Kah po shkon Kosova 

 Dekonstruktimet

PROJEKTIMI I SISTEMIT TË GËNJESHTRAVE POLITIKE NË KOSOVË! 

VETEVENDOSJE

 Hyrje

Temat e shtjelluara me poshtë rrjedhin nga agjitacioni partiak apo nga akuzat dashakeqe të personave të cilët nuk e dojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe të cilët kanë për qëllim ta dëmtojnë përpjekjen tonë. Nisiatorët e këtyre thënieve dhe ‘brengave’, të vetëdijshëm për paqëndrueshmërinë teorike e praktike të tyre, i kanë përhapur këto nëpër qytetarët e Kosovës në mënyrë që ta zbusin përkrahjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe luftën tonë kundër ndarjes dhe robërimit të Kosovës.

   Qartësimi i pozitës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! krahas kësaj propagande të dëmshme i ka dy qëllime: në njërën anë me këtë shtohet edhe më detajizimi i konceptit politik të Lëvizjes gjë që i kontribuon edhe më mirëkuptimit të tij; në anën tjetër dekonstruktohet deri në zhdukje mashtrimi i kahmotshëm që po i bëhet popullit të Kosovës. Dekonstruktimi qartëson duke e nxjerrë në pah edhe gënjeshtrën e fshehtë përveç asaj që duket sheshazi. Dekonstruktimet që i keni këtu e thërrmojnë sistemin e gënjeshtrave politike të ndërtuar me kohë në Kosovë, duke dëshmuar kështu paqëndrueshmërinë e këtij sistemi si dhe paqëndrueshmërinë e projektit që ky synon. Këto dekonstruktime do t’ua mundësojnë lexuesve ta kuptojnë të vërtetën për politikën në Kosovë dhe të mobilizohen për të kundër sistemit që e nënshtron atë.

Kosova de facto është e pavarur

   Kjo fjali është shpikur nga Ibrahim Rugova, për t’u shndërruar pastaj në diskursin qendror të të gjithë politikës shqiptare në Kosovë. Pavarësia de facto e Kosovës është iluzion. Një shtet i pavarur nuk udhëhiqet nga ndonjë mision i cilitdo shtet apo organizatë mbikombëtare. Ai udhëhiqet nga institucionet të cilat janë të krijuara në bazë të vullnetit politik të popullit të cilit i shërbejnë, punojnë për ta jetësuar atë vullnet dhe interes të popullit, dhe janë të zgjedhura nga ai popull. Kosova udhëhiqet nga UNMIK-u. Baza juridike që i themelon IPVQ-të është Rregullorja e UNMIK-ut 2001/9, Korniza  Kushtetuese, e jo kushtetuta e vendit që paraqet organin më të lartë juridik të vendit si dhe kontratën shoqërore mes pushtetit dhe popullit. Korniza kushtetuese nuk është kontratë mes pushtetit dhe popullit, për shkak se populli nuk ka vendosur për të, por kontratë mes IPVQ-ve dhe UNMIK-ut, ku UNMIK paraqet pushtetin ndërsa IPVQ zëvedësimin për popullin.

    Kuvendi i Kosovës i debaton dhe më pas miraton ligjet për Kosovën. Këto ligje doemos duhet të kalojnë përmes UNMIK-ut, ku duhet ta dëshmojnë pranueshmërinë e tyre nga pushteti i vërtetë. Vetëm pasi që ta kalojnë këtë test ato shndërrohen në rregullore dhe e fitojnë plotfuqishmërinë juridike. Qeveria e Kosovës ishte dashur të jetë dega e ekzekutivit të pushtetit. Megjithatë, ajo nuk kontrollon asnjë aspekt të jetës së qytetarëve të Kosovës, edhe pse ngërthen brenda vetes një pjesë të madhe të ministrive me emra të mëdhenj. Qeveria e Kosovës nuk e kontrollon buxhetin e Kosovës. Ky buxhet, së bashku me politikën fiskale për të, duhet të miratohet nga Këshilli Ekonomik Fiskal, për t’u realizuar në përditshmëri. Këshilli Ekonomik Fiskal është organ që qeveriset nga Shtylla e IV e UNMIK-ut. Prapë UNMIK-u! Policia është në duar të UNMIK-ut, ani pse qeveria e ka Ministrinë e Rendit. Gjyqësia është po ashtu në duar të UNMIK-ut, përkundër themelimit të Ministrisë së Drejtësisë. Privatizimin e ka nën kontroll AKM-ja, e jo qeveria. Minierat, KEK-un i kontrollon po ashtu AKM-ja e jo Ministria e Energjetikës dhe Minierave.

  Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përveç tjerash, është shumë e dëmshme edhe në një aspekt tjetër: popullit të Kosovës ia ushqen iluzionin e lirisë dhe mëvehtësisë (meqenëse ia pezullon sovranitetin Serbisë mbi Kosovë, pra i largon forcat e armatosura të Serbisë nga Kosova, duke e lehtësuar kështu okupimin klasik), duke ia lënë derën hapur Serbisë për rianeksim të Kosovës (përmes ruajtjes së sovranitetit nominal, gjë që e bën Serbinë të pushtetshme në Kosovë). Kjo ka ndikuar që në njërën anë populli i Kosovës të relaksohet, duke e jetuar lirinë që nuk është e tillë, ndërsa në anën tjetër e bën Serbinë vigjilente dhe aktive në përpjekje për rijetësimin e planeve të tyre hegjemoniste/territoriale ndaj Kosovës. Prandaj, zgjimi politik dhe diplomatik i Serbisë ishte kaq i shpejtë dhe i suksesshëm, ndërsa gjumi dhe relaksimi i shqiptarëve kaq i gjatë – për shkak se Serbia, përgjatë këtyre shtatë viteve e shihte shansën që ta rimarrë Kosovën në të ardhmen, ndërsa disa njerëz në Kosovë mendonin se e kishte marrë atë. Prej këtu rrjedh iluzioni i pavarësisë de facto të Kosovës, dhe ky është dëmi që shkakton të menduarit e tillë.

Gati u bë pavarësia, ju të VETËVENDOSJE!-s po e prishni

    Atyre që iu kujtohen vitet e 1990-ta sigurisht se iu kujtohen edhe premtimet e përjavshme se si viti i ardhshëm do të jetë ai i pavarësisë. Viti 2006 është viti i gjashtëmbëdhjetë që kur e dëgjojmë se pavarësia është gati duke ardhur. Për më tepër, ky është viti i gjashtëmbëdhjetë që kur dëgjojmë se si qëndrimi duarkryq është ndihma e vetme që mund t’ia japim Kosovës, dhe mënyra e vetme se si do ta fitojmë lirinë. A fitohet ndonjë gjë duke ndenjur duarkryq? Jo. Fëmija që nuk qanë ushqehet më rrallë. Liria nuk po na jepet, për shkak se ajo fitohet. Ajo nuk na është dhënë gjatë viteve të nëntëdhjeta, duke qenë se shqiptarët e Kosovës i ishin nënshtruar një politike të gabuar pasive, dhe si të tillë nuk e dëshmonin vendosmërinë e tyre për shtet të pavarur dhe sovran. Ajo nuk na u dha pas luftës çlirimtare për shkak se politikanët në Rambuje vendosën që ta ndalin luftën pa u çliruar, dhe ta pranojnë varësinë nga Serbia. Pavarësia nuk na u dha gjatë këtyre shtatë viteve të pas ’99-ës për shkak se populli nuk i vazhdoi përpjekjet duke besuar, gabimisht, në mundësinë institucionale të arritjes së lirisë. Këto institucione nuk mund ta arrijnë pavarësinë për shkak se baza e tyre juridike dhe politike (1244, rrjedhimisht Korniza Kushtetuese) e synon të kundërtën – autonominë substanciale në kuadër të Serbisë.

    Negociatat nuk do ta sjellin pavarësinë për shkak se ato synojnë kompromisin mes qëndrimit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Ai duhet të jetë pika në mes të pavarësisë dhe Kosovës si pjesë e pandashme e Serbisë. Prandaj plani i Ahtisaarit nuk e përmend pavarësinë. Pra, të thuhet se pavarësia po bëhet, por mos ta prishim tash në fund, është mashtrim. Kemi dëgjuar shumë herë të na thuhet nga zërat zyrtar se pavarësia është e pashmangshme. Nëse qenka e pashmangshme, atëherë nuk ka se si të prishet? Pashmangshmëria nuk e lejon as hapësirën më të vogël për shmangie. Po ta lejonte, atëherë nuk do të ishte pashmangshmëri. Ajo ka kuptim vetëm në të qenit absolut. Ky proces politik po na dërgon drejt një robërie të re. Si i tillë ai duhet të prishet. Si i tillë ai edhe do të prishet.

Posa të bëhemi të pavarur serbët ikin nga Kosova

    Serbët nuk ikën nga Kosova gjatë vitit 1999. Pjesa më e madhe e tyre u rigrupuan dhe u koncentruan nëpër enklava serbe në Kosovë për të fituar peshë politike dhe homogjenitet territorial. Ky ishte urdhëri i Serbisë, për shkak se kështu ishte përpiluar plani nga Serbia. Gjatë këtyre shtatë viteve Serbia punoi pandalë në avansimin e barrikadimit territorial të Serbëve të Kosovës. Këtë po e finalizon me procesin e decentralizimit. Ky proces po e krijon entitetin autonom të Serbisë brenda Kosovës. Ky entitet autonom, sipas planit të Serbisë të pranuar si nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga kinsenegociatorët e Kosovës, do të funksionojë në mënyrë plotësisht të pavarur nga pjesa tjetër e Kosovës. Në këtë Serbia nuk insiston për t’i nxitur serbët e Kosovës ta lëshojnë Kosovën, por pikërisht për të kundërtën: që t’i detyrojë ata të rrinë. Serbët e Kosovës nuk kanë nevojë të shkojnë të jetojnë në Serbi për shkak se do ta kenë Serbinë në Kosovë. Shumë herë dëgjohen zëra që thonë se Serbia nuk e ka fuqinë financiare për t’i mbajtur strukturat e veta këtu.

    Qendra Koordinuese e Qeverisë së Serbisë për Kosovën shpenzon afër 50 milionë euro në vit për t’i finansuar strukturat paralele në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2005 Serbia ka shitur në Kosovë mallra me vlerë prej 175 milionë eurosh. Tatimi nga ky eksport natyrisht që shfrytëzohet edhe për pushtetin e Serbisë në Kosovë. Kosova është rentabile për Serbinë.Të mendohet se Serbia nuk ka mundësi financiare t’i mbajë këto struktura të veta në Kosovë është absurd. Si e financoi ajo okupimin e vet të Kosovës që nga viti 1913? Teza se serbët e Kosovës do ta lëshojnë Kosovën pas pavarësimit të saj është gënjeshtër e lansuar nga Serbia, dhe ajo është bërë në kuadër të shpifjeve diplomatike të Serbisë se kinse liria e Kosovës do të nënkuptonte spastrim etnik. Entiteti autonom serb brenda Kosovës po krijohet pikërisht për ta penguar këtë pavarësi. Serbia përmes serbëve të Kosovës dëshiron ta pengojë pavarësimin e Kosovës nga ajo, dhe t’i shfrytëzojë ata për ta riokupuar Kosovën në të ardhmen. Prandaj ata nuk do të ikin në asnjë situatë. Për shkak se këtë nuk do ta lejonte Serbia.

Vetë i kemi zgjedhur këta politikanë

    Prej vitit 1999 në Kosovë janë organizuar gjithsej 4 procese 'zgjedhore', dy prej të cilave kanë qenë edhe të ashtuquajturat ‚zgjedhje të përgjithshme', ku janë votuar deputetët e kuvendit. Dalja e votuesve në zgjedhje e ka përcjellë trendin e rënies së vazhdueshme - nga mbi 80% të votuesve të regjistruar në zgjedhjet e para lokale të mbajtura në vitin 2000, deri në 49% në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të mbajtura në vitin 2004. Kjo paraqet vetëm njërën anë të problemit, atë më të voglën. Ana më e madhe e problemit - ajo që e përjashton zgjedhjen nga realiteti politik në Kosovë - është zanafilla dhe baza juridike e institucioneve në Kosovë. Kjo është Korniza Kushtetuese e cila është njëra prej rregulloreve të UNMIK-ut (2001/9), dhe rrjedhojë e Rezolutës 1244. Rezoluta 1244 është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së ku zëri i qytetarëve të Kosovës nuk është përfillur fare. Si e tillë ajo ua imponon qytetarëve të Kosovës një status të padëshiruar, e jo një të tillë që ne do ta zgjedhnim. Rezoluta 1244 është niveli i parë i largimit të pushtetit nga populli i Kosovës, për shkak se ajo e ngurtëson vullnetin e popullit të Kosovës në të kundërtën e tij – nga vullneti për shtet me sovranitet të plotë në territor me autonomi substanciale të integruar në Serbi. 1244-shi e instalon UNMIK-un në Kosovë si pushtet absolut jodemokratik. UNMIK-u, si strukturë pushteti e imponuar nga jashtë e jo e zgjedhur nga populli, vazhdon ta mbajë pushtetin mbi të gjitha sferat shoqërore në Kosovë (politikë, ekonomi, ushtri, arsim, shëndetësi, etj.).

    Kështu UNMIK-u paraqet nivelin e dytë të largimit të pushtetit nga populli i Kosovës, meqenëse e anulon edhe vetë autonominë substanciale, duke e marrë pushtetin në duart e veta, dhe kështu duke mos ia lejuar popullit të territorit autonom ta kenë një qeverisje të veten. UNMIK-u pastaj i krijon IPVQ-të për vetëm një qëllim - krijimin e iluzionit të vetëqeverisjes dhe lirisë, për ta maskuar kështu pushtetin që ai e mbanë. Janë pikërisht këto institucione për të cilat qytetarët e Kosovës ftohen të dalin në zgjedhje. Por zgjedhja fundamentale në Kosovë do të ishte përcaktimi i bazës shoqëroro-juridike të organizimit të shtetit (që do të përcaktohej me kushtetutë). Më pastaj, mbi këtë bazë do të ndërtoheshin institucionet që do ta reflektonin vullnetin e popullit të Kosovës. Dhe vetëm pastaj do të kishim zgjedhje të vërteta, parti të vërteta politike, që do të paraqitnin alternativa të vërteta politike. Të tilla çfarë janë, IPVQ-të paraqesin vullnetin e popullit të Kosovës të kthyer kokëposhtë - prej shtetit sovran të qeverisur nga përfaqësues të popullit në territor autonom të qeverisur nga jashtë. Politika e modernitetit në thelb të së cilës qëndron shteti kombëtar i qytetarëve sovran, që qeveriset nga parlamentet demokratike, është kthyer me kokë teposhtë në Kosovë, pra është shndërruar në territor josovran, që udhëhiqet nga struktura jodemokratike të emëruara nga lartë. Këtë nuk e kemi zgjedhur ne, për shkak se asnjë popull nuk e zgjedh me vetëdëshirë përjashtimin e tij nga qeverisja e vendit ku jeton. Kjo bëhet përmes imponimit me dhunë.

Decentralizimi do të rishikohet pas dy-tre vjetëve

    Njëra prej klauzolave të marrëveshjes për decentralizim e cila do ta përbëjë njërën prej pjesëve të marrëveshjes për statusin e Kosovës e kushtëzon rishikimin dhe rivlerësimin e projektit të decentralizimit. Këtë rishikim Grupi Negociator e vlerëson si një të arritur të madhe, për shkak se sipas tyre përmes këtij ekziston mundësia që statusi i komunave do të mund t'u anulohet disa vendbanimeve që do ta fitojnë atë përmes negociatave të tashme. Kjo është farsë. Njëri prej kritereve bazë të përcaktimit të komunave përmes procesit të dëmshëm të decetralizimit është numri i banorëve. Palët në negociata janë marrë vesh që numri minimal i banorëve që një vendbanim duhet ta ketë që të bëhet komunë është 5000. Komunat e reja me shumicë serbe, të cilat janë planifikuar të krijohen, e përmbushin këtë kriter. Kriteret tjera janë krysisht aspekte të funksionimit normal të komunave të reja, si dhe aftësia e tyre financiare dhe ekonomike për t'u vetëmbajtur. Për këto kritere, kur është fjala për komunat me shumicë serbe, do të përkujdeset Serbia, e cila do të ketë të drejtë që t'i mbajë ato si financiarisht, ashtu edhe me kuadro. Pra, kur të vjen koha e rishikimit të funksionalitetit të komunave të reja serbe brenda Kosovës, ato sigurisht se do të paraqiten plotësisht funksionale. Nëse ato i kanë plotësuar kriteret para se të formohen si të tilla, si mund të ndodh që ato të mos jenë të tilla pas dy viteve, kur në to është investuar dhe kur në to janë vendosur familje të reja serbe përmes procesit të rikolonizimit të Kosovës (apo 'kthimi i qëndrueshëm', siç parapëlqehet të quhet). Por rishikimi është lënë si mundësi për një qëllim tjetër. Serbia përmes këtij rishikimi e ka lënë derën hapur që pas dy viteve ta rritë numrin e komunave me shumicë serbe brenda territorit të Kosovës, dhe kështu ta rrisë pjesën e Kosovës të cilën do ta ketë nën kontroll të drejtpërdrejtë.

    Në një debat Lutfi Haziri e pat pranuar se kërkesë e Serbisë ka qenë që hapësira përreth monumentit në Gazimestan (në veriperëdim të Prishtinës ku Milosheviqi e pat mbajtur fjalimin famkeq luftënxitës) ta fitojë statusin e komunës. Kjo është tash për tash e pamundur për shkak se aty nuk banon njeri. Mirëpo këtij monumenti i është dhënë statusi eksterritorial, apo zona e veçantë e mbrojtjes. Nuk kërkohet shumë mprehtësi të kuptohet se Serbia këtë zonë planifikon ta popullojë me serbë, në mënyrë që ky vend t'i plotësojë kriteret për komunë. Pastaj, duke e rishikuar decentralizimin Gazimestani e fiton statusin e komunës, kështu që kërkesa fillestare e Serbisë plotësohet. Fillimisht Serbia i ka pasur nën kontroll të drejtpërdrejtë 5 komuna në Kosovë. Negociatat për decentralizimin do ta ngrisin këtë numër në 14. Rishikimi në 18, apo 20... kushedi.

Ju po na e sjellni luftën

    A ka mundësi të ndodh edhe një luftë në Kosovë? Sigurisht që po. Kosova juridikisht vazhdon të jetë pjesë e Serbisë. Populli i Kosovës vazhdon të jetë këmbëgulës në përcaktimin e tij për liri dhe shkëputje nga Serbia. Në anën tjetër Serbia vazhdon të jetë këmbëngulëse në synimet e veta hegjemoniste dhe kolonialiste ndaj Kosovës. Kjo është situatë lufte. Në situatë lufte palët në konflikt synojnë vetëm një gjë – përmirësimin e pozitës së vet strategjike që kështu ta kenë fitoren të mundshme dhe më të lehtë. Prandaj Serbia ka insistuar që në negociatat për Kosovën çështje prioritare të jenë decentralizimi dhe zonat '‘eksterritoriale’' përreth kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë. Për shkak se përmes komunave të reja në Kosovë dhe zonave të lartpërmendura Serbia e forcon dhe përmirëson praninë e vet brenda Kosovës. Një insistim i veçantë i Serbisë ka qenë që përmes këtyre proceseve t'i marrë majat e larta të maleve në Kosovë, që t'i ketë ato nën kontroll për t'i përdorur për çështje ushtarake. Përmes pikave malore kontrollohet lehtë lugina. Sarajeva është bombarduar për 3 vite me radhë prej maleve përreth qytetit, gjë që i ka shkaktuar humbje të mëdha boshnjakëve si në në njerëz, ashtu edhe në të mira materiale.

    Në rajonin e Anamoravës decentralizimi ia jep Serbisë të gjitha pikat me lartësi më të madhe mbidetare. Në pjesën veriperëndimore të Kosovës decentralizimi i kombinuar me 'eksterritorialitetin' ia falin Serbisë malin Mokna prej nga është bombarduar Drenica gjatë luftës së fundviteve të nëntëdhjeta. Me ta përmirësuar pozitën e vet strategjike brenda Kosovës, Serbisë do t'i konvenojë ta nxisë një luftë të re - për shkak se paraprakisht po sigurohet se do ta fitojë atë. Çka do ta pengonte këtë luftë? Paqartësia e rezultatit të saj. E kjo paqartësi mund të arrihet vetëm me forcimin dhe faktorizimin e shqiptarëve të Kosovës. Prandaj Lëvizja VETËVENDOSJE! vepron për t'i organizuar masat popullore për ndaljen e procesit ekzistues politik në Kosovë dhe kthimin e tij kah vullneti dhe interesi i popullit të Kosovës. Kështu do ta ndalnim zgjerimin e Serbisë brenda Kosovës dhe do t'ia pamundësonim asaj forcimin e pozitës strategjike në vendin tonë. Ndalja e këtij procesi nënkupton parandalimin e luftës, meqenëse ky proces po e trason rrugën për ndarjen e Kosovës dhe fillimin e një lufte të re.

Vetë ne e kemi thirrur UNMIK-un

    Marrëveshja e Rambujesë ka qenë esencialisht e pranueshme për Serbinë për shkak se ajo ia ruante sovranitetin dhe integritetin territorial Jugosllavisë së atëhershme në Kosovë. Megjithatë atëbotë Milosheviqi e refuzoi atë. Dhe atë për tri arsye. Njëra prej arsyeve ishte edhe çështja e misionit administrues në Kosovë. Marrëveshja e Rambujesë parashihte një mision të udhëhequr nga shtetet e NATO-s. Serbia kërkonte që ky mision të jetë i udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. NATO-ja e bombardoi Jugosllavinë e atëhershme për 78 ditë. Pas 78 ditëve erdhi Rezoluta 1244 e cila, duke e marrur parasysh tërësisht marrëveshjen e Rambujesë, vazhdoi ta ruajë Kosovën nën Serbi, por edhe e themeloi misionin që do ta administronte Kosovën përkohësisht. Ky institucion i përkohshëm është në Kosovë tash e shtatë vite. Dhe nuk e ka ndërmend të shkojë. UNMIK-u është kërkesë e Milosheviqit. Ai e detyroi bashkësinë ndërkombëtare t'ia përfillë kërkesat e veta përmes luftës që zhvilloi me ta. Jugosllavia e atëhershme, por edhe Serbia sot, është më e fuqishme në Kombet e Bashkuara se sa që do të mund të ishte në NATO, për shkak se aty, në Këshillin e Sigurimit, anëtare të përhershme janë Rusia dhe Kina - aleate të Serbisë, si gjatë bombardimeve, ashtu edhe sot.

    Pushteti i tyre natyrisht se ka ndikuar edhe në vendet tjera, por mbi të gjitha në tekstin e Rezolutës dhe në politikën e UNMIK-ut. Prej se është instaluar këtu UNMIK-u nuk ka bërë gjë përveç që ka siguruar një zbatim të mirëfilltë të Rezolutës 1244, që nënkupton zbatim të mirëfilltë të sovranitetit nominal të Serbisë në Kosovë. E sovraniteti i Serbisë në Kosovë nuk është kërkesë e popullit të Kosovë, por pikërisht e kundërta - liri të pakusht nga Serbia, dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare që kanë për qëllim ta cenojnë sovranitetin e popullit të Kosovës në tërë territorin e vendit. Marrëveshja e Rambujesë është pranuar nga disa shqiptarë, por aty nuk flitet për UNMIK-un fare. Për Rezolutën 1244 nuk është pyetur asnjë shqiptarë i Kosovës (pak a shumë për shkak se tashmë ishte pranuar Marrëveshja e Rambujesë nga një grup i vogël kinsepërfaqësuesish). Dhe është pikërisht Rezoluta ajo që implementohet në Kosovë, për shkak se vetëm atë e ka pranuar Serbia. Si UNMIK-u ashtu edhe KFOR-i janë këtu në marrëveshje më Serbinë (KFOR-i me Marrëveshjen e Kumanovës), kështu që në njëfarë mënyre jo të drejtpërdrejtë, këto dy organizma janë në Kosovë për shkak se janë ftuar nga Serbia. Populli i Kosovës në vitin 1999 kërkonte lirinë, ashtu si edhe sot. Në vitin 1999 të katandisur deri në mosqenie, populli i Kosovës kërkonte ndaljen e represionit shtetëror të Serbisë që e shkaktonte këtë katandisje. Por kjo kërkesë nuk duhet keqkuptuar si kërkesë për një robëri të re. Në thelb kjo kërkesë ishte kërkesë për liri, të plotë dhe të pakushte, në mënyrë që ky popull të sigurohet se një katandisje e tillë të mos ndodhte kurrë më. Ajo nuk ishte thirrje e UNMIK-ut e as thirrje e Serbisë në Kosovë. Ajo ishte thirrje për largim të menjëhershëm të të gjitha atyre organizmave që do t'ia cenonin të drejtat këtij populli. Ajo ishte dhe mbetet kërkesë për vetëvendosje.

Serbët nuk kthehen më në Kosovë

    Pjesa më e madhe e serbëve të larguar nga Kosova e kanë bërë atë së bashku më forcat e armatosura ushtarako-policore të Serbisë nga Kosova. Gjatë këtyre viteve ata kanë jetuar gjithandej nëpër Serbi, në kushte shumë më të këqija jetese krahasuar më serbët e mbetur në Kosovë apo me ata që kanë jetuar përherë në në Serbi. Serbët e Kosovës refugjatë në Serbi janë trajtuar nga pushteti atje njëlloj sikur refugjatët nga Bosnja dhe Kroacia. Këtë pushteti në Beograd e ka bërë me qëllim të kthimit të tyre në Kosovë kur asaj t'i duket momenti politikisht i volitshëm. Ky moment është tash. Serbia ka zhvilluar planin për kthimin e serbëve në Kosovë. Ky plan është pranuar tërësisht nga instancat e pushtetit këtu (IPVQ-ve, pra, UNMIK-ut), dhe është shndërruar në standardin e IV për Kosovën, atë për ‘kthimin e qëndrueshëm’. Ky plan ka për qëllim t'i shërbejë procesit të decentralizimit, pra që t'u jep kuptim demografik kërkesave të Serbisë për komuna të reja serbe brenda Kosovës. Prandaj kthimi i serbëve është përqendruar kryesisht në pjesën veriperëndimore të Kosovës, aty ku Serbia ka për qëllim të krijojë 4 komuna të reja me shumicë serbe (Bajë, Osojan, Binçë dhe Gorazhdec) për ta zgjeruar pjesën veriore të Kosovës të cilën e ka nën kontroll, por edhe në pjesën qendrore për ta bërë ndërlidhjen e enklavave ekzistuese të cilat i ka fituar si komuna me ofertën e negociatorëve nga Kosova. Ismet Beqiri, kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, 54 ari tokë pronë publike ia ka dhënë Graçanicës, për të ndërtuar aty banesa kolektive për kthimin e serbëve. Serbia e ka ndarë kthimin e serbëve në 3 lloje: kthimi individual - 2000 familje individuale planifikohen të kthehen kryesisht aty ku ata tashmë janë shumicë, për ta ritheksuar këtë shumicë; kthimin e organizuar – 6500 familje serbe planifikohen të kthehen në mënyrë të organizuar në ato vendbanime ku ata do të bëheshin shumicë me këtë kthim; dhe, kthimin e planifikuar - kthim ky i organizuar që planifikohet të ndodh në të ardhmen e afërt. Pjesa dërrmuese e serbëve të Kosovës janë kolonizatorë të cilët janë vendosur në Kosovë përgjatë okupimit të vendit nga Serbia. E kolonizatorët përherë kthehen. Përderisa nuk dekolonizohet vendi.

Në vitin 1999 është kryer puna me Serbinë

    Më 12 qershor të vitit 1999 forcat ndërkombëtare kanë hyrë në Kosovë. Por Kosova ka mbetur nën sovranitetin e Serbisë. Këtë sovranitet dhe integritetin territorial të Jugosllavisë së atëhershme ia ruan Rezoluta 1244 e cila bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë. Pas shpërbërjes së pjesës së mbetur të Jugosllavisë, Serbia është bërë trashëgimtare e dokumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën, pra edhe e Rezolutës 1244. Po të ishte kryer puna me Serbinë në vitin 1999, atëherë nuk do të kishte pasur nevojë për negociata me Serbinë, negociata këto që filluan në vitin 2006, dhe gjatë të cilave as që u përmend fare shkëputja e Kosovës nga Serbia, por vetëm ndarja territoriale dhe institucionale e Kosovës, si dhe uzurpimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës. Nëse Serbia nuk ka pasur kurrëfarë peshe politike në Kosovë ç‘prej vitit 1999, atëherë si u bë që pjesa veriore e Kosovës mbeti nën kontroll të Serbisë? Si u bë që 2500 hektarë të tokës së Kosovës t’i jepen Maqedonisë pa pëlqimin e Kosovës? Në vitin 1999 Serbisë iu suspendua jurisdiksioni mbi Kosovë dhe asgjë tjetër. Pra prej vitit 1999 Kosova kaloi nën qeverisje të drejtpërdrejtë të UNMIKut, i cili gradualisht e vendosi edhe strukturën ligjore mbi Kosovë për ta zëvendësuar atë të Serbisë. Kjo nuk është punë e kryer – puna do të kryhet kur Kosova përfundimisht shkëputet nga çfarëdo lidhje juridiko-politike dhe ekonomike me Serbinë, dhe kur populli i Kosovës do të ushtrojë sovranitet të plotë mbi tërë territorin e vendit. Kjo punë nuk është kryer më 1999, e nuk po bëhet as sot me pakon e Ahtisaarit. Kjo bëhet kur popullit i njihet e drejta për vetëvendosje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër bashkësisë ndërkombëtare

    Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër bashkësisë ndërkombëtare. Madje bashkësia ndërkombëtare as që ekziston si e tillë. Ekzistojnë shtetet e veçanta me interesa dhe synime vetanake. Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër atyre shteteve që publikisht dhe në vepër ia cenojnë popullit të Kosovës të drejtën për të jetuar i lirë. Parimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë parimet etike të politikës ndërkombëtare – parimi universal i vetëvendosjes dhe respektimi i tij si garantues i vetëm i paqes dhe miqësisë mes shteteve. Ne jemi kundër UNMIK-ut për shkak se e synojmë një Kosovë që qeveriset nga populli e jo nga institucione të cilat janë si  rrjedhojë koncesionesh që i janë  bërë Serbisë. Ne nuk jemi kundër pranisë së organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Por ajo prani duhet të jetë në marrëveshje me institucionet e Kosovës të ndërtuara në bazë të vullnetit politik të popullit të Kosovës, dhe kjo prani duhet të jetë në rolin e këshilldhënësit e jo sunduesit. Ne e pranojmë edhe NATO-n në Kosovë. Por kjo prani duhet të jetë prapë në marrëveshje me Kosovën, e jo me Serbinë. NATO-ja aktualisht qëndron në Kosovë në bazë të marrëveshjes që e ka me Serbinë. Ne e duam Kosovën të jetë pjesë e zhvillimeve ndërkombëtare, ai anëtare e barabartë e OKB-së. Aktualisht UNMIK është këtu që Kosova të mos jetë në OKB. Nesër misioni i ri civil ndërkombëtar do të jetë këtu që Kosova të mos jetë atje. Këtë prani e kundërshtojmë. Kjo duhet të ndërrohet rrënjësisht.

Le të na pranojnë SHBA-të dhe kryhet puna

     Kohëve të fundit është përfolur shumë për përkrahjen që ShBA-të po i ofrojnë Kosovës. Nga deklarimet e Grupit të Unitetit dhe nga disa raportime të mediave fitohet përshtypja se ShBA-të nuk merren me asgjë tjetër përveç me Kosovën. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Kosova është duke u diskutuar mes shteteve më të fuqishme botërore. Por Kosova, si të thuash, është njëra ndër temat, në mesin e çështjeve që konsiderohen shumë më prioritare për shtetet e fuqishme. Aty është Irani, mbrojtja raketore që ShBA-të dëshirojnë ta instalojnë në Evropën Lindore, Iraku etj. Kryetari i ShBA-ve në Tiranë tha se Kosova do të jetë e pavarur. Por në fillim të fjalës së tij për Kosovën ai deklaroi edhe se është përkrahës i fuqishëm i pakos së Ahtisaarit. Administrata amerikane disa herë është deklaruar se do e përkrah edhe një zgjidhje të njëanshme për Kosovën (gjë e cila është kundërshtuar nga anëtarët e Grupit të Unitetit). Por e njëjta administratë përherë është zbrapsur nga kundërshtimet e evropianëve. ShBA-të nuk do e njohin Kosovën të vetme po qe se BE nuk do ta bëjë një gjë të tillë. E BE-ja është duke ngurruar ta bëjë një gjë të tillë për shkak se frikohet nga humbja e unitetit të brendshëm. Ky rrezik vjen si pasojë e pozicioneve të ndryshme që kanë vendet e BE-së karshi çështjes së Kosovës. Kohëve të fundit ShBA-të nuk janë duke zhvilluar negociata për Kosovën me Rusinë por me BE-në. Javën e kaluar në Paris shtetet e Grupit të Kontaktit u takuan pa Rusinë. Njohja vetvetiu nuk të bën shtet. Prandaj deklarimet mediale se Bush e shpalli pavarësinë e Kosovës në Tiranë janë asbolutisht të pavërteta dhe naive. Bush nuk e bëri një gjë të tillë në Tiranë. Bush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë askund. Pavarësia e Kosovës duhet të vijë nga populli i Kosovës. Atëherë kur ne e shpallim dhe e mbrojmë atë pavarësi, do të jetë momenti kur ne do të jemi vërtetë të pavarur. Ishte deklarimi i popullit të Malit të Zi tash së fundi ai që e bëri Malin e Zi shtet të pavarur. Ishte forca në terren që e mbrojti atë deklarim. Për shkak se shteti realizohet njëherë. Njohja vjen më pas.

Serbia nuk hyn më në Kosovë

    Të thuash se Serbia nuk hyn më në Kosovë nënkupton se enklavat serbe nuk janë në Kosovë. Për shkak se Serbia është në to. Pra, Serbia është  në Kosovë. Madje në aspektin juridik, Serbia vazhdon ta mbajë tërë Kosovën nën sovranitetin e vet (Rezoluta 1244, Kushtetuta e Serbisë, etj.) Serbia nuk ka nevojë të kthehet në Kosovë. Çështja është se ajo duhet të shporret nga këtu. Sa më herët, aq më mirë. Në vitin 1999 forcat serbe janë larguar nga Kosova. Atëbotë Kosova ka qenë politikisht më së largu Serbisë.  Pastaj pasojnë vitet kur Serbia gradualisht kthehej në politikën e Kosovës. Këtë e bëri kryesisht përmes instrumentalizimit të serbëve të Kosovës, por edhe përmes shantazhimit të UNMIK-ut, i cili, përherë i pavullnetshëm dhe i dobët të ballafaqohej me Beogradin, ia hapte dyert atij që të futet sa më shumë dhe sa më thellë në punët e brendshme të Kosovës. Marrëveshja Haekkerup–Çoviq ishte ky çelës që e hapi portën. Kjo marrëveshje kinse për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të sigurisë për serbët e Kosovës, në të vërtetë rilegalizoi përzierjen e drejtpërdrejtë të Beogradit në çështjet e Kosovës. Me këtë marrëveshje, gjithnjë përmes serbëve lokal, Beogradi fitoi të drejtën të merret me kushtëzimin e vendimeve, madje edhe mikropolitike për Kosovën. Me këtë marrëveshje Çoviqi fitoi më shumë peshë politike në Kosovë se sa krejt krerët e IPVQ-ve së bashku. Pakoja e Ahtisaarit është çelësi i dytë. Ajo ia hap dyert Serbisë përmes proceseve të decentralizimit dhe ‘eksterritorialitetit’. Në një emision të shfaqur javën e kaluar në RTK, Sanda Rashkoviq-Iviq, ish udhëheqësja e Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovën, deklaroi se përmes marrëveshjeve për arsim të decentralizuar dhe shëndetësi po ashtu të decentralizuar “Serbia hyri në Kosovë pa e shkrepur asnjë plumb dhe pa e dhënë asnjë ushtar”. Kronolgjia e ngjarjeve ka rrjedhur kështu: Marrëveshja e Rambujesë e konfirmoi mosdaljen e Kosovës nga Serbia (që nënkupton mos daljen e Serbisë nga Kosova), por me përjashtim të përkohshëm të një pjese të pranisë militare të Serbisë në Kosovë. Pastaj Rezoluta 1244 e rikonfirmon pranimin ndërkombëtar të kësaj mosdaljeje, njëkohësisht duke i përjashtuar forcat serbe nga këtu. Marrëveshja Haekkerup–Çoviq ia dorëzon nën menaxhim të drejtpërdrejtë Serbisë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me një pjesë të qytetarëve të Kosovës, e që nënkupton menaxhim të punëve që do të duhej të bëheshin nga administrata e Kosovës. Pakoja e Ahtisaarit ia jep Serbisë nën kontroll të drejtpërdrejtë 1/3 e territorit të Kosovës, ia fal Serbisë tërë trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit të Kosovës, si dhe ia hap Serbisë dyert e ndikimit të drejtpërdrejtë në politikën e Kosovës përmes mekanizimit të shumicës së dyfishtë. Këto nuk bëhen që Serbia të dal nga Kosova, por që Kosova të mos mund të dal nga Serbia.

Nuk e meritojmë pavarësinë. E dëshmuam se s’dimë të qeverisim. S’jemi të gatshëm.

    Shqiptarët në Kosovë nuk kanë qeverisur asnjëherë me vendin. Prandaj, nuk kemi pasur mundësi të dëshmohemi nëse dimë ta bëjmë një gjë të tillë apo jo. Deri më 1912 Kosova është qeverisur nga strukturat e pushtetit të Perandorisë Otomane. Ç‘prej atëherë e deri më 1999 pushteti këtu ka qenë në duart e Serbisë dhe Jugosllavisë. Që nga viti 1999 pushtet këtu është UNMIK-u. Përgjatë kësaj kohe të robërisë së Kosovës, kemi pasur ‘institucione’ dhe ‘udhëheqës’ kinse vendor. Por të gjithë këta i kanë dhënë llogari shefave të tyre në Stamboll, Beograd dhe tash përmes UNMIK-ut në New York. Asnjëherë popullit të Kosovës, për shkak se ne kurrë nuk kemi qenë, ashtu siç nuk jemi as sot, sovran në vendin tonë. Kështu që të thuhet se nuk ditëm të qeverisim dhe se nuk jemi të gatshëm për një gjë të tillë është jo vetëm dashakeqësi, por edhe gabim. Dashakeqësi, për shkak se një thënie e tillë paraqet kulminacionin e cinizmit kolonial kundër popujve. Është e tmerrshme ta përbrendësosh epitetin dashakeq të pushtuesit kundër popullit tënd, kundër teje. Serbia deklaron se ne jemi të egër dhe të paaftë të qeverisim. Të thuash se e dëshmuam se nuk ditëm nënkupton të pajtohesh me Serbinë. E është gabim të pajtohesh me armikun atëherë kur je më se i sigurtë se ai punon ditë e natë për të robëruar ty dhe për të ta shkatërruar jetën. Për shkak se armiku këtë e synon përherë. Fajtorë nuk është vetëm robëruesi i drejtpërdrejtë por edhe ata që pajtohen me të për sa i përket robërisë tënde. Gabim është të mendosh se nuk dimë të qeverisim pa e provuar këtë kurrnjëherë. Kosova është në gjendjen aktuale pikërisht pse nuk kemi qeverisur ne, por të tjerët. Dështimet në Kosovë janë dështime të tyre, jo tonat. Prandaj, ata nuk dijnë të qeverisin e jo ne. Ata nuk janë dëshmuar të gatshëm e jo ne. Por edhe sikur ta kishim dëshmuar se nuk dimë të qeverisim, prapë liria do të na takonte. Për shkak se liria në botën moderne nuk është meritokratike. Ajo është e drejtë që i takon secilit njeri me vetë ekzistencën e tij. Madje, ajo është parakusht i po kësaj ekzistence. Njeriu nuk mund të ekzistojë pa lirinë e tij, duke qenë se është mu kjo liri ajo që ia garanton njeriut hapësirën për ta krijuar veten. E njëjta vlen edhe për popujt. Përderisa hapësira për ta krijuar vetveten është liria, forca shtytëse e këtij krijimi është vullneti. Këto dy koncepte realisht janë të pandashme për shkak të bashkëveprimit dhe varësisë reciproke që e kanë. Kufizimi i njërës nënkupton automatikisht kufizim të tjetrës. Liria nuk mund të jetë liri kur vullneti kufizohet. Dhe anasjelltas vullneti shndërrohet në ëndërr, apo dëshirë, atëherë kur kufizohet liria. Populli i Kosovës nuk është i lirë për shkak se nuk i njihet vullneti politik. Pra ai nuk lihet të rrjedh lirshëm për shkak se kufizohet. Ky kufizim është aktualisht UNMIKu, siç ka qenë pushteti i Serbisë, apo ai i Jugosllavisë më herët. Janë këta që nuk na lanë të krijohemi ashtu siç dëshirojmë. Dhe nuk është e rastësishme që janë po këto pushtete ato që përherë na kanë kërkuar, dhe na kërkojnë t’u dëshmohemi. Për shkak se e dinë se në kushtet e krijuara nga ata, ne kurrë nuk do të mund të dëshmohemi. Pse t’i dëshmohemi dikujt që po e mbanë peng lirinë që na takon? Kush u jep këtyre të drejtë të na robërojnë? Kush i jep të drejtë misionit të ardhshëm ndërkombëtar të na nënshtrojë? Ky vend është i yni, prandaj duhet të qeveriset nga ne. Vetëm këtë formë të qeverisjes nuk e kemi provuar. E kur ta provojmë do të mund t’i dëshmohemi vetes. Vetëm atëherë do t’i dëshmohemi vetes, dhe gjeneratave që do të vijnë pas nesh.

Pasi që të bëhemi të pavarur, ua marrim serbëve këto komunat e decentralizimit.

    Komunat, pasi që të jenë krijuar njëherë kurrë nuk do të ndryshohen. Ligji për komunat dhe ai për kufijtë e tyre janë kategorizuar nga Ahtisaari si ligje të rëndësisë jetike për pakicat në Kosovë. Si të tilla, për t’u ndryshuar, këto ligje kërkojnë të marrim miratimin e shumicës së deputetëve të kuvendit të Kosovës si dhe shumicën e deputetëve të vendeve të rezervuara (10 për serbët dhe 10 për të tjerët). Ndryshimi i numrit të komunave varet nga vullneti i serbëve, që do të thotë Serbisë. A do ta pranonte Serbia t’i merren komunat që po i jipen brenda territorit të Kosovës? Natyrisht se jo. Serbia ka luftuar me vendosmëri gjatë negociatave në Vjenë për këto komuna. Këtë nuk e ka bërë për të hequr dorë më pas nga to. Këtë e ka bërë pikërisht për të hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ta mbajë peng Kosovën dhe neve shqiptarëve këtu, si dhe për të na shkëputur vazhdimësinë territoriale të shqiptarëve brenda Kosovës dhe atë me Luginën e Preshevës. Krijimi i komunave serbe në Kosovë ka rëndësi strategjike dhe ekonomike për Serbinë. Strategjike për shkak se përveç territorit me to Serbia i merr edhe pikat e larta kodrinore të Kosovës. Ekonomike për shkak se me territorin e komunave Serbia i merr edhe pasuritë nëntokësore edhe ujore të Kosovës të cilat gjendet në pjesën veriore dhe lindore të vendit tonë. Sa kohë që Serbia pyetet për këto komuna, ato kurrë nuk do të mund t’i zhbëjmë. E pakoja e Ahtisaarit ia garanton Serbisë se do të pyetet për këto komuna sa kohë që kjo pako është në fuqi. Madje jo vetëm për ato të krijuarat por edhe për ato që do të krijohen në të ardhmen. Sipas pakos së Ahtisaarit procesi i krijimit të komunave të reja brenda territorit të Kosovës do të jetë proces i pafund. Krejt çka do t’i nevojitet Serbisë është që ta plotësojë kriterin e numrit të banorëve në një vendbanim të caktuar (5000 sosh) dhe të sigurohet se 75% të tyre janë serb, dhe ai vendbanim do të shndërrohet në komunë. Kjo nënkupton se e tërë Kosova është e rrezikuar nga ky kancer gabimisht i quajtur decentralizim. Për shkak se serbët e kanë të drejtën të kthehen kudo që dëshirojnë ata në Kosovë e jo aty ku kanë jetuar. Kështu që në vend që të zhduken enklavat serbe të cilat gjenden nën kontroll të drejtpërdrejt të Beogradit, e tërë Kosova po shndërrohet në një ’enklavë’ potenciale të Serbisë. E tërë kjo përmes negociatave në Vjenë dhe pakos së Ahtisaarit. Jo që nuk do të mund t’ua marrim serbëve këto komuna, por rrezikojmë që Serbia të na e rimerr tërë Kosovën. Kjo nuk është pavarësi, por varësi e një forme tjetër, gjithnjë e dëmshme dhe e rrezikshme.

(Ne www.pashtriku.org - u botua me 31.07.2007 / 21:00)

Klonimi i kukullave politike…!

STËRKEQJA E ZGJIDHJES SË STATUSIT NGA DEKLARATAT SHTERPE TË ELITËS SONË POLITIKE

Shkruan: Mehmet BISLIMI

 (www.pashtriku.org – 22.07.2007 / 23:00)

Pavarësia më 28 Nëntor…!

   Këto ditë Kryeministri i Kosovës, zoti Agim Çeku deklaroi se pavarësia e Kosovës mund të shpallet me 28 nëntor! Lideri i „Ora-s“ Surroi, ndërkohë ka theksuar se kjo gjë do të duhej të ndodhë pak para krishtlindjeve! Zoti Kola dhe zoti Sejdiu deklaruan se kjo do të ndodhë së shpejti, ndërkaq zoti Thaçi tha se nuk është profetizues datash e evenimentesh historike, por se kjo do të ndodhi pa dyshim! Tani i mbetet zotit Eqrem Beu të deklarohet se shpallja e pavarësisë do të bëhet ditën e Bajramit të madh, apo në ditën e Hashureve, ndërsa propozimi i axhi Merxhës do të jetë, që pavarësia e Kosovës të shpallet për Shën-Gjergj!... S’do mend, se kjo lojë koqesh me pavarësinë e Kosovës nga elita jonë politike, mbase do të sjellë pak freski tek popullata, e cila këto ditë po digjet nga vapa e madhe që po mbretëron gjithë andej në Kosovë. Freskia e deklartave shterpe të lidershipit tonë për pavarësinë, me gjasë do mbetet si i pazarit të parë, prit Gomar sa të del bar!...

Pesha politike prej karkaleci…

   Mendoj se lexuesi e ka më se të çartë se askush nga artikullshkruesit, publicistët, analistët, politologët e të tjerë, të paktën me dëshirë nuk do të shkruante për dështimin rreth miratimit të një rezolute për statusin e Kosovës i cili pësoi fiasko në Këshillin e Sigurimit! Kalimi i çështjes së statusit të Kosovës nga KS të OKB-së në Grupin e Kontaktit, do të thotë nisja e procesit nga e para, që nënkupton rifillim të bisedimeve, të cilave nuk mund t´ju dihet fundi. Dhe jo vetëm kaq: Kjo nënkupton edhe dështimin e BE-së para çështjes së pazgjidhur të Kosovës, përballë bllokut Sovjetik e mos të flasim më për Bajrama-xhinjët e Krishtlindje-xhinjët tanë të cilët tani më janë duke e parë përditë e më çartë se pesha e tyre politike prej karkaleci për gjërat madhore siç është çështja e pavarësisë është krejt e pa diktueshme! Prandaj këto shkrime jemi të shtrënguar t’i bëjmë kundër vullnetit tonë, dhunshëm, e me shpirt thyer, sepse dështimet e mundshme sjellin pasoja të paparashikueshme për popullin tonë që kaq shumë u sakrifikua e priti për lirinë e Kosovës.

Karagjozllëku i bartësve të pa denjë të vullnetit tonë politik

   Në një shoqëri i (thënçin demokratike) si kjo jona, ku interesat vetanake, klanore e politike mbizotërojnë mbi ato kombëtare, vërehet pa u lodhur mbi sipërfaqen e djegur të statusit të Kosovës karagjozllëku politik i prijësve të institucioneve tona për dhe rreth zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Bartësit e Institucioneve tona, të afirmuar kuturu e pa mbulesë që operojnë pa argumentuar dhe pa koordinuar e me kryeneçësi me fakte të sajuara e me vendim marrje në dëm të njëri-tjetrit, për më shumë në dëm të fatit të Kosovës, realitet ky që neverit popullin tonë e për më tepër kjo nuk është as filli i mënyrës afirmative të tyre. Këta bartës të pa denjë të vullnetit të popullit tonë kanë stërkequr çështjen e zgjidhjes së statusit. Tani më duke e vërejtur fare çartë paaftësinë e tyre politike së bashku me zhgënjimin, apo thënë më troç naivitetin e tyre politik, ata do duhej të kuptojnë se nuk do ta kanë fatin e as privilegjin e të ngriturit të flamurit si dikur plaku Vlonjat! Edhe sikur të ndodhte kjo tamam me 28 nëntor të këtij viti, i ka ikur “ajami” prerjes së ushkurit të pavarësisë zotërinjë, që moti, prandaj do duhej që t’jua kujtojmë këngën e vjetër të së motrës së Avdisë:” Prit me muaj e prit me vjet, pushka e Lilës s’po kërcet!”.. 

„Opozitarët“ Thaçi e Surroi, minoritari axhi Merxha dhe pozitarët Sejdiu e Çeku, lojtarët karagjozë të politikës sonë!

Klonimi i kukullave vendore nga binomi politik ndërkombëtarë!

   Fati i këtyre njerëzve që nuk hezituan t’i imponohen përdhunshëm kohës, madje në emër të unitetit e që në fakt këta përfaqësojnë të kundërtat, pra pjesë të tërësisë shoqërore të shkapërderdhura nëpër subjekte politike e jo politike të cilat tek më pastaj përbëjnë tërësinë. Prijësit e Institucioneve tona, pashpjegueshëm u bënë kukulla në duart e binomit politik ndërkombëtarë me orientim të dyshimtë që për qëllim kishin klonimin e këtij mekanizmi. Prandaj rënia e rezolutës në provim para Këshillit të Sigurimit, kishte për pasojë më shumë “nxënësit” e pa përgatitur, apo “profesorët” qyqarë e të pa fuqishëm përballë një realiteti të pa diskutueshëm?! Me këtë akt të qyqarllëkut politik Këshilli i Sigurimit vetëm sa trimëroi dhe forcoi qëndrimet e Rusisë dhe të Serbisë, madje duke i kurajuar ato edhe më që të mos lëvizin nga pozitat e tyre politike. Tani së fundi, kalimi i çështjes së statusit nga KS në GK, ngërthenë në vete edhe një lojë më shumë me fatin e shqiptarëve dhe me përfaqësuesit tanë tragji-komik fatkeqësisht!

   Tashmë kur një ndjesi e pafuqisë politike në rritje, ka kapluar bartësit e institucioneve tona të cilët me entuziazmin e tyre të dikurshëm e pa mbulesë u sulën drejt pallatit shumëkatësh për të arritur sa më pranë buxhetit të shtetit që synojmë. Entuziazmi pa mbulesë ka filluar të digjet ngadalë, së bashku me bartësit e kotësisë dhe zhvatjes politike e materiale. Ama u desh një kohë mbi tetë vjeçare, dhe krejt në fund edhe një vapë dyzetë gradëshe (që këto ditë po mbretëron në Kosovë), për të djegur edhe premtimin shterpë. Fatkeqësisht kjo vapë përcëlluese po e djeg edhe popullin, por ja që ne si popull realitetin e shohim vetëm kur na kaplon temperatura përvëluese klimatike e politike dyzetë gradëshe! Që nga viti 1999 e deri më sot, shumë çështje të favorshme për Kosovën u dogjën dhe nuk mund të riparohen më, dhe së bashku me to po përplaset edhe çështja e statusit nga Bajrami në Krishtlindje. Prandaj kjo elitë politike as që ka më mandat legjitim të përfaqësoi interesat tona kombëtare - madje ka një vit e ca… që në mënyrë ilegjitime këta sojsëza sorollaten nëpër botë dhe zhvatin pa pra nga buxheti i Kosovës !?

 Ta pranojmë jetën e robit…, apo ta jetojmë jetën e qytetarit të lirë.., e të dinjitetshëm… – Kjo është çështja…!

   Mendoj që para së gjithash populli ynë në mënyrë të prerë duhet të kërkoi zgjedhje, nga ku do të dalin udhëheqësit dhe përfaqësuesit e rinj të popullit të Kosovës të cilët do të jenë legjitim për para popullit tonë për të shpallur shtetin e Kosovës, nëse kjo nuk ndezë, atëherë duhet shpallur bashkimi i tokave shqiptare në rajon që në fakt është e natyrshme dhe e pashmangshme! Të shpresojmë se me punë të përkushtuar e sistematike, populli do të arrijë të prej rrugën e dinosaurëve të fundit politik, të cilët për shumë decenie kanë lozur dhe po lozin akoma me fatin tonë. Ne duhet të jemi gati dhe të sqarojmë botën se mes dy poleve të kundërta, pra në mes lirisë dhe robërisë nuk ka emër tjetër, as nuk e njeh shkenca e as filozofia. Kështu që populli shqiptarë do të jetë i detyruar (herëdo kur) të deklarohet në mënyrë të prerë se ne do të përdorim të gjitha mjetet juridike, politike, morale e kombëtare, pra edhe mjete tjera në mënyrë që të jetojmë të lirë e me dinjitet, e jo të robëruar e të poshtruar! Këtë gjë duhet detyrimisht ta themi ne e jo t’ua bartim brezave, jemi zvarritur mjaftë për një shekull, dhe çdo zvarritje tjetër është dënim i ardhmërisë sonë. Të kundërtën e kësaj e tha sonte (22 korrik) prerë e pa u skuqur fare, jo më pak se presidenti “demokrat” i Serbisë, i përkëdheluri i Evropës Tadiq, se shteti i tij do të përdori të gjitha mjetet (që nënkupton edhe luftën)... në mënyrë që të mos e lëshojnë Kosovën!?

    Pse ne të mos tregojmë të njëjtën gatishmëri kur është në pyetje liria jonë kombëtare, pse jo edhe gatishmërinë për luftë (nëse kjo na imponohet), kur dihet mirëfilli se synimi ynë ka qenë dhe është liria e jo pushtimi! Në fund shtrohet çështja, ta pranojmë jetën e robit dmth të mbetemi të pushtuar nga Serbia, apo ta jetojmë jetën e qytetarit të lirë, të dinjitetshëm e plotësisht sovranë në tokën tonë të lashtë ilire. Pra, ky është realiteti politik që mbretëron aktualisht në këto hapësira, dhe nuk kemi asnjë arsye që këtij realiteti t´i vëmë grimin e premtimeve shterpe.

 * Fotolegjenda është e pashtriku.org

 Shantazhi rus si interes strategjik pansllavist

 RREZIKU I NDARJES SË KOSOVËS 

Shkruan: Mehmet HAJRIZI, Prishtinë

 (www.pashtriku.org – 15.07.2007 / 22:00)

 ***

Shtyerja e radhës..

Shtyrja e radhës e definimit të statusit politik të Kosovës, po bëhet me këmbënguljen e Serbisë dhe të avokates së saj, Rusisë, me qëllim të ndryshimit të përmbajtjes së zgjidhjes të propozuar nga ndërmjetësi i OKB, presidenti Ahtisaari. Bashkësia ndërkombëtare e përgjëroi Rusinë që të mos pengonte aprovimin e rezolutës në mbështetje të planit të Ahtisaarit, duke bërë deri tashti disa koncesione jo pa pasoja për të ardhmen e Kosovës, por ajo vazhdon të refuzojë.

Nuk dihet saktë, cilat kushte duhet përmbushur për ta pranuar një zgjidhje Serbia dhe Rusia. Rusia asnjëherë nuk i ka definuar publikisht dhe qartë kushtet e saj, përveç precedentit që kërkon ta zbatojë në disa vende të ish BRSS, në të cilat ajo ka pretendime territoriale. Në pamje të parë duket si parimor qëndrimi i saj për një zgjidhje të pranueshme dhe që i kënaq njëkohësisht Prishtinën dhe Beogradin, por në esencë  ky qëndrim është absurd, sepse asnjë pushtues deri sot në histori, nuk është kënaqur duke u tërhequr nga kolonitë e veta të leverdishme, e aq më pak Serbia që nuk ndjehet fort e shtrënguar ta bëj këtë.

Ndërkaq Serbia, në formë të një slogani “Më pak se pavarësi dhe më shumë se autonomi”e ka definuar gjoja konceptin e saj për zgjidhjen e statusit të Kosovës, por gjithkush e di që kërkesa e saj për ta mbajtur Kosovën, jo vetëm nuk është reale, por as shpreh interesin e saj, prandaj është hipokrite. Serbia e ka dashur dhe e do Kosovën, por pa shqiptarët. Me qenë se ky projekt ka dështuar më 1999 dhe nuk mund të përsëritet më, Serbia duhet ta ndryshojë atë. Atëherë çfarë do Serbia, cilat janë kërkesat e saj dhe si e sheh ajo zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

Dobrica Qosiq: “Në qoftë se nuk jemi të gatshëm që sërish ta çlirojmë Kosovën, e nuk jemi, duhet ta ndajmë me Shqipërinë...”

Për të kuptuar politikën aktuale serbe ndaj Kosovës, duhet referuar Dobrica Qosiqit, komunistit dhe nacionalistit më të mençur serb, të quajtur jo rastësisht “Babai i kombit serb”. Ai në veprën e vet ka sintetizuar dhe paraqitur në formë të përshtatura rrethanave aktuale historike, gjithë pikëpamjet, politikën dhe programet serbe ndaj Kosovës, që nga Garashanini, Çubrilloviqi e shkenca shfarosëse e klubeve të kulturës në Beograd dhe deri te Rankoviqi,  Memorandumi i Akademisë serbe e Milosheviqi, me pogromet dhe gjenocidin mbi shqiptarët 

 

“Babai i kombit serb” Dobrica Qosiq dhe kryekrimineli Sllobodan Millosheviq

Qosiq qysh më 26 prill 1981, atëherë kur Kosova e kishte kaluar rubikonin e vet historik duke hyrë në fillimin e fundit të robërisë së saj, shkruante: “Në qoftë se nuk jemi të gatshëm që sërish ta çlirojmë Kosovën, e nuk jemi, duhet ta ndajmë me Shqipërinë. Të merren pjesët serbe dhe manastiret, kurse shqiptarëve t’u lihet ajo që është shqiptare. Ndryshe, do të hyjmë në luftë të përhershme me shqiptarët, të cilën nuk mund ta fitojmë. Në luftëra të tilla gjithmonë ngadhënjejnë ata që luftojnë për lirinë e vet, edhe kur janë më pak dhe më të dobët”

Duke qenë i bindur gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar që duhej  vënë sa më parë kufijtë me shqiptarët, Qosiq kënaqej me 1/3 e territorit të Kosovës, por Milosheviq e kishte refuzuar kategorikisht këtë ide, duke thënë se ajo duhet bërë në kushte më të volitshme për serbët dhe me Shqipërinë e jo me Rugovën.

Strategjia e Qosiqit në sfondin aktual

Aktualisht, Serbia nëpërmjet të Rusisë, ka kërkuar që  të fillojë zbatimi i pjesëve të pakos së Ahtisaarit, që kanë të bëjnë me decentralizimin, si kusht për të vazhduar bisedimet për zgjidhjen definitive të statusit të Kosovës. Në sfond të kësaj kërkese është strategjia serbe e përpunuar nga Qosiq (ndonëse ende e pashpallur zyrtarisht) e zgjidhjes së çështjes së Kosovës në  dy etapa:

a) Definimi i statusit të enklavave serbe dhe kishave, manastireve, monumenteve historike e kulturore serbe që do të mbeteshin në Kosovën e pavarur, duke formuar shtete të vogla të pavarura, si San Marino, Andora, Vatikani, Lihtenshtajni dhe ngjashëm me bashkësitë e pavarura shtetërore-juridike në Evropë, çfarë është Alanda në Finlandë, duke siguruar garanci efikase ndërkombëtare për serbët dhe status special për objektet e tyre fetare e kulturore-historik  dhe

 b) Ndarja e Kosovës, duke ia bashkuar Serbisë territoret në veri të Ibrit, Veriun e Mitrovicës, Kolashinin e Ibrit, Zubin Potokun, Leposaviqin, Zveçanin, Kopaonikun dhe  gjithë hapësirën me popullsi serbe në  Anamoravë. Ajo pretendon gjithashtu edhe një ndarje të potencialit industrial e energjetik, pa marrë parasysh përbërjen etnike të rrethinës.

 Serbët dhe rusët nuk shohin ndonjë pengesë serioze në parimin e Grupit të Kontaktit për mos ndarjen e Kosovës, jo vetëm pse ai nuk është i shenjtë dhe mund të ndryshojë, por për më tepër që kanë filluar të dëgjohen zëra aprovimi për ndarjen edhe brenda këtij Grupi. Plani i Ahtisaarit u hyn në punë atyre për etapën e parë të zgjidhjes, kurse për të dytën kërkojnë kohë dhe bisedime e kompromise të reja, sepse shtyrja tek e fundit nuk po kërkohet për takime kurtuazie midis Beogradit dhe Prishtinës.

Gjithnjë duke iu referuar Qosiqit, Serbia në bisedimet në vijim mund të kërkojë ( brenda alternativës “Ahtisaari Plus” konstituimin e bashkësisë serbe, duke krijuar një  model federalizmi të Kosovës. Entiteti serb do të ishte faktor politik me institucionet e veta, nëpërmjet të cilave do të realizonte interesat e veta. Sistemi politik i Kosovës do të bazohej në “bashkëpunimin e entitetit shqiptar me atë serb, ashtu që secili entitet interesat e veta do t’i sendërtonte nëpërmjet të  institucioneve të veta, kompatibile mesveti. Interesat e përbashkëta do të realizoheshin  nëpërmjet të organeve të përbashkëta (ngjashëm me Federatën e Bosnjës e Hercegovinës). Në konceptin e ri duhet vënë të drejtën e Serbisë për marrëdhënie të rregullta me entitetin serb si dhe mekanizmat efikas të mbrojtjes së monumenteve kulturore dhe fetare” (nga Strategjia e propozuar për Kosovën).

Nga ana tjetër, shantazhi rus ka interesin strategjik pansllavist, atë të Serbisë, por mbi të gjitha interesin vetjak që dëshiron ta realizojë në kurriz të çështjes shqiptare. Kosova është si një investim rus i shekullit të kaluar, i cili tashti duhet shitur sa të jetë e mundur më shtrenjtë.

Serbia, pasi ka kaluar një periudhë paksa të rëndë në marrëdhëniet me Perëndimin, kur ajo nuk bashkëpunonte me Tribunalin e Hagës dhe kur bënte një presion të gjithanshëm për Kosovën, nga lart e nga poshtë, me ushtri e me paramilitarë, aktualisht po lavdërohet për bashkëpunimin me Hagën dhe kanë rifilluar proceset e Stabilizim-Asocimit. E inkurajuar me zhvillimet e reja, Serbia nëpërmjet të gojës së Tadiqit, presidentit të saj konsideron se është arritur mjaft, por ende nuk ka kaluar krejt rreziku i pavarësimit të Kosovës.

Politika dhe diplomacia shqiptare do të duhej të faktorizohet më shumë

Politika shqiptare në përgjithësi nuk ka ditur gjithmonë të dallojë prioritetet e saj strategjike dhe në zingjirin e problemeve të brendshme e të jashtme ta kapë hallkën kryesore. Në këto momente vendimtare e  historike, politika dhe diplomacia shqiptare do të duhej, bashkë me miqtë ndërkombëtarë, por pa fetishizuar fuqinë dhe solidaritetin e  tyre, të faktorizohet më shumë, duke ushtruar presion konstruktiv dhe me qëllim që proceset të kenë edhe vulën e saj.

Strategjia e lodhjes së shqiptarëve me status quonë, mbase më qëllim që ata një ditë t’i prishin figurat ose të pranojnë çfarëdo qoftë që t’i vihet kapak njëherë kësaj çështjeje të stërzgjatur, nuk duhet t’i dezorientojë  në rrugën e ndërtuar me mundin e gjakun brezave të tërë atdhetarësh. Fati i Kosovës është para se gjithash çështje e vetë shqiptarëve, të cilët nuk mund të trajtohen si vëzhgues të anshëm të proceseve jetike për ta. Në të kundërtën, një gjendje inaktiviteti do të pamundësonte edhe vetë ndihmën e plotë të miqve tanë të vërtetë.  

Në vazhdimin eventual të bisedimeve, nuk duhet pritur asgjë të mirë për statusin e Kosovës, sepse aty do të tentohej që të ngushtohej edhe më shumë përmbajtja e tij. Askush nuk duhet të presë as të besojë se mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë për çështjen e Kosovës, veç në qoftës se realizohet plani i saj gllabërues ndaj territorit kosovar.

Duhet bërë ajo që është e drejtë dhe jo e lehta.

 Krijimi i mjegullnajës etnike të origjinës së shqiptarëve të Kosovës!

IDENTITETI KOSOVAR, NJË SHPIKJE E SHPIFUR

Shkruan: Merxhan AVDYLI

(www.pashtriku.org -12.07.2007 / 21:00)

 ***

1. Çka është identiteti?

Unë jam ai që jam; unë jam unë; unë = unë; këto do të ishin parimet themelore të identitetit si: njëjtësi, që nënkupton barazinë ose përputhjen e plotë të një sendi, qenieje a dukurie me një tjetër; veçanti, që nënkupton të qenët i veçantë nga të tjetrit dhe i njëjtë vetëm me vetveten (identiteti personal me dokumente e ngjashëm); barazim, që nënkupton përputhjen e plotë të dy anëve (matematika dhe logjika).

Që të tri këto shtresime nocionore të identitetit prekin edhe temën e sotme, tepër provokative dhe intriguese dhe të domosdoshme për t’u diskutuar, me ç’rast do të duhej të ndaleshim te analizimi dhe te sintetizimi, me të gjitha shkaqet dhe pasojat e togfjalëshit, në esencë problematik, “identiteti kosovar”.

2. Aspektet identifikuese të “identitetit kosovar”

Aspekti etnik: Nuk është i përputhshëm. Kosovarë janë edhe shqiptarët edhe serbët, dy popuj dhe dy kombe me identitete të ndryshme historike, kulturore, fetare etj. Kosovarë janë edhe egjiptianët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë dhe të tjerët. Ani pse ekzistojnë shumë elemente ndërlidhëse në planin etnik të popujve që jetojnë në Kosovë, si mikpritja, fjala e dhënë, hakmarrja, inati etj., megjithatë janë shumë elemente të tjera dalluese në planin etnik dhe etnografik që përjashtojnë përputhshmërinë etnike për të ekzistuar një identitet kosovar, së paku tash për tash.

Aspekti gjuhësor: Gjuha si një njësi elementare e identifikimit të një populli nuk përmbush fare kriteret e identitet kosovar, i vetmi element ndërlidhës mes shqiptarëve dhe sllavëve në aspektin gjuhësor është indoevropianizmi.

Aspekti historik: Ndonëse etnitetet që e përbëjnë Kosovën kanë jetuar me shekuj afër njëri tjetrit, janë të forta dhe ende të zgjuara kundërshtitë e bartura historikisht, kundërshti që kanë degjeneruar deri në tendencat e ndërsjella për ta larguar njëri tjetrin nga trojet e tashme të Kosovës. Ende janë të forta ndjenjat e shfaqura të armiqësisë shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve. Papajtueshmëria shekullore e këtyre dy popujve dekompozon identitetin kosovar, duke epuar serbët nga identiteti serb dhe shqiptarët nga ai shqiptar. Kjo është fare e qartë. Është e kaluara historike e luftërave ajo që ka barrikaduar dhe ende mban të barrikaduara këto dy kombe në kështjellat e tyre nacionale.

Aspekti fetar: Çka janë kosovarët dhe cila është feja e tyre. Pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës janë me përkatësi fetare islame. Serbët janë ortodoks. Dallimet mes tyre historikisht nuk kanë pasur ndikime negative, sikurse edhe dallimet etnike. Këtë duhet ta pranojmë.

Aspekti gjeografik: Çka është Kosova në aspektin gjeografik. Vetë emërtimi i gjithë hapësirës së tashme të Kosovës është diskutabil. Kosova ka përvetësuar një emërtim gjeografik që përfshinë vetëm një pjesë të hapësirës së asaj që sot onomastikisht quhet Kosovë. Edhe si i tillë ky emërtim është ende i kontestueshëm, me tendenca përvetësuese nga dy kombet më të mëdha në Ballkan, shqiptarëve dhe serbëve.

Aspekti politik: Tendencat mbizotëruese politike janë edhe më të ashpra. Në këtë plan duket se ne shqiptarët kemi arritur të sublimojmë dhe ta përvetësojmë shprehjen politike Kosova, nëpërmjet shprehjes gjeografike. Serbët nga frika e humbjes vazhdimisht tentojnë të fokusohen tek termi Kosova dhe Metohija, natyrisht si pasojë e frikës nga identifikimi i këtyre dy krahinave gjeografike me shqiptarësinë, duke tentuar të ruajnë dhunshëm kinse shquarsinë serbe. Në aspektin politik identifikimi i shqiptarëve me Kosovën e ka bazën e vet te përpjekjet shekullore të shqiptarëve pikërisht për ta ruajtur identitetin shqiptar të saj. Të gjitha përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi janë përshkuar nga atributet shqiptare, madje edhe vetë atributet kosovare kanë qenë dhe ende janë kryekreje të ndërvarura nga shquesja shqiptare.

Aspekti shtetformues: Synimet e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, bashkë me të gjitha derivatet që sjellin këto dy koncepte bazë, e kanë pasur historikisht edhe një bazë të fortë: krijimin e një shteti të përbashkët shqiptar. Krijimi i rrethanave të reja politike në botë, ka bërë që vetëdija shtetformuese e shqiptarëve të Kosovës të reduktohet në krijimin e një shtetit të Kosovës, i cili gjithsesi bazën e ka tek synimet shekullore shqiptare për liri, pavarësi dhe bashkim, gjithnjë për shkak të krijimit të rrethanave të reja, me tendenca integruese rajonale dhe evropiane. Po kjo nuk e ratifikon idenë e identitetit kosovar ashtu siç nuk cenon fare identitetin shqiptar të kosovarëve.

Aspekti praktik: Në Kosovë jeton një popullatë jo shumë e përzier. Këtë duhet ta themi hapur. Janë ndikimet e jashtme politike, por edhe recidivat projugosllavë që tentojnë të përmbysin realitetet kosovare, duke i dhënë Kosovës kinse një spektër multietnik apo multikulturor. Fakti se në Kosovë jetojnë pakicat e tjera, le të jetë edhe pakica shumicë serbe nuk mund t’i jepet Kosovës një karakter i tillë i paqenë, jo pse serbët kanë qenë pushtuesit e Kosovës, lëvizshmëria e të cilëve nuk ka ndikuar aq shumë në ndryshimet e hartës etnike të Kosovës, por pse thjesht Kosova është një pjesë që padrejtësisht dhe dhunshëm është këputur nga trungu shqiptar. Këtu ndërlidhen aspektet historike, etnike, gjuhësore, gjeografike, fetare, kulturore,  ekonomike, tradicionale dhe praktike. Pra, Kosova praktikisht është vend shqiptar. Ndikimi i rrethanave jo të favorshme për shqiptarët ka bërë që të diskutohet identiteti praktik i Kosovës – që është një shqiptarësi e thjeshtë. Në fund të fundit edhe emri i shtetit shqiptar Shqipëri nuk buron nga termi gjeografik Shqipëri, por buron nga qenësia e njerëzve të quajtur shqiptarë si banorë të atyre trojeve që e përkufizojnë sot Shqipërinë.

Asnjë përkufizim real për një identitet të caktuar kosovar, bazuar në aspektet që i përmendëm më lartë nuk të japin mundësi reale përputhshmërie dhe pajtueshmërie me te ashtuquajturin “identitet kosovar”, i cili si i tillë thjesht një shpikje e shpifur.

3. Shpikja e shpifur e identitetit kosovar

Identiteti kosovar është i shpikje e shpifur për këto arsye:

-historike: krijimin e mjegullnajës etnike të origjinës së shqiptarëve të Kosovës, përkatësisht mospranimi i shquesisë shqiptare të Kosovës;

-gjeografike: tendenca për të fuqizuar idetë pansllaviste për kinse zbritjen e nga “albanske gudure” në “bozhije livade” me emrin Kosovë, “kao sveta srpska zemlja”, të njerëzve pa identitet që flasin një gjuhë josllave;

-fetare: mjegullnaja rreth konvertimeve të shpeshta të shqiptarëve të Kosovës

-politike: pushtimi sllav i Kosovës është pika më referuese e tendencave për të krijuar identitetin e shpikur kosovar. Sidomos tendenca jugosllave për të krijuar kombin jugosllav, që mjerisht ka qenë pranuar edhe nga një pjesë e shqiptarëve të Kosovës, janë themeli i përçudnimit kësaj shpikjeje komuniste jugosllave, e cila edhe sot i ka epigonët e saj në qarqe të ndryshme në Kosovë (tendencat e grupeve jugonastalgjike për ta gegnizuar gjuhën shqipe; tendencat për ndarjen e dhunshme në “ne” dhe “ata”, frustrimet e kosovaristëve të ndryshëm, prishtinalizimi dhe tironizimi negativ i kulturës shqiptare e përçudnime të tjera të ngjashme).

4. Absurditeti i sforcimit të identitetit kosovar

Sforcimi i idesë së “identitetit kosovar“, qoftë edhe identifikim me bazë kinse në krijimin edhe të një shteti të përbërë nga kombi shqiptar, është i papranueshëm për arsye se:

shqiptarët e Kosovës e kanë një identitet të theksuar shqiptar, përfshirë edhe të gjitha shenjat dalluese dhe bashkuese të kombit modern shqiptar: historia, tradita, kultura, zakonet, territori, ekonomia, gjuha, mentaliteti.

në kohën e tendencave të shumta ndërkombëtare për integrimeve, politike, ekonomike, në baza rajonale (integrimet ballkanike) apo kontinentale (integrimet evropiane) duket tepër absurde fuqizimi i një shpikjeve që në esencë është jo vetëm në kundërshtim me tendencat integruese, por është në kundërshtim edhe me synimet shqiptare për të krijuar një ardhmëri të lumtur politike, kombëtare dhe mbi të gjitha njerëzore

shqiptarët janë ende në fazën e tyre integruese, ndërkaq tendencat për separimin e tyre, përkatësisht çintegrimin e tyre besoj se nuk do të kenë konsekuenca negative për shqiptarët, së paku jo deri në sublimimin e rezultateve synuese të këtij Forumi deri në vitin 2015.

5. Për fund

Një “Cogito, ergo sum”, do ta shoqëroja me një “Panta rei”.

 Jemi shqiptarë, atdhetarë, por jo nacionalistë!

 SLLAVIZMI MOSKOVIT NË MBËSHTETJE TË SERBISË

Shkruan: Xhavit HALITI, Prishtinë

(www.pashtriku.org– 08.07.2007 / 21:10)

 ***

Temë shumë e vështirë për t’u trajtuar dhe, ca me tepër për t’u mirëkuptuar nga opinioni i gjerë shqiptarë në Kosovë. Prandaj, duke lypur mirëkuptimin e gjithë bashkombësve të mij do të shpreh mendimin tim mbi kuptimin dhe dallimet mes nacionalizmit dhe patriotizmit.

  Që në ngjarjet e njohura të vitit 1981, propaganda zyrtare ish-Jugosllave, me peshë në të ashtuquajturin organizim  i “Vendeve të paangazhuara” dhe modeli me liberal i “botës komuniste”, na cilësoi ne, shqiptarët, si “nacionalist”,irredentist…“ Në atë kohë, bashkëmoshatarët e mij, fare të rinj, ishim patriotë (atdhetarë) të përkushtuar ndaj trojeve tona etnike dhe historike, ndaj Kosovës, të kufizuar politikisht dhe administrativisht nga Beogradi si subjekt federativ, me një status më të ulët nga ato të republikave të ish-Federates Jugosllave, por me status të barabartë në votë dhe në rotacionin e Presidentit mes subjekteve shteterore të ish-Jugosllavisë.

   Fakti i sipërpërmendur duhet trajtuar nga studiuesit. Mua më intereson të sqaroj se ne të rinjtë e 1981-shit, të akuzuar e të denuar si “nacionalist” ishim vetëm atdhetarë (patriotë), pa asnjë plan politik të përpunuar e të bërë publik (edhe pse na mveshen lloj lloj epitetesh si stalinist, fashist, ballist) etj. Para mëse tri dekadash, atdhetarët kosovarë të çdo moshe, pas frenimit të genocidit rankoviçian ndaj të vetmit komb jo sllav në Jugosllavi dhe me vendimin e LJK-së, të njohur me emrin e vendit, ku  u mblodh plenjumi i njohur për ne i  Brioneve, “guxuan” dhe u aktivizuan në përpjekjet, duke marrë parasysh edhe rrezikmin e jetës, për evidentimin e identitetit shqiptar.

    Për gati katër dekada, atdhetarët shqiptar u përpoqën, sakrifikuan, u denuan, madje edhe e humbën jetën për shqiptarizmën. Për një flamur shqiptar (të shtetit shqiptar), të përdorur si shenjë identiteti kombetar, u dënuan mijëra atedhetarë në të gjitha trojet shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme, për mbajtjen  në ceremoni dasme, një pjesë jo e vogël “dasmorësh” ndaloheshinn nga forcat e rendit dhe, më e pakta, “e festonin” dasmën në qeli. Gjithcka që bënë shqiptarët në Kosovë në këto dyzet vitet e fundit nuk synonte aspak atë që po na ofrohet aktualisht nga kupola shtetërore serbe që mbështetet nxitet e bëhet guximtare nga mbeshtetja e Moskës dhe që na premton “njohjen e pavarësisë politike dhe ekonomike të Kosovës nën varësinë territoriale, shtetërore dhe ndërkombetare të Serbisë”. Këta dy elemente “thelbësore të pavarësisë” të propozuara së fundmi nga Beogradi, Kosova “i ka gëzuar” qysh kur u njoh si “Krahinë Autonome në kuadër të Serbisë e RSFJ”. Qysh atëherë kishim kufijtë të njohur në harten e ish-Jugosllavisë dhe raportet eksport-importi me ish republikat jugosllave, me vlerat përkatëse monetare, të evidentuara dhe të llogaritura në buxhetet vjetore të Krahinës Autonome të Kosovës.

    Ne, shqiptarët, në trevat tona etnike në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi u diskriminuam dhe u ekstraduam në një mënyrë që mund të krahasohet me eksodin biblik të çifutëve. E gjithë kjo u bë për t’i “mohuar” të drejtat kushtetuese “Krahinës Autonome të Kosovës”. Tashmë, Tadic dhe Koshtunica, po “hedhin” mbi tavolinën e bisedimeve Beograd-Prishtinë “të drejta” që ne i kishim dhe që na u shkelen arbitrarisht nga Beogradi. Të gjithë këtë në shqiptarët e paguam dhe vazhdojmë ta paguajmë me trauma të pariparueshme (me të humbur apo të vdekur që ende nuk arrijnë t’i gjejmë, me të djegur apo të vetë-djegur, me të ikur apo të dëbuar, me të keqtrajtuar apo të dhunuar barbarisht).

   Unë kam mbaruar për letërsi, por e kam të veshitrë të emërtoj ngjarjet e 1999-ës në Kosovë si dramë apo tragjedi. I qëndroj më shumë së dytës, “tragjedisë” dhe, me një jetësim të tillë, e kam vështirë të përfundoj, siç përfundojnë shumë filma amerikan me një “Happy End”.

   Për të “përligjur” titullin e shkrimit dua të them që “nacionalizmi” e kthen përkushtimin ndaj kombit në parime ose programe. Serbët, para dyqind-vjetësh e shndërruan “Naçertanjen”, sikurse greket “Megali Idene” në “flamur” për pavarsinë nga Perandoria Otomane. Teoria nacionaliste e përpunuar nga serbët nuk synonte vetëm parashtrimin, propagandimin dhe programimin e “forcës” dhe të “historisë” të kombit përkatës për të fituar pavarësinë por edhe synimin për tu shtrirë në teritoret e fqinjëve, gjë që arritën ta realizojnë pas Luftës së Parë Botërore me krijimin e Jugosllavisë ku u përfshinë në Serbi në Maqedoni dhe në Mal të Zi, popullsi dhe troje etnikisht shqiptare.

   Shqiptarët, në dallim nga popujt fqinjë të Ballkanit jo për mangësi të luftës qindra-vjeçare antiosmane, por për arsye të konjukturave politike evropiane, u bënë shtet i pavarur gati një shekull me pas nga serbët. Edhe kur ndërkombëtarët njohën pavarësinë e Shqipërisë i ndanë trojet dhe kombin shqiptarë si “copa byreku”, në pesë pjesë.

   Ne, shqiptarët, në shtëpitë, trojet historike dhe pronat tona në Kosovë, në dallim nga kurdët, patëm një trung, Shqipërinë, antarë të njëditëshme me njëmbëdhjetë shtete evropiane në OKB më 1955. Kemi qenë dhe mbetemi atdhetarë, jo nacionalistë. Jemi atdhetarë të përkushtuar ndaj Kosoves (në kufijt e afirmuar), ndaj shqiptarëve edhe matanë këtyre kufijve, por,  nuk jemi duke kërkuar dhe insistuar për bashkimin në një shtet të vetëm të të gjithë trojeve shqiptare. Presidenti dhe kryeminstri i Serbisë, “të inkurajuar” edhe nga “përfundimet” e takimit Bush-Putin, kanë “premtuar” dhe synojnë të arrijnë pas bisedimeve Uashington-Moskë, mes ministrave përkatës të jashtëm, “pavarsinë politike dhe ekonomike të Kosovës nën tutelën e kufijt politik të Serbisë”, por udhëheqësit serb as e çojnë nëpër mend faktin, tashmë të njohur, “Pavarësinë e njohur ndërkombtarisht, qysh prej 1999 të Kosovës”.

   Jemi shqiptar! Si komb, fqinjët, na janë në borxh! Kërkojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, njërës prej trevave më të mëdha shqiptare të sunduar për gati një shekull prej serbëve. E, megjithatë, sllavizmi moskovit në mbështetje të Serbisë, po e shtyn nga dita në ditë dhe nga muaji në muaj atë që Kosova, tashmë duhet ta gëzonte prej kohësh, Pavarësinë.       

  “KËMBËKRYQ” APO AKTIVË NË PRITJE TË MIRATIMIT TË STATUSIT TË KOSOVËS?

Shkruan: Xhavit HALITI

(www.pashtriku.org– 05.07.2007 / 13:10)

***

Pritja, krijimi i "iluzioneve" në bazë të deklaratave publike dhe të mbështetjes zyrtare të shumicës së shteteve të BE-së dhe të Këshillit të Sigurimit, por dhe "zhgënjimi" dhe "nervozizmi"nga shtyrja e herë pas hershme e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë,, na kanë shtyrë të shfaqemi në median e shkruar edhe me tituj të tillë: "Zotërinj, momenti i fundit, për burrëri" (Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe Veton Surroi, burrat e shtetit apo.), "Kthimi i pritjes në ngecje" (G. "Ekspres", 24 Qershor, f.5) dhe "Konkursi për simbolet vlen vetëm nëse miratohet Rezoluta' (G. "Politika", 23 Qershor, f.4)
  
  I mirëkuptoj autorët dhe, madje jo vetëm besoj, por edhe e vlerësoj shfaqjen e atdhetarizmit të tyre mes shkrimeve të sipërpërmendura. Por, përballë pritjes së determinuar nga komuniteti ndërkombëtar, që me shumicën dërrmuese është angazhuar për njohjen me "konsensus ndërkombëtar", të Pavarësisë së Kosovës, dëshiroj të shpreh një mendim ndryshe nga ai i autorëve, sipas të cilëve shpallja e "konkursit për simbolet" shtetërore të Kosovës para miratimit të Rezolutës është i parakohshëm dhe liderët e institucioneve më të larta të Kosovës po tregohen inaktivë në raportet politike e diplomatike ndërkombëtare.
  
  I dolëm zot vetes, sakrifikuam dhe derdhëm gjak, tërhoqëm vëmendjen e ndërkombëtarëve, që luftuan së bashku dhe krahas nesh, u shëndrruam në "çështje" ndërkombëtare dhe po rrimë në pritje të vendimit të ndërkombëtarëve për fatin  Kosovës.
  
  Por si presim: "këmbëkryq" apo "aktivë"? Protesta e organizuar nga "Vetëvendosja" rezultoi jo efektive, madje nuk i ndihmoi as shkurtimit të afatit të pritjes. Pas kësaj të gjithë po rrimë në pritje të përcaktimit të Statusit. Dhe qëndrojmë në "pritje" jo vetëm kur Tadiç, në prezencë të Putinit, u kërkon falje kroatëve për të vrarët nga serbët në Vukovar (kuptohet, për t'u thënë udhëheqësve shtetërorë të Kroacisë të tërhiqen nga mbështetja dhe miratimi i deklaruar i tyre, i Pakos "Ahtisari"), dhe kur nuk harroi t'u kërkonte nga Zagrebi edhe autoriteteve shtetërore maqedonase të tërhiqen nga deklaratat e deritanishme për njohjen e shtetit të Kosovës.
  
  Në deklaratat e njohura anti-pavarësisë së Kosovës së presidentit dhe kryeministrit serb nuk përmendet askund marshimi i "Gardistëve të Car Lazarit", ushtarakë dhe paraushtarakë të armatosur për të përkujtuar më 28 Qershor, betejën e 1389-s në Gazimestan, 5 kilometra larg Prishtinës. Zjelko Vasiljeviç, deputet i Kuvendit të Serbisë, përfaqësues politik i "Gardës së Car Lazarit", që pretendon se "fali" gjithë pasurinë e vet për luftën e Vukovarit, respekton të gjithë "kolegët" e vet që kanë luftuar me "nder" për ish-Jugosllavinë, pasi thonë se shqiptarët dhe serbët nuk janë ende armiq të përbetuar, por mund të bëhen: "Pavarësia është një luftë e re". (G. "Ekspres', dt. 24 Qershor, f.8).
  
  Provokacionet e Beogradit të organizuara, të nxitura e të financuara nga qeveria serbe ne dhe ndërkombëtarët i kemi ditur dhe tashmë e kemi të vështirë të gabojmë në përballjen me to. Rëndësi për ne ka mënyra e "pritjes" së vendimit të ndërkombëtarëve për njohjen me konsensus të pavarësisë së Kosovës;
  Në pritje të agresivitetit serb mund të zhvilloheshin, si reagim i natyrshëm, edhe protesta të dhunshme, që edhe në shfaqjen e një rasti të vetëm, nuk i ndihmuan njohjes me konsensus së Pavarësisë së Kosovës nga BE, KS, OKB.
  Durimi i lodhur, nga pritja e tejzgjatur, por edhe iluzionet e zhgënjimet, që kanë pasuar njëri - tjetrin për njohjen e Pavarësisë të Kosovës, nuk e ka motivuar, për të mos thënë e kanë frenuar popullsinë (kombin) shqiptar(e) të Kosovës t'i paraprijë e ta presë këtë akt madhor, me fest-protesta. Gjithkush mund të mendojë, natyrshëm çdo të thotë "fest-protesta", kur "festa", njohja ndërkombëtare e Pavarësisë së Kosovës, pritet "jo e garantuar" në vjeshtën e tretë të 2007-s. Është e vërtetë, jo vetëm që askush nga ne politikanët kosovarë, por edhe emrat më potentë e më në zë të politikës botërore vështirë të përcatojnë një datë konkrete. Megjithatë në pritje të një feste të pashmangshme e të padyshimtë të "Pavarësisë", ne kemi mundësi dhe arsye për organizim "fest-protestash". Na kaloi pa "fest-protesta" vizita e Presidentit Bush në Shqipëri, deklarat e Tij "Pro Kosovë" në Romë dhe Sofje, vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, mbështetjet ndërkombëtare  (të shteteve të ndryshme) etj., në njohje e mbështetje të së drejtës sonë të ligjshme: Pavarësisë.
  Presim njohjen ndërkombëtare të Kosovës si shtet i pavarur. Po ç'kemi bërë paraprakisht për këtë?! Nuk do të doja ta përmendja, por shteti shqiptar, që më 28 Nëntor 1912 shpalli pavarësinë në Vlorë, ku thuajse i gjithë territori etnik shqiptar ishte i pushtuar nga shtetet ballkanase, personalitetet të larta, që shpallën Pavarësinë, me fjalë profetike, nga një ballkon i vogël në Vlorë, shkuan në Konferencën e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, së cilës i qe "besuar" të vendoste për "vetëshpalljen" e Pavarësisë së Shqipërisë, për vendosjen e kufijve, me një flamur, pra, me simbolin më domethënës të shtetit.
  Ambasadori amerikan për Statusin e Kosovës, Frank Uizner, deklaroi më 27 Qershor: "SHBA dëshiron që qytetarët e Kosovës të jenë të gatshëm për pavarësinë e vendit. Ata duhet të ruajnë vetëm qetësinë dhe përkushtimin për arritjen e aspiratës shekullore, pavarësinë e Kosovës". Dhe, pas kësaj thënieje, Uizner u sugjeron pushtetarëve kosovarë që të miratojnë, ndërkohë, Kushtetutën, simbolet shtetërore dhe ligjet, sepse, pas pak, kosovarët do të kenë shtetin e tyre.

  SI ERDHI KËSHTU KJO SITUATË E TURBULLT DERI NË MOSPAMJE, E TË HUAJ DERI NË LARGIM?

 Shkruan: Bedri ISLAMI, publicist

(www.pashtriku.org – 30.06.2007 / 10:15)

*** 

Më është drejtuar këto ditë një mik i imi i vjetër, ish luftëtar nga më të herëshmit dhe më tha " më jep një mendim  se ku kemi gabuar, çfarë dreqi është kjo situatë e tillë kësisoji dhe çfarë mund të bëjmë? "

Edhe unë ,me vete, jo rradhë kohët e fundit, kam menduar se ku kemi gabuar. Si erdhi kështu kjo situatë e turbullt deri në mospamje, e të huaj deri në largim?

Vendosa t'i shkruaj mikut tim e më pas, thashë me vete, le të ja u dërgoj këtë mendim edhe miqve e shokëve të tjerë. Një mendje , thonë se është hiç mendje, ndoshta, mendova me vete, bëhemi shumë mendje...

Si është situata sot ?

Situata sot është më e vështirë dhe më e rëndë se në qershorin e para tetë viteve. Këtë e kemi sjellë vetë, me gabimet tona, me pazotësinë tonë, me heshtjen tonë, me nderimin prej budallai ndaj njerëzve që nuk besojnë tek ne e as nuk besojnë tek njerëzit. E kemi sjellë këtë situatë me sjelljen aspak të duhur,

Situata është sot më e vështirë dhe më e rëndë se në qershorin e para tete viteve. Këtë e kemi sjellë vetë, me pazotësinë tonë, me heshtjen tonë, me zhvendosjen e gjërave, me largimin e të mirëve dhe të diturëve, me humbjen e idealeve, me zhvendosjen e shokëve, me lakminë që kanë disa për t'u bërë gjithnjë e më të pasur dhe fukarallëkun e të tjerëve, me shefat që i bëmë megjithëse nuk e kishin as stofin e as fisin e shefave, pra, me pak fjalë e kemi prishë me gjithçka. 

Ndreqet duke u bërë të zotë, duke mos heshtur më, duke mos nderuar budallejtë që nuk na kanë nderuar kurrë dhe që nuk na kanë besuar kurrë, duke mos besuar tek ata që u kemi thënë miq e shokë dhe për vete nuk kanë asnjë shok e asnjë mik, ndreqet duke u sjellë si nuk jemi sjellë deri tani, me afrimin e të mirëve, që jo radhë u dergjën burgjeve dhe nuk e lëshuan Kosovën e ëndërrave, me fitimin e idealeve, me vendosjen e shokëve aty ku duhet të jenë shokët, me shefat që duhet t'i çojmë në rrotë të së amës, nëse nuk e kanë vendosur ende seriozisht të merren më shumë me Kosovën se me hallet e tyre, me njerëzit që duhet të prijnë dhe të cilët nuk po mundemi t'i gjejmë, me mos marrjen me vete se boll u morëm, boll u shamë dhe ramë copë, kur udbashët, me një mijë e një gjynahe, janë bërë lis pranë njëri tjetrit, me hapjen e syve të popullit që nuk po do të shohë dhe nuk po do të kuptojë gabimin e tij tragjik se nuk i besoi sa duhet e kur duhet njerëzve që bënë luftën,në fund të fundit duhen thënë gjërat ashtu si janë.

Si janë gjërat?

Të thuash keq, është pak, të thuash shumë keq, përsëri është pak. Duhet thënë se janë më keq se asnjëherë.pavarësisht se unitetasit e grupit po rreken të na mbushin medjen se jemi mirë, e në fakt jemi  ndoshta edhe më keq se kur filluam luftën, sepse atëherë i kishim idealet, i kishim njerëzit që kishin besim tek ne dhe që ne kishim besim tek ata, e dinim se mund të mos fitonim, por e dinim se nderin nuk e kishim humbur, është më keq se atëherë, sepse asaj kohe e kishim një shans, dhe luftuam në emër të këtij shansi, i kishim dëshmorët që më nuk i kemi, i kishim afërsitë që më nuk i kemi. Është më keq se atëherë sepse askush nuk lejon të përsëritet më ai shans i madh që kishim, dhe po e humbëm kësaj here, nuk do e marrim në jetë të jetëve. Kjo do të thotë se do na mallkojnë në jetë të jetëve.

Më kujtohet një fakt: kur nisi qëndresën e saj Lidhja Shqiptare e Prizrenit, prijësi i urtë Haxhi Zeka lëshoi kushtrimin "Çohuni burra se serbi na e mori Nishin", e tash shihni se si jemi rrudhë, e mos të përsëritet historia fatkobe, duke thënë pas dhjetë e dymbëdhjetë vitesh " si dreqin na e mori shkau Mitrovicën?", " si dreqin na ikën komunat ku flitej shqip e këndohej e vajtohej shqip"," si u ndamë kështru duke qenë gjalë, e për më tepër duke qenë fitues".Mos të na ndodhë!

Pra jemi më keq se kurdoherë, sepse tashti nuk jemi më as zot në shtëpinë tonë, ku vjen i huaji që nuk është serb dhe të cilin e ke pritur si vlla e shkuar vllait; tani vjen ushtari rumun a ukrahinas , të vret dhe ikën dhe fajtor mbetesh ti që je vrarë; tani vjen një ushtarak gjithëfarësoj dhe të kërcënon si mos më keq, të nxit sedrën kur nuk ke në mend ta nxitësh, të mbyll udhët kur nuk ke në mend të shkosh asgjëkund, të detyron të mërzitesh dhe kur të sheh se je i mërzitur, atëherë të rreh, të burgos, të dërgon në Hagë dhe nuk e di askush, as vetë kryeprokurorja përse të dërgon në burg,  dhe nuk ke se çfarë thua, sepse ai, i huaji, tashmë nuk është serb, sepse ai nuk ka ardhur si pushtues, sepse ai ka thënë se jam i përkohshëm, sepse ai të ka premtuar pavarësi, fillimisht pas tri viteve, pastaj shtyje edhe një vit, shtyje bre edhe disa muaj, dhe kështu, shtyej e shtyej shkuan tetë vite e do të shkojë edhe viti i nëntë. Dhe nuk ankohesh dot, sepse ai thotë se të kam ndihmuar, sepse ai e di mirë se ti je duke e humbur shansin. Ai nuk mërzitet në se të rinjtë janë pa punë, për vete fitojnë miliona ( mjafton të kujtosh deklaratën financiare të vajzës Berisha, e cila në katër vite punë në Unmik, duke qenë nënpunëse e zakonshme u bë milioniere), ata nuk trazohen në se në Drenicë është më i madh numëri i të vrarëve se sa numri i të punësuarve pas luftës, dhe e dinë fare mirë, se sa të jesh kështu, as me zotin e as me dreqin, askush nuk vjen të të ndihmojë.

Njerëzit qeshin me vete...

Nuk janë fajtorë vetëm 5 vetë të grupit të unitetit a si dreqin quhet tinëzisht ai grup që, vetëm unitet nuk ka brenda tij. Ata pesë vetë janë zgjedhur aty sepse duheshin zgjedhur pesë vetë, sepse duhej gjithë spektri politik brenda tij, sepse duheshin 5 njerëz, tre ose katër nga të cilët janë të shkelur, sepse duheshin pesë vota pro, për gjithçka që thuhet pas skenës politike shqiptare në Kosovë. Sepse tani nuk do të mund të këndojmë si dikur Kamber Loshi " mos m`i mbyllni sytë me shami, jam shqiptar kosovarli", por do të jemi vetëm kosovarë, një komb i ri, pa identitet, pa të kaluar, pa flamur, pa hymn kombëtar, pa herojtë e tij, pa martirë, veçse ata që u vranë në luftën e fundit. Pra do të jemi një komb askush. E prap do të dalë dikush e do të thotë me mburrje se " jemi kombi më i ri në botë". Është koha e përrallave.

Të gjithë këto dihen mirëfilli. Këtë kanë filluar ta dinë edhe njerëzit e zakonshëm, të cilët qeshin me vete e bëhen nervoz me vete kur dëgjojnë unitetasit e pesëshes të thonë se pavarësia vjen pas dy a tri javësh, se edhe pak ta shtyjmë dhe o burra e fituam, se prit e prit e nuk e di se deri kur do të presim. Njerëzit qeshin me vete, në shtëpitë e tyre, në dhomat e tyre, me shoqi shoqin, brenda, gjithnjë brenda, sepse jashtë e kanë vështirë të qeshin, e kanë vështirë të rebelohen, e kanë vështirë të kuptojnë se në fjalorin e gjuhës shqipe është edhe fjala " kundërshtoj".

E unë kundërshtoj të jem më i verbër, të jem pa komb, pa atdhe, pa flamur, pa gjuhë amtare, pa këngët që na kanë rritur, pa herojtë tanë, pa mitet që i kemi krijuar, pa ciklin e Mujit e të Halilit, pa shpirtin e Ademit dhe të Zahirit, pa kujtimin e Fehmiut dhe të Xhevës, pa memorjen e Luanit e të Shkëlzenit. Kur të kundërshtoj do të thotë se edhe mund të qesh në sytë e unitetasve tonë, të qesh sa të çuditen dhe kur të qeshim të gjithë, ata ndoshta do i zërë marrja dhe do të ikin. Sepse sot, në kushtet moderne, njeriu e bën qeverinë të ikë nga e qeshura, jo nga pushka. Kohët moderne janë kështu....qesh e qesh dhe tjetri ta ngjesh. Mirëpo, kur të lodhemi nga e qeshura, atëherë kemi edhe të drejtën të dalim në rrugë, ndoshta edhe me mijëra e me mijëra, e tash më duket se nga e qeshura jemi lodhë e shpirti nuk e di se deri kur mban.

Për besë duhet të ketë rrugë tjetër

Unë e di mirëfilli se jemi si të prerë në besë. Edhe ata që quhen grup i unitetit ndjehen kështu. Mirëpo ka një ndryshim të madh: ne jemi të prerë në besë sepse, si duket do të mbetemi muhaxhirë në shtëpinë tonë, disa nga unitetasit ndihen të prerë në besë sepse nuk po u dalin llogaritë politike. Ndërkohë udbashët po kthehen. Njëri pas tjetrit. Edhe ata që ishin bashkë me vrasësit po kthehen, edhe ata që arrestuan njerëzit e devotshëm të Kosovës po kthehen, e kur nuk u del i mjaftueshëm kthimi, shkojnë edhe në specializime. Në se nuk beson o miku im po të tregoj një shembull. Në Kosovë ishte dikur një njeri mit, humanitar përtej mjekut, e mjek ishte, ilegal përtej ilegalit e dikur ishte dënuar për lëvizje ilegale. Hafir Shala quhej. Këtë Hafir Shalën e njohur, njeriun e bekuar, mjekun e njerëzve, ilegalin besnik, mikun e Fehmi Lladrovcit, e arrestoi, në mesin e ditës një njeri me emërin Fadil Sylejviqi. Ishte prilli i vitit 1998. Kohë lufte, dhe prej asaj dite Hafir Shala është zhdukur. Ndërsa Fadil Syjelviqi, pasi është kthyer si dikur, tashti po bën edhe kurset jashtë Kosovës, për t'u bërë më " i aftë", se ku i dihet...

A kemi rrugë tjetër veçse të presim? Për besë duhet të ketë rrugë tjetër. Secili brez në këtë Kosovë të bekuar e ka bërë detyrën e tij. Droja ime nuk është se Kosova nuk do të jetë e pavarur, duan apo nuk duan, ajo do të bëhet. Droja ime është tek haraçi i madh që, si duket, do të paguajmë. Mirëpo kush i lë haraçet e një populli në këmbët e tjetër kujt, ai më mirë le të shkojë. Le të vijnë të tjerë që e dinë se populli nuk i ka askujt borxh e, për më shumë, as borxhet që i kanë nuk e kanë ndër mend të ja lajnë.

  Kthehu ne fillim   

---------------------------

 R E A G I M I KLUBIT POLITIK – “AFRIM ZHITIA”

NDAJ DEKLARATËS SË KRYEPROKURORËS SË TRIBUNALIT TË HAGËS, KARLA DEL PONTE

(www.pashtriku.org - 23.06.2007 / 14:40)

NË VEND QË TË KËRCËNOHET SERBIA ME NDARJEN EDHE TË VOJVODINËS DHE SANXHAKUT, KARLA DEL PONTE I THOTË JO PAVARSISË SË KOSOVËS

        Klubi Politik „Afrim Zhitia“ është shumë i indinjuar dhe i shqetësuar, me deklaratën e fundit të kryeprokurores së tribunalit ndërkombëtar të Hagës Karla Del Ponte,e cila me pozicionin e marrë më shumë të ngjan në Sandra Rashkoviq-Iviqin se sa në nji përfaqësuese të drejtësisë eminente botërore.

Me Këtë deklaratë zonja Karla është futur thellë në politikë aspak të pastër, dhe ka mbajtur hapur anën e strategjisë antishqiptare serbe dhe politikaneve modernë serb, të cilët duke trumbetuar faktin shume banal dhe aspak të justifikuar, se do të tentonin ta kapnin dhe  dorëzonin në Hagë dyshen tashmë famkeqe të kriminelëve Karagjiq dhe Mlladiq, por zgjidhja e çështjës së Kosovës do ta krijonte opinionin e keq për ta ne Serbi dhe rrjedhimisht do ti vënte në vështirësi, që do të dështonin në “reformat” e mëtejme !

Karla del Ponte dhe kriminelët Mlladiq-Karagjiq

Pastaj deklarimi supozues se po u zgjidh nyja e Kosovës, që është Pavarësia, atëherë nuk do të ketë vullnet të organeve serbe për të bashkpunuar me mekanizmat ndërkombëtare dhe si rezultat i këtij opinioni të errët të Kryeprokurores, popullin shqiptarë jo vetëm të Kosovës e ka vënë hapur kundër personalitetit tashmë kontaraverz dhe antishqiptare të kësaj zonje që është gjithëçka, por më sëpaku përfaqësuese e lartë e prokurorisë ndërkombëtare.

        Kryeprokurorja Karla Del Ponte, në vend se të kërkonte që të shpejtohej dhënia e Pavarësisë së Kosovës, si një dëshmi edhe më shumë kundër mosbashkëpunimit të rregjimit të Beogradit me organet e drejtësisë ndërkombëtare, dhe të kërcënonte se po nuk u fillua bashkëpunimi do të duhej të inicohej shkëputja e Vojvodinës dhe Sanxhakut nga Serbia, kjo zonjë bën lojën e ish klientit të akuzuar të  saj Millosheviq, kërkon kohë për të blerë, thuaj sikur frigohet për pozicionin që e ka, andaj për tu hyrë në hatër serbëve për denimet që ua jep kriminelëve të tyre, dëshiron tua ruaj Kosovën!

        Klubi Politik “ Afrim Zhitia” bazuar në qëndrimet dhe prononcimet e Kryeprokurorës  Karla Del Ponte, dyshon përfundimisht se akuzat e ngritura kundër Komandantëve e Luftëtarëve të lirisë; Fatmir Limaj, Isak Musliu,Haradin Balaj, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, janë të motivuara  në baza etnike dhe aspak pse janë bërë krime kundër popullsisë së pa armatosur dhe ushtrisë e policisë serbe.

        Deklarata të tilla e dëmtojnë rëndë procesin e zgjidhjes politike të çështjes së Pavarësisë së Kosovës, por edhe  nuk i shkojnë aspak, madje i japin hije shumë të keqe  drejtësisë ndërkombëtare e njollosin atë, deklarata të tilla jemi shumë të bindur që Serbinë e cila  është shndërruar në qerdhe të strehimit dhe mbrojtjes së kriminelëve dhe terroristëve të kërkuar dhe akuzuar nga drejtësia  ndërkombëtare, e trimërojnë për të mos i dorëzuar dhe për ti strehuar edhe mëtej, duke e parë se me ngërqe të mosbashkpunimit të tillë, po e bllokojnë zgjidhjen e drejtë  dhe të pashmangshme të pavarësisë së Kosovës.

        Më të tilla deklarime që mbajnë aromë ruso-serbe, vetëm sa përkëdhelen dhe ju jepet kurajo kriminelëve të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar i Hagës, që gjoja  gjenden në arrati dhe por që shteti serbë nuk është në disponim t’i arrestoj dhe dorëzojë përpara drejtësisë botërore.

        Karla Del Pontës i kërkojmë që të merret më arsyet, se përse edhe pas 8 viteve të përfundimit të luftës në Kosovë, nuk po ndodh arrestimi i këtyre kriminelëve të cilët kanë vrarë, masakruar dhe deportuar me qindra dhe mijëra civilë të pafajshëm dhe të pa mbrojtur nga tokat e tyre dhe ju kanë djegur e ju kanë shkatrruar  gjithë pasurinë.

        Klubi Politik „Afrim Zhitia“ kërkon  nga Karla Del Ponte që të anashkalojë për një moment apetitet  personale të saj, sepse në krye të tribunalit të Hagës është për të sjellë drejtësi dhe jo për të bërë deklarata dhe kërkesa politike. Në vendë që të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që të bëhët më shumë presionë mbi shtetin serbë për të dorzuar të akuazuarit, kriminelët, e më këtë, në anën tjetër do të qetsonte shpirtërat e qindra familjeve të cilave ju kanë vrarë dhe zhdukur pa gjurmë të afërmit e tyre, znj. Del Ponte kërkon që të bëhet edhe një padrejtësi  tjetër përballë Kosovës dhe popullit të saj heroik e të martirizuar, kërkon që të shtyhet zgjidhja e statusit përfundimtarë të Kosovës e këtë e lidh me arrestimin e mundshëm të të akuzuarve serbë për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë.

        "Do të ishte më mirë sikur vendimi për Kosovën të mos shfaqej tani"!, kjo është një pjesë e deklaratës së Del Pontës bashkë më të cilën deklarat ka sjellur polemika dhe mosbesim te populli shqiptarë ndajë tribunalit ndërkombëtar të Hagës.

        Klubi Politik „Afrim Zhitia“ kërkonë nga Prokuroria ndërkombëtare e Hages dhe e shteteve që e kanë krijuar këtë gjyq ndërkombëtar, që publikisht  Karla Del Pontes t’i bëhet vërejtje dhe eventualisht të shkarkohet nga posti i Kryeprokurores  së gjyqit ndërkombëtar të Hagës. 

        Politika në shumicën e rasteve e anashkalon ligjin, qoftë ai kombëtarë apo ndërkombëtarë, me këtë i bëjmë më dije edhe Karla Del Pontës që të merret më shumë më drejtësi se sa më politikë.

21.06.2007  , Prishtinë  - Klubi Politik „Afrim Zhitia“

 Argjend Zejnaj Sekretar i Përgjithshëm

       Kthehu ne fillim   

----------------------

   Kur kryeprokurorja del Ponte merret me politik!

ZONJA KARLA, MERRUNI ME PUNËT E DREJTËSISË !

 Shkruan:Mehmet BISLIMI

(www.pashtriku.org– 19.06.2007 / 22:35)

Kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë mbi krimet e luftës në ish Jugosllavi, zonja Karla Del Ponte në një raport të rregullt të saj para Këshillit të Sigurimit në New York kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit mbi statusin e Kosovës në Kombet e Bashkuara! Ajo tha:” Do të ishte më mirë nëse vendimi për Kosovën nuk do të merrej tani, pasi kjo do të mund të ndikonte në bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës. Vendimi duhet të shtyhet deri sa Gjykatës së Hagës t’i dorëzohen Karaxhiçi, Mladiçi dhe të tjerë. Nuk po rekomandoj asgjë, vetëm po them se do të ishte më e dobishme për Gjykatën nëse ky vendim do të shtyhet”- tha kryeprokurorja Del Ponte .

Ditë më parë, me rastin e vizitës së saj me autoritetet e Qeverisë së Serbisë, zonja Karla tha se e sheh me simpati gatishmërinë e kësaj Qeverie për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës e cila madje edhe kërkoi që të fillohen bisedimet  për stabilizim-asocimin e Serbisë në BE, kështu duke mos fshehë gatishmërinë e saj që qeverisë serbe t’i bëjë të gjitha koncesionet e mundshme politike! Vërtetë zonja në fjalë, sa do që është munduar që simpatinë e saj ta mbulojë me velin e bardhë në rolin e arbitrit për ndarjen e drejtësisë ndërkombëtare, së fundi sikur e qorri këtë vel duke e thënë hapur: “Të bëjmë pazar, ta këmbejmë çështjen e statusit të Kosovës me arrestimin e Mladiçit dhe të Karaxhiçit!”. Këto dy çështje, që nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët mes vete, mbajtën më se një dekadë peng edhe vetë Gjyqin e Hagës. Më se një dekadë nuk paska pasur vullnet Serbia t’i dorëzojë kriminelët e luftës e tash kërkohet nga vet zonja del Ponte që të bëhet një padrejtësi kaq e madhe kundër popullit shqiptar të Kosovës! Ajo shpërbleu mirë institucionet e Kosovës, më në fund për bashkëpunimin e tyre me këtë gjykatë, ku luftëtarët dhe mbrojtësit e popullatës së Kosovës i ulën padrejtësisht në bankën e të akuzuarve. Pse ne duhet të presim mbi dhjetë vite fundin e lojës serbe me kriminelët e vërtetë? A jemi ne përgjegjës, apo fajtor që Serbia nuk dorëzon kriminelët e luftës? Përse ne të bartim ndëshkimin që i takon shtetit të Serbisë?!

Dorëzimi i krimineleve të luftës do të duhej të ishte obligim i Qeverisë së Serbisë para BE-së, OKB-së dhe të gjitha organizmave tjerë relevantë ndërkombëtarë, për të cilat Serbia është zotuar që nga viti 1992 dhe këtë nuk e ka bërë deri me sot?! Të kuptohemi një herë e përgjithmonë se zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës nuk ka të bëjë aspak me arrestimin e Karaxhiçit dhe Mladiçit. Kjo është më se absurde dhe shkakton një neveri të jashtëzakonshme tek populli ynë, por edhe tek popujt tjerë të cilët kanë pësuar po njëjtë nga Serbia.

Karaxhiç e Mladiç akuzohen për krime lufte në Bosnje. Rrjedhimisht çështja e Bosnjës është e zgjidhur nëse ju e llogarisni si të tillë. Hesapet e kujt duhet t’i lajë Kosova në këtë mes zonja Karla? Në adresën e Kosovës dëshironi ta nisni pagesën e haraçit gjë që më së paku i takon asaj sepse ajo ishte njëra ndër viktimat e po të njëjtit gjenocid dhe politikë shfarosëse që u zbatua në Bosnjë e më gjerë. Çfarë ka të lidhur nyja e kërthizës së Kosovës me krimet e serbëve në Bosnje zonja Karla përveç gjenocidit të të njëjtit lloj dhe prej të të njëjtëve udhëheqës që radhiteshin pas Millosheviqit?! Edhe po të ishte një lidhshmëri e plotë mes dy këtyre gjenocideve që zbatuan serbët në Bosnjë e Kosovë, kush ju pengoi që të arrestonit ata që mbi 12 vite zonja Karla?!  A mos dëshironi që të thoni së Kosova të pres edhe 12 vite të tjera deri sa të përmbushën të gjitha ambiciet e Serbisë, apo derisa Karaxhiç e Mladiç të pësojnë ndonjë sulm kardiak dhe të varrosen si heronj të serbëve për atë që bënë mbi popujt e tjerë të Ballkanit?!

Është interesant fakti, se edhe gjatë prezantimit të lëndës së saj kundër Ramush Haradinajt, kryeprokurorja Del Ponte, nuk mundi ta fsheh mllefin e vet, madje duke e fyer të akuzuarin me terma që nuk i shkojnë përshtati një kryeprokuroreje me reputacion ndërkombëtar siç pretendon të jetë ! Të paktën fyerje të tilla gjatë paraqitjes suaj në seanca, nuk kemi pasur rastin t’i dëgjojmë as kundër kryekriminelit Sllobadan Millosheviq! Mendoj se është kundërthënës qëndrimi zyrtar me atë shpirtëror tuajin, më çka forcon edhe më shumë dyshimin tim për ndarje të një drejtësie të mirëfilltë. Në një intervistë të mëhershme zonja Del Ponte, pati thënë se: “Isha e mahnitur me qëndrimin dhe aftësinë mbrojtëse të zotit Millosheviq, për mënyrën dhe stilin se si ai i shantazhonte dhe i vinte viktimat dhe dëshmitarët me kurriz për muri !”... Interesant, një kryeprokurore na qenka mahnitur për aftësitë e një krimineli që me makinerinë tij vrasëse vrau popullin slloven, kroat, boshnjak e shqiptar... i cili në sallën e Gjyqit po luante e tallej me viktimat e luftës e për më keq me ju e me Gjykatën ndërkombëtare të Hagës ! Edhe më shumë është për tu habitur fakti (non shalont) se një kryeprokurore e kësaj Gjykate mahnitet me aftësitë shantazhuese të një kryekrimineli lufte përballë viktimës. Edhe më tej, për të mos thënë më shokant fakti se si nuk paska ndjerë as një fije irritimi kryeprokurorja Del Ponte, ndaj sjelljeve të tilla kaq të ulëta e përçmuese të një kryekrimineli !? Kush mund të më sqarojë se si shpjegohet ndryshe ndjenja e simpatisë për kriminelin që përballet me drejtësinë, kur një kryeprokurore thotë hapur së ishte mahnitur me lojën e Millosheviqit tek po bënte me dëshmitarët viktima, si macja me miun!?.......

Zonja Karla merruni me punë të drejtësisë, se për çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës vendi ka zot popullin liridashës të Kosovës, të cilët me dinjitet po presin fundin e kësaj loje të rëndë në arenat ndërkombëtare, mendoj se gaboheni rëndë ju, por edhe të tjerët që mund të mendojnë se kjo lojë është krejt e pa fund! Kosova, po ashtu ka miq dhe aleatë të cilët sinqerisht kanë përkrahur e po përkrahin të drejtën e popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe sovran në tokat e veta. Ne urojmë që çështja e Kosovës të mos mbetet në duart e prokurorëve të cilët jo pak herë e kanë dëmtuar rëndë imazhin e drejtësisë.

            Kthehu ne fillim           

 --------------------

 „Plani“ i Serbisë për Kosovën, përbën trupin dhe gjymtyrët e Planit të Ahtisaarit!

 POPULLI I KOSOVËS ËSHTË ME FLAMURIN DHE BETIMIN E UÇK-së, JO ME PLANIN DHE FLAMURIN E AHTISAARIT

Shkruan:Xhevat BISLIMI, Prishtinë

(www.pashtriku.org – 18.06.2007 / 19:00)

“PLANI” i Atisarit për Kosovën është vazhdimësi e perfeksionuar e planeve dhe programeve shekullore serbe për kolonizimin, shkombëtarizimin, zhbërjen dhe zhdukjen e qeniesë shqiptare në krahinat e pushtuara të Shqipërisë. Me këto plane dhe programe shoviniste e fashiste Serbia ia doli të spastrojë mijëra kilometra katrore të tokës shqiptare. “Duke ngrënë rritet oreksi”, thotë një fjalë e urtë. Serbisë, duke pushtuar, djegur, vrarë e masakruar shqiptarët dhe tokat e tyre po i rritej oreksi dhe në fillim të shek. XX pretendonte të pushtone edhe skelen e Durrësit! Përpjekjet dhe kryengritjet e njëpasnjëshme shqiptare e frenuan në masë të madhe “oreksin” e saj. Lufta Antipushtuese Çlirimtare e UÇK-së ia zuri në fyt kafshatën, që quhej Kosovë, pas “vizatimit” të kufijve të ri (pas LDB) në trojet e pushtuara shqiptare. Kjo ishte Lufta më e organizuar politike dhe ushtarake në krahinat e pushtuara të Shqipërisë. Serbia e mundur ushtarakisht dhe e thyer moralish sikur e humbi “oreksin”. “Fitorja” e bujshme e LDK-së në zgjedhjet e para pas Luftës ia riktheu oreksin, shpresën, dëshirën dhe forcën Serbisë për ta “rimarrë” Kosovën.

 

Nga kjo fitore u ngazëllyen edhe kushërinjtë e largët të serbëve (nga është origjina e tyre), rusët. Serbia mori zemër edhe nga pasivizimi dhe pacifizimi pa kushte i “krahut”, që e bëri dhe e fitoi Luftën. Ky krah, i ndarë dhe i përçarë, në vend se të mbetej zëri dhe krahu unik i popullit dhe aspiratave të tij, nisi të bëhej pjesë e korit të qyqeve dhe krah i qyqarëve, dallkaukëve dhe nostalgjikëve të kohëve të “arta” të Jugosllavisë dhe Serbisë… Përfshirja e këtij “krahu” në grupin negociator dhe në bisedime me Serbinë është dëshmia më e mirë, se ky “krah” tashmë e kishte humbur jo vetëm fillin, por edhe krejt lëmshin. Nuk duhet të harrojmë edhe kontributin vendimtar që dha Tirana zyrtare, duke hequr dorë dhe duke qëndruar”asnjënëse” në çështjen e Kosovës. Ishte fat, por I vonuar, që erdhi Bushi dhe ia kujtoi se Kosova është e saj… Grupi negociator (pesëshja e famshme) pranoi pa asnjë kundërshtim “Planin” e Serbisë për Kosovën, të miratuar nga Kuvendi i Serbisë më 29 prill 2004. Ky plan përbën trupin dhe gjymtyrët e Planit të Atisarit. Udhëheqja e grupit negociator (uzurpator) nga logjika e “ofertës agresive” bëri që ky grup t’i shpenzojë “fishekët” që në takimet e para. Këta dallkaukë, të mësuar nga “miqtë” e tyre të huaj, besonin naivisht se do t’ia zenin frymën Serbisë ose, se do ta kënaqnin Serbinë me “ofertën e tyre agresive”.

Në fakt, “oferta” e tyre ishte pranimi pa kushte i “planit të Serbisë për Kosovën”. Ky pranim kaq i kollajshëm, në kohën që bota kishte hall a do të mund t’i ulte shqiptarët në një tavolinë me serbët, ia rriti dukshëm oreksin Serbisë dhe kushërinjve të saj, rusëve. Kjo “zemërgjerësi” dhe kjo dorëlirësi e grupit negociator e ëmbëlsoi së tepërmi Serbinë. Grupi negociator u përpoq të shfrytëzojë edhe strategjinë tashmë të njohur të shumë udhëheqsëve dhe qeverive jodemokratike: Shkatimin e krizës, përkeqësimin ekstrem të gjendjes politike, ekonomike dhe sociale, etj., për të dalë pastaj si shpëtimtarë, duke e bërë masën (popullin) të kënaqet me ca të arritura të vockëla dhe me realizimin e ca kërkesave të parëndësishme në krahasim me ato që kishte dhe që i takojnë… Prandaj, Serbia dhe Rusia, të bindura, se ky grup lëshon edhe më shumë, po kërkojnë vazhdimin e bisedimeve për gjetjen e një kompromisi! E gjithë pjesa e planit që ka të bëjë me“decentralizimin” (autonominë territoriale dhe politike të pakicës serbe) dhe “trashëgiminë kulturore” (eksterritorialitetin) është projektuar dhe miratuar nga vetë Serbia. Por, pas sukseseve të arritura në bisedime, asaj, Serbisë, i është shtuar oreksi dhe kërkon që edhe pjesa tjetër e Kosovës të mbetet brenda kufijve të Serbisë dhe nën sovranitetin e saj. Sepse, ajo, vazhdon ta quaj Kosovën “pjesë të territorit të saj” dhe “tokë të Serbisë”! Ndërsa, asnjëri nga “kryepolitikanët” dhe “kryeinstitucionalistët” (grupi negociator) nuk është në gjendje dhe nuk guxon të deklaroj as në takime me të huajtë dhe as publikisht se Kosova ka qenë, është dhe do të jetë tokë shqiptare, e Shqipërisë. Si ta thonë një gjë të tillë, kur kanë pranuar botërisht dhe janë angzhuar që Kosova të bëhet “shumetnike”. Kështu është “zyrtarizuar” edhe në Planin e Atisarit, duke harruar se Kosova është e patjetërsueshme, është dhe do të jetë shqiptare.

Populli i Kosovës nuk do ta pranojë kurrë Planin e Atisarit, pavarësisht se ky Plan u “votua” edhe nga ata (deputetët), që nuk kishin mandat ta “votonin”, sepse vota që kanë ata nuk është e tyre, por e popullit të Kosovës. Me miratimin e këtij Plani, Kuvendi i Kosovës u delegjitemua përfundimisht. Mesazhi që ky Kuvend i dha “miqëve” dhe armiqëve ishte i qartë: “Ju bëni çfarë të doni me Kosovën dhe interesat e popullit shqiptar. Ne jemi këtu dhe do të duartrokasim saherë të dëshironi dhe për çfarëdo plani që na ofroni”! Nuk mund të kishte mesazh më të dëmshëm për Kosovën në këtë kohë. Mirëpo, populli i Kosovës do t’i mbetet besnik betimit të UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar: "Si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer jetën time të luftoj për t'i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. Betohem!" Me këtë betim në gojë e në zemër u përpoqën, luftuan dhe ranë në fushat e betejave qindra e mijëra dëshmorë të kombit. Me këtë betim po bien dhe do të bien saherë të kërkojë Atdheu edhe bijë e bija tjerë të kombit… Shtyrja e miratimit të Planit të Atisarit në Këshillin e Sigurimit e futi në sikletë të madh grupin negociator.

Mashtrimi dhe gënjeshtrat e tyre nisën të dalin për fushe. Se kush ishin ata dhe çfarë përfaqësonin e mësuan edhe fëmijët… Për ta zgjatur “iluzionin” e njerëzëve për krijimin e “shtetit të pavarur dhe sovran”, grupi negociator, grupi i çarjes dhe përçarjes së madhe ndërshqiptare, nisi “prrallën” e tij për “simbolet dhe kushtetutën e Kosovës”. Pas shumë muajsh dhe pasi mori dritën jeshile nga “miqtë” e tij, ky grup bëri PUÇIN e radhës: Shpalli konkursin për “flamurin” e Kosovës. Për dallim nga herat tjera, kësaj radhe, disa anëtarë të Kryesisë së Kuvendit dhe disa deputetë dolën para mediave dhe bënë deklarata të “nxehta” kundër “grupit negociator”, i cili, sipas tyre, “paska tejkaluar kompetencat dhe mandatin e tij”. Të mjerët deputetë dhe anëtarë të Kryesisë, që po kërkojnë t’i venë “shulin derës”, por tashmë është vonë… Miratimi i Planit të Atisarit detyrimisht nënkupton edhe simbolet “multietnike” ose “kosovare” (joshqiptare). Për ata, që deri tash nuk e kanë “ditur” se ç’është flamuri për një popull (komb) po sjell një sintezë të bërë nga Faik Konica për FLAMURIN: “Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjëve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë në letërsinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët». Nëse është kështu, dhe, kështu është edhe për popujt e tjerë të qytetëruar, atëherë çfarë kujtimesh do të përmbledh “flamuri” i Atisarit për popullin e Kosovës? Kujtimet për “bashkim-vëllazërimin” e kohës së Titos, kujtimet për “kumbaritë” e kohës së Kralit, kujtimet për “bashkëjetesën”, “mirëkuptimin”, “solidaritetin” dhe “dashurinë” me serbët dhe Serbinë, kujtimet për “vitet e lumtura me “vozhdën”, Milosheviçin”… Pra, nuk do të jenë kujtime “goditjesh kundëra fqinjëve” (zot mos e bënë!), por nuk do të jenë as “kujtime vetëmbrojtjeje” (larg qoftë), sepse fqinjët tanë kurrë nuk na sulmuan dhe as nuk na goditën. Ata, sipas këtij “flamuri”, kësaj lecke, ishin mbrojtësit dhe shpëtimtarët tanë… Nga kjo pikëpamje Atisari dhe grupi negociator (puçist) do të mburren se “flamuri” i tyre do jetë njëri nga më të rinjtë dhe nga më të padrejtit e botës. Ndërsa populli i Kosovës, meqë nuk ka sy që ta “lexojë” dhe zemër që ta ndjejë leckën e Atisarit, do të mburret gjithmonë me FLAMURIN e kombit shqiptar, me flamurin e UÇK-së…

 * Autori është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Kthehu ne fillim

-----------------------------

 “Lecka “ e ardhshme pa shqiponjën dykrenare që dikush do ta quajë flamur!

GRUPI I UNITETIT PROPOZON SIMBOLE PA IDENTITET KOMBËTAR 

(Koment redaksional i Radios-Kosova e lirë)

(www.pashtriku.org - 15.06.2007 / 20:35)

Në kohën kur mekanizmat vendimmarrës ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje të gjithanshme për ta definuar disi statusin e ardhshëm të Kosovës, stafi i Grupit të Unitetit, pas shumë konsultimesh, shtyrjesh e mospajtimesh më në fund vendosi të shpallë edhe zyrtarisht konkursin për simbolet e entitetit të ardhshëm shtetëror, fillimisht për flamurin dhe stemën e Kosovës. Për Himnin e ardhshëm aktualisht nuk po bëhet fjalë, meqë ai mund të kompozohet vetëm me efekte muzikore, meqë nuk do të lejohet që teksti i himnit të intonohet në gjuhën shqipe, natyrisht as në gjuhën serbe, me siguri as në gjuhën angleze, meqë një himn në këtë gjuhë nuk do të kishte fare kuptim, edhe pse Grupi i Unitetit do ta pranonte pa rezervë
Në përkufizimin e përmbajtjes së flamurit të Kosovës, Grupi i Unitetit ka sanksionuar përmbajtjen kombëtare shqiptare apo serbe të flamurit, i cili nuk do të ketë asnjë shenjë identifikuese kombëtare nga historia e popullit tonë në rrugën dhe luftën e vet të gjatë, të mundimshme dhe të pareshtur për liri, ruajtje të identiteti dhe bashkim të kombit.

Mund të afishohet qysh do qoftë nga dukja “lecka” e ardhme që dikush do ta quajë flamur, por kurrsesi nuk do vendoset në të shqiponja dykrenare e Skënderbeut, as ngjyrat kuq-zi, të cilat identifikojnë historinë e popullit shqiptar nëpër shekuj. Dhe kujt do t’ i shërbejë një flamur i tillë?
Ai flamur, i cili do të jetë i pranueshëm nga ndërkombëtarët, do të jetë i pranueshëm edhe për anëtarët e Grupit të Unitetit, ashtu sikur do të jetë i mirëseardhur dhe për fëmijët, familjet e farefisin e këtyre njerëzve të Unitetit, të cilët tashmë aq shumë janë moderuar sa nuk kanë nevojë më për asnjë simbol kombëtar, madje ndoshta nuk kanë nevojë as për gjuhën shqipe, nëse kanë arritur ta mësojnë si duhet ndonjë gjuhë tjetër.
Grupi shumë i moderuar i Unitetit, grupi kozmopolit “proamerikan”, “proevropian”, këtë vendim antikombëtar e ka marrë pa e pyetur popullin por as Kuvendin, meqë dihet se nuk janë kuvendarët e Kosovës ata që do t’ ia prishin Grupit të Unitetit, pasi që edhe këta deputetë që marrin rreth 2 mijë euro paga mujore, unanimisht e kanë pranuar planin e Ahtisarit lidhur me përkufizimin e statusit të ardhshëm politik të vendit.

Vetëm iluzionistët mund të jenë zhgënjyer nga ky grup, i cili për fatkeqësinë tonë kombëtare ka qenë dhe po mbetet unik në të gjitha aspektet, sidomos në çështjet madhore, kruciale, ku nuk do të duhej të ishte i tillë, ndërsa është i përçarë dhe shtyhet me bërryla, vetëm kur janë në pyetje vjeljet e favoreve dhe përfitimeve, që sjellë pushteti anarkik dhe i pakontrolluar nga ligji. Mirëpo dihet se projekt-propozimin për simbolet e ardhshme të vendit e ka imponuar në radhë të parë “pakoja” e Ahtisarit “shumë e mirë dhe shumë e përshtatshme për shqiptarët”. Natyrisht se ata që janë pajtuar me përmbajtjen e kësaj pakoje, kanë pranuar edhe ndërrimin e identitetit të simboleve, ashtu sikur kanë pranuar ndarjen e Kosovës në procesin, gjoja të decentralizimit, ashtu sikur kanë pranuar shpalljen e zonave eksterritoriale rreth kishave e manastireve serbe, ashtu sikur kanë pranuar krijimin e dhjetëra komunave serbe brenda Kosovës, ashtu sikur kanë pranuar shpërbërjen e TMK-së dhe ashtu sikur kanë bërë edhe kompromise të tjera, të cilat nganjëherë, si në shaka, i kanë quajtur madje edhe “kompromise të dhembshme”. Këta do të pranojnë edhe kthimin e ushtarëve rusë në enklavat serbe, për të treguar sesa të dëgjueshëm dhe sa të moderuar janë.

Simbolet e propozuara të Grupit të Unitetit, simbole këto të shpërfytyruara dhe të pa identitet, nuk do të pranohen nga shqiptarët liridashës të vendit, as do të nderohen, as do të respektohen. Simbolet e tilla me siguri se do ta kenë fatin e flamurit të Ibrahim Rugovës, do ta kenë fatin e flamujve të pushtuesve të ndryshëm, sepse ky popull nuk do të lejojë të shpërfytyrohet dhe të heqë dorë vullnetarisht nga identiteti i vet kombëtar, meqë pikërisht për ta ruajtur këtë identitet ka luftuar, ka rënë e është ngritur sa e sa herë gjatë historisë, dhe gjithçka ka ruajtur me gjakun e vet të kuq në fushën e zezë dhe shumë të rrëshqitshme të historisë. Pazari i keq politik që po bëhet lidhur me simbolet, do të vazhdojë edhe në segmente të tjera. Ditë më parë anëtari i stafit të këtij Grupi, Veton Surroi, ka deklaruar në Rahavec se paska rrezik të ndodh edhe ndarja e Kosovës! Mirëpo, ky Surroi i super moderuar nuk ka dhënë shpjegime se kush i ka krijuar kushtet për një ndarje të tillë, ndarje kjo e cila së shpejti do të bëhet edhe “de jure”, nuk ka treguar se kush e ka mundësuar krijimin e enklavave serbe në Kosovë, nuk ka shpjeguar fare se a ka pasur qoftë edhe një rast të vetëm ku këta unitetistët të mos jenë pajtuar me mentorët e tyre ndërkombëtarë?
Surroi dhe anëtarët e tjerë të “Grupit të Unitetit” mendojnë se edhe kësaj radhe mund të nxirren dhe mund të dalin fitues në planet e tyre të mbrapshta dhe antikombëtare. Të tillët, asnjëherë dhe në asnjë periudhë kohore nuk kanë mbetur pa e marrë të paktën mallkimin e popullit për veten dhe për sojin e tyre. Ndonjëherë kanë marrë edhe diçka më shumë.

Kthehu ne fillim

 ------------------------------

GRUPI PËR SHPËRBËRJEN E KOMBIT SHQIPTAR DHE TENDENCA E TYRE PËR KRIJIMIN E NJË "KOMBI KOSOVAR"

 

Shkruan: Tahir VELIU

(www.pashtriku.org – 11.06.2007 / 11:40

“Grupi i Unitetit” për shpërbërjen e kombit shqiptar është pajtuar që flamuri shtetëror i shtetit të Kosovës nuk mund të ketë shqiponjën e zezë dykrerëshe dhe as ngjyrat kuq e zi dhe në këtë mënyrë grupi i shpërbërjes kombëtare mundohet të arrijë atë që Serbia nuk ka mundur ta arrijë për njëqind vjet. Tendencat e "Grupit Negociator" për të krijuar një identitet të veçantë "kosovar", duke filluar me qëndisjen e një flamuri të ri për Kosovën, paraqesin rrezikun më të madh që sot i kanoset Kosovës në veçanti dhe kombit shqiptar në përgjithësi, sepse me krijimin e një flamuri pa kurrfarë elementi shqiptar, po fillon shpërbërja e kombit shqiptar.                                

Në kohën kur Evropa mundohet të bashkojë popujë të ndryshëm nga përkatësia kombëtare, shqiptarëve u kërkohet ndarje dhe shpërbërje e mëtutjshme sepse ndarja në 6 shtete të ndryshme nuk po mjaftojka. Pra, as shqiponjë dy krerësh e as ngjyra kuq e zi, nuk do të ketë në flamurin e ardhshëm të Kosovës. Identiteti i shqiptarëve të Kosovës, për të cilin janë kalbur, torturuar, vrarë dhe masakruar nga regjimi i dhunshëm dhe terrorist serb. Flamuri me të cilin janë varrosur me mijëra dëshmorë të kombit të cilët ranë në altarin e lirisë pikërisht për këtë flamur nuk do të jetë flamur i Kosovës. Duke marrë parasysh këto që thash më lartë çdo tentim për ndryshimin e flamurit është tëntim i dështuar për shpërbërjen e kombit shqiptar, humbjen e identitetit shqiptar dhe në këtë kontest mund të thuhet se është vetëvrasje po që se ndodh një gjë e tillë.

Për ne shqiptarët e Kosovës, ky flamur dhe ngjyrat kuq e zi kanë qenë dhe janë shpresa, identiteti dhe fuqia e vetme shpirtërore e cila na ka ndihmuar të mbesin gjallë. Flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krerëshe ka qenë dhe është oksigjeni i shqiptarëve për mbijetes dhe në momentin që ky oksigjenë na mohohet, atëherë ose do të vdesim ose do ta luftojmë këtë tëntim anti-shqiptar sikurse kemi luftuar me mijëra vjet për liri, pavarësi, flamur, çlirim dhe bashkim kombëtar. Prandaj, populli shqiptar i Kosovës nuk mund të paramendojë që flamuri për të cilin kanë përjetuar masakrimet, vrasjet, plagosjet, rrahjet, burgjet apo edhe gazin lotsjellës nuk do të jetë flamuri i ardhshëm i Kosovës.

---------------------------

8 VITE PAS

 

Shkruan: Faik MIFTARI, Prizren

(www.pashtriku.org - 11.06.2007 / 11:30)

 -----------------------

Me 12 qershor 2007 mbushen plot 8 vjet që kur trupat e KFOR-it hynë në Kosovë , pas bombardimeve të vazhdueshme plot 78 ditë të pandërprerë të aleancës veriatlantike të NATO-së në misionin e tyre të quajtur humanitar për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.

Në historinë e mijëvjeçarit të dytë të Kosovës, ushtrinë serbe dhe pushtetin shtetëror serb mbi Kosovën e shporrën, për herë të parë perandoria osmane në vitin 1389, për herë të dytë perandoria austrohungareze në vitin 1915, për herë të tretë perandoria gjermane në vitin 1941, dhe për herë të katërt, të fundit dhashë Zoti, perandoria amerikane në vitin 1999.

        8 vite pas, në ditën e 12 qershorit, më bien ndërmend kujtimet e hidhura të periudhës më të vështirë të luftës në Kosovës, koha prej 24 marsit e gjer më 12 qershor 1999, si njëri ndër aktorët e shumtë të popullit shqiptar, që përjetuam”live” këtë tmerr e terror të paparë në Kosovë. Me të vërtetë këto 78 ditë të përjetuara në ankth, më sillen vërdallë në kokë, çdoherë kur afrohet 12 qershori, një ditë me rëndësi të madhe historike për Kosovën. Shpeshherë mendohem, vallë a thua do të ishte më mirë të ishim larguar në atë kohë nga Kosova, se sa që mbetëm neve të ngujuar dhe në ankthin e pritjes së vdekjes dita më ditë. Tani, pas kësaj distance kohore të kaluar, me të vërtet kemi qenë o  të “çmendur” që qëndruam dhe përjetuam në atë kohë tërë presionin psikologjik të luftës së Kosovës. Më mirë do të ishte sikur të ishim në njërën prej kampeve të refugjatëve në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, apo gjeti në botë apo me pushkë në dorë në radhët e UÇK-së diku në mal, e cila fal aktivitetit pacifik të strukturave të atëhershme politike pacifiste në vend të masivizimit dhe favorizimit të luftës, propagandohej edhe më tej në rezistencë pacifike, që bëri që të zbehej dhe të dobësohej kjo rezistencë e armatosur e UÇK-së.

Samidin Xhezairi - "Hoxha"

Prizreni për krahasim nga qytetet tjera të Kosovës gjatë luftës në Kosovë ka përjetuar më pak dëme materiale dhe humbje në njerëz. Me siguri, kjo ishte  dhunti nga Zoti i madh, por edhe një karakteristikë tjetër e Prizrenit ka qenë, se gjatë tërë periudhës së bombardimeve prej datës 24 mars e gjer më 12 qershor 1999, ka vepruar me plot sukses, me sulmet e befasishme guerile komandant Hoxha me njësitin e vet i cili ju solli humbje të mëdha në njerëz armikut serb dhe ju shkaktoi dëme materiale dhe solli kokëçarje të mëdha në radhët e tyre. Gjatë gjithë kohës sa ishim të ngujuar në qytet, pëshpëritej me të madhe se në qytet është duke vepruar një komandant me pseudonimin”Hoxha”, duke mos ditur fare se ai ishte shoku  dhe kolegu që nga studimet e kaluara në Mitrovicë Samidin Xhezairi që për mua ishte një befasi e këndshme, pasi kisha njohuri se shumë kohë gjendej me punë larg Kosovës në perëndim. Me të vërtet takimi im me të, pas shumë vitesh, në namazin e parë të xhumasë në xhaminë e Bajraklisë, në Prizrenin e sapoçliruar, ashtu me uniformë dhe me armë në dorë, ka lënë përshtypje dhe mbresa të thellë që përherë do i kem në kujtim. U përshëndetëm,  dhe iu drejtova në shaka me fjalët:” a ti qenke ai “Hoxhë” fantazmë i Prizrenit, po pse ore, nuk ja çove selamin shokut tënd  dhe kolegut në studime për t’ju bashkëngjitë”.

Çast më të pakëndshëm gjatë gjithë kohës së bombardimeve ka qenë dita kur ushtria dhe policia bënë bastisjen e shtëpive për ti mbledhur të rinj shqiptar për të dërguar në hapjen e kanaleve dhe istikameve në afërsi të kufirit shqiptaro-shqiptar. Vetëm një Zot i madh na shpëtoi për të mos bjerë në duart e tyre, së bashku me nipat e mi që ishim strehuar në një vend prapa shtëpisë, edhe pse u afruan shumë afër nuk na diktuan. Pas këtij aksioni plot 30 ditë të tjera i kam kaluar në burg shtëpiak hiq pa dalë gjer në muzgun e 12 qershorit të vitit 2007.

  13 qershor 1999, ditë e cila do të mbetet e shënuar me shkronja të arta në historinë më të re të qytetit të Prizrenit, ditë kur trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren, ka qenë ditë që vetëm mund të përjetohet e assesi nuk mund të përshkruhet, ai erupsion i shpërthimeve të vullnetit të qytetarëve prizrenas pas plot 78 ditësh të ngujimit dhe të pritjes në ankth të lirisë.

Gjatë gjithë jetës sime janë 3 ngjarje që kanë mbetur në kujtesë dhe kanë lënë mbresa të përhershme, e para, dita kur kam kryer shërbimin ushtarak në ish armatën jugosllave,e dyta, dita kur kam diplomuar në fakultet, treta, dita kur kam përjetuar çlirimin e qytetit tim dhe të Kosovës në përgjithësi. Kjo ditë, 13 qershori 1999, për babën tim ishte gëzimi dhe çasti dytë i përjetimit të çlirimit të qytetit të Prizrenit nga ushtria gjermane, hera e parë ka qenë viti 1941 kur Qazim Bllaca së bashku me trupat gjermane nga Ferizaj hynë dhe çliruan Prizrenin nga ushtria serbe e cila me të madhe veç ja kishte nisur me djeg qytetin, hera e dytë ishte përjetimi i tij në moshë të shtyre i çlirimit të Prizrenit me 13 qershor 1999 përsëri nga ushtria gjermane. Si sot më kujtohen shpesh fjalët e babait tim, për ngjarjen e rrëfyer në fillim të vitit 1944 në Prizren.

   Atë ditë në Shatërvan të Prizrenit para masës së tubuar të popullatës së qytetit, iu drejtua me një fjalim koloneli Shmithuber i divizionit “Skënderbe” dëgjoni këto fjalët e mi, të dashur qytetarë shqiptar të Prizrenit, le të dini gjersa të jetë prezentë këtu këmba e gjermanit, do të jetë  këtu Shqipëri,  atë ditë që këmba e gjermanit nga këtu do largohet, do të kthehet prapë Serbia(Jugosllavia)”. Me të vërtetë edhe ashtu ndodhi, nuk kaluan as 6 muaj në nëntor të vitit 1944 përsëri u kthye Serbia(Jugosllavia). Kur jem këtu nuk mund e të mos e përmend edhe hoxhën dhe atdhetarin e dalluar prizrenas Hafëz Abdullah Sagdatin, ish major për çështje fetare në divizionin “Skënderbe”, i cili gjatë gjithë jetës së kaluar të tij, nuk ka fol për të kaluarën e tij, pasi ka qenë përherë i anatemuar nga komunistët, dhe falë fshatarëve të Kabashit të Prizrenit të cilën e kanë fshehur dhe strehuar, ka arritur të shpëtojë dhe më vonë pas amnistisë së përgjithshme të asaj kohë është lënë i qetë të jetojë. Në një çast pak para se të ndërrojë jetë në një të pame, e pyesin hafëzin e nderuar, t’ju tregojë, i cili ka jetuar plot 80 vite, çastet më të lumtura të jetës. Hafëzi i nderuar iu përgjigj me këto fjalët:” gjatë jetës sime 80 vjeçare, vetëm gjatë 3viteve kam përjetuar çastet më të lumtura, dhe atë periudhën e viteve 1941-1944 kur kanë qenë gjermanët, dhe kur kemi qenë së bashku me nënën Shqipëri”.

Ne shqiptarët në përgjithësi do të jemi përherë falënderues për ndihmën e ofruar të aleatëve tanë dhe asnjëherë nuk do të harrojmë çastet më të vështira në historinë më të re të Kosovës si dhe misionin humanitar të tyre që ndërmorën për shpëtimin e popullit shqiptar të Kosovës.

Në përfundim të këtij shënimi të përvjetorit do e përmbyll me fjalët e ish presidentit amerikan Bill Klinton , njeriun më të merituar për ndihmën  ofruar popullit shqiptar, nën udhëheqjen e së cilës u ndërmor aksioni humanitare në Kosovë për ndaljen e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës:” nuk do të lejojmë më që në Evropë njeriu të vritet vetëm  se për shkak të mënyrës së falurit tek Zoti. Njeriu nuk do të vlerësohet vetëm për shkak të përkatësisë etnike, racore, fetare, por për karakterin  dhe devotshmërinë ndaj Zotit dhe humanitetit të treguar ndaj popujve tjerë”.    

Kthehu ne fillim

 ---------------------------

  Tredhja e Kushtetutës së Kosovës nga tredhësit e huaj dhe ata vendorë!

„MARIGOJA“ PO QËNDISË FLAMURIN!

Shkruan: Mehmet BISLIMI

(www.pashtriku.org – 07.06.2007)

--------------

Kosovë pa integritet e pa sovranitet territorial!

Sot kur në Gjermani ka filluar samiti i G 8-tës, pra të tetë shteteve më të industrializuara, gati e gjithë elita jonë politike ka varur shpresat se në këtë samit, do të parashtrohet edhe miratimi i rezolutës për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës. Deklarata e kancelares gjermane, zonjës Angela Merkel para medieve sikur la shumë për të dëshiruar. Ajo tha shkoqur e shprehimisht: Mos shpresoni në samitin e G 8-tës se do të merret ndonjë vendim për zgjidhjen e statusit të Kosovës! Zonja Merkel me këtë deklaratë hodhi në ujërat e rrëmbyeshëm të së djeshmes edhe parashikimet e shumë analistëve dhe diplomatëve ndërkombëtarë të cilët kishin parashikuar që vendimi për statusin e Kosovës të merret gjatë punimeve të këtij Samiti.


Komunikimi i ashpërsuar mes BE-së, Rusisë dhe SHBA-së, kanë të bëjnë me një mori problemesh të cilat as nuk fillojnë dhe as nuk mbarojnë me Kosovën. Sistemi amerikan i mbrojtjes kundër-raketor, çështja tjetër për vendosjen e gypave të gazit, liria e shtypit, çështje tjera globale, shkelja e të drejtave të njeriut në vet Rusinë, produktet e mishit në Poloni, pastaj politika botërore ndaj Iranit rreth armatimit bërthamor etj., janë çështje që mund të zënë vend më të rëndësishëm se çështja e statusit të Kosovës për BE-në, por edhe për vetë SHBA-të e mos të flasim më për Rusinë e cila është deklaruar kundër, madje sa herë e sa herë. Këto probleme të grumbulluara prej kohësh mes Rusisë dhe SHBA-së në një anë, dhe mes BE-së e Rusisë në anën tjetër, çështjen e Kosovës e lënë fare në bisht të ngjarjeve...
Po sot, ambasadori belg në OKB-ë, tha se diskutimet për çështjen e Kosovës nuk kanë një datë të përcaktuar qartë!? Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ato të shtyhen për në korrik!? Kur dihet mirëfilli se korriku dhe gushti janë muaj pushimesh për shumë shtete të Evropës e më gjerë, mirëpo më pas vjen shtatori e kështu muajt njeri pas tjetrit nuk kanë të sosur!...

Fundi i fundit, kjo ishte fuqia e elitës sonë politike e cila realisht kurrë nuk e ka kaluar fuqishëm pragun e një afirmimi të mirëfilltë të një politike standarde me dimensione reale brenda së cilës do duhej shpalosur çështja e pazgjidhur e popullit shqiptar fuqishëm e bindshëm para diplomacive ndërkombëtare, por edhe vendore. Kjo maksimë e tentimit apatik për të udhëhequr lojën politike, kjo njëmendësi tepër fodulle e prijësve të institucioneve tona, mënyra e të perceptuarit, të menduarit, të gjykuarit dhe të vepruarit, ka tkurrë veprimin dhe rezultatin politik aq përulësisht përpara aspiratave të popullit tonë sa që edhe nëse do bëhet një ditë, nuk do të ketë shijen e një fitoreje meritore!?...

Dy ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës zoti Çeku, duke i nuhatur dështimet totale të institucioneve të Kosovës dhe të Qeverisë së tij rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe prognozave të tyre “meteorologjike” se kur do të pikojë pavarësia nga qielli tha: “Tani më zgjidhja e statusit të Kosovës është në duar e Bushit dhe të Putinit!?”.
Pra Kryeministri Çeku më në fund pranoi se e vërteta në fushën e filozofisë ka dimensione reale brenda së cilës një ditë duhet shpalosur realiteti mbi maratonën e thatë të premtimeve boshe e pa mbulesë, për të mos thënë tepër naive se çështja e pavarësisë së Kosovës është çështje minutash, çështje ditësh, javësh e muajsh! Më në fund pranuan se janë të tjerët autoritarë të cilët vendosin për këtë çështje. Në fakt institucionet e Kosovës, vetëm sa kanë gënjyer vetën dhe popullin pa nevojë, nga se çështja e statusit të Kosovës nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në duar e tyre. Tani edhe më bindshëm po na del se, ata paskan shkuar kot si ”Muqa pas dainjve, apo si dhelpra pas të dashit!”.
Kjo vërteton katërcipërisht edhe një herë se elita jonë politike nuk është më shumë se një marionetë në duart e një politike që në emër të administratës ndërkombëtare elita jonë, as edhe sot nuk e ka të qartë se kush administron me Kosovën?!

“Marigoja” po qëndisë flamurin!


Ekipi i Unitetit, duke dashur që të spostojë përgjegjësinë, me miratimin edhe të ndërkombëtarëve, gjoja në emër të ”presioneve”, formuan një këshill, komision, apo grup punues për të përgatitur simbolet e reja të Kosovës! Na u desh edhe kjo, në mënyrë që institucionet tona të kuptojnë një herë e mirë, se ata munden ta bëjnë vetëm anën teknike, pra anën artizanale, që kjo nuk është edhe aq pameritore, pasi që ata kanë në dispozicion mundësinë për ta qëndisur me fija ari “bezen” e flamurit, por jo edhe ta skicojnë atë - skicat i bëjnë të tjerët!...

Shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, zonja Tina Kajdanow dhe Trobjorn Solstrom përfaqësuesi i Javier Solanës në Kosovë, kanë “porositur” liderët tanë që të hiqet dorë nga romantizmat në kushtetutën e re, të hiqen termat territor, luftë çlirimtare, Dardani etj. Kush di të lexojë mes rreshtash, kjo “porosi” ka të bëjë me tkurrjen e dokumentit që do të quhet kushtetutë e Kosovës, ku territori i saj, kufijtë, dhe integriteti i saj të jetë i varur e i pa definuar mirë, që do të nënkuptonte edhe mos cenimin e integritetit të Serbisë, duke lënë në fuqi në mënyrë të maskuar rezolutën 1244! Kjo nënkupton një Kosovë pa integritet territorial dhe pa sovranitet?!...

Ndryshe si të kuptojmë që fjala luftë, çlirim, territor, Dardani, dhe integritet qenka romantizëm?! Sa të marrë që jemi ne shqiptarët, qenkemi vrarë e prerë krejt kot që një shekull për çështje krejt romantike siç janë territori, sovraniteti, flamuri, historia... Nga kjo mund të konkludojmë se edhe lufta jonë për liri paska qenë krejt romantike, një gjetje shumë interesante e zonjës Kaidanow?!

Për simbolet e “ shtetit” të Kosovës ndërkombëtarët thanë prerë: Të pranueshme janë vetëm simbole që nuk kanë elemente nacionale, që nuk kanë as gjë të përbashkët me të kaluarën aktuale, pra as ngjyrat, as pamjen dhe as formën! Do duhej një simbol pa ngjyrë, pa porosi, pa mesazh, pa histori dhe gjithëpërfshirës e mbi të gjitha romantik!... Se si mund të duket ky alamet flamuri- do pyesim ne: zoti e bëftë mirë - urojnë kryeparët e Kosovës?!...
Kryeministri Çeku tha se ne do t’i shmangemi çdo fërkimi me bashkësinë ndërkombëtare, rreth simboleve të Kosovës! Kurse zoti Kuçi tha se propozimi i Martti Ahtisarit do të respektohet me përpikëri, kështu që kushtetuta do të jetë konform këtij propozimi. Teksti i preambulës për të cilën zonja Kaidanow ka vërejtje, nuk është zyrtar - tha zoti Kuqi! Pra sipas tij na del se ata ia paskan futur krejt kot asaj preambule, nga ana tjetër ai në mënyrë të prerë para faktorit ndërkombëtar premtoi se kushtetuta e Kosovës do të tridhet nga vet mjeshtrit e tredhjes vendore!

Prokuroria ndërkombëtare ngriti aktakuzë kundër Albin Kurtit!

Veprimtarin dhe udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurtin aktakuza e “rangut” ndërkombëtar e ngarkon për organizim të protestave të dhunshme, për pjesëmarrje në to, për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrës dhe për thirrje për rezistencë! Më këtë vendim gjyqësor, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare pretendojnë që demokracinë moderne dhe lirinë e fjalës e të veprimit të lirë ta çojnë edhe më “lartë”!...
Albini adhuroi rrugën e “gabuar” e cila nuk përmbledh në vete një irealitet, më shumë se një alibi në pafundësinë e një dënimi të fjalës dhe veprimit të lirë sot, për më shumë i pamotivuar kundër demokracisë së mirëfilltë, por këmbëngulës e i patundur kundër ngërthimit të saj, pikërisht nga ata që për ditë trajnojnë e predikojnë demokraci në Kosovë! A thua këto qenkan vlerat dhe ligjet e mirëfillta të demokracisë moderne që na e importuan për mes doganës?! Të shpresojmë së i “dhunshmi” Albin, do të marrë dënimin e merituar, kurse të “gjorët” policë vrasës të Rumanisë, shpresojmë se do të shpërblehen për shkakun se në emër të kësaj demokracie kanë vrarë dy djem të rijë shqiptarë dhe kanë shpëtuar demokracinë ndërkombëtare në Kosovë nga Lëvizja e Albinit!...


Karla Del Ponte i bëri koncesione Serbisë!

Kryeprokurorja e gjyqit të Hagës, zonja Karle Del Ponte, dikur pati thënë se nuk do të largohem nga prokuroria e këtij gjyqi pa u arrestuar kriminelet e luftës si Mladiq, Karaxhiq etj.


Ajo, tani ka bërë të ditur se nga kjo detyrë do të ikë diku në muajin shtator. Me vizitën e saj të fundit në këtë post që ajo i bërë Beogradit dhe takimet e saja me krerët e shtetit serb ( për të satën herë) edhe në mandatin e tyre të legjislacionit të kaluar, po me të njëjtat figura, po me të njëjtat premtime të parealizuara kurrë se: “Qeveria e Serbisë është e përkushtuar që të bashkëpunojë me gjykatën ndërkombëtare të Hagës, se do të arrestojmë të gjithë të akuzuarit tjerë të krimeve të luftës” e plotë premtime e dokrra tjera. Në takimin për gazetarë zonja Del Ponte që e pati së bashku me presidentin Tadiq, tha se ndihet shumë e kënaqur dhe e sheh me simpati Qeverinë Serbe për gatishmërinë e saj që të arrestojë të gjithë të akuzuarit tjerë për krime lufte! Kjo ishte më në fund vërtetë simpatia e pa mbuluar e zonjës në fjalë e cila gjatë tërë mandatit të saj Qeverisë së Serbisë i ka bërë koncesione, dhe kurrë, as edhe një herë nuk i ka vu një datë a limit të caktuar Qeverisë së Serrbisë, përtej të cilit do të pasonin sanksionet e BE-së, prandaj pse mos të shëtisin të lirë Karaxhiqet e Mladiqet e të tjerë kriminel të luftës!
Kjo bindje, forcohet edhe më, kur ditë më parë gjyqi ndërkombëtarë amnistoi Serbin, duke e shpallur atë të pa fajshme për gjenocidin e paparë dhe të pa dëgjuar që nga koha e nazizmit e këtej, të cilin Serbia e ka kryer mbi popullin boshnjak në Srebrenicë dhe më gjerë në tërë hapësirat e ish Jugosllavisë artificiale!

Kthehu ne fillim

 ------------------------------------

 Kosova para një udhëkryqi tepër të rrezikshëm!

REZOLUTA E KOMPROMISEVE TË DHIMBSHME PËR POPULLIN TONË

 Shkruan: Faton KLINAKU, Prishtinë

(www.pashtriku.org – 02.06.2007)

 ------------------

Delegacioni që përfaqësoi Kosovën në bisedimet e Vjenës, e që është pjellë e sistemit të ndërtuar nga UNMIK-u sepse ka qenë përgjegjësi e tij për të krijuar qeverisjen vendore, nuk është i denjë për ta përfaqësuar popullin shqiptar, dhe për rrjedhojë edhe nga ky aspekt, për t’i ikur situatave të paqëndrueshme është i domosdoshëm referendumi popullor sepse ky delegacion nuk pasqyron vullnetin real të popullit shumicë në Kosovë.

Tani e ka kuptuar edhe populli kompromisin e dhimbshëm që e ka bërë klasa politike e tij, e cila hapur po deklaron se çështja e statusit politik të Kosovës mvaret për zgjidhje nga bashkësia ndërkombëtare e jo më nga vullneti i popullit, në emër të të cilit e kanë marrë votën. Natyrisht që është kështu kur ke politikanë servilë!.  

Projektrezoluta për Kosovën, e propozuar ditë më parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk përmban termat “pavarësi” dhe as “sovranitet” siç i kishin premtuar popullit, politikanët e Pavarësisë së Kosovës. Ata thanë dhe ende thonë se me këtë rezolutë po i hiqet sovraniteti Serbisë, po thonë se po shfuqizohet rezoluta 1244, ndërsa nuk është ashtu sepse për t’u shfuqizuar kjo rezolutë duhet që me rezolutën e re të thuhet decidivisht se sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën hiqet dhe kalon në filan shtetin. Këtu kemi të bëjmë me fshehje të sovranitetit të Serbisë, me suspendim të tij dhe suspendimi nuk është heqje.

Një nga arsyet që teksti i rezolutës është i papërcaktuar ka qenë që hartuesit e rezolutës kanë synuar të ‘pacifikojnë’ Rusinë dhe Serbinë, në mënyrë që ta përkrahin rezolutën. Kjo rezolutë do të bëhet në pajtim me planin e Ahtisaarit dhe në atë plan e dimë të gjithë se mungojnë termat “sovranitet” dhe “pavarësi”, ngase është propozuar pavarësia pa sovranitet. Nëse kjo rezolutë miratohet në KS të OKB-së ne ende ngelemi territor i padefinuar në aspektin juridiko-shtetëror, dhe kur mungon kjo, nuk mund të bëhet as shpallja e Pavarësisë. Atë shpallje që do të mund ta bënte Parlamenti i Kosovës me sugjerimin nga jashtë nuk është pavarësi. Nuk ka shtet në botë, të cilit i mungon sovraniteti dhe pastaj të mund të bëhet edhe anëtar i OKB-së, apo  kemi shtete në botë që janë të pavarura, por nuk kanë sovranitet dhe nuk janë anëtar të OKB-së si: Qipro, Eritrea etj. Prandaj, me mungesën e këtyre elementeve, Kosova po mbetet prapë krizë ndërkombëtare, e cila mund të sjell përleshje dhe luftë të re në të ardhmen, kur t’iu nevojitet hartuesve të kësaj rezolute.

 Nëse duhet menduar siç mendojnë politikanët e politikës ditore me politikën e tyre plotë gojën pavarësi, atëherë po e marrim një shembull: mund të jesh i pavarur edhe në burg mirëpo të mungon sovraniteti sepse dikush  tjetër e ka autoritetin mbi ty. Nëse në burg i ke çelësat e qelisë, atëherë e ke edhe sovranitetin dhe mund të dalësh jashtë burgut.

Kjo projektrezolutë e cila bazohet në planin e bisedimeve të Vjenës, e mohon vetëvendosjen e popullit shqiptar si shumicë bile as që thuhet se jemi popull por bashkësi etnike; Nuk e përcakton dhe nuk e mundëson Pavarësinë e Kosovës por një vetëqeverisje të saj me mbikëqyrje ndërkombëtare siç edhe e kemi; E tjetërson  përkatësinë kombëtare shqiptare të Kosovës, përpjekje e krijimit të kombit kosovar. Kështu do të jetë edhe në Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk buron nga vullneti i lirë i popullit shqiptar e që do të miratohet sërish në OKB. Kjo kushtetutë me siguri që do të lë vend për manipulime politike që do të thellojnë përçarjen brenda kombëtare duke nxitur një nacionalizëm kosovar me qëllim që çështja shqiptare të largohet sa më larg zgjidhjes si e tillë. Në atë kushtetutë do të përcaktohen edhe simbolet gjoja shtetërore të Kosovës, dhe krejt kjo bëhet si parapërgatitje drejt krijimit të kombit kosovar në fetus.

Ndodhemi para një udhëkryqi tepër të rrezikshëm, me rrezikun e zhbërjes sonë si komb, si rezultat i politikës së mjerë dhe të dëmshme të politikanëve të trojeve shqiptare, të cilët aplikojnë politikë të zgjidhjes parciale të çështjes sonë të pazgjidhur kombëtare. Politikanët e të gjitha viseve ku jetojnë shqiptarët deklarojnë se Kosova e pavarur është dëshirë dhe angazhim i tyre dhe se duhet ndryshuar simbolet që kombi ynë i ka bartur historikisht. Në emër të pavarësisë po vazhdohet me status quo të gjatë ndërsa Kosova shtet nuk e besoj se do të mund të bëhet ndonjëherë sepse nuk e lejojnë rrethanat.

        Kësaj politike të pavarësisë së Kosovës, do t’i vie fundi një ditë sepse është politikë e parealizueshme. Populli ka nevojë për politikën për të cilën edhe e bëri luftën historikisht, atë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, si politikën më realiste, më të realizueshme për rrethanat aktuale dhe e cila politikë është në interesin e tij.

Kombi shqiptar është më i përqarë se kurrë në historinë e tij. Aspirata e tij kombëtare kurrë nuk ka qenë në krizë për të degjeneruar se sa është sot. Vlerat kombëtare shqiptare po degjenerohen çdo ditë e më shumë. Përballja me këtë situatë kërkon një organizim të fuqishëm për të evituar degjenerimin e mëtejmë dhe kthjellimin e ndërgjegjes së hutuar nga mashtrimet.

Projektrezoluta për Kosovën, e propozuar ditë më parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk përmban termat “pavarësi” dhe as “sovranitet” siç i kishin premtuar popullit, politikanët e Pavarësisë së Kosovës. Ata thanë dhe ende thonë se me këtë rezolutë po i hiqet sovraniteti Serbisë, po thonë se po shfuqizohet rezoluta 1244, ndërsa nuk është ashtu sepse për t’u shfuqizuar kjo rezolutë duhet që me rezolutën e re të thuhet decidivisht se sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën hiqet dhe kalon në filan shtetin. Këtu kemi të bëjmë me fshehje të sovranitetit të Serbisë, me suspendim të tij dhe suspendimi nuk është heqje.

Një nga arsyet që teksti i rezolutës është i papërcaktuar ka qenë që hartuesit e rezolutës kanë synuar të ‘pacifikojnë’ Rusinë dhe Serbinë, në mënyrë që ta përkrahin rezolutën. Kjo rezolutë do të bëhet në pajtim me planin e Ahtisaarit dhe në atë plan e dimë të gjithë se mungojnë termat “sovranitet” dhe “pavarësi”, ngase është propozuar pavarësia pa sovranitet. Nëse kjo rezolutë miratohet në KS të OKB-së ne ende ngelemi territor i padefinuar në aspektin juridiko-shtetëror, dhe kur mungon kjo, nuk mund të bëhet as shpallja e Pavarësisë. Atë shpallje që do të mund ta bënte Parlamenti i Kosovës me sugjerimin nga jashtë nuk është pavarësi. Nuk ka shtet në botë, të cilit i mungon sovraniteti dhe pastaj të mund të bëhet edhe anëtar i OKB-së, apo  kemi shtete në botë që janë të pavarura, por nuk kanë sovranitet dhe nuk janë anëtar të OKB-së si: Qipro, Eritrea etj. Prandaj, me mungesën e këtyre elementeve, Kosova po mbetet prapë krizë ndërkombëtare, e cila mund të sjell përleshje dhe luftë të re në të ardhmen, kur t’iu nevojitet hartuesve të kësaj rezolute.

 Nëse duhet menduar siç mendojnë politikanët e politikës ditore me politikën e tyre plotë gojën pavarësi, atëherë po e marrim një shembull: mund të jesh i pavarur edhe në burg mirëpo të mungon sovraniteti sepse dikush  tjetër e ka autoritetin mbi ty. Nëse në burg i ke çelësat e qelisë, atëherë e ke edhe sovranitetin dhe mund të dalësh jashtë burgut.

Kjo projektrezolutë e cila bazohet në planin e bisedimeve të Vjenës, e mohon vetëvendosjen e popullit shqiptar si shumicë bile as që thuhet se jemi popull por bashkësi etnike; Nuk e përcakton dhe nuk e mundëson Pavarësinë e Kosovës por një vetëqeverisje të saj me mbikëqyrje ndërkombëtare siç edhe e kemi; E tjetërson  përkatësinë kombëtare shqiptare të Kosovës, përpjekje e krijimit të kombit kosovar. Kështu do të jetë edhe në Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk buron nga vullneti i lirë i popullit shqiptar e që do të miratohet sërish në OKB. Kjo kushtetutë me siguri që do të lë vend për manipulime politike që do të thellojnë përçarjen brenda kombëtare duke nxitur një nacionalizëm kosovar me qëllim që çështja shqiptare të largohet sa më larg zgjidhjes si e tillë. Në atë kushtetutë do të përcaktohen edhe simbolet gjoja shtetërore të Kosovës, dhe krejt kjo bëhet si parapërgatitje drejt krijimit të kombit kosovar në fetus.

Ndodhemi para një udhëkryqi tepër të rrezikshëm, me rrezikun e zhbërjes sonë si komb, si rezultat i politikës së mjerë dhe të dëmshme të politikanëve të trojeve shqiptare, të cilët aplikojnë politikë të zgjidhjes parciale të çështjes sonë të pazgjidhur kombëtare. Politikanët e të gjitha viseve ku jetojnë shqiptarët deklarojnë se Kosova e pavarur është dëshirë dhe angazhim i tyre dhe se duhet ndryshuar simbolet që kombi ynë i ka bartur historikisht. Në emër të pavarësisë po vazhdohet me status quo të gjatë ndërsa Kosova shtet nuk e besoj se do të mund të bëhet ndonjëherë sepse nuk e lejojnë rrethanat.

        Kësaj politike të pavarësisë së Kosovës, do t’i vie fundi një ditë sepse është politikë e parealizueshme. Populli ka nevojë për politikën për të cilën edhe e bëri luftën historikisht, atë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, si politikën më realiste, më të realizueshme për rrethanat aktuale dhe e cila politikë është në interesin e tij.

Kombi shqiptar është më i përqarë se kurrë në historinë e tij. Aspirata e tij kombëtare kurrë nuk ka qenë në krizë për të degjeneruar se sa është sot. Vlerat kombëtare shqiptare po degjenerohen çdo ditë e më shumë. Përballja me këtë situatë kërkon një organizim të fuqishëm për të evituar degjenerimin e mëtejmë dhe kthjellimin e ndërgjegjes së hutuar nga mashtrimet.

Kthehu ne fillim

-------------------------------

 Fati i Kosovës në duartë e atyre që po e bëjnë rendin e ri botëror!

UDHËKRYQET E KOSOVËS

Shkruan : Besnik KRYEZIU

(www.pashtriku.org - 02.06.2007)

Kujt do t?i shkonte mendja  që edhe pas gjithë atyre flijimeve biblike të popullit shqiptar si dhe pas gjithë asaj  lufte të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se Kosova do të mbetet ende në udhëkryqe, udhëkryqe që nuk e dimë se nga do t´na çojnë? Udhëkryqet e Kosovës kanë qenë të shumta në rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë mirëpo Kosova dhe populli i saj ka ditur të gjejë rrugët për të ecur përpara. Tetë vjet pas përfundimit të luftës si dhe vendosjes së Kosovës nën administrimin ushtarako - civil ndërkombëtar është koha të pyesim: Ku është dhe kah po shkon Kosova? Kemi më afër lirin apo ... diçka  tjetër...? Nuk është e lehtë të japësh përgjigje në këto pyetje sepse realiteti faktik dhe realiteti  i iluzioneve janë diametralisht  të kundërta. Koha që po vjen do të na përballë edhe më shumë, edhe më fuqishëm me realitetin i cili me keqardhje nuk është ashtu si po e perceptojmë ne, ose ashtu si po na paraqitët nga klasa politike e Kosovës .   

Tani më nuk na duhet filozofi e madhe për ta kuptuar se jemi peng politik të atyre që po e bëjnë rendin e ri botëror. Kjo na jep të kuptojmë se rrjedhimisht edhe e ardhmja jonë politike do të jetë e përcaktuar nga pajtimi ose mospajtimi i tyre lidhur me shumë çështje, çështje që ne deri më tani me axhamillëkun tonë politikë i kemi anashkaluar ose jemi treguar indiferent.

    Por, pse është Kosova ende pa status të zgjidhur? Kush e ka fajin për këtë, ndërkombëtarët apo vendorët? Mbase mund të thuhet se ndërkombëtarët e kanë fajin kryesor, sepse Kosova vazhdon të mbetet në udhëkryqe pa status të zgjidhur politik mirëpo edhe vendorët, respektivisht klasa politike e Kosovës ka fajin e vetë. Ndërkombëtarët janë fajtorë sepse pas suksesit të përbashkët  mes tyre dhe popullit shqiptarë në Qershor të vitit ´99 duke i larguar përfundimisht forcat okupuese serbe të Millosheviqit nga Kosova nuk e bënë njohjen e realitetit të ri në Kosovën e pas Qershorit, respektivisht ata nuk e bënë njohjen ndërkombëtare të pavarsisë së Kosovës por në vend të kësaj zgjodhën  ?fazën kalimtare? me shpresë se Serbia do të demokratizohet dhe se elita politike dhe intelektuale serbe do ta kuptojnë realitetin e ri. Ky  ishte padyshim gabimi më i madh dhe i pafalshëm, gabim që edhe koha po e dëshmon si të tillë. Ndërkombëtarët ?harruan? se politika serbe ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar nuk ishte vetëm  produkt  i Milloshoviqit si politikan dhe shovinist serb, por para se gjithash ishte ideologji kombëtare serbe e hartuar nga Akademia serbe. Millosheviqi si shovinist serb por pse jo edhe si fashist që ishte u mundua që planin e Akademisë serbe ta bëjë realitet  duke shpërngulur shqiptarët me dhunë nga trojet e veta. Duke e mbajtur Kosovën peng të zhvillimeve politike serbe. Faktori ndërkombëtarë në radhë të parë tregoi se ende nuk është unik për zgjidhjen e statusit të Kosovës (duke pasur parasysh këtu qëndrimin e disa shteteve se ende Kosova mund të jetë pjesë e Serbisë) si dhe Serbisë i dërgoi sinjale  se ende nuk ka përfunduar asgjë në lojën për Kosovën.

Përkundër ?tolerancës ndërkombëtare? karshi Serbisë, Serbia jo që nuk u demokratizua në raport me Kosovën dhe shqiptarët por ajo u bë edhe më radikale në kërkesën për mbrojtjen e Kosovës. Mbajti një referendum popullor kryekëput me qëllime politike për kushtetutën ku në preambulën e kësaj kushtetute Kosovën e definojnë si pjesë të pandashme të saj. Ky mbase mund të thuhet se ishte shpërblimi i parë për ?tolerancën ndërkombëtare? që faktori ndërkombëtar e mori nga Serbia. Mirëpo ?toleranca ndërkombëtare? edhe përkundër sinjaleve që vinin nga Serbia dhe politika serbe nuk u ndal e as që e ndryshuan kursin politik ndaj ?klasës së re politike? në Serbi e cila klasë po e vazhdonte aty ku e kishte lënë Milloshoviqi. Statusi i Kosovës u shty edhe për shkak të zgjedhjeve serbe me arsyetimin banal se: ,,po të zgjidhet statusi tani mund të ashpërsohet situata politike në Serbi?, si dhe rreziku i ardhjes së forcave radikale në pushtet. Dhe cili ishte rezultati? Serbia dhe populli serb votat e tyre ia dhanë radikalëve serb në shumicë, jo pse besonin në politikat zhvillimore të tyre por se radikalët serb kishin premtuar se me asnjë kusht nuk do të heqin dorë nga Kosova. Ne jemi dëshmitarë se në ditën kur u konstituua parlamenti serb më shumë u fol për Kosovën se sa për problemet që ka Serbia dhe populli serb. Gjithashtu jemi dëshmitarë se mu atë ditë ky parlament kishte fytyrën e çetnikut serb Sheshel, sepse pjesa dërmuese e deputeteve kishin të veshur fanella me foton e tij. Nga gjithë ajo që ka ndodhur në Serbinë  pos- Millosheviqjane përfundimisht do të duhej të hiqen iluzionet për një ndryshim të të menduarit ndryshe nga politika serbe për Kosovën dhe shqiptarët.

Mos njohja e pavarësisë së Kosovës  menjëherë pas përfundimit të luftës, atëherë  kur Serbia kishte kapitulluar dhe ishte e lodhur nga shumë lufta që kishte zhvilluar në hapësirat e ish-Jugosllavisë si dhe kur Rusia si aleate e Serbisë ishte në një pozitë jo të mirë ndërkombëtare, bëri që Serbi dhe Rusia  të fitojnë në kohë duke i  rritur përpjekjet e tyre  kundër zgjidhjes së drejtë  të statusit të Kosovës. Disa shtete ndërkombëtare si duket me qëllim luftën mes popullit serbë dhe popullit shqiptarë nuk e panë ashtu si në të vërtetë ishte por në një kontest të ndryshëm sepse çdo gjë e lidhnin me Milloshoviqin, që për ne shqiptarët ka qenë president i shtetit okupues e në asnjë mënyrë diktator, diktator ka mundur të jetë për popullin e vet. Lufta për liri e popullit shqiptar do të ndodhte edhe pa Milloshoviqin në krye të shtetit serb, sepse ne shqiptarët ishim të pushtuar nga Serbia dhe ky ishte shkaku kryesor i luftës sonë për liri dhe në asnjë mënyrë Milloshoviqi si diktator. Faktori ndërkombëtar nëse tetë vite më herët gaboi duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës nuk guxon me çfarëdo çmimi të gabojë përsëri, sepse matematika për zgjidhjen e statusit të Kosovës është e thjeshtë, mos zgjidhja e drejtë e statusit do të thotë luftë, luftë që Ballkanin do ta kthente atje ku edhe ishte. Sloganet se nuk ka kthim mbrapa janë naive në vetëvete, sepse lufta është bërë për shtetin e Kosovës dhe se ky slogan na jep të kuptojmë se nuk ka kthim mbrapa  por nuk do të thotë se edhe do të shkojmë drejt shtetit të Kosovës. Lëshimet që po i bëhen Rusisë dhe Serbisë  janë të rrezikshme, ndryshimet ose modifikimet në draft - rezolutën nuk e ndihmojnë procesin. Rezoluta duhet të jetë e qartë, duke mos lënë vend për interpretime të ndryshme. Rusia dhe Serbia qëllim kryesor kanë mjegullimin e këtij procesi. Populli shqiptar u beson miqve por edhe miqtë duhet  ta kuptojnë se durimit tonë po i vije fundi, se jemi lodhur  për të mos thënë se jemi traumatizuar nga ky proces, andaj kambanat po bien, bile fuqishëm, ora e Kosovës nuk ndalet më, do apo nuk do Rusia dhe Serbia.

Populli shqiptar po detyrohet të  heqë dorë nga e drejta natyrore e tij për të jetuar të bashkuar në një shtet, po e bëjmë këtë edhe për hir të miqve tanë të cilët na u gjenden në momentet më të vështira, por të nderuar miq tanë kjo nuk do të thotë se ne do ta pranojmë cilën do zgjidhje për Kosovën, ne jemi mbështetur për muri dhe përtej murit nuk kemi ku të shkojmë. Baroti në Ballkan është ende në duart tuaja, ju mund ta shuani njëherë e përgjithmonë dhe t?i ktheni Ballkanit paqen e shumë pritur ose me ndonjë vendim jo të drejtë mund edhe ta ndizni. Populli shqiptar gjatë historisë së tij është zhgënjyer nga vendimet e shumë konferencave ndërkombëtare sepse ato ishin në kundërshtim me interesat e tij duke e copëtuar në shumë shtete prandaj ky popull ka nevojë për një vendim të drejtë dhe jo për zhgënjime. Vendimi i drejtë për ne është  PAVARSIA E PLOTË E KOSOVËS, bëjeni këtë për ju dhe për ne.  

----------------------

LIDERËT E RINJ POLITIK , APO PËRSËRITJA E ZHGËNJIMIT

TJETËR SI VAZHDIMËSI?

Shkruan: Adnan ABRASHI, Prizren

(www.pashtriku.org ? 02.06.2007)

Zakonisht partitë e reja, që në të ardhme parathonë një ndikim më të madh në masat e gjëra të sistemi zgjedhor shumëpartiak të një shteti, dalin dhe promovohen në rrethana të caktuara specifike dhe shoqërore-politike të asaj shoqërie. Kështu ndodhi me LDK-në e Ibrahim Rugovës, pastaj, PDK-në e Hashim Thaçit, dhe, ja tani, edhe me partinë Aleanca e Re për Kosovën, e Bexhat Pacollit.

LDK-ja, me liderin e saj të ndjerë Ibrahim Rugovën, doli në skenën politike kosovare, në një kohë kur në Serbi veç ishte në ngritje e sipër nacionalizmi serb, i promovuar nga Sllobodan Millosheviqi. Atëbotë, dalja e kësaj Lëvizjeje në skenën politike kosovare, nuk u bë me iniciativën e Rugovës, ashtu siç mendohet sot dhe tentohet të imponohet nga disa ideolog partiak në pushtet, por ishte si nevojë e momentit të caktuar historik, pozitës së vështirë të popullit shqiptar dhe frikës nga rreziku  real  kombëtar që na kanosej prej këtij regjimi fashist që ishte në kulmin e ekspansionit  të vetë në Serbi. Andaj, me plotë të drejtë mund të konstatojmë se, dalja e LDK-së  në skenën politike kosovare, qe produkt i momentit të imponuar historik dhe si shprehje e pakënaqësisë popullore të akumuluar me kohë, nga njëra anë, dhe nevojës së patjetërsueshme që në këto çaste vendimtare, populli shqiptar i Kosovës, të përfaqësohet prej një force të organizuar politike që do ta kishte përkrahjen dhe bekimin e tij të plotë. Ishte pra një vullnet popullor i kurorëzuar prej një grupi intelektualësh eminent kosovar. Mjafton, vetëm ta kthejmë kujtesën në ato ditë të formimit të LDK-së dhe do të shohim se kush ishin promotor të saj të parë.

Që nga dalja e LDK-së në skenën politike kosovare, e gjer më sot, të gjithëve na është e njohur mirë, se çfarë ndodhi më vonë me këtë Lëvizje, prandaj, në vazhdim, nuk e shoh të arsyeshme të merrem më gjerësisht me këtë shtjellim.

Fillimi i rezistencës së armatosur e viteve ?98 në Kosovë, e paraprirë nga UÇK-ja, në mes tjerash, qe si shprehje e zhgënjimit të popullit pikërisht nga kjo politikë pacifiste gandiane, e cila, aktivitetin e saj themelor, e mbështetet kryekëput në apele dhe premtime utopike se Kosova së shpejti do të jetë republikë. 

Kjo situatë e rëndë e brendshme që ishte krijuar me këtë gjendje në Kosovë, nga njëra anë, dhe rrethanave tjera ndërkombëtare, nga ana tjetër, hapën rrugën që në këtë hapësirë të trazuar kosovare, të del në skenë një forcë e re politike dhe ushtarake, e cila mbështeti idenë e çlirimit popullor vetëm përmes grykës së pushkës.

Befasia tjetër më e madhe që do t?i paraprinë anomalive tjera në Kosovë, ndodhi menjëherë pas hyrjes së trupave të NATO-s dhe instalimit të pushtetit të UNMIK-ut. Me zgjedhjet e para të lira, në pushtet erdhi (Lexo: e pruam ne) jo krahu dhe rryma politike pro UÇK, e cila, me luftë, gjak dhe sakrifica na e solli këtë liri,  por pikërisht ajo politike utopike e premtimeve të kota të lirisë përmes konferencave monotone javore  të shtypit.

Askund në botë nuk ndodh që çlirimtarët që na prunë lirinë, ata të përfaqësuar nga bijtë më të mirë të popullit, ata që sakrifikuan dhe jetën e tyre për këtë Kosovë, nga vetë populli i vetë, t?mos fitojnë në zgjedhjet e para pas luftës!

Kjo ndolli në Kosovë, dhe, fatkeqësisht, si një vazhdimësi, nuk do të jetë zhgënjim i vetëm. edhe në të ardhmen

Zhgënjimi tjetër i radhës ishte nga vetë partitë politike me lider të dalë nga lufta.

Ata, në vend se ta ruajnë frymën autoktone atdhetare dhe patriotike, si të moderuar, u shndërruan në parti servile të një pushteti UNMIK-as, i cili, dita më ditë po e shpalos fytyrën e vetë të vërtetë të një prapavije kolonialiste për Kosovën. 

Mu ata që me stoicizëm dhe trimëri të pashoq i përballuan torturat dhe represaliet më të egra serbe, dhe mu ata, që në luftë, duke mos nguruar ta sakrifikojnë edhe jetën, sot në liri, nuk qenë indiferent ndaj ?bakllavave? dhe privilegjeve tjera që si kundërshpërblim për nënshtrim, ju ofroi ky sistem antidemokratik i UNMIK-ut.

E populli...populli i zhgënjyer, pjesa më e madhe e së cilës jeton në varfëri të skajshme ekzistenciale, pikërisht nga kjo klasë politike, sot mbahet me shpresa iluzore se, ?vetëm edhe për disa javë do të na vjen pavarësia?.

Se diçka po ndodh me pozitën dhe statusin ndërkombëtar të Kosovës, këtu nuk ka dyshim, por, ajo sigurisht nuk do të jetë ashtu si na promovohet dhe imponohet nga ndërkombëtarët dhe kolaboracionistët e tyre kosovar. Sepse, kjo që po na vjen, mund ta quajmë si të doni, por më së paku  PAVARËSI.

Një pjesë e konsiderueshme nga ne, përveç pavarësisë, si një shpresë tjetër të së ardhmes sonë, do t?i kemi zgjedhjet e lira. Në këto zgjedhje kaherë të pritura, skenën politike kosovare, do ta karakterizoj edhe një parti dhe lider i ri, i cili përmes premtimeve të mëdha se ?me shkop magjik? do ta nxjerr Kosovën nga kjo krizë, tanimë me të madhe është joshëse në opinionin e gjerë. Fjala është për biznesmenin shqiptar me renome ndërkombëtare z. Bexhet Pacolli dhe partinë e tij : ?Aleanca për Kosovën e Re?.

Të gjithë e dimë (së paku ashtu mendojmë) se z. Pacolli është një afarist i suksesshëm dhe i pasur shqiptar. Ka një renome ndërkombëtare dhe është miku i madh i Rusisë (asaj që kërcënon me veto në Këshillin e Sigurimit për aprovimin e Pakos së Ahtisarit). Është njeriu, që veç ka në emër të tij disa firma të blera kosovare nga AKM-ja dhe i cili pretendon ta blej edhe KEK-un (së paku ashtu flitej) .

Dihet se rrethanat e caktuara shoqërore-politike, në përgjithësi janë procese dinamike që rrjedhin sipas ligjeve të caktuara natyrore, andaj ato më së paku mund të pengohen apo të ndikohen nga iniciativat individuale. Andaj, mu kjo kohë e zhgënjimit të madh politik, fukarallëkut gjithëkombëtar, papunësisë së madhe, ekonomisë tërësisht të shkatërruar, dhe sa e sa të duash të këqijave tjera të Kosovës së sotme, a nuk krijojnë një rrethanë të përshtatshme që pikërisht ky ?lider?  i ardhshëm, ta merr timonin e qeverisjes në Kosovë?

Unë si një zë i vetëm, apo në mes të shumë zërave të vetmuar, kisha apeluar tek të gjithë të zhgënjyerit si unë, që në këto çaste kaotike, të mendojmë më zgjuar. Të mos I besojmë aq lehtë çdokujt por të tentojmë së bashku t?i bindemi vetë mësimit. Mësimit të arritur nga pësimet e gabimeve të mëparshme. 

Çdo respekt, z. Pacolli, por unë e kam një dert tjetër:

A po na përsëritet historia e zhgënjimit me liderët e rinj që po i promovojmë?

A do ta ndjek edhe një herë populli këtë zhgënjim që ndoshta po i imponohet sërish? Këtë gjë do ta tregojë koha....?!

 Makiavelizmi rusomadh

 VETOJA E PERËNDIMIT: ZERO TOLERANCË PËR RUSINË DHE SERBINË

Shkruan: Fehmi AJVAZI *

(www.pashtriku.org – 28.05.2007)

 ***

Asgjë më shumë se sjelljet e lobit sllavo–ortodoks në krye me Rusinë, nuk na e kujton Makiavelin dhe makiavelizmin. Që pas Jaltës, lobi sllav–ortodoks me përpikëri ka hedhur vallen e të bërit politikë në mënyrë makiaveliane ndaj botës, në veçanti ndaj botës perëndimore, që do të thotë ndaj botës së lirisë dhe demokratike. Isoja e vallëzimit është ritmuar në kundrimin teorik të përhapjes së shenjave të ideologjive, siç ka qenë ajo komuniste për të përfituar opinione dhe bashkëmendimtarë si dhe terren sa më të gjerë gjeo-shtetëror. Përmes kësaj ideologjie, Rusia kishte arritur shtrirje si Napoleoni në vende të ndryshme, pavarësisht se ajo s’ka mundur të dërgoj gjithandej ku ka dashur ushtarë dhe raketa. Rusia ndërkaq ka arritur ta mashtrojë disa herë perëndimin. Tani, ajo është duke provuar sërish mashtrimin e perëndimit kur ishte dukur që pas viteve të 90–ta e kishte pranuar hapjen, demokratizimin dhe koekzistencën me botën perëndimore. Megjithatë, siç tha të martën e 22 majit presidenti Bush, pas takimit në Texas me shefin e NATO–s,  J. Shefer, presidenti Putin, që do të thotë Rusia, po i bishtnon demokracisë, që domethënë koekzistencës me perëndimin. Në këmbim të kujtesës historike për Rusinë, që shtrihej vite më parë deri në portat e Brandenburgut, atje në Moskë duan që influenca makiaveliane ruse të rikthehet së paku deri në Ulqin, në fushat e purpurta të Kabulit dhe gjithsesi në stepet e ftohta të Vladivostokut. Përpjekjet ruse janë taktika e strategjisë: tërhiqu, dhe pastaj sulmo…! Prandaj është e palogjikshme të harrohet se ku u tretën mijëra agjentë të KGB-së, të Stasit, UDB-së, të Sekuritates etj. Ku u zhdukën rreth 40 mijë ekspertë civilë dhe ushtarakë, që në vitet e 90–ta punonin në Irak për armatën e diktatorit Sadam Hysein! Shpartallimi i gjithë këtyre legjioneve agjenturore - sekrete nuk ka mundur t’i ngjajë çastit të “fluskës së sapunit” përderisa Rusinë e udhëheqë sot ish shefi i tyre Vladimir Putin.  Po të gjurmojmë më thellë, Rusia e furnizon tash e sa kohë klikën islamike në Tehran me teknologji bërthamore, në kundërvënie botës perëndimore.

Duke e shfrytëzuar situatën konfliktuoze në Lindjen e Mesme, në Afganistan dhe çështjen e pazgjidhur të Kosovës, makiavelizmi rusomadh po u rikthehet skemave të vjetra të influencës duke rindërtuar linjat e dominimit të ri, në kohë të re, pse jo edhe me mjete të reja. Prandaj, nuk është e vështirë të zbërthehen mesazhet që vijnë muajve të fundit nga Moska: likudimi i kundërshtarëve politik, ngulfatja e lirisë së shtypit dhe e pluralizmit partiak, e të drejtave dhe lirive njerëzore, kërcënimet ndaj vendeve perëndimore, sidomos ndaj atyre evropiane, infiltrimet në botën arabe përmes ideologjisë panislamike, përzierjet e paskrupullta në zgjidhjen e statusit politik të Kosovës etj. Në samitin EU–Rusi, të  mbajtur në Samara, debatet konfliktuoze janë zhvilluar lidhur me të drejtat e njeriut, ka  raportuar më 18 maj 2007, radio BBC. Dhe duket paradoksale, por pikërisht presidenti Putin kishte akuzuar Estoninë dhe Letoninë se kanë shkelur të drejtat e rusëve etnikë, duke thënë se trajtimi nuk ishte i denjë për Evropën. Por, ky është ai çasti i provuar: t’i them, sa nuk më ka thënë…! Pra, ai që i shkel gjithandej të drejtat e të tjerëve, kërkon që të tjerët t’i respektojnë ato!

II

Imperializmi i dikurshëm rus ka qenë i njohur në formulën për të dominuar botën. Politika ruse ka qenë e njohur në formën e sundimit përmes diktaturës politike dhe fshehtas, përmes aparatit policor-ushtarak  Qeverisja ruse ka qenë modeli i sundimit monist-diktatorial. Të gjitha këto forma të pushtetit janë zbatuar me qëllim të përhapjes dhe pushtimit të sferave të ndryshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike në glob. Sot, demokracia ruse është vetëm maskë për konsum të brendshëm dhe të jashtëm e që në esencë, demokracia aktuale ruse është rruga për t’u rikthyer në historinë e vjetër të supremacisë dhe imperializmit. Dhe në vend të ideologjisë së djeshme social – komuniste, Rusia bëhet sikur ndërton ideologjinë demokratike. Realisht, Rusia është duke e ndërtuar një ideologji tjetër: ideologjinë ortodokse. Me sa duket, në trekëndëshin historik: Moskë–Beograd–Athinë. Kur themi “ideologjinë ortodokse”, nuk është fjala në mënyrë të prerë për ideologjinë fetare, por për ideologjinë që bashkon  dhe unifikon nga pikëpamja politike, ekonomike, kulturore komunitetin nacional, fetar dhe shtetëror sllav.

And bllok, kjo  është strategjia e kundërvënies dhe e sfidimit të botës perëndimore, që domethënë, strategjia e rikthimit të politikës dhe e influencës ruse në skenën ndërkombëtare në rolin e fuqisë së domosdoshme! Prandaj, Moska po tmerrohet pse NATO po shtrihet gjithnjë e më shumë drejt lindjes, po tmerrohet nga idetë për ndërtimin e ombrellës raketore në Evropë,  nga tendenca e hyrjes së Ukrainës në NATO, nga pavarësia e plotë e vendeve të Kaukazit etj. Në anën tjetër, çdo rast Moska kritikon SHBA–të për rolin e tyre të monofuqisë, mbron programin bërthamorë të Iranit, pothuajse edhe të Koresë. Moska, në heshtje ndjen frikë me forcimin e lirisë dhe të demokracisë në ish vendet socialiste evropiane, ndjen frikë nga krijimi i stabilitetit në Ballkan etj. Rusia nuk është duke e parë me sy të mirë as forcimin dhe avancimin e Unionit Evropian. Putini, pa e prishur terezinë, thotë se ka ndryshime opinioni midis Rusisë dhe UE - së, por falë zotit, nuk ka konflikte interesi! I njëjti, në rastin e parë që i jepet, përdorë kërcënimin praktik: si para pak muajsh kur atakoi evropianët me bllokadën e gazit.  

III

Kur jemi te Ballkani, tendencat ruse, qoftë në prapavijë dhe qoftë hapur, shfaqen që  të mos projektohet dhe ndërtohet një Ballkan stabil. Rreshtimi në anën e Serbisë i Rusisë, që domethënë në anën e forcave të errëta serbe, është fakti më i mirë dëshmues. Ekuivalent me politikën rusomadhe, është e tharmuar me vite e dekada edhe politika serbe në Beograd, një emetim origjinal makiavelizmi. Avaria dhe kaosi që kanë krijuar e shkaktuar serbët në Ballkan tash e më shumë se një shekull, bëhet vetëm me përkrahjet dhe urdhrat rus. Sateliti serb i Moskës në Ballkan, është adapt me politikën makiaveliane, që kultivohet në stepet e Uralit dhe kjo është pjesa e së keqes, që shkakton gjithandej nëpër glob imperializmi rus. Prodhimi i llojit të këtyre politikave e ka quar në drejtim të zjarrit të luftërave dy herë gjithë botën dhe disa herë Ballkanin.

Kur jemi te Ballkani, rikthimi rus në gadishullin tonë sot tentohet që të bëhet direkt përmes çështjes së Kosovës. Kurse, dhënia e mesazheve për SHBA-të dhe UE–në, si ai në Samara, se Rusia mund të vë veto në KS kundër një rezolute të re për Kosovën, është edhe rikthimi rus në skenën ndërkombëtare, jo pak me çështjen e Kosovës. Prandaj të tolerohet kjo politikë, qoftë për Beogradin dhe qoftë për Moskën, është njësoj sikur të tolerosh sërish një Gjermani fashiste, apo një Rusi komuniste. Fashistët ishin fashistë (të mëdhenj e të vegjël), dhe komunistët ishin komunistë (të mëdhenj apo të vegjël), dhe ne e kemi parë e përjetuar “kohën dhe vendin” tek na degdisën këto dy ideologji! Në Serbi për  shembull, shkelen në mënyrë permanente historike të drejtat e pakicave, që thuhet se janë mbi 20 sosh, dhe që për disa as s’dihet që ekzistojnë. Represaliet ndaj fjalës së lirë, ndaj medias, sulmet ndaj gazetarëve, ndaj romëve dhe ndaj forcave përparimtare demokratike si ato të Çedomir Jovanoviqit, janë përditshmëri. “Skinhersat serb” godasin në Beograd, në Nish etj. Serbia, ashtu si edhe Rusia, hyn historikisht në radhën e vendeve të “boshtit të së keqes” (presidenti Bush). Kjo nuk është insinuatë, në fakt është një realitet! Makiavelizmi rus dhe ai serb nuk justifikojnë asnjë mjet në arritje të qëllimeve, kurse tolerimi dhe stepja e të dyve është shkarja e dikurshme e Evropës drejt ferrit përballë Hitlerit dhe Musolinit, dhe më vonë edhe përball Stalinit e Hrushqovit. Por, si edhe në të kaluarën, zyrtar dhe shtete lëshohen në tolerime, në koncesione dhe në “lutje demokratike” për t’ua thyer gjoja mendjen dhe për t’i bërë për vete në çdo kuptim shtetet kontradiktore dhe historikisht problematike si Rusia dhe Serbia dhe zyrtarët kontradiktorë dhe problematikë si Putini apo Kshtunica! Ja një shembull: Komisionari i zgjerimit të UE-së, z. Oli Rehn, vizitonte Beogradin një ditë pasi që parlamenti serb kishte aprovuar qeverinë e re të ashtuquajtur demokratike, një orë përpara se të përfundonte afati kushtetues 15 maji. Rehn, mbase ishte në Beograd për të uruar një “qeveri demokratike” dhe për ta kthyer Serbinë në magjistralen drejt UE-së. Por, z. Rehn uronte njeriun që e ka promovuar tashmë veten si një nacionalist, z. Koshtunica, aleatin e partisë ekstreme– nacionaliste të Sheshelit. Rehn, i ka bërë të ditur Beogradit, se nëse do që t’i hapen portat Serbisë në bisedimet për Marrëveshjen e Asocimit, duhet në perspektivë të arrestohet dhe të ekstradohet në Hagë krimineli i luftës, Ratko Mlladiç. Por, Serbia sa herë ka dështuar në arrestimin e Mladiqit, sepse nuk e di se ku ndodhet ai. Si nuk e ditkan organet shtetërore të mbrojtjes dhe të sigurisë se ku ndodhet personi i cili ka një gardë që e mbron prej të paktën 60–70 vetave? Rehn, as ai këto gjëra nuk i di…!

Në kontest të problemeve UE–Serbi, një makiavelist i ri serb me emrin Jeremiq nga qeveria e re demokratike, e dalë më 15 maj dhe që kryesohet nga nacional–fashisti i vjetër Vojslav Koshtunica, thotë pas takimit me zotin Rehn se “qeveria është e gatshme që të bashkëpunoj me Gjykatën e Hagës për krime lufte, por kujtojeni opozitën e fortë të Beogradit ndaj pavarësisë së propozuar për Kosovën”. Çka ka lidhje arrestimi i Mladiqit me pavarësinë e Kosovës? Ose: pse z. Rehn pranon të blejë dhe të shesë për Evropën një fotografi të fotokopjuar të qeverisë së re serbe kur e di se cila është fotografia origjinale e kësaj qeverie serbe?

Ta lëmë pazarin serb me Mladiqin, por cili është qëndrimi ruso–serb për Kosovën? “Bisedimet e Moskës nuk mundën të lehtësojnë tensionet Lindje-Perëndim," ka raportuar gazeta The Daily Telegraph. “Sekretarja e shtetit të SHBA–ve, nuk ka mundur të sigurojë asnjë lëshim nga Vladimir Putini", ka shkruar kjo gazetë. Rice, kishte shkuar në Moskë më 14–15 maj, por nuk ishte arritur asnjë marrëveshje lidhur me të ardhmen e Kosovës. Moska, ka kohë që kërcënon të vendosë veto ndaj një rezolute të mbështetur nga SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë për t'i dhënë Kosovës pavarësinë e mbikëqyrur. Rice, zonja e ashpër e Uashingtonit, ka deklaruar në një intervistë për radion “Ekho Moskvy” se, Kosova nuk do të bëhet kurrë më pjesë e Serbisë. Por autoritetet ruse kanë kërcënuar gjatë javëve të fundit se do t'i vënë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën që nuk fiton mbështetjen e udhëheqjes serbe dhe shqiptare. Rusia së bashku me Serbinë janë duke e orientuar drejt bllokimit total zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ajo që Rusia thotë se “duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, nuk ekziston. Kurse, ajo që Serbia pranon, autonomi të mbikëqyrur për Kosovën, është taktika për ta ruajtur Kosovën nën sovranitetin territorial serb, sepse sikur t’ishte ndryshe me çka do të kënaqej Serbia, nëse do ta pranonte këtë lloj autonomie…? Kurse, kërkesa e Prishtinës për pavarësi, është zgjidhja e vetme, që nuk shkakton dekompozimin aktual të hartës shtetërore–ballkanike, sepse sipas çdo zgjidhjeje tjetër, dekompozimi do të ndodh: qoftë në mënyrë paqësore, qoftë në mënyrë konfliktuoze. Ndërkaq, nëse çështja e statusit politik zvarritet, ose bllokohet pafundësisht, Kosova mund të riciklojë krizë të re, dhe jo brenda saj, siç besojnë kundërshtarët e zgjidhjes së drejtë të statusit të saj politik, por rreth saj. Do të riciklohen kështu përfundimisht edhe kriza ndërballkanike…!

IV

Në Moskë dhe në Beograd po krijohen bastione të ndërtimit të politikave, të sfidave dhe të konflikteve, gjë që na rikthen në kohërat e luftërave të ftohta në mes të perëndimit dhe lindjes. Duke e quajtur Amerikën një “monofuqi”, kohë më parë në një samit të mbajtur në Gjermani, presidenti rus Putin ka dhënë mesazhet se kthimi i botës në “bipolaritet”  është i mundshëm. A po bëhet çështja e vendosjes së mbrojtjes raketore në Evropën Lindore dhe ajo e Kosovës, pragu i një ndarje të re të botës? A po bartet Berlini i para vitit 1989 në Mitrovicë…? Kushedi. Aaktualisht duhet të fillojë sfida në perëndim dhe në botën demokratike, që për Rusinë dhe Serbinë, si dhe për satelitët e tyre të tregohet zero tolerancë. Rikthimi në kohërat e luftës së ftohtë do ta godasë globin, ashpërsisht…      

* Autori është gazetar dhe politolog

Kthehu ne fillim

 --------------------------------------

 Kur do të vijë dita  e pavarësisë...!

 ME CILAT SIMBOLE DO I PRESIM DITËT E ARDHSHME? 

 

Shkruan: Bedri ISLAMI

(www.pashtriku.org – 22.05.2007)

 -------------------

Pak ditë më parë, në njerën nga prononocimet e tij që lidhen me të ardhmen e Kosovës, kryeministri Agim Çeku, ngriti edhe problemin e simboleve me të cilat do të pritet dita e ardhshme e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qoftë kjo edhe e monitoruar ose e kontrolluar nga ndërkombëtarët.

Nuk e kisha menduar më parë se, një gjë e tillë, pra çështja e simboleve, me të cilat do të pritet një ditë e tillë, do të ishte e diskutueshme. Në mendimin tim, ndoshta disi pa ekuivok, kishte qëndruar bindja se do të ishte krejt logjike, në përshtatje me rrethanat historike dhe logjike të një populli që, të presë përfundimin e një etape të historisë së tij, ndoshta nga më të rëndësishmet, me ato simbole që i kanë prirë atij, me ato këngë, hymne, me atë flamur, nën të cilin janë mbështjellë brezat e sakrifikuara.

 

Le të themi që në fillim : jam plotësisht i një mendje me zotin Agim Çeku se do të ishte domosdoshmëri historike që një ditë e ardhshme, e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të donte, domosdo , edhe simbolet e saj. Sepse natyrshëm do të bëjmë pyetjen : cili flamur do të ngrihet atë ditë në sheshet, rrugët dhe udhët e Kosovës ; cila këngë hymn do të këndohet , cilat marshe do të dëgjohen; cili flamur do i prijë rrugës që do të ndjekin mijërat e njerëzve, çfarë do të vendosim asaj dite në varret e të rënëve, çfarë do të gdhendim mbi përmendoret?

Janë shumë gjëra njëherësh, të cilat edhe mund të zgjidhen njëherësh : ata që na prinë deri tani. Pra të kemi po atë flamur, po atë hymn kombëtar, po ata siombole, po atë shqiponjë që e kishin të parët tanë. Kjo do të ishte më e thjeshta, më e duhura,më historikja, më domethënësja.

Nuk dua të besoj se ka ende në Kosovë, edhe pas gjakut që është derdhur, edhe pas sakrificave të pashembullta, edhe pas mitit të herojve që janë ngritur denjësisht, pra , nuk dua të besoj se ka ende të tillë, që edhe pas gjithë asaj që ka kaluar, do të duan të jenë në atë ditë si një tufë e rruguar, pra pa kombësinë e tyre, pa dinjitetin e tyre, pa simbolin e tyre; nuk dua të besoj se ka ende në Kosovë, kudo qofshin që duan që shqiptarët të quhen një komb zero, një popull hiç, një racë askunde, njerëz pa histori, pa të kaluar. Njerëz që duan sot të praqiten si komb zero, si popull askund, nesër do të duan që të jemi në Kosovë një popull pa komb, pa gjuhë, pa histori. Askush në këtë botë, që kur janë krijuar premisat e kombeve dhe të shteteve, nuk ka mundur të ndërtojë një të ardhme pa patur një të shkuar. Në se ka njerëz në Kosovë që duan të provojnë këtë, vetëm se duan të quhen të moderuar, vetëm se duan që nesër, në pushtetin e ardhshëm, të jenë ende në hierarkinë e tij, të jenë dikush e diku dhe për këtë të mohojnë rrugën nga ku kemi ardhur, simbolet që na kanë prirë, gjakun që është derdhur, atëherë ata nuk janë në të mirën e Kosovës, të së ardhmes së saj. Në se ka njerëz që nuk duan shqipojën por vijat disa ngjyrëshe, edhe në këtë ditë të ardhshme të bekuar, ata duhet të kujtohen se këtij kombi i thonë në shekuj shqiptar e jo zvarritës.

Sepse dita e pavarësisë do të vijë. Fillimisht, mendoj unë, do të jetë e kushtezuar, e kushtezuar për pushtetarët, por e plotë për popullin. Mos do të thonë " të moderuarit" se duhen hequr flamurët nga kullat e Jasharëve, sepse nuk jemi modernë; mos do të thonë të " shetiturit" se duhet të heqin gdhendjet mbi varret e të rënëve, se nuk tregohemi modernë; mos duhet të heqim shqiponjën se do na thonë fluturoni lart etj.

Nuk e di në se ka vërtet njerëz që mendojnë kështu. Por fakti që zoti Agim Çeku e dëshmon shqetësimin e tij, dhe ky është një  shqetësim që i bën nder atij, duhet të ketë diçka pas vetes. Ndoshta , diku e nga dikush, mund të hidhet ideja se duhet ti presim ditët e ardhshme fillikat, vetmitar, pa asnjë simbol e pa asnjë të shkuar. Ky do të ishte mjerimi i asaj që kemi dëshmuar, kjo do të ishte kthimi në udb-zimin e të ardhmes sonë, në mohimin e vlerave.

Mendoni një popull që do të jetë pa asgjë, vetëm duke ecur rrugëve, nuk kanë asnjë flamur, nuk ka asnjë këngë, nuk ka asnjë simbol - shkreti historike, shuarje e kujtesës së një kombi. Sepse duan apo nuk duan " të moderuarit" kudo që jetojmë, jemi shqiptarë..si të tillë kemi bërë historinë, si të tillë do e bëjmë edhe më tej.

Nuk dua të futem në të ardhmen e simboleve të shtetit të Kosovës. Kjo nuk ka lidhje me këtë shkrim. Ky ndalet deri tek dita e shpalljes së pavarësisë, e ditëve të pas saj, e heqjes së ankthit dhe e fillesës së re. Pastaj do të ketë të tjerë që do të vendosin, besoj, pa shuar nga mendimi i tyre, kujtesën tonë kombëtare.

Me cilat simbole do i presim ditët e ardhshme? Nuk kisha besuar se do të bëhej kjo pyetje, ashtu si nuk e kanë besuar qindra mijra të tjerë. "Të moderuarit" apo " të faktorizuarit" mund të vendosin nëpër kulisat e zyrave si të duan, populli do të dalë ashtu si ka dalë gjithnjë, ashtu si e bëri luftën e tij dinjitoze, ashtu si i mbuloi dhe i përcolli herojtë dhe martirët, ashtu si ka bërë historikisht : me simbolet e tij kombëtare, me ato simbole që luftoj, për të cilat u gjakos, dha jetën, ngriti të ardhmen. Zyrat mund të vendosin si të duan, populli e ka vendosur prej kohe.

 ***

Kur pritja vret durimin e dinjitetshëm të popullit tonë!

 17 VJET ME  BARCELETA PËR  PAVARËSINË!

 

Shkruan: Mehmet BISLIMI

(www.pashtriku.org – 22.05.2007)

 ------------

Një nënë kishte pasur tre djem. Sa zgjoheshin në mëngjes, djali i madh thoshte: Sot do të bie shi, i dyti thoshte se do të jetë mot me diell, i treti ia priste se do të mbajë mot i vrenjtur!...

Pa dyshim se njeri nga këta çunat e hallës ia qëllonte të dhënave “sinoptike”, prandaj halla krekosej poshtë e lartë duke thënë se më të mençur se djemtë e saj nuk kishte në ato rrethe.

Kjo barceletë sa e vjetër aq edhe shterpë, fatkeqësisht nuk e ka humbur aktualitetin as sot e gjithë ditën edhe pas 17 vitesh që e kam dëgjuar?! Fatkeqësisht barceleta të tilla për 17 vite u krijuan plot që dikë e bënë të qeshet e të tjerët të vajtojnë për fatin e tyre të pazgjidhur. Barceletë shumë e hidhur si kjo ishte ajo e “pavarësisë formale të Kosovës” që ishte një mjegull e dendur për shqiptarët. Bijtë e “hallës” të shkapërderdhur e me qëndrime të pa harmonizuara, madje edhe qesharake, dhanë dhe vazhdojnë të japin më shumë prognoza se sa përshkrime të realitetit. Nga grupi i Unitetit, ka disa ditë që përsëritët refreni i një rutine, tashmë aq të pakripë se zgjidhja e statusit të Kosovës është vetëm çështje muajsh!... Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës zoti Çeku, shkoi edhe më larg duke thënë se çështja e statusit të Kosovës është çështje javësh!...Ndërkaq Kryetari Sejdiu para pak dite, shkurt, qartë e shqip tha: “Nuk e di se kur, por Kosova do ta fitoj pavarësinë një ditë!!!..

Nuk duhet ndonjë filozofi e veçantë për të parë mjerimin e elitës sonë politike që udhëheqë institucionet e vendit e që në fakt nuk është e ndërgjegjshme për përgjegjësinë që ka marrë mbi supet e veta para popullit tonë dhe pas sakrificave të vazhdueshme të tij. Elita jonë vuan nga mungesa e sensit diplomatik, nga mungesa e pragmatizmit politik e çka jo!? Ndryshe, deklaratat e tilla të pamatura, naive e të pa menduara mirë, madje shumë larg realitetit politik, në Kosovë mund të dëgjosh vetëm nga falltaret e shumta që sot veprojnë atje për të gënjyer dikë, qëllimi i thjeshtë; sa për të zhvatur ndonjë lekë!

Për lexuesin dhe qytetarin naiv, thënë më butë të padjallëzuar, që politikën e sheh vetëm nga prizmi objektiv, duket se çdo gjë është e kryer dhe është në rregull. Pavarësia po vjen për disa javë. Nëse jo atëherë do të vjen për disa muaj. Nëse jo edhe këtë herë, mbase edhe nuk i dihet se kur, por se do të vjen pa dyshim siç e tha edhe kryetari i Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu!

Barceletarët e pavarësisë së Kosovës...!

Nuk e besoj se populli ynë, por edhe më gjerë të jetë dëgjuar ndonjë herë një mendim kaq i “pjekur” politik, për të mos thënë axhamillëk i madh politik! Pra, sipas Kryetarit, Kosova do të bëhet e pavarur, pas 1 viti ta zëmë, pas 5 viteve, apo pas 10 e 20 vitesh! Qëllimi është se ajo të jetë e pavarur, nuk e dimë se kur, por kjo s’ka rëndësi. Një ditë do të ndodhi, dhe ditë të zotit ka mjaft, sa të duash?!...

Në fakt këtu qëllimi është më thellë së ç’duket në sipërfaqe. Me të tilla barceleta Kosova dhe populli i saj po mashtrohen, duke  krijuar iluzione të rrejshme brenda konceptit të një shoqërie, që për ironi të fatit nuk i vë në pah dilemat para sprovave kontestuese në kohë! Njerëzit e pushtetit, bijtë e “hallës”, për çdo mbrëmje përmes mjeteve të informimit i drejtohen popullit tamam si bijtë e barceletës që e thamë në fillim. Pavarësia  është vetëm çështje kohe, thonë ata, por konstalacioni kohë nuk ka asnjë limit në logjikën e tyre. Koha tek ata nuk matet as me orë, as me ditë, as me muaj, as me vite...

Qysh në vitin e kaluar, të gjithë njerëzit e politikës, pa përjashtim u binden krejt në mënyrë naive se pakoja e Ahtisarit do të sjellë zgjidhjen e statusit dhe pavarësinë e Kosovës e bashkë me të edhe zgjidhjen e shumë problemeve tjera të pazgjidhura. Madje u tha se do bëhet brenda tetorit. Iku edhe tetori dhe erdhën njëri pas tjetrit nëntori, dhjetori, janari, shkurti... Jemi në fund të majit, dhe dje ishte në shtyp se çështja e Kosovës do të zgjidhet nga fundi i qershorit por kishte edhe zëra të analistëve të ndryshëm se kjo çështje madje mund të shtyhej edhe më shumë se për dy tri vite!... Kështu të gënjyer u rrokullisën 17 vite, që nga shpallja e pavarësisë dhe e kushtetutës së Kaçanikut , që edhe ajo mbeti jo më shumë se një barceletë deri me sot. 17 vite të pavarësisë dhe njëkohësisht 17 vite duke pritur pavarësinë,  e që po kaq vite duke negociua për te, ku ta gjejmë edhe një analogji si kjo?!... 

Nga ana tjetër Tadiçi, kryetari serb për të përditshmen gjermane: “Frankfurter allgemeine cajtung” tha: “ Kosova është një katror i vërtetë dominoje, kështu që pavarësia e saj do të mund të nxiste shumë konflikte në rajonin e Detit të Zi!”...

Nga elita jonë politike, nuk i ra askush “domino” Tadiçit e t’i thoshte se të gjitha shtetet e lira që njihen deri me sot në botë, historikisht nuk kanë sjellë konflikte. Shtetet e lira, botës i kanë sjellë paqe, civilizim dhe zhvillim. E pa kontestuar në as një formë, qëndron teza filozofike se që nga antika e deri me sot, konflikte e luftëra kanë sjellë vetëm shtetet gllabëruese e grabitqare. Prandaj, deklaratat e liderëve serbë se Kosova e lirë sjell konflikte, janë sa qesharake, po aq edhe absurde, janë krejtësisht jashtë kontestit histori e filozofike. Thjeshtë kjo është më shumë se gjuhë force, që pushtetarët Serb edhe në të kaluarën nën këtë pretekst i kanë dhënë vetës të drejt për veprime të njëanshme për para botës!

Faktet historike vërtetojnë të kundërtën: përderisa Kosova të jetë e robëruar, vatra e konfliktit është e ndezur përherë... dhe atë jo vetëm në rajonin e Detit të Zi, por edhe të detit Adriatik, madje edhe në Paqësor e Atlantik!.... Këtë duhet ta di Serbia dhe e mbarë bota se Kosova nuk do të pajtohet kurrë me robërinë. Kosova  kurrë nuk është pajtuar me robërinë edhe pse është prerë e vrarë, djegur e masakruar,  që më 1878 e më herët, më 1912 ’13 ’18 ’39 ’41 ’43 ’45 ’53 ’56 ’68 ’81 ‘88’ 89 e deri tek ditët e UÇK-së. Nuk kam dëgjuar deri më tani një konstatim kaq absurd se nëse një popull fiton lirinë, ai krijon konflikt!? Këtë mund ta dëgjojmë vetëm nga gjuha urrejtëse e elitës  politike serbe, prandaj habit fakti përse serbët nuk po pushtojnë shtetet e lira si Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, etj. Ngase, gjithnjë sipas tezës serbe, këto shtete të lira mund të sjellin konflikte të reja në rajon e më gjerë!? Historia si mësuese e mirë e të tashmes dhe së ardhmes na thotë se shtetet grabitqare me sistemet e tyre diktatoriale e totalitare janë ato që krijojnë konflikte, por jo edhe popujt e shtetet e lira.

Po kështu, edhe kreu tjetër i Serbisë Koshtunica deklaroi në mënyrë decidive se:” Serbia nuk do të heq dorë nga Kosova as me kushtin e anëtarësimin të saj në Bashkësinë Evropiane!” Për popullin shqiptar, deklaratat e tilla nuk duhet të kalojnë pa shqetësim, përderisa Evropa e ka pranuar  Koshtunicën për kryeministër të Serbisë, duke u pozuar me kallashnikov në dorë derisa Kosova masakrohej! Fatkeqësisht në shumë rast, leshi kishte rënë në veshët e Evropës dhe në heshtje miraton lojën e saj me radikalin Nikoliq, me kriminelet Karagjiq e Mladiq! Nëse kështu qenka, dhe nëse në Kosovë ligji themelor bazohet në konceptet e demokracive  pro perëndimore, prapa të cilit qëndron sovrani popull, atëherë edhe elita jonë e stërkequr politike, domosdoshmërish do duhej të thotë, po aq decidivisht se: Edhe populli shqiptar nuk do të heq dorë nga liria e vet, me asnjë çmim, madje as me çmimin e një përgjakje të re e të imponueshme nga regjimi hegjemonist serb!Ne po i kontribuojmë paqes, por urtësia jonë nuk duhet të keqpërdoret siç u keqpërdor e u keqkuptua deri me sot. Populli shqiptar është i gatshëm që ta mbrojë lirinë e vet dhe pikë! Kjo duhet thënë hapur e qartë.      

Një njeri mbase mund ta mashtrosh për ca kohë, por një popull të tërë nuk mund ta mashtrosh përgjithmonë. Në fakt në Kosovë, ka kaluar shumë kohë që premtimi për pavarësi po hiqet zvarrë e po rrokulliste nga viti në vit, dhe populli ynë priti me dinjitet deri në atë shkallë që nuk kishte se ku të shkoj më... Tani mbas luftës së UÇK-së, kaluan rreth 8 vite, në pritje të pavarësisë, të shtetit që në fund të fundit e kemi fituar me luftë e gjak, pa dyshim se edhe me ndihmën e çmuar të aleatëve tanë;  atëherë shtrohen pyetjet e logjikshme: Kë presim? Çka presim? Përse presim? Deri kur duhet të presim? A po i duket fundi pritjes sonë?...

Kjo pritje po vret durimin e dinjitetshëm të popullit tonë të mirë e atdhedashës, po vret qenien e tij, po vret besimin e tij në një të ardhme më të mirë, po vret sakrificat e tij më sublime që e bëri për lirinë e vendit të vet, më thjesht po vret pritjen 8 vjeçare të pasluftës dhe krejt në fund ky popull një ditë nuk do të pres më, ngase nuk ka se çka të pres më, nga se nuk ka çka të humbas më! Po e përsërisim: nëse prapa ligjit të demokracisë qëndron sovrani popull, atëherë elita jonë politike, do duhej ta thotë realitetin  popullit të vet për çështjen e pazgjidhur të statusit të Kosovës. Përballja me realitetin me kohë nuk është zhgënjim, madje është guxim që populli të sqarohet drejt e të mos joshet me mashtrime e premtime boshe. Zhgënjimi më i madh qëndron mu në faktin e fshehjes së realitetit jo edhe shumë të kënaqshëm për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës.

Barceleta se Kosova do të jetë e pavarur një ditë, por nuk e di se kur, është më shumë se tallje me sovranin popull zoti President!

Kthehu ne fillim

--------------------------

Krijesa e ashtuquajtur ”Grupi i Unitetit” përballë sfidave të reja!

GRUPI I UNITETIT DO TË KORR ATË QË KA MBJELLË!

 

 (koment redaksional i Radios-Kosova lirë)

Prishtinë, 18.05.2007

Procesi, tashmë gjithnjë e më i ndërlikuar lidhur me përcaktimin e statusit të Kosovës, po nxjerr në sipërfaqe, jo vetëm dobësitë, përçarjet dhe mosmarrëveshjet në mesin e anëtarëve të Grupit të Unitetit, por edhe pretendimet për pozicion sa më të fortë në qeverisjen e aspiruar, të ardhshme të vendit.
Kacafytja e parë tashmë ka ndodhur, në mes të numrit një të këtij grupi dhe numrit, që pretendon të jetë, domosdo dyshi, i kësaj krijese improvizuese. Mosmarrëveshjet mes kryetarit të Grupit të Unitetit dhe kryetari i Kosovës, z Fatmir Sejdiu me anëtarin e këtij grupi, dhe kryetarin e ORA-s, Veton Surroi kanë nxjerrë në sipërfaqe, jo angazhimin e tyre të njëmendtë në dobi të procesit për pavarësi të mbikëqyrur, apo të kushtëzuar të Kosovës, por luftën për dominim mbi vullnetin e anëtarëve të tjerë të këtij grupi tejet heterogjen, si në pikëpamje ideologjike e partiake, ashtu edhe në raportet pozitë opozitë, raporte këto, të cilat edhe pse nuk janë të mirëfillta, shpeshherë dalin në sipërfaqe, në formë të konfliktit të interesave, sidomos tani kur ky grup do të ballafaqohet me sfida të rënda e të papërballueshme, sepse po vjen koha për të korrë atë çfarë e ka mbjellë në dy vitet e shkuara.

Krijimi i këtij Grupi, në kohën kur Kosova kishte institucionet, t’i quajmë legjitime, sado që krejtësisht të kufizuara dhe të paafta për t’ u marrë me problemet kapitale, në procesin e negocimit me palën serbe, të monitoruar nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, ishte bërë me qëllim që të mos lejohej asnjë opsion tjetër dhe asnjë alternativë tjetër lidhur me statusin. (Po të mos merrte pjesë opozita në këtë grup, do të kishim alternativën e pozicionit). Pikërisht për këtë, forcat t’ i quajmë opozitare, PDK-ja dhe ORA, pranuan të jenë pjesë e “kulaçit” të pavarësisë së kushtëzuar apo të mbikëqyrur.
Në këtë mënyrë, opozita u mjaftua me përfaqësimin që i kishte ofruar pozita, brenda grupit dhe ajo u bë pjesë përbërëse e procesit për negocimin me palën serbe, lidhur me përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës.
 

Grupi i Unitetit, të paktën para gazetarëve dhe opinionit improvizoi me sukses, unitetin e “rrejshëm”, gjithnjë duke pretenduar, që ky grup të jetë edhe kreatori dhe përmbaruesi i statusit të Kosovë. Anëtarët e këtij grupi, të gjithë pa dallim, kanë lëshuar pe në të gjitha kërkesat e Beogradit lidhur me krijimin e enklavave serbe, duke i kamufluar këto lëshime në emër të “procesit të decentralizimit”, kanë lëshuar pe edhe në krijimin e komunave serbe, ashtu edhe në krijimin e territoreve eksterritoriale të kishave dhe manastireve serbe, në emër të gjoja trashëgimisë kulturore, e çka jo. Përveç këtyre lëshimeve që më vonë do të pranohen nga ky grup se kanë qenë “kompromise të dhembshme” sikur është rasti me shpërbërjen e TMK-së e lëshime të tjera, këta anëtarë të këtij grupi, kanë kaluar nëpër të gjitha sprovat e përuljes, të nënçmimit dhe të përbuzjes nga pala serbe. Ka ndodhur që një Lutfi Hazir i ka zgjatur dorën zyrtarit, bashkëbisedues serb, i cili jo vetëm ka refuzuar t’ ia japë dorën, por edhe e ka nënçmuar paturpësisht. Dhe, ky Haziri e këta hazirët e tjerë, kanë pranuar të gjitha shtyrjet, shantazhet dhe opstrukcionet e palës serbe. Kanë pranuar të gjitha versionet e planeve dhe të koniukturave, që iu kanë ofruar, qoftë Kai Aide, qoftë Ahtisari, apo kushdo tjetër.

Përderisa e kanë paraqitur veten si palë fituese në të gjitha takimet me ekipin e Beogradit, ata nuk kanë reshtur të japim premtime naive, se statusi do të përmbushet brenda vitit 2006. Pastaj, kur kjo nuk ndodhi, ata premtuan se përnjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve në serbi, në javët e para të vitit 2007, do të ndodhte pavarësia. Pastaj thanë se do të ndodhte, në shkurt, pastaj në mars, pastaj në prill dhe përfundimisht, në maj, duke bërë madje edhe “be e rrëfe” se nuk do të pranonin shtyrje të tjera.
E shtyrjet, si duket po vazhdojnë me logjiken e mes-kohës, pa marrë parasysh premtimet e këtyre anëtarëve të Grupit të Unitetit, të cilët nuk patën guxim qytetar e sedër kombëtare, të paktën të kishin shprehur vetëm një këmbëngulje të sinqertë, duke kërkuar nga mentorët e tyre, që të mos lejonin të përbuzeshin deri në këtë nivel të mospërfilljes e nënçmimit të skajshëm. Grupi i Unitetit megjithatë ka “meritë historike” për ruajtjen e unitetit, edhe pas të gjitha trysnive, shantazheve, përçmimeve e përbuzjeve të deritanishme, që kanë marrë jo vetëm nga bashkë-negociatorët e tyre serbë, por edhe nga ndërmjetësit ndërkombëtarë.
Dhe pikërisht, ruajtja me çdo kusht dhe nën çdo rrethanë e posteve në kuadër të këtij Grupi, ka bërë që ata të pranojnë gjithçka të ofruar, vetëm për të mos lëshuar pozitat, sepse këta ende mendojnë se emrat e tyre do të shënohen si firmëdhënës në “diplomën” e shtetit të sakatosur të Kosovës, cilido qoftë statusi i këtij farë shteti.
Mirëpo, tashmë kur të gjithë anëtarët e këtij grupi e kanë kuptuar se nuk qenka lehtë të fitohet, qoftë edhe një status i kushtëzuar dhe i improvizuar për Kosovën, tash kur Kremlini jo vetëm po kërcënon, por edhe po e shantazhin tërë procesin, tash kur edhe Uashingtoni deklaroi se nuk do ta pranojë statusin e njëanshëm, duke i porositur anëtarët e këtij Grupi, që të mos marrin guxim për ta shpallur pavarësinë në Kuvend, tash kur gjërat po dalin së sipërfaqe me konturat e veta të vërteta, e jo të kamufluara, sherri po pëlcet përbrenda. Në këtë pat-pozicion, në këtë situatë jo vetëm dramatike, anëtarët e Grupit të Uniteti kanë filluar improvizimin e ashtuquajtur të “lobimit”, të cilin kohë më parë e kishin refuzuar madje edhe si ide, meqë i siguronin popullit se pavarësia ishte e gatuar, e gatshme, ashtu si buka e furrës.
Tash kur gjërat po dalin sheshit, kur sipas të gjitha gjasave do të ndodh edhe një kompromis tjetër shumë i dhembshëm, kësaj radhe në mes të Uashingtonit dhe Kremlinit, për të mos i acaruar më tej marrëdhëniet të mëdhenjtë, për të mos ndodhur, “që të vegjlit të i hanë mollët e tharta dhe të mëdhenjve t’iu mpihen dhëmbët”, tash kur do të dalë sheshit krejt ajo që është gatuar prapa shpinës së popullit, anëtarët e Grupit të Unitetit nuk do ta kenë të lehtë të tërhiqen të qetë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Dhe, me qëllim për të shpëtuar nga më e keqja, këta edhe do të mund t’i vërsulën njëri tjetrit, për të mbetur faji jetim.
Por nuk do të ndodh kështu. Ata, edhe të tërhiqen nga njëri tjetri, nuk do të arrijnë meqë janë njëzuar vetë, si vëllezërit sijamezë, dhe dashur pa dashur, do të japin llogari para këtij populli, të gjithë tok. Ata, një ditë do të japin përgjegjësi për të gjitha gabimet, për pazotësinë, për inferioritetin dhe për të gjitha lëshimet, të cilat i kanë firmosur dhe që do të firmosin, dhe, të cilat do të bien ndesh me gjakun e derdhur për liri.

 Kthehu ne fillim

 --------------------------------------------

 DRAFTREZOLUTA E SHBA-ve DHE BE-së PËR STATUSIN E KOSOVËS


-Duke pasur parasysh synimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe përgjegjësinë parësore të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë,
-Duke rikujtuar rezolutat 1160 (1998) 31 mars 1998,1199 (1998) 23 shtator 1998, 1203 (1998)24 tetor 1998, 1239 (1999) 14 maj 1999 dhe 1244 (1999) 10 qershor 1999,
-Duke njohur rrethanat specifike të cilat Kosovën e bëjnë rast të veçantë, përfshirë edhe kontekstin historik të shpërbërjes së dhunshme dhe jokonsensuale të Jugosllavisë si dhe represionin dhe dhunën masive që ka ndodhur në periudhën deri më 1999, periudhën e gjatë të administrimit ndërkombëtar nën Rezolutën 1244 dhe procesin e udhëhequr nga OKB-ja për përcaktimin e statusit,

-Duke riafirmuar përkushtimin për një Kosovë multietnike dhe demokratike, e cila do të përforcojë stabilitetin rajonal,

-Duke njohurprogresin që është arritur në implementimin e standardeve për Kosovën dhe duke bërë thirrje për implementimin e vazhdueshëm të tyre në pajtim me Partneritetin Europian dhe Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës (S/2007/ 168/Add.1),
-Duke riafirmuar nevojën urgjente për më shumë progres në kthimin e personave të zhvendosur përbrenda dhe të refugjatëve;

-Duke nënvizuar përcaktimin për të mos toleruar dhunë, provokime ose kërcënime,
-Duke rikujtuar jurisdiksionin dhe mandatin e Tribunalit për Krime Lufte për Ish -Jugosllavinë,
-Duke përcaktuar se situata e pazgjidhur në Kosovë vazhdon të përbëjë kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare,

-Duke vepruar nën kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara,

1. Shpreh vlerësimin e tij për Emisarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Raportin e tij për Statusin e Ardhshëm të Kosovës (S/2007/168) dhe vërteton provizionet që i përmban Propozimi bashkëngjitur i Marrëveshjes së Statusit të Kosovës (S/2007/168/Add.1) ("Settlement");

2. Kërkon nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues (International Steering Group) i referuar në Aneksin IX të Marrëveshjes, që i bashkëngjitet Aneksit 1 të kësaj rezolute, të emërojë përfaqësuesin civil ndërkombëtar (ICR) në pajtim me Marrëveshjen dhe vendos se Misioni do ketë autorizimet të përshkruara në atë Aneks;

3. Autorizon Unionin Europian që të vendosë Misionin për Sundimin e Ligjit për të përkrahur implementimin e Marrëveshjes dhe për të promovuar zhvillimin e sektorit të policisë dhe drejtësisë dhe vendos që Misioni do të ketë autorizimet të përshkruar në Aneksin X të Marrëveshjes, që është i bashkëngjitur si Aneksi 2 i kësaj rezolute;

4. Vendos që prezenca ndërkombëtare e sigurisë e vendosur nën Rezolutën 1224 do të vazhdojë të jetë e autorizuar të ushtrojë përgjegjësitë e saj që nga miratimi i kësaj rezolute; efektive deri në fund të periudhës tranzitore 120 ditëshe që nga data e miratimit të kësaj rezolute, autorizimet e saj do të jenë ato të pranisë ushtarake ndërkombëtare të përshkruara në Aneksin XI të marrëveshjes, që është i bashkëngjitur si Aneksi 3 i kësaj rezolute; dhe se do të autorizohet që të përdorë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar detyrat e saj.
5. Vendos që prania ekzistuese civile ndërkombëtare do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e saj në pajtim me Rezolutën 1244 gjatë periudhës 120 ditëshe duke filluar nga data e miratimit të kësaj rezolute dhe se gjatë kësaj periudhe tranzitore do të implementojë përgjegjësitë e përcaktuara në pajtim me Marrëveshjen dhe se gjatë kësaj periudhe do të konsultohet me Zyrën e Përfaqësuesit Ndërkombëtar (ICR) për të gjitha çështjet që lidhen me implementimin e Marrëveshjes;

6.Vendos që, pos asaj që është në paragrafet 4 dhe 5, provizionet e kësaj rezolute do të zëvendësojnë provizionet e rezolutave të përmendura më lartë.

7.Kërkon nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë të vazhdojë të mbajë Misionin në Kosovë, përfshirë një prezencë gjithëpërfshirëse në terren, për të përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës si dhe punën e Zyrës së Përfaqësuesit Ndërkombëtar në pajtim me Marrëveshjen;
8. Mirëpret deklaratën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 5 prill 2007, e cila pranon plotësisht obligimet e parapara në Marrëveshje dhe shpall se provizionet e saj do të jenë obligative, dhe nënvizon rëndësinë që Kosova të pajtohet plotësisht me këto obligime, duke marrë parasysh në këtë kuptim rëndësinë e veçantë të provizioneve të Marrëveshjes mbi të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale dhe mbi të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre;

9. Rikujton Deklarata e Samitit të BE -së dhe Ballkanit Perëndimor, e miratuar në Selanik në qershor të 2003, dhe mirëpret riafirmimin e Unionit Europian për përkushtimin e tij për t‘i ofruar vendeve të rajonit një perspektivë konkrete dhe të qartë evropiane;
10. Kërkon nga Zyra Civile Ndërkombëtare t‘i raportojë Këshillit çdo 12 muaj, duke filluar me raportin e parë tre muaj pas datës së miratimit të kësaj rezolute;

11. Vendos që të mbesë aktivisht i përkushtuar ndaj çështjes.

Më 13.05.2007

Kthehu ne fillim

-------------------

Kosova edhe kësaj radhe nuk do ta fitojë pavarësinë…do t´i mungojë edhe sovraniteti!

 PAVARËSIA E KOSOVËS APO PAZAR ME TERRITORE SHQIPTARE!

Shkruan: Faton KLINAKU

Prishtinë, më 09.05.2007

Duke u bazuar në rezultatet e deritanishme të klasës politike të pavarësisë, Kosova, jo vetëm që nuk do ta fitojë pavarësinë me sovranitet të plotë, por as pavarësinë e mbikëqyrur siç po i trumbetohet opinionit. Po t’i referohemi Parimeve të Grupit të Kontaktit, të cilat përcaktojnë elementet që duhet të përmbajë dhe promovojë marrëveshja e Ahtisaarit siç janë: stabiliteti rajonal dhe multi-etniciteti i qëndrueshëm; Kosova të mos kthehet në gjendjen para marsit 1999; jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim me ndonjë shtet ose pjesë të territorit të ndonjë shteti, shihet qartë se kjo nuk do të jetë pavarësi sepse kur një territor e ka pavarësinë, nënkuptohet që populli i atij territori është i lirë të vendos pa u penguar nga askush dhe për të nuk vlen asnjë parim tjetër që është në kundërshtim me kartën e kombeve të bashkuara, akteve të OKB-së, për sa i përket të drejtës së kombeve për vetëvendosje.

***

Dy elemente përbëjnë thelbin e procesit për statusin politik të Kosovës: “pazari”, që do të thotë se shqiptarët e Kosovës do të japin diçka në këmbim të sovranitetit që mbanë Serbia; formalizimi dhe kompletimi i tranzicionit të Kosovës në vetëqeverisje, që ka filluar që nga viti 1999, nën administrimin e OKB-së. Serbia ka hyrë në “pazar”, qysh pas Raportit të të dërguarit të OKB-së Kai Eide në tetor 2005, raport që rekomandonte që komunat me shumicë serbe të kenë policinë dhe gjyqësinë e tyre si dhe të jenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe me Beogradin. Këtë, Serbia e pa si një rast që të sigurojë ndarjen e qetë të Kosovës, duke mbajtur një pjesë të territorit dhe duke ua lënë shqiptarëve pjesën tjetër. Edhe pala shqiptare e Kosovës e pranoj dhe e përshëndeti këtë raport.

Kosova edhe kësaj radhe nuk do ta fitojë pavarësinë e saj, nuk do të ketë ulëse në OKB, nuk do të ketë ushtri si dhe do t’i mungojë sovraniteti. Politikanët e Pavarësisë pajtohen që kinse Sovranitetin e Kosovës është mirë që ta mbajë Bashkimi Evropian, i cili do të jetë prezent në Kosovë edhe pas statusit. Ata thonë se në këtë mënyrë do të inkuadrohemi më lehtë në BE, por ky është një gabim i madh sepse vetëm shtetet e pavarura dhe sovrane me vullnetin e tyre e heqin një pjesë të sovranitetit duke ia dorëzuar BE-së, por Kosova nuk do të jetë shtet i pavarur që ta bëjë një gjë të tillë, por do të shkojë drejt një administrimi të ri, kësaj radhe të BE-së. Ky administrim i gjatë dhe i pakufizuar i BE-së, është moszgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare në Ballkan, moszgjidhje e drejtë e çështjes së shqiptarëve të Kosovës dhe kjo nuk bëhet për tu bërë Kosova shtet por me qëllim të humbjes së territoreve shqiptare apo të Shqipërisë dhe në një të ardhme të dalim edhe para aktit të kryer sepse nuk do të ketë shumicë shqiptare në shumë territore dhe për këtë të ardhme punon Serbia sepse aktualisht nuk është e interesuar për ndarje të Kosovës, dhe tek atëherë do të shqyrtohet për zgjidhje çështja shqiptare por me humbje të mëdha të territoreve, si rezultat i kësaj politike të pavarësisë së Kosovës. Kjo moszgjidhje e çështjes shqiptare do t’i lë hapësirë të madhe Serbisë që të punoj në ndarjen e Kosovës dhe të marr territor sa më shumë, dhe këtë po ia mundëson klasa politike e pavarësisë së Kosovës, klasë e cila është rreshtuar gabimisht në politikën e saj sepse është e parealizueshme për rrethanat. Po të ishte e realizueshme kjo politikë, Kosova do të bëhej shtet qysh pas përfundimit të luftës çlirimtare të saj dhe nuk do të stërzgjatej ky proces siç edhe ka ndodhur dhe po ndodh, se jo do të zgjidhet këtë vit e jo vitin tjetër dhe kështu shkojnë vitet e dekadat dhe në vend se të zgjidhej e të mendohej pastaj për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sa më të mirë të popullit, ne po humbim kohën kot dhe më shumë po punojmë për interesat e huaja. E vetmja politikë e realizueshme për rrethanat aktuale është ajo e bashkimit të kombit shqiptar. Politika e Bashkimit Kombëtar, përveç që është e realizueshme, është interes jo vetëm i kombit tonë dhe kombeve tjera në Ballkan por edhe interes i Evropës e cila pretendon që në një të ardhme të jetë e bashkuar.
Partitë politike shqiptare, po ta kishin një program gjithëkombëtar i cili do të bazohej në vullnetin, interesin dhe të drejtën tonë të natyrshme kombëtare; po t’i linin anash interesat personale, grupore, partiake e karrieriste; po të mos angazhoheshin për zgjidhje parciale të çështjes sonë të pazgjidhur kombëtare; po të bënin politikë në drejtim të realizimit të interesit tonë jetik kombëtar - bashkimin e trojeve tona, me siguri që bashkësia ndërkombëtare do të kishte qasje më të drejtë ndaj nesh si popull dhe nuk do të vazhdonte përsëri me status-kuo e cila do të jetë edhe për një kohë të gjatë, me mashtrimin brenda saj se kinse është pavarësia, sepse i duhet ky mashtrim për ta propaganduar në popull për shkak të mbajtjes në skenë të klasës politike të pavarësisë.

Kthehu ne fillim

-------------------------------

 Refleksion qytetar mbi zgjidhjen e statusit

 KOSOVA NË PRAG TË PAVARËSISË - POR EDHE TË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME!

 

Shkruan: Bashkim MAZREKU,  ish - i burgosur politik

Më 01.05.2007, Bernë

Cilat janë dy skenarët - që mund të gjenerojnë kriza të reja edhe pas statusit të Kosovës (!?!)

Zgjidhja e statusit të Kosovës po ofrohet, por çfarë do të jetë dhe si do të arrihet deri në finalizim, akoma nuk dihet çartë. Ajo çka dihet tashmë nga të gjithë e që gjindet në tavolinën Këshillit të  Sigurimit të OKB-së, është propozimi i M.Ahtisarit për Pavarësi të Mbikqyrur. Ky propozim deri më tash është i vetmi dhe sipas diplomacisë botërore, (përjashto këtu Rusinë), mendohet të jetë më i miri i mundshëm, që do të siguroj një zgjidhje optimale.

Nuk dua të përsërisë ato qëndrime, për të cilat shumë  u shkrua dhe po shkruhet këto ditë, lidhur me këtë çështje kapitale. Nuk dua të përsërisë as pikëpamjet dhe optimizmin e vazhdueshëm të politikanëve kosovarë, që duket të jetë i parakohshëm dhe i pa bazë.

Me këtë rast, dua të përqëndrohem në dy skenare të mundshme të zgjidhjes së problemit, e që nuk janë risi  e të pa thëna, por mendoj jo aq shumë të përsëritura. Ky shkrim pra ka për qëllim përsëritjen edhe një herë të këtyre skenareve dhe tërheqjen e vëmendjes në to.

Skenari i parë

Këshilli i Sigurimit aprovon një Rezolutë të re për Kosovën, pa vënë veto kundër, nga anëtarët e përhershëm, (këtu kam parasysh Rusinë  dhe Kinën), të cilat në këtë rast mund të abstenojnë.

Sigurohen 9 vota pro dhe Rezoluta votohet.

Parlameti i Kosovës aprovon Kushtetutën e Kosovës dhe shpallë pavarësinë,  e cila do të njihet nga shtetet veç e veç.

Ardhja e një misioni të ri nga BE-ja për të mbikqyrë procesin e zbatimit të marrëveshjes në Kosovë, bazuar në propozimin e M. Ahtisarit, siç thonë shumica e politikanëve të Kosovës, apo siç do të thoja unë për të qeverisur në mënyrë virtuele me Kosovën, ngase de fakto këtë qeverisje do ta kishin vendorët. Kjo qeverisje duale do të zgjasë aq sa do të donte misioni mbikëqyrës, nëse nuk përcaktohet ndryshe me rezolutë të OKB-së.

Pasojat e këtij skenari

Problemet me veriun e Kosovës, ku serbët në shenjë revolte do të manifestonin në të gjitha mënyrat pakënaqësinë e tyre. Gjendje e jashtëzakonshme në veri të Kosovës, gjendje e lehtë e jashtëzakonshme në enklavat serbe, të cilat do të kërkonin mbrojtje më të madhe e ndoshta edhe tërheqje nga vendet e tyre, për t´u shpërngulur atje ku mund të gjejnë mbrojtje më të mirë.

Mobilizim i KFOR –it në shkallën e parë të rrezikshmërisë. Kufijtë administrativ të Kosovës mbesin të paprekur, por jo funksional ashtu siç i kemi tani, e veçanërisht në veri,  ku askush (pos serbëve) nuk do të ketë këntroll. Kosova do të njihet si shtet i pavarur në kufijtë ekzistues, por asesi nuk do të mund të kontrollojë kufijtë e saj verior.

 

Ky skenar do të kundërshtohet nga Serbia, e cila mund të mobilizojë forcat e veta deri  në kufi me Kosovën, për të ndikur të paktën në aspektin psikologjik te serbët dhe për të treguar njëkohësisht, se ata  janë përsëri të gatshëm të luftojnë për Kosovën. Kjo gjendje mund të zgjas me javë e muaj deri sa të krijohet një realitet i ri dhe ai është funksionimi i mirëfillt i shtetit të Kosovës, në fushën e judikaturës, mbrojtjes së pakicave, (kryesisht serbe), dhe ngritjen e nivelit social për të gjithë qytetarët e Kosovës, të paktën për një shkallë me të lartë se në shtetet fqinje.

Për zbutjen e kësaj gjendje, Serbisë do t´i ofrohen benificione të mira e ndoshta edhe aderim të shpejt në UE, para të gjitha vendeve tjera të Ballkanit perëndimor. Por, bashkë me Serbinë do t´i hapet rruga padyshim edhe Kosovës drejt një perspektive të ngadalshme por të  mirëfilltë, në gjiun e UE-s. Ndarja e Kosovës me këtë skenar mbetet e mundshme por jo edhe e pashmagshme...

Skenari i dytë

 Mos aprovimi i Rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të vetos së Rusisë.

Ky skenar nuk e pengon përsëri Parlamentin e Kosovës që të aprovojë Kushtetutën dhe të shpallë pavarësinë, e cila sikurse në skenarin e parë do të filloj të njihet nga shtete të ndryshme veç e veç.

Dallimi esencial i këtij skenari nga skenari  i  parë është se: derisa skenari i parë ka Rezolutën e OKB-së bazuar mbi Propozimin e marrvëveshjes së M. Ahtisarit, si bazë legale për misionin mbikëqyrës të Unionit Europian, skenari i dytë nuk përjashton mundësinë e pavarësimit, por nuk ka asnjë bazë legale për ndërhyrje ndërkombëtare në cilësinë e mbikëqyrjes. sepse do të mungonte materja e mbikëqyrjes, pra marrëveshja. Mungesa e kësaj marrëveshje do të detyronte Parlamentin e Kosovës t´i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndërhyrje në cilësinë e mbikëqyrjes ( por në çfarë baze kur  s´kemi marrëveshje ??).

Në këtë situatë, "de jure" Misioni i UNMIK-ut do të vazhdoi të qëndroj edhe mëtej në Kosovë. Pra, Kosova e pavarur me Misionin e UNMIK-ut dhe KFOR-in në Kosovë. Misioni i UNMIK-ut mbi bazën e rezolutës 1244 nuk  do të shfuqizohet nga OKB-ja, por nga vetë parlamenti i Kosovës dhe nga njohja e pavarsisë nga shtete të ndryshme. UNMIK-u nuk do të ketë dalje legale nga Kosova, sepse nuk do urdhërohet nga KS i OKB-së për një gjë të tillë. Nuk do të qëndroj ky mision më në Kosovë,  sepse ky mision në Kosovën e pavarur është i pakuptimt. Misioni i ri i UE-së nuk do të mund të hyjë në Kosovë, sepse nuk ka bazë legale nga OKB-ja, por as që do të mund të qëndroj anash (indiferent). Në fakt me këtë skenar bjen në ujë plani për marrvëshje - sipas propozimit të  M. Ahtisarit, andaj as Misioni i ri Europian s´ka përse të vijë në Kosovë. Vetëm gjendja e jashtëzakonshme (në prag të luftës) do të mund të krijonte një alibi për misionin evropian, tashmë me qëllime të papërcaktuara në zbatim të ndonjë marrëveshje, por vetëm për të menagjuar krizën e re dhe për të mënjanuar kështu eksplodimin e kësaj bombe të kurdisur që quhet Kosovë.

Pasojat e këtij skenari

 Kosova e pavarur me UNMIK-un brenda por pa kompetenca e pa Mision të UE-së. Me KFOR i cili do të përballet me një gjendje të jashtëzakonshme, por tanimë me përmasa më të mëdha se sa në skenarin e parë. Kufijtë e Kosovës nuk do të mund të kontrollohen, sidomos kufiri verior. Serbët do të marshojnë drejt veriut të Kosovës (tanimë deri në lumin Ibër) e cila edhe ashtu është nën kontrollë të tyre dhe ata do të kërcënojnë me luftë të re. Poashtu edhe serbët e pjesëve tjera të Kosovës (nëpër enklava) do të fillojnë shpërnguljen masive në drejtim të veriut. Dhe kësisoj, Kosova do të përballet me një gjendje të jashtëzakonshme dhe me një eskalim të situatës, të ngjashme me atë të pragut luftës. Ky eskalim i situatës, do të varet shumë nga vendosmëria e KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës,  e sidomos nga SHPK, TMK etj.

Ndarja e Kosovës e pashmangshme!

Siç vihet në dukje, të dy skenaret tregojnë se pjesa e veriut të Kosovës është një çështje shumë e ndjeshme dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Asnjë institucion, as civil as ai ushtarak nuk do të ketë kurajo ta zgjidhë këtë problem në rrugë paqësore, sepse serbët nuk pranojnë një zgjidhje të tillë, të mësuar me agresivitet, e të lidhur emocionalisht me prenë e vet (Kosovën), që mbi një shekull e mbajtën nën sundim.

Pra, Kosovën në të ardhmen pritet ta kaploi një gjendje e jashtëzakonshme. Kosova do të paguan edhe një çmim të pavarsisë. Sa do jetë i lartë ky çmim dhe për sa kohë do të paguhet ai, do të varet shumë nga vendosmëria e vendorëve dhe në radhë të parë nga forcat ushtarake vendore dhe ndërkombëtare që janë prezente në Kosovë.

Së këndejmi mund të thuhet se Pavarësia e Kosovës nuk është  çështje e kryer siç propagandojnë politikanët shqiptarë, në veçanti super parlamenti i Kosovës i quajtur Grup i Unitetit, i cili duket se e ka humbur busullën në kompetencat që i ka marrë, e të cilat askush nuk ja ka dhënë as legjitimuar.

Se është koha të përgatitemi për më të keqen (edhe nëse del mirë) nuk ka dyshim, por realiteti po tregon, se ne po përgatitemi për festim -  pa menduar në flijime të reja, qofshin ato edhe vetëm ëndrrat tona, se Kosova po bëhet shtet i pavarur me tërë teritorin e saj dhe se s´do të ketë ndarje të saj! Disa po bazohen në Parimet e Grupit të Kontaktit për mosndarjen e Kosovës, por duket që po harrojnë se ato janë parime dhe hiq më shumë. Dhe, parimet janë relative.

Misioni Europian mund të vijë në Kosovë me rezolutë apo me gjendje të jashtëzakonshme. Por, ai mision si edhe lidershipi vendorë, duhet ta kenë parasysh, se zgjidhja paqësore  dhe njohja e Pavarësisë së Kosovës pa konflikte të reja nuk do thotë asgjë më shumë as më pak se Kosova do të mbetet edhe me tej fuqi baroti. Një zgjidhje stabile dhe një menagjim optimist të gjendjes pas statusore do të jetë zgjidhje që unë do ta quaja: Program. Pra, misioni europian zgjidhjen e Kosovës duhet ta sheh si program menagjimi dhe zhvillimi.

Pikat më të ndjeshme të këtij programi duhet të jenë: siguria, ekonomia dhe aspekti social.

Kosova, për tetë vite me radhë ka përparuar mjaftë, krahasuar me gjendjen e luftës nëpër të cilën fatkeqësishtë kaloi. Ndërsa po të krahasohet me një gjendje normale ajo ka vendënumruar. Qytetarit të varfër i është shpërlarë mendja, ngase ai nuk guxonte të bëj asgjë gjatë kësaj kohe të pritjes së pavarsisë, dhe prandaj duhet ta duroj varfërinë e skajshme edhe më - duke pritur pavarësinë!

Pas pavarësisë, qytetarit i duhet mbushur mendja dhe barku!

E para me optimizëm, bazuar në sigurinë, funksionimin e shtetit juridik, pa korrupcion e kriminalitet, liri të fjalës dhe procese vërtet demokratike. 

E dyta, me ndihma të mirëfillta sociale dhe programe zhvillimi në ekonomi, vende të reja pune, rrymë e ujë pandërprerje... dhe menagjim të vetë njeriut ashtu siç don dhe meriton ai, e jo ashtu siç mundet dhe do shteti. Buxheti i Kosovës nuk krijohet mbi kurrizin e qytetarit, por mirëqenja e qytetarit krijohet mbi kurrizin e shtetit. Shteti kërkon tatime, qytetarët paguajnë aq sa munden, ndërsa ato abuzohen dhe qytetari përsëri pretë (ta zëmë) me orë të tëra për një dokument, s´ka punë, s´ka shkollim cilësor etj., dhe nga kjo gjendje qytetari s´ka as shpresë për të nesërme më të mirë.

Për të arritur sukses, (kuptohet ngadalë e jo për një natë), shteti i Kosovës me ndihmën e misionit të ri, fillimisht duhet të menagjoj aspektin social dhe të sigurisë, për të vazhduar pa vonuar edhe zhvillimin e ekonomisë.

Nëse prezenca e re ndërkombëtare kufizohet të ndihmoj në këto parametra dhe vendorët kufizohen në funksionimin e shtetit të ri të Kosovës për të mirën e qytetarëve, (e jo të kërkojnë prej tyre pritje e heshtje për të mirën e vet pushtetarëve), Zgjidhja të jetë – Program, Pavarësia – Program..., atëherë mund të shpresohet jo vetëm për një  mirëqenje të qytetarëve,  por edhe për zgjidhje racionale të konflikteve ndëretnike. Ngritja e standardit në Kosovë krahasuar me shtetet fqinje do të ndryshoi dioptrinë e rrymave nacionaliste. Kosova duhet të arrijë një zhvillim të shpejt sa të zgjoj xhelozinë e fqinjëve, në të kundërtën Kosova edhe për shumë kohë do jetë vatër e pashuar krizash, vendi më i varfër që do të gjeneron vetëm dhunë e urrejte, qoftë ndëretnike qoftë qytetare në raport me shtetin. Pra, ndarja e Kosovës do të pengohet, pos me ushtri e vendosmëri edhe me këtë logjikë të zhvillimit.

Nëse Kosova e pas statusit dhe misioni europian dështojnë në zgjidhjen – program dhe emitojnë UNMIK-un, kjo do të paraqes një shkas të ri për vazhdim të  gjendjes së jashtëzakonshme mbi baza ushtarake, do të krijojë një shtet policor dhe kështu festimi i pavarësisë së Kosovës do të zgjas shkurt, sepse vendin do ta zënë orët policore, manifestimet e ndryshme në rrugë dhe anarkia, të cilën askush nuk e dëshiron, në këtë kohë të pritjes së gjatë të pavarësisë. Nëse ndodh më e keqja, atëherë kosovarët për të kaluar në Serbi, pasaportat e tyre duhet t´i tregojnë “te ura” mbi lumin Ibër!

Kthehu ne fillim

 -------------------------------------------

 MOS NA DETYRONI TË RIDËSHMOJMË VENDOSMËRINË TONË!

Shkruan: Sejdi VESELI

Prishtinë, 28 prill 2007

----------------


Pazarllëqet që po ribëhen me trojet tona etnike, shpresa për jetësimin efryteve të luftës së armatosur çlirimtare, të të gjithë ata që mendojnë arsyeshëm, drejt dhe në frymën e shëndoshë kombëtare, me të drejt pongulfatet nga dëshpërimi.Këto pazarllëqe, të cilat kësaj radhe me siguri do mbeten në tentativë, që prej fillimit, ashtu si në të kaluarën po ribëhen prapa shpinës së popullit shqiptar, natyrisht, sipas skenarëve të përpiluara nga ndërmjetësit (përmbaruesit) ndërkombëtar, në përputhje të plotë me interesat serbomëdha të Beogradit zyrtar dhe të kreut të Kishës Ortodokse “shënsaviane”.


Në raport me interesat tona legjitime, disa qarqe relevante ndërkombëtare  (tradicionalisht proserbe), vazhdojnë të sillen sipas avazeve të vjetra,  atyre të Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Londrës dhe të  Versajës..., por për nga forma më të rafinuara. Pra, të kamufluara, kinse edhe me nevojën e jetësimit të njërës nga normat më të avancuara të demokracisë, me atë të decentralizimit të pushtetit vendor.
Për të gjithë ata që rezonojnë drejt, decentralizimi i pushtetit është një veprim në të mirën e shtetasve. Por, forma e decentralizimit që po bëhet në  Kosovën Unmikistan, kryesisht mbi bazën etnike (proserbe), nuk e ka këtë qellim.

 

Qëllimi i vërtet i këtij far decentralizimi ishte legalizimi i enklavave serbe dhe krijimi i parakushteve për ndarjen e Kosovës, me që rast Serbia do të përfitonte afro 34% të territorit.
Në kudër të këtyre pazarllëqeve, po bëhen dhe ribëhen lojëra të ndryshme. Një prej këtyre lojërave është edhe vizita që po i bënë Kosovës delegacioni fakt mbledhës i KS të OKB-së. Vetë agjenda e këtij delegacioni e lakuriqëson argatëllëkun proserb të tij. Vetë fakti se si UNMIK-u ashtu dhe marionetat e tij(IPVQ-të), nuk kanë qenë të njoftuar(sipas deklarimeve të tyre), deri në  momentin e fundit, për agjendën të tij “faktmbledhëse” në Kosovë, ndërsa enklavat serbe një javë më parë kanë qenë të njoftuara (me siguri për të përgatitur aktrimet në disa pika të kufirit Kosovë-Serbi) , qon në përfundim se kjo agjendë është gatuar në përputhje me kërkesën e Beogradit zyrtar dhe sugjerimet e miqve të tij tradicional, me në krye me zyrtarët moskovit.
Për ne shqiptarët, kjo është një paralajmërim ogur i zi, se po na përsëritet historia e hidhur. Përballë edhe këtyre veprimeve të liga në raport me interesat jetike të  popullit tonë, pas krejt atyre sakrificave sublime që bëri ai gjatë shekujve dhe të cilat i kurorëzoi gjatë Epopesë së lavdishme nën Flamurin e tij të vetëm dhe të përjetshëm kombëtar, nëpërmjet Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ky dëshpërim i tij, për të gjithë ata që nuk i kanë shkëputur lidhjet me te, është një reagim i pritshëm dhe normal.
Nga reagimet e popullit gjithashtu mund të përfundohet, se po shkon huq krejt ajo propagandë e atyre qarqeve që po përpiqen të ribëjnë pazarllëqe me sotmen dhe të ardhmen tonë, edhe pse e përkrahur nga alishukritë dhe sinanhasanet bashkëkohor, si dhe nga tellallët e tyre besnik, të instaluar në disa mjete të komunikimit masiv.
Nga reagimet në rritje të popullit, gjithashtu mund të përfundohet, se si në të kaluarën, ashtu dhe sot, propaganda e atyre që punojnë kundër interesave të tij, nuk do të arrijë t’i mbytë aspiratën për të vetëvendosur dhe për t’u vetëpërcaktuar për të ardhmen e tij!
Duhet ta theksojmë me krenari, se populli ynë është aq i vetëdijshëm, se po lejojë që t’i mbytet aspirata për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në Truallin e tij, do të shndërrohej në një kufomë të gjallë. Kush e njeh mirë popullin tonë, ka qenë dhe është i bindur, se do të përfundojë turpshëm edhe epilogu i përpjekjeve të bijve dhe nipërve të atyre, të cilët e patën ndarë dhunshëm këtë krahinë shqiptare, nga trungu i saj-Shqipëria Natyrale.

Të gjithë ata që po synojnë të bëjnë pazarllëqe me interesat e ligjshme të shqiptarëve, më në fund do të binden, se aprovimi i vendimeve të dëmshme për këto interesa nga servilet e tyre të cilët hiqen si përfaqësues të popullit shqiptar, nuk e ka asnjë vlerë, sepse këta e kanë humbur besimin e tij për t’i përfaqësuar. Andaj, veprimet e këtyre neotoptanistët, neoalishukrive dhe famujve të dushanmugoshëve, mund ta kenë vetëm mbështetjen e klaneve dhe mujashve të tyre, por të popullit kurrë!
Mos të mashtrohet askush, se populli jonë do të heq dorë nga përcaktimi i tij i vulosur në lumenj gjaku. Përcaktim ky i sanksionuar në amanetin e dëshmorëve të tij, që prej vitit 1912 dhe mund të përmblidhet në një fjali të vetme:RIBASHKIMI I SHQIPËRISË NATYRALE!
Ai është bindur se rruga deri në realizimin e këtij amaneti, lypë shumë mund dhe sakrifica të reja, sepse nga hileqaret e kohës edhe mund të merr goditje, por nuk do të mposhtet kurrë!
Mos të mashtrohet askush, se gatishmëria e popullit tonë për të shfrytëzuar të drejtën e tij legjitime për të jetësuar vetëpërcaktimin e tij për të vetëvendosur po shënon rritje. Ai po detyrohet të ndërmerr të gjitha veprimet e domosdoshme dhe konkrete për bashkimin e potencialit të tij mendor dhe veprues, në kuadër të një subjekti gjithëkombëtar, i cili do t’i prijë atij drejt dhe sigurt deri në realizimin e plotë të aspiratave të natyrshme dhe shekullore, për të qenë zot në Atëmemëdheun e tij të vetëm -Shqipërinë Natyrale.
Mos të mashtrohet askush, se për realizimin e plotë të këtij vetpërcaktimi të drejtë, nëse e lypë nevoja populli jonë nuk do të hezitojë të sakrifikojë prapë dhe në çdo kohë, çfarë do t’i kërkojnë rrethanat!
Nuk do të dëshironim që të gjithë ata që po përpiqen që të na e përcaktojnë të ardhmen, duke mos e përfillur vullnetin dhe të drejtën e tonë, të na detyrojnë t’i bindim se sa jemi të vendosur për të realizuar të drejtën tonë, sepse atëherë do të jetë shumë vonë dhe pasojat do të jenë të paparashikueshme!

DELEGACIONI FAKTMBLEDHËS i KS-së TË PREMTEN NË KOSOVË, RUSËT SHPALLIN TË
DËSHTUARA VLERËSIMET E OKB-së!
(24.04.2007)
Delegacioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara niset sot nga Nju Jorku për në misionin faktmbledhës në Kosovë dhe në Serbi, që do të jetë misioni i katërt i vizitës së anëtarëve të Këshillit që nga vendosja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Në arsyetim të vizitës thuhet se kjo duhet t'i japë delegacionit informatat e dorës së parë për gjendjen politike, shoqërore dhe ekonomike në Kosovë.
Delegacioni, i cili udhëhiqet nga ambasadori i Belgjikës, Johan Verbeke, gjatë gjashtë ditë të qëndrimit do të vizitojë përveç Prishtinës dhe Beogradit, edhe Brukselin dhe Vienën, para se të kthehet të dielën në Nju Jork, thuhet në letrën që i ka dërguar presidenti i Këshillit Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon. Në arsyetim thuhet se ky udhëtim duhet t'i japë delegacionit informatat e dorës së parë për gjendjen politike, shoqërore dhe ekonomike në Kosovë.
 
 

 

Pritet që delegacioni të takohet të premten me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, si dhe me përfaqësues të pakicave, ndërkaq me udhëheqjen serbe në Beograd një ditë më parë. Gjatë kthimit në Vjenë delegacioni do të takohet me Martti Ahtisaarin. Dje, zëvendësekretari i Përgjithshëm për operacione paqësore, Jean-Marie Guehenno i ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit në një mbledhje të mbyllur me situatën në Kosovë rreth implementimit të rezolutës 1244 që nga viti 1999. Pasi e ka përshkruar situatën të qetë dhe pothuajse normale, ai ka thënë se nuk donte ta paraqiste atë si një kopsht me lule, dhe ka nënvizuar se është e rëndësishme që situata të vlerësohet ashtu siç është, ndërkohë që edhe vetë anëtarët e Këshillit duhet të binden se "a thua moszgjidhja e statusit do ta ndihmojë apo keqësojë situatën". "Do të vendosë Këshilli si të veprojë më tej, mirëpo UNMIK-u ka bërë shumë në jetësimin e rezolutës 1244", tha Guehenno në brifingun për gazetarë.

Ambadadori rus, Vitalij Churkin e konsideroi si një sukses të iniciativës ruse shkuarjen e delegacionit, ndërkaq brifingun e zëvendësekretarit Guehenno tha se e kishte karakterizuar 'një optimizëm i tepruar'. "Nuk ka kushte normale të jetesës për pakicat", tha Churkin duke shtuar se kjo ishte një nga mospërmbushjet e mandatit të rezolutës. "Vetëm rezoluta plotësisht e jetësuar do të krijojë kushtet për një marrëveshje të negociuar midis Prishtinës dhe Beogradit", tha ambasadori rus duke insistuar në vazhdimin e mëtejmë të negociatave si një qëndrim zyrtar i Moskës. Churkin pasi tha se pas vizitës do të pasonte raporti nga anëtarët e Këshillit, ai njëkohësisht e pranoi se ishin të pashmangshme bisedimet për rezolutën gjatë majit në Këshillin e Sigurimit. Edhe zëvendësambasadorja britanike, Karen Pierce njoftoi për takimin me Guehenno dhe shfaqi mendimin se çështja e Kosovës do të lëvizë shpejt në Këshillin e Sigurimit pas kthimit të delegacionit nga vizita. Ajo sidomos e konsideroi këtë vizitë të rëndësishme për vendet e Këshillit që nuk janë anëtare të Grupit të Kontaktit, meqë këto të fundit tha se kanë përfaqësuesit e tyre të përhershëm në Kosovë.
Misioni, fitore ruse?
 Ardhja e delegacionit të Këshillit të Sigurimit në Kosovë dhe në Serbi është komentuar edhe si një lëshuarje pe para Rusisë dhe iniciativës së saj me qëllim që të ketë një vonesë të volitshme kur të vendoset për planin Ahtisaari dhe rezolutën e re mbi Kosovën. Delegacioni do të përbëhet nga 15 ambasadorë dhe zëvendësambasadorë të vendeve anëtare të Këshillit, ndërkaq përfaqësues amerikan do ta jetë ambasadori i ri që dje mori detyrën, Zalmay Khalilzad
------------------------
Barometri diplomatik
  ZEROJA E SOVRANITETIT SERB NË KOSOVË
Shkruan:Prof.dr.Mehdi HYSENI
 -------------
*Tanimë, me konstatimin tim në kuptimin historik, politik, juridik, kushtetues,  kombëtar dhe ndërkombëtar (zeroja e sovranitetit serb në Kosovë) në formë kontraverse “pajtohet”  edhe Çedomir Jovanoviq (kryelider aktual  i PDL-së dhe  ish-nënkryetar i qeverisë së Serbisë), i cili, me   vonesë të madhe  ( pas kryerjes së gjenocidit gjithëserb dhe të Serbisë së Slobodan Milosheviqit mbi shqiptarët  dhe Kosovën gjatë vieteve 1989-1999), ka deklaruar në “stilin diplomatik” antipavarësi Kosovës,  se “Serbia nuk mund ta mbrojë e as ta dëshmojë sovranitetin e saj  mbi Kosovën”(“Danas”, Beograd, më 8-9.04.2006).
* -Atëherë, pse i njëjti “liberal demokrat” serb,  Çedomir Jovanoviq, në anën tjetër, kërkon nga shqiptarët, që ata t’ia njohin të drejtën sovrane pakicës serbe(7%) si element shtetformues të Kosovës?!                                          
***
 Shikuar në retrospektivën historike, Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë territor legjitim i Serbisë, por vetëm një plaçkë koloniale, e grabitur me dhunë dhe me gjenocid  në saje të ndihmës së Fuqive të Mëdha të Evropës (Kongresi i Berlinit, 1878; Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, 1912-1913). Si rrjedhim, minoriteti  i sotëm serb  nuk mund të ketë të njëjtin status juridik-kushtetues si element shtetformues me Kombin  Shqiptar ngase në Kosovë është ngulitur vetëm si migracion kolonial në saje të terrorit gjenocidal të politikës dhe të praktikës pushtuese të Serbisë mbi Kosovën dhe mbi territoret e tjera indigjene  të Shqipërisë Etnike që nga vjeshta e vitit 1912. Prandaj, është plotësisht e logjikshme dhe e justifikueshme që, as historikisht, as  juridikisht Serbia nuk gëzon kurrfarë të drejte morale, historike  ose ligjore ndërkombëtare që të kërkojë ndonjë “miligram” sovraniteti mbi Kosovën, as mbi territoret e tjera të Shqipërisë Etnike.  Këtë fakt dhe argument të pamohueshëm me bazë historike dhe juridike, duhet ta ketë mbajtur parasysh edhe Çedomir Jovanoviq, edhe politika, edhe drejtësia, edhe shkenca, si dhe gjithë shoqëria serbe, se nuk mund të tejkalohet, as të anulohet në dobi të sovranitetit kolonial të Serbisë, pavarësisht nga apetitet e zgjerimit të saj në kurriz të Kosovës, si dhe të territoreve të tjera  të Shqipërisë Etnike.          
       
 

Që në fillim, duhet të them se vetëm pjesërisht pajtohem me këtë gjysmë paragrafi konstatues të Çedomir Jovanoviqit, kur thotë se :” Vojislav Koshtunica dhe Boris Tadiqi, duhet ta ndërprejnë politikën e tyre mashtruese ndaj opinionit” (Danas, 8-9.04.2006). Pse pajtohem vetëm pjesërisht, sepse deklaruesi i tij, Çedomir Jovanoviq mirë e ka filluar opinionin e tij  objektiv lidhur me pikëpamjet dhe me  qëndrimet e gabuara të Vojislav Koshtunicës (kryeministër) dhe të Boris Tadiqit(kryetar) të Republikës së Serbisë, që janë në funksion të mashtrimit të opinionit publik përkitazi me statusin e Kosovës. Mirëpo, edhe nuk e ka përfunduar atë në tërësi. Këtë konstatim të  Çedomir Jovanoviqit , do të mund ta pranoja dhe ta justifikoja , vetëm  atëherë, pasi  ai (si liberal demokrat i vërtetë), ta ketë pohuar tërësisht, me këtë përmbajtje dhe me formë më të zgjeruar: - Parapëlqehet dhe është e domosdoshme që si Boris Tadiqi, si Vojislav Koshtunica, si Parlamenti dhe Qeveria e Serbisë, si Kisha Ortodokse Serbe, si Akademia  e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, ashtu edhe të gjitha subjektet politike pozitë dhe opozitë etj., të braktisin politikën e deritanishme  kolonialiste të paranojës kolektive serbe, duke e mashtruar popullon serb dhe, minoritetin kolonial serb  në Kosovë, se “Kosova është serbe, dhe duhet të mbetet nën Serbi”.

Këtë të vërtetë historike mbi  Kosovën, përkatësisht mbi Shqipërinë Etnike  në Ballkan, pikësëpari, do të duhej ta ketë dijtur dhe, marrë në konsideratë si qeveria e parlamenti i Serbisë në krye me Vojislav Koshtunicën dhe me Boris Tadiqin, Kisha Ortodokse Serbe (në veçanti “ekspozitura politike” e saj në Kosovë me në krye, Artemije Radosavleviqin dhe Sava Janjiqin, tandem politik ky, më i rafinuar dhe më ekstrem antishqiptar, antievropian dhe antiamerikan), ashtu edhe Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberale Demokratike (PLD) të Serbisë, i cili  në rolin e “avokatit” të zgjidhjes së problemit kolonial të Kosovës, përmes një interviste të tij kontradiktore, dhënë gazetës së përditshme serbe “Danas” të Beogradit, të botuar më 8-9 prill 2006, në stilin politiko-propagandistik  të Vuk Drashkoviqit (ministër i Jashtëm i Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi), ka deklaruar se “Serbia, duhet ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës”. Moralisht, politikisht dhe ligjërisht kjo deklaratë e kryeliderit të PLD-së serbe, Çedomir Jovanoviq, do të ishte e pranueshme, sikur të mos e kishte  ngatërruar me “kërkesa plotësuese” të tjera politiko-juridike dhe kushtetuese në favor të  njohjes së  drejtës së shtetësisë së minoritetit serb (8%) si element konstituiv shtetformues të Kosovës. Pra, shikuar gjithanshmërisht, kjo tezë  shtesë e  paragrafëve të intervistës së theksuar të Çedomir Jovanoviqit, është në kolizion flagrant me pavarësinë e Kosovës, sepse për pakicën serbe kërkon participim të barabartë ligjor dhe kushtetues të shtetësisë  sovrane të Kosovës. Mirëpo, pavarësisht nga “lista e dëshirave” politike dhe propagandistike të këtij liberali serb, kjo “formulë kompromisi” politik  me palën  e dëmtuar shqiptare, është e papranueshme, sepse  minotiteti serb (8%) nuk e gëzon as të drejtën historike, as kombëtare e as  të drejtën ndërkombëtare, që  së bashku me  shumicën dërrmuese shqiptare (mbi 90%) të jetë komb shtetformues i Kosovës.
Serbia ka humbur sovranitetin e saj kolonial mbi Kosovën (më 12.06.1999)
Para se t’i pasqyrojmë  shkaqet  relevante pse Serbia e ka “djegur” sovranitetin e  saj në Kosovë,  parapëlqehet që, institutin e sovranitetit si kategori juridike, ta pasqyrojmë  sipas kuptimit të së drejtës  ndërkombëtare. Përkufizimi: - nocioni sovranitet përkufizohet  si pushtet suprem i shtetit mbi territorin e tij, që përjashton  të njëjtin atribut juridik të shteteve të tjera mbi territorin e tij, duke mos iu nënshtruar dhe, duke mos qenë i varur nga kurrfarë pushteti tjetër më të lartë brenda kufijve të tij sovranë.
 Mirëpo, konkretisht, kur është fjala për sovranitetin kolonial serb në Kosovë (me gjithë klauzolën e Rezolutës së OKB-së 1244, se “Kosova është pjesë territoriale e Serbisë”), ai, tanimë, si i tillë është inekzistent ngase Kosova qe shtatë vjet (prej 12 Qershorit të vitit 1999) qeveriset nga  OKB-ja dhe qeveria shqiptare. Në një aspekt, këtë  konstatim tonin e provon edhe ky pohim i Çedomir Jovanoviqit : “ Serbia tanimë nuk mund dhe, nuk duhet ta qeverisë  e as ta mbrojë dhe ta dëshmojë sovranitetin e saj në Kosovë , sepse , së pari, nën sundimin e  Slobodan Milosheviqit, e ka asgjësuar bashkësinë politike të Kosovës dhe të Serbisë, e cila ka qenë e garantuar nga autonomia kushtetuese dhe, mëpastaj, nëpërmjet konflikteve të armatosura e ka humbur edhe kontrollin e sigurisë mbi territorin. Njohja e Kosovës nga ana e Serbisë,  garanton pozitën më të favorshme juridiko-kushtetuese të serbëve në Kosovë”.(Danas, 8-9.IV.2006).
Pra, në këtë pikëvështrim ,  respektimi i sovranitetit të shteteve është një nga normat më kryesore të së drejtës ndërkombëtare. Kjo  nuk është e kontestueshme për juristët e së drejtës ndërkombëtare, as për njohësit  objektivë të kësaj disipline shkencore. Mirëpo, është  e diskutueshme vetë përmbajta juridike  e nocionit të sovranitetit, sepse  me t’u krijuar rendi i ri botëror(1989), përmbajtja  e tij  është transformuar krahas  zhvillimit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare.
Duke përjashtuar sovranitetin kolonial jashtëligjor të Serbisë mbi Kosovën,  nocioni i sovranitetit në kuptimin pozitiv të së drejtës ndërkombëtare, ka pësuar evoluim drastik, duke e humbur efektivitetin e tij juridik, si rrjedhojë e ndërvarësisë së tij ndaj proceseve  integruese  dhe autoritetit të bashkësisë ndërkombëtare, me fokusim të veçantë në respektimin dhe në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut si vlera individuale dhe kolektive. Këtë brishtësi  dhe irelevancë të sovranitetit e provon edhe lidhja e traktateve ndërkombëtare, si dhe   reforma e praktikës së Kombeve të Bashkuara, sipas së cilave shtetet , në momente të caktuara, edhe mund të braktisin   disa nga të drejtat e tyre sovrane në kohë afatshkurtër apo afatgjatë. Kjo do të thotë se,  si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik, nocioni i sovranitetit absult të shteteve është  reduktuar në favor të drejtave të njeriut si pjesë përbërëse të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Cilët janë  “çelësat  e  marrëveshjes serbo-shqiptare”  për  statusin  e   Kosovës?
Sipas  tezës kontradiktore të Çedomir Jovanoviqit, “çelësat kryesorë”   për arritjen e kompromisit politik  serbo-shqiptar  janë këta: “ Nën një, njohja serbe  e pavarësisë së Kosovës dhe, nën dy, njohja shqiptare e statusit të bashkësisë serbe si komb konstituiv brenda Kosovës”.(Po aty, 8-9.04.2006).  Pika e parë  e këtij paragrafi është e pranueshme,  mirëpo, pika e dytë  është e papranueshme, sepse siç thekusam më lart, pakica serbe (8%)  mbi asnjë bazë (qoftë historike, qoftë kushtetuese apo qoftë juridike-ndërkombëtare etj.) nuk  gëzon të drejtën që të jetë element  konstituiv i formimit të shtetit të ardhshëm shqiptar të Kosovës, ngase ka statusin e minoritetit  me kokë dhe me bisht në Serbi, e jo, kursesi të kombit, sikurse që është rasti konkret i shqiptarëve mbi 90%, si pjesë e pandashme e integritetit territorial, kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike.  Ky propozim kontardiktor për nga përmbajtja jurdiko-kushtetuese dhe historike,  nuk  mund të pranohet nga pala shqiptare, sepse realizimi i tij  përmes   ndonjë “ marrëveshjeje kushtetuese midis Serbisë dhe Kosovës”, ashtu siç  na sugjeron  “kallauzi i pavarësisë”, Çedomir Jovanoviq (me profesion, dramaturg i specializuar),   një kompromis i tillë ,do të ishte në funksion të mohimit të pavarësisë së plotë të shqiptarëve  brenda territorit të vet dhe, në dobi të pavarësisë  së pakicës serbe (8%) në territorin autokton shqiptar. Pse një kombinim i këtillë vulgar antihistorik, antikushteteus dhe anitjuridik ndërkombëtar nuk mund të jetësohet në teorinë as në praktikën e politikës shqiptare, e vë në dukje,  edhe kjo frazë politiko-propagandistike e  konkluzionit të tij: “  Kjo, do të ishte zgjidhja, e formuluar në Marrëveshjen kushtetuese të Serbisë dhe të Kosovës, përmes së cilës Serbia do të kalonte sovranitetin e  saj mbi Kosovën si kompensim  i disa zgjidhjeve të caktuara kushtetuese në Kosovë”.  Çfarë absurditeti  i këtij paragrafi konkludues i së njëjtës tezë   manipuluese të Çedomir Jovanoviqit?! – (A) Së pari, e sugjeron Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo e ka humbur dhe nuk mund ta mbrojë më sovranitetin në Kosovë, kurse (B) Së dyti,  “duke harruar” se çfarë ka deklrauar paraprakisht, këshillon palën shqiptare që, minoritetit serb (8%) t’ia njohë të drejtën  si element konstituiv  shtetformues të Kosovës.  Në të vërtetë,  kjo tezë kontradiktore juridike-kushtetuese nuk mund të quhet kurrfarë çelësi pozitiv, që do të kontribuonte në zgjdhjen e çështjes së statusit të ardhshëm të Kosovës, sepse, në  esencë, në formën më perfide politiko-juridike dhe propagandistike, apelon Serbinë që të rikthejë dhe të mbrojë sovranitetin e saj të dikurshëm kolonial në Kosovë.
 Pra, pavarësisht nga  kontradikta dhe dëshira e shkretë  e Çedomir Jovanoviqit, që  Serbia  përmes ndonjë marrëveshjeje kushtetuese dypalëshe serbo-shqiptare,  të rikthente sovranitetin kolonial të Serbisë mbi Kosovën, ky nuk mund të jetë kurrfarë “çelësi  juridik” për zgjidhjen  paqësore të problemit kolonial të Kosovës. Përkundrazi, ky është një “kallauz” i vjetër 100-vjeçar që përbën thelbin e sovranitetit kolonial të Serbisë mbi Kosovën, që, gjithashtu, ipso facto, është në funksion të mohimit të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu, një propozim i tillë i Çedomir Jovanoviqit, që Serbia edhe në këtë formë, të modifikuar “më shumë autonomi dhe, më pak pavarësi” Kosovës, është në kolozion flagrant me rekomandimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën , ku ndër të tjera, thuhet se “Kosova nuk mund të kthehet në gjendjen e dikurshme, para vitit 1999;  nuk ka ndarje të Kosovës etj.”
Pavarësisht  “zgjidhjet planëzore” antipavarësi Kosovës, të sajuara nga ana e Serbisë dhe e miqve të saj tradicionalë, i vetmi çelës kyç për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të problemit kolonial të Kosovës në Evropë është njohja e pavarësisë imediate e Kosovës  si nga ana e Gurpit të Kontaktit, po ashtu edhe nga  OKB-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), të shtytyr dhe të mbështetur drejtpërdrejt nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndryshe, “çelësat kallauzë” të tadiqëve, koshtuniqëve, drashkoviqëve, të jovanoviqëve etj., të nxitur dhe të mbështetur nga Kisha Ortodose Serbe, që janë në funksion të rikthimit të sovranitetit kolonialtë Serbisë së Madhe në Kosovë , do ta rrezikojnë dhe ndërlikojnë edhe më shumë  zgjidhjen e statusit të Kosovës. Që të mos ndodhë diç e tillë në favor të zvarritjes së zgjidhjes së problemit të Kosovës, pikësëpari, administrata amerikane e presidentit George W.Bush, nevojitet që të përdorë të gjitha mjetet e domosdoshme ligjore për t’i evituar pengesat “juridko-kushtetuese-ndërkombëtare” serbomëdha, në mënyrë që  Kosovës t’i njihet e drejta e vetëvendosjes, e drejtë kjo, e cila përputhet me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare. Siç vumë në dukje më sipër, argumentet janë të qëndrueshme në favor të sanksionimit të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, kur dihet se mbi 90% e popullatës së Kosovës, janë shqiptarë; kanë një gjuhë,një etni, një kulturë, një histori, një traditë dhe një territor të përbashkët që quhet Shqipëria Etnike. Shqiptarët janë pasardhës të ILIRËVE, të cilët, ndër të parët(para erë së re)  e kanë populluar  Ballkanin.
 Boston, më 24 prill, 2006
 -----------------------------------------------------
 Deklarata e Pokantikos dhe Marrëveshja e Lesh-koqiqit
 GOMARËT E OPOJËS - KUAJT E KOSOVËS!
Shkruan: Behxhet SH.SHALA
Më 21.04.07 , Prishtinë
 
Në fund të javës (Deklarata e Pokantikos dhe Marrëveshja e Leshkoqiqit, Kosova e pavarur në Amerikë- ndarja e Kosovës në Belgjikë, gomarët e Opojës, kuajt e Kosovës, Al Kapone dhe Ramë Makarone, Bajrami në Amerikë, Skenda në Afrikë, Klintoni, shteti dhe shoqëria civile,Vala 900- jeta 300, Fak(t)mbledhësit në Kosovë, shpresat në Gjakovë, 1700 -2100 euro për heshtje, prodhimi me afat të skaduar-shëndeti i dëmtuar( Kurtis në Angli, Sekuritate në Rumani) dhe………..Kosova C, simbolet etj.etj...
Deklarata e Pokantikos dhe Marrëveshja e Lesh-koqiqit: Ekipi i Unitetit, lejlekët e pavarësisë së tredhur ( mbikëqyrur) të Kosovës, patën deklaruar se me dorëzimin e Pakos së ashik Ahtisarit në OKB, do të perfundojë edhe misioni i tyre” vullnetar” anipse i kanë pasur në dispozicion , për shpenzime të vogla, nja 10 milionë euro të buxhetit të Kosovës. Çka janë këto për buxhetin e Kosovës, Amerika do ta kishte problem! Në fakt, kjo ishte paja e premtuar nga ministri Haki Shatri për pavarësinë e Kosovës ndërkaq, sipas traditës, mungonte Fisheku i Pajës sepse këtu nuk flitej për mbrojtjen e nderit dhe moralit, ishte humbur diku rrugës apo më mirë të them në fillim të rrugës! Diçka që humbet, nuk mund të mbrohet. Lexuesit të vëmendshëm, sigurisht i kujtohet se delegacioni i Kosovës, i hurit dhe i konopit, në Rambuje të Parisit problemin kryesor e kishte si do ta formonin qeverinë dhe si do t’i ndanin postet e jo çka do të bëhej me Kosovën. Janë hudhur shumë taketuke, pjata fluturuese ne drejtim të njeri – tjetrit, janë përmendur paraardhësit e gjinisë femërore deri te mbretëresha Teuta, me një fjalë, kanë menduar se do të bëhen yje të Hollivudit dhe kanë përfunduar si karikatura të Bollivudit! Ekipi i Unitetit, krejt në baza “vullnetare” mori përsipër një obligim të rëndë, t’i shërbejë Kosovës edhe për 120 ditë, pastaj, nëse paraqitet nevoja edhe ndonjë vit por, gjithsesi më pak se Titoja dhe Enveri. E nënshkruan, më 14 prill (13 ditë pas 1 prillit), në Amerikë, Deklaratën e Pokantikos. Edhe një ditë dhe datë historike për Kosovën, në Amerikë! Deklarata fillon me zotimin e zbatimit të Pakos së ashik Ahtisarit dhe përfundon me vendosmërinë e këtij Ekipi për pajtim midis komuniteteve etnike të Kosovës( vini re, edhe në “shtetin” e ardhshëm shqiptarët do të jenë komunitet etnik dhe jo popull). Pra, u ndala në dy elemente, kokën (pakon e ashik Ahtisarit) dhe bishtin (pajtimi i komuniteteve etnike). Prandaj jam kundër kësaj Deklarate dhe si alternativë propozoj Marrëveshjen e Lesh-koqiqit. Janë disa argumente në favor të kësaj iniciative të re. Së pari, rendi e lypë që për Kosovën të vendoset këtu. E dyta, mungojnë emrat e Skender Hysenit, Blerim Shalës, Ylber Hysës, Haxhi Zylfi Merxhës, otac Savës e personaliteteve të tjera, patriotike dhe politike. Ato morale nuk na duhen! Së treti, ku është Shuku - energy man, Zeusja e Arbërisë dhe Blant decentralizimi i Ahtisarisë! Ku është ATRC që ka shtruar sofra në terë Kosovën dhe e ka injoruar Lesh-koqiqin pragmatik, historik dhe njëetnik?! Epo, ndoshta kjo e fundit e ka lënë Lesh-koqiqin në margjina dhe e ka faktorizuar Pokantikon e margjinave. Dhe, vetë emërtimi i këtij lokacioni është argumenti më bindës në favor të propozimit tim. Prefiksi i këtij lokacioni ua mundëson Ekipit të Unitetit legalisht të vazhdojnë ta bëjnë punën lesh, si deri më tani, ndërkaq sufiksi ua garanton të drejtën të luajnë k… me 2 milionë qytetarë të Kosovës apo komunitete etnike në Republikën Demokratike me Pavarësi të Mbikëqyrur të Kosovës sipas Deklaratës së Pokantikos. E tash një pyeteje: a jeni për Deklaratën e Pokantikos apo Marrëveshjen e Lesh-koqiqit?
Kosova e pavarur në Amerikë- ndarja e Kosovës në Belgjikë: I kemi dy mundësi që u shfaqën këto ditë: ai i pavarësisë dhe ai i ndarjes. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns deklaroi se SHBA–të e përkrahin pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës dhe se do ta përkrahin  pavarësisht a do të ketë Rezolutë të OKB-së apo jo? Optimistët e morën si infuzion për forcimin e optimizmit, të krisurit e Fatmirit nuk e komentuan, e kaluan në heshtje. Mediat e Beogradit e komentuan ndryshe, si deklaratë e nxjerrur nga konteksti politik i mendimit dhe si pastekst pragmatik i veprimit apo cilësimit. BE e hoqi Kosovën nga rendi i ditës deri në maj që pa masë i dëshproi fansat e Burnsit ndërkaq u ndau një terapi të krisurve të Fatmirit apo , sipas disa mediave të shkruara të Kosovës, idhtarëve të Vitalij Çurkinit. Midis dy opcioneve të propozuara: pavarësisë së Kosovës në Amerikë dhe ndarjes së Kosovës në( Bruksel ) Belgjikë mund të ndodhë lehtë kjo e dyta. Shohim e bëjmë!
Gomarët e Opojës, kuajt e Kosovës: Milazim Ramadani e jo Naim Maloku (iu kam kthyer emrit burimorë, më vonë iu tregoj pse), nallban e jo politikan nga Bresana e Opojës është ankuar se zanati i nallbanit ngadalë po zhduket dhe nuk ka punë si më parë sepse ka shumë pak gomarë dhe kuaj , me një fjalë kanë ikur kohët e arta kur klientët e usta Milazimit pritnin në radhë për shërbimet e tij. Duket se nuk ka punuar në shtigje të gjata, i ka munguar planifikimi strategjik. Besoj se tani e ka shumë më lehtë për të gjetur klientelë, vetëm duhet ta ndryshojë pak modelin e mbathjeve për thundrat moderniste. Dhe të dali jashtë rrethit te vet , Kosova është e populluar bukur shumë, edhe me gomarë e sidomos me kuaj.
Al Kapone dhe Ramë Makarone: Dua t’ju tregojë me pak fjalë për dy personazhe që kanë lënë gjurmë në histori apo më mirë të them që e kanë vulosur një kohë në të cilën kanë jetuar. Njërit, edhe pas vdekjes fama vetëm sa i është rritur ndërkaq tjetrit edhe për së gjalli fama ka filluar t’i venitet. E kanë një emërues të përbashkët: preteksti për çka janë arrestuar nuk ka të bëjë fare me kontekstin e aktiviteteve të zhvilluara.Al Kapone i lindur më 1899 bëhet shef i pakontestueshëm i mafias së Çikagos dhe përgjegjës për furnizim me pije alkoolike për Amerikën pasi shteti me ligj e pati nadaluar prodhimin dhe importimin e pijeve alkoolike. Al  Kapone i hapë zingjirin ilegal të bareve dhe pijetoreve duke prodhuar në mënyrë ilegale pije si edhe duke importuar ilegalisht lëndën e parë për prodhimin e pijeve. Ka qenë i paskrupullt në eliminimin e konkurrencës kështu që me te identifikohet “ gjakderdhja në ditën e Shën Valentinit, 14 shkurt 1929” kur i eliminoi 7 kundërshtarë të bandave rivale në mënyrën më shtazarake. Burgoset më 1931, për fshehje të tatimit dhe i kalon në burg 8 vite ndërkaq vdes, i harruar nga të gjithë në vitin 1947. Ramë Makarone është kosovar i Nexhmedin Spahiut, fatmirësisht është gjallë dhe i fortë. Është i njohur për dyshime të aktiviteteve piroteknike në “ditën e Shën Solanës”. Gama e aktiviteteve shkon deri te institucionalizimi i hulumtimeve strategjike e sidomos disejnimin e skemave qeveritare, përbërjes thuaja të gjitha qeverive në Kosovën e pasluftës. Gojëkëqinjt flasin se Qeveria mund të formohej vetëm pasi ta ketë marrë bekimin nga zoti Makarone. Një ditë të prillit, dikush nga hetuesit ndërkombëtarë dhe vendorë, pasi ta kenë dëgjuar tregimin për Al Kaponen, morën guximin dhe e arrestuan Ramë Makaronen me qëllim që nën prapanicë tia vendosin furrikun e Al Kapones. Megjithatë mundi iu shkoi huq dhe jo që nuk e pësoi si Kapone por ndejti më pak se të ishte aktivist i Vetëvendosjes sepse, po të behej ndryshe, shumë gjëra do t’iu dilnin si duq! Nuk do të rrezikohej vetëm “demokracia” e pakos sëAhtisarit por edhe substanaca e pavarësisë së tredhur…….pozita e vet kryetarit!
Bajrami në Amerikë, Skenda në Afrikë: Fushata e lobimit po vazhdon, me rotacion. Si në ish Jugosllavinë, iku Raif Dizdareviqi dhe erdhi i madhi Sejdo Bajramoviqi! Tash Kosova denjësisht përfaqësohet në Amerikë edhe pa Skendën i cili, me gjasë do të përfundojë në Afrikë. Bajrami, pasi e bashkoi Mitrovicën dhe e decentralizoi Kosovën pse mos ta bëj kryeqytet të Kalifornisë psh. Gjakovën. Këtë nuk do ta ketë ndonjë problem nëse me Elton Xhonin bëhet tandem. Kryediplomati i Serbisë, Vuk Drashkoviq, sipas mediave të Kosovës e ka vizituar Afrikën në përkrahje të Serbisë dhe , ka pësuar fijasko që do të thotë i ka shpenzuar apo bërë rrushë e kumbulla paratë e KEK-ut dhe ato të privatizimit. Hallall i qofshin! Pas suksesit të madh në Amerikë, lobisti Skenda, nuk e fitoi Oskarin ( por diçka po!) me gjasë do të shkojë në Afrikë për ta vazhduar lobimin në Afrikën e Jugut, Ganë, Indonezi dhe Panama. Skenda ka deklaruar se më së shumti sukses në lobim në Afrikë do të arrijë në Panama. Unë plotësisht i besoj!
Klintoni, shteti i Kosovës dhe shoqëria civile: Në konferencën e organizuar në Amerikë nga Fondacioni i vëllezërve Rokfeller( ata në Amerikë janë për biznes si në Kosovë motrat Mustafa për muzikë), ish kryetari Bill Klinton deklaroi se Kosova nuk mund të jetë shtet demokratik dhe stabil pa një shoqëri civile të fortë dhe OJQ të pavarura. Kur ta kemi parasysh se cfarë shoqërie civile dhe cfarë OJQ kemi në Kosovë atëhere mund ta paramendojmë se cfarë shteti do të jetë Kosova. Diçka si Afganistani sa i përket sigurisë, Kolumbisë sa i përket demokracisë, Koresë së Veriut sa i përket lirisë dhe Afrikës së Jugut( në kohën e aprteidit) sa i përket barazisë!
Vala 900-jeta 300: Në valën e arrestimeve që ndodhën kohëve të fundit në Kosovë, u arrestuan edhe 7 të dyshuar për atentat ndaj kreut të ART, z.Anton Berisha. Atentatet ishin si në telenovelat e Amerikës së Jugut, seriale të vërteta, deri më tani të shfaqura në dy epizoda. Gjatë hetimeve, të dyshuarit deklaruan se për atentatin e parë janë paguar nga 300 euro! Merreni me mend çfarë nënçmimi, për vrasjen e personit që ka qenë përgjegjës për tenderë të telefonisë mobile në vlerë afër 100 milionë euro të caktohet honorari prej 300 eurosh. Vërtet mizerie! E pabesueshme, e paparë! Gjithnjë sipas mediave, atentatorët e kanë pasur levërdinë pasi që i kanë racionalizuar shpenzimet. Shpenzimet me autobus në një drejtim nuk kanë qenë më shumë se 3 euro, shpenzimet e logjistikës nja 17 euro, gjithsej 20 euro, fitimi i pastër 280 euro, sa rroga e një kirurgu. Aq vlen sot jeta në Kosovë! Për Naim Malokun nuk do t’i jepte kush as 30 euro, për Behxhet Shalën 1,50 euro ( 1 euro për një plumb, 50 cent i mbesin për një makiato)! Për Arben Xheladinin dhe Mon Balajn nga një plumb , me afat të skaduar! Kjo është pra Kosova e UNMIK-ut dhe e barkodit 1244!
Fak(t)mbledhësit në Kosovë, shpresa në Gjakovë: Këshilli i Sigurimit i OKB-së, më në fund vendosi që Misioni fak(t)mbledhës ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Në Serbi do të qëndrojë një ditë ndërsa në Kosovë dy ditë, një ditë në entitetin politik dhe etnik shqiptar në Prishtinë dhe ditën tjetër në entitetin etnik dhe politik serb, në Mitrovicën e bashkuar që i ndanë vetëm ura, si muri i Berlinit dikur. Këtë dhuratë e kemi nga Skendë Xhuxhikashvili i Xhorxhisë dhe Fatmir Mbeki i Tanzanisë, fatmirësisht nuk e kemi nga tanët! Institucionet e Kosovës po i presin duarhapur dhe ballëlartë misonarët faktmbledhës të bindur se ata këtu po vijnë të interesohen për gripin e shpezëve, armatimin nuklear, krizën humanitare në Darfur, ndikimin e trekëndëshit të Bermudeve në rritjen e rendimentit të kikirikit, përcjelljen e shtatëzënisë së gruas së sir Elton Xhonit dhe probleme të tjera për të cilat kosovarët i kanë përgjigjet gati. Më duket se ata që po flasin aq lehtë dhe aq ëmbël, pas raportit të këtij misioni, do t’iu djegin buzët e disave, që janë më të zëshëm ndoshta edhe prapanica. Po , ta shohim! Ashiku dhelprak Ahtisari e parandjen se ky mision vjen krejt për diçka tjetër andaj”kërcënohet” se, nëse ndryshon pakoja e tij( e pashmangshëm do të ndryshojë), Kosova do të shndërrohet në një rajon që nuk do të mund të qeveriset. Kosova deri më tani është qeverisur sipas modelit kolumbian( kombinim i mafias ndërkombëtare dhe vendore, diçka si pizza-conection). Me propozimin e Pakos së Ahtisarit do ta kemi një qeverisje më të moderuar, të ngjashëm me Hugo Chavesin në Venezuelë.
1700-2100 euro për heshtje: Më në fund një lajm dhe vendim që i gëzoi pa masë të gjithë qytetarët e Kosovës. Fjalë e urtë popullore se heshtja është ar(dukat) , u vërtetua. Deputetët e parlamentit të Kosovës u shpërblyen për këtë, iu ngritën pagat deri më 1700 euro ndërkaq shefave të grupeve parlamentare deri më 2100 euro. Tani deputetët janë të motivuar të angazhohen për pensionistët ( e kanë lëmoshën 44 euro), punëtorët në arsim (140 euro), punëtorët shëndetësorë (160 euro) , SHPK që me aq vullnet po e mbron rendin e kornizës kushtetuese (170 euro), kategoritë e dala nag lufta( nga ndihmat sociale) TMK-ushtria e ardhshme e Azerbejxhanit( nga 150 euro) etj.etj. Të gjitha këto kategori që i përmenda kanë më së shumti arsye të gëzohen sepse do të përfitojnë më së shumti. Pastaj, edhe deputetët, nuk e kanë aq lehtë, traumatizohen ngase për një mandat 4 vjeçar nuk mund të vijnë në rend ta flasin asnjë fjalë dhe ta dëshmojnë përkushtimin për Kosovën dhe dëshirën për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve etnike ( votuesve të tyre). Tash po bëhet e qartë pse pakoja e Ahtisarit u përkrah aq lehtë dhe me aq entuziazëm. nga parlamentarët e Kosovës. For few euros more, për një grusht euro më tepër!
Prodhimi me afat të skaduar-shëndeti i dëmtuar ( Kurtis në Angli-Sekuritate në Rumani): Në raportin e tij, kryeprokurori i emëruar nga Stiven Shuku, Robert e jo James Dean, i amnestoi policët e Securitates rumun të policisë së UNMIK-ut të cilët më 10 shkurt 2007 ekzekutuan protestuesit paqësorë, Arben Xheladin dhe Mon Balaj si edhe plagosën rëndë e lehtë mbi 80 protestues paqësorë. Ai, në raportin e tij ceku se ka përgjegjësi kolektive për policët rumunë duke përjashtuar përgjegjësinë individuale. Me një fjalë, iu dërgojë një mesazh të qartë policisë së UNMIK-ut dhe pse jo edhe të SHPK-së:  mund të vritni protestues paqësorë, sa të doni apo kur të doni ama duhet të jeni në grup sepse përegjegjësia atëhere do të jetë kolektive dhe jo individuale. Në këtë rast ligji ju mbron dhe mund ta vazhdoni punën. Edhe kur po na vrasin, po na nënçmojnë, po na vrasin me plumba dhe municion që i ka skaduar afati i përdorimit. Nuk e di kur e tha këtë kryeprokurori Robert Dean e tha me qëllim të na bind se kemi pasur fat që ishin plumbat me afat të skaduar sepse në të kundërtën, numri i viktimave do të ishte më i madh. Pas këtij raporti mendoj se Robert Dean do të emërohet shef i Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Edhe më parë, drejtori i burgut të Dubravës Xhef Çester, pas vdekjes së dhunshme të 5 të burgosurve në këtë burg pati gjetur azil pune në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, ku,medoj se ëshëte edhe tani. Pra, epilogu i krimeve të 10 shkurtit është: Stiven Kurtis i pandëshkuar në Angli, policëte Sekuritates rumune të UNMIK-ut të graduar në Rumani, Fatmir Rexhepi i punësuar në të njëjtën Ministri dhe Albin Kurti duke i kaluar pushimet në të gjitha burgjet në Kosovë dhe Metohi! Dhe, Ulpiana Lama e relaksuar pas stresit mbeti  në Qeveri.
Pavarësia e Kosovës, Kosova C dhe simbolet: O komunitete etnike ( sipas Ahtisarit dhe Ekipit të Unitetit), gëzohuni se Pavarësia e tredhur vetëm sa nuk ka ardhë, ose në gjysmën e dytë të këtij viti ose në fillim të vitit 2008. Që atmosfera të jetë me festive, do t’ju argëtojnë 1300 policë të BE, 600 ushtarë të KFOR-it gjermanë që kanë ardhur enkas për këtë ngjarje historike, njësitë speciale të SHPK-së, njësitë speciale për intervenim në situata gazmendi nga Pakistani etj. Gëzimi deri në qiell! Dikush tha se Termocentrali Kosova C është përallë moderne e unë e them se është andrallë shukiane dhe çekiane……..rexhepiane, begolliane etj. Simbolet, ah simbolet e shtetit të Kosovës…flamuri do të jetë si ai i TMKsë ( me ngyra tjera dhe me fatin e TMK-së), himni : Ko to kazhe , ko to lazhe , Kosovo je malo( me propozimin e EU) ndërkaq stema( fotot e Ahtisarit, Lavrovit, Rada Trajkoviqit dhe Ylberit)….ndëras pasaportat, jo të Malishevës por të Ranillugut! Këtë që po e premton Ekipi i Unitetit mund ta realizojnë vetëm nëse e nënshkruajnë Marrëveshjen e Lesh-koqiqit sepse ia garanton bazën legale! Më duhet të tërhiqem për një kohë sepse e kam humbur një mik të madh, Naim Malokun, më është hidhëruar keq. Një ditë, në restorantin “Te Pishat”isha me shoqen dhe fëmijët dhe Naimi ndonëse ishr shumë afër meje as që ma vuri, jo të më flas por as që ma lëshoi shikimin. U ndjeva tepër keq kur djali më tha:” a është ai Naim Pyka dhe pse nuk po të përshëndetë?”. Me një fjalë, isha si Ulpiana Lama pas protestave të 10 shkurtit 2007, nën stres dhe i traumatizuar. Nuk do të shkruaj më për Naim Malokun, më lehtë dhe më shpejt do ta marrë veten. Periudha e rehabilitimit tim shpirtëror, mental, intekelektual, moral, kombëtar, politik dhe patriotik nuk e besoj se do të zgjasë më shumë se destresimi i Ulpianës. Besoj se atëhere do të jem në gjendje të shkruaj. Deri atëhere, u pafshim!
 --------------------------------------------------------
 Barometri diplomatik
REALDIPLOMACIA GJERMANE NË KANXHAT E PROPAGANDËS  SUBVERSIVE 
 SERBOMADHE TË BEOGRADIT
         
 Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI  
Më 16.04.2007
---------------- 
* S’KA DILEMË SE FAJTORE ËSHTË: PROPAGANDA, POLITIKA, DIPLOMACIA DHE PRAKTIKA 100-VJEÇARE KOLONIALISTE E SERBISË SË MADHE NË KOSOVË, NË  ANAMORAVË, NË SANXHAK DHE NË VOJVODINË. KY ËSHTË PROBLEMI, JO DEKLARATA OBJEKTIVE DHE E PESHUAR E AMBASADORIT GJERMAN NË BEOGRAD, Z.ANDREAS KOBEL LIDHUR ME AKTUALEN POLITIKE NË DHE JASHTË SERBISË.
* ATË, QË E THA PËR KOSOVËN NË BEOGRAD AMBASADORI GJERMAN, DR. ANDREAS KOBEL, QËMOTI, DO TË DUHEJ TA THONIN AMBASADORËT, MINISTRAT, KRYEMINISTRAT DHE KRYETARËT E  SHQIPËRISË DEMOKRATIKE (1990-2007)!
....
Mirëpo, shtrohet pyetja, kur dhe, si ta thonë dhe, si  ta mbrojnë të vërtetën historike para botës lidhur me: Kosovën, Anamoravën, Iliridën, Çamërinë dhe Malësinë e Madhe të Mbishkodrës, kur ata kanë pësuar  “vdekje klinike” politike, që këtu e 17 vjet më parë, duke luftuar për pushtet (këtë e provoi edhe djegja e Shqipërisë në vitin 1997. Këtë e provoi edhe djegja e Kosovës më 1999 nga  gjenocidi serbomadh, si rrjedhim  i avarisë së diplomacisë preventive ushtarake të Shqipërisë), e  jo për “milet”, e as për ekzistencën, as për çlirimin, as për lirinë, as për pavarësimin, as për demokratizimin, as për zhvillimin, as për integrimin dhe, as për prosperitetin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.                                                                                                                                                     
Megjithatë, fronti i aliazhuar jeretik proserb, prorus dhe progrek sllav: kontrabandistët, trafikantët, kulltukofagotët, mashtruesit, shfrytëzuesit, karrieristët, frikacakët, të pacipët, multatët, oportunistët, demagogët, servilët dhe armiqtë e shqiptarëve dhe të pavarësisë së Kosovës, heshtjen dhe gabimin e deritashëm të politikës, të diplomacisë dhe të drejtësisë së  Shqipërisë demokratike ndaj Kosovës, do ta “justifikonin”  kështu (ashtu, si iu konevnon interesave të tyre lypësare dhe të “biznesit ditor” politiko-tregtar), mbrapshtë dhe anasjelltas: “Ndoshta, edhe Shqipëria  do të reagonte sikurse ambasadori gjerman, po, si dhe qysh, kur Shqipëria në asnjë segment nuk mund të krahasohet me Gjermaninë”(!?)                                                                                                 
1. Nuk është antidiplomatike, as antiserbe, përmbajtja e deklaratës së ambasadorit Andreas Cobel, por akuza orgjike e paranojës politike e Beogradit në leximin dhe në interpretimin e mbrapshtë të saj.
 
 

Në sesionin e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane, bërë në Beograd, më 12.04.2007, ishte i ftuar, edhe ambasadori i Gjermanisë, Dr. Andreas Cobel, i cili në  zhvillim e sipër të debatit lidhur me çështjen e Kosovës, si dhe të problemeve të tjera aktuale  politike brenda  dhe jashtë Serbisë, shprehu pikëpamjet dhe qëndrimet e tij reale dhe objektive se si ato mund të zgjidhen në mënyrë racionale dhe paqësore, pa rënë në reprizën e konflikteve dhe të mosmarrëveshjeve të reja me fqinjtë, me konceptin strategjik paqësor të BE-së dhe të OKB-së, me theks të posaçëm, kur është fjala për Planin e Marti Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në këtë kontekst, ndër të tjera,  ambasadori gjerman, A. Cobel i është përgjigjur edhe pyetjes provokative të një pjesëmarrësi në debatin e theksuar se, në qoftë se vjen në shprehje ndarja e territorit të Kosovës, atëherë, kërkesa të tilla, do të lindnin edhe në Sanxhak, në Vojvodinë dhe në Preshevë.  Në rastin konkret, të pyetjes së parashtruar, “pse si opcion, nuk mbështet ndarja e Kosovës” dhe, përgjigjes së theksuar të diplomatit Andreas Cobel, jo pa qëllim “mikpritësit” serbë të forumit në fjalë perms mediave të Beogradit e kanë  ndërruar tezën (ashtu siç e ka zakon dhe ves paranoja politike, propagandistike dhe shkencore e serbomëdhenjve në shekuj për t’i ndryshuar dhe falsifikuar tezat e tyre për Kosovën dhe trojet e tjera të kolonizuara shqiptare), duke e keqinterpretuar  se ai ka pohuar : “Nëse politika zyrtare e Beogradit nuk e pranon Planin e Ahtisarit, atëherë, Serbia do të përballet me probleme të tjera territoriale, siç janë: Sanxhaku, Presheva dhe Vojvodina” (politika,12.04.2007).

Ndërkaq, ai ka theksuar të kundërtën, “nëse  Serbia vazhdon me qëndrimet e politikës së saj të deritashme, të gabuara  se Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, kjo mund të ndikojë që, pastaj edhe Hungaria të deklarojë diç të tillë lidhur me Vojvodinën. Gjithashtu, nuk është e vërtetë se Kosova gjithmonë ka qenë në Serbi, sepse pas një kohe të gjatë, më 1912, Kosova  është bërë pjesë e Serbisë, kurse Vojvodina ka hyrë në përbërje të Serbisë, më 1918. Kjo që po them nuk është kurrfarë kërcënimi, por është analizë.”(Beta, 12.04.2007).
Ky konstatim me bazë historike dhe vizionale për të ardhmen e Serbisë, i bërë nga ana e ambasadorit gjerman, Andreas Kobel, vërtet, nuk  është kurrfarë “kërcënimi”, kurrfarë “përzierje në punë të brendshme të Serbisë”, kurrfarë “aksidenti diplomatik”, kurrfarë “shkelje flagrante e rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj diplomatike”, ashtu siç e kanë akuzuar në mënyrë orkestrale dhe brutale, në frymën e politikës dhe të praktikës populliste dhe nacionalshoviniste të regjimit policor-soldatesk të Slobodan Milosheviqit, pa asnjë argument valid, qeveria (subjektet politike në pushtet dhe në opozitë), masmediat dhe Kisha Orotodokse Serbe, por është konstatim i peshuar si në aspektin e reales historike, ashtu edhe në  atë të përfilljes së rregullave, të zakoneve, të normave dhe të praktikës së drejtës diplomatike dhe konsullore. Kjo është e padisktueshme. Së këndejmi, atëherë, lind pyetja,  pse dhe për çfarë  arsye  qarqet dhe institucionet zyrtare (Boris Tadiq, kryetar, Vojislav Koshtunica, kryeministër, Vuk Drashkoviq, ministër i Jashtëm, si dhe këshilltarët e tyre: Vuk Jeremiq dhe Vladeta Jankoviq, si dhe  “analisti politik” kujdestar i KOS-it, vladika Artemije Radosavleviq, me prirje, me ide, me projkete dhe me veprime antishqiptare, antiamerikane dhe antievro-perëndimore), deklaratën e ambasadorit Andreas Cobel, njëzërit e kanë cilësuar  si antidiplomatike dhe “antiserbe”?!
2.Motivi  i reagimeve të zhbalancuara paranoide serbe
“Arsyet” e një sulmi të këtillë antiligjor, anticivilizues dhe antidemokratik kundër ambasadorit gjerman, Dr. Andreas Cobel janë këto: Së pari, ambasadori gjerman A. Kobel  i ka apostrofuar si Boris Tadiqin, Vojislav Koshtunicën, ashtu edhe “këshilltarët e mënçur” të tyre, që problimi i Kosovës, të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur, në përputhje me “pavarësinë e mbikëqyrur” ndërkombëtare, duke hequr dorë nga fantazma e tyre mitologjike se “Kosova është pjesë e territorit të Serbisë mbase kjo shpie në stagnim dhe regres  Serbinë.” Së dyti, ajo që më së shumti ua ka djegur   “sedrën” diplomatike, nacionale  dhe shtetërore garniturës qeverisëse të  treshit nacionalsit Tadiq-Koshtunica-Artemije, është pohimi dhe rikujtimi i faktit dhe i argumentit historik se Kosova kurrë nuk ka qenë  territor i ligjshëm i Serbisë, por koloni e saj prej vitit 1912. E vërtetë e pamohueshme kjo, të cilën Shqipëria demokratike (1990-2007), do të duhej t’ia “përplaste në fytyrë Serbisë kolonialiste, që nga shpërthimi i krizës në Kosovë, e jo  ta murkullonte “diplomatikisht” edhe para Serbisë, edhe para bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim që të mos e vinte në pikëpyetje prerjen e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë për hir të “vjeljes së përjetshme” të nihmave humanitare ndërkombëtare dhe të zhvillimit të lidhjeve dhe të transaksioneve ekonomike dhe tregtare me të dhe me partnerët e saj sllavë siç janë Rusia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi etj. Së treti,  “elektroshoku” diplomatik i  ambasadoirt A. Kobel i ka ngritur tërë Serbinë dhe serbët në këmbë kundër pozicionimit të tij lidhur me çështjen e Kosovës, për shkak se, ai për herë të parë, në rolin dhe  rangun e lartë të diplomacisë evropiane (edhe pse me një vonesë të madhe disavjeçare), e bëri me dije Serbinë, si dhe aktorët ndërkombëtarë, të involvuar në zgjidhjen e krizës së Kosovës, se ka ardhur koha e volitshme  që, Grupi i Kontaktit për  Kosovën, BE-ja, OKB-ja, Amerika, NATO-ja etj.,të marrin në konsideratë edhe të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën, sepse siç dihet që nga viti 1912 ndodhet nën sovranitetin territorial dhe shtetëror kolonial të Serbisë. Kjo është arsyeja kryesore pse Qeveria, Kisha Ortodokse Serbe, akademeikët dhe   kryeliderët e liderët shtetërorë të Serbisë, deklaratën e peshuar gjithanshmërisht ( mbi bazën historike dhe juridike ndërkombëtare), e vlerësuan si “përzierje direkte në çështjet e brendshme të Serbisë.”(Kurir,12.04.2007). Së katërti, deklarata e theksuar e A. Cobel nuk ka të bëjë me asnjë nga kritikat tendencioze dhe të njëanshme të serbomëdhenjve, sepse nuk është objekt i ligjshëm (qoftë mbi bazën historike, juridike a diplomatike) i tyre, por ajo është vënë në fokus të shënjestrës së “korit politik” zyrtar të Beogradit, për shkak të shfaqjes së frikës së paranojës së udhëheqjes serbe se, nëse nuk pranojnë kompromisin politik sipas Planit të Marti Ahtisarit, atëherë, ekzisotn mundësia reale që hartuesit e atij plani, ta revidojnë atë, duke e plotësuar me vërejtjet dhe me  sugjerimet e ambasadorit gjerman, Dr. Andreas Cobel, duke e sanksionuar edhe klauzën e së drejtës historike legjitime të shqiptarëve mbi Kosovën. Së pesti, A, Kobel me plotë të drejtë e ka sinjalizuar qeverinë e Beogradit se, po qe se në vend të zgjidhjes paqësore të statusit të Kosovës sipas Planit të Ahtisarit (i cili, sipas vlerësimit të tij “nuk është i mirë, por më i miri ndër të këqinjtë” , synon ndarjen e Kosovës, atëherë, edhe në këtë rast, falimentuese do të jetë Serbia dhe serbët, sepse, përveç Kosovës, do të humbasin edhe territore të tjera (të cilat, edhe ato, ende janë në sovranitetin kolonial të Serbisë) siç janë: Vojvodina, Sanxhaku dhe Anamorava. Këtë të vërtetë historike, faktike dhe juridike, shumë mirë e di, edhe  Serbia e Boris Tadiqit, e Vojislav Koshtunicës dhe e Artemije Radosavleviqit, por ende po orvatet ta heshtë dhe ta fshehë para opnionit publik të brendshëm dhe  opinonit nd՗rkombëtar. Mirëpo, pavarësisht nga përpjekjet e politikës së jashtme dhe të diplomacisë ofensive të Beogradit zyrtar, që ta pengojë pavarësimin e Kosovës, Serbia brenda një kohe shumë të shkurt, do të ballafaqohet edhe  me “problemet e nxehta” për të cilat e ka paralajmëruar ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel.                                                                    
3. Jo, gjykim as degradim të ambasadoirt A.Kobel, por distancim nga diplomacia
kolonialiste e Serbisë së Madhe!
Dihet se çështje e qeverisë së Gjermanisë është se si ajo do ta vlerësojë “rastin” e ambasadorit të saj në Beograd, Andreas Cobel, por ligjërisht dhe moralisht nuk ekzisotn asnjë arsye që ajo të distancohet nga observimet dhe qëndrimet e tij, sepse ai nuk ka bërë kurrfarë shkeljeje të kodeksit të rregullave, as të normave të së drejtës diplomatike, veçëse në formë të një  analize sugjeruese ka shprehur idetë dhe pikëpamjet e tij të drejta dhe krejtësisht racionale se si krerët politikë të qeverisë serbe, nevojitet të kenë qëndrime dhe qasje reale politike lidhur me zgjidhjen e problemeve ekzistuese të Serbisë si në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Për më tepër, as ambasadori A.Cobel e as qeveria e gjermane nuk ka pse t’i “kërkojnë falje”  Serbisë, sepse reflektimi i fakteve dhe i opnioneve reale e objektive të ambasadorit A.Cobel lidhur me Kosovën dhe, më gjerë, assesi nuk janë në kolizion me kursin e politikës së jashtme  dhe me diplomacinë e Gjermanisë, as të aleatëve të saj evro-perëndimorë, as të OKB-së, as të  BE-së, as të Amerikës, as të NATO-s e as të Grupit të Kontaktit për Kosovën, por janë tërësisht në përputhje me agjendën e tyre strategjiko-diplomatike, demokratike  dhe paqësore për zgjidhjen e problemit të Kosovës, si dhe të integrimit të Serbisë në Evropë.
Prandaj, Gjermania nuk ka asnjë arsye faktike apo juridike, që të distancohet nga ambasadori i saj, Andreas Cobel, por duhet të veprojë në të kundërtën, të distancohet prerazi nga  doktrina dhe nga praktika  recidiviste e politikës paranoide antigjermane, antiaustriake, antishqiptare dhe antiamerikane e Serbisë së Madhe, të drejtuar nga tandemi Tadiq-Koshtnica,“trashëgimtarë” të devotshëm të konceptit të Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit, të cilët, në “stilin” e S. Milosheviqit, janë betuar se me dorën e tyre, kurrë, nuk do të nënshkruajnë pavarësinë e Kosovës.
Fudja, ndoshta, Serbia permes reagimeve  dhe notave të saj  diplomatike, do të arrijë gjuhë të përbashkët me qeverinë gjermane, që ta largojë ambasadorin A. Kobel nga Beogradi, mirëpo, me këtë akt antidiplomatik dhe anticivilizues, nuk do të përfundojë edhe drama e fatkeqësive të politikës dhe të propagandas serbomadhe, sepse deshi apo nuk deshi, Serbia, së shpejti, do të përballet edhe me kriza (ashtu siç ka parashikuar edhe ambasadori  vizionar A. Cobel) të reja, siç janë Presheva, Sanxhaku dhe Vojvodina.
Atë që Beogradi (haptazi dhe fshehurazi) dhe Kisha Ortodokse Serbe  së bashku me Rusinë po e kërkojnë për minoritetin serb (7%) në Kosovë, Serbia (sipas agjendave dhe projekteve integruese dhe rajonizuese të Bashkimit Evropian), do të jetë e detyruar që të pranojë zbatimin e procesit të decentralizimit të “territorit të saj”, duke filluar pikësëpari në Preshevë, në Bujanoc, Medevegjë; në Sanxhak dhe në Vojvodinë.
Ashtu, sikurse Kosova, procesit të decentralizimit dhe të rajonizimit nuk ka asnjë shans, që t’i shpëtojë as Serbia ngase minoritetet e saj: shqiptarët, hungarezët, kroatët dhe myslimanët, gjithashtu, e gëzojnë të njëjtën të drejtë dhe standard juridik ndërkombëtar, ashtu sikurse minoriteti serb (7%) në Kosovë, i cili, sipas Planit të Ahtisarit, standardeve të Grupit të Kontaktit për Kosovën etj., do të realizojë të drejtën e autonomisë politike, territoriale, administrative, zhvillimore dhe kulturore etj.
Pra, me t’u mbyllur zgjidhja e statusit të Kosovës, pa dyshim, në Serbi do të fillojë etapa e dytë e zbatimit të procesit të decentralizimit. Ndryshe, po qe se Serbia, do ta kundërshtojë  një hap të tillë të bashkësisë ndërkombëtare, ajo nuk do të përfshihet kurrë në Bashkimin Evropian (BE), por e kanos rreziku serioz dhe me pasoja të rënda, që të izolohet dhe të bojkotohet nga OKB-ja, OSBE-ja dhe nga të gjitha orgnaiztat e tjera ndërkombëtare, ashtu siç ndodhi me Serbinë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit në vitet e 90-ta të shekullit XX.
Fundja, Serbia e meriton që të ndodhet jashtë nga të gjitha trupat dhe organiztat ndërkombëtare, përderisa të mos i zgjidhë kontestet territoriale me vendet fqinje, si dhe derisa të mos i paguajë  të gjitha reparacionet e luftës për tre gjenocidet e kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
---------------------------------
Atë që e deklaroi Andreas Kobel për Kosovën në Beograd, është dashur ta bëjë ambasadori i Shqipërisë!
 Reagime ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman Andreas Cobel
 SERBIA, KËRKON SHPJEGIME PËR DEKLARATËN E COBELIT
 
E Diele, 15 Prill 2007
Deklarata e Andreas Cobel, ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd dhe Novi Sad të Vojvodinës. Qeveria serbe kërkon shpjegim zyrtar prej qeverisë gjermane, ndërsa hungarezët rikujtojnë se Hungaria ka humbur pas Luftës së Parë Botërore dy të tretat e territorit. "Insistimi që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, mund të çojë deri tek destabilizimi i Serbisë dhe hapja e mundshme e çështjes së Vojvodinës” tha ambasadori.
 
 
Deklarata e ambasadorit gjerman në Beograd, Andreas Cobel, që insistimi i Serbisë në Kosovën do të destabilizonte e rajonin dhe do të hapte çështjen e Vojvodinës, ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Madje, siç është njoftuar, kjo deklaratë e ambasadorit gjerman është shqyrtuar edhe në mbledhjen e djeshme të qeverisë serbe. Por, siç konstatojnë reporterët e huaj nga Beogradi, "megjithatë mbetet fakti se deklarata e Cobelit në një takim në Beograd deri me tash është analiza më e hapur ndaj pozitës reale të Serbisë, të cilën e shqipton diplomati i një nga vendet me influence të botes". "Edhe pse me gjasë nuk do të rezultojë me hapjen e diskutimit thelbësor për Kosovën në vetë Serbinë, ai të paktën do ta detyrojë një pjesë të opinionit që të mendojë thellë për situatën", konstatohet në një korrespondencë të "Dojçe veles" nga Beogradi.

Reagimi i ambasadës gjermane në Beograd
Ndërkohë, Ambasada gjermane në Beograd ka njoftuar dje se Cobel nuk ka pohuar se Hungaria mund të hapë çështjen e Vojvodinës, siç është transmetuar në raportet mediatike. Cobel ka thënë se "integrimi në BE është garanca më e mirë për stabilitetin në Serbi". Po ashtu Cobel ka thënë se "duhet pasur kujdes me të drejtat dhe paralelet historike", thuhet në reagimin e ambasadës gjermane. "Kosova duhet të bëhet sa më parë shtet i pavarur me mbikëqyrje ndërkombëtare, siç parashikohet edhe në planin e Marti Ahtisarit. Ndryshe shumë shpejt mund të hapen edhe probleme tjera, si Vojvodina dhe Sanxhaku", ka deklaruar ambasadori gjerman në Beograd, Andreas Cobel. Kjo deklaratë e ambasadorit gjerman në Beograd, Andreas Cobel, ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd dhe Novi Sad të Vojvodinës. Qeveria serbe kërkon shpjegim zyrtar prej qeverisë gjermane, ndërsa hungarezët rikujtojnë se Hungaria ka humbur pas Luftës së Parë Botërore dy të tretat e territorit. "Insistimi që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, mund të çoje deri tek destabilizimi i Serbisë dhe hapja e mundshme e çështjes së Vojvodinës. Kjo është vetëm analizë dhe jo kërcënim", theksoi ambasadori gjerman në Beograd, Andreas Cobel, në një Forum ndërkombëtar të Lëvizjes evropiane serbe.

Deklarata e z.Cobel që ka ngjallur reagime
"Marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve nuk do të ketë kurrë. Prandaj të gjitha insistimet për vazhdimin e bisedimeve janë të pakuptimta. Misioni i KS të OKB në Kosovë mund të konstatojë vetëm se këta dy popuj nuk duan të jetojnë së bashku. Kjo dihet kaherë", theksoi Cobel, duke shtuar se misioni i kërkuar nga Rusia ka shtyrë zgjidhjen e statusit edhe për dy muaj të tjerë. Ambasadori gjerman rikujtoi se "Serbia gjatë 15 muajve të bisedimeve dhe tetë vjet pas humbjes së kontrollit atje, nuk ka ofruar ndonjë koncept për riintegrimin e Kosovës. Serbia as që është në gjendje t'i integrojë shqiptarët, të cilët duan pavarësi. Shumëkush në Serbi do të dëshironte që në Kosovë të shpërthejnë trazirat e shkaktuara prej shqiptarëve; me synim që t'i justifikojnë pohimet e tyre për kërcënime nga terrorizmi para bashkësisë ndërkombëtare. Në vend të insistimit që Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë, do të ishte më mirë që Beogradi dhe Prishtina të punojnë se bashku në mënyrë që brenda 20 deri 25 viteve të ardhshme të anëtarësohen në BE, theksoi Cobel duke nënvizuar se "nuk janë të vërteta pohimet që Kosova gjithmonë ka qenë në kuadër të Serbisë. Kosova është futur brenda territorit të Serbisë, në vitin 1912, ndërsa Vojvodina është bërë pjesë e saj në vitin 1918.
 ------------------------------------------------
 Barometri diplomatik 
"PROCESI I PAJTIMIT" NË BALLKAN SHPREHIMISHT KUSHTËZOHET NGA NJOHJA E
PAVARËSISË SË  KOSOVËS  + SHQIPËRISË ETNIK         
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI
14.04.2007
 -----------------------
* Jo vetëm  “Akti i parë i dramës diplomatike” të ambasadorit gjerman në Beograd, Dr.Andreas Cobel, i shfaqur në “tetarin politik” të Beogradit në Gusht të vitit 2005, por edhe “akti i dytë”, i shfaqur në Prill, 2007j,( i përmbledhur në një intervistë për masmediat serbe, transmetuar nga www.pressonline.co.yu, 9.04.2007) është më tepër në favor të mbrojtjes së politikës zyrtare të Beogradit ndaj Kosovës: “Serbia nuk mund ta humbas Kosovën, sepse të jemi realë, mund të humbet vetëm diçka çfarë nuk zotërohet ende!”  
* Nuk është e fare e vërtetë se "Kosova është çështje jashtëzakonisht komplekse", siç ka deklaruar  në një intervistë ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel, por kolonializmi serbomadh dhe grekomadh shekullor ende është kompleks i pazgjidhshëm, edhe për Evropën e integruar demokratike, edhe për OKB-në e reformuar në frymën e rendit të ri botëror. Mirëpo,  moralisht, as ligjërisht dhe, as demokratikisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, as OKB-ja, as BE-ja e as “dialektika” e diplomacisë antibashkim e Republikës së sotme të Shqipërisë nuk mund ta justifikojnë  qëndrimin e  tyre negativ dhe shpërfillës ndaj çështjes  së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan.
1. Koncepti politiko-propagandistik antishqiptar
Nëse Kosovën e shikojmë  në kontekstin e “identitetit kosovar” (shqiptarë, serbë, malazezë, kroatë, turq etj. me gjithë bagazhin e tyre historik, multietnik, kulturor, gjuhësor, politik dhe konfesional) në kuptimin politko-propagandistik serbomadh dhe në atë kosmopolit evro-ndërkombëtar, atëherë del krejtësisht e qartë se  analistët, politikanët, diplomatët  dhe shtetarët e njëanshëm dhe tendenciozë të huaj dhe të brendshëm, “kanë të drejtë” që Kosovën ta konsiderojnë si “problem  jashtëzakonisht kompleks”, siç ka deklaruar edhe ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel, që sipas kuptimit  të gramatikës së politikës dhe diplomacisë kolonialiste serbomadhe-evropiane, thjesht, do të thotë, se nuk mund të ketë zgjidhje të drejtë politike dhe kombëtare për  Kosovën shqiptare, edhe pse  kjo historikisht i përket  trungut indigjen të Shqipërisë Etnike, e jo, në asnjë mënyrë kolonizuesve të saj të dikurshëm dhe të sotshëm serbomëdhenj (Serbia dhe Mali i Zi=SMZ-ja).
 
 
2. Kosova është problem kolonial e jo minoritar ndëretnik
Për të gjithë ata, që e njohin, ( por që janë tendenciozë,“duke mos e parë” kolonializimin shekullor serbomalazez mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike dhe, të njëanshëm me prirje antishqiptare), si dhe për ata që nuk e njohin historinë e mirëfilltë të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike në Ballkan, s’ ka dilemë se, edhe nuk mund të japin kurrfarë projekti sugjerues objektiv apo vlerësim meritor profesional, as real  për zgjidhjen e drejtë të statusit politik të Kosovës ngase gjithanshmërisht janë të manipuluar  (pa qëllim dhe me qëllim për hir të imponimit dhe të diktatit të interesave të ndryshme heterogjene a komplementare të tradicionales së partnerizimit aleator të  amalgamës kolonialiste serbomalazeze me: Rusinë, Francën, Greqinë etj.) nga historiografia falsifikatore  shekullore, si dhe nga politika  propagandistike ditore e  SMZ-së, politikë dhe propagandë kjo, e cila drejtpërdrejt dhe tërthorazi drejtohet dhe komandohet nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila për detyrë parësore dhe të “shenjtë” para historisë dhe para popullit të saj  gjithmonë ka pasur dhe ka edhe sot sofistikimin dhe murkullimin e së vërtetës historike mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike.
Fatkeqësisht, si rrjedhim i një propagande të tillë antishqiptare të qeverisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, ndodhi edhe tragjedia e Kosovës në vitin 1999, të cilën SHBA-ja, NATO, OKB, OSBE, BE etj., si dhe mbarë bota demokratike përparimtare e gjykoi atë si akt ancivilizues dhe barbar të Serbisë çetniko-fashiste dhe gjenocidale  të Slobodan Milosheviqit dhe të garniturës së tij politike, militare, paramilitare, policore dhe parapolicore, që për hir të nacionalshovinizmit serbomadh dhe të sundimit kolonial qindravjeçar të Serbisë së Madhe mbi trojet etnike shqiptare, e dogjën Kosovën në themel, si dhe me dhunë dhe me terror gjenocidal, përzun nga Kosova në shtetet fqnije(Shqipëri, Maqedoni, Turqi, si dhe në shtetet e tjera të Evropës, të Amerikës, të Australisë mbi 1 milion shqiptarë.
Në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare janë të papranueshme tezat dhe “standardet” e propozuara nga BE-ja dhe nga OKB-ja, që  së pari, në Kosovë të zgjidhet “problemi minoritar” serb, kur ai as de fakto,as de jure nuk ekziston si i tillë. Vërtet, trillimi i “një problemi të tillë ” në favor të “mbrojtjes” së minortetit serb   nga ana e politikës propagandistike antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe në bashkëpunim me agjenturat e nëndheshme  policore dhe ushtarake të qeverisë së Beogradit, ka për qëllim të fundit neglizhimin dhe problematizimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës në relacionet ndërkombëtare. Mirëpo, këtë profkë, tanimë të njohur të politikës kolonialiste dhe gjenocidale të SMZ-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe, nuk kanë asnjë arsye që ta mbështesin moralisht, juridikisht, ekonomikisht, as ushtarakisht faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (BE, SHBA, OKB, NATO, OSBE etj.), sepse në Kosovë, mbi asnjë bazë nuk  janë të cenuara të drejtat dhe liritë e minoritetit serbomalazez dhe të asnjë minoriteti, por (edhe pas kryerjes së gjenocidit të fundit të SMZ-së në Kosovë, më 1999) ende është e ceneuar dhe e kontestuar e drejta e vetëvendosjes së  kombit shqiptar si nga ana  e të kompleksuarve patologjikë kolonialistë serbomëdhenj, ashtu edhe nga ana e reformave multietnike-integruese të instancave të caktuara të Bashkimit Evropian (BE).
3. Çështja koloniale  e Kosovës kërkon zgjidhje antikoloniale, jo minoritare!
S’ ka dyshim se, përderisa  politika e jashtme dhe diplomacia e Republikës së Shqipërisë  (hesht dhe frikësohet nga e vërteta e Kosovës, në mënyrë që të mos i humbas “ndihmat e përjetsheme “ humanitare nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe të mos i prejë marrëdhëniet diplomatike tregtare dhe ekonomike me shtetet kolonialiste serbosllave: Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë), të mos deklarohet botërisht para Evropës dhe para bashkësisë ndërkombëtare, se Kosova është pjesë integrale e territorit etnik të Shqipërisë e jo as Serbisë, as e Malit të Zi, kolonialistët e kompleksuar paranoidë serbomalazezë së bashku me shtetin dhe me kishën e tyre ortodokse serbe ( e cila është fajtore dhe përgjegjësi kryesor në shekuj për të gjitha krimet e gjenocidit dhe mizoritë e tjera, që kanë rënë mbi kurrizin e shqiptarëve të pafajshëm dhe të Shqipërisë Etnike), do të bëjnë çmos, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda, që edhe në shekullin XXI, Kosovën ta mbajnë si koloni të tyre, të pacenuar nga e drejta e ligjshme dhe e  pashmangshme e vetëvendosjes (sikurse gjatë shekujve XIX dhe XX), që Evropën dhe botën ta “bindin” se  “Kosova, Bujanoci, Medvegja, Presheva, Ulqini, Tuzi, Tivari, Plava,... etj. janë prona të paluajtshme  të territorit integral serbomalazez”.
Pikërisht, asimetria e këtyre dy koncepteve  amorale, të padrejta dhe absurde serbomalazeze-shqiptare, në sy të diplomacisë dhe të propagandës ndërkombëtare  e vë në pikëpyetje  të drejtën historike të ligjshme dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve mbi Kosovën, edhe pse historikisht dihet se  me rrënjë, me trung, me degë dhe me gjethe  identiteti kombëtar shqiptar i Kosovës gjeneron nga identiteti natyror historik, gjeopolitik dhe tradicional shqiptar i Shqipërisë Etnike, e jo i mbeturinave dhe i gërmadhave të falsifikuara të kishave, të manastireve dhe të sakraleve të tjera ekonomiko-kolonilaiste serbomalazeze, qe edhe  sot, fatkeqësisht, në fillimshekullin XXI, në mënyrë të improvizuar dhe të rreme, po orvaten të “dëshmojnë” të ashtuquajturin “identitet kosovar” multietnik, e jo kursesi identitetin kombëtar shqiptar të Kosovës, identit ky, i cili, në të gjitha dimensionet e tij, është i lidhur ngusht si mishi me kockën vetëm identitetin e Shqipërisë Etnike.
Për më tepër, “identitetin kosovar” (si shtete) e njohin vetëm Serbia dhe Mali i Zi, (sepse kjo sintagmë politiko-propagandistike parqet armën më të fuqishme për ta luftuar identitetin kombëtar shqiptar të Kosovës në llogari të sendërtimit të interesave jetike të politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të SMZ-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe), si  dhe klientët e tyre, të cilët në frymën e dikurshme 50-vjeçare të “bashkim-vëllazërimit” jugosllav-serbomadh kanë filluar ta propagandojnë në opinionin publik kombëtar shqiptar (me theks të posaçëm në Kosovë) vetëm për vetëm, që ta sfidojnë dhe  kontestojnë nocionin burimor autentik të identitetit kombëtar shqiptar të Kosovës, duke tentuar ta shpërfytyrojnë atë si në aspektin e së drjetës historike dhe kombëtare, ashtu edhe në atë të së drejtës juridike ndërkombëtare.
Pikërisht, një tendencë e këtillë antishqiptare është e rrezikshme për qenien kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, sepse sheshit synon mohimin e së drejtës së vetëvendosjes së shumicës dërrmuese (mbi 90%) të kombit shqiptar, në favor të të drejtave të minoriteteve të ndryshme etnike në Kosovë, të cilat së bashku me serbët dhe me malazezët kolonialistë përbëjnë tiparet thelbësore të nocionit “identitet kosovar” në kuptimin poliitko-propagandistik të ruajtjes së interesit hegjemonist dhe kolonialist të Serbisë së Madhe.
Ky “variant shkencor” verusus identitetit kombëtar shqiptar të Kosovës, i nxjerrë me prapavijë dhe me prapaskena të caktuara të politikës propgandistike serbomalazeze, që Kosova edhe më tej, të mos e humbas  statusin e saj kolonial serbo-malazez, vërtet, ashtu siç ka pohuar edhe ambasadori gjerman në Beograd, dr. Andreas Cobel: “çështja e Kosovës është jashtëzakonisht komplekse”, sepe në këtë sens,  së pari, dhe mbi të gjitha, me ngulmë po synohet  njohja e  së drejtës së shtetësisë së minoritetit serbomalazez në kuadrin e decentralizimit dhe të multietnikizimit të pushtetit shtetëror kombëtar shqiptar të Kosovës,, në vend se,  sipas së drejtës legjitime të vetëvendosjes (ashtu siç parashikojnë normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe dispozitat e Kartës së OKB-së), dhe sipas  standardeve më të reja universale demokratike të rendit të ri juridike ndërkombëtar, së  pari të kërkohej zgjidhja e statusit politik të Kososvës përmes së institutit të së drejtës së vetëvendojes, që garanton shkëputjen definitive nga sovraniteti kolonial i SMZ-së, si antitezë e ligjshme juriko-ndërkombëtare e sundimit kolonial shekullor serbomalazez mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike.
 
Përderisa zhvillimi i debatimeve dhe shqyrtimi i projketeve të ndryshme politko-diplomatike si në sfondin e politikës së brendshme shqiptare, ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare  për çështjen e Kosovës janë fokusuar kryesisht në avancimin dhe në mbrojtjen e “identitetit kosovar” të minoritetit serbomalazez, e jo në njohejn e cilësisë së subjekivitetit juridik ndërkombëtar të identitetit kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, çështja e Kosovës konsiderohet si tejet e ndërlikuar dhe “jashtëzakonisht komplekse, sepse mosbesimi, urrejtja dhe armiqësia atje kanë rrënjë shekullore”, ka konkluduar ambaasadori gjerman dr.Andreas Cobel në Beograd (Shih: “Koha Jonë”, 10 gusht 2005).
Ky konstatim, i shprehur në frymën diplomatike ka karakter dihotomik, sepse në  njërën anë, ambasadori gjerman,  Andreas Colb ka pohuar të vërtetën, se  në Kosovë me shkeuj  mbretëron “urrejtja dhe armiqësia shekullore” ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, duke  i vënë në dukje edhe “zhvillimet e viteve 1998 – 1999” në Kosovë, që sipas vlerësimit të  “dioptrisë diplomatike” të tij, këto dy komponente e vështirësojnë  “krijimin e një shoqërie multietnike, ku minoritetet do të gëzonin të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë edhe parakusht për krijimin e një Kosove demokratike shumetnike, e cila më vonë do të renditej në familjen evropiane”, kurse në anën tjetër, nuk ka pasqyruar në asnjë segment shkaqet dhe pasojat katastrofike shekullore të kolonializmit gjenocidal  serbomadh ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, sepse “zgjidhjen” e statusit të saj me bagazh kolonial shekullor serbo-malazez (1919/1913-2005) e sheh vetëm në njohjen e të drejtave dhe të lirive të minoriteteve, që jetojnë në Kosovë, e jo në zgjidhjen optimale dhe të drejtë  të  njohjes së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar (mbi 90%) në Kosovë, zgjidhje e vetme racionale dhe e ligjshme  kjo, që do garantonte zhdukjen e urrjetjes dhe të armiqësive të deritaashme ndërmjet shqiptarëve  të kolonizuar dhe  serbomalazezëve kolonizues të Kosovës dhe të territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike.
Një qasje e tillë vizionale kosmopolite e ambasadorit gjerman A.Cobel ndaj “zgjidhjes” së statusit të Kosovës sipas “formulës” politiko-propagandistike serbomadhe të “identitetit kosovar” , është e papranueshme  si në kuptimin e së drejtës historike, ashtu edhe të së drejtës juridike ndërkombëtare, sepse Kosovën e trajton si “problem minoritar” në kuptimin e gjerë dhe kompleks të sajimit të një shteti multietnik kosovar, e jo si problem kolonial shekullor, pa zgjidhjen e të cilit, sipas  terapisë urgjente të së drejtës së vetëvendosjes nuk ka asnjë gjasë reale, që paraprakisht të ndërtohet ndonjë shtet multietnik në Kosovën shqiptare, sipas “kartës” politiko-propagandistike serbomadhe, të quajtur “identitet kosovar”, i cili, në mënyrën më iracionale  dhe më tendencioze diletnate  paragjykon asgjësimin  e konceptit burimor të identitetit kombëtar shqiptar të Kosovës në favor të drejtave të minoriteteve ekzistuese në Kosovë(në veçanti të minoritetit serbomalazez, që në esencë nuk përbën kurrfarë entiteti, sepse është vetëm fundërrinë derivative e  ngulitjes dhe e sundimit kolonial serbomadh  në Kosovën shqiptare, dhe më gjerë(Anamoravë dhe Mal të Zi).
Ndër të jera, ambasadori gjerman  A.Cobel, me qëllim të arritjes sa më të shpejtë të tolerancës dhe të miqësisë, përkatësisht të normalizimit të marrëdhënieve shqiptare-serbe, ka pasqyruar këtë paradigmë konkrete: “Kur te paramendoni se Gjermania dhe Franca jane pajtuar mes vete, edhe pse ishin ne lufte per me shume se 1000 vjet; Kur te paramendoni se gjermanet dhe polaket, te cilet po ashtu kane luftuar me shume se 1000 vjet, jane pajtuar mes vete dhe kur te shikoni se nderkohe eshte arritur nje partneritet, e ne shume raste edhe miqesi mes gjermaneve dhe izraliteve, perkunder akteve gjermane kunder hebrenjeve: atehere mendoj se procesi i pajtimit ne Ballkan duhet te jete me i lehte” (Po aty, “KJ”, 10 gusht 2005).
Ky vlerësim është objektiv dhe i saktë i Z. Andreas Cobel,  sepse këtë e ka provuar historia e deritashme e marrdhënieve të Gjermanisë me shtetet e theksuara , mirëpo, marrëveshja paqësore, mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe miqësia recirpoke ndërmjet gjermanëve dhe francezëve  nuk është arritur para se Gjermania të krijohej dhe të njihej si shtet i pavarur, me kufijë të caktuar kombëtarë dhe shtetërorë gjermanë. Po të veprohej ndryshe, sipas “formulës” abstrakte , antiligjore dhe antihumane të Bashkimit Evropian(BE) dhe të OKB-së,  që Kosova, së pari, të krijohet si “shtet multietnik minoritar” (si parakusht që Kosova një ditë, të hynte në BE), Gjermania kurrë nuk do të arrinte, që të përmbyllte konfliktin mijëravjeçar me Francën dhe, të krijonte marrëdhënie paqësore dhe miqësore me të.
Natyrisht, edhe unë pajtohem me konceptin e ambasadorit gjerman, Andreas Cobel, se  po qe se merret në konisedartë shembulli i tij i konkretizuar me zgjidhjen e konfliktit shekullor gjermano-freng, atëherë, s’ka dyshim se edhe  “në Ballkan mund të arrihet procesi i pajtimit mes popujve të armiqësuar”, por jo në dëm të njohjes së drejtës së  vetëvendosjes, që de facto dhe de jure nënkupton shkolonizimin e Kosovës, si dhe të të gjitha trojeve të tjera të Shqipërisë Etnike në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi. Pa zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve në  të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, (gjë që së fundi,  realizimi i këtij procesi hitoriko-juridik, do të nënkuptonte edhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike), është iluzore të pritet krjimi i ndonjë paqeje dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm në Ballkan, pavarësisht nga dëshira qëllimmirë e ambasadorit gjerman në Beograd.
Si konkluzion, duhet t’ia përkujtojmë një fakt të rëndësishëm dhe të domosdoshëm Z. Ambasador, Andreas Cobel, se shqiptarët në Kosovë, si dhe në pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike, (që nga viti 1878 i shekullit XIX, dhe deri më sot në shekullin XXI, dekada e parë e tij, viti 2005) në mënyrë ligjore dhe paqësore, si dhe me zhvillimin e  luftërave të tyre të deritashme për të dalë nga kthetrat e sundimeve të huaja kolonialiste  nuk kanë pretenduar të grabisin a të kolonizojnë territore të huaja  të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe Maqedonisë, por t’i rikthjenë territoret e veta nën sovranittetin dhe pavarësinë e Shqipërisë Etnike, të cilat, edhe sot, së bashku me  “Kosovën jashtëzakonisht komplekse” të ambasadorit gjerman, A. Cobel kanë statusin kolonial nga ana e SMZ-së, e Greqisë dhe e Maqedonisë.
Pra, statusi kolonial i Kosovës nuk mund të zgjidhet me mjete dhe me formula paliative të  diplomacisë tregtare, multietnike dhe integruese të interesave  gjeostrategjike heterogjene të BE-së, si kusht i domosdoshëm, që të arrihet “procesi i pajtimit” mes shqiptarëve të kolonizuar dhe serbomëdhnjve kolonizues imperialistë, por duhet të aplikohen të njëjtat kritere dhe standarde të “metodologjisë” dhe të praktikës juridike kombëtare dhe ndërkombëtare sipas të cilave është krijuar “procesi i pajtimit” mes gjermanëve dhe francezëve, të cilët , s’ka dyshim se kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore, sepse të dy këta popuj kanë shtetet e tyre sovrane dhe të pavarura. Ndërkaq, shqoptarët për dallim nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia, nuk kanë shtetin e tyre  të plotë  kombëtar sovran dhe të pavarur-Shqipërinë Etnike, sepse 50% e territorit të saj ende ndodhet nën çizmen e hekurt të sundimit të kolonializmit  dhe të imperilaizmit të  kësaj amalgame serbo-slllave biznatine.
Me gjasë se ambasadori gjerman në Beograd, Dr. Andreas Cobel e njeh mirë historinë e Kosovës, përkatësisht të  Shqipërisë Etnike, konsideroj se nuk ka  pse t’iu “frikësohet” apo të bëhet “rob”  sui generis i prirjeve të dyshimta anitvetëvendosje të Kosovës shqiptare, e aq më pak t’i  marrë në konsideratë në kuptimin pozitiv të zgjidhjes përfundimtare të statjusit të Kosovës  “analizat” dhe “draftet” spekulative “moralo-poltike-lligjore-historike”, sidomos të politikës propgandistike nacionalshoviniste dhe kolonialiste të SMZ-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe, të cilat, edhe brenda këtij gjashtëvjeçari të fundit (1999-2005), (kur Kosova de facto nuk gjendet nën jurisidiksionin e sovranitetit shtetëror të Serbisë) janë duke luajtur rolin negativ në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, që Kosovës me çdo kusht, t’i mohohet njohja e së drejtës së vetëvendosjes  dhe e pavarësisë në cilësinë e subjektivitetit juridikj ndërkombëtar.
Pa marrë parasysh faktin se  “bashkësia ndërkombëtare deri tani nuk e ka thënë qartë se cila është perspektiva e Kosovës, por deri tani dihet se çfarë nuk duhet bërë: nuk mund të ketë Kosovë ta pavarur, e cila do të bashkohej me ndonjë vend tjetër , si dhe nuk mund të ketë ndarje të saj”, Z. Ambasador Dr. Andreas Cobel, nuk  ka asnjë arsye, as argument valid, që ta mbështetete një koncept të këtillë antipavarësi Kosovës, sepse nuk ka kurrfarë baze hitorike, as juridike ndërkombëtare, kur dihet se Kosova është një krahinë e  territorit integral të Shqipërisë Etnike, e jo kursesi e territorit të Serbisë kolonialiste, e cila, përfundimisht që nga  shtatori i vjeshtës së vitit 1912 e deri më 10 qershor 1999,  e ka aneksuar dhe shffrytëzuar si koloni të vetën, natyrisht, në mënyrën më  të turpshme  dhe më falsifikatore, duke u thirrur në “trashigiminë religjoze” të miteve dhe të sakraleve ortodokse serbe, të  shpifura dhe të krijuara për realizimin e qëllimeve politike dhe ekonomike kolonialiste dhe neokolonilaiste  në Kosovë, përkatësisht në Shqipërinë Etnike.
-------------
* Shënim: Kjo analizë është botuar më 12 gusht 2005 në: www.liriakombtare.com..., etj.
 ---------------------------------------
 Vetëm Shqipëria e natyrshme garanton paqe dhe stabilitet në Ballkan
 A ËSHTË AHTISARI PËR KOSOVË TË VOGËL E SERBI TË MADHE
 Shkruan: Fuad  RAMIQI, Analist
Prishtinë, 12.04.2007
 ------------------------
Patjetër më duhet të kujtojë një proverb të vjetër i cili thotë  “ Shumë mami, fëmija lind i zdjerrurrë”, për faktin se më së miri edhe e pasqyron situatën në të cilën po kalon Kosova gjatë rrugës së formësimit të shtetësisë së saj, në periudhën e shtatzënisë  së gjatë të Zonjës së Vjetër të quajtur Evropë. Po që se nuk ndodhë një proces i natyrshëm atëherë është e nevojshme edhe prerja cezarike, e cila mund ta  rrezikojë jo vetëm frytin por edhe vet Zonjën e Vjetër.
Në të vërtet shumë është folur për statusin e Kosovës, edhe pse në shumicën e rasteve opinionit vendor u është prezantuar vetëm ajo çka ju pëlqen, e jo e vërteta, kuptohet në mediat plotësisht të kontrolluara nga klasa politike si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, asnjëherë nuk është dhënë mundësia që të shprehet apo dëgjohet mendimi tjetër rreth këtyre lëvizjeve. Ky veprim i kontrollit të plotë “demokratik” më së miri e tregon fuqinë e vasalitetit dhe dobësinë e dinjitetit të klasës politike vendore, dhe interesin individual të faktorëve ndërkombëtar në lëvizjet globale. Edhe pse është folur shumë për pakon e famshme të pensionistit Ahtisari, por jo edhe debatuar në mënyrë të mirëfilltë, e shohë të domosdoshëm që në mënyrë të pavarur të përqëndrohem vetëm në disa vështrime ndryshe nga ato të dirigjuara nga klasa politike vendore dhe ndërkombëtare, pa dashur të elaborojë aneks për aneks. Po i referohem vetëm asaj se çka është e shkruar në pakon e z. Ahtisari, e aty shumë qartë propozohet funksionimi i Kosovës vetëm në rrafshin horizontal kryesisht vetëm për qytetarët e Kosovës e në veçanti edhe në atë vertikal vetëm për serbët në raport me Serbinë.
Propozimi si i tillë ju mundëson 5%-shit serbë një territor deri me 25%, me një pjesë kompakte në veri të Kosovës dhe me enklava në brendësi e sidomos në lindje të Kosovës, ku  Kosova do të ketë komuna për shumicën, kurse “opshtina “ për pakicën, çka do të thotë se nëpër shumë komuna, shumica në Kosovë do të shndërrohet në pakicë, kurse pakica do të bëhet shumicë. Këto komuna do të jenë me hapësira të zgjeruara, me pasuri nëntokësore e mbitokësore, me pika dhe pozicione strategjike, me lidhje horizontale e vertikale të bashkuara apo për tu bashkuar me Serbinë. Me një fjalë vetëm sa e thellon Serbinë në Kosovë. Kjo situatë ia mundëson Serbisë një vazhdimësi të kontrollit të tërë situatës në zhvillimet e më tutjeshme rreth të ardhmes në Ballkan. Edhe pse Serbia fuqishëm e refuzon propozimin e z. Ahtisari, në thelb ky plan, nëse miratohet nga KS, atëherë do ta kuptojmë se Serbia e realizon ëndrrën e kahmotshme të serbëve për një Serbi të madhe, por në kufijtë e saj të brendshme, duke ju referuar edhe marrëveshjes se Dejtonit, ku ju mundësojë atyre formimin e Republikës Srpska të bazuar në gjenocid ndaj popullit boshnjak. Me këtë propozim të z. Ahtisari Serbia këtë gjë e realizon edhe në një pjesë të Kosovës, e që kjo në zhvillimet e ardhshme demokratike do të jetë legale dhe legjitime.  Mirëpo, edhe pse këtë propozim e pranoj e tërë klasa politike, bile bile edhe Parlamenti i Kosovës e miratoj vetëm me një votë kundër (N.B), me një përmbledhje të shkurtër mund të thuhet kështu: ata të cilët dhanë pak për Kosovën ata edhe e pranuan pakon, sepse për ata kjo pako është e mjaftueshme, kurse ata që dhanë shumë për Kosovën pakon nuk e pranuan,(edhe pse nuk u lejuan të ju dëgjohet zëri) sepse për këta është e pa mjaftueshme. Këta të fundit gjithnjë kanë ditë çka duan dhe sa duan, dhe kurrë nuk do të pajtohen me këtë gjendje, sepse më shumë se veten e duan atdheun. Fundi i fundit edhe nuk mundesh të presësh ma shumë nga ata të cilët e pranuan Rambujenë, Rezolutën 1244 etj, për të cilat atëherë thoshin se janë në interes, dhe që na sollën pavarësinë dhe sovranitetin, e sot të njëjtit thonë se këto duhet ndryshuar për të bërë pavarësinë dhe sovranitetin, dikush dike po e gënjen. Mos vallë, këtyre njerëzve ju ka interesuar dhe ju intereson vetëm pushteti, qoftë ai edhe vasal. Sidoqoftë situata në të cilën ndodhemi nuk është më në duar as të Prishtinës e as të Beogradit. Po kush do të dal më i kënaqur do të shohim shumë shpejtë, edhe pse faktorët e qendrave të mëdha botërore vazhdimisht po potencojnë se të dy palët do të jenë të pa kënaqura, ose zgjidhja e ardhshme duhet ti kënaq të dy palët. Kjo e dyta është e pa mundur.
Po si do të vepron faktori ndërkombëtarë?
Sipas të gjitha parametrave deri më tani, është e pa mundur që Këshilli i Sigurimit të OKB-së ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, këtë edhe nuk e propozon z.Ahtisari me shkrim në dokument, por vetëm e rekomandon në letrën përcjellëse, për një pavarësi të kushtëzuar, e dihet se sa obliguese është rekomandimi. Momentalisht kundërshtimet në mes palëve (SHBA, BE, RUSIA dhe bota tjetër) kanë të bëjnë vetëm me rritjen e pazareve për interesa globale të tyre. Në këto lëvizje edhe mund të vërehet ndasia në mes tyre. Deri sa dihen qëndrimet e SHBA-së për interesin e tyre për popullin shqiptar, dhe e kundërta, edhe të BE për këtë rajon (kuptohet edhe dëshirat tona) edhe Rusia sipas mendimit tim në thelb mund të jetë për pavarësinë e Kosovës, por duhet ta rritë ndikimin e vet kundrejt SHBA-ve për ta përfituar Osetin dhe Abkhazin, por edhe ta kërcënon SHBA-në me largimin sa ma të madh nga kufijtë e saj , si dhe ta ngadalëson apo ndalon zgjerimin e NATO-së. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme nëse i kemi parasysh edhe manovrat e Rusisë rreth burimeve energjetike në rrafshin global. Edhe një faktor nuk duhet nënçmuar kurë është në pyetje Rusia. Me gjithë fuqinë që ka SHBA-ja, sot në krye të Rusisë nuk qëndron Jelcini, sot është Putini dhe Rusia nuk është ma ajo e 1999, sot është një Rusi e 2007, një Rusi tjetër, në ngritje të madhe dhe zhvillim ekonomik enorm.  
 Pasi i kemi parasysh këto dhe shumë rrethana tjera të njohura e të pa njohura, atëherë na ngelet të shpresojmë te plani B siç po përmendet çdo ditë e më tepër si opsion i mundshëm për Kosovën, e për të cilin janë të gjithë të përgatitur, që më në fund Kosova të ketë një status të imponuar të një pavarësie të mbikëqyrur, të lënë në mëshirë që në mënyrë bilaterale të jetë e pranuar nga disa shtete. Kjo situatë dhe ky status do të jetë ai i cili nuk do të kënaq as shqiptarët as serbet, por edhe nuk do të qetësonte rajonin për shumë kohë, të hapur për surpriza të ndryshme deri me një zgjidhje të ardhshme. Pikërisht kjo zgjidhje e ardhshme është edhe e fshehur në propozimin e z.Ahtisari, e që serbët e kanë kuptuar dhe po luftojnë që ta legalizojnë dhe legjitimojnë, pra Serbinë e madhe në kufijtë e brendshëm. Në fund fare mund të them se pavarësia e Kosovës si opsion i mundshëm sipas z.Ahtisari është e skaduar, sikurse edhe kjo klasë politike e Kosovës. Nëse shqiptarët deri më tani kanë sakrifikuar interesat e tyre në Maqedoni, Kosovën Lindore, Mal të Zi, për një pavarësi të mbikëqyrur dhe të përgjysmuar, për ta legjitimuar një Serbi të madhe në kufijtë e brendshëm, tani klasa politike mbarë shqiptare duhet të ec shumë shpejtë, disa hapa para, për ti përmirësuar gabimet e të kaluarës dhe historinë, për një Shqipëri të natyrshme në kufijtë e saj reale. Vetëm ky është  opsion i cili garanton paqe dhe stabilitet në Ballkan, si dhe qëndrueshmëri dhe prosperitet të shqiptarëve. 
----------------------------------------------------------
 Barometri diplomatik
KOSOVA MIDIS SERBISË KOLONIALISTE DHE SHQIPËRISË DEMOKRATIKE
Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Më 10.04.2007
*) SHQIPËRIA NUK DUHET TË KETË FRIKË, TË PAKTËN PAS 100 VJET ROBËRIE, TANIMË KA ARDHUR KOHA MË E PËRSHTATSHME NË HISTORINË E SAJ, QË T’I THOTË (ME SHKRIM DHE ME GOJË)RUSISË, EVROPËS DHE TËRË BOTËS SE KOSOVA ËSHTË E SAJ, JO E SERBISË KOLONIALISTE. KËTË TË VËRTETË SI DIELLI, AJO VETË, DUHET TA POHOJË DHE TA MBROJË NË SY TË BOTËS, PASTAJ DO TË VINTE NË SHPREHJE NDIHMA DHE MBËSHTETJA REALE (100%) E ALEATËVE EVRO-PERËNDIMORË. NDRYSHE, HESHTJA E KËSAJ SË VËRTETE HISTORIKE, DO TË KRIJOJË DILEMA DHE REZERVA TEK ALEATËT PERËNDIMORË TË KOSOVËS DHE TË SHQIPËRISË.
*) Problemi kolonial i Kosovës nuk mund të zgjidhet me “formula” dhe me trajtime, të modeluara dhe të diktuara nga Serbia dhe nga Rusia, të mbështetura nga disa aleatët të rinj, të “mashtruar” të tyre, siç janë: Kina, Slovakia, Rumania, Spanja dhe Greqia , duke ua mohuar të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve mbi 90% në Kosovë!
*) Përderisa Kosova nuk konsiderohet dhe, nuk trajtohet si problem kolonial si nga politika, diplomacia dhe drejtësia zyrtare shqiptare( nga institucionet shkencore shqiptare) e Prishtinës dhe e Tiranës, ashtu edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, zgjidhja e statusit të saj përfundimtar, do të jetë më tepër në favor të Serbisë kolonialiste dhe hegjemoniste, sesa të shqiptarëve mbi 90% në Kosovë.
Sa më shumë po i afrohemi pragut të “zgjidhjes” së problemit kolonial 100-vjeçar të Kosovës, aq më tepër po shtohet numri i qasjeve diletante dhe improvizuese, sidomos nga “projektuesit-politikanë” vendorë, të cilët si pasojë dhe, hendikep i mosnjohjes së këtij problemi shekullor, shërbehen (zhvatin) kryesisht me literaturë propagandistike të masmediave ditore dhe periodike “ndërkombëtare”, të modeluar në format më të rafinuara, anticivilizuese dhe antidemorkatike të kuazishkencës, të politikës, të propagandës, të diplomacisë së Serbisë gjenocidale dhe të Kishës Ortodokse Serbe.
Të gjitha shkrimet analitike, me “shije” të politikës ditore (me karakter shkencor, inofrmativ, publicistik etj.) të autorëve të ndryshëm, të cilat, pikëspari, për shkak të joprofesionalizimit, si dhe për hir të simulimit të interesave personale, grupore, ideologjike, partiake, krahinariste, vendore dhe ndërkombëtare, të cilat Kosovën nuk e trajtojnë si problem kolonial, ato fare nuk kanë të bëjnë me realitetin e dikurshëm dhe të sotshëm të Kosovës shqiptare, por në emër të “pavarësisë së kushtëzuar”, të “multietnikes”, të “pluralizimit”, të integrimit (me lidhje dhe me kufij specialë kantonalë autonomë me Serbinë, në dëm të territorit etnik shqiptar të Kosovës), të decentralizimit-copëtimit të Kosovës iu referohen burimeve dhe formulave të huaja, (me qëllim që të “gjejnë kompromisin historik” me Beogradin zrytar), të cilat kryesisht Kosovën e shohin dhe e trajtojnë si “problem minoritar” serb (7%), duke harruar dhe injorur faktin relevant, të drejtën e vetëvendosjes së shumicës dërrmuese shqiptare(mbi 90%).
Si Koshtunica ia "mbylli gojën" Fatmir Sejdiut në OKB?
Vërtet, me të hyrë çështja e Kosovës (sipas Planit të Marti Ahtisarit) në “rend dite” në KS të Kombeve të Bashkuara, ka filluar të bëhet “ zhurmë e madhe” sesi ka ardhur deri te polarizimi i koncepeteve politike Perëndim-Lindje (Amerikë – Rusi) dhe, si diplomacia paranoide serbomadhe e Beogradit e ka hudhur poshtë Planin e Marti Ahtisarit për njohjen e “pavarësisë së mbikëqyrur” ndërkombëtare Kosovës, e cila pritet që brenda këtyre dy muajve ( (prill – maj), të miratohet nga ana KS të KB-së (po qe se atë, me veto-n e tyre nuk e kundërshtojnë Rusia dhe Kina).
Këshilli Sigurimit të OKB-së
Shikuar realisht zanafillën e problemit të Kosovës, si dhe anagazhimin e faktorëve të jashtëm të bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur zgjidhjen oportune të këtij problemi, përplasja dhe disonancat e shfaqura në të dy seancat e para të mbyllura të KS të KB-së ndërmjet përfaqësuesve të Rusisë dhe të Amerikës, fare nuk kanë karakter të diplomacisë simuluese, por janë shprehje e mospajtueshmërisë së thellë dhe serioze e dy koncepteve divergjente: pavarësi e kushtëzuar dhe antipavarësi Kosovës. Pse Rusia dhe Serbia e kundërshtojnë edhe konceptin e pavarësisë së kushtëzuar për Kosovën, sepse, pikësëpari e kanë gjetur “boshëllkun” lëndor në trajtimin e gabuar të çështjes së Kosovës, jashtë së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes. Kjo është “kriza nervore” (a nervous break-down) e diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me problemin e Kosovës, sepse asnjëra, as tjetra në agjendën e tyre politiko-juridike dhe diplomatike, nuk e kanë sanksionuar Kosovën si problem kolonial, por më tepër si “problem minoritar” i drtejtave dhe lirive të njeriut. Ky është gabimi kreysor, të cilin, tani është duke e shfyrtëzuar dhe “përpunuar ligjërisht” sipas “Kartës së Kombeve të Bashkuara” dhe të së “drejtës ndërkombëtare” diplomacia e Moskës dhe e Beogradit zyrtar, me qëllim të fundit që Kosovën ta copëtojë në dy a më shumë pjesë, edhe pse Amerika, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, prerazi dhe botërisht e kanë bërë me dije Serbinë dhe Rusinë, se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë ndarjen e Kosovës. Megjithëkëtë, sikurse problemi i Kosovës me kohë (pas kryerejs së gjenocidit të Serbisë në Kosovë, më 1999), të ishte shtruar si problem kolonial, tanimë as Rusia e as Serbia nuk do të kishin pasur rast, që në konferencat ndërkombëtare ta kundërshtonin as Amerikën, as aletët perëndimorë të tyre, e as shqiptarët, sepse Kosova, këtu e tetë vjet më parë, do të kishte fituar cilësinë e subjkektivitetit juridik ndërkombëtar si shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. Mirëpo, meqë në praktikën e politikës dhe të drejtësisë kombëtare shqiptare dhe të asaj ndërkombëtare, nuk ka ndodhur një gjë e tillë, që e drejta dhe drejtësia, të fitonte mbi padrejtësinë e sundimit kolonial të Serbisë së madhe mbi Kosovën, atëherë, nuk duhet të çuditemi, as të befasohemi nga “surprizat” ruso-serbe, të shfaqura dhe, që do të shfaqen edhe në të ardhmen në sfondin e sesioneve të KS të KB-së për Kosovën, sepse, hëpërhë, Rusia dhe Serbia “janë në avantazh” mbase, në kohën e duhur, e as tani me planin e Marti Ahtisarit, nuk u është “mbyllur goja” me njohjen e së drejtës së vetëvendosjes Kosovës nga ana e OKB-së, të cilën, në radhë të parë do ta mbështetnin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa Perëndimore. Në këtë kontekst duhet të kërkohet edhe përgjigja e “rastit humoristik” Fatmir Sejdiu, si “mysafir” i Ban Ki Munit në OKB.
Pra, pikërisht, pse problemi ekzistues kolonial i Kosovës nuk është fokusuar dhe artikuluar në sfondin e objektivave parësore të strategjisë së interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë, tanimë, edhe Fatmir Sejdiu, edhe pavarësia e Kosovës, e modeluar nga Marti Ahtisari, përkatësisht nga OKB-ja, kundërshtohen dhe anatemohen nga ana Serbisë së Madhe dhe nga ana Rusisë si mbrojtëse tradicionale e saj.
Në seancën e 3 prillit, 2007 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju-Jork, me rastin e debatimit të Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën, ndodhi një “aksident i paparashikuar”, i shkaktuar nga diplomacia paranoide antishqiptare e ambasadorit serbomadh në OKB, Pavle Jevremoviq, i cili përmes letrës protestuese, drjetuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Munit, ia pezulloi të drejtën e fjalës kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiut. Lidhur me këtë skandal, e rëndësishmja nuk është “metoda deskriptive” e sqarimit të tij se si ndodhi, por prapavija e tij, çfarë poenash synon të kapitalizojë diplomacia e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.
Vërtet, po të kishte ekzistuar de jure institucioni i kryetarit të Kosovës, as premieri serb, Vojislav Koshtunica, as mbasadori i tij Pavle Jevremoviq, nuk do të kishin pasur kurrfarë fuqie, as efekti diplomatik, që t’ia heqnin të drejtën e fjalës, Fatmir Sejdiut në sesionin e theksuar të KS të KB-së për Kosovën, bërë më 3 prill, 2007 në Nju-Jork. Mirëpo, meqë, Kosova de jure ende nuk ka kurrfarë kryetari, as kurrfarë cilësie juridike shtetërore kombëtare dhe ndërkombëtare, diplomacia serbe përmes ambasadorit të saj, Pavle Jevremoviq, e shfrytëzoi këtë vakuum, duke përfituar nga rasti që t’ia “mbyllë gojën”, Fatmir Sejdiut, sepse dihet, de jure, Kosova sipas Rezolutës 1244, ende “është provincë e Serbisë”. Ky ka qenë shkaku kryesor, pse sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ia ka hequr të drejtën e fjalës për Kosovën, Fatmir Sejdiut.
Shikuar në aspektin më të gjerë dhe më kompleks këtë problem, po të kishte pasur në praktikë shtet shqiptar (në rastin konkret), Fatmir Sejdiu nuk do të kishte pasur fare nevojë, që të merrte kurrfarë fjale në KS të KB-së, por Kosovën de facto dhe de jure do ta përfaqësonte dhe do ta mbronte kryetari ose kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Ky është propblemi kryesor dhe numër NJË pse Kosova, edhe pas 100 vjetësht robërie nën kolonializmin e egër dhe terrorist serbomadh, edhe tani (pas përpjekjeve të shumta humanitare, politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të Amerikës, që Kosovën ta nxjerrë nga skëterra shekullore e kolonializmit dhe hegjemonizmit serbo-sllav), prapë është bërë “lodër standarde” e Serbisë dhe e Rusisë, të cilat, si dikur edhe sot, pa kurrfarë turpi, janë duke e terrorizuar bashkësinë ndërkombëtare me tezat dhe me argumentet e tyre të rreme se “Kosova është pronë legjetime serbe”. Ky është problemi numër DY(2), i cili nuk mund të zgjidhet asessi, përderisa Shqipëria e sotme, ende nuk i ka bërë me dije diplomatikisht dhe de jure as aleancën tradicionale gllabëruese serbo-ruse, as Amerikën, as OKB-në, as BE-në,as NATO-n,as OSBE-n, as Grupin e Kontaktit për Kosovën, se Kosova është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë, jo e Serbisë.
Kjo heshtje skandaloze dhe e papranueshme e qarqeve politike, diplomatike dhe juridike të Shqipërisë, në radhë të parë po i shkon për shtati diplomacisë serbo-ruse, sepse Tirana zyrtare, në këto 20 vitet e fundit, ende nuk e ka ngritur zërin para bashkësisë ndërkombëtare, që të pohojë decidivisht dhe me plotë të drejtë (historikisht dhe juridikisht) se Kosova është tokë shqiptare dhe i përket Shqipërisë, e askujt tjetër. Së pari, këtu qëndron problemi i pasqaruar midis Tiranës dhe Beogradit, se e kujt është Kosova? Kush është titullar legjitim i Kosovës shqiptare: - kolonizuesi 100-vjeçar serbosllav apo i kolonizuari? Ky është problemi kyç, të cilin politika, diplomacia dhe drejtësia e Tiranës zyrtare ende nuk e ka ngritur, as nuk e ka trajtuar si të tillë, domethënë si problem kolonial, ende të pazgjidhur në zemër të Evropës. Ky është gabim i madh, të cilin nuk do ta paguajë vetëm Fatmir Sejdiu, por ekziston rreziku i madh, që ta paguajmë të gjithë ne së bashku me Tiranën zyrtare, po qe se Shqipëria, edhe më tej e heshtë dhe, nuk e trajton si porblem kolonial Kosovën në relacionet dhe në institucionet relevante të Shqipërisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Pse, dhe deri kur Tirana zyrtare, do ta “konservojë”
problemin kolonial të Kosovës, për hir të ruajtjes së
ekuilbirit të marrëdhënieve diplomatike me Serbinë?
Natyrisht se, ne duhet të jemi në “pararojë” koherente në ndjekjen dhe në trajtimin e zhvillimit të ngjarjeve rreth Kosovës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, por fokusimi ynë i përhershëm, duhet të jetë përherë në thelbin e problemit (jo në prirjen e interesave heterogjene dhe të përfitimeve të ndryshme në kurriz të tragjedisë së Kosovës), jo në deskripcionin e periferisë së tij, ashtu si na e servojnë dhe preferojnë të “gatshëm” analizat dhe formulat e masmediave dhe të diplomacisë së huaj antishqiptare, që statusi i Kosovës, të zgjidhet, ashtu si i konvenon çmimit më të ulët të “tregut të lirë” serbosllav të Jugut të Ballkanit, si sferë tradicionale e interesit hegjemonist të Rusisë dhe e “Evropës pa kufijë”. Përkudrazi, ngritja dhe trajtimi i problemit të Kosovës, domosdoshmërisht kërkon të bëhet në mënyrë reale dhe objektive, duke përfillur me konsekuencë të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe të drejtën e vetëvendosjes që të dyja këto përbëjnë bazën e parrëxueshme dhe, të pranueshme ligjërisht, politikisht dhe demokratikisht të zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës. Ndryshe, do të vijë në shprehje zbatimi i njëanshëm dhe subjektiv i “zgjidhjes” me përmbajtje antihistorike, antiligjore dhe antidemokratike i “standardeve ndërkombëtare”, të modeluara nga ana e politikës dhe e diplomacisë së Serbisë dhe të Rusisë, të cilat, duke mos zgjidhur mjete dhe metoda për ta ricopëtuar dhe, rikthyer Kosovën nën sovranitetin kolonial të Serbisë (në emër të realizimit të “drejtave” të minoritetit 7% serb dhe të “trashigimisë shekullore” të Kishës Ortodokse Serbe), gjë që kjo strategji dhe taktikë e huaj proserbe, është në kolizion me të drejtën historike dhe ligjore të titullarit të vetëm mbi Kosovën-Shqipërisë.
Kjo fushatë e ethshme antishqiptare dhe anticivilizuese, e bazuar vetëm në klishetë e vjetra të politikës propagandistike hegjemoniste dhe të historiografisë falsifikatore të Serbisë së Madhe, patjetër, duhet të paralizohet dhe të neutralizohet me mjetet dhe me argumentet përkatëse të strategjisë kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë.
Kosova, të sanksionohet në Kushtetutën e Shqipërisë, si kundërpërgjigje e ligjshme dhe legjitime Kushtetutës antishqiptare të Serbisë kolonialiste
Edhe në fillim të shekullit XX, Serbia me paturpësi dhe pa asnjë të drejtë, Evropën dhe botën është duke e tronditur dhe terrorizuar me kukamat e saj të shtirura se “Kosova është tokë serbe”. Ndërkaq, për çudi, Shqipëria e sotme demokratike hesht dhe, ende zyrtarisht(në kuptimin juridiko-kushtetues dhe diplomatik) nuk i është përgjegjur Serbisë dhe botës, se Kosova është pjesë integrale e territorit indigjen të Shqipërisë, jo e Serbisë, e cila që nga vjeshta e vitit 1912, me gjenocid dhe me terror, e ndihmuar nga Fuqitë e Mëdha të Evropës(vendimet antiligjore dhe antihistorike të Konferencës së Londrës,1913), e kolonizoi dhe e aneksoi Kosovën shqiptare si “pjesë të territorit” serb.
De facto, moralisht dhe politikisht (sipas diktatit të interesave komplementare të “klimës” së marrëdhënieve politike rajonale, evropiane ndërkombëtare), Shqipëria, deklarativisht që nga vitet e 90-ta të shekullit XX, e ka mbështetur çështjen e Kosovës. Mirëpo, në kuptimin material dhe ligjor të së drejtës historike të popullit shqiptar mbi 90% dhe, de jure, ende nuk ka bërë asnjë përçapje serioze dhe me peshë as në planin e brendshëm, as në atë ndërkombëtar. Së pari, në kuptimin e së drejtës së brendshme, qeveria, as parlamenti i Republikës së Shqipërisë, të personifikuar nga kryetarët (Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu) dhe nga kryemnistrat e deritashëm të saj (Fatos Nano, Ilir Meta, Sali Berisha), ende nuk ka nxjerrë ndonjë dokument juridiko-kushtetues, ku Kosova, do të ishte e sanksionuar si pjesë e ligjshme dhe legjitime e territorit integral dhe të sovranitetit kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë. Nga një gabim i këtillë pothuajse 20-vjeçar (1990-2007), me pasoja fatale për interesin e përgjithshëm territorial, kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, përfitoi Serbia kolonialiste dhe gjenocidale ngase qeveria dhe parlamenti i saj, nën drejtimin e Boris Tadiqit(kryetar) dhe të Vojisla Koshtunicës (kryeministër), miratuan Kushtetutën e Serbisë, më 8.XI.2006, si dhe Referendumin, më 28-29.X.2006, ku sipas këtyre akteve të rëndësishme juridiko-kushtetuese serbe, “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, me status të autonomisë thelbësore brenda kufijve të shtetit sovranë të Serbisë.”(!?)
Shtrohet pyetja historike dhe e logjikshme, në këtë rast konkret, cila ishte kundërpërgjigjja e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë ndaj Serbisë, e cila pa asnjë të drejtë, Kosovën shqiptare (ish-koloni 100-vjeçare serbo-jugosllave) e ka sanksionuar në Kushtetutën e saj më të re? - Fatkeqësisht, deri tani, mungon përgjigjja formale-juridike dhe kushtetuese kësaj pyetjeje nga ana e Shqipërisë, edhe pse Kosova historikisht, de facto dhe de jure është pjesë e territorit integral të saj.
Është Kosova “letër e djegur” ndërmjet Serbisë kolonialiste dhe Shqipërisë demokratike, për hir të ruajtjes së balancës së marrëdhënieve ndërshtetërore diplomatike ndërmjet Beogradit dhe Tiranës?
Parashtrimi i kësaj pyetjeje kruciale nuk ka karakter përçmues, as provokues të përpjekjeve të deritashme të Shqipërisë në planin ndërkombëtar për ta ndihmuar zgjidhjen e problemit të Kosovës, por është qëllimmirë dhe me interes të përbashkët kombëtar dhe shtetëror shqiptar, që konkretisht dhe praktikisht kërkon përgjigje imediate, të drejtë, racionale dhe objektive nga shkenca, politika, drejtësia dhe diplomacia e Tiranës zyrtare.
Si, dhe çfarë duhet të bëjë më shumë Shqipëria e sotme demokratike për Kosovën? – Së pari, përveç mbështetjes politike dhe diplomatike të deritashme në frymën e strategjemave të huaja evro-ndërkombëtare, që në përmbajtjen e tyre e kanë fokusuar më tepër zgjidhjen e “problemit minoritar” serb 7% (sipas standardeve multietnike, pluraliste dhe decentralizuese, që kanë për qëllim erozionin dhe rikolonozimin “modern” serb të territorit të Kosovës shqiptare), patjetër duhet të vijë në shprehje pohimi, mbrojtja dhe legalizimi juridiko-kushtetues i së drejtës historike dhe i së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve mbi Kosovën. Së dyti, si politika, diplomacia, ashtu edhe drejtësia e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë urgjente, duhet ta ridefinojnë “listën” e objektivave dhe të interesave prioritare të strategjisë shtetërore kombëtare dhe ndërkombëtare në favor të përligjjes së zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës, duke e trajtuar kryesisht si problem kolonial, e jo, kursesi si “problem minoritar” serb, ashtu siç parashikojnë projektet dhe platformat e huaja serbo-ruse dhe evro-ndërkombëtare, (sikundër që është edhe plani i Marti Ahtisarit, i cili parashikon “pavarësinë e mbikëqyrur” të Kosovës nga ana e BE-së, përmbajtja e të cilit është në diskurs flagrant me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve dhe të Shqipërisë si titullarë të vetëm dhe të ligjshëm të Kosovës) që janë në funksion të drejtpërdrejtë të krijimit dhe të legalizimit të entitetit serb (7%) si entitetit me të drejta dhe me kompetenca të barabarta, ligjore, politike, juridiko-kushtetuese dhe territoriale sikurse entiteti shqiptar me mbi 90% të popullësisë. Pavarësisht, se kush në këtë rast, do të ndjehet i pakënaqur, i dëmtuar apo i indinjuar etj., politika zyrtare e Shqipërisë, nuk do të duhej të pranonte, as të mbështetëte “modele” dhe “plaforma” të tilla, të huaja, të disfavorshme për Kosovën, sepse janë në kundërshtim me të drejtën historike dhe me të drejtëne vetëvendosjes së Kosovës, përkatësisht të vetë Shqipërisë. Së treti, me qëllim që shkencërisht dhe ligjërisht, të përgënjeshtrohen “argumentet” politike, propagandistike, diplomatike dhe juridiko-kushtetuese e shkecnore të Serbisë, qeveria dhe parlamenti i Republikës së Shqipërisë, nevojitet, të revidojnë dhe të plotësojnë Kushtetutën e vitit 1998 (baza e së cilës patjetër, duhet të jetë historia e Shqipërisë etnike), duke i shtuar Amendemantin e ri se “Kosova është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë, jo e Serbisë”, ashtu siç figuron tani në Kushtetutën e re të Serbisë (8.11.2006).
Ky ndryshim dhe plotësim i Kushtetutës së Shqipërisë, duhet të bëhet patjetër, po qe se qeveria shqiptare merr parasyh faktet historike të pakundërshtueshme, se Kosova është shkëputur nga territori i saj etnik, gjeopolitik dhe shtetëror, që në vitin 1913 në saje të vendimeve të padrejta antihistorike dhe antijuridike ndërkombëtare të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës dhe, me forcë dhe me terror gjenocid i është aneksuar Serbisë së madhe. Së katërti, krahas ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës, qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë, nevojitet t’i revidojnë edhe rezolutat dhe vendimet e mëparshme për Kosovën, duke i plotësuar me klauzolën e e re, të bazueshme dhe të ligjshme jurdiko-kushtetuese, historike dhe demokratike paqësore, se “Kosova është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë”.
Prandaj, mbi këtë bazë plotësisht të qëndrueshme si në kuptimin moral, historik, politik, juridik, kushtetues, atribute dhe standarde këto, të së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare dhe të renditi pozitiv juridik ndërkombëtar të sotëm, Shqipëria duhet ta njohë pavarësinë dhe të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës, pavarësisht nga fakti, se do t’i pëlqejë apo jo, kjo e drejtë e pakundërshtueshme dhe e pamohueshme, e ligjshme dhe legjitime e Shqipërisë si TITULLAR I VETËM DHE SOVRAN i Kosovës shqiptare.
Përderisa, shteti shqiptar nuk do t’i marrë në konsideratë faktet dhe argumentet e theksuara më sipër, as Serbia e as aleatët saj të dikurshëm dhe të sotshëm me në krye Rusinë e Valdimir Putinit, Sergej Lavrovit dhe të Vitalij Çurkinit, nuk do të heqin dorë nga strategjia e politikës kolonialiste, neokolonialiste dhe hegjemoniste e shfrytëzimit dhe e ricopëtimit të mëtejmë të Kosovës së Shqipërisë etnike, duke e përpjekur që, në emër të drejtave të njeriut të pakicës kolonizatore serbe 7%, atë ta krijojnë si “shtet kosovar” multietnik, pluralist, që de facto dhe de jure kjo “formulë kompromisi politik” me përmbajtje serbo-sllave dhe evro-ndërkombëtare, do të thoshte mohimin e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve dhe të Shqipërisë si TITULLAR LEGAL DHE LEGJITIM të Kosovës.
 ________________________________________
 Këshilli i Sigurimit të OKB-së
SI RRODHI DITA E PARË E TAKIMIT  PËR STATUSIN E KOSOVËS NË KS TË OKB-së
 Shkruan:Sylejman GASHI,
New York, më 04.04.2007
 
  Gjatë ditëve të ardhshme Këshilli do të vendosë nëse do të dërgojë një mision faktmbledhës në Kosovë, ndërsa poashtu këtë muaj vendet e Grupit të Kontaktit do të fillojnë hartimin e një rezolutë të re.

New York, 3 prill 2007. Në takimin dje vonë pasdite të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili u mbajtë me dyer të mbyllura, krynegociatori i bisedimeve për Kosovën, Martti Ahtisaari e arsyetoi propozimin e e tij në dokumentin  me të cilin rekomandon një Kosovë të pavarur nën mbikëqyrje ndërkombëtare. 
  “Kjo është një ditë e rëndësishme sepse shënon fillimin e një procesi.  Nuk do të thosha se do të jetë një maratonë, por megjithatë të paktën mund të jetë një garë 10 mijë metërshe vrapimi”, tha Ahtisaari, duke paralajmëruar se megjithatë gjërat nuk do të lëvizin shpejt.  
  Në takim ka folur edhe kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ruecker në emër të presidentit Fatmir Sejdiu, ndërkaq nga pala serbe, me insistimin e Rusisë, ka folur kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica.
 
Pas takimit, ambasadori britanik dhe president i Këshilllit të Sigurimit për këtë muaj Emyr Jones Parry tha se tek anëtarët e Këshillit kishte një mbështetje të konsiderueshme për pavarësinë e Kosovës nën mbikëqyrje ndërkombëtare.  Ai tha se pritet që shumë shpejt, gjatë këtij muaji, qeveritë e Britanisë së Madhe, të Francës, Gjermanisë, Italisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë të fillojnë hartimin e një rezolute të re.  Ai poashtu tha se ditëve të ardhshme Këshilli do të vendosë lidhur me idenë e një misioni faktmbledhës të Këshillit në Kosovë dhe në Serbi. Ai parashikoi konsultime të mëtutjeshme gjatë këtij muaji, por jo edhe prezantim apo votim të rezolutës së re.
  Pas mbarimit të takimit presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili qe i pranishëm por nuk mbajti fjalë në takimin zyrtar për shkak të kundërshtimit të Rusisë, tha se sot ishte një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, ndërsa dokumentin e Ahtisaarit e quajti të balancuar dhe një kompromis.  Sejdiu tha se ishin shterruar të gjitha mundësitë pas 14-15 muajsh bisedimesh dhe se nuk ekzistonte asnjë mundësi e një zgjidhje të negociuar.
  “Populli i Kosovës është në pritje dhe ai ka të drejtë të ketë një perspektivë të qartë. Çdo shtyrje e mëtejme do të jetë kundërproduktive”, tha presidenti i Kosovës, duke thënë se Kosova ishte e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta dhe të bëhet faktor i stabilitetit të brendshëm dhe rajonal. I pyetur për kundërshtimet e mundshme për dokumentin, Sejdiu tha se ‘donte të mendonte me qasje pozitive duke shfaqur bindjen se do të ketë një vendim dhe marrëveshje nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit’.
  Ambasadori i Francës, Jean-Marc de la Sabliere vendit me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit deklaroi se shtyrja e mëtejme dhe mosvendosja më shpejt e cështjes së statusit do të ishte e rrezikshme.
  “Nuk do të thotë se duhet të nxitojmë e të miratojmë një diçka ditëve të ardhshme, mirëpo nuk duhet edhe të vonohemi shumë sepse kjo do të ishte shumë e rrezikshme”, tha ambasadori francez. Ai tha se Kosova nuk përbënte një presedan, por ishte një situatë specifike dhe se zgjidhja e çështjes së saj përfundonte edhe procesin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë.  Kemi të bëjme me stabilitetin e Evropës”, tha La Sabliere duke thënë se Rusia po përpiqej ta vononte procesin. 
  Ambasadori amerikan Alejandro Wolff e përgëzoi Ahtisaarin për një një paraqitje gjithpërfshirëse dhe shtjellim të hollësishëm të planit para Këshillit të Sigurimit.  Edhe ai e quajti situatën në Kosovë si të veçantë duke thënë se dokumenti mbi pavarësinë ishte opsioni i vetëm i mundshëm.  Wolff tha se kishte nevojë për informim dhe edukim të shtuar lidhur me Kosovën, të sqarohej se pse ishte i drejtë dokumenti i Ahtisaarit dhe pse argumentet e Koshtunicës ishin të gabueshme.  Argumenti i ambasadorit amerikan ka mundur të jetë edhe arsyeja e një deklarimi nga zëdhënësi i Departmentit të Shtetit me ç’rast Sean McCormack ka thënë se Washingtoni po shqyrton propozimin e Rusisë për një mision faktmbledhës në Kosovë.
  “Është qartë se është një çështje e rëndësishme për ta, andaj edhe po shikohet seriozisht kjo dëshirë e tyre për një mision të tillë faktmbledhës, si do ta çonte cështjen përpara, cili do të ishte mandati specifik i Këshillit në një mision të tillë si dhe kur do të realizohej, tha zëdhënësi i Departmentit të Shtetit.
  Kryeministri i Serbisë Vojislav Koshtunica, duke folur para gazetarëve tha se Këshilli i Sigurimit kishte refuzuar dokumentin e Ahtisaarit. I sfiduar për këtë pohim të tij, ai nuk e mbështeti me asnjë argument dhe u gjetë në një situatë të padëshiruar kur ju shtrua pyetja se cilat ishin ato vende përveç Rusisë që nuk u pajtuan me dokumentin? Si mund të kishte refuzim kur nuk u bë ndonjë votim, ishte një pyetje në të cilën Koshtunica nuk pati përgjigje, por vazhdoi me tiradën e tij ndaj dokumentit dhe Ahtisaarit duke kërkuar bisedime të reja dhe ndërmjetësues të ri. 
  “Çdo llojë sugjerimi se propozimi është refuzuar apo se po kërkohet emërimi i një negociatori të ri është krejtësisht i pasakt . Kjo nuk u përmend fare në asnjë pjesë të takimit të Këshillit” tha ambasadori britanik, Emyr Jones Parry. (S.Gashi)
 __________________________________-
 Krahasimi i Kosovës me Transnistrinë është gabim!
KOSOVA PËR SHQIPTARËT ËSHTË PORSI REPUBLIKA E MOLDOVËS PËR RUMUNËT
 
Shkruan:Tiberius PUIU*
Bukuresht, 02.04.2007
Publiku rumun lidhur me çështjen e Kosovës gjatë kohë ka qenë i mashtruar.  Idetë e gabuara, jorealiste, të bazuara në gënjeshtra dhe krahasime të papërshtatshme, kanë një përhapje tejet të madhe në Rumani, duke arritur të ndikojnë madje dhe pozitat e organeve zyrtare, për shembull ato të presidentit të vendit.
Kosova  për shqiptarët është porsi Republika e Moldovës për rumunët, me dallim në faktin se shkalla e shkombëtarizimit, e desolidarizimit me atdheun mëmë nuk i ka as për së afërmi proporcionet e Republikës së Moldovës. Nuk kemi këtu mundësinë për t’i analizuar në hollësi fenomenet e këtyre dy zonave, por një studim i këtillë do të paraqiste interes për ata që merren me fatin e rumunëve, kudoqofshin ata. Për atë, të krahasosh Kosovën me Transnistrinë është gabim.
Krahasimi qëndron ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Moldovës. Transnistria mund të krahasohet me zonën e ndodhur në afërsi të Mitrovisës, e kolonizuar masovikisht me serbë, pas grevave të minatorëve shqiptarë të Trepçës gjatë dekadës së tetë të shekullit të shkuar. Ashtu siç në Transnistri më të shumtë dhe më agresivë janë kolonistët rusë (me një numër të panumërt nga familjet e ushtarëve të kantonuar në këtë zonë), në Kosovë më agresivë janë kolonistët serbë që kanë ardhur për t’i „qetësuar” shqiptarët.  Përndryshe, një pjesë e madhe e popullatës serbe nga Kosova, edhepse minoritare, është sjellë me urrejtje dhe përçmim ndaj shqiptarëve, ndërsa tani kur kjo sjellje nuk mund të vazhdojë, nuk e ndjejnë veten të qetë.
Administrata internacionale e Kosovës, si dhe autoritetet shqiptare të zgjedhur përmes rrugës demokratike, kanë bërë përpjekjë për të arritur një pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Punët megjithatë, nuk janë të lehta, ngase shqiptarët etnikë nuk kanë luftuar asnjë çast me civilët, por vetëm me përfaqësuesit e autoriteteve (polici dhe ushtri), në kohën kur represionet e autoriteteve serbe nuk kanë bërë dallime ndërmjet civilëve dhe ushtarëve shqiptarë.
Në situatën në të cilën e vërteta për Kosovën nuk depërton pothuajse fare në shtypin rumun (është ndoshta çmimi i atyre që kanë pushtet ndaj shtypit dhe kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete jugosllave gjatë zënies dhe vrasjes së rumunëve që iknin për në Perëndim nëpër Jugosllavi), meriton të relatojmë rastin në të cilin një autobus me 20 „vullnetarë” nga Beogradi, të pajisur me armë dhe uniforma, arrijnë në një fshat shqiptar të Kosovës dhe i vrasin të gjithë që i kishin hasur në shtëpitë e para. Mënjanë, njëri nga ky kontingjent vrastarësh rrëfen për atë që ka ngjarë, ndërsa në anën tjetër kanë mbijetuar  disa nga ata që e kanë përjetuar këtë tragjedi, ndër ta edhe fëmijë.  Puna vajti deri në një proces që zgjat disa vjet, por në Serbi ku shërbimet sekrete e bëjnë të veten, të shpëtuara nga kontrolli i shtetit dhe parlamenti, nuk mund të ndëshkohen as vrastarët e kryeministrit, e mos të bëjmë fjalë për ata që i kanë vrarë shqiptarët e konsideruar nga pjesa dërmuese serbe si qytatarë të rendit të dytë.
Në Kosovë, ku shqiptarët përbëjnë 90% të popullatës, ku edhe gjuha shqipe ishte gjuhë zyrtare, nuk ekzistonte ndonjë serb që shprehte dëshirë për ta mësuar gjuhën shqipe. Në këtë situatë, çka mund të ngjajë po qe se rajoni i Kosovës i rikthehet Serbisë? Nuk ekziston variantë tjetër përveç asaj që autoritetet serbe të vazhdojnë të hakmeren dhe ta kryejnë atë që e patën nisur. Por, ata që propagojnë ide të këtilla kanë përfituar pothuajse një të tretën e votave të elektoratit në Serbi.
Është e vërtetë se Rusia është përngutur të deklarohet kundër independencës së Kosovës. Për fat të keq, çdo analist politik i matur e kupton se kjo është një përpjekje e dëshpruar e Rusisë për të përfituar një pikë mbështetjeje në Ballkan, ku Bullgaria e ka humbur definitivisht idenë për ta mbrojtur kauzën ruse. Në anën tjetër rusët duan të hakmeren kundër poshtërimit që ua bëri diktatori komunist i Shqipërisë, kur nuk u lejoi anijeve dhe raketave ruse të zbarkojnë në Shqipëri.  Po qe se asokohe forcat ushtarake ruse do të vendoseshin në Shqipëri, nuk dihet në do të bëhej fjalë për pavarësinë e Jugosllavisë apo për ndonjë politikë properëndimore në Itali.
Mënjanë, Rusia është kundër pavarësisë së rajonit të Kosovës, ndërsa në anën tjetër e përkrah aktivisht separatizmin në Transnistri, Abhazi dhe Osetinë e Veriut. Nga kjo shihet se pozita e Rusisë është më shumë spekulative se sa realiste, ndaj shumë lehtë mund të përmbyset në kokër të shpinës. Një krahasim tjetër të cilit i mungon themeli, bëhet ndërmjet Kosovës dhe Transnistrisë. Por në Transnistri pjesën dërmuese të banorëve e përbëjnë rumunët, njësoj si në Kosovë e përbën mazhoranca shqiptare.
Kosova ka qenë një zonë kontakti ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve
Për të shkuarën e Kosovës mund të bëhen konsiderata të shumta. Ndoshta do të ishte mirë të dihet se ky rajon, para ardhjes së sllavëve ishte një zonë kontakti ndërmjet rumunëve (vllehë) dhe shqiptarëve. Është sinjifikativ fakti se serbët që e kanë zotëruar për pak kohë këtë territor para ardhjes së turqve, kanë ngritur këtu disa manastire të reja, pranë atyre që i patën gjetur në Kosovë, e të cilat u përkisnin shqiptarëve. Kosova në Mesjetë kishte katunde me vllehë dhe shqiptarë të krishterë, të cilët i mbanin gjallë këta manastire. Fshatrat serbe nuk u jepnin gjë, me një fjalë nuk e kishin zemërgjerësinë e të parëve.
Fakti se shqiptarët dhe disa nga vllehët e përqafuan islamin kishte të bëjë me qëndresën për t’i bërë ballë presionit sllav dhe për ta ruajtur identitetin. Turqit nuk ua impononin gjuhën turke, por vetëm fenë. Për atë kemi në Gadishullin ballkanik muslimanë që flasin bullgarisht, apo serbokroatisht. Përndryshe burimet lidhur me popullatën janë të interpretuara gabimisht, ngase në Mesjetë shqiptarët paraqiten në regjistrim shpeshherë si turq (të fesë islame), si serbë apo grekë (të fesë ortodokse), apo si italianë (të fesë katolike).
Rumania duhet të ketë relacione të mira me Serbinë, me popullin serb, njësoj si me Shqipërinë dhe me shqiptarët, sidomos me ata të Kosovës. Për fat të keq, përpjekjet e autoriteteve rumune për ta përkrahur kauzën serbe nuk e ka përmirësuar në asnjë mënyrë situatën e rumunëvë të Luginës së Timokut. Fëmijët shkonin para do kohësh në shkollë për të mësuar sërbisht. Në shkollë u ndalohej rreptësisht të flasin mes vedi rumanisht. Krejt emrat u janë serbizuar. Takon emra familjesh si Iepureviç, Lapadatoviç, Caranoviç, dhe sa e sa shembuj të shumtë, të dhembshëm e tragjikë mund të jepen në këtë kontekst. Ndërsa instrumenti kryesor në këtë politikë të shkombëtarizimit, ka qenë kleri ortodoks i Serbisë, po ai i cili ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës në emër të ortodoksisë serbe. (Përktheu: Baki Ymeri)
 * Autori ështe rumun përnga prejardhja, filoshqiptar përnga idetë, përkthyes dhe autor librash e artikujsh kundër komunizmit, ish - këshilltar qeveritar, zëvendëskryeredaktor i revistës Albanezul / Shqiptari.
Nga revista Albanezul / Shqiptari
INDEPENDENCA E KOSOVËS NË DRITËN E LIDHJEVE FAREFISNORE RUMUNO-SHQIPTARE 
1.I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës dako-trako-ilire, është populli shqiptar.
2. Fjalët më të vjetra dhë më të bukura të gjuhës rumune kanë korespondenca identike edhe në gjuhën shqipe (bukuri, buzë, qafë, gushë, katund, kodër, pllaje, vatër etj.).
3. 200 vjet para pushtimit romak, dakasit e lashtë këndonin për trimëri, gjë e cila aktualisht është degdisur në gjirin e popullit rumun. Kush janë dakasit e vërtetë? Mos janë vallë vëllezërit e shqiptarëve të Kosovës, të cilët edhe në këto çaste këndojnë për trimëri?
4. C’thoshte Bogdan  Petriçeiku Hashdeu para 100 vitesh, në gjirin e Akademisë Rumune (21 Maj 1901)? Shqiptarët, pra, nuk janë fis me ne Rumunët, por na janë vëllezër. Vëllezër të vërtetë të të njëjtit gjak dakas. (Albanesii, dar�, nu sunt rude cu noi Românii, ci ne sunt fra�i. Fra�i adev�ra�i din acelea�i sânge dacic).
5. Për studimin e nënshtratit paralatin të gjuhës rumune, shqipja përfaqëson një mrekulli të historisë (prof.univ.dr. Grigore Brancus (shq. Brënkush).
6. Kosova është Besarabia e Shqipërisë. Shqiptarët nuk militojnë për Shqipërinë e Madhe siç militonin Hitleri, Stalini apo Millosheviqi në emër të terrorizmit fashist dhe komunist, por për independencë, në konformitet me të drejtën internacionale, për një shtet me kufinj të hapur ndaj Europës dhe Amerikës.
7. Me të gjitha përpjekjet e kota të atyre që e përkrahin propagandën serbo-ruse lidhur me Kosovën, rumunët që e duan librin dhe dashurinë në vend të shishes dhe urrejtjes, e dinë se jemi vëllezër, dhe se gjaku ujë nuk bëhet.
 (Nga numri më i ri i revistës Albanezul / Shqiptari, nr. 124/2007. Baki Ymeri)
____________________________________________
 Veton Surroi: ”…data 10 mars shënon fundin e dezintegrimit të Jugosllavisë.”
PO E VAZHDOI UNË ATJE KU E LA VETON SURROI
 Shkruan: Dr.Koço DANAJ, Analist politik dhe drejtor i Institutit të
Prognozave Rajonale me seli në Tiranë
Tiranë, më 29.03.2007
Para disa ditësh, një ndër politikanët e njohur dhe properëndimore shqiptare, në Prishtinë, Veton Surroi, bëri një deklarim të rëndësishëm. Ai u shpreh se data 10 mars shënon fundin e dezintegrimit të Jugosllavisë. 10 Marsi 2007 ishte fundi i bisedimeve shqiptaro-serbe. Deklarimi ishte për t’u përshëndetur, por jo për ta festuar. Deklarimi ishte i drejtë…, por i paplotë. Deklarim ishte i saktë…, por saktësia ishte gjysmake. Deklarim i filluar, por i pambaruar. Megjithatë, le të mos bëjmë akoma konstatime, por le të plotësojmë njëri tjetrin. Veton Surroi mund të ketë më dhjetëra arsye që e la fjalinë në mes të rrugës. Mund të jenë arsye taktike, diplomatike, botëkuptimi etj. etj.
Si duhet të përfundonte fjalia?

10 Marsi shënoi fundin e dezintegrimit të Jugosllavisë. Por çdo fund nuk është fund, ai ka edhe një fillim tjetër. Prandaj fjalia e plotë është: 10 Marsi shënoi fundin e Jugosllavisë dhe fillimin e Shqipërisë.
A kam të drejtë? Argumentet që do të sjell më poshtë janë nga e drejta ime. Cilat janë ato:

Argumenti i parë:
Dyshemeja Politike e ish-Jugosllavisë është Konferenca e Versajës, e cila krijoi mbretërinë serbo-kroato-sllovene - të quajtur në 1927 me emrin Jugosllavi. Më të drejtën e forcës, kjo mbretëri përfshiu në territorin e saj artificial, gati gjysmën e trojeve shqiptare. Këtë e dinë të gjithë, jo vetëm ata që e vuajtën, pra shqiptarët, por edhe ata që e kryen aktin, pra fuqitë e mëdha.

Argumenti i dytë:
Pas afër një shekulli, fuqitë e mëdha, pranojnë gabimin e tyre, pranojnë së krijesa me emrin Jugosllavi ishte artificiale. Prandaj filluan të riparonin gabimet e bëra në Konferencën e Versajës.

Argumenti i tretë:
Fiton pavarësinë Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Maqedonia dhe së fundi i rikthehet pavarësia Malit të Zi.

Argumenti i katërt:
Nga Konferenca e Versajës kanë mbetur akoma pa u zgjidhur trojet shqiptare në ish-Jugosllavi. Këto troje ndodhen në një shtet gjysmak të quajtur Shqipëri, në një protektorat të përkohshëm të quajtur Kosovë, në një shtet artificial të quajtur Maqedoni. Dhe në një masë më të vogël në dy shtete, në Serbi dhe Mal të Zi.

Çfarë do të behët më këto troje?
Do të vazhdohet Versaja Politike dhe shqiptarët do të jenë vetëm bashkëkohës realë të Evropës pa u bërë bashkëkohës historikë të saj? Do të riparohet Versaja Politike duke u bërë edhe shqiptarët si gjithë të tjerët?
Do të këtë dy shtete shqiptare?
Do të krijohet Konfederata shqiptaro-maqedone me kryeqytet Shkupin për të kënaqur edhe shqiptarët edhe maqedonasit e Vardarit?
Do të bashkohet Prishtina me Tiranën dhe Tetovën?
Do të ndryshojnë kombësinë shqiptarët që jetojnë në Veri të Shqipërisë (Me Veri të Shqipërisë kam parasysh Kosovën)? Do të shndërrohen në tërbeshë shqiptarët në Maqedoni dhe nesër do të flasim për maqedonas me origjinë shqiptare. Ashtu siç flasim sot për arvanitas apo grekë me origjinë shqiptare që jetojnë në Greqi. Dhe këtë e konsiderojmë krenari, kur është faqja më e palavdishme e jona?
(Jemi ndoshta kombi unik në botë që kemi shumë herë më tepër grekë, italianë, turq, amerikanë më origjinë shqiptare së sa vetë shqiptarë).

Veton Surroi nuk u jep përgjigje asnjërës prej këtyre pyetjeve në deklaratën e tij. Ai flet vetëm për mbarimin e fundit të Jugosllavisë. Por heziton të thotë së cili do të jetë fillimi dhe i kujt do të jetë ky fillim. Por kjo duhet thënë, dhe duhet thënë deri në Kupë të Qiellit:
Fundi i krijesave artificiale shënon dhe duhet të shënojë fillimin e Krijesave Natyrale. Jugosllavia ishte një krijesë artificiale. Prandaj edhe u shpërbë apo u dezintegrua. Shqipëria është një Krijesë Natyrale. Prandaj edhe duhet të bëhet apo të integrohet me pjesët përbërëse të saj. (Kjo është fundi i deklaratës së Veton Surroit sipas meje. Prandaj nuk është një shkrim, është një plotësim).
Kthehu ne fillim
_________________________
 E drejta për vetëvendosje
VULLNETI I POPULLIT DHE HISTORIA E HIDHUR E KUVENDEVE TË  KOSOVËS - 
“ E TRETA E VËRTETA”!
       
       Shkruan: Faik  MIFTARI
     Prizren, 29.03.2007
 Gati një shekull do të bëhet që kur populli shqiptar, gjegjësisht Kosova dhe trojet shqiptare në Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi  u pushtuan nga Serbia në vitin 1912. Pas plotë gati një shekull përpjekjeje, mundi, sakrifice, rezistencë dhe luftë, popullit shqiptar edhe sot kësaj dite ju pamundësohet që në mënyrë të lirë të shpreh mendimin e tij për vetveten dhe të vetëvendos vet për fatin e tij.
Në historinë e tij më të re, të shekullit XX, popullit shqiptar për herë të parë, gjatë luftës së dytë botërore, në Konferencën e Bujanit, iu premtua, se pas mbarimit të luftës, Kosovës do t’i mundësohet që të vendos vet se ku dhe me kë do të jetojë. Por pas mbarimit të luftës, ky premtim u shkel nga Serbia, me ç’rast edhe e aneksoi prapë Kosovën në vitin 1945. Për herë të dytë, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë në vitin 1991, komisioni i Badinterit i njohu të drejtën e vetëvendosjes, nëpërmes referundemeve të mbajtura, republikave përbërëse ( Sllovenisë, Kroacisë, BeH, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë), duke e anashkaluar Kosovën, edhe pse kjo ka pas sistem të dyfishtë juridik, duke qenë krahinë autonome në kuadër të Serbisë, por njëkohësisht edhe pjesë përbërëse e ish federatës jugosllave sipas Kushtetutës së vitit 1974. Nga ky vlerësim i Badinterit, mund të shihet se sa ka qenë e arsyeshme dhe e drejtë, lëvizja dhe kërkesa për Republikën e Kosovës si republikë  e barabartë me republikat tjera përbërëse të ish Jugosllavisë. Për herë të tretë, në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, delegacioni shqiptar insistoi për të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Kosovës pas periudhës trevjeçare, kjo u premtua nga ish sekretarja e shtetit amerikan Allbright se do të merret parasysh vullneti i popullit të Kosovës, por pas rezistencës së ashpër nga shtetet tjera të Grupit të Kontaktit, bënë që sekretarja e  shtetit amerikan Allbright të tërheq premtimin dhe letrën në fjalë, për vullnetin e popullit të Kosovës.
Edhe tani në propozimin e pakos së Ahtisarit nuk i mundësohet e drejta për vetëvendosje popullit të Kosovës, por për statusin politik të Kosovës do të vendos Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Në deklaratën e fundit të ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov “ se të drejtë shkëputjeje nga federatat përbërëse kanë vetëm pjesë përbërëse të tyre, gjegjësisht republikat e tyre”, nga e cila e drejtë kanë përfituar 15 republikat përbërëse të ish federatës së Bashkimit Sovjetik, 6 republikat përbërëse të ish federatës së Jugosllavisë si dhe 2 republikat përbërëse të ish Çekosllovakisë. Por një gjë që nuk e cek apo nuk do të dijë, ministri rus Sergej Lavrov, është që, faktori ndërkombëtar në Dejton, e ka pranuar dhe legjitimuar Republikën Serpska në BeH, të krijuar pas gjenocidit të kryer serb mbi boshnjakët, gjatë luftës në BeH, dhe se sot BeH është federatë e përbërë prej Federatës boshnjako-kroate dhe Republikës Serpska, edhe pse para luftës në BeH, serbët as që kanë pas një rajon kompakt, krahinë,  apo entitet të ndarë në Bosnjë.
 
         Kuvendi i Kosovës si organ më i lartë legjislativ juridik, në historinë më të vjetër, për herë të parë në vitin 1945 në Prizren nën trusnin serbe në seancën e mbajtur në shkollën fillore Bajram Curri, miratoi vendimin për bashkimin (aneksimin) e Kosovës me Serbinë.
         Kuvendi i Kosovës, në historinë më të re, për herë të dytë në vitin 1989 në Prishtinë, prapë nën trusnin dhe presionin serb, miratoi vendimin për amendamentet kushtetuese, me ç’rast suprimoi autonomin e Kosovës të Kushtetutës së vitit 1974, dhe hapi rrugë aneksimit të Kosovës nga Serbia. Si sot më kujtohet, deklarata e shpeshtë e  ish kryetarit dhe kriminelit serb Sllobodan Millosheviq, se delegatët e Kuvendit të Kosovës vetvetiu, me shumicë absolute votash, e kanë miratuar dhe mundësuar suprimimin e autonomisë së Kosovës, gjë që mundësoi prapë aneksimin e   Kosovës nga Serbia.
Kuvendi i Kosovës, në këto çaste historike , për herë të tretë, do të ketë rast që të miratojë vendimin që do të sjell Këshilli i Sigurimit të OKB-së për statusin e Kosovës, pra, të keni kujdes deputetët e nderuar të Kuvendit të Kosovës, që e përfaqësoni popullin e Kosovës, që në këto çaste vendimtare, të vendosni sipas asaj thënies së urtë popullore” e treta e vërteta” e mos dhashë Zoti të vendosni diç tjetër që është kundër vullnetit të popullit të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pas së cilës do të jeni të nemur përgjithmonë nga populli i Kosovës, me thënien e urtë popullore” mos ju çoftë hallall kurr tambli i nënës “.
 _______________________________________
Barometri diplomatik
KUSH E HANGËR REFERENDUMIN E PREMTUAR NGA
BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE?

 

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI
 Më 26.03.2007
_______________________
Pas dështimit të dialogut të Vjenës, më 10 mars 2007, me t’u kthyer në Prishtinë, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi : “Kemi bërë shumë kompromise të dhimbshme, duke u treguar zemërgjerë.” (BallkanWeb,11.03.2007).
-Çfarë të bëjmë, “dynjallëk i rrjeshëm ky”, kështu do ta justifikonin "veprën e tyre historiko-politike kombëtare” politikanët e dështuar-vetëviktima të vetëdijshme të “kompromiseve të shumta, të dhimbshme dhe zemërgjera”. Pra, ç’të bëjmë, kur edhe politika dhe politikanët tanë më tepër u gjasojnë tregtisë dhe tregtarëve sesa të drejtës dhe drejtësisë. Mirëpo, megjithatë, edhe unë, si mijëra shqiptarë të tjerë, si viktimë e drejtpërdrejtë e terrorit dhe e gjenocidit kolonial serbomadh, të institucionalizuar në Kosovë, që nga vjeshta e vitit 1912 e deri në qershorin e vitit 1999, kam të drejtë dhe, për detyrë që ta pyes kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, se ato “shumë kompromise të dhimbshme dhe zemërgjera” në dëm të vetëvendosjes së jashtme të Kosovës, ishin të vullnetshme apo të imponueshme? Sido që të jetë, “një punë e lënë për gjysmë, është me keq se hiqi”. Pa dyshim, kështu, do t’i komentonte “kompromiset e shumta, të dhimbshme dhe zemërgjera” të politikës zyrtare aktuale të Kosovës, Hakiu (karrocieri) i Ismail Qemalit.
* Në lidhje me mesazhin e kësaj deklarate patetike shtrohet pyetja: - Atëherë, kush duhet ta ketë korrigjuar një gabim të këtillë historiko-politik, juridiko-kombëtar dhe ndërkombëtar, që thelbësisht është në diskurs me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës?
Fatmir Sejdiu
Kjo deklaratë e Fatmir Sejdiut është e papritur (sidomos, kur mbajmë parasysh faktin se ai në deklarimet e mëparshme të tij për opinionin publik, ashtu edhe në takimin ndërkombëtar të Vjenës me palën serbe, pat deklaruar se “alfa dhe omega e kompromisit me Serbinë, është njohja e pavarësisë së Kosovës”), por i qartë dhe i sinqertë në aspektin politik, sepse për herë të parë, para opinionit publik vendor shqiptar e pohoi një të vërtetë të madhe (kështu që diç të tillë shokuese nuk ka deklaruar, as “sinjalizuar” asnjëri nga decentralistët e “grupit të kontaktit” për Kosovën në Vjenë, as Parlamenti, e as Qeveria e Kosovës në konkluzionet e tyre politike lidhur me këtë çështje), se “paria politiko-historike” zyrtare e Kosovës ka bërë “ shumë kompromise të dhimbshme për t’u treguar sa më zemërgjerë” ndaj Serbisë kolonialiste dhe partnerëve të saj “kompromisaxhinj” në disfavor të së drejtës së vetëvendojes së Kosovës.
Në lidhje me mesazhin “helmues” të kësaj deklarate zyrtare të kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, shtrohen këto pyetje të pashmangshme :
(1) Sa është numri i atyre “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme...”?
(2) Pse u bënë ato kompromise, pa marrjen paraprake të pëlqimit të popullit shqiptar të Kosovës?
(3) Pse dhe për interesa të kujt janë bërë ato kompromise?
(4) Çka do të fitojnë shqiptarët dhe Kosova prej atyre kompromiseve absurde, antihistorike, antiligjore dhe antikombëtare ?
(5) Kush do të mbajë përgjegjësinë dhe llogarinë para historisë dhe para popullit shqiptar, të mashtruar dhe të tradhëtuar në këtë rast konkret, për shkak të bërjes së atyre “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme...”?
(6) Historikisht, moralisht, politikisht, ligjërisht, juridikisht dhe demokratikisht..., etj., a mund të quhen kompromise domethënëse dhe të justifikishme ato “shumë kompromise të dhimbshme”, të bëra në kurriz të vetëvendosjes së Kosovës nga ana “grupit decentralist” (të cilët, pas çdo takimi, të zhvilluar në Vjenë me homologët e tyre kolonialistë të Beogradit, secili në mënyrën e vet të diletnatizimit politik dhe diplomatik, deklaronin botërisht para fotoreporterëve ndërkombëtarë: “po vjen pavarësia, po vjen pavarësia...!”. Mirëpo, epilogu i dialogut të Vjenës, më 10 mars, 2007, provoi të kundërtën-dështimin ngase në Vjenë, në takimet dyvjeçare bjerrakohe të dy palëve në konflikt nuk është debatuar fare për statusin e Kosovës, por për “kompromise të shumta dhe të dhimbshme”, siç është shprehur në fund të bankrotimit të tyre, edhe Fatmir Sejdiu (kryetar i Kosovës) në saje të “bekimit” të qeverisë, të parlamentit dhe të kryetarit të Kosovës?
(7) Kush do të përfitojë sot, apo nesër prej atyre “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme”, të bëra në disfavor të shqiptarëve dhe të Kosovës?
(8) Pse të bëhen ato kompromise të panevojshme dhe tragjike për fatin e nesërm të Kosovës, kur dihet se UÇK-ja, as populli nuk kanë luftuar dhe, nuk janë viktimizuar për t’i bërë koncesione favorizuesde vrasësit dhe kolonizatorit të tyre shekullor-Serbisë dhe serbëve, por kanë luftuar dhe kanë flijuar jetët e tyre vetëm për vetëm që Kosova ta fitojë pavarësinë e saj të plotë si shtet sovran dhe i lirë, ashtu sikurse të gjitha shtetet e tjera në Ballkan?
(9) Pse këtë të vërtetë të politikës së juaj zyrtare mbi nënshkrimin dhe miratimin e “ shumë kompromiseve të dhimbshme” në dëm të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së plotë të Kosovës, botërisht përmes subjekteve të juaja politike, ende nuk e keni njohtuar mbarë popullin shqiptar të Kosovës, por po gënjeni dhe po e mashtroni se pavarësia e Kosovës “është çështj e kryerë”?
(10) – “Rrobaqepës” të dobët të fatit të Kosovës, pse nuk jeni të sinqertë dhe të vetëdijshëm për të kuptuar faktin se, gjatë 8 viteve të shkuara (qeveritarë, parlamentarë dhe politikanë drejtues të Kosovës) keni qenë të obliguar, të paguar dhe të autorizuar nga populli, që në emër dhe, për interesa të tij, të punoni në mbrojtjen dhe në avancimin e interesave të tyre vitale kombëtare dhe shtetërore, që pa dyshim do të çonin drejt krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, e jo të bëni pazare pa “hanxhiun”, duke bërë “kompromise të shumta dhe të dhimbshme” në llogari të ardhmërisë së Kosovës, duke u munduar që të tregoheni më internacionalistë dhe më kosmopolitë sesa “mbeturinat politike” të komunzimit ortodoks sovjetik të Nikita S. Hrushçovit, Brezhnjevit dhe Kosiginit..., etj.?
(11) Me kë i keni bërë ato kompromise, kur e gjithë bota ka marrë vesh se Serbia e ka hudhur poshtë Planin e Marti Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, më 10 mars 2007? Sikur të gjitha këto pyetje kardinale dhe të pashmangshme, me interes jetik dhe afatgjatë për jetësimin e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës, t’i kishte mbajtur parasysh “elita politike” zyrtare e Kosovës, sigurisht se tani, as qeveria, as parlamenti e as kryetari i Kosovës nuk do të ishin “vetëviktimizuar” dhe nënshtruar verbërazi masave dhe kritereve paliative të planit të Marti Ahtisarit, plan ky i cili parashikon zgjidhjen gjysmake dhe fragmentare të statusit të Kosovës-“pavarësinë e kushtëzuar” nën mbikëqyrjen e e Bashkimit Evropian (BE).
Në këtë kontekst, mund të shtrohet edhe kjo pyetje: - Nëse “elita politike” qeveritare e Kosovës ka qenë e detyruar që, në saje të diktatit dhe të imponimit të bashkësisë ndërkombëtare, t’i bëjë të gjitha ato “kompromise të dhimbshme” në kurriz të pavarësisë së plotë të Kosovës, atëherë, para se tamerrte një vendim të tillë të njëanshëm dhe fatal, nolens volens ka qenë e detyruar që në formë demokratike dhe ligjore, ta konsultojë popullin shqiptar përmes referendumit a plebishitit, e jo në mënyrë tekanjoze, skandaloze dhe ilegale, të nënshkruajë akte kapitullimi kundër vetëvendosjes së Kosovës, me qëllim që t’i arrinte ato “kompromise të shumta,të dhimbshme dhe zemërgjera” në favor të “projektuesve” të “pavarësisë së kushtëzuar”, nocion ky, që nuk figuron në asnjë doracak të së drejtës ndërkombëtare.
Duke qenë se Serbia ende nuk ka pranuar asnjë kompromis me palën shqiptare, as me atë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, Prishtinës zyrtare ende i kanë ngelur edhe ca “minuta të fundit”, që të mendojë esëll dhe, të veprojë drejt dhe me urgjencë në ridefinimin e strategjisë së saj të gabuar dhe kapitulluese lidhur me pezullimin e menjëhershëm të “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme”, të cilat i ka deklaruar (por nuk i ka theksuar në mënyrë taksative se cilat janë ato dhe, sa është numri i atyre kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme) kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ndryshe, me një strategji dhe politikë të tillë dështuese kompromisi, që përjashton pavarësinë dhe sovranitetin e plotë të Kosovës, me të drejtë, nuk do të pajtohet Lëvizja Vetëvendosje-Populli i Kosovës. Këtë fakt relevant, duhet ta mbajnë parasysh nënshkruesit kapitullues të “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme” të Fatmir Sejdiut dhe të kastës së tij politike në Prishtinë. Referendumi versus kompromiseve të dhimbshme dhe të kushtueshme për mëvetësinë dhe vetëvendosjen e Kosovës Vetëm referendumi është garancia e ligjshme dhe demokratike e shpëtimit të vetëvendosjes së Kosovës. Prandaj, kjo do të ishte edhe rruga më racionale dhe më e shkurtër, e ligjshme dhe demokratike ( e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara etj.), që do të ishte në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes koloniale të Kosovës.
Fundja, para disa vitesh disa instanca relevante të bashkësisë ndërkombëtare (të paktën verbalisht) i patën premtuar “elitës politike “ zyrtare të Kosovës, se me t’u krijuar dhe plotësuar kushtet dhe standardet e caktuara nga bashkësia ndërkombëtare, populli shqiptar do të ketë të drejtë, që të organizojë referendumin, me ç’rast do të deklarohej për fatin e tij. Mirëpo, deri tani, një premtim i tillë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (konkretisht nga ana e OKB-së) është shkelur në më mënyrë flagrante ngase në vend të organizimit të referendumit, erdhi në shprehje plani i Marti Ahtisarit, (që parashikon “pavarësinë e kushtëzuar” nën tutelën e BE-së), të cilin e miratoi si qeveria, ashtu edhe parlamenti i Kosovës, gjë që, hëpërhë ai është antitezë e përkohshme e së drejtës së vetëvendosjes. Si rrjedhojë, edhe për një kohë të paparashikuar, do të na lërë të ballafaqohemi me vatrën nevralgjike të krizës gjeneruese potenciale të konfliktit shekullor serbo-shqiptar në Ballkan, pasojat e së cilës do të prekin edhe sigurinë, stabilitetin dhe paqen e Evropës. Në vend të “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme”, të bëra nga “elita politike” qeveritare e Kosovës, patjetër dhe, në mënyrë imediate, duhet të vijë në shprehje përfillja dhe përligjja e së drejtës së vetëvendsojes së Kosovës, e cila do të realizohej në saje të organizimit të referendumit, ku në mënyrë ligjore dhe demokratike, populli shqiptar i Kosovës, do të thoshte fjalën e fundit për ardhmërinë e tij. Ky është çelësi i vetëm shpëtimtar si për Kosovën, që të fitojë cilësinë e subjektivitetit juridik ndërkombëtar si shtet më vete, ashtu edhe për Serbinë, që të lirohet sa më parë të jetë e mudnur dhe, përgjithmonë nga bagazhi dhe hipoteka e sundimit të saj kolonial dhe hegjemonist mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën dhe, më gjerë në Ballkan.
Negociatorët e Kosovës
___________________________________
Ndërkaq, të gjitha “alternativat” anashkaluese dhe shpërfillëse të aplikimit të referendumit a plebishitit në funksion të njohjes së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, janë të dëmshme dhe, me rrizk të madh paparashikues, sepse nuk garantojnë pavarësinë e plotë të Kosovës, pavarësisht se çfarë “kompromise të shumta dhe të dhimbshme” kanë bërë, apo do të bëjnë qeveria, parlamenti dhe kryetari i Kosovës me strukturat e bashkësisë ndërkombëtare. Duke qenë se ende nuk janë shteruar të gjitha mundësitë reale dhe instrumentet ligjore dhe demokratike, që Kosovës doemos t’i njihet e drejta e subjektivitetit juridik ndërkombëtar në saje të parimit dhe të së drejtës së vetëvendosjes së jashtme, atëherë do të ishte absurde dhe e papranueshme që qeveria, parlamenti dhe kryetari i Kosovës, t’i pranonin mbi supet e tyre ato “ kompromise të shumta dhe të dhimbshme për t’u treguar zemërgjerë” ndaj kujt dhe, pse kapitullim “zemërgjerë” dhe i “dhimbshëm”?
– Pse, sipas “vesit detyrues” 100-vjeçar, vetëm ne shqiptarët, duhet të nënshkruajmë dhe të pranojmë “shumë kompromise të dhimbshme” kundër vetëvetes?!
– Deri kur do ta përçmojmë dhe mohojmë vetëvetën, kur historikisht dhe botërisht dihet se shqiptarët dhe Shqipëria Etnike nuk i ka borxh askujt, por të tjerët iu kanë borxhe të mëdha dhe të pashlyeshme atyre (Serbia, Mali i Zi, Greqia, dhe Maqedonia), sepse, ende i mbajnë në varësinë e sundimit kolonial dhe shfrytëzues të tyre. Sërish, me qindra, mijëra herë, duhet të përsërisim pyetjen e pashmangshme: - Pse vetëm kombit shqiptar në Ballkan po i mohohet njohja e së drejtës së vetëvendosjes?! – Ndoshta, për shkak të faktit se njohja e ligjshme e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptare bie ndesh me interesat ekonomike dhe financiare të ndokujt, si dhe me interesat e sistemit kolonialist shekullor të Serbisë, të Greqisë dhe të Malit të Zi etj.?
 Në këtë kontekst, një paradigmë krahasuese, pse Malit të Zi me 6.20000 mijë banorë i është njohur pavarësia nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (me gjithë faktin e njohur se kufijtë territorialë të tij janë të diskutueshëm, sepse gjysma e territorit “të sotëm malazez”: Hot, Grudë, Tuz, Plavë, Guci, Krajë, Ulqin e Tivar i përket territorit indigjen natyror të Shqipërisë Etnike,jo Malit të Zi, i cili, më 1878, në saje të vendimeve të padrejta dhe ilegale të Kongresit të Berlinit, i kolonizoi dhe i aneksoi ato në “konton” e “territorit malazez”), kurse Kosovës me mbi 2.000.000 milionë banorë (mbi 90% shqiptarë) nuk i njihet e drejta e vetëvendosjes së jashtme?! Pavarësisht nga “ kompromiset e shumta dhe të dhimbshme”, të bëra nga “elita politike” dështuese e udhëheqjes aktulae të Kosovës ( si pasojë e ushtrimit të sondës së trysnisë së politikës së bashkësisë ndërkombëtare) në kurriz të decentralizimit-copëtimit të territorit të Kosovës shqiptare në favor të minortitet kolon serb, do të ishte gabim i madh, ripërsëritje e padrejtësisë së madhe historike dhe, mbi të gjitha, do të ishte e pandershme nga Evropa që, edhe kësaj radhe t’i mashtrojë dhe t’i sakrifiikojë shqiptarët dhe Kosovën për interesa dhe pazarllëqe të koniunkturës tradicioanale serbo-sllave, pavarësisht se eurokratët e BE-së me Havier Solanën në krye e kanë bindur garniturën udhëheqëse shqiptare të Kosovës, se ata kanë qenë “të detyruar” t’i bëjnë ato “ shumë kompromise të dhimbshme” në favor të minoritet kolon serb (8%) dhe të Serbisë Pse Kosova të “shpërblehet” me “pavarësi të përkohshme dhe të kushtëzuar”, kur kjo nuk ndodhet në territorin e huaj serb, të pushtuar përkohësisht, por ndodhet në territorin autokton iliro-shqiptar të Shqipërisë Etnike? Pse, zvarritja e deritashme 8-vjeçare e referendumit? Kush e gllabëroi dhe e “fyshi” referendumin e premtuar nga bashkësia ndërkombëtare? – Premtuesit, apo injoruesit e tij, apo që të dytë së bashku, për t’u pajtuar me çdo kusht me Serbinë kolonizatore gjenocidale?!
– Pavarësisht se si është arritur një antikompromis i tillë i dhimbshëm “i përkohshëm” në kurriz të shpërfilljes së referendumit dhe të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, pranimi i një “formule” të tillë, të panjohur si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktikën e së drejtës ndërkombëtare, mund të passjellë pasoja dhe përgjegjësi morale, ligjore dhe historike për “përqafuesit” e saj të palës shqiptare. Shtrohet pyetja, nëse janë “konsumuar” të të gjitha mjetet dhe format ligjore të së drejtës historike, demokratike dhe juridike ndërkombëtare (gjë që kjo nuk është e vërtetë, sepse, ende nuk ka ardhur në shprehje aplikimi i tyre i detyrueshëm juridiko-demokratik sipas normave të parashikuara të së drejtës ndërkombëtare, dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar), që shqiptarëve të Kosovës pa të drejtë, (edhe në fillim të shekullit XXI, viti 2007) t’u imponohet “pavarësia e kushtëzuar” nën patronazhin e Evropës, si zgjidhje e kapshme për të arritur “kompromisin historiko-politik” me Beogradin zyrtar, atëherë, edhe kjo “formulë e përkohshme” është e gabuar dhe e papranueshme, sepse si Kosova, ashtu shqiptarët, të prirur nga përvoja e hidhur historike 100-vjeçare, kanë të drejtë të dyshojnë në sinqeritetin dhe në objektivitetin e politikës monitoruese të BE-së mbi Kosovën (nëse brenda këtij viti, do të miratohej Plani i Marti Ahtsarit nga ana Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara), sepse po kjo Evropë është ajo, që vetëm shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan ua ka mohuar të drejtën e vetëvendosjes këtu e 100 vjet më parë. Po kjo Evropë mban përgjegjësi morale, që nuk i parandaloi dhe, nuk i sanksionoi me kohë, në mënyrë të merituar ligjore agresionet fashiste dhe gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1992-1999) kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.
Në këtë sens, po të mos ndërhynte Amerika, nuk do të dihej, se kur do të përfundonin luftërat dhe agresionet gjenocidale të Serbisë në Ballkan. Prandaj, meqë kjo është e vërteta, nëse Kosovës, duhet t’i imponohet “pavarësia e kushtëzuar” sipas planit të Marti Ahtisarit, ( i cili, deri në shqyrtimin e tij përfundimtar, është duke pritur në “sirtarin” e Sekretarit të Përgjithshëm të KS të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun) të cilin, tanimë e kanë miratuar qeveria, parlamenti, “grupi i unitetit” dhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, atëherë pse ajo “pavarësi e kushtëzuar”, të monitorohet nga BE-ja, e të mos supervizohet drejtpërdrejt vetëm nga Amerika dhe NATO-ja, sepse këta dy organizma politiko-ushtarkë ndërkombëtarë i kanë meritat më të mëdha për shpëtimin e Kosovës dhe të shqiptarëve nga katastrofa e shkaktuar nga ana Serbia pushtuese gjenocidale? Fundja, pavarësisht nga bartja e funksioneve politiko-shtetërore dhe partiake (qoftë edhe “grupi i kontaktit”, qeveria, parlamenti apo kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu në rastin konkret) nuk kanë pasur kurrfarë të drejte, që t’i bëjnë ato “shumë kompromise të dhimbshme dhe zemërgjera” në llogari të mohimit të së drejtës së vetëvendosjes, sepse një të drejtë të tillë e gëzon vetëm populli, sepse shteti dhe sovranitrteti i tij i përket vetëm popullit, e jo asnjë partie politike a subjekti politik qoftë në pushtet apo në opozitë. Sovraniteti i përket popullit dhe, askush atë nuk ka të derjtë ta vërë në pikëpyetje, sepse kjo është e drejtë e patjetërsueshme e popullit.
________________________________
Në pritje të rezolutës së re
 SPASTRIME NË SHPK DHE RRIRESHTIME POLITIKE
Shkruan:Muhamet MAVRAJ, Botues i gazetës “Epoka e RE”
Prishtinë, 22.03.2007
Ndërkohë që në skenën e Kosovës ka lëvizje të hatashme para dhe prapa perdeve për rirreshtime dhe ripozicionime të faktorëve politikë tashmë të delegjitimuar deri në nivelet komunale, paralelisht ka filluar një proces i çuditshëm në radhët e Shërbimit Policor të Kosovës. E tërë skena politike, deri te kryeministri në ankth për të ardhmen politike të tij, tani kur negociatat kanë përfunduar në Evropë dhe janë bartur në selinë e OKB-së në New York, po përgatitet për ditën e parë pas rezolutës së mundshme të OKB-së që, Zoti e din kur do të arrihet dhe çfarë do të përmbajë. Të vogla janë mundësitë që rezultati të jetë ndryshe nga gjasat. Mund të jetë vetëm rezultat më i vogël sesa që ishin gjasat në fillim. Në Gjilan një koalicion lokal LDK-PDK ishte pilot koalicion, provë për koalicionin qendror që aritmetikisht mund të funksionojë lehtësisht në kuptimin parlamentar, pa nevojën e forcave tjera. Faktorët që e kanë penguar këtë koalicion në 2004 janë jashtë ndikimit dhe fizikisht pa gjasa për ta penguar këtë: Rugova nuk jeton më; Haradinaj është në burg; Daci (dikur me Haradinajn dimensionuan këtë koalicion në fuqi) dhe Adem Salihaj (iniciatori kryesor) janë jashtë LDK-së dhe të armiqësuar e nën goditjet e vazhdueshme dhe të ndryshme të LDK-së. Fatmir Sejdiu është pragmatik: palla s’i han për parime dhe moral. Ai është në gjendje që ta shfrytëzojë njeriun edhe për së vdekuri për t’i arritur qëllimet e veta, me flamurin dardan të Rugovës prapa shpinës, po e dizajnon flamurin shumetnik. Kështu ka mësuar nga leksionet e Makiavelit.
 
Agim Çeku, në pozicionin më të vështirë që çdo ditë po i dobësohet dhe s’ka gjasa për rikthim, ndonëse mori një mori ankesash të Zyrës së madhe kundër deklaratave të djeshme të Lutfi Hazirit për koalicionin e stabilitetit LDK-PDK, që tani mund të lobojë për postin e ministrit të mbrojtjes (edhe pse nuk është ministri formalisht, sipas pakos së Ahtisarit). Pa një bazë të qëndrueshme partiake, pa një forcë të madhe politike, me shumë kundërshtarë të pezmatuar në të dhe në deklaratat festive pas 10 shkurtit, për shërbimet e kryera në këtë periudhë dhe veçmas këtë që lidhet me 10 shkurtin e përgjakshëm, të vetmen bazë mund ta kërkojë nëpër zyren e madhe. Prej andej edhe pat ardhur. Shumë njerëz kanë pyetur: Pse po shuhet TMK? Pse po kërkohet transformim i TMK-së dhe s’po ngucet SHPK-ja? A mos kjo do të thotë se SHPK iu shërben mirë të huajve dhe s’u duhet fara e UÇK-së në forcën ushtarake? Në koalicionin e ardhshëm, postin e ministrit të Punëve të Brendshme e ëndërron me sy hapur një nënkryetar i PDK-së që ka përvojë të organizimit të policisë ushtarake gjatë luftës. Fara e mbetur e UÇK-së në SHPK po krasitet dhe po defaktorizohet plotësisht, me të shpejtë. Në SHPK gjithmonë janë kryer spastrime, prej komunës së Burimit që spastroi elementet e UÇK-së qysh moti e deri në komandën e Prishtinës. Kësaj radhe, nuk po dëbohen nga puna, por kuadrot e trajnuara me vjet të tëra në fusha të ndijshme të SHPK-së po degradohen deri në patrullime të thjeshta, ndërsa patrolluesit po i ngrisin në pozitat e tyre.
 
Pse mu tani në këtë fazë të ndërmjetme? Çka po ndodhë dhe pse po ndodhë? Spastrimet po bëhen edhe pa i dëbuar nga puna, por duke i hequr nga sektorët ku politika gjindet e inkriminuar në ndonjë mënyrë: udhëheqësin e sektorit të vrasjeve në nivel regjional të Prishtinës, s’e gjen më në atë detyrë, është në patrollë; udhëheqesin e sektorit të narkotikëve- tash në patrollë; policin hetues të autokrimeve në nivel regjioni- tash në patrollë; udhëheqësin e një sektori të veprave tjera të rënda- tash në patrollë, policin hetues në sektorin e vrasjeve- tash në patrollë. Që të gjithë këta vetëm të Njësisë së Hetimeve Regjonale në Prishtinë. Po kështu janë kryer edhe disa transfere tjera: nëpër sektorët e hetimeve në nivele të stacionit policor i kanë transferuar nëpër patrolla. Që të gjitha këto sektore kanë treguar suksese krenare larg kontrollit të politikës.
Kështu nuk do të jetë më! Doktor Adhamudhi i ka senet në dorë në këtë kirurgji policore! Ndonëse janë dhënë shenja revolte brenda SHPK-së dhe hamendje për ta braktisur uniformën, këto “transferime” janë bërë pa kurrfarë shpjegimi apo arsyetimi. Janë kaq absurde këto transferime, sepse janë degradime ashiqare, sa nuk mund të bëheshin pa komunimim të arsyetimeve. Bëhet fjalë për kuadro me nga 4 e 5 vjet përvojë dhe investime për trajnimet e tyre. Më e keqja për ta është se janë zëvendësuar me policë të thjeshtë që deri dje ishin në patrollime, pa haber në sektoret e reja. 80% e të transferuarave janë ish pjesëtarë të UÇK-së. U është thënë vetëm një fjalë: Me urdhër nga lart! S’kemi arsyetime me shkrim! Përmenden emrat e eprorëve Destan Thaçi (ky tipi as që e fsheh madje këtë fakt nëpër korridore të SHPK-së), Sheremet Ahmeti etj. Burime të tjera këto i lidhin me planet e hershme të Fatmir Rexhepit (tash këshilltar i ministrit të ri Blerim Kuçi), pra ide qeveritare. Të tjerë i lidhin me marrëveshje të fshehta për spastrime të radhëve të SHPK-së në mënyrë të heshtur, nëpërmjet transferimeve poshtëruese dhe presioneve të ndryshme për ta lënë uniformën e SHPK-së. Është e qartë se me njerëz të besueshëm të politikës, shumë dosje do të zhduken dhe të reja do të shtohen. Gjithashtu është e qartë se planet e ardhme për Kosovën duan edhe hyzmeçarë të përshtatshëm. E ata i gjen tek njerëzit e ish sistemit. SHPK vlon prej tyre! Është polici tipike krahinore. Me po ata njerëz dhe eprorë dilenxhi! Që të vrasin për idetë tua politike! Këta të marrin paga nga tatimet tona?
______________________
PAVARËSIA  E  KOSOVËS  NË VARËSI NGA NDËRKOMBËTARËT DHE SERBIA!
 
Shkruan: Faik MIFTARI
Prizren,19.03.2007
Me 10 mars 2007 përfundoi edhe takimi i fundit i ashtuquajtur i “elefantëve” të Kosovës dhe Serbisë në Vjenë nën patronatin e kryenegociatorit zotëri Marti Ahtisari, me ç’rast i dha edhe fundin e negociatave maratonike të filluara qysh në shkurt të vitit 2006 në mes Prishtinës dhe Beogradit pa asnjë marrëveshje paraprake të arritur. Edhe pse Ekipi i Unitetit i Kosovës e pranoi unanimisht pakon e  Ahtisarit , pala e Serbisë e refuzoi tërësisht pakon e Ahtisarit. Kjo na përkujtoi  përsëritjen e negociatave në Rambuje të Francës, kur pala kosovare e nënshkroi marrëveshjen e Rambujes, ndërsa pala serbe nuk e nënshkroi marrëveshjen e Rambujes, deshi i madhi Zot që Millosheviqi të mos pranojë marrëveshjen e Rambujes, e cila ia garantonte sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën me një autonomi substanciale brenda saj.
Pas përfundimit të negociatave në Vjenë presidenti Ahtisari i shpalli të përfunduara negociatat dhe se versionin përfundimtar do t’ia dërgojë Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me seli në Nju York.
 
      Me 15 mars 2007 zëvendësi i tij Albert Rohan ia dorëzoi sekretarit gjeneral të OKB-së Ban Ki Mun versionin final të planit Ahtisari me rekomandimin e tij në një letër përcjellëse për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës. Presidenti Ahtisari “pataten” e nxehtë që e mbajti më shumë se një vit ia hodhi në duart e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për  marrjen e vendimit përfundimtar për statusin e Kosovës. Bisedat për aprovimin e një rezolute të re mbi Kosovën sipas të gjitha gjasave do të nisin në prill dhe do të zgjasin gjer në qershor të vitit 2007 kur edhe pritet një vendim përfundimtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
       Parashihen tri versione apo skenarë të zgjidhjes së statusit të Kosovës në KS të OKB-së:
Versioni i parë-Pas pranimit të pakos Ahtisari, me rekomandimin e tij për një pavarësi të Kosovës me një mbikëqyrje të fortë ndërkombëtare dhe me një sovranitet të kufizuar, është e mundur që KS të OKB-së të bjerë rezolutën e re mbi Kosovën, me të cilin do të pranojë propozimin e Ahtisarit për Kosovën, por njëkohësisht Rusia do të verë veto në këtë rezolutë, dhe i gjithë mundi  do bjerë në ujë, dhe se e tërë procedura e mëtejme nuk mund të paramendohet se si mund të ec përpara, pasi që do të mbetet në fuqi akoma rezoluta 1244. Sipas të gjitha gjasave do të shkohet në bisedime të reja dhe gjetjen e një propozimi tjetër, pasi që edhe SHBA-ja vështir që do të mund të njohin njëanshëm pavarësinë e Kosovës, pasi që ende SHBA-ja nuk ka dal me qëndrimin e vet përfundimtar zyrtar për Kosovën, e të mos flasim për Unionin Evropian ku do të ketë hezitime të mëdha rreth statusit të Kosovës, siç pat ndodhur ditë më parë në komitetin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, ku u miratua rezoluta për Kosovën, duke përjashtuar nocionin pavarësi të Kosovës apo sovranitet të kufizuar të Kosovës. E sa për vendet e treta në botë me më shumë apo me më pak ndikim në arenën ndërkombëtare as që do të vijnë në shprehje përcaktimet e tyre karshi statusit të Kosovës.
Versioni i dytë-pas pranimit të pakos së Ahtisarit , është e mundur që në mes veti të gjejnë një kompromis SHBA-ja dhe Rusia dhe të përpilojnë një rezolutë të re, në të cilin decidivisht nuk do të figurojë sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën, por as që do të figuron pavarësia e Kosovës, por do të jetë një zgjidhje kalimtare në të cilin do të zbatohet pakoja e Ahtisarit , Kosova me  rezolutën e re për dallim nga rezoluta 1244 nuk do të jetë nën sovranitetin e Serbisë apo të Kosovës, por do të jetë një” protektorat” i ri, tani, për dallim nga ai i përparmi i OKB-s, ky do të jetë protektorat evropian apo i Unionit Evropian. Ky version i Kosovës më shumë do të përngjan asaj thënieje të urtë: “as në qiell e as në tokë”, por  me prezencë të fortë civile dhe ushtarake ndërkombëtare vendimmarrëse dhe sovrane.
Versioni i tretë-pas pranimit të pakos Ahtisari, pas bisedimeve të gjata dhe të mundimshme nën trusnin amerikane do të arrihej abstenimi i Rusisë dhe eventualisht i Kinës, për aprovimin e rezolutës së re të Kosovës në të cilin decidivisht nuk do të figurojë sovraniteti i Serbisë, por as pavarësia e Kosovës, por pas së cilës SHBA-ja do të sinjalizojë Kuvendin e Kosovës që të shpalli pavarësinë e Kosovës, pas së cilës do të pasojnë pranimi i pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Zvicra, Austria, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria, Turqia, Arabia, Irani, Malajzia,  e kështu me rrallë. Unioni Evropian do të ketë shumë më lehtë të përpilojë një qëndrim të përbashkët rreth Kosovës pas rezolutës së aprovuar nga KS i OKB-së, kjo rezolutë poashtu do të jep validitet juridik edhe shumë shteteve tjera të botës të pranojnë më lehtë dhe më shpejtë pavarësinë e Kosovës.
       Serbia pas aprovimit të rezolutës se re mbi Kosovën, lere që nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, edhe pse me deklarata të shpeshta dhënë kohëve të fundit se do të luftojë vetëm me  mjete diplomatike dhe politike, dhe se nuk do të përdorë dhunën ushtarake, ka gjasa potenciale që  nëpërmes serbëve të Kosovës do të shpallë pavarësinë e pjesës veriore të Kosovës nga Kosova dhe të enklavave(komunave) serbe, por është e mundur që edhe ushtarakisht të bëjë aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe pjesës së Anamoravës, pas së cilës medoemos do të shpërthejë  lufta në Kosovë, dhe pas presionit të fortë ndërkombëtar do të arrihej armëpushimi në vija ndarëse, pas së cilës do të rinisin negociatat nën trusnin e faktorit ndërkombëtar dhe se  mund të pasojë ndarja e Kosovës në vija ndarëse, i cili është edhe qëllimi final i Serbisë, edhe pse haptas nuk shprehet si e tillë. Faktorët relevant vendimmarrës botëror, nuk është çudi se në fund të bisedimeve mund të njohin edhe gjendjen reale të krijuar në terren, pasi që lufta gjithmonë zhvillohet për territore, dhe se edhe në mesin e faktorit ndërkombëtar ka zëra që e potencojnë edhe këtë solucion për ndarje të Kosovës.
             Në përfundim të këtij këndvështrimi politik, do e përmbyll me një konstatim, se  është e mundur që në vend të pavarësisë së Kosovës, të kemi varësinë e Kosovës në pjesën më të madhe nga faktorët relevant ndërkombëtar, si dhe në pjesën më të vogël nga serbët dhe Serbia.
FUNDI I NEGOCIATAVE NË VJENË KA BËRË GATI DOSJEN PËR
KOMPROMIS NË KS TË OKB-së
Shkruan: Smajl LATIFI, Kryetar i LKÇK-së
Prishtinë, më  15 mars 2007
 _______________
Përfundojë në Vjenë procesi i negociatave Prishtinë-Beograd. Çështja tani u adresua për në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjatë gjithë këtij procesi u dëshmua se Kosovës po i përgatitet një status apo një ‘zgjidhje’ e cila nuk mund të quhet e drejtë dhe si e tillë nuk mund të llogaritet zgjidhje përfundimtare. Kosova po hyn në një fazë tjetër, në një cikël të ri duke e ruajtur në brendi, në substancë,  problemin e pazgjidhur të popullit shqiptar që jeton në trojet e veta. Marrëveshja e Ahtisaarit është fundamenti i statusit të Kosovës, por jo edhe substanca e shtetit të pavarur dhe sovran, siç e thonë për konsum të brendshëm anëtarët e grupeve negociatore të Prishtinës që ishin dhe janë bashkëpjesëmarrës dhe bashkëpërgjegjës në proces.
Sipas LKÇK-së, në Kosovë po legjitimohet një gjendje e cila vështirë se mund të krijojë mundësi për funksionim normal, një status i ‘ri’ me elemente të shumta të paqëndrueshmërisë së tij. Imponimi me fuqi i një lloj funksionaliteti, është treguesi më i mirë, se procesi është shumë i brishtë. Bashkëpërgjegjëse në këtë status-kuo të re të imponuar janë partitë politike të Kosovës, të cilat në vazhdimësi i kanë keqpërdorur jo vetëm anëtarët e vet, por më shumë se kaq, ata i kanë keqpërdorur të gjithë shqiptarët e Kosovës. Mendoj, se ato e kanë humbur të drejtën për të kërkuar përsëri besim tek populli ynë, sepse kanë shpërdoruar me të në emër të tij. Partitë politike nuk janë udhëhequr sipas interesave kombëtare. Madje, i kanë dëmtuar ato. Anëtarësia e partive ekzistuese politike ka arsye për t`u shërbyer me dëshmi të bollshme, në mënyrë që ajo të ndërgjegjësohet politikisht dhe të hyjë në një proces të domosdoshëm të rirreshtimit politik për të mirën e popullit shqiptar të Kosovës. Po të shërbehemi me shembullin e partive ‘kryesore’ politike, atëherë do të gjejmë gabime të mëdha politike, të cilat po i kushtojnë interesave legjitime të popullit tonë.
 
Dihet botërisht, se për të gjithë udhëheqësit e këtyre partive, Rezoluta 1244 ishte marrëveshje pozitive për Kosovën, edhe pse ky dokument e cilësonte Kosovën pjesë të RFJ-së, tani pas ndarjes së Malit të Zi nga Serbia, edhe pjesë të Serbisë. Për anëtarët e këtyre partive është dashur të kalojnë gati 8 vjet që të dëgjohet nga goja udhëheqësve të tyre, se jo rezoluta 1244, siç e kanë thënë gjatë kësaj periudhe, por propozim-zgjidhja e Ahtisaarit, i hap rrugë pavarësisë së Kosovës, ia heq sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, të cilin tani sipas tyre vetëm tani del se e paska të shkruar Rezoluta 1244. Ky shembull tregon haptas fajësinë e rëndë të kësaj politike, e cila u tregua hileqare dhe jo-korrekte para anëtarëve të vet, para militantëve të vet dhe mashtruese para popullit shqiptar Do të duhej të pyeteshin drejtpërdrejtë këta zotërinj, kur kishin të drejtë, gjatë periudhës 8 vjeçare kur propagandonin rezolutën 1244 si dokument pozitiv apo pas 2 shkurtit 2007, kur ky dokument nga të njëjtit,  për t`i dhënë shtytje mbetjes në skenë dhe mbështetje pakos së Ahtisaarit,  të cilësohet si dokument negativ? Përse pra, duhet të mbështetet sërish politika e cila sot (ngjashëm si dje rezolutës 1244) i jep notën më të lartë Pakos së Ahtisaarit dhe pas tetë apo dhjetë vjetësh, për t`i shpëtuar diskreditimit të plotë, do t`i jep notën e dobët? Prandaj, kërkohet sa më parë që të mbështetet një politikë e cila për tetë vjet e ka thënë të vërtetën për rezolutën 1244 dhe po e thotë me zërin e arsyes edhe të vërtetën për pakon e Ahtisaarit. LKÇK-ja është simbol i politikës realiste, mbështetja dhe fuqizimi i saj është detyrë e të gjithë shqiptarëve. Në rrethanat e krijuara kërkohet një sakrificë e vogël - duhet braktisur përfundimisht shembuj të këqij si ky që janë prodhim i politikës së keqe dhe duhet ndjekur shembuj që kanë dëshmuar se politika në kushtet tona, nuk mund të jetë ndryshe përpos e bazuar në interesin e popullit shqiptar.
 LKÇK-ja ka theksuar, se politika e ndjekur nga partitë politike, ka qenë thellësisht e gabuar sepse ka nëpërkëmbur interesat dhe aspiratat legjitime të këtij populli dhe ka shkarë keq nga qëllimet e deklaruara prej tyre. Si rezultat e kësaj politike, populli shqiptar nuk e ka në duar ende të drejtën për të vendosur vetë. Se KS i OKB-së do të vendos sërish për Kosovën, kjo është e qartë. Pra, vendimi për Kosovën është në duar të këtij organi dhe jo në duar të popullit tonë.
LKÇK-ja ka ngritur zërin e kundërshtimit të procesit negociator, të cilin e ka cilësuar me plot të drejtë, se do të përfundojë me kompromis. Ky zë nuk u përfill as nga negociatorët të cilët niseshin me entuziazëm dhe ktheheshin nga Vjena edhe me më shumë entuziazëm. Niseshin sigurisht me besimin se do të fitojnë dhe deklaronin fuqishëm, se pavarësia është i vetmi kompromis i pranueshëm. Ndërkohë vetë ata lëshuan gjëra, të cilat i detyruan të njëjtit (Fatmir Sejdiu) të deklarojë vetë, sigurisht edhe në emër të delegacionit, se kemi bërë një kompromis të dhimbshëm. Vërtetë është kështu siç e ka thënë edhe vetë z. Fatmir Sejdiu, në takimin e datës 10 mars 2007 para gazetarëve në Vjenë. Mirëpo, kush pati të drejtë në këtë rast!? Të gjithë e kuptojnë se pati drejtë dhe sërish ka të drejtë LKÇK-ja, sepse politika e ndjekur nga z. Sejdiu me garniturë, është shndërruar kaherë në gjenerator të të këqijave politike. Shembull qartë i këtyre të këqijave janë lëshimet e vazhdueshme të dëshmuara nga kjo politikë. Shqiptarët tanimë, dhe posaçërisht në ditët dhe javët e ardhshme do të ‘shohin’ kompromisin e parashikuar nga ana e LKÇK-së. Tanimë u mbetet shqiptarëve të hyjnë në një proces rirreshtimi, por drejt politikës së LKÇK-së, si nevojë dhe interes për ta shtrirë, organizuar e fuqizuar idenë për zgjidhje të drejtë të çështjes kombëtare shqiptare. Deri më sot LKÇK-ja ka ndjekur dhe zbatuar kursin e politikës realiste, i ka dhënë emrin e vërtetë të gjitha ngjarjeve që kanë peshë, ka dërguar porosinë e qartë brenda dhe jashtë.
LKÇK-ja ka sakrifikuar për të vërtetën e thënë dhe ka identifikuar qartë politikën e saj nga politika e ‘pavarësisë’ së Kosovës e ndjekur nga partitë politike. Ka qenë e vështirë të jesh anëtarë i LKÇK-së dikur para luftës, ka qenë shumë e vështirë të jesh nga viti 1999 e deri më sot. Dhe, kjo periudhë ka qenë gur prove për të vërtetuar drejtësinë dhe qartësinë e vijës politike të LKÇK-së. Shumë më lehtë është që të bëhesh anëtar i saj sot, sepse politika dhe idetë e programit të bashkimit kombëtar po zënë vend në mendjen e shqiptarëve, se angazhimi dhe përpjekja jonë është në përputhshmëri me ecjen përpara për një të ardhme të lirë, të qetë dhe në paqe për shqiptarët, për popujt tjerë dhe mirëqenien e përgjithshme. Ne themi, se procesi ekzistues politik po e fut Kosovën në një gjendje brishtësia e të cilës ia jep vetitë e një faze gjithsesi kalimtare. Ky konstatim na jep të drejtë të vazhdojmë përpjekjen e organizuar dhe këmbëngulëse për të zhvilluar dhe shtrirë politikën e bashkimit kombëtar. Në çoftë se ky shtatëmbëdhjetë vjeçar u ka shërbyer politikanëve që ende dominojnë në skenë për të luajtur me opsionin e pavarësisë së Kosovës, e cila nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë ashtu siç iu premtua dhe po i prezantohet shqiptarëve, në vijim, mbetet detyrë e vetme që të jemi  të gjithë në shërbim të politikës së zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare - politikës që rrit dhe shtrinë shtatin e bashkimit kombëtar. Për të mos humbur kohë, shikimi ynë për të ardhmen sfidon të gjithë ata, që besojnë se me realizimin e marrëveshjes së Ahtisaarit kanë investuar në funksionalitet, në qëndrueshmërinë e gjendjes që po imponohet. Fuqizimi i mëtejmë i politikës që do të investonte në realizimin e kësaj marrëveshjeje të padrejtë, do të thotë investim në ruajtjen e krizës. Ftesa për ta braktisur politikën e sotme, është kërkesë parimore dhe ofertë e qartë si dhe baza për të ndërtuar  të ardhmen e sigurt.
Politika e cila e solli çështjen e pazgjidhur në stadin e tanishëm, e ka humbur mundësinë për të dëshmuar para popullit shqiptar, se mund të bëjë diçka të mirë në të ardhmen. Ajo ka pranuar tashmë ‘zgjidhjen’ dhe nuk ka përse angazhohet për të sjellë një tjetër zgjidhje. Për këtë politikë këtu mbaron puna. Ndërkaq, për politikën kombëtare këtu fillon një moment i ri, ai i fuqizimit të domosdoshëm të saj. Fundi i politikës së sotme pati  rezultat kompromisin në çështjen kryesore. Fillimi i fuqizimit të politikës kombëtare do të ketë rezultat gjithsesi zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan.
POLITIKANËT E KOSOVËS PËR NJË PËRDORIM SI KONDOMAT
Shkruan: Muhamet MAVRAJ -Botues i gazetës “Epoka e re”
Prishtinë, më 14.03.2007
I përdorin, por i përdorin mirë. Dhe i hedhin. Në burgje. Politikanët e Kosovës. Për dofarë krimesh të luftës apo të pasluftës. Për çfarë i përdorin? Për t’i imponuar zgjidhjet e vështira që me vullnet kurrë asnjë shqiptar racional nuk do t’i pranonte në kushte paqeje. Çka ke kjo paqja? Mungesë lufte. A është kjo liria? Liria është mungesë e pengesave. Kosova ka mijëra pengesa në të ardhmen e afërt, ato minat në pakon e Ahtisarit. Për këtë pako, kombi shqiptar nuk e shijoi informimin dinjitoz, të gjithanshëm. I tërë pushteti, me cucë e kullucë, e tërë bashkësia ndërkombëtare, të gjitha mediat e lidhura pas qerreve të partive politike dhe negociatorëve të pasiqnqertë, e qebesa edhe jodemokratë dhe shpirtvrasës, janë hedhur në një front.
Ata po thonë se pakoja e ka pavarësinë brenda, s’e ka bash bash pavarësi, por kjo po nënkuptohet! Nuk po thonë se nuk e ka dhe se, njerëz, të jemi të arsyeshëm, na duhet edhe do punë më shumë, angazhim e djersë e sakrifica personale të gjithsecilit deri te shteti i pavarur dhe sovran. O çfarë fjalësh janë këto, shumë serioze. S’janë patate dhe kunguj. Shtet. Pavarësi. Sovranitet. Tri kuptime. Kjo e fundit i ka të gjitha. E dyta mund ta përthith të parën. E para është e para. Mund të jetë shtet i varur, si Shqipëria e Zogut prapa qerres italiane. Sovraniteti është vetëm aty ku ka shtet, pa të s’ka ç’të duhet sovraniteti, prandaj e mbajnë për vete do tjerë. (Për hir të Zotit, kemi sovranitet në hapësirën ajrore, por jo në tokë! Avionët serbë apo çfarëdo, përfshirë ata perëndimorë, s’mund të sorollaten mbi qiellin tonë, pa lejen tonë! ) Dje, deputetët evropianë na treguan qartë diçka. Ata pa mëdyshje e pranojnë komplet pakon e Ahtisarit. Por, jo edhe dy gjëra tjera: Pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, edhe atë të mbikëqyrur madje.
Hashim Thaçin e pyetën në një debat me njerëzit e partisë nëse në Kushtetutën e Kosovës do të figurojë Kosova e pavarur dhe sovrane. Ai i theri te një nocion krejt tjetër: Mund të ju them se Kosova do të jetë Republikë Parlamentare! E para, kjo lidhje s’ka me pyetjen. E dyta, Kosova nuk do të jetë Republikë, as monarki. Republikë ka qenë në Kushtetutën e Kaçanikut. Në pako shkruan “Kosova”. Kthejuni asaj. Ajo thotë ose “Kosova”, ose “Kosova dhe Republika e Serbisë”. Si Bosnja. Është vetëm “Bosnja e Hercegovina”, edhe pse brenda e ka një Republikë serbe dhe një Federatë kroato-boshnjake. Shoshë e sallatë Bosnja e gjorë, mjerimi ndërkombëtar i ndërgjegjës! Në kështu thotë propaganda, Ahtisari nuk ka thënë. Sa më kujtohet, ai është njeriu më i sinqertë në interpretim prej 2 shkurtit e këndej, madje mund të jetë i habitur me yryshin drogues të propagandës që e kanë ndërmarrë në Kosovë. Njerëzit mbajnë mend. Vjen dita dhe nuk i gjejnë gjërat e premtuara në jetë. Ndoshta s’do të durojnë tërë jetën t’i gënjejë dikush për gjëra kaq të mëdha. Është fort e vërtetë se ai do të japë mendimin e tij për një pavarësi të kushtëzuar apo të mbikëqyrur. Por është vetëm mendim. Pakoja, si dokument botëror që mund të bëhet, nuk i ka qëllimet e Kosovës. Sikur të ishte kështu, s’do të vriteshin njerëz për konceptin e vetëvendosjes.
 Enver Hoxhaj ka pas thënë se pavarësia është nocion më i lartë sesa vetëvendosja e kombit. Bukur fort. E, po të ishte kështu, atëherë, protestuesve të 10 shkurtit dhe 3 marsit do të duhej t’u shkepte bombona ekipi negociator, sepse nuk po kërkojnë –pavarësi dhe as më shumë se kaq, bashkimin me Shqipërinë. Fatmir Limaj ka thënë se koha do të tregojë kush po ka të drejtë. Fjalë e mençur shumë. Vërtet koha do të gjykojë kush kishte të drejtë: të rinjtë e përgjakur këndej barrikadës, apo ata tipat matanë barrikadës me mashinka në dorë. Dhe, kogja të prishur në fytyrë. Këta këndej barrikadës apo ata matanë barrikadës që dhanë deklarata solemne për racionalitetin, proporcionalitetin dhe profesionalitetin e policisë aq vrastare, polici aq e përkrahur politikisht atë ditë dhe më parë kur bënë planin për ta penguar kalimin e lirë të njerëzve! Tani, kur s’po del dot njëfarë raporti fantazmë për hetimet e 10 shkurtit, sepse ai s’ka kah të shkojë pos një adrese të fajësisë, e fajtorët duhet të shkojnë ta zëvendësojnë Albin Kurtin në burg, magjia e hyqymetit don ta ndërrojë temën e ditës. Më 2 shkurt erdhi Ahtisari në Kosovë me pakon e tij për të ardhmen e Kosovës, që në të ka gjithçka, por jo edhe mendimin e qytetarëve të Kosovës. Gjykata po më 2 shkurt, bash më 2 shkurt, dhe jo një ditë më vonë,shpalli se Ramush Haradinaj duhet të kthehet në Hagë. Për 30 muaj, ky emër ishte në vijën e parë të frontit politik, ndonëse me zinxhirë nëpër këmbë. Më 2 shkurt përfundoi filmi i tij në politikë. Ashtu deshtën ata të mëdhenjtit.
Agim Çeku është në radhë për t’u poshtëruar nga magjia e hyqymetit më të madh. Me duar të lidhura, por të ngjyera mirë, po ia tregojnë sahatin e përfundimit të karrierës. I bërë përrallë me ngjarjet e 10 shkurtit dhe me reagimet e mëpasme; i ngjyrosur me arrestimet më të reja që nuk janë befasuese kur të shihen qëllimet e vërteta të tyre mu tani, dhe jo më herët, as Agim Çeku s’do t’i shpëtojë zhgënjimit të shumë kryeministrave para tij. Që të gjithë ata ëndërronin të nënshkruanin pavarësinë, madje e deklaronin qartë se se do të jenë. “Po, po, unë do të jem kryeministër”, “Po, po unë do të jem nënshkruesi i pavarësisë”. E njihni ju menjëherë. (Kosumi). Çeku hyri në lojë shumë përçudshëm. Pavarësisht vullnetit të mirë për të bërë punë të mira e të vështira, lëshime të rënda bëri. Si gjithë tjerët para tij. Në kohën e pushtetit të tij u vranë demonstruesit paqësorë. Pikë! U përkëdhel policia dhe u lavdërua fort për atë që kishet bërë jo larg dritrares së tij në Qeveri: gjak e lot! 10 shkurti ishte tëpër i ngarkuar me politikë militare: Çeku, ushtarak; Shuku, ushtarak. Sejdiu,komunist. Thaçi, ish ushtarak. Surroi, dinak. Kolë Berisha,ish izolant.
 Thanë se tullat janë të shenjta. Dhe, vranë njerëz. Bigari hak! Mundën dhe bënë. S’ka drejtësi për ta, mësa për pesë shqiptarët e djegur në flakë në Burgun e Dubravës. Vetëm kthejeni pak kujtesën: askush nuk kishte faj dhe askush nuk shkoi para gjykatësit! Sejdiu nuk shpalli ditë zie pas 10 shkurtit: Ai personalisht tha se nuk ka shtënë në demonstrues dhe iku jashtë Kosovë! Natyrisht! As Ulpiana Lama nuk ka shtënë. Jemi lodhur me njerëz të shantazhuar. Liderët tanë, të arrestuar nëpër aeroporte të dynjasë; të kalëruar nëpër aktakuza të Hagës; të çimentuar kaq gjatë në listat e zeza të Perëndimit, shërbim të keq po i bëjnë Kosovës. Po e mashtrojnë. Le ta trazoi secili kujtesën: cili nga ata dhjetëra komandantë e ish luftëtarë që sot janë në listën e zezë të Bushit, për arsyet që edhe ata i dinë, ngriti zërin kundër vrasjeve apo tha se pakoja nuk e ka as pavarësinë as sovranitetin brenda? Tregoni gazetës nëse keni dëgjuar gjë. Sidoqoftë, politikanët tanë i përdorin, edhe kundër njëri-tjetrit. Pastaj i hedhin. Si kondomat. Dhe, i përplasin burgjeve me akuza që ta sjellin dynjanë rrotull! Së paku drejt mund t’i flasin Kosovës këta njerëz. Ka lënë Albin Kurti: U kanë rezistu plumbave në luftë, por jo çokollatave në paqe! Deshëm të themi së ndryshimet qeveritare nuk do të sjellin asgjë të re në jetën e zakonshme. Ai stan atë bylmet ka! Ndryshimi i vetëm është hyrja në radhë për t’u hedhur si ata para tyre. Zoti e di ku do të përfundojë anija e Kosovës. Ne s’kemi as anije. Kemi pako! Kjo e nënkupton anijen!
__________________________
XHAMBAZËT POLITIKË NË VJENË PO E MASHTROJNË POPULLIN!
Shkruan:Xhemil ZEQIRI
Më 04.03.2007, Kopenhagë

Posaçërisht, pas protestave të  28 nëntorit shërbëtoret e UNMIK-ut, ose i ashtuquajturi,”Grupi i Unitetit” si servilë që kanë qenë dhe janë ndaj padronëve të tyre unmikistanezë, që  kur e panë se populli ka filluar të ndërgjegjësohet dhe mashtrimet e  Xhambazëve politik në Vjenë të Austrisë kanë dështuar dhe kjo është pranuar disa herë edhe nga vet ata, për faktin që Serbia nuk po pranon asnjë lloj të pavarësisë pa qoftë kjo edhe me pakon e Ahtisarit, si e kushtëzuar ose e mbikëqyrur!!!
Historikisht dihet që  Serbia me ndihmën e miqve  të saj evropianë që prej me shumë se një shekull po i  sakatonin  trojet etnike shqiptare si mos më keq!
Në kuadër të saj, faktori ndërkombëtar ose qendrat e vendosjes kur e panë se vullneti i popullit shqiptar ngadhënjeu ndaj pushtuesve serbë  dhe veglat e tyre  qorre siç ishin Ali Shukriu Sinan Hasani Azem Vllasi etj,  kur këta u  diskredituan keq, Serbia gjakatare e shfrytëzoi pluralizmin “demokratik” dhe pa vonesë i filloi planet e saj rezervë duke krijuar parti politike  në fillim LDK, me në krye një bashkëpunëtor  shumë i vyer për sllavët,  Ibrahim Rugova. Ky  si Kryetar i LDK-së  e zëvendësoi klikën titiste tanimë legalisht në krye të partisë së tij, pastaj dolën në skenë edhe shumë parti të tjera simotra, të cilat nëse gjatë LKJ kishin një parti tanimë Serbia, i gjeti puthadorët e rinj duke krijuar Sinan e Azem Vllasët e rinj por jo më “komunistë” por “demokratë –antikomunist” në fakt këta i fshehën librezat e  partisë së Titos nën rrogoze të labirinteve të turpit, dhe filluan të sulmojnë në emër të demokracisë sistemin socialist në Shqipëri, që në fakt tërë kohën ka qenë si pengesë  e mosrealizimit të planeve çetnike serbe për të shpërngulur dhe pastruar Kosovën një herë e përgjithmonë nga shqiptarët.
Duke u bazuar në themelet e huaja jugosllave,  në këtë lojë shumë të rrezikshme Sinan Hasanët e rinj, kori “muzikor” xhaz, I Rugovës & Co, i topiti si mos më keq kërkesat e drejta historike gjithëpopullore.
Në atë kohë Lëvizja Popullore gjatë tubimeve dhe prononcimeve të saj si opozitë që ishte ndaj LKJ dhe me vonë alternativë e LDK thoshte që:
1. - Nëse Federata ngelë ashtu siç është shqiptaret të kenë të drejtën për Republikën e tyre  në Federatë!
2. - Nëse popujt tjerë kërkojnë  konfederatë edhe ne shqiptaret të kemi të drejtën për këtë konfederatë,
3. – Nëse shkatërrohet federata jugosllave atëherë edhe ne me anë të referendumit do ta përcaktojmë të  ardhmen  tonë.
Pra, kjo  ishte një platformë shumë e pastër e LPK-së.
Kur serbët e panë se populli po e përkrah këtë lëvizje të fuqishme demokratike pasi për shumë vite të ekzistimit të saj në ilegalitet, nuk kishte përdorë kurrë dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm as ndaj dikujt etj, Ibrahim Rugovës do t i vijnë këshilla  edhe nga jashtë, nga njerëz e forca jo të sinqerta  demokratike, unë nuk mund të vlerësojë se me dije ose pa vetëdije ai i pranonte të gjithë miqtë e serbëve si këshilltarë, por, njëri  ndër ata ka qenë edhe danezi Janë Obergi nga Instituti i Lundit të  Suedisë , dihej botërisht që ai kishte deklaruar se është Këshilltar I. Rugovës dhe se kishte qenë disa herë nëpër perëndim në takime për Kosovën. Të theksojmë këtu, se Jan Obergi, ishte një ithtar i cili e kundërshtonte Republikën e Kosovës dhe kërkonte hapur vetëm autonomi; ky “këshilltar i dobishëm” shpesh e citonte në disa artikuj dhe debate  të hapura Ibrahim Rugovën.
Në këtë mënyrë udhëheqja rugoviste e mashtroi popullin për vite të tëra, kur edhe serbët dilnin nëpër demonstrata kundër regjimit të S. Millosheviqit, ishte I. Rugova me lloj lloj kërcimesh ai që e frikësonte popullin me këshillat e tij mjerave: “që të ketë kujdes, të mos ta provokojë situatën”, pra, të mos del në rrugë të kërkoj atë që i pat dhënë në referendum,  Rugovës për Pavarësi,dhe që ketë referendum nuk e njohu askush por që LDK do manipulonte gjatë edhe sot e kësaj dite po manipulon me të.
Dhe, opsionet banale të Rugovës si ajo  që  Kosova të hapet me Serbinë dhe me Shqipërinë  u bënë “molla të tharta” pastaj ranë të kalbura në trojet shqiptare, ato s´i hante njeri!
Situata atij “ burrë shteti të madh” i arriti deri aty sa policia serbe po e mbronte hapur; kurse “pashai” i demokracisë”, nëpër konferenca shtypi çdo të premte dhe kudo që shkonte po në vizita turistike kinse politike, ndërsa pikërisht në ato udhëtime eskorta policore serbe e shoqëronte deri në Maqedoni, pastaj e merrnin ata bashibozukët e Berishës e atje ia shtronin për shtatë palë qejfe, ndërsa nga persekutimet e policisë serbe popullit i  erdhi thika në kockë, shqiptarët e humbën aq shumë krenarinë e tyre, kur dihet që në  Kosovë një pakicë e vogël policësh mbanin rendin, në fakt ata rendin  e mbanin me ndihmën e  mashtrimeve të I. Rugovës.
Dalja në skenën historikee Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rininë ishte e vetmja shpresë edhe pas asaj ushtrie heroike u rreshtuan bijtë dhe bijat  me të mirë të popullit nga të gjitha trojet Shqipërisë Natyrore.
Kur miqtë  e Serbisë e panë se politika serbe sërish u deskriditua duke bërë bombardime dhe vrarë  e masakruar civilë  në pamundësi t´i  bëjnë ballë luftës guerile  të UÇK-së, ata bënin terror mbi popullatën e pafajshme. Dhe, kështu përsëri miqtë e Serbisë dhe këshilltarët  e I. Rugovës  e bënë planin për intervenim e NATO-s.
Këtu populli i pa mbrojtur nga udhëheqësi i vet dhe nga klika e tij pacifiste në fakt kishte një shpresë në ndihmën e NATO-së;  por unë duke pasur shpesh kontakte me diplomatë dhe politikanë të huaj ata e dija se atëherë hapur thoshin se: nuk do të ketë pavarësi për Kosovën, se NATO-ja, do t i shpartallon grupet terroriste dhe se ata që po paraqiten si UÇK duhet të çarmatosen,dhe do të përgjigjen në  gjyqet sepse po provokojnë  një luftë të re.
Pikërisht, për këtë isha dalë hapur kundër intervenimit të NATO-s, në Kosovë.
Është për t u theksuar se këto se demagogjitë pacifiste ranë poshtë hë për hë pasi populli dhe mërgimtarët demonstronin dhe i jepnin  përkrahje morale, politike dhe ekonomike UÇK-së.
Atëherë, përsëri dhelparakët serbomëdhenj nuk fjetën, ata me miqtë e tyre  filluan një  taktikë tjetër duke kërkuar nga vet shqiptarët të krijojnë kontakte dhe  t ´u imponojnë  si zgjidhje fatlume për kombin shqiptar, politikën ndërkombëtare gjegjësisht, serbe  për Kosovën.
Rambujeja ishte një projekt serbo-francez, ku vet Hashim Thaçi, i cili ishte në krye të delegacionit të Kosovës si përfaqësues i UÇK  e nënshkroi atë plan antishqiptar.
Marrëveshjen e Rambujesë  haptas u ishte bërë e njohur edhe delegatëve se po nënshkruhej një autonomi në kuadër të Serbisë. Unë, atëbotë nuk do habitesha fare për anëtarët  tjerë të delegacionit, sepse e dija se ata ishin pasardhësit e Sinan Hasanit: Rugova Agani Surroi, Shala e të tjerë.
Por, u  befasova shumë që Hashim Thaçi , ia lejoi vetes me ra në atë kurth të huaj imperialiste;  kur vet Shtabi i UÇK-së, pati paralajmëruar se nuk do të njohin ato nënshkrime që Kosova të ngelet përsëri nën sovranitetin  e Serbisë -Citoj: Komunikata numër 18 e datës 14 shkurt të vitit 1996 e SHQ të UÇK-së thotë shprehimisht se : “kush e nënshkruan autonominë për Kosovën e pret fati i Esat Pashë Toptanit”!
Kurse, Hashim Thaçi, përkundër këtij paralajmërimi e ka nënshkruar Rambujenë, tani, edhe pse po  e përkrahin  Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dhe disa komandant të tjerë?!...
Kjo, aspak nuk ia ulë përgjegjësinë historike!
Shtrohet pyetja tani: pse udhëheqësit ushtarakë të Kosovës e shkelën betimin që e patën dhënë para flamurit kombëtar?!
Ndërsa sot, duke ia mohuar rinisë dhe popullit të drejtën për vetëvendosje
ata po shkelin në gjakun e shokëve të tyre dëshmorë?!
Të gjitha këto populli ka filluar t´i kuptojë mirë dhe pikërisht për atë po i përkrah protestat e VETËVENDOSJES.
Po ashtu populli e kupton se Hashim Thaçi dhe Shtabi i tij devijuan rrugën e lirisë në mënyrë dinake “profesionale” dhe pastaj Lëvizja Vetëvendosje i demaskoi dhe po i demaskon përfundimisht ; sepse këta jo vetëm e harruan se u betuan për Kosovën e pavarur por e pranuan edhe dialogun të pabarabartë me Serbinë, dihet se disa herë është thënë: kurrë s´do ketë kompromis për pavarësinë dhe ja kompromisi, tani po shihet hapur se decentralizimi po e ndanë Kosovën.
Po ashtu në pikat të tjera të Paketës të Ahtisarit po del qartë se shqiptaret edhe pas luftës heroike , edhe pse jemi shumicë , përsëri po barazohemi me pakicën serbe, turke  rome etj.
Dhe, pikërisht këtu qëndron mashtrimi se sovraniteti nuk do jetë veç i shqiptarëve  por i të gjithëve kur dihet që  serbët do jenë me njëmijë fije shtetërore të lidhur me Serbinë. Po, ku ka vend në botë që e lejon lidhjen e minoriteteve, me gjithë ato përgjegjësi shtetërore?! Askund nuk ka! Kjo, po ngjanë vetëm me Kosovën.
Dhe, në  këtë marrëveshje anti-shqiptare po pretendohet të realizohet  me presionin e trupave të NATO-s, trupa këto që jo gjatë luftës por edhe pas kanë treguar një qëndrim të pastër anti-shqiptar edhe pse këta xhambazët politikë duan të krijon miq por miku nuk krijohet me gënjeshtra deri në marrëzi...
Deri sot,  ushtarakët e NATO-s, e kanë mbajtur një qëndrim shumë pro serb në përgjithësi, ata janë instaluar  dhe po e zbatojnë Rezolutën pro serbe 1244,dhe se kjo Rezolutë u tha do të ketë fuqi ekzekutive për tri vite por kaluan  shtat vite dhe derisa të aprovohet tjetra simotër e saj, kjo do të na robërojë!
Prandaj, është  e domosdoshme që pa ndërprerje në mënyrë demokratike të demonstrohet masovikisht ani pse KFOR-i dhe SHPK-ja,  po mundohen të intervenojnë dhe t´i  zbatojnë planet e errëta, kundër demonstruesve paqësorë.
 Ne, kurdoherë duhet ta kundërshtojmë Pakon e  M.Athisarit, sepse popullit shqiptar s´i ofron aspak fitore.
Vetëvendosja, është lëvizje paqësore, djemtë  dhe anëtarët e saj si duket janë shumë të përgatitur organizativisht dhe nuk do futen në kurthet e huaja.
Ata/ato, nuk do të thyhen as nga mashtrimet as nga dhuna!
Protesta e 10 shkurtit ishte paqësore por  SHPK-ja  me aleatët e saj pro serb i shpallen të dhunshme por pasojë “e madhe”  qe  dorëheqja e dy personaliteteve drejtuese: një shqiptari dhe një ndërkombëtari që donë të thotë se ata qenë të dhunshëm e jo protestuesit.
Pavarësisht premtimeve që na japin xhambazët politikë të cilët po quhen “Grup i Unitetit”, ata po shihet qartë se s´janë hiq më pak se të rikthyerit e mjerë të një politike të errët anti-kombëtare dhe tejet e papresktivë.
____________________________
KËRKOJMË REFERENDUM PËR VETËVENDOSJE!
Këshilli Organizativ i Studentëve për
R E F E R E N D U M
1. Për çka është bërë lufta në Kosovë ?
2. Për çka dhanë jetën dhe derdhën gjakun
mbi 2000 ushtarë të UÇK-së ?
3. Për çka u vranë mbi 20 mijë qytetarë
të pafajshëm të Kosovës ?
4. Për çka u morën dhe u zhdukën pa
gjurmë mbi 4000 qytetarë të Kosovës ?
5. Për çka u flijuan dhe dhanë jetën
familje të tëra gjatë luftës në Kosovë ?
6. Për çka u vranë gratë shtatëzëna
dhe fëmijët e tyre u masakruan në barkun e nënës ?
7. Për çka u dhunuan mbi 12 mijë femra
shqiptare gjatë luftës në Kosovë ?
8. Për çka u dëbuan mbi 1 milion qytetarë të
Kosovës jashtë shtëpive dhe jashtë vendit të tyre ?
9. Për çka u shkatrruan mbi 200 mijë shtëpi gjatë
luftës në Kosovë ?
10. Kush i bëri të gjitha këto krime
kundër popullit të Kosovës ?
..... mos lejo të vendosin të tjerët për Kosovën !
..... vendos vetë !
..... kërko R E F E R E N D U M !
Vërejtje :
Të nderuar dhe të respektuar studentë !
... ne jemi qytetarë të Kosovës !
... ne jemi studentë të Kosovës !
... ne jemi që populli të vendosë për Kosovën !
... ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me ju !
... ne kemi nevojë për ndihmën tuaj !
... bashkohu me ne për të ardhmen e Kosovës !
... kërko R E F E R E N D U M !
Kontakto:
&
_____________________________________________
F U N D I   I   I L U Z I O N E V E
Shkruan:Fatos ALIU
Prishtinë, 3 mars 2007
___________________________
Negociatave me Serbi për statusin politik të Kosovës po i afrohet fundi, me këtë po përfundojnë edhe iluzionet e pavarësisë në bazë të këtij procesi të referuar nga Beogradi dhe të ndërmjetësuar nga faktori ndërkombëtar. Plani i Ahtisarit, edhe pas përfundimit të bisedimeve të fundit në Vjenë, nuk do të pësojë ndryshime substanciale sa i përket kllauzolave fund e krye pro serbe. Ky plan do të shërbejë si dokument bazë për nxjerrjen e një rezolute të re nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB. Tani për tani vetëm mund të supozohet e spekulohet për përmbajtjen e rezolutës së re, për pamundësinë e nxjerrjes nga shkaku i vetos ruse apo edhe kineze, apo për miratimin e një rezolute të disfavorshme për shqiptarët. Rezoluta e re eventuale, nuk mund të përmbajë “pavarësinë e sovranitetin” (as formalisht), por një zgjidhje të re kalimtare, si ajo e paraparë me r.1244, por me realitet të ri, me “Kosovën Autonome dhe Multietnike” të copëtuar brenda për mbrenda me komuna serbe dhe zonat rreth kishave dhe manastireve të vjetra të Kosovës, te cilësuara si pronë të KOS-it (Kisha Ortodokse Serbe).
Prandaj, sërish shtrohet pyetja: Për çfarë lloj pavarsie të Kosovës bëhet fjalë? Qartë, bëhet fjalë për “pavarësinë” e okupuar nga Serbia dhe aleati i saj, misioni neokolonialst, UNMIK-u apo EUMIK-u. Pse? Sepse i tërë procesi, që nga instalimi i misionit të OKB në Kosovë, ka qenë i bazuar në sovranitetin e Beogradit ndaj Kosovës, të cilin e kanë njohur subjektet pjesmarrëse në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të 17 tetorit 2001 (Rezoluta 1244, korniza kushtetuese, dhe Marrëveshja Hakerup- Çoviq).
Tani organizatorët dhe nxitësit e pjesëmarrjes në këto zgjedhje parlamentare vazhdojnë akoma me vetëfundosjen e tyre morale e kombëtare. Elektorati pjesmarrës ka shans që t’i bojkotojë këta batakqinj të kombit, duke u distancuar publikisht dhe masovikisht, nga manipulimi kaq i gjatë i krerëve të tyre kuislingë. Bojkoti i sistemit dhe misionit neokolonial, i institucioneve marioneta dhe strukturave kuislinge të saj, është parakushti i parë për t’i hapë rrugë procesit të ri dhe sistemit të ri politik mbi bazën e të drejtës dhe vullnetit të popullit. Bojkoti është arma më e fuqishme çlirimtare dhe parandaluese e luftës së armatosur, si dhe skenareve për libanizimin e Kosovës. Vonesa ka koston e vet të pallogaritshme.
Si të mos bojkotosh një sistem që zhvillon krimin dhe korrupsionin? Si të mos bojkotosh  një sistem në të cilin hajdutëria dhe tradhtia marrin epitetet: demokrat, modern, integrues, progresiv, kooperativ, fleksibil? Si të mos luftohet një sistem, i cili luftën për të drejtën e të vërtetën e quan ekstremizm, duke përgjakur e masakruar rininë e Kosovës? Por, ky është fjalori i çdo pushtuesi, i çdo sistemi kolonialist e fashist, i vjetër apo i ri, i cili medoemos i mbron strukturat e krimit, me gjithë ekzekutivin e vet mercenar, medial e policor. Për këtë ky sistem ka krijuar kornizën, ligjet dhe institucionet e veta kolonialiste, grupin e unitetit për krime. Jugosllavia dhe Serbia ka qenë një sistem kolonial i krimit të hapur, në emër të vëllazërim bashkimit dhe vetëqeverisjes socialiste, ky është sistem kolonial i krimit sistematik, i maskuar në emër të demokracisë dhe vetëqeverisjes së përkohshme.
Prandaj, cilido institucion që të krijohet sipas planeve të cilitdo mision të këtillë, e me plane të këtilla në Kosovë, ka për detyrë të zbatojë shkombtarizimin, shpronësimin dhe kontrollin e përgjithshëm të resurseve njerëzore e natyrore të Kosovës. Për këtë përdoren metodat e mashtrimit në emër të demokracisë dhe politikat e standardeve dyfishta për “integrime moderne”. Për këtë misionet e këtilla rekrutojnë mercenarë të politikës dhe të informacionit. Këtyre misioneve u duhet Serbia në Kosovë, në format e reja koloniale të copëtimit të Kosovës, për ta mbajtur peng Kosovën, dhe ka rolin e shantazhuesit, për ta rritur efikasitetin strategjik të politikave neofashiste. Prandaj, edhe sot, pas krimeve e gjenocidit që ka zhvilluar, Serbia rehabilitohet nga e ashtuquajtura “Drejtësi Ndërkombëtare”. Janë po ato qarqe të cilat edhe në të kaluarën e kanë përkrahur Serbinë, spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre. Kjo politikë tashmë e ka demaskuar sërish veten, duke i vetëzbuluar edhe arësyet neokolonialiste të “intervenimit humanitar” në Kosovë. “Bashkësia ndërkombëtare” ka dy fytyra, përdorë standarde të dyfishta. Në Kosovë e kemi prezente anën e errët të medaljes së kësaj bashkësie, qarqet kolonialiste të saj. Parimet e vetëvendosjes e thonë të kundërtën, bashkëpunimin me bashkësinë legjitime ndërkombëtare mbi bazën e respektimit reciprok dhe harmonizimit të interesave. Përderisa bashkësinë ndërkombëtare ta përfaqësojnë agjenturat dhe qarqet jolegjitime të saj, dhe përderisa të mos shpërbëhen strukturat kuislinge të Kosovës, Kosova nuk do të shoh dritën e lirisë, aq më pak të pavarësisë e sovranitetit.
_________________________________________
Raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë
LOJA ME PAVARËSINË E KOSOVËS 
 
Shkruan:Qazim DODA
Më 28.02.2007, New York
____________________________
Plani i Ahtisaarit solli një befasi të madhe për popullin e Kosovës, nuk ishte ajo që ëndërrohej se së shpejti do të njihet pavarësia e Kosovës dhe nuk u realizua asnjë nga ëndrrat që u ushqyen në vitet e pasluftës. Trysnia ndërkombëtare vuri pikësynimet e veta që të kënaqë çdo palë në mënyrë të barabartë pa marrë parasysh faktorin demografik
Parashtrohet pyetja se kush u kënaq në Kosovë sepse me politikën zbutëse të UNMIK-ut gjatë dekadës së  fundit ndërroi edhe mentaliteti i shqiptarëve të Kosovës.
     Në rend të parë u kënaqën ata që ishin kundër luftës çlirimtare dhe me këmbëngulje kërkojnë një zgjidhje që do të ketë prani dhe trysni të të huajve në Kosovë.
Pastaj vijnë ata që janë të prekur nga gjendja e rëndë ekonomike të cilët me vështirësi po mbijetojnë këtë fillim të shekullit 21 ku nuk do të duhej të ketë probleme të mbijetesës. Kjo shtresë përbën një numër jo të vogël të përqindjes së popullatës dhe pajtohen me çdo ndryshim vetëm për të siguruar ekzistencën e tyre për jetesë.
Dhe më në fund janë shumë të kënaqur disa pseudo politikanë të cilët çdo ditë shiheshin në ekranet televizive si njerëz që e kanë timonin e Kosovës në duart e veta. Për ta është me rëndësi që të vazhdojnë një jetë luksoze dhe të përgëzohen nga përkrahësit e tyre se janë të shumë dhe të respektuar  nga populli.
A ka luftë në Kosovë?
     Lufta në Kosovë nuk guxon as të mendohet se lere më të fillojë, sepse nuk dihet kundër kujt duhet të bëhet luftë Janë shumë njerëz që e sollën Kosovën në këtë situatë duke filluar nga Serbët, një pjesë e të huajve dhe më në fund ishin vetë një numër i madh i shqiptarëve që ishin vënë në shërbim të të huajve dhe i rifilluan edhe lidhjet e tyre të mëhershme me serbët. Kjo e bën të pamundur edhe identifikimin e rrymës së re që do të mundej t’ju kundërvihej këtyre njerëzve sepse në luftërat qytetare nuk mund të ketë fitues në asnjë mënyrë. Pra, lufta nuk është një opsion i dobishëm, mirëpo edhe për të qëndruar indiferent ndaj momenteve ku po vendoset fati i popullit është një sfidë e madhe për ata që e duan Kosovën.
Çka humbëm në pasluftën e Kosovës?
     Këto situata populli shqiptarë i ka përjetuar edhe më herët por rezistenca aktive e luftëtarëve brez pas brezi e ruajti të paktën territorin shqiptarë të pa nënshtruar para armiqve. Vetëm pas luftës së Kosovës, para syve të botës me dëshirën e politikanëve tanë të cilët u gjendën të pa-aftë për të identifikuar veten e tyre se kënd e përfaqësojnë, na humbën më shumë se gjysma e territoreve tona jashtë Shqipërisë administrative.
Humbja territoriale fillon  nga Lugina e Preshevës, Ilirida, mijëra hektarë në kufirin me Maqedoninë (Debellde).  Zona me vlerë për kulturën, ekonominë dhe historinë brenda territorit të Kosovës si dhe Malësia bashkë me Plavën, Gucinë dhe Ulqinin. Kjo është një humbje e madhe që brezat e ardhshëm do të na akuzojnë pse jetuam edhe ne me këta njerëz kaq të dëmshëm për popullin.
Kultokracia në Kosovë
     Kosova udhëhiqet nga parti pa strukturë partiake sepse vetë partia më e madhe ka ballafaqime të paparashikueshme me kultin, për këta njerëz Kosova është vetëm një vend ku mund të luftohet për kultin dhe jo fusha ku do të duhej të zhvillohej beteja për pavarësinë. Do të shkojnë dekada të tëra ku historianët dhe analistët e kësaj kohe do të mundohen ta gjejnë zanafillën e virusit të kultit në Kosovë sepse sistemi i ri i kultokracisë bëri që shqiptarët të jenë vetëm humbës.
Kjo nuk ndodhi vetëm me parti që udhëhiqnin pushtetin, sepse edhe opozita ra në gjumë të thellë, e cila me mungesën e të qenit më konstruktive i bëri pushtetarët të ndjehen të pa-fajshëm në qëndrimet e tyre të cilat nuk ishin në pajtim me kërkesat e popullit të Kosovës.
Identiteti i shqiptarëve
     Në Kosovë do të na quajnë forcërisht Kosovarë, në Mal të Zi Malazez, në Maqedoni Maqedonas dhe në Luginën e Preshevës Serbian, kështu do të konfigurojnë në dokumentet e udhëtimit jashtë vendit, kjo është dhurata që na dha bashkësia evropiane që edhe identitetin ta ndërrojmë forcërisht edhe pse jemi një popull autokton.
Keqinterpretimi i  kombit dhe shtetësisë
     Dikur ideja për krijimin e shtetit dhe kombit u kuptua ndryshe kur ishte nevoja e formimit të një Italie Etnike dhe si rezultat ideja e Mazzinit :”secilit popull shteti i vet dhe secilit shtet populli i vet,” u bë realitet në atë kohë. Mirëpo, vetëm disa qindra kilometra larg nga vendi ku kjo ide u realizua, keqinterpretimi i saj u bë varr i madh për kombin shqiptarë.
Faktori ndërkombëtar i ndihmuar nga politikanët e përgjumur shqiptarë arriti në idenë e re që po e eksperimenton  në kombin shqiptarë: “Secilit shtet artificial populli shqiptarë dhe secilit shqiptarë shteti i huaj artificial,” Kjo po ndodhë në momentin kur Evropa dhe SHBA-të po mundohen të zgjidhin problemet edhe në Afrikë dhe Azi duke ju ofruar të drejtën për vetëvendosje dhe në Kosovë njëri ndër popujt më të vjetër po bëhet viktimë e shijeve sllave.
 
    Ajo që nuk ka ndodhur në asnjë shtet të botës po eksperimentohet në Kosovë, simbolet kombëtare janë të përbuzura, ato duhet të përcaktohen nga të huajt. Kundërshtimi kryesor në vetë planin e Ahtisaarit bie kur serbët lejohen të trashëgojnë diçka që pretendojnë se është pronë e tyre si dhe të përdoren simbolet e tyre kombëtare të Serbisë, në anën tjetër shqiptarët duhet të pajtohen me simbole të stilit Jugosllav që nuk mund të paraqesin asnjë shenjë identiteti se janë shqiptarë. Ky eksperiment edhe nëse pranohet për momentin, do të ketë pasoja në të ardhmen dhe len një derë të hapur për konflikte të reja në Evropën e Re.
Ekzistenca e Shtetit të Kosovës
     Me planin e Ahtisaarit Kosova nuk përmendet si shtet, por i ka të gjitha atributet e shtetit siç i kishte në gjirin e vet kushtetuta e vitit 1974, nuk dihet akoma se si mund të ekzistojë si një shtet i mirëfilltë kur resurset kryesore që vinin nga gjigandi i Trepçës janë në duart e serbëve dhe u jepet e drejta që në aspektin ekonomik drejtpërsëdrejti të dirigjohen nga Serbia.
Nëse shteti i ri i Kosovës bazohet në përkrahjen financiare nga diaspora ky mund të jetë një gabim i madh sepse asnjë shtet në botë nuk ka mundur të ekzistojë nga diaspora e vet. Financimi i institucioneve të Kosovës do të jetë i pa mundur dhe asnjëherë nuk mund të ketë qeveri të përsosur.
Propagandimi në popull se ky plan e çon Kosovën drejt rrugës së pavarësisë na e rikujton atë shtresën e politikanëve të fundit të viteve të 80-ta kur deklaronin se ndryshimi i amendamenteve nuk e dëmton Kosovën dhe kërkonin nga populli që të vazhdonin gjumin e tyre. Vetë mos-bashkëpunimi i ekipit të unitetit me popullin e Kosovës tregon se në Vjenë janë luajtur lojëra të ndyra që populli nuk duhet të dijë për to.
Është fatkeqësi që në Kosovën e pasluftës arritën të udhëheqin njerëzit që nuk kishin dy nga elementet kryesore të cilat nevojiteshin për të udhëhequr; e para ishte shkollimi adekuat dhe tjetra ishte karakteri i fortë moral që do të reflektonte se janë të pa-korruptuar.
Ushtria e Kosovës  
     Disa politikan që pretendonin se marrin vesh në politikë thoshin se TMK-ja do të jetë ushtria e ardhshme e Kosovës pa e përmendur se edhe tash është ushtria e Kosovës, mirëpo me planin famëkeq të Ahtisaarit kjo ushtri nuk guxon të ekzistojë dhe duhet të krijohet një ushtri shumëetnike që do të ketë hierarkinë e përzier dhe do të jetë e kontrolluar nga jashtë. Edhe pse TMK-ja është shumëetnike nuk pranohet sepse ajo është e krijuar nga ish ushtarët e UÇK-së, a nuk tregon kjo një përbuzje të popullit shqiptarë të Kosovës?!
TMK-ja duhet të ekzistojë edhe nëse Forca e Sigurisë së Kosovës do të formohet, sepse kjo simbolizon UÇK-në ka lidhjet shpirtërore me çdo shqiptarë që e deshi Kosovën e lirë. Duhet të kihet parasysh se FSK-ja do të ketë armatim më të lehtë se çdo familje serbe në Kosovë dhe nuk do të ketë mundësi për ruajtjen e kufijve të vendit. Kjo forcë e re çfarëdo që të jetë nuk ka mundësi të dirigjohet nga shqiptarët sepse të huajt do të kenë fuqinë e marrjes së vendimeve.
Dëshmorët e ri të Kosovës dhe proceset e montuara politike
     Vrasja e dy qytetarëve të Kosovës solli në pikëpyetje autoritetin edhe ashtu të zbehur të OKB-së sepse përdorja e plumbave mbi protestuesit paqësorë ishte jashtë ligjore dhe jo-demokratike. Nuk dihet se nga u mor një vendim i tillë që të vriten shqiptarët vetëm pse ata e shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj një plani që nënkupton uzurpimin e lirisë për të vendosur për fatin e vet.
Prapë disa nga udhëheqësit e përgjumur të Kosovës u munduan t’i etiketojnë protestat si të dhunshme dhe arsyetuan përdorimin e dhunës në protestues që solli vrasjen e dy  shqiptarëve dhe plagosjen e dhjetave të tjerëve. Bastisjet e shpeshta dhe arrestimet,  si dhe torturat në qelitë e burgut i përkujtojnë popullit të Kosovës Serbinë e Vjetër dhe shqiptarët e pandërgjegjshëm që ishin në shërbim të saj.
Në vitet e okupimit pushteti i atëhershëm etiketonte rininë studentore si nacionalistë, irredentistë e çfarë nuk u thoshte vetëm për ta arsyetuar dhunën mbi ta, kurse në këto vitet e së ashtuquajturës liri në Kosovë dhunuesit e popullit nuk kërkojnë falje por mundohen të transferojnë fajësinë e tyre tek ndonjëri që është viktimë e tyre. Në këtë rast Albin Kurti po mbahet në burg pa arsye dhe po i kënaqë shijet e ish pushtuesve të cilët  përdorën çdo metodë ta likuidojnë në burgjet e tyre në Serbi.
Arrestimi i atyre që vranë qytetarët e Kosovës dhe sjellja e drejtësisë në fuqi tregon se ne mund të jemi të aftë për të mbajtur shtetin e Kosovës, tash është koha kur proceset e montuara politike duhet të ndalen sepse kjo rini që po mbahet në burgje vetëm pse shprehu mendimin e lirë do të jetë shtylla kryesore e shtetit të ri.
___________________________________
DIALOGU  I DËSHTUAR DIPLOMATIK I KOLONIALISTËVE SERBË DHE I
DECENTRALISTËVE SHQIPTARË NË VJENË PËR KOSOVËN (!)
 
Shkruan: Prof.Dr. Mehdi HYSENI
Më 24.02.2007
______________________________
 
 “You must be the change you wish to see in  the world” (Mahatma Ghandi)
Si koncept teorik dhe pragmatik, politika e jashtme pikësëpari, duhet të bazohet në parimet e qëndrueshme morale, e jo në ato selektive dhe të dyfishta, për shkak se, si etika ndërkombëtare, ashtu edhe politika botërore nuk janë sfera të veçuara nga njëra-tjetra, por janë aspekte të ndryshme, që i përkasin të së njëjtës sferë.
Mirëpo, sa ia vlen t’i pasqyrojmë këto koncepte të rëndësishme dhe të domosdoshme për t’i kuptuar, interpretuar drejt, si dhe për t’i respektuar me konsekuencë dhe në mënyrë të detyrueshme  vlerat e çmueshme të sistemit të sotm pozitiv juridik ndërkombëtar, kur autoritetet qeveritare  “demokratike properendimore” të Serbisë (2000-2007) me në krye Boris Tadiqin (kryetar), me  Vojislav Koshtunicën (kryeministër) dhe me “kryediplomatin”- vladikën  e Kishës Ortodokse Serbe, Artemije Radosavleviq (ashtu sikurse veproi 10 vjet rresht regjimi policor, militarist dhe gjenocidal i Slobodan Milosheviqit), me papërgjegjësi dhe në format më absurde të obstruksionizmit janë duke i injoruar dhe shpërfillur rregullat, parimet dhe normat e detyrueshme etike dhe juridike  të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, me gjithë faktin se Serbia dhe Mali i Zi (pa asnjë të drejtë morale, as ligjore KS i KB, me në krye sekretarin e përgjithshëm të tij, Kofi Anan, e ka rikthyer Serbinë dhe Malin e Zi në kuadrin e OKB-së, edhe pse këto dy shtete nën “firmat” Republika Federale Jugoslave dhe mëpastaj  Unioni i Serbisë dhe i Malit të Zi) kanë kryer vepër penale ndërkombëtare ngase në intervalin kohor/1990-1999/ kanë kryerë tre gjenocide dhe agresione kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. 
Pikërisht, për shkak se OKB-ja me në krye Kofi Annanin  e ka rehabilituar “RFJ-në”(Serbinë dhe Malin e Zi) nga përgjegjësia penale-juridike ndërkombëtare për tre agresionet e saj gjenocidale ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, duke mos e sanksionuar ligjërisht Serbinë për gjenocidin e saj kolektiv shtetëror, “regjimi pasmilosheviqian” serbomadh  i Beogradit, i drejtuar nga eksponentët e tij ekstremistë dhe nacionalshovinistë siç janë Vojislav Koshtunica, Boris Tadiq, Vuk Drashkoviq, vladika Artemije etj., qe tetë vjet rresht (duke falënderuar  altruizimit të  konceptuar gabimisht të politikës inerte zyrtare të Prishtinës), është bërë faktor i pakalueshëm dhe diktues në zgjdhjen e problemit të Kosovës.  Ndër të tjera, këtë konstatim tonin e provojnë “sesionet” e derirashme serbo-shqiptare të dialogimit steril në Vjenë, të cilat duke u larguar nga tema bosht e tyre-shqyrtimi i statusit të Kosovës (me qëllim që Serbia të fitonte, duke blerë kohën, duke llogaritur se ajo do të ishte në dobi të “prolongimit  të përjetshëm” të problemit kolonial të Kosovës), erdhën në shprehje debatimi dhe dakordimi (i  decentralistëve  shqiptarë dhe i kolonialistëve serbomëdhenj) për “çështjet tekniko-teknologjike” të  zabtimit të “standardeve ndërkombëtare” për decentralzimin-copëtimin territorial të Kosovës në llogari të minoritetit kolon serbë(8%) dhe të infltrimit dhe të  përzierjes së Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës.
Një politikë e këtillë e gabuar nga pala shqiptare bëri të mundur që Serbisë t’i krijojë rrethana lehtësuese për kombinatorikën e manovrimit të politikës propagandistike dhe të diplomacisë së saj në relata të brendshme dhe evro-ndërkombëtare ngase ajo  nga statusi i saj izolues ndërkombëtar paraprak, ia arriti që të bëhet partner direkt, aktiv  dhe i barabartë në procesin e dialogimit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Fatkeqësisht, për një rikthesë të këtillë të papritur të faktorizimit të politikës dhe të diplomacisë serbomadhe (e cila për shkak të tre gjenocideve të saj e kishte shpenzuar kredinë morale, juridike ndërkombëtare) kanë ndikuar këta dy faktorë kryesorë: (1) Moscilësimi dhe mosndëshkimi ligjor ndërkombëtar i tri veprave gjenocidale kolektive të Serbisë, të kryera ndaj kroatëve,  ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve (domethënë rehabilitimi dhe rikthimi i saj  “pa asnjë therrë në këmbë” në OKB, si dhe në organiztat e tjera të bashkësisë ndërkombëtare, gjë që një akt i këtillë është në kundërshtim flagrant me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me normat  e së drejtës ndërkombëtare dhe të sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar) dhe (2) Koncesionet e gabuara, të  njëpasnjëshme të politikës zyrtare të Prishtinës, të bëra në llogari të Serbisë gjenocidale kolonialiste dhe të partnerëve të saj evro-ndërkombëtarë.
Ia vlen të theksojmë faktin se konstatimet e deritashme të  analistëve dhe të qarqeve diplomatike evro-ndërkombëtare dhe vendore ballkanike lidhur me zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, në aspektin profesional të tyre ishin boshe dhe  jorealiste ngase dy vjet radhazi(2005-2007) manipuluan opinionin e brendshëm dhe të jashtëm se vitet se vitet 2005 dhe 2006 do të jenë vite vendimtare në përmbylljen e krizës së Kosovës. Mirëpo,  praktika politike dhe diplomatike e faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare dëshmoi të kundërtën, në vend të përshpejtimit dhe të përmbylljes së problemit  100-vjeçar kolonial të Kosovës, vazhdoi statu quo-ja  e  ankthit të pritjes dhe e prolongimit të afatit të  shqyrtimit përfundimtar të statusit politik të Kosovës. Fajin dhe përgjgegjësinë më të madhe për shtyrjen dyvejaçare (2005-2007) e mban politika zyrtare e Prishtinës dhe “shuttle diplomacy”  e të dërguarit special  të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari mbase si pala shqiptare, ashtu edhe  vetë Marti Ahtisari pa asnjë arsye të vlefshme u vetëviktimizuan nga propozimet dhe nga  sugjerimet  e taktikave dredhuese të politikës  propagandistike dhe diplomatike të qeverisë së Beogradit, të cilët së bashku me arrogancën dhe me shpifjet e politikës ditore “humanitare”  dhe religjioze të eksponentëve antishqiptarë dhe antiperënidmorë të Kishës Ortodokse Serbe, siç është vladika Artemije etj.,  qe dy vjet radhazi, në emër të krijimit të standardeve specilae ndërkombëtare për “mbrojtjen” e të drejtave të minoritetit kolonist serb/8%/  në Kosovë, përkatësisht të “decentralizimit”  politik dhe territorial të Kosovës në favor të Serbisë, si dhe të ndryshimeve  politike në Serbi siç ishin: zgjedhjet parlamentare, refrendumi, kushtetuta etj. , ku të gjitha këto instrumente juiridiko-kushtetuese dhe politike ishin në funksion të bllokimit të proesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe,  të gjitha këto kishin karakter të brendshëm, jo të jashtëm të Serbisë) në stilin e politikës dhe të propagandës së regjimit gjenocidal dhe fashistoid të Slobodan Milosheviqit (-ish kryetar i RFJ-së dhe i Serbisë. I vetëvrarë në burgun hetues të Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë socialiste të Titos).
Tanimë  kemi hyrë në vitin e dytë (2007) qëkur kanë filluar bisedimet dështuese  ndërmjet  kolonialistëve serbomëdhenj të Beogradit  dhe decentralistëve shqiptarë të Prishtinës nën patronatin e emsiarit special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari. Mirëpo, rezulati i të gjitha  atyre “sesioneve” të tyre grupore, të deritashme ishte vetëm një zero e madhe për të dy palët, si dhe për mediatorin e tyre ndërkombëtar, Marti Ahtisarin (ish-president i Finlandës). Pse  e kemi thënë në vazhdimësinë dyvjeçare se dialogu i Vjenës është i  gjykuar të dështojë keq dhe për turpin e diplomacisë evro-ndërkombëtare, sepse në plan të parë “itinerari” përmbajtësor i tij  ka qenë i shtruar dhe i prezantuar gabimisht, është marrë me çështje periferike dhe të parëndësishme të problemit të Kosovës. Ç’ është e vërteta, organizimi i takimeve të  deritashme dyvjeçare të Vjenës, të iniciuara dhe të organizuara nga ana e Kombeve të Bashkuara,  në esencë edhe nuk kanë pasur në plan, që të hapej diskutimi për statusin politik të Kosovës, por qëllimi kryesor i tyre ka qenë që  t’ i ulnin “tete a tete” shqiptarët dhe serbët, në mënyrë që kryemediatori ndërkombëtar i tyre, Marti Ahtisari dhe asistenti i tij, Albert Rohan, të matnin “pulsin”  e tyre politik, sesa ata janë të gatshëm për të hyrë në “rrugën e pafund” të pajtimit dhe të  gjetjs së kompromisit  politik për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
S’ka dyshim se, edhe ky raund i fundit i dialogut dështues të Vjenës ndërmjet kolonialistëve serbomëdhenj dhe decentralistëve shqiptarë, do të përfundojë pa asnjë rezultat konkret, sepse tanimë pozicioent e dy grupeve negociuese janë krejtësisht të qarta: (1) Pala shqiptare (qeveria dhe parlamenti) e ka mbështetur Planin e Ahtisarit qysh më 2 shkurt 2007 në Prishtinë, kurse (2) pala serbe (qeveria dhe parlamenti) e kanë hudhur poshtë si të papranueshëm për Beogradin.
Me gjithë vërjetjet dhe pozicioinimin e palëve negociuese  serbo – shqiptare, përmbajtja e Planit të Marti Ahtisarit, nuk do të ndryshojë esencën e tij, por si tillë, pas 7 seseioneve debatuese të këtyre dy grupeve, më 2 mars 2007, do t’i  dërgohet për miratim Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, pavarësisht nga “alternativat sugjeruese” të grupit negociator serb në Vjenë, se “Parlamenti dhe Qeveria e Serbisë (në saje të miratimit të platformës së tyre  përkatëse kundër pavarësisë së Kosovës) kanë hudhur poshtë çdo gjë që e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.”  Dëshirë e mirë kjo për politikën kolonialiste të regjimit aktual të Beogradit(!) Mirëpo, kësaj radhe, kjo  “dëshirë shekullore” do shnëdrrohet në zhgënjim dhe në traumën e përjteshme për historinë mitologjike dhe falsifikatore të Serbisë imperilaiste ngase për shkak të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, si rrjedhim i ushtrimit të kolonilaizmit të saj gjenocidal mbi Kosovën dhe shqiptarët (1912-1999), serbomëdhenjtë së bashku me mashtruesin dhe me sakrifikuesin e tyre shekullor, Kishën Ortodokse Serbe, e kanë hambur përgjithmonë koloninë e tyre të derisotme-Kosovën shqiptare. Dhe, jo vetëm kaq, ndërkohë, po qe se vazhdojnë politikën e tyre gjenocidale dhe kolonizuese të regjimit militarist pushtuese të Slobodan Milosheviqit, përkatësisht të Kishës Ortodokse Serbe, që të shkëpusin ndonjë pjesë të territorit të Kosovës, siç po synojnë dhe po ushqejnë shpresa të mëdha që, (në emër të  realizimit të  procesit të detyrueshëm të decentralizimit territorial (natyrisht,  ky “standard ligjor”, i obligueshëm vetëm për  shqiptarët dhe  Kosovën shqiptare në Ballkan, është iniciuar, projektuar dhe miratuar nga ana aktorëve të politikës së bashkësisë ndërkombëtare, si dhe nga ana  e politikës fataliste  zyrtare shqiptare e Prishtinës, e cila në asnjë mënyrë nuk ka guxuar ta bëjë një kompromis të këtillë antikombëtar në llogari të copëtimit territorial dhe administrativ të Kosovës) siç është rasti konkret i  Mitrovicës së Veriut të Kosovës, t’i aneksojnë Serbisë, atëherë, Serbia do të humbas edhe territoret e tjera shqiptare (Preshevën, Medvegjën, Bujanocin, si dhe sanxhakun e Novi Pazarit), të kolonizuara  dhe aneksuara nga ana e Serbisë që nga viti 1912.
 Për fund, nëse plani i Marti Ahtisarit do të  miratohej nga KS i Kombeve të Bashkuara, i paplotësuar me klauzolën e njohjes së vetëvendosjes dhe të  sovranitetit të plotë të Kosovës, atëherë ky do të ishte kompromisi më i pranueshëm për Serbinë, sepse ajo me “lidhjet speciale” të saj me minoritetin serb dhe me  40 zonat autonome politike territoriale  të Kishës Ortodokse Serbe (ashtu siç parashikon plani i Ahtisarit), do të mund të llogaritë në ndikimin dhe në prezencën e saj politike në Kosovë, pavarësisht nga fakti se Kosova do të ishte nën  protektoratin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian(BE).
 Ndërkaq, nëse Plani i theksuar i Marti Ahtisarit nuk do të merrte “vizën e gjelbër” nga ana e KS të Kombeve të Bashkuara, si rjedhim i vetos së Rusisë (e ndoshta edhe i Kinës), atëherë,  pa dyshim, do të vinte në shprehje automatzimi juridik ndërkombëtar i njohjes unilaterlae të pavarëssisë së Kosovës. Realisht, ky do të ishte opcioni  i vetëm dhe racional për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, e jo rivënia e saj nën protektoratin ndërkombëtar të BE-së, sepse askush nuk mund të parashikojë saktësisht sesa  do të zgjatë mandati i saj mbi Kosovën, dhe se çfarë mund të ndodhë gjatë atij intervali kohor, ashtu siç ndodhi deri tani(1999-2007) me mandatin ndërkombëtar të UNMIK-ut, i cili nuk solli kurrfarë pavarësie për Kosovën, përpos koncesioneve  antipavarësi dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
___________________________________
KOSOVA U PËRGJAK EDHE NJË HERË!
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Më 23.02.20007
________________________________
Këto ditë në gjirin e Kosovës u hapen edhe dy varre! Kosova në gjirin e vet mori edhe dy bij të saj. Jeta e tyre përfundoi para kohe, dhunshëm, me plumba... Duke ndjerë dhembje e duke e ndarë atë së bashku me familjet e të rënëve dhe Kosovën, uroj me shpirt që kjo mos të ndodhë më, as edhe një herë më në Kosovë.
Edhe sa gjak dëshiron Kosovë, që ta gëzosh përfundimisht shtetin tënd, ku një ditë qytetari yt nuk do të vritet më me urdhër nga organet e pushtetit e as me urdhër nga politika të cilës ia dhamë votën me dorën tonë, duke iu dhënë besimin, që qytetari të mos vritet më me armën e policit që ti Kosovë e mbanë me bukë e strehon dhe e mbron.... Athua po na vret buka jonë... edhe sa gjak të rinisë shqiptare duhet, që Kosova ta gëzojë lirinë e saj?!
Që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e këtej, (pa u futur në periudhën e Mbretërisë Cariste Serbe, që masakroi Kosovën), deri më sot kanë kaluar 62 vite. Pushtuesi serb, duke shfrytëzuar të drejtën e forcës vrau mbi 30 mijë shqiptarët të Kosovës, nën akuza të ndryshme të cilat ndryshonin në hapësirë dhe kohë, si bij komitësh, ballistë, nacionalistë, separatistë, irredentistë e deri tek momenti kur u formuan radhët e UÇK-së, me akuzat terroristë e të tjera si këto.
Më 1968, mekanizmat e UDB-së filluan një taktikë të re, që në emër të mbrojtjes së ligjit dhe të pushtetit të tyre mbi Kosovën, futën edhe pjellën e popullit tonë në ato valle, që shqiptarët do të vriteshin edhe me “imzanë” e shqiptarëve. Në emër të këtij absurdi që atë kohë quhej “shteti vetëqeverisës i bashkim- vëllazërimit”- sipas modelit serbo-sllav, shumë nga ish pushtetarët shqiptarë nën tutelën e pushtuesit, filluan që këtë detyrë ta ushtrojnë me besnikëri e zell të madh në shërbim të Serbisë. Pra ata u dashuruan në karrige, saqë mohuan edhe popullin e vet. Shpresoj se ky “lazdrim” nuk i ka prekur edhe personazhet e rinj të politikës në Kosovë dhe hapëssirën shqiptare.
Që nga rasti i vrasjes së nxënësit Murat Mehmetit dhe mbytjes me dajak të të madhit Fazli Graiqevci, duke i akuzuar e fyer në të njëjtën kohë (edhe i vranë edhe i shanë!)... dhe duke na e treguar edhe vrimën e miut më 1981, populli shqiptar është i ndieshëm nga fyerje të tilla e të vjetra si: “ne dënojmë bartësit e dhunës!”
Është koha që t’i lëmë kryeneçësitë politike që shkojnë përtej fanatizmit cinik. Se kush provokoi dhunë e kush korri furtunë, kjo më se paku i konvenon çështjes së Kosovës sot. Një demonstrues me duar bosh, paraqet dhunë përballë të një polici të armatosur deri në dhëmbë! Çfarë dokrra!!! Kush përcolli mediat këto ditë, u pa katërcipërisht se asnjëherë dhe me asnjë çmim nuk e arsyeton veprimin e egër të policisë deri në atë shkallë neveritëse. Gjithë ai arsenal armësh, gjithë ajo zbrazje mllefi, kujt i shërbeu vallë kjo?! Kjo është një ndër pamjet më të shëmtuara që ndonjë skenarist me famë botërore mund të paraqiste rolin e një policie mbi rruzullin tokësor - aq më keq NË ROLIN E PAQËRUAJTËSVE!
Policia e Kosovës së bashku me atë ndërkombëtare, të ndërsyer nga shefat e urdhërdhënësit e tyre, vranë edhe njëherë me dorën e vet, bashkë me dy të rinj edhe besimin e popullit të Kosovës ndaj institucioneve, nëse ky besim ka qenë i gjallë një çikë deri më tash. Një ditë më parë matanë urës së Ibrit të ftohtë, në njërën prej demonstratave serbe që në mënyrë të hapur ngërthente në vete edhe kërkesën e tyre për luftë!... interesant, as një qime floku nuk i mungoi askujt, bile, as tytat e armëve të SHPK-së dhe të UNMIK-asëve, nuk kanë guxuar të kthehen nga ura ndarëse e Ibrit të Kosovës! Edhe sot, protestës në Shtërpcë, po ashtu, as edhe një qime nuk i mungoi serbëve, të cilët demonstruan të siguruar! S’do mend se serbët i mbron ligji?! Si në kohën e Millosheviqit që vlente i njëjti ligj: Serbëve nuk guxon të ju mungojë as qimja e kokës - ndërkaq shqiptarëve guxon të ju mungojë edhe koka fare!!! 
Me keqardhje konstatoj se vrasja e para dy ditëve ishte për pikë të qejfit. Le të më thotë dikush në mënyrë të argumentuar se nuk kishte rrugëdalje tjetër, pos vrasjes së dy të rinjve e plagosjes së dhjetëra të tjerëve!!!... Ku ishin partitë politike, ku ishte Kuvendi, ku ishte Qeveria, që nuk bisedoi me ata njerëz për të mos ngritur zërin e revoltës? 
Deri më sot, të gjithë të rënët, duke përfshirë këtu të gjitha moshat e gjinitë, pleq, plaka, të rinj, të reja e deri tek foshnjet me biberon në gojë (siç ishte rasti i foshnjes në Obri), ranë për interesat jetike të Kosovës dhe të shqiptarisë në përgjithësi ose u vranë dhunshëm për shkak të këtyre interesave. Janë shumë më të rrallë ata që u vranë duke qenë të pozicionuar në anën e kundër të interesave kombëtare, siç ishte rasti i Esat Pashë Toptanit.
Shqiptarët në Kosovë, por edhe një numër i konsiderueshëm i pakicave minoritare, qytetarë të denjë të Kosovës, bartën barrën e durimit në mënyrë shembullore me vite, duke pritur STATUSIN  përfundimtar të zgjedhjes së çështjes së Kosovës dhe kurorëzimin e saj me një shtet të të gjithëve qytetarëve të saj, për një jetë më të avancuar, për një demokraci ku qytetari do të guxonte ta shprehte lirshëm mendimin e tij, për një jetë të padegraduar e të diferencuar. Kanë duruar skamjen, terrin, papunësinë, korrupsionin, degjenerimin dhe keqpërdorimin e buxhetit të Kosovës deri në çoroditje. Me dhjetëra apo qindëra shembuj tani edhe si lëndë para gjykatave, kanë duruar deri në skajshmëri. Shqiptarët mund të durojnë për gjëra të tjera, por, nuk mund të durojnë kur të cënohet shteti i tyre për të cilin ata janë flijuar në vazhdimësi, janë flijuar pakufishëm e përvuajtur deri me sot. Kjo dukuri do duhej të shpjegohej shumë qartë para Evropës dhe botës: MOS UA CËNONI SHQIPTARËVE TË DREJTËN E TYRE PËR TË JETUAR MË NË FUND TË LIRË NË SHTETIN E VET- sepse janë dhe do të jenë të gatshëm kurdoherë që të flijohen! Pakicat i mbrojmë vet, siç i kemi mbrojtur historikisht edhe në të kaluarën.
E tëra kjo revoltë ishte si pasojë e shushuritjes rreth gropave që janë evidente në pakon e Ahtisarit e cila gjërat për shtetin e Kosovës nuk i ka thënë troç, madje as me gjuhën diplomatike, duke lënë hapësirë për lloj - lloj interpretimesh, të cilat kanë gjuhën e dykuptimësisë, kanë gjuhën e pehlivanllëkut diplomatik, që nënkupton se kush kujt do të ia hedh në tryezën e bisedimeve! Ne nuk duam më dredhira e kurthe diplomatike, ngase nuk kemi luftuar për dredhi, por për LIRI e drejtësi. Populli ynë me të drejtë druhet nga tradhtitë e mundshme, që kanë pësuar shumë herë në të kaluarën, ka filluar (pa dashjen e tij), të shprehë dyshimin e vet në këto bisedime të stërzgjatura për të drejtën e patjetërsueshme që i takon. Ne jemi të përcaktuar që çështja jonë të zgjidhet me mjete demokratike, por aty ku demokracia mbrohet me plumba dhe bomba gazi, aty veç ka humbur tashmë kuptimin e vet fjala demokraci.
Demokracia tetëvjeçare, e sjellur në Kosovë nga UNMIK-u , Kosovën po e përgjak që disa herë: dy të vrarë në qendër të Prishtinës me 1999, 11 të vrarë pranë urës së Ibrit me 2001, 19 të vrarë me 2004 dhe dy të vrarë dje e qindra të plagosur. Popullit sikur iu ka luhatur besimi dhe ndjehet i zhgënjyer në këto institucione, madje i zhgënjyer shumë keq në koalicionin qeverisës. Athua gjithmonë populli do bartë barrën e fajit mbi shpinë, barrë kjo e ngarkuar nga institucionet vendore dhe e atyre ndërkombëtare?!
Cënimit të së drejtës së vetëvendosjes, popullit iu shtua revolta edhe me mënyrën se si koalicioni qeverisës menaxhon buxhetin e Kosovës, politikën e saj me plotë qejfe e hakmarrje, me plotë keqpërdorime e bërryla, me plotë investime të pambulesë, me plotë kërkesa milionëshe të cilat kanë shkuar vend e pa vend, me plotë debate shterpë deri edhe në fyerje e banalitet, me plotë skena që irritojnë qytetarin e thjeshtë e hallexhi, me plot dështime e papërgjegjësi, me plotë premtime boshe deri në stërkeqje, me plotë anashkalime të atyre që janë meritorë, me veprime të papërgjegjshme e kryeneçe që nuk duan t’i dhënë llogari askujt... Edhe këto ishin një ndër shkaqet e larjes më të re me gjak të rrugëve të Prishtinës.
Roli i opozitës në përgjithësi, kushdo qoftë ajo, në këtë rast është të veprojë, të godasë të gjithë ata të cilët po degradojnë procesin e shtetit për shkak të ambicieve të tyre të pashërueshme dhe të demaskojnë shkaktarët e vërtetë të së keqes, duke qenë misionarë të stabilitetit dhe garantë për të ardhmen e ndritur të popullit. Opozita në këto raste, nuk guxon të marrë rolin e mbrojtësit të lëshimeve të shumta të koalicionit qeverisës, për të cilat ajo nuk është përgjegjëse, për të cilat ajo nuk ka pse të japë llogari, për të cilat ajo nuk ka autorësi. Opozita nuk është batanije për të mbuluar mihësit e ardhmërisë së Kosovës dhe popullit të saj, madje me as një çmim e as me çmimin e ruajtjes së qetësisë para statusit. As me çmimin e ngjarjeve që ndodhen, ngase ato e kanë të zotin që përgjigjet dhe që quhet “Vetëvendosja”. Opozita (për mendimin tim), nuk ka nevojë as të marrë fanarin e sharjes... ka ligje, ka drejtësi, ka gjykim dhe urtësi popullore, që një ditë do të shohim se kush ishte kushi?! Qetësia mund të arrihet vetëm me realizimin e aspiratave të popullit dhe realizimin e premtimeve që para popullit është zotuar bartësi i vullnetit të tij, që këtë mision e ka marrë pikërisht nga vota e po këtij populli! Opozita nuk ka nevojë që të marrë përgjegjësit e të tjerëve që kanë timonin në dorë, nuk ka nevojë as të dënoi e as të distancohet, ngase ajo nuk është prodhuesi i të ligave në pushtet. Përgjegjësitë ju takojnë atyre që kanë timonin e pushtetit në duar dhe që janë duke abuzuar me ligjet dhe pasuritë e Kosovës për ditë e më shumë, nën moton: “ Zhgërryej se na ka ardhur dita!”...
Zjarrit po i fryjnë me dhe pa vetëdije, edhe dhjetëra analistë, të cilët japin komente të momentit dhe sipas motit! Nëse është vetëm kaq aftësia e tyre profesionale, nuk ua shohim për të madhe ngase themi: iu falet se janë naivë e nuk kanë njohuri, por ata do të ndihen të fyer me këtë konstatim. Mirëpo si ta shpjegojmë  faktin kur ditë më parë z. Buzhala thotë: Të gjitha ata që kundërshtojnë pakon e Ahtisarit bëjnë punën e Koshtunicës!
Ky mendim tregon jo më pak se të shprehurit e një diletanti që është futur gabimisht në gazetari. Ai nuk qenka në gjendje të bëjë dallim mes kërkesave të pushtuesit dhe të robit, qoftë edhe kur ato puqën krejt në formë aksidentale, mirëpo ato nuk përputhen në përmbajtje dhe esencë asnjëherë. Rasti tjetër kur z. Haxhiu para ca dite (në fund të një shkrimi), thotë: Lëreni njeriun (për Albin Kurtin e kishte fjalën) le ta provojë rrugën e vet, se ju klasa politike jeni djegur! Ndërkaq dje, nën ethet e tymit lotsjellës, thotë të kundërtën madje bukur rëndë akuzon edhe demonstruesit, por edhe pjesëmarrësit pleqë si Adem Demaçin dhe Fazli Veliun! Analistë e gazetarë që kthehen nga fryen era... Zotëri Haxhiu, ka vdekur ajo kohë kur mundoheshit që të lidhnit paqe me Millosheviqin në Brezovicë, t’i me pleqtë tuaj koçobash të ish pushtetit sulltanian.
Kosova që prej tetë vitesh është në gjendje të statu-quos, duke pritur një statu nascendi (gjendje lindjeje, gjendje formimi, gjendje lëvizje)...Kështu që ekziston frika e bazuar se edhe në statusin e ardhshëm mos gjërat po mbesin aty ku ishin : në Statuquo!
Është kërkesë imediate dhe përgjegjësi shumë e madhe e grupit të unitetit që të shtrojë e kërkojë me mençuri e në mënyrë shumë serioze kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që statusi i ardhshëm i Kosovës, mos të vie i gjymtë, ngase nuk na duhet dhe pastaj do të ishte shumë vonë e me pasoja të paparashikueshme për të riparuar diçka, por edhe përgjegjësi totale e bartësve të këtyre bisedimeve. Ende janë të freskëta tradhtitë, që i bartën jo pak “burra” të ish politikës në Kosovë, kur trumbetonin se: “Kosova nuk humb gjë me heqjen e kushtetutës së vitit 1974!”. Kosova fiton më këtë!- thoshin ata dikur. Ata i quanin armiq studentët, se deshkan të prishin vetëqeverisjen jugosllave! E ofenduesit e tillë edhe sot i shoh duke futur hundët në vorbullën e politikës kosovare madje edhe si këshilltarë të kryeministrave (si Azem Vllasi, këshilltar i ish Kryeministrit Kosumi, i ndjeri Mahmut Bakalli, këshilltar dhe deputet i ish Kryeministrit Haradinaj!!!)
Kah shkon dhe kah mund të shkojë Kosova me personazhë të tillë gërdallës që kanë mbjellë neveri decenie me radhë, duke ulëritur për pushtetin e huaj. Sa e sa të tillë sot ulërijnë në Kosovë, në forma të ndryshme, të fshehur nëpër faqet e historisë së dhimbshme dhe plotë me gjak të Kosovës! Por historia nuk e fal më askënd dhe nuk i falë as bartësit e ideve të ish pushtuesve.
Populli  ynë nuk dëshiron dhe nuk lejon më që të tradhtohet. Ne nuk po kërkojmë që t’i pushtojmë të tjerët, por kërkojmë që të lirohemi nga pushtuesi, kërkojmë të jemi të lirë dhe ta ndërtojmë shtetin tonë. Është kohë e fundit që institucionet t’i mbrojnë interesat e popullit në mënyrë të denjë.
Mendoj se Lëvizja e Vetëvendosjes do duhej të gjykojë shumë sinqerisht, dhe ta pyes veten shumë seriozisht, pas tërë kësaj që ndodhi: A janë shterur rrugët tjera të veprimit? Mendoj se jo, dhe kjo mënyrë (e demonstrimit të fuqisë së saj) nuk i sjell Kosovës sot, më shumë se ç’prej kanë filluar të veprojë. Do të isha shumë i kënaqur, meqë i kanë të gjitha mundësitë që si subjekt politik t’i kontribuojnë (pa e mohuar të kaluarën e saj) ndërtimit të shtetit. Të provojnë peshën e saj para popullit, të tregojnë peshën me votën e elektoratit që do të fitojë dhe me peshën në Parlament. Këtë demonstrim forcash e idesh, mendoj se do të ishte shumë më me peshë që ta thonë dhe vulosin nesër me vulën e ligjit në institucionet e Kosovës që po duam t’i themi shtet, por që edhe duhet patjetër ta bëjmë shtet bashkërisht.
Si pjesëmarrës i demonstratave kundër regjimit pushtues serb, mendoj se shumë gjëra më nuk mund të thuhen, ose imitohen në të njëjtën formë në Kosovën e pasluftës. Mendoj se në politikë do duhej një qasje tjetër, duke mos vuajtur më nga kryeneçësia politike, nga e cila vuajtje nuk jeni të kursyer as ju. E them këtë me qëllimin më të mirë, por që mund të kam gjykuar krejt gabimisht.
Ka disa herë që shefi i diplomacisë së jashtme serb z. Drashkoviq thotë: Serbia do të ndihej e turpëruar po që së Kosova pavarësohet! Nga këtu del konkluzioni shumë i qartë i një ambicie të etur për të mbajtur popuj të tjerë të  robëruar e të pushtuar! Këtë fakt Evropa (për dallim nga Amerika), nuk po dëshiron ta kuptojë përfundimisht?! Cila Qeveri në botë, sot turpërohet që të ia njoh lirinë popullit të robëruar përveç Qeverisë së Serbisë! Vetiu shtrohet pyetje: A mos qenka krenari që popujt të tjerë të jetojnë në robëri për të mos turpëruar poujt pushtues?! Në këtë rast populli shqiptar u dashka të ndihet krenar që të pranoj jetën e robin nën pushtimin serb!!! Nëse për Serbinë qenka njëherë turp që ta lë të lirë në rrugën e saj Kosovën dhe popullin e saj, për ne është njëqind herë më turp që ta pranojmë jetën e robit nën tutelën e pushtetit fashist serb.
13 shkurt 2007
______________________________________
DETYRIMI RRETH NJË BORXHI HIPOTETIK
Shkruan: Fehmi AJVAZI
Më 23.02.2007
_________________________
Kosova nuk ka marrë pjesë në sukcesionin e pasurisë së Jugosllavisë, kurse Serbia po. Si është ndarë pasuria e Kosovës në këtë sukcesion apo, kush ka përfituar nga sukcesioni?
Sipas pakos së Ahtisarit, mund të jetë diku mbi 700 milion euro, borxhi që Kosova “duhet t’i paguaj Serbisë” pas zgjidhjes së statusit politik. Ky borxh, rezulton nga koha e ish RSFJ-së, e që gjashtëmbëdhjetë vjet pas shkatërrimit të këtij shteti, si bërthamë të fundit të ish RSFJ-së, pakoja e Ahtisarit e konsideron Serbinë. Sipas logjikës së thjeshtë, është bërë kjo llogari: llogaria që Kosova, borxhin nga ajo kohë, t’ia kthejë Serbisë. Në të vërtetë, borxhi kthehet linjave kah kanë ardhur dikur paratë në formë kredish për ish- Jugosllavinë, e që Serbia dhe pakoja e Ahtisarit thonë që “borxhi”, duhet t’i kthehet Serbisë. Duhet t’i kthehet Serbisë dhe jo institucioneve ndërkombëtare (FMN-së, Bankës Botërore etj.), sepse, ajo Serbia po e paguaka, këtë borxh që e paskemi ne! Por m’u sipas logjikës së thjeshtë, duhet të shtrohet kjo pyetja: si ka ardhur deri te përcaktimi i sasisë së borxhit të Kosovës…?   
Takimi i Vjenës - 21.02.2007
Jugosllavia, si shtet federal ka pasur gjashtë republika dhe dy krahina. Dy të fundit, krahinat kanë qen pjesë konstituive të federatës, dhe me sa dihet, kanë gëzuar ndihma nga fondi federal i buxhetit. Federatës, edhe ia kanë paguar borxhet. Nejse, kjo shkon gjatë por, Kosova nuk ka marrë pjesë në sukcesionin e pasurisë së Jugosllavisë, kurse Serbia po. Si është ndarë pasuria e Kosovës në këtë sukcesion apo, kush ka përfituar nga sukcesioni? Ndërsa që dihet se, kur është shkatërruar ish Jugosllavia, pasuria e saj jashtë kufijve është konsideruar në vlerë prej 500 miliard dollarë. Ku është kjo pasuri, si është ndarë, kush e ka marrë…? Kosova, dihet se nuk ka marrë asgjë, kurse gjatë kohës sa ka qenë pjesë e ish Jugosllavisë, ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin dhe pasurimin e federatës. Trepça, ka qenë një nga garantuesit kryesorë në linjat investitore dhe kreditore, për ish RSFJ-në.  
Realisht, po të llogaritet mirë, është Serbia borxhliu i Kosovës sepse, Serbia ka përfituar gjithmonë shumë prej pasurive të Kosovës. Ajo, e ka marrë hisen e Kosovës nga sukcesioni i ish RSFJ-së. Kurse, gjatë kohës së luftës 1998 – 99, llogaritet që Serbia i ka shkaktuar një dëm Kosovës në mbi 120 miliard dollarë. Dëmet janë shkaktuar: në pronën private, në ekonomitë familjare, në sektorin publik si dhe janë bërë plaçkitje, grabitje, përvetësime etj.  Qeveritë komunale pas luftës (1999 ), kanë evidentuar këto dëme të luftës por, edhe AER-i, Habitati, UNHCR etj. Sipas shefit të Institutit “Riinvest” dr. Nazmi Mustafa, ky institut posedon të dhënat e këtyre llojeve të dëmeve nga koha e luftës për 3.500 familje. 
Sot, pakoja e Ahtisarit e nxjerr borxhli Kosovën, përballë Serbisë. Delegacioni i Kosovës në bisedimet për status gjendet në Vjenë, duhet t’i ketë vërejtjet e veta sa i përket, kësaj çështjeje. Mirëpo, sipas një anëtari të grupit strategjik për këto çështje, i cili nuk ka dashur të identifikohet, disa gjëra në këtë drejtim janë kaluar nëpër gishta. Por, mund t’i kemi borxh Serbisë ose institucioneve ndërkombëtare, kur ne s’kemi marrë asnjë dollarë nga sukcesioni i ish Jugosllavisë? E kundërta: ndaj Kosovës janë borxhli të gjashtë ish republikat jugosllave (Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia), sepse ato kanë përfituar nga sukcesioni i ish Jugosllavisë, ku ka qenë e destinuar jo pak, edhe hisja e Kosovës. Kosova, duhet të participojë së pari në pasurinë e ish Jugosllavisë që ka qenë e vendosur në vende të ndryshme të botës. Pa u llogaritur pjesa e Kosovës në këtë pasuri, çfarë borxhi mund t’i ketë dikujt Kosova, dhe aq më pak, Serbisë?  
____________________________
  ALBERT ROHAN: VJENA – “SHANSI I FUNDIT PËR KOMPROMIS”
BBC – 21.02.2007
Zëvendës i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan thotë se periudha e konsultimeve në Vjenë është rasti i fundit që palët të ofrojnë pikëpamjet dhe të paraqesin qëndrimet e tyre për Kosovën.
 
Albert Rohan
_____________________________
Në një intervistë për BBC-në, zoti Rohan tha se UNOSEK-u nuk do të paraqesë qëndrimin e tij për statusin deri sa të mos përfundojnë dhjetë ditët e konsultimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe vetëm pas kësaj dokumenti përfundimtar do t'i dorëzohet KS të OKB-së, nga muaji mars, me propozimin e qartë për statusin e Kosovës.
Me zotin Rohan bisedoi Arbër Vllahiu dhe fillimisht e pyeti nëse është dashur që patjetër të organizohet ky takim i palëve marrë parasysh qëndrimet diametralisht të kundërta të tyre.
Rohan: Patjetër, sepse sot kishim një debat të përgjithshëm mbi parimet. Por tash e tutje ne do futemi në hollësi. Shpresojmë se në këto hollësi ne mund të arrijmë marrëveshje rreth çështjeve indidviduale.
Ndërkaq në çështjet e tjera ne nuk do të arrijmë marrëveshje por palët do të bëjnë propozime të caktuara të cilat ne do t'i shqyrtojmë. Të shohim, nëse janë konstruktive dhe të dobishme, atëherë do të konsiderojmë t'i marrim parasysh.
BBC: Por çfarë marrëveshje po prisni të arrihet? Cila është ajo marrëveshje?
Rohan: Në aspektet individuale të decentralizimit, në atë të mbrojtjes së objekteve fetare dhe të zonave mbrojtëse. Ka me qindra çështje ku mund të arrihet pajtueshmëria nëse palët janë të gatshme për marrëveshje.
BBC: Zoti Rohan, keni deklaruar së voni se dy të tretat e paketës për statusin e Kosovës kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave, në këtë rast më pakicën serbe. A është e drejtë të bëhet një kompromis mes të drejtave të pakicës dhe të drejtave të shumicës?
Rohan: Kjo nuk e diskriminon shumicën dhe nuk do të thosha se dy të tretat u takojnë serbëve. Ato janë përfitime që do të ndihmojnë bashkësinë serbe dhe bashkësitë e tjera të mbijetojnë në Kosovë në rrethana të vështira.
Çdo kush duhet ta kuptojë, flasim këtu objektivisht, se jeta e serbëve nuk është e lehtë në Kosovë sot, pavarësisht nga arsyet. Ne duam të ndihmojmë me provizione të caktuara që ata të mund të qëndrojnë në Kosovë, nëse duan dhe që ata që janë larguar të kthehen, nëse natyrisht duan. Ky është vendimi i tyre.
BBC: Zoti Rohan, plani juaj për statusin e Kosovës nuk është i qartë kur bëhet fjalë për statusin. Mund të pritet që ai të qartësohet dhe të përcaktojë statusin?
Rohan: Mendoj se është i qartë në shumë çështje dhe nuk është i qartë në vetëm një, dhe ajo është statusi kushtetues. Zoti Ahtisaari e ka thënë gjithnjë se do ta qartësojë atë kur ta dorëzojë propozimin e tij para KS të OKB-së. Kjo do të ndodh në mars dhe atëherë do të ketë një deklarim shumë të qartë.
BBC: Por pse nuk e keni thënë deri tani se ju doni një status të pakicës serbe brenda një Kosove të pavarur?
Rohan: Sepse ne nuk do të vendosim për këtë. Çfarëdo që ne të themi nuk është shumë thelbësore. Ky do të jetë një vendim ose i dalë nga palët , nëse ato arrijnë një marrëveshje ose për këtë do të vendos KS.
Ne nuk mundemi dhe nuk duam që të shprehim pikëpamjen tonë se cili do të jetë rezultati përfundimtar, sepse ne ende po negociojmë. Ne po negociojmë tani për rreth 10 ditë, dhe brenda këtyre ditëve ne duhet t'ia lëmë këtë çështje palëve dhe pastaj të vijmë në përfundim.
BBC: Mirë, ju po negocioni. Por për sa kohë ende do të vazhdoni këtë fornë të bisedimeve?
Rohan: Dorëzimi i dokumentit tonë para KS do të bëhet në muajin mars. Pra kjo do të thotë shumë shpejt. Çfarë do të ndodh në KS ne nuk e dimë. Për fat të keq nuk kemi shumë në duart tona dhe shpresojmë se kjo do të bëhet shpejtë veçanërisht kur të bëhet fjalë për KS.
BBC: Tani kemi një situatë kur Beogradi ka miratuar një rezolutë për Kosovën në Kuvend, me të cilën nuk njeh asnjë zgjidhje që nënkupton pavarësinë e Kosovës. Në anën tjetër kemi një situatë të brishtë në Kosovë, pas paraqitjes së dokumentit tuaj. Si do të veproni tani?
Rohan: Ky është njëri nga argumentet pse ne duhet të ecim përpara shumë shpejt sepse koha nuk po punon për ne. Ne e dimë këtë. Kjo ëstë arsyeja pse zoti Ahtisaari tha se do të ofrojmë këtë raund të fundit të negociatave.
Ky është shansi i fundit që të dyja palët të thonë atë që kanë për të thënë, të marrin qëndrimet e tyre. Nga ana jonë ne do të përfundojmë punën tonë dhe do ta dorëzojmë dokumentin në KS.
______________________________________________
Takimi i Vjenës për statusin e Kosovës përfundon pa ndonjë përparim
 
Më 21.02.2007
Përfaqësuesit shqiptarë dhe serbë, të mbledhur në Vjenë, përfunduan ditën e parë të raundit të fundit të bisedimeve mbi statusin e Kosovës, pa ndonjë shenjë përparimi.
Udhëheqësi i ekipit serb, Leon Kojen u tha sot gazetarëve se pala e tij nuk mund të pranojë planin e Marti Ahtisarit, sepse nuk ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tyre. Ai tha se ekipi i tij propozoi amendamente, të cilat do t’i jepnin Kosovës autonomi të gjerë brënda kufijve të Serbisë.
Përfaqësuesi i shqiptarëve të Kosovës në bisedimet e Vjenës, Veton Surroi, tha se sugjerimet e palës serbe janë në kundërshtim me planin e zotit Ahtisari dhe të papranueshme për palën shqiptare.
Ai tha se grupi i tij i punës nuk do të kërkojë ndryshime madhore në planin e zotit Ahtisari në bisedimet përfundimtare që janë planifikuar të vazhdojnë deri më 10 mars.
"Ajo që presim nga këto bisedime është sqarimi i kësaj pakete që në thelb parashikon mënyrën e funksionimit të Kosovës pas vendosjes së statusit", tha zoti Surroi.
Me të mbërritur në kryeqytetin austriak për bisedime, zoti Ahtisari tha se duhet kohë për ta shqyrtuar me hollësi propozimin e tij:
“Siç e kemi thënë, duam tu japim palëve një shans për të shqyrtuar planin e hartuar. Do ta analizojmë të gjithë dokumentin këtë javë dhe javën e ardhshme”, tha i dërguari i OKB-së dhe ish-Presidenti finlandez. 
Zoti Ahtisari tha se gjithashtu se nuk beson që të dyja palët do të arrijnë një kompromis.
Diplomatët në përgjithësi, thonë se shohin pak shanse, që palët rivale të arrijnë një kompromis në planin e hartuar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Marti Ahtisari, plan që e ve Kosovën në rrugën drejt pavarësisë nga Serbia.
Propozimi i jep Kosovës vetvendosje nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve dhe elementë të shtetit, përfshi flamurin, himnin, ushtrinë dhe kushtetutën. Plani pritet të paraqitet në fund të marsit në Këshillin e Sigurimit, që do të thotë fjalën e fundit.//lk
 
Para disa ditësh, një ndër politikanët e njohur dhe properëndimore shqiptare, në Prishtinë, Veton Surroi, bëri një deklarim të rëndësishëm. Ai u shpreh se data 10 mars shënon fundin e dezintegrimit të Jugosllavisë. 10 Marsi 2007 ishte fundi i bisedimeve shqiptaro-serbe. Deklarimi ishte për t’u përshëndetur, por jo për ta festuar. Deklarimi ishte i drejtë…, por i paplotë. Deklarim ishte i saktë…, por saktësia ishte gjysmake. Deklarim i filluar, por i pambaruar. Megjithatë, le të mos bëjmë akoma konstatime, por le të plotësojmë njëri tjetrin.
Veton Surroi mund të ketë më dhjetëra arsye që e la fjalinë në mes të rrugës. Mund të jenë arsye taktike, diplomatike, botëkuptimi etj. etj. Si duhet të përfundonte fjalia?

________________________________________________

Debat i nxehtë në sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik


SEJDIU, THAÇI, RUEKER, SOLSTROM DHE WNENDT U PËRBALLËN ME

AKUZA TË SHUMTA TË STUDENTËVE

Prishtinë, 16 shkurt 2007

Në një debat të organizuar para dy ditësh nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, morën pjesë dy anëtarë të Ekipit të Unitetit Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi si dhe tre përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, Shefi i OSCE-së Werner Wnendt dhe përfaqësuesi i shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tjorborn Solstrom.

***

Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, kryetari Fatmir Sejdiu, lideri i opozitës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i shefit të diplomacisë evropiane për Kosovë, Torbjorn Solstrom, nuk kanë arritur që t’i bindin studentët e Universitetit të Prishtinës, se plani i ndërmjetësit ndërkombëtar, Martti Ahtisaari, është në interes të Kosovës dhe popullit të saj. Shpëtimi i vetëm ishte ndalja e rrymës në sallën e debatit dhe ikja nga aty! Këtë debat e ka sakatuar krejtësisht në raportim sidomos RTK, por edhe KTV, ndërsa, ka qenë një nuancë më fleksibile, befasi për të mirë, RTV21, por shumë i debalancuar.

 

Debatin e organizoi Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në të cilin u fol për propozimin për statusin e Kosovës dhe protestat e fundit. Liderët më të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë hasur shpesh në brohoritje mospërfillëse dhe reagime të studentëve ndaj tyre në shenjë pakënaqësie me propozimin e Ahtisaarit dhe reagimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare ndaj protestave të fundit.

Debatin e ka hapur kryetar i Parlamentit të Studentëve, Sejdi Hoxha, i cili në emër të studenteve ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të tyre, për familjarët e dy të vrarëve në demonstratën e së shtunës në Prishtinë.

Ju sot do të keni rastin që të informoheni drejtpërsëdrejti nga udhëheqësit e politikës kosovare, për të gjitha paqartësitë që i kemi rreth zgjidhjes së statusit final të Kosovës”, ka thënë Hoxha, duke kërkuar nga studentet që pyetjet drejtuar udhëheqësve të jenë më të qarta dhe më të shkurtra. Ja disa fragmente...

Wnendt dhe Sejdiu

I pari e ka marrë fjalën ambasadori i OSBE-së, Werner Wnendt. Ai ka shprehur keqardhje për viktimat dhe ka kërkuar nga studentët që së pari të merren me analizën e pakos së Ahtisaarit për statusin. Ambasadori Wnendt ka thënë se sidomos studentët të cilët studiojnë në drejtimin e shkencave politike është mirë që ta marrin dokumentin dhe ta analizojnë, për shkak që të mos mendojnë ashtu siç mund t’ua interpretojë dikush.

Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se përplasjet të cilat ndodhën më 10 shkurt si dhe humbja e jetëve të dy personave ka qenë humbje e madhe për Kosovën, dhe ka kërkuar që të punohet me arsye, në mënyrë që zëri i arsyes të jetë mbizotërues në këto momente vendimtare për Kosovën.

“Asnjë vendim që është marrë nga Delegacioni i Kosovës dhe nga Ekipi i Unitetit nuk ka qenë vendim i pamatur dhe të gjitha vendimet që do të merren kanë qenë dhe do te jenë në pajtim me vullnetin e populli të Kosovës dhe kanë të bëjnë me pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

 

 

Pakoja e Ahtisaarit, “ofron perspektivën e Kosovës”, ka thënë Sejdiu, i cili është pasuar nga zëri i një studenteje e cila ka thënë se “pakoja ofron Kosovën në Serbi”, gjë që është përkrahur nga shumë studentë të tjerë me zhurma e brohoritje për ta ndërprerë Sejdiun.

 

Ruecker

Kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ruecker, duke folur për 10 shkurtin, ka theksuar se kjo ishte një ndodhi e keqe dhe plotësisht kundër interesave të Kosovës.

“Ndodhën dy vdekje të shtunën dhe për këtë duhet të jepen përgjegjësi. Vdekja e dy të rinjve të shtunën është shkaktuar nga plumbat e gomës, ne kemi iniciuar një hetim...”, ka theksuar Ruecker.

Duke folur për statusin, Ruecker ka thënë se “jemi në rrugë të mirë dhe ju siguroj për këtë. Kur kam ardhur në Kosovë kjo ka qenë në fazën fillestare, ndërsa tani jemi duke ecur në një rrugë të mirë”.

Ruecker ka shprehur mendimin se një dritare e mirë e mundësive është edhe pakoja e Ahtisaarit. “Është një përpunim i mirë, sepse ka të gjitha elementet e mundshme për Kosovën demokratike dhe shumetnike, dhe për këtë kosovarët do të kenë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Ruecker.

Thaçi e Solstrom

Lideri i opozitës, Hashim Thaçi, pasi i ka përshëndetur me radhë Rueckerin, Sejdiun..., ka treguar se si vetë ka qenë dikur student. “Atëherë ka qenë ndryshe, ka qenë shumë më vështirë, sepse në këtë vend është edhe gjeneza e rezistencës sonë të organizimit, por edhe çlirimit tonë, prandaj sot në këtë fazë të rëndësishme të nxjerrjes së vendimit për statusin politik të Kosovës, unë e kam theksuar dhe po e theksoj shpesh, se realitetin e Kosovës së pavarur e kemi ndërtuar që në vitin ’99-të. Ne edhe atëherë kemi qenë të përgatitur për Pavarësi, ne iu kemi vonuar, por tjerët kanë neglizhuar, por erdhi momenti i atij takimi. Dhe jam shumë i sigurt se qytetarët e Kosovës janë qytetarët më properëndimorë në rajon, kjo është vlerë dhe respekt, edhe për të kaluarën tonë edhe për angazhimet tona, por megjithatë, është vlerë që respektohet për vizionin tonë, për të ardhmen e integruar edhe në BE dhe në NATO”, ka thënë Thaçi.

“Jemi sot këtu që t’ju sigurojmë se e kaluara nuk do të përsëritet më kurrë, e ardhmja është në duart tona, në duart tuaja. Presidenti Ahtisaari nuk e sjellë Pavarësinë, ne jemi duke e jetuar atë. Ai nuk ka bërë ndonjë shpikje për ta prezantuar një dokument nga atje lart që i përgjigjet realitetit mirëkuptues të Shqiptarëve”, ka përfunduar Thaçi.

Ndërkaq, Torbjorn Solstrom, përfaqësues i Havier Solanës për Kosovë ka thënë se pakoja e Ahtisaarit në përgjithësi është një propozim i mirë për Kosovën. “Ky dokument ofron një vendim të qartë për statusin e ardhshëm të Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se dhuna nuk i duhet Kosovës

DEBATI

Pyetjet:

Taulant Hoxha, student i departamentit të shkencave politike të UP-së:

Pyetja ime është për anëtarët e Ekipit të Unitetit, Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit: Pikë së pari, e kam lexuar Propozimin e Ahtisaarit. A mund të ndërtohet shteti i Kosovës, siç e proklamoni ju, kur në propozimin e Ahtisaarit, në mes tjerash gjëra të papranueshme, përmban edhe klauzolën e Badinterit. Për masat e përgjithshme juridike për një shtet të mirëfilltë, siç janë kushtetuta, Simbolet, shpallja e Pavarësisë dhe për këtë kërkohet shumica e dyfishtë për miratimin e tyre në Parlament, si do t’i miratoni këto akte, kur dihet vullneti i pakicës serbe në parlament? Edhe një vërejtje të vogël: Pse m’u kërkua paraprakisht kontrollimi i pyetjes para se ta parashtroja? Ju faleminderit!

Andin Brahaj student i fakultetit filozofik, dega e historisë.Ekipit të unitetit: Pse më së paku ju jeni në dijeni se pakoja e Ahtisaarit nuk është e përshtatshme për shqiptarët, kur dihet se këtë e kanë thënë shumë pjesëtarë tjerë brenda trupit tuaj aty në Parlament,... apo sepse nuk guxoni ta thoni të vërtetën, sepse ju atëherë nuk do të konsideroheni si George Washingtoni e Thomas Jefersoni, por do të jeni ndoshta si mashtrues të popullit të Kosovës...

Mirjeta Hetemi,(fakulteti i mësuesisë): I kisha lutur të gjithë këta studentë që janë këtu, pasi nuk ju ra në mend këtyre politikanëve këtu që janë, ta mbajmë një minutë heshtje për dy qytetarët që ranë në demonstratat e 10 shkurtit (duartrokitje-përkrahje). Thaçi dhe Sejdiu filluan të qeshnin dhe vazhdonin të rrinin ulur, ndërsa të gjithë studentët u ngritën në këmbë. Politikanët më në fund u zgjuan, por vazhdonin me po ato buzëqeshje.

Njëri nga studentët?: LAVDI  . (Të gjithë: LAVDI!).

? Zejnaj, kandidat i shkallës së tretë shkencave politike për Master,njëherësh gazetar:Në një intervistë që e kam zhvilluar dje me ish kryeministrin Bajram Kosumi, ai ka deklaruar haptas se Grupi Negociator është një hajn dhe ka rrëshqitur nga rruga që është zhvilluar. Ai për këto gjëra jep shumë argumente, a është e vërtet d.m.th. që ju keni shmangur rrugën për të cilën keni filluar?

PËRGJIGJET:

Sejdiu (lidhur me klauzolën e Badinterit): Është një klauzolë që nënkupton respektimin e dy të tretave për miratimin e disa ligjeve, ka të bëjë me momentin e miratimit të kushtetutës, por mendoj se duhet interpretuar ndryshe në këtë rast. Klauzola nënkupton...(Ndërpritet nga ndërhyrja në vijim)

Studentja Mirjeta:Këta janë tradhtarët e Kosovës, këta duan ta shesin Kosovën pa e pyetur popullin. Nëse Hashim Thaçi ka luftuar, këtij nuk ia jep të drejtën askush që ta shesë Kosovën, vetëm le ta dinë se Kosova ashtu qysh ka pasur gjithmonë djem e vajza për t’u sakrifikuar, për të derdhur gjak për të - do të ketë prapë, ashtu qysh pati me 10 shkurt, le ta dinë mirë, vetëm nëse Ahtisaari i merr me pakon e tij edhe i qet jashtë Kosovës, se në Kosovë nuk kanë vend. Edhe ju z. Ruecker ta keni me dije se në Kosovë ende ka djem e vajza…

E këto ligje që po i zbatoni në Kosovë shkoni e zbatoni në vendin tuaj edhe shikoni se si do të reagojnë qytetarët atje, ju z. Ruecker e vratë popullin Shqiptar. Dhe nuk është e çuditshme nëse edhe mua më vrisni, e shkoni tash e sillni policinë e le të më vrasin mua, se ju kështu keni vendosur që ta vrisni popullin shqiptar (brohoritje VETËVENDOSJE - VETËVENDOSJE!...)

Elbasan Hoti: Oj ti, nëse do me ec, ec, e mos ma prish këtu ti mua debatin, qyre niherë, Ulu aty!

Hashim Thaçi:Krejt populli e di se Serbia është e larguar që nga e 99-ta.  (reagim i përzier, zhurmë...poterë). Edhe ai që dëshiron gjakderdhje duhet ta kuptojë se nuk ka gjakderdhje në Kosovë për qëllimet e tija politike. Dhe kur ka qenë koha ne i kemi prirë punës (të gjithë studentët në sallë ahahahahaha uuuuuuu!!!. Përplasje këmbësh e  shushurima për ta ndërprerë)

Mirjeta:Edhe pse ke luftuar askush nuk të jep të drejtë me e shit Kosovën .

Thaçi:Ashtu siç kam qenë prej më të parëve, që e kam rrok pushkën, edhe politikisht... (Përsëri reagim i përzier, zhurmë e poterë shumë. Brohoritma nga studentë të ndryshëm: Ku është pavarësia e Kosovës? Qe shtatë vjet na keni rrejt. Tradhtarë...Ju duhet të vriteni...E keni shkelur gjakun e dëshmorëve...E keni shkelur betimin në flamur...Kjo është tradhti...)

Njëri nga studentët:A e dini se me pakon e Ahtisaarit ne jemi shoqëri shumetnike, ne do t’i kemi shenjat shumetnike, do ta kemi flamurin në të cilin do ta kemi shenjën e Serbisë, të egjiptasve, ashkalinjve etj.

Një tjetër student: Një pyetje për Sejdiun. Unë e kam parë platformën e planit të Ahtisaarit, ku i përmend të zhdukurit, një problem shumë madhor, nuk e di se si ka qenë programi juaj që keni hyrë dhe keni marrë pozitën e kryetarit për këtë çështje mjaft të ndjeshme, dhe mua më ka shtyrë ky problem që ju, jo që nuk keni bërë asgjë për këtë çështje, por edhe po i rrihni nënat, ashtu siç ndodhi me datën e 10 shkurtit të 2007-ës, po i shtrini në rrugë dhe prapë po i demoloni edhe më zi.

Do ta pyes edhe Ruecker-in, të cilit po ia gjuani disa kompetenca atij. Çka duhet të bëjë pala Kosovare që të mos ketë më Mision ndërkombëtar në Kosovë, ...por këta që po fshihen pas asaj se nuk kemi kompetenca të vijnë aty dhe të shohin se çfarë do t’iu thotë populli?

Një tjetër student: Po si nuk patët turp që në ditën kur po mbahej protesta të mos dilnit para qytetarëve tuaj, si nuk patët turp, kur qytetarët po vriteshin në Prishtinë, ju disa fshiheshit nëpër biruca të miut, e disa fluturoni me helikopter të KFOR-it mbi Mitrovicën Veriore, pse nuk shkuat në këmbë atje…

(Ndalet rryma! Fillon tollovia. Brohoritje KEK-u KEK-u...Sejdi Hoxha, e përmbyll debatin. Truprojat i rrethojnë politikanët. Studentët deri sa dilnin i përcillnin me brohoritjet Rrencat, rrencat, tradhtarët, tradhtarët...!)

 

Kthehu ne fillim

________________________

Kah po shkon Kosova

SHQIPTARËT DHE MAQEDONASIT NË MAQEDONI MBËSHTETËN

PAVARSINË E KOSOVËS

Prof.Arben LLALLA

09.02.2007, Tetovë

____________________________

Në vitin 2004 dy Kongresmenët amerikan Tom Lantosh dhe Henri Haiden paraqitën përpara Kongresit Amerikan Rezolutën e 28 që i kërkonte Shteteve të Bashkuara të Amerikës të deklarojnë hapur mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës “TANI”. Letra e dy Kongresmenëve drejtuar 435 kongresmenëve amerikan niste me rreshtat” “Të dashur kolegë, antarë të Kongresit Amerikan kalimi i Rezolutës së 28 është shtegu për të shëruar plagët e luftës dhe për të siguruar që Kosova dhe Europa Juglindore të bëhen të lirë, të sigurtë, demokratikë dhe me ardhmëri...”.

Qëllimi i dy Kongresmenëve Amerikan ishte që SH.BA të mbështeste Pavarësinë e Kosovës me moton ,”TANI”. Mbështetësit kryesorë të dy Kongresmenëve Tom Lantosh dhe Henri Haid ishin Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane ish-Kongresmeni amerikan Xhozef DioGuardi me bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi të cilët ngritën iniciativën humane për mbledhjen e mbi njëmilion nënshkrimeve nëpër botë në mbështetje të Rezolutës së 28 për ti dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë.

KLIKO MBI FOTO:

Grupe pune për mbledhjen e nënshkrimeve u ngritën në SH.B.A, Europë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Drejtor i fushatës për Shqipërinë u caktua dr. Saimir Lolja i cili ishte edhe kryetar i shoqatës shqiptaro-kanadeze në Toronto të Kanadasë. Dr. Saimir Lolja kishte disa vite që jetonte në Kanada dhe kishte njohje me çiftin DioGuardi. Në Maqedoni çështja për fillimin e fushatës ishte e vështirë për faktin se në vitin 2001 shqiptarët dhe maqedonasit kishin luftuar ashpër kundra njeri-tjetrit. LQSHA kërkonte që Eksluzivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve në Maqedoni ta kishte një njeri i matur që nuk do të lejonte përfitime politike të partive të ndryshme shqiptare. Me propozim të z.Saimir Lolja i cili u parashtroi LQSHA biografinë time që unë kisha një përvojë të suksesshme në drejtimin e disa shoqatave shqiptare në Greqi u vendos që unë do të isha Koordinatori i autorizuar nga LQSHA. Por mundë të dilte problemi se unë nuk isha shtetas i Maqedonisë dhe mund të përzihesha nga Maqedonia si person i padëshirueshëm. Kështu, u kërkua garanci nga kryesia e LQSHA dhe e miqve të tyre politikan të Amerikës. Pasi morëm garanci nga miqtë tanë amerikanë se nuk do të ndodhte asnjë e keqe u vendos që të lëshohej edhe një autorizim tjetër për një bashkëdrejtues i fushatës. Historia ka treguar se Amerikanët gjithnjë kur kanë dhënë garanci e kanë mbajtur fjalën. Njihet kontributi i presidentëve amerikan Uilsonit dhe Klintoni për çështjet madhore shqiptare. Përfundimisht është vërtetuar se vetëm SHBA kanë bërë diçka të drejtë për politikën e shqiptarëve nëpër Konferencat Ndërkombëtare. Për Koordinatorin tjetër u vendos të zgjidhet një shtetas i Maqedonisë dhe kështu me propozimin tim dhe përkrahjen e z.Saimir Lolja u vendosa që Koordinatori i autorizuar nga LQSHA të ishte z. Xhelil Bajrami i cili jetonte për disa vite midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Fushata në Maqedoni filloi më 8 tetor 2004 deri më 31 tetor 2004. Në atë periudhë në Maqedoni zhvillohej edhe një fushatë për referendumin e ndarjes territoriale që organizohej nga partitë maqedonase, gjë që mundë të sillte provokacione midis etniteteve. Dy koordinatorët për Maqedoninë Arben Llalla dhe Xhelil Bajrami ngritën Këshillin Koordinativ për veprimtarinë e kësaj fushate në Maqedoni. Kësaj fushate një mbështetje të madhe i dha shoqata e të burgosurve dhe të dëmtuarve politik shqiptarë në Maqedoni të cilët vunë në dispozicion njerëzit dhe zyrat e tyre. Kryetari i degës së Tetovës të kësaj shoqate z.Qebir Xheladini ishte njëri nga njerëzit kryesorë që drejtoi me sukses grupet e punës në disa qytete në Maqedoni si Tetovë, Shkup, Dibër etj.

Për 24 ditë në kohë me shi dhe kur ishte edhe muaj i shenjt i Ramazanit shqiptarët në Maqedoni hodhën nënshkrime e tyre në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës. Por nuk ishin vetëm shqiptarët që nënshkruanin mbështetjen e Rezolutës së 28, kishte edhe maqedonas, turq, vlleh, cigan etj. Nënshkrimet e tyre në mbështetje të pavarësisë së Kosovës hodhën kryetarë të partive politike shqiptare në Maqedoni, kryetar shoqatash etj.

 Shtypi shqiptar dhe ai maqedonas në atë periudhë paraqisnin këtë fushatë në mënyra të ndryshme. Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Drashkoviç deklaroi në një takim atë kohë të ministrave të Ballkanit të Ohër ndërprerjen e Fushatës dhe përzënien e z.Arben Llalla nga Maqedoni si person jo i dëshirueshëm.

Nga data 8-31 tetor të vitit 2004 në Maqedoni u mblodhën 143.787 nënshkrime në mbështetje të njohjes së Pavarësisë së Kosovës “TANI”. Ky ishte një sukses i madh për vetë kushtet politike të kohës. Në përfundim të Fushatës së nënshkrimeve në Maqedoni z.Xhozef DioGuardi me bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi do ti shkruanin më 4 janar 2005 z.Arben Llallës dhe z.Xhelil Bajramit për një falënderim të madh për shqiptarët në Maqedoni.

“Mbi të gjitha, ne ju përcjellim falënderimet tona më të përzemërta, në emër të Këshillit Drejtues dhe Antarëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për përpjekjet tuaja të guximshme për të vënë në lëvizje në Maqedoni mbështetjen e Rezolutës së 28 të Kongresit Amerikan që i kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës të deklarojnë mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës “TANI”. E paraqitur prej Kongresmenit Henri Haid, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, dhe prej Kongresmenit Tom Lantosh, përfaqësuesit Demokrat në këtë Komitet. Rezoluta 28 e Kongresit Amerikan është i vetmi veprim ligjor i këtij lloji në botë. Kongresmenët Lantosh dhe Haid e kanë bërë atë të qartë në një letër drejtuar 435 kolegëve, Anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Ne edhe një herë ju shprehim vlerësimin tonë më të thellë drejt jush që mblodhët më shumë se 134.000 mijë nënshkrime në Maqedoni në mbështetje të Fushatës sonë Ndërkombëtare për Pavarësinë e Kosovës “TANI”. Ne e dimë që kjo nuk ishte detyrë e lehtë dhe ju ndeshët me shumë pengesa por ju këmbëngulët derisa arritët qëllimet tuaja. Ne ju falënderojmë për këtë dhe për përkushtimin tuaj drejt Pavarësisë së Kosovës si një hap për të sjellë demokraci të vërtetë në Maqedoni dhe në vendet e tjera në Europën Juglindore. Gjithashtu, ne dallojmë koordinatorët për Maqedoninë z. Xhelil Bajramin dhe z.Arben Llalla, për zbatimin e Fushatës në Maqedoni. Ne do të dorëzojmë në Shtëpinë e Bardhë më shumë se një milion nënshkrime në mbështetje të Rezolutës 28 nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Presheva, Mali i Zi, Europa Perëndimore, dhe anembanë rruzullit. Së fundi, ne shohim përpara që të punojmë me ju në të ardhmen për Pavarësinë e Kosovës dhe për barazinë e të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Maqedoni dhe tërë Europën Juglindore”.

 

Xhozef DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi

_________________________

 

Letra e Xhozef DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardi - dërguar Prof.Arben Llallës

_______________________________________

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane u dërgoi falënderimet e tyre për ndihmën që dhanë në fushatën e mbledhjeve të nënshkrimeve në Maqedoni zotërinjve:

Qebir Xheladini, Afrim Papraniku, Nehat Imeri, Shpëtim Pollozhani, Bashkim Mashkulli, Sadi Bexheti, Kadri Muharemi (VOKA), Isak Bajrami, Zaim Beqiri, Alit Deari, Ismail Sinani, Ardit Kamberi, Irfan Xheladini, Abdulmexhit Shaqiri, Liburn Kurtishi etj.

Kjo fushatë tregoi se përpjekja për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës nuk është përpjekje vetëm për të mirën e qytetarëve të Kosovës, por njëkohësisht edhe përpjekje për një paqe dhe siguri të qëndrueshme në tërë rajonin. Vonesa e njohjes së Pavarësisë së Kosovës shkakton pasiguri në rajon dhe vonon procesin e integrimit të shteteve fqinje me Kosovën në BE, dhe në strukturat e NATO-s.

Arben LLALLA

            Ish-i autorizuari i LIDHJES QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE për Koordinimin e mbledhjes së nënshkrimeve në Maqedoni në mbështetje të Rezolutës së 28 të Kongresit Amerikan për Pavarësinë e Kosovës “TANI”

 

Kthehu ne fillim

___________________________________________

VETËVENDOSJA NATYRALE PËRBALLË TJETËRSIMIT TË TOKAVE SHQIPTARE

Fatos ALIU

Prishtinë, 2 shkurt 2007

Plani i Ahtisarit e mohon vetëvendosjen për shqiptarët në Kosovë, ndërsa e zbaton për minoritetin serb. Substanca e këtij plani nuk e përmban pavarësinë e Kosovës, por suspendimin e Kosovës nga pavarësia dhe sovraniteti, tjetërsimin e përkatësisë shqiptare të Kosovës. Kur suspendohet vetëvendosja shqiptare, spekullohet rreth vetëvendosjes së Kosovës në favor të minoritetit serb. Një “pavarësi” e këtillë e Kosovës, edhe po të realizohej, nuk do të duhej të pranohej nga shqiptarët e Kosovës, sepse ajo nuk do të jetë në interes të popullit shqiptar të Kosovës. Përkundrazi, “pavarësia” e tillë do të ishte në interes të Serbisë dhe kolonializmit ndërkombëtar. Këtë e vërteton heqja dorë nga vetëvendosja shqiptare, përcaktimi për një identitet të ri, kosovar, me të cilin (vetë) mohohet e drejta historike shqiptare ndaj Kosovës. Pikërisht kjo parashihet me planin e Ahtisarit, me procesin e deritashëm politik të zbatuar, të decentralizimit dhe ‘ekstraterritorialitetit’ të kishave e manastireve të Kosovës. Nëse kishat dhe manastiret e vjetra, të kohës ilrire e bizantine, konsiderohen serbe, dhe mbesin nën juridiksionin e kishës Ortodokse Serbe (sipas këtij Plani), atëherë trashëgimia historike e kulturore, autoktonia dhe përkatësia ndaj Kosovës i mbetet serbëve dhe Serbisë. Kështu konfirmohen tezat e pretendimeve serbe ndaj Kosovës. Prandaj, propaganda aktuale mediale për gjoja mundësinë e pavarësisë së Kosovës në të ardhmen, i demaskon dhe denoncon vetë autorët e kësaj propagande kollaboracioniste në interes të Serbisë dhe politikës neokolonialiste ndërkombëtare, të paraparë pas vendosjes së misionit të ri të BE-së në Kosovë.

 Pavarësia reale dhe objektive e Kosovës, lidhet me vetëvendosjen e shqiptarëve të Kosovës, me vetëvendosjen natyrale, me rënjët e Bujanit Historik, me përcaktimin për Shqipëri Natyrale. Variantat e tjera synojnë dhe kërcënojnë shpërbërjen dhe shkombtarizimin e shqiptarëve.

Vetëvendosja nuk mund të kushtëzohet me rezoluta të jashtme, e misione neokolonialiste. Vetëvendosja mund të përkrahet, të pranohet e të mbështetet nga jashtë, apo të mohohet me metoda të politikave neokolonialiste, por nuk mund të kontestohet e drejta legjitime dhe natyrale e një populli të ndarë e të kolonizuar. Për ta parandaluar këtë vetëvendosje, bashkësia ndërkombëtare, me planin e Ahtisarit, ka hartuar skenarin e manipulimit me vetëvendosjen, me transferin e përkohshëm të sovranitetit të Kosovës në duar të veta, ndërsa Serbisë ia ka lanë mundësitë e hapura për t’a kthyer këtë sovranitet në të ardhmen. Kushtetuta e Serbisë që Kosovën e parasheh pjesë të saj, nuk kontestohet, por kontestohet kushtetuta e Kosovës nga “minoriteti” serb. Pra, sipas këtij plani, serbët nuk janë minoritet, por komb me të drejtën e vetos, ndërsa shqiptarët e Kosovës, mbesin një kolektiv shumicë në Kosovë, por minoritet ndaj Serbisë. Këto janë lojërat e kompromisit pro serb të këtij plani.

Me Misionin e Ri në Kosovë, me planin e ri të kontrollit të Kosovës dhe hartën e re të Kosovës, largohemi edhe më shumë nga rruga e Vetëvendosjes Natyrale. Kosova bëhet vatër e shkombtarizimit të shqiptarëve, e tjetërsimit të pronës dhe pasurisë kombëtare. Ky mision, pra, do që jo vetëm ta rehabilitojë Serbinë, por edhe ta legjitimojë pronësinë e saj mbi Kosovën, përmes statusit të pakicës serbe si komb (mjafton të shihet Neni 1.6 i Planit të Ahtisarit, gjuha e pakicës 5% serbe barazohet me gjuhën e shumicës shqiptare, mbi 90%). Cilido që të jetë statusi i Kosovës, sipas këtij plani, përjashtohet dhe mohohet vetëvendosja shqiptare, synohet një komb i ri multietnik në Kosovë, një vetëzhvendosje apo (vetë)fundosje multietnike e Kosovës, përkundër fakteve historike se serbët në Kosovë janë ardhacakë, kolonistë, pa rrënjë etnike në këto treva. Serbve nuk ju takon trashëgima historike e kulturore në asnjë pëllëmbë të Kosovës. Kishat dhe manastiret e Kosovës datojnë nga koha iliro-shqiptare dhe Perandoria Bizantine, ato i përkasin Shqipërisë Natyrale. E drejta shqiptare është e mbjellur në themelet e Ilirisë, e jo në karpatet e Rusisë.

Nëse Gjykata Ndërkombëtare pretendon drejtësi, është vetë UNMIK-u ai që duhet të paditet e gjykohet, për politikën neokolonialiste dhe antishqiptare të zbatuar në Kosovë, për tetë vjetët e pasluftës, në kollaboracion me Serbinë kriminale, për shkeljen e të gjitha akteve e konventave ndërkombëtare për vetëvendosje e dekolonizim, të cilat i ka sjellë vetë OKB-ja*. Jo vetëm Serbia, por edhe serbet kolektivisht, kanë qenë dhe janë përkrahës dhe nxitës të politikës gjenocidale të Serb'isë. Dëshmi e kësaj janë dokumentet gjenocidale të cilat i ka nxjerrë vetë Serbia, me qubrilloviqët e rankoviqët e vet, në të gjitha periudhat e zgjërimit pansllavist në Ballkan. Por, OKB-së dhe Bashkësisë Ndërkombëtare i mungon drejtësia dhe përcaktimi për të vërtetën historike. Po të kishte zbatim të drejtësisë ndërkombëtare, Serbia nuk do të ishte shtet. Po të kishte drejtësi, veprat gjenocidale kundër njerëzimit, do të ishin kriter për diferencimin e hordhisë nga kombi, ndërsa gjenocidi do të dënohej, e nuk do të shpërblehej.

Prandaj , shqiptarët duhet t'i përvishen vetë punës së tyre kombëtare që ju takon, për ta realizuar vetë vetëvendosjen, e jo ta presin nga jashtë.

Populli shqiptar nuk mund t'i pranojë shantazhet e misioneve mashtruese, në emër të integrimeve dhe modernizmit. Ne nuk mund të pretendojme integrime me jashtë, duke u dezintegruar nga brenda, si komb, aq më pak me një klasë politikanësh e dallkaukësh të shitur, e me llumin e rekrutuar kollaboracionist, shërbëtorë të ish-jugosllavisë e Serbisë, autorë të krimit e korrupsionit të institucionalizuar ekonomik në Kosovë, shkatërrimtarë të pasurisë kombëtare, në kooperim me agjentura jolegjitime, siç është AKM-ja - «Agjencia e Mirëbesimit të Kosovës».

Populli shqiptar aderon një bashkëpunim e partneritet me shtetet dhe popujt e Evropës. Por, misionet e standardeve të dyfishta janë bërë vetë barriera bashkëpunimit, në emër të bashkëpunimit. Këto misione punojnë me standarde të dyfishta, flasin për heqjen e sovranitetit të Serbisë ndaj Kosovës, ndërkaq e monopolizojnë këtë sovranitet, duke e avancuar minoritetin serb në nivel të kombit, duke krijuar mini-shtete serbe në Kosovë, bërthamat e ardhshme të hegjemonizmit serbomadh.

Ky Plan e mohon vetëvendosjen shqiptare, parasheh të shpërbëhet çdo strukturë kombëtare e mbrojtëse e Kosovës, në emër të krijimit të një force të re mbrojtëse, nën kontroll të ri. Prandaj, nuk është rastësi pse kushtëzohet bashkimi me Shqipërinë, por jo edhe me Serbinë, nga e cila ofrohet nënshtetësia e dytë.

Me refuzimin e planit të propozuar të zotit Ahtisari, ne vetëm dëshmojmë pjekurinë dhe vendosmërinë tonë për të vendosë vetë për të ardhmen tonë.

Me JO-në tonë, përcaktohemi, se a duam të mbesim shqiptarë (nëse e refuzojmë), apo do të shndërrohemi në një kolektiv multietnik të skllavëruar në Ballkan.

Por, zgjidhjet e imponuara dhe artificiale do të dështojnë, si edhe politikat e vazalëve të Kosovës. Kombi shqiptar është i patjetërsueshëm, i pa asimilueshëm.

Grupi Negociator i Kosovës, krijuesit dhe mbështetësit e tij, duhet t'i japin llogari popullit për politikat e tjetërsimit të tokave shqiptare dhe të trashëgimisë historike e kulturore të Kosovës.

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje nuk e thotë kot se vetëvendosje do të thotë shporrje e okupatorëve kolonialistë, çrrënjosje e çdo mbeturine kolonialiste*.

Orientimi i popullit shqiptar për një shtet shqiptar, me një flamur, një gjuhë, një himn kombëtar, për Shqipëri Natyrale, është shpëtimi dhe ringjallja e kombit dhe Atdheut tonë. Ky është standardi ynë primar. Këto janë politikat kombëtare që duhet zhvilluar sot, për ta zënë hapin historik përgjatë rikonsolidimit të popujve dhe shteteve në Ballkan. Prandaj shansin historik për përmirësimin e padrejtësive ndaj kombit tonë nuk duhet ta lejmë për nesër.

Lëvizja Vetëvendosje është forca e vetme reale dhe shpëtimtare, e cila e ka të qartë rrugën e një procesi të ri politik, të cilin duhet zhvilluar në pajtim me vullnetin e popullit tonë, për zbatimin e të drejtës së tij historike për vetëvendosje.

***

*              Aktet ndërkombëtare të cilat përshkruajnë natyrën e të drejtës për vetvendosje, e të cilat po shkelen nga UNMIK-u, nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë (me ndihmën e klasës vazale politike të Kosovës), janë:

1                     Karta e Kombeve të Bashkuara (Neni 1, 2 dhe 55 - viti 1993)

2                     Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut (1950)

3                     Deklarata e Njohjes së Pavarësisë së vendeve dhe popujve të kolonizuar (1960)

4                     Deklarata e Marrëdhënieve të Miqësisë (1970)

5                     Akti Final i Helsinkit (1 gusht 1975)

6                     Karta e Parisit dhe Dokumenti i Kopenhagës (1990)

7                     Deklarata e Vjenës (1993)

Citojmë disa nga obligimet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare që dalin nga dokumentacionet e fundshekullit XX  të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara:

 “Duke njohur prioritetin e dekadës së filluar nga viti 1990 të Kombeve të Bashkuara për  çrrënjosjen e kolonializmit dhe respektimin e domosdoshmërisë së zbatimit të Deklaratës për Njohjen e Pavarësisë së Vendeve dhe popujve të Kolonizuar, në bazë të Rezolutës së AKB, 49/89, 49 U.N. GAOR Supp. (no. 49) at 43, U.N. Doc. A.49/49 (1994) mbi obligimet të cilat dalin nga Rezoluta e aprovuar nga ana e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në sesionin e saj të 49-të, sipas të cilës (pika 10 e Dokumentit të sipërtheksuar):

“I kërkohet Komitetit Special të vazhdojë të gjejë mjetet më të përshtatshme për zbatimin e shpejtë dhe të plotë të Deklaratës dhe të përkujdeset për jetësimin e aksioneve të aprovuara nga Asambleja Gjenerale, të cilat i përkasin Dekadës Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Kolonializmit në të gjitha territoret ndaj të cilave nuk është ushtruar e drejta për vetëvendosje, në veçanti:

a)       Të formulojë propozimet specifike për eliminimin e mbeturinave të manifestimit të kolonializmit dhe për këtë t’i raportojë Asamblesë Gjenerale;

b)       Të bëjë sugjerime konkrete të cilat do t’i ndihmonin Këshillit të Sigurimit për t’i ndërmarrë masat më të përshtatshme në pajtim me Kartën dhe zhvillimet në vendet e kolonizuara nëse ato janë harmoni me sigurinë dhe paqen ndërkombëtare;

c)       Të vazhdojë të ushtrojë zbatimin e rezolutës 1514 (XV) nga ana e Anëtarëve të Shteteve dhe të rezolutave të tjera relevante mbi dekolonizimin;

d)       Të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje speciale Territoreve të vogla, në veçanti nëpërmjet koordinimit dhe vizitave të rregullta të misioneve, dhe t’i rekomandojë Asamblesë Gjenerale hapat më të përshtatshëm të cilat duhet të ndërmirren për aftësimin e popullatës së këtyre territoreve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe pavarësi;

e)       Të ndërmirren të gjitha hapat e domosdoshëm për të siguruar mbështetje të gjërë ndërkombëtare nga qeveritë e tjera, për t’i realizuar objektivat e Deklaratës dhe për t’i zbatuar rezolutat relevante të Kombeve të Bashkuara “.

E drejta për kontroll të resurseve natyrore

Në Rezolutën 1803 (XVII) të Asamblesë së Përgjithshme, Kombet e Bashkuara kanë deklaruar “të drejtën e popujve dhe kombeve për sovranitet të përhershëm mbi pasuritë dhe resurset natyrore”1, ndërsa Konventat Ndërkombëtare mbi të drejtat humane në Nenin 1(2) afirmojnë të drejtën e popujve “për të disponuar lirisht me pasuritë dhe resurset natyrore”.

Domosdoshmëria e këtij aspekti evidentohet në veçanti kur është mohuar e drejta e popujve për të pasur kontroll mbi vendin dhe resurset natyrore nëpërmjet shtetit të tyre. Ky është rast tipik kur këto resurse kanë vlerë të madhe ekonomike. Atëherë ato eksploatohen nga shtresa dominuese e popullatës ose elita përkatëse për përfitime personale, ose për përfitime të korporatave të huaja (transaksionale). Ky eksploatim zakonisht rezulton me ndryshime të mëdha të mjedisit jetësor të popullatës, territori i së cilës është i shfrytëzuar. Nganjëherë edhe vendet e shenjta shkatërrohen, si edhe pyjet e paprekura dhe fushat pjellore, zhvendosen fshatrat dhe qytetet e tëra, ndërsa komunitetet nuk janë në gjendje që të mirëmbajnë mënyrën e tyre të jetesës. Me fjalë të tjera, dhunohet e drejta e popujve për vetëvendosje në mënyrë themelore, shpeshherë të pakthyeshme.

1 Shiko gjithashtu Kartën mbi të drejtat Ekonomike dhe Obligimet e Shteteve, GA Rez. 3291 (XXIX).

Kthehu ne fillim

______________________

AMANETI I DËSHMORËVE TË KOMBIT E KA PËRCAKTUAR STATUSIN E  KOSOVËS!

“Asnjëri nuk është më tepër skllav, sesa ai që mendon se është i lirë, pa qenë i lirë!”GËTE

       Shkruan:  Sejdi VESELI

             Prishtinë, më 01  shkurt  2007

Paralajmërimi i z. Ahtisari, se me 02 shkurt 2007 do të sjellë në Prishtinë edhe zyrtarisht “Pakon” e famshme të “tij”, për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, ka ndikuar që të thellohet shqetësimi kolektiv te shqiptarët.

Edhe nga deklaratat e bëra këtyre ditëve nga ky mjeshtër i rryer dhe i licencuar nga OKB, për tregtimin me fatet e popujve, çdo herë në përputhje të plotë me interesat e qarqeve të fuqishme, nuk mund të kuptohet ndryshe, pos si një paralajmërim ogurzi për të ardhmen e popullit shqiptar të Kosovës.

Ky shqetësim kolektiv i shqiptarëve është shumë i arsyeshëm, ngase shumë të dhëna flasin, se pjesë përbërëse e kësaj “pakoje” nuk do të jetë pavarësia e premtuar nga i ashtuquajturi “Grupi i elefantëve” dhe të vegjlit  e tyre, por:

-legalizimi i ndarjes së Kosovës në baza etnike;

-autonomia e zgjeruar për enklavat serbe, garantimi i të drejtës së vetos ndaj të gjitha vendimeve të Kuvendit të Kosovës, garantimi i të drejtës së  tyre për lidhje horizontale ndërmjet veti dhe vertikale me Beogradin;

-zëvendësimi i kolonizatorit ndërkombëtar, i unmikistanezëve me ata eumikistanez,;

-vazhdimi i negociatave të Kosovës me Serbinë deri në arritjen e kompromiseve tjera ( natyrisht në dëm të interesave të shqiptarëve).

Duhet theksuar, se kohëzgjatja e qëndrimit në Kosovë të kolonizatorit të ri eumikistanez, nuk është përcaktuar, ndërsa kompetencat e tij do të jenë jo vetëm këshillëdhënëse ( siç përpiqen ta mashtrojnë popullin “elefantët” dhe të vegjlit e tyre), por edhe ekzekutive. Këtë e argumenton më së miri deklarata e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, z.Frank Walter Steinmeier, cit. “...BE-ja është përcaktuar tashmë që të mobilizohet dhe të ndërtojë misionin e saj. Sidomos në fushën e drejtësisë dhe të policisë. BE-ja do të marrë nga OKB-ja këto kompetenca dhe me këtë nuk do të ketë vetëm karakter këshillëdhënës, por edhe funksione ekzekutive në Kosovë...”, mbaron citati.

Përmbajtja e propozimit të z.M.Ahtisari, nuk mund të kuptohet ndryshe, pos bosnizim i Kosovës dhe se përpilimi i tij është bërë sipas skenarëve të njohura antishqiptare të Evropës Njerkë.

Përballë realitetit që po krijohet, shqiptarët pas të gjitha atyre sakrificave që u detyruan të bëjnë, jo pa fajin e tyre, do të detyrohen të përballen serish me sfida shumë të rrezikshme, e që epilogu do të jetë vendimtar për të ardhmen e tyre në përgjithësi.

E them, jo pa fajin e tyre, ngase shqiptarët me votën e tyre të lirë i legjitimuan besëpakët dhe bukëshkalët për t’u pri drejt “realizimit” të interesave të tyre njerëzore dhe kombëtare.

                Shkalla e rrezikshmërisë së këtij paralajmërimi të publikuar nga ky finok i diplomacisë ndërkombëtare, fiton në peshë, kur atij i shtohen edhe paralajmërimet kërcënuese të KFOR-it, se do të ndërhyjë pa asnjë mëshirë ndaj atyre që do të shprehin publikisht mospajtimin ndaj  nëpërkëmbjes së interesave të tyre elementare, njerëzore dhe kombëtare.

                Menjëherë pas paralajmërimit të protestave gjithëpopullore nga Lëvizja Vetëvendosje, në shenjë të kundërshtimit ndaj pazarllëqeve në dëm të popullit të Kosovës, këto paralajmërime kërcënuese të KFOR-it emetohen në vazhdimësi, jo vetëm në shumicën e mjeteve informative “kosovare”, por edhe në ato ndërkombëtare, me që rast potencohet se  “paqeruajtësit” do të përdorin të gjitha mjetet në disponim (nënkuptohet edhe armët), ndaj atyre që tentojnë të prishin rendin (lexo: ndaj atyre që nuk pajtohen me kolonizatorin).

                 Duke u bazuar në këtë kërcënim të forcave paqeruajtëse (lexo: forcave kolonizuese), mund të kuptohet, se nga disa qarqe të njohura ndërkombëtare, do të tentohet të imponohet një lloj “zgjidhje” e statusit politik të Kosovës, shumë të dëmshme për interesat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, në njërën anë, dhe shumë të favorshme për minoritetin serb, përkundër faktit se shqiptarët përbëjnë 90% të popullatës të kësaj krahine shqiptare, të ndarë dhunshëm në të kaluarën nga tërësia e saj e natyrshme – Shqipëria Natyrale.

                Në bazë të sjelljeve të ndërkombëtarëve, sidomos pas përfundimit të luftës së armatosur heroike dhe çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, të Luginës së Preshevës dhe të Luginës së Vardarit, nga një shtresë e popullit shqiptar, që moti janë nxjerrë përfundime të drejta dhe të qarta.

                 Diçka e tillë edhe është pritur.

                 Për ndryshim nga klanet e politikanëve të korruptuar dhe zaptit e tyre të dëgjueshëm shqipfolës, kjo shtresë e ka paralajmëruar popullin, se nuk duhet t’u besojë kurrë më atyre që e kanë pre në besë njëherë.

                E ka paralajmëruar popullin në vazhdimësi, se nuk mund të pritet diçka e mirë nga bijtë dhe nipërit e atyre që e patën fjalën kryesore, gjatë arritjes së Marrëveshjes së Shën Stefanit (1878), në Kongresin e Berlinit (1878), në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), gjatë përpilimit dhe nënshkrimit të Traktatit të fshehtë të Londrës (1915), si dhe të Traktatit të Versajës ( 1918), me që rast e copëtuan Shqipërinë Natyrale.

                E ka paralajmëruar popullin, se me siguri, nga diplomat të disa qarqeve ndërkombëtare edhe kësaj radhe, do të tentohet ashtu si në kohën e gjyshërve dhe baballarëve të tyre, që për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës të përdoren modalitetet e sajuara në përputhje me direktivat e Beogradit zyrtar, pa u brengosur fare se me një veprim të tillë do të shkeleshin paragrafët e dokumenteve ndërkombëtare, në mënyrën më flagrante, siç janë:

                1. Rezoluta Nr. 637 (VII), e miratuar nga OKB, me 16. 12. 1952 :

“E drejta për vetëvendosje e popujve dhe e kombeve është parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut”

                2. Rezoluta  Nr. 2625 (XXV), e miratuar nga OKB, me 24. 12. 1970, e cila ndër shtatë parimet e saj kryesore, në pikën 5 përmban edhe parimin e barazisë dhe të vetëvendosjes të popujve: "Krijimi i shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimi i lirë me ndonjë shtet tjetër të pavarur, varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli, i cili mbështetet në të drejtën e tij universale për vetëvendosje . Prandaj, çfarëdo forme tjetër shtetërore e cila i imponohet me forcë...përbën shkelje flagrante të së drejtës së tij për vetëvendosje...”,  dhe se me një veprim të tillë, do t’i përdhosnin edhe institucionet ndërkombëtare të cilat i kanë aprovuar këto dokumente! 

Gjithashtu e ka paralajmëruar popullin, se ata që hiqen si përfaqësues legjitim të interesave të tij, nuk kanë kaçik intelektual, nuk kanë virtyte morale dhe nuk janë të përkushtuar për të punuar për interesat e tij. Andaj, edhe i ka kërkuar që të prishë kontratën e lidhur me këta besëpakë e plangëprishës gjatë fushatave zgjedhore, duke  ndërmarrë veprimet përkatëse demokratike, konkrete dhe efikase, deri në realizimin e të drejtës së tij legjitime për Vetëvendosje.

    Kërcënimet e KFOR-it lakuriqësojnë edhe një të vërtetë, se më në fund e kanë kuptuar, jo vetëm KFOR-i dhe UNMIK-u, por edhe instruktorët e tyre, se shqiptarët nuk do të pranojnë që të sakrifikojnë edhe kësaj radhe interesat e tyre të drejta njerëzore dhe kombëtare, për hir të interesave grabitqare të nacional-shovinizmit serbomadh dhe të aleatëve të tij tradicional, me në krye me “Ariun e Sibirit”. Andaj edhe është urdhëruar Komanda e KFOR-it, që të ndërmerr masat përgatitore operative, që në bashkëveprim me policinë unmikistaneze dhe sajesën e saj servile, të ashtuquajturën SHPK, të shtypë pa mëshirë protestat edhe pse shumë të arsyeshme të shqiptarëve, të cilat me siguri do të pasojnë, nëse nga kush do çoftë tentohet të nëpërkëmben interesat e tyre të ligjshme, njerëzore dhe kombëtare!

    Si duket kontaktet e atyre që po i kërcënojnë shqiptarët, kryesisht me politikan të korruptuar dhe karrierist, si dhe me shoqërues e përkthyes me të kaluar të dyshimtë, për fatkeqësinë e tyre, nuk kanë arritur të kuptojnë karakterin e vërtet të shqiptarit. Po të mos ishte kështu, me siguri, jo vetëm se do të silleshin krejt ndryshe, por as nuk do ta binin punën për të përgatitur veprime të tilla diletante, në kuadër të masave përgatitore për të shtypur protestat e paralajmëruara, të cilave me siguri do t’u bashkëngjitet populli për të mbrojtur të drejtën e tij legjitime për t’u vetëpërcaktuar dhe për të vetëvendosur për të sotmen dhe të ardhmen e tij.

Kështu diçka ngjashëm vepruan edhe pushtuesit serbo-çetnik, gjatë shekullit të kaluar.

Epilogu dihet!

Është momenti i fundit që Bashkësia Ndërkombëtare ta kuptoj drejt, mirë dhe përfundimisht, se shqiptarët nuk i dorëzuan armët dhe as nuk e demobilizuan UÇK-në, si pasojë e qyqarllëkut  të tyre.

Jo!

Shqiptarët, si popull i civilizuar që janë, këtë veprim të urtë e bënë nga bindja, se mos më në fund ajo çka përjetuan para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare, do të kishte zgjuar ndërgjegjen e saj njerëzore dhe, më në fund do të shfrytëzonte rastin për t’i korrigjuar gabimet që u kishte bërë shqiptarëve në të kaluarën, duke e copëtuar Truallin etnik të tyre, për një qëllim të vetëm: kënaqjen e orekseve grabitqare të fqinjëve të tyre sllavo-grek.

Por çfarë ndodhi?

Njëkohësisht me invadimin e Kosovës nga forcat e KFOR-it, filloi të instalohet edhe administrimi ndërkombëtar-UNMIK-u. Nuk vonoi dhe pushteti civil i drejtuar nga vendorët dhe UÇK-ja, me një urdhëresë administrative u shpërbën. Kjo urdhëresë administrative nuk u kundërshtua nga yesmen-ët vendor, ngase ishte përpiluar me pëlqimin e tyre. Përfundimisht tërë pushteti civil dhe ushtarak në Kosovën e porsaçliruar, kaloi në duart e ndërkombëtarëve.

Me vendosjen përfundimtare të UNMIK-ut i tërë pushteti u koncentrua në duart e PSSP-së, ndërsa populli u nda në dy shtresa: në atë të favorizuarën dhe në atë të diskriminuarën.

Shtresa e parë përbëhej nga minoritarët serb, të cilët realisht nuk përbëjnë as 5% të popullatës së Kosovës. Shumica prej tyre nuk janë vendor, por të sjellë nga Lika, Hercegovina dhe Serbia reale (ish Pashallëku i Beogradit), si kolonizues në pronat e shqiptarëve, të uzurpuara nga pushtuesit serbo-çetnik, gjatë të ashtuquajturave reforma agrare.

Shtresa e dytë përbëhej nga populli autokton shqiptar i cili edhe përbën afro 90% të popullatës së Kosovës dhe nga grupet etnike jo serbe të cilat përbëjnë afro 5% të popullatës të saj.

Aktualizimi i procedurës për finalizimin e statusit të Kosovës, në përputhje me kërkesat e Beogradit zyrtar, lakuriqëson përfundimisht pafytyrësinë e disa qarqeve ndërkombëtare të instaluara edhe në kuadër të UNMIK-ut e KFOR-it, si dhe atë të servilëve të tyre shqipfolës.

Sa nuk është bërë tepër vonë, do të duhej ta kuptojnë përfundimisht, si Evropa Njerkë, ashtu dhe Serbia bashkë me aleatët e saj tradicional:

-se kanë perënduar në pa kthim ato kohëra kur bëheshin pazarllëqe me të drejtat kombëtare dhe trojet etnike të shqiptarëve, sikur ato të ishin plaçka të thjeshta;

-se shqiptarët janë të vendosur për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre të natyrshme për të vetëvendosur për të ardhmen e tyren dhe se këtë të drejtë e ka vulosur gjaku i dëshmorëve dhe lufta e armatosur çlirimtare.

 Është momenti i fundit që, si Bashkësia Ndërkombëtare, ashtu dhe servilët e saj vendor, t’ia vënë gishtin kokës dhe të rishikojnë sjelljet e tyre në raport me shqiptarët, para se t’i kalojnë kufijtë e  durimit të tyre. Po u kaluan këta kufij, pasojat do të jenë, jo vetëm të paparashikueshme, por edhe shumë vështirë të riparueshme, ndërsa përgjegjësia nuk do të mund t’u adresohet shqiptarëve

Kthehu ne fillim

&

KOSOVA NËN MËSHIRËN E MARTI AHTISARIT

Shkruan: Nezir MYRTAJ

Më 30.01.2007, Prishtinë

Fundi i gënjeshtrave

Tashmë Kosova po i afrohet ditës kur popullit të saj do t’i prehet ëndrra e pavarësisë, me të cilën jetuan shumë breza të tij dhe për të cilën derdhën gjakun e u sakrifikuan mijëra bijë e bija të Kosovës. Më 2 shkurt, plaku qehrerëndë, me njërën këmbë mbi dhe e me tjetrën nën dhe, ish-presidenti i Finlandës dhe ish-miku i përfolur i Milosheviqit, Marti Ahtisari, pritet ta shpallë në Prishtinë propozimin e përgatitur në bazë të interesave të fuqive të mëdha vendimmarrëse, lidhur me statusin e Kosovës. Tashmë, përmbajtja e këtij propozimi është bërë një sekret publik, për të cilin flitet e komentohet gjithandej qarqeve politike, diplomatike e gazetareske, pa ndonjë ngurrim. Sekretin dhe konfidencialitetin, me besnikëri vazhdojnë ta ruajnë para popullit shqiptar, vetëm vagabondët e grupeve që e patën shtruar çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

Ajo që është qartësuar deri tash dhe që do të zyrtarizohet më 2 shkurt, është fakti se Kosova nuk do të ketë pavarësi. Faktet e tjera, që në realitet nuk tejkalojnë komponentet autonomiste të një autonomie speciale, do të jenë jorelevante përball ëndrrës dhe idealit çlirimtar të sublimuara me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, për shqiptarët nuk do të jetë kurrfarë privilegji, por përkundrazi, fakti se ata do të kenë të drejtën e dyshtetësisë, pra edhe të shtetësisë së Serbisë.

Sidoqoftë, 2 Shkurti pritet të ndërpresë terrorin psikologjik, të ushtruar tash e disa muaj lidhur me propozimin e Ahtisarit dhe afatin e paraqitjes së tij, si dhe terrorin psikologjik të ushtruar tash e disa vjet nga matrapazët e politikës, lidhur me pavarësinë.

Dy shkurti do t’i ballafaqojë grupet kriminale të unitetit, me tradhtinë e tyre, ndërsa injorantëve që u besuan dhe i mbështetën ata, do t’ua mundësojë ta kuptojnë mashtrimin e tyre. Po ashtu, 2 Shkurti do t’i bindë të gjithë shqiptarët se për humbjen e lirisë së tyre nuk janë fajtorë faktorët e jashtëm dhe as Rusia e Serbia, por bastardët e vendit, uzurpatorët e skenës politike, rrahagjoksët antikomëtarë të partive dhe grupet hajdute e tradhtare të negociatave, që për barkun e tyre të pangopshëm e shitën si plaçkë tregu, për vite rresht, Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Pamje të poshtër ka  tradhtari

“Pamje të poshtër ka tradhtari / Fytyrë as turp në vete s’ka”-thonë vargjet ontologjike të Çajupit. Këtë pamje, më shumë se kurrë më parë, sot mund ta shohim te ata që ia morën të ardhmen Kosovës, duke shkelur mbi gjakun e mijëra dëshmorëve të lirisë dhe mbi vuajtjet e sakrificat shekullore të popullit të Kosovës, ajkën e të cilëve e paraqet i ashtuquajturi grup i unitetit.

Këtij grupi vagabondësh e mashtruesish tradhtarë i ka ardhur veza te b..., prandaj ka ndryshuar edhe kursi i propagandës së anëtarëve të tij. Në vend se për pavarësinë, ata tashmë po flasin për njëfarë substance, për njëfarë thelbi, për njëfarë përmbajtje e për njëfarë materieje të pavarësisë. Kush mund ta di se deri në ç’përmasë do ta tkurrin ata, kuptimin e fjalës pavarësi, deri në fund të procesit: mbase në thërmi, molekulë apo në atom, për të arritur më në fund në cakun e projektuar të autonomisë pa shtet e sovranitet.

Mashtruesit tanë, që para dy vitesh, në fushatën elektorale garantonin se do ta bënin Kosovën shtet me sovranitet të plotë, brenda disa muajsh apo brenda një viti, sot po flasin për dofarë substancash dhe për dofarë shtigjesh e konturash që çojnë te shteti dhe pavarësia e Kosovës;

Mashtruesit tanë, që më parë garantonin se do ta anëtarësonin Kosovën e pavarur në NATO e në BE brenda dy vitesh, ose brenda pesë vitesh, sot po flasin me paturpësi për të drejtën që do të ketë Kosova për të lidhur marrëveshje me organizata të ndryshme financiare e për të drejta të tjera margjinale;

Mashtruesit tanë, që patën premtuar se statusi i Kosovës do të përfundonte deri në fund të vitit 2006, e pranuan me devotshmëri shtyrjen e këtij afati dhe do ta pranojnë po ashtu me devotshmëri, shtyrjen e tij edhe deri në formimin e qeverisë së re të Serbisë, nëse kështu do të kërkojnë Serbia dhe Ahtisari;

Mashtruesit tanë, që dje deklaronin me “kompetencë” se bisedimet e Vjenës kishin marrë fund dhe se pas shpalljes së propozimit të Ahtisarit, nuk do të diskutohej me palën nga Beogradi, sot po flasin për mundësinë e vazhdimit të konsultimeve me të;

Mashtruesit tanë, që deri dje garantonin se e ashtuquajtura pako e Ahtisarit do të sillte zgjidhjen që do të ishte në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, sot po paralajmërojnë me pafytyrësi se kjo zgjidhje edhe mund të mos jetë krejt e kënaqshme;

Mashtruesit tanë, që deri dje deklaronin se Kosova do të ketë ushtrinë e vet dhe ulësen në OKB, sot po heshtin si memecë;

Mashtruesit tanë, deri dje premtonin se në qoftë se KS nuk do të nxjerrë rezolutën për pavarësinë e Kosovës, kjo pavarësi do të vetëshpallet e do të kërkohet njohja e saj nga shtetet në mënyrë individuale, mirëpo, sot e kanë ndërruar fletën dhe po deklarojnë se edhe po qe se do të detyrohej ta shpallte pavarësinë, Kosova nuk do të ndërmerrte veprime të njëanshme;

Mashtruesit tanë, deri dje deklaronin se pas shpalljes së statusit, në Kosovë do të instalohej një prani e lehtë ushtarake e civile ndërkomëtare, mirëpo autoritetet e jashtme (Ahtisari) kanë deklaruar të kundërtën, se në Kosovë do të ketë një prani të fuqishme ushtarake e civile;

Kushtetuta lojë fjalësh

Për të mjegulluar vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe rrezikun që po i kanoset Kosovës (ndërsa rrezik për Kosovën do të thotë mohimi i të drejtës së saj për të qenë shtet i pavarur), mashtruesit tanë, ka kohë që po flasin për gjoja njëfarë kushtetute të “shtetit të ardhshëm të Kosovës”. Për këtë qëllim, madje është formuar edhe një grup tjetër i krimit e i mashtrimit. Mirëpo, këtë gjellë nuk e ha asnjë njeri normal, i bindur se këtë soj vagabondësh që e sollën Kosovën deri në këtë gjendje, nuk e kishte ndaluar askush, që prej tetë vitesh, të shpallte pavarësinë e të hartonte kushtetutën e Kosovës së pavarur.

Se sa ironike është loja e fjalëve lidhur me kushtetutën e Kosovës, tregon edhe fakti se është po ky soj mashtruesish, të cilët kanë refuzuar në vazhdimësi të shpallin pavarësinë e Kosovës, edhe atëherë kur është iniciuar një veprim i tillë, nga ndonjë zë i vetmuar në Kuvendin e Kosovës. Por, se sa sarkastike është loja e fjalëve lidhur me të ashtuquajturën kushtetutë e Kosovës, tregon edhe publikimi i parimeve të propozimit të Ahtisarit (nga “Zëri i Amerikës” i datës 23 janarit), sipas të cilave Kuvendi i Kosovës do të jetë një institucion legjislativ i paralizuar, i cili do të veprojë mbi baza etnike dhe për nxjerrjen e ligjeve e të akteve të tjera, fjalën vendimtare do ta ketë shumica e deputetëve serbë (2/3-tat)!

Lidershipi politik e institucional i Kosovës i aderuar në Grupin e ashtuquajtur të Unitetit

_______________________

Mbetet të shihet edhe nëse për serbët do të rezervohet një numër vendesh në Kuvendin e Kosovës, siç rezervoheshin me Kornizën Kushtetuese!

Emri i keq i Kuvendit duhet mbajtur në mend

Më 26 janar të këtij viti, Kuvendi i Kosovës sikur debatoi me tone të nxehta lidhur me shqetësimet që kanë krijuar indikacionet jo të mira të propozimit të Ahtisarit për statusin e Kosovës, me ç’rast disa deputetë kërkuan që më 2 shkurt, me përmbajtjen e këtij dokumenti të njoftohet edhe Kuvendi. Pati edhe tone kundër të ashtuquajturit Grup i Unitetit. Mirëpo, ky ishte një reagim tepër i vonuar, që tingëllon si kofini pas të vjelash. Ky kuvend, i cili nuk e ka parandaluar, por e ka mbështetur në vazhdimësi procesin e degradimit të fryteve të luftës çlirimtare dhe të aspiratave të popullit të Kosovës për pavarësi, duke dhënë pëlqimin për t’i diskutuar këto aspirata me Serbinë, si dhe duke legjitimuar formimin e grupit bisedues, si mekanizëm mbiinstitucional për zbatimin e vendimeve të faktorit të jashtëm, më 26 janar do të duhej të shpërbëhej e t’i jepte fund ekzistencës së tij. Ky do të ishte veprimi më moral i tij, pas bërjes publike të elementeve të propozimit të Ahtisarit, të cilat i janë paraqitur Grupit të Kontaktit më 22 janar dhe pas vetëzgjatjes së mandatit nga Grupi i Unitetit. Ky kuvend turpi do të duhej të asgjësohej dhe emri i tij i keq të mos harrohej kurrë.

Gjuha kërcënuese

Në prag të kumtit të lig të Ahtisarit, faktorë të jashtëm kanë shtuar përpjekjen për të mbajtur paqen në Kosovë me rastin e shpalljes së këtij kumti. Ata, po vazhdojnë të marrin garancione edhe nga kuislingët e tyre në Kosovë, për ruajtjen e paqes e të qetësisë, çfarëdoqoftë propozimi i Ahtisarit. Populli i Kosovës, është kërcënuar nga këta faktorë edhe me përdorim force e dhune, duke paralajmëruar aksionin ushtarak-policor të koduar “Dhelpra e blinduar”, me qëllim të pacifikimit të popullatës së pakënaqur.

Paralajmërimet e tilla janë indikacione të mundësisë që Kosova të shndërrohet në një arenë dhune e terrori ushtarako-policor të cilat do të mund ta pengojnë, por jo ta shuajnë idealin e popullit të Kosovës për të realizuar lirinë dhe pavarësinë e tij. Tashmë Lëvizja Vetëvendosje, si forca e vetme reale që ka kundërshtuar proceset antishqiptare të institucioneve të jashtme e të brendshme në Kosovë, duke përfshirë edhe Grupin e Unitetit, ka paralajmëruar demonstrimin e kundërshtimit të propozimit të Ahtisarit, më 10 shkurt. Zërin e tyre kundërshtues e ka ngritur edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka bërë me dije se asnjë zgjidhje që nuk do të pranojë sakrificat e popullit shqiptar të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, nuk do të jetë e pranueshme për anëtarët e kësaj organizate.

Ditët dhe muajt që po vijnë do të dëshmojnë përgjegjësinë e atyre që po i japin vetes të drejtë të garantojnë paqen në kurriz të mohimit të së drejtës së popullit të Kosovës për të qenë i lirë e i pavarur. Matrapazët e politikës dhe grupet hajdute e tradhtare duhet ta marrin parasysh faktin se populli i Kosovës nuk ka derdhur gjak dhe nuk është vrarë e sakatosur para 8-9 vjetësh dhe gjatë një shekulli të tërë, për substancën, për përmbajtjen dhe as për konturat e pavarësisë së Kosovës, por kanë luftuar dhe sakrifikuar për vetë pavarësinë dhe lirinë e vetëvendosjes.

Kthehu ne fillim

&

E UÇK-së ISHTE LUFTË KUNDËR PUSHTIMIT…

Konferencë për media, rreth pakos për statusin e Kosovës


Prishtinë 28 janar 2007
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së së bashku me SHIL të UÇK-së dhe SHFD të UÇK-së në një konferencë për media, shprehën qëndrimin rreth planit të Ahtisarit për statusin e Kosovës, që pritet të zyrtarizohet me 2 shkurt 2007. Deklarata që u lexua në konferencë është me sa vijon:

1) Edhe pse nuk është bërë publik në tërësi Dokumenti i Ahtisarit për statusin e Kosovës, përmbajtja e botuar në disa media ndërkombëtare nuk shpreh në mënyrën e duhur vullnetin e qytetarëve të vendit për shtet të pavarur dhe sovran.

2) Ne presim që bashkësia ndërkombëtare ta njohë luftën tonë Çlirimtare dhe ta pranojë shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.
Pas luftës heroike të popullit, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas gjakut të derdhur nga dëshmorët e lirisë, pas gjymtyrëve të lëna në vijat e frontit nga invalidët e luftës, në Kosovë nuk do të pranohet asgjë më pak se pavarësia e plotë.
Gjenocidi serb mbi popullin tonë dhe ndërhyrja e forcave demokratike përkrah UÇK-së, e ka bërë të qartë këtë qysh në vitin 1999. Krimet e papara të forcave serbe mbi popullatën civile, gjaku i më shumë se 15 mijë të vrarëve e të masakruarve, mijëra të zhdukur, për fatin e të cilëve ende nuk dimë asgjë, gjaku i 2 mijë e 200 dëshmorëve, gjymtyrët e 2 mijë e 500 invalidëve të luftës, e kanë vulosur të ardhmen e Kosovës dhe nuk duhet të ketë asnjë hamendje në këtë drejtim. Kosova duhet të pranohet në familjen e kombeve të bashkuara si subjekt i barabartë me të gjitha shtetet e tjera. Në të kundërtën, tërheqim vërejtjen se procesi do të vështirësohet, duke e vënë në pikëpyetje gjithë investimin e bërë në vitet e pasluftës. Faktorët ndërkombëtarë e dinë se nuk mund të nëpërkëmbet e ardhmja e një populli që e ka vulosur atë me gjakun e bijve e bijave të veta. I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve për pozitën e pakicave në Kosovë, por Kosova tashmë e ka dësahmuar se i pranon ato si pasuri të shoqërisë dhe vlerave të saj.

3) I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që në vendimin për Kosovën ta ketë parasysh gjakun e dëshmorëve dhe të mijëra qytetarëve të flijuar për lirinë e vendit të tyre. Tani që presim ardhjen e Ahtisarit në Prishtinë, dëshirojmë t’i kujtojmë edhe një herë atij se lufta e UÇK-së ishte luftë kundër pushtimit, e jo siç janë përpjekur ta paraqesin qarqe të caktuara, rebelim kundër regjimit të Millosheviqit.

4) Vendi ynë duhet të ketë ushtrinë e vet, jo si kërcënim ndaj të tjerëve, por për sigurinë e vet dhe për mbështetjen e proceseve të paqes në rajon e më gjerë. KFOR-i duhet ta mbështesë një forcë aleate në Kosovë.Kemi thënë se e mirëpresim praninë e NATO-s, por edhe ajo duhet t’i pranojë vlerat tona ushtarake. Këtë e ka dëshmuar UÇK-ja gjatë luftës, dhe TMK-ja pas perfundimit të saj. Ndryshe, TMK-ja është edhe institucioni që ka bërë më së shumti në përmbushjen e standardeve të caktuara nga bashkësia ndërkombëtare. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vetë ndërkombëtarët. Prandaj duhet të avancohet misioni i saj në bërthamë të ushtrisë së ardhshme të vendit. Në këtë pikë, ne i tërheqim vërejtjen edhe Ekipit të Unitetit që të mos lejojë të ndodhë ndonjë gabim. Kosova e pavarur duhet të ketë edhe ushtrinë e vet.

5) Pavarësia është zgjidhja e vetme e cila do t’i mundësonte Kosovës zhvillim dhe prosperitet. Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova është në gjendje të rëndë ekonomike. Këtë e thonë të gjithë, edhe ndërkombëtarët edhe vendorët. Por, jemi të vetëdijshëm gjithashtu se shkaku kryesor i këtij moszhvillimi është mungesa e pavarësisë. Dikur ishte pushtimi nga ana e Serbisë, sot është mungesa e subjektivitetit ndërkombëtar.

Kthehu ne filllim

___________________________

DUKE PRITUR GODONË – AHTISARIN

Shkruan: Dr.Sadri FETIU

Më 25.01.2007, Prishtinë

____________________________


Ditët po ecin e ankthi po shtohet. Të gjithë jemi në pritje. Po presin në ankth si vendorët, ashtu edhe ndërkombëtarët. Po presin edhe politikanët e Evropës. Edhe vetë z.Solana, bashkë me shumë zyrtarë të lartë të Bashkësisë Evropiane, është duke pritur me shumë durim!
... O, po pret edhe zoti Ban Ki Mun i Kombeve të Bashkuara. Po presin edhe shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Po pret me durim edhe vetë Rusia!.
Më në fund, pse mos ta themi, po pret edhe populli i gjorë i Kosovës.
Që të gjithë janë duke e pritur Ahtisarin!
Kjo pritje nuk mund te krahasohet me asgjë, pos me dramën e njohur të Beketit "Duke pritur Godonë". Kjo dramë, siç e dimë të gjithë, është dramë e absurdit. Po pritja jonë e përbashkët, e përmasave botërore, a nuk është një absurdi i llojit të vet?
Mund të thuhet me plotë gojën: Po!
Pse vallë, na qenka absud sui generis kjo pritje e përmasave planetare e Ahtisarit?! Se zgjidhja që do të propozohet, në bazë të asaj që çështë diskutuar deri tash në Vjenë (dhe në vende të tjera që ne vdektarët e zakonshëm nuk i dimë) nuk do të jetë zgjidhje? Se propozohet që të vihet shenja e barazimit midis krimit dhe viktimës?
Se propozohet që edhe ujku të jetë i ngopur dhe të mos mungojë asnjë dele? Se Solana me të gjithë zyrtarët evropianë e fut kokën në zall si makushi dhe kërkon kompromise në kohën kur Serbia thotë shkoqur: unë e kam sunduar
Kosovën dhe unë do ta sundoj?
Se kërkohet nga përfaqësuesit e gjorë të Kosovës që t'i vazhdojnë (mbase deri në pambarim) negociatat me Serbinë, kur ajo nuk do asgjë tjetër pos nënshtrimit të shqiptarëve? Se po presim që të vetëdijësohen radikalët e Sheshelit të mbledhë mend Koshtunica? Se dihet fare mirë se Serbia nuk lodhet fare për serbët në Kosovë, por do ta mbajë nën sundim territorin që e ka pushtuar me 1912?
Se ajo i do komunat serbe me lidhje horizontale e vertikale vetëm për ta sunduar Kosovën. Se kërkohen kompromise kur Serbia e ka përfshirë edhe në Kushtetutë Kosovën me 95 për qind popullsi jo serbe si territor të saj?
Se evropianët e dinë fare mirë se serbet janë populli më jo besimtar, më i pafe, më blasfemues në këtë botë, që orë e çast e shan Zotin, Diellin, bukën e çdo gjë sipas regjistrit, deri e edhe fëmijën në djep, por duan t'i mbrojnë të drejtat e tyre fetare e kulturore, duke ua falur trashëgiminë e përbashkët ortodokse bizantine, që është e përbashkët për të gjithë popujt e Ballkanit?
Se të gjithë tash e dinë fare mirë qe feja e serbëve nuk është fare fe, por ideologji e errët shovenisto-fashiste ... të cilën shteti serb e ka përdorur në vazhdimësi për t'i zgjeruar territoret në dëm të të tjerëve, sidomos të shqiptarëve?
Se të gjithë e dinë fare mirë se kishat e manastirët ortodokse gjatë shekujve i kanë ruajtur shqiptarët, por tash kërkohet eksteritorialiteti i tyre për t'i zgjeruar apetitet e Serbisë..., Se të gjithë e dinë fare mirë se në të gjitha shtetet e botës ka minoritete, por vetëm për Kosovën kërkohet të jetë multietnike?
Se duan që edhe në planin sasior ta barazojnë 90‑shin me 10‑shin, e madje edhe me pesëshin? Se Serbia flet haptas se nuk do zgjidhje të problemit të Kosovës?
Dhe politikanët e klasit të parë të Evropës i kanë futur kokat ne zall si makushët dhe në atë mënyrë duan t'i zgjidhin problemet e botës bashkëkohore? Dhe mund të numërohen edhe shumë e shumë çështje për të cilat është bërë i shurdhër veshi i politikanëve, por besoj se mjaftojnë edhe vetëm këto për të konstatuar se:
.. këtu është vetëm një viktimë e pafajshme - populli i Kosovës!
Djithë të tjerët (vendorët dhe ndërkombëtarët) janë duke pritur marrinë e pritjes së vendimit të Ahtisarit, mu a
shtu siç ndodhë me Godonë e dramës së absurdit të Beketit. Prandaj...
Kë jemi duke pritur: Godonë apo Ahtisarin?!

Kthehu ne fillim

 

Kë jemi duke pritur: Godonë apo Ahtisarin?!

KUSH PO E BËN METOHINË ?

Dr. Fehmi CAKOLLI

Më 19.01.2007, Prishtinë


Injorimi total i historisë mesjetare të Kosovës

Lutfi Haziri dhe Veton Surroi


   Dy figura politike kosovare që lidhen me procesin e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të decentralizimit, në kuadër të Ekipit Unitet, janë z. Veton Surroi, kryetar i partisë ORA, i cili po shërben në këtë ekip si koordinator për komunitete, e këtu u mor vesh se hyn edhe çështja e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Figura tjetër është z. Lufti Haziri, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, dhe koordinator për decentralizmin. Veton Surroi, deri tani, ashtu siç e di i gjithë opinioni ynë është se me “dashamirësinë” e tij pothuajse tërë trashëgiminë kulturore të Kosovës prej kohës antike e deri tani, e ndërlidhur kryesisht me krishterimin e ritit lindor ia jep, ia njeh, ia dorëzon, ia falë, ia ngjet, ia kap, ia shton shtetit të Serbisë, dhe pavarësisht se trashëgimia gjendet në Kosovë tani legalisht kjo trashëgimi kulturore i përket Serbisë, përkatësisht titullarit Kisha Ortodokse Serbe. Pse e bën këtë gjë z. Surroi??!


Shqiptarët e Kosovës para islamizimit kanë qenë shumicë të krishterësh ortodoksë


Para dy jave Surroi deklaroi në një paraqitje të tij në Bibliotekën Universitare dhe Kombëtare të Kosovës se përderisa nuk ka asnjë shqiptar ortodoks në Kosovë andaj edhe nuk mundet të quhet bashkësia fetare Kisha Ortodokse e Kosovës, por vetëm si Kisha Ortodokse Serbe (e Serbisë). Ky është kulmi rezonues i injorancës së një politikani që mbahet për lider në Kosovë. Zotëri Surroi nuk mund të jetë në gjendje që ta konstatojë këtë fakt. Ai e anashkalon aq keq historinë e Kosovës sikur ai nuk e di se para islamizimit të kosovarëve ata historikisht kanë qenë të krishterë ortodoksë; madje, çdoherë në Kosovë shqiptarët kanë qenë shumicë e të krishterëve të ritit lindor (Drenica, Llapi, Gollaku, Rrafshi i Kosovës, Shala e Bajgorës, pjesë të Rrafshit të Dukagjinit etj.) Edhe sot mund të gjesh gjurmë të shumta të krishterimit lindor nëpër këto zona të Kosovës sidomos nëse vizitohen fshatrat dhe personat e moçëm. Fakti i pamohueshëm se shqiptarët e Kosovës kanë qenë të krishterë ortodoksë duhet ta ndalë jo vetëm Surroin por çdonjërin politikan dhe qytetar të Kosovës që trashëgiminë kulturore të krishterimit ortodoks në vendin tonë ta shohin si pjesë të historisë së Kosovës, dhe jo që t’i falet dikujt ligjërisht. Vlen të përmendet se shqiptarët (p.sh. familja e vojvodëve, familja e Isë Boletinit, familje nga Peja etj.) sipas historiografisë serbe, historikisht kanë qenë mbrojtës të kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë. Sipas Regjistrit të Vilajetit të Shkodrës, viti 1485, ku përfshiheshin edhe shumë pjesë të Kosovës, shihet se shumica e banorëve ishin shqiptarë ortodoksë. Kosova historikisht çdoherë ka qenë më shumë nën ndikimin e krishterimit lindor sesa atij perëndimor, duke pasur këtu parasysh edhe faktin se ishin disa perandorë binzantinë iliro-shqiptarë. Shpeshherë nga intelektualë dhe islamistë të ndryshëm kur flasin për rolin e islamizimit të Kosovës ata pohojnë se pikërisht islami i ka ruajtur kosovarët nga shkrirja në serbë! Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ata shqiptarë paskan qenë ortodoksë apo jo, dhe kurrsesi katolikë?! Katolikët shqiptarë i kanë rezistuar më shumë islamizimit pasi ata kishin në përdorim gjuhën latine, kurse ortodoksët në jug të Shqipërisë po ashtu i kanë rezistuar islamizimit pasi ata në jetën fetare e përdornin jo sllavishten por greqishten.

Bizantizimi dhe serbizimi i kishave lindore të Kosovës


Serbët kur erdhën në Ballkan ata ishin ende paganë, kurse krishterimin lindor e pranuan nga banorët vendas, shqiptarët pra, si dhe nga bizantinët që ishin zotërues (pushtues) të Kosovës prej shek. VI e deri në shek. XIV. Prej shek. IX e deri në vitin 1453 kur bie Bizanti, Kosova herë pas here ishte nën sundimin e bullgarëve dhe serbëve. Ishin sllavët që kishës lindore në Kosovë ia ndërruan gjuhën e kishës prej greqishtes në sllavishte, pastaj ndërruan pak a shumë edhe liturgjinë, si dhe futën figura “të shenjta” në këtë kishë siç ishte rasti me Shën Savën. Sipas disa të dhënave duket se ndërrimi i gjuhës nëpër kishat e ritit lindor në Kosovë, pastaj ndërrimi i liturgjisë dhe imponimi i figurave jo të shenjta në kishë bëri që të krishterët vendorë të fillojnë braktisjen masovike të kishave për shkak të serbëve, dhe shumë ma vonë edhe ta ndërrojnë besimin e tyre nën pushtimin e turqve. Me gjithë këto dua të them se serbët historikisht edhe pse i kanë okupuar të gjitha kishat dhe manastiret e krishterimit të ritit lindor të ndërtuara gjatë kohës gati një mijë vjeçare të Perandorisë Bizantine, tani me rënien e Bizantit dhe me ardhjen e turqve ishin serbët që i morën si trashëgimi të gjitha këto vlera kulturore. Ka një dallim të madh mes krishterimit lindor të kohës bizantine që ishte në Kosovë dhe atij lloj krishterimi që mbeti në duar të serbëve. Bizantizmi ishte një kulturë universale, pra jo greke ose romake (jo e mbështetur mbi parimin etnik). Prej shek. VIII fillon që të përdoret greqishtja në kisha duke e zëvendësuar latinishten, mirëpo kur kishat dhe manastiret e Kosovës ranë dhe mbetën nën serbë, atëherë bëhet edhe nacionalizimi i kishës lindore në këto troje, proces i cili vazhdon edhe sot. Nacionalizimi i atij krishterimi universal që ishte prej fillimit, pastaj gjatë kohës romake dhe bizantine së pari nisi me bullgarët, pastaj me serbët, me rusët etj. por me grekët kjo dukuri doli në pah gjatë Rilindjes Kombëtare.


Metohizmi- Strategia serbe për t´i lënë shqiptarët ardhacakë dhe fundamentalistë

U duhet mbajtur leksione negociatorëve tanë lidhur me trashëgiminë e kulturore të Kosovës. Gjatë kohës së Perandorisë Osmane në Kosovë ka ndodhur rrënimi dhe prishja e shumë kishave katolike, por jo edhe e atyre ortodokse. Pse kështu? Serbët çdoherë kanë pasur një strategji shtetërore për mbrojtjen e kishave ortodokse, dhe kjo strategji për ata funksionon edhe sot. Përvetësimi i të mirave materiale nga historia e krishterimit ballkanik për serbët është shumë e njohur. Ja vetëm një rast. Gjatë kohës së mbretit Urosh, kur e rrethuan Beratin, synimi kryesor qe marrja e Kodikëve të Beratit, të njohur në botë si “Beratinus”. Njëri prej këtyre kodikëve daton qysh prej shek. VI pas Krishtit. Këtë strategji serbe të përvetësimit të trashëgimisë në përgjithësi po e quaj metohizëm. Përmes kësaj strategjie serbët janë përpjekur që ta marrin mbi vete çdoherë historinë e krishterimit lindor prej shqiptarëve, dhe kështu ata t’i lë pa histori, se janë ardhacakë, se janë fundamentalistë islamikë dhe kështu për t’i paraqitur Europës se janë të rrezikshëm për civilizimin e këtij kontinenti. Metohizmi më madh i shënuar në Kosovë është gjatë pushtimeve serbe të shek. XIV, pastaj gjatë periudhës osmane, dhe së fundi gjatë kohës së Millosheviqit. Fjala “metohi” shkurt do të thotë territori i kishës. Për më shumë kjo fjalë tregon një manastir që varet prej një qendre manastiriale më të rëndësishme për çështje ekonomike, fetare, pronësore etj. Sot Veton Surroi dhe Lutfi Haziri, me dashje ose pa dashje, janë shndërruar në strategjinë serbe të bërjes së metoheve nëpër Kosovë. Serbët e quajnë në fakt gjithë Kosovën tokë ose pronë të Kishës, dhe prej kësaj Kosova është Metohi sipas tyre. Dhe që të ndodh kjo tani po ndihmojnë dy vëllezër “metohistë”: Surroi dhe Haziri. I pari duke ua dhënë atyre gjithë trashëgiminë kulturore të krishterimit të ritet lindor Serbisë. I dyti duke u dhënë toka e prona këtyre, eksterritorialitet, kishave ortodokse. Ja kush po e bën Metohinë sot në Kosovë, dhe kush janë sufraganët (në kuptimin jo pezhorativ por atë klasik; d.m.th. ndihmës i klerit) e këtij procesi. Përfundimisht procesi i decentralizimi kur lidhet me kishat është një metohizëm, dhe se prej kësaj metohizmi është decentralizim dhe trashëgimi e gjithë kulturës kishtare të ritit lindor të vendit tonë. Nga 40 vendkulte që i ka kërkuar Serbia për status të eksterritorialitetit deri tani Surroi dhe bashkëpunëtorët e tij Serbisë ia kanë dhënë mbi 35 kisha e manastire.


Qasja historike dhe moderne ndaj trashëgimisë kulturore

Trashëgimia kulturore është e gjithë atyre që e kanë krijuar, e gjithë atyre që e kanë zhvilluar, e gjithë atyre që e kanë përdorur dhe e gjithë atyre që e kanë zotëruar apo pushtuar. Se kush e menaxhon një trashëgimi kulturore të një vendi të caktuar kjo përbën vetëm çështjen e përgjegjësisë ligjore dhe historike, dhe në vetvete janë vetëm akte teknike për botën e sotme të civilizuar. Kurrë trashëgimia kulturore s’duhet të njeh thyerjen e rendit dhe ligjit historik dhe praktik. Kjo do të thotë, supozojmë, se nëse nesër fillojnë serbët që të bartnin plisa në kokë shqiptarët duhet të krenohen dhe jo të zemërohen, e aq ma pak të thuhet se plisat u takojnë serbëve. Po kështu është edhe me kishat ortodokse të Kosovës. Shqiptarët më vonë fitojnë edhe një trashëgimi kulturore, islamin, prandaj faktikisht trashëgiminë e parë, në këtë rast ortodokse, në Kosovë, e kanë dorëzuar duke mos e jetësuar më atë kulturë, por dikush tjetër, në këtë rast serbët e kanë vazhduar së jetësuari atë kulturë të trashëguar nga shqiptarët dhe nga të tjerët, prandaj sot edhe identifikohet kështu poseduesi real, faktik dhe praktik i kësaj trashëgimie, dhe kjo paraqet bazën e tolerancës që thuhet shpeshherë. Toleranca nuk mund të rrijë mbi diçka që ti nuk do ta frenosh vetën prej diçkasë që të ka ikur nga dora, që duhet lëshuar pe, që duhet pranuar diversitetin etj. Shpeshherë ndonjë trashëgimi kulturore amësi, por vetëm kohësi, prandaj nacionalizimi i asaj lloj trashëgimie kulturore që s’ka amësi, është vetëm akt i përvetësimit, ashtu sikur pandeh Serbia se të gjitha kishat ortodokse në Kosovë janë serbe.


Dhënia e trashëgimisë kulturore dhe eksterritorialiteti krijojnë pasoja luftënxitëse

Praktikisht për jetën shoqërore dhe politike në të ardhmen e Kosovës ndryshe do të tingëllonte sikur të thuhej për bashkësinë fetare Kisha Ortodokse e Kosovës, e ndryshe Kisha Ortodokse Serbe. Nëse dikush synon që t’i mbrojë kishat ortodokse në Kosovë përmes eksterritorialiteti atëherë ky do të jetë dëmi më i madh për të ardhmen e këtyre kishave, pasi që përmes izolimit dhe pronësimit të dhunshëm do të krijojnë çdoherë ndenja tunduese tek shumica e njerëzve që jetojnë këtu. Dhënia e trashëgimisë kulturore të Kosovës sidomos ajo e mesjetës si dhe dhënia e eksterritorialiteteve në të ardhmen mund të krijojnë pasoja luftënxitëse. Kështu e shohim se çfarë politike po bëjnë sot liderët tanë të quajtur Veton Surroi dhe Lufti Haziri. Le të lutemi për ta!

 _______________________

CILA ËSHTË PRAPAVIJA E BISEDIMEVE TË VJENËS ?!  

      Shkruan: Sejdi VESELI

Prishtinë, 28 dhjetor 2006

Nga sjelljet e disa qarqeve relevante ndërkombëtare, ende pa u publikuar propozimi famëzi i z. Ahtisari, mund të nxirret përfundimi, se ky propozim nuk do të jetë aspak i favorshëm për ne shqiptarët.

»                « 

Marrëveshjet sekrete (1999) Ahtisari-Çernomerdin-Milliosheviq, do të reflektojnë

dukshëm në raportin e Ahtisarit për Statusin e Kosovës (!)

_______________________________

Nisur nga fakti se të ashtuquajturat Bisedime të Vjenës u përgatitën dhe u drejtuan nga specialist ndërkombëtar për përmbarimin e krizave ndërmjet popujve, çdoherë në përputhje me interesat e fuqive të mëdha, andaj edhe epilogu i tyre nuk mund të jetë ndonjë befasi për ne shqiptarët, veçanërisht për atë pjesë e cila e çmon drejt gjakun dhe sakrificat sublime të djemve dhe vashave të tij, që fatmirësisht nuk është e vogël.Në bazë të deklaratave të shtetarëve, diplomatëve dhe analizave të shumë analistëve të njohur euro-perëndimor, të publikuara në mjetet e informimit që prej fillimit të këtyre farë bisedimesh, kemi pasur mundësi të mësojmë për inferioritetin e palës shumë etnike kosovare.

Para fakteve të tilla, imponohej pyetja: pse ky inferioritet kaq i madh?

Përgjigja nuk kërkon mund të madh, mjafton që së pari të përjashtohet dilema, se  a po na mashtrojnë “negociatorët” kosovar, apo mjetet e informimit?Përveç faktit të ditur, se nga organizatori i këtyre far bisedimesh për delegacionin shqiptar ishte rezervuar pozita e pabarabartë, në raport me palën serbijane, mjafton t’u bëhet vetëm një analizë sipërfaqësore deklaratave( të cilat nuk përputheshin njëra me tjetrën) që u bënë nga anëtarët në përbërje të “Grupit të Unitetit dhe “Grupit Negociator për rrjedhën e bisedimeve në Vjenë,” dhe të përjashtohet dyshimi se qenkan mjetet e informimit ato që po na mashtrojnë.

Ky inferioritet i pranuar kokulur dhe i shprehur tek “negociatorët” kosovar, qofshin ata “elefantët” apo të vegjlit e tyre shpirt servil, ishte pasojë e mangësisë evidente në karakterin e shumicës prej tyre, të dy prej virtyteve kryesore, vendosmërisë dhe përkushtimit atëmëmëdhetar!Falë këtij inferioriteti, as edhe një kërkesë e vetme e drejtuesve ndërkombëtar edhe në këto far bisedimesh, jo vetëm se nuk u ballafaqua as edhe me një kundërshti të qëndrueshme, por përkundrazi u pranua me zemërgjerësi nga “negociatorët” kosovar.

Si rezultat i kësaj zemërgjerësie të palës shumë etnike kosovare, e cila është e dresuar, sidomos në këto vitet e pas luftës, për t’u pajtuar vend e pa vend me çdo kërkesë nga të huajt, jo vetëm se u bë copëtimi i territorit të Kosovës, duke e legalizuar dhe legjitimuar kontrollin e Serbisë në rreth 30% të territorit të Kosovës..., por edhe u përgatit terreni, jo për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, por për ndërrimin e kolonizatorit të deritanishëm ndërkombëtar, të unmikistanezve me ata eumikistanez. Siç dihet, Përfaqësuesi i veçantë i misionit të ardhshëm të BE (Eumikistanit), do të ketë kompetenca ekzekutive, të ngjashme me ato të Pedi Eshdaun i emëruar në krye të misionit të BE në Bosnje. Ai, do të ketë kompetenca të plota për të anuluar ligje dhe aktvendime gjyqësore, si dhe të shkarkojë cilin do zyrtar të IPVQ-ve, duke filluar nga kryetarët e komunave e deri te Kryetari i Kosovës, pa e konsultuar fare elektoratin i cili me votën e tij i ka mandatuar këta zyrtar.Epilogu i këtyre far bisedimeve është dëshmia e pakontestueshme, se ishte shumë i drejt kundërshtimi në vazhdimësi dhe i vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje, disa subjekte politike të mirëfillta kombëtare dhe Simboli i rezistencës kombëtare shqiptare Bacë Adem Demaçi, i kësaj farse të dëmshme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës!

Është momenti fundit që të gjithë ata që janë të mandatuar me votën e lirë të shqiptarëve dhe që krekosen si kaposhët para kamerave, për t’ia venë gishtin kokës dhe për të rishikuar sjelljet e tyre në raport me interesat e ligjshme të popullit. Është në interesin e tyre që të vendosin: të qëndrojnë në pozitat e servilëve të skajshëm ndaj “padronëve” të huaj apo besnik të mandatit që u ka dhënë vota e popullit. Por, duhet ta kenë më se të qartë, se nuk do të lejohen që për hir të interesave të tyre të liga dhe meskine, të luajnë me interesat legjitime të popullit. Po vazhduan si ja kanë nisur, me siguri nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë!

Është momenti fundit që Bashkësia Ndërkombëtare t’i rishikojë sjelljet e saj në raport me interesat e ligjshme të popullit shqiptar, sepse edhe kufijtë e  durimit të tyre janë të limitizuar. Po u kalua limiti i këtij durimi, pasojat do të jenë, jo vetëm të paparashikueshme, por edhe vështirë të riparueshme, jo vetëm për popullin shqiptar për edhe për Ballkanin në tërësi!

Është në të mirën e vetë Evropës Plakë që të lirohet nga mendësia e kaluar dyfytyrëshe, që në raport me popujt e saj të sillet, për dike nënë dhe për dike njerkë. Nëse tani për tani nuk është në gjendje për të korrigjuar gabimet nga e kaluara, në raport me popullin e saj ndër më të vjetrit, të mos bënë gabime tjera në raport me te, sepse ai përkundër dëshirës do të detyrohet të ngritet në mbrojtje të drejtave të tij.

Është në të mirën e vetë Evropës Plakë, që të bindet përfundimisht, se nëse nëpërkëmben interesat e ligjshme të shqiptarëve, rezistenca e tyre nuk do ndalet, për derisa nuk krijohen kushtet optimale për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të pa tjetërsueshme, për t’u vetë përcaktuar dhe për të vetëvendosur për të sotmen dhe të ardhmen dhe atë, vetëm në bazë të vullnetit të tyre të lirë!Është në të mirën e Evropës Plakë, që mos ta provojë vërtetësinë e vendosmërisë shqiptare për t’i dal zot Truallit amtar!!!

Kthehu ne fillim

&

 SERBIZIMI I TRASHËGIMISË KISHTARE BIZANTINE NË KOSOVË PËRFUNDOI 

NË PERIUDHËN OSMANE 

Anëshkrim në artikullin: “Kush po e bënë Metohinë?” të pastorit të kishës protestante të Kosovës - Dr. Fehmi Cakolli, botuar në rubrikën “Shkurt e shqip” të gazetës “Express” të datës 9 dhjetor 2006, fq.4-5.

 

“Edhe sikur e drejta të jetë një shpatë që po të zbret në zverk, mos u druaj t’i rrish nën të...!”

M. Fethullah Gylen

Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Shkrimi “Kush po e bënë Metohinë?” për shumë saktësi shkencore e mendim të qartë politik nuk duhet të mbetet e thënë “fushk në dushk...!” Kosova dhe kombi shqiptar në përgjithësi gjendet në një qark vicioz edhe me fajin e shërbyesve politikë shqiptarë, si gjithherë. Pastori Dr. Fehmi Cakolli ka shtënë në pikën e duhur. Të heqësh dorë nga e kaluara, për hire të allishverisheve politike të Fuqive të Mëdha me pushtuesin e Kosovës dhe veçmas të mos përfillësh trashëgiminë kulturore të identitetit të etërve që jeton në ne, e në themele të ardhmënisë shqiptare, është më shumë se tradhti para brezave paraardhës dhe pasardhës.

E kam pëlqyer formimin e “Ekipit të Unitetit” për “bisedimet për Statusin e Kosovës”  në Vjenë, për faktin se nuk e dëshiroja përsëritjen e marrisë shqiptare në Londër, më 1912/13. Kam shpresuar se “ekipi” do të bashkëpunojë me qarqet shkencore kombëtare e ndërkombëtare, dhe do të  angazhohet për jetësimin në Kosovën e pavarur të përvojave shtetërore ekzistuese më demokratike në botë, por nuk kam mundur ta marrë me mend se ata që dukën në sipërfaqe të “Ekipit”, për aspirata egoiste apo partiake, do t’u hapin udhë eksperimenteve: multietnicitetit johistorik në Kosovën me mbi 98% të banorëve me civilizim të etnisë shqiptare historike. Turqit e Kosovës, boshnjakët e Kosovës, goranët e Kosovës janë etni iliro-shqiptare, pjesë e civilizimit të kombit shqiptar me gjuhë miras nga bashkëpunimi me pushtuesit, kurse “egjiptasit” dhe “hashkalinjët” tanimë janë pjesë e patjetërsueshme e civilizimit kombëtar shqiptar. Ata nuk kanë tjetër atdhe as tjetër komb. Mbi këto shtylla ka mbështetjen konstatimi shkencor i Profesor Miftar Spahisë - Thaçit, në Dosjen “Rreth Kosovës” të dërguar kryetarëve: Bill Klinton, Boris Jelcin, Xhon Mejxhër, Fransua Miteran dhe Filip Gonzales, më 25 korrik 1993: “Kosova i përket vetvetes, dmth., kombit shqiptar. Ky është fakt, jo foksion, jo mitologji”.

Legalizimi i eksterritorialitetit të kishave (manastireve) ortodokse, të paqena serbe në gjenezën e tyre dhe pa asnjë shembull në botë, është ndarje e padrejtë e të kaluarës kolonialiste të Serbisë në Kosovë, dukuri e panjohur në historinë e shembjeve të fuqive kolonialiste evropiane në Ballkan, në Azi, në Afrikë, - kushti i parë për të mos pasur kurrë shtet as ligjshmëri në Kosovë. Kur kësaj t’i vije në krah decentralizimi vërtet anakronik territorial administrativ komunal të enklavave me shumicë serbe, ish-çifçinjë në tokat e bejlerëve shqiptarë nga mesi i shekullit XVIII dhe të kolonistëve serbë e malazias  nga viti 1912, do të thotë robëri e re serbe mbi një të tretën e popullit etnikë të Kosovës, do të thotë Kosova lëmë e gjithkujt, tokë e askujt, me mina të kurdisura ndërkombëtarisht për shpërthim me teledirigjim sa herë që të kërkohet defaktorizimi i Kosovës dhe i kombit shqiptar në përgjithësi, për interesa të fqinjëve sllavë e grekë ortodoksë. Me fjalët e Profesorit të Univerzitetit Mansfild të Pensilvanisë, të madhit Miftar Spahija - Thaçi në Dosjen e cituar, do të thoshim: “U teprue shumë. Kupa u mbush (...). Serbët janë pushtuesit e Kosovës. Kosovarët janë në trojet e veta (...). Kosova nuk asht nji enklavë në territorin e Serbisë. Ajo është vazhdim gjeografik dhe gjuhësor i Shqipnisë. Atë e pushtoi Serbia më 1912, dhe Konferenca e Londrës 1912-1913 mori nji vendim të padrejtë dhe fyes, kur ia dha Kosovën Serbisë, tue pre, në këtë mënyrë, kombin shqiptar përgjysmë”.

Konstatimet e pastorit Dr. Fehmi Cakolli:Shqiptarët e Kosovës para islamizimit kanë qenë  shumicë të krishterësh ortodoksë”, se “Kosova historikisht çdo herë ka qenë më shumë nën ndikimin e krishterimit lindor se sa atij perëndimor” janë konstatime shkencore të pamohueshme. Po kështu edhe konstatimi: “Shpeshherë nga intelektualë dhe islamistë të ndryshëm kur flasin për rolin e islamizmit të Kosovës ata pohojnë se pikërisht islami i ka ruajtur kosovarët nga shkrirja në serbë”- është plotësisht i mbështetur, por kërkon një zgjerim: Islami e ndërpreu serbizimin, malazezimin, bullgarizimin dhe greqizimin kryesisht në periferinë, në ledhin etnikë të njësisë etnokulturore të Shqipërisë dhe në mjediset shqiptare (ish Dardania dhe ish Maqedonia romako-bizantine, piemonti ku nisi ngjizja e kombit shqiptar dhe e njësisë së Shqipërisë etnike) të administruara nga kisha bullgare shënnaumiane - ekzarhiste osmane dhe kisha serbe shënsaviane-patriarkiste osmane në Mesjetën e vonë dhe në shekujt e parë të Kohës së re, pikërisht në periudhën e ngjizjes së gjymtyrëve të kategorisë historike shoqërore të kombeve ballkanike.

Këto teza i kam mbështetur me fakte nga viti 1971, në luftë për tapinë shqiptare të Kosovës në mesjetë - kundër pseudoshkencës historiografike e etnografike serbe. Këtu, mendimet e fisme dhe konstatimet e drejta të Dr. F. Cakolli më duket më e udhës t’i mbështesë me konstatimet në natyrën e mendimit historiografik dhe diplomatik brilant dhe antologjik të Profesor Spahisë, në Skicën “Rreth Kosovës - Verë 1993”:  “Turqit ishin komb islamik. Shqiptarët e kuptuan shpejt që nji tjetër rrugë fetare e ndryshme nga ortodoksia, mund t’ua shpëtonte shpirtin para Zotit, dhe, në të njejtën kohë, mund t’ua këpuste zinxhirët e serbianizimit ose të helenizimit. Ata e kapën momentin dhe nuk u luhatën gjatë çfarë me ba. Ishte nji moment unikal historik i nji rëndësie tejet të madhe. Dhe ata nuk e lanë t’u shpëtonte. Ata nisën me u konvertue në Islam për të qenë të ndryshëm, madje edhe në çështjet fetare, nga serbët dhe grekët e për të ruejtë kësisoj, individualitetin e vet si shqiptar. Islamizimi i tyne, ishte lëvizja ma racionale në historinë e tyne të gjatë të vuajtjeve nga invazionet sllave. Ata duhej të ndryshonin fenë, kjo ishte domosdoshmëri, sepse edhe nën zotnimin turk, përderisa ata nuk kishin kishën e vetë autoqefale, ata duhej të praktikonin fenë e tyne ortodokse në kishat serbe dhe greke. Si pasojë, ata ishin në rrezik me u asimilue nëpërmjet fesë, siç kishte ndodhë nën okupimin serb ose greko-bizantin. Shqiptarët nuk u luhatën, ata u konvertuen me mija, me qinda mija, së pari udhëheqësit e tyne, princat e tyne”.

Uroj që këtë shkrim ta lexojnë intelektualët kadaristë dhe katedralistë aktualë! Hëpërhë, ndalemi këtu. Konstatimi politik i Pastorit protestant për konstatimin politik të “përgjegjësit për minoritete” në “Ekipin e Unitetit”,  Z. Veton Surroise përderisa nuk ka asnjë shqiptar ortodoks në Kosovë prandaj edhe nuk mundet të quhet bashkësia fetare Kisha Ortodokse e Kosovës, por vetëm si Kisha Ortodokse Serbe (e Serbisë). Ky është kulmi rezonues i injorancës së një politikani që mbahet për lider në Kosovë (...). Ai e anashkalon aq keq historinë e Kosovës, sikur ai nuk e di se para islamizimit të Kosovarëve ata historikisht kanë qenë të krishterë ortodoksë; madje, çdoherë në Kosovë shqiptarët kanë qenë shumicë e të krishterëve të ritit lindor” - është kjo shprehje e integritetit dhe e guximit intelektual shqiptar të Z. Cakolli. E vetmja gjë që duhet të theksoj këtu është fakti se konstatimet e Z. Surroi dalin nga platforma politike e Qeverisë Çeku. Këtë e kam provuar vetë, në ditët sa po e mori postin e kryeministrit.

 Meqë midis punëtorëve shkencorë dhe qeveritarëve shqiptarë gjithandej në periudhën e tranzicionit nga komunizmi në demokraci dhe nga robëria në liri, është një gji deti pa trapa lidhës, në Të pamën për Nanën e një eprori të TMK-së, e para mësuese shqiptare në Drenicë, rastisi të takohem me Kryeministrin e sapofronsuar, i shoqëruar nga sfita. Dhe, sikur me ra radha t’ia uroj fronsimin, me pak rrotlla, dhe i shtrova një tufë kërkesa: “Po shkoni në Bisedimet në Vjenë. Mendoj se Ato duhet të  paraqiten si bisedime kosovaro-ndërkombëtare dhe jo shqiptaro-serbe; të mos pranohen eksterritorialitete të manastireve, por manastiret dhe kishat ortodokse historike të trajtohen si pasuri ortodokse vendore, kosovare, jo nacionale serbe. Të mbështetet qëndrimi shkencor se nuk ka xhami shqiptare, as kishë katolike shqiptare dhe as kishë ortodokse serbe. Perceptimi nacional i tempujve fetar është edhe antibiblik dhe antikuranor...!”

Kryeministri, Zoti Çeku, në mënyrën më lakonike, me një nënqeshje cinike, goditi këshillat e mia: “Vetëm edhe kjo na duhet...!”, kurse një sejmen i tij, me një arrogancë, shkoi edhe më larg. Ky ishte mësim për mua të ndjekë udhë të tjera, si në Kohën e Rugovës - Ndërkombëtarizimin e të vërtetave shkencore me Letra publike dhe me Letra interne - drejtuar personaliteteve ndërkombëtare dhe drejtuesve të UNMIK-ut.

Nuk qëndron i plotë konstatimi i hirësisë Z. Cakolli: “Gjatë kohës së Perandorisë Osmane në Kosovë ka ndodhur rrënimi dhe prishja e shumë kishave katolike, por jo edhe atyre ortodokse”. E para, kisha katolike në Kosovë nuk është më e hershme se pushteti nemanjid. Kishat e para katolike në qendrat zejtare e xehetarie të Kosovës ishin faltore të elementit evropianë: xehehetarë, tregtarë, diplomatë etj. Këto kisha do të goditën me Krisobulat dhe Zakonikët e carëvet nemanjid, shumë para filleve të Islamit. Fillet e aktivitetit administrativ të Kishës romano-katolike në trojet shqiptare të Tivarit (në territorin e “Shqipërisë Venedikase”) nisen në fillim të shekullit XII, kurse konsolidimi i Administratës së kishës romano-katolike në Kosovë ndodhi në periudhën e lulëzimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, pikërisht në shek. XVI/XVII, nën patronatin e Papatit dhe të Evropës. Kjo është edhe periudha më e fuqishme e autoqefalitetit të Patriarkisë Ortodokse të Pejës, që shënoi kurorëzimin e procesit të serbizimit të kishës bizantine në Kosovë dhe zyrtarizmin osman të përvetësimit të trashëgimisë fetare e kishtare shqiptare të ritit lindor në trevat shqiptare të administruara nga Patriarkana e Pejës.

Të konstatojmë edhe këtë fakt: Deri në fund të shekullit XVII, kur në njëfarë dore mori fund kalimi masiv i shqiptarëve në Islam me ndërhyrje të Papatit, të Rusisë dhe të Evropës në çështjet fetare në Perandorinë Osmane, nuk pati as rrënime të kishave ortodokse. Tani, shqiptarët myslimanë ishin ata që i rrënuan kishat e tyre ortodokse, me gurtë e të cilave aty-këtu bënë xhami, kulla, mure oborresh ose mullinj. Kisha ortodokse institucionale osman,  do të lulëzojë si kishë serbe pakthyeshëm nga pjesa e dytë e shekullit XVIII, përkatësisht gjatë shekullit XIX, gjithnjë nën mbrojtje të pushtetit osman dhe nën patronatin ndërkombëtar shtetëror dhe kishtar ruso-evropian.

Këtu, tashti, e do nevoja t’ia ofrojmë fjalën Profesor Spahisë: “Konvertimi në islam u diktue nga nevoja për të ruejtë kombësinë shqiptare, për të qenë ndryshe nga serbët dhe grekët dhe jo nga nji krizë ndërgjegjeje në Jezu Krishtin. Ata ia kishin frikën dhe e urrenin popin, që serbizonte dhe pap�-in që i helenizonte, por jo priftin katolik, sepse ky nuk rrekej me i latinizue. Gati gjithë populli shqiptar u ba mysliman. Ky konvertim masiv u dha mundësinë dhe lehtësinë atyne shqiptarëve, të cilët parapëlqyen me mbetë ortodoksë që të ruenin gjuhën dhe kombësinë shqiptare” - brenda ledhit territorial islam përkufizues të qenies Shqipëri Etnike.

Në shkrimin e Pastorit të nderuar hasim, për të parën herë, një koncept shkencor filozofiko-historiografik lëndor: Metohizëm përdukurinë e pranimit të kantonizimit serb të Kosovës përmes decentralizimit komunal dhe eksterritorialitetit serb të mbi 35 manastireve dhe të kishave ortodokse të Kosovës. Konstatimet se “Metohizmi (është) strategjia serbe për t’i lënë shqiptarët ardhacakë dhe fundamentalistë” islamë, në trojet stërgjyshore, është gjedhë aktuale e mendimit politik dhe shkencor shqiptar. Do të mbetët në analet e mendimit shkencor dhe politik konstatimi i Dr. Fehmi Cakollit se koncepti “metohizëm” ngërthenë aspiratën serbe shekullore për përvetësimin e trashëgimisë bizantine-ortodokse në Kosovë dhe gjetkë në trojet shqiptare, por konstatimit se “Sot Veton Surroi dhe Lutfi Haziri, me dashje ose pa dashje, janë shndërruar në strategjinë serbe të bërjes së metoheve nëpër Kosovë (...), sufraganë (në kuptimin jo pezhurativ por atë klasik; d.m.th. ndihmës i klerit) e këtij procesi”, kur ti shtohet edhe konstatimi në vijim se “Trashëgimia kulturore është e gjithë atyre që e kanë krijuar, e gjithë atyre që e kanë zhvilluar, e gjithë atyre që e kanë përdorur dhe e gjithë atyre që e kanë zotëruar, apo pushtuar” është mendim politik, etnografik dhe historiografik antologjik.  

Mbi këtë amplitudë, Profesor Miftar Spahija - Thaçi, do t’i thërriste  UNMIK-ut, Ahtisarit, Kofi Annanit, Grupit të Kontaktit, sot, me fjalët që ua kishte drejtuar, më 1993, burrave shtetëror më të rëndësishëm, për Krizën e Kosovës dhe Çështjen shqiptare të ndërlikuar me dhunë diplomatike ndërkombëtar në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës, dhe në Konferencën e Versajës: “Shqiptarët nuk kishin një kishë të veten, autoqefale që të kujdesej për nevojat e tyne shpirtnore në gjuhën e tyre. Ata duhej t’i thithnin mësimet e Jezusit përmes popit serb ose pap�-it grek. Nuk kishte rrugë tjetër. Feja ishte gjithçka në kohën bizantine, në qoftë se njeriu nuk donte të shkëputej nga Zoti dhe të përbuzej nga njerëzit. Shqiptarët duhej të shkonin në kishën serbe që të kuptoheshin prej Zotit. Zoti ishte nga ana e Serbisë. Ai nuk njihte shqipen, por njihte gjuhën greke, serbe, bullgare(...)! Grekët, bullgarët dhe serbët nuk kishin ndonjë arsye me u ba muslimanë. Turqit jo vetëm respektonin fenë e tyren ortodokse, por njihnin, gjithashtu, madje patriarkatet kombëtare respektive: prandaj, pse me u konvertue në Islam? Sot, mburren  që kanë ruejtë fenë e vet ortodokse për të marrë lëvdata prej evropianëve dhe amerikanëve dhe, në të njejtën kohë, për të qortue e fajësue shqiptarët, si nji entitet fetar i huej brenda kristianitetit evropian! Si pasojë, ata presin të shpërblehen në dam të viseve shqiptare (...). Sot Serbia po i errëson problemet. Ajo po përzien politikën me fenë me qëllim që të grabisë tokë në dam ose ma fort me vrasjen e popujve dhe kombeve islamë (...). Serbët mburren se janë flamurtarët e kristianitetit evropian kundër Islamit. Sesa beson Evropa a sesa mashtrohet Evropa, kjo asht nji çeshtje e gjakut të përbashkët sllav me Rusinë, e miqësisë evropiane dhe amerikane, e bazueme në interesat strategjike (...). Miqësia me serbët asht nji njollë e zezë në ndërgjegjen e Evropës dhe t’Amerikës. Nuk e vlen të kesh nji mik të tillë, të zhytun në gjak dhe në turp.”

Pastori protestant Dr. Fehmi Cakolli, me të drejtë dhe mbështetje logjike, politike dhe historike, proteston: “...nacionalizimi i asaj lloj trashëgimie kulturore që s’ka amësi, është vetëm akt i përvetësimit, ashtu sikur pandeh Serbia se të gjitha kishat ortodokse në Kosovë janë serbe (...). Nëse dikush synon që t’i mbrojë kishat ortodokse në Kosovë përmes eksterritorialiteti atëherë ky do të jetë dëmi më i madh për të ardhmen e këtyre kishave, pasi që përmes izolimit dhe pronësimit të dhunshëm do të krijojnë çdoherë ndjenja tunduese tek shumica e njerëzve  që jetojnë këtu”.

Hirësia e tij, Cakolli, e përmbylli shkrimin me plot mesazh që i shkon natyrës së pozitës së tij të udhëheqësit shpirtëror të ungjillorëve: “Kështu e shohim se çfarë politike po bëjnë sot liderët tanë të quajtur Veton Surroi dhe Lutfi Haziri. Le të lutemi për ta!” - Unë, megjithatë, do të kërkoja t’i ndalojmë jo vetëm ata, por Qeverinë kukull unmikiane, sepse dëmi i aminimeve të saj është më i pariparueshëm se sa shtyrjet  e zgjidhjes së statusit konjuktural ndërkombëtar të Kosovës, dhunë kjo ndërkombëtare ndaj Çështjes shqiptare, e vetme e mundshme për zgjidhje të drejtë me Vetëvendosje të popullit. Profesor Miftar Spahija do të kërkonte: “Serbia le t’i sosë ditët e padenja në mënyrë paqësore, siç i kanë sosë përpara saj disa perandori të tjera!”

                                              Prishtinë, 13 dhjetor 2006

Kthehu ne fillim

__________________________________

„Zëri i Amerikës“

POLITIKA KOSOVARE  PAS STATUSIT DO TË KONTROLLOHET NGA  ZYRA E BE-së

E CILA MUND TË SHKARKOJË ÇDO ZYRTARË QË AJO MENDON

SE E PENGON ZBATIMIN E PROCESIT TË PAQES

Ilir KONOMI

Dy lobistë amerikanë që sapo janë kthyer nga një vizitë në Kosovë, thonë se elita politike e Prishtinës duhet të flasë hapur qysh tani se çfarë elementesh duhet të përmbajë plani i negociatorit ndërkombëtar Marti  Ahtisari. Në intervistat që i dhanë Zërit të Amerikës, ish kongresmeni Xho DioGuardi, i cili kryeson Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe këshilltarja juridike e kësaj Lidhjeje, Shërli Klois-DioGuardi, komentuan mbi disa nga problemet e mundëshme me të cilat përballen sot politikanët në Kosovë.

DioGuardi dhe  Sh.K.DioGuardi

Ish kongresmeni Xho DioGuardi, prej kohe mbështetës i pavarësisë për Kosovën, thotë se shqiptarët duhet të tregohen më aktivë në përpjekjet për të kërkuar të drejtat e tyre.

"Udhëheqësit e Kosovës duhet të shikojnë realitetin dhe realiteti është se kur kërkon pushtetin, kur kërkon të jesh shtet i pavarur, kjo nuk është e lehtë sepse askush nuk ta dhuron atë por duhet ta kërkosh vetë në mënyrë të unifikuar, të koordinuar dhe me zë të lartë".

Episodi që lidhet me tensionet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se nuk i shqetëson shumë drejtuesit e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Shërli Klois-DioGuardi nuk mendon se politikat partiake në Kosovë mund të ndikojnë shumë në vendimet e komunitetit ndërkombëtar për statusin.

"Pavarësisht se cila parti politike e udhëheq vendin dhe se çfarë qeverie koalicioni ndodhet në pushtet, ajo që ka rëndësi është se çfarë mesazhesh, çfarë sinjalesh i dërgon komunitetit ndërkombëtar elita politike. Dhe problemi që shikoj unë është mungesa e unitetit për çështjet kryesore. Në këtë rast, çështja kryesore është që të mos ketë më shtyrje dhe negociata, sepse ka zëra që Beogradi po përpiqet të sigurojë dy raunde të tjera bisedimesh pasi të publikohet plani i zotit Ahtisari".

Jo vetëm kaq, thonë lobistët nga Nju Jorku. Me aq sa dihet deri tani nga propozimi i shumëpritur i kryenegociatorit ndërkombëtar, Kosova e pas statusit mund të ketë një zyrë civile ndërkombëtare, të drejtuar nga Bashkimi Evropian, e cila do të funksiononte ashtu si në Bosnje.

"Mua më shqetëson shumë fakti që kjo zyrë ndërkombëtare civile do të ketë një kontroll mjaft të madh mbi jetën politike të Kosovës dhe mund të shkarkojë çdo zyrtar që ajo mendon se e pengon zbatimin e procesit të paqes. Këto do të ishin kompetenca shumë të gjera dhe mendoj se udhëheqja kosovare duhet të dalë qysh tani dhe të thotë se kjo i ngjan në fakt Bosnje-Hercegovinës e se ajo nuk dëshiron të ecë në një rrugë të tillë, pasi kjo do ta shtynte përsëri statusin e Kosovës".

Zonja Shërli Klois është gjithashtu kundër çdo plani që do ta linte veriun e Mitrovicës me një status të papërcaktuar, gjë që sipas saj do ta lejonte Beogradin t’i përdorte serbët e Kosovës si vegla të tij.

Prandaj ajo mendon se tani është koha që udhëheqësit e Kosovës të flasin hapur se çfarë elementesh duhet të përmbajë plani i zotit Ahtisari. Ata, këshillon ajo, duhet të udhëtojnë më pak jashtë shtetit dhe të shkojnë qytet më qytet e fshat më fshat për të diskutuar me popullatën mbi të ardhmen e Kosovës.

Ish kongresmeni Xho DioGuardi mendon se edhe pas propozimit të zotit Ahtisari, rruga drejt pavarësisë nuk do të jetë aspak e lehtë.

"Ahtisari duhet të gjejë rrugën për një rezolutë të re në Kombet e Bashkuara e cila ndonëse nuk do ta shpallë pavarësinë, do ta lejonte Kosovën që ta shpallte vetë pavarësinë dhe të tërhiqte mbështetjen e vendeve të tjera për ta njohur atë si shtet të pavarur, ashtu siç veproi Kroacia në vitin 1991 kur ajo u njoh nga Gjermania dhe pastaj nga vendet e tjera".

Por për të arritur këtë, thotë zoti DioGuardi, shqiptarëve të Kosovës do t’u duhet të bëjnë shumë punë.

Ai beson ndërkaq se Shtetet e Bashkuara së bashku me Britaninë do të jenë dy vendet të cilat do të udhëheqin përpjekjet në arenën ndërkombëtare që Kosova të fitojë pavarësinë.

"Ka rëndësi të kuptohet se Shtetet e Bashkuara  vazhdojnë të jenë aleati më i mirë që kanë shqiptarët".

Debati sot për sot është përqendruar te pavarësia politike. Por, thotë zonja Shirley Cloyes, në kushtet e tanishme, pavarësia ekonomike për Kosovën do të kishte rëndësi të veçantë.

"Kyçi është që Kosova të arrijë atë shkallë që ajo të jetë e pavarur ekonomikisht, ose të paktën të hyjë në këtë rrugë, sepse është skandaloz fakti që 70% e popullatës në Kosovë është e papunë".   

//ze//23.XII.2006

Kthehu ne fillm

__________________________________________

KOLONIALIZËM PËR TË MIRËN TONË!?

Shkruan:Shqiptar OSEKU


Pas gjoja pavarësisë, misionet e huaja do të kenë emërtime të reja por pushtetin e vjetër, në mënyrë që ‘t’i korrektojnë’ vendorët. Diplomatët pohojnë, natyrisht, se kjo është ‘në të mirën e Kosovës’. Por sikur ata të udhëhiqeshin vërtet nga ky qëllim, ekzistojnë mënyra tjera më adekuate për të na ndihmuar. Në fakt, misionet e huaja rrinë këtu parësisht për ta pacifikuar nacionalizmin serb, duke e eliminuar, apo mundësisht duke e shtyrë sa më larg vetëvendosjen.


Imtësitë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës mbeten të panjohura, meqë negociatorët janë kujdesur urtësisht që opinioni të mbetet në terr. E megjithatë, vizionin e përgjithshëm e dinë tashmë edhe fëmijët. Në atë vizion, copëtimi etnik i Kosovës është permanent: enklavat etnike, që e sfidojnë madje edhe Rezolutën 1244, zgjerohen, forcohen, e legjitimohen.

 

Misionet e huaja ndërrojnë akronimet, e nuk kanë nevojë ta miratojnë bash çdo vendim kështu si sot; por e konservojnë thelbin e mandatit kolonial: mbajnë prapë imunitetin nga llogaridhënia, veton ndaj çdo vendimi vendor – në radhë të parë, ndaj çdo vendimi që mund të interpretohet se prek sovranitetin e Serbisë – si dhe një kontingjent legjionar që garanton zbatimin e ‘sugjerimeve’. Ndërkaq, në ato lëmi tradicionale që e demonstrojnë sovranitetin e një shteti: ushtria, Ministria e Punëve të Jashtme, ulësja në OKB, Kosovës jo vetëm që nuk i lejohet qasja, por nuk i ofrohen as afate a kushte eventuale për t’i plotësuar që ta fitojë të drejtën e qasjes. Pro forma, Kosova nuk do të quhet ‘e pavarur’ as në të ardhmen. Ekonomikisht, bunkerizimi etnik e sovraniteti i kufizuar janë garancia e mjerimit.

Shkurt, është fjala për një reformë tipike koloniale, që shpreson sall të krijojë një dorë legjitimitet e qeverisje më të lehtë të kolonisë, ndërsa vazhdon ta mohojë nevojën për demokraci, vetëvendosje e zhvillim vetjak. Por diplomatët thonë, natyrisht, që reforma është sajuar për të mirën tonë. Fjalori i tyre është një kopje indigo e fjalorit kolonial nga vitet 1950, kur fuqitë koloniale sajonin përditë reforma ‘për hir të indigjenëve’: ne gjoja s’paskemi ende përvojë, shkathtësi, fuqi, kuadro, dije, burime a talent për të vendosur vetë. Po e ushtruam ne vetëvendosjen, kushedi se çfarë tmerresh do të ndodhin... Shqiptarët budallenj, pra: edhe u nxjerr sytë, edhe s’ta dinë për nder.


Në fakt, historia dëshmon se plot vende të dekolonizuara kanë qenë goxha të suksesshme. Në ato vende ku ka pasur probleme, shumica dërrmuese e tyre nuk kishin origjinë vendore, po ishin pasoja të drejtpërdrejta të kolonializmit evropian. Ky fakt është i njohur e i pranuar botërisht edhe nga OKB-ja, që në deklaratën e vet kyçe për vetëvendosje thekson: ‘Vetëvendosja është e drejtë e çdo populli të kolonizuar. Mungesa e përgatitjes në lëmin e politikës, ekonomisë, shoqërisë apo edukimit nuk mund të merret si pretekst për ta vonuar vetëvendosjen’ (Rezoluta 1514 e KS të OKB-së, 1960).

Po t’i kishte mbetur dikujt te ‘e mira e Kosovës’, ekzistojnë, natyrisht, mënyra shumë më adekuate për ta mbrojtur atë. P.sh. duke njohur të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje përmes referendumit, e duke pranuar pa paragjykim rezultatin çfarëdo qoftë ai: bashkimin me Serbinë, mëvetësinë e Kosovës, apo bashkimin me Shqipërinë. Duke mbështetur demokracinë qytetare dhe të drejtat minoritare përbrenda suazave të zgjidhjes së votuar. Si dhe, nëse kjo zgjidhje cenohet nga jashtë, duke e armatosur e mbështetur atë ushtarakisht kundër çdo rreziku eventual. Kjo zgjidhje, natyrisht, është krejtësisht e mundshme dhe e realizueshme. Ajo është e preferueshme politikisht, meqë siguron baraspeshë e stabilitet afatgjatë në regjion. Ajo është e pëlqyeshme ekonomikisht, meqë çliron forca dinamike në tërë regjionin, duke i ulur shpenzimet e taksapaguesve evropianë. Dhe është e drejtë moralisht, meqë na çliron të gjithëve – neve në Ballkan, e tjerët në Evropë – prej barrës inkriminuese të së kaluarës.

 
20.12.2006

Kthehu ne fillim

_______________________________________________

 

PËRGJEGJËSIA E LIDERSHIPIT POLITIK DHE SFIDAT ME TË CILAT

PO PËRBALLET KOSOVA

Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)

 18 Dhjetor 2006

Kosova mbetet qendra e zhvillimeve politike në Ballkan dhe për të ende nuk ka një mendim të qartë se cila do të jetë e ardhmja e saj. Ahtisari tashmë e ka kryer funksionin e tij. I ka mbetur ndoshta takimi i fundit me Grupin e Kontaktit dhe KS të OKB-së. Ndoshta për Kosovën do të ketë një bashkëpunim midis amerikanëve dhe evropianëve, duke e lënë çështjen në njohjen bilaterale nga sa më shumë shtete në botë. Edhe nëse Rusia do të vendosë “veton”, në krahun e saj mund të mbeten shumë pak shtete, që nuk do ta “njohin” Kosovën. Zgjidhja e statusit të Kosovës në këtë mënyrë mund të jetë rast i veçantë i procesit të natyrshëm drejt pavarësisë, nëpërmjet zbutjes së situatës politike. Sot shumë shtete e kanë deklaruar njohjen e pavarësisë së shtetit të ardhshëm ballkanik. Njohja dhe institucionalizimi i shtetit më të ri në Ballkan në këtë formë, mund të jetë rruga më e mirë, se sa pranimi i pavarësisë “me sovranitet të kufizuar”, qoftë kjo me vendim të KS të OKB-së.

Por “vetoja” ruse mund të shkaktojë pasoja të tjera. Reagimet mund të jenë të menjëherëshme. Kush do të përballet me pasojat, nëse vërtet situata destabilizohet? Kush mund ta ketë të ”shkruar” në ballë që do të hedhë hapin i pari? Ngjarjet në këto shtatë vjet kanë shprehur vullnetin e shumicës së popullsisë në Kosovë. Tendenca e politikës botërore sot, e mbështetur në parimin e ruajtjes së ekuilibrave midis “të mëdhenjve” nuk mund të veprojë pa mbarim, si kudo, edhe në rastin e Kosovës. Reagimi i fundit dha sinjale, por tani për opinionin është e rëndësishme të hiqet dorë nga manifestimet me dhunë dhe të demonstrohet në mënyrë paqësore, brenda standardeve demokratike, në kërkim të pavarësisë, duke rritur numrin e pjesëmarrësve në sheshe. Reagimi i demonstruesve në Prishtinë tregon se problemet nuk janë ashtu siç duken.

 

Kush e çoi Kosovën në këtë pikë? Problemi shtrohet i qartë: A është e sigurt politika shqiptare se në krahun tjetër nuk po punohet që Kosova veriore të jetë një hapësirë “autonome”? A është ajo e sigurt se Kosova në OKB do të marrë statusin e vendit të pavarur si çdo shtet tjetër anëtar, apo kemi të bëjmë me një status fiktiv, për pavarësi fiktive, ku institucionet vendore nuk kanë të drejta? Kosova do të jetë pa Ministri të Jashtme dhe të Mbrojtjes. Pra, për shumë kohë Kosova nuk do të ketë pavarësi. Kush deklaron të kundërtën dhe pse? Kjo kërkon trasparencën e politikës shqiptare, e cila ka gënjyer veten dhe kërkon të vërë në gjumë dhe të tjerët. Pse nuk u thuhen shqiptarëve problemet siç janë? Kosova mund të marrë një formë shumë të zbehtë të “shkëputjes” nga Serbia dhe “negociatorët” të mërzejnë të qetë me bindjen se “e bënë detyrën”. Diplomatë perëndimorë thonë se Ahtisari do ta paraqesë raportin dy javë pas zgjedhjeve në Serbi dhe sipas tyre, po i njëjti raport përmban rekomandimin “për një lloj pavarësie” për Kosovën. Çfarë lloj pavarësie do të jetë kjo? Sa lloj pavarësish ka në jurisprudencën ndërkombëtare? Popullin nuk mund ta mashtrojë askush. Shtatë vjet janë të mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë po ndodh mbi këtë proces pavarësimi. Cila do të jetë rruga e pavarësisë së vërtetë dhe kush mund të përgjigjet për këtë?

Klasa politike shqiptare sot është e zhvlerësuar si mbartëse e vlerave të luftës çlirimtare në Kosovë. Ajo e ka dëmtuar sakrificën e popullit për liri. Në këto shtatë vjet, edhe në Tiranë nuk është punuar për rritjen e parametrave të ndërgjegjes kombëtare. Kjo nuk bie erë të mirë. Si mund t’i shërbejnë kësaj karrigeje kushinetat politike që deklarojnë se “shqiptarët përbëhen nga dy kombe”, si mund të kontribuohet kur anatemohet lufta e popullit dhe UÇK-së si “krijesë e Beogradit”. Klasa politike duhet të nxjerrë përgjegjësitë, duke analizuar dhe shpjeguar raportet politike që ndikojnë në përshpejtimin e proceseve të pavarësismit. Mos vallë duhet të mendojmë se politika shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë ka vetëm “çelsat e kashtës”? Atëherë kush bën patriotin këtu dhe pse me kaq zjarr?

Të gjitha opsionet janë hedhur në tavolinë dhe nuk po sjellin ndonjë gjë të re, përkundrazi, po vërtetohen dyshimet e shprehura më parë mbi të ardhmen e Kosovës. Problemi mund të shtrohet thjesht: Pa Albinin, që do të thotë pavarësi e kushtëzuar apo “hiçpavarësi” dhe me Albin Kurtin, që do të thotë “vetëvendosje”, pra shtet sovran i Kosovës. Po nëse qindra mijëra shqiptarë të Kosovës do të “hapin” kufirin në drejtim të Republikës së Shqipërisë, atëherë çfarë qëndrimi do të mbajë komuniteti ndërkombëtar? Në deklarimet e institucioneve ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës ka një frazë ku thuhet: “të respektohet vullneti i shumicës së popullit në Kosovë”. Kjo rrugë të çon tek kërkesat e lëvizjes “Vetëvendosja”. Pra, populli shqiptar, i përfaqësuar në masën 97 % në Kosovë, nuk e ka thënë fjalën e tij. Atëherë, kush do ta bindë atë që slogani politik është i vërtetë? Kush po i thotë të kundërtën? Çështja e pavarësimit do të varet nga mënyra se si do të trajtohet mesazhi që jep populli. Ai e dha atë në ditën e festës së Flamurit në Prishtinë. Përderisa Ahtisari, BE-ja, SHBA-të dhe KS në OKB, japin sinjale për plotësimin e “vullnetit të shumicës”, atëherë ta provojnë këtë parim për zgjidhjen e situatës në vendin problematik. Është thënë dhe më parë, “thembra e Akilit” në Kosovë është Mitrovica, dhe për të duhet të çohemi të gjithë në këmbë, për sovranitetin e Kosovës, të gjithë duhet të jenë në këmbë dhe të mos pranojnë slogane bajate që po u del boja.

Bisedimet me palën serbe nën mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar, u bënë si u bënë dhe dhanë çfarë dhanë, tani nuk ka më dyshim se serbët nuk reaguan pozitivisht. Pranimi i palës shqiptare për t’u ulur në bisedime me kriminelët e luftës, kur ende ata nuk u kanë kërkuar falje popujve për gjenocidin e përsëritur në Ballkan, duhet parë me rezerva. Vlerësimet maksimale të faktorit ndërkombëtar kaluan shpejt, por ato nuk mund të vënë kurrë në një plan fitimtarët me kriminelët e luftës. Pala shqiptare është në krahun e fitimtarëve, e megjithatë ajo „lëshoi pe“ në mënyrë të ndërgjegjshme, duke llogaritur koston e pakënaqësisë në shtresat e popullit shqiptar në Kosovë. „Rezultatet“ e bisedimeve e kaluan parashikimin e vërejtjeve. Dihet që Serbia ka bërë luftë me tërë botën demokratike në tri raste në Ballkan, dhe veçanërisht për Kosovën, faktori ndërkombëtar nuk mund t’ia kthejë më me dëshirë Kosovën Serbisë. Nuk mund të pranohet një lloj kapitullimi, që do të kthente 180 gradë vlerat e fitores së luftës. A mund të quhet Perëndimi humbës i luftës në Kosovë? Sigurisht që jo, kjo mund të lakmohet vetëm në Serbi.

Situata shpjegohet thjesht: SHBA-të, BE-ja dhe NATO nuk mund të pranojnë që luftën e tyre në Kosovë ta kthejnë në nivelin “O”. Ku ishte qëllimi i luftës, dhe nëse mendohet e kundërta, atëherë të pranohet se objektivat politikë të luftës 98-99 nuk janë zgjidhur. Çfarë duhet pranuar, që çdo gjë të nisë nga e para?! Ku ishim, hiç gjëkundi. Kjo vërtet nuk pranohet por nuk(dhe) mund të ndodhë.(!!) Në politikën perëndimore ka një shpresë, e cila lidhet me shansin e forcave reformatore në Serbi, që mund të triumfojnë në zgjedhje kundër krahut politik radikal që trazon thekshëm ujërat në këtë vend.

Në zhvillimet politike, është parë se rastet provokative nuk mungojnë. Krahasimin nuk bëhet për të shpërndarë peshën e fajit. Së fundi, në Kosovë rishfaqen maskat me uniforma ushtarake që nënkuptojnë se „diçka tjetër“ lëviz nën rrogoz. Nuk lënë shije të mirë pretendimet e politike, të cilat akuzojnë brenda sistemit për „tendenca destabilizimi“. Çfarë duhet thënë për praninë e elementëve të sigurisë në Kosovë dhe paaftësinë së tyre kur „maskat“ konfrontohen me armë me SHPK-në, dhe më pas ikin „në drejtim të paditur“?! Kjo nuk mund të jetë kaq e thjeshtë.

Ata që kërkojnë vërtet pavarësinë janë djemtë dhe vajzat e Kosovës, që nuk fshihen as prapa maskave e as psej strukturave të sigurisë, por demonstrojnë në mes të ditës duke shpalosur kërkesat e tyre. Çfarë mund të pretendojnë Thaçi e Surroi, pas lumit të akuzave, përballë maskave dhe grupeve të armatosura që bëjnë karrshillëk?! Kjo ende nuk dihet. Së fundi, qarkullon një njoftim për shtyp, i cili deklaron të dhëna të sakta mbi organizatorët dhe pjesëtarët e „grupeve të armatosura“. Mos vallë duhet marrë kjo për sensacion apo ka një të vërtetë brenda saj?! Çfarë mund të sqarohet pas tyre? Pavarësisht të vërtetave në deklarime, që burojnë nga të gjitha anët, besohet se as Çeku, Thaçi, apo Surroi&CO nuk e kanë situatën në dorë në vend dhe veprimtaria e strukturave kriminale në Kosovë është e rrezikshme. Për këtë dikush tjetër ndoshta duhet të akuzohet. Si veprimi i mefshtë dhe mosveprimi i strukturave të sigurisë, tregon institucionet në Kosovë nuk janë në atë nivel, sa t’u shkojnë problemeve në fund. Dhe kjo e ka një shpjegim.

Nuk është çështja që në këtë koment të përdorim termat nacionaliste që më së shumti prishin punë. Fenomeni i mostrasparencës së klasës politike në thelbin e shfaqies së saj, mbi rolin që ajo ka marrë në zgjidhjen e problemit të statusit, flet qartë. Është një situatë kompromentuese, duke e lënë opinionin qytetar të dyzuar. Nga njëra anë duket sikur çështja e pavarësisë është e zgjidhur(!) nga ana tjetër, askush nuk merr përgjegjësitë për ta bërë vërtetësisht të qartë situatën politike, se ende ka shumë punë për t’u bërë. Askush nuk pranon me kurajo se politika e ndjekur deri tani ka shkaktuar një dëm të madh çështjes së pavarësisë, duke shpenzuar kohën dhe energjitë në drejtimin e gabuar. Mungesa e trasparencës ka sjellë reagimin, në formën e vetëveprimit të një mekanizmi popullor „të padukshëm“. Kjo nuk është pak për të injoruar aspiratën popullore për liri dhe pavarësi. Atëherë ku qëndron vërtet problemi i konfliktit në Kosovë dhe a mund të arrihet restaurimi i situatës? Sot të gjithë flasin në emër të popullit për të mbrojtur qëndrimet respektive. Të flasësh në emër të popullit kur e gëzon mandatin, kjo nuk është gjithçka, sepse edhe kështu shmangen përgjegjësitë politike. Situata krijon bindjen se marrëdhëniet horizontale social- politike në Kosovë janë denatyruar, aq sa politikanët shqiptarë të hutuar nuk po njohin më veten. Humbja e besimit në popull dhe hutimi politik kanë dhënë dhe po japin kohë të mjaftueshme për të punuar nën rrogoz kundër pavarësimit të Kosovës. Kjo tashmë ka ndodhur e, megjithatë, populli vazhdon të durojë. Negociatat nuk dhanë rezultate. “Zarfi” i Ahtisarit një ditë do të hapet, por nuk pritet që ai të sjellë ndonjë çudi. Kriza e besimit tek politika për popullin shqiptar në Kosovë nuk jep shanse për të mëshiruar askënd.

Kthehu ne fillim

____________________________________________________

 

DREJTËSIA NDËRKOMBËTARE NË RAPORT ME TË DREJTAT E SHQIPTARËVE

KA MBETUR AJO E VJETRA!

Shkruan:Sejdi VESELI

Prishtinë, me 13 dhjetor 2006

Parimi i drejtësisë që vazhdon të aplikohet nga Bashkësia Ndërkombëtare, ka mbetur ai vjetëri, “për dike nënë e për dike njerkë!”

   Me 28 dhe 29 nëntor 2006 në Kryeqytetin e Letonisë, në Riga, u mbajt SAMIT-i i radhës i subjektit më të  madh ushtarak të kohës i njohur me emrin NATO.

Në kuadër të këtij SAMIT-i, përveç tjerash u diskutua edhe për çështjet e ndjeshme e që kanë të bëjnë me sigurinë  në Evropën Juglindore, me theks të posaçëm, në Ballkan.

Pamje nga Samiti iRigas në Letoni

____________________

   Për koincidencë fillimi i këtij SAMITI përputhej me Festën më madhore kombëtare të shqiptarëve-Ditën e Flamurit të tyre Kombëtar. Siç dihet, edhe gjatë kësaj kremteje, shqiptarët ishin të detyruar të ngriheshin në demonstratë paqësore, për të kundërshtuar pazarllëqet që po ribëhen me të drejtat e tyre të natyrshme, edhe pse me këtë rast ata u përballën, si dhe në të kaluarën me gazin lotsjellës, me lëndët paralizuese nervore dhe me arrestime të bijve dhe bijave të tij besnike. Megjithatë, ata prisnin me plotë të drejtë, se më në fund nga ky SAMIT i këtij organizmi serioz ndërkombëtar, do të merrej ndonjë vendim i favorshëm për interesat e tyre të ligjshme njerëzore dhe kombëtare. Por, për “çudi”, përveç refrenit të njohur, se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet pa u vonuar, nga ky SAMIT diçka më konkrete në favor të shqiptarëve nuk rrodhi. Mjerisht ndodhi e kundërta, ndodhi repriza e sjelljes së të “Mëdhenjve” pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur shkaktari saj, Serbia, u shpërblye me trojet shqiptare.

Ftesa që ju bë Serbisë nga foltorja e këtij SAMIT-i , për t’u futur në Partneritetin për Paqe, jo vetëm se është një zhvlerësim i skajshëm ndaj Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës, të ngritur nga instancat më të larta të vendimmarrjes ndërkombëtare, por dhe një mospërfillje e përbuzje ndaj popullit kroat, boshnjak dhe shqiptar, ndaj të cilëve e ftuara e tyre për Partneritet për Pare, jo vetëm se kishte ushtruar terror shtetëror në përmasa të gjenocidit, por që deri më sot, jo vetëm se nuk është deçetnikizuar e demilitarizuar, por as që e ka parë të arsyeshme, bile sa për sy dhe faqe t’u kërkoj falje këtyre popujve.

Me këtë akt të instancës më të lartë vendimmarrëse të NATO-s, jo vetëm se u inkurajua Serbia ( gjë që e festoi me eufori shoviniste) për mosdorëzimin e kriminelëve të luftës, siç janë të “shumë”kërkuarit Ratko Mladiq dhe Radovan Karagjiq, por ajo edhe u shpërblye për kasaphanat që ushtroi ndaj popullatës së pambrojtur civile, në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë!

Arsyetimet e disa “analistëve” (letërnxirësve të paguar mirë) vendor dhe ndërkombëtar, se gjoja ky veprim i njëanshëm i atyre që kanë fjalën më me peshë, jo vetëm në NATO, paska për synim inkurajimin e forcave demokratike në Serbi, thjeshtë, të ndihmojnë këto forca për të ngadhënjyer në Zgjedhjet serbe të 21 janarit 2006, janë edhe  një tentim për mashtrimin e shqiptarëve i gjykuar si shumë pararendës të tij për të përfunduar turpshëm.

Thjeshtë, këto arsyetime nuk janë tjetër pos “përralla me tupan” të dedikuara për ta mashtruar popullin shqiptar.

 Fatmirësisht, shqiptarët kanë filluar të këndellen nga përrallat e mëhershme, të sajuara nga ky soj i “analistëve” dhe “politikanëve” shqipfolës, shpirtservil ndaj të huajve. Andaj, mund të nxirret një përfundim i qëndrueshëm, se këto përralla do të konsumohen vetëm nga ajo shtresë e cila është mësuar të ushqehet me iluzione, sikur gjelat e detit që mbahen dhe ruhen për Bajram, Krishtlindje apo për Vitin e Ri, të cilët gëlltisin topat e brumërave, pa u mërzitur fare se çfarë fshehët në brendinë e tyre.

Po të kishte në Serbi bile ndonjë parti të vetme politike, vërtetë demokratike apo të bërë synet nga ultrashovinizmi serbomadh, ky veprim i njëanshëm i NATO-se do të mund të ushqente shpresën, se në zgjedhjet e 21 janarit 2006 do të fitojë demokracia.

Është e vërtetë, se në Serbi veprojnë disa parti politike para demokratike, por tani për tani ato janë aq të vockla, sa që do të ishte iluzion i kulluar, se ato do të mund të  ndryshojnë orientimin e zgjedhësve serbijan, për të votuar për programet dhe kandidatët e tyre. Aktualisht, më e madhja prej këtyre partive politike, nuk mund të mbushë bile dy-tre autobus me anëtarësinë e vetë.

Ndofta, NATO edhe kësaj dite i përmbahet me kokëfortësi vlerësimit të saj të mëhershëm, se me mënjanimin e Millosheviqit nga pushteti, në Serbi paska fituar demokracia. Nëse është kështu, atëherë e ka gabim (besoj të qëllimshëm).

Milloshevqi u mënjanua nga pushteti, si rezultat i luftës klanore ndërmjet nacional shovinizmit serbijan dhe besoj, se për NATO-n është e qartë kjo e vërtetë e madhe. Ndërsa, është për t’u besuar se edhe klasifikimi si demokratë nga NATO i pasuesve të Millosheviqit , siç janë xhinxhiqët, koshtunicët, tadiqët dhe popat e Kishës Ortodokse Shensaviane, siç është Peshkopi Artemije, është pasojë e pazarllëqeve ndërmjet aktorëve të mëdhenj të qarqeve vendimmarrëse të politikës botërore.

Në favor të këtyre pazarllëqeve, mund të radhitet edhe veprimi i fundit i Monarkut unmikistanez, z. Joachim Rucker, i cili menjëherë pas përfundimit të SAMIT-t të NATO-s, vizitoi tri komunat e enklavës serbe në veriun e Kosovës. Po mos të ishin deklaratat e tij proserbe, një vizitë e tillë do të ishte shumë normale. Por, deklarimet që bëri gjatë kësaj vizite ky zotëri i edukuar në një vend me demokraci të zhvilluar evroperendimore, e barazojnë me ata, të cilët janë edukuar nën mbikëqyrjen e babait të ultra-shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiqit. Ai u deklaroj udhëheqësve të kësaj enklave serbijane, se kompetencat e komunave të tyre serbe do të jenë shumë më të mëdha se të atyre të drejtuara nga shqiptarët. Edhe pse nuk e tha publikisht, nga deklarimet e këtij zotëriu mund të nënkuptohet, se kjo enklavë serbijane, edhe nga unmikistanezët konsiderohet si një “Rrepublika Serpska”, brenda territorit të Kosovës.

Edhe nga kjo sjellje e fundit e NATO-s, nuk mund të nxirret përfundim tjetër, pos se Drejtësia ndërkombëtare në raport me të drejta e shqiptarëve, ka mbetur ajo e vjetra!

Si pasoj e kësaj sjellje të papërgjegjshme edhe e NATO-s, Serbia, kjo e përkëdhelur e disa qarqeve ndërkombëtare me peshë, jo vetëm se e mbanë nën pushtimin e egër dhe në gjendje shtetrrethimi të pa shpallur Luginën e Preshevës, por ajo as që është duke dhënë as shenjen më të vogël, se është e gatshme të pranoj realitetin e krijuar në Kosovën Unmikistan, pas luftës të armatosur çlirimtare, të cilën u detyruan ta bëjnë shqiptarët për t’u çliruar nga barbaritë e saj prej pushtuesi.

Sot, qarqe me peshë të Bashkësisë Ndërkombëtare, të dëshmuara tradicionalisht prosllave, njëra pas tjetrës dalin me plane e do farë standardesh të hartuara në përputhje dhe në bashkëpunim me Beogradin, të cilave duhet t’u përmbahen vetëm shqiptarët, gjoja për të zgjedhur çështjen e Kosovës, si njëri prej problemeve më të mprehta të Ballkanit.

 Duke u bazuar në sjelljet e derisotme të Bashkësisë Ndërkombëtare, imponohet konstatimi, se barazimin e viktimës (shqiptarve) me dhunuesin(ish pushtuesit serbo-sllav), në shumicën e këtyre projekteve është synim parësor, për të përjashtuar më vonë kërkesën e shqiptarëve për konsumuar të drejtën e tyre legjitime për të vetëvendosur për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Në bazë të disa shenjave nga terreni, mund të nxirret edhe ky përfundim shumë i qëndrueshëm, se të gjitha këto plane antishqiptare do të përfundojnë turpshëm. Përpjekjet e kota për t’i jetësuar këto plane, kanë ndihmuar në zgjimin e popullit shqiptar nga hipnoza e tiradave mashtruese, sidomos të atyre që u sajuan e emetuan nga disa qarqe ndërkombëtare dhe që përsëriten  edhe sot nga papagajtë e tyre vendor.

Shqiptarët kanë filluar përpjekjet e tyre serioze për t’i ringjeshur radhët, të vendosur për të sakrifikuar çfarë është e domosdoshme, për një qëllim madhor dhe të ligjshëm: zgjidhjen e drejt dhe përfundimtare të çështjes së tyre kombëtare, duke ndërtuar një shtet të ribashkuar shqiptar sipas standardeve më të avancuara të demokracisë, në të cilin do të garantoheshin të drejtat e natyrshme edhe për minoritetet. Ata po binden përfundimisht, se vetëm kur ta marrin fatin e tyre në duart e veta, mund ta nderojnë në sytë e botës, ashtu si i ka hije vendin dhe kombin e tyre.

Zgjedhje tjetër nuk ju ka mbetur!

 

Kthehu ne fillim

&

PAS UNMIK-ut INSTALOHET  NJË MISION I RI MASHTRUES NË KOSOVË

Fatos ALIU

Prishtinë, 11 dhjetor 2006

Projektet dhe skemat për mbikëqyrje ndërkombëtare të Kosovës nga misioni i BE në qarkullim e sipër të Marti Ahtisarit (nga gazeta “Koha Ditore”, të datës 7 dhe 10 dhjetor 2006), po paralajmërojnë qartë vazhdimësinë edhe më të sofistikuar të sundimit neokolonialist të Kosovës. Retorika që vjen nga “dirigjentët” e BE rreth statusit në emër të gjoja “pavarësisë dhe vetëvendosjes” (deklarimet e fundit të Këshillit Evropian i BE-së), dhe kushtëzimet nga ana tjetër, janë një demagogji e njohur dhe e tejdukshme, për të filluar një lojë të re mashtruese në fazën e “protektoratit” të ardhshëm neokolonial të Kosovës. Tashmë edhe nxënësit shkollorë në Kosovë e kanë mësuar se kur flitet për vetëvendosje, nënkuptohet kombi, shteti dhe sovraniteti i një populli, pa kushtëzime. Vetëvendosja përjashton të drejtën e kontrollit nga jashtë të shtyllave të shtetit dhe sovranitetit të një vendi. Në Kosovë për shtatë vjet me radhë është sabotuar krijimi i këtyre shtyllave, sepse është fjala për vetëvendosjen e shkelur të kombit shqiptar dhe jo për vetëvendosjen e masave hibride a kopilash multietnikë të një vendi. Kosova tashmë është e shpërbërë nga politikat e decentralizimit dhe ekstraterritorialitetit të kishave dhe manastireve, në zonat e të cilave janë vendosur fallangat agjenturore të Serbisë (nën mbrojtje ndërkombëtare!). Çështja është si të dilet nga kjo gjendje fatale, si të ribëhet Kosova, si të ribëhet Shqipëria?!

Selia e BE-së

_____________________

Nuk mund të ndërtohen shtyllat e një shteti duke paragjykuar e ndërhyrë në të drejtën e një populli të tërë për vetëvendosje, duke zhvilluar procese politike në bashkëpunim me armikun, me Serbinë kriminale, me struktura të dëshmuara kolaboracioniste denbabaden e me klane të korruptuara politike. Pasojat dhe qëllimet e eksperimenteve të tilla i kemi të njohura që nga pëfundimi i luftës më 1999 e këtej. Si rezultat, sot kemi arritur shkallën e varfërimit të skajshëm të popullit dhe izolimin e substancës krijuese të shtetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Përsëritja e këtyre eksperimenteve është kulmi i poshtërimit, është mohimi më banal dhe tragjikomik i vetëvendosjes, i dinjitetit dhe sovranitetit të një vendi e populli.

Pse pra, bëhet kjo lojë përçmuese e tipit neofashist të administrimit të Kosovës?

Së pari, kjo është lojë me Serbinë gjenocidale, për t’i kënaqur orekset e saj ndaj tokave shqiptare, të sforcuara me procesin e negociatave. Kështu, në vend të dënimit, Serbia po shpërblehet për krimet e bëra, si edhe në të kaluarën, me konferencat e qarqeve kolonialiste të Fuqive të Mëdha, pas krimeve dhe spastrimeve etnike të zhvilluara të shqiptarëve dhe trevave shqiptare, si në vitin 1877 e deri më 1999. Këto politika po vazhdojnë edhe sot, nga pasardhësit e këtyre qarqeve. Pse? Sepse, akoma nuk është çrrënjosur politika antishqiptare e izolimit kundër integrimit të shqiptarëve si komb e shtet. Akoma nuk ka asnjë shenjë nga BE për përmirësimin dhe rivendikimin e këtyre pikëpamjeve dhe padrejtësive. Përkundrazi, për ta arritur kulmin e turpit e tradhtisë, Kosova po shtyhet në Serbi, e copëtuar, si edhe Lugina e Preshevës, me preferencat për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të janarit 2007 (kësaj radhe me miratimin kolaboracionist-pansllavist të Grupit Negociator të Kosovës), edhe pse dihet mirë se këto zgjedhje mbahen sipas kushtetutës serbe, e cila Kosovën e përfshin si pjesë e territorit të vet!

Nga ana tjetër, shpiken kopalla për synime integruese të Ballkanit, në kohën kur bëhet dezintegrimi i shqiptarëve! Ky dezintegrim rrjedh pikërisht nga kushtëzimet që i bëhen tërësisë etnike shqiptare. Dhe, për ironi, vetëm në këto hapësira flitet për multietnicitet!!! Pra, është më se e qartë se këto kushtëzime anakronike vijnë nga qarqet e BE-së, për ta vënë Kosovën në kontroll të një misioni të ardhshëm neokolonialist. Me këto qëndrime e politika, BE-ja punon në kundërshtim, si me konventat ndërkombëtare të vetëvendosjes së popujve të kolonizuar, edhe me vullnetin e vet popujve të Evropës për integrime të mirëfillta demokratike me interesa shumëpalëshe të zhvillimit e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e edukativ. Prandaj, nuk është çudi pse BE-ja, e ngritur në përmasa të një Perandorie të Re Autokratike në Evropë, pa përgjegjësi ndërkombëtare, nuk e ka fituar legjitimitetin e shteteve evropiane, duke mbetur pa legjitimitet e kushtetutë të miratuar të popujve shumicë të Evropës, pikërisht për shkak të këtyre politikave anakronike neokolonialiste e monopoliste. Shtrohet pyetja: si do të integrohemi ne në BE, kur këtë e refuzojnë vetë popujt e saj? Përderisa ne shqiptarët jemi akoma të copëtuar, si komb e si territor nën sundimin e sistemeve e shteteve pushtuese në rajon, duket qesharake e banale të synosh “integrime” në kohën kur je vetë i dezintegruar e i coptuar? Si mund të pranojmë misione e procese me të cilat mundësohet copëtimi dhe shkombtarizimi i kombit dhe atdheut tonë? Si mund t’i pranojmë kushtëzimet e këtilla nga burokracia e vetëzgjedhur evropiane në maje të BE-së, lojërat e reja me piramida shkatrrimtare, si shumë të tilla gjatë historisë, të cilat kanë shkaktuar lufta në përmasa botërore?

Dijetarë të ndërgjegjshëm dhe të shquar të Evropës argumentojnë se BE-ja sot nuk është ajo Evropa e bashkuar e pritur dhe e shpresuar e popujve të saj, për të cilën është folur e akoma flasin qarqet demagogjike dhe burokratët e Evropës! Popujt e përparuar të Evropës po i dëgjojnë dhe respektojnë thirrjet e forcave të tyre dijes e të vërtetës. Popujt e vetëdijshëm të Evropës nuk ia dhanë legjitimitetin oligarkisë dirigjuese dhe manipulatore të BE, me të cilin klanet e monopolit financiar do të ndërtonin piramidat e së keqes në kurrizin e tyre. Forcat e mirëfillta demokratike, intelektuale e patriotike të Kosovës, dhe shqiptarët anembanë trojeve, me asnjë çmim nuk do të duhej ta lejojnë një mashtrim të ri në kurrizin e kombit shqiptar, duke u bërë pre e qarqeve jo legjitime të Evropës. Çështja kombëtare kërkon mobilizim mbarëkombëtar. Rol të madh dhe detyrë historike ka shteti shqiptar, diplomacia e saj, aktualisht konformiste, hipokrite dhe hezituese, inferiore përballë ofanzivës së politikave serbomëdha e megalogreke në Ballkan. Shqipëria nuk guxon të heshtë për të drejtën dhe detyrën që i përket të përkujdeset për tokat e veta të copëtuara, për identitetin e rrezikuar e të copëzuar shqiptar, po duhet të ngritë zërin në të gjitha qendrat e vendosjes ndërkombëtare me fuqinë dhe vendosmërinë e të drejtës objektive që i takon. Askush nuk mund ta akuzojë për të drejtën e saj legjitime, ndërsa ikja nga kjo e drejtë është rruga më kapitulluese dhe poshtëruese e dështimit, si në planin kombëtar edhe atë ndërkombëtar, për shtetin shqiptar dhe ardhmërinë e tij. Misioni i ardhshëm sipas projektit të Ahtisarit, apo cilitdo projekt i kësaj natyre, me të cilin synohet rivënia e një kontrolli të ri mbi Kosovën nga jashtë, nga misioni i OKB në mision të BE, do të paraqesë turpin dhe tragjedinë e Kosovës dhe popullit të saj, për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi, me pasoja të rënda si për kompaktësinë territoriale, edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Ky do të ishte edhe kthim i shpinës për forcat demokratike e përparimtare të botës, zhgënjim i opinionit demokratik e përparimtar botëror. Për t’i arritur qëllimet integruese në përputhje me vlerat demokratike, politikat duhet të bazohen në vullnetin e popullit dhe në aspiratën e tij të drejtë e legjitime. Duke shkelur këtë vullnet, nuk do të ketë përparim, por rikthim në kriza të reja, politike, ekonomike e sociale, siç ka dëshmuar protektorati shtatëvjeçar i UNMIK-ut në Kosovë. Vazhdimi apo përsëritja e politikave sipas projekteve të paralajmëruara për mbikëqyrje të Kosovës, do të sjellë pakënaqësi dhe konflikte në përmasa edhe më të gjëra se deri sot.

Urojmë që forcat demokratike dhe përparimtare në radhët e Evropës të triumfojnë ndaj qarqeve kolonialiste në radhët e saj.Ne shqiptarët, vetëm të bashkuar si komb e si shtet, do të kemi shans të shprehim fuqinë e identitetit të një kombi dinjitoz e me perspektivë të ndritshme para botës së përparuar.

Kthehu ne fillim

_____________________________________

 

HISTORIA E ÇËSHTJES SË KOSOVËS QË NGA ZANAFILLA

 

Çështja e Kosovës lindi në vitin 1913 për shkak të vendimeve të Fuqive të Mëdha, të marra në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. (Më 22 mars, 11 gusht dhe 17 dhjetor 1913 u vendos çështja e kufijve të Shqipërisë). Ato vendime të marra në interes të paqes evropiane, që gjithsesi nuk u sigurua, toleruan ekspansionin e qarqeve drejtuese monarkiste të Beogradit, Cetinës dhe Athinës dhe përcaktuan e diktuan copëtimin e trevave shqiptare...

 

Prof.dr. Marenglen VERLI
Drejtor i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

 

Nëse nuk do të llogarisnim momente më të hershme, që i përkasin shek. XIX, të cilat dora-dorës krijuan dhe dimensionuan çështjen shqiptare në përgjithësi (p.sh. vendime të Kongresit të Berlinit 1878 etj.), nuk ka dyshim se çështja e Kosovës lindi në vitin 1913 për shkak të vendimeve të Fuqive të Mëdha, të marra në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. (Më 22 mars, 11 gusht dhe 17 dhjetor 1913 u vendos  çështja e kufijve të Shqipërisë). Ato vendime të marra në interes të paqes evropiane, që gjithsesi nuk u sigurua, toleruan ekspansionin e qarqeve drejtuese monarkiste të Beogradit, Cetinës dhe Athinës dhe përcaktuan e diktuan copëtimin e trevave shqiptare. Jo thjesht pohimi i drejtuesit të Konferencës, ministrit të Jashtëm britanik Sër Eduard Greit që natyrisht ishte i mirinformuar për realitetin në Ballkan kur bënte deklaratën e njohur, por edhe të gjithë treguesit përcaktues, veçanërisht përbërja etnike dhe kompozimi shpirtëror i shumicës dërrmuese të popullsisë së Kosovës dhe shumë viseve të tjera që iu aneksuan Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë më 1913, dëshmonin se ishte fjala për treva të mirëfillta shqiptare që sakrifikoheshin arbitrarisht dhe padrejtësisht, të mbeteshin nën sundimin e huaj, në vend që të përfshiheshin natyrshëm në shtetin e vet kombëtar të porsakrijuar. (“Unë e di fare mirë, - deklaroi E. Grei më 12 gusht 1913  në dhomën e komuneve, - se kur gjithçka të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që  e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë vendore. Qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi i marrë e ka siguruar atë, ai ka bërë punën më të rëndësishme në të mirë të paqes në Evropë”).

 

Shqiptarët nuk e krijonin dot çështjen e Kosovës më 1913

Shqiptarët nuk ishin në gjendje të pengonin më 1913 krijimin e çështjes së Kosovës dhe as patën rast, fuqi e aleatë që ta korrigjonin apo ta zgjidhnin atë më vonë në mënyrë të drejtë. Kjo duhet bërë me mirëkuptim në forumet ndërkombëtare, ku bëjnë pjesë edhe shtetet që morën vendimin e gabuar dikur, duke u ngarkuar me përgjegjësinë e krijimit të një precedenti të rrezikshëm për stabilitetin në rajon deri në ditët tona. Historia gati shekullore e konfliktit midis shqiptarëve të dëmtuar rëndë dhe atyre që përfituan padrejtësisht, për shkak të koniunkturave të kohës, është argument i pakundërshtueshëm për të shpjeguar situatën negative që u krijua dhe agravoi me pasoja shumëdimensionale, të cilat u kushtuan shtrenjtë të gjithëve.


Unë besoj se të gjithë e kanë të qartë se për shqiptarët përgjithësisht dhe për elitën politike shqiptare kudo qoftë, çështja në fjalë (pra çështja e Kosovës) nuk mund të shmanget apo të neglizhohet. Ajo ka lindur kundër vullnetit të shqiptarëve, duke vënë nën sundimin e huaj gjysmën e tyre dhe prandaj sa kohë ekziston një shtet shqiptar, por edhe në Kosovë e banuar nga shqiptarë,  çështja e Kosovës nuk mund të mos ekzistojë.


Kjo lidhje ka qenë e njohur mirë si nga shqiptarët, ashtu edhe nga ata që e aneksuan Kosovën, përgjithësisht nga shtetet ballkanike, ashtu edhe nga Fuqitë e Mëdha me interesa në rajon. Dhe gjithkush, sipas mundësive, në përputhje me synimet strategjike që ka pasur, ka luajtur lojën e vet politike në vorbullën e kombinacioneve lokale, rajonale e ndërkombëtare, me ndërmarrje dypalëshe e shumëpalëshe.
Shqiptarët, në përgjithësi, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, për arsye të kuptueshme, kanë qenë të interesuarit e parë që çështja e Kosovës të zgjidhej sa më shpejt, sa më drejt dhe në mënyrë përfundimtare. Natyrisht, zgjidhja më reale, por edhe më e vështira për t’u realizuar, ka qenë që Kosova dhe trevat e tjera të trungut etnik shqiptar, të shkëputura më 1913, të ribashkoheshin me Shtetin Shqiptar.
Shqiptarët sot, të ndërgjegjshëm për vështirësitë që paraqet zgjidhja e problemit dhe me besim se demokratizimi, integrimi dhe plotësimi i shumë standardeve në rajon, sipas parametrave të avancuara euro-amerikanë, do të kënaqte pjesën më të madhe të kërkesave të tyre, nuk kërkojnë atë që do të ishte e natyrshme. Ata, edhe pse janë akuzuar shpesh se synojnë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, kanë deklaruar shumë herë në mënyrë institucionale, si në Shqipëri dhe në Kosovë, se nuk synojnë të bashkojnë në një shtet të vetëm Shqipërinë dhe Kosovën ose treva të tjera ku popullsia shqiptare përbën shumicën e popullsisë. Ata mbajnë një qëndrim të tillë të matur në interes të stabilitetit në rajon edhe pse trevat shqiptare jashtë shtetit kombëtar janë rrudhur dukshëm gjatë shek.XX, si rezultat i politikës së presionit e të spastrimit etnik që ndoqën qarqet drejtuese të shteteve që i sunduan. Këtu do të duhej sqaruar se termi “Shqipëri e Madhe” është përdorur gjithnjë në mënyrë abuzive, dhe s’ka asgjë të përbashkët me termin “Serbi e Madhe” dhe ca terma të tjerë të ngjashme në Ballkan, sepse shqiptarët, edhe në të kaluarën, nuk kanë pretenduar kurrë më tepër se bashkimin në një shtet të vetëm të territoreve ku etnikisht kanë qenë popullsi shumicë.

Shqiptarët, të pajtuar me gjendjen e re të Kosovës

Shqiptarët nuk kërkojnë t’u rikuperohen dëmet që pësuan në vitin 1913. Ata madje janë të gatshëm të sakrifikojnë sërish duke pranuar kufijtë që u vunë pa dëshirën dhe kundër interesave të tyre më 1913 apo 1945. Vetëm në Federatën Jugosllave ata u ndanë në 4 njësi, në Maqedoni, në Malin e Zi, në Kosovë dhe në Serbibë “e ngushtë”, edhe pse banonin në mënyrë kompakte në një territor të pandërprerë gjeografikisht. Por shqiptarët nuk mund të lejojnë të copëtohen më tej me kufij të rinj, që shtojnë probleme në vend që të zgjidhnin ato ekzistueset, që sjellin dizintegrim në vend që të shpejtojnë integrimin e natyrshëm. Ata nuk mund të lejojnë që, posaçërisht kundër interesave të tyre të nëpërkëmbura gjatë gjithë shek.XX, të zbatohen edhe këtej e tutje rregulla specifike loje.


Shqiptarët pranojnë vendosjen dhe respektimin e standardeve në kufijtë ku i gjeti fundshekulli XX dhe bota mund të monitorojë hapat e tyre në rrugën e duhur dhe seriozitetin e deklaratave të tyre. Në këtë kuadër, ata në përgjithësi, dhe veçanërisht kosovarët, kanë kërkuar gjithnjë (shprehur hapur më 1944, 1968, 1974, 1981, 1990 e në vijim), dhe kërkojnë me forcë edhe sot, që Kosova të jetë shtet i pavarur.
Unë nuk besoj se ka ndonjë njohës, sado mediokër të çështjes së Kosovës, të historisë së Kosovës, që nuk i di arsyet përse Kosova duhet të jetë e pavarur.


Me një renditje, që nuk ka të bëjë gjithnjë me rëndësinë e argumentit, mund të shënohet se, së pari, Kosova duhet të jetë e pavarur nga Serbia sepse ajo nuk është Serbi. Mithet serbe nuk mund as t’i sjellin serbët në Ballkan para shek. VI-VII, as ta vendosin shtetin serb në Kosovë, për më shumë se në një periudhë të caktuar të mesjetës paraosmane (kryesisht fundi i shek. XII-XIV). Kosova, edhe pse ka qenë disa herë nën sundimin serb, përfshi edhe periudhën pas vitit 1913, mbeti gjithnjë një tokë shqiptare (shqiptarët ishin aty në vitin 1389, kur zhvillohej Beteja e famshme e Kosovës, ishin përsëri aty gjatë luftrave austro-turke të fundshekullit XVII dhe fillimshekullit XVIII, ishin gjithnjë aty më 1878, 1912, 1945 dhe 1999). Gjatë shekullit XX shqiptarët nuk përbënë kurrë më pak se 66% të popullsisë së Kosovës dhe në prag të shpërbërjes së  Federatës Jugosllave përbënin aty mbi 85% të popullsisë kundrejt 8% të serbëve.
Së dyti, Kosova duhet të jetë e pavarur nga Serbia, sepse gjithnjë është dhunuar nën sundimin e saj. Një informacion mëse i plotë, i servirur edhe në mënyrë institucionale në Jugosllavi, dëshmon për masakra, shpronësime, shpërngulje me dhunë të kryera mbi shqiptarët dhe për kolonizim të viseve të tyre me elementë serbë, d.m.th. për një politikë permamente spastrimi etnik të organizuar nga shteti në vitet 1878, 1912-1915, 1918-1941, 1945-1966, 1981-1999).


Së treti, Kosova duhet të jetë e pavarur sepse nën sundimin e Serbisë ajo është penguar të zhvillohet normalisht. Pasojat e politikës së trajtimit kolonial, si para ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe, veçanërisht, rrënimi i ekonomisë në vitet 90, mund të riparohen vetëm në një Kosovë të pavarur nga Serbia. Kujtojmë vetëm dëmet e ekonomisë se shqiptarëve në Kosovë nga reforma agrare kolonizuese dhe shpërnguljet në vitet 1918-1941, me pasoja të pallogaritshme në të gjithë treguesit, si dhe deformimet e ekonomisë së Kosovës pas vitit 1945, si rezultat i sasisë së pakët dhe orientimit të papërshtatshëm të investimeve, pasojë e të cilave ishte rënia e prodhimit dhe GDP për banor nga 1:2 në vitin 1945, krahasuar me mesataren jugosllave, në 1:4 në vitin 1990.


Së katërti, Kosova duhet të jetë e pavarur sepse ajo është ndjerë dhe ndjehet gjithnjë shqiptare. Mjafton të kujtohet reagimi masiv i popullsisë së saj në kundërshtim të vendimeve të Kongresit të Berlinit më 1878, për copëtimin e trevave shqiptare, i realizuar nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, programet kombëtare të elitës politike të Kosovës të organizuar në Komitetin e Kosovës në periudhën midis dy luftërave botërore, vendimet e Konferencës së Bujanit dhe Lidhjes së Dytë të Prizrenit gjatë Luftës së Dytë Botërore, lëvizja ilegale dhe legale në periudhën 1945-1999, rezistenca e organizuar dhe spontane gjatë gjithë shek. XX kundër sundimit serb etj.


Së pesti, Kosova duhet të jetë e pavarur sepse nën sundimin e Serbisë ka qenë e penguar të integrohej natyrshëm në rajon e të kthehej në një element stabiliteti. Prerja e korridoreve të komunikimit që ekzistonin para 1913, me pasoja veçanërisht për popullsinë shqiptare, politika ekonomike që imponoi integrim të dhunshëm, diskriminues dhe vartësi nga Serbia dhe Federata, vendosja e shqiptarëve në pozita inferioriteti nacional, moral dhe ekonomik, nxitja e elementit serb kundër tyre dhe ndezja e konflikteve nacionale në Kosovë, janë disa nga provat e shumta që tregojnë përse u kthye Kosova në vatër tensioni në rajon.


Së gjashti, edhe juridikisht, sipas specialistëve, Kosovës nuk i mungojnë argumentet për të qenë e pavarur nga Serbia. Prof. Noel Malkolm, ndër të tjerë, ka rreshtuar argumente që provojnë se Kosova as juridikisht nuk ka pengesa për të qenë e pavarur. Vlen të shihet në këtë plan fakti se Jugosllavia e viteve 1918-1944 nuk ishte juridikisht Serbia e vitit 1913, të cilës iu dha Kosova. Po kështu as Federata e Titos. Më tej, organe legjitime për Kosovën si Konferenca e Bujanit, më 1944, Kuvendi i Kaçanikut, Kushtetuta dhe Referendumi të viteve 1990-1992, morën vendime që s’ka pse të mos merren në konsideratë, madje ndonjëri kishte natyrë plebishitare, kurse vendimi i “Këshillit Krahinor” të Kosovës i marrë në Prizren (1945), për kthimin e Kosovës në një “obllast”, apo qark të Republikës së Serbisë, ishte një imponim ilegjitim. Periudha gati një shekullore, posaçërisht ajo e viteve 1999-2006, konfirmon qëndrimin kolektiv deri institucional, pa përjashtuar edhe sakrificën kolektive të popullsisë shqiptare të Kosovës për t’u vetëqeverisur dhe për të qenë e pavarur plotësisht nga Serbia.


Së shtati, Kosova duhet të jetë e pavarur sepse asnjë organizëm  ndërkombëtar, nuk mund të marrë përgjegjësinë t’i mohojë një popullsie shumicë dërrmuese në një territor të përcaktuar qartë, të gatshme të votojë të monitoruar vullnetin e vet sa herë t’i kërkohet, të drejtën e vetëvendosjes për të qenë e pavarur. Kosova duhet të jetë e pavarur sepse Organizma ndërkombëtare universale si Kombet e Bashkuara, mandej SHBA dhe BE, janë përcaktuar të sigurojnë integritetin, stabilitetin dhe zhvillimin në rajon e më gjerë duke respektuar të drejtat njerëzore, përfshi edhe ato kombëtare dhe vullnetin e shumicës.

Serbët dhe e vërteta për Kosovën

Ndërsa për shqiptarët çështja e sigurimit të pavarësisë së plotë të Kosovës nga Serbia, përveçse një çështje e drejtë është një çështje jetike, nuk mund të thuhet se ajo është e tillë edhe për kombin serb. Serbët do të duhej të ishin pas shqiptarëve më të interesuarit për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, por ata deri sot, përgjithësisht, nuk kanë llogaritur interesat e shqiptarëve. Në Kosovë jeton vetëm një minoritet serb, por kjo trevë ka bërë pjesë në gjeopolitikën e qarqeve drejtuese serbe për ekspansion dhe dominim në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka qenë konsideruar rajon strategjik që lidhte Serbinë me Maqedoninë e lakmuar gjithnjë, ka qenë element plus që ka forcuar pozitat serbe në një shtet ku përfshiheshin edhe kroatët e sllovenët, sikurse ka qenë Jugosllavia Mbretëri dhe Jugosllavia Republikë Socialiste Federative, ka qenë llogaritur si territor i domosdoshëm për të pretenduar një dalje në Adriatikun Jugor përmes Shqipërisë Veriore, mandej ka qenë rajon potencialisht shumë i pasur, me vlera për ekonominë e Serbisë, rregullator i tregut serb e jugosllav, ka qenë amortizator krizash e trazimesh sociale etj. Përsa i përket miteve serbe, që e paraqesin Kosovën si “djep të Serbisë”, ato kanë qenë dhe janë vetëm mjet justifikimi, që elitës serbe i ka shërbyer për të mbuluar synimet politike ekspansioniste për krijimin e “Serbisë së Madhe”, një propagandë komode për të përfituar e shfrytëzuar opinionin e brendshëm serb dhe atë ndërkombëtar.

_____________________________


Plane e këndvështrime të kësaj natyre i kanë penguar qarqet drejtuese të Serbisë, por, për shkak të mentalitetit të krijuar gjatë dy shekujve, edhe një pjesë të popullsisë serbe, që t’i shikojnë e trajtojnë fqinjët e tyre shqiptarë si partnerë e jo si armiq, ose së paku, si fajtorë për shumë probleme që ka pasur Serbia. Dokumentacioni i publikuar është i mjaftueshëm për të dëshmuar se synimi i Serbisë zyrtare e jozyrtare, i qarqeve drejtuese në pozitë ose në opozitë, ka qenë asgjësimi i shqiptarëve në Kosovë e më gjerë, në pamundësi të asimilimit, si edhe ricopëtimi, ose, së paku, dobësimi dhe nënshtrimi i Shtetit Shqiptar. (Shih për këtë platforma të shumta, të njohura si “Naçertania” e 1844-ës, elaboratet e intelektualëve serbë të “Klubit serb të Kulturës” në vitet 30-të, veçanërisht dy elaboratet e viteve 1937 dhe 1944 të akademikut Vasa Çubriloviq, elaboratet e Stevan Moleviqit, diplomatëve Ivo Andriq e Ivan Vukotiq, Konventën për shpërnguljen të vitit 1938 (të penguar fatmirësisht në zbatim nga Mustafa Qemal Ataturku), marrëveshje të tjera, mandej Memorandumin e Akademikëve serbë të vitit 1986, por edhe shumë deklarata e veprime zyrtarësh të lartë si Millosheviqi, apo edhe njerëzish anonimë).


Për pasojë, shqiptarët në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare të përfshira në Serbi e Jugosllavi, vetëm gjatë shek.XX, pavarësisht nga ndonjë premtim demagogjik për përfitime në momente të caktuara, asnjëherë nuk u trajtuan normalisht e aq më pak nuk u lejuan të vetëvendosin për të ardhmen e tyre. Ata u penguan në mënyra të ndryshme, pa përjashtuar edhe përdorimin e dhunës së drejtpërdrejtë, të kenë më shumë se disa deputetë në skupshtinën (parlamentin) e paraluftës së Dytë Botërore, mandej, pas Luftës së Dytë Botërore, u penguan të kenë më shumë se autonomi krahinore në RFSJ, stadin më të lartë të së cilës e sanksionoi Kushtetuta e vitit 1974, kurse në vitet 90-të, me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë, treva e tyre u kthye në një koloni të Serbisë. Pasojat e kësaj politike konstante antishqiptare, që zë fill nga viti 1913, janë humbje të  konsiderueshme jetësh njerëzore, pengesa të rritjes së natyrshme demografike, ngecje ekonomike, probleme të mëdha sociale, arsimore, kulturore, trauma shpirtërore kolektive etj. (Pasojë e politikës së përmendur janë dhjetëra mijë të vrarë (nga të cilët mbi 10 mijë të vrarë e të zhdukur vetëm gjatë viteve 1998-1999), qindra mijë të shpërngulur (nga të cilët rreth 1 milion deri në vitin 1966, qindra mijë të tjerë deri në vitin 1998 dhe gati 1 milion të tjerë vetëm në pranverën e vitit 1999, të cilët për fat të mirë, me angazhimin e faktorit ndërkombëtar, u rikthyen në Kosovë pas largimit të trupave serbe), një numër i pallogaritshëm shqiptarësh të keqtrajtuar, të shpronësuar e të grabitur, dëme dhe shkatërrime masive, përqindje e lartë e analfabetizmit, standart i ulët i jetesës etj.).


Një politikë e tillë e zbatuar mbi shqiptarët, nuk mund të mos krijonte, sikurse edhe ka ndodhur, një hendek të thellë midis shqiptarëve dhe serbëve, problematik për raportet e mëtejme midis tyre, deri sa të ndërtohen raportet e reja që duhet të shërojnë plagët e vjetra e të rivendosnin marrëdhënie normale.
Hapja e diskutimeve për statusin e Kosovës ku ende pozicionet e palëve janë krejt të kundërta, gjithësesi është hapi i parë i duhur që sjell, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët, shansin e madh që të hidhet pas shpine e kaluara dhe të ndërtohen raportet e reja, të cilat padyshim, pritet të sjellin për të dy palët dhe për gjithë rajonin stabilitet, zhvillim e integrim. Analistë të shumtë që kritikojnë trajtimin e pavëmendshëm, jorealist e ndoshta eksperimental të çështjes së Kosovës gjatë shek.XX, kanë pranuar se duke serviur për shqiptarët e Kosovës një lidhje varësie nga Serbia, qoftë edhe nën emrat autonomi e zgjeruar, republikë e tretë në Unionin e mbetur Serbi-Mal i Zi etj., ose duke rekomanduar copëtim të Kosovës, krijim enklavash etj., as në Kosovë, as në viset e tjera shqiptare e më gjerë, madje, as në Serbi, rrjedhimisht as në rajon, nuk është e mundur të prodhohet mjaftueshëm damokraci, paqe dhe prosperitet, në kuota që do të ishin të pranueshme për standardet që kërkon Bashkimi Europian. Madje njëri nga variantet, përkatësisht ai që e llogarit Kosovën me  statusin e një republike të bashkuar me Serbinë dhe Malin e Zi, tashmë, me përcaktimin e kombit malazez, nëpërmjet referendumit të 21.05.2006, për të qenë shtet, konsiderohet krejtësisht i parealizueshëm. Përcaktimi i Malit të Zi, për t’u shkëputur nga Serbia, duhet t’i heqë çdo dilemë edhe Serbisë edhe  faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në mënyrën e duhur.


Cilatdo të kenë qenë dikur motivet që, për shkak se siguronin avantazhe të ndryshme, e nxisnin Serbinë të ndërtonte një politikë komplekse antishqiptare, sot vetëm një gjykim anakronik, ose llogari politike që nuk synojnë perspektivën, mund ta mbajë elitën politike serbe në pozicionet e vjetra.


Në Serbi elita politike nuk mund të mos e kuptojë se dy shtete shqiptare në Ballkan nuk prishin ekuilibrat dhe nuk dhunojnë paqen e sigurinë rajonale. Mënyra si veprohet sot për zgjidhjen e problemeve duke respektuar parametrat demokratike në vendimmarrje në politikat e brendshme e të jashtme, nuk sjell asnjë rrezik për ndonjë reaksion zinxhir që do të ndizte zjarre aty ku ka minoritete, sikurse paralajmërojnë pa argumente kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës. Në Serbi e dinë gjithashtu se me format e vjetra të mbajtjes nën kontroll Kosova nuk ka vlera ekonomike për Serbinë, madje në atë situatë pengohet edhe çlirimi i energjive mendore dhe ekonomike të serbëve për ngritjen e gjithanshme dhe integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Në Serbi e kanë të qartë se Shqipëria dhe Kosova, qoftë veçmas qoftë të llogaritura së bashku, kanë një ekonomi të vogël që ka nevojë për lidhje më të gjera me fqinjët dhe gjithë rajonin, rrjedhimisht janë të interesuara për zbatimin e marrëveshjes së asocim stabilizimit, orientim ky i garantuar edhe nga interesat e Bashkimit Evropian dhe të ShBA. Në Serbi nuk mund të mos e shohim se shqiptarët i vlerësojnë dhe i dëshirojnë lidhjet e hapura dhe miqësore në rajon, sepse vetëm 60 milion banorët e tij dhe jo gjithsej 6-7 milion shqiptarët e veçuar, e bëjnë rajonin, pra edhe trevat shqiptare, pjesëtare të një tregu me përmasa të pranueshme për investime serioze perëndimore. Unë besoj se duhet të jenë shtuar serbët, që e kuptojnë se BE dhe ShBA, dhe dihet pesha e tyre në zgjidhjen e problemeve në botë, duan që në Ballkan të kalohet nga faza e stabilitetit në atë të zhvillimit rajonal. Pikërisht në këtë kuadër ShBA vlerësojnë zgjidhjen e çështjes së sovranitetit dhe zhvillimit të shqiptarëve në Kosovë, padyshim edhe të statusit dhe të standarteve të duhura për pakicën serbe atje. Rajoni si i tërë mund të ketë sukses për t’u drejtuar në BE vetëm nëse lidhet mbi bazën e respektimit të të drejtave të natyrshme të gjithkujt, qoftë të kombeve e kombësive, qoftë të pakicave dhe të shanseve të të gjithëve për zhvillim ekonomik kulturor etj.


 Në Serbi duhet jo vetëm ta kuptojnë, por edhe të guxojnë të hedhin hapat në drejtimin e duhur, se Pavarësia e Kosovës dhe e Malit të Zi, tashmë e vendosur kjo me referendumin e datës 21.05.2006, do t’i vendosin palët në raporte partneriteti dhe lidhjesh normale, që përfshijnë edhe lidhjet ekonomike. Vetëm kështu mund të shkohet drejt rezultatit të kërkuar nga të gjithë.


Natyrisht zgjidhja e çështjes së Kosovës shqiptarëve do t’u sillte në dimensione reale forcimin e lidhjeve të shumëllojshme ndërshqiptare, të penguara artificialisht, posaçërisht lidhjeve ekonomike, por ky treg, që do të ishte pjesë e integrimit rajonal dhe më gjerë integrimit evropian, tregtar e të investimeve, është me interesa të ndërsjellta që nuk pengon askënd, madje u sjell të mira të gjithëve. Vetëm kështu viset shqiptare në të dy shtetet shqiptare, por edhe Serbia do të kalojnë nga faza e nevojave për ndihma te investimet normale, nga papunësia e ngecja ekonomike në zhvillim ekonomik, në kapërcimin e armiqësive të së kaluarës.

Pavarësia e Kosovës

Pavarësia e Kosovës do të shërbente si një faktor madhor stabiliteti edhe për faktin se vetë Kosova, e cila ka nevojë për zhvillim, për investime për përparimin, do të siguronte stabilitetin e vet të brendshëm për qytetarët e vet. Asnjë projekt tjetër veç pavarësisë nuk mund të sillte aty paqe e stabilitet, por edhe në botën shqiptare në Ballkan, rrjedhimisht edhe në rajon.


Në Serbi, vihet re dhe është për të ardhur keq që ende për shumë arsye, asnjëra e pakalueshme, nuk është gjendur solucioni i përshtatshëm që të afrohet me atë që kërkojnë me këmbëngulje shqiptarët, e cila është as më pak e as më shumë por shteti apo republika e Kosovës e pavarur dhe pa lidhje speciale me Serbinë. Pozicionet e kundërta nuk çojnë kurkund, veçse hapin shtigje për zgjatjen e agonisë, sjellin vonesë në evropianizimin e Ballkanit, krijojnë mundësi për instrumentalizim të palëve në konflikt etj.


 Çështja e Kosovës e krijuar dikur kundër interesave të shqiptarëve solli për ta një tragjedi gati shekullore por edhe destabilitet në rajon, prandaj sikurse theksojnë personalitete të shumtë në botë, njohës të thellë të çështjes së Kosovës, ndër të cilët do të citoj zotin Riçard Hollbruk, kjo tragjedi duhet dhe “... do të përfundojë me pavarësinë e Kosovës”.


BE dhe ShBA i kanë të gjitha instrumentat që serbët të kuptojnë se pavarësia e Kosovës ndihmon edhe Serbinë për t’u çliruar nga e shkuara e për të ecur përpara. Ato i kanë mundësitë për të bindur edhe disa fuqi të mëdha (si Rusia e Kina) që janë shprehur kundër pavarësisë së Kosovës, se ky hap është në interes të gjithë botës së re demokratike.


Shqiptarët shpresojnë se në zgjidhjen më të drejtë të mundëshme të çështjes së Kosovës, sikurse deri sot, edhe në të ardhmen, Republika Turke do të luajë rolin e vet konstruktiv.

*Fjala është mbajtur në Universitetin e Trakës në Turqi dhe ka pasur si temë “Çështja e Kosovës dhe stabiliteti në rajon“.

Revista-„ABC“ nr.40, 10.06.2006

Kthehu ne fillim

 &

SFIDAT E SHTETIT DHE SOVRANITETIT

 Shkruan:Fatos ALIU

Prishtinë, 5 dhjetor 2006

Sakrificat e popullit shqiptar ndër shekuj, në veçanti në luftën e fundshekullit XX, të zhvilluar me Serbi, nuk lejojnë që të shkelet e drejta e kombit shqiptar për vetëvendosje dhe shtet sovran. Këto parime qëndrojnë mbi të gjitha, për të cilat populli shqiptar i ka rezistuar të gjithë agresorëve dhe pushtuesve, që shkelën mbi trojet stërgjyshore të etnikumit të lashtë pellazgo-ilir. Kombi shqiptar i dha botës njerëz të mëdhenj, perandorë e dijetarë, gjeneralë të shquar e artistë të famshëm, krijoi e zhvilloi perandori, si ajo romake, bizantine e osmane, ndërsa më në fund mbeti pa u shpërblyer gjatë historisë për të pasur shtetin e vet, si të gjitha kombet e tjera të Evropës e Ballkanit. Gadishullin Ilirik e vërshuan barbarë, avarë e sllavë, e copëtuan në shtete të reja hibride-artificiale, që kurrë nuk kanë sjellë stabilitet, por vetëm lufta dhe krime. Këto pushtime i sollën tragjedi të mëdha kombit shqiptar, e përçanë dhe i lanë pas vetes shkatërrime dhe dëme, si fizike edhe shpirtërore, mbollën farën e djallit të veshur me petkun e fesë kundër gjuhës shqipe, por nuk e mposhtën kurrë aspiratën e tij të pashuar për liri dhe shtet sovran. Populli shqiptar, me gjuhën dhe etnitetin e ruajtur, po i vuan edhe sot pasojat e një rezistence vigane kundër agresorëve të ndryshëm që mbollën farën e përçarjes, të asimilimit dhe shkatërrimit, sa nga armiqtë, edhe nga faqezinjtë e vet të shitur, që nuk e çmojë, por e përbuzin, e shkelin dhe keqpërdorin paturpësisht gjuhën, gjakun dhe identitetin e shenjtë të paraardhësve pellazgo-ilirë. Por, dinakërive, mistifikimeve dhe falsifikimeve pansllave e greke po u del boja, sepse nuk do të mund t'u përballojnë zbulimeve të së vërtetës historike e kulturore të shkencave linguistike e etnologjike, shkrimeve të vjetra dhe argumenteve arkeologjike të kohës së re. Koha po punon me të shpejtë për të vërtetën dhe shqiptarët, si etnikumi më i lashtë dhe origjinal i Gadishullit Ilirik. Ajo që duhet të bëjnë sot shqiptarët e vërtetë, është të hedhin e zhvillojnë farën kombëtare të gjuhës e fisnikërisë së identitetit e bashkimit kombëtar, duke dhënë prova të reja për ndërmarrje të reja fisnike në planin kombëtar e ndërkombëtar. Bastardëve, lakejve dhe tradhëtarëve do t'ju çjerrim maskat, si edhe të gjitha fallangave të zeza që mbjellin farën e së keqes në trevat tona, që thirren në emër të përparimit, demokracisë apo fesë. Zoti i krijoi kombet para fesë, dhe pa komb nuk ka as fe, as besim në Zot.

J.Ryker

Për shtatë vjetët e kaluar nën sundimin e UNMIK-ut, populli shqiptar i Kosovës, i të gjitha trevave me shumicë shqiptare, ka përjetuar një presion dhe përbuzje të pashembullt në fillim të shekulli XXI. Shtatë vjet sikur po llogariten të pamjaftueshëm për të bërë eksperimente me Kosovën, duke rekrutuar shërbëtorë për ta fuqizuar insfrastrukturën neokolonialiste në Kosovë. Sipas rrjedhave aktuale në Kosovë, parashikohet vendosja e një Misioni të ri kolonialist, sipas propozimit të ardhshëm nga Marti Ahtisari. Kësaj gjendje i ka kontribuar me të madhe klasa politike e Kosovës, me qëndrimet e saj komprometuese, apatike dhe përkushtimin e paturp dhe egoist për interesa partiake e përfitime në kurriz të varfërimit të popullit të vet, në periudhën më vendimtare e madhore të shtetformimit. Kulmin e ka arritur Grupi Negociator i Unitetit me pazarllëqe të tokave dhe kulturës sonë me Serbinë, përmes decentralizimit dhe heqjes dorë nga trashëgimia kulturore historike e Kosovës në favor të politikës ekspansioniste të Serbisë së krijuar shekuj pas lindjes së krishterimit në trevat shqiptare të etnikumit ilir dhe ngritjes së kishave të vjetra ortodokse në trevat iliro-shqiptare. Nuk do koment që ky proces i turpshëm po ndodh sipas rregulloreve kolonialiste të UNMIK-ut në pajtim me ligjet e Serbisë (për ironi, ato të periudhës së Millosheviqit!).

Për shtatë vjet në Kosovë është zhvilluar korrupsioni, krimi dhe shkatërrimi ekonomik, social, shëndetësor, arsimor e kulturor. A duhet të konkludojmë se ishin këto prioritetet e misionit ndërkombëtar në Kosovë, i cili vendosi "protektoratin" dhe morri kontrollin për të administruar me Kosovën?

Ndarja e Kosovës në pesë zona ushtarake...

_______________

Tani synohet një lojë e re me ndërrim protektorati, me kushtëzime të reja. Loja me negociatat Kosovë-Serbi ka mjaftuar për ta përgatitur terrenin e një imponimi të statusit të ri kalimtar. Apo nuk jemi bindur akoma me qëllimet dhe shterpësinë e tyre, me iluzionet e pavarësisë?! Me kalimin nga një mision në tjetër, Kosova automatikisht kalon nëpër fazën e re të kushtëzimeve. Me institucionet e kushtëzuara nga jashtë, Kosova nuk mund të jetë e pavarur, por do të vazhdojë të përpëlitet në golgotën e pasigurisë për të ardhmërinë e vet, nën kontroll të misionit të ri ndërkombëtar, me shtylla të rinovuara kolonialiste dhe në raporte të reja të pranisë-ndikimit të Beogradit në Kosovë, në zonat me shumicë serbe, të krijuara sipas rezultatit tashmë të arritur të negociatave në pajtim me rezolutën 1244 dhe politikat multietnike në kurriz të Kosovës me mbi 90% me popullatë shqiptare.

Kujt i shërben një "pavarësi" e këtillë?

Forcat demokratike dhe përparimtare të botës, në fazën e këtij kalimi të rrezikshëm për kombin shqiptar dhe stabilitetin në rajon, do të ngrehin zërin në mbrojtje të drejtës së shkelur të shqiptarëve për vetëvendosje, pavarësi e sovranitet të plotë, në mbrojtje të vlerave humane e demokratike, për të përfunduar me nëpërkëmbjet nga misione që po i shkelin Aktet dhe Konventat Ndërkombëtare për vetëvendosje dhe dekolonizim, të dalë e në emër të vetë OKB-së, të ratifikuara nga vetë Asambleja e Kombeve të Bashkuara.

Pse duhet të vlejnë koncepcionet multietnike vetëm për Kosovën me shumicë mbi 90% shqiptare, me të cilat i shkelet vetëvendosja kombit shqiptar. Shqiptarët luftuan në krah me Aleancën e Atlantikut që në Luftën e II Botërore Antifashiste, kur me gjak u vunë themelet e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve? Ky vullnet ka qenë i konfirmuar edhe me Rezolutën e Mbledhjes së Bujanit të janarit 1944, për vetëvendosje dhe bashkim me Shqipërinë Londineze, për Shqipëri Natyrale, si garanci ekuilibri, stabiliteti e paqe në Ballkan. Këto janë vendime historike, të patjetërsueshme dhe legjitime. Kjo është pikënisja të cilës sot duhet t'i referohen shqiptarët, brenda apo jasht institucioneve, për t'i hapur rrugë politikave pragmatike e të zbatueshme, përballë sfidave të ardhshme për shtet e sovranitet.  

Pazarllëqet e reja me trevat shqiptare nxisin lufta të reja në Ballkan. Sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë nuk e bëjnë masat e sigurisë, as kërcënimet me masa të dhunës policore-ushtarake, por zgjidhjet që respektojnë vullnetin e shumicës së shkelur shqiptare. Ky vullnet, si në të kaluarën, edhe sot, është shkelur në të gjitha fushat, në emër të ruajtjes së lirisë e sigurisë në Kosovën e pasluftës. Po për cilën liri e siguri sot bëhet fjalë në Kosovë? "Nëse heq dorë nga liria për siguri, do t'i humbësh edhe lirinë edhe sigurinë"(Abraham Linkoln). Kosovës tashmë i mungojnë që të dyja, në vend që t'i ketë që të dyja, edhe lirinë edhe sigurinë, për të ardhmen e vet. Kosova nuk e ka asnjërën, me iluzionet e krijuara të mbikqyrjes ndërkombëtare. Këto iluzione i ka shfrytëzuar Serbia e cila zhvillon politika dhe plane ekspanzioniste-militariste ndaj Kosovës (planet si "Lanac", modernizimi dhe mobilizimi ushtarak, etj.). Kjo politikë agresive e Serbisë është në përputhje me politikat e zhvilluara në Kosovën e pasluftës, si nga faktori ndërkombëtar edhe vendor, duke e shndërruar Kosovën në qendër atraktive për forcat destruktive. Sipas këtyre rrjedhave, në horizont do të shfaqen shenjat e një fushëbeteje të re, si një vazhdimësi e luftës së papërfunduar shqiptaro-serbe më 1999.

Ndoshta dikush mendon se KFORi do t'i parandalojë konfrontimet e mundshme të armatosura?! KFOR ishte këtu edhe gjatë luftës në Luginë të Preshevës e Maqedoni. Nuk është e lehtë të vendoset për ndërhyrje midis zjarreve të armiqësive të papërfunduara në Ballkan?! Ndërhyrjet mund të jenë të natyrës politike, të cilat zgjasin shumë, ndërsa veprimet e armatosura kanë pasoja të paparashikueshme, si në planin rajonal e ndërkombëtar, sidomos tani me praninë e forcave të NATO-s në terren.

Lojërat me statusin dhe pavarësinë e Kosovës, kanë mbjellë kriza për riciklimin e luftës, me përmasa të paparashikueshme. Kjo ndodh gjithmonë kur shkelet vullneti i popullit. Kjo ndodh kur vota e tij nuk përdoret për mirëqenien dhe aspiratat legjitime të tij, kur në asnjë plan, politik, ekonomik apo legjislativ, nuk dilet në popull, siç ndodh në vendet e përparuara e demokratike, sidomos për çështjet me interes madhor kombëtar e shtetëror.

Çdo mashtrim e shfrytëzim e ka kufirin e vet. Populli shqiptar ka treguar durim të pashembullt dhe askush nuk do të mund ta akuzojë për format e rezistencës ndaj politikave që e cenojnë qenien e tij nacionale e tokësore. Tashmë është identifikuar e keqja në Kosovë. Të gjithë mashtruesit e korruptuar, qe e kanë lodhur popullin me rrenat e pavarësisë, shtetit e sovranitetit, apo me integrimet evropiane të Kosovës, mund t'i numërojnë ditët, ndoshta edhe muajt, por jo edhe vitet. Rezistenca ndaj politikave skllavëruese dhe lufta për liri do të vazhdojë... Ajo tashmë ka filluar fuqishëm me demonstratën e 28 nëntorit 2006.

 

Kthehu ne fillim

&

Kosova në udhëkryq

AS PAVARËSI! AS SOVRANITET!

 Shkruan: Shkëlzen GASHI

17 Nëntor 2006

  Shefi i UNMIK-ut, Joachim Rucker, ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës që të mos e humbin ritmin e angazhimeve drejt zgjidhjes së statusit dhe ka vlerësuar se angazhimi konstruktiv i Ekipit Negociator të Kosovës ka kontribuar qenësisht drejt përmbylljes. Është shumë e vërtetë se angazhimi i Ekipit Negociator për zgjidhjen e statusit ka qenë i jashtëzakonshëm. Konstruktiv sa nuk bëhet më. Por, është shumë me rëndësi ta kuptojmë se mbi ç’premisa është bërë ky angazhim. Këtë e shpjegon pjesa tjetër e deklaratës së kryeadministratorit të UNMIK-ut, Joachim Rucker, dhënë pas takimit të përbashkët me Komandantin e KFOR-it, Roland Kather, dhe ‘Kryeministrin’ e Kosovës Agim Çeku. Pjesa tjetër e deklaratës është kjo: Është gjithashtu e rëndësishme që të gjithë liderët e Kosovës t’u përmbahen edhe më tej parimeve udhëzuese të Grupit të Kontaktit, të shprehura në nëntor 2005.                                                            

Pra, angazhimi i Grupit Negociator është kryekëput duke u bazuar në Parimet e Grupit të Kontaktit, të datës 2 nëntor 2005, të cilat parime janë të një rëndësie të veçantë. Ato parime janë baza e krejt këtij procesi të dëmshëm dhe në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës për shtet sovran dhe të pavarur. Deklaratat e mëpastajme të Grupit të Kontaktit janë në përputhje fare të plotë me këto parime. Ç’është e vërteta, dokumenti për statusin e ardhshëm (jo final) do të jetë detajizim i atyre parimeve. Do të thotë, Parimet e Grupit të Kontaktit të datës 2 nëntor 2005 janë dokumenti për statusin e ardhshëm të Kosovës në miniaturë. Si rrjedhojë, kërkesa e ‘Kryeministrit’ të Kosovës që dokumenti i Ahtisarit ta ketë pavarësinë është fare e kotë ose më mirë thënë është bërë për konsum për të brendshëm.

 Takimi i Grupit Negociatorë me Grupin e Kontaktit

Para se të shkojmë më tutje: në dhjetë parimet udhëzuese të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës thuhet se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet t’i kontribuojë sigurisë dhe stabilitetit rajonal, e, siç dihet tashmë, siguria dhe stabiliteti rajonal, sipas komunitetit ndërkombëtar, ruhen duke mos u ndryshuar kufijtë shtetëror në Ballkan. Në një tjetër parim thuhet se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet t’i kontribuojë realizimit të perspektivës evropiane për Kosovën, posaçërisht suksesit të Kosovës në procesin e stabilizim asociimit. Këtë edhe është duke e bërë BE-ja, por, Kosova në këtë proces nuk është si entitet sovran, por si pjesë e një entiteti sovran (më herët ka qenë Unioni Serbi Mali i Zi, tash është vetëm Serbi). Kjo gjë është e qartë posaçërisht që prej Samitit të Selanikut. Në këto parime të Grupit të Kontaktit po ashtu thuhet se duhet të intensifikohet procesi i decentralizimit dhe të qartësohet statusi i institucioneve dhe lokacioneve të kishës ortodokse serbe në Kosovë. Më tej, në këto parime thuhet edhe se çdo zgjidhje që është e njëanshme ose që rezulton nga përdorimi i forcës do të jetë e papranueshme. Zgjidhja e statusit të Kosovës nuk do të jetë në shpërputhje - jo me vullnetin e popullit - me dhjetë parimet udhëzuese të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të cilat kur u patën botuar në shtypin e Kosovës, krejt ‘pahiri’ u patën botuar pa pjesën hyrëse të këtyre parimeve. E, në këtë pjesë, pra në pjesën hyrëse, thuhet se Grupi i Kontaktit mbështet nisjen e procesit të përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. E, Rezoluta 1244 garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ-së, tash Serbisë.

Tash shkojmë më tutje: është bërë si rregull që gati çdo javë të dalë në media nga një ‘ish’ që e përkrah pavarësinë për Kosovën. Ta zëmë: ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, ish-ambasadori Richard Holbroke, ish-komandanti i NATO-s për Evropë Wesley Clark, ish-kryeadministratori për Kosovë Bernard Kushner..., e tash së fundi është deklaruar për pavarësi edhe ish-komandanti i trupave paqeruajtëse në Kosovë, Klaus Reinhardt. Krejt problemi është se të sipërpërmendurit – jo vetëm që janë ‘ish’, por, më e keqja: janë për pavarësi pa sovranitet. E për të njëjtën zgjidhje, për fat të keq, është edhe Shqipëria: Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha këto ditë i bëri thirrje Grupit të Kontaktit dhe BE-së që të qëndrojnë me vendosmëri në respektimin e plotë të kufijve aktualë ndërkombëtarë të Ballkanit, përfshirë këtu kufijtë e Kosovës. E tmerrshme. Për t’u bërë Kosova e pavarur dhe sovrane duhet të ndryshojnë kufijtë ndërkombëtarë në Ballkan, pra kufijtë e Kosovës duhet të shndërrohen nga kufij administrativ në kufij shtetëror të njohur ndërkombëtarisht. Në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Berisha ka vetëm dy shpjegime: Berisha ose është i padijshëm, ose është i poshtër. Mbase edhe që të dyja.

Edhe diçka: Shpallja e pavarësisë. Drejtues të partive të mëdha parlamentare kanë deklaruar se Kuvendi i Kosovës do ta shpallë pavarësinë, por sipas tyre, kjo gjë do të bëhet në një moment të duhur. Mirëpo, Rycker ka përkujtuar se çfarëdo deklarate që përmend ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme nga ana e Kosovës, është në kundërshtim me parimet udhëzuese të Grupit të Kontaktit dhe se deklaratat e tilla mund të dëmtojnë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën në këtë kohë të rëndësishme. Si rrjedhojë, bashkësia ndërkombëtare përkrah Grupin Negociator për të mos realizuar vullnetin e popullit të Kosovës për shtet sovran dhe të pavarur. Në vijim të kësaj edhe duhet parë deklaratën e Grupit të Kontaktit ku thuhet se zgjidhja për statusin e Kosovës duhet të jetë e pranueshme, mes tjerash, për popullin e Kosovës. Pra, në asnjë mënyrë vullneti i popullit të Kosovës të jetë vendimtar në zgjidhjen e statusit të vet politik. Politikanët negociatorë do ta pranojnë zgjidhjen që do të jetë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Intermexo: Richard Holbroke në intervistë me Ivo H. Daalder dhe Micheal E. O'Hanlonautorë e librit “Winning ugly – NATO-s war to save Kosovo” thotë se Rugova ka pranuar që të takohet me Millosheviqin më 15 maj të vitit 1998 vetëm pasi që i kam premtuar një takim me Clintonin. Ngjajshmërisht, Ahtisaari mund t’u premtojë politikanëve negociatorë një takim me Bushin dhe gjithçka do të jetë e kryer.

Për fund: kryenegociatori Marti Ahtisari, sipas të gjitha gjasave, do ta paraqes propozimin e tij rreth statusit menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 21 janarit në Serbi. Në bazë të propozimit të tij, në Kosovë do të vazhdojë një mbikëqyrje e BE-së edhe pas statusit të Kosovës, por me një mision të ndryshëm nga ai i UNMIK-ut. Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe i dërguari i BE-së, Torbjorn Sohlstrom janë duke përgatitur Zyrën Civile Ndërkombëtare pas largimit të UNMIK-ut. Me pak fjalë, do të kemi situatë të njëjtë edhe pas statusit vetëm se: në vend të UNMIK-ut do të kemi një tjetër mision, diçka si EUPT; do të kemi legalizim dhe legjitimim më të vendosur të të ashtuquajturave struktura paralele serbe, pra krijim të një entiteti serb brendapërbrenda Kosovës, i cili do të ketë lidhje me Beogradin; do të kemi status të zonave të mbrojtura për kishat dhe manastiret ortodokse të Kosovës dhe, më e keqja, nuk do të kemi ndryshim të kufijve ndërkombëtarë në Ballkan. Pra, as pavarësi, as sovranitet, por, pavarësi të kushtëzuar me sovranitet të kufizuar. Alternativa: të përgatitemi sepse sërish po vjen marsi!

Kthehu ne fillim

&

KUSH ËSHTË E KEQJA NË KOSOVË ?!

  

  Shkruan:Albin KURTI   

 Prishtinë, 15 Nëntor 2006

  Si bëhet që e keqja në Kosovë nuk është lajm? Në Kosovë njëmend ka më shumë autocensurë në këtë kinse demokraci sesa cenzurë në atë kinse socializëm, mirëpo, a thua ky shpjegim është shterrues? Pra, a është duke u ndrydhur e vërteta kur ajo është e keqe apo ka edhe diç më shumë se kaq? Ose, a është kuptimi i mediave kosovare i reduktueshëm vetëm në përshtatjen e tyre të pambarim? Nëse vrojtohen me vëmendje proceset politike në Kosovën e pasluftës vërehet se ka një esencë tjetër këtu, një imanencë që i përvidhet suksesshëm analizave sipërfaqësore. Jo vetëm që në Kosovë ndrydhet një fakt i keq por e keqja nuk paraqitet dhe nuk transmetohet meqë thjesht nuk duket. Dhe, nuk duket e nuk shihet jo meqë është e padukshme por meqë është gjigante. Ngjashëm sikurse atëherë kur syri i njeriut i afrohet tepër shumë një objekti të cilin s’e dallon dot më. E mjegulluar është jo vetëm ajo që mezi shquhet në horizont por edhe ajo që i bëhet ekskluzive shikimit tonë për ta mbyllur atë, edhe ajo gjë tërësia dhe thelbi i së cilës i reziston efektshëm përthekimit nga shqisa jonë e të parit.  
  
E keqja më e madhe në Kosovë është që e keqja nuk është ngjarje. E keqja është veçse një proces i gjerë, i qetë dhe i thellë. Duke mos qenë ngjarje, e keqja mbetet e pavërejtshme, tërësisht normale dhe madje e natyralizuar.Njerëzit nuk informohen për të meqë nuk ka më sasi informacioni aty. Kur dikush thotë se dielli lindi sot, këtu padyshim që sasia e informacionit është zero. Sasia e informacionit qëndron në proporcion të zhdrejtë me gjasën. Ngjarja që nuk përcjellet prej mediave është vlerësuar paraprakisht të mos ketë qenë e tillë. Rrjedhimisht, ngjarja mbetet e pashquar; ajo nuk është e dallueshme. Ose, më saktë, është aq e shpeshtë dhe e zakonshme saqë nuk është. Ajo është kudo andaj nuk është askund. Megjithatë, mediat tona mbushin eterin dhe faqet e tyre edhe me atë që trumbetohet të jetë denoncim i të këqijave. Mbase mu tani është momenti për ta bërë dallimin kualitativ ndërmjet të këqijave dhe të Keqes. Të këqijat (e vockëla) janë vetëm manifestime të papërsosurisë eventuale të së Keqes themeltare. Ato shumë rrallë arrijnë të diferencohen nga shtrati që paraqet të Keqen. Dhe, mu këto janë ato të këqijat që identifikohen por menjëherë ndrydhen nëpër mediat tona. Shtrati i lumit nëntokësor mbetet i paprekur dhe i pacenuar. Aty-këtu ndonjë shpërthim i burimit në sipërfaqe sanohet duke u maskuar. Pra, mund të flasim për të Keqen dhe të këqijat. Të këqijat vijnë nga e Keqja por për ato kryesisht nuk raportohet fare. Nëse nuk injorohen ose fashiten dot, atëherë kamuflohen. Të këqijat të cilat e afirmojnë atë që maskojnë (të Keqen), janë tregues se e Keqja nuk e ka të pafundme homogjenitetin dhe kohezionin e saj, se ajo nuk është solide sikurse një monolit. Edhe nëse nuk arrijnë të kamuflohen të këqijat kjo ende nuk flet shumë. Fundja, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur e Keqja është duke u marrur vetëm me të këqijat, duke i problematizuar vetëm ato. Periferia e cila nuk paraqitet si e tillë mohon ekzistencën e Qendrës.

 Albini gjatë aktivitetit të tij në Korishë të Prizrenit


 Për mediat dhe mënyrën e tyre është thënë që lajmi i mirë është lajm i keq dhe se lajmi i keq është lajm i mirë. Mirëpo, në Kosovë situata është krejt tjetër. Duke qenë se e Keqja te ne është e gjithpranishme dhe aq e nënkuptueshme saqë mbesim përherë disi të pavetëdijshëm për të, lajmi i keq nuk është lajm i mirë. Keqësia nuk është e rrallë që të bëhet lajm – ajo është diçka me të cilën tashmë jemi mësuar të bashkëjetojmë. Për më tepër, duke mos u ballafaquar me të, qetas por sigurt gjithnjë jemi përshtatur. Në Kosovë, lajmi i keq është lajm i keq. Njëkohësisht, edhe lajmi i mirë është lajm i mirë. Pra, e mira, meqenëse është raritet, shumë lehtë bëhet lajm. Dhe, pikërisht meqë është raritet ka një prirje që ajo të fabrikohet, të shpiket, dhe njerëzit të ndjehen të kompensuar dhe më komod. Ngjarjet e mira cilësohen si të tilla edhe nga mediat dhe raportohen mjaft shpesh pasi që ato kanë probabilitet të vogël që të ndodhin. Lajmet e mira janë të shpeshta meqë ngjarjet e mira janë të rralla. Kësisoj, mediat i kemi bukur shumë të përfshira me lajme të mira për ngjarje të mira. Dhe, si rezultat i kësaj, kemi mbjellje të iluzioneve te njerëzit se situata në Kosovë është e kënaqshme dhe po shkojmë drejt një përparimi të pandalshëm. Përshtypja e përgjithshme që krijohet është ajo për qenien e një të Mire bazike. Por, kjo e Mirë ka vetëm ekzistencë subjektive që paraqet negacionin e së Keqes e cila për dallim ka një ekzistencë objektive.
Mirëpo, çfarë është kjo e Keqe e cila determinon këto zhvillime te ne, e cila kushtëzon rrjedha të këtilla që i jetojmë në formë pasojash? Dhe, çka e bën të mundur këtë të Keqe mbizotëruese? Është kjo Rezoluta 1244. Ajo e ngërthen dhe i referohet dokumentit të Rambujesë që decidivisht e kërkoi demilitarizimin e UÇK-së dhe mbetjen e Kosovës pjesë të Serbisë e Jugosllavisë, me një fjalë defaktorizimin politik e ushtarak të Kosovës. Është kjo Rezolutë ajo e cila e themeloi UNMIK-un, një regjim ky antidemokratik e neokolonialist. Është kjo Rezolutë ajo që shpërfill vullnetin, interesat dhe historinë e popullit të Kosovës. Është kjo Rezolutë ajo që e pranon sovranitetin dhe integritetin territorial të Jugosllavisë (tash Serbisë) mbi Kosovën. Është kjo Rezolutë ajo që parasheh vetëm autonomi substanciale për Kosovën. Është kjo Rezolutë ajo që i bën faktorë për Kosovën të gjitha vendet e botës, prej Portorikos e deri te Kina e Rusia, përveç vetë Kosovën. Është kjo Rezolutë ajo e cila kërkon institucione të kota vendore me politikanë të korruptuar e servilë. Është kjo Rezolutë ajo e cila i hap rrugë restaurimit të Serbisë në Kosovë. Është kjo Rezolutë ajo e cila e mundëson veten e saj duke u vazhduar automatikisht dhe vetvetiu për çdo 10 qershor. Është kjo Rezolutë ajo që paraqet problemin themelor dhe problematizimi i së cilës pothuajse që nuk bëhet te ne. Dhe, është kjo Rezolutë ajo që e quajta e Keqja: një gjë e padallueshme për shkak të madhësisë së saj dhe aq kushtëzuese mbi ne për shkak të pavarësisë nga ne.

 *Autori është drejtues i Lëvizjes VETËVENDOSJE

 

KRERËT POLITIKË TË KOSOVËS AS KUR BASHKOHEN, AS KUR NDAHEN

NUK JANË E MIRA E KOSOVËS!

 

   

    Xhevat BISLIMI

  Titull që nuk shkruhet me qejf, titull që nuk vihet në krye të një shkrimi pa dhembje në zemër, por kjo është e vërteta tragjike e «elitës» politike dhe e Kosovës së sotme shqiptare. Para Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar, «elita» politike ishte unike rreth qëndrimit të turpshëm: «Të rrimë e të presim duarkryq», në kohën që Serbia po vepronte me një vendosmëri dhe një zell të pashoq për spastrimin e Kosovës nga shqiptarët me mjete legale e ilegale, me dhunë e me «të mirë», hapur e fshehur…» ! Gjatë atyre viteve të turpshme për kombin shqiptar vepronin një « dorë » shqiptarësh, për të cilët nuk kishte vend gati në asnjë faqe të shtypit të shkruar në gjuhën shqipe dhe në mediat tjera, që flisnin shqip! Media shqiptare ishte rezervuar pothuaj se qind për qind për kryepacifistin (meqë ka vdekur nuk po e quaj me emrin që ishte), Rugova dhe për sejmenët e tij të shumtë që i mbanin «ison». E njëjta gjendje ishte edhe në Shqipërinë Londineze, ku sundonte kryevandalisti, Berisha, dhe bandat e tij të shpërndara anekënd shtetit shqiptar! Për shqiptarët që mendonin dhe përpiqeshin për çlirimin e krahinës më të madhe shqiptare nën pushtim, Kosovës, ishin rezervuar ndjekjet, kallëzimet, burgjet, torturat dhe shpeshherë edhe vrasjet prapa shpine. Faqet e gazetave shqipe dhe mediat tjera elektronike u hapën (mjerisht) vetëm me grykën e pushkës dhe me flakët e Luftës së UÇK-së. Sot, shtatë vjet pas përfundimit të Luftës, e dimë të gjithë se si, ku, kur, kush, çka, si dhe pse ndodhi? Mund të ketë akoma «skuta» të pandriçuara të kësaj Lufte dhe të bëmave të aktorëve te saj, por në përgjithësi dihet dhe njihet zhvillimi i kësaj Lufte.

 Pas «përfundimit» të Luftës Antipushtuese Çlirimtare, krahu politik i UÇK-së, LPK-ja dhe Drejtoria politike, (me ndonjë përjashtim) u shndërruan në parti politike. Kjo parti sot quhet Partia Demokratike e Kosovës, të cilën e udhëheq, Hashim Thaçi. Normalisht të gjithë njerëzit (me ndonjë përjashtim) që hynë në këtë Parti kishin një qëllim dhe ideal të përbashkët: «Finalizimin e Luftës së UÇK-së dhe të vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës (jo të «kosovarëve») me mjete politike dhe demokratike me një zgjidhje minimale për Kosovën, shtet i pavarur dhe sovran. Ky ishte programi dhe koncepti i PDK-së për çështjen e Kosovës. Mirëpo, UNMIK-u dhe disa qendra ndërkombëtare kishin program dhe koncept tjetër. Ata, të bindur se kthimi “klasik” i Kosovës nën Serbi ishte i pamundur dhe nuk ishte interes as i Serbisë, ndërtuan strategjinë dhe taktikën e tyre të “shkëlqyer” për krijimin e një Kosove shqiptaro-serbe nën maskën dhe parullën e një Kosove “multietnike”. Zbatimi i këtij programi tragjik për Kosovën nisi me një kërkesë formale, që Shtajneri (kryeadministrator) i bëri Këshillit të Evropës (1 nëntor 2002) për të hartuar programin e “decentralizimit të Kosovës”. Ky program voluminoz u hartua nga  një Mision evropian dhe iu dorëzua zyrtarisht Hari Holkerit (UNMIK-ut) nga shefi i këtij misioni, Karl Çivileti, më 18 nëntor të vitit 2003, kurse flamurin për zbatimin e këtij projekti antishqiptar e ngriti, Lutfi Haziri, e mbajti lartë qeveria Rexhepi, kurse e finalizoi «grupi negociator» i ndihmuar nga Serbia dhe «plani i saj për Kosovën» me «ndërmjetësimin» e Atisarit.

 

 Të bindur se këto programe antishqiptare për Kosovën mund të pengohen vetëm nga ata që kishin kaluar rininë e tyre burgjeve të Serbisë dhe që kishin organizuar dhe drejtuar edhe Luftën Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së, UNMIK-u dhe shërbime të tjera të specializuara morën “masat” e gjithanshme për thyerjen, “zbutjen” dhe “tredhjen” e drejtuesve kryesorë të krahut që përfaqësonte vullnetin dhe dëshirën e popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar. Disa prej tyre u “lanë” të pasurohen, disa u ndoqën me Gjykatën e Hagës, disa u futën burgjeve të UNMIK-ut, disa u vranë dhe u zhdukën pa nam e nishan, për shumë të tjerë u hapën dosje “kërcënuese” dhe “shantazhuese”, etj., etj.

Natyra e këtij shkrimi, të dashur lexues, nuk na lejon të lëshohemi në fakte e ngjarje të shumta të këtyre shtatë viteve e ca dhe t’i shtjellojmë ato, sepse do të duhej bërë një libër. Por, secili prej jush, të nderuar lexues, është dëshmitar i viteve, ngjarjeve dhe njerëzve. Bëra pak “histori” me qëllim që të vijmë në përfundimin se strategjia dhe taktika e UNMIK-ut dhe e organizmave të fuqishëm ndërkombëtarë për nënshtrimin politik, ekonomik, moral dhe shpirtëror të Kosovës u realizua pas thyerjes dhe nënshtrimit të atyre që e bënë Luftën dhe që i kishin dalë zot Kosovës dhe mbarë Shqipërisë Verilindore (Shqipërisë së pushtuar). Kjo ishte fitorja e parë e madhe e UNMIK-ut dhe “sponsorëve” të tij. Të tjerat shkuan si në vaj…

 Holkeri, me ndihmën e zyrave dhe shërbimeve të huaja formoi “grupin shqiptar për bisedime me Serbinë” (pakica serbe ishte përfshirë në grupin e Beogradit!). Këtë “grup” pati “nderin” ta shpallte, sipas urdhrit të Holkerit, Rugova. U munduan ta “legjitimojnë” me një votim në Kuvend, por dështuan (u bë një maskaradë). Në shërbim (dekor) të këtij “grupi”, përveç H. Thaçit, u vu edhe e tërë udhëheqja e ngushtë e PDK-së (nënkryetarë dhe sekretarë). Shpresa e popullit të Kosovës se “PDK-ja nuk do të lëshojë pe kurrë në dëm të Kosovës”, u tund keq… Drejtuesit e PDK-së u pajtuan qind për qind me “decentralizimin” dhe “mbrojtjen” e kishave ë, pra me krijimin e territoreve serbe në Kosovën shqiptare!! Askush nuk priste nga LDK-ja më shumë, madje as kaq, por të gjithë, madje edhe anëtarë e simpatizantë të LDK-së, prisnin shumë më shumë (me të drejtë) nga PDK-ja për mbrojtjen e interesave jetike të Kosovës. Ky unitet i çeliktë me LDK-në dhe satelitët e saj po thellohet edhe më tej. Edhe shkuarja e Thaçit në Mitrovicë me Sejdiun, Çekun, Berishën, Hysenin, etj., këtë qëllim kishte. Ata, sikur u thoshin shqiptarëve të Mitrovicës, sepse në Veri nuk ua mbante të shkonin: “Megjithëse Mitrovica dhe Kosova është e ndarë, megjithëse Kosova nuk po bëhet shtet sovran, megjithëse fati i Kosovës dhe e ardhmja e saj janë vënë në PIKËPYETJE më shumë se kurrë pas LUFTËS, ne jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë, sepse kështu na ka porositur Rykeri, Solana e rykera e salana të tjerë”. Shqiptarët pyesnin njëri-tjetrin: “A thua ky “grup” tragjiko-komik kështu do ta mund Serbinë, do ta bashkojë Kosovën dhe ta bëjë të paktën shtet më vete?”. “Mos me ta marrë mendja”, thoshte ndonjëri. “Po t’ishte se bëhet kështu Kosova, duke qëndruar duarkryq dhe urtë e butë, do ta bënte ai «rahmetliu», që vdiq duke pritur njohjen formale (zyrtarizimin) të asaj të shkrete pavarësi”, ia këpuste tjetri… Këta ishin shqiptarë që nuk ishin lejuar të hynin në sallën, ku “grupi” zhvillonte monologun e tij, sepse nuk kishte guxim apo nuk kishte fytyrë të takohej me qytetarët, që i kishin zgjedhur t’ua mbronin interesat e tyre dhe të vendit të tyre.

 Pikët e humbura, legjitimitetin dhe besimin tashmë të tronditur shefat e PDK-së kanë nisur ta kërkojnë te “dosja” e preferuar e Veton Surroit, që ka emrin Nexhat Daci! “Bashkimi” kësaj radhe i PDK-së me ORA-në për ta lëshuar Kuvendin dhe tash edhe për ta bojkotuar, me “sebepin” e krijimit të një komisioni hetimor, i cili do të hetonte edhe shpërdorimet dhe vjedhjet e mëdha të parasë publike, është vërtetë qesharak… Kjo parti, që nuk u tërhoq nga Kuvendi, kjo parti që nuk e bashkoi dhe nuk po e bashkon “opozitën” dhe gjithë forcën politike, ekonomike, shpirtërore dhe morale shqiptare për t’i mbrojtur interesat jetike të Kosovës karshi Serbisë dhe miqve të saj, bashkon “opozitën” për një çështje kaq të “vockël” karshi rreziqeve dhe kërcënimeve të përditshme të Serbisë dhe miqve të saj për lirinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës së sotme! Këto sjellje dhe veprime të PDK-së do të ishin të mirëpritura dhe të domosdoshme pas përmbushjes së vullnetit minimal të popullit shqiptar të Kosovës për shtet sovran, i vetmi standard kishte detyrim ta përmbushte «elita» politike, po të ishte e Kosovës dhe për Kosovën. Sot edhe fëmijët e djepit, edhe gurët e sokakut e kuptojnë se për Kosovën nuk është çështje “dosja” Daci, as korrupsioni, as shëndetësia, as partia, as feja, as zgjedhjet në LDK, por Çështje është Kosova shqiptare: “Të jetë a të mos jetë”? Çdo çështje tjetër, çdo politikë tjetër, çdo veprim tjetër dhe çdo propagandë tjetër, siç po bënë për çdo ditë “grupi” dhe mediat e UNMIK-ut e të këtij “grupi” është në kundërshtim të hapur me interesat madhore të Kosovës… Në fund të fundit nuk ka asnjë mundësi të luftohet korrupsioni, krimi i organizuar, shpërdorimet, e të tjera dukuri të dëmshme për shoqërinë tonë me këtë status që ka Kosova dhe me UNMIK-un zot shtëpie. Kush nuk e di se uzina që prodhon dhe shpërndanë këto dukuri quhet UNMIK? Pa këtë «uzinë» do të ngordhnin edhe ata shqiptarzinjë (shërbëtorë të UNMIK-ut), që janë të gatshëm t’i «hanë» dhe t’i bëjnë rrush e kumbulla edhe gurët e Kosovës.

 Duke i njohur mirë rrethanat politike në Kosovë dhe rreth saj kam frikë se kjo “lojë” është e sajuar nga “elita” (“grupi”) politike e Kosovës dhe “mësuesit” e saj, sipas shembullit të asaj që po ndodh dhe sajohet edhe në Tiranën zyrtare, edhe te shqiptarët e “Maqedonisë”, me qëllim që të largohet vëmendja e popullit shqiptar të Kosovës dhe e mbarë kombit nga thelbi, nga çështja që është shtruar për zgjidhje dhe që po rrezikohet me zgjidhje që nuk do t’i kënaqin shqiptarët. Kam frikë, gjithashtu, uroj të mos jetë kështu, se kjo “lojë” është kurdisur edhe me qëllim që të mos mblidhet më Kuvendi, i cili po i sjell kokëçarje “grupit”. Ky do të ishte një puç i plotë ndaj institucioneve të krijuara nga UNMIK-u. Po e quaj puç i plotë, sepse njëfarë puçi tashmë është bërë. “Grupi për bisedime me Serbinë” ka përqendruar, me pëlqimin dhe kërkesën e UNMIK-ut dhe të qendrave tjera antishqiptare, të gjitha kompetencat e lejuara nga UNMIK-u në duart e tij. Kuvendi i Kosovës ishte shndërruar në një klub debatesh shterpe… Kritikat e rrepta të deputetëve për “grupin”, nismat për shkarkimin e tij, nismat kundër “decentralizimit” dhe nismat për shpalljen e Kosovës shtet sovran ose për referendum e kanë trembur shumë “elitën” e mjerë politike dhe patronët e kësaj “elite”… Prandaj, çdo politikan, intelektual, hoxhë, prift (që ndjehet shqiptar) dhe çdo shqiptarë (kudo qoftë) që e do Kosovën, të paktën shtet sovran dhe pa Serbinë, duhet të jetë syqel dhe të veprojë sa nuk është bërë tepër vonë (veç jemi vonuar), madje edhe kur flenë një sy ta mbaj hapur për lirinë e kërcënuar të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar…                                     

    *Autori është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës

&

BAROMETRI DIPLOMATIK: 

KAPITULLIMI I “GRUPIT TË KONTAKTIT” TË PRISHTINËS PARA “REPORTERIT” TË

OKB-SË, MARTTI AHTISARI DHE PARA SERBISË KOLONIALISTE(!)

Prof.Dr. Mehdi HYSENI

______________________

13 nëntor 2006


Për t’i hyrë në thelb kësaj çështjeje tejet serioze dhe të rëndësishme për fatin e sotshëm dhe të nesërm të Kosovës, para së gjithash shtrohen dhe, njëherit kërkojnë përgjigje objektive dhe intensive këto pyetje:

I)Cilat janë shkaqet dhe faktorët kryersorë që kanë ndikuar në dështimin e “teatrit shëtitës” së shuttle diplomacisë së emisarit special ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari me bashkëbiseduesit e grupit serbo-shqiptar në Vjenë?

II) Ku qëndron gabimi dhe faji i prolongimit të afatit të zgjidhjes së statusit të Kosovës për vitin e ardhshëm 2007, e ndoshta, edhe për vitin 2008, nëse Serbia prapë nuk do të pajtohet me njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare?

III) Çfarë hapash dhe masash konkrete, duhet të marrë bashkësia ndërkombëtare, nëse Serbia (në bazë të kushtetutës aktuale, sipas së cilës “Kosova është pjesë territoriale e Serbisë”) do të tentojë që ushtarakisht ta rikthejë Kosovën nën sundimin e saj të egër kolonial, sikurse këtu e 100 vjet më pare?

IV) Çfarë duhet të bëjmë ne tani, pas dështimit dhe vetëdështimit në ekskursionet boshe njëvjeçare të “grupit të kontaktit” shqiptar nga Prishtina në Vjenë?

V) Cila duhet të jetë përgjigjja opcionale e fundit e politikës dhe e diplomacisë shqiptare të Kosovës në rast se Serbia (Boris Tadiqi dhe Vojislav Koshtunica) incognito janë marrë vesh që Kosovës të mos i njihet cilësia e pavarësisë si subjekt juridik ndërkombëtar?


Para se të arrihej pika kulminante e dështimit të “takimeve ekskursive” të Vjenës ndërmjet palës serbo-shqiptare, si dhe falimentimi fatal i shuttle diplomacisë së emisarit ndërkombëtar të KS të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari lidhur me çështjen e Kosovës, unë pata shkruar ca herë radhazi (me vite), se Prishtina zyrtare shqiptare nuk ka asnjë arsye që të aranzhojë asnjë “grup taktik”, që të udhëtojë në Vjenë për t’u takuar me grupin bisedues serb të Beogradit, për shkak se paraprakisht pozicionet e strategjisë politike të dy vendeve kanë qenë diametralisht të qarta në kuptimin kontradiktor: - Shqiptarët me të drejtë, me gjakë dhe me sakrifica të mëdha e mbrojnë konceptin e pavarësisë së Kosovës, kurse serbët pa asnjë të drejtë morale, as ligjore e mbrojnë konceptin e politikës së deritashme kolonialiste dhe gjenocidale shekullore të Serbisë, duke e mohuar konceptin e pavarësisë së Kosovës. Në këtë kontekst, së fundi, Parlamenti i Serbisë nxori edhe “Kushtetutën e re demokratike”, ku në Preambulën e saj Kosova figuron si “pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”(!?)

Pavarësisht nga ushtrimi i “sondës” së diktatit të faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (OKB dhe BE etj.), që pala shqiptare të pranonte me çdo kusht “formulën” e shuttle diplomacisë së Martti Ahtisarit, sipas së cilës politika zyrtare e Kosovës “ka qenë e detyruar”, që të formojë grupin e saj të kontaktit prej disa vetash, e cili si në fillim, ashtu edhe në mbarim të “dialogimit” me palën serbe dhe me ndërmjetësit e KS të OKB-së, u tregua plotësisht infantile në kuptimin diplomatik, sepse brenda një viti nuk ka qenë në gjendje, që ta bindë “reporterin” e OKB-së Martti Ahtisari, se kërkesat e palës serbe nuk ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me zgjidhjen e statusit të Kosovës, por ishin në funksion të rikthimit të drejtave dhe të kompetencave politiko-juridike, kushtetuese dhe shtetërore të Serbisë mbi Kosovën shqiptare, të ndërkombëtarizuar që nga 10 qershori 1999. Këtë, së fundi e provoi edhe dështimi i shuttle diplomacisë së Martti Ahtisarit, e edhe vetë deklaratat politike të disa anëtarëve të “grupit të kontaktit” dështues të pales shqiptare. Tanimë, si duket “diplomatët” (të cilët nuk arritën asnjë hap përparimi në bisedimet me homologët e tyre serbë dhe me palën ndërkombëtare në takimet bankrotuese të Vjenës, përpos promovimit të ambicieve të politikës së tyre prepotente individuale dhe grupore) shqiptarë të Prishtinës zyrtare shtiren se janë “penduar” për pjesëmarrjen në “takimet shëtitëse” të Vjenës, sepse epilogu i tyre u “kurorëzua me sukses” kundër pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, një pendim i tillë psotfestum, nuk ka asnjë pikë pozitive për të justifikuar politikën dhe diplomacinë falimentuese të Prishtinës zyrtare në rastin konkret, sepse si thotë populli, tani (pas një dështimi të tillë katastrofik bjerrakohës në favor të “ringjalljes” dhe riaktivizmit të politikës dhe të diplomacisë kolonilaiste antidemokratike të Serbisë) “ka kaluar miu nëpër mustaqe”, nuk ia vlen kurrfarë pendimi, as mallkimi, sepse që në fillim as Qeveria e as Parlamenti i Kosovës nuk është dashur ta bëjnë një gabim të këtillë politik ngase në vend të caktimit të atij “grupi politik”, asht dashur që të kërkojë forma të tjera të ligjshme dhe demorkatike për shpalljen e Referendumit për pavarësinë e Kosovës, kështu që Serbisë do t’i mbyllej çdo “shtek” manvrues në planin ndërkombëtar, që të infiltrohej si “palë negociuese” direkte në zgjidhjen përfundimtare të çështjes koloniale të Kosovës. Në rast pezullimi të një vendimi të tillë të Parlamentit të Kosovës (mohimin e së drejtës ligjore dhe demorkatike të mbajtjes së Referendumit), Qeveria, Parlamenti dhe i gjithë spektri politik i Kosovës, është dashur që të kërkojnë nga OKB-ja, SHBA-ja, BE-ja etj., organizimin e një konference ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës, e jo kjo çështje madhore t’u besohej blanko “grupeve negociuese” serbo-shqiptare, duke ushtruar “gjimanistikë politike” në kuadrin e ”misionit historik” të shuttle diplomacisë së Kofi Annanit, përkatëshit të dërguarit të tij special, Martti Ahtisari.


Përveç kësaj, një nga argument më thelbësore, që ky “grup i kontaktit” shqiptar të vihej jashtë përdorimit të “itinerarit ditor” të Agjendës politike të Matti Ahtisarit, duke mos marrë pjesë fare në ato “biseda rasti” pa dyshim është edhe ky: - Shuttle diplomacy e takimeve të dy grupeve (serbo-shqiptare) në Vjenë ka dështuar për shkak se objket shqyrtimi nuk ishte statusi i Kosovës, por rilegjitimimi ndërkombëtar i statusit historiko-politik-juridik dhe kushtetues i Serbisë dhe i serbëve në Kosovë.

Ahtisarët evro-ndërkombëtarë e kanë për “detyrë shtëpie”, që ta prolongojnë zgjidhjen e statusit të Kosovës për vitin e ardhshëm 2007, (e ndodh edhe në mars të vitit 2008, po qe se edhe më tej politika dhe diplomacia e Prishtinës zyrtare do të jipte pëlqime absurde, duke mbështetur projektpropozimet antipavarësi të Kosovës nga ana e mediatorëve të bashkësisë evro-ndërkombëtare) sepse ata për “pleqëri” të këtilla të popujve dhe të vendeve të armiqësuara në konflikt, edhe janë të paguar majëmërisht (me mëditje dhe me diata e privilegje të tjera speciale të imunitetit ndërkombëtar) sipas standardeve ndërkombëtare të OKB-së, të BE-së, të OSBE-së etj.


Propozimi i Martti Ahtisarit Grupit të Kontaktit, që statusi i Kosovës të shtyhet për debatim në Mars 2007, nuk duhet të na zhgënjejë, të na befasojë, as të na demoralizojë, sepse ai nuk është vetëm propozim i tij, por edhe i atyre që kanë pranuar një propozim të tillë: Grupi i Kontaktit, BE, OKB etj., si dhe propozim i vetë Serbisë së Boris Tadiqit dhe të Vojislav Koshtunicës.


Një potez i këtillë i Martti Ahtisarit është iracional dhe tejet i dëmshëm për statusin e Kosovës, sepse është në kolzion flagrant me afatin e parashikuar të Sekretarit të Përgjithshëm të KS të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, që rasti i statusit të Kosovës të përmbyllej brenda vitit 2006, para së gjithash e favorizon sheshit kursin antishqiptar të politikës zyrtare të Beogradit ndaj Kosovës, që me çdo kusht po insiston të jetë faktor dhe palë negociuese në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, ashtu sipas “Kushtetutës së re” se “Kosova është pjesë integrale e territorit administrative dhe shtetëror të Serbisë”, kjo diplomaci serbo-evro-ndërkombëtare, që sheshit është në funksion të mohimit të pavarësisë së plotë të Kosovës si subjekt jurdiko-ndërkombëtar, politikën dhe diplomacinë e mirëfilltë shqiptare, nuk duhet sërish ta “zërë në gjumin dimëror”, ashtu sikurse deri tani, duke u bërë rob i vetëvetes dhe, fatin e Kosovës, duke e lënë në dorë të disa grupeve të interesit, sikurse ky, që politkisht dhe diplomatikisht pësoi erozion katastrofik në ekskurzionet e takimeve të Vjenës ngase ato takime nuk ishin në kurrfarë niveli shtetëror, as nuk kishin kurrfarë karakteri juridiko-politik e dipomatik ndërkombëtar midis dy palëve(shteteve) në konflikt, por kishte vetëm karakter punues të dy grupeve serbo-shqiptare, të fokusuar në “çështjet teknike” të zgjidhjes së “problemit” të minoritetit serbomalazez në Kosovë, sipas “standardeve ndërkombëtare” serbe, decentralizimin dhe rajonizimin territorial dhe administrative të Kosovës në favor të minoritetit kolonizues serbomalazez(8%). Domethënë, anëtarët e grupit të interesit të palës shqiptare të cilat kanë marrë pjesë në bisedat me anëtarët “grupit të kontaktit” gjithëserb të Beogradit, e kanë pasur për detyrë që edhe ndërkombëtarisht ta legjitimojnë para Martti Ahtisarit dhe para grupit serb të Beogradit dështimin e politikës zyrtare të Prishtinës, duke pranuar dhe vulsour procesin e decentralizimit, përkatësisht të copëtimit territorial dhe administrativ të Kosovës shqiptare në dobi të minoritetit kolonist serb.

Se anëtarët e grupit politik të shqiptarëve të Kosovës, nuk kanë qenë kurrfarë faktori, as partneri me peshë serioze politike kombëtare dhe ndërkombëtare në takimet ekskurzive të Vjenës, këtë e dëshmon edhe kjo deklaratë e një anëtari të “grupit të kontaktit” shqiptar: “ The real talks have…begun. They are not between Pristina and Belgrade, but between the members of the Contact Group”(The Economist, November 4th 2006,p.59).

Meqë sipas këtij konstatimi të Enver Hoxhajt nuk paska pasur kurrfarë bisedimi ndërmjet grupit serb dhe atij shqiptar, por kryesisht ndërmjet vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, atëherë, që në fillim është dashur të bojkotohen ato takime dështuese të Vjenës nga ana e palës shqiptare.Ky është gabim i dyfishtë politik i këtij grupi ngase që në fillim “e paska kuptuar lojën” e prapaskenave të anëtarëve të Grupit të Kontaktit në kurriz të pavarësimit të Kosovës, dhe nuk kanë hequr dorë prej tij, domethënë as Martti Ahtisari, as Grupi i Kontaktit nuk i ka konsideruar kurrfarë partneri serioz politik bashkëbisedues, por vetëm se e kanë shfrytëzuar për qëllime të diplomacisë së tyre prevenetive të “pezullimit të përkohshëm” të pavarësisë së Kosovës, ashtu si po iu konvenon Serbisë, Rusisë dhe serbëve, që së pari minoritetit kolonist serb në Kosovë (8%) t’ia sigurojnë autonominë politike territoriale dhe eksterritoriale, me lidhje speciale juridko-politike e administrative me Serbinë në emër të mbrojtjes së “trashigimisë historike, kulturore dhe religjioze”, duke marrë për bazë themelore numrin e kishave, manastireve dhe dioqezave ortodkse serbe etj. Këtë “falsifikat original” të identitetit historik kulturor, fetar dhe territorial, fatkeqësisht e provon edhe krijimi i një numri të komunave serbe në Kosovë (në bazë të “standardeve ndërkombëtare” serbe të decentralizimit), të cilat do të kenë autoniminë e plotë politike, territoriale, ekonomike, financiare, arsimore, policore etj. Domethenë, në të ardhmen, këto komuna do të jenë subjektet politiko-juridike dhe ligjore të entitetit serb në Kosovë, që në kuadrin e një bashkësisë komunale serbe, do të kërkojnë “federalizimin” e Kosovës, përkatësisht krijimin e minishtetit paralel serb sipas modelit të “Republika srpska” në Bosnjë e Hercegovinë ose si kantone të veçanta siç është rasti me kantonet e Zvicrës apo me Tirolin e Italisë. Në rast se nuk ia arrijnë një qëllimi të këtillë, që Kosovën në kuptimin juridiko-kushtetues dhe administrativ ta ndajnë në dy entitete të barbarta, atëherë Serbia dhe serbët, do të luajnë në “letrën e fundit” (duke llogaritur në mbështetjen e Rusisë dhe të aleatëve të saj, siç janë Kina dhe Franca) , duke kërkuar ndarjen e Kosovës, edhe pse kundër këtij opcioni, tanimë janë deklaruar OKB-ja, BE-ja, Grupi i Kontaktit etj. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se këta organizma relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk do t’i modifikojnë qendrimet dhe pozicioent e tyre lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Shembull konkret paralajmërues së një politike të këtillë të mundshme revizinuese, është pa dyshim arritja e marrëveshjes së Martti Ahtisarit me anëtarët e Grupit të Kontaktit, që për statusin e Kosovës, në shkallë ndërkombëtare, të debatohet në mars të vitit 2007, pasi të kenë marrë fund zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 21 janar 2006.

Në Vjenë nuk u debatua për statusin e Kosovës, por për pavarësimin dhe për njohjen e të drejtave politike dhe autonome të minoritetit serb me “lidhje speciale” nën sovranitetin shtetëror të Serbisë, jo të shtetit të ardhshëm të pavarur të Kosovës(!)


Pse shuttle diplomacy e Martti Ahtisarit ( i dërguari special i KS të Kombeve të Bashkuara për Kosovën) së bashku me “diplomacinë” e grupit negociator serbo-shqiptar në Vjenë ka dështuar keq për shkak të politikës destruktive nacionalshiviniste antishqiptare të Beogradit zyrtar, të përfaqësuar nga “emisarët” e saj në “takimet ekskursive” me homologët e tyre të një grupi tejet efemer të interesit politik nga Prishtina zyrtare, kjo nuk është kurrfarë befasie, sepse ky dështim ka qenë transparent qysh para se t’ia fillonin takimeve të tyre të dy “grupet e interesit” (e jo kursesi palët ndërshtetërore, të përfaqësuara nga titullarët e qeverive dhe të parlamenteve të Kosovës dhe të Serbisë, as nga kryetarët e këtyre dy vendeve, Fatmir Sejdiu dhe Boris Tadiq), të cilat në asnjë mënyrë nuk kanë pasur kurrfarë kapaciteti politiko-diplomatik, që të ndikojnë pozitivisht në justifikimin e shuttle diplomacy së gabuar të KS të Kombeve të Bashkuara, të fokusuar në matjen e pulsit politik për “pajtimin” e palëve në konflikt, e jo të arritjes së ndonjë marrëveshjeje historike me karakter të kompromisit politik ndërkombëtar lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës.


Pra, esenca politiko-diplomatike e takimeve të Vjenës së dy grupeve të interesit politik nuk ka qenë, që në kuadrin e tyre, të arrihet ndonjë marrëveshje reale për palët në konflikt, por më tepër ka pasur karakter paralajmërues të promovimit të politikës së diktatit dhe të imponimit të ndonjë formule sakate ndërkombëtare, të aranzhuar në emër të Martti Ahtisarit dhe në llogari të politikës kolonialiste të Serbisë zyrtare, që do të binte ndesh me kërkesën legjitime dhe legale të popullit shqiptar të Kosovës, që nënkupton realizimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës sipas standardeve juridike të së drejtës ndërkombëtare.

Një nga shkaqet kryesore që ka ndikuar negativisht në dështimin e shuttle diplomacisë së Martti Ahtisarit në Vjenë, është pa dyshim obstruksioni i politikës antishqiptare dhe antievropiane të Serbisë, si dhe qëndrimi dhe kalkulimet e parapaskenave të diplomacisë së disa vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën, të cilat fshehurazi dhe haptazi, duke marrë anën e Serbisë, kanë ndikuar në minimin e takimeve njëvjeçare të grupeve biseduese në Vjenë. Kështuqë, si rrjedhim i veprimit koherent (të dukshëm dhe të nëndheshëm) të mekanizmave dhe të kanaleve të ndryshme të kombinatorikës së diplomacisë dhe të propagandës serbe evro-ndërkombëtare versus pavarësisë së Kosovës, Beogradi ia arriti që të fitojë në kohë (natyrisht, duke u konsultuar dhe ndihmuar paraprakisht, direkt dhe indirekt nga aleatët tradicionalë ndërkombëtarë), duke nxjerrë “kushtetutën e re”, duke mabajtur Referendumin, si dhe tani ka shpallur edhe afatin e organizimit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të parashikuar për 21 janar 2007.


I gjithë ky “aktivitet i ngjeshur” antishqiptar i politikës dhe i diplomacisë serbe, është shkaku dhe pasoja pse ka dështuar shuttle diplomacia e Martti Ahtisairt dhe antidiplomacia e “teatrit shetitës” negociator të Prishtinës. Këtë avantazh në kuptimin e faktorizimit të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë në planin ndërkombëtar, e provoi edhe vendimi i prerë i Martti Ahtisarit, që debatimi i statusit të Kosovës, të lihet për “një ditë më të mirë”, pasi të dalë pranvera, “të nxehet moti” diku në fund të marsit 2007 ose 2008, për shkak se sipas “justifikimit” të tij para anëtarëve të Grupit të Kontaktit (Amerika, Italia, Rusia, Anglia, Gjermania, Franca), në sesionin e bërë më 10 nëntor 2006, së pari, duhet të përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Serbi, e pastaj, të vihet në “rend dite” statusi i Kosovës(!?)


Me gjithë krijimin e përshtypjes dhe të vlerësimeve në opinion publik, se për shtyrjen e afatit të zgjidhjes së statusit të Kosovës për vitin 2007, është i vetmi fajtor Martti Ahtisarit, ky nuk është fakt i qëndrueshëm, sepse në marrjen e një vendimi të tillë kanë ndikuar edhe dy fatorët e theksuar më sipër (Serbia dhe Grupi i Kontaktit). Këtë e provon edhe kjo deklaratë zyrtare e tij dhënë masmediave ndërkombëtare: “Këtë vendim e kam marrë në bazë të vendimit të Boris Tadiqit, si dhe në bazë të konsultimit paraprak me shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën”. Lind pyetja, kjo është “rruga e pranueshme” e diplomacisë multilaterale serbo-evropiane ndërkombëtare si “opcioni real” për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu sikur është deklaruar botërisht shumica dërrmuese (90%) e popullit shqiptar në Kosovë? – JO! Kursesi, sepse kjo është rruga njëkahshe zvarritëse dhe kontradiktore, që shpie vetëm në favorizimin e politikës grabitçare kolonialiste të Serbisë në copëtimin dhe në sundimin e Kosovës, edhe pse kjo de facto është nën protektoratin ndërkombëtar të OKB-së (10.06.1999 -2006).

 
S’ka dilemë se “vendimi unilateral” i Martti Ahtisarit, përkatësisht i Grupit të Kontaktit që shqyrtimi i çështjes së Kosovës, të lihet për fillimin e vitit 2007, është në kolizion edhe me qëndrimet, me pikëpamjet dhe me raprotet zyrtare publike parparke të bashkësisë ndërkombëtare,