Kombi dhe gjuha e shqiptarėve

 

PELLAZGĖT KANĖ FOLUR KĖTĖ

GJUHĖ QĖ FLASIM NE SOT

 

Shkruan: Sami Frashėri ( * )

 

 

     Shqiptarėt flasin njė nga mė tė vjetra e mė tė bukura gjuhė tė dheut. Gjuhėt qė kanė qėnė tė ngjashme dhe bashkėkohėse me gjuhėn shqipe janė zhdukur prej mijėra vjetėsh, dhe nuk fliten mė nė asnjė vend tė botės. Nė vendin e tyre fliten gjuhėt qė rrjedhin prej tyre. Shqipja si gjuhė ėshtė e ngjashme me greqishten e vjetėr, me latinishten, me sanskritishten gjuhė e vjetėr e Indisė, me zendishten gjuhė e Persisė sė vjetėr, me keltishten, me teutonishten etj. Por kėto gjuhė qė numėruam mė sipėr janė me tė reja se gjuha shqipe dhe kanė mijėra vjet qė nuk fliten mė, dhe rrojnė tė shkruara vetėm nė faqet e disa librave shumė tė vjetėr. Kėto gjuhė quhen “gjuhė tė vdekura”, dhe shqipja, gjuha jonė qė ėshtė mė e vjetėr nga ato ėshtė e gjallė dhe flitet edhe sot si nė kohėn e Pellazgėve.

     Pa dyshim Pellazgėt janė kombi mė i vjetėr arian i Europės. Ka shumė fakte dhe shumė rrėfime qė na tregojnė se Pellazgėt qė ne na duken si njė pėrrallė pėr faktin qė janė njė komb shumė i lashtė, kanė folur kėtė gjuhė qė flasim edhe ne sot e kėsaj dite. Emrat e perėndive qė Pellazgėt u faleshin, i ka huazuar mitologia e grekėve dhe romakėve, por edhe shumė fjalė tė tjera qė historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken qė janė fjalė thjeshtė shqip edhe na tregojnė qė Pellazgėt kanė folur mijra vjet mė parė tė njėjtėn gjuhė qė flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqė po tė dilte ndonjė pellazg do tė mund tė flisnim me tė si flet njė gegė me njė toskė.

     Gramatika e gjuhės shqipe, lakimi dhe zgjedhimi, hollėsia e nyjeve, dhe e pėremrave e tė tjera bukuri tė kėsaj gjuhe, qė jo vetėm asnjė nga gjuhėt e sotme nuk i ka, por as gjuhėt e vjetra nuk i kanė, na tregojnė qė shqipja ėshtė njė gjuhė shumė e vjetėr dhe na vjen nga kohėt e qėmotėshme e ruajtur e paprishur dhe e pandryshuar. Shėnja e kombit ėshtė gjuha. Ēdo komb njihet me anė tė gjuhės. Ata njerėz qė harrojnė apo nuk flasin mė gjuhėn e tyre, me kalimin e kohės bėhen qytetarė tė atij kombi qė i flasin gjuhėn. Shumė qytetėrime qė janė zhdukur mos pandehni se vdiqėn ose u vranė tė gjithė, jo, por u pėrzien me kombe tė tjerė dhe morėn gjuhėn e tyre dhe u bėnė pjesė e tyre.

     Kėshtu u zhdukėn Maqedonasit, Thrakėt, Frigasit, dhe shumė popullėsi tė tjera qė nuk ishin pellazgė d.m.th. shqiptarė si ne, pra kėto popullėsi sot nuk janė por u zhukėn dhe u harruan sepse humbėn gjuhėn e tyre. Por shqiptarėt e atij vendi qė sot quhet Shqipėri e kanė ruajtur fort mirė gjuhėn e tyre, dhe kėshtu edhe sot nė kėtė vend flitet gjuha e Pellazgėve tė lashtė.

- Si kanė mundur shqiptarėt tė ruajnė gjuhėn e tyre tė plotė e tė paprishur pėr njė kohė kaq tė madhe?

- Si ka mundėsi qė gjuha shqipe nuk ėshtė prishur dhe nuk ėshtė ndryshuar edhe pse nuk ka pasur shkronja dhe libra, dhe duke mos qėnė e shkruar dhe duke mos e mėsuar nėpėr shkolla, kur gjuhė tė shkruara dhe tė krijuara me kujdes tė madh janė prishur aq shumė sa sot quhen gjuhė tė tjera?

Pėrgjigja e kėtyre pyetjeve ėshtė fare e lehtė: Shqiptarėt e kanė mbajtur gjuhėn dhe kombin e tyre jo me shkronja, jo me dituri dhe sa me qytetėrim, por vetėm me pastėrti, duke qėnė gjithmonė vetėm dhe duke mos u pėrzjerė me tė tjerė, dhe duke mos futur tė huaj nė vendin e tyre. Tė qėndruarit larg nga e gjithė bota, nga dituritė, nga tregėtia me njė fjalė tė jetuarit nėpėr male, u ka ruajtur shqiptarėve kombin dhe gjuhėn.

     Se pėrse shqiptarėt nuk kanė menduar tė shkruajnė gjuhėn e tyre, kjo ėshtė njė ēudi e madhe. Nuk flasim pėr ato fise tė vegjėl dhe tė shpėrndarė tė Pellazgėve dhe tė Ilirėve tė vjetėr, sepse ata duke jetuar nėpėr male nuk kishin nevojē qė tė shkruanin dhe as nuk u vinte ndėr ment njė gjė e tillė. Por Maqedonasit qė kishin njė mbretėri tė sofistikuar, ashtu edhe mbretėria e Pirros nė Epir dhe e Teutės nė Iliri pėrse nuk patėn nevojė qė tė shkruajnė gjuhėn e tyre? Filipi i Maqedonisė qė donte qė tė zgjeronte mbretėrinė e tij dhe tė pushtonte Greqinė, pėrse nuk bėri tė shkruhej gjuha e tij ashtu si greqishtja? Aleksandri i Madh le tė themi qė nuk pati kohė, por Ptolemenjtė qė zgjuan diturinė dhe gjuhėn greke nė Aleksandri, si nuk menduan pėr gjuhėn e tyre qė ti bėnin njė palė shkronja, duke parė tė gjithė kombet e Azisė dhe tė Egjiptit qė shkruanin cilido nė gjuhėn e tij? Romakėt mėsonin filozofinė nė gjuhėn greke, por kishin bėrė shkronja edhe pėr gjuhėn e tyre latinishten, kėshtu qė shumė gjėra i shkruanin dhe i lexonin nė kėtė gjuhė.

     Johan George von Hahn (1811-1869), filologu i madh gjerman, ka shkruar shumė tė vėrteta pėr Shqipėrinė, dhe ka gjetur nė njė vend tė Shqipėrisė njė gur tė shkruar shqip me disa shkronja tė cilat u ngjajnė shumė shkronjave fiqinishte edhe duken tė marra prej atyre por pa qenė vetė ato. Por kėto shkronja nuk janė parė gjetkė, dhe as dihet qė tė kenė qenė tė pėrdorura nė Shqipėri. Disa varre dhe tė tjerė gurė tė shkruara me shkronja greke nė Azinė e Vogėl afėr Angoresė, si edhe disa tė tjerė tė shkruara me shkronja latine nė Etruri tė Italisė, gjuha e tė cilėve (gjuha e shkruar mbi varret dhe gurėt) nuk ėshtė as greqisht as latinisht, duken tė jenė shkruar nė gjuhėn shqipe prej Frigasve dhe Etruskėve tė vjetėr, tė cilėt ishin Pellazgė d.m.th. shqiptarė. Kuptohet qė shqiptarėt e vjetėr kanė shkruar gjuhėn e tyre me ato shkronja qė njihnin, kėshtu qė ata shkruanin herė me shkronja arabe, herė me shkronja greke dhe latine. Kjo ka ndodhur sepse shqiptarėt nuk kanė menduar kurrė qė tė pėrgatitnin njė palė shkronja pėr tė shkruar gjuhėn e tyre: dhe gjuha shqipe kishte mbetur deri nė kohėn tonė gjuhė e pashkruar.

 

* ) Marrė nga libri: “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet” i autorit Sami Frashėri.

 

 

Shikoni: Origjina e Shqiptarėve

 

…

 

( Moderatori i Pashtriku.org - 01. 11. 2010 )