P ė r s i a t j e

pėr praninė gjuhėsore tė «pellazgjishtes sė lashtė»

 

 

GJUHA SHQIPE

ĖSHTĖ TRASHĖGUESJA E PELLAZGJISHTES SĖ LASHTĖ

 

Shkruan: Arif Mati (Aref Mathieu) ( * )

 

 

     Pėr sa i pėrket historisė ose gjuhės shqipe, sot, ēfarė duhet tė provojnė dijetarėt si parahistorianėt, historianėt, arkeologėt ose gjuhėtarėt? Sė pari, duhet provuar shkencėrisht me anė tė studimeve dhe hulumtimeve tė thelluara tė bazuara me argumente provuese, akte dhe fakte tė pakundėrshtueshme dhe analiza tė drejta se shqiptarėt janė me tė vėrtet pasardhėsit e pellazgėve. Kėta pellazgė tė famshėm janė keqtrajtuar prej shumicės sė historianėve dhe gjuhėtarėve modernė me kėtė fjali lapidare: «Pellazgėt, popull parahelenik, janė tretur pa lėnė gjurmė». Ja gabimi fatal qė ka penguar breza tė tėrė dijetarėsh tė mos shkojnė mė larg nė hulumtimet pėr kėta pellazgė. Vetėm nė shekullin XIX tė erės sonė dhe nė fillim tė shekullit XX disa dijetarė filluan tė studiojnė gjuhėn shqipe, midis tė cilėve njė numėr i madh gjuhėtarėsh gjermanikė (gjermanė dhe austriakė si Nobert Jokl’i, Majeri, von Hahni, Kreēmeri dhe tė tjerė jo mė pak tė njohur). Pėr fat tė keq, ajatollahėt e gjuhėsisė moderne (dhe tė asaj qė pranohet prej tė gjithėve) nuk i kanė marrė para sysh kėto punime qė dalin nga shtigjet e rrahura. Ata veē kanė pranuar (pa e studiuar me rrėnjė dhe pa pasė pėrdorur dialektin gegė, tė cilin e pėrfillėn fare) se gjuha shqipe ėshtė gjuhė «indoeuropiane» (skaj qė unė nuk e pranoj) qė pėrbėn njė degė mė vete nė gjenealogjinė (ēka nuk do tė thotė patjetėr «etnogjenezė») e gjuhėve. Ja pse nuk ėshtė thelluar studimi i kėsaj gjuhe (veēanėrisht dialekti geg i veriut qė mbetet «njė fosil i gjallė»). Ky gabim i dyfishtė (Pellazgė tė injoruar dhe gjuha shqipe e shtėnė nė dollap) bėri qė gjuha shqipe tė pėrjashtohet nga studime dhe hulumtime nė kuadrin e kėtij «akademizmi indoeuropian», kahja e shmangur e tė cilit e ka zhytur kėtė disiplinė nė njė qorrsokak tė vėrtetė. Ja pse, pėr kėtė ēėshtje, studime gjuhėsore tė ndryshme kanė lulėzuar nė anarki. Ja pse, edhe sot e gjithė ditėn, gjuhėtarėt shqiptarė (tė nėnshtruar ndaj kėsaj «ideologjie» indoueropianiste) nuk bėjnė be veēse pėr «ē’ėshtė e pranuar bashkarisht». Pėr ata, tė gjithė ata qė dalin nga kjo vijė «zyrtare» janė «revizionistė, negacionistė ose sharlatanė», qė i quajnė persona non grata nė «klubin» e tyre. Kjo qė sapo thashė nuk ėshtė veēse njė parantezė, sepse thelbėsorja nuk ėshtė tė provosh qė shqipja ėshtė gjuhė shumė e lashtė a universale a e vetmja nė botė a prej sė cilės kanė dalė gjithė tė tjerat! Jo, s’duhet vėnė qerrja para qeve. Mė e rėndėsishmja ėshtė tė provosh qė shqiptarėt rrjedhin prej pellazgėve dhe qė grekėt janė pushtuesit e vendit tė pellazgėve dhe qė kanė marrė kulturėn e tyre. Vetėm duke u nisur nga ky pohim (me prova, sigurisht) do tė mund tė thuhet se “me tė vėrtetė” gjuha shqipe (“fosil i gjallė ») ėshtė vėrtet trashėguesja e kėsaj «pellazgjishteje tė lashtė». Marrė pėrsipėr, pa turp tė shtirė, atėsinė e kėtyre dy skajeve, si edhe atė «semito-egjiptian» qė ka tė bėjė me origjinėn e grekėve: i duhet dhėnė Cezarit ajo qė i takon Cezarit! Tė shumtė janė sot ata qė i pėrdorin kėto emėrtime pa zėnė nė gojė burimin e tyre.

     Si duhet provuar qė pellazgėt janė stėrgjyshėrit e shqiptarėve?

     Nė fillim duhet provuar qė ata bėjnė pjesė nė njė bashkėsi etnolinguistike tė pafund qė shkonin nga Atlantiku nė Detin e Zi dhe nga tė dy brigjet e Danubit nė Kretė dhe ishujt Egje, pa harruar se ata kanė kaluar nga Ballkani nė Azi tė Vogėl. Po vė nė dukje, kalimthi, se pellazgėt (qė unė i kam quajtur Homo Pelasgus, skaj tjetėr ky imi) janė popull autokton dhe nuk vijnė nga Azia si mendojnė (pa asnjė provė), sot e gjithė ditėn, disa medje tė informuara keq, dashakėqinj ose krejt tė paaftė. Gjithashtu duhet sjellė prova se nuk bėhej fjalė pėr njė popull laragan qė pėrmblidhte etni tė ndryshme por qė bėhej fjalė me tė vėrtetė pėr njė popull tė vetėm tė pėrbėrė nga fise qė kanė mbajtur emra tė ndryshėm por qė kanė pasur njė kulturė tė pėrbashkėt dhe qė kanė pasė folur njė gjuhė tė vetme (pellazgjishten e lashtė) me dialekte tė ndryshme. Kjo ėshtė «etnogjeneza» e vėrtetė e gjuhėve indoevropiane. Pėr ta mbėshtetur gjithė kėtė argumentim, mė ėshtė dashur «tė shkoqit» pothuaj tė gjitha shkrimet e antikitetit qė nga Hekateu i Miletit dhe Helanikos i Mitilenės dhe duke vazhduar me Herodotin dhe Tukididin deri te kritikėt aleksandrinė tė shekullit III para erės sonė. Gjithashtu, duket shkoqitur dhe thelluar studimi i teksteve moderne pėr tė nxjerrė andej argumentet e nevojshme pėr t’u provuar gjuhėtarėve se ata kanė hyrė nė «rrugė tė gabuar» duke pėrqafuar ideologjinė «indoeuropianiste». Duhet provuar se «Mikenienėt» (emėr modern, i panjohur prej tė lashtėve dhe i sajuar prej Shlimanit) nuk qenė grekė dhe se kėta tė fundit qenė me tė vėrtetė me origjinė semito-egjiptiane. Duhet provuar, gjithashtu, se «mitologjia» e quajtur greke nuk qe veēse njė mitologji e dalė nga qytetėrimi i lashtė i pellazgėve dhe tė cilėn grekėt e uzurpuan dhe e manipuluan (pėr t’i shėrbyer ēėshtjes sė tyre) kur erdhėn nė rajonin balkano-egjejan rreth shekullit VIII para erės sonė (me egjiptianin Danaos, Fenikasin Kadmos dhe asirianin Pelops).

     Duhet, gjithashtu, provuar qė shkrimi domethėnė ligjėrimi (dhe jo domosdo alfabeti) i «linearit B» (dalė prej linearit A i Kretasve, gjuha e tė cilėve nuk ėshtė deshifruar kurrė) ishte ajo e pellazgėve sepse grekėt nuk gjallonin ende nė atė kohė. Duhet vėnė nė pah periudha e quajtur «Motet e errėta » (1200 deri nė 800 para erės sonė) ku nuk dihet gjė fare pėr mungesė dokumentesh tė shkruara (tė shkatėrruara prej grekėve kur erdhėn rreth viteve 800). Megjithatė pjesa mė e madhe e shkencėtarėve tė specializuar nė historinė parahelenike ėshtė e bindur se pellazgėt zotėronin njė alfabet dhe njė shkrim tė tyrin: pa sjellė prova, kuptohet vetvetiu. Pėr kėtė ēėshtje nuk ka veēse hamendėsime provash meqė alfabeti i tyre ėshtė zhdukur; po jo pellazgėt qė kanė lėnė njė trashėgimi tė madhe «gojore» tė transmetuar nga brezi nė brez (Iliada, Odiseja, mitologjia, legjenda tė ndryshme, substrat gjuhėsor tė lashtė).

     A i zhdukėn grekėt gjurmėt e kėtij qytetėrimi prej tė cilit u frymėzuan dhe i muarėn kulturėn?

     Po, meqė nuk ka asnjė shkrim tė kėsaj periudhe tė gjatė tė quajtur «Motet e errėta». Pėr fatin e tyre tė keq krimi nuk qe i pėrsosur: ata nuk e kanė menduar se njė ditė do tė zbulohej se emrat e mitologjisė dhe fjalė tė tjera tė «greqishtes sė lashtė» do tė shpjegoheshin me dialektin gegė tė Shqipėrisė sė Veriut. Dhe nuk e zhdukėn dot gjuhėn shqipe, qė, sot, ėshtė mjeti kryesor qė ka bėrė «t’i hiqen petėt lakrorit»! Megjithatė pellazgėt dhe ilirėt qė humbėn alfabetin e tyre ose qė e braktisėn pėr arsye qė nuk dihen, vazhduan tė shkruajnė gjuhėn e tyre duke marrė alfabetin mė nė modė (nė epokat e tyre pėrkatėse): kret, grek, etrusk, latin … Keltėt (Keltos ishte vllau i ilirosit na thotė legjenda) kanė vepruar njėsoj duke pėrdorur, pėrgjithėsisht, alfabetin latin. Dhe mė nė fund, shqiptarėt kur deshėn tė shkruajnė gjuhėn e tyre pėrdorėn dora - dorės alfabetin grek ose latin, madje edhe arab (meqė otomanėt pėrdornin alfabetin arab). Por, shkurt, katolikėt shqiptarė muarėn alfabetin latin, pėr tė shkruar gjuhėn e tyre liturgjike midis shekullit XII dhe XIV. Mė sė fundi rreth fundit tė shekullit XIX u krijua alfabeti «i shqipes» (1878, Lidhja e Prizrenit). Sidoqoftė, ky alphabet u ripunua duke krijuar, me shkronja latine, shkronja speciale pėr t’ia pėrshtatur fonetikės shqipe (1908, Kongresi i Manastirit). Ai u institucionalizua vetėm mė 1917. Ky alphabet qė u bė zyrtar ėshtė ai i ditėve tona. Ataturku u frymėzua nga ky alphabet pėr tė zėvendėsuar alfabetin arab tė turqve.

     Logjikisht, si do tė kishin mundur tė gjallonin gjatė kėsaj periudhe tė heshtur (1200-800) madje edhe asaj tė mėparshme (2000 para erės sonė)? Si mundeshin ata tė dilnin nga ky ”hiē”, nga ky “no man’s land grek”?

     Duhet provuar, mė sė fundi, se s’ka pasur kurrė luftė tė Trojės midis grekėve dhe pellazgėve midis 1193 dhe 1183 (datė kjo e shpikur prej matematikanit Erastoten nė shekullin III para erės sonė!) por qė ishte fjala pėr njė epope shumė tė lashtė (“Zemėrimi i Akilit” tė transformuar prej pushtuesve helenė nė “Iliade”) qė tregon pėr disa pėrleshje midis fiseve pellazgjike (nė Iliadė ka pellazgė nė tė dy kampet!) dhe tė kėnduara nga qyteti nė qytet prej rapsodėve tė famshėm ose aedėve, poetėve epikė. Lufta e vėrtetė e Trojės ėshtė ajo e pushtimit prej helenėve tė vėrtetė - rreth 680 para erės sonė - i pjesės veriperėndimore tė Anadollit tė sotėm, qė dikur quhej “Ilion”. Pra, nuk ėshtė Troja e lashtė e treguar te “Odiseja” e famshme e Homerit (qė ka shumė gjasa tė ketė jetuar por qė nuk ka shkruar asnjėherė asgjė!) por ajo e njė lufte tjetėr, tė asaj tė fillimit tė “kolonizimit grek” nė 680 para erės sonė. Ja pse epopeja e lashtė pellazgjike (“zemėrimi i Akilit”) u quajt “Iliadė” (nga emir i qytetit Ilion). E gjithė kjo lexohet qartė ose “midis rreshtave” nė tė gjitha shkrimet antike, pra edhe nė poemat epike tė quajtura homerike, nė teogoninė e Hesiodit dhe nė shumė tekste tė autorėve antikė grekė. Pėr tė provuar kėto, kam shkruar vėllimin tim tė dytė: “Greqia Mikenėt = Pellazgėt ose zgjidhja e njė enigme”. Pėr tė kurorėzuar “tė tėrėn”, pasi tė sillen tė gjitha provat, duhet tė ndėrhyjė “kriteri gjuhė”. Pra duhet filluar me historinė dhe jo me Gjuhėn. E pata gabim qė botova, tė parin, librin tim « Shqipėria…”. Duhet ta kisha filluar me tė dytin « Greqia… ». Dhe me tė vėrtetė, pėr tė provuar qė gjuha shqipe ėshtė mė e lashtė se gjuha greke duhet mė parė tė provohet qė etnia shqiptare ka gjalluar (pėrmes trako-ilirėvė tė ndėrfutur) para grekėve dhe se kėta tė fundit janė pushtues qė zunė Ballkanin, Egjeun dhe Azinė e Vogėl pas shekullit VIII para erės sonė.

     Nuk mund tė thuhet kurrsesi (si po lexoj andej-kėndej) qė grekėt janė flurim i njė etnie moderne tė kryqėzuar dhe qė greqishtja kurrė nuk ka qenė folur para kohėve moderne! Qysh nga mesi i shekullit VI para erės sonė, nga koha e Pisistratit, dalin tekste greke me shfaqjen e poemave epike, tė dala nga tradita gojore pellazgjike (tė ripunuara pėr t’i shėrbyer ēėshtjes sė pushtuesve tė rinj), tė transkriptuara nė kėtė greqishte tė vjetėr qė po lindte. Nuk duhet harruar se grekėt nė Ballkan, nė Egje, nė Azinė e Vogėl dhe nė Itali ishin njė «pakicė» qeverisėse pra njė elitė qė shkruante nė gjuhėn e vet (edhe pse ishte bastarde, domethėnė e dalė nga njė pėrzierje e hollė dialektesh pellazgjike - jonian/atike, eoliane, arkado-qipriote dhe doriane - dhe nga semito -egjiptiane). Grekėt, me kohė, ndėrtuan njė etni tė pėrzier dhe njė gjuhė tė pėrbėrė. Por meqė nuk ishin shumė (pakicė etnike e tipit semitik nė krahasim me pellazgėt «bjondė me sy tė kaltėr», si na thotė Homeri te Iliada), kjo pėrzierje mbeti e ēatmuar dhe pak e pėrhapur. Dhe me tė vėrtetė, si pohon Herodoti (shekulli V para erės sonė), jonianėt ishin pellazgė tė bėrė helenė pasi mėsuan greqishten. Pra greqishtja gjallonte nė kėtė epokė megjithėse e pėrzier. Drejtuesit dorianė (veēanėrisht spartanėt) qenė tė vetmit helenė tė vėrtetė. Herodoti vetė pohon se drejtuesit (mbretėrit) dorianė ishin me origjinė egjiptiane. Nė Spartė, mbreti dorian Agios IV pohonte se kishte njė spartan pėr tre periekė. Por, e dimė se Periekėt, Hilotėt dhe Penestėt ishin ilirė tė nėnshtruar autoritetit tė Spartės. Ata shquheshin si «punėtorė» (forca pune) nė shoqėrinė spartane: ushtarė, bujq, zanatēinj, skulptorė, etj. Mirėpo «dorė, dorėt» do tė thotė nė shqipe «duart» domethėnė «krahė pune» pra ata qė punojnė me duart e tyre. Me kohė spartanėt muarėn emrin e popullit tė nėnshtruar: ata kanė pranuar dhe asimiluar qytetėrimin e tė mundurve. Pra janė gjithė kėto pėrzierje (etni dhe gjuhė) qė lindėn grekėt e ardhshėm.

     Ja pse ėshtė e domosdoshme tė thuhet se grekėt kanė gjalluar me vonesė pasi asimiluan (madje uzurpuan) qytetėrimin e pellazgėve qė sapo mbėrritėn, domethėnė pas shekullit VIII para erės sonė. Pra grekėt nuk gjallojnė qysh prej shekullit XVIII madje qysh prej shekullit XXI para erės sonė si po na e ēekanosin nė tekstet shkollore dhe universitare qysh prej njėzet e pesė shekujsh. Nė fillim greqishtja kishte shumė fjalė pellazgjike (nė dialektet: jonian, eolian, arkado - qipriot dhe dorian). Kjo greqishte e lashtė kishte pra me tė vėrtetė njė fond pellazgjik qė shpjegohet me shqipen e sotme, qė u ka qėndruar rrėnimeve tė kohės. Ja pse pjesa mė e madhe e emrave tė Mitologjisė «tė quajtur greke» shpjegohet edhe tani me shqipen e sotme (dialektin gegė tė Veriut tė Shqipėrisė, qė ka ruajtur tė njėjtin fond, tė njėjtin ndėrtim dhe tė njėjtėn « fonetikė » si pellazgjishtja e lashtė). Gjuha greke u formua si tė gjitha gjuhėt nga njė nėnshtresė (substrat) gjuhėsore e lashtė me shumė ndihmesa semito -egjiptane ose tė tjera. Prania e grekėve (tezga tregtimi dhe koloni) nė gjithė pellgun e Mesdheut u dha mundėsinė tė pėrhapin gjuhėn e tyre falė takimeve tė shumta tregtare. Nė fillim ishte gjuhė e folur deri nė mes tė shekullit VI para erės sonė (nėn tiraninė e Pisistratit) epokė kur u shfaqėn poemat epike: Iliada dhe Odisea, poema pellazgjike tė traditės gojore qė ishin nė kėtė gjuhė greke qė po lindte.

     Kėtu po hap njė parantezė.

     Po e pėrsėrit, grekėt kur ardhėn nė Ballkan, nė Egje dhe nė Azinė e Vogėl gjetėn nė vend njė qytetėrim, njė gjuhė dhe njė kulturė qė e pėrvetėsuan. Ata e muarėn kulturėn gjithė duke i futur elemente tė kulturės dhe tė gjuhės sė tyre. Nuk po citoj veēse njė emėr, emrin e Akilit pėr tė shpjeguar se si grekėt kanė provuar «tė pėrkthejnė dhe tė interpretojnė» emra tė cilėt nuk i kuptonin, por qė duhej t’u jepnin njė domethėnie: «Akhilleos» «(Akhille», tė cilit grekėt i shtuan prapashtesėn «os ose eus») u anasuall «fonetikisht» nė gjuhėn e tyre me «i pabuzi»!   Nga pesėdhjetė e dy epitetet qė kanė tė bėjnė me Akilin nė Iliadė, kam nxjerrė «tetėmbėdhjetė» («Akili me kėmbė tė lehta», «Akili i shpejtė», etj.) qė kanė tė bėjnė me «shpejtėsinė», me shkathtėsinė ose me lehtėsinė, pra jemi larg shpjegimit grek  i pabuzi»!

     Eureka!

     Gjuha shqipe mė erdhi nė ndihmė: «Aq i lehtė». Nga ana tjetėr Plutarku (Pyrrhus 1/1,2) pohon se thesprotėt (epirotėt e sotėm) e quanin atė «aspeitos» (nė tė vėrtetė ka qenė «aspeit», grekėt i shtuan prapashtesėn e tyre «os»), emėr ky qė gjen shpjegim tė pėrsosur nė shqip « Asht i shpeit, dhe me kontraktim «ashpeit» ose shpeit (shqipja ka ruajtur kėtė traditė tė lashtė pellazgjike qė pėrdor shpesh kėtė lloj kontraktimi (mė sė forti njėrrokėshe, monosilabike): si Zef pėr Jozef, etj.)!  Ky shpjegim i dyfishtė i sė njėjtės fjalė (midis aq e aq antroponimesh, teonimesh, eponimesh tė tjera si edhe fjalė tė tjera, tė shpjegueshme me dialektin gegė tė veriut tė Shqipėrisė), provon qė gjuha shqipe ėshtė e vetmja gjuhė nė Europė qė ka ruajtur njė fond shumė tė vjetėr tė «pellazgjishtes sė lashtė».

     Ėshtė bindėse!

     Kur «ardhėn» grekėt gjetėn nė vendin qė pushtuan njė « kulturė », njė gjuhė, njė mitologji dhe tradita: u pėrpoqėn tė shpjegonin nė « gjuhėn e tyre » emrat qė nuk i kuptonin. Ja sepse grekėt bėnė trajtime tė tilla tė papėrshtashme ose tė ēuditshme si pėr Penelopėn, Ulisin, Agamemnonin, Menelaun, Odisenė, Afroditėn, Rean, Tetisin, Kronosin, Demetrin, Korenė, Trojėn, Argosin, Korinthin, Athinėn, Olimpin, Pelionin, etj. etj. E gjithė kjo pėr tė thėnė se gjuha greke gjallonte ishte tashmė nė shekullin VI para erės sonė. Gjithēka qė nuk shpjegohet nė shkrimet e lashta greke me shqipen, ėshtė thjesht me origjinė greke. Kjo gjuhe (edhe pse e pėrzjerė) u bė gjuhė e dijes, savante me ndikimin e njohur gjatė gjithė lashtėsisė deri nė epokėn bizantine.

     Latinishtja (idiomė e «Latiumit») ėshtė gjithashtu njė gjuhė «e pėrbėrė» e krijuar prej bujqėrve tė pasur tė Latiumit (pas rėnies sė mbretėrve etruskė) duke u nisur nga njė fond etrusk i rėndėsishėm, pėrzjerė me elemente tė shumta greke (grekėt, nė fillim, ishin vendosur nė krahinėn e Kumes nė Kampani - jugu i Napolit). Po kjo gjuhė nuk u shkrua veē duke filluar nga shekulli III para erės sonė! Ajo u pėrhap me fillimet e pushtimeve romake tė krahinave europiane tė banuara prej Keltėve dhe Galėve. Me kohė, kjo gjuhė ngjizi «nėngjuhė»: gjuhė «romane» tė ardhura nga tė folmet popullore tė vetė latinishtes sė quajtur («roman» d.m.th. dialekt «i Romės»), tė quajtura sot neo-latine:

    - italishtja (e dalė drejtpėrsėdrejti prej latinishtes popullore),

    - frėngjishtja (franciskishtja + kelto-galishtja + latinishtja),

    - spanjishtja dhe portugalishtja (latinishte + ibero-keltishte + fenikishte + arabishte),

    - katalanishtja (frėngjishte e vjetėr + reto-romanishte + kastilanishte),

    -rumanishtja (dako-gete, dalė nga trako-ilirishtja, + latinishte + mė pak sllavishte, pėr shkak tė ardhjes sė sllavėve nė shekullin VII pas erės sonė).

     Vetėm njė pėrjashtim: baskėt kanė mundur tė ruajnė gjuhėn e tyre tė lashtė falė infrastrukturės sė vendit tė tyre malor si, ndėr tė tjera, edhe shqiptarėt. Gjuha baske duke ruajtur fjalėt e vjetra pellazgjike (shih librin tim tė parė «Shqipėria…») evoluoi nė «rreth tė mbyllur» duke krijuar neologjizmat e veta.

         Duhet shėnuar se deri nė shekullin XVIII «latinishtja» do tė luajė njė rol tė dorės sė parė nė krejt Europėn si gjuhė e shkruar, shkencore dhe fetare. Sa i pėrket gjuhės italiane, ajo nuk u bė «gjuhė zyrtare komunikimi» veē duke filluar nga viti 1861 gjatė bashkimit tė tė gjitha territoreve tė siujdhesės italike (plus Sicilia, Sardenja dhe veriu i siujdhesės) me hipjen nė fron tė Viktor Emanuelit tė dytė, themeluesit tė mbetėrisė sė parė «italiane»: lindi kombi «italian» me kryeqytet Firencen. Roma bėhet kryeqytet i Italisė mė 1870.

     Por tė gjitha kėto gjuhė, me kohė, kanė zhvilluar «veēantitė» e tyre dhe janė kthyer nė gjuhė mė vete, etj, etj. Pra po tė marrim si shembull frėngjishten, mund tė vėrejmė se njė fjalė «mund» tė shpjegohet me shqipen, kjo nuk do tė thotė se frėngjishtja rrjedh drejtpėrsėdrejti prej pallazgo-shqipes, por prej ndikimit qė ajo ka pasur njėherazi edhe nga keltishtja edhe nga latinishtja, dy gjuhė kėto tė ndikuara nga pellazgjishtja e lashtė. Ja pse nuk duhet thėnė se tė gjitha kėto gjuhė rrjedhin  «drejtpėrsėdrejti» prej shqipes ose pellazgo - shqipes. Gjithė ē’duhet thėnė, ėshtė se nė zanafillė ka pasur njė fond gjuhėsor tė pėrbashkėt (pellazgjishtja), e cila me kohė pėsoi ndryshime dhe transformime tė veēanta pėr secilėn gjuhė tė folur nė Europė. Pra ėshtė normale qė «fjalė tė vjetra» tė kėtij fondi gjuhėsor pellazgjik (veēanėrisht toponime, oronime, etnonime dhe disa fjalė mbeturinore) gjallojnė ende edhe sot nė disa gjuhė (neo-latine, anglo-saksone ose gjermanike dhe nė baskishte).

     Tė gjitha gjuhėt e botės kanė pasur, nė fillim, njė zanafillė tė veēantė pėr secilėn prej tyre. Gjuha zanafillėse kineze gjatė shekujve ka ngjizur gjuhė tė tjera qė janė zhvilluar tė shkėputura, nė rreth tė mbyllur, ose me njė substrat tė pėrbashkėt: mongolishten, mandarinishten, kantonishten, tibetishten, vietnamishten, birmanishten, etj. I njėjti shembull vlen edhe pėr morinė e gjuhėve tė Indisė ose tė gjuhėve tė ndryshme tė Afrikės sė zezė, etj. Po e pėrsėrit, nuk ėshtė e domosdoshme tė pohohet qė gjuhė tė shumta kanė dalė «drejtpėrsėdrejti» nga pellazgo-shqipja. Askush nė botė nuk mund tė provojė se pellazgo-shqipja qe gjuha «e parė» d.m.th. ajo e fillimit tė njerėzimit! Pėr mendimin tim, ėshtė diēka e pakuptim, krejt absurde. Po tė thuhet se shqipja «deshifron dhe dekripton» gjithēka nė Europė dhe gjetiu, u bėjmė dėm punimeve tė kryera prej autorėsh tė besueshėm, kompetentė dhe seriozė. Kjo, veēanėrisht, i dekredibilison ata.

     Pėr fat tė keq ėshtė bėrė “mode” te disa shqiptarė (veēanėrisht midis tė rinjve dhe tė atyre qė nuk i njohin tė fshehtat e gjuhėsisė dhe tė historisė sė lashtė) tė pėrkthejnė ose tė interpretojnė nė «shqip» ēdo fjalė tė huaj qė u bie nė dorė! Kjo vjen nga shtimi i librave nė gjuhėn shqipe dhe tė huaj (tė pėrkthyera) tė botuara nė Shqipėri (si historike ashtu edhe gjuhėsore) qė nga fundi i komunizmit. Kjo mund tė kuptohet sepse regjimi komunist (pėr dyzet e pesė vite) ua rrėmbeu shqiptarėve historinė e tyre tė vėrtetė: ata janė tė etur tė njohin identitetin e tyre tė vėrtetė, historinė e tyre dhe origjinėn e gjuhės sė tyre. Gjatė epokės komuniste i vetmi studim pėr pellazgėt u ndėrmuar nga Spiro Konda. Pėr fat tė keq, nė kėtė, epokė, ky studim kaloi pa u vėnė re. Dhe me tė vėrtetė, pėr regjimin komunist tė vetmit paraardhės tė shqiptarėve ishin ilirėt dhe gjuha shqipe u studjua vetėm prej gjuhėtarėsh shqiptarė tė molepsur me «ēka pranohet bashkarisht» (perėndimor madje rus) dhe duke harruar dialektin gegė tė veriut. Madje, mė 1973, Enver Hoxha (armik i betuar i shqiptarėve tė veriut) pat vendosur tė imponojė, si gjuhė zyrtare, dialektin «tosk» tė jugut. Qė atėherė veēse toskėrishtja (pėrfshirė kėtu edhe disa papastėrti dhe futje elementesh tė huaja) ka qenė studiuar prej gjuhėtarėve shqiptarė dhe tė huaj. Kjo ėshtė arsyeja qė ata gjuhėtarė shqiptarė dhe tė huaj, qė kanė studiuar gjuhėn shqipe, janė mbėshtetur vetėm nė kėtė dialekt, ēka, merret vesh, i shtrembėron pjesėn mė tė madhe tė studimeve tė tyre. Ja pse pas viteve 90 shqiptarėt u zgjuan duke mėsuar diēka tjetėr nga ē’iu kishin shtėnė nė kokė nė shkollė ose nė universitet. Ata zbuluan paraardhės tė tjerė nga ilirėt: pellazgėt. Tė etur sa s’ka mė, u mrekulluan ose u shtangėn (sipas mendimit, nivelit kulturor ose ideologjisė) kur mėsuan se gjuha e tyre ėshtė njėra nga mė tė lashtat nė mos mė e lashta e Europės.

     Pra, nuk duhet ēuditur nga gabimet, trajtimet e kėqia dhe shkarjet e shumta tė bėra nė disa libra tė botuar prej rreth njėzet vitesh. Dhe me tė vėrtetė, disa prej kėtyre librave nė vend qė tė sjellin elemente tė reja pėr tė kuptuar Historinė dhe Gjuhėn shqipe, mbjellin grindje dhe turbullim mendjesh. Studimet shkencore nuk bėhen duke u bazuar nė kompilime citatesh ose tė frazave tė thėna prej njerėzish ose grash tė njohur. Qė nga shekulli XVI deri nė fillim tė shekullit XX tė shumtė kanė qenė ata (shkrimtar tė njohur) qė kanė thėnė «tė vėrteta» pėr pellazgėt ose shqiptarėt pa dhėnė prova, saktėsime tė qarta ose shpjegime tė thelluara si Ronsari, Lajbnici, K.O.Muller-i, Volteri, shkrimtarėt e Rilindjes shqiptare dhe tė tjerė mė pak tė njohur. Megjithatė prej mė shumė se 2500 vjetėsh Homeri, Herodoti, Tukididi dhe tė tjerė kanė folur pėr pellazgėt si pėr njė popull tė lashtė parahelenik, dhe pikė: kjo ėshtė e vėrtetė, po ata nuk kanė shkuar mė tej kėtij pohimi. Para 60 vjetėsh, kur isha fėmijė, babai im mė foli pėr pellazgėt si paraardhės tė shqiptarėve por pėr fat tė keq ai nuk mundte dot ta shtjellonte mė tej kėtė pohim. Historia nuk bėhet me muhabete dhe me shpjegime tė kuturisura ose me llafe.

     Ja sepse nuk jam dakord me pėrmbajtjen e disa librave tė botuara kėto kohėt e fundit (autorė shqiptarė ose tė huaj tė pėrkthyer nė shqip) qė nuk kanė kurrgjė shkencore dhe ku autorėt japin mendime vetjake dhe qė bėjnė pjesė nė bindjet e tyre. Bėhet fjalė, gjithashtu, pėr disa shkrime pavetor tė ndikuar nga autorė tė tjerė, shpesh tė gabuara, tė pa studiuara mirė, tė interpretuara keq ose tė analizuara nė mėnyrė empirike ose qė pėrmendin pohime tė gabuara ose gjykojnė fakte dhe akte pa asnjė provė tė prekshme, pa studime serioze, pa analiza me vend, pa referenca tė verifikueshme dhe pa asnjė farė metodologjie. Nga ana tjetėr disa autorė shqiptarė mbėshteten shpesh te autorė tė huaj (qė shpesh e njohin keq madje hiē fare gjuhėn shqipe) tek tė cilėt kanė besim tėrėsor nė njė kohė kur kėta autorė nuk bėjnė tjetėr veē tė flasin keq pėr gabimet madje edhe pėr absurditetet.

     Mund tė mė pėrgjigjen: po cilin tė besojmė?

     Do tė pėrgjigjem fare thjesht duke thėnė se ka autorė seriozė, ata qė kanė bėrė ose bėjnė studime dhe kėrkime shkencore tė bazuara mbi njė dokumentacion tė pasur, mbi referenca tė verifikueshme, mbi analiza me vend falė aftėsive tė tyre vetjake dhe mbi pėrfundimet e veta tė mbėshtetura me prova tė pakundėrshtueshme dhe jo me ato tė tė tjerėve. Po jap njė shembull si histori qė mė ka ndodhur mua. Mė 2007 gjatė njė debati nė televizionin shqiptar (pėr pellazgėt dhe sidomos pėr librin tim tė parė) njėri prej pjesėmarrėsve (i cili, veē kėsaj beson vetėm tek ilirėt!) mė dha tė kuptoj se nuk ishte i njė mendjeje me trajtimin qė i bėj unė skajit (termit) «pellazgėt» si «shpellagji» (njerėz tė shpellave). Ky person, i cili mbahej si universitar i shquar (profesor doktor!), as qė e kishte lexuar librin tim tė parė, nuk mund tė jepte mendimin e vet pėr kėtė etnonim! Nė njė debat nuk mjafton tė thuash «nuk jam dakord» por tė sjellėsh prova pėr tė kundėrtėn. Kėtė emėr «pellazg» e kam studiuar gjerė e gjatė nė dy librat e mi, sidomos nė tė dytin (« Mikenėt = pellazgėt… » - pėrkthyer nė shqip, botuar nga Shtėpia botuese Plejad nė Tiranė - faqet 577-579). Pasi i kam studiuar saktėsisht tė gjitha shpjegimet e dhėna pėr kėtė etnonim (nga burime tė ndryshme qė nga antikiteti deri nė ditėt tona) dhe pasi e vendosa nė njė mjedis ose njė kontekst tė veēantė (parahistorik) madje historik, ia dola tė pėrcaktoj (pėr tė bėrė zgjedhje tė besueshme dhe tė kuptueshme nė njė kontekst tė dhėnė) se cila ishte me saktėsi rėndėsia e domethėnies tė kėtij skaji. Disa autorė, ndėr ta Robert d’Angely (pėr tė cilin shqiptarėt janė pasardhės «tė njerėzve tė bardhė» nė botė!), propozojnė «PiellArg» («ata qė kanė lindur njeriun e bardhė») pa dhėnė pėr tė shpjegim tė vėrtetė parahistorik, historik, semantik mjedisor, ndodhimore ose kontekstuale. Pėr d’Angely-nė vetė «i Madhi Zot» madje edhe arabėt do tė ishin me origjinė pellazgjike! Jo, nuk ėshtė serioze dhe nuk duhet gėlltitur ēdo gjė qė na paraqitet. Ajo qė ndjell kureshtje ėshtė se disa shqiptarė (si del nga ē’lexoj lart e poshtė) parapėlqejnė fjalėn “Piellarg”. Nuk ėshtė fjala “tė duam ose tė parapėlqejmė”, ėshtė fjala pėr tė zgjedhur etnonimin adekuat qė e vendosim nė njė kontekst tė veēantė dhe njė bijėsim etnogjuhėsor tė besueshėm. Nuk iu pėlqen domethėnia “njerėz tė shpellave » (« Shpellagji », fjalė kjo qė u xingris nervat disa veshėve shpifės!), sepse nuk ėshtė po aq «i fisėm» sa «piellarg» (ai qė ngjiz a lind tė Bardhėt!) me njė tokshėnim maēist madje seksual (pėr tė pėrkėdhelur «egon» e tyre mashkullore!)? Njė psikanalist do tė mundte, me gjasa, tė provonte tė shpjegonte kėtė sjellje! Historia ose gjuhėsia nuk rrudhet nė « ndjenja », nė pulsione nevrotike ose shovine, nė vetbesime, nė « nuk jam dakord » ose « unė mendoj dhe besoj se », nė vegime ose trille vetjake.

         Po kthehem sėrish te gjuhėsia moderne. Nė fund tė shekullit XIX gjuhėtarėt qė krijuan skajin “indo-europianishtja” gjatė hetimeve tė tyre krahasuese (konkordanca gjuhėsore ose sintaksore) midis gjuhėve tė Azisė (sanskritishtja, tokarishtja, avestishtja..) dhe gjuhėve europiane (greqishtja, latinishtja, gjuhėt gjermanike, anglo-saksone, etj.) nuk kanė marrė parasysh kronologjinė dhe historinė e popujve pėrkatės. Tė paktė janė ata qė interesohen pėr antropologjinė gjuhėsore dhe pėr kronologjinė etnogjuhėsore qė janė thelbėsore pėr njohjen e etnogjenezės sė gjuhėve, tė lidhura me shfaqjen e njėpasnjėshme tė secilės prej etnive tė studiuara. Shumica e themeluesve tė gjuhėsisė moderne pranojnė se ka gjalluar, nė Europė, njė gjuhė e pėrbashkėt primordiale, por qė s’kanė mundur kurrė ta identifikojnė. Mirėpo kjo gjuhė e lashtė e pėrbashkėt ėshtė “pellazgjishtja e lashtė”. “Stela e Lemnosit”, lapidari i vogėl i Peruzės, mumja e Zagrebit, tabletat iguvine, tabletat e Pyrgi-t, ato pak epigrafi mesapike ose ilire dhe sidomos shkrimet etruske, megjithėse na ndriēojnė mbi ēka mund tė ishte shkrimi i lashtė, nuk na sjellin elemente tė njėfarshme qė tė na ēojnė nė njė deduksion tė besueshėm dhe pėrfundimtar. Pasi humbėn pėrdorimin e alfabetit tė tyre, tė gjitha etnitė pellazgjike (pellazgė, frigė, trakė, etruskė, ilirė dhe keltė) pėrdorėn alfabetin e tź tjerėve pėr tė tejshkruar gjuhėn e vet. Veēse, mrekulli, nėse njė ditė do tė arrihet tė provohet se alfabeti grek ėshtė i uzurpuar etruskėve, atėherė do tė kemi provėn kryesore qė do tė vlejė mė shumė se “guri i rozetės”. Ndėrkaq, jashtė ēdo prove tjetėr, i vetmi «material» qė na provon barasvlerėn “pellazgė = ilirė = shqiptarė” ėshtė gjuha e sotme shqipe dhe veēanėrisht dialekti i vet gegė i veriut tė Shqipėrisė qė u varros i gjallė nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.

     Fatkeqėsisht pėr mungesė provash tė shkruara (diēka si “guri i rozetės” pellazgjike), tė dokumenteve tė vėrtetuara dhe pėr lėnien nė harresė tė historisė tė kesaj “pellazgjishteje tė lashtė” tė quajtur tė humbur pa lėnė gjurmė, pėr mungesė tė studimit tė thelluar tė shqipes dhe sepse ėshtė mbajtur si gjuhė indo - europiane “mė vete” (pra pak ose aspak e studiuar), gjuhėtarėt e fundit tė shekullit XIX kanė bėrė tė pandreqshmen. Kjo ėshtė arsyeja qė gjuhėsia moderne ngec nė vend me njė “ideologji” tė pacėnueshme dhe qė nuk ėshtė vėnė  ndonjė herė nė dyshim. Por pellazgjishtja e lashtė gjallon vėrtet te shqipja e sotme (veēanėrisht te dialekti gegė i veriut, i vetmi qė i ngjan greqishtes sė vjetėr, veēanėrisht dialektit jonian) e vetmja gjuhė qė u ka qėndruar shkatėrrimeve tė kohės. Veē tė tjerash, kjo pellazgjishte e lashtė “ka shtegtuar” shumė. Nė tė vėrtetė njė valė e madhe shtegtimi (nga perėndimi nė lindje) ndodhi rreth mijėvjeēarit tė katėrt/tė pestė. Kjo valė do tė jetė nisur nga krahina ballkano-danubiane drejt lindjes sė afėrme dhe tė mesme: kjo ėshtė arsyeja qė ne gjejmė grimca tė substratit pellazgjik nė sanskritisht (gjuhė diturake qė nuk ėshtė folur kurrė), nė tokarishte, nė avestishte, nė persishte, etj. Veē tė tjerash le tė kujtojmė ekspeditėn (shekulli IV para erės sonė) e Aleksandrit tė Madh (maqedonas nga i ati dhe epirot nga nėna, pra “trako-ilir” pėr ekselencė) dhe tė ushtrisė sė vet tė pafund, tre tė katėrtat e sė cilės ishin trako-ilirė (maqedonas, epirotė, ilirė, peonianė, agrianė, etj.). Kėta tė fundit (oficerė dhe ushtarė) kanė lėnė gjurmė (ata u rrėnjosėn nė kėto krahina pas vdekjes sė Aleksandrit) nė vendet e pushtuara prej kėtij ngadhnjimtari tė madh: qė nga Azia e Vogėl deri te lumi Indus dhe nga Afganistani nė Oqeanin Indian. Pas kėsaj tė mos harrojmė “shefat” hititė dhe sumerianė vinin nga krahinat ballkano-danubiane: malėsorė kokėrrumbullaktė. Bashkėpėrkim i ēuditshėm: shqiptarėt njihen pėr treguesin e tyre qefalik mė tė lartė nė Europė, domethėnė brakiqefalė 85), pėr rrjedhojė “kokėrrumbullaktė”! Pra nuk ka asnjė dyshim qė gjenden ngjashmėri dhe bashkėpėrkime gjuhėsore midis kėtyre popujve tė Europės dhe atyre tė Azisė! Kjo ėshtė arsyeja qė unė jam kundėr kėsaj ideologjie indo-europianiste. Fundi i fundit, ajo duhej tė quhej mė sė forti “euro-indiane”. Ja, pėr tė pėrfunduar, njė rezyme pėr pėrdorimin e gjuhės greke.

     Gjuha e folur dhe e shkruar prej grekėve tė sotėm ėshtė shumė e larguar nga greqishtja e lashtė. Sa i pėrket kėsaj greqishteje tė lashtė, ka pasur, nė fillim, katėr dialekte: jonian/atik, eolian, arkado-qipriot (dialekt i ndikuar prej pellazgjishtes sė lashtė) dhe dorian i quajtur dialekt perėndimor (dialekt i vonė i afėrt me ilirishten). Por nė shekullin IV para erės sonė dialekti jonik/atik u imponua gjithandej nė Greqi. Pas pushtimeve tė Aleksandrit, u pėrhap nė Greqi njė gjuhė e vetme e folur dhe e shkruar: koineja, gjuhė e afėrt me dialektin jonian/atik. Nga kjo koine ka dalė greqishtja mesjetare ose greqishtja bizantine: gjuhė zyrtare e perandorisė bizantine (nga shekulli XI deri nė shekullin XV). Kjo gjuhė diturake kishte zėvendėsuar latinishten. Ajo ka qenė pėrdorur nė gjithė pellgun mesdhetar. Evangjilėt e parė u pėrkthyen nga armenishtja nė greqisht. Shėn Pali e fliste lirisht greqishten. Nėn pushtimin otoman (1453-1821) greqishtja bizantine u kthye nė «demotikishte» domethėnė nė gjuhė tė popullit: gjuhė e ndikuar nga latinishtja, shqipja, turqishtja dhe sllavishtja. Por me krijimin e shtetit grek mė 1820 grekėt deshin tė hiqnin qafe ndikimin turk dhe krijuan kathareusėn domethėnė njė gjuhė «tė pastruar». Njė gjuhė diturake, puriste, arkaizuese u bė gjuhė zyrtare (dokumente zyrtare, etj.). Populli vazhdonte tė fliste nga ana e vet, pėrditė, demotiqishten. Pėrveē, u muar vesh, nė disa krahina tė shpėrndara tė Greqisė ose tė Ballkanit ku disa xhepa tė kulturės pellazgo - shqiptare i bėnė ballė «demotikishtes» dhe dyndjeve tė ndryshme. Nė fillim tė shekullit XX kathareusa u kundėrshtua dhe pėr njė kohė tė gjatė u kritikua dhe u fshikullua si gjuhė e vdekur. Mė 1975 kathareusa dėshtoi. Qeveria greke adoptoi dhe rivendosi pėrfundimisht demotikishtėn (me disa ndihmesa tė kathareusės) mė 1976 dhe mė 1981 Greqia filloi njė reformė thelbėsore tė drejtshkrimit. U tha, nė Greqi ka pasur gjithmonė «xhepa» ku flitej dhe ku flitet edhe sot arvanitshja (dialekt shqip i Greqisė), pa harruar Epirin e jugut tė quajtur «Ēamėri» nė shqip (pjesė qė ndodhetnė Greqi tė veriut ku flitet njė dialekt i afėrt me shqipen toske). Fatkeqėsisht janė tė shumtė banorėt epirotė shqiptarė tė zhvendosur prej grekėve nė Anadollin perėndimor, si «shkėmbim», (mė shumė se 450.000) midis 1922 dhe 1924 kundrejt njė milioni e gjysmė grekėsh tė Turqisė. Le tė mos harrojmė se heronjtė e pavarėsisė greke (Boēari, Cavalla, Kanari, etj.) ishin me origjinė shqiptare (arvanitas). Kjo ėshtė arsyeja qė kėta tė fundit u shprehėn nė shqip gjatė ndėrhyrjeve tė tyre nė parlamentin grek tė asaj kohe. Kjo nuk do tė thotė se shqipja ishte gjuha kryesore nė Greqi ose qė ajo flitej gjithandej.

     Jo! Greqishtja e lashtė (edhe pse baza e saj pėrbėhet nga njė fond pellazgjik) ishte bėrė njė gjuhė mė vete dhe veēanėrisht varianti i vonė i saj Koineja qė flitej duke filluar nga shekulli VIII/VII para erės sonė. Po shėnojmė se Filipi II i Maqedonisė ngarkoi Aristotelin t’i mėsojė greqishten birit tė vet Aleksandrit III, i quajtur Aleksandri i Madh. Ėshtė e qartė se sot jemi larg nga kjo greqishte e lashtė. Sidoqoftė unė nuk mendoj se, duke bėrtitur fort qė greqishtja, gjuhėt e botės madje tė gjithė botės janė me origjinė pellazgjike, ky pohim bėhet i besueshėm pėr specialistėt seriozė dhe dijetarėt qė meritojnė kėtė emėr. Pėr rrjedhojė, nuk duhen shtuar pohime tė tilla (pa prova tė besueshme, pa qėndrueshmėri shkencore) gjithandej nė media dhe nė disa libra sepse kjo mund t’i dėmtonte dyfish veprat serioze, ndėrtimi, metodologjia, kėrkimet e thelluara, referimet e pakundėrshtueshme, argumentet provuese dhe analizat me vend veē e nderojnė Shkencėn dhe, pėr rrjedhim, rivendosin njė tė vėrtetė tė mėnjanuar pėr shumė kohė ose fare tė mbuluar. Vetėm me kėtė mėnyrė do mund tė binden shkencėtarėt seriozė dhe ata tė heshturit. Kėsisoj «shkenca» do tė shpetohet dhe kjo do t’i kthejė, gjithashtu, dinjitetin dhe krenarinė popullit shqiptar kudo qė jeton.

     Po shtoj, sė fundi, se qė nga rėnia e komunizmit nė Shqipėri tė shumtė janė librat qė dalin nė shqip, tė shkruar prej shqiptarėsh ose tė huajsh tė pėrkthyer nė shqip. Liria e shprehjes (kjo mė kėnaq) dhe e botimit kanė lindur njė shumicė shkrimesh jo gjithmonė tė besueshme nė planin e pėrpjekjes dhe metodės shqkencore. Imagjinata tė papėrmbajtshme, pohime fanteziste, siguri pa argumente tė prekshme u derdhėn nga tė gjitha anėt duke e shtuar edhe mė pėshtjellimin e mendjeve. Dhe me tė vėrtetė nuk duhet qė nė emėr tė lirisė sė shprehjes t’i lejohet vetes tė thotė gjithēka dhe veēanėrisht tė pavėrteta ose siguri tė rrema, tė cilat, in fino, dėmtojnė njohjen e sė Vėrtetės. Dhe me tė vėrtetė nuk jam gjithmonė dakord me Aristidh Kolėn qė i pėrzien pak si shumė pellazgė, grekė, ilirė dhe qė nuk merr parasysh origjinėn e vėrtetė tė grekėve, me D’Angély-nė (gruaja e tė cilit ishte shqiptare e jugut) pėr tė cilin shqiptarėt janė nė zanafillė tė gjithēkaje, tamam sikur vetėm zoti i mirė tė mos ishte pellazg ose shqiptar!

     Sa i pėrket sė ndjerės Nermin Vlora Falaschi, e njoha me kundėrshtimet dhe disa ngurime tė mia pikėrisht pėr disa pika gjatė njė takimi nė Romė para disa vitesh. Gjithashtu nuk jam gjithmonė dakord me Skender Rizajnė qė bėn disa pohime (pa prova) pėr origjinėn e shqiptarėve, tė cilat janė pak larg realitetit, veēanėrisht lidhja qė ai bėn me Islamin; nuk jam dakord gjithashtu me disa pohime tė Benlėvit, Faverialit dhe disa shqiptareve tė reja, midis tė cilave Elena Kocaqi, Shpresa Musaj Omer, etj. Sa pėr Niko Stillon, nuk e kam lexuar ende librin e tij.  

     Pėr tė pėrfunduar do tė citoja emrin e Martin Bernalit i cili nė «Black Athéna» (Shikoni: Black Athena - The Fabrication of Ancient Greece - Sh. B) u jep grekėve origjinė “afrikane”! Fatkeqėsisht janė tė shumtė autorėt (tė vjetėr a tė rinj) qė nuk kanė marrė parasysh pėrmasėn parahistorike, historike dhe kronologjike nė kėrkimet e tyre veēanėrisht etnogjuhėsore dhe qė sidomos kanė marrė liri sa i pėrket formimit fillestar tė gjuhėve tė Europės. E ēmoj veten si dikė tė panjollė dhe shumė tė rreptė nė studimet dhe kėrkimet e mia dhe ndershmėria ime shkencore nuk mė lejon tė trajtoj njė subjekt ose tė gjykoj ēfarėdoqoftė dhe kėdoqoftė pa pasė studiuar, kontrolluar dhe verifikuar tė gjitha treguesit, maksimumin e argumenteve, tė verifikimeve dhe tė elementeve tė besueshme. Nuk pohoj kurrė asgjė pa prova, pa argumente tė besueshme dhe studimet dhe kėrkimet e mia janė pa pikė sentimentalizmi, favoritizmi ose shovinizmi: kėto tė meta nuk i pėrkasin njė kėrkuesi tė vėrtetė ose tė njė dijetari tė vėrtetė. Jam gjithēka, veē fantezist jo. Parashtrimi i pranishėm nxit qė tė mos vihet «gjuha» para «historisė» pėr tė pėrligjur paraardhjen e popullit shqiptar nė Europė. Pėr sa i pėrket tezės (doktoratės) qė po pėrgatit nė Universitetin e Sorbonės, ajo do tė paraqitet pas dy vjetėsh. Nė tė do t’i lė parėsinė historisė, arkeologjisė, antropologjisė, studimit dhe analizės sė teksteve antike, mitologjisė, duke futur nė tė edhe epopetė homerike. Nė fund etnogjuhėsia do t’i pėrmbyllė punimet e mia. Pra nuk do tė jetė njė tezė vetėm pėr gjuhėn pellazgo-shqipe. Si e kam thėnė edhe nė njė krye pararendės «nuk mund tė vihet qerrja para qeve»!

 

* ) Kantakti me autorin:  mat.aref@wanadoo.fr )

( Pashtriku.org - 09. 11. 2010 )

 

 

…