Në Heidelbeg të Gjermanisë u mbajt Akademi përkujtimore

FLAKADANËT E JANARIT

NUK SHUHEN KURRË

     Më 4 shkurt 2012, në organizim të Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës - dega në Gjermani dhe Shoqatës Shqiptaro - Gjermane “Iliria”, në Heidelberg të Gjermanisë, u mbajt një Akademi përkujtimore, kushtuar FLAKADANËVE TË JANARIT: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, nën moton: “FLAKË QË NUK SHUHET”. Në këtë akademi, përveç bashkëveprimtarëve të dëshmorëve, aktivistëve të shumtë të shoqatave dhe bashkë -  atdhetërve tanë që jetojnë e veprojnë në Gjermani, morën pjesë: Hydajet Hyseni, Kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës me seli në Prishtinë dhe Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiqmari, Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z.Faket Kajtazi, si dhe veprimtarë nga Shoqata Atdhetare Pranvera 81” më seli në Zvicër, Hasan Malaj, Saime Isufi, Bejtullah Tahiri dhe Shemsie Elshani. Akademia, e drejtuar nga znj.Vjollca Staro, i filloj punimet me intonimin e himnit Kombëtar dhe pastaj me një minut heshtje u nderuan të gjithë dëshmorët e Kombit. Në emër të Këshillit Organizativ të pranishmit në sallë i përshëndeti veprimtari Sheremet Pantina, pastaj Dr.Sabri Kiqmari dhe Faket Kajtazi - folën në emër të institucioneve diplomatike që ata drejtojnë, Cen Tahiri të pranishmit i përshëndeti në emër të Unionit Mbarëkombëtar të Artistëve shqiptarë, ndërsa Akademinë me një letër e ka përshëndetur nga SHBA-të, edhe bashkëveprimtari i Adem Demaçit, atdhetari e zemërmadhi Zeqir Gërvalla. Në vijm u mbajtën disa kumtesa kushtuar Flakadanëve të Janarit, nga: Hydajet Hyseni, Bedri Islami, Sami Krasniqi, Bejtullah Tahiri, Sylejman Qyqalla, Ramadan Pllana, Dr.Sali Berisha, Faredin Tafallari (si bashkëveprimtar i Jusufit, Kadriut dhe Bardhit shpërfaqi disa kujtime), pastaj janë recituar shumë poezi kushtuar dëshmorëve, nga: Ali Berisha, Blerta Pantina, Tefik Ramadani dhe poetja jonë e njohur Sevëme Fetiqi. Në kuadër të programit artistik u shfaq edhe një dokumentar, kushtuar dëshmorëve, dy këngë të Jusuf Gërvallës të përcjellur me shumë fotografi nga veprimtaria e pasur e Jusufit, Kadriut, Bardhit, Rexhepit dhe Nuhiut, si dhe për herë të parë u dha një fjalim i Jusuf Gërvallës, që kishte mbajtur më 28 Nëntor 1981 në Ludwigsburg të Baden Wurttembergut, ku kishte vepruar deri në ditën e atentatit, më 17 Janar 1982. Me këtë rast pashtriku.org, boton fjalën përshëndetëse të atdhetarit Zeqir Gërvalla, disa kumtesa dhe një fotoalbum të bërë në këtë Akademi përkujtimore.

( Përgatiti - Sheradin Berisha / Shkurt 2012)

 

 

 

LETËR PËRSHËNDETËSE NGA

ZEMËRMADHI E ATDHETARI ZEQIR GËRVALLA

Shkruan: Zeqir Gërvalla

 

 

 

JANARI I NGJARJEVE TË MËDHA

Shkruan: Bejtullah Tahiri

 

 

 

REXHEP MALA DHE NUHI BERISHA, PRELUDI

I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Shkruan: Sami Krasniqi

 

 

 

ZAHIR PAJAZITI, EDMOND HOXHA DHE HAKIF ZEJNULLAHU - TRE USHTARËT EMBLEMATIK

TËUSHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Shkruan: Bedri Islami

 

 

 

JUSUF GËRVALLA - NJË ENCIKLOPEDI

Shkruan: Sylejman Qyqalla

 

 

 

JUSUF GËRVALLA DHE ENIGMA

E «KOMITETIT QENDROR» TË LNÇKVSHJ-së

Shkruan: Ramadan Pllana

 

 

 

FOTOALBUM NGA AKADEMIA

KUSHTUAR FLAKADANËVE TË JANARIT

 

( Përgatiti moderatori i www.pashtriku.org, Sheradin Berisha, Shkurt 2012 )

____________________________________________________________________________________________________________________________

© Pashtriku.org, Shkurt'2012

 

 

powered by Beepworld