Rr. “Garibaldi” H5/9, 10 000 Prishtinë, Tel: +377 (0)44 112 397, E-mail: instituti.inepra@gmail.com

 

 

Në  bazë të Neneve 23, 24, 25, 82, 83, 84, 182, 183, 184, 188, 268, 332, 333, 334, dhe 335 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës (KPPK), Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA):

 

K A LL Ë Z I M  P E N A L

 

K U N D Ë R:

 

  1) Isa Mustafa,

  2) Avdullah Hoti,

  3) Muhamet Gashi,

  4) Muhamet Mustafa,

  5) Enver Bajçinca,

  6) Mimoza Godanci,

  7) Gëzim Tosuni,

  8) Selim Thaçi,

  9) Arsim Bruçaj,

10) Salvador Elamzi,

11) Gazmend Ahmeti,

12) Nazmi Zeqiri,

13) Ardiana Gashi,

14) Mrika Kotorri,

15) Ali Lushi,

16) Xhevat Lushi,

17) Mustafë Kastrati,

18) Besnik Krasniqi,

19) Bajram Kosumi,

20) Muhamet Dabiqaj,

21) Luan R. Gashi,

22) Hajdar Korbi, dhe

23) Sejdi Osmani, ose të gjithë së bashku “Elektorati i Isa Mustafës” për ta shpëtuar Avdullah Hotin dhe klikën e tij nga Padia e INEPRA’s, deponuar në Gjykatën Komunale me datën 30. 07. 2009, e me të cilën Gjykata Komunale nuk po merret prej asaj kohe,

 

S E P S E

 

     Isa Mustafa, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Komunal (K.K.) të Prishtinës, Avdullah Hoti nënkryetar, dhe Muhamet Gashi nga Zyra e K.K. të Prishtinës për Marrëdhënie me Publikun, me datën 22 dhjetor 2010 në gazetën e përditshme të Kosovës “Infopress”, në faqe 11, me titullin “Reagim ndaj shkrimit ‘Padi kundër nënkryetarit të Prishtinës’” kanë përdorur një numër shpifjesh kundër Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA) dhe përfaqësuesit të autorizuar dhe kryetarit të INEPRA’s, Isa Mulaj. Shpifjet dhe kërcënimet kundër INEPRA’s me këtë rast bëheshin si reagim ndaj publikimit të padisë së INEPRA’s nga gazeta “Infopress” me datën 20 dhjetor 2010 në faqe 11, e vërtetuar dhe vulosur në Gjykatën Komunale të Prishtinës me datë 30. 07. 2009. Lidhur me këtë padi ku i padituri i parë Avdullah Hoti për mbajtje të jashtëligjshme të certifikatës së INEPRA, z. Hoti i thotë gazetës: “Nuk kam njohuri për këtë padi. Nuk ekziston instituti INEPRA”, për të vazhduar: “Unë nuk e kam poseduar asnjëherë fletëregjistrimin e kësaj OJQ’je”.

 

Provë:

 

·       Padi kundër nënkryetarit të Prishtinës, botuar në “Infopress” më 20 dhjetor 2011, faqe 11.  ( Lexoni: Padi kundër nënkryetarit të Prishtinës )

 

     Kur gazeta në fjalë boton dëshminë e padisë së INEPRA’s ku tregohet se Avdullah Hoti e mban ilegalisht certifikatën (fletëregjistrimin) e INEPRA’s, z. Hoti dhe Zyra për Informim e K.K. të Prishtinës reagojnë pas dy ditëve në të njëjtën gazetë:

     “Sa i përket akuzave dhe shpifjeve në këtë artikull, ku gjëja se unë ‘Avdullah Hoti, jam paditur nga një Institut për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA) për mbajtjen e jashtëligjshme të certifikatës së këtij instituti’. Kjo e tëra është gënjeshtër e pastër, dhe unë nuk i përkas asnjë instituti me këtë emër dhe nuk jam dhe as që kam qenë pjesë e tij. Akuzat ndaj meje në këtë artikull nuk qëndrojnë fare, edhe në prononcimin e dhënë gazetarit Duriqi, kam sqaruar saktë se ky institut nuk ekziston. Edhe njëherë sqaroj opinionin se unë nuk i përkas, nuk kam të bëj fare me këtë fare institut të imagjinuar. Gjë për të cilin akuzohem nga njerëzit që tashmë të njohur për spekulime të tilla....Lidhur me këto shpifje dhe të pavërteta do të ngre padi ndaj gazetës, gazetarit dhe Isa Mulajt. Përcjell Zyra për Marrëdhënie me Publikun.”  

 

Provë:

 

·       Reagim nda shkrimit “Padi kundër nënkryetarit të Prishtinës”, botuar në “Infopress” më 22 dhjetor 2010, faqe 11.

 

Këto deklarime dhe kërcënime zyrtare paraqesin shkelje të Nenit 188 të KPPK’së për Shpifjen, ku specifikohet: “Kushdo që për personin tjetër nxjerr apo përhap pohime të pavërtetë...”. Të paditurin kanë mohuar ekzistencën e MAP’së dhe dokumentet e lëshuara nga kjo Ministri, mohojnë edhe ekzistencën e padisë së vërtetuar në Gjykatën Komunale më 30. 07. 2009 kundër z. Hoti dhe grupit të tij, mohojnë edhe provat zyrtare të bashkangjitura asaj padie ku përfshihet edhe një dokument i lëshuar dhe vërtetuar me nënshkrim dhe vulë të Policisë së Kosovës, plus shpifin ndaj Përfaqësuesit të Autorizuar të INEPRA’s duke përhapur pohime të pavërteta “nga njerëzit që tashmë të njohur për spekulime të tilla”. Se a janë dokumentet zyrtare të MAP’së, Policisë së Kosovës, INEPRA’s, Gjykatës Komunale e shumë të tjera “gënjeshtër e pastër” siç e quan z. Hoti dhe Zyra për Marrëdhënie me Publikun e K.K. të Prishtinës (ZMPKKP), këtë duhet ta thotë Gjykata kompetente ku INEPRA e ka të deponuar padinë.   

Për padinë e premtuar të z. Hoti dhe ZMPKKP kundër gazetës, gazeta në po të njëjtin vend sqaron se ajo vetëm ka shkruar se çka ka në padinë e INEPRA’s e cila gjendet në Gjykatën Komunale të Prishtinës që nga data 30 korrik 2009, dhe i bënë pyetje Komunës së Prishtinës: “Si është e mundur të jetë shpifje citimi i një dokumenti?”.

Në po të njëjtin vend ka reaguar Sejdi Osmani, kryetarit i Bordit Ekzekutiv të Institutit Riinvest. Gjykatës kompetente i bëjmë thirrje të mbështetet në provat e padisë së INEPRA’s të deponuar më 30 korrik 2009 rreth rastit të Riinvestit dhe INEPRA’s.

Me datën 24 dhjetor 2010, INEPRA boton në “Infopress” sqarimin rreth padisë për opinionin, z. Hoti dhe ZMPKKP: “Neve na gëzon fakti se Avdullah Hoti i paska thënë gazetarit të “Infopress”’it, citojmë në origjinal, “...edhe në prononcimin e dhënë gazetarit [Visar] Duriqi, kam sqaruar saktë se ky institut nuk ekziston... Lexuesve dhe opinionit të gjerë i bëmë me dije se Avdullah Hotin nuk e ka paditur Isa Mulaj, por INEPRA si subjekt juridik”. Drejtori i INEPRA’s për Marrëdhënie me Publikun e informon Riinvestin që ta presë fjalën e Gjykatës nga padia e INEPRA’s që nga vitit 2009.

 

Provë:

 

·       INEPRA reagon ndaj nënkryetarit të Komunës, botuar më 24 dhjetor 2010, faqe 11.  ( Lexoni: INEPRA - reagon ndaj nënkryetarit të komunës )

 

Përkundër këtij njoftimi për Riinvestin, njeriu kyç dhe pronari i këtij instituti, Muhamet Mustafa boton shkrimin “Reagim ndaj artikullit ‘Inepra reagon ndaj nënkryetarit të Prishtinës’”, ku ai përdorë shpifje kundër Isa Mulajt dhe kërcënon publikisht z. Ramiz Bojaj, në këtë formë: “Artikujt e tij [Isa Mulajt] përmbajnë aq shumë konstrukte të çuditshme, ireale dhe të pavërteta, kështu që gjyqi duhet të merret me të dhe rrethanat në të cilat ai i konstrukton ata artikuj... Nëse z. Bojaj ka vendosur të marrë rolin e telallit apo avokatit të tij, i sugjeroj që të informohet mirë para se të bëhet bashkëfajtor.”

Ky deklarim i z. Mustafa paraqet shkelje të Nenit 188 të KPPK’së ose shpifje për “Kushdo që për personin tjetër nxjerr apo përhap pohime të pavërtetë që mund të dëmtojnë nderin dhe autoritetin e tij, megjithëse e di se pohimet e tilla janë të pavërteta,..”.

Artikujt e INEPRA’s, në veçanti të Isa Mulajt, janë ndër më të saktët dhe më të vërtetët jo vetëm në Kosovë, por në Evropën Juglindore. E ftojmë Gjykatën nëpërmjet një ekipi profesional vendorë dhe ndërkombëtarë ta vërtetoj këtë. Të gjitha OJQ’të dhe analistët e tyre në Kosovë gjithmonë kanë pasur dhe ende kanë një qasje hulumtuese që anon dikah. Ato OJQ njihen si shpërlarëse të parave, ndërsa analistët dhe hulumtuesit e tyre për gënjeshtra të panumërta. E vetmja OJQ profesionale që i thotë gjërat drejtë dhe pa u frikësuar fare nga e vërteta, është INEPRA, dhe Isa Mulaj në veçanti. Kjo vërtetohet edhe me moton e INEPRA’s “Adaequatio rei et intellectus” që në shqip do të thotë: “Korrespondenca e mendjes me realitetin”.

Në mesin e shumë analizave kritike dhe numri të pakufizuar të intervistave në mediet vendore dhe të huaja, z. Mulaj ka kritikuar edhe gënjeshtrat e panumërta në shkrimet e z. Mustafa, shumica prej të cilave janë jo vetëm gënjeshtra të pakripa, por shoqërisht të rrezikshme dhe të dënueshme. Një prej atyre gënjeshtrave zyrtare të z. Mustafa mund të gjendet në analizën e z. Mulaj me titull: “Shovinizmi statistikor i UDB’ashëve shqip dhe anglisht folës”, ku z. Mulaj duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Zvicrës demanton z. Mustafa dhe grupin e tij shpifës në Riinvest se në Zvicër jetojnë afër 200 000 shqiptarë nga Kosova, e jo 72 415 siç mundohet t’i mbroj z. Mustafa duke shpifur edhe në policinë e Kosovës kundër atyre që e dëshmojnë me fakte të vërtetën. Gjykata duhet të merret me gënjeshtrat në shkrimet e z. Mustafa, sepse ato nuk kanë të bëjnë vetëm kundër z. Mulaj por kundër Kosovës, popullsisë së saj, Zvicrës, dhe çdo qenie normale njerëzore që nuk pranon shfarosjen e mbi 125 000 shqiptarëve në Zvicër në shkrimet e z. Mustafa dhe klanit të tij.

Kohëve të fundit, qeveria zvicerane përsëri ka dalë në “mbështetje” të shkrimeve të z. Mulaj, se në Zvicër jetojnë 200 000 shqiptarë nga Kosova, e kurrsesi siç gënjen e shpif z. Mustafa dhe insiston në mbrojtjen e gënjeshtrave të tij duke e shtanazhuar edhe policinë e Kosovës, çka është e pamundur t’ia mbrojë gënjeshtrat e tij, sepse të vërtetat në shkrimet e z. Mulaj janë të vërteta që i vërteton edhe qeveria e Zvicrës. Z. Mulaj veç e ka të deponuar në Gjykatën Komunale padinë kundër shpifjeve të z. Mustafa, kur përfshihen edhe prova për skandale në nivel të shtetit nga z. Mustafa dhe grupi i tij në Riinvest, ku përfshihet edhe skandali në vlerë deri në 2,5 milionë euro, i titulluar “Lëvizja Daut”.

 

Prova:

 

·       Shovinizmi statistikor i UDB’ashëve shqip dhe anglisht folës” (Analizë nga Isa Mulaj);[1]

·       Zvicra sot ka afër 7.9 milion banorë me 200 mijë shqiptarë nga Kosova;[2]

·       Letër gjumashëve shqiptarë rreth publicistikës shoviniste sllavo-maqedonase (Letër nga Isa Mulaj);[3]

·       Komploti i mafisë ruso-serbe kundër Kosovës (Punim Hulumtues për Diskutimin e Politikave, përgatitur nga Isa Mulaj, me dëshmi të konsiderueshme).[4]

·       “Lëvizja Daut”, e deponuar në Gjykatën Komunale si dëshmi në kuadër të padisë së INEPRA’s më 30. 07. 2009.

 

Meqenëse Gjykata Komunale nuk është marrë prej afër dy vitesh me padinë e INEPRA’s kundër z. Hoti dhe grupit të tij, z. Hoti në vend se ta padisë z. Mulaj dhe gazetën “Infopress” për “shpifje” siç është zotuar sepse ai nuk ka qenë kurrë dhe nuk ka fare të bëjë me INEPRA’n, ai mbledh nënshkrime nga shokët e tij dhe simpatizantët e Isa Mustafës dhe merr vendime për INEPRA’n! Pra, për z.Hoti tash ekziston INEPRA. Z. Hoti shkruan një letër në formë peticioni kundër z.Mulaj dhe kërkon nga kolegët tij ta nënshkruajnë, të cilët ai i prezanton si Kuvendi i Anëtarëve të INEPRA’s, që bie ndesh me Nenin 332 “Falsifikimi i dokumenteve”; Nenit 333 “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” i cili sqaron: “Personi do të konsiderohet se ka kryer vepër penale të falsifikimit të dokumenteve dhe do të dënohet me dënimin nga paragrafi 3 i Nenit 332 nëse: 1) Pa autorizim plotëson ndonjë letër, formular të zbrazët ose ndonjë send tjetër në të cilën është vënë nënshkrimi i personit tjetër dhe plotëson deklaratën përmes së cilës krijon marrëdhënie juridike; Nenit 334: “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë” dhe përmbajtja e tij e cila thotë: “(1) Kushdo që e vë në lajthim organin kompetent për të vërtetuar një çështje të pavërtetë, e paraparë të shërbejë si provë në një çështje ligjore në një dokument publik, në një regjistër ose libër…”; dhe Nenit 335 “Ushtrimi i ndikimit” i cili thotë: “(1) Kushdo që kërkon, merr ose pranon një ofertë ose premtim të një përparësie të padrejtë për vete ose për personin tjetër në lidhje me ushtrimin e një ndikimi të paduhur nga ana e kryerësit mbi vendimmarrjen e një personi personi zyrtar, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ushtrimi i supozuar shpie deri te rezulati i synuar…”.

 

Provë:

 

·       Letër-peticioni i Avdullah Hotit

 

Këtë peticion ia dërgon z.Bajram Kosumi, Drejtor i Departamentit për Regjistrim dhe Ndërlidhje me OJQ’të në Ministrinë e Administratës Publike (MAP). Njoftojmë gjykatën se askush në Kosovë apo jashtë saj nuk është i thirrur të dërgoj peticione a çfarëdo dokumenti vetëm me nënshkrime dhe emra e mbiemra pa autorizimin e INEPRA’s dhe procedurat e rregullta ligjore. Peticioni dhe shantazhi i z.Hoti me z.Kosumi e Dabiqaj nuk përmban: siglën, vulën, numrin e telefonit, vendin, adresën postare dhe elektronike (e-mailin) të INEPRA’s, ose dëshmitë dhe shenjat e regjistruara dhe të mbrojtura ligjore. Këto paraqesin vepër penale sipas Nenit 268 të KPPK’së “Shanatzhi” dhe përmbajtjes së tij në pikën (1) “Kushdo që me qëllim për t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundër ligjshme i kanoset personit tjetër se kundër tij apo personave të tij të afërt do të zbulojë diç që do ta dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe me këtë e detyron atë person të veprojë ose të mosveprojë në dëm të pasurisë së tij a pasurisë së ndonjë personi tjetër...”.

Njoftojmë Gjykatën se INEPRA është duke udhëhequr disa ankesa kundër disa organizatave të fuqishme ndërkombëtare në Kosovë si: Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID), Banka Botërore, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Friedrich Ebert Stiftung (FES’it), dhe Instituti për Shoqëri të Hapur (OSI). Shumica e këtyre ankesave kundër krimit të organizuar të personave vendorë dhe atyre ndërkombëtarë janë ende në proces. Inspektori Gjeneral i USAID’it, ekipet hetuese të UNDP’së, Bankës Botërore dhe FES’it, si dhe Ombudsmani i OSI’it komunikojnë zyrtarisht me INEPRA’n nëpërmjet adresës zyrtare të saj dhe Përfaqësuesit të Autorizuar, z. Isa Mulaj. Kështu, Nju Jorku, Uashingtoni, Budapesti, Boni, Berlini, dhe qendrat tjera të organizatave më të fuqishme ndërkombëtare, e dinë dhe e njohin ligjshmërinë e INEPRA’s dhe kush është i thirrur të paraqitet në emër të saj. Shumica e këtyre kolegëve të Avdullah Hotit që figurojnë në peticionin e tij, janë duke u hetuar nga ato institucione.

Provat dhe shënimet tjera do të sigurohen zyrtarisht.

 

Dëshmitarë:

 

·       Zyra e Inspektorit Gjeneral dhe Ombudsmanit të USAID’it;

·       Zyra për hetimin e keqpërdorimeve në Bankën Botërore;

·       Zyra për hetimin e keqpërdorimeve të UNDP’së;

·       Zyra e FES’it në Bon dhe Berlin;

·       Zyra e Ombudsmani të OSI’t.

 

Në letër peticionin e z.Hoti thuhet se “INEPRA asnjëherë nuk ka arritur të funksionalizohet” dhe se Isa Mulaj nuk ka raportuar në Kuvendin e Anëtarëve!”, të cilin e paska krijuar z.Hoti dhe Isa Mustafa në mënyrë sekrete duke e shantazhuar z. Bajram Kosumi dhe Muhamet Dabiqaj. Z. Hoti dhe secili kolegë i tij në atë letër-peticion sekret, por edhe z.Kosumi dhe z.Dabiqaj, duhet t’i prezantojnë dëshmi Gjykatës se personat që kanë vënë nënshkrimin aty, janë anëtarë të INEPRA’s, se kanë të nënshkruar dhe vulosur ndonjë dokument me INEPRA’n, se kanë plotësuar formularin e anëtarësisë dhe kanë paguar anëtarësinë në njërën nga xhirollogaritë e INEPRA’s ose posedojnë vërtetim se e kanë bërë këtë në formë të pagesës me para të gatshme, se kanë paguar diçka në emër të INEPRA’s, se kanë realizuar ndonjë projekt për të, e shumë të tjera. Gjatë takimit me z.Kosumi dhe z.Dabiqaj në ndërtesën e Pallatit të shtypit, zyra e tyre ishte e mbushur me tym dhe që të dy pinin pandërprerë cigare. Kjo është shkelje e Ligjit kundër duhanit në ndërtesat publike, ndonëse me këtë do të duhej të merrej dikush tjetër.

Z.Kosumi duket se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me z.Hoti, të cilin brenda ditës e ka informuar se ia ka marrë certifikatën z.Mulaj, kështu që z.Hoti pas dy ditësh deklaron në “Infopress” se INEPRA është shuar.. Këto bashkëveprime dhe konspiracione janë të kundërligjshme sipas kapitullit të KPPK’së “Bashkëpunim në kryerjen e veprës penale” dhe përmbajtjes së tri neneve të tij: Neni 23 (Bashkëkryejra), Neni 24 (Shtytja), dhe Neni 25 (Ndihma). Po të njëjtat bashkëveprime të të paditurve  paraqesin vepër penale sipas Nenit 182 (Cenimi i të drejtave nga marrëdhëniet e punës), Nenit 183 (Cenimi i të drejtave të punësimit apo papunësisë, pika 1 dhe 2 e këtij Neni), dhe Nenit 184 (Cenimi i të drejtave të punëtorëve në pjesëmarrjen në qeverisje) të KPPK’së.

Kërkojmë nga Gjykata kthimin e certifikatës origjinale të INEPRA’s të cilën e mban ilegalisht z.Hoti prej vitit 2005, dhe kthimin e duplikatit të kësaj certifikate të cilën e ka marrë z.Kosumi. Kthimi të shoqërohet me kompensim sipas ligjit (Nenet 82, 83, dhe 84 të KPPK’së) për të gjitha humbjet që i kanë shkaktuar INEPRA’s, dhe transaksionet dhe përfitimet ilegale që i kanë bërë z.Kosumi me bashkëkryesit. Kërkojmë po ashtu nga Gjykata kthimin INEPRA’s e të gjitha të ardhurave personale që z.Kosumi dhe z.Dabiqaj që i kanë realizuar në MAP, sepse ato janë tatime të INEPRA’s dhe qytetarëve tjerë.

 

Provë:

 

·       Letër-peticioni i të paditurit Avdullah Hoti;

·       Editoriali në gazetën “Infopress” më 9 shkurt 2011, faqe 10.

 

Më tutje thuhet se “Kuvendi i Anëtarëve” distancohet nga të gjitha veprimet e tij [Isa Mulajt]. Kjo është një tendencë për njollosjen e karakterit të z.Mulaj dhe profesionalizmin e tij unikat dhe të pakompromis, çka është e kundërligjshme sipas Nenit 188 që me pohime të pavërteta ta dëmtojnë nderin dhe autoritetin e Isa Mulajt, dhe tendencë për mbrojtjen e shpifjeve sikur të Muhamet Mustafës rreth manipulimeve e gënjeshtrave që disa prej kolegëve të z.Hoti i bëjnë duke falsifikuar të dhënat zyrtare qëllimshëm. Nëse Gykata nuk merret me shpifjet e tilla të z.Hoti dhe kolegëve të tij, atëherë INEPRA do t’i drejtohet gjykatave zvicerane për ta detyruar të vërtetën në vendin e vet, sepse nga bërja publike e faktit zyrtar se janë shfarosur afër 2/3 të shqiptarëve në Zvicër nëpër shkrimet e kolegëve të z.Hoti, distancohen vetëm gënjeshtarët, ndërsa me veprimet e Isa Mulajt në këtë drejtim qëndron qeveria zvicerane dhe çdo krijesë normale njerëzore që bazohet në realitet dhe fakte zyrtare.

Në një dokument  tjetër që e ka deponuar në mënyrë sekrete z.Hoti me kolegët e tij në MAP, por të cilin nuk ka arritur ta siguroj INEPRA, thuhet se INEPRA nuk ka pasur të hyra, se nuk ka realizuar asnjë projekt, etj.

INEPRA kërkon shuarjen e “SHIK’ut” të K.K. të Prishtinës, më konkretisht organizatës sekrete dhe falsifikatore të kryetarit të tij, Isa Mustafës.

Nga z.Mulaj nuk distancohen mediat më prestigjioze në Kosovë dhe disa në Evropë, dhe e marrin vazhdimisht në intervista në cilësinë e kryetarit të INEPRA’s. Intervistat e tij mund t’i lexoni gati përditë në gazetat më kryesore të Kosovës. Po të njëjtat intervista i lexojnë edhe kolegët e z.Hoti dhe vet z.Hoti, madje edhe në momentin kur shqyrtohet kjo padi, por asnjë prej tyre nuk ka guxuar të dalë e të thotë publikisht e zyrtarisht se INEPRA nuk ekziston. I tërë veprimi i tyre ka pasur dhe ka për qëllim të zhvlerësohet padia e INEPRA’s që pret në Gjykatën Komunale prej 30. 07. 2009.

Provat do të sigurohen zyrtarisht.

 

Dëshmitarë:

 

·       Mediat në Kosovë dhe jashtë saj, punimet shkencore dhe publicistika e INEPRA’s

 

Para se ta përgatisë letër-peticionin sekret duke u thirrur ilegalisht si person i INEPRA’s, z.Hoti i ka kërkuar djalit të dajës të Isa Mulajt, Ekrem Hysenaj, inspektor tatimor në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), që të organizoj një takim për kafe ndërmjet z.Hoti dhe z.Mulaj. Z.Mulaj e ka refuzuar takimin miqësor që e ka propozuar z.Hoti nëpërmjet z.Hysenaj. Nëpërmjet Hysenajt është propozuar që z.Hoti ta kthejë certifikatën e INEPRA’s dhe z.Mulaj ta tërheq padinë, dhe le të shkrehet kjo punë. Z.Hysenaj e ka informuar z.Mulaj se z.Hoti i ka propozuar z.Hysenaj ta marrë temën e magjistraturës tek ai [tek z.Hoti] në Fakultetin Ekonomik, dhe në shkëmbim të saj për ta marrë më lehtë z.Hoti i ka propozuar z.Hysenaj një takim me z.Mulaj për të pi kafe bashkë, por z.Mulaj ka refuzuar të takohet me z.Hoti pa u qartësuar puna e padisë në Gjykatë ku e pret prej korrikut 2009.

 

Provë:

 

·       “Nënkryetari i Prishtinës i ‘pështjell’ fjalët”, Infopress, 9 shkurt 2011, faqe 10

·       Takimi i z. Mulaj me z. Hysenaj me datë 24 dhjetor 2010.

 

Dëshmitarë:

 

·       Ekrem Hysenaj, djali i dajës së Isa Mulajt dhe inspektor tatimor në ATK.

 

Salvador Elmazi (më herët i njohur si Salvador Bajrami) gjatë verës 2010 i ka kërkuar z.Mulaj të shkruaj temë të magjistraturës me një pagesë absurde (660 euro) dhe të njëjtën t’ia shes dikujt tjetër për çmim shumëfish më të lartë. Z.Mulaj me të vërtetuar se z.Elmazi nuk po e tregon identitetin e “porositësit” të temës, dhe pas informimit të z.Mulaj nga një palë e tretë se temën e ka porositur dikush nga K.K. i Prishtinës, z.Mulaj ka ndërprerë punën në atë temë. Kërkojmë nga Gjykata të hetoj në Fakultetin Ekonomik se a ka pasur dikush të paraqitur temë të magjistraturës me titullin: “Roli i vendimmarrjes nëpërmjet menaxhimit strategjik në ngrohtoren e qytetit ‘Termokos’ - Shoqëri aksionare - Prishtinë”. Në këtë mënyrë z.Elmazi ka synuar ta shantazhoj z.Mulaj dhe të bëjë biznes me tema të magjistraturës me porosinë e dyshuar nga K.K. i Prishtinës, çka paraqet shkelje të Nenit 334 të KPPK’së për “Legalizimin e përmbatjes së pavërtetë” i cili më tutje në pikën (1) sqaron: “Kushdo që e vë në lajthim organin kompetent për të vërtetuar një çështje të pavërtetë, e paraparë të shërbejë si provë në një çështje ligjore në një dokument publik, në një regjistër ose libër…”.

 

Provë:

 

·       Materiali i përgatitur nga Isa Mulaj dhe shkëmbimet elektronike të mesazheve me z. Elmazi.

 

Ali Lushi, Xhevat Lushi, Mustafë Kastrati, Avdullah Hoti, të cilët në vitin 2005/6 punonin dhe udhëhiqnin kompaninë Integra Consulting, i kanë mbetur z.Mulaj ku ishte i angazhuar në bazë të projekteve, në shumën prej 3 640 euro në kuadër të projektit të UNDP’së për Raportin e Zhvillimit Njerëzor 2006. Me marrëveshje gojore, angazhimi i z.Mulaj në projekte të Integra Consulting ka qenë 10 për qind, dhe kjo vërtetohet edhe nga pagesa e projekteve tjera siç ishte ai i USAID’it për sekretin e bujqësisë dhe agrobiznesit.

 

Provë:

 

·       Dëshmia e pagesës nga Integra Consulting të vetëm 660 Euro nga Projekti;

·       Provat tjera do të sigurohen zyrtarisht nga paditësi dhe financuesit e projekteve.

 

Kërkojmë kompensimin sipas ligjit (Nenet 82, 83, dhe 84 të KPPK’së) për të gjitha të hyrat, të dalat, shpenzimet dhe projektet e realizuara, dhe kompensim për poshtërimin dhe dëmtimin e reputacionit, krenarisë intelektuale e profesionale që të paditurit ia kanë bërë INEPRA’s, sipas Nenit 188 të KPPK’së. Për të gjitha dëshmitë që do t’i vihen në dispozicion Gjykatës, kërkojmë kompensim sipas vlerave përkatëse.

 

Ushtruesi i Kallëzimit Penal:

INEPRA

______________________________

 

Isa Mulaj: Kryetar, Themelues, dhe Përfaqësuesi i autorizuar i INEPRA’s Rr. “Garibaldi” H5/9 10 000 Prishtinë

Tel: +377 (0)44 112 397

E-mail: instituti.inepra@gmail.com  isa.mulaj@gmail.com

Prishtinë, 31 maj, 2011

.

KALLËZIMI PENAL I DORËZUAR NË PROKURORINË PUBLIKE – PRISHTINË 02. 06. 2011

 

 

  

PADIA KUNDËR NËNKRYETARIT TË KOMUNËS – AVDULLAH HOTI…ETJ, 30.07.2009

 

 

INFOPRESS 20.12.20100: PADI KUNDËR NËNKRYETARIT TË KOMUNËS

 

 .

 

 

 

 

 

 

 

Rr. “Garibaldi” H5/9, 10 000 Prishtinë, Tel: +377 (0)44 112 397, E-mail: instituti.inepra@gmail.com

 

 

Në  bazë të Neneve 23, 24, 25, 62, 82, 85, 183, 184, 260, 332, dhe 335 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA):

 

K A LL Ë Z I M  P E N A L

 

K U N D Ë R:

 

     Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID - United States Agency for International Development), Misioni në Kosovë, me personat e akuzuar:

 

1)   Xheraldina Cernobregu, përgjegjëse për informim në USAID;

2)   Jose Garzon, u.d. Zëvendës Drejtor në USAID, ose në mungesë të tij, drejtori/esha e misionit të USAID’it në Kosovë;

3)   Arjeta Doroci, përgjegjëse për informim në Institutit për Komunitete të Qëndrueshme (ISC) që zbaton Programin e USAID’it për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë, dhe

kundër:

4)   Bajram Kosumi, Drejtor i Departamentit për Regjistrim dhe Ndërlidhje me OJQ’të në Ministrinë e Administratës Publike (MAP);

5)   Venera Hajrullahu, drejtoreshë ekzekutive në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (Kosovo Civil Society Foundation - KCSF);

6)   Suzana Arni - Shllaku, Drejtoreshë e Programeve/Koordinatore e Programit të Granteve në KCSF;

7)   Luan Shllaku, bashkëshorti i Suzana Arnit, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (Kosovo Foundation for an Open Society - KFOS).

Sepse:

 

Me datën, 19 prill 2011, Xheraldina Cernobregu, në cilësinë e zëdhënëses ose përgjegjës për informim në USAID, ka dërguar nëpërmjet postës elektronike nga adresa e saj xcernobregu@usaid.gov me titullin “Ndryshimi i qëndrueshëm - është i mundur” dhe dokumentin e bashkangjitur që mban titullin dhe përmbajtjen e njëjtë me nëntitullin “Programi për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë - (K-CSSP) feston sukseset e organizatave të shoqërisë civile në tërë Kosovën”, në adresë private dhe personale të z. Ramiz Bojaj në emër të INEPRA’s, duke anashkaluar mënyrën ligjore të komunikimit ndërmjet dy subjekteve juridike (USAID dhe INEPRA), dhe në përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie tjera juridike në kundërshtim me KPPK’në, sipas tekeve që i përshtaten indoktrinimeve të USAID’it.(Lexoni: Programi për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë-(K-CSSP) feston sukseset e organizatave të shoqërisë civile në tërë Kosovën) Me fjalë tjera, USAID’i shantazhon ligjshmërinë e INEPRA’s duke ftuar privatisht në manifestime njerëz nga INEPRA që mendon se duhet ta përfaqësojnë INEPRA’n, përkundër se sipas ligjit tjetërkush është i thirrur si përfaqësues i autorizuar, dhe se e-maili zyrtar i INEPRA’s e kontakt personi ishin dhe janë të njohura për USAID’in, ose ai i regjistruar në organet kompetente për kontakt. Ky veprim paraqet shkelje të Nenit 184 të KPPK’së për “Cenimin e të drejtave të punëtorëve në pjesëmarrjen në qeverisje”, dhe përmbajtjes së këtij neni i cili i referohet pengimit apo pamundësimit të punëtorit në realizimin e të drejtës në pjesëmarrje në qeverisje apo ato të drejta i keqpërdor. E akuzuara ka ndërmarrë këtë veprim qëllimshëm dhe në koordinim me të akuzuarit tjerë të listuar më lart në këtë Padi, çka paraqet “Bashkëpunim në kryerjen e veprës penale” dhe neneve 23 (Bashkëkryerja), 24 (shtytja), dhe 25 (Ndihma) të KPPK’së.

 

Provë:

 

-         Njoftimi i të paditurës drejtuar z. Ramiz Bojaj më 19 prill 2011;

-         Dokumentet ligjore të INEPRA’s dhe padia e deponuar më 30. 07. 2009;

-         Letra e Robert Garnet, shef i misionit të K-CSSP’së, drejtuar kryetarit dhe përfaqësuesit të autorizuar të INEPRA’s, Isa Mulaj, më 12. 04. 2010.  

 

ISC si kontraktor i USAID’it ka pasur kontakte dhe ka komunikuar zyrtarisht sipas ligjit me INEPRA’n në adresën zyrtare të INEPRA’s dhe kontakt personin zyrtar të regjistruar edhe në bazën e të dhënave të shoqërisë civile CSO (Civil Society Organizations). Për shkeljet e të punësuarve të USAID’it, INEPRA ka dorëzuar dëshmitë tek Inspektori i Përgjithshëm në Uashington, por me këtë rast kemi të bëjmë me shantazhin dhe përpjekjet me paramendim të këtyre të punësuarve në USAID dhe kontraktorëve të tyre kundër INEPRA’s.

 

Dëshmitarë:

 

-         Drejtori ekzekutiv i ISC’së në Kosovë (është shqiptar);

-         Robert Garnet, shef i misionit të K-CSSP’së.

 

Disa punëtorë dhe kontraktorë të USAID’it në janar 2011 në bashkëpunim me K.K. të Prishtinës e kanë detyruar z. Bajram Kosumi që nëpërmjet konspiracionit t’ia merr duplikatin e fletëregjistrimit z. Isa Mulaj, përfaqësuesit të autorizuar dhe kryetarit të INEPRA’s, dhe më pas ka deklaruar mbylljen ose shuarjen e INEPRA’s. Këtë e kemi marrë vesh vetëm nëpërmjet gazetës. Mirëpo, për të njëjtin Bajram Kosum, INEPRA menjëherë është kthyer përsëri në ekzistencë me urdhër të tij, por tani atë po u dashka ta përfaqësoj dikush tjetër nën direktivat e USAID’it, e jo themeluesi, kryetari, dhe përfaqësuesi ligjor. Kjo është përpjekja jo e parë e USAID’it për shtantazhimin e INEPRA’s dhe përvetësimin e fryteve të saj si OJQ’ja më profesionale dhe reale në Kosovë me hulumtime dhe analiza. Sipas Nenit 183 dhe 184 të KPPK’së, kjo përpjekje e USAID’it dhe MAP’së është cenim i të drejtave të punësimit po papunësisë, pengim, pamundësim dhe keqpërdorim i të drejtës për qeverisje.

Arsyeja kryesore pse USAID’i dhe Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë duan ta përvetësojnë ilegalisht INEPRA’n, është diskreditimi që kanë pasuar me programet e tyre për shoqërinë civile këto organizata të huaja në Kosovë, dhe profesionalizmi e reputacioni i INEPRA’s me analiza të drejta dhe të sakta. Kjo mund të vërehet qartas kur Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë kohëve të fundit për t’i shpërlarë duart nga shumë punë kontroverse ku e ka mbërthyer Kosovën, angazhon spiunët e vet në “Lëvizjen Vetëvendosje!”, Shpend Ahmeti dhe Besnik Bislimi, të cilëve u jep një kopje të kontratës për autostradën Vermicë - Merdar të konzorciumit amerikano-turk “Bechtel & Enka” për denoncim publik, vetëm pasi USAID’i dhe Ambasada e SHBA’ve e kanë vërejtur se si aktorë kryesor të këtij biznesi tani duan ta bartin fajin tjetërkund. INEPRA kishte dy punime të thukëta për autostradën para se të filloj ndërtimi i saj, dhe menjëherë pasi u nënshkrua kontrata dhe filloj ndërtimi.[5] Kjo çfarë i tregojnë tani spiunët e Ambasadës së SHBA-së në “Lëvizjen Vetëvendosje!” është vetëm propagandë për media dhe tentim i shpëlarjes së duarve nga ana e Ambasadës së SHBA-ve dhe USAID-it për skandalet e krijuara, prandaj edhe bëjnë përpjekje të kundërligjshme për uzurpimin e OJQ-ve të ndershme si INEPRA.

Për të paditurin Bajram Kosumi INEPRA ka një padi të veçantë të cilën e dorëzon në Gjykatë në të njëjtën ditë me këtë Padi. I padituri Kosumi, sipas KPPK’së, ka bërë shkelje të Nenit 260 “Dëmtimi i pasurisë së luajtshme”, Nenit 332 për “Falsifikimin e dokumenteve”, dhe Nenit 345 “Ushtrimi i ndikimit”. 

Të paditurit Venera Hajrullahu, Suzana Arni - Shllaku dhe Luan Shllaku akuzohen se kanë keqpërdorur informatat ligjore të INEPRA’s në CSO, KCSF dhe KFOS. Si është e mundur që USAID’i dhe Bajram Kosumi të nxjerrin kontakt persona tjerë të INEPRA’s kur në bazën e të dhënave CSO janë dëshmi tjera? Këto duhet t’i vërtetoj gjykata, dhe të kontrolloj në CSO se çfarë informatash janë futur tani në emër të INEPRA’s.

 

Provë:

 

-         Dëshmia dërguar Institutit për Shoqëri të Hapur (Open Society Institute - OSI) për shantazhet dhe intrigat e Luan Shllakut kundër INEPRAs (në gjuhën angleze);

-         Dëshmia e INEPRA’s dërguar OSI’t për nepotizmin dhe krimin e organizuar në emër të shoqërisë civile nga Venera Hajrullahu, Luan Shllaku, dhe gruaja e tij Suzana Arni. Gjykatës do t’i prezantohet versioni i shqip i kësaj dëshmie.

 

INEPRA kërkon zbatimin e Nenit 82 dhe Nenit 85 të KPPK’së, kompensimin sipas ligjeve në fuqi dhe kthimin e borxheve nga USAID’i (dëshmitë plotësuese për raste të mëhershme do të sigurohen zyrtarisht), dhe në bazë të shkeljes së Nenit 183 të KPPK’së kërkon zbatimin nga Gjykata të Nenit 62 të KPPK’së ndaj misionit të USAID’it në Kosovë.  Kërkojmë po ashtu mbrojtje ligjore dhe fizike nga “SHIK’u” i USAID’it dhe Ambasadës së SHBA’së në Kosovë, në të kundërtën, Gjykata le ta autorizoj vetëmbrojtjen e INEPRA’s nga rreziku i tillë dhe me mjetet që INEPRA i cilëson si të përshtatshme për vetëmbrojtje.

Ushtruesi i Kallëzimit Penal:

INEPRA

______________________________

 

Isa Mulaj: Kryetar, Themelues, dhe Përfaqësuesi i autorizuar i INEPRA’s Rr. “Garibaldi” H5/9 10 000 Prishtinë

Tel: +377 (0)44 112 397

E-mail: instituti.inepra@gmail.com  - isa.mulaj@gmail.com

Prishtinë, 31 maj, 2011

 

.

.

KALLËZIMI PENAL I DORËZUAR NË PROKURORINË PUBLIKE – PRISHTINË 02. 06. 2011

 

 

 

.....

 



[2] Vlerësimi më i fundit nga Zyra Federale për Statistika (OFS) në Neuchatel të Zvicrës, prill 2011. Gjendet në gjuhën shqipe në faqen e internetit: http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/lajme/4522-zvicra-sot-ka-afer-79-milion-banore-me-200-mije-shqiptare-nga-kosova.html

[3] Paralajmërim studiuesve dhe akademikëve kosovarë që të merren edhe me falsifikimet dhe manipulimet tendencioze të numrit të popullsisë nga disa shqiptarë të Kosovës si Muhamet Mustafa, e jo vetëm kundër manipulimeve që i bëjnë akademikët sllavo-maqedonas me enciklopedi kundër shqiptarëve. Letra e plotë mund të lexohet në këtë adresë: http://www.albaniapress.com/lajme/12358/Leter-gjumasheve-shqiptare-rreth-publicistikes-shoviniste-sllavo-maqedonase.html

[4] Punimi i plotë me dokumente dhe dëshmi zyrtare mund të lexohet në adresën e internetit: http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=16981.

[5] Për skandalet “sekrete” të autostradës Vermicë – Merdar, shih:  INEPRA (2010), Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?, Punim Hulumtues për Diskutimin e Politikave Nr. ESP025/10, INEPRA, shkurt, 2010. Punimi i radhës për të njëjtën temë ishte: INEPRA (2010), Autostrada anti-kombëtare, anti-rajonale, anti-evropiane dhe e çintegrimit shqiptar, Punim Hulumtues për Diskutimin e Politikave Nr. ESP026/10, INEPRA, prill 2010. Gjenden në faqen e internetit: http://pashtriku.beepworld.de/atostrada_morine_.htm.

 

 

 

powered by Beepworld