15 vjetorin e rėnies heroike dėshmorėve kombit
Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

 

 

LULET E LIRISĖ

NĖ KĖNGĖN E POPULLIT

Shkruan: Kadri Rexha

 

 

     Sipas traditės sonė shekullore pėrjetėsimi i heroit nė kėngė paraqet ngjarje tė veēantė. Sepse populli nuk ia falė kėngėn gjithkujt, sepse populli nuk ka hatėr e as mėshirė. Kėnga e popullit kėrkon prova tė mėdha: vetėmohim, flijim dhe gjak. Po nuk jetove me popullin, po nuk qave hallet me tė, po nuk veprove pėr sendėrtimin e idealeve tė tij, populli jo vetėm qė nuk ta falė kėngėn, por as qė merret me ty, as tė qas dot. Ky virtyt ėshtė dėshmuar nė tė kaluarėn dhe po vėrtetohet edhe sot. Kėngėt e ngritura mbi qėndresėn dhe heroizmin e luftėtarėve tė lirisė si dhe ato mbi epopenė masive tė UĒK-sė dėshmojnė aktin e lartė tė muzės qė nuk heshtė.

     Nė gurrėn e kėsaj tradite nga populli u pėrjetėsuan edhe Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Kėngėt dhe poezitė e para pėr kėta trima lindėn menjėherė mbas epopesė sė Pestovės. Kėngė tė lindura nė sheshin e luftės. Kėngė qė kullojnė gjak. Kėngė qė lahen me lot. Kėngė qė rilindin krenari dhe shpresė. Kėngė besimi nė tė ardhmen. Nė kėngėt e ngritura flakė pėr flakė, si dhe nė kėngėt qė po lindin sot e gjithė ditėn, populli qau me lot dhembjeje dhe krenarie bijtė e vet tė shtrenjtė, mbrojtėsit e halleve tė kombit, dalzotėsit e atdheut. Nė kėngėt e kėtij cikli tre protagonistėt, nė shumicėn e rasteve, janė tė pandashėm. Ashtu siē ishin nė krye tė detyrės. Ashtu siē ishin nė ēastet e fundit tė jetės.

     Rėndomė nė kėto kėngė Zahir Pajaziti zė vendin kryesor qoftė si prijės i kėtij treshi tė famshėm qoftė edhe si pėrfaqėsues i mbarė gjeneratės sė tij luftarake. Po ashtu, nė kėngėt kushtuar Edmond Hoxhės ėshtė e pamundur tė mos pėrmenden edhe dy bashkėluftėtarėt e tij, Zahiri dhe Hakifi. Ndėrsa, aty ku dėshmorėt nuk emėrohen ata i zėvendėson figura poetike, si: “tri lule tė lirisė”. “tre trima tė shqiptarisė”, “tre trima-flakė janari”, “tre trima tė historisė”, “tre djemtė mė tė mirė”, “tri pushkė tė para”, “tre ushtarė tė UĒK-sė”, “zogjtė mė tė bukur tė vendlindjes”, “lajmėtar tė diellit pranveror”, “emblema jonė e re”, e kėshtu me radhė. Duke qenė krijime artistike popullore qė kėngėtojnė njė realitet konkret historik edhe figurat letrare janė sugjestive dhe tejet njerėzore, ashtu siē janė edhe dėshmorėt.

     Autorėt e kėtyre krijimeve sikur donė tė thonė: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi nuk kishin pikur nga qielli, por ishin djem tė thjeshtė nėnash tė pėrvuajtura shqiptare qė merrnin frymė dhe jetonin me popullin dhe pėr popullin. Ndonėse kėto kėngė nė tėrėsinė e tyre poetike kanė notė baladike, atmosferė elegjiake, brendi tė dhembshme dhe ndjenja mallėngjimi prapėseprapė karakteri i tyre i theksuar mbetet epiko-lirik:

 

Mbi fusha t’Kosovės loti bėhet vesė

Po vijnė ēlirimtarėt lidhur besa-besė

Zahir Pajaziti njė pėllumb nėpėr qiell

Gjaku ynė Kosovė t’u bėftė dritė e diell

 

     Gjithnjė, sipas kėtij konstatimi, nė kėngėt e kėtij cikli, me rastin e vrasjes heroike tė tre dėshmorėve, nė dhimbje dhe pikėllim marrin pjesė jo vetėm prindėrit dhe tė afėrmit e tyre, por mbarė Kosova, ndėrsa nė disa raste edhe natyra me objektet dhe fenomenet e saja:

 

Mbi Gollak shqiponja ndalet

Ka njė dhimbje t’rand sa malet

Sot dhe Dielli ma pak shndriti

U vrapritė bre Pajaziti

 

     Nisur nga fakti se kėnga e popullit ka luajtur dhe luan ende njė rol rėndėsishėm etapa caktuara historisė kombeve, si forcimin e vetėdijes patriotike ashtu edhe mobilizimin e masave gjėra pėr t’u bėrė ballė rreziqeve dhe katastrofave, edhe kėtė rast muza popullore e bėri sajėn. Duke i vėnė dėshmorėt qendėr krijimeve veta, poetėt, kompozitorėt dhe kėngėtarėt u kujdesėn theksi kryesor vihet mbi idenė patriotike si dhe mbi aspiratat shekullore popullit shqiptar ndaj lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar. Mesazhi i kėngėve kėtij cikli edhe njė herė prekte ndėrgjegjen e kombit ndarė me dhunė:

 

Pa bashkim nuk ka fuqi

Pa Kosovė nuk ka Shqipėri

Pa Shqipėri Kosovė nuk ka

Bashkė tė dyja bėjmė kala

 

     Kėto kėngė tė kėnduara nga kėngėtarėt tanė mė nė zė, si Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Sali Mani, Shaqir Cėrvadiku, Violetė Kukaj, Manjolla Nallbani, Arif Vladi, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Dava Gjergji etj., qoftė nė koncerte tė estradės e qoftė edhe nėpėrmjet valėve tė radios dhe televizionit, ngritėn nė kėmbė masat milionėshe. Ato i bashkonte ideali i kohės, thirrja e ditės, patriotizmi i epokės sė lavdishme tė UĒK-sė dhe gjaku i njomė i shqiptarit i derdhur anė e mbanė Kosovės. Personazhet e kėngėve tė reja sintetizonin pėr mrekulli aspiratat shekullore tė popullit. Prandaj, rinia, bukuria, menēuria, guximi, vendosmėria dhe flijimi i heronjve tė kėngėve po bėheshin shembull dhe model pėr djemtė dhe vashat shqiptare. Kemi tė bėjmė kėtu me njė shpėrthim tė vetėdijshėm qė gufonte si pasojė e njė tronditjeje tė madhe qė po kėrkonte mobilizim tė gjithanshėm, heroizėm tė ri dhe veprim mbinjerėzorė pėr shpėtimin e Kombit dhe Atdheut.

31. 01. 2012

 

 

Nė 96 vjetorin e vrasjes sė atdhetarit Isa Boletini 

NUK I HEQ ARMĖT

SA T’JAM GJALLĖ