Ekskluzivisht pėr pashtriku.org

 

KALLĖZIM PENAL

KUNDĖR KRIMINELĖVE TĖ LUFTĖS

 

TOMĖ VIKTOR GASHI

ODA E AVOKATĖVE TĖ KOSOVĖS

Lawyers Chamber of Kosova

Asociacioni i avokatėve mbrojtės nė TPN

pėr ish­-Jugosllavinė

Association of Defense Council - ICTY

PRISHTINĖ  Rr./str. Luan Haradinaj 15

Tel & Fax + 381 38 228-172

Tel.229-216, 229-245

Mob.+ 377 44 118-292

E-mail: tgashi@hotmail.com

 

DEPARTAMENTIT TĖ DREJTĖSISĖ    UNMIK’ut - PRISHTINĖ

 

  PĖR:

Kryeprokuroren e Prokurorėve ndėrkombėtare tė Kosovės znj. Annunziata CIARAVOLO

  TĖ NJOFTOHET:

- PSSP, Kryeadministratori i Kosovės z.Joachim  RUECKER

- Zv. PSSP, Zv. Kryeadministratori i Kosovės z.Stiven SCHOOK

- Drejtori i Departamentit tė Drejtėsisė z. Robert DEAN

- z.Fatmir Sejdiu, Kryetar i Kosovės dhe anėtar i grupi tė unitetit

- z.Kolė BERISHA - Kryetar i Parlamentit tė Kosovės dhe anėtari i G.U.

- z.Agim ĒEKU, Kryeministėr dhe anėtar i grupit tė unitetit

- z.Hashim THAQI, Kryetar i PDK-sė dhe anėtar i grupit tė unitetit

- z.Veton SUROI, Kryetar i partisė ORA dhe anėtarė i grupit tė unitetit

- z.Jonuz SALIHAJ, Ministėr i Drejtėsisė

- Komisioni i Qeverisė sė Kosovės pėr persona tė zhdukur kryetarit  z.Arif MUQOLLI

- Kryeprokurori i Kosovės z.Hilmi ZHITIJA

- Kryeprokurori i Prokurorisė sė Qarkut nė Prishtinė z.Osman KRYEZIU

 

NGA:

Tomė GASHI, avokat - pėrfaqėsues juridik i tė dėmtuarės znj. Lutfije BEHRAMI nga Vushtrria.

Nė bazė tė nenit 198 tė Kodit tė Pėrkohshėm Penal tė Kosovės, nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit juridik tė sė dėmtuarės znj. Lutfije BEHRAMI nga Vushtrria, dhe sipas autorizimit tė saj, ushtrojė kėtė:

...

K A LL Ė Z I M   P E N A L

 

    - I - 

    Kundėr: Anėtarėve tė Shtabit tė Krizės tė formuar nga Republika e Serbisė rrethi i Mitrovicės Nr. 428 - 8. 2 datė 25. 03. 1999, Shtab i formuar sipas urdhėresės sė Ministrisė Federative tė Mbrojtjes tė Jugosllavisė dt. nr. 80/1 dat. 24. 03. 1999.

 

  1. Zdravko Trajkoviq, Kryeshef  i rrethit tė Mitrovicės 

  2. Zoran Bratiq, Kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Mitrovicės

  3. Desimir Petkoviq, Kryetar i Komunės sė Zveqanit

  4. Dragan Jablanoviq, Kryetar i Komunės sė Leposaviqit

  5. Slobodan Dokniq, Kryetar i Komunės sė Vushtrrisė

  6. Serxhan Vuloviq, Kryetar i Zubin Potok

  7. Sima Simiq, Kryetar i Komunės sė Skenderajit (ish Sėrbica)

  8. Dragisha Radeq, Kryeshef  i Inspektoratit tė Tregut

  9. Slatko Galak, Shef i Repartit tė Inspekcionit tė Bujqėsisė

10. Suzana Zakiq, Inspektore e Veterinarisė

11. Branisllav Ivanoviq, Kryeshef i Inspekcionit Sanitar

12. Radashin Kasaloviq, Kyeshef i Policisė Financiare

13. Dr.Radoslav Orloviq, Drejtor i Qendrės Shėndetėsore

14. Hranislav  Lazareviq, Drejtor i “Kosmet Prevoz”

15. Radoje Kreckoviq, Drejtor Teknik  i “Elektrokosmet”

16. Petar Bishevac, Drejtor Teknik i PTT

17. Vlastimir Rajkoviq, Drejtor i “Lux”

18. Lubisha Radoviq,  Drejtor i “Zhitomlin”- Mitrovicė

19. Miladin Mipiq, Drejtor i “Univerzal” - Leposaviq

20. Drobrosav  Dobriq, Drejtor i Kooperativės “Banjaska “ - Zveqan

21. Rade Utviq, Drejtor i Kooperativės Bujqėsore - Zubin Potok

22. Dushan Danqetovish, Drejtor i “Qiqavica” - Vushtrri ( ish Vuqitėrrn)

23. Miodrag Jeroviq, Drejtor i “Zhito Produkt”  -Leposaviq

24. Desanka Miloslavleviq, Drejtoresh e “Radio Mitrovica”

 

Shėnimet tjera tė sigurohen zyrtarisht.

 

    - II -

    Paramilitarėve serbė:

25. Radovan Radeq, i biri i Vlado Radeq nga Vushtrria Rr.ish Vidovdanska 91 Hyrja 2, Kati III, Nr.4, tani jeton nė Beograd.

 

Shėnimet tjera tė sigurohen zyrtarisht.

 

    - III -

    Pjesėtarė tė Policisė Serbe nė Vushtrri:

26. Vuqina Janiqijeviq, Komandantė i Stacionit Policor - Vushtrri. 

27. Simiq .... , Zv. Komandant i Stacionit Policor - Vushtrri. 

28. Zoran Vuketiq, nga Vushtrria Rr.Vidovdanska 91, Hyrja 2, Kati I, Nr. 2, ish’punėtor administrativė nė Gjykatėn Komunale nė Vushtrri.

29. Nexhmedin Ajeti, sipas tė dėmtuarės ish pjesėtar i Shėrbimit Sekret Serbė, jeton nė Kosovė.

30. Zoran Danqetoviq

31. Zhivorad Dabqetoviq (Zhizhi)

32. Dragan Saviq

33. Dragan Mihajlloviq

34. Lubomir Trifunoviq

35. Mimo Dragoviq, Automekanik nė Stacionin Policorė nė Vushtrri.

 

Shėnimet tjera tė sigurohen zyrtarisht.

 

S E P S E

 

    Duke shkelur rėndė Konventėn e Gjenevės tė 12 Gushtit 1949 pėr mbrojtjen e popullatės civile gjatė kohės sė Luftės.

 

    Gjatė Luftės nė Kosovė gjatė vitit 1999, duke vepruar nė cilėsinė e anėtarėve tė Shtabit tė Krizės tė regjionit tė Mitrovicės, i cili regjion ka pėrfshirė edhe Komunėn e Vushtrrisė nė kuadėr tė Ministrisė Federative (Jugosllave) tė Mbrojtjes, duke vepruar si paramilitarė dhe pjesėtarė tė policisė serbe nė Vushtrri, urdhėruan dėbimin e popullatės civile nga qyteti i Vushtrrisė, urdhėruan dhe nė disa raste kryen vetė personalisht vrasje tė qėllimshme, tortura dhe trajtime ēnjerėzore, shkaktimin e qėllimshėm tė vuajtjeve tė mėdha ose i dėmtimeve tė rėnda trupore dhe shėndetėsore. Tė gjitha kėto nė dėm tė popullsisė shqiptare tė Kosovės, tė Vushtrrisė me rrethinė.

 

    Me 22. 05. 1999 nė Vushtrri grumbulluan njė numėr tė madh tė popullsisė shqiptare tė cilėt i ndanė dhe i grumbulluan mbi 900 meshkuj tė cilėt i dėrguan nė Burgun e Smrekovnicės duke nxjerrur individ tė caktuar, ndėr tė cilėt edhe Burim (Rafet) BEHRAMI, tė moshės 16 vjeēare, tė cilin e ekzekutuan - vranė, i cili ishte fėmijė civil i paarmatosur, jo i kyēur si palė aktive ndėrluftuese, trupi i tė cilit ėshtė gjetur mė 30. 09. 2002 nė varrezėn masive nė Batajnicė - Serbi, dhe shkaku i vdekjes ėshtė vėrtetuar si goditje me armė tė zjarrit nė kokė dhe nė gjoks, e qė ėshtė vėrtetuar me obduksion tė datės 17. 08. 2005 kur edhe ėshtė identifikuar nga Departamenti i Drejtėsisė Zyra e Ekzaminuesit Mjekėsor nė kuadėr tė UNMIK’ut, poashtu nė vend tė njėjtė, kohė tė njėjtė ekzekutuan edhe babain e tij Rafet (Qazim) BEHRAMI tė moshės 52 vjeēare, i cili ishte civil i paarmatosur, jo i kyēur si palė aktive ndėrluftuese, trupi i tė cilit ėshtė gjetur nė varrezėn masive nė Batajnicė - Serbi, dhe shkaku i vdekjes ėshtė vėrtetuar si goditje me armė tė zjarrit nė fytyrė - nofull, e qė ėshtė vėrtetuar me obduksion mė 17. 12. 2004 kur edhe ėshtė identifikuar nga Departamenti i Drejtėsisė Zyra e Ekzaminuesit Mjekėsor nė kuadėr tė UNMIK’ut.

 

    Me kėtė nė bashkėveprim kanė kryer veprėn penale Krime Lufte kundėr popullsisė civile nga neni 142 i LPJ.

 

A R S Y E T I M

 

    Organet me tė lara shtetėrore tė Jugosllavisė me 24. 03. 1999 kanė shpallur gjendjen e luftės, pėr shkak tė luftimeve qė zhvilloheshin nė Kosovė nga ana e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) kundėr forcave pushtuese serbe dhe fillimit tė bombardimit tė aleancės sė NATO’sė kundėr caqeve ushtarake policore dhe paramilitare tė Jugosllavisė dhe Serbisė.

 

    Nė bazė tė urdhėresės sė Ministrisė Federative tė Jugosllavisė DT. nr. 81/0 dat. 24. 03. 1999, nė kuadėr tė rrethinės sė Mitrovicės ėshtė formuar Shtabi i Krizės nėn numrin 428. 8. 2 mė 25. 03. 1999.

 

    Nė kėtė Shtab janė pėrfshirė tė paraqiturit nėn I  nga numri 1 deri nė 24, e tė cilėt kishin pėr detyrė qė tė reagojnė nė kushtet e luftės dhe tė kryejnė detyrat e dhėna nga Ministria Federative e Mbrojtjes me ushtrinė Jugosllave dhe me Ministrinė e Punėve tė Brendshme.

 

    Depėrtimi i popullatės civile shqiptare tė Kosovės ishte politikė zyrtare e ushtrisė Jugosllave e policisė sė Republikės sė Serbisė si dhe e tė gjithė paramilitarėve tė cilėt erdhėn nė Kosovė pėr qėllimet e tyre, planet tė cilat janė bėrė tė njohura dhe publike pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, e tė cila plane kanė qenė tė koduara me emrin ”POTKOVICA” nė gjuhėn shqipe “PATKOJ”.

 

    Bombardimet e NATO’sė nė Vushtrri filluan mė 28. 03. 1999, prej tė cilės ditė edhe filluan dėbimet masive tė popullatės shqiptare nga forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

 

    Forcat e tilla jugosllave dhe serbe ishin tejet brutale ndaj popullsisė shqiptare civile, pėr shkak tė humbjeve qė pėsonin nga forcat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr shkak tė bombardimeve tė caqeve ushtarake e policore nga forcat e NATO’sė.

 

    Forcat jugosllave - serbe  filluan djegien e qytetit tė Vushtrrisė, vrasjen e popullatės civile dhe grumbullimin e tyre pėr qėllime tė dėbimit  masivė, nga ky dėbim nga banesa e tyre u largua edhe familja BEHRAMI, e cila u vendos qė nga  data 28. 03. 1999 nė shtėpinė e z.Enver MULI.

 

    Mė 22. 05. 1999 ofensiva me tė shtėna filloj edhe nė lagjen ku ishin strehuar e dėmtuara znj. Lutfije BEHRAMI, me tė cilėn ishte edhe bashkėshorti i saj Rafet (Qazim) BEHRAMI i moshės 52 vjeēar dhe djali i saj Burim (Rafet) Behrami i moshės 16 vjeēare.

 

    Pasi qė i dėbuan tė gjithė nga shtėpitė dhe vendet ku ishin strehuar, forcat serbe filluan t’i ndajnė meshkujt nga mosha 13 - 60 vjeēare, duke i ndarė dhe marrur me vete bashkėshortin e znj. Lutfije BEHRAMI, Rafet BEHRAMI, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė filluan qė ti plaēkitin dhe t’ju marrin tė gjitha gjėrat e vlefshme duke filluar nga stolit e arit, dhe duke kėrkuar tė holla - valuta tė huaja.

 

    Nė kėtė mėnyrė persona tė maskuar filluan tė sillen edhe me znj. Lutfije BEHRAMI, duke kėrkuar nga ajo marka gjermane.

 

    Nga zėri e njėjta (znj. Lutfije BEHRAMI) e identifikoj njė paramilitarė tė maskuar, i cili  ishte nė atė kohė fqiju i saj, e i cili kishte jetuar nė tė njėjtin kat ku ajo banonte, Radovan RADEQ, i biri i Vlado RADEQ (nga Vushtrria, Rr.ish Vidovdanska 91 Hyrja 2, Kati II, Nr.4) dhe pasi qė ai u bind se e znj. Lutfije BEHRAMI e njohu atė, ai  filloj ta shtyej me grykė tė kallashnikovit dhe e largoi nga anėtaret e tjerė tė familjes, me ketė rast duke e ndalur edhe djalin e saj Burimin, i cili nė atė kohė ishte vetėm 16 vjeēar, tė cilin e mbėshtetur pėr muri tė njė shtėpie, ku kishte edhe shumė shqiptarė tė tjerė tė cilėt qė ndaleshin nga forcat serbe.

 

    Kjo ishte hera e fundit qė e dėmtuara znj. Lutfije BEHRAMI i pa pėr sė gjalli bashkėshortin dhe djalin e saj.

 

    Forcat serbe grumbulluan me mijėra njerėz dhe tė njėjtit i dėrguan nė drejtim tė varrezave tė qytetit tė Vushtrrisė.

 

    Meshkujt e qė ishin mbi 900, i dėrguan nė burgun e Smrekovnicės (Vushtrri), i cili u shėndrrua nė kamp pėrqendrimi pėr viktimat, e qė ishin tė gjithė shqiptarė civil.

 

    Qysh nga ai moment znj. Lutfije BEHRAMI nuk u ndal sė kėrkuari bashkė -  shortin dhe djalin e saj, tė cilėt nga ajo ditė nuk i pa mė.

 

    Nga 12 Qershori 1999, kur hynė forcat e NATO’sė, si forcė ushtarake dhe tė OKB-sė, si forcė policore dhe politike nė Kosovė dhe kur znj. Lutfije BEHRAMI pa ndėrpre, ju drejtua tė gjitha Institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare, duke pėrfshirė KFOR’in, posaēėrisht atė francez, Kryqin e kuq, UNICEF, policinė e UNMIK’ut, Njėsitin pėr tė zhdukur, Prokurorisė Ndėrkombėtarė, Tribunalit tė Hagės, Njėsisė sė Policisė sė UNMIK’ut, CCIU, SHPK’sė, PSSP’sė. Tė gjitha kėto tentime dėshtuan, pėr gjetjen dhe identifikimin e bashkė - shortit dhe djalit tė saj.

 

    E dėmtuara pas lajmėrimit nė tė gjitha institucionet pėrkatėse shumė herė ka dhėnė deklaratė duke i vėrtetuar edhe me prova, ndėr tė tjera ajo ka dhėnė deklaratė edhe tek z. Darry L. Street Oficer i Divizionit pėr Krime HQ Prishtinė, ndėrsa nė CCIU pėr Krimet dhe kriminelėt e lartė paraqitur ekziston edhe lėnda nėn Nr. 2000/0003.

 

    Tė paraqiturit nėn -II- kanė qenė paramilitarė tė identifikuar nga e dėmtuara dhe nga shumė dėshmitarė tė cilėt do tė identifikohen gjatė procedurės sė hetimeve nga ana e Prokurorit Ndėrkombėtarė.

 

    Tė paraqiturit nėn -III- kanė qenė pjesėtarė tė policisė Serbe, shumica e tyre nė Vushtrri.

 

    Nė vitin 2005 nė dallim kohorė pėrafėrsisht prej 8 muajve nga Zyra pėr persona tė zhdukur dhe Mjekėsi Ligjore nė kuadėr tė UNMIK’ut ėshtė njoftuar znj. Lutfije BEHRAMI se trupi djalit dhe i bashkėshortit tė saj janė gjetur nė Serbi - Bajtanicė gjatė vitit 2002, dhe me obduksion ėshtė konstatuar se qė tė dy janė ekzekutuar me armė zjarri dhe atė Burim BEHRAMI ėshtė goditur me armė zjarri nė kokė dhe nė gjoks, ndėrsa Rafet BEHRAMI ėshtė goditur me armė zjarri nė fytyrė - nofull.

 

    Tė paraqiturit kanė pėrgjegjėsi individuale - personale dhe komanduese pėr veprėn penale pėr tė cilėn janė paraqitur, andaj i propozojmė Prokurores Ndėrkombėtare qė tė nxjerrė vendim pėr zhvillimin e hetimeve kundėr tė paraqiturve, tė kėrkoj ekstradimin dhe sjelljen e tyre nė Kosovė qė tė pėrballen me organet e drejtėsisė pėr krimet e kryera.

 

    Pas grumbullimit tė provave tė paraqiturit tė akuzohen pėr veprėn penale tė Krimeve tė luftės kundėr popullsisė civile nga neni 142 i LPJ.

 

Me respekt,

Tomė GASHI, avokat - pėrfaqėsues juridik i tė dėmtuarės znj. Lutfije BEHRAMI nga Vushtrria.

Prishtinė, 25. 07. 2007

*   *   *

Kėtij kallėzimi penal i bashkangjesė:

 

1. Autorizimin nga e dėmtuara znj. Lutfije BEHRAMI.

2.Deklaratė e tė dėmtuarės znj.Lutfije BEHRAMI dorėzuar mė 22.11. 2004 nė Devijonin pėr Krime HQ Prishtinė, sipas kėrkesės se oficerit z. Darry L.Street.

3. Lista e anėtarėve tė Shtabit tė Krizės tė formuar nga Republika e Serbisė - rrethi i Mitrovicės Nr. 428 - 8.2 datė 25. 03. 1999,“Shtab i formuar sipas urdhėresės sė Ministrisė Federative tė Mbrojtjes tė Jugosllavisė dt. nr. 80/1 datė 24. 03. 1999

4.Lista e anėtarėve tė Shtabit tė Krizės - Vushtrri, lėshuar nga Mbrojtja Popullore, regjistruar nė Kuvendin Komunal nė Vushtrri Nr.1/8.

5.Certifikata e vdekjes pėr Burim (Rafet) BEHRAMI lėshuar nga Departamenti i Drejtėsisė, Zyra e ekzaminuesit Mjekėsorė - Prishtinė.

6.Certifikata e vdekjes pėr Rafet (Qazim) BEHRAMI lėshuar nga Departam -  enti i Drejtėsisė, Zyra e ekzaminuesit Mjekėsorė - Prishtinė.

7.Certifikata e ADN’sė pėr Burim (Rafet) BEHRAMIN.

8.Njoftimi i ICRC pėr familjen BEHRAMI.

 

...