Skema e fshatit Qyshk: Tri shtëpitë ku u ekzekutuan dhe u dogjën

kufomat e banorëve të këtij fshati!

______________________________________________________________

 Me rastin e tetë vjetorit të masakrës së Tususit(26 Maj 1999)

SI NDODHI MASAKRA NË LAGJEN TUSUS TË PRIZRENIT?!



Shkruan: Sheradin BERISHA

(www.pashtriku.org – 25.05.2007)

 * Shumë dëshmitarë që mbijetuan këtë masakër, thonë se, në këtë operacion të përgjakshëm, janë përfshirë forcat speciale të policisë, në koordinim me formacione të përziera militare e paramilitare serbe, të cilat kishin të veshur uniforma kamuflazhi (të gjelbra), një pjesë e tyre mbanin maska në fytyr, ndërsa të tjerët kishin të lidhur shamia përreth kokës.

***

“Amaneti ynë:
Punoni, duani dhe ndihmoni njëri tjetrin,
çmojeni këtë liri që ua solli gjaku ynë dhe

i mijëra të tjerëve, nëse nuk doni që t´u

përsëritet historia…

…Kosovë e larë me gjak ndër shekuj e mote,
gjaku ynë hallall të qoftë,
lamtumirë Prizren historik,
gjaku ynë t´u bëftë dritë…”,


-kështu thuhet në mbishkrimin e përmendores së ngritur në lagjen Tusus (tani lagjja e trimave) në Prizren, ku janë të skalitur emrat e 27 shqiptarëve të vrarë e të masakruar mizorisht, më 26 maj 1999, nga forcat kriminale serbe.

Tususi bazë e fuqishme e UÇK-së

Lagjja e trimave (ish-Tusus) graviton në pjesën jugore të Prizrenit dhe gjeografikisht shtrihet rrëzë maleve të Cvilenit. Gjatë luftës, kjo lagje luajti një rol të rëndësishëm në masovizimin e radhëve të UÇK-së për zonën e Vërrinit dhe si e tillë ishte bërë halë në sy për regjimin pushtues serb. Në muajt mars - maj 1999, në kohën kur regjimi serb me dhunë e shpërngulte popullatën shqiptare për në Shqipëri, Tususi ishte shndërruar në një çerdhe të fuqishme për UÇK-në, dhe prandaj shumica e banorëve të saj nuk i lëshuan shtëpitë e tyre, madje një kohë aty gjetën strehim edhe dhjetra familje të Vërrinit dhe të Opojës.

Lapidari dhe varrezat e 27 të martirizuarve më 26 maj 1999 në Lagjen Tusus (tani lagjja e Trimave)


Forcat ushtarake serbe,gjatë kësaj periudhe disa herë kanë tentuar të përqëndrohen në Tusus, mirëpo gjithnjë kanë hasur në rezistnecë të fuqishme nga njësitet e UCK-së. Për të “sfiduar” këtë qëndresë, komanda ushtarake serbe në Prizren, më 24 prill 1999 mobilizon forca të mëdha ushtarake e policore dhe rrethon lagjen Tusus. Me këtë rast arrestohen 50 mashkuj dhe dërgohen në qendrën sportive”Sezair Surroi”, e cila ishte shndërruar në një “llogor të madh përqëndrimi” për qindra shqiptarë të zënë robë, nga anë të ndryshme të Kosovës. Mësohet se gjatë muajit prill-maj, ushtria serbe këta robër i ka detyruar të hapin istikame në disa zona ushtarake, për t´u mbrojtur nga bombardimet e NATO-s.
Gjatë muajit maj 1999, njësitet e UÇK-së meqë ishin vënë në mbrojtje të popullatës shqiptare, disa herë janë përballur me forcat pushtuese serbe në lagjen Tusus dhe në pjesët tjera - përgjatë maleve të Cvilenit dhe të Vërrinit. Kësaj here forcat serbe, në pamundësi të shkatrrimit të njësiteve guerile të UÇK-së, ndërmorrën një ofensivë me karakter hakmarrës mbi popullatën e pafajshme civile.

Si ndodhi Masakra e Tususit dhe cilat forca serbe morën pjesë në këtë masakër?!


Më 26 maj, ishte ditë e mërkurë, kur rreth orës 7.30 të mëngjesit, forcat serbe kishin vu në rrethim të hekurt Tususin. Njësitë militare e paramilitare serbe me brutalitet u futën shtëpi më shtëpi, dhe me këtë rast plaçkitën,dogjën e shkrumuan 245 shtëpi të kësaj lagje.Në këtë situatë ata, i ndanin burrat nga gratë…dhe i ekzekuton pamëshirshëm, dhe ky operacion shfarosës ka vazhduar deri në mbrëmje të asaj dite të kobshme.
Shumë dëshmitarë që mbijetuan këtë masakër, thonë se, në këtë operacion të përgjakshëm, janë përfshirë forcat speciale të policisë, në koordinim me formacione të përziera militare e paramilitare serbe, të cilat kishin të veshur uniforma kamuflazhi (të gjelbra), një pjesë e tyre mbanin maska në fytyr, ndërsa të tjerët kishin të lidhur shamia përreth kokës. Në një raport të organizatës “Human Rights Watch”, thuhet se: Gjatë kohës së luftës, në regjionin e Prizrenit,(ku përfshihen Prizreni, Theranda (ish-Suhareka), Rahoveci dhe Sharri (ish-Dragashi), këto formacione policore-ushtarake, i kanë udhëhequr: kolonel Gradimir Zekavica, nënkolonel Millan Gjuriçiç, kolonel Millosh Voinoviç, kolonel Bozhidar Deliç…, etj.

Martirët e vrarë e të masakruar më 26 Maj 199

Në përfundim të rrugës kryesore të Tususit, ndodhej shtëpia e Rafet Abdylmexhitit, ku më 26 maj forcat serbe vranë e masakruan gjashtë mashkuj të kësaj familjeje. Gruaja e Rafetit F. Abdylmexhiti dhe vajza e saj J.Abdylmexhiti, atë ditë të tmerrshme e përshkruajnë si më poshtë: “Aty nga mesdita, në shtëpinë tonë erdhën gjashtë serbë të veshur me uniforma kamuflazhi dhe na urdhëruan që të gjithë të dilnim nga shtëpia. Në këtë moment ata na kërkuan t´i jepnim paratë dhe burrit tim Rafetit ia vunë grykën e pushkës në kokë dhe e kërcnonin me vrasje. Unë u dhash 2 000 Dm, ndërsa burrat u dhanë 1.500 Dm. Ata, na urdhëruan të largohemi nga shtëpia, ndërsa burrat i ndaluan. Tek po largoheshim, pamë se si zunë t’i rrihnin burrat. I shkelmonin në stomak e në shpinë dhe i godisnin me kondakët e pushkëve. ”Ndërkaq vajza, J.Abdylmexhiti në vijim shpjegon: ”Burrat pasi i rrahën e përgjakën, i rreshtuan pas murit me duart lart. Dhe kur dolëm në rrugë, dëgjuam breshëritë e automatikëve.”

F.Abdylmexhiti kur është kthyer një ditë pas kësaj ngjarjeje, shtëpinë e ka gjetur të djegur e të shkrumbosur dhe ka parë pllanga gjaku përreth rrënojave të shtëpisë, por nuk i ka gjetur trupat e të vrarëve. Pas dy ditësh ajo burrin e vetë Rafetin me të vëllaun Samiun, djemtë e Samiut: Shefikin dhe Beharin,  kushëriun Hyrmetin dhe djalin e dajës Mirsat Osmanin, i gjen të masakruar në morgun e spitalit të Prizrenit.


Nga dëshmitë e mbledhura në këtë lagje, mësohet se më 26 maj, nëpër shtëpi dhe në rrugët e Tususit janë vrarë e masakruar 25 veta, këta janë: Rafet Abdylmexhiti 1947, Sami Abdylmexhiti 1951, Shefik Abdylmexhiti 1978, Behar Abdylmexhiti 1982, Mirsat Osmani 1975, Hyrmet Sylejmani 1964, Hesat Xhemshiti 1937, Bejan Xhemshiti 1975, Bislim Qengaj 1921, Selvinaze Qengaj 1923, Salih Elshani 1936, Ymer Thaqi 1945, Avdi Berisha 1921, Refki Berisha 1961, Hajrim Arifi 1977, Sani Bajrami 1968, Neki Gashi 1935, Selim Berisha 1932, Feim Berisha 1927, Xhemajli Poniku 1933, Halil Poniku 1937, Fazile Maqkaj 1968, Rexhep Maqkaj 1923, Nijazi Muja 1959, Fadil Ramadani.


Banorët e lagjes që kishin përjetuar këtë sulm të tmershëm, thonë së forcat serbe nga Tususi janë larguar në orët e pasdites, akoma pa rënë muzgu. Dhe, derisa po largoheshin trupat serbe, në Tusus ka arritur një kamion për të mbledhur kufomat e mashkujve të ekzekutuar. Dësmitarët thonë, se: grupi i njerëzve të kamionit, përbëhej nga shoferi, dhe tetë punonjës civilë, në mesin e të cilëve ishin katër romë dhe ata shkonin shtëpi më shtëpi i merrnin kufomat dhe i hidhnin në kamion sikur të ishin thasë” Një grua lidhur me këtë ngjarje, i kujtohet se ka parë “një numër të madh kufomash, në pjesën e mbrapme të kamionit, dhe njëri nga punonjësit civilë mbante në dorë një kamer dhe me të xhironte të vrarët.”


Në një lagje tjetër të Prizrenit, në “lagjen Bilbidere”, disa ditë më parë (më 16 maj) nga forcat paramilitare serbe ishin vrarë në banjo të shtëpisë : Enes dhe Fatmir Muharremi.


Pas luftës Enesi dhe Fatmiri së bashku me 25 martirët tjerë, prehen të qetë në varrezat e përbashkëta, në fund të lagjes së trimave (ish-Tusus)

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta.

Kthehu ne fillim

 -------------------------------

 Me rastin e tetë vjetorit të Masakrës së Qyshkut (14 Maj 1999)

 SI NDODHI  MASAKRA E QYSHKUT?! 

Shkruan: Sheradin BERISHA

Më 14.05.2007

 ------------------------------

 * Meqë ekzistojnë të gjitha dëshmitë që provojnë inkriminimin e kriminelëve serbë në vrasjen e shqiptarëve në Qyshk, Reçak, Prekaz, Lybeniq, Izbicë, Abri, Krushë e Madhe – Krushë e Vogël, Therandë, Tusus, Rogovë, …, atëherë është imperativë i kohës ngritja e kallëzimeve penale kundër qindra kriminelëve të tillë, veç e veç, në grupe si dhe ngritja e një kallzimi penal kundër vetë shtetit serb. Nëse nuk ndërmerret një hap i tillë, jam i bindur se historia dhe gjeneratat e ardhshme do të gjykojnë rëndë këtë klasë të papërgjegjshme politike dhe institucionale!

***

Më 14 maj 1999 ishte ditë e premte, kur në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe. Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht dhjetëra shqiptarë të pafajshëm.

Sipas një raporti të publikuar nga “American Radio Works” dhe organizata joqeveritare amerikane “Human Rights Watch”, ky sulm ushtarak ishte planifikuar tri ditë më herët, më 11 maj, në një takim të komandantëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Pejë.

Të mbijetuarit e masakrës së Qyshkut, për “Human Rights Watch”, kanë deklaruar se “ushtarët kishin të veshura uniforma të përziera - disa kishin uniforma policie dhe të tjerat ishin të ushtrisë jugosllave. Ata kishin fytyrat të ngjyrosura, kurse disa mbanin edhe shami për t'u maskuar”. Kur janë futur forcat serbe në fshat, disa meshkuj kishin bërë përpjekje për t´u fshehur në një mal me drunj të dendur në afërsi të fshatit, mirëpo ishin vrarë derisa orvateshin të arratiseshin. Ndërsa shumica e familjeve ishin kapur nëpër shtëpitë e tyre. Me këtë rast të gjithë banorët e zënë janë dërguar pranë varrezave të fshatit, ndërkohë që forcat e shumta serbe kanë filluar t´i djegin shtëpitë e fshatit. Në këtë situatë të rëndë, gratë dhe fëmijët janë veçuar nga meshkujt, dhe pasi ata janë ndarë në tri grupe i kanë ngujuar në tri shtëpi dhe janë pushkatuar mizorisht. Pas ekzekutimit të burrave, shtëpive u është vënë zjarri, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit, mirëpo për çudi në secilën shtëpi i kanë shpëtuar vdekjes nga një person, dhe ata tashmë kanë rrëfyer gjithë ngjarjen e tmerrshme të ditës së 14 majit.

***

 Më 14 maj, në Qyshk janë vrarë e masakruar këta persona (civilë) të paarmatosur: Ramë Dervish Gashi (65), Xhafer Ramë Gashi (40), Rrahim Dervish Gashi (55), Rasim Hysen Ramaj (45), Metë Shala (55), Selim Maxhun Gashi (50), Haki N. Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58), Muharrem Azem Gashi (50), Avni Drevish Gashi (50), Skënder Dervish Gashi (35), Musë Shaban Gashi(63), Ibish Kadri Gashi (55), Rrahim Shaban Gashi (55), Ahmet Rrustem Gashi (35), Emin Bekë Gashi (60), Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci, Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushiçi, Hasan Metë Hatamaj - mysafir nga Batusha, Gani Avdyl Hasanaj, mysafir nga Batusha, Hasan Ahmet Çeku (70), Bedri Ahmet Çeku (65), Isuf Shala, mysafir nga Grabofci, Çaush Rrustem Lushi, Ardian Çaushi (30), Ardian Çaush Lushi (20), Osman Haxhi Lushi (48), Sefedin Haxhi Lushi (44), Avdullah Lush Lushi (45), Ukë Lush Lushi (43), Ramiz Lush Lushi (40), Xhafer Lush Lushi (35), Skënder Lush Lushi (30), Nifa Din Kelmendi (55), Skënder Din Kelmendi (50), Besim Din Kelmendi (38), Ardian Skënder Dina (20), Rrahim Sylë Kelmendi (40), Xhemë Isuf Kelmendi (40), Mentor Shaban Kelmendi (22), Avdi Shaban Berisha (58) dhe Zeçir Aliaj - mysafir nga Zllopeku.

***

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.

-Në fshatin Pavlan u ekzekutuan: Zymer Sadik Gashi (70), Agush Selman Gashi, Liman Hajzer Gashi, Haxhi Rexhë Dreshaj (41), Shaban Tahir Kelmendi (52), Zenun Shala, mysafir nga Fusha e Pejës, Musë Isuf Lulaj (75), Rrahim Salih Nikçi (55), Xheirane Brahim Nikçi(25), Hatixhe Kamer Nikçi (50), Ajshe Avdyli dhe ? Kelmendi (40).
-Ndërsa në Zahaç janë ekzekutuar këta persona: Zenel Bekë Berisha, Shaban Kasem Neziraj, Sadri Ymer Ramaj, Faton Sadri Ramaj, Valdet Nezir Ramaj, Shpend Rexhë Hyseni, Naim Hajrullah Hyseni, Ismet Hajrullah Hyseni, Haki Hajrullah Hyseni, Sabit Hajrullah Hyseni, Bajrush Avdyl Hyseni, Fehmi Rashit Gjokaj, Hysen Rashit Gjokaj, Ruzhdi Halil Dobraj, Muhamet Halil Dobraj, Halil Halil Dobraj, Bekim Ahmet Delijaj- rom, Shaban Sokol Ramaj, Zymer Osmanaj, Shaban Osmanaj, Fakë Rexhep Murati - mysafir, Demë Ahmet Hatashi - nga Leshani.

***

Më 1 qershor 1999, njësitë kriminale serbe në Qyshk ekzekutojnë edhe 10 civilë shqiptar, këta janë:

 Ajeshe Nezir Kastrati,  Mirjeta Nezir Kastrati, Haxhi Halil Dobraj, Xhevrije Halil Dobraj, Qerim Halil Kelmendi (95), nga Lutogllava dhe e shoqja e tij, Selime Klemendi (75), djali i Qerim Halilit, Gani Kelmendi (52),  djali i Ramadanit, 1.5 vjet. (Të gjithë ata me mbiemrin Kelmendi i përkisnin të njejtës familje)

-Në fshatin Nabërgjan janë vrare e masakruar mizorisht:
Jusuf Rexhep Dreshaj (49), Haxhi Dervishi (65), Beqë Nimani(70), mysafir nga Nakulli, Selman Brahim Ibërdemaj (55), Ukë Ademi (65) prej Malajve të Rugovës dhe gruaja e Ramë Berishës (50), nga Nabërgjani, Vesel Ramë Dreshaj (50), Rexhep Kuçi (45), Shpëtim Rexhep Kuçi (23),  Shkurte Bërbati (60), gruaja e Bajram Hajdin Bërbatit (65), Bute Bajrtaktari (34), Ramë Rexha (70), Vulake Sadri Mujaj (75), Ibish Sadri Mujaj (50),  Sulltane Ramë Lajçi (50). Këto viktima janë gjetur rreth shkollës së Nabërgjanit dhe të gjithë janë të identifikuar.
-Në fshatin Shaptej janë zhdukur këta persona: Hasan Lushi nga Raushiqi dhe Mahmut Idriz Mahmutaj nga  Trubuhovci.

-Personat nga fshati Trubuhovc,për të cilët mendohej se ishin të zhdukur janë: Nexhat Ramë Mahmutaj, Ahmet Binak Mahmutaj, Fahredin Sylë Mahmutaj, Bedri Binak Mahmutaj, Bedrije Niman Mahmutaj, Halil Niman Mahmutaj, Ervin Niman Mahmutaj,  Merita Hamit Asllanaj, Bjetë Hamit Asllanaj, Ardita Hamit Asllanaj, Brahim Lushi.

***

Në ekzekutimin e këtyre shqiptarëve kanë marrë pjesë, njësitë militare e paramilitare serbe, pikërisht  ato njësi që kishin masakruar edhe 42 shqiptare në fshatin Qyshk.

Ndër njësitet serbe që kanë marrë pjesë në masakrën e Qyshkut, janë:

-Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).

-“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sipas gjasës se pas aksioneve të ndërmarra nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, ndër të cilat është ajo e Abrisë së Ulët, Reçakut, Pavlanit, Zahaçit etj.

-Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe. Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në raportin e “Human Rights Watch-it” përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.

Udhëheqës i grupit paramilitarë “Munja” ishte krimineli famkeq Vladimir Shalipuri – Munja, (ky kriminelë është vrarë nga U ÇK-ja), ndërsa në këtë grup bënin pjesë: Nebojsha Miniq – Mrtvi, Milan Kaljeviq i njohur me nofkën “Rambo” dhe ”Puçrrani”, Sreçko Popoviq, Sllavisha Kastratoviq, Zvonimir Cvetkoviq, Mijo Paviqeviq, Sasha Jaksomoviq, Vlladan Krstoviq – Xhuxha, Boro Bubanja e shumë të tjerë.(shihni fotografitë e këtyre kriminelëve më poshtë)

***

Pas përfundimit të luftës, kur popullata kthehet në Qyshk, kanë gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat shihen militarët e paramilitarët serbë( të lartpërmendur) në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri.

Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen masakrën në Qyshk, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, (policia e UNMIK-ut, gjykatat dhe SHPK-ja…) dhe as institucionet tjera ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe ato vendore, nuk kanë treguar aspak interesim, për t´i arrestuar dhe sjellë ata përpara drejtësisë.

Kjo neglizhencë e çuditshme, shumë e çuditshme (edhe pas tetë vjetëve) duket se po mbretëron edhe te i gjithë spektri i lidershipit politik – institucional  (pozitë e opozitë)dhe te organizmat tjerë jo-qeveritare...

***

Ndonëse shqiptarët janë dëshmitarë okularë për krimet mizore serbe  të kryera në Kosovë, përveç rangut më të lartë shtetëror të Serbisë në krye me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq, për këto krime, padyshim se  janë përgjegjës edhe strukturat tjera më të ulëta politike e shtetërore të saj, institucionet akademike serbe, siç janë Akademia e Shkencave e Serbisë dhe përgjithësisht inteligjencia serbe.

Për më tepër, në këtë kuadër përgjegjës historik është edhe kisha serbe në krye me patriarkun Pavle,, e cila në vazhdimësi ishte mbështetëse dhe promotore shpirtërore e jetësimit të projekteve antishqiptare, pra  për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë...

Meqë ekzistojnë të gjitha dëshmitë që provojnë inkriminimin e kriminelëve serbë në vrasjen e shqiptarëve në Qyshk, Reçak, Prekaz, Lybeniq, Izbicë, Abri, Krushë e Madhe – Krushë e Vogël, Therandë, Tusus, Rogovë, …, atëherë është imperativë i kohës ngritja e kallëzimeve penale kundër qindra kriminelëve të tillë, veç e veç, në grupe si dhe ngritja e një kallzimi penal kundër vetë shtetit serb. Nëse nuk ndërmerret një hap i tillë, jam i bindur se historia dhe gjeneratat e ardhshme do të gjykojnë rëndë këtë klasë të papërgjegjshme politike dhe institucionale!

Kthehu ne fillim

****

FOTOGRAFITË E KRIMINELËVE  (TË NJËSITIT PARAMILITARË " MUNJA" - VETËTIMA),

QË MORËN PJESË NË MASAKRËN E QYSHKUT ....ETJ.

&

"ANATOMIA E NJË KRIMI LUFTE" 

Të nderuar lexues,

Siç mësuat më lartë më 14 maj 1999 formacionet militare dhe paramilitare serbe (formacionet e vdekjes), kanë sulmuar fshatin Qyshk të Pejës dhe brenda disa orësh kanë vrarë e masakruar pamëshirshëm 41 civilë shqiptarë të paramatosur.

Për të mësuar përmasat e këtij krimi mizorë, përpara jush sjell edhe një dokumentar filmik “ANATOMIA E NJË KRIMI LUFTE”, të përgatitur nga “American RadioWorks”. Në këtë dokumentar do të dëgjoni rrëfime të tmerrshme për vrasësit (kriminelët) dhe të mbijetuarit nga masakra e Qyshkut. 

Dokumentari është përgatitur në tri pjesë dhe ato mund t´i dëgjoni nëpërmjet :“realPlayer": 

Pjesa parë

Pjesa dytë

Pjesa tretë

&

DËSHMITARËT QË MBIJETUAN DITËN E KRIMIT NË QYSHK

 

       

Kthehu ne fillim

 

powered by Beepworld