Shkenca pėr natyrėn e njeriut!

 

_____________________________________________________________________________________________________________________

 

ALFRED ADLER

TĖ KUPTOSH NATYRĖN E NJERIUT

____________________________________________________________________________________________________________________

     Nė parathėnien e librit „Ta kuptosh natyrėn e njeriut“ tė Alfred Adlerit, tė botuar nga SHB „Fan Noli“ Tiranė 2010, shkruan: „Ky libėr ėshtė njė pėrpjekje pėr ta njohur lexuesin me bazat e psikologjisė sė individit. Nė tė njėjtėn kohė, nė tė bėhet fjalė pėr zbatimin praktik tė parimeve psikologjike jo vetėm pėr rregullimin e marrėdhėnieve tona tė pėrditshme me botėn qė na rrethon dhe njerėzve tjerė, por edhe pėr organizimin e jetės sonė tė brendshme. Nė bazėn e kėtij libri ėshtė vėnė cikli vjetor i leksioneve tė lexuara pėrpara njė auditori qė pėrbėhet nga qindra burra dhe gra tė tė gjitha moshave e profesioneve nė Institutin Popullor tė Vjenės. Qėllimi i kėtij libri ėshtė, sė pari, tė tregojė se si linja e zgjedhur jo drejt e sjelljes sė njė njeriu sjell mungesė harmonie nė jetėn tonė shoqėrore; sė dyti, t’i mėsojė njerėzit e veēantė tė njohin e tė pranojnė gabimet e tyre dhe, mė nė fund, t’u tregojė atyre se si tė pėrshtaten nė mėnyrė harmonike me mjedisin shoqėror. Gabimet nė shkencė dhe nė biznes kushtojnė shtrenjt dhe meritojnė keqardhje, kurse gabimet nė zgjedhjen e rrugės jetėsore mund tė vėnė nėn rrezik vetė jetėn. Nė kėtė mėnyrė, detyra e kėtij libri ėshtė tė ndriēojė rrugėn e njerėzimit pėr tė kuptuar mė mirė natyrėn e njeriut.“ ( Moderatori i www.pashtriku.org )

_____________________________________________________________________________________________________

 

 

NATYRA E PSIKĖS SĖ NJERIUT

 

     Psikologjia individuale pėr objekt shqyrtimi ka veēantinė e ēdo individi. Alfred Adler bėri shumė punė nė studimin e mėnyrės sė jetės sė individėve, duke u pėrpjekur qė aty t’i gjejė rrėnjėt e zhvillimit tė personalitetit. Duke u marrur me probleme jetėsore nė fusha tė ndėrveprimit me njerėzit e tjerė, ēdo njeri  pėrshtat njė tip tė veēantė tė mėnyrės sė jetės. Natyra shoqėrore e qenieve njerėzore u dikton atyre qė tė motivohen nga interesat e pėrgjithshme, duke hyrė nė aso raportesh dashurie dhe bashkėpunimi me tė gjithė. Fėmijėt vuajnė nga kompelksi i inferioritetit dhe duke u rritur pėrpiqen deri nė pjekuri t’i kompenzojnė dobėsitė e tyre. Nė kėtė vazhdė ata mbikompenzojnė atė qė synojnė dhe gradualisht zhvillojnė kompleksin e superioritetit. Theksi i Alfred Adlerit mbi proceset sociale dhe kognitive ka ndikuar edhe te teoricientėt e tjerė tė personalitetit. Nė studimin e tyre tė pėrbashkėt mė 1893 Brajer dhe Frojdi dėshmuan se simptomet histerike tė tė sėmurit mund tė mėnjanohen me gjetjen e shkaqeve tė tyre psikologjike. Alfred Adleri konsideron se nevojat organike luajnė rol tė parėndėsishėm nė jetėn psikike tė njeriut. Qėndrim tė njėjtė mbajtėn Horni dhe Fromi. Ajo qė e vė njeriun nė lėvizje nuk janė nevojat trupore por disa synime: si vullneti pėr fuqi tek Adleri dhe ankthi bazal te Fromi dhe Horni, qė shkaktohen nga situata pa rrugėdalje e fėmiut nė shoqėri. Tė gjithė ne tepėr pak e njohim njeriun, kjo ngase jemi nė lidhje tė izoluar me jetėn tonė… Qė nga fėmijėria mes nesh ka fare pak kontakte. Familja na izolon. Ėshtė fakt i dhembshėm se njėrėzit edhe nė fjalė, por dhe nė vepėr nuk kuptohen se nuk mund tė gjejnė kontakte tė pėrbashkėta, kėshtu qė mbeten tė huaj pėr  njėri tjetrin, jo vetėm nė ndonjė rreth tė gjerė shoqėror, por edhe nė vetė rrethin e ngushtė familjar. Njerėzit shumė mė mirė do tė jetonin nė bashkėsi sikur tė njihnin mė mirė natyrėn njerėzore. Kėshtu qė vėzhgimi i jetės psikike tė fėmijėve u bė pika kryesore mbėshtetėse e shkencės sonė… Shumė punė iu pėrkushtuan studimit tė atyre viteve tė para jetėsore. Njohja e njeriut duhet tė paramendohet si njė art me ē’rast kemi mjaft mjete nė dispozicion…qė duhet tė na shėrbejnė pikėsėpari pėr shtimin e dijenive tona. Vėshtirėsi nė kėtė pikė paraqet fakti se njerėzit pėrkitazi me kėtė janė tė ndjeshėm. Tė pakėt janė ata qė nuk mendojnė pėr vete se janė njohės tė njerėzve. Njerėzit shumė mė mirė reciprokisht do tė pajtoheshin dhe shumė mė tepėr do t’i afroheshin njėri - tjetrit atėherė kur kuptohen mirė. Zhvillimi i jetės psikike ėshtė i lidhur me lėvizjen… Tė paramendojmė njeriun, tė cilit ia privojmė ēdo mundėsi tė lėvizjes, E tėrė jeta e tij psikike do tė jetė e gjykuar tė stagnojė tėrėsisht. Ne as qė mund tė paramendojmė jetėn psikike si tė izoluar, por se vetėm si tė tillė tė rrethuar lidhur me gjithė atė qė ėshtė e rrethuar dhe me qėllim kah i cili zhvillohet e tėrė lėvizja dhe e gjithė dinamika e jetės psikike. Psikologjia individuale i sheh tė gjitha dukuritė njerėzore (tė psikės sė njeriut) nga ky kėnd, si tė drejtuara kah ndonjė cak. Ideali dhe qėllimi i njeriut shfaqet qysh nė muajt e parė tė jetės sė tij. Qysh atėherė do tė luajnė rol ato ndjenja, nė tė cilat fėmija reagon me gėzim ose hidhėrim.

 

NJERIU ĖSHTĖ QENIE E DOBĖT

 

     Qė ta kuptojmė se ē’po ngjet me ndonjė njeri, ėshtė e nevojshme qė ta shqyrtojmė sjelljen e tij ndaj tė afėrmėve. Njeriut i duhen pėrpjekje tė mėdha qė tė sigurojė tė drejtėn e tij pėr ekzistencė dhe qė tė shpėtojė nga zhbėrja. Shikuar nga kėndvėshtrimi natyror, njeriu ėshtė qenie e dobėt. Mirėpo, kjo dobėsi e mpiksur nė tė dhe e cila vie nga vetėdija - si ndijim se ėshtė i shkėputur dhe i pasigurt, vepron si stimulim permanent qė ai ta gjejė rrugėn e pėrshtatjes nė jetė. Gjuha ka rėndėsi tė fuqishme dhe tė thellė pėr zhvillimin e jetės psikike tė njeriut. Mendimi logjik ėshtė i mundur  vetėm me presupozimin e gjuhės, e cila na mundėson dallimin e koncepteve.

 

FĖMIJA DHE EDUKIMI I TIJ NĖ SHOQĖRI

 

     Bashkėsia na shtron kėrkesa tė shumta dhe kėsisoj ndikon nė tė gjitha normat dhe format e jetės sonė, nė kėtė mėnyrė edhe nė zhvillimin e organit tonė tė tė menduarit. Nė ato kushte tė thjeshta dhe nė atė synim tė fėmiut qė ta zotėrojė dobėsinė e vet, ēka sėrish nxit nė zhvillimin e aftėsive tė ndryshme, bazohet aftėsimi i fėmiut pėr edukim. Nė njė anė ky mjedis nga fėmiu i pranon pėrshtypjet armiqėsore dhe kėto pėrshtypje ia tregojnė botėn si diēka armike… Nėse nuk ndėrhyn edukata, psika e fėmiut tė tillė mund tė zhvillohet nė drejtim tė tillė qė tėrė botėn ta konsiderojė si rreth armiqėsor. Shpesh njeriu rritet nė lidhje afrie vetėm me tė vetmin person dhe s’mund ta zgjerojė rrethin e tij shoqėror tej njė personi.. Fėmiu, i cili rritet nė rrethin e tillė familjar ku tė rriturit i drejtohen me fjalėt: “Duhet tė veprosh kėshtu ose ashtu, kėtė ose atė, sepse pėrndryshe nuk tė dua”, mėsohet qė gjithnjė pėrmes butėsisė, me mjete tė njėjta, ta shtojė edhe varshmėrinė ndaj tė tjerėve. Fėmiu mund tė zhvillohet nė kuptim tejet tė dėmshėm nė drejtim tė arritjes sė qėllimit tė tij, por mund qė tė bėhet edhe i vlefshėm dhe me qėllim tė dobishėm pėrpara vetes. Njeriun duhet ta vėzhgojmė domosdo si qenie shoqėrore.

 

PĖRSHTYPJET E PARA TĖ FĖMIUT NGA BOTA OBJEKTIVE

 

     Nevoja pėr t’iu adaptuar mjedisit, e zhvillon te njeriu aftėsinė e pranimit tė pėrshtypjeve dhe qė pėrmes ndonjė mekanizmi tė veēantė psikik gjithnjė tė shkojė kah njė qėllim… Lėvizjet psikike mund tė pėrjetohen vetėm atėherė kur nė ne tangon ndonjė qėllim para sysh. Fėmiu, i cili pėr herė tė parė ngritet nga dyshemeja, nė atė moment hynė nė njė botė tėrėsisht tė re dhe ndjen njė atmosferė armiqėsore. Pėrshtypjet e tilla dhe kėto ngjajre tė cilat neve tė rriturve na duken si imtėsira tė parėndėsishme, ngjashėm ndikojnė nė jetėn psikike tė fėmisė, para sė gjithash nė krijimin e imazhit e tij pėr botėn. Bota e dukshme ėshtė e para gjė qė nė veēanti i imponohet njeriut dhe i shėrben si pikėmbėshtetje e parė pėr pėrvojėn e tij. Kėsisoj sajohet imazhi vizuel i botės. Ne mund tė kuptojmė njė njeri, vetėm atėherė kur e dimė edhe atė se me cilin organ mė sė drejtėpėrdrejti reagon nė jetė. Njeriu shfrytėzon vetėm atė ēka dhe si ia kėrkon qėllimi i tij. Nė trajtimin e fantazisė ajo hynė nė sajesė artistike (ėndrrat ditore) e organit psikik qė mė vonė shfaqet nė stadin e gjykimit tė jetės reale dhe shėrben qė njeriu tė tėrhiqet nga jeta reale. Tė gjitha pėrjetimet tona janė nė lidhje tė ngushtė me kėnaqėsinė. Ėshtė rrahur edhe problemi i ndikimit tė njeriut mbi tjetrin pėrmes hipnozės dhe sugjestionit dhe reagimit tė individėve nė mėnyrė nduarndurshme ndaj tyre.

 

SI FILLON JETA PSIKIKE E FĖMIUT

 

     Duhet pranuar fakti se jeta psikike fillon me ndjesinė e thellė, tė pakėt ose tė tepėrt tė inferioritetit personal. Kjo ėshtė ajo forca lėvizėse nga e cila lindin dhe zhvillohen tė gjitha synimet e fėmijėrisė, fuqia qė kėrkon cakun e vet, kurse kjo ėshtė kėnaqėsia dhe sigurimi i jetės nė tė ardhmen. Nė kėtė pozicion specifik tė fėmijės, qė ėshtė ngusht i lidhur me organet e tij tė aftėsimit, qėndron baza e mundėsisė pėr edukimin e tij. Secili fėmijė, pėrpos se ėshtė ndodhur nė mes tė tė rriturve ėshtė i ekspozuar faktit qė veten ta konsiderojė tė imėt dhe i krijuar me pafuqi. Nė kėtė disponim ai s’mund tė ketė besim nė vete se do tė mund efektivisht dhe pagabim t’u pėrgjigjet detyrave qė shtrohen dhe si ato nga ai priten. Poqėse nga fėmiu presim sė tepėrmi do t’ia mbjellim nė shpirt edhe mė fuqishėm ndjesinė e faktorit kurrfare. Ndjesia e vlerės sė pakėt, pasigurisė dhe lėnies pa ndihmė, shkakton parashtrimin e qėllimit nė jetė. Qysh nė ditėt e para tė fėmijėrisė te fėmiu hetohet synimi qė tė shquhet dhe qė tė tėrheq vėmendjen e prindėrve nė gjithēka. Kėto janė shenjat e para tė synimeve tė zgjuara tė njeriut se vlen diē, synim ky qė zhvillohet nėn ndjenjėn fėmijėrore tė dobėsisė dhe motivit tė fėmiut qė t’i shtrojė vetes qėllim ashtu qė do tė dukej mė dominant mbi rrethin e tij. Organi psikik nėn presionin e kėrkushėsisė, dobėsisė dhe ndijesisė sė inferioritetit do tė orvatet me vrullshmėri qė ta mbizotėrojė atė ndijesi dhe ta menjanojė. Synimi pėr fuqi dhe predominancė kalon nė sėmundje. Fėmijėt e tillė mė nuk janė tė kėnaqur me rutinėn e jetės normale. Atyre mė tepėr u pėrshtatet distancimi (distanca sa mė e madhe), dallimi mė i theksuar mes tyre dhe tė tjerėve, qė t’i nėnvlerėsojnė tė tjerėt etj. Bartjen e ndijesisė sė vlerės sė pakėt te fėmiu mund ta shkaktojnė edhe metodat e ashpra edukative. Ka fėmijė qė nė shkollė sillen krejtėsisht ndryshe sesa nė familje. Nėse e kuptojmė se mendimi dhe veprimi njerėzor i nėnshtrohet njė qėllimi do ta kuptojmė edhe atė se prej nga rrjedhin gabimet mė tė mėdha nė jetėn individuale. Sa mė tepėr qė njeriu tė gjitha sukseset dhe triumfet e tij tė jetės i kthen nė mėnyrėn e vet, aq edhe mė me vetėmohim i shfrytėzon ato qė edhe mė fuqishėm t’i verifikojė shabllonet e tij individuale tė jetės dhe linjėn e jetesės. Kjo ndodhė ngase njeriu asgjė nuk analizon, por se veē pranon dhe pėrvetėson nė errėsirėn e vetėdijes dhe pavetėdijes. Shkenca do tė ndihmojė qė tė sillet drita nė mėnyrė qė tė zbulojmė dhe tė kuptojmė gjithė atė qė ngjet. Pėrshtypjet fėmijėrore gjithnjė rishtazi veprojnė nė jetėn e njeriut.

 

PĖRGATITJA E NJERIUT PĖR JETĖ

 

     Njė ndėr pikėpamjet themelore tė psikologjisė individuale thekson qė ēdo dukuri e shfaqur e jetės psikike duhet kuptuar si pranim pėr ndonjė qėllim tė parashtruar. Pėrrallat, tregimet dhe bindjet fetare dėshmojnė dhe tregojnė se pėr parajsė, ringjallje, reinkarnim shpirtėror, te njeriu asnjėherė nuk shuhet shpresa pėr ardhmėri tė lumtur. As lojėn s’duhet kuptuar kurrsesi si prodhim i shpikur nga pridėrit dhe edukatorėt, por veē si ndihmesė edukimi, ngritje shpirtėrore, e fantazisė dhe lėvizshmėrisė, si pėrgatitje pėr ardhmėri. Nė lojė vėrehet se si fėmiu sillet ndaj jetės. Nė lojė para sė gjithash plotėsohet ndjenja pėr afilacion. Fėmijėt tė cilėt eskivojnė lojėn gjithnjė janė nėn dyshimin se kanė ndonjė mungesė (mangėsi). Frika se rolin qė u jepet do ta luajnė dobėt, ėshtė shkaku kryesor i shfaqjes sė tendencės qė ata nė inkuadrimin e tyre brenda lojės me tė tjerė ose duan tė tėrhiqen ose e prishin lojėn. Ka shumė lojra nė tė cilat theksohen nė veēanti momentet krijuese. Nė jetė shpesh ka ndodhur qė njerėzit mė parė tė kenė qepur rrobe pėr kukulla e pastaj pėr njerėz. Loja nuk mund tė ndahet nga zhvillimi psikik i fėmijės. S’duhet trajtuar si humbje kohe.Vėmendja ėshtė veēori e organit psikik, shpreh qėndrim gatishmėrie, lidhshmėri personale me faktet, gadishmėri pėr sulm ose mbrojtje, pėr shkak tė ndonjė nevoje ose ndonjė situate jo tė zakonshme, me ē’rast e gjithė fuqia e jonė vihet nė shėrbim tė ndonjė qėllimi. Faktori mė i rėndėsishėm pėr zgjimin e vėmendjes ėshtė interesimi thellėsisht i rrėnjosur. Vėmendja e zvogėluar sjell gjer te harresa dhe humbja e lėndėve tė rėndėsishme. Kjo ndodhė pėr shembull, kur fėmijėt i humbin librat e tyre, amviset qė gjithnjė i hudhin diku ose i humbin ēelsat e tyre. Harrojnė ata qė nuk duan tė jenė hapur vigjilent, por pėr kėtė edhe me harresėn e tyre janė privuar nga interesimi dhe kanė pėrkushtim tė dobėt pėr detyrėn e tyre. Ka edhe aftėsi tė organit psikik, tė cilat s’mund tė gjinden nė sferėn e vetėdijes, por tė pavetėdijes. Kėsisoj ekzistojnė edhe dy tipe njerėzish: 1) qė jetojnė objektivisht pa iu frikuar asgjėje dhe me vetėdije dhe 2) qė udhėheqin me pavetėdije. Shumė njerėz zhvillojnė nė veten e tyre aso forcash vepruese e qė pėr to ata nuk dinė gjė. Ato forca tė pavetėdijshme ndikojnė nė jetėn e njeriut dhe mund tė sjellin gjer te pasojat e rėnda nėse nuk i zbulojnė. Pėr shembull, njerėzit tė cilėt pahijshėm i hanė thonjėt dhe rrėmihin nė hundė, ata as qė dinė pėr shkaqet qė i kanė sjellur gjer tek ato shprehi tė kėqija. Ajo ēka na ndihmon bėhet pra, e vetėdijshme kurse e pavetėdijshme mbetet ajo ēka do tė mund tė pengonte argumentin tonė. Problemet e jetės sė njeriut zbulohen nė ėndrra. Tė gjitha ėndrrat nuk mund t’i kuptojmė ashtu thjeshtė. Nė tė vėrtetė ėndrrėn menjėherė ose e harrojmė ose nėse le mbresė zakonisht nuk e kuptojmė se ē’fshihet pas saj. Nė ėndėrr pėrmes krahasimit dhe simboleve shihet linja e lėvizshmėrisė sė njeriut.

 

RAPORTI PRIVILEGJUES I MASHKULLIT NDAJ FEMRĖS

 

     Ndarja e punės ėshtė faktor kyq pėr mbajtjen e shoqėrisė njerėzore. Ajo kėrkon qė secili kudoqoftė tė luajė rolin e vet. Ai qė nuk dėshiron tė marrė pjesė nė kėtė, bie nga roli ndėrmarrės dhe bėhet prishės i qetėsisė. Vlera e njeriut varet nga ajo se si ai e plotėson vendin, tė cilin ia ka ndarė ndarja shoqėrore e punės. Ēdo individ simbas aftėsive tė tij merr (pjesė) zė vendin nė procesin e tėrėsishėm produktiv tė shoqėrisė njerėzore. Ndarja e punės doli si e tillė qė grupet e privilegjuara, meshkujve u ėshtė siguruar e drejta mė e madhe dhe pėr shkak tė pozitės sė tillė tė fortė qė ushtrojnė ata nė dobi tė tyre decidivisht ndikojnė nė pozitėn e femrės nė ndarje tė punės dhe nė procesin prodhues. Siē qėndrojnė tash punėt me tendencėn e meshkujve pėr mbisundim ndaj femrave shtohet nga ana tjetėr edhe pakėnaqėsia e femrave pėr shkak tė kėsaj predominance. Edhe edukimi i sotėm familjar sikur ėshtė krijuar qė t’i ndihmojė synimit pėr fuqi e lidhur me kėtė edhe tendencės qė privilegjet mashkullore tė vlerėsohen mė tepėr dhe qė pėr to mė shumė tė trumbetohet. Mashkulli si prind mė shpesh i ekspozohet fėmiut si ndonjė simbol fuqie. Fėmiu shpejtė e heton rolin dominant qė luan babai, ngase ai ngre zėrin, urdhėron dhe udhėheq me tė gjitha, pra nė ēdo pikėpamje mashkulli nė sy tė fėmijės duket i fortė dhe me pushtet. Sa i pėrket prejardhjes historike tė pozitės mė tė fortė tė mashkullit, vlen tė thuhet se kjo nuk ėshtė rrjedhė e faktorit natyror, ngase kalimi i fazės prej matriarkatit nė patriarkat ėshtė shoqėruar me luftė. Tė mendojmė vetėm pėr atė se ēdo tė thotė fakti pėr fėmiun ku nė ēdo kėnd para syve i shfaqet pozita superiore e mashkullit. Qysh kur ka lind ėshtė pritur shumė mė me gėzim sesa vajza dhe ėshtė pritur si princ. Fakt i njohur ėshtė dukuria e shpeshtė qė prindėrit duan tė kenė fėmijė (Kanti: “Nė gjendjen kulturore ēdo femėr do tė donte tė bėhej mashkull”). Ato i duan mė tepėr ato lojra dhe profesione qė janė pėr djem, pėr shembull: ngjiten nė dru (lis). Kėto dukuri mund t’i kuptojmė si rrjdhojė e dominimit mashkullor.

 

PARAGJYKIMI PĖR VLERĖN E PAKĖT TĖ FEMRĖS

 

     Nė koncilet fetare ėshtė debatuar bujshėm rreth ēėshtjes se a ka femra psikė. Janė shkruar diskutime rreth ēėshtjes se nė pėrgjithėsi a ėshtė femra nė tė vėrtetė njeri. Nėpėr shekuj njihen dėshmitė keqardhėse pėr djegien e tyre nėn pretekstin e djegies sė shtrigave. Shpeshė ėshtė akuzuar femra se prej saj rrjedhin tė gjitha tė kėqijat nė kėtė botė. Anegdodat dhe kritikat ndaj grave, tė cilave u mvishet pasaktėsia dhe torollaksia (flokėt e gjata ment e shkurta). Mprehtėsi e fortė mendore ėshtė shfrytėzuar nė drejtim qė tė tregohet inferioriteti i saj, si p.sh: Strindbergu, Mebiusi, Shopenhaueri, Vajningeri. Madje shtohej edhe numri i madh i femrave qė pranonin inferioritetin e gruas dhe pozitėn e saj. Edhe nė pagesė puna e saj gjithnjė paguhet mė dobėt pa marrė parasysh se a ka qenė ajo punė e barabartė me tė mashkullit. Ėshtė e njohur gjithashtu se ka meshkuj tė cilėve s’mund t’u bėjmė ofendim mė tė madh se sa nėse u themi se janė tip femre, gjersa njėkohėsisht natyra mashkullore te vajzat nuk ka domethėnie tė keqe. Theksi gjithnjė bie nė atė qė gjithēka qė kujton nė femėr tregohet si diē e ulėt.

 

PARAGJYKIMI PĖR VLERĖN E MANGĖT TĖ FEMRĖS

 

     Pėr femrat qė eskivojnė punėve femėrore, shumica mendojnė se tek ato fshihet ndonjė faktorė i lindur, ndonjė substancė mashkullore qė i detyron tė mbajnė qėndrim tė tillė. Duhet theksuar edhe njė dukuri, sepse edhe kjo shpesh merret si pretekst pėr kritikė qė nėnēmon femrėn. Kjo reflektohet nė vitet e 50’ta nė kuptim tė ashpėrsimit gjatė ndryshimit tė psikės nė aspekt tė karakterit. Ndryshimet fizike bėjnė qė femrės t’i imponohet mendimi se tash arriti koha nė tė cilėn ajo tėrėsisht do ta humb edhe vlerėn e fundit tė mbetur. Paragjykimi pėr vlerėn e mangėt tė femrės e qė lidhet me botėkuptimin e dominimit tė mashkullit pengon harmoninė gjinore. Nė kėtė suazė tė mendojmė vetėm se sa tė shumtė janė ato vajza e djem qė martesėn e konsiderojnė si njė e keqe e domosdoshme. Mosbesimi qė mbretėron ndėrmjet gjinive rrėmih ēdo sinqeritet dhe kėshtu nga kjo vuan i gjithė njerėzimi. Nuk kemi kurrfarė arsye qė tė ngritemi kundėr lėvizjes feministe pėr liri e barazi. Nga pėrpjekjet qė janė bėrė qė mes dy gjinive tė vendosen marrėdhėnie mė tė mira, theksojmė kėtu koedukimin, qė ka edhe edhe pėrkrahės edhe kundėrshtarė.

 

PRIVILEGJET E FĖMIUT TĖ PARĖ

 

     Fėmiu i parė i fshatit qysh nga fėmijėria e di se ēka e pret nė tė ardhmen, se shtėpia do tė kalojė nė duar tė tij, me ē’rast ai kalon nė pozicion mė tė mirė sesa fėmijėt e tjerė. Pėrndryshe shumė familje llogarisin nė atė se djali i madh do tė bėhet zot shtėpie. Pėr tė parin fuqia ėshtė diēka qė vetėvetiu kuptohet, diē qė ka vlerė dhe qė duhet dėshmuar nė vepėr. Djali i hasretit i ėshtė ekspozuar sulmeve edukative tė rrethit. Edhe prindėrit me gjithė elanin e tyre edukativ jepen pas tij. Ai gjithkund pret se si dikush do t’ia tregojė rrugėn, bėhet i varur dhe vazhdimisht kėrkon ndonjė mbėshtetje. Fėmijėt e tillė do tė kenė vėshtirėsi nė ēdo veprimtari tė pavarur dhe mund tė bėhen nė jetė tė paaftė. Disa herė jeta e tyre gjason nė jetė parazite. Nė veēanti ėshtė e rėndė situata e njė djali nė mes tė shumė vajzave. Motivi i tij pėr t’u treguar i vlershėm has nė tensionime kur lipset demonstruar nė vepėr. Frika e tij mund tė shkojė aq larg sa ai ndonjėherė pozitėn mashkullore mund ta ndjejė si veēori e dobėt. Kur ta vėzhgojmė njeriun nė zhvillimin e tij psikik, atėherė nė figurėn qė kemi para nesh duhet shikuar jo vetėm tė kaluarėn e tij, por pjesėrisht edhe tė ardhmen e tij. Vetėm atėherė njeriu bėhet pėr ne nė kuptim tė vėrtetė i gjallė.

 

ĒKA ĖSHTĖ KARAKTERI

 

     Karakteri ėshtė nocion social qė manifestohet me shfaqjen e formave tė caktuara tė shprehjes sė psikės njerėzore, qė synon shtrimin e detyrave vetėvetes. Pėr karakterin mund tė flasim vetėm atėherė kur tė kemi nė mendje lidhshmėrinė me tė cilėn njeriu ėshtė i lidhur me rrethin. Karakteri ėshtė mėnyra me tė cilėn sillet njeriu ndaj mjedisit tė tij. Nuk ėshtė siē mendon shumica: dhunti e lindur nga natyra e dhėnė.

 

NDJENJA E BASHKĖSISĖ NĖ ZHVILLIMIN E KARAKTERIT

 

     Pėrveē synimit pėr fuqi rol me rėndėsi pėr karakterin luan edhe ndjenja e bashkėsisė. Njeriu ėshtė pranues i jashtėzakontė i ndjenjės sė inferioritetit tė ēdo lloji. Mu nė ēastin kur tė paraqitet ndjenja e vlerės sė pakėt fillon procesi i vėrtetė i jetės sė tij psikike. Nga kuptimi i ndjenjės sė vlerės sė pakėt rrjedhin rregullat se si duhet tė sillemi ndaj fėmijės. Ēėshtja kryesore e kėtyre rregullave ėshtė kėrkesa e pėrgjithshme qė tė mos i bėhet fėmiut jeta aq e idhėt, qė fėmiut t’i ruhet prezentimi kryesisht i anėve tė errėta tė jetės dhe qė nė masė mė tė madhe tregohen edhe anėt e ndritshme tė jetės.

 

DREJTIMET KAH ZHVILLOHET KARAKTERI

 

     Sipas drejtimit kah fėmija shkon drejt zhvillimit tė tij psikik mund tė jetė i drejtė ose i shtrembėr. Presioni qė gjatė edukimit shpesh aplikohet ėshtė mjet i vrazhdė dhe si rezultat i atij edukimi del se dėgjushmėria e imponuar ėshtė vetėm sa pėr sy e faqe. Njerėzit mund tė ndahen edhe nė mėnyra tjera, simbas asaj se ēfarė qėndrimi marrin ndaj vėshtirėsive. Optimistėt janė njerėz te tė cilėt zhvillimi i karakterit rrjedh nė linjė tė drejtė. Duke ruajtur besimin nė vete ata mė lehtė gjejnė qėndrimin e volitshėm ndaj jetės. Nuk kėrkojnė aq shumė, sepse mirė i peshojnė aftėsitė e tyre. Vėshtirėsitė e jetės i sfidojnė mė lehtė sesa tė tjerėt, qė nė vete gjithnjė gjejnė shkak qė veten ta konsiderojnė si individė tė dobėt pa fuqi tė mjaftueshme dhe mjete. Nė situata tė rėnda ata mbesin tė qetė, me bindje se gabimet mund tė pėrmirėsohen. Optimistėt mund tė dallohen edhe nga pamja e jashtme. Ata nuk frikohen, tė tjerėve u flasin lirshėm dhe nuk janė tė turpshėm. Lehtė shoqėrohen me njerėzit e tjerė, lehtė formojnė miq, ngase nuk janė tė pabesė. Tė folurit e tyre ėshtė i lirshėm, ecja dhe qėndrimi i hapur. Tip tjetėr ėshtė ai pesimist, i cili paraqet problemin mė tė rėndė edukativ. Kėta janė ata qė nga pėrshtypjet dhe pėrjetimet fėmijėrore kanė bartur ndjenjėn mė tė fortė tė vlerės sė mangėt dhe tė tė cilėt pėr shkak tė vėshtirėsive gjithnjė e mė tė mėdha ėshtė zhvilluar ndijesia se jeta nuk ėshtė e lehtė. Sjelljet e padrejta dhe tė kėqija vėrtetojnė tek ai botėkuptimin pesimist pėr jetėn, kurse shikimi i tij gjithnjė do tė bie nė anėt e errėta tė jetės. Shpesh kėrkojnė ndonjė mbėshtetje, s’mund tė lėvizin lirshėm, pėr shembull, fėmijėt kur e thėrrasin nėnėn e tyre e shkojnė pas saj, janė tė frikėsuar, tė ngadalshėm dhe flenė keq. Ky tip mund tė njihet madje edhe sipas pozitės qė merr kur fle. Shpesh ndodhė qė kėta njerėz kėrrusen mbledhur dhe mbulesėn e tėrheqin kah koka.Nga kėndvėshtrimi tjetėr njerėzit mund tė ndahen nė sulumues dhe tė sulmuar. Qėndrimi sulmues tregohet para sė gjithash nė shumė lėvizje. Ndonjėherė tregojnė edhe vrazhdėsi. Nėse janė pesimistė ndaj tė gjithėve qendrojnė armiqėsisht. Zhvillimi i njerėzve tė tillė nuk ėshtė i lehtė. Shoqėria njerėzore nuk i do qenjet e tilla. Lehtė vijnė nė konfliket me tė tjerėt. Jeta e tyre bėhet vargojė e pandėrprerė e luftės. Faza e fundit e zhvillimit tė tyre pėrfundon me ndjesinė se ndihen gjithnjė tė sulmuar. Tipi tjetėr ėshtė tė sulmuarit tė cilėt e ndjejnė dobesinė e tyre dhe frikėn. Kur ndodhen para ēfarėdo detyre fillojnė tė dyshojnė dhe tė luhaten sikur tė donė tė lirohen nga marrja e vendimit. Gėzimi i huaj ndonjėherė tek ata shkakton dhimbje dhe pėr kėtė ndihen tė lėnduar. Bėhet fjalė edhe pėr tipet e temperamentit qė nga ndarja e Hipokratit nė: sanguin, kolerik, melankonik dhe flegmatik. Mė sė shpeshti shfaqen rastet e pėrzierjes e jo tipet e pastra. Ndodhė qė temperamentet tė zėvendėsohen gjatė periudhės sė jetės. Pėr shembull njė fėmijė nė fillim shfaqet si kolerik, mė vonė bėhet melankolik dhe ndoshta pėrfundon si flagmatik. Njohja e njeriut nuk mund tė realizohet nė bazė tė tė vetmes dukuri tė shkėputur nga struktura psikike.

 

KARAKTERI TE NATYRA AGRESIVE

 

     Mund tė gjenden njerėz qė gjithkund ankohen se si jeta ėshtė e vėshtirė dhe tė cilėt theksojnė se dikush diēka u ka mbetur borxh. Se edukimin s’e kanė pasur tė keq. Ata siē pohojnė do tė ishin nė vend tė pare po tė kishin kushte. Kėso dhe ankesash tjera ata shtrojnė gjithnjė. Gjithnjė gjejnė shkas qė tė mos dalin nė frontin e jetės. Ekziston njė shumė e madhe njerėzish,  tė cilėt mė sė shumti kėnaqėsi gjejnė nė atė qė gjithkund tė shkojnė elegant dhe tė veshur nė modėn mė tė re. Tė tjerėt mbajnė fotografi nė ato veshje me shenja dhe emblema lufte arme, erotike etj. Madje disa ato i mbejnė nė lėkurė tė tyre me tetuazhė. Kėta njerėz lėnė pėrshtypje sikur duan nė ēfarėdo mėnyre tė imponohen e tė theksohen. Mjaft interesant ėshtė fakti qė jo vetėm nė pėrralla por edhe nė realitet, psika njerėzore ėshtė e prirur kah synimi pėr fuqi-tė kalojė nė njė lloj ideale perendie. Shpesh njeriu sillet si Zot ose sikur qė po e zėvendėson Zotin. Kjo dukuri e synimit pėr pėrgjasim me Zotin ėshtė linja e fundit e tejkalimit tė kufijėve tė personalitetit tė tij. Rrėnjėt e kėsaj dukurie mund tė kėrkohen edhe nė edukim (priftėrinjėt shpesh ligjėrojnė se si sipas rrėfimeve biblike njeriu ėshtė krijuar nė formėn e Zotit). Fuqia qė luan rolin e ndikimit magjik te njeriu ėshtė paraja. Shumica mendojnė se me para mund tė bėjnė gjithēka. Posedimi i fuqisė ėshtė i lidhur ngusht me tė hollat dhe pasurinė.

 

XHELOZIA

 

     Kur flitet pėr xhelozinė nuk mendohet vetėm pėr atė nė marrėdhėniet e dashurisė, por edhe pėr atė qė mund tė gjendet edhe nė tė gjitha raportet tjera ndėrnjerėzore, e nė veēanti nė fėmijėri, ku fėmiu qė tė bėhet dominant pėrskaj vėllaut ose motrės, zhvillon nė vete xhelozinė dhe me kėtė rast shpall qėndrimin e tij luftarak (kundėrshtues). Fėmijėt pothuajse rregullisht janė xheloz nė veēanti atėherė kur lind fėmiu tjetėr qė si mė i ri tėrheq mė shumė vėmendjen e prindėrve, kėshtu qė fėmiu mė i madh ndjehet si mbret i rrėzuar nga froni. Mė sė lehti bėhen xheloz ata fėmijė, tė cilėve mė parė u ėshtė kushtuar vėmendje e jashtėzakonshme. Xhelozia shfaqet nė forma tė nduarnduarta. Cila formė do tė shfaqet mė tepėr kjo varet nga ajo se sa i ka shkuar njeriut pėrdore qė tė pėrgatitet pėr jetė shoqėrore. Xhelozia mund t’i shėrbejė qėllimit qė tė tjerėt tė nėnēmohen, qė t’u bėhen vėrejtje etj. Kėshtu xhelozia nuk ėshtė gjė tjetėr veēse formė specifike e synimit pėr fuqi.

 

ZILIA

 

     Nė synimin pėr fuqi dhe dominim njeriu shumėherė vie gjer te zilia. Sado qė pėr tė gjithė ne pėr shkak tė ndjenjės sė pėrbashkėsisė dhe religjionit ajo ėshtė e pakėndshme (sepse morali e ndalon), vėshtirė ėshtė ēlirimi prej saj. Duhet ta pranojmė se askush prej nesh nuk ėshtė i liruar nga zilia. Nėse njeriu vuan nga mungesa e tė hollave, ushqimit, rrobave, ai nuk do tė shoh atėherė kurrfarė rrugėdalje nga pozicioni i tij i rėndė dhe i vėshtirė, pos zilisė. Ndjenja e zilisė shfaqet edhe nė mėnyrė fiziologjike dhe hetohet nga mėnyra e tė folurit. Organikisht, zilia shfaqet me ngushtimin e enėve tė gjakut. Njeriu i cili tėrė jetėn ėshtė i mbushur me zili ėshtė i pafrytshėm pėr jetė shoqėrore. Zilia mund tė sjell njeriun deri nė atė shkallė qė ai nė dhembjen e tė afėrmit tė tij tė ndjejė njė lloj kėnaqėsie.

 

KOPRRACIA

 

     Me kėtė nuk nėnkuptohet vetėm nė atė lloj koprracie, e cila kufizohet nė ndrydhjen e tė hollave, por nė formėn e pėrgjithshme qė kryesisht pėrqėndrohet nė atė se dikush nuk mund ta durojė qė dikujt t’i bėjė ndonjė tė mirė. Ndonjėherė mund tė na duket se koprracia kur shfaqet nė disa forma tė jetės ėshtė madje cilėsi e ēuditshme, psh: kjo ndodhė atėherė kur dikush e ndrydhė kohėn ose fuqinė e vet punėtore. Sot ekziston njė drejtim shkencor dhe moral qė e thekson ndrydhjen e kohės dhe fuqisė punėtore aq shumė sa kėrkon qė me to tė shėrbehemi ekonomikisht. Ndonėse kjo tingėllon si teori e mirė, por mė sė shumti pėrdoret pėr tė keq, sepse ai qė ndrysh kohėn me fuqinė e vet punėtore do tė pėrpiqet, qė barrėt qė janė tė lidhura pėr tė, nga vetja t’i bartė te tė tjerėt. Tėrė zhvillimi i epokės sonė teknike shkon nė atė qė me njeriun tė sillet si me makinėn dhe t’i imponojnė atij parime teknike, tė cilat jetės i sjellin shkretėrim, kurse njeriut vetmi dhe shkėputje nga tė afėrmit.

 

URREJTJA

 

     Ndjenja e urrejtjes shfaqet shpesh qysh nė fėmijėri. Mund tė shfaqet ndaj detyrave qė njeriu mund t’i zgjidhė, ndaj personave tė caktuar, ndaj ndonjė populli, gjinisė tjetėr ose ndonjė race. Mund tė fillojė nė formėn e sjelljeve kritike pėr tė arritur deri nė armiqėsi ndaj njerėzve.

 

KARAKTERET E NATYRĖS JOAGRESIVE

 

     Tėrheqshmėria - introveriteti ėshtė figura e njeriut, i cili ndoshta askujt asgjė keq nuk i bėn porse tėrhiqet nga jeta dhe njerėzit. Tek ata agresiviteti armiqėsor ndaj tė afėrmėve nuk lėviz nė drejtim tė qartė, por nė njė lloj armiqėsie tė izoluar. Njerėzit tė cilėt tėrhiqen nė vete flasin pak ose nuk flasin fare, askė s’e shikojnė, nuk e dėgjojnė ose nuk janė tė vėmendshėm kur dikush u flet ēfarėdoqoftė. Nė ēdo marrėdhėnie tek ata gjejmė njė ftohėsi. Kjo shihet nė atė mėnyrė kur ata ia zgjasin dorėn ndokujt, me tonin me tė cilin ata u thonė diēka tė tjerėve etj.

 

FRIKA

 

     Frikshmėria ėshtė dukuri mjaft e pėrhapur, e cila e ndjek njeriun qysh nė ditėt mė tė hershme tė fėmijėrisė deri te pleqėria e thellė e qė nė masė tė konsiderueshme ia ithtėson jetėn, kėshtu qė ia merr mundėsinė pėr rehati dhe aktivitet tė plotė. Frika mund tė shtrihet nė tė gjitha raportet e jetės ndėrnjerėzore. Nė tė vėrtetė ka njerėz te tė cilėt gjithkund pikėsėpari shfaqet frika kur duan tė pranojnė diēka, ose kur e lėnė shtėpinė, kur ndahen nga ndonjė qė i shoqėron, ose kur kanė pėr tė kryer ndonjė shėrbim, ose kur i fton e dashura. Ata janė aq pak tė lidhur me jetėn dhe njerėzit rreth vetes sa qė ēdo ndryshim i situatės sė tyre u sjell frikė. Kėsisoj ēdo zhvillim i personalitetit tė tyre dhe i aftėsisė pėr punė mbetet i penguar. Disa fillojnė herėt tė mendojnė pėr vdekjen, gjė qė i pengon nė jetė. Agorofobia - ėshtė frika nga hapėsira kur njerėzit nuk duan tė dalin vetėm. Frika nga njerėzit mund tė hiqet vetėm nė lidhshmėri me individin, rrethin.

 

SHPIRTĖNGUSHTĖSIA

 

     Paraqitet tek ata tė cilat nė detyrat qė i presin gjejnė vėshtirėsi dhe nuk besojnė se kanė forcė tė mjaftueshme pėr zotėrimin e atyre detyrave. Shfaqet nė formė tė lėvizjes sė ngadalshme, luhatshmėrie. Sillen si tė lodhur e nuk e dinė se prej ēkahit, ngarendin dhe askend nuk arrijnė, s’kanė fuqi, duken nervozė. Mund tė njihen nė bazė tė disa formave tė veprimit tė jashtėm: si kafshimi i thonjėve, kruarja e hundės, hudhja me turr nė ushqim, pėrtypja e zėshme, e qė janė pasqyrė e paedukimit. Kėto sjellje tė paedukatė kanė prejardhje qė nga fėmijėria. Ka raste kur fėmijėt me sjelljet e tyre tė pahijshme tentojnė qė ta kthejnė vėmendjen e rrethit kah vetja e tyre dhe pėrmes kėsaj tė luajnė rol mė tė madh dhe tė kalojnė nė njė pozicion mė tė volitshėm. Kjo mė pas mund tė formohet nė tė rritur si njė shprehi qė tė krijojnė probleme dhe tė nėpėrkėmbin kėrkesat e mjedisit.

 

SHPREHJET TJERA TĖ KARAKTERIT

 

     Njerėzit e mirė i ndiejmė jo vetėm gjatė veprimtarisė sė tyre, mėnyrėn se si na ofrohen, si flasin me ne, sesi sillen ndaj interesave tona, por edhe nė gjithė qenien e tyre tė jashtme gjatė lėvizjes sė fytyrės, buzėqeshjeve. Aspektin e buzėqedhjes e potencon edhe Dostojevski. Pėrndryshe qeshja ka jo vetėm nianse qė lidhin, por edhe nėntone armiqėsore dhe sulmuese. Ka njerėz tė cilėt fare nuk janė tė aftė pėr qeshje dhe tė cilėt janė aq larg nga marrėdhėniet e thella ndėrnjerėzore, saqė aspak nuk kanė gadishmėri pėr tė krijuar gėzim dhe pėr tė sjellur disponim tė kthjellėt. E tė mos flasim rreth gjithė asaj turme njerėzish, tė cilėt jo vetėm qė janė tė paaftė qė t’i bėjnė tė tjerėt tė gėzuar, por qė pėrkundrazi kanė tė predispozuar qė t’ua idhėtojnė jetėn tė tjerėve nė ēdo situatė nė tė cilėn ndodhen dhe tė cilėt shkojnė nė jetė sikur kudo duan t’i fikin tė gjitha dritat. Kėta njerėz ose fare nuk duan tė qeshin ose do tė qeshin me zor. Kjo pasqyrė e shkurtėr ndriqon reflektimin e ndjenjės sė simpatisė dhe antipatisė. Tė theksojmė edhe njė tip njerėzish qė mund tė trjatohen si rrėnues tė paqes, tė cilėt pandėrprerė vazhdojnė qė botėn ta paraqesin si hendek mjerimi dhe qė gėrryejnė nėpėr dhimbje. Ka njerėz tė cilėt synojnė me gjithė mund qė tė shkojnė nė jetė sikur pothuajse bartin barrė tė rėndė mbi supe. Ēdo vėshtirėsi tė vogėl ata e fryejnė.

 

MĖNYRA E TĖ MENDUARIT DHE E TĖ SHPREHURIT

 

     Mėnyra e tė menduarit dhe e tė shprehurit te disa njerėz le ndonjėherė aq pėrshtypje plastike saqė s’mund ta harojmė. Ata pandėrprerė mendojnė dhe flasin sipas shablloneve tė njohura, ashtu qė njeriu paraprakisht e di se si do tė shprehen ata. Ka njerėt tė cilėt s’mund tė ēlirohen nga kjo mėnyrė e tė shprehurit. Shumė shpesh mund tė hasim njerėt tė tillė, tė cilėt lėnė pėrshtypje se si kanė ngecur nė njė pikė tė zhvillimit tė tyre dhe se si nuk mund tė ngriten nga stadi i nxėnėsit. Kudo sillen si nxėnės, pėrgjojnė me veshė… me sy, sikur duan tė japin shenjė se duan tė thonė diēka. I shohim se si mundohen tė gjejnė shpejt pėrgjigje nė ndonjė pyetje qė bie ndokund nė shoqėri, sikur duan ta tejkalojnė (ose arrijnė ndokend) dhe tė tregojnė se edhe ata dinė diēka dhe pėr kėtė presin qė tė tjerėt t’i vlerėsojnė mirė.

 

NJERĖZIT PEDANT

 

     Janė ata qė synojnė qė tė gjitha dukuritė e jetės sė t’i marrin sipas njė parimi. Ata ua diktojnė tė tjerėve ligjet e veprimit tė tyre. i shoqėron gjithnjė njė disponim ndaj vetes dhe mjedisit. Mund tė gjenden vetem nė vende, tė cilat nuk provokojnė iniciativa tė shumta.

 

NĖNSHTRUESHMĖRIA

 

     Njė lloj njerėzish ndjehen mirė vetėm aty ku ka ndonjė urdhėr qė ta kryejnė. Pėr ta ekzistojnė vetėm ligjet dhe rregullat. Sot e kėsaj dite ėshtė vėshtirė tė fshihet prej koke ndarja e njerėzve nga ata qė shėrbejnė dhe nė ata qė udhėheqin. Nė njė mentalitet tė tillė ėshtė brumosur qysh nga botėkuptimi i vjetėr se puna ėshtė gjė relativisht e ulėt (madje e turpshme), ngase me tė janė marrė skllevėrit dhe se zotėriu s’bėnte tė ndotė dot duart me punė, ngaqė ai jo vetėm qė jepte urdhėra, por se ishte edhe ai qė nė vete ngėrthente tė gjitha cilėsitė e mira. Edhe Niēe kėrkonte pushtetin pėr tė mirėt dhe nėnshtrimin e tė tjerėve. Megjithatė, njė dukuri negative qė vlen tė potencohet ėshtė fakti se pėr femrėn nė disa qarqe mentalitetesh ėshtė formuar bindja se ajo duhet tė jetė e nėnshtruar ndaj burrit, se ajo duhet tė punojė dhe vetėm tė punojė. Ata kėtė pozicion tė saj e konsiderojnė si fat i kurdisur e qė nėnkuptohet. Pėr tė qenė paradoksi nė zenit ndonjėherė hasim edhe nė aso femra, tė cilat e bartin nė vete frymėn e nėnshtrueshmėrisė nė atė masė sa kėrkojnė mu aso meshkujsh qė janė brutal dhe duan pushtetin (mbi tė tjerėt). Mirėpo jeta ndėrmjet burrit dhe gruas duhet tė jetė njė shoqėrim, njė punė e pėrbashkėt nga e cila askush nuk duhet tė ndihet i nėnshtruar.

 

IMPONUESHMĖRIA

 

     Njė tip i njerėzve qė ngriten, tė cilėt gjithnjė duan tė luajnė rol tė parė dhe tė cilėve jeta nuk u paraqet ēėshtje mė tė lartė sesa t’i nėnshtrojnė tė tjerėt. Kėta njerėz hasen zakonisht atje ku ėshtė e nevojshme ndonjė direktivė, ku kėrkohet ndonjė pozitė urdhėrdhėnėse dhe ndonjė organizim. Nė kėto vende ata hudhen vetė. Kėta janė ata tė cilėt qysh nė shtėpi janė mėsuar tė komandojnė, qė mė parė nuk u ka pėlqyer asnjė rol nė lojė, pos gjeneral, konduktor etj. Ata s’do tė gjejnė rehati gjersa kudo qė ndodhen tė mos e demonstrojnė dominimin e tyre jo vetėm nė gjėra tė mėdha, por edhe nė tė imta.

 

DISPONIMET NJERĖZORE

 

     Ėshtė njė tip njerėzish tė cilėt nė ēdo vėshtirėsi jete fitojnė pėrshtypje se si ata janė pikėrisht ata qė do t’i godas e keqja: se si diēka e errėt i pėrcjell vetėm ata, tė cilėt gjatė stuhisė mendojnė se stihia do t’i godas mu ata, nė raste konfuziteti se hajnat do ta kidnapojnė mu atė etj. Kėso teprimesh mund ta pėrshkojnė vetėm atė njeri qė nė ndonjė mėnyrė e konsideron veten si epiqendėr e ngjarjeve. Kėta janė ata njerėz qė gjithēka e marrin pėr masė serioze dhe e vlerėsojnė me shikim pesimist.

 

RELIGJIOZITETI

 

     Disa mendojnė sė tepėrmi se atė tė cilėn ata e respektojnė jashtėzakonisht dhe tė cilėt me aq ngul i luten qėndron pikėrisht nė shėrbim tė tyre, se pėr ta bartė pėrgjegjėsi dhe qė kjo duhet fituar pėrmes mjeteve siē janė lutjet e ngrohta.

 

AFEKTET

 

     Njė anė e afekteve ėshtė edhe ndjenja e vlerės sė mangėt, e pamjaftueshmėrisė. Siē janė tė lidhura njėri me tjetrin shpirti dhe trupi, ashtu edhe afektet janė tė lidhura thellė me tė gjitha ato qė janė njerėzore. Dukuri pėrcjellėse fiziologjike tė tyre janė: veprimet nė enėt e gjakut dhe nė organet e frymėmarrjes, pulsi i rritur, skuqja, zverdhja etj.

 

ZEMĖRIMI

 

     Ka njerėz tė cilėt nga ky afekt krijojnė sistem dhe zakonisht sillen sipas tij, ēka kurrsesi nuk dinė rrugė tjetėr. Janė njerėz tejet tė ndjeshėm, tė cilėt nuk e durojnė askė para dhe mbi vete. Rėndė i pėrshtaten rrethit dhe u druajnė ēdo detyre serioze. Nėse privohen nga diēka nė tė cilėn kanė pasur tė drejtė bėhe agresivė, pėr shembull thejnė, dėmtojnė gjėsende me vlerė. Mė vonė pėrpiqen tė arsyetohen, duke thėnė se si nuk kanė ditur se ēka bėnin. Kėshtu njeriu i tillė pėr shkak tė afektit tė tij mund tė ndeshet me rrethin e tij. Ky afekt tregon pothuajse shkatėrrimin e tėrėsishėm tė ndjenjės shoqėrore. Krijon qėndrim armiqėsor kundrejt tjerėve. Gjer nė kėtė shkallė s’mund tė mbėrrijė ai qė ėshtė i vetėdijshėm pėr aftėsitė e tij dhe qė mbėshtetet qetė nė forcat e veta. Ndėr faktorėt tė cilėt lehtėsojnė zemėrimin duhet cekur alkoolin. Te disa njerėz janė tė mjaftueshme edhe sasitė e vogla. Njeriu i dehur me alkool, sillet ashtu sikur qė kurrė tė mos ketė jetuar nė botėn kulturore. Ai e humb pushtetin mbi veten e tij. Zemėrimi shumė mė tepėr shfaqet te fėmijėt sesa te tė rriturit. Kjo rrjedhė si pasojė se tek ata ėshtė mė e theksuar ndijesia e dobėsisė. Zemėrimi i skajshėm mund ta ēojė njeriun deri nė vetėvrasje.

 

PIKĖLLIMI

 

     Shfaqet te njeriu kur ai privohet nga diēka, kur i ndodhė ndonjė humbje pėr tė cilėn ai s’mund tė ngushėllohet lehtė. Sado qė pikėllimi nė qenien njerėzore ėshtė fundamentuar nga natyra, ai prapėseprapė nė tepėrimin e tij ka diēka qė ndaj rrethit ka karakter tė ndjenjės armiqėsore. Njeriu i pikėlluar nė masė tė madhe kudo kėrkon nga rrethi qė tė interesohen pėr tė. Edhe ky afekt tregon linjėn qė ēon nga posht - lartė, qė pėr qėllim ka tė balancojė ndjenjėn e dobėsisė dhe pandihmesės nė atė mėnyrė qė e tregon vetė njeriu. Pėrdorimi i afekteve automatikisht mund tė bėhet shprehi dhe tė zhvillohet deri nė atė masė qė mė nuk ndjehet si normale. Zemėrimi dhe pikėllimi janė afekte qė nuk bashkojnė, por qė shkaktojnė kundėrthėnie dhe ndarje, ndonėse nė shikim tė parė duket se pikėllimi bashkon.

 

FRIKA

 

     Rėndėsi kyqe nė jetėn e njeriut ka frika. Mekanizmi i frikės nuk paraqet dominim tė drejtėpėrdrejt mbi rrethin, por pikėsėpari paraqet dėshtim: frikacaku ik nga ndonjė mbrojtje e situatės tjetėr dhe synon qė nė kėtė mėnyrė tė pėrforcojė pozicionin e tij duke fituar mbi rrezikun. Qysh nė shprehjet lėvizėse tė kėtij afekti, veēanėrisht nė mimikė, gjejmė fillimin e njė kundėraksioni, por se kjo nuk sillet nė linjė tė drejtė - nuk ėshtė agresive.

 

GĖZIMI

 

     Nuk duron izolimin. Ėshtė pikėrisht shprehja e parė me tė cilėn tregohet se vėshtirėsitė janė mposhtur. Pas saj shfaqet buzėqeshja, e cila plotėson ndjenjėn e ēlirimit. Me anė tė gėzmit njeriu ngritet mbi vetveten dhe kėrkon simpatinė e tė tjerėve.

 

KEQARDHJA

 

     Ėshtė shprehja mė e pastėr e ndjenjės shoqėrore. Ky afekt tregon sesa ėshtė dikush i aftė qė tė ndiej pozitėn e tė afėrmit tė tij. Nė kėtė kontekst vlen tė ceket se  ka njerėz, tė cilėt gjithnjė turren pėrpara kur tė ndodh ndonjė fatkeqėsi dhe ndonėse s’bėjnė pothuajse asgjė, duan veē tė pėrmenden. Kėshtu ata orvaten qė nė kėtė mėnyrė mė sė liri ta arrijnė famėn nė opinion.

 

TURPI

 

     Pa kėtė afekt shoqėria njerėzore do tė  ishte e pamundur. Ky afekt paraqitet te njeriu nė situatė tė atillė, kur ai nė sferėn e tij shpirtėrore ndien rrezikimin e vlerės sė personalitetit tė tij dhe kur i kanoset qė tė humb diē nga dinjiteti i tij, pėr tė cilėn secili njeri ėshtė i vetėdijshėm. Ka njerėz qė pos nė fytyrė skuqen edhe nė gjoks.

 

VĖREJTJET E PĖRGJITHSHME PĖR EDUKIM

 

     Pėr faktin se pridėrit nuk janė as pedagogė dhe as psikologė ajo qė luan sot rolin nė edukimin familjar ėshtė egoizmi familjar. Kjo ka tė bėjė edhe sa i pėrket vetė organizimit familjar qė s’mund tė shkėputet nga autoriteti i babait. Kėsisoj shpesh ndodhin gabimet e tilla nė edukim kur fėmijėve u thonė se duhet tė krenohen para tė tjerėve dhe se veten ta konsiderojnė mė tė mirė. Nė kėtė mėnyrė te fėmiu mbillet ndijesia e dominancės. Lėvizjet e para tė sjelljes sė butė tė fėmiut lidhen ndaj nėnės. Nėna pėr fėmiun ėshtė pėrjetimi mė i rėndėsishėm i afėrsisė, ajo ėshtė person ku ai mėson tė ndiej e tė njoh tė tjerėt. Mirėpo kjo butėsi dhe ky interesim  i fėmiut nuk duhet tė koncentrohen vetėm te nėna e vet, sepse tek ai zhvillohet baza pėr mungesė tė ndjesisė shoqėrore. Edukimi i gabueshėm nė ditėt e para tė jetės mund tė ketė pasoja tė rėnda tė mėvonshme. Edukimi i rreptė dhe i vrazhdė mund tė pamundėsojė gėzimin e jetės dhe lojėn e pėrbashkėt, kurse edukimi nė atmosferė gjithnjė tė ngrohtė e tė pėrzemėrt mund mė vonė tė sjell gjer tek ajo qė fėmiu tė mos ketė aftėsi e mundėsi tė adaptohet nė klimė mė kontestuese jashtėfamiljare. Numri i madh i fėmijėve nė klasė nuk i ofron mundėsi as mėsuesit pėr edukim tė drejtė tė fėmijėve. As jeta nuk mund tė sjell ndonjė ndryshim qenjėsor dhe kjo ėshtė psikologjikisht e kuptueshme, pasiqė njeriu hyn nė jetė si i gatshėm, me botėkuptime tė verifikuara dhe qė synon drejt qėllimit individual pėr dominim. Pėrndryshe jeta, pėrkundrazi, ėshtė mėsuese e keqe, nuk ėshtė aspak e butė dhe e mėshirshme, nuk na tregon fare vėrejtjen dhe nuk na kėshillon, por se vetėm sa na dobėson me ftohtėsi dhe na le tė biejmė. I vetmi autoritet qė do tė mund ta kryente rolin edukativ ėshtė shkolla, sikur tė mos instrumentalizohej nga ato instanca qė synojnė realizimin e planeve tė tyre.

 

FJALA PĖRFUNDIMTARE

 

     Organi psikik zhvillohet nė varėsi tė kushteve sociale, d.m.th. nga njė anė duhet tė kėnaqen kėrkesat e organizmit, kurse nė anėn tjetėr kėrkesat e shoqėrisė njerėzore. Ky ligj i zhvillimit psikik na tregohet si njė udhėrrėfyes mė i rėndėsishėm pėr ēdokend qė nuk do tė bie nėn ndikimin e drejtimeve tė errėta, por qė synon me vetėdije ta ndėrtojė fatin e tij. Me kėtė njohje tė njeriut ofrojmė shkencėn, e cila askund nuk kultivohet dhe qė tregohet si mė e rėndėsishme pėr tė gjitha llojet e shoqėrisė.

ﺹ ﺹ ﺹ

____________________________________________________________________________

 

Njė kapitull i zgjedhur nga libri i

Alfred Adler’it: Wozu leben wir - Pėr ēka jetojmė ne

 

NDIKIMI I FAMILJES NĖ EDUKATĖN E FĖMIJĖS

 

 

     Qė nga ēasti i lindjes foshnja kėrkon lidhjen me nėnėn. Ky ėshtė qėllimi i lėvizjeve tė saja. Shumė muaj me radhė nėna luan njė rol jashtzakonisht tė rėndėsishėm nė jetėn e saj (foshnjes); gati se plotėsisht gjithēka varet nga ajo. Nė kėtė situatė zhvillohen fillet e aftėsive pėr jetė nė bashkėsi. Nėna i ofron foshnjes lidhjet e para me njė krijesė tjetėr njerzore, dhe interesi i parė nė dikėnd tjetėr se vetėvetja. Ajo ėshtė ura e parė pėr jetė nė bashkėsi, dhe njė foshnje, e cila nuk mund tė krijoj lidhje me nėnėn e saj apo ndonjė njeri tjetėr, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes) do tė ishte i pashmangshėm.

     Kjo lidhje ėshtė aqė e thellė dhe e gjėrė sa qė ne nė vitet e mėvonshme kurrė nuk do tė jemi nė gjendje ēfarėdo tipari ta cilėsojmė me siguri si ndikim i trashigimisė. Ēdo prirje qė ne do mund ta konsiderojmė si trashiguese ėshtė pėrshtatur nga nėna, e ushtruar, e formuar dhe gjithėmonė ėshtė tejkaluar. Shkathtėsitė e saj, apo mangėsia e tyre kanė ndikuar nė tė gjitha mundėsitė ekzistuese nė fėmijėn. Me 'shkathtėsinė' e njė nėne ne nuk mendojmė asgjė tjetėr pėrveē aftėsisė sė saj tė bashkpunoj me fėmijėn, ta pėrfitoj pėr bashkpunim nė kėtė shoqėri. Kjo shkathtėsi nuk mund tė mėsohet nėpėrmjet rregullave. Ēdo ditė sjell situata tė reja. Mirėpo, ka raste nė tė cilat ajo duhet tė dėshmoj zgjuarsinė dhe mirėkuptimin e saj pėr nevojat e fėmijės. Ajo mund tė jetė e shkathėt vetėm nėse ajo e pėrgjon fėmijėn me pėrplot dashuri, nėse ajo pėrpiqet tė fitoj simpatinė dhe pėr t'ia siguruar shėndetin dhe mirėqenien.

     Qėndrimi i saj tregohet nė tė gjitha veprimet e saj. Kurdo, sa herė qė ajo e merr fėmijėn, e mban fėmijėn nė krah, bisedon me tė, e pastron apo ushqen ajo ka mundėsi t'i ngushtoj lidhjet edhe mė shumė me fėmijėn. Nėse ajo pėr detyrat e saj nuk ėshtė e edukuar apo nuk can kokėn pėr to, ajo nuk mund tė ndihmohet dhe fėmija bėn rezistencėn e tij. Nėse ajo kurrė nuk ka mėsuar se si duhet pastruar fėmija, a ėshtė ky pastrim pėr atė (fėmijėn) njė pėrvojė e pakėndshme, tė cilėn nėna nuk ia mėson por i jep shkas tė zbrapset. E shkathėt duhet tė jetė mėnyra e nėnės kur ajo e vėn fėmijėn nė krevatin e tij, megjithė lėvizjeve dhe zhurmės qė shkakton ajo, tė vendosė se a duhet ta lėrė vetėm apo duhet tė qėndroj pranė tij (fėmijės). Ajo duhet t'i kuptoj tė gjitha rrethanat e fėmijės - ajrin e pastėr, temperaturėn e dhomės, ushqimin, kohėn e gjumit, zakonet trupore, pastėrtinė. Ēdo herė ajo krijon mundėsinė pėr fėmijėn qė ta dashurojė atė, apo tė mos e dashurojė, tė bashkpunojė me tė (nėnėn) apo tė refuzojė kėtė bashkėpunim.

     Shkathtėsia e nėnės nė vete nuk ka asgjė enigmatike. Ēdo shkathtėsi ėshtė rezultat i ushtrimit shumėvjeēarė dhe flijim. Pėrgatitja pėr nėnėsi nė jetė fillonė shumė herėt. Hapat e parė mund tė vėrehen nė qėndrimin e vajzave ndaj fėmijėve tė vegjėl, nė dashurinė e tyre ndaj fėmijėve tė vegjėl dhe ndaj dėshirės sė tyre pėr tė ardhmen. Nuk ėshtė e preferueshme qė djemtė dhe vajzat tė edukohen ashtu sikur tė kenė para veti saktėsisht detyra tė ngjashme. Nėse dėshirojmė tė kemi nėna tė shkathėta, dhe ashtu qė ato ta pranojnė parashikimin qė ato tė behėn nėnė, dhe nėnėsinė e shofin si veprim krijues dhe nuk dėshpėrohen nga roli i tyre, nėse nė jetėn e mėvonshme qėndrojnė para kėsaj.

     Fatkeqėsisht sot nė kulturėn tonė rolin e nėnėsisė sė gruas shpeshėherė e trajtojmė si diēka tė rangut tė dytė. Nėse djemtė duhen mė shumė se vajzat, nėse roli i tyre vlenė si i epėrsuar, ėshtė e natyrshme se vajzat detyrėn e tyre tė ardhshme ta pranojnė me neveri dhe antipati. Askush nukė mund tė jetė e/i kėnaqur me njė pozitė dytėsore. Nėse vajzat (tė cilat nuk e pranojnė pozitėn dytėsore) e tilla martohen dhe perspektivėn e tyre e kanė tek/me fėmijėt ato do shprehin neverinė e tyre nė njė mėnyrė apo tjetėr. Ato nuk gėzohen pėr kėtė, ato nuk e ndiejnė atė me pasė fėmijė si vepėr krijuese dhe interesante: ndoshta kjo ėshtė vėshtėrsia mė e madhe e shoqėrisė sonė e qė shumė pakė po punohet nė mposhtjen e saj. E mira e gjithė shoqėrisė njerzore varet nga qėndrimi i grave pėrballė nėnėsisė. Gati gjithėkund roli i gruas nė jetė nėnvleftėsohet dhe shikohet si e rangut tė dytė. Qė nė vogli djemtė i shikojnė punėt shtėpiake nga lart poshtė sikur tė ishin njė send i shėrbėtorėve, sikur tė ishin nėn dinjitetin e tyre, qė ndonjėherė tė ngrehin, lėvizin njėrėn dorė pėr ndihmė nė punėt e shtėpisė. Ekonomia dhe puna shtėpiake shumė shpesh nuk konsiderohen si punė, punė kėto qė mund t'i bėjnė gratė, por si rropatje pėr tė cilat (gratė) janė tė dėnuara. Nėse pėr njė grua punėt e shtėpisė janė njė art qė i lidhė interesat e saj dhe nėpėrmjet saj ajo ndritė jetėn e bashkėnjerzėve tė saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund tė ndėrtojė njė punė tė ngjashme me ēdo punė tjetėr nė botė. Nėse, nga ana tjetėr, kjo punė pėr burra vlerėsohet si e nėnēmuar, ne nuk duhet tė habitemi nėse gratė e refuzojnė rolin e tyre femėror, ta kundėrshtojnė dhe tė shkojnė nė atė drejtim e tė argumentojnė - ēka duhet tė jetė e vetėkuptueshme - se gratė janė tė barabarta me burrat, dhe se ato nuk kanė mė pak tė drejta pėr vėmendje dhe nė mundėsinė pėr zhvillimin e aftėsive tė tyre. Ėshtė e vėrtetė se, Aftėsitė mund tė zhvillohen vetėm me anė tė ndjenjės sė pėrgjegjėsisė sociale; por ndenja shoqėrore do t'i shpiej gratė nė rrugėn e drejtė, poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit tė rregullave, tė cilat pengojnė zhvillimin e tyre.

     Aty ku roli i gruas nėnēmohet, harmonia nė martesė ėshtė e prishur. Nėse njė grua edukimin e fėmijės e shef si punė tė pavlerė ėshtė e pamundur tė gjejė durimin, pėrkujdesjen, mirėkuptimin, qė janė aq tė nevojshme pėr t'iu mundėsuar fėmijėve njė pozicion tė pėrshtatshėm pėr hyrje nė jetėn e tyre. Njė grua, e cila ėshtė e pakėnaqur me rolin e saj dhe ka njė qėllim tė jetės qė i pengon asaj tė mbajė lidhjet mė tė mira me fėmijėt e saj. Qėllimi i saj nuk ka drejtim tė njėjtė sikur edhe ai i fėmijėve; ajo merret mė shumė me atė tė argumetojė mbizotėrimin e saj; dhe pėr kėtė fėmijėt janė shkurt njė ngarkesė dhe njė shmangie. Nėse ne, rasteve tė dėshtuara iu kthehemi mbraba dhe i pėrcjellim, gati gjithėmonė gjejmė se nėna nuk i ka pėrmbushur mirė detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fėmijės njė fillim tė pėrshtatshėm. Nėse nėnat dėshtojnė, nėse ato me detyrat e tyre janė tė pakėnaqura dhe s'kanė kurrėfarė kėnaqėsie me to, e tėrė njerzia ėshtė nė rrezik.

     Megjithatė, ne nuk mund ta fajsojmė nėnėn pėr dėshtimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetė nėna nuk ėshtė e edukuar pėr bashkėpunim. Ndoshta ajo nė martesėn e saj ėshtė e shtypur dhe e pakėnaqshme. Gjendja, qė ndodhet ajo e huton dhe turturon vetvetėn, nganjėherė ajo humbė shpresėn dhe dėshpėrohet. Zhvillimi i shėndoshė i njė jete familjare ėshtė i kėrcėnuar nga shumė pengesa. Kur nėna ėshtė e sėmurė ajo ndoshta ka dėshirėn mė tė mirė ta ndėrtoj mardhėnien e plotkuptimt me fėmijėt, mirėpo ajo ndihet shumė e dobėt pėr kėtė. Nėse ajo shkon tė punojė kur tė kthehet nė shtėpi ajo ndihet e lodhur. Nėse kushtet ekonomike janė tė kėqia fėmija vuan nga mangėsia nė ushqim, veshėmbathje dhe strehimi i pamjaftueshėm. Sė kėndejmi nuk janė pėrvojat e fėmijės qė pėrcaktojnė veprimet e tija, por rrjedhimet qė vijnė nga pėrvojat e tija. Nėse ne hulumtojmė jetėn e njė fėmije qė duhet kujdesur pėr tė ne gjejmė vėshtėrsitė nė mardhėniet mes tij dhe nėnės; mirėpo tė njėjtat vėshtirėsi i gjejmė edhe te fėmijėt tjerė. Kėtu kthehemi te njė pikėpamje themelore tė psikologjisė individuale: nuk ka asnjė shkak tė detyrueshėm pėr zhvillimin e cilėsive tė caktuara, mirėpo fėmija mund t'i shfrytėzoj pėrvojat nė kuptimin e qėllimit tė tij dhe ato t'i kthej nė thellėsi. Ne psh. nuk mund tė themi se, njė fėmijė do tė bėhet kriminel nėse ai ėshtė i ushqyer keq. Ne duhet tė shofim ēfarė rrjedhimesh ka nxjerrė.

     Ėshtė lehtė pėr t'u vėrejtur nėse njė grua, e cila ėshtė e pakėnaqur me rolin e saj femėror, pėson vėshtirėsi dhe tensionime. Hulumtimet kanė vėrtetuar se nevoja e nėnės pėr t'i mbrojtur fėmijėt e saj ėshtė mė e madhe se ēdo mbikqyrje tjetėr. Te kafshėt, psh. te mijtė e kanaleve dhe majmunat, shtytja nėnė ėshtė mė i theksuar se shtytja seksuale dhe ushqimore; nėse ato do duhej tė vendosnin se cilin qejf do ta dėgjonin mė parė, roli i nėnės do tė kishte vendin e parė. Bazė e kėsaj shtytjeje nuk ėshtė seksualiteti por nevoja pėr bashkėsi. Nėna e ndien shpesh fėmijėn e saj si pjesė tė trupit tė saj. Nėpėrmjet fėmijėve ajo ėshtė e lidhur me gjithė jetėn; ajo ndihet si mbretėreshė pėr jetė a vdekje. Secila nėnė pak a shumė e ka ndjenjėn e spikatur se ato nėpėrmjet fėmijėve kanė realizuar njė vepėr krijuese. Ne gati mund tė themi ajo ka ndjenjėn se, ka marrė pjesė nė krijim, sikur qė ėshtė marrė edhe vetė Hyu - nga asgjėja ajo ka krijuar njė krijesė tė gjallė. Drejtimi pėr nėnėsi nė fakt nė njėrėn anė ėshtė synim drejt epėrsisė, tė synimit tė ngjajshėm si ai i Hyut. Neve na ofron njė nga shembujt mė tė qartė pėr atė se si ky qėllim mund tė pėrdoret pėr tė mirėn e njerėzisė, nė tė mirė tė tė tjerėve dhe me ndjenjėn mė tė thellė shoqėrore.

     Nėna, natyrisht, ndjenjėn se fėmija ėshtė njė pjesė saj, mund ta ekzagjeroj dhe ta bėjė tė pėrdorshėm pėr qėllimin e epėrsisė personale. Ajo, pastaj, mund tė pėrpiqet qė fėmija tė jetė i varur plotėsisht nga ajo dhe t'ia zotėrojė jetėn, qė tė jetė e lidhur gjithėmonė me atė. Mė lėjoni ta tregoj njė rast tė njė gruaje shtatėdhjetėvjeēare tė njė fshatari. Fėmija i saj, pesėdhjetėvjeēar, jetonte ende me tė dhe tė dy njėkohėsisht sėmuhen nga ndezja e mushkrive. Nėna mbijeton, shėrohet; ndėrsa fėmija i saj dėrgohet nė spital dhe vdes. Kur nėna merr lajmin mbi vdekjen e tė birit, thotė: "e kam ditur gjithmonė se djaloshin tim kurrė nuk do ta mund ta rris tė shėndoshė". Ajo ndjehej pėrgjegjėse pėr gjithė jetėn e tė birit. Ajo kurrė nuk ishte pėrpjekur qė atė ta bėjė anėtar tė barabartė tė bashkėsisė sonė. Ne tani gradualisht mund tė kuptojmė se ēfarė gabimi ėshtė, nėse nėna lidhjet qė i ka marrė me fėmijėn, nuk i zgjėron dhe nuk e udhėzon qė ta renditė nė mėnyrė tė barabartė nė shoqėri n e njerėzve tė vet. Mardhėniet e njė nėne kurrė nuk janė tė lehta, poashtu edhe lidhja nėnė-fėmijė nuk guxon tė theksohet jashtė mase. Kėtė e kėrkon e mira e fėmijės, por edhe e nėnės. Aty ku njė detyrė theksohet jashtė masės, duhet tė vuajnė tė gjithė tė tjerėt, edhe vet detyra e jonė e veēantė, me tė cilėn ne tani po merremi, mund tė zgjidhet mė lehtė, nėse ne nuk i japim masė tė madhe. Njė nėnė mban mardhėnie me fėmijėt, burrin, dhe me gjithė bashkėsinė e rrethit tė saj. Kėto tri lidhje kėrkojnė pėrfillje tė barabartė: te triat duhet tė merren parasysh nė mėnyrė tė qetė dhe tė arsyeshme. Nėse nėna e merr parasysh vetėm lidhjen me fėmijėt, ajo medoemos do t'i llastojė dhe mėsojė keq ata. E pastaj pėr ata (fėmijėt) ėshtė shumė vėshtirė tė zhvillojnė pavarsinė dhe vetėdijėn e bashkėsisė. Nėse asaj i ka shkuar pėr dore tė lidhė njė lidhje tė qėndrueshme mes vetit dhe fėmijės, detyra tjetėr e saj ėshtė ta zgjėrojė pjesėmarrjen e tij nė drejtim tė babait; mirėpo kjo ėshtė gati e pamundur nėse pėr vetė atė (nėnėn) babai ėshtė i parėndėsishėm. Ajo duhet poashtu ta udhėzoj pėr jetėn nė bashkėsi me rrethin, motrave dhe vėllezėrve tjerė, shokėve, tė afėrmėve, dhe njerzėve tė tjerė nė pėrgjithėsi. Pra detyra e saj ėshtė e dyfishtė. Ajo duhet t'ia ndėrmjetėsojė fėmijės besimin e bashkėkrijuesit; dhe pastaj ajo duhet tė jetė e gatshme dhe tė jetė nė gjendje, kėtė besim dhe kėtė shoqėri ta zgjėrojė deri sa t'i bashkohet bashkėsisė njerėzore.

     Nėse nėna pėrpiqet ta lidhė fėmijėn vetėm me vetėn, mė vonė ai do tė refuzojė ēdo pėrpjekje pėr pjesėmarrjen e tė tjerėve tek ai. Ai do t'i besojė vetėm nėnės sė vet, kurse tė gjithė tė tjerėt dhe secilin do ta konsiderojė si armik, nė tė cilin ia merr mendja se ai ėshtė si njė rival konkurent pėr dobinė e tij. Ēdo pjesėmarrje qė e tregon ajo pėr bashkshortin apo fėmijėve tė tjerė, do t'i konsideroj si cėnim tė tė drejtave tė veta dhe fiton bindjen: "nėna ime mė takon mua dhe askujt tjetėr". Psikologėt modernė e kanė keqkuptuar gjendjen shumė. Sipas teorisė sė Frojdit, nga kompleksi i Edipit, pėr shembull supozohet se, fėmijėt anojnė pėr atė tė dashurohen nė nėnat e tyre dhe tė martohen me ato si dhe tė urrejnė e ta vrasin babain e tyre. Njė gabim i tillė nuk mund tė lindė kurrė, nėse ne e kuptojmė zhvillimin e fėmijės. Kompleksi i Edipit mund tė lindė vetėm te fėmija qė dėshiron tė posedojė vėmendjen e plotė tė nėnės dhe pėrjashton ēdo njeri tjetėr. Kjo dėshirė nuk ėshtė e kufizuar nė gjini. Ėshtė dėshira pėr ta vėnė nė zgjedhė (sklavėrojė) nėnėn, atė ta kontrollojė e zotėrojė plotėsisht dhe ta bėjė si shėrbėtore. Kjo ėshtė e mundur vetėm te fėmijėt, tė cilėt janė llastuar nga vetė nėnat e tyre, dhe atyre nuk iu ėshtė bashkuar edhe ndjenja shoqėrore me pjesėn tjetėr tė botės. Nė rastet e rralla ka ndodhur qė njė djalosh, i cili ka qenė plotėsisht i lidhur me nėnėn e tij, e bėnte nėnėn pikė qendrore tė pėrpjekjeve tė tij, pėr t'i zgjedhur problemin e dashurisė dhe martesės; mirėpo kuptimi i njė sjelljeje tė tillė do tė ishte se ai nuk mund ta paramendojė njė shoqėri tjetėr, pėrpos asaj me nėnėn e tij. Asnjė grua tjetėr nuk do ta luajė rolin e saj, e flijimit tė plotė. Kompleksi i Edipit do tė ishte gjithmonė rezultat artificial i njė edukimi tė gabueshėm. Nuk ėshtė e nevojshme, qė animin e trashėguar ta marrim si incest apo edhe ta paramendojmė, se njė gabim i tillė nė bazė ka tė bėjė me gjininė.

     Nėse fėmija, i cili ėshtė i lidhur vetėm me nėnėn, do tė vijė nė njė pozitė kur do tė heqen lidhjet me nėnėn, dhe do tė fillojnė vėshtėrsitė. Kur tė shkojė nė shkollė, apo nėse luan me fėmijėt, do tė jetė pėrherė qėllimi i tij qė tė mbesė nė lidhje me nėnėn e tij. Sa herė qė tė ndahet prej saj, ai vuan. Ai dėshiron ta ketė nėnėn e tij pėrherė pas vetit, t'ia tėrheqė vėmendjen, tė jetė pėrherė nė pėrkujdesje. Dhe ka shumė mjete qė mund t'i pėrdorė. Ndoshta bėhet njė djalė i nėnės, gjithmonė i butė dhe i ėmbėl, dhe i uritur pėr dashamirėsi. Ndoshta ai qan pėr ēdo vėshtėrsi tė vogėl, ose sėmuret, pėr tė treguar se sa urgjentisht ka nevojė pėr pėrkujdesje tė pėrherėshme. Ndoshta mund tė ketė raste tėrbimi, ku ėshtė i padėgjueshėm, dhe i kundėrshtueshėm, pėr ta kthyer vėmendjen e nėnės nga vetja. Ne gjejmė te fėmijėt qė kanė nevojė pėr pėrkujdesje mijėra lloje tė tilla rastesh tė fėmijėve tė llastuar, tė cilėt luftojnė pėr vėmendjen e nėnave tė tyre dhe kundėrshtojnė ēdo kėrkesė tė rrethit tė tyre.

     Fėmija fiton pėrvojė tė shpejtė nė zgjedhjen e mjeteve mė tė pėrshtatura pėr tėrheqjen e vėmendjes. Fėmijėt e llastuar shpesh kanė frikė nga ajo qė tė lihen vetėm, posacėrisht nė errėsirė. Nuk ėshtė vetė errėsira qė i frigohen ata; por ata e pėrdorin frikėn pėr ta detyruar nėnėn, qė tė qėndrojė afėr tyre. Njė fėmijė i tillė i llastuar bėrtet pėrher nė errėsirė. Kur nėna e tij njėherė natėn shkon te fėmija pas bėrtimės, e ka pyetėr atė: "pse po frigohesh?" "Sepse ėshtė errėsirė", pėrgjigjet ai. Mirėpo nėna e kishte hetuar qėllimin e sjelljes sė tij. "Dhe tani qė jam kėtu", i thotė ajo, "a ėshtė mė pak errėsirė?" Vetë errėsira nuk ėshtė me rėndėsi dhe frika nga kjo do tė thotė vetėm se nuk dėshironte tė jetė i ndarė nga nėna. Nėse ky rast paraqitet te njė fėmijė i tillė, gjitha emocionet e tij, gjithė fuqia shpirtėrore dhe aftėsitė e tij, janė tė drejtuara pėr ta krijuar njė situatė pėr tė cilėn nėna duhet tė vijė e tė marrė kontakt pėrsėri me atė. Mė anė tė bėrtitjes, thirrjeve, pagjumėsia apo tė tjera, ai pėrpiqet ta sjellė, gjejė nėnėn e vet. Njė mjet i vėēantė, qė ka tėrhjekur vėmendjen pėrherė tė psikologėve dhe edukatorėve ėshtė frika. Nė psikologjinė individuale nuk merremi me shkaqet e frikės, por me ēėshtjen e qėllimit tė frikės. Tė gjithė fėmijėt e llastruar vujan nga frika. Me ndihmėn e frikės sė tyre mund tė shkaktojnė tėrheqjen e vėmendjes mbi ta dhe pėr kėtė ata ndėrtojnė kėtė ndjenjė nė stilin e jetėn sė tyre. Ata pėrfitojnė nga kjo qė qėllimin e tij - (ri) fitimin e kontaktit me nėnėn - ta arrijnė. Fėmija frikacak ėshtė njė fėmijė, i cili ėshtė i llastuar dhe dėshiron tė jetė edhe mėtutje i llastuar.

     Nganjėherė fėmijėt e tillė tė llastuar ėndėrrojnė ėndrra tė kėqia dhe bėrtasin nė gjumė. Kjo ėshtė njė simptomė e njohur; por pėrderisa gjumi konsiderohej si e kundėrta e gjendjes zgjuar, nuk mund tė kuptohej. Por kjo ka qenė gabim; gjumi dhe zgjuarja nuk janė kurrėfarė kundėrshtimesh, por lloje tė lojės tė sjelljes. Fėmija sillet nė ėndrrat e tij gati njėjtė sikur edhe gjatė ditės. Qėllimi i tij, pėr ta ndryshuar gjendjen pėr pėrfitime tė tij, ndikon trupin si dhe mendjen e tij; dhe pas disa ushtrimeve dhe pėrvojės e gjenė rrugėn mė tė suksesshme pėr t'iu ofruar qėllimit tė tij. Bile edhe nė mendimet nė gjumė i vijnė nė kujtesė pamjet dhe mendimet, qė i shėrbejnė pėr qėllimin e tij. Fėmijėt e llastuar pas disa pėrvojave gjejnė mendimet qė shpien nė tmerr, frikė, qė janė shumė tė pėrshtatshme, qė ta rivendosė shpejt lidhjen e ndėrprerė pėrkohėsisht mė nėnėn. Fėmijėt e llastuar mbajnė bile edhe shpesh ėndrrat e frikės pranė veti edhe kur tė rriten. Ėndrrat e frikės kanė qenė mjet i mirė pėr tėrheqjen e vėmendjes, qė mė vonė ėshtė mekanizuar si zakon.

     Ky pėdorim i frikės ėshtė i pėrhapur aq shumė sa qė ne do tė befasoheshim shumė, nėse do tė dėgjonim nga ndonjė fėmijė i llastruar se, ai natėn kurrė nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave pėr nxitjen e vėmendjes ėshtė shumė i pasur. Disa fėmijė ankohen pėr krevatin e papėrshtatshėm ose kėrkojnė ujė; disa tė tjerė frikohen nga hajdutėt ose kafshėt e egra. Poashtu disa tė tjerė nuk i zė gjumi, nėse prindėrit e tyre nuk ulen pranė tyre. Disa ėndrrojnė; disa bien nga krevati; disa e lagin krevetin. Vetėm njė fėmijė i llastuar, qė e shėroja unė, dukej se natėn nuk shkaktonte fare vėshtėrsi. Nėna thoshte, vajza flen mirė pa ėndėrruar dhe pa u zgjuar, s'ka pasur kurrė vėshtirėsi. Unė i emrova tė gjitha simptomat tė cilat mund tė vinė nė shprehje, mirėpo te kjo vajzė nuk kishte diēka te ngjajshme. Mė nė fund u mjegullova. "Ku flenė ajo?" e pyeta nėnėn. "Nė krevatin tim", - mu pėrgjigj ajo.

     Shpesh sėmundja ėshtė ndihmė pėr fėmijėt e llastuar, sepse nėse janė tė sėmurė, llastohen edhe mė shumė se herave tjera. Ndodh shpesh, qė njė fėmijė i tillė pakė pas sėmundjes del si fėmijė qė ka nevoj pėr kujdesje; sė pari nė tė shumtėn e rasteve supozohet se ende ėshtė njė rezultat i sėmundjes. Nė tė vėrtetė kujton mbas shėrimit vorbullin, rrapėllimėn qė ėshtė bėrė pėr shkak tė tij, kur ishte i sėmurė. Nėna nuk mund ta llastoj edhe mė tutje sikur qė ka bėrė deri atėherė, dhe kėshtu hakmarret duke u bėrė fėmijė qė ka nevojė pėr pėrkujdesje. Nganjėherė ndonjė fėmijė, i cili pėrgjon, sikur njė fėmijė tjetėr qė nėpėrmjet sėmundjes sė tij bie nė qendėr tė vėmendjes nė rrethin e tij, dėshiron qė tė sėmuret edhe vetė; kėshtu ai puthė fėmijėn e sėmurė qė edhe ia vetė tė marrė sėmundjen e tij.

     Njė vajzė kishte qenė katėr vite nė spital dhe ishte llastruar shumė nga mjekėt dhe infermierėt. Kur kthehet nė shtėpi nė fillim llastohet edhe nga prindėrit, mirėpo mbas njė kohe fillon tė largohet vėmendja ndaj saj. Ēdo herė qė asaj nuk i ėshtė dhėnė ajo qė ka dėshiruar, ajo ka futur gishtin nė gojė dhe thoshte: "unė kam qenė nė spital". Ajo ju kujton tė tjerėve, se ajo ka qenė e sėmurė, dhe kėrkonte ta rivendosė gjendjen e kėndshme qė kishte qenė. Sjellje tė njėjtė, ne vėrejmė edhe tek tė rriturit, tė cilėt me kėnaqėsi flasin pėr sėmundjet dhe operacionet tė cilave iu janė dashur t'iu nėnshtrohen. Nė anėn tjetėr, nganjeherė ndodhė qė njė fėmijė i cili iu ka shkaktuar vėshtėrsi prindėrve, pas sėmundjes shėrohet dhe nuk u bėn mė probleme prindėrve. Ne vec ndėgjuam se fėmijėt me tė meta organike pėr fėmijėn ėshtė njė ngarkesė plotėsuese, mirėpo ne ndėgjuam poashtu se kjo nuk i shpjegon nė mėnyrė tė mjaftueshme karakteret e kėqia. Sė kėndejmi ne guxojmė tė dyshojmė se mos tė metat organike nė vete kanė tė bėjnė diēka me ndryshimet. Njė fėmijė, i dyti nė familje, iu shkaktonte prindėrve merakosje tė madhe. Ai ishte njė gėnjeshtar, vjedhės dhe mashtrues, ishte i ashpėr dhe i egėr. Mėsimdhėnėsit e tij nuk kishin mundėsi qė tė fillojnė asgjė me atė sa që vijnė deri te mendimi se ai duhet tė dėrgohet nė njė shtėpi pėr pėrmirėsim. Gjatė asaj kohe fėmija sėmuhet. Ai vuante nga sėmundja e turberkulozit nė eshtra dhe ishte detyruar tė qėndroj gjysmė vjeti nė gips i shtrirė. Pasi qė ai fillon tė ndjehet mirė bėhet fėmija mė i mirė nė familje. Ne nuk mund ta marrim me mend se njė sėmundje mund tė ketė njė ndikim tė tillė nė fėmijėn, dhe kėshtu ne pamė se ky ndryshim kishte tė bėjė me njohjen e gabimeve tė mėparshme. Ai kishte menduar gjithmonė se prindėrit po e dashurojnė vėllaun e tij mė shumė dhe se atė e kanė lėnė pas dore. Gjatė sėmundjes sė tij ai vetė gjendet nė qendėr tė vėmendjes. Secili pėrkujdesej pėr atė dhe i ndihmuan atij, dhe kėshtu ai ishte mjaft i aftė tė kuptojė dhe tė largohet nga pikėpamja e tij se ai po lihet pas dore.

     Ėshtė qesharake, tė mendohet, se rruga mė e mirė ėshtė, qė gabimet e shpeshta tė nėnės tė menjanohen, tė gjithė fėmijėt t'iu largohet pėrkujdesaja e nėnės sė tyre dhe t'ju jepen kujdestareve apo institucioneve adekuate pėr kėtė, qė tė kujdesėn pėr ata. Kurdo qė ne tė kėrkojmė njė zėvendėsim tė nėnės, tė shikojmė ne ndonjė qė luan rolin e nėnės - e cila lidhė fėmijėn nė vete, mu ashtu sic e bėn edhe nėna. Fėmijėt qė rriten nėpėr jetimore, shpesh nuk kanė kurrėfarė kuptimi, ndjenje pėr tė tjerėt: askush nuk ka qenė pranė tij, qė tė mund tė jetė njė urė e gjallė mes fėmijės dhe bashkkrijuesit (nėnės) tė tij. Nganjėherė janė bėrė pėrpjekje me fėmijėt e jetimoreve, qė janė shvilluar jo-mirė. Ėshtė kėrkuar njė edukatore pėr parashkollorė apo ndonjė infermiere, qė fėmijės t'ia ndajė pėrkujdesjen e saj personale, ose tė vendoset nė njė familje ku nėna do tė kujdeset si pėr fėmijėn e saj. Rezulati ka qenė gjithnjė njė pėrmirėsim i theksuar, nėse ėshtė zhgjedhur nėna pėr pėrkujdesje (njerka) e mirė. Mundėsia mė e mirė pėr tė rritur fėmijė tė tillė, nėse gjendet njė zėvendėsim pėr babanė dhe nėnėn dhe pėr njė jetė familjare; dhe e gjithė ajo ēka do mund tė bėnim nėse do t'iu marrim fėmijėn prindėrve, me shumė mund do tė mundeshim tė gjejmė njerėz tė tjerė qė do tė mund t'i merrnin detyrat e prindėrve.

     Domethėnia e dashamirėsisė sė nėnėsisė dhe pėrkujdesjes nėnėsore del nga fakti se, ka aq shumė dėshtime qė vijnė nga rrethi i jetimėve, tė fėmijėve nga prindėrit pa kurorė, fėmijėve tė padėshirueshėm dhe fėmijėve nga kurorat e prishura. Ėshtė e njohur se, roli i njė njerke ėshtė shumė i vėshtirė dhe fėmijėt shpesh e refuzojnė atė. Nė tė vėrtetė vėshtėrsia nuk ėshtė e pazgjidhur, dhe unė njof raste ku me rezultat tė mirė ėshtė tejkaluar; mirėpo vetėm shpeshherė gruaja nuk e kupton situatėn. Ndoshta lidhen shumė ngushtė fėmijėt me babain, nėse vdes nėna dhe llastohen nga ai. Pra ndihen se do t'i vidhet dashamirėsia dhe kėshtu rezistojnė kundėr njerkės. Ajo (njerka) mbrohet dhe kundėrsulmon, dhe tani fėmijėt kanė njė arsye tė vėrtetė pėr rezistencė. Ajo i ka provokuar ata dhe fėmijėt luftojnė mė shumė se kurrė. Lufta me njė fėmijė ėshtė gjithmonė e pakuptimtė; nuk mundet kurrė tė fitohet me pėrdorimin e dhunės apo tė fitohet pėr bashkpunim. Nga pėrleshjet e tilla del gjithmonė si fitimtar, ngadhnjyes ai mė i dobėti. Kėrkohet diēka nga ai, ēka kundėrshton tė japė, diēka ēka me anė tė mjeteve tė tilla, metodave tė tilla kurrė nuk mund tė arrihet. Njė pėrpjekje e paparashikueshme nė tensionim dhe harxhim tė pakuptimtė tė energjisė do tė kursehet, nėse ne pėrfundimisht do tė kuptonim se, dashuria dhe bashkpunimi nuk mund tė fitohen kurrė nėpėrmjet dhunės.

     Roli i babait nė jetėn familjare ėshtė poashtu i rėndėsishėm sikur ai i nėnės. Nė fillim mardhėniet e tij me fėmijėn janė mė pak tė ngushta; ndikimi efektiv i tij fillon mė vonė. Ne vecse kemi parashtruar disa rreziqe qė mund tė dalin nėse nėna dashamirėsinė, simpatinė e fėmijės nuk e zgjeron edhe drejtė babait. Mund tė pėsojė pastaj njė pengesė tė madhe nė zhvillimin e ndjenjės sė tij pėr bashkėsi. Nėse martesa ėshtė fatkeqe, situata pėr fėmijėn ėshtė potė rreziqe. Nėna ndoshta ndihet e pafuqishme, qė ta pėrfitojė, bashkangjisė babain nė jetėn familjare; ndoshta ajo dėshiron qė ta mbaj fėmijėn vetėm pėr vete. Ndoshta te dy prindėrit e shfrytėzojnė fėmijėn si peng pėr luftėn e tyre personale. Secili dėshiron ta lidhė fėmijėn pėr vete, tė dashurohet nga fėmija mė shumė se partneri tjetėr. Nėse fėmijėt ndjejnė qėndrimet, mendimet e ndryshme tė prindėrve ata lagohen me shkathtėsi. Kėshtu krijohet njė konkurencė, se kush mundet mė mirė tė sillet me fėmijėn apo ta llastojė atė mė mirė. Ėshtė e pamundur njė fėmijė nė njė atmosferė tė tillė tė edukohet pėr vetėdije nė bashkėsi. Bashkėsia e parė me njerėzit e tjerė qė pėrjeton ėshtė ajo me prindėrit; nėse ajo ėshtė e keqe nuk mund tė pritet qė kuptimi pėr bashkėsi tė zhvillohet vetėm. Fėmijėt nga kurorat fatkeqe rriten me pikėpamje pesimiste pėr martesė, nėse nuk fitojnė pėrshtypjen e parė tė mirė. Edhe kur tė rriten do ta kenė ndjenjėn, se ēdo martesė mund tė pėrfundojė keq. Ata do tė pėrpiqen t'i ikin gjinisė sė kundėrt ose janė tė bindur se pėrpjekjet pėr afrim do tė tė pėrfundojnė si tė pafat. Pėr kėtė fėmija ėshtė shumė i dėmtuar nėse kurora, martesa e prindėrve tė tyre nuk ėshtė njė qeliz&eum l; aktive e bashkėsisė, njė rezultat i jetės nė bashkėsi dhe njė shkollė e jetės nė bashkėsi. Kuptimi i martesės ėshtė partneriteti mes dy njerzėve pėr mirėqenien e dyanshėm, pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre dhe shoqėrisė, dhe nėse ata dėshtojnė nė njėrėn nga kėto pikėpamje, ajo nuk qėndron nė harmoni me kėrkesat e jetės.

     Kėtu pasi qė martesa ėshtė partneritet, asnjėra palė nuk do tė duhej tė ushtrojė mbizotėrim. Kjo pikė duhet tė kihet parasyshė nė mėnyrė bazore. Nė gjithė udhėheqjen e jetės familjare s'ka nevojė pėr demostrimin e forcės, dhe ėshtė e pakėndshme, nėse njė partner udhėheqė dhe i kushtohet mė shumė vėmendje se tė tjerėve. Nėse babai ėshtė njė pesonalitet i fortė dhe ngren tonin nė familje, tė rinjėt marrin njė pikėpamje tė gabueshme pėr pritjet qė janė tė lidhura me rolin e tyre mashkullor. Vajzat vuajn edhe mė shumė. Meshkujt nė pikėpamjen e tyre janė tiranikė; martesa ju duket atyre sikur tė jetė njė nėnshtrim ose njė skllavėrim. Nganjėherė ato do tė pėrpiqen ta shpėtojnė vetėn nga gjinia tjetėr me ikjen e tyre nė perversione. ( Nga gjermanishtja e pėrktheu: Zef Ahmeti )

 

...

 

( Pėrgatiti:  Moderatori i www.pashtriku.org, 05. 04. 2011 )