Serbët, Serbia dhe Kombi Shqiptar

SHQIPTARËT JANË POPULLI

MË I VJETËR NË BALLKAN

 

( Shkruan: Brahim AVDYLI )

 

 

 

Ta njohim Etnikumin Shqiptarë

 

RRËNJA SHQIPTARE ËSHTË PELLAZGE

 

 

Shkruan: Brahim Avdyli ( * )

 

     Çështja shqiptare është një çështje kombëtare. Për ta shikuar në raport me të kaluarën, të tashmen dhe ardhmen duhet të mbledhësh të dhënat aktuale të shtrirjes së tij. Nuk do mend se populli shqiptar është një nga popujt më të vjetër të botës dhe të ballkanit. Ne e njohim atë si pellazgë, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë. Bartësit e këtij substrati identifikohen shumë herët, me popullsinë parailire, që në burimet historike njihet me popullsinë pellazge. Rrënja e jonë e vjetër është pellazge. Ne e kemi bërë shprehi ti konsiderojmë pellazgët si pjellë „të mbirë nga dheu, hyjnorë, pjellëbardhë, rrënjës në trevat e Mesdheut dhe më gjërë“. Pellazgët, në periudhat më të vjetra të historisë dhe të parahistorisë, si stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm. Edhe popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Ku sundonte raca e bardhë pellazge, flitej pellazgishtja. „Studius të pellazgëve, mbështetur në shkrimet e autorëve të antikitetit, theksojnë, se emërtimi “pellazg” del nga fjala “pjellarg”, domethënë “pjellë-bardhë”. Shqiptari ka plotësisht të drejtë të ndihet kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit dhe i gjuhës së pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të lashtë“. Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgët-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme.

 

Harta e fiseve ilire

 

     Në viset më jugore, në Greqinë e tashme, jetonin fiset molo, antintan dhe haon. Gjatë kësaj kohe këto fise janë helenizuar (greqizuar) krejtësisht. Edhe sot procesi i asimilimit të shqiptarëve në Greqi vazhdon sidomos në rrethinat e Athinës, të Peloponezit dhe të Çamërisë së sotme. Epirët ose epirotët janë shtrirë në Greqinë e sotme dhe kanë përmbledhur popullatën pellazge (ilire) që është shtrirë deri në Maqedoni (Macedones). Emri Macedones ka rrënjë pellazgo - ilire dhe ruhet në trajtën e vet origjinale. Aty kanë jetuar macedones, fis pellazgo-ilirë, para se të helenizohej (greqizohej) një pjesë e mirë në kohën e mbretit Filipi II. Maqedonët shtriheshin në një pjesë të Maqedonisë së sotme, kurse në jug deri në Detin Egje. Me maqedonët antikë, që nuk kanë kurrfarë lidhje me maqedonët e sotëm sllavë, kufizohej fisi peon në veri, në rajonin e mesme të rrjedhës së lumit Astribo (sot Vardar, nga fjala shqipe Bardhar, ku ka humbur „h“ shqipe që nuk shqiptohet nga sllavët, ndërsa „B“ shqipe e shqiptojnë „V“, duke e përdorur në origjinal) dhe deri te lumi i Strumës Erigon (tani, Cërna-Reka). Në rethinat e Liqenit të Ohrit kanë jetuar dasaretët, kurse në luginën e Drinit të Zi shtriheshin fiset penestët dhe pirustët. Në Shqipërinë e sotme shtrihej fisi i fortë i Taulantëve, që përbëhej nga disa fise të vogla, si psh. helidonët, sesaretët, partinët, abrët, që mund të jetë edhe bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve- arbër. Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim, dhe quhej Dardania .

     Dijetari francez, Robert d’Angely, në veprën e tij „Enigma“ (Toena, Tiranë 1998) shpjegon: „Territoret që përbëjnë Jugosllavinë e sotme… banoheshin qysh prej prej kohëve që nuk mbahen në mend nga pellazgët, me të cilët u bashkuan më pas në fillim të mijëvjeçarit III para K.,- popullsia po ashtu pellazge të cilët vinin nga territoret e Polonisë e Gjermanisë së sotme dhe të cilëve autoktonët u dhanë emrin ilirë, domethënë, sipas shqipes së sotme: të lyrëtë= ata të lyer,ose të lerosur… Me këtë emër ata zinin gjysmën përëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga bregu i djathtë i Danubit në veri, derin në Epir në jug… Ishin breukët… që zinin brigjet jugore të Savës; në verilindje të Bosnjës ishin japodët; liburnët banonin në brigjet e Dalmacisë dhe ishujt; ardienjtë ose vardenjtë, piratë të famshëm të Adriatikut, jetonin në të dy anët e malit Makarsa; daversët afër Nerentës (Neretvës) përdornin monedha bakri, që kishin si emblemë një anije; në trevat e Malit të Zi banonin diokletiatët; fqinjët e tyre, labeatët, jetonin afër brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe nga ana e vet kishin si fqinjë pirustët, të cilët ushtronin mjeshtrinë e metalurgëve. Më në brendësi ishin vendosur aktariatët, armiq të ardiejve, dhe parthinët, që grupoheshin rreth Uzhicës dhe adhuronin Zeusin Parthen si mbrojtës të tyre. Në luginën e epërme të Vardarit dhe Drinit të Bardhë, në fushën e Kosifopejdonit ose të Shkupit dhe në rajonin e Nishit shtriheshin të famshmit dardanë, që më 284 para K. ishin kundërshtarë të maqedonasve e më vonë të romakëve. Që nga pushtimi romak si popullsi kryesore delmetët ose dalmatët, të cilët kishin kryeqytet Delmeniumin (sot Zhupaniae) dhe si port qytetin Salon (Spliti i sotëm). Po në atë epokë romake kishte gjithashtu popujt e tjerë të fortë: dasaretët, ditionët, taulantët, sardeatët, e të tjerë…“

     Por, popullsia ilire që shtrihej në trevat e veta jetonte nëpër fise. Ato vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën për shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo pyjeve. Në rast se rreziku u  kërcënohej nga popujt e tjerë, ata bashkoheshin dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me kohë lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve ishin të përkohshme. Më vonë u lidhjet e fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan shtetet e para ilire. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë.

     Sot, çështja shqiptare është çështje e madhe kombëtare ballkanike. Ai është njëri prej popujve më të lashtë evropianë, që Evropës kurrë nuk i ka sjellë shembuj pushtimesh, dhunash, mosdurimesh, urrejtjesh etnike, fetare a ideore, por gjithmonë është liridashës, me ndenja të kulluara të Atdheut e të Kombit, të luftës së pashkëputur të mbijetesës, por duke ikur nga lufta deri në momentet e fundit që të mos e rrezikojë askend. Ai ka ikur në pjesën e epërme nëpër territoret malësore të Alpeve shqiptare, ku jetonin nga gjeneza e lashtë e njerëzimit, sipas mitologjisë gegët, gigantët, gjigantët e mëdhenj të malësorëve të sotëm shqiptarë, ndërsa në jug dhe nëpër bregdetin shqiptar jetonin toskët, toskanët, vëllezërit e gegëve, që sot janë zgjeruar bashkë me gegët nëpër botë.

     Sot janë rreth 16 milion shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Greqi, Turqi, faktor ky që duhet të merret parasysh. Në Turqi ka 6 milion shqiptarë, të pranuar nga pushtetarët e Turqisë. Në trojet etnike te shqiptarëve janë krijuar shtete ko-mbëtare të kombeve reja, si Serbia, Bullgaria, Greqia, Turqia, Mali i Zi, Bosnja e Herce-govina, Kroacia, Maqedonia, etj. dhe ka mbetur një bërthamë e shqiptarëve (Shqipëria) dhe djepi i shqiptarizmit (Kosova), të cilat duhet të merren parasysh.

     Është tepër e vështirë te mendohet sa kanë ndryshuar kohët prej njëra tjetrës. Pellazkët shtriheshin në të gjitha kontinentet që sot ekzistojnë (në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë, Australi) dhe në ato që nuk ekzistojnë (në Atlantida, Mu, Lëmurë). Troja ka etimologji shqiptare (tuall-i, troje, trojet) dhe ishte ndërtuar nga Dardanët, ndërsa ngushtica detare që e lidhë Trojen, edhe sot e kësaj dite quhet Dardanele. Toponimi Bizantin ka etimologji pellazgjike-ilire-shqipe (biz-i/bëz-i; an-ë/an-a=kodra buzë detit Bosfor). Anadolli ka shpjegim nga pellazgishtja-shqipja (Ana-dol/Doli-Lindi Dielli, Lindja) dhe ishte i banuar nga pella-zgët, që kanë krijuar shtete dhe qytetrime, duke i ruajtur disa veti të vjetra. Mesopotamia është terrotori ku kanë jetuar dhe vepruar hititët, është toponim me domethënie shqipe (Mes-o-pot-am-ia/vendi i brezit tokësor që ndodhet në mes të lumejve Tigër dhe Eufrat; mes-i=mesi i fushës, i vendit/o, ô=ôshtë, është/pot-i=brez, brez toke/am-ë=Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim, shtrat, ama e lumit). Disa nga fiset pellazge shtriheshin nga Kaukazia deri në Siri dhe Egjipt. Frigasit, të shpërngulur nga Dardania (Kosova) kanë shkuar 1200 vjet para e.s. dhe kanë krijuar mbretërinë e tyre-Frigia, e cila shtrihej nga Deti i Zi deri në Dardanele. Pasardhësit e hititëve të dikurshëm janë kurdët e sotëm, kurse pasardhësit e frigasve të dikurshëm janë llazët e sotëm.

 

Fustanellat dhe shkrimi pellazg

 

     Emri i tyre llaz rrjedh nga emri pellazg. Prania e shqiptarëve në Anadoll daton nga koha antike dhe mesjetare. Të gjithë popujt e Perandorisë Bizantine nënkuptojnë popullsinë pellazge: kurdët, arabët, persianët, turqit, llazët dhe shqiptarët . Nga trojet etnike shqiptare, kanë shkuar vazhdimisht shqiptarë, sa nuk kemi mundësi të logarisim munrin e saktë të qenies së tyre, por as të larguarit përgjithmonë ilirë, pe-llazgë dhe etruskë. Nuk mund ta zëmë me gojë Atlantën, e cila është përmbytur thellë në det (oqean), duke lënë pellazgët e humbur nëpër botë, nga ngushtica e Gibraltarit, në gadishullin Iberik, në Spanjë. Aty ku sundonte raca e bardhë pellazge, flitej pellazgishtja. Pellazgët kanë jetuar në të dy anët e oqeanit Atlantik, në Afrikë, Evropë, Amerikë. Eni-gma e saj është enigmë për tërë njerëzimin dhe çelës i ripërtirë i kësaj bote. Skotlanda, Norvegjia, Amerika japin mjaft shembuj të jetesës së shqiptarëve.

     Vllehtë janë një konglomeratë i dardanëve-ilirëve-shqiptarëve dhe të turqëve të roma-nizuar në pikëpamje gjuhësore. Serbët avatarë e jo sllavë në shekullin e VI u vendosen në jug Danubit në rrethinën e Smederevës së sotme, ku si kalorës mercenarë i shërbenin administratës bizantine, duke penguar dyndjen e barbarëve të tjerë në brendësi të Ga-dishullit Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me popullatën autoktone, me fiset pella-zge: me mezët, tribalët, dardanët, etj. Serbët avarë e kanë prejardhjen nga Himalajët dhe i përkisnin fisit turk –avar. Fiset barbare të dyndura nga Azia Qendrore në Gadishullin Ballkanik nga shekulli VI e deri në shekullin e XIII u takonin fiseve turke, si psh. avarët, peçenekët, oguzët, magjarët, gaguzët, etj. Nga oguzët i kemi sot turqit gaguzë të Rumanisë dhe Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi hungarezët e sotëm dhe shtetin e tyre Magjaria (Hungaria); emri „bullgar“ ka dalur nga fjala turke: të përzier, ndërsa emri vllah ka dalë nga fjala turke: kalorës nomad. Për këtë arësye serbët kanë qenë kalorës mercenarë turk të avarit që Perandoria Bizantine i ka pranuar si nomadë për të mbrojtur kufirin e epërm nga dyndjet e mëvonshme, që rrjedhë nga fjala „skllevërit“, si kategori sociale e popullsisë dhe quheshin atëherë sllavë, e jo një popull i ardhur nga Rusia. Edhe kroatët e shekullit të VI-VII ishin avarë (turq) e jo sllavë, të vendosur aty si kalorës mercenarë të Perandorisë Bizantine në kohën e Jusinianit I, me qëllim që të mbronin kufirin nga dyndjet barbare nga Gadishulli Apenin. Kroatët u shkrinë shpejtë me pellazgët, dalmatët, istrianët, etj. Emri herv-ati=kalorës nga Hervi, qytet në Afganistan, ka ardhur me hervatët avarë dhe në bazë të tyre kemi sot kombin hervat dhe shtetin hervat-kroat (Hervatska)-Kroacia. Ndërsa Makedonia ka prejardhje ilire, shqipe dhe është përplot me liqenj, të Prespës, Ohrit dhe Dorianit. Emri make-d-oni-a shpjegohet me shqipen e sotme (Onë, anë=dheu, territori me makëra; mak-ë, ra= bimë uji që rritet pranë bregut të liqenit mbi gurë si fije mëndafshi me ngjyrë të gjelbërt, alge). Kombi maqe-don është krijuar mbas Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët, vllehtë dhe fiset turke (komanët, peçenekët, etj.) të ortodoksuar, kurse maqedonishtja është formuar nga eleme-ntet e shqipes, vllahishtes dhe turqistes .

     Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet „sllave“ nuk janë sllave, por janë orto-dokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan nuk ka fare sllavë, por kanë ardhur fise turke në mes të shekujve VI e XIII, si pakica tejet të vogla dhe janë shkrirë me popullsinë vendase, duke kryer simbiozën etnike, me ç’rast mbizotërojnë veçoritë antropologjike të pellazgo - iliro-shqiptare, të cilët kanë qenë mbizotërues dhe janë të tilla edhe sot. Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare është krijuar nga Vuk Karagjiq, në shekullin XIX, ndërkaq serbishtja përmendet nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe deri në ditët tona. Gjuha kishtare që u formua nga Qirili dhe Metodi në shekullin e IX quhej „Gjuhë ilire“ (Illyrika Lingua), kurse më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizjë gjithësllave“, në të cilën u kuqën ata popuj të ballkanit që mbanin veten të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën e quante papati „skizmë“, atëherë edhe ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe vepronin dhe pa marrë parasysh etnikisht a ishin shqiptarë, turq apo vlleh.

     Kombin Serb dhe shtetin e tyre Serbia e ka krijuar pasllavizmi dhe kisha otodokse, nga gjysma e dytë e shekullit XIX. Ky komb u krijua nga asimilimi i vllehëve, i turqëve, i shqiptarëve, i boshnjakëve, kurse shteti i tyre kombëtar- Serbia është krijuar në trevat etnike të shqiptarëve. Emri serbë ka shpjegim nga etimologjia turke (serbez=i lirë), ose latine (serpente=gjarpër), që do me thënë se përshkruan veti të natyrës dhe të sjelljes së atij populli, që godet papriturazi (nën dushk, kur nuk e pret), si gjarpër.

 

Shkrimi pellazgjik

 

     Afër 18 milionë shqiptare janë në tërë botën, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Kosova Lindore, nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe nga Greçi. Përgjithësisht, në trojet etnike shqiptare konsiderohet se jetojnë 7 milion shqiptarë, ndërsa rreth 5/6 milion jetojnë në Turqi, të tjerët në Bullgari, Rumani, Moldavi, Ukrainë, çeçeni, Egjiptë, Australi, Amerikë, etj. Në bazë të njohurisë sonë, një pjesë jo e vogël e tyre nuk e flasin shqipen, ndonëse një pjesë ndihen thellësisht shqiptarë. Shumica prej tyre nuk kthehet më në tokat shqiptare dhe nuk peokupohet për çështjen kombëtare. Gjysma e tyre jetojnë në Republikën e Shqipërsisë (rreth 3 milion e 200 mijë) dhe rreth 3 milionë e 500 mijë jetojnë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi (Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi). Prej tyre, rreth 2 milion jetojnë në Kosovë, ndërsa në pjesën jugore të Serbisë, që ne e konsiderojmë si Kosova lindore, në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegje, rreth 100 mijë shqiptarë. Rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Maqedoni, rreth 70 mijë jetojnë në Mal të Zi, rreth 400 mijë jetojnë në çamëri (Greqi), në Epirin Jugor. Pra, më shumë shqiptarë ka jashtë vijës kufitare të Shqipërisë, si shtet. Afër 1‘800.000 banorë i ka Kosova shqiptarë, sipas statistikës së viteve 2001-2003. Sipas Entit Statistik të Jugosllavisë, të botuar në vitin 1995, më 1991, në Kosovë jetonin 1 milion e 900 mijë shqiptarë.

     Kosova sot ka një territor gjeopolitik me 10.887 km2, me kufinj të njohur ndërkombë-tarisht nga vetë ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, ku ka qenë si e tillë por e përulur nga politika anishqiptare e Serbisë, e njohur nga Komiteti Ndërkombëtar, si OKB (me rezolutën 1244), BE, NATO, OSBE, etj. Ajo ka sot 2.2 milion banorë (sipas regjistrimit të fundit të vitit 2005) nga të cilët, mbi 88.94 janë shqiptarë etnikë, ka gjuhën e vet kombëtare, Shqipen, një degë të veçantë të trungut Indo-Evropianë, ka identitetin e veçantë kombëtar historik e kulturor, të trashëguar nga prejardhja e tij autoktone që nga periudha e Mbretërisë Dardane, mbi 2500 vjet më parë deri më sot, në shekullin XXI.

     Por, çështja shqiptare është çështje kombëtare e popullit shqiptar, që jeton në trojet e përmbledhura ngushtë prej dhunës së fqinjëve pushtues në të gjitha anët, kur ripërtërihet kjo ndjenjë e lashtë, sikur në periudha mjaft të hershme. Gjurmët e zhvillimit të tij na dërgojnë deri te koha e gurit. Mungesa e dokumenteve të hershme shqipe (ilire, pellazge) na krijon një hapësirë të panjohur qindra vite, që kanë vazhduar luftën e tyre dramatike për 70 shekuj, të cilën, ne, nuk kemi për qëllim ta përmbledhim në një vështrim.

     Dimë se prejardhja shqiptare është nga pellazgët e parë; nga luftëtari i madh Akili dhe Agamemnon (Achiles= I-qiellit, qiellas, diellor; A-ga-mendon) dhe heronjtë e shumtë të luftës së Trojes së lashtë, deri te Roma e Remulit dhe Remit (që kishte ushqyer Ulkonja, sipas Virgjilit, në „Eneida“) dhe Laciumin, që ndjeheshin pellazgë (te e njëjta vepër e Virgjilit apo vepra të sotme) apo etruskë (sot, p.sh. Toscana, në Itali, është krijuar nga toskët, që ishin pellazgë, illirë, shqiptarë; nga fjalët toskë/tuskë kanë rrjedhur fjalët: toscs, tuscans, etru-scans/etruskët). Jul Cesari, me origjinë pellazge të prejardhur nga Troja, që ishte më i su-ksesshmi ndër prijësit e Romës, dhe të gjitha viset pellazge (etruske) të Italisë, Aleksandri i Madh, biri i shqiptares Olimpia, i mesuar greqisht nga një mësues shqiptar prej Stragjire, Aristoteli; Pirro; Agroni; Teuta; Bardhyli; Garda Pretoriane, që shpesh u kthyen në perandorë ose thyen perandorë; Diokleciani; Konstantini i Madh, që nënkuptonte Romën e Re, të ndërtuar pranë „shtatë kodrave“ në Stamboll; Justini, që luftoi rrebtë me serbët e ardhur prej Karpateve; pas tij, Justiniani i Madh, nipi i tij, që e mbante Kanstantinopojën si kryeqytet për Bizantin dhe Perandorinë Romake me Ilirinë, deri në Istrën e hershme ilire. Mbreti Progoni dhe biri i tij, Gjini, udhëheqin Arbërinë duke luftuar sukseshëm serbët; shqiptarët që udhëhoqën luftën për çlirimin e Greçisë nga Turqia, që mbanin kostumin „fustanella“, e cila edhe sot mbahet si uniformë nga kufitarët apo rojet mbre-tërore greke; Gjergj Kastriotin, të madhin Skenderbe, që bë udhëheqës kryesor i luftërave të mbrojtjes së shqiptarëve dhe të Evropës nga dyndjet turke; jeniçerët, në truprojën mbretërore turke; Mustafa Qemali, „Ata-turk“-u, themelues i Turqisë moderne; pasardhë-sit e refugjatëve shqiptarë që luajtën rol në luftërat e Garibaldit për unifikimin e Italisë; Ali Pashë Tepelenën, Mahmut Pashë Bushatliun, Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, themelues i Egjiptit Modern; deri te shumë shembujt e 200 vjetëve të fundit. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme shkencore të cilat do të mund të dokumentonin se shqiptarët, bijtë e ilirëve, nipërit e pellazgëve kanë ardhur nga ana tjetër e botës. Ata janë këtu para se të fillonte historia e shkruar.

 

 GJURMËT  E  PARA

SH Q I P T A R E

 

 

 

Shkruan: Brahim Avdyli ( * )

 

Populli shqiptar është i vetmi popull që ka një numër aq të madh pjesëtarësh jashtë vendit. Ai kufizohet rreth e përqark me tokat e veta autoktone përgjatë tërë kufirit të tij gjeografik, respektivisht, të kufijve të të dy shteteve kombëtare shqiptare, nga të cilat, Republika e Kosovës është krijuar shumë vonë.

Shkupi ka qenë kryeqytet i vilajeteve shqiptare. Dikur qyteti që zinte pjesën më të madhe të shqiptarëve. Tani, qyteti më i madh i botës është Stambolli, ku jetojnë afërsisht 2.500.000 shqiptarë, ndërsa në Turqi jetojnë rreth 6 milionë shqiptarë. Mbi 2.000.000 janë me prejardhje pellazge që e flasin pellazgjishten. Ata nuk quhen shqiptarë, sepse e folura e tyre nuk është e mbushur me kalke sllave, greke, ballkanase dhe latine. Të mos flasim për Greqinë dhe Qipron që i ka shkatërruar dhe asimiluar shqiptarët tash sa shekuj më parë në grekë dhe qipriotë dhe ka vjedhur prej tyre gjithçka që ka mundur nga kultura, veshja, zakonet dhe mitologjia. Mjafton që të themi se qipriotët e kanë çiftelinë si një nga mjetet e veta muzikore dhe kuptohet se ata e kanë prejardhjen e stërlashtë prej pellazgëve-ilirëve.

Pellazgët, stërgjyshërit e lashtë të shqiptarëve dhe baballarët e fiseve ilire, prej të cilëve e dimë se ne e kemi prejardhjen tonë, shtriheshin në të gjitha shtetet. Me ndihmën e gjuhës pellazge sot shpjegohen me të madhe shkrimet e vjetra të Mesopotamisë, të Turqisë, të Greqisë, Maqedonisë, ish-Jugosllavisë dhe Italisë. Gjuha e vjetër pellazge është gjuha-nënë për të gjitha gjuhët e familjes indo-evropiane. Shtresat e popullit pellazg gjenden nga Mesopotamia deri në shtetet skandinave. Rastet e përsëritura të Greqisë, të Maqedonisë, të Serbisë, të Malit të Zi etj., që kanë zënë tokat tona me popullatën e asimiluar për të keç dhe nuk njihen si Epiri jugor (Greqi), Manastiri dhe shumë treva nga Maqedonia, mjaft treva nën Malin e Zi, nën Serbinë, si Nishi, Novi-Pazari (Tregu i Ri), Tivari etj., janë denbabaden vise pellazge, ilire apo shqiptare.  E tillë ka qenë shumë më parë Mesopotamia, Siria, Egjipti, Anadolli, Turqia, Kaukazi, Bullgaria, Rumania, Greqia, Italia, Gadishulli Ballkanik, deri në Istër, etj. Deti Jon (Deti i Jonë) edhe sot e kësaj dite ka domethënie të vetme në gjuhën pellazge, ilire, shqipe.

Ka mijëra fakte historike të ekzistencës gjeneratë pas gjenerate, të shpërndarjes masive nëpër botë. Doket dhe zakonet e tyre janë pellazgjike, kurse djepi në të cilin sot shtrihet populli shqiptar është djepi i vërtetë i pellazgëve. Gjuha e tij është gjuha e vjetër e pellazgëve, ndonëse tani ka marrë kualitet të ri shqiptar, sepse përjetëson periudhën e ringjalljes së përjetësisë. Shkencat bashkëkohore, si psh.: historia, arkeologjia, linguistika, antropologjia etj., dëshmojnë në mënyrë të padiskutueshme se shqiptarët janë pikërisht të vetmit trashëgimtarë të pellazgëve të vjetër dhe hyjnorë. Ne e njohim atë si pellazgë, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë[1]. Rrënja e jonë e vjetër është pellazge.

Populli shqiptar është njëri prej popujve më të lashtë evropianë, gjithmonë është një popull liridashës, me ndenja të kulluara të Atdheut e të Kombit, të luftës së pashkëputur të mbijetesës. Ai ka ikur nga lufta deri në momentet e fundit që të mos e rrezikojë askënd. Në pjesën e epërme, nëpër territoret malësore të Alpeve shqiptare, ku jetonin nga gjeneza e lashtë e njerëzimit, sipas mitologjisë gegët, gigantët, gjigantët e mëdhenj të malësorëve të sotëm shqiptarë, ndërsa në pjesën e poshtme, në jug dhe nëpër bregdetin shqiptar jetonin toskët, toskanët, vëllezërit e gegëve, që sot janë zgjeruar bashkë me gegët nëpër botë.

Sot janë mbi 16 milionë shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Greqi, Turqi dhe Evropë, etj. Nga trojet etnike shqiptare janë shpërngulur vazhdimisht shqiptarët, sa nuk kemi mundësi të llogarisim numrin e saktë të qenies së tyre pellazge, ilire, etruske. Është luftë për ekzistencë më të mirë të pellazgëve, ilirëve, shqiptarëve; për të ikur nga vdekjet vrastare të armiqve të shumtë.

Në Zvicër jetojnë mija shqiptarë nga trojet ish-jugosllave dhe Shqipëria, ndërsa pjesa dërmuese e tyre janë nga Kosova, nga të cilët, 100`000 e kanë marrë shtetësinë e Zvicrës. Në pikëpamje të të dhënave mbi shtetësinë nga trojet shqiptare dhe shtetësinë e shteteve të tjera, dokumentohen nga Kosova 270`000 deri në 300.000. Sipas ISEAL janë 270`000 shqiptarë nga Kosova. Ne i njohim ata nga listat e telefonit në shtetin e Zvicrës, nga zakonet dhe gjuha, nga fjalët në gjuhën shqipe. Të gjithë e ngrisin, e ruajnë dhe e mbajnë shqiponjën me dy krerë, si simbolin kombëtar të shqiptarëve që bashkohet nga dy pjesët mitologjike, gegët dhe toskët, krahas atyre të shteteve në të cilat janë ndodhur.

Nuk kanë dallime në gjuhë, sado që një kuadër „shkencëtarësh“ të rekrutuar nga agjenturat sllave në Ballkan përpiqet t’ia bëjnë „të njohur“ popullit shqiptar se paska „2 gjuhë“. Populli shqiptar flet shqip, prandaj e quajnë shqiptar. Në gjuhën gjermane e quajnë Albaner, sepse flet Albanisch, ndërsa në gjuhën angleze Albanian. Emrin e tyre e kanë trashëguar nga shqiponja dhe flasin shqip, që do të thotë se janë „bij të shqiponjës“. A-ja ka rrjedhur nga shkrimi i parë më i vjetër (hyjnor), Alfabeti Fonetik Egjiptian, në Egjipt (Ain-shqiponjë[2]). Në gjitha këto vende kemi shumë emra vendesh, malesh dhe qyteteve që lidhen me kulturën ilire dhe shqiptarët. Shqiponjës i thonë në gjermanisht Adler.

Mërgata e jonë shqiptare, qoftë e vjetra ekonomike, qoftë ajo politike, ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit shqiptar. Në periudha të caktuara historike, kjo mërgatë ia ka dhënë krahun me të madhe çështjes kombëtare dhe lëvizjes së brendshme politike. Ajo kurdoherë ka qenë zëdhënëse e interesave rajonale kombëtare dhe sociale.

Mërgata shqiptare, në përgjithësi, ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit të vet. Ajo ka pasur dallime të mëdha kualitative e kuantitative, në qëndrime dhe në pikëpamje, sikurse në format e organizimit të vet. Mund të themi se atë e ka ushqyer ndjenja e pashuar për t’i dalë në ndihmë popullit të vuajtur, përpjekjes shumëvjeçare për çlirim dhe vetorganizim nga dhuna e hapur e pushtuesve sllavë të tokave të veta autoktone dhe për të ndihmuar zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. [3] 

Të emigruarit janë larguar nga atdheu i tyre për shkaqe politike dhe ekonomike dhe janë vendosur përkohësisht apo përgjithmonë në vendet e huaja. Emigrimi i shqiptarëve, i shkaktuar nga diskriminimi i hapur i armiqve tanë kombëtar shekuj me radhë, nga varfëria e trashëguar ndër vite të tëra apo izolimi i rreptë njerëzor, social dhe qytetar, nuk është ndalur deri në ditët tona. Emigrimi i shqiptarëve përbën dramën e madhe sociale dhe politike në vitet më të errëta. Shqiptari ka qenë i detyruar të shkojë në mërgim me dhembjet e tij të paqetësuara. Një pjesë e tyre u detyrua të shkojë për të siguruar bukën e gojës larg familjes së tij, duke qarë me lot gjatë tërë jetës së tij, shpesh i vetëm në mërgim.

Jo rrallë, ky emigrim i dhembshëm, përmes qindra-mija të vrarëve, fëmijë, gra e burra, duke ikur të ndjekur nga dhunuesit e tokës së tyre të shtrenjtë, për të mos u kthyer kurrë për të gjallë brenda tokave stërgjyshore, e ka përbërë politikën antishqiptare të fqinjëve shovinistë dhe ka përmbushur elaboratet e zbrazjes së tokave tona.

Fjala „diasporë“ është përdorur gabimisht në shtypin tonë. Mërgata shqiptare shprehë njerëzit e emigruar në dheun e huaj. Nga e kaluara e largët mitologjike, e gjejmë gjenezën e shtrirjes së shqiptarëve në Zvicër. Që atëherë ajo nënkuptonte udhëtimin në këmbë, gati  gjysmë jetës. Ndërsa me kalë, pak më pak. Nga e kaluara mitologjike e shqiptarëve të vjetër-pellazgët, e gjejmë se Argusi, që kishte sy shumë të bukur dhe ishte bujk shumë i mirë, por të afërmit ia zunë inat për shkak të syve të kaltër në të shkruar, u largua shumë larg nga shtëpia. Si duket, ai kishte mbërri në Argau të Zvicrës. Jo vetëm emri i Kantonit Argau që mund të na shpjegojë këtë, por emri i lumit Aare, që trupon kantonin, shpjegohet përmes shqipes. Dy pikat mbi e-në i kanë humbur gjatë shekujve. A-ara-u shpjegon tokën e punës, arën. Ndërsa kantoni, që më parë të ketë qenë një moçal apo liqen do të jetë tharë nga Argusi. Prandaj, thuhet se e ka marrë emrin nga Argusi.

Në këtë shtet, ku ka ardhur si pushtues dhe ka jetuar fryma e parë iliro-romake, është ruajtur deri sot simbolika ilire, ndonëse nuk mund të thuhet dhe nuk mund të pranohet si simbolikë e pushtuesve, po si simbolikë e vendit në të cilën ndodhet, pa dhënë ndonjë lidhje të kaluarës me të sotmen. Mjafton të shëtisim në këtë shtet dhe të takojmë qindra herë shqiponjën, që ka ngjashmërinë me shqiponjën tonë, pa dhënë ndonjë shenjë politike. Siç dihet, shqiponja takohet herët në historinë tonë, që në kohën e Skënderbeut e më parë, dhe ka ngjashmëri me shqiponjën e austriakëve, me dy kokë; të Argaut dhe të Habsburgëve, me një kokë.

Në Rapperswil, të St. Galles, familja Kurti (Curti) shohim se ka dhenë në disa breza udhëheqës në komunën e Rapperswil’it dhe të Konfederatës së Zvicrës. Fshati Jahkurti është në Shqipërinë e veriut, ndërsa familjet Kurti ndodhen në Smolicë të Kosovës. Prej aty, kanë kaluar në Itali. Familja Curti e ka origjinën shqiptare. E vetmja trashëgimtare e familjes Curti është Elvira, në të cilën a-ja është mbaresë shqipe për emrat e gjinisë femërore. Ky është emër tipik i gjuhës shqipe. Familja Burri e shpërndarë në tërë Zvicrën është po ashtu mbiemër shqiptar. E tillë është edhe mbiemri Rasi apo Rrasi në Basel apo në Turgau, në Erlenbach apo në Wängi. Ka dhe emra të tjerë, që sot tingëllojnë shqip…

Shkojmë më tutje në Argau, në Thurgau, në Graubünden, në Schaffhausen gjëjmë qindra shembuj të jetesës sonë mijëvjeçare. Në Graubynden flasin retoromanisht, gjuhë që ka mbetur nga koha e pushtimeve romake dhe dallohet pak nga gjuha latine, që domethënë se është gjuhë e përzier nga vendasit dhe të ardhurit që nuk konsideroheshin romakë, pra edhe ilirët, që dallojnë nga mënyra e jetesës baritore, me bagëti dhe bujqësi. Ilirët kanë qenë bujq të përkryer dhe veçanërisht mbajtës të bagëtive. Arumunët dallojnë nga rumunët dhe banojnë në trojet shqiptare, sikurse në Rumani. Këtë kulturë e kanë shpërndarë nga pellazgët, ilirët, arumunët dhe etruskët, që janë një komb. Gegët dhe toskët janë vëllezër. Nga toskët, që ishin pellazgë, ilirë, shqiptarë; është themeluar në Itali Toskana dhe nga fjalët toskë/tuskë kanë rrjedhur fjalët: toscs, tuscans, etruscans/etruskët. Jul Cesari, ishte me origjinë pellazge të prejardhur nga Troja, që ishte qytet pellazg (ilirë), siç ishte tërë Turqia e sotme (trojet tona, edhe sot ka domethënie shqiptare). Ai ishte më i suksesshmi ndër prijësit e Romës dhe të gjitha viset pellazge (etruske) të Italisë.

Banorët e kantonit të Shvicit (Schwitz, nga i ka ardhur emri Zvicrës, Schwizerland, që do me thënë vendi i banorëve të Shvicit, e më vonë u quajt Schweiz) kanë ngjashmëri të dukshme me malësorët e Shqipërisë.

Në do të fillojmë gjetjen e mërgimtarëve shqiptar nga viti 1400 e këtej. Fillimi i Federatës Zvicerane fillon nga viti 1291, nga Betimi i Rytlit, ku kantonet malor të Urit, Shvicit dhe Untervaldenit krijojnë një federatë. Më vonë, i bashkohen kantonet e tjera, si psh. Lucerni (1332), Cyrihu (1351), Glarusi dhe Cugu (1352), Berni (1353), Friburgu dhe Soloturni (1481) etj. Në vitin 1513 vendet e Zvicrës kërkojnë një identitet të tyre. Në të gjitha simbolet kombëtare shihet shqiponja me dy krerë.

 

Me 1 gusht 1291 merret si gurthemel krijimi i shtetit të Zvicrës.

__________________________________

 

Burimet:

[1] Shih: Niko Stylos, Historia e shenjtë e avranitasve/Dokumente parahistorike, Prishtinë, 2004; Edwin Jacques, Shqiptarët / Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme (I e II), SHB „Kartë e pendë“, Istambul (Turqi) 1996, apo botimi i Tiranës, i përbledhur në një botim, 1997.

[2] Xhusepe Katapano, Thot-i fliste shqip, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 208.

[3] „Askush nuk guxon të pranojë zgjidhje parciale të çështjes shqiptare“, Intervistë e anatemuar me Brahim Avdylin, të bërë nga Safet Sadiku, në dhjetor 1991, botuar në gazetën „Kombi“, Nr. 5 (25), Tiranë, mars, 1992.

 

______________________________________________________________________

 

 

CURRIKULUM VITAE (CV)

_________________________________________

 

 

_________________________________________

 

Avdyli Brahim

Eiergasse 7

Postfach 1270

CH-8640 RAPPERSWIL

Telefonat :

(CH) +41 78 892 07 26

(KS) +377 44 273 831

avdyli_brahim@gmx.ch

i lindur me:

05.09.1960

Republika e Kosovës

_______________________________________________

SHKURTIMISHT:

BRAHIM AVDYLI i takon plejadës së krijuesve të fundviteve shatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX).

Është i lindur dhe i rritur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, një vend me tradita kulturore dhe kombëtare.

Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.

Në mes viteve 1990-1995 ka botuar revistën periodike gjithëshqiptare në Zvicër „Qëndresa“, në të cilën ka qenë Kryeredaktor i saj.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Zvicrës (AdS).

SHKOLLAT E KRYERA:

1967-1974          Shkollën Fillore „Ganimete Terbeshi“ në Morinë dhe Ponoshec.

1974-1979          Gjimnazin „Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe Gjakovë- Drejtimi

                          i Gjuhës dhe Shkencave Shoqërore.

1976-1979          Qendrën e Arësimit të Mesëm të Orientuar „Nexhbedin Nixha“,

                          Drejtimi i Hotelerisë, me korrespodencë.

1980-1987          Studimi me korrespodencë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë,

                          Fakulteti Filologjik, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

1988-2009          U ndërpre diplomimi në këtë fakultet për shkaqe politike. Diplomoi

                          në këtë fakultet dhe mori titullin „Profesor i letërsisë“.

2008-2010          Vazhdoi studimet pasuniversitare në Universitetin Ndërkombëtar

                          të Strugës, Fakulteti i Shkencave Politike, Drejtimi i Marrëdhëneve

                          Ndëkombëtare dhe Diplomaci.

2010                  Magjistër i Shkencave Politike-Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe

                          Diplomaci.

 

     Mbeten të pabotuara 2 drama, 1 roman, 1 skenar filmi dhe një vepër e shkencave politike, me rreth 300 faqe, në procedurë botimi…

 

BOTIMET E LIBRAVE TË NDRYSHME:

 

-“Në hijen e Alpeve”, poezi,                    Rilindja, Prishtinë, 1983,

-“Buka e kuqe”, poemë,                          Atdheu, Cyrih, 1990,

-“Kur zgjohet Dodona, poezi,                 Rilindja, Prishtinë, 1992.

-“Pasqyrë e përgjakur”, poezi,                Marin Barleti, Tiranë, 1994,

-“Klithje nga fundi i ferrit”, poezi,         Onufri, Tiranë, 1997,

-“Gjuha e dheut tim”, poezi,                   Albin, Tiranë, 1999,

-“Klithje nga fundi i ferrit”, b.i dytë,      Jeta e Re, Prishtinë, 2000,

-“Baraspesha e humbur”, poezi,             Qëndresa, Gjakovë, 2003,

-“Vragat e një kohe”, prozë,                    Faik Konica, Prishtinë, 2005,

-“Lëvozhga e vdekjes”, prozë,                  Faik Konica, Prishtinë, 2007,

-“Setele Vesniciei”, p. të zgjedhura,         BKSH, Bukuresht, 2008,

-“Zogu i këngës”, p. të zgjedhura,            SHB “Pjetër Bogdani” Has, 2009.

 

ËSHTË I PREZENTUAR NË KËTO LIBRA:

-„Rrjedhë e lë gjurmë“,  poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983,

-Nebil Duraku: „Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985“, Rilindja, Prishtinë, 1985,

-„Poezia dal Kossovo“, Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali,1999,

-Hasan Hasani: „Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001“, Faik Konica, Prishtinë 2003,

-„Vulcanul rabdarii/Vulkani i durimit“, Poeme traduse in limba romana de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukuresti, 2008,

 

SHPËRBLIM I PAMARRUR:

 

Libri i tij i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“ që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Autori nuk e mori këtë shpërblim.

 

Ka botuar këto punime shkencore:

 

-“Demokracia, demagogjia dhe republika pa liri”, “Qëndresa”, Zvicër, Shtator 1990.

-“Grupacionet, intrigat dhe mediokracia politike”, “Qëndresa”, Zvicër, Dhjetor 1990.

-“Mbi lëvizjen përparimtare shqiptare dhe çlirimin kombëtar”, “Qëndre-sa”, Zvicër, Mars 1991 (me pseudonimin Flamur Kuqi).

-çështja shqiptare dhe realiteti ynë”, “Qëndresa”, Zvicër, Shtator 1991.

-“Shpëtimi dhe bashkimi kombëtar, detyre dhe nevojë urgjente”, “Që-ndresa”, Zvicër, Mars 1992.

-“Ora e fundit për opcionin e fundit”, “Kombi”, Tiranë, 12 Gusht 1992.

-“Nëpër udhëkryqet e Lindjes dhe Përëndimit”, Revista “Zëri”, Prishtinë, Dhjetor 1992.

-“Filozofia e durimit dhe tiparet e përgjithshme të një demagogjie”, “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1 janar 1993; “Qëndresa”, Zvicër, Janar-Shkurt 1993.

-çlirimi dhe bashkimi i kombit-imperativi më i lartë për të gjithë shqi-ptarët”, “Qëndresa”, Shtator-Tetor 1993.

-“Dhuna mendore dhe paturpësia e shkaktarëve të saj”, Qëndresa”, Maj-Qershor 1994.

-“Kosovës nuk i kërcënohet lufta, por robëria”, Polemikë, “Qëndresa”, Zvicër, Nëntor 1994.

-“Tri faqet e një paradoksi”, “Qëndresa”, Zvicër Janar-Shurt 1994 (me pse-udonimin Ilir Sokoli).

-„Si mund të lëvizë përpara çështja jonë kombëtare“, Qëndresa, Zvicër, Gusht 1995.

-“Depolitizim apo mobilizim i mërgatës shqiptare”, “Qëndresa”, Zvicër, Gusht 1995. (me pseudonimin Ilir Sokoli).

-“Mobilizimi mbarëshqiptar dhe çështja jonë kombëtare”, botuar parale-lisht, në vazhdime, në:

                       “Emigranti shqiptar”, Tiranë, Nr. 4, janar 1999; Nr. 6, Shkurt

                       1999; Nr. 8, Shkurt 1999 dhe Nr. 10, Mars 1990;

                       çlirimi”, organ i LKçK, nr. 59, 10 Janar 1999; nr. 60, 25

                       Shkurt 1999 dhe nr. 61, 10 Mars 1999...

 

DISA SHPËRBLIME TË MARRURA NË PËRËNDIM:

- Vendi i dytë për poezinë më të mirë të botuar në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, „Zëri i Kosovës“, LPK.

- Vendi i parëPena e Artë“, në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001.

- Shpërblimin e parë “Agim Ramadani” në Konkursin pranë Qendrës Kultu-rore Shqiptare për poezi në Cyrih të Zvicrës, me 25 prill 2009.

- Shpërblimin e Dytë për poezinë më të mirë të dërguar në Konkursin Letrar, me 01.05.2010, në Orën Tradicionale Letrare të LSHAKSH-së, në Ko-blenz të Gjermanisë për Pavarësinë e Kosovës dhe Shpërblimin e Parë për poezinë më të mirë të dërguar në Konkursin Letrar, me 25.4.2011, në Orën e Madhe Letrare të së njëjtës „Lidhje…“, në Koblenz të Gjermanisë…

PoeziA e tij është botuar:

 

- në këto gjuhë: italiane, gjermane, rumune, françese…

 

është e përkthyer:

 

-në gjuhën:                          angleze.

 

 

© Pashtriku.org - Qershor 2011

 

powered by Beepworld