Kosova Lindore ka mbetur dyfish jetime, as pa nënë e as pa babë!

LUGINA E LUGATËVE

 

 

 

 

 

 

 

 

KUSH ËSHTË SELAMET AGAI I LUGINËS?!

 

SHEJTANI MBANË NUMRIN GJASHTË ( 6 )

 

“Furtunë do vjelë ai që erë mbjellë”.

Fjalë e Urtë Latine

 

 

Dekada  X,  Shekulli XX, Mileniumi II

 

- Gënjeshtra e Parë -

 

S I N O N I M

 

Referendumi, 1 dhe 2 Mars 1992

 

( Logo zgjedhore, mandati zghedhor 1992 - 1996 )

 

Autonomia politke territoriale për Preshevë,

Bujanoc e Medvegjë, me të drejtë bashkimi me Kosovën

 

     Deklarta politike, PVD dhe PDSH, datë 25 Shkurt 1992, kishte të bënte me themelimin e KUVENDIT PËR SHPALLJEN E REFERENDUMIT. Kuvendi përbëhej nga 92 delegatë të PVD’së, PDSH’së dhe nga e pashmangshmja Diaspora shqiptare e Kosovës Lindore (Luginës…), e cila ishte fanar i dhezur çdo herë për ta financuar, përkrahur dhe mbështetur vullnetin politik të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës) për Autonomin politike e territoriale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të drejtë bashkimi me Kosovën. Nga ky Kuvend i cili ishte gjithëpërfshirës territorialisht, multidisiplinar dhe mbi të gjitha autoritativ e që ma vonë kurrë nuk do ta kemi. U bë edhe ngritja e Komisioneve dhe trupave ndihmëse që do ta ndihmonin aplikimin e drejtëpërdrejt të këtij Referendumi. Selamet Agai këtë Kuvend e suspendoi dhe e shndërroi në KUVEND PËR ORGANIZIMIN E REFERENDUMIT duke e privuar atë nga kompetencat kuvendore dhe nga autorsia e tij.

 

 

Riza Halimi ky Selamet Agai i Luginës

 

     Më vonë ky Kuvend edhe si i ripagëzuar, kurrë nuk do të tubohet, bile edhe sot e kësaj dite së paku si “organizator“ i Referendumit për ta shqyrtuar të paktën rrjedhën dhe rezultatet e arritura të vullnetit të shprehur politik të popullit të Kosovës Lindore (Lugnës së Preshevës). Mu këtu nga ky Kuvend përveç Komisionit për përpilimin e Listave zgjedhore, fletëvotimeve, këshillave votuese dhe caktimit të vendvotimeve dhe Këshillin për të drejtat e njeriut u ngrit edhe  Komisioni mbipartiak,  Komisioni për bashkëpunim dhe politikë të jashtme, anëtarë të të cilit ishin:

·        Ibrahim Kadriu, Kryetar i Kuvendit për shpalljen e Referendumit,

·        Ali Ahmeti, ish’Kryetar i PDSH’së,

·        Riza Halimi, Kryetar i PVD’së që nga viti 1990,

·        Behlul Naufi, ish’deputet në Parlamentin serb dhe

·        Rexhep Hasani (tashmë i ndjerë) Sekretar i përgjithshëm i PVD’së.

Nga agjenda e kontakteve për periudhën MARS - DHJETOR 1992, po edhe më vonë, nuk kemi edhe një të vetmen herë përbërjen komplete të këtij Komisioni, i cili do ta përfaqësonte Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës).

     Përfaqësimi i kësaj krahine shqiptare bëhej kryesisht vetëm nga Riza Halimi dhe Behlul Nasufi, pa përfaqsuesit e Bujanocit e Medvegjës, persona këta që kishin uzurpar kompetencat e Komisionit dhe ato të vetë Kuvendit ( Pranimi në Këshillin e Europës për të drejtat e njeriut në kuadër të Konferencës paqësore të Hagës, Vizita Parlamentit Europian, biseda me parlamentarin belg Van Der Myle Bruk dhe Senatorin belg z.Kypers, Vizita në Ambasadën Amerikane, takimi me Sanço Kutiljeron dhe Gert Arensin, bile kishin arritur edhe deri te Kryeprokurori federativ Vukashin Jokanoviq ku ishin shërbyer me uiski).

     Vullneti politik i popullit, i shprehur në Referendumin e vitit 1992 do të rikonfirmohet sërish nga Kuvendi i II’të i rregulltë i PVD’së, data 16 Korrik 1994 në Deklaratën politike dhe atë në pjesën e dytë të tekstit të Deklaratës nën pikën "Ç" thuhet: Për realizimin institucional të Autonomisë PolitikeTerritoriale për rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (Këto dhe disa pika tjera ishin orientime programore themelore të PVD’së së atëhershme, para se e njëjta të pastrohej nga rradhët e forcave radikale të cilat ngrisnin kokë here pas here e të cilat u pacifizuan më vonë tërësisht apo u krijuan fraksione tri herë radhazi duke e braktisur këte parti  për shkak të despotizmit dhe padishallëkut të paraqitur nga lideri i saj ).

     Ky vullnet i shprehur i popullit dhe kjo krenari e popullit të rajonit të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës) do të materializohet skajshmërisht nga Selamet Agai nga se që kur filloi të keqëpërdorë organet vendimmarrëse me shumicën e krijuar mbi këto baza referendumiane, edhepse një ditë do të deklaronte se para se ai të vinte në pushtet, pushteti monopolizohej nga dy-tre udhëheqës komunal dhe të tjerët me dëgjueshmëri “shikonin punët e tyre” (gazeta “Veprimi”, Dhjetor 1992). Se si më erdhi në mëndje një mendim i urtë: “Gati të gjithë revolucionet që fillojnë për ta shembur diktaturën përfundojnë në diktaturë “.

 

- Gënjeshtra e Dytë -

 

STATUSI SPECIAL, SINONIM I AUTONOMISË POLITIKE TERRITORIALE

 

( Logo zgjedhore - mandatit zgjedhor 1996 - 2000 )

 

     Veriu i ish’Jugosllavisë tani ishte i përfshirë në konflkt të armatosur, të hapur, madje në disa rajone kishte filluar realizmi i shtetësisë për shtetet “separatiste” derisa hidheshin në tavolinë hartat me opcione të ndryshme dhe zhgjidhjet politike për rajonet e veçanta të banuara me komunitete të ndryshme, duke filluar me Autonomitë e ndryshme (Srpsa Krajina, Krahinat e Pavarura Autonome në Bosnjë dhe statuset speciale në kuadër të shteteve të cilat ishin në formim e sipër apo edhe tashmë që ishin të formuara).

     Konflikti me të madhe pritej të përfshinte edhe pjesët tjera të ish’Jugosllavië, sidomos Kosovën dhe rajonet përreth po edhe Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës) si pjesë e pandarë e trungut shqiptarë, pjesë të cilat Sërbia pretendonte t’i shndërrojë në Kështjella tmerri, e që mëpastaj u bënë të tilla. Marrëveshja e Dejtonit ishte ajo që vuri paqën e brishtë në rajon dhe e zbrapsi Serbinë të shtrijë konfliktin edhe në Kosovë dhe rajonin e gjërë mbi “tokat e premtuara serbe”.

     Selamet Agai i këthjellur e harroi orientimin programor - themelorë partiak dhe me të madhe filloi ta ngrisë zërin e STATUSIT SPECIAL si sinonim i Autonomisë Politike Territoriale për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Krahinat Autonome e të pavarura në shtetet e reja të krijuara nuk u përkrahën nga pjesëmarrësit, përkrahësit dhe mbështetësit e shtetëformuesve ngase fitoi opcioni i pacenueshmërisë së territorit dhe kufinjëve, legaliteti dhe legjitimteti i kufinjëve administrativ në Jugosllavinë e Titos, dhe me vetë këte edhe opcionet e KAP’ove dhe SOP’ave përfunduan. Me këte ra poshtë edhe shpresa e STATUSIT SPECIAL si sinonim për Autonominë Politike e Territoriale të Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës.

 

- Gënjeshtra e Tretë -

 

BRÇKO DISTRIKTI SERBO - BOSHNJAKO - KROAT

SINONIM I STATUSIT SPECIAL

 

( Logo zgjedhore Mandati zgjedhor 2000 - 2002 )

 

     Sinonim i Autonomisë poltike territoriale për Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës) mund të ishte tani opcioni i tretë, statusi i Distriktit të qytetit Brçko, qytet ky në Republikën e Bosnës i banuar, me boshnjakë 30.181 apo 40, 36%, me kroat 24925 apo 33,33%, me serb 17709 apo 23,68% dhe me të tjerë 1956 apo 2,63%, e gjitha kjo sipas regjistrimit të popullsisë në vitin l991. Ky status për këtë qytet multinacional ishte instaluar zyrtarisht me 8 Mars të vitit 2000 si kondominijum me shkallë të lartë të autonomisë, juridikisht në shtetin e Bosnjes dhe Hercegovinës, por me organe administrative të veçanta. Ky sinonim dhe kjo zgjidhje politike për Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës) zyrtarisht nuk u parashtrua asnjëherë para organeve vendore dhe atyre ndërkombtare. Garancionet e bëra publike nga Selamet Agai për palën serbe për të mos patur frikë nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992 edhepse shqiptarët nuk e kishin mbajtur atë për ta frikësuar askë por për ta sistemuar vehten. Në këtë tekst paraprak mundë të lexoni edhe deklaratën “Programi zgjedhor me të cilin është dalë në zgjedhje pa parashenja kombëtare” për ta ngritur besueshmërinë te pala serbe!!!

 

 

Riza selameti flet për gazetën „Politika“ të Beligradit!

 

*   *   *

Tekstet origjinale nga disa deklarata

në shtypin serb

 

Halimi: Prava Albanaca sa juga Srbije ostvariti preko Srbije

Radi Serbija - Sreda, 06. jun 2007. 14:19

 

     Lider Pokreta za demokratsko delovanje Riza Halimi, izjavio je Tanjugu da u toj stranci ne razmišljaju da odstupe od platforme Skupštine odbornika Albanaca Preševa, Bujanovca i Medveđe, prema kojoj se individualna i kolektivna prava Albanaca sa juga Srbije ostvaruju preko institucija Srbije. Halimi je rekao da je poziv Pokreta za demokratski progres Jonuza Muslijua albanskim partijama iz Bujanovca i Medveđe da formiraju zajedničko telo - Nacionalno veće, koje bi pregovaralo s Vladom Srbije o pripajanju tih opština Kosmetu, ako je izvorno prenet u medijima, u suprotnosti sa odredbama te platforme. U platformi iz januara 2006, jasno je rečeno da Albanci u Preševskoj dolini prihvataju sve principe Kontakt grupe o Kosovu, što, prema rečima Halimija, znači da se njihova individualna i kolektivna ostvaruju preko institucija Republike Srbije.

 

Halimi: Të drejtat e shqiptarëve në Serbinë jugore

të realizohen në kuadër të Serbisë.

Radio Srbija - E Mërkur 06 Qershor 2007. 14:19

 

     Lideri i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi, deklaroi për Tanjugun se në këtë subjekt as që mendojnë ti shmangen Platformës së Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sipas së cilës të drejtat individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Serbisë jugore realizohen përmes institucioneve të Serbisë. Halimi deklaroi se thirrja e Lëvizjes së Progresit Demokratik e Jonuz Musliut drejtuar subjekteve nga Bujanoci dhe Medvegja të themelojnë organin e përbashkët - Këshillin Nacional, i cili do të negociojë më qeverinë serbe për bashkimin e këtyre komunave me Kosovën, nëse kjo deklaratë është transmetuar drejtë në media, është në kundërshtim me rregullat e Platformës. Në platformën nga Janari 2006, qartë është thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës pranojnë të gjitha parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën, që sipas fjalëve të Halimit nënkupton se të drejtat e tyre individuale dhe kolektive realizohen përmes institucioneve të Republikës së Serbisë.

 

*   *   *

Pregled štampe za period 16 - 22. 6. 2006

 

    GLAS (Novine) 16. 6. 2006.

Na jugu centralne Srbije ponovo mitinzi nezadovoljstva Šiptara.

Sad bi i jug da pripoje Kosovu!

Marko Nicović: Šiptarima treba novi prostor, zato će Srbija imati problem s pokušajem pripajanja juga Srbije Kosovu.

Nenad Đurđević: To je alarmantno, ali ne i začuđujuće.

Komentar oko pomenute Platforme

“Albanski odbornici sa juga Srbije u pomenutoj platformi za opštine Preševo, Bujanovac i Medveđa traže političku i teritorijalnu autonomiju sa pravom priključenja Kosovu, a prema rečima Marka Nicovića, biće vrlo teško zaustaviti - albansku aspiraciju ka srpskim teritorijama.”

 

Pasqyra e shtypit në periudhën 16-22. 6. 2006

 

    GLAS ( Gazetë) 16. 6. 2006,

Në Jug të Serbisë qendrore përsëri protesta pakënaqësie të shqiptarëve

Tash edhe Jugun duan t’ia bashkangjesin Kosovës!

Marko Nicoviq: Shqiptarëve i duhet territor i ri, për atë Serbia do të ketë probleme me tentativën për bashkangjitje të jugut të Serbisë me Kosovën.

Nenad Gjurgjeviq: Kjo është alarmuese por jo e çuditshme.

Koment rreth Platformës

“Këshilltarët shqiptarë nga jugu i Serbisë në Platformën e përmenduar për komunbat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kërkojnë Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, e që sipas fjalëve të Marko Nicoviqit do të jetë shumë vështirë të ndalet - aspirata shqiptare ndaj tokave serbe.”

 

*   *   *

Halimi protiv pripajanja Preševa i Bujanovca Kosovu

 

    M.Š. | 06. 06. 2007. -  08 : 55h | Komentara:4

    Pokret za demokratski progres (PDP) Jonuza Muslijua pozvao je juče albanske partije iz Bujanovca i Preševa da formiraju zajedničko telo, Nacionalno veće, koje bi ušlo u pregovore sa Vladom Srbije o pripajanju tih opština Kosovu, prenela je Beta. Riza Halimi, lider Pokreta za demokratsko delovanje, na molbu da prokomentariše ovaj Muslijuov zahtev, kaže za „Blic“ da je Skupština odbornika Albanaca Preševa, Bujanovca i Medveđe u januaru prošle godine usvojila platformu kojom se opredelila za prihvatanje principa Kontakt grupe o Kosovu, što podrazumeva i ostvarivanje individualnih i kolektivnih prava Albanaca s juga Srbije unutar institucija Republike Srbije. Halimi ističe da nije dobio saopštenje Jonuza Muslijua i da ne zna koliko je ono verodostojno preneto. - Ukoliko je saopštenje tačno preneto, takva inicijativa ne bi bila u duhu platforme, oko koje se, između ostalog, saglasio i PDP - napominje Halimi. Musliju je kao razlog za pokretanje inicijative naveo da se šest godina nakon završetka sukoba na jugu Srbije „ništa nije promenilo u političkom i ekonomskom smislu, osim što je formirana multietnička policija“.

 

Halimi kundër bashkimit të Preshevës

dhe Bujanocit me Kosovën

 

    M.SH | 06. 06. 2007. - 08:55h

    Lëvizja e Progresit demokratik (LPD) e Jonuz Musliut i ka bërë thirrje dje partive shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci të formojnë një organ të përbashkët, Këshilli Nacional i cili do të hynte në negociata me Qeverinë serbe për bashkangjitje të këtyre komunave me Kosovën, transmetuar nga Beta. Riza Halimi, lider i Partisë për Veprim Demokratik, i pyetur për të komentuar kërkesën e Musliut thotë për “Blic”-in se Kuvendi i Delegatëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Janarin e vitit të kaluar (2006) aprovoi Platformën me të cilën u përcaktua për pranimin e parimeve të grupit të Kotaktit për Kosovën, që nënkupton realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve nga jugu i Serbisë brendapërbrenda institucioneve të Republikës së Serbisë. Halimi thekson se nuk e ka marrë kumtesën e Jonuz Musliut dhe nuk e din se sa autentike është ajo. - Nëse kumtesa është transmetuar saktë, një iniciativë e tillë nuk do të ishte në pajtim me Platformën për të cilën është dakorduar edhe LPD-ja, thekson Halimi. Musliu si arsye për fillimin e kësaj iniciative ceku se gjashtë vite pas përfundimit të konfliktit në jug të Serbisë asgjë nuk ka ndryshuar në aspektin politik e ekonomik, pëveç që është themeluar policia multietnike.

 

*   *   *

DEKADA E I’rë, SHEKULLI XXI, MILENIUMI I III’të

 

- Gënjeshtra e Katërt -

 

“PLANI I ÇOVIQIT”ME NËNSHKRIM TË SELAMET AGAIT - PLAN INSTITUCIONAL PËR SHFAROSJEN DEFINITIVE TË UÇPMB’së SINONIM PËR NJË “TRAJTIM” DIAMETRALISHT NDRYSHE PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE (LUGINËS)

 

     Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe pastaj të UÇPMB’së, Selamet Agai ishte në piedestalin më të lartë politik, sidomos në momentin e nënshkrimit të Marrrëveshtjes së Konçulit, data 22 Maj 2002. ( Lexo këtu: Marrëveshjen e Konçulit) Këtë Selamet Agai, estabilishmenti Jugosllav e sidomos ai policoro -ushtarak dhe bashkësia ndërkombëtare e pranuan si lider të pakontestueshëm për shqipëtarët e Kosovës Lindore - Luginës së Preshevës, i aftë të ndikojë tek ata e posaqërisht të ndikojë në krahun ushtarak të bashkatdhetarëve të tij, për t’i vënë nën kontroll edhe ushtarët e UÇPMB’së,  të cilët tashmë e kishin promovuar si lider të vërtetë politik e ushtarak. Praktikisht jo nënshkrimi, sa angazhimi i tij për këtë Plan i bindi Shqiptarët se shteti serb është një krijesë tjetër dhe se kjo krijesë tani diametrialisht ndryshe do ta trajtojë “çështjen shqiptare” në Jug të Sërbisë siç i thonë  ata vetë.

     Pala serbe në Ekip për dialog kishte caktuar:

       - Kryetarin e trupit Kordinues, autor i këtij plani, shef i ekipit për dialog

       - Përfaqësuesin e Ministrisë për pakica nacionale

       - Përfaqësuesin e Ministrisë së Drejtësisë

       - Përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Serbe

       - Përfaqëuesin e serbëve lokal

       - Përfaqësuesin e Ushtrisë Jugosllave (VJ) dhe

       - Përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme (MUP)

      Pala serbe për çudi të kohës, tani  kishte pranuar edhe mbështëjen dhe përkrahjen për dialog nga KB, OSBE, KFOR’i, UNMIK’u dhe UNCHR’ja, Organizata këto të cilat i injoronte në shkallën më të lartë të mundëshme. Lideri shqiptarë nuk e kishte pa të udhës të ngriste Ekipin e shqiptarëve të Kosovës Lindor - Luginës në përbërje të gjërë së paku në nivel, bile sipas modelit të palës dialoguese, por kryesisht kishte vendosur që Planin ta mbante mbi kurrizin e tij personal me apo pa mbështetjen e askujt nga vendorët, pasi tashmë kishte siguruar “pëlqimin” nga qarqet të caktuara shqiptare (!!!!!) ”por edhe më gjërë” (!!!!) nga vetë Sërbia. Ky plan trepalësh ishte firmosur nga Bashkësia Ndërkombëtare, Qeveria serbe e federale  si dhe nga Lideri i Bashkësisë shqiptare ashtu siç  është cilësuar në Marrëveshtje.  Efektet negative për shqiptarët, Shkatërrimi i tërësishëm i faktorit ushtarak shqiptarë i njohur si Guerilja shqiptare /UÇPMB/. Fuqia e UÇPMB’së sipas analizave të faktorit policoro - ushtarak serb reflektohen përmes deklarimit të Komandantit të Xhandarmërisë serbe Goran Radosavljeviq-Guri cili operonte në zonën e përfshirë nga lufta, ka thënë: “Da Albanci Presevske doline nikada vise nece moci da naprave vojsku snage UCPMB “, Gazeta “Republika” br. 278. “Se shqiptarët e Luginës së Preshevës kurrë më nuk do të mund të krijojnë ushtri të fuqisë së UÇPMB-së”, Gazeta “Republika” nr. 278. Ky Plan tani është shkronjë e vdekur në letër (pa analiza paraprake për “mendjelehtësinë” e pranimit të tij) e sidomos përpilimi i tij sipas teorisë së N.Pashiqit ”Šiptarima obećaj mnogo ali ništa im ne daj” ”Shqiptarëve premtoju shumë por asgjë mos i jep”.

 

- Gënjeshtra e Pestë -

 

ZGJEDHJET REPUBLIKANE PËR PARLAMENTIN SËRB SINONIM I DISCIPLINIMIT TË SHQIPTARËVE TË LUGINËS, PARTICIPIM NË SHEJTËSINË E SHTETIT TË ZULLUMADISË

 

     Konflikti i armatosur dhe koha e këtij konflikti kishin rënë në harresë dhe shumicën e aktorëve i kishte kapluar sëmundja e Amnezisë për premtimet e bëra dhe kampanjën për një Sërbi diametralisht ndryshe nga ajo e para edhe pse ishin bërë tani vetëmse DY Sërbi e TRI Jugosllavi të themeluara e të vetëshkatërruara dhe vetë ato ishin bërë “për trajtim më ndryshe” nga ato të parat. Skena politike shqiptare tani e “vetëdijësuar” haptas do të pozicionohej për participim në zgjedhjet sërbe, duke e atakuar Referendumin e vitit 1992, e duke participuar në shejtësinë e shtetit sërb, i cili  pak vite më parë i kishte dëbuar nga tokat e tyre stërgjyshore.  Nënshkrimet e deponuara të votuesëve shqiptarë në gjykatat sërbe u bënë prova dëshmuese e teorisë së Kriminielit Sheshel, kur deklaronte: Šiptari moraju svojim ličnim potpisom da dokažu da su lojalni gradjani Serbije. Këto nënshkrime së shpejti do të bahen barazpeshë e votuave të Referendumit dhe do të konsiderohen deklarim ndryshe nga ai i Referendumit. Programi zgjedhorë me pikat dhe nënpikat kryesore: për ngritje të sigurisë (largim të xhandarmërisë) ngritje ekonomike (ndërtim i kapaciteteve komerciale dhe projekte investuese) si dhe Ngritje të statusit politiko-juridik (ndërtim i lidhjeve speciale me Kosovën, ndryshim ligjesh për përdorim zyrtar të simboleve dhe përfaqësim adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore sërbe) jo vetëm që nuk ndodhën, por për fat të keq të gjitha këto shënuan trende negative në dëm të shqiptarëve, edhe pa asnjë të mirë në dobi të tyre (V. Këto zgjedhje Sërbia i financoi me 4,5 milion RSD apo të konvertuara në Euro 85.ooo,oo). Efektet politike të Serbisë në opinionin publik të jashtëm u arritën se ja që edhe shqiptarët e rrebeluar qe 10 vite e më shumë u “vetëdijsuan” me liderin e tyre spartan dhe po participojnë në pushtetin qendror të shtetit demokratik serbë, i cili po pretendon të jetë lider, eksportues i sigurisë rajonale në Ballkan dhe pjesë e institucioneve Europiane.

 

    Koliko su poslanici potrošili na dnevnice, hotele, putovanja po zemlji i inostranstvu.? “Bronzani“ Riza Halimi, predstavnik albanske nacionalne manjine i lider Partije za demokratsko delovanje, poslanik iz Preševa koštao je skupštinsku kasu, bar što se tiče korišćenja hotelskih usluga, više od 180.000 hiljada dinara.

 Sa  kanë harxhuar Deputetët në mëditje, hotele, udhëtime Brenda vendit dhe jashtë vendit? “I bronzti” (I treti) Riza Halimi, përfaqsuesi i pakicës shqiptare dhe lideri i Partisë për Veprim Demokratik, deputetit nga Presheva i ka kushtuar arkës së Kuvendit sa i përket shëbimeve hoteliere më tepër se 180.000 dinarë.

* * *

Vlada zavisi od Halimija! - Qeveria varet nga Halimi!

Alo 19. 12. 2009 08 : 08

     Da li će budžet za narednu godinu biti usvojen, a samim tim i da li će opstati vlada Mirka Cvetkovića, trenutno zavisi samo od poslanika PZDD-a Rize Halimija, koji, kako nam je rekao, još nije doneo konačnu odluku o tome kako će glasati. (Se a do të aprovohet buxheti i vitit të ardhshëm (2010), dhe se a do të mbijetojë Qeveria e Mirko Cvetkoviqit, për momentin varet vetëm nga deputeti I PVD-së Riza Halimi I cili siq na tha ende nuk ka marrë qëndrim definitiv se si do të votojë.)

     Trebalo bi da uskoro odem na konsultacije sa ministrom za državnu upravu i lokalnu samoupravu Milanom Markovićem, pa ću odlučiti posle toga. - kaže za „Alo!“ Halimi. (Duhet që së shpejti të shkoj për konsultime te Ministri për administrate shtetrore dhe vetadministrim lokal Milan Markoviq, dhe pastaj do të vendosi. - tha për “Alo” Halimi.)

 

     KJO QEVERI KISHTE PARAPARË NË TË NJEJTIN BUXHET SHTETËROR POZICIONIN NË VLERË 40 MILION EURO PËR FINANCIMIN E STRUKTURAVE PARALELE SERBE NË VERIUN E KOSOVËS DHE VOTA E TIJ (RIZA HALIMIT - Sh.B), NË DITËN E FUNDIT TË VITIT 2009 E SHPËTOI QEVERINË SERBE, DERISA PARTIA E TIJ ME URDHËR TË TIJ NUK E VOTOI BUXHETIN KOMUNAL, ME TENDENCË TË RRËZIMIT TË PUSHTETIT LOKAL TË PRESHEVËS.

 

- Gënjeshtra e Gjashtë -

 

“Veprimi të mos bëhet shprehës dhe bartës i interesave grupore,

lokale apo parciale” Dr.Rexhep Ismajli, Dhjetor 1992 v

 

KËSHILLI I SELAMETIT - O6. O6. 2O1O

SINONIM I INTERESIT GRUPOR E PARCIAL

AUTONOMI KULTURORE ME KULTURË TË GRABITJES

 

     Këshill ky i votuar me alfabet qirilik, i financuar (shifrat nuk janë publikuar) dhe i themeluar  me urdhër të Hyqymetit, bartësi i listës vetë Selameti (Lexoni: Riza Halimi - Sh.B) dhe me vjedhjen e votave të miletit me datë 06. 06. 2010 për Luginën e cila tashmë është gjetur në udhëkryqin pa udhrrëfyes dhe se është shndërruar në një Mal hithash. Pëkundër thirrjes së dyanshme serbo - “shqiptare” për dalje në zgjedhje, kësaj thirrjeje iu përgjigjën më së shumti 23% e gjithë elektoratit, duke i llogaritur në këtë përqindje edhe votat e vjedhura. Nuk gjendet rajon në Europë me prezencë aq të madhe me persona të uniformar nga llojet më të ndryshëm dhe me numër tejet të madh në raport me numrin e banorëve, të cilët aktualisht jetojnë në këtë krahinë shqiptare. Rajonet nga Afrika e Azia mundë të jenë vetëm një imitim në miniaturë për prezencë ushtarake aq të madhe, në krahasim me Kosovën Lindore - Luginën e Preshevës, nocion ky i akceptuar nga NATO në Marrëveshjen e Kumanovës, edhepse si koncept gjeografik e hasim në tekste shumë të herëshme, bile edhe ato serbe. Ashkalizimi i shqiptarëve përkrah dy shteteve shqiptare për ta ulur statusin e tyre juridiko - politik është projekt i dështuar për t’i vënë shqiptarët e Kosovës Lindore - Luginës së Preshevës në një kovertë serbe. Me shpresë se s’jemi  në harresë kolektive, dëshiroj që kjo vapë verore të ndikojë pozitivisht në freskimin e memorjes politike të shqiptarëve të kësaj ane, të cilëve asnjëherë asnjë pushtet i  çfarëdolloji me trajtim diametral, asimetrik, simetrik apo sistematik nuk kishte arritur t’ia shkulë egon dhe krenarinë e të qenurit shqiptarë.

 

Poeti zë - ëmbël përsëri përshpëriti ngadalë:

 

Në Luginë u mblodh mexhlizi

 

Kush ka sy le ta shikojë,

Kush ka veshë le ta dëgjojë,

Këtë vend kush e shëmtoi,

Kush qe ai që e shkatrroi,

Kush e hodhi si kafshë për përroi.

 

Gëzimziu Hafi djalë,

Nuk na la me folë nji fjalë,

Nga Sërbia në Luginë,

Me e ba “Autonominë”

 

SHQIPËRIA PA KOSOVËN ËSHTË E ÇALË POR PA KRAHUN E SAJ LUGINËN ËSHTË E GJYMTË.

 

Dhe  Konica nuk kishte thënë kot:

SHQIPËRIA DO TË BËHET PËR INAT TË SHQIPTARËVE!

 

Shkruan: Alushi nga Presheva  (*) Preshevë, 25. 06. 2010

 

_______________________________________________________________

 

     ( * ) Autori është një ish’bashkëpunëtror i Riza Halimit, (emri i tij është i njohur për www.pashtriku.org) dhe për shkaqe sigurije këtë reagim e ka dërguar për botim me pseudonimin ”Alushi”.

 

 

ALUSH PRESHEVA: RRENA E TRASHË, DËSHMITË E HOLLA

 

 

 VEPRIMTARIA ANTIKOMBËTARE E ESAT PASHË TOPTANIT 1912 - 1920

 Ekskluzive

Çfarë thonë burimet e huaja diplomatike për këmbimin e

territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ?!


HEKURUDHA - KUFIRI I RI SHQIPTARO-SERBË!

(www.pashtriku.org - 27.07.2007 / 12:00)


Qyteti i Bujanocit dhe fshatrat në anën e majtë të korridorit 10-të, përfshirë vendbanimet shqiptare nga Bilaçi deri në Strezoc si dhe Stacioni Hekurudhor i Preshevës do të mbesin në Serbi, kurse komuna e sapokrijuar e Tërnocit, Banjës së Sijarinës dhe komuna e riorganizuar territorialisht e Preshevës do t’i bashkangjiten Kosovës, thonë burimet e huaja të informimit.

Shkruajnë: Baki REXHEPI & Jeton ISMAILI

Prolongimi i zgjidhjes së statusit rrezik si për ndarjen e Kosovës, ashtu edhe për Luginën e Preshevës

Kur u përurua aksi rrugorë Lluçan-Miratoc ( Kufiri me Maqedoninë ), të gjithë shprehën një dozë gëzimi. Politikanët lokal shqiptarë këtë projekt e cilësuan si një meritë dhe kontribut të tyre, kurse përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Qeveria serbe dhanë mjete të majme për realizimin e tij, ndërsa qytetarët ishin të lumtur ngase ju hap edhe një rrugë e re për qarkullim.
Është fakt se ky ishte një aks rrugorë i dobishëm sa i përket aspektit infrastrukturorë, por në atë kohë askujt nuk iu kujtua prapavija politike e “ asfaltit të ri “.
Shtyerja e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe paralajmërimi i negociatave të reja, që tani kanë filluar të hapin edhe çështjet mjaft të përfolura për vite më radhë ndër njerëz, -ndryshimin e kufinjëve ekzistues.
Derisa dikur këto llafe ishin të përfolura vetën ndër qytetarë të thjeshtë, tashmë ato si duket janë pjesë serioze e propozimeve të kancelarive të qendrave të mëdha të vendosjes.

Ndarja dhe këmbimi i territoreve rrënjët i ka në Beogard

Nga ana tjetër, idea dihet se ku i ka rrënjët. Duke e patur parasysh faktin se Serbia nuk mund t’i mbaj nën kontroll mëse dy milonë shqiptarë në supet e saja, meqë janë një barrë e rëndë, pushteti serbë që moti kishte përgatitur plane për ndarjen e Kosovës.

Mbase, një projket i tillë ishte hartuar edhe nga ish-kryeministri serb, Zoran Xhinxhiq, të cilin vdekja e pengoi që atë ta promovonte publikisht para faktorit ndërkombëtarë. Madje, edhe vet akademiku serb, Dobrica Qosiq, i njohur për apetitet e tij nacionaliste, kishte pranuar se Zoran Xhinxhiq kishte një vizon të qartë dhe mjaft perfekt për ndarjen e Kosovës, gjë që sipas tij, një projketi të tillë nuk do t’i thoshte JO as Bashkësia Ndërkombëtare. Mirëpo, atentati ndaj ish-kryeministyri serb, Xhinxhiq, për një kohë e la anash idenë e ndryshimit të kufinjëve, për ta riaktualizuar tani, pas dështimit të miartimit të Rezolutës në KS të OKB-së për statusin e Kosovës.
Kërcënimi i Rusië për Veto ka trimëruar mjaft Beogradin zyrtar që ta ndiej vetën të fuqishëm në këto çaste, kur është në pyetje pozita e tij në Ballkan.
Nga ana tjetër edhe pjesa dërmuese e Bashkësië Ndërkombëtare tashmë përflitet se ndryshimin e kufinjëve e sheh si një opcion real, duke patur parasyshë mos gatishmërinë e Prishtënës dhe Beogradit që të arrijnë marrëveshje nëpërmjet dialogut.
Shumë qarqe diplomatike dhe analitikë të ndryshëm nuk ngurrojnë të pohojnë se Veriu i Kosovës ( nga lumi Ibër, me Mitrovicën Veriore ) do t’i bashkangjitet Serbisë, kurse disa nga pjesët e mbetura me shumicë serbe në pjesën tjetër të Kosovës do të fitojnë një llojë vetëqevrisje të lartë lokale, si model i një autonomie substancilae. Ndërsa, shqiptarët si një “ kundërshpërblim “ do të fitojnë Luginën e Preshevës.
Mirëpo, është brengosë fakti, ngase deri më tash askush nuk ia ka shpjeguar opinioit se çka në të vërtetë nënkuptohet me territorin e Luginës së Preshevës, i cili do t’ bashkangjitet Kosovës?

Serbët kanë fituar betejën rreth koridorit X

Burime nga qartet diplomatike, organizatat me renome të lartë ndërkombëtare si dhe ato, të cilat janë ngushtë të lidhura me pushtetin serbë, kategorikisht mohojnë disa pohime se gjoja vetëm pjesa e Leposaviqit do të shkëputet nga Kosova, kurse Lugina e Preshevës si tërësi do t’i bashkangjitet Kosovës.
Këto burime, me një siguri të lartë thonë se skenari, i cili është duke u përgatitur është që si kundërvlerë për shkëputjen e veriut të Kosovës dhe vetqevrisjen e lartë lokale për serbët e mbetur, vetëm një pjesë e Luginës…. në të ardhmen të quhet Kosovë.
Për shkak të rëndësisë së Koridorit 10-të, serbët kanë arritur të sigurojnë mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë që kjo pjesë të mbetet në kuadër të shtetit të tyre.Për këtë dëshmon edhe përkrahja që kanë siguruar në ndërtimin e bazës ushtarake “ Cepotin “, apo të qujatur ndryshe “ Bondstili serbë “ si dhe ndërtimi i kompleksit të binesit “ Interspeed “, në kufi me Maqedoninë.Tek projketi i fundit, madje është shprehur publikisht gatishmëria e Serbisë për ta ndërtaur atë, e cila i dërgoi edhe forcat e Xhandarmërisë në lokacionin ndërtimor për t’u ballafaquar me aktivitet e ndërmmara për pengimin e punëve që koinistonin me konkluzat e Kuvendit Komunal në Preshevë.
Burimet tona, të cilat me çdo kusht dëshirojnë ta ruajnë anonimitetin, shumë qartë sqarojnë se si do të vajnë punët rreth ndarjes, kësaj here edhe të Luginës së Preshevës.

Krijimi i Komunave të Tërnocit, Stacionit Hekurudhor-Preshevë dhe Banjës së Sijarinës copton Luginën…

Mundësia e ndryshimit të ligjit zgjedhorë, aplikimi i sistemit të shumicës në zgjedhjet lokale, fillimisht do të reflektohet me mos arritjen e marrëveshjes për ndarjen e njësive zgjedhore. Duke e pasur parsyhë këtë si dhe përçarjet brenda faktorit politik shqiptarë do të intervenojë qeveria serbe, duke shpallur tri komuna të reja, atë të Tërnocit, Stacionit Hekurudhor të Preshevës dhe Banjës së Sijarinës .
Komunave të reja do tu bashkangjiten të gjitha vendbaimet, të cilat janë në anën e djathtë të hekurudhës, dmth, të cilat janë jashtë korridorit 10-të, ndërsa Banjës së Sijarinës fshatrat shqiptare të komunës së Medvegjës.
Në këtë rast, fshatrat e banuara me shqiptarë, të cilët janë në anën e majtë të korridorit-10-të si: Bilaçi, Somolica, Negoci, Bushtrani, Lerani, Golemidolli, Gerajt, Çukarka, Bukuroci dhe Zhunica do të mbesin pjesë e komunave ku shqiptarët do të jenë pakicë dhe të cilat do të qeverisen nga serbët.

Bujanoci do t’i takojë Serbisë

Qyteti i Bujanocit do të jetë përsëri qendra komunale, por kësaj here do të qeveriset nga serbët, kurse shqiptarët do të jenë pakicë, ngase do të krijohet komuna e Trënocit, me qendër në Tërnoc dhe me këto vendbanime tjera: Turinë, Lluçanin, Konçulin, Dobrosinin, Bresiqin, Nesalcën, Letovicën, Maltërnocin, Breznicën, Muhocin si dhe fshatrat e Malësisë së Bujanocit.
Ndërkohë, vendbanimet shqiptare, të cilat do t’i takojnë Kosovës, aksin rrugorë Lluçan-Miratoc ( që e përmendëm në fillim të tekstit ) do ta kanë të vetmin në dispozicion për rrugëtimin e tyre në Maqedoni.
Krijimi i komunave të reja, sipas burimve tona, do të krijoj një realitet krejtësiht të ri. Përfudnimi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, i cili parashihet të bëhet me organizimin e një Konference Ndërkombëtare do t’i ketë parasyhë këmbimet midis Veriut të Kosovës dhe pjesës së Luginës së Preshevës. Duke pasur parasyshë reagimet që mund të pasojnë për shkak të “ vizatimit “ të rinj të kufinjëve në Ballkan, diplomacia që tani po punon që kjo çështje të kaloj fshehurazi.
Kështu që, në anekset e Marrëveshjes, nuk do të figurojë termi këmbim territori, por demarkacion i kufirit ( si në rastin me Maqedoninë ), për t’iu shmangur kështu efektit zinxhiror që mund të pasojë me shqiptarët e Maqedonisë dhe serbët e Bonjes.

Zhvendosja humanitare e popullatës tejet e dhimbshme

Pa dyshim, edhe burimet tona pajtohen, se humbësit më të madh me rastin e këmbimit të territoreve do të jenë shqiptarët. Ngase, ata përveç humbjes së korridorit 10-të do t’i pres edhe zhvendosja humanitare. Kështu që siç parashhohin burimet tona, nga periudha pas mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën e deri në një afat kohor prej dy vitesh, shqiptarët e pjesës së majtë të kooridorit 10-të do të shpërngulen në Kosovë, saktësisht në zonat, të cilat tani janë të banuara me serbë në Kosovën Qendrore dhe Anamoravë, kurse serbët e këtyre vendbaimeve do të vendosen në trevat shqiptare nga Bilaçi deri në Strezoc.
Burimet tona theksojnë se zhvendosja nuk do të jetë e dhunshme, por ajo do të behet detyrimisht nga shqiptarët, ngase atyre do të mbyllen të gjitha perspektivat në Serbi.
Përveç diskrimkinimit ekonomik, ata nuk do të kenë mundësinë e shkolllimit të mesëm, ngase nuk do të kenë numër të caktuar nxënësish për themelimin e një shkolleje , kaudri mësimorë do të mungojë gjithashtu, në aspektin shëndetësorë do të mungojë personeli adekuat për trajtim, kurse për shkak të bazës ushtarake “ Cepotin “ ana e majtë e korridorit do të militarizohet aq shumë saqë shqiptarët e mbetur mund të jenë të ekspounar edhe ndaj provokimeve të çdoditshme. Të gjitha këto do të çojnë në zhvendosjen e shqiptarëve si dhe në këmbimin e pronave me serbët e mbetarur në zonat e lartë theksuara të Kosovës.

Spektri politik shqiptarë i Luginës i pafuqishëm –rreziku nga epshet e pangopura të politikanëve të etur për pushtet që humbjen klasike ta cilësojnë si fitore triumfale

Nëse vërtetë vie deri tek kjo zgjidhje, të cilën e parashikojnë burimet tona të informuara mirë, është fakt se shqiptarët e Luginës së Preshevës vërtetë do të jenë humbës më të mëdhenj.
Edhe pse spektri politik shqiptarë, sidomos tek ne nuk është fare në këtë “ lojë “, ai nuk është në gjendje as të ndërmarrë diç.
Shumë herë deri më tash klasa jonë politike ka dëshmuar se është mjaftë e paaftë për ti zgjidhur edhe problemet më të vogla, e lërë më çështjet më madhore. Dëshmi për këtë është mosgadishmëria e formimit të Këshillit Nacional, etj.
Por, mbi të gjitha se në një rajon me 70.000 banorë kemi 10 parti politike shqiptare ,flet më së miri për “ unifikimin e qëndrimeve “.
Këtë përçarje më së miri mund ta shfrytëzojë pushteti serbë, duke i realizuar skenerat e veta në mënyrën më perfekte. Rreziku tjetër mund të vie nga një pjesë e subjekteve politike shqiptare, të cilët edhe përkundër humbjes katastrofike të territoreve, me etjet e tyre të pangopura për pushtet,bashkangjitjen e një pjese të territorit të Luginës së Preshevës –Kosovës do ta vlerëosjnë si një triumf të madh.
Megjithatë, është momenti i fundit që faktori politik shqiptarë në Luginë… të unifikohet dhe t’i hap sytë mirë kundrejt këtyre lojërave të rrezikshme, të cilat po zhvillohen fshehurazi në korriz të popullatës shqiptare.
Në rradhë të parë, duhet që në asnjë mënyrë mos t’ju prijë deklarimeve, të cilat rrezikojnë pavarësinë e Kosovës në kufinjtë aktual. Por, nëse ndryshimi i kufinjëve është i pashmënagshëm, atëherë assesi nuk duhet lejuar që edhe Lugina të ndahet. Ajo ose në tërësi duhet t’i takojë Kosovës, ose më mirë të mbetet ashtu siç është, por me një status të veçantë të garantimit të të drejtave të shqiptarëve.
Nuk guxon askush të luaj as me gjakun e dëshmorëve të të gjitha luftërave, të cilët u flijuan, por nuk guxon të luhet as me djerësn dhe mundin e baballarëve dhe stërgjyshëve tanë që për vite ndërtuan rrugë e hekurudha, fabrika e uzina, e tash për një moment tërë këtë pasuri ta gëzojë tjetër kush, kurse viset shqiptare të ngelin vetëm rrëzë maleve, të cilat edhe ashtu po digjen.

   *(Autorët e shkrimit janë bashkëthemelues të radiotelevizionit Spektri – Medium i vetëm i pamvarur shqiptarë në Bujanoc)

 (Shkrimi është botuar edhe te www.presheva.com)

 Ecejaket politike të “posllanikut” Halimi

KUR “AVOKATI” RIZA HALIMI DERDH LOT KROKODILI PËR KOSOVËN?!

Partia Demokratike Kombëtare 

K u m t e s ë

Deputeti i Parlamentit të Serbisë Riza Halimi, këto ditë, ashpër e ka akuzuar qeverinë serbe, pjesë e së cilës është edhe ai vet, se ka sjellë rezolutë të papranueshme për Kosovën.

Deputeti Halimi, nga rendi si gjithherë i pari, për ta kritikuar qeverinë nga e cila e merr rrogën e majme shumë fish më të madhe se dhjetë nëpunës në administratën lokale, natyrisht për ta marrë lavdinë në emër të Partisë për Veprim Demokratik, të cilën e ka getoizuar në enklava asimetrike, për t’i komanduar ato më lehtë sipas stilit komunist.

     NGA BEOGRADI NË PRISHTINË

Deputeti Halimi, me kaq nuk e ndali reagimin e tij ndaj Qeverisë së Serbisë, por ai nga Beogradi shkoi në Prishtinë. Për të mos shkuar vetë i gjeti edhe tre sponsorë kryetar partishë sepse i duhej promovimi i reagimit ndaj rezolutës serbe për Kosovën. Kështu Riza Halimi, me mjeshtëri po i shfrytëzon rastet për legjitimitetin e tij prej deputeti, duke mashtruar edhe kundërshtarët e tij, sepse takimet zyrtare në Prishtinë s’duhet të jenë njëpartiake.

PDK takimet e këtij modeli i konsideron një fushatë favorizuese për deputetin Halimi, i cili nuk e ka votën e shumicës për t’u deklaruar në emër të rajonit të Kosovës Lindore.

Ne edhe më herët e kemi paralajmëruar zotëri Halimin, për rrezikun e pjesëmarrjes në Kuvendin e Serbisë,  por i gjori deputet, për një rrogë e ca privilegje të tjera, të cilat i gëzon ai vet dhe PVD-ja, shef i të cilës është më shumë se 16 vjet, po luan me ndjenjat e popullatës shqiptare të Kosovës Lindore, e cila assesi nuk pajtohet me politikën, të cilën deputeti jolegjitim po e ndjek kinse në emër të këtij rajoni, a nga ana tjetër është bërë peng i proceseve madhore kombëtare. Po “plaki”, siç e quajnë disa aktivistë të partisë së tij, e ka ndrydhur vullnetin politik të PVD-së, duke aluduar sa herë në rrezikun që i kanoset PVD-së për shthurje.

  “UJKU I NGJIT E DELET NË NUMËR”

Në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi, nuk arriti të shënojë asnjë hap pozitiv sa i përket së pari rregullimit me ligj të zbatimit të dygjuhësisë, në mënyrë që ai vet të shprehet lehtë në parlament, pastaj aspak nuk është lëvizur për rregullimin me ligj të simboleve kombëtare e mos të flasim për hapa më radikalë si largimi i xhandarmërisë, hapja e fakultetit të mësuesisë dhe maternitetit e kështu me radhë.

Po për t’iu hedhur kripë në sy këtyre kërkesave legjitime të shqiptarëve të Kosovës Lindore, Halimi merret me punë “më të mëdha” si statusi i Kosovës, Marrëdhëniet ndëretnike në Ballkan, Integrimet euroatlantike etj, gjithmonë sipas retorikës antishqiptare kundër ribashkimit kombëtar. Ai, të gjitha këto i bënë për ta larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet e rëndomta në stilin “Ujku i ngjit e delet në numër”.

Deputeti Halimi, nuk mori pjesë në protestën gjithpopullore, ai, bile i injoron totalisht përvjetorët e UÇPMB-së nuk merr pjesë në iniciativat madhore për jetësimin e Autonomisë politiko-territoriale, konform Referendumit të vitit 1992, nuk pajtohet për formimin e Këshillit Kombëtar etj. Aty në Beograd nuk ka interes për aktivitetet kombëtare shqiptare, sepse ai ndjek parimet e rrugën e “brastvo-jedinstvos”, njëkohësisht siç po bëjnë edhe politikanë të tjerë të “Grupit të Unitetit” të Kosovës nën protektorat që madje kanë “guximin” të bëhen “avokatër” të Kosovës Lindore, por ata as nuk dinë të rregullohen punët në “oborrin” e vet sipas vizatimit të një politike autonomiste të “dialogut”, “negociatave” dhe përkulje si shërbëtorë të Serbisë! Dhe siç ata nuk janë “avokatër” të Kosovës Lindore, ashtu edhe ky “shqiptar i ndershëm” këtej kufirit shqiptaro-shqiptar nuk është e nuk mund të jetë “avokat” i Kosovës.

 E themi kjo sepse ai si struci me kokën nën rërë ka heshtur për të gjitha problemet madhore kombëtare shqiptare, duke “harruar” se “beteja për Kosovën” nuk fitohet në Kosovë, por te Molla e Kuqe dhe në Kosovën Lindore. Ai kurrë nuk ka folur për çështjen e ish-Sanxhakut të Nishit që ka qenë, është e do të mbetet trevë etnike e Shqipërisë, e kolonizuar nga serbomëdhenjtë të Beogradit, për të drejtën e rikthimit të pronave të popullsisë shqiptare të dëbuar prej atje dhe për detyrat që shteti serb i ka për të dëmshpërblyer (si dikur Gjermania çifutët) për gjenocidin ndaj tyre dhe për shfrytëzimin mbi 130 vite e tokave shqiptare të pushtuar!! Ai nuk ka folur as për faktin se Kosova Lindore  është truall shqiptar, i shkëputur prej trungut të Kosovës historike për të sunduar më lehtë serbët popullsinë shqiptarë nën robëri dhe kolonizim serb dhe kurrë nuk ka potencuar të drejtën e ribashkimit të këtij trualli me Kosovën!! Së paku nuk ka kërkuar për shqiptarët e Kosovës Lindore të njëjtat të drejta e privilegje që minoriteti serb në Kosovë do t’i gëzonte me kënaqësi nëse do të vihet në zbatim “pakoja” Ahtisari (edhe pse situatat nuk janë të krahasueshme deri në identifikim, për arsye se është e padrejtë që statusi i serbëve minoritarë – shumica kolonë të sjellë për të kolonizuar territorin shqiptar, sipas porosive të “babagjyshit” Çubrilloviç në Kosovë - të jetë i ngjashëm me atë të popullsinë autoktone shqiptare në Kosovën Lindore - tokë e grabitur prej Beogradit dhe akoma nën pushtim të tij)!!

Po për çka atëherë i dhemb koka deputetit Halimi dhe pse po “rrëzohet” kinse kombëtarisht si bualli pa krye në “luftën për status” të Kosovës?! Ai, mozomakeq, merakoset se si nuk po funksionon Trupi Koordinues, se në Preshevë nuk po derdhen donacionet si në kohën e pashallëkut të tij, pse Interspeedi po i blen tokat shqiptare, pse në Bujanoc pushteti nuk po funksionon alla-PVD e të tjera probleme, nga të cilat i kruhet shpesh rradakja pas veshit.

POROSIA

PDK kërkon sa më shpejt të formohet Këshilli Kombëtar. Mjaft më me politikë individësh, të cilët e kanë sjellë Kosovën Lindore para një akti poshtërues! Nuk lejohet që në emër të këtij rajoni, i cili diti ta bëjë referendumin, luftën e procese të tjera, e nuk paska vullnet ta formoj një organ të lartë, nga i cili do të burojnë iniciativa për zgjidhjen e drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes shqiptare.

Mos të merremi me ato që po bënë Parlamenti serb, për shqiptarët, po ne çfarë bëjmë për vete. Kjo është rruga që na çon përpara dhe na shpëton nga asimilimi dhe shkombëtarizimi gradual. Është shansi t’i çojmë në vend amanetet e dëshmorëve të kombit, vullnetin e popullit të shprehur me referendum, vetëm drejt, shpejt dhe ballëlartë.

Bujanoc, më     18.07.2007

Nga kryesia e PDK-së     Nexhmedin Saqipi

 * Fotolegjenda është e pashtriku.orgs 

 PARTIA DEMOKRATIKE KOMBËTARE, KËRKON VENDOSJEN E SHTATORES SË GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT NË BUJANOC

(www.pashtriku.org - 02.07.2007 / 11:40)

 Partia Demokratike Kombëtare

ASAMBLESË KOMUNALE  - BUJANOC  

  K  Ë  R  K  E  S  Ë 

Lënda:Kërkesë Asamblesë Komunale për vendosjen e Shtatores të Skendërbeut në qendër të Bujanocit   

I nderuari zotëri kryetar,

Partia Demokratike Kombëtare, kërkon nga Asambleja Komunale,  për vendosjen e Shtatores së Skënderbeut, në qendër të Bujanocit.

Kërkojmë nga autoritetet  e Asamblesë Komunale të Bujanocit, që në afat  sa më të shpejt  ta shtroj në kuvend kërkesën për shqyrtim dhe miratim të iniciativës sonë për vendosjen e Shtatores të Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Madhësia  e Shtatores  dhe pamja  duhet të jetë e përafërta me madhësinë e shtatores së Skënderbeut të vendosur në qendër të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit.

Të gjitha shpenzimet gjerë në realizimin e kësaj vepre madhore  do t’i  heq PDK–ja me donatorët e saj.

Shpalosja e këtij projekti do të bëhet, më 28 Nëntor 2007, me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar.

Bujanoc, më 2 korrik 2007  

 Nga Kryesia e PDK-së     

Nexhmedin Saqipi - kryetar

Kthehu ne fillim

----------------------------------

Partia Demokratike Kombëtare

FALJA  GJYSMAKE

 K U M T E S Ë

Presidenti i Serbisë Borisav Tadiq, këto ditë të thata me diell qershori, u kujtua t’u kërkonte Kroacisë falje publike për gjenocidin e ish regjimit diktatorial të Millosheviqit, ndaj popullit kroat. Një gjest human e mbi të gjitha patriotik. Nuk është lehtë të kërkosh falje pas gjithë asaj mizorie krimesh e torturash njerëzore e materiale të ndodhura gjatë proceseve luftarake, në një kohë kur në Serbi, proceset demokratike ende janë nën embargon e nacionalizmit dhe ksenofobisë. Por, nuk është edhe vështirë, meqë faljet duhet të ndodhin një ditë.

Para faljes për gjenocid ndaj kroatëve, presidenti Tadiq, është dashur t’i kërkoj falje popullit shqiptar në Kosovë dhe në krahun e saj lindor: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Do ta kishte më lehtë presidenti të kërkonte falje së pari ndaj qytetarëve të vetë, ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët para, gjatë dhe pas konflikteve të armatosura, pësuan pafajshëm një gjenocid të paparë nga forcat e kombinuara serbe të satrapit Millosheviq.

Me mijëra e qindra shqiptarë u zhdukën, u zhvendosën, u burgosën u likuiduan pa gjyq si dhe me dhjetëra shtëpi u bënë shkrumb e hi e u boshadisen dhunshëm nga paramilitarë dhe militarë të ish pushtetit të dikurshëm.

Me dhjetëra dosje njerëzish të humbur pa gjurmë ende nuk janë zbardhur, me dhjetar fshatra vazhdojnë të mbeten pa njerëz, me dhjetar iniciative ngulfaten politikisht, duke u përbuzur dhe injoruar vetëm pse janë shqiptare.

PDK kërkon nga presidenti Tadiq dhe institucionet më të larta në Serbi, që ta shtrojnë drejt çështjen e shqiptarëve në Serbi, të cilët nuk shtrihen vetëm në tri komuna, por edhe në vet Beogradin. T’i hap dosjet për pasuritë e patundshme të shqiptarëve, të shpërngulur dhunshëm dhe t’u krijo kushte për kthim të papenguar. Kthimi në pasuritë e dikurshme, është një e drejtë po aq logjike se sa, ai, kur kërkon vetë kthimin e serbëve në Kosovë.

PDK i sheh të realizueshme këto kërkesa po qe se presidenti Tadiq, ka vullnet dhe merr guxim si për rastin e kroatëve, të kërkoj falje për popullin shqiptar, i cili me shekuj ka qenë i diskriminuar dhe gjenociduar nga regjimet diktatoriale serbe.

Shqiptarët e Kosovës Lindore kanë marrë pjesë aktive në jetën politike dhe ekonomike të Serbisë. Rruga e tyre institucionale në vend që të shpërblehet nga shteti ku jetojnë dhe paguajnë kontributet, ata ndiqen, burgosen dhe likuidohen pa gjyq.

PDK- ja kërkon nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, që të ushtrojnë trysni ndaj Beogradit zyrtar që të ndërroj kursin politik ndaj çështjes shqiptare në këtë rajon, përndryshe gjërat mund të dalin nga kontrolli dhe proceset të kthehen prapa, njofon Qendra për Informim e Partisë Demokratike Kombëtare, me seli në Bujanoc.

Bujanoc, 27.06.2007

Kthehu ne fillim

------------------------------ 

 Protesta në Preshevë

T´I NJIHET KOSOVËS LINDORE E DREJTA PËR VETËVENDOSJE

(www.pashtriku.org – 16.06.2007 / 13:05)

Dje në Preshevë u mbajt një tubim protestues gjithëkombëtar, i Organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së ish UÇPMB-së, në bashkëpunim me subjektet politike të Kosovës Lindore, LPD, PDSH, PDK, LKSH, UDSH, dhe BDL. Kjo protestë nuk u përkrah vetem  nga kryetari i PVD-së Riza Halimi, i cili e ka zgjedhë rrugën drejt Evropës nëpërmes parlamentit të  Serbisë.

Siguria e brishtë, problemet ende të pazgjidhura politike, ekonomike dhe ato sociale, janë vetëm disa nga faktorët, që kanë ndikuar të protestojnë qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, në sheshin para Kuvendit Komunal në Preshevës, nën patronatin e Organizatës së Vteranëve të Luftës së ish UÇPMB-së.

Nënkryetar i OVL të ish UÇPMB-së, Arbër Ibrahimi, para masës së tubuar tha se në momentet kur Lugina e Preshevës, ishte bërë temë bisede në qendrat e vendosjes ndërkombetare si në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ashtu edhe në selinë e NATO-s, deri sa shqiptarët i kaploj një fije shprese se më në fund, falë aktivitetit dhe sakrificës, luftës dhe gjakut të derdhur të bijëve të këtij populli, do të shpërblehen me lirinë e shumëkërkuar, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Ne u tradhëtuam dhe nuk fituam lirinë, tha ndër të tjera Ibrahimi, për të vazhduar me faktin se, ish-pjestarët e UÇPMB-së i lëshuan armët dhe i hapën rrugë zgjidhjes politike, por proceset u mbyllën njëanshëm dhe pa rezultate, duke e dëmtuar palën shqiptare.

Organizatorët e protestës të përkrahur edhe nga pjesa dërmuese e strukturave politike dhe institucionale të Kosovës Lindore , iu kanë drejtuar faktorëve relevant vendor, rajonal dhe atyre ndërkombëtar, me një varg kërkesash. Ndër të cilat veçohet organizimi i bisedimeve Preshevë-Beograd për zgjidhjen e problemit politik të shqiptarëve të këtij rajoni, të ndërprera në maj të vitit 2001. Pastaj demilitarizmi, ndërprerja e diskriminimit, lirimi i të burgosurve politik, ndërprerja e politikës shpërngulëse të shqiptarëve si dhe njohja e të drejtës për vetëvendosje.

Protesta e djeshme u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm të mediave vendore dhe ndërkombëtare. Ndërkohë që një interesm të vaçantë kishin edhe masat e shumta të sigurisë. Përkundër vëmendjes së tillë, protesat kaloi pa probleme të regjistruara, ndërkoh që masa e tubuar në mënyrë të qetë u shpërnda.

Kërkesat e protestave të sotshme

1. Bashkësia ndërkombëtare si ndërmjetsuese për ndërprerjen e luftës së armatosur në mes të UÇPMB dhe forcave serbe, tani të organizojë fillimin e bisedimeve Preshevë - Beograd për zgjidhjen e problemit politik të Shqiptarëve të Kosovës Lindore, të ndërprera në maj të vitit 2001. 

2. Zyrtarisht dhe në mënyrë politike, Beogradi zyrtar të anulojë të gjitha fletarrestet të lëshuara nga gjykata serbe dhe ato të BIA-s, lëshuar për arrestimin e shqiptarëve për shkak të veprimtarisë së tyre kombëtare. 

3.Konformt të drejtës ndrëkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare Beogradi zyrtar ta ndalojë politikën e shpërnguljes së shqiptarëve dhe, të mos pengojë por të krijojë kushte për kthimin e të gjithë të shpërngulve shqiptar në pronat e tyre. 

4. Forcat ushtarake serbe Xhandarmeria dhe ushtria serbe të tërhiqen nga Kosova Lindore dhe të krijohen mundësitë e demilitarizimit të rajonit nga forcat serbe. 

5. Qeveria serbe të ndalojë ndërtimin e objekteve dhe infrastrukturës militare përbrenda kufijve të Kosovës Lindore. 

6. Beogradi zyrtar të ndalojë menjëherë proceset gjyqësore të motivuara politikisht. 

7. Të lirohen pa asnjë kusht luftëtarët e lirisë nga burgjet serbe . 

8. T'i njihet popullit shqiptar të Kosovës Lindore e drejta për vetvendosje.

***

Partia Demokratike Kombëtare

KOSOVA LINDORE NË PERIFERI TË ZHVILLIMEVE DIPLOMATIKE

K U M T E S Ë

Në qarqet diplomatike, kohëve të fundit, rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përkatësisht Kosova Lindore, as që po përmendet për së gjalli, bile as  krahasohet më me Mitrovicën e Kosovës.

Në kancelaritë e këtyre diplomacive, nuk po arrijnë promemorie, platforma e shkresa të ndryshme të subjekteve politike, që veprojnë në Kosovën Lindore, për avancimin e pozitës politike të shqiptarëve të këtij rajoni.

Gjithçka po duket së në Kosovën Lindore ka rënë gjumi veror. Ky opium po vjen në momentet më kyçe kur Kosova pa pjesën e saj lindore po shkon sigurt drejt pavarësisë. Qytetarët me shqetësim pyesin: E ku po mbetemi ne? Për çka luftuam? Çka fitojmë po mbetëm edhe më tej provincë e Serbisë? Pse lufta për pushtet lokal na ka rrasur dy këmbët me një këpucë? Kush janë ata “sokola”, që në emër të patriotizmit rrahin gjoks për Kosovë e Serbi?

  Të gjitha këto pyetje kanë një emërues të përbashkët: varfëria politike ka sjellë vendin para një mungese vizionesh, iniciativash, kërkesash. As nuk do të ketë kërkesa serioze për zgjidhjen e drejtë dhe të qëndrueshme të statusit politik të Kosovës Lindore.

Paria jonë a nuk na premtoi se pas zgjedhjeve parlamentare serbe, deputeti ynë do t’na rregulloj simbolet kombëtare, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, madje do t’na largojë edhe xhandarmërinë.

Lëre që premtime ngelën në nivel pallavrash e kerefekesh, por tashti forcat e sigurimit serbë edhe më shumë janë shtuar e madje xhandarmëria në aksionet e saj, as që po i pyet autoritetet vendore.

   Kurkush askë më nuk e pyet. Nuk kemi Këshill Kombëtar, i cili do t’i bashkoj krerët e lëvizjeve politike shqiptare e angazhimet për kolltuqe në pushtet lokal kanë kaluar çdo kufi. Shqiptarët janë ndarë e janë përçarë. Lokalizmat kanë marrë hov dhe po i sjellin shoqërisë sonë telashe të reja.

Protesta e organizuar nga OVL-së të UCPMB-së në bashkëpunim me subjektet politike PDSH, LPD, LKSH, PDK, UDSH, ishte shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve me situatën momentale politike, ekonomike dhe të sigurisë. Protesta u mbajt në frymën e tolerancës dhe qetësisë, dhe kjo është një argument se Ushtarët e lirisë shumë ma mirë e kanë kuptuar situatën e përgjithshme se sa disa subjekte politike të cilët me radikalizmin e tyre politik e primitiv janë duke ia humbur imazhin edhe vet botës demokratike.

Iniciativa e Partisë Demokratike Kombëtare për Autonomi ka hasur në veshë të shurdhër. PDK  ka kritikuar pushtetin lokal në Bujanoc dhe Preshevë, sepse udhëheqësit, për shkak të inateve dhe mospajtimeve rreth ndarjes së pushtetit lokal kanë lënë anash interesat shoqërore dhe kombëtare. PDK mbron qëndrimin se vetëm Autonomja e pavarur e Kosovës Lindore mund ta stabilizoj rajonin, dhe për këtë , ajo "kërkon mbështetjen e iniciativës për ta shpallur Kosovën Lindore Autonomi të pavarur konform vullnetit të popullit të shprehur me Referendum, më 1 dhe 2 mars të vitit 1992".

PDK- ja kërkon nga faktorët relevantë ndërkombëtarë që ta monitorojnë si duhet procesin e reformave në këtë rajon, sepse përndryshe situate shumë lehtë do të dalë nga kontrolli dhe Kosova Lindore sërish do të kthehet në një zonë që prodhon konflikte dhe jostabilitet.

Partia Demokratike Kombëtare - Nexhmedin Saqipi- kryetar (nexhas@hotmail.com)

Bujanoc, 16.06.2007

Kthehu ne fillim

------------------------------

PARTIA DEMOKRATIKE KOMBËTARE

K    U   M   T   E   S   Ë

 FITORE E NGUSHTË DHE E TURPSHME E KOALICIONIT 

Zgjedhjet parlamentare të 21 janarit në Serbi, kaluan ashtu edhe siç janë pritur. Pas shumë spekulimesh dhe spektakularitetesh nga këto zgjedhje doli fitimtar populli.

Shqiptarët e Kosovës Lindore i thanë “Jo” referendumit kushtetues të Serbisë, po ashtu me një “Jo” të madhe i thanë edhe zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.

PDK-ja ishte subjekti i parë politik i Kosovës Lindore, i cili ftoi qytetarët shqiptarë, për bojkot të zgjedhjeve dhe falënderon elektoratin, për padëgjueshmëri ndaj ftesës së Qeverisë së Beogradit, faktorëve relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë për dalje në zgjedhje.

Pavarësisht nga presionet dhe shantazhet e Koalicionit të cunguar, për të dalë në zgjedhje, elektorati i tha “Jo” zgjedhjeve.

Kjo fitore e ngushtë dhe e turpshme e Koalicionit, i cili mezi grumbulloi një grusht vota në këto zgjedhje, nuk do ta kishte siguruar edhe atë ulëse në Parlament, pot ë mos ishte prapë ndihma ne ndërkombëtarëve dhe presidentit Tadiq, i cili shkëputi nga subjekti i tij, Partia Demokratik, vota për fitoren e sigurt të Koalicionit PVD-BDL.

Partia Demokratike e Serbisë, tashmë ka një deputet më pak nga radhët e veta, në favor të Koalicionit, kështu që deputeti i ardhshëm të Parlamentit të Serbisë, duhet t’i mbrojë jo vetëm interesat e Koalicionit, por edhe të simpatizuesve të PD-së. Në fakt PD e Tadiqit e humbi një deputet në parlament nga 65 në 64 sish, por e fitoi një aleat natyral në qeverisjen e shtetit siç është Koalicioni.

     PDK-ja, një fitore të tillë të Koalicionit, e vlerëson jo vetëm jolegjitime, për shkak të votave të dhuruara nga Partia Demokratike serbe, por edhe manipulimi i Koalicionit me vjedhje të votave, keqpërdorimeve dhe mangësive nga më të turpshmet.

Përkundër vërejtjeve të aktivistëve të CESID-it dhe disa organizatave monitoruese të zgjedhjeve, për parregullësi të zgjedhjeve Koalicioni, shpalli fitoren skandaloze dhe me paturpësi propagandon për kinse angazhimet e deputetit në Parlament, për realizimin e të drejtave të shqiptarëve për një jetë më të mirë në këto komuna.

Deputeti jolegjitim nga Presheva, mund të garantoj një jetë më të mirë veç për veten sepse merr një rrogë të majme, ndërsa për realizimin e kërkesave të shqiptarëve në një parlament, në të cilin më së shumti ulëse kanë siguruar radikalët, është paksa e vështirë.

Derisa në Beograd luhej vallja çetnike e radikalëve në fushatën parazgjedhore, në “Luginën e Koalicionit” valonin flamujt kombëtarë dhe stoliteshin bilbordet me posterët kuq e zi, të gjitha këto të lejuara dhe të përkrahura financiarisht nga Beogradi. Jo vetëm kaq, Beogradi i lejoni Koalicionit t’i mbush kutiat me vota të vjedhura, duke i siguruar dominim jo vetëm në këshillat votuese, por edhe te monitoruesit e zgjedhjeve.

Çudi! Tubimet e Koalicionit fillonin me himnin kombëtar dhe me një minut heshtje për dëshmorët e kombit, në zgjedhjet serbe! Këtë e ka bërë vetëm Koalicioni e i qoftë me nder fitorja false.

PDK-ja kërkon nga subjektet simotra, bojkotuese të zgjedhjeve serbe, të rreshtohen për t’i vazhduar proceset për formimin e Këshillit Kombëtar dhe implementimin e vullnetit të popullit të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.

Më24.01.2007

-----------------------------------

 

SH.R.K.VNJ.K 
Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Njerzore dhe Kombëtare
Preshevë
 

K  O  M   U  N  I  K  A  T  Ë


 Popullata e Kosovës Lindore me kulturën e lartë politike dhe patriotike duke bojkotuar zgjedhjet e 21 Janarit për Parlamentin e Serbisë ashpër e denoi politikën puthdorëse ndaj Beogradit të Koalicionit të Bashkuar.
Edhe pse Koalicioni kishte organizuar një fushat me shpenzime të mëdha materiale të marrura nga fondet e Qeverisë Serbe dhe duke i blerë televizionet publike nuk arriti ta bindë popullin e Kosovës Lindore për ta legjitimuar politikën e tyre të drejtuar me sy kahh Beogradi.
Kjo është edhe një grusht i rëndë për ata që po përkrahin këtë politik kundër vullnetit të popullit. Moralisht nuk i ka mbetur tjetër liderëve të Koalicionit pos të japin dorëheqje dhe ata që vinë pas tyre, ta orientojnë kursin e tyre politik drejt integrimeve kombëtare e jo copëtimeve kombëtare. Ky është një leksion për të gjithë ata që thirren në emër të popullit, edhe në të ardhmen do të jenë humbës me politikën e tyre mashtruse.
Populli edhe kësaj radhe tregoi se di të ndëshkon gjithmonë të gjitha veprimet antikombëtare përkundër tendencës së Koalicionit që t’i mbush kutit e votimit vetëm sa për të siguruar madje edhe një ulëse në Parlamentin e Serbisë.
Me këto zgjedhje ju shkelët gjakun e dëshmorëve, vlerat e luftës, u treguat mospërfillës ndaj kërkesave shekullore të shqiptarëve të këtyre trojeve. Mu për këtë edhe e morët denimin e merituar nga vet populli. Populli dëshmoi se ju në Parlamentin e Serbisë kurr nuk do të jeni legjitim dhe aty mbroni vetëm interesat, dhe privilegjet tuaja personale që ia siguron pushteti serb.
Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Njerëzore dhe Kombëtare i faleminderon të gjithë ata të cilët u angazhuan për të bojkotuar këto zgjedhje antikombëtare. Faleminderon edhe popullatën për vendosmërinë e tyre për t’ia bërë me dije të gjithëve edhe bashkësisë ndërkombëtare, edhe pushtetit lokal se shqiptarët e Kosovës Lindore nuk do të lejojnë asnjë pazarllëk në dëm të interesave kombëtare.

Preshevë SHRKVNJK
22.01.2007 Kryetar: Nazmi Hajredini

 ------------------------------------------

KËSHILLI  INTEGRUES I SHQIPTARËVE TË KOSOVËS LINDORE

 

K  O  M  U  N  I  K  A  T  Ë

Shqiptarët e Kosovës Lindore me bojkotin që ia bënë zgjedhjeve të 21 Janarit për Parlamentin e Serbisë treguan pjekurinë më të lartë politike, pas Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, për Autonomi Politiko-Teritoriale me të drejtë bashkangjitjeje me Kosovën.

Populli i Kosovës Lindore e dëshmoi se vullneti i popullit të Kosovës Lindore është për integrime Kombëtare e jo për dezintegrime në dëm të interesave kombëtare. Politika e Koalicionit u demaskua nga vullneti dhe vota e popullit. Në shtetet demokratike nëse opcioni i një subjekti apo koalicioni ndëshkohet nga vota e popullit siç ndodhi me 21 Janar në Kosovën Lindore, atëherë nuk i mbetet tjetër rekomanduesve të asaj politike veç të japin dorëheqje.   Mbi 70 % e elektoratit tregoi se nuk i përkrah iniciativat politike të cilat bien në kundërshtim me gjakun e dëshmorëve dhe luftës së UÇPMB – së.

Ky popull historikisht ka treguar se vullneti politik i shqiparëve të Kosovës Lindore është bashkimi kombëtarë dhe se politika e bashkimit kombëtarë nuk ka alternativë. Edhe pse janë vërejtur parregullësi të mëdha në procesin e votimit, të gjithë janë të bindur se ka patur mbushje të kutive, përkundër kësaj prap se prap shqiptarët nuk lejuan që vota e tyre të legjitimoj dhunën shekullore të hartuar nga parlamenti serbë ndaj shqiptarëve.

Këshilli për Integrimin e Shqiptarëve të Kosovës Lindore falënderon të gjithë elektoratin shqiptarë që bojkotuan zgjedhjet e 21 janarit.

 Ky bojkot do të thotë stop një herë e përgjithmonë politikës me kritere të dyfishta edhe me Kosovë edhe me Serbi.

Bujanoc, më  23.01.2007

Nga Kryesia e Këshillit Integrues të Shqiptarëve të Kosovës Lindore

Kryetar  Salih Salihu

--------------------------

POPULLI SHQIPTAR NË KOSOVËN LINDORE I THA JO ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NË SERBI

 

Fatos ALIU

22.01.2007

Përkundër presioneve të mëdha për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë dhe manipulimeve gjatë këtyre zgjedhjeve nga ana e kuislingëve që me çdo kusht ta fitojnë një karrigë turpi në Parlamentin e Serbisë, Kosova Lindore - Presheva, Bujanoci e Medvegja - kjo Zemër e Madhe e Veriut të Shqipërisë, i dha një JO të madhe e historike – Serbisë, aleatëve të saj e kuislingëve gjithandej trojeve shqiptare, jashtë e brenda institucioneve të Kosovës e të Shqipërisë.

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, i tha një PO të madhe Kosovës, Shqipërisë, popullit shqiptar anembanë trevave shqiptare.

Populli i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ia dha Lekcionin dhe Notën më meritore të gjithë atyre që e ftuan të votojë për Serbi, dëshmoi kulturën dhe shpirtin e tij të madh të shqiptarisë.

JO! -  atyre që thirren në emër të Kosovës së martirizuar historikisht, e që pasurohen në kurriz të saj, që e vjedhin ardhmërinë e saj!

JO! - për nder të gjakut të  derdhur të shqiptarisë, dëshmorëve të lirisë!

PO! - demokracisë së popullit për popull, për komb e atdhe, për liri e përparim kombëtar!

Prishtinë, 22 janar 2007 

_____________________________

Rezultatet preliminare nga "CeSID"

PARTIA RADIKALE SERBE I FITOI ZGJEDHJET NË SERBI!

Sipas rezultateve preliminare të ?CeSID? në zgjedhjet e sotme të Serbisë udhëheq Partia Radikale Serbe me 28.5 përqind, e përcjellur nga Partia Demokratike e Boris Tadiq me 22.9 përqind, në vendin e tretë gjendet Partia Demokratike e Serbise e Vojisllav Koshtunicës me 17 përqind. Në vendin e katërt gjendet G17 plus me 6.8 përqind.

NTERESIMI I SHQIPTARËVE TË KOSOVËS LINDORE PËR TË VOTUAR ËSHTË SHUMË I VOGËL

21.01.2007

Sot edhe në Kosovën Lindore (që krejt padrejtësisht po thirret Lugina e Preshevës) po mbahen zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Në orën 7 të mëngjesit janë hapur 130 vendvotime dhe mundësinë e votimit e kanë rreth 70 mijë votues të regjistruar, ku prej tyre rreth 45 mijë janë shqiptarë.

Sipas burimeve brenda koalicionit të shqiptarëve që kanë pranuar të dalin në zgjedhje, thuhet se deri në ora 14 në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, kanë votuar mbi 20% për qind e trupit elktoral shqiptarë.

Ndërsa burimet brenda partive politike që bojkotojnë këto zgjedhje, flasin se interesimi i shqiptarëve për të votuar është shumë i vogël. Madje bëhet e ditur se edhe ata pak shqiptarë që paraqiten në qendrat e votimit janë të kërcënuar e të shantazhuar nga pjestarë të  koalicionit shqiptarë pro-zgjedhjeve. Për më tepër ka informacione se në disa vendvotime shumë persona kanë votuar edhe për anëtarë tjerë të familjes që nuk janë paraqituar në qendrat e votimit.

Përndryshe këto zgjedhje po ndiqen me intersim të jashtëzakonshëm nga vëzhgues të shumtë ndërkombëtarë si dhe nga vëzhgues të partive serbe dhe shqiptare, që po marrin pjesë në këto zgjedhje.

 ________________________________

Bojkoto zgjedhjet parlamentare në Serbi

BOJKOTO, BOJKOTO, BOJKOTO ZGJEDHJET NË SERBI

 NJ O F T I M   P Ë R   O P I N I O N 

Me organizim të shoqatave "VATRA" dhe ANATEMA", më 17 janar të vitit 2007, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, u mbajt Tryeza e Rumbullatkët lidhur me " Daljen apo Jo në zgjedhje parlamentare të Serbisë të 21 janarit 2007". Në debat morrën pjesë të gjithë pjesmarrësit: drejtues politikë të shumicës së partive politike të Luginës së Preshevës (PDSH, LPD, PDI, PDK, LKSH), të shoqatave dala nga lufta (veteranëve të UÇPMB-së); intelektualë e veprimtarë të shumtë nga Treva e Preshevës dhe Kosova. Pas diskutimeve dhe referateve të mbajtura, pjesmarrësit miratuan njëzëri këtë:

 TH  I  RR  J  E

Popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës, që më datën e zgjedhjeve Parlamentare të Serbisë, të mos dalin në zgjedhje me të cilat kësaj treve shqiptare i është përgatitur fati i kobshëm për të ardhmën e saj.

Apelet për pjesmarrje në zgjedhje janë apele të atyre që kurrë nuk i kanë dhënë llogari popullit për veprimet dhe mosveprimet e tyre në emër të tij. Arsyetimet për dalje në zgjedhje janë jo vetëm mashtrim, por edhe demaskim i synimeve për ta legjitimuar pushtimin serb të kësaj treve, diktaturën dhe dhunën kundër popullatës shqiptare të kësaj treve etnike shqiptare, sa herë që t'i kërkojë të drejtat e tij të shkelura, brenda një sistemi okupator dhe diskriminues.

Mashtrimeve duhet dhënë fund. Këtë mund ta bëjë vetëm populli me BOJKOT dhe në krah të forcave më të vetëdijshme, liridashëse e demokratike të kombit, e jo të atyre që i shesin interesat e atdheut për interesa të përfitimeve personale.

BOJKOTI do të jetë lekcion për të gjithë shkelësit e demokracisë, të lirisë dhe vullnetit të popullit, për t'i hapë frymën dhe rrugën organizimit dhe procesit të ri demokratik mbi bazën e vullnetit të popullit, e jo të pushtuesit shekullor të trevave shqiptare.

Këshilli Organizativ, Flamur Arifi, moderator

Prishtinë, 17 janar 2007 

----------------------------

SHRKVNJK P
Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Njerzore dhe Kombëtare
Preshevë


Reagim

Shoqata për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Njerëzore dhe Kombëtare në mbledhjen e mbajtur më 17. 01. 2007, me familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, dhe antarësin e gjërë, ndër të tjera shqyrtoi situatën më të re të krijuar me rastin e vendimit të disa subjekteve politike që veprojnë në Luginën e Preshevës, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 janarit për konstituimin e Parlamentit Serb.
Duke patur para sysh shqetësimet e familajrëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, ish – ushtarëve të UÇPMB – së, si dhe qytetarëve të shumtë, që kanë arritur në zyrën e shoqatës ku shprehet indinjatë e thellë ndaj keqpërdorimit të vlerave kombëtare siç janë: flamuri, gjaku i dëshmorëve, himni kombëtarë, vlerat e luftës etj. Të gjitha këto dukuri negative që po shpalos i ashtuquajturi “Kualicioni së bashku” në fushatën e vet elektorale për zgjedhjet parlamentare të Serbisë na shtyjnë që të lëshojmë këtë reagim.
Është e drejt e natyrshme që gjithkush të shpreh vullnetin e vet edhe nëse ai vullnet është i turpshëm, ashtu qysh po e demonstron kualiconi vullnetin e vet para popullit. Por, edhe pse ky vullnet është i turpshëm, askujt nuk i lejohet që turpin e vet ta mbuloj me gjakun e dëshmorëve, flamurin dhe hymnin kombëtarë, vlerat e luftës etj. I ashtuquajturi kualicion duhet të dijë se Flamuri kombëtarë është symbol i bashkimit kombëtarë, e jo i fushatës së pamoralshme për coptim kombëtarë. Është demagogji dhe pandershmëri njerëzore dhe kombëtare të deklarosh para mediave se më vjen turp që gjindem në një tubim ku valvitet Flamuri Kombëtarë. Zotërinjtë e kualicionit si duket kan harruar se për këtë flamur edhe sot e kësaj dite përndjeken të rinjt të cilët patën guximin t’ia bëjnë me dije të gjithëve më 28 Nëntorë – Dita e Flamurit, të vitit 2006, se kjo tokë e ka flamurin e vet me shqiponjën dy krenare. Të njëtit sot pa fije turpi dhe para syve të pushtetit serb i cili i pwrndjek kwta tw rinj, po e valvitin flamurin kombëtarë, por fatëkeqësisht kësaj rradhe për ta legjitimuar veten në Serbi. Ata që turpërohen dhe buzqeshin rrejshëm para flamurit kombëtarë, mos të harrojnë se një ditë nuk do të ketë vend për ta, në këtë tokë as për një varrë.
Serbia me shekuj ka njollosur dhe do të vazhdoj të njollos vlerat dhe nderin kombëtarë. Shqiptarët e Kosovës Lindore kurr nuk do t’ia falin juve pjesmarrjen në Parlamentin ku do ta legjitimoni këtë shtypje shekullore ndaj shqiptarëve. Vrasje, burgosje, tortura, përndjekje dhe pastrim etnik do ta ket vazhdimisht përderisa këtë tokë pretendon ta mbaj të okupuar Serbia. Si do ta ndieni veten atëherë kur ju me pjesmarrjen tuaj në këto zgjedhje do të jeni bashkpjesmarrës në krim. Ky popull e ka dëshmuar edhe në historinë më të re të tij, se nuk do ta duroj dhunën dhe pastrimin nga kush do qoftë.
Neve na nevojitet forcë dhe energji për të vepruar ne dobi të unitetit dhe bashkimit, drejt realizimit të vullnetit të mirfillltë të shqiptarëve të këtyre trojeve për bashkim kombëtarë, e jo për shkapërderdhje të trungit kombëtare vetëm sa për të siguruar karrierën dhe privilegjet individuale, që synohen të arrihen me zgjedhjet e 21 janarit.

Preshevë 17 01.2007

Kryetari i SHRKVNJK-s Nazmi Hajredini

------------------------------------

Shqiptarët distancohen nga politika serbe antishqipare

  

Shkruan: Halil SELIMI

Baza e zhvillimit dhe ndërtimit të demokracisë është vota e lirë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, më shumë se çdo popull tjetër në rajon, kanë nevojë për liri, demokraci dhe prosperitet, por Serbia, mjerisht, akoma është shumë larg ndërtimit të një sistemi bashkëkohor demokratik të votës së lirë.

Me rastin e zgjedhjeve qendrore serbe, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë vënë para një sprove të vështirë politke, e cila ka vetëm kuptimin e një provokimi të vullnetit të tyre politik në raport me pushtetin serb, aspak demokratik, bartësit e të cilit, gjithë fushatën dhe veprimtarinë politike akoma e ndertojnë nën moton e luftës dhe antishqiptarizmit.

Mospjesëmarrja e shqiptarëve në zhgjedhjet serbe është një distancim politk ndaj dhunës, agresiviteti dhe luftënzitjes së një pushteti antishqiptar, por edhe si bojkot është shumë më demokratik se vet pushteti aktual serb. Pra, shqiptarë nuk janë kundër demokracisë së mirëfilltë, por Serbia , e cila nuk garanton zgjedhje të lira dhe fushatat zgjedhore i organizon nën moton e vringëllimës së armëve kundrejt shqiptarëve. 

Për më tepër edhe përmes kërcënimeve të hapura të radikalëve sheshelian që dominojnë skenën politike në Luginë. Pastaj edhe pjesa përfundimtare e votimi do kalojë në orët e mbrëmjes së vonë dhe në kushte pasigurie, si nën pushtim dhe kërcënim ushtarako-policor!

Demokracinë serbe, shqiptarët nuk kanë focë vote as ta ndërtojnë as ta dëmtojnë dhe nuk është parim demokkratik as të rrezikojnë për të dhënë një votë vetëm në shërbim të një apo dy personave sa për t’i punësuar ata si deputet në parlamentin serb. E drejta e votës së lirë, për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e rrezikuar së bashku me lirinë e tyre kombëtare, njerëzore, politke dhe demokratike.

Derisa shqiptarët akoma nuk gëzojnë as lirinë e lëvizjes, në këtë rajon etnikisht të dominuar prej tyre dhe të stërngarkuar me ushtri, xhandarmëri e polici serbe, është përgjegjësi e tejkaluar demokratike t’i ftosh qytetarët shqiptar të shkojnë në kutitë e votimit, nga të cila pastaj nuk di si mund të kthehen, në rrethana pasigurie të lëvizje së tyre të lirë.

Vota e lirë dhe demokratike ka rëndësinë e pazëvendësueshme në ndërtimin e pluralizmit të mirëfilltë politik, por kurrë nuk duhet të shërbejë për kusuritje politike, as përfitime personale, ku demokracia akoma mbetet vetëm dëshirë dhe aspiratë jo vetëm për shqiptarët skajshmërisht të privuar nga të drejtat elementare të demokraciësë së vërtetë qytetare.

Vota nuk është detyrim, por shprehje e vullnetit të lirë politik në kushte lirie dhe demokracie të vërtetë, për çka edhe shqiptarët asporonjë jetësisht, por që pushteti serb kurrë nuk ka pasur vullnetin e mirë ta garantojë për shqiptarët etnikë shumië të Luginës së Preshevës, prandaj është e drejtë e tyre të tërheqin vërejten kudër padrejtësisë dhe distancimit politik, qoftë edhe përmes bojkotimit të zgjedhjeve që prodhojnë vetëm pushtetarë të dhunës, agresivitetit dhe diskriminimit antishqiptar.

Nëse akoma ka politikanë shqiptarë që nuk e kanë kuptuar këtë, atëherë elektorati shqiptar do t’ua tregojë me bojkotimin të zgjedhjeve aspak demokratike serbe.

 Halil Selimi, ish-anëtar i Gr. Negociator

Kthehu ne fillim

------------------------------------

MODELET ALTERNATIVE TË ZGJEDHJEVE POLITIKE NË KOSOVËN LINDORE

Fatos ALIU
Prishtinë, 19 janar 2007


Modelet alternative të zgjidhejve politike bazohen në parimet e demokracisë direkte dhe të vetëvendosjes së një entiteti dhe etniteti kompakt dhe historikisht të qëndrueshëm. Çështja e regjionit të Preshevës, në përdorim aktual “Lugina Preshevës”, nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet e ndarë dhe e izoluar nga ajo e Kosovës në kufijtë e sotëm administrativë. Etnikisht dhe gjeografikisht, kjo trevë paraqet Veriun e Shqipërisë Natyrale. Në rrethana aktuale mbetet si domosdoshmëri përfshirja e kësaj treve shqiptare krahas të gjitha zhvillimeve demokratike dhe integruese në rajon. Me neglizhencën e gjertanishme të Regjionit të Preshevës në fazën e definimit të statusit politik të Kosovës, nuk arrihen zgjidhjet e qëndrueshme as për Kosovën administrative, sepse po bëhet kolonizimi dhe ndarja e tokave të Kosovës, në një kohë kur do të duhej të ishte zhvilluar e kundërta, procesi i dekolonizimit, konform të drejtës ndërkombëtare – në veçanti të Konventës për dekolonizimin e popujve të kolonizuar. Pikërisht këto politika i kanë hapë rrugë ndasive dhe obstruksioneve të rrezikshme të politikave pro-zgjedhjeve parlamentare për Serbi.
Nëse i referohemi vetëm periudhës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e kemi parasysh se si u shkelën vendimet e Konferencës së Bujanit për vetëvendosje dhe bashkim të Kosovës me Shqipërinë, të janarit 1944, përkundër garancive të dhëna nga vet Ushtria Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë, nga Ushtria Nacinalçlirimtare e Shqipërisë dhe Aleanca e Atlantikut për zbatimin e këtyre vendimeve pas përfundimit të luftës dhe çlirimit nga okupatori nazi-fashist. Pasoi aneksimi i mëpastajmë i Kosovës dhe i trojeve tjera shqiptare nën Jugosllavi, krijimi artificial i Republikës së Maqedonisë me territore shqiptare, për ta sjellë situatën e sotme të trajtimit të veçuar edhe të regjionit të Preshevës – Kosovës Lindore, strategji e zbatuar pansllaviste për vështirësimin e zgjidhjeve të drejta dhe efektive të padrejtësive, në rrethana të ndryshimeve demokratike, rajonale e globale. Trajtimi i gjertanishëm dhe lënja në harresë e kësaj treve ka bërë që të zhvillohen politika shkurtpamëse dhe luftënxitëse, të maskuara me petkun e demokracisë, integrimeve dhe projekteve multietnike globale, në kurriz të etnitetit dhe entitetit shqiptar. Këto politika, i kanë hapë rrugë dhe mundësi individëve e strukturave të dëshmuara kollaboracioniste të tipit toptanist-shukrist, kanë krijuar një ambient irracional dhe luftënxitës, që nuk shpien tek zgjidhjet pragmatike, dhe, si pasojë, nuk e bëjnë përmirësimin e padrejtësive të vjetra, por kthimin dhe sforcimin e tyre. Për shkak të këtyre elementëve të strukturuar nëpër parti e institucione, nuk u dënua krimi dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve, por po ndiqen, izolohen e burgosen veprimtarët më të devotshëm dhe luftëtarët e dëshmuar të lirisë, në të gjithë hapësirën shqiptare, me politika të ndërtuara mbi bazën e shovenizmit dhe hegjemonizmit serbomadh.
Regjioni i Preshevës si territor i lashtë shqiptar, historikisht i banuar me shumicë shqiptare, shekuj para ardhjes së sllavëve në Ballkan, me etnikumin e Ilirisë dhe lidhshmërinë organike me trojet e tjera shqiptare si popull i një gjuhe, historie, tradite e kulture, i përmban të gjitha karakteristikat e ruajtura për një popull autokton dhe të pandashëm. Në këtë trevë të gjitha regjimet serbe kanë ushtruar politikën e diferencimit, të diskriminimit të shqiptarëve etnikë, si edhe krimet gjenocidale në periudha të caktuara historike, sipas planeve të njohura të Akademisë Serbe të Shkencave për spastrimin etnik (të realizuar ne shumë fshatra të vjetra të banuara me shumicë shqiptare duke filluar nga zanafilla e krijesës së parë të Jugosllavisë për gati një shekull). Kushtëzimet dhe barrierat aktuale, për ta dëgjuar e zbatuar vullnetin e popullatës etnike të kësaj treve duhet të hiqen; sidomos në raport me Kosovën. Atje duhet filluar me zbatimin e procesit të ri të zhvillimeve dhe të zgjidhjeve demokratike të problemeve të trashëguara, duke çliruar frymëmarrjen e shprehjes së lirë të vullnetit të popullatës shumicë dërmuese shqiptare. Atmosfera e presioneve policoro-ushtarake dhe e kushtëzimeve politike, nuk i ul por i ngrit tensionet e reja në këtë hapësirë dhe në rajon, sepse atje nuk janë krijuar premisat elementare demokratike për popullatën shqiptare. Përkundër ndërprerjes së luftimeve të fundit në këtë Luginë, në mes të UÇPMB-së dhe Forcave të Serbisë, nuk shihen as për së afërmi shenjat e ndryshimeve pozitive. Përkundrazi: Treva e Preshevës, e Bujanocit e Medvegjës, është bërë zonë permanente e diskriminimit dhe krizave, e shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave shqiptare si apo më keq se më parë, e lojërave politike në forma të reja, por me pretendime të vjetra. Në vend të procesit të demilitarizimit të regjionit, po ndodh sforcimi policoro-ushtarak, me krijimin e bazave të reja ushtarake, të një lloj “Bonstilli Serb” si pandan të KFOR-it në Kosovë. Serbia po sfidon paqen, zgjidhjet demokratike, shqiptarët etnikë si dhe faktorin ndërkombëtar, me politikën e njejtë të pandryshuar nga ai i Millosheviqit. Shqiptarët nuk mund të kenë iluzione se Serbia do të ndërrojë politikën e saj shekullore ndaj tyre dhe kërkojnë zbatimin e të drejtës së tyre për vetëvendosje, si e vetmja rrugë për zgjidhje politike e demokratike, konform akteve dhe konventave të ratifikuara ndërkombëtare dhe të ligjit ndërkombëtar, siç është ajo Deklarata e Kombeve të Bashkuara të vitit 1970 mbi Principet e Ligjit Ndërkombëtar mbi Marrëdhëniet e Miqësisë dhe Bashkëpunimit e definuar si “e drejtë e të gjithë popujve për të përcaktuar lirisht statusin e tyre politik, si dhe për të vendosur vetë për zhvillimin e tyre ekonomik, social e kulturor”. Regjionit të Preshevës - Kosovës Lindore, si një entitet i ndarë arbitraritsh dhe dhunshëm nga Kosova, i takon e drejta për vetëvendosje, sepse është një etnitet i aftë dhe me potencial për t’i zbatuar përcaktimet e veta politike, me organizimin autonom për të vendosur vet për statusin e vet politik, ekonomik, social e kulturor. Ndonëse e drejta për vetëvendosje është e ratifikuar dhe e theksuar në kuadër të Ligjit Ndërkombëtar, ai historikisht është trajtuar si i zbatueshëm në radhë të parë për popujt e dominuar e të kolonizuar. Shqiptarëve, sido që t’i trajtojë dikush në suaza të politikave të sotme, u takon e drejta për vetëvendosje, për pavarësi dhe shkëputje, si popull dhe entitet i copëtuar dhe i ndarë dhunshëm nga regjimet e mëparshme diskriminuese dhe kolonizuese të ish-Jugosllavisë. Shkëputja, në kuptim të krijimit të shtetit, apo të lidhjeve shtetërore me një shtet tjetër sipas vullnetit të popullit, është një akt i tërheqjes nga unioni i një shteti më të madh dhe i formësimit të një entiteti të pavarur vetë-vendosës. Në Ligjin Ndërkombëtar, shkëputja nuk është as e drejtë e theksuar, as e ndaluar. Shumë kufij shtetëror janë krijuar gjatë historisë në mënyrë arbitrare pa shikuar se artificialisht po krijojnë minoritete brenda vetes, të cilat i përkasin kombit dhe territorit tjetër, të cilit ky minoritet i përket. E drejta autentike e tyre për vetëvendosje për këtë arësye lidhet me të drejtën për shkëputje, pavarësi apo ribashkim me trungun e entitetit të vet.


Arsyet për zbatimin e vetëvendosjes në Regjionin e Preshevës - Kosova Lindore


Në pajtim me aktet ndërkombëtare mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje, Luginës së Preshevës, i takon e drejta për vetëpërcaktim e qeverisje të pavarur, sepse:

          • Në kohën më të re të ndryshimeve demokratike pas shpërbërjes së rendit komunist (1990), shqiptarët e kësaj treve etnike shqiptare, janë inkuadruar në procese të integrimeve të reja për t’i realizuar qëllimet e nëpërkëmbura përgjatë historisë; si me brenda (etnitetit përkatës) edhe jashtë (Evropa);

          • Shqiptarët e Regjionit të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës - Kosova Lindore, me referendumin e mbajtur popullor të 1 dhe 2 mars 1992, u deklaruan për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë ribashkimi me Kosovën e sotme Administrative;

          • Pas përmbylljes së luftës në Kosovë me intervenimin e NATOs, shqiptarët etnikë të Regjionit të Preshevës nuk u përfshinë në bisedime politike për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur shqiptare në këtë trevë, gjë që mobilizoi forcat çlirimtare për rezistencë të armatosur me UÇPMB-në, për t’i treguar botës se këtu jeton një etnitet i shkelur nga Serbia që kërkon liri dhe realizim të të drejtave që u takon, të shprehura me referendumin popullor të vitit 1992;

          • Lufta çlirimtare në mes të UÇPMB-së dhe Forcave të Serbisë u ndërpre me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për t’i dhënë shans rrugës politike të zgjidhjes së kërkesave dhe realizimit të drejtave të etnitetit shqiptar të kesaj treve (Deklarata e bërë midis udhëheqësve të UÇPMB dhe Faktorit Ndërkombëtar nga të KFOR-it Amerikan);

          • Përkundër ndërprerjes së luftës së sipërcekur, Serbia asnjëherë nuk tregoi vullnet dhe interes për zbatimin e vullnetit të etnitetit shqiptar, as për hapjen e një procesi të ri demokratik në rajon, por vazhdoi me politika dhe praktikat shoviniste të shkeljes dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve; me keqësimin e gjendjes, nxitjen e pasigurisë dhe militarizimin e regjionit në përmasa edhe më të medha se gjatë luftës së vititi 2001.

          • Gjendja ekonomike e sociale në regjion nuk është përmirësuar, por keqësuar; regjioni gjendet në buzë të shkretërimit ekonomik e social;

          • Përdorimi i gjuhës shqipe është praktikisht i pa aplikueshëm, në të gjitha institucionet, jo vetëm shtetërore, por edhe lokale; si edhe përdorimi i simboleve kombëtare të shqiptarëve përgjatë festave, manifestimeve, etj.;

          • Arsimi është në trende të keqësimit të vazhdueshëm, si brenda edhe jasht regjionit, në vendet e tjera, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, e vende tjera;

          • Lëvizja e lirë është edhe më e kufizuar, ndjekjet policore nuk kanë pushuar por janë intensifikuar, me kërcënime të burgosjes së veprimtarëve të përndjekur si nga nga periudha e ish-Jugosllavisë, e kohës së Millosheviqit; edhe aktualisht, për ta pamundësuar kthimin dhe kontributin e tyre në vendlindje;

          • Tani, pas bojkotimit të arsyeshëm të Kushtetutës më të re të Serbisë, e cila edhe Kosovën e parasheh pjesë të territorit serb, është paradoksale e kontradiktore dalja në zgjedhje Parlamentare të Serbisë, të cilat zhvillohen pikërisht mbi bazën e kësaj Kushtetute; kur ekzistojnë fakte të panumërt edhe nga e kaluara me injorimet dhe shkeljet e çdo kërkese për të drejtat elementare të shqiptarëve në regjionin e Kosovës Lindore;

          • Tani kur ka përfunduar çdo formë e vjetër e rregullimit të bashkësive të ish Jugosllavisë, pas ndarjes së Malit të Zi, dhe sidomos në kohën kur vendoset për fatin dhe statusin politik të Kosovës, është paradoks i llojit të paparë të dilet në zgjedhjet për Serbi, përderisa ekzistojnë format dhe modalitetet e zgjidhjeve demokratike për vetëpërcaktim të popullatës shumicë shqiptare, për rikonfirmim të vullnetit të referendumit, si dhe format e rregullimit mbi parimet e demokracisë autonome-autentike të etnitetit shumicë, që të vendosë vetë për organizimin e pushtetit lokal në trevën e vet;

           • Përcaktimi për zgjedhje do të thotë kurorëzim i legjitimimit të Serbisë, heqje dorë nga autoktonia e etnitetit përkatës në treva të okupuara shqiptare, hapje e krizave të reja në të ardhmen dhe rrezikim i madh i popullatës nga forcat okupatore e diskriminuese të pushtetit serb;

          • Me daljen në zgjedhje Serbisë do t’i hapej rruga e terrorizimit të popullatës shqiptare, sa herë që të ngritet në mbrojtje të të drejtave të veta; hapje e rrugëve të Serbisë për ekspanzion ndaj trevave tjera shqiptare, në rrethana tjera;

          • Përgjegjësinë për pasojat e daljes në zgjedhje do t’i kenë ata që preferojnë okupatorin dhe armikun – Serbinë, në vend të trungut etnik, Kosovën e Shqipërinë;

          • Populli nuk i dha dëshmorët e vet për të dalë në zgjedhje për Serbi.
 

Përfundim


Lugina e Preshevës i përmbush të gjitha kritet e vetëvendosjes, konform refrendumit të vitit 1992, të parapara edhe nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare, ndërsa Jugosllavia dhe Serbia i ka shkelur ato sistematikisht. Çështja është si të zbatohet. Në fazën në për të cilën po kalojmë, mbetet çështja e organizimit për t’i zbatuar në një proces të ri politik parimet e kësaj të drejte, në rrugë demokratike, në interes të paqes e stabilitetit në rajon. Modalitetet e zgjidhjeve aktuale nuk kanë të bëjnë me demokraci, por me imponime të reja diktatoriale e kolonialiste, me synime për copëtimin e mëtejmë të tokave shqiptare, si në Kosovën administrative edhe në pjesën lindore të saj, Luginë të Preshevës. Modelet* demokratike janë ato që bazohen në vullnetin e popullit, në rrugë të demokracisë direkte dhe praktikave përparimtare të zbatimit të demokracisë në botë. Zgjidhjet dhe alternativat e zhvillimeve demokratike ekzistojnë, vetëm kërkojnë organizim të ri dhe zbatim. Zbatimi i tyre është jo vetëm i mundshëm, por edhe i domosdoshëm, përkundër barrierave të cilat i ka vendosë okupatori me shërbëtorët e tij, me politikat diferencuese, diskrimuese dhe izolacioniste të regjionit. Me bojkotimin e zgjedhjeve bojkotohet ky sistem, bojkotohet legjitimiteti i Serbisë ndaj kësaj treve etnike shqiptare, për t’i hapur mundësi një procesi dhe një sistemi të mirëfilltë demokratik, integrues e zhvillimor. Bojkoti është vendosmëri dhe lekcion kundër mashtrimeve ngado që të vijnë. Dalja në zgjedhje për Serbi është kurorëzim i turpit dhe mashtrimit, që sjell riciklim të dhunës shtetërore, sforcim të diktaturës në vend të demokracisë.


*Projektet e bazuara në modelet e demokracisë direkte (të aktualizuara gjatë nismave për Këshill Kombëtar nga ana e Grupit Punues)

Kthehu ne fillim

________________________________________

  BOJKOTO ZGJEDHJET NË SERBI

Më 18 janar 2007

Pjesmarrja  e shqiptarëve  të Luginës së Preshevës  në  zgjedhjet  e Serbisë legjitimon  pushtetin  shypës të Serbisë mbi ta. Nëse merr  pjesë në zgjedhjet kjo nënkupton  se  e ke pranuar at pushtet. Kjo më së shumti  i shkon për shtati  Serbisë  edhe për shkak  se ajo  dëshiron  të mos ketë kurrëfarë problemi  në Luginë, në mënyrë që të përqëndrohet  tërsisht në  sulmin  e saj politik kundër Kosovës. Nënshtrimi i pakusht  që kërkohet  nga ky  proces  zgjedhor  paraqet  një pasqyrë joreale  të gjendjes  së shqiptarëve  në Luginë. Duke  e bërë  atë të duket  si  e drejtë dhe  e mirë. Të gjithë e dinë, e shqiptarët e Luginës  së Preshevës  më së miri , se aktualiteti politik  atje është kundër  shqiptarëve. Por  problemi për të cilin nuk flitet  pothuajse  nuk është problem.

 

Bashkësia ndërkombëtare  në Dajton  as që e zuri  ngoj Kosovën  për shkak se  shqiptarët e Kosovës , të pacifikuar nga politika  e atëhershme  e LDK-së  nuk bënin zhurmë, kështu që bashkësia ndërkombëtare  mund të hiqej sikur në Kosovë nuk kishte dhunë e as padrejtësi.  Por  këto  të dyja   ekzistoni. Dalja  e shqiptarëve të Luginës së Preshevës  e thotë  të njejtën gjë: se shqiptarët  në Luginën e Preshevës  nuk  kanë  pakënaqësi  e as vullnet  politik  të ndryshëm  prej procesit  politik të shtetit  të Serbisë.  Natyrisht, asnjëra  prej këtyre  nuk është e vërtet, për shkak   se shqiptarët  e Luginës  kanë shumë  arsye të jenë të pakënaqur  me gjendjen  aktuale, si dhe kanë vullnet politik të  të ndryshëm  prej procesit  ekzistues politik  të shtetit   të Serbisë, të shprehur  në forma  të ndryshme  prej  vitit 1992 e tutje.

Në vitin  1992  përmes  referendumit  shqiptarët  e Luginës  së Preshevës janë shprehur  kundër të jetuarit  në Serbi dhe për bashkim me Kosovën. Zgjedhjet  nënkuptojnë shkelje të këtij vullneti. Është  padrejtësi dhe shtypje  kur një shtet  ia shkel  vullnetin  politik një popullit.  Por shkelja  e këtij vullneti  nga vetë populli  nuk është padrejtësi, por gabim  trashanik  që e varros  pëefundimisht  cfarëdo përpjekje  për liri, të drejta  dhe barazi. Dalja  në këto  zgjedhje  e bën pikërisht këtë- përfundimisht ua fundos  shpresat  shqiptarëve   të Luginës  për përmirësimin  e pozitës  së tyre  politike  konform  vullnetit  dhe interesave  që ata kanë,  dhe për të  cilat  luftuan  ushtarakisht  kundër  Serbisë  gjatë vitit 2000.

Duke dalur në zgjedhjet  e Serbisë  zhvleftësohet  bojkoti ndaj referendumit  që Serbia e organizoi për Kushtetutën  e saj  të re  e cila  e parasheh  Kosovën  si pjesë e pandashme  të Serbisë. Subjektet kryesore politike  shqiptare  në Luginë  në  janar  të vitit  2006 kanë  përpiluar  platformën  e përbashkët  politike, në të cilën shumë qartë  shprehën  vullnetin  e popullatës atje për një autonomi  më të gjerë  të pushtetit  lokal  si dhe bashkëngjitje me  Kosovën  në rast  të ndryshimit  të kufijve  të Kosovës .

Me këto  zgjedhje  po thuhet  e kundërta, sepse nga shqiptarët atje po kërkohet  ta pranojnë  pushtetin e padrejtë  të Serbisë  pa asnjë  kërkesë  në të mirë  të interesave  të tyre politike dhe ekonomike, duke  e hedhur  kështu  poshtë  platformën  të  cilën  vetë partitë  politike  e kanë  përpiluar  dhe miratuar .

Dhe për cka tërë këtë? Për dy deputetë  në parlamentin  e Serbisë? Këta dy  deputetë  nuk kanë pasur kurrë, e as   që do të  kenë  ndonjëherë, peshë politike  aty. Dy deputetë  nga Lugina  në parlamentin  e Serbisë kanë qenë  edhe në kohën  e Milloshoviqit. Cka kanë përfituar  shqiptarët  nga ta ? Asgjë. Gjendja  ka qenë  e mjerueshme atëherë, ajo është e mjerueshme  sot . Serbët në kosovë  janë shumë më të privilegjuar  se sa shqiptarët  në Maqedoni, e lëre më se ata në Luginë dhe këtë pozitë  ata nuk e kanë  arritur  fare përmes  pjesëmarrjes  në procesin politik,  por pikërisht  duke e kundërshtuar atë. Decentralizmin Serbia në Kosovë  e ka fituar duke i mbajtur serbët  jashta institucioneve. Shqiptarët në Luginë  nuk do të fitojnë atë , apo ndonjë gjë  tjetër  duke hyrë në institucione, por pikërisht  duke i kundërshtuar ato.

C’prej se kanë filluar negociata  e dëmshme për decentralizimin  dhe ‘eksterritorialitetin’ në Kosovë, Serbia ka bërë cmos që ta pamundësojë përdorimin  e Luginës e Preshevës  si mjet balansi ndaj kërkesave të saj territoriale hegjemoniste në Kosovë. Dalja në zgjedhje, që nënkupton pranimin  e pozitës aktuale politike të shqiptarëve atje, i shkon për shtati  pikërisht  këtyre kërkesave  të Serbisë dhe politikës së gjithmbarshme  nndërkombëtare  karshi rajonit, që për emërues të përbashkët  i ka negociatat në dëm të Kosovës. Prandaj, kinse udhëheqësit institucional të Kosovës kanë dalë në përkrahje  të zgjedhjeve  të  Serbisë  për Luginën  e Preshevës  për shkak  se ato i kontribojnë procesit aktual  politik, pra, ndarjes së Kosovës. Përderisa Serbia  në mënyrë  kategorike  e pengon integrimin  e serbëve  në Kosovë  në Kosov, me qëllim të decentralizmit  të tyre në dobi  të politikës  së vet hegjemoniste, politika  nga Kosova  kërkon  nga shqiptarët  atje ta pranojnë  shtypjen  shekullore dhe t’i japin asaj  legjitimitet popullor. Serbia është e interesuar  që përmes decentralizimit  jo vetëm ta zgjerojë  ndikimin  e vet  të drejtëpërsëdrejtë  në territorin  e Kosovës, por edhe ta  shkëpusë Luginën e Preshevës nga vazhdimësia  territoriale  me Kosovën, e për t’i ndarë shqiptarët  në dysh me qëllim  të sundimit   më të lehtë  mbi ta. Nuk  është e rastësishme  që prioritet  në procesin  e decentralizimit  ka qenë Anamorava. Bashkimi i shqiptarëve  në anën  e procesit  aktual  politik  është në dëm të vetë shqiptarëve. Bashkimi i vetëm që i nevojitet  popullit shqiptar  është bashkimi  kundër këtij procesi, kundër politikës hegjemoniste/pushtuese  të Serbisë. E ky kundërshtim  Serbisë duhet t’i bëhet çdokund: në Prishtinë, Tiranë, Shkup e Preshevë. “ VETVENDOSJA” 

Kthehu ne fillim

________________________________________________

PRESHEVA KA MË AFËR TIRANËN SE BEOGRADIN

Shkruan:Koço DANAJ

Nuk bëhet fjalë për distancë kilometrike. Ashtu siç nuk bëhet fjalë për infrastrukturë rrugësh. Bëhet fjalë për një distancë tjetër. Cila është ajo distancë? Bëhet fjalë për distancën kombëtare, distancën natyrale, distancën shpirtërore, distancën gjuhësore etj etj. Dhe kur merr parasysh këto lloj distancash, atëherë me plot të drejtë mund të thuash se Presheva ka shumë herë më afër Tiranën se sa Beogradin.

Po kjo dihet mund të thotë dikush apo disa. Është shumë e vërtetë që dihet, por është po kaq e vërtetë se shpesh herë harrohet. Po pse harrohet? Po ja përse: Shqiptarët në Luginën e Preshevës bojkotuan referendumin lidhur me kushtetutën serbe. Dhe me këtë bojkot ata treguan se nuk e njohin Ligjin themelor të shtetit serb. Që do të thotë se nuk e njohin vetë Serbinë si shtetin e tyre. Deri këtu janë dakord të gjithë, përfshirë edhe politikanët shqiptarë nga Tirana, Prishtina dhe Tetova.

Por paradoksi ndodh më vonë. Atyre që bojkotuan Ligjin themelor të shtetit serb, u thuhet të mos bojkotojnë pushtetin serb. Dhe kësisoj, politikanët shqiptarë të Preshevës u ndodhën nën një trysni nga politikanët shqiptarë për të mos bojkotuar zgjedhjet e 21 janarit. Ata u thirrën në Tiranë, u thirrën në Prishtinë etj për këtë çështje. Atyre ju dërgua mesazh për vitin e ri edhe nga Presidenti i Shqipërisë për të marrë pjesë në zgjedhje. Fundi i trysnisë: Vetëm dy parti politike nga 5 të tilla pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë. PDSH e drejtuar nga Ragmi Mustafa, LBD e drejtuar nga Jonuz Musliu etj dhe PDK nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhje. Për dijeni të lexuesit, PDSH dhe LBD janë dy nga partitë kryesore të shqiptarëve. Ragmi Mustafa është kryetar i Bashkisë së Preshevës, që në zgjedhjet e fundit e fitoi postin e kryetarit me 64 përqind të votave. Ndërsa Jonuz Musliu ka qenë përfaqësues politik i UÇPMB dhe kandidati kryesor për bashkinë e Bujanovcit. Në raundin e parë ai fitoi mbi 4000 vota. Por në raundin e dytë, për të mos lejuar fitoren e kandidatit të radikalëve serbë Svetisllav Svojemenovici dhe për të garantuar fitoren e përfaqësuesit shqiptar, Nagip Arifit, mbështeti këtë të fundit.

 
Akoma nuk dihet se sa shqiptarë do të marrin pjesë. Sondazhet e para flasin se ata do t’i bojkotojnë masivisht edhe këto zgjedhje, ashtu siç bënë me referendumin për kushtetutën serbe.

Çka u tha më sipër ka të bëjë me pohimin e faktit se politika shqiptare nuk arriti t’i unifikonte në qëndrime partitë politike të Luginës së Preshevës. Përkundrazi i përçau ato më shumë. Por jo vetëm kaq; politika në Prishtinë dhe Tiranë nuk ka lëvizur fare për t’i ndihmuar politikanët e Luginës së Preshevës të krijojnë Këshillin Kombëtar Shqiptar. Deri më sot nuk ka pasur asnjë lëvizje lidhur me këtë institucion kombëtar shqiptar. Ndërsa pati shumë lëvizje lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje.

Por jo vetëm kaq: Politika shqiptarë në Prishtinë, Tetovë apo Tiranë ka harruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës në datë 24 mars 1992 kanë zhvilluar një Referendum për Autonomi të Luginës dhe për të drejtë Bashkimi me Kosovën.

Është koha e rikthimit të Kujtesës historiko-politike. Ata që flasin çdo ditë për pavarësinë e Kosovës duhet më në fund ta kuptojnë se kjo pavarësi garantohet në Preshevë më shumë se në ndonjë vend tjetër. Ata që flasin çdo ditë për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, duhet më në fund ta kuptojnë se këto liri dhe të drejta nuk mund të copëzohen pjesë-pjesë, ato mund dhe duhet të realizohen tërësisht. Problemi shqiptar ka veçoritë e tij në vende të ndryshme të rajonit. Por ai ka edhe të përbashkëtën e tij që do të thotë se në rikonfigurimin e rajonit, shqiptarët duhet të jenë bashkë.

Në 28 nëntor 2006, Presheva dhe gjithë Lugina festoi me madhështi Festën e shpalljes së Shqipërisë Natyrale në 28 nëntor 1912. Me këtë festë, shqiptarët në Luginë treguan se Tiranën e kanë shumë më afër se Beogradin. Është një aspiratë që kërkon të shndërrohet në realitet. Dikush në Tiranë, Tetovë apo Prishtinë, ndoshta edhe nuk ka fuqi t’i ndihmojë. Por nuk duhet t’i pengojë apo t’i ngatërrojë. Prandaj po e mbyllim këtë analizë me një titull pikture të Salvador Dalise: Lerini djemtë të shkojnë tek Nëna.
  

Kthehu ne fillim

____________________________

J O   Z GJ E DH J E V E   P Ë R   S E R B I 

Fatos ALIU

Prishtinë 13 janar 2007

 Pse shqiptarët nuk duhet të dalin në zgjedhjet Parlamentare të Serbisë?

 Sepse:

  • Shqiptarët kanë të drejtë, duhet dhe mund të vendosin vetë dhe lirisht për statusin e tyre, me kë dhe në çfarë sistemi politik e rregullimi shtetëror duan të jetojnë;
  • Shqiptarët përbëjnë shumicën e tyre në viset e tyre etnike ku jetojnë, të ndara nga trungu i Vilajetit të Kosovës; ata janë popull kompakt në territor kompakt etnik dhe lidhje të natyrshme etnike e territoriale me Trungun e tyre Etnik - Shqipërinë, kanë karakteristika të njejta dhe të ruajtura; flasin të njejtën gjuhë (shqipe), kanë kulturë dhe trashëgimi të njejtë, i bashkojnë të njejtat zakone;
  • Shqiptarët kanë prejardhje nga ilirët e vjetër, janë banorë të hershëm të këtyre trojeve, shekuj para ardhjes së sllavëve në Ballkan;
  • Shqiptarët në përgjithësi, gjatë okupimit nga Perandoria Osmane, kanë pasur administratën e tyre politike e territoriale me kufij të përcaktuar nëpër Vilajete: të Kosovës, të Manastirit, të Shkodrës dhe të Janinës;
  • Shqiptarët kanë qenë subjekt i diskriminimit dhe i shtypjes së vazhdueshme nga Serbia dhe ish- Jugosllavia;
  • Shqiptarëve nga Serbia dhe ish-Jugosllavia u është mohuar e drejta e zhvillimit politik, ekonomik, social e kulturor;
  • Serbia dhe Akademia e saj e Shkencave dhe Arteve ka zbatuar historikisht programe për shfarosje dhe shpërngulje të shqiptarëve;
  • Serbia gjatë shekujve XIX-XX ka bërë krime gjenocidale ndaj popullatës shumicë shqiptare, shpërnguljen e saj nga fshatrat e Sanxhakut të Nishit (mbi 700 fshatra); të Jabllanicës, Toplicës, etj. dhe kolonizimin e tyre me serbë, në një hapësirë më të madhe se Kosova e sotme.
  • Pas ricoptimit dhe riokupimit të tokave shqiptare më 1913, Serbia ka zbatuar politikën e njejtë kolonizuese dhe dëbuese të shqiptarëve.
  • Në kohën më të re të ndryshimeve demokratike pas shpërbërjes së bllokut komunist (1990), shqiptarët e të gjitha trevave të ndara etnike, janë inkuadruar në procese të integrimeve të reja për t’i realizuar qëllimet e nëpërkëmbura përgjatë historisë; si me brenda (etnitetit përkatës) edhe jashtë (Evropa);
  • Shqiptarët e Regjionit të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës - Kosova Lindore, me referendumin e mbajtur popullor të 1 dhe 2 mars 1992, u deklaruan për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë ribashkimi me Kosovën e sotme Administrative;
  • Shqiptarët i bënë serish rezistencë synimeve ekspanzioniste të Serbisë për ta krijuar Serbinë e Madhe në kurriz të trojeve shqiptare, fillimisht në rrugë paqësore, politike e demokratike, për të kaluar mëpastaj në rezistencë të armatosur çlirimtare kundër okupimit dhe terrorit shtetëror serb, pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftrave të zhvilluara në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Kosovë;

 Pas përmbylljes së luftës në Kosovë me intervenimin e NATOs, shqiptarët etnikë të Regjionit të Preshevës nuk u përfshinë në bisedime politike për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur shqiptare në këtë trevë, gjë që mobilizoi forcat çlirimtare për rezistencë të armatosur me UÇPMB-në, për t’i treguar botës se këtu jeton një etnitet i shkelur nga Serbia që kërkon liri dhe realizim të të drejtave që u takon, të shprehura me referendumin popullor të vitit 1992;

  • Lufta çlirimtare në mes të UÇPMB-së dhe Forcave të Serbisë u ndërpre me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për t’i dhënë shans rrugës politike të zgjidhjes së kërkesave dhe realizimit të drejtave të etnitetit shqiptar të kesaj treve (Deklarata e bërë midis udhëheqësve të UÇPMB dhe Faktorit Ndërkombëtar nga të KFOR-it Amerikan);
  • Përkundër ndërprerjes së luftës së sipërcekur, Serbia asnjëherë nuk tregoi vullnet dhe interes për zbatimin e vullnetit të etnitetit shqiptar, as për hapjen e një procesi të ri demokratik në rajon, por vazhdoi me politika dhe praktikat shoviniste të shkeljes dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve; me keqësimin e gjendjes, nxitjen e pasigurisë dhe militarizimin e regjionit në përmasa edhe më të medha se gjatë luftës së vititi 2001.
  • Gjendja ekonomike e sociale në regjion nuk është përmirësuar, por keqësuar; regjioni gjendet në buzë të shkretërimit ekonomik e social;
  • Përdorimi i gjuhës shqipe është praktikisht i pa aplikueshëm, në të gjitha institucionet, jo vetëm shtetërore, por edhe lokale; si edhe përdorimi i simboleve kombëtare të shqiptarëve përgjatë festave, manifestimeve, etj.;
  • Arsimi është në trende të keqësimit të vazhdueshëm, si brenda edhe jasht regjionit, në vendet e tjera, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, e vende tjera;
  • Lëvizja e lirë është edhe më e kufizuar, ndjekjet policore nuk kanë pushuar por janë intensifikuar, me kërcënime të burgosjes së veprimtarëve të përndjekur si nga nga periudha e ish-Jugosllavisë, e kohës së Millosheviqit; edhe aktualisht, për ta pamundësuar kthimin dhe kontributin e tyre në vendlindje;
  • Tani, pas bojkotimit të arsyeshëm të Kushtetutës më të re të Serbisë, e cila edhe Kosovën e parasheh pjesë të territorit serb, është paradoksale e kontradiktore dalja në zgjedhje Parlamentare të Serbisë, të cilat zhvillohen pikërisht mbi bazën e kësaj Kushtetute; kur ekzistojnë fakte të panumërt edhe nga e kaluara me injorimet dhe shkeljet e çdo kërkese për të drejtat elementare të shqiptarëve në regjionin e Kosovës Lindore;

 Tani kur ka përfunduar çdo formë e vjetër e rregullimit të bashkësive të ish Jugosllavisë, pas ndarjes së Malit të Zi, dhe sidomos në kohën kur vendoset për fatin dhe statusin politik të Kosovës, është paradoks i llojit të paparë të dilet në zgjedhjet për Serbi, përderisa ekzistojnë format dhe modalitetet e zgjidhjeve demokratike për vetëpërcaktim të popullatës shumicë shqiptare, për rikonfirmim të vullnetit të referendumit, si dhe format e rregullimit mbi parimet e demokracisë autonome-autentike të etnitetit shumicë, që të vendosë vetë për organizimin e pushtetit lokal në trevën e vet;

  • Përcaktimi për zgjedhje do të thotë kurorëzim i legjitimimit të Serbisë, në treva të okupuara shqiptare, hapje e krizave të reja në të ardhmen dhe rrezikim i madh i popullatës nga forcat okupatore e diskriminuese të pushtetit serb;
  • Me daljen në zgjedhje Serbisë do t’i hapej rruga e terrorizimit të popullatës shqiptare, sa herë që të ngritet në mbrojtje të të drejtave të veta; hapje e rrugëve të Serbisë për ekspanzion ndaj trevave tjera shqiptare, në rrethana tjera;
  • Përgjegjësinë për pasojat e daljes në zgjedhje do t’i kenë ata që preferojnë okupatorin dhe armikun – Serbinë, në vend të trungut etnik, Kosovën e Shqipërinë;
  • Dëshmorët e kombit ranë në altarin e lirisë për Kosovë e Shqipëri, e jo për të dalë në zgjedhje të Serbisë!
  • Shqiptarët kudo që janë kanë vetëm një NANË – SHQIPËRINË!

Prandaj: JO, ZGJEDHJEVE PER SERBI

Kthehu ne fillim

______________________________________

SHOQATAT E LUFTËTARËVE TË UÇPMB-së , PARTITË POLITIKE: PDSH, LPD, LKSH, PDK, LDI

DHE PËRFAQËSUESIT NGA DIASPORA – FTOJNË ELEKTORATIN TË

BOJKOTOJNË ZGJEDHJET E 21 JANARIT NË SERBI

Në takimin e mbajtur më 11.01.2007 mes subjekteve politike, shoqatave të dalura nga lufta e ish UCPMB-së dhe asociacioneve tjera që veprojnë në Luginë të Preshevës, është diskutuar lidhur me zgjedhjet parlamentre serbe të 21 janarit.

Nga ky takim pas diskutimeve te njepasnjeshme dhe analizës së situatës momentale politike që po mbretëron në Luginë të Preshevës, u morr qëndrim të dilet me këtë:

 K   O  M   U   N   I   K   A   T   Ë 

            Nga ky takim unanimisht u morr vendim që të ftohet elektorati shqiptar i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të bojkotoj zgjedhjet parlamentare serbe që do te mbahen me 21.01.2007.

Në takim morrën pjesë subjektet politike shqiptare që janë kundër këtyre zgjedhjeve parlamentare sic janë: PDSH, LPD, LKSH, PDK, LDI, shoqatat e dalura nga lufta si dhe përfaqësues nga diaspora.

            Në këtë takim u formuan edhe grupet punuese për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshëm deri në ditën e zgjedhjeve. Për informatat e mëtutjeshme lidhur me arsyetimin për bojkotim të këtyre zgjedhjeve do të informoheni në ditët në vazhdim.

__________________________________

AUTONOMIA ËSHTË MINIMUMI I KËRKESAVE TË

SHQIPTARËVE NË KOSOVËS LINDORE  

Gjithë ata, që më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, i kanë buzëqeshur sinqerisht vullnetit politik të Referendumit  për Autonomi politiko-territoriale të Kosovës Lindore, nuk do të dalin në zgjedhjet parlamentare serbe të 21 janarit të vitit 2007, sepse ata nuk i kanë buzëqeshur rrejshëm flamurit kombëtar, në të kundërtën toka e Atdheut nuk do tu falë vend as për varre.

Për deri sa PDK-ja, kërkon nga spektri politik shqiptar i Kosovës Lindore,  t’i bashkohen për realizimin e iniciativës për t’i vënë themelet Autonomisë së pavarur me standarde evropiane, konform vullnetit politik të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, disa liderë partiak shumë shpejt në emër të anëtarësisë së tyre të ngushtë,vendosën të dalin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Si është e mundur që të njëjtit liderë, ka pesë vjet që nuk ia mundësuan shqiptarëve të Kosovës Lindore, formimin e Këshillit Kombëtar e as institucional, sepse nuk ishin unik në qëndrime të përbashkëta, ndërsa për kyçjen në Trupin Koordinues dhe për të dalë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, e gjetën formulën e kompromisit.

PDK-ja edhe më herët ka tërhequr vërejtjen ndaj obstruksioneve të disa partive politike shqiptare, që po bëjnë me Beogradin, Prishtinën e në fund edhe me Tiranën, për të marrë vendime pa pëlqimin e popullit, sikur ujku kur e ndjenë erën e gjakut të dashit, e harron se delet e kanë bariun pranë!

Këta politikanë mjeranë, kinse në emër të partive të mëdha, po bllokojnë proceset demokratike, të verbuar nga interesat partiake dhe individuale. Lufta për pushtet i ka bërë ata me veshë të shurdhër ndaj kërkesave legjitime të shqiptarëve për flamur, zbatim të dygjuhësisë, demilitarizimin e rajonit, largimin e xhandarmërisë, kompensimin e dëmeve të luftës si dhe krijimin e kushteve për të të zhvendosurit nga Karadaku i Preshevës, Malësia e Bujanocit dhe Medvegja. Duke mos i dëgjuar këshillat e askujt e as duke mos i prek ndërgjegja prej njerëzve, të cilët kanë flijuar edhe më të shtrenjtën, si dhe nga ata refugjatë malësorë dhe ish ushtarë të UÇPMB-së, të cilët bredhin sot nëpër rrugët e Kosovës  dhe shiten si hamall, pa status të refugjatit, liderët tanë politikë kanë vendosur ta legjitimojnë diskriminimin përmes parlamentit të Serbisë, i njohur për të gjitha të zezat e shqiptarëve që i kanë  vuajtur dje, e po i vuajnë, besa edhe sot.

Qeveria e Serbisë investon miliona euro (vetëm para disa muajve ka investuar  36  milion euro) për serbët e Kosovës në Kosovë edhe pse ndërkombëtarët ata i ruajnë si pëllumbat në kafaz. Kurse e njëjta Qeveri, nuk është e interesuar qytetarët  të Kosovës Lindore, t’ua zgjidhë kërkesat legjitime të parapara me planin dhe programin, të cilën ajo vet e hartoi.

PDK-ja, kërkon një qasje të re për zgjidhjen e çështjes së Kosovës Lindore, një qasje serioze nga ato të mëparshmet e cila duhet të jetë ndryshe nga e tanishmja. Shqiptarët e meritojnë Autonominë sepse këtë e dëshmuan me Referendum, luftë dhe zgjedhje lokale. Ata nuk janë pakicë në vendin ku jetojnë, por den baba den jetojnë në tokat autoktone Iliro-Dardane, këtë e dinë të gjithë, madje edhe ndërkombëtarët. Tjetër është se a lejon Grupi i Kontaktit ndryshimin e kufijve apo jo, ne jemi autokton ku jemi.

PDK-ja e konsideron vendimin e disa partive politike për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, jolegjitime, të pa bazë dhe të ngutshme, ndaj kërkon që të kthjellohen dhe mos të manipulojnë me ndjenjat e popullit.

Bujanoc,më    11.12.2006                                                                                                                                                    

Nga kryesia e Partisë Demokratike Kombëtare

Nexhmedin Saqipi-kryetar 

____________________________ 

PARTIA DEMOKRATIKE KOMBËTARE

PDK-ja fton popullin e Kosovës Lindore  t´i bojkotoj

zgjedhjet parlamentare në Serbi 

K  U  M  T  E  S  A

Elektorati shqiptar i Kosovës Lindore i tha me një “Jo” të madhe, referendumit kushtetues të Serbisë, kështu do të veprojë edhe me zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Ai, nuk vepron me dy karta si disa nga partitë politike, të cilat dje i thanë jo referendumit e sot pranojnë të dalin në zgjedhje. Çfarë paradoksi.! Nuk votohet Kushtetuta, ndërsa dilet në zgjedhje, të rregulluara nga po kjo Kushtetutë!

Shqiptarët e Kosovës Lindore, nuk kanë çka të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare,  sepse Serbia nuk po tregohet e sinqertë ndaj kërkesave të shqiptarëve dhe nuk po i konsideron faktor të rëndësishëm. Me rastin e kushtetutës, përfaqësuesit shtetërorë si Tadiqi, Kushtunica  dhe Lajiqi, sa herë e kanë vizituar Sanxhakun e sa herë Kosovën Lindore?!

Ndërsa, neve na dërgojnë organizatat joqeveritare për t’na bindur se Serbia është në rrugë të mbarë të demokratizimit përmes seminareve dhe tryezave të rrumbullakëta si kjo e fundit nga KDNJ.

Përfaqësuesit e pushtetit Lokal nuk e kanë legjitimitetin me vendos edhe jashtë pushtetit Lokal, ata janë të zgjedhur që ta drejtojnë popullatën dhe nëpër mes pushtetit Lokal t’ia përmirësojnë gjendjen popullatës, e jo të merren me politikë rajonale. Shumë më e ndershme, do të ishte sikur këto subjekte politike, të merren me efikasitetin e administratës se sa të merakoset për  zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Në lidhje me presionet e partive politike, pushtetarët përmes faktorëve ndërkombëtarë dhe besa edhe me ato institucionale në Kosovë, po bëjnë të pamundurën që ta bën elektoratin për të dalë në zgjedhje, me arsyetimin se është me interes prania e deputetëve në Parlamentin e Serbisë. Ashtu kanë vepruar edhe pa pëlqimin  e popullatës për kycjen e shqipatrëve në Trupin Koordinues të përkrahur nga ndërkombëtarët dhe dy Qeverive, por shqiptarët e Kosovës Lindore u injoruan e u robëruan edhe më tepër. 

Është e vërtetë se edhe në të kaluarën kemi pasur deputetë në Parlament të Serbisë, por gjatë luftës, tërnocasit  u maltretuan  u rrahën  u plaçkitën, u uzurpuan me dhunë 11 shtëpi nga ushtria, por jo vetëm tërnocasit. U rrethuan me tanksa e u bastisën shtëpi për shtëpi, u nxorën te lumi gjithë populli, u mobilizuan me dhunë  84 të rinj, po edhe në Preshevë u plaçkitën disa shtëpi. Deputetët shqiptar as Partitë politike në pushtet nuk patën asnjë ndikim, bile në atë periudhë as që kanë treguar ndonjë aktivitet politik.  

PDK është kundër këtyre lojërave pa kufij, të cilat delvalvojnë proceset që çojnë përpara përparimet kombëtare. Dheapelon për një kujdesie ndaj këtyre veprimeve, të cilat po e zbehin dhe po e shtrembërojnë imazhin e Kosovës Lindore, e cila ka ditur të qëndrojë vertikalisht edhe në periudhat shumë më të rënda se këto të sotmet

PDK, fton elektoratin të mos u bindet partive politike për të dalë në zgjedhje parlamentare sepse do të bie ndesh votës së tyre kundërkushtetutës së Serbisë.

PDK, reagon ashpër ndaj obstruksioneve të disa partive politike shqiptare, që po bëjnë me Beogradin dhe Prishtinën, për ta hutuar elektoratin rreth zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.

PDK, fton spektrin politik shqiptar të Kosovës Lindore t’i bashkohet për realizimin e iniciativës për t’i vënë themelet Autonomisë së rajonit tonë, konform  vullnetit politik të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

 

Bujanoc, më  01.11.2006           Nga kryesia e PDK-së    Nexhmedin Saqipi - kryetar

________________________________

PSEUDOKOALICIONI MANIPULATIV !

PARTIA DEMOKRATIKE KOMBËTARE  

K   U   M   T   E   S  A 

“Është e mjerueshme, madje trishtuese “kampanja” e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e cila nëpër tubimet elektorale mezi arrin t’i grumbullojë dhjetë qytetarë e si mendon për dy deputetë të sigurojë jo më pak se 30 mijë votues”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Partisë Demokratike Kombëtare.

Sa më afër zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, aq më shumë po e kaplon shqetësimi Koalicionin e vetëshpallur të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i cili edhe ashtu po çalon duke kalamendur mbi dy këmbë të pasigurta.

Paramendoni nëpër tubimet elektorale të prira nga vetëm dy partnerë të Koalicionit të cunguar PVD-BDL, ku marrin pjesë kryetari i partisë më të madhe në rajon, prefekti i komunës së Bujanocit, kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, kandidat i mundshëm për deputet e zyrtarë të tjerë të gjenden karshi një grumbulli të vogël njerëzish.

Nëpër tubimet elektorale që fillojnë me nderim dëshmorëve të kombit e të stolisura me parulla e porosi: “të bashkuar kështu e bojkoti ashtu”, me flamuj kombëtarë e fjalime patriotike, përshquhet atmosfera e zymtë e fushatës parazgjedhore. Është e mjerueshme, madje trishtuese “kampanja” e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e cila nëpër tubimet elektorale mezi arrin t’i grumbullojë dhjetë qytetarë e si mendon ky Koalicion t’i sigurojë jo më pak se 30 mijë votues për dy ulëse në Parlamentin e Serbisë?!

Është qesharake deklarata e disa zyrtarëve të Koalicionit se Qeveria i ka penguar dhe po i pengon në aktivitetet parazgjedhore. Absurd. Qeveria ka ndarë mjete deri në tre milion dinarë vetëm për Koalicionin, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, pastaj përkundër akuzës së radikalëve ua ka pranuar Listën me 3100 nënshkrime, bile në tubime ua ka mundësuar ta përdorin edhe flamurin kombëtar, për të cilin para një muaji e gjysmë me rastin e festive kombëtare për përdorim ilegal të flamurit do t’i nxjerr në gjyq.

Mos ta kritikojnë, gjithaq, drejtuesit e Koalicionit Qeverinë sepse ajo me siguri do t’ua mundësojë mbushjen e kutive me vota, për të mos dalë të koritur nga kjo valle skandaloze.

Nëpër tubime zihen në gojë edhe akuzat se bojkoti do të thotë luftë kundër ndërkombëtarëve. Jo, ndërkombëtarët duhet ta respektojnë shumicën e shumica dihet se nga është.

Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës është dashur ta përbënin 7 parti politike, pesë prej tyre të regjistruara. Nga 8 subjekte vetëm dy kanë mbetur nga shpërbërja e Koalicionit PVD-BDL, kundrejt PDSH-LPD-PDK-LDI-LKSH dhe tri shoqatat joqeveritare dy shoqatat e dala nga lufta  e UCPMB-së dhe VATRA. Llogaritja është e thjeshtë. Shumica është për bojkot, por Pseudokoalicioni manipulativ, po mundohet ta bind faktorin ndërkombëtar dhe elektoratin se ata e kanë me të drejtë. Por, elektorati di kur I thotë “Po” e di kur thotë “Jo”.

“PO” i tha referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, për Autonomi politiko-territoriale dhe i tha “JO” referendumit kushtetues të Serbisë dhe kështu do të veprojë edhe me zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

PDK, fton elektoratin të mos u bindet disa partive politike për të dalë në zgjedhje parlamentare sepse do të bie ndesh votës së tyre kundër kushtetutës së Serbisë.

PDK, reagon ashpër ndaj obstruksioneve të disa partive politike shqiptare, që po bëjnë me Beogradin dhe Prishtinë, për ta hutuar elektoratin rreth zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.

PDK, fton spektrin politik shqiptar të Kosovës Lindore t’i bashkohet për realizimin e iniciativës për t’i vënë themelet Autonomisë së rajonit tonë, konform  vullnetit politik të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 mars, të vitit 1992.

 

Bujanoc,                                                  më 09.01.2007
NGA KRYESIA E PDK                             Nexhmedin Saqipi – kryetar
nexhas@hotmail.com

____________________


SHPËRBËRJA E KOALICIONIT NË KOSOVËN LINDORE

Partia Demokratike Kombëtare

K  U  M  T  E  S  A


Pishmanet e subjekteve politike, nënshkruese të marrëveshjes për të dalë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, arritën ta luhatin Koalicionin e sapoformuar në emër të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Ky koalicion, tashmë, po qëndron në dy këmbë të qelqta, të cilat mezi po arrijnë deri te sigurimi i nënshkrimeve e lëre më të fitojnë ndonjë mandat në Parlamentin e Serbisë.

PVD-BDL, të cilat janë të një bërthame, vetëm se me firma të ndryshme e kanë të zorshme bindjen e elektoratit të Kosovës Lindore, për t’iu përgjigjur ftesës për dalje në zgjedhjet e 21 janarit. Shkëputja e PDSH-LPD nga ky koalicion, menjëherë ka vë në pikëpyetje funksionimin e tij.

Merret vesh se aktivistët e Koalicionit gjysmak, po vizitojnë edhe shkollat e mesme për t’i bindur nxënësit që kanë mbushur të tetëmbëdhjetat, të grumbullojnë nënshkrime, për të tejkaluar shumën e caktuar nga Këshilli Republikan Zgjedhor. Ata me metoda imponuese dhe mashtruese, ditën e pazarit në qytetin e Bujanocit, gjatë tërë ditës kanë qen të angazhua të sjellin njerëz në shtëpi të Kulturës për të nënshkruar listën e kualicionit jo legjitim, e disa ishin të ftuar për ndihma humanitare.

Dallimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 dhe këtij koalicioni jolegjitim është se , gjatë Referendumit për Autonomi njerëzit kanë pritur me orë në rend për ta shpreh vullnetin e lirë politik, duke e manifestuar edhe me tupanë, ndërsa tashti për të nënshkruar këtë listë janë përgjigj vetëm ka dy tre vetë, pa vullnet dhe me fytyra të zbehta duke u frikësuar edhe nga vetvetja, vetëm t ia plotësojnë dëshirën liderit të tyre, i cili kohëve të fundit është duke udhëhequr politikë “autostop”.

Jonuz Musliu (LPD),Ragmi Mustafa (PDSH), Nexhmedin Saqipi (PDK)

- i bojkotojnë zgjedhjet e 21 janarit në Serbi

________________________

Kjo taktikë e PVD-së, është që të krijoj një përshtypje te ndërkombëtarët dhe te elektorati se qytetarët janë për dalje në zgjedhjet parlamentare.
Partia Demokratike Kombëtare e para ka dalë në opinion se duhet bojkotuar zgjedhjet dhe publikisht ka shtruar arsyet pse ato nuk janë të nevojshme për momentin.

Shqiptarët e Kosovës Lindore para 14 vjetësh e kanë shprehur vullnetin politik përmes Referendumit për Autonomi politiko-territoriale dhe një kapital i tillë akoma nuk është jetësuar.


PDK fton partitë simotra t’i bashkohen rreth iniciativës për formimin e Autonomisë së Pavarur të Kosovës Lindore e cila është alternativa dhe vizioni më progresiv drejt rrugës evropiane për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon.

Nga Qendra Informative e PDK-së, Bujanoc

06.01.2007

_______________________ 

 PARTIA DEMOKRATIKE E TADIQIT DHE KOSHTUNICA I GËZOHEN PJESËMARRJES SË

PARTIVE SHQIPTARE NË ZGJEDHJET E 21 JANARIT!

Preshevë, 4 Janar (presheva.com) - Partia Demokratike e Boris Tadiqit ka përshëndetur vendimin e partive shqiptare që veprojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Zëdhënësja e PD-së, Jelena Markoviq ka deklaruar se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje do të kontribojë në integrimin e tyre në sistemin shoqëror të Serbisë. Markoviq ka shtuar se PD pret që pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën politike të Serbisë nuk do të përfundojë me pjesëmarrjen në zgjedhje. "Dëshirojmë që ata nesër të jenë partner të shumicës së partive politike në qeveri, institucioneve të ndryshme, në qeveri, përkatësisht të jenë të integruar në atë mënyrë që është realizuar integrimi i tyre në Jug të Serbisë" ka deklaruar zëdhënësja e PD.
Vendimin e partive shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhje e ka përshëndetur edhe kryetari i qeverisë së Serbisë Voisllav Koshtunica. Koshtunica ka deklaruar se hyrja eventuale e partive shqiptare në parlament do të ishte "vetëm në interes".
Koshtunica i ka deklaruar gazetarëve se do të ishte i frytshëm formimi i Këshillit Nacional Shqiptar.
Sipas fjalëve të tij kyçja e pakicës shqiptare në parlament do të ishte në interes të gjithë shtetit, siç është në interes edhe kyçja e pakicave tjera kombëtare.

Komisioni Zgjedhor Republikan ka vendosur që Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të vendoset në numrin 17 në Listat votuese. 

_____________________________

Kthesa të reja në Kosovën Lindore

PËRCAKTIMI PËR AUTONOMI, ME KOSOVË A SERBI?! 

Shkruan: Fatos ALIU

 Prishtinë, 19 dhjetor 2006

Distancimi i deklaruar subjekteve shqiptare të tri komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, nga zgjedhjet parlamentare të Serbisë (PDSH, shoqata e asociacione tjera të kësaj treve), paraqet veprim të vetëdijshëm politik dhe kombëtar, veçanërisht në periudhën e tanishme të zhvillimeve politike rreth statusit të Kosovës.

Besohet se veprimeve të lartëpërmendura do t'i bashkangjitet edhe elektorati i subjekteve tjera të kësaj treve, duke i unifikuar më në fund qëndrimet në pajtim me vullnetin e deklaruar të popullit. Subjektet e vetëdijshme distancohen nga pushtuesi, e jo nga vullneti i popullit, votën e të cilit e kanë marrë, në kohën e sundimit të ish-Jugosllavisë.

Kjo bashkësi tashmë nuk ekziston. Pse duhet vazhduar me kaq nxitim në Serbi, sikur nuk paska zgjidhje tjera alternative dhe të natyrshme?! Tani, pas shpërbërjes së ish RF Jugosllavisë, është koha e rikthimit në gjiun e vullnetit të deklaruar të popullit për autonomi territoriale me të drejtë vetëpërcaktimi, për rikonfirmimin e vullnetit se në cilin sistem dhe me kënd dëshiron të jetojë, në parime të njohura të demokracisë direkte (nga populli). Një sistem të vetëpërcaktimit e rekomandojnë edhe konventat dhe aktet ndërkombëtare të Evropës dhe OKB-së.

Për ironi, por jo edhe për rastësi, strukturat e caktuara politike pro-zgjedhjeve serbe të kësaj treve, me dëshirë e paramendim, duke u shitur si "diplomatë" dhe "kooperative " me bashkësinë ndërkombëtare (për interesat e tyre ekskluzive pushtetore e të biznesit), nuk e panë të udhës të bëjnë as plane, as kushtëzime e kërkesa paralele me serbet e Kosovës!

 

Pjesëmarrja në zgjedhje në kuadër të Serbisë, është jo vetëm një presedan i panjohur i përcaktimit dhe njohjes së një shteti të riorganizuar okupues (me kushtetutë të re), por edhe distancim i kundërnatyrshëm nga entiteti dhe etniteti përkatës, nga përcaktimi i popullit të kësaj treve për autonomi territoriale me të drejtë ribashkimi me Kosovë, si pjesë lindore e saj, e ndarë artificialisht, arbitrarisht dhe dhunshëm nga trungu shqiptar.

Shqiptarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me pjesmarrje në zgjedhje të Serbisë (për Serbi!), do të viheshin në rrezik të madh për të ardhmen e tyre e të territorit shqiptar. Deklarimi i partive pro-zgjedhjeve të Serbisë ishte paradoks i marrëzisë dhe lojë e rrezikshmërisë ekstreme për trojet dhe popullatën shqiptare në të ardhmen. Me këtë, në sy të botës, Serbisë do t'i hapej dera e zbatimit të politikave dhe praktikave të njohuara ekspanzioniste, si në Kosovë, Maqedoni e më gjërë.

Prandaj, argatët e këtyre politikave janë ekstremistët e vërtetë të tradhëtisë që duhet demaskuar e izoluar, e jo shtresën më atdhetare të sakrificës për çlirimin kombëtar, siç veprohet tinëzisht sipas planeve të UDB-së, gjithandej ku ata ndodhen, si në vendlindje edhe jashtë saj, në pamundësi kthimi nga ndjekjet e papushuara nga ana e regjimit të Serbisë. Këto janë politika të renegatëve mashtrues që me ndihmën e Serbisë zhvillojnë bashkëpunim e propagandë për ta helmuar popullin me virusin e pansllavizmit. Sikur nuk ka mjaftuar mësimi/pësimi nga historia e politikave dhe projekteve antishqiptare nga e kaluara?!

Subjektet e distancuara dhe ato që distancohen nga këto zgjedhje, kanë rast t'i hapin rrugë një procesi të ri politik-demokratik në këtë trevë, me nismat e reja, por deri më sot të sabotuara për Kuvend e Këshill Nacional. Për këtë duhet paraprakisht të frenohen epshet pushtetore e përfitimet materiale të individëve a grupeve që njollosin vlerat e kombit dhe identitetit shqiptar.

------------------ 

Lëvizja e Progresit Demokratik
Rr e Kosovës, nr.54
17520 Bujanoc
Data: 17.12.2006

         K  U  M  T  E  S  Ë            

          Pas bisedave intensive të bërë me të gjitha forcat relevante vendosëse mbrenda LPD-së si dhe pas konsulltimit mbrenda vetë kryesisë të mbajtur më 17.12.2006. mirret vendim që subjekti jonë politik pra LPD, të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe që do të mbahen më 21.01.2007.

Ne si LPD gjykojmë me plotë të drejtë se pjesëmarrja jonë në Kuvendin Republikan Serb në këtë kohë nuk është e përshtatshme dhe mund të jetë shumë destruktive prezenca jonë atje, sidomos pas zgjidhjes së statusit poltik të Kosovës, që do të rezultoj me krijimin e Kosovës si shtet i pavarur. Në të njejtën kohë ne e dim se mbrenda këtij viti qeveria serbe në kushtetutën e saj, Kosovën e sheh si pjesë integrale të shtetit serb.

Duke u bazuar në këto premise ne nuk e dim se cili do të jetë qëndrimi i Serbisë lidhur me pavarsinë e Kosovës, që sipas të gjitha gjasave në Kuvendin e Serbisë do të aprovohen rezoluta të ndryshme kundër pavarsisë së Kosovës, dhe interesave të shqiptarëve.

Duke qenë të vetëdijshëm se prezenca jonë në Kuvendin e Serbisë nuk mund të ndikoj asgjë në qëndrimet e politikës serbe lidhur me këtë qështje, atëher ne nuk mund të pranojmë që të bëhemi dekor i politikës ditore serbe në arenën ndërkombëtare, duke e paraqitur veten si shtet demokratik ku rrespektohen të drejtat e pakicave, që në realitet është e kundërta e saj, dhe të jemi pjesmarrës të institucionit më të lartë të Serbisë nga i cili do të miratohen vendime kundër interesave të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.  

NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar
 

--------------------

PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

PRESHEVË

Në mbledhjen e kryesisë së PDSH-së, në të cilën morrën pjesë aktive edhe këshilltarët e PDSH-së pran Kuvendit Komunal të Preshevës, u analizua dhe ridebatu në të gjitha aspektet problemi i zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 21 janar të vitit 2007, Partia Demokratike Shqiptare për informim të drejtëpërsëdrejtë të anëtarëve të PDSH-së, simpatizuesve të shumtë, opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, lëshonë këtë:

K  U  M  T  E  S  Ë

        Në ridebatimin e gjërë të këtij problemi të rëndësishëm të zgjedhjeve parlamentare të proklamuara për 21 janar 2007, si dhe të qëndrimit të degës së PDSH-së të Bujanocit e sidomos të disa nëndegëve dhe qëndrimeve të aktivistëve të partisë, të opcioneve të tyre por edhe të opcioneve tjera, si rezultat i gjithë ketij ridebatimi, kryesia e PDSH –së me shumicë absolute të votimeve të Kryesisë Qendrore si dhe të këshilltarëve të sajë, rivendos që në këto zgjedhje parlamentare të Serbisë të mos marrë pjesë, për këto shkaqe: 

  • Mosrealizimi i të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që janë të garantuara me dokumente ndërkombëtare
  • Gjendja e sigurisë në tërësi në Luginën e Preshevës – Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është jo vetëm e pandryshuar por edhe me e keqësuar me shtimin e madh të  forcave të uniformuara ekstravepruese si zhandarmëria, ushtria e regullt, policia speciale dhe forca tjera të paidentifikuara;
  • Këtë situatë e bëjnë edhe më të rëndë demonstrimet e tyre të pandërprera nëpër qytete dhe vendet urbane, sjelljet shantazhuese të tyre ndaj njerëzve të pafajshëm, me qëllim që të mbjellin frik dhe mosbesim në popullatën vendore dhe pengimin e kthimit potencial të njerëzve tanë që përkohësisht kanë gjet strehim jashtë Luginës së Preshevës;
  • Degradimi i paparë dhe i papritur për këto rrethana i policisë vendore (multietnike) dhe organit të sajë si në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje, që Ministria përkatëse i ka degraduar deri në nivelin e stacioneve të rëndomta policore;
  • Vazhdimi i getoizimit të popullatës në tërë Luginën e Preshevës;
  • Mospërfillja e kërkesave imanente të kësaj popullate për fillimin e një shkollimi superior në gjuhën shqipe;
  • Mosbesimi ndaj policisë vendore për t’ia besuar punët si në vendkalimet kufitare ashtu edhe në teren;
  • Bojkotimi i arsyeshem dhe i plotë i kësaj popullate në referendumin për kushtetutën e Serbisë, kushtetutë e cila është një nga më restriktivet për të drejtat individuale, grupore dhe kolektive të pakicave në Serbi;
  • Mossigurimi i aplikimit praktik të përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip nëpër institucuionet shtetërore të niveleve komunale siq është policia, gjygjësia, PTT-ja, gjeodezia dhe institucionet tjera;
  • Moslejimi i përdorimit të lirë të simboleve kombëtare edhe në ditët e manifestimeve të ndryshme të festave kombëtare;
  • Mossigurimi i benificioneve që u kanë takuar dhe u takojnë, të rinjëve që gjenden në shkollimet superiore nëpër Universitetet e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të shteteve tjera. Kjo pamëdyshje bën kufizimin e vrazhdtë dhe të paparë të shkollimit të brezave të reja të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës dhe kështu e bënë degradimin e standardit të familjeve të tyre që e ndajnë kafshatën e gojës për t’i shkolluar fëmijët e tyre;

Konsiderojmë se me këso veprimesh janë duke na u shkelur të drejtat elementare njerëzore, që janë të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare, shumë nga të cilat Serbia dhe ish Jugosllavia i ka nënshkruar, por asnjëherë nuk i ka përfillur duke mos i zbatuar në jetën e përditshme.

Me këso veprime dhe me veprime tjera demokratike që i njeh bota bashkëkohore, do të përpiqemi që ta bindim faktorin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ti gëzojmë të drejtat që i takojnë.

Në Preshevë, më 15.12.2006

Shërbimi për informim i PDSH-së

________________________________________

LËVIZJA KOMBËTARE PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Zyra për informim
Selia e Kryesisë së KP-së: Rr. “Rrustem Statovci”  9,
E-mail: lkck_kryesia@hotmail.com
, lkck_zi@yahoo.com 

Lidhur me nismën e shoqatave të dala nga lufta e UÇPMB-së për bojkotimin nga ana e shqiptarëve të zgjedhjeve në Serbi, për opinionin publik lëshon këtë:

K  O  M  U  N  I  K  A  T  Ë 

Edhe përkundër faktit se më herët partitë politike shqiptare në Kosovën Lindore patën bojkotuar Kushtetutën e Serbisë, tani ato bëjnë thirrje për pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi, edhe pse këto zgjedhje do të organizohen brenda kornizave të po asaj kushtetute, të cilën shqiptarët e bojkotuan, duke mos marrë pjesë në referendum. Kjo është një kundërthënie e thellë dhe krejtësisht e papajtueshme.

Më herët, kuptohet nën ndikimin dhe presionin e organizuar të faktorëve politik shqiptarë nga Kosova dhe nga politika zyrtare e Tiranës, subjektet politike të Kosovës Lindore sikur parashtruan disa kërkesa lidhur me të drejtat e tyre në kuadër të Serbisë ku hodhën një paralele me serbët e Kosovës, edhe pse mirëfilli dihet fakti, se serbët e Kosovës janë kolonë, kurse shqiptarët e atjeshëm janë autoktonë. Mirëpo, edhe ky kusht i tyre i parashtruar më herët, tani siç duket u harrua fare, sepse serbët në Kosovë jo vetëm që nuk kanë dalë në zgjedhjet e organizuara nga UNMIK-u, por ata as nuk i njohin institucionet e Kosovës.

Duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë apo çfarëdo lloj organesh shtetërore të Serbisë populli shqiptar i asaj pjese i jep legjitimitet të plotë shtetit të Serbisë mbi atë pjesë  të tokës shqiptare. Prandaj, partitë politike shqiptare duhet të kenë kujdes për hapat që do t’i marrin dhe të mos bien viktimë e politikës ditore të faktorëve të tjerë nga Kosova apo gjetiu sepse partitë politike shqiptare në Kosovë sikur të udhëhiqeshin me parimin e realizimit të interesave tona kombëtare, ata së pari do të kërkonin që Kosova me të gjitha pjesët shqiptare nën ish Jugosllavi t’i bashkohen shtetit amë Shqipërisë dhe nuk do të angazhoheshin që të formojnë një komb të ri, i cili do t’i përçante shqiptarët, synim të cilin e ka pasur shteti i Serbisë. Ai është përpjekur vazhdimisht që para opinionit ndërkombëtar, shqiptarët e Kosovës t’i paraqesë jo si shqiptarë, por si diçka tjetër.

Prandaj, iniciativa e marrë nga shoqatat e dala nga lufta e UÇPMB-së për t’i bojkotuar këto zgjedhje është vendim i drejtë dhe duhet të përkrahet nga të gjithë faktorët shqiptar, në mënyrë që popullata e atjeshme mbi bazën e vullnetit të popullit të deklaruar më parë dhe në mbështetje të interesit të tij kombëtar, të nisë  dhe të formojë institucionet e veta paralele, të cilat në këtë fazë do të krijonin dhe piqnin kushtet për ta materializuar vullnetin dhe interesin e popullit shqiptar në këto troje për liri dhe bashkim me pjesët tjera të atdheut tonë shqiptar. Në këtë fazë ku jemi, Kosova Lindore ka nevojë të ngrejë zërin e fuqishëm për t`i kontestuar në mënyrë të hapur dhe krejt demokratike institucionet e pushtuesit serb. Jemi të bindur se  nuk është aspak e ndershme dhe e moralshme që askush nuk ka të drejtë të merr  përsipër, pavarësisht ndonjë mbështetjeje apo rekomandimi të çastit, pranimin me vullnet të shtetit pushtues të Serbisë. Prandaj, është shumë inkurajues pozicioni i drejtë politik që aktualisht kanë marrë shoqatat e dala nga lufta e UÇPMB-së. Konsiderojmë se ky pozicion është një hap i nevojshëm dhe i arsyeshëm për të ecur më tutje kah zgjidhja e plotë dhe e drejtë e kësaj çështjeje për popullin shqiptar të Kosovës Lindore, i cili është i shtypur dhe pushtuar nga Serbia. 

Prishtinë   Zyra për informim
Më 11 dhjetor 2006


Kthehu ne fillim

 

KOSHTUNICA DHE “ZEMRA SERBE”

 

Agim POPOCI

M ë 05 Janar 2007

Ndërrimi i viteve në Kosovë, përveçse hapi një kapitull të ri në historinë e këtij populli i cili po numëron ditët deri te pavarësia, u prit edhe me një surprizë nga Serbia. Vendi, i cili është në armiqësi me gjithë botën përveçse me Rusinë, Kubën dhe Irakun, nuk shqetësohet për hallet e shumta dhe acarimin shumë të madh që ka me BE-në, por gjen kohë edhe për të provokuar shqiptarët.

Kryeministri aktual i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ndërrimin e viteve e pret në Kosovë, ngjashëm me varrmihësin e të ardhmes së Serbisë, Sllobodan Millosheviç, duke lënë qytetarët serbë në mjerim dhe duke ushqyer serbët e Kosovës se ata do të ngelen në kuadër të Serbisë. Ndërsa Presidenti serb, Boris Tadiç,nuk futet në tokën kosovare, por në cep të kufirit Kosovë-Serbi, ndërrimin e viteve e pret në një kazermë ushtarake, duke i bërë me dije opinionit se Kryeministri dhe bashkëmendimtarët e tij socialistë dhe radikalë serbë janë duke ëndërruar, por ai vetë nuk gënjen?!

Koshtunica në pritje të infarktit

Fjalimi i diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç në Graçanicë, edhe sot është i freskët në mendjen e serbëve dhe shqiptarëve që jetuan në Ish-Jugosllavi. Të parëve u solli mjerim dhe gjakderdhje, ndërsa këtyre të fundit mjerim, gjakderdhje, por edhe ndihmë të madhe në përshpejtimin e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës.

Serbët nuk do të ishin aq të aftë të gjenin një formulë kaq të poshtër për të mjeruar popullin e tyre, për të vrarë aq shumë njerëz dhe për të mbushur Evropën me refugjatë serbë dhe joserbë, por për të gjitha këto u kujdes Sllobodan Millosheviç. Leksioni që përjetuan në Kroaci nuk u shërbeu për të mirë, por vazhduan për të zhvendosur serbë edhe nga Bosnja, Kosova dhe së fundmi Mali i Zi. Mbas një dekade u pa se e keqja më e madh nuk ishte Sllobodan Millosheviçi, por të gjithë pasardhësit e tij që edhe pse në sy të botës u paraqitën si të reformuar dhe proevropianë, nuk lëvizën nga vendi hierarkinë millosheviçiane, e cila armiq të përbetuar kishte dhe ka SHBA-të, BE-në, Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën, Kosovën dhe së fundmi Malin e Zi.

Pas më shumë se një dekadë, Serbia jeton me një Kryeministër shumë më të arsimuar,

por me ide të njëjta si Millosheviçi.

Mbas gjithë atyre luftërave të përgjakshme dhe qindra varreve masive me trupa shqiptarë nëpër Kosovë dhe Serbi, Kryeministri aktual i Serbisë merr guximin të aktrojë para serbëve të Kosovës, që janë po aq fajtorë sa edhe vetë lideri i tyre shpirtëror. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, ai luan edhe me fatin e serbëve të Kosovës, për të cilët fajtor kryesor është kabineti që ai drejton. Ndërrimin e viteve ai e pret në familjen e Radojica Llazareviçit në pjesën veriore të Mitrovicës. Edhe pse nuk dihet se si vajti në Mitrovicë, pasi pjesa më e madhe e rrugës nacionale që të çon nga Beogradi në Kosovë ishte e bllokuar nga bora, ai kaloi kufirin Kosovë-Serbi dhe u nis, sipas UNMIK-ut dhe qeverisë së Kosovës, në vizitë private në Mitrovicë. Edhe pse familja Llazareviç nuk kishte nevojë për fjalë të mira dhe dhurata nga plaku Koshtunica, ata edhe pas kësaj vizite ngelën pa kulm mbi kokë, por me shpresën që sipas Sllobodan Koshtunicës "çështja kryesore për vitin 2007 është ruajtja e Kosovës në kuadër të Serbisë".

Në komunën e fundit, e cila Koshtunicës i binte në kthim nga vizita e tij "private" në Kosovë, ai sipas të gjitha gjasave ishte këshilluar për fjalime më titiste dhe nxori shpatën për të mbajtur fjalim më biologjik për serbizmin. "Kosova, zemra dhe shpirti jonë, ngeli dhe do të ngelet në Serbi", tha Kryeministri serb Vojsillav Koshtunica, jo para kardiologëve serbë, por në prani të anëtarëve të shoqërisë kulturo artistike "Kopaonik" në Leposaviç. Meqë para tij kishte valltarë dhe këngëtarë, ai nuk foli për mundësinë e ndonjë ataku të mundshëm kardiak nga Ahtisari, SHBA ose BE dhe ku do të jetë më pas Serbia, por e përfundoi fjalimin me demagogji millosheviçiane, duke shpjeguar se si "Kosova që ishte me shekuj e jona, diçka pa të cilën ne nuk jemi fare, duhet të jetë e jona!!!"

A gënjen Boris Tadiç?!

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, për ndërrimin e viteve e kishte në mendje Kosovën, por kësaj radhe ai u kujdes për kufijtë ekzistues të shtetit që drejton.

Edhe pse në ditët e fundit të vitit që shkoi nuk foli si shefi i qeverisë, madje u kritikua se pse duhej të deklaronte për disa herë që Kosova është më afër pavarësisë, Tadiç para ushtarëve që mbrojnë kufirin Kosovë-Serbi tha se "i vetmi fakt për të mbrojtur Kosovën dhe interesat personale është të dinë se cila është e vërteta. "Jam i tmerruar se si disa politikanë deklaratën time për Kosovën e përjetojnë në Serbi si shqetësim të opinionit", thekson Tadiç, duke harruar se aty do të jetë edhe një gazetar dezhurn i Koshtunicës. I pyetur se mos vallë deklarata e tij për Kosovën do t‘i kushtonte partisë që ai drejton në zgjedhjet parlamentare, përgjigjja e tij vërtet ishte e çuditshme: "Më vjen keq, nuk kam të drejtë të gënjej".

Kështu thotë njeriu i cili drejton një shtet dhe nuk flet me Kryeministrin e atij vendi, gjithë shpresat i ka te Rusia dhe nuk dekreton ambasadorin e Serbisë në Moskë, për të vetmen arsye se ai u propozua nga Sllobodan Koshtunica, dhe merr guximin të thotë para kufitarëve serbë që ishin bezdisur nga prania e tij se "është ai që duhet të mendojë për të gjitha, si për rezultatin më të mirë, ashtu edhe për atë më të keq".

Që është fati i keq i serbëve që kanë President Tadiçin dhe Kryeministër Koshtunicën, kjo nuk diskutohet, por është fat i keq edhe i Kosovës që ka punë me një shtet që drejtohet nga njerëz të tillë. Njëri flet për moralin serb, i cili nuk ekziston fare, ndërsa tjetri tregon se cila është zemra serbe, duke harruar fare edhe modestinë dhe nuk mjaftohet me ndonjë miokard ose valvule, por merr përsipër të vërë në kandar zemrën, e cila edhe pak ditë e do t‘i braktisë ata. Vaj halli për gjakun serb, ku do të vërdalloset kur të ngelet pa zemër?!

____________________________

PSE MË 21 JANAR ZGJEDHJET NË SERBI MUND T’I FITOJNË FORCAT NACIONALISTE – RADIKALE ?

Shkruan: Fehmi AJVAZI Më 04 Janar 2007

 Më pak se një muaj, zgjedhjet në Serbi do të përcaktojnë se kush do të jetë në krye të pushtetit: forcat e moderuara dhe demokratike siç po quhen tash e sa kohë, apo forcat ultranacionaliste – ekstreme. Definimi për  forcat aktuale partiake në Serbi me terma politikë, nuk nënkupton dallime të theksuara për askend: Serbia, vazhdon të mbetet një shtet ku sistemi politik dhe qeverisja shtetërore gjeneron edhe më tutje forma të kombinuara pushteti sipas modelit nacionalkomunist me nyansa demokratike, sipas modelit të djathtë me linja të trasha nacionaliste - radikale etj. Ky kollazh i pluri – partizmit, i pushtetit dhe i qeverisjes në Serbi, nuk i dallon shumë as figurat serbe: Tadiqin nga Koshtunica, Koshtunicën nga Nikoliqi, Nikoliqin nga Drashkoviqi, Drashkoviqin nga Daçiqi etj. Në një fushë ku është hedhur për t’u mbjellë gruri në vjeshtë, vështirë se mund të gjejmë ndonjë kalli misri apo fije elbi, në pranverë…!

Mentaliteti i kaotizuar në funksion të panserbizmit

Serbët dhe Serbia, vijnë nga një “fushë e madhe historike” ku është mbjellur vazhdimishtë fara e urrjetjes dhe e hegjemonizmit, fara e politikës nacionaliste që nuk njeh dhe nuk pranon joserbë rreth vetës, që nuk pranon kultura dhe besime të tjera, që nuk pranon raca. Kësisoji, duke përdorur me shekuj politikën e influencimit dhe të pushtimit, politikën e spekulimit dhe të mashtrimit, politikën e dhunës e terrorit, mbi të gjitha në Serbi është formuar mentaliteti dhe grumbulli dominues i një shoqërie që që nuk e njeh dhe nuk e pranon të vërtetën, që nuk e njeh dhe nuk e pranon realitetin dhe që në vend të “grurit” të mbjellur, e kërkon edhe “misrin” dhe që në vend të “patateve” të mbjellura, i kërkon domatet… Prandaj, duam apo s’duam ne, kjo është shkalla etno – psikologjike, shkalla e vetëdijes qytetare serbe, shkalla etno – kulturore, shkalla politike dhe qeverisëse në Serbi dhe që për çudi, kjo është edhe shkalla e moralit dhe e etikës serbe që frymon pak a shumë në stilin gebelsian të kodit të superioritetit: “…serbët, janë popull hyjnorë” ! Paradoksalishtë me kohët dhe hapësirat njerëzore, një serbë me dukje normale mendore -  fizike është në konflikt permanent me secilin që s’është si ai, që s’mendon si ai, që s’flet si ai, që s’vepron si ai, që s’buzëqesh si ai, që s’i falet zotit si ai…etj. Padyshim, kjo “shëmti kolektive serbe” që është shfaqur me vrull në dekadat e fundit në variantet më shkallues, duhet ta ketë edhe  epiqendrën e vet të kultivimit, ashtu siç e ka edhe epiqendrën e vetfatalitetit! A do të shpërthej edhe njëherë kjo “shëmti…” gjithandej e njohur pas 21 janarit të vitit 2007…?

 Egoistë, kontradiktorë, kokëfortë, të gatshëm për konflikte, mjeshtër nga pikëpamja e ndërtimit të piramidave të gënjeshtrave, mashtrues, mosmirënjohës, aspak realistë, makiavelianë në arritjen e qëllimeve, irrealistë në pikëpamje të etno - psikologjisë më 21 janar, serbët ka shumë të ngjarë që sërish të rikthehen në fillim: atje, ku e nisi Milosheviqi ! Dhe Milosheviqi e kishte e nisur së gdhenduri “skulpturën e tij të dhunës e krimit” në Kosovë për ta bërë realitet, ëndërrën panserbe të “Velika Serbisë”. Prandaj, duket qartë që garuesit partiak dhe votuesit “ e lirë” serbë më 21 janar, busullë të materializimit të ideve dhe të koncepteve të tyre politike e shtetërore, të intereseve të tyre të ndryshme do ta kenë edhe njëherë, Kosovën. Dhe ky “materializim” nuk do të jetë vetëm formal, nuk do të jetë sa për sy e faqe: serbët, përkundër pësimeve të mëdha në histori, nuk i kanë shkulur nga mendja dhe trupi i tyre rrënjët e tyre të egra nacionalizmit dhe hegjemonizmit. E kaluara serbe sipas çdo serbi, është “një e djeshme triumfuese”. Ndërkaq, “e djeshmja historike serbe” vjen deri tek koha jonë si një e “djeshme” që s’ka asgjë tjetër pos llumit që mund të ketë  një lum i turbullt vërshues, i cili lum edhe pas ndaljes së shiut, vazhdon të rrjedhë jo vetëm i turbullt, por tepër vërshues. Dhe cili është ai njeri ballkanik ta zëmë apo europian, që nuk e njeh një paragraf të historisë së turbullt serbe ? Kush po mashtrohet edhe sot, apo kush po na mashtron “me të sotshmen serbe” dhe sidomos “me të ardhmen serbe”, duke e konvertuar dhe harruar të djeshmen serbe që bubullon si një vullkan nga zjarri i dhunës, krimit e pushtimit ?

Beogradi: injorues dhe agresiv në rrugën e nacional - hegjemonizmit

Ka shtatë vite që ka përfunduar lufta në Kosovë, dhe ka shtatë vite që Serbia nuk gjendet në vijat e frontit të luftës së vërtetë. Por luftën politike dhe subverzive, shantazhin, influencën e ndikimit politik dhe ekonomik, ndërhyrjet dhe infiltrimet policore – ushtarake, ndërhyrjet e fshehta – sekrete, kërcënimet Serbia nuk i ka ndalur. Këta leva shtetërorë të projektuar, të komanduar, aktiv, të sistemuar, të buxhetuar Serbia i ka të orientuar në rend të parë ndaj vendeve të saja fqinje, si: Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, dhe të mos flasim për Kosovën. Veprimet e këtilla serbe, nuk përbëjnë për askend ndonjë sekret befasues. Këtë punë e dinë të gjithë në rajon, dhe kjo dihet mirë edhe nga qarqet e ndryshme ndërkombëtare politike e të sigurisë, të cilat madje, janë edhe përgjegjëse për paqe dhe siguri në disa zona të rajonit. Çfarë ndodh e rastësishme në Beograd ? Asgjë. Atje janë bërë me dhjetra e dhjetra plane shfarosëse kundër popujve joserbë dhe me dhjetëra e dhjetëra plane pushtuese të tokave të huaja, madje të gjitha këto plane, janë bërë jo vetëm si të lobuara por dhe të materializuara në shkallë zyrtare – shtetërore.

Pse thuhet se është demokratizuar Serbia, ose po demokratizohet…? Pse thuhet se është pacifizuar Serbia, ose po pacifizohet ?

Kush beson me mendje të kthjellët që në Serbi ka gjithandej, forca demokratike?

Ku janë provat për diçka të këtillë ?

 Jo, është tepër  hipotetike dhe supernaive të besohet në demokratizimin e shoqërisë dhe të shtetit serbë! Të paktën, jo deri më 21 janar. Serbia prandaj, është duke u përgatitur që të votoj për struktura dhe parti me prirje nacionaliste -  ekstreme. Sepse, vet Serbia nuk është pacifizuar dhe nuk është demokratizuar. Si mund të ndodh ndryshe…?

Gjat shtatë viteve pas bombadrimeve të NATO - s më 1999, kundrejt Serbisë bashkësia ndërkombëtare është treguar tolerante, me qasje për ndihmë në demokratizimin dhe avancimin e Serbisë brenda gjirit të familjes evropiane. Por edhe këto shtatë vite, ashtu si edhe para vitit 1999, janë as më shumë dhe as më pak pasqyrë e faktit se tolerimi që i është bërë dhe po i bëhet Serbisë, duket jo vetëm paradoksal por edhe konspirativ ! Pse ? Që prej vitit 1988, Beogradi është marrë me të mirë, është lutur dhe madje, edhe është favorizuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos shkaktoj probleme, që të mos shkaktoj luftëra mirëpo kjo punë nuk ka pasur sukses. Dihet poashtu që me vite të tëra është biseduar me Milosheviqin, është lutur ai, është kërcënuar por ai, nuk i ka përfillur lutjet dhe kërcënimet e ndryshme. Milosheviqi se ka përfillur askend dhe siç e mbajm në mend, i shkaktoi katër luftëra nga më të tmerrshmet që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërkaq, dihet mirë që Milosheviqi i fitonte zgjedhjet dhe ai në pushtet për rreth 12 vite, ka qëndruar duke u votuar demokratikishtë ani që për çdo mandat, Milosheviqi u dhuronte serbëve nga një luftë të re. Nga një luftë pushtuese, si në Bosnje përshembull..! Lordi Kerington, Sajrus Vensi, Jasushi Akashi, Karl Bildi, Holbruku si dhe dhjetra e dhjetra zyrtar dhe burra shteti, diplomatë, ambasadorë e lusnin Milosheviqin siç e kishte lutur Çembërleni dikur Hitlerin që të mos e pushtonte Çekosllovakinë, e ndërsa Hitleri, nuk qe ndalur. Beogradin e patën lutur shumë BE, OKB, KE që të ndalej dhe të mos e shkatrronte Jugosllavinë, por ndodhi pikërisht, shkatrrimi i saj. Beogradi, u lut shumë që të mos vepronte ashtu siç veproi në Kosovë, por u desht të ndërhynte NATO për ta kthyer në oborrin e vetë duke e “qerasur” me bomba e raketa.

Fajtor, antikrisht, pushtues…

Sot, në një mënyrë, sërish janë në lëvizje forma dhe hapa për ta marrë me të mirë Beogradin, për ta bërë koshient, për ta bindur se duhet të demokratizohet, të bashkpunojë me gjyqin e Hagës, të jetë kooperativ dhe konstruktiv në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Mirëpo, sërish e tërë puna është latente: sukseset në këtë drejtim janë jo vetëm minimale, por aspak shpresëdhënëse. Përdorimi nga bashkësia ndërkombëtare i “jogës politike”, joshja me “karrotë” dhe “kompromisi” që deshëm s’deshëm ta pranojmë do të godas fort mbi supet e Kosovës, nuk e kanë kthjellur Beogradin, përkundrazi kanë shkaktuar efekte negative në masë të gjërë. Beogradi, në vend që ta kuptoj fajin historik të dhunës e krimit kundër joserbëve, është trimëruar vazhdimisht, madje duke injoruar edhe shmangur edhe qortimet e ëmbëla - miqësore dhe duke i  shqelmuar “dhuratat” që i janë dhënë dhe po i jepen për edukim të mundshëm dhe, mospërsëritje të fajeve të tjera !

 Refuzimi dhe ikja serbe nga fajet grandioze, në vend se të shfrytëzohet si mësim, po shfrytëzohet si gjithnjë si përvojë nga Beogradi. Tumirja e Beogradit nga bashkësia ndërkombëtare është një politikë që ka primesa imorale me pasoja të gjëra, dje dhe sot.  Duke u përkëdhelur si një fëmijë i lazdruar, duke u sanksionuar vetëm brenda masave korrektuese në vend se t’ishte goditur me masat penale dhe pranga ngase, “Serbia nuk ka shkelur me bicikletë fëmijë ballkanik por ka shkelur me tanke, ka djegur me plumb e napalm, dhe ka therrur me thikë e hanxharë qindra e mijëra njerëz të popujve ballkanik”, krimet që ka bërë Beogradi janë për te një “muze reliktesh patriotike” dhe një “kalendar festash patriotike”. Serbët, nuk janë “bijtë e Krishtit” që thonë se janë sepse, më në fund, do t’ishte dashur të bien në gjunjë para vetëvetes së tyre dhe historisë për t’u rrëfyer ndoshta jo përpara zotit por përpara kroatëve, boshnjakëve, dhe sidomos përpara shqiptarëve. S’kishte dënim ndërkombëtar për politikën serbe dhe për shtetin serb, ndonëse kishte dhe ka një gjyq ndërkombëtar në Hagë që dënon në shkallë individuale – penale, ish bartësit e krimit në zyra. Goditja e NATO–s më 1999, kishte efekt vetëm deri sa u largua zhurma e aeroplanëve mbi territorin e Serbisë. Ndërkaq, jo për herë të parë në historinë serbe, kreator i krimeve ishte sistemi dhe shteti serbë me të gjitha segmentet, përfshirë edhe një pjesë të madhe të shoqërisë serbe. Prandaj, pacifizimi i Serbisë, ka mbetur në gjysmë të rrugës. Dhe nëse asgjë, Serbia ka shkelur e thyer në territorin e saj jo për herë të parë me dhjetëra e dhjetëra ligje ndërkombëtare të cilat i ka ratifikuar edhe vetë. Ajo ka nxitur jo vetëm dhunë e terror por edhe kundërvënje, precedane, shkelje të ligjeve dhe të rendit ndërkombëtar duke synuar në mënyrë të projektuar, edhe aktivitete pushtuese – luftarake. M’u Serbia, sot justifikon të drejtën morale, etike, të drejtën juridike, kulturore, fetare, legjislacionin ndërkombëtar, rendin ndërkombëtar si shkas të ruajtjes së autoritetit të saj, të vazhdimit të influencës, të vazhdimit të politikës agresive, dhe sidomos të ruajtjes së Kosovës si pjesë territoriale të saj duke u thirrë pikërisht në legalitetin e brendshëm politik, territorial, shtetërorë që në të vërtetë ky “legalitet” me insistime për “legjitimitet”, bazohet pikërisht në parimet e së drejtës ndërkombëtare që Serbia e ka bërë, çamçakëz…! Serbia, dje i ka shkelur me të dy këmbët parimet e brendshme politike dhe shtetërore si dhe parimet e jashtme politike dhe juridike ndërkombëtare, kurse sot përpiqet të mbrojë dhe avancojë m’u këto ligje ! 

 

Sa herë duhet që Serbia të tolerohet dhe të tumiret, përkundër krimeve të paprecedanë që ajo u ka shkaktuar dhe u shkakton të tjerëve, përkundër politikës së saj të hapët nacionaliste, hegjemoniste – pushtuese ? Kush nuk e di në qarqet jozyrtare dhe zyrtare politike, institucionale, shtetërore në Europë që Serbia ka bërë aneksime dhe pushtime, gjithandej në Ballkan? Kush nuk e di që Serbia e ka pushtuar Kosovën më 1912 dhe e ka aneksuar më 1945, dhe gjatë gjithë këtyre dekadave ka shkaktuar terror të fshehur e të hapur në pothuajse çdo 10 vite  kundër shqiptarëve në ish Jugosllavi?  Pra, kush e ka shkelur dhe thyer të drejtën ndërkombëtare – legalitetin dhe legjitimitetin e saj…?                

Si po fuqizohen forcat regresive: nacionaliste – radikale ?

Tani, përpara 21 janarit në Beograd po shpërthejnë shenjat që serbët po kthehen në fillim të problemit: në vitin 1989 ! Ndonëse më 1989 startuan me “Kosovën nëpër këmb”, tani përpiqen që “Kosovën ta vënë në gjoks” ! Por ky do të jetë fundi i fillimit serbë: ose në ardhmëri pa Kosovën, ose në humnerë dhe përsëri, pa Kosovën. Nuk do mend që shenjat në Beograd janë që të ndodh, kjo e dyta: humnera…!  Pse ? Ka së paku tre shkaqe reale për vet serbët që, ata të zgjedhin për arsye “vetmorale” dhe “vetpolitike” më mirë “humnerën” se sa, ardhmërinë e shëndoshë. Kjo është logjika e një lloji të peshkut që kur i afrohet fundit të jetës, i rikthehet rrjedhës së kundërt të lumit, deri në forcën e fundit ! Por pse serbët përpiqen ta zgjedhin, ose do e  zgjedhin humnerën më mirë se sa ardhmërinë e shëndoshë:

1. Sepse, historia serbe është e glorifikuar pafundësisht dhe e mbarsur me politikat e sindormit nacionalist – hegjemonistë. 

2. Përkundër disfatave dhe kaosit të brendshëm, përkundër krizës së madhe morale dhe politike, kulturore dhe ekonomike, fetare dhe përkundër krimit e terrorit të brendshëm, nomenklaturat qeverisës – shtetërore vazhdojnë të mbeten edhe sot në llogoret e panserbzimit dhe të hegjemonizmit.

3. Humbja e pashmangshme serbe e Kosovës, e shtynë shoqërinë dhe popullin serbë drejt një pike revolucion të brendshëm serbë që mund të ketë primesa edhe të ndonjë lufte civile, apo të hryjes së sërishme në konflikt me ndonjë vend ballkanik.

Në këso rrethanash, përpjekjet serbe po bëhen jetike që në çfardo mënyre, Kosova të ruhet brenda territorit serbë. Madje, pa pyetur se cili mund të jetë çmimi…! Dikur, kur Serbia nënshkroi kapitullimin përpara forcave të NATO –s, Milosheviqi pati deklaruar: ne jemi fitues…! Në fakt, kështu i binte  pazari sepse Miloshviqi arriti ta ruante Kosovën si pjesë integrale të shtetit serbë, dhe atij si kishte interesuar asnjëherë se cili ishte tagri njerëzor dhe material i luftës me NATO –n – për Kosovën.

Me të njejtën taktikë, mendohet dhe veprohet edhe sot nga politika dhe shteti, në Beograd. Atyre, nuk u ineresojnë pasojat si edhe Milosheviqit, atyre u interesojnë territoret. Prandaj janë të gatshëm që të pajtohen me çfardo autonomie për Kosovën por, jo edhe me pavarësinë e saj sepse, kjo do të thotë që Kosova të mos jetë më pjesë e integritetit territorial të Serbisë. Madje, edhe pse çdo serbë normal që din shkrim – lexim, e din mirë që Kosova apsolutishtë, nuk është tokë serbe ! Por, serbët duan që ta ruajn Kosovën nën integritetin e tyre, dhe për këtë janë bukur të gatshëm që të shkaktojnë jo vetëm kërcënime, por edhe konflikte. Në këto rrethana, është krejt e logjikshme që të presim me 21 janar ( janari, është muaji i diktaturës së vitit 1929 në Beograd ), votën e qytetarëve serbë për forcat nacionaliste - radikale nëse qysh përpara këtyre zgjedhjeve, nuk do të ndodhin ngjarje të paparashikuara dhe të jashtzakonshme. Ndërkaq, qysh tash duken faktorë të caktuar që shtyjnë ardhjen e forcave ekstreme në pushtet, në Serbi. Në rend të parë, eksizton plebishiti serbë që të mos lëshohet pe që Kosova, të bëhet e pavarur. Dhe ky plebishtë, pothuajse është popullorë. Forcat e brishta demokratike serbe, kanë treguar që janë jokonsekuente dhe në koncenzus me bllokun nacionalist – ekstrem sa i përketë “pakos” që e bënë Kosovën, të pavarur. Prandaj, blloku demokratik serb, nuk është i gatshëm që të ballafaqohet me të vërtetën historike dhe me realitetin aktual në Kosovë që të marrë përsipër nënshkrimin e çfardo statusi të pavarur të Kosovës, madje qoftë edhe me  “kompromis shumë të levërdishëm ahtisarian”. Tërheqja  në prapaskenë e Koshtunicës dhe goditjet e vazhdueshme të  Drashkoviqit kundër vullnetit të shqiptarëve në Kosovë, janë pasqyra e koncenzusit: të gjithë serbët, kundër pavarësisë së Kosovës. Prandaj, demokracia serbe në Beograd i gjason vetëm vesës së mëngjesit dhe, jo dëborës së alpeve në pranverë ! Sado konsekuent dhe parimorë që bëhet se është, kryetari  Tadiq duket i vetmuar dhe “vetmia e tij demokratike” duket shumë fëmijërore për t´i joshur shqiptarët që një ditë të shkojnë për të pirë expres – kafe, në Kalimegdan. Demorkatizimi i Serbisë, aq më pak mund të arrihet me “kompromis ahtisarian” që justifikon leopardizimin fatal të Kosovës nga pikëpamja e statusit, dhe decentralizimin si gogol, të cilin nuk e duan as vetë serbët e Kosovës.

 Faktor tjetër me rradhë që nxit ardhjen e forcave ekstreme në pushtet në Serbi, është blloku i shteteve që në vazhdimësi janë duke e trimëruar Beogradin dhe duke e komplikuar problemin e Kosovës. Ky bllok shtetesh, trimëron Beogradin që të mos lëshoj pe në Kosovë, e “ky bllok” përbëhet në rend të parë nga: Rusia, Greqia, Rumania dhe Spanja. Këto shtete, aktualishtë kanë identifikuar në një apo tjetër mënyrë, qëndrimet e tyre karshi problemit të Kosovës. Dhe prandaj trimërimi i Serbisë (logjikshëm ), nuk mund të jetë vetëm përmes fjalëve dhe deklaratave, përmes mesazheve, përmes intervistave etj. Rusia, tashmë ka kërcënuar disa herë se mund të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit që Kosova të mos bëhet e pavarur, kurse Rumania që frikësohet nga komuniteti hungarez në Transilvani ka shprehur hapur disponimin kundër pavarësisë së Kosovës. Secili  din sot diçka për problemet e Spanjës në krahinën e Baskisë, kurse i ditur është qëndrimi i Greqisë si njëra nga aleatet tradicionale të Serbisë që do të kishim dëshirë t’ishte më në fund aleati ynë: nëse jo për shkak të fqinjësisë, të paktën për shkak të realitetit dhe të së vërtetës së Kosovës. Ky “bllok joparimor”, mund të jetë shumë i interesuar për të influencuar ardhjen e forcave ekstreme në krye të pushtetit në Beograd, mbase, për të mbrojtur në prapavijë, gjendjet e tyre të brendshme politike dhe shtetërore. Dhe krejt në mes, shumë vende dhe qendra me ndikim, organizata, zyrtarë të ndryshëm e kërkojnë “kompromisin” për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Por kompromisi eventual do të jetë i vështirë për dy arsye: nën një, se shqiptarët nuk kanë ku të gjejnë argumente për vetën e tyre që i bënë ata të binden se duhet bërë kompromis me Beogradin për Kosovën, dhe nën dy, se serbët nuk mund të pajtohen për të besuar dhe për të pritur për disa vite të ardhshme që do të lind sërish një “Milosheviq” i cili do ta rikthej Kosovën (nëse ajo do të bëhet sot e pavarur), nën sqetullën e Serbisë.

Kosovës, i kërcënohet ndarja faktike - territoriale

“Statusi – gri” për Kosovën, po bëhet gjithnjë e më shumë i pamundur ndonëse, sipas të drejtës ndërkombëtare një zgjidhje reale – krejt e zakonshme mund t’ishte bërë që moti, të paktën sipas tri atributeve që i kërkon një shtet: territori, popullsia dhe etno – kultura. Por në përgjithësi, si edhe deri më tash, bashkësia ndërkombëtare po synon ndërtimin e   “Kosovo – Gemeinschaft -it”, mbase konform relativizimit frapant të kufijve dhe identiteteve, konform integrimeve dhe globalizimeve gjeopolitike e gjesotrategjike, gjithandej në Europë e më gjërë. Shtrohet pyetja: pse ky synim nuk imponohet edhe për serbët, për rumunët, grekët, rusët, spanjollët…? Por fakt është se, vetëm budallenjtë dhe të vdekurit nuk mund ta kuptojnë shkallën e defaktorizimit të popullsisë shumicë në Kosovë, përballë 6 – 8 % të komuniteteve pakicë, përbërja e të cilit përqindësh përfshinë së paku  5 lloje të këtyre komuniteteve. Vetëm budallenjtë dhe të vdekurit nuk mund ta kuptojnë që në Kosovë po synohet një “kosovarizim konspirativ apo një austrizim” i popullsisë shumicë për hirë të 6 -8 përqindështi të komuniteteve pakicë. Pra, po synohet një “Austri” për Ballkanin”, ashtu siç dikurë, u projektua “Austria e sotshme” për Evropën e ndarë e të djegur të pasvitit 1945. Mirëpo, a janë ballkanasit euro – perëndimorë ? Në anën tjetër, ka një gjë që nuk po shkon, dhe nuk do të shkoj as në të ardhmen: favorizimi i tejdukshëm i serbëve ! Edhe nga qielli, tashmë është duke u vërjetur favorizimi i minoritetit serbë në Kosovë. Ky favorizim për serbët në teori dhe në praktikë, do të jetë një proces që do të prodhojë në mënyrë permanente, konsekuenca negative. Pse ? Sepse, ky do të jetë “standardi kontinuitiv” që në vend të rregullit dhe rendit ligjorë, në vend të parimit dhe racionalitetit politik -  administrativ, institucional do të vazhdojë të shkaktoj jo vetëm inferioritet, konfliktualitet, supremaci, enklavizim, segregacion por, edhe arrogancë e refuzimin serbë të realitetit të nesërm politik e shtetërorë, në Kosovë.

Për më keq, tashmë në veri të Kosovës pak a shumë është bërë realitet “krahina Sudete serbe”. Dhe në Serbi, mungon vetëm një “hitler i legjitimuar serbë” që në një të ardhme të afërt duhet të jap urdhër për të hyrë me trupa ushtarake në këtë hapësirë territoriale prej më shumë se 17 përqind të territorit të Kosovës. Natyrisht, “hitleri serbë” nuk do të vijë në pushtet më 21 janar në Serbi, por shtjella fashiste serbe tek pas 21 janarit, do të shpërthejë me forcën e vet të fundit përballë problemit të Kosovës. Serbia, do të kthehet edhe njëherë në vitin 1989, e padenjë për të ecur me kohën, por shumë konsekuente për ta vjelur m’u kohën, në favor të saj.

 Kthehu ne fillim
 

 

powered by Beepworld