|
Nė 15
vjetorin e rėnies sė Zahir Pajazitit, Edmond
Hoxhės dhe Hakif Zejnullahut |
|
ZAHIR
PAJAZITI, EDMOND HOXHA DHE HAKIF ZEJNULLAHU - TRE USHTARĖT EMBLEMATIK TĖ USHTRISĖ ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS ( Shkruan: Bedri ISLAMI )
SI U VRANĖ DHE PĖRSE U VRANĖ ZAHIR PAJAZITI, EDMOND HOXHA DHE HAKIF ZEJNULLAHU? Dokumentari me i ri Pra,
nė pritė ishin tre luftėtarė. Do tė ishte e natyrshme qė menjėherė pas vrasjes
sė tyre, nga njerėzit e zakonshėm, tė bėhej pyetja normale: si u vranė dhe
pėrse u vranė Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu? Nė
shkurtin e vitit 1997, ishte krejtėsisht normale tė bėhej pyetja si dhe pėrse
u vranė, ndėrsa tani, pėr tė gjithė ėshtė e qartė pėrse u vranė, por ende jo
e qartė, si u vranė. Sepse ajo qė ndodhi ndėrmjet fshatrave Pestovė dhe
Maxhunaj tė Vushtrrisė, nuk ishte pėrgatitur me
nxitim dhe shkujdesje nė tė premten e asaj dite tė 31 janarit, por kishte
patjetėr njė fillesė tė mėhershme. Shtypi shqiptar i botuar nė Prishtinė,
ngriti versionin se kjo nuk ishte asgjė mė shumė vetėm se vazhdim i dhunės qė
kishte nisur, sipas komunikatės sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme serbe,
qė nga 22 janari 1997, dhe se versioni i paraqitur se ishin vrarė tre
pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ishte veēse njė justifikim. Nė
mbrėmjen e sė premtes, dy orė pas vrasjes, nė mediat serbe u dha Kumtesa e
Shėrbimit Informativ tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė. Edhe
sot, pas 14 vitesh, kur rikthehesh nė leximin e saj, e ke tė qartė se ajo do
tė ketė qenė e pėrgatitur qė mė parė, se vetėm pritej vendi, ora dhe momenti
i vrasjes. Mes
tė tjerave mund tė lexosh: Duke ndėrmarrė masa pėr zbulimin dhe ndėrprerjen e
veprimtarisė ilegale dhe terroristike tė ekstremistėve shqiptarė nė rajonin e
Kosovės, me rastin e privimit nga liria tė njėrit
nga udhėheqėsit e tė ashtuquajturės Ushtri pėr Ēlirimin e Kosovės, e cila
deri mė tashti e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr kryerjen e sulmeve terroriste nė
Kosovė, organeve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės sė
Serbisė u ėshtė bėrė rezistencė e armatosur. Tė premten, mė 31 janar, nė
afėrsi tė Vushtrrisė, nga automjeti i udhėtarėve nė
tė cilin gjenden Zahir Pajaziti, nga i ati Qerimi, i lindur mė 1 nėntor tė
vitit 1962, nė fshatin Orllan, KK Podujevė, ėshtė hapur zjarr nė pjesėtarėt e
MPB-sė, me ērast ėshtė plagosur lehtė njė, ndėrsa u lėnduan dy veta. Nga
zjarri i kthyer pranė Zahir Pajazitit e kanė pėsuar edhe ngasėsi i automjetit tė udhėtarėve, Hakif Zejnullahu, nga i ati
Sabiti, si dhe njė person hėpėrhė i paidentifikuar. Zahir Pajaziti ishte njė
ndėr udhėheqėsit e shtabit tė tė ashtuquajturės Ushtri pėr Ēlirimin e
Kosovės, pėr tė cilin ekziston dyshimi i bazuar se ėshtė drejtpėrsėdrejti i
kyēur nė organizimin dhe ekzekutimin e shumė akteve terroriste tė kryera nė
regjionin e Podujevės, Prishtinės, Mitrovicės sė Kosovės dhe vende tė tjera.
Te tė vrarėt janė gjetur armėt, nga tė cilat ėshtė shtėnė nė pjesėtarėt e MPB-sė.
Personat kanė qarkulluar me dokumente personale dhe
me leje te falsifikuara, tė cilat janė gjetur tek ata. Ky
ėshtė thelbi i Kumtesės sė Shėrbimit Informativ tė Ministrisė sė Punėve tė
Brendshme tė Serbisė. Kjo Kumtesė ėshtė dhėnė nė mbrėmjen e 31 janarit 1997
thuajse nė tė gjitha mjetet e informimit nė gjuhėn serbe. Identiteti i Zahirit dhe i Hakifit ka qenė krejtėsisht i saktė,
megjithėse udhėtonin me dokumente tė falsifikuara, ndėrsa identiteti i
Edmondit ėshtė bėrė i njohur vetėm ditėn e diel, mė 2 shkurt 1997, megjithėse
ėshtė cilėsuar, qė tė premten nė mbrėmje, si pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare
tė Kosovės. Si duket ėshtė ditur se nė ndjekje ishin tre pjesėtarė tė UĒK-sė,
por meqenėse Edmondi ishte bashkuar me Zahirin dhe
Hakifin pak pas orės 16.00, dhe takimi ishte lėnė qė dy ditė pėrpara,
nėpėrmjet njė tė treti, informacioni pėr tė kishte qenė i mangėt.
Komunikimi i ngjarjes, dhėnė nga mjetet e huaja tė informimit,
saktėsisht mė 1 dhe mė 2 shkurt 1997, lidhur me
ngjarjen, pėrcaktohet detyra e Zahirit, dhe vetėm Amnesti International
hedh dyshimin se mos e gjithė kjo ėshtė njė shkak i gjetur nga serbėt pėr
reprezalje tė radhės. Gjithēka u bė edhe mė e dyshimtė nė ditėt e mėpasme, jo
shumė tė largėta, kur lajmi pėr vdekjen nė burg tė studentit Besnik Restelica
u bė i njėjtė me lajmin pėr vrasjen e trefishtė.
Shtypi qė dilte nė Kosovė apo jashtė Kosovės, por i lidhur me
rrjetin nė Prishtinė, kishte mendime tė njėjta. Pėrgjithėsisht ishte mendimi
se kjo ishte njė vrasje e radhės, herė pas here cilėsohej si vrasje politike,
qė nuk kishte tė bėnte me faktin se tre tė rėnėt
ishin pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Do tė kthehemi mė pas nė
kėto shkrime. Vetėm dy gazeta nė Perėndim, Zėri i Kosovės dhe Rruga jonė,
kishin njė qėndrim krejt tjetėr. KISHTE APO JO
DIJENI ZAHIR PAJAZITI PĖR ARRESTIMIN
E NAIT HASANIT?
Megjithatė, pyetja e parė qė bėhej atėherė dhe qė bėhet edhe tash
ėshtė kjo: si e ditėn organet e shėrbimit tė fshehtė
tė sigurimit tė Serbisė se po e ndiqnin Zahir Pajazitin dhe se ai kishte qenė
anėtar i Shtabit Qendror tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės? Si e ditėn ata se Zahir Pajaziti kishte qenė organizator
dhe pjesėmarrės nė aksionet e para tė UĒK-sė nė Podujevė, Prishtinė,
Mitrovicė dhe nė vise tė tjera tė Kosovės? Prej kur e kishin kėtė informacion
ata? Si e kishin pėrpunuar? Si
e dinin ata se po pėrgatitej njė aksion i ri i forcave ēlirimtare, kur
vendimi pėr kėtė ishte marrė pas kthimit tė Zahirit nga Shqipėria, mė 20
janar 1997? Deri ku shkonte informacioni qė ata kishin? Kush e kishte hapur
rrugėn drejt kėtij informacioni dhe kishte mbjellė sė pari farėn e hidhėt tė
dyshimit se pas UĒK-sė qėndronin forca terroriste? Disa gjėra nuk u morėn dhe
nuk do tė merren vesh ndoshta asnjėherė, por edhe faktet qė dihen janė tė
mjaftueshme pėr tė ngritur godinėn e denoncimit tė enigmave qė pėrfshijnė
kėtė vrasje tė trefishtė. Nė thelbin e saj qėndron njė thėnie qė bėri tė
njohur shumė vite mė vonė koordinatori kryesor i luftės nė Kosovė deri mė 25
janar 1997, Nait Hasani. Nė njė intervistė tė tij, dhėnė nė shtator - tetor
tė vitit 2002, kur nuk kishte shumė kohė qė ishte liruar nga burgu, ai
dėshmoi se
UDB-ja kishte informata pėr njerėzit qė i pėrbėnin bėrthamat e
UĒK-sė dhe kishin siguruar material dhe fotografi qė na kishin fotografuar nė
vende tė caktuara, me mjete tė sofistikuara, pa u
hetuar e diktuar qė na kanė fotografuar apo pėrcjellė nėpėrmjet spiunėve. Nga
fotografitė qė kam parė (kur ishte i burgosur - shėnim i
autorit) ata ishin tė fotografuar nė Prishtinė, nė vende tė ndryshme me mjete
tė tilla qė nuk kam mundur ti hetoj, brenda nė lokale dhe jashtė nė qytet.
Ishte njė dėshmi tronditėse, megjithėse e vonuar, pėr shkaqe qė nuk vareshin
prej tij, por qė gjithashtu pėrbėnin edhe thelbin e disa enigmave tė tjera, mes
tė cilave edhe tė mohimit e tė gjurmimit. A KISHTE UDB-JA INFORMACIONE TĖ SAKTA PĖR ROLIN E ZAHIR PAJAZITIT NĖ UĒK? Ėshtė pyetur shpesh nėse kishte njohuri
Zahir Pajaziti pėr arrestimin e Nait Hasanit, lidhjet e tė cilėve ishin tė afėrta,
sidomos pas takimit tė tyre tė parė, nė dhjetorin e vitit 1995. Pyetja e bėrė
kėsisoj, pra nėse kishte pasur apo jo dijeni Zahiri pėr arrestimin e Nait
Hasanit, ka nė vete edhe nėnkuptimin tjetėr se, nė rast se ai do e dinte njė
gjė tė tillė, me siguri qė do tė kishte marrė masa tė tjera, do tė ishte
ruajtur mė shumė dhe, ndoshta, do tė kishte qenė mundėsia e vazhdimit tė
luftės. Nė tė vėrtetė, dyshimi i parė pėr njė mundėsi tė tillė Nait Hasanit i
kishte lindur edhe mė parė. Kjo ka ndodhur pas kidnapimit tė Besim Ramės.
Rrethanat ishin tė paqarta. Nė atė kohė kam menduar se tashmė UDB-ja ka
informacione tė sakta pėr njė pjesė tė njerėzve tė UĒK-sė, derisa arriti tė
arrestojė njė anėtar tė saj. Kuptohet se kemi punuar, por edhe UDB-ja me
njerėzit e saj, e kolaboracionistėt e kanė ndihmuar pėr tė na kapur. Besim
Rama, pjesėtar i grupit tė Drenicės dhe njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrm
tė Adem Jasharit, ėshtė kidnapuar mė 16 shtator tė vitit 1996, ndėrsa ishte
nė realizimin e njė detyre tė rėndėsishme. Ai ėshtė kidnapuar sė bashku me
Avni Nurėn dhe menjėherė, qė asaj nate, janė akuzuar nga Shėrbimi Informativ
i Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė dhe shtypi beogradas si pjesėtarė tė
lėvizjes terroriste nė Kosovė. Menjėherė pas kėsaj, njė pjesė e Shtabit
Operativ tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, mė 23 shtator 1996, bėn takim
urgjent nė Prishtinė. Takimi bėhet nė bazėn e Shtabit Operativ, ku banonte
Nait Hasani, dhe morėn pjesė Rexhep Selimi, Zahir Pajaziti, Sokol Bashota,
Lahi Ibrahimaj, Bislim Zogaj dhe Naiti. Megjithėse edhe mė parė ėshtė ditur,
edhe nga pėrvojat e mėhershme tė goditjeve ndaj lėvizjeve ilegale, se UDB-ja
mund tė infiltronte nė radhėt e organizuara, tashmė kjo mundėsi ishte shumė e
lartė dhe se UDB-ja mund tė kishte informacione tė sakta pėr rrjedhėn e
ngjarjeve dhe pėr njerėzit qė i mbartnin ato. Duhet mbajtur mend: kidnapimi i
Besim Ramės ndodhi nė mesin e shtatorit 1996. Kjo ishte goditja e parė ndaj
pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė bėhej nė befasi dhe shenja
e parė se pavarėsisht nga rrethanat, mund tė priteshin edhe goditje tė tjera.
Deri nė shtatorin e vitit 1996, nė radhėt e UĒK-sė, megjithėse vepronte prej
disa vitesh dhe kishte organizuar shumė aksione, nuk kishte pasur goditje. Mė
4 tetor, Gjykata e Qarkut tė Prishtinės, nėpėrmjet gjyqtares hetuese Danica
Markoviq do tė ngrinte aktakuzėn ndaj 15 personave, tė njohur mė pas si Grupi
i Drenicės. Pyetje e njėjtė, nėse UDB-ja ka pasur
informacione tė sakta pėr rolin e Naitit dhe tė Zahirit nė UĒK, i ėshtė bėrė
edhe njėrit prej drejtuesve kryesorė tė UĒK-sė, Xhavit Halitit. Megjithėse nė
atė kohė lidhjet e Xh. Halitit me njerėzit qė ishin nė Kosovė realizoheshin
vetėm nėpėrmjet disa kanaleve tė caktuara, qė ishin tė ditura vetėm pėr pak
njerėz, ai ka mendimin se sa di unė, Zahir Pajaziti ka qenė ndėr njerėzit e
kėrkuar nė Kosovė dhe mendoj se ka pas atė farė pėrcjellje japoneze hap pas
hapi. E di qė nė vitin 1996 ka qenė pėr njė periudhė tė caktuar kohe nė
Shqipėri. Ėshtė takuar me njerėz qė ka njohur dhe qė nuk i ka njohur
personalisht. Unė personalisht nuk jam takuar me tė. E kam ditur qė ishte nė
Tiranė, mirėpo nuk ka qenė punė e imja tė takohesha me tė
E ka takuar Azem
Syla. Se si ka ndodhur rėnia e tij dhe arrestimi i Naitit unė mund tė flas
vetėm me hamendje Sidoqoftė, nuk ėshtė bėrė ndonjė analizė e plotė e atyre
ngjarjeve. Pėr ta bėrė unė njė analizė tė tillė, do tė mė duhej ti kisha tė
gjitha informatat, tė gjitha: ku ka qėndruar Zahiri, me kė ka qenė herėn e
fundit, ku ka qenė herėn e parafundit
?. Takimi i Zahirit me Azem Sylėn, nė atė
kohė i emėruar, por ende i pa bėrė publik, si komandant i Ushtrisė Ēlirimtare
tė Kosovės, ėshtė realizuar nė fillimin e muajit janar 1997 dhe ky ka qenė
takimi i parė dhe i fundit mes tyre. Biseda e zhvilluar mes tyre nuk ėshtė
temė e kėtij shkrimi, megjithatė, sa pėr tė shuar kureshtjen, kėrkesa mė
kryesore e A. Sylės ka qenė qė pėrvoja e Zahirit, nė organizimin e aksioneve,
duhej shtrirė nė tė gjitha zonat. Zahiri e ka pranuar njė gjė tė tillė, por
gjithashtu ka theksuar se zhvendosja e vendimmarrjes duhet bėrė sa mė parė e
sa mė e pėrqendruar nė Prishtinė, ndėrsa lidhjet e strukturave tė luftės
brenda vendit me ato jashtė vendit, tė ishin sa mė pėrfaqėsuese dhe, si deri
atėherė, sa mė tė forta. Ėshtė pyetur shpesh nėse kishte njohuri Zahir
Pajaziti pėr arrestimin e Nait Hasanit, lidhjet e tė cilėve ishin tė afėrta,
sidomos pas takimit tė tyre tė parė, nė dhjetorin e vitit 1995. Siē dihet,
Naiti ėshtė arrestuar njė javė mė parė se tė ndodhte ngjarja e 31 janarit dhe
arrestimi i tij ka qenė i fshehtė pėr shumė vetė nė Kosovė, ashtu si, nė
javėt e para, ka qenė i paditur edhe vendi se ku mbahej ai, me saktė, vendi
se ku torturohej ai. Pyetja e bėrė kėsisoj, pra nėse kishte pasur apo jo
dijeni Zahiri pėr arrestimin e Nait Hasanit, ka nė vete edhe nėnkuptimin
tjetėr se, nė rast se ai do e dinte njė gjė tė tillė, me siguri qė do tė
kishte marrė masa tė tjera, do tė ishte ruajtur mė shumė dhe, ndoshta, do tė
kishte qenė mundėsia e vazhdimit tė luftės. ĒFARĖ THONĖ ATA QĖ ISHIN NĖ LIDHJE ME ZAHIRIN DHE ĒFARĖ THUHET NĖ DĖSHMINĖ E ISAK SHABANIT? Njė pyetje e shtruar kėshtu ka nė vete
shumė domethėnie. Megjithatė, diēka duhet pėrjashtuar menjėherė: duhet
pėrjashtuar mundėsia se mos nga torturat e tmerrshme Nait Hasani mund ti
kishte nxjerrė shokėt e tij tė luftės. Qė nga momenti i kidnapimit tė Naitit,
nga katėr pjesėtarė tė policisė sekrete serbe, para shtėpisė sė tij, sulmit
mbi tė dhe deri nė ditėn e riardhjes nė vete, kanė shkuar mė shumė se dy
javė, tė cilat kanė qenė edhe ditė ankthi, pasi askush nuk e dinte se ku mund
tė ishte ai. Nga ana tjetėr, Naiti do tė dėshmonte, si kishte dėshmuar edhe
mė parė se, nė asnjė lloj gjendjeje, nga mė tė vėshtirat, ai nuk do tė
thyhej. Kjo do tė ishte pėr shumė dekada njėra nga virtytet mė tė spikatura
tė pjesėtarėve tė lėvizjeve ilegale. Ende nuk njihet asnjė lloj gjyqi politik
nė tė cilin tė arrestuarit e shumtė tė kenė nėpėrkėmbur njėri-tjetrin. Naiti
ecte nė tė kėtė vazhdė dhe kjo pėr shumė kėnd ishte mė se e natyrshme. Nė
pėrgjigjen e pyetjes, nėse kishte pasur dijeni Zahiri pėr arrestimin e
Naitit- ka qėndrime tė ndryshme dhe mendime tė ndryshme. Ata qė kanė qenė
jashtė Kosovės, por tė lidhur ngushtė me ngjarjet dhe pėrgatitjen e luftės nė
Kosovė, pohojnė se Zahiri nuk ka pasur dijeni. Ata qė kanė qenė nė Kosovė me
Zahirin pohojnė se nė dy ditėt e fundit i ka ditur arrestimet qė kanė ndodhur
nė Kosovė dhe mes tyre edhe arrestimin e njė njeriu tė veēantė dhe shumė tė
vyer. Nuk ka dhėnė asnjė emėr, por gjithēka i ka bėrė shokėt e tij tė
mendojnė, natyrisht mė pas, se fjala kishte qenė pėr Naitin. Po ashtu, njėri
nga njerėzit e afėrm tė Zahirit nė atė kohė, me tė cilin kishin bėrė sė
bashku udhėtimin e fundit Kosovė-Shqipėri-Kosovė nė fundin e dhjetorit 1966,
dhe kthimin nė mesin e janarit 1997, Qerim Kelmendi Dema, ka shėnuar se nė
bazėn ku ka qenė ai i ėshtė dhėnė urdhri tė kalojė nė ilegalitet mė tė
thellė. Kėrkesės sė tij qė do tė largohem pasi tė jetė lajmėruar Zahiri pėr
arrestimin e Naitit, i janė pėrgjigjur se kjo punė ėshtė bėrė tashmė. Ėshtė interesant, se nė linjat
pėrkatėse, ditėn qė ėshtė arrestuar Naiti, vetėm pak ēaste mė vonė, pra po
atė pasdite, kjo ėshtė marrė vesh nga Xhavit Haliti, i cili ka dėrguar
mesazhin qė tė gjithė tė ikin dikah, duke e pasur fjalėn posaēėrisht pėr
Zahirin. Mundėsia e Xhavit Halitit pėr tė komunikuar me Zahirin ka qenė vetėm
nėpėrmjet lidhjeve nė Zvicėr. Kur ėshtė arrestuar Naiti dhe njė pjesė e
shokėve, katėr orė pas arrestimeve jemi informuar, meqenėse kam qenė drejtues
i sektorit tė veēantė. Me shokėt e Llapit ne kemi pasur divergjenca rreth
futjes sė I. A. nė kėto ēėshtje. Zahiri ka qenė trim, ai ka bėrė punė tė
mira. Nė orėn shtatė ose tetė tė darkės jam informuar qė ėshtė burgosur Nait
Hasani. Dhe ėshtė kėrkuar prej meje qė tė njoftoj Abazin (Ali Ahmetin) dhe
nėpėrmjet lidhjes qė kishte nė Zvicėr Zahiri, ta njoftonim edhe atė. Unė e
kam njoftuar Abazin dhe nė tė njėjtėn kohė kam folur edhe me Azem Sylėn pėr
ēfarė kisha bėrė. (Shėnime nga biseda me Xhavit Halitin e Grupit tė Punės i
LPK-sė, ngritur pėr kėtė qėllim). Ndėrsa Azem Syla, nė bisedė me tė
njėjtin grup pune, ka nėnvizuar se ndodhi arrestimi i Naitit. Pas dy orėve,
nga Prishtina, jam njoftuar unė se ėshtė arrestuar Nait Hasani, dhe menjėherė
kam porositur qė tė lajmėrohen tė gjithė shokėt, sido qė tė jetė e mundur,
dhe sidomos kam porositur pėr linjėn e Llapit, se shokėt e tjerė, nėpėrmjet
lidhjeve tė tjera, kanė pasur mundėsi tė lajmėrohen, kurse linja e Llapit ka
mbajtur lidhje tė drejtpėrdrejta me shokėt nė Zvicėr, Abazin dhe I.
Abdullahun. Pra, unė jam njoftuar pėr dy orė, e kam thirrur Zekėn, i kam
thėnė qė tė bisedojė me Abazin dhe tė lajmėrojnė Ismetin (pseudonimi i
Zahirit). Mė vonė kam pyetur se a janė mirė shokėt?, pra a janė lajmėruar
shokėt. Mė kanė thėnė se janė mirė, mirėpo kam dyshuar prapė se mė erdhi
informata se Zahiri ka disa ditė qė po e kėrkon nė telefon Naitin dhe ky i
fundit nuk i pėrgjigjet. Po e thėrrasin e nuk ka lidhje. Kėtu edhe mund tė
dyshoj, se kjo ka qenė edhe njė ndėr shkaqet e tjera qė ka ra nė sy Zahiri
nga UDB-ja dhe pastaj janė bėrė pėrcjelljet, deri tek vrasja. Mirėpo, sado i drejtė qė ėshtė
konstatimi i A. Sylės, pėrsėri ndjekja ka qenė mė e hershme. Por ajo qė ėshtė
e dukshme, qėndron nė faktin se anėtarėt e sektorit tė veēantė tė LPK-sė, qė
ishin njėkohėsisht edhe anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, porsa
kanė marrė lajmin e arrestimit tė Naitit, kanė vėnė nė lėvizje tė gjithė ata
mekanizma qė mendonin se do tė ishin tė vlefshėm. Xhavit Haliti ishte informuar
nga Azem Syla, i cili si dukej ishte informuar nga Xheladin Gashi Plaku, i
cili kishte qenė nė tė njėjtėn pasdite me Nait Hasanin dhe tė fejuarėn e tij,
tani bashkėshortja, Fatmire Zogu. Pas drekimit nė lokalin Fjala nė
Prishtinė, Plaku kishte shkuar nė banesėn e Naitit pėr ta pritur atė,
ndėrsa Naiti nė lagjen Dardania pėr tė pėrcjellė Fatmiren deri tek banesa e
saj, ku do tė merrte disa gjėra. Gjatė kėsaj pritjeje vjen edhe kidnapimi e
zhdukja e pėrkohshme nė burgjet serbe e Naitit. Plaku mėson pėr zhdukjen
dhe si duket ka lajmėruar Azem Sylėn, nėpėrmjet tė cilit lajmi shkon tek
Xhavit Haliti, drejtues i sektorit tė veēantė tė Lėvizjes Popullore tė
Kosovės. Mundėsia pėr tė komunikuar me Zahirin, ose mė saktė, njėra nga
mundėsitė, ka qenė Zvicra. Kjo nėpėrmjet lidhjes qė kishte lėnė aty Zahir
Pajaziti. Unė e kam dėrguar informatėn tek njeriu i lidhur me tė, Ismet
Abdullahu, thotė Xhavit Haliti, por me sa kam marrė vesh, informata nuk ka
shkuar nė vendin pėrkatės. Xhavit Haliti ka bėrė edhe lajmėrimin e Ali
Ahmetit, i cili ka pasur lidhjet e dyanshme me Zahirin. Nė bisedėn e
zhvilluar me A. Ahmetin, nė vitin 1998, kur ishte ngritur grupi i punės pėr
verifikimin e ngjarjes, ėshtė thėnė nga ai se, nga ana ime ėshtė bėrė
lajmėrimi i Ismet Abdullahit dhe i shokėve tė tjerė, dhe kam pasur edhe
atėherė mendimin se informata duhej tė kishte shkuar tek Zahiri. Ngjarjet
ndodhėn pastaj shumė shpejt dhe nuk u arrit te kontaktohej mė me tė. Nė ditėn e 31 janarit 1997, rreth orės
dymbėdhjetė, nė takimin e tij tė fundit me shokėt, sipas dėshmisė si Isak
Shabanit, i gjykuar dhe dėnuar mė pas me dhjetė vite burgim, nė tė njėjtin
gjykim me Nait Hasanin, Zahiri i informoi se ishte burgosur njė shok i tij
me shumė rėndėsi, por nuk besoj se do tė rrezikohemi, pasi ėshtė njė njeri
shumė i vendosur. Pastaj ai urdhėroi disa nga shokėt e tij, mes tė cilėve
edhe Ilir Konushevcin, tė cilėt kishin marrė pjesė nė atentatin e organizuar
ndaj rektorit tė dhunshėm serb tė Universitetit tė Prishtinės, qė tė kalonin
nė ilegalitet tė thellė, tė paktėn pėr disa kohė. Nuk duhet harruar se ėshtė
data 31 janar dhe kishte tashmė gjashtė ditė qė kishte filluar vala e madhe e
arrestimeve. Pra, pėr tė gjithė pjesėtarėt e Grupit Operativ tė Llapit,
sidomos tė njėsiteve tė saj nė Prishtinė, posaēėrisht tė njėsitit Kobra,
ishte e qartė se ngjarjet po zhvilloheshin me shpejtėsi dramatike dhe se
ishin para njė goditje tė ndjeshme tė pushtetit serb. Ajo qė nuk pritej,
sepse kishte qenė e pabesueshme, do tė qėndronte nė vrasjen e Zahirit. Pa
asnjė dyshim, nė vetėdijen e tyre, Zahiri kishte qenė i paprekshėm. Ndėrsa Edmond Hoxha ka ditur pėr
arrestimet masive qė po ndodhnin, sidomos nė radhėt e lėvizjes studentore.
Duke qenė vetė student, pėr mė tepėr i organizuar nė lėvizjen ilegale, ai ka
ditur mė shumė se kaq. Edmondi, sipas dėshmisė sė motrės sė tij, e ka ditur
dhe e ka pritur se fushata e arrestimeve do tė shtrihet mė tej nė lėvizjen
studentore, ka ndjerė rrezikun e arrestimit tė tij, ėshtė pėrpjekur tė
shoshitė dhe tė marrė informata pėr gjendjen e krijuar nė Junik dhe nė
Prishtinė. Nė tė njėjtėn kohė, ka qenė i vetėdijshėm se mund ti ndodhte tė
vritej. AJO QĖ KISHIN DITUR PĖR ARRESTIMET EDMOND HOXHA DHE HAKIF ZEJNULLAHU Nė
orėn 16 tė 30 janarit 1997, Edi shkoi nė shtėpinė e motrės sė tij. Ajo kujton se Filluam
tė pimė ēaj dhe Edi foli si me vete: -
Rrezik ėshtė. - E
pse , i thashė, po thue ashtu? -Ah
Lume, situata ėshtė e vėshtirė, i kanė burgosur disa djem dhe mund tė
burgosin tė tjerė. Pastaj iu drejtua Nevruzit, duke u ruajt prej meje se mos
e dėgjoj, se a mi mban dy shokė pėr disa ditė, pasi duhet tė ruhen. Hakif
Zejnullahu, po ashtu, ka ditur pėr arrestimet. Si njeriu qė zėvendėsonte
Zahirin, kur ai nuk ishte nė Kosovė, dhe qė kishte qenė ndėr drejtuesit
kryesorė nė atentatin ndaj rektorit serb tė Universitetit tė Prishtinės,
ultranacionalistit Papoviq, Hakifi e dinte po ashtu se vala goditėse e
policisė serbe mund tė vinte deri tek ai. Mė 27
janar 1997, paradite, Edmond Hoxha thėrret ne
telefon tek tezakja e tij, Safete Hadergjonaj, qė ishte e lidhur ngushtė me
lėvizjet ilegale. E porosit ti thotė Beqės qė tė shkojė nė Junik pėr tė
marrė vesh se mos ka pasur kontrolle policore nė shtėpinė e tij. I thotė se
ata tė shtėpisė nuk duhet tė dinė gjė rreth kėsaj ēėshtjeje, por as nuk duhet
tė dinė se kush e ka dėrguar Beqėn atje, sepse do tė frikėsohen. Tė nesėrmen,
mė 28 janar, ai telefonon pėrsėri, dhe pasi informohet se nė shtėpinė e tij
nuk ka asgjė tė re, pra nuk ka pasur kontrolle policore, ndjen njė farė
lehtėsimi. Kjo ėshtė telefonata e fundit me Safete
Hadergjonajn, por edhe e dhėna e parė e mendimit tė tij pėr ēfarė mund tė
ndodhte. ĒFARĖ THONĖ
LUMJA DHE NEVRUZI, E MOTRA DHE DHĖNDRI I
EDMOND HOXHĖS? E dhėna
tjetėr vjen nga e motra, Lumja, dhe ėshtė mė e afėrt nė kohė me ditėn e
betejės sė tyre tė 31 janarit. Kjo ndodh njė ditė pėrpara, mė 30 janar,
afėrsisht njėzet e katėr orė para vrasjes. Nė orėn 16 tė 30 janarit 1997, Edi
shkoi nė shtėpinė e motrės sė tij. Ajo kujton se Filluam tė pimė ēaj dhe Edi
foli si me vete: Rrezik ėshtė. - E
pse, i thashė, po thue ashtu? -Ah
Lume, situata ėshtė e vėshtirė, i kanė burgosur disa djem dhe mund tė
burgosin tė tjerė. Pastaj iu drejtua Nevruzit (dhėndrit - shėnim i autorit), duke u ruajt prej meje se mos e dėgjoj se a
mi mban dy shokė pėr disa ditė, pasi duhet tė ruhen. Ky reagoi mė tė madhe: Pashė
zotin mor Edi, jo dy, por sa tė zė kjo shtėpi, i mbaj dhe e drodhėn fjalėn
qė tė mos kuptoja unė. Shqetėsimi i tij ka qenė i natyrshėm: ai ka
ndjerė goditjen, por njėkohėsisht ka menduar edhe pėr kundėrgoditjen. Duke
qenė pjesė e luftės, kėtė kundėrgoditje ai mund ta bėnte vetėm nėpėrmjet
luftės. Njė gjė tė tillė ata kishin vendosur ta bėnin nė mbrėmjen e 4
shkurtit 1997, ditėn e martė, nė disa pika tė Kosovės. Fillimisht ishte
menduar pėr organizimin e aksioneve, nė disa pika njėherėsh, mė 2 shkurt,
ditėn e diel. Fjalėt e fundit, qė Edmond Hoxha i ka thėnė para se tė ndahej
prej motrės sė tij, tė enjten e 30 janarit, rreth orės 19, janė krejtėsisht
tė sakta: Lume, ke me ja ndie krismėn nė kėto dy
ditė, por mbylle derėn se po bėn mėrdhiet. Ishte pragu i ndarjes sė tyre, ai ishte duke zbritur shkallėve, duke shikuar pas dhe duke
ēuar dorėn lart si pėrshėndetje. I tillė ka mbetur ai nė kujtesėn e motrės sė
tij. Nuk besoj se mund tė ketė kujtesė mė tė bukur. PĖR TĖ
SAKTĖSUAR TĖ VĖRTETĖN RRETH KĖSAJ NGJARJEJE, NGA KUSH ISHTE
NGRITUR NJĖ GRUP I VEĒANTĖ PUNE? Hakif
Zejnullahu, po ashtu, ka ditur pėr arrestimet. Si njeriu qė zėvendėsonte
Zahirin, kur ai nuk ishte nė Kosovė, dhe qė kishte qenė ndėr drejtuesit
kryesorė nė atentatin ndaj rektorit serb tė Universitetit tė Prishtinės,
ultranacionalistit Papoviq, Hakifi e dinte po ashtu se vala goditėse e policisė
serbe mund tė vinte deri tek ai, pasi, nė njė mėnyrė
ose nė njė tjetėr, makina qė kishte shėrbyer pėr atentatin ishte e lidhur me
njerėzit e grupit ilegal tė Prishtinės, sidomos me Ilir Konushevcin.
Faktet e mėvonshme do tė tregonin se ai kishte pasur tė drejtė, por jo
pėr kohėn kur kishte filluar survejimi i tyre. Fotografitė qė iu treguan Nait
Hasanit, kur ishte i arrestuar, tė cilat ishin tė
realizuara me teleobjektiv nė vende tė ndryshme, zakonisht brenda Prishtinės,
nė rrugėt apo nė lokalet e saj, do tė dėshmonin se ndjekja kishte qenė mė e
hershme se janari i vitit 1997. Tė paktėn disa muaj mė e hershme. Askush sot
nuk mendon se gjithēka ka qenė e rastėsishme, se rėnia e tyre nė pritė ishte
njė rast fatkeq e fatkob. Vitet qė kanė shkuar e kanė bėrė kėtė vrasje tė
trefishtė, e para e kėtij lloji nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,
edhe mė tė dhimbshme, sepse kohės qė erdhi i mungoi fjala, autoriteti i tyre,
por njėkohėsisht edhe mė dyshuese. Ndodh
nganjėherė, qė nė njė organizėm ilegal, luftarak, i cili ėshtė nė formėsim
dhe strukturim e sipėr, tė ndodhin edhe prita tė rastėsishme, tė ketė nga ato
raste kur e keqja ėshtė e pallogaritur, dhe rėnia, mė shumė se gjithēka
tjetėr, tė jetė njė nga rastėsitė e shumta tė jetės. Por, nė kėtė vrasje tė
trefishtė nuk ėshtė e njėjta gjė. Duke qenė e dhimbshme, ajo ka zgjuar
pikėpyetjet e veta, tė cilat herė janė fashitur dhe herė janė rizgjuar, por
qė kurrė nuk kanė reshtur.
Dyshimin se rėnia e tyre nuk ka qenė e rastėsishme e kam dėgjuar pėr
herė tė parė nga Hashim Thaēi, nė njėrėn nga mbledhjet e Kėshillit tė
Pėrgjithshėm tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Duke qenė se ai ishte vetė njėri nga drejtuesit e lėvizjes ilegale
ēlirimtare, atė e brente dyshimi se mos kishte ndodhur rrjedhje nga radhėt e
organizuara. Nė materialin e tij, tė pėrgatitur nė emėr tė Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, nė prill tė vitit 1998, mes tė tjerave Hashim Thaēi
nėnvizonte se si pasojė e vėzhgimeve tė shėrbimit tė sigurimit serb, brenda
dhe jashtė, dhe duke pėrfituar nga argumentet e lartpėrmendura, nė fund tė
janarit dhe nė fillim tė shkurtit ndodhėn arrestime nė radhėt tona. U
arrestuan disa shokė. U vra Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu
dhe mė vonė u mbyt nė tortura Besnik Restelica. Kėrkojmė qė tė sqarohet nga
kryesia e degės sė LPK jashtė vendit se kur dėgjuan ata pėr kėto arrestime
dhe si u bė informimi i shokėve. Argumentet dhe
kundėrargumentet tė diskutohen hapur dhe nė mėnyrė konstruktive, pėr hir tė
punės, tė luftės dhe tė gjakut tė dėshmorėve. Kėtė ua kemi
pėr detyrė dėshmorėve, sepse ėshtė njė e dhėnė se Zahir Pajaziti u informua
pėr arrestimin e Naitit dy ose tri orė para se tė nisej pėr rrugė
. Fakti
se Lėvizja kishte pasur disa herė goditje tė rėnda, njėra prej tė cilave nė vitin
1993 kishte qenė ndėr mė tė rėndat, dhe ishte analizuar gjerėsisht nė
strukturat drejtuese tė organizatės, kjo mund tė sillte dyshimin, nganjėherė
tė natyrshėm, se e njėjta gjė mund tė ndodhte pėrsėri. Nėse do tė kishte qenė
kėshtu, pra nėse rrjedhja do tė kishte qenė nga brenda radhėve, atėherė duhej
bėrė kujdes i jashtėzakonshėm, pasi nė kohėn kur
ėshtė ngritur me forcė ky dyshim, lufta kishte filluar dhe vetėm mendimi se
brenda radhėve mund tė kishte bashkėpunėtorė tė shėrbimit tė fshehtė serb, do
tė kishte qenė tmerrėsisht i dėmshėm, pa folur pastaj pėr tjetrėn, nėse do tė
kishte qenė e vėrtetė. Hashim Thaēi kishte qenė njėri ndėr drejtuesit e
organizatės, tė cilėt, nė takimet e tyre nė vitin 1993 dhe 1994, kanė
analizuar gjerėsisht shkaqet e arrestimeve tė ndodhura pas Mbledhjes sė
Pėrgjithshme tė LPK nė vitin 1993. Pėr tė saktėsuar tė vėrtetėn rreth kėsaj
ngjarjeje, sidomos nė pėrgjigjen e pyetjes nėse kishte pasur rrjedhje nė
radhėt e organizuara, nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė, dega jashtė
vendit, ėshtė ngritur njė grup i veēantė pune, nė pėrbėrje tė tė cilit ishin
Bedri Islami, kryetar i grupit, Sejdi Gega dhe Naser Idrizi. Para kėtij
grupi, veē tė tjerave, ėshtė ngritur edhe pyetja: Ēfarė qėndron pas vrasjes
sė trefishtė nė Pestovė? Cila ka qenė mundėsia e tradhtisė dhe e prerjes nė
besė tė tyre? A kanė ditur tė ruajnė konspiracionin e domosdoshėm nė njė
luftė ilegale vetė drejtuesit dhe pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės, sidomos nė Prishtinė? A ėshtė e mundur qė tė jetė gjithēka pronėsi e
pėrgjimit tė zakonshėm tė bisedave telefonike apo ka diēka mė shumė se kaq? A
mund tė ishim para njė sprove tė hidhur se gjurmimi kishte qenė ndryshe nga
sa mendohet, ka qenė, thėnė haptas, mbi bazėn e njė ose disa denoncimeve, tė
cilat, si ēdo lloj denoncimesh nė botė, kanė edhe denoncuesit e vet. Si ėshtė
shkuar drejt njė pikėvrasėse
Grupi
i punės, pėr tiu pėrgjigjur kėtyre pyetjeve dhe ēėshtjeve tė tjera qė janė
shtruar nė atė kohė, mblodhi materialet e dėrguara me
shkrim nga Emrush Xhemajli, Muhamet Kelmendi, Ramadan Avdiu, Adnan Asllani,
Ibrahim Kelmendi; u regjistruan takimet me Fazli Veliun, Ali Ahmetin, Bilall
Sherifin, Xheladin Gashin, Adnan Asllanin, Ramiz Lladrovcin, Shaban Mujėn,
Gafurr Elshanin; u bėnė biseda me Fehmi Lladrovcin dhe Shaban Shalėn; janė
zhvilluar biseda dhe incizuar me Xhavit Halitin- Zeka dhe Azem Sylėn, Daja
i vogėl; janė bėrė takime tė veēanta me Hashim Thaēin, Bardhyl Mahmutin,
Jashar Salihun; janė konsultuar materiale arkivore tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm
tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, letra e Ilir Konushevcit, e Abedin Rexhės
dhe e Rexhep Selimit; njė material i paraqitur nga Qerim Kelmendi- Dema,
dėrguar pėr grupin e punės, si dhe materiale tė tjera. Tė gjitha kėto
materiale vazhdojnė tė jenė nė arkivin e organizatės. CILI ISHTE
KONKLUZIONI I GRUPIT TĖ PUNĖS?
Konkluzioni i Grupit tė Punės, i miratuar pastaj nė mbledhjen e
Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, nė qershorin e vitit 1998, me disa shkurtime, do tė jepet nė vazhdimin e kapitullit tė
Enigmės sė vrasjes
Por, mund tė thuhet se: Pėrgjimi i Zahirit ka qenė
sigurisht shumė mė i hershėm se fillimi i janarit i vitit 1997. Kthimi i Zahirit nė Kosovė, mė 20 janar tė kėtij viti, bėhej nė
pikun e pėrgatitjeve tė mėdha tė shėrbimit tė sigurimit serb, pėr valėn e
madhe goditėse tė arrestimeve. Nė dhjetė ditė, Zahiri nuk mund tė kishte
folur me askėnd, aq tė besuar, saqė mund tė tregonte
dėshminė e tij nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pėrkundrazi, ai ka
qenė shumė i heshtur. Shumė trim, shumė i heshtur dhe shumė i vendosur. Tek kėto do tė kthehemi mė
vonė. Ky ishte fillimi i kapitullit tė enigmės sė vrasjes. tek ky kapitull do
tė kthehemi edhe nė fund tė kėtij fejtoni. Tė
tre djemtė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, janė dėshmues tė tri majave, me aktivitetin e tyre, lidhjet qė kishin, strukturat ku
bėnin pjesė, mendimin politik dhe forcėn organizative. Ata, duke qenė prelud
i lirisė sė Kosovės, ishin njėkohėsisht edhe thelbi i
asaj qė do tė vinte. Nė fund tė fundit, ata ishin themeli i sė ardhmes dhe
duke qenė tė denjė pėr tė mbajtur njė mision tė tillė, ata u bėnė
shėmbėlltyrė. Tė tre kanė tė pėrbashkėtat dhe tė veēantat e tyre. Kanė hyrė
nė lidhjet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės jo nė tė njėjtėn kohė dhe jo
nėpėr tė njėjtat rrugė; kanė pasur rrugėtime tė ndryshme pėr tė ardhur nė
ditėn e janarit tė vitit 1997; ėndėrrime tė ndryshme. Edhe si karaktere kanė
qenė disi tė ndryshėm: Zahiri ishte impulsiv, fjalėpakė dhe shprehės; Edmondi
ishte meditues, i qetė dhe ėndėrrues qė dinte tė dėgjonte; Hakifi ishte i
qetė, dhe praktik. Ata plotėsonin deri diku njėri-tjetrin, mbartnin vlera tė
shumė prej shokėve tė tyre dhe tė strukturave qė pėrfaqėsonin, ndaj edhe
ishin tė denjė pėr tė qenė, me jetėn dhe me vdekjen
e tyre, preludi i lirisė sė Kosovės. Janė gjashtė enigma qė duhen filluar tė
sqarohen: e mohimit, e njohjes, e takimit, e udhėtimit, e gjurmimit dhe e
vrasjes. Dhe nė vend tė pėrmbylljes ėshtė njė poemė. Secila prej enigmave ka
lidhje me njėra-tjetrėn dhe tė gjashtat sė bashku, aq sa kanė lidhje me
personazhet realė tė kėtij libri, aq kanė lidhje edhe me
vetė jetėn, historinė, rrugėtimin e tė tjerėve. A nuk
ėshtė e drejtė tė dihet pėrse u mohua aq mjerisht dhe egėrsisht Ushtria
Ēlirimtare e Kosovės, dhe pėrse tri familjet e mohuan ngushėllimin qė u
dėrgoi Ibrahim Rugova pas vrasjes sė bijve tė tyre? A nuk ėshtė e drejtė tė
dihet mė shumė pėr enigmėn e gjurmimit, sepse deklarimet e bėra pas ngjarjes,
duke pėrcaktuar qartė rolin, detyrėn dhe misionin e Zahir Pajazitit, bėjnė tė
qartė mirėfilli se policia dhe shėrbimi i fshehtė serb e dinte mirėfilli se
cilin po ndiqte? A nuk duhet folur pėr enigmėn e njohjes dhe tė takimit,
sepse Edmond Hoxha nuk u ndodh rastėsisht nė tė njėjtin udhėtim me Zahirin dhe Hakifin, udhėtim pėr tė cilin, pa dėshmuar
pėr emrat, e kishte bėrė tė ditur njė ditė mė parė. Pra, nuk kishte qenė njė
takim i rastit, por diēka e pėrgatitur dhe e pėrgatitur disi me ngutė, pasi Zahiri sapo ishte kthyer. Se lidhet udhėtimi i
tyre me Komunikatėn nr. 30 tė Shtabit Qendror tė
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, se ata
ishin rrugės pėr njė detyrė tė
veēantė. A nuk duhet folur pėr enigmėn e gjurmimit, sepse gjurmimi i asaj nate nuk ka qenė thjesht e vetėm arrestimi i tre
ilegalėve apo vrasja e tyre, por shumė mė tepėr se kaq dhe nė cilin moment
policia serbe ka vendosur se nuk duhej pritur mė
Sepse Zahiri mund tė
arrestohej qė nė orėn 16, nė stacionin e autobusėve nė Prishtinė, menjėherė
pasi ishte ndarė nga Bislim Zogaj- ky i arrestuar sapo ishte ndarė nga
Zahiri- e jo tė lihej tė bėnte mė tej. JA ĒKA THA
FEHMI LLADROVCI Nė
fillimin e shkurtit tė vitit 1997, menjėherė pasi u hap lajmi pėr vrasjen e
tre heronjve, njerėzit filluan tė udhėtonin drejt familjeve tė tyre, jo thjeshtė
pėr ti ngushėlluar, por edhe pėr tu thėnė se janė pranė tyre. Nė banesėn e
Xhavit Hoxhės, nė Zvicėr, kishte shkuar edhe Fehmi Lladrovci, sė bashku me Xhevėn. Nuk do ti them tė gjitha ato qė u thanė asaj
dite. Ndeja tė tilla shpeshherė i ngjajnė njėra-tjetrės. Ndoshta mė shumė se
gjithēka kishte dhimbje qė tė ēonte drejt pėrballjes. Ishte njė moment, kur
dhoma kishte rėnė nė njė heshtje tė pazakontė. Por, vetėm derisa foli Fehmi
Lladrovci. Ka tė dhėna qė tė ēojnė nė pėrfundimin se policia serbe e ka ditur
udhėtimin e tyre, rrugėn qė do tė bėnin, prandaj prita ka qenė e ngritur mė
parė dhe familjet rreth e rrotull kanė pasur secila nė derėn e tyre njė milic
serb. Natyrisht nuk mund tė sqarohen tė gjitha. E rėndėsishme ėshtė tė
fillohet, jo pėr ndjenjėn e rrėnimit, por tė vėrtetės. Sepse duke dėshmuar
pėr gjashtė enigma, njėkohėsisht ėshtė qartėsisht e kuptueshme se i gjithė ai aksion i madh policor serb, vrasjet makabre, nga tė
gjitha anėt, nuk janė bėrė pėr njerėz tė zakonshėm. Nėse herė pas here unė do
tė ndalem mė shumė e mė gjerėsisht nė figurėn e Edmond Hoxhės, kjo nuk ka
lidhje me njohjen time tė hershme me familjen Hoxha, nuk ka lidhje me asgjė
tjetėr, veē faktit se, duke qenė mė i riu ndėr viganėt, i lindur nga
pikėtakimi i Shqipėrisė londineze me Kosovėn, ai ka
pasur nė vete gjithnjė misterin e rinisė sė tij tė hershme, ndėrprerė
pėrgjakshėm nė thyerjen e ditės dhe fillimin e natės sė 31 janarit. Mė ėshtė
dashur ta them kėtė mesfjalė, sepse, duke qenė gjatė luftės drejtues i
Lėvizjes Popullore tė Kosovės, kam pasur mė shumė mundėsi tė njihem me disa tė vėrteta, tė cilat ose nuk janė thėnė deri mė
tash ose janė thėnė gjysmė, ose, ēfarė ėshtė mė e keqja, janė thėnė
mbrapshtė. Mė ėshtė dhėnė rasti tė kem nė arkivin e organizatės shumė gjėra
tė vyera, disa kaseta magnetofoni me zėrin, porositė
dhe kujdeset e viganit tė kombit Adem Jashari dhe shokėve tė tij, pjesė tė
procesverbaleve tė mbledhjeve tė para tė pėrgatitjes sė luftės, analizat e
zhvilluara rreth arrestimeve tė ndodhura nė vitin 1993 dhe materialet e
mbledhura rreth vrasjes se 31 janarit, letra tė dėshmorėve, letėrkėmbime tė
bėra me pėrfaqėsues tė lartė tė shtetit shqiptar, dėshmi tė dhėna prej tyre.
Arkivi i organizatės nuk ėshtė ruajtur pėr tu
botuar njė ditė
ai ka qenė i domosdoshėm pėr kohėn, ka edhe vlerat e sė
ardhmes. Vazhdimi i njė ngjarjeje Disa
prej materialeve qė ndodhen nė arkivin e organizatės unė do ti bėj tė
njohura, ashtu si edhe disa tė dhėna nga shteti shqiptar. E kam menduar prej
kohe kėtė libėr. Do tė doja qė tė ishte vazhdimi i njė ngjarjeje, tė cilėn po
e tregoj mė poshtė. Nė fillimin e shkurtit tė vitit 1997, menjėherė pasi u
hap lajmi pėr vrasjen e tre heronjve, njerėzit filluan tė udhėtonin drejt
familjeve tė tyre, jo thjeshtė pėr ti ngushėlluar, por edhe pėr tu thėnė se
janė pranė tyre. Nė banesėn e Xhavit Hoxhės, nė Zvicėr, kishte shkuar edhe
Fehmi Lladrovci, sė bashku me Xhevėn. Nuk do ti
them tė gjitha ato qė u thanė asaj dite. Ndeja tė tilla shpeshherė i ngjajnė
njėra-tjetrės. Ndoshta mė shumė se gjithēka kishte dhimbje qė tė ēonte drejt
pėrballjes. Ishte njė moment, kur dhoma kishte rėnė nė njė heshtje tė
pazakontė. FOLI FEHMI LLADROVCI: - Mė
dėgjo o Xhavit Hoxha, po ta jap besėn e burrit, mos mė thėnēin nė emėr, me kėto duar do ja marr hakun Edmond Hoxhės e shokėve tė
tij. Tre
muaj mė pas, nė majin e vitit 1997, Fehmiu dhe Xheva, sė bashku me njė grup shokėsh u nisėn pėr nė Kosovė dhe ranė nė
pritėn ku u vra Luan Haradinaj. Nė fillimin e marsit 1998, ai
u kthye pėrfundimisht nė Kosovė dhe nuk e kishte harruar fjalėdhėnien e tij.
Sepse Fehmiu, duke qenė njė ndėr burrat mė tė rrallė tė Kosovės, ishte edhe
simbol i njeriut fjalėmbajtės. Kam menduar pastaj se, duke marrė hakun e
Edmondit, ai kishte bėrė detyrėn e tij prej luftėtari dhe se, edhe unė duhej
tė bėja detyrėn time; nė fund tė fundit njė libėr pėr dėshmorėt ėshtė
njėkohėsisht edhe njė hakmarrje ndaj mizorive dhe dhunės serbe, ėshtė si tu
thuash vrasėsve dhe denoncuesve se heronjtė janė tė pėrjetshėm. Mė i riu prej
tyre ishte Edmond Hoxha. Kishte lindur nė Junik, nė familjen atdhetare tė
Hoxhajve tė Junikut tė fisit Morinė. Ishte njė ditė e premte, 10 tetor 1975,
dhe po tė njėjtėn ditė u vra, tė premten, 31 janar 1997. Lindi nė orėn pesė
tė mėngjesit, pas shtatė motrave, u vra afėrsisht nė orėn pesė tė mbrėmjes,
duke lėnė pengun e ikjes sė tij nė sytė e shtatė motrave. Pra, ishte vetėm 21
vjeēar. Student i shkencave politike. Pak
ėndėrrimtar si krejt brezi i tė rinjve. Shumė i vendosur pėr tė bėrė mė tė
mirėn e mundshme. Zakonisht flet nė fjali tė shkurtra, aq sa tė duket sikur
nuk ka folur. Vetėm kur ėshtė fjala pėr Kosovėn, flet mė gjatė dhe i thotė
motrės sė tij, Lumes, se pa e bėrė veten tė vdekur nuk mund tė bėsh diēka
pėr Kosovėn, e kur e qet veten, pra kur nuk tė dhimbet jeta, e ke mundur
frikėn. Nuk ėshtė nė natyrėn e tij tė flasė kaq gjatė e prandaj, pėrsėri
hesht. Mendon se ka njė rrugė tė hapur nga stėrgjyshi i tij i largėt Ymer
Hoxha, pėr tė ardhur mė afėr nė kohė, tek gjyshi Avdyl Hoxha e pėr tė qenė
krejt afėr rrugės sė tė atit dhe tė vėllait, Xhavitit. Nėse njė rrugė ndiqet
nga disa breza, kjo do tė thotė se ajo rrugė jo vetėm ėshtė hapur, por edhe
ėshtė shtruar. Duhet vetėm tė ecėsh nė tė dhe tė bėsh pak mė tej se ata qė
shkuan. Cilido brez e ka bėrė kėtė. Edmondi mendon se ėshtė koha e tij. E
mendon kėtė krejt natyrshėm, si diēka tepėr tė zakonshme. E di qė ėshtė rrugė
tepėr e vėshtirė, sepse ėshtė njė kohė e vėshtirė, si ēdo kohė pushtimi; mė e
pakta ėshtė rruga qė tė ēon drejt burgjeve politike, ku ishte i vėllai i tij;
por tė ēon edhe drejt vdekjes, si ishin vrarė disa nga tė parėt e tij. Mes dy
rrugėve, prehjes dhe qėndresės, ai zgjedh tė dytėn.
Mendoj se nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Rrugėn e kishin hapur disa
breza tė kullės sė Junikut, ai nuk mund tė ndėrronte trasenė e saj vetėm po
tė ishte bukėshkalė. Nuk ishte i tillė. Kishte marrė prej tė gjithėve atė qė
i duhej dhe do tė bėnte mė tutje. Rebelimi i tij kishte filluar nga arsyeja.
Jo nga dėshira. Ishte rebelim ndaj shkaut, jo sepse ishte i tillė, por sepse
regjimi i tij ishte vrasės. Ishte derdhur aq shumė gjak, saqė shumėēka ishte
thyer. Pėrgjakja kishte qenė e rėndė dhe askush nuk e do gjakosjen. Edmond
Hoxha ishte njėri prej atyre qė ishin gati tė derdhnin gjakun e tyre, por qė
nuk e donin gjakosjen. E dinte, po ashtu, se nuk kishte rrugė tjetėr- kjo
ishte arsyeja. Edmond Hoxha ishte njė djalė i gjatė, i
hijshėm, ende i ri pėr tė qenė i ngarkuar me halle, dhe njėkohėsisht tepėr i
vjetėr pėr hallet qė kishte menduar tė merrte mbi vete. Si
e shkrova, ishte njė djalė i heshtur. Flokėt i
hidhte pa ndonjė kujdes tė veēantė, nganjėherė nė anėn e djathtė; koka ishte
paksa e zgjatur pėrmbrapa, kishte njė shikim tė qetė, vėllai i dėshiruar i
motrave, ngaqė mė i madhi, Xhaviti, e kishte shkuar njė pjesė tė rėndėsishme
tė jetės sė tij larg shtėpisė, pra larg motrave dhe prindėrve. Pėrgjithėsisht
Edmondi dėgjonte me vėmendje tė tjerėt kur flisnin, e kjo ndodhte jo vetėm me mė tė moshuarit, por edhe me moshatarėt e tij. Ishte i
zhvilluar fizikisht, si dukej ishte ngutur pėr tė qenė i tillė duke e
parandier se po vinte koha e tij. Trupi i tij ishte muskulor, por jo deri nė
kthimin e muskulozitetit nė mani; krahėt i kishte tė gjatė, kjo duket edhe
nga njė fotografi e tij nė Lezhė, me shpatėn e Skėnderbeut nė dorė, kishte
diēka shumė tėrheqėse nė shikimin e tij e ndoshta kjo e kishte bėrė njė
ilegale tė hershme, Gjyle Krasniqin, e njohur si Shota e Llapit, ti
thoshte se ne nuk e jetuam rininė tonė, ti duhet ta jetosh rininė tėnde. ĒFARĖ ĖSHTĖ
EDMOND HOXHA NĖ KUJTIMET E ATYRE QĖ E
KANĖ NJOHUR? Ai
kishte marrė shumė gjėra nga bjeshkėt e Junikut ku kishte hedhur shtat, por
njėkohėsisht kishte filluar tė merrte edhe nga Prishtina e Durrėsi. Mė pas,
Prishtinės do ti bėhej njėri ndėr studentėt simbol tė saj, ndėrsa nė Durrės
do tė kishte afėrsinė e disa prej njerėzve qė do tė pėrgatitnin apo drejtonin
luftėn ēlirimtare. Nė kujtimet e tė gjithėve atyre qė e kanė njohur, Edmond
Hoxha ka ngelur njė djalė i qetė, tepėr i afėrt,
disi i ndrojtur kur ėshtė i pranishėm nė bisedat e tė rriturve, mė tepėr i
prirė pėr tė dėgjuar, se sa pėr tė folur, me njė tė kuqe tė lehtė tė fytyrės,
zakonisht shumė i afrueshėm pėr tė tjerėt dhe i gatshėm pėr tė qenė pranė.
Edmondi zakonisht nuk fliste gjatė, pėrpiqej tė gjente mes fjalėve atė qė
ishte mė e domosdoshme pėr tė thėnė dhe qė duhej thėnė, tė tjerat i linte nė
heshtje, sikur tė kishte pas vetes drojėn se deri ku duhej folur. Zakonisht
nuk e mbajnė mend nė biseda tė gjata, si duket e kishte ndjerė se punėt qė i
takonin tė bėnte nė fare pak vite nuk do tė kishin as kohė dhe as vend pėr
fjalė tė shumta. Ai gjithēka qė do tė kishte, do e pėrmblidhte nė vetėm fare
pak kohė, nė tė cilėn pjesa mė e madhe do ti takonte lėvizjes, ecurisė sė
gjėrave, pėrpjekjeve pėr tė bėrė diēka, pėr tė dalė nga riciklimi i mbylljes
nė vete. Ai ishte njėri nga tė rinjtė qė ishte
mėrzitur prej fjalėve, ashtu si mėrzitet njeriu nga njė lėngatė e gjatė. Nėse
ai do tė kishte qenė nė jetė deri nė fillimin e terrorit tė vitit 1997, me siguri do tė ishte nė mesin e prijatarėve tė
demonstratės sė njohur studentore dhe nė radhėt e studentėve luftėtarė. Jam i
bindur pėr kėtė nga dy fakte, tė cilat, natyrshėm, kanė lidhje me njėra
tjetrėn. Fakti i parė: Njėri ndėr drejtuesit e
njohur tė lėvizjes studentore, Driton Lajēi, duke shkruar pėr Tubimin
Pėrkujtimor me rastin e vrasjes sė studentit Edmond
Hoxha, shėnimin e tij publicistik Vdekje krenare do e mbyllte me mendimin e
qartė se Edmondi filloi studimet pėr tė mos i mbaruar, pėr tė, aty mbeti
dėshira pėr tu bėrė jurist i diplomuar. Ai vdiq, por nėse
ka vdekje krenare, kjo kėsaj here i takon Edmond Hoxhės. Sė dyti, disa nga miqtė mė tė afėrt
studentė tė Edmond Hoxhės, menjėherė pas fillimit tė luftės, ndėrprenė
studimet dhe u bėnė ushtarė ose eprorė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės si
Mensur Hoti, Bekim Begolli, Ramė Gjikokaj, Shkumbin Demaliaj, Sami Cacaj,
Gėzim Hoxha, tė cilėt gjithnjė kanė pasur ndjenjėn se bashkė me ta dhe me punėn e tyre ėshtė edhe ajo qė kishte vėnė
Edmond Hoxha. Njė mik imi nga Vlora mė thoshte dikur se
kur vinte nė qytetin tonė ndonjė djalė i bukur, vajzat thoshin ka ardhur
njė djalė i bukur si kosovar. Miku im shtonte edhe diēka tjetėr, si
pėr shembull se ku e kanė gjetur shqiptarėt nė Prishtinė atė njeri me shall,
sikur tė mos ishte i tyre, por unė do tė ndalem tek thėnia e parė, sepse
Edmondi ishte tipik i tillė, si thoshin dikur vajzat e detit pėr djemtė e
hijshėm. Me tipare shumė tė rregullta, magjia e tij qėndronte nė tė qeshurėn
e veēantė, shumė e lehtė, me njė pėrvijim buzėve.
Sikur asgjė tė mos mbahej mend prej tij, nga miqtė, shokėt, shoqet dhe
njerėzit do tė kishte mjaftuar vetėm ajo e qeshur e veēantė, disi e tėrhequr,
me shkėlqimin e jashtėzakonshėm tė syve. Ėshtė jo e
rastėsishme se nė kujtimin e shokėve dhe tė njohurve tė tij, Edmondi mbetet
njeriu qė nxitoi tė arrinte vitet e pjekurisė sė parė. Ndoshta shumė nga tė
njohurit e tij, shqiptarė tė Kosovės, e kanė parė Edmondin nėpėrmjet syve tė
ilegalėve, sepse ata zakonisht i pėrkisnin lėvizjeve
ilegale, ose nėpėrmjet syve tė bashkėmoshatarėve tė tij studentė. Ka
qenė tepėr e zakonshme pėr secilin ilegal, kur e ka njohur pėr herė tė parė,
si vėllai i Xhavit Hoxhės, tė ketė thėnė: Ah,
vėllai i Xhavitit qenke, dhe njė pjesė e emrit tė vėllait tė tij tė ketė
kaluar edhe tek Edmondi. Xhaviti ishte njėri nga tė burgosurit politikė tė
grupit tė njohur si Komiteti i Deēanit, nėpėrmjet tė cilit kishin kaluar nė
dėshminė historike tė mendimit politik edhe kryengritės tė Kosovės shumė emra
tė njohur si Smajl Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj, Jashar Salihu, Drita Kuēi etj.
Pra, donte apo nuk donte Edmond Hoxha, megjithėse ai e donte kėtė fakt,
njohja e parė e tij me njė rreth mė tė gjerė dhe mė
tė pjekur se brezi i tij, do tė ishte, pėr shumė vite, nėpėrmjet emrit tė
vėllait tė tij dhe kjo, po ashtu, donin apo nuk donin njerėzit, do tė
ndikonte nė perceptimin e figurės sė tij. KA MĖ SHUMĖ
REPRESION NGA REGJIMI SERB, KISHTE THĖNĖ
EDMOND HOXHA Tė
ruhemi, nuk ėshtė keq, tha, por jo duke ndenjur nė shtėpi. I thashė se duhet
tė kishte kujdes, sepse ka prindėrit, motrat, se Xhaviti ėshtė larg Kosovės.
Mė tha se e gjithė Kosova ėshtė kėshtu, se tė gjithė kanė prindėr, motra e
vėllezėr. Mirėpo, dikush duhet edhe tė punojė pėr Kosovėn. Studentėt nė
Prishtinė, mė tha Edi, janė shumė impulsivė, ndoshta gabojnė ndonjėherė, duke
folur mė shumė se duhet, por po i ikėn koha
fjalėve. Si do ta shihte atė njė
njeri, i cili nuk kishte pasur asnjė lloj lidhje me lėvizjen ilegale, dhe,
pėr mė tepėr, nuk do tė ishte as shqiptar i Kosovės, por njė banor i Tiranės,
njeri i kulturuar, atdhedashės dhe kėtė e dėshmoi mė pas me
mbėshtetjen qė i dha Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e qė nė jetėn e tij
kishte njohur shumė njerėz? Edmondin do ta njihte nė njė vit aspak tė
zakonshėm nė jetėn e Shqipėrisė. I jashtmi ėshtė
gjithnjė mė objektiv, sepse, duke mos qenė pjesė e gjėrave tė ditura, ai
ndėrton nė pėrfytyrimin e tij atė qė ka ndjerė sa kjo ėshtė mė e saktė. ĒFARĖ THOTĖ
FADIL SMAJLI?
Gjithnjė kam dashur tė di se si ngrihet nė kujtesėn e njerėzve tė tillė
figura e Edmond Hoxhės. Dhe iu drejtova njė njeriu nė Tiranė, i cili e kishte
njohur Edmond Hoxhėn, e mė pas gjithė familjen e tij, nė vitet e kalimit tė
tij nga rinia e hershme nė atė qė do tė vinte mė pas. Fadil Smajli,
ish-drejtori i pėrgjithshėm i Postės Shqiptare, bėn dėshminė e njeriut qė e
ka njohur Edmondin drejtpėrdrejt, jo nėpėrmjet mendimit politik qė ishte
krijuar pėr familjen e tij. Ėshtė njeriu qė, ndryshe nga shumė tė tjerė, ka
kaluar nėpėrmjet njohjes jetėsore tek njohja politike, dhe pikėrisht sepse,
jo vetėm ai, por gjithė familja e tij kishin njė
ndjesi tė veēantė pėr Edmondin, ndikoi edhe nė pėrkushtimin e mėtejshėm tė
tyre. Nga mosha Edmondi mund tė ishte vėllai i vogėl i Fadil Smajlit. Pra ajo
qė do tė ndikonte do tė ishte diēka qė nuk kishte lidhje me moshėn. Kishin
jetuar nė dy skaje tė tė njėjtit truall, pra nuk do tė ishte as afėrsia e njė
jete tė pėrbashkėt. Ishte diēka tjetėr, e cila, edhe pas shumė vitesh, do tė
mbetej e jetėsuar tek Fadil Smajli. Ai mė shkruan: Tė falėnderoj shumė pėr
poemėn Preludi, kushtuar Edmond Hoxhės dhe shokėve
tė tij. Dua tė tė them se vajzat e lexuan dhe u kėnaqėn shumė, duke e
vlerėsuar me mendimin e tyre shumė tė bukur, duke u nisur edhe nga fakti se
ato e kanė njohur personalisht Edin. Ndonėse nė moshė tė vogėl, por u ka
mbetur nė mendje djaloshi i gjatė, i dashur, buzagaz. JA SI E TAKOVA
PĖR HERĖ TĖ PARĖ EDIN. Njė
pasdite vere, diku nga fundi i muajit korrik apo fillimi i muajit gusht tė
vitit 1992, bie zilja, vajza e madhe, atėherė rreth 12 vjeēe, hap derėn dhe
thotė se ėshtė njė djalė i gjatė dhe njė vajzė e vogėl (ishte mbesa e Edit).
Mė thotė se jam Edi, vėllai i Xhavit Hoxhės, sepse
Edin e njihja si emėr, por nuk e kisha takuar asnjėherė. E pėrqafova dhe u
ulem. U pėrshėndetem sipas zakonit dhe bėmė biseda tė lira familjare. Mė
beso, se ai ēast, pėr mua dhe time shoqe, Netin, e
vajzat, ka mbetur si njė gjė shumė e rrallė, e jashtėzakonshme. E kujtojmė
gjithnjė, njė djalė, qė tani ėshtė pėrcaktuar nga tė gjithė, por me njė
buzėqeshje tė hapur dhe krenar, virtyte tė veēanta tė Edit. Si zakonisht,
ditėve tė shtuna dhe tė diela shkonim nė plazh, ku takoheshim me tė gjithė tė afėrmit e Xhavitit. Takoheshim tek shtėpia
e tij dhe pėr atė shtėpi duhet bėrė njė vlerėsim i veēantė, sepse aty kanė
marrė rrjedhė shumė ngjarje tė Kosovės. Mė pas mėsova se Edi ishte student nė
Fakultetin Juridik tė Prishtinės. Tė gjitha motrat i duan vėllezėrit, por
motrat e Edit e tė Xhavitit ishin diēka mė shumė. Njė gjė mė ka bėrė
pėrshtypje; nė biseda personale Edi dėgjonte me
shumė kureshtje, pėr ēfarėdo qė flitej, nuk ndėrhynte dhe ēdo bisedė mes
miqve e shokėve e shoqėronte me buzėqeshje dhe me njė shikim shumė
domethėnės, tė cilin unė e kuptova mė vonė, sepse, pa folur, me buzagaz, nė
heshtje, pranonte ose jo, bisedat qė bėheshin kryesisht pėr Kosovėn. Njė ditė
nė plazh kisha vendosur ta ngacmoja Edin pėr problemet e Kosovės. E thirra
dhe i thashė tė dilnim nė njė anė, sepse aty kishte shumė njerėz. U larguam
disa metra dhe fillova ta ngacmoja: Nė vitin 1981, i thashė Edit, kam qenė me punė nė Pukė, dhe nė janar tė atij viti kam takuar njė
ēift tė moshuarish nga Prizreni. Ndėrmjet bisedave tė tjera ata u shprehėn se
Kosova mund tė shpėtojė vetėm nga rinia studentore, studentėt janė ata qė do
ta fillojnė luftėn pėr Kosovėn. Dhe si dihet, studentėt u ngritėn nė marsin
e vitit 1981. Qė nga ajo kohė, i thashė Edit, i kam ndjekur me shumė kujdes ngjarjet nė Kosovė, qėndrimet e
politikanėve tė kohės nė Kosovė, tė Vllasit, Morinės, Jasharit. Mė dėgjoi me
shumė vėmendje, ashtu si pėrherė, i qetė, buzagaz dhe me
njė vėshtrim sikur donte tė dinte mė shumė. I fola
edhe pėr qėndrimin e Shqipėrisė sė asaj kohe dhe gatishmėrinė e saj pėr tė
ndėrhyrė nėse do tė ishte e nevojshme, fjala ishte pėr vitet 1981 1988. Mu
duk sikur po mė pyeste me shikimin e tij pėr tė ditur mė shumė, por edhe
sikur ndjeva se kishte diēka qė nuk po thuhet. Kur befas mė tha tė vazhdoj.
Unė e ngacmova pėrsėri. Edi, ēfarė po bėn rinia studentore nė Prishtinė, se
kam dėgjuar se ka filluar tė futet frika nga regjimi serb, se tė rinjtė po
largohen nga Kosova?. Mė
shikoi qetėsisht, si pėrherė, por tash me njė shikim
tjetėr. - Jo
baca Fadil, ne po studiojmė dhe po punojmė, e vjen
dita edhe luftojmė. Punoni, i thashė, por duhet edhe tė
ruheni. Tė
ruhemi, nuk ėshtė keq, tha, por jo duke ndenjur nė shtėpi. I thashė se duhet
tė kishte kujdes, sepse ka prindėrit, motrat, se Xhaviti ėshtė larg Kosovės.
Mė tha se e gjithė Kosova ėshtė kėshtu, se tė gjithė kanė prindėr, motra e
vėllezėr. Mirėpo, dikush duhet edhe tė punojė pėr Kosovėn. Studentėt nė
Prishtinė, mė tha Edi, janė shumė impulsivė, ndoshta gabojnė ndonjėherė, duke
folur mė shumė se duhet, por po i ikėn koha fjalėve.
U takuam pėrsėri dhe folėm pėrsėri pėr Kosovėn dhe hallet e saj. Ishte njė
vit mė vonė. Vazhdojmė tė punojmė, mė tha Edi, ka mė shumė represion nga
regjimi serb, por jemi mė tė organizuar. Kishte njė shikim ndryshe. LAJMI Atė
natė, 31 janar 1997, kthehem nė shtėpi rreth orės 21 dhe menjėherė mė thanė
se nė Kosovė janė vrarė tre vetė. Prita lajmet e fundit dhe dėgjova pėr
vrasjen. Dy ishin tė identifikuar, Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu. I
treti ishte i paidentifikuar. Ditėn e dytė lajmi qe i tmerrshėm. Studenti i
paidentifikuar ishte Edmond Hoxha. Nga Juniku. Kisha qenė nė shtėpinė e tyre
nė Junik nė vitin 1994. Nuk e harroj atė pritje, megjithėse pushteti serb mė
urdhėroi tė largohesha nga Kosova pėr njėzetekatėr orė. Kam qenė me vėllain e Petritit. Asnjėherė nuk e kishim mėsuar emrin
e plotė tė Edit. Pėr ne ai ishte thjesht Edi Hoxha. Merre nė telefon Petritin nė Zvicėr, mė thanė. I thashė
se nuk ka plumba qė tė vrasin Edin. Mirė, mirė, po merre Petritin. E mora dhe
mėsova tė vėrtetėn mė tė hidhur tė jetės sime. Si ėshtė e mundur. Gruaja dhe fėmijėt filluan tė qanin, si edhe unė, edhe tani qė po
shkruaj kėto rreshta
. Fadil Smalji, njeriu qė ėshtė pėrkushtuar pėr
Kosovėn, mė shkruan mė gjatė se kaq. Duke e njohur nga afėr, atėherė kur e
lexova pėr herė tė parė, mendova me vete se edhe njė njeri i fortė si ai mund tė ketė plagėt e tij, lehtėsisht tė prekshme.
Nė kėtė rast, plaga e tij ishte njė djalė i ri, shqiptar nga Juniku, qė
kishte trokitur njė ditė vere tė vitit 1992 nė shtėpinė e tij, si vėllai i
njė tė njohuri, qė mė pas do tė bėheshin miq tė afėrt, dhe qė krejt
natyrshėm, i kishte bėrė vend nė jetėn e tij, ashtu si njerėzve mė tė afėrm.
Edmond Hoxha, njeriu i heshtur, e kishte pasur
vetinė tė heshtte, dhe kur tė vinte koha tė flisnin tė tjerėt pėr tė. Nuk do
tė jetė e ēuditshme qė do tė jetė bashkėpunėtori dhe miku i
Zahir Pajazitit dhe qė do tė vriteshin bashkė. Ndoshta, mė shumė se askurrė
ishin bashkuar njė grup njerėzish tė cilėt nuk i kishin nė natyrėn e tyre
fjalėt e shumta, rendjen pas tyre dhe pas pėshpėrimės sė fjalėnajės, njerėzit
tė cilėt, krejt natyrshėm, kishin vendosur tė bėnin detyrėn e tyre. Nėse ajo
do tė ishte e vėshtirė dhe e rrezikshme, kjo nuk kishte lidhje me
pėrkushtimin e tyre. Ata kishin ardhur me njė mision
tė madh. Koha qė do tė vinte do tė dėshmonte se ata kishin qenė tė denjė pėr
tė mbartur kėtė mision. A
duhej mohuar njė djalė i tillė dhe ēfarė do tė kishte tė paqartė tek ai?
Kujtojeni nė ēastin e fundit tė ndarjes me motrėn e
tij, nė fillimin e mbrėmjes tė 30 janarit 1997, njėzet e katėr orė para
vrasjes; kujtojeni duke ulur shkallėt, buzagaz, me dorėn e ngritur lart si
pėrshėndetje dhe natyrshėm do tė ndjeni edhe krimin e mohimit. Ky ishte njėri
nga tre heronjtė e natės sė 31 janarit. Mė i riu dhe mė i panjohuri. As
policia e fshehtė serbe, atė natė kur i vrau, nuk e diti emrin e tij. Ose e
mbajti pėr disa kohė tė fshehtė pėr tė shkuar mė tej nė gjurmėt e asaj qė
kishte ndodhur. Nuk i dihet asnjėherė. Por dihet qė ishte mė i riu nga tė
tre, djalė qė sapo kishte mbushur tė 21 vjetėt. Dy tė tjerėt ishin mė tė
njohur. Zahir Pajaziti ishte po ashtu njė djalė i gjatė, por ashtu si kishte
tė pėrbashkėta me Edmondin, kishte mė shumė tė veēantat e tij. Vetia e
Zahirit pėr tė mos folur shumė e sidomos pėr tė mos folur gjėra tė pabukshme,
kishte kaluar, pa u ndjerė, edhe nė tiparet e tij. Gjithēka ishte e tėrhequr
tek ai, mollėzat e faqeve tė futura pėrbrenda,
shikimi i syve sikur kalonte nėpėrmjet vetes sė tij, flokėt qė pėrgjithėsisht
nuk kishin ndonjė vend tė caktuar, duart qė i lėvizte atėherė kur duhej,
sepse pėrgjithėsisht ai nuk fliste me gjeste, ecja e veēantė duke i tundur
paksa shpatullat, ndėrsa kėmbėt sikur i nguliteshin nė tokė. CILAT RRUGĖ
KANĖ ĒUAR DREJT NJOHJES SĖ EDMONDIT ME
ZAHIR PAJAZITIN? Nė tė
gjitha deklarimet e para zyrtare tė Shėrbimit Informativ tė Ministrisė sė
Brendshme serbe nuk jepet emri i Edmondit. As nė
lajmet speciale tė dhėna nga radio dhe TV beogradase nuk jepet njė gjė e
tillė. As nė lajmin e dhėnė nga Radio Moska, emisioni nė gjuhėn serbe, tri
orė pas ngjarjes, nuk jepet emri i njeriut tė tretė qė vritet nė Pestovė.
Vetėm theksohet se ėshtė terrorist dhe anėtar i tė ashtuquajturės Ushtri
Ēlirimtare e Kosovės. Tė dukej sikur, duke qenė nė dijeni tė udhėtimit qė do
tė ndodhte dhe tė dy personave tė parė, Zahirit dhe Hakifit, ata ende nuk
kishin dijeni pėr tė tretin qė ishte mes tyre. Nė ditėn e pafundme tė 31
janarit tė vitit 1997, askush nuk mund ta dinte se nė orėt e para tė pasdites
sė saj, krejt befasisht, aty ku dita do tė thyhej nga nata dhe gjithēka do tė
fillonte tė zhytej nė terrinėn e pritshme tė dimrit, do tė ndodhte njėra nga
ngjarjet epike tė kombit. Kishte disa kohė qė ndjehej epizmi nė tė gjithė
Kosovėn dhe jo papritmas, megjithėse ende nuk e dinin pėrse, njerėzit kishin
filluar tė ndjeheshin disi ndryshe. Kishte diēka qė kishte filluar tė
tjetėrsohej pėr tė mirė tek ata, shikimi kishte filluar tė bėhej mė i qetė,
ndriēimi mes syve kishte edhe njė fillesė mendimi, hapat ishin mė tė sigurt,
pa e ditur as vetė pėrse kishin filluar ti hidhnin,
jo ashtu lehtas, fluturimthi, sikur tė kishte pasur ujė deri atėherė nėn
kėmbėt e tyre ose fjalė qė lėviznin nga e premtja nė tė premte; ndėrsa tani
toka kishte filluar tė ngjizej; zėri i njerėzve ishte mė i qetė, me gjithė
tronditjen qė kishte, pa atė ndjenjėn e ankthit, qė dashje pa dashe, i kishte
shtypur. Kishte disa muaj qė gjėrat kishin filluar tė ndryshonin. Megjithėse
askush nuk e kishte thėnė krejt qartė shkakun e kėtij ndryshimi, pėrsėri
gjithēka ndjehej. Kishte nė tė vėrtetė ende njė ankth qė rrinte pezull mbi
qytetet dhe rrafshinat pėrreth, kishte ende njė mjegull qė kacavarej ende mbi
rrafshnaltat dhe fillesat e maleve, por, pas shumė kohe, njerėzit kishin
filluar tė dėgjonin se jo shumė larg kryeqendrės kishin filluar tė
krijoheshin disa oaze lirie, tė quajtura zona tė lira, nė tė cilat, pas
mugullimit tė parė tė mbrėmjes, nuk dukej asnjė kėmbė polici serb. Tani,
pėrherė e mė shpesh, nė bisedat e zakonshme, jo krejt befas dhe jo
rastėsisht, kishte filluar tė hynte njė emėrtim i ri, i panjohur deri
atėherė, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Fillimisht kishte qenė i
paperceptueshėm pranimi i saj. Ajo, siē iu ishte dukur njerėzve, ishte
shfaqur fillimisht e ndrojtur, jo se kishte druajtjen e ideve tė saj, ajo e
kishte tashmė misionin e saj vizionar krejt tė qartė. Ishte ngritur shumė
mjegull mbi tė, ishte hedhur shumė dyshim dhe kjo kishte tė bėnte pastaj me mėdyshjen e njerėzve. Do tė vinte nata e 31 janarit
1997 pėr tė qenė mė se e qartė se me ēfarė kishte
lidhje drejtpeshimi i gjėrave qė po ndodhnin. Njerėzit kishin pėr herė tė
parė tre shembuj tė mėdhenj, se ndryshe nga ēfarė rridhte nga Velania apo
konferencat e shtypit, djemtė qė po luftonin ishin djem tė Kosovės, nga tė
gjitha viset e saj; se ata ishin tė vendosur tė luftonin deri nė fund dhe tė bėnin
jetėn e tyre truall pėr ditėt e ardhshme tė Kosovės dhe se atyre u pėrkiste e
ardhmja. 31 janari ishte dita kur u nda dyshimi nga e vėrteta, kur mes hutisė
sė pėrgjithshme ishte shkreptima e ditės sė fundit tė muajit, kur me gjithė dhimbjen dhe megjithėse ata po quheshin nga
entet zyrtare, qoftė serbe apo shqipfolėse, si terroristė, pjesėtarė tė sė
ashtuquajturės UĒK dhe drejtues fantazma tė saj, varrimi i tyre, fillimisht,
ditėn e diel, mė 2 shkurt, nė Llap, dhe tė nesėrmen nė Junik, ishte i madhėrishėm.
Njerėzit, nėpėrmjet aktit tė pranisė sė tyre nė momentin e fundit, sikur
donin tė kėrkonin ndjesė qė nuk i kishin besuar mė parė. Akti i ndjesės ėshtė
gjithnjė fisnik. SI U GJEND
EDMOND HOXHA NĖ MAKINĖ ME ZAHIRIN DHE
HAKIFIN? Qė nė
ēastin e parė, pra qė nė momentin kur u bė i njohur fakti se tre djem tė
rinj, luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovė, sipas Komunikatės nr. 30 tė
Shtabit Qendror tė UĒK-sė dhe, viktima tė terrorit serb qė pėrvetėsohen nga
UĒK-ja, sipas Lidhjes Demokratike tė Kosovės, kur ende gjithēka ishte nėn
mjegullėn e natės, njėri nga tre tė rėnėt ishte ende i panjohur, jo vetėm pėr
ata qė i kishin pėrcjellė Zahirin dhe Edmondin, por edhe pėr gjurmuesit,
ndjekėsit e vrasėsit, pra pėr milicinė serbe. Nė tė gjitha deklarimet e para
zyrtare tė Shėrbimit Informativ tė Ministrisė sė Brendshme serbe nuk jepet
emri i Edmondit. As nė lajmet speciale tė dhėna nga
radio dhe TV beogradase nuk jepet njė gjė e tillė. As nė lajmin e dhėnė nga
Radio Moska, emisioni nė gjuhėn serbe, tri orė pas ngjarjes, nuk jepet emri i
njeriut tė tretė qė vritet nė Pestovė. Vetėm theksohet se ėshtė terrorist dhe
anėtar i tė ashtuquajturės Ushtri Ēlirimtare e Kosovės. Tė dukej sikur, duke
qenė nė dijeni tė udhėtimit qė do tė ndodhte dhe tė dy personave tė parė,
Zahirit dhe Hakifit, ata ende nuk kishin dijeni pėr tė tretin qė do tė ishte
mes tyre. Pra, nėse e kishin ditur se nė atė makinė, qė nga ēasti i nisjes,
do tė ishin Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu, ata nuk kishin arritur tė
dinin se cili do tė ishte personi i tretė, ose, ēka ėshtė mė e mundshme dhe
si thuhet mė tej, ata kishin pritur dikė tjetėr tė udhėtonte asaj nate. Tė
kishte qenė rastėsi apo diēka kishte rrjedhur ndryshe nga ajo qė kishte
pritur sigurimi i fshehtė serb? Qė nė ditėn e parė tė pasngjarjeve dhe nė
ditėt e mėpasme, sidomos nga shtypi i ditės nė gjuhėn shqipe dhe i botuar nė
Prishtinė, ėshtė shtruar si mister pėrse u gjend nė atė makinė Edmond Hoxha. Mirėpo, si u gjet nė makinėn e tyre Edmond Hoxha, kėtė nuk e di
askush. Ēfarė ėshtė e vėrteta, edhe nga tė afėrmit e Hakifit dhe tė
Zahirit, nga njėra anė, si edhe tė afėrmit e Edmondit, nuk mund tė thuhet nė
asnjė mėnyrė se kėta janė njohur mes veti. Dhe e tėrė kjo e
shton enigmėn e kėsaj vrasjeje misterioze, shkruhej nga Haqif Mulliqi mė 7
shkurt 1997, njė javė pas ngjarjes. Pyetja, si
e tillė, ėshtė shtruar qė me njė shkurt dhe ata qė e kanė ditur tė vėrtetėn
nuk mund tė dilnin haptazi. Ėshtė shkuar edhe mė tej; ėshtė hedhur dyshimi
se, sipas tė dhėnave tė pasqaruara, Edmond Hoxha ishte arrestuar njė ditė mė
parė, tė enjten, mė 30 janar, dhe se trupi i tij aty mund tė ishte njė truk
policor. Edhe prindėrit e tė afėrmit e Zahirit dhe tė Hakifit, nė bisedat e
para, tė bėra pas ngjarjes, duke dashur tė ruajnė tė fshehtėn e pasgoditjes,
kanė thėnė se Edmondin nuk e kishin takuar ndonjėherė dhe se nuk e dinin
miqėsinė e tij me bijtė e tyre. Duke pasur parasysh
se nė atė kohė nuk mund tė thuhej asgjė tjetėr mė shumė se kaq, sepse lidhjet
do tė vazhdonin tė shthureshin, edhe kjo ėshtė e kuptueshme. Nga tė gjitha
gjėrat e javės sė parė ngeli njė enigmė, e cila zgjati edhe mė tej: kur dhe
si janė njohur me njėri- tjetrin Zahiri dhe Edmondi?
Nuk ka pasur asnjė enigmė nė lidhjet mes Zahirit dhe Hakifit. Si u bė e
njohur menjėherė, ata ishin nip e dajė, dhe duke qenė tė tillė, gjithēka do
tė ishte e natyrshme. Edhe organizimi i varrimit tė tyre u bė me njė diferencė tė shkurtėr kohore, nė mėnyrė qė
pjesėtarėt e dy familjeve tė mund tė ishin tek njėra- tjetra, sepse ishin tė
lidhura. Motra e Qerim Pajazitit, babait tė Zahirit, ishte nėna e Hakifit.
Pra ishte njė dhimbje familjare e dyfishtė. Enigma do tė qėndronte nė njohjen
tjetėr. PĖRSE ME
ZAHIRIN, EDMONDIN DHE HAKIFIN NUK RRUGĖTOI
EDHE ILIR KONUSHEVCI? Ishte
ajo thjeshtė nė ditėn e 31 janarit kur po udhėtonin sė bashku dhe nisja
kishte njėkohėsisht edhe fundin e njėkohshėm? Ishte njė udhėtim i rastit apo i organizuar, kishte lidhje kjo me njė rastėsi rutinė apo
ishte gjithēka e pėrgatitur prej ditėsh? U ndodh krejt rastėsisht Edmondi nė
makinėn e tyre? Pėrse nuk rrugėtoi me ta edhe Ilir Konushevci siē ishte
parathėnė dhe pėrse gjithēka ndėrroi nė momentet e fundit? Cili do tė ishte
caku i atij udhėtimi? Pėrse morėn ata pikėrisht atė
drejtim dhe ēfarė do tė kishte ndodhur nėse do tė kishin marrė njė drejtim
tjetėr? A kishin udhėtuar edhe mė parė me njėri-tjetrin apo kjo kishte qenė
njohja e parė, udhėtimi i parė dhe i fundit? Rastėsia nė udhėtimin e tyre,
qoftė edhe si bashkėluftėtarė, duhet pėrjashtuar krejtėsisht, sepse Edmond
Hoxha nuk kishte qenė nė atė makinė si njė udhėtar i
zakonshėm, i cili nė fillimin e mbrėmjes sė 31 janarit kishte dalė buzė rruge
dhe kishte ngritur dorėn pėr tė udhėtuar, nuk dihej se ku dhe nuk dihej se me
kėnd. Qė ka qenė njė udhėtim i pėrgatitur, kėtė e ka dėshmuar qė tė nesėrmen
e motra e Edmond Hoxhės, Lumja, pa e ditur se pėr ēfarė dhe me cilėt do tė
udhėtonte vėllai i saj. Njė ditė para krimit, mė 30 janar, tha nė ditėn e
varrimin tė vėllait tė saj, Lumnije Hoxha, e martuar nė Prishtinė, vėllai
im, Edmond Hoxha, gjendej nė shtėpinė time. Kishte ardhur tek nė darkė. Edi,
kėshtu e thėrrisnim Edmondin, mė tha se do tė shkoj nesėr pėr darkė, iftar,
nė Vushtrri. Bile, si me shaka, mė tha se a do tė
vish edhe ti?. Thėnia e saj mė 3 shkurt 1997 dėshmon se ishte pėrgatitur, tė
paktėn prej disa ditėsh, udhėtimi i tyre i pėrbashkėt. Ajo dėshmon se edhe
lajmi i dhėnė nė gazetat e kohės, se, sipas informatave tė pasqaruara,
Edmondi mė datėn 30 janar kishte qenė i arrestuar
nga policia serbe, ishte po ashtu i pasaktė. Pra Edmondi e dinte se do tė
udhėtonte nė drejtimin e Vushtrrisė, kjo edhe ndodhi, e dinte se do tė
udhėtonte pasdite, pasi do tė bėnin iftar diku, kjo edhe ndodhi, e dinte se
do tė kishin strehim nė njė bazė tė luftės, pasi kėto ishin bazat e Zahirit,
kjo nuk ndodhi sepse gjithēka u ndėrpre egėrsisht. Por ka edhe arsyetime e
njohje tė tjera, qė e saktėsojnė mendimin se asgjė nuk ka qenė e rastėsishme.
Sė pari, nė kushtet e fundjanarit tė vitit 1997, kur egėrsia serbe ishte nė
kulmin e saj dhe do tė burgoseshin mė shumė se 110 vetė, do tė ishte tejet e
vėshtirė tė mendohej se njė ilegal i pėrmasave tė jashtėzakonshme si Zahir
Pajaziti do tė udhėtonte me njė njeri tė panjohur apo qė sapo e kishte
njohur. Gjendjen e janarit tė vitit 1997 nuk mund ta nėnvlerėsonte njė
drejtues i luftės, aq mė tepėr se pak para nisjes ai kishte marrė mesazhe tė
qarta se duhej ndėrruar gjithēka nga taktikat dhe rrugėlidhjet e
deriatėhershme. Pėr mė tepėr, dy ditė para ngjarjes, mė 29 janar, ėshtė bėrė
i njohur lajmi, nėpėrmjet Televizionit satelitor shqiptar, se ėshtė zhdukur
ish i burgosuri politik, albanologu Nait Hasani. Po atė natė, kujton Xhavit
Hoxha, duke kujtuar se Nait Hasani kishte lidhje me mjekun Xhevat Hasani,
mora nė telefon kėtė tė fundit pėr ti kumtuar lajmin. Ka pasur disa rrugė qė
kanė ēuar drejt njohjes sė Edmondit me Zahir
Pajazitin dhe lidhjes nė mes tyre. Mė e rėndėsishmja prej tyre ka qenė ajo qė
mund tė quhet si lidhje institucionale. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka qenė
njė institucion i veēantė i luftės. Ajo ka pasur strukturat e saj, lidhjet,
organizimet, mbulesat, mbėshtetjen politike e financiare etj. Nė radhėt e saj
nuk mund tė futeshe sipas qejfit dhe kohės qė do tė donte secili. Kishte njė
kohė strukturė dhe shkallė verifikimi. Jo rrallėherė, nė kohėt e para tė
organizimit tė saj, edhe pėr pranimin e njė njeriu tė veēantė ėshtė bėrė
kujdes i veēantė, sepse, duke mėsuar nga goditjet e deriatėhershme, LPK-ja,
si organizatore e luftės, nuk dėshironte pėrsėritjen e gjėrave. Nė kohėn qė
ėshtė bėrė njohja e Edmondit me linjėn e Llapit, si
quhej atėherė, ka qenė i ndėrtuar dhe funksiononte Shtabi Qendror i UĒK-sė,
brenda nė Kosovė dhe jashtė saj, ishin zgjedhur drejtuesit e Shtabit Operativ
Qendror, qė bėnte pėrcaktimet ushtarake dhe kishte filluar lidhja dhe koordinimi
i saktė i veprimeve. CILAT ISHIN LIDHJET E ZAHIR PAJAZITIT ME ZONĖN E DUKAGJINIT? Nė linjė strukturore tė UĒK-sė ėshtė
bėrė i mundur kalimi i Edmondit nė linjėn e Llapit, nė fillimin e vitit 1996.
Por, pjesėmarrja e tij nė radhėt e UĒK-sė ėshtė mė e hershme, pasi nė linjėn
e Llapit ai hyri si pjesėtar i saj dhe jo si rishtar. Megjithatė, kjo nuk
ėshtė e tėra. Nė atė kohė nė Prishtinė njė numėr i madh studentėsh, sidomos
nga zona e Llapit, por jo vetėm nga ajo, tė cilėt kishin si figurė kryesore
Rrustem Mustafėn- Remi, pasuesin e mėvonshėm tė denjė tė punės sė Zahirit
dhe tė Ilir Konushevcit, ishin nė strukturat e Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės. Zahir Pajaziti u pėrfshi nė kėto struktura tė larta drejtuese dhe
vendimmarrėse pas takimit tė tij me Nait Hasanin nė dhjetorin e vitit 1995,
takim i organizuar nė varrezat e qytetit tė Prishtinės, nė lagjen e sotme
Mirditė. Njohja e tyre ėshtė bėrė nėpėrmjet strukturave tė tjera ndėrlidhėse
dhe drejtuese. Duke qenė se koordinatori kryesor i kėtij takimi, pas
miratimit qė ishte marrė nė sektorin e veēantė, ishte Ali Ahmeti- Abazi,
edhe Nait Hasani u paraqit me emrin Abaz - njėri nga emrat e shumtė tė
luftės sė tij. Ndėrsa Zahiri, duke qenė se kishte si ndėrmjetės nė atė fazė
Ismet Abdullahun, qė jetonte nė Zvicėr, u paraqit me emrin Ismeti. Zahiri
shoqėrohej nga njeriu i pandarė me tė, djali trim Avni Ajeti, njeri i afėrt i
komandantit tė parė tė ēetės sė njohur tė Llapit, dėshmorit Ali Ajeti. Takimi
ka qenė i shkurtėr, diēka mė shumė se njė gjysmė ore, por shumė i frytshėm.
Natyra impozante, e sinqertė dhe komunikative e Naitit ka ndikuar nė forcimin
e lidhjeve. Ndėrsa vendosmėria dhe shpirti i lartė praktik dhe organizativ i
Zahirit ka ndikuar nė besimin e dyfishtė. Pak kohė pas vendosjes sė kėtij
kontakti, duke qenė se ndėrkohė Zahiri kishte edhe lidhje tė mėhershme nė
linjėn e Dukagjinit, sidomos me Luan dhe Ramush Haradinajn, Adrian Krasniqin
dhe Qerim Kelmendin, tė cilėt ishin sė bashku me Ilir Konushevcin, bartėsit
kryesorė tė logjistikės nė atė kohė, u vendos qė edhe njė grup tjetėr i kėsaj
zone, i cili deri atėherė kishte lidhje me struktura tė tjera, tė kalonte nė
linjėn e Llapit. Nė kėtė grup prej tre anėtarėsh ishte edhe Edmondi. Aq mė
shumė bėhej i domosdoshėm ky kalim strukturor, pasi Edmondi, nė kėtė kohė,
ishte student nė Prishtinė dhe kryeqendra e Kosovės ishte pikėrisht nėn
strukturat organizative tė linjės sė Llapit. Dėshmia e Ali Ahmetit- Abazit
pėr kėtė kalim ėshtė bėrė qė nė vitin 1998, kur ishte ngritur grupi i punės
pėr hulumtimin e ngjarjes dhe nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė
LPK-sė. Pra, nė linjė strukturore tė UĒK-sė ėshtė bėrė i mundur kalimi i
Edmondit nė linjėn e Llapit, nė fillimin e vitit 1996. Por, pjesėmarrja e tij
nė radhėt e UĒK-sė ėshtė mė e hershme, pasi nė linjėn e Llapit ai hyri si
pjesėtar i saj dhe jo si rishtar. Megjithatė, kjo nuk ėshtė e tėra. Nė atė
kohė nė Prishtinė njė numėr i madh studentėsh, sidomos nga zona e Llapit, por
jo vetėm nga ajo, tė cilėt kishin si figurė kryesore Rrustem Mustafėn-
Remi, pasuesin e mėvonshėm tė denjė tė punės sė Zahirit dhe tė Ilir
Konushevcit, ishin nė strukturat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ja njė
dėshmi e komandant Remit: Si student i Fakultetit Juridik, Edin e kam njohur
nga afėr qė prej vitit 1995. Meqenėse personalisht isha i organizuar nė UĒK,
nuk mė lejohej tė bisedoj me tė drejtpėrdrejtė, por kam mbledhur informata se
kush ėshtė dhe prej ēfarė familje rrjedh. Informatat i kam dorėzuar tek
komandanti Zahir Pajaziti dhe kam insistuar se Edmondi mund tė jetė njė
ushtar i mirė dhe se mund tė rekrutojė edhe tė tjerė. Komandanti ka marrė
informata edhe nga njerėz tė tjerė dhe e pranoi angazhimin e tij nė UĒK.
Komandant Zahir Pajaziti fliste pėr Edin si pėr ushtarin mė tė dalluar dhe tė
sprovuar tė asaj kohe
. PSE ZAHIR PAJAZITI DHE SHOKĖT E TIJ TĖ LUFTĖS U DREJTUAN
QĖ NĖ FILLIM TEK Takimet e para tė Edmond Hoxhės me Zahir
Pajazitin, sipas informacioneve qė ndodhen nė arkiv, janė bėrė nė pranverėn e
vitit 1996. Fillimisht ato kanė qenė takime tė tyre individuale dhe pastaj
janė shtrirė mė tej, nėpėrmjet Adrian Krasniqit dhe Ilir Konushevcit. Lidhjet
e tjera, pėr organizimin e tij nė struktura, Edmond Hoxha i kishte me
Mėrgimin, por, edhe mė tej, takimet mes tij dhe Zahirit kanė qenė, ndonėse
jo tė shpeshta, tė domosdoshme. Siē kujton komandant Remi, mendimi i Zahirit
fillimisht ka qenė qė tė dėrgojė Edmondin nė Prekaz, tė ushtrohet, pasi po
vinin kohėra qė duheshin mė shumė atentatorė nė Prishtinė, mirėpo, pėr shkaqe
qė nuk lidheshin me dėshirėn e tij, pra tė Zahirit, nuk u bė e mundur njė gjė
e tillė. Nė fakt, me gjithė lidhjet dytėsore qė kishin, sidomos nėpėrmjet
Nait Hasanit dhe Rexhep Selimit, takimi mes Zahirit dhe njeriut legjendė,
Adem Jasharit, nuk u realizua. Pra, fakti qė njohja e tyre ėshtė bėrė qė nė
pranverė tė vitit 1996, dėshmon se nuk ka qenė njė udhėtim i zakonshėm dhe se
ai, Edmondi, nuk ėshtė gjetur aty rastėsisht. Pėrgjithėsisht Zahiri ishte njė
njeri i qetė, flegmatik, qė nuk i shprehte edhe aq kollaj ndjenjat e tij, pėr
mė tepėr ai nuk ishte njeri i fjalėve tė tepėrta. Megjithatė, nė kėtė rast,
pas njohjes sė parė, atij i kishte bėrė pėrshtypje diēka e veēantė tek
Edmondi, dhe u kishte thėnė shokėve se ishte njohur me njė student tė fortė
dhe shpejt do tė kishin njė krah tė mirė ndihme. Ai vjen nga njė familje e tė
burgosurve politikė dhe ėshtė shok i Adit (Adrian Krasniqit). Pas njohjes sė
tyre vjen njė periudhė e shkurtėr heshtjeje, kjo pėr dy arsye. Zahiri kishte nė
atė kohė shumė objektiva tė rėndėsishme dhe ėshtė koha kur ai organizon, pėr
pak muaj, 11 aksione nė gjithė territorin e Kosovės, dhe sė dyti, ai, si
zakonisht, i lė kohė pėr tu provuar dhe pėr tu menduar mirė nėse mund tė
hynte pėrfundimisht nė njė rrugė qė nuk kishte kthim. Edmondi e pranoi
sfidėn. Pastaj do tė vijnė takimet tjera, herė tė drejtpėrdrejta dhe herė
nėpėrmjet tė tretėve. Avni Ajetit, njeriu mė i lidhur se kushdo me Zahirin, i
kujtohej mė vonė se Edmond Hoxhėn e kam parė pėr herė tė parė nė vjeshtėn e
vitit 1996, nė prezencė tė Zahirit, Hakifit, Ilirit dhe Hasan Zenelit nga
Ballabani. Ishte kohė pasdreke, nė lokalin Xhixhi, qė gjendej nė Qafė. Tė
gjithė ishim ulur nė njė tavolinė. Edi ishte pranė Zahirit dhe gjatė tėrė
kohės biseduan sė bashku. Bisedonin lehtas, ne tė tjerėt po ashtu bisedonim,
sa nuk mund tė them se ēfarė teme rrahėn Zahiri me Edin. Hera e dytė, prapė
vjeshtė, nė tė njėjtin muaj, gjethet ishin ende nė drunj, por nuk bėnte
ftohtė. U takuam nė tė njėjtin lokal, por kėtė herė ishim mė shumė, dy
tavolina. Edi ishte ndėrmjet Zahirit dhe njė njeriu tė moshuar, qė as sot nuk
e di se kush ka qenė. Zahiri mė thoshte gjithnjė: Harro ēdo gjė qė sheh, mos
mbaj mend njerėzit, qė edhe nėse burgosesh, tė mos dish se me kėnd ke pasur kontakt.
Natėn e fundit tė tyre kam qenė me ta
. Pranvera e
vitit 1996 ėshtė fillesa e punės sė tyre tė pėrbashkėt. Kjo e fisnikėron edhe
mė tej Edin, saqė vėrehet edhe tek shoku i tij i dhomės pėr dy vite radhazi,
Nexhat Xhafa, tė cilit mė pas i kujtohej se
sidomos nga fillimi i vitit
1996 Edmondi ndryshoi edhe nė sjellje. Nuk sillej kot rrugėve, si bėnte njė
pjesė e rinisė. Edi nė kėtė vit ishte inkuadruar drejtpėrdrejt nė radhėt e
UĒK-sė. Shoku i tij nuk kishte gabuar, ai vetėm nuk e dinte se Edmond Hoxha
do tė kishte tash e tutje njė mėsues tė madh tė luftės, Zahir Pajazitin. A ka
qenė e rastėsishme shkuarja e Edmondit nė radhėt e UĒK-sė? A ka qenė e
rastėsishme qė kėtė e pranoi dhe e bėri pjesė tė luftės Zahir Pajaziti? Pėrse
Zahir Pajaziti dhe shokėt e tij tė luftės, pra, pėrse strukturat e luftės
trokitėn qė nė fillim tek Edmond Hoxha? PSE ZAHIRI,
EDMONDI DHE HAKIFI KISHIN VENDOSUR TĖ BĖNIN
UDHĖTIMIN DREJT VUSHTRRISĖ? Ėshtė
krejt normale tė besohet se nuk ka qenė e rastėsishme. Zakonisht, kalimi
nėpėrmjet filtrit tė njohjeve ka qenė shumė mė i gjerė sesa e zakonshmja.
Nė fillimin e vitit 1996, kur u bė njohja e Zahirit me
Edmondin, nuk ishte e lehtė tė ishe pjesėtar i UĒK-sė, jo vetėm nga fakti se
shndėrrimi i strukturave tė LPK-sė drejt strukturave ushtarake ishte nė njė
fazė domethėnėse, por edhe sepse shumė nga ata qė u pagėzuan nė orėt e para
tė luftės, mė pas u bėnė drejtuesit e saj. Pra, njohja u bė kur duhej tė ishe
njėkohėsisht prijės i njerėzve dhe luftėtar i thjeshtė, kur duhej tė ishe
pėrgatitės i aksioneve dhe atentator. Shembulli i
Zahirit ėshtė, pa dyshim, njėri ndėr mė domethėnėsit. Nė tė vėrtetė, nė vitet
e para tė krijimit tė saj Ushtria Ēlirimtare e Kosovės do tė kishte njė
strukturė tė ngritur jo rrėmbimthi, ashtu shpejt e shpejt. Gjėrat janė
shoshitur e sqaruar bukur mirė, nga njėri takim nė tjetrin, nga njėra
strukturė nė tjetrėn. Nuk ka qenė rastėsi qė UĒK shkoi tek Edmondi, jo vetėm
se ai ishte vėllai i Xhavit Hoxhės dhe ky ishte i
njohur si ish i burgosur politik, por edhe mė shumė se aq. Po tė shikosh me
vėmendje, thuajse tė gjithė studentėt e Universitetit tė Prishtinės qė kanė
qenė pjesė e strukturave tė luftės apo qė u bėnė mė vonė, do tė ishin djem tė
rregullt, do tė them ndoshta edhe me tipare tė jashtėzakonshme virtytesh,
shembulli qė duhej tė ndiqej. Zahiri dhe Edmondi janė takuar me njėri-tjetrin edhe mė 29 janar 1997, dhe si duket, nė
kėtė takim, kanė vendosur udhėtimin drejt Vushtrrisė. Si
del nga tė dhėnat e bashkėkohėsve, por edhe nga Xhavit Haliti- Zeka,
qėllimi i udhėtimit tė tyre ka qenė tėrheqja e njė sasie armatimi qė gjendej
nė njė bazė qė e dinte Edmond Hoxha. Njė ditė para vitit tė ri, mė 30 dhjetor
1996, Edmond Hoxha sė bashku me Nexhat Xhafėn shkuan sė bashku nė njė fshat
afėr kufirit me Shqipėrinė, pėr tė marrė armė dhe
municion. Udhėtuan me veturėn e pronarit tė banesės
ku jetonin, por nuk i kishin thėnė qėllimin e udhėtimit. Pasi arritėn nė
Botushė, i thanė shoferit ti presė, morėn dy ēantat me
armė dhe u kthyen. Kėto mjete ishin vendosur nė ditėn e dytė tė janarit, nė
njė bazė, nė drejtimin e ushtrisė, tė cilėn e dinte Edmondi. Ėshtė i saktė
mendimi se ata ishin nisur pėr ti tėrhequr kėto armė, tė cilat ishin nė njė
bazė tė pazbuluar dhe qė do tė shėrbenin pėr aksionin qė ishte menduar tė bėhej
nė shkurt 1997. Tė mėrkurėn, mė 29 janar, nė orėn 12, u
nisa pėr provimin e patentės sė shoferit. E takova
Edin pas qendrės sportive, ishte me njė shok. Edi u nda dhe erdhi tek
unė, ndėrsa ai tjetri, si duket ngaqė nuk mė njohu se isha motra e Edit, ktheu
shpinėn dhe u largua. Ky gjest mė bėri pėrshtypje. Nuk e njoha se ishte nga
shokėt e Edit qė kisha parė ndonjėherė. Ai reagoi shpejt, nuk ia pashė mirė
fytyrėn, andaj i them Edit, se kush ėshtė ai. Njė shok, mė tha, nuk ka
rėndėsi emri. E pashė edhe njė herė shokun e Edit, mė vonė
nga fotografia mė ėshtė dukur si Zahiri kujton motra e Edmond Hoxhės.
Ky, si duket, ka qenė edhe takimi nė tė cilin ėshtė vendosur udhėtimi i tyre. KUSH U
ARRESTUA DHE KUSH IA DOLI TĖ KALOJĖ NĖ
ILEGALITET?
Xhavit Haziri, i burgosur, nėpėrmjet anėtarėve tė familjes sė tij
kishte ēuar fjalė se Shtėpinė qė kemi filluar ta ndėrtojmė, ta lėmė krejt,
se tullat i ka tė dobėta dhe u rrėnohet menjėherė, prandaj shokėt le tė
kthehen e tė studiojnė aty ku kanė qenė. Ky ishte lajmėrimi i parė dhe nga
ajo qė ka treguar mė pas Xhavit Haziri, nė periudhėn e shkurtėr tė lirimit
nga burgu dhe zhdukjes sė tij pas kidnapimit serb nė pranverėn e vitit 1999,
faktet dhe pyetjet qė i kishin bėrė hetuesit serbė dhe shqiptaro-serbė, dėshmonin
se ata kishin filluar tė binin nė gjurmėt e strukturave tė para tė
armatosura. Ka qenė e pamundur tė mendohet se duke dashur tė organizojnė njė
strukturė tė armatosur, do tė kishin qenė edhe jashtė ēdo pėrgjimi tė njėsive
tė specializuara tė sigurimit tė fshehtė serb. Lėvizja Popullore e Kosovės,
nė vitet e saj tė ekzistencės, e kishte pasur njė pėrvojė tė tillė tė hidhur,
pasi disa herė, qė nga ditėt e para tė krijimit tė saj, ajo kishte pėsuar
goditje tė ndryshme, njėra nga tė cilat do tė ishte pėr shumė e shumė vite, e
ndoshta ėshtė edhe tash, enigma mė e madhe e saj, vrasja e Jusuf Gėrvallės,
Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės. Gjithsesi, pėrgjigjja e njė enigme tė
tillė ka gjithnjė vėshtirėsitė e veta, pasi nė jo pak raste ato qė mungojnė
janė mė tė shumta se ato qė kemi. Nė kėtė enigmė, si nė ēdo enigmė tjetėr tė
vrasjeve tė atdhetarėve shqiptarė nė Kosovė, mungojnė faktet, qė do tė thotė
se janė tė fshehura thellė nė dosjet sekrete serbe. Por edhe ajo qė dihet ose
qė mendohet se ėshtė e saktė, ėshtė pėrsėri njė rrugė nė tė cilėn mund tė
guxohet tė hyhet. Frika pėr goditjen qė mund ti
jepej Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka qenė e pranishme qė nė ditėt e para
tė saj dhe kjo ėshtė bėrė mė e madhe pas arrestimeve qė ndodhėn ne
pėrfundimin e Mbledhjes sė IV-tė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė. Njėri ndėr
konkluzionet mė tė rėndėsishme tė kėsaj mbledhjeje ka qenė edhe ai i pėrgatitjeve serioze pėr luftėn e armatosur, e cila
kishte nisur, por qė duhej bėrė shumė mė mirė e shumė mė gjerėsisht. Dyshimi
i parė erdhi andej edhe nga nuk pritej, ai erdhi nga
qelitė e burgut. Nė mbledhjen e pėrbashkėt qė kanė bėrė pėrfaqėsuesit e
LPK-sė brenda vendit dhe tė kryesisė sė Kėshillit tė Degės sė saj Jashtė
Vendit, nga data 23 deri mė 25 dhjetor 1993, ėshtė
thėnė shprehimisht se, Xhavit Haziri, i burgosur, nėpėrmjet anėtarėve tė
familjes sė tij kishte ēuar fjalė se Shtėpinė qė kemi filluar ta ndėrtojmė,
ta lėmė krejt, se tullat i ka tė dobėta dhe u rrėnohet menjėherė, prandaj
shokėt le tė kthehen e tė studiojnė aty ku kanė qenė. Ky ishte lajmėrimi i
parė dhe, nga ajo qė ka treguar mė pas Xhavit Haziri, nė periudhėn e shkurtėr
tė lirimit nga burgu dhe zhdukjes sė tij pas kidnapimit serb nė pranverėn e
vitit 1999, faktet dhe pyetjet qė i kishin bėrė hetuesit serbė dhe shqiptaro-serbė,
dėshmonin se ata kishin filluar tė binin nė gjurmėt e strukturave tė para tė
armatosura. Nė takimin e mėsipėrm, sipas procesverbalit tė mbajtur, merrnin
pjesė Besimi (Kadri Veseli), Daja (Azem Syla), Bashkimi (Adnan Asllani),
Qamili (Halil Selimi), Selimi (Hashim Thaēi), Abazi (Ali Ahmeti), Muhameti
(Emrush Xhemajli) dhe Zeka (Xhavit Haliti). Nuk i solla rastėsisht emrat e
pjesėmarrėsve nė kėtė takim tė pėrbashkėt. Po tė shikosh me
vėmendje, pesė prej tyre do tė jenė anėtarė tė Shtabit Qendror tė Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės (mė pas Shtabi i Pėrgjithshėm): Xhavit Haliti, Ali
Ahmeti, Azem Syla, Kadri Veseli dhe Hashim Thaēi. Halil Selimi do tė jetė mė
pas, sė bashku me Ramiz Lladrovcin, pėrfaqėsues i
organizatės dhe i Fondit Vendlindja thėrret nė Shqipėri, Adnan Asllani,
kryeredaktor i gazetės Zėri i Kosovės, ndėrsa Emrush Xhemajli do tė jetė nė
detyrė nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Nė fakt, nė kėtė periudhė, pas
arrestimeve qė kishin ndodhur nė Kosovė, mė 2 gusht 1993, ku nė tė njėjtėn
orė ishin arrestuar anėtarėt e sapozgjedhur tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė
LPK-sė, Bajrush Xhemajli dhe Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu dhe Nehat Selimi nė
Prishtinė, Hysen Gega dhe Ilaz Kadolli nė Therandė, Behajdin Hallaqi nė
Prizren, janė kėrkuar qė tė arrestohen Ramadan Avdiu, Kadri Veseli, Ramiz
Lladrovci, Ramadan Pllana, Ibish Neziri, kurse kaluan nė ilegalitet Hashim
Thaēi, Adnan Asllani, Halil Selimi dhe Azem Syla. Njerėzit qė u takuan nė
Mbledhjen e Pėrbashkėt, ishin drejtuesit kryesorė tė organizatės dhe tė
ngarkuar pėr ngritjen e strukturave tė armatosura. ZBULIMI I
FSHEHTĖ SERB KA DYSHUAR GJITHNJĖ TEK FIGURA E
ZAHIR PAJAZITIT
Interesant ėshtė fakti se nė disa nga organizmat bazė tė Lėvizjes
Popullore tė Kosovės, Kėshillat Popullorė, si quheshin atėherė, kishte njė
ngrirje tė veprimtarive, pėr dy arsye themelore: kėrkohej analizimi i shkaqeve qė kishin ēuar deri tek arrestimet dhe, mė e
rėndėsishmja, kėrkohej njė mėnyrė e re pune. Ėshtė pikėrisht koha kur ato,
nga njė organizim i thjeshtė politik, kalojnė nė struktura luftarake.
Kėmbėngulja mė e madhe bėhet sidomos nga kėshillat e rretheve Skenderaj dhe
Drenas (Gllogoc), por edhe nė Mitrovicė, Pejė, Klinė, Kumanovė, Rugovė etj. E
pėrmenda kėtė takim, nė tė cilin, pėr herė tė parė ėshtė dyshuar seriozisht
dhe ėshtė analizuar konkretisht se nė hapat themeltarė tė Ushtrisė Ēlirimtare
tė Kosovės, ka qenė shumė e mundur qė tė ndodhin zbulime masive dhe dėmtime
tė ndjeshme. Po ashtu, pėr herė tė parė ngrihet njė grup pėr tė analizuar
shkaqet e arrestimeve dhe sqarimin e gjendjes. Materiali, i cili ėshtė punuar
nga Halil Selimi dhe Adnan Asllani, gjendet nė arkivin e organizatės. Po
ashtu, pėr herė tė parė, grupi udhėheqės i kohės i Lėvizjes Popullore tė
Kosovės, saktėson se nė radhėt e organizuara ka pas infiltrim tė agjentėve tė
UDB-sė, tė cilėt edhe janė njohur mė pas. Saktėsimi i gjėrave dhe sqarimi i
ngjarjeve bėri po ashtu tė mundur ringritjen e strukturave tė luftės, dhe pėr
njė kohė tė gjatė, mosdėmtimin e tyre. Sepse, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr,
ishte bėrė mbyllja e rrugėve qė ēonin nė dekonspirimin e radhėve. Interesant
ėshtė po ashtu se nė kėtė material pėr herė tė parė jepen emrat e strukturave
tė para ilegale, tė cilat janė tė gatshme tė kthehen nė struktura tė
armatosura. Pėr njė kohė tė gjatė, qė nga fillimet e aksioneve tė armatosura,
lėvizja guerile nė Kosovė, me gjithė kėrkimet e
sforcuara tė shėrbimeve tė fshehta tė sigurimit serb, UDB dhe KOS, e po
ashtu, me gjithė rrjetin jo tė paktė tė bashkėpunėtorėve tė tyre shqiptarė,
nuk kishte dėmtime nė radhėt e saj. Arrestimi i parė, i Besim Ramės, ndodhi
mė 16 shtator 1996. Pastaj erdhi njė periudhė kur, nė njė mėnyrė ose nė njė
tjetėr, megjithėse aksionet po bėheshin gjithherė e mė tė shpeshta, nuk
kishte arrestime tė tjera. Mirėpo kjo nuk do tė thotė se gjithēka u zbulua
brenda njė dite ose se gjithēka filloi pas atentatit ndaj rektorit tė
dhunshėm tė Universitetit tė Prishtinės, ultranacionalistit Papoviq. Vazhdoj
tė mendoj se goditjet qė iu dhanė lėvizjes ilegale ēlirimtare nė Kosovė, nė
janarin e vitit 1997, nuk lidhen edhe aq shumė me faktin se u godit
ish-rektori i dhunshėm i Universitetit tė
Prishtinės, apo se Rugova kėrkoi Interpolin pėr tė zbuluar atentatorėt.
Beogradi, kur erdhi puna, dėshmoi se nuk i vinte keq
pėr njė rektor universiteti. Zbulimi i fshehtė serb ka dyshuar gjithnjė tek
figura e Zahir Pajazitit, por dyshimet mė tė shpeshta dhe mė tė sforcuara pėr
tė dhe lėvizjet e tij, janė sidomos pas muajve tė parė tė vitit 1996, sidomos
nė pranverėn e kėtij viti. Kjo ėshtė periudhė kur shėrbimi i fshehtė serb
ėshtė nė kėrkimin e vazhdueshėm tė Zahirit, kur shtėpia e tij kontrollohet
disa herė, bėhen kėrkesa pėr dorėzimin e armėve dhe nė njė rast edhe pėr njė
armė-snajper. Fillon keqtrajtimi i familjes sė tij, sidomos i tė atit dhe vėllezėrve,
kurse Zahiri, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, kalon nė gjysmė-ilegalitet dhe
nė disa momente edhe nė ilegalitet tė thellė. Takimet e tij me familjen bėhen gjithnjė e mė tė rralla, sepse, si njė
ilegal i lindur si i tillė, ai e ndjen se ėshtė nėn vėzhgimin e pėrhershėm.
Nuk duhet harruar po ashtu se emri i Zahirit duhej
tė kishte qenė prej kohe nė listat serbe tė zbulimit, sepse pėr njė kohė, nė
fillimet e viteve 90, ai ishte nė grupin e njerėzve qė stėrviteshin pėr disa
kohė nė Shqipėri, grup i cili ishte krejtėsisht i zbuluar dhe i ditur nga
sigurimi serb. Listat qė ishin hartuar nė zyrat e ndryshme tė LDK-sė kishin
qenė prej kohe tė njohura pėr strukturat policore serbe dhe nė kėto lista
emri i Zahirit ishte nga mė tė njohurit. DISA NUK I
SHKĖPUTĖN LIDHJET ME STRUKTURAT
E LDK-SĖ OSE TĖ BUKOSHIT Por
pranvera e vitit 1996, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ka treguar se linja
e Llapit, duke qenė shumė shqetėsuese pėr pushtetin e dhunshėm serb, do tė
ishte edhe nė pritjen e njė goditjeje. Ka qenė njė periudhė kur shėrbimi i
fshehtė serb po kalonte nga e njohura, pra nga fakti se nė Kosovė vepronte
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, tek e panjohura, tek strukturat e saj
pėrbėrėse, kalim i cili asnjėherė nuk u shtri nė tė gjitha qelizat e luftės.
Afėrsisht nė majin e vitit 1996, njė pjesė e anėtarėve tė dikurshėm tė atij
qė ishte quajtur Grupi i Deēanit dhe qė pėrbėhej
nga njerėz qė kishin qenė nė lidhje me Sali Ēekun ose me tė tjerė, kaluan nė
strukturat e ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pikėrisht nė zonėn e cila lidhet
me linjėn e Llapit, si quhej atėherė. Duke kaluar kėtu, shumė prej tyre me qėllimin e mirė pėr tė vazhduar luftėn dhe disa tė
tjerė pėr tė vėzhguar luftėn, ata nuk i kishin shkėputur lidhjet e dikurshme,
fije tė cilat, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr do tė ēonin edhe tek
strukturat e sigurimit tė fshehtė qė ishte ngritur pranė Lidhjes Demokratike
tė Kosovės. Shpeshherė, pa ndonjė qėllim tė keq, e ndonjėherė edhe me qėllimin e mbrapshtė, informacionet qė kanė kaluar nga
strukturat e luftės tek strukturat e fshehta tė Lidhjes Demokratike, kanė
pasur tė bėjnė jo vetėm me aksionet, por edhe me bartėsit, jo vetėm me shokėt
e aksionit, por edhe me organizatorėt e tyre. Ėshtė fakt se disa prej atyre
qė nuk i shkėputėn lidhjet me strukturat e LDK-sė
ose tė Bukoshit, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ishin mė shumė sesa tė
dekonspiruar, tė njohur pėr shumėkėnd, spekulohej me emrin e punėn e tyre dhe
pėrfitohej nga besimi ose nga vėshtirėsitė qė kishin. Njeriu qė Zahir
Pajaziti kishte lėnė pėr lidhje tė mėtejshme, jashtė Kosovės, kishte
njėkohėsisht lidhje si me Shtabin Qendror tė UĒK-sė,
po ashtu edhe me strukturat e Lidhjes Demokratike ose tė qeverisė Bukoshi.
Asnjėherė nuk ėshtė menduar se ai po bėn lojė tė dyfishtė, por sinqeriteti
ose dėshira e mirė e tij ėshtė keqpėrdorur. Duke qenė se emri i Zahirit kishte filluar tė bėhej, vesh pas veshi, i
njohur edhe pėr strukturat e LDK-sė (si e pranon nė intervistėn e saj edhe
zonja Edita Tahiri), drejtuesit e sektorit tė veēantė tė LPK-sė, anėtarė tė
Shtabit Qendror tė UĒK-sė, ishin tė pakėnaqur dhe iu propozuan shokėve tė
Llapit krijimin e lidhjeve tė tjera. Disa nga anėtarėt e kėtij sektori ishin
tejet tė pakėnaqur me punėn e njeriut tė ngarkuar
nga Zahiri pėr lidhjembajtje, dhe kjo jo vetėm pėr shkak tė raporteve tė tij
me organizatėn, por shumė mė tepėr pėr lidhjet e dyfishta. Ėshtė fakt, se me pėrjashtim tė anėtarėve tė Sektorit tė Veēantė, askush
tjetėr nė Kryesinė e LPK-sė nuk e ka ditur se kush po merret me problemet e
luftės, se kush ėshtė nė drejtim nė shtab, nė organizim etj. Ata kanė ditur
vetėm aq sa u ėshtė dashur tė dinė dhe ka qenė njėra ndėr kėrkesat themelore
tė sektorit tė veēantė, ruajtja e fshehtėsisė sė veprimit. KALIMET NGA
GRUPI I DEĒANIT TE LINJA E LLAPIT DHE PĖRGJIMET E
SHĖRBIMIT SERB
Muhamet Kelmendi: Dua tė deklaroj dhe atė me
pėrgjegjėsi tė plotė, se Kryesia e LPK-sė, dega jashtė vendit, nuk i ka
njohur shokėt e asnjė organi tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kėtė e them
dhe mbaj pėrgjegjėsi nė emėr tė organit qė i kam takuar. Nė sektorėt e
posaēėm tė shėrbimit tė fshehtė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, kishin
hyrė me shumicė jo pak nga njerėzit e organizuar deri pak kohė mė parė nė
shėrbimin e fshehtė tė sigurimit serb (UDB) dhe qė nuk i kishin humbur lidhjet
e vjetra. Nė Materialin dėrguar grupit tė punės, pėr analizimin e shkaqeve qė
ēuan nė arrestimet e janarit 1997 dhe vrasjen e trefishtė mė 31 janar tė po
kėtij viti, Muhamet Kelmendi, i cili nė kėtė periudhė kishte qenė nėnkryetar
i LPK-sė, shkruante: Dua tė deklaroj dhe atė me
pėrgjegjėsi tė plotė, se Kryesia e LPK-sė, dega jashtė vendit, nuk i ka
njohur shokėt e asnjė organi tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kėtė e them
dhe mbaj pėrgjegjėsi nė emėr tė organit qė i kam takuar. Por nuk e pėrjashtoj
mundėsinė qė shokėt e sektorit tė veēantė ti kenė njohur. Kėnd e kanė njohur
dhe nė cilin organ kanė qenė ata shokė, nuk kemi qenė tė informuar dhe nuk
kemi kėrkuar tė informohemi. Pėr ta ne jemi informuar nga sektori i veēantė
pas vrasjes sė shokėve nė Vushtrri dhe burgosjeve dhe mbi informatat e tyre
ėshtė analizuar gjendja e krijuar, arsyet a faktet qė kanė ēuar deri tek
rėnia dhe burgosjet
(maj 1998). Krejt e kundėrta ka ndodhur nė sektorėt e
posaēėm tė shėrbimit tė fshehtė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė
pėrbėrjen e tyre kishin hyrė me shumicė jo pak nga njerėzit e organizuar deri
pak kohė mė parė nė shėrbimin e fshehtė tė sigurimit serb (UDB) dhe qė nuk i
kishin humbur lidhjet e vjetra. Faktet janė tė shumta, por nuk janė patjetėr
analizė e kėsaj enigme. Mjafton tė pėrmendet fakti se kur filloi ekzekutimi i agjentėve tė fshehtė, tė cilėt ishin deri nė fyt tė
pėrlyer me gjakun e shqiptarėve, njeriu i parė i LDK-sė, Ibrahim Rugova, i
mori publikisht nė mbrojtje. Kjo ndodhi pėr herė tė parė nė zhvillimin e njė
lufte ēlirimtare, nėse nuk e pėrmendim si fakt qeverinė e Petenit nė Francė
gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Disa nga ata qė kishin hyrė nė prill-qershorin
e vitit 1996 nė strukturat e organizuara tė luftės, u arrestuan mė pas dhe
njėri u dėnua nė tė njėjtin grup me Nait Hasanin.
Deponimet e tyre nė hetuesi, shumė prej tė cilave, pas aksioneve tė
organizuara fillimisht nėn drejtimin e Sali Ēekajt, thuajse tė gjitha deri nė
vitin 1992, kishin njė shkėputje tė ndjeshme, deri nė vitin 1996, jo vetėm sepse
nuk kishin vazhduar mė tej, me gjithė dėshirėn e
mirė, por edhe sepse nuk kishin dijeni se ēfarė kishte bėrė ndėrkohė Grupi i
Llapit ose njerėzit nė Prishtinė. Njerėzit, tė quajtur mė pas nė hetuesi si
Grupi i Deēanit, nė mesin e vitit 1995, jo nėpėrmjet strukturave tė
organizuara me Shtabin e Pėrgjithshėm, nė tri shtėpi
tė refugjatėve nė Junik kishin vendosur eksploziv, i cili eksplodoi nė dy
prej tyre, aksion i cili u pėrsėrit edhe mė 8 gusht tė vitit 1996, por tashmė
tek lagjja e refugjatėve nė Baballoq. Nė tė gjithė aktakuzėn e ngritur kundėr
16 tė pandehurve, mė 18 shkurt 1997 nga Danica Marinkoviq nė Gjykatėn e
Qarkut tė Prishtinės, tė akuzuar si pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės, mund tė vėresh njė fakt i cili nėse mė parė nuk ishte i dukshėm,
tani, kur gjėrat dihen, ndikon nė formėsimin e njė mendimi tė qėndrueshėm pėr
pėrgjimin dhe gjurmimin e Zahir Pajazitit. CILI ĖSHTĖ KY
FAKT? Nė
vendimin e gjykatėses serbe pėr zbatimin e hetimeve, nė arsyetimin qė lidhet me Bislim Zogajn, thuhet vetėm se ka marrė pjesė nė
mbledhjet e UĒK-sė dhe ka mbajtur lidhje dhe ka bartur porositė midis
anėtarėve tė organizatės. Vetėm kaq. Pra, nuk thuhet se Bislim Zogaj ėshtė
anėtar i Shtabit Qendror tė Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės. Kjo do tė thotė se ata nuk e kanė ditur kėtė fakt, pra nuk e kanė
ditur detyrėn e Bislim Zogajt nė strukturat e luftės. Megjithėse ai ėshtė arrestuar mė 31 janar 1997, nė orėn 16, sapo
ishte ndarė nga Zahiri. Njė
fakt tjetėr: Nė
mesditėn e 26 janarit 1997, koordinatori i veprimtarisė ēlirimtare nė Kosovė,
Nait Hasani, kishte drekuar me njėrin nga anėtarėt e
Shtabit tė Pėrgjithshėm, Xheladin Gashi- Plaku. Ata kishin ecur sė bashku
deri nė banesėn e Naitit dhe Plaku kishte hyrė aty pėr tė pritur Naitin,
derisa tė kthehej nga pėrcjellja qė po i bėnte tė fejuarės sė tij. Ėshtė e
sigurt se nė kėtė kohė Naiti ka qenė i ndjekur rreptėsisht dhe se ishte
planifikuar arrestimi dhe kidnapimi i tij nė fshehtėsi tė madhe. Kjo edhe
ndodhi. Mirėpo, deri para pak kohėsh ai kishte qenė me
njė tjetėr anėtar tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, siē ishte edhe Zahiri.
Arrestimi i Plakut nuk ndodhi, dhe kjo, si duket, sepse organet e shėrbimit
tė fshehtė serb ende nuk kishin siguri pėr veprimet e tij, pra ende ai, Xheladin Gashi, nuk ishte nė listėn e tė pėrgjuarve, apo
edhe nėse ishte, nuk dihej nėse ky ishte Plaku. Pak kohė mė vonė, po pėr tė
njėjtin njeri, pra pėr Xheladin Gashin, shkruhej nė tė gjitha aktakuzat e
regjimit serb si pėr njėrin ndėr organizatorėt e luftės, ēka do tė thotė se
dekonspirimi i tij ishte bėrė mė vonė se data e 26 janarit.
Nė tė kundėrtėn, ai u arrestua sapo ishte ndarė nga
Naiti, ashtu siē u arrestua njė javė mė vonė Bislim Zogaj, i cili sapo ishte
ndarė nga Zahiri. Nuk duhet harruar se Plaku i takonte pėrgjithėsisht
grupit tė njohur si Grupi i Drenicės dhe lidhjet e tij me
Zahirin kishin qenė tė pakta, mė shumė organizative, nė takimet e Shtabit
Operativ Qendror apo tė Shtabit Qendror tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,
shumica e tė cilave mbaheshin nė shtėpinė e Nait Hasanit, nė Prishtinė. Nga
ana tjetėr, siē u dėshmua pas arrestimit tė Naitit, lidhjet mes Zahirit dhe
Plakut u shkėputėn, pėr tu rilidhur pėrsėri mė 30 janar, njė ditė para
vrasjes sė trefishtė. Pra, nė fundin e janarit, por edhe disa javė mė pas,
shėrbimi i fshehtė serb nuk ka ditur pėr rolin dhe funksionin e Bislim
Zogajt, por as tė Xheladin Gashit. PĖRGJIMI DHE
RĖNIA NĖN PĖRGJIM E LINJĖS SĖ LLAPIT
Ndėrsa, po atė natė, kur Bislimi ishte arrestuar dhe diēka mė shumė se
njė gjysmė ore mė pas, Zahiri, sė bashku me Hakifin
dhe Edmondin, u vranė nė pritėn e ngritur nė Pestovė. Shėrbimi informativ i
Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė bėri tė njohur se ishte vrarė njėri nga
drejtuesit e Shtabit Qendror, si dhe tė dhėna tė tjera, tė cilat, siē u bėnė
tė njohura mė pas, kishin qenė tė vėrteta. Kjo do tė thotė se pėrgjimi kishte
qenė ndaj Zahirit, se i pėrgjuari kishte qenė ai, se
pėr atė kishte tė dhėna tė skeduara, se njihej se kush ishte ai dhe se atė
natė, njėri ndėr dy qėllimet e shėrbimit tė fshehtė serb, ka qenė vrasja e
tij. Qėllimi tjetėr ka qenė zėnia si rob e tij, mirėpo pėrgatitja e madhe qė
ėshtė bėrė, ka mė shumė dėshminė se kanė ditur se do tė kishte luftė. Nėse
nga dy anėtarė tė tė njėjtit Shtab Qendror dhe me
lidhje tė pėrbashkėta, njėri ėshtė i njohur, nganjėherė deri nė detaje, kjo
do tė thotė se ai ka qenė i ndjekur. Nuk ka se si tė jetė ndryshe. Kjo
ndoshta mbėshtet edhe mė shumė mendimin e shfaqur mė parė, tė dekonspirimeve
qė kanė ardhur nga depėrtimi nė strukturat e luftės tė njerėzve qė ishin tė
lidhur me shėrbimin e fshehtė informativ tė LDK-sė,
njerėz tė tė cilit, siē u dėshmua edhe mė pas, ishin tė lidhur me shėrbimin e
fshehtė serb. A ka qenė e rastėsishme qė arrestimet ndodhėn disa kohė pasi
ishin pėrfshirė nė strukturat e UĒK-sė edhe disa pjesė grupimi qė kishte
ngritur kohė mė parė Sali Ēekaj dhe njerėzit rreth tij? Mendoj se jo. LDK ka
pasur tė ngritur, qė nga fillimi i veprimtarisė sė saj, strukturat e fshehta,
gjysmėmafioze dhe gjysmė tė lidhura me pushtetin
serb, tė cilat u drejtuan nė fillim nga Anton Kolaj dhe Rexhep Gjergji.
Qėllimi dominues i tyre ishte goditja e lėvizjes ilegale nė Kosovė. Jo
rastėsisht, i gjithė tehu i goditjeve lėdėkėiste u
pėrqendrua tek ish tė burgosurit politikė, tė cilėt deri atėherė ishin
quajtur nacionalistė, irredentistė, armiq tė bashkim - vėllazėrimit etj.
etj., ndėrsa tani po quheshin si marksistė, enveristė. Jo rastėsisht, pas
vitit 1990, e gjithė periudha e pėrgjakshme e terrorit serb nė Kosovė, u
injorua, u hesht, dhe gjithēka u pėrqendrua tek ēmitizimi i
Shqipėrisė. Nė shtypin shqiptar, tė ashtuquajtur nacionalist, qė botohej nė
Prishtinė dhe nė Tiranė, asnjėherė, as nė fillimet e pluralizmit dhe as mė
vonė, nuk ėshtė shkruar pėr masakrat rankoviqiane nė Kosovė, pėr dhunėn e
ushtruar, gjakosjen, lėēitjen, dėbimet, masakrat, vrasjet. Arrestimet erdhėn
se nė fundin e dhjetorit, nė UDB kishin shkuar tė dhėnat e grumbulluara
mjeshtėrisht nga strukturat e fshehta udbashe nė Kosovė dhe ishte menduar se
mund tė bėhej njė goditje e fuqishme nė strukturat drejtuese tė luftės, pėr
ti dhėnė fund asaj. Fakti tjetėr se arrestimet ndodhėn nė ato linja tė
luftės, tė cilat ishin tė lidhura me persona tė veēantė qė erdhėn nga
grupimet e fshehta tė LDK-sė, e bėn disi mė tė ndjeshme tė vėrtetėn e
goditjes. Mund tė pyetet: pėrse nuk ndodhėn arrestime masive nė Zonėn e
Drenicės, kur dihej fare mirė se ajo ishte jo vetėm gurėkyēi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por edhe mbijetesa e
saj? Adem Jashari ishte njė njeri qė besonte tek njerėzit, qė duke pasur njė
zemėr tė madhe, kishte edhe kujdesin e madh pėr tė ngritur njė ngrehinė tė
fuqishme, pa plasaritje tė brendshme dhe kėtė ia arriti mrekullisht. As gjatė
luftės dhe as mė pas, nga Grupi i Drenicės, i cili ishte mė i madhi dhe mė i shtrirė nė tė gjithė zonat e saj, nuk kanė dalė
denoncues, pėrgjues, lajmės udbashė apo dėshmues tė gjyqeve tė rreme. Kjo
ndodhi se me gjithė pėrpjekjet, udbashėt nuk arritėn
tė depėrtojnė dhe tė bėhen pjesė e lėvizjes ēlirimtare nė Drenicė. Ata edhe
nuk mundėn, por edhe nuk guxuan tė shkonin mė tej. NGA KUSH ISHTE
FILLUAR TĖ FLITEJ HAPUR PĖR
PUNĖT E LUFTĖS?
Sidoqoftė, pėrgjimi, ose mė saktė rėnia nėn pėrgjim e Linjės sė
Llapit ka edhe shkaqe tė tjera dytėsore, tė cilat kanė pasur njė ndikim nė
tė gjithė atė qė ėshtė zhvilluar. Ėshtė e ditur tashmė se telefoni i Zahirit ėshtė pėrgjuar. Njė shembull: mė 31 janar 1997,
nė orėn 9 tė paradites, Bislim Zogaj thėrret nė telefonin e Zahirit dhe sė
bashku kanė lėnė takimin e njohur tė orės 16, nė stacionin e autobusėve nė
Prishtinė. Kjo telefonatė ėshtė pėrgjuar dhe mbi bazėn e kėtij pėrgjimi ka
vazhduar edhe ndjekja e mėtejshme e asaj dite, qė ēoi nė vrasjen e trefishtė.
Jo nė pak raste, ilegalė, gjysmė-ilegalė apo njerėz tė angazhuar nė luftė,
por qė ende bėnin jetė legale, nė rrethana tė ndryshme, janė ekspozuar,
dashje ose pa dashje. Ėshtė e vėrtetė se disa muaj para vrasjeve, por edhe
pak javė pėrpara, njerėz tė angazhuar nė luftė qė ndodheshin nė Tiranė, bėnin
fotografi edhe me njerėz qė nuk i takonin rrethit tė
tyre ilegal ose tė luftės. Kishte filluar tė flitej hapur pėr punėt e luftės,
kjo edhe nga fakti se ende nuk kishte pasur ndonjė goditje tė ndjeshme ndaj
radhėve tė organizuara. Nė njėrėn nga bisedat e tij, Hamzė Jashari thoshte se
njerėzit po flitnin se ēfarė po bėhet, se ēfarė po mbarohet, dhe shtonte se
po tė ishte ndryshe, punėt do tė ishin mė mirė dhe kėtė aludim nuk e kishte
pėr rrethin e tij. Fotografitė e ilegalėve ose tė luftėtarėve, jo vetėm nga
Linja e Llapit, kanė qenė tė njohura pėr shumė vetė, dhe jo rrallė nė kėto
fotografi janė parė njerėz tė armatosur. Njėri nga anėtarėt e Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, nė njė bisedė tė zhvilluar nė Tiranė, duke folur pėr
njėrin ndėr ilegalėt e njohur, thoshte se ishte trim i madh, por ishte edhe
dekonspirues i madh. E thoshte kėtė, sepse me gjithė lidhjet qė ishin
krijuar me strukturat e luftės, ai kishte trokitur
nė disa dyer njėherėsh, pėr sigurimin e shpejtė tė logjistikės luftarake.
Shėrbimi i fshehtė i sigurimit serb sigurisht qė ka bėrė jo vetėm pėrgjimin,
por edhe pėrzgjedhjen. Ai ka arritur nė konkluzionet se kush duhej tė ndiqej
dhe kush jo dhe tė dhėnat e tij, pas ngjarjeve tė njohura, i ka dhėnė shtypit
beogradas tė lidhur ngushtė me tė. Dhe nuk ka qenė e rastit, se disa nga
aktakuzat e ngritura kundėr pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė
jenė botuar mė parė nė shtypin beogradas dhe mė pas tė kenė dalė nė cilėsinė
e aktakuzės. Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu kishin qenė dy nga mė tė
ndjekurit e shėrbimit tė fshehtė tė sigurimit serb. Problemi shtrohet se prej
kur dhe deri nė ēfarė mase e dinin organet e dhunshme serbe nė Kosovė
ekzistencėn e UĒK-sė, prej kur dhe si e ndiqnin
aktivitetin e njėrit nga drejtuesit kryesorė tė luftės, Zahir Pajazitit? CILAT KANĖ
QENĖ TAKIMET E FUNDIT TĖ ZAHIRIT ME ANĖTARĖT E
SHTABIT QĖNDROR? Sokol
Bashota, Xheladin Gashi dhe Bislim Zogaj takohen mė 30 janar 1997. Janė tė
njohur me faktin se Nait Hasani ėshtė zhdukur, pra
kidnapuar, gjė tė cilėn Plaku e kishte ditur pak ēaste mė pas. Nė takimin e
kėsaj pjese tė shtabit, nuk merr pjesė Rexhep Selimi, i cili ishte i sėmurė,
gjendej nė Tiranė dhe sapo merr vesh pėr arrestimet dhe ngjarjet e
fundjanarit 1997, kthehet nė Kosovė, pėr tė ringritur edhe njė herė
strukturat e dėmtuara. Tashmė ėshtė krejtėsisht e sigurt se Zahir Pajaziti
ishte njė emėr i njohur pėr shėrbimin e fshehtė tė sigurimit serb dhe pėr
strukturat e tij. Njėkohėsisht ata kishin informacion jo tė paktė se Ushtria
Ēlirimtare e Kosovės ishte e pranishme dhe reale. Nė njė intervistė tė tij,
dhėnė pas lirimit nga burgu, Nait Hasani, koordinatori kryesor i UĒK-sė, kishte deklaruar se Shėrbimet e fshehta serbe
kanė pasur njohuri se kush po i kryen aksionet, sepse ata e kanė ditur se
UĒK-ja ekziston dhe nuk ishte pjellė e tyre, siē thoshin politikanėt tanė.
Mendoj se UDB-ja kishte informata pėr njerėzit qė i pėrbėnin bėrthamat e
UĒK-sė
. Njė thėnie e tillė, pas kaq kohėsh dhe se si kanė rrjedhur ngjarjet
ėshtė plotėsisht e saktė, jo vetėm nė pjesėn e parė tė saj, pra nė njohurinė
e shėrbimit tė fshehtė serb se UĒK ekzistonte, por edhe pėr disa nga njerėzit
qė pėrbėnin bėrthamat e para tė saj. Njėri prej tyre ishte Zahir Pajaziti.
Duke qenė ndėr organizatorėt kryesorė tė luftės, fillimisht nė zonėn e Llapit
dhe pastaj me njė shtrirje mė tė gjerė, nė tė gjithė
Kosovėn, ai jo shumė vonė skedohej dhe bėheshin tė gjitha pėrpjekjet pėr tė
rėnė nė gjurmėt e tij. Kjo ėshtė ditur nė njė shkallė tė ndjeshme nga Zahiri,
por edhe nga shokėt e tij, Hakifi dhe Edmondi. Faktet qė Zahiri, relativisht
shumė shpejt, kaloi nė ilegalitet ose gjysmė ilegalitet, dėshmojnė pėr kėtė.
Vendqėndrimin e tij e kanė ditur fare pak njerėz, zakonisht mė tė besuarit e
tij, si Ilir Konushevci, Avni Ajeti, Hakif Zejnullahu, Rrustem Mustafa, Isak
Shabani e pak tė tjerė, pėrgjithėsisht djemtė mė tė besuar tė linjės sė
Llapit. Qė banesa nuk ėshtė ditur nga sigurimi i fshehtė serb dėshmon fakti
se ai asnjėherė nuk ėshtė bastisur, megjithėse
kėrkohej, e pėr mė tepėr, atė ditė qė ėshtė vrarė, mė 31 janar 1997, policia
serbe bėri kontroll nė njė banesė mė tė afėrt, ku si duket kishin marrė
informatėn e parė se mund tė ndodhej Zahiri. Sidoqoftė, kėrkimi i Zahirit ėshtė bėrė shumė mė pėrpara, sepse policia serbe
nuk i ka marrė vesh tė gjitha pėr tė vetėm nė paraditen e 31 janarit. Kėrkimi
dhe gjurmimi i tij ka filluar qė nga ditėkthimi i tij nga Shqipėria, nė
fillimet e viteve 90, pėr vetė faktin se lista e plotė e njerėzve qė po
stėrviteshin nė Shqipėri, nė tė njėjtėn kopje qė gjendej nė zyrat e
pėrfaqėsisė sė Kosovės nė Tiranė, ndodhej edhe nė strukturat e fshehta tė
shėrbimit informativ serb. Shumė prej atyre qė ndodheshin nė kėtė listė u
arrestuan, u detyruan tė iknin jashtė Kosovės dhe tepėr tė paktė ishin ata qė
arritėn tė shpėtonin e mes tė paktėve, pėr fatin e bardhė tė Kosovės, ishin
edhe dy nga mitet e ardhshme tė Kosovės, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Pra
kėrkimi pėr Zahirin e ka njė fillesė, e ka fillimisht njė dekonspirim: listėn
e dėrguar nga zyra e pėrfaqėsisė sė qeverisė sė Kosovės nė Tiranė, por ka
edhe njė mundėsi shumė mė tė madhe se kjo. Nė fillimet e viteve 90 nė
Shqipėri po vendosej njė regjim i rreptė kėrkimi ndaj tė gjithė atyre
shqiptarėve tė Kosovės qė mendonin tė kishin njė rrugė tjetėr, krejt tė
ndryshme nga ajo qė po ndiqej institucionalisht nė
Kosovė. Shėrbimi Informativ Shtetėror i Shqipėrisė
dhe kryetari i kėtij shėrbimi, Bashkim Gazidede, jo vetėm e dinin qė
kryeqendra shqiptare gėlonte nga shėrbimi i fshehtė serb, i cili kishte tani
njė fushėveprim tė jashtėzakonshėm, por nėpėrmjet njerėzve tė tyre nė LDK,
kishin vendosur, ndoshta pa dijeninė e shtetit shqiptar, lidhje tė dyanshme.
Nė Shėrbimin Informativ Shtetėror tė Shqipėrisė, nga ana e pėrfaqėsisė sė
Kosovės kishte shkuar njė kėrkesė pėr survejimin ose ndalimin e veprimtarisė
sė 36 personave, qė cilėsoheshin si eksponentė tė lėvizjeve ilegale, listė,
tė cilėn, nėpėrmjet kanaleve tė tjera, mund ta kishte edhe shėrbimi i fshehtė
serb. ARRESTIMI I
ZAHIRIT NGA POLICIA SHQIPTARE DHE MUNGESA E
LIDHJEVE TĖ DREJTPĖRDREJTA Fakt ėshtė
se nė vitin 1994, Zahiri ėshtė arrestuar nga policia e shtetit shqiptar,
sepse i ishin gjetur armatime tė ndryshme, kryesisht
bomba dore, dhe ishte burgosur pėr 5 javė. Qėndrimi i tij nė burg, megjithėse
i shkurtėr, ka bėrė tė mundur rizbulimin e identitetit
tė tij, por edhe tė veprimtarisė sė tij. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se
gjithēka ka qenė e panjohur. Problemi tjetėr ėshtė se nga informacionet qė
kemi pasur, ata (grupi i Zahirit) kanė qenė nė
pėrcjellje, Zahiri vetė ka qenė nė pėrcjellje rregullisht, pa ndėrprerje, ai
e ka ditur kėtė dhe ne ia kemi thėnė kėtė, do tė pohonte mė pas, nė majin e
vitit 1998, drejtuesi i sektorit tė veēantė pranė LPK-sė, Xhavit Haliti. Pra
gjurmimi dhe ndjekja ėshtė ditur edhe nga organet e strukturat drejtuese tė
luftės, por edhe nga vetė Zahiri. Ndėrsa Hakif Zejnullahu, duke bėrė njė jetė
nė dukje normale, pėr mjaft kohė ka qenė jashtė pėrgjimit, kjo edhe nga fakti
tjetėr se marrėdhėniet e tij me Zahirin, ndonėse tė
afėrta, ndoshta mė tė afėrtat nė kėtė periudhė, janė mė sė shumti nė
komunikimet direkte ose me anė tė shifrave tė caktuara. Hakifi, edhe natėn e
30 janarit e ka kaluar nė shtėpinė e tij. Edmond Hoxha, dyshimin pėr
pėrgjimin dhe ndjekjen e tij e ka pasur vetėm nė ditėt e fundit tė jetės,
saktėsisht nė dy ose tri javėt e fundit, pasi pjesėmarrja e tij nė atentatin
ndaj rektorit Papoviq, megjithėse jo primare, ka pasur tė mundur
identifikimin e tij. Pas arrestimeve tė para, droja e tij se ka filluar
pėrgjimi i aktivitetit ka qenė edhe mė e madhe, por
jo e frikshme. Ai ka pasur shqetėsimin se mos kanė filluar bastisjet ose
pėrgjimet edhe nė shtėpinė e tij nė Junik, por edhe aty ku banonte nė
Prishtinė. Mė pėrpara ai nuk e ka pasur njė shqetėsim tė tillė, megjithėse ka
pasur ndjenjėn se nė njė aksion ose nė njė tjetėr, edhe mund tė vritej.
Pikėrisht pėr kėtė shkak ai iu ka kėrkuar motrave
se, nėse ndodh njė gjė e tillė, ai nuk do vajtime nė ditėvarrimin e tij e as
mė pas. Ėshtė periudha kur fillon shndėrrimi i tij, nga jeta romantike
ilegale nė veprimtarinė konkrete tė rrezikshme, e cila mund tė sillte pasoja,
ashtu si edhe ndodhi. Ėshtė thuajse kurdoherė njė ngjarje e fshehtė qė tėrheq
ngjarjen e njohur dhe tė dukshme. Tek ne, ngjarja e njohur dhe e dukshme
ėshtė vrasja e trefishtė e natės sė 31 janarit. Ajo ka pasur njė paraprirje,
njė ngjarje tė fshehtė, qė e ka tėrhequr atė. Ka pasur disa mundėsi pėr
zbulimin, pėrgjimin, gjurmimin dhe ndjekjen e Zahir Pajazitit. Mirė ėshtė qė
tė analizohen tė gjitha qetėsisht, sepse anashkalimi i secilės hallkė prej
tyre, mund tė sjellė nė mangėsi qė janė tė dėmshme. Le tė nisim nga
institucionet e luftės dhe tė ecim deri nė hallkat e saj. Qė nga janari i
vitit 1996, Zahiri ėshtė zgjedhur anėtar i Shtabit
Qendror tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe njėri nga drejtuesit kryesorė
tė Shtabit Qendror Operativ tė saj. Ai ėshtė njėri
nga planifikuesit kryesorė tė aksioneve tė vitit 1996, nė kuadėr tė
strukturave tė luftės, (sepse aksione tė tilla nė kuadėr tė linjės sė
Llapit ai kishte bėrė shumė mė herėt) dhe njeriu i cili kishte autoritet tė
fuqishėm nė radhėt e bashkėluftėtarėve tė tij. Siē dihet tashmė, nė kėtė
periudhė, brenda vendit, bėnin pjesė nė Shtabin Qendror Nait Hasani, Rexhep
Selimi, Xheladin Gashi, Sokol Bashota, Bislim Zogaj, Adem Jashari (i cili nuk
merrte pjesė nė mbledhjet e Shtabit Qendror Operativ pėr arsye sigurie dhe
lidhjet mes tij dhe shtabit mbaheshin nėpėrmjet Nait Hasanit), Lahi
Ibrahimaj. Nga strukturat jashtė vendit ishin tė pėrfshirė Xhavit Haliti - Zeka, drejtuesi i sektorit tė veēantė dhe Ali Ahmeti
Abazi, mė pas Jashar Salihu dhe Azem Syla. Koordinatorė tė veprimeve
jashtė- brenda ishin Hashim Thaēi (i cili kishte mandatin e organizatės pėr
krijimin e strukturave tė luftės) dhe Kadri Veseli. Azem Syla ishte
njėkohėsisht njeriu kryesor nė krijimin e lidhjeve mes shtabeve dhe pėrēuesi
i lidhjeve dhe direktivave. Nė Kosovė mė 26 janar arrestohet Nait Hasani dhe
detyrohet tė kalojė menjėherė nė ilegalitet Xheladin Gashi. Adem Jashari
ndodhej nė Drenicė, dhe me pėrjashtim tė lidhjeve
nėpėrmjet tė dytėve ose tė tretėve, ai nuk kishte lidhje tė drejtpėrdrejta me
Zahir Pajazitin. Mungesa e lidhjeve tė drejtpėrdrejta ka ndikuar
jashtėzakonisht shumė nė krijimin e njė strukture mė tė fuqishme, sidomos pas
31 janarit, pasi dy zonat kryesore tė luftės mbetėn pėr disa kohė tė
shkėputura nga njėra-tjetra. Sokol Bashota, Xheladin Gashi dhe Bislim Zogaj
takohen mė 30 janar 1997. Janė tė njohur me faktin
se Nait Hasani ėshtė zhdukur, pra kidnapuar, gjė tė cilėn Plaku e kishte
ditur pak ēaste pas arrestimit. Nė takimin e kėsaj pjese tė shtabit, nuk merr
pjesė Rexhep Selimi, i cili ishte i sėmurė, gjendej nė Tiranė dhe sapo merr
vesh pėr arrestimet dhe ngjarjet e fundjanarit 1997, kthehet nė Kosovė, pėr
tė ringritur edhe njėherė strukturat e dėmtuara. Asnjėri prej tyre nuk mund
tė kishte ditur udhėtimin e fundit tė Zahirit, sepse asnjėri nuk kishte pasur
takim me tė. Nga ana tjetėr, tė gjithė ata ishin
prej shumė kohe anėtarė tė tė njėjtit shtab dhe, deri atėherė, nuk kishte
pasur asnjė dėmtim tė radhėve. Kėshtu qė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr,
dyshimi se mos kishte pasur rrjedhje nga strukturat e larta tė luftės, brenda
nė Kosovė, ishte lehtėsisht i verifikueshėm. Nuk kishte pasur. BISLIM ZOGAJ,
NJERIU I DYTĖ QĖ ĖSHTĖ TAKUAR ME ZAHIRIN Nė
muajin janar 1997, janė vetėm dy anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm qė janė
takuar me Zahirin. I pari takohet Nait Hasani, qė
sapo ishte kthyer nga Shqipėria. Ishte njė takim i
shkurtėr, pėr marrje e dhėnie detyrash, tė cilin, as njėri e as tjetri, nuk e
kanė menduar se do tė ishte i fundmi mes tyre. Njeriu i dytė qė ėshtė takuar me Zahirin nga ana e Shtabit Qendror ėshtė Bislim Zogaj.
Takimi, siē e kemi thėnė dhe do e pėrsėrisim, ka zgjatur jo mė shumė se dy
minuta, dhe ka qenė vetėm pėrcjellja e mesazhit tė shtabit, pra e asaj qė
ishte vendosur nė takimin e sė enjtes, 30 janar 1997, mes Sokol Bashotės,
Xheladin Gashit dhe Bislim Zogajt, se duhej ndryshuar krejtėsisht metoda e
punės. Askush tjetėr nuk ėshtė takuar me tė nė
Kosovė. Kanė qenė dy takimet e tij tė fundit me
shokėt e shtabit. Nė Tiranė, siē e kemi thėnė edhe mė parė, ai ishte takuar me Azem Sylėn, por kėtu ėshtė diskutuar
pėr probleme tė strukturimit tė luftės. Interesant ėshtė fakti se, megjithėse
bėjnė pjesė tė dy nė tė njėjtin shtab, ata do tė takohen pėr herė tė parė dhe
ky do tė ishte edhe takimi i tyre i fundit. Deri nė atė kohė, nė linjėn e
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Zahiri kishte njė lidhje tė dyfishtė: nė
Kosovė me Nait Hasanin, ndėrsa jashtė saj me Ali
Ahmetin. Zakonisht nuk tejkaloheshin kėto lidhje, pėr vetė ndėrtimin e
strukturave tė luftės dhe rregullave qė ishin vendosur mė parė. E di qė, nė
dhjetor 1996, Zahiri ka qenė nė Shqipėri,
unė personalisht nuk jam takuar me tė
E kam ditur qė ishte nė Tiranė, por nuk ka qenė
punė e imja tė takohesha me tė
E ka takuar Azem Syla (Xhavit Haliti,
qershor 1998). Lidhja tjetėr e Zahirit jashtė Kosovės ishte Ismet Abdullahu, me tė cilin, gjithashtu, ishte dyfish i lidhur: edhe nė
linjėn e luftės, por edhe nė linjėn familjare, pasi i vėllai i Zahirit,
Agimi, ėshtė i martuar me mbesėn e Ismetit. Sidoqoftė kjo ishte njė lidhje
jashtė strukturave tė drejtpėrdrejta tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr
mė tepėr njė linjė e cila kishte nė vete rrezikun e dekonspirimit. Ėshtė njė
kohė kur disa vetė fillojnė tė kėrkojnė ndihma tė ndryshme pėr linjėn e Llapit dhe kjo shpeshherė ėshtė bėrė pa
miratimin e Zahirit. Nė fakt, nė dhjetor 1996 dhe fillimin e janarit 1997, ai ėshtė takuar nė Tiranė me shumė njerėz, tė cilėt kanė
qenė tė njohur e tė panjohur pėr tė. CILAT ISHIN
PALĖT QĖ MERRESHIN ME GJURMIMIN DHE NDJEKJEN E
NJERĖZVE TĖ LUFTĖS? Fakti
se edhe pas vrasjes sė Zahirit shumė nga shokėt e tij e vazhduan luftėn, nė
po tė njėjtat struktura dhe me po tė njėjtit njerėz,
dėshmon se ndėrsa ishin vrarė dy nga drejtuesit kryesorė tė tyre, u burgosėn
disa tė tjerė, pėrsėri thelbi kishte mbetur pa u dėmtuar. Ky thelb ēoi nė
riorganizimin e Zonės Operative tė Llapit, duke e bėrė atė njėrėn nga mė tė
merituarat gjatė luftės. Komisioni i Veēantė i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė
LPK-sė, dega jashtė vendit, pėr verifikimin e arrestimeve dhe vrasjen e 31
janarit 1997, ėshtė ngritur mbi bazėn e njė vendimi tė veēantė tė Mbledhjes
sė VI-tė tė Pėrgjithshme tė majit 1998 dhe ka filluar nga aktiviteti i tij qė
nga data 20 maj. Pėrreth dy muaj e gjysmė, duke verifikuar tė gjitha
problemet e shtruara nga tė deleguarit e LPK-sė dhe tė Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, ka dalė me konkluzionin se megjithėse janė marrė tė
gjitha masat pėr tu lajmėruar shokėt e linjės sė Llapit nėpėrmjet kanaleve
tė tyre jashtė Kosovės, pėr arrestimet qė kanė ndodhur dhe sidomos tė NH,
pėrgjegjėsia e njeriut tė caktuar posaēėrisht me
kėtė detyrė, ėshtė se nuk i ėshtė shkuar deri nė fund verifikimit dhe
saktėsimit tė ngjarjes. Shokėt qė janė vrarė nė Pestovė
kanė qenė nėn pėrgjimin e vazhdueshėm tė policisė serbe dhe nuk pėrjashtohet
mundėsia e vėzhgimit tė mėhershėm tė grupit tė tyre. Thelbėsore ishte
se nė sektorin e veēantė nuk ka pasur rrjedhje tė informacionit. Mundėsia
tjetėr e rrugės sė strukturave tė lidhura me luftėn pėr dekonspirimin e tyre
mund tė ishte Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė, pasi, si organ drejtues, mund
tė kishte pasur dijeni pėr ngjarjen. Duke e sjellė nė mend, edhe njė herė,
thėnien e ish-nėnkryetarit tė kryesisė sė LPK-sė, Muhamet Kelmendi, e cituar
nė kėtė fejton, ėshtė ndoshta me interes tė sjellim
edhe fragmentin e njė bisede, mes Grupit tė punės sė ngritur pėr kėtė qėllim
nga LPK-ja dhe drejtuesit tė Sektorit tė Veēantė, Xhavit Haliti. KOMISIONI:
ĒFARĖ ISHIN LIDHJET MES KĖSHILLIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ LPK-SĖ, SEKTORIT TĖ
VEĒANTĖ DHE STRUKTURAVE TĖ LUFTĖS? Xh.
Haliti: Kėshilli i Pėrgjithshėm nuk ka qenė absolutisht kompetent qė tė
merret me ēėshtjet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės
dhe strukturat e saj. Sepse kompetencat pėr UĒK-nė i ka pasur vetėm kryesia,
nė bazė tė marrėveshjes qė ėshtė bėrė, me idenė qė tė mbahen gjėrat sekrete,
veprimet tė kryhen perfekt dhe vendimet politike qė merren nė kryesi tė mos
dalin nė Kėshillin e Pėrgjithshėm. Njė ide e tillė ėshtė hedhur pėr herė tė
parė nė Mbledhjen e Pėrbashkėt tė drejtuesve tė LPK-sė nė Kosovė dhe kryesisė
sė LPK-sė jashtė vendit, nė dhjetorin e vitit 1993, nga Hashim Thaēi dhe
Xhavit Haliti. Duke parė arrestimet qė kishin ndodhur dhe goditjet qė mund tė
ndodhnin edhe nė tė ardhmen, ėshtė kėrkuar, me tė
drejtė, qė problemet e luftės dhe ngritja e bazave tė saj tė mos bėhen temė
nė rreth tė gjerė, pra tė dinė pėr tė sa mė pak njerėz qė tė jetė e mundur.
Nė takimet e bėra nė dhjetorin e vitin 2003 (23 deri mė 25 dhjetor) dhe mė
pas nė prillin e vitit 1994, ėshtė shtruar mendimi dhe ėshtė paraqitur skema
e re organizative, se si duhet tė funksiononte LPK-ja, si duhet bėrė
riorganizimi i saj mbi bazėn e strukturave ushtarake qė do tė krijoheshin nė
Kosovė dhe raportet e pėrbashkėta me to. Propozimi
ka qenė qė tė krijohej Sektori Ushtarak, i cili, nė kuadėr tė LPK-sė, do tė
merrej me problemet ushtarake, nė kuadėr tė Kryesisė
sė LPK-sė dhe do i jepte llogari vetėm kryesisė. Pėrqendrimi i problemeve tek sektori i veēantė, brenda LPK-sė, si
pjesė e Shtabit Qendror tė UĒK-sė, nuk ka qenė i detajuar. Pėr sa i pėrket
ēėshtjes se kush merrte pjesė nė njėsitė e UĒK-sė, se kush ishte nė krye tė
detyrės, ēfarė detyrash kishte nė Kosovė, kush merrej me
atė punė ose me kėtė punė, jo vetėm qė nuk e kemi diskutuar, por as nuk do tė
pranonim kurrsesi tė diskutonim. ASNJĖRI NGA
SHOKĖT E LINJĖS SĖ LLAPIT NUK E KA DITUR
UDHĖTIMIN E DREJTUESIT TĖ TYRE I
solla gjithė kėta shembuj, pėr tė arritur edhe njė herė nė tė njėjtin konkluzion
qė arriti edhe komisioni i majit tė vitit 1998, se pavarėsisht gabimeve qė
ishin shfaqur, vija e ndjekur kishte qenė pėrgjithėsisht e saktė dhe nė
kushtet e atėhershme, ndoshta, mundėsia mė e mirė. Nuk duhet pėrjashtuar se
shumė nga anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, duke pasur lidhjet
e tyre me ilegalėt qė vepronin nė Kosovė, lidhje tė
hershme organizative, mund tė kishin dijeni pėr ngjarjet qė zhvilloheshin aty
dhe tė mbanin ende lidhje, por jo nė rrugė organizimi politik. Lidhje tė tilla,
herė pas here, kanė pasur ndikimin e tyre, nė tė mirė ose nė tė pamirė tė
punės, por asnjėra prej kėtyre lidhjeve nuk ishte nė rrjedhėn e veprimit, tė
ilegalitetit dhe tė personalitetit tė Zahirit. Fakt ėshtė se edhe drejtues tė
luftės brenda vendit, si pėr shembull Rexhep Selimi, deri nė fund, e ka
njohur Zahirin me emrin e luftės Ismeti dhe mė pas
ka mėsuar pėr emrin e tij tė vėrtetė. Kėshtu qė lidhjet vetjake, nganjėherė
edhe tė miratuara, tė anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, me pjesėtarė tė njėsiteve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės, nuk tė ēonin drejt dekonspirimit individual. Nga ana tjetėr,
megjithėse thuajse tė gjithė pjesėtarėt e linjės sė Llapit ishin anėtarė tė
LPK-sė, ose qėndronin nė lidhje tė vazhdueshme me LPK-nė, vetjake ose
familjare, Zahiri nuk ishte anėtar i organizatės.
Pra duhet pėrjashtuar mundėsia e dekonspirimit nga jashtė, qoftė nga sektori
i veēantė, qoftė nga anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, apo tė
kryesisė sė Fondit tė luftės Vendlindja thėrret. Njė mundėsi tjetėr
dekonspirimi, e cila duhet pėrjashtuar pa mėdyshje, qėndron edhe nė vetė
linjėn e Llapit, si thuhej fillimisht, dhe nė Zonėn Operative tė Llapit,
siē u bė e njohur mė pas. Linja e Llapit, nė fillimet e saj, kishte diēka
mė shumė se 30 anėtarė, tė cilėt ishin njerėz tė besuar, pėrgjithėsisht, tė
sprovuar pėr trimėrinė e tyre ose qė do tė sprovoheshin mė pas, dhe pėr
mundėsinė e qėndresės. Disa prej tyre kishin qenė tė burgosur politikė,
anėtarė tė lėvizjeve ilegale, mė pas do tė bėheshin atentatorė tė njohur pėr
njėsitet e tyre dhe shtrirja nuk do tė ishte marramendėse, pėr tė cilėn edhe
mund tė ishte mundėsia, por e kujdesshme, e menduar dhe e saktė. Vetė pranimi
nė radhėt e UĒK-sė ka qenė njė proces nė vete, i cili kalonte pėrmes njė
organizmi tė posaēėm verifikimi dhe miratimi. Duhej kaluar nėpėr disa rrathė
provash pėr tė arritur deri tek fakti se ishe tash e tutje pjesėtar i strukturave tė luftės. Ky organizėm verifikimi dhe
kujdesie ishte nė tė gjitha zonat e luftės, tė paktėn deri nė fillimin e
majit tė vitit 1998, kur lufta mori karakter masiv dhe nuk mund tė ishte e
njėjta veti matėse. Por edhe nė vitin 1995 dhe sidomos njė vit mė pas, edhe
nė Zonėn e Llapit, verifikimi i anėtarėve tė
ardhshėm tė UĒK-sė, do tė ishte shumė i kujdesshėm. Shokėt dhe
bashkėluftėtarėt e Zahirit janė tė njohur tashmė pėr tė gjithė. Hakifi, Ilir
Konushevci, Rrustem Mustafa dhe Selim Neziri pėrbėnin shtabin e parė drejtues
nė Zonėn Operative tė Llapit. Avni Ajeti - Sokoli ka qenė njėri nga njerėzit
mė tė afėrm tė tij, si dhe Latif Gashi, Muharrem Ismajli, Fahri Bala, Isak
Shabani, Shaip Haziri, Sejdi Rama, Naim Hyseni, Beqir Beqiri e dhjetėra tė
tjerė. Asnjėherė, askush, pėr asnjė ēast, nuk ka ngritur dyshimin se rrjedhja
e informacionit ka ndodhur nga linja e Llapit. Edhe unė, nėse e bėj kėtė,
qoftė edhe nė linjėn e plotė mohuese, kjo ndodh vetėm pėr shkak tė radhitjes
sė gjėrave. Edhe nėse do tė kishte ndodhur ndryshe, pra edhe nėse rrjedhja do
tė kishte qenė nga njė njeri i brendshėm, njė gjė e tillė nuk do tė kishte
ndodhur pėr herė tė parė nė lėvizjet ilegale, politike apo ushtarake. Ka
pasur ngjarje tė rėndėsishme qė janė dekonspiruar nga brenda. Por nė kėtė
rast, dhe kjo i bėn nder linjės sė Llapit, asgjė nuk ka ndodhur prej kėndej.
Ėshtė edhe njė fakt qė e vėrteton kėtė: Mė 31 janar 1997, asnjėri nga shokėt
e linjės sė Llapit nuk e kanė ditur udhėtimin e drejtuesit tė tyre. Pra,
askush, me pėrjashtim tė Hakifit dhe tė Edmondit,
nuk e ka ditur se ata po drejtoheshin pėr nė Vushtrri. Kjo ka qenė e paditur
pėr ta. Siē do e themi edhe nė pjesėn e mėpasme, udhėtimi i
Zahirit, sė bashku me Edmondin dhe Hakifin, ka qenė njė diēka krejt e
papritur, pėr mė tepėr, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri e kishin ditur se do
tė udhėtonin drejt njė objektivi tjetėr. RRJEDHJET NUK
KANĖ NDODHUR NGA BRENDA, KANĖ ARDHUR
NGA JASHTĖ ORGANIZMIT TĖ LUFTĖS Avni
Ajeti kishte folur qė nė mėngjes herėt me Zahirin,
por as ai nuk e ka ditur qėllimin e udhėtimit tė tyre. Nga ana tjetėr, nėse
do tė kishte pasur rrjedhje nė linjėn e Llapit, arrestimet do tė kishin
ndodhur shumė mė herėt, para se tė bėhej shtrirja dhe strukturimi i mėtejshėm
i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe, sidomos, para
se tė bėhej atentati ndaj rektorit Papoviq. Fakti se edhe pas vrasjes sė
Zahirit shumė nga shokėt e tij e vazhduan luftėn, nė po tė njėjtat struktura
dhe me po tė njėjtit njerėz, dėshmon se ndėrsa ishin
vrarė dy nga drejtuesit kryesorė tė tyre, do tė burgoseshin disa tė tjerė,
pėrsėri thelbi kishte mbetur pa u dėmtuar. Ky thelb ēoi nė riorganizimin e
Zonės Operative tė Llapit, duke e bėrė atė njėrėn nga mė tė merituarat gjatė
luftės. Duke pėrjashtuar nga denoncimi tri nga strukturat mė tė lidhura me
luftėn, drejtuesit e Shtabit, brenda e jashtė Kosovės, drejtuesit e strukturave
tė LPK-sė, si dhe shokėt e linjės sė Llapit, kėtė nuk e bėj as nga
nostalgjia, pasi kam qenė drejtues i organizatės nė
vitet e luftės, dhe as nga mungesa e materialeve. Pikėrisht sasia e
materialeve qė janė nė arkivin e organizatės dhe tė Shtabit tė Pėrgjithshėm
mė kanė ēuar drejt mendimit ose, mė saktė, drejt pohimit, se rrjedhjet nuk
kanė ndodhur nga brenda, por kanė ardhur nga jashtė organizmit tė luftės. Se
si ka ndodhur rėnia e Zahirit, Edmondit, Hakifit dhe arrestimi i Naitit, para
disa kohėsh mund tė flitej vetėm me hamendje. Mendoj
se komunikimi me pejxherė e ka dėmtuar shumė luftėn
dhe njerėzit pjesėtarė tė saj, telefonatat edhe ato kanė dėmtuar. Pastaj,
daljet nė disa atentate pa maska kanė ndikuar nė dekonspirimin, edhe tė
Zahirit, edhe tė shokėve tė tij. Jo rrallė, punėt e luftės janė bėrė ēėshtje
e njė bisede tė lirė, ku, si pa tė keq, janė pėrmendur emra tė pėrveēėm, dhe
nė Zonėn e Llapit, pa dyshim, emri i Zahirit ka qenė
mė i njohuri. Tė bėsh atentat nė qendėr tė qytetit, mes njė lokali, pa maskė,
je vėrtet njė guerilas trim, do tė thosha, tepėr i vendosur, mirėpo gjithēka
ndodh nė njė vend publik, ku janė tė njohur e tė panjohur, ku mund tė tė
shohin dhjetė vetė qė nuk flasin, por edhe vetėm njė qė flet. Mirėpo, asnjėra
prej kėtyre, ose tė gjitha sė bashku, nuk kanė ēuar drejt dekonspirimit tė
madh. Tė gjitha sė bashku ose secila veē e veē, kanė qenė pjesė qė kanė
dėmtuar ose jo nė momente tė veēanta, por nuk kanė qenė pjesa kryesore e
dekonspirimit. Gjurmimi dhe ndjekja e njerėzve tė luftės ka ardhur nga dy
palė njerėz: e natyrshme- nga pushtuesit, dhe e panatyrshme- nga ata qė
politikisht dhe jo vetėm politikisht, nuk ishin njerėz tė luftės. Mes kėtyre
dy palėve, tė interesuara pėr ndjekjen, pėrgjimin, zbulimin dhe vrasjen, mė
tė mundshmit pėr tė shkuar nė afėrsi tė ngjarjeve kanė qenė njerėzit qė
thirreshin nė institucionet, qė ishin mėsuar tė shėrbenin dhe po vazhdonin
ti shėrbenin pushtuesit serb. E, tė gjitha kėto sė
bashku, do tė ēonin drejt 31 Janarit. Deri tani, vetėm Komisioni i ngritur mė
10 maj 1998, ka bėrė, pėr kushtet e kohės, njė analizė tė kėtyre ngjarjeve.
Pėr tė shkuar mė tej nė njė analizė tė tillė, pėr tė thelluar atė, asaj kohe
nuk ishin nė dispozicion tė gjitha informatat. Duheshin pasur tė gjitha, pra
duhej pasur se cila kishte qenė dita e parafundit e Zahirit, ēfarė kishte
bėrė dhe me kė ishte takuar dy ose tri ditė mė parė,
me cilėt njerėz, ēfarė kishte besuar dhe cili kishte qenė qėllimi i tij pėr
ditėt e ardhshme, kujt i besonte ai mė shumė e kujt nuk i besonte edhe aq,
pėrse kishte ndėrruar drejtimi i rrugėtimit tė tij dhe pėrse prita, qė do tė
vriste nė orėn 16 e 22 minuta, ishte ngritur qė njė orė e gjysmė mė parė
Pra, asaj kohe, duheshin ato tė dhėna qė pak a shumė i kemi sot, dhe qė tė
gjitha ndihmojnė tė qartėsohet enigma e vrasjes dhe e gjithė asaj qė ndodhi
atė ditė tė fundit tė janarit tė vitit 1997, e premte. Mirėpo, qė kjo nuk
kishte filluar mė parė, tashmė ėshtė e qartė pėr tė gjithė. Le ti ndėrtojmė
sė bashku ditėt e fundit tė tre dėshmorėve
PSE UDHĖTIMI I
ZAHIRIT, EDMONDIT DHE HAKIFIT ISHTE SHTYRĖ
PĖR PASDITE? Mė 30
janar, nė buzėmbrėmje, Zahiri dhe Edmondi janė takuar edhe njė herė dhe kanė
vendosur pėr udhėtimin e sė nesėrmes. Nė takim ka qenė edhe Avni Ajeti. Ėshtė
rėnė dakord qė udhėtimi do tė bėhej vetėm me
Hakifin, pasi rrugėtimi nuk ishte mė i sigurt. Edmondi la mė pas fjalėn tek e
motra se tė nesėrmen, mė 31 janar, do tė shkonte nė Vushtrri. Bėnte humor me tė duke i thėnė a po vjen edhe ti me mua?, sikur ky
tė ishte njė udhėtim i zakonshėm. Takimi i tyre ėshtė lėnė pėr nė mesditė,
por mė pas ėshtė shtyrė pėr nė fillimin e pasdites. Janari i vitit 1997 ishte
njė muaj i rėndė, ndoshta mė i rėndi nga tė gjithė janarėt qė kishin shkuar.
Mbi peizazhin e ngrirė vareshin hejet e akullit tė njė dimri qė sapo kishte
filluar, dhe tė cilit nuk i dihej nėse do tė kishte pas pranverė tė shkrirjes
sė akujve. Erėrat frynin si tė marra dhe rrugėt e qeta, tė pushtuara tė
Prishtinės, dukeshin edhe mė tė boshta. Megjithatė, tė gjitha kėto ishin
thuajse tė zakonshme, sikur nė mesin e muajit janar, nė njė ditė krejt
ndryshe, tė mos ishte bėrė atentati ndaj rektorit tė dhunshėm tė
Universitetit tė Prishtinės, Papoviq. Qe aksioni i parė i njėsiteve guerile
tė Prishtinės, i ideuar nga Shtabi Qendror -
Operativ i UĒK-sė, i cili dėshmonte krahas tė tjerave edhe veēantinė e
organizimit, me shpėrthimin nė distancė. Pėr disa ditė me
radhė ishte ndjekur rruga e zakonshme e rektorit tė dhunshėm, rrugėtimi i tij
nga shtėpia drejt vendpunimit, ndalesat qė bėnte, mundėsia e qėndrimit nė njė
vend ose nė njė tjetėr, parkimi qė bėnte zakonisht, vendqėndrimi i tij nė
makinė, pas, majtas apo djathtas, ishin shikuar mundėsitė se nga mund tė
devijonte rrugėtimin, oraret e lėvizjes, tė kthimit dhe pasdite etj. Pėr tė
gjitha kėto ishin organizuar njė grup i posaēėm i njerėzve tė besuar, mes tė
cilėve do tė spikaste roli i Hakif Zejnullahut, Ilir Konushevcit, Edmond
Hoxhės dhe pjesėtarėve tė tij tė Linjės sė Llapit. Pikėrisht nė ditėt kur
po organizohej aksioni kundėr rektorit tė dhunshėm serb, Edmond Hoxha ka bėrė
njė bisedė telefonike me Safete Hadėrgjonajn. Nė
bisedė e sipėr, mė kot u pėrpoqa ta dija pėrse ishte merakosur, nuk mė tha
asnjė fjalė lidhur me kėtė. Pastaj e pyeta: Ėshtė
kohė pushimesh, pse nuk vjen nė shtėpi, por rri kot atje nė Prishtinė?. Ta
dish se nuk po rri kot. Shpejt do ta marrėsh vesh, mė ėshtė pėrgjigjur me njė zė qė ende mė tingėllon nė vesh. Kjo ishte biseda
ime e fundit me Edin, thotė Hadėrgjonaj. Ashtu siē ishte menduar se mund tė
ndodhte, menjėherė pas aksionit filluan arrestimet masive, mė masivet e
viteve tė fundit dhe njėkohėsisht mė tė organizuarat. Pas dėshtimit tė
shėrbimit tė fshehtė serb (UDB-sė) pėr arrestimin e Grupit tė Drenicės, nuk
mund tu lejohej njė dėshtim tjetėr, prandaj gjithēka si duket ėshtė
pėrgatitur me rreptėsinė mė tė madhe dhe duke
paraparė goditjet mė tė ashpra. Nė fare pak ditė u bėnė 107 arrestime, mes tė
cilave do tė ishte edhe ajo e studentit tė inxhinierisė Besnik Restelica,
pjesėtar i grupit tė Llapit dhe i lidhur me Zahir
Pajazitin. Gjithēka u bė dyfish e dhunshme. Trokitje tė pasmesnatshme, tė
akullta, tė egra, gjuhė e huaj nėpėr tokėn e lashtė, krisma tė vetmuara,
arrestime nė mesin e rrugės, kidnapime, njerėz qė nuk dihej se ku kishin
pėrfunduar, mbi tė gjitha pikėpyetje rreth njė njeriu tė njohur, Nait
Hasanit. Qė natė-ditėn e parė tė arrestimeve kishin filluar torturimet e
jashtėzakonshme, gjithēka bėhej me shpejtėsi pėr tė
pasur njė goditje tė jashtėzakonshme, pėr ti dhėnė fund njė ėndrre dhe njė
shprese, qė kishte emrin UĒK. PSE ISHIN
NDĖRPRERĖ LIDHJET E ZAHIR PAJAZITIT ME SHTABIN
QENDROR? Kėto
ditė tė valės goditėse, Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhėn dhe Hakif Zejnullahun
i gjejnė nė Kosovė. Zahiri dhe Edmondi nė Prishtinė, ndėrsa Hakifi nė
shtėpinė e tij. Zahiri ishte tashmė plotėsisht ilegal, dy tė tjerėt ende nė
fazėn mes legalitetit dhe kalimit nė ilegalitet. Arrestimet u bėnė tė njohura
mė 26 janar 1997, ndėrsa kishin filluar qė mė 22 janar. Katėr ditė kishte
zgjatur heshtja mes arrestimeve tė para dhe publikimit tė tyre. Shumė nga
emrat qarkullonin si tė arrestuar, ata nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr ishin
tė lidhur me strukturat e luftės. Nga mė shumė se
100 arrestime dhe mė shumė se kaq tė pėrndjekur, nė gjyqin policor tė pushtuesit
dilnin mė pas 17 prej tyre. Thuajse tė gjithė kishin pasur dijeni ose kishin
mbėshtetur lėvizjen ēlirimtare. Ndryshe nga herė tė tjera, kėtė radhė goditja
kishte qenė mė e studiuar dhe mė e qartė. Nė mesditėn e datės 27 janar,
Zahiri mendon tė organizojė nė javėn e parė tė shkurtit disa aksione radhazi,
pėr tė tėrhequr vėmendjen e pushtuesit dhe pėr tiu dhėnė zemėr njerėzve qė
mund tė mendonin se pas kėsaj goditjeje tashmė gjithēka mund tė ishte e
humbur. Fillimisht ai mendon pėr ditėn e diel tė 2 shkurtit 1997, por
meqenėse koha ishte fare e shkurtėr dhe nuk dihej ende se deri ku ishte
shtrirė vala e arrestimeve dhe se deri ku mund tė shkonte mė tej, u mendua qė
aksionet tė bėheshin mė 4 shkurt. Pėr kėtė atij i duhej tė bisedonte me shokėt e tij nė Shtabin Qendror Operativ, sidomos me
Rexhep Selimin dhe Nait Hasanin, por lidhjet ishin ndėrprerė, pasi Naiti
tashmė ishte kidnapuar, ndėrsa ai nuk kishte asnjė adresė tė saktė tė Rexhės.
Ajo qė kishte funksionuar deri mė 26 janar, pra koordinimi i veprimeve dhe
lidhjeve nėpėrmjet Naitit, tashmė nuk ishte mė. Por, edhe nėse do tė ishte
ndryshe, Zahir Pajaziti nuk e dinte faktin se Rexhep Selimi, i sėmurė,
ndodhej nė Shqipėri dhe se menjėherė pas lajmit pėr arrestimet qė po
bėheshin, mori rrugėn pėr nė Kosovė. Tė dy, pa e ditur pėr njėri-tjetrin,
kishin pasur mendimin e njėjtė. Rexhepi iu tha shokėve tė tij nė Sektorin e
veēantė tė LPK-sė se kthimi im ėshtė i domosdoshėm, se njerėzit do tė
mendojnė se kam ikur dhe u duhet dhėnė shpresė. Ndėrsa Zahiri mendoi pėr
organizimin e aksioneve. Tė martėn, mė 4 shkurt, kishim planifikuar njė
aksion nė Besianė
, kujton mė pas njeriu i pandarė me
Zahirin, Avni Ajeti. Por le tė vijmė tek tri ditėt e fundit tė tyre,
megjithėse pėr cilindo ėshtė e qartė se ajo qė ndodhi mė 31 janar nuk ka
filluar nė tri ditėt e fundit tė jetės sė tyre. Mė 29 janar 1997, siē kujton
edhe Ilir Kastrati, njeri i afėrt me Zahirin dhe
Edin, ata janė takuar sė bashku. Kjo ka qenė, si duket, dita kur ėshtė
vendosur pėr tė bėrė bashkėrisht aksionet e menduara nga Zahiri dhe qė
pėrfshinte edhe Edin. Ndryshe nga herėt e tjera, kur biseda e Edit me Zahirin zhvillohej pa njė tė tretė mes tyre, kėtė radhė
pėr disa kohė ishte edhe Ilir Kastrati. Pastaj ata pėrsėri kanė biseduar
veēmas. Ka tri mundėsi tė bisedės sė tyre: e para dhe mė e rėndėsishmja-
pjesėmarrja nė aksion; e dyta, nė paraditen e 29 janarit Ilir Konushevci
ishte thirrur nė polici dhe ishte pyetur rreth makinės qė kishte shpėrthyer
nė aksionin kundėr rektorit serb Papoviq. Kjo kishte mundėsinė e zbulimit tė
Ilirit, por edhe tė tjerėve qė kishin bashkėpunuar me
tė, mes tyre edhe tė Edmondit. Dyshohej se makina autobombė kishte qenė e
Ilirit dhe ai kishte lajmėruar, disa ditė para ngjarjes, se ia kishin
vjedhur. Mundėsia e tretė kishte lidhje me rrugėtimin e ardhshėm pėr
sigurimin e mjeteve qė Edmondi kishte sjellė nga kufiri me Shqipėrinė nė
ditėn e parė ose tė dytė tė janarit 1997. Kėto janė tri mundėsitė e bisedės
sė tyre, ose, ēfarė ėshtė krejt e mundur, ėshtė biseduar pėr tė tria, pasi tė
tria janė tė lidhura me njėra- tjetrėn. Mendimi i
Zahirit ka qenė qė pas aksioneve qė do tė organizoheshin mė 4 shkurt, Edmondi
tė kalojė nė pjesėn e lirė tė Drenicės, ku ishte Adem Jashari. Njė mundėsi e
tillė ka qenė edhe mė e madhe, ashtu si ėshtė krejt e mundshme qė asaj nate
ose tė nesėrmen nė mėngjes ata rrugėtuan mė tej pėr nė Drenicė, pėr ti
bashkėrenduar me Adem Jasharin aksionet e 4 shkurtit
1997. KUJT I KISHTE TELEFONUAR ZAHIR PAJAZITI NĖ MĖNGJESIN E 31 JANARIT? Gazeta Nedeljni Telegraf, nė numrin e
saj tė 37, datė 5 shkurt 1997, pra vetėm katėr ditė pas ngjarjes, mbėshtetur
nė tė dhėnat e shėrbimeve informative tė Serbisė (UDB dhe KOS), me tė cilat
ishte e afėrt, pėr herė tė parė ngriti dyshimin se
ky tresh terrorist,
natėn midis 31 janarit dhe 1 shkurtit kishte provuar qė tė hidhej nė Drenicė,
pėrkatėsisht nė territorin e komunės sė Skenderajt, ku fshihet njė numėr i
madh i bashkėmendimtarėve tė tyre. Pėr kėtė hap ata kishin vendosur si duket
pėr faktin se pas arrestimeve tė para nga 26 janari, kishin dyshuar se
policia u kishte rėnė edhe atyre nė gjurmė. Duke marrė parasysh se edhe mė
parė Zahiri kishte pasur mendimin pėr tė dėrguar Edmondin tė stėrvitej nė
Drenicė (deklaratė e Rrustem Mustafės - Remit), por edhe faktin tjetėr, mė
tė rėndėsishėm nė kėtė rast, se gjithė atyre ditėve telefoni i Zahirit ėshtė
pėrgjuar, mundėsia mė e madhe ėshtė nė qėndrimin e tyre tė pėrkohshėm nė
Drenicė, sidomos pas 4 shkurtit. Tė dhėnat e servirura nga shėrbimet sekrete
serbe, pėr gazetėn e mėsipėrme, edhe nė raste tė tjera, sdo mend se kanė
qenė tė mbėshtetura nė tė dhėnat e grumbulluara prej tyre, tė cilat nuk ia
kanė besuar tė gjitha mediave tė tjera nė gjuhėn serbe. Nė takimin e 29
janarit mes Zahirit dhe Ilir Konushevcit dhe shokėve tė tjerė, ai i kishte
paralajmėruar se do tė ndodheshin para aksioneve tė reja. Shprehimisht ai i
kishte thėnė Ilirit se kėto ditė do tė shkojmė bashkė nė njė aksion tė
veēantė. Atė duhet ta kryejmė unė, ti, Shaipi dhe njė shok tjetėr. Nėse nuk
kemi veturė tjetėr, vjen me ne edhe Hakifi. Emrin e Edmondit nuk e ka
pėrmendur, kjo qe e pazakontė pėr Zahirin, pasi ai gjithnjė kishte vepruar me
shokėt e njėsiteve tė tij, tė cilėt pėrgjithėsisht e njihnin njėri-tjetrin.
Meqenėse Edmondi nuk ishte i njohur me tė gjithė, ai siē duket ėshtė mjaftuar
vetėm me thėnien edhe njė shok tjetėr. Edhe mė parė ėshtė pyetur se pėrse
Zahiri e ka quajtur aksionin qė pėrgatitej tė ndėrmerrte si njė detyrė tė
veēantė?, kur pėr mė shumė ai kishte pėrgatitur dhe realizuar shumė aksione
tė tilla. E veēanta e udhėtimit dhe e aksionit tė organizuar qe nė lidhjen e
drejtpėrdrejtė tė Zahirit me Adem Jasharin, lidhje tė cilat mė parė ishin
realizuar nėpėrmjet Naitit ose Rexhep Selimit. Ky do tė ishte takimi i tyre i
parė, megjithėse ata vazhdimisht e kishin mbėshtetur dhe ndihmuar
njėri-tjetrin. Njėri ndėr bashkėluftėtarėt e Zahirit mė tha se e kemi pas
ėndėrr tė takonim njė ditė Adem Jasharin. Ishte mit i madh. Si e kishim pas
ėndėrr dikur tė shihnim Enver Hoxhėn, tash e kishim ėndėrr tė shihnim Ademin.
Por ishte e vėshtirė, shpeshherė kėrkonim, por nuk i lejohej gjithkujt tė
shkonte atje. Edhe Zahiri e donte Ademin mė shumė se gjithēka tjetėr dhe kur
fliste pėr tė, dorėn e djathtė e lėvizte ngadalė, me pėllėmbėn poshtė, si tė
donte tė thoshte se ai burrė ėshtė si toka. Zahiri nuk i kishte qejf llafet e
gjata, por pėr Ademin thoshte fjalėn mė tė mirė. (Qerim Kelmendi). Hakif
Zejnullahu, nė paraditen e 29 janarit kishte qenė po ashtu nė Prishtinė dhe
kishte marrė pjesė nė takimin e organizuar mes Ilirit dhe Zahirit. Si duket
ai kishte pasur dijeni mė parė pėr aksionet qė u organizuan, ndoshta edhe nga
fakti se ishte zėvendėsi i Zahirit. Meraku i tij, i asaj dite, ka qenė nė
moszbulimin nga policia serbe e njerėzve qė kishin marrė pjesė nė aksionin
kundėr rektorit serb Papoviq, por edhe nė kujdesin pėr shokėt e tjerė. Mė 30
janar, nė buzėmbrėmje, Zahiri dhe Edmondi janė takuar edhe njė herė dhe kanė
vendosur pėr udhėtimin e sė nesėrmes. Nė takim ka qenė edhe Avni Ajeti. Ėshtė
rėnė dakord qė udhėtimi do tė bėhej vetėm me Hakifin, pasi rrugėtimi nuk
ishte mė i sigurt. Edmondi la mė pas fjalėn tek e motra se tė nesėrmen, mė 31
janar, do tė shkonte nė Vushtrri. Bėri humor me tė duke i thėnė a po vjen
edhe ti me mua?, sikur ky tė ishte njė udhėtim i zakonshėm. Takimi i tyre
ėshtė lėnė pėr nė mesditė, por mė pas ėshtė shtyrė pėr nė fillimin e
pasdites, pasi Zahirit, nė mėngjesin e 31 janarit, i kishte telefonuar Bislim
Zogaj, pėr tė lėnė takimin e njohur mes tyre, pėr nė orėn 16, nė stacionin e
autobusėve nė Prishtinė. Takimi ka kushtėzuar edhe udhėtimin e vonė. ME KĖND U TAKUA ZAHIR PAJAZITI PARADITEN E 31
JANARIT 1997? Nga
ora 12.00, Zahiri telefonon tek Avni Ajeti. I thotė shkurt, duke pėrdorur
kodin e zakonshėm ilegal, se Sot po nxen dielli nė Prishtinė. Avniu i
pėrgjigjet: Mos po tė djeg ty?. Jo, ia kthen Zahiri, unė sot nisem pėr tek
Plisat. Kėshtu e quanin Vushtrrinė. Kjo ishte telefonata e fundit mes tyre.
Emėrtimin e Vushtrrisė Tek Plisat e dinin vetėm shokėt e Linjės sė Llapit.
Edhe nėse kjo bisedė ėshtė pėrgjuar, dhe duhet tė jetė pėrgjuar, ka qenė e
vėshtirė pėr shėrbimin e fshehtė serb tė zbulonte se pas fjalės Plisat
ėshtė Vushtrria, kur, po tė njėjtėt, nėpėrmjet bisedave, ende nuk e kishin
zbuluar banesėn e Zahirit nė Prishtinė Mė 31 janar, nė mėngjes, kur po
pėrgatitej tė dilte nga banesa e tij, Zahiri vėren se blloku ėshtė i rrethuar
me policė serbė. Kthehet pas, nė banesėn e tij, nė
Tophane. Siē duket rrethimi ka qenė i pėrgatitur pėr tė, por adresa e dhėnė
kishte qenė e gabuar. Nė banesėn ku u bė kontrolli, gjithēka kishte
pėrfunduar shpejt, ēka nuk ishte e zakonshme pėr kontrollet serbe tė 31
janarit 1997. Mjafton tė kujtojmė se po atė ditė, nė mėngjes herėt, ėshtė
arrestuar Besnik Restelica, i cili mė pas u mbyt nė torturat e burgjeve
serbe. Kėrkimi i Zahirit atė mėngjes, nė njė adresė
tė gabuar, jep njė dėshmi tjetėr se zbulimi i tij nuk ėshtė bėrė nga shokėt e
Linjės sė Llapit, tė cilėt e dinin mirė adresėn e tij, por nga tė tjerė, qė
kishin hyrė relativisht vonė nė struktura, ose ėshtė dyshuar nga pėrgjimet e
vazhdueshme telefonike. Mė e mundshme ėshtė e para. Nga ora 12.00, Zahiri
telefon tek Avni Ajeti. I thotė shkurt, duke pėrdorur kodin e zakonshėm
ilegal, se Sot po nxen dielli nė Prishtinė. Avniu i pėrgjigjet: Mos po tė
djeg ty?. Jo, ia kthen Zahiri, unė sot nisem pėr tek Plisat. Kėshtu e
quanin Vushtrrinė. Kjo ishte telefonata e fundit mes tyre. Emėrtimin e
Vushtrrisė Tek Plisat e dinin vetėm shokėt e Linjės sė Llapit. Edhe nėse
kjo bisedė ėshtė pėrgjuar, dhe duhet tė jetė pėrgjuar, ka qenė e vėshtirė pėr
shėrbimin e fshehtė serb tė zbulonte se pas fjalės Plisat ėshtė Vushtrria,
kur, po tė njėjtėt, nėpėrmjet bisedave, ende nuk e kishin zbuluar banesėn e
Zahirit nė Prishtinė. Nė paraditen e 31 janarit, kur ishte vendosur tashmė
udhėtimi i Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, ndodh edhe
takimi i tij i fundit me shokėt. Kjo ndodhi nė njė ēajtore, afėr derės sė
tregut tė qytetit. Ishin Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Shaip Haziri dhe
Beqir Beqiri. Pak mė vonė shkon edhe Isak Shabani. Ndėrkohė Zahiri i kishte
telefonuar Hakif Zejnullahut nė Gurash, duke i lėnė porosinė qė rreth orės
12.00 tė ishte nė Prishtinė. Takimi do tė bėhej nė vendin e caktuar. Vendi
ishte caktuar nė paraditen e 29 janarit, por ėshtė krejt e mundshme qė
Hakifi, deri nė atė telefonatė, tė mos e kishte ditur rrugėtimin qė do tė
kishin pėrpara, pasi ai nuk kishte qenė nė takimin mes Edmondit dhe Zahirit
mė 29 janar. Nė familjen e tij, atė mėngjes, Hakifi u kishte thėnė se po
shkonte nė Prishtinė pėr tė blerė disa pjesė rezervė pėr kamionin e tij.
Bile, kur ėshtė nisur, na ka lėnė porosinė qė unė dhe vėllai ynė mė i ri tė
shkojmė sonte nė Prishtinė, te motra, pėr tė bėrė
iftar, ngase atje do tė takoheshim sė bashku (Bajram Zejnullahu - vėllai i
Hakifit). Ndėrsa Zahiri, i cili ishte ilegal qė nga fillimi i majit tė vitit
1996, nė shtėpinė e tij pėr herė tė fundit kishte qenė mė 26 janar, ditėn e
diel. Mė 31 janar, pėr herė tė parė, dhe jo sipas normalitetit tė tij, Zahiri
filloi tė flasė nė njė grup mė tė gjerė se zakonisht dhe ėshtė kjo dita kur i informon shokėt se njė shok i yni me rėndėsi ėshtė
arrestuar. Nė tė njėjtėn ditė ai porosit Ilir Konushevcin se pėr disa ditė
duhet tė largohesh nga Prishtina. Iliri dhe Shaip Haziri ndodheshin nė
takimin e sipėrm, edhe ngase Zahiri mė 29 janar u kishte thėnė se do tė
shkonin sė bashku nė njė detyrė tė veēantė. Qartėsisht ėshtė e ditur tashmė
se udhėtimi i Zahirit, Edmondit dhe Hakifit nuk ka
qenė diēka e rastėsishme. Gjithēka ka qenė e pėrgatitur qė mė parė, ndoshta
edhe mė herėt se mė 29 janar tė vitit 1997, por sidoqoftė, nė dy ditėt e
fundit ėshtė vendosur pėr shumėēka. Do tė kishte njė rrugėtim tė pėrbashkėt,
i cili do tė merrte pas vetes edhe pyetjen: nga cila orė e ditės sė premte,
31 janar 1997, ka filluar ndjekja e Zahir Pajazitit dhe e shokėve tė tij? Sepse, atė ditė gjithēka e ka njė fillim, i cili ēoi drejt
orės 16 e 22 minuta, kur toka pėrskuqet. CILAT ISHIN DY
ETAPAT E UDHĖTIMIT TĖ ZAHIRIT,
EDMONDIT DHE HAKIFIT?
Nė mėngjesin e asaj dite, ndoshta si edhe shumė ditė tė tjera, Zahir
Pajaziti ėshtė kėrkuar, por nuk ėshtė gjetur. Policia sekrete serbe ka pasur
tė dhėnat rreth tij dhe aktivitetit tė lėvizjes ēlirimtare deri nė atė pikė
sa ka pasur njohuri denoncuesi i mundshėm, i cili nuk ka qenė i linjės sė
ngushtė rreth Zahirit. Duke u nisur nga tė dhėnat e sakta, por jo tė plota,
policia serbe ka kėrkuar vendqėndrimin e tij, ka synuar tė krijojė nėpėrmjet
gjurmimit tė tij tablonė e plotė tė njerėzve qė e mbėshtetnin atė dhe ishin, si
tė thuash, mundėsia e tij pėr shumėfishimin e vetvetes, dhe nėpėrmjet kėsaj
linje ka menduar se do tė bėnte tė mundur goditjen e pėrnjėhershme tė tė
gjithė Linjės sė Llapit. Nga pėrgjimi i bisedave telefonike shėrbimi sekret
serb (UDB) ka mėsuar fare pak, ka mėsuar pėr lėvizjet vetjake dhe takimet e
tij tė mundshme, por jo pėr rrjetin ose pėr shkallėn e shtrirjes sė
aktivitetit tė tij. Nė asnjė rast nuk ka qenė e mundur qė nėpėrmjet bisedave
telefonike tė Zahirit tė jetė kaluar nė zbulime mė tė gjėra. Mundėsia mė e
madhe e fillesės sė gjurmimit dhe tė ndjekjes sė Zahirit ka qenė pak pas
mesditės sė 31 janarit 1997, pasi ai ishte ndarė nga
shokėt e tij. Nė kėtė kohė ėshtė ditur edhe fillesa e udhėtimit tė tij dhe
ndoshta edhe caku i pėrfundimit, pėrkatėsisht dy etapat: tėrheqja e armėve
nga pika e takimit, qė e dinte Edmondi, dhe, etapa tjetėr, kalimi nė zonėn e
lirė tė Drenicės. Ndoshta edhe pėr kėtė fakt prita ėshtė zėnė nė njė vend tė
boshtė, e pėrgatitur me kujdes dhe e saktėsuar, tė
paktėn dy orė para ngjarjes. Fakti qė pas orės 15 banorėt e fshatit afėr
vendngjarjes kanė pasur ndoshta secili nga njė njeri tė armatosur tek pragu i shtėpisė dhe nuk ėshtė lejuar lėvizja e tyre, dėshmon se
njohuria e shėrbimit tė fshehtė serb ka qenė tė paktėn dy orė mė pėrpara. Qė
nga ora 15 dhe deri disa orė pas pėrfundimit tė luftimeve, banorėt e asaj
zone kanė qenė nė njė gjendje moslėvizshmėrie tė detyrueshme. Vetėm nė
mėngjesin e sė shtunės, kur ata kanė filluar lėvizjen drejt vendngjarjes,
kanė arritur tė shohin gjurmėt e gjakut, qė ende kishin mbetur mbi asfalt,
mbi fillesat e borės dhe nė dheun e fushės. Pėrmenda jo rastėsisht tri
vendpamje tė pėrgjakura, sepse tė tre kanė rėnė nė kahe tė ndryshme. Por le
tė kthehemi edhe njė herė tek ora 15 e 30 minuta e ditės sė
31 janarit. Ėshtė momenti kur fillon udhėtimin edhe Edmond Hoxha. Ky
ėshtė momenti kur ai ka dalė nė rrugė, pėr tė mos u kthyer mė si njeri i zakonshėm. Takimi ishte lėnė qė mė parė, nė afėrsi tė
banesės sė tij, dhe nė makinė ishin vetėm Zahiri dhe Hakifi. Nė kėtė kohė ata
kanė pasur pas vetes tė ashtuquajturėn ndjekje japoneze, pra vėnien nėn
pėrgjim dhe ndjekje nga shėrbimi i fshehtė serb. Asnjėri prej tyre nuk ka
mundur ta dinte se ky do tė ishte udhėtimi i tyre i fundit. Pėr tė qenė tė
saktė, ata e kishin menduar se do tė mund tė vinte njė ditė ose njė ēast i
fundmė, por gjithsesi kishte qenė diēka e largėt, diēka qė nuk duhet menduar
dhe nuk kishte pėrse tė mendohej. Pėr ta, vdekja, sa kishte qenė e afėrt,
diēka e zakonshme, po aq kishte qenė edhe e largėt, e pazakontė, qė mund tė
priste derisa ata tė shkonin deri nė fund tė qėllimit tė tyre. Jo rastėsisht,
Edmondi do tiu thoshte motrave tė tij se pa e bėrė veten tė humbur, nuk
mund tė vijė ditė lirie pėr Kosovėn. Pra, gjithnjė kishin menduar se kishin
para tyre njė rrugė tė gjatė dhe se vdekja mund tė priste. Tani ajo pjesė e
jetės qė shtrihej para tyre ishte tepėr e shkurtėr, mjerisht shumė e
shkurtėr, e ndonėse ishte e tillė, ajo kishte para vetes njė gjė tejet tė
veēantė dhe kjo do tė lidhej me tė ardhmen. Do tė
ishte njėri nga rastet e rralla, kur vdekja do tė koritej. Megjithatė, nuk e
kishin menduar se nė ditėn e fundit tė muajit janar tė vitit 1977, nė pragun
e thyerjes sė pikut tė dimrit dhe njėkohėsisht nė pragun e thyerjes sė
ditėnatės, pati njė muzg tė dyfishtė: tė natės qė po binte mbi tė gjitha
konturet e qytetit kodrinor, fushat dhe rrafshinat pėrreth e deri atje tej,
ku kufiri i ultėsirės bashkohej me fillimin e
vargmaleve dhe tė jetės sė tyre qė sapo kishte nisur. Mė i vjetri prej tyre,
Hakif Zejnullahu, ende nuk i kishte mbushur 35 vite, pasi kishte lindur mė 22
qershor tė vitit 1962, dhe ishte i vetmi nga tre udhėtarėt qė ishte i
martuar. Zahiri ishte po ashtu ende pa i mbushur 35 vite tė jetės sė tij,
ndėrsa mė i riu, ai qė po rrinte nė ulėset e pasme tė veturės, Edmond Hoxha,
sapo i kishte mbushur 21 vite, pasi kishte lindur mė 10 tetor 1975. Policia e
fshehtė serbe e dinte mirėfilli, pėr dy nga luftėtarėt, se cilėt po ndiqte.
Ndoshta ajo ka qenė nė dijeni se lėvizja e tyre do tė ishte edhe mė e madhe,
ndoshta me dy makina, pasi edhe prita e pėrgatitur pėr ta kishte qenė mė
shumė se e zakonshme. Por,
le tė kthehemi tek dita e nisjes sė tyre tė fundit.
Prishtinė, 31 janar 1997. Njė
gri i errėt, ēuditėrisht pas njė dite tė veēantė me
diell, po ulej mbi gjithēka qė kishte rrethuar kėtė peizazh, gjithsesi tė
thyer. Kishte disa ditė qė grija e errėt e fundjanarit kishte rėnė mbi ēatitė
e ndėrtesave, si njė muzg i gjithėdijshėm. Erėrat frynin dhe nuk kishin tė
ndalur, rrugėt kryesore kishin mbetur bosh. Pėrballė Grandit dhe deri nė
vendin ku ishte kryer atentati i dy javėve mė parė, kishte njė boshllėk tė
ēuditshėm. Vetėm herė pas here, sė bashku me klithjen dhe krrokatjen e
korbave, ngrihej edhe zėri i ēartur i nacional-fashistėve
serbė: na vranė, bre, na vranė. Mijėra e mijėra shqiptarė tė vrarė, nė pesė
dekadat e fundit, nuk kishin asnjė lloj ndjesie tek serbėt. Pėrgjunjur mbi
veten, krejtėsisht tė deliruar, si nė njė makth tė vazhdueshėm, ata kishin
pritur rikthimin e kohės sė rankoviqizmit, dhe, kur kjo kishte ardhur, ishin
ndjerė tė qetė, tė sigurt dhe tė bindur se dalėngadalė shqiptarėt, mes dy
rrugėve, vdekjes ose dėbimit, do tė shtyheshin drejt Bjeshkėve tė Nemuna. ĒFARĖ THOSHTE SHĖRBIMI INFORMATIV SERB PĖR ATENTATIN NDAJ REKTORIT TĖ DHUNSHĖM TĖ UNIVERSITETIT TĖ PRISHTINĖS? Shėrbimi Informativ Serb, lidhur me
atentatin ndaj rektorit Radivoje Papoviq, nėnvizonte se
megjithatė, kėtė
dyshohet se e ka kryer sektori mė i fortė i UĒK-sė, e ai ėshtė ai i Prishtinės,
i cili si pėr mbrojtje shėrbehet me rrjetin e fortė tė bazave, por edhe me
vendbanimet e dendura tė disa pjesėve tė Prishtinės, tė cilat janė mė parė
labirinte dhe fortesa, nė tė cilat ndoshta mund tė hyhet, por assesi edhe tė
dilet kėto lagje janė tė paarritshme, posaēėrisht pėr organet e ndjekjes.
Tre djemtė qė po ndiqeshin kishin pasur njė motiv thelbėsor nė jetėn e tyre:
mos-zbrazjen e Kosovės, mos-humbjen e shpirtit tė saj, mostretjen e jetės dhe
mosdėbimin. Tė gjitha kėto, sė bashku, mund tė pėrmblidheshin vetėm tek njė
fjalėzim i shkurtėr, pavarėsia e Kosovės. Ata qė i ndiqnin kishin tė
kundėrtėn, vrasjen, dėbimin, lėēitjen. Nė mes tyre qėndronin vetėm dhjetėra
metra ndjekje dhe po ashtu disa metra parandjekje. Djemtė qė shkonin drejt asaj
qė kishin dėshiruar, ndjekėsit qė donin tė kryenin vrasjen rituale tė
shqiptarėve. E gjithė tragjedia qė kishte ndodhur nė shekuj e qė do tė
ndodhte edhe mė pas, duke pasur njė fund nė qershorin e vitit 1999, ishte e
pėrmbledhur nė kėtė ndjekje: vrasėsit qė donin tė bėnin vrasjen e tyre,
djemtė qė donin tė bėnin Kosovėn. Tė gjitha tė tjerat i kanė shėrbyer kėtij
qėllimi. Askush nuk e di me siguri se kur e vunė re pėr herė tė parė se po
ndiqeshin. Zahir Pajaziti nuk e dinte, po ashtu, se njeriu me tė cilin ishte
takuar nė orėn 16, tani ishte i arrestuar e mė pas do tė dėrgohej nė burgun
ferr tė Dubravės, pėr ti mbijetuar vdekjes. Nuk e dinte se ndjekja kishte
filluar qė mė parė dhe se ajo qė kishte filluar tė vėrente, ishte tashmė nė
tė gjitha pėrmasat e saj. ĒFARĖ SHKRUANTE NEDELJNI TELEGRAF MĖ 5 SHKURT
1997? Pasi
qė pjesėtarėt e shėrbimit tė sigurimit i kishin rėnė tashmė nė gjurmė Zahir
Pajazitit, pėr tė cilin dyshohej se kishte marrė pjesė nė realizimin e shumė
aksioneve terroriste, atė ditė, pasi qė ky i fundit ishte takuar me Hakif
Zejnullahun dhe Edmond Hoxhėn, nė Prishtinė, tė treve u ishte vėnė prapa e
ashtuquajtura ndjekje japoneze, ndėrsa nė hyrje tė Vushtrrisė dhe nė disa
vende tė tjera u ishin vėnė pritat. Qėllimi ishte qė tė kapeshin nė vepėr,
pėrkatėsisht tė arrestoheshin pasi qė tė arrinin nė cak. Mirėpo, meqė ishte
fjala pėr ilegalė me pėrvojė, ata, sipas tė gjitha gjasave, kishin vėnė re se
po pėrcilleshin nga policia, prandaj te fshati Pestovė kishin provuar tu
shmangeshin duke anashkaluar makinėn e parė tė ndjekjes japoneze dhe duke
hapur zjarr nga automatikėt dhe pistoletat. Rruga para tyre ishte e zėnė,
shtigjet ishin tė mbyllura, nė tė gjitha anėt kishte filluar tė shtrihej
prita e zezė. Asgjė nga kėto nuk kishin mundur se si ta dinin. Rastėsisht, njeriu
tjetėr qė kishte pasur tė udhėtonte me ta, nė kohėn
kur po hipte nė makinė dhe po hapte derėn e pasme tė saj, kishte marrė urdhėr
tė qėndronte nė Prishtinė. Ilir Konushevci - Mėrgimi, qė e kishte menduar
rrugėtimin me Zahirin dhe Hakifin e njė shok tjetėr,
pėr tė cilin kishte menduar se ndoshta mund tė ishte Edmond Hoxha, nuk kishte
pyetur mė shumė. Ai ishte pėrgjithėsisht njeri i
heshtur. Mbylli derėn e makinės, uroi rrugė tė mbarė dhe qėndroi me shokėt qė
prisnin, pa e ditur se nuk do tė shiheshin mė. Ndryshimi i rrugėtimit e hoqi
nga prita e asaj dite Ilir Konushevcin, por e gjithė kjo do tė thoshte pėr
tė, vetėm 15 muaj e disa ditė mė shumė jetė, pasi, pesėmbėdhjetė muaj e
dhjetė ditė mė pas, mė 10 maj tė vitit 1998, ai ra nė njė tjetėr pritė, kėtė
radhė nė njė tjetėr vend, disi larg Prishtinės, por qė kishte qenė vendi i ėndrrave tė tij, nė Shqipėri. Edhe ai
ishte atėherė drejtuesi kryesor i Zonės Operative tė Llapit. Fillimisht Zahir
Pajaziti kishte vėrejtur se, qė nga dalja e Prishtinės, pas tij ishin
vazhdimisht dy makina dhe i dukej se, kur kishte kthyer kokėn pas, kishte
vėrejtur se njėri prej atyre qė rrinte para kishte mbėshtetur mes gjunjėve
njė armė. Kjo nuk kishte qenė e zakonshme. Kishin provuar tu shmangeshin, por
ēuditėrisht edhe makina qė ishte para tyre, as nuk hapte rrugė dhe as nuk e
shtonte shpejtėsinė. Ai ishte bėrė mė i vėmendshėm.
Nuk do tė ishte e rastėsishme qė makina e tyre ishte mbyllur mes tri makinave
tė tjera dhe se po lėviznin njėtrajtshėm drejt njė ndalese policore e cila
kishte filluar tė dukej. Mendoi se do tė kishte qenė mė e arsyeshme, nėse
rrėmbimthi, ashtu duke u shmangur, tė kalonin makinėn qė kishin para tyre dhe
tė mund tė ecnin mė tej. Ajo nuk bėnte rrugė dhe ai pėrsėri dalloi tyta armėsh.
Katėr njerėz tė rinj, tė shpėrfytyruar, qėndronin para tyre dhe atij se pse
iu duk se mund tė ishin nga forcat speciale tė policisė. Nuk do tė kishte
qenė i gabuar. Ishte pra 31 janar 1997. Kishte kaluar ora 16
e 15 minuta dhe ata e kishin vėnė re se po ndiqeshin. Pak minuta mė
pas vunė re se edhe rrugėt para tyre ishin tė bllokuara. Ishte krijuar njė
rrethatore, nga e cila ishte tejet e vėshtirė tė dilje. Njėra nga makinat e
policisė kishte bllokuar tė gjithė rrugėn pėrpara, ndėrsa nga makinat e tjera,
nė vend tė kokave tė njerėzve, dukeshin vetėm grykat e zeza tė armėve. Ajo qė
nuk kishin arritur tė vėrenin ishte se disa agjentė ishin fshehur nė dy
krahėt e rrugėve dhe mė pas pikėrisht nga kėndej do tė vinin disa nga plumbat
goditės. Fillimi i natės sė hershme e bėnte edhe mė ireale gjithēka, hijet e
zeza kishin filluar tė rriteshin, njė fillesė fushe qė shtrihej para tyre
ishte po ashtu e mbuluar nga vėzhgimi i pushkės dhe ata kishin para tyre dy
rrugė. Njėra prej tyre: tė ndaleshin. Tė qėndronin disa minuta nė pritje,
deri sa tė vinte dikush nga ushtarakėt pėrballė, tė dilnin ngadalė prej
makinės sė tyre tė vjetėr, natyrisht me duart lart,
ndėrkohė do tė kishin dorėzuar armėt dhe do tė prisnin tė heshtur. Hapat e
ushtarakėve, qė do tė afroheshin, do tė tingėllonin tė ēuditshėm, si prangat
e hekurta kur ecnin, sepse ata ishin njerėz-pranga, Gjithēka qė kishin bėrė
deri atėherė ndjenin se si do tė shkėrmoqej dhe ditėt qė do tė vinin do tė
ishin tė pakuptimta, si netėt e errėta tė fundit tė janarit. Kjo ishte njėra
rrugė. Dhe ashtu si nuk kishte ndodhur pėr herė tė parė, ashtu dhe nuk do tė
ishte e bėrė edhe pėr herė tė fundit. Ishte njė rast i njohur, sa bota.
Kishin edhe rrugėn tjetėr: tė mos jepeshin, tė thyenin natėn pas shkėndijimit
tė pushkės dhe tė kishin njė mbyllje, krejtėsisht tė denjė pėr jetėn e
deriatėhershme. Kjo do tė thoshte luftė dhe lufta do tė kishte tė rėnėt e
saj. Ata ishin nisur kėsaj rruge, nuk e kishin pasur ndėrmend tė ndaleshin
dhe nėse deri atėherė gjithēka kishte qenė e dalė nga shpirti dhe mendimi
vizionar, tani kishte ardhur koha qė tė viheshin nė provė nė momentin e tyre
tė mbramė. Kjo e dyta, rruga e qėndresės, ishte tejet e vėshtirė, ishte njėra
nga rrugėt qė po ashtu nuk ishte e re, por qė vazhdonte tė ishte e rrallė.
Duhej mė shumė se guximi i zakonshėm, duhej shikuar
pėrtej vetvetes dhe pėrtej sė sotmes. Ata i kishin tė dyja kėto: kishin kohė
qė ishin pėrtej vetes, dhe po ashtu kishin kohė qė qėndronin pėrtej sė
sotmes. Vendosėn tė luftonin. Helikopteri qė sillej mbi ta kishte, po ashtu,
diēka tė pėrbashkėt me krrokatjen e korbave. ĒFARĖ DEKLAROI
MINISTRIA E PUNĖVE TĖ BRENDSHME SERBE MENJĖHERĖ PAS VRASJES SĖ ZAHIRIT,
EDMONDIT DHE HAKIFIT? Si
kishte ardhur deri tek rrethimi i tyre? Njė enigmė, tė cilėn, ndoshta, deri nė
njė farė shkalle, mund ta thyente edhe dėshmia e njėrit nga pjesėmarrėsit nė
rrethimin dhe nė vrasjen e tre heronjve, dėshmi e cila ėshtė dhėnė mė 3
shkurt 1997, pra as tri ditė pas ngjarjes dhe qė natyrisht kishte qenė shumė
e freskėt dhe autentike. Nedeljni Telegraf, nė numrin e saj tė datės 5
shkurt 1997, mes tė tjerave shkruante, gjithnjė sipas rrėfimit tė punonjėsit
tė shėrbimit tė fshehtė serb, se ekskluzivisht, nga njėri prej pjesėmarrėsve
nė pėrcjelljen dhe arrestimin e kėtij treshi terrorist, zbulon edhe detajet e
kėtij aksioni dramatik. Pasi qė pjesėtarėt e shėrbimit tė sigurimit i kishin
rėnė tashmė nė gjurmė Zahir Pajazitit, pėr tė cilin dyshohej se kishte marrė
pjesė nė realizimin e shumė aksioneve terroriste, atė ditė, pasi qė ky i fundit
ishte takuar me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhėn,
nė Prishtinė, tė treve u ishte vėnė prapa e ashtuquajtura ndjekje japoneze,
ndėrsa nė hyrje tė Vushtrrisė dhe nė disa vende tė tjera u ishin vėnė pritat.
Qėllimi ishte qė tė kapeshin nė vepėr, pėrkatėsisht tė arrestoheshin pasi qė
tė arrinin nė cak. Mirėpo, meqė ishte fjala pėr ilegalė me pėrvojė,
ata, sipas tė gjitha gjasave, kishin vėnė re se po pėrcilleshin nga policia,
prandaj te fshati Pestovė kishin provuar tu shmangeshin duke anashkaluar
makinėn e parė tė ndjekjes japoneze dhe duke hapur zjarr nga automatikėt
dhe pistoletat. Mirėpo, nė kėtė ēast ishin pėrgjigjur
forcat speciale nga makina e dytė dhe e tretė, dhe rezultati dihet
.
Nedeljni Telegraf shtonte mė pas se Ministria e Punėve tė Brendshme,
menjėherė pas vrasjes, deklaroi se Zahir Pajaziti ishte njėri nga
udhėheqėsit e tė ashtuquajturės Ushtri Ēlirimtare e Kosovės, gjersa pėr
dy tė tjerėt nuk jep kualifikime. Pasi tė tre lėviznin me
dokumente tė rreme, identifikimin e tė tretit e deklaruan burime tė afėrta me
qendrėn informative shqiptare nė Prishtinė, gjė tė cilėn e vėrtetuan edhe
familjarėt e Edmond Hoxhės
. KUSH ISHTE
QENDRA INFORMATIVE SHQIPTARE, E CILA KISHTE LIDHJE
ME MINISTRINĖ E BRENDSHME SERBE? Para
se tė ecim mė tej, ndoshta do tė ishte e vlefshme tė ndalemi nė dy momente.
Sė pari, gazeta e lartpėrmendur pėr herė tė parė bėn dėshminė se Ministria e
Punėve tė Brendshme e Serbisė, tė dhėnėn e parė pėr identifikimin e tė
tretit, pra pėr Edmond Hoxhėn, e ka marrė nga Qendra Informative Shqiptare
(e theksoj- shqiptare) nė Prishtinė. Nuk duhet harruar se ėshtė njė kohė
entuziaste pėr forcat policore serbe, tė cilat, dashje pa dashje, kanė
lėshuar edhe informata tė tilla, tė cilat lidhen me
Qendrėn Informative Shqiptare nė Prishtinė. Kush ishte kjo Qendėr Informative
Shqiptare, e cila kishte lidhje me Ministrinė e
Brendshme serbe dhe qė i jepte tė dhėna, dhe kėto tė dhėna nuk ia jepte pėr
ēkamos, por pėr atė qė kishte lidhje me ēėshtje tė rėndėsishme, si vrasja e ushtarėve
tė UĒK-sė. Kush qėndronte pas kėsaj Qendre Informative Shqiptare, e cila,
sigurisht, nuk ka qenė qendėr informative lajmesh, si pėr shembull QIK, e
cila, me gjithė gjynahet e saj tė mėdha, nė kėtė
rast, tė paktėn nė kėtė rast, nuk ka lidhje me Qendrėn Informative Shqiptare
nė Prishtinė? Gjurmėt e hershme e tė mėpasshme tė ēojnė tek Shėrbimi
Informativ (sekret) i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qė ishte ngritur mbi
bazėn e lidhjeve tė mėhershme udbashe dhe kosiste. Lajmi dhe informimi ka
dalė pikėrisht nga kjo Qendėr, pasi jo pak nga anėtarėt pėrbėrės drejtues tė
saj, kishin qenė mė parė dhe vazhdonin tė ishin nė lidhje strukturore me
UDB-nė, KOS-in dhe shėrbime tė tjera tė inteligjencės serbe. Nga kėtu ėshtė
bėrė edhe informimi se i vrari i tretė nuk ėshtė askush tjetėr, veēse
studenti militant Edmond Hoxha. Tė dhėnat e dėrguara nga ky shėrbim shqiptar
informativ kanė dėshmuar se edhe Edmond Hoxha ishte pjesėtar aktiv i UĒK-sė dhe jo njė udhėtar i zakonshėm, gjė qė ka bėrė qė
edhe mė pas, nė tė gjitha versionet zyrtare tė saj, MPB e Serbisė ti
cilėsojė ata si tresh terroristė. Fakti i dytė qė harron burimi policor
informativ i gazetės Nedeljni Telegraf, ėshtė se megjithėse po lėviznin me dokumente tė rreme, identiteti i Hakif Zejnullahut ėshtė
bėrė i qartė qė nė deklarimin e parė zyrtar tė Shėrbimit Informativ tė
Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė, dhe jo vetėm emri e mbiemri,
por edhe ditėlindja e vendlindja e saktė, ēka nuk mund tė jetė nė dokumentet
e rreme. Nė gjėrat e rreme janė gjėra tė rreme dhe jo ditėlindja e saktė,
emri i tė atit etj. Nėse dikush mund tė thotė se nė kėtė rast janė nisur nga
identifikimi i makinės, sepse ajo ka qenė pronė e familjes Zejnullahu, duhet
tė dihet se ajo ka qenė e regjistruar nė emėr tė tė zotit tė shtėpisė,
njeriut tė mirė Sabit Zejnullahu. Ishin disa djem qė mund tė udhėtonin me atė veturė, dhe ėshtė, nė pamjen e parė, disi e
ēuditshme qė gjendet saktėsisht se ishte pikėrisht Hakifi. Nuk ka gjė tė
ēuditshme kėtu. PĖRSE AGJENTĖT
SERBĖ KISHIN FUTUR NĖ FUNKSION
NDJEKJEN JAPONEZE?
Qėllimi i ndjekjes sė Zahir Pajazitit dhe shokėve tė tij nuk ka qenė
thjesht arrestimi i tyre. Kjo mund tė bėhej fare thjesht e shkurt nė
Prishtinė, nė ēastin kur ai do tė takohej me Bislim
Zogajn. Nė njė vend tė tillė, si stacioni i
autobusėve ose nė njė ēajtore, arrestimi i dikujt, nėpėrmjet agjentėve tė
fshehtė civilė, mund tė ishte i pėrballueshėm, aq mė tepėr pėr njė shėrbim i
cili ishte pushtues. Njė gjė e tillė kishte ndodhur edhe me
arrestimin e Besim Ramės. Njė ditė mė parė, mė 30 janar, policia e fshehtė
serbe arrestoi Asllan Selimin, i cili ishte po ashtu njė nga njerėzit e
organizuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare. Shėrbimi sekret serb e ka ditur
fare mirė se po ndiqte Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun. Nuk e ka ditur
pėr tė tretin, sepse kishte qenė diēka qė e kishte ditur vetėm Zahiri, por
pėr udhėtarin e dytė kishte ditur gjithēka. Ata i kishin pritur vetėm qė tė
arrestoheshin pasi qė tė arrinin nė cak, pra duke e shtrirė shkallėn e
arrestimeve, duke zbuluar bazat e reja tė luftės, nė njėrėn prej tė cilave
ishin nisur pėr tė tėrhequr armėt, dhe nėse kjo nuk kishte ndodhur, ēdo gjė
ėshtė nė nderin e kėtyre tre heronjve tė kombit. Nė shkrimin tim Memorial pėr
tė rėnėt, tė 7 shkurtit 1997, me titullin E pėrse u
korit vdekja, botuar nė Zėri i Kosovės, mes tė tjerave kam shkruar:
Pas
tyre, ashtu si njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisė, ishin nisur edhe
agjentėt serbė, nė tė famshmen ndjekje japoneze. Me shpresėn pėr tė kapur
jo vetėm tre veta, por edhe mė shumė se aq. Ishte njė nisje e dyfishtė. Njėra
drejt pavdekėsisė dhe tjetra drejt turpit dhe disfatės. Askush nuk kuptoi se
pėr ēfarė kanė biseduar pėr herė tė fundit tė tre shokėt ilegalė. Askush nuk
mund ta dijė mė se cila mund tė kishte qenė dėshira pėr tė thėnė diēka mė
shumė nė adresėn e tė afėrmve tė tyre, tė miqve dhe tė shokėve, por nė fund
tė fundit, kjo nuk ėshtė aspak e rėndėsishme. Themelore
ėshtė se ata morėn njė vendim tė madh nga ata tė cilėt nuk mund tė marrė
gjithkush, e veēanėrisht nuk mund tė marrin ata qė nuk mund tė mbartin mbi
vete ide tė mėdha, si ėshtė ideja e lirisė
.. Mirėpo unė do ti kthehem
pėrsėri njė detaji, ndoshta tė parėndėsishėm nė dukje, por qė dėshmon pėr
qėllimin final tė udhėtimit tė tyre. Qėllimi i ndjekjes sė Zahir
Pajazitit dhe shokėve tė tij nuk ka qenė thjesht arrestimi i tyre. Kjo mund
tė bėhej fare thjesht e shkurt nė Prishtinė, nė ēastin kur ai do tė takohej me Bislim Zogajn. Nė njė vend tė tillė, si stacioni i autobusėve ose nė njė ēajtore, arrestimi i dikujt,
nėpėrmjet agjentėve tė fshehtė civilė, mund tė ishte i pėrballueshėm, aq mė
tepėr pėr njė shėrbim i cili ishte pushtues. Njė gjė e tillė kishte ndodhur
edhe me arrestimin e Besim Ramės. Njė ditė mė parė,
mė 30 janar, policia e fshehtė serbe kishte arrestuar Asllan Selimin, i cili
ishte po ashtu njė nga njerėzit e organizuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare.
Pra, nuk ishte fjala thjeshtė pėr arrestimin e njė terroristi. Ishte pėr mė
shumė se kaq. Ndjekja japoneze i duhej shėrbimit serb pėr dy arsye: ose vėnia
nė pritė dhe eliminimi i fundit, ose, dhe kjo ėshtė mė e mundshmja, arritja e
caqeve tė tjera. Nė dėshminė e dhėnė nga shėrbimi informativ i Ministrisė sė Brendshme serbe, ėshtė thėnė se qėllimi
ishte qė tė arrestoheshin nė vepėr, pėrkatėsisht pasi tė arrinin nė cak.
Duhet naivitet tė besosh se pėr shėrbimin e fshehtė serb caku i kapjes do
tė ketė qenė thjeshtė njė bazė e lėvizjes ilegale ēlirimtare. Ajo ishte njėra
nga hallkat, por nuk ishte e gjitha. Shėrbimi serb nuk mund tė rrezikonte
jetėn e njerėzve tė tij (dhe sipas burimeve tė mirinformuara nga ky luftim u
vranė dy policė serbė, u plagos rėndė njė tjetėr dhe u lėnduan tė tjerė), por
as nuk mund tė rrezikonte qė nga lėvizja e ilegalėve tė mund ti largoheshin. A ISHTE
QĖLLIMI I NDJEKJES VĖZHGIMI I LĖVIZJES SĖ ZAHIRIT,
HAKIFIT E EDMONDIT DREJT DRENICĖS? Ata, duke e ditur se Zahir Pajaziti
ishte anėtar i Shtabit Qendror tė UĒK-sė, nuk mund ti kenė lejuar vetes pakujdesinė,
pėr ta ndjekur atė thjesht se donin tė dinin pėr njė bazė mė shumė, apo pėr
njė cak tė zakonshėm. Qėllimi i ndjekjes, fillimisht, ka qenė tė merrej vesh
itinerari i lėvizjes sė Zahirit, Hakifit e Edmondit drejt Drenicės, ku tashmė
ishte qendra mė e fortė dhe mė jetėdhėnėse e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ky ishte interesi i
madh i tyre, pasi nė Drenicė ishte thelbi i luftės. Aty ndodheshin disa nga
njerėzit tė cilėt jo shumė kohė mė parė ata i kishin dėnuar nė mungesė me nga
20 vite burgim, dhe arritja e kėtij caku do tė ishte pėr shėrbimin informativ
serb, shėrbesa mė e ndjeshme. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi edhe nė kėtė ēast tė
mbramė, kanė menduar pėrtej vetes. Nuk kanė pritur derisa tė vijė ēasti i
pritės, por kanė menduar ta thyejnė atė, pėrpara se ajo tė pėrmbyllet. Ndaj
edhe kanė sulmuar me armėt qė kishin, me ato mundėsi
qė ua jepte rrugėtimi. Breshėria e plumbave mbi ta ka qenė e gjithanshme.
Ėshtė e padyshimtė se nė ēastin kur ėshtė shtėnė mbi ta, Hakifi do tė ketė
qenė duke e mbajtur timonin, thoshte dy ditė pas ngjarjes i
ati Sabiti. Kėtė e dėshmon edhe fakti se njė gisht tė dorės sė djathtė e ka
tė kėputur si dhe majat e dy gishtave tė tjerė pranė. Kjo dėshmon se dora ka
qenė e ngjitur pėr timon. Nė fytyrėn e tij kishte plot dromca xhami tė
makinės dhe kjo tregon se makina ka qenė duke ecur me
shpejtėsi dhe pas goditjes sė plumbave nė dritare, xhamat i janė pėrplasur
Hakifit nė fytyrė. Fillimisht ata janė qėlluar nga makinat qė vinin pas tyre
dhe, thuajse nė tė njėjtėn kohė, edhe nga prita qė ishte vendosur pėrballė
dhe nė dy anėt e rrugėve. Njė breshėri plumbash nė trupin e Hakifit kanė hyrė
nga ana e djathtė dhe kanė kaluar nė anėn e epėrme, tė majtė, ndėrsa plumbat me tė cilėt ai ėshtė qėlluar nė kokė, kanė hyrė nga pjesa
e pėrparme e kokės, nė pjesėn e ballit, nė anėn e djathtė. Si duket, plumbat
nė kokė ai i ka marrė pasi ėshtė ndaluar makina.
Ėshtė e mundshme qė deri atėherė, ai tė ketė qenė i plagosur pėr vdekje, por
goditja nė ballė tė ketė qenė pėrfundimtare. Nė trupin e tij ka pasur 12 deri
nė 13 plumba, aq sa kanė mundur nė prag tė ndarjes tė shohin tė afėrmit, ēka
nuk e pėrjashton mundėsinė qė tė jetė goditur edhe mė shumė. Ndėrsa Zahirit,
po ashtu rreth 15 plumba, me pėrjashtim tė njėrit, i
cili i kishte kaluar nėpėrmjet fytit, tė gjithė tė tjerėt i kanė kaluar nga
ana e majtė nė tė djathtėn, ndėrsa Hakifit i kishin kaluar nga e djathta nė
tė majtė. Kjo tregon se janė qėlluar, tė paktėn, nga tri drejtime. Ballas,
majtas dhe djathtas. Mirėpo, kishte edhe njė drejtim tjetėr, dhe ky ishte nga
sipėr. Edmond Hoxhės, i cili mori mė shumė se 8 plumba, vdekja duket se i erdhi nga goditjet e bėra nga helikopteri ushtarak, i
cili sillej mbi fushėn e luftės. Ai pati mbi vete mė shumė se 8 goditje,
shumicėn nė shpinė, ndonjėrėn edhe nga e majta e tij, por plumbi i ardhur pas qafės, kur ai sapo kishte dalė nga makina dhe
ishte nė kėmbė, i ka ardhur nga lart. Pas krimit, si pėr tė dashur tė fshehin
gjurmėt e tij, rruga ėshtė bllokuar tėrėsisht, qė nga ora 17 e natės sė 31
janarit dhe deri tė nesėrmen nė mėngjes. Gjatė natės kanė lėvizur mjete
policie, helikopterė, ambulanca. Tre heronjtė janė dėrguar po atė natė nė
morgun e spitalit tė Prishtinės. Mbi trupat e tre djemve ishin shenjat dhe
gjurmėt e mė shumė se 36 plumbave. Breshėri vdekje. Megjithatė, ishte qėlluar
mbi njerėz qė kishin si mision tė koritnin vdekjen. Tė nesėrmen, kur rruga
ėshtė liruar, pėrreth vendit ku ishin vrarė djemtė ishin ende forca tė mėdha
policore dhe askush nuk lejohej tė afrohej tek vendi i ngjarjes. Shenjat e gjakut
dukeshin ende. Gjaku as nuk lahej e as nuk zbardhej. Kishte gėzhoja tė shumta
plumbash, qė nuk kishin arritur ti mblidhnin, xhama tė thyer, prita tė lėna
pėrgjysmė, gjithēka si nė njė shesh lufte. Tė rėnėt kishin filluar tė
ngjiteshin nė kujtesėn e kombit, vrasėsit ishin ende nė vendin e krimit. 31
Janari ishte dita kur u nda e vėrteta nga dyshimi, kur mes hutisė sė
pėrgjithshme ishte shkreptima e ditės sė fundit tė muajit, kur, me gjithė dhimbjen dhe megjithėse ata po quheshin nga
instanca zyrtare, qofshin serbe apo shqipfolėse, si terroristė dhe pjesėtarė
tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, varrimi i tyre ishte i madhėrishėm.
Shqiptarėt, nėpėrmjet aktit tė pranisė sė tyre, nė momentin e fundit, sikur
donin tė kėrkonin ndjesė qė nuk u kishin besuar mė parė. Akti i ndjesės ėshtė
gjithnjė fisnik. Kur ishte nė ēastin e vdekjes, i plagosur rėndė, po ashtu nė
njė natė janari, Martiri i madh i Kosovės dhe dalzotėsi i saj, Jusuf
Gėrvalla, thoshte: Nėse ai qė ka qėlluar mbi mua ėshtė shqiptar, kurrė mos u
zbuloftė emri i tij. Andaj edhe unė, me kėtė
dhimbje tė Jusuf Gėrvallės, po e mbyll kėtė fejton timin. |
|
© Pashtriku.org, Janar'2012 |