F I L O Z O F I A   E   J E T Ė S

 

Shkruan: Adem Demaēi

 

==================================

 

FILOZOFIA

    Tė shohim, kalimthi, Ēfarė kuptimi ka vetė fjala filozofi? “Filo“ nė greqishte ka kuptimin anues, dashamirė. Te ne edhe sot dėgjohen shprehjet grekofil, rusofil, anglofil. Kjo shprehje u mėveshet atyre qė i duan grekėt, rusėt, anglezėt, etj. Fjala prapė greke “solos“, ose Sofia, si i themi ne, ka kuptimin e dijes. Nė kombinim, del dashamirės i dijes. Pra, fjala filozofi, si e pėrdorim ne e shumė popuj tė tjerė tė botės, ka kuptimin e dashamirit tė dijes. Fjalė shumė e bukur dhe pėr t’u admiruar. Pra, ne jemi dashamirės tė dijes pėr jetėn. Disa mund tė pyesin: ē’i duhet filozofia gazetarit? Ky qėndrim e ky dyshim ėshtė kryekėput i pavend. Gazetaria ėshtė zanat intelektual dhe ka tė bėjė me jetėn, me botėn dhe me njerėzit si faktorėt mė tė rėndėsishėm tė planetit tonė. Pikėrisht pėr kėtė, pėr gazetarėt, njohja e filozofisė, njohja e njohjes, njohja e jetės, njohja e botės, njohja e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, kanė rėndėsi thelbėsore. Nuk mjafton vetėm tė dish tė shkruash sipas rregullave tė thata tė gazetarisė. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė se ēfarė veprimi ka shkrimi ynė, ēfarė porosie ka shkrimi ynė dhe si e sa mund t’u ndihmojė njerėzve shkrimi ynė. Ėshtė me rėndėsi thelbėsore qė shkrimet tona ta pėrparojnė, ta pėrsosin, ta hijeshojnė dhe ta bėjnė tė gėzueshme jetėn e njerėzimit.


Ē’ĖSHTĖ JETA?


   
Pėr jetėn ka shumė e shumė definicione. Por, pėr kėtė moment dhe nė bazė tė dijes qė kam tash, mė duket me vend ta them se, jeta ėshtė gjithēka qė shfaqet duke lindur, lulėzuar, zhvilluar, zgjeruar dhe zhdukur nė gjithėsinė tonė. Kjo qė thashė “gjithēka“ pėrbėhet prej faktorėve qė janė tė pandryshueshėm dhe prej faktorėve tė ndryshueshėm. Faktorė tė pandryshueshėm tė jetės nė gjithėsi janė KUNATET. Faktorė tė ndryshueshėm tė jetės nė gjithėsi janė tė gjitha gjėsendet, gjallesat e krijesat e panumėrta, me cilėsi e forma tė panumėrta, qė pėrbėhen nga atomet dhe molekulat. Pjesė pėrcjellėse e jetės janė edhe tė gjithė PROCESET e panumėrt qė pėrcjellin lėvizjen, zhvillimin, tej trajtimin e pėrsosjen e FAKTORĖVE tė ndryshueshėm tė jetės nė gjithėsi.


Ē’JANĖ KUANTET?

    Kuantet janė grimca-valėt mė tė holla, mė tė vogla, mė tė imta dhe tė pandashme tė energji-informatave. Kur gjeniu njeri arriti tė zbėrthente atomin dhe tė lirohej nga robėria e materies qė mund tė konstatohet vetėm me anėn e pesė shqisave tė veta, atėherė ky njeri gjeni u gjet nė pjesėn e antimateries tė gjithėsisė. Kjo antimaterie pėrbėhet nga kuantet. Ekzistenca e kuanteve nuk mund tė provohet me anėn e pesė shqisave tė njeriut dhe as nuk mund tė maten e ndalohen me kurrfarė mjetesh a instrumentesh. Kuanti ėshtė FAKTOR i pandryshueshėm i gjithėsisė dhe i jetės.


Ē’ĖSHTĖ FAKTORI?

    Ēfarėdo qė ekziston nė botėn materiale dhe jo materiale, nė botėn pėrmbajtėsore dhe jo pėrmbajtėsore e qė ėshtė nė gjendje tė luaj ēfarėdo roli, ėshtė faktor. Ka faktorė thelbėsorė dhe jothelbėsorė. Ka faktorė pozitivė e faktorė negativė. Ka faktorė tė pėrhershėm dhe faktorė tė pėrkohshėm, tė rėndėsishėm dhe mė pak tė rėndėsishėm. Pėr shembull kuantet janė faktorė tė pėrhershėm, tė pandryshueshėm dhe thelbėsorė. Gjithashtu lėvizja ose qarkullimi i kuanteve dhe i atomeve ėshtė e pėrhershme dhe me rėndėsi thelbėsore pėr jetėn dhe ekzistencėn nė gjithėsi. Zeroja, bie fjala ėshtė faktor jashtėzakonisht i rėndėsishėm nė matematikė. Zeroja qė simbolizon asgjė kur vihet pas numrit njė, kėtė njėsh e zmadhon pėr dhjetė herė. Kur e njėjta zero vihet pėrpara numrit njė, ajo e zvogėlon njėshin pėr dhjetė herė.


Ē’ĖSHTĖ PROCESI?

    Proces ėshtė ndėrveprimi midis dy ose mė shumė faktorėve. Pėr shembull, kur nxehtėsia dhe ftohtėsia veprojnė mbi gurin ai ēahet. Si rrjedhim i kėtij procesi tė gjatė sot kemi shkretėtirat e mėdha nė Afrikė, nė Azi, nė Australi e gjetkė. Ftohtėsia e netėve ka bėrė qė shkrepat e shkėmbinjtė e maleve tė zhveshura, gjatė natės tė tkurren, kurse nxehtėsia pėrvėluese e ditės ka bėrė qė shkrepat e shkėmbinjtė tė bymehen. Nėn kėtė proces, dalėngadalė ka ardhur, nė fillim, deri te plasaritja, pastaj deri te ēarja, copėtimi e nė fund deri te grimcimi i plotė i shkėmbinjve dhe shndėrrimi i tyre nė zallė. Ose nxehja e hekurit nga thėngjilli i ndezur i cytur nga rrėsheku bėn qė ai tė skuqet dhe tė zbutet, ndėrsa goditjet e ēekanit tė farkėtarit pėrfundojnė procesin duke i dhėnė formėn e dėshiruar copės sė caktuar tė hekurit.

    Nė procesin e shndėrrimi tė hekurit tė butė nė ēelikun e fortė merr pjesė farkėtari ose metalurgu me dijen e vet, flaka, ose temperatura e larėt dhe karboni, ose siliciumi qė i shtohen hekurit tė butė. Procesi i shkrimit tė njė artikulli ose tė njė lajmi ėshtė shumė mė i ndėrlikuar dhe mė i rėndė. Kėtu janė nė ndėrveprim tė pėrbashkėt dija pėr tė shkruar lajme, si faktor i rėndėsishėm, lapsi dhe letra; ose dija pėr tė shkruar lajmė, makina e shkrimit dhe dija pėr ta pėrdorur makinėn e shkrimit dhe letra; ose dija pėr tė shkruar lajmė dhe kompjuteri e dija pėr tė punuar me kompjuter e etj. Kur pėrzihen kripa, ose sheqeri me ujin kemi tė bėjmė me procesin e shkrirjes. Kur akullin e fusim nė njė vend me temperaturė mė tė lartė se zeroja, ai fillon tė shkrihet dhe, atėherė kemi tė bėjmė me procesin shkrirjes. Kur ujin e vėmė nė njė temperaturė nėn zero, atėherė uji fillon e ngrihet dhe kėsaj here kemi tė bėjmė me procesin e ngrirjes. Vetė trupi i njeriut ėshtė njė tėrėsi procesesh. Pėr tė pasur njė proces duhen, mė sė paku, dy faktorė qė janė nė ndėrveprim me njėri-tjetrin.
    Pra, pėr tė pasur ne sot mėsim kėtu duhen minimum, dy faktorė: ju qė dėgjoni pėr tė mėsuar se si tė bėheni gazetarė sa mė tė mirė dhe unė qė po e luaj rolin e mėsuesit, me qėllim qė ju tė bėheni gazetarė sa mė tė mirė. Mirėpo, a mjafton qė ju vetėm tė dėgjoni dhe unė tė flas qė ju tė bėheni gazetarė tė dorės sė parė? Jo, nuk mjafton. Pėr tė arritur qėllimin tonė, ne, edhe mua edhe juve, na duhet edhe njė faktor jashtėzakonisht i rėndėsishėm. Na duhet, qė me tėrė forcėn, tė pėrqėndrojmė vėmendjen tonė nė procesin tonė tė mėsimit. Unė, nga ana ime, duhet t’i kushtoj vėmendje ligjėratės sime qė ajo tė jetė sa mė e kuptueshme, sa mė e thjeshtė, sa mė e drejtpėrdrejtė, por edhe sa mė pėrmbajtėsore. Kurse ju, nga ana juaj, duhet sa mė shumė tė pėrqėndroni vėmendjen dhe nė procesin e mėsimit tė jeni sa mė aktivė, nė mėnyrė qė sa mė shpejt ta pėrvetėsoni dijen time tė vogėl dhe pėrvojėn time tė vogėl. Nga tė gjitha mjetet me tė cilat ne shėrbehemi nė jetėn tonė mė e rėndėsishmja ėshtė MENDJA, ose si i thonė shpesh edhe intelekti.

 

Ē’ĖSHTĖ MENDJA?


   
Prapė me anėn e mendjes dinamike kemi zbuluar se mendja, ose intelekti, ėshtė njė rrjet i posaēėm energjetik e informatik ose kuantik me tė cilin ėshtė i pajisur vetėm njeriu. Me anėn e mendjes njeriu pėrjeton, nė mėnyrė subjektive, gjithėsinė e cila, gjithashtu, ėshtė njė tėrėsi e pafund energjetike e informatike ose kuantike. Njeriu, falė mendjes ose intelektit tė vet, pėrjeton gjithėsinė duke shfaqur mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet e veta.
    Mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet tona, pra, pėrjetimet tona subjektive tė gjithėsisė, as nuk shihen, as nuk preken, as nuk dėgjohen, as nuk shijohen, as nuk nuhaten. Pra, pesė shqisat tona janė tė pafuqishme qė tė depėrtojnė nė sferėn e mendimeve, ndjenjave, tė dėshirave tona, synimeve tona. Mendimet, ndjenjat e dėshirat tona as nuk mund tė kapen, as nuk mund tė maten, as nuk mund tė pėrcaktohen me kurrfarė mjetesh a instrumentesh as sot, as kurrė. Nga kjo del fare e qartė se mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet tona, janė jomateriale sepse edhe mendja jonė ėshtė jomateriale. Mirėpo, ėshtė shumė e qartė, gjithashtu, se edhe mendja jonė edhe mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet tona - ekzistojnė. Ekzistojnė, sepse veprimi i tyre pėrjetohet prore nė jetėn tonė tė pėrditshme. Mirėpo, zbulimet e reja shkencore provojnė se nuk mendon vetėm mendja, por mendon edhe ēdo qelizė e trupit tonė.


VĖMENDJA

    Fjala “Vėmendje“ ėshtė njė fjalė e mrekullueshme e gjuhės sonė. Kjo, nėse e analizojmė mė hollėsisht, do tė thotė ta vėmė mendjen, ta vendosim mendjen, ta pėrqendrojmė mendjen tonė mbi njė gjė apo send, mbi njė problem, ose mbi njė ēėshtje. Kjo do tė thotė ta vėmė ose ta pėrqendrojmė mendjen tonė mbi ēfarėdo fenomeni, qoftė real, material pėrmbajtjesor, ose qoftė ai joreal, jo material dhe jo pėrmbajtjesor. Mė pak fjalė, vėmendje do tė thotė pėrqendrim i mendjes sonė nė ēfarėdo procesi nė tė cilin marrim pjesė, qoftė si pjesė aktive ose pasive e atij procesi. Nga tė gjitha qė njohim deri tash, vetėm mėndja e njeriut mund tė vihet ose tė pėrqendrohet mbi tė gjitha. Vetėm pėr njė moment, mendja e njeriut mund tė pėrshkojė gjithėsinė anė e pėrtej. Vetėm mendja e njeriut mund tė pėrshkojė edhe asgjėsinė anė e tej dhe, pėrsėri pa vėshtirėsi e pa u vonuar, t’i kthehet vetvetes. Ja tash, ne pasi menduam pėr tė gjitha, kthehemi dhe, me anė tė mendjes sonė, mendojmė pėr mendjen tonė. Vetėm mendja e njeriut mund tė mendojė pėr vetveten. Vetėm njeriu, nga tė gjitha krijesat e gjithėsisė e ka kėtė privilegj.

    Prandaj, le tė vėmė mendjen, le tė pėrqendrojmė mendjen fort nėse duam qė tė zbulojmė kush jemi, ēka jemi dhe pėrse jemi nė kėtė gjithėsi. Duke pasur kėtė parasysh, rėndėsia e vėmendjes, nė jetėn tonė, nė veprimet tona, nė mėsimet tona, ėshtė e jashtėzakonshme. Nė jetėn tonė tė pėrditshme, sa e sa herė na ka ndodhur qė edhe shqisat tona nuk na kanė ndihmuar nėse nuk e kemi pasur tė pėrqendruar mendjen tonė. Sa e sa herė na ka ndodhur qė nuk kemi vėrejtur njerėzit qė kanė kaluar krejt afėr nesh dhe mbi tė cilėt e kemi pasur tė drejtuar madje edhe shikimin. Kjo na ka ndodhur sepse mendjen e kemi pasur diku tjetėr. Po kėshtu na ka ndodhur edhe na ndodhė qė nuk kemi dėgjuar dhe nuk i dėgjojmė, as fjalėt qė na i kanė thėnė dhe qė na i thonė tė tjerėt, sepse mendjen e kemi pasur diku tjetėr. Kjo na ka ndodhur dhe na ndodhė edhe me fjalėt qė kemi lexuar e lexojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme. Pėrse ? Pėr tė vetmen arsye se mendjen tonė e kemi pasur, ose e kemi diku tjetėr. Kjo, provon thėnien se njeriu, nė tė vėrtetė, ėshtė atje ku e ka mendjen.

-        Njeriu me vėmendje tė shpėrqėndruar edhe vetė ėshtė njeri i shpėrqėndruar.

-        Njeriu me vėmendje tė copėtuar edhe vetė ėshtė njeri i copėtuar.

-        Njeriu me vėmendje tė pėrciptė ėshtė edhe njeri i pėrciptė.

-        Njeriu me vėmendje tė plotė ėshtė edhe njeri i plotė.

-        Njeriu me vėmendje tė fortė ėshtė edhe njeri i fortė.

    Nė fund tė fundit, ēdo pėrjetim i njeriut ėshtė rezultat i cilėsisė sė vėmendjes sė vet. Nėse njeriu me tėrė vėmendjen e vet pėrjeton njė muzikė, ai edhe vetė shndėrrohet nė muzikė. Nėse njeriu me krejt vėmendjen e vet pėrjeton njė pamje tė bukur bregdetare ose malore, ai edhe vetė shndėrrohet nė bregdetin ose malin e bukur. Prandaj, le ta pėrqendrojmė mendjen tonė kėtu qė tė mund tė mėsojmė. Pėr rėndėsinė e jashtėzakonshme tė vėmendjes do tė bindeni gjatė mėsimeve tona, por edhe mė shumė do tė bindeni gjatė jetės e punės suaj gazetareske.
    Aq vėmendje sa do t’i kushtonin partnerit tuaj aq vėmendje do t’ju kushtojė ai juve. Sa mė shumė vėmendje qė do t’i kushtoni njė objekti, njė dukurie, ose ēfarėdo problemi qoftė, ai objekt, ajo dukuri, ose ai problem do tė vijė gjithnjė e mė tepėr duke u rritur, duke u zgjeruar dhe duke u thelluar para jush; ai do tė vijė duke shpalosur para jush pjesėt e veta pėrbėrėse deri te detalet e veta.Vėmendja e juaj e pėrqendruar rreth pikės sė interesimit tuaj do ta bėjė qė, rreth asaj pike, tė pėrqendrohet sasi gjithnjė e mė e madhe e energjisė suaj. Kjo do tė jetė energjia qė do tė ushqejė me forcė vullnetin tuaj dhe do tė shndėrrohet nė energji shtytėse, kurse kjo energji me anėn e synimit do tė transferohet nė forma tė shumta aksionesh tė cilat do tė ndihmojnė realizimin e dėshirave e qėllimeve tona. Nga pėrvoja juaj e deritashme, keni pasur mundėsi qė tė bindeni se kurdoherė qė keni pasur vėmendjen tuaj tė pėrqendruar nė punėn tuaj keni pasur dy pėrfitime tė mėdha. Nėse, me vėmendje keni lexuar njė libėr tė mirė, pėrmbajtja e tij ju ėshtė thadruar nė kujtesė dhe nė fund e keni ndier veten tė lumtur. Nėse, me vėmendje, keni dėgjuar ndonjė kėngė ose melodi tė bukur, ju e keni kapur menjėherė melodinė dhe e keni ndier veten tė gėzuar. Nėse, me vėmendje, keni dėgjuar ndonjė bisedė, fjalim ose intervistė interesante ju e keni ndier veten tė pasuruar, tė lehtėsuar dhe tė lumtur.

    Por, kur e kemi fjalėn pėr vėmendjen, rėndėsia e saj mė e madhe dhe pėrfitimi mė i madh prej saj ėshtė se me anėn e vėmendjes, jo vetėm qė thellohemi dhe njihemi mė sė miri me objektin mbi tė cilin jemi pėrqendruar, por me anėn e vėmendjes mbledhim edh energjinė e duhur pėr tė zgjidhur problemin. Sa mė e madhe qė tė jetė vėmendja e pėrqendruar aq me e madhe ka pėr tė qenė energjia e mbledhur. Sa mė e fortė qė tė jetė pėrqendruar vėmendja jonė, aq mė e fortė do tė jetė energjia e mbledhur. Sa mė e madhe dhe sa mė e fortė tė jetė vėmendja aq mė e madhe dhe aq mė e fortė do tė jetė energjia qė pėrmes synimit do tė transformohet nė aksione e procese qė do tė ndihmojnė sendėrtimin e dėshirave e tė qėllimeve tona. Tė marrim ndonjė shembull konkret. Nėse populli ynė do t’ia kushtonte vėmendjen e duhur diturisė do ta kishte diturinė; nėse do t’ia kushtonte vėmendjen e duhur lirisė, ai, qysh moti, do ta fitonte lirinė. Me kėtė shembull nuk mė shkon as mendja qė, pėr gjendjen qė jemi, ta fajėsoj popullin tonė. Jo, sepse ky, pėr kėtė nuk e ka as mė tė voglin faj. Dua vetėm tė them disa fjalė, pikėrisht, pėr tė sqaruar mė mirė arsyet pėrse populli ynė nuk i kushtoi vėmendjen e duhur diturisė e lirisė. Sepse i mungoi faktori i parė: d i j a .


Ē’ĖSHTĖ DIJA?


   
Edhe pėr dijen ka definicione tė panumėrt. Njė definicion, fort i pranuar, thotė se dija ėshtė aftėsia pėr tė parashikuar tė ardhmen. Por, nė bazė tė dijes qė disponoj nė kėtė moment mendoj se dija ėshtė njohja e thelbit ose esencės sė tė gjitha forcave, objekteve e fenomeneve qė na imponohen e qė na rrethojnė. Zgjerimi i njohurive varet nga prirjet e trashėguara pėrmes gjeneve dhe nga rrethi ku lindet, rritet e edukohet individi i caktuar. S’ka nevojė tė jemi shumė tė zgjuar pėr ta marrė me mend se me ēfarė njohurish e aftėsish mund tė pajiset njė fėmi i lindur me tė meta piko-fizike edhe nėse lindet nė njė rreth fort tė pėrparuar. Po ashtu, mund tė marrim me mend se, me ēfarė njohurish e aftėsish dhe me ēfarė dije mund tė pajiset edhe fėmiu mė i talentuar nėse lindet e rritet nė njė rreth tė prapambetur.
    Shumica dėrmuese e tė parėve tanė tė lashtė e mė pak tė lashtė, u lindėn dhe u rritėn nė rrethe tejet tė varfra e tė prapambetura. U lindėn e u rritėn nė rrethe tejet tė izoluara bjeshkatare, malore e fshatare. Izolimi i brendshėm ndėr ilirė e ndėr shqiptarė, ishte shumė i theksuar. Nga Historia dimė pėr fiset e shumta e pėr shtete e shumta ilire, tė shkapėrderdhura hapėsinore tė siujdhesės ilirike. Kėto ishin shtete tė vogla, tė prapambetura, tė varfra dhe, tė shumtėn e herės, pa marrėdhėnie tė ngushta me njėra-tjetrėn. Mund tė merret me mend se me ēfarė dije tė mangėt mund tė pajiseshin ilirėt qė lindeshin e rriteshin nė ato ambiente tė egra malore. Ne, nuk patėm asnjė qytet tė madh ilir, qoftė nė kontinent, qoftė nė Adriatik, ku do tė mblidheshin dijetarėt ilirė dhe ku do tė kultivonin dituritė ilire. Disa historianė kanė dėshirė qė tė mburren me disa qytete tė mėdha bregdetare tė dikurshme, nė trojet ilire. Mirėpo, e vėrteta ėshtė se ato qytete, nė kohėn e vet ishin nėn pushtetin grek, ose romak, kurse ilirėt ishin gjithsesi jashtė tyre. Nė ato qytete lulėzonin dituritė greke e romake, tė shumtėn, ilirėt mund tė ishin argatė, ose konsumatorė tė kėtyre diturive.

    Pėrndryshe, si tė shpjegohet e vėrteta se ne, nuk trashėguam kurrfarė shkrimesh, kurrfarė mbishkrimesh, kurrfarė shėnimesh pėr dituritė e lėvruara nga ana e tė pareve tanė tė lashtė? Ne dimė pėr tė parėt tanė nga shėnimet dhe shkrimet e tė tjerėve pėr ta. Pas pushtimit tė plotė tė Ilirisė e tė Arbėrisė, ne ruajtėm ekzistencėn tonė fizike, ne ruajtėm gjuhėn e mėvetėsinė tonė etnike e kombėtare, duke ikur e duke u vendosur bjeshkėve e maleve e duke zbritur, kur mundeshim, nė rrafshina. Gjatė krejt kohės sė robėrive tona, pushtuesit tanė, na rrėmbyen mbipunėn tonė, na e muarėn me dhunė mbiprodhimin tonė, na e pėrvetėsuan, me hile, mbivlerėn tonė. Por, mbi tė gjitha, na privuan nga dija. Sepse, dija ishte dhe ėshtė mė e rėndėsishmja nga tė gjitha.

    Mund tė merret me mend se me ēfarė dije e aftėsish mund tė pajiseshim ne, nė rrethanat e dominimit, diskriminimit e destruksionit tė huaj. Me kėtė dije shumė tė vogėl e me kėto aftėsi shumė tė kufizuara, ne, nuk qemė nė gjendje qė tė zbulonim esencėn e forcave, objekteve e dukurive qė na rrethonin e qė na imponoheshin. Prandaj edhe u pushtua Iliria, prandaj u pushtua Arbėria, prandaj edhe u copėtuan, nė gjashtė pjesė, tokat e mbetura shqiptare, sepse, pa dije s’ka vetėdije, pa vetėdije s’ka organizim, pa, organizim s’ka forcė as pėr t’u mbrojtur, as pėr t’u liruar as pėr tė ecur pėrpara. Dija ishte faktori i parė qė na mungonte qė tė mund tė mbroheshim nga pushtimet greke, romake, sllave, otomane e prapė sllave. Dija ėshtė faktori i parė qė po na mungon edhe sot, qė tė mund tė shndėrrohemi nė faktor tė respektueshėm nė hapėsirat e Evropės juglindore.

    Le tė sqarojmė edhe mė pėr sė afėrmi rolin e dijes. Dija e njeriut lind, rritet e zgjerohet duke mbledhur njohuri e informata gjithnjė e mė shumė pėr esencėn e tė gjitha forcave, objektive e dukurive qė na rrethojnė. Dija rritet e thellohet duke zbuluar sa mė shumė nga ato qė tashmė ekzistojnė nė rrethin tonė tė afėrt dhe tė largėt. Sa mė i varfėr dhe sa mė i prapambetur qė tė jetė rrethi ku lindet, rritet e edukohet njeriu, aq mė tė pakta janė forcat, objektet e dukuritė qė e rrethojnė. Dhe, sa mė tė pakta tė jenė forcat, objektet e dukuritė qė e rrethojnė, aq mė tė mangėta do tė jenė njohuritė e njeriut pėrkatės pėr jetėn. Dhe, sa mė tė pakta tė jenė njohuritė, aq mė e vogėl do tė jetė dija. Dhe sa mė e vogėl qė ėshtė dija, aq mė e vogėl ėshtė aftėsia ose zotėsia pėr tė zbuluar ose konsultuar esencėn e forcave, objekteve e tė dukurive qė na imponohen ose qė na rrethojnė. Dija e vogėl nuk mund tė thithė ose tė grumbullojė shumė informata e njohuri sepse nuk ka kapacitet pėr njė gjė tė tillė. Sikurse, bie fjala, njeriu qė di vetėm pesė germa tė alfabetit, ēfarė mund tė lexojė ai? Kur njeriu di vetėm njė gjuhė, gjuhėn e vet, ēfarė mund tė dijė ai pėr dijen qė akumulohet nė hapėsirat e gjuhėve tė tjera? Kur dija e vogėl vendnumėron, ajo, mė nė fund, stėrkeqet dhe prirjet pėr talentet e individėve shuhen. Dija e vogėl mjaftohet me sa mė pak informata e njohuri. I keni parė, injorantėt mė tė mėdhenj, mendojnė se janė mė tė menēurit e botės.

    Njeriu me dije tė vogėl, shqyrton objektet nė mėnyrė tė njėanshme sepse ai, nuk ka kapacitet pėr tė bėrė shqyrtimin e objekteve nė mėnyrė tė gjithanshme. Njeriu me dije tė vogėl, shqyrton dukuritė nė mėnyrė tė pėrciptė sepse ai, nuk ka kapacitet pėr t’i shqyrtuar ato nė mėnyrė tė thelluar. Njeriu me dije tė vogėl, shqyrton objektet e dukuritė nė mėnyrė formale sepse ai, nuk ka aftėsi pėr t’i shqyrtuar ato nė mėnyrė pėrmbajtėsore.
    Njeriu me dije tė vogėl, nuk ka zotėsi qė tė kridhet nė brendinė e forcave, objekteve e dukurive qė e rrethojnė dhe atje tė zbulojė kundėrthėniet e brendshme qė i vėnė nė lėvizje ato forca, objektet e dukuri. Nė kėtė mėnyrė njeriu me dije tė vogėl, vazhdimisht mashtrohet dhe humbet rrugėn nė kėrkim tė lirisė. Prandaj, njeriu me dije tė vogėl, prore mbetet objekt inferior i forcave qė e rrethojnė.

    Njeriu me dije tė vogėl, ėshtė porsi pėrēuesi i hollė i rrymės. Ai nuk e duron dot rrymėn e tensionit tė lartė. Nėse, megjithatė, do ta ngarkojmė me rrymė tė tensionit tė lartė, atėherė teli do tė digjet dhe procesi do tė dėshtojė. Prandaj, me punė tė pėrditshme, ngadalė, por nė mėnyrė kėmbėngulėse, le ta rrisim, le ta zgjerojmė dhe le ta thellojmė dijen tonė. Sot, populli ynė, me gjithė vėshtirėsitė e mėdha qė e rrethojnė, merr frymė lirisht dhe nuk ėshtė i vetmuar nė botė. Sot, falė dijes sė madhe, edhe bota ėshtė bėrė e vogėl. Sot, dija na afrohet nė ēdo hap. Duhet vetėm ta dimė rėndėsinė e dijes dhe duhet ta kemi plotėsisht tė qartė se dija e kufizuar ka si rrjedhim edhe vetėdijen e kufizuar.


Ē’ĖSHTĖ VETĖDIJA?


    Vetėdija, ē’fjalė e mrekullueshme shqipe. Por kėtė fjalė nuk duhet ngatėrruar me atė fjalėn e thjeshtė tė pėrditshme kur kemi tė bėjmė me situatat kur njerėzit, pėr shkak se u bie tė fikėt, humbin vetėdijen. Ose, pasi qė kėndellen kthehet vetėdija. Nė pėrdorimin tonė kjo fjalė ka kuptimin e fjalės sė huaj koshiencė, ose edhe tė fjalės tjetėr shqipe ndėrgjegje. Vetėdija, pra ėshtė dija e pėrvetėsuar, dija e asimiluar, dija e metabolizuar. Nuk mjafton, pėr shembull, njeriu tė thotė se di qė shėndeti ėshtė themeli i lumturisė. Nėse njeriu, me mendjen e vet, me mėnyrėn e ushqimit tė vet dhe me sjelljet e vet e dėmton shėndetin e vet, ai, nė tė vėrtetė nuk e di se shėndeti ėshtė themeli i lumturisė. Nėse atė qė e thotė, nuk e zbaton nė jetė, atėherė kjo do tė thotė se ajo dije nuk ėshtė dije e pėrvetėsuar nga ai, por ėshtė dije jashtė vetes sė tij.

    Populli ynė e thotė bukur se po s’e pate shėndetin, ta kesh edhe krejt botėn nuk tė vlen asgjė. Mirėpo, po qe se kjo dije nuk pėrvetėsohet, por vetėm pėrfolėt e shkruhet, atėherė mbetet vetėm dijne e fjetur, pėr mė tepėr, mbetet dije e vdekur, e mbėshtjellur nė fjalė e nė letėr. Vetėm dija, tė cilėn njeriu e pėrdorė, vetėm dija tė cilėn njeriu e vė nė jetė,vetėm dija, tė cilėn njeriu e zbaton nė jetė, bėhet dije e tij, bėhet dije e gjallė. Nė shembullin tonė, vetėm ai qė nė tersi, i pėrmbahet dijes pėr ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shėndetit ėshtė shėndetėsisht i vetėdijshėm. Tė tjerėt qė pjesėrisht ose pėrgjysmė zbatojnė dijen pėr ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shėndetit, ata janė shėndetėsisht pjesėrisht ose pėrgjysmė tė vetėdijshėm.


VETĖDIJA KOMBĖTARE

    Dija qė pėrvetėsohet e zbatohet nė frymėn e vėnies sė interesave kombėtare pėrpara e mbi interesat individuale, familjare, grupore, fisnore, krahinore, fetare, ideologjike a partiake, ėshtė vetėdija kombėtare.Kjo nėnkupton marrjen pėr sipėr dhe kryerjes sipas aftėsisė, tė ēdo detyre qė ėshtė bė funksion tė ruajtjes, mbrojtjes e forcimit kombit.Kombi ruhet mė sė miri duke frenuar dhe pamundėsuar lakmitė e ambiciet e padrejta tė kombeve tė kombeve tjera ndaj nesh, por njėkohėsisht edhe duke frenuar e pamundėsuar ambiciet e lakmitė tona tė padrejta ndaj kombeve tjera.

    Kombi mbrohet duke mbrojtur tė gjitha tė drejtat e ēdo bashkėkombėsi, por, pa dėmtuar tė drejtat e pjesėtarėve tė kombeve tjera. Kombi mbrohet duke qenė tė hapur pėr bashkėpunim me tė gjitha kombet liridashėse nė botė. Kombi mbrohet duke mbrojtur lirinė e kombeve tė kėrcėnuara e duke ndihmuar aktivisht lirimin e kombeve tė robėruara. Kombi forcohet duke rritur e zgjeruar dijen e duke ngritur vetėdijen shkencore, artistike e politike si forca tė domosdoshme organizuese. Kombi forcohet duke garantuar me kėmbėngulje lirinė e mendimit dinamik, lirinė e krijimit pėrparimtar dhe tė veprimit produktiv. Kombi forcohet duke identifikuar dhe neutralizuar mashtruesit, hilexhinjtė, manipulatorėt dhe kriminelėt e tė gjitha llojeve. Kombi forcohet duke e pėrsosur identitetin e veēoritė e vetė pozitive qė, duke ngritur cilėsinė e vet, tė pasurojė larushinė e tė forcojė bashkėpunimin dhe shkėmbimin ndėrkombėtar.


VETĖDIJA DEMOKRATIKE

    Vetėdija demokratike ėshtė dija e pėrvetėsuar e cila pėrkrah ose i nėnshtrohet vullnetit tė shumicės sė qytetarėve pėr tė ushtruar pushtetin politik, ose pėr tė marrė vendime lidhur me interesin kolektiv. Pėrndryshe fjala DEMOKRACI vjen nga fjalėt greke “ demos “ qė do me thėnė popull dhe “ kation “ ose “kraci“ qė do tė thotė pushtet. Mėnyra mė efikase dhe mė e pėrhapur pėr shprehjen e vullnetit tė lirė tė qytetarėve janė zgjedhjet e lira. Si shembull pėr vetėdijen e lartė demokratike, ka mbetur e shkruar dhe pėrmendet shpesh sjellja me vetėdije tė plotė demokratike tė njė burrėshteti tė shtetit tė lashtė tė Athinės. Ky burrė ishte duke shkuar rrugės sė qytetit, papritmas i afrohet njė qytetar me rrasėn e votimit nė dorė dhe e lutė qė t’ia plotėsojė rrasėn e votimit sepse ai kishte pas qenė analfabet. Kur e pyet bujari se pėr kė pėrcaktohet qytetari i lirė, pa ditur se me kė kishte punė, qytetari i lirė i thotė qė tė shėnojė emrin e atij i cili pikėrisht, ishte kundėrshtari i bujarit qė plotėsonte rrasėn. Ai, buzėqeshi dhe ia plotėsoi rrasėn sipas dėshirės sė qytetarit analfabet. Ėshtė e ditur nga tė gjithė se historia e njerėzimit ėshtė plot periudha gjatė tė cilave, me anė e dhunės, pushtetin e tyre, shumicės sė popullit , ua kanė imponuar klasa, shtresa, grupe dhe individė tė ndryshėm. Kjo ka qenė dhe ėshtė e mundur pėr shkak tė kapacitetit tė vogėl tė dijes dhe pėr shkak tė shkallės sė ulėt tė vetėdijes sė qytetarėve. Mungesa e dijes dhe vetėdijes sė duhur ka si rrjedhim paaftėsinė organizuese tė qytetarėve pėr tė mbrojtur, ose pėr tė imponuar vullnetin e tyre politik.

 

VETĖDIJA QYTETARE

    Pėr shkak se ishim pėr njė kohėt tepėr tė gjatė tė privuar nga dija e plotė dhe e vėrtetė edhe vetėdija jonė pėrparoi me ritme shumė tė ngadalėsuara. Prandaj, nė shumė drejtime, a i takon vetėdijes,jemi tė vonuar. Ende nuk e kemi arriture shkallėn e duhur tė vetėdijes kombėtare e ne na imponohet nevoja e krijimit tė vetėdijes qytetare. Populli ynė duke qenė kohė tė gjatė i shtypur, i ndjekur e nėn dyshim nga pushtues tė ndryshėm, e ka tė vėshtirė qė, sa ēel e mbyll sytė tė harrojė tė kaluarėn e vet tė hidhur dhe tė jetė i afėrt me pjesėtarė tė kombeve pushtuese qė na shtypėn me dhunė ose ndaj pjesėtarėve tė grupeve etnike qė nė disa raste tė vėshtira me veprimet e tyre muarėn anėn e pushtuesit.

    Nė Kosovė, bashkė me shumicėn dėrmuese shqiptare gjithmonė jetuan edhe pjesėtarė tė popujve pushtues si edhe pjesėtarė tė bashkėsive tjera etnike. Por, ajo bashkėjetesė, sidomos me popujt pushtues e shtypės, prore ishte e imponuar. Ende, aty kėtu, ka shqiptarė tė gjallė qė mbajnė mend zullumet otomane ndaj shqiptarėve. Edhe sot ka mbetur njė ftohtėsi ndaj pjesėtarėve tė bashkėsisė sė vigėl turke pėr shkak tė pėrvojės sė hidhur, me sjelljet e njė pjese tė vogėl tė tyre qė , nė tė kaluarėn e afėrt, pėr disa privilegje tė vogla, patėn marrė anėn e pushtuesve tanė.

    Sa i takon ftohtėsisė e dyshimit ndaj pakicės serbe ėshtė e tepėrt tė flitet. Regjimi serb me politikėn e vet kolonizuese njė numėr tė madh tė popullatės serbe e shndėrroi nė administratė tė drejtpėrdrejtė tė politikės sė vet. Shumė prej tyre ishin qytetarė tė privilegjuar dhe madje muarėn pjesė edhe nė krimet shfarosėse ndaj shqiptarėve ndaj shqiptarėve. Kjo ka bėrė sot bukur tė vėshtirė dallimin midis regjimit dhe popullatės sė thjeshtė serbe. Edhe disa grupe etnike mė tė vogla, pėr shkak tė dijes sė vogėl e tė vetėdijes sė ulėt, si njė numėr iu romėve pėr shembull, u njollosėn keq me qėndrimin e tyre tė turpshėm ndaj shqiptarėve nė situata tė vėshtira.

    Tė gjitha kėto janė pengesa serioze nė rrugėn e krijimit tė shpejtė tė vetėdijes qytetare. Mirėpo, edhe pse ngadalė, shqiptarėt po e kuptojnė se nga e kaluara mund tė jetohet dhe se nuk duhet tė lejojmė qė e kaluar tė na zėrė peng dhe tė na verbojė deri nė atė shkallė s atė mos shohim se e sotmja dhe e ardhmja, megjithatė janė fort mė tė rėndėsishme se e djeshmja e hidhur. Duhet ta pėrvetėsojmė dijen e vėrtetė se shpenzimi i energjisė duke u marrė me tė kaluarėn do tė thotė tė bjerrim energjinė tonė kot. Sepse, sado qė tė pėrpiqemi, ne nuk do tė mund ta ndryshojmė tė kaluarėn. Sepse energjia jonė ėshtė nė tė tashmen. Prandaj, duhet tė pėrqendrohemi nė tė tashmen dhe ta ndryshojmė nė kahe pozitive tė tashmen. Sepse, vetėm duke ndryshuar e ndėrtojmė tė tashmen, ne pėrgatisim tė ardhmen tonė mė tė mirė.

    Prandaj, porsa t’i hedhim themelet e shtetit tė Kosovės dhe porsa tė “ ngopemi “ me shqiptarizmin tonė , do ta kuptojmė se bashkėjetesa me tė gjithė pjesėtarėt e pakicave kombėtare dhe tė grupeve tjera etnike qė duan tė jetojnė me ne, nė barazi tė plotė qytetare, nuk ėshtė pengesė, por ėshtė pėrparėsi. Gjithnjė e mė tepėr, kriter pėr t;i vlerėsuar qytetarėt, nuk duhet tė jetė dhe nuk do tė jetė kush cilit komb, ose cilės bashkėsi etnike i takon, por kush, si e sa bėn pėr pėrparimin e gjithanshėm tė Kosovės.
Vetėdija qytetarė ėshtė proces i gjatė, por i domosdoshėm nėse duam qė tyė lirohemi nga filozofia provincialiste e mbylljes ėn vetvete. Sepse, mbyllja nė vetvete ėshtė e keqja mė e madhe dhe gabimi mė i madh, si pėr individin si pėr kolektivet mė tė mėdha. Ajo ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me tė vėrtetėn jetėsore. Shembulli i Serbisė, ėshtė shembulli m,ė i qartė dhe shembulli mė i madh pėr kėtė qė thamė.

    Baza mė e mirė pėr kulturėn e vetėdijes qytetare, ėshtė krijimi i rrethanave tė atilla tė bashkėjetesės ku tė gjithė qytetarėt, pavarėsisht nga origjina e pėrkatėsia e tyre, do tė kenė mundėsi tė barabarta tė punės, tė mėsimit, tė pėrparimit dhe tė gėzimit tė jetės dhe tė fryteve tė punės sė tyre. Vetėdija qytetarė ėshtė dija e pėrvetėsuar dhe e zbatuar pėr atė se interesi i ēdo qytetari, se interesat e pjesėrishme tė qetarėve janė tė pandashme dhe tė pamundshme pa kultivimin , ruajtjen dhe forcimin e tė gjitha interesave tė tė gjithė qytetareve, pa pėrjashtim.Vetėdija qytetare ėshtė hyrje nė njė vetėdije edhe mė tė lartė, nė vetėdijen njerėzore.


VETĖDIJA NJERĖZORE

    Vetėdija njerėzore ėshtė dija e pėrvetėsuat pėr atė se si lumturia si fatkeqėsia e individit janė pjesė tė pandashme nga lumturia ose fatkeqėsia e gjithė njerėzimit. Nė fillim ishin njerėzit tė cilėt kishin vetėm njė qėllim: si tė mbijetonin nė natyrėn e egėr, tė ashpėr dhe tė pamėshirshme. Ata nė ato kohė, jo fort moti, nuk ishin tė ndarė, as nė kombe e kombėsi, as nė fe e besime, as nė klasa e kasta, as nė shtete e perandori. Nė rrugėn e vet tė gjatė e tė stėrmundimshme, njeriu kaloi nėpėr tėhuajsime tė shumta e tė llojllojshme derisa erdhi, mė nė fund koha qė ,, pėrsėri, t’i kthehet esencės sė vet njerėzore e shpirtėrore. Vetėdija njerėzore ėshtė hyrje nė shkallėn mė tė lartė tė vetėdijes, nė vetėdijen shpirtėrore, ose nė vetėdijen kuantike, nė vetėdijen qė na bashkon me Zotin.


VETĖDIJA KUANTIKE

    Njeriu dijen nuk e krijon. Njeriu dijen vetėm e njeh. Njeriu dijen vetėm e zbulon duke u pėrleshur me problemet e jetės, ose duke bėrė hulumtime e gjurmime. Sepse dija vetvetiu ėshtė. Dija vetvetiu ekziston. Dija ėshtė e pranueshme pėr gjithmonė nė gjithėsinė tonė. Bie fjala, njeriu nuk e shpiku, por vetėm e zbuloi elektricitetin qė tashmė ishte qė ėshtė dhe do tė jetė pėrgjithmonė nė gjithėsinė tonė. Njeriu nuk e shpiku , por vetėm e zbuloi magnetizmin qė ishte, ėshtė dhe do tė jetė prore nė gjithėsinė tonė. Kėngėt, meloditė, ose kompozimet magjepsėse qė ne dėgjojmė me kėnaqėsi pėrditė, nuk janė trilluar e as nuk janė shpikur nga askush. Ato kėngė, melodi e kompozime vetėm janė zbuluar, ose vetėm zbulohen nga muziktarėt dhe kompozitorėt e talentuar. Ata me talentin e tyre tė falur nga natyra kanė qenė ose janė njerėz tė privilegjuar. Ata duke pėrqendruar vėmendjen e tyre dėgjojnė e pėrjetojnė ato kėngė, melodi e kompozime. Ato me anėn e zėrit ose tė instrumentit pėrkatės e pėrcjellin ato kėngė, melodi e kompozime deri te veshi ynė. Edhe ne, nga ana jonė marrim nga ato kėngė, melodi a kompozime aq sa kemi kapacitet pėr tė marrė. E njėjta gjė vlen edhe pėr poetėt, pėr poezinė e tyre dhe pėr ne si lexues e pėrjetues. E njėjta gjė vlen edhe pėr tė gjithė shkencėtarėt, pėr shkencat dhe pėr ne si konsumatorė tė shkencave pėrkatėse. E njėjta gjė vlen edhe pėr tė gjithė artistėt, pėr tė gjithė artet dhe pėr ne si pėrjetues tė tyre.

    Pra, ne vetėm zbulojmė, njohim e pėrjetojmė urtinė, dijen, inteligjencėn ose menēurinė e pafund tė gjithėsisė sonė. Mirėpo, sado qė tė pėrpiqemi dhe sado qė tė pėrparojmė, ne kurrė nuk do tė mund tė zbulojė e njohim krejt urtinė, dijen, inteligjencėn ose menēurinė e gjithėsisė sonė. Ne do ta zbulojmė e do ta njohim vetėm njė pjesė tė saj. Sepse ne jemi vetėm njė pjesė e parėndėsishme e gjithėsisė sonė tė pafund, sepse nė jemi vetėm njė embrion i Zotit. Vetėm Zoti ose absoluti i di tė gjitha.b Dhe t’i dish tė gjitha do tė thotė tė dish ēfarė ka ndodhur, ēfarė po ndodhė dhe ēfarė do tė ndodhė? Nė rrugėn e pėrparimit tė vet tė gjatė e tė mundimshme drejt vetėdijes shpirtėrore ose kuantike, njeriu ka ngjitur shumė shkallė tė vetėdijes. Varėsisht nga ajo se ēfarė sasie tė dijes ka akumuluar dhe ka pėrvetėsuar, atė shkallė tė vetėdijes edhe ka arritur.

    Nga tė gjitha qeniet e njohura tė gjithėsisė sonė, vetėm njeriu ėshtė i dashuri i Zotit, vetėm njeriu ėshtė mė i privilegjuari i absolutit. Njeriu ėshtė mrekullia e gjithėsisė, sepse vetėm ky ėshtė i vetėdijshėm pėr kualitetet, ose cilėsitė e veta gjeniale. Njeriu ėshtė i pajisur me njė sistem tė pėrsosur nervor qė ia bėn tė mundur tė funksionojė si njėsi e organizuar nė vete dhe njėkohėsisht si pjesė e pandashme e universit tė organizuar. Ky privilegj ia bėri tė mundur njeriut qė tė merret me njohjen, hulumtimin, gjurmimin dhe zbulimin e vetvetes dhe tė gjithėsisė njėkohėsisht. Historia e filozofisė njerėzore ėshtė pėrplot me filozofė e me vepra qė janė marrė e qė merren mė njohjen, hulumtimin, gjurmimin e zbulimin e njeriut e tė universit. Ne do tė ndalemi vetėm nė tri shkallė thelbėsore dhe themelore tė mendjes dinamike njerėzore e cila na solli deri te vetėdija kuantike.

ĒFARĖ JANĖ KUANTET?


   
Kuantet janė aq tė vogla e tė imta saqė ato as nuk mund tė shihen, as nuk mund tė preken, as nuk mund tė dėgjohen, as nuk mund tė shijohen, as nuk mund tė nuhaten. Ato as nuk mund tė kapen, as nuk mund tė maten, as nuk und tė pėrcaktohen, as nuk mund tė parashikohen, me asfare instrumentesh as sot as kurrė nė tė ardhmen. As nė aparatet e posaēėm qė i quajnė akceleratorė e ku zhvillohen shpejtėsi fantastike e me anėn e tė cilėve eksperimentohet me atomet, nuk kapen as kuantet. Aty mbeten vetėm gjurmėt e tyre tė cilat edhe mund tė fotografohen. Por veprat e kuanteve mund tė mund tė shihen nė ēdo hap. Pa vėnien nė jetė tė veprimit tė kuanteve nuk do tė kishim as transistorė, as televizorė, as fakse, as kompjuterė, as makinėn pėr larjen e rrobave, as makinėn pėr larjen e enėve, as aparatin me mikro-valėt dhe asnjė instrument elektronik. Pa vėnien nė jetė tė veprimit tė kuanteve nuk do ta kishim as luftėn e amerikaneve dhe tė NATO-s mbi qiellin e Kosovės e tė Serbisė.
    Kjo ėshtė vetėm pėrfitimi teknik nga zbulimi i kuanteve , por pėrfundimisht mė i madh ėshtė se me zbulimin e kuanteve pėrfundoi epoka e besėtytnisė materialiste tė njerėzimit dhe filloi epoka e vetėdijes kuantike tė njerėzimit, tė gjithė fizikantėt e botės pajtohen se realiteti fizik, materialist , pėrmbajtjesor, nė esencėn e vet, nė thelbin e vet ėshtė joreal, jofizik, jomaterial dhe jopėrmbajtjesor. Shqisat tona pėr shkak se ato pėrbėhen nga atomet , molekulat, qelizat dhe indet nuk janė tė zojat ose tė afta qė tė shpėrthejnė realitetin materialist, prandaj dhe ne realitetin fizik e shohim dhe e pėrjetojmė kėshtu si e shohim. Vetėm mendimi ynė qė ėshtė vetėm njė impuls kuantik, ėshtė i zoti ose i aftė qė tė tejkalojė nivelin e rremė fizik ose atomik dhe tė depėrtojė nė esencėn kuantike ose nė realitetin e vėrtetė tė ekzistencės kozmike. Bie fjala derisa drita udhėton me shpejtėsi fantastike pėrtej treqind mijė kilometrash nė sekondė, mendimi ynė, pėr mė pak se njė sekondė arrin pėrtej teheve tė gjithėsisė – nė asgjėsi! Derisa pėr dritėn ka barriera qė nuk mund tė kalohen ose tė tejkalohen, pėr mendimin tonė nuk ka barriera as materiale, as kohore e as hapėsinore.

    Vetėdija kuantike nėnkupton unitetin e shpirtit, tė mendjes dhe tė trupit si pjesė ose si vazhdim tė botės fizike. Kjo rrjedh nga fakti se nė fund tė fundit esenca e shpirtit, mendjes dhe e trupit tė njeriut janė njė, janė kuantet, janė energji e informatat. Shpirti i njeriut ėshtė pjesė e pandashme e shpirtit kozmik, ose embrion i shpirtit tė Zotit. Ndėrkaq, trupi i njeriut sipas asaj qė dihet deri mė sot, pėrbėhet nga njėzet e dy elemente tė ndryshėm qė ekzistojnė nė pjesėn fizike tė gjithėsisė. Pėr shembull, trupi i njeriut ėshtė i pėrbėrė 75 % nga uji dhe 25 % nga elementė tė tjerė si karboni, azoti, hekuri, bakri, plumbi, zinku, mangani, magneziumi, ari, argjendi, etj. Uji, e dini tė gjithė se pėrbėhet nga pikat, kurse pikat pėrbėhen nga molekulat, ndėrsa molekulat e ujit pėrbėhen nga dy atome hidrogjen dhe njė atom oksigjen. Ja ku arritėm te esenca e ēėshtjes. Nga zbulimet e deritanishme e pamė se atomet pėrbėhen nga protonet, neutronet ( pėrveē atomit tė hidrogjenit i cili nuk e ka neutronin ) e elektronet. Deri tash brenda atomit janė zbuluar edhe njėzet e dy grimca - valė. Nga tė gjitha kėto del e qartė se esenca e materies fizike ėshtė jomateria, se esenca e pėrmbajtjes sė botės fizike ėshtė jopėrmbajtja. Dhe kėto grimca-valė jomateriale e jopėrmbajtė- sore, por qė, megjithatė ekzistojnė dhe janė tė ngarkuara me energji e informata janė kuantet. Edhe mendimi i njeriut ėshtė njėsi kuantike.

    Fakti se ne me shqisat tona nuk mund tė konstatojmė ekzistimin e kuanteve nuk e mohon tė vėrtetėn pėr ekzistimin e kuanteve. Njeriu bie fjala, me veshėt e vet byk mund t’i dėgjojė disa zėra tė cilėt qeni me veshėt e vet i dėgjon. Njeriu me hundėn e vet nuk mund tė nuhasė ato ēka mundet qeni. Lakuriqi i natės orientohet nė hapėsirė falė sistemit tė ultrazėrit me tė cilin ėshtė i pajisur, kurse njeriu nuk e ka kėtė mundėsi. Ato qė sheh macja nė errėsirė njehur nuk i sheh dot, sepse syri i maces ėshtė i pajisur me fosfor, kurse syri i njeriut ėshtė pa tė. Gjarpėrinjtė qė sytė i kanė tė pajisur me rrezet ultra tė kuqe, shohin edhe natėn. Njeriu nuk i ka rrezet ultra tė kuqe dhe prandaj nuk mund tė shohė natėn. Askush nuk e ka pa gravitetin, mirėpo tė gjithė besojnė se grabiteti ekziston sepse ne tė gjithė e pėrjetojmė veprimin e grabiteti. Edhe veprimi i kuanteve shihet, dėgjohet e pėrjetohen nė ēdo moment nė jetėn tonė. Telefoni celular, transistori, faksi, kompjuteri, televizori e shumė e shumė pajime tjera elektronike punojnė vetėm falė kuanteve. Nėse kėtė dije dhe kėtė tė vėrtetė e kemi pėrvetėsuar, e kemi asimiluar dhe e kemi metabolizuar, atėherė jemi tė pėrshkuar nga vetėdija kuantike. Njeriu me vetėdije kuantike e shikon dhe e pėrjeton, nė rend tė para, vetveten, trupin e vet, jo nga niveli materialist i shqisave tė veta, por me mendjen e vet dinamike, e pėrjeton veten e vet nga niveli kuantik.

    Nga ky nivel, njeriu me vetėdije kuantike sheh vetveten dhe tė tjerėt, botėn bimore, shtazore e botėn fizike si njė tub tėrė, si njė fushė tė pafund, tė pėrbashkuar kuantesh. Njeriu me vetėdije stabile kuantike, qė njė herė e pėrgjithmonė tė lirohet nga burgu i vetmisė. Ai e kupton se vetėm nė dukje ėshtė i vetmuar dhe i ndryshėm nga tė tjerėt, por nė thelb ai ėshtė krejtėsisht si tė tjerėt. Ai e ka tė qartė se vetėm pėr shkak tė pamundėsisė sė shqisave tė veta e sheh veten si tė ndarė nga tė tjerėt, kurse nė thelb ai ėshtė krejtėsisht i bashkuar me tė tjerėt. Ai e ka plotėsisht tė artė se ekzistenca e tij, nė nivel atomik, molekular, qelizor, indor e organik ėshtė e pėrkohshme, kurse nė nivel kuantik, ekzistenca e tij ėshtė e amshueshme.

    Njeriu me vetėdije tė kristalizuar kuantike dallimet racore, kombėtare, fetare, kulturore midis njerėzve i pėrjeton si forma tė panumėrta zhvillimore e qarkulluese qė zbukurojnė dhe pasurojnė jetėn e ēdo individi. Kėto dallime midis njerėzve, njeriu me vetėdije kuantike nuk i pėrjeton si shkaqe pėr konflikte, por si arsye dhe mundėsi tė pakufishme pėr shkėmbim dhe bashkėpunim. Njeriu me vetėdije kuantike, duke pasur para sysh kėto qė thamė, lirohet njė herė e pėrgjithmonė nga barra e frikės prej vdekjes. Frika nga vdekja ėshtė barra mė e rėndė qė bartin njerėzit qė nuk arrijnė tė shpėrthejnė realitetin fizik, por mbeten robėr tė pesė shqisave tė veta.


SI TĖ LIROHEMI NGA FRIKA E VDEKJES?

    Ata qė udhėhiqen nga mendja e kufizuar materialiste nuk mendojnė pėr veten e tyre se ēka janė, por se ēka kanė. Me mendjen e tyre tė kufizuar ata nuk mund tė depėrtojnė deri te qendra e tyre e brendshme referuese-shpirti, por mashtrohen pas objekteve, gjėsendeve dhe dukurive tė ndryshme jashtė tyre dhe rreth e rrotull vetes sė tyre. Ata nuk mund tė identifikohen me esencėn e tyre tė amshueshme – shpirtin, por identifikohen me dukjen e tyre tė jashtme dhe me rolet e tyre tė pėrkohshme qė luajnė midis objekteve e njerėzve nė natyrė e nė shoqėri. Mbisundimi nė mendjen e individėve, tė kėtyre roleve, maskave, perdeve, parzmoreve, lustrave ose nė pėrgjithėsi insistimi nė dukjen e vet tė jashtme, ua bėn tė pamundur qė tė arrijnė nė esencėn e unit tė tyre tė vėrtetė – shpirtin. Nė kėtė mėnyrė ata shkarin unin e tyre tė rremė, nė egon e pafat. Egot, duke qenė nė rolet e tyre me maskat e tyre dhe me perdet e lustrat e tyre tė ndarė nga tė tjerėt, bien nė mosbesim e nė frikė ndaj gjithė tė tjerėve. Ata veten e tyre e pėrjetojnė si pjesė e shfaqje tė pandashme fizike tė Zotit. Ata dashammirin e vet mė tė madh, por si njė forcė tė cilės duhet t’i ruhen, t’i bėjnė lajka dhe nėse munden edhe ta mashtrojnė.

    Ata frikohen se do tė mplaken edhe plaken. Ata frikohen se do tė sėmuren edhe sėmuren. Ata frikohen nga varfėria dhe mbeten tė varfėr me gjithė pasurinė e tyre eventuale. Ata, frike e vdekjes i pėrcjell kudo, prandaj ata dyshojnė nė tė gjithė. Prandaj, ata kėrkojnė prova lojaliteti dhe besnikėrie nga tė gjithė. Prandaj, ata pėrpiqen pėr tė imponuar, pėr tė forcuar e pėr tė zgjeruar pushtetin e vet mbi tė tjerėt. Prandaj, pėr ata jeta ėshtė barrė, jeta ėshtė dėnim, jeta ėshtė mėrzi, shqetėsim, dėshpėrim e zhgėnjim. Prandaj, ata jepen pas tė gjitha gjėrave tė frenuara qė praktikohen nė shoqėri, vetėm e vetėm pėr tė harrura brengėn pėrcjellėse tė frikės nga vdekja.

    Frika nga vdekja dhe tė gjitha ato mendime e ndjenja tė kėqija qė e pėrcjellin trupin e ngarkuar tė njeriut , shkaktojnė procese tė panumėrta, negative bio-kimike, tė cilat pėrfundojnė me sėmundje tė ndryshme. Frika nga vdekja dhe frika nga humbja e objekteve qė posedojmė, e posteve qė mbajnė, bėhet shkaktare pėr konflikte tė panevojshme dhe pėr luftėra tė pėrgjakshme. Shkurt frika nga vdekja ėshtė shkaktari mė i madh i tė gjitha fatkeqėsive tė njeriut.

    Frika ta shtang trupin, ta ngrinė gjakun, t’i ngatėrron mendimet dhe ta nxinė jetėn. Pėr njeriu n me vetėdije kuantike tė gjitha kėto frika e ankthe janė tė pakuptim, tė tepėrta dhe qesharake. Pėr njeriun me mendje dinamike ose me vetėdije kuantike vdekje nuk ka, Ka vetėm lėvizje, qarkullim, udhėtim, Ka vetėm ndėrrim dhe lartėsim tė formave tė zhvillimit, ka vetėm pėrsosje tė jetės. Mirėpo, pėrse gjithė kjo frikė te njerėzit e thjeshtė, nga diēka qė nuk ekziston ? Sepse te ata nuk ekziston dija e vėrtetė e duhur qė ta kuptojnė e tė jenė tė bindur se ata janė duke vdekur e duke lindur nė ēdo moment. Sepse, ata nuk e kanė dijen e vėrtetė e duhur qė ta flakin tej rolet e tyre tė pėrkohshme tė cilat i kanė vėnė nė konflikt me tė gjithė. Ata nuk kanė dije e vetėdije tė mjaftueshme qė tė lirohen nga maskat, nga parzmoret, nga perdet dhe lustrat e tyre, brenda tė cilave janė vetė burgosur. Ata nuk kanė dije e vetėdije yė mjaftueshme qė tė kridhen nė esencėn e tyre shpirtėrore e ta pėrjetojnė vetveten si pjesė tė amshueshme tė gjithėsisė sė amshueshme.

    Pėr tė kuptuar mė qartė se si mund tė duket gjendja e njeriut nė tejkohėsi, nė natyrshmėri tė plotė, pa rolet, maskat e parzmoret e egos, shkencėtarėt dhe filozofėt ofrojnė njė pėrjetim nga jeta jonė e pėrditshme. Megjithėse shumė e shkurtėr, gjithsej disa sekonda, nė gjendjen orgastike harron kohėn, flakė tek egon e vet dhe sillet nė mėnyre krejtėsisht tė natyrshme. Nga dija e vetėdija e njeriut varte qė jetėn e vet ta pėrjetojė nė kėtė mėnyrė jo vetėm pėr disa sekonda dhe jo vetėm gjatė aktit seksual. Francezėt thonė pėr orgazmėn se ai ėshtė njė vdekje e vogėl. Pra, njė vdekje e vogėl kur njeriu jeton jetėn e vėrtetė. Nėse, pra, njeriu pėrqafon vdekjen si domosdoshmėri e lindjes ose si njė kalim nė pavdekėsi, atėherė ai nuk ka arsye qė tė frikohet nga vdekja.  Pėr njeriun me vetėdije kaustike, tė gjitha kėto frika e ankthe janė tė pakuptim dhe qesharake, sepse ai jeton nė bindje tė plotė se ka vetėm lėvizje, qarkullim, pėrsosje dhe ndėrrim formash tė ekzistencės. Njeriu me kėtė vetėdije tė shumtėn e herės, edhe kur ėshtė shlirė edhe kur ėshtė nė shtrėngesė, ėshtė i hareshėm.


KĖNAQĖSIA

    Njeriu kėnaqet kur dėgjon njė muzikė tėrheqėse, kur shikon njė pamje tė bukur, kur gjendet nė njė shoqėri tė kėndshme, kur nuhat njė lule erė dehėse ose kur han njė ushqim tė shijshėm etj.


GĖZIMI

    Njeriu gėzohet kur shėnon njė sukses nė jetė, kur arrin njė pėrparim nė profesion, kur nderohet me ndonjė mirėnjohje tė dėshiruar, kur takon ndonjė mik ose mikeshė tė dashur, kur fiton ndonjė pasuri tė madhe, kur dėgjon pėr ndonjė fitore tė dėshiruar e pėr shumė e shumė raste tė kėtilla.


LUMTURIA

    Por, tė gjitha kėto qė thamė nuk mjaftojnė qė njeriu tė jetė i lumtur, sepse tė gjitha kėto janė pėrjetime tė kalueshme dhe tė shumtėn e herės mund tė jenė tė pamjaftueshme pėr tė.
Lumturia ėshtė njė pėrjetim shumė mė i qėndrueshėm, mė i thellė dhe mė i gjerė. Lumturia ėshtė pajtimi dhe pranimi, nė mėnyrė tė qetė, pa detyrim, por vetėm mė mendjen tonė dinamike, i tė gjitha paradokseve tė jetės qė na rrethojnė.

 

Ē’JANĖ PARADOKSET?

    Paradokset janė tė gjithė ata faktorė e ato dukuri qė rrinė dhe mund tė ekzistojnė vetėm bashkė, ndonėse mendja e kufizuar e njeriut as nuk e kupton , as nuk e pranon njė fakt tė tillė. Pėr shembull kėnaqėsia e pakėnaqėsia, gėzimi e dėshpėrimi, lumturia e fatkeqėsia, dija e padija, errėsira e drita, e mira dhe e keqja, kujtesa e harresa, frika e guximi, lindja e vdekja, etj. Tė gjitha kėto ekzistojnė e rrinė bashkė. Ose, shpesh herė edhe i ndėrrojnė vendet e tyre, por asnjėra syresh nuk mund tė eliminohet. Sepse, nėse eliminojmė njėrėn prej tyre kemi eliminuar edhe tjetrėn. Sepse, pa pakėnaqėsi s’ka kėnaqėsi, pa dėshpėrim s’ka gėzim, pa fatkeqėsi s’ka as fat, pa mėrzi s’ka as lumturi, pa padije s’ka as dije, pa errėsirė s’ka as dritė, pa tė keqen s’mund tė jetė as e mira, pa harresė s’ka as kutesh, pa frikė s’ka as guxim, pa shėmti s’ka as bukuri, pa qyqani s’ka as burrėri, pa vdekje s’ka as s’mund tė ketė lindje. Ai qė paradokset qė e rrethojnė i kupton, i pranon dhe pajtohet me ta, pa kundėrshtim dhe nė mėnyrė tė qetė, ai ėshtė njeri i lumtur.

    Kurse ai qė bėn tė kundėrtėn, ai tėrė jetėn e kalon nė mėrzi. Mirėpo, hareja ėshtė edhe mė shumė se kėnaqėsia, gėzimi e lumturia bashkė. Kur njeriu ėshtė edhe i kėnaqur edhe i gėzuar edhe i lumtur pėr tė vetmin fakt se ėshtė, se ekziston dhe se e kupton jetėn , me tė gjitha anėt e saj pozitive e negative, si njė dhuratė me vlerė tė paēmueshme, atėherė njeriu ėshtė i hareshėm. Njeriu i hareshėm, pėr egoistėt ose pėr njerėzit me mendje tė kufizuar nuk ėshtė aspak serioz dhe madje nuk ėshtė as “tamam“! Tė gjitha kanė dėgjuar pėr Nastradinin e anektodave. Kur bėnte mot i bukur ai gėzohej. Por, edhe kur bėnte mot i lig ai, prapė gėzohej. “Po tash, kur bėn mot i lig, pėrse gėzohesh, Nastradin?“ e pyetnin. “Tash gėzohem sepse pas motit tė lig prapė do tė vijė mot i bukur”.  Njeriu i hareshėm i do tė gjitha. Njeriu i hareshėm u gėzohet tė gjithėve dhe tė gjithave qė ka jeta. Njeriu i hareshėm dashurinė dhe gėzimin e vet as nuk ua imponon as nuk ua mohon tė tjerėve. Njeriu i hareshėm vetėm rrezaton gėzim e dashuri, sikurse dielli qė rrezaton dritė e nxehtėsi. Ato i merr kush do, ato i refuzon kush nuk i do.


KULMI I VETĖDIJES KUANTIKE

    Kur shikuesi me anėn e vetėdijes sė vet kaustike bashkėdyzohet me njė pamje tė bukur ai atėherė shndėrrohet nė pamjen e bukur. Kur dėgjuesi me vetėdijen e vet bashkėdyzohet me ndonjė muzike frymėzuese, ai atėherė shndėrrohet nė atė muzike. Kulmi ui vetėdijes kauntike arrihet kur njeriu bashkėdyzohet me gjithėsinė ose me Zotin.


KUSH ĖSHTĖ ZOTI ?

 

    Zoti ėshtė i vetėkrijuari dhe krijuesi i gjithėsisė e i asgjėsisė. Zoti nuk ka formė as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje, as formė, as ngjyrė, as shije, as erė tė caktuar. Zoti ngėrthen nė vetvete tė gjitha pamjet, tė gjitha ngjyrat, tė gjitha shijet e tė gjitha erėrat e mundshme.

    Zoti ėshtė edhe pėrtej teheve tė gjithėsisė e cila edhe mė tutje zgjerohet. Zoti i tejkalon tė gjitha dimensionet hapėsinore e kohore nė kuptimin e mendjes sė kufizuar njerėzore e cila njeh vetėm kohė njėvijore qė mbėshtetet nė kujtesėn e vet tė vazhduar qė pėrdorė si pikė tė brendshme referuese egon e vet. Prandaj, mendja e kufizuar nė kohė e nė hapėsirė, duke u mbėshtetur nė pėrvojėn e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenė njė fillim tė vetin, duhet ta kenė tė kaluarėn edhe tė tashmen e vet.

    Nė tė vėrtetė, vetėm mendja dinamike e ka tė qartė se Zoti ėshtė i amshueshėm, sepse ai ėshtė vetėm nė tė tashmen, vetėm nė prezent. Sepse vetėm e tashmja ka tė kundėrtėn e vet. Nuk duhet ngatėrruar tė kaluarėn me tė tashmen, sepse e kundėrta e sė kaluarės ėshtė e ardhmja. Vetėm e tashmja ėshtė e amshueshme, e pazėvendėsueshme dhe e pakundėrshtueshme. Sepse, Vetėm Zoti, shpirti e energji - informatat janė tė pazėvendėsueshėm, tė pakundėrshtueshėm. Tė tjerat shkojnė e vijnė e ndryshojnė vazhdimisht.

    Zoti ėshtė i gjithėdijshėm dhe i plotfuqishėm, sepse Zoti ėshtė absolut me dije e me forcė. Zoti ėshtė gjithkund, sepse Zoti ėshtė i gjithėpranishėm. Tė gjitha shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janė shfaqje, ose manifestime tė Zotit. Edhe ne njerėzit jemi pjesė e shpirtit tė pakufishėm tė Zotit, jemi pjesa e fundit dhe pėrfundimtare e menēurisė sė Zotit.Gjuha e Zotit ėshtė heshtja, por zėdhėnėsja e tij kryesore ėshtė Muzika.

    Forca e Zotit ėshtė dashuria, sepse burimi pėrfundimtar dhe zemra e tė gjitha krijimeve ėshtė dashuria. Sepse dashuria ėshtė ajo qė i mban bashkė protonet dhe elektronet, si edhe sa e sa grimca-valė brenda atomit. Dashuria ėshtė ajo qė mban atomet e bashkuar brenda molekulės. Dashuria ėshtė ajo qė mban nė harmoni sistemin tonė diellor, dashuria ėshtė ajo qė mban nė harmoni tėrė gjithėsinė. Dashuria ėshtė forca mbi tė gjitha forcat, dashuria ėshtė Zoti vetė.


Ē’ĖSHTĖ FORCA?

    Forca ėshtė organizimi nė aksion, organizimi nė veprim, organizimi nė krijim ose nė shkatėrrim.


Ē’ĖSHTĖ ORGANIZIMI?

    Ne, kėtu, nuk do tė merremi me organizimin ėn pėrgjithėsi, sepse kjo do tė ishte njė temė shumė e gjerė, por do tė merremi vetėm me organizimin qė ka tė bėjė me njeriun si krijesė tė vetėdijshme. Organizimi ėshtė njė rregullim i atillė nė tė cilin ėshtė i pėrcaktuar nė mėnyrė tė pėrpiktė roli i njeriut dhe rendi i saktė i veprimeve tė tij gjatė kėtij roli. Nėse nė organizim pėrfshihen dy a mė shumė njerėz, atėherė ky bashkim shndėrrohet nė organizatė.


Ē’ĖSHTĖ ORGANIZATA?

    Organizata ėshtė njė bashkim brenda tė cilit ėshtė e pėrcaktuar qartė se kush ėshtė udhėheqės e kush i udhėhequr, kush jep urdhėra e kush i zbaton urdhrat, kush cakton detyra e kush i zbaton detyrat. Organizimi ėshtė forca e domosdoshme lėvizėse qė ndėrron realitetin shoqėror e fizik. Cilėsia e shkaka e organizimit varet drejtpėrdrejt nga cilėsia e shkalla e dijes dhe e vetėdijes sė atyre qė organizohen. Zakonisht, popujt ose bashkėsitė nė nivel tė ulėt tė organizimit, herėt ose vonė janė bėrė ose bėhen viktimė tė popujve me nivel mė tė lartė tė organizimit. Organizimi ėshtė i domosdoshėm nė tė gjitha fushat e jetės sė njeriut. Nė duhet t’ia fillojmė qė nga organizimi personal, pastaj t’ia fillojmė organizimit brenda familjes, ta vazhdojmė me organizimin e lagjes, tė fshatit, tė rajoneve e qyteteve, tė vetė qytetarėve e ta pėrfundojmė me organizimin e pėrgjithshėm tė gjithė qytetarėve. Organizimi qė tė frymėzohet nga vetė tė organizuarit ėshtė mė i suksesshme dhe ka cilėsinė mė tė lartė.


ORGANIZIMI INDIVIDUAL

    Individi i caktuar nė rastin mė tė thjeshtė, ka qėllim pėr tė mbijetuar. Ai pėr tė kryer rolin e vet tė mbijetesės duhet tė merret me renditjen e veprimeve ose aksioneve tė veta pėr tė arritur qėllimin e vet. Nga sasia e dijes dhe nga shkalla e cilėsia e vetėdijes sė tij varet edhe renditja frytdhėnėse e veprimeve tė tij. Veprimet duhet tė jenė sa mė adekuate. Sa mė adekuatė tė jenė ato qė kėrkojnė sa mė pak mundim, sa mė pak kohė dhe qė japin rezultate mė cilėsore dhe mė ta larta. Veprimet e mundimshme shpenzojnė energjinė kot dhe shkaktojnė lodhje. Prandaj, renditja e veprimeve ka rol vendim,tar ėn kursimin e energjisė, evitimin e lodhjes, kursimin e kohės dhe arritje e rezultateve cilėsore e tė shumta. Individi i cili pėrveē mbijetimit ka edhe ndonjė qėllim tjetėr mė tė qartė nė jetėn e vet, ka nevojė edhe pėr evitimin e bjerrjes sė energjisė e kohės sė vet nė konfliktet midis mendjes, shpirtit e trupit tė vet si dhe nė konfliktet me individėt tjerė.


ORGANIZIMI KOLEKTIV

    Sa i takon organizatės ku janė tė bashkuar dy a mė shumė individė gjėrat komplikohen shumė. Sa i takon kėsaj shkalle mė tė lartė tė organizimit deri ė sot shqiptarėt janė treguar fort tė dobėt. Pėr njė organizim nė shkallė organizate nevojitet njė sasi edhe mė e madhe e dijes, njė shkallė edhe mė e lartė e vetėdijes. Sepse, pėr t’u organizuar nė shkallė organizate duhet tė pėrcaktohen kriteret e organizimit. Varėsisht nga qėllimi qė duhet tė arrihet duhet tė pėrcaktohet edhe kriteri i organizimit. Meqė ne, shqiptarėt, nė kėto momente historike, kemi probleme ende tė pazgjidhura politike, ne na intereson, para se gjithash organizimi politik. Gjatė historisė sonė tė gjatė nė robėri e nėnshtrim kemi pėrjetuar tė gjitha organizimet politike, pėrveē organizimit demokratik.


DIKTATURA


   
Diktatura ėshtė njė rregullim i atillė i njė shoqėrie ose kolektivi ku imponimi me dhunė i pushtetit tė njė individi ose tė njė grupi njerėzish mbi kolektivin e caktuar, ėshtė karakteristikė kryesore. Diktatori vetėm dikton ose urdhėron. Ai ka vetėm tė drejta pa kurrfarė obligimesh. Ai nuk i pėrgjigjet askujt dhe vepron vetėm sipas interesit tė tij dhe tė grupit tė tij. Interesi i diktatorit ėshtė qė tė pėrfshijė nėn pushtetin e vet edhe anėtarin e fundit tė kolektivit tė caktuar. Mjeti kryesor i pushteti tė diktatorit ėshtė dhuna e pakufishme. Forma mė e keqe e diktaturės ėshtė totalitarizmi.


TOTALITARIZMI

    Totalitarizmi ėshtė ai lloj i diktaturės kur pushtetin total d.m.th. pushtetin e plotė mbi njė shoqėri ose kolektivitet e mban diktatori. Diktatori nė kėtė organizim kontrollon jo v etėm mjetet e dhunės, ushtrinė e policinė, por ai e kontrollon e dikton edhe ekonominė, bankat, mjetet e informimit, arsimin, kulturėn, artet, shkencat, sportet. Diktatori madje mundohet tė ndėrhyjė dhe tė vendosė edhe se kush me kėnd duhet tė martohet. Diktatura komuniste e diktatura fashiste janė dy format mė ekstreme tė totalitarizmit. Njė formė pak mė e butė e diktaturės ėshtė autoritarizmi.


AUTORITARIZMI

    Nė kėtė organizim diktatori paraqitet nė njė formė mė tė maskuar. Ai nuk e imponon pushtetin e vet mbi tė tjerėt vetėm me forcėn e dhunės, por edhe me forcėn e autoritetit tė vet. Ai arrin qė pushtetin e vet ta maskojė me do farė votimesh tė goditura. Ai me disa lėshime tė vogla e tė parėndėsishme qė ua bėn qytetarėve arrin qė ata t’i zbusė e t’i bėjė pėr vete. Pastaj, me disa privilegje e ryshfete tė ndryshme , diktatori arrin qė tė bėjė pėr vete njė pjesė tė inteligjencės e cila me shkrimet e me veprat e veta “artistike“ e “shkencore“ mundohet ta pajisė atė me veti tė atilla qė ky tė bėhet i dashur dhe i ēmuar nga qytetarėt e thjeshtė dhe tė fitojė autoritetin moral. Ky autoritet ia bėn tė mundur diktatorit qė ky em pak tė shėrbehet me mjetet e dhunės dhe me shumė me mjetet e demagogjisė. Prandaj, njerėzit e paditur e tė thjeshtė, shpesh herė, nga dashuria e marrė, diktatorit i thonė “plaku”, “shpėtimtari“, “daja“, “baba“, “pejgamberi“!


DREJT DEMOKRACISĖ

    Tash jemi duke pėrjetuar njė lloj tė posaēėm tė demokracisė. Si ka treguar pėrvoja e gjithė botės dhe sipas pėrvojės sonė tė hidhur, organizim mė tė mirė dhe mė tė drejt politik se sa demokracia ende nuk ėshtė zbuluar. Pėr kėtė shumica dėrmuese e shqiptarėve nuk ka dilema. Mirėpo ne ende nuk po mund tė pajtohemi se bė bazė tė cilit kriter duhet tė rreshtohemi dhe bė bazė tė cilit kriter duhet ta formojmė konusin e udhėheqjes sonė politike. Nė bazė tė pėrvojės, dijes, guximit, vetėmohimit, aftėsisė profesioniste, forcės, pasurisė, ndershmėrisė ose bukurisė?! Nė bazė tė kritereve tė akraballėkut, tė krahinorizmit, nė bazė tė interesave tona afatshkurtra apo atyre afatgjata?

    A duhet tė pėrcaktohemi qė tė rreshtohemi pas udhėheqėsve qė kėrkojnė pėrgjegjėsi, disiplinė, angazhim, vetėmohim, punė kėmbėngulėse, korrektėsi e vizion gjithė njerėzor, apo do tė rreshtohemi pas atyre qė nuk e kėrkojnė as njėrėn as tjetrėn, por parapėlqejnė rehatinė, komoditetin, msheftėsinė, mospėrgje gjėsinė, provincializmin, improvizimet dhe murdarllėkun?

    Kriteret e vlerėsimit e tė pėrcaktimit lidhur me rreshtimin tonė politik janė fort tė rėndėsishme, sepse ėshtė tejet e rėndėsishme se kė do ta kemi pėr udhėheqės, se kė do ta kemi pėr dirigjent. Deri ėm tash, ne, kemi mbledhur njė pėrvojė tė hidhur, jo tė vogėl, pėr t’u bindur se sa i rėndėsishėm ėshtė roli i udhėheqėsit nė organizatat tona politike. Ėshtė bėrė modė qė tė thuhet se institucionet dhe ligjet i zgjidhin tė gjitha problemet. Mirėpo, harrohet se institucionet nuk funksionojnė pa njerėz kompetentė. Institucionet nuk funksionojnė si duhet me njerėz tė paaftė. Argumentet pėr kėtė nė hapėsirėn tonė shqiptarė, nė hapėsirėn ballkanike e botėrore kemi s atė duam. Prandaj, ēėshtja se kush do tė jetė ose do tė zgjidhet pėr udhėheqės tė cilitdo institucioni pėrkatės gjithkund nė botė, ka rėndėsi fort tė madhe. Kurse, pėr ne sot kush do tė na udhėheqė nė ēdo sektor ka rėndėsi thelbėsore dhe jetėsore. Mirėpo, kjo vetėdije kolektive politike ndėr shqiptarėt, edhe pse po ecėn me hapa tė shpejtė, ende nuk ka arritur masėn e vet kritike sa tė ketė forcė qė tė na nxjerrė nga amullia e ēorganizimit.

    Porsa tė arrihet shkalla e duhur e vetėdijes kolektive politike pėr tė zbatuar kriteret objektive e cilėsore nė organizimin dhe rreshtimin tonė politik, populli ynė do tė pushojė tė jetė objekt i politikės botėrore, sepse ai menjėherė do tė shndėrrohet nė subjekt aktiv nė arenėn politike ndėrkombėtare. Prandaj, pėr tė arritur kėtė duhet tė mėsojmė fort dhe me zell tė madh nga pėrvoja jonė e hidhur dhe nga pėrvoja pozitive e botės.


DIJA,VETĖDIJA E ORGANIZIMI

    Dija e gjithanshme, esenciale deh dinamike; vetėdija e lartė kombėtare, qytetare dhe njerėzore; e vetorganizimi i pėrsosur-ja tri shkallėt e domosdoshme, ja tri mjetet e domosdoshme, ja tri kushtet e domosdoshmėrisė, ja tri forcat e domosdoshme drejt lirisė politike shumė partiake e parlamentare, drejt demokracisė sė vėrtetė e humane, drejt ekonomisė sė lirė tė tregut dhe drejt lumturisė njerėzore.


TRI KUSHTET KRYESORE TĖ LUMTURISĖ

    Pėr lumturinė kemi thėnė mė lart se ėshtė vetėdija, urtia e aftėsia pėr t’u pajtuar ėn mėnyrė tė qetė dhe pa detyrim me tė gjitha paradokset e jetės qė na rrethojnė. Mirėpo, pėr tė arritur vetėdijen, urtinė e aftėsinė qė hapin rrugėn drejt lumturisė njerėzit duhet t’i gėzojnė tri kushtet mė tė mėdha jetėsore.

LIRIA

    Kushti i parė mė i madh pėr tė arritur lumturinė e vėrtetė ėshtė liria. Pa liri jeta s’ka kuptim, sepse robėria ėshtė frenuese e ecjes pėrpara, frenuese e lėvizjes, qarkullimit, zhvillimit, pėrsosjes e pajisjes mė dije tė vėrtetė e tė gjithanshme.


PASURIA OSE KAMJA

    Kushti i dytė mė i madh pėr tė arritur lumturinė ėshtė pasuria ose kamja. Jeta nė pasuri e kamje krijon e ofron mundėsi tė domosdoshme e tė mjaftueshme qė tė gjithė pa pėrjashtim, tė zbulojnė, tė zhvillojnė, tė lulėzojnė e tė realizojnė prirjet e talentet e tyre pėr tė mirėn e vetvetes, pėr tė mirėn e tė dashurve tė tyre e pėr tė mirėn e gjithė njerėzimit.


VETĖDIJA KUANTIKE-BESIMI NĖ ZOTIN

    Kushti i tret mė i madh pėr tė arritur lumturinė ėshtė vetėdija kaustike ose besimi bė Zotin. Edhe pėr vetėdijen kuantike kemi folur mė lart. Kjo vetėdije na e bėn tė mundur qė tė udhėhiqemi nga mendja dinamike me anė e sė cilės i tejkalojmė tė gjitha pengesat, ndasitė, dallimet dhe barrierat midis njerėzve dhe midis botės shpirtėrore e fizike. Vetėdija kuantike na liron pėrfun- dimisht nga burgu e ferri i besėtytnisė materialiste. Vetėdija kuantike na liron njė herė e pėrgjithmonė nga barra e frikės nga vdekja, na bashkon me energjinė kozmike, na bashkon me mendjen kozmike dhe na kthen nė esencėn tonė shpirtėrore. Jo vetėdije na bėn qė tė kuptojmė se jemi pjesė e pandashme e shpirtit tė Zotit dhe se jemi shfaqje fizike e dashurisė sė Zotit. Pėr kėto tri kushte kryesore pėr tė arritur lumturinė e vėrtetė vlen tė flijohemi pa hezitim.


( F u n d )