nė burg ata e vendosėn, Xheva do tė shkonte tė jetonte nė Drenicė, nė familjen e Fehmi Lladrovcit.

 

*     *     *

    

    Ibrahim Kelmendi kujton: Nė vitin 1997 Fehmiu sė bashku me Xhevėn vendosėn tė ktheheshin nė Kosovė. Kėtė nismė e pėrkrahu Ali Ahmeti, pjestar i strukturave drejtuese tė UĒK-sė. Unė u pėrpoqa t’i mbush mendjen Xhevės qė tė mos shkonte kėsaj radhe, por ajo mė kundėrshtoi me vendosmėri.“Pėr tė luftuar pėr Kosovėn, krah shokut tim Fehmi, nuk respektoj kėshillat dhe urdhėrat e askujt.” Hoqa dorė nga insistimi i kėsaj trimėreshe, bile sikur u ndjeva i dobėt para vendosmėrisė sė saj. Xheva ishte jo vetėm shoqe e jetės sė tij por edhe shoqe e idealit dhe sakrificės. Dashuria e tyre i kalon caqet e njė dashurie njerėzore, ajo bėn pjesė nė dashuritė sublime qė mund ta pėrjetojnė pak njerėz nė jetė, mund ta pėrjetojnė vetėm njerėz si Fehmiu dhe Xheva qė si i kanė fjalėt ashtu i kanė dhe veprat.

 

*     *      *

 

     Dhe ja, mė sė fundi pėr Fehmiun kemi dhe opinionin intersant tė gazetarit tė njohur tė  BBS, David Loyd: ”Ai ka qenė shqiptari qė mė sė shumti i  ka pėrngjarė Skėnderbeut. I njejti vėshtrim qė  ka heroi juaj, mollėzat e hequra, ashpėrsi dhe burrėri nė shikimin e tij…” E pse jo? Kjo tokė nė shekuj e vaditur me gjak ka lindur shumė  Gjergj Kastriotė, Adem Jasharė dhe Fehmi Lladrovcė, qė i ngjajnė ēuditėrisht heroit tonė legjendar, jo vetėm nė veprime, por  dhe nė pamje.

 

     Sė fundi dhe dy fjalė pėr autorin. Kush e dinte se  Bedri Islami, autori i kėtij libri, i njohur si djali i Zenel Islamit, Zenelit tė Migjenit, do tė vinte njė ditė tė bėhej i njohur nė letėrsinė shqipe me disa libra poetike, disa drama e romane e po kėshtu me disa libra tė rėndėsishėm publicistike, por, libri qė do ta lartėsojė dhe mė lart penėn e tij ėshtė rrokja  me guxim i veprės heroike tė dy figurave tė shquara, tė cilat, pėr nga pėrmasa, u ngjajnė heronjve tė mėdhenj tė kombit. Tė tillė ishin Fehmiu dhe Xheva, tė tillė do tė mbeten nė kujtesėn tonė dhe nė historinė e kombit shqiptar.

 

     Ky libėr kaq voluminoz pėr nga faktet ėshtė ndėrtuar si njė mozaik kujtimesh tė pėrshkruara herė nė formėn e dialogut e herėn tė monologut, gjithmonė nė funksion tė dy figurave qėndrore. Autori e kalon kamerėn lehtėsisht, herė nė jetėn ilegale e herė nė ngushticat e burgjeve, duke e ndjekur si me kamerė tė fshehtė jetėn e thjeshtė tė Xhevės dhe jetėn heroike tė Fehmiut, kudo qė janė ndodhur; nė Kosovė, nė Kroaci, nė Slloveni, nė Zvicėr, nė Gjermani e gjetkė. Libri “Pėrjetėsia e dyfishtė” ėshtė njė vepėr qė aq sa lartėson figurėn e lavdishme tė dy heronjve, aq i bėn nder vetvetes si krijues dhe lexuesit.

 

Kush ėshtė Sylejman Mato

 

&

 

·       Prof.Dr.Sadri Fetiu: Libri “Pėrjetėsia e dyfishtė“, ėshtė njė dėshmi historike e UĒK-sė