,,, |
|
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Letër e hapur e 19 ekspertëve tanë - drejtuar institucioneve të TË NDERUAR UDHËHEQËS TË KOSOVËS, MOS T’IA CENOJMË ARDHMËRINË FËMIJËVE TANË - AMAN! L e t ë r e h a p u r Për: Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, Ministren e Energjisë dhe Minierave Justina Pula, Deputetët dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Kryetarin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu. Ka kohë që bëhet fjalë për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë. Disa prej nesh kemi shfaqur mendimet tona rreth kësaj teme jetike, kurdo që na është dhënë rasti, në kontakte (të rralla) të drejtpërdrejta me autoritetet por edhe publikisht. Të tjerët kemi vështruar me brengosje të thellë propozimet ekstremiste që shfaqin lobistët e ndryshëm rreth këtij investimi, pa pasur as më të voglën mundësi për tu kundërvënë. Ne, ekspertët kosovarë, në periudha të caktuara i ndërtuam termocentralet ekzistuese, prodhuam rrymë për qytetarë, dhe akoma jemi aktiv, krahas ekspertëve të jashtëm, në gjetjen e skenarëve më të përshtatshme për ndërtimin e këtij termocentrali. Por, na duhet të themi se na u dashtë të pozicionohemi si veprim dhe zë civil, në këtë çështje, sepse asnjë qeveri nuk na dha më shumë vend, për të kontribuar. Edhe atëherë kur bëheshit se ju duhet mendimi i ekspertëve kosovarë, nuk e kishit seriozisht, sidomos pasi që nga ne dëgjonit variante që nuk iu pëlqenin si juve ashtu edhe ekspertëve ndërkombëtarë, që vazhdimisht i kishit më afër “zemrës”.
Kryeministri Hashim Thaçi, në një konferencë me stafin e qeverisë dhe ekspertë të jashtëm! _______________________________________________________________________ Është për tu habitur se vlerat e ekspertëve kosovarë janë ato që nuk i hiqni nga goja gjatë kampanjave të juaja elektorale. Shumë programe të juaja qeverisëse janë të bazuara, në letër të paktën, në ekspertizën kosovare, pra në ne që jemi edukuar dhe kemi punuar për t’i njohur gjërat për të cilat ju duhet të vendosni. Dhe na duhet të pranojmë se na keni lejuar të flasim, por edhe kurrë nuk na keni ftuar të bisedojmë për këto çështje. Dhe, në vend të bashkëpunimit të ofruar ju keni zgjedhur të bëni lojën e të shurdhrit sa herë që ne i kemi shprehur qëndrimet tona nëpërmes të mediave kosovare. Sepse qëndrimet tona janë më ndryshe nga ato që ju thuhen vazhdimisht nga miqtë tuaj “ekspertë ndërkombëtarë”, dhe atyre akoma nuk keni gjetur forcë dhe kurajë tu kundërviheni. Dhe nuk keni pas nevojë t’i kundërviheni - është dashur të na leni ne që të bisedojmë me kolegët tanë ndërkombëtarë, dhe me gjuhë faktesh, të bindim njëri tjetrin. Atëherë ju do ta kishit shumë më lehtë të vendosni për skenarin e fundit, i cili do t’i përmblidhte të gjitha atributet pozitive për të siguruar interesin tonë kombëtarë ne këtë projekt. Të nderuar udhëheqës të Kosovës, na lejoni që nëpërmes të kësaj letre të hapur edhe njëherë të themi se ku do ta vendosim vijën e kuqe, ne ekspertët kosovarë, në projektin Kosova e Re, mbi të cilën vijë assesi nuk duhet të kalohet, sepse do të cenohej shumë ardhmëria e jonë. Ne ju bëjmë thirrje publike që të jeni të përgjegjshëm ndaj këtij vendi dhe në asnjë mënyrë të mos merrni vendime ekstremiste që ju servohen. E ndjejmë detyrë tonën profesionale dhe qytetare t’ju bëjmë me dije se jemi absolutisht kundër këtyre qëllimeve ekstremiste dhe kërkojmë nga ju, me sa vijon: E para, mos nënshkruani as edhe 1 MW orë më shumë, se sa që do të ndërtonim tash në fazën e parë të këtij projekti. Mendojmë se 300-600 MW është mjaftë. Sidomos mos nënshkruani 2100 MW, sepse akoma nuk e kemi dëgjuar asnjë argument që do ta favorizonte këtë variant, edhe pse ka 3 vjet që jemi duke e shprehur këtë qëndrim. Sepse thjeshtë nuk ka argumente me të cilat mund të arsyetohet një veprim i tillë, aq i pamatur. Kjo aspak nuk do të thotë se Kosova nuk do të ndërtojë në të ardhmen kapacitete prej 2000, 3000 apo edhe 5000 MW, por kjo do të bëhet atëherë kur të pjekën kushtet për këtë investim: pasi që e shohim se konsumi ynë është ngritur dhe kërkon aq energji. Dhe kjo sipas parashikimeve tona, dhe të ekspertëve ndërkombëtarë do të vjen pas 20-30 vitesh. Atëherë Kosova do të jetë një Kosovë shumë më e fortë, më e begatshme, më e mençur, dhe do t’i ndërtojë kapacitete energjetike të kohës - cilat do që do të jenë aktuale atëherë. Mos ta marrim guximin që t’ia cenojmë ardhmërinë fëmijëve tanë - aman?! E dyta, mos lejoni që miniera e Sibofcit t’i epet në shfrytëzim ose pronësi, pronarit të ardhshëm të termocentraleve, sepse ajo ka rëndësi strategjike për ne. Nëpërmes të kësaj miniere ne mund të sigurojmë bashkëpjesëmarrje të rëndësishme në investimin e ardhshëm, që do të na siguronte përfitime të mjaftueshme për t’i mbyllur të gjitha efektet negative që vijnë nga termocentrali i ri. Ne si shtet, dhe ju si udhëheqës të tij, do të duhet të paguajmë për shërimin e sëmundjeve që do të vazhdojnë të vijnë nga ndikimi i termocentraleve, mihjeve dhe deponive, për mungesën e ujërave që do ta godasin mjaftë bujqësinë dhe popullatën, dhe për shpërnguljen e fshatrave që do të duhet t’i lënë hapësirë mihjeve të reja. Tashmë e keni parë edhe vetë se nuk jemi në gjendje aq lehtë ta shpërngulim një fshat, fshatin Hade, e lere më shumë të tjera që do të duhet shpërngulur, pa shpenzuar shumë nga buxheti i Kosovës. Ku do t’i marrim të gjitha këto para nëse nuk e sigurojmë një bashkëpronësi të lartë në investimin e ardhshëm. Pse, Sibofci të mbahet, do të pyetni? Sibofci duhet të jetë pjesëmarrja e jonë në biznesin e përbashkët që duhet bërë me investitorin e huaj. Thjeshtë, Sibofci mban në vete 1 miliardë tonë linjit, të cilat, nëse i valorizojmë me 3 euro për një tonë, na bënë neve që si shtet të mund t’i investojmë 3 miliardë euro, në një biznes të përbashkët. Pra na siguron pjesëmarrje të rëndësishme, jo në shitjen e linjitit në të ardhmen, por në shitjen e rrymës. Shpresojmë të mos jetë e komplikuar kjo variant, sepse jemi të bindur se këshilltarët e jashtëm nuk ua kanë shpjeguar. Mendojmë kështu sepse ky gjykim nuk është në asnjë variant të cilin ekspertët e jashtëm e kanë sjellë deri tash. Ju lutem kuptojeni se variantet që jua kanë prezantuar deri tash nuk sjellin përfitim për të mbuluar as pjesërisht humbjet që do t’i kemi në riparimin ambiental, social dhe shëndetësor të Kosovës. Vija e tretë e kuqe që ne do ta vinim, është aty ku sigurohet përfitimi optimal i Kosovës në këtë investim. Besojmë se tashmë e keni kuptuar se me ndërtimin e termocentralit sipas skenarëve që ju ofrohen, Kosova nuk do të bëhet kurrfarë force rajonale në energji, dhe sidomos nuk do të jetë fuqi eksportuese. Si mundet Kosova të jetë fuqi eksportuese, kur pronar i termocentraleve në këtë variant janë kompanitë e huaja, të cilat, logjikisht, do të eksportojnë për llogari të veten. Përfitimi jonë është ngushtë i lidhur me pjesëmarrjen tonë në ndërtimin e Kosovës Re, së bashku me investitorin e jashtëm. Këtë pjesëmarrje mund ta sigurojmë duke “investuar” Sibofcin, dhe pse jo, edhe ndonjë para që do ta merrnim nga ndonjë burim buxhetor me të cilat disponon sot Kosova, por edhe me kredi komerciale te prodhuesit e pajisjeve të termocentraleve (turbinave, bojlerëve etj.), siç kemi vepruar kur e kemi ndërtuar Kosovën B. Ne mendojmë se çdo pjesëmarrje më e vogël se 40% në termocentralet e reja, do të ishte Pazar shumë i keq për ne. Ju lutem kërkoni kalkulimet e varianteve të ndryshme të ndërtimit, dhe shiheni se sa do të jetë përfitimi i Kosovës, në secilën prej tyre. Ne i kemi bërë, dhe nga ato shihet se Kosova do të jetë humbëse e madhe nëse ndërton sipas propozimeve që i bëhen nga këshilltarët e jashtëm, e sidomos nga ata të USAID-së. Të nderuar Kryetar i Republikës, Kryeministër dhe ministra, Kryetar i Parlamentit dhe parlamentarë, dhe Kryetarë të Partive Politike, është moment shumë i rëndësishëm ai i marrjes së vendimit për ndërtimin e termocentraleve të reja në Kosovë. Ne ekspertët e fushave që ndërthuren në këtë investim të madh dhe kompleks mendojmë se vendimi që do të merret së shpejti do të jetë vendimi më i rëndësishëm i vendim-marrësve kosovarë jo vetëm në këtë dekadë por edhe në shumë të tjera që po vijnë. Ata janë duke vendosur jo vetëm për ardhmërinë tonë por edhe të fëmijëve tanë. E dini se çka Ju, vendim-marrësit, keni të përbashkët me ne, ekspertët kosovarë, e që nuk e keni të përbashkët me ekspertët ndërkombëtarë? Fatin e fëmijëve tanë që do të jetojnë këtu, ne mes nesh, dhe jo shumë larg termocentraleve. Le ta bëjmë jetën e tyre sa më të lehtë dhe më të mirë. T’i lëmë ata, kur të vjen koha, të marrin vendime se çfarë prodhimi të rrymës elektrike duan të kenë. Pse do të nguteshim t’ju shesim ardhmërinë, duke ndërtuar ose nënshkruar kontrata për ndërtimin e termocentraleve me 2100 MW! Mospërfillja e këtyre kërkesave nga ana e juaj do të ishte veprim i ndërgjegjshëm dhe i qëllimtë kundër interesit të vendit. Ne jemi ekspertë të këtij vendi e jo spektatorë të zakonshëm. Me nderime, Grupi i ekspertëve: 1. Avni Kurshumliu - Inxhinier i Dipl. i Mak.; Këshilltar profesional për prodhimin e energjisë në KEK. 2. Naim Hoxha - Inxhinier i Dipl. i Elektroteknikës; Profesor në UP. 3. Bashkim Gjurgjeala - Inxhinier i Dipl. i Mak.; Me përvojë të gjatë në energjetikë. 4.Ismet Hamiti - Ekspert i telekomunikacionit, me përvojë shumëvjeçare ndërkombtare në misione të OKB-së 5. Halil Qela - Ekspert për miniera 6. Luan Dobroshi - Inxhinier i Dipl. i Mak.; Ekspert shumëvjeçar i KEK-ut. 7. Bajrush Bytyçi - Kryetar i Shoqatës së Inxhinierëve të Makinerisë; Profesor Ordinar në Fakultetin e Makinerisë në UP. 8. Dr.sc.Ali Muriqi 9. Prof. Dr. Bashkim Kabashi 10. Luan Shllaku - Drejtor ekzekutiv i Fondacionit për shoqëri të hapur; Inxhinier i teknologjisë i specializuar në çështje ambientale 11. Fadil Aliu - MA ekonomist 12. Hazir Gashi - Ekonomist 13. Zeqir Veselaj - Ekspert i mjedisit 14. Luan Pallaska - Inxhinier i Dipl. i Elektroteknikës; Ekspert shumëvjeçar i KEK-ut 15. Shyqyri Dumani - Ekspert i Radio-ekologjisë 16. Alban Zogaj - Ekonomist 17. Sylejman Krasniqi - Inxhinier i Dipl. i Elektroteknikës 18. Agron Hamiti - Inxhinier i Dipl. i Elektroteknikës 19. Fllanza Hoxha
Prishtinë, 6. 7. 2009
KEK’u BASTION I KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT! Shkruan: Burim Kadriu - ish'punëtorë i KEK-ut, 21. 01. 2010
Se shumica e ndërmarrjeve publike në Kosovë për dhjetë vjet kanë qenë bastion i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka dyshim, këtë e kanë të qartë shumica e qytetarëve të këtij vendi. Ja vetëm disa fakte për krimin e organizuar dhe korrupsionin në KEK, Korporatën më skandaloze, më të korruptuar dhe më të përfolur, si në qarqet publike, por edhe ato mediatike: 1. Ka dy vjet që në krye të KEK-ut është caktuar z.Arben Gjukaj, i “preferuari” i kryeministrit të Kosovës, z.Hashim Thaçit, një inxhinier i ri, i cili një kohë punonte si administrator në këtë kompani. Më pastaj, gjatë mandatit qeverisës të AAK-së z.Gjukaj ishte i preferuar i Ministrit të Energjisë dhe Minierave z.Ethem Çekut. Ky njeri është shok i ngushtë i kushëririt të Hashim Thaçit, tashmë drejtor ekzekutiv i prokurimit në KEK z.Nijazi Thaçi. Me ndihmën e këtij të fundit ka ardhur në krye të kësaj kompanie. Në një takim që kanë pasur këta tre në restorantin “V.Gërmia” në Prishtinë, ai kishte pranuar ofertën të bëhet shërbëtor direkt i Hashim Thaçit dhe klanit të tij politik, ndërsa atij si shpërblim iu premtua posti i drejtorit të KEK'ut. Edhe pse kanë kaluar dy vjet i njëjti ende është u.d. i drejtorit ekzekutiv të KEK-ut, edhe pse me ligj nuk guxon të qëndrojë aq gjatë në këtë funksion. Kjo tregon më së miri për punën dhe lidhjet e tyre mafioze në këtë Korporatë. Tani për tani menaxhimin e KEK'ut e bënë kjo lidhje mafioze: Hashim Thaçi - kryeministër i Kosovës, Justina Shiroka'Pula - ministre e Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha - zv/ministër i Energjisë dhe Minierave, Arben Gjukaj - drejtor ekzekutiv i KEK'ut, Nijazi Thaçi - drejtor ekzekutiv i zyrës së Prokurimit. Këta katër persona janë të përfshirë direkt në të gjitha punët e KEK'ut. Ndërsa, në formë indirekte janë të involvuar: Bekim Qollaku - këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Gani Thaçi - vëllai i kryeministrit të Kosovës, Faik Nahi - këshilltar i ministres 2. Që nga pas lufta në KEK janë investuar (së bashku me donacionet) rreth 700 milionë euro. Këto janë shifra të faktorit ndërkombëtar në Kosovë. Kurse, faktori vendor nuk ka mbajtur kurrfarë evidence se sa para janë investuar në KEK, sepse kjo është bërë me qëllim të mbulimit të gjurmëve për të gjitha keqpërdorimet që janë bërë në këtë Korporatë. Këtu, të huajt së bashku me disa bosë vendorë kanë bërë keqpërdorimin e këtyre mjeteve në forma të ndryshme. Bile një pjesë e tyre janë pasuruar në formë të paligjshme dhe drejtësia nuk ka ndërmarrë asnjë hap në zbardhjen e tyre. Vetëm një rast ishte zbardhur në vitin 2002, edhe atë falë prokurorisë gjermane, e cila kishte ngritur aktpadi kundër një ish-drejtuesi ndërkombëtar të kësaj Korporate, i quajtur Joe Trütschler, i cili nga KEK-u kishte vjedhur 4.5 milionë euro dhe këto para i kishte transferuar jashtë Kosovës. Raste tjera deri më tani nuk janë zbardhur edhe përkundër faktit se ka mjaft argumente për korrupsion të madh në këtë ndërmarrje.
Joe Trütschler ______________________________________
3. Krimi më i madh që ka ndodhur në këtë ndërmarrje është avaria e vitit 2004 me rastin e djegies së telekomandës së TC “Kosova B, me ç’rast jetën kishin humbur dy punëtorë të saj dhe disa të tjerë ishin lënduar. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet mbi 14 milionë euro. Për këtë krim të shëmtuar nuk ka dhënë përgjegjësi askush, përveç një dorëheqje të një ish-drejtori të KEK-ut, edhe pse dihet se kjo ishte një fatkeqësi e natyrës subjektive, e jo siç deklaronin zyrtarët e KEK-ut nga “rrufeja”. Për këtë ka argumente të bollshme. 4. Krimi tjetër ka ndodhur në vitin 2005 me rastin e shembjes së dheut në Mihjen Sipërfaqësore të Mirashit, me ç’rast ka vdekur një punëtorë dhe janë lënduar disa të tjerë. Vlera e dëmit nga kjo fatkeqësi është vlerësuar rreth 11 milionë euro. Edhe këtu shkaktari i kësaj fatkeqësi është faktori subjektiv, apo menaxhimi i dobët i kësaj mihjeje, sepse është punuar pa kritere teknike. Pra, qymyri është nxjerr vend e pa vend dhe kështu ka ardhur deri te rrëshqitja e dheut dhe është krijuar ky kaos. Edhe me këtë rast nuk ka dhënë askush llogari për këtë krim të shëmtuar. 5. Krimi tjetër që është duke ndodhur në këtë Korporatë është bashkëpunimi i strukturave udhëheqëse të KEK’ut me të ashtuquajturin “Rrjetin kriminal ballkanik të energjisë” në të cilën bëjnë pjesë këta persona: Ymer Balla - drejtor i OSSH, Fadil Ismajli - drejtor i KOSTT-it, Arben Gjukaj - drejtor i KEK-ut, Justina Pula - ministre e Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha - zv/minister i Energjisë dhe Minierave, Tom Rixh - këshilltar i kryeministrit Sali Berishë, Damir Fazliç - biznesmen serbo-boshnjak, mik i kryeministrit Sali Berisha, Vojin Lazareviç - aksionar i RUDNAP-it, Vuk Hamoviç - aksionar i EFT-as, James Nue - aksionar i RUDNAP-it, Svetislav Bulatoviç - drejtor ekzekutiv i EFT’as , Nijazi Thaçi - drejtor i Prokurimit në KEK, Muhedin Haxhiu - ish-drejtor i Prodhimit në KEK, Stiven Shuk - ish-zv/administrator i Kosovës, aktualisht këshilltar i kryetarit të AAK’së Ramush Haradinaj, Ethem Çeku - ish'ministër i Energjisë dhe minierave, Agim Çeku - ish-kryeministër i Kosovës, Fllanza Hoxha - ish-drejtoreshë e Elektrokosovës, Lazër Krasniqi - ish-drejtor i Elektrokosovës e disa të tjerë. Shumica prej tyre janë në kontakt dhe biznesi i tyre zhvillohet në këto vende: Kroaci, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Bullgari. Ky rrjet mafioz është duke funksionuar një kohë të gjatë edhe përkundër hetimeve që ka zhvilluar një organizatë hetuese evropiane e quajtur OLAF, por deri më tani nuk kemi pasur ndonjërin prej tyre të arrestuar. Duhet përmendur vetëm faktin se si është e mundur që shteti gjerman të dënojë Jo Trütschler’in me 4 vjet burg për korrupsion në KEK, ndërsa zëvendësi i tij dhe bashkëpunëtori më i ngushtë Fadil Ismajli të mos hetohet për punët e tij korruptive në KEK, bile ky më vonë shpërblehet dhe zgjidhet si drejtor i KOSTT-it. Ai ka arritur të korruptoj tërë makinerinë qeveritare dhe tani shumica prej tyre janë bashkëkorruptues dhe për këtë arsye nuk kërkojnë llogari prej tij. Fakti tjetër është se ky superhajdut deri sa ishte për pak kohë drejtor i KEK-ut kishte marrë për vete një tender për furnizim me pajisje dhe rrjet kompjuterik në vlerë prej 5 milionë euro. Firma e tij “Comtrade”, në të cilën është aksionar punon edhe sot e kësaj dite në KOSTT dhe KEK, edhe pse është një konflikt interesi. Të gjitha këto të dhëna janë shënuar në Zyrën e Hetuesisë Evropiane “OLAF” në Bruksel. Dihet se EULEXI ka përgjegjësi në sferën e drejtësisë në Kosovë dhe se kur do të fillojnë të shqyrtohen këto fakte do të shihet në të ardhmen. 6. Raporti i Zyrës së OLAF-it bënë të ditur se në KEK për veç tjerash janë bërë transaksione mjaft të dyshimta, sidomos lidhur me kontratat e energjisë elektrike që ka kjo firmë me firmat e këtij rrjeti kriminal. Vetëm në kontratën e fundit në mes KEK-ut dhe EFT-as, pronë e Svetislav Bulatoviqit janë bërë kontrata për shitjen e energjisë në Kosovë me çmime rekorde prej 152-182 euro për megavat, edhe pse kishte oferta më të lira për energji elektrike. Nga kjo shihet se njerëzit që udhëheqin me këtë kompani, por edhe me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë nuk është në prioritet të tyre mbrojtja e interesit kombëtar, por e kundërta fitimi personal dhe grupor. Nuk mund të pritet më mirë prej tyre kur dihet biografia familjare e një pjese të këtyre njerëzve, të cilët në të kaluarën ishin bashkëpunëtorë të regjimit serb, ndërsa tani janë në institucione të ndryshme të këtij vendi. Kjo, për fat të keq është një e vërtet shumë e hidhur. 7. Krimi tjetër është lidhur me tenderët dhe politikën tenderuese në KEK. Siç kemi theksuar më lartë Shërbimin më të rëndësishëm në KEK është duke e udhëhequr kushëriri i kryeministrit të Kosovës Nijazi Thaçi, i cili kohë më parë ishte punësuar në KEK, por duke shfrytëzuar ndikimin e familjes, tani pothuajse është njeri numër një në KEK dhe gjithçka vendoset për mes tij. Arben Gjukaj është “i dëgjueshmi i tij” dhe për këtë arsye ky ka ndikuar te Kryeministri Thaçi që ta caktojnë si u.d. i drejtorit gjeneral. Z.Gjukaj ka qenë kolegë me Nijaziun gjatë studimeve në Tiranë. Tani për tani konkurset dhe ofertat për tenderë janë vetëm formale, sepse më herët dihet se kush mund të marrë këta tenderë. Padyshim, se përparësi kanë njerëzit e tyre dhe të gjithë ata që japin 10 apo 15 për qind të provizionit kesh në para. Klienti më i shpeshtë dhe ndërmjetësuesi më i mirë për marrjen dhe dhënien e tenderëve në KEK është vëllai i vetë kryeministrit të Kosovës, zotëri Gani Thaçi, një agjendë tregtarë. Ai është lojtari kryesor rreth të cilit sillen të gjitha punët e pista në KEK. Për këtë është e njoftuar edhe Zyra e OLAF-it në Bruksel. Sa për ilustrim po i përmendim disa tenderë më kryesor e që janë marrë nga njerëzit e tyre dhe që kushtojnë me miliona euro: a). tenderi për shitjen e hekurinave të KEK'ut, me të cilin janë pasuruar disa njerëz në KEK, b). tenderi mbi furnizimin e turbinave të blloqeve të TC “Kosova A”, c). tenderi mbi trafostacionet 110 kV, të cilët kanë kushtuar me miliona euro, d). tenderi mbi “TC Kosova e Re”, e) tenderi mbi Minierën e Sibofcit, ç). tenderi për riparimin e trafove me një firmë maqedonase, kontrata ka qenë e nënshkruar me një firmë nga Elbasani, por të njëjtën e kanë ndërprerë. etj... Vlen të përmendet se në shumicën e këtyre projekteve që realizohen në KEK, ose vijnë pajisje të vjetra dhe të përdorshme, ose teknikisht jo në rregull. Kështu, rasti më i freskët është projekti i trafostacionit 110 kV në Rahovec, edhe pse qeveria ka paguar mbi 5 milionë euro për këtë trafostacion, nga njerëz të KEK'ut i njëjti është blerë në firmën “Rade Konçar” të Kroacisë me pajisje të vjetruara dhe është montuar në Kosovë me çmim astronomik. Për këtë askush nuk jep llogari, sepse krimi është i organizuar nga lartë. 8. Krimi tjetër ka të bëjë me humbjet dhe vjedhjet e energjisë elektrike. Arkëtimi i rrymës në Kosovë është vetëm 37 për qind, ndërsa 63 për qind nuk arkëtohet, pra borxhi i konsumatorëve ndaj kësaj firme është rreth 365 milionë euro. Rryma humb si në faturim, lexim, por edhe gjatë pagesës, sepse kjo është mundësuar falë mos përgjegjësisë së strukturës udhëheqëse të kësaj firme. Shumica e bizneseve e që janë në pronësi të bosëve të ndryshëm politik deri më tani ose i kanë shlyer borxhet e tyre (kuptohet duke mos paguar), ose paguajnë pak dhe shumicën e tyre e vjedhin. Rasti i “Feronikelit” tregon se kjo kompani është e detyruar t’ia shes kësaj fabrike rrymën vetëm për 35 dollarë megavatin e energjisë, ndërsa ajo blen deri në 180 dollarë megavatin për orë. Këtu nuk ka shumë diskutim, mund ta bëjnë hesapin edhe nxënësit e klasës së parë të fillores. Humbjet në KEK janë rreth 50 për qind, pra gjysma e energjisë humb, vidhet dhe keqpërdoret. Për këtë nuk çan kokën askush. Ato kushtojnë me miliona euro. Deri më tani qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 100 milionë euro për çdo vit për mbulimin e humbjeve në KEK. Qeveria në të ardhmen është betuar se nuk do të ndaj mjete për KEK'un dhe ka sugjeruar privatizimin e tij, në mënyrë që të lirohet nga barra e përgjegjësisë së saj. 9. Fakti tjetër i krimit bëhet përmes pagesës së energjisë së faturuar nga konsumatorët. PA Consullting është një firmë këshillëdhënëse në KEK, por ja që nuk është e tillë, ajo luan rolin e ekzekutivit së bashku me disa bosë vendorë dhe ka marrë rolin e zbatuesit të projekteve të ndryshme në KEK. Kjo firmë ka filluar të zbatoj një projekt kinse të pagesës dhe zvogëlimit të humbjeve në KEK. Janë caktuar specialist të daljes, apo lexues, faturues, shkyçës etj. Pra, një punëtori të KEK-ut u janë dhënë shumë përgjegjësi dhe u janë caktuar disa objektiva. Në rast të mos përmbushjes të këtyre objektivave do të largohen nga puna. Ata janë të detyruar të plotësojë objektivin e pagesën deri në 80 për qind, në të kundërtën do të shkojnë në shtëpi. Mirëpo, e keqja e kësaj pune është se ka disa muaj që këta punëtorë bëjnë lexim keq ndaj konsumatorëve. Ata bëjnë lexime paushalle në mënyrë që të mbërrijnë vlerën e caktuar për ta përmbushur objektivin. Kështu dëmtohen shumë konsumatorë duke paguar vlera më të mëdha të faturës së tyre. Janë me qindra ankesa të këtyre konsumatorëve, por stafi menaxhues i kësaj Korporate arsyeton veprimet e tilla. Kjo është një vjedhje klasike ndaj qytetarëve të Kosovës. Kur kësaj i shtohet edhe ngritja e çmimit të energjisë nga muaji prill 2009, atëherë çfarë mund të pritet nga kjo qeveri. Këto janë vetëm disa fakte, për fat të keq ka shumë të tjera, por çfarë vlen kur s’ka kush merret me to. Kjo qeveri nuk ka asnjë projekt të vetin, apo vizion se si duhet bëhet privatizimi i kësaj Korporate, edhe pse për të paguan shumë këshilltarë si vendorë por edhe të jashtëm. Ajo është shndërruar në një servil të organizatave të huaja, sidomos të Bankës Botërore dhe USAD-it dhe çfarë u rekomandojnë ato, këta bëjnë. Me ndihmën e këtyre organizmave të huaj është duke u përgatitur terreni për privatizimin e Rrjetit dhe Furnizimit, më vonë prodhimit dhe gjenerimit. Një firmë amerikane PA “Consulting” është duke e “ndihmuar” KEK-un në përgatitjen e këtij terreni për shitje. Sipas të gjitha gjasave ky resor shumë i rëndësishëm i ekonomisë kosovare është duke u përgatitur për t’iu dhënë një firme çeko-amerikane të quajtur “CEZ”, e cila kohë më parë kishte blerë Sistemin e Distribucionit dhe të Furnizimit në Shqipëri në vlerë prej 120 milionë euro. Ndërsa, sipas disa deklaratave të zyrtarëve të lartë të kësaj qeverie, Distribucioni dhe Furnizimi i KEK'ut mund të shitet vetëm për 20-30 milionë euro, edhe pse ky është një çmim shumë i ulët. Gjithçka është e gatshme, vetëm priten sinjalet nga instancat më të larta. Shumë punëtorë do të mbesin pa punë. Nuk ka asnjë ligj, apo rregullore që do ti mbrojë këta punëtorë nga largimi i tyre prej pune. Dy organizata sindikale që janë në KEK deri më tani më shumë janë marrë me plotësimin e kërkesave të udhëheqësve të tyre, se sa që janë marrë me probleme të vërteta sindikale. Ato janë të korruptuara dhe nuk kanë autoritet te punëtorët, ndërsa vjelin anëtarësinë e tyre. Kjo firmë është buzë falimentimit falë këtyre strukturave kriminale e mafioze të udhëheqësis së saj dhe “kontributit” të qeverive të mëparshme, por edhe të qeverisë së tanishme. Kjo firmë do të shitet për pak para, ndërsa Kosova do të jetë humbësi më i madh i kësaj pasurie të zotit, por këtu do të humbin edhe me mijëra familje shqiptare, sepse do të mbesin pa punë dhe pa kafshatën e tyre të bukës. Për këtë arsye qytetarët e këtij vendi le të mendojnë mirë kujt duhet besuar në menaxhimin e këtij vendi në të ardhmen. P. S: Të gjitha këto fakte janë të dokumentuara dhe i posedoj personalisht. Më herët u janë dorëzuar Zyrës së Hetuesisë Evropiane “OLAF” në Bruksel, sepse organet kosovare nuk janë të afta të zgjidhin rastet e tilla.
* * *
* * *
* * *
Fadil Ismaili - Drejtor i KOSTT’it, Gjergj Buzuku - Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Justina Shiroka’Pula - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Arben Gjukaj - Drejtori Menaxhues i KEK-ut, dhe Hashim Thaçi - Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Arben Gjukaj
Ethem Ceku
Nijazi Thaçi
Fadil Ismajli
Stiven Shuk
Fazliç-Rixh ne kabinetin e Sali Berishë
Damir Fazliç dhe Tom Rixh
Vojin Lazareviç
Vuk Hamoviç
Svetislav Bulatoviç
( ... )
|