Kah po shkon Kosova

Ringjallja politike i „elefantëve të Kosovës“ pas takimit me sekretaren Rice në Uashington!

 KOSOVA, SERBIA DHE GRUPI I KONTAKTIT – STATUS POLITIK APO STATUT PERSONAL!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA, Prishtinë 

(www.pashtriku.org - 26 korrik 2007 / 09:05) 

***

Trajtimi mjekësor i Ekipit të Unitetit në Uashington, me ftesën e Sekretares së shtetit amerikan, Condolezza Rice u bë sipas parimit të përpjekjes për ringjallje politike, me një fjalë, përpjekje për shërim të shëndetit të sëmurë rëndë politik të anëtarëve të këtij Ekipi dhe, si qëllim i fundit ishte mbijetesa politike e këtyre elefantëve, brenda Llojit të Vet! Kjo vizitë ishte planifikuar kohë më parë që të ndikojë edhe si qetësues për shqiptarët e Kosovës që po e prisnin pavarësinë e premtuar, nga të gjithë e më së shumti nga ata që më së paku  do të vendosnin për statusin e Kosovës – Elefantët e Kosovës, Ekipi i Unitetit.

Ishte edhe një mundësi për një pjesë të mediave të deklasuara, të komprometuara dhe të korruptuara në planin informativë, ta marrin veten dhe ta vazhdojnë valsin e dezinformimit duke mbjellur optimizëm, pa asnjë faturë të vlefshme.

Një fjalë e urtë e popullit thotë se “ rrena i ka këmbët e shkurtra “ por Ekipi i Unitetit e ka demantuar se, në rastin konkret rrena i ka këmbët e gjata, madje ma të gjata se kambalecat e palaqove të cirkut! Gënjeshtra, si ofertë politike dhe mundësi psikologjike ( ala Nadir Magic Show ) vazhdon të zbatohet në një territor të padefinuar politikisht dhe juridikisht e që quhet Kosovë, me nja 2 milionë qytetarë që llogariten si minj eksperimental me ç’rast çdo eksperiment është i lejuar!

Takimi në Uashington nuk solli asgjë të re përveç konfirmimit të palës kosovare se “ partneriteti“,(lexo nënshtrimi pa kusht) me ndërkombëtarët do të jetë alfa dhe omega e veprimit të tyre politik deri në arritjen e qëllimit madhor, integrimit të Kosovës në BE në një pako me Serbinë, të njëjtën kohë dhe të njëjtën ditë.

Ky do të jetë statusi i ardhshëm i Kosovës për të cilin nuk kam asnjë dyshim. Pavarësia, e tredhur, e kushtëzuar, e monitoruar duket se ka qenë dhe mbetet dëshirë e anëtarëve të EU që e kanë përdorur si mjet për të mbetur në pushtet, deri në shqiptarin e fundit. Është interesant se edhe tani kur pakoja e presidentit Ahtisari është shndërruar në nekrolog politik dhe nga ndërkombëtarët përkujtohet vetëm në rubrikën in memorian, Ekipi i Unitetit bën be e rrëfe në atë pako e cila edhe është disejnuar që kurrë të mos implementohet.

Zoti Ahtisari atë pako – Kuazimodo nuk e ka bërë kokë më vete por me pëlqimin dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, atij që i prenë teshat, e që në këtë rast duket se do të na lënë të lakuriquar! Ose, në rastin më të mirë do t’i prejnë rrobat që fare nuk na shkojnë për shtati, së paku për të na ruajtur dinjitetin dhe moralin, ta mbulojmë sado pak lakuriqësinë! Kur nuk ka shi, breshëri është shpëtim! Pra, karta e pavarësisë u dogj krejt me vendimin që me këtë çështje të merret Grupi i Kontaktit e pastaj në planin e vendimmarrjes niveli do ulet ende. Ata që manipuluan me të vërtetën dhe që gënjeshtrën e shndërruan në art të së mundshmes, menjëhere u rreshtuan në rrugën e Zotit duke deklaruar se tani për Kosovën është më mirë dhe më lehtë arrihet pavarësia. Kështu do të deklaronin nëse nesër me çështjen e statusit të Kosovës do të merrej Shoqata e Kinologëve të Austrisë! Vetëm për të mbetur aty ku janë.

Servilizmi dinjitos i „elefantëve“ të Kosovës! Nga kjo foto duket se të gjithë elefantistët vuajnë nga sindromi i spondilozës cervikale, dikush më shumë e dikush më pak, ndërsa te Hashim Thaçi, Blerim Shala dhe Veton Surroi (bazuar në pamje) ky sindrom veç ka evoluar në sëmundje kronike !

 

Ishte një foto bukur interesante dhe plot “dinjitet” e anëtarëve të Ekipit të Unitetit, në një të përditshme informative të Kosovës ku të gjithë, pa përjashtim e kishin sindromin e spondilozës cervikale, lëvizjen e unazave të qafës për shkak të lakimit të madh, lakimit të panatyrshëm! Foto ku duket servilizmi si në këtë foto nuk më ka rënë të shoh ndonjëherë në jetën time! Po edhe ky është risk që duhet ta përballojnë, premia për këtë është jashtëzakonisht e lartë. Ekipi i Unitetit edhe më tutje do të deklarojë se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme dhe me Serbinë do të bisedojnë për Statusin e Vejushave të Afganistanit! Do të premtojnë se Kosova është një dhe e pandashme në kohën kur është bërë copë e grimë, ku më shumë se 30 % përqind e Kosovës administrohet nga Serbia. Datat nuk do të përmenden më, janë të dëmshme për karrierë. Nëse dikush ende beson në përrallën e pavarësisë që do të vijë një ditë të bukur, nuk e ka të ndaluar, ëndërrat janë të bukura!

Serbia u tregua shumë superiore gjatë negociatave me palën kosovare (nuk e ka pasur edhe shumë vështirë). Merreni me mend, nga një pozitë krejt inferiore, defanzive filloi të shënojë vazhdimisht duke ua bërë 8 me 2. Tash, përmes Rusisë po e përcakton dinamikën dhe kualitetin e statusit të Kosovës, me një fjalë Këshilli i Sigurimit është bërë servis i Serbisë e kështu do të sillet edhe Grupi i Kontaktit. Serbia nuk do ta pranojë ndarjen e Kosovës e aq më pak do të kënaqet me amputimin e veriut të Kosovës në kohën kur po i krijohen të gjitha mundësitë për kontroll efektiv të krejt Kosovës, pa investim të resurseve materiale dhe njerëzore. Me leopardizimin e Kosovës, çdo pavarësi por edhe çdo ndarje do të jetë e pamundur. Territori i Kosovës është shumë i vogël që t’i rezistojë dhe mbijetojë me aq shumë metastaza paraushtarake, politike dhe etnike! Nëse ka të tillë që besojnë se do të ketë shkëmbim të territoreve, veriu i Kosovës me luginën e Preshevës ose është krejt i padijshëm ose sheh ëndërra. Lugina e Preshevës as që mund të merret si ndonjë kërcënim eventual kundër Serbisë dhe në asnjë mënyrë nuk e ka peshën dhe rendësinë sikur në kohën kur atje ishte Zona e Sigurisë.

Pastaj, për Serbinë ky është një korridor që ka rëndësi të jashtëzakonshme strategjike andaj Serbia e ka zvogëluar dhe relativizuar në minimum masën potenciale për destabilizim të situatës. Me Maqedoninë është një situatë tjetër dhe kjo duhet të jetë në vëmendje dhe potencial strategjik për të ardhmën, nëse fillojnë të lëvizin gurët e megjave! Këtu është rreziku që kjo status quo e krijuar do të zgjasë një kohë, derisa këto vrima të zeza të Balkanit do të integrohen në BE, e procedura për anëtarësim të Serbisë do të thjeshtësohet dhe përshpejtohet, për hir të stabilitetit politik e jo pse shqiptarët duan të integrohen nën këto kushte.

Grupi i Kontaktit, në rastin konkret e luan rolin e amortizuesit, ruajtjes së kësaj gjendjeje, blerjes së kohës dhe është stërshitës i optimizmit të konsumuar nga Këshilli i Sigurimit për pavarësinë e Kosovës. Grupi i Kontaktit do të bëjë presion aty ku edhe ka ndikim, te Ekipi i Unitetit ndërkaq do t’i krijojë favore të reja Serbisë. Çdo shtyrje e statusit dhe vazhdim i negociatave e forcon pozitën e Serbisë dhe e dobëson fundamentalisht statusin e Kosovës duke e bërë ate një territor që do të mbetet peng i fajdexhinjve politik, vendorë e sidomos ndërkombëtar! Ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj po përdoret metoda e rraskapitjes materiale, morale, fizike dhe politike, deri në kapitulimin definitiv. Kjo ka dhënë rezultate bukur të mira. Andaj është një apati e përgjithshme, lëvizje në bazë të inercionit e jo frustrim ngase masat e frustruara edhe do të reagonin në këso situatash.

Grupi i Kontaktit definitivisht nuk do ta zgjidhë çështjen e statusit të Kosovës sepse nuk ka mandat për këtë por edhe nëse do të kishte mandate, pavarësia nuk do të ishte zgjidhje ngase ka shumë dallime dhe jo pak shtete të BE e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Grupi i Kontaktit do të anojë kah Serbia për çka do të bindemi shumë shpejt! Bashkësia ndërkombëtare deri më tani i ka miratuar të gjitha kërkesat e Serbisë dhe asnjë të palës kosovare. Nëse e kam gabim do të isha shumë i lumtur dhe jam në gjendje të kërkoj falje publike për prognoza të gabuara apo , siç më thonë disa miq të mi, për shpërndarje të defetizmit dhe pesimizmit. Deri atëhere gëzuar, jo me një shishe të verës pre 350 $, që me paratë e buxhetit të Kosovës e ka paguar një politikan i vogël dhe një hajn i madh por me një gotë ujë nga ujësjellësi i Batllavës, nëse atëhere do të ketë ujë!

  * Fotolegjenda është e pashtriku.org

 

Zgjedhje apo zgjidhje për Kosovën …?

  

 „Pesimizmi“ si gjendje emocionale!

 NUK KA SHUMË KOHË PËR TAKIMIN NË UASHINGTON 


 Shkruan: Xhavit HALITI, Prishtinë

 (www.pashtriku.org – 19.07.2007 / 22:00)


    Kur u shpreha që Kosova, e përfaqësuar nga krerët më të lartë shtetërorë e politikë të vetë, ishte shndërruar në faktorë të politikës së BE-së, me takimin e realizuar në Bruksel me H. Solanën, as që më kishte shkuar ndërmend, që Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës do të ftoheshin në një takim nga Sekretarja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së më 23 Korrik në SHBA.
Pra, tashmë, po rriten përmasat ndërkombëtare dhe, natyrshëm, përgjegjësia për parapërgatitjen e liderëve tanë përfaqësues për parashtrimin e argumentave ligjore, historike e nacionale bindëse e të faktuara.
    Serbët, me avantazhin e krijmit të shtetit të pavarur gati një shekull para krijimit të shtetit Shqiptar, mund të kenë depozituar prej kohësh "argumente të shkruara", që mund t’i nxjerrin nga arkivat në cilësinë e provës për "pronën" historike mbi Kosovën.

    Ata këmbëngulin për të vënë në sedër serbët e lodhur qysh nga fillimet e ’90-ës nga luftrat humbëse me kroatët, bosnjakët e shqiptarët, por edhe nga izolimi ndërkombëtar e privacionet ekonomike, të paprovuara prej tyre qysh pas Luftës së Dytë Botërore. Ata këmbëngulin në mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës për të ndikuar mbi tradicionalizmin e faktorëve ndërkombëtarë, që ende "e respektojnë të drejtën natyrore", që, në Evropë u luftua dhe u shemb, njëherësh, me shëmbjen e monarkive absolutiste.

    E drejta e Kosovës për t’ju njohur ndërkombëtarisht Pavarësia kundërshtohet abuzivisht nga pushtimet historike të Car Dushanit dhe nga beteja antiosmane, e udhëhequr nga Car Llazari e Millosh KOPILIQI në Gazimestan. Këto ngjarje historike, kur ende Rusia nuk e kishte çuar as në mend të "trashëgonte" ortodoksinë e Kostandinopolit, që u pushtua nga turqit 13 dhe 25-vjet para pushtimit të Krujës dhe të Shkodrës.

    Faktet historike mbeten të tillë, të pakundërshtueshëm si fakt në kohën dhe rrethanat përkatëse historike. Por, kur Fanari njohu të drejtën e "autoqefalisë", dhe sulltanati ‘të drejtën e mileteve", të njohjes shtetërore të përkatësisë etnike në përputhje me besimin fetar, shqiptarët të copëzuar në dy fe (kristianë dhe muslimanë) dhe në katër besime kryesore fetare (muslimanë, ortodoksë, katolikë dhe bektashinj) të përfaqësuar realisht nga klerikë dhe objekte përkatëse kulti, nuk u njohën si një popull më vete, por u ndanë në katër vilajete.

    Mendoj se nuk ka qenë kundërshtimi ynë antiosman (vështirë të pretendoj ndonjë popull ballkanas për revoltat popullore kundër turqve sa ne shqiptarët) ,"argumenti" që fqinjët tanë synonin dhe realisht, pushtuan gjithë trojet shqiptare, nuk ka asnjë mbështetje historike dhe reale të njëjtësimit të shqiptarëve me turqit. Në luftrat ballkanike, malaziasit morrën Shkodrën, serbët dolën në Durrës, grekët pushtuan Janinën, Gjirokastrën dhe nxituan për të dalë në Vlorë, të cilën Italia e kishte pushtuar më parë.

    Parashtrova për fillim vitet e Shqipërisë me pavarësi të shpallur për të bërë disa sygjerme, mendoj me vlerë, për politikanët tanë "me pushtet" dhe për opinionin kosovar.
Të shprehesh "kategorik’ në politikë, është vështirë të pretendosh se bën "politikë".
Më 11 Korrik, kreu i Politikës së Jashtme dhe Sigurimit Evropian, e kundërshtoi gjatë konferencës së shtypit z. Çeku, kur ky u shpreh për shpallje të njëanshme të pavarësisë nga Kosova, nëse zgjatej afati i njohjes ndërkombëtare të saj.

    Të nesërmen, një gazetë shqiptare vinte si titull: "Sejdiu – Solana: Pesimistë për të arritur pakt në OKB". Rrjedhën e këtij takimi e dim, jemi të interesuar ndaj dhe i dim qëndrimet për Rezolutën e Kosovës nga Këshilli i Sigurimit. Tashmë jemi të qartë për mështetjen ruse ndaj Serbisë. Nuk është vendi në këtë shkrim për të treguar "arsyet" e kësaj mbështetjeje të rusëve ndaj sërbëve. Në këtë shkrim, unë dua t’i jap një përgjigje "letrës së plotë" të z. Surroi, botuar në gazetën "Epoka e Re", drejtuar anëtarëve të Grupit të Unitetit, që fillon me: "Perëndimi e ka braktisur konceptin e pavarësisë".
    Padashur të bëj komente, me aq sa di, mund të them se "pesimizmi" është kryesisht një gjendje emocionale, kurse "nihilizmi", përjashtimi i Perëndimit nga mbështetja për njohjen e Statusit të Kosovës, nuk është vetëm i dëmshëm politikisht, por edhe në planin njerëzor; Nihilisti Turgeniev, që ishte edhe themelues i nihilizmit bëri vetëvrasje.

    Kërkoj të falur nëse jam kundërvënë disi z. Surroi; ajo që më nxiti t´i referohem letrës së Tij, është fraza e parë e paragrafit të fundit të "Letrës": "Besoj që ndajmë bashkarisht brengën për gjendjen e tanishme dhe ndjenjën se për këto çështje duhet të bisedojmë dhe të marrim qëndrime para shkuarjes sonë të përbashkët në Uashington dhe te Sekretarja Rice".
Të shkosh me "një mendim" është e domosdoshme për grupin politik negociator, por, që ky ekip, të shkojë në bisedime me një "kapital" politik, do të duhej që i gjithë opinioni kosovar të sensibilizohej dhe t´i parashtronte, spontanisht, me rrugë nga më të ndryshmet Sekretares së Departamentit të Shtetit të SHBA-së, kërkesën, dëshirën, të drejtën, angazhimin dhe vendosmërinë e gjithë shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Kosovë, për njohjen sa më parë ndërkombëtarisht të Pavarësisë së Kosovës. Një nismë e tillë, nuk do të ishte vetëm në favorin tonë, por do t’ju vinte në ndihmë si "argument" edhe gjithë mbështetësve tanë në BE, SHBA e gjetkë.

 Tipat të cilët nuk hezitojnë të lëpijnë sot atë çka e kanë pështy dje!

 U SOSËN RRENAT...!

     Shkruan: Sejdi VESELI, Prishtinë

(www.pashtriku.org  - 18 korrik 2007 / 15:00)

Qarqet të njohura ndërkombëtare, të dëshmuara gjatë historisë si mike tradicionale të hegjemonistëve sllavo-grek, pushtuesve të trojeve të Shqipërisë Natyrale, janë në përpjekje të vazhdueshme për t’i rifutur edhe njëherë, më thellë dhe përfundimisht, kthetrat e tyre gjakatare në interesat tona kombëtare.

Dështimi i turpshëm i epilogut të “negociatave” të Vjenës, e lakuriqësoi edhe një herë një të vërtet të pakontestueshme, se Organizata e Kombeve të Bashkuara, bashkë me Këshillin e Sigurimit të saj, nuk janë tjetër pos një maskotë për mashtrimin e popujve të etshëm për liri.

 Të gjithë ata që besonin se ky institucion ndërkombëtar është adresa, ku do të zgjidhen drejt dhe përfundimisht hallet e tyre njerëzore dhe kombëtare, në përputhje me të drejtën universale për vetëvendosje të popujve, të sanksionuar në dokumentet themelore të këtij institucioni ndërkombëtar, tani kanë filluar ta kuptojnë:

-Se ky është një vend ku nuk zgjidhen, por ku bëhen pazarllëqe me fatet e popujve, nga mujsharët e kohës;

-Se edhe në këtë institucion ndërkombëtar, mujsharët e kohës sillen sipas avazeve të vjetra, sipas atyre të Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Londrës dhe të Versajës;

-Se ky institucion ndërkombëtar nuk është gjë tjetër pos një sekretari për barazimin e llogarive ndërmjet atyre mujsharëve të cilët kanë të drejtën e vetos, ndaj çdo vendimi që nuk u shkon përshtati interesave vetjake dhe të “mbrojturve” të tyre.

Dhunimi i Këshillit të Sigurimit nga ana e “mister njet-ve” aktual ( me mendësi dhe arrogancë të kohës së Nikita Krushqovit), për të mbrojtur, jo interesat e motrës së tyre të  lazdruar, por për ta rikëthye influencën e “ariut” të Sibirit, në sferat e “tij” të dikurshme të interesit. Duhet theksuar, se në kuadër të interesave (strategjike) ruse, me siguri bënë pjesë edhe pengimi i realizimit të interesave strategjike të SHBA-ve. Me siguri, nga Kremlini ndërtimi i bazës ushtarake amerikane të Bonstill-it, nën ombrellen e KFOR-it, konsiderohet si pjesë e planit, sipas të cilit kjo bazë në një të ardhme jo të largët,  do të shndërrohej në njërën nga pikat e rëndësisë së veçantë ushtarake për regjionin e Ballkanit, sidomos kur dihet se kjo bazë është ndërtuar në një vend me popullatën më proamerikane në botë. (Me siguri, kjo nuk u pëlqen as disa qarqeve brenda BE, që amerikanët të ndërtojnë kapacitete strategjike ushtarake në “oborrin” e tyre.)

Mendoj, se këto janë arsyet e vërteta të kundërshtimeve të njëpasnjëshme ruse ndaj projektrezolutave, nga frika se ato do të “shpinin” drejt njëfarë pavarësie të Kosovës multietnike nga Serbia, por me orientim pro amerikan shumë të theksuar edhe pse me Serbinë brenda nëpër enklavat në afër 35% të territorit të saj.

Nga cirku që ndodhi këto ditë në KS të OKB-së, u vërtetua katërçipërisht, se të gjitha ato kundërshtime që u bënë ndaj të ashtuquajturave “bisedime të Vjenës”, paskan qenë me vend dhe se subjektet dhe autorët e këtyre kundërshtimeve, nuk paskan qenë elemente dhe forca ekstremiste, por patriot të vërtetë, sepse vërtet ato nuk paskan qenë bisedime teknike, por pazarllëqe me rreth 35%  të territorit të Kosovës administrative (ato kompromiset e dhembshme). Ndërsa, në këto “bisedime” teknike, Lugina e Preshevës as që u përmend fara, ngase si nga Ekipi i Unitetit, ai politiko- strategjik, ashtu dhe nga ndërkombëtarët, kjo trevë shqiptare, me pa të drejt u konsiderua  pjesë e legjitime dhe e pa prekshme e Serbisë.

Por, faktet flasin ndryshe.

Deri në vitin 1946, kjo trevë shqiptare ishte pjesë e Kosovës dhe dihet mirëfilli, se  me një vendim të Politbyrosë së KQ të LKJ, të vitit 1946, i cili miratohet “vullnetarisht” edhe nga populli i kësaj treve, në një Konferencë të mbajtur po në atë vit, në bazë të cilët shkëputet Lugina e Preshevës dhe, kjo pjesë e Kosovës historike aneksohet nga Serbia federale, ndërsa si kompensim “Kosmetit” ( kështu quhej atëherë, kështu quhet edhe sot Kosova nga Serbia), në vitin 1947, po me një vendim të tillë i jepet Leposaviqi me rrethinë.

  Nëse e fajësojmë vetëm Bashkësinë ndërkombëtare për mos krijimin e kushteve që edhe ne shqiptarët të vetëpërcaktohemi dhe të vetëvendosim lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen tonë, do të ishim larg realitetit, sepse fajtori kryesor për këtë është faktori politik shqiptar dhe toleranca e skajshme popullit ndaj tyre.

  Cilësimi i gabimeve të shumicës së “përfaqësuesve” politik të Kosovës si të qëllimshme, nga lexuesi i këtij shkrimi nuk do të duhej të kuptohej si diçka joreale. Tanimë dihet botërisht, se të gjitha lëshimet të cilat i bënë në vazhdimësi ata që deklaronin me eufori para mjeteve të komunikimit masiv, pas arritjes në aeroportin e Prishtinës,  se “ e kemi mundur delegacionin serb, 8 me 0”, ishin pasojë, së pari i mos dijës dhe së dyti i mosgatishmërisë së shumicës së këtyre “përfaqësuesve” për të rezistuar me vendosmëri, siç u ka hije përfaqësuesve të një populli të etshëm për liri, ndaj presioneve që bëheshin nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, sidomos nga ato qarqe për të cilat dihej, se ishin miq tradicional të sllavo-grekëve, në përgjithësi dhe të serbëve në veçanti.

Pas refuzimeve të një pas njëshme ruse, për mos pranimin e asnjë rezolute e cila nuk “do t’i merrte parasysh interesat e Serbisë”, duke paralajmëruar veto, ndaj një vendimi i cili do të merrej në Këshillin e Sigurimit, në bazë të mbivotimit edhe pas propozimit të Presidentit francez Nicolas Sarcozy, për shtyrjen e vendimit për Kosovën për 120 ditë, të cilat do të shfrytëzoheshin për zhvillimin e “bisedimeve”në mes Prishtinës dhe Beogradit (lexo:trysnive të reja ndaj shqiptarëve), Grupit “tonë” të (jo)unitetit iu ngri gjaku në vena. Megjithatë i mbante një shpresë, se gjatë takimit Bush-Putin, me 1 dhe 2 korrik, krejt ky problem do të rregullohej nga nikoqiri i këtij takimi.

Ndodhi edhe takimi Bush-Putin, dhe asgjë e mirë për Kosovën, por dështim për Grupin “tonë”, të (jo)unitetit Grupi i (jo) unitetit i tronditur nga ky fiasko që pësoi nga takimi Bush-Putin, është bërë me ia qa hallin, ngase për të satën herë u dolën rrenat sheshazi dhe se pas këtij takimi ato u sosën.

Kur i vështron shumicën prej tyre para kamerave, ta kujtojnë atë batutën e popullit për atë gomarin e shkretë të cilit  i kollofiste pjesë të trupit ujku, e ai mendonte se është në ëndërr, deri në momentin kur e kapi për gurmazi, por atëherë ishte vonë.

Tani, shumica prej anëtarëve të Grupit të (jo)unitetit përpëliten si zorrët në prush, për të gjetur diçka që do të krijonte hapësirë për të vazhduar me mashtrimin e popullit, vetëm e vetëm që të mbeten në pozicionet e tyre, të paguara mirë. Në këtë drejtim filluan të dalin njëri pas tjetrit me deklarata, sipas tyre të forta, por në realitet ato gërryhen nga kontradiktat të cilat ngërthehen në përmbajtjen e tyre. Në njërën anë deklarojnë...se Kosova nuk do të pretë më, ajo nuk mund të mbetet peng e mospajtimeve, ajo do të lëvizë...ne do të kryejmë punën tonë, në përputhje me “vullnetin” e popullit...pavarësia është e pa negociushme, ndërsa në anën tjetër, deklarojnë ...bashkësia ndërkombëtare duhet të na ofrojë ndonjë alternativë...nuk do të ndërmarrim asnjë veprim pa u konsultuar dhe pa e marrë miratimin e aleatëve tanë,  SHBA-të dhe BE-ja (!)

   Mjafton të  analizohen pa paragjykime dhe pa prejudikime sjelljet dhe veprimet e derisotme të shumicës së anëtarëve të Grupit të (jo)unitetit, dhe pashmangshëm do të na imponohet përfundimi, se kemi të bëjmë me do tipa të cilët nuk hezitojnë  të lëpijnë sot atë çka e kanë pështy dje. Për këtë ka aq shumë dëshmi, sa që këta tipa nuk kanë lënë vend për t’u besuar as kur deklarohen “kurrë nuk do ta bëjmë” e as kur deklarohen “po, do ta bëjmë!”.

Përballë këtij realiteti të hidhur, si pasojë e hileve të njëpasnjëshme të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të kolaboracionistëve shqipfolës, nuk përjashtohet mundësia, që të ballafaqohemi me situata shumë të rrezikshme.

Bazuar në përvojën që kemi me Serbinë, situata mund të eskalojë brenda natës, me siguri për këtë është duke u kujdesur “Srpski Oslobodilacki Antitroristi�ki Pokret” (“Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbijane”) dhe pjellat e saj “Srpska Oslobodila�ka Vojska Kosova” (“Ushtria Çlirimtare Serbijane e Kosovës”) dhe e ashtuquajtura “Garda e Car Llazarit”, sipas skenarëve të përgatitura që moti, nga kreu politik, ushtarak, policor dhe kishtar “shensavjan”i Beogradit zyrtar!

Sjellja e forcave të freskëta të ushtrisë, njësive komando, të gjandarmerisë serbe dhe armatimeve të rënda, në Luginën e Preshevës, qysh në gjysmën e tetorit 2006 dhe pozicionimi i tyre përreth kufirit të Kosovës Unmikistan, njëkohësisht me deklaratën e një zyrtari të lartë serbijan, se për të intervenuar në Kosovë, “nëse eskalon situata atje” i kemi të gatshëm 100.000 ushtarë serb të armatosur me armatimet më bashkëkohore, përforcon dyshimin e bazuar, se Kosova Unmikistan po rrezikohet nga veprime ripushtuese serbijane.

Është fakt i pakontestueshëm, se Ushtria Serbijane pas disfatës të turpshme që përjetoi në Kosovë, nga Famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka punuar pandërprerë dhe pa u penguar nga askush (as nga ata “miq” tanë, që dërdëllisin se forca mbrojtëse e Kosovës duhet të jetë numerikisht, jo më e madhe se 2500 forca të armatosura me armatime të lehta të këmbësorisë), për t’u kthye dhunshëm në Kosovë.

Përballë këtij rreziku real, përgatitjet e mirëfillta për të vetëvendosur për të ardhmen dhe për mbrojtjen trojeve të tij, para popullit tonë parashtrohen, jo vetëm si domosdoshmëri, por si veprime të menjëhershme!

Këtë e lypin interesat jetike të Atëmëmëdhet të rrezikuar seriozisht nga ri copëtimi, që të përbashkojmë potencialin tonë  mendor, material dhe veprues rreth një qëllimi bosht: Shpëtimi i Atëmemëdheut!.

Vetëm të përbashkuar, të organizuar mirë dhe të drejtuar drejt, do të jemi në gjendje për t’i mbrojtur interesat tona të ligjshme, njerëzore dhe kombëtare, duke ua dhënë hakun e merituar, të gjitha hordhive agresore të cilat guxojnë të sulen për t’i nëpërkëmbur!

Për t’u organizuar dhe për të vepruar me vendosmëri për ribashkimin dhe mbrojtjen e çdo pëllëmbe të Atëmëmëdheut tonë, nën betimin para Flamurit tonë kombëtar dhe Himnit të tij, na obligon  amaneti i Dëshmorëve të Kombit!

Tjetër rrugë nuk kemi!

 

Nga ditari i James Rubinit për Hashim Thaçin

 HASHIM THAÇI DHE VAKIA E TIJ PËR HOLLYWOODIN 

Shkruan: Salih MEHMETI

 (www.pashtriku.org – 13.07.2007 / 20:05)

 "Në luftë nuk ka zëvëndësim për fitore" Dagllas Mekartur, gjeneral i ushtrisë amerikane (1880–1964)

 ***

Hollywoodi politik i Hashim Zezës

Retrospektiva e sotshme në lidhje me periudhën rugoviste gjatë viteve të ’90-ta nuk bëhet për ndonjë peshim apo gjykim të rolit të saj real, por kryekëput vihet si frymëzim para Ekipit Negociator për dorëlirësi në kompromise kapitale. Në qoftë se një pozicion i caktuar në kuadrin historik, që ka pasur përmasa dëmi nuk korrigjohet drejtë, atëherë i lihet mundësia atij të përsëdytet, ama kësaj radhe me vëllim pakrahasimisht më të madh se ai i dëmit të parë.

Në radhë të parë, duhet përmendur veprimi medotologjik i kësaj doktrine që popullin tonë në kohën kur përreth bëheshin çarje të mëdha, e sprapsi përmes demagogjisë së planifikuar plot me fraza të bujshme e monumentale për durim me zor në pritje të ‘ndërhyrjes’ së faktorit ndërkombëtar. Kjo ideologji bjen fundamentalisht ndesh me lëvizjet çlirimtare të popujve gjithandej Jugosllavisë për shkurorëzim nga tutela e hegjemonizmit beogradas. Koha e domosdoshme e të mobilizuarit  sikundër bënin vendet fqinje u shkëmbye tragjikisht me prapakthim për hir të njëfarë ‘stabiliteti’ e ‘paqeje’.

 Për hatër të ‘stabilitetit’, deklaronte klasa e atëbotshme politike, duhet qëndruar ‘neutral’, paçka që vëllimi i dhunës që e ushtronte regjimi serbomadh rritej dita–ditës. Të qenurit ‘paqësor’ dhe njëkohësisht joballafaques, nuk të bën fitimtar. Ai është humnerim në robëri. Kurse ballafaqimi real fyta–fyt e mposht edhe më të fortin tiran. Kurse ‘pacifizmi’ i ‘90ve përbën momentin fatal të bishtnimit nga organizimi aq shumë i nevojshëm çlirimtar në Kosovë, që s’kishte rreshtur dot që nga viti 1945. Kredoja e shumicës së grupeve ilegale shqiptare në Jugosllavi, pavarësisht nga profili ideologjik, ishte e qartë, këmbëngulëse dhe ballafaquese: arritja e realizimit të çlirimit kombëtar dhe bashkimi me Shqipërinë.

‘Pacifizmi’ po bëhej një makineri rrënuese e rezistencës ballafaquese të popullit. Demonstratat e paharrueshme studentore të tetorit të vitit 1997, ballafaqim i drejtpërdrejtë, ishin përpjekjet e para për liri, e veçmas një thyerje e shablonit zyrtar rugovist. Gjasat për demonstrata me përmasa gjithëpopullore po rriteshin dukshëm. Profkat për durim, heshtje, paqësim e dëngla të tjera të politikës së kohës po komprometoheshin për vdekje. Organizimi i paktë ndërkombëtar, që ndodhi si rrjedhojë e trasimit për liri përmes luftës së armatosur çlirimtare, përbën momentin e vetëm të Perëndimit të hapjes dhe mbylljes së dosjeve për Kosovën. Por hapja nuk është domosdoshmërisht zgjidhja.

Hovi i faktorizimit të popullit shqiptar, nën pushkët e UÇK–së u pre në dysh. Krerët që ia ndalën hovin UÇK–së u bënë apostuj të ‘pacifizmit’. Trysnia e vetme serioze e deriatëhershme ndaj botës përëndimore nga ushtria çlirimtare u pre.

Në rreshtat vijues kemi paraqitur fragmente të shkëputura nga ditari i kohës së luftës të këshilltarit kryesor të ish sekretarës së shtetit amerikan Madelein Albright, James Rubin, i cili në kapitullin ‘Si e gjetëm kompromisin’, shkruan për mendjelehtësinë e njërit nga ‘krerët’ e UÇK–së që i zgjati dorën ‘pacifizmit’: Thaçi dhe unë shpejt arritëm në vendin tonë të dashur, prapa kështjellës. Unë ndeza një cigare shumë ngadalë sepse nuk më vinte asgjë në mend. Pas një pauze të gjatë, i thashë me gjysmë shakaje se njoh disa producentë në Hollywood që do të mund të dëshironin të bënin një film të jetës së tij. – A do të jem unë personazhi pozitiv apo ai i keqi në film? – pyeti Thaçi. Në ato çaste, atë e thirrën sërish në dhomë për vendimin përfundimtar, por refuzoi të shkojë derisa të merrte një përgjigje nga unë. – Kjo varet nëse do të nënshkruash apo jo, - i thashë, derisa ai po nisej drejt kështjellës. Pas një ore, O’Brien nxitoi në korridor dhe më nxori nga njëra prej dhomave të mbledhjeve. Ai bëri të ditur se Thaçi ka pranuar t’i lejojë Surroit të nënshkruajë marrëveshjen e përkohshme në emër të të gjithë delagacionit shqiptar. Me Surroin dhe O’Brienin në korridor e tëra që na duhej ishte një laps. Andaj ia zgjata Surroit lapsin tim. Ai nënshkroi’.

Fjalët e sipërcekura rrëfejnë qartë interesat individuale të këtyre njerëzve që përpiqen për lëkurën e tyre personale në ‘kinostudiot’ ndërkombëtare për arritjen e përjetësimit të emrit të tyre, pavarësisht qysh. Këta janë aktorët e hollywoodit politik në Kosovë.


 .....................................

Të pamundësohen pazaret e reja me Serbinë! 

KATANDISJA E KOSOVËS NË MËSHIRËN E FUQIVE TË MËDHA

 

Shkruan: Nezir MYRTAJ, Prishtinë 

(www.pashtriku.org - 20.7.2007 / 17:15)  

Sot duket sheshit se Kosova dhe e ardhmja e saj janë bërë objekt kalkulimesh diplomatike ndërmjet ish-supërfuqive. Qëndrimet e paraqitura dhe raportet e krijuara në Këshillin e Sigurimit rreth çështjes së Kosovës, në realitet pasqyrojnë klimën e dikurshme të luftës së ftohtë në mes Perëndimit dhe Lindjes, përkatësisht ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës në njërën anë dhe Rusisë në anën tjetër. Për Kosovën nuk është aspak fat i mirë të jetë arenë e betejave të kësaj lufte ku duhet të thyhen heshtat e këtyre fuqive. Për Kosovën, po ashtu, nuk është aspak fat i mirë që e ardhmja e saj të varet nga epilogu i betejave të tilla. Për të ardhmen e Kosovës është shenjë e keqe fakti që ajo nuk është në duart e mbrojtësit të vet legjitim, pra popullit të saj. Pozicionimi i historisë kundrejt çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare në përgjithësi duket të jetë ende i dyshimtë.

***

Degradimi i çështjes së Kosovës

Hartimi i rezolutave të njëpasnjëshme dhe gjithnjë e më shtrënguese për Kosovën, si dhe dështimi për miratimin e tyre nga Këshilli i Sigurimit, dëshmon qartë se cili është pozicioni i Kosovës dhe kah po shkon ajo. Hartimi i këtyre rezolutave, në përpjekje për t’ia prerë dhe qepur rrobat të ardhmes së Kosovës, pa pyetur qytetarët zot të saj, në një farë mënyre delegjitimon këta qytetarë. Në anën tjetër, modifikimi i rezolutave të refuzuara nga Serbia (përmes Rusisë), në përpjekje për të sheshuar qëndrimet e saj, të cilat nuk e durojnë as nëntekstin e konceptit pavarësi në përmbajtjen e këtyre rezolutave, dëshmon për politikën ekuivoke të Perëndimit kundrejt Kosovës.

Kosova nuk ka artikulues të zërit të saj

Në rrethanat e krijuara, nuk mund të mos shtrohet pyetja: pse popullin e Kosovës nuk e pyet askush nëse duhet nxjerrë rezolutë të tillë apo të atillë dhe nga ana tjetër, pse një përfillje kaq e kujdesshme për Serbinë?! Natyrisht, përgjigjet mund të jenë të ndryshme dhe më e zakonshmja mund të jetë për shkak se Kosova nuk është shtet sikurse Serbia dhe se pas interesave të Serbisë qëndron Moska zyrtare. Mirëpo, ky është vetëm njëri segment, madje fare i njohur dhe aspak thelbësor i përgjigjes. Arsyeja kryesore e mospërfilljes së zërit të Kosovës nuk qëndron në faktin pse Kosova nuk është shtet, apo pse Serbia qenka shtet me Rusinë praparojë, por qëndron në faktin se Kosova dhe populli i saj nuk janë forcë faktorizuese dhe sepse ato nuk kanë përfaqësues legjitim e dinjitoz që do të ishte artikulues i zërit të tyre. Duke pasur në ballë jo përfaqësues legjitimë, por  poltronë e vegla robotësh, Kosova dhe populli i saj ishin defaktorizuar që prej kohësh, prandaj sot gjenden përtej margjinave të proceseve që po zhvillohen në Nju Jork e në Bruksel.

Rikthimi i Kosovës në pozitën e paraluftës

Si pasojë e mungesës së përfaqësimit legjitim, si dhe duke qenë e kontrolluar, e dominuar dhe e ngulfatur nga një kastë e tmerrshme profiterësh, tetë vjet më pas secili mund ta shohë se Kosova triumfuese e luftës çlirimtare të ketë degraduar në pozitën e paraluftës, kur qendrat diplomatike e trajtonin atë si problem që një provincë kishte me shtetin e vet. Rikthimi i Kosovës në periudhën e ecejakeve të së ashtuquajturës diplomaci fluturuese, në kohën e luftës e të paraluftës, ka bërë që proceset rreth të ardhmes së Kosovës të bien në nivelin e tillë, sikur disa vite më parë të mos kishte ndodhur asgjë, sikur ajo të mos kishte zhvilluar fare luftë për çlirim nga sundimi serb dhe sikur të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës të mos i ndanin lumenj gjaku, krime e tmerre të kryera nga Serbia. Pak kush do ta konceptonte degradimin e çështjes së Kosovës deri në këtë nivel, sa që tetë vjet pas fitores, sinonim i së cilës është UÇK-ja, të shtrohen në rend dite negociatat e saj të “drejtpërdrejta” me Beogradin lidhur me statusin, siç është parashikuar tashmë të zhvillohen bisedimet me palën serbe në 120 ditët në vijim, pa marrë parasysh nëse ato do të zyrtarizohen me rezolutën e gjashtë, të shtatë, e të tetë të Këshillit të Sigurimit, apo fare pa rezolutë!?

Siç mbahet në mend, edhe Milosheviqi në kohën e tij, për të evituar ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për të dëshmuar se Kosova ishte problem i brendshëm i Serbisë, tregohej i gatshëm të pranonte bisedime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e pakicës shqiptare për, siç thuhej, zgjidhjen e problemeve në Kosmet. Këtë degradim të çështjes së Kosovës, e bëri kasta politike e konstituuar dhe e fuqizuar në formën e përfaqësuesve të institucioneve fiktive e të partive surrogate, e cila pranoi ta vë Kosovën në kornizë; pranoi pa hezitim standardet famëkëqija të UNMIK-ut për Kosovën që ishin garancia e sigurt për dërgimin e Kosovës në prapakthim drejt pozitës ku ndodhet sot e ku do të jetë nesër; pranoi pa vërejtje t’i mohojë frytet e luftës e të ulet në tryezën e bisedimeve me agresorin serb, i cili ripushtimin e Kosovës e ka detyrim kushtetutar; i duartrokiti me entuziazëm një projektdokumenti poshtërues, siç ishte Pakoja e Ahtisarit, e cila do t’i lejonte Beogradit ta mbante njërën këmbë në Kosovë e të tjera, e të tjera.

Serbia e Rusia po bëjnë punën e tyre

Prandaj, për rrjedhat antihistorike nëpër të cilat sot po noton Kosova, nuk duhet fajësuar faktori i jashtëm, madje as Serbia dhe Rusia. Serbia e Rusia, si frenuese kategorike të procesit për nxjerrjen e një rezolute për Kosovën nga Këshilli i Sigurimit, po bëjnë punën e tyre në përputhje me interesat dhe aspiratat e konceptit kolonialist. Atyre nuk u përket aspak përgjegjësia për paaftësinë e shqiptarëve për t’u faktorizuar si komb e për të kanalizuar dhe sendërtuar aspiratat e tyre shekullore të lirisë kombëtare. Serbisë e Rusisë nuk u përket mëkati pse Kosova në periudhën vendimtare për kurorëzimin politik të fitorës ushtarake nuk kishte një udhëheqje legjitime e të denjë kombëtare, që të mbronte e përfaqësonte me sukses interesat e Kosovës. Serbisë e Rusisë nuk u përket përgjegjësia për koncesionet që grupi negociator i bëri në interes të Serbisë, duke i bërë këto koncesione fakte të ndërkombëtarizuara. Serbia e Rusia nuk duhet fajësuar as për koncesionet e reja që pritet t’i bëjë grupi negociator në favor të politikës rikolonizuese serbe, në bisedimet e drejtpërdrejta me Beogradin, në katër muajt e ardhshëm apo në kushedi sa muajt e tjerë të mëpastajmë. Serbia e Rusia nuk janë përgjegjëse pse populli i Kosovës nuk këmbëngul në të drejtën e tij të ligjshme mbështetur në parimin universal të vetëvendosjes së popujve, që të marrë në duar fatin e vet. Serbia e Rusia nuk janë aspak përgjegjëse për terrorin e vazhdueshëm psikologjik të ushtruar në Kosovë nga kasta politike, përmes paketave e rezolutave lidhur me statusin dhe pavarësinë, por as për moqalin politik në të cilin kjo kastë e ka zhytur dhe po e mban opinionin qytetar përmes mashtrimeve, gënjeshtrave e shantazheve.

Shtirjet hipokrite të negociatorëve

Për pozitën në të cilën është katandisur sot Kosova, para se të adresohet faji te ky apo ai faktor i jashtëm, gishti duhet drejtuar te faktori i brendshëm, si mbështetës dhe bashkëshoqërues i gjithë procesit degradues. Ky faktor i brendshëm është i identifikuar qartë dhe personifikim i tij është Grupi Negociator. Anëtarët e këtij grupi, që deri dje merrnin poza triumfuese, duke garantuar se pavarësia e Kosovës ishte fakt i kryer dhe se ndërkombëtarizimi i saj ishte çështje ditësh, apo javësh e muajsh, sot po shtiren sikur të shqetësuar me ngecjen e procesit. Këto ditë ata bënë publike faktet, se procesi për përcaktimin e statusit të Kosovës tashmë paska hasur në pengesa serioze; se koncepti i pavarësisë tashmë qenka i vdekur; se Këshilli i Sigurimit tashmë paska dështuar lidhur me vendimin për statusin e Kosovës e sihariqe të ngjashme. Këta njerëz po paraqiten sikur nuk e paskëshin ditur cakun e procesit ku ishin angazhuar me një kosto shumë të lartë për buxhetin e Kosovës së varfër dhe edhe shumë më të lartë për të ardhmen e saj.

 

Në fakt ato që po i zbulon sot Grupi Negociator para qytetarëve të Kosovës, nuk janë gjëra të reja për ata që kanë dashur ta shohin realitetin. Përkundrazi, secili prej tyre ka pritur që një ditë, Grupi Negociator t’i thoshte këto lajme të këqija për Kosovën e të kumtonte dështimet, duke i shpjeguar ato vetëm si pasojë të raportit ndërmjet qendrave të diplomacisë ndërkombëtare dhe duke bërë përpjekje për të margjinalizuar përgjegjësinë e tij konkrete. Mirëpo, kjo përgjegjësi nuk mund të kamuflohet e as të mohohet, sepse ky grup dhe mbështetësit e tij institucionalë e joinstitucionalë do ta kenë ditur dhe duhet ta kenë ditur sakt destinacionin ku pashmangshëm do ta shpiente Kosovën procesi që ata bashkëndërtuan, duke qenë të kundërshpërblyer me komoditete e me përfitime përrallore materiale. Ata do ta kenë ditur sakt se dialogu i pranuar me Serbinë dhe lëshimet që iu bënë asaj nuk mund të bëheshin për të mirën e Kosovës dhe ato nuk mund ta çonin Kosovën në tjetër drejtim përveçse drejt Beogradit. Prandaj janë qind për qind hipokrite shtirjet e sotme të Grupit Negociator, kinse për rrjedhat e procesit lidhur me statusin e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës duhet t’i japin fund pozitës së tyre të përçmuar

Duke marrë parasysh faktin se Kosova është vënë para sprovave shumë të rënda, është koha e fundit që qytetarët e saj ta thyejnë heshtjen mortore dhe t’i japin fund pozitës së përçmuar prej të nënshtruarit memec. Është koha e fundit që ata të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi konkrete nga ata që i sollën në dyshim lirinë dhe të ardhmen e Kosovës, që zhvlerësuan luftën çlirimtare dhe që u ulën në tryezën e pazareve me Serbinë. Është koha e fundit t’u kërkohet llogari atyre “lipsarëve” të deridjeshëm të cilët sakaq morën pozën e “dhuruesit” dhe me zemërgjerësi i dhanë Serbisë pjesë të Kosovës, sikur ajo të ishte bahçe e babës. T’u kërkohet llogari atyre që bënë fakt ndarjen e Kosovës duke i dhënë Serbisë nën floskulën e decentralizimit, ato që kërkoi ajo. T’u kërkohet llogari atyre që ia ruajtën dhe praktikisht ia dorëzuan Serbisë përmes bisedimesh, sovranitetin mbi Kosovën. Të kërkohet llogari prej atyre që e gjakosën idenë dhe aspiratën për vetëvendosjen e Kosovës, duke miratuar e duartrokitur shtypjen dhe ngulfatjen me forcë të lëvizjes Vetëvendosje, e cila e kundërshtoi me këmbëngulje dorëzimin e Kosovës te Serbia nga Grupi Negociator dhe mentorët e tij.

Grupi Negociator duhet zhbërë

Para se të jetë përfundimisht vonë, sot qytetarët e Kosovës duhet të kërkojnë llogari konkrete nga Grupi Negociator dhe mbështetësit e legjitimuesit e tij për rrethanat në të cilat është vënë Kosova. Në qoftë se ata presin që këtë grup ta gjykojë e ndëshkojë historia, do të jenë vetë të gjykuar e të ndëshkuar për mungesë ndjeshmërie e përgjegjshmërie. Qytetarët e Kosovës duhet të kërkojnë zëshëm e me vendosmëri zhbërjen e menjëhershme të Grupit Negociator dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale, krahas shpartallimit të Kuvendit të Kosovës, i cili duke harruar rolin e vet, është shndërruar definitivisht në mjet të këtij grupi. Atyre duhet pamundësuar të rifillojnë pazaret e reja me Serbinë, të cilat nuk do të përfundojnë ndryshe përveçse, qoftë për ndarjen e Kosovës në favorin e Serbisë, qoftë me “shpërblimin” e Kosovës me një status autonomie të mbikëqyrur brenda Serbisë.

Qytetarët e Kosovës duhet ta shpallin vetë pavarësinë

Kohët e fundit në opinionin tonë publik po konsumohet mjaft edhe ideja për të ashtuquajturën shpallje të njëanshme të pavarësisë. Besohet se kjo ide të jetë lancuar nga vetë kasta politike e përfaqësuar nga Grupi Negociator, jo me qëllim për të shpallur me të vërtetë pavarësinë e Kosovës, por përkundrazi për të amortizuar kërkesën që qytetarët e Kosovës mund ta shtrojnë për këtë veprim. Efektet e kësaj taktike, këto ditë mbase ishin fare të dukshme, kur në këtë kontekst, që nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s e deri te Këshilli i Evropës kërkuan të mos ndërmerreshin hapa të njëanshëm. Duke u mbështetur në kërkesat e tilla edhe të mëhershme, krerët negociatorë, jo një herë siguruan se nuk do të ndërmarrin asnjë hap jashtë sugjerimeve të “partnerëve” nga Brukseli e Uashingtoni. Ky premtim dëshmon edhe më qartë se kujt i përgjigjet dhe para kujt e ndiejnë përgjegjës këta krerë. Prandaj do të ishte marrëzi të shpresohej se një ditë ata do ta shpallnin pavarësinë e Kosovës.

Negociatorët, sikurse dhe as Kuvendi i Kosovës nuk do ta shpallin kurrë këtë pavarësi, as para dhe as pas Kërshendellave, sepse ata kanë dëshmuar të kenë hequr dorë që moti nga kjo aspiratë, madje edhe të jenë angazhuar kundër saj. Këto institucione e mbiinstitucione, nominalisht kishin hequr dorë publikisht nga opcioni i pavarësisë së plotë, me sovranitet e me integritet, që me pranimin e Pakos së famshme të Ahtisarit. Që atëherë nga goja e tyre kemi mundur të dëgjojmë vetëm fjalën pavarësi e mbikëqyrur.

Deri pak ditë më parë ato flitnin edhe për dofarë afatesh kur pritej të vendosej çështja e statusit, që sipas tyre tashmë do të ishte pavarësi e mbikëqyrur. Mirëpo, këto ditë hoqën dorë edhe nga i ashtuquajturi afatizim i çështjes, në përputhje të plotë edhe me qëndrimet e Serbisë e të Rusisë për një proces të paafatizuar artificialisht. Këto institucione e mbiinstitucione, realisht ilegjitime, të Kosovës, kanë dëshmuar se janë të gatshme të presin e të presin pafundësisht, derisa Këshilli i Sigurimit, Grupi i Kontaktit, G-8-ta apo një mekanizëm tjetër i jashtëm, t’ia servojë Kosovës një status politik çfarë do t’i shkojë përshtati edhe Serbisë, sepse bisedat e reja 120 ditëshe nuk mund të kenë tjetër kuptim përveç gjetjes së zgjidhjes të pranueshme edhe për Serbinë. Kurse zgjidhja e pranueshme për Serbia nuk është fare sekret.

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë iluzione se një ditë pavarësia e Kosovës do të shpallej nga Kuvendi i Kosovës, as sipas shembullit të kuvendarëve të Kuvendit të Rrahman Morinës të 2 Korrikut 1990. Kuvendi i tashëm poltron ka dëshmuar pazotësi totale për të ndërmarrë hapa të guximshëm, siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës, prandaj pret që këtë pavarësi duhet ta shpallë Bushi, Solana apo dikush tjetër, por në asnjë mënyrë jo ai. Është koha e fundit që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë këtë fakt dhe të mos lejojnë shfrytëzimin e kartës së pavarësisë për qëllime të fushatës parazgjedhore, në stilin e dofarë surrojash, por t’i marrin fatet e Kosovës në duart e veta dhe në mënyrën e duhur ta shpallin një orë e çast më parë pavarësinë e Kosovës, si akt i vetëvendosjes politike. Ata nuk duhet të presin sikurse Kuvendi poltron i Kosovës që këtë akt ta bëjë ky apo ai faktor i jashtëm, sepse ky obligim u përket qytetarëve të Kosovës. Ata duhet ta kuptojnë se shpallja e pavarësisë si akt dekolonizues i një vendi nuk mund të bëhet ndryshe, përveçse në mënyrë të njëanshme. Sugjerimet e qendrave të ndryshme diplomatike për përmbajtje nga një akt i tillë i njëanshëm, janë mesazhe implicite por shumë të qarta. Ato mesazhe tregojnë se këto qendra mund të presin një hap të tillë, pikërisht sepse atë e imponojnë rrethanat e krijuara. Qytetarët e Kosovës nuk duhet pritur që Serbia t’ua dhurojë e t’ua shpallë pavarësinë.

 *Fotolegjendat janë të pashtriku.org

 Gënjeshtra si "artë" i të jetuarit në Kosovë!

Mendoj me zë i bindur se kam të drejtë

GËNJESHTRA, NJË DUKURI E PËRHAPUR NË SHOQËRINË KOSOVARE

 Shkruan: Adnan ABRASHI, Prizren

(www.pashtriku.org – 29.07.2007 / 21:00)

   Sikur po na shpaloset ky realitet, e tërë Kosova është e zhytur në gënjeshtra. Me sa duket, asgjë më nuk është ashtu sikur na prezantohet. Miku gënjen mikun, gruaja burrin (dhe anasjelltas), prindërit fëmijët prindërit, i dashuri dashnoren...etj.

   Kudo dhe në çdo hap gënjehet dhe vetëm gënjehet. Gënjejnë më të mëdhenjtë dhe më të nderuarit, gënjejnë kryetarët dhe ministrat e tyre, forumet më të larta dhe klerikët.

   Gënjehet në deklarata dhe proklamata, në televizion, radio dhe gazeta...fëmijët, e ... Kudo dhe në çdo hap gënjehet! Gënjehet dhe vetëm gënjehet!

   Si duket, gënjeshtra na është bërë si "art" i të jetuarit dhe si një ves që e ka përfshirë çdo pore të jetës sonë, që nga familja, politika, e deri tek tregtia, që nga sporti, e deri tek kultura, që nga ideologjia, e deri tek zbavitja.

   Kudo që të shkosh, dhe çka do që të krahasosh, çdo kund dhe në çdo hap sundon principi i “hedhjes së pluhurit në sy”,  ose, më  “shul shqip”: ”kush kujt mundet me ja ngulë”!

   Si duket, nuk na ka mbetet asgjë tjetër, veçse të pranojmë se gënjeshtra na është bërë pjesë e realitetit tonë. Një shprehi negative e një morali të ri shoqëror si vazhdimësi.

   Por, fatlumësisht (apo fatkeqësisht) gënjeshtra nuk është vetëm si karakteristikë specifike e shoqërisë kosovare, sepse, ajo si fenomen, është mjaft e shprehur edhe në botë.

Çapaçulët e mërzitshëm të politikës vendore !

 

Çapaçulët e mërzitshëm të politikës vendore !bla”  thuren në emër të lirisë dhe demokracisë, si dhe vlerave tjera të larta universale. Për interesa gjoja të paqes, me gënjeshtra të fabrikuara mirë, shkaktohen luftërat, nën pretekstin e lirisë, tentohet të vihet kontrolli ndaj të gjithëve, në emër të barazisë bëhet diskriminimi, në emër të drejtësisë bëhen padrejtësitë e shumta... 

   Posa, ndonjë funksionar autoritar ndërkombëtar,të ketë deklaruar sot se, diku, në ndonjë pjesë të botës, me sukses dhe veprime të caktuara mbrohen të drejtat njerëzore, menjëherë duhet të na shkoj mendje se kemi të bëjmë me diçka tjetër. Qëllimi i fundit do të jetë suspendimi i të drejtave të atij grupi, populli apo shteti.

    Merrni me mend?! Kemi ardhur në aso situate ku demokracia instalohet me dhunë, duke përdorur edhe forcën ushtarake dhe policore. Në emër të këtij preteksti, kudo vriten dhe nuk kursehen as fëmijët, ndërsa ne si masë, apo opinion, këtë veprim e arsyetojmë si diçka të nevojshme dhe të paevitueshme.

A nuk ishim edhe vetë ne kosovarët dëshmitarë dhe pjesëmarrës aktiv të këtij realiteti?!

Gjeniu më i madh botëror i marketingut politik dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Hitlertit, Gebelsi , në një prononcim të vetë publik, dikur pat deklaruar:

“Nëse veç duhet të gënjesh, atëherë bëje një gënjeshtërt të madhe, sepse, edhe kur ajo do të zbulohet dikur, ende do të ketë mjaftë njerëz që do të mendojnë : “Hajt se nuk i dihet!  Ka diçka aty”.

Edhe pse kishte deklaruar ashtu, Gebellsi, këtë mënyrë të veprimit, e ka pasur si një metodë të  bashkërenditur dhe të programuar mirë, andaj, gënjeshtrat e tija eventuale të qëllimshme, mund të merren vetëm si taktikë e një strategjie të përsosur politike. Ndërsa, gënjeshtrat dhe gënjeshtarët  kosovarë janë diçka tjetër, dhe tejet specifik.

Edhe tek ne gënjehet sikur çdo kund tjetër, por dallimi qëndron tek bindja e gënjeshtarëve tanë. Ata  kur ta lëshojnë një rrenë, vetë i besojnë më tepër se të tjerët.

Pra, rrejnë, dhe vetë kujtojnë se është “përnima”...

O, Zot!  Falja këtyre tanëve, sepse ata nuk po dinë se çka po bëjnë!?

 

 Mençuria dhe urtësia

 MENDIMTARI I MADH SOKRATI PARA SHUMË SHEKUJVE THOSHTE: ”UNË DI AQ SA S´DI ASGJË”, NDËRSA TË “MENÇURIT” TANË SOT, BESOJNË SE DIN ÇDO GJË...! 

Shkruan: Adnan ABRASHI, Prizren

(www.pashtriku.org – 27.07.2007 / 22:15)

 ***

Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.

Sa herë që e vrojtoj këtë hapësirë tonë politike, ekonomike, morale... në të cilën gjendemi sot, gjithnjë më shfaqet si dyshim ajo dhunti sfiduese e ndërgjegjes sime intelektuale: mos vallë mençuria e jonë e lashtë e trashëguar si popull deri më tani s’është shprehur, apo ...ndoshta nuk e kemi pasur fare?

Dashtë Zoti që të jetë kjo e para, por si po na shkojnë punët, kam frikë se përgjigja adekuate është vetë pjesa e dytë e dyshimit?!

Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumë shekujsh thoshte: “Unë di aq sa s’di asgjë". Një “i mençur” i yni, përkundrazi beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t’ju bind për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë...Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij “të mençuri” provoni t’i kundërviheni. Dihet se çka do t’ju gjej! Menjëherë do të pasoj reagimi i ashpër emocional, besa edhe në shumicën e rasteve ofendues – “ju jeni askush”, “ju nuk dini asgjë”... , e mo Zot, ndoshta edhe ndonjë gjë tjetër...

S’ke se çka t’bësh! Kështu e kemi ne shqiptarët. Të gjithë jemi njëfarë dore, “UNIVEZALISTA” dhe “ENCIKLOPEDISTA”!??

Sido që të jetë, pajtohemi të gjithë se, tani para nesh si kosovar është sprova më e madhe historike dhe dhashë Zoti, që mençurinë tonë të cilës gjithmonë i kemi besuar se e kemi, ta shfrytëzojmë pikërisht në këto raste vendimtare.

Por, pak dyshoj! Sepse, sikur të gjykojmë me gjendjen e mendjes tonë të tashme, nuk duhet të shpresonim edhe aq shumë. Por, nëse mbi të gjitha, si vendimtare, do të dominoj instinkti kolektiv shekullor i popullit tonë, ndërtuar përherë mbi trimërinë, moralin e shëndosh, drejtësinë dhe dinjitetin, atëherë lirisht mund të thuhet se ka shpresa.

Por, në këtë kohë që gjendemi ne sot, edhe sikur të kishim shumë mend, nuk do të na mjaftonte. Sepse, përveç mendjes dhe mençurisë, na duhet edhe urtësia.

Po, po!  Edhe URTËSIA! Sepse këto të dyja në mes veti janë tejet të kundërta.

Me dijeni nënkuptojmë, që nga njohja dhe mbajtja në mend e shumë të dhënave e shënimeve që na ofrohen në çdo çast, e deri tek intelekti që na formon si intelektual. Fatmirësisht, këso “dijetar” kemi mjaft dhe në çdo vend, e më së shumti aty ku vendoset nga lartë – NË PUSHTET.

Mos vallë mu për këtë e kemi gjendjen ashtu siç e kemi? Jemi aty ku jemi?!

E URTËSIA? Çka është urtësia?

Urtësia është shumë më e lartë se vetë intelekti dhe tërë mençuria së bashku. Ajo vendos shpejtë dhe drejtë. S’ka gabime dhe nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. Është aftësia e Zotit e ndërtuar gjatë dhe me vrojtim të qartë në rrjedhën e gjërave. Ajo i gjen shkaktarët në pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerëson saktë ç’është patjetër për momentin, është e panënshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk është egocentrike dhe në gjykime është tejet e shpejtë dhe e qartë. Në të s’ka kokëfortësi, por vendosmëri, nuk është imponuese dhe zëdhënëse, por është e patjetërsueshme, sepse në vete përmban forcën e madhe të realitetit.

Urtësia sot na nevojitet shumë dhe më së tepërmi, por ku ta gjejmë atë?

 A ekziston? E k z i s t o n!  Por, jo në vendet ku vendoset. Ajo nuk gjendet aty, sepse nuk di të vardiset, nuk imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe me arsye të plotë nuk është në pushtet ku ne jemi mësuar ta kërkojmë.

Fare nuk është çudi pse ajo nuk është në pushtet, por duhet të jetë çudi pse pushteti nuk i këshillon ata që e kanë këtë aftësi, së paku për të pasur edhe me se të lavdërohen si zakonisht, se urtësia e dikujt është e tyre.

Së fundi, do t’ju shpalos edhe një frikë që më mundon: sikur sot të kishim votuar në mes të “mençurit” tonë, i cili na bind se di çdo gjë, dhe atij të urti të lashtë që mendonte se di aq sa s’di asgjë, sigurisht se do të fitonte ky i pari. Sepse, ai është më i afërt, më i kuptueshëm, më praktik dhe më i kapshëm  për ne... Sepse ai është pjesë e realitetit tonë...

 Parashikimet për statusin e Kosovës

 NOSTRADAMUSI ALBINI DHE GRUPI I UNITETIT 

 Shkruan: Adnan Abrashi – NANDA 

(www.pashtriku.org – 21.07.2007 / 23:00) 

Nostradamusi ishte një parashikues i madh me famë botërore, i cili jetoi dhe veproi në Francë, në shekullin 16. Ky personalitet i famshëm, ka hyrë në analet botërore të literaturës profetike kureshtare, përmes aktivitetit të tij parashikues për shumë ngjarje që tanimë veç kanë ndodhur në botë, dhe që, për mjaft sosh,  priten të ndodhin në të ardhmen. Ndërsa, për Albin Kurtin dhe Grupin e Unitetit, besoj se nuk ka nevojë t’ju bëjmë ndonjë prezantim hyrës, pasi që, këta, të gjithëve neve na janë të njohur mirë.

Në shikim të parë, ka mundësi të na duket se të përmendurit, aspak dhe me asnjë koincidencë të rastit nuk kanë asgjë të përbashkët, por, mashtrohemi. Kjo “shoqëri” e jona krahasuese, si të përbashkët e ka një mani tejet të shprehur - të parashikoj të ardhmen. Dallimi i vetëm i tyre qëndron tek cilësia dhe objektiviteti i parashikimeve të bëra.

Disa ia qëllojnë, ndërsa disa hiq. Veç ja fusin kot.

Nostradamusi

T’ja nisim nga Nostradamusi. Kush ka pasur rastin të njihet me parathëniet e Nostradamusit dhe jetën e këtij gjeniu të madh, do të vëren se, ai, edhe pse në veprat e tija parashikonte mjaft ngjarje për të ardhmen, kurrë në to nuk mund të haset koha e saktë e ndodhjes së tyre. Elementi kohë mbetet enigmatik dhe mu për këtë shkak, ky fenomen psikologjik, gjithnjë tek masat prodhon pritjen, kultivimin e shpresës ose ankthit nga frika etj.. Kështu që,  nëse një parashikim nuk ndodh, atëherë harrohet se ka pasur të ndodhi, ndërsa, nëse ndodh, atëherë madhështohet parashikuesi i tij se ja ka qëlluar. Andaj, unë mendoj se, parashikimet e Nostradamusit, gjithnjë merren si të sakta, mu pse, atyre, kurrë nuk i dihej koha e caktuar dhe vërehen tek atëherë kur ngjarja apo rrethana e parashikuar realizohet.

Fillimisht edhe Grupi ynë i Unitetit parashikonte me një metodë të njëjtë: “Kosova do të bëhet e pavarur dhe s’ka opsion tjetër”. Këtë “stil”, ndoshta ata e kishin të trashëguar nga vetë babai dhe prijësi i parë i Grupit të Unitetit, Ibrahim Rugova i ndjerë, i cili, ndoshta nga 100 fjali të deklaruara publikisht, 80 prej tyre kanë qenë “Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe sovran”. Më kujtohet mirë se si, të gjithë ne  mrekulloheshim me këto fraza parashikuese të tij, por asnjërit nuk na shkonte mëndja ta parashtrojmë pyetjen para vetes, e cila, logjikisht, do të kushtëzohej me elementin kohë - KUR?

Më lejoni të bëj një digresion në këtë rast, dhe ta përshkruaj  asociacionin që më lindi për momentin. Ka të bëj me babën tim të ndjerë. Ai, sa ishte gjallë, me disa kursime të veta që kishte bërë (atëbotë pleqtë merrnin rregullisht pensionet),  ka parapaguar një vend për varrin e tij kur të vdes.  Vërtetë i ndjeri babai im, e kishte rregulluar bukur dhe me shije vendin e tij të ardhshëm të “ahiretit”. Në pjesën e kokës kishte vënë një mermer kualitativ me ngjyrë të zezë ku figuronte mbishkrimi i emrit dhe mbiemrit të vetë, së bashku me datën e lindjes, ndërsa atë të vdekjes, ia vëmë ne, pak para se ta varrosim.

Kurrë nuk do t’më  largohen nga koka fjalët ngushëlluese të njerzëve që më vinin në pamje:

- “ Ka qenë i mençur babi yt. Ka ditur burri botës se do të vdes, dhe me vakt e ka rregulluar varrin e vet”. 

“Po, po! E ka ditur se do të vdes dhe varrin e ka rregulluar me vakt, por datën e vdekjes ia vëmë ne - pasardhësit e tij” – mendoja unë në vete pasi isha i “dënuar” t´i dëgjoj këto dokrra ngushëlluese të vendasve të mi. 

Ku mbetëm? Po tek Grupi i Unitetit. Edhe këta, sa ishin të përgjithshëm me parashikimin e tyre se “Kosova do të bëhet shtet i pavarur dhe sovran”, çdo gjë e hante pazari, derisa nuk filluan të marrin guxim dhe të caktojnë muajin dhe ditën e saktë të pavarësisë së Kosovës.

Në anën tjetër, Albini, qe shumë më i saktë në parashikimet e veta, por, njerëzit tanë, ia  “tollovitën” nocionet në mes të konstatimit  KURRË! (qysh ja ka nisë dhe si po veprojnë këta të Grupit të Unitetit), dhe pyetjes pasuese logjike kohore të realizimit - KUR? - (Të caktohet koha, sepse për pavarësi flitej kaherë).

Me sa duket, me konstatimin e tij  – KURRË!,  Albini u tregua si parashikues më i mirë dhe më i saktë. Porosia e tij ishte analoge me atë metaforë të varrit të babait tim, i cili, e dinte se dikur do të vdes, por datën e saktë ia vumë NE - pasardhësit e tij të gjallë.

Pas gabimit të bërë një herë me muajt dhe ditët, disa anëtarë të Grupit të Unitetit, sikur morën pak sa mend. Sërish mbetën parashikues, por kësaj radhe me një taktizim tjetër: konstatuan se Kosova më në fund do të bëhet e pavarur deri në Krishtlindje?!

E, ne, nëse do të përdorim stilin e Albinit si reagim, atëherë duhet t’i pyesim:

Në Krishtlindje? Por cilat krishtlindje...?!

 

Mishërimi makiavelist i „sundimtarit“ në Prizren! 

SI TA TAKOJ KRYETARIN TIM EQREM KRYEZIU ? 

Shkruan: Adnan ABRASHI, Prizren

  (www.pashtriku.org – 18.07.2007 / 21:05)

Para disa kohe, puna më qiti dhe qëndrova në Pejë. Me nikoqirët e mijë, pinim kafe në një restorant të qytetit, kur, aty, diku rreth orës 10,  u paraqit kryetari i Komunës së Pejës z. Ali Lajçi. Nga habia që më kaploi në atë moment, kot kërkoja me vështrimin tim kureshtar, mos vallë rreth tij do të vërej edhe njerëz tjerë si truproje. Ai u ulë vetëm në tavolinën e lokalit të njëjtë ku ishim edhe ne, dhe kamerieri e përshëndeti pa asnjë pompozitet - sikurse çdo mysafir tjetër të lokalit.

Befasinë time për sjelljen e lirë të kryetarit të tyre, e kishin vërejtur edhe miqtë e mijë, kështu që, mu deshtë gjatë që t’ju sqaroj pejanëve se kryetari jonë prizrenas, kurrë nuk mund të vërehet në një lëvizje kaq të lirë duke shëtitur vetëm nëpër qytet. Edhe kur radhë ia bënë ndonjë vizitë protokollare qytetit, ai gjithnjë përcillet me automjetin e blinduar, polici të UNMIK-ut, dhe ku ta di sa e sa truproje tjera personale.

Vërtetë, gjithnjë kam dashur ta takoj kryetarin tim. Në një takim pa protokoll, të lirë dhe miqësor. Por, kotë! Kjo mbetet vetëm si një dëshirë, e cila, ndoshta nuk do të realizohet aq shpejtë. Së paku jo sa ai do të jetë në këtë post. Dikur ndoshta po! Mu atëherë, kurrë as miqtë e tij më të mirë që i ka “nxjerrë prej ahuri”, nuk do ta vërejnë më, kur ai do të kaloj afër tyre.

Edhe disa shokë të mijë e dinin për “merakun” tim, dhe një ditë, njeri prej tyre më pyeti:

- Po mirë, ta zëmë se do ta takosh kryetarin nesër, por, çfarë do të bisedoje me të?

Kjo pyetje e mikut, vërtetë më shtyri të mendoj pak më thellë për këtë. 

Hëmm! Po ta takoja nesër, për çfarë kisha biseduar unë me kryetarin tim?!

Dikur, kam dashur t’ja bëja një pyetje pak sa më private: a e ka lexuar ai veprën e Makjavelit, “Sundimtari”, por, tanimë e kem kënaqur këtë kureshtie time nga vetë sjelljet e tij në politikë. Jam bindë që, ai, jo vetëm se e ka lexuar këtë vepër, por edhe është mishëruar tërësisht  me të.

Si një qytetarë i thjeshtë i Prizrenit, kryetarit tim kam pasur t’ia bëj edhe mjaftë pyetje dhe shqetësime tjera nga temat e politikës dhe qeverisjes komunale, por, pasi, tani jam bindur se ai e ka lexuar veprën e Makjavelit, “Sundimtari”, të gjitha përgjigjet për shumë veprime të tij të fundit, si në politikë, ashtu edhe si kryetar komune, i gjeta në preambulën e porosisë së kësaj vepre.

Hajde ta zëmë se do ta pyesja për pavarësinë e Kosovës dhe rrethanat tjera aktuale politike në Kosovë, por, edhe për këto shqetësime gjithnjë e kam para vetes përgjigjen indirekte: mjafton t’i përcjelli me vëmendje deklaratat dhe veprimet e kryetarit të Kosovës Fatmir Sejdiju, të cilin, disa “gojëkëqi”, e krahasojnë me dytëshorin, apo zëdhënësin e tij në politikë dhe përgjithësisht në Grupin e Unitetit.

Ndoshta kishim biseduar për Prizrenin i cili konsiderohet si qyteti më i ndërtuar në Kosovë gjatë mandatit të tij. Por... nuk bënë! Sepse, fillimisht, për këtë temë “delikate”, duhet të siguroj shënime të sakta se, në krahasim me qytetet tjera, sa ka qenë i shkatërruar nga lufta Prizreni, për tu konsideruar si më i ndërtuari në Kosovë?!. Dhe...ta marrësh pak më hollë e hollë, nuk ka hije. Do të paraqitesha tepër naiv, sepse, çdo parti dhe politikë vjen në pushtet për të ndërtuar dhe shërbyer sa më mirë qytetarëve të saj.

 Jo, jo! Sikur po duket, edhe pse më parë kam menduar se kam shumëçka se çfarë të bisedoj me kryetarin tim, kohën e fundit, vërtetë  jam në dilemë të madhe. Të gjitha ato tema kureshtare, më janë shndërruar në”tabu”, që nuk i kisha biseduar ndoshta kurrë me të:

Ta zëmë, nuk e kisha pyetur fare për: atë“mesele” të dy përmendoreve të dëshmorëve të luftës në mes të qytetit, për politikën kadrovike udhëheqëse të dështuar të komunës, për Kryeshefin e ekzekutivit Komunal, të cilin, e ka “nxjerr nga ahuri” dhe ai më vonë e “tradhtoi” duke kaluar në LDD,  për  Kryeshefen e re të porsazgjedhur dhe “besnike”,  për dajakun që krisi në Kongresin e LDK-së, e runa Zot, më së paku ja kisha përmendur emrin e akademik prof. dr. Nexhat Dacit...E, sa për disa “thash e thëne private” që me të madhe po qarkullojnë për të në qytet, “hiq se hiq”.

Sido që ti jetë, unë ende jam optimist se do të takohem me kryetarin tim Eqrem Kryeziu?! Ndoshta edhe mund ta parashikoj se kur?  Para zgjedhjeve! Sepse, atëherë, të gjithë do të  kemi nevojë për njeri tjetrin. Sepse, atëherë, ai sërish do të jetë aktual, duke promovuar edhe ndonjë objekt tjetër kapital të “qytetit tim më të ndërtuar të Kosovës”!?.

 ***

Ngjashmëritë e shenjëta në mes të Kosovës dhe Timorit Lindor! 

NJË LETËR NGA TIMORI LINDOR DHE PARADOKSI KOSOVAR 

 Shkruan: Adnan ABRASHI, Prizren

(www.pashtriku.org – 17.07.2007 / 20:05)

***

Dr. Agimi, është një vendas i imi, i cili, me angazhimet e tij pas lufte në Misionin Ndërkombëtar të OKB-së në Kosovë, ishte dalluar si mjek dhe humanist. Andaj, jo edhe rastësisht, nga ky institucion, ishte përzgjedhur për një mision tjetër humanitar ndërkombëtar në Timorin Lindor.

Nuk kishim kontaktuar kaherë, gjersa këto ditë, në adresën time elektronike, nuk e morra një letër nga ai.

Letër nga Timori Lindor ...

“ ...Dita më ditë sa qëndroja në këtë ishull të Azisë së largët, fillova ta njoh më për së afërmi mentalitetin vendor të banorëve të këtij Ishulli - shkruante në mes tjerash dr. Agimi në letrën e tij.

Si informatë fillestare mund  të shërbejë fakti se për timorezët krokodili paraqet paraardhësin e tyre dhe është i ngritur në një shkallë të hyjnisë.

Ja edhe një ngjarje të vërtetë, që ka të bëj me këtë bestytni, edhe që ka ndodhur para sa kohe:
Një ekip ushtarak Australian, gjatë një patrullimi me Helikopter nëpër bregun e Oqeanit, nga ana jugore e ujdhesës se Timorit,  ka vërejtur se një krokodil po i afrohej një grupi të fëmijëve dhe vlerësojnë se ekziston rreziku që ndonjëherë prej fëmijëve të lëndohej. Australianet, menjëherë kanë reaguar dhe kanë gjuajtur me armë zjarri nga Helikopteri, duke e vrarë krokodilin. Kjo vrasje, ka shkaktuar një problem të madh në atë fshat ku ka ndodhur ngjarja, sepse, për ata, është vrarë një Zot i tyre, gjegjësisht paraardhësi direkt. Konflikti është acaruar aq shumë saqë ka qenë i domosdoshëm "intervenimi" i Kombeve të Bashkuara, të cilët formojnë një delegacion special për të shkuar si ndërmjetësues në "pajtimin e gjaqeve" me kryeplakun e katundit, sepse, pas këtij incidenti, vendorët i kanë ndërprerë të gjitha bashkëpunimet me Ndërkombëtaret..

Në arsyetimin "zyrtar" se krokodili është vrarë për shkak të sigurisë së fëmijëve, përgjigja e kryeplakut ka qenë se..."vrasja e krokodilit nuk ishte e domosdoshme dhe se ai (krokodili) sigurisht ka qenë i uritur dhe ka pas nevojë për ushqim, andaj (sipas tij!), është dashur ta linin të qetë krokodilin që të haj ndonjë fëmijë për te mbijetuar!"

Mua, kjo ngjarje më pat tronditur kur e dëgjova për herë të parë, mirëpo, më vonë, fillova të 'kuptoj" se vendasit krokodilin e kanë Zot dhe kjo patjetër duhet respektuar edhe nga të tjerët.”

... dhe paradoksi kosovar

Ky ishte një tregim i vërtetë nga Timori Lindor.  Por, sikur kjo ngjarje, ka edhe një ngjashmëri paradoksale në mes të Kosovës dhe Timorit Lindor:

Nëse timorezët e kanë si të shenjtë krokodilin, neve kosovarëve na janë promovuar si të “shenjtë” ELEFANTËT  (Grupi i Unitetit). E kundërta e koecidencës së kësaj ngjarjeje qëndron vetëm tek veprimi i ndërkombëtarëve:

- Në Timor, ata vrasin krokodilin (e shenjtë), me pretekst se është rrezikuar jeta e fëmijëve, ndërsa në Kosovë, ndërkombëtarët vrasin fëmijët, vetëm  pse ata në një protestë popullore kanë rrezikuar qetësinë dhe rahatinë e ELEFANTËVE tanë (Grupit të Unitetit);

- Në Timor, ndërkombëtarët kanë formuar grupin e pajtimit për të kërkuar falje prej vendorëve për këtë incident, ndërsa në Kosovë, vrasësit janë larguar pa asnjë “therrë në këmbë”. Bile, me të kthyer në shtetin e tyre, edhe janë dekoruar për veprën e bërë.

A nuk ka vërtetë këtu njëfarë ngjashmërie të çuditshme...!?

 

Diktatura e hapur është më e rrezikshme, se ajo e maskuara me petkun e demokracisë!

 PAFYTYRËSIA  E “DEMOKRACISË” UNMIKISTANEZE NUK NJEH KUFI !

    Shkruan: Sejdi VESELI, Prishtinë

(www.pashtriku.org – 09.07.2007 / 20:30)

Më pak është e rrezikshme diktatura e hapur, se ajo e maskuara me petkat e demokracisë, ngase ajo e maskuara për nga karakteri i saj është shumë më e ligë dhe shumë më e egër. E tillë është “demokracia” e ndërtuar sipas recetave të ekspertëve unmikistanez, ajo që po zbatohet që 8 vjet mbi shpatullat e shqiptarëve të Kosovës, natyrisht e ndihmuar nga disa që hiqen si kinse drejtues të popullit( mujshar, në raport me shtresën liridashëse të tij), por në realitet shërbëtor skajshmërish të dëgjueshëm të monarkut të kurorëzuar nga OKB.

Për këtë është shkruar dhe vazhdon të shkruhet nga shumë pena liridashëse shqiptare dhe nga analist vërtetë demokrat ndërkombëtar.

Pa dyshim, se njëra prej hallkave kryesore të kësaj “demokracie”, e cila po shtrëngohet përditë e më shumë përreth qafës së popullit liridashës shqiptar është edhe “drejtësia” e saj. 

Që prej kohës kur në Kosovën tonë të shumëvuajtur u instalua administrata ndërkombëtare, përveç krimeve ordinere u kryen edhe shumë krime politike. Njëri prej këtyre krimeve ishte edhe vrasja e dy protestuesve paqësor dhe plagosja e mbi 80 shokëve të tyre, në Protestën Paqësore të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me 10 shkurt 2007. Ky krim nuk u krye nga askush tjetër, pos nga eskadronët vrastare rumune nën flamurin e OKB.

Pritej me të drejtë se autorët e këtyre krimeve do të zbuloheshin dhe do të nxirreshin para drejtësisë, në këtë drejtim qonin deklaratat pompoze të zyrtarëve ma të lartë unmikistanez dhe ato të servilëve të tyre vendor.

Këto deklarime e amortizonin dhembjen e familjeve të goditura dhe të popullit në përgjithësi.

Por, si edhe herëve tjera ndodhi  zhgënjimi!

 Ashtu, siç nuk u zbuluan .... vrasësit e dhjeta shqiptarëve në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës,... vrasësit e tre fëmijëve shqiptar të fshatit Çabër të Mitrovicës, ... vrasësit e dhjeta shqiptarëve gjatë protestave të marsit 2004..., nuk po zbulohen as vrasësit e Dëshmorëve të Kombit Arben Xheladini dhe Mon Balaj dhe ata që plagosen mbi 80 shokë të tyre...

Raporti i Prokurorit Ndërkombëtar në lidhje me epilogun e “hetimeve” për ngjarjet tragjike të 10 shkurtit 2007, i cili u prezantua gjatë një konference për mjetet e komunikimit masiv,  është pasqyrimi më i mirë i pafytyrësisë dhe njëanshmërisë së kësaj “drejtësie!”  

Me 02 korrik 2007, nga i ashtuquajturi prokuror ndërkombëtar, Robert L. Dean, në cilësinë e kryesuesit të procesit hetimor për ngjarjet tragjike të 10 shkurtit të këtij viti,  u prezantua një shkresurinë e cila prej tij konsiderohej pjesa e dytë e raportit hetues të prokurorit ndërkombëtar.

Në realitet kjo shkresurinë nuk ishte gjë tjetër pos një pamflet i zbehtë politik, ofendues për familjet dhe shokët e dëshmorëve, si dhe informim i rrejshëm  për popullin.

Vërehej qartë se pretendimi i këtij “eksperti” të “drejtësisë” unmikistaneze ishte, të bindej populli, se gjoja ai paska zhvilluar një proces të gjithanshëm dhe të paanshëm hetimor dhe se gjatë këtij procesi paska ardhur në përfundim, se në mungesë të fakteve dhe dëshmive të mjaftueshme është e “pamundur”, të veçohen personat përgjegjës për vrasjen e 2 protestuesve dhe plagosjen e 80 të tjerëve, si dhe të ngritët aktakuzë ndaj dikujt.

Ky zotëri në funksion të krijimit të përshtypjes në opinion, se vërtetë qasja e tij ndaj këtij procesi paska qenë e profesionale, e pavarur dhe e paanshme, konstaton, “se humbja e jetëve të demonstruesve me 10 shkurt ka qenë e paarsyeshme, e pa nevojshme dhe faktet kanë dhënë arsye për një dyshim të bazuar për vepër penale brenda zyrtarëve të policisë rumune...”(citim nga Epoka e Re, 3 korrik 2007, faqe 2).

Kulmin e skandalit e arrin me deklarimin, se ja paska konstatuar se përdorimi i municioneve me predha prej “gome” nga eskadroni vrastar i inkuizitorëve  unmikistanez me përkatësi rumune (jo pak prej tyre ish pjesëtar të “Securitatea” dhe me përkatësi nacionale serbe), nuk paska qenë i planifikuar për ta goditur dhe shkallmuar Protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, as për të gjetur pretekst për të arrestuar dhe dënuar drejtuesit e saj (nëse u shpëtojnë efekteve vrastare të këtyre plumbave), por si pasojë e mosmarrëveshjes ndërmjet komandantëve mujshar unmikistanez dhe atyre rumun 

Gjatë prezantimit të tij, ky zotëri përveç tjerash tregon edhe “injorancën” e vetë në raport me punën që i është ngarkuar, kur konstaton se tejkalimi i afatit të përdorimit të këtyre  municioneve paska qenë para 13 vjetësh( dihet botërisht, se municionet me afat të tejkaluar të përdorimit as që mund të shkrepen!), duke e lënë anash faktin i cili mund të nxirret nga filmimet, se largësia e shumicës së grykëve të armëve nga të cilat është shkrepur ky municion, ishte jo më e madhe se 10 metra nga masa e cila ishte vu në shënjestër nga eskadroni vrastar.

“Injoranca” e këtij “eksperti” ndërkombëtar lakuriqësohet edhe më tepër, kur ky anashkalon faktin, se ndaj protestuesve paqësor (sidomos ndaj të rinjve të përzgjedhur) janë përdorur predha të kalibrit 40 mm, të mbushura me lëndë paralizuese nervore luftarake  të shkrepura  edhe nga armë me shumë tyta.

Nuk përjashtohet mundësia, se kjo lëndë kimike luftarake, të ketë qenë nga arsenali i dikurshëm i Paktit të Varshavës, anëtare e të cilës ishte aleatja serbo-ruse Rumania.

      Nëse edhe i ashtuquajturi prokuror ndërkombëtar “nuk” paska arritur ta gjej dhe të përqendrohet “...në një individ për përgjegjësi penale...”, ai me siguri ka pas mundësi të sigurojë të dhëna zyrtare, se cilët polic i kanë pasur në ngarkim armët, nga të cilat mund të shtihet me këtë municion dhe kush ka komanduar-urdhëruar për hapjen e zjarrit?

            Nëse as këtë të dhënë nuk paska arritur ta sigurojë, atëherë faktohet  katërçipërisht, se policia unmikistaneze nuk qenka polici e rregullt, por një bandë kriminale paramilitare që udhëhiqet nga anarkia 

            Pa dyshim, po të kishte pas qëllim të sinqertë  z.Dean, për zbulimin e të vërtetës në lidhje me këtë krim të shëmtuar dhe nxjerrjen e autorëve të tij para drejtësisë, që në hapat e parë të punës së tij në këtë rast, është dashtë:

-Që njëkohësish me kërkesën për heqjen e imunitetit të OKB-së për ish Komisarin e policisë Stephan Curtis dhe eskadronin vrastar të policisë rumune, të urdhërojë ndalimin e largimit të tyre nga Kosova (nëse jo edhe paraburgimin e tyre), deri në përfundimin e hetimeve;

-Të fillojë dhe t’i kryej hetimet ndaj të gjithë atyre që urdhëruan pengimin e personelit mjekësor për t’u ofruar ndihmën e parë protestuesve të plagosur si dhe autoambulancat për t’i transportuar deri në Emergjencën e QKUK-së.

Të fillojë dhe t’i kryej hetimet ndaj atyre që urdhëruan pozicionimin e forcave të policisë unmikistaneze dhe të SHPK-së në lokalet e emergjencës së QKUK-së, të ngarkuara me detyrë (të ngjashme me ato të milicisë së pushtuesve serbo-çetnik), për të arrestuar protestuesit(siç dhe ndodhi), menjëherë pasi u jepej ndihma mjekësore, si dhe për  eliminimin e  dëshmive të krimit policor ( për të mbledhur predhat e “gomës”dhe “kauçukut” të cilat i nxirrnin kirurgët nga trupat e të plagosurve dhe të vdekurve);

Pas prezantimit të këtij raporti nga z.Robert L. Dean, krijohet përshtypja,  se mos ky “ekspert” i përzgjedhur nga drejtësia unmikistaneze ose “nuk” i paska të ditura, as gjërat elementare të cilat duhet t’i dijë edhe një hetues fillestar ose paska qenë i penguar nga mujsharët ndërkombëtar dhe vendor, për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme për përmbushjen e njërës prej “përgjegjësive” të tij profesionale dhe ligjore; se kaçiku profesional dhe sidomos etika morale e z. Robert L. Dean, nuk janë as për së afërmi të atyre përmasave, çfarë thuhej gjatë prezantimit të tij nga zëvendësi i monarkut unmikistanez Stiven Shook,  si gjoja njëri nga prokurorët e njohur ndërkombëtar, shumë  i aftë, i përpiktë, i drejt dhe shumë i rreptë; se ky zotëri është vetëm një pion në duart e risheljeve unmikistanez, por i paguar mirë për mbulimin e krimeve të kryera prej tyre, ndaj demonstruesve të Protestës paqësore të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me 10 shkurt 2007 .   

 ELITA JONË POLITIKE ËSHTË TRAGJEDIA E KOSOVËS!

Shkruan: Faik SMAJLI, Londër


(www.pashtriku.org  - 30. 06. 2007 / 23:30)

***

Keni dëgjuar kur thonë "Ta qes veten prej huji", dhe pikërisht kjo gjë i ka ndodhë Ekipit të ... që s' mund t´ja shkruaj dot as emrin.
Sa me pasion ia nisën biznesit politik. Sa shpejt u rritën, u bënë të mëdhenj, shumë të mëdhenj. Aq të mëdhenj saqë menduan se e kapën zotin për ko...! Por gjithashtu thonë se: "Kush fluturon shumë lartë, bie shumë poshtë". E kur bie shumë poshtë, të del vetja prej huji. Të paktën për ata që kanë dy gishta fytyrë; se për ata që i kanë dy hektarë fytyrë, nuk vlejnë parimet, as njerëzore, as shtazore. Dhe kjo barsoletë tani, mbase, e shpjegon më së miri karakterin - fytyrën e tyre.
E kishin zënë njërin duke vjedhë dru në mal të shtetit. E padisin dhe i vjen koha për gjyq. A keni vjedhur dru në mal, e pyeti gjykatësi të pandehurin? I pandehuri i hutuar e i frikësuar ia ktheu: Po, kam vjedhur, por s'e pranoj. Pikërisht në këtë pozitë "mat" janë Ekipi i ....! Ua kanë qitë veten prej huji! I kanë bërë për pesë pare. I kanë bërë të duken qesharakë e të mjerë në të njëjtën kohë. I kanë shtrirë për tokë!
Nuk gjejnë dot personazhe më reale tragjikomike! Por, po më duket se po dalin, asi, me ka dy hektarë fytyrë... d.m.th. asi, që nuk kanë fare parime, jo vetëm njerëzore, por as shtazore. Eu!!! Sa poshtë ka rënë katundi! Aq poshtë kanë rënë, sa që edhe Skendës ku-ku, i ka dalë vetja prej huji! Nuk po donë as ai me e qitë surratin për opinion.
Ish pre në shtatë vena Skenda ku-ku, për që i vjen kjo ditë. Eeee! Nuk është lehtë me e fitue euron sot. Nganjëherë as dy hektarë fytyrë nuk po mjaftokan. Po ndasht. Bile pasuri kanë bërë mjaftë. Edhe fytyrë, edhe pasuri në këtë mënyrë nuk shkojnë. Vetëm njëra të takon. Këta e kanë zgjedhë pasurinë, hajninë. Edhe sot po të largohen nga jeta politike dhe nga çdo aktivitet tjetër, jetojnë si begu, sa të jenë gjallë. Le që nuk u shkon as ndërmend të rrinë jashtë politike. Ruana zot! Me këtë miletin tonë këto dy hektarë fytyra, do t'i kemi edhe për nja 30 - 40 - vjet në skenën politike, derisa t'ua merr zoti shpirtin. E kam humbur çdo shpresë se për të gjallë do të më zhduken nga sytë surrati i tyre.

A durohen këto dy hektarë fytyra dhe soj sorollopi i tyre edhe për së paku 30 vjet nëpër televizorë e gazeta. A durohen?! Sa herë t'i shoh, ma çojnë dhimbën e kresë. Nuk do të shpëtoj dot nga migrena, për këtë jam i sigurt. Kjo është tragjike! Lufta nuk ka qenë tragjike për Kosovën sa është tragjike elita politike e saj. Kjo garniturë politike, ende nuk bëri as edhe një hap të sigurt përpara. Nuk pritet as në të ardhmen se do të bëjnë ndonjë hap përpara. Tani duhet të binden edhe optimistët e fundit që mund të jenë se, këta diletantë, këta komitetlinj nuk zgjidhin dot asnjë problem. Këta janë vetë problemi,janë barrë e popullit, prandaj janë tragjedia e Kosovës. Kjo tragjedi përfundon vetëm me ikjen e tyre. Asnjë popull në botë nuk e meriton këso lloj garniture politike, sikurse jam i bindur se, asnjë popull në botë nuk do ta lejonte këtë lloj garniture tragjike të merrej me fatin e tij. Mirëpo, me këtë miletin tonë po zgjasin tepër gjatë agoni të tilla, katastrofa të tilla, tragjedi të tilla. Të luhet me dy milion njerëz në këtë mënyrë poshtëruese dhe të miratosh heshtazi e pa thënë asnjë fjalë, as më të voglin kundërshtim, sikurse po bëjnë të pafytyrët tanë politikë, a s'është kjo TRAGJEDI? Të keqmenagjohet, të vidhet e të shkatërrohet pothuajse çdo gjë, të rritet mjerimi çdo ditë e më tepër për të shkretin popull, a s'është kjo tragjedi? Të pyetet edhe dreqi e i biri se çka dhe si duhet bërë me këtë popull, pa pyetur fare për nevojat dhe dëshirat e tij, a s' është kjo tragjedi? Ta lësh pa kulturë pa trashëgimi, pa histori, pa identitet etj. a nuk quhet tragjedi? Të jetojmë në zemër të Kontinentit më të pasur, dhe të krahasohemi me vendet më të varfra afrikane, a s'është kjo tragjedi?
Edhe një pastrues nga Brukseli po të vijë në Prishtinë, këta ulen e përkulen dhe bëjnë gara se cili po dëshmohet më servil ndaj tij, a s'është ky mjerim?
Të pohohet se jemi një shoqëri e organizuar me të gjitha institucionet demokratike, e nga ana tjetër të gjitha të jenë vasale të një grupi despotësh, a s'është ky mjerim? Të deklarosh se jemi partnerë me bashkësinë ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër të mos arrish të ndikosh as 1% për fatin tënd të mjerë, çfarë t'i themi kësaj? Si ta quajmë ndryshe?!
Pa më thoni, kur ka duruar shqiptari të sundohet e të shkërdhehet nga gratë? Kur? Tash na kanë rrokë gratë përpara saqë s'po ja dimë hallin vetes. Në një anë Tina vranë e kthjellë nga Dragodani, kush nuk guxon t'i thotë i ke sytë e verdhë, ndërsa ajo pa fije ndërgjegje e turpi, pret si me shpatë. Sikurse çdo administratë në botë, edhe ajo amerikane, ka njerëz mozomakeq, në administratën e saj. Po ku na ra hise se.
Carla Del Ponte që ka urrejtje patologjike dhe i ka inat shqiptarët, na i ngritë nervat sa herë t'i qohet. Doris Pack, jo rrallë na ka shkuar në nerva, sikurse edhe Meli ynë e papërsëritshme. Gjithmonë kanë uruar, "Mos të zëntë sherri i grave". Kështu të gjejnë, kur dorëzohesh pa kushte, pa rezistencë. S'ke kompetenca!
Po nejse, nuk janë edhe krejt pa kompetenca ky grupi ynë komitetli, kur të duan e fusin në burg udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje - Albin Kurtin, edhe e mbajnë sa të duan. Edhe shokët e tij poashtu!
Edhe me Institutin Albanologjik bëjnë çka të duan. Qeveria ia shtin masat e dhunshme si në kohën e krajlit edhe s'i bën terr syri. Pastaj vetë i caktojnë rrogat, shpenzimet, honorarët, drekë e darka, pastaj makinat luksoze, vendet nëpër plazhet evropiane dhe plot gjëra të tilla...! A pak po të duken a? Për të tjerat, punë e madhe! E sa për statusin, s'po mundet Ahtisari e krejt Evropa, e po mundet Fatmiri me Kolën, Gimin e Hashimin. A hajgare, a? Ku keni parë ju që zëdhënësit të marrin vendime politike. Jo pasha Bacën! E këta në këtë rast, janë vetëm zëdhënës të Brukselit e të Nju-Jorkut. Ata rrej këta... këta rrej neve. Rrenë të dyfishtë pa kripë po gëlltit ky popull i shumëvuajtur qe 8 - vjet. Është çudi se, asnjërës palë nuk i bëhet vonë, përkundrazi iu konvenon, iu përshtatet. Kështu ka qenë deri tani, ndërsa si do t'iu shkoj tash e tutje, vështirë të parashikohet. Mileti dhe pis-mileti vendosin për këtë punë.
Ata qysh tash kanë filluar të hartojnë strategji (demagogji) për të na hedhur prapë pluhur në sy. Siç kanë filluar p.sh. me ekonomi, bujqësi me pastërti ambienti etj.
Nuk kalon java që të mos vijë dikush nga Brukseli a Nju-Jorku, e t'ua ngrijë gjakun, t'ua ngreh veshin dhe t'u jap detyra shtesë. E këta si gjithmonë të gatshëm e pa përtesë dhe pa ia vënë kurrë gishtin kresë. Në hall të madh për përpilime strategjish si rrugëdalje nga kriza për t'u futur edhe më shumë në krizë, derisa një ditë t'u dalim në pritë e t'ua shkërdhejmë të gjitha strategjitë...

Kthehu ne fillim

Letër e hapur

DREJTORESHA E KEK-ut PRANVERA DOBRUNA NË STAFIN MENAXHUES KA PRANUAR SERVILË NGA KLANI GJAKOVARO – PEJANË NGA METASTAZA E TË KALUARËS TITISTO – RANKOVIÇISTE - MILLOSHEVIÇJANE NË KOSOVË

 Shkruan:  ecc.dip Avdi IBRAHIMI

(28.06.2007 / 18:00)

***

     Letër e hapur                  

        (Pranvera Dobruna - Kryeziu)              

Drejtoresh Ekzekutive e KEK-ut Prishtinë

&

Drejtuar për njoftim:

Kryetarit në Kosovë Z.Fatmir Sejdiu

Qevrisë-Kryeminstrit në Kosovë Z. Agim Çeku

Kuvendit Parlamentar në Kosovë Z.Kolë Berisha

Administratës civile të OKB-së në Kosovë

Partive plotike në Kosovë – PDK,AAK,ORA.LDK,LPK.

Këshillit për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe Bruksel

 

TË GJITHA MEDIAVE ELEKTRONIKE NË TROJET SHQIPTARE DHE DIASPORË

Z.Kryetar i Kosovës; Z.Kryeministër i Kosovës; Z.Kryeparlamentar i Kosovës; Z.Përfaqësues i Administratës civile të OKB-së në Kosovë; Zonja e Zotërinj të Partive politike në Kosovë; Z.Këshillit për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe Bruksel, media të nderuara!

        Si punëtor i KEK-ut,jam i shqetësuar për gjendjen buzë katastrofës në KEK.Po bëhen tetë vjet nga përfundimi i luftës çlirimtare nga pushtuesi serb,populli i Kosovës para përfundimit të luftës çlirimtare përjetoi një gjenocid të kulluar nga regjimet totalitare dhe tejet të egra të rregjimeve nga Beogradi.Po bëhen tetë vjet që në Kosovë po administron OKB-ja,përkundër gjakut të derdhur nga populli i Kosovës dhe ndihma që na u dha nga forcat e NATO-s,Kosova ende nuk fitoi të drejtën e Vetëvendosjes.

        Me plotë arsye vlerësojë se në KEK, mungon institucioni i përgjegjësis për tetë vjet më radhë janë bërë eksperimente ndër më të ndryshmet nga drejtuesit ndërkombëtar e vendës që njeriu krijon përshtypjen se detyrë e këtyre”ekspertëve”ka qenë dhe është si të keqmenaxhohet e jo si të dilet nga kriza energjetike dhe qytetarët të lirohen nga zhurma e gjeneratorëve dhe projektëve të dështuara që në fillim “KEK-PO”dhe kategorizimi i KEK-ut në “ABC”njëri ndër projektet më antinjerëzore e më antihumane në rruzullin tokësor,për shkak të këtij projekti destruktiv ka rezultuar me nervozizëm dhe mllefin e madh nga ana e konsumatorëve ku në fillim marsin e  vitit 2006 ka bërë që të rrënohen shtyllat e largëpërçuesve në regjionin e Drenicës dhe kanë sulmuar zyrat e Distribucionit në disa qendra të Kosovës.Këto akte kanë rënduar gjendjen edhe më tepër në sektorin e energjetikës dhe për këtë stafi menaxhues  nuk çan kokën aspak. Përditshmëria jonë në KEK është mbushur me lloj-lloj deformimesh të keqmenaxhuesve me prirje negative,që secilin punëtor në të gjitha profesionet që ka vullnet të mirë për punë kreative e bëjnë të zhgënjehet,krahas mungesës së këtij kujdesi dhe niveli i vetëdijës së menaxhmentit është në krizë të madhe morale.

        Duke pranuar nga të huajt sistematizime të skemave të njëpasnjëshme organizative por të dështuara që në fillim, me kohë është lënë anash detyra për të marrë përgjegjësinë vendimtare për zgjedhjen e problemit ekonomiko - financiar, ku keqmenaxhimi, nepotizmi, korrupsioni, humbjet e mëdha deri në 60%, po i  zënë frymën qe tetë vjet me radhë. Kujt po i  nevoitet ky staf menaxhues i përgjumur pa potencial organizativ të vendosur nga aparatçikët  partiak. Nëse mendoni se me ardhjen e zonjës Dobruna në krye të KEK-ut,do të krijohet stabilitet dhe punë, gaboheni rendë, se kjo zonjë pranë stafit të saj menaxhues ka pranuar servile nga klani gjakovaro-pejan, që po gërvishin sfondin e arrnuar që ka mbetur në metastazën e së kaluarës titisto-rankoviçiste-millosheviçjane në Kosovë. E tërë kjo lojë, që zien Brenda koluareve të KEK-ut, i ka bërë punëtorët të kthehen në një shkallë degradimi të vlerave morale, politike dhe kombëtare, duke i bërë të tjetërsuar sjelljet dhe qëndrimet e tyre,thashethemet, intrigat,zënkat, degradimi ndaj punëtorëve me kreativitet profesional e me potencial organizativ pozitiv, dhe avancimi i joprofesionistëve të cilët marrin paga marramendëse për mos aftësinë dhe mos punën e tyre  menaxhuese, po e çojnë KEK-un drejt kolapsit të pariparushëm, për të cilën gjë do të keni edhe ju përgjejgësit tuaja. Punëtorët e vyeshëm dhe të përgjegjshëm e profesional të KEK-ut bëjnë jetë të vështirë me ato paga të vogla që marrin dhe për tetë vjet me radhë asnjëherë nuk janë rrit këto paga. Përderisa mbi 100 menaxher marrin super paga dhe benificione tjera  pa mbulesë, anipse KEK-u është në krizë të thellë financiare.

        Zonja,Dobruna kohë më pare ka shkarkuar nga detyra disa menaxher të divizioneve  dhe distrikteve, për çka edhe e përgëzojë dhe përkohësisht mu ndërrua mendja se megjithate diçka e mire po fillon në KEK. Por kjo qe një shpresë e kotë, se zonja e nderuar bëri një përzgjedhje jo të mirë me menaxher të rinjë ku u duk në sipërfaqe nepotizmi i kësaj zonje ku vuri në poste njerëzit e saj familjar dhe partiak, bile ka të dhëna se këto poste janë blerë me para?! Dhe  e tërë kjo punë dukej sikur ajo “Ura e Fshejtë”, ku ndërtohej ditën dhe prishej natën. Këtë mund ta argumentoj me fakte ku në Distriktin e Prizrenit në Divizionin e Rrjetit është emruar për menaxher njeriu i partisë së AAK-së, ndërsa në Divizionin e Furnizimit po në Prizren është emmruar gjakovari që ka punuar në mirmbajtje të kompjuterit në Distriktin e Gjakovës dhe nuk ka udhëhequr qoftë edhe një punëtor  deri në momentin kur është emruar menagjer i furnizimit në Distriktin e Prizrenit, i cili do të bëjë shpenzime me automjet zyrtar duke udhëtuar Gjakovë - Prizren dhe anasjelltas, përderisa nuk është respektuar fare shpallja e konkursit, por përkundrazi janë poshtëruar dhe fyer rëndë kuadrot që ka Distrikti i Prizrenit, ku 12 prej tyre janë inxhinjer të diplomuar; 5 ekonomist të diplomuar dhe 2 jurist të diplomuar. Kjo tregon qartë abuzimin e qëllimshëm të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ana e kësaj zonje. Mendoj se veprimet e tilla të papërgjegjshme s’mund t’i interpretoj ndryshe pos si dhunim i të drejtës së punëtorëve që aktualisht punojnë në KEK.

        Përderisa menjanohet masa progresiste e kuadrove dhe punëtorëve të vyeshëm. Ditën për diell shifet se sa herë që bëhen ndërrime në Bordin e KEK-ut emërohen njerëzit e njetë ata që nuk kanë rezultate në punë, që keqpërdorin detyrën zyrtare, të korruptuarit, ku sipas një hulumtimi të bërë nga “INDEX KOSOVA”të publikuar më 1 shtator 2004 KEK-u del më i korruptuari. PSE?! Sepse shkatërrimi, korrupsioni dhe hajnia mësohen më lehtë.

        Në këtë vit rrezikohen të largohen nga puna deri në 3000 punëtorë dhe s’ka kush i mbron ata sepse udhëheqësit sindikalist të mëparshëm kanë mbyllur gojën se Bordi i KEK-ut i ka joshur me pakës luks. Tanimë po shifet se Bordi i KEK-ut, bashkë më të korruptuarit tjerë, kanë vendosur ta fundosin KEK-un dhe këtë do ta arrijnë shpejt nëse nuk ndërmirren masa urgjente nga momenti i  publikimit të këtij Peticioni të hapur.

Zonja dhe Zotërinj të nderuar për hir të interesave kombëtare që ka Kosova se KEK-u është pjesa më vitale dhe më e rendësishme e zhvillimit ekonomik të vendit. Të ndërmerrni masa të veprimeve konkrete për përmirësimin e gjendjes kaotike në KEK. Andaj kërkohet

 urgjentisht të formohet një grup i përbashkët veprues nga Institucionet vendore dhe ndërkombëtare për identifikimin e të korruptuarve dhe keqmenaxhuesve të qëllimshëm në KEK.

        Mbesim me shpresë se kjo letër e hapur  do të kontribon që të eviton marrjen e ndonjë vendimi të gabueshëm nga Bordi i KEK-ut, që do të pamundësonte arritjen efekteve të punës dhe paqes me punëtorët e pakënaqur.

Ngelni shoqërisht të përshëndetur !

Prizren 18 qershor 2007       

Avdi Ibrahimi ecc.dip.  Përfaqësues financiar,  

Në distriktin e Prizrenit      

 

 Kthehu ne fillim

ÇAPAÇULËT E POLITIKËS VENDORE - FLIJUESIT E HISTORISË SONË KOMBËTARE

DHE KTHIMIT TË SAJ NË HIQHISTORI!

Shkruan: Salih MEHMETI

(www.pashtriku.org – 21.06.2007 / 13:30)

 ***

Hiqhistoria 

Secili popull ka historinë e vet kombëtare. Ka rrugëtimin e vet historik në periudha kohore që e shquajnë mbijetimin e tij kolektiv. Nga historia mësohen rrjedhat shoqërore të një populli, shkaku për këtë ose atë ngjarje, burimet e gjendjes sociale e shumëçka me vlerë shoqërore e kombëtare.

Në Kosovë tani është në fuqi një politikë që shquhet për harresë të qëllimshme të historisë. Shi për këtë lansohen or’ e çast deklarata dashakeqe, që proklamojnë harresën kolektive si kusht për të ecur përpara! Diskursi mbizotërues politik, i qëndisur nga lart, paraqet premtime të majme për anëtarësim në Evropë, stabilitet rajonal me kusht që e kaluara historike të harrohet njëherë e përgjithmonë. Nga shqiptarët deri më tani u kërkuan dhjetëra kompromise, që rëndom përfunduan në dëmin tonë. Një objekt kompromisi tash po mëton të bëhet edhe historia e tërë popullit tonë, për të na dhënë një histori zhele. Edhe në kohën e Titos lejohej që historia të mësohej nëpër shkolla shqipe, ama veçse me disa kushte.

   E para: historia duhej të ishte në frymën e vëllazërimbashkimit të kombeve në Jugosllavi. P.sh., Boro e Ramizi pasqyroheshin si heronj shembull të një Jugosllavie të bashkuar.

  E dyta: një fotografi e formatit të madh e marshallit duhej domosdo të ishte në faqen e parë të çdo libri shkollor.Pra, për shqiptarët në Jugosllavi u imponua situata që historia para 1945 të mos ekzistonte hiq: pushtimi i Kosovës me dhunë prej Serbisë, masakrimet, persekutimet, dëbimet... Për shqiptarët duhej të ekzistonte vetëm historia e re: Landovica e Boros&Ramizit. Burrat e shtrenjtë të këtij dheu si Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina ndaloheshin rreptësisht. Masakra e Tivarit u varros.

Kurse sot e kaluara kolektive historike na u dashka harruar doemos për hir të proceseve zyrtare në vend e më gjerë. Liderët politik kosovar e kanë përvetësuar këtë doktrinë. Mbamendja kolektive sot në Kosovë po reduktohet për hir të këtyre proceseve, të cilat janë fermentim i padrejtësive të kodifikuara në sistemin antidemokratik të UNMIK-ut me Rezolutën 1244. Populli i Kosovës u dashka të harrojë një kaptinë të dhimbshme të historisë së vet dhe të përqëndrohet drejt së ardhmes! Kjo kaptinë historike shquhet nga agresiviteti serbomadh i Beogradit, i cili në Kosovë shkaktoi gjenocid. Rrjedhimisht, Serbisë sot po i falen të gjitha vrasjet e qëllimshme sistematike, shkatërrimet e dëmet pa hesap, të cilat i kreu në Kosovë përgjatë më shumë se një shekulli histori. Kjo bën që praktikisht Serbia të ndjehet e relaksuar, pa kurrfarë ndërgjegje të vrarë a faji për të kaluarën e saj mizore. Dhe madje të ketë një pozicion të leverdishëm ndërkombëtar.

Në kohën kur falanga e Milosheviqit po bënte kërdi në Kosovë, Serbia u pat suspenduar nga të gjithë mekanizmat ndërkombëtar. Ndodhi që përbrenda një afati të shkurtër kohor, krerë të tëhuajsuar shqiptar, duke firmosur dokumentin e Rambujesë (1999) t’i njohin Serbisë të drejtën e shtetësisë dhe pranimin e saj nga bota. Çdo gjë që po i falet Serbisë dje, sot e nesër, është krim i pastër ndaj Kosovës e njerëzimit. Është dhunim ndaj lirisë së popullit tonë. Historia kolektive e popullit tone është e vërteta demantuese kundër pretendimeve hegjemoniste të Serbisë. Sall nga historia mund ta njohim profilin fashist e kolonialist të Serbisë dhe kërkesat më të reja të Serbisë për rigllabërimin e Kosovës.

Konceptet e mohimit të historisë po na përsëriten, por tashmë me terma tjerë. Vëllazërim-bashkimin famëkeq e ka zëvendësuar farsa e multietnicitetit. Në Kosovë po imponohet situatë e njëjtë si në kohërat e marshallit. UNMIK–u thotë se historia model për Kosovën duhet të jetë kjo mbas qershorit 1999 e këtej. Gjatë robërisë nën Jugosllavi, populli shqiptar kurrë nuk mësoi të vërtetën për masakrën e Tivarit prej librave zyrtarë të historisë. Sot, gjatë sundimit të UNMIK-ut e IPVQ-ve, materiali i historisë dhjetëra herë censurohet mandej botohet si tekst shkollor. As sot nxënësi shqiptar nuk mund ta dijë të plotë luftën e UÇK-së apo masakrën e Reçakut.

Duke kundruar gjendjen vajtuese të Kosovës, ku sundon një regjim satrap si UNMIK-u, nuk është çudi që për flijimin e historisë sonë në mënyrë të imponuar po na premtojnë e bëjnë poterë se do të hyjmë në familjen e madhe evropiane. Në këtë kontekst, nëse ke preferenca për historinë tonë kombëtare, etiketohesh me terma fyes si nacionalist, ekstremist, antidemokratik. Krejt e mbajmë mend skandalin e patolerueshëm në hollin e Kuvendit të Kosovës, kur tablotë e pikturave me motive nga e kaluara e lavdishme shqiptare në kohën e Gjergj Kastriotit u etiketuan si nacionaliste! Për Oliver Ivanoviqin e të tjerë eksponentë të zgjatur të Serbisë, pikturat me motive nga historia jonë kombëtare paraqisnin diçka të papranueshme për serbët. Pasuan bojkotet e tyre dhe më në fund u gjet kompromisi tanimë i njohur: tablotë me motive kombëtare më nuk u panë më në hollin e kuvendit dhe në asnjë institucion tjetër në Kosovë. Kjo më së miri ilustron politikën e etabluar antihistori që ka hedhur rrënjë në Kosovë. Një fytyrë emblematike shqiptare si Gjergj Kastrioti nuk është e pëlqyeshme askund në rrjetat politikbërëse, për hatër të multietnicitetit dhe ‘proceseve’ që po ndodhin në Kosovë. Paçka që në Francën e qytetëruar dhe të emancipuar, mund të jetë e pranishme kudo nëpër hapësirat publike, një figurë historike e Napoleon Bonapartës, që shënjëzon tiraninë, despotizimin e ekspansionizimin që pat pllakosur dikur mbarë Evropën. Por Franca trason konsekuente rrugën e saj demokratike e liberale, dhe dosido parimisht historia mbetet histori. Nuk falsifikohet në bazë të sistemeve të kohës. Edhe pse tani si asnjëherë më parë, Franca dhe armiku i saj i dikurshëm Gjermania, po i intensifikojnë shkëlqyeshëm marrëdhëniet fqinjësore duke bashkëpunuar në sferën politike e ekonomike, në secilën nga këto dy shtete historia është e paanshme. Francezët përkundër marrëdhënieve të mira me Gjermaninë, e ruajnë rrjedhën dhe objektivitetin e tyre historik, dhe prapë Gjermania përfaqëson figurën e ‘armikut të dikurshëm’. Francezët nuk janë aq të pamend e të pavetëdijshëm sa të harrojnë vuajtjet e rënda para një gjysmë shekulli, kur Gjermania naziste kishte pushtuar vendin e tyre.

As për një algjerian të thjeshtë Franca nuk mund të mbetët vetëm si Francë e tanishme. Sepse para kësaj France ekzistonte një Francë tjetër e cila e mbante Algjerinë të robëruar e të kolonizuar. Britanikët, rusët, amerikanët, spanjollët, gjermanët ruajnë me xhelozi historitë e veta kolektive. Në analet e politikës ndërkombëtare mbetet një rregull i pashkruar - ai i ruajtjes së historisë. Në bazë të saj farkëtohen politikat më të mira të mundshme për të ardhmen në aspektin ndërkombëtar.

Një shekull më parë, kur kryengritjet çlirimtare po kulmonin në viset shqiptare gjatë vitit 1910, kryeministri xhonturk, Haki Pasha, në një mbledhje të ministrave të vet pat thënë: ‘Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë nën perandorinë tonë, janë shqiptarët. (...) Historia e tyre, po doli në shesh, është prishja e Turqisë’. Ndërsa gjenerali më i egër turk, Shefqet Turgut Pasha, thoshte me tërbim e urrejtje: ‘Le të shuhen shqiptarët. Ka popuj të tjerë në Ballkan që t’u zënë vendin’.

A nuk është kjo në ngjashmëri me prirjet për mohimin e mëtutjeshëm të historisë sonë kombëtare tani në Kosovë? Serbia akademike përherë lansoi tezat e saj shoviniste, të tipit të Cvijiqit e Çubrilloviqit, që nëpërmjet falsifikimit flagrant të historisë të bëjnë spastrimin e Kosovës nga shqiptarët dhe zëvendësimin e tyre me kolonë serb. Shqiptarët cilësoheshin si racë e ultë primitive, që u dynd në këto anë gjoja nga Malësia e Shkodrës, në shekullin e 17 me ndihmën e Perandorisë Osmane. Serbia në negociatat e fundit për Kosovën ka legalizuar planin e saj ‘strategjik’ për kulturën e saj në Kosovë. Shembuj të kësaj përqapje të rrezikshme të Beogradit, ndër të tjerash, janë gllabërimi i dhjetëra zonave qindrahektarëshe përreth manastireve ortodokse. Me anë të këtij veprimi, Serbia po përpiqet për ta shtënë në dorë të drejtën historike dhe, pra, delegjitimimin e shqiptarëve si vendas autokton. Serbia në çdo kontekst historik ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të fitojë të drejtën historike mbi Kosovën. Me këtë donte të legalizonte dëbimet e mëdha të shqiptarëve për në Turqi përgjatë dy luftërave botërore. Këtë e bëri edhe gjatë luftës së fundit me ushtrimin e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës, dhe deportimin e më se një milion shqiptarëve jashtë Kosovës. Kurse çapaçulët e mërzitshëm të politikës vendore vazhdojnë të babëzijnë pafundësisht për Kosovën e pavarur e sovrane. Ata po e miratojnë verbërisht flijimin e historisë sonë kombëtare dhe kthimin e saj në hiqhistori. Por ata po harrojnë një gjë. Historia si një zhvillim objektiv ngjarjesh e procesesh rrjedh pashmangshëm. Herët a vonë ata do të gjykohen për këtë masakrim që ata po ia bëjnë historisë sonë.

Kthehu ne fillim

 -------------------------------------------

Mentaliteti i llamarintë!

 PUSHTETI PIRAMIDOR NË KOSOVË TAMAM SI PUSHTETI I ATËBOTSHËM BABILONAS! 

Shkruan: Salih MEHMETI

(www.pashtriku.org – 18.06.2007 / 20:30)

 ***

Ata që e gënjejnë popullin janë më tiranë se ata që e shtypin.(Petro Marko)

Në muzeun e famshëm të Luvrit në Paris, ku ruhen monumentet materiale artistike më të çmueshme të antikitetit, gjendet edhe kryevepra e artit babilonas. Fjala është për ‘Stellën e Hamurabit’, mbretit legjendar të Babilonisë, e cila përbën një pllakë të lartë prej dy metrash ku janë gravuar pjesë nga Kodi ligjor i Hamurabit. Në pjesën e epërme të kësaj pllake, sipër mbishkrimeve të ligjit ndodhet një bariliev i skalitur ku vërehet dy veta. I pari qëndron sipër, ulur në fron, dhe përfaqëson hyin Shamash, njëri nga më të adhuruarit në Babiloninë e vjetër. Karshi tij qëndron në këmbë Hamurabi, i cili mban njërën dorë ngritur, që shenjon pranimin e urdhërit nga eprori i tij. Me pak fjalë, artisti babilonas paraqiti pushtetin e atëbotshëm babilonas. Urdhëri vjen vetëm nga sipër dhe si i tillë shkon poshtë te populli. Përvijueshmëria e tillë etablon realitetin e caktuar të shtypjes së popullit. Urdhëri në kornizën piramidale jepet gjithnjë në formë të të shtypurit i cili manifestohet pikërisht nga fuqia detyruese e padronit. Kësisoj qartësohet roli i ‘Hamburabit’; ai është veçse ndërmjetës inferior, pa peshë vendimmarrëse, të cilit i jepen urdhëra për t’u shkarkuar në popullin i cili u dashka bindur.

Skena e pushtetit piramidor në Kosovë është taman simbas këtij parimi. Në këtë përmasë të sotme kohore, stella e kristalizuar e gjendjes politike do të dukej kështu: në fronin epror rri ulur Marti Ahtisaari. Karshi tij rrinë si robotë, anëtarët e Ekipit Negociator të cilët ngrisin dorën me zell duke pranuar pa kushte urdhërin e tij (Pakon e Ahtisaarit). Duke qenë se roli i këtyre adjutantëve është veçse të ndërmjetësojnë e të përçojnë kuadrin e urdhërit poshtë në popull duke e racionalizuar atë si ‘domosdoshmëri absolute’. Po çka në të vërtetë përfaqësojnë këta adjutantë, detyra e të cilëve është e parathënë: pranimi kategorik i urdhërit sipëran?

Meqenëse shtresimi vertikal i këtij sistemi është funksioni i paravënë i piramidës, urdhëri farkëtohet nga lart (Këshilli i Sigurimit e zbret hallkave të mëpastajme). Vullneti fundamental i popullit të Kosovës për vetëvendosje të plotë politike deri në shkëputje, ndrydhet në vazhdimësi. Që kur dokumenti i Ahtisaarit u publikua botërisht, demagogjia zyrtare lansoi një fushatë programatike për ‘domosdoshmërinë’ e këtij vendimi. ‘Kosova mirëpret të ardhmen’ qe një prej slloganëve të shumta që vërshuan mediat. Kërcënimi fatal i asgjësimit të sovranitetit të popullit në asnjë vend në botë nuk mirëpritet. Kjo mirëpritje bëhet vetëm nga kjo klasë e politikanëve vartës, të cilët kanë nevojë për mëshirë te pushteti, dhe pushteti ka nevojë për krahun e tyre. Ata së bashku përmbajnë tërësinë e shtypjes. Presidenti i ndjerë i Bosnjë–Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, në një nga trajtesat e tij shkruan kështu për kategorinë e njerëzve vartës: ‘Ka një lloj njerëzish që adhurojnë pushtetin e fortë, dëshirojnë të jenë të shtrënguar, i mrekullon rendi, ai i jashtmi, siç është në ushtri, ‘ku dihet kush komandon e kush dëgjon’ Shija e tyre përkon me pjesët e reja të qytetit, tek janë identike të gjitha shtëpitë, në rreshta të drejtë dhe me fasada identike. Ata prapë pëlqejnë llamarinë – muzikën, uniformën, spektaklin, paradat dhe gënjeshrat që ‘zbukurojnë’ jetën dhe e lehtësojnë... Ata janë njerëzit me mentalitet vartësie. Ata kanë dëshirë të jenë vartës, kanë dëshirë sigurinë, rendin, estabilishmentin, kanë dëshirë të lavdërohen nga eprorët e vet, kanë dëshirë të jenë ‘në mëshirë’.(...). Vartësit dëshirojnë që të kenë pushtet, kurse pushteti dëshiron të ketë vartës. Ata shkojnë së bashku si pjesë të një tërësie. Po s’pati autoritet, vartësit e shpikin.

Regjimi i pështirë i UNMIK - ut që në fillesat e tij përzgjodhi me zell njerëzit kurtizanë të tij, me të cilën do të formonte regjimentin e IPVQ–ve, duke u orvatur që përmes një laryshie ngjyrash të politikanëve të krijojë një spektër unik politik që ‘vetëlegjitimohet’ nga vetë populli. Me këtë fakt UNMIK–u përqapet me një manovër diabolike kur thotë: ‘Ja ku i keni ju politkanët tuaj që tani janë shqiptarë. Deri dje patët të huaj, tani ja ku i keni tuajët të cilët i zgjedhni me votën tuaj’. Prodhimi i kësaj demagogjie manifestohet në dy mënyra: e para, besimi te ‘amësia’ e sistemit; dhe e dyta, besimi te ‘humaniteti’ i vazhdueshëm ndërkombëtar.

Populli e ka plotësisht të qartë nga vetë përvoja e qëmtuar e tij historike përgjatë viteve të pushtimeve të njëpasnjëshme se amësia nuk është domosdoshmërisht kombëtarja. Fryma kombëtare duhet të jetë prologu – themel i sëndërtimit të amësisë reale. Në Jugosllavinë e Titos, shqiptarëve u lejoheshin një sërë të ‘drejtash të të barabartëve’, duke u hapur shkolla në gjuhën amëtare, televizion dhe mjete të tjera ‘informimi’. Mirëpo cilësori ‘amëtar’ me mbikëqyrje sipërane nuk ta determinon edhe përmbajtjen e njejtë amënore. Televizioni publik i asokohshëm, RTP–ja ose gazeta Rilindja kishin ‘amësi’ sasiore, por asnjë fije frymë kombëtare. Problemet më të mprehta kardinale që e ngulfatnin popullin shqiptar, mungesa e lirisë tërësore kolektive nuk problematizoheshin fare në këto institucione të cilësuara ‘amëtare’ e të mbikqyrura nga qarqet e Titos.

Institucionet aktuale të ashtuquajtura vendore nuk kanë asgjë përmbajtësore me vendin të cilit i përkojnë. Për të pasur taman cilësorin vendore, ato duhej që në nismë të merrnin dorën e fundit nga populli. Rrjedhimi do të kishte të bënte me institucione të njëmendta kombëtare me themel të qëndrueshëm politik dhe kontratë me popullin. Disa njerëz ngushëllohen me faktin se ndërkombëtarët ndryshojnë thelbësisht nga pushteti i kaluar serb. Mirëpo, çdo zyrtar ndërkombëtar që vie këtu është i prirur të bëjë dëme kapitale pa mbulesë, pa marrë parasysh cënimin e interesit jetik të popullit që e sundojnë. Ata e përmbushin misionin e tyre duke bërë njëmijë e një dëme të pallogaritshme, dhe ikin pa kurrfarë ndërgjegjje apo reperkusioni në vendet e tyre. Këtë kataklizmë pllakosëse, njëri ndër shkrimtarët më në zë që ka bota, Paulo Celho, në një rast do ta quante vështrim nga lartësia e malit, ku spikat veçse vogëlsia e gjërave dhe kësisoj tretet rëndësia e tyre. Humbjet dhe brengat mbesin atje poshtë.

 

„LUFTA E VITEVE“ DHE ËNDRRA E POLITIKANËVE TANË PËR T´U FUTUR NË HISTORI!

Shkruan: Besnik KRYEZIU

(www.pashtriku.org – 22.07.2007 / 16:05)

Ndonëse vitet e fundit, secilin veç e veç i kemi shpresuar, i kemi pritur si vitet e shpresës së madhe, vitet e pavarësisë, vitet e vendimit historik për Kosovën, ato të gjitha së bashku me shumë keqardhje po dalin si vite të humbura, vitet e rezultateve zero. Ndonëse viti 2007 mund të jetë gëzuar që viti paraardhës 2006 nuk u bë vit historik, zhgënjimi edhe për vitin 2007 po duket në horizont. Si duket përkrah luftës se kush do ta fitojë betejën diplomatike për Kosovën ka hy edhe lufta e viteve se cili nga ta do të jetë viti i cili në zemrat e shqiptarëve do shkruhet me shkronja të arta, ndryshe nga vitet e rëndomta që i harrojmë sapo të vjen i riu.

Sa shtyrje bërrylash janë bërë se kush do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, secili lider ditën për Diell ka ëndërruar me sy hapur, të gjithë donin vend në sofrën e historisë.

Si duket harruan se udha për te sofra historike nuk është e lehtë, është ecje nëpër teh thike, jo të gjithë e përballojnë këtë ecje e aq më pak liderët tanë. Ata u rrëzuan në ecje e sipër sepse u mungonte dija politike, u mungonte guximi dhe vendosmëria, ishin shkurtpamës deri në verbëri. Për ngushëllimin e tyre t’ua përkujtojmë se megjithatë historia ka dy faqe, faqen e bardh dhe faqen e zezë, se në cilën faqe do të jenë ata të shpresojmë që të jenë kaq inteligjent për ta kuptuar vetë. Pas shtyrjes së vendimit për statusin ndërkombëtarët duke e parë se durimit po i vije fundi dhe se e kanë të vështirë të menaxhojnë pakënaqësinë e qytetarëve e pollën edhe një ide, idenë e mbajtjes së zgjedhjeve para statusit. Ndonëse edhe disa parti politike u shprehën për zgjedhje, çështja është se: Kosova a ka nevojë për zgjedhje apo për zgjidhje?

Kuvendi duhet ta bëjë fakt të kryer pavarësinë e Kosovës

Unë mendoj se me gjithë qeverisjen e dobët që e kemi Kosova ka nevojë më shumë për zgjidhje se sa për zgjedhje. Pse? Sepse pas idesë për mbajtjen e zgjedhjeve qëndron mendimi se me këtë do të zhvendosej vëmendja e qytetarëve të Kosovës nga zgjidhja e statusit te zgjedhjet. E tërë ajo pakënaqësi akumuluese do shfryhej nëpër fushata para zgjedhore ku përsëri do të vazhdojnë premtimet për pekmez dhe qenët e Sharrit. Arsyeja tjetër që më bënë të jem kundër zgjedhjeve para zgjidhjes së statusit është se: edhe nëse mbahen këto zgjedhje nuk do të ndërrohet elita politike në vend, për të cilën Kosova do të kishte nevojë imediate dhe procesi politik do të merrte dimension të ri. Përafërsisht skena politike e Kosovës do të mbetet e njejtë me disa ndryshime të vogla të cilat nuk do të luanin rol në vendimmarrje. Duhet, sipas mendimit tim t'i heqim iluzionet se këto zgjedhje do të jenë demokratike sepse faktori ndërkombëtar na ka përcaktuar kornizat e lojës jashtë të cilave nuk guxojmë të dalim dhe se cilat janë ato korniza i kemi parë në legjislaturën aktuale në Parlamentin e Kosovës ku deputetët kanë folur, kanë miratuar rezoluta e ligje të ndryshme dhe në fund i dërguari fuqiplot i Kombeve të Bashkuara ju ka rënë fshesë. Faktori ndërkombëtar nuk do të lejojë dhe aspak nuk ka interes në ndërrimin e elitës aktuale politike, ata kanë ende nevojë për këtë elitë politike e cila ishte mjaft e dëgjuar karshi kërkesave të tyre.

Dikush do të thotë, po pas gjithë kësaj pakënaqësia në klasën politike a nuk do të ishin zgjedhjet shpëtim, dalje nga ky qorrsokak dhe mundësi për ndryshime, me keqardhje jo, dhe për arsye të vetme sepse prapë këta dështakë politik do t'i kemi në listat zgjedhore mu si ai që ka shitur dreqër kur e kanë pyetur se a bën me zgjedh, ju ka thënë s´ke çka zgjedh fund e krye një soj janë. Pra, mbajtja e zgjedhjeve para se të zgjidhet statusi nuk do të sjell risi në skenën politike kosovare dhe vetëm sa do vazhdonte pritjen e stërzgjatur të qytetarëve të Kosovës për statusin sepse në këto zgjedhje nuk do të kemi fituesin absolut, do të jenë të detyruar për koalicione mes partive politike që fitojnë mandate në parlament dhe ne e dimë se si dhe sa lehtë e shpejt merren veshë partitë politike në Kosovë, mbase edhe do të kenë nevojë për ndonjë ndërmjetësues ndërkombëtar për bërjen e qeverisë së re. Është, më duket luks që ne të merremi me fushata parazgjedhore kur tani qartas kanë dalë në horizont edhe opsione për ndarjen e Kosovës dhe ku reagimi i ndërkombëtarëve nuk ishte i fuqishëm kundër këtyre opsioneve.

Për të gjithë ne që mendojmë dhe flasim shqip ,është e qartë se edhe vazhdimi i negociatave është tregues se ndarja është rreziku i cili po i kanoset Kosovës sepse logjikisht bisedimet e zhvilluara në kryeqytetin Austriakë, që si përfundim patën pakon e Ahtisarit, pako që siç u vlerësua me të drejt ishte vetëm për serbët e Kosovës e që në shumë pika ishte e rrezikshme për funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Atëherë nëse pakoja e Ahtisarit ka rregulluar pozitën e minoritetit serb pse duhet të bisedohet me Serbinë për të ardhmen politike të Kosovës, jam i pajtimit të bisedojmë me Serbinë, por vetëm pasi të kemi njohje reciproke nga të dyja shtetet dhe që këto bisedime t'i japin fund konfliktit shqiptaro - serb, por deri sa Serbia hapur po deklaron se nuk do të heqë dorë nga Kosova, çdo lloj bisedimesh që do të zhvillohen vetëm sa do ta faktorizojnë Serbinë, si një faktor që pa pëlqimin e të cilit nuk do të ketë pavarësi. Duhet edhe njëherë fuqishëm t´ia bëjmë me dije të gjithëve se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se përpjekjet e kujtdo qofshin për ndarjen e Kosovës, Ballkanin do ta qonin në një definim të ri kufijsh ku ne do të reagonim fuqishëm dhe do të kërkonim bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Ne jemi sakrifikuar duke pranuar zgjedhe parciale për çështjen shqiptare por të jenë të sigurt se nëse hapet çështja e ndarjes së Kosovës atëherë pashmangshëm do të hapet edhe çështja e pa zgjidhur shqiptare por që fajin do ta bartin ata që po luajnë me këso opsione të rrezikshme dhe luftënxitëse për ndarjen e Kosovës.

Por, cila është rruga që duhet ta ndjekim ?

Pas gjithë atyre dështimeve dhe lëshimeve në Këshillin e Sigurimit është e qartë se procesi i pavarësimit të Kosovës duhet përfundimisht të kalojë te populli i Kosovës, parlamenti megjithë presionet  që ka duhet ta bëjë fakt të kryer pavarësinë e Kosovës duke e shpallur pavarësinë e vendit. Presidenti amerikan z.Bush deklaroi gjatë vizitës së tij në Shqipëri se ai do të presë që të arrihet një konsensus mes Amerikës dhe Rusisë por në rast se ky konsensus nuk arrihet atëherë ai do të thotë mjaftë më. Pra kjo deklaratë e fuqishme e presidentit Bush duhet të jetë sinjal për shpalljen e pavarësisë nga parlamenti i Kosovës. Pavarësia e Kosovës në këtë rast do të njihej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga blloku i shteteve perëndimore. Dhe vetëm atëherë pas njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës do të kishin kuptim zgjedhjet. Duke pasur parasysh aktualitetin politik dhe ndikimin që ka faktori ndërkombëtar te klasa politike e Kosovës mund të themi se zgjedhjet nuk do të jenë në funksion të zgjidhjes së statusit, ndërsa zgjidhja e statusit do të jetë në funksion të zgjedhjeve. Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk i duhen zgjedhje të cilat për qëllim do të kenë lindjen e një Grupi të Ri të Unitetit ngase ky i tanishmi ka VDEKUR duke vrarë vetveten.

 Kur përdhoset UÇK-ja nga njerëzit e padinjitetshëm!

 NJERËZIT NË KOSOVË NUK JANË TË RREZIKUAR NGA UÇK-ja, POR NGA SERBIA

DHE MIQTË E SAJ

 Për institucionet, mediat franceze dhe ato shqiptare

(www.pashtriku.org - 01.07.2007 / 20:15)

 Reagim ndaj fushatës mediatike dhe shpifjeve në Francë kundër njërës prej vlerave më të mëdha të kombit shqiptar, UÇK-së

    Rasti i familjes RABA na ka detyruar të japim shpjegimet e mëposhtme për refugjatët e “ndjekur” dhe të “rrezikuar” nga UÇK-ja. Shoqëria shqiptare “Iliria” në Lion ka ndjekur me vëmendje të veçantë ardhjen e shumë shqiptarëve nga Kosova dhe mbarë hapësira shqiptare në Francë. Ne i njohim mirë rrethanat ekonomike, sociale dhe politike në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare. Serbia i shkaktoi tragjedi të mëdha njerëzore, ekonomike, kulturore, sociale, etj. popullit shqiptar në Kosovë e më gjerë. Dhuna sistematike, terrori dhe gjenocidi shtetëror serb detyroi popullin shqiptar të krijojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe t’i rrokë armët për t’u mbrojtur. Gjatë Luftës Çlirimtare represioni serb kulmoi me holokaust. Ndërhyrja e NATO-s përshpejtoi përfundimin e kësaj lufte. UÇK-ja nuk vrau asnjëherë qytetarë të pafajshëm. Në shënjestër të saj nuk ishte popullsia civile. Ajo ishte në luftë me forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit serb. Ishin forcat serbe ato që humbjet e tyre nga forcat e UÇK-së i “kompensonin” duke vrarë, masakruar, terrorizuar dhe dëbuar popullsinë civile shqiptare. UÇK-ja nuk dogji dhe nuk shkatërroi asnjë shtëpi serbe dhe asnjë kishë a monument tjetër kulturor. Ishin forcat barbare serbe ato që dogjën e shkatërruan mbi dyqind mijë shtëpi shqiptare dhe shumicën e trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare. Këtë të vërtetë e ka njohur dhe pranuar mbarë bota e qytetëruar dhe demokratike. Prandaj, edhe u mbështet populli shqiptar dhe UÇK-ja nga NATO-ja dhe bota e qytetëruar. Kjo është e vërteta, me pak fjalë, për Luftën në Kosovë. 

Megjithatë, të shtrënguar nga pasiguria politike për të ardhmen e Kosovës, nga kërcënimet dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë, nga varfëria, papunësia dhe vështirësi të tjera të shumta në Kosovë, dhjetëra mijëra shqiptarë ikën dhe po ikin nga Kosova edhe pas mbarimit të Luftës në qershor të vitit 1999. Një pjesë e tyre kanë ardhur në Francë dhe po përpiqen të fitojnë të drejtën e qëndrimit në këtë shtet. Këta njerëz, të ndikuar edhe nga qarqe dhe individë të caktuar (të “specializuar”), që i presin, i drejtojnë dhe i këshillojnë se si ta bëjnë kërkesën për strehim politik, “ikjen” e tyre e arsyetojnë me “ndjekjet” dhe “kërcënimet”, që ua paska bërë UÇK-ja në Kosovë, prandaj ndjehen të “rrezikuar” nga ajo! Përralla me mbret zotërinj. UÇK-ja “de jure” dhe “de fakto” është shpërbërë më 19 shtator të vitit 1999. Kurse familja Raba, sipas videos që pamë në internet dhe sipas shumë shkrimeve të botuara në shtypin francez (“Le Monde”, “Liberation”, “L’umanite”, etj. dhe dhjetra faqe në internet), “ikjen” e saj nga Kosova e “arsyeton” me “ndjekjen” dhe “kërcënimet”, që ia paska bërë UÇK-ja në shtator të vitit 2001! Zonja Raba deklaron se “erdhën tre burra në uniformë ushtarake me emblemë të UÇK-së dhe me kallashë në dorë dhe i kërkuan burrit tim që të bashkohet me ta për të djegur shtëpi serbe (sic!). Burri im nuk pranoi, prandaj ata e kërcënuan se do ta paguaj shtrenjtë dhe ikën. Këta ushtarë, vazhdon përrallën e saj, zonja Raba, më erdhën një ditë në shtëpi dhe u përpoqën të më shnderonin. Pas kësaj ngjarje ne u detyruam të iknim dhe të vinim në Francë”. Përrallë fantastike! Këtë përrallë, kësaj radhe, nuk e hëngrën institucionet franceze, që kishin ushtarë, diplomatë dhe organizma të tjerë në Kosovë, që e dinin mirë të vërtetën për këtë krahinë shqiptare, prandaj e refuzuan kërkesën e familjes Raba për qëndrim në Francë. “Nuk ka gjë më të lehtë se të gënjesh atë që do të gënjehet”, thotë një fjalë e urtë popullore. Shumë shoqata joqeveritare dhe një pjesë e mirë e medias për muaj të tërë u “gënjyen” nga përralla e familjes Raba, duke u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të saj.

Sipas informatave që kemi, kërkesat e mbështetura me “argumentin” e “ndjekjes” dhe të “rrezikimit” nga UÇK-ja fantazmë (e pa qenë) ka pirë ujë dhe është pranuar në shumë raste nga autoritetet franceze kompetente për njohjen e të drejtës për strehim politik në këtë shtet. Të gjitha këto i kanë “joshur” disa shqiptarë të pandërgjegjshëm dhe të padinjitet të sajojnë lloj-lloj shpifjesh në kurriz të Luftës Çlirimtare dhe të imazhit të popullit të tyre! Këto shpifje, njollosje dhe përralla me mbret si duket po i shkojnë për lale edhe një pjese të medias dhe shoqatave franceze. Shoqëria dhe bashkësia shqiptare në Francë mendon se kjo fushatë kundër UÇK-së dhe Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar nuk i bënë nder shoqërisë, medias dhe demokracisë franceze. Shqiptarët e Kosovës (këta që po ikin nga vendi i tyre) mund të kenë njëmijë e një arsye të kërkojnë stehim politikë në Francë, por asnjëra prej tyre nuk lidhet me UÇK-në. Të gjitha lidhen me Serbinë dhe miqtë e tyre që po përpiqen me të gjitha llojet e “armëve” ta mbajnë të rrethuar, të kërcënuar, të shantazhuar, pa punë e pa perspektivë Kosovën dhe popullin e saj. Nga dosjet dhe deponimet që po bëjnë disa “shqiptarë” në shtete të ndryshme kundër UÇK-së dhe popullit të tyre do të skuqen jo vetëm të afërmit e tyre sot, por edhe nipërit dhe stërnipërit e tyre. Prandaj, ftojmë median dhe mbarë shoqërinë franceze të mos u besojnë përrallave të tipit RABA dhe të mos bëhen zëdhënës të këtyre përrallave…

Lion, më 29 qershor 2007

Veprimtarët e Shoqërisë Shqiptare ILIRIA: Aziz Bislimi, Abaz Pllana, Fehmi Plakiqi, Labinot Bislimi

 *(Institucioneve dhe mediave franceze u dërgohet në gjuhën frënge)

 Kthehu ne fillim

 Rusia nën Putinin

 DHIMBJET FANTAZMAGORIKE TË NJË PERANDORIE  

(www.pashtriku.org - 28.06.2007 / 17:00)

Rusia ka përballuar krizën e saj dhe sërish dëshiron të bëhet superfuqi. Kjo gjë ka të bëjë shumë me historinë, por fare pak me të tashmen.

Nga David Nauer, Moskë

Është një faqe e bukur letre, stolisur me ornamente shumëngjyrëshe, në krye të së cilës shkëlqen shqiponja perandorake ruse. Ai që do të marrë mundimin do të mund të shkoqisë se çfarë ka shënuar sipër saj dikush me një të shkruar shatra-patra: „Në historinë e atdheut dhe të ortodoksizmit manastiri i Ipatjewskit zë një vend të veçantë, bashkë me rilindjen e tij është e lidhur edhe rilindja e Rusisë“. I nënshkruari: W. Putin, 23.3.2005.

Murgjit janë krenarë për këtë dokument dhe ia tregojnë me kënaqësi çdo vizitori. Në manastirin e tyre, të vendosur jo fort larg Volgës, ka jetuar dikur djaloshi Mihal Romanov, atëherë kur kuvendi i fisnikëve rusë e hipi në fronin perandorak më 1613. Zgjedhja e tij i pati dhënë fund „Kohës së kaosit“, në të cilën Rusia pa drejtues ishte bërë pothuajse copë-copë nga suedezët dhe polakët. Mbreti Mihail I arriti ta stabilizonte vendin e katandisur si mos më keq. Pasardhësit e tij sunduan mbi 300 vjet dhe e bënë Rusinë fuqi të madhe.

Në kohën kur Vladimir Putini, njeriu që kishte shkruar frazën e mësipërme në fletën shumëngjyrëshe, u bë president para shtatë vitesh, Rusia ndodhej gjithashtu e shtrirë për dhe. Ndërkombëtarisht vendi shullëhej në një humbje peshe, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik i ishin shkëputur hapësira kolosale territoriale, në kohën që edhe ekonomia s’bënte dot përpara.

Sot, 7 vjet më pas, Rusia është sërish një faktor në politikën ndërkombëtare. Kremlini u ka shtrënguar darët para së gjithash „vendeve të huaja fqinje“ siç quhen ish-republikat sovjetike. Ukrainës dhe Bellorusisë iu desh të ndjenin armën energjetike, kundër Gjeorgjisë dhe Moldavisë Moska ndërmori bojkot ekonomik, më së fundi dhe Estonisë së vogël iu desh të mbrohej nga sulmet e egra të Moskës për shkak të një monumenti sovjetik të luftës.

 

Vladimir Putin

Edhe ndaj Europës dhe SHBA-ve Moska po ndjek një kurs konfrontimi. Në këtë mes pikat e përplasjes janë: të drejtat e njeriut, mishi polak i buajve, vdekja enigmatike e një kritiku të Kremlinit në Londër dhe raketapritëset e planifikuara amerikane. Ngrefosja provokative ruse arriti kulminacionin kur presidenti Putin u kërcënua se raketat e tij në të ardhmen do t’i drejtonte drejt „caqeve evropiane“. Një erë e hollë e luftës së ftohtë po fryn nëpër Evropë.

Tu kallësh frikën vendeve të tjera

Udhëheqja ruse thekson gjithnjë e më shpesh se ajo s’bën tjetër veçse po i mbron „interesat nacionale“. Kjo pa dyshim që është një gjë legjitime. Mirëpo shtrohet pyetja nëse vërtetë mund t’i shërbejnë këtij qëllimi kërcënimet, bojkotimet dhe akuzat e zëshme. Analisti liberal Jewgenij Jasin hamendëson se Kremlini para së gjithash ndjen nevojën që të zgjerojë maksimalisht fushën e ndikimit dhe që vendeve të tjera t’u fusë frikën. Kjo përbën një test dhe për elitën ruse, ngase edhe ajo po lejon të udhëhiqet nga „ambicie imperialiste“.

Kjo gjë s’mbetet pa ndikim në jetën e brendshme të Rusisë. Paralelisht me ringritjen në podiumin botëror, presidenti Putin ka punuar dhe në konsolidimin e brendshëm. Kundërshtarët e fuqishëm qysh moti janë arratisur jashtë vendit, ndërsa partitë, parlamenti, mediet dhe drejtësia janë bërë të dëgjueshme. „Retorika e superfuqisë po zëvendëson reformat liberale dhe demokracinë“ - konstaton Jasini paksa i rezignuar.

Megjithatë presidenti Putin është më i dashur se kurrë më parë në popull: 80 për qind e rusëve janë të kënaqur me zotin e Kremlinit. Kjo që prej kohësh nuk shpjegohet vetëm me faktin se shteti i ka vënë nën kontroll të gjitha masmediat e rëndësishme. Përfytyrimi i të qënit një superfuqi, e cila do të mund të matej me SHBA-të dhe Europën nga pozita e barabartë, është një pjesë e rëndësishme e identitetit rus, mbase më e rëndësishmja. Ky nacionalizëm imperialist po e zëvendëson nacionalizmin normal në shtetin shumëkombësh rus, mirëpo ai po zëvendëson edhe mungesën e një shoqërie civile të demokracisë dhe të shtetit juridik. „Rusët do të ishin të gatshëm qoftë dhe të vuanin nga uria, vetëm të jetonin në një perandori“, thumboi në një rast një politikane e Azerbeixhanit.

Ky tipar dallues rus nuk është i rastit. Në kujtesën historike ruse kanë mbetur të ngulitura në formë sidomos të trishtueshme kohët kur Rusia reflektonte dobësi. Si p.sh. „Koha e kaosit“, së cilës i dha fund cari Mihail i I-rë, ose turbullirat e viteve 90-të të shekullit të shkuar, në fundin e të cilit u zgjodh president Vladimir Putini.

Mirëpo pas një shqyrtimi më të hollësishëm, imperializmi më i ri rus s’është aspak pasqyrë e një force reale. Rusia as për së afërmi nuk e zotëron peshën që kishte gjatë shekullit XX. Për sa i përket numrit të popullsisë ajo zë vendin e dhjetë në shkallë botërore, me një tendencë uljeje. Për krahasim: BE-ja ka mbi tre herë më shumë banorë. Edhe fuqia e saj ekonomike nuk është e mjaftueshme për një perandori: produktiviteti i brendshëm bruto i Rusisë është i njëmbëdhjeti për nga madhësia në botë, për sa i përket rritjes ekonomike ajo gjendet në vendin e 52-të. 80 vende në botë kanë të ardhura më të larta se sa ajo për kokë banori. Ndër pikat e forta të Rusisë numërohen, krahas 3000 kokave detonuese bërthamore, pasuritë nëntokësore, pozita gjeografike si dhe e drejta e vetos në Këshillin e sigurimit të OKB.

Përballë këtij sfondi sulmet e rrepta të politikës së jashtme ruse duken më shumë si një terapi kundër dhimbjeve fantazmagorike të një ish-fuqie botërore. Udhëheqja ruse duket sikur e di këtë gjë dhe ajo do të bëjë kujdes që të mos e lejojë eskalimin e konfrontimit me Perëndimin. Kësisoj dhe vetë Putini vuri në dukje si me shaka një fakt para pak kohësh, lidhur me temën e marrëdhënieve Europë-Rusi: „Le të mos bëjmë sikur në njërën anë kemi të bëjmë me një partner të butë, pambuk, ndërsa në anën tjetër me një përbindësh me brirë.“

“Tages Anzeiger”, 18 qershor 2007

Përkth. Bislim Elshani

 Kthehu ne fillim

 --------------------------

 Është koha e fundit për këndellje

SHTYERJA E RADHËS...!

Shkruan: Besnik KRYEZIU

(www.pashtriku.org – 18.06.2007 / 19:30)

E shtynë edhe një herë vendimin për statusin. Kush e di edhe sa herë të tjera do ta shtynë? Shumëkush mund edhe të jetë bërë nervoz, mbase edhe t’i çojë ndonjë “selam” Grupit të Unitetit për rrenat e tyre se zgjidhja e statusit është çështje ditësh e javësh, në ditën që e kanë mësuar lajmin për shtyerjen e radhës. Jam thellësisht i bindur se të tillë ka pasur plot. Deri sa po shikoja pamjet televizive ku i dërguari  amerikan për statusin, z.Wisner  po e bënte publike shtyerjen e radhës thash: po tash çfarë do të na thonë Grupi i Unitetit? Cili do të jetë arsyetimi i radhës? Me çka do të mundohen të na rrejnë, se edhe rrena s´kanë më. Skenari i Ahtisarit  sipas të cilit u zhvilluan të ashtuquajturat  bisedime teknike me këtë shtyrje dhe me fillimin e një procesi të ri bisedimesh po bije përfundimisht poshtë. Si duket ky skenar do të zëvendësohet me ndonjë skenar të ri, që ne ende nuk e dimë se kush e ka shkruar dhe se cila do të jetë përmbajtja e tij? Por një gjë mund të thuhet që tani, duke pasur parasysh  kërkesat  e Rusisë dhe Serbisë për vazhdimin e bisedimeve ky skenar do të jetë edhe më i keq për Kosovën. Në këtë skenar mund të hynë edhe ndarja e Kosovës si opcion. Jo rastësisht  Veton Surroi ditët e fundit ka filluar të na  përgatisë edhe për këtë opcion. Deklarata e tij se ,,vija ndarëse mes Rusisë dhe Amerikës mund të kalojë nëpër Mitrovicë” na jep shumë për të kuptuar. Këtu nuk duhet harrur faktin se ishte mu Vetoni i pari nga të gjithë  politikanët tjerë kosovarë që e futi në përdorim termin pavarësi e mbikëqyrur, duke deklaruar se do ta nënshkruante një gjë të tillë pa u ndjerë keq.

Kryeministri serb Koshtunica pas takimit me ministrin e jashtëm italian d’Alema deklaroi se Serbia nuk do të marrë pjesë në kurrfarë bisedime, epilogu  i të cilave do të ishte pavarësia e Kosovës. Duke pasur parasysh deklaratën e Koshtunices atëherë pse SHBA-ja  dhe Evropa  po pajtohen që të vazhdojnë  bisedimet  kur pozicionet e të dyja palëve nuk kanë ndryshuar. Ç’kuptim kanë këto bisedime? Pse po luhet loja e djallit me Kosovën? Pse po luhet me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës? Kush mund të garantojë se këta qytetarë  do t’i besojnë ende Grupit të Unitetit, sepse edhe me këtë shtyerje po dëshmohet se ata ishin vetëm për dekor dhe për mbjelljen e iluzioneve të rreme te qytetarët e Kosovës. Kush do ta merrë përgjegjësinë për daljen e procesit në rrugë ku vetë qytetarët do të jenë protagonist kryesor dhe procesin nuk do ta kontrollojë askush, do të krijohet kaos. Qytetarët e Kosovës, jo, ata nuk kanë faj. Qytetarët e Kosovës  kanë duruar dhe kanë besuar mjaft, ata tani duhet ta thonë fjalën e vetë sepse po luhet me të ardhmen e tyre, ata duhet t’i bëjnë përfundimisht të çart të gjithëve se Kosovë nuk është vetëm Grupi i Unitetit por janë mbi dy milion shqiptarë të cilët  kanë rënë e janë zgjuar me shpresën se statusi do të zgjidhet drejt dhe shpejt. Janë mbi dy milion shqiptarë që kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre për pavarsinë e Kosovës, çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është e larë me gjakun e  tyre.

 Parullat e Grupit të Unitetit se duhet të ruhet qetësia si dhe lëvdatat e ndërkombëtarëve për durimin tonë nuk na duhen më. Është koha e fundit për këndellje, është koha e fundit ku faktori i brendshëm duhet të aktivizohet dhe ta marrë rolin e vet, sepse vetëm ky faktor ka për t’i determinuar proceset, natyrisht pa e lënë anash edhe faktorin e jashtëm. Sa për ta rikujtuar, ne e dimë se deri sa nuk doli UÇK-ja në horizont, si faktor i brendshëm, faktori i jashtëm nuk u morr me Kosovën. Kosova u la jashtë të gjitha konferencave ndërkombëtare që u zhvilluan për ish –Jugosllavinë, siç ishte Londra dhe Dejtoni, edhe pse Kosova ishte element konstituiv i Federatës Jugosllave. Kosova atëbotë  trajtohej si çështje e të Drejtave të Njeriut dhe jo si subjekt politik, vetëm me aktivizimin e faktorit të brendshëm sytë e botës u kthyen nga Kosova dhe siç e dimë të gjithë ndodhi edhe ndërhyrja e NATO-s. Qytetari i Kosovës ka shumë arsye për të protestuar, për të qenë i pakënaqur  sepse ai është lënë tërësisht jashtë procesit, i pa informuar, në emër të tij bëhen lojëra  të ndryshme, po bëhet e ardhmja e tij dhe atë nuk e pyet askush, po ia qëndisin flamurin në bazë të disa kritereve qe nuk e di se ku dreq po i gjejnë, asgjë kombëtare nuk duhet të jetë në atë flamur.

 Merreni me mend se sa demokratik janë  Grupi i Unitetit  dhe UNMNIK-u, ku në botë cili popull do ta pranonte një gjë të tillë, pse nuk pyetet qytetari për këto simbole por vendos vetëm Grupi i Unitetit i cili për hir të zotit nuk ka mandat për gjëra të tilla, për më shumë mandati i tyre i ka kaluar që moti. Parlamenti i Kosovës ka dalë tërësisht jashtë lojës, nuk i pyet askush, ata aktivizohen vetëm kur i duhen Grupit të Unitetit, deri më tani ata kanë luajtur rolin e makinës votuese pa e thënë fjalën e vetë që është dashur ta thonë si përfaqësues të popullit që janë. Duke parë se ku është katandisur i gjithë procesi i zgjidhjes së statusit, lirisht mund të thuhet se i tërë ky proces ka filluar mbrapsht dhe, edhe përfundimi tij do të jetë i mbrapsht. Heqja dorë nga identiteti ynë kombëtar është e turpshme, krijimi i kombit të ri  kosovar është manipulim që do të na hakmerret sepse ne kemi jetuar, kemi luftuar dhe kemi vdekur me nderin e të qenit shqiptar.

Grupi i Unitetit ende nuk është i vetëdijshëm se me  këto eksperimente kanë për ta prodhuar ndonjë shtet sakat, i cili vështirë se do të qëndrojë në këmbë, por për ta ndoshta nuk ka rëndësi kjo, me rendësi ka se ata po kuptohen mirë mes veti, kanë të ardhura astronomike për gjendjen sociale të cilën e ka Kosova. Mbi Kosovën  po bien re të zeza që vetëm të verbëritë nuk i shohin ose naivët, që për një post të shkret i mbyllin sytë, janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm për ta ruajtur bythën e vetë, mjerë Kosova që i ka në krye. Për fund nëse nuk zgjohemi për ta marrë fatin tonë në duart tona, vendimi për zgjidhjen e statusit do të shtyhet deri në theqafje. Si duket jemi mësuar se vetëm kur të thyet karroca  t’i gjejmë rrugët. Kësaj here lutem që t’i gjejmë rrugët më herët. Zoti na ndihmoftë . 

&

Kosova - feudi i PSSP-së së OKB-së !

HIPOKRIZIA DHE PAFYTYRËSIA E DISA “POLITIKANËVE” SHQIPFOLËS

NUK NJEH LIMIT MORAL!!! 

Shkruan: Sejdi VESELI, Prishtinë

(www.pashtriku.org – 16.06.2007 / 09:20)

  • Këto pazarllëqe, me siguri do të përfundojnë një ditë dhe nga KS i OKB do të aprovohet një farë rezolute. Kur të fillojë jetësimi i kësaj rezolute, nën mbikëqyrjen e rreptë të EUMIK, vetëm atëherë do të kuptohet plotësisht gabimi i atyre që po e kritikojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe që po u gëzohen persekutimeve që po u bëhen liderit të saj Albin Kurtit dhe bashkëveprimtarëve të tij; vetëm atëherë do të kuptojnë gabimet e veta edhe ata, që sot po i shajnë Bacë Adem Demaçin dhe të gjithë ata që tërheqin vërejtjen, për dëmet që u shkaktohen interesave kombëtare shqiptare nga “Pako Pandora” e Ahtisarit; vetëm atëherë do të kuptohet plotësisht, se hipokrizia dhe pafytyrësia e disa “politikanëve” shqipfolës nuk njeh limit njerëzor, moral dhe kombëtar, por atëherë për këta sojsëz do të jetë shumë vonë!!!

***

Për ne shqiptarët,  realizimi i aspiratës së drejtë dhe shekullore, për të vetëvendosur për të jetuar të lirë dhe me dinjitet në shtetin tonë të vetëm, të ribashkuar dhe demokratik – Shqipërinë Natyrale, ishte dhe duhet të mbetet objektiv parësor!

E kishim fatin e hidhur historik, që në drejtim të trojeve tona natyrale të vërsulen shumë hordhi të fuqishme pushtuese dhe të cilat nuk lanë mjet pa përdorur për ta zhbi nga faqja e dheut popullin tonë.

Ishte shpirti liridashës i popullit shqiptar, që e bëri këtë popull të lashtë të panënshtrueshëm përballë asnjë force të huaj dhe që të rezistojë në vazhdimësi, ballëlartë dhe pa i kthye kurrë shpinën asnjë armiku, sa do i fuqishëm që ishte.

Duhet theksuar zëshëm, se në të gjitha epokat e historisë, rezistenca e drejtë e popullit tonë ndaj zaptuesve të truallit të tij, sidomos kur ishin në pyetje fqinjët e tij grabitqar, nga qarqe të njohura të Evropës Njerkë, jo vetëm se nuk u mbështetë, por herë quhej terroriste e herë kaçake. Për “çudi” as rezistenca heroike shqiptare, nën drejtimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,  që ndali përparimin e hordhive pushtuese osmane për 25 vjet rresht, e cila ishte shumë rrezik serioz edhe për vetë Evropën, jo vetëm se nuk u mbështet por u injorua prej saj.

As kontributi shumë i madh i shqiptarëve për përzënien e Perandorisë Osmane nga Ballkani, nuk u çmua nga Evropa Njerkë. Përkundrazi, shqiptarët ndëshkohen në pazarllëqet e organizuara dhe të drejtuara prej saj, në aleancë me carin rus. Me marrëveshjet e arritura në këto pazarllëqe (në Shën Stefan dhe në Kongresin e Berlinit), në vitin 1878, e përgjysmuan territorin natyral të shqiptarëve, duke ua dhënë peshqesh dobiçëve të tyre sllavë, të cilat menjëherë i spastruan ato dhunshëm edhe nga shqiptari i fundit.

Ishin po ato qarqe të Evropës Plakë të cilat në pazarllëqet e organizuara prej tyre, të cilat u zhvilluan në Londër (1913 dhe 1915), pranuan pavarësinë e shtetit të cunguar shqiptar, vetëm në pjesën bregdetare të Shqipërisë Natyrale dhe legjitimuan pushtimet e pjesës së saj kontinentale dhe të Çamërisë, nga shovinistët sllavo-grek. Në këto pazarllëqe, terrori sistematik dhe me përmasa të gjenocidit që po ushtrohej ndaj popullsisë shqiptare nga  forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore të këtyre pushtuesve, u konsiderua si çështje e brendshme e tyre.

Ishin po ato qarqe të Evropës Plakë, të cilat në pazarllëqet e organizuara dhe të udhëhequra prej tyre, në Versajë (1918), pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të cilat legjitimuan përfundimisht të gjitha pushtimet sllavo-greke, duke pranuar vendimet e Konferencës së Londrës, shumë të dëmshme për shqiptarët.

        Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore populli shqiptar u radhit, luftoi pa hile dhe me vetëmohim, në aleancë me shtetet e Koalicionit Antifashist, i bindur, se pas përfundimit të kësaj lufte, do të konsumonte të drejtën e natyrshme për të vetëvendosur për të ardhmen e tij. Ai me të drejt aspironte për ribashkimin e shtetit të tij kombëtar, Shqipërisë Natyrale, të ndarë dhunshëm në pazarllëqet e Evropës Njerkë. Por, pas përfundimit të kësaj lufte heroike, populli shqiptar u ndëshkua nga po ky koalicion, i ndikuar nga satrapi Tito -  mbeti nën robërinë dhe terrorin e egër sllavo-grek.

        Terrori sistematik që ushtrohej në vazhdimësi, nga pushteti serbo-çetnik, tani të maskuar nën petkun e internacionalizmit proletar dhe “vëllazërim – bashkimit” dhe lakenjtë e tij shqipfolës, ndaj çdo gjëje shqiptare, e detyrojë popullin tonë të vazhdojë rezistencën në forma të ndryshme edhe për katër dekada e gjysmë. Kjo rezistencë e popullit liridashës shqiptar u kurorëzua me luftën e armatosur çlirimtare, të cilën e zhvillojë dhe e përfundojë Famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në këtë ushtri çlirimtare e cila u lind falë përpjekjeve të shumë gjeneratave të patriotëve shqiptar, i ngjeshën radhët e saj bijtë dhe bijat më besnike të tij, të betuar para Flamurit Kombëtarë Shqiptar, për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Natyrale, nuk do të kursejnë as jetët e tyre.

Rriten e vet me shëndet të plotë që nga hapat e parë të jetës së saj, kjo ushtrie popullit e fillojë duke radhitur sukses pas suksesi, nëpër përpjekjet e një pas njëshme, të vështira dhe të përgjakshme luftarake, kundër një ushtrie bashkëkohore, siç ishte ajo e pushtuesve serbo-çetnik. Edhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse UÇK i kishin themelet thellë në popull; sepse ajo po zhvillonte një luftë të shenjët çlirimtare, në emër dhe me mandatin e tij; sepse radhët e saj freskoheshin përditë me djem e vasha të zgjedhura të tij, të bindur se pas ngadhënjimit mbi forcat e armatosura të pushtuesve, do të krijoheshin kushtet që më në fund edhe populli shqiptar do të vetëvendos lirshëm për të ardhmen e tij.

Por ndodhi e kundërta.

Pas përfundimit të kësaj lufte të drejtë dhe  çlirimtare të UÇK, në aleancë me forcën më të fuqishme ushtarake të kohës – NATO-n, mund të thuhet me të drejtë, se me mandat të KS të OKB-së, Kosova u shndërrua në një koloni të sunduar nga një administratë autokratike ndërkombëtare, ngase të gjitha kërkesat dhe vendimet e saj ishin të pa apelueshme. Ajo, e udhëhequr nga politika kolonialiste e unmikistanit dhe servilëve të saj vendor, në këto tetë vjet të pas luftës të armatosur çlirimtare edhe ashtu e varfëruar nga plaçkitjet shumëdimensionale nga pushtuesi serbomadh, u soll deri te shkopi i lypësit!

Thënë troç, Kosova u shndërrua në feud të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe të suitës së tij. Ajo u shndërrua ne një zonë eksperimentale të qarqeve të ndryshme ndërkombëtare. S’do mend, se njëri prej eksperimenteve që u kryen në Kosovë, nga qarqe të njohura ndërkombëtare, kishte për objektiv provimin e mjeteve më efikase për të ndikuar deri në atë shkallë në masat popullore, sa ato të mos merren me problemet madhore, por me ato të mbijetesës. Siç mund të vërehet, këtë eksperiment e kanë përfunduar me sukses të plotë.

Fajtorët kryesor për këtë realitet të hidhur që po mbretëron në Kosovë, në rend të parë janë liderët në krye të ashtuquajturave IPVQ të Kosovës, sidomos ata të cilët e kishin nënshkruar aktin e kapitullimit në Rambuje, i cili njihte Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë sovranitetin mbi Kosovën. Por, nuk mund të amnistohen as liderët e të ashtuquajturave parti politike, jo vetëm të atyre të cilat u themeluan me lejen e pushtuesve, por edhe të atyre të cilat dolën në skenën politike kosovare, si kërpudhat pas shiut, menjëherë pas përfundimit të luftës heroike të UÇK-së.

 E them të ashtuquajturat parti politike, ngase, shikuar realisht, në Kosovë nuk kemi parti të mirëfillta politike. Ato të cilat vetëquhen parti politike, nuk janë gjë tjetër, pos karikatura të tyre. Ato janë kukulla në duart e klaneve mafioze, të cilat u krijuan dhe u forcuan, duke shfrytëzuar fatkeqësinë e popullit! 

Gjatë tërë ekzistencës së tyre shumica e këtyre të ashtuquajturave parti politike, nuk e bënë as mundin e pleshtit për t’i mbrojtur frytet e luftës të armatosur çlirimtare, ngase qëllimi fundamental i themeluesve të tyre, nuk ishte drejtimi i popullit drejt realizimit të aspiratës së tij shekullore, por përmbushja e ambicieve të tyre të shfrenuara përfituese karrieriste dhe materiale. Andaj, si pasojë e kësaj mos pune, sot me trojet  dhe interesat tona njerëzore dhe kombëtare po ribëhen pazarllëqe, sipas skenarëve të përpiluara nga ndërmjetësit (përmbaruesit) ndërkombëtar, çdoherë në përputhje të plotë me kërkesat serbomëdha të Beogradit zyrtar dhe të kreut të Kishës Ortodokse “shënsaviane”.

Këto pazarllëqe fituan në intensitet, menjëherë pas përfundimit të farsës të quajtur Bisedimet e Vjenës, kur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së iu dorëzua “Pakoja Pandora”, nga i përzgjedhuri i tij Marti Ahtisari, specialisti me renome ndërkombëtare për përmbarimin e krizave ndërmjet popujve, çdoherë në përputhje të plotë me interesat e fuqive të mëdha.

        Përmbajtjen e kësaj “Pakoje” e kanë shtjelluar si duhet dhe në detaje shumë analist shqiptar dhe të huaj, andaj e shohë të mjaftueshme vetëm të konstatojë: se propozimi i Ahtisarit është i hartuar falë zemërgjerësie së “elefantëve”të Kosovës dhe të vegjëlve të tyre ( të cilët janë të dresuar, sidomos në këto vitet e pas luftës, për t’u pajtuar vend e pa vend me çdo kërkesë që parashtrohet nga të huajt, bile edhe të bëjnë “kompromise të dhembshme”); se me këtë propozim nuk duhet të pajtohen shqiptarët, ngase ua mohon të drejtën për të vetëvendosur për të ardhmen e tyre; se në bazë të këtij propozimi (të pranuar edhe nga i ashtuquajturi Parlamenti i Kosovës), jo vetëm se u legalizua copëtimi i territorit të Kosovës, duke i legalizuar dhe legjitimuar kontrollin e Serbisë (edhe me ndihmën e ushtarëve rusë) në rreth 35% të territorit të Kosovës, se jo vetëm mohohet identiteti jonë kombëtar, trashëgimia kulturore dhe historia jonë e lavdishme kombëtare..., por edhe u përgatit terreni, jo për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, por për ndërrimin e kolonizatorit të deritanishëm ndërkombëtar, të unmikistanezve me ata eumikistanez.

 Serbia nuk pajtohet me këtë propozim, ngase ajo e kërkon ta mbajë krejt Kosovën, si koloni të veten.

         Ky propozim do të qëndrojë i bllokuar në KS të OKB-së, deri në momentin kur të përfundojnë pazarllëqet ndërmjet të fuqishmëve, SHBA-ve të cilat deklarohen hapur pro këtij propozimi dhe atyre që deklarohen kundër, Rusisë së Putinit dhe disa segmenteve të fuqishme të BE.

Dihet, se kundërshtimi i rusomadhit Putin dhe klikës së tij, bëhet, jo pse mërzitën për interesat e serbomëdha të Beogradit, por nga frika e rrezikimit të synimeve të tyre strategjike. Këto synime strategjike drejt Ballkanit, janë ëndërr e kahershme rusomadhe që zonën e Ballkanit ta mbajnë në gjendje të turbullt, për ta vënë nën kontroll më vonë nga hegjemonizmi pansllavist

Moska zyrtare është e brengosur me drejt, se nëse detyrohet Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, ajo do të shpërblehet nga Perëndimi, duke ia hapur dyert për në BE dhe NATO. Kjo do të qonte në dështimin e synimeve strategjike ruse në Ballkan. Andaj, edhe bëhen dhe do të bëhen përpjekje në shërbim të realizimit kësaj ëndrre hegjemoniste e ekspansioniste rusomadhe, të mbahen sa më gjatë nën saçin e ndikimeve, sidomos shovinistet serbomëdhenj.

Serbia do ta kuptojë, sot apo nesër, se kjo “mbështetje” ruse ndaj kërkesave të saj, nuk ka qenë e motivuar nga aleanca e natyrshme sllave, por nga interesat hegjemoniste rusomëdha, por atëherë do të jetë shumë vonë për te! 

 Ndërsa prapavija e kundërshtimit në formë më të rafinuar të propozimit të Ahtisarit, nga disa segmente të fuqishme të BE, diktohet nga synimet e tyre strategjike politike, ekonomike e ushtarake në Ballkan.

Këto pazarllëqe, me siguri do të përfundojnë një ditë dhe nga KS i OKB do të aprovohet një farë rezolute. Kur të fillojë jetësimi i kësaj rezolute, nën mbikëqyrjen e rreptë të EUMIK, vetëm atëherë do të kuptohet plotësisht gabimi i atyre që po e kritikojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe që po u gëzohen persekutimeve që po u bëhen liderit të saj Albin Kurtit dhe bashkëveprimtarëve të tij; vetëm atëherë do të kuptojnë gabimet e veta edhe ata, që sot po i shajnë Bacë Adem Demaçin dhe të gjithë ata që tërheqin vërejtjen, për dëmet që u shkaktohen interesave kombëtare shqiptare nga “Pako Pandora” e Ahtisarit; vetëm atëherë do të kuptohet plotësisht, se hipokrizia dhe pafytyrësia e disa “politikanëve” shqipfolës nuk njeh limit njerëzor, moral dhe kombëtar, por atëherë për këta sojsëz do të jetë shumë vonë!!!

        Kam bindjen, se është momenti i fundit që të ndërmarrim veprimet e domosdoshme, të menjëhershme dhe konkrete për bashkimin e potencialit tonë mendor, material dhe veprues, në kuadër të një subjekti të vetëm gjithëkombëtar, i cili do të na prijë drejt dhe sigurt deri në  realizimin e amanetit të Dëshmorëve të Kombit. Zaten ky është obligim yni dhe i cili mund të kryhet i plotë, vetëm duke vepruar konkretisht dhe me vendosmëri, deri në përmbushjen e plotë të aspiratave të ligjshme të popullit tonë, për të vetëvendosur për të sotmen dhe të ardhmen e tij, për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në shtetin e tij të ribashkuar - Shqipërinë Natyrale!

Tjetër rrugë nuk kemi!

Kthehu ne fillim

 ---------------------------------

 Moratoriumi i limituar i Hashim Thaçit nga këndshikimi historiografik!

 MORATORIUMI – VAZHDIM I LUFTËS SË UÇK-së  ME MJETE PAQËSORE !

 "Dita është për të gjithë sytë, po të gjithë sytë nuk janë për dritë” - E.V. Fojsterleben

 

Shkruan: Prof. dr. Muhamet PIRRAKU

(www.pashtriku.org – 07.06.2007)

E shkrova më 13 prill 2003, në përkrahje të iniciativës së Z. Hashim Thaçi për moratorium të limituar, jo për ta marrë në mbrojtje z. Thaçi, por për të reflektuar politikisht rrjedhat shikua nga këndshikimi historiografik. E dërgova, të thuash, në të gjitha gazetat, por nuk e botuan. Vërtet, “moratoriumi” ndodhi pak më vonë, por i formës më të keqe për ardhmërinë e Kosovës - Aleanca për pushtet midis LDK-së së Rugovës - AAK-së së Ramush Haradinajt, e cila Kosovën e mbyti në pellgun e korrupsionit dhe të mjerimit social (konstatim më 31 janar 2006). Këtë shkrim e solla në librin:  Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006, 175-182, kurse tashti po e shpalosim në www.pashtriku.org.

 

Pse opinioni i Hashim Thaçit për Mo­ra­­to­riumin e limituar hasi në reagim të shpejtë të kreut të LDK-së me satelitët politikë, tarafe këto të cilat nuk bartën barrën kushtetutare të Ko­sovës për organizimin e mbrojtjes dhe të çlirimit të saj nga pushtuesi serb. Pse Opinioni i Thaçit hasi në tehe e qyka të atyre forcave politike të cilat nuk pranojnë Luftën Çlirimtare të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së si luftë të tyre dhe të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës. Pse kër­kesën e Hashim Thaçit për Moratorium e denoncuan të thuash si veprim antikombëtar mu ato forca politike, kreu i të cilave as kurrë nuk shkoi për t’u përkulur para Varrit të Adem Jasharit dhe as para Mauzoleut Gjithëkombëtar në Prekaz të Drenicës!!!? Edhe për këto fakte Kosovës, dhe shqiptarëve në përgjithësi, u duhet Moratoriumi që sot!

***

Konsideroj fatkeqësi kombëtare pse nuk arrijmë, kurrë, për çështjet e mëdha të diskutojmë “mbyllë” në rrafshin koso­var dhe gji­thë­shqiptar. Pse nuk e qartësojmë publikisht “diagnozën” e mosukse­se­ve tona në luftën dhe në përpjekjet për çlirim? Pse as për çështjet kru­ci­ale të fatit të vendit e të kombit nuk kemi program as opsion politik të për­bashkët “intim” – gjithë­sh­qiptar dhe “publik” – dip­lo­matik? Pse ato që i quajmë “qarqe politike” dhe “qarqe diplomatike”, qofshin ko­so­vare apo gjithëshqiptare, kurrë nuk ka­pi­talizojnë dijen historio­gra­fi­ke dhe juri­dike të individëve e të insti­tu­cioneve tona shkencore? Të gji­tha këto na kanë kushtuar dhe do të na kush­tojnë tepër shtrenjtë.

Dhe, pse na duhet Moratoriumi, sot?

Për një të vetmin shkak: Nuk jemi të zotët ta marrim me pahir atë që na takon nga Zoti, - as pavarësinë e Kosovës, për të cilën janë dek­­la­ruar disa parti politike, as bashkimin kombëtar shqiptar, për të cilin po punojnë dhe po sakrifikojnë idealistët. Personalisht, i takoj gje­dhes së dytë, ndërsa gjedhen e parë e konsideroj vetëm stad të kush­të­zuar, kom­pro­misin e vetëm, për zgjidhjen definitive të Çështjes shqiptare dhe të rehatisë së Ballkanit. Së këndejmi, duke u nisur nga analiza historiko-po­litike e ngjarjeve dhe e rrjedhave, jo më larg se krijimi i pushtetit fiktiv të LDK-së në Kosovë, në fillim të viteve të ’90-ta, kam guximin qytetar dhe intelektual të konstatoj: Opinionin publik të z. Hashim Thaçi për Moratoriumin e limituar lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës aktuale, e konsideroj kërkesë politike të pjekur: në funksion të ruajtjes së fryteve të gjakut dhe të Luftës Çlirimtare të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së, në funksion të evitimit të luftës qytetare shqiptare të filluar dhe në interes të së ardhmes më të dinjitetshme, jo të dhunshme, të Kosovës dhe të Çështjes shqiptare në përgjithësi.

Nuk e pëlqej mënyrën e paraqitjes solo të kësaj kërkese, por kër­koj të gjendet dhe të lokalizohet shkaku, pse të gjitha kërkesat poli­tike për kthesa vendimtare tashti e dhjetë vjet, janë solo kërkesa, solo opinione, që në fillim të dënueshme me dështim?!!! Gabriel Laubi do të na qortonte: “Nuk është e mjaftueshme vetëm të dish të punosh, duhet gjithashtu të pu­nosh. Nuk është e mjaftueshme të punosh, duhet gjithashtu të dish të punosh!”

Këtu duhet të thuhet ajo që është e domosdoshme. Për t’i gë­zu­ar fry­tet e të korrave të mbjella dhe të kultivuara me penë e gjak, duhen, së pari, dy gjëra: Ta njohim veten mirë (faktorin e brendshëm) dhe ta njohim rre­thin që na shtrëngon fuqishëm (faktorin e jashtëm). Fitorja jo­në e dëshi­ruar mund të sigurohet kur faktori i brendshëm do të prijë së paku me një promil para faktorit të jashtëm.

Është fatkeqësi imja që këtu më duhet të flas publikisht, së fundi kursyeshëm, për këta dy faktorë. Së pari, në faktorin e brendshëm bën pje­së vetëm Kosova apo edhe Serbia, dhe, së dyti, në faktorin e jashtëm bëjnë pjesë vetëm Fuqitë Ndërkombëtare të Vendosjes, apo edhe “Unio­ni Serbia dhe Mali i Zi”? E vërteta është tepër e hidhur. Okupatori ynë i urryer, kundër të të cilit populli shqiptar bëri një luftë jo të përgjithshme, është pjesë përbërëse historike dhe diplomatike e njërit dhe e tjetrit.

Pa shkuar më tutje, më duhet të konstatoj: Çlirimi i Kosovës me Luftën Çlirimtare nën udhëheqjen ushtarake dhe politike të UÇK-së në formim e sipër, ka disa segmente “çlirimtare” të ngjashme me Kryengritjen Serbe nën Karagjorgjin dhe Obrenoviqin, në fillim të shek. XIX. Por, edhe me të tjerat në Ballkan, në periudhën e formimeve të shteteve nacionale.

Të flasim pa dorëza: Më herët, asnjë kryengritje shqiptare, pos LANÇ kominterniste, nuk ka pasur mbështetje as politike as ushtarake të jashtme. UÇK pati nismën dhe mbështetjen në Tiranën zyrtare dhe në aleatët e Tiranës, ShBA-të dhe Anglinë (për këtë të jemi krenarë dhe jo të indinjuar, të irrituar e të mllefosur siç trumbeton organi i LDK-së), për Çlirimin e Kosovës dhe të tokave të tjera shqiptare nga Serbo-Jugos­lla­vi­a, njësoj si Kryengritja e Karagjorgjit dhe e Obreno­vi­qit në Moskën zyr­tare me aleatët, për çlirimin e Serbisë nga Perandoria Osmane. Realisht, Pashallëku i Beogradit – Serbia, ishte njësi shtetë­ro­re autonome nën mbrojtjen e Rusisë nga viti 1815 krejt deri me Kon­gresin e Ber­linit, më 1878 (Këtë rrugë të gjatë të pavarësimit pati Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria). Pse ndodhi kështu? Sepse Turqia ishte ende e fortë dhe kishte aleatë të fuqishëm, të cilët ende ia siguronin status quon. Çlirimi i Kosovës ka analogji të shumta me çlirimin e Serbisë?

Të sjell edhe një fakt të hidhur për ne: Deri në fundvitet e ’70-ta të shek. XIX, ndonëse Serbia ishte rritur në një fuqi shtetërore politi­ke e ush­ta­rake, dhe disa herë i kishte zgjeruar kufijtë e Pashallëkut të Beog­radit, me toka serbe e jo serbe, në ballina të librave shkollorë, që dilnin në Beo­g­rad, për shkollat serbe, falënderohej “Sulltani i Lartma­dhërishëm” - ser­bisht dhe turqisht. Pse ndodhi kjo? Sepse Serbia u çlirua me mbësh­tetjen politike dhe ushtarake të huaja. Ato i kishin inte­re­sat në çlirimin dhe në zgjerimin e Serbisë. Dhe, nxirrni patentshoferin, letërnjof­timin apo pa­sa­portën tuaj nga xhepi dhe shihni: gjeneraliet tuaja janë në tri gjuhë?! Se­pse Kosova nuk u çlirua vetëm me forcat e veta të UÇK-ës dhe kosovarët, më pastaj, me votën e tyre të lirë u përcaktuan për status quon unmi­kiane?!

Heqja e kësaj gjendje faktike tashti kërkon kohë dhe sakrifica shtesë.

Për ta parë domosdoshmërinë e vënies se Moratoriumit për statu­sin definitiv të shtetësisë së Kosovës si fat yni historik i imponuar nga faktori i jashtëm, duhet qartë ta tërheqim një vijë midis të sotmes dhe të djeshmes. Të gjitha zhvillimet që na sollën deri këtu, ku jemi, nuk mund të abortohen nga historia. T’i analizojmë, t’i revalorizojmë poli­ti­kisht, të mësojmë nga fitoret dhe nga humbjet, pa pasur për qëllim të gradojmë dike as t’i bëjmë gjyq tjetrit. Gjykimi i takon historisë.

Shkurt e qartë: ndalemi qenësisht në gjendjen e sotme, në çdo as­pekt të kërkesave shtetformuese. Bëjmë analizë pa sindromin e inatit të vjehrrës: “Për inati të së resë më vdektë djali!” Që të mos fundoset anija jo­në përfundimisht, të ardhmen e dëshiruar mund ta arrijmë ve­tëm nëse nga e sotmja e njohur mirë nisemi drejt asaj nëpër shtegun e shestuar mirë.

Gjendjes sonë aktuale për analizë mund t’u afrohemi nga shu­më anë e nga shumë aspekte. Unë do ta filloja me pyetjet: Si është aktualisht faktori i brendshëm kosovar, apo gjithëshqiptar? A premton ky faktor mobilizim të përgjithshëm për të realizuar Pavarësinë e Kosovës dhe për të zgjidhur Çështjen shqiptare? Maksima latine thotë: “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Ne nuk kemi Trup të shëndoshë. Tru­n­gu shqiptar i ndarë ndërkombëtarisht, midis gjashtë kreaturave shte­tërore artificiale, ka ndikuar që kombi shqiptar të jetë edhe më tutje komb parapolitik. Kjo na ka detyruar të bëjmë politikë mëhallësh me krerë (liderë) mëhallësh dhe as politikë gjithëshqiptare as të kemi një autoritet gjithëshqiptar.

Ndaj, këtij kombi në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti i duhet kohë për ta riparuar veten, për ta bërë veten shqiptar të atillë çfarë e kemi në këngë, në ndërdije, njëherit edhe për të riparuar kreun politik dhe kreun shtetëror, që është punë më e lira, që bëhet vetëm me pak “viktimizime” të interesave qartë materiale personale e grupore më të vo­gla për interesa të përgjithshme të banorëve të mëhallëve dhe të Shqi­përisë Etnike. Në Tiranë kjo është duke u realizuar, kurse në Kosovë, me Moratoriumin e  limituar, së fundi, mund të kthejmë diçka nga ajo që mund të kthehet nga humbja e djeshme me votën tonë dhe me dorën tonë.

Të ndalemi më gjatë vetëm në Kosovë. Më herët preka faktorin e brendshëm. Sikur këtë ta përbënte vetëm faktori shqiptar i Kosovës, ky aktualisht është shumë i disfavorshëm për realizimin e kthesave të më­dha që do t’i kishte siguruar një luftë e përgjithshme çlirimtare e Kosovës ose gjithëshqiptare. Dihet, me sakrifica më sublime. Dështi­met tona historike kanë bërë që sot t’i kemi në qarkullim disa opsione politike, të papërputhshme, për zgjidhjen e problemit të Kosovës – Çështjes shqiptare dhe aktualisht kemi tri tarafe politike, jo shumë mo­nolite, participuese në pushtetin e UNMIK-ut në Kosovë. Por, i kemi së paku edhe dy-tri tarafe politike e ushtarake të tjera, si njëlloj opozite me tri tarafet në bashkëqeverisje me UNMIK-un.

 Tarafi i parë, LDK-PSHDK etj., që ka pushtetin legjitim nga vota e lirë në Kosovë, politikisht është shumë heterogjen. Atë në kë­mbë e mbajnë interesat politike e materiale të individëve me shtatin në lëvizjen masive të popullit në vitet e ’90-ta dhe me rrënjët në shoqërinë e LKJ-së. Ky taraf nuk ka kapitalin politik e ushtarak, të pra­nu­eshëm ndër­kombëtarisht, të realizojë kërkesën imediate: Pavarë­sinë e Koso­vës - zgjidhjen e Çështjes shqiptare.

Tarafi i dytë, PDK – AAK etj., i cili ka kapitalin politik e ush­ta­­rak, por është jo gjithherë i koordinuar, nuk e ka legjitimitetin e pu­sh­tetit nga vota e lirë në Kosovë. Në tëhuajsimin e  këtij tarafi nga po­pu­lli ndikoi fuqimisht propaganda e LDK-së, kurse në defaktori­zi­min e tij ndikuan segmente të UNMIK-ut dhe të KFOR-it.

Tarafi i tretë, POVRATAK etj., ka rolin e Kalit të Trojës për Beo­gradin në Kosovë, me bekimin e Qendrës së Vendosjes Ndërkombëtare. Brenda në barkun e Kalit trojan të Serbisë në Kosovë a dimë se kush është edhe nga gjaku ynë?! Lidhjet shekullore politike, ekonomike dhe shtetërore nuk mund të ndërpriten vetëm me një luftë.

Në tarafet opozitare legale kemi LPK-në - LKÇK-në etj., me pro­g­rame të papërputhshme dhe të papërfillshme nga elektorati i Kosovës, i cili lirinë e do, por të falur, jo të fituar me sakrifica. Ka argumente të forta se në Kosovë dhe gjetkë në trojet shqiptare vepron FBKSH-ja, legale në Shqipëri dhe në botë, por edhe AKSH-ja ilegale në Shqipëri, në Kosovë, në Iliridë (Maqedoni Perëndimore), në Kosovën Lindore, në Çamëri dhe në Malësitë historike të Shqipërisë Veriore nën Malin e Zi. Dihet programi politik e ushtarak i tyre. Sytë nuk duhet mbyllur duke kaluar mbi vig, nëse nuk duam të përplasemi në humbëtirë. Qar­të, me partitë legale që i kemi sot, me opo­zi­tën politike që kemi sot dhe me forcën ushtarake ilegale që pretendojmë sot, nuk mund  të shkojmë larg, por çdo ditë e më shumë do të dobësohemi. Kosova do të defakto­ri­zohet edhe më tepër.

Dhe, a kemi guxim të pranojmë faktin se jemi në fillim të asaj që quhet luftë civile, plagë e jetuar dhe që rrjedh gjak në ne. A kemi forcë ta themi qartë se cili është roli i liderit lëdëkëisto-pëshëdëkëist në uverturën për luftën civile në Kosovë. Vërtet, a guxojmë të analizojmë fak­tet për të parë a ka Kosova personalitetin me moral të padiskutue­shëm – Presiden­tin e Kosovës, për të ndikuar në bashkimin e tarafeve politike legale për veprime të besueshme dhe publike në interes të ngri­tjes së shtetit dhe të realizimit diplomatik të Pavarësisë së Kosovës, në një anë, dhe të ndiko­nte jo në tëhuajsimin, por në urtësimin e përkrahë­sve të opsionit të luftës si mjetin e fundit (dashtë Zoti kurrë të mos për­dorej), për të realizuar kërkesat historike të kombit me plebishit gjithë­shqi­ptar të pranuar ndër­ko­m­bëtarisht, në anën tjetër.

Dhe, nga e tëra që u tha, del se Kosovës dhe kombit shqiptar i duhet sot Moratoriumi i përfolur, në mos për asgjë tjetër, për të ringritur grupimet politike të Kosovës pa euforinë çlirimtare të fundviteve të dymijëta dhe pa mjegullnajën pas çlirimtare të fillimviteve të tremijëta, për unifikimin e opsionit politik për statusin e Kosovës si uverturë për zgjidhjen e Çështjes shqiptare dhe për sigurimin e personalitetit zotshtë­pie të pakontestueshëm, jokoncensual,  përfaqësues të popullit dhe të shte­tit të Kosovës në ngritje. A kemi forcë intelektuale dhe qytetare t’i themi popullit qartë: E kemi lëshuar hapin për pavarësinë me të shpejtë të mun­dur të Kosovës.

Moratoriumi është pushimore jona, pa dalë nga rre­shti, për një frymëmarrje të thellë që barrën ta qesim aty ku kemi cakun pa e shkarkuar.

Thashë se arritja e pavarësisë nga akëcili pushtues është proces që ngritët nëpër faza, gjithsesi me mbështetje edhe të faktorit të jashtëm. Ky faktor kurrë nuk përfitohet duke lutur as duke potencuar kërkesat tuaja, sep­se edhe ana kundërshtare ka lutje dhe ka kërkesa të veta. Këtë Kosova e  përjetoi me Lutjet dhe Ankesat e xhumave të liderit të LDK-së në vitet e ‘90-ta. Faktori ndërkombëtar përfitohet kur faktori vendor, i brendshëm, ngri­tët në lartësinë e detyrës, kur ai krijon realitete të pa­kon­testueshme dhe kur ky faktor i jashtëm bindet se ti je i vendosur, së fundi, të gremisësh në greminë me gjithë beun mbi shpinë, pa pasur se çka të humbasësh më. Dëshmi për këtë kemi ngritjen e UÇK-së, beti­min e ushtarit të UÇK-së dhe përballimin me dhunën gjenocidiale të push­tu­e­sit si as kund gjetkë - në Drenicën - Varr mbi Varr! Faktori i jashtëm tani e pa dhe u bind se e tërë Ko­so­va do të kallet për t’a kallur Ball­kanin dhe Evropën, por prapë pa ShBA-të dhe Anglinë, ajo nuk do të vihej në lëvizje. Kosova sot do të ishte gërmadhë dhe populli shqiptar sot do të ishte në fatin e përmbytjeve biblike të izraelitëve, por jo edhe me dëshminë e tyre për identitet të veçantë – Besëlidhjen e Vjetër, tes­ta­ment i atdhedashurisë dhe i ekzistencës nacionale të hebrenjve.

Pra, e dimë cili ishte faktori i jashtëm që përkrahu Luftën e UÇK-së, jo për të çliruar Kosovën dhe për ta ribashkuar atë me mëmën Shqi­përi, por për ta ndërprerë dhe për ta dënuar dhunën antinjerëzore të një regjimi, pa ta cenuar përfundimisht të drejtën e vetëpërcaktimit për fatin, të drejtën në vetëvendosje për shtetin, por - “para statusit kushtet” e paarritshme!?

-Pse ndodhi Unmikistani dhe jo Pavarësia e Kosovës?

-Pse u vendosen kushtet para pavarësisë?

-Sepse LNÇ-në e UÇK-së as e pranoi as e pranon ende jo vetëm lideri, jo vetëm “institucionet e Koso­vës” të dominuara nga LDK-ja, por i tërë Tarafi i parë me elektorat shqiptar parapolitik lëdëkëisto-pëshë­dëkëist, i cili realisht, me vetëdije dhe me vetëpërcaktim, sakrifikoi tepër pak për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nën Serbinë dhe Maqedoninë.

-Cila është gjendja aktuale e faktorit të jashtëm, i cili ndihmoi UÇK-në për çlirimin e Kosovës nga regjimi racist serb i Millosheviqit, dhe jo nga sovraniteti i Serbisë?

-Miqtë tradicional të Serbisë, ndonëse disa syresh ishin anëtarë të Aleancës së NATO-s, para, gjatë dhe pas bom­bar­dimeve, ishin logjistikë e Serbo-Jugosllavisë. Vetëm vendos­më­ria e ShBA-ve dhe e Ang­lisë diktoi tërheqjen fiktive të pushtetit ushtarak e policor serb nga Kosova, por jo edhe marrjen, së paku fiktive,  të sovranitetit të “Jugosllavisë” – Ser­bisë dhe Malit të Zi mbi Kosovën.

-Ku janë sot mbrojtësit tanë, prej të të cilëve së paku nuk kemi dozën e frikës se do të tradhtohemi – ShBA-të dhe Anglia? Ata sot patën nevojë për mikun e vogël, por të sinqertë si vetja e tyre, në Ballkan dhe kombi shqiptar, të thuash ishull në Evropë, ua hapi zemrën dhe ua shtriu dorën e vockël, por forcë e madhe morale për momen­tin. Këtyre miqve, aktualisht, u duhet një kohë për t’i pasur ne pranë vetes në rrugën tonë të Lirisë së vërtetë.

Dhe, tashti të prekim edhe një çështje: Unioni Serbi – Mal i Zi është kreatur e Bashkësisë Evropiane dhe e OKB-së. E kuptojmë ne me­sa­­zhin e preambulës së kushtetutës solanomane të kësaj lidhje shte­tesh?! Po futja e  këtij shteti në strukturat e BE-së, të OKB-së, të NATO-s, a nënkupton edhe  Unionin Serbi-Mali i Zi (si vazhduese legjitime, madje edhe të Jugosllavisë nga viti 1918), si pjesë përbërëse të faktorit të jashtëm në caktimin e statusit përfundimtar të Kosovës mbi bazë të Rezolutës 1244. Dhe, a mund të paramendojmë se çfarë rezolutash do të nxjerrin Qendrat e Vendosjes pa faktorizimin e Kosovës si shtet nën hije me mbështetje të ShBA – ve dhe të Anglisë? Çka mund të bëj Shqi­pë­ria pa mbështetjen e aleatëve me të cilët po e bën Luftën për Paqen në Irak? Nuk arrijmë gjë me: “Duam njohjen formale të pavarë­sisë…!”, sepse tjetri na thotë: “Nuk të lëshoj, se je pjesë imja…!” Ndaj, na duhet edhe shumë punë për të lidhur për kërkesat tona miq të tjerë të fuqishëm perëndimorë dhe lindorë. Dihet se edhe armiku nuk fle dhe duhet pasur parasysh, gjithmonë, se pleqnimi, zgjidhja e çësh­tjeve me bisedime, ose me traktate bëhet me kompromise materiale në dëm të të dobëtit, sepse i forti vetë bën gjyq. Ne jemi i dobëti. Kom­promisi më i vogël i tolerueshëm për shqiptarët është: Kosova shtet i pavarur me kufijtë administrativë të fillimviteve të ‘50-ta të shek. XX. Mirëpo, këtë nuk ta lejon Rezoluta 1244. Nisur edhe nga këndvë­shtrimet e çështjeve të piketu­ara, Kosovës i duhet Moratoriumi që sot, për një punë me të gjatë, më të shtruar, për faktorizim shtetëror të Kosovës.

Çka i duhet Kosovës të plotësojë, përpos Tetë pikave të Shtai­ne­rit - Kushtet para Statusit. I duhet koha, për t’i shëruar plagët që Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ia shkaktoi pushtimi jugosllav nga viti 1912, me pranim ndërkombëtar; Duhet kohë për ta shëruar veten e tij individi shqiptar dhe kolektiviteti shqiptar i Kosovës nga traumat e luftës gjenocidiale serbo-jugosllave në vitet e ’90-ta; Duhet kohë që shqi­p­tari i Kosovës të dijë të zgjedhë midis qenies shqiptare historike dhe qenies kosovare antishqiptare katolike të “gatuar” në Kishë; Të mbrojë flamurin historik e kombëtar apo flamurin lëdëkëisto-pëshëdëkëist me simbole kishtare të së “ardhmës” së imagjinuar; Duhet kohë për serbët e Kosovës të këndellën për të kuptuar thellësinë e krimit që kanë bërë mbi bashkëqytetarët shqiptarë në emër të kishës ortodokse dhe të Ser­bi­së së Madhe, së fundi, ta kuptojnë pozitën e vet se a kanë lënë vend për vete në Kosovë për Atdhe të tyre; Koha na duhet për t’i forcuar insti­tu­cionet e judikaturës e të gjyqësisë në shërbim të zbardhjes së krimit të shkaktuar gjatë luftës dhe të krimit të organizuar aktual; Koha na duhet për ta forcuar shërbimin policor dhe për ta ngritur forcën mbrojtëse të Kosovës; Duhet kohë që qytetari i Kosovës të bëhet qytetar që ta kuptojë sjelljen dhe punën për shtetin e Kosovës si përkushtim të kryefamiljarit për familjen; Koha i duhet popullit shqi­ptar të Kosovës dhe më gjerë për t’ia  zhveshë mitet frenuese të bashkimit politik dhe të rrjedhave politike drejt Lirisë, Pavarësisë së Kosovës dhe zgjidhjes së Çështjes shqiptare; Koha i duhet edhe Faktorit Ndërkombëtar të Vendo­sjes të kuptojë qartë se a mund të jetojnë më së bashku, në një shtet, shqiptarët dhe serbët, por edhe për të pasur të qartë kërkesën tonë: duam: Zgjidhje parciale - Kosovën shtet, apo zgjidhje të drejtë dhe përfundim­tare – Ribashkimin e Shqipërisë?

Të gjitha këto  “kohë”,  të  domosdoshme për të siguruar ardh­më­ni­në tonë,  mund t’i siguronte vetëm  Moratoriumi i limituar, pra shtyrja për më vonë, me disa kufizime, të statusit përfundimtar të Kosovës.

Tashti shtrohet pyetja: 

Pse mu Serbia dhe aleatët e saj po kërkojnë të fillohet me bise­dimet për statusin e Kosovës, kurse miqtë e Kosovës, të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, preferojnë mos ngutje, për shtruarjen e problemit në një ko­hë premtuese për një zgjidhje sa më fatlume. Një urti thotë: “Armi­ku më tha: ‘Duaje armikun tënd’. E dëgjova: Zura ta dua vetveten”!

Shtrohet edhe një pyetje: Pse opinioni i Hashim Thaçit për Mo­ra­­to­riumin e limituar hasi në reagim të shpejtë të kreut të LDK-së me satelitët politikë, tarafe këto të cilat nuk bartën barrën kushtetutare të Ko­sovës për organizimin e mbrojtjes dhe të çlirimit të saj nga pushtuesi serb. Pse Opinioni i Thaçit hasi në tehe e qyka të atyre forcave politike të cilat nuk pranojnë Luftën Çlirimtare të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së si luftë të tyre dhe të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës. Pse kër­kesën e Hashim Thaçit për Moratorium e denoncuan të thuash si veprim antikombëtar mu ato forca politike, kreu i të cilave as kurrë nuk shkoi për t’u përkulur para Varrit të Adem Jasharit dhe as para Mauzoleut Gjithëkombëtar në Prekaz të Drenicës!!!? Edhe për këto fakte Kosovës, dhe shqiptarëve në përgjithësi, u duhet Moratoriumi që sot!

Në fund, do t’i lusja forcat politike, institucionet shtetërore, ins­ti­tu­cionet e shkencës dhe të kulturës dhe Universitetin e Prishtinës, ta shtro­jnë për diskutim Opinionin e z. Hashim Thaçi për Moratori­u­min e limituar, ta diskutojmë çështjen mbi bazë të një analize të shën­doshë shkencore dhe politike të gjendjes ku gjendet Kosova aktualisht. Shkurt, kështu si jemi, a mund të presim nga kërkesa për Pavarësinë for­male të Kosovës - Pavarësinë reale të Kosovës, apo mos duam Ribashkimin e Shqipërisë?

Ftoj shtypin dhe mediat vizuale e radiofonike të mos u ofrohet mikrofoni kalimtarëve në rrugë, fakirëve që as dinë as mund të kup­tojnë pse jemi në një gjendje kaq të pa perspektivë, as dinë se ç’do të thotë Moratorium as i limituar dhe as se çka duhet të arrihet me Mora­to­riumin. Nuk kemi kohë për të humbur!

Kthehu ne fillim

 A vuajnë institucionet e Kosovës nga pasionet hakmarrëse?!

 POLITIKA HAKMARRËSE E MASHTI-it !

Shkruan: Mehmet BISLIMI

( www.pashtriku.org– 30.05.2007)

 

Ditë më parë nga Ministria e Arsimit të Kosovës u mor një vendim për suspendim nga puna të Tahir Krasniqit - drejtorit të shkollës fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë. Vendimi u mor me shkasin e vizitës që asaj shkolle i bëri zoti Hashim Thaçi, ish lideri i UÇK-së, tani lider Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i Grupit të Unitetit të Kosovës!

Paradoksi ynë shoqëror me tërë kompleksivitetin e vet ngërthen brenda vetes edhe elementë të padiskutueshëm që transmetojnë hapur pasione të ulëta hakmarrjeje. A vuajnë institucionet e Kosovës nga pasionet hakmarrëse?! Ky vendim tepër i njëanshëm e skajshmërisht me prapavijë politike, sikur na i kujton vendimet, dhe diferencimet ideopolitike të ish politikës së LKJ-së së Titos e Millosheviqit të cilëve populli ynë iu vu shqelmin dhe pushkën. Në atë kohë, kur liderët shpirtërorë të popullit, siç ishin të dënuarit politikë e të tjerët që pa dyshim se gëzonin reputacion të gjerë tek masat popullore, detyroheshin të rrinin të izoluar në shtëpi, të mos lëviznin, të mos vizitonin shkollat, fabrikat, dasmat, ahengjet apo edhe ndonjë ngushëllim për mort nga se pësonin përgjegjësit e shkollave, fabrikave dhe të tubimeve tjera. Disa përfundonin në burg, disa të përjashtuar nga puna, e madje disa duhej të kalonin edhe në arrati! MASH-ti, për fat të keq vuan nga mungesa e një ligji të tillë të LKJ-së së dikurshme, ligj i cili zotin Thaçi për atë vizitë do ta dërgonte në burgun e Smrekovnicës për dy- tri vite rresht! Kështu që do të vinin mend edhe liderët të tjerë të luftës e të mos ofroheshin nga shkollat, fabrikat, dasmat e ahengjet!...

  Nga ana tjetër, i plotfuqishmi i kësaj ministrie, deri me sot nuk ka pasur guximin të suspendoj as edhe një drejtor tjetër serb të shkollave të Graçanicës, Mitrovicës apo të shkollave tjera serbe gjetiu nëpër Kosovë, në të cilat shkolla kanë bërë vizitë liderë serbë të luftës, kriminelë politik e ushtarak, madje edhe qeveritarë të shumtë serb që shajnë dhe thërrasin kundër shqiptarëve natë e ditë! Në këto shkolla serbe në Kosovë mësohet me planprogramet e Serbisë, dhe brezat e rinj serbë edukohen me frymën e urrejtjes dhe luftës hakmarrëse kundër shqiptarëve! Këto shkolla janë dhe do të jenë barrierë e pakapërcyeshme për të ardhmen e Kosovës sepse pikërisht institucionet e Kosovës nuk duan t’i shikojnë ashtu siç janë. Përmes këtyre shkollave Serbia po vepron dhe jeton në Kosovë derisa ministrisë në fjalë i “mungon” plotfuqia e ligjit dhe veprimit !...

Ministrinë e Arsimit të Kosovës e pengojnë vetëm prijësit e luftës çlirimtare, kjo tani më u bë tejskajshëm transparente duke u frikuar se fëmijët do të indoktrinohen me patriotizëm dhe vendosmëri për të luftuar për një Kosovë të lirë e të pavarur, siç kishte bërë edhe vet “vizitori” i shkollës “Gjergj Fishta” dikur. Nga ana tjetër në librat shkollorë janë futur edhe liderë partiakë e që nuk na ka rënë të dëgjojmë deri me sot që kjo ministri të ketë suspenduar dikë për këto veprime. Liderë dhe militantë të këtyre partive nxorën dhe vazhdojnë të nxjerrin në mitingjet e tyre fëmijët e shkollave dhe nuk i shkon mendja askujt nga kjo ministri të marrë masa ndëshkuese për mësimdhënësit apo drejtuesit e shkollave. Përderisa javë për javë mund të shkojnë tek varri i një njeriu me një të kaluar fare të zbehtë në Prishtinë, fëmijët shqiptarë nuk duhet të shohin e të prekin luftëtarin e lirisë që në momentet më të rëndësishme për Kosovën nuk ishte me kravatë siç është këto ditë, por me çizme dhe uniformë ushtarake së bashku me qindra pjesëtarë tjerë të UÇK-së, në mbrojtje të Kosovës dhe të popullit tanë liridashës.

Mendoj së motivi i rënë pre e shtytjes nga ndjenjat për të bërë të kaluarën tonë historike të zezë e shtytjes për hakmarrje, duke mohuar çdo gjë që vjen nga tabori i bartësve të luftës çlirimtare, madje edhe duke i ndëshkuar ato, nuk e justifikon ashpërsinë e ligjit të MASHT-it, që zbrazet mbi kurrizin e mësimdhënësve, siç e bënë këtë mbi drejtorin e shkollës, zotin Tahir Krasniqin në këtë rast. Si shpjegohet ndryshe suspendimi i një drejtori që në gjirin e nxënëseve zbriti njërin nga  udhëheqësit e një lufte çlirimtare e historike. Pse, qenka e ndaluar që fëmijët tanë të shohin, dëgjojnë, prekin, apo shtrëngojnë duart edhe me Thaçin, Haradinajn, Çekun, Limajn, Krasniqin, Selimin, Bashotën, dhe të tjerët që për fat nuk i mori plumbi gjatë luftës!? Me Demaqin, Kurtin e dhjetëra simbole tjera të rezistencës!... Kjo shoqëri që është duke u krijuar nga kopjet e atyre të MASHT-it, nga njëmendësia politike dhe shtytja për hakmarrje, nga totalitarizmi dhe diktatura, nga servilizmi dhe tradhtia. Këto institucione të sendërtuara mbi baza të përçarjes, ku ministrat veprojnë me kapriçiozitetin e tyre të pa precedent, nuk mund t’i shërbejnë zhvillimit të një shoqërie demokratike. Me këtë veprim, ministria në fjalë tregon një mospërfillje për të gjitha të arriturat e deritanishme, për gjakun e derdhur dhe jetët e këputura në mes për liri të atdheut. Po të ishte gjallë edhe vet komandanti legjendar, do të thahej nga dëshira për të përkëdhelur nxënësit nga frika e goditjes së ligjit i cili këtë radhë është në dorën e ministrisë së “Maliqit !”...

Respekti natyrisht se duhet të jetë i ndërsjellë dhe absolut. Vetëm mbi këtë bazë ndërtohet ndjenja e mirënjohjes njerëzore. Nga ana tjetër gjërat e liga, do duhej të jenë shqetësimi ynë, para se ato të marrin një epilog irritues e të parevokueshëm. Rënia e një ministri kaq ulët, i shtyrë nga pasioni i hakmarrjes kundër një ushtari të lirisë, që fatkeqësisht dhe krejt padrejtësisht bie edhe mbi një drejtor, mbi një institucion arsimor!? Kjo ka të bëjë me atë pjesë të antikulturës së një ministrie të tërë, por edhe të një qeverie e cila pretendon të hiqet si demokratike! Nuk duhet lejuar komoditetin e atyre që në emër të ligjit të spekulojnë me lirinë e të tjerëve. Kjo nuk është në etikën e sistemeve demokratike, aq më pak në kodin e ligjit demokratik.

Këto veprime kaq mohuese dhe të papërgjegjshme të institucioneve tona, përcjellin vetëm mesazhe negative të një shoqërie në zhvillim, çmimin e së cilës pa dyshim se do ta paguajmë ne, qytetarët e saj në rend të parë. Në asnjë moment pushtetarit nuk duhet t’i lejohet që ligjin ta përdor si forcë për nënshtrimin dhe zbehjen e peshës së diversitetit politik. Ka ikur ajo kohë dhe ky doracak veprimesh së bashku me tanket dhe ushtarët pushtues, që i ndoqi e madhja UçK. Tanimë jemi në kërkim të rrugëve të reja të integrimeve shoqërore drejt demokracive më të zhvilluara evropiane dhe botërore. Duke u përkulur ndaj atyre që me djersën dhe gjakun e tyre na bënë të mundur të frymojmë lirshëm në vendin tonë.

Kthehu ne fillim

 -----------------------------------------------

 Çfarë ironie!

 ATJE NË BURG TË SHEVENINGENIT, PO MBAHET LAHIU I VERTIKALES SË VRARË E TË TERRORIZUAR PËR100 VJET...!

Shkruan: Ernest LUMA

(pashtriku.org: 19.05.2007)

…por, Lahiu me shokë është atje (në Hagë), sepse i ra hisja e burrave, edhe një herë, si atëherë kur e bashkëprojektoi UÇK-në. Këtë rrisk ia paska ndarë historia. E bajttë me sh’net. Le ta kryejë shpejt dhe të kthehet, sepse ka punë këtu. Më 17 maj 2008 është paraparë të flasë në skenën e Jabllanicës. Ndryshe nuk bëhet!

***

Maji i vitit 2005 kishte qenë i pari, ai 2006 i dyti dhe ky i sivjetmi (2007) i treti, që “Çerdhja e Shqiponjave”, Jabllanica vendlindëse dhe vendrritëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shënoi pa pinjollin e lirisë, njeriun e orëve të para të organizimit çlirimtar në këto anë, Lahi Ibrahimajn.

Edhe kësaj radhe prijësi i lirisë nga Dushkaja, nga telekabinat e Sheveningenit mund të jetë lidhur për festë me vendlindjen vetëm me telefon, që t’ua urojë bashkëluftëtarëve, mbështetësve të parë dhe të mëvonshëm, por edhe të tjerëve, të gjithëve, 17 Majin e vitit 1999 – ditën që llogaritet si matje e re e kohës për fshatin e thellë të Dushkajës, Ditën e Çlirimit një herë e përgjithmonë nga thundrat dhe hekurat e regjimeve të njëpasnjëshme serbe, të cilat krejt 100 vjetët e fundit i nisën e i sosën me strategjinë dhe veprat e vrasjes e djegies së Jabllanicës.

 

Lahi Ibrahimaj

(Ia kishin vrarë krejt pabesisht Jabllanicës rreth 70 burra para 80 vjetësh “naçallnikët” e krajlit të Serbisë. Dhe më shumë se kaq bijë e bija, para tetë e nëntë vjetësh, po kjo Jabllanicë, i dha për Kosovën, jo për t’u hakmarrë, por për ta rimarrë lirinë e vet, të cilën ia ndrydhnin, shkelnin dhe nëpërkëmbnin, me “Naçertanijen” amanet, bijtë, nipat e stërnipat e “naçallnikëve” të krajlit – 1998/1999).

E tash, çfarë ironie! Atje në burg të Sheveningenit (Hagë), po mbahet Lahiu i vertikales së vrarë e të terrorizuar për 100 vjet, ndërkohë që të pandëshkuar edhe më tej mbeten nipat e Krajlit, ata të vertikales që përgjatë krejt shekullit zbrazën plumba, tanke e hekura mbi Lahiun, Jabllanicën dhe Dushkajën e tij.

Disa po thonë se kjo po ndodhë shkaku i balancave politike (në rajon), që dikush mbase po tenton t’i bëjë për “hatër” të kasapëve më të mëdhenj të Ballkanit. Non sens. Për rezultatet eventuale të çfarë politikash do të duhej të ndodhë kjo? Ç’argumente më të mëdha duhet nxjerrë këtu, për ta dalluar heroin e lirisë nga kriminelët?

Mjafton të lexohet drejt dhe fer, së paku shekulli XX, dhe të nxirret menjëherë, pa asnjë problem, verdikti i saktë për veprën e Lahiut. Njëjtë, pa probleme do të lexohej vepra e secilit prej njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha rajonet dhe të gjithë njerëzit e Kosovës, të njëjtin motiv e kishin për ta bërë projektin më të madh dhe më të suksesshëm të shekullit tonë: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Por, sidoqoftë, Lahiut që luftoi për liri, ka më shumë se dy vjet që i është mohuar liria. Ai, ashtu si dhe bashkëluftëtarët e tij, e pranoi edhe këtë betejë. Për Kosovën. Po, burrat nuk bëjnë ndryshe. Nuk koriten në fund.

Ata që e nisën vendosmërisht, njëmend dhe me beteja të suksesshme luftën e UÇK-së (edhe pse të rralluar në numër, sepse shumë shokë e bashkënismëtarë iu mbetën rrugës drejt lirisë – nëpër nëntorë, janarë, marse, prilla, maj e qershorë, nëpër Prishtinë, Vlanë, Prekaz, Gllogjan, Rogovë, Reçak, Llap, Gollak, Llapushnik…), po ata nuk i bënë leqe edhe kësaj të fundit – betejës për të mbrojtur fytyrën e UÇK-së. E pranuan si përballje të radhës, për të shënuar edhe një fitore – atë të fundit të UÇK-së.

Prej tyre, i po këtij soji dhe i kësaj armate është Lahiu, pra. Lahi Ibrahimaj. Ai është në Hagë, në mënyrë që në Majin e Nëntë të Jabllanicës së lirë (e cila prej kohës së re e këndej me të drejtë quhet Shqiponjë), të jetë sigurt mes jabllanicasve, dushkajasve dhe të gjithë neve, për të festuar bashkë. Atë herë, lirinë e shumëfishtë dhe ngadhënjimin edhe në betejën e fundit të UÇK-së, atë me tendencat kobzeza për ta inkriminuar luftën tonë, më të pastrën e 100 vjetëve të fundit në Evropë.

Andaj, Lahiu me shokë është atje (në Hagë), sepse i ra hisja e burrave, edhe një herë, si atëherë kur e bashkëprojektoi UÇK-në.

Këtë rrisk ia paska ndarë historia. E bajttë me sh’net. Le ta kryejë shpejt dhe të kthehet, sepse ka punë këtu.

Më 17 maj 2008 është paraparë të flasë në skenën e Jabllanicës.

Ndryshe nuk bëhet!

Kthehu ne fillim

 --------------------------------------

 TË LUTEM QEVERI MË BËJ NJË VARR !

 

Shkruan: Abaz PLLANA

Më 28 prill 2007

Të premten më 20 prill 2007, në Lyon të Francës tragjikisht humbi jetën 28 vjeçari B.H. nga Prishtina. Duke mos qenë në lidhje me shqiptarët e Lyonit, ishte vetëm komisiariati i policisë së Lyonit që merr kontakt me kryetaren e Shoqërisë Shqiptare ILIRIA, zonjën Rina Çela, të mërkurën më 25 prill 2007 për t’i kumtuar lajmin e rëndë. Tashmë shtroheshin dy mundësi: që trupi i bashkatdhetarit tonë të varrosej në varrezat e përbashkëta të endacakëve dhe të atyre pa emër ose të procedohej me riatdhesimin e tij. Për riatdhesim, familja e varfër nuk kishte mjete të siguronte, ndërsa zyra franceze në Prishtinë edhe përkundër vullnetit shumë të mirë nuk kishte mundësi të financonte këtë veprim. Mundësia e vetme mbeti vetëorganizimi i shqiptarëve të Lyonit, Saint Julienit dhe Annemasit për t’i dalë në ndihmë për të fundit herë bashkatdhetarit të tyre. Nisma del nga Shoqëria Shqiptare ILIRIA dhe lajmi shkoi deri te secili mërgimtar. Bashkatdhetarët tanë nga të gjitha trojet shqiptare u bënë krah për krah për të mbledhur ndihmat që të sigurojë riatdhesimin e të riut të ndjerë nga Prishtina. Agjensioni turistik Reisburo Prishtina nga Gjeneva, mori përsipër transportin pa para të të ndjerit dhe çështja ngeli vetëm tek dikush që duhej patjetër ta shoqërojë arkivolin deri në Prishtinë për shkak të çështjeve administrative. Azizi, një punëtor nga Vitia, me leje e lë punën dhe paraqitet vullnetar për të kaluar edhe këtë pengesë. Të premten, më 27 prill 2007, u arrit që të mblidhet shuma që duhej paguar morgut të Lyonit, pagesa për arkivol, transporti deri në aeroportin e Gjenevës dhe taksat tjera në aeroport. Të premten në orët e para të pasditës, trupi i pajetë i bashkatdhetarit tonë arriti në aeroportin e Gjenevës për t’u nisur në udhëtimin e tij të fundit, për në Kosovë të nesërmen e hershme. Ai varroset të shtunën në Kosovë, ku do të pushojë përjetësisht pranë nënës së tij.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes me rastin e humbjes të birit të tyre. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës !

Kjo ishte në pika të shkurtëra kronologjia e kësaj ngjarje të dhimbshme. Do të kisha dashur që familja e të ndjerit të mos lexojë shkrimin tim nga këtu e tutje për shkakun e vetëm se biri i tyre u bë shkak për refleksione dhe mendime të tjera të ngacmuara nga ky rast.

Është hera e tretë që në Lyon ndodhin ngjarje të tilla dhe duke u lutur që të mos ketë tjera, prapë mendoj se do të jenë të përsëritshme. Dhe çdo herë mërgimtarët tanë duhen të vetëorganizohen siç dinë dhe siç munden. Dikush mund të thotë se shumë mirë që arrijnë ta bëjnë këtë. Por çështja është se ç’bëhet aty ku nuk mund të vetëorganizohen? Si do venin punët po që se nuk do të kishte një komisioner policie si Kristensen apo zonjat Masson dhe Landra nga morgu i Lyonit? Si mund të lihen të vetëorganizohen mbi 700 mijë shqiptarë të diasporës pa gëzuar mbështetjen ose ndihmën e qeverive të Tiranës, Prishtinës, Shkupit ose Podgoricës që u dalin në pritje të qyetetarëve të tyre përgjatë kufirit për të mbledhur kursimet e tyre sa herë që ata kthehen në atdhe? Si ka mundësi që qeveritë tona të mos qajnë kokën për fatin e gati një milionë mërgimtarëve që marrin pjesë aktivisht në ekonominë vendase? Deri kur qeveritë tona do t’i duan bashkatdhetarët e tyre në mërgim vetëm sa të jenë të gjallë, dhe posa të ndalojë zemra e tyre se rrahuri, do të ndalojë edhe "dashuria" për ta? Qeveritë tona që harxhojnë kohën, paranë dhe mundin e tyre për koncerte apo manifestime të tipit "miss", "mister", "top bukuria" e të tjera si këto dhe nuk mund të gjejnë mundin, kohën dhe paranë në rastet e riatdhesimit të bashkatdhetarëve të tyre në kohën kur ata nuk mund ta bëjnë vetë sepse nuk janë më në mesin e të gjallëve? Pse duhet të presin bashkatdhetarët tanë në arkivole për katër javë (rasti i të riut nga Tirana) , tre javë (rasti i të riut nga Shkodra) dhe një javë (rasti i fundit) për t’u kthyer në atdhe. Më duket se qeveritarëve dhe institucioneve tona, nuk iu bëhet vonë as edhe për katër vjet se një familje shqiptare nuk ka apo nuk pati mundësi ta marrë trupin e familjarit të tyre nga vendi i largët ku e gjeti vdekja.

Shtroj pyetjen se si do të vepronte një qeveri tjetër e botës kur një qytetar i saj do prekej nga vdekja? Me siguri se nuk do të shprehte një moskokëqarje si qeveritë tona. Jo, jo. Këtë nuk e bëjnë as qeveritë e vendeve më të varfëra se qeveritë në tokat shqiptare. Kjo çështje nuk është e lidhur me varfërinë apo me paranë. Kjo çështje është e lidhur me njerëzinë që qeveritarët tanë nuk e kanë. Fatkeqësisht, ne nuk kemi atë ç’kanë të tjerët.

Mërgimtarët e Lyonit, Saint Julienit dhe Annemassit, deri të shtunën në mëngjes arritën të paguajnë 2100 euro për morgun e Lyonit, 160 euro në aeroportin e Gjenevës dhe biletën e shoqëruesit e pagoi vetë Azizi. Pra, të gjitha këto nuk kalojnë shumën 2500 euro. Shqiptarët u treguan edhe më afër familjes së të ndjerit duke iu dhënë edhe 1000 euro dhe 100 franga zvicerane për ditën e varrimit. Ata ndoshta do të mund të u dërgojnë familjes edhe ndonjë ndihmë tjetër në të ardhmen, por, kjo nuk ka rëndësi sa ka rëndësi varrimi i mërgimtarit pranë nënës së tij nga familiarët e tij. A mund ta marrë me mend lexuesi se çfarë lehtësimi i dhembjes për familjen ka qenë arritja e arkivolit të birit të tyre në Prishtinë, kur deri të premten në ora 11 nuk dihej se ç’fat e priste trupin e bashkatdhetarit tonë dhe familjarit të tyre.

Zyrtarët e qeverive tona shkojnë deri në tre herë mbrenda ditës në ambasadat apo zyrat ndërlidhëse të vendeve perëndimore për të siguruar një vizë për vete apo për familjarët e tyre për të ikur për turizëm apo biznes jashtë atdheut. Si nuk mund të shkojë asnjëri prej tyre për një javë, dy javë apo me muaj të tërë në këto zyra, për çështje si kjo që ndodhi këtë javë me bashkatdhetarin tonë? Si mund të jenë aq moskokëqarëse qeveritë tona për familjet dhe për ata që vdesin jashtë vendit duke siguruar bukën e gojës, atë që nuk mundën t’ua sigurojnë qeveritë e vendit?

Të premten kur shkova në aeroportin e Gjenevës të paguaj fakturën e fundit, përgjegjësi i ndërmarrjes më pyet për emrin e bashkatdhetarit tonë të vdekur. I përgjigjem, sepse atë na kishte thënë komisioneri i policisë. Më pyet për adresën e tij në Kosovë. I them se nuk e di dhe se nuk e njoh dhe nuk kam pasur rastin ta njoh asnjëherë. Më thotë se do të ishte mirë që të kontaktoj Azizin, ai që do të shoqëronte arkivolin për të marrë informatën që kërkonte. I them se as ai nuk e njeh. Ndoshta në fillim e ka marrur edhe si tallje nga ana ime, por kur i them se fakturat e riatdhesimit paguhen nga mërgimtarët shqiptarë që nuk e kishim pasur rastin ta njohin asnjëherë për së gjalli bashkatdhetarin tonë, me shef me habi duke më thënë se "solidaritet të tillë nuk mund të haset diku tjetër në botë". Në vend që t’i them se gjithkush në botë ka qeverinë e vet, e ne nuk kemi qeveritë që i ka bota, mjaftohem të ngris supet që të mos e zgjas më shumë këtë dialog. Merr grumbullin e letrave që kishin ardhur nga Lyoni dhe nga aty ndau dy fleta dhe duke mbajtur në dorë më drejtohet : "Më lejoni që edhe unë të marr pjesë në dhembjen e familjes së bashkatdhetarit tuaj. Dua që edhe unë të bëj pjesë në këtë solidaritet tuaj". Zemra e këtij zvicerani derdhi dy lot për fatin e një shqiptari, të një shqiptari me fat tragjik. Në fakturën e re të gjitha shpenzimet që do të duheshin fakturoheshin nga ndërmarrja e tij Transit’air (rreth 60 euro) u dhanë dhuratë për humanizmin dhe solidaritetin e njerzve që nuk kishin qeveri të tyre. Si mund që një zviceran që jetën dhe fitimin e tij e ka në të ardhurat e kësaj pune, të heq dorë për një moment për të ndihmuar një njeri që nuk do ta shohë kurrë më, për një njeri që nuk do të presë kurrë nga ai t’ia kthejë një të mirë për kompensim, një njeriu që do ikte nga sipërfaqja e tokës përgjithmonë? Pse nuk mund të gjykojnë e veprojnë qeveritarët dhe institucionet tona si njeriu që unë e quaj zviceran? Por përgjigjen mund ta jap edhe vetë që besoj është e saktë. Unë takova një njeri, një krijesë humane, që mentaliteti i tij ndryshon nga ai i qeveritarëve tanë.

Zvicerani, Rina, unë, zyra franceze në Prishtinë, Azizi dhe të gjithë bashkatdhetarët tanë që ndihmuan që B.H. të varroset në vendin e tij, ndjenë një lumturi në shpirtin e tyre. Ata bënë një vepër humanitare, ata lehtësuan dhimbjen e familjes dhe treguan se janë qenie njerzore. Prandaj, edhe njëherë në emrin e familjes falenderoj të gjithë ata që bënë që kjo çështje u mbyll kështu e nuk u la nën mëshirën e qeverive dhe institucioneve tona.

Do të kisha dashur shumë që ky shkrim të mos shihet nga ndonjë prizëm tjetër siç kanë qejf ta shohin disa "rraxhagji" por një ide e re për punën e qeverive në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë. Ata duhet të mendojnë të krijojnë organizmat përkatës pranë ambasadave apo zyrave përkatëse të vendeve ku qytetarët e tyre kanë emigruar për të sjellur një kafshatë bukë për familjarët e tyre në atdhe. Nëse nuk mund të "sjellin" për së gjalli qytetarët e vet në vend, së paku të bëjë një gjest të vogël që ata të pushojnë të qetë përjetësisht në dheun e tyre. Nëse nuk mund t’ua ndalin vdekjen edhe nga sëmundjet e "lehta" së paku t’ua lehtësojë dhimbjen familjes duke riatdhesuar për së vdekuri të afërmit e tyre.

Qeveri të lutem, më gjej një varr, nuk është një thirrje dëshpërimi. As një thirrje revolte. Kjo është thirrje e mëse 700 mijë shqiptarëve anëkënd Evropës dhe botës që edhe fundin e jetës së tyre e lidhin me tokën mëmë. Prandaj, Qeveri të lutem, mos na leni pa varr...

Kthehu ne fillim

 -------------------------------------

Shtypi belg për arrestimin e vrasësit të Enver Hadrit

ENVER HADRI: ”KOSOVA ËSHTË GJAKU YNË QË NUK DO TË FALET”!

Shkruan:Halit ELSHANI

Bruksel, Prill 2007

 Gazeta e përditshme “Derniere Heure” këto ditë ka botuar një artikull me titull ”Një njeri i Millosheviqit u arrestua” e që ka të bëjë me një vrasje politike në Bruksel para 17 vjetëve. Një nga aktorët e kësaj vrasjeje është Veselin Vukotiq, i cili u arrestua në aeroportin e Madridit të Spanjës me një emër të falsifikuar dhe u ekstradua në Belgjikë.

Krimineli Veselin Vukotiq

Ai pas gjashtë muajve doli në një seancë gjyqësore. Avokati i tij, z. Oliver Martines, kërkon lirimin e tij në mungesë faktesh, ndërsa bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët që jetojnë në Bruksel, pranojnë të paguajnë një kaucion dhe mos largimin nga Belgjika. Avokati ka ndërmend të bëjë kërkesë për t´i dhënë azil politik të dyshuarit për shkakun se fëmijët e Vukotiqit kanë lindur më 13 mars 1982 në Iksel të Belgjikës. Dhe jo vetëm kaq, ai mendon se do ta vërtetoj pafajësinë e klientit të vet. Hetimet e gjertanishme nuk vërtetojnë fajësinë, nuk dihet ku u tret vetura WW Golf, as arma e vrasësit. Akuza bazohet vetëm në disa komunikata të kosovarëve të datës 27 qershor 1990. Gruaja e Darko Ashaninit, Maria, ka konfirmuar se ajo i ka vozit nga Jugosllavia nëpërmes Ahenit e gjerë në Amvers të Belgjikës. Njëkohësisht thotë se burri i saj para se të vdes më 1998 i ka thanë se: Veselin Vukotiqi ka qenë i përzier në vrasjen e Enver Hadrit” në Bruksel. Z. Martinez thotë se në bazë të kësaj dosje, pa dëshmitar direkt, sikur të ishte belg, ai moti do të ishte i lirë, ose do të veprohet sipas kërkesës së Beogradit, për ekstradim!!!

Të shtojmë se nëse këtyre sqarimeve, gjoja për mungesë faktesh relevante iu kishin përgjigj apo ndihmuar, ata që shkruan dhe detajizuan mënyrën e vrasjes shumë vite më parë do të ishte padyshim një kontribut sa njerëzor aq edhe kombëtar. Dihet se “shoku” i Enver Hadrit, Reshat Sahitaj është i pari që ka shkrua në mes tjerash, një ditë, pa u vra Enveri, është takuar, siç thotë ai, në hotel “Sharton” me atentatorët, duke sqaruar edhe se çka u ka thënë atentatorëve! -Atë ditë kritike, vazhdon së theksuari Reshati, e kanë thirr në telefon dy ”shqipfolsa” për t’u takuar, ku në rrugë e sipër ka rënë në prit. Në anën tjetër, Xhafer Shatri ka shkruar në revistën “Pasqyra” se kush e ka vra, çfarë ka qenë arma, çfarë kalibri dhe ku është përgatitur, jashtë serisë me qellim që mos të identifikohet. Këtë e ka pohuar më vonë edhe Bozhidar Spasiqi në librin e vet, me titull ”Lisica koja govori”.

Gazeta e përditshme  belge “Derniere Heure”

Nëpër kuluare flitet me bazë apo pa bazë, se janë dhënë 4 milion franga belge për krijimin e rrethanave të vrasjes. Këto e shumë gjëra tjera, besoj se do të ishin ndihmës për vërtetimin dhe dënimin e merituar të vrasësit, edhe pse kanë kaluar 17 vite. Gjykimi pritet të mbahet vitin e ardhshëm, më 2008-ën.

 Gjatë kësaj periudhe do të ishte me interes që të angazhohen mërgata, qeveria..., në angazhimin e avokatëve, mbledhjen e fondeve, sepse familja nuk është në gjendje të bëj këtë. Është fjala për vrasjen e patriotit, përndryshe Hero Kombëtar i Kosovës, i cili është vrarë në rrugën De la Viktoria në Saint Gilles në Bruksel më 25 shkurt 1990 nga dora e Veselin Vukotiqit me shokë të urdhëruar nga ish-diktatori Sllobodan Millosheviq. Gjatë procedurës në gjyqin e Hagës kundër S.M. dëshmitari i koduar C-48, është identifikuar, gjatë hetimeve, me inicialet (D.T.), për të cilin i akuzuari Vukotiq ka dëshmuar në gjyqin e Forest-it se ai dëshmitari i koduar 48 është (D.T), i cili ka qenë punëtor i tij në vitet e 90-ta. I akuzuari ka qenë pronar i një Kazinoje në Novi Sad. Hadri, thekson me tutje gazeta e lartë përmendur, që nga viti 1960 u angazhua për mëvetësinë e Kosovës. Këtë rrugë e ka vazhduar edhe pas migrimit në Oksidant Fillimisht, më 1973 u vendos në Skarberg të Brukselit.

Të shtojë se Enver Hadri ishte udhëheqës i Rezistencës Kombëtare të Kosovës” dhe i Komitetit për të Drejtat dhe liritë e Njeriut me seli në Bruksel. Hadri ka pas një revistë me emrin ”Zëri i Kosovës” në gjuhën shqipe dhe frënge. Ai kërkonte bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet. Ai kishte sponzoruar 9 Rezoluta të aprovuara nga institucionet belge dhe Evropiane, kishte bërë kartën e identitetit. Ai pra ishte institucionalist i parë shqiptar në Perëndim. Gjithashtu vlen të ceket se për shkaqe të njohura të aktivitetit kombëtar, ndjekjes - rrezikimit nga shërbimi sekret famëkeq jugosllav, pas arrestimit të grupit të tij (Grupi i Ajdin Mulliqit) nga Peja, arriti që të migrojë në Belgjikë. Ai vazhdoi aktivitetin tani legal, u vu në veprim institucional të rezistencë dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Për këtë aktivitet ai ishte në shënjestër të shërbimit sekret të Ambasadës ish - Jugosllave në Bruksel, të ndihmuar nga kolaboracionistët shqipfolës nën dirigjimin e Beogradit, personalisht nga Stane Dolanci.

Prandaj, pas prangosjes dhe ekstradimit nga Spanja në Bruksel, njëri nga grupi i treshes vrastare, Veselin Vukotiq ka dalë para këshillit gjyqësor këto ditë në Bruksel nën udhëheqjen e gjyqtares z. Silvania Verstreken. Ishin tre persona aso kohe që u porositën, erdhën nga Beogradi për ta vrarë Enver Hadrin. Dy prej tyre janë vrarë: Llakotiq një muaj pas vrasjes në një Bar në Beograd, ndërsa Darko Ashanin tre vjet më vonë, pasi ishte arrestuar më 1995 në Greqi dhe ekstraduar në Beograd (1998).

Sot nëpër klube shqiptare është shpërnda dhe përkthyer në shqip faqja e gazetës së lartë shënuar. Mërgimtarët shprehin indinjatë të thellë, duke komentuar edhe lirimin e Serbisë nga përgjegjësia e gjenocidit për vrasjen makabre të afro 8000 boshnjakëve në Srebrenicë. Gjithashtu mendojnë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për zbardhjen e së vërtetës dhe dënimin e merituar të Veselin Vukotiqit nga gjyqi belg.

Enver Hadrit ka lënë pas gruan Ajshen me katër fëmijë - dy të lindur në vendlindje, në Karragaq të Pejës (Ilirianën, Renoardin), ndërsa dy në Bruksel (Ilirin dhe Teutën).

 

powered by Beepworld