Ibrahim Rugova dhe pasqyra e vërtet e LDK’së

 

BIRI KUJT ISHTE IBRAHIM RUGOVA?!

 

 

 

Shkruan: Veton Podguri * 21. 11. 2009

Gjatë punës sonë në teren, ne kemi konstatuar me besim të lartë se Rugova është i biri i një rrogëtari rom me emrin Ramadan që punonte në shtëpinë e Ukës, babait të Rugovës. Mustafë Sokoli duke e njohur mirë familjen e Rugovës, thoshte me bindje të plotë, se: Ramadani ështe babai i vërtetë i Ibrahim Rugovës!

 

 

Në biografinë e Ibrahim Rugovës ka pasaktësi

 

    Të dashur lexues, bashkatdhetarë, simpatizantë, kundërshtarë dhe të gjithë ju që keni dëgjuar për Ibrahim Rugovën!

    Nëse titulli i këtij hulumtimi dhe përmbajtja në vijim ju duket i pazakontë dhe s’ju duket reale, mos e lexoni. Mbani mendimin tuaj që e keni formuar deri më sot si përkrahje ose kundërshtim të mitit rreth Ibrahim Rugovës. Me këtë analizë nuk pretendoj të ndikoj në bindjet tuaja, çfarëdo qofshin ato. Qëllimi i këtij hulumtimi është të sjellim argumente, të cilat mund të verifikohen me lehtësi.

    Në biografinë e Ibrahim Rugovës ka disa pasaktësi, të cilat pas vdekjes së tij (në janar të vitit 2006) janë publikuar nga Qendra për Informim e Kosovës (QIK). QIK’u është një faqe interneti, organ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Po e njëjta biografi është publikuar edhe në shumë faqe tjera të internetit. Është e pamundur të shkruhet biografia njësoj nga të gjitha ato faqe interneti.

 

================================================================================================

Ibrahim Rugova - në moshën rinore

================================================================================================

    Si është e mundur të shkruhet një biografi me të dhëna të njejta, madje me paragrafe të njejta, pa e zgjeruar atë me të dhëna tjera biografike? Në rastin konkret, me të drejtë mund të pyesim: Pse biografia e Rugovës mbetet e njëjtë në hyrje, në paragrafe, rreshta dhe në përfundimin e saj, me disa përjashtime të vogla që mund të anashkalohen? Arsyeja është se, janë anashkaluar qëllimshëm disa fakte për rrethanat e lindjes së Rugovës dhe të prejardhjes së tij.

     Prej se është botuar libri i autorit Merxhan Avdyli “Fytyrat e Ibrahim Rugovës”, unë së bashku me një grup shokësh kemi shpenzuar kohë për të hulumtuar argumente shtesë lidhur me biografinë e Ibrahim Rugovës, pikërisht nga dëshmitarët e fshatit Cerrcë (vendlindja e Rugovës) dhe fshatrat tjera të komunës së Istogut (tani Burimit). Ato dëshmi të mbledhura me kujdes të veçantë po ua sjellim juve dhe opinionit tonë publik. Dhe këto dëshmi le të vlerësohen drejtë nga simpatizantët dhe kundërshtarët e Rugovës, pa u indinjuar apo mburrur.

===============================================================================================

Fshati Cerrcë - vendlindja e Ibrahim Rugovës

===============================================================================================

     Gjatë punës sonë në teren, ne kemi konstatuar me besim të lartë se Rugova është i biri i një rrogëtari rom me emrin Ramadan që punonte në shtëpinë e Ukës, babait të Rugovës.

Ramadan o Ramadan,

Me çekiç e me tupan,

Pse ma preve pulën,

Ta hangt dreqi cullën.

(Popullore nga Podguri)

 

Një dëshmi:"Ramadani ështe babai i vërtetë i

Ibrahim Rugovës"!

 

     Në biografinë e përgatitur nga QIK-u, e cila është kopjuar nga faqet e internetit, thuhet se Ibrahim Rugova ka lindur me 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë afër Istogut. “Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan babain e tij, Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës”.

( Lexoni: Biografia e Presidentit Rugova + këtu  )

     Lidhur me këtë konstatim, publicisti dhe atdhetari Sheradin Berisha, në një studim shkencor Realpolitika e Ibrahim Rugovës thekson: “Për mënyrën se si janë vrarë babai dhe gjyshi i Rugovës kam lexuar shumë versione, por, nuk dua të merrem fare me to. Nëse është i sakt citati zyrtarë lidhur me vrasjen e tyre, atëherë natyrshëm shtrohet pyetja logjike: - Si ishte e mundur që Ibrahim Rugova, (të cilit partizanët e Titos ia kishin vrarë të atin dhe gjyshin “si nacionalistë, ballistë…”), qysh në rininë e tij studentore u bë njëri nga aktivistët më të zellshëm të LRSJ-së (Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë - V.P), dhe më vonë të pranohet si anëtarë i LKJ-së (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë - V.P), dhe si i tillë t´i gëzonte të gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky regjim antishqiptar?! Ndërsa, dihet mirëfilli se mijëra fëmijë, të atdhetarëve shqiptarë (që u burgosën, u vranë e u ekzekutuan pas luftës së dytë botërore, nga regjimi i Tito-Rankoviqit), përndiqeshin këmba-këmbës nga syri e veshi i UDB-së (Drejtorisë së Shtetit për Siguri - V.P), dhe familjet e tyre konsideroheshin si armiq të rrezikshëm të shtetit jugosllavë ( !!! )…”

     Ne e kemi lexuar hulumtimin e z.Berisha në shumë vazhdime me titull “Realpolitika e Ibrahim Rugovës” dhe nuk i heqim asnjë detaj këtij studimi shumë argumentues. Berisha, me të drejt ka bërë pyetjen se si është e mundur që babai dhe gjyshi i Rugovës ishin pushkatuar nga çetnikët, ndërsa biri i tyre qysh në fëmijëri iu ngjitë shkive e më vonë UDB-së të cilës i shërbeu me mjaft besnikëri?

     Në këtë kontekst, ne jemi përpjekur t’i thellojmë argumentet e thëna deri më sot.

    Sipas njërit prej dëshmitarëve kryesor, Mustafë (Sokol) Ahmetaj nga fshati Muzhevinë (tani i ndjerë), Rugova ka lindur fiks 11 muaj pas vrasjes së gjyshit dhe babait të tij. Bënte be Mustafë Sokoli se “maxhupi e ka qit (Rugovën - V.P)”. Mustafa e njihte shumë mirë familjen e Rugovës, pasi e ka pasur fqinje Fanën - gruan e Rugovës. Familja e Fanës me origjinë është nga fshati Cerrcë, saktësisht, nëna e saj vjen nga lagjja e “Shkozës”. Për Fanën u sjellim dëshmi të detajuara në nëntitullin vijues, ku vërtetohet se edhe ajo është maxhupe.

     Familja e Ibrahim Rugovës, nacionaliteti i së cilës është i dyshimtë, e ka pasur një rrogëtar (hamall, punëtor krahu) rom (në familje) me emrin Ramadan. Mustafë Sokoli duke e njohur mirë familjen e Rugovës, thoshte me bindje të plotë se Ramadani ështe babai i vërtetë i Ibrahim Rugovës. Disa simpatizantë të Rugovës kanë reaguar, dhe janë përpjekur ta përgënjeshtrojnë Mustafën. I vetmi argument që përdornin ata ishte:

  - “biografia zyrtare e tij”.

  - “O le t’i çka shkrujnë njerëzit, unë po t’kallxoj qysh u kanë puna e tina se edhe baba i jem i ka njoft ma mirë se krejt bota”, thoshte me bindje Mustafë Sokoli.

Pleqtë tjerë nga Podguri që e kishin njohur mirë familjen e Rugovës, thoshin me habi pas reagimit të Mustafës:

  - “S’di valla, veç Uka (babai i Rugovës - V.P) u kanë i madh me shtat, e kah dul ky minak i zi si maxhup (Rugova - V.P) nuk e dimë”.

Më pastaj ndërhynte Mustafë Sokoli duke i rënë podit me të dy duart sa kishte fuqi dhe me nervozë:

  - “O vallahi maxhupi (Ramadani - V.P) e ka qit kit maxhup (Rugovën - V.P)”.

Të pranishmit në odë qeshnin dhe zbuteshin. E vetmja kundërpërgjigje dominuese që vinte nga simpatizantët e Rugovës ishte:

  - “Zoti e ka fal qashtu t’vogël e t’zi”.

Mustafa ua kthente topin:

  - “Po po, kur të qet maxhupi, edhe Zoti e falë qashtu”.

     Hahahaha! Shkriheshin duke qeshur të gjithë të tjerët.

 

===============================================================================================================

 Shihni tri fotot e Ibrahim Rugovës:  

================================================================================================================

     Rugova si maxhup është adhuruar shumë nga maxhupët. Kjo është dëshmuar edhe në librin e autorit Merxhan Avdyli me titull “Fytyrat e Ibrahim Rugovës”. Është një libër i bardhë dhe në kopertinë ka një fotografi të Rugovës duke i dhënë dorën kryekasapit të Ballkanit Millosheviq. Në brendi të librit mund të lexoni mendime të personaliteteve të ndryshme por edhe të qytetarëve të thejshtë për Rugovën. Në këtë libër, krejt pa pikë faji dhe me sinqeritetin më të madh një rom shprehet, po e parafrazojmë: “Ne romët kemi simpati të madhe për Rugovën dhe e konsiderojmë sikur me kanë i joni. Unë personalisht e konsideroj Rugovën si me pas vlla. Ashtë i drejtë e i urtë. Bile na romët ma shumë e çmojmë dhe e përkrahim atë se dikon tonin; se ai ashtë i njejt për neve si me kanë i joni”.

 

 ================================================================================================

 Merxhan Avdyli - autori i librit: “Fytyrat e Ibrahim Rugovës”

================================================================================================

      Autori nuk e ka treguar në libër, se nga vjen ai romi që është shprehur kështu për Rugovën, shkaku i sigurisë së tij, por sipas të gjitha gjasave ai rom duhet të jetë nga Cerrca. Merxhan Avdyli është gjallë, shkoni e pyesni se ku e ka intervistuar atë rom. Shkoni menjëherë e pyesni Merxhanin se çka u bë me librin e tij “Fytyrat e Ibrahim Rugovës” prej momentit kur LDK-ja lidhi koalicion me AAK-në (Merxhani më duket se është aktivist i AAK-së). Krejt këtë histori tash të heshtur qëllimshëm nga Merxhani për shkaqe politike, mund ta rikonfirmoni nëse i shkoni në zyrë Merxhanit, dhe kërkoni që para mediave të sqarojë librin e tij. A nuk e vërteton intervista e romit në librin e Merxhanit në mënyrë perfekte konstatimin e Mustafë Sokolit se Rugovën (në këtë botë) e ka qitur maxhupi, ose Rugova është kopil i maxhupit?

 

Kush është Fana, gruaja e Rugovës, dhe gjyshi i saj

Ramë Çekerlaqi? 

 

     Bashkëshortja e Rugovës, Fana është nga fshati Muzhevinë e Istogut. Fana është e bija e Ramë Bajramit nga Muzhevina (Bajrami në këtë rast është i ndryshëm nga Sokol Bajrami). Nëna e saj (e Fanës) ka qenë motra e Alisë ose djalit të Ramë Çekerlaqit nga Cerrca. Me një fjalë, gjyshi i vërtetë dhe më i dashur i Fanës ka qenë Ramë Çekerlaqi me mbiemrin Vuthaj. Çekerlaq është një lloj pseudonimi që nuk e dimë se çka do të thotë. Noshta ka rrjedhë nga puna me çekerrk (çikrik) që përdorej për hapjen e bunareve (puseve). Imer Vuthi është djali i Alisë ose nipi i Çekerlaqit. Familja ose gjinia e Fanës, siç e thamë në nëntitullin paraprak, ishte nga lagjja e “Shkozës” në Cerrcë.

     Lagjja ka marrë emrin në bazë të llojit të shkurreve që janë prezente edhe sot atje, të quajtura shkoza. Rajonet ku janë të përhapura shkurret e shkozave, pothuajse çdo kund janë të pabanuara, me përjashtim të Cerrcës deri në përfundimin e luftës në Kosovë. Atë që e dinë të gjithë në Podgur, e kjo mund të vërtetohet lehtësisht, është fakti se lagjja “shkozat” përherë ka qenë e banuar me romë. Lagjja e Shkozës gjithmonë është përdorur dhe përdoret si sinonim i lagjes së romëve. Sa herë dikush donte t’i referohej lagjes së romëve, vetëm thoshin “n’Shkoza” dhe me këtë nënkuptonin lagjen e maxhupëve. Sot ajo lagje është e tëra e boshatisur. Nëse nuk besoni, pyesni për “Shkozat” e Cerrcës, shkoni në terren, vizitoni vendin, pyesni dëshmitarët, e ju tregojnë më në detaje. Dhe, nëse nuk dini më shumë për historinë e Fanës, pyetni pleqtë e rrethinës së Cerrcës.

     Familja e Ramë Çekerlaqit është nga lagjja e Shkozës. Ndryshe kjo lagje njihet edhe si Parllaçer. Ekipit tonë i është thënë se ky emërtim lidhet me romët. Por, megjithatë ne nuk kemi mundur të vërtetojmë se çfarë etimologjie dhe domethënie ka emri Parllaçer. As tash nuk e dimë. Prandaj luten të gjithë ata që dinë për këtë emërtim të na ndihmojnë. Shumë njerëz në Cerrcë dhe rrethinë e mbajnë si emër të romëve.

     Derisa familja e Rugovës kishte Ramadanin si rrogëtar rom në shtëpi, familja e Çekerlaqit nuk kishte nevojë për një të tillë se ishte në mesin e romëve. Ekipit tonë i është thënë nga pleqtë e Cerrcës dhe Podgurit që e kanë njohur Ramën, se ai ka qenë i zeshkët. Të jetosh në mes romëve e të mos jesh i zeshkët, është e pamundur.

     Fana ishte një nxënëse e dobët që nga shkolla fillore, - kështu dëshmon shoqja e saj e klasës Xhevahirja, gruaja e Nak Ryshytit nga fshati Zhakovë i Istogut. Babai i Xhevahires, Mustafë (Sokol) Ahmetaj nga Muzhevina, duke e pasur fqinje gruan e Rugovës, në çdo bisedë ia shqiptonte emrin si “Fèna”.Çka kini me prit pej Fènës, mesës t’Ramë Çekerlaqit, e kopilit t’maxhupit”, bënte pyetjen me zemërim Mustafë Sokoli.

 

Si e tradhtoj babgjyshi i Fanës, daja Ramë - 

nipin Selman Kadrija?! 

 

     Shumë pak njerëz në Istog e njohin Ramën, gjyshin e Fanës me mbiemrin Vuthaj. Vetëm një pakicë e kësaj shumice të Podgurit e dinë se mbiemri i tij ishte Vuthaj. Ndërsa nëse pyetni shumicën e burrave të moshës madhore në Podgur për njëfarë Ramë Çekerlaqin, me siguri do të merrni përgjigje të saktë se kush ka qenë ai. Do të thonë:

     - “Aaaa, ai që e bani copa me sakicë djalin e motrës për Miliq Kërsten”.

    Secili prej jush që po e lexoni këtë hulumtim keni dëgjuar për Selman Kadrinë e Cerrcës. Versioni i shkurt i këngës së Selman Kadrisë edhe sot këndohet nga këngëtarë të ndryshëm si Sinan Vllasaliu, Remzije Osmani, e shumë tjerë. Versioni i gjatë afër një orë që e këndojnë dy këngëtarë nga Drenica, më duket Ibish Molaku dhe Rexhë Gashi nëse nuk gaboj, e sqaron historinë e Selman Kadrisë dhe Ramë Çekerlaqit më në detaje. Kush dëshiron, shkoni në pazar të Istogut dhe bleni kasetën e kësaj kënge.

================================================================================================

Varri - lapidar i trimit Selman Kadrija

================================================================================================

     Selman Kadria njihet në tërë Kosovën dhe në shumë vise shqiptare si trim që ka vrarë kryeçetnikun Miliq Kërstën. Miliq Kërsta ishte ndër kriminelët gjakpirës që mbahet mend në këto anë të Kosovës.

 

================================================================================================

Shikoni Filmin kushtuar Selman Kadrisë - (1-5 pjesë )

================================================================================================ 

     Ai me bandën e tij kishin masakruar shumë shqiptarë. Pleqtë e Podgurit tregojnë se si ky kryeçetnik i lidhte familjet shqiptare, burra, gra, fëmijë, pleq rreth sanave dhe i digjte për së gjalli. Shumë skena tjera të masakrave janë të papërshkrueshme. E tërë popullsia shqiptare priste me padurim të dalë dikush e ta likuidoj kryeçetnikun gjakpirës. Likuidimin e Miliq Kërstës e bënë Selman Kadria në fshatin Muzhevinë, në vendlindjen e gruas së Rugovës, në një llugë të verrave, jo larg shtëpisë së Mustafë Sokolit. Selmani pastaj arratiset dhe dëshiron të dalë në Shqipëri. Pas përpjekjes së dështuar për të gjetur përkrahje për arratisje në fshatin Vrellë, ai drejtohet në fshatin Cerrcë. Aty diku në mal takon djalin e Ramë Çekerlaqit duke i ruajtur dhitë. Selmani i thotë djalit të dajës të shkoj në shtëpi dhe ta lajmëroj Ramën që t’i vijë në ndihmë për të dalë në Shqipëri kah Mali i Zi. Rama me të dëgjuar nga i biri i tij se e ka lënë Selmanin në mal dhe duke mos i besuar këtij lajmi, i bërtet të birit, sipas versionit rapsodik të këngës:

 

Rri kopil mos um rrej mu,

Qe tri ditë n’Shipni o shku.

 

I biri ia kthen:

 

Jo vallahi i tha baba Ramë,

T’u i rujt dhitë n’mal e kam lanë,

O ish lodh e ish untu,

Thuj do bukë Rams me ma pru.

 

     Babgjyshi i Fanës ose gruas së Rugovës, Ramë Çekerlaqi që e kishin njohur tërë Podguri dhe për të kishin dëgjuar edhe gjeneratat e tanishme, shkon me vrap në mal, takon nipin e tij Selmanin. Përqafohen përmallshëm daja dhe nipi. Merren vesh që Rama të kthehet në fshat ta marr kalin me samar.

 

Vrajma Zot Rama ç’po bon! 

Ou te shpija qeni nuk po shkon

Drejt n’Istog ai koka shku

Per Selmanin ka kallxu

Naqallnikut i ka thanë:

Sa don myzhde o Ral me m’dhanë?

Për Selmanin qe ta kam zanë!

Thotë vodniku medet për mu

Ni xhanar ktu s’mka qillu

Ral Vuliqi paska t’fillu

Magazinat tha lemi mu

O i ka vesh i ka armatu

Po shkojnë bjeshkën e kanë rrethu.

 

Pas kthimit nga Istogu, Selmani i thotë dajës Ramë:

 

Je vonu pak daja Ramë!

Mos n’Istog tutna je kanë?

Mos n’Istog tutna je shku?

O për mu dajë ke kallxu.

Shuj prej nip çka je t’u thanë,

O kurrë daja atahen s’ta bon.

 

Nalma kalin daja Ramë

Du me u kthy pushkën me marrë.

Daja kalin s’ja nalon

Njanën kamë në tokë e qiti

Tjetra n’shalë kuku ju koqit!

O daja i zi na i ra sakicë!

Sill dajë tha Zoti t’fiktë!

O për Miliqin nipin pe mytë!

 

================================================================================================

Dëgjoni këngën e Selman Kadrisë, nga vëllezërit Bajra 2-3

 

================================================================================================

     Ramë Çekerlaqi siç njihet në tërë Cerrcën dhe fshatrat e Podgurit, tradhton nipin e tij, lajmëron garnizonin e çetnikëve në Istog të cilët armatosën dhe e rrethojnë Selmanin, dhe Rama shfrytëzon rastin i bie sëpatë disa herë nipit të tij derisa e lë gati të vdekur. Rama e bëri këtë ndaj nipit të tij për Miliq Kërsten i cili digjte fëmijë, gra, nuse, pleq të lidhur rreth sanave, që prente me thikë fëmijë në djep, dhe shumë krime tjera të pashpjegueshme.

 

================================================================================================

Përcillni këngën për Selman Kadrinë 1-5

 

================================================================================================

 

*  *  *

     Ndër ata të rrallët që e njohin ndërlidhjen e Ramë Vuthajt dhe Fane Vuthajt në Istog, tregojnë se çfarë kuptimi ka miqësia e Ibrahim Rugovës me Fanën nga familja Ramë Çekerlaqit i cili maskaroi me sëpatë djalin e motrës së vet Selman Kadrinë për kryçetnikun gjakpirës Miliq Kërsta. Kemi dëgjuar se tradhtia e Ramë Çekerlaqit nuk kishte kaluar pa u ndëshkuar. Disa kolegë nga Istogu na kanë treguar se Ramën më vonë e kishte vra Nimon (Bekë) Hasanaj po ashtu nga Cerrca. Vrasjen e Ramës e kishte organizuar Ahmet Nuhi i cili i kishte dhënë ultimatum kushërinjve të Selman Kadrisë ta vrasin Ramën deri në filan datë, ndryshe do të pësonin. Në interesimin tonë se kush ishte ky Ahmet Nuhi, nuk morëm informata të duhura. Na është thënë se “u kanë xhanar n’ditë t’Shipnisë, dikah qanej pej Mojstiri, Shushice, a Zhakove; nuk e dimë taman”.

 

* Autori i shkrimit: Qendra për Ekonomi të Mjedisit, Resori i Pasurive Njerëzore, Banjë e Pejës - Istog ( Kontakti me autorin: vetonpodguri@gmail.com)

 

 

Kreu i LDK-së përballë arenës së përgjakshme - në sallën e kuqe të pallatit të rinisë!

Aristokracia imagjinare e familjes Rugova

KUR IMAGJINATA E RUGOVËVE SE JANË ARISTOKRATË, KTHEHET NË BINDJE...!

  • Ashtu siç Presidenti Rugova e imagjinoi një shtet apo republikë, njerëzit afër tij filluan të imagjinojnë vetën si klasë e veçantë; aristokratë, princër e roje mbretërore. Andaj edhe në LDK dhe LDD, te shefat e mëdhenj, dëgjohet shpesh fjala se "nuk dua të flas, apo nuk komunikoj me atë nivel", duke aluduar në një klasë të ulët, për të cilën ata vetën e konsiderojnë superiorë.
  • Rreziku fillon atëherë kur imagjinata e Rugovëve se janë aristokratë, kthehet në bindje, duke i kaluar kufijtë e shtëpisë. Iluzioni i tyre ka filluar tashmë të shfaqet seriozisht edhe te njerëzit më me influencë në botë, si te Nicholas Burns e Bill Clinton.

 Shkruan: Valon SYLA, Prishtinë

(www.pashtriku.org – 03.06.2007)


Kur turma katundarësh nga Provansa e Francës e pushtoi Pallatin e Mbretit Luis, gjatë Revolucionit të vitit 1878, ata organizuan një darkë të madhe ekstravagante, për të përjetuar disa nga kënaqësitë dhe ushqimin që e hante vetë mbreti. Por, një gabim i madh ndodhi gjatë protokollit të shërbimit të ushqimit. Enën e madhe dhe të bukur të qeramikës, që Mbreti e përdorte për të urinuar, turma nga provinca e kishte përdorur për të shërbyer sallatën. Ata festuan atë natë, duke menduar se po shijojnë përvojën mbretërore e që në fakt shijonin edhe diçka nga uturaku i Mbretit.

Kësi mbrapshtime kanë ndodhur gjatë historisë, kur aristokratët janë vrarë apo janë shuar dhe kur turma është munduar ta imitojë rolin e tyre, bashkë me protokollet dhe kënaqësitë mbretërore.

Sot fisnikëria është shumë e rrallë. Bile edhe në Europë lere më në Kosovë, një klasë të tillë, që se patëm kurrë. Por, tash e dhjetë vitet e fundit, aristokracia po shfaqet në një formë imagjinare, të çuditshme dhe turpëruese. Sidomos te njerëzit e afërt, këshilltarët dhe familja e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Mendim Rugova - Familja Rugova dhe Skender Hyseni

Ashtu siç Presidenti Rugova e imagjinoi një shtet apo republikë, njerëzit afër tij filluan të imagjinojnë vetën si klasë e veçantë; aristokratë, princër e roje mbretërore. Andaj edhe në LDK dhe LDD, te shefat e mëdhenj, dëgjohet shpesh fjala se "nuk dua të flas, apo nuk komunikoj me atë nivel", duke aluduar në një klasë të ulët, për të cilën ata vetën e konsiderojnë superiorë.

Pikërisht kjo klasë e lartë imagjinare, më shtyri të shkruaj.

Mendimi i Princit : Mendim Rugova duket se mendon se është një Princ

Djali i presidentit të ndjerë për dasmën që po organizohet sot, është shfaqur si fisnik. Ftesa për dasmën e futur në një zarf të bardhë, mban një emblemë të kopjuar keq nga familja e vërtetë fisnike Kastrioti. Kjo ishte modifikuar për të shërbyer tashmë si emblemë e familjes Rugova. Në të, përpos shqiponjës dhe ngjyrave kombëtare që ishin vjedhur, janë shtuar edhe inicialet e Presidentit të ndjerë I.R. dhe emri apo motoja "Clement", që kinse në latinisht i bien fisi apo klani Kelmend, nga i cili rrjedh e gjithë familja Rugova, nga Cerca e komunës së Istogut.

Këtë veprim natyrisht se dikush do ta konsideronte si personal. Por brengosëse është kur imagjinata fillon të besohet përnjëmend dhe atëherë fillon rreziku. Fillon atëherë, kur loja me imagjinatën dhe fisnikërinë kapërcen kufijtë e shtëpisë Rugova dhe kalon te njerëzit më me influencë në botë, sikur Nicholas Burns e Bill
Clinton, të cilëve edhe u kishte arritur në adresë kjo ftesë "fisnike". A thua çka kanë menduar ata për këtë punë? Andaj edhe është brengosëse. Kam frikë që edhe mos thirrja e Papa Benediktit XVI në dasmën e Princit tonë imagjinar, do të kuptohet si evitim, e zoti na ruajt si ofendim.

 Fort i kthjelli princ e zot i nderuem, u trashëgofsh... Skënder Aristokrati

Imagjinata për aristokracinë kishte arritur edhe në Vjenë gjatë negociatave për status. Ndoshta i frymëzuar nga orenditë e Oborrit Perandorak të Austro-Hungarisë, imagjinata e Skënder Hysenit kishte filluar të vijë në shprehje. Me dorën e vënë në zemër dhe gojën plot kikirika, u tha disa ndihmësve të rinj të negociatorëve aty afër se "Unë jam boll aristokrat, veç se Albert Rohani është... i fortë". Ai  njëmend është aristokrat. Kështjellat e familjes së tij ende qëndrojnë si muze, për të kujtuar prejardhjen e bujshme të udhëheqësve të kaluarës.
Ndërsa "kështjella e Hysenit", nuk mund të jetë më shumë se një shtëpi 200 metra katror dhe Kali i tij i bardhë, duhet të jetë vetura zyrtare e taksapagueseve të Kosovës. Sa i përket prejardhjes së tij "aristokrate", ai nga e cila vijnë shumica dërmuese e liderëve dhe qytetarëve të kosovarë.

E kjo origjinë zakonisht gjendet në Librat e Leximit të shkollave të mesme, ku për biografitë e disa liderëve të LDK'së shkruan... se lindi në një familje të varfër dhe bujare, shkollën fillore e kreu në fshat, ndërsa fakultetin në Prishtinë. Me kaq përfundon, "aristokracia" e një kosovari".


Oborrtari Sali Cacaj

Aristokracia e imagjinuar e Velanisë e ka një organizator, konsultant dhe shef të protokolleve. E ai është njeriu me mjekër të hollë e të stilizuar, që i ngjan një fisniku të dikurshëm nga Venediku apo Franca. Rrobat i ka të zgjedhura me shije, kravatën me plot simbolika dhe setrat e tij, zakonisht stolisen me broshë dhe elemente të vlefshme filigrani. Në dukje të parë të jep përshtypjen e një fisniku të Hollywoodit, ndërsa në të dytën edhe mund t'ua çoj mallin e një Xhandari nga shpilli i letrave të zholit. Kur vjen puna te organizimet solemne, festat dhe protokollet e rëndësishme të Presidencës, Sali Cacaj, është njeriu i duhur për të kryer punën, si zhol. Andaj edhe aftësia e tij për ta stolisur mirë imagjinatën për fisnikërinë, Për fundin e iluzionit . Ky iluzion do të ishte në rregull të jetojë brenda shtëpive të këtyre fisnikëve imagjinarë. Natyrisht se çdo njeri ka drejtë të plotë të ëndërrojë dhe jetojë ashtu siç e imagjinon jetën. Por kurrsesi kjo nuk mund të lejohet që t'i kalojë kufijtë, duke kaluar në besim të plotë dhe duke e informuar tashmë të gjithë botën me këto veprime. Këshilltarët dhe liderët e LDK'së, nuk reaguan për të ndalur iluzionin deri më sot. Ndoshta e bënë këtë me qëllim që të dalin në shesh, disa të pafolura nga Velania. E ndoshta edhe heshtën, sepse ende iu pëlqen kjo ndjenjë.

 

Kthehu ne fillim

 -------------------------

Pasqyra e vërtet e LDK-së

 Kur figura e Rugovës përdoret si letër bixhozi! 

LUFTA E DY PARTIVE PËR NJË FIGURË!

 

Shkruan Mehmet BISLIMI

(www.pashtriku.org - 30.04.2007, Zvicër

 -------------------------

Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dolën në sipërfaqe probleme të akumuluara prej kohësh, që nuk i linte të shtrohen për bisedime apo zgjidhje të tyre kreu i vetëm i saj. Kjo dalje në sipërfaqe u bë e dhunshme, e zhurmshme dhe e neveritshme për secilin që dinte sadopak se ishin ambicie të grupeve të ndryshme që nuk iu dha fjala asnjëherë për të shprehur mendimin e tyre të lirë për më shumë se një dekadë. Vetëm kjo ndrydhje e mendimit që kishte marrë përmasat e një servilizmi të tejshkuar, bënë që njerëzit në krye “të organeve udhëheqëse” të LDK arritën të mbajnë deri në vdekjen e liderit të tyre librezat e partisë dhe nuk iu ndodhi si shumë të tjerëve që u flakën nga radhët e tyre si radikalë apo me epitete tjera për të arsyetuar largimin e tyre me mëkatin e bërë të mendimit ndryshe nga ai udhëheqës njësh.

 

  Ndarja e LDK-sënë dy copa ldk-je: në LDK e LDD!

Si pasojë e këtyre kundërthënieve që plasën në gjirin e partisë “më të madhe” u krijuan dy grupime tjera që njëri nga ata arritën të trashëgojnë emrin e partisë së Rugovës. Nga grupimi tjetër u formua një subjekt tjetër politik me emrin Lidhja Demokratike e Dardanisë!

Në kushtet e një sistemi të mirëfilltë demokratik, ndarjet dhe grupimet brenda partisë mund të quhen madje normale. Kjo ka ndodhur edhe në shumë vende tjera, por që edhe do të ndodhë në të ardhmen pa dyshim gjithandej ku sadopak ka demokraci. Mirëpo e papranueshme,  e tepërt,  dhe neveritëse për qytetarin tonë, është tendenca e monopolizimit të figurës së udhëheqësit të tyre mbi bazën e argumenteve inekzistente. Secili nga ky krah shenjtëron udhëheqësin e tyre pas vdekjes për bëmat që nuk i ka bërë kurrë dhe nuk do t’i kishte bërë kurrë po që se do jetonte edhe shumë vite të tjera. Si LDK-ja ashtu edhe LDD-ja, duke u çjerrë paturpësisht deklarohen se janë ata pasues të filozofisë politike të Presidentit Rugova, dhe se do të ndjekin rrugën e tij me dinjitet, se do të mbesin trashëgimtarë të tij etj...

Prandaj, vetiu shtrohet pyetja: Cila ishte filozofia e Ibrahim Rugovës? Cili ishte roli i tij për këto 17 vite që ai udhëhoqi LDK-në në Kosovë, në cilësinë e liderit të saj e që ia kishte ënda shumë të thirrej edhe si lider i tërë Kosovës? Kush ishte ai njeri që janë të lidhur aq keq në “shallin” e tij, këto dy parti ?!...

Me vendosjen e sistemit demokratik e pluralist në tërë hapësirat e Evropës Lindore,  duke përfshirë edhe ish Jugosllavinë, në Kosovë erdhi koha që anëtarët e LKJ-së të “skuqeshin” nga librezat e tyre të kuqe titiste, prandaj i flakën ato duke i zëvendësuar me libreza “blu” të LDK-së. Me kalimin e tyre në parti të re, lidhja mbeti e pashkëputur: Lidhja e Komunistëve (LKJ), u shndërrua, apo kaloi në një lidhje tjetër, kësaj radhe në Lidhje të “Demokratëve të Kosovës!”(LDK). Edhe Ibrahim Rugova në këtë mes e hodhi librezën e kuqe titiste të cilën e kishte mbajtur për një kohë të gjatë dhe në inicimin e këshillit të parë nismëtar të kësaj lidhjeje u zgjodh kryetar i saj, që nuk do të ndërrohej deri në fund të jetës së tij, sikur figurat tjera të sistemeve ish komuniste siç ishte Tito, Çaushesku, Mao, Stalini e deri tek Kastroja i sotëm! Kjo Lidhje e regjistruar në ish federatën jugosllave, vazhdoi me dekadë për të punuar për bashkëjetesën me popujt tjerë të ish Jugosllavisë edhe atëherë kur Jugosllavia ishte shkatërruar tashmë. Kjo ishte filozofia e tij politike e të qenit udhëheqës i pakontestueshëm me përkrahjen e atyre që bënin masakrat dhe gjakderdhjet në ish Jugosllavi.

Figura e Rugovës: Ky njeri; në dukje i qetë dhe që nuk e prishte qejfin as në momentet më të rënda. Me ëndje për komoditetin, cigare dhe verë të mirë, jetë luksoze e makina të markës, truproje e “këshilltarë”... Vendi i tij ishte i panjohur për te, dhe kishte vite që nuk kishte shkelur as në vendlindjen e tij e lëre më në qytetet tjera të vendit që i pëlqente të quhej kryetar. Fshatarët, punëtorët, mësuesit, nxënësit, studentët e në përgjithësi shqiptarët e Kosovës nuk ekzistonin për të. Për të me rëndësi ishte, që të ruajë qetësinë dhe nënshtrimin e shqiptarëve në Kosovë, gjë që Serbia nuk po mund ta bënte edhe me çmimin e një kostoje shumë të lartë financiare, dhe as me tërë makinerinë e vet shtypëse! Misioni i tij ishte të bindë ata që dëgjonin “xhumanë” e tij se me Serbinë nuk mund të luftohet dhe për këtë nuk duhet të ngacmohet me asnjë veprim tjetër pos fjalës shterpë...

Ibrahim Rugova, ky "gandisti" mendjehollë që nuk hezitoi UÇK-në ta akuzoi,

si: „dorë e zgjatur e Serbisë!“

Gjatë luftës së UÇK-së në Kosovë, Rugova, fillimisht kishte kërkuar organet e FBI-së dhe të CIA-së, për të zbuluar pjesëtarët e UÇK-së, të cilët po vrisnin pushtuesin, kurse vetë UÇK-në e kishte akuzuar si dorë e zgjatur e Serbisë, po njëkohësisht edhe si persona të frustruar! Ai madje kur në Kosovë po shkonte gjaku rrëke, me urdhër nga Beogradi, kishte organizuar edhe zgjedhje të “lira e demokratike”në Kosovë! Kishte kërkuar ndërprerjen e bombardimeve të forcave aleate të NATO-së mbi Serbinë atëherë kur mekanizmi ndërkombëtar ishte më këmbëngulës se kurrë që të dënojë Serbinë për masakrat e bëra mbi shqiptarë. Të vetmen vizitë që kishte bërë gjatë luftës, dhe atë me norë të Hillit, ishte ajo në Malishevë. Atje kishte takuar disa pleq, ku ua kishte dhënë nga një cigare, duke ju thënë: ”Ju e dini, unë jam njeri i zyrave dhe nuk dal shumë, nuk kisha me besuar, sa shumë dëm qenka bërë!”... Kjo ishte e tëra që Rugova kishte mundur t’i thotë popullit të Kosovës gjatë luftës! Kjo ishte filozofia e tij për çlirimin e Kosovës për të cilën luftojnë ta trashëgojnë dy partitë e sotme!

Mua më ka rënë të lexoj që të huajt kanë kërkuar besën e shqiptarëve siç ishte rasti me Mehmet Pashë Maxharrin gjatë kryengritjes së Lidhjes së Prizrenit, por nuk më kishte rënë të dëgjoj as të lexoj që shqiptari kishte kërkuar besën e të huajve për të vizituar vendin e vet, deri me rastin Rugova! Ai, pati formuar një Qeveri me disa “ministra”, me zyra në ekzil, si dikur ministrat e Esad Pasha Toptanit në Selanik e gjetiu! Është interesant se gjatë gjithë asaj lufte Rugovës nuk i mungoi as një qime floku, përderisa Aganit  e shumë të tjerëve iu shkoi edhe koka!? Ai kishte marrë garancitë për vetën dhe familjen e tij, ku pas takimit me Millosheviqin, nga Beogradi të fluturoj për në perëndim. Kjo ishte filozofia e tij, për të shpëtuar kokën e vet duke dëmtuar çështjen e Kosovës që ishte ngritur në agjendat e zgjidhjes përfundimtare për të cilën filozofi lufton sot LDD e LDK!

Takimi i binomit : Rugova - Millosheviq!

Në Kosovën e pasluftës, Rugova as edhe një herë nuk mori guximin të njohë luftën për liri të popullit të vet. Ai as edhe një herë nuk e zu në gojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si bartëse kryesore e Luftës Çlirimtare të popullit tonë. Ai as edhe një herë nuk u përkul para varrit të Komandantit Legjendar, ku me respektin më të madh janë përkulur diplomatë e ushtarakë më në zë si: Klark, Kushner, Mini, Rejnhard, Mejdani, Shtajner, Valeto, Petersen, Shtajner etj...

Ai as edhe një herë nuk i ka përmendur familjet e dëshmorëve dhe fëmijët e tyre. Ai as edhe një herë nuk ka vizituar as një familje të tyre dhe jo që nuk e njohu të parën Qeveri të Kosovës së lirë por e sabotoi atë skajshmërisht! Ai nuk përfaqësonte unitetin e popullit por ishte përçarës më i madh i popullit shqiptar në trojet shqiptare, por edhe në mbarë mërgatën tonë. Ai këtë përçarje e la së fundi edhe në subjektin e vet që shpërtheu në mënyrën më të vrazhdët e më anarkike. Kjo ishte filozofia e urtësisë së tij që duan ta trashëgojnë partitë e zotit Sejdiu dhe e zotit Daci për t’i prirë Kosovës dhe zhvillimit të saj ekonomik e politik!

Rugova fitoi zgjidhjet e pasluftës në Kosovë. Se si ndodhi kjo, mund të përgjigjen më mirë sigurimet e huaja apo përgjigje mund të gjinden në arkivat e qendrave antishqiptare që parapërgatitën kthimin e tij në politikë pas luftës, për të vetmin qëllim të pengesës në rrugën e forcave çlirimtare që do ta çonin Kosovën drejt pavarësisë. Çka ofroi nga planet ekonomike dhe politike Rugova për elektoratin e vet, dhe për zhvillimin e vendit? Asgjë- veç tambël me përshesh, dardha me pekmez e shoqata qensh e buajsh! Asgjëja ishte strategjia e tij ekonomike për zhvillimin e përparimin e Kosovës dhe për ironi të atyre që ofruan apo bënë diçka, ai uzurpoi institucionet pas zgjedhjeve!!!

Pas zgjedhjeve, duhej formoheshin edhe institucionet e Kosovës. Pas rrëzimit e gjunjëzimit të tij, për tre herë radhazi para Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Rugova, arriti të merr postin e ëndërruar gjatë, duke hequr dorë nga liria e vet personale dhe ajo e gjithëmbarshme e Kosovës. Duke mos mundur dhe dashur të lidhë bashkëpunim me krahun tjetër politik ai bën pazaret me “armiqtë” e tij të përhershëm për (keq)qeverisjen e Kosovës dhe për të hequr nga agjenda zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke u marrë me luftën politike brenda spektrit politik të Kosovës. Ai tërë mandatin ndenji në shtëpi, rrethuar me truproja, këshilltarë, makina, flamuj e lloj-lloj arnash e gurësh, që atij i vinin në mendje, ose që i shihte në ëndërr!... Në emër të kësaj “Presidence”, ai me stafin e tij nga buxheti i Kosovës harxhuan miliona euro duke bërë skenarë të ndryshëm, gjoja mbi pasigurinë e tij dhe njerëzve të LDK-së që binin viktimë e manipulimeve mafioze të sigurimcave të kësaj partie. Për shkak të kësaj “pasigurie” banorët e asaj lagje kontrolloheshin nga tri herë në ditë, sa herë që iknin dhe ktheheshin nga pazari, si në kohën e UDB-së së Rankoviqit- pati thënë një plak të cilin e kishin lodhur duke e kontrolluar “ushtarët” e Marës! Kjo ishte filozofia politike për sigurinë personale dhe të gjithëmbarshme të Kosovës!

Figura ikonike e Rugovës !

I ushqyer një jetë me figurat e “pavdekshme” të kohëve të monizmit, në ish sistemet moniste,  dëshiron përjetësinë duke bërë çmos që figura e tij të shndërrohet në një mit e në një kult si ai i Leninit, Stalinit, Titos, Maos, Kastros etj... Duke filluar që nga flamuri, himni, presidenca, vula, kompleksi memorial, veprat e botuara, shalli, kristalet etj... ishin elementet që do të mbanin gjallë kultin e emrit të tij. Duke pretenduar të krijonin një histori të re, një ideologji “rugoviane”, që iu ka qejfi ta quajnë “rugovizëm” siç dikur patën një leninizëm, stalinizëm, titizëm etj ... ata bënë një ideologji pa ide, një cirk që nuk të bën të qeshësh por të neveritë. Kishin harruar se kohët e monizmit kishin perënduar kaherë, dhe një mauzole si ai i Leninit në Moskë apo i Jozhës së vogël në Dedinje nuk mund të bëhej tani më në Prishtinë!

Me figurën e Rugovës, u luajt dhe po luhet edhe sot; si në bixhoz! Të dy partitë LDK dhe LDD, kartën Rugova po duan ta shqyejnë, duke e ngrehur secila për vete. Të dyja këto subjekte, zotohen e çirren deri në histeri se Rugova është yni e jo  i tjerëve, se do të ndjekin rrugën dhe filozofinë e tij, se janë besnik të ideologjisë së tij, se janë trashëgimtarët e tij etj, etj. Secila ka bërë orarin e vet duke shkuar tek varri i tij, njëra paradite e tjetra pasdite! Zoti Maraj, ua kaloi të dy partive, që sapo u lirua nga arresti, mori fotoreporterin e gazetës së vet, dhe u shtri fare, sa gjerë e gjatë mbi varr të Rugovës, duke fotografuar dashurinë e tij për prijësin dhe besnikërinë e tij për te, me shpresë se kjo do ta shpëtoj nga moçali i ndyrësirave ku zoti Maraj po noton tani e një kohë të gjatë!

Të gjitha këto makinacione të egra, të neveritshme dhe të ulëta kanë qëllimin e luftës politike dhe mbledhjes së elektoratit, zhvatjen e mjeteve nga buxheti i Kosovës apo qytetarët e rëndomtë, armiqësinë mes banorëve të Kosovës dhe degradimin e mendimit politik në Kosovë.

Ideja e këtij shkrimi, nuk ka të bëj fare me Rugovën edhe pse në shumë raste përmendet emri i tij. Nuk ka të bëjë as me filozofinë shterpë të tij. Ideja e këtij shkrimi ka të bëj me të gjithë ata përfitues tinëzarë që duke u fshehur prapa emrit të Rugovës, duan që të vjedhin, mashtrojnë, spekulojnë dhe krijojnë mjegullina në opinion. Duke u fshehur pas emrit të Rugovës dhe duke u shtirë si pasardhës të tij, politikanët nga LDK dhe LDD vazhdojnë të mbeten robër të vetvetes, robër të një emri që është skalitur tashmë vetëm në një pllakë mermeri në varrezat e Prishtinës. Ata duhet të dinë se Kosova ka nevojë për më shumë se një emër, për më shumë se një simbol. Duke u liruar nga kornizat e trashëgimisë merr udhë origjinaliteti dhe objektivizmi i përballjes me realitetin. Deri sa nuk kuptohet drejt kjo gjë nga LDK, LDD, e të tjerat subjekte politike, Kosova mbetet peng i këtyre matrapazëve politikë që për parësor kanë mirëqenien e tyre personale, e që në fakt as që u bëhet vonë për Kosovën, popullin e saj dhe varfërinë e skajshme që po mbretëron atje.

Kthehu ne fillim

Tutankhameni

A ËSHTË IBRAHIM RUGOVA  “TUTANKHAMEN”  I KOSOVËS?!

Shkruan:  Dr Hysni BYTYÇI

_______________________

  Ka kohë që Kuvendi i Kosovës ka hapur diskutimin për nxjerrjen e një ligji të veçantë lidhur me familjen Rugova dhe për ndërtimin e një monumenti për ish-kryetarin Ibrahim Rugova.Kur mësova për herë të parë për këtë çështje, mendova se dikush po bënte shaka, sepse askujt, që ka gjykim të shëndoshë, as që do t´i shkonte mendja për një gjë të tillë, e jo më të diskutohet.
Dihet mirëfilli se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, ku si rrjedhim 60% e popullsisë së aftë për punë janë të papunë, qindra familje të dëshmorëve edhe pas shtatë vjetësh e ca nga përfundimi i luftës jetojnë në skamje e pa kulm mbi kokë, në sektorin e shëndetësisë vazhdon të mbretërojë një gjendje e mjerë, pensionistët që kanë shkri shëndetin e tyre decenie me radhë marrin vetëm 40 euro në muaj, te cilat nuk u mjaftojnë as edhe për rregullimin e një dhëmbi (nëse ju ka mbetur akoma ndonjë dhëmb në gojë)...
Disa ”partizanë” të devotshëm të Ibrahim Rugovës, duke u shtirë gjoja se nuk e shohin këtë gamë problemesh të popullatës së mjerë, atyre sikur përpara syve ju rri gjithmonë galuc piramida e Mbretit TUTANKHAMEN , i cili ka sunduar në Egjipt 1334 – 1323 BC, (d.m.th para 3.329 vjetësh). Më duket se këta “partizan” me çdo kusht duan ta krijojnë një TUTANKHAMEN me një piramidë kosovare!!!

Tutankhameni Egjiptit

________________

Ata kanë të drejtë liderit të tyre t´i ndërtojnë piramida - mauzole, (po deshën edhe dy të tilla), por nuk kanë të drejtë, që këtë gjë ta bëjnë me paratë e buxhetit të Kosovës, me paratë e atyre që sot jetojnë në skamje e varfëri të thellë. Ata hiq mos të ndalen, le të ndërtojnë buste e piramida, por vetëm me kontributet e tyre, dhe në pronat e tyre private, jo në vende publike. Njerëzit e paskrupull bëjnë gjithçka. Kaligula në kohën e tij e kishte shpallur kalin e vet për konsull dhe kishte zënë vend të posaçëm në kuvend. Nuk dua të besoj se në Parlamentin e Kosovës kemi edhe ndonjë konsull, dua të besoj se kemi vetëm parlamentarë të ndërgjegjshëm.
Këto ditë kam lexuar se Austria ka ndarë një ndihmë prej 3 000 000 eurove, për shkollimin e lartë në Kosovë, ndërkaq një donator tjetër ka dhënë një ndihmë emergjente prej 6 000 000 eurove, për të mbijetuar këtë gjendje mjerimi... ndërsa këta “deputetë” sharlatanë me këto nisma mitike përpiqen ta keqpërdorin buxhetin e fukarallëkut.
Një fjalë e urtë popullore thotë: “Vetë në hapsane e jep sadaka për dritare”. Kosova mezi i plotëson detyrimet e veta duke marrë ndihma nga donatorët e këta bëjnë plane për ngritje të mauzoleve!
Nga historia kemi mësuar se në shumë vende janë ngritur monumente për idhujt e tyre, por më vonë ato janë rrënuar.

Takimet Millosheviq-Rugova (maj 1998 - prill 1999)

_____________________________

Ta zëmë kur vdiq Stalini në vitin 1953, partizanët e tij ia ndërtuan mauzoleun, ndërsa kur erdhën në pushtet partizanë tjerë, atë e rrënuan me themel. Në sheshin “ Skënderbej” të Tiranës partizanët e Enver Hoxhës, ia ngritën atij një përmendore të madhe, më të madhe se të kryeheroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, dhe për këtë punë ishin shpenzuar shuma të mëdha lekësh. Por kur filluan ndryshimet në sistemin politik në Shqipëri “partizanët” e Sali Berishës, jo vetëm që atë e shkatërruan por pjesët e saj i zvarritën me kamion nëpër rrugët e Tiranës, madje këta ”demokratë”...nuk hezituan që mbi trupin e lapidarit të z. Hoxha t´i kryejnë edhe nevojat fiziologjike.
Ibrahim Rugova nuk ishte as i kalibrit të Stalinit e as të Enver Hoxhës, aq ma pak ishte një TUTANKHAMEN . Stalini dhe Enveri bile në periudhën kur kanë sunduar edhe kanë kontribuar diçka. Ndoshta edhe keq, por veprimi ka qenë i dukshëm. Kontributi i Rugovës është barazi me zero.
Nëse përjashtohen konferencat për shtyp të të premteve, ai tjetër kontribut nuk ka dhënë për këtë popull. Rugova tërë kohën derisa ka qenë “kryetar” dhe atë kryetar i Kosovës për çështjen kombëtare nuk ka vepruar asgjë. Gjatë luftës Çlirimtare në Kosovë, ai luftëtarët e UÇK-së i ka quajtur djelmosha të frustruar, grupe në shërbim të Policisë së Serbisë, kërkonte nga FBI që ta dërgonte një ekip ekspertësh në Kosovë për t’i zbuluar këto grupe që po e prishkan paqen ... Në kulm të luftës kur më së gjysma e popullatës së Kosovës u dëbua nga trojet e veta, kur vajzat dhe djemtë më të mirë të Kosovës luftonin heroikisht në truallin kosovar, kur familje të tëra po pushkatoheshin nga barbarët pushtues, kur maunat natë e ditë bartnin kufoma të shqiptarëve për në liqenin e Gjerdapit, në liqenin e Kokin Brodit e në Batajnicë...., Rugova pinte visky në Beograd me Millosheviqin dhe bënte apel tek NATO-ja që t’i ndalonte bombardimet kundër Serbisë, duke shtuar se Millosheviqi ishte faktor i rëndësishëm për paqe dhe bisedime në Ballkan.

(Klikoni linkun në anglisht ku Ibrahim Rugova kërkon ndalimin e bombardimeve kunër Serbisë:)

Rugova: Halt to NATO bombings

 Pra të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, mos luani me dinjitetin e popullit, mos e keqpërdorni mandatin, që ua ka dhënë populli. Lëni ato llafe të vjetra, lëni më piramidat, e monumentet. Mos shpenzoni djersën e popullit për budallaqe të tilla. Mendoni pak me kokë.
Rugova nuk ka qenë TUTANKHAMON, mos u merrni shumë më atë, lëreni të qetë në amshim. Kthehuni jetës normale. Ndërtoni për të gjallët sepse ata kanë përparësi në krahasim me të vdekurit. Mjafton ajo që e keni varrosur “pejgamerin” e juaj atje ku nuk e kishte vendin. Mos lypni shumë se e humbni edhe atë që e keni. Mos e mundoni popullin më me veprime të tilla, se me të vërtetë e keni tepruar!

--------------------------------------------------- 

BUDALLALLËKU I FATMIR SEJDIUT DËMTON KOSOVËN

 Shkruan:Xhevat BISLIMI

 Prishtinë, 23 janar 2007
  Njëvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës rinxori në skenë tërë budallallëkun, naivitetin, hipokrizinë dhe shpirtin e robit të një pjese të politikës, medias dhe inteligjencies së krahinës shqiptare, që quhet Kosovë. Budallallëku më i madh, meqë ky është edhe “maja” e politikës në Kosovë, erdhi nga njeriu që quhet Kryetar i Kosovës, Fatmir  Sejdiu. Ky njeri-kryetar deklaroi se “Rugova ishte themelues i shtetit të Kosovës, ndërsa idetë e tij busullë orientimi për ata që ka lënë pas”!!! Të njëjtën ditë, kundërshtari kryesor i Fatmirit, Nexhat Daci, deklaron se “pavarësia e Kosovës është e shkruar me emrin e Ibrahim Rugovës”!!! Marrëzia dhe poshtërsia nuk përfundojnë me kaq. Fatmir Sejdiu, me një “urdhër” të posacëm shpalli Ibrahim Rugovën “Hero i Kosovës”!!! Hipokrit dhe mashtrues të tjerë vrapuan të ndezin qirinj në Prishtinë, e marrëzira të tjera të kësaj natyre.

Kryetari “historik“ Ibrahim Rugova dhe pasardhësi i tij Fatmir Sejdiu


 
Po të pranonim konstatimin e Fatmir Sejdiut se “Rugova ishte themelues i shtetit të Kosovës”, atëherë natyrshëm shtrohen dy pyetje. E para: Kundër kujt luftoi Ushtria Clirimtare e Kosovës dhe populli shqiptar? Dhe e dyta: Kundër kujt u angazhua SHBA-ja dhe NATO-ja? Sipas Fatmir Sejdiut dhe bashkëmendimtarëve të tij UCK-ja, populli shqiptar dhe NATO-ja paskan luftuar kundër shtetit të Ibrahim Rugovës!! Sepse, sipas tij, Kosova paska qenë shtet, por e paskan shkatërruar UCK-ja me NATO-n!! Prandaj, gjithmonë sipas logjikës së Fatmirit dhe “partizanëve të tij”, Ibrahim rugova është i vetmi “hero” i Kosovës!! Të tjerët, ata që luftuan dhe e shkatërruan “shtetin” e Ibrahim Rugovës, janë tradhtarë… Cfarë strategjie manipulative? Cfarë strategjie e rrezikshme për kombin shqiptar dhe të ardhmen e tij? Këtë budallallëk dhe marrëzi po përpiqen ta “hijeshojnë” (me pjesëmarrjenë e tyre) disa drejtues të UCK-së dhe drejtues të PDK-së. Me duartrokitjet dhe temenat e tyre në këto ceremoni tragjikomike këta “shefa” po japin kontributin e tyre për legalizimin e kësaj katrahure të rrezikshme… Ata që dje Rugovën e quanin “Esat Pashë Toptan”, “kolaboracionist”, “tradhtar”, etj., para se t’i duartrokasin, t’i bëjnë temena dhe të mbajnë zi do të duhej të kërkonin falje për ato epitete… Kjo është edhe një arsye më shumë që figurat e diskutueshme t’i lihen historisë. Figura të tilla nuk mund të vlerësohen nga bashkëpunëtorët dhe “partizanët” e tyre. Ne e kuptojmë “entuziazmin” e Fatmirit, që ia mbante cantën Rugovës e sot ia zuri vendin, por ky “entuziazëm” është i dëmshëm për Kosovën dhe shqiptarët përgjithsisht. Ka të ngjarë, që Fatmiri me kompani, duke glorifikuar Rugovën po përpiqen të mbulojnë dhe harrojnë të kaluarën e tyre të “lavdishme” sa edhe ajo e idhullit të tyre…

 *Autori është deputet në Kuvendin e Kosovës

&

NEXHAT DACI KA VENDOS TË THEMELOJ PARTI TË RE ! 

Fraksioni i Nexhat Dacit tashmë i formësuar, por që përpëlitet akoma brenda LDK-së, mësohet se ka siguruar gjashtë deputetë të grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, me të cilët pretendon të formojë një grup të ri parlamentar. Këtë hap  z. Daci do ta hedh pas  formimit të partisë së re, e cila, sipas zëdhënësit të këtij fraksioni Lulzim Zeneli pritet të themelohet shumë shpejt!

_____________________________________________________

K O N T I   I   LL A U SH Ë S


“Gjithë konfliktin e nisi Sabri Hamiti  kur foli për vëllanë e tij dhe provokoi anën tjetër të cilën ne bënim pjesë dhe mos të ishte ai s`kish ndodh asgjë e keqe. -thotë Gani Geci


Shkruajn:Leonard KERQUKI / Arben HYSENI


Llaushë, 15 dhjetor 2006


Shtatë karrige të modelit mbretëror për shtatë vëllezërit e kësaj familje. Për ballë saj një oxhak klasik i rregulluar me stil të marrë nga ndonjë foto e rastësishme televizori apo reviste që kërciste nga zjarri i madh. Koftorrat drenicas, që dikur gurgullonin nga bujashkat dhe druri i thatë ishin hequr nga kjo familje. Gjithçka përreth dukej si një feud i kësaj familje që rrethohej me një mur që simbolizonte kufirin e një familje të madhe. Brenda në sallonin e madh, në Drenicë quhet odë, ishte i varur portreti i Nënës Terezë dhe Gjergj Kastriotit – Skënderbeu. Përfundi tyre fotoja e Ibrahim Rugovës dhe anash oxhakut, të ngritur në shtiza flamuri kombëtar, amerikan dhe ai i Ibrahim Rugovës - Dardan. Dhe afër saj një foto e Adem Jasharit. Kjo ishte vetëm pjesa e fundit e një salloni prej afër 10 metra, të mbushur përplot tavolina, kolltukë, libra dhe gjëra tjera tradicionale dhe moderne. Një model i jetës politike ku gjithçka është brenda. Ku simbolika përcakton jetën e një familjeje. Në ballë të tërë kësaj hapësire, qëndronte ulur, njëri prej shtatë vëllezërve Geci, urdhrat e të cilit vinin nga fundi me një zë tepër të lartë. Tre të rinj vraponin poshtë e lartë duke zbatuar urdhrat e tij, ku reagimi tyre vinte pa kryer mirë fjalët. Derisa përshkruante odën dhe ambientin me modesti, tregonte edhe për personalitetet që kanë qenë aty. Dhe ata drejtojnë dhe qeverisin 54 anëtarë të familjes për të ruajtur përbashkësinë dhe forcën e sundimit. Njerëzit e kësaj familjeje, e sidomos të shtatë vëllezërit, shihen ose si heronj të keqkuptuar ose si martirë të përndjekur padrejtësisht. Ky mund të jetë një prej interpretimeve për Gecajt që ndonjëherë zbulohet me shëmtinë e saj reale.

Për historinë e familjes Geci, nga Llausha, rrëfente vëllai i tretë i Gecëve, Ganiu.
Ai i cili në Kuvendin e VI të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte ndër protagonistët e përleshjes së madhe grushtesh dhe shqelmash. Veshur kishte një pallto të bardhë, deri nën gjunjë. Duart e tija të gjata bërë grusht, marshonin nëpër kokat e personave të involvuar në përleshje.


Grushtat e Kontit të Llaushës Gani Geci

 
Hoqi kutinë e votimit me mendimin se procedura e votimit ka përfunduar me atë moment. Kush e kundërshtoi vendimin e tij, hëngri grushte. Për gjitha këto sjellje dhe tërë protestën, Gani Geci, thotë se ka qenë demokratike, e për këtë ka shpjegim. Gjashtë ditë pas këtij incidenti,
Ganiu, nuk ndihet shumë i ofenduar për atë që ka bërë, për shkak se konsideron se e ka bërë për mbrojtjen e LDK-së. LDK-në, të cilën bashkë me gjashtë vëllezërit e tij e hapën zyrën e saj menjëherë pas luftës në Kosovë, me vetë ftesën e kryetarit të saj Ibrahim Rugovës. Familja Gecaj shijoi plotësisht kënaqësitë dhe hidhërimet e pasluftës që i solli një sukses asaj në familjen politike kosovare. Më shumë për shkak të guximit, fërkimeve të të gjitha llojeve, mungesës së rendit dhe intrigat, keqkuptimet edhe për gjërat më të thjeshta, lufta e të gjithëve kundër të gjithëve që përmbytën Kosovën në vitet e pasluftës, i bënë Gecajt sundimtar të këtij kaosi - në një rend fisnor që i ngjet familjeve siciliane. Si Donët ta zëmë. Ne rrethanat e pasluftës askujt si shkonte mendja të puna mendore dhe Rugova vet, si njeri paqësor që ishte, thirri për ndihmë Gecajt në Kosovën e pasluftës, që përngjante në një Çmendinë. E ndihmuan në çështjet politike dhe ato të sigurisë. Katër prej vëllezërve Geci, me armë mbrojtjen zyrat e LDK-së dhe vetë Rugovën si truproja të afërt. Këtë e bënë për gjashtë vjet me radhë.

 
Këto gjëra pastaj ndryshuan brenda natës. Njerëzit dhe gjërat iu nënshtruan një riformimi të dhunshëm. Këtij mëkati nuk i kanë shpëtuar as Gecët të cilët jo rrallë janë përpjekur ta thonë të vërtetën lakuriqe e herë herë me fjalë të vrazhda dhe të hidhëta. Gani Geci, zhveshi nga trupi veshjen e sallonit (lexo odës) dhe shpalosi plagët e tij në gjithë trupin. Kujtonte sakrificën për Rugovën me një të vërtetë lakuriqe që shihej në lëkurën e dëmtuar dhe trupin e bërë shosh.


Por në Kuvendin e fundit të LDK-së, familja Geci në një mënyrë u margjinalizua duke mbetur pa u futur në Këshillin e Përgjithshëm të saj. As kjo nuk e bënë këtë familje që të largohet nga LDK-ja.
Për momentin, thotë Geci, e konsideron si një luftë të anës së Llapit, në përpjekje të marrjes së Prishtinës e cila pa masë është duke dëmtuar LDK-në. Mos të ishte llapjani Sabri Hamiti, as nuk do të ndodhte përleshja e madhe në ditën e nëntë dhjetorit. “Gjithë konfliktin e nisi Sabri Hamiti kur foli për vëllanë e tij dhe provokoi anën tjetër të cilën ne bënim pjesë dhe mos të ishte ai s`kish ndodh asgjë e keqe”, tha Gani Geci.

Ai këtë fillim të konfliktit e sheh si strategji të llapjanëve për marrjen e Prishtinës, të cilën tashmë gati e kanë bërë duke margjinalizuar gjitha rajonet tjera Kosovës. Kjo sipas tij po bëhet krejt në krye me Fatmir Sejdiun, kryetar i tanishëm në LDK. Kontributin e familjes Geci, në LDK thotë se nuk mund të krahasohet me aktorët tjerë në LDK. “Ne kemi vepruar edhe në formën aktive dhe atë pasive, Fadili ka qenë anëtar i kryesisë së LDKsë, ndërsa unë pjesëtarë i UÇKsë prej vitit 1990”, tregon Ganiu. Edhe pse bënin pjesë në forcat ushtarake të UÇK-së, familja Geci, mendonte se nuk është e udhës që të shmangen nga politika paqësore, ngase mendonim se luftën nuk mund ta fitonim vetë.
Për shkak të këtyre bindjeve ai tregon se familja e tij ka pësuar shumë atentate dhe konflikte në rrethin të cilin kanë jetuar. Për një kohë të gjatë familja e tyre janë quajtur tradhtar për shkak se kanë qenë pjesëtar të devotshëm të LDK-së. Për këtë ai akuzon direkt partitë dhe organizatat e dala nga lufta.
“Na me Hashim Thaçin mexhat s`i kemi pas të përbashkëta për mu përla”, shpjegon Ganiu.
Probleme kanë qenë prezent edhe gjatë luftës ashtu edhe pas luftës. Për shkak të pozicionimit të tyre në krah të Ibrahim Rugovës.
Grupeve politike të vogla dhe të mëdha iu deshën vetëm shtatë vjet që të fillojnë ta hanë njëri tjetrin, derisa arritën të katandisen edhe në ndarje brenda partisë. Kanë filluar kështu të vetshfarosen politikisht duke mos pritur një kohë tjetër por pikërisht para pavarësisë së saj që e presin me aq mall. Ganiu, dhe familja Gecaj, si më i zëshmi, që është luhatur gjithandej prej LDK-së te balli kombëtar deri të UÇK-ja, u ndodh para shumë të papriturave. Njëra ishte e këndshme kurse shumë tjera janë radhitur si të pakëndshme.

“Me 19 të dhjetit 2001 duke u kthyer nga Prishtina mua m`i kanë vra dy shokë dhe vetë jam plagosur e kjo ka ardhur nga rivalët politik të krahut të luftës”, tregon ai. Më pas, Ganiu ka pas edhe shumë kërcënime nga kundërshtarët politik, por atentati i 19 dhjetorit 2001 ka qenë i pari dhe i fundit.
Pas luftës, vëllezërit Geci nuk kishin mundur ta durojnë privimin nga institucionet e dala nga lufta, si TMK-ja dhe organizatat tjera.
“Ne nuk e pamë vetën në këto formacione, jo pse nuk kemi dashtë por ne u përjashtuam për shkak të pozicionimit tonë krah LDK-së”, rrëfen Geci.
Edhe përkundër tërë këtyre pasojave ata nuk i janë ndarë presidentit të ndjerë Rugovës. Me t’u kthyer presidenti nga Italia, Adnan Merovci, thërret vëllanë e madh të Gecëve, Halilin, dhe i thotë se po e thërret plaku.

Aty familja Geci, i jep një mbështetje të fuqishme presidentit e që ka vazhduar deri në momentin e atentatit mbi presidentin Rugova kur sigurinë e tij e merr policia.

Ndërhyrja e policisë në arenën e përgjakshme të gladiatorëve të LDK-së


Ka pas shumë njerëz të Llapit që e kanë dashtë presidentin, tregon Ganiu, por kur ka ardh koha ta mbështesin atë, ata janë tërhequr. “Ndërsa ne i kemi qëndruar besnik deri në vdekje”, thotë ai. Pas gjithë këtyre peripecive, Ganiu thotë se nuk mund t`i largojë dikush nga LDK-ja.
Ne do t’i shtjerrim gjitha pikat e statutit të LDK – së, thotë ai, sepse LDK-ja nuk është shtëpi vetëm e Fatmir Sejdiut. “Ne nuk po e kontestojmë forcën e Sejdiut që është zgjedh kryetar, por ne duam të hyjmë në vota”, shpjegon ai. Prapë problemin e fillimit të përçarjes së LDK-së atë ditë, ai e sheh Sabri Hamitin. Ai tha se Sabri Hamiti, u thirrke në emër të Rugovës, e për së gjalli ai e ka sharë atë më së shumti. Krejt luftën, Ganiu e shpjegon me marrjen e Prishtinës dhe jo të LDKsë. Emrat e këtij klani llapjan, sipas tij janë Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Sami Hamiti e Fatmir Sejdiu. Këtë luftë të tyre e përshkruan me synimet e tyre për parcelat e kryeqytetit të cilat kushtojnë mjaft shtrenjtë. Për Ganiun, interesat personale të këtyre personave do ta fundosin LDK-në. Si duket gjuha e përdorur në LDK ka qenë gjithmonë problematike prandaj ka dryshuar shumë pak gjatë kësaj kohe. Ndërsa protestat e tij në Kuvendin e LDK i vlerëson si shumë demokratike. Këtë e mendon se debatet duhet të jenë të nxehta.


Në LDK, që vitet e fundit janë shënuar disa suksese e kanë bindur anëtarësinë e vet dhe popullin shqiptar përmes një gjuhe të kuptueshme, dhe me mjete të besueshme për ta kanë arritur që të imponojnë botëkuptime ose nëse jo kanë arritur të përkulin. Qoftë edhe me linçin moral të përdorur. Por kjo nuk ka ndodhur te Familja Geci. Ajo ka një traditë kapadaillëku prandaj heronjtë dhe udhëheqësit e kësaj familje nuk mund të përfytyrohen ndryshe veçse të pajisur me këto veti.
Ata janë rritur me këngët e kreshnikëve. E këngët kreshnike nuk kanë personazhë shpirtmirët dhe atyre që iu dhemb zemra, por kanë personazh hakmarrësin, trimin, të pamëshirshmin të dhunshmin dhe intrigantin. Një pjesë e LDK-së, sidomos ajo e periferive, por jo vetëm ajo, ka qenë e formuar më këto tipare. Dhe me fuqinë e këtyre tipareve kanë mbetur shumë prej tyre në LDK. Dhe, a do të qëndrojë ende në LDK familja Geci. Gani Geci nuk flet për këtë por me një zë të qetë si me frikë thotë se tash për tash nuk e di.

 
“Nuk mund të them asgjë, sepse LDK-ja është e të gjithëve e nëse ata më përjashtojnë ata munden me e ba këtë”, tha ai. Një gjë dëshiron t`iu bëjë me dije krahut tjetër të LDK-së se Gecët janë burra e me të keq nuk munden me iu bërë asgjë ndërsa me të mirë çdo gjë.
“Nëse vazhdojnë me dhunë me dhunë edhe do t`ua kthejmë”, sqaron Gani Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci të cilët kanë ndër fytyrat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas gjithë asaj që ndodhi në Kuvendin e LDK-së, Ganiu duket i zhgënjyer. Qartazi vërehet se mendon se familja e tij ka merituar më tepër respekt nga ana e kryetarit Sejdiu.


“Ne qëndrojmë mirë ekonomikisht, por ne duhet të respektohemi në LDK, sepse kemi punuar e hequr shumë për këtë parti”, thotë Ganiu, derisa ngrohet në oxhakun e sallonit të shtëpisë së tij, ku janë pritur personalitete të njohura të politikës kosovare që kanë pas nevojë për Gecët e Llaushës.


Gecët si duket e kanë një bindje të veten se asnjë njeri në këtë botë nuk bindet përmes forcës dhe se të gjithë ata njerëz, zemrat e të cilëve janë të mbështjellura me armiqësi, dyshime, tirani, herët a vonë do të kuptojnë se asnjë njeri nuk është në gjendje të ndryshoi mendimin e vet përmes dhunës. Ndoshta Gecët e sqaruan më së miri se dhuna nuk i bëri të ndryshojnë, por i bëri që të humbin.

Prishtinë, 16 dhjetor 2006, Gazeta Eexpress

Kthehu ne fillim

SHFAQEN PRETENDIMET E HAMITËVE

Sabri Hamiti
Sabri Hamiti i ka shpalosur pretendimet për nënkryetar tëparë të LDK-së. Ai ka kërkuar përkrahjen e Sali Berishës që të ndikoj te Fatmir Sejdiu në përzgjedhjen e tij. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj, që është duke e vizituar Kosovën, këtë punë besohet ta ketë në agjendë. 
Shkruan:Shpend LIMONI
shpend.limoni@gazetaexpress.com

 Edhe Sabri Hamiti nga Garda e Vjetër, i cili ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të Ibrahim Rugovës ka vendosur të kërkojë hisen e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Gati një javë pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, në të cilin kishte shpërthyer dhuna për shkak të mospajtimeve rreth listës për Këshillin e Përgjithshëm, Hamiti ka shfaqur ambiciet për nënkryetar të parë të kësaj partie. Në fakt ambicia e Hamitit është më e madhe. Fatmir Sejdiut shumë shpejt do t'i duhet të lëshoj njërin prej dy posteve, e me gjasë Sejdiu do të vendos ta lë atë të kryetarit të partisë. Ai që zgjidhet nënkryetar i parë, atij do t'i mbetet edhe kupola e LDK-së.


Burime të Express kanë bërë të ditur se Hamiti i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe tashmë ka filluar t'ia bëjë hyzmetin kësaj pune. Por për të arritur te qëllimi, ai e ka zgjedhur një rrugë interesante. Sipas burimeve brenda LDK'së Hamiti i cili është njeriu i katërt në listën e anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm e cila është përpiluar nga Sejdiu ka kërkuar ndihmën e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Hamiti tashmë ka biseduar me Berishën nga i cili ka kërkuar përkrahjen për të ndikuar te Fatmir Sejdiu për t'u zgjedhur nënkryetar i parë i partisë.
Burime brenda Qeverisë së Shqipërisë kanë bërë të ditur se këto pretendime janë reale ndërsa vetë Hamiti pohohet të jetë prezantuar si një shpëtimtar brenda LDK-së pas ngjarjeve të fundit.


Ai në Kuvendin e fundit ka lexuar telegramin e urimit të dërguar nga kryeministri shqiptar për këtë kuvend zgjedhor ndërsa Berishën e ka paraqitur si njëri të rëndësishëm. Po ashtu sipas burimeve njoftohet se pjesë e kësaj agjende të jetë edhe vizita e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Besnik Mustafaj, i cili pritet po ashtu të takojë njerëzit më me influencë në këtë parti.

Besnik Mustafaj dhe Fatmir Sejdiu

 
Ndërkohë Sabri Hamiti tashmë ndodhet në Tiranë. Ndërsa pritet të kthehet të dielën nga kryeqyteti shqiptar.Ndërkaq, rezultati i vizitës së tij mbetet të shihet pas pak ditësh kur edhe pritet të përmbyllet procesi zgjedhor i Kuvendit të Gjashtë të LDK-së. Ministri shqiptar Besnik Mustafaj ka mohuar të premten të ketë ardhur me ndonjë mision specifik për LDK-në, mirëpo nuk ka lënë pa komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti. "Unë kam ardhur si përfaqësues i qeverisë shqiptare dhe qeveria shqiptare pavarësisht se është qeveri ku kryesore është Partia demokratike është parti në lidhje preferenciale me LDK-në përsëri është një qeveri koalicioni pra nuk kam asnjë mision partiak" ka thënë diplomati shqiptar.

 
Mustafaj megjithatë në këtë kontekst të kësaj nuk ka lënë pa përmendur as Sali Berishën i cili i ka dërguar të falat Sejdiut për fitoren në LDK. Ai pasi ka uruar Sejdiun ka thënë se ky i fundit është zgjedhur në një proces demokratik. "Zgjedhja e presidentit të LDK z. Sejdiu të cilën unë e urova edhe një herë edhe në emrin tim I solla edhe urimet e drejtpërdrejta të kryeministrit Berisha pra që zgjodh në mënyrë demokratike kryetari I LDK-së ashtu do të vazhdojë gjithë konstituimi I të gjitha strukturave të kësaj force politike" ka pohuar Mustafaj.
Ai e ka inkurajuar partinë më të madhe në vend që t' i shkojë deri në fund procesit zgjedhor duke thënë se LDK, si partia më historinë më të madhe , politike të Kosovës dhe si partia me përgjegjësi me te madhe ,ne aktualitetin të sotëm në Kosovë, ka energji të nevojshme qe ti shkoj deri ne fund këtij procesi demokratik. Duke u ndërlidhur me zhvillimet e dhunshme në LDK ka thënë se zgjedhjet partiake zakonisht nuk janë "fushë me lula".
"Po ua them si një njeri që prej 15 vjetësh merret me parti asnjë moment zgjedhjesh brenda partisë me përjashtim të rastit kur si puna e presidentit Rugova ishte vetë partia asnjë moment zgjedhjet brenda partive nuk janë fushë me lula" ka thënë Mustafaj.
Mirëpo duke dashur të simplifikojë ato që kanë ndodhur në LDK Mustafaj ka thënë se dallgët vinë duke u qetësuar sepse partia është organizëm shumë i përgjegjshëm.


Prishtinë  - 16.XII.12006, Gazeta Express

----------------------------------------------------------------

KUVENDI I DHUNSHËM I LDK-SË


Prishtinë, 9 dhjetor 2006 

  Rreth orës 21.30 ka përfunduar komunikimi me gojë në mes të delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata e kanë filluar një komunikim tjetër fare. Me karrige. Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përnjëherë u përmbys dhe u shndërrua në një arenë të përgjakshme. Kundërshtarët politikë brenda kësaj partie dështuan që dallimet t'i zgjidhnin me fjalë dhe u shërbyen me mjete të forta që i vinin përdoresh në atë moment fatkeq për partinë më të madhe në Kosovë.

Në ato orë të vona të natës ndoshta vetëm Kryesia e Punës së Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së pandehte se atmosfera në Sallën e Kuqe ishte në kufij të normales dhe se mund të përmbyllej pa ndonjë problem. Kurse situatën që gradualisht po rrëshqiste nga të qenit nën kontroll, presidenti Fatmir Sejdiu, i sapozgjedhur edhe kryetar i partisë, e quante "debatuese".

Kjo gjendje e trilluar ka zgjatur derisa nuk e kanë përmbyllur një "debat" me njëri-tjetrin ministri Agim Veliu dhe delegati Gani Geci, ku ky i fundit po bënte be në zot se askush nuk do të dalë të votojë për përfaqësuesit e kësaj partie në Këshillin Drejtues. Këtij zotimi të bërë prej anës së delegatit Geci i është përgjigjur ministri Veliu me "hajt dil e nalna". Geci është kthyer kah Veliu, i cili qëndronte i ulur në rreshtin e parë të sallës, dhe i ka thënë "mshile gojën bre shpiuni i Ramë Marës".
Në anën tjetër të sallës kishte dalë edhe një vëlla tjetër i familjes Geci dhe i ka bërtitur ministrit Veliu, duke e quajtur "hajn". Mandej, prej këtij momenti, për disa minuta me radhë në sallë e vetmja gjë që shihej ishin karriget e përmbysura dhe të lëshuara mbi trupat e njëri-tjetrit. Kësaj gjendjeje i kanë kontribuar edhe shumë truproja të armatosura që mbronin personat e rëndësishëm që ishin në sallë. Disa minuta më radhë në Kuvendin e Përgjithshëm të kësaj partie janë dëgjuar vetëm ofshama që rridhnin si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme që delegatët i dhuronin njëri-tjetrit. Në gjithë këtë kaos ka ndërhyrë policia, e cila në sallë ka lëshuar gaz lotsjellës, duke e vështirësuar frymëmarrjen e të pranishëmve. Së paku disa persona të pranishëm janë plandosur në dyshemenë e sallës, të cilën e kanë skuqur me gjak.
Ky konkludim tragjik i Kuvendit të kësaj partie ka ardhur pas demonstrimit të fraksionit të Nexhat Dacit kundër një liste, e propozuar për Këshill Drejtues nga kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Ata ishin krejtësisht të pakënaqur me 70 emrat e propozuar nga Sejdiu, për shkak të numrit të vogël të fraksionit të Nexhat Dacit të përfshirë në listë.

 
Këshilli Drejtues i LDK-së është dashur të përbëhet nga 81 persona, të cilët votohen nga Kuvendi i Përgjithshëm. Të drejtën për t'i propozuar 70 emra i ka pasur kryetari i Partisë, kurse edhe 30 propozime të tjera i kanë dhënë kryetarët e degëve të LDK-së. Edhe në ketë rast krahu i Dacit ishte i hendikepuar për shkak se shumica dërrmuese e kryetarëve të degëve të kësaj partie i takojnë krahut të Sejdiut. Në këtë mënyrë po dëmtohej shumë rëndë krahu i Dacit, një pjesë e të cilëve e lëshuan Kuvendin demonstrativisht. Kështu vepruan një pjesë e delegatëve të Ferizajt, Gjilanit dhe Pejës. Të pakënaqur me përfaqësimin në Këshillin Drejtues kanë qenë dhe përfaqësuesit e diasporës. Posaçërisht ata të SHBAsë dhe Zvicrës. I vetmi që insistonte që të mos vazhdonte fare puna në Kuvend, por të shtyhej për një javë, ishte Gani Geci. Kjo kërkesë është refuzuar nga Kryesia e Punës, të cilët në një moment e kanë zbutur zemrën dhe kanë toleruar që si propozime për Këshillin Drejtues të futen edhe tre përfaqësues nga diaspora: një nga SHBA-ja, një nga Zvicra dhe një nga vendet e Beneluksit. Por, kjo ofertë prapë nuk i ka kënaqur kërkesat e fraksionit të Dacit. Ata kanë protestuar për mungesë të përfaqësimit dinjitoz të LDK-së prej qendrave të Kosovës, ku krahu i Dacit e ka shumicën.
Në kushte të një papajtueshmërie të plotë nga lista e propozuar prej Fatmir Sejdiut, kanë vendosur të tërhiqen edhe ata pak përfaqësues të Nexhat Dacit, që janë gjetur aty. Kështu ka vepruar i pari Nexhat Daci, në emër të të cilit ka folur Lulëzim Zeneli. Ai ka treguar se Daci
tërhiqet nga lista, e që pas tij janë tërhequr të gjithë të tjerët. Kjo atmosferë e tensionuar ka përfunduar me dhunë dhe përgjakje, të cilën situatë ka mundur ta qetësojë vetëm ndërhyrja e policisë. Në skenë erdhën njësitet speciale policore që kanë arrestuar disa persona të implikuar në përleshje. Prej sallës mandej janë përzënë të gjithë gazetarët e pranishëm në sallë, ku kanë vazhduar "punimet" delegatët që kishin mbetur.
Ata, me procedurë të përshpejtuar, në kundërshtim me statutin e partisë, kanë votuar me aklamacion për përfaqësuesit e LDK-së në Këshillin Drejtues. Me statut të kësaj partie, Këshilli Drejtues zgjidhet me vota të fshehta të delegatëve.

Kthehuni ne fillim

PËRLESHJE FIZIKE NDËRMJET DELEGATËVE TË  LDK-së …!!!

Sonte në orët e vona të mbrëmjes, në seancën përmbyllëse të Kuvendit të VI të LDK-së , ka shpërthyer një „dy luftim“ me grushta, shqelma…ndërmjet grupit të delegatëve të Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit. Ky konflikt erdhi si pasojë e pakënaqësisë së delegatëve të grupit të Dacit, për mospërfshirjen e shumicës së figurave politike të këtij krahu në listën për Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Për të pasqyruar realisht këtë atmosferë impozante të krijuar, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, në vijim shihni pamjet pa koment.

___________________________________ 

    

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

powered by Beepworld