“Europa Pellazgjike” u flijua shk. 18-19!

 

 

KA ARDHUR KOHA TĖ MESOHET E VĖRTETA HISTORIKE DHE JO SAJIMET POLITIKE

 

Ne nuk jemi veēantė. E dashurojmė vėrtet vėndin tonė, por akoma shumė dashurojmė vėrtetėn dhe drejtėsinė  - Pashko Vasa

 

 

( Shkruan Fatbardha Demi )

 

 

 

Pellazgėt ishin banorė tė parė europianė

 

     Shpesh kam lexuar nėpėr shkrime ndryshme se «viti 2012 ėshtė viti i Kombit Shqipėtar».  Sigurisht shumica e lidhin kėtė shprehje me rastin e 100 vjetorit formimit shtetit tonė, 1912. Dhe ku ka bukur se sa kėtė pėrvjetor, ta nisėsh me njė ngjarje madhore njė Institucion si Universiteti i Sorbonės, siē qe mbrojtja e doktoraturės nga historiani shqiptar Arif Mati «Kėrkime mbi Pellazgėt, origjinės civilizimit grek» (3 janar 2012). Na erdhi keq vetėm pėr Ambasadėn e Shqipėrisė nė Paris,  sė cilės nuk i kishte ardhur akoma viti 2012, dhe rrjedhimisht nuk morrėn pjesė.

 

 

     Pa u nisur nga titulli, siē mund duket pamje parė, problematika e trajtuar nga historiani, nuk ka bėj thjesht me paraprijėsit e «civilizimit grek», njė popullsi pa mėdyshje nga gjithė historianėt ėshtė emėrtuar « e lashta Europė», por trajtuar si « zhdukur» « mjergullt» dhe « nuk na ka lėnė historinė e tyre shkruar». Disa, kėto studime shqiptare mbi Pellazgėt, i gjykojnė «pėr qėllime politike» (1) apo i hedhin poshtė sepse «nuk janė pranuar pėrgjithėsisht». Rėndėsia e studimit tė Arif Matit, qėndron jo vetėm tek vlerėsimi i trashėgimisė sė gjithanėshme tė lėnė nga kėta Pellazgė hyjnorė, por edhe sepse lidhet me ORIGJINĖN dhe GJUHĖN e kombit shqiptar (trajtuar edhe tek libri “Shqipėria, ose Historia e njė populli para-helen”).  Ky studimi dėshmon, qė Pellazgėt nuk janė zhdukur si popull, por janė asimiluar, tjetėrsuar dhe mbijetuar nė ditėt e sotme, tek popullsia e Kombit Arbėr. Se, nė studimin e trashėgimisė tė popullsisė arbėrore, gjėndet material i bollshėm, pėr tė zbuluar mėndėsinė, dėshifruar shkrimet, emėrtimet dhe domethėnien e shumė simboleve “misterioze” apo fakteve historike tė Lashtėsisė sė herėshme. “Pėrkrenarja e famshme kelte me brirė (cjapi apo dashi) qė mbante Pirro II (319-272 pk) ishte e ngjashme me atė tė Aleksandrit tė Madh. Tė njejtėn pėrkrenare mbante edhe heroi kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti (1405-1468)…Kjo vėrteton zanafillėn e pėrkrenares me brirė qė mbahej nga sovranėt, nė veēanti nga ata me zanafillė thrako-ilire (2

     Po, kush ishin kėta Pellazgė, qė u “sorollatėn” si Zot-ėr tė deteve (Deti Jonė!) dhe ju dhanė atribute tė Perėndive, Mbretėrve tė tyre tė famshėm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskėrishte”)  Kėta banorė tė parė europianė, qė u shtuan nė shumė “fise” dhe “fara”,  i lanė jo vetėm njė arkiv tė pasur gjuhėsor, por edhe  tė zbulimeve shkencore, kulturore dhe fetare, shoqėrive tė mėvonshme nė Europė, dhe bashkė-kohėse nė Afrikėn Veriore, Azinė e Afėrme dhe tė Largėt e deri pėrtej Oqeanėve. Gjithashtu krijuan modele tė drejtimit tė shtetit, dhe tė edukimit tė elitave tė ardhėshme, qė frymėzuan edhe intelektualėt e Rilindjes europiane tė shk 18-19. (3)  

     Njė trashėgimi kaq e pasur e Lashtėsisė europiane, e krijuar gjatė 50’000 - 150’000 viteve, sepse gjuhėt e njeriut tė sotėm mendohet tė jenė zhvilluar gjatė kėsaj periudhe kohore (4) nuk mund t’i mbanin vetėm shpatullat disa shekullore tė Greqisė, qė fillon me shk 6 pk me botimin e poemave tė Homerit. Nga shtjellimi i fakteve, autori pohon se “Gabimi mė i madh i kryer, ka qėnė sepse Greqia ėshtė vendosur nė qėndėr tė tė gjitha studimeve historike dhe gjuhėsore”, ( 5)  megjithėse  nga Homeri “Helenėt nuk janė cituar kurrė si Popull apo si Komb ». (6) Ky ėshtė thelbi i punimit prej 798 faqesh duke shfrytėzuar 338 autorė dhe tė dhėna nga shumė fusha tė tjera shkencore, tė paraqitur nga historiani Arif Mati.

     Nė kėtė studim, sillen dėshmi tė autorėve tė Lashtė, tė papėrfillura nga studiuesit e dy shekujve tė fundit, e pėr rrjedhojė tė papasqyruara nė librat e Historisė qė studiohen sot. Gjithashtu paraqiten fakte tė deformuara, me tė cilat ēdo lexues do tė mund tė njihet me daljen nė botim, nė frėngjisht dhe nė gjuhėn shqipe, tė librit tė ri tė Arif Matit. Studimi  dėshmon se ka ardhur koha tė mesohet nga brezi i ri, e vėrteta Historike dhe jo sajesat politike, tė autorėve tė Lashtė e tė ditėve tona. Pėr kėtė qėllim, ėshtė e domosdoshme tė rishikohet SKEMA e trajtimit tė Lashtėsisė, nga ana e Historiografisė Europiane dhe asaj Botėrore. Dhėnia e titullit “Doktor nė shkencėn e historisė sė Antikitetit (Greqia para-helenike) e Universitetit tė Sorbonės”, dėshmoi vlerėsimin mė tė lartė tė punės sė Arif Matit, e nepėrkėmbur dhe e shpėrfillur nga Albanologjia zyrtare shqiptare, dhe njė profesionalizėm shkencor tė akademikėve francezė Dominique Briquel, Charles Guittard dhe Guillaume Bonnet.

     Pėrse duhet rishikuar Skema e trajtimit tė Historisė sė Lashtėsisė?

     Pa  njohur historinė ekonomike dhe politike tė shekullit 18-19, nuk mund tė kuptohet Skema e ndjekur pėr hartimin e Historisė sė Lashtė qė studiohet sot, e cila bie ndesh me faktet historike. Ēfarė shėnoi shekulli 18-19 nė Kontinentin Europian?  Kjo periudhė emėrtohet si koha e krijimit tė Shteteve-Kombe, qė “kishin njė qėllim tė dyfishtė: tė ngrinin njė fuqi ekonomike pėr tė forcuar shtetin, dhe duke pėrfituar nga fuqia e shtetit, tė favorizohet rritja ekonomike pėr ta pasuruar shtetin... Fitimi dhe pushteti, duhet tė trajtohen sė bashku” shprehej tregėtari dhe politikani anglez i shk 17 Ser Josiah Child (7)  Nė kėtė periudhe, midis Mbretėrive kishte njė kundėrshti tė ashpėr, shpesh tė pėrgjakshme, pėr monopol tregėtar, europian dhe ndėrkombėtar, pėr zgjerimin territorial  tė shtetit dhe zoterimeve koloniale. “Fitimi i kolonive ku ndodheshin minierat e metaleve tė ēmuara ishte qėllimi kryesor i zbulimeve dhe kolonizimeve” (8) Mjeti i vetėm pėr arritjen e kėtyre synimeve ishte: njė ushtri e fortė dhe njė popull i motivuar, pėr tė sakrifikuar jetėn “pėr Atdheun!”. Kėta shekuj, shėnuan kulmin e Rilindjes Europiane.

     Disa historianė e pėrcaktojnė si njė “revoltė” kundėr  kulturės mbisunduese franceze nė Europėn e asaj kohe. Njė veprim, i nxitur si kundėrveprim tė pushtimeve tė Napoleonit (1769 - 1821). (9) “Lufta kundėr kulturės unike (shk.18) kalon nėpėrmjet mohimit tė modelit francez” - Laibnic shprehej - ėshtė mė mirė tė jesh njė origjinal i gjermanishtes, se sa njė kopje e frėngjishtes” (10) Disa tė tjerė, e komentojnė si njė nevojė pėr tė krijuar njė shtet-komb, qė tė kishte origjinėn, gjuhėn, folklorin dhe heronjt e vet legjendarė, tė cilėt do ta lidhnin emocionalisht, popullatėn shumė-etnike brėnda kufijve tė tij. Njė nga nacionalistėt gjerman tė shk.18, Fredrich Ludwig Jahn, theksonte kuptimin politik tė idesė kombėtare: “shteti nuk ėshtė asgjė pa Popullin dhe njė qeveri e mėnēur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por popullin brėnda shtetit” (11)

    Pavarsisht arsyjeve tė shumta, qė sollėn kėtė lėvizje, fillimisht politike dhe intelektuale, e mė vonė patriotike dhe ēlirimtare, qė tė gjithė synonin tė dėshmonin se sa “tė lashtė” ishin, dhe se meritonin tė vlerėsoheshin dhe tė nderoheshin nga tė tjerėt, apo tė pėrligjej krijimi i shteteve tė reja.  Historia e Lashtė qė mėsohet sot nė tė gjitha nivelet e shkollės, pėr popujt europianė, nuk ėshtė edhe aq “e lashtė”. Ajo ėshtė hartuar me materialin e mbledhur dhe studimet e folkloristėve, gjuhėtarėve, arkeologėve, historianėve dhe intelektualėve tė fushave tė ndryshme tė shk. 18-19.  Pėr t’u pėrfaqėsuar me njė Histori duhesh gjėndur pasuria kulturore dhe origjina, e trashėguar.  Veprat e Homerit dhe tė figurave tė politikės dhe kulturės mė nė zė, tė  Greqisė sė Lashtė dhe Perandorisė Romake, pėrbėnin materialin mėsimor edukativ europian dhe ishin pėrfaqėsuesit e vetėm tė lashtėsisė. (12)

     Nė periudhėn e Rilindjes, filozofi C.F. Chasseboeuf - Volney, paraprijės i shkencave tė entologjisė, antropologjisė dhe sociologjisė sė shk. 20, mė 1795  pohon se “duhej tė kėrkoheshin burime tė tjera kulturore, tė ndryshme nga ato tė Greqisė dhe Romės” (13)  Nė 1800 , Universiteti i Kopenhagenit shpalli konkurs pėr tė zėvėndėsuar mitologjinė greko-romake me atė gjermane ose kelte (14) Intelektualėve ju kėrkua, tė rizbulonin nga “goja e popullit” poemat “homerike” tė vėndit tė tyre. I pari qe skocezi James Mancpherson, qė mė 1761 botoi “Fingal, Poemė e Lashtė Epike nė 6 vėllime shkruar nga Ossian, i biri i Fingalit” qė “dėshmoi” se ekzistonin tradita tė tjera nė themel tė kulturės europiane. Por gjuhėtarėt e kohės, faktuan se Mancpherson “nuk ka mundur tė gjente epopenė e shk. 3, veēse nė pėrfytyrimin e vet”.(15) Pėrpjekje tė tilla u bėnė edhe nė vėnde tė tjera.  Kėto pėrpjekje poetike, nuk shkonin mė herėt se mesjeta dhe dėshtuan me “vėrtetėsinė” e tyre historike.

     Ishin gjuhėtarėt gjermanė, qė dhanė provat e para shkencore tė lidhjes midis popujve “tė vjetėr” e “tė rinj”, duke bėrė krahasimin e fjalorit dhe strukturės gjuhėsore tė gjuhėve. Filologu gjerman Friedrich von Schlegel pohon se: “sanskritishtja ishte njė gjuhė farefisnore me gjuhėn latine, greke, persiane dhe gjuhėt gjermanike.” (16) Nė kėtė mėnyrė, u gjėnd “filli” gjuhėsor dhe historik, pėr tė lidhur lashtėsine e popujve tė shk. 18-19, me po atė model “greko-romak” nga i cili synuan tė shkėputeshin dhe doli nė dritė Historia e Lashtėsisė sė fiseve Ariane apo e popujve indo-europian. Nė “Fjalime mbi nacionin gjerman”, Fichte (filozof gjerman shk.18) vėrente se vlera thelbėsore e identitetit gjerman qėndronte nė vijimsinė e jashtėzakonshme gjeografike dhe gjuhėsore dhe vetėm gjermanėt, «nga tė gjithė nacionet e tjera tė Europės moderne» kishin «mbetur nė vėndbanimet e tyre tė origjinės sė popullit nga rridhnin», nga tė cilėt kishin «ruajtur dhe formuar mė vonė, gjuhėn origjinale». (17)

     Lashtėsia Greko-Romake u quajt “djepi” i qytetrimit europian tė shk. 18-19 dhe hyjnizohet deri nė atė shkallė, sa mbreti bavarez Ludovik, nė Mynih ndėrton kopjet e monumenteve tė Antikitetit tė Athinės, duke pėrfshirė edhe Panteonin e famshėm.

 

Skema e “popujve Arian”,  mohoi faktet historike,

tė qėnies sė njė “Europe Pellazgjike” tė Lashtėsisė.

 

     Nė rast se Bashkimi Europian, synon nė njė unifikim tė politikave ekonomike, ushtarake dhe drejtuese, atėhere mund tė themi nė mėnyrė figurative, se ai po shkon drejt  modelit tė “Europės” sė popujve Pellazgė, qė shtrihej jo nė kufijt e sotėm kontinental, por nė atė, qė ne e emėrtojmė “Hapsira Mesdhetare”. Kjo hapsirė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė Kontinentit Europian, Azisė sė Afėrme dhe Pjesėn veriore tė Afrikės. Niveli shoqėror, kultura fetare, zbulimet e shumta: nė ndėrtim, nė pėrdorimin e pasurive natyrore, njohjes sė ligjeve tė natyrės, etj., e kėsaj Europe Pellazgjike, rrezatohej nė hapsira shumė mė tė largėta, nėpėrmjet rrugėve tregėtare (“rruga e mėndafshit” u fillua prej tyre) dhe pushtimeve koloniale (Veriut tė Europės sė sotme, tė Azisė sė Mesme dhe tė Largėt) duke u bėrė njė burim grumbullimi tė pasurive marramėndėse tė dinastive tė tyre. Nė kėtė hapsirė (qė shtrihej nė tre kontinente) gjallonin shumė fise dhe fara, tė njė gjaku dhe gjuhe, qė kishin faltoren e tyre “Dodonėn” nė Thesproti, tek e cila vinin e faleshin nga ēdo cep i Perandorisė. Nė kėtė “Europė Pellazgjike”, komunikimi -“Fjala” ishte “masmedia” dhe “Morali”- garancia e Konventave tė Europės sė sotme, dhe  pėrbėnin bazėn e edukimit tė elitave tė ardhshme drejtuese.

     Fillimisht, nė “Veriun” e Europės sė Lashtė, (nga Danubi e deri nė Jon), ku praktikuan metalurgjinė dhe nisėn shpikjet e tyre tė para, qė i bėnė “superfuqi” ushtarake, bujqėsore dhe detare,  mė pas “qėndra“ u spostua nė Afrikėn Veriore, ku vijoi tė lulėzojė shkenca dhe besimet, qė i dedikohen Perėndisė-Thot, si  mjete tė sundimit dhe tė drejtimit, e pėr kėtė arėsye i mbanin nė kasafortėn e padepėrtueshme tė pushtetit tė Priftėrinjve. Vetėm njeriu me aftėsi tė dallueshme, mund t’i merrte kėto dijeni nė formėn e mėsimeve gojore, duke ushtruar nė maksimum memorien, pėrmes njė periudhe tė gjatė kohore prej 15-20 vitesh. Ata u bėnė mė vonė “mėsues” dhe drejtues tė fiseve tė tyre tė origjinės (Greqi, Romė, bregun e Azisė sė Afėrt) apo tė grupimeve “tė reja” (Kristianizmit dhe Islamizmit, etj). “Tė gjithė udhėheqėsit e mėdhenj fetare, prej Moisiut deri te Krishti, kanė qėnė Initiates tė Mistereve Egjiptiane (tė shkollės sė Thotit pellazg-shėn. im)... kjo shpjegon se pėrse tė gjitha fetė, nė dukje tė ndryshme, kanė njė bėrthamė tė pėrbashkėt ngjashmėrie, besimin tek Zoti, besimin te pavdeksia dhe kanė njė kod etik (18)

     Nė shekujt qė pasuan “qėndra” e kėsaj “Europe Pellazgjike” shkėlqeu nė  politikė, shkencė dhe kulturė nė jugun ballkanik (Athinė, Spart), bregun  perėndimor tė Azisė sė Afėrt dhe gadishullin italik (Perandorinė Romake) pothuaj me po atė territor gjeografik. Nė kėtė hapėsirė Pellazgjike, komunikimet tregėtare, kulturore, fetare apo fushatat pushtuese midis fiseve dhe farave tė njė gjaku (siē ndodhi nė Trojė), nuk u shkėputėn asnjėherė, dhe sot i befasojnė dhe i ēoroditin studiuesit me ngjashmėritė e dukshme ndėrtimore, tė poēerisė, perėndive dhe sidomos toponimeve, tė arritura deri nė ditėt tona. Kudo nė kėtė hapsirė, ata ndiheshin si nė shtėpinė e tyre. Kudo  gjenin fise tė ngjashme, me po atė gjuhė tė folur nė dialekte tė ndryshme, por shumė tė qartė pėr tė gjithė.

     „Njė gjė ėshtė e sigurt, se pellazgėt dhe etruskėt kuptoheshin midis tyre: sintaksa dhe struktura e gjuhės etruske rigjendet nė shqipen e sotme, prej me shume se 2000 vjetėsh mė pas, pa folur pėr toponime dhe antroponime tė shumta tė cilat shpjegohen falė kėsaj gjuhe“ (29)

     Sulmet e popullsive tė huaja, tė cilėt ishin nė kėrkim tė vėndeve tė begata dhe tė pėrshtatshme klimaterike, nga Veriu dhe Lindja, gradualisht e shkatėrruan “Europėn Pellazgjike. Kėtu, tretet Historia dhjetra-mijė vjeēare e “Europės Pellazgjike” dhe ndėrtohet Historia e Lashtėsisė dymijė vjeēare e Europės Indo-Europiane, qė studiohet sot. Kjo histori, nė tekstet mėsimore, fillon me pushtimin e Kontinentit nga fiset “indo-europiane” nga Azia e Largėt. Nė studimin e tij “Gjuhėsia Ballkanike”  Pr. Shaban Demiraj pohon se: “Tė dhėnat arkeologjike dhe historike dėshmojnė se Gadishulli Ballkanik ka qenė i banuar nga popuj tė ndryshėm edhe para ardhjes sė fiseve i.e. (=indoevropiane), qė e kanė “indoevropianizuar” atė prej kohėsh tė hershme“ (20) Ky ėshtė edhe “blloku”i parė qė duhet shėmbur nga “muri” i Historisė sė sotme tė Lashtėsisė. Arif Mati deshmon se “Nuk ka patur pushtim tė Europės nga Azia, pėrpara atij tė Hunėve, tė Alainėve, tė Avarėve, nė shk. 4/5 e tė bullgarėve nė shk. 6/7 apo tė magjarėve (hungarezėve) nė shk. 9 pas Krishtit. ( 21)

 

“Europa Pellazgjike” u  flijua nė shk. 18-19

 

     “Shumė njerėz habiten kur mėsojnė se Modeli Arian (Historia e sotme e Lashtėsisė - shėn im) , qė shumica prej nesh ka arritur ta besojė, ėshtė zhvilluar vetėm pėrgjat gjysmės sė parė tė shk.19 (22). Lashtėsia, ku gjetėn burimin artet, shkenca, filozofia, format drejtuese tė shtetit dhe lindėn ideologjitė politike, ju atribuan tėrėsisht jugut tė gadishullit ballkanik, tė emėrtuar mė vonė Greqia Antike. Nga shqyrtimi i fakteve Arif Mati ju drejtohet studiuesve tė lashtėsisė: “A nuk ėshtė lajthitje tė kėmbngulish tė emėrtosh pa prova tė prekshme, sikur tė jetė “greke” gjithshka qė nė tė vėrtetė nuk ka qėnė e tillė? Fraza “pėrpara mbritjes sė grekėve”, e pėrmėndur nga autorėt antike, (Hekate i Miletit dhe Herodoti etj)…do tė jetė shpėrfillur nga autorė tė shumtė moderne” (23) “Nėse ne kerkojmė nė legjendat e lashta, mitet historike apo shkrimet mė tė lashta greke, nuk do tė gjejmė asnjė gjurmė tė emrit grek, apo Graikos, Helenėve apo Dorianėve!” (24)

     Arsyet e mohimit tė “Europės Pellazgjike” janė tė shumta:

     E para - pėr faktin e thjeshtė se gjatė Rilindjes (shk. 18 - 19), “lashtėsia greko-romake ishte burimi i vetėm i kulturave bashkohore”(25) dhe shkencat gjuhėsore dhe arkeologjike, ishin nė hapat e tyre fillestare.

     E dyta - se Historia e Lashtė e shekujve para dhe pas lindjes sė Krishtit, “u ndėrtua”  sipas ideollogjisė sė “njeriut progresist” (tė Fuqive industriale dhe ushtarake europiane) tė shk. 18-19 pėr interesat e shtetit qė pėrfaqėsonte, i cili pretendonte njė “lashtėsi” qė nuk e kishte si popull.  Historiani francez Leon P. Homo (1872-1957) nė librin e tij “Italia zanafillore” vėren se: ”kjo nuk ėshtė e gjitha, (lashtėsia) jo vetėm ėshtė shpikur, por edhe ėshtė shtrėmbėruar. Njė numėr ngjarjesh bashkohore projektohen nė tė kaluarėn, e cila kėsisoj gjėndet e sajuar me imazhin e tė sotmes…Shpėrfytyrohet ose tė paktėn shuhet sensi i historisė, pra duke e pėrpunuar rrėfimin e ngjarjeve tė lashta pėr shkak tė prirjes pėr krenari kombėtare“ (26)

     Sė treti se “Historia” e kėtij “njeriu progresist” qė i pėrkiste “Rendit tė Ri”, simbol i zhvillimit (industrial dhe tregėtar) dhe pushtetit (kolonial) ishte e pamundur tė lidhej me “Europėn Pellazgjike”, qė pėrfshinte pjesė tė kontinenteve tė tjera, ku nė shk. 18-19 jetonin akoma “popuj tė pazhvilluar”, e pėr kėtė arėsye duhej ēpėrfillur. Rilindja ka mėsuar shumė nga tradita greko-romake, nė trajtimin e Historisė. “Dionisi i Halikarnasit... ka bėrė gjithshka pėr t’i ndarė tė dy etnitė: duke i bėrė Etruskėt (fis pellazge-shėn im) barbarė dhe Pellazgėt, (i kthyen - shėn im) nė grekė tė ardhur nga Greqia pėr tė kolonizuar Italinė, dhe si rrjedhojė t’i kthejė romakėt nė pasardhės tė denjė tė njė populli tė qytetruar siē janė grekėt, (27) Pėr t’i bėrė tė besueshme kėto teza, “studiues tė famshėm kanė qėnė tė pėrfshirė nė pėrdorimin e sė shkuarės pėr qėllime politike” (28)

     Se katėrti, “Europa Pellazgjike” me misteret, gjuhėn dhe botkuptimin e saj fetar dhe kulturor, ka mbetur e pazbėrthyeshme nė ditėt e sotme. “Pėr fat tė keq pėr Modelin Arian, gjatė 160 vjetėve tė shkuara, filologjia indo-europiane dėshtoi nė dhėnien e ndonjė ndihme pėr shpjegimin e miteve dhe tė fesė greke” (29)  Kjo edhe pėr shkak tė ēpėrfilljes sė historisė, traditės kulturore dhe gjuhės sė popullit arbėr, pėr aresye ideologjike dhe politike.

     Arif Mati sjell fakte te shumta se “Shqiptarėt janė jo vetėm pasardhėsit direkt tė Ilirėve, por njėkohėsisht edhe “tė njė gjinie” me vėllezėrit e tyre tė gjakut Thrake, Frigjasit, Getėt, Dakėt, Epirotėt dhe Maqedonasit, tė gjithė tė dalė nga populli i pamatė etnik pellazgjik” (30) E gjithė ngrehina e Lashtėsisė sė vetė Greqisė (e ndėrtuar nė shekullin 18-19), u bazua gjithashtu tek “filli” gjuhėsor i “greqishtes sė lashtė”, tek epopeja e Homerit dhe zbulimi i teksteve tė “Linearit A” dhe “Lineari B” . Nė fakt, pohon studiuesi Arif Mati, ajo “ėshtė mė afėr dialektit geg (tė shqiptarėve) tė sotėm, se sa ndaj gjuhės sė sotme greke!” (31) Ajo qė duket tė jetė “greqishtja e lashtė” apo dialekti “miken” nuk ėshtė gjė tjetėr veēse “pellazgjishtja e lashtė” (32)

     Nė periudhėn e Rilindjes pati shumė studime tė gjuhėtarėve gjermanė, por edhe atyre arbėreshė, pėr gjuhėn shqipe, por qėllimisht u lanė jashtė teksteve historike. Studiuesi arbėresh Xhuzepe Krispi, pohon se “duke gjurmuar origjinėn e gjuhės greke, ėshtė gjė e bukur tė vėresh se ajo tė kthen, nė pjesėn e saj mė tė madhe, te  shqipja... gjuha me tė cilėn flitej nė shekuj para Homerit“ (33).  Por, “njėriu progresist” i shk. 19, nga maja e Olimpit tė politikės europiane tė asaj kohe, kishte vendosur ta fshinte jo vetėm nga Historia, po edhe nga harta Europiane kėtė popullsi, megjithėse kishte “njė gjuhė autoktone qė ngjitet mė tej se Neolitiku» (34)

     “Ky studim mbi Pellazgėt, - shprehet nė mbrojtjen e doktoraturės, historiani Arif Mati - na ēon pėr tė menduar dhe pėr tė bėrė pyetje nė lidhje me origjinėn e Greqisė, tė grekėve, tė historisė sė tyre, tė kulturės dhe gjuhės sė tyre.” Vetėm atėhere, Historia e Arbėrve, do tė zėrė vėndin qė i takon, nė Historiografinė e Lashtė Europiane dhe atė Botėrore. Vetėm atėhere, Historiografisė sė Lashtėsisė, do t’ikthehet MORALI i saj shkencor, dhe kjo, nė saj tė njė pune shumėvjeēare, metodikės shkencore dhe njė pėrkushtimi tė palėkundur ndaj sė vėrtetės historike, si ajo e studiuesit Arif Mati.

 

Fatbardha Demi, Tiranė, 25. 01. 2012

 

  Referencat

(1)  - Anthropological Journal of European Cultures, 2009.  PELASGIC ENCOUNTERS IN THE GREEK-ALBANIAN BORDERLANDBorder. Dynamics and Reversion to Ancient Past in Southern Albania. Gilles de Rapper

(2) - f478 Arif Mati “Mikenet = Pellazget” Plejad,2008.

(3) - f193 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “55”,2009

(4) - Saimir Lolja “Gjenet, Popuj, Gjuha” Shekulli 20-05-2004   

(5) - f38 Arif Mati “Mikenet = Pellazget” Plejad,2008.

(6) - f. 579 Arif Mati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007

(7) - f207 Rondo Cameron – Larry Neal “Historia ekonomike e botes,nga prehistoria deri ne shk 17” , 2009

( 8) - f212 po aty

(9) -  f38, 39 Patrick J.Geary  “Il Mito delle Nazioni” , 2009

(10) - f 33, 42 Annė - Marie Thiesse “Krijimi i identiteteve kombėtare” Prishtinė, 2004

(11) - f 74 po aty

(12) - f31  po aty

(13) - f60 po aty

(14) - f59 po aty

(15) - f27, 29, 31 po aty

(16) - f41 Patrik Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009

(17) - f39,40 po aty

(18) - f 297,298 George James “Trashegimi e vjedhur”, 2009

(19) - f125 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad ,2008

(20) - Shaban Demiraj “Gjendja gjuhėsore e gadishullit ballkanik lashtėsi” tek ‘Gjuhėsia Ballkanike”  Kap II (dielli.net/pdf/historia/GjuhesiBallkanike.pdf )

(21) - Arif Mati, intervista 2007 “Deri sot, nėpėr shkolla mėsohet njė Histori e cunguar”(22) - f29 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “55”,2009

(23) - f35 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008.

(24) - f.41 po aty

(25) - f31 Annė-Marie Thiesse “Krijimi i identiteteve kombėtare” Prishtinė, 2004

(26) - f 127 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008

(27) - f123 po aty

(28) - f25 Patrik Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009

(39) - f379 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “55”,2009

(30) - Arif Mati, intervista 2007 “Deri sot, nėpėr shkolla mėsohet njė Histori e cunguar”(31) - f235 Arif Mati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007

(32) - f22 Arif Mati “Mikenet = Pellazget” Plejad,2008.

(33) - f11,12 Xhuzepe Krispi “Shqipja nėnė e gjuhėve”2009

(34) -  f 281 Arif Mati “Shqiperia , Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007

 

.

 

E drejta historike ėshtė nė anėn tonė!

IDEOLOGJIA POLITIKE 

E HISTORIOGRAFISĖ EUROPIANE

 

 

 

© Pashtriku.org, Janar'2012