Në përkujtim të Betejës së Jeshkovës - Vrrinit

Flet Samidin Xhezairi'komandant Hoxha nga Prizreni

 

SI U ZHVILLUA BETJA E PËRGJAKSHME

MË 11 MARS 1999 NË JESHKOVË TË VRRINIT

 

Samidin Xhezairi, ish-komandant Hoxha është i lindur më 23 mars 1963 në fshatin Bresanë të Opojës. Në vitin 1969 familja e tij u shpërngul në   Prizren, ku ai e kreu : shkollën fillore dhe atë të mesmen (Gjimnazin) drejtimin e mjekësisë. Në vitin 1982/83  e kreu shërbimin ushtrak në Pirot.Në vitet 1983- 88 në Mitrovicë ka studuar në Fakultetin e Teknologjisë. Dy vjet të fundit 1986-88 krahas me Fakultetin e Teknologjisë studion edhe në Shkollën e Lartë të Elektroteknikës në Zveçan. Si absolvent i SHL-s dhe Fakultetit të Teknologjisë, pa dëshirën e tij ai emigron në Vjenë të Austrisë. Në dy vitet e para(1988-1990)ka bërë punë të ndryshme, ndërsa pasi e mësoi gjuhën gjermane për 8 vite rresht(1990-1998)punoi në një spital të Vjenës,si teknik medicinal. Në vitin 1993 mori shtetësinë austriake. Krahas punës në spital ai ka mësuar„gjuhën programore  vizual c++ dhe grafik animacione“. Samidini në Vjenë do të martohet dhe i lindën dy fëmijë(djemë), ndërsa pas përfundimit të luftës, në Kosovë  i lind edhe një vajzë. Me fillimin e luftës çlirimtare në   Kosovë, ai e braktisi Vjenën dhe i bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komandant Hoxha në vitin 2001 do t´i bashkohet edhe radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

 

Komandant Samidin Xhezairi - "Hoxha"

_______________________________

 

Rrugëtimi i Samidin Xhezairit nga Vjena,  në radhët e

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

 

   PYETJE: Kur udhëtuat në Shqipëri për t´ju bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

   S.XHEZAIRI: Nga Vjena për Tiranë udhëtova, në qershor të vitit 1998. Atëkohë shkova në zyrën e Republikës së Kosovës, ku mendoja se ata (institucionet) qëndronin mbrapa luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirëpo aty përjetova çastet më të hidhura! Kur ua bëra pyetjen se si mund t´i bashkangjitem radhëve të UÇK-së, si teknik medicinal me përvojë të madhe 8 vjeçare, ku s´kisha frikë nga gjaku i pacientit... përgjigjja e tyre ishte: “Na vjen mirë që interesoheni për t´ju bashkuar  radhëve të UÇK-së, por ne kemi plane tjera që nuk përputhen me planet e juaja“. Në atë moment nga kjo përgjigjje kuptova se diçka nuk është në rregull. “Ne, thanë ata i kemi planet tona,që në mars të vitit 1999 ta fillojmë luftën! “O vëllazën ju thash - po... dikush po lufton atje, dikush po shkatërrohet, dikush po vritet,dikush po masakrohet,çka është kjo punë!“Këto, janë planet tona më thanë, ti i ke planet tua, nëse don t´i bashkangjitesh UÇK-së këtu është një person i cili e ka vëllaun në UÇK, ai ndërkohë do të vjen këtu dhe të informon. Thënë të drejtën u befasova shumë dhe ende nuk e dija se sa ushtri janë!

    PYETJE: A s´kishit ju dijeni, se kush  ishin udhëheqësit e luftës çlirimtare në Kosovë?

   S.XHEZAIRI: Poo tërë kohën në medijat e huaja edhe përmes internetit, u muarr vesh se në Kosovë, po lufton UÇK-ja. Në Prishtinë u mbajtën edhe demonstrata gjithëpopullore, ku brohoritej: “Të gjithë jemi UÇK“dhe asnjëherë s´u tha se „Të gjithë jemi farkist“apo diç tjetër. Me atë bindje u nisa nga Vjena dhe fillimisht u drejtova në zyrën e Republikës së Kosovës,duke menduar se, meqë Qeveria i kishte paratë(fondet)natyrshëm kishte organizuar edhe luftën. Mirëpo fatkeqësisht nuk doli kështu… 

  PYETJE: Pas takimit, që patët me“zyrtarët“e Bukoshit, a kontaktuat me personin që ishte në radhët e UÇK-së?

   S.XHEZAIRI: Po, atë ditë personi që pritej të vinte aty,ndërkohë erdhi.Ai kishte të veshur një maic ushtarake dhe emrin për fat të keq nuk ia di, por e di që ishte nga Drenica. Dhe me kujtohet shumë mirë, kur hyni brenda ai,personat që ishin në zyrë (të veshur me teshat më të mira - me kravata...) thanë: “Ja na erdhi oficiri i ri“me nënçmim e thanë këtë. Atëherë plotësisht e kuptova se ku jemi. Pa humbur kohë dolëm prej aty dhe shkuam në banesën e drenicakut,i cili ato ditë kishte ardhur nga frontet e luftës për t´i kryer do detyra në Tiranë. Ai detalisht më informoj se kush lufton në Kosovë, kush e ka filluar luftën, kush janë farkistat, kush është Bukoshi e kështu me radhë... Faktikisht për herë të parë, me ardhjen time në Tiranë e mora vesh se nuk është një UÇK kompakte dhe se nuk është i gjithë populli UÇK, por po ekzistoka edhe FARK-u si grupacion i veçantë ushtarak.

    PYETJE: A qëndruat gjatë në Tiranë dhe kur  do të hynit në Kosovë?

   S.XHAZAIRI: Jo,kah mesi i qershorit 1998 nga Tirana së bashku me dy shokë (drenicakun dhe një tjetër), vazhduam rrugën  për Bajram Curr dhë mëpastaj shkuam në Tropojë. Aty e mora armën e parë, një dhjetëshe. Me këtë armë u futa edhe në Kosovë. Gjatë rrugëtimit u konfrontuam me forcat serbe në kufi dhe dashti zoti aty dolëm fitues. I patëm edhe dy konfrontime tjera deri sa depërtuam në malet e  Junikut. Përfundimisht, pas disa ditësh të qëndrimit në malet e Junikut dhe të fshatrave tjerë përreth kufirit, më 27 korrik 1998 arritëm në Junik.Në Junik shpinën e kishim paksa me të sigurt ngase malet ishin të shpeshta,ndërsa në anën tjetër-nga ana fushore ishin të pozicionuara forcat e shkaut. Morëm vesh se me 2 qershor kishte filluar granatimi i parë i Junikut, i cili vazhdoi deri në natën e 13/14 gushtit 1998 kur edhe u larguam nga ky fshat.

 

Si u zhvillua beteja e Junikut

 

   PYETJE: A qëndruat deri në fund, në Junik?

   S.XHEZAIRI: Po, aty isha deri në mbrëmjen e 13 gushtit.Ne edhe pse u tërhoqëm, forcat e shkaut pas katër ditësh patën guximin të futen në Junik. Ata luftuan me fantazmën e UÇK-së edhe tri ditë radhazi, duke mos e ditur se ishin tërhequr forcat e UÇK-së. Shkiet, tek në ditën e katërt futen në Junik, pasi janë informuar nga një gazetar i huaj, se aty nuk rezistonë askush. Pra nga fantazma e UÇK-së, Juniku tri ditë e ka mbrojtur vetëveten.

   PYETJE: Dihet mirëfilli se në Junik ka luftuar edhe Bekim Berisha (ABE-ja) derisa ra heroikisht dëshmor. A keni pas rast ta takonit atë?

   S.XHEZAIRI: Me Bekim Berishën kemi pas rast së bashku ta sulmojmë armikun. Ai ishte një luftëtar i madh me përvojë,si legjionar francez (ashtu pata dëgjuar) si luftëtar i dalluar në Kroaci,një person me trup mesatar, jo të plotë, por shumë i guximshëm.Bekimi u vra po të njejtën ditë me  shokun e tij Bedri Shalën (vëllai i Shaban Shalës). Ata në atë kohë ishin të pozicionuar në lagjen e gacaferrëve, së bashku me shtabin e Rekës së Keqe. Më kujtohet kur Bedri Shala u plagos rëndë në të dy veshkët dhe gjasat për jetë ishin shumë të vogla, Bekimi i mllefosur nga ky rast merr një aksion të furishëm me disa bashkëluftëtarë nga Gjakova,ndërkohë që unë isha i pozicionuar në lagjen e berishëve me disa ushtarë tjerë.

Komandant Bekim Berisha "ABE-a

 

Bekimi sypatrembur,pas sulmit të kryer ndaj forcave të  shkaut,kur e sheh që ata tërhiqen,humb pak nga syqeltësia dhe siç tegojnë ushtarët që ishin aty pranë tij, ai në një shtëpi do të plagoset rëndë nga plumbat e kalibrit 12.7 mm,që depërtojnë  nëpër tullat e murit. Nga gjakderdhja e madhe, përkundër ndihmës së dhënë nga shokët, Bekimi vdes diku në orën 19 pasdite. Pra, paradite vdes Bedri Shala, ndërsa pasdite Bekimi. Ushtarët që ishin në lagjen e gacaferrëve u dëshpruan shumë pas vrasjes së Bekim Berishës ABE-së, mirëpo me këmbëngultësinë time ne do të rezistojmë edhe për gati dy javë në Junik edhe pse te një pjesë e ushtarëve nuk ekzistonte kjo gadishmëri, madje një numër ushtarësh do t´i lëshojnë edhe pozicionet...  

   PYETJE: Në betejën e përgjakshme të Junikut ishte edhe Naim Maloku, Lum Haxhiu ... e shumë oficerë të tjerë?

   S.XHEZAIRI: Po, aty ishte edhe Naimi ,por sa e di unë ai është plagosur me herët (me 25 korrik 1998, gjatë një përpjekje për ta zhbllokuar një pjesë të rrugës së Junikut nga forcat e armikut - SH.B)dhe operacionet tona u zhvilluan nën komandën e  komandant Aziz Hysenit nga Podujeva. Edhe Lum Haxhiu ishte me ne dhe qëndroi deri në momentin e tërheqjes sonë nga Juniku. T´ju përkujtoj se gjatë betejës për jetë a vdekje në Junik, luftime të përgjakshme janë zhvilluar edhe në: Botush, Koshare, Gjocaj, Jasiq, po edhe në pjesën tjetër të Dukagjinit, në Gllogjan e rrethinë nga komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj.

 

Tërheqja taktike nga Juniku

 

   PYETJE: Më lartë pohuat se pas një lufte të përgjakshme u tërhoqët nga Juniku,në ç´drejtim u tërhoqët?

    S.XHEZAIRI: Tërheqjen e bëmë,siç thash edhe më parë natën e 13/14 gushtit 1998, nëpër malet e Junikut në drejtim të Shqipërisë.Tërheqja u bë në mënyrë të organizuar. Së pari janë larguar të plagosurit me ndihmën e një grupi të ushtarëve,pastaj popullata dhe në fund ushtarët që ishin në vijat e para të frontit. Ata u tërhoqën me armatimin e lehtë personal, ndërsa armatimi i rëndë është groposur. Gjatë rrugës ne takojmë grupe të civilëve të cilët ende nuk kishin arritur ta kalojnë kufirin. Unë u ndava me dy shokë  me Sabit Gashin (kryetarin e LKÇK-së) dhe një tjetër, emrin për fat të keq nuk ja di,dhe vazhduam bartjen  e civilve me metodën më të thjesht-në shpinë, ku janë falenderues edhe sot banorët e Gjocajve dhe të Jasiqit. Unë ndihmova disa pleqë kurse një grua të moshuar rreth 60 vjeç me pesh mbi 80 kg  e cila kishte një këmbë dy herë të thyer,e barta  në shpinë afër 4 orë, deri në kufi,meqë ajo e kishte të vështirë të qëndronte mbi kal. Më kujtohet koha kur  erdhëm në kufi pranë karaullës së shkaut (në mesditë) ishim të lodhur e të rraskapitur nga rruga e gjatë dhe në ato momente ishim vërejtur nga shkiet. Dhe nën breshëritë e  plumbave ne ia dolëm të kalojmë në Shqipëri.

   PYETJE: Cili ishte aktiviteti juaj pas kalimit në Shqipëri?

   S.XHEZAIRI: Me të kaluar në Shqipëri së bashku me Sabit Gashin dhe ushtarët tjerë, përmes lidhjeve që kishim në Gjermani porositëm armatim.Dhe ky armatim  do të arrijë në Shqipëri pas dhjetë ditësh.Brenda këtyre ditëve, unë shfrytëzova rastin për të udhëtuar deri në Vijenë që ta vizitoj familjen time dhe pas dhjetë ditësh sërish u ktheva në  Tiranë.Në Durrës morëm një grupë mërgimtarësh që kishin ardhur nga perëndimi për t´u radhitur në UCK dhe pa humbur kohë u nisëm për në kufi dhe u stacionuam në fshatin Vlan-rrëzë Pashtrikut. Aty e gjetëm një ndërtes të adaptume si kazermë, e cila i shërbente UCK-së. Ushtarët tanë ishin të vendosur edhe në fshatin Cahan pak me lartë nga Vlana,poashtu  edhe në Kukës ishte një grupë tjetër dhe të gjithë përgaditeshim për t´u futur në Kosovë.Atëkohë ishte fillimi i shtatorit 1998 dhe meqë mbetëm aty për disa ditë rresht,së bashku me 4 ushtarë shfrytëzova kohën për të udhëtuar deri në kufi për të kontrolluar terenin. Mbrenda dy javësh me ra që të shkojë 3 herë në maje të Pashtrikut për këtë qëllim dhe gjatë vëzhgimit herën e dytë ne patëm një konfrontim afër karakollit me ushtarët e shkaut dhe aty dolëm fitues, pa u dëmtuar fare, kurse shkau i di pasojat e veta.

   PYETJE: Kur u futët sërish në Kosovë?

   S.XHEZAIRI: Në Kosovë do të futemi kah fundi i shtatorit 1998.Në grupin tim që u nisëm nga Vlana, ishim 35 ushtarë dhe kishim 28 kuaj të ngarkuar përplotë me armatim dhe synimi ynë ishte  Shala e Bajgorës. Ndërkohë  edhe nga Cahani ka depërtuar në Kosovë një grupë prej 30 luftëtarësh(të Komandant Çelikut - Fatmir Limajt) me një numër të madhë të armatimit,të cilët udhëtonin për në Drenicë. Pra, në shtator ishin këto dy grupe prej 65 ushtarësh që hynë në Kosovë, ndërkohë që qindra të tjerë (pas ofenzivave në shumë zona) fatkeqësisht e lëshonin atë. Pas 18 orë udhëtimi të mundimshëm, depërtuam deri në fshatin Kushni të Hasit. Nëpër këtë fshat, ndonëse parakalonin pareshtur kamionët dhe tanksat e shkaut në drejtim të kufirit, ne ishim të vendosur që të vazhdojmë rrugëtimin po qe nevoja edhe do të luftonim. Në ato momente përmes telefonit satelitor kontaktuam me Osman Qerretin - Qunin nga Landovica, i cili morri guximin që në pikë të ditës t´i organizoj dy kamionë për të na tërhequr nga Hasi. Ai atëkohë kreu punët më të mëdha,që është për çdo lavdat. Në njërin kamion (të mbuluar) ishim ne ushtarët, ndërsa kamionin tjetër e mbushëm me armë e municion. Gjatë rrugëtimit të gjithë ushtarët ishim në gjendje gadishmërie, mirëpo fatmirsisht rrugën e kaluam pa u ndeshur me forcat serbe. Më pastaj ne ushtarët u ndalëm në një fshat,që për fat të keq emrin nuk ia di, për të pritur kamionin tjetër me armatim dhe pastaj shkuam në Pagarush. Në Pagarush tani më ishim të dy grupet që kishim ardhur nga Shqipëria. Në Pagarush e takova për herë të parë Hashim Thaçin, Fatmir Limën - komandant Celikun dhe një tjetër emri i të cilit nuk më kujtohet. Pasi i siguruam dy traktorë,ushtarët e komandant Çelikut u nisën për Drenicë, ndërsa ne (grupi ynë) shkuam për Shalë të Bajgorës, ku një pjesë të rrugës do ta bëjmë edhe nëpër Drenicë.

 

Qëndrimi në Zonën Operative të Shalës së Bajgorës

 

   PYETJE: Në çfarë gjendje organizative e gjetët Shalën e Bajgorës?

   S.XHEZAIRI: Po Shalën e Bajgorës thënë të drejtën e gjetëm në gjendje të mjerueshme,kur u futëm në këtë zonë ende  shtëpive të shkatërruara u dilte tymi e flaka… Aty fillimisht takuam 9 ushtarë të Bataljonit të I-rë të Brigadës 142 në krye me Aziz Bicin,një luftëtar të hatashëm;6 ushtarë të Bataljonit të II-të të Brigadës 142 dhe disa.., nuk e di sakt 10 apo 15 ushtarë të Brigadës 141 ”Mehë Uka”, që operonin në pjesën tjetër të Shalës afër Mitrovicës. U njoftuam se Zona Operative e Shalës atëkohë kishte kontakte të mira me Zonën Operative të Llapit,të cilën e drejtonte Rustem Mustafa-komandant Remi, aty ishte edhe komandant Daja. Në fillim të tetorit 1998,numri i ushtarëve të UÇK-së që ishin nën komand të organizuar, ishte relativisht i vogël, mirëpo  për një kohë shumë të shkurtër(gjatë ristrukturimit të përgjithshëm të UÇK-së), brenda 2-3 javësh numri i ushtarëve në tërë Kosovën do të rritet në qindra mijëra sish. Kështuqë në fillim të nëntorit do të kemi rreth 10 000 ushtarë të UÇKsë. Kjo ndodhi për faktin se shumë ushtarë, pas operacioneve të forta të armikut, kishin gjetur strehim në vende të ndryshme më të sigurta, nëpër male tek të afërmit e tyre apo edhe nëpër vende tjera ku s´pati luftime, të cilët pa hezitim do të rikthehen në njësitë e veta UÇK-së.

   PYETJE: Sa kohë qëndruat në Shalë të Bajgorës dhe në çfarë situate e latë organizimin e UÇK-së atje?

   S.XHEZAIRI: Në Shalë të Bajgorës qëndrova tre muaj e 20 ditë,por t´ju themë edhe këtë, se brenda kësaj periudhe, për tri javë rresht qëndrova edhe në Zonën Operative të Llapit në shtabin e saj,e cila atëkohë ishte e vendosur në Llapashticë. Komandant Remi në këtë zonë kishte organizuar mirë ushtrinë falë ndihmës së dhënë nga popullata e Llapit. Me këtë rast do të doja ta veçoj një detaj (që më la shumë përshtypje) nga takimet që pata me Remin. Një ditë duke qëndruar në zyrën e tij më hapi një fiok (sirtar) e nxori një grusht me lira të arit dhe më thotë”shiko hoxhë, ato familje të cilat nuk patën para për ta ndihmur UCK-në kanë dhënë ari”dhe kjo ishte hera e parë që pash diçka të tillë.

Komandant Hoxha

 

 Gjatë qëndrimit tim atje vizitova edhe njësinë speciale të ZOP-it,e cila ishte e përgaditur mjaftë mirë dhe meqë nuk kishte punë për mua atje,u ktheva sërish në Shalë të Bajgorës dhe atje vazhdova aktivitetin tim ushtarak, deri më 21 janar 1999.Shalën e Bajgorës e lash me 850 ushtarë në Bataljonin e I-rë, mbi 700 ushtarë  në Bataljonin e II-të të Brigadës 142 dhe me mbi 1000 ushtarë të Brigadës 141 “Mehë Uka”Me këtë datë do të largohem nga Shala e Bajgorës dhe do të kaloj në Zonën Operative  të Pashtrikut, duke ju premtuar shokëve se nëse Zonën e Pashtrikut do ta gjej të organizuar mirë do të rikthehem sërish, brenda një jave. 

 

Kalimi në Zonën Operative të Pashtrikut

 

   PYETJE: Dhe më 21 janar 1999, kaluat në Zonën Operative të Pashtrikut …?

   S:XHEZAIRI: Më 21 janar 1999 shkova në fshatin Reti ku ishte i vendosur shtabi i Zonës Operative të Pashtriku. Fillimisht aty e takova oficerin Nehat Basha, komandantin e Brigadës 125,e të nesërmen u takova edhe me Komandant Drinin, cili atëkohë ishte komandant i shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut.

  PYETJE: A ishte komandant Tahir Sinani asokohe në shtabin e Zonës Operative të Pashtrikut?

  S.XHEZAIRI: Jo Tahir Sinani nuk kishte ardhur ende aty. Ai për mua atëkohë ishte një emër i panjohur. Ai do vij aty pak më vonë. Siç thash takova Drinin, Bashën, pastaj Sylë Kollçakun zv.komandant i ZOP-it, Nexhmidin Kastratin e ndonjë tjetër, pastaj kontaktova edhe me komandantët e Brigadës 123 dhe 124. Në Reti i gjeta vetëm 28 ushtarë të brigadës 125, ku shumica prej tyre ishin shumë të rinjë e të papërvojë.Drini dhe Basha meqë kishin dëgjuar për mua, kërkuan që të qëndrojë  përgjithmonë në ZOP dhe pasi u takorduam për operacionalizimin e veprimeve sipas përvojës sime që kisha fitue në luftë me shkaun, vendosa të qëndroj deri në përfundim të luftës. Nga komandant N.Basha kërkova që të mos pranoj ushtarë të moshës shumë të re, por vetëm ushtarë të moshës madhore dhe dashti zoti numri tyre për çdo ditë e më tepër u shtua. Ndërkohë filluam stërvitjet intenzive për operacionet tona të ardhshme.

 

Si u zhvilllua beteja e përgjakshme e 11 marsit 1999 në

fshatin Jeshkovë (Gjeq) të Vrrinit

 

    PYETJE: z.Samidin, në mars 1999, pas konsolidimit të radhëve të UÇK-së, me vendim të shtabit të ZOP-it, njësia speciale e Brigadës 125 ,do të kaloi në zonën e Vërrinit. A mund të na pasqyroni këtë ngjarjeje të rëndësishme historike?

   S.XHEZAIRI: Po, më 3 mars 1999 njësia speciale,e cila ishte përgaditur mirë fizikisht dhe psiçikisht, kaloi në fshatin Jeshkovë (tani Gjeq) të Vërrinit,ku deri në shtator të vitit 1998 ishte shtabi i Brigadës 125. T´ju përkujtoj se Komandant i njësisë speciale atëkohë ishte Hysen Rexhepi, ndërsa zv.komandant Iliri nga Hatmaxha. Atë ditë grupi prej 24 ushtarësh nga Retia një pjesë të rrugës e kaloi në këmbë,e pjesën tjetër deri në Landovic udhëtuam me një kamion,të cilin e siguroi Osman Qerreti-Quni. Në Mbrëmje nga Landovica kaluam rrugën pranë forcave të shkaut e mandej depërtuam afër fshatit Hatmaxh nëpër Kobaj - Vlashnje - rrugën Prizren - Zhur - Hoq - Jeshkovë (Gjeq). Kamionit tonë deri në Jeshkovë (Gjeq) i printe një makinë dhe zhurma e madhe që sillte ajo natë, të lente me kuptue sikur andej po kalonte një kolonë e gjatë e  automjeteve të ushtrisë sonë. Të nesërmen(më 4 mars)kur banorët e Hoqës morën vesh se në Jeshkovë ishte rikthyer UCK-ja,u larguan nga fshati në drejtim të Prizrenit, nga frika se forcat e armikut do të hakmirren mbi ta.Me largimin e popullatës së Hoqës në drejtim të qytetit dhe të fshatrave tjerë përreth, po atë ditë në Jeshkovë erdhën menjëherë përfaqësuesit e OSBE-së dhe kontaktuan me ne për t´u informuar lidhur me gjendjen e krijuar. Në pyetjen e tyre se çka mund të bëjnë ata në këtë situatë, ne ju thamë se: ju nuk mund të na ndihmoni neve asgjë,por ju mund ta ndihmoni popullatën e fshatrave Hoq, Poslisht (Gurrë), Billushë (Kushtrim), Lybeçevë (Malësi e Vërrinit), Leskovec (Arbëri)…, nga sulmet e mundshme serbe. Ndonëse kërkesën tonë e morën seriozisht, ata (OSBE-ja) një përfaqësi të tyre e vendosën në Hoq. Kontaktet tona pastaj kanë qenë pothuaj se të përditshme me OSBE-në…

 PYETJE: A kërkoi OSBE-ja largimin tuaj nga zona e Vërrini, apo...?

 S.XHEZAIRI: Jo jo, ata nga ne vetëm morën informacione, nuk kërkuan largimin tonë. Prandaj ne kërkuam(prej ditës së parë) që ata të kujdesen për popullatën që të mos dëmtohet nga forcat e shkaut. Dashti zoti dhe në ofenzivën (që do të zhvillohet) më 11 marsi 1999, prezenca e përfaqësuesve të OSBE-së në Hoq dhe kontrollet e tyre të vazhdueshme në fshatrat tjera në rajon, bëri që të mos dëmtohet popullata civile.

   PYETJE: A ishte e banueshme Jeshkova (Gjeqi) atëkohë, dhe pse pikërisht e zgjodhët këtë fshat për rikthimin  e UÇK-së në Vërri?

   S.XHEZAIRI: Këtë fshat e gjetëm të shkatërruar plotësisht.Fillimish u vendosëm në shtëpinë e Fetah Shalës,e pas 2-3 ditësh edhe në shtëpitë tjera, në atë të Bajram Shalës, të Iftiman Shalës etj. Jeshkova (Gjeqi) edhe pse ishte shndërruar në gërmadhë, aty i gjetëm 4 familje, të cilat kishin krijuar kushte minimale për jetë, mirëpo me kërkesën tonë  ato u larguan nga fshati dhe u strehuan diku tjetër. Këtë e bëmë sepse Jeshkovën (Gjeqin) e shpallëm kazermë ushtarake dhe ndërkohë i bënim përgaditjet për ardhjen edhe të dy grupeve tjera prej 30-40 ushtarësh nga Retia. Arsyeja pse Jeshkova (Gjeqi) u muar si vend për rikthimin e UÇK-së ishte se,ky fshat ishte i shkatërruar pothuajse plotësisht nga ofenziva e shtatorit  1998, kështu që nëse do të zhvillohet një ofenzivë e re,mendonim se s´do të ketë se çka të  shkatërrohet më tepër. Mandej Jeshkova (Gjeqi) është fshat i vogël, ka dy hyrje - dalje dhe ishte lehtë  për t´u kontrolluar.Ne menjëherë filluam patrullimin nëpër rrugët e fshatit,si dhe sanuam gjendjen për fjetje, ushqim etj. Gjithashtu kontrollonim hyrje-daljet e fshatit dhe banorët që shkonin nga Hoqa për Lybeçevë (Malësi të Vërrinit) sugjeroheshin të mos kalonin nëpër Jeshkovë (Gjeq), por të përdorin rrugën tjetër poshtë fshatit. Pra popullatës ua ndaluam hyrjen nëpër zonën ushtarake, sepse tentonim që në asnjë mënyrë të mos përzihet popullata civile në ndonjë konflikt të eventual me forcat serbe..

    PYETJE: A ju ndihmuan banorët e Vërrinit?

   S.XHEZAIRI: Pyetje shumë vend. I pari që u lajmërua për të na ndihmuar ishte Feridin Berisha nga Billushës (Kushtrimit), së bashku me Haxhiun, Setkiun  e disa të tjerë, emrat e tyre nuk më kujtohen. Ata na sollën gjëra të shumta ushqimore. Më vonë ndihma morëm edhe nga Hoqa përmes Ridvanit (Krasniqi), pastaj nga Kobaja ka ardhur një traktor me ndihma, ndërsa fshatarëve të Poslishtit (Gurrës), për shkak të sigurisë iu sugjeruam që ndihmat t´i sillnin nëpërmes Billushës (Kushtrimit). Përveç këtyre ndihmave,ne një javë para se të vinim në Jeshkovë, nga Retia e kishim dërguar në Vërri Elbasan Shoshajn për të siguruar miellin, tela xhembor e gjesende tjera tjera të nevojshme për ushtrinë, dhe një pjesë të tyre është  siguruar prej tij, mirëpo jo të gjitha… Ndihmat e siguruara i deponuam në shtëpinë e Fetahut. Në atë kohë pata pranuar edhe disa ushtarë vullnetarë nga Vërrini, të cilët posedonin armë, jo shumë, sepse ne përgadisnim terenin për ushtarët që do të vinin nga Retia. Nga Jeshkova (Gjeqi) ishte Ymer Shala (Ymer Kaçaku), Nuridin Shala… nga Zhuri ishte Feriz Susuri i cili më 11 mars bie dëshmorë, në fazën e dytë (prill - qershor 1999) ka qenë Hajri Kurtaj, nga Lybeçeva në fazën e dytë ka qenë Astriti dhe një tjetër - Milaim e kishte emrin në mos gabofsha, ka pas nga Struzha (Sharri) nga Billusha (Kushtrimi), Hoqa, pastaj nga Anadrini, nga Opoja ishte Alejdin Xhezairi djali i axhës tim dhe gjyshi i tij Ymridin Qengaj (që të dy bien dëshmorë në betejen e 11 marsit) e shumë të tjerë.

   PYETJE: Pasi u vendosët në Jeshkovë (Gjeq), si i mbanit lidhjet me Retinë?

   S.XHEZAIRI: Kontaktet me shtabin në Reti i mbanim me një radio-lidhje. Flisnim prej malit që shtrihej përmbi fshat. Lidhjet tona i kemi mbajtur edhe nëpërmjet kuririt.Ne pas 3-4 ditësh, pasi rregulluam strehimin dhe siguruam rezerva ushqimore për ushtarët e rinjë, dërguam në Reti: Sait Berishën (Pehlivanin) dhe Gjylbeharin nga Kobaja, për t´ia përcjellur porosinë komandant Nehat Bashës se mund ta nis grupin e dytë prej 30 ushtarësh.  Mirëpo ky grup i ushtarëve nuk erdhi në Jeshkovë (Gjeq). Përgjegjësinë për mos ardhjen e ushtarëve, të cilëve ua kishim përgaditur terenin, gjithsesi e mbanë shtabi i ZOP-it. Kur jemi tek lidhjet Jeshkovë - Reti është me rëndësi të theksohet angazhimi maksimal i ushtarëve të palodhur: Besnik Abdullah Berisha (Tusus), Haki Thaçi (Kushni) dhe Arsim Pulaj (Vërmicë). Ky tresh i famshëm, në ato ditë të vështira me plotë rreziqe, udhëtoi pa u lodhur nga Prizreni në Reti dhe anasjelltas Reti - Prizren - Jeshkovë. Morën disa herë për detyrë që të na furnizonin me veshmbathje e gjëra tjera të nevojshme edhe pse këtë detyrë e kishte pasur Elbasan Shoshaj, i cili pasi ka kaluar njësiti special i Brigadës 125 në Vërri nuk është lajmëruar fare më në Jeshkovë. Kur shkruhet për luftën e organizuar në Prizren është e pamundur të mos përmendet kontributi, veçanërisht i Besnik Berishës, sepse shumë ngjarje lidhen me këtë luftëtarë shembullor. Ai ishte ndërlidhës i shumë aktiviteteve luftarake të UÇK-së në Prizren e më gjerë.

    PYETJE: Pas 8 ditësh të qëndrimit në Jeshkovë (Gjeq), pikërisht më 11 mars 1999 forcat serbe do të ndërmarrin një ofenzivë ndaj UÇK-së. Si e pritët këtë operacion të forcave armike?

   S.XHEZAIRI: Ne ishim të vetëdijshëm se një ditë forcat serbe do të nisen drejt Jeshkovës. Dhe kjo ndodhi më 11 mars 1999, ku ne i pritëm,nuk u larguam. Në mëngjesin e asaj dite rojet tona vërejtën lëvizjet e një grupi të usharëve serb përmbi fshatin Hoq (si duket ishin vëzhgues) që vinin në drejtim të Jeshkovës (Gjeqit). Në mes të ushtarëve ishte edhe një civil i cili meqë nuk ecte në fillim të kolonës, konsideruam se ishte një fshatarë i marrë me dhunë për t´ua treguar atyre terenin. Si çdo ditë, pas ngrënjes së mëngjesit në shtëpinë e Iftiman Shalës i rreshtova ushtarët për herë të fundit, ua kontrollova armët dhe dolëm nëpër pozicionet e përcaktuara më herët.

  1. Grupi i parë u pozicionua në dalje të fshatit”lagjja e xhamis”-drejtimi Lybeçevës (Malësi e Vërrinit);

  2. Grupi i dytë përmbi Jeshkovë (Gjeq) - drejtimi ”shtavat e Opojës” dhe

  3. Grupi i tretë në hyrje të fshatit”te shkolla” - drejtimi: Billushë (Kushtrim) - Hoq e Qytetit.

Në orën 7 të mëngjesit nga Hoqa pati guximin të vij Valbone Qazim Shala,e cila na informoi se atje ka depërtuar njësia tankiste serbe,dhe ishte pozicionuar me tyta të kthyer në drejtim të Jeshkovës (Gjeqit). Valbona, siç më informoi ushtari Bashkim Suka, kishte dhënë kontribut të madh qysh në ofenzivën e shtatorit 1998, duke i ndihmuar ushtarët e plagosur. Andaj edhe atë ditë tek ajo pash guxim, trimni dhe njëkohsisht - gëzim të madh, që ishte në mesin e ushtarëve të UCK-së. Ajo nuk u kthye prap në Hoq, jo… qëndroj me ne, edhe pse nuk kishim pushk rezervë për t´i dhënë asaj. Rreth orës 9 e 30 minuta mora një ushtarë nga Pirana dhe  shkuam në drejtim të Hoqës, për ta sulmuar grupin e forcave serbe që i pamë në fillim, por nuk patëm sukses. Nën breshëritë e plumbave të forcave serbe, por pa u dëmtuar, ne u kthyem sërish në fshat. Tanimë secili grup siç thash edhe më lartë, i morëm pozitat e përshtatshme për të luftuar me shkaun.

    FYETJE: Dhe si u zhvilluan ngjarjet…?

   S.XHEZAIRI: Siç thash tanksat serbe ishin pozicionuar në Hoq,pastaj njësia e minahedhësve ishte përqëndruar në Lybeçevë (Malësi e Vërrinit) dhe në pjesët tjera deri në shtava të Opojës, ndërsa përgjat shtavave ishin pragat dhe nga të katër anët ishte përqëndruar këmbësoria dhe priste marshimin drejt Jeshkovës (Gjeqit). Pra atë ditë Jeshkova (Gjeqi) ishte në rrethim të hekurt dhe sipas informacioneve që kishim, armata serbe në këtë operacion kishte angazhuar rreth 270 automjete të motorizuara dhe mbi 3000 ushtarë, karshi 30-35 ushtarëve të UCK-së sa ishim. Këto ishin përmasat e forcave serbe kundrejt atyre të UÇK-së.

   Në orën 11:30 minuta kanë filluar granatimet e shkaut dhe ato kanë zgjatur deri në orën 12:05 minuta. Pragat dhe minahedhësit 80 e 120 mm granatonin pa ndërpre, ngjashëm ashtu sikurse në luftën e përgjakshme të Junikut. Thënë të drejtën ne ishim të përgaditur për një luftë të tillë. Granatimi për ushtarët ka qenë pjesa më e parrezikshme e luftës, sepse ilaçi kundër tij ishte strehimi në katin përdhes ose nëpër podrume. Në anën tjetër, gjatë granatimit isha i vetëdijshëm (këtë e kisha përjetuar nëpër trevat e ndryshme të Kosovës) se këmbësoria serbe përparonte në drejtim të pozicioneve tona. Andaj e shikoja orën në çdo 2 minuta, në mënyrë që të dija përafërsisht se ku mund të jenë këmbësoria e shkaut. Gjatë granatimeve duke i vëzhguar lëvizjet e forcave të shkaut që vinin nga shtavat e Opojës, u plagos ushtari Ymridin Qengaj. Ai fillimisht mori plagë të lehta në fytyr (nga copat e tjegullës) kurse gjatë tërheqjes nga shtëpia ku ishte i pozicionuar e lëndoi (theu) rëndë edhe këmbën. Për Ymridinin gjatë tërë kohës do të kujdeset Alejdin Xhezairi dhe Valbone Shala. Krahas granatimeve me praga dhe minahedhës nga shtavat e Opojës, Lybeçeva (Malësia e Vërrinit) … pa ndërpre gjuanin edhe tanksat nga Hoqa, mirëpo nuk lëviznin në drejtim të Jeshkovës (Gjeqit) edhe pse e kishin një mundësi të tillë, ndoshta nuk lëvizën për faktin se në hyrje të Jeshkovës, në Shkollë dhe në disa objekte tjera përreth, kishim vendosur disa gypa(qynga)të oxhakut dhe shkiet sigurisht kanë menduar se ato janë topa pa dridhje, kështu që në drejtim të Jeshkovës ka lëvizur vetëm këmbësoria.

Në orën 12:05 (pra pas 35 minutash) u ndalën granatimet.Tani mbretëronte qetësia, kjo për mua tregonte se këmbësoria e shkaut kishte arritur afër fshatit. Ndërkohë komandanti i njësisë speciale Hysen Rexhepi që ishte i pozicionuar me Ilirin dhe disa ushtarë tjerë në lagjen e xhamisë së fshatit, erdhi dhe më informoi se forcat e shkaut(që kishin lëvizur nga shtavat)veç janë afruar afër xhamis. Atëherë bëra një ripozicionim të forcave tona në 4 grupime. Tanimë lufta nuk bëhej nga distanca,por në afërsi andej murin-këndej murin, ne në shtëpi ata në murin e avlisë ose anasjelltas. Për t´ju dhënë zemër ushtarëve këndonim parreshtur këngën “Besa besë, besën ta kam dhanë për Kosovë jetën du me dhanë…”.

Rreth orës 14 unë me dy ushtarë: Besnik Kastratin snajperist dhe Nuredin Shalën, kalova matan rrugës nga shtëpia ku e lash Ymridin Qengajn,Ymer Shalën, Bashkim Sukën,Alejdin Xhezairin, Valbone Shalën e shumë të tjerë dhe  i zumë në befasi ushtarët e shkaut që ishin futur në fshat nga pjesa e Xhamisë, pikërisht në shtëpinë e dëshmorit Besim Ryshen Shala. Unë me një bomb dore, Besniku me snajperk dhe Nuridini me kallashnikov, i dëmtuam rëndë forcat e shkaut,të cilët u detyruan të kthehen andej nga kishin ardhur. Ndërkohë pason një pauz dhe ne shfrytëzojmë rastin të pozicionohemi më mirë. Nuridini u pozicionua në një pullaz, Besniku diku aty afër tij në shtëpi, ndërsa unë mora një pozitë të përshtashnme më lartë prej tyre,duke shfrytëzuar për mbrojtje një mur të avlisë. Ndërkohë forcat e shkaut filluan të depërtojnë në shtëpitë e para të  Jeshkovës (Gjeqit) edhe  nga drejtimi i  Billushës (Kushtrimit). Aty u zhvilluan luftime të ashpra. Në ato momente disa herë patëm rastin t´i qëllojmë shkiet prapa shpinës, të cilët ishin të koncentruar në drejtim të shokëve tanë që ishin në anën tjetër të rrugës. Mundësia e vetme për t´i asgjësuar shkiet ishte pjesa e qafes,fytyra-mjekrra, posht pjesët gjenitale dhe kembët, sepse ata ishin të veshur me jelek antiplumb. Edhe në këto rrethana këndonim këngën ”Besa besë…”dhe për t´ju  dhënë vullnet ushtarëve gjithnjë thërrisja:mbanu trima,luftoni trima e kështu me radhë. Këtë e bëja edhe me qëllim,për t´ju treguar ushtarëve se jemi gjallë dhe të fort. Pas një pauze të vogël (prej 2 min.) që bëra unë, pra nuk ju flisja me zë  ushtarëve, Besnik Kastrati u largua nga pozicioni ku ishte dhe shkoi në drejtim të objektit tek ushtarët tjerë matan rugës. Nuk vonoi shumë kur edhe Nuridini shkoi pas Besnikut. Për fat të keq ata, mbasi nuk ma ndëgjuan zërin për një kohë të shkurt, kanë menduar se unë kish shkuar para tyre tek objekti ku ishin ushtarët tjerë të pozicionuar. Tani unë mbeta vetëm këndej rrugën (majtas), ndërsa ushtarët tjerë andej rrugën (djathtas). Megjithatë kontakti vazhdoi, por tashmë vetëm me krisma armësh të furishme. Lufta ka vazhduar deri në orët e vona të pasdites.

     Gjatë këtyre luftimeve do të bien dëshmorë 9 ushtarë:Hysen Rexhepi, Alejdin Xhezairi, Feriz Susuri, Ymridin Qengaj, Bashkim Suka, Skënder Latifi, Tahir Thaçi, Hamit Thaçi dhe Hajdar Shala,ndërsa 9 të tjerë konsiderohen të humbur /zhdukur/. Por humbje ka pas edhe pala serbe. Pa modesti mund t´ju them se ata që i kam parë vet me sy,janë vrarë 24 shkie plus për 3 nuk jam i sigurt a kanë mbetur të vrarë apo kanë shpëtuar. Këtë ua kam thënë gazetarëve por edhe familjarëve të ushtarëve. Numri i shkive të vrarë jam i sigurt se ka qenë edhe më i madh, sepse luftimet janë zhvillue në largësi prej shokëve tjerë dhe nuk dija për numrin e vrarë të shkive prej atyre. Sipas dëshmitarëve nga Hoqa thuhet se në kamiona shkiet kanë ngarkuar mbi 80 kufoma të ushtarëve të vet.

 

Tërheqja nga vendluftimi

 

Në orët e vona të pasdites kanë  pushuar luftimet.Atëkohë unë mbeta vetëm dhe nuk dija më për fatin e ushtarëve tjerë. Pas një pushimi të gjatë,diku rreth orës 20 të mbrëmjes, në Jeshkovë (Gjeq) kanë hyrë shumë automjete përveç tanksave dhe rruga kryesore prej shkollës-deri te xhamia u bllokua plotësisht. Forcat serbe kishin menduar sa kan vu kontrollë të plotë në Jeshkovë. Pas orës 20 për mua pason  faza e dytë e luftës-përdorimi i armëve të ftohta si:thika e gjatë 40 cm, (të cilën e kisha siguruar kur isha në Shalë të Bajgorës) dhe teli i hollë. Në orën 20 e 10 minuta, duke tentuar që të kaloi në një objekt tjetër pak sa më të sigurt,në oborr futet një kamion i mbushur përplotë me ushtarë serbë, për t´u kthyer aty ngase rruga ishte shumë e ngusht dhe unë në atë moment isha i mbështetur për muri në fund të oborrit. Për fat të mirë, mbrapa meje i shkonte flaka një shtëpie dhe ushtarët që veç kishin zbritur nga kamioni, të verbuar prej dritës së flakës nuk më panë. Unë i shihja ata shumë mirë dhe tani po i pres kur të vijnë në drejtim timin për të pirë ujë në qeshme që rridhte nonstop afër meje. Dashti zoti asnjë ushtarë nuk erdhi për të pirë ujë, kamioni doli nga oborri dhe u parkua në rrugë. Në shpejtësi e ndërrova objektin dhe tani pasi shkiet u rahatuan, i hoqën jelekët antiplumb dhe u liruan edhe unë isha më i lirë dhe veproja si të doja. I shfrytëzova ngushticat ndërmjet shtëpiave dhe i ndërroja pozicionet duke u futur nën kamiona - herë nën rrugë herë mbi rrugë. Me këtë rast i shfrytëzova mjetet e ftohta thikën dhe telin sipas nevojës. I sulmoja shkiet në befasi… Kështu e vazhdova punën deri në orët e vona të natës. Pasi që isha i lodhur e i rraskapitur aty rreth orës 1 pas mesit të natës me shumë vështërsi kam kaluar në mal përmbi fshat. Jam ndalur te bazeni ujit,kam pushuar mirë dhe pas orës 5 të mëngjesit kam kaluar në pjesën tjetër mbi fshat,nga ana e Lybeçevës (Malësia e Vërrinit). Deri në orën 6 e 30 minuta të gjitha automjetet e shkive e lëshuan Jeshkovën (Gjeqin) dhe shkuan për Prizren në drejtim të Hoqës. Ndërkohë në Jeshkovë (Gjeq) fillimisht janë futur 2 makina të policisë serbe dhe pas gjysëm ore edhe 2 xhipa të OSBE-së, të cilët pasi e kanë kontrolluar terenin… kanë shkuar për Prizren. Dikur në orët e mesditës së datës 12 mars i kam gjuajtur 3 plumba me pauz, në mënyrë simbolike për t´ua bëra me dije shkive se lufta këtu ende vazhdon… Në orën 6 pasdite u nisa në drejtim të Lybeçevës (Malësis së Vërrinit) dhe diku pak para orës 21 të mbrëmjes arrita në lagjen Tusus në shtëpinë e gjyshit tim.

   PYETJE: A kontaktuat me ushtarët, të cilët i kishin shpëtuar luftës së përgjakshme në Jeshkovë (Gjeq)?

   S.XHEZAIRI: Po, Besnik Berisha më vuni në kontakt me Valbone Shalën,e cila e traumatizuar nga lufta nuk besonte se kam shpëtuar gjallë. Ajo më tregoi se kishte shpëtuar duke u fshehur në fund të Jeshkovës, në një përrua (nën rrënjë të lisit) ku për fat nuk kishin kaluar andej forcat serbe. Mandej u informova se të gjithë ushtarët që kanë qenë të pozicionuar në krahët anësorë të fshatit kanë shpëtuar. Më 11 mars 2000 mora vesh se edhe Shaban Gashi nga Hoqa, kishte qenë atë ditë në Jeshkovë (Gjeq). Në luftën e pabarabart të Jeshkovës (Gjeqit) pra ranë dëshmorë 9 ushtarë, të cilët nga kapella e spitalit të Prizrenit u nxorën me ndihmën e OSBE-së dhe u varrosën me nderimet më të larta ushtarake në Pagarush.

 

Takimi i komandant Hoxhës me komandant

Zafir Berishën në Tusus

 

   PYETJE: Cilat ishin veprimet e ardhshme të komandant Hoxhës?

   S:XHEZAIRI: Më 17 mars 1999 udhëtova për në shtabin e ZOP-it.Në shtab mësova, se gjatë kohës sa ne ishim në Jeshkovë, ishin bërë ndërrime në komandën e Brigadës 125 nga komandanti i zonës. Më kujtohet dokumenti që ishte shkruar për këtë qëllim, aty thuhej se: ”Për arsye të profesionalizmit të radhëve të UCK-së Selim Krasniqi emrohet komandant i Brigadës 125, kurse Nehat Basha zv.komandant…” Ndërrimet kadrovike komanduese natyrisht se ishin të domosdoshme,por vetëm sipas kritereve profesionale. Në rastin konkret ndërrimi ishte i padrejt sepse Nehat Basha ishte oficer me akademi ushtarake, ndërsa Selim Krasniqi nuk kishte një përgaditje të tillë. Këtë emrim sa më kujtohet nuk e kishte pranuar as SHP i UCK-së. Këto lojna mua nuk më kanë pëlqyer fare, e sidomos në kohën kur ne bëmë një luftë të përgjakshme me forcat e shkaut në Jeshkovë (Gjeq).

Komandant Zafir Berisha

 

     Të nesërmen (më 18 mars) mora pjesë në një betejë të zhvilluar në Studençan të Therandës /Suharekës/, pas 2 dite pason një konfliktë tjetër në Randobravë edhe një tjetër në Piranë… Më 23 mars 1999 së bashku më ushtarët: Ylber Dërvarin, Milaim Ponikun, Isa Gashin, Sadik Gashin dhe Qerkin Krasniqin nga Buçja e Opojës, u riktheva sërish në Prizren dhe fillimisht u strehuam në kolyben e Milaim Ponikut në Tusuz. Si gjithnjë Besnik Berisha ishte në lëvizje, ai më 24 mars, në mbrëmje ma mundësoi takimin e parë me Zafir Berishën nga fshati Kushtrim(ish-Billushë). U takuam në një shtëpi të pabanuar (afër kolybes së Milaimit) te përroi i parë në përfundim të lagjes Tusuz. Zafiri ishte me Florim Islamajn, Ryfet Krasniqin, Rrystem Krasniqin, Mirsad Berishën, Setki Berishën… Aty u njohëm për herë të parë njëri me tjetrin edhe pse kisha dëgjuar nga ushtarët, për veprimtarinë atdhetare të Zafirit. Ai, ditë më parë me disa ushtarë ishte futur nga shqipëria në Kosovë, nëpër borë(që pak kush e kishte bërë atë kohë), pra për ta bërë këtë marshim duhet të kishe guxim të madh. Në këtë takim biseduam rreth betejës së përgjakshme të Jeshkovës (Gjeqit), rreth ofenzivës së shtatorit të vitit 1998 në Vërri dhe rreth organizimit të luftës sonë në të ardhmen. Kah fundi i marsit 1999,prej Tusuzit, kemi kaluar të gjithë ushtarët në Vërri dhe jemi vendosur në fshatin Kushtrim (ish-Billushë).

 

Si u zhvilluan betejat e përgjakshme të

 fazës së dytë prill-qershor 1999 në Vrri – Tusus

 

   PYETJE: Cilat ishin aktivitetet ushtarake të UÇK-së, në fazën e dytë: prill -qershor 1999?

   S.XHEZAIRI: Po, në fazën e dytë njësitë tona të UÇK-së kanë zhvilluar një luftë guerile, ndaj forcave armike. Ishim gjithsej 54 ushtarë që kemi operuar deri në përfundim të luftës në treven e Vërrinit dhe në Tusuz. Gjatë muajve prill - qershor 1999, kur UÇK-ja luftonte kundër shkaut krahas me aleaten me të fuqishme në botë NATO-n, ne ndërmorrëm një varg aksionesh luftarake, në zonën tonë të veprimit.Unë me këtë rast krejt shkurt do t´i përmendi disa aksione (jo të gjitha) që i kemi kryer në këtë periudhë kohore.

Komandant Zafir Berisha me njësitin e tij në trevën e Vrrinit

 

   - Më 7 prill 1999 në Billushë (Kushtrim) - te shkolla,  prej orës 7 e 30 të mëngjesit, deri në orën 10, kemi zhvilluar një betejë të përgjakshme me forcat serbe. Me këtë rast e asgjësuam një kombi - bus dhe një xhip ushtarak me 20 ushtarë e oficerë serb. Një numër prej tyre u goditën (pasi ishin futur brenda në shkollë) edhe me mortajën e dorës 500 nga Ylber Dërvari. Aty për herë të parë përdora edhe topin me mbushje të heliumit. Një pjesë e ushtarëve morën pjesë në këtë aksion, ndërsa njësitë tjera ishin të pozicionuar,në prapavijë. Me pozicionimin e njësive është marrë Zafiri. Pas këtij aksioni u tërhoqëm nëpër një luginë që të qonte në mal. Në orën 20 në malet e Billushës (Kushtrimit) kryem edhe një aksion tjetër. Aty asgjësova edhe 3 militarë serb. Në malet e Billushës (Kushtrimit) kemi qëndruar tërë natën dhe mandej kemi vazhduar rrugën për në bazën tonë që e kishim në Tusuz. Ne kishim disa baza tjera rezervë në malet e Prizrenit ku prej aty do t´i organizojmë edhe një varg aksionesh luftarake,kundër forcave okupatore të shkaut.

   - Më 20 prill 1999,në orët e paradites në Tusuz kemi asgjësuar një kamion të mbushur përplotë ushtarë të armikut.

   - Më 22 prill 1999, në orët e pasdites njësiti ynë ka kryer një aksion, mbi fshatin Leskovec (tani Arbëri) - rrëzë Cvilenit  te vendi i quajtur” kroji that”.

   - Më 29 prill 1999 zhvillojmë një luftë të ashpër për marrjen e pozicioneve në Leskovec (Arbëri).

   - Më 1, 2 dhe 3 maj 1999 njësitë tona guerile kanë kryer katër aksione të furishme në Leskovec (Arbëri) dhe rrëzë majes së Cvilenit,ku i kishin bazat e tyre shkiet.

   - Më 7 maj 1999 u ndërmorrë një aksion në lagjen e Prizrenit - Terzi Mahall te Konvikti i vjetër.

   - Më 9 maj 1999  në Prizren”Te Kroji i Pashës”u sulmuan forcat e shkaut, ku me këtë rast kapëm një arsenal luftarak të armikut.

   - Më 11 maj 1999 në orët e pasdites (16-24) zhvilluam luftime të ashpra rrëzë Cvilenit  dhe dëmtuam paisjet teknike të RTV-s serbe dhe paisje tjera të ndërlidhjes.

   - Më 15 maj 1999,pasdite në vendin e quajtur ”Pousk”zumë një pritë forcave të shkaut.

   - Më 16 e 17 maj 1999, forcat e shkaut ndërmorrën një ofenzivë në shkallë të gjerë mbi njësitë tona, në Tusuz, Te kroji Pashës, Te Pishat, Te Bllatat… mirëpo ofenzivën e armikut e shndërruam në kundërofenzivë. Gjatë këtyre luftimeve të përgjakshme armiku ka pësuar humbje të madhe në ushtarë dhe teknik luftarake, ndërsa në anën tonë janë plagosur dy ushtarë.Ditën e parë është plagosur rëndë në qaf ushtari Sadik Gashi nga Hatmaxha,kurse ditën e dytë Arben Kryeziu nga Prizreni, plagoset nga copat e granatës.Më 18 maj gjatë kontrollimit të fushë- betejave do të mbledhim një numër të konsiderueshëm të armëve, që i kishte lënë armiku.

   - Më 19 maj 1999 nga Kalaja e Prizrenit, në Hotel ”Theranda” godasim për vdekje (me snajperk) dy oficerë serbë, ndërsa në Kala një epror të policisë.

   -Më 26 maj 1999, në rrugën ”Ramiz Sadiku”në Tusuz, sulmohet një patrullë e policisë.

   - Më 28 maj 1999 sulmohet post-blloku i policisë, afër spitalit të Prizrenit.

   -Më 31 maj, në orët e pasdites sërish në Tusuz kryhet një aksion ndaj një patrulle të policisë.

   -Më 3 qershor 1999 në rrugët e Tusuzit sulmojmë dhe e shkatërrojmë plotësisht një kombi të ushtrisë serbe më 11 usharë (prej tyre 3 eprorë). Me këtë rast u plagosa në anën e majtë të kokës dhe në pjesën e sipërme të veshit.

   - Më 5 qershor 1999, prej orës 15 - 17 në Cvilen njësitë tona u konfrontuan me forcat e shkaut dhe pas tërheqjes së tyre, grupi ynë i deminimit bëri çmontimin e minave kundër këmbësorisë.

     PYETJE: Më 12 qershor 1999 të gjitha njësitë e Brigadës 125 futen -triumfues në Prizren. Cili ishte roli juaj në ato ditë të para të çlirimit të Kosovës?

     S.XHEZAIRI: Po, unë pas çlirimit, rreth 5 javë e ushtrova detyrën e shefit të Brigadës 125 dhe ato ditë isha mjaftë aktivë në kontaktet që i zhvillonim me KFOR-in gjerman. Ndërkaq në fazën e demobilizimit të UÇK-së dhe të transformimit të saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës,unë u demobilizova dhe më pastaj shkova për ta vizituar familjen time të ngushtë, që e kisha në Austri. Pas dy muajve u ktheva në Prizren dhe vazhdova jetën time si qytetar i lirë.

Intervistoi: Sheradin BERISHA

 

                                                                  

powered by Beepworld