Ta njohim Etnikumin Shqiptar

 

                                    

„MIKENĖT - PELLAZGĖT“

TESTAMENTI QĖ EMANCIPON HISTORINĖ

 

Shkruan: Fatbardha Demi - Tiranė, 21. 10. 2010

 

 

Foto: Arif Mati  dhe kopertina e librit „Mikenėt - Pellazgėt“ nė frangjisht

 

ﺹ ﺹ ﺹ

 

     Njė nga figurat mė tė mėdha si strateg dhe burrė shteti, tė Francės por edhe tė historisė europiane, Napoleon Bonaparti ka thėnė "E vėrteta historike sigurisht nuk do tė jetė ajo qė ka ndodhur nė vend, por vetėm ajo qė do tė tregohet". Simbas pėrcaktimit tė Wikipedias (Enciklopedisė elektronike) Historia, pėrbėn shkencėn qė merret me atė qė ėshtė e shkruar dhe historiani duhet tė punojė me arkivat. Nė rast se historia e shkruar ndėr kohė, nuk ėshtė ajo qė ka ndodhur nė tė vėrtetė, a mund ta quajmė atė "shkencė" dhe a mund t'i atribojmė asaj rolin e "mėsuesit" pėr tė tashmen dhe tė ardhmen? Sa qėndron ky pohim i Napoleon Bonapartit dhe a mund tė zbulojmė "tė vėrtetėn historike" pėr periudha shumė tė largėta nga koha qė po jetojmė?

     Njeriu (shkruesi), qė ėshtė dėshimtar i njė ngjarjeje, do ta pasqyrojė atė, nė varėsi tė njohurive qė ka pėr tė, tė bindjeve politike, tė "diktatit" pėr ta pasqyruar nė atė mėnyrė apo nevojave tė ēastit, tė formimit tė tij kulturor dhe shumė arėsyjeve tė tjera. Ky ėshtė njė fakt qė sot pranohet nga tė gjithė. Ja pėrse strategu francez kishte tė drejtė pėr shkruesit dhe komentuesit e ngjarjeve, veprat e tė cilėve sot mbushin Arkivat.

     Njė shembull i ditėve tona tė shkrimit "tė ndikuar" tė Historisė, ėshtė pasqyrimi i luftės sė popullit shqiptar kundėr okupatorit italian gjatė viteve 1939-41. Nga historia jonė ėshtė emėrtuar si njė luftė e pėrgjakshme antifashiste (fakt i dėshmuar katėrcipėrisht), ndėrkohė nga ana e historianėve grekė ėshtė emėrtuar si njė bashkėpunim me fashizmin italian.

     Pėr rrjedhoje sot kemi "peshqesh" Ligjin e Luftės. Por, nė Wikipedia tek kapitulli mbi Historinė lexojmė kėtė perkufizim: "Historia e vėrtetė nuk i pėrket asnjė kohe dhe asnjė vendi" qė pėrcakton saktė se "ajo mund tė rishikohet nė ēdo kohė dhe nga studiues tė ēdo vendi". Pra nevojėn e pėrhershme tė historianėve pėr tė shfrytėzuar jo "vetėm arkivat" (metod tashmė e vjetėruar) por edhe shumė shkenca dhe metoda tė tjera qė "tė ndajnė shapin nga sheqeri" nė pasqyrimin e ngjarjeve nė dokumentet e shkruara, dhe domosdoshmėrine e debatit pėr tė garantuar asnjanėsinė dhe vėrtetėsinė e studimeve tė tyre.

     Pikėrisht kėtė detyrė ka marrė pėrsipėr historiani Arif Mati nė veprėn e dytė madhore "Mikenėt = Pellazgėt" qė ka dalė nė tregun e botimeve shqiptare. E gjithė vepra ndėrtohet pikėrisht mbi bazėn e debatit me atė qė na ka ardhur e shkruar mbi lashtėsine ballkanike dhe mė gjėrė, ku vėnd qėndror zė gjuha dhe populli shqiptar qė jeton brėnda dhe jashtė kufijve shtetėror. Problemet e debatit tė trajtuara nė libėr, pėr historinė e lashtė tė rajonit ballkano-egjeas, janė tė shumta. Nė mėnyrė figurative mund t'i krahasojmė me efektin domino d.m.th. Pėr shkak tė njė pėrcaktimi tė hamėndsuar tė kohės sė zhvillimit tė Luftės sė Trojės, (Herodotit e vendos mė 1250 p.k. dhe Eratoteni mė 1193-1083p.k.) "ka patur njė vijimėsi gabimesh, ēoroditjesh dhe pistash tė gabuara. Sepse e gjithė bota ėshtė bazuar nė ekzistencėn reale tė kėsaj lufte?Kėsisoj historia e Greqisė, nė mėnyrė artificiale, ėshtė ngjitur sa mė lart qė ka qenė e mundur" (f.553A.M.)

     Si dokument i parė historik njihet pikėrisht shkrimi i poemave tė Homerit "Zėmrimi i Akilit" i mbiquajtur nė shk.VIII p.k."Iliada" dhe mė vonė, "Udhėtimi i Uliksit" apo "Odisea". Logografėt, poetėt epike, rapsodėt, pėr tė kėnaqur dėgjuesit e tyre bashkohor nė vendin qė mė vonė u quajt Greqi, risajuan legjendat e lashtėsisė duke futur perėndi dhe ngjarje, kėshtu "do tė shpikin tė kaluarėn e tyre lokale. Pak nga pak, historia e lashtė filloj pak a shumė tė shtrėmbėrohej nėn ndikimin e paragjykimeve politike" (f.554 A.M)

     Vetė thėnia e Tuqididit (historiani i shk.V p.k.) "kush nuk interesohet pėr politikėn nuk konsiderohet si njė njeri paqėsor, por njė qenje e padobishme?" dėshmon ndikimin e politikės mbi te, nė trajtimin e ngjarjeve historike. (f.10 Albumi "Monumentet e mėdha. Greqija" 1974 A. D'Agostino, G.Seferis)

     Dukurija "e riformimit" tė lashtėsisė pėr qėllime politike, u pasqyrua edhe nė ndėrfutjen e figurave tė perėndive tė mėvonshme tek skulpturat e perėndive tė lashta, nė objektet e kultit dhe ndėrtimet e shk.VIII p.k. e mė vonė (Greqi dhe kolonitė e saj).

     Nė studimin e tij, historiani Arif Mati zbulon fakte tė pohuara nga autorėt antikė, por tė papėrmėndura nga historiografija e sotme, si p.sh. se Homeri nuk i pėrmend dhe as i njeh Helenėt, Jonianėt dhe Dorianėt (tė konsideruar paraardhėsit e grekėve) . Pėr rrjedhojė lufta e pėrshkruar prej tij nuk qe luftė greko-trojane, por lufte midis fiseve "tė njė gjinie" pellazge, me tė njejtėn gjuhė dhe zakone.

     Hekate i Miletit, Herodoti, Helanikos i Mitilenit apo Tuqiditi kanė pohuar se banorėt e parė tė asaj qė mė vonė u quajt Greqi, pėrpara mbritjes sė grekėve, ishin Pellazgėt. Pra nuk bėhet fjalė pėr popullsi helene apo greke autoktone por - tė ardhur. E gjithė Greqia quhej Pellazgji.

     Nė libėr shtrohet pyetja se: Nga erdhėn ata qė mė vonė u emėrtuan helenė (grek-nga romakėt)?  Sipas Herodotit dhe autorėve tė tjerė antik, por edhe sipas "njė teksti biblik (I Makabe 12/19-23), prijėsit dorianė ishin me zanafillė egjiptiane. Ata janė zanafilla e Helenėve tė vėrtetė" (f.557 A.M.) Nė Bibėl ėshtė saktėsuar pėrkatėsija e mbretėrve dorianė (Spartanė) ndaj etnisė sė Hebrejve (f.570 po aty) Vetė prijėsit Dorianė, shpreheshin pėr veten e tyre, se ishin me zanafillė semito-egjyptjanė.

     Kėta prijės tė huaj, ishin njė pakicė qė sunduan shumicėn e popullsisė pellazge vėndese. Mbreti Agis IV (nga sunduesit e parė tė huaj tė Spartės) pohonte se nė Spartė kishte tre Perekė (popull i trungut ilir) pėr njė Spartan!

     Nė libėr dėshmohet se, kolonitė e para nė Ballkan dhe pellgun e Mesdheut, qenė ato fenikase, njė popull i shquar nė lashtėsi pėr detari dhe tregėti. Pėr hir tė mbulimit tė kėtyre fakteve historike, "u varrosėn" pararendėsit e qytetrimit europian, Pellazgėt, popullsia mė e madhe nė numėr mbas indjanėve, sipas Herodotit.

     Nė kėtė vepėr qė meriton tė quhet "Enciklopedija e popullsive tė lashta Ballkano-Egjease e me gjerė", krahas popullsisė sė mirfillėt pellazge si Thrako-Ilirėt, Frigjanėt, Etruskėt, Filistinėt, etj., autori trajton edhe popuj tė tė njejtit trung si Iberėt, Hititėt, Keltėt, Galėt, Gjermanėt. Nuk kanė mbetur jashtė objektit tė studimit edhe popuj jo pellazgė, por historia e tė cilėve u lidh ngusht me ta nėpėrmjet pushtimeve, lidhjve apo ndikimeve tė ndryshme si p.sh. Fenikasit etj.

     Nė dallim nga vepra e parė e historianit Arif Matit ”Shqipėria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen”, Tiranė, Plejad 2007, nė veprėn e dytė, nė qendėr tė studimit ėshtė historia e popujve tė tė gjithė hapėsirės Egjeo-Ballkanase. Megjithatė, popullsia shqiptare dhe gjuha e saj, pėrbėjnė boshtin e referimit nė shtjellimin e shumė "sekreteve" tė lashtėsise. Arsyeja ėshtė, se shqiptarėt janė pasardhėsit direkt dhe trashėgimtarė tė gjuhės sė Pellazgėve, banorėve tė parė tė kėtyre trevave, qė historiografija e sotme njėzėri i ka quajtur "tė zhdukur".

Shqiptarėt, qė pėrdorin gjuhėn shqipe, nė thelb tė pandryshuar tė stėrgjyshėrve tė tyre, jetojnė qė prej kohėrave "qė s'mbahen mend" nė trevat e tė parėve. Gjuha shqipe, kjo pasuri botėrore, "arrin tė shpjegojė njė numėr tė madh fjalėsh etruske, greke, latine, baske, armene, kelte, rumune etj." (f.559 A.M.) Po falė gjuhės shqipe shpjegohen emrat e mitologjisė, emėrtimet gjeografike tė lashtėsisė dhe nė ditėt tona etj.

     Mosnjohja dhe mos studimi i historisė dhe gjuhės sė shqiptarėve, ėshtė arsyeja kryesore e problemeve tė pazgjidhura dhe ngecjeve tė shkencės sė historisė sė lashtė dhe gjuhėsisė europiane dhe asaj botėrore. "E gjithe Europa, pėr dy qytetrimet e saj mė tė shquara, i detyrohet popujve tė trungut pellazg: qytetrimi grek nėpėrmjet Pellazgėve dhe qytetrimi romak nėpėrmjet Etruskėve, njė popull tjetėr qė ka dalė nga i njėjti trung etnik.

      Historini ēifut (Flavius Jozefi, bashkėkohės i epokės sė Jezus Krishtit), nė librin e tij "Kundėr Apionit" duke folur pėr kulturėn helene, thoshte: gjithshka te grekėt ėshtė e vonė dhe mbi tė gjitha shkrimi." (f.562, f.575 A.M.) Trevat shqiptare ku banonin thrako-ilirėt qė historiografija e sotme i quan popullsi tė prapambetura nė krahasim me "qytetrimin greko-romak", me anėn e mbetjeve arkeologjike, paleolitike, neolitike, parahistorike dhe antike, zbulojnė njė nivel tė lartė zhvillimi tė krahasueshme me atė tė epokės sė mbiquajtur mikene. Dėshmi tė shumta tė kėtij zhvillimi i gjejmė tė pasqyruara nė librin "Mikenėt = Pellazgėt".

     Historiani i lashtėsisė, Herodoti (shk.e V p.k.) shkruante: "Helenėt mėsuan nga pellazgėt artin e punimit tė bronxit, ndėrtimin e qyteteve dhe fortifikimit " (f.340 DH P) Krahas sjelljes sė fakteve tė panjohura mbi historinė e lashtė ballkanike dhe popullsive pellazgo-thrako-ilire dhe rolit tė tyre dhe tė shumė popullsive tė tjera tė lashtėsisė, libri i historianit Arif Mati ka vlerė edhe pėr gjuhėn e kuptueshme pėr lexuesin, me tė cilėn ėshtė shkruar. Me gjithė trajtimin e njė materiali tė madh historik, shpesh nė disa variante (legjenda dhe autorė tė ndryshėm pėr tė njejtin problem), thjeshtėsija bindėse e shprehjes, pėrsėritjet e pohimeve tė provuara mė parė, qėendrimi jo kurrizulur pėrpara " shkencės botėrore", tė udhėheqin pėr tė kuptuar "tė vertetėn historike".

     Duke treguar mangėsite kronollogjike (vijushmėrisė kohre) nė historinė parahelene (janė fshirė shekuj tė tėrė), si dhe rrugėn e gabuar tė ndjekur nga ana e historianėve nė pasqyrimin e ngjarjeve (nuk ėshtė parė lidhja midis popujve dhe nuk ėshtė marr parasysh gjuha shqipe-gjuha e vetme pellazge nė ditėt tona), autori na pais, me njė "metodė vlerėsimi" pėr ēdo libėr tjetėr historik tė lashtėsisė tė autorėve tė ndryshėm.

     Prologu, Parathėnia, Epilogu dhe Pėrfundimet ndihmojnė nė nėnvizimin e problemeve tė shtruara nga autori dhe pėrfundimeve tė aritura, duke lehtėsuar pėr lexuesin "pėrtypjen" e njė studimi mbi periudha tė gjata kohore e me mangėsi tė mėdha tė tė dhėnave. Librin e shoqėron edhe njė sqarues i fjalėve "tė lashtėsisė" si dhe lista e autorėve tė shfrytėzuar, qė e bėjnė kėtė vepėr, njė studim me vlera tė mirėfillta shkencore.

     Njė nga mėsimet e rėndėsishme, qė lexuesi pėrfiton nga libri "Mikenėt = Pellazgėt" ėshtė qėndrimi qė duhet tė kemi nė jetė: si njerėz dhe si profesionist. Koha e gjatė e kaluar nė izolim, nė periudhen "enveriane", ka mbjellė ndjenjėn e inferioritetit dhe pranimit tė ēdo pohimi tė "shkencės historike perėndimore". A duhet tė pranojmė symbyllur ēdo pohim tė "studiuesve tė huaj" qofshin edhe nga shtete tė mėdha apo autorėve tė lashtėsisė, pa debatuar dhe pa dhėnė edhe ne argumentet tona? A nuk ėshtė vetė shkenca historike botėrore qė ka pohuar mbi manipulimet dhe qėndrimet e ndikuara tė historianėve? Dihet se qė nė shekullin 17, ka lindur "Kritika Historike".

     Historikisht njė nga vleresimet kryesore pėr shqiptarėt, tė bėra nga tė huajt, ka qenė qėndrimi i tyre i pavarur, besimi dhe kėmbėngulja pėr tė mbrojtur "tė vėrtetėn e tyre". Rilindasit, pavarėsisht se trevat shqiptare ishin prej pesėqind vjetėsh tė pushtuara nga okupatorėt osman, pavarėsisht mjerimit, analfabetizmit dhe prapambetjes qė sundonte nė vėnd, pavarėsisht se ishim vėndi mė i panjohur nė Europe dhe nė Botė, nė shkrimet, studimet dhe fjalėt e tyre, kanė pohuar bindshėm pėr origjinėn pellazge dhe vlerėn e gjuhės "mė tė lashtė" shqipe tė popullit tonė.

     Ata ishin krenarė pėr historinė e lavdishme tė tė parėve dhe tė ndėrgjegjshėm pėr rolin e rėndėsishėm qė kishte luajtur populli shqiptar nė historinė dhe kulturėn ballkanike, atė europiane e mė gjėrė. Megjithėse tė rinjtė e sotėm e njohin periudhėn "socialiste" vetėm nga tregimet, atyre vazhdohet t'iu ngulitet nė ndėrgjegje dhe karakter, qėndrimi "inferior" ndaj gjithshkaje qė na vjen nga "tė huajt" e sidomos kur janė pėrfshirė edhe interesat politike tė tyre.

     Nė tekstet tona historike Zeusi dodonas dhe pellazg, Athinaja, Artemisi dhe shumė perėndi pellazge, jepen si greke "tė cilėve Ilirėt ju veshėn atribute vėndese", se "gjuha shqipe nuk ka lidhje me asnjė gjuhė tjetėr" dhe ku nuk guxohet as tė pėrmėndet origjina e saj pellazge dhe roli i saj nė shkencėn e gjuhėsisė.

     Nė librat e historisė tė shkollave tona nuk do tė gjejmė jo vetėm "tė vėrtetat historike" mbi ngjarjet, tė pohuara nga studiues shqiptarė e tė huaj, po as ato qė kanė pohuar edhe historianėt e lashtė, se Ballkani popullohej nga popullsi autoktone pellazge tė pėrbėra nga fise tė shumta dhe se grekėt, qė mbėrritėn shumė mė vonė, pėrfituan nga kjo popullsi nė fe, kulturė, gjuhė, ndėrtim etj. dhe formuan atė qė sot quhet Greqi.

     Kush ėshtė shkaku i kėsaj dukurie tė pazakontė pėr ēdo shtet europian?
Nuk ėshtė vėshtirė tė vėrehet, se shkaku i vetėm qė nė tekstet tona historike mohohen "tė vėrtetat historike", ėshtė diktati politik, qė nė periudhėn demokratike mė shumė se kurrė, ushtron trysninė e tij mbi formimin e brezit tė ri. Ky diktat, ndihet jo vetėm nė tekstet e historisė sė shkollave, por edhe nė ato tė Institucioneve studimore historike, arkeologjike dhe gjuhėsore dhe Akademisė sonė. Nė materialin qė i kushtohet Historisė, si njė shkencė studimore, nė Enciklopedinė Wikipedia gjejmė njė pėrcaktim tė tillė: "Pėrfundimet e studimeve historiografike janė nė zanafillė tė ndryshimeve metodike".

     Le tė shpresojmė se libri "Mikenėt = Pellazgėt" i historianit Arif Mati, nė vazhdėn e botimeve tė mėparshme tė tij dhe autorėve tė tjerė shqiptarė si: Dh. Pilika, N. Vlora-Falaski, Xh. Katapano, Z. Majani, N. Stillo, A. Kola, E. Kocaqi, P.Zhei, S.Rizaj etj dhe tė shumė studiuesve tė huaj, do tė ndikojnė nė ndryshimin e metodologjisė sė studimeve historike dhe gjuhėsore tė "shkencės zyrtare" shqiptare dhe tė shkėputjes nga "inferioriteti" dhe "nėnshtrimi" ndaj "asaj tė pranuar nga tė gjithė" dhe diktatit tė interesave politike tė ditės.

 

_________________________________________________________________________________________________

 

 Lexoni njė fragment tė librit:

Dhimiter Pilika "Pellazgėt, Origjina e jonė e mohuar" 

dheWikipedia pėr Pellazgėt

 

 

 

FLET ARIF MATI:

PELLAZGĖT ANTIK EGZISTONIN DHE

EGZISTOJNĖ EDHE SOT NĖPĖRMJET SHQIPTARĖVE

_________________________________________________________

 

Lidhjet e shqiptarėve me pellazgėt

ORIGJINA PELLAZGE E GJUHĖS ILIRE - SHQIPE

ﺹﺹﺹ

( Moderatori i www.pashtriku.org, 21. 10. 2010 )

 

…