Në 29 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

PROGRAMI I JUSUF GËRVALLËS

Nga Xhafer Durmishi

 

    I shprehur

1. Në Aktgjykimin e Lëvizjes Nacionalçlirimtare....

2. Në Programin dhe Statutin e Frontit të Kuq Popullor

3. Në gazetën Bashkimi

4. Në revistën Lajmëtari i lirisë

5. Në letrën dërguar Enver Hoxhës

6. Në artikuj teorik ende të pabotuar

7. Në letrat - raportet dërguar Sabri Novosellës

8. Në revistën Zëri i Kosovës

 

1. Në Aktgjykimin e Lëvizjes Nacionalçlirimtare....

 

     Aktgjykim: "I akuzuari Isa Demaj

     Sepse me shkrim dhe gojarisht nxiti ndërrimin antikushtetutar të rregullimit shoqëror-socialist e vetëqeverisës dhe shkatërrimin e bashkim - vëllazërimit e barazisë së kombeve e kombësive të RSFJ, e po ashtu me qëllim të keq dhe rrejshëm i paraqiti rrethanat politiko-shoqërore në RSFJ, kështu që gjatë viteve 1975 deri në 1979 në Lipjan dhe vendet tjera gjatë bisedave me të akuzuarin Avdi Kelmendi, e pastaj me Ismajl Gashin, Beqir Lecin, Ekrem Llugiqin dhe persona tjerë ka deklaruar se në Jugosllavi nuk ekziston socializmi i vërtetë po vetëm politika revizioniste, se shoku Tito është antikomunist dhe se politika e tij të cilën e udhëheqë shkon në favor të kapitalizmit, se Beogradi udhëheqë politikë shfrytëzuese ndaj Kosovës, se RSFJ i shfrytëzon pasuritë natyrore të KSA të Kosovës. Poashtu ka kritikuar sistemin socialist vetëqeverisës dhe ka deklaruar se duhet punuar me rininë shqiptare në mënyrë që e njejta të ngritet ideologjikisht për veprimtari armiqësore ndaj RSFJ, e pastaj në banesën e Ismajl Gashit në Lipjan ka deklaruar se situata politike e Kosovës nuk ka ndryshuar pas Plenumit të Katërt, kurse para nxënësve të QAMO në Lipjan, ku ka qenë i inkuadruar në veti të profesorit të gjuhës shqipe ka recituar vargje nga “Lahuta e Malësisë” dhe shumë herë është shprehur armiqësisht ndaj sistemit socialist në RSFJ, dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij më 27 dhjetor 1979 janë gjetur shtatë ekzemplarë të revistës “Ylli”, vjersha “Kosovës” e materiale tjera me përmbajtje armiqësore, - me çka ka kryer veprën penale propagandë armiqësore nga neni 133 al. 1 të LPJ." (AKTGJYKIMI I GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË P - nr. 137/80, 4 qershor 1980, www.pashtriku.org)

   Aktgjykim: “I akuzuari Avdi Kelmendi, si në hetime ashtu edhe në seancë kryesore, pohon se me veprimtari armiqësore ka filluar të merret nën ndikimin e të akuzuarit Isa Demaj i cili e ka frymëzuar me ideologji të huaj. Për Jugosllavinë i ka folur se është larguar shumë nga socializmi duke shkuar rrugës së revizionizmit modern, se Titoja është antikomunist dhe se politika që e udhëheq ai është në kundërshtim me parimet marksiste-leniniste dhe shkon në favor të imperializmit, se Jugosllavia ka politikë shfrytëzuese ndaj Kosovës dhe popullatës së saj, duke ia grabitur pasuritë nëntokësore e mbitokësore.” (Aktgjykimi i Shefqet Jasharit me shokë. Gjykata Supreme e Kosovës, Ap-nr. 248/80, 10 nëntor 1980. faqe 8)

   Aktgjykim: "Sipas mendimit të Jusuf Gërvallës në komitet duhet të marrin pjesë të akuzuarit Ismajl Haradinaj, Nimon Mustafaj, Nazmi Selmani dhe dy hoxhallarë, imami i fshatit Drenofc dhe një hoxhë nga Gjakova. ...  Sipas porosisë së Jusufit bëjnë bisedë edhe me të akuzuarin Nimon Mustafaj, e njoftojnë me “Statut” dhe “Programin” e “Lëvizjes nacionalçlirimtare të Kosovës”, i përcjellin porositë e Jusuf Gërvallës dhe i shtrojnë për detyrë që të kontakton dhe angazhoj Hafizin - hoxhë, të cilën detyrë e pranon, kështuqë pas 3-4 ditësh shkon në Gjakovë, gjen momentin e përshtatshëm për bisedë me Hafizin, i parashtron qëllimin e ardhjes së tij, mirëpo nuk arrin me e angazhuar pasi i njejti refuzon. Për këtë e njofton të akuzuarin Ismajl. Për të akuzuarit Ismajl dhe Hasan kanë qenë të papranueshme dhe inkompatibile në bazat “Marksiste” që anëtarë të komitetit të jenë hoxhallarët, kështuqë në këtë drejtim të akuzuarit Ismajl e sidomos i akuzuari Hasan Ukëhaxhaj është angazhuar që të gjej njerëz të përshtatshëm për komitet." (Aktgjykimi kundër Ismail Haradinajt me shokë nga Gjykata e Qarkut në Pejë, Më datën 6 gusht 1981, P. nr. 106/81, www.pashtriku.org)

 

2. Në Programin dhe Statutin e Frontit të Kuq Popullor

 

   Programi i Jusuf Gërvallës, është i shprehur mirë në përpilimin nga ai i Programit dhe Statutit të Frontit të Kuq Popullor.

   Jusuf Gërvalla: "Egzistojnë shumë grupe e organizata, që të gjitha me një qëllim të vetëm, madje me një ide të vetme edhe për mënyrën e sendërtimit të këtij qëllimi (jo zogistë, ballistë… po vetëm komunist, marksist-leninistë që pranojnë vetëm pikëpamjet e një vendi të vërtetë socialist, siç është Shqipëria), por gjithë këto grupe e organizata e patën vështirë t´i shplohen shoqja-shoqes dhe t´i bashkojnë armët, sepse armiku pat infilturar në radhët e tyre një armatë agjentësh." (Bashkimi, janar-shkurt 1980, faqe 2, shtylla 4)

   Jusuf Gërvalla: "Lufta kryesore dhe e vetme do të jetë lufta kundër robëruesit jugosllav, në krye me klikën titiste dhe shovinizmin sllavomadh (serb, malazez e maqedon) me qëllim të çlirimit social e nacional nga Jugosllavia dhe të bashkimit shoqëror e kombëtar me vendin amë, Shqipërinë Socialiste. Kjo është e drejtë legjitime e popullit shqiptar, i cili, megjithëse derdhi pa kursim gjakun e vet të shtrenjtë për tokat e veta të shenjta, u bë pre e apetiteve pushtuese jugosllave dhe e politikës diskriminuese të fuqive të mëdha.

   ... Meqë interesat tona klasore e kombëtare përputhen me interesat klasore e kombëtare të popujve të Jugosllavisë, ne nuk dëshirojmë luftë me këta popuj, pos me klikën revizioniste të Beogradit. Prandaj në kohë ”paqeje”, FRONTI I KUQ POPULLOR ka për detyrë që me propagandë të shëndosh patriotike dhe marksiste-leniniste, t’i çjerrë maskën përgjithësisht klikës së egër të Beogradit dhe të thërras në luftë kundër saj edhe forcat përparimtare të popujve tjerë të Jugosllavisë. Mbi të gjitha, forca e propagandës i drejtohet popullit shqiptar, në mënyrë që ai të përgatitet në baza sa më të shëndosha e më të forta për revolucionin e ardhshëm.

   ... Strategjia e punës dhe e luftës së FRONTIT TE KUQ POPULLOR do të jetë strategjia e PPSH, e cila e ka demaskuar dhe demaskon me ngulm revizionizmin dhe politikën e egër jugosllave të gjenocidit mbi shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Lufta e shokut Enver Hoxha kundër revizionizmit, strategjia e hollë dhe trimëria e pashembullt e Tij në mbrojtjen e interesave jetike të popullit dhe të Shtetit Shqiptar, do të jenë mësimet bazë për të gjithë anëtarët e FRONTIT TE KUQ POPULLOR dhe do të studiohen me kujdes në mënyrë kreative, duke iu përshtatur kushteve konkrete.

   ... Vendimet bazë dalin nga komunistët, pasi të jenë analizuar në mënyrë kritike dhe pasi të jetë konstatuar se sjellin kontribut të padyshimtë për revolucionin. Me formimin e Partisë Komuniste Shqiptare (në viset e robëruara) FRONTI I KUQ POPULLOR do t’i organizojë masat rreth sajë, pasi PK do të jetë prezentuesje më e denjë e klasës punëtore.

   Propaganda duhet të kryhet në çdo vend dhe në çdo rast e kohë; ajo duhet të jetë propagandë e shëndosh, që demanton dhe demaskon plotësisht realitetin revizionist jugosllav dhe sidomos politikën antishqiptare të Jugosllavisë.

   ... - TE RROJE SHOKU ENVER HOXHA, QE PO NA NDRIQON RRUGEN E VEPRIMIT!" (PROGRAMI DHE STATUTI I FRONTIT TE KUQ POPULLOR, maj 1980)

 

Jusuf Gërvalla

 

3. Në gazetën Bashkimi

 

   Programi i Jusufit në mënyrë të përsosur është i shprehur edhe në artikullin "Bashkimi bënë fuqinë" i botuar në numrin e fundit të gazetës Bashkimi.   

   Jusuf Gërvalla: "Po deshëm që lufta jonë, nga një rezistencë spontane, të kalojë në luftë të organizuar për çlirimin kombëtar dhe klasor, atëherë para nesh shtrohet si domosdoshmëri studimi dhe përvetësimi i historisë kombëtare dhe i literaturës revolucionare marksiste-leniniste. Zotërimi i kësaj literature nga avangarda jonë dhe popullarizimi i saj në masa ka qenë dhe mbetet detyrë primare për zgjimin e vetëdijes kombëtare e klasore të masave popullore dhe të punonjësve.

   Nën kujdesin e Partisë së Punës të Shqipërisë, sot në Atdheun tonë socialist lulëzon një literaturë e begatshme revolucionare. Nga literatura e tillë, që duhet të përvetësohet në mënyrë të domosdoshme dhe të ngutshme, sidomos nga pararoja jonë revolucionare, donë vecuar këto pikëmbështetje kryesore: veprat e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit e ato të marksist-leninistit dhe prijësit të madh shqiptar, shokut Enver Hoxha; historia kombëtare shqiptare, ajo e PPSH-së dhe dokumentat e PPSH-së; shtypi shqiptar, sidomos publikimet shkencore nga lëmi i historisë dhe ai i ndërtimit teorik dhe praktik të socializmit në Atdheun tonë." (Bashkimi, janar 1981, faqe 1, shtylla 1-2)

   Jusuf Gërvalla: "Për një Shqipëri socialiste të të gjithë shqiptarëve!

Lëvizja jonë, lufta jonë nacionalçlirimtare, revolucioni ynë, na shpien pikërisht te qëllimi ynë kryesor: te një Shqipëri socialiste e të gjithë shqiptarëve. Kjo aspiratë është vënë edhe në ballë të organit tonë "Bashkimi" në trajtë parulle.

   Nëse lufta jonë nacionalçlirimtare synon çlirimin kombëtar të të gjitha trojeve tona të pushtuara nga Jugosllavia, atëherë jemi duke luftuar për një Shqipëri. Nëse pos çlirimit kombëtar synojmë edhe çlirimin klasor, atëherë jemi duke luftuar për një Shqipëri socialiste, e cila pas bashkimit të tokave që iu shkëputën padrejtësisht trungut shqiptar, do të jetë Shqipëria socialiste e të gjithë shqiptarëve.

   Ai që bënë zhurmë duke na e mohuar një të drejtë të tillë, në thelb është reaksionar, sepse pikëpamjet e tilla janë kryekëput pikëpamje imperialiste, kolonialiste e revizioniste. T´i mohosh popullit tonë të drejtën e luftës nacionalçlirimtare, do të thotë të pajtohesh me robërimin e popujve, dhe kjo është antimarksiste e antileniniste." (Bashkimi, janar 1981, faqe 1, shtylla 2)

   Jusuf Gërvalla: "Bashkëpunimi internacionalist i forcave tona çlirimtare

   Siç shihet edhe në Programin e Frontit të Kuq Popullor, ne kurrë nuk do të luftojmë kundër popullit serb, malazez e maqedonas. Përderisa ata të mos i përgjigjen ndërsimit të klikës titiste.

   ...Nga kjo del se ne, në baza të shëndosha marksiste-leniniste, nuk pranojmë të bëjmë gabime trashanike, siç është identifikimi i një populli me qeverinë e tij, kur kjo qeveri është antipopullore. As veprimet e individit të helmuar me politikën shoviniste që ndjek ndaj shqiptarëve udhëheqja revizioniste jugosllave, ne nuk do t'i përgjithësojmë dhe etiketojmë si akte të popullit serb, malazez e maqedonas. Lufta dhe revolucioni ynë do të jenë më të fuqishëm e më të plotë, sa më shumë që të shtrijnë ndikimin e tyre edhe në çlirimin kombëtar e klasor edhe të popujve të tjerë, mbi të cilët ushtrohet dhuna e pushtuesve të huaj apo e pushteteve të veta reaksionare e antipopullore." (Bashkimi, janar 1981, faqe 1, shtylla 2)

   Jusuf Gërvalla: "Në gjithë të kaluarën tonë fqinjësore, siç tregon përvoja shekullore, "Bashkimi i armëve (shqiptare) me fqinjët e Ballkanit ka qenë (për ne) vetëvrasje." (Arben Puto).

...Kështu, çështja e bashkëpunimit në baza të internacionalizmit proletar me serbët, malazezët dhe maqedonasit, për ne është një gjë shumë e vështirë, ndoshta edhe e pamundshme. Megjithatë, kur te këto popullsi të kemi hetuar disponim të mirë për bashkëpunim mbi bazat e përmendura ne nuk do të refuzojmë." (Bashkimi, janar 1981, faqe 1 shtylla 3)

   Jusuf Gërvalla: "Me këtë rast duhet të vëmë në dukje se ne ende nuk kemi qenë në gjendje ta formojmë partinë tonë komuniste marksiste-leniniste, pa të cilën gati do të jetë e pamundshme hyrja konkrete në luftën e ardhshme nacionalçlirimtare dhe në revolucionin tonë. Kjo na nxjerr te një cështje tjetër që kërkon sqarim. Ishte Partia Komuniste Shqiptare (sot Partia e Punës e Shqipërisë) ajo që e pat themeluar Frontin Nacional Çlirimtar (sot Fronti Demokratik). Dhe kjo ishte rruga e drejtë. Te ne ka ngjarë e kundërta. Fronti i Kuq Popullor, i themeluar prej forcash patriotike, pret themelimin e partisë sonë komuniste marksiste-leniniste e cila do të vihet në ballë të luftës dhe të revolucionit. Sipas vlerësimeve të Frontit, arsyeja për këtë inverzion qëndron në kushtet konkrete, të cilat kanë ndikuar që forcat patriotike të masave të gjëra të ecin një hap përpara organizimit të komunistëve tanë. Në kësi konteksti e shohim aktivitetin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi - një organizatë e hershme, që ka mbledhur dhe mban rreth vetes njerëz me eksperiencë patriotike e revolucionare dhe me të cilën jemi duke bërë përpjekje për njohje reciproke dhe për bashkim. Në kësi konteksti jemi duke përcjellë gjithashtu edhe aktivitetin e Marksist-leninistëve të Kosovës, që po shfaqen këto kohët e fundit me organin e tyre "Liria". Duke u nisur nga kryartikulli në numrin e parë të këtij organi, si dhe nga përmbajtja e tij përgjithësisht e nga trajtimi marksist-leninist i problemeve nga ana e krijuesve të "Lirisë", ne e vlerësojmë shumë të drejtë punën e Marksist-leninistëve kosovarë. Kjo na jep shpresë që së shpejti, ndoshta pikërisht nga radhët e tyre, do të realizohet edhe kërkesa e domosdoshme për themelimin e vetë partisë komuniste marksiste-leniniste.

   Për sa i përketë strategjisë së ndjekur gjer më tash në luftë kundër socialshovinizmit jugosllav, ne kemi vlerësuar se pjesa më e madhe e grupeve dhe organizatave patriotiko-revolucionare shqiptare janë puqur në një pikë: në etapën e deritashme të luftës e të revolucionit tonë, ato i kanë dhënë armikut një grusht nga aspekti politik, duke bërë me veprimtarinë e tyre të ngritet vetëdija kombëtare e masave tona popullore. Vitet e fundit bashkë me vetëdijen kombëtare janë arritur rezultate të shënueshme edhe në ngritjen e vetëdijes klasore, që është një hap i madh cilësor drejt revolucionit. Këtë ua dimë për nder patriotëve e revolucionarëve tanë, që ditën ta përqafojnë e ta përhapin në masa literaturën revolucionare marksiste-leniniste, sidomos atë që po botohet në Tiranë dhe është bërë fener ndricues edhe për forcat revolucionare në të gjithë botën.

   Mirëpo, vlerësojmë ne gjithashtu, tani ka ardhur koha që të kalohet në një etap tjetër të luftës: në aksione të sinkronizuara për dëmtimin e armikut edhe në pikëpamje ekonomike e luftarake. Kështu sikurse strategjia, edhe taktika e deritashme, në rast të tillë, duhet t´ia lëshoj vendin taktikës së re. Në këso kushtesh bëhet edhe më i nevojshëm bashkimi i shpejt i organizatave tona patriotiko-revolucionare, të cilat, deri më tash, megjithë strategjinë e njejtë apo të ngjashme, kanë aplikuar taktika të ndryshme." (Bashkimi, janar 1981, faqe 2, shtylla 1)

   Jusuf Gërvalla: "Mirëpo na habit qëndrimi i pacipë i disa forcave, të cilat ndjekin rrugën revolucionare, siç janë ta zëmë disa parti marksiste-leniniste. Pa informata të sakta mbi historinë e popullit shqiptar dhe mbi gjendjen e mjeruar të shqiptarëve me banim në Jugosllavi, ato sikur duan të na e mohojnë gjithashtu të drejtën për luftë nacionalçlirimtare. Duke përdorur disa klishe prej arrivistësh të revolucionit, ata pëshpërisin: Ju duhet të veproni vetëm për ngadhnjimin e revolucionit proletar në Jugosllavi, jo ju duhet patjetër të zhvilloni një bashkëpunim internacionalist me serbët e malazezët, jo duhet të hiqni dorë nga vetëvendosja gjer në shkëputje dhe bashkimi me vendin amë, sepse vendi amë nuk e potencon kështu si ju cështjen tuaj, ju nuk keni të drejtë, e të tjera, e të tjera. Nga ana tjetër, kudo që u shfaqet rasti, ata nuk lënë pa propaganduar përkrahjen e tyre ndaj luftrave nacionalçlirimtare dhe revolucioneve." (Bashkimi, janar 1981, faqe 2, shtylla 3)

   Jusuf Gërvalla: "Kështu do ta ruajmë edhe në të ardhmen njëri tjetrin: Shqipëria e PPSH dhe e shokut Enver Hoxha ne nga rreziku i çkombëtarizimit dhe i shfarosjes, dhe ne atë nga apetitet pansllave të Jugosllavisë; derisa të vijë edhe Nëntori i tretë - ai i bashkimit të plotë kombëtar dhe i jetës në liri e socializëm." (Bashkimi, janar 1981, faqe 3, shtylla 2)

 

4. Në revistën Lajmëtari i lirisë

 

    Jusuf Gërvalla; ”Se anija jonë ka erë të mbarë, e cila do ta nxjerrë nga dallgët e stuhishme, dëshmon fakti se të gjitha organizatat patriotike shqiptare, që i janë vënë përballë deri më tash qeverisë fashiste të Beogradit, duke lëshuar përherë e më shumë rrënjë në popull, kanë pasur një drejtim dhe një platformë të vetme: çlirimin nga robëria jugosllave dhe bashkimin me vendin amë, Shqipërinë, të tillë çfarë është ajo, me Partinë e Punës në krye. Kështu, lëvizja jonë mbi të gjitha, na del edhe largpamëse: ajo ka zgjedhur një platformë politike dhe një ideologji, e cila do të jetë ideologjia e së nesërmes së njerëzimit.” (Lajmëtari i lirisë, gusht 1980, faqe 2)

   Jusuf Gërvalla: Cila qenka platforma jonë?

    Përgjithësisht, ne përvetësojmë vijën ideopolitike të Partisë së Punës të Shqipërisë, me adaptime minimale, që implikohen aty-këtu nga gjendja jonë karakteristike. Përafërsisht këtë vijë ndoqën afro pesëdhjetë organizatat dhe grupet patriotike revolucionare të shqiptarëve të Kosovës, që armiku, fatkeqësisht, arriti t’i dëmtojë bukur shumë qe tridhjetë e pesë vjet.

   Kemi njoftime se armiku ynë shekullor, qeveria e Beogradit, për të dëmtuar luftën tonë të drejtë, e cila mund të arrihet vetëm duke përfillur idenë e një revolucioni të përgjithshëm socialist, djem nga radha e shqiptarëve ushtron dhe organizon në një ushtri iluzioniste, në ushtrinë e treqind partive shqiptare, që hanë bukën e imperializmit dhe njëkohësisht ia zgjasin jetën qeverisë shoviniste të Beogradit. Lufta e emigracionit shqiptar, me rrënjë në imperializmin e kalbëzuar e me idenë e saj të përgjithshme shkatërrimin e Shqipërisë së sotme dhe të rezultateve të saj të shkëlqyera në avancimin e socializmit, jo vetëm që është luftë e huaj për ne, por ajo do të luftohet pa kompromis, sikundër që luftohet çdo fraksion armiqësor, që do të quhet dezertim nga e vetmja luftë e drejtë – revolucioni socialist.” (Lajmëtari i lirisë, nr.1, gusht 1980, faqe 16)

   Jusuf Gërvalla: ”Si gjithmonë, edhe sot, pararoja jonë revolucionare dhe mbarë populli ynë, me sy e me zemër jemi të drejtuar nga nëna Shqipëri dhe presim çastin që fatin tonë do ta lidhë sërish me fatin e saj, si një pjesë e pandashme, për tërësinë e së cilës është derdhur gjaku i bijve martir të Shqipërisë ndër shekuj.” (Lajmëtari i lirisë, nr. 2, tetor-nëntor 1980, faqe 3)

   Jusuf Gërvalla: ”Mbi idetë dhe lëvizjet përparimtare asnjë popull nuk mund të vërë dorë përgjithmonë, ashtu si e vë njeriu kësulën në kokën e vetë të patjetërsueshme. Ku zënë fill, nga shtegtojnë dhe ku ngrehin çerdhe lejlekët e anës së ndriçuar të vetëdijes së Planetit, është punë që nuk mund të hetohet jashtë ligjëshmërisë dialektike, dhe kjo ligjëshmëri për të paditurin shfaqet përplot pusi.

   Ideja e madhe komuniste mori krah në Gjermani, me Marksin në ballë. U avancua dhe materializua në Revolucionin e madh rus, të cilit i priu Lenini dhe të cilin e çoi përpara Stalini. Po pasi braktisi stepet e paskajshme, e pezmatuar në tradhtinë e akullt hrushoviane, ideja e madhe komuniste u strehua dhe nguliti në Shqipërinë e ’vogël’. Këtu gjeti prehje dhe truall të përshtatshëm për lulëzim të plotë. Së këndejmi fshikullon sot pa mëshirë imperializmin dhe social-imperializmin, ’eurokomunizmin’ fodull. Këtu u bë fener për proletarin, të nënshtruarin, të kolonizuarin. Kudo në botë. Sepse siç thotë poeti, Shqipëria është një magje lirish, që formulën e lirisë nuk e mban sekret.” (Lajmëtari i lirisë, nr. 2, tetor-nëntor 1980, faqe 4)

   Jusuf Gërvalla: ”Për fatkeqësinë e imperializmit, social-imperializmin e të social-shovinizmit, për fatkeqësinë e gjakësorit dhe të tradhtarit - bota anembanë po zien. Zien bota për fatbardhësinë e të shtypurit dhe të të shfrytëzuarit." (Lajmëtari i lirisë, nr. 2, tetor-nëntor 1980, faqe 6)

 

5. Në letrën dërguar Enver Hoxhës

 

   Jusuf Gërvalla: "Po tash, meqë lufta jonë politike ka hyrë në fazën e vet përfundimtare, e cila po zhvillohet në favorin tonë, janë të domosdoshme edhe forma më të larta organizimi të aktivitetit revolucionar. Edhe nga kjo pikpamje ne, me një vonesë të konsiderueshme, kemi arritur në përfundimin se luftës sonë i duhet një emërues i përbashkët dhe i fuqishëm..., është e domosdoshme një ndihmë konkrete nga ana e Partisë së Punës të Shqipërisë. Një ndihmë e tillë, konsiderojmë ne, është e drejtë e patjetërsueshme si për PPSH – në, ashtu edhe për djalërinë patriotike e revolucionare shqiptare në pjesën e robëruar të atdheut tonë të përbashkët.. Kështu do të përligjej dhe do të fuqizohej edhe lufta jonë e drejtë, po edhe përkrahja që do të merrnim nga PPSH. Ndihma, natyrisht nuk ka munguar as deri më tash. Literatura revolucionare dhe patriotike, që ka depërtuar në masë të madhe edhe te populli ynë këndej, ka rëndësi të madhe dhe ka ushtruar ndikim të madh. Një rol të rëndësishëm ka luajtur deri më tash sidomos Radio Tirana me emisionet e saj. Dhe një nga masat më të qëlluara për afrimin dhe për ngritjen e vetëdijes kombëtare, shoqërore, politike e ideologjike të popullit tonë në pjesën e robëruar të Shqipërisë, konsiderojmë ne, ka qenë ajo e 28 Nëntorit të kaluar, qëkur shqiptarët në Jugosllavi mund ta ndjekin edhe programin e Televizionit Shqiptar. Mirëpo për t’ia dalë në mënyrë sa më të denjë dhe sa më efektive qëllimit tonë të lartë, mendojmë se në mesin tonë duhet të punojë një dorë e rysur komuniste, që do të na i trasmetonte drejtpërsëdrejti bazat e shëndosha të veprimtarisë së një partie komuniste marksiste-leniniste në kushtet e ilegalitetit të thellë. Nga ana jonë mund të themi se një gjë është fare e sigurt: njerëz përparimtarë nga të gjitha strukturat shoqërore te ne janë të gatshëm të punojnë pa kursyer asgjë për atdhe dhe për idetë e larta komuniste. Pos kësaj, në mesin tonë dita ditës po nxjerr kokë një mendim i përgjithshëm: brezi ynë i sotëm e ndjen veten të thirrur ta bëjë një hap të madh përpara në luftën për liri dhe bashkim me vendin amë, në mos edhe ta realizojë përfundimisht revolucionin e pashmangshëm. Prandaj, të sigurt se kjo çështje është e denjë për kujdesin Tënd, të Partisë së Punës dhe të mbarë popullt shqiptar, ne presim që kërkesa e mbarështruar këtu për ndihmën e përmendur nga ana e PPSH-së, të hasë në mirëkuptim dhe të shqyrtohet në nivelin për të cilin do të konsideroni ju se është adekuat." (Letër Enver Hoxhës, 19 gusht 1980; Marrë nga libri i Faridin Tafallarit, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, faqe 98-99)

  

6. Në artikuj teorik ende të pabotuar

 

   Jusuf Gërvalla: "Rruga e rezistencës më të vogël - Historia e luftrave çlirimtare dhe revolucioneve ka treguar se lidhur me këtë çështje, në periudha të ndryshme kanë dalë divergjenca në lëvizjet revolucionare, që kanë çuar edhe në përçarje të plotë dhe në tradhtinë e teorisë marksiste-leniniste, si teoria më e përsosur e revolucionit, nga ana e revolucionarëve, që kanë qenë të prirur të ndjekin rrugën e rezistencës më të vogël, duke u përpjekur që pjesëzat e tërësisë t'i imponojnë si tërësi dhe qëllime të fundit. (...) Lëvizja revolucionare marksiste-leniniste synon dhe realizon krijimin e forcave të rregullta revolucionare, teorikisht të përgatitura dhe të lidhura në trajtë ingranazhi, që mund të sigurojnë vazhdimësinë e veprimtarisë revolucionare, ta përcaktojnë orientimin dhe koncentrojnë forcën goditëse të masave popullore e punonjëse, duke mos u zbrapsur e hutuar as në kohën e vlimeve të masës e as në kohën e tërheqjes së saj para brutalitetit të armikut - t'ia bëjnë armikut varrin e vërtetë." (Luftë të dëshpëruarish apo lëvizje të ndërgjegjshme?)

 

7. Në letrat - raportet dërguar Sabri Novosellës

 

   Jusuf Gërvalla: "Konkretisht në rrethinën e Shtutgartit janë nja 7 – 8 shokë të gatshëm e të përshtatshëm për punë patriotiko-revolucionare. Ata presin ndonjë orientim nga unë. Po unë duke qenë dhe vetë në mjegull për gjendjen time, nuk kam dashur t’i ngashnjej e pastaj t’i lë në gjysmë të rrugës. Prandaj u kam folur për gjëra të përgjithshme në çështje të organizimit, të propagandës dhe të agjitacionit si dhe kam bërë përpjekje për t’ua dhënë elementet e domosdoshme shkencore të historisë kombëtare dhe të lëvizjes komuniste shqiptare e ndërkombëtare. Janë punëtorë dhe ma ka marrë mendja se në radhë të parë u duhet një ngritje e tillë ideore, politike e shkencore.  ... Lidhur me këtë, për fillim, kemi zënë të organizojmë një varg demonstratash, nëpër qendra të ndryshme evropiane, që kanë për qëllim të bëhen përpjekje e zëshme e ngjarjeve aktuale në Kosovën tonë trime. Demonstrata e parë, shumë e sukseshme, është bërë para ambasadës jugosllave në Bërn të Zvicrës, më 11 prill, në të cilën kanë marrë pjesë edhe shqiptarë nga RFGJ. Demonstrata e dytë do të mbahet po në Zvicër, në qytetin Cyrih, më 18 prill, kurse të tretën e kemi parashikuar në Shtutgart, aty nga 26 prilli. Parullat e demonstratave kanë një përmbajtje thellësisht marksiste-leniniste dhe përkrahin deri në fund kërkesat e rinisë heroike të Kosovës për republikë (që nënkupton edhe përfshirjen e tokave dhe të popullsisë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi).  ... Kam pasur nderin të njihem edhe me sekretarin e parë të Partisë Komuniste Gjermane, njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri dhe i kam dërguar një letër me lutjen që edhe ai me partinë e tij të shikojë ndonjë formë të përshtatshme ndihme për përkrahjen morale të popullit shqiptar të Kosovës. Ende s’kam marrë përgjigje prej tij, por shpresoj se megjithatë do të na ndihmojë patjetër, sepse për këtë i obligon drejtpërdrejt edhe artikulli i “Zërit të popullit” i datës 8 prill, se siç dihet, kjo parti e komunistëve gjermanë ka për busollë të vetme PPSH-në." (Letër Sabri Novosellës, 14 prill 1981; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010, faqe 259-260)

 

8. Në revistën Zëri i Kosovës

 

   Jusuf Gërvalla: "Prandaj, në mbrojtje të vullnetit sa e sa herë të ndrydhur e të nëpërkëmbur të popullit shqiptar në Jugosllavi, ne - një pjesë e pararojës patriotike e komuniste të shqiptarëve të robëruar, që jemi organizuar në gji të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi - dalim para popullit tonë, para opinionit jugosllav dhe atij botëror me këto kërkesa minimale të parevokueshme:” (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, faqe 2)

© Pashtriku.org - Mars 2011

 

...

 

Në 29 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

 

FLAKA E PASHUAR E LËVIZJES

NË UNTERGRUPPENBACH

 

Nga Xhafer Durmishi

 

     "Oxhaku i tij i lartë, që i mbeti në këmbë atë ditë e sot, shekuj me radhë, nxjerrë tymin duaj-duaj"  

     Shoku i Sadik Blakajt: Në Kështjellën e Jusufit kishte urdhër të regjistrohej e evidentohej çdo gjë!

     Shkolla e UDB-së: Në Kështjellën e Jusufit kishte urdhër të rreptë që të mos regjistrohej e evidentohej asgjë!

   Ramadan Pllana: "LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës." (DËSHMI TË KOHËS PËR ORGANIZATËN PATRIOTIKE LNÇKVSHJ, mars 2009, www.pashtriku.org )

   Shkolla e UDB-së": "Pas vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, udhëheqjen e organizatës, në mënyrë misterioze, e mori Xhafer Durmishi. Ky emërim apo vetemërim kishte ndodhur pa dijen dhe pëlqimin tim ... Prandaj, emërimet e tilla, pa ndonjë marrëveshje paraprake me anëtarët e mbijetuar të kësaj Lëvizjeje, do ta degradonin LNÇKVSHJ-në, duke e shtyrë drejt dobësimit apo shuarjes totale." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 124)

     Ibrahim Kelmendi: "Në fundjavë vërshuan qindra bashkatdhetarë për të shprehur ngushëllimet dhe admirimin për heronjtë. Nuk erdhën sa parashikoheshin, pasi kishte dalë fjala se në Familje të Gërvallajve ku mbahej ceremonia mortore ishin ca njerëz që mbanin evidencë për vizitorët. Edhe kur nuk i njihnin i pyesnin për emër e mbiemër, për vendlindjen dhe i regjistronin ose i detyronin të shënoheshin në libër të zisë me të dhëna të plota personale. Bashkatdhetarët kishin filluar të frikësoheshin se do ta pësonin kur të shkonin për pushime në Kosovë, prandaj një numër i madh i tyre hezitonin

 

   Ibrahim Kelmendi: "Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija..." (Letër Sadik Blakajt, 21 janar 1981)

të vinin për vizitë ngushëlluese." (Atentatet,  f.351-352)

 

 

 Kështjella e pamposhtur e Vëllezërve Gërvalla, e pa njollosur përveç fluskave të bardha të borës, e fotografuar nga Remzi Ademaj në dhjetor 1984 me kërkesën e Xhafer Durmishit.

Dorëshkrimi i Remzi Ademajt

 

   Jusufi e ka ndalue të mbahet zi në shtëpinë e tij, sepse me këtë do të kënaqej vetëm UDB-a dhe infromatorët e saj. Aktivist të Shtutgartit janë ruajtur nga Ibrahim Kelmendi pasi të gjithë e kanë pasur të njohur rastin e Hysen Gegës dhe kush ia ka kurdisë kurthën.

   Ajo çka është e vërtetë është se ka shumë raste, kur bashkatdhetarë të rrethit të Shtutgartit kan ardhur deri në derë për ngushllime, kur kanë marrë vesh se brenda në shtëpi, në mesin e ngushlluesve është I. Kelmendi, ata ia kanë shprehë ngushllimet Suzanës apo Haxhi Berishës tek dera dhe janë kthye. Por edhe sikur të ken qarkullua këto fjalë, frika e bashkatdhetarëve në këtë pikë ka qenë e pavend pasi askush nuk ka guxua ta përdorë të pamen në Kështjellën e Jusufit për të marrë në pyetje askend për asnjë shënim apo të dhënë personale. Këtë nuk e ka bërë askush. Shokët e Jusufit, të regjur në punë ilegale kanë kërkuar që askush të mos i jep ndonjë të dhënë askujt, sidomos nga ata që kanë udhëtuar rregullisht në Kosovë, dhe si përfundim, të mbledhë shënime se kush po vjen për ngushllime nuk ka mund ta bëjë as vetë i godituri, i cfilituri deri në dërmim, naivi, konkreti, i sinqerti e njohësi i dorës vrastare,  I. Kelmendi.

   Se marrja e shënimeve personale, emrave, është ndaluar rreptësisht është vërtetuar më së miri prej Nuhi Sylejmanit (ish shok i Jusufit), shokut më të ngusht të Dezertorit të UDB-së Abdullah Prapashtica dhe Vëzhguesit të tij, për mëse 28 vite.

   E quaj të arsyeshme të përmendi se Abdullah Prapashtica ka qenë ushtrues legal, zyrtar d.m.th. jo i fshehët por i shkolluar në mënyrë profesionale, i detyrës së inspektorit të UDB-së, profesion prej të cilit i ka siguruar mjetet për jetesë, dhe prej të cilit ka dezertua.

   Një letër dërguar Ramadan Pllanës më 11 nëntor 2009 shprehen qëndrimet e mia të vërteta ndaj Abdullah Prapashticës, pra rreth 10 muaj para leximit (në gusht 2010) të librit ”Vrasja e trefishtë”, fjalë të cilat janë shumë i kënaqur që i kam thënë.

    Xhafer Durmishi: "Shkrimin e Abdullah Prapashticës e kam lexuar dhe ka shumë pak tekste që më bëjnë me qesh e që më kënaqin shpirtin më shumë se shkrimet e budallallëqet e Abdullah Prapashticës, dhe shpresoj që ai të vazhdoj me kontributin e tij teorik edhe më tutje. Zoti jetën ia shtoftë e i dhashtë shëndet. Është mirë që të ka ra ndërmend se ekziston Faridin Tafallari, si shok i Jusufit e njohës i mirë i rrethanave të asaj kohe. Për ekzistencën e Faridin Tafallarit e librit të tij "Terror Dhimbje Qëndresë" të kam tregua më 2006, ndërsa ti ishe i fokusuar më shumë dhe i kishe pas ra në trag Nuhi Sylejmanit e për Faridin Tafallarin nuk kishe ndie kurrë deri sa të tregova unë. Me fjalë tjera në këtë rast i ke shitë dardhagjisë dardha." (Letër dërguar Ramadan Pllanës, më 11 nëntor 2009, www.pashtriku.org , 23 shtator 2010)

   Është interesant se zelli i Dezertorit të UDB-së Serbe, Abdullah Prapashtica për t'i njollosur shokët e Jusufit, dhomat dhe muret e Kështjellës së Jusufit, është ndoshta edhe më i madh se sa i Ibrahim Kelmendit, por efekti i fakteve të Nuhi Sylejmanit është katastrofal si për Ibrahim Kelmendin (për të cilin Abdullah Prapashtica ka një respekt të madh si intelektual e udhëheqës i denjë i Frontit të Kuq), si për vet Abdullah Prapashticën, si për UDB-në ashtu edhe për  misionin e saj, si për UDB-në ashtu edhe për ata që kanë dezertuar nga UDB-a. Ja faktet që sjell Nuhi Sylejmani.

Ramadan Pllana: "LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës."

 

 

 

Remzi Ademaj, me kurorë në dorë gjatë ceremonisë së varrimit të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 5 shkurt 1982 në varrezat e Bad Canstatit në Shtutgart.

   Nuhi Sylejmani: "Shuma e mbledhur gjatë periudhës 19 janar 1982, deri më 25 prill 1982, arrinte shifrën rreth 70.000 marka." (Vrasja e trefishtë, f.156)

   Lista e atyre që ndihmuan luftën dhe e mbajtën FLAKËN TË PASHUAR në Kështjellën e Vëllezërve Gërvalla dhe me këtë e nuk ia lejuan UDB-së Serbe dhe vrasësve të saj ta shuaj si subjekt edhe Lëvizjen e tyre Nacionalçlirimtare:

Shokët e Remzi Ademajt                       1990 DEM

Shokët e Remzi Ademajt nga Mynheni   6240 DEM

Shokët e Remzi Ademajt nga Heilbroni  2520 DEM

Shoku i Remzi Ademajt                           260 DEM

Shoku i Remzi Ademajt - kroat                 50 DEM

Shokët e Remzi Ademajt                        200 DEM

Shokët e Remzi Ademajt                        386 DEM

Shokët e Remzi Ademajt nga Mynheni   920 DEM  (bashkarisht 12566 DM)

 

„Shoqëria Vullneti“                               11970 DEM

Klubi „Emin Duraku“ i Dyseldorfit           9480 DEM

                                                             26500 BEF

                                                                 700 FRF

                                                                150 DEM

Vëllezërit nga Berni                                   1410 SFR

                                                            2000 SEK  (bashkarisht 21960 DEM

                                                                           (pa valuta tjera)              

Miku i Hasan Malës nga Manhajmi 200 DEM

Shokët e Shaqir Shabanit nga Manhajmi 210 DEM

Shokët e Mynhenit, Abdyl Pacolli          330 DEM

Hetem Fejza me shokë                           300 DEM

Tezaku i Hysenit                                     50 DEM

Shokët e Murat Kryeziut                        500 DEM

Shoku i bacit Jahë                                   20 DEM

                

Shokët nga Sindelfingeni                        120 DEM

Shokët nga Zvicra                                 500 DEM

Shokët nga Cyrihu                                 200 DEM

Shokët nga Berna                                  200 DEM

Shokët e Shtutgartit                               500 DEM

Shoqëria Bernhauzen                            300 DEM

Shoqëria Ahmet Sadikut nga Frankfurti  490 DEM

Shokët nga Mynheni                             600 DEM

Shokët nga Ludvigsburgu                      330 DEM

Ramadani dhe shoku i tij                       200 DEM

Shoku i Nami Ramadanit                       100 DEM

Shokët nga Manhajmi                            250 DEM

Shokët nga Bitighajmi                          1100 DEM

Shoku i Zhujit                                       100 DEM

Shoqëria Mörs – 3  Replenstrase 14     2200 DEM

Solidariteti Bremen                              1300 DEM

Solidariteti “Fronti Popullor”                 240 DEM

Ramadan Kurtishi me shokë. 

Këta shokë dhanë gjithsej                      930 DEM

Shokët nga Zvicra                                 980 DEM

                                                            +250 SFR+2130 dinarë

Shokët nga Manhajmi                            330 DEM +100 BFR

Miku i Zhujit                                         300 DEM

Shokët e Zhujit                                     170 DEM

Shokët e Ahmet Sadikut 

nga Dajmler Benz kontributi i librave      140 DEM

Shokët nga Manhajmi                            250 DEM

Frankfurti                                             970 DEM

Shoku i Mynhenit                                  100 DEM

Shoku i Nami Ramadanit                         20 DEM

Shokët e Zvicrës                                   1100 SFR

Shoku i Ulqinit                                      140 DEM

Shokët e Zhujës                                     600 DEM

Shokët e Murat Kryeziut                        200 DEM

Fqinjët gjermanë nga Untergruppenbach  790 DEM  (bashkarisht 16260 DEM)

Në mënyrë anonime, përmes shokëve të vet janë dhënë        

                      50786 DM (Marka Gjermane)

                        2760 SFR (Franga Zvicërane= 3353 DEM

                      26600 BEF (Franga të Belgjikës) =1412 DEM

                          700 FFR (Franga Franceze)=259 DEM    

                        2000 KR (Korona Suedeze)=774 DEM

                        2310 dinarë

Shuma totale së bashku me valutat tjera  56584 DEM

 

 

Flaka e pashuar e oxhakut në Untergruppenbach

Ramadan Pllana: "LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës."

 

Osman Shemsiu e Shaip Bukoshi                  400 DEM

Skënderi me një shoqe nga Ludvigsburgu      200 DEM

Hysen Gërvalla                                             200 DEM

Rifat Kadriu                                                  620 DEM

Sylejmani  nga Boni                                      100 DEM

Zymber Kryeziu                                          1200 DEM

Ademi                                                         100 DEM

Ahmeti                                                         100 DEM

Ramushi                                                      100 DEM

Shaqir Shabani                                             140 DEM

Ademi me një shok, ka shitur fotografi 

dhe atë shumë e ka dhënë për ndihmë            10 DEM + 50 SFR

Elfi Agushi, Gjenevë (nga Ferizaj)                 500 DEM

Jahir Jahiri                                                    500 DEM

Qemal Haxhillari                                           200 DEM

Vezir Kelmendi                                            100 DEM

Drejtori i shkollës Gjermane                          100 DEM

Fahredin Tafallari                                         500 DEM

Nami Ramadani                                          1000 DEM

Fetahu                                                          200 DEM

B. Ramadani                                                 100 DEM

Latifi                                                            500 DEM

Fazliu.                                                          200 DEM

Mahmut Agushi përmes postës                    1000 DEM

Muhameti                                                     100 DEM

Zhuji                                                            200 DEM

Niman Osmani                                             200 DEM

Besim Rexha                                                100 DEM

Shokët: Smajl Jashari, Arif Jasiqi, 

Magllan Jahaj, Zenel Gjocaj, Muhamet Dukaj, 

Mustafë Mazrekaj, 

Nysret Hajdari nga Beningeni/ nga Prishtina   530 DEM

Nuhi Sylejmani nga Sindelfingeni/ nga Llojani 500 DEM

Shabani                                                       100 DEM

Mustafë Bajraktari                                        100 DEM

Dinë Salihu                                                  100 DEM

Haxhi Berisha                                              100 DEM

Isa                                                                50 DEM

Sami Ramadani nga Smira                            100 DEM

Halim Hasanaj                                              100 DEM

Ragbi nga Zyrihu                                          900 DEM

Halili nga Mynheni                                        200 DEM

Rizah Hoxha                                                 100 DEM

Eshref Morina                                              100 DEM

Kamber Bajram Alija                                      20 DEM

Sonja me një shoqe                                     1300 DEM

Besim Rexhaj                                                700 DEM

Përmes postës Selim Bega nga Franca      386.84 DEM

Zymer Basha                                                200 DEM

Ramë Hysaj nga Erlageni                              100 DEM

Rifat Kadriu nga Mynheni                             100 DEM

Hajrullah Rugova                                          100 DEM

Kadri Ipek                                                    200 DEM

 

Shuma totale           14756,86 DEM

                              +   50 Frangat Zvicërane

                              14817,61 DEM

 

Shuma totale (nga ata që ndihmuan

pa i dhënë emrat e mibiemrat) 56584 DEM    79%

Shuma totale (nga ata që ndihmuan

dhe emrat tyre u shënuan me

pëlqimin e tyre)                             14817 DEM    21%

                                             ______

                                             71401 DEM

   Lista e atyre që e kanë mbajtur të pamposhtur nga UDBa dhe Shkolla e saj, Kështjellën e qëndresës në Habichthöhe 40, FLAKËN TË PASHUAR, është marrë nga: Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 157.

 

   Ramadan Pllana: "LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës"

 

Kursi i valutave për vitin 1982 në raport me 1 dollar amerikan

Gjermani           Francë              Zvicër               Suedi                Belgjikë
DEM                FRF                 SFR                 SEK                  BEF 

2.43                  6.5721              2.0303              6.2826               45,691

 

   Faridin Tafallari gjithashtu ka thenë se ka shënime se si është ndihmuar lufta në atë kohë.

   Përveç të dhënave nga Nuhi Sylejmani, fushata për ndihma lidhur me rastin e 17 janarit 1982 janë bërë edhe në Australi dhe SHBA. Vlen të theksohet se me Kështjellën e Jusuf Gërvallës kanë qenë të lidhur përveç të tjerëve edhe Bytyqët nga skajet e ndryshme të Botës, siç kanë qenë Rilind Bytyqi nga Australia, Sejdi Bytyqi nga New Yorku, Sadije dhe Ibush Bytyqi nga Parisi, Leme dhe Sylejman Bytyqi nga fshati Kravasari, me adresë në Kirch winkel str.5, 5031 Peine, West Germany dhe Mejdi Bytyqi nga Heilbroni e shok i Remzi Ademit.

   Rilind Bytyqi dhe Shoqëria Bashkimi Kombëtar "Bajram Curri" në Australi, me të cilët e kisha siguruar unë kontaktin përmes Pajazit Ibrahimit kanë mbledhur ndihma, si për familjet Gërvalla ashtu edhe për shoqen e Kadri Zekës. Çeku bankar që ka ardhë në Shtutgart nuk ka mundur të përdoret pasi ka qenë në emër të një pesudonimi. Sa i përket ndihmës për shoqen e Kadri Zekës i kam drejtuar në adresën që më është dhënë në Zvicër. Kjo është krejt çka di në këtë pikë.

   Sejdi Bytyqi nga New Yorku, i cili adresën e Kështjellës së Jusuf Gërvallës e ka siguruar nga policia e New Yorkut, në një letër më 5 qershor 1982 më shkruan këto fjalë:

   Sejdi Bytyqi: "...gjithashtu tani u hap fushata edhe për ndihmën e dy të vejave të vëllezërve Gërvalla." (Letër Xhafer Durmishit, 5 qershor 1982)

   Përveç Sejdi Bytyqit, në një letër të atyre ditëve (pa datë), nga Amerika thuhet kështu:

   "Komiteti Shqiptar i Detroitit me rrethe, ditën përkujtimore të dëshmorëve të ri të Kosovës, hapi një fushatë të vogël, më tepër shpirtërore se financiare, të posaqme për familjet e vëllezërve Gërvalla. Në të njejtën kohë të gjithë shqiptarët e Michiganit ju ngushllojnë me zemër për humbjen tragjike tuajën dhe tonën si vëllezër shqiptar.

                                                        Zoti i past buz vedit

                                                        Me nderime dhe respekt

                                                        Julian Efa, Xhevdet Hoxhaj"

   Për këto ndihma, dhe atë se në cilën adresë janë dërguar, nuk di. Vlen të theksohet se sa i përket gjirollogarisë së botuar në revistën "Liria", në gusht të vitit 1981;

Hilfe für Kosova

Katharina Asal – Biel-Biene,

Konto 25-45475

Biel-Biene Schweiz

   As prej momentit të publikimit të saj, as pas 17 janarit 1982, as pas 15 majit 1982 dhe as në ndonjë rast tjetër nuk jam njoftuar për asnjë shifër të vetme.

   Në dritën e fakteve të shohim edhe njëherë fjalët e Ibrahim Kelmendit në luftën e tij për njollosjen e Kalasë së pamposhtur të Vëllezërve Gërvalla.

   Ibrahim Kelmendi: "Në fundjavë vërshuan qindra bashkatdhetarë për të shprehur ngushëllimet dhe admirimin për heronjtë. Nuk erdhën sa parashikoheshin, pasi kishte dalë fjala se në Familje të Gërvallajve ku mbahej ceremonia mortore ishin ca njerëz që mbanin evidencë për vizitorët. Edhe kur nuk i njihnin i pyesnin për emër e mbiemër, për vendlindjen dhe i regjistronin ose i detyronin të shënoheshin në libër të zisë me të dhëna të plota personale. Bashkatdhetarët kishin filluar të frikësoheshin se do ta pësonin kur të shkonin për pushime në Kosovë, prandaj një numër i madh i tyre hezitonin të vinin për vizitë ngushëlluese." (Atentatet,  f.351-352)

    Një sulm të ashpër në Kalanë e Jusufit me qëllim për ta marrë atë nga brenda, e për ta osmanizuar atë, e bënë edhe Shkolla e UDB-së Serbe - Abdullah Prapashtica me sekretarin e vet, Vëzhguesin Osman Osmani. Në pamundësi për ta vendosur emrin e  Abdullahut para fjalëve të tij e kam vendosur emrin e shkollës së tij.

  Shkolla e UDB-së: "Me direktivat e Skënder Skënderit ndalohej rreptësisht mbajtja e shënimeve për shumat e parave që hynin e dilnin nga arka,.. Pavarësisht këtyre sugjerimeve, pavarësisht kërkesës së Suzanës dhe arsyetimeve se mbajtja e shënimeve do t’i rrezikonte njerëzit, unë vazhdova mbajtjen e evidencës për të hyrat dhe të dalat. Këto shënime isha i shtrënguar t’i mbaja për arsyen e ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë që kisha. " (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f. 91)

   Shkolla e UDB-së: "„Mos mbaj shënime“, që për mua nënkuptohej: „Ti mos le gjurmë, që të mos jap përgjegjësi unë!“" (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.148)

   Faridin Tafallari: "Po, po edhe këtu gënjen se unë e di fare mirë, kur Xhafer Durmishi të tha mos i pyet njerëzit dhe mos mbaj shënime për emrat por evidento shifrat, se ata po frigojnë… E unë të them me përgjegjësi se, asnjëherë, asnjëherë nuk janë keqpërdorur të hollat dhe përtë gjitha shpenzimet ekzistojnë dhe sot e kësaj dite vërtetimet e rregullta." (ASKUSH S’MUND TA ZËVENDËSONTE DHE AS MUND TA ZËVENDËSOJË JUSUF GËRVALLËN!, www.albaniapress.com, 30 shtator 2010)

   Në këtë drejtim është shumë interesant se si Shkolla e UDB-së Serbe nuk më akuzon vetëm mua por shumë më tepër e akuzon, pikërisht ashtu siç i ka hije asaj, shokun e mirë të Sadik Blakajt, Ibrahim Kelmendin.

   Shkolla e UDB-së Serbe: "Në këtë pozitë inferiore nga ana e „zëvendësit“, ndjehej edhe udhëheqësi i FKP-së, Ibrahim Kelmendi." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, f. 89)

   Sipas Abdullah Prapashticës, sikur Ibrahim Kelmendi ta kishte poseduar superioritetin e tij dhe të Vëzhguesit të tij Osman Osmanit, atëherë Kalaja ka pasur mundësi me u marrë nga brenda.

 

   Shkolla e UDB-së: "Pas vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, udhëheqjen e organizatës, në mënyrë misterioze, e mori Xhafer Durmishi. Ky emërim apo vetemërim kishte ndodhur pa dijen dhe pëlqimin tim ... Prandaj, emërimet e tilla, pa ndonjë marrëveshje paraprake me anëtarët e mbijetuar të kësaj Lëvizjeje, do ta degradonin LNÇKVSHJ-në, duke e shtyrë drejt dobësimit apo shuarjes totale." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 124)

   Ramadan Pllana: "LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës."

 

    Duket qartë se sulmi sa është djallëzor, shumë më tepër del edhe i pakoordinuar i cili bëhet nga shkolla e UDB-së kundër Kalasë së Jusufit, që mund të përmbledhet me pshertimën serbomadhe Kasno stizhe Janko na Kosovo! Njëri sulmon duke thënë se ka qenë urdhër i rrept që çdo kujt t'i mirret emri e mbiemri, vendbanimi etj., ndërsa pala tjetër sulmon duke thënë se ka pasur direktiva të rrepta që të mos shënohet asnjë shifër. Si është e mundur që kemi shifra shumë ekzakte dhe kemi emra konkret vetëm për 21% të rasteve. Kjo do të thotë se shkolla e UDB-së, sado që të sulmoj prej dy fronteve, me shipfjet e tyre në mënyrë katastrofale e godasin dhe asgjasojnë njëra tjetrën, ndërsa Kalaja e Jusufit, Oxhaku i Jusufit, për të mirën e nderit të Jusufit dhe shokëve të tij, mbetet e pamposhtur, mbetet në këmbë. Edhe ata 21% të personave që e kanë dhënë emrin e mbiemrin, në mënyrë direkte e indirekte, shumica absolute e tyre përbëjnë bërthamën e atyre që kanë dalur haptazi në luftë kundër pushtimit serb gjatë pranverës e verës së vitit 1981 duke demonstruar nëpër sheshet e kryeqendrave evropiane, dhe me këtë nuk kanë mundër të shkojnë në Kosovë për 20 vite.

   Thelbi i kësaj çështje del se direktivat e mia dhe të shokëve të Jusufit kanë qenë që rreptësisht të shënohet çdo shifër dhe po aq rreptësisht nuk guxon askush të pyetet kundër dëshirës së tij se si e pate emrin e mbiemrin. Fakti se 79% përqind e ndihmave janë dhënë nga persona që kanë dashur të jenë anonim flet më së miri për katastrofën e shkollës së UDB-së në luftë për ta osmanizuar Kalanë e Jusuf Gërvallës, se njerëzit heroik që luftojnë në mënyrë heroike pa menduar në çdo çast tek emri e dukja e tyre, janë Kala e pamposhtur, janë material tepër i papërshtatshëm për t'i manipuluar shkolla e UDB-së në stilin se nuk janë respektuar e nuk u është ditur kimeti sa duhet.

   Shkolla e UDB-së Serbe: "Skënder Skënderi (Xhaferi Durmishi-shën im), vazhdonte me punët e tij të „mëdha“ politike. Konsultohej vetëm me Suzanën. ...  pastaj, „detyrimisht“ bënte udhëtime „zyrtare“, sa në Vjenë, sa në Stamboll... kurse për mbulimin e shpenzimeve tejet të larta për xhepin e mërgatës, isha i ngarkuar unë... dhe herë pas here Suzana më thoshte se këto para duhet të paguhen." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.90-91)

   Pse Abdullah Prapashtica e udhëzon Nuhi Sylejmanin ta vendos nënshkrimin nën rreshtat e mësipërm, pastaj harron krejtësisht se çka ka bërë dhe të njejtit i thotë t'i nëshkruaj edhe rreshtat e mëposhtëm.

   Nuhi Sylejmani: "Shuma e mbledhur gjatë periudhës 19 janar 1982, deri më 25 prill 1982, arrinte shifrën rreth 70.000 marka. Këto mjete në masë të madhe u shfrytëzuan për shërbime juridike, shpenzimet e varrimit, për avokatin e familjes Gërvalla, për shtypin e numrit dy dhe tre të „Zërit të Kosovës“, për leje demonstratash, për udhëtime zyrtare në Vjenë e Stamboll, për kthimin e Saime Jusufit në Zvicër, udhëtimin përfundimtar të familjes së Jusuf Gërvallës në Shqipëri, kthimin e familjes së Bardhosh Gërvallës në Kosovë etj." (Vrasja e trefishtë, f.156)

   Si mund të kuptohen kondradiktat e citatit nga faqe 90-91 me atë të faqes 156?

   Përgjigja është kjo: Nëse unë kam bërë udhëtime nëpër Gjermani, në Vjenë, në Stamboll e në Ankara për ta takuar Engjëll Kolanecin, Sabri Novosellën e Bujar Hoxhën për çështje të familjes së Jusufit, e për çështje të Lëvizjes e të luftës në përgjithësi, atëherë këto udhëtime na dalin të detyrueshme, shpenzime të papërgjegjshme e tejet të larta për xhepin e mërgatës. Por nëse këto udhëtime nuk janë bërë për familjet e Vëllezërve Gërvalla, për Lëvizjen e Jusuf Gërvallës dhe për luftën në përgjithësi por vetëm e vetëm për t'iu përgjigjur "pozifave" të imagjinatës së gënjeshtarëve të paskurpullt - të Abdullah Prapashticës dhe Vëzhguesit të tij, atëherë këto udhëtime na dalin zyrtare dhe të justifikueshme.

   Në bazë të fakteve të mësipërme, në këtë aradhë luftëtarësh dallohet shumë qartë roli i Remzi Ademit dhe shokëve të tij, si kontribuesit më të fuqishëm të Flakës së Janarit dhe oksigjenit të saj, në ato ditë.

 

   Ramadan Pllana: "LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës."

 

     Në mesin e këtyre luftëtarëve që në momentin e caktuar historik u gjendën aty ku e deshti nderi, rrethanat e ndryshme kanë ndikuar që të gjendem edhe unë. Në këtë drejtim jamë përpjekur deri në atomin e fundit të energjive të mia, të jem në shërbim të këtyre shtyllave të pamposhtura, të këtyre luftëtarëve të njohur e të panjohur, që të kontribuoj që Lëvizja e Jusuf Gërvallës dhe Zëri i Jusuf Gërvallës të qëndrojnë, të mos mposhten nga UDB-a serbe, as nga vrasja përmes krismës së plumbave, as nga planet vrastare të saj, për t'i vrarë me njollosje e heshtje.

 

  Shkolla e UDB-së: "Pas vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, udhëheqjen e organizatës, në mënyrë misterioze, e mori Xhafer Durmishi. Ky emërim apo vetemërim kishte ndodhur pa dijen dhe pëlqimin tim ... Prandaj, emërimet e tilla, pa ndonjë marrëveshje paraprake me anëtarët e mbijetuar të kësaj Lëvizjeje, do ta degradonin LNÇKVSHJ-në, duke e shtyrë drejt dobësimit apo shuarjes totale." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 124)  

   Ramadan Pllana: "LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës."

 

OXHAKU I TIJ I LARTË QËNDROI NË KËMBË

I PARRËZUAR DHE I PASHUAR

 

 

 Shekuj me radhë, nxjerrë tymin duaj-duaj

 

    Jusuf Gërvalla: "Në ballë i kërceu një damar i trashë.

   Iu bë se ishte rritur për këmishën e dragoit, që dikur ishin përpjekur t'ia shplonin më kot të tjerët. U ngjit lart në tavan, mes frymëve që kaluronin natën, dhe e veshi atë këmishë.

   Ç'po ngjante kështu?

   I fërkoi sytë. Një zhurmë e brendshme ia kaploi trupin.

   Po zgjohej zhurmshëm nga kotja e rëndë shekullore, që e ngurron nganjëherë edhe draguan.

    Oxhaku i tij i lartë, që i mbeti në këmbë si shenjë e shpotitjeve të Dakë Skelës dhe të Bekë Troshit, atë ditë e sot, shekuj me radhë, nxjerrë tymin duaj-duaj dhe pos fluskave të bardha të borës e

 

 

Zëri i Kosovës, mars 1982, Untergruppenbach

     

     ZËRIT të thekshëm të kalamajve, s'ka frymë as erë tjetër që ia tollovit fqollat që marrin erë thik përpjetë." (Rrotull, Tiranë 1983, faqe 124-125)

   Emrush Xhemaili: "Në qershor të vitit 1982 në Gjermani me teknikën që kishte lënë dëshmori Jusuf Gërvalla vazhdon botimi i gazetës (së pashuar-shën. im) “Zëri i Kosovës”. Redaktor i gazetës ishte Skender Durmishi (Xhafer Durmishi-Skenderi-shën im). (20 vjet veprimtari, 1982-2002)

   Jusuf Gërvalla: "Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)." (14 janar 1982)

 

© Pashtriku.org, Janar 2011

 

...

 

Në 29 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

 

RAPORTI JUSUF GËRVALLA - XHAFER DURMISHI

Nga Xhafer Durmishi

   Në vitin 2010, mund të thuhet se letrat që ia ka shkrua dora e Jusuf Gërvallës, si anëtarë i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe për llogari e për luftën e pavdekshme të kësaj Lëvizjeje, janë bërë publike. Jusufi ka shkruar pak letra, por rëndësia dhe vlera e tyre besoj se është klasike.

     Nga letrat e publikuara,

         -1 i drejtohet Enver Hoxhës (19 gusht 1980)

         -3 Ibrahim Kelmendit, (e para në pranverë 1980, e dyta në nëntor 1980 dhe e          treta më 15 janar 1982)

         -2 letra Kadri Zekës, (e para më 7 dhjetor 1981 e dyta më 15 janar 1982)

         -4 letra Nuhi Sylejmanit (anëtarit të LNÇKVSHJ)

         -3 letra Faridin Tafallarit (anëtarit të LNÇKVSHJ)

         -6 letra Sabri Novosellës (kuadrit udhëheqës të LNÇKVSHJ, para të cilit Jusufi, përveç punëve të furishme me iniciativë të tij, ka raportuar dhe ka marrë udhëzime të cilat ai vetë dhe me përkrahjen e shokëve i ka vu në jetë).

   Këto gjashtë letra të dërguara Sabri Maxhunit-Novosellës, janë dokumente të rëndësishme sa i përket punës së Jusufit si luftëtar e ideolog por edhe fakte që hedhin dritë mbi çështjet e brendshme të LNÇKVSHJ dhe raportet e saj të jashtme me organizatat tjera. Letrat janë të shkruara nga 14 prilli 1981 deri më 14 janar 1982.

   Datat konkrete të këtyre letrave apo raporteve të LNÇKVSHJ janë këto:

         1. Letra e parë,      14 prill 1981

         2. Letra e dytë,      13 maj 1981

         3. Letra e tretë,      16 qershor 1981

         4. Letra e katërt,    20 gusht 1981

         5. Letra e pestë,    5 nëntor 1981

         6. Letra e gjashtë,  14 janar 1982.

   Nëpërmes udhëzimeve të Sabri Novosellës, kam shkuar në Shtutgart e Untergruppenbach, më 17 korrik 1981.

   Pseudonimi i cili është përdorur për herë të parë nga Sabri Novosella për mua para Jusufit, përmes bisedës telefonike me Bardhoshin, apo ndonjë letre ka qenë "Shpendi". Pseudonimi Shpendi përdoret nga Jusufi në raportet-letrat dërguar Sabri Novosellës. Prania ime vërehet menjëherë në të gjitha letrat e Jusufit dërguar Sabri Novosellës, pas 17 korrikut 1981.

         Sqarim pseudonimesh:

         Shpendi=Xhafer Durmishi

         Besniku=Bardhosh Gërvalla

    Jusuf Gërvalla: "Materialet e numrit të ardhshëm të “Z.K.” janë pothuaj të gjitha të gatshme. Për pjesën e tyre më të madhe, e unë, Shpendi Besniku jemi të kënaqur. Morëm zemër edhe nga fakti se ju kishin përlqyer edhe juve ato punime që ua dërguam edhe juve për t’i shikuar. Përveç kësaj, unë personalisht tani jam në pozitë shumë më të lehtë, për shkak të mendimeve, porosive e sugjerimeve nga ana juaj dhe për shkak të një ndihme, sado të vogël në fillim, nga ana e Shpendit, e Besnikut dhe e shokut të “Lirisë”, që këta më dhanë me disa artikuj të mirë. Edhe Shpendi edhe Besniku, për sa duket kanë afinitet për shkrim, i cili do të rritet bashkë me punën tonë e me ne. (...)

   Mbrëmë ishim me Besnikun te ai personi në Visloh, që na i patë dhënë 3 mijë markat. Sa më shumë që po njihemi me të, aq më i matur, i pjekur dhe i mirë po na duket ai neve dhe me gjasë, edhe ai po fiton gjithnjë simpati më të mëdha për punën tonë. Unë, Shpendi e Besniku, duke analizuar anët e mira dhe virtytet e këtij njeriu, kemi vendosur se do të kish qenë mirë ta bënim menjëherë anëtarë të Komitetit të degës së këtushme." (Letër Sabri Novosellës, 20 gusht 1981; E botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 451-452)

   Nga letra e mësipërme shprehen që në fillim fakte se çfarë ndihme mund të pret Jusufi prej meje qysh në fazat pregatitore të gazetës.

    Jusuf Gërvalla: "Paska qenë e llogjikshme nga ana juaj që të ndruheni se mos unë ia kam kthyer shpinën ose kam ndër mend t’ia kthejë Lëvizjes, duke kaluar në taborin e ndonjë organizate tjetër. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Përkatësisht, deri në çastin që të bindem plotësisht se Lëvizja e ka lënë rrugën e drejtë dhe, në vend që të luftojë si duhet për popullin, i sjell dëme pikërisht kësaj lufte. Shenjat për këtë, fatbardhësisht, nuk janë dukur gjëkundi deri më këtë çast. Bashkëluftëtarët tanë, në paçin sado pak veçoritë dhe virtytet e tua luftarake e patriotike, Mërgim, mund të mburren se janë duke u shkrirë si qiriu, që populli të shohë dritë.

          Eshtë e tepërt të thuhet se do t’i çojmë në vend këshillat, sugjerimet dhe urdhrat që do të na vijnë nga ana juaj. Këtë mendim e kanë plotësisht edhe Shpendi e Besniku.

          Më lejo të kalojmë te disa çështje mbi përgatitjen sa më të mirë të “Zërit të Kosovës” në të ardhmen. (...)

   Nga temat e ngjashme, që propozova më lart, unë kam ndarë për vete të shkruaj në numrin 2 një artikull mbi mbrojtjen e kishave dhe të manastireve serbe nëpër Kosovë nga shqiptarët në të gjitha furtunat e tashme. Do të shërbehem me disa të dhëna që jep Dr. Mark Krasniqi në librin e tij “Gjurmë e gjurmime”. Qëllimi është të sheshohet respekti i kosovarëve ndaj monumenteve të huaja të kulturës dhe mosprirja e tyre për vandalizëm, në një anë; në anën tjetër,” shpërblimi” i  pushteteve serbe për këtë  mbrojtje dhe shovinizmi i tyre në gjithçka që ka të bëjë me shqiptarët si “racë më e ulët” në krahasim me ta.

              Pres propozime e sugjerime edhe për tema të tjera, me realizimin e të cilave do të rrekeshim unë, Shpendi e Besniku. 

(...) Adresën e B.Krasniqit (Besnik Krasniqit-djalit të Metush Krasniqit-shën i Xh.D) do ta sigurojmë dhe të ta dërgojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme. Me K. (Kolë) Mërturin do të bisedojmë për ato që u morëm vesh, Djelmoshave të tjerë në Romë, Besniku (Bardhosh Gërvalla-shën i Xh.D.) u kishte lënë 200 dollarë, këtu e kemi një shok të njërit prej tyre dhe prandaj shpresojmë se do ta fitojmë besimin e tyre dhe t’i bëjmë shokë edhe ata." (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981. Botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 273-276)

   Kjo letër më lart është shkruar pas dështimit të bisedimeve për bashkim në mes LNÇKVSHJ dhe OMLK në Stamboll në tetor 1981.

   Jusuf Gërvalla: "Por që atëherë kushtet kanë ndryshuar shumë. Tash ka dalë sheshit pezmi i madh  i popullit, gatishmëria e madhe për flijime të larta, ideja e luftës për liri është materializuar më shumë se kurrë. Sipas njohurive të mia të pakta teorike, më duket se tash, në vend të reduktimeve e të përkufizimeve, duhet të aplikojmë zgjerimin e furishëm të radhëve, ashtu siç thotë Lenini me një rast, madje në atë mënyrë që rekrutët e rinj të zënë vendin e luftëtarëve të rëndomtë, kurse ushtari i vjetër të zërë vendin e oficerit të ulët. Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im). Rinia jonë revolucionare po kërkon radhët e revolucionarëve të organizuar. (...)

   Edhe një lajm jo fort të mirë kam për ju. Me insistimin e Shpendit, për të mos thënë me presionin e tij, Shpendi shkoi në Kosovë për një qëndrim të shkurtër, disa kohë para vitit të ri. Së andejmi u paraqit disa herë në telefon, e së fundi disa ditë para vitit të ri, kur tha se do të kthehej menjëherë pas vitit të ri. Mirëpo, sot jemi më 14 janar, e ai as na thirri më, as erdhi. Por, jemi të brengosur shumë se mos i ka ndodhur gjë. Ndonjë lajm, a shenjë për të keq nuk kemi, veçse vonesa e tij na brengos. Nëse ka fat dhe kthehet, ao do të na sjellë materiale me vlerë, sepse për atë qëllim edhe pat shkuar." (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982. E botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f.452-454)

   Kjo letër më lart është përgjigje definitive për të gjithë ata që kanë fabrikuar rrena skandaloze rreth asaj se kanë qenë në Komitet Qendror me Jusufin apo janë pranuar në këtë Komitet në të njejtën ditë apo me të njejtin vendim së bashku me Jusufin.

   Në këtë drejtim jam i detyruar me i përmend këto fakte dhe më vjen keq, pasi çdo njeri i arsyeshëm e kupton se kujtimet e gjalla e përjetimet gjatë përpjekjeve për liri dhe në kohë të lira (në rastin tim) për gati 5 muaj rresht janë në mënyrë të pakrahasueshme më interesante dhe ua kalojnë këtyre 833 fjalëve në këto letra. Në këto letra nuk jam thirrë kurrë dhe nuk kam ndier nevojë të thirrem kur janë në pyetje shokët e vërtetë të Lëvizjes së Jusufit të cilët i kanë ruajtur dhe publikuar këto dokumente. Por, për shkakun se këto letra e këto fjalë do ta mbijetojnë jetën e shumë e shumë TRUPAVE është shpresa ime që të jenë edhe varr i mjaftueshëm i shumë TURPEVE, gënjeshtrave, shpifjeve e përpjekjeve të mjera për denigrime që e kan burimin në urrejtjen që disa e kan ndaj "Zotit" apo Natyrës, për shkak se "Ai" apo Ajo nuk ua ka dhënë atyre atë që ma ka dhënë mua.

   Pseudonimi Shpendi (si anëtarë i Komitetit Qendror të LNÇKVSHJ) për mua Xhafer Durmishin është përdorë në Dokumentin e bashkimit të 17 shkurtit 1982 në Ankara, në mes LNÇKVSHJ dhe Partisë "Komuniste" (P'K'MLSHJ).

"D  O  K  U  M  E  N  T

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

    Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.

   Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ (Komitetit Qendror-shën. im) Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).

   Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësojnë Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Halimi (Osman Osmani), anëtar të KQ. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe anëtari i KQ të PKMLSHJ Qemali (Faton Topalli) si përfaqësues i këtyre bisedimeve.

   Pas afër tre muajsh bisedime dolëm me propozime konkrete.

   Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ).

   LRSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një KQ, një organ (revistë, gazetë) qendrore.

   LRSHJ do të formoj organizatat e veta të brendshme; të gjitha organizatat që i ka një Republikë Federative Jugosllave.

    Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Shpendi (Xhafer Durmishi) deklaroi:

   -Pajtohem që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj si e tillë deri në momentin kur të realizohet kërkesa për formimin e Republikës.

    Përfaqësuesi i PKMLSHJ Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) deklaroi:

   -Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parashef ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.

    Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Mërgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,

   -Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme.

   Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ.

   Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin ”Zëri i Kosovës”.

V   E   N   D   I   M

          I mbledhjes së përbashkët të përfaqësuesve të dy organizatave motra patriotike revolucionare LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

          1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).

         2. Organizatat e brendshme do të organizohen simbas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.

         3. Më vonë të formohet komisioni nga anëtarët e KQ për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSHJ.

         4. Në KQ të hyjnë anëtarët e dy KQ të mëparshme në përbërje të plotë.

         5. Udhëheqja e KQ të zgjdhet në mbledhjen e ardhshme të KQ.

         6. Organi i LRSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës” pasi ky emër shpreh zërin e Kosovës, kurse organi i Rinisë të quhet ”Republika”.

         Qemajli (Faton Topalli)

         Shpendi (Xhafer Durmishi)

         Halimi (Osman Osmani)

         Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)

         Mërgimi (Sabri Novosella)

         17 shkurt 1982" (Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë, 1997, faqe 217-218 dhe www.pashtriku.org, 2008)

    Pseudonimi Shpendi, për mua është përdorë edhe në mbledhjen e formimit të Komitetit Vëllezërit Gërvalla, në Ludwigsburg në

                            Studentenwohnheim

                            Adress:Eduard-Spranger-Straße 7

                            71634 Ludwigsburg

 

 Në këtë Konvikt, në katin 10, dhoma nr.10, më 26 shkurt 1982 u formua "Komiteti Vëllezërit Gërvalla"

 

"Letër drejtuar Komitetit të degës së LRSHJ ”Hasan Prishtina”

     Të dashur shokë!

   Udhëtimin e Shpendit e quajtëm si shumë të suksesshëm. Ardhja e Halimit është me vend dhe angazhimi i tij i menjëhershëm me siguri do të jetë i frytshëm. Ditën kur u kthye Shpendi pra të hënën, ditën e parë të javës, kur shokët ia filluan javës së re të punës.

   Meq këndej shokët janë të shpërndarë në pika të ndryshme dhe që në atë javë nuk kishin farë automjeti, mbledhja zgjedhore e Komitetit nuk mundi me u thirrë gjer më 26 shkurt 1982. Atë mbrëmje në një qytet larg nga këtu u mblodhën: Shpendi (Xhafer Durmishi), Halimi (Osman Osmani), Drita (Suzana Gërvalla), Agimi (Nuhi Sylejmani), Agroni dhe Guximi (Haxhi Berisha).

   Mbledhjen e hapi Shpendi i cili në fillim i njoftoi të pranishmit mbi bashkimin, me organizatën e re dhe me detyrën e qëllimin e ardhjes së Halimit.

    Ai për këtë mbledhje propozoi këtë rend dite:

    Formimi i degës së LRSHJ për Evropëm Perëndimore.

    a) Që kjo degë e LRSHJ ta merr emrin e dëshmorëve Gërvalla, pra të quhet ”Komiteti Vëllezërit Gërvalla”.

    b) Që Komiteti të përbëhet nga pesë anëtarë

    Të ndryshme

    Ky rend dite u aprovua njëzërit nga të pranishmit.

    1. Që në fillim u propozua të zgjidhen anëtarët e Komitetit, pra pesë veta. Meq Agimi ishte edhe më parë si arkatar, Agroni si anëtarë së bashku me Dritën dhe Shpendin nuk u diskutua shumë rreth tyre se a duhet të jenë anëtarë të Komitetit të riorganizuar apo jo. Halimi propozoi që Komiteti t’i ketë edhe dy kandidatë. Ky propozim u quajt me vend dhe i arsyeshëm dhe si i till u aprovua. Arsimi që në fillim tha se pyetjen për arkatarë nuk ka nevojë ta përsërisim pasi arkatarin e vyeshëm e kemi që nga fillimi. Propozimi i Arsimit që edhe më tutje të jetë arkatarë Agimi i aprovua.

    Shpendi pasi i numëroi disa detyra që i ka pasur Drita si shoqja më e ngushtë e Sokolit (për të cilat disa nga të pranishmit nuk kan qenë në dijeni) e njëherit i njoftoi se ajo pas një kohe do të shkoj në A. Ai atë e propozoi si sekretare deri sa ajo të jetë në mesin tonë. Ky propozim u aprovua unanimisht. Fjalën pastaj e mori Drita e cila u falenderua dhe në vazhdim i njoftoi të pranishmit se Shpendi (Xhafer Durmishi-shën. im) ishte njeriu që ishte udhëzuar ta ndihmonte Sokolin dhe për këto detyra të kryera ai kohët e fundit ishte pranuar edhe anëtarë i KQ (Komitetit Qendror-shën. im) të ish-LNÇKVSHJ. Duke pas parasysh këtë, vazhdoi ajo, unë mendoj se ai duhet të jetë kryetar i komitetit të të degës së LRSHJ për Evropën Perëndimore. Edhe me këtë propozim të pranishmit u pajtuan. Për anëtar mbetën Halimi dhe Agroni.

     Me shkuarjen e Dritës (Suzana Gërvallës në Shqipëri-shën i Xh.D.) ne do të mblidhemi prap dhe në vendin e sekretarit do të zgjedhet Halimi. Ndërsa anëtarë i ri i komitetit do të jetë Arsiimi. Kandidati i ri beojmë se në bazë të punës së tij do të zgjidhet Luli.

   a) Propozimi që komiteti të quhet ”Vëllezërit Gërvalla” u aprovua njëzërit.

   b) Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës duke pasur parasysh faktin se ishte i pranishëm anëtari i ri Halimi edhe ca anëtarë të tjerë të ish-LNÇKVSHJ nuk dinin shumë në lidhje me përbërjen në numër të një komiteti, mbretëroi pak heshtja. Me këtë rast Shpendi shpjegoi se Lëvizja NÇ me këtë  praktikë punon qe disa vjet dhe se kjo formë është treguar mjaftë e suksesshme. Halimi vazhdoi se ai me shokët e tij kan vepruar ndryshe dhe se nuk kan shumë ekperiencë lidhur me funksionimin e një komiteti të tillë sidomos në kushtet jashtë atdheut dhe pasi ne ishim të pranishëm tetë ndërsa komiteti do të kishte vetëm pesë anëtarë. Halimi tha se faktikisht për anëtarët e këtij komiteti po dijnë 8 veta. Ai tha se edhe ata aktivist të dalluar të jen si kandidat për komitet. Ky propozim dhe arsyetimi i cekur më lartë u pranua. Pra komiteti i degës së LRSHJ ”Vëllezërit Gërvalla” për Evropën Perëndimore ka me shkuarjen e Dritës ai do të duket kësisoji:

1. Shpendi           Kryetar                 Xhafer Durmishi

2. Drita/Halimi    Sekretar                Suzana Gervalla/Osman Osmani

3. Agimi               arkatar                 Nuhi Sylejmani

4. Agroni              anëtarë                 Faridin Tafallari

5. Halimi              anëtar                  Osman Osmani

6. Halili               kandidat               Hafiz Gagica

7. Guximi             kandidat               Haxhi Berisha

8. Arsimi              Përgjegjës i rinisë Naim Haradinaj

   2)  Në pikën të ndryshme diskutimet u zhvilluan rreth anëtarësisë, çështjet materiale, puna rreth vendosjes në një bazë të re dhe nxjerrjes sa më të shpejtë të numrit të ri të organit.

Për këto dhe të tjerat herën e ardhshme.

Ju përshëndesin shokët e ”Komitetit Vëllezërit Gërvalla”

Kosova - Republikë" (Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997,  faqe 357-358)

    Pas 15 majit 1982 pseudonimi "Shpendi" nuk është përdorur më. Nikoqiri i takimit të 14-15 majit 1982, për mua Xhafer Durmishin-Skenderin, sa i përket shkëmbimit të letrave, ka zgjedhur një pseudonim tjetër e modest për mua. Ka qenë bindja e ime e thellë, qysh në atë kohë, se misioni i tij në jetë, misioni i fluturimit të Shpendit është kryer më mirë se sa ai e ka pritur nga krahët e tij.

© Pashtriku.org, Janar 2011

 

....

 

 

 

powered by Beepworld