Kur “Grupi Negociator” i Kosovës plaçkiti buxhetin e Kosovës,

edhe taksat e atyre që jetojnë në varfëri të skajshme!

______________________

 CILAT JANË SHPENZIMET MARRAMENDËSE PËR PAGA, UDHËTIME DHE

TELEFONATA TË GRUPIT TË UNITETIT DHE VARTËSVE TË TYRE,

 GJATË KOHËS SË BISEDIMEVE NË VJENË?! 

E VEÇANTË:  Nga data 11 – 20 qershor 2007 gazeta “Epoka e re” në disa vazhdime ka sjellur fakte dhe dëshmi origjinale për shpenzimet marramendëse (paga, udhëtime, telefon) të anëtarëve të Grupit të Unitetit dhe vartësve të tyre. Ky material me pëlqimin e botuesit të gazetës”Epoka e re”, botohet edhe në pashtriku.org.

 (www.pashtriku.org – 16.07.2007 / 11:00) 

Përmbajtja thelbësore e lëndës

    1.Historiku i krijimit të Grupit të Unitetit; Si u kontraktuan nga Qeveria e Kosovës anëtarët e Grupit të Unitetit?; Cilat ishin pagat e anëtarëve të Grupit të Unitetit, që morën nga Buxheti i Kosovës gjatë bisedimeve në Vjenë?!

 

-Sejdiu, Çeku dhe Berisha, 126 mijë euro paga...; Thaçi, Surroi e Shala, 160 mijë euro paga... ; Skënder Hyseni, Jakup Krasniqi e Ylber Hysa, 120 mijë euro paga... ; Lutfi Haziri, Ardian Gjini e Naim Jerliu, 88 mijë euro paga...; Ibrahim Rugova, për katër muaj, 12 mijë euro pagë;  Nexhat Daci, për pesë muaj, 13 mijë euro pagë; Bajram Kosumi, për pesë muaj, 13 mijë euro pagë; Fatmir Sejdiu, 40 mijë euro pagë; Agim Çeku, 39 mijë euro pagë; Kolë Berisha, 46 mijë euro pagë; Hashim Thaçi, 52 mijë euro pagë; Veton Surroi, 52 mijë euro pagë; Blerim Shala, 55 mijë euro pagë; Skënder Hyseni, 41 mijë euro pagë; Jakup Krasniqi e Ylber Hysa kanë marrë pagë në vlerë prej 39 mijë euro ; Lutfi Haziri, 21 mijë euro pagë; Ardian Gjini, 39 mijë euro pagë; Naim Jerliu, 27 mijë euro;

2.Negociatorët, për vetëm tetë muaj, 60 mijë euro shpenzime telefonike!

Ylber Hysaj, për tetë muaj, katër mijë e 500 euro shpenzime telefonike; Jetmir Balaj, 4 mijë e 300 euro shpenzime telefonike për tetë muaj ; Blerim Shala, për tetë muaj, 2 mijë e 600 euro; Veton Surroi, 2 mijë e 100 euro shpenzime telefonike për tetë muaj; Hashim Thaçi, shpenzime telefonike, një mijë e 600 euro; Kolë Berisha, për tetë muaj, 1000 euro; Jakup Krasniqi, 857 euro për tetë muaj; Naim Jerliu, 825 euro shpenzime telefonike për tetë muaj; Arben Qerezi, për tetë muaj, 760 euro shpenzime telefonike; Skënder Hyseni, 608 euro për tetë muaj...

 

   3.Sipas  dëshmive origjinale me vula të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Departamentit të Thesarit të Kosovës,negociatorët e Kosovës  në emër të lobimit për pavarësinë e Kosovës kanë shpenzuar shuma marramendëse të parave:

- Udhëtimi i “elefantëve” të Kosovës më 9 mars për në Vjenë ka kushtuar 20 643 euro (njëzet mijë e gjashtëqind e tri euro)

-Grupi Negociator i Kosovës, që nga fillimi i bisedimeve në Vjenë për përcaktimin e statusit politik e deri tash ka shpenzuar për udhëtime jashtë vendit hiq më pak se 265 941. 55 euro (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e dyzetë e një euro e pesëdhjetë e pesë centë).

- Ardian Gjini, gjatë një udhëtimi në Nju Jork, ka shpenzuar 14 mijë e 950 euro

- Fatmir Sejdiu, dy udhëtime, 14 697 euro

- Surroi, 13 mijë e 800 euro shpenzime për lobime jashtë Kosovës

- Hashim Thaçi, për dy udhëtime jashtë vendit, 6 883 euro

- Surroi, Haziri, Limaj e Hysa për një takim në Vjenë kanë shpenzuar 11 mijë euro

- Skënder Hyseni, 4 440 euro

- Jetmir Balaj, dy udhëtime, 2 879. 54 euro

- Blerim Shala, për një udhëtim, 758.31 euro

- Ylber Hysa, gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe Mal të Zi, ka shpenzuar 541 euro

Takimi i parë i Ekipit Negociator të Kosovës - në Shtëpinë e Ibrahim Rugoves në Velani ( Tetor 2005)

 ***

Shkruan: Burim ETEMAJ, Prishtinë

 

***

Mercenarë në atdhe

Prishtinë, 11- qershor - Të vetëdijshëm për obligimin parësor-informimin objektiv në çdo kohë, që një gazetë, në këtë rast “Epoka e re” ka ndaj opinionit, qytetarët - lexuesit në disa vazhdime nëpërmjet faksimileve të dokumenteve origjinale do ta kenë rastin për herë të parë të informohen me disa nga shpenzimet marramendëse (paga, udhëtime, telefon) të anëtarëve të Grupit të Unitetit si dhe vartësve të tyre.

Historiku i krijimit të Grupit të Unitetit

Më 5 shtator 2005, presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, njofton opinionin publik se vuan nga sëmundja e kancerit. Një javë më vonë, përkatësisht më 13 shtator, Rugova përmes një deklarate tjetër, siç është shprehur ai, “rreth përgatitjeve për bisedat eventuale për statusin përfundimtar të Kosovës”, njofton, ndër të tjera, se “Forumi Politik ka diskutuar gjatë muajve të fundit për formimin e grupeve të punës për bisedimet eventuale për statusin përfundimtar të Kosovës.

 

“Pas takimit që pata të mërkurën e kaluar me ambasadorin Kai Eide, jam i bindur se rruga për përcaktim të statusit të vendit tonë mund të hapet së shpejti.

Prandaj, unë kam vendosur sot që ta përshpejtoj punën që e kishte filluar Forumi dhe të krijojmë një ndjenjë uniteti dhe pikësynimi kombëtar në kohën kur Kosova po hyn në këtë periudhë me rëndësi vendimtare.

Kosova u takon të gjithë njerëzve që jetojnë këtu. Edhe procesi që duhet të çojë te statusi ynë politik u takon të gjithëve. Unë, si president, do t’i prij këtij procesi. Në ekipin tonë do të jenë edhe kryetari i Kuvendit, kryeministri, dhe udhëheqësit e dy partive më të mëdha të opozitës, Hashim Thaçi (PDK) dhe Veton Surroi (ORA)”.

Me këtë rast botuesi i së përditshmes “Zëri”, Blerim Shala, është emëruar si koordinator i grupeve punuese për bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës. “Për organizim, përshpejtim të punës dhe mobilizim të ekspertëve nga të gjitha partitë politike, shoqëria civile dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, kam emëruar Blerim Shalën, një figurë e respektuar jopartiake, që t'i bashkërendojë përpjekjet e grupeve të punës”, - thuhet në deklaratën e zotit Rugova, të lexuar nga ish-zëdhënësi i tij, Muhamet Hamiti.

Reagimet e para...

Nisma e presidentit Rugova fillimisht përshëndetet nga ish-shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg. “Me emërimin e një ekipi të unitetit, zoti Rugova ka nënvizuar rëndësinë e të gjithë liderëve për të ecur përpara së bashku”, - ka deklaruar ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen.

 

Kryeministri i asokohshëm i Kosovës, Bajram Kosumi, nëpërmjet një komunikate, krahas tjerash, ka shprehur besimin e tij se “është momenti i duhur kur duhet të bëhen përgatitjet për bisedime të shpejta dhe të lihen anash dallimet midis liderëve politikë”.

Partia Demokratike e Kosovës deklaratën e zotit Rugova e kishte cilësuar si “reflektuese për zhvillimet politike në Kosovë”. Sipas zëdhënëses Vlora Çitaku, “Partia Demokratike e Kosovës, deklaratën e kryetarit të Kosovës, zotit Ibrahim Rugova, ndonëse e dhënë pa konsultim paraprak me Partinë Demokratike të Kosovës dhe partitë e tjera opozitare, edhe pse pa u diskutuar në Forumin Politik të Kosovës, e vlerëson si reflektuese për zhvillimet politike në Kosovë”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përshëndetur emërimin e publicistit Shala si koordinator të grupeve punuese, ndërkaq Ekipin e emëruar nga zoti Rugova e ka cilësuar si “reflektues të unitetit politik të Kosovës”. Ernest Luma, ish-zëdhënës i AAK-së, ka theksuar se “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rithekson qëndrimin e saj se pavarësia e Kosovës nuk do të negociohet. Bisedat me bashkësinë ndërkombëtare dhe me shtetet fqinjë do të përqendrohen në çështjet me interes për Kosovën dhe për stabilitetin në rajon”. Nisma e presidentit të Kosovës është përshëndetur edhe nga Veton Surroi, kryetar i partisë në opozitë “Ora”. “Kryetari i partisë “Ora”, Veton Surroi, përshëndet përpjekjen e kryetarit dr. Rugova, që edhe në këtë gjendje të përkeqësuar shëndetësore, ndërmerr iniciativa të përshpejtimit të procesit përgatitor për bisedimet rreth statusit të Kosovës”, - është thënë në komunikatën e lëshuar nga partia “ORA”.

Oliver Ivanoviq, udhëheqësi i Listës Serbe për Kosovën, ka deklaruar se delegacioni kosovar për statusin është një delegacion shqiptarësh. Ai ka paralajmëruar formimin e një delegacioni të veçantë, që do të përbëhej prej serbëve të Kosovës, i cili, sipas tij, do të ketë trajtim të barabartë si palë e tretë në bisedime.

“Mbasi që kam emëruar këtë ekip uniteti që të punojë për të ardhmen tonë, unë i kërkoj Kuvendit të Kosovës që ta miratojë këtë përcaktim timin...”. Kjo ishte kërkesa e zotit Rugova, e bërë përmes deklaratës së tij me shkrim, të datës 13 shtator 2005, në adresë të Legjislativit të Kosovës. Më 28 shtator 2005, deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash miratuan deklaratën e presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, rreth përgatitjeve të Ekipit Negociator “për bisedimet eventuale për statusin e Kosovës”. Një javë më pas, më 6 tetor 2005, Ekipi i Unitetit takohet për herë të parë. Takimi, në përbërje të plotë, mbahet në rezidencën e Rugovës, në Velani.

 

Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në deklaratën e tij “rreth përgatitjeve për bisedat eventuale për statusin përfundimtar të Kosovës”, njëkohësisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovë që t'i sigurojë “fondet e nevojshme për punën e grupeve punuese”. Dhe fondi është siguruar nga qeveria e vendit. Por shuma e mjeteve të ndara nuk është bërë asnjëherë e njohur për qytetarët e Kosovës. Po ashtu as shpenzimet e bëra dhe mënyra se si janë krijuar ato...

 &

 “OPOZITARËT” NË GRUPIN NEGOCIATOR TË KOSOVËS: HASHIM THAÇI,

VETON SURROI DHE BLERIM SHALA, MARRIN 160 MIJË EURO PAGA…,

NGA BUXHETI I KOSOVËS!  

 

- I pari Shala: 55 mijë euro pagë bruto që nga themelimi i Grupit Negociator

- Thaçi: deri tash ka marrë 52 mijë euro pagë bruto si anëtar i Grupit Negociator

- Surroi: 52 mijë euro pagë bruto...

 ***

Hashim Thaçi, Veton Surroi dhe Blerim Shala që nga formimi i Grupit Negociator e deri në maj të 2007-s, kanë marrë së bashku pagë bruto nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 160 526. 38 euro (njëqind e gjashtëdhjetëmijë e pesëqind e njëzet e gjashtë euro e tridhjetë e tetë centë).

 Vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, që nga inkuadrimi i tij në Grupin Negociator, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro bruto për pesë muajt e parë të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar 52 631. 60 euro (pesëdhjetë e dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e gjashtëdhjetë centë).

 Edhe kryetari i Partisë Politike, ORA, Veton Surroi, sikurse Thaçi, duke e llogaritur edhe pagën 2 631. 58 euro bruto për pesë muajt e parë të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar 52 631. 60 euro (pesëdhjetë e dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e gjashtëdhjetë centë).

Kurse koordinatori Blerim Shala, ka përfituar tremijë euro më shumë në krahasim me Hashim Thaçin e Veton Surroin.

Buzëqeshja e rezervatit elefantistë të Kosovës, pas takimeve me palën serbe në Vjenë. Luta deklaronte: Begradin e kemi mundur medemek ja kemi ba „8 me 2“!

 Shala që nga fillimi i punës së tij në Grupin Negociator, duke e llogaritur edhe pagën 2 631. 58 euro bruto për pesë muajt e parë të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar 55 263, 18 euro (pesëdhjetë e pesëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tri euro e tetëmbëdhjetë centë).

Hashim Thaçi, 52 mijë euro pagë që nga formimi i Grupit Negociator

Krye opozitari i Kosovës, Hashim Thaçi, që në ditët e para i përgjigjet pozitivisht thirrjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugovës, për t’u inkuadruar në Grupin Negociator të Kosovës. Thaçi nuk ka hezituar që të shkoi edhe në shtëpinë e Rugovës, në Velani, për t’i mbajtur takimet e Grupit Negociator. Për shkak të fuqisë politike krahasuar me kolegët tjerë, fjala e Hashim Thaçit, shpeshherë konsiderohet si vendimtare në marrjen e vendimeve politike. Ai gjatë periudhës shtator-dhjetor 2005 ka marrë pagë bruto nga qeveria 7 894. 74 euro (shtatëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër euro e shtatëdhjetë e katër centë).
Hashim Thaçi vetëm për vitin 2006, ka përfituar nga Qeveria e Kosovës 31 578, 96 euro (tridhjetë e njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë euro e nëntëdhjetë e gjashtë centë).
Numri një i opozitës, për punën si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, edhe gjatë vitit 2007 vazhdon për çdo muaj të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).

Surroi 52 mijë euro pagë bruto...

Veton Surroi, i rikthyer në mënyrë aktive në politikë viteve të fundit, ka arritur që të bëhet pjesë e barabartë me anëtarët tjerë në Grupin Negociator të Kosovës. Surroi edhe pse në këtë javë gjatë një interviste për “Epokën e re” është shprehur i mërzitur në këtë grup, ai, megjithatë gjatë periudhës shtator-dhjetor 2005, ka marrë pagë të barabartë me Hashim Thaçin, 7 894. 74 euro bruto (shtatëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër euro e shtatëdhjetë e katër centë).


Ndërsa, gjatë gjithë vitit 2006, ai ka marrë 31 578, 96 euro bruto.
(tridhjetë e njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë euro e nëntëdhjetë e gjashtë centë).
Veton Surroi sikurse të gjithë anëtarët tjerë në Grupin Negociator, edhe gjatë vitit 2007 vazhdon për çdo muaj të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).

 

I pari - koordinatori, Blerim Shala, 55 mijë euro pagë bruto..

Editori i së përditshmes “Zëri”, Blerim Shala, në gjysmën e dytë të shtatorit 2005, emërohet nga ish-presidenti Rugova, koordinator i grupeve punuese për bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës.
“Për organizim, përshpejtim të punës dhe mobilizim të ekspertëve nga të gjitha partitë politike, shoqëria civile dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, kam emëruar Blerim Shalën, një figurë e respektuar jopartiake, që t’i bashkërendojë përpjekjet e grupeve të punës”, - është thënë në deklaratën e zotëri Rugovës, të lexuar nga ish-zëdhënësi i tij, Muhamet Hamiti.
Emërimi i Shalës, nga Rugova, nuk është pritur edhe aq mirë, madje Veton Surroi në disa raste atë e ka quajtur edhe “postier” (informues i ndërkombëtarëve).
Pavarësisht akuzave dhe kritikave të herëpashershme Shala vazhdon ta kryejë punën e koordinatorit. Blerim Shala, gjatë periudhës shtator- dhjetor 2005, nga Qeveria e Kosovës ka përfituar 10 526. 32 euro bruto (dhjetëmijë e pesëqind e njëzet e gjashtë euro e tridhjetë e dy centë).

Kurse gjatë gjithë vitit 2006, ai ka marrë pagë bruto hiq më pak se 31 578, 96 (tridhjetë e njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë euro e nëntëdhjetë e gjashtë centë)
Blerim Shala edhe gjatë vitit 2007 vazhdon për çdo muaj të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).

* * *

EFEKTI POZITIV I PUBLIMIT TË PLAÇKITJES SË BUXHETIT TË KOSOVËS

NGA POLITIKANËT E PAPËRGJEGJSHËM!

HAPI I PARË: Në ditën kur “Epoka e re” e ka publikuar pagën që merr si anëtar i Grupit Negociator, kryeministri Çeku, ndërton shtëpi për familjen e një dëshmori në Drenicë.

Asistenti i Kolë Berishës: “Ju lutem, mos bëni hajgare...”

Në ditën (e enjte), kur “Epoka e re” e ka publikuar vlerën e pagave që merr si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar publikisht se së shpejti në Drenicë nga kjo pagë do të ndërtojë shtëpi për një familje të dëshmorit apo të ndonjë invalidi të luftës së UÇK-së. (Shih informatën e Kosovanews në faqen 5). Por, si do t’ia bënin negociatorët tjerë?

Në telefonin zyrtar të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, është lajmëruar një asistent i tij, i cili nuk ka pranuar që ta përmendë emrin.

Gënjeshtarët e“Grupit Negociator” gjatë konferncave me gazetarë, pas kthimeve si ”tiumfues” nga takimet e “lodhshme” të Vjenës, për çka edhe janë paguar me paga të larta nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, përkatësisht buxheti i fukarave të Kosovës!

 I pyetur nga gazeta në lidhje me mundësinë e kontaktimit me Kolë Berishën, për të marrë prononcim nëse edhe ky i fundit do ta ndjekë rrugën e kryeministrit Çeku, asistenti i Berishës, në vend të përgjigjes është shprehur në këtë mënyrë: “Bravo i qoftë kryeministrit... por, ‘Epoka e re’, para se ta bëjë publike pagën e kryetarit Berisha, është dashur të kontaktojë me të... ju lutem, mos bëni hajgare...”.
Kurse, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga gazeta, ka qenë e pamundur të kontaktohen edhe anëtarët tjerë të Grupit Negociator të Kosovës.

&

FATMIR SEJDIU, AGIM ÇEKU DHE KOLË BERISHA, 126 MIJË EURO PAGA…! 


- Prin Kola, me 46 mijë euro

- Sejdiu deri tash ka marrë 40 mijë euro pagë bruto si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës

- Çeku, 39 mijë euro pagë bruto, që nga inkuadrimi i tij në Grupin Negociator 

 

Tre negociatorët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku dhe Kolë Berisha së bashku deri më tash kanë marrë pagë bruto nga qeveria, në vlerë prej 126 972.27(njëqind e njëzet e gjashtëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy euro e njëzet e shtatë centë).
Vetëm kryesuesi i Grupit Negociator të Kosovës, Fatmir Sejdiu, që nga inkuadrimi i tij, në këtë grup, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro për pesë muajt e parë të 2007-s, ka marrë nga Qeveria e Kosovës 40 789. 49 euro bruto (dyzetmijë e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë euro e dyzetë e nëntë centë).


Edhe Agim Çeku, si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, që nga marsi i vitit 2006, kur e zëvendëson Bajram Kosumin, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro për pesë muajt e parë të 2007-s, ka përfituar 39 473.07 euro bruto (tridhjetë e nëntëmijë euro e katërqind e shtatëdhjetë e tri euro e shtatë centë).

Në krahasim me Sejdiun dhe Çekun, anëtari tjetër i Grupit Negociator të Kosovës, Kolë Berisha, që nga themelimi i Grupit Politiko Strategjik, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro për pesë muajt e parë të 2007-s, ka marrë 46 709.71 euro bruto (dyzetë e gjashtëmijë e shtatëqind e nëntë euro e shtatëdhjetë e një cent).

Sejdiu deri tash ka marrë 40 mijë euro pagë bruto si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës

Fillimisht Fatmir Sejdiu gjatë muajve shtator-dhjetor 2005, në atë kohë punëtor i Ekipit Negociator të Kosovës, ka marrë pagë bruto nga Qeveria e Kosovës 1 315.79 euro (njëmijë e treqind e pesëmbëdhjetë euro e shtatëdhjetë e nëntë centë) .

Kurse, për tre muajt e parë të janarit të 2006-s, ai po ashtu ka përfituar pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtë qind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).

Disa muaj më vonë, pasi që e zëvendëson ish-presidentin Rugova, në Grupin Negociator të Kosovës, Fatmir Sejdiut, i ngrihet edhe paga mujore.

 Në periudhën prill-dhjetor 2006, si kryesues i negociatorëve, ai merr pagë bruto nga qeveria hiq më pak se 23 684. 22 euro (njëzet e tremijë e gjashtë qind e tetëdhjetë e katër euro e njëzet e dy centë).

Fatmir Sejdiu edhe gjatë vitit 2007 vazhdon për çdo muaj të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).

Çeku, 39 mijë euro pagë bruto, që nga inkuadrimi i tij në Grupin Negociator

I inkuadruar në politikë me rekomandim të amerikanëve, Agim Çeku, pasi që lëshon postin e Komandantit të Përgjithshëm të TMK-së, emërohet kryeministër i Kosovës dhe, më pas, i bashkohet Sejdiut, Berishës, Thaçit e Surroit, në Grupin Negociator.
Agim Çeku, në Grupin Negociator, e trashëgon gjendjen e krijuar më herët nga kolegët... dhe, pasi që nuk gjen mbështetje nga negociatorët tjerë për t’u mos u paguar për punën e bërë, megjithatë, edhe ky fillon të marrë pagë nga Qeveria e Kosovës të cilën edhe sot e drejton. Çeku si anëtar i Grupit Negociator, gjatë muajve mars-dhjetor 2006, ka përfituar pagë bruto 26 315.08 euro( njëzet e gjashtëmijë e treqind e pesëmbëdhjetë euro e tetë centë).

Edhe Agim Çeku si anëtar i Grupit Negociator, ende vazhdon të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631.58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).

Prin Kola, me 46 mijë euro

 Asnjë fije me keq në aspektin financiar nuk qëndron anëtari tjetër i Grupit Negociator të Kosovës, Kolë Berisha.

Berisha fillimisht i angazhuar si anëtar i Grupit Politik Strategjik, gjatë muajve shtator-dhjetor 2005, nga Qeveria e Kosovës, ka marrë pagë bruto në vlerë prej 5 921.04 (pesëmijë e nëntëqind e njëzet e një euro e katër centë).

 Ndërsa, gjatë muajve janar-mars 2006, ai ka përfituar pagë bruto në vlerë prej 3 947.36 (tremijë e nëntë qind e dyzetë e shtatë euro e tridhjetë e gjashtë centë).
Por, edhe Berishës sikurse edhe Fatmir Sejdiut, i ngrihet paga nga muaji prill 2006, pasi që në Grupin Negociator të Kosovës e zëvendëson Nexhat Dacin. Kolë Berisha gjatë periudhës prill-dhjetor 2006, ka marrë pagë bruto 23 684.22 euro (njëzet e tremijë e gjashtë qind e tetëdhjetë e katër euro e njëzet e dy centë). Pa llogaritur pagën që i takon si kryetar i Kuvendit, Kolë Berisha, vazhdon të marrë për çdo muaj (2007) nga 2 631, 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë), si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës.

SKËNDER HYSENI, JAKUP KRASNIQI E YLBER HYSA, 120 MIJË EURO PAGA

 

- I “madhi” Skënder Hyseni 41 mijë euro deri tash pagë nga Grupi Negociator

- Jakup Krasniqi, që nga formimi i Grupit Strategjik Politik, 39 mijë euro pagë bruto

- Ylber Hysa ka përfituar 39 mijë euro që nga formimi i Grupit Politik Strategjik

 Prishtinë, 15 qershor- Zëdhënësi i Grupit Negociator të Kosovës, Skënder Hyseni si dhe dy anëtarët e Grupit Politik Strategjik, Jakup Krasniqi (PDK), e Ylber Hysa (ORA), deri në maj të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës, kanë përfituar 120 394.56 euro (njëqind e njëzetmijë e treqind e nëntëdhjetë e katër euro e pesëdhjetë e gjashtë centë).

Vetëm Skënder Hyseni, që nga inkuadrimi i tij në Grupin Negociator, duke e llogaritur edhe pagën bruto në vlerë prej 1 973.68 (njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtëdhjetë e tetë centë) për pesë muajt e parë të 2007-s, ka përfituar 41 447. 28 euro (dyzetë e njëmijë e katërqind e dyzetë e shtatë euro e njëzet e tetë centë).

Kurse Jakup Krasniqi, e Ylber Hysa, deri tash (maj 2007) kanë marrë nga 39 473. 60 euro bruto (tridhjetë e nëntëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtë centë)

 

Kasneci i GU - Skënder Hyseni (Skenda), milioneri i “Orës” Veton Surroi dhe Zv.Kryeministri Lutfi Haziri (Luta)

- I “madhi” Skënder Hyseni 41 mijë euro deri tash pagë nga Grupi Negociator

“Deserti” për gjithë, në Grupin Negociator të Kosovës, pa dyshim se vazhdon të jetë Skënder Hyseni. I inkuadruar në Grupin Negociator të Kosovës, falë lidhjeve të mira me ish-presidentin Rugova, Hyseni që nga dita e parë vazhdon të jetë përkrah Fatmir Sejdiut, Agim Çekut, Hashim Thaçit, Veton Surroi dhe Blerim Shalës. Një kohë disa nga anëtarët e Grupit Negociator, patën provuar që të paktën ashtu siç e do natyra Skënder Hyseni të mos jetë i pranishëm gjatë mbledhjeve, por në vend të këtij ndëshkimi, ai do të avancohej duke u emëruar zëdhënës i Ekipit Negociator të Kosovës. Madje, përveç detyrës së zëdhënësit, Hyseni në disa raste udhëton edhe jashtë vendit për të lobuar në mbështetje të rezolutës për Kosovën në KS të OKB-së.

Skënder Hyseni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2005, ka marrë pagë bruto nga Qeveria e Kosovës të barabartë me Hashim Thaçin e Veton Surroin, 7 894.72 euro (shtatëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër euro e shtatëdhjetë e dy centë).

Skënder Hyseni, vetëm për vitin 2006, ka përfituar pagë hiq më pak sesa 23 684.16 euro (njëzet e tremijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër euro e gjashtëmbëdhjetë centë).

Zëdhënësi i Grupit Negociator, Skënder Hyseni, edhe gjatë vitit 2007 vazhdon për çdo muaj të marrë pagë bruto në vlerë prej 1 973.68 euro (njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtëdhjetë e tetë centë).

 

Jakup Krasniqi, që nga formimi i Grupit Strategjik Politik, 39 mijë euro pagë bruto

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, për momentin sekretar i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, me leje të partisë pranon që të jetë pjesë e Grupit Politik Strategjik në kuadër të Grupit Negociator të Kosovës. Por, më vonë, në shkurt të 2006-s refuzon që të udhëtojë për në Vjenë në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit të Kosovës për bisedime me palën serbe për çështjen e decentralizimit, me arsyetim se këtë delegacion duhet ta udhëhiqte një nga anëtarët e Grupit Politik Strategjik, e jo nga zv/ kryeministri i qeverisë, Lutfi Haziri. Me gjithë faktin e këtij refuzimi, Krasniqi vazhdon të jetë pjesë e Grupit Politik Strategjik. Gjatë periudhës shtator-dhjetor, ai ka marrë pagë bruto 5 921.04 euro (pesëmijë e nëntëqind e njëzet e një euro e katër centë). Kurse gjatë gjithë vitit 2006, ka përfituar 23684.16 euro (njëzet e tremijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër euro e gjashtëmbëdhjetë centë). Po ashtu edhe Jakup Kraniqi për çdo muaj 2007 vazhdon të marrë pagë bruto në vlerë prej 1 973.68 euro (njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtëdhjetë e tetë centë).

 

Ylber Hysa ka përfituar 39 mijë euro që nga formimi i Grupit Politik Strategjik

Ish-drejtuesi i KAC-it, Ylber Hysa, së bashku me mikun e tij, Veton Surroin, pasi që formojnë partinë Politike ORA, ia arrin qëllimit - bëhen të barabartë me anëtarët tjerë nga partitë e mëdha politike për të biseduar me Beogradin për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Ylber Hysa kohëve të fundit është treguar shumë aktiv në lobim për pavarësinë e Kosovës.

Si anëtari i Grupit Politik Strategjik, ai, sikurse edhe kolegët e tij, gjatë periudhës shtator-dhjetor ka përfituar pagë bruto 5 921.04 euro (pesëmijë e nëntëqind e njëzet e një euro e katër centë). Kurse vetëm gjatë vitit 2006, Hysa ka përfituar 23 684.16 euro (njëzet e tremijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër euro e gjashtëmbëdhjetë centë).

Ylber Hysa për çdo muaj 2007 vazhdon të marrë pagë bruto në vlerë prej 1 973.6 euro (njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtëdhjetë e tetë centë).

 &

LUTFI HAZIRI, ARDIAN GJINI E NAIM JERLIU, 88 MIJË EURO PAGA...

- Lutfi Haziri, 21 mijë euro pagë si kryesues i Grupit për Decentralizim

- Ardian Gjini, 39 mijë euro pagë që nga formimi i Grupit Strategjik Politik

- Naim Jerliu, 27 mijë euro pagë deri tash nga Grupi Strategjik Politik

Prishtinë, 17 qershor- Kryesuesi i Grupit për Decentralizim, Lutfi Haziri, si dhe dy anëtarët e Grupit Politik Strategjik, Ardian Gjini (AAK) dhe Naim Jerliu (LDK), nga Qeveria e Kosovës, kanë marrë paga bruto në vlerë prej 88 157.76 euro (tetëdhjetë e tetëmijë euro e njëqind e pesëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e gjashtë centë).

Vetëm Lufti Haziri që nga zgjedhja e tij kryesues i Grupit për Decentralizim nga fundi i 2005-s e deri në periudhën shkurt-mars 2007, ka marrë pagë bruto nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 21 052.64 euro (njëzet e njëmijë e pesëdhjetë e dy euro e gjashtëdhjetë e katër centë).

Kurse Ardian Gjini deri tash (maj 2007) nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar 39 473. 60 euro bruto (tridhjetë e nëntëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtë centë)

Edhe Naim Jerliu, edhe pse i inkuadruar vonë në Grupin Politik Strategjik, duke e llogaritur edhe pesë muajt e parë të 2007-s, ka marrë pagë bruto në vlerë prej 27 631.52 euro (njëzet e shtatëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e dy centë).

Lutfi Haziri, 21 mijë euro pagë bruto si kryesues i Grupit për Decentralizim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përveç postit të zv/kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, vazhdon ta drejtojë edhe Ministrinë e Pushtetit Lokal. Luta ndryshe njihet në opinion edhe si njëshi i decentralizimit, pasi që deri në shkurt-mars të 2007-s ka qenë kryesues i Grupit për Decentralizim. Përndryshe partia ia ka besuar që të vlerësojë edhe performancën e ministrave tjerë të LDK-së, në qeverinë Çeku.
Duke qenë pjesë e negociatave, edhe Lutfi Haziri sikurse kolegët e tij nga Qeveria e Kosovës, gjatë periudhës shtator-dhjetor ka marrë pagë bruto në vlerë prej 1 315.79 euro (njëmijë e treqind e pesëmbëdhjetë euro e shtatëdhjetë e nëntë centë). Kurse, vetëm gjatë vitit 2006, Haziri ka përfituar pagë bruto në vlerë prej 15 789.48 euro (pesëmbëdhjetëmijë e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë euro e dyzetë e tetë centë).

 

Ardian Gjini, që nga formimi i Grupit Strategjik Politik, 39 mijë euro pagë bruto

Anëtari i Kryesisë së AAK-ë, Ardian Gjini, vjen nga Gjakova dhe në qeverinë Çeku, e drejton Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjini viteve të fundit arrin të avancohet në aspektin profesional dhe falë lidhjeve të mira me Ramush Haradinajn, emërohet nga fillimi anëtar i Grupit Politik Strategjik. Edhe Ardian Gjini gjatë muajve të fundit të këtij viti është përfshirë në lobim për pavarësinë e Kosovës.

Ardian Gjini, gjatë periudhës shtator-dhjetor 2005, ka marrë pagë bruto 5 921.04 euro (pesëmijë e nëntëqind e njëzet e një euro e katër centë). Kurse gjatë gjithë vitit 2006, ka përfituar 23 684.16 euro (njëzet e tre mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër euro e gjashtëmbëdhjetë centë).

Ardian Gjini për çdo muaj 2007 vazhdon të marrë pagë bruto në vlerë prej 1 973.68 euro (njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtëdhjetë e tetë centë).

 

Naim Jerliu, 27 mijë euro pagë deri tash nga Grupi Strategjik Politik

Naim Jerliu, si ish-nënkryetar i LDK-së, gjatë kohës së Ibrahim Rugovës, pas ndryshimeve partiake në mars të 2006-s, ku si pasojë e tyre vije deri të shkarkimi i Nexhat Dacit nga detyra e kryetarit të Kuvendit, arrin të futet në Grupin Politik Strategjik. Jerliu nuk ndahet shumë mirë gjatë zgjedhjeve në parti, por, megjithatë arrin që të fitojë besimin që të jetë këshilltar i presidentit Fatmir Sejdiut. Naim Jerliu, vetëm gjatë vitit 2006, ka marrë pagë bruto në vlerë prej 17 763.12 euro (shtatëmbëdhjetëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tri euro e dymbëdhjetë centë). Po ashtu edhe Naim Jerliu për çdo muaj 2007 vazhdon të marrë pagë bruto në vlerë prej 1 973.68 euro (njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtëdhjetë e tetë centë).

 &

NEGOCIATORËT E KOSOVËS, NË EMËR TË PAVARËSISË –

534 ... MIJË EURO PAGA

- Vendimi i nënshkruar nga Blerim Shala, negociatorët paguhen si kategori e mallrave...

Prishtinë, 18 qershor- Të gjithë anëtarët e Grupit Negociator të Kosovës si dhe ata të Grupit Politik Strategjik, nga periudha shtator-dhjetor 2005 e deri në maj të 2007-s kanë marrë paga bruto në vlerë prej 534 675.49 euro (Për ta pasur më të qartë të gjithë qytetarët e Kosovës se si dhe në çfarë mënyre shpenzohet paraja e tyre e fituar me djersë, “Epoka e re” në këtë numër sjell komplet për secilin anëtar të Grupit Negociator dhe Politik Strategjik se sa kanë marrë pagë bruto nga Qeveria e Kosovës, për punën e kryer- negociata me Beogradin për përcaktimin e statusit final të vendit.

 

Ibrahim Rugova, për katër muaj, 12 mijë euro pagë

Ideatori i krijimit të Grupit Negociator të Kosovës, për të biseduar me Beogradin për përcaktimin e statusit final të vendit, Ibrahim Rugova, vetëm gjatë muajve shtator-dhjetor 2005, për punën e bërë ka marrë nga Qeveria e Kosovës, pagë bruto në vlerë prej 10 526. 32 euro (dhjetëmijë e pesëqind e njëzet e gjashtë euro e tridhjetë e dy centë).

Pas kësaj periudhe, Rugova e ka vazhduar kontratën njëmujore, nga 1 janari deri më 21 janar 2006, me mundësi të vazhdimit, dhe gjatë kësaj kohe, ai ka marrë pagë bruto prej 1 782. 48 euro (njëmijë e shtatëqind e tetëdhjetë e dy euro e dyzetë e dy centë). Ish-presidenti Rugova, pasvdekjes, është zëvendësuar nga Fatmir Sejdiu, për shpenzimet e të cilit do të shkruajmë në numrat e ardhshëm të gazetës.

 

Nexhat Daci, për pesë muaj, 13 mijë euro pagë

Ish-kryekuvendari Nexhat Daci, për punën e kryer si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, në periudhën shtator-dhjetor 2005 nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar pagë në vlerë prej 7 894. 74 euro (shtatëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër euro e shtatëdhjetë e katër centë).

Edhe Daci e ka vazhduar kontratën me Qeverinë e Kosovës nga 1 janari deri më 28 shkurt 2006, gjatë së cilës periudhë ka përfituar pagë bruto prej 5 263. 16 euro (pesëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tre euro e gjashtëmbëdhjetë centë). Në mars, Daci, për shkak të presioneve nga ish- partia e tij, LDK-ja, detyrohet të japë dorëheqje nga posti i kryekuvendarit, ku edhe e humb statusin e anëtarit të Grupit Negociator. Akademik Nexhat Dacin, pas disa ditësh e zëvendëson kolegu i tij, Kolë Berisha.

 

Bajram Kosumi, për pesë muaj, 13 mijë euro pagë

Pagë të majme nga Qeveria e Kosovës, sikurse Rugova dhe Daci, ka përfituar edhe anëtari tjetër i Grupit Negociator të Kosovës, Bajram Kosumi. Për muajt shtator-dhjetor 2005, Kosumi ka marrë pagë bruto në vlerë prej 7 894. 74 euro (shtatëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër euro e shtatëdhjetë e katër centë).

Edhe Kosumi, sikurse Daci, e vazhdon kontratën me Qeverinë e Kosovës nga 1 janari deri më 28 shkurt 2006, me ç’rast ka përfituar pagë bruto prej 5 263. 16 euro (pesëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tre euro e gjashtëmbëdhjetë centë). Por Bajram Kosumin e përcjell fati i Dacit. Më 1 mars ( 2006), ai shtrëngohet të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Grupi Negociator mbetet edhe pa të, por së shpejti në karrigen e tij ulet Agim Çeku.

Fatmir Sejdiu, 40 mijë euro pagë

Fatmir Sejdiut, pas vdekjes së Rugovës, i buzëqesh fati, zgjidhet kryetar i Kosovës, ku drejtpërdrejt e merr edhe timonin e Grupit Negociator. Fatmir Sejdiu, që nga inkuadrimi i tij në këtë grup, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro për pesë muajt e parë të 2007-s, ka marrë nga Qeveria e Kosovës 40 789. 49 euro bruto (dyzetmijë e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë euro e dyzetë e nëntë centë).

Agim Çeku, 39 mijë euro pagë

 Zëvendësuesi i denjë i Bajram Kosumit, Agim Çeku, si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, që nga marsi i vitit 2006 deri në maj të 2007-s ka përfituar 39 473.07 euro bruto (tridhjetë e nëntëmijë euro e katërqind e shtatëdhjetë e tri euro e shtatë centë).

Kolë Berisha, 46 mijë euro pagë

“O n’rini, o n’pleqni...”. Kjo thënie më së miri, në këtë rast, i përshtatet anëtarit të Grupit Negociator të Kosovës, Kolë Berishës.

Ai që nga themelimi i Grupit Politiko Strategjik, e më vonë edhe si anëtar i Grupit Negociator, në vend të Nexhat Dacit, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro për pesë muajt e parë të 2007-s, ka marrë 46 709.71 euro bruto (dyzetë e gjashtëmijë e shtatëqind e nëntë euro e shtatëdhjetë e një cent).

Hashim Thaçi, 52 mijë euro pagë

Opozitari numër një në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, që nga inkuadrimi i tij në Grupin Negociator, e deri në maj të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar 52 631.60 euro (pesëdhjetë e dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e gjashtëdhjetë centë).

Veton Surroi, 52 mijë euro pagë

Opozitari tjetër më i vogël për nga fuqia politike, kryetari i Partisë Politike, ORA, Veton Surroi, sikurse Thaçi, duke e llogaritur edhe pagën 2 631. 58 euro bruto për pesë muajt e parë të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës ka përfituar 52 631.60 euro (pesëdhjetë e dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e gjashtëdhjetë centë).

Blerim Shala, 55 mijë euro pagë

Nëse dikush ia ka pa hairin lidhjeve të mira me ndërkombëtarët padyshim se ai është editori i së përditshmes “Zëri” Blerim Shala. I emëruar nga ish- presidenti Rugova, koordinatori Shala, ka përfituar tremijë euro më shumë në krahasim me Hashim Thaçin e Veton Surroin.

Shala që nga fillimi i punës së tij në Grupin Negociator e deri në maj të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës ka përfituar 55 263, 18 euro (pesëdhjetë e pesëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tri euro e tetëmbëdhjetë centë).

Skënder Hyseni, 41 mijë euro pagë

Shumëkujt nuk ia mbush mendjen, por më rëndësi është se e ka mbush xhepin euro. Zëdhënësi i Grupit Negociator të Kosovës, Skënder Hyseni, që nga inkuadrimi i tij në këtë grup, duke e llogaritur edhe pagën bruto në vlerë prej 1 973.68 (njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtëdhjetë e tetë centë) për pesë muajt e parë të 2007-s ka përfituar 41 447. 28 euro (dyzetë e njëmijë e katërqind e dyzetë e shtatë euro e njëzet e tetë centë).

Jakup Krasniqi e Ylber Hysa kanë marrë pagë në vlerë prej 39 mijë euro

Dy opozitarët nga PDK dhe ORA, të inkuadruar në Grupin Politik Strategjik, Jakup Krasniqi e Ylber Hysa, deri tash (maj 2007) kanë marrë nga 39 473. 60 euro bruto (tridhjetë e nëntëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtë centë)

Takimi në Vjenë dhe konferenca me gazetarë – Lutfi Haziri udhëheqësi i “elefantëve të vegjël” të Kosovës, brenda grupit negociator!

Lutfi Haziri, 21 mijë euro pagë

Njeriu me më së shumti funksione në shpinë, Lutfi Haziri, që ndryshe njihet në opinion si njëshi i decentralizimit që nga zgjedhja e tij kryesues i Grupit për Decentralizim nga fundi i 2005-s e deri në periudhën shkurt-mars 2007, ka marrë pagë bruto nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 21 052.64 euro (njëzet e njëmijë e pesëdhjetë e dy euro e gjashtëdhjetë e katër centë).

Ardian Gjini, 39 mijë euro pagë

I deleguar nga partia (AAK) në Grupin Politik Strategjik, Ardian Gjini deri në maj të 2007-s nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar 39 473. 60 euro bruto (tridhjetë e nëntëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e tri euro e gjashtë centë)

Naim Jerliu, 27 mijë euro

Falë ndryshimeve të marsit 2006 në institucione, Naim Jerliu (LDK), inkuadrohet në Grupin Politik Strategjik. Që nga ajo kohë e deri në maj të 2007-s, Jerliu ka marrë pagë bruto në vlerë prej 27 631.52 euro (njëzet e shtatëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e dy centë).

Vendimi i nënshkruar nga Shala, negociatorët paguhen si kategori e mallrave...

Mënyra e pagimit të të gjitha pagave të negociatorëve është rregulluar me anë të një vendimi (shih faksimilen), të Grupit Politik Strategjik, të nënshkruar nga koordinatori Blerim Shala, më datën 05 dhjetor 2006.

Në bazë të këtij vendimi, pagesa për të angazhuarit në Delegacionin e Kosovës për Negociata llogaritet si blerje e shërbimeve nga organizata buxhetore... kurse personat e tillë nuk konsiderohen si shërbyes civilë dhe as në marrëdhënie pune.

“Të gjithë të angazhuarit në Delegacionin e Kosovës për Negociata nuk janë shërbyes civilë dhe nuk janë në marrëdhënie pune.

Pagesa për individët e tillë, që nuk janë në marrëdhënie pune, llogaritet si blerje e shërbimeve nga organizata buxhetore dhe pagesa e tyre bëhet nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve. Të gjithë individët që pranojnë pagesa nga kjo kategori duhet t’i kryejnë të gjitha obligimet tatimore që dalin nga Departamenti i Administratës Tatimore”, - thuhet në vendim.

Takimet e Vjenës: Hashim Thaçi udhëheqës i Grupit të elefantëve të vegjël gjatë bisedave për decentarlizimin (lexo: coptimin e Kosovës në copëza miniserbie)!!!

&

NEGOCIATORËT E KOSOVËS, PËR VETËM TETË MUAJ,

60 MIJË EURO SHPENZIME TELEFONIKE

Prishtinë, 19 qershor - Anëtarët e Grupit Negociator, si dhe ata të Grupit Politik Strategjik, përfshirë këtu edhe asistentët e tyre, për tetë muaj gjatë vitit 2006, kanë shpenzuar për thirrje telefonike mbi 60 mijë euro. (Në listat që i posedon gazeta nuk janë të përfshirë Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku, për të cilët thuhet se i kanë përdorur vetëm telefonat e presidencës, respektivisht të qeverisë), por janë të llogaritura edhe shpenzimet për telefoni fikse dhe rimbushje). Edhe pse shuma më e lartë lejuar për një muaj për kokë të një zyrtari të lartë ka qenë deri në 500 euro, kjo disa herë është tejkaluar sidomos nga Jetmir Balaj dhe Blerim Shala.

“Epoka e re” i ka llogaritur shpenzimet individuale për telefoni për tetë muaj të 2006-s, vetëm për disa nga zyrtarët e lartë të Delegacionit të Kosovës për Negociata.

Ylber Hysaj, për tetë muaj, katër mijë e 500 euro shpenzime telefonike

Më së shumti, ndër të gjithë, kredi të telefonit ka harxhuar nënkryetari i ORA-s, anëtar në Grupin Politik Strategjik, Ylber Hysaj. Ai gjatë tetë muajve të vitit 2006 ka shpenzuar 4 574. 34 euro (katër mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër euro e tridhjetë e katër centë).

Jetmir Balaj, 4 mijë e 300 euro shpenzime telefonike për tetë muaj

Pas Hysajt, vjen zyrtari i lartë i Ekzekutiv i Delegacionit të Kosovës për Negociata, Jetmir Balaj (ORA). Ai për tetë muaj të 2006-s ka shpenzuar telefon 4 306. 53 (katër mijë e treqind e gjashtë euro e pesëdhjetë e tre centë). Balaj, vazhdon t’i mbajë disa funksione mbi shpinë.

Blerim Shala, për tetë muaj, 2 mijë e 600 euro

Përveç pagës së mirë, koordinatori Blerim Shala, gjatë tetë muajve të vitit 2006 ka shpenzuar telefon 2 608. 64 (dy mijë e gjashtëqind e tetë euro e gjashtëdhjetë e katër centë).

Veton Surroi, 2 mijë e 100 euro shpenzime telefonike për tetë muaj

Kryetari i partisë Reformiste ORA (anëtar i Grupit Negociator të Kosovës), Veton Surroi, edhe pse në opinion njihet si ekonomist i mirë, për tetë muaj të vitit 2006 ka shpenzuar telefon 2 129. 60 euro (dy mijë e njëqind e njëzet e nëntë euro e gjashtëdhjetë centë).

Hashim Thaçi, shpenzime telefonike, një mijë e 600 euro

Edhe pse është ndër politikanët që e përdor shumë pak telefonin, madje shumë rrallë e mban me vete, njëshi i opozitës (kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës), Hashim Thaçi, gjatë punës si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, për tetë muaj të vitit 2006 ka shpenzuar telefon 1  692. 07 euro (një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy euro e shtatë centë).

Kolë Berisha, për tetë muaj, 1000 euro

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës (anëtar i Grupit Negociator), Kolë Berisha, nuk është treguar edhe aq shumë kursimtar sa i përket përdorimit të telefonit. Ai gjatë tetë muajve të vitit 2006 ka shpenzuar 1 019. 81 euro (një mijë e nëntëmbëdhjetë euro e tetëdhjetë e një cent).

Jakup Krasniqi, 857 euro për tetë muaj

Anëtari i Grupit Politik Strategjik nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, për tetë muaj të vitit 2006 ka shpenzuar telefon në vlerë prej 857. 61 euro (tetëqind e pesëdhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë e një cent).

Naim Jerliu, 825 euro shpenzime telefonike për tetë muaj

Anëtari i Grupit Politik Strategjik nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naim Jerliu, edhe pse i kyçur më vonë (mars) në këtë grup, për tetë muaj të vitit 2006 ka shpenzuar telefon 825. 92 euro (tetëqind e njëzet e pesë euro e nëntëdhjetë e dy centë).

Arben Qerezi, për tetë muaj, 760 euro shpenzime telefonike

Sekretari i përgjithshëm i Delegacionit të Kosovës për Negociata (DKN), Arben Qerezi (përkatësia partiake AAK), gjatë tetë muajve 2006 ka harxhuar telefon 761. 88 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e një euro e tetëdhjetë e tetë centë).

Skënder Hyseni, 608 euro për tetë muaj

Zëdhënësi i Grupit Negociator të Kosovës, për dallim nga paga e tij e madhe, është treguar me kursimtar gjatë thirrjeve telefonike. Ai për tetë muaj të 2006 ka shpenzuar 608. 61 (gjashtëqind e tetë euro e gjashtëdhjetë e një cent). Por, është për t’u befasuar se për disa muaj me radhë Hyseni nuk ka shpenzuar as më shumë e as më pak sesa 71. 35 euro në muaj.

 &

CILAT JANË SHPENZIMET E UDHËTIMEVE JASHTË VENDIT TË

 NEGOCIATORËVE TË KOSOVËS

Grupi Negociator i përlau 265 mijë euro për udhëtime

- Udhëtimi i “elefantëve” të Kosovës më 9 mars për në Vjenë ka kushtuar 20 643 euro (njëzet mijë e gjashtëqind e tri euro)

Prishtinë, 20 qershor- Grupi Negociator i Kosovës, që nga fillimi i bisedimeve në Vjenë për përcaktimin e statusit politik e deri tash ka shpenzuar për udhëtime jashtë vendit hiq më pak se 265 941. 55 euro (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e dyzetë e një euro e pesëdhjetë e pesë centë).

Këtu janë të përfshira shumica e takimeve të Vjenës që janë mbajtur për çështjen e decentralizmit, për çështje të tjera si dhe udhëtimet individuale të disa anëtarëve të Grupit Negociator që për mision e kanë pasur lobimin për pavarësinë e Kosovës, nëpër vende të ndryshme të Evropës e botës perëndimore e deri te vendet e lindjes.

 

Pothuajse të gjitha udhëtimet e anëtarëve të Grupit Negociator të Kosovës, janë kryer nga kompanitë turistike vendore “Alta Via Travel” dhe MCM”. Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) i ka kontraktuar këto dy kompani turistike për t’iu kryer shërbime anëtarëve të Delegacionit të Kosovës. Gazeta disponon edhe kopje të këtyre kontratave.

Në disa raste, anëtarë të caktuar (për të cilët do të mësoni në numrin e ardhshëm të gazetës), me një kërkesë fare të thjesht, kanë arritur që ta marrin paradhënie në shuma marramendëse për të “shëtitur” nëpër shtete të ndryshme të Evropës me qëllim rritjen e përkrahjes për pavarësinë e Kosovës. Në faturat e anëtarëve të Grupit Negociator të Kosovës, gjatë vizitave nëpër shtete të ndryshme perëndimore e deri te ato të lindjes, janë të llogaritura edhe drekat, darkat, akomodimi nëpër hotele si dhe mëditjet e tyre etj. Në shumicën e rasteve biletat për udhëtime në relacion Prishtinë - Vjenë... dhe anasjelltas janë paguar si “biznes klase”. Një biletë e tillë njëdrejtimësh ka kushtuar 983 euro ( nëntëqind e tetëdhjetë e tri euro). Dhe, për çudi, në çdo udhëtim pjesë të Delegacionit të Kosovës kanë qenë edhe zyrtarë më pak ose fare të parëndësishëm .

Shpenzimet e udhëtimeve luhaten varësisht nga numri i pjesëmarrjes së zyrtarëve nga Kosova për në Vjenë.

Udhëtimi i “elefantëve” të Kosovës më 9 mars për në Vjenë ka kushtuar 20 643 euro (njëzet mijë e gjashtëqind e tri euro)

Në pamundësi për t’i botuar të gjitha (sepse vërtet janë shumë), faksimilet origjinale të dëshmive që mbajnë vulat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave si dhe të Departamentit të Thesarit për shpenzimet e Grupit Negociator të Kosovës dhe vartësve të tyre për udhëtime në Vjenë, Bruksel, SHBA, Gjermani, Angli, Shqipëri, Maqedoni... gazeta në këtë numër sjell dëshmi vetëm për takimin e “elefantëve” të 9 marsit 2007 (shih faksimilen).

Në këtë takim kanë marrë pjesë njëzet e një zyrtarë nga Kosova: Fatmir Sejdiu, Kolë Berisha, Agim Çeku, Hashim Thaçi, Blerim Shala, Skënder Hyseni, Jakup Krasniqi, Ardian Gjini, Muhamet Hamiti, Sadik Idrizi, Hajredin Kuqi, Isa Mustafa, Naim Maloku, Naim Jerliu, Enver Hoxhaj, But Dedaj, Besnik Tahiri, Fehmi Hoxha, Xhavit Ferizi, Ramiz Lladrovci dhe Llukman Ismalili. Udhëtimi për të gjithë të lartpërmendurit ka kapur shifrën në vlerë prej 20 643 euro (njëzet mijë e gjashtëqind e tri euro). Sikurse ky, po ashtu, pothuajse të gjitha udhëtimet e palës së Kosovës për në Vjenë, kanë kushtuar mbi dhjetë mijë euro.

&

KUSH NGA ANËTARËT E GRUPIT TË UNITETIT  KA SHPENZUAR 

MË SË SHUMTI NË EMËR TË LOBIMIT PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

Sejdiu, Surroi, Gjini, Thaçi, të parët për shpenzime jashtë vendit

- Ardian Gjini, gjatë një udhëtimi në Nju Jork, ka shpenzuar 14 mijë e 950 euro

- Fatmir Sejdiu, dy udhëtime, 14 697 euro

- Surroi, 13 mijë e 800 euro shpenzime për lobime jashtë Kosovës

- Hashim Thaçi, për dy udhëtime jashtë vendit, 6 883 euro

- Surroi, Haziri, Limaj e Hysa për një takim në Vjenë kanë shpenzuar 11 mijë euro

- Skënder Hyseni, 4 440 euro

- Jetmir Balaj, dy udhëtime, 2 879. 54 euro

- Blerim Shala, për një udhëtim, 758.31 euro

- Ylber Hysa, gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe Mal të Zi, ka shpenzuar 541 euro

Prishtinë, 21 qershor- Nga vlera e përgjithshme prej 265 mijë euro për udhëtime jashtë vendit, vetëm anëtari i Grupit Politik Strategjik nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, gjatë një udhëtimi në Nju Jork, ka shpenzuar 14 mijë e 950 euro.

Përgjumja e Grupit të Elefantëve, baca Kolë si gjithherë s´fle është zgjuar, bën roje …!

Pas tij radhiten Fatmir Sejdiu (LDK), Veton Surroi, Hashim Thaçi (PDK), Skënder Hyseni (LDK), Jetmir Balaj (ORA), Lutfi Haziri, Fatmir Limaj, Blerim Shala dhe Ylber Hysaj.

Ardian Gjini, gjatë një udhëtimi në Nju Jork, ka shpenzuar 14 mijë e 950 euro

Në vazhdën për lobim për pavarësinë e Kosovës, është inkuadruar edhe anëtari i Grupit Politik Strategjik, Ardian Gjini (ministër në Qeverinë Çeku i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga AAK). Gjini, vetëm gjatë një udhëtimi zyrtar në Nju Jork prej datës 30 prill deri më 17 maj 2007, ka shpenzuar 14 950.00 euro (katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë euro).

Surroi, 13 mijë e 800 euro shpenzime për lobime jashtë Kosovës

Veton Surroi ka udhëtuar më së shumti nëpër vende të ndryshme perëndimore në përpjekje për t’i bindur që ta përkrahin pavarësinë e Kosovës, prandaj edhe ka shpenzuar më shumë sesa anëtarët tjerë të këtij grupi.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork dhe Uashington, Veton Surroi, më datën 30 prill 2006 deri më 3 maj 2006, nga shuma prej 1000 euro të tërhequra si paradhënie, ka shpenzuar 724.74 euro (shtatëqind e njëzet e katër euro e shtatëdhjetë e katër centë).

Gjatë qëndrimit zyrtar në Uashington nga data 17 tetor deri më 20 tetor 2006, Surroi ka shpenzuar për një ditë 1 230.00 euro, (një mijë e dyqind e tridhjetë euro), kurse shuma e përgjithshme për tri ditë është 3 908.00 euro (tre mijë e nëntëqind e tetë euro).

Anëtari i Grupit Negociator të Kosovës, Veton Surroi, ka qëndruar në Vjenë më 26 dhe 27 tetor 2006. Gjatë këtij qëndrimi, ai, pa llogaritur biletën e udhëtimit, ka shpenzuar 238.00 euro (dyqind e tridhjetë e tetë euro).

Më 25 nëntor 2006 Veton Surroi ka qëndruar në Tiranë, ku ka shpenzuar 154.66 euro (njëqind e pesëdhjetë e katër euro e gjashtëdhjetë e gjashtë centë).

Veton Surroi, gjatë qëndrimit në Nju Jork dhe Uashington, nga data 15 deri më 20 dhjetor 2006, ka shpenzuar 4 333.00 euro (katër mijë e treqind e tridhjetë e tri euro).

Anëtari i Grupit të Unitetit, Veton Surroi, gjatë vizitës zyrtare në Austri nga data 08.01. 2007 deri më 09.01 2007 (dy ditë) dhe në SHBA nga data 09.01 2007 deri më 12.01 2007 (tri ditë) ka shpenzuar 1 269.73 euro (një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë euro e shtatëdhjetë e tre centë).

Po ashtu, Surroi në cilësinë e anëtarit të Grupit Negociator të Kosovës ka qëndruar një ditë në Shqipëri më datën 29.01.2007. Shuma për këtë udhëtim, sipas tarifës zyrtare, ka kushtuar 77.33 euro (shtatëdhjetë e shtatë euro e tridhjetë e tre centë).

Më datën 30 prill 2007 deri më 06 maj 2007 Veton Surroi ka udhëtuar zyrtarisht për në Uashington në vazhdën e përpjekjeve për lobim për statusin e Kosovës. Ky udhëtim ka kushtuar 1 925.00 euro (një mijë e nëntëqind e njëzet e pesë euro).

 

Surroi, Haziri, Limaj e Hysa, për një takim në Vjenë, kanë shpenzuar 11 mijë euro

Anëtari i Grupit të Unitetit,Veton Surroi, së bashku me Lutfi Hazirin, Ylber Hysën si dhe me nënkryetarin e PDK-së, Fatmir Limajn, gjatë udhëtimit në Vjenë, më 9 mars 2007 kanë shpenzuar 11 699.00 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë euro).

Fatmir Sejdiu, dy udhëtime, 14 697 euro

Kryesuesi i Grupit Negociator të Kosovës, Fatmir Sejdiu, i shoqëruar me Ylber Hysajn dhe But Dedaj (këshilltar i Kolë Berishës), gjatë një udhëtimi në Vjenë më datën 23 korrik 2006, kanë shpenzuar 3 201.00 euro (tre mijë e dyqind e një euro).

Sejdiu, i shoqëruar nga Muhamet Hamiti, gjatë një udhëtimi në Frankfurt (Gjermani) më datën 31 mars 2007, nga Frankfurti në Nju Jorku më 1 prill 2007 dhe, pastaj nga Nju Jorku në Londër më 3 prill 2007, kanë shpenzuar 11 496.00 euro (njëmbëdhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë euro).

Hashim Thaçi, për dy udhëtime jashtë vendit, 6 883 euro

Anëtari tjetër i Grupit Negociator të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite në Vjenë dhe në Bruksel më datën 14 mars 2007, i shoqëruar nga Enver Hoxhaj dhe truproja i tij Xhavit Ferizi, kanë shpenzuar 3 210.00 euro (tre mijë e dyqind e dhjetë euro).

Anëtari i Delegacionit të Kosovës për Negociata, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga nënkryetari Hajredin Kuçi nga data 10 nëntor deri më 19 dhjetor 2006 kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA. Për këtë udhëtim ata kanë shpenzuar 3 673.00 euro (tre mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tri euro).

Skënder Hyseni, 4 440 euro

Zëdhënësi i Grupit Negociator të Kosovës, Skënder Hyseni, vetëm gjatë një udhëtimi zyrtar jashtë vendi (Gjermani, Vjenë...) më datën 1 prill 2007, ka shpenzuar 4 440.00 euro (katër mijë e katërqind e dyzetë euro).

Jetmir Balaj, dy udhëtime, 2 879. 54 euro

Zyrtari i lartë Ekzekutiv, Jetmir Balaj, (ORA), gjatë një udhëtimi në Vjenë më datën 8 mars 2007, së bashku me Dardan Gashin, ka shpenzuar 1 966.00 euro (një mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë euro).

Në një udhëtim tjetër zyrtar për në Vjenë, dhe nga Vjena në Nju Jork, më 31 mars 2007, Balaj ka shpenzuar 913.54 euro (nëntëqind e trembëdhjetë euro e pesëdhjetë e katër euro).

Blerim Shala, për një udhëtim, 758.31 euro

Koordinatori i grupeve punese, Blerim Shala, gjatë një udhëtimi zyrtar në Munhen të Gjermanisë nga data 29 tetor deri më 31 tetor 2006, vetëm për udhëtim ka shpenzuar 758.31 euro (shtatëqind e pesëdhjetë e tetë euro e tridhjetë e një euro).

Ylber Hysa, gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe Mal të Zi, ka shpenzuar 541 euro

Anëtari i Grupit Politik Strategjik, Ylber Hysa, (ORA), gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi më datën 30 janar 2007 deri më 2 shkurt 2007 dhe në Shqipëri më datën 2 shkurt deri më 3 shkurt 2007 ka shpenzuar 541.48 euro (pesëqind e dyzetë e një euro e dyzetë e tetë centë).

Në dokumentet origjinale që posedon gazeta, janë të përfshira vetëm këto udhëtime individuale të anëtarëve të Grupit Negociator të Kosovës. Pra, siç shihet, mungojnë emrat e kryeministrit Agim Çeku dhe kryeparlamentarit Kolë Berisha. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe shpenzime tjera të këtij lloji. Madje, ndonjë anëtar i këtij delegacioni, lobimet jashtë vendit i ka vazhduar muajve të fundit të 2007-s, pasi që “Epoka e re” i ka siguruar të gjitha këto materiale të cilat mbajnë vulën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF), si dhe të Departamentit të Thesarit. (FUND)

 Botuar në gazetën”EPOKA E RE”, Prishtinë (11 – 20.06.2007)

Kurdisja e Grupit të Unitetit për raundin e ri të bisedimeve 120 ... ditëshe me Serbinë!

* FOTOLEGJENDAT JANË TË PASHTRIKU.ORG

 Kthehu ne fillim

 MAFIA POLITIKE SHQIPTARE

 Duke e ditur se suksesi i Vetëvendosjes do të bartet edhe në trojet tjera shqiptare akuzat për demonstratën e 10 shkurtit erdhën nga e tërë mafia politike shqiptare në Ballkan sepse ajo demonstratë shënoi  fillimin e shembjes së një sistemi  mafioz piramidal në vijën Tiranë, Prishtinë dhe Shkup e cila i solli popullit shqiptarë  vetëm vuajtje dhe tragjedi.

Shkruan: Besnik HYSA (Bujanoc,1878)

Më 15.03.2007

 Është krejt normale që një  vend i cili është shtet me sistem administrativ shumë partiak të kemi disa parti politike. Qëllimet e partive politike dihen, ardhja në pushtet dhe drejtimi i shtetit nga partia e cila ka fituar më shumë vota ose përmes koalicionit me partinë tjetër varësisht nga interesi partiak. Përveç qëllimit të pushtetit, partitë politike kanë në programet e tyre edhe një qëllim tjetër. Ai qëllim quhet interesi shtetëror ose kombëtar.

 Te popujt me vetëdije të lartë politike dhe kombëtare një gjë e tillë rrjedh në mënyrë krejt normale, ky dallim është krejt i qartë dhe nuk ka ndonjë tronditje të madhe e cila do të i cenonte interesat kombëtare respektivisht shtetërore në marrjen e ndonjë vendimi me interes kombëtar apo shtetëror.

 Por një gjë e tillë nuk ndodhë te popujt të cilët jetojnë në kushte okupimi ose rrethane tjetër administrative. Te këta popuj sistemi shumë partiak mund të jetë i dëmshëm madje edhe vdekjeprurës. Rast më praktik për një gjë të tillë jemi ne shqiptarët. Para 17 viteve me përfundimin e luftës së ftohtë ose rrëzimin e Murit të Berlinit edhe te ne shqiptarët kudo në Ballkan u inkuadrua sistemi  administrativ shumë partiak. Si rrjedhojë u themeluan shumë parti politike dhe secila nga ato patjetër e kishte në emrin e saj shprehjen Demokratike.

 Shqiptarët u gëzuan shumë sepse në këto parti u inkuadruan shumë intelektualë  e individ të cilët thonin se kishin qenë të anatemuar nga sistemi një partiak dhe nuk kishin mundur të japin ndihmesën e tyre ndaj proceseve shoqërore e ne veçanti ndaj çështjes sonë të pazgjidhur kombëtare. Edhe kufijtë brenda shqiptarë u zbutën dhe mendohej se tash këto parti do të bashkëpunojnë së bashku në zgjidhjen e çështjes sonë pasi që e  kishin paraparë edhe në platformat e tyre partiake.

Pasi që hapën degë e nëndegë në atdhe e diasporë, populli i priste me padurim dhe duartrokitje  të zjarrta. Në kontaktet e tyre të para vëllazërore, vëllezërit e andej dhe këtej gardhit na emocionin neve, popullin  e thjeshtë. E ku mos të emocionoheshim ne kur shihnim përqafime vëllazërore, shtrëngim duarsh, premtime  nga ata se ora e historisë kombëtare po troket edhe për popullin më fatkeq të Evropës, shqiptarët. E ne populli thonim se po bashkoheshim. Kurajo e madhe na vinte se 6-7 milion shqiptarë në Ballkan paraqesin potencial dhe se çështja jonë do të zgjidhej menjëherë  pas ribashkimit të popullit gjerman.

 Kishim dëshirë të i takonim prijësit tanë politik, të flisnim me ta, madje jepnim gjithçka vetëm e vetëm ata të jenë të kënaqur kurse neve të na zgjidhej çështja jonë. Përveç pasurisë materiale që jepnim ishim në gjendje që edhe jetën tonë  ta japim për ta, sepse kishim bindjen se ata po punojnë për çështjen tonë. E ata të veshur bukur, me kollare, me fjalor të përzgjedhur, me tituj doktor, magjistër, profesor e çka jo tjetër... e ne a e dëgjove filanin, a ja lexove intervistën.... zemra mal na bëhej nga gëzimi. Mjaft me  të pashkollët, mjaftë më me ata të vetëzgjedhurit thoshim ne të gjorët. Tash e kemi filan doktorin, filan profesorin dhe ata dinë se çfarë të i kërkojnë Evropës plakë, Evropës shtrigë që gjithmonë ja kemi pa sherrin. Madje në takimet e tyre të para me zyrtarët Evropian ne ishim shumë krenar se filan demokrati  i jonë ishte më i pashëm se ai zyrtari i Evropës.

  E ne sytë e veshët katër duke e dëgjuar BBC, Zërin e Amerikës, Dojçe Vele e radiostacione tjera botërore. Pastaj vazhdonim komentet tona me shokët ...se mirë ja bëri Evropës…mbaju Evropë plakë se tash do të jepesh llogari te shqiptarët…tash do të i shihesh shqiptarët...popullin ma trim që e ke në kontinent. Nga emocionet për prijësit tanë filluam të i japim epitete të idhujve.

 E ku mos të i bënim idhuj kur në çdo takim tonin  me ata na thonin se kështu e kështu kam thënë, kështu e kështu kam kërkuar..pastaj gjestet e tyre me duar duke i mëshuar me grusht tavolinës e dyshemeve me këmbë menjëherë  të krijohej përshtypja se je me ta në një takim të nivelit më të lart  Evropian dhe se zyrtarët Evropian frikësoheshin nga kërkesat e tyre madje kërkonin mëshirë nga ata që shqiptarët ta falin Evropën për gabimet e sajë ndaj nesh. E ne të shkretët nuk mund të i përmbaheshim dot  lotët tanë nga gëzimi.

 Madje me dalë dikush  e me i kundërshtuar prijësit tanë ne e quanim bashkëpunëtor të UDB-ës serbe, e ofendonim madje ishim në gjendje që përveç qërimit fizik të hesapeve të qesim edhe pushkë në vëllain tonë për hir të prijësit. Edhe më keq gjendja ishte me anëtarët e familjes sonë, me fqinjët ose me kushërinjtë, dajtë, hallat, tezet. Për një fjalë të gojës i prishnim marrëdhëniet me të afërmit tonë vetëm pse mendonin ndryshe nga prijësi jonë i shpirtit. Prijësin e mendonim si të pagabuar, trim dhe të vendosur. Madje ishim në gjendje që edhe me gratë tona të shkurorëzoheshim vetëm që ato të mos na përfolnin prijësin.

  Interesantë  edhe pse thonim për vetën tonë se jemi demokrat e në demokraci duhet të pajtohesh me mendimin  e tjetrit kur ishte në pyetje prijësi tek ne paraqiteshin tiparet e njerëzve primitiv, mundoheshim që t'ia nxjerrim sytë atyre që nuk pajtoheshin me mendimin e prijësit.

 Prijësit tanë filluan që të vijnë edhe në diasporë e na thonin se edhe atje duhej të kishin degë e nëndegë  e sidomos të hapin fonde për partitë e tyre sepse për çështje kombëtare duhen  parat. Ne pa ngurrim mbushnim ato fonde kush më pak e kush më shumë. Kur dikush na kritikonte se në diasporë nuk duhet të ekzistojnë partitë politike sepse e përçajnë popullin tonë në regjione e lokalizma ne cakërr telefonin e drejt  te prijësi. O prijësi jonë i dashur po ka shqiptarë që po i kundërshtojnë ato fonde? E ata na u përgjigjeshin se individët e tillë nuk ia donë të mirën çështjes sonë dhe se janë dorë e zgjatur e shërbimeve të huaja…pastaj na thonin se kanë  ndryshuar kohët dhe se tash çështja shqiptare do të zgjidhet shumë lehtë por ne vetëm duhet ta ndjekim atë  sepse kështu e ka sugjeruar faktori ndërkombëtar. E ne të shkretët të ngazëllyer se këto fjalë na tha prijësi jonë dhe se kurva plakë  Evropa më në fund e paska kuptuar çështjen tonë, nëpër ndeja e tubime, kritiko ata të cilët ishin kundër partive politike në diasporë e ofendo si spiun e agjent të shërbimeve të huaja vetëm pse mendonin ndryshe.

 Sa herë që na takonin neve në diasporë na tregonin për jetën e vështirë nga sistemi një partiak, për shkollimin  e tyre të rënd e ne vetëm ofshanim nga dhimbjet për ta. Kur na thonin se sa e paske orën e mirë, ne ua jepnim atyre, urdhëro zoti kryetar e merre…pastaj thonin me këto kontakte në vendet ku punoni a mund  të me ndihmoni që të shkolloj vajzën apo djalin? E ne menjëherë ua plotësonim dëshirat....pastaj u blinim edhe kostume që të duken edhe më të pashëm...dhe ua mbushnim xhepat me para...sepse po punojnë për popull...e ndashtë...prijësi sa më  i kënaqur me siguri edhe puna do të na  ec më mirë. Sa më shumë që kalonte koha dëshirat për ndonjë gjë materiale vetëm sa rriteshin e ne papritmas ua plotësonim ato kërkesa.

 Pas kontakteve të para nga dy anët e gardhit, vëllezërit e një gjaku sikur u frikësuan nga njëri tjetri. Dhe fjalët e para për  ribashkim kombëtar filluan të shndërrohen në fjalë për  të drejtat e njeriut. Partitë politike shqiptare sikur u frikësuan nga njëra tjetra dhe u tërhoqën në territoret apo fiset e tyre dhe çështjen shqiptare e paraqitnin si çështje të ndarë që nënkuptonte  që çdokush të qeverisë  me fisin e vet. Kontaktet disi u zbehen, filluan ta gjuajnë njëra tjetrën me fjalë se ti e ke fajin  për këtë gjendje e jo unë e kështu me radhë. Bile nga ato parti u formuan edhe degë të tjera ose krahë e nën krah. Ne populli nuk  dinim arsyet e vërteta të kësaj ndarje të vëllezërve të një gjaku.

Të ngazëllyer nga prijësit tanë demokrat ne fare nuk  kishim vërejtur  se koha po kalonte dhe çështja jonë  aspak nuk po lëvizte nga vendi, madje po përkeqësohej.

Entuziazmi në popull filloi dalëngadalë të  bie për ato parti madje filluan edhe dyshimet e para ndaj prijësve. Rrjedhja e ngjarjeve në trojet shqiptare zbuloi karakterin e vërtetë  të prijësve të partive politike shqiptare. Sa më shumë që koha kalonte shiheshin rezultatet e punës se atyre partive. Popujt më të vegjël se shqiptarët realizonin interesat e tyre kombëtare në Ballkan kurse shqiptarëve gjendja  në vend se t'u përmirësohej ajo përkeqësohej edhe më shumë.

 Koha zbuloi karakterin e vërtet të prijësit i cili jo që ishte trim e i vendosur por në të vërtet ishte frikacak dhe belban. U kuptua se në çdo pyetje nga ana e Evropës për ribashkim kombëtar ata ishin përgjigjur se jemi për të drejta të njeriut e  jo siç na kishin mashtruar se janë për ribashkim kombëtar. Koha zbuloi se ndarja e partive politike dhe mos veprimi i përbashkët nga dy anët e gardhit ishte rezultat i  presë që kishin fituar nga privilegjet e pushtetit si dhe nga ato fondet e diasporës që i kishin në perëndim.

 Kështu çdo parti kontrollonte fisin apo territorin e vet. Thonin çështjes sonë duhet të i qasemi hap pas hapi e si më kryesore është  çështja e Kosovës. Madje na thonin se këto ishin vendime të miqve tanë nëpër botë.  E ne prit, e prit dhe asgjë të re. Filluan trojet shqiptare të zbrazen nga populli autokton nga jeta e padurueshme politike dhe ekonomike. Dhuna, ndjekjet, vrasjet ishin bërë përditshmëri e jona.  Filluan të na sjellin edhe kolonët e rinj  nga  territoret e ish Jugosllavisë. Mjaftë ndryshime filluan të ndodhin te populli shqiptarë në pikëpamje të traditës dhe kulturës . E tëra bëhej në emër të demokracisë.

Prijësit  tanë na bindën se për mos me ardhur deri te përplasja e raporteve gjeostrategjike ndërkombëtare duhej të i përmbaheshim vetëm rrugës paqësore. Çdo alternativë tjetër për ne thonin është vetëvrasje. Ne bënim vetëm amin sepse kështu na thonin prijësit tanë. Të tillë na do Evropa thonin ata. Amin, thonim ne! Nëse i pyesnim për ndonjë formë tjetër të  veprimit politik, përgjigjja ishte ne nuk mundemi, armiku jonë është i pamposhtur. Tek e fundit problemet nuk zgjidhen me dhunë por vetëm me paqe. Paqja na ishte fjala më e shpeshtë. Paqe në mëngjes, paqe në drekë, paqe në mbrëmje. Edhe kur shkonim në krevat luteshim për paqe.

 Dalëngadalë na ishte mbjellur në kokë paqja sa që thonim se nuk ka shqiptarë që ja kthen pushkën armikut tonë. Nëse dikush na thoshte se pa pushkë nuk mund të çlirohemi, përnjëherë e shpallnim si njeri të  krisur. Ku di ti më mirë se prijësit tanë? Çka na duhet neve lufta! Në luftë shkojnë vetëm të marrët! Në Evropë luftërat kanë marr fund! Paqja është ajo e cila do të na çliroj! Sa të mjerë që ishim...kudo rreth trojeve shqiptare zhvilloheshin luftëra e masakra e ne besonim në paqe!  Duke besuar në paqe dhe nga epshet për pasurim të shpejt partitë politike e shkatërruan gjysmë shtetit shqiptarë dhe ushtrinë e saj më 1997.

 Fatmirësisht në popullin tonë gjeni luftarak nuk ishte shuar përkundër asaj propagande paqësore. Dolën disa  burra që mendonin dhe vepronin ndryshe për çështjen tonë. Ata kishin kuptuar  se me politikën e paqes nuk mund të arrihet asgjë por vetëm vajtim dhe përsëritje të historisë.  

 Në fillim prijësit tanë nga të gjitha fiset e tyre  pa një pa dy thanë se ishin element të UDB-ës, njerëz të frustruar, element terrorist islamik. Populli  nga këto deklarata u çorientua dhe pyeste se ku është e vërteta. Por ata burra hoqën maskat... ishin të tanët, kishin emra shqip. U koritën  prijësit tanë menduam ne, populli? Por jo ata kishin qenë shumë të shkathët. Thonin se deklaratat e tyre janë  keqinterpretuar. Filluan të çojnë njerëzit e tyre në këto formacione. Madje u këndellën shumë shpejt nga ''turpi''. Përsëri në diasporë hapën fonde shtesë në emër të luftës. E populli duke menduar se krahas krahut politik do të kemi edhe krahun ushtarak mbush fondet me tërë ato mundësi.  Dhe deri sa luftimet zgjeroheshin dhe lufta kishte nevojë për para, prijësit tanë nuk i jepnin ato para sepse i shihnin kolltuqet e tyre të rrezikuara nga ata të luftës. Por çka bërën? Filluan të krijojnë ushtritë e tyre dhe thonin nëse doni para ose me ushtrinë  tonë  ose nuk ka para. Ushtria e parë apo e burrave e quajtur UÇK edhe ajo hapi fondin e vet si domosdoshmëri e rrethanave të krijuara.

 Kështu  shqiptarët falë  prijësve të vetë dhe partive të tyre politike  krijuan dy ushtri. Njëra ushtri përbëhej nga idealistët por e varfër nga dija profesionale ushtarake e tjetra me profesionist ushtarak por e pa ndjenja në pikëpamje kombëtare. Dhe në vend se ideali me diturinë të bashkoheshin ato përçaheshin edhe më shumë nga prijësit e tyre. Në front kur shkohej çdo luftëtar së pari duhej të luftonte me vëllain e vet e pastaj të luftonte me armikun shumë më të organizuar. Në këtë kohë  më 1998 për herë të parë u vërejt haptas  se këto parti politike kishin marr përmasat e njëmafie politike e cila më shumë kishte në mendje interesin personal e  klanor se fatin e atdheut apo çështjes sonë të pazgjidhur kombëtare. Kjo ishte dhurata më e madhe që ja dha popullit shqiptarë kjo mafi politike  e që pasojat do të  barten në të ardhmen deri në ditët e sodit. Mafia politike e Prishtinës në bashkëpunim me mafinë politike të Tiranës bënin llojlloj komploti ndaj këtyre ushtrive, duke ia penguar rritën, zhvillimin, e sidomos ardhjen e armatimit modern.

 Katastrofa më e madhe nga kjo mafi politike ishte kur  kjo duke e pasur një gjysmë shteti shqiptar në vend që shqiptarët me mundin, dijen dhe forcat e veta të çlironin  trojet e tyre të okupuara ata e detyruan bashkësinë ndërkombëtare që të intervenoj  për qëllime humanitare dhe të bëhet çlirimtare e trojeve shqiptare. Në atë kohë ne e kuptuam fytyrën e vërtet të prijësve tanë dhe besuam  se epoka e tyre mori fund.

 *** 

Më 1999  u dalldisëm sepse kishim heq një okupator  të rënd, madje vetëm sa së fluturonim. Filluam të i thurnim lavde prijësve tanë të rinj, atyre të malit. I kërkonim falje për ofendimet që  kishin pësuar nga ish prijësit tanë. E prijësit e rinj (të malit)  edhe këta filluan të krijojnë parti. Na thonin se demokracia dhe liria erdhën më në fund. U çliruam dhe çuam amanetin e të rënëve në vend. Në  këtë dalldisje tonën, vrasësit tanë po ripozicionoheshin sipas planeve të akademisë  së tyre të shkencave. Pas disa muajve miqtë tanë filluan të i kthenin në Kosovë prijësit tanë të vjetër duke na paraqitur nëpër media ata si më të meritueshmit për çlirimin tonë. E populli i lodhur nga lufta, nga vuajtjet nuk kishte kohë që të merrej shumë me këto gjëra. Me rëndësi për popullin ishte se më në fund parajsa e premtuar Kosova e lirë u realizua, si një nga çështjet kyçe për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare.

 Miqtë tanë krijuan ligjet e tyre, mjetet e informimit dhe dalëngadalë në emër të demokracisë  po vendosnin një sistem të ri administrativ të quajtur multietnik. Në mjetet e tyre të informimit  u vendosën njerëz që patjetër duhet të dinë gjuhën serbe, mundësisht të jenë të rinj dhe të kishin një lloj lidhje me Serbinë në çfarëdo forme. Mediat e tilla na  lavdëronin prijësit e vjetër. Dhe na organizuan zgjedhjet e para pas lufte. E populli  votën  ua dha ish prijësve të vjetër. E si mos të votoj për ata populli kur prijësit e  vjetër ia kishin mbushur mendjen se vetëm bashkësia ndërkombëtare mund të na çliroj, kurse ne jemi të  pavlerë. Kështu ata rehabilitohen në mënyrë të suksesshme e prijësit e ri në opozitë.

 Nga këtu fillon një luftë e vërtet për pushtet  në mes atyre të paqes dhe të malit. Të dy palët filluan të i thurnin himne e lëvdata njerëzve të tyre për lirinë e realizuar. Për gjithçka flisnin  të dy palët  por vetëm për parat  jo, se sa janë grumbulluar dhe si janë harxhuar. Fondet jashtë nuk i mbyllën. Ashtu e kërkonte demokracia.

 Rrethanat e reja sollën edhe ndryshime të reja në pamjen e prijësve tanë. Faqet zurën me i gufu, syzat me i ndru, flokët me gell me i ly , kostumet e bukëra të  trendëve botërore me i vesh , veturat apo xhipat me xhama të errët, truprojat, bukuroshet/sekretareshat, telefonat  mobil të markave më të reja, vizitat nëpër restorante luksoze, si dhe takimet me ndërkombëtarët ishin pjesë e rutinës ditore të tyre. Përsëri po ky popull thoshte, ani e meritojnë, sepse janë munduar e kanë vuajtur  shumë. Në fund të vitit do ta kemi pavarësinë e do ta festojmë na thonin. Vitet kalonin e pavarësia nuk vinte. Edhe prijësit e rinj (malit) silleshin si ata të vjetërit karshi popullit. Pse harruan prijësit tanë të vjetër popullin nuk ishte interesant, por interesant ishte me këta prijësit e rinj pra ata të malit.

 Ardhja në pushtet ua verbëroi sytë. Këta harruan shokët e tyre të idealit që kishin dhënë jetën, gjymtyrët nëpër fushë beteja. Shumica nga ata jetonin nëpër tenda e këta nëpër shtëpia pesëkatëshe. Me kalimin e muajve lufta për pushtet bëhej më e ashpër në mes paqësorëve dhe atyre të malit. Bile u ndërruan rolet, paqësoret pasi ishte larguar armiku u bënë shumë trima. Por ajo trimëri ishte kundër vëllezërve të tyre e jo kundër armikut. Filluan vrasjet politike, u harrua shteti, u harrua pavarësia, në pyetje ishte koka e prijësve tanë. Për t'u mbrojtur filluan të krijojnë ushtritë  e tyre partiake dhe shërbimet e inteligjencës. Filluan të i kontaktojnë ndërkombëtarët  për të ua qajtë hallin duke e akuzuar njëri tjetrin se janë kundër demokracisë.

Harruan këta të mjerët se Serbia  me diplomacinë  e saj po e paraqiste veten si viktimë dhe kishte aktivizuar tërë potencialin e saj propagandistik kudo në botë.

 Nuk shkoi shumë  kohë në Kosovën Lindore plasi lufta e pastaj edhe në Ilirid duke treguar se çështja jonë nuk paska marr fund. Ende paska shqiptarë në Ballkan të cilët qenkan të shtypur. Repriza e njëjtë. Mesazhe nga pushtetarët e partive politike nga të gjithë trojet shqiptare, sikur  ata të Tiranës gjatë luftës së UÇK-ës në Kosovë. Lëshoni armët, kontribuoni për paqen në regjion, pranoni shtetet ku jetoni. Edhe në këto troje shqiptare skenar i njëjtë, na mbinin  paqësorët dhe të malit. Të dy palët  pjesë e pushtetit.

 Demokracia po na ngrohte në Ballkan dhe trojet shqiptare ishin mbushur me miq të ndryshëm.  Por me këtë demokraci  në Kosovë diçka nuk ishte në rregull, pavarësia po vonohej, pakënaqësia e popullit tejet e madhe por kujt të i mbështetej  populli i shkret. Rrymë jo, ujë jo, perspektiv jo, korrupsion sa të duash, amoralitet i pakufishëm. Kah t'ia mbaj populli, kujt të i drejtohet kur paria na thoshte se e kemi shtetin dhe pavarësinë. Por  për shtet të tillë nuk ishin munduar shqiptarët. Diçka nuk ishte në rregull. Pakënaqësia sa vinte e rritej. Vjen  marsi i vitit 2004 dhe vrasësit përsëri vranë në Mitrovicë 3 fëmijë shqiptar. Ndodhin trazira  të natyrshme vriten përsëri shqiptarët nga miqtë tanë vetëm pse kërkonin drejtësi. Sot e kësaj dite nuk është zbardhuar fakti se cilët ishin vrasësit  me emër e mbiemër të  11 shqiptarëve.

 Ishin këto protesta që ua bënë me dije mafias politike se durimit për status i kishte ardhur fundi dhe se populli e ka kuptuar  se asgjë nuk do të ketë prej asaj fjale të premtuar të pavarësisë. Shih për këtë mafiozët politik në bashkëpunim me ndërkombëtarët gjoja se po punojnë  për këtë popull i nisën negociatat me Serbin në Vjenë. Vetëm e vetëm që t'i hedhin pluhur syve të popullit i filluan negociatat, të krekosur, zgërdhirë  dhe i trajtonin  ato si lojëra sportive. Ende pa filluar loja thonin se po udhëheqin një me zero.

Por historia  e dhimbshme shqiptare përsëri po përsëritej. Duke e parë se këta mafioz po e çonin Kosovën në gojë të ujkut  sërish rinia e organizuar në ballë me  lëvizjen ''Vetëvendosje'' me njeriun tashmë të dëshmuar   të çështjes sonë kombëtare, Albin Kurtin. Edhe pse në fillim të pakët në numër  ka dy vite që  i tërhiqnin vërejtjen popullit të  përgjumur shqiptarë se Kosova  jonë e dashur, Kosova jonë martire nuk është e çliruar por e rikolonizuar në mënyrë të  dyfishtë. Këto ide ishte vështirë të përcilleshin në popull sepse mafia kishte dhe ende ka mediat në dorë si armë më të fuqishme të  komunikimit njëheritë edhe mashtrimit të popullit. Se kishin pas të drejtë në aktivitetet  e tyre këtë koha e dëshmoi e sidomos plani  i Ahtisarit.

Duke e parë se po i rrëshqet dheu nën këmbë dhe se po e humbin pushtetin  mafiozët nuk po ngurrojnë  që të ketë edhe vëllavrasje në mes të shqiptarëve vetëm e vetëm të rrinë në pushtet.

Sot mafia politike shqiptare  Vetëvendosjen e quajtën  sajesë të UDB-ës, dorë e  zgjatur e Serbisë. Paramendo paradoksin e kohës. Derisa disa pushtetar të sotëm  para 9 e 20 viteve nga pushtetarët e atëhershëm janë cilësuar si udbash tash ata e quajnë në mënyrë të njëjtë dikë i cili ka mendim tjetër dhe atë e mbështet në fakte të panumërta gjegjësisht në realitetin e sotëm. Por kjo rini edhe pse u grushtua, u rrah, u sakatua prapë nuk u dorëzua por vazhdoi rrugën  e saj ku kulminacionin e arriti më 28 nëntor të 2006 dhe më 10 shkurt të 2007.

  Si funksionon  sot mafia politike shqiptare?

 Kjo mafi  politike është sot ndër më të organizuarat në Evropë në pikëpamje të shkatërrimit të popullit të vet.  Sot në trojet shqiptare kemi mbi 100 parti politike me krah e pa krah të organizuar sipas sistemit administrativ fisnor. Por më kryesore janë: nga Shqipëria administrative kemi dy; fisin Berish e Nano, nga Kosova kemi tri fise kryesore Rugovë, Thaç e Haradinaj, nga Ilirida kemi dy fise Thaç e Ahmet, si dhe fise tjera më të vogla  partiake ku jetojnë shqiptarët të cilët janë një hallkë e fort në zinxhirin e quajtur mafi politike shqiptare. Karakteristik e tyre është se janë të ditur, posedojnë aftësi oratorike, kanë pas vetës disa intelektual, këshilltarë e truproje, kanë pasuri të shumtë kuptohet e fituar në kurriz të atdheut e popullit dhe kanë armën më të fuqishme mediat me të cilat i imponohen popullatës.

 Diturin e shfrytëzojnë për interesa personale e klanore. Kanë një fjalor të përzgjedhur  e të panjohur për popullin shqiptar. Popullit i thonë herë bashkësi, herë shoqëri, herë komunitet. Shtetit i thonë herë shtet i qytetarëve, herë i komuniteteve e herë i bashkësisë. Me qëllim të trullosjes më të madhe të popullit vetëm e vetëm që të duken shumë të mençur i përdorin edhe fjalët angleze në vend të atyre shqipe. Kështu fjalët angleze siç janë : benefit, alokim, avokim, performanca, seperate, kolizion, skadim, abuzim, staf,  bord, investigim, agjendë, gjenerozitet, eksplorim,  perceptim, implementim, asocim, auditim, prokurim, korrikulum, aplikim, transparencë, integrim...etj, ke rast më së shumti të i dëgjosh nga ata. Kanë këta mafioz edhe sa e sa ekspert e këshilltarë  në zyrat e tyre  por assesi puna të na shkoj mbarë.

Pasurin e fituar pa mund në kurriz të popullit e keqpërdorin për projekte të tyre të fëlliqta. Kështu Menduh Thaçi sipas burimeve anonime të CIA-së para 3 viteve  më 2003, ka pasur diku afro 250 milion euro. Vetoni(Surroi) tash po dihet pasuria e tij, 90 milion euro. Ramushi 10 milion euro vetëm për gjyqin e Hagës, pjesa tjetër e panjohur  nuk dihet por duhet edhe ajo të jetë milionëshe. Vetëm vajza e Sali Berishës para 1 vite kishte diku afro 2 milion euro, e sa i ka Saloja dhe Nano saktësisht  nuk dihet por  pasi që gjenden në  majën e piramidës së mafias politike shqiptare shifrat duhet të jenë edhe më të mëdha se të Menduh Thaçit. Vetëm kujtoni thyerjen e embargos  me naftë  ndaj Serbisë  më 1995 dhe gjithçka duhet të jetë e qartë apo skemat piramidale kur u plaçkitën nga populli afro 1 miliard dollarë. Gjithashtu edhe këta mafiozët tjerë sipas  territorit të fisit që i takon nuk mbeten prapa. Pra këtu nuk është fjala për ndonjë menaxher të ndonjë kompanie Evropiane. Prandaj prej nga këta zotërinj këto para? Mos vallë janë pronar të Filipsit, Mercedit apo Realit e Barcelonës? Jo! Si erdhën këta te  këto para? Duke folur në emrin tënd, timin e të popullit duke folur në emër të çështjes kombëtare. I vetmi biznes që kanë bërë ata është tregtia 17 vjeçare me çështjen kombëtare. Pasurimi i mafiozëve sot është shkaktari kryesor që në trojet shqiptare vështirë se gjen raport politik pozitë-opozitë.

 Mediat i  kanë në dorë si ato elektronike dhe  të shkruara. Prej tyre  ata kontrollojnë popullin. Përcjellin  ideologjitë  e tyre partiake. Kanë censurë të fortë dhe assesi nuk mund të depërtosh tek ato. Përmes këtyre mediave ata përgatisin terrenin edhe për vrasje, linçim e poshtërim të atyre të cilët nuk mendojnë si ta. Përmes mediave mafiozet krijoj lajmin i cili i përgjigjet interesave të tyre partiake. Mediat elektronike  dominohen nga gjinia femërore të cilat bëjnë llojlloj akrobacione para kamerave. Frizurat me llojlloj ngjyre, herë me flokë në të djathtë e herë  në të majtë, flokët herë pas e herë para syve, herë me syza e herë pa syza, herë poshtë mbi hundë e herë mbi kokë ato syza, herë me shall e herë pa shall rreth qafës, herë me kokën poshtë e herë lartë, herë shikimin anash e herë prapa kamerash. Nga njëherë organizojnë debate që më shumë u ngjasojnë kurtheve ndaj atyre që guxojnë të mendojnë  ndryshe. Nëse i kanë të ftuar 6 mysafir vetëm njëri  është nga ata i cili mendon ndryshe të tjerët kanë të njëjtin mendim. Kur të lëshohen në debat të bëjnë vetë me veti me fol. Debate të tilla organizohen prej  niveleve  më të ulëta fisnore e deri në ato më të larta. Një debat të tillë patëm rast ta shohim në RTK me aktivistin e Vetëvendosjes për 10 shkurtin dhe e  keni parë se si rrodhi.

 Në gazetat e tyre kanë llojlloj analisti. Ata bëjnë llojlloj analize  politike që u ngjasojnë horoskopit të dashurisë me qëllim që të vjelin fonde nga patroni (ndër) kombëtarë. Në këto horoskop analizash kanë për qëllim që ta hutojnë popullin se këta janë ma të merituarit për përparimin, lirinë,më të mençurit, më largpamësitë dhe se vetëm ata populli duhet të i ndjek pas. Në shumë gazeta ata e kanë rritur tirazhin duke e mashtruar popullin me gjoja dokumente sekrete për statusin e Kosovës  kur gjithçka  për atë status dihet botërisht. E tëra kjo bëhet me qëllim që ta vjedhin  dhe ta hutojnë edhe më shumë popullin si materialisht ashtu edhe moralisht duke hedhur fall për statusin.

 Gjithçka sheh  në mediat e tyre duke debatuar e shkruar për identitete, fenë e shqiptarëve por kurrë nuk debatohet e shkruhet për ribashkim kombëtar, sepse sipas llogarive të mafiozëve ribashkimi kombëtar ua prish bizneset e pista. Po i kritikove atëherë media si pjesë e strukturës së tyre organizative mafioze fillon të etiketoj me llojlloj emra duke përgatitur terrenin për likuidim fizik, kurse në prapaskenë telefonatat dhe kërcënimet nuk kanë të ndalur madje duke të hedhur ndonjë mjetë shpërthyes në vendin ku banon si dhe duke të i kërcënuar anëtarët e familjes. Në Kosovë një gazete e quajtur Ekspres ka marrë për detyrë që të hutoj popullin lidhur me Vetëvendosjen e në ballë të saj qëndron një njeri i quajtur Berat Buzhala. Ekspres-i i Buzhalës ta kujton gazetën Ekspres Politika të Beogradit me gjuhën e saj të urrejtjes ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi.

 Krahas diturisë, parasë  dhe mediave vërehet edhe  një dukuri tjetër si më e re te këta mafioz. Kjo dukuri përbëhet nga disa  veçori  të cilat janë pjesë e pandashme e mafias politike shqiptare në pikëpamje të riorganizimit të saj kohor. Cilat janë ato? Shkojmë me radhë. Në ballë të mafias është lideri (prijësi)  apo shefi. Të gjithë duhet të mendojnë si shefi. Vaj halli nëse dikush ka guxim ta  kundërshtoj atë. Pasojat për një anëtarë të tillë mundë të jenë të paparashikueshme. Shefi shpesh vlerësohet si kult.

 Nuk gjeni parti politike e cila së paku nuk e ka një zëdhënëse. Po ashtu këto janë të pranishme edhe në disa nga institucionet të cilat ajo parti i ka nën kontroll. Këtë e bëjnë në emër të demokracisë,vlerave perëndimore e reformave. Inkuadrimi i femrës si zëdhënëse më së shumti bëhet që ato  të përdoren  si vegël në realizimin e politikave të tyre të hajnisë. Duke llogaritur në natyrën e butë të femrës, atë e përdorin vetëm për kumtimin e ndonjë lloj komunikate  të pakëndshme, kurse  për të këndshmet është shefi i partisë. Këto të mjera me komunikatat e tyre më shumë u ngjasojnë kurvave histerike të cilat nuk mund të i bindin klientët se ua kanë ofruar një shërbim të mirë.

Vetëm kujtoni ato zëdhënëse të partive dhe disa nga institucionet siç janë KEK-u dhe qeveria. Çdo natë me frizura të reja, me grim e me veshmbathje  të llojllojshme që të tërheqin vëmendjen nga porosia kryesore. Pas komunikatës  efekti psikologjik dihet populli do të merret më shumë me pamjen e tyre në vend se të merret me thelbin e porosis.

Krahas femrës strategji e këtyre mafiozëve është edhe angazhimi i ndonjëintelektuali  me peshë për ndonjë ngjarje ose para zgjedhjeve i cili nëse mendon si ata do të ia hapin dyert e mediave të tyre. Vetëm se intelektuali duhet të i kritikoj të gjithë por jo edhe partinë e tyre. Intelektualët  e  partisë përdorën për kredibilitet partiak, kurse në parti i ngjasojnë kufomave duke mos iu dëgjuar fare zëri. Kur të vijnë koha e zgjedhjeve atëherë i lansojn  si të kurdisur me të vetmin qëllim vjeljen  e votave. Nëse i humbin zgjedhjet pas tri ditëve bërtasin; duam zgjedhje të reja! Intelektuali më i njohur i përdorur nga mafia politike shqiptare është Ismail  Kadare. Deklarata  e tij më e re ishte në lidhje me pakon e Atisarit. Ai tha se kjo pako ''krijon shtetin e dytë shqiptarë dhe se është rast që vjen një herë në njëmijë vjet''.

 Pjesë tjetër përkrahëse e partisë vetëm para zgjedhjeve janë familjet e dëshmorëve.

Me afrimin e zgjedhjeve të pashmangshme janë vizitat te varrezat  dhe familjet e dëshmoreve të kombit si dhe derdhja e lotëve të krokodilit se do ta vazhdojnë  dhe realizojnë amanetin e shokëve.

 Nëpër zyrat e tyre përveç  flamurit kombëtar sheh edhe llojlloj flamuri të shteteve të ndryshme. Me këtë ata dëshirojnë të krijojnë  përshtypje se kanë miq nëpër botë. Edhe kjo është një lloj forme që shqiptarët ta ndiejnë veten sa më të pavlerë, kurse me këta mafioz që kanë ''përkrahjen'' nga e tërë bota ne duhet të i shohim ata dhe vetëm ata si  shpëtimtarë  tanë. Por  harrojnë të mjerët se sa i përket popullit shqiptarë flamurit tonë kurrë nuk do të i humb vlera, bukuria dhe shkëlqimi që ka. Kurrë nuk na ra rasti të shohim në zyrat e gjermaneve, francezëve apo dikujt tjetër flamurin tonë kombëtar krahas flamurit të atij vendi përkatës. Këta mafioz na kanë imponuar që ne të i festojmë në mënyrë solemne festat  kombëtare të popujve tjerë, derisa asnjë popull tjetër nuk e feston festën e flamurit tonë kombëtar, përkundrazi ata na burgosin e nëse e lyp nevoja edhe na vrasin.

Mafiozët e fisit të Kosovës Lindore  të tubuar rreth partisë PVD, në emër të simbolit kombëtar dhe UÇPMB-së e përfituan masën që të çojnë në parlamentin serb një deputet shqiptarë.

 Veçori tjetër e mafias shqiptare është keqpërdorimi i  bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare e në veçanti  SHBA-ve. Këta kanë arrit me ia imponuar popullit se tash e tutje për ne shqiptarët do të kujdesen SHBA-të. Mendojnë mjeranët se SHBA-të e kanë obligim që krahas problemeve të tyre të kujdesën edhe për shqiptarët. Harrojnë se ky popull me vetëdije të ulët atyre ua dha votën. Duhet të dinë se ata e kanë për detyrë me zhvillu vendin  prandaj  edhe duhet të frenojnë epshet e tyre personale e klanore. Kjo mafi për çdo veprim të saj e që është i dëmshëm e përdor si mbulesë emrin e SHBA-ve. Nëse i kritikon të thonë se je kundër SHBA-së. Në të vërtet ata me veprat e tyre  mafioze vetëm sa po  e largojnë aleatin e vetëm  të shqiptarëve  SHBA-të. Kujto angazhimet e SHBA-ve në pajtimin e Thaçit dhe  Ahmetit pas  rezultatit zgjedhor më 2006, pastaj ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Majkëll Pollt për të i bindur shqiptarët që të dalin në zgjedhjet parlamentare serbe më 2007 dhe  deklaratën më të re të Tina Kaidanov lidhur me demonstratën  e 3 marsit të Vetëvendosjes në Prishtinë.  

Në paraqitjet e tyre publike thonë se janë për një angazhim të përhershëm të bashkësisë ndërkombëtare në trojet shqiptare. Me këtë ata tregojnë se nuk kanë vizion për proceset politike dhe mendojnë se prania e bashkësisë ndërkombëtare ua mbulon rrenat dhe hajnit. Kurse në anën tjetër shkuarja e ndërkombëtarëve do të ua hidhte në dritë shumë të palara. Në vend se të sillen si partner me bashkësinë ndërkombëtare ata sillen si të nënshtruar dhe kanë besim të tepruar ndaj saj. Gjithnjë kanë nevojë për ndërmjetësim nga Evropa me rastin e organizimit të zgjedhjeve ose ndarjes së pushtetit duke e njollosur imazhin e popullit shqiptarë si popull i paaftë që të qeverisë me vetveten.

 Për ta mashtruar popullin më lehtë në oratorinë e tyre  i kanë instaluar disa shprehje sikur  programet e kompjuterëve dhe vetëm se i përsërisin si papagaj. Fjalën më të shpeshtë e kanë integrime evropiane. Harrojeni thonë statusin e shqiptarëve në Ballkan sepse ne jemi nisur në Evropë. E të shkretët kur i dëgjon të lënë përshtypje se janë duke garuar se kush i pari po mbërrin në Evropë. E populli i mjerë i beson përrallave të tilla e nuk e di se ka shumë shtete  të zhvilluara në Evropë të cilët nuk e kanë synim bashkimin evropian. Retorika e tyre është plotë mashtrime si në  Tiranë, si në Prishtinë, si në Shkup,  si dikur që na thonin  e  na mashtronin mirë u pafshim në Kosovën e lirë,  tash na thonë mirupafshim në Evropën e Integruar.  Ky integrim do të i ngjasoj ''Kosovës së Lirë dhe Sovrane'', pa rrymë, ujë , korrupsion, prostitucion, narkomani, pa infrastrukturë e me kufij të hapur ndaj të gjithëve por me kufi bunker ndaj trojeve tjera shqiptare. Pra ky term përdoret për të përfituar kohë me qenë në pushtet. Sot kemi vende evropiane që e bojkotojnë BE-në e shqiptarët turr e në Evropë. Kjo paraqet humbje të energjisë dhe kohës sepse BE-ja ende është organizatë misterioze e korruptuar pa qëllim të qartë dhe ende në realitet nuk dihet se çka donë.

 Sa i përketribashkimit kombëtar  kjo mafi është pengesa kryesore për të realizuar një gjë të tillë. Po pate guxim të ua propozosh një ide të tillë menjëherë do të ishe objekt i përqeshjes nga ata. Ndoshta mos angazhimi i tyre në këtë drejtim do të thotë se ata dinë për ndonjë planë Evropian ose ligj i cili e ndalon ribashkimin tonë kombëtarë por duke menduar se  humbin bizneset e tyre, privilegjet ata bëjnë llojlloj prapaskena që të pengojnë ribashkimin. Duke etiketuar veprimtarët e devotshëm me lloj lloj fyerje, duke e  përqeshur idenë e Ribashkimit ata në të vërtet arsyetojnë veprat e tyre kombëtarisht të dëmshme. Kjo mafi çdo përpjekje e bënë që të i mbysë ndjenjat kombëtare me ide kozmopolite.

 Lufta për pushtet nuk i lejon që të shohin interesin kombëtar sepse çdo kush ka për synim që ideja  të rrjedh dhe pranohet si e partisë së tij, si dhe dëshirojnë që proceset të udhëhiqen nga njerëzit e partisë së tij me qëllim që mos të i ik pushteti. Kompromis nuk mund të bëjnë assesi në mes veti por me armiqtë e popullit shqiptarë shumë lehtë bëjnë sepse pushteti është i garantuar.

 Gjoja se po bëjnë politik kombëtare  e kjo zakonisht ndodhë para ndonjë mashtrimi të madh fillojnë vizitat e ndërsjella Tiranë,  Prishtinë, Shkup, gjithnjë të përcjellura nga mediat. Popullit i thonë se kemi biseduar për projekte madhore kombëtare e në të vërtet e tërë  biseda bëhet se çka duhet të bëjnë me pasurin e fituar në kurriz të tij. Ju kujtohet para disa muajve kur erdhi ministri Mustafa në Prishtinë na thanë se po vjen  me bisedu për statusin kurse me vonë u mor vesh se kishte ardhur  me ndërmjetësu për do parcela të Prishtinës sepse  disa nga mafiozët kishin nevojë për ndërmjetësim.

 Se kjo mafi është kundër ribashkimit kombëtar mund të shihet nga motot e tyre 17 vjeçare. Mafia politike e fiseve Berishë e Nano  ka këtë moto ''Shqipërinë grekut ia japim e kolltuqet  së i japim''. Mafia politike  e fiseve Rugovë, Thaç e Haradinaj ka këtë moto '' Pavarësinë e  sovranitetin i japim, multietnicitetin se japim''. Mafia politike e fiseve Thaç e Ahmet ka këtë moto''  Integritetin e Maqedonisë se japim,  Ribashkimin Kombëtar e japim''  Fisi  i PVD-ës nga Kosova Lindore ka këtë moto ''Shqipërinë e japim e Serbin se japim''. Të tëra këto moto kanë një  kryemoto për popullin shqiptarë.'' Betohemi në Greqi e Serbi se kurrë nuk do të ketë Shqipëri. Deri sa ne të jemi gjallë, Ribashkimin  Kombëtar kurrë nuk keni për ta parë''.

 Duke e parcializuar çështjen kombëtare këta mafioz të krekosur i sheh duke marr pjesë në seminare për pakica dhe të drejtat e njeriut. Në të vërtet në ato seminare miqtë tanë sjellin llojlloj praktikanti të rinj  nga universitetet e ndryshme që  kanë zgjedhur si temë specializimi  pakicat dhe të drejtat e njeriut ku si model më i mirë për ta është çështja shqiptare. E mafiozët tanë sa të lumtur janë para mediave duke u krenuar se kanë marr pjesë në seminar me filanin e Tiranës, Prishtinës e të Shkupit  dhe me filan ekspertin e Evropës d.m.th me më të mençurit që i ka populli shqiptarë që nënkupton se edhe ai vetë është i mençur. Ani sa ndërskamcat i bëjnë mafiozët  ndërmjet veti vetëm që të marrin pjesë në ato seminare duke iu imponuar organizatorëve  të atyre seminareve. Sa më shumë që merr pjesë në ato seminare edhe përqindja votave është më madhe në zgjedhjet e radhës, sepse ato seminare kanë një mbulesë të madhe nga mediat.

 Jemi në proces thonë mafiozët.  Interesi  klanor i mafias paraqet fillimin dhe mbarimin e procesit. E nuk tregojnë se procesi ka afat  2,  5 ose 10 vite. Procesi nuk mund të jetë i pakufishëm. Pasi që proceset kanë afate ata dinë shumë mirë të i përshtaten rrethanave të reja duke u paraqitur si shpëtimtarë të popullit. Për këta mafioz është interesant të jenë përfitues si në proceset e suksesshme  e po ashtu edhe të dështuara. Madje dështimi i një procesi është i dobishëm për ta sepse e kanë përgatitur terrenin për inkuadrim dhe udhëheqje të procesit të ri. Me njerëz të tillë sigurisht se edhe procesi i ri do të dështoj.

Mafiozët duke i përcjellur proceset kanë mundësi që të i inkuadrojnë njerëzit e vet në prapaskenë duke i ofruar para dhe mediat ndonjë grupacioni të ri sepse e dinë se përsëri mund të përfitojnë nga ai proces. Në rastin më të ri Vetëvendosja duhet të jetë syçelë që mos të infiltroj njerëz të mafias politike shqiptare sepse ata të cilët kanë dhënë dëshmi të keqpërdorimit të proceseve 17 vjeçare vështirë se mund të përmirësohen. Me një fjalë mafisë politike shqiptare duhet të i ndërpritet veprimi i tërësishëm në prapaskenë të proceseve. Pas 10 shkurtit populli pat rast me i pa ato fjalimet kërcënuese të Daut Haradinajt në adresë të Thaçit dhe e kundërta. Paraprakisht këta kishin paraqit në terren edhe ushtritë e tyre partiake dhe deshën të fajësojnë FBKSH-ën  dhe AKSH-ën por syçeltësia  e strukturave të Frontit ua çjerri maskat.

 Kërkojmë përgjegjësi nga populli thonë mafiozët. Me këtë mundohen që fajin të ua hedhin popullit, se populli po është i pandërgjegjshëm ndaj proceseve. Në anën tjetër ata kurrë nuk i dhanë popullit përgjegjësi për veprimet e tyre më 1995, 1997, si dhe 1999. Malësia e Madhe për lojëra të fëlliqta  mafioze politike u flijua nga Tirana më 2006.

 Mafia politike është plotësisht  e  lirë se nuk e ka ndjenjën e përgjegjësisë se e dinë që shqiptarët nuk janë hungarez dhe për një fjalë goje çohen në demonstrata. Ata e dinë se shqiptarët nuk janë sikur danezët për një banesë të bëjnë luftë me policinë. Shefi  i mafias është i trimëruar për veprimet e tija sepse nesër do të shpallet hero për të arriturat kombëtare. Do të i thuren himne, prozë e poezi e do të shndërrohet në kult. Kulti ka të drejt të gaboj sepse nuk do të përgjigjet për veprat e tij. Madje askush nuk ka të drejt ta kritikoj sepse shkakton mëkat. Nga e mori atë të drejt ai që të kritikoj kultin? Kultit i lejohet gjithçka madje edhe të bëj procese të dëmshme kombëtare sepse ai e meriton me veprën e vet nga e  kaluara e tij. Mjafton që e kaluara e tij të jetë e dobishme e nuk ka lidhje pse e ardhmja mund të jetë e dëmshme për popullin, me rëndësi është të jetë e dobishme për kultin. E populli? Populli deri sa të mbushet mend kulti do të i realizoj qëllimet e tija.

 Na besoni se na keni dhënë votën dhe legjitimitetin thonë mafiozët politik. Por historia e njerëzimit është e mbushur përplotë me raste ku pikërisht ata që kanë pasur votën dhe legjitimitetin e kanë keqpërdor atë. Madje ata që kanë pasur votën kanë përdorur  edhe bombat atomike ndaj njerëzimit.

 Besoni në institucionet e juaja. E ku të besoj populli në ato institucione të cilat janë mjaft të dobëta dhe jo efikase për shkak të rivalitetit, hakmarrjes e inateve të mafiozëve. Klanet e tyre nuk lejojnë njerëz të dëshmuar botërisht në profesione që të punojnë në ato institucione. Kjo mafi i detyron sot shqiptarët që të marrin ndihmë mjekësore nëpër enklavat serbe. Kjo mafi edhe kur  është pjesë  e institucioneve edhe kur largohet nga pushteti mjetet materiale të institucioneve i keqpërdorin për familjet e tyre  ose i mbajnë si të jenë pronë e tyre. Rast i tillë janë veturat e institucioneve në posedim të Bajram Kosumit e Bujar Dugollit.  

Mos reagoni se po ia prishni imazhin popullit shqiptarë. Për cilin imazh e kanë fjalën mafiozët? Imazhin e robit me prishë qenka keq për ta. Çfarë imazhi mund të kërkosh nga i robëruari përpos imazhit  të robit.

 E tëra që bëhet nga mafia politike shqiptare bëhet për të mirën e popullit. Mos  ndryshimi 17 vjeçar i strategjisë së tyre politike është dëshmi më e mirë se atyre fare nuk i intereson fati i popullit por vetëm interesi personal dhe klanor. Janë patriot me vjel para nga populli por kur duhet të flijohen diçka për popull i kanë formulat e gatshme siç janë: nuk po na lë Evropa, nuk ka kuptim me i thye parimet politike, nuk do të pajtohen miqtë tanë etj. Ata thonë se ka kush kujdeset për popullin. Populli duhet të merret me gjithçka por vetëm me politik jo. Sepse ajo është e rezervuar enkas për ta. Ka kush i shikon  këto punë. Se ju nuk i dini do punë. Vetëm ne i dimë dhe ato punë nuk i tregohen gjithkujt. Ne kujdesemi për ju e jo dikush tjetër. Ju vetëm na duheni për vota e asgjë tjetër. Nuk keni të drejt të na kritikoni se bukur e vështirë na vjen kritika. Kjo të përkujton atë thënien e pushtetit serb se shqiptarët kanë të drejt të merren me gjithçka por nuk bën të merren me politik sepse është ''drzhava serbija'' e cila kujdesët për ta.

 Për mafian politike shqiptare statusi është bërë dogmë ku populli nuk duhet të dijë asgjë por vetëm të bëj amin, sepse gjithçka që bën mafia politike është për të mirën e popullit. Sa më pak që din populli më mirë i shkojnë punët mafiozëve. Sa më shumë që vetëdijesohet populli mafiozët politik e kanë vështirë me i realizu politikat e tyre për të ''mirën'' e vendit. Po e bëjmë shtetin e pavarurthonë mafiozët. Por çfarë shteti? Sa i përket shtetësisë ekzistojnë shtete të ndryshme. Shtet është Palestina por shtet është edhe Zvicra. Cilit do të i ngjasoj Kosova? Pavarësia e tyre do të jetë si  KEK-u ku në çdo orë do të bie prej sistemit. Sot çdo gjë që mund t'i sjell përfitim material mafias edhe pse është e dëmshme kombëtarisht ata e paraqesin si të dobishme dhe patjetër duhet të miratohet.

 Kjo mafia e ka përjashtuar në tërësi edhe diasporën shqiptare për të dhënë ndihmesën e saj ndaj rrjedhave të rëndësisë kombëtare. Dikur potenciali më i madh i lëvizjes shqiptare sot gjithnjë e më shumë po venitet dhe vetëm sa nuk është shuar. Për 10 vite diaspora i përkrahu me të gjitha mjetet e mundshme e tash qërohuni se nuk na duheni më. Nëse dikush nga diaspora e paraqet mendimin e vet për rrjedhat politike në atdhe menjëherë etiketohet si pishpirik nga gazetarët e mafias.  Cili veprimtar i diasporës u dekorua për mundin e tij?

 Kjo tregon se kjo mafi nuk njeh vlera morale për të qëndruar në pushtet. Mençuria, dituria,vendosmëria, modestia, shprehitë e mira nuk konsiderohen  më si virtyte për popullin shqiptarë. Por nëse nuk je hajn, rrenacak, i poshtër, i pafytyrë atëherë  sipas mafias je askushi, je i pavlerë për popullin. Kjo mafi sot të vret dhe fare nuk skuqet pse shkon dhe të shpreh ngushëllime. Në fund të i lënë disa para duke menduar se me këtë edhe i shpëtojnë përgjegjësisë  që e kanë. Nga kjo ata që sot janë pjesë e pushtetit përveç vlerave morale kanë punuar edhe në pamjen e jashtme me qëllim që të i bëjnë përshtypje popullit. Mjekrat  e cjapit, flokët e lidhur si bisht pele, syzat që krijojnë pamjen e njerëzve intelektual dhe të lodhur nga puna janë pamje që na servohen për çdo ditë e natë nga mafia politike. Në të vërtet a mund të gjeni ndonjë ministër me vathë në vesh? Po, e gjeni te mafiozët politik shqiptarë. Po votat a mund të fitohen diku në botë me cullakim? Jo. Ato i fitojnë vetëm mafiozët  politikë shqiptarë. Pse ndodhë një dukuri e tillë? Sepse ende filozofia e popullit shqiptar e imponuar nga kjo mafi politike është si ta siguroj bukën e motmotit.

 Pakoja Atisari

 Para bërjes publike të pakos, Thaçi me shokët e tij jepnin llojlloj intervista gjoja ta qetësojnë  popullin serbë  se është  në interesin  e tyre që ta pranojnë Kosovën e pavarur. Në vend se të  shkonin e të kontaktonin me popullin shqiptarë  se përse nuk do të  ndodhë  pavarësia këta shkonin te serbët gjoja se duhet të pranohet pavarësia. Haradinaj në tetor të  vitit 2006  për VIP Daily News e kishte dhënë  një intervistë  pikërisht si një i burgosur ku më shumë merrej me reagimin e Beogradit ndaj  gjoja pavarësisë së Kosovës se sa të i shpjegonte popullit  shqiptarë se pse nuk do të ndodhë Pavarësia. Kur më 10 nëntor të vitit 2006, Atisari vendosi që të shtyhet propozimi i statusit Limaj dukej si një pijanec që nuk e mbanin këmbët kurse shoku i tij Thaçi deklaronte ''dua të i inkurajoj qytetarët e Kosovës se një ditë do ta kemi shtetin''. E kur është ajo ditë nuk e tregonte. Ky ende vazhdonte që të tallej me popullin dhe së bashku me Vetonin kërkonin simbolet shtetërore të Kosovës.

 Erdhi dita e shumë  pritur  e 2 shkurtit  të vitit 2007, e i dërguari i OKB-së për statusin Atisari erdhi dhe e paraqiti planin e tij. Këta që të gjithë para mediave e pranojnë pa kurrfarë kundërshtimi e vërejtje. E si ta kundërshtojnë një planë që është rezultat i një mashtrimi 17 vjeçar të popullit shqiptarë. E pranojnë  planin edhe pse vetë e dinë që është i dëmshëm sepse ky plan ia mbulon pisllëqet e tyre 17 vjeçare. Ky  planë i mbron nga përgjegjësia që ndoshta një ditë duhet ta japin. E përkrahim edhe ne u gëzuan pa masë mafiozët e Tiranës. Po edhe ne e përkrahim bërtiti Ali Ahmeti  në kupë të qiellit nga Shkupi. Kush nuk është me ne është me Beogradin e me Moskën vazhduan të thonin ata.

 E pakoja e  Atisarit  ishte një karton i kuq për mafian politike shqiptare që gjithsesi do të i largojnë nga skena politike. Atisari dënoi këta mafioz  e ua hoqi maskat e hajnisë. Unë tha dua t'ju dënojë  sepse mjaft e keni mashtruar këtë  popull. Pavarësi, pavarësi luteshin hajnat!  Pavarësinë e vendos populli e jo ju iu tha  plaku Atisari. Përderisa ju jeni në pushtet Kosova juaj do të duket në këtë mënyrë:

 Do ta kthejmë 18 vite pas në vitin 1989. Kjo Kosovë do të i  kënaq dëshirat  e juaja e jo të popullit. Kjo Kosovë i takon vetëm  Nexhmedin Spahiut dhe Migjen Kelmendit  se vetëm ata e dinë  ''Kush asht Kosovari''. Do të kënaq dëshirat e  Ismail Kadaresë për të i lënë shqiptarët pa fe. Kosovën do ta lë çështje botërore se ashtu e do Veton Surroi. Kosova  do të jetë e qytetarëve  të  saj  se po të  jetë  ndryshe i prishet qejfi  Hashim Thaçit. Vetëm populli shqiptarë tha Atisari mund ta pengoj që kjo pako problemin politik të Kosovës ta shndërroj në problem fetar. Pavarësi, pavarësi e lutnin Atisarin mafiozët. Jo tha plaku se nuk keni edhe një element të pavarësisë. Kemi thanë mafiozët. E sheh ndërtesën e qeverisë, nuk e sheh sa e bukur është? Ha...ha qeshte plaku. Kjo ndërtesë  e juaja më  shumë i ngjason një  shtëpie publike se një  institucioni. Unë pashë se në atë ndërtesë  gjithçka po ndodhte por më së paku  kishte politik. Filloi plaku të qaj...po...po... qante plaku dhe dëneste. E pyetën  mafiozët se për çka po qan? Po më dhimbset populli shqiptarë i cili ka flijuar  gjithçka për këtë  tokë  e ju ia humbët  tërë ato angazhime se ju nuk po më dhimbseni. Ju keni bërë aq pasuri sa nuk ju intereson se  kush e sundon më  Kosovën, por populli shqiptar po  më dhimbset se 17 vite i shkuan huq e duhet të ia filloj nga e para! A thua ky popull nuk patë prijës  më të mirë se ju? Plak na ndihmo e lutën mafiozët.

 Mirë...mirë u qetësua plaku sa për fillim do t'ua sjell 1000 policë ndërkombëtar që t'ju mbrojnë juve, pastaj disa gjykatës ndërkombëtare që mos të mund me ju akuzu askush si juve ashtu edhe ata që kryen krime. Po me ushtrinë tonë  o plakë? Ushtrinë pak më vonë. Së pari duhet të i largojmë të frustruarit që ishin në UÇK e pastaj ju me  qeverinë serbe do ta sjellni edhe ushtrinë serbe se ata i keni pobratima..e ju pa pobratimat  e kumbarët shtirë e kishit me jetuar. Dhe para se të shkoj dua t'ju them diçka në besim. Mafiozët i bënë veshët katër. Si rezultat i angazhimit tuaj për  Kosovën në këtë pako kam paraparë  pastrimin etnik të shqiptarëve i cili do të realizohet në heshtje sepse për shqiptarët  rezoluta e re do të jetë edhe më e keqe se rezoluta 1244. Si është e mundur thanë mafiozët? Është e mundur është e mundur tha plaku, sepse këtu perspektiva e shqiptarëve është e mbyllur. Nga ta kemi shndërruar një popull endacak  i cili tërë kohën do ta kalojnë para ambasadave të huaja në Beograd duke kërkuar ndonjë vizë.

 Edhe një gjë tha plaku, pasi që  keni bashkëpunuar në hartimin e kësaj pakoje dua të ju këshilloj që të ruheni se me këtë pako keni nxitur vëllavrasjen në mes shqiptarëve. E ju keni  kujdes se po ju ndodhë diçka juve personalisht e po me dhimbseni. E po të ju ndodhë juve diçka atëherë Kosova nuk mund të jetë multietnike. Po..po ...vazhduan mafiozët por na trego si të vazhdojmë më tutje se populli e ka kuptuar. Plaku tha atë ditë kur unë të  paraqesë  propozimet e mia për status në OKB ju në mjetet e informimit i thuani popullit se ja pavarësia na erdhi. A thua na beson populli? Po si nuk ju beson ua ktheu plaku. Mblidhni ato artistet  e juaja nga Tirana, Prishtina, Shkupi…E ke fjalën për këngëtaret tona? Po de ato prostitutat që i keni e krisjani valles me shampanjë franceze, vodkë ruse e me shlivovic serbe, e festone deri në mëngjes  ''pavarësinë''. Po kë ta qesim në ballë të valles  o plak? Plaku pasi u mendua tha merrni atë të juajën nga shtëpia publike..më falni nga godina e qeverisë...atë...atë…Ulpiana Lamën thanë mafiozët ..po de atë tha plaku. Më tej plaku tha nëse nuk dini të organizoni spektakle të tilla kontaktoni ata shokët e juaj mafioz të PVD-ës nga Kosova Lindore dhe ata dinë të ju tregojnë se si me atë striptizetën Leonara Poloskën i kanë mashtruar shqiptarët që të dalin të votojnë për një deputet në parlamentit serb.

 Nga kush rrezikohet mafia politike shqiptare? 

 Nga e tëra që u tha më lartë  dikush mund të dekurajohet dhe të thotë se nuk ka forcë që mund ta  shpartalloj  këtë mafi. Ai i cili mendon  ashtu është i gabuar sepse janë dy faktor themelor që e bëjnë këtë mafi të dështoj. Ato janë: e vërteta dhe koha. U deshtë propozimi i Atisarit që të shihet se asgjë të mirë nuk ka në të për shqiptarët si dhe u deshën 17 vite që të shihet  rezultati i angazhimit të mafisë politike shqiptar për të pasur Kosovën e pavarur dhe sovrane.

 

 Para propozimit të Atisarit kjo mafi ka dhënë shenjat e shkatërrimit pas rrenave 17 vjeçare. Filloi me shkatërrimin e LDK-ës sepse i zu gjaku pas atyre plaçkitjeve të popullit dhe mashtrimeve për shtet. Kjo mafi na tregoi më së miri se sa është trim shqiptari për post e pushtet por jo për atdhe e shtet. Se janë mafioz e dëshmoi edhe prania e madhe e truprojave  të cilët  ishin në numër aq të madh sa që kandidatët mafioz për poste fare nuk u vërejtshin. Me copëtimin e kësaj strukture mafioze ndoshta do të marr fund edhe filozofia e pritjes dhe shpresës nga faktori ndërkombëtarë dhe kthimi kah vetvetja. Shkatërrimi i LDK-ës kombëtarisht do të jetë i dobishëm sepse në këtë parti ishin fshehur ata të cilët shumë pak ose aspak e patën ndihmuar çështjen shqiptare të Kosovës. Për të i ikur përgjegjësisë morale  ata gjithnjë e votonin  këtë parti mafioze.

 Për 17 vite nga mafia politike  gjithandej trojeve shqiptare është folur se punët po na shkojnë  si është më mirë. Nuk gjeje njeri që guxonte ta kundërshtonte filozofin e tillë politike. Përndryshe vetëm ke mundur  të fitosh llolloj etiketime. Por ishte Vetëvendosja që ua nxjerri gjumin  popullit  se punët nuk janë ashtu siç na paraqitnin mediat e mafiozëve. Në ballë të kësaj rinie legjenda e gjallë Albin Kurti. Albini me shokët e tij janë të pajisur me tri cilësi të cilët mafia nuk i posedon. Diturin  e përmasave perëndimore  e vënë në shërbim të popullit e të cilën mafiozët nuk e kanë. Vendosmërinë  të cilën koha e tregoi se mafiozët politik shqiptarë nuk e kishin. Dëshmi kryesore për këtë është sabotimi i luftës së drejtë më 1998 kur edhe u vodhën parat e diasporës dhe u shkel gjaku i dëshmorëve. Të vërtetën si armë më të fuqishme e cila shkaktoi panik në mesin e mafiozëve  prandaj edhe ishte dhënë urdhri që të vriten demonstruesit më 10 shkurt.

 Duke e ditur se suksesi i Vetëvendosjes do të bartet edhe në trojet tjera shqiptare akuzat për demonstratën e 10 shkurtit erdhën nga e tërë mafia politike shqiptare në Ballkan sepse ajo demonstratë shënoi  fillimin e shembjes së një sistemi mafioz piramidal në vijën Tiranë, Prishtinë dhe Shkup e cila i solli popullit shqiptarë vetëm vuajtje dhe tragjedi.

Lëvizja Vetëvendosje besoj se do të dijë të ruhet nga këshillat ''vëllazërore'' të kësaj mafie politike e cila për mes mësitëve të tyre do të mundohet që të i bëj pengesa në realizimin e planeve të saj duke ia kthyer kahen historisë shqiptare në drejtim të gabuar. Edhe përkundër luftës së paparë  psikologjike ndaj Vetëvendosjes shpresoj se udhëheqsia e saj do të qëndroj e vendosur deri në fund  në rrugën e saj për kanalizimin e energjisë së popullit  shqiptarë deri në Vetëvendosje të plotë. Mos ta njollosim dhe shpërfillim Albinin sepse do të na mallkoj historia ashtu siç na mallkoj për 50 vite duke e njollosur dhe shpërfillur Adem Demaçin. Pra  të gjithë në protestat e ardhshme i madh e i vogël, nuk kemi çka humbim. Sa më herët që bie nga pushteti kjo mafi më mirë, sa më vonë më keq.

 Sot në trojet shqiptare që  nga 10 shkurti  2007 demokracia si sistem shoqëror me  shtyllën e saj themelore drejtësinë ka dështuar me planin e Atisarit, sepse krimineli shndërrohet në viktimë e viktima në kriminel. Aty ku nuk ka drejtësi ka padrejtësi rrjedhimisht edhe pasiguri e përcjellur me trazira. Edhe pse thuhet se në trojet shqiptare ekziston demokracia  e vërteta është se mbizotëron diktatura si formë e qeverisjes. Shqiptarët nuk guxojnë të shprehin mendimin e lirë sepse akuzohen si bashkëpunëtor të Beogradit dhe Moskës.

Mjaftë më me papagaj politikën e mafias politike shqiptare! Po nuk e përkrahëm Vetëvendosjen në trojet shqiptare nga kjo mafi politike gjithnjë do të kemi të njëjtin skenarë; lindjen e liderit, të krenuarit me të, venitja e liderit dhe partisë, përçarjen e partisë në shumë krah, zgjedhjet, ardhjen e ndërkombëtarëve për me i pajtuar mafiozët politikë shqiptarë, mos pranimi i rezultatit të zgjedhjeve, kërkesa për zgjedhje të reja, paraqitjen e ushtrive, ndodhja e popullit dhe... përsëritja e të njëjtës gjë ku përsëri populli del i fundit në skenë.... pra skenarë i njëjtë por me aktor të rinj..dhe e vetmja gjë që nuk ndryshon por në të vërtet përkeqësohet mbetet po ai për të cilin edhe më së shumti flitet... pozita e  popullit shqiptar.

&

 

PROJEKTIMI I SISTEMIT TË GËNJESHTRAVE POLITIKE NË KOSOVË!

GËNJESHTRA, NJË DUKURI E PËRHAPUR NË SHOQËRINË KOSOVARE

KOSOVA, SERBIA DHE GRUPI I KONTAKTIT – STATUS POLITIK APO STATUT PERSONAL!

KATANDISJA E KOSOVËS NË MËSHIRËN E FUQIVE TË MËDHA

„LUFTA E VITEVE“ DHE ËNDRRA E POLITIKANËVE TANË PËR T´U FUTUR NË HISTORI!  

VAZHDIMI I BISEDIMEVE - TRIUMF I IDEVE TË KRIMINELIT MILLOSHEVIÇ Shkruan:Prof.Dr.Sadri FETIU

  

 

powered by Beepworld