Në fokus të historianit

PSE KAQ SHUMË PARTI KANË THEMELUAR SHQIPTARËT ?!

( Një shembull tipik i politikanit ballkanik!)

 

 

Shkruan: Arben Llalla

 

Shumësia e partive politike!

 

     Çështja e krijimit të partive politike shqiptare duket sa interesante aq edhe e çuditshme. Shqiptarët një popull prej 7 milionësh - pas vitit 1990, kanë themeluar rreth 150 parti politike. Vallë mos jemi kaq profesionist në politikë!? Nga u buron shqiptarëve dashuria për partitë politike? Në Shqipëri (vend me popullsi prej afër 4 milionësh), për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009  kanë garuar mbi 80 parti, ndërsa në zgjedhjet vendore të 2011 rreth 60 parti të tilla. Në Republikën e Kosovës me një popullsi 2 milionësh, shqiptarët kanë krijuar mbi 50 parti, në Maqedoni rreth 10 parti shqiptare, në Malin e Zi ku shqiptarët janë diku 50 mijë banorë me rreth 30 mijë votues kanë 6 parti, ndërsa në Luginën e Preshevës 7 parti. Pse kaq shumë parti politike kemi themeluar gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë?!

 

“Martesa politike” Berisha - Meta, nën survejimin e Ramës!

Krijimi i partive politike shqiptare në të vërtetë është ndikuar nga agjenturat e shumta që veprojnë në Ballkan. Shumë shqiptar për karrierë politike janë kthyer në vasal apo informator të vendeve të huaja. Në këtë mënyrë është bërë i mundur frenimi i zhvillimit ekonomik dhe kombëtar i shqiptarëve në Ballkan. Sot agjenturat e huaja të inteligjencës e shkatërrojnë Shqipërinë ashtu si më 1997. Që kur është njohur nga Lidhja e Kombeve si shtet Shqipëria më 1920 Mbretëria e Serbisë dhe e Greqisë parashtruan kërkesë që do ta njihnin pavarësinë e saj por me një ekonomi dhe politikë të dobët. Që në fillim të shek.XX në vendin tona kanë vepruar dhe veprojnë ende qendrat e inteligjencave të huaja. Këto qendra kanë qenë aktive edhe në kohën e diktaturës komuniste me dijeni të vetë Enver Hoxhës. Sistemi diktatorial i Enver Hoxhës bëri të mundur që klasa nacionaliste shqiptare të burgosej, izolohej ose të eliminohej. Ndërsa intelektualë me origjinë joshqiptare u avancuan deri në rang ministri në atë periudhë, me qëllim që gjithnjë të jenë gati kur do t’ju duhej vendeve që i kontrollonin për destabilizimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë. Sot krijimi i një partie politike me pikëpamje Kombëtare sabotohet që në nisje, koha ka treguar se një lider i partive politike shqiptare në Ballkan në qoftë se nuk i shërben direkt shërbimeve të huaj atëherë këto shërbime inteligjente e rrethojnë këtë lider me informatorët ose agjentë të tyre duke bërë që dështimi i partisë dhe i vetë liderit të jetë i sigurt kur i nevojitet atyre. Për të qenë më i qartë ne do ofrojmë një shembull të tillë jo për liderët partiak shqiptar se ju mbetet hatri dhe inatosen pse gjërat ua them hapur, por të një vendi fqinjë me ne, që është anëtare e NATO’s dhe BE.

Andrea Papandreu

 

     Bëhet fjalë për ish’kryetarin e partisë greke PASOK, Andrea Papandreun i cili është babai i kryeministrit të sotëm të Greqisë. Faktet që do paraqesim nuk janë me sekret shtetëror dhe ndërkombëtare sepse ato janë të bëra tashme publike, por ne po e japim këtë shembull me qëllim që klasa politike shqiptare të gjejë gjuhën e marrëveshjes për të ecur përpara Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse Organizatat e fuqishme botërore po krijojnë rendin e ri të politikës botërore dhe ne duhet të jemi në stacion kur të kaloj treni për të mos të mbetur nënhije dhe në emër të shqiptarëve të flasin sllavët ose grekët ashtu si ka ndodhur deri më sot.

 

Andrea Papanderu, një lider i financuar nga SHBA...!?

 

     Në vitin 1940 Andrea Papandreu shkojë në SHBA për të vazhduar Universitetin, dhe më 1951 ai u martua me një amerikane me origjinë ebreje, Margaret Chant, babai i saj Dougllas ishte Kryetari i sektit fetar Jakuva të Amerikës. Nga kjo martesë Andrea dhe Margaret bënë katër fëmijë, midis tyre dhe Jorgo Papandreun, kryeministrin e sotëm të Greqisë. Në fillim të viteve 1970 Greqia sundohej nga diktatura ushtarake e kolonelëve dhe ,,Ndërmarrjet,, ekonomike - politike nuk dëshironin që anëtarësimi në BE i Greqisë të bëhej në kohën që drejtohej nga diktatura ushtarake. Prandaj ruajtësit e rendit politik botëror shfrytëzuan studentët për përmbysjen e qeverisë së diktatorit Jorgo Papadhopulos. (Gjithnjë për përmbysjen e qeverive Ruajtësit e Rendit Botëror zgjedhin lëvizjet studentore). Sapo ra diktatura në Greqi, SHBA dhe Rocekefeller - Chase Manhattan Bank nënshkruajtën një marrëveshje me Andrea Papandreun në gusht të 1974 duke i dhënë 100 milion dollarë për themelin e Partisë dhe ardhjen e saj shumë shpejtë në pushtet. Por e veçanta është në dokument se gjithnjë përdoret fjala Qeveria Papandreu, kur dihet që Papandreu erdhi në pushtet në vitin 1981. Në marrëveshje janë përfshirë disa pika ose detyra shtëpie si: Largimi nga pozicionet drejtuese do të bëhet nga amerikanët, për të kënaqur ekstremistët majtist qeveria gjithnjë do rishikojë marrëveshjet me SHBA, minimizimi i fuqisë së partisë komuniste greke deri në kufirin që është rënë dakort me KGB ruse, armët bërthamore të ruajtura në Greqi do të zëvendësohen ose do të shkëmbehen me armë të reja kur të thotë ,,grupi,, çështja e Qipros nuk do të diskutohet, tolerancë për terrorizmin... Në dokument janë fshirë disa fjalë të rëndësishme.

 

Skandali me përmasa të mëdha prej 700 milion dollarësh, “Ktimatikis” siç njihet në SHBA!

 

     Siç dihet Andrea Papandreu qëndroj në pushtet nga viti 1981-1989, kur plasi skandali me përmasa të mëdha ekonomike të 700 milion dollarëve, çështja KTIMATIKIS siç njihet në SHBA. Bëhet fjalë për pastrim të parave dhe përvetësim të tyre nga familjet me pushtet në Greqi. Më 1990 erdhi në pushtet partia e djathtë Demokracia e Re e udhëhequr nga Kostandin Micotaqi i cili e mbajti pushtetin vetëm tre vite dhe përsëri Andrea Papandreu fitoj zgjedhjet dhe drejtoj Greqinë deri sa vdiq më 1996. Më tej drejtimin e qeverisë e mori Kosta Simitis i cili e pozicionoj Jorgo Andrea Papandreun ministër të jashtëm pas skandalit diplomatik të arrestimit të udhëheqësit të kurdëve Abdullah Oçalan. Gjatë mandatit ministri Jorgo Papandreu punoj për tu bërë kryetar i PASOK duke dobësuar klanet e fuqishme të drejtuesve të tjerë të PASOK, si Teodoros Pangallos, Akis Tsxaçopulos, Laliotis etj., të cilët ishin shokë dhe themelues të PASOK’ut bashkë me babanë e tij.

Dokumendi i marrëveshjes së Andrea Papandreut me SHBA, Gusht 1974.

 

Andrea Papandreu, një politikan i rangut botëror

 

     Edhe pse sipas dokumentit del që Andrea Papandreu ka nënshkruar një marrëveshje me disa pika me SHBA dhe Bankën Rocekefeller - Chase Manhattan ai diti të bëj një politikë shumëngjyrëshe. Për shumë vite deri sa ishte në pushtet Andrea Papndreu pati shumë akte terroriste në Greqi deri në rrëmbimet e avionëve të pasagjerëve, vrasjen e diplomatëve dhe agjentëve të CIA, vrasje të politikanëve dhe biznesmenëve grek etj. Por ai diti si ti justifikonte këto akte përpara opinionit të brendshëm dhe të jashtëm. Për shumë vite asnjëherë nuk u zbuluan autorët e këtyre akteve terroriste. Edhe kur shërbimi amerikan dhe anglez zbuluan një arab me pasaportë jordaneze i quajtur Fuad Hysein Sharë i cili fuste lëndë eksplozive me avionët Olympic në Izrael ai nuk u arrestua. Agjenti amerikan i cili e zbuloj dhe merrej me hetimin e rastit u përzu nga Greqia si i padëshirueshëm, ndërsa Andrea Papapndreu deklaroj se ,,Aktet e çlirimit kombëtar nuk mund të konsideroheshin terrorizëm,,. Kryeministri Andrea Papandreu diti të rregullojë marrëdhëniet të shkëlqyera me vendet e botës së tretë si Libinë, Palestinën, Jordaninë, Sirinë, Kubën e deri në marrëdhëniet e shkëlqyera me diktaturën e Enver Hoxhën. Në dukje Papandreu shfaqte simpati për Afrikën dhe botën e tretë, por në të vërtetë ai e dinte mirë se grekët i urrenin zezakët dhe emigrantët e huaj.

 

Në përfundim

 

     E morën si shembull krijimin e liderit të PASOK Andrea Papandreu për t’ua bërë të qartë liderëve shqiptar andej dhe këtej kufirit, se vjen një ditë dhe e vërteta del në shesh se për kë punojnë. Historia nuk fal ajo është shkencë që bazohet në fakte të pamohueshme. Rendi i ri botëror po sjell ndryshime të mëdha dhe ne shqiptar duam të mos jemi të vonuar dhe prapa derës si dikur. Trazirat në disa vende si në: Egjipt, Siri, Jemen etj., por edhe në Greqi, Angli nuk janë të rastësishme. Harta e gjeopolitikës po ndryshon prandaj kemi rastin të jemi në pozicione favoruese si Komb.

Tetovë, 17. 08. 2011

.

 

Në fokus të historianit

NACIONALISTËT GREK

NË „SULM“ PËR VORIO’EPIRIN

 

 

Shkruan: Arben Llalla

 

Aktiviteti i shoqatave antishqiptare greke!

 

     Kohëve të fundit është vërejtur që grupet nacionaliste, shoqatat dhe politikanët e shumtë grek janë hedhur në sulm për propagandimin e çështjes së Autonomisë së Vorioepirit. Më 28 Korrik 2011 aktiviteti i nacionalistëve filloi me dekorimin nga Fondacioni grek i Amerikës me Mirënjohje për Konsullin e Përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu Kamarinos me motivacionin ,,Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epir (në Jug të Shqipërisë). Diplomati grek është i njohur për deklarata antishqiptare në fillim të vitit 2011, ku gjatë një ceremonie në qytetin e Korçës (në 20 vjetorit të organizatës OMONIA), u bëri thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. "Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: “Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale...” Kryetari i Fondacionit grek për Amerikën Mihalis Servos që i firmosi konsullit mirënjohjen nuk mori pjesë në dorëzimin e saj edhe pse ai ndodhej prej disa ditësh në Janinë. Mirënjohja iu dorëzuar Njeriut me Xhup, siç njihet në opinionin shqiptar ky diplomat grek në një kafene fshati diku në bjeshkët e Korçës larg syve të njerëzve ,,kurriozë,, në prani të kryetari të OMONIA’s së Korçës Naum Disho, ish’deputetit Grigori Karamelo, përfaqësues të organizatave nacionaliste të ,,Rinisë Vorioepiriote,, dega e AXAIAS dhe të shoqatës vorioepirtiote ,,PIRRO,, dega në Thesali.

 

Shoqatat antishqiptare greke në SHBA: Para foltores Nikola Geixh dhe Mihalis Servos.

 

     Për tu treguar padronëve të tyre se qëllimi i aktivitetit u arrit gjatë ceremonisë në kafenë e fshatit këta pjesëmarrës ngritën flamurin e Greqisë. (Askujt në Shqipëri nuk i pengon ngritja e flamurit të Greqisë apo të një vendi tjetër kur flamuri nuk vendoset për qëllime dashakeqëse. Shqiptarët janë popull human dhe dashamirës të cilët nuk provokojnë, nuk sulmojnë, por vetëm dinë të mbrohen, prandaj mos të shqetësohet Athina për flamurin e saj se mos ndalohet në Shqipëri e cila është anëtare e NATO’s bashkë me Greqinë). Nga data 29 - 31 korrik në qytetin e Janinës zhvillojë punimet Kongresi i Dytë Botëror i Epiriotasve që jetojnë dhe punojnë jashtë Greqisë. Në këtë Kongres nuk mungojë as nacionalisti grek i çështjes së Vorioepirit Nikolla Geixh, firmëtari i mirënjohjes së diplomatit me Xhup Kinezi Mihalis Zervos etj. Në përfundim të punimeve Kongresi zgjodhi kryesinë e re ku humbësi i Bashkisë së Himarës Vasilis Bollanos u zgjodh anëtarë i këshilli drejtues. Për fat të keq deputeti minoritar Vangjel Dule dhe shumë minoritarë të tjetër që janë ministra në qeverinë e Shqipërisë nuk patën fatin të zgjidheshin në postet drejtuese të Kongresit Botëror të Epiriotasve që jetojnë jashtë Greqisë.

 

Boston, 6 gusht 201: Përfaqësuesit e shoqatave greke, gjatë ceremonisë për Aristotel Gumen.

 

    Organizata SFEVA, (është themeluar dhe drejtuar prej disa vitesh nga Mitropoliti i Konicës Sebastianos, dhe njihet për aktivitete ekstremiste për shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit) më 6 gusht dërgoj përfaqësuesit e degës së saj të Selanikut në fshatin Polenë të Korçës për të zhvilluar aktivitetet propagandistike për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Aktivistët e SFEVA i rikujtuan polenasve kontributin tyre për rindërtimin e kishës së fshatit dhe se ata gjithnjë do të ndihmohen sepse janë grek si shumë fshatra të tjerë të Korçës. Dhe mos ta harrojnë Greqinë, ajo është nëna e tyre, prandaj ndihmat materiale dhe morale nuk do ti mungojnë asnjëherë. Aktivitetet e nacionalistëve grek për çështjen e voriopeirit e vazhduan edhe në Himarë. Më 7 gusht ata shfrytëzuan përvjetorin e vdekjes së të riut Aristotel Guma i cili humbi jetën në një aksident automobilistik duke hedhur parrulla për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Nëpër rrugët e Himarës, atë ditë qarkullonin njerëz të dyshimtë me bluza të stampuar flamuri i Vorioepirit. Himara të dielën ishte e pushtuar nga veprimtaritë antishqiptare. Në skajin tjetër të globit, në SHBA, Shoqatat Voriepiriotase në Boston përkujtuan vdekjen tragjike të Aristotel Gumës. Për nder të tij u mbajt një meshë fetare në kishën e Shën Vasilit në Massachusetts. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Federatës Mbarë epiriotas Demetrios Koutoulas dhe shumë aktivistë të tjerë të çështjes së Vorioepirit.

 

Dëshpërimi i nacionalistëve grek

 

     Gjatë përkujtimit të një vjetorit të vdekjes të Aristotel Gumës përfaqësuesit e shoqatave nacionaliste greke shprehën indinjatën e tyre që familja e Aristotel Gumës është lënë pas dore nga institucionet e shtetit grek. Ata shprehën keqardhje që në këtë ceremoni nuk mori pjesë Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatosi, i cili ishte i ftuar për të përshëndetur. Indinjatë të madhe ata shprehën edhe ndaj Mitropolitit të Gjirokastrës i cili në shenjë pakënaqësie që përmendorja e Aristotel Gumës u vendos në kishë pa miratimin e tij u largua në mes të aktivitetit për të mbajtur meshë në një kishë tjetër të Himarës. Ky gjest i Mitropolitit shkaktojë pakënaqësi dhe incident të rënd midis organizatorëve të aktivitetit për Aristotel Gumën dhe besimtarëve të cilët prisnin meshën e së dielës që do mbante Mitropolit Dhimitri. Gazetat dhe shoqatat nacionaliste greke në ditët në vazhdim shprehnin pakënaqësitë e tyre nga përfaqësimi i dobët i figurave shtetërore dhe politike të Greqisë në ceremoninë përkujtimore të Gumës. Ata kritikonin zëvendësministrin e shëndetësisë z.Markos Bolaris, i cili ishte me pushime në një nga hotelet e Sarandës dhe nuk guxojë të merrte pjesë në këtë ceremoni mortore edhe pse ishte i autorizuar të vendoste kurorën me lule në emër të qeverisë së tij. Zemërim - organizatorët e kësaj ceremonie shprehën edhe ndaj ambasadorit grek në Tiranë, i cili nuk morri pjesë personalisht, por dërgojë sekretarin e Ambasadës. Familjarët e Gumës u shprehën se djali i tyre nuk e meritonte një pjesëmarrje kaq të dobët, - ,,nuk kemi nevojë për kurora me lule. Çfarë ti bëjmë kurorave kur për një vit nuk u interesua askush për rastin nga Greqia,,.

 

Himarë, gusht 2011:

Ceremonia e zbulimit të bustit të Aristotel Gumës, nga shoqatat shoviniste greke.

 

Figurat më të larta që morën pjesë në vendosjen e bustit të Aristotel Gumës

 

     Në Himarë të dielën ishin personalitetet më të larta që drejtojnë organizata e shoqatat të cilat punojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Këta aktivistë ekstremistë hyjnë e dalin në Shqipëri lirshëm edhe pse ndaj shqiptarëve hedhin balt, shpifje dhe kanë si synim copëtimin e saj. Është për të ardhur keq se shumë figura intelektuale të minoritetit grek të cilët punojnë në institucionet shtetërore, universitetet shqiptare janë aktivistë, anëtarë të shoqatave shoviniste greke të cilët ëndërrojnë Autonominë e Vorioepirit.

 

Kush janë ata:

1. Gjeorgjioa Kasapidhis, deputet i Partisë Demokracia e Re të Andonis Samaras

2. Janis Vikelidhis, Sekretar i Parë në Ambasadën Greke në Tiranë

3. Vasilis Bollanos, Kryetari i OMONIA’s

4. Vangjel Dule, deputet, kryetar i PBDNJ’së

5. Pantelis Papistas, SFEVA Selanik

6. Mihalis Servos, Kryetar i Fondacionit Grek për Amerikën

7. Aris Karacas, studiues, pronar i shtëpisë botuese "Bee" në SHBA

8. Nikolla Geixh, shkrimtar, ish’presidenti i Federatës Panepirote të Amerikës

9. Harrallambis Karathanos, kryetar i shoqatës Autonomia e Vorio Epirit, përfaqësues i Partisë së J.Karaxhaferris LAOS

10. Thanas Poçis, Kryetar i komunitetit vlleh në Shqipëri

11. Jani Jani, Drejtor i Departamentit të gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës

12. Vangelis Papakristos, nga gazeta ,,Λαϊκό BHMA,, ( Hapi i Popullit)

____________________________________________________________________________

Tetovë, 12. 08. 2011

.

..

 

Në fokus të historianit

VLERËSOHET ME MIRËNJOHJE

KONSULLI GREK THEODOROS IKONOMU!

 

  

Shkruan: Arben Llalla

 

     Këto ditë Fondacioni grek për Amerikën e ka shpërblyer me Mirënjohje të lartë Konsullin e përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu Kamarinos me motivacionin për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epir /në jug të Shqipërisë/. ( Lexoni: The Greek America Foundation- Sh.B)  Diplomati grek është i njohur për deklaratat antishqiptar në fillim të vitit 2011. Ai gjatë një ceremonie në qytetin e Korçës me rastin e 20 vjetorit të organizatës OMONIA, i bëri thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. "Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajo, shpresë dhe betejë.“ - kishte thënë Konsulli i Përgjithshëm Grek Theodhoros Ikonomu Kamarinos.

Konsulli i përgjithshëm grek Theodhoros Ikonomu Kamarinos, mori mirënjohje nga Fondacioni grek për Amerikën

me motivacionin për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epir!!

 

 

Në atë kohë deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, (tashmë i përjashtuar nga organet e larta të PD) kërkojë nga qeveria shqiptare shpalljen "non grata" të konsullit grek në Korçë, Theodhoro Ikonomus. Deputeti Oketa e bëri këtë apel në mbledhjen e komisionit të Kuvendit për Politikën e Jashtme, ku u zhvillua një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me deklaratat e konsullit Ikonomu. Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i MPJ’së, Gazmend Turdiu informoi deputetët për takimin e zhvilluar me ambasadorin grek në Tiranë, Nikolas Pazios. Turdiu bëri të qartë se për palën shqiptare deklaratat e konsullit janë "të papranueshme" dhe "kundër rrymës së marrëdhënieve dhe frymës së miqësisë që ekziston mes dy vendeve". Por siç duket deklaratat e ambasadorit grek në Tiranë kanë qenë sa për sy e faqe në periudhën e acarimit diplomatik, sepse siç shihet Fondacioni grek për Amerikën i cili luan një rol të rëndësishëm në qeverinë greke e vlerësojë Theodhoros Ikonomu Kamarinos me Mirënjohje të lartë për kontributin e dhënë në greqizmin e Jugut të Shqipërisë.

Tetovë, 28. 07. 2011

__________________________________________________________________________________

ARBEN LLALLA:

KALI I TROJËS NË QEVERINË E PD’së

 

.

 

 

 

Çdo qytetari me origjinë shqiptare duhet t'i njihet automatikisht

e drejta e pasaportës shqiptare, dhe këtë e ka detyrim shteti amë,

e ka Shqipëria, për t’i garantuar këtë të drejt. Ky standard aplikohet në gjithë rajonin! 

 

SHTETËSIA E SHQIPËRISË

JU TAKON EDHE SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

 

 

Shkruan: Arben Llalla

 

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u garanton shtetësinë...

 

     Kohëve të fundit po flitet shumë për kërkesën e dhënies së shtetësisë së Republikës së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kësaj Republike. Një iniciativë të tillë (Një Komb një Pasaportë - Sh.B) e ka marrë zyrtarisht Aleanca Kuqezi duke bërë një fushatë të gjerë në Kosovë dhe Maqedoni. Ata që ngulmojnë më shumë dhe janë të gatshëm të marrin shtetësinë e Shqipërisë janë shqiptarët e Maqedonisë të cilët gjithnjë kanë luftuar e sakrifikuar për Bashkim Kombëtar. Por, kjo iniciativë dhe dëshirë e shqiptarëve a është e dënuar të dështojë, apo jo?! Duket mirëfilli se, armiqtë e afërt dhe të largët të shqiptarëve me ndihmën e shumë politikanëve shqiptar (që janë vënë në shërbim të tyre) po punojnë që ne shqiptarët që falsim një gjuhë dhe kemi një gjak, të mos kemi një pasaportë lëvizëse nëpër botë.

     Përfundimisht shqiptarët e Kosovës e themeluan shtetin e tyre të pavarur me simbole dhe pasaportë ndërkombëtare, por pyetja lind se çdo do të bëhet me shqiptarët e Maqedonisë. Do të asimilohen, do të përzihen gradualisht si shqiptarët e Çamërisë? Apo do përfundojnë skllevër modern të sllavëve ballkanas?

     Që të mos i ndodh kjo shqiptarëve të Maqedonisë, atyre duhet pa hezitim tu jepet shtetësia e Shqipërisë, sepse tek e fundit kjo shtetësi u takon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Por dhënia e shtetësisë pengohet ashtu siç thamë më lart nga disa politikanë këndej dhe andej kufirit. Kjo për shumë arsye, që lidhen direkt me përfitimet personale për të mbijetuar në politikën e brishtë të Ballkanit, drejtuesit mashtrues të partive politike shqiptare në Maqedoni. Ka fakte të shumta që shumë drejtues të partive kanë shtetësi të Shqipërisë dhe të Kosovës prej shumë vitesh. Në Shqipëri këta politikanë kanë shumë pasuri si: toka, banesa dhe hotele me çka e kanë siguruar të ardhmen e tyre dhe familjes së ngushtë. Por përse këta politikanë shqiptar të Maqedonisë nuk kërkojnë që edhe votuesit e tyre të fitojnë shtetësinë e Shqipërisë!?

 

Pse ju takon shtetësia shqiptare - shqiptarëve të Maqedonisë?

 

     Shqiptarëve të Maqedonisë automatikisht ju takon shtetësia e Shqipërisë në bazë të fakteve dhe dokumentave të pa mohueshme historike. Kur Ahmet Zogu u shpall mbret, ai me Kushtetutë të atëhershme vendosi që të ishte mbret i të gjithë shqiptarëve dhe kishte detyrime ligjore për tu kujdesur për çdo shqiptar në botë. Kjo shpallje e titullit Mbret i të gjithë Shqiptarëve iritojë në ato vite Mbretërinë Sërbo-Kroate-Sllovene, Mbretërinë Greke dhe Kryetarin e Turqisë Qemal Ataturkun të cilët ushtruan presione politike në vendet e ndryshme për mos njohjen e mbretit të shqiptarëve.

     Në vitet 1941-1944 shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë kanë pasur letërnjoftim, pasaportë të mbretërisë shqiptare. Çdo vërtetim shkollor, martesor, fetar dhe administrativ lëshoheshin më vulën e kësaj mbretërie.

     Në dokumentat arkivore që po i publikojmë për herë të parë, dëshmojnë qartë se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë ishin shtetas të mbretërisë shqiptare.

 

 

Dokumenti martesor - i cili vërteton martesën e Idriz Salihut nga Tearca. Ky dokument zyrtar është lëshuar më 17 Prill 1944,

nga Imami i Xhematit ‘Xhedidë’, Xhafer S. Spahiu - Tetovë.

 

Letërnjoftim i lëshuar nga Mbretëria Shqiptare më 26 Maj 1944. Ky letërnjoftim i përket një vajze që ka lindur në Prizren.

 

 

     Prandaj ka ardhur koha që Republika e Shqipërisë tu rikthejë shtetësinë shqiptare shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Shumë shtete në Ballkan kanë dhënë shtetësi kolektive brenda një kohe shumë të shkurtër. Greqia pas viteve 1990 u ka dhënë rreth 300 mijë qytetarëve nga ish’Bashkimi Sovjetik shtetësi greke me procedurë të shpejtë vetëm pse këta kishin origjinë greke, të cilët njihen si rusopondio dhe nuk dinin asnjë fjalë greke. Mbi 20 mijë minoritarë grekë, qytetarë të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar shtetësi greke, rreth 4000 mijë sllavomaqedonas kanë marrë shtetësi maqedonase pa plotësuar asnjë kusht, ndërkohë mbi 50 mijë shqiptarë të lindur dhe që jetojmë prej dhjetëra vitesh u mohohet shtetësia e këtij vendi me pretekstin se rrezikojnë integritetin dhe qytetarët fyromas.

     Sipas shkrimeve të botuar në mediet në Maqedoni thuhet se mbi 100 mijë shtetas të Maqedonisë kanë fituar shtetësi bullgare në bazë të kërkesave se kanë origjinë bullgare. Republika serbe ju ka dhënë shtetësi të sajë mijëra serbëve që jetojnë në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Maqedoni. Ndërsa qeveritarët e Republikës së Shqipërisë tremben se dikush po i kritikon në Bruksel në qoftë se u japin shtetësi shqiptare vëllezërve të një gjaku e të një gjuhe. Si rrjedhim i  politikave dashakeqëse të shteteve të mëdha, duket se jemi të ndarë politikisht, por jo shpirtërisht e kombëtarisht.

Tetovë, Korrik 2011

 

..

 

 

ALEKSANDRI I MADH

I GREQISË APO I SHQIPTARËVE *

 

 

Emri i Aleksandrit të Madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar. A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike? Disa pseudo historianë të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i Madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire, e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I. Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i Historisë greke Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët (shqiptarët) janë popull para grekëve “proelinioi”.

 

 Aleksandri i Madh, skulpturë që gjendet te VILA ALBANI, Romë.

________________________________________________

 

Filipi II

 

Filipi lindi në vitin 382 para K., nga një baba maqedonas dhe nënën e kishte ilire e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.

Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysmë ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët,dhe më tej në Tebë. Filipi pas disa vitesh bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K. Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë Biblike që do bënte emër të madh. Filipi me të hipur në frontin e maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.

Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar “FILIPIKA e Tretë” thotë: “Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë...”. Ndërsa Straboni shkruan: “Maqedonasit janë quajtur si Paion”.

Por nga historia kemi mësuar se në të vërtetë Paionët ishin ilirë1.

         Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit por, Olimbia e kishte me Amonin. Amoni ishte një gjarpër, perëndia më e lartë. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë. Pasi Filipi e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës dhe kokë shkëmb i vuri kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si mbretëreshë. Filipi e pranoi kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e maqedonasve Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.

 

Filipi II

________________________________________________

 

Olimbia

 

Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III, përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janë kushërinj të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL. Në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, etj. Më vonë Mirtalia u quajt Olimbi, emër që ia vuri vetë Filipi. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojmë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha, të dredhura e të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi.

Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe MBI2. OLI do të thotë i TË GJITHË dhe MBI, sipër. Emri OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojrat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë “MBI TË GJITHË”. Dhe vërtetë a nuk janë Lojrat Olimbike aktiviteti më i madh sportivë në botë?!

Mirtali, nëna e Aleksandrit të Madhe e njohur me emrin Olimbi.

E cila ishte Ilire.

________________________________________________

 

Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe kur ndodhen midis dy zanoreve shqiptohet MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe(pellazgjike). Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.

Pirro, mbreti i Epirit.

________________________________________________

 

Aleksandri i Madh

 

Plutarku shkruan për Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me një përskuqje të lehtë në faqe dhe në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i ynë i Epirit kishte një përskuqje në të tërë fytyrën e tij. Aleksandri pamjen e jashtme i ngjante nënës së tij Olimbisë dhe dajallarëve që ishin nga fisi ilir i Epirit.

Filipi për të mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues Leonidhën që ishte kushëri me Olimbinë dhe Lisimakun edhe ky ishte nga krahina e Dodonës Pellazgjike3. Pra siç del nga historia me edukimin e Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe Stagjire me prejardhje shqiptare4 i njohur me emrin Aristoteli, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri gjuhën greke dhe letërsinë e tyre.

Në moshën 18 vjeçare Aleksandri në krye të 2.000 kalorës mposhti ushtrinë e Athinës. Mbas vrasjes së Filipit, Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet mbret i Maqedonisë dhe i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit 336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335 para K. Aleksandri i Madh u kthye në Pellë për të përgatitur planin e tij të madh për të pushtuar Azinë dhe të shkatërronte perandorinë perse. Aleksandri gjatë udhëtimit të tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të vogël në bregdetin e Trojës që tashmë ishte shkatërruar e tëra nga lufta dhjetëvjeçare midis Trojanëve dhe Akejve. Kur mbërriti në Trojë Aleksandri u mallëngjye. Librin më të dashur ai kishte ILIADËN dhe nëpërmjet Iliadës kishte mësuar për Trojën dhe luftën e saj. Gjatë vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit të pafat të Trojanëve Priamit të cilin e kishte vrarë djali i Akilit, Pirroja. Por nga heronjtë e luftës së Trojës ai  adhuronte Akilin mbretin e Mirmidonëve që e kishte stërgjyshin nga nëna.

Ishte mëngjesi i 3 qershorit ët vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndeu se kishte zjarrmi të brendshme, pasi bëri një banjë ai ushtri përsëri në gjumë. Kur u zgjua thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por pa se vetë ishte i pamundur. Për disa ditë rënkoi në shtrat nga temperatura e lartë dhe më 13 qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu, mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur në fillim Greqinë dhe i kishte marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e tij për të pushtuar tërë botën. Ai për dhjet vjet pushtoi pjesën më të madhe të botës, ndërsa stërgjyshi i tij Akili me aleatët  e tij iu deshën dhjetë vite për të mposhtur Trojanët me dredhi.

Aleksandri vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriçon e herë errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas vdekjes së tij

Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt. Ku thuhej në një citim “meryamun setepenra Aleksandros”5. Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është Llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS që është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin ende shqiptarët, dhe do të thotë Ëndërr. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë LËKA ËSHTË NË ËNDËRR. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës për të realizuar ëndrrat që ai shihte në gjumë, ky fakt përmendet në disa shkrimtar dhe historian. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me emrin arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdornin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me Llagapet e tyre. Më vonë Llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. Shqiptarët e sotëm i pagëzojnë fëmijët edhe me emrin Andra. Në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studime që kam bërë në vitin 2001 për këtë ishull kam zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra(Ëndra) banohet nga 70% e popullsisë greke që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin arvanitas. Ishulli ANDRA6 ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Emri ALEKSANDËR përbëhet nga fjalë të kuptimësisë në gjuhën shqipe.

Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e

Aleksandrit të Madh, 1926.

________________________________________________

 

Elementët që tregojnë origjinën ilire(shqiptare)

të Aleksandrit të madh

 

   1. - Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipi dhe Olimbisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Shkencërisht ALEKSANDRI I MADH është Ilir, duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Pra, Filipi ishte djali i Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Dhe për Aleksandrin kemi të sigurt që ishte djali i ilires Olimbisë që vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Më lartë thamë që Olimbia akuzoheshe shpeshherë që Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por i gjarprit Amon.

   2. - Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë, kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë etj.

   3. -Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit geg, MER-JAM-UN. Sot disa fshatra shqiptar në Maqedoni ende thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde shqipe është MIR JAM UNË.

   4. - Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e shpjeguam më lartë ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe.

   5. - Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua, mbreti i Epirit dhe Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.

6.- Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit geg të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi nga Aristoteli.

   7. - Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu monedhës shtetërore e quajti me emrin LEK për nder të Aleksandrit të madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyroheshin figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhdoi deri në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë(FYROM) nuk kishin monedhë me këta figura të njohura të historisë së lashtë.

Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen

e Aleksandrit të Madh, 1926.

________________________________________________

 

Aleksandri në Bibël

 

Gjatë leximit të Biblës, në kapitullin e tetë, profecia e Danielit, thuhet se në shek.VII p.k. do të lindte Aleksandri i Madh. Profecia ka titullin: “Vegimi i Danielit: Dashi e Cjapi”7 ku shkruhet: “Në tretin vit të mbretërimit të mbretit Baltazar, unë, Danieli, pata një vegim, pas atij që pata në fillim të mbretërimit. Pashë në vegim dhe, ndërsa po shikoja, më ndodhi të gjëndesha në qytezën e Suzas, që është në krahinën e Elamit; nga vegimi e kuptova që isha pranë lumit Ulai. Ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, pranë lumit pashë më këmbë një dash me dy brirë; të dy brirët ishin të lartë, por njëri ishte më i lartë se tjetri, megjithëse më i larti kishte dalë i fundit. Pashë dashin që godiste kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut; asnjë kafshë nuk mund t'i rezistonte, askush nuk mund të çlirohej nga pushteti i tij; kështu ai bëri atë që desh dhe u bë i madh. Ndërsa kisha parasysh këtë, ja, ku po vinte nga perëndimi një cjap, që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa e prekur tokën; cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet. Arriti deri te dashi me dy brirë që kisha parë më këmbë përpara lumit, dhe iu hodh kundër me furinë e forcës së tij. E pashë të afrohet dhe të zemërohet kundër tij; pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij, ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t'i rezistuar; kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mundi ta çlirojë dashin nga pushteti i këtij. Cjapi u bë shumë i madh; por, kur u bë i fuqishëm, briri i tij i madh u thye; në vend të tij dolën katër brirë të mëdhenj, që drejtoheshin drejt katër erërave të qiellit. Nga një prej tyre doli një bri i vogël, që u bë shumë i madh në drejtim të jugut, të lindjes dhe të vendit të lavdishëm. U rrit deri sa arriti ushtrinë e qiellit, bëri të bjerë për tokë një pjesë e ushtrisë dhe e yjeve dhe i shkeli. U ngrit madje deri te komandanti i ushtrisë, i hoqi flijimin e vazhdueshëm dhe vendi i shenjtërores së tij u shemb. Ushtria iu la në dorë bashkë me flijimin e vazhdueshëm, për shkak të shkeljes; ai hodhi për tokë të vërtetën; bëri tërë këto gjëra dhe i shkoi mbarë. Pastaj dëgjova një të shenjtë që fliste, dhe një i shenjtë tjetër i tha atij që fliste: "Deri kur do të vazhdojë ky vegim: ndalimi i flijimit të përditshëm, shkretimi për shkak të paudhësisë, shenjtërorja dhe ushtria të shkelur?" Ai më tha: "Deri dymijë e treqind ditë; pastaj shenjtërorja do të pastrohet". Tani, ndërsa unë, Danieli, e kisha parasysh vegimin dhe përpiqesha ta kuptoja, ja ku po rri para meje dikush që ka pamje burri. Dëgjova pastaj në mes të lumit Ulai zërin e një burri, që bërtiste dhe thoshte: "Gabriel, shpjegoja këtij vegimin". Ai iu afrua vendit ku ndodhesha unë dhe, kur arriti, unë pata frikë dhe rashë me fytyrë. Por ai më tha: "Kuptoje mirë, o bir njeriu, sepse ky vegim ka të bëjë me kohën e fundit". Ndërsa ai fliste me mua, unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrë për tokë, por ai më preku dhe më bëri të ngrihem më këmbë në vendin ku ndodhesha. Dhe tha: "Ja, unë do të të tregoj atë që ka për të ndodhur në kohën e fundit të indinjatës, sepse ka të bëjë me kohën e caktuar të fundit. Dashi me dy brirë, që ti ke parë, përfaqëson mbretërit e Medisë dhe të Persisë. Cjapi leshtor është mbreti i Javanit dhe briri i madh që ishte në mes të syve të tij është mbreti i parë. Briri i thyer dhe katër brirët që dolën në vend të tij janë katër mbretëri që do të dalin nga ky komb, por jo me të njëjtën fuqi të tij. Në fund të mbretërisë së tyre, kur rebelët do ta kenë mbushur kupën, do të dalë një mbret me pamje të egër dhe i rrahur në dredhitë luftarake. Fuqia e tij do të rritet, por jo për shkak të forcës së tij; do të bëjë shkatërrime të habitshme, do të ketë sukses në ndërmarrjet e tij dhe do të shkatërrojë të fuqishmit dhe popullin e shenjtorëve. Për shkak të dinakërisë së tij do shtohet mashtrimi në duart e tij; do të krenohet në zemër te vet dhe do të shkatërrojë shumë njerëz që janë në siguri; do të ngrihet kundër princit të princave, por do të thyhet jo nga dorë njeriu. Vegimi i mbrëmjeve dhe i mëngjeseve, për të cilin është folur, është i vërtetë. Ti e mban sekret vegimin, sepse ka të bëjë me gjëra që do të ndodhin mbas shumë kohe". Dhe unë, Danieli, e ndjeva veten të sfilitur dhe qeshë i sëmurë disa ditë; pastaj u ngrita dhe u interesova për punët e mbretit. Unë isha i tronditur nga vegimi, por askush nuk e vuri re”.

Shkencëtarët e kanë zbërthyer Profetësinë e Danielit dhe kanë nxjerrë përfundimin se bëhet fjalë për ngjarje që lidhen me Aleksandrin. Dashi ishte mbreti i Medisë dhe Persisë, që në shek. VI-V para K. vunë nën kontroll Maqedoninë dhe Thrakën. Cjapi me një brirë është Aleksandri i madh, i cili mundi Persinë, Darin e III që na paraqitet me shenjën e dashit. Cjapi që është shenja e Aleksandrit që pushtojë Persinë brenda 10 vjetësh, pra ashtu siç ka ndodhur me të vërtetë. Briri i thyer në katër pjesë ishte ndarja që pësoj mbretëria e Aleksandrit nga gjeneralët e tij. Ptolemeu, Lisimarku, Antipatrit dhe Seleku, që ishin të njëjtës kombësi, ilir. Po të shohim emri Lisimarku ka kuptimsin në të gjuhës së sotme shqipe Lis i Markut, edhe emri Seleku mund të jetë fjala shqipe Shelek që emërtohet qingji i vogël i sapo qethur. Këtë fjalë e ndeshim në tërë territoret Ballkanike që banohen nga shqiptarët.

Përkrenarja e Skënderbeut, me simbolin e bricjapit.

________________________________________________

 

P.S. Marrë nga libri “Maqedonia shqiptare në dritën e teksteve dhe dokumenteve historike”.

 

 



1 Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir..., Tiranë, 2007, fq.63.

2 Arben Llalla, ALBANIA, Tiranë, 24.01. 2007.

3 Edwin Jacques, SHQIPTARËT, Tiranë, 1996, fq.105

4 Robert d’Angely, ENIGMA, Tiranë, 1998, fq.244.

5 Elena Kocaqi, Albanët me famë në mijëvjeçarë, Tiranë, 2006, fq.93.

6 Τιτοσ Π. Γιοχαλας, ΑΝΔΡΟΣ, ΑΘΗΝΑ, 2000.

7 BIBLA, Ferizaj, 1996, fq.1220.

Në fokus të historianit

 Gjurmë e lashtë arkeologjike

FORINA E BANUAR QË NË LASHTËSI NGA SHQIPTARËT 

Shkruan: Prof.Arben LLALLA, Tetovë

(www.pashtriku.org – 22.07.2007 / 14:00)

Në Maqedoni ka shumë vende ku janë zbuluar qytete antike, zona që tregojnë kulturë të lashtë të popullit që ka banuar dikur në këtë vend. Shpeshherë historianët shqiptarë të Maqedonisë kanë akuzuar kolegët e tyre maqedonas se po zhdukin, fshehin dhe shtrembërojnë faktet historike të gjetura në zona arkeologjike që kanë lidhje me vjetërsinë autoktone të shqiptarëve në Maqedoni. Çështja e punimeve arkeologjike në kalanë e vjetër të Shkupit është bërë problem kritik midis historianëve shqiptar dhe atyre maqedonas ku ka akuza të ndërsjellta.

Pak kohë më parë në fshatin Forinë, rrethina e Gostivarit gjatë punimeve për hapjen e kanalizimeve të reja puntorët gjetën një pllakë mermeri të kohës së vjetër. Menjëherë kryetari bashkësisë së fshatit z. Talat Xhaferi u kujdes që ky zbulim të ruhej dhe të bëhej i njohur.

Sapo mora vesh këtë lajm dhe duke ditur mungesën e specialistëve shqiptarë që ka në Maqedoni për të dhënë një mendim historik rreth pllakave me mbishkrime greke u nisa për në vendin ku ishte gjetur kjo pllakatë me mbishkrim të vjetër. Në Forinë më priti ish-zëvendësministri i mbrojtjes z.Talat Xhaferi i cili më tregoi ku ishte gjetur objekti arkeologjik. Në vendin ku ndodhej pllaka ishin edhe shumë banorë të fshatit të cilët e ruanin si gjë të shtrenjtë dhe shtronin pyetjet:

Cilës periudhë i përket?! Në ç’gjuhë është shkruar?! Pse në një vendbanim me shqiptar të gjendet një pllakë varri me mbishkrim grek?!

Përsa i përketë kësaj dëshmie kemi të bëjmë me një pllakë mermeri në të cilën pasqyrohet një figurë njeriu dhe poshtë saj gjendet mbishkrimi:

ΑΝΝΙΑΤωΥΙω, ΕΠΙΚΑΔωΜΝΗ, ΜΗCΧAΡΙΝ

 

   Unë nuk jam arkeolog që të jap një mendim të gjerë dhe përfundimtar, por si historian më takon të jap mendimet e mia rreth gjuhës që është shkruajtur dhe historisë.

   Në kohët parahistorike, pra shumë në lashtësi njerëzit merreshin vesh me anë të veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një gjuhe të përbashkët, dhe filluan të lindin gjuhët e para. Sot për të shpjeguar vjetërsinë e këtyre pllakave të vjetra dhe historinë e tyre në ndihmë na vijnë arkeologët. Ata gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende shtëpiake, monedha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohën që i përkasin dhe popullatës. Këta bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit. Kurse shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershëm, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.

   Pra gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një populli. Fjala “Gjuhësi” është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë: Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimin, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën.

   Në lashtësi njerëzit shkruanin me shkurtesa, mirëpo me kalimin e kohës çdo gjuhë u zhvillua duke na bërë të vështirë për të kuptuar sot mbishkrimet e tyre.

   Sipas meje Pllaka e gjetur në Forinë, është një pllakë varri e vjetër ndoshta e kohës së Bizantit shk. IV-VI. Mbishkrimi është i shkruajtur me shkronja Bizante që sot njihen si shkronja greke. Në pllakë pasqyrohet figura e një vajze të re. Ku e përcaktojmë nga paraqitja e veshëve të dukshme, me një qafë të hollë dhe të gjatë, me ballë të ngushtë dhe flokë më të lartë se balli.

Për mbishkrimin siç e dhashë më lartë është me shkronja të sotme greke, por ka edhe një shkronjë e cila nuk i përketë alfabetit grek, por alfabetit latin, ajo është shkronja C.

  Mund të shtrohet pyetja: Prej nga në Forinë na del një gur varri me mbishkrim grek?!

   Shqiptarët e lashtë që njihen me emrin PELLAZGË shkruanin pothuajse me alfabetin e sotëm të përvetësuar nga grekët. Këtë gjë e kanë vërtetuar shumë shkencëtarë të huaj që janë marrë dhe merren me shkencën e Albanologjisë. Ndër ta përmendim albanologun austriak Johann Geog Von Hahn 1811-1869, i cili është shpëtuesi i ABC Pellazgjike të Teodor Haxhifilipit Elbasanit i njohur dhe si Dhaskal Todri (shih FAKTI 19.02.07).

   Pra, grekët e morën alfabetin e pellazgëve (shqiptarëve) e zhvilluan dhe e përvetësuan. Shumë shkencëtarë të huaj kanë nxjerrë përfundimin se grekët janë më të vonshëm se shqiptarët në Ballkan. Bile grekët bënë bashkimin e 2-3 fjalëve të gjuhës shqipe, i bashkuan në një fjalë të vetme duke formuar një fjalë të re, një gjuhë të re, që sot është gjuha e grekëve. Çdo shqiptar që e njeh dhe merret me studimin e gjuhës greke këtë fenomen do ta vërejë me lehtësi.

 

   Duhet të dimë se deri më 1937 shqiptarët ortodoksë në ritet fetare përdornin gjuhën dhe shkrimin grek, derisa më 12 prill 1937 Sinodi i Shenjtë i Fanarit njohu zyrtarisht autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare (KOASH), që në të gjitha ceremonitë fetare të përdoret vetëm gjuha dhe shkrimi shqip.

Pllaka e varrit e gjetur në Forinë përmban shkronja greke me kuptim të pjesshëm në gjuhën shqipe dhe unë mendoj se zbërthehet:

1- Fjala ΑΝΝΙΑΤωΥΙω mund të lexohet sot:

(ΑΝΝΙΑ, sot: ANA-emër) - ANA

(Τω, sot: ΤΟ -greqisht) - nyje,

(ΥΙω, sot: ΥΙΟΣ-greqisht) - BI

2- Fjala ΕΠΙΚΑΔωΜΝΗ mund të lexohet:

(ΕΠΙΚΑ, sot: ΕΠΙΚΑΙΡΑ-greqisht) - LAJM I FUNDIT

(Δω, sot: ΔωΜA-greqisht, DHOMË-shqip) - DHOMË

(ΜΝΗ, sot: ΜΝΗΜΑ-greqisht) - VARR.

3.- Fjala ΜΗCΧAΡΙΝ mund të lexohet:

(ΜΗCΧA, sot: MHXAL-emër) - MIHAL

(ΡΙΝ, sot: PIN-shqip) - RIN.

Transkripterim nga shkronja greke në shkronja latine

Me shkronja greke             shkronja latine

1.- Fjala ΑΝΝΙΑΤωΥΙω          ANNIATOJIO:

ΑΝΝΙΑ                       ANNIA

Τω                            ΤΟ

ΥΙω                           JIO

2.- Fjala ΕΠΙΚΑΔωΜΝΗ         EPIKADHOMNI

ΕΠΙΚΑ                        EPIKA

Δω                            DHO

ΜΝΗ                          MNI

3.- Fjala ΜΗCΧAΡΙΝ             MIKHARIN

ΜΗCΧA                      MIKHA

ΡΙΝ                           RIN

Pas deshifrimit të shkronjave dhe kuptimeve këtë mbishkrim e lexojmë:

"LAJM I FUNDIT, ANA BIJA E MIHALIT RRIN NË KËTË DHOMË VARRI"

Mbas këtij shpejgimi për pllakën e gjetur në Forinë nxjerrim përfundimin se është një pllakë varri e një vajzeje të re. Ka mundësi që atje ku është gjetur kjo pllakë me rëndësi të veçantë arkeologjike për popullin shqiptar të ketë varre të tjera. Shekuj më parë varret ishin në dhoma të mëdha, varre të tilla kemi në varrezat e vjetra të qytetit të Shkodrës në Shqipëri.

 Zhdukja e tij mbeti enigmë përgjithmonë

NJË FOTOGRAFI E RRALLË E ATDHETARIT SHAIP KAMBERI 

Shkruan: prof. Arben LLALLA, Tetovë

(www.pashtriku.org – 30.05.2007)

Udhëtimi i  fotografisë në histori

Ishte gushti i vitit 1999, kur në kutinë postare të profesorit Vahit Kamberi do të arrinte një letër nga larg. Ai zarf letre nuk ishte si çdo zarf tjetër, sepse brenda ishte një fotografi e rrallë, e ruajtur me kujdes për dhjetëra vite, për të dalë në dritë në kohën e duhur. Letra vinte nga z.Mahmut S. që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Mahmuti ia besonte Vahit Kamberit fotografinë e rrallë të ish-Prefektit të Bashkisë së Tetovës Shaip Kamberit i zhdukur në mënyrë misterioze nga pushteti sllavo-komunist. Fotografia shoqërohej me shënimin ku thuhet: ”Të fala nga Mahmut S. Këto janë familja e Shaip Kamberit. Fëmijët e vegjël të mos të dalin në publik”.

Në fotografi lart janë babai i Shaip Kamberit, në mes me veshje ushtarake është vëllai i Shaipit, Ilmiu dhe në krahun e majtë është Shaip Kamberi. Për të plotësuar dëshirën e z.Mahmut S. janë larguar - për të mos u botuar pamjet e dy fëmijëve që gjenden në fotografi.

Ende nuk dimë se në cilin vit është bërë kjo fotografi e rrallë historike ku pasqyrohet ish-Prefekti i Bashkisë së Tetovës, që është ndër të paktat materiale që i ka shpëtuar zhdukjes nga pushteti sllavë i asaj kohe. Por sidoqoftë kemi të bëjmë me një dokument historik që vjen të plotësojë boshllëkun e dokumenteve biografike për atdhetarin e shquar tetovar Shaip Kamberi.

Kush është Shaip Kamberi?

Shaip Kamberi ka lindur në fillim të viteve 1900 në fshatin Gajre që graviton në Malësinë e Tetovës. Deri më sot nuk ekzistojnë dokumenta të botuara për jetën dhe veprimtarinë e këtij atdhetari tetovar. Strukturat shtetërore të sistemit të ish-Jugosllavisë janë kujdesur që për këtë atdhetar dhe shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë të mos ketë dokumenta biografike - për veprimtaritë e tyre kombëtare. Por populli shqiptar në trojet etnike (të ish-Jugosllavisë) ruajti në kujtesën e tij kujtimet për bijtë më të mirë, duke i përcjellë ato goja-gojës deri në ditët tona.

Kështu bashkëfshatari i tij Kasam Shaqir - Vela në librin e tij “Novela dhe Tregime”, që pritet të botohet këtë vit sjell fragmente të ditëve të fundit të Prefektit të Bashkisë së Tetovës Shaip Kamberit të treguara nga xhaxhai i tij Nazmi Shaqiri, i cili ka qenë roje personale e tij.

        “Nazmi bre, punët nuk na bëjnë. Partizanët janë në Derven, Qazim Lusha bashkë me Agollët është te Shkolla Bujqësore, ato do hyjnë në Tetovë, ti duhet ta heqish uniformën dhe të shkosh në katund e nesër mos eja në punë, do ta shohim se si do të jetë¸ situata. U përshëndetëm si zakonisht duke i shtërnguar dorën njëri tjetrit, por, kësaj radhe më ra supit duke hetuar shqetësimin t`im për atë vet e duke më thënë ‘’mos u bën merak pë¸r mua Nazmi’’ se nuk më gjenë gjë, e ty të thash, nesër mos eja në punë, do të thirri une sa të qetësohet situate.

Të nesërmen u interesova për Prefektin, mirëpo më tregoi një kolegë pune se e paskan marrë herët para mëngjesit për konsultime. Nga urgjenca që paska qenë dhe se vetëm disa minuta do ta ndalin, nuk e paska pritur as xhaketën ta veshe, por paska shkuar vetëm në këmshë të bardhë, e nuk është kthyer as në shtëpi e as në  punë nuk ka shkuar.

Më vonë u fol se bashkë me ca shokë të tjerë, i paskan marrë me pretekstin se do t`i nxjerrin në Prizren e diku  rrugës i paskan pushkatuar. Asnjëherë më nuk u zbardh zhdukja e tij. Mbeti enigmë  për gjithë kohën. As i gjallë e as i vdekur. Nuk iu gjet¸ as varri e as eshtrat. Zoti e di se ku e kishin çuar?! Edhe përkundër asaj që ai besonte se nuk do t`i ndodhte ndonjë e keqe nga “ shokët”, ai humbi pa nam e nishan...”

Kthehu ne fillim

-----------------------

 “URË” E MINUAR QË SHPËRTHEN SA HERË I DUHET GREQISË!

 Shkruan: Prof.Arben LLALLA *

Tetovë, 30.04.2007

 * Deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, të përkrahur edhe nga ambasadori grek në Tiranë Konstandinos Kokosis për autonomi të “Vorioepirit” nuk janë të rastësishtme. Këto veprime dhe deklarata e kanë fillimin në politikën zyrtare të Athinës që kërkon aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

 * Teoria sipas të cilës ‘mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek që jeton në Shqipëri janë urë lidhëse midis dy vendeve” bie poshtë si e pavërtetë. Mërgimtarët shqiptarë janë pengje, urë e minuar që shpërthen sa herë që Tirana nuk i bindet Athinës , kur kjo e fundit me fshesat e veta periodike të hekurta kthen me forcë mijëra emigrantë shqiptarë, njerëz të halleve, njerëz të bukës së gojës që nuk meren me politkë.

***

        Me rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, mijëra shqiptarë morën rrugën e mundimshme të mërgimit, duke shkuar për të punuar në Greqi, Itali, Gjermani e gjetiu.

Shumë prej këtyre njerëzve të halleve mbetën të vdekur në malet me dëborë, disa vdiqën në aksidentet nëpër vendet e punës dhe nëpër rrugët automobilistike. Shumë varre janë hapur në emigracion, por varri më i madh po hapet nga njerëzit që çirren për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Historia e emigracionit shqiptarë në Greqi është e dhimbshme.

        Në vitin 1998 del për herë të parë ligji për legalizimin e qëndrimit të të huajve që punojnë e jetojnë në Greqi. Në fillim u duk se u hap drita jeshile për mijëra mërgimtarë që punonin prej shumë vitesh ilegalë në tokën greke, por koha po tregon se edhe pas 9 vitesh mërgimtarët shqiptarë në Greqi ende mbetën me probleme për legalizim. Qeveritë greke janë tallur duke e ndërruar ligjin e legalizimit disa herë, kjo metodë e ka edhe prapaskenën e saj sepse në qoftë se që nga viti 1998 do të legalizoheshin emigrantët shqiptarë, ata sot pas kaq vitesh do të kishin të drejtën për tu pajisur me shtetësi greke, gjë që Greqia i trembet një të drejte të tillë. Prandaj shteti grek çdo vit e ndërron ligjin duke i lënë mërgimtarët shqiptarë pengje të politikës dashakeqëse ose që të jemi më të saktë mërgimtarët shqiptarë në Greqi pa i ofenduar mund të quhen ,,skllevër modernë,, që u lejohet të vizitojnë atdheun 15 ditë vetëm kur Greqia feston festat e saja fetare Krishtlindjet dhe Pashkët.

        Një problem tjetër është se strukturat shtetërore greke manipulojnë me numrin e saktë të mërgimtarëve shqiptarë duke e zmadhuar numrin e tyre në 500 mijë deri në një milion. Por e vërteta është krejt ndryshe, në vitin 1998, atëherë kur shqiptarët largoheshin në masë të madhe nga Shqipëri për në Greqi zyrat e policisë greke për legalizim deklaruan se rreth 172.000 mijë shqiptarë janë pajisur me leje qëndrimi të përkohshme. Po ti shënojmë këtij numri edhe 150.000 mijë mërgimtarë ilegal, atëherë na del se në Greqi atë kohë kishim rreth 350.000 mijë. Me kalimin viteve shqiptarët janë larguar nga Greqia, nuk e shihnin të ardhmen e tyre atje tashmë, prandaj edhe numri i mërgimtarëve shqiptarë duhet të jetë edhe më i vogël në rreth 250.000 mijë.

        Politika shqiptare duke qenë miope dhe dritë shkurtër, duke mos e parë realitetin e vërtetë me shifra reale i mundësoi Greqisë që të privatizojë ndërmarrjet më të mëdha frutdhënëse në Shqipëri.

Kështu grekët në Shqipëri kanë:

1. Prodhimin dhe tregtinë e duhanit (ndërmarrjet e duhanit në Korçë, Elbasan, Fier, Berat janë blerë nga grekët).

2.Kompanitë telefonike me valë (celularët).

3.Furnizimin me naftë për 24 vite (çisternat në portin e Durrësit).

4.Furnizimin me energji elektrike.

5.Funizimin primarë me çimento, tulla, tjeglla etj.

6.Mbi pesë Banka të mëdha janë në duart e grekëve.

Këto janë vetëm disa ndërrmarrje gjigande që janë privatizuar nga grekët.

  Shteti grek nga frika e vërtetë për problemin e pasurive të Çamëve, rikthimin me të drejtë në tokat dhe pronat e baballarëve të tyre, nxit njerëz të ndryshëm për tu grupuar në shoqata me ide për autonomi në jug të Shqipërisë ose siç u pëlqen Automi të Vorioepirit. Shoqatat për autonomi të vorioepirit mbështeten fuqishëm zyrtarisht nga shteti grek. Që nga viti 1918 në Selanik funksionon zyra e shoqatës Vorioepiriote.

Mbas viteve 1990 u themeluan shoqatat e “Vorioepiriotëve të Gjirokastrës-Sarandës-Delvinës”, shoqata e “Çobenjëve grek vorioepiriot nga Shqipëria”, e cila u themelua dhe u drejtua nga vëllezërit e ish-deputetit Kristo Goxhi. Kryetar ishte Mihal Goxhi në vitet 2000. Këto shoqata ishin shumë aktive në drejtim të propagandës për autonomi të Vorioepirit. Shoqata e Mihal Goxhit zhvillonte aktivitete kultuore nëpër malet e Korçës për autonomi të “VORIOEPIRIT”, për ta flitet se kanë ngritur në vitin 1997-1998 flamurin grek në Korçë. Ata shpeshherë kanë dhënë intervista nëpër kanalet TV greke për autonomi të vorioepirit.

Drejtuesit e këtyre shoqatave të grekofonëve të Shqipërisë dolën hapur kundër shqiptarëve të Shqipërisë në periudhën e vështirë të luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Kur populli shqiptar i Kosovës vritej dhe digjej i gjallë dhe opinioni gjithëbotëror përkrahte dhe ndihmonte popullin e shkelur të Kosovës, shoqatat e grekofonëve protestonin duke gjuajtur me gurë dhe vezë mbi Konsullatën e Përgjithshme Shqiptare në Selanik, duke kërkuar autonominë e të ashtuquajturit “Vorioepir”. Grekofonët dhe grekofilët dolën nëpër ekranet televizive greke duke akuzuar UÇK-në si organizatë terroriste, ato dolën hapur në përkrahje të ushtrisë barbare serbe të Millosheviçit. Nuk lanë gjë pa thënë kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, duke dhënë intervista nëpër gazetat e ndryshme greke dhe në revistat që botonin organizatat e minoritarëve grek. Kështu, revista e grekofonëve të Gjirokastrës “OAZI” e dhjetor 1998 - janar 1999 që botohej në dy gjuhë greqisht-shqip botonte një shkrim keqinformues, një shkrim keqdashës e që i shërbente urrejtjes dhe injorimit të kulturës shqiptare. Në një shkrim me titull “Pozicioni i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në Ballkan” autori minoritar Pavllo Vllahos, sjell opinionin e tij për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ai shkruante: “Shqiptarët e Kosovës, por edhe të Shqipërisë guxuan të vënë dorë në djepin e kulturës serbe, në vendlindjen e heronjëve popullorë të princave”. Ky minoritar na dilte atë periudhë mbrojtës i çështjes shoviniste të serbëve të Millosheviçit. Deklarime kundër shqiptarëve të Kosovës atë kohë kishte edhe nga organizata e grekofonëve të “OMONIAS” të cilët deklaronin se refugjatët e luftës të Kosovës nuk duhet të strehohen në qytetet e Jugut të Shqipërisë si: në Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Pogradec, Tepelenë. Pra, grekët, grekofonët u tregonin në vitin 1999 se deri ku guxojnë të vendosen shqiptarët e Shqipërisë së vërtetë, se ku duhet të strehoheshin njerëzit e ardhur nga lufta, të tmerruar nga krimet çnjerëzore të kryera nga ushtarët serbë të Millosheviçit.

2

Një enigmë ka mbetur ende, ajo  e gushtit të vitit 1999 kur u vu  një bomb në shtëpinë e Konsullit të Pëgjithshëm shqiptar në Selanik, dhe si pasojë u dogjë e tëra makina diplomatike shqiptare.

Në vitin 2002 nëpër rrugët e Selanikut shoqatat “Vorioepirote” shpërndanin fletushka kundër Shqipërisë dhe kërkonin ndërhyrjen e NATO-s për të “shpëtuar” rreth 80 mijë minoritar grek që jetojnë nëpër disa fshatra të Sarandës, Gjirokastrës nga gjoja “terrori” që ushtrojnë shqiptarët kundër tyre.

        Në përfundim duhet të shtojmë se deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, të përkrahur edhe nga ambasadori grek në Tiranë Konstandinos Kokosis për autonomi të “Vorioepirit” nuk janë të rastësishtme. Këto veprime dhe deklarata e kanë fillimin në politikën zyrtare të Athinës që kërkon aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Fatkeqësia është se Shqipëria udhëhiqet ende nga politikanë të dobët përballë politikës dinake të Greqisë dhe grekëve. Sot populli shqiptar dhe ai grek ndodhen politikisht shumë larg njëri-tjetrit. Lufta e Kosovës tregoi se grekët janë besnik, avokat të politikës raciste serbe, janë në anën e kundërshtarëve të kombit shqiptar. Teoria sipas të cilës “mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek që jeton në Shqipëri janë urë lidhëse midis dy vendeve” bie poshtë si e pa vërtetë. Mërgimtarët shqiptarë janë pengje, urë e minuar që shpërthen sa herë që Tirana nuk i bindet Athinës, kur kjo e fundit me “fshesat e veta periodike të hekurta” kthen me forcë në heshtje ose me bujë mijëra njerëz të halleve, njerëz të bukës së gojës që nuk merren me politikë. Sa herë që Shqipëria do të kërkojë të drejtat e mërgimtarëve në Greqi dhe ngritjen në Forumet dhe Asambletë botërore për zgjidhjen e drejtë të çështjes Çame, atëherë Greqia me satelitët e saj minoritar do të kërkojnë autonomi të “Vorioepirit” dhe ndihmën e NATO-s për ndërhyrje ushtarake në Jug të Shqipërisë për shpëtimin e minoritetit grek.

*  (Ish Kryetar i Forumit të Emigrantëve shqiptarë në Selanik)

Kthehu ne fillim

 ------------------------------------------------------

 SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE

 Shkruan: Teuta LLALLA

Tetovë, 11.04.2007

Nga pellazgjishtia në ilirishte dhe pastaj në shqipe u shtrashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Europës. Nga shumë historianë të huaj dhe shqiptar është thënë se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke!? Kjo nuk është e vërtet sepse është vërtetuar me argumenta të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë na vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë.

Por pse nuk u shkruajtë gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja?

Kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumenta të shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar ende dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

------------------------------------------

Fotografia është pema e gjuhëve e ndërtuar nga Instituti i Gjuhëve në Suedi në fillim të viteve 1970 dhe është botuar disa herë në Greqi në dhjetor 1985 në Simpoziumin shkencor të mbajtur në Athinë me temë ,,DISKUTIM MBI GJUHËN SHQIPE,, organizuar nga Lidhja e arvanitasve të Greqisë, dhe nënkujdesin e ministrisë së Kulturës Greke. Botuar për herë të dytë në revistën ,,BESA,, në maj të vitit 1985 dhe ribotuar në vitin 2001 nga Lidhja e Arvanitasve të Greqisë. Pra, kjo pemë është njohur në heshtje edhe nga institucionet e Greqisë.

---------------------------------------------

Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarëve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane. Shkencëtarët që bënë emër në këtë drejtim përmenden:

-Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

-Hans Tunman 1746-1778,historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

-Johan Fon Han 1811-1869,austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

-Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

-Dhimitër Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetrat në bot.

-Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

-Eduard Shnajder, një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shkroi në librin e tij për ‘Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion të hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’.

-Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

-Norbert Jokli 1887-1942,gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp qëndrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

-Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroit nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto dy gjuhë të vjetra. Një vërtetim i pamohueshëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve që janë trashëguar deri me sot duke iu qëndruar edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashëgiminë nga pellazgjishtja në ilirishte dhe më pas në shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalët jo-greke në fjale greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve ose emrave. Megjithatë, po te shohim perënditë e lashta të Olimbit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi lexohen apo kuptohen vetëm në gjuhën shqipe si përshembull: Zeus - Zë, është perëndia me e fuqishme që kishte për grua perëndinë Hera - Era. Perëndia tjetër Letos – Lëton. Zeusi me vonë u martua me perëndeshën Mentis - mend dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve prandaj e pat marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perëndia Apollon mendoj se e ka marrë këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apolloni ishte perëndi i muzikës, poezisë dhe harqeve, dhe çfarë bënte Apolloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët ishte shigjeta. Perëndia e detit quhej Tetis, që shumë lehtë në shqipe T zëvendësohet me D.

Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë europianë, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek.

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruhej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirëve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhëra tregtie, të ardhura nga larg, njerëzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shumë për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.

    Kthehu ne fillim

_____________________________________________________ 

 KUSH ISHIN KRYEMINISTRAT E GREQISË ME ORIGJINË SHQIPTARE

Shkruan: Prof.Arben LLALLA

Tetovë, 23.03.2007

  Me paraqitjen biografike të shkurtër të disa kryeministrave të shtetit Grek që ishin arvanitas, qëllimi është për të ndriçuar rolin historik që luajtën arvanitasit për drejtimin e mbretërisë dhe shtetit grek.

Kryeministra të Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë seç paraqes në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht na mungojnë të dhënat biografikë për më gjerë.

Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronj të Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek, që drejtuan Greqinë drejtë zhvillimit të jetës europiane.

Në vitin 1850, arvaniti Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stambollit.

Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqinë.

Gjenerali Teodoros Pangallos kur ishte Kryetar dhe Kryeministër i Greqisë më 1925-1926, u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërinë.

Më 1926 Kryetari i Republikës të Greqisë Teodoros Pangallos do të deklaronte në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë se: “Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi”.

Po kështu kur Pangallos ishte Kryetar i Greqisë u nënshkrua më 25 qershor 1926 Marrëveshja për shkëmbimin e kriminelëve, vjedhësve nga të dy vendet. Në 13 tetor u nënshkrua Marrëveshja Konsullore e cila kishte të bënte me kryerjen e veprimeve administrative, mbrojtje pasurish, shitje, lindje, vdekje, si dhe lirinë e tregtisë të shqiptarëve dhe të grekëve dhe punësimi i lirë pa taksa dhe viza doganore për shtetasit me banim 15 km, larg vijës kufitare nga të dy anët e kufirit.

 

     Gjeorgjio KUNDURIOTI (1782-1858)

 Gjergj Kundurioti lindi më 1772 në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen e Kryengritjes 1821.

Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824 - 6.2.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë (1844-1845), të mbledhjes së  Pleqërisë së dytë (1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë (1846-1847).Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës.

U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Oton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë të Greqisë më 1856.

Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.

 

   Andon KRIEZIU (1796-1865)

 Andon Krieziu lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishullin e Hidrës në shekullin e 17. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli.

Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke, më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Oton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844, dhe në vitin1849-1854.

Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe. Me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850 duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë.

Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta.

 

Dhimitër VULGARI (1801-1877)

 Dhimitër Vulgari lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit.Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875.

Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë, dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës.

Vdiq më 1877 në Athinë.

 

 Athanasio Miauli lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit.U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Oton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër I Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862.

Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

 

 Diomidh Qiriakos, lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis. Diomidhi studjoi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjygjit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuse. Ishte ministër i Fesë dhe Arsimit Publik, dhe më 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministër i Greqisë.Ishte autorë i shumë librave historikë dhe me përmbajtje juridike.

Vdiq në Itali në vitin 1869.

  

 Emanuil Repili lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u muar dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë.  Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917deri 3-1-1918.

Vdiq në Kranidhi më 1924.

  

 Pavlo Kundurioti lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë.   Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral.

Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913.

Më 1915 u zgjodh ministër  i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës.Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më1926. Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh pësëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.

 

Aleksandër Koriziu lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nënpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke.

Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau vehten.

  

  Petro Vulgari lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetësve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë.U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër.

Ai vdiq në Athinë më 1957.

             

 Aleksandër Diomid Qiriako, lindi në Athinë më 1874. Ishte nipi i Diomid Qiriakos dhe biri i Nikoll Diomid Qiriakosë. Studjoi për Juridenc dhe ekonomi në Universitetin e Vajmarit dhe të Parisit dhe u bë petagog i Universitetit të Berlinit. Më 1905 u bë rektor i Universitetit të Athinës, në fushën e të drejtës publike.Më 1910 u zgjodh deputet i ishullit të Specas, dhe më 1912 ministër i Ekonomis. Në vitin 1923 u bë drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Më 1949 u bë nënkryetar i qeverisë dhe nga 30-6-1949 deri më 6-1-1950 kryeministër i aleancës qeveritare.La një veprimtari të shkruar e të pasur.

Vdiq në Athinë më 1951.

   Kthehu ne fillim

 _____________________________________________________

Q O RR S O K A K U   I   G R E Q I S Ë !

Shkruan:Prof.Arben LLALLA

Tetovë, 07. 03.2007

Mediat greke dhe shqiptare këtë javë në faqet e tyre të para kishin pasqyruar këngët që ushtarët grekë këndonin gjatë stërvitjes ushtarake. E veçanta e këtyre këngëve ishte se në tekstet e tyre kërcënohej dhe poshtërohej kombi shqiptar dhe kombi turk. Për disa ditë struktura shtetërore shqiptare heshtën, por pas presioneve të shtypit doli zëvendësministri i mbrojtjes të Shqipërisë dhe më vonë ministri i jashtëm Besnik Mustafai të cilët bënë deklarata me tone të buta duke lavdëruar edhe diplomacinë greke. Në të vërtetë nuk është hera e parë që ushtria greke për të rritur moralin e ushtarëve grekë këndojnë këngë për poshtërimin e racës shqiptare.  

Sot Greqia ka probleme politike brenda vetes së saj, sulmet terroriste në ambasadën e SH.BA-ve, vrasjet politike për disa vite nga organizata terroriste 17 nëntori, që për 27 vite ka vrarë politikanë greke, diplomatë të vendeve evropiane etj, ka bërë që Greqia të jetë një vend jo i sigurt për Diplomatët perëndimorë. Skandalet për mashtrimin ekonomik që Greqia ka bërë në organizatat e BE, skandali i fundit në burgjet e Greqisë tregon se ky vend Ballkanik anëtarë i disa organizatave serioze Europiane dhe botërore si NATO, BE etj, janë tregues i një krize politike dhe shoqërore që po kalon ky vend. Por Greqia ka ende probleme serioze edhe me të gjithë fqinjët e saja. Kështu, ajo ka ende ligjin e luftës me Shqipërinë. Mbi 400 mijë emigrantë shqiptar përbëjnë një kërcënim kulturor dh ekonomik për Greqinë. Frika nga mos zgjimi i ndërgjegjes kombëtare i rreth 3.5 milion grekë me origjinë shqiptare që njihen me emrin Arvanitasit. Problemi i pasurisë së Çamëve etj. Janë vetëm disa nga problemet që Greqia duhet tu japë një zgjidhje të shpejtë.

 

Greqia ka problem edhe me Turqinë të cilët ende nuk e kanë zgjidhur problemin e kufirit të tyre detar. Po kështu kufiri tokësor greko-turk ende është i minuar. Janë të freskëta incidentet me pasoja tragjike të vitit 1996, ku shpërthyen dy helikopterë ushtarakë një turk edhe një grek. Dy grek të Qipros u vranë në gusht të vitit 1996 nga ushtarë turq kur ata donin të grisnin flamurin turk në tokën e Qipros turke. Këta dy vende anëtare të NATO-s vazhdojnë të blejnë në treguan e armatimeve ushtarake ende mjete të rënda si tanke, aeroplan, helikopterë etj. Kur vendet si Shqipëria, Maqedonia kanë shkrirë në uzinat e çelikut tanket dhe aeroplanët që kishin në ushtritë e tyre. Greqia vazhdon ende të mos njoh minoritetet që jetojnë në këtë shtet. Greqia nuk njeh Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, gjë që ka bërë që shpeshherë të dy vendet të kenë përplasje të rënda diplomatike. Por anëtari i BE, Greqia ka probleme edhe me anëtarin në BE të Bullgarisë.

Duke qenë në një presion të madhe politik dhe diplomatik Greqia për të rritur moralin tek të rinjtë e saj fut në programet edukative injorimin e kombeve të tjera fqinjë me të. Greqia harron se fëmijët e këtij shteti mësojnë në shkollat e tyre për heroizmin e Arvanitasve që çliruan Greqinë nga Turqia. Akademikët grekë e dinë shumë mirë se kush e themeloi shtetin, akademinë, institucionet greke. Grekët e dinë se Kryetari i parë i Shtetit të Greqisë ishte shqiptari Jani Kapodistria. I cili rridhte nga një familje gjirokastrite që për ti shpëtuar ndjekjeve të turqve u vendos në ishullin e Korfuzit. Babai i Kapodistrias quhej Andon Gjika i cili kishte dy djem Vironin dhe Janin.Një xhaxha i Janit Kapodistris mbeti në Gjirokastër dhe u kthye në besimin e fesë myslimane me emrin Ahmet Gjika. Në fëmijëri Jani Gjikën e birësuan familja Viktor Kapodistria duke i dhënë dhe mbiemrin e vetë. Në prill të vitit 1827 me dëshirën e Teodor Kollokotronit, Gjergj Karaiskaqit, dhe Gjergj Kunduriotit, Jani Kapodistria zgjidhte Kryetari i parë i Greqisë. Ai për sa kohë që drejtoi Greqinë nuk mori asnjëherë rrogë, por edhe pasurinë e tij ia fali shtetit grek që po lindte. Në tetor të vitit 1831 duke dalë nga kisha e Shën Spiridonit vritet në pabesi. Por nga raca shqiptare dolën edhe dhjetëra Kryetarë dhe Kryeministra që drejtuan Greqinë. Edhe sot Kryetari i Greqisë është çami nga Voshtina Karolos Papuliasi, edhe ministrja e jashtme Dora Bakojani është nga mëma me origjinë shqiptare, pra arvanitase. Me këngët antishqiptare nuk mund të mohohen faktet historike. Duan apo nuk duan grekët ky është realiteti historik

Kthehu ne fillim

_____________________

ORA RRALLË E AHMET ZOGUT

Shkruan: Prof.Arben LLALLA

Më 02.03.2007, Tetovë

            Në vitin 2002 Bashkia e Selanikut organizoi një panair të orëve të vjetra dhe të rralla. Në këtë panair ekspozoheshin orë dore, muri dhe tavoline. Gjatë vizitës të panairit pashë të Ekspozuar fotografinë e një ore tavoline e shoqëruar me çertifikatën e saj. Pasi lexova çetifikatën e saj mbeta i habitur për faktin sepse ora ishte prodhuar me porosi nga Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu dhe më vonë këtë orë ai, ia kishte bërë dhuratë ambasadorit shqiptar në Francë më 1934.

Ora është njëMatës enigmatik kohe Modeli “A”. I përbërë nga një kristal shkëmbor i rrallë dhe i bukur, qelq shkembor vullkanik i errët (obsidian), prej ari dhe zmalti, Kartier nr. 870. I prodhuar rreth vitit 1918, për lartmadhërinë e tij Mbreti Ahmet Zogu i Shqipërisë. Këtë fotografi historike botohet për herë të parë dhe është marrë nga koleksioni privat i një koleksionisti amerikan i orëve të vjetra.

 

Ora në fotografi përbëhet nga lëvizje dy-fazore drejtkëndore, me një levë zemreku të gjatë, dy metalore, balance e përshtatur, që mban krahët prej diamanti pa lidhje të dukshme. Unazën e numrave e ka prej zmalti dhe mban numra romakë prej ari, dhe brenda ka një diamant, skeleti drejtkëndor me zmalt të bardhë, gjethe të arta dhe zbukurim me kokë luleje. Pjesa e mbrapshme është e zbukuruar me një projektim gjeometrik shigjetar të skcicuar në ar që tendoset dhe është nënshkruar emri Cartier mbi një pllakë tek fundi, e tëra përmbahet brenda një kristali shkëmbor me anë të harkuara me kreshtë të derdhur dhe të ngritur mbi një bazë të zezë prej obsidiani me një kreshtë diamanti të vënë më vonë, me numrat e regjistrimit Cartier të skalitura më dorë dhe çanta origjinale e udhëtimit Cartier prej lëkure të kuqe dhe çelsi Cartier me lartësi 14 cm.

Si modeli i fotografisë i cili është lloji i parë Model A i prodhuar prej Mauris Kye për Karterin është filluar të prodhohet si ky model që në vitin 1913. Periudha më e ngarkuar për prodhimin e këtyre modele orësh ka qenë midis viteve 1913 deri më 1930. Modelet e hershëm ishin mbështetur mbi format kubike arkitekturale, por shpejt u zhvilluan në projektime më të kujdesshme prej Orientit, të modeluara si kafshë përrallash ose porta të tempujve kinezë. Modelet e ndryshëm ishin zhvilluar më 1920-1923, duke arritur kulmin në krijimin e orave enigmatike “Portico” më 1923-1925.

I pari Model A iu shit J. P. Morganit në vitin 1913. Një ndërprerje në prodhim me porosi të këtyre orërave ndodhi disa vite më vonë. Ndoshta shkaktuar prej luftës së parë botërore. Modelet pauses të prodhuara iu shitën Mbretëreshes Marie më 1924 dhe në vitin 1945 një orë të tillë e bleu Gjeneral De Golit që ishte atë kohë kryetar i Qeverisë të Përkohshmë Frënge. Po kështu një orë të Modelit A porositi edhe udhëheqësi Komunist i Bashkimit Sovjetik Stalini.

Ndërsa ora në figurë u prodhua me porosi nga Ahmet Zogu më 1918, i cili do të bëhej 10 vjet më vonë Mbret Shqipërisë. Më pas ora iu dhurua nga mbreti Zog ambasadorit shqiptar në Francë më 1934. Mbas disa viteve gruaja e ish-ambasadorit shqiptar në Francë me vdekjen e burrit të saj e shiti orën e dhuruar.

Siç vërehet në fotografi ora në fund të saj ka të gdhëndur përkrenaren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, shenjë që edhe sot e kanë në flamurin qeveritar ministritë dhe institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Kthehu ne fillim

_____________________________________________________

JOHANN GEORG VON HAHN, SHPËTUESI I ABECESË SHQIPE TË DHASKAL TODRIT

Shkruan.Prof. Arben LLALLA, Historian

Më 17.02.2007, Tetovë 

“Shënimet përmi shkrimin e vjetër Pellazgjit”

Një nga studiuesit e shquar të gjuhës shqipe ka qenë austriaku Johann Georg Von Hahn (1811-1869). I cili ishte diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, dhe për disa vite shërbeu gjykatës në shtetin e ri grek të porsalindur nga revolucioni i 1821. Në vitin 1847 Dr.jur. Johann Georg Von Hahn u emërua nënkonsull i Austrisë në Janinë. Ai i ndihmuar edhe nga gjuhëtari i madh shqiptar Kostandin Kristoforidhi iu fut studimeve të gjuhës shqipe. Nga viti 1845 deri 1850 Hahni udhëtoi nëpër viset mbarë shqiptare duke studiuar gjuhën, zakonet, kulturën e shqiptarëve. Frut i udhëtimeve nëpër Shqipëri Hahni në vitin 1854 do të botonte në tre vëllime veprën e tij “Albanesische Studien”(Studimet Shqiptare). Johann Georg Von Hahn ishte ndër të parët që studioi fjalorin e ilirishtes së vjetër dhe arriti në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e drejtpërdrejtë e ilirishtes, kurse vetë ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja. Ai vërtetoi se shumë emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire dhe hartoi rregulla për shpjegimin e ndryshimeve fonetike, që kishin ndodhur tek emrat e vendeve me kalimin e shekujve.

Ballina e librit të D´HAHN

Por Hahni është edhe shpëtuesi i “Abeces Shqipe” të cilën ai siç shkruan e gjeti në Elbasan. Libri i “Abece Shqip” ka qenë i përdorur në qytetin e Elbasanit në shekullin e XIII, dhe i njohur pak në qytetin e Beratit. Ndërsa në qytetet e tjera shqiptare as që njihej kjo Abece. Sipas Hahnit Abeceja ishte shpërndarë nga një mësonjës me emrin Teodor i cili ishte prift i ditur. Prifti mësonjës Teodori kishte shqipëruar pjesë nga Dhiata e Re dhe e Vjetër. Por fatkeqësisht këto libra të klerikut Teodor u dogjën nga fisi i tij mbas vdekjes nga murtaja nga frika se mos sëmundja e keqe u ngjitej dhe atyre. Prifti Teodori kishte studiuar në shkollën e Voskopojës e cila kjo qytezë kishte dhe shtypshkronjën e parë në Ballkanë që në shekullin XIII kishte një zhvillim të madh.

Profesor Dhimitër Shuteriqi shkruan se Abecenë Shqipe që gjeti Hahni ishte e Teodor Haxhifilipit të cilin populli e thërriste Dhaskal Todrit. Sipas historisë Dhaskal Todrin e helmuan grekët rrugës për në Elbasan. Ai, me vete kishte shkronja plumbi për të shtypur Abecenë Shqipe. Mbas helmimit grekët me propagandën e tyre dashakeqëse përhapën fjalë se Dhaskal Todri vdiq nga murtaja me qëllimin e zhdukjeve të të gjithave librave të tij. Të njëjtin fat pësoi mbas 100 viteve edhe Petro Nini Luarasi , të cilin mbas helmimit nga grekët atë e dogjën të vdekur se gjoja vdiq nga murtaja.

Johann Georg Von Hahn i bëri kombit shqiptar një mirësi të madhe duke e gjetur dhe studiuar Abecenë Shqipe të Dhaskal Todrit. Hahni Abecenë e Todrit e quajti “Abece Shqipe, shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjik”.

Hahni shkruan se në Elbasan nuk ka më shumë se 50 veta që e njohin Abecenë Shqipe të Teodorit. Ai takoi dy njerës të cilët kishin shkruajtur në dialektin gegërisht fjalë të gjuhës greke, njëri 7 dhe tjetri 12 fletë me këtë Abece. Hahni gjeti një burrë të moshës 50 vjeçare që i cili në rini kishte shkruajtur duke përdorur Abecenë e Teodorit shkrime të Ungjillit Joanit të përshtatur në gjuhën shqipe në dialektin gegërish. Këto shkrime Hahni i mori dhe i shfrytëzoi për studimet e tija. Për të krahasuar Abecenë Shqipe të Teodorit në ishte në gjuhën shqipe Hahni e krahasoi edhe me Dhiatën e Re të Peshkopit Grigori botuar në shqip më 1827 në Kofuz. Ai duke studiuar Abecenë e vjetër vërtetoi se shqiptarët kanë patur një zhvillim të madh në qytetërimin e vjetër dhe trashëguan shkrime të vjetra nga Pellazgët që nuk i përparuan dhe mbetën të pa ndryshuara.

Ç’farë përmban ABECEJA SHQIPE e Dr. Hahn

Abeceja Shqipe e Hahnit është e përkthyer nga Eqrem B. Vlora dhe është botuar në gjuhën shqipe në vitin 1910 në Stamboll. Në parathënie Eqrem B. Vlora shkruan: “Shqiptarët e sotëm janë djemt e Pellazgjikëve dhe historia nuk mund të tregojë ndonjë afrim me kombet e tjera, prandaj e rradhitin si një degë të veçantë të rrënjës Indoeuropiane”.

Libri në fjalë ka rreth 60 faqe dhe përbëhet nga dy kapituj. Në kapitullin e parë që janë mendimet e Hahnit shpjegohen ndarja e shenjave të bashkuar, historiku i Abeces Shqipe. Ai shkruan: “Abeceja Shqipe nuk është shpikje e njeriut pas nevojës së kohës dhe gjuhë, por është një trashëgim nga më të vjetrit qytetërim i Shqipërisë...

Gjithë bota e di fort mirë se si u vendos shkrimi tek grekët, etruskët dhe romakët, si lulëzoi dhe u lehtësua me përparimin e njerëzve të ditur edhe u përhap nëpër Europë... Një herë si në Greqi dhe në Shqipëri, ka qenë shkruar gjuha me një lloji shenjash, por më tej në Greqi dituria duke përparuar, ndërroj, lehtësoj format e shkrimit, sa u bë shkrim i sotëm i grekëve. Në Shqipëri, mbas pak kohe jetë, duket sikur nuk u përdor më, mbase humbi përpara shkronjave të lehtësuara të grekëve, ngriu pa ndëruar parafytyrimin e tij.

Mbas studimeve disa vjeçare nëpër Shqipëri dhe Greqi Hahni del në përfundimin se Pellazgët kanë qenë njerëzit e parë në Greqi, përdornin një shkrim, që ju kishin prurë nga atdheu i tyre Finikasit e ardhur. Më tej, erdhën në këto vende grekët, që u përzien dhe i shëmbëllyen Pellazgjit vetes tyre. Vite mbas vitesh me përparimin e Greqisë shkrimi Pellazgjit mori forma më të bukura, u lartësua me zhvillimin e qytetërimit, sa që ra shkall shkall përsëri, me humbjen e mjeshtërve. Po në ato vende ku pellazgët nuk u përzien me grekët, dhe ku mbeti qëndrimi i padijes, sikundër që mbeti edhe shkrimi i atëve.

Ndërsa kapitullin e dytë janë mendimet dhe shpjegimet që jep Eqrem B. Vlora për fjalët e huaja që gjendet në fletët e Hahnit dhe ai i ka përshtatur në gjuhën shqipe. Këto mendime Eqrem B. Vlora i jep duke e parë të nevojshme për t´i treguar lexuesit prejardhjen e fjalëve të huaja që gjenden në shkrimet e gjuhës shqipe.

Kthehu ne fillim

__________________________________

KUSH ËSHTË PRESIDENTI GREK KAROLOS PAPULIASI QË

ÇIRRET GJITHNJË PËR VORIOEPIRIN

Shkruan:Arben LLALLA

Me 30.01.2007

Kryetari i Republikës Greke Karolos Papuliasi rikthehet edhe një herë çështjes së Epirit, duke deklaruar se "Shqetësimi ynë kryesor është zhvillimi më i madh i Epirit". Këtë deklaratë ai e tha në takimin e përvitshëm të Federatës të Përgjithshme-Epirote Greke të zhvilluar këto ditë. Nuk është hera e pare që Papuliasi bënë të tilla deklarata që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve. Para dy viteve më parë, një deklaratë e presidentit Papulias tensionoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai lëshoi të njëjtin mesazh në të njëjtin Kongres të Federatës të Përgjithshme Epiriote Greke, ku i kërkoi autoriteteve të Tiranës zyrtare që të respektojnë të drejtat e minoriteteve sepse prej tyre varet integrimi i Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian.

 

Karolos Papuliasi

Në këtë deklaratë ai ngriti edhe problemin e Vorioepirit, duke njohur të drejtën si pjesë e Greqisë. Me veprimet e tija Presidenti grek ka provokuar edhe në nëntor të vitit 2005, kur ai anuloi takimin me Presidentit shqiptar Alfred Mosiun në Sarandë dhe shkak për anulimin e takimit atëherë, sipas zyrës së shtypit të Presidencës greke, ka qenë protesta e disa çamëve përpara hotelit ku Presidenti shqiptar do të priste kolegun e tij grek, Papulias. Biseda mes tyre do të përqendrohej në marrëdhëniet mes dy vendeve. Presidenti grek, Karolios Papulias, u prit në pikën doganore të Kakavijës nga këshilltari diplomatik i presidentit dhe këshilltari politik i tij. Aty presidenti grek është nderuar nga trupa ushtarake dhe më vonë kreu i shtetit helen ka vazhduar drejt e në konsullatën greke në Gjirokastër, ku piu një kafe me zyrtarët grekë dhe me ambasadorin e Athinës në Tiranë. Trupat shoqërues të tij janë nisur drejt Sarandës, për të parë terrenin për takimin dhe masat e marra nga ana e autoriteteve vendase. Papulias ka qëndruar për dy-tri orë në konsullatën greke të Gjirokastrës. Aty është marrë vesh se makina e ish-ambasadorit shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli, me targa diplomatike greke është "gërvishtur". Në këtë moment, kreu i shtetit grek ka vendosur që të lërë Shqipërinë dhe të kthehet andej nga erdhi. Për disa kohë kjo ngjarje mbajti nën tension marrëdhëniet mes dy vendeve. Mesazhi i pak ditëve më parë i Papulias vjen pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale, thuajse i njëjtë skenar që është përgatitur edhe herët e tjera, kur Papulias ka mbajtur qëndrimet e tij në lidhje me Shqipërinë.

Por kush është Karolos Papulias?  

        Karolos Papulias ka lindur më 1929 në fashtin Voshtin (sot quhet Pogoniani) pranë kufirit me Shqipërinë. Ky fshat ndodhet në krahinën e Çamërisë dhe dikur banohej nga popullsia shqiptare.

Mbaroi studimet e larta për Drejtësisë në Universitetin e Athinës dhe Monakos. Më 1974 u bashku në partinë socialiste PASOK dhe u bë anëtar i Këshillit Qëndror të Lëvizjes dhe që nga Prilli i 1975 zgjidhet Sekretar i Komisionit të Mardhënieve me jashtë të PASOK-ut.

Më 1977 zgjidhet për herë të parë deputet i PASOK-ut për Janinën.

Ai ka qenë njëri nga bashkëpuntorët më të ngushtë i themeluesit të PASOK Andrea Papandreut, Papulias mori postin e Mininstrit të Jashtëm më 1981 dhe që atëherë lujati një rol të rëndësishëm në formimin e politikës së jashtme të qeverisë së Pasok-ut.

Ka qënë  Ministrër  Plotësues i Jashtëm 8/2/1984-5/6/1985 dhe nga 5/6/1985- 26/7/1985 dhe Ministër i Jashtëm 26/7/1985-2/7/1989 si dhe në periudhën nga 13/10/1993-22/1/1996.

Në Nëntor të 1989 mori pjesë në qeverinë ekonomike të Ksenofoda Zolotas si Mininstër Plotësues i Mbrojtjes Kombëtare. Më 24 Shtator 1990 në Kongresin e dytë të socialistëve grek zgjidhet anëtar i Këshillit Qëndror të partisë post në të cilin rizgjidhet deri në Kongresin e gjashtë në Nëntor të 2001.

Më 11 Tetor 1995 zgjidhet për herë të parë antarë i Këshillit Ekzekutiv të PASOK-ut dhe një vit më vonë u betua si anëtarë i Sekretarisë Politike.

Në Tetor të vitit 1996 zgjidhet kryetar i Grupit  Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe në Korrik të 1999 zgjidhet Kryetar i Komisionit për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes të parlamentit grek, post në cilin rizgjidhet edhe më 2001, 2002 dhe 2003.

Është i martuar me Maria Panu dhe ka tre vajza.

Karolos Papulias është Kryetari i Republikës greke që është zgjedhur nga Kuvendi i Greqisë në mars të 2005. Karolos Papulias është Presidenti i gjashtë i Greqisë në historinë e saj mbas luftës së dytë botërore. Ai ishte kandidatura e vetme për të cilën votuan deputetët grekë. Ai u votua nga të dyja partitë të cilat që kishin votën e tyre pro. Kështu Papulias u zgjodh me rekord votash 281 nga të cilat 165 nga “Demokracia e Re” që është në pushtet dhe 116 nga partia socialiste PASOK-ut, ku Papulias është dhe antar i saj. Ndërkohë dy partitë e tjera parlamentare Partia Komuniste dhe Aleanca e Forcave të Majta, thjesht morën pjesë, por nuk votuan kandidaturën e vënë. 

Papulias ndoqi votimin në zyrën e tij politike i shoqëruar nga njëra prej vajzave të tij.  

A është me origjinë shqiptare Karolos Papuliasi...?!

Sipas një shkrimi të botuar në gazetën “REPUBLIKA” në gushtë të vitit 1995 shkruhet se; “Karolos Papulias është me origjinë të pastër shqiptare. Babagjyshi i tij quhej Sulejman dhe i përkiste fesë islame edhe ishte nga fshati Voshtina”. Këtë e deklaroi arvanitasi i shquar tashmë i ndjerë Aristidh Kola.

Presidenti grek Karolos Papulias ka qenë shok klase në fshatin e lindjes me aktorin fierak Fuat Boçin dhe midis tyre ruhet ende një miqësi e mirë.

        Gazetarja Marina Vihu në shkrimin e saj ndër të tjera sjell kujtimet fëminore nga jeta e Fuat Boçit; ”Një ditë ndërsa ishim nisur për në shkollë me Karolosin, na u kthye mendja dhe shkuam për zogj. Ditën tjetër, mësuesja na nxori të dyve para klasës dhe na i shkuli veshët kaq fort, saqë më dhembin edhe sot e kësaj dite”.

        Fuat Boçi po ashtu kujton të atin e Karolos Papulias, kolonelin atëherë në lirim Grigoris Papulias, i cili i nxirrte thuajse lakuriq në dëborë, i mbulonte me të dhe pastaj i vinte të vraponin që të kaliteshin.

        Siç jemi të njohur nga historia në vitet 1945 forcat reaksionare greke dëbuan me forcë popullsinë shqiptare çame nga trojet e tyre mijëravjeçare. Kështu, edhe qindra bashkëfshatarë të presidentit të sotëm grek u përzunë me dhunë nga fshati i lindjes Voshtina.

Ndoshta për të fshehur origjinën e tij shqiptare! Ndoshta për tu treguar grekëve se ai është një atdhetar i madh grek! Shpesh herë me deklaratat e tija Karolos Papulias tregon se Greqia nuk e harron projektin “IDEA E MADHE” i shpikur nga vitit 1844, nga një vllah i greqizuar, Joanis Kotelis ish-doktori i djalit të Ali Pash Tepelenës. Por projekti i “Megali Idhes”, u shkatërrua e u dogj shkrumb e hi më 1922 në Smirnë. Këtë fakt grekët e dinë shumë mirë, por mënyra poshtëruese që pësuan grekët duke mos lënë asnjë gjurmë të gjallë të tyre në Azinë e Vogël kërkojnë ta zëvendësojnë me çdo çmim me pushtimin e jugut të Shqipërisë.

Kthehu ne fillim

___________________________

A FLET SHQIP MOZAIKU I MESAPLIKUT...?!

“Vërtetë historia ka nevojë për dokumenta , por në raste të caktuar ka nevojë

edhe për logjikë të thjeshtë”.

Nga Arben LLALLA, historian

Më 27.01.2007

_________________________________

Në këtë figurë kemi Mozaikun e Mesaplikut të Vlorës që daton rreth shekullit V-VI e.r, i cili është gjetur në rrënojat e kishës ortodokse të fshatit Shalës. Mozaiku është i lartë rreth 230 cm me gjerësi 249 cm i punuar me gurë të bardhë, të kuq dhe të zinj. Këtë Mozaik e gjejmë në disa libra të studiuesve shqiptar dhe të huaj që kanë shkruar për historinë e Pellazgëve dhe Ilirëve. Mozaiku i Mesaplikut është i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Në Mozaik tregohet fytyra profile e një mashkulli me një kapele në kokë që ka një majë dhe dy kordhele nga mbrapa. Në kohërat e lashta këtë lloj kapele e mbanin profesorët dhe filozofët e mëdhenj. Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha “A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC). Këto shkronja janë të alfabetit latin përveç shkronjës së dytë që është P e alfabetit grek.  

Shumë studiues kanë mendime të ndryshme për kuptimin e kësaj fjalie. Ndër to do të përmend dr. Moikom Zeqon i cili shkruan për fjalinë në gazetën Koha Jonë 06/29/2001.“Kështu një mozaik polikrom i shekullit V me origjinë nga Mesapliku i Vlorës paraqet kokën në profil të një burri të ri me ikonografinë e një hermesi, me kapele në kokë dhe me një mbishkrim "Aparkeas", emër i kouptuar i hyjnisë Abrakas, i hyut monoteist të sektit heretik të baziliteve, që ka konkuruar krishtërimin në cakun kohor. Mozaiku me figurën gnostike të Aparkeas Abrakasit është i rrallë në rrafsh evropian. Ky mozaik mbyll kështu një epoke të historisë së Ilirëve për të hapur epokën e historisë së shqiptareve”.

Ndërsa studiuesi grek me origjinë shqiptare Niko Stylos ka mendimin se fjalia është në gjuhën shqipe në kuptimin ,”A PAK KE T’AÇ” (Ha pak, ke të hash. A.Llalla).

Por në të vërtetë në ç’gjuhë është kjo fjali?!

Shpesh herë studiuesit e sotëm futen në mendime të thella për të kuptuar gjuhët e vjetra të njerëzimit. Ata përdorin metoda shkencore klasike për zbërthimin e gjuhëve të lashta dhe në të shumtën e rasteve gabojnë në zbërthimin e këtyre gjuhëve. Nuk duhet harruar se shpeshherë për të kuptuar botën e lashtë, gjuhët e njerëzve të antikës duhet të mendojmë dhe punojmë edhe me logjikën e thjeshtë. Sepse njerëzit në lashtësi mendonin dhe punonin me thjeshtësi. (Nga disa studime që kam bërë për gjuhën shqipe kam vërejtur se shumë studiues shqiptarë të gjuhës shqipe kanë bërë gabime në deklarimin e shumë fjalëve shqipe se gjoja kanë prejardhje nga greqishtja, sllavishtja etj. Unë kam gjetur disa fjalë që deklarohen të ardhura, por në të vërtetë ato janë fjalë të gjuhës shqipe që popujt e tjerë i kanë marrë nga ne. Këto gabime ndoshta janë bërë nga studiuesit tanë që nuk njohin mirë gjuhën shqipe dhe gjuhët e fqinjëve tanë. Është e vërtetë që ne sot nuk dimë fjalët e gjuhës shqipe që janë ruajtur nga malësorët shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, arbëreshët e Italisë, Greqisë, Bullgarisë, Korsikës etj).

Në qoftë se i kthehemi mendimit të thjeshtë popullor për të kuptuar këtë fjali do të themi se fjalia e Mozaikut të Mesaplikut është në gjuhën shqipe. Unë këtë mendim e mbështes në disa kërkime që kam bërë lidhur me fjalinë e Mozaikut.

1.- Arbëreshët e Italisë kanë një fjalë të urtë popullore ,Ha për drekë, po lë për darkë, po kështu një fjalë të këtij kuptimi e kanë edhe në qytetin e Skraparit në Shqipëri që thonë” ,”Ha sot, po mejto edhe për nesër”, edhe në Jug të Shqipërisë përdorin një fjalë popullore ,”Ha për drekë, por lër dhe për darkë”. Këto thënie popullore i gjejmë në librin FJALË TË URTA SHQIPE, botim i dytë I Rilindjes, Prishtinë 1987 faqe 193.

Prandaj nuk është e rastësishme që Jugu i Shqipërisë, zonë ku është gjetur Mozaiku i Mesaplikut të përdorin fjalën e urtë “Ha pak, që të kesh”. Si duket kjo fjalë e urtë popullore ka po të njëjtin kuptim me fjalinë që gjendet e shkruar në Mozaikun e Mesaplikut dhe është e logjikshme duke marrë parasysh evolimin e gjuhës shqipe të ketë pësuar ndryshim.

2.- Shkronjat e fjalisë në Mozaik nuk janë të gjitha të alfabetit grek, por janë të alfabetit latin. Vetëm shkronja e parë e rreshtit të dytë është P, por me shkronja të alfabetit grek. Ndërsa shkronja e tretë, rreshti i dytë është RR e alfabetit Pellazgjik (shqip) sipas studiuesit gjerman J.G. Von Hahn në librin e tij “Shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjit”.

3.- Mendimi i prof. Moikom Zeqos nuk përputhet me shkronjës e fundit të rreshtit të fundit që në të vërtetë është C dhe jo S siç pretendon prof.Zeqo. Shkronja S në greqisht është Σ dhe shkronja ΤΣ në greqisht shqiptohet C.

4.- Forma e shkrimit është një formë e veçantë e shkruar nga lart poshtë duke ruajtur të gjitha rregullat e drejtshkrimit që bëhet fjalë jo për një fjalë të vetme, por për katër fjalë sa dhe rreshta janë shkruar.

5.- Në Mozaik tregohet fytyra profile e një mashkulli me një kapele në kokë që ka një majë dhe dy kordhele nga mbrapa. Në kohërat e lashta këtë lloj kapele i mbanin profesorët dhe filozofët e mëdhenj. Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha“A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC). Logjika e thjeshtë na shpie në mendimin se bëhet fjalë për diçka që ka lidhje me ushqimin dhe njeriun. Ndoshta ka të bëjë me fjalën e urtë “HA PAK KE TË HASH”.

Por në përfundim le ta thonë fjalën e fundit shkencëtarët e vërtetë për këtë Mozaik kaq të thjeshtë në pamje, por me vlera të larta për shqiptarët.

Kthehu ne fillim

ALEKSANDRI I MAQEDONISË, I GREQISË APO I SHQIPTARËVE

Shkruan: Arben LLALLA

Historian

Më 25.01.2007

Emri i Aleksandrit të madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar.

A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?

Disa pseudo historianë të sotëm të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I.

Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i historisë greke Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët (shqiptarët) janë popull para grekëve “proelinioi

FILIPI II

Filipi lindi në vitin 382 p.K., nga një baba maqedon dhe nënën e kishte ilir e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.

Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysëm ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët. Dhe më tej në Tebë. Mbas disa vitesh Filipi bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K.

Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë Biblike.

Filipi me të hipur në frontin e Maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.

Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar “FILIPIKA e Tretë” thotë: “Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë...”. Ndërsa Straboni shkruan: “Maqedonasit janë quajtur si paion”. Por nga historia kemi mësuar se në të vërtetë paionët ishin ilirë.

        Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit por, Olimbia e kishte me Amonin. Amoni ishte një gjarpër, perëndia më i lartë. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë. Pasi Filipi e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës i vuri kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si mbretëreshë. Fili e pranoi kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e Maqedonasve Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.

OLIMBIA

Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janë kushurinjë të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL(në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, etj.). Më vonë Mirtalia u quajt Olimbia. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha me onde të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi.

Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe MBI. OLI do të thotë i madh dhe MBI, sipër. Emri OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojrat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë “MBI TË GJITHË”. Dhe vërtetë a nuk janë Lojrat Olimbike aktiviteti më i madh sportivë në botë?

Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe në disa raste MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe(pellazgjike). Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.

ALEKSANDRI I MADH

 Plutarku shkruan për Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me një përskuqje të lehtë në faqe dhe në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i ynë kishte një përskuqje në të tërë fytyrën e tij. Aleksandri pamjen e jashtme i ngjante nënës së tij Olimbisë dhe dajallarëve të tij që ishin nga fisi ilir i Epirit.

Filipi për të mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues Leonidhën që ishte kushëri me Olimbinë dhe Lisimakun që edhe ky ishte nga krahina e Dodonës Pellazgjike. Pra siç del nga historia me edukimin e Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe Aristotelin, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri gjuhën greke dhe letërsinë e tyre.

Në moshën 18 vjeçare Aleksandri në krye të 2000 kalosër mposhti ushtrinë e Athinës. Mbas vrasjes së Filipi Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet mbret i Maqedonisë dhe i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit 336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335 p.K  Aleksandri i Madh u kthye në Pellë për të përgatitur planin e tij të madh për të pushtuar Azinë dhe të shkatërronte perandorinë perse.

Aleksandri gjatë udhëtimit të tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të vogël në bregdetin e Trojës që tashmë ishte shkatërruar e tëra nga lufta dhjetëvjeçare midis Trojanëve dhe Akejve. Kur mbërriti në Trojë Aleksandri u mallëngjye. Ai, librin më të dashur kishte ILIADËN dhe nëpërmjet Iliadës kishte mësuar për Trojën dhe luftën e saj. Gjatë vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit të pafat të Trojanëve Priamit të cilin e kishte vrarë djali i Akilit, Pirroja. Por nga heronjtë e luftës së Trojës ai  adhuronte Akilin mbretin e Mirmidonëve që e kishte stërgjyshin e tij nga nëna.

Ishte mëngjesi i 3 qershorit ët vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndeu se kishte zjarrmi të brëndëshme, pasi bëri një banjë ai ushtri përsëri në gjumë. Kur u zgjua thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por pa se vetë ai ishte i pamundur. Për disa ditë ai rënkoi në shtrat nga temperatura e lartë dhe më 13 qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu, mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur në fillim Greqinë dhe i kishte marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e tij për të pushtuar tërë botën. Ai për dhjet vjet pushtoi pjesën më të madhe të botës, ndërsa stërgjyshi i tij Akili me aleatët  e tij iu deshën dhjetë vite për të mposhtur Trojanët me dredhi.

Aleksandri vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriçon e herë errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas vdekjes së tij

Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt.

Ku thuhej në një citim “meryamun setepenra Aleksandros”. Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është Llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS q; është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRË. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë LËKA ËSHTË BURRË. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me emrin arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdornin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me Llagapet e tyre. Më vonë Llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. Një variant tjetër mund të të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe A-LEKS-ANDËR. Mundet që fjala ANDËR të ketë kuptimin e fjalës ËNDËR. Pra, LEKA ËSHTË NË ËNDËR. Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ËSHTË NË ËNDËR. Sot në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studime që kam bërë në vitin 2001 për këtë ishull kam zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ËNDRA) banohet nga 90% e popullsisë greke që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin arvanitasit. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDËR mundet të rrjedhi nga fjalët LEKA ASHT NË ANDËR.

ELEMENTËT QË TREGOJNË ORIGJINËN ILIRE TË ALEKSANDRIT TË MADH

1.-Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipi dhe Olimbisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra shkencërisht ALEKSANDRI I MADH është Ilir, duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Pra, Filipi ishte i sigurtë djali i Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Dhe për Aleksandrin kemi të sigurtë që ishte djali i ilires Olimbisë që vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Më lartë thamë që Olimbia akuzoheshe shpeshherë që Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit.

2.-Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë, kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë etj.

3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit geg, MER-JAM-UN. Sot disa fshatra shqiptar në Maqedoni ende thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është MIR JAM UNË.

4.-Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e shpjegova më lartë ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe në dy variante.

5.-Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu ynë i madh.

6.-Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit geg të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi nga Aristoteli. 

7.-Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu monedhës shtetërore e quajti me emrin LEK për nder të Aleksandrit të madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyrohesh nga figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhdoi deri në vitet 1950.

PËRFUNDIMI

Siç del nga ky studim Aleksandri dhe shumë heronj të kohës Antike ishin pellazgj, ilir, pra shqiptar. Sot intelektualët, studiuesit dhe politikanët shqiptar duhet të mbrojnë trashëgiminë e tyre të lashtë pellazgjike-ilire nga mos privatizimi i kombeve të tjerë që nuk kanë heronj trashëgimtarë të Historisë Antike të cilët sot këto kombe janë futur në garë për të fituar privatizimin e tyre. Nga gjiri i Kombit shqiptar kanë dalë burra që udhëhoqën shtetet si Francën, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Italinë etj. Xhuzepe Garlibardi, Napoleon Bonoparti e shumë burra të tjerë lindën nga prindër shqiptar.

Adresa elektronike: arbllalla@hotmail.com


Kthehu ne fillim

 

 

powered by Beepworld