==============================
Në përkujtim të dëshmorëve të kombit  

Në përkujtim të figurës kombëtare Azem Galica

PËRJETËSIMI I KUSHTRIMIT:” Oooo PRITE, PRITE AZEM GALICËN!”

Shkruan: Mehmet BISLIMI

 (www.pashtriku.org – 29.07.2007 / 20:109

***

AZEM  BEJTË  GALICA

( 1889- 1924 )

Azem Bejta ka lindur më 10 dhjetor 1889 në Galicë të Drenicës, dhe  rrjedh nga një familje bujare me një traditë të trashëguar të atdhetarisë brez pas brezi. Azemi qysh si i ri, u frymëzua  duke dëgjuar nëpër odat tona për bëmat e trimave të kohës si: Ahmet Delisë, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit e shumë të tjerëve të cilët po përpiqeshin për një organizim të mirëfilltë mbarëpopullor në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtarë. Ai e kuptoi çartë fillimin e kësaj rruge, andaj pa hezitim e me përkushtim iu bashkëngjit kësaj lëvizje. Azemi së bashku me shokë së pari formuan çetat e Kaçakëve, pra radhët e armatosura e më pastaj kjo Lëvizje mori përmasat e kohës që veproi dhe u njoh tërë kohën si Lëvizja e Kaçakëve të Kosovës,  të cilës në fillim i priu Shaqir Smaka i Kastriotit të Drenicës, pas rënies së Smakës Lëvizjes Kaçake të Kosovës i priu me pietet për 12 vite me radhë Azem Bejtë Galica.

Azem Galica në mesin e bashkëluftëtarëve të tij

Me kalimin e kohës, Lëvizja Kaçake e Kosovës u masivizua dhe u bë gjithëpërfshirëse, ndërkohë që Azemi njihej si krye Komandant i të gjitha çetave nën emrin e të cilit luftohej kundër pushtuesit Serb, në të njëjtën kohë në shumë pjesë të Kosovës. Azem Bejta para së gjithash, këtë e arriti me autoritetin dhe trimërinë e tij mbështetur fuqishëm nga shokët e  tij. Ai me çetat e Drenicës si të thuash ishte bosht i kësaj Lëvizje i cili mbante lidhje të forta më krerët më përparimtar të kohës si: Hoxhë Kadrinë, Hasan Prishtinën, Bajram Currin e të tjerë. Lëvizja Kaçake atë kohë ishte Lëvizje e masave të gjëra popullore, ngase mbronte interesat dhe aspiratat tona të përgjithshme  për liri e bashkim kombëtar. Nga vitet 1920-të Lëvizja Kaçake e Kosovës kulmoi duke u bërë e vetmja forcë reale në tabanin kombëtar. Qeveria e Beogradit u shtrëngua që të mos kursej forcat e veta të xhandarmërisë për të asgjësuar Azemin dhe bashkëluftëtarët e tij. Lëvizja e Kaçakëve të Kosovës kishte orientim demokratik, për këtë  meritën më të madhe pa dyshim se e kishte Komiteti i Kosovës dhe personalitetet që drejtonin atë.

Krahas luftërave të një pasnjëshme që Azemi i bënte kundër pushtuesit Serb, ai dënonte rëndë edhe hafijet e spiunët të cilët po i shërbenin pushtuesit. Këtë Azemi edhe e kishte zbatuar në disa raste, duke i dënuar bashkëpunëtorët e pushtuesit. Në një rast ai kishte dënuar një të tillë që ishte bashkëpunëtor i Kost Peçancit. Azemi kishte marrë të dhëna të sakta se me 29 janar të vitit 1919, Kosotë Peçanci me një tog xhandarësh të regjimentit të 21-një të divizionit të Prishtinës, do të shoqërohej nga një hafije shqiptar, të cilët do të shkonin në drejtim të Pejës, duke kaluar nëpër Runik. Azemi Bejta me shokë i vunë pritë këtij divizioni, duke e vrarë hafijen shqiptar, dhe duke lënë të vrarë po ashtu edhe 29 xhandarë Serb. Ky është vetëm një episod nga dhjetëra  e dhjetëra luftëra e përleshje të Azem Bejtës kundër forcave të armatosura e pushtuese Serbe.   

Azem Bejta bashkëpunonte ngushtë me shokët e tij që drejtonin masat popullore në krahinat të tjera të vendit si me Sadik Ramën e Gjurgjevikut, Hasan Ferrin nga Plava, Isuf Mehanin e Sanxhakut, Idriz Seferin Moravë-Gjilan, Kalosh Danin e Kërçovës etj. Kështu, konsoliduan radhët e veta dhe në maj të vitit 1919 Azem Bejta, kishte pas veti diku rreth 8.000 deri 10.000 luftëtarë e që në aksionet e para prenë lidhjet telefonike të Mitrovicës me rrethe tjera. Më 12 maj Pashiqi ishte për vizitë në Francë dhe atje e alarmojnë nga Beogradi me anë të telegramit se: “ Popullata e Drenicës me në krye Azem Bejtën janë ngritur në kryengritje dhe çdo hap për të ndërruar diçka, është i kotë!”... Kryeministri Pashiq i kthen telegramin Qeverisë së tij, ku thuhej: “të merren të gjitha masat për ta shtypur popullin shqiptar të rebeluar!”. Këtu shihet qartë se qeveria serbe me këtë dëshironte të godiste me të gjitha mjetet e veta luftarake kokën e lëvizjes Kaçake të Kosovës me në krye Azem Bejtë Galicën.

Azem Bejtën, hordhitë serbe e rrethuan disa herë për ta likuiduar si në: Abri, Radishevë, Kotorr, Çiçavicë etj. Por Azemi gjithherë doli fitimtar. Veçojmë rrethimin që ju bë më 1920 në muajin shkurt në fshatin Gradicë. Një rrethim i hekurt, luftë e ashpër që filloj herët në mëngjesin e asaj dite nga forca të mëdha xhandarmërish serbe rreth 500 veta. Nga ana tjetër; Azemi me Mehmet Delinë e Radishevës, Fazli Beranin, Ajet çaushin e dhjetëra shokë të tjerë rezistuan tërë atë ditë të ftohtë shkurti, madje duke i lënë të vrarë armikut rreth 30 ushtar. Azemi me shokë çau rrethimin duke i mbetur një bashkëluftëtar i vrarë, por edhe disa të tjerë të plagosur. Me veprime të matura e të vendosura, Azemi arriti që palën serbe ta bindi se ka të bëj me një forcë reale me të cilën duhet biseduar e dialoguar, pasi që me forcë nuk e shtypën dot. Si rezultat i tërë kësaj u njoh zona e lirë e Drenicës që nga populli atë kohë u quajt: “Arbëria e Vogël”, kjo marrëveshje ndodhi në qershor të atij vit, madje kishte edhe një mori zonash të tjera të lira si ajo e Junikut, Hasit etj.

Si gjithmonë, edhe kësaj radhe pushtuesi serb veproi me prapaskenë: Kushtet e marrëveshjes mbi “zonat e lira” ishin që prijësit të merreshin me qetësimin e rendit, që të mos merreshin me aksione të armatosura, që të respektohej marrëveshja mbi “paqen e zonave të lira” etj. Autoritetet e Beogradit si Neshiq e Vujqiq u munduan që me dredhi të bisedojnë edhe me udhëheqësit e tjerë të çetave si me Mehmet Delin, Fazli Beranin etj. Por pa sukses. Gjatë kësaj kohe Azem Bejta ngriti edhe kullën në Galicë dhe deri diku respektoj marrëveshjen mbi  atë “paqe”... Edhe përkundër këtij pasiviteti të çastit, Azem gëzonte autoritet të gjerë tek masat, sepse gjatë gjithë atyre luftërave me okupatorin Serb, ai kishte dalë gjithmonë fitimtar dhe ishte treguar strateg i mirë, kështu që doli edhe fjala se Azem Bejta po fluturon me kalin e tij, se është i pa kapshëm, se nuk e merr plumbi etj. Ndërkaq populli i thuri edhe këngë lavdie që akoma janë në kujtesën tonë kombëtare.

Me dy trima që i ka Shqipnija, si ka mbreti as shtatë krajlia. Azem Bejta  Mehmet Delija, me ta në sherr ka ra Serbia...Gjatë tërë kësaj kohe, Serbia bënte plane e veta për likuidimin e krye parëve të çetave dhe për shtypjen e lëvizjes kaçake në përgjithësi. Kështu që përfitoj në kohë e me armatimin më të rëndë më 14 korrik 1924 rrethoj Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën. Filloi një luftë e pabarabartë dhe e pa mëshirshme. Pas një kohe, Azemi me disa shokë arrijnë ta çajnë rrethimin, mirëpo në tërheqje e sipër në afërsi të fshatit Mikushnicë, Azemi goditet rënde nga një plumb ogurzi, disa nga shokët e tij vriten e shumë të tjerë plagosen. Shokët, Azemin e plagosur e marrin mbi supe e diku sigurojnë një qerre dhe marrin rrugën në drejtim të Gjurgjevikut e më tej për të shkuar në drejtim të Shqipërisë së pavarur, ku atje kishte triumfuar revolucioni demokratik i qershorit. Këtë e kishte dëshiruar edhe Azem Bejta pasi që paraprakisht ishte njoftuar në detaje nga patriotët demokrat si Hasan Prishtina e Bajram Curri.

Shpella e Azem Galicës: Kjo shpellë gjindet në afërsi të magjistrales Pejë – Prishtinë, në afërsi të fshatit Gllarevë. Në këtë shpellë kanë qenë të fshehur eshtrat e Azem Bejtë Galicës, të cilat me pastaj u rivarrosën në fshatin e tij të lindjes.

 Shokët e Azemit me anë të disa litarëve e lëshuan Azemin në një shpellë të thellë rreth 30 metra dhe vdekjen e tij e mbajtën sekret para armikut. Në këtë mënyrë nën emrin e Azemit, vazhdoj edhe për disa kohë rezistenca e lëvizjes kaçake. Ndërkaq bilanci i egërsisë serbe mbi Arbërinë e vogël ishte me pasoja të rënda me mbi 75 shqiptarë civil të vrarë, qindra të plagosur, mbi 123 shtëpi të djegura e të bëra rrafsh me tokë së bashku  me to edhe Kulla e Azemit, qindra bagëti të grabitura me gjithë pasuritë tjera.

Nami për Azemin jetoi gjatë edhe pas vdekjes së tij. Lëvizja kaçake vazhdoi rezistencën nën emrin e tij  të prirë nga Mehmet Deliu, që njihej me emrin Mehmeti i vogël së bashku me Shotën duke dhënë kushtrimin: Oooo prite, prite Azem Galicën... Kujtimi për të do të rrojë për herë. Azem Bejta me luftën dhe sakrificat e tij për çlirim kombëtar, zuri vendin e nderit në faqet e historisë sonë të ndritur e të shkruar sa e sa herë me gjak. Ai ishte dhe mbeti simbol i rezistencës kundër armikut për liri kombëtar, ishte dhe mbeti prijësi i lëvizjes Kaçake gjithë popullore.

P. S - Edhe sot e gjithë ditën (më shumë se 15 vite), prijësit tanë, institucionet tona, nuk u kujtuan - që për hir të gjithë kësaj sakrifice,  për hir të kësaj figure kaq markante, që për hir të veprimtarisë të kësaj Lëvizjeje çlirimtare, të përkujtojnë Azem Galicën këtë figure madhore të kombit, me një akademi solemne! Mbase Qeveria ka punë e halle më të mëdha?!


Ahmet Haxhiu - një jetë në shërbim të popullit dhe të vendit

„LE TË VDES NË VENDIN TIM DHE NË MESIN E POPULLIT TIM, PËR LIRIN E TË CILIT TËRË JETËN LUFTOVA…“

Shkruan: Ramadan AVDIU, Prishtinë

(www.pashtriku.org - 06.07.2007 / 22:20)

 ***

  Sot më  06 korrik të këtij viti u bënë trembëdhjet vite, që kur pushoi së rrahuri zemra e Ahmet Haxhiut-Bacës, veprimtar i dalluar dhe i palodhshëm i Lëvizjes sonë kombëtare për çlirim nga okupatorët.

Ahmet Haxhiu

06.05.1932 - 06.07.1994

   Çkado që të shkruhet e thuhet për Bacën është pak. Do të duhej shumë, kohë dhe hapsirë për të folur për jetën, veprimtarinë, shembëlltyrën, guximin, vendosmërinë, peripecitë dhe vuajtjet e tij.

   Ahmet Haxhiu lindi më 06.05.1932 në Prishtinë,  në një familje të varfër, por bujare dhe me traditë liridashëse. Të pashlyeshme kishin mbetur në kujtesën e tij demonstratat antifashiste të viteve 1944, kur si fëmijë jo vetëm i kishte vështruar, por edhe ishte inkuadruar në to. «Fjalët e babait tim dhe ato demonstrata më mësuan se pushtuesi duhet luftuar», do të thotë Baca më vonë kur fliste për të kaluarën e tij. Babai i tij Shaipi me pushkë në dorë kishte luftuar kundër pushtuesve dhe në vitin 1945 në përleshje me bandat çetnike, bie heroikisht në fshatin Sankovc të Drenicës. 

Ahmet Haxhiu me Adem Demaçin

Ishte kjo goditja më e rëndë që Baca, ndonëse i ri, apo thënë më mirë fëmijë trembëdhjetvjeqar e përballoi pa u ligshtuar ngase e dinte se Ai kishte rënë për liri të popullit dhe atdheut. Që nga ajo kohë meqë ishte djali i vetëm i Shaipit filloi të përkujdesej për familjen. Me ndihmën e axhës së tij ia dilte disi të siguronte kafshatën e gojës sa për të mbajtur gjallë tri motrat dhe të ëmën.

Terrori që ushtronin ushtritë jugosllave mbi popullin tonë fill pas përfundimit të Luftes së Dyte Botërore e goditnin rëndë Bacën. Edhe pse ishte i ri, ai filloi të flasë kundër këtij terrori dhe në vitin 1946 burgoset për herë të parë nga organet pushtuese jugosllave. Vetëm katërmbdhjet vjet i kishte kur u mbajt dhe u torturua në burgje dhe zyra të OZN-së për dy javë me radhë…

   Në rini të hershme filloi të ushtroi zejen e mekanikut për tu bërë dikur mjeshtër i vërtet. Ai gjithmonë punonte vetëm sa për të mbajtur gjallë familjen e tij kurse mendjen e kishte se si të vazhdohet rruga e babait dhe shokëve të tij.

Ahmet Haxhiu me shokët: Fadil Vata, Avdyl Mustafa, Ali Ahmeti dhe Shaban Muja

   Adem Demaçin, simbolin e rezistencës sonë e  kishte shok fëmijërie, me të cilin formojnë celulën e parë që pastaj i parapriu formimit të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve ku Baca Ahmet kishte një rol të veçantë. Në ato kohë të vështira zhvilloi aktivitet të dendur bashkë me shokë. Shtëpia e tij përdhese buzë lumit ishte një qendër nga dilnin materiale të shumta ilegale dhe flamujt që valviteshin në tërë Kosovën. Flamuj që nga dora e Bacës ishin qepur, e një pjesë e tyre edhe shpërndarë. Nuk e linte Baca pa ua stolisur dëshmorëve varrezat me flamuj. Edhe vendin ku prehej babai i tij e kishte vizituar gjatë kohës së aksioneve të shpërndarjes së flamujve.

 Në vitin 1964 arrestohen  rreth 300 shokë të tij pjestarë të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve.  Baca me shkathtësinë që kishte arriti  t'i shmanget arrestimit dhe të vendoset në Kroaci. Pas një kohe e arrestojnë dhe dënojnë me 4 vite burg. Gjatë qëndrimit në burg veçënarisht i përjetoi rëndë vrasjen e mësuesit Shaban Shala, dhe të poetit martir Fazli Grajqevci, vrasje këto që edhe më ia sforcuan bindjet liridashëse dhe e shtytën që të jetë edhe më aktiv në të ardhmen. Pas daljes nga burgu Ahmet Haxhiu për asnjë çast nuk e pushoi veprimtarinë e tij çlirimtare.

    Ahmet Haxhiu, njihej edhe si humanist i madh. Që nga viti 1974 nuk mund të ketë ndonjë familje e të burgosurve politik që nuk i kishte vizituar dhe ndihmuar Ai.

    Në këtë kohë Baca do të ketë kontakte dhe veprimtari të përbashkët me  vprimtarë të njohur të çështjes kombëtare siç ishte Jusuf Gërvalla.

    Në vitin 1979 arrestohet dhe mbahet disa muaj në izolim. Asnjë fjalë nuk mund të nxirrnin prej tij udbashët përkudër maltretimeve e torturave çfarë dinin të bënin ata.

  

Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti-Zeka dhe Ramadan Avdiu

   Pas demonstratave të vitit 1981 ai do të arrstohet sërish dhe do të mbahet disa muaj në izolim por prapë nga Baca nuk dilte asnjë fjalë dhe organet e pushtuesve nuk mund të gjenin bazë as për ta denuar. Pas disa muajsh lirohet dhe vazhdon veprimtarinë e fshehtë kundër pushtuesve. Që nga themelimi i LPK-së ishte anëtar aktiv i saj, të cilën e ndimoi shumë me përvojën e madhe jetësore, vepruese e politike që e kishte. Baca gjithmonë ishte pranë shokëve në momentet më të vështira, ai i ndihmonte ata i udhëzonte dhe i inkurajonte për veprime kundër armikut.

Nga viti 1989 Baca Ahmet ka qenë i ngarkuar për transportin dhe përkujdesjen për pajisjet ushtarake të cilat arrinim ti fusim në Kosovë. Në këtë drejtim ai ka bashkëpunuar ngushtë veçënarisht  me Xhavit Halitin - Zekën, i cili atëbotë ndodhej jashtë vendit, sikurse edhe me veprimtarë të tjerë të njohur.

Pushkët e para të shkrepura kundër pushtuesve në fund të shekullit të kaluar kanë qenë të sjellura në Kosovë pikërisht nga Ahmet Haxhiu. Baca Ahmet ka qenë bashkëpunëtor dhe shokë i pandarë ndonëse më i vjetër në moshë me veprimtarë të dalluar që tashmë kanë lënë gjurmë në historinë tonë të re si Fadil Vata e Afrim Zhitja, Xhavit Haziri, Azem Sylaj dhe shumë veprimtarë të tjerë një pjesë e të cilëve prehen në altarin e lirisë të rënë gjatë luftës clirimtare.

   Deri në vitin 1993 Bacën nuk e pengonte as mosha e shtyrë as sëmundja e rëndë për të vepruar kundër pushtuesve. Në këtë vit gjendja e tij shëndetësore keqsohet shumë.

  Në këtë gjendje, me 2 gusht të vitit 1993 forca të shumta të policisë pushtuese ia rrethojnë shtëpinë dhe e arrestojnë në orët e hershme të mëngjesit.

Ahmet Haxhiu nën përcjellje të Ramadan Shalës, Petrit Bytyqit etj në Aeroportin e Gjenevës, më 01.07.1994 (vetëm 5 ditë para vdekjes së tij)

Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore Baca torturohet tmerrësisht nga xhelatët serbë të UDB-së në zyrat e tyre në Prishtinë. Si pasojë e torturave nga burgu e dërgojnë në spitalin e Prishtinës ku pastaj fillojnë ta torturojnë edhe mjekët serb bashkë me policët që e ruanin. Pas një kohe dërgohet në spitaln e burgut të Beogradit ku pas disa muajsh lirohet në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Bashkëveprmitarët dhe familja pas daljes nga burgu e nxorën në Zvicer.

Nga fundi i vitit 1993 deri në korrik të vitit 1994, Baca  qëndroi në spitalin e Lozanës. Përkundër përpjekjeve të mëdha të personelit mjekësor  për të ia shpëtuar jetën, pasojat e torturave ishin të mëdha. Në fillim të korrikut të vitit 1994, kur Ahmet Haxhiu ishte i bindur se nuk do të mund të mbijetoi kërkoi që të kthehet në Prishtinë. Ju lutem mua të më ktheni,  le të vdes në vendin tim dhe në mesin e popullit tim  për lirinë e të cilit  tërë jetën luftova dhe për fat të keq nuk do të mund ta shoh lirinë. Ndërkaq amaneti i tij ishte një dhe  i vetëm,  Vazhdoni luftën deri në Çlirim. Kurrë mos u dorëzoni,  ka qenë porosia e fundit e Ahmet Haxhiut-Bacës, që na la neve shokëve të tij bashkëveprimtarë.   

Ahmet Haxhiu është një emër i madh i historisë sonë të re.

Lavdi jetës dhe veprimtarisë së Ahmet Haxhiut – Bacës

/Autori ishte ndër bashkëveprimtarët më të ngushtë të Ahmet Haxhiut nga viti 1989/

 *(Fotografitë u morën nga libri “Ahmet Haxhiu – një jetë të tërë në Lëvizjen ilegale“ të autorit Ibish Neziri)

 Ringjallje kujtimesh 

 KADRI KOKOLLARI   NJË  DËSHMOR  E  SIMBOL  I  QËNDRESËS

 

Shkruan: Ramadan PLLANA

(www.pashtriku.org – 27.06.2007 / 15 :05)

Më 3 korik mbushën 9 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të orëve të para të ZO të Pashtrikut, simbolit të qëndresës të kësaj ane, Kadri Kokollarit Por, heronjtë nuk vdesin kurrë, sepse emrat e tyre bëhën të pavdekshëm, e nderohën me respekt të madh nga populli, kështu ata fitojnë përjetësinë në zemrat e kombit, ata u ngritën për të mos rënë kurrë. Një feniks i lirisë kombëtare, i cili e tregoi trimërinë e vet me shëmbullin si një metaor prej luftëtari të paepur, është edhe Kadriu Kokollari.

Ka lindur më 19 gusht të vitit 1965 në Budakovë të Therandës nga një familje me tradita patriotike.

Trekënshi gjeografik Budakovë- Caralevë-Jezercë është një zonë maloro-kodrinore me një pozitë strategjike në të cilën u trashëgua bujaria, besa , trimëria e tradita shqiptare me shekuj. 

Në këtë trevë u bënë kryengritjet shqiptare  më të përgjakshme në kohën e Lidhjës shqiptare të Prizrenit më 1878-81, në vitet 1908-1912, rezistenca kundër okupatorit serb, më 1912 dhe 1944-45, etj. Jehona e trimave, si e Mic Sokolit, Isa Boletinit, Bajram Currit etj, Hysen Budakovës, do t’i frymëzojë brezat atdhetarë në vazhdimësi të kësaj ane.

Familja e Sadri Kokollarit, babait të dëshmorit, ishte frymëzuar, edukuar, kalitur e rritur nga shkollat popullore –odat shqiptare ; familje me  traditë e me besë shqiptare ku do ta gjenin gjithmonë strehimin atdhetarët e njohur që luftuan kundër robërisë, si Ibrahim Lutfiu, Zenun Kepa, pas ripushtimit serb më 1944-45, e shumë të tjerë. Edhe gjatë Epopesë së lavdishme të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës te kjo familje, luftëtarët e lirisë të ZO të Pashtrikut , si komandant Tahir Sinani, zëvendëkomandant Sadik Halitjaha , luftëtarët Xhemajl Rexha, Aqif Kadriu etj., do ta kenë folenë më të sigurtë. Budakova ishte një Olmp i trimave të UçK-së.

 

Kadri Kokollari (1965-1998)

Këtu, në fshatin e lindjës, Kadriu do të ketë fatin të njihet me shumë veprimtarë të çështjës kombëtare – me atdhetarëte të  paepur të anës së Therandës.Shyqeriu, vëllai i tij më i madh do të inkuadrohej, qysh kur ishte i ri në Lëvizjën Popullore të Kosovës. Kështuqë Kadriu me vëllaun e vogël Shabanin, tani i ndjerë, do të fillonin aktivitetin patriotik si filiza. Vëllazërit Kokollari, në veprimtarinë e tyre, do të ndikohën edhe nga veteranët e arsimit e të çështjës kombëtare ,nga Haxhi Zyba e Shefki Muçaj, arsimtarët pishtarë, qysh në bankat e shkollës fillore. Në rrugëtimin e tyre do ta njohin edhe një nga  militantët  më të devotshëm të LPK-së, dëshmorin Fadil Vata, nga i cili do të fitojnë një përvojë të madhe gjatë aktivitetit të tyre  ilegal. Do të bashkëpunojnë edhe me Halil Krasniqin, Nexhmedin Elshanin etj.

Mirëpo, disi këtë traditë bujarije e trimërije e kishte zbehur bukur shumë politika pacifiste e  nënshtrimt në fillim të viteve të ’90-ta. Pas ca viteve të gjata të durimit, nëpërkëmbjës së dinjitetit moral e kombëtar, burgosjeve, maltretimeve, sharjeve, bastisjeve, shpërnguljeve, poshtrimeve e vrasjeve që bëheshin nga ana e pushtuesit serb, djemtë e vajzat më të mira të popullit shqiptar i thanë ndal kësaj letargjije pacifiste: lindi Ushtria çlirimtare e Kosovës, UCK-ja, e cila rizgjoj krenarinë e dinjitetin popullit me krismat e pushkve, me Komandantin legjendar Adem Jashari në kryetë saj. Pushka e tyre do ta largojë pushtuesin shekullor nga trojet arbërore.

Lufta e UCK-së që kishte filluar në Drenicë e Dugagjin nuk i linte të qetë atdhetarët e vertetë kudo që gjendeshin. Kushtrimit të Prekazit heroik do t’i përgjegjeshin vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.

Kadri Kokollari do të jetë një ndër të parët që nuk mund të rrinte e bëte sehir pas krismave të pushkve të Kullës së bacë Shaban Jasharit me djemtë kreshnikë, Ademin e Hamzën, me mikun e vatrës Osman Gecin dhe me tërë familjën e vet, dhe pikrisht më 5 mars, kur luftohej në Prekaz, do t’i telefononte Shyqeriut, vëllaut të vet, që gjendej në Zvicër. Ja biseda , të cilën e ruan me krenari vëllai i tij, një nga shokët e vëllazërit më të ngushtë të idealit kombëtar që i kam në mërgatë:

              BISEDA ME KADRIUN PËRMES TELEFONIT               

(5 mars 1998)

Kadriu:... kallxom a është  kah punohet edhe këtu në Suharekë, ndonjë send, për formimin e UÇK-ës?

Përgjigjja: Nuk di kurrgja!

Kadriu: Po, po ti e din; por kallxom, se përndryshe nesër herët në mëngjes, veç prit kur të lajmrohem nga Drenica. Por këtë herë pata dëshirë që krejt Kosova të qohet në luftë si Drenica, prandaj të pyes edhe për rrethet tjera se a është kah punohet në këtë drejtim...

Përgjigjja:Mirë, atëherë ndëgjo! Shko te shtëpija e Shefki Muçës në Suharekë. Kërkoje vet Shefkiun, dhe aty mundë të informohesh për të gjitha...! Ma tepër nuk mund ta zgjasim në telefon, për këto punë...

Kadriu: E ty vëlla të faleminderi shumë për këto... se këto edhe unë desha... Prandaj, vëlla mirëupafshim në LIRI; se kështu ma s'durohet, përshëndete tërë familjen, e ditën e mirë...!

Pergjigjja: Ditën e mirë dhe Ju lumtë pushka!

Kadriu: Rroftë USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS!

Përgjigjja: Rroftë !

*** 

Me këtë edukatë e vetëdije kombëtare Kadriu, nëpërmes Shefki Muçajt, do të ndërlidhet me Sadik Halitjahën, i cili kishte ardhur nga Zvicra, dhe do ta merrë kallashin me një revole për detyrë të mbrojtjës së atdheut në pikën e Dardhishtës, ZO e Pashtrikut.

Tani, prapë si gjithmonë, familja e Sadri Kokollarit do të bëhej një fole luftëtarësh dhe do të luftonte me krenari e trimëri të rrallë. Rreshtave të UçK-së së lavdishme do t’i shtoheshin edhe vetë patrioti i moshuar duke ndjekur shembullin e bacë Shaban Jasharit si dhe vajza e tij Xhylferija, më tepër e njohur si Shota. Shotë me meritë sepse u tregua  në luftë si Shotë Galica, Xhevë Lladrovci e si shoqet tjera me pushkë në dorë kundër kriminelëve serbo-çetnikë. Shota do ta trashëgoj me krenari revolën e vëllait dëshmor, si kujtim qëndrese e heroizmi të luftëtarit të orëve të para të ZO të Pashtrikut.  Pra një familje e tërë në shërbim të atdheut! Kjo familje u bë shëbull frymëzimi që mbushte, radhët e UÇK-ës, u bë udhërrëfyese e luftëtarëve, ku ngritej morali i qëndresës dhe gaditëshmëria për sakrifië, për çlirim e liri kombëtare. Kadriu fliste pak, si kmandant Adem Jashari, po në luftë ishte i lëvizshëm e i shkathtë si një lua; kjo dhunti natyrore e tij , ky shembull i trimërisë e sakrificës do të frymëzonte e mobilizonte shumë të rinjë në këtë zonë.

Në betejën e zhvilluar në mes të Kadriut, bashkë me tre shokë, në pozizionin e njësitit të tij në Dardhishtë më 3 korrik të vitit 1998 Kadriu u kishte rezistuar hordhive kriminale me një heroizëm të paparë. Trimëria prej kreshniku ia kishte futur frikën në palcë barbarëve e mercenarëve serbë. Policisë serbe u kishte ardhur në ndihmë edhe ushtrija me tanke, autoblinda e automjete të tjera që qëllonin me mortaja e mitroloza fshatin Dardhishtë e Poshtme. Ata kishin djegur 3 shtëpi dhe dëmtuar mbi 24 shtëpi tjera të fshatit. Po trimi i Budakovës, Kadri Kokollari, kishte vendosur për të luftuar deri në fishekun e fundit. Ushtrisë e policisë serbe u kishte hyrë frika në palcë. Ata i thirrën në ndihmë edhe banorët serbë të fshatrave Muhlan e Reçan. Lufta kishte filluar afërsisht nga ora 18 e 3o minuta dhe kishte përfunduar deri kah ora 20 e 30 minuta. Po trimit tonë kishin filluar t’i harxhoheshin municionet dhe papritmas bje heroikisht në fushën e betejës; po e kishte paguar gjakun duke lënë disa të vrarë në taborin serb. Pas vrasjës së Kadriut forcat serbe tërhiqën duke e marrë një lekcion të mirë nga djelmoshat trima të UçK-së.

Lajmin e vrasjës së Kadriut e kishin pritur me dhembje të madhe, si familja ashtu edhe shokët e miqtë, po gjithashtu edhe me një krenari e mburrje kombëtare.

Ai e kishte bërë vdekjën si me le. Pas vdekjës së tij radhët të UçK-së do t’i shtohën ditë e për ditë. Edhe altarit të lirisë në Varrezat e Dëshmorve në Therandë, emrit të Kadri Kokollarit, do t’i thurrën edhe 88 feniksë të lirisë.

Sadri Kokollari, babai i dëshmorit, një burrë bujar e  me traditë kombëtare ndihet krenar për të birin që ia dha lirisë. Po, baca Sadri ndien krenari, edhe dhembje njëkohësisht, edhe për shokët dëshmorë të Kadriut dhe pret e u bënë vizita familjeve të dëshmorve anëembanë Kosovës. Ai është krenar që ka djalin e madh, Shyqeriun, i cili nuk ka kursyer kurrë për ndihmë luftës nëpërmes FONDIT VENDLINDJA THËRRET, në Zvicër. Është krenar gjithashtu se Shota, vajza e tij, është martuar me një bashëluftëtar të saj , me Sami Asllanin, nga Deva e Gjakovës, e që të dy janë pjestarë të TMK-së. Familja e Kadriut jeton në Korishë te Prizrenit nga viti 2005.

Kadriu ka lënë pas veti Zizën, të shoqën, me katër fëmijë:

Agroni, në shkollë të mesme ekonomike, Shabanin, në shkollë fillore, Buraldën, në shkollë fillore dhe Arbenin në shkollë fillore.

Emri dhe vepra heroike e Kadri Kokollarit për liri e bashkim kombëtar do të mbetët gjithmonë në kujtesën dhe shpirtin e mbarë popullit shqiptar!

Lavdi Ushtrisë çlirimtare të Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të kombit me Komandantin legjendar Adem Jasharin!

Lavdi dëshmorit Kadri Kokollarit!

 Kthehu ne fillim

------------------------

 SHOTE GALICA – KJO ATDHETARE QË NË VEND TË RROBAVE TË NUSËRISË – VESHI RROBAT E BURRAVE, E NË VEND TË PAJËS VURI ARMËN KRAHUT DHE U BË NUSE MALESH

Shkruan: Mehmet BISLIMI

(www.pashtriku.org - 19.06.2007 / 18:15)

 ***

Dinjiteti dhe krenaria e pamposhtur e gruas dhe nënës shqiptare

Gruaja dhe nëna shqiptare, jo pak herë u përballë me ashpërsitë e jetës. Mbi të rëndoi pesha e shekujve të robërisë dhe varfërisë, pesha e kanunit dhe padrejtësisë, kobi e zia, loti dhe gjaku... Por, për asnjë çast ajo nuk u nënshtrua para sfidave të shumta gjatë jetës. Dinjitetin dhe krenarinë e saj nuk e mposhti as robëria shekullore e as goditjet e njëpasnjëshme që ajo i mori nga ashpërsitë e jetës së rëndë e me plot halle. Gruaja dhe nëna shqiptare, në vend të parfumeve evropiane, përdori barotin, stolitë e saja ishin koburja dhe gjerdani me fishekë, ajo ishte dhe mbeti në shërbim të atdheut. Gruaja shqiptare si nënë, atdheut i fali nga shtatë ushtarë lirie, i fali nga shtatë zana mali, që pushtuesit i morën gjak në vetull si: Teuta, Donika, Nora, Tringa, Shota..... e deri tek Gjevë Lladrovci e ditëve të sotme dhe pa dyshim nënëmadhja, nënëlokja Zahide Jashari - nëna e Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari!

Lapidari i heroinës Shote Galica ( 1895 - 1927 )

Nënat tona, gatuan bukën për çlirimtarët, thurën çorapet që të mos ngrijnë ata, i bekuan rrugët e tyre të përgjakshme, i puthën ata në ballë duke ua dhanë uratën në rrugët tona të vështira, por të lavdishme të lirisë. Ato i vizituan bijtë e tyre nëpër syrgjynet otomane e kazamatet serbe, duke u thënë: ”Mbahuni bijtë e mi, mos u ligështoni para dushmanit, mbahuni për hatër të vatanit!”... Ishin këto fjalët e nënave tona, që na dhanë forcë dhe bënë që populli ynë të triumfoj fuqishëm mbi tmerrin shekullor të robërisë, mbi planet asimiluese, mbi planet gjenocidiale që pushtuesit tanë i zbatuan egërsisht mbi popullin shqiptar. Nuset e reja i pritën trimat e tyre me vite të tëra, nga syrgjynet, nga internimet, nga burgimet... e kujë nuk vunë! Ato fëmijët nuk i lanë vetëm e shpinën nuk ua kthyen për një copë dashuri. Jo, ato këtë nuk e bënë kurrë, ato u gjakosen krah burrave për këtë tokë të zhuritur! Ato hynë në histori me qëndresën e tyre, ato hynë në këngë me bujarinë e tyre, ato u mitizuan për besnikërinë dhe sakrificat e tyre si Rozafa e kalasë prej guri, si Doruntina... E kur bijtë tanë u kthyen të gjakosur nga lufta, fjala e nënës ua mikloi plagët e tyre. Ato nuk lejuan që loti të iu shkoj në faqet e tyre të ndritura - jo as një herë!... O zot, po cilat nëna në botë, janë më të sprovuara, më të forta, më bujare se nënat tona? Ishte nëna dhe gruaja shqiptare ajo, që i rezistoi të gjitha këto dhe nuk u dorëzua. Asaj, dhe vetëm asaj i dedikohen të gjitha, para së cilës populli ynë me respektin më të madh duhet të përkulet deri në gjunjëzim - para qëndresës dhe heroizmave të NËNËS Shqiptare!

I gjithë ky respekt për nënat tona, sot përcillet në emrin e nënës, në emrin e gruas dhe në emrin e heroinës sonë kombëtare – SHOTE GALICËS, ky emër kaq i madh që zuri vend po aq të madhërishëm e të lavdishëm në historinë tonë kombëtare. Emri Shotë Galicës është emër nderi e krenarie, është emër mburrje e emër lirie për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Është dashuri për atdheun, pasion dhe inspirim i qindra Shotave të reja që ranë me pushkë në dorë rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ato luftuan për çlirimin e atdheut - ashtu si Shotë Galica dikur, dhe ranë për atdhe sa herë e kërkoi domosdoshmëria e lufta çlirimtare, ato ranë me emrin e Shote Galicës në gojë!

SHOTE GALICA – KJO ATDHETARE QË NË VEND TË RROBAVE TË NUSËRISË – VESHI RROBAT E BURRAVE, E NË VEND TË PAJËS VURI ARMËN KRAHUT DHE U BË NUSE MALESH

Qerime Shotë Galica e inspiruar në bëmat e trimëreshave shqiptare e bindur thellë në të drejtën e popullit tonë për të qenë të lirë e vuri pushkën krahut dhe për 12-të vjet me radhë nuk u nda nga burri dhe bashkëluftëtari i saj Azem Galica, dhe nga shokët e tij. Për 12-të vjet me radhë Shote Galica luftoi kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgar.

Shote Galica

Shota e Radishevës, ishte motër e gjashtë vëllezërve. Babai i saj Halili, ngase e kishte të vetmen vajzë, nuk e ndau nga djemtë e tij për asnjë çast. E merrte me vete nëpër kuvende e ndeja burrash, ku pati fatin të shohë me sytë e saj trimat e kohës si: Isa Boletinin, Shaqir Smakën, Kamer Loshin, Nak Berishën, Azem Bejtën, Mehmet Deliun, Shak e Ramadan Radishevën, Halit Bajramin, Xhemë Tërnavin, Fazli Baranin, Emin Latin - Mehën, Shaban Mikushnicën, Bajram Zenë Mehën e shumë trima tjerë. Nëpër ato kuvende e ndeja merreshin vendime që të kërciste pushka mbi pushtuesin serb. Aty edhe këndohej kënga e binte çiftelia për trimëritë e trimave tanë. Shota i binte mirë çiftelisë, si edhe çarkut të hutës. Këndonte si zanë mali, sa edhe të tmerronte me zërin e kushtrimit:”Ooo, Prite, prite Azem Galicën, o hejjj”...

Nëpër ato ndeja e kuvende Shota njohu Azem Galicën, me të cilin u martua në vitin 1915. Ajo në vend të rrobave të nusërisë, veshi rrobat e burrave, në vend të pajës vuri armën krahut dhe u bë nuse malesh. Në dasmë të saj ishin 300 krushq me 300 pushkë krahut, binin tridhjetë lodra përnjëherësh, kërcenin 300 malësorë vallen e Kaçakëve të malit... Shota që nga ai çast nuk u nda më nga Azemi dhe nga bashkëluftëtarët e  tij. Dhoma e saj e nusërisë u bë Çiçavica, stolitë e saj ishin gjerdani me fishekë rreth belit. Kjo pra ishte Shota – gruaja shqiptare, që nuk u lodh e nuk u hamend kurrë para jetës së vështirë të malit, as para flakës së barotit, as para rënies e plagosjes së luftëtarëve të lirisë, as para masakrave që bënin xhandarët serbë mbi popullatën shqiptare. Përkundrazi morali dhe forca e saj sa vinte e po shtohej e vetëdijshme se liria e vendit nuk arrihet pa u djegur në flakët e luftës! E tillë ishte Shota dhe si e tillë vazhdoi këto rrugë pa u luhatur, as edhe pas vdekjes së burrit e shokut të jetës së saj Azem Galicës.

Ajo merrte edhe vendime me vete. Kjo ndodhte kur ishte larg Azemit, në mungesë të komunikimit për shkaqe gjeografike, sidomos kur Azemi ndodhej në vise të ndryshme të Kosovës, për çështje organizimi ose edhe në Shqipëri, për çështje armatimi e komunikimi me forcat përparimtare e demokratike të kohës si me Hasan Prishtinën, Bajram Currin e të tjerë. Një hap të tillë Shota e kishte marrë për likuidimin e një zyrtari të lartë të Serbisë. Ajo së bashku me Mehmet Deliun dhe me dy tre shokë tjerë, kishin hyrë në zyrë të eprorit serb, mu në qendër të qytetit të Mitrovicës, dhe me dorë të vet e kishte vrarë atë epror gjakpirës, i cili kishte bërë sa e sa masakra mbi popullatën shqiptare që po përpiqej për lirinë e vet. Ajo i tha Azemit më pas: “E vrava Azem! E vrava në emër të nënave që i ka lënë pa djem, në emër të nuseve që i ka lënë pa burra, në emër të motrave që  ka lënë pa vëllezër, në emër të lirisë së Kosovës!”... Azemi e shikoj me butësi e dashuri, duke i thënë: “ Mirë ke bërë moj burrnesha e maleve të Kosovës duke e përqafuar dhe duke e uruar për aksionin, atë dhe shokët. Shota, gjatë jetës së saj prej kaçaku të malit, ishte ndeshur dhjetëra herë me pushtuesin serb. Ishin dhjetëra beteja ku kishin luftuar me orë të tëra, në pozicione të ndryshme e shumë herë të pavolitshme e të pabarabarta në armatime. Gati në të gjitha rastet, luftëtarët e lirisë kishin dalë fitimtarë, megjithëse edhe kishin pësuar edhe goditje të rënda me humbjen e shokëve. Kjo përballje e Lëvizjes së Kaçakëve të Kosovës me pushtuesin serb nuk ishte e shkurtër, prandaj për Shotën, Azemin dhe bashkëluftëtarët e saj ishin krijuar mite e legjenda: Ishin përhapur fjalë se Azem Bejta bashkë me gjokun e tij po fluturonte, ose se kur thërret Shota: “Oooo, prite, prite Azem Galicën o heejjj” dëgjohej për tej shtatë malesh e kodrash, ose se Shota me një dorë lufton dhe me tjetrën i bie çiftelisë dhe se plumbat e saj kurrë nuk shkonin huq, mandej thoshin se Azemin dhe Shotën nuk i zë plumbi i shkjaut etj...  

Pas vdekjes së Azemit, Shote Galica u priu luftëtarëve të lirisë në sa e sa aksione të rrepta ballë për ballë me armikun. Ajo me zërin e saj si zanë mali, u fuste tmerrin xhandarëve kur jepte kushtrimin: “Ooo prite, prite Azem Galicën, o heej”... Shota edhe u plagos në luftëra, por morali i saj nuk u thye asnjëherë, kështu duke u bërë shembull e krenari për ne. Shota në rolin e nënës nuk pati rastin që të gëzoj ledhatimet e djalit të saj i cili i vdiq shumë shpejt pas lindjes, për shkak të kushteve të malit. Mirëpo Shota nuk ndenji indiferent kundrejt kësaj ndjenje, ajo mori me vete ngado që shkoi fëmijët e shokëve të rënë për liri të Kosovës. Ajo për as një çast, ata nuk i la vetëm, duke u bërë nënë e dytë e tyre deri në çastet e fundit të jetës së saj.

Azem  dhe Shote Galica

Shote Galica në fundin e dimrit të vitit 1926, të një dimri të ashpër, e lodhur dhe e dërmuar e me zemër të plagosur, shoqëruar nga Mehmet Deliu e me pak shokë të tjerë, kishin mësyrë Shqipërinë, duke e lënë Kosovën nën kthetra të pushtuesit serb, me shpresën së do të ktheheshin me pranverën e parë. Ajo u vendos në katundin Shullaz të Krujës. Me vete kishte edhe disa fëmijë të shokëve të rënë, fëmijë të mbetur jetim të cilët Shota kishte marrë përsipër t’i rritë dhe t’i edukojë me frymën atdhetare. Me shpresën se do të gjente mbështetjen e mbretërisë së Ahmet Zogut ajo u zhgënjye shumë shpejt nga sjelljet e tij mospërfillëse. Si duket, Shota nuk e kishte të qartë se kishin ndryshuar rrethanat, se mbreti Zog ishte borxhli ndaj Krajlit të Serbisë i cili Zogun e kishte strehuar, armatosur dhe kthyer nga hotel Bristoli i Beogradit në karrigen e mbretit të Shqipërisë! Kështu duke e rrëzuar të parën Qeveri demokratike në Ballkan - Qeverinë e Fan Nolit! Në këto rrethana Krajli i Serbisë, pasi që kishte dëmtuar rëndë pas 12 vjet lufte Lëvizjen Kaçake të Kosovës së bashku me prijësin e saj, Azemin, kishte kërkesa shtesë pranë mbretërisë zogolliane që të asgjësoheshin edhe rrënjët e kësaj lëvizje në Shqipëri ku Shotë Galica i kishte nën përkujdesje!...

Shote Galica e përballur me tmerrin e varfërisë, rrethuar nga harresa, varfëria, mjerimi dhe inferioriteti i një regjimi mbretëror zogollian, i shkroi një letër mbretërisë në fjalë: “ Unë jam Shote Galica - gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës , kam dhe katër fëmijë jetim me vete. Janë fëmijët e luftëtarëve të vrarë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrënguar të ju vë në dijeni se jam duke vdekur nga uria së bashku me fëmijët jetim!”...

Shota, po ndeshej me vdekjen dhe vdekja e saj në atë moshë kaq të re, më shumë pati për pasojë moskujdesin njerëzor ndaj saj, ky moskujdes i një regjimi mbretëror antikombëtar kurorëzoi kushtet e një vdekje të parakohshme dhe të pa natyrshme të një gruaje që quhej Shote Galica e cila kishte vetëm 32 vite!...

Shote Galicën, shteti shqiptar e shpalli Heroinë të Popullit, ia ngriti bustin e saj dhe ia rregulloi edhe varrin. Sot në kohën e “demokracisë” varri i saj është në gjendje të mjerueshme siç ishte edhe ajo vet në prag të vdekjes së saj në vitin 1927. Ndërkaq për bustin e saj nuk ka kurrfarë të dhënash se ku është tretur?! Qeveria e Kosovës, si ajo në nivel qendror, po ashtu edhe kjo në nivel lokal të Vushtrrisë, as kanë vrarë mendjen deri me sot në mënyrë që eshtrat e Shote Galicës t’i kthejnë në vendlindjen e saj, më në fund pas 80 vitesh të prehet edhe ajo e qetë pranë varrit të Azem Galicës, burrit dhe bashkëluftëtarit të saj dhe pranë kullës e cila po ashtu mungon edhe sot!

A thua vallë edhe Qeveria e Kosovës, pandërgjegjshëm po shndërrohet në një Qeveri mospërfillëse e kaq inferiore, për të mos thënë zogolliane përballë Dëshmorëve dhe Heronjve tanë kombëtarë të cilët mbetën harruar e shkapërderdhur baltërave e moçaleve të hapësirave tona gjeografike?!

 Qerime Halil Radisheva – Shotë Galica vdiq me 1927. Kush vuajti më shumë se nënat tona, kush i dha lirisë dhe popullit tonë më shumë se ato? Kjo pra ishte Shote Galica – gruaja dhe nëna shqiptare të cilën me pietet do ta kujtojmë përjetë e mot!

 Kthehu ne fillim

------------------------------ 

 ATDHETARI SYLË SARBINCA – KURBAN I SHQIPËRISË ETNIKE!

Shkruan : Sylejman SYLEJMANI

(www.pashtriku.org – 12.06.2007 / 13:05)

 ***
Të flasësh për Sylë Zarbicën , do të thotë të flasësh për njeriun që pati ideale të mëdha, për ta bërë Shqipërinë një , të vetme gjithë andej ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë . Gjatë tërë Luftës së dytë botërore , bashkë me shokë u munduan që ta mbrojn kufirin e Kosovës Lindore nga depërtimi i forcave qetniko-partizane , me të gjitha forcat që patën . Luftuan dhe qëndruan , deri sa më në fund u bënë kurban në mbrojtje të Shqipërisë Etnike dhe gjaku i tyre u bë dritë dhe flakadan për mos me e lënë asnjëherë iden e çlirimit që të fashitet . Sylë Zarbica bashk me hoxhën patriot Mulla Idrizin , me nacionalistin idealist Muharrem Fejzën dhe me trimin  sypatrembur Shefki Hajdinin me veprën e tyre prej martirësh u bënë simbol për shumë trima të më vonshëm që rrugën e tyre ta vazhdojn me përkushtim deri në përmbushjen e amanetit të tyre . Patrioti i pa harruar Metush Krasniqi nuk linte vend ku i jepej rasti pa e përmend Sylë Zarbicën dhe me e idealizue deri në përkushtim , jetën,veprën dhe martirizimin e tij . Nga vepra e tij dhe e shokëve të tij, kishin marrë frymzim edhe djemt trima si Rexhep Mala , Kadri Zeka , Nuhi Berisha e deri te ushtarët trima të UÇK-së .

 Sylë Zarbica  u lind në fshatin Zarbicë më 15 maj të vitit 1898 nga nëna Halimja dhe babai Shabani ishte vëllau më i madhë nga vëllezrit Murseli dhe Ramizi si dhe motra Ilmija . Fëmirinë  e kaloj si të gjithë moshatarët e atëhershëm . Nëpër odat e Zarbicës flitej se Perondorija Otomane po ikte dhe ndjehej kobi i një armiku tjetër që rrinte i gatshëm për të shkelë tokat shqiptare përsëri . Ky armik ishte Serbija që vazhdimisht bënte propagand nëpër mes të popave të saj dhe mësuesve që i kishte në Kosovë , se Kosova gjoja ishte Stara Srbija dhe duhej ti bashkangjitej Sërbisë . Përvec propagandës shteti i atëhershëm serb nëpër mes të bandave të organizuara për këtë qëllim që quheshin komit , në viset kufitare herë pas here dërgonte ekspedita për të plaqkit dhe terrorizue Shqiptarët . Ishte e njohur masakra që këta komit bënë në fshatin Mavriq ku masakruan familjen e tërë të Dem Ahmetit .

Shkollën fillore Syla e kishte krye në fshatin Dobërqan në gjuhën turke , ku kryesisht mësohej për mësimet e fesë islame. Ai ishte rritë me këngët që këndoheshin për Mujo Bylikbashin e për Ali Pashë Tepelenën , ku më vonë do ti këndonte edhe vetë . Nëpë mes të këtyre këngëve dhe bisedave do ta ketë formuar idealin kombëtar dhe patriotik . Ajo që rrinte si kob mbi Shqipërinë u bë realitet i hidhurë më 1912 ku pas ikjes së Perandoris Otomane , forcat serbe përkundër rezistencës që bënë kryengritsit shqiptar , hynë dhe e shkelën Kosovën anë e mban . Ushtrija serbe bëri masakra të mëdha mbi popullsin shqiptare dhe thuhej se lumi Vardar ditë me radhë mori ngjyrën e gjakut nga të vrarët dhe të masakruarit buzë tij . Edhe Zarbica me rrethinë nuk i shpëtuan kësaj masakre . Shumë burra që u zunë nuk u këthyen kurr më . Sylë Zarbica në këtë vite të mbrapsht ishte katërmbëdhjet vjeqar dhe bashkë me familje u arratisën për në thellësi të Kosovës . Pasi kaloj ajo furtuna e parë e terrorit u këthyen në Zarbicë dhe jeta filloj nën robrinë serbe , por rezistenca kundër okupatorit nuk u ndalë asnjëherë me një mënyrë ose tjetrën .

Gjatë Jugosllavisë së kralit Sylë Zarbica , jetën e kaloj më ndryshe se fshatarët tjerë . Nuk u morë me punët e bujqësis , ishte këngtar popullor dhe bashkë me vëllaun Mërselin  kënduan nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme Malësi dhe më gjerë . Nga natyra kishte një bukuri të jashtëzakonshme dhe vishej bukur që binte në sy nga fshatarët tjerë . Si hobi kishte edhe garimin e kujave . Ishte i njohur rasti kur në dasmën e Muharrem Fejzës në Hogosht , ati i tij në garë me shumë të tjerë kishte marrë vendin e parë . Ishte kjo një garë në nivel të Kosovës , duke u bazuar në autoritetin e babës së Muharremit - Sali Fejzës , të thirrurit ishin nga të gjitha viset e Kosovës . Gjatë kohës së kësaj Jugosllavije ishte tri vite kryeplak i fshatit apo kmet siq quheshin në ato vite . Gjatë kësaj kohe u muar me pajtimin e gjaqeve dhe disa herë i shpëtoj fshatarët nga ndjekja e xhandarëve nën preteksin e kontabandës së duhanit . Kishte edhe një forcë fizike dhe guxim të admirueshëm . Me një rast kur Jakup Karaqeva si antar i partisë  ,, Xhemiet “ ishte në garë elektorale me një Serb të një partije rivale edhe Sylë Zarbica shkoj që të votonte . Votimi mbahej në Rogoqicë . Një oficier seb i ushrisë së atëhershme kishte dalë në derë dhe fshatarët i pyeste se për kend do të votonin , ata që i thonin për Jakup Karaqevën jo që nuk hynin brenda , po edhe merrnin ndonj kamxhi nga ky gjakatar . Kjo situat zgjati deri sa Syla arriti me trimat e vetë  dhe i dha një dru të mirë këti oficieri dhe votimi vazhdoj në mënyrë normale . Kjo kundërvënje e Sylës , oficierit të kralit me një vend publik ja rriti prestigjin në popullë që do të ketë rëndësi për ngjarjet e ardhshme që do të zhvillohen . Sylë Zarbica u martua dy herë dhe nga këto dy martesa la tre fëmij – Feratin , Laliferen dhe Eminin . Por , koha që do ta bënë Sylë Zarbicën të pavdekshëm , zulmëmadhë dhe të paharruar  është periudha e Luftës së dytë botërore  , ku Sylë Zarbica i tregoj aftësit e tij patriotike, organizative dhe idealiste për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike .

Kjo periudhë  ishte kohë ku shumë patriot besuan se erdhi koha që njëherë e përgjithmon  të shporrej robërija sllave dhe të bashkoheshin tokat Shqiptare me një shtet të vetëm . Lindi shpresa se me ikjen e fashizmit Shqipërija do të mbetej në kufijt e saj etnik dhe historik . Këtë shpresë me sa duket e ushqyen edhe patriot e intelektual të mëdhenj si Mitat Frashëri , Bedri Pejani , Ilaz Agushi , Ibrahim Lutfiu e shumë të tjerë . Këtë ide e besoj edhe Sylë Zarbica . Menjëherë pasi Zarbica mbeti nën zonën Bullgare . Syla me gjithë familjen kaloi në Kamenicë ku ishte krijuar Mbretrija Shqiptare nën mbikqyrjen e shtetit Italian . Filluan të hapen shkolla Shqipe anë e mbanë Kosovës dhe për këtë punë u kujdes Ministri i Arsimit në Mbretrin Shqiptare Ernest Koliqi , që nga Shqipërija londineze dërgoi në Kosovë mbi 200 mësues, për ta përhap dritën në gjuhën Shqipe , pas aq shekujsh errësir . Administrata filloj në gjuhën Shqipe dhe flamuri Shqiptarë valonte lirisht . Në fillim Sylë Zarbica u caktue komandant i gjandarmeris në Karaqevë dhe pastaj kaloj si komandant i vullnetarëve në Kamenicë . Forcat vullnetare u krijuan për ta ndihmuar ushtrin e rregullt në mbrojtjen e kufirit nga depërtimi i forcave serbe . Forcat vullnetare ishin nën komandën e drejtëpërdretjë të Regjimentit të katërt të ushtrisë shqiptare i dislokuar në Prishtinë . Rexhimenti në fillim udhëhiqej nga kolonel Rexhep Gjilani e më vonë nga kolonel Fuad Dibra .

 Sylë Zarbica ishte komandant i vullnetarëve për Kamenicë dhe zëvendës i tij ishte Hysen Ibrahim Zhuja ndërsa sekretar ishte Isen Shehu . Njësi tjera që komandoheshin nga Sylë Zarbica ishin në Fshatin Velegllav , Zajqec , në Svircë dhe në Hajkobillë . Këto njësi u përballën shumë herë me forcat serbe ku treguan trimëri dhe vendosmëri në mbrojtjen e kufirit , detyrë të cilën këta ja kishin dhënë vetes me përkushtim dhe vetë mohim . Po përballjet më të mëdha të njësive vullnetare të Sylë Zarbicës dhe njësive tjera ishi ato në Kikë dhe Velegllavë.Lufta e Velegllavës filloj me datën 28 qershor 1944 dhe vazhdoj edhe me datën e 29 qershor . Në këtë luftë pati humbje nga dy palet po më në fund forcat serbe u detyruan që të tërhiqen në vijën ku ishin para sulmit . Lufta e Kikës u zhvillue me datën 26 korrik të vitit 1944 dhe lufta u shtri deri më 20 kilometra duke filluar që nga Shahiqi e deri në Tërsten . Edhe në këtë luftë armiku u thye dhe mbetën shumë të vrarë dhe të plagosur . Këtyre betejave vend të rëndësishëm ju dha organi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit  ,, Lidhja e Prizrenit “ .  Në këto beteja një rolë parësor kishin edhe vullnetarët e Sylë Zarbicës  që dhan nga vetja të gjithë mjeshtrin luftarake pa e kursyer as jetën vetëm e vetëm që këmba e armikut mos të shkelë në tokat shqiptare . Megjithë sakrificat e shumta që bënë luftarët shqiptarë për mbrojtjen e kufirit , forcat serbe e thyen kufirin dhe depërtuan në Kosovë . Kësaj gjendje në radhë të parë i prinë rrethanat ndërkombëtare . Fuqit aleate që luftuan kundër fashizmit dhe dolën fitimtar  morën vendim që as një kufi që e kishin vendos forcat e Boshtit mos të merrej parasysh , ky vendim prekte drejtëpërsëdrejti krijimin e Shqipërisë Etnike që ishte bërë nën forcat italiane dhe gjermane . Po mbi të gjitha në shkatrrimin e këtyre kufijve në Shqipëri , doli konferenca e Jaltës . Tri fuqit e mëdha të atëhershme Rusija , Anglija dhe Amerika morën vendim që Shqipëria ti takonte zonës së lindjes , apo zonës komuniste të Bashkimit Sovjetik .

 Para këtyre fakteve dhe para komunistëve që forcoheshin edhe në Shqipërin londineze po edhe në Kosovë forcat nacionaliste të Kosovës filluan të dobsohen dhe të shpartallohen . Në mesin e udhëheqësve u krijuan dilema të shumta , të vazhdohej rezistenca apo të arratiseshin në Perendim për të pritë ditë më të mira , për një kryengritje gjithë kombëtare . Sylë Zarbica kishte një besim se forcat anglo-amerikane nuk do të pajtoheshin me fitoren e partizanëve dhe do të zbarkonin në Jugosllavi dhe Shqipëri, për t´i ndihmuar forcat nacionaliste . Ai u tërhoq në malësin e Zarbicës për të marrë vendim se qka duhej bërë më tej . Po forcat partizane dhe pikërisht Brigada e Xll Maqedonase nuk ju lanë shumë kohë për të bërë plane dhe për ta marrë veten . Kjo Brigad që veten e quante e përgjakshme me 18 dhjetor të vitit 1944 arriti në Hogosht . Të nesërmen tri batalionet e kësaj Brigade marshuan për në malësi , thuhet se batalioni i parë u nis në drejtim të Qarrit i dyti në drejtim të Desivojcës dhe

i treti në drejtim të Vriqevsit . Lajmi se Brigada gjakatare Maqedone po marshonte drejt malësisë u përhap shpejt dhe populli në panik nga masakrat eventuale u strehue në male .Thuhet se njësit që komandoheshin nga Sylë Zarbica dhe të tjerët ishin te Guri i Zi , ku pasi ishin informuar për arritjen e Brigadës në malësi , ishin të gatshëm për sulm . Sulmi i njësive të Sylë Zarbicës dhe njësive tjera që komandoheshin nga Muharrem Fejza dhe Shefki Desivojca filloj në mbrëmjen e 19 dhjetorit dhe vazhdoj edhe ditën e 20 dhjetorit t vitit 1944 . Njësit e Sylë Zarbicës sulmuan nga Zarbica dhe në lagjen e zhigollëve në Desivojcë bënë kërdinë mbi partizanët e hutuar nga sulmi i befasishëm dhe nga terreni i panjohur . Vetëm grupe të vogla partizanësh mundën të shpëtojn dhe të arrijn në Gjilan . Kryengritësit shqipëtarë marshuan deri në Përlepnicë dhe aty u ndalën për të pushuar dhe për të menduar qka të bëhej më tej . Aty lindi ideja e sulmit mbi qytetin e Gjilanit . Në Gjilan ishin shumë të burgosur shqiptarë që OZNA gjakatare i pushkatonte pa kurrëfarë gjyqi , shumë nga ata i masakronin në mënyrën ma barbare . Të gjitha këto i dinin kryengritsit shqipëtar dhe urrejtja ju shtohej në zemër , ndaj këti armiku barbar që vinte me një ngjyrë shumë dinake . Vendimin për ta sulmuar Gjilanin dhe Ferizajn e kishte marrë Shtabi i Mbrojtjes Kombëtare për Zonën e IV të Kosovës , në fund të nëntorit të vitit 1944 . Shtabin për sulm mbi Ferizaj e përbënin : Adem Gllavica , Qazm LLugaxhiu dhe Hysen Tërpeza , kurse Shtabin për sulm në Gjilan e përbënin : Sylë Zarbica , Mulla Idrizi dhe Muharrem Fejza .

Sulmi mbi Ferizaj u bë me 2 dhjetor 1944 dhe pas një lufte të pa barabart luftarët shqiptar u thyen  keq dhe u shpartalluan . Humbjen e betejës në Ferizaj e dinin luftarët shqiptar që ishin mbledhë në Përlepnicë prandaj aty kishte mendime pro sulmit dhe kundër sulmit . Në fund u vendos që të sulmohet qyteti i Gjilanit , në radhë të parë për lirimin e të burgosurëve nga burgu e pastaj sipas situatës . Gjilani u sulmue nga tri drejtime dhe për një kohë të shkurt u vu nën kontrollin e luftarëve shqiptarë me përjashtim të ndërtesës së OZN-ës dhe burgut . Partizanëve të rrethuar shpejt ju arritën ndihmat nga Ferizaj dhe Prishtina , qka ishin shumë ma numerike se luftarët shqiptar dhe shumë më mirë të armatosur . Luftarët shqiptar filluan të tërhiqen nga Gjilani drejt malësis prej nga edhe filloj sulmi mbi Brigadën e VII Maqedone . Për të qenë ma të lëvizëshëm , luftarët shqiptar u shpërndan në grupe të vogla , u dha urdhën që luftarët e thjesht të ju bashkohen partizanëve dhe ata që ishin më të vjetër të këthehen në shtëpi . Shefki Desivojca ra në Gjilan dhe nuk u përballë me jetën e rëndë të kaqakut , ndërsa Molla Idriz , Muharrem Fejza , Sylë Zarbica dhe shumë të tjerë mbetën në vetmin e maleve të rrethuar në të gjitha anët në luftë për jetë apo vdekje. Sylë Zarbica u strehue kryesisht në Desivojc , Suharrën , Novosellë , Priboc dhe rrethin . Edhe pse ishte në terren të vetin , OZNA ja kishte mbyllë të gjitha rrugët dhe rrethi i ngushtohej për ditë e më tepër. Thuhet se Sylë Zarbicën miqtë e këshillonin që të arratisej në Greqi , po këtë mundësi e refuzoj në vazhdimësi . Siq e ceka edhe më lartë ai thonte se forcat anglo-amerikane do të zbarkojn me siguri dhe do ta bashkojm Shqipërinë . Besonte vërtet në këtë mundësi apo në vetmin e maleve i rrethuar nga të gjitha anët i jepte vetes dhe të tjerëve kurajo , kjo do të mbetet enigm . Më në fund OZNA me bashkëpuntorët e vetë e vranë Sylë Zarbicën dikund kah fundi i verës së vitit 1946 në fshatin Gjergjec në malësin e Bujanocit .

Për vrasjen e Sylë Zarbicës qarkulluan shumë thashë e theme , varri i tij nuk u gjetë kurrë edhe pse thuhet se u vorros dikund me një malë të Gjergjecit . Së paku sipas dy dëshmitarëve që e panë kufomën e Sylë Zarbicës , mendohet se Syla u vra me një plumb në shpinë nga jataku tij apo siq thuhet sot truproja e tij . Dëshmitar që e panë Sylë Zarbicën të vrarë dhe që kan treguar më vonë ishin Iljaz Idrizi nga Novosella i njhohur në popullë si doktor Iljazi dhe Kadri Mulla Behluli nga Muhoci atëherë sekretar në komunën e Muhocit. Pas vrasjes së Sylë Zarbicës OZNA në Gjergjec bëri manevra ushtarake se gjoja Syla u rrethue dhe u vra nga forcat ushtarake , kjo u bë  për t´i fshehurë bashkëpuntorët e vetë . Populli i nuhati vrasësit e këti trimi dhe gjithëmonë i urrejti me shpirt dhe me zemër , gjithënji mbetën të mallkuar dhe si farë e zezë që duhej zhdukë sa ma parë . Me rënjen e Sylë Zarbicës , ai kaloj në legjend dhe në mit  ,  kaloj në pa vdeksi . Në të gjitha tubimet në malësi po edhe më gjerë , në gëzime dhe në hidhërime , emri i tij ishte i pranishëm . Përmendej për trimërit e tij  ,  për bukurinë e tij e për këngën e tij  ,  po mbi të gjitha për martirizimin e tij.              

Kjo biografi e shkurtër u shkrua në bazë të kujtimeve të njerëzve që e njohën nga afër dhe ishin bashkëmoshatarë  të Sylë Zarbicës:
Ramiz  ( Shaban )   Beqiri - Zarbicë
Emin  ( Sylë  )         Shabani - Zarbicë
Lalifere ( Sylë )       Shabani - Ramadani  –  Zarbicë 
Selman (Shaban )  Ramadani - Novosellë
Naile  Suharrna  Beqiri  ( gruaja e Sylës ) - Suharrën
Ferat ( Sylë )          Shabani - Zarbicë
Adem  ( Azemi  )    Sherifi - Zarbicë
Nevzad Tafa  -  Novosellë
Kamer Sahiti  -  Suharrën
Mehmet Mala   -  Hogosht
Metush Krasniqi  -  Dajkoc
Muharrem  ( Bektesh )  Xhemaili - Zarbicë  .                                  

 LIteratura e përdorur:
,, Mulla Idriz Gjilani ” ,  Autor Prof .Dr . Muhamet Pirraku
,, Lam Breznica ” ,   Behram Hoti
,,Desivojca nëpër kohë  ”  Sadri  Shkodra , Faik  Shkodra  dhe  Hasan Bunjaku.
Disa shkrime publicistike  të  Prof . Kadrush Sulejmanit.


Autor  i  kësaj   biografi   është   Prof   Sulejman  Sulejmani  

***

Në  Gjilan  është ngritur një Këshill  Nismëtarë për Shpalljen e Sylë Zarbicës Qytetarë nderi i Gjilanit. Dhe  emërtimin  e  shkollës  Fillore  në  Lagjen  Zabel  me  emrin  ,,  Sylë Zarnbica ”

Për  shfletimin e historisë së patriotit të madhë që i frymëzoi të gjitha hapsirat e Shqipërisë etnike, në Gjilan është ngritur një Këshill Nismëtarë nga nëntë veta i përbërë nga figura e personalitete të shquara si të shkencës, artit dhe të kulturës sonë nga Gjilani dhe gjithë andej ku është Shqiptaria për :

- Shpalljen e Sylë Zarbicës qytetarë nderi të  Gjilanit  dhe

- Emërtimin e shkollës Fillore me emrin Sylë Zarbica që është në ndërtim e sipër në Lagjen Zabel – Gjilan.

Ne të K.O për këto dy kërkesa ju kemi drejtuar këtyre instancave lokale dhe atyre qendrore:

-Kryetarit të K.K Gjilan                            z Xhemajl Hyseni ,

-U.d Kryeshefit  Ekzekutiv të K.K Gjilan       z Fadil Osmani ,

-Nënkryetarës së K.K Gjilan                      znj Lirie Kajtazi ,

-Shefave të Grupeve  parlamentare  në  K.K të Gjilanit,

-Komitetit për Politik dhe Financa ,

-Zyrës Ligjore,

-Zyrës për Informim dhe

-Arkivës  Regjionale  të  Gjilanit 

-Kurse për shkollën Fillore që është në ndërtim e sipër në Lagjen Zabel që ta bartë emrin Sylë Zarbica ne si Këshillë Nismëtarë ju kemi drejtuar këtyre Instancave Lokale të Gjilanit dhe Kosovës .

-Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë ,

-Zyrës Rajonale të Arsimit në Gjilan ,

-Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan,

-Komitetit  të  Arsimit në K.K të Gjilanit,

-Të  gjithë  Shefave  të  G.P  që  janë  në  K.K  të  Gjilanit ,

-Zyrës Ligjore,

-Zyrës për Informim,

-Arkivës  Regjionale  të  Gjilanit.

Sa për njoftim se ky Këshillë që nga 13.09.2005 data e formimit ka bërë mjaftë në disa aspekte për përgatitjen dhe kompletimin e shumë gjërave që mbrenda mundësive që në vitin 2008 të organizohet Akademia Përkujtimore për Dëshmorin e Kombit Shqiptarë Sylë Zarbvicës me rastin e 110 vjetorit të lindjes së tijë .Me këtë rastë që nga ajo kohë ne si K.O kemi grumbulluarë 3004 ( tre mijë e katër ) nënshkrime për peticionin drejtuarë instancave për kërkesat e lartë-cekura .

Me rëndësi është se për herë të parë pas luftës në Gjilan por sigurisht edhe më gjërë ngritet një Këshillë për këto arsye për të emërtuar një Institucion edukativo – arsimor që jo vetëm që e meriton por ka mbështetje të jashtëzakonshme.  Një faktë tjetër tejet me rëndësi është se gati Gjilani është i Populluar me banorë të ardhur nga Fshatrat e Malësisë së  Bujanocit ku sot kemi tri lagje të banuara tërësishtë me banorë të ardhurë nga këto Fshatra që njëherit është edhe Vendlindja e Dëshmorit të Kombit Sylë Zarbica edhe kjo është një arsye më shumë pse ky K.O është ngritur mu në  Gjilan dhe ka dy kërkesa me aqë mbështetje të fortë si asnjëherë deri më tash .

Me respekt të veçantë nga kryetari i  K.O  ecc i dipl  Refik Hasani për: Gjilan 

Shpalljen e Sylë Zarbicës  qytetarë  nderi  i  Gjilanit

Emërtimin e SH.F në Lagjen  Zabel  ,, Sylë Zarbica“


    Kthehu ne fillim

----------------------------------------------------

 PUSHKA E TAHIR MEHËS I HAPI SHTEG LIRISË

 

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Prishtinë, (Botuar më 13.05.2007)

 ( Fjalë në Akademinë Përkujtimore, mbajtur në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, më 13 maj 2003)

 “Nuk mund ta injoroni historinë nëse dëshironi të arrini një marrëveshje të qëndrueshme” Martti Ahtisaari (Prill 2007).

***

Tahir Meha (10.X.1943 - 13.V.1981)

Burri i Dheut - trim i paepur, paraardhës i sakrificës ademja­sha­ri­ane për atdheun, Tahir Nebih Meha, u lind, më 10 tetor 1943, në Prekaz të Drenicës, Panteon i dëshmuar i shqiptarizmës. I ndjekur nga i et, 71- vjeç, Nebihu, Kullën stërgjyshore e ktheu në varr të hapur për pushtu­e­sin jugosllav të tokave shqiptare, më 13 maj 1981.

Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombë­ta­re Ka­ça­ke të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Ishte Burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. Pas vrasjes së Azem Bejtes, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe, më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta ndero­nte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhakun, pjesë historike të Shqi­përisë. Pushka e Azem Bejtes në dorën e Nebi­hut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Pa­llu­zhës dhe në Luf­tën e Tahir Mehës.

Tri gjenerata: Emin Lati, Nebih Meha dhe Tahir Meha

Prometeut Tahir Meha, meqë dilte nga një familje me tradita të luf­tës kundër okupatorit serb, nuk iu lejua shkollimi në shkollën e mesme. Ushtrinë e mbaroi në Mal të Zi dhe u shqua në shenjëtari. Në Kavadar të Maqedonisë, një kohë, punoi punëtor fizik. Nuk mund ta duronte shkaun komandar dhe iu kthye vendlindjes, tokës, bujqësisë. Do të shquhet me shka­thtësi akiliane dhe me gatishmëri për sakrificë sublime. U bë tmerr për kolonistët serbë në Prekaz e rrethinë. Kishte ti­par e natyrë epike të perso­nazheve të Lahutës së Malcisë, tipik me Shan Dedën e Dedë Jakupit, që si turkut si kaurrit rrumbullak fjalën ja thotë!

E donte historinë, lexonte libra të vjetër e të rinj, dhe mbi të gjitha mburrej me Oso Kukën, Ahmet Delinë, Hasan Prishtinën, Azem Bejten, Meh­met Gradicën dhe Shaban Palluzhën. Ua kishte lakmi vde­kjen. Këmbë­ngulës ishte, në qëndrimet e veta, i papajtueshëm me rrethin që bashkëjetonte fatalisht me robëruesit. Dhe, po të mos ishte i tillë, in­di­pedent, nuk do t’ia kthente fjalën, as pushkën, Beligradit, të përg­dhe­lu­rit historik ruso-evropianë. Meqë nuk priste trashëgimtar ma­sh­kull me Shefkijen, u rimartua me Hakën, me shpresë se do ta trashë­gojë me ushtarë të shqiptarisë, siç do t’u thoshte miqve.

Ahmet Delia

Konfrontimin e parë me policinë jugosllave, Tahir Meha, e përba­lloi më 1965, të dytin, me armë në dorë, më 1971, së bashku me t’et, Nebih Mehën, në vendin “Vojtesh”. Aty ia ktheu plumbat njësitit policor që u bën­te kontrollim rutinor, për armë, pazarxhinjve. Nga fundi i vitit 1979, Tahir Mehën e kapën udbashët shkije e shqipfolës, dhe e torturuan mizorisht. Nga kjo kohë, Tahiri ishte ariu i plagosur i Prekazit hijerëndë, i çelikosur egër kundër pushtuesit dhe sahanlëpirësve shqiptarë: “Ma nuk njoh pushtet të Ju­go­sllavisë. E kam nda men­djen se ma mirë m’asht nji ditë sokol se sa nji­qind vjet sorrë e zezë!”

Së këndejmi, policia e pushtuesit emrin e Tahir Mehës e futi në inde­ksin e personave “të rrezikshëm për sigurinë dhe vëllazërim-bash­ki­min jugosllav”, ndërkaq Gjykata e Qarkut në Skenderaj e dënoi, në mu­n­gesë, me gjashtë muaj burg, për mosbindje qytetare dhe për armë­mbaj­tje pa leje. Dhe, më 28 prill 1980, në Skenderaj, u hetua, iu bë rrethimi. Ishte me t’et, Nebihun, dhe disa shokë. Rreth orës 14, në për­pje­kjen e Bluzave blu për ta arrestuar, por Tahir Meha e çau bllokimin me zjarr të Walterit 9mm, me një varrë në trup, por duke lënë pas një polic të plagosur. Kaloi në arrati, me armët ngjeshur, përfundimisht, kundër Jugosllavisë.

“Biri im! Nëse do të shkruani për Lëvizjen e Rezistencës Shqip­ta­re Antijugosllave, shkruani për jatakët, se ata janë më të mëdhenj se kaça­kët…!” – më kishte porositur, më 1973, ish-kaçaku Salih Pirraku.

 Tahir Mehën e strehuan, e përkrahën dhe e morën në mbrojtje, rreth një vit, Zekë Fazlija e Osman Maloku të Çubrelit dhe Jonuz Shala i For­tesës. Në Fletarrestin për kapjen dhe burgosjen e Tahir Mehës, shkru­ante: “Mesatarisht i zhvilluar, i gjatë rreth 170 cm, fytyrë të rrum­bu­llakët, flokë ngjyrë gështenje të errët të nënqethur me rregull, në ko­kë zakonisht mban kallpak. Ka gojë, hundë, sy, duar, këmbë të zhvi­lluar normalisht. Në qoftë se është pa kallpak, flokët i krehë prapa, nuk është tullac, por ka flokë të dendura. Veshur gjatë ikjes (më 28 prill), ka pasur një mantel ngjyrë kaltër të qelë. Gjatë ecjes, lëviz me kujdes, duke kthyer kokën majtas dhe djathtas…”.

Pas shpërthimit të Demonstratave studentore të 11 e 26 marsit dhe Ngritjes Gjithëpopullore Shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981, Tahir Meha u kthye përfundimisht në Kullën stërgjyshore: “Kanga e studentë­ve m’nxori nga bira e minit dhe tashti e ka renin kanga ime…!”- u tho­shte miqve që e vizitonin.

 Sigurimi shtetëror jugosllav kishte informata të sakta për ven­do­­s­­mërinë e Tahir Mehës, ndaj i futi nën mbikëqyrje njëzetekatër­orëshe çdo lëvizje të Tahirit, si personin më potencial për rrezikshmëri ndaj rendit policoro-ushtarak jugosllav të jashtëzakonshëm, të vendo­sur në Koso­vë më 1 prill 1981. Milicia i dërgonte “miq” herë me porosi “miqësore” e herë me ultimatume, të dorëzohej. Trimi ishte fja­lë­shkurtër: “Jam në shtëpinë time dhe këtu mund të më gjeni…!” Spiunët e informuan mi­li­cinë se Tahir Meha i kishte thënë farefisit, pak ditë para ndodhjes së historisë: “Krejt pasunija jeme âsht  n’grykë të pushkës e n’kofshi t’gjallë kini me mbledhë shusha e tru të milicëve rreth kësaj Kulle…!” dhe “…për Luftën time ka me shkrue edhe “Zhen Min Zhibao” e Ki­nës…!” Kjo ishte dëshmi e tërthorët sa fortë e donte Enver Hoxhën - Shqipërinë.

Kjo e goditi forcërisht sedrën e makinerisë policore e ushtarake të pushtuesit, ndaj përgatiti planin ta kapte Tahir Mehën, të gjallë ose të vdekur, brenda në Kullë, për t’i dhënë tis shembullor rinisë shqiptare kryengritëse të “Pranverës Shqiptare ’81”. Dhe, një surprizë e tillë ish­te planifikuar për ditën e Festës së Sigurimit Shtetëror të Jugoslla­visë, pikërisht më 13 maj 1981.

Planin operativ të policisë për rrethimin dhe kapjen ose asgjë­si­min e Tahir Mehës e hartoi Sigurimi Shtetëror i Jugosllavisë me urdhër të Franjo Herleviqit, sekretar i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Është skica me shënime të sakta për pozitën e Kullës dhe të objekteve ndihmëse. Pushtuesi sllav, albanofob i dëshmuar, mendo­nte ta kurorëzonte 40-vjetorin e formimit të OZNA-s, që koincidonte me Njëvjetorin e vdekjes së Titos, me një fitore të madhe, shembu­llore, në fortesën e shqiptarisë, në Drenicë. E dëshironte një grusht vendimtar kundër “irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar”, rrënues të themeleve të Jugosllavisë avnojiste.

 Ndaj, rrethimit të Kullës së Tahir Mehës i parapriu një aktivitet i madh politik, propagandistik e policor gjithëjugosllav antishqiptar - për demaskimin e mesazhit të Demonstratave studentore, të Ngritjes Gjithëpopullore Shqiptare dhe të aktivitetit politik të organizatave shqi­p­­tare ilegale në themele të “Pranverës Shqiptare ’81”. Franjo Her­leviç në intervistën dhënë TANJUG-ut, më 12 maj, midis të tjerash, kërcënoi:  “Populli i Kosovës dhe mbarë Jugosllavia do ta bindin armi­kun se do t’i mbrojnë vetë frytet e revolucionit”.

 Në Dosjen “Tahir Meha” të organeve të hetuesisë jugosllave, përnjëherë pas Ditës së Përgjakshme, të 13 majit 1881, në Prekaz, ka të dhëna me interes të madh për Heroizmin e Luftës së Tahir Mehës. Në “Planin operativ të Shërbimit të Sigurimit Publik për kapjen e Tahir Mehës”, midis të tjerash, saktësohej: Më 12 maj 1881, rreth orës 17, Organet e Sigurimit u informuan: “Tahiri, me siguri në mbrëmje, do të jetë në shtëpinë e vet, në fshatin Prekaz i Ulët (…) Aksioni duhet të fillojë të mërkurën, më 13 maj 1981, në ora 02 (…) Pas bllokimit të shtëpisë, po­sa të fillon agu i parë, me ndihmën e megafonit duhet të ftohej Ta­hiri që të dalë dhe të dorëzohet. Në rast se nuk pranon të dorëzohet duhej të merreshin masat dhe veprimet e parapara…”

Në dokumentin që përshkruan ngjarjen, më tutje, shkruan: Tahir Mehen, rreth orës 01.30 të natës, midis 12 e 13 majit 1981, “e kishin zgjuar të lehurat e qenit në oborr. Kishte nxjerrë revolen që mbante nën jastëk kur flinte” dhe “ishte kollitur zhurmshëm (…). Kishte kohë që bën­te gjumë me rrobe veshë”. E porositi gruan, Shefkijen, të pyeste, nga dritarja e Kullës, se kush ishte? Një polic do t’i përgjigjet: Shtëpia është rrethuar dhe e fton Tahirin, “të dorëzohet, për shkak se ekziston urdhri gjyqësor për arrestim…!” Tani, gruaja e dytë, Haka, gjithnjë sipas sugje­rimit të Tahirit, do ta ftojë policinë të largohej nga oborri, duke u thënë: “Tahiri nuk është këtu!” Një milic shqipfolës do t’i përgjigjët, qartë: “Jemi në dijeni se Tahiri është në shtëpi”.

 Dhe, deri rreth orës 3 të 13 majit 1981, për terrin e para agimit, me shi të imët, njësi të mëdha të Milicisë së Bashkuar të Jugosllavisë i bënë tre rrathë të hekurt. Së bashku me një pjesë të Mbrojtjes Terri­toriale të Kosovës, në pozicione lufte, deri nga mesdita e së mërkurës, u tokëzuan rreth 2000 këmbësorë të mbështetur nga katër tanke, tre helikopterë dhe shumë reflektorë. Oda e Kullës ku ishte barrikaduar Tahiri, kishte një dritare të madhe dhe tri frëngji. Tahir Meha, sipas përshkimit të ngjarjes në Dosje, ishte afruar pranë dritares dhe kishte zhvilluar dialog me milicët. Midis të tjerash, u kishte thënë: “Nuk kam besim që t’i dorëzohem policisë së Serbisë se ata m’i kanë thyer brinjët njëherë dhe njëherë më kanë plagosur”. Njëkohësisht, kishte përcjellë lëvizjet e milicëve dhe kishte reaguar me të shtëna ndaj lëvizjeve dhe të shtënave të tyre.

Gjatë negociatave për dorëzim, Tahiri kërkoi “dorëzanë”, një Zo­ra­nin, shef të Sigurimit Shtetëror në Mitrovicë dhe një “Imerin apo një Faikun”. Duket se kishte ndërmend t’i vriste. Kjo mund të vigjilohet nga përgjigja që mori nga milicët: “Imeri ka vdekur në komunikacion, e Faiku është në shok dhomë”. Një milic, i cili ishte në roje “afër odës”, i konstatoi hetuesit, më 17 maj 1881: “Tahiri ka dalë në dritare, ka bise­duar me gati të gjithë policët dhe nuk ka dashur të dorëzohet, duke thënë se ‘unë i gjallë nuk dorëzohem’. Bile, nganjëherë, e shpalonte gjoksin dhe thoshte ‘vramëni!”

Nga ora 10 të 13 majit 1881, hyri në veprim edhe Njësia e Poli­cisë Speciale, komandanti i së cilës ishte identifikuar me nofkën Franc. Gjithnjë sipas “Dosjes”, ai kërkoi nga policia e rregullt të mbante “Tahirin në dritare për 2-3 minuta, deri sa të vendoste njerëzit e vet në vende të caktuara dhe të jepte urdhër për futje të lotsjellësit” brenda në Kullë. Dhe “derisa polic të tjerë kanë biseduar me Tahirin për t’ia tërhequr vëmendjen, njësiti special i është afruar shtëpisë (…). Të veshur në uniforma të gjelbërta, pjesëtarët e njësitit special janë përvjedhur pranë shtëpisë”.

Heroi ynë, Tahir Meha, shtinte hollë. Të parit, që ëndërronte gra­da, por edhe tjetrit që pati guxim ta ngrehte kokën më lartë se të tjerët, njëri boshnjak e tjetri shqiptar, Tahiri ua qëndisi ballin. Speci­a­lcave iu dridhen duar e këmbë, ndaj dy fishekë të gazit lotsjellës nuk qëlluan dritaren. Go­di­tën murin e Kullës dhe helmi mbuloi milicët dhe spe­cialcat, të cilët u detyruan të largohen nga ajo mynxyrë, që krijuan vetë. Dhe, thirrjes, së va­zh­dueshme, me megafon, për dorëzim, Tahir Meha do t’i përgjigjet, me gjuhën e Oso Kukës, para 119 vjetësh, e të Shaban Pallushës, para 44 vjetësh, gjithnjë duke i lutur milicët shqiptarë të mos ia mësynin Kullës, se “për kit Luftë ka me nije edhe Vashingtoni”!

 Vërtet, qëndresa e heroike e Tahir Mehës tmerroi Jugosllavinë. Nga mesi i ditës në Shtabin komandues të Operacionit, në nja 600 metra nga Kulla, arriti edhe Franjo Herleviç, të cilin atë ditë e shohim në Beograd, e gjetkë në Serbi dhe në Mbledhjen e Kryesisë së KSA të Ko­so­vës. Tashti së paku tre milicë kishin kafshuar dheun e tokës së Dreni­cës, disa ishin plagosur, kurse të tjerët në pozicione, në Tahir Mehën shihnin vetë Titanin e pa pushtueshëm as nga zotërat. Pas një rirreshtimi strategjik të forcave, kundër Kullës nga tri anë shtinin tri tanke dhe nga sipër një helikopter. Dy helikopterë mbanin nën vështrim Prekazin e Dre­ni­cën, që të pengonin ndihmën eventuale për Tahir Mehën, i cili nga frëngjitë e tri ballëve të Kullës, tmerronte armikun. Shtinte rrallë, herë me Walter e herë me Kraragujevce, dhe kurrë dy herë në një person. Të gjithë i godiste mbi vetulla, nën strehë të helmetës.

Plaku 71 vjeç, Nebih Lati, me orë të tëra, me pushkën e Azem Bejtes, nga konaku përdhes, kapur për Kullën, ishte mburoja e hyrjes në Kullë. Duke ndërruar pozitën, për të nxjerrë nga Kulla dy gratë dhe pesë fëmijët e Tahirit, një plumb e goditi në dorën e majtë. Me të dja­thtën, plandosi komandosin Pejoviq, që po mbante nën zjarr derën e Kullës. Pasi plagën ia lidhi Tahiri me nënkmishë, Nebihu zbriti në katin e parë dhe edhe për disa orë e mbrojti hyrjen në Kullë. Predha të shumta të mitralozit e goditën, rishtazi. Plakun fisnik, Nebih Latin, do ta qëllojë për vdekje komandanti Franc, i cili  ia mori pushkën, trofe.

Plagë mori edhe e mbesa 16 vjeç, Mihrie Tahir Meha, e cila me guxim ndihmonte, në luftë, gjysh e babë. Vërtet, Nebih Lati i plagosur tepër rëndë, ishte tërhequr, zhagazi, brenda derës së Kullës, ku tashti ishte vetë ferri. Disa tramblone të gazit lotsjellës kishin depërtuar brenda. Tahiri e vendosi t’et, në një grazhd, i vendosi një gjësend për nënkresë, i ofroi një qyp me ujë dhe, i pa epur, plotësisht i pathyeshëm për të realizuar betimin, herë në njërën e herë në frëngjinë tjetër të Kullës, mbillte vdekje mbi armikun. Kjo Luftë po vërtetonte opinionin e popullit se Shtëpia ka orë, vetëm se duhet venë vetes detyrë për qëllime të larta.

Asnjë komando nuk arrinte të futej në kullë, nga dritaret ose nga dera, ndaj rreth orës 22, një tank rrënues mësyu kullën nga ballina e derës dhe depërtoi në brendi të saj. Me trarët e parë ra mbi tank edhe Tahir Meha dhe sapo kapiteni e ngriti kupolën të shohë ç’po ndodhte me Kullën dhe me Tahir Mehën, trimi ua hodhi bombën brenda. Nuk dihet sa veta vrau në tank, por dihet se kapiteni që drejtoi tankun ishte malazias, kolonist në Çallapek, dhe tani jetoi në Pejë, i verbër. Speci­alci Radoiçiq, do të saktësojë: “Kur ‘blinda’ ka goditur derën dhe ka rrënuar një pjesë të shtëpisë nuk është parë më asgjë për shkak se është ngritur një re e pluhurit. Udhëheqësi i njësitit special ka dhënë urdhrin për tërheqjen e transporterit dhe ka vazhduar me hedhjen e bombave të dorës. Gjithashtu ka ndriçuar oborrin me reflektorë”.

Vërtet. shembja e kullës, ngritja e pluhurit, helmi kimik dhe tymi i tankut pamundësuan qëndrimin brenda rrënojës. Legjenda e Kombit, Tahir Meha, përshpejtoi me pushkën në njërën dhe me bombë në dorën tjetër, për të çarë rrethimin e Kullës. Krahaqafë kishte trastën me 750 fishekë dhe një bombë në rrip. Sipas Radoiçiqit, “Tahir Meha ka braktisur pozitën e tij dhe ka luajtur në krejt apo hiç. Ka dalë nga shtëpia e tij e rrënuar dhe ka filluar të vrapojë. Ka kapërcyer një gardh dhe është nisur poshtë arave. Janë dëgjuar dy breshëri automatiku dhe një e shtënë pushke. Tahiri ka hasur në pozicionin e dytë të policisë”. Krisma e pushkës ishte e shtëna e fundit e Tahir Mehës, për dinjitetin dhe për lirinë shqiptare. Plumbi nuk i shkoi huq. Dhe, nuk doli koman­dos t’i shkonte pranë, të vërtetonte vdekjen e tij. Ia mësyn kufomës me tank dhe vetëm pasi vemëzat e armës ciklopike ia shtypi këmbët nën gjunjë, Prometeut shqiptar, u dha sihariqi: “Është i vdekur…!”

Gëzim dhe brohoritje nuk pati. Në luftën 19-orësh Tahir Meha e realizoi betimin, pikë për pikë. Tashti Oborri i Kullës ishte përplot shusha, kufoma milicësh e armë të tyre. Mjeku serb i pranishëm në operacion, kolonisti Rada i Radenkut, drejtor i Spitalit të Skenderajt, fliste me argumente për 22 të vrarë e 14 të plagosur. Me këto të dhënë përputheshin edhe konstatimet e vrojtuesve okular të ekspertizës në vendin e ngjarjes, më 16 maj 1981. Ata kanë numëruar 22 piketa të vëna në vendet ku kanë mbetur milicët e vrarë. “Këtë e kam përcjellë me sytë e mi…!” – thoshte pesëdhjetetetëvjeçari Hamit Meha, mendjendritur. Por, disa përjetues të ngjarjes nga radha e pjesëtarëve të Mbrojtjes Terri­toriale flisnin, në besë, për 27 milicë të vrarë e për 45 të plagosur.

Kështu, drenicasit Tahir e Nebih Meha, dy breza, e kurorëzuan je­tën dhe luftën për truallin e lirë dhe të pacenuar në mënyrën më mitike. Ata bënë vdekje madhështore. Brezi i tretë, Mihria, me plagë, mbeti për ta mbi­je­tuar dhunën e okupatorit, dhe, në një të ardhme të pritur, për ta gëzuar fi­to­ren e  luftës së brezave të përgjakur me okupa­torin serbo - jugosllav.

Më 13 maj 1981, instancat shtetërore, politike e policore të Ju­go­s­lla­visë publikisht e manifestonin Festën e Sigurimit Shtetëror të planifi­kuar, kurse intimisht mallkonin debaklin skëterrë jugosllave - fitore e irre­dentizmit dhe e nacionalizmit shqiptar, të vulosur me gry­kën e push­kës së Tahir Mehës. Më 14 maj 1981, Franjo Herleviç formoi komisionin për “të zbardhë të gjitha rrethanat e këtij rasti” dhe në krye të atij komi­sioni zbriti në truallin e Tahir Mehës, i cili ende po kundër­monte erë gjaku të koagu­luar të komandosve të tij - “të rënë në krye të detyrës”. Nuk u durua dhe me duar të veta preku të djathtën e Tahir e të Nebih Mehës, të cilat për të gjallë nuk arriti t’ua përlyente as t’ua thyente.

La urdhër: Të bëhet varrimi nën rrethim policor, me pjesëma­rrje të kufizuar dhe nxitoi për Beograd, për të hartuar Kumtesën e Sek­re­tariatit Federativ të Punëve të Brendshme, të cilën do ta botojnë, më 15 maj 1981, të gjitha gazetat ditore të Jugosllavisë: “Më 13 maj të këtij viti në fshatin Prekaz i Ulët, komuna e Serbicës, KSA e Kosovës, organet e punëve të brendshme zbuluan Tahir Mehajn, i cili para një viti shtiu kundër organeve të sigurimit publik të KSA të Kosovës dhe që atëherë gjendej në arrati. Ky kriminel, për të cilin në vitin 1980 u shpall urdhërarrestimi, ngriti barrikadë në shtëpinë e vet bashkë me Nebih Mehajn dhe mbante peng dy gra e pesë fëmijë. Pas thirrjes që të dorëzohen, hapën zjarr kundër organeve të sigurimit” – thuhej në fillim të Kumtesës.

Vërtet, kumtesa ishte hartua me kalkulime: Operacioni të trego­hej si ndërmarrje humanitare, për të shpëtuar “dy gra dhe pesë fëmijë të mbajtura peng nga kriminelët”; të minimizoheshin humbjet maksi­ma­lisht - në 4 të vrarë dhe në 3 të plagosur; rënia dhe plagosja e mili­cë­ve, kom­besh e kombësish të ndryshme të tregohej si vazhdim i LNÇJ-së dhe revo­lu­cionit socialist jugosllav: “Në këtë ngjarje tragjike ka edhe simbolikë, që është shprehje e vëllazërimit e bashkimit dhe e bashkëjetesës sonë, që u krijua në luftë e revolucion, me gjakun e bijve e të bijave të të gjitha kombeve e të kombësive tona. Shokët që humbën jetën, janë nga anë të ndryshme të Jugosllavisë dhe të kombeve të ndryshme”.

Në varrimin e Tahir e Nebih Mehës, më 15 maj 1981, midis rreth 70 bashkëfshatarëve e miqve ishte Shaban Jashari me djemtë: Hamzën dhe Ademin. Këto legjenda të kombit shqiptar u betuan, pub­li­­kisht, para kufomës së Tahir Mehës: “Luftën që nise ti do ta vazhdo­jmë ne deri në pikën e fundit të gjakut!” Spiunët që përgjonin xhematin nga brenda, aty për aty, lancuan dezinformatën, për t’i njollosur Jasha­rajt: “ Këta janë provokatorë, dora vetë e UDB-ës…!”

E vërteta ishte e hidhur për okupatorin, por e hershme për vetë­dijen politike të masave të gjëra të popullit. Jasharajt legjendarë, si edhe Mehajt legjendarë, qëndronin me kohë në të njëjtat valë me objektivat politike e çlirimtare të tokave shqiptare të Amës Shqipëri. Agjencia Gaze­tare e Shqipërisë, pra Tirana zyrtare, më 17 maj 1981, e mori në mbrojtje Tahir Mehajn dhe Luftën e tij e quajti mbrojtje të domosdoshme të nderit, të dinjitetit në vatrën stërgjyshore. Sulmin e njësive të “milicisë ndësh­ku­ese serbe (…) kundër një familjeje shqip­ta­re dhe vrasjen e dy anëtarëve të saj” në vatrën e lindjes, Tirana e kuali­fi­­koi dhe e ndërkombëtarizoi si terro­ri­zëm shtetëror të Jugosllavisë kun­dër qenies shqiptare të Drenicës e të Ko­sovës. Dhe, vërtet, koha, kjo vërtetuese e gjërave, tregoi: Adem Ja­shari, i mbështetur fuqimisht në Mëmën Shqipëri, pushkën e Tahir Mehës, me sakrificë pa çmim, e bëri Top dhe prelud të Revolucionit Gjithësh­qiptar Nacionalçlirimtar në rrjedhë.

Heroi i kombit, Tahir Meha me rezistencën dhe me luftën mbi­he­roike e theu, njëherë e përgjithmonë, mitin e pathyeshmërisë së ma­ki­nerisë pushtuese serbo-jugosllave në tokat shqiptare, të mbjellë me dhunë gjenocidiale të pandërprerë prej pushimit të pushkës së Ibrahim Lutfiut, dëshmor i Lëvizjes për Lirimin dhe Bashkimin e Tokave Shqi­p­tare, më 15 janar 1951. Tahir Meha i tregoi rinisë shqip­tare dhe popu­llit se Lufta e armatosur, jo demonstratat me duarthatë, është rru­ga e Li­risë. Se albanofobia sllave e kupton vetëm gjuhën e pushkës.

Lufta e Tahir Mehës do të bëhet ushqim shpirtëror për të burgo­surit e “Pranverës Shqiptare ’81” për të përballuar dhunën çnjerë­zore në kazamatet e Jugosllavisë. Kjo luftë ktheu besimin në masat e gjera, se populli lindë, rritë, e ka në gjirin e vetë Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre, si mbi perëndinë, ndaj edhe rapsodi saktësoi: “Tahir Meha në t’dytin kat,/ Po lifton me Beligrad”. 

Vërtet, e ardhmja vërtetoi se Pushka e Tahir Mehës i hapi shteg Lirisë së Kosovës e të kombit shqiptar. Përcaktimi për vdekje  heroike i Rexhep Malës e i Nuhi Berishës, më 1984, i Fahri Fazliut e i Afrim Zhitisë, më 1989, ishte frymëzim i prekshëm i heroizmit të Tahir Mehës. Dhe, vendosmëria e Besim Latifit (1968) dhe e Skënder Manollit (1957) të Pollatës së Llapit, për të kthyer shtëpitë në fortifikatë kundër milicisë speciale të Jugosllavisë, më 13 shtator 1990, pa marrë parasysh çmimin, ishte vetëpërcaktim për sakrificë tahirmehote.

Së fundi, përcaktimi i Tahir e Nebih Mehës dhe i Besim Latifit e Skënder Manollit, për sakrificë pa çmim për dinjitet shqiptari dhe rënia heroike e tyre, ishte përvojë e përjetuar e Adem e Hamëz Jasharit, legjenda mbi legjendat njerëzore të UÇK-së. Ushtar i orëve të para të Adem Jasharit, vetë siluetë e Tahirit, ishte i vëllai, pesë vjet më i madh, i dënuar politik i Lagjes së veprimtarëve të “Pranverës Shqip­tare ’81”, dëshmori Beqir Nebih Meha, i rënë heroikisht, më 25 mars 1999, në krye të njësitit të UÇK-së.

Dhe, sa më shumë që po na sprovon koha, në Kosovë dhe rreth e rrotull në tokat shqiptare, në këtë fill të Lirisë sonë të nëpërkëmbur ndërkombëtarisht për interesa të pushtuesve historik të vendeve shqiptare, aq më i madh po rritet Tahir Meha, aq më frymëzuese po bëhet Pushka e Tij habertare - për bashkimin dhe për Lirinë e kombit shqiptar.

Këshilli Organizues për Shënimin e 20-vjetorit “Pranvera Shqi­p­tare ’81”, në Njëzetvjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehajt, pranë rrënojave të Kullës, vendosi pllakën përkujtimore me mesazh historik: Shqiponja dykrenore

 

KËTU, MË 13 MAJ 1981

TAHIR NEBIH MEHA DHE NEBIH EMIN MEHA

KULLËN STËRGJYSHORE E KTHYEN

NË VARR TË PUSHTUESIT JUGOSLLAV.

NDEZËN FLAKËN E LUFTËS ÇLIRIMTARE

TË <<PRANVERËS SHQIPTARE ’81>>,

TË  KURORËZUAR  ME FITOREN E UÇK-SË.

 PREKAZ, 13 V 2001 - KËSHILLI ORGANIZUES.

Kthehu ne fillim

 -------------------------------------------

TAHIR MEHA DHA KUSHTRIMIN

Shkruan: Mehmet BISLIMI

Më 12.05.2007

    ***   

Sa shpejt ikën vitet, por heroizmat mbesin të freskët në kujtesën tonë, sikur të kishin ndodhur sot… Një heroizëm të tillë na e la që ta kujtojmë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh, trimi nga Prekazi, Tahir Meha.

Ishte 13 maji i vitit 1981. Atë pranverë e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po kërkonte lirinë e vet, të drejtat e veta që shkeleshin me dekada e shekuj nga ata që ishin ulur në kolltukë prej pushtuesi. Rënia e dhjetëra të rinjve në zemër të Kosovës për lirinë dhe të drejtat që kërkoheshin, ngriti me mijëra të tjerë në këmbë.  Studentë, punëtorë, të rritur e të moshuar, bujq e arsimtarë, nxënës e pensionistë, ishin ata që me zërin e tyre tundën themelet e ish Jugosllavisë pushtuese!

Në Drenicën heroike, heroizmi përsëritej edhe njëherë. Edhe njëherë Drenica po i bënte ballë gjithë asaj makinerie ushtarake të pushtuesve serbosllavë. Trimi Tahir Meha ishte fortifikuar në kullën e vet, si dikur Oso Kuka në kullën e barotit dhe po priste momentin e duhur për t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanë zot! Heroizmi i ditës së 13 majit do bëhej simbol i kushtrimit të lirisë dalë nga grykëholla e Tahir Mehës, kushtrim ky që pushtuesit serb i tha më se qartë se këtu është taka e bijve të shqipes!...

Dëshmori Tahir MEHA

Na ishte një herë edhe një 13 maj, dita e themelimit të milicisë jugosllave. UDB-ja dëshironte që këtë festë ta shënonte si fitimtare duke e zënë Tahirin e shumë kërkuar për ta dërguar atë më pas në Beograd si trofe për triumfin mbi rebelimin e shqiptarëve të “padëgjueshëm”. Pushtuesi kishte planifikuar lavdinë e këtij aksioni që do të forconte imazhin e njësitit special të milicisë së UDB-së, dhe që do të festohej shumë në qarqet e atjeshme të Beogradit, se më në fund e zumë Tahir Mehën të gjallë!...

Mirëpo Tahiri nuk po flinte. Ai kishte bërë syrin pishë dhe gjoksin digë atë pranverë të lulëkuqeve të Kosovës. Atij i ishte shtuar edhe më shumë forca dhe vendosmëria për të luftuar për atdheun tonë të shumëvuajtur, për të përkrahur me sakrificën e tij më sublime ngjarjet e asaj pranvere, për t’u bashkërenditur në radhën e dëshmorëve të kombit tonë të pavdekshëm, duke kaluar kështu në përjetësi.

Kjo rrugë e qëndresës aktive pa dyshim se mori edhe haraçin e vet, mirëpo nuk kishte se si të bëhej ndryshe: Liri pa gjak nuk ka. Kushtrimi i pushkës së lirisë të Tahir Mehës, më vonë i lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e shumta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë. 13 majin, ditën e milicisë jugosllave, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmëri. Po me trimërinë dhe heroizmin e Tahir Mehës lindi 13 maji i ri, dita e kushtrimit të pushkës së lirisë për Kosovën. Ishte kjo pothuaj pushka e parë kaq e zëshme që pas Luftës së Dytë Botërore, që u shkreh hapur e publikisht kundër pushtuesit jugosllav nga një shqiptar bujar e atdhedashës siç ishte Tahir Meha i Prekazit!

Tahir Meha me babën plak, bacë Nebihun, i detyroi pushtuesin që në fushëbetejën e Drenicës të nxjerrin një arsenal të tërë armatimi, që ta kishin në dispozicion ushtarët e milicët e saj, të cilët po përballeshin me dy burra trima të Drenicës. Edhe gjithë ata numra ushtarësh e milicësh, prapë nuk mjaftuan për të mposhtur dy trima shqiptarë të Prekazit, prandaj duhej angazhuar edhe njësitet rezervë të mobilizuara enkas për këtë rast! Edhe helikopterët u desh të sillen në qiellin e Drenicës atë ditë. Një shtet i tërë ishte ngritur në luftë kundër Tahirit dhe babait të tij mu në zemër të Prekazit legjendar!...

A nuk ishte kjo një ndër goditjet më të rënda që po merrte ish shteti i Jugosllavisë? A nuk e vuri në lojë Tahiri Meha me babën plak një shtet të tërë çfarë ishte Jugosllavia e atëhershme, makinerinë dhe strategjinë luftarake të atij shteti? A nuk e hodhi për tokë moralin e maskuar të atij sistemi mbi gjoja barazinë e popujve që aq shumë e trumbetonin edhe ish lakenjtë e LKJ-së?! Këtij arsenali të tërë armatimi, Tahir Meha me babën plak i rezistoi për më se 20 orë. Tahiri me bacë Nebihun qëndruan të palëkundur nga pozitat e tyre. Tahir Meha luftonte dhe këndonte përnjëherësh: “O Shqipni mos thuaj marova, se bijt tu oooo janë të gjallë!”...

Qëndresa e Tahirit i dha fuqi e guxim të pashembullt popullit shqiptar në atë pranverë të përgjakur drejt përgatitjes për luftë të mëtejme shumëdimensionale kundër pushtuesit serb. Ai bëri të ditur edhe njëherë se me serbin nuk ka zgjidhje tjetër dhe kjo zgjidhje e imponuar është vetëm lufta. Pushka e Tahir Mehës la të vrarë 13 majin e pushtuesit dhe ngriti një 13 maj shqiptar me heroizmin dhe kushtrimin për luftë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kishin shkelur tokat tona me çizme ushtarake. Ata dhanë shembullin personal se shqiptarët e duan lirinë më shumë se jetën, prandaj edhe flijohen për të!

Tahiri nuk e bëri luftën për emër e nam, për këngë e histori, por emri, nami, kënga e historia lindën në themelet e kullës së tij?! Gjyshi i tij Emin Lati - Meha, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtë Galicës ndërsa babai i tij Nebihu ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, dhe më vonë i vëllai i Tahirit, Beqiri që ishte i përndjekur politik, u rreshtua në radhët e UÇK-së, ai luftoi edhe në emër të të vëllait Tahirit, dhe në emër të babait Nebihut, dhe ra me pushkë në dorë për tokat shqiptare - dëshmor i kombit! A ka diçka më madhështore, diçka më hyjnore, diçka më fisnike e fascionuese; në altarin e lirisë së atdheut u fljiuan tre breza me radhë; Gjyshi, babai dhe i biri?!... Pra, Tahiri kishte brumin e një familje atdhetare të dëshmuar kombëtarisht, idealin dhe misionin e së cilës ishte i obliguar ta shpie përpara. Tahiri e deshi jetën si edhe të tjerët por mbi të gjitha ai e deshi lirinë e atdheut të vet për të cilin edhe u flijua me heroizëm të paparë!...

Sot edhe pas 26 viteve të rënies së tij, shtrohet pyetja: a i kemi kryer obligimet ndaj Dëshmorëve të Kombit dhe familjeve të tyre, ne të gjallët?...

Mbi muret e rrënuara të kullës kala të Tahir Mehës, ende nuk u ngrit kulla legjendë e tij, edhe pas 26 vitesh! Që nga Ternavci në veri të Prekazit, duke kaluar pranë kullës tjetër legjendë të Ahmet Delisë e deri te shkolla e fshatit, për të vazhduar më tej tek rrënojat e kullës së Tahir Mehës e më pas tek kulla e Shasivar Alisë! Pra edhe sot mungon një shirit asfalti, që për vizitorët dhe për vetë vendësit, rruga ekzistuese thuajse është e pakalueshme. Kjo rrugë rreth 5 kilometërshe do të thotë shumë për bashkëfshatarët e Tahirit, e padyshim se kjo do të thotë shumë edhe për historinë tonë kombëtare! Edhe sot, pas 26 viteve, mungon një rrugë a një objekt tjetër shoqëror që do ta mbante me respekt emrin e Tahirit! Edhe sot, mungon një shtatore a bust për Tahirin e Nebihun në oborrin e kullës së tyre legjendë!...

Tahir Meha, babai i tij e dhjetëra dëshmorë të tjerë, që janë mburrja jonë, kanë mbetur pa një status dhe kujdes institucional të institucioneve që u ngritën mbi gjakun e tyre. E si për ironi përfaqësuesit e institucioneve tona, kur vjen marsi, maji, nëntori... këta vihen në radhë, e vihen në garë se kush do të shkojë më parë tek varrezat e dëshmorëve tanë për bërë një përkulje krejt servile e indiferente! Përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk i vret ndërgjegjja fare për obligimin e papërmbushur përballë Tahir Mehës dhe dhjetëra dëshmorëve tjerë. Mos të harrojmë se ata nuk ranë për dekorata, as për tituj, as për pozita politike. Ata ranë thjeshtë për lirinë e atdheut, duke vënë jetën e tyre në themelet e forta të Shqipërisë e cila pa dyshim se do të bëhet një ditë. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificën e tyre më sublime në shërbim të atdheut përveç lirisë dhe bashkimit kombëtar! 

Kthehu ne fillim

-------------------------------------- 

 ILIR KONUSHEVCI – MËRGIMI

( 20.6.1969 - 9.5.1998 )

Ilir Konushefci u lind më 20 qershor të vitit 1969. Rrjedh nga një familje e urtë e punëtore, e mbi të gjitha me tradita patriotike. Kjo familje është shpërngulur nga fshati Konushefc para 60 vjetësh dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore nga kjo familje kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive të asaj kohe. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb. Në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij, Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.

Iliri fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë, duke u dalluar në mësime dhe në sjellje. U regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj, të cilën nuk arriti ta përfundojë.

Iliri ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmies. Iliri ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj, e cila është absolvente e SHLT-së në Ferizaj. Ata kanë një vajzë, Nertilën.

Që nga mosha e hershme rinore, Iliri u angazhua rreth çështjes kombëtare. Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rendësishme, protestata, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimin e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë. E gjejmë në mesin e demonstruesve, si në Ferizaj, Prishtinë etj.

Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.

Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit. Në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur.

Shokët e Ilirit - dëshmorët e kombit: Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha

Ishte fundi i vitit 1991, fillimi i vitit 1992, kur Iliri, së bashku me disa shokë, në mesin e tyre: Naim Haziri, Naim Hyseni (i cili pas vrasjes së Zahirit shkoi në Gjermani), Selim Haziri etj., nga paknaqësia rreth organizimit politik legal, këtyre të fundit (LDK-së - Dega në Podujevë) u drejtohen me një letër (dokument i cili u ishte dërguar ilegalisht dhe në emer të studentëve), në të cilin kërkohej angazhim më serioz i potencialit rinor, pengimi i individëve injorantë “shqipfolës”, angazhimi rreth zgjedhjes së Statutit të Kosovës e jo garim politik etj. Ky dokument, edhe pse ishte lexuar nga individë të caktuar, nuk ishte vënë në rend të ditës për t’u diskutuar dhe shqyrtuar asnjëherë.

Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta, Iliri, së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal.

Grupi është themeluar në mbledhjen e mbajtur më 13.5.1992, në Besianë (ish-Podujevë), në vendin e quajtur “Te Kisha”. Pra, në këtë mbledhje ishte vendosur për themelimin e një grupi, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë. Aktiviteti i këtij grupi ishte vendosur të orientohej rreth përgatitjeve fizike, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake. Anëtarët e grupit ishin zotuar se do t’i kryenin me besnikëri detyrat e ngarkuara nga udhëheqësi i tyre. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”.

Ky grup ishte apolitik, ndërsa sa i përket emrit dhe zgjedhjes së udheheqësit ishte vendosur të shqyrtohej në mbledhjen tjetër.

Në mbledhjen e mbajtur më 20.5.1992 emërohet njësiti me emrin “Shqiponjat“, kurse kryetar i saj zgjedhet Naim Haziri, ndërsa udhëheqës i ushtrimeve ushtarake caktohet Shaip Haziri – Bekimi (në vitin 1991 kishte qenë në ushtrime ushtarake në Shqipëri, së bashku me Zahir Pajazitin). Përgatitjet fizike grupi i kryente “Te Kisha” në Podujevë, në fshatin Shamalluk, në Pushimoren “Gërmia” të Prishtinës, si edhe në sallën e edukatës fizike të Shkollës fillore “Naim Frashëri” në Podujevë.

Grupi, nga dhjetë shtatori i vitit 1992 e gjër kur hyri nën urdhërat e komandantit Zahir Pajaziti, kreu disa aksione.

Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në, kurse takimet organizoheshin përmes Selim Hazirit, anëtar i njësitit “Shqiponjat” dhe Agron Rrahmanit, anëtar i LKÇK-së. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithëatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Prej vitit 1994 e gjer në fillim të vitit 1996, njësiti “Shqiponjat“ vazhdimisht i kreu detyrat e parashtruara nga organi i saj, si përcjellja e individve të dyshimtë, mbikëqyrja e objekteve shkollore dhe detyra të tjera, por në atë kohë i kryente edhe ushtrimet ushtarake.

Në qershor të vitit 1996 ky njësit bie në kontakt përmes Rrustem Mustafës-Remit, me komandant Zahir Pajazitin. Në takimin e parë me Zahirin në vendin “Te Kisha” në Podujevë. Nga njësiti ishin: Iliri, Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Pas këtij takimi dhe bisedimeve të veçanta me anëtarët e njësitit, nga ana e njësitit në radhët e UÇK-së hyjnë: Ilir Konushefci, Naim Haziri, Selim Haziri, Shaip Haziri dhe Naim Hyseni. Nga ajo kohë, Iliri ishte vazhdimisht krah për krah me Zahirin. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrimin, guximn, sakrificën”, ndërsa Sabit Zejnullahu (babai i Hakifit), kujton fjalët e Hakifit kur ai thoshte: “I vetmi është Iliri i cili mund ta zëvendësojë Zahirin në çdo kohë”.


Dëshmori Adrian Krasniqi

Zahir Pajaziti, pas aksioneve të shumëta dhe të suksesshme gjatë vitit 1996, vendosi që të shkonte në Shqipëri (dhjetor `96), kurse me të ishin Ilir Konushefci, Shaip Haziri dhe Hakif Zejnullahu. Këta u kthyen pasi e përcollën komandant Zahirin gjer te kufiri me Shqipërinë. Zahiri atje dërgoi bashkëluftëtarin e tij të plagosur “Demën”, që të shërohej. Para shkuarjes, Zahiri ngarkoi bashkëluftëtarët e tij për kryerjen e tri aksioneve gjatë kohës sa ai qëndronte në Shqipëri. Detyra me të cilën u ngarkua Iliri, u krye me sukses të plotë.

Zahiri nuk qëndroi atje sa ishte e parashikur, por u kthye pas një kohe të shkurtër. Afër kufirit me Shqipërinë, në Babaj të Bokës, atë e pritën Iliri, Hakifi dhe Shaip Haziri. Me Zahirin në atë kohë ishin edhe Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi dhe një shok tjetër.

Pas kthimit nga Shqipëria, Zahiri përsëri mori përsipër ndarjen e detyrave në të gjitha zonat, në veçanti në zonën e Llapit, të Gjakovës dhe ishte në përgatitje e sipër të një aksioni në anën e Gjilanit, sepse dëshironte që edhe atje të formoheshin dhe avansoheshin radhët e UÇK-së.

Ditën kritike ishin së bashku, në banesën e Zahirit, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri, duke biseduar për realizimin e detyrave të parashtruara. Në ndërkohë, patën një telefonatë (rreth orës 10:00, paradite), pas së cilës Zahiri njohtoi se në orën 15 e 30 duhej të takohej me një shok të panjohur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, me të cilin do të udhëtonte për në Vushtrri me një detyrë të veçantë. Bashkëudhëtarë në këtë udhëtim caktoi Ilirin dhe Shaipin, mirëpo në ndërkohë erdhi Hakif Zejnullahu, me të cilin vendosën që ai ta shoqëronte Zahirin deri në Vushtrri. Deri në momentin e nisjes ata kanë qëndruar së bashku edhe me Beqir Beqirin, në një kafene afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë, kurse në orën 15 e 30 u nisën në drejtim të Stacionit të Autobusëve, e prej atje për në Vushtrri.

Më 31 janar 1997, në orën 16 e 5, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, u vrianë Zahiri, Hakifi dhe Edmondi.

Për këte rast të rëndë dhe të hidhur, Iliri mori lajmin të nesërmen nga vëllai i Hakifit, i cili e priste para shitores së Ilirit. Ai, së bashku me shokët Shaip Hazirin dhe Beqën, shkoi ta takonte Naim Hazirin në fshatin Sibofc të Podujevës, ku pas armatosjes kaluan përmes fshatit Dyz në fshatin Koliq, ku qëndruan disa ditë. Me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë. Nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri: Shaipi, Iliri dhe Avni Ajeti. Rrugëtimi bëhet me dy makina, të ndarë dy nga dy në drejtim të Gjakovës, për në Babaj të Bokës. Aty morën udhëzimet e mëtejme në një shtëpi të një bashkëluftëtari.

Kliko mbi foto

Lapidari i dëshmorëve në Pestovë afër Vushtrrisë

Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës. Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit, Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin (pas vrasjes së Zahirit kishte shkuar në Shqipëri dhe atje kishte dhënë një kontribut të madh rredh riorganizimit të UÇK-së, veçanërisht në Llap) etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Mirëpo, Iliri punoi shumë edhe rreth afirmit të të gjitha forcave në luftë kundër Serbisë. Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë. Në këtë mision erdhi së bashku me Adrian Krasniqin, në maj të vitit 1997, dhe qëndroi katër ditë në Llap. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror. Gjatë verës së vitit 1997, për shkak të rrethanave të krijuara, nga Kosova largohen edhe Naim Haziri e Selim Haziri, të cilët shkojnë në Shqipëri, dhe atje bien në kontakt me Ilirin dhe shokët e tjerë që vepronin atje.

Kështu, gjatë asaj kohe, aktiviteti i UÇK-së në Llap vështirësohet, mirëpo ndërkohë Rrustem Mustafa- Remi, së bashku me Sejdi Ramën (Sejda në qershor-korrik ishte në Gjermani, ku u takua me Sabri Kiçmarin e Ali Ramën), shkuan në Shqipëri dhe atje biseduan me shokët në fjalë, për gjetjen e mundësisë së riorganizimit të UÇK-së në ZOLL. Pas këtij takimi, u kthyen në Kosovë dhe mbajtën mbledhjen e parë në nivel të Llapit, ku edhe u vendos hierarkia e UÇK-së për Zonën e Llapit, për të cilën gjë Iliri kishte luajtur rol vendimtar. Mbledhja është mbajtur më 2.9.1997, në fshatin Surkish dhe mërën pjesë: Ilir Konushefci, Rrustem Mustafa, Naim Haziri, Selim Haziri, Murat Ajeti, Refik Jashari dhe Latif Gashi. Në këtë mbledhje është vendosur që Rrustem Mustafa- Remi të jetë përgjegjës-koordinator i ZOLL-it me Zonat e tjera, Ilir Konushefci vendoset që ta vazhdojë punën furnizuese me armatim në nivel vendi dhe të jetë anëtar i Shtabit Qendror, kurse Latif Gashi anëtar i Shtabit Rajonal. Pas këtij takimi, Iliri, së bashku me Naimin dhe Muratin, u kthye në Shqipëri, ku e vazhdoi punën në furnizim me armatim. Ishte mesi i muajit tetor 1997, kur Iliri, së bashku me Adrian Krasniqin (Rexhën) dhe shokë të tjerë, solli një sasi të madhe të armatimit në Kosovë.

Me propozim-vendimin e shokëve, sulmohet Stacioni i policisë serbe në Kliqinë të Pejës (në orët e vona të natës në mes të 15 e 16 tetorit). Në këtë aksion morën pjesë: Adriani (Rexha), Iliri (Mërgimi), Mujë Krasniqi (Kapuqi) dhe Qerim Kelmndi (Dema). Gjatë sulmit, u vra Adriani. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank.

Mjetet për blerje të këtij armatimi vinin kryesisht nga mërgimtarët nga Evropa dhe Amerika. Iliri furnizohej me mjetet nga Fondi “Vendlindja thërret” dhe atë në dy drejtime nga Gjermania e Zvicra, si dhe nga Amerika përmes Florim Krasniqit (një i afërm i Adrianit) dhe Muharrem Tovërlanit. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë. Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit, atje ku më së paku pritej, shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë, të cilët atë ditë kishin ardhur nga të gjitha anët e botës për t’i dhënë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të radhëve të para të UÇK-së.

Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevcit - Mërgimi

  Kthehu ne fillim

-------------------------------------

 Në përkujtim të veprës patriotike të Ferki Aliut

UNË JAM FERKI ALIU – PLLANALIU

 Shkruan:  Ramadan PLLANA

Llozanë -Zvicër, më 6 maj 2007

------------------- 

Në përkujtim të Ferki Aliut, i lindur në vitin 1970 në Pantinë të Vushtrrisë


Ringjallje kujtimesh për kushëririn tim më të devotshëm

Të flitet, të shkruhen romane a histori për biografinë e tij, të xhirohen filma për heroizmat e tij, të ngriten përmendore, sikur për çdo dëshmorë të lirisë e të bashkimit kombëtar, për ne bashkëmendimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij prap do të mbetët një zbrazëti, pa u realizuar amaneti i tij, derisa të bashkohet Mitrovica me Kosovë në veçanti dhe trojet etnike kombëtare në përgjithësi.
Kushën tim, kështu e thërrisnim njëri - tjetrin, edhe pse shumë më i ri në moshë se unë, e kisha një ndër shokët më të dashur të idealit qysh kur ai ishte në bankat e gjimnazit « Muherrem Bekteshi » në Vushtrri. Më kujtohen, i kam të gjalla bisedat që kisha me te, kur shpeshherë, si me ngurrim e me druajtje më kërkonte këshilla e detyra konkrete për veprimtari patriotike dhe më thoshte :
-Kush, pak po punohet për atdhe, dua edhe unë të bëj diçka për lirinë e Kosovës !...
-Kusha im, ia ktheja unë, me djem trima si ti Kosova nuk e ka të largët lirinë !...
Shpeshherë më shkonte mendja dhe kisha parandjenja se ky djalë , që ishte gojëmbël kur fliste për shokë, po dhëmbët i qitnin flakë kur fliste për armiq e për shërbëtorët e tyre, do të bënte heroizma si Mic Sokoli a Vojo Kushi. Dhe nuk kisha gabuar në këto parashikime. Qysh nga protestat e para, qoftë kundër helmimeve të nxënësve apo në demonstratat kundër marrjes së autonomisë së Kosovës nga Serbia, ai ishte në ballë të tyre, i pari në sakrifica. Ai, bashkë me shokët e vet, ia arriti që të organizonte protestat e marsit ’89 edhe në fshatrat Pantinë, Akrashticë e Shtrojerë (ish-Shtitaricë)…Me serbë kishte dëshirë të madhe të kacafytej dhe dilte gjithmonë ngadhënjimtar; po ndodhte që në anën e armikut gjendeshin edhe shërbëtorë të zellshëm që survejonin e spiunonin protestuesit, atëherë ky iu afronte i sulmonte dhe i dërmonte me grushtet e tij të çeliktë duke iu thënë :
UNË JAM FERKI ALIU – PLLANALIU !

Për të gjitha këto më tregonte shoku dhe kushëriri i tij moshatar, Selmani, djali i vëllait tim Hasimit, i cili ishte bashkë me te në çdo aksion…Që të dytë konsultoheshin edhe me një trim tjetër sypatrembur që e kishte dëshmuar vetën në kacafytje me gardianët çetnikë nëpër burgjet serbo-sllave, ky ishte Ilmi Muzaqi, shoku im i idealit, për të cilin edhe simboli i Rezistencës sonë, Adem Demaçi, ka konsideratat të mëdha .
Përveç aktiviteteve të shumta që kishte për luftën për liri e bashkim kombëtar, ai me shokët e vet, u vinte në ndihmë familjeve që kishin të burgosur politikë. Kështu, ai, kishte ndihmuar shpeshherë edhe familjen time. Ndodhi, që pas lirimit tim nga burgu më ’97, të m’i sjellë edhe disa ndihma për mua që i kishin dhënë kushërinjtë e tij më të ngushtë dhe, kur i thashë se nuk kam nevojë, ai sikur humbi e nuk dinte si të vepronte, po më tha:
-Kush! I gjallë nuk kthehem pa ia dorëzuar familjes tënde këto marka!
Kisha mbetur pa koment! I pranova, po kush mund t’i kundërshtonte Ferkiut për ndonjë vendim kur ai merrte! Pastaj, fillonim bisedat si gjithherë, për luftën kundër okupatorit serbo-sllav. Më dëgjonte me vëmendje sikur donte t’i përpinte të gjitha fjalët që ia thosha. Po më nxinte ngushtë kur më kërkonte ndonjë detyrë që nuk e kisha paraparë. Ai fliste pak po vepronte shumë. Njëherit më kërkoj një këshillë konkrete. –Kush, jam i gatshëm që t’i dërmoj spiunët e fshatrave tona! Kemi shumë, pastaj edhe kushërinj në krye me Basri Pllanën nga Kçiçi i Mitrovicës etj. Do ta lypin birën e minit po i “puthi” grushti i Ferki Aliut!...Nga një gojëmjaltë kur fliste me shokë e për shokë e ndryshonte shpejt të folurit dhe, i ndryshonte ngjyra e fytyrës e gjestet fizike sikur kërkonte duel me kundërshtarë dhe shprazte dufin që kishte për ta. – Me dorën time kam për t’ua këputur qafën spiunëve mu si vremçave!...Pastaj interesohej të dinte se a mos kishte në mesin e fisit tone ndonjë intelektual të rangut të Ukshin Hotit, dhe kur e shihja se i vinte keq që nuk kishim një të tillë i thosha një fjalë, që i madhi METUSH KRASNIQI e përdorte shpesh, Nuk ka fis pa një pis!...Pajtohej se frontin duhet hapur kundër armiqve e pushtuesve e jo kundër shqipfolësve qyqarë e të mashtruar, kurse për ata që mbesin në anën e milloshevqianve do t’ua gjejmë vendin, si për të gjallë ashtu edhe të vdekur, aty ku edhe e kanë- në plehrat e historisë.

Me Ferkiun kam pasur lidhje të pashkëputura edhe kur dola në mërgim, nga gushti i vitit 1997. Shkëmbenim përshëndetje nëpërmes Xhemailit, vëllait tim, sepse këta tashmë ishin edhe bashkëluftëtarë, qysh nga ditët e para të formimit të UÇK-së, në Zonën Operative të Shalës. Sa herë bëheshin aksione të ushtarëve trima të UÇK-së Ferkiu ishte në ballë të tyre si Vojo Kushi dikur. Ai, tashmë, edhe kishte marrë edhe epitetin e mitit të Gjergj Elez Alisë! Luftonte pa pushuar, edhe kur ishte i plagosur shumëherë. A nuk është ky një Gjergj Elez Ali i ditëve tona që lufton me nëntë plagë në trup kundër bajlozëve serbë! Për trimëritë e tij të rralla më tregojnë shpesh shokët e tij të luftës.
Po edhe kusha i vet në Zvicër, se kush i pëlqente të më thërriste, e ndihmonte UÇK-në nëpërmjet FONDIT VENDLINDJA THËRRET, fond të cilin e kishte formuar LPK-ja, organizatë të cilës i përkiste edhe vet; në krye të të cilit gjendej një atdhetar i devotshëm JASHAR SALIHU, shok ideali, bashkëmendimtar, bashkëveprimtar, vazhdues e përcjellës i amanetit të pishtarit të LËVIZJES sonë JUSUF GËRVALLËS.
Ferkiu u angazhua në çështjen kombëtare me tërë familjen: Në luftë me vëllezër e kushërinj, kurse në mërgim e kishte vëllain, Enverin, dy motrat me burrat e vet dhe të afërm tjerë që grumbullonin mjete për t’i ardhur në ndihmë luftës së shenjtë që zhvillonte UÇK-ja heroike.
Herën e fundit që kontaktova me Ferkiun ishte gushti i vitit 1999. Kisha shkuar për ta parë Kosovën e çliruar nga kriminelët serbo-çetnikë. Kur shkova në Prekazin heroik për t’i bërë përkuljen,më të madhe në jetën time, Komandantit Legjendar ADEM JASHARIT, si dhe HAMZËS, të cilin kisha pasur nderin ta njihja, bacë SHABANIT, dajës OSMAN e gjithë dëshmorëve tjerë , shkuam bashkë me vëllain tim , Xhemajlin, me kushërinjtë Bedriun e Fadilin dhe me kushërirën time më të devotshme, Mirvete Hasanin që kishte Prekazin në roje si shqiponjë mali në aksionet luftarake, bashkëluftëtarë të Ferkiut, e ftuam me telefon edhe kushën tone nga Pantina. Po Ferkiu kishte qenë në kujdestari zyrtare dhe nuk mundi të vinte me ne. Kur u ktheva në Mitrovicë u ndala dhe bisedova me te disa orë në zyrën e tij ushtarake.. Biseduam gjerë e gjatë. Për Luftën, për dëshmorët, për jetën e të ardhmen e popullit tonë. Ishte po ai Ferkiu gojëmbël, i dashur e i respektuar nga të gjithë. Sikur nuk u nginim së biseduari, dhe pak pa u nda më tha :
-Kush ! Mitrovica me Trepçë na mbetën në duar të shkijëve ! Edhe trojet tjera, në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, po na mbesin jashtë!... Unë nuk jam i kënaqur me këtë epilog të luftës! Jam i gatshëm që të vazhdojmë luftën për çlirimin e të gjitha trojeve etnike, bile edhe deri te mollat e kuqe!...
-Kusha im! Edhe unë kam drojë të madhe dhe nuk pajtohem me këtë përfundim të luftës. Hile të mëdha ka diplomacia ndërkombëtare! Serbia e Millosheviqit duhet ndëshkuar mu si Gjermania e Hitlerit! Udhëheqësit tanë duhet të jenë vigjilentë dhe t’i bindin Qendrat e Vendosjes se e Drejta natyrore e juridike është në anën tonë, sepse është edhe e njohur sipas Kartës së OKB-së si parim mbi Vetëvendosjen e popujve…
Vdekja tragjike dhe enigmatike e Ferkiut Aliut – Pllanës në një aksident komunikacioni më 29.09.1999 në fshatin Kçiç ishte një humbje e madhe për familjen e tij, për kushërinjtë, për miqtë e të afërmit, për bashkëluftëtarët, për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si dhe për mbarë popullin shqiptar.
Për mua, kushën e tij më të dashur, humbja e tij është një mungesë e madhe dhe thellë në zemër e ndiej sikur m’u ka shkëputur një copë e saj ashtu siç shkëputet një meteor nga qielli!

FERKI ALIU – PLLANA më ka mbetur i gjallë në kujtesën time! Pothuaj nuk ka ndeja e biseda, sidomos kur flitet për dëshmorë, që nuk përkujtohet e nderohet edhe emir i tij. E si mos të kujtohen dëshmorët që falë luftës, sakrificave e gjakut të tyre sot frymohet lirshëm në Kosovë!

-LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT NË KRYE ME KOMANDANTIN LEGJENDAR ADEM JASHARI!
-KUJTIM TË PËRJETSHËM KUSHËS TIM TË LAVDISHËM!

Kthehu ne fillim

 ------------------------------

Përkujtohen dëshmorët e kombit 

VRASJE TINËZAKE E ATDHETARIT DHE LUFTËTARIT TË PAEPUR PËR LIRI

-NEXHAT AGOLLI-

 

Shkroi: Ibrahim EGRIU

Më 01 Maj 2007

***

Pas arrestimit në banesën e tij nga policia sekrete jugosllave, atë e vunë nën torturat më çnjerëzore për ta detyruar që ta tradhtojë çështjen e shenjtë kombëtare dhe bashkëluftëtarët e tij ilegalë që kishte në Prishtinë e Shkup, siç ishin: - Rifat Berisha i Drenicës, Xheladin Hana i Gjakovës, e të tjerë në Kaçanik, Dibër, Gostivar e gjetkë. Udbashët e Beogradit e mbytën Nexhat Agollin, duke e torturuar gjatë natës 27-28 prill 1949 në njërën nga qelitë e burgut të Shkupit. Trupi i pajetë, i përshkuar nga bajonetat e udbashëve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesnatës në sheshin e Shkupit, ku u qëllua me një breshëri automatike për të krijuar përshtypjen në popull se u vra në tentativë arratisje nga burgu, ku dhe qe mbajtur Procesverbali fiktiv.


“I heshtur, as në varr nuk dua të jem”


Nexhat Agolli s’ishte nga ata që mund të qëndronte indiferent, as ndaj akuzave e as ndaj krimeve kundërshqiptare. Ai u deklaronte autoriteteve jugosllave e maqedonase: ”Pritja në heshtje nuk më pëlqen. I heshtur unë, as në varr nuk dua të jem” dhe, më tej u vinte në dukje se ”në masat shqiptare vërehen zhgënjime për sa u është premtuar: Liria, barazia dhe plebishiti”. Logjika e tij politike dhe juridike ishte e fuqishme aq sa këto detyroheshin që t’i përgjigjeshin disi me terminologji demagogjike e justifikuese të atij momenti politik: ”Kah ajo ditë po shkohet, por le të kalohen njëherë plagët e luftës, e këto, pa dhembje nuk kalohen”. Por, Nexhati, me një vizion të gjerë kombëtar, vërente se gjithçka që po ndodhte kundër popullsisë shqiptare nuk ishte as e rastit, as kalimtare dhe aspak e justifikueshme, por tërësisht e pafalshme.

Nexhat Agolli: atdhetar, intelektual, ushtarak dhe qeveritar i viteve të pasluftës

Ai, së bashku me vëllain e tij, Qemal Agollin, Haqif Lleshin, Sali Lisin etj. ngrinte zërin tek udhëheqësit serbë e maqedonasë, përkatësisht tek Svetozar Vukmanoviq Tempo e Lazar Kolishevski për lirimin e dhjetëmijë shqiptarëve që mbaheshin në izolim në Stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë në gjendje torturash dhe pa shpresë shpëtimi, nga të cilët brenda një nate qenë masakruar 1.200 veta, ashtu siç ndodhi edhe në Gostivar, Kërçovë, Dibër e gjetkë; për të cilët spekulohej tmerrësisht nën akuzën: ”bashkëpunëtorë të fashizmit”.

Ndërhyrja e Nexhat Agollit aq e guximshme përbën një akt të madh atdhetar, duke shpëtuar mijëra jetë shqiptare nga vdekja e sigurt pa përfillur fatin e jetës së vet, kështu që mbi këtë bazë pati shumë familje shqiptare që e mbiquajtën meritueshëm shpëtimtar të jetës së tyre, e që e përcollën me buqeta lulesh.

Si deputet i popullsisë shqiptare, ai ngriti zërin që shqiptarëve t’u jepen të drejtat dhe liritë e premtuara, barazia kombëtare dhe simbolet e veta historike, e drejta e përdorimit të gjuhës, e drejta e arsimit dhe e kulturimit të masave shqiptare në gjuhën amtare, barazia e përfaqësimit në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjuhësor.

 Është veçori e veprimtarisë kombëtare e tij që pa pritur se ç’do të ndodhte me fatin e vetëvendosjes kombëtare, krijoi dhe shtriu bërthama arsimore e kulturore në gjirin e vetë njësive ushtarake shqiptare gjatë luftës, si dhe në rimëkëmbjen e rrjetit shkollor e të aktiviteteve kulturo-artistike në terrenin e hapësirave shqiptare. Ai, qysh në procesin e vetë-çlirimit nga pushtuesi nazifashist, i jepte rëndësi arsimit dhe kulturës, hallkë kryesore vlerësonte shkollën, kuadrin arsimor dhe tekstet shkollore. Me përkushtim të veçantë siguroi hapjen e Kursit pedagogjik shqiptar në Shkup, krahas atyre që hapeshin në Prizren e Prishtinë aso kohe dhe merrnin në ndihmë disa dhjetëra arsimtarë nga shteti i pavarur shqiptar, pra nga Shqipëria. Më 1945 hapi shkollën ”Liria” në gjuhën shqipe, ndërsa për drejtor emëroi pishtarin e arsimit, Abdi Begun-Haxhiu.

Atdhetarët e shquar: -Rifat Berisha dhe Xheladin Hana

Mandej, kujdesi i tij direkt ishte përqendruar edhe tek nevoja e një Tribune Publicistike të asaj kohe, në bashkëpunim me bashkëluftëtarët e vet, Xheladin Hanën në Prishtinë dhe Ali Mullain në Dibër nxorën në dritë gazetën e parë shqipe”Flaka”. Kështu, kjo Tribunë publicistike e nisi fillin e jetës, prej nga filloi të rrezatonte mendimi dhe vullneti i popullsisë shqiptare, ndonëse pasoi censurimi dhe persekutimi i kësaj gazete së bashku me vetë nismëtarin e saj, Nexhat Agolli.

Në drejtim të vetëvendosjes kombëtare shqiptare, si Nexhati, po ashtu edhe bashkëluftëtarët e tij dhe vetë popullsia shqiptare po vetëdijesoheshin se çështja e tërësisë kombëtare shqiptare po tradhtohej jo vetëm nga udhëheqja e shtetit jugosllav, por edhe nga vetë Fuqitë e Mëdha, të cilat deklaruan paprekshmërinë e kufijve të paraluftës, gjë që për kombin shqiptar përligjej ricopëtimi i tij në dobi të Jugosllavisë. Dhe, nga baza juridike, Nexhat Agolli, gjithnjë e quajti Jugosllavinë krijesë artificiale, të ngritur mbi bazën e dhunës dhe të padrejtësisë kombëtare e njerëzore ndaj kombit shqiptar.

Nexhati e ndjeu thellë edhe shpatën tjetër të Beogradit ku, trevat shqiptare, nuk i la si një tërësi të vetme në përbërje të tij, por i copëtoi midis tri republikave, ndonëse kishin kompaktësinë dhe vazhdimësinë etnike. Shovinistët jugosllavë kishin vendosur që në përbërje të shtetit federativ të mos lejohej faktori unik shqiptar, ndërsa në të ardhmen të mos ekzistonte faktori unik shqiptar as në Gadishullin Ballkanik. Ai kishte ardhur edhe në përfundim tjetër se: si fuqitë perëndimore edhe ata lindore ia kishin bërë me hile Shqipërisë si tërësi kombëtare dhe Shqipërisë si shtet i pavarur.

Dihet dhe fakti se, Nexhat Agolli dhe shumë atdhetarë të tjerë, kanë qenë të papajtueshëm me aneksimet e trevave shqiptare: Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi, kur dihet se ato janë etni shqiptare. Figura e Nexhatit bëhet edhe më madhore përmes ballafaqimeve në vazhdimësi dhe pas Konferencës së paqes në Paris të vitit 1946 e deri në vitin 1949, duke qenë në brendinë e planeve antishqiptare të qarqeve sunduese serbo-jugosllave; ai e thoshte fjalën e vet kundër pabarazive dhe padrejtësive ndaj popullsisë shqiptare dhe jo pak ishte i vrullshëm. Por, mendimet dhe qëndrimet e tij nuk ishin të mbyllura në vetvete, ato gjenin pasqyrimin e tyre edhe në organizimin e veprimtarisë ilegale e të programuar, thelbi i së cilës ishte dhe mbeti bashkimi mbarëkombëtar shqiptar.

Lidhja e tij me atdhetarët e tjerë të shquar, siç ishin: - Rifat Berisha ish-nënkryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit, Xheladin Hana ishte drejtor i gazetës ”Rilindja” dhe me disa aktivistë të tjerë, kishte tërhequr vëmendjen UDB-së qendrore të Jugosllavisë Kështu, në maj të vitit 1948, shkarkohet nga funksionet ekzekutive, kurse në mesnatën e 15-16 prillit 1949 arrestohet në banesën e tij, ndërsa më 27-28 prill ‘49 ekzekutohet barbarisht e tinëzisht.

Nexhat Agolli, si luftëtar i ditur dhe i guximshëm, e si atdhetar i paepur, qe kthyer në legjendë, ndërsa vepra e legjenda mbeten burim frymëzimi. Ai përbën njërën nga figurat më të kompletuara me dije, me botëkuptim të thellë kombëtar dhe plot virtyte për çka meriton nderime dhe respekt të thellë e të përjetshëm. Figura dhe vepra e tij përbën kushtrim për liri dhe bashkim kombëtar.

Lavdi veprës së tij!


P. S. - Të dhënat janë marrë nga shënimet e profesorit të nderuar, z. Shaban Braha, kryetar i luftëtarëve të Tiranës, me rastin e mbajtjes së Simpoziumit, fjalën e rastit ia kushtoi figurës patriotike të Nexhat Agollit: atdhetar, intelektual, ushtarak dhe qeveritar i viteve të pasluftës në Maqedoni.

Kthehu ne fillim

--------------------------------------------------

 Fadil Vata në kujtesën time

 FADIL VATA ISHTE SHËMBËLLIM I SHPIRTIT FISNIK E I KARAKTERIT BURRËROR

(me rastin e 17-vjetorit të vdekjes)

Shkruan: Nezir MYRTAJ

Prishtinë, më 25 prill 2007

------------------------ 

Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atë që këtej; Pa bij të mençur, të vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur; Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj. 

* * *

Më 25 prill 2007 bëhen 17 vjet prej ndarjes nga ne, të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vata, i lindur më 1962 në Sallagrazhdë të Therandës. Qysh në bangat e shkollës së mesme në Therandë, Fadili me një rreth shokësh, fillon të bashkëjetojë me hallet e Kosovës e të pjesës së robëruar të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi. Demonstratat e fuqishme të pranverës së vitit 1981, atë e gjejnë në shërbimin ushtarak në Pozharevc të Serbisë. I ndodhur në këtë shërbim, më 2 maj të vitit 1981 arrestohet nga shërbimi i sigurimit shtetëror dhe pas disa muajsh hetimesh i akuzuar për veprimtari nga pozitat e “nacionalizmit” dhe “irredentizmit” shqiptar, dënohet me 7 vjet burg. Dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun famëkeq në Zabellë të Pozharevcit.

Jam i bindur se të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Fadil Vatën, ndihen të lumtur e të privilegjuar. Njëri prej tyre jam edhe unë. Dhe, në qoftë se është e vërtetë ajo që thuhet se, më shumë se në çdo vend tjetër, njeriu në burg njeh veten dhe mikun, unë pikërisht në rrethana burgu pata fatin ta njoh Fadilin.

Fadil Vata (10.01.1962 - 25.04.1990)

Ishte maji i vitit 1984, kur mua së bashku me disa shokë të prangave më larguan nga burgjet e Kosovës e më vendosën në burgun famëkeq të Pozharevcit në Serbi. Që në ditët e para të qëndrimit në regjim karantine të këtij burgu, nga disa të burgosur të nacionaliteteve të tjera kisha kuptuar se në pavijonet e ndryshme ndodheshin disa dhjetëra të burgosur shqiptarë, të dënuar për vepër politike. Natyrisht, kjo nuk ishte ndonjë informatë e jashtëzakonshme për mua, sepse atëherë nuk kishte burg në Jugosllavi ku të mos kishte shqiptarë të dënuar politikisht. Mirëpo, thënë të drejtën, pas dy vjet e gjysmë burgu të regjimit hetues, prisja me padurim takimin me shokë të rinj të idealit.

Nuk mund ta harroj kurrë çastin e parë të takimit me Fadilin, pak përtej pavijonit-karantinë, në afërsi të objektit të ngrohtores së kampit. Ishte gjysma e dytë e majit të vitit 1984. Ishte termini i shëtitjes së rregullt ditore në atë periudhë regjimi në karantinë. Meqenëse oborri i pavijonit ishte afër fushës së sportit, Fadili, sapo na vëren nga vendi ku ishte duke punuar disa punë ndërtimtarie pranë kësaj fushe dhe meqenëse ai tashmë kishte kuptuar se në burgun e Zabelës ato ditë kishin arritur disa të burgosur të tjerë politikë shqiptarë, në mënyrë të pahetueshme arrin deri në një afërsi të caktuar dhe paraqet njoftimin e tij. Ai, me shkathtësinë dhe gjallërinë që e karakterizonin jep dhe merr informacionet lidhur me numrin e të burgosurve shqiptarë në këtë burg, për gjendjen, si dhe për emrat e disa prej tyre. Ky ishte takimi im i parë me një të burgosur politik shqiptar në burgun e Pozharevcit.

Dëshira për të vënë kontaktin me ne si të burgosur të ardhur nga Kosova, informacionet e shumta e të shpejta që na i dha, si dhe interesimi i tij për të ditur sa më shumë për ne, krijuan te unë përshtypjet e para për Fadilin, si për një të ri energjik, të shkathtë, trim, i afërt e solidar. Këto përshtypje, së shpejti u bënë realitet. Pasi më nxorën nga karantina, në muajin qershor, më vendosën në pavijonin numër 5, ku ndodhej edhe Fadili. Kjo rastësi ma krijoi mundësinë që virtytet e tij njerëzore t’i njoh e t’i provoj edhe për së afërmi, ditë për ditë. Për më shumë se një vit, në këtë pavijon, unë dhe shokët e tjerë, ndamë me Fadilin, gëzimet e hidhërimet, shqetësimet e preokupimet, madje edhe ëndrrat dhe ushqimet, të cilat i merrnim nga familjet tona gjatë vizitave.

Fadili kishte një aftësi të jashtëzakonshme të depërtojë në qenien e shokut e mikut. Ai të bënte për vete me çiltërsinë e tij absolute shpirtërore, me ndjenjat e sinqerta, me harenë e përhershme, me humorin e ngrohtë e me zërin e ëmbël, me të cilin shpesh këndonte bukur pjesë të këngëve lirike e epike. Fadili kishte prirje të theksuar për këngë e humor. Në fytyrën e tij do të mund të vëreje seriozitet e krenari, por kurrë zymtësi, lodhje apo vuajtje. Në mesin e të gjithë shokëve dhe në çdo kohë e situatë, ai rrezatonte ndjenja optimizmi e dashurie vëllazërore. Këto ndjenja ka pasur fatin t’i provojë shumica e të burgosurve politikë shqiptarë të asaj kohe në burgun e Pozharevcit.

Meqenëse një pjesë e pavijonit numër 5 shërbente si vend i caktuar ku bënin pushimin vjetor të burgosurit e të gjitha pavijoneve të tjera të angazhuar në punë, për të burgosurit politikë shqiptarë të këtij pavijoni ky ishte një rast i veçantë për të kontaktuar me të burgosurit politikë të pavijoneve të tjera. Ky rast ishte i mirëseardhur, sidomos për Fadilin, i cili, në mungesë të punëve të rregullta në sektorin e ndërtimtarisë, shpesh kishte kohë të lirë, prandaj atë ua kushtonte pothuajse të tërën shokëve që vinin në dhomën e pushimit vjetor. Ai qëndronte e bisedonte me ta, lexonte e shkëmbente mendime të ndryshme, por bënte edhe plane organizimi për të ardhmen.

Fadili kishte një horizont të gjerë të njohurive, si rezultat i punës së pandërprerë intelektuale. Ai kishte një vullnet të pathyeshëm për të mësuar gjëra të reja dhe në të gjitha fushat. Atë mund ta shihje duke lexuar, sa Kapitalin dhe vepra të tjera ekonomike, sa Antidyringun e Engelsit, sa filozofinë e Hegelit, sa vepra historike, letrare e artistike. Prandaj, te ai mund të gjeje ideologun dhe intelektualin me të cilin mund të bisedoje për artin, filozofinë, historinë, shkencën... Me një fjalë, te ai gjeje njeriun e kompletuar.

Me interesim fanatik përcillte shtypin ditor dhe atë periodik, sidomos lidhur me ngjarjet në Kosovë. Atij nuk i shpëtonte asnjë cep gazete pa e lexuar dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme të komentimit të shkrimeve. Tërë preokupimi i Fadilit, tërë qenia e tij shpirtërore ishte në Kosovë. Në Pozharevc kishte vetëm trupin.

I kujtoj si sot momentet, kur unë me shokët e dhomës, Bejadinin, Imerin, Samiun e Skënderin, pas orarit të punës ktheheshim nga reparti në pavijon dhe aty gjenim Fadilin. Në sytë e tij lexoja kureshtjen për të na treguar ngjarje të reja politike të lexuara në shtyp. Sapo rreshtoheshim dhe niseshim për në mensë, ai më fuste dorën nën sqetull dhe fillonte të komentonte përmbajtjen e shtypit. Sidomos me kureshtje i përcillte proceset gjyqësore kundër shqiptarëve në Kosovë e kudo në ish-Jugosllavi, të cilat në atë kohë ishin pothuajse të përditshme. Me një kujdes të veçantë regjistronte në kujtesë fjalët e mbrojtjes të të akuzuarve dhe mbushej entuziazëm kur mbrohej fuqishëm kërkesa politike për republikën e Kosovës.

Fadili ishte atdhetar me ndjenja të kulluara. Ai i donte atdheun dhe popullin e tij, jo sa për formë e modë, por me pasion të kultivuar atdhedashurie. Për të nuk kishte interes më të lartë sesa interesi i atdheut, por as dashuri më të madhe se ajo për atdheun.

Revolucionariteti dhe qëndrimi dinjitoz i Fadilit, nuk mund të mos tërhiqnin edhe vëmendjen e autoriteteve të burgut në Pozharevc. Këto autoritete i pengonte qëndrimi i tillë, i cili demaskonte politikën antishqiptare të shtetit të tyre. Prandaj, në korrik të vitit 1985, këto autoritete ia përgatisin Fadilit, përmes një spiuni që përgjigjej për vrasje, provokacionin për të mundësuar futjen e tij në çeli në pavijonin numër 7. Atij iu sajua akuza lidhur me motivacionin për komplot dhe po për të njëjtin motiv, atë ditë, në çeli u dërgua edhe Sami Kurteshi, i dënuar politik që ishte në të njëjtin pavijon me Fadilin. Derisa po mbanin dënimin prej 30 ditësh në çeli, Fadili e Samiu arrijnë t’i koordinojnë qëndrimet, gjatë kohës së shëtitjes në oborrin e këtij burgu, në mënyrë që pas vuajtjes së dënimit, të mos pranojnë të qëndrojnë në dhomat izoluese me të burgosurit ordinerë serbë. Në repartin e izolimit të pavijonit numër 7, po mbaheshin të burgosurit më degjenerikë që kishte prodhuar sistemi jugosllav: vrasës të pandreqshëm, kriminelë recidivistë, hajna të ushtruar... Prandaj, Fadili e Samiu kishin vendosur ta refuzonin qëndrimin në një dhomë me këta të burgosur dhe kishin planifikuar të shpallin grevë urie në qoftë se do të ndodhte një detyrim i tillë. Dhe kështu edhe ndodhi. Pasi dalin nga çelitë, ata dërgohen në dhomat e izolimit me serbë. Atë ditë ata hyjnë në grevë urie, në shenjë proteste, por edhe solidarizimi me grevën e urisë që ndërkohë kishin nisur të burgosurit politikë shqiptarë në dhomat e tjera të izolimit, për shkaqe të kushteve të rënda të vuajtjes dhe trajtimit antinjerëzor të tyre. Në këtë kështjellë mesjetare (pavijoni numër 7) po mbaheshin që prej disa vitesh rreth 20 të burgosur politikë shqiptarë. Disa muaj më parë, në atë regjim burgu ishte vendosur edhe dëshmori Afrim Zhitia, shok i afërt i Fadilit.

Dëshmori i kombit Afrim Zhitia

Për shkak të grevës së urisë, Fadili e Samiu dënohen përsëri edhe me nga 30 ditë vuajtjeje në çeli, pas së cilës ndalohen në regjim izolimi, po ashtu në pavijonin numër 7, ku regjimi i burgut ishte me mbikëqyrje të përforcuar. Në këtë lloj burgu mbaheshin të burgosurit të cilësuar si problematikë, por të burgosurit politikë shqiptarë në këto kushte mbaheshin, jo pse ishin problematikë, apo me qëllim të disiplinimit të tyre, por për t’iu hakmarrë qëndrimit të tyre krenar e të pathyeshëm e për t’ua dëmtuar shëndetin. Ky ishte edhe qëllimi i ndëshkimit të Fadilit, megjithëse kishte disa muaj prej që te ai ishin paraqitur shenjat e një dhembjeje të vazhdueshme.

Qysh në pranverë të vitit 1985, para se të izolohej, Fadili ankohej për dhembje në shpinë. Si pasojë e kësaj dhembjeje, ai paraqitej shpesh te mjeku dhe kërkonte të lirohej nga puna fizike. Për ne shokët e tij, këto shenja, me të vërtetë ishin brengosëse, por meqenëse shëndeti i tij ishte paksa delikat, shpresonim se ishte fjala për ndonjë pasojë ftohjeje. Me këto shenja sëmundjeje në trup, Fadili u vendos në tipin e mbyllur të burgut, kushtet e të cilit, pa dyshim do t’ia shpejtojnë zhvillimin e sëmundjes.

Në vjeshtë të vitit 1985, gjendja shëndetësore e Fadilit u rëndua, prandaj, autoritetet e burgut u detyruan ta dërgojnë në spitalin ushtarak të Beogradit, ku i nënshtrohet një operacioni të rëndë.

Ishte i papërshkrueshëm gëzimi kur disa muaj pas këtij operimi, Fadilin e pamë sërish në mesin tonë, megjithëse në kushte të njëjta burgu dhe pa mundësi takimi të drejtpërdrejtë. Gëzim i papërshkrueshëm ishte edhe për Fadilin, të jetë sërish në dhomë me Afrim Zhitinë, Halil Selimin, Sabit Veselin. Ai nuk pranon ofertën e zyrtarëve të burgut, që për shkak të gjendjes shëndetësore, të vendosej në trajtim të burgut për persona të sëmurë, vetëm që të mos ndahej prej shokëve. Parapëlqente të ishte me ta në një hapësirë të ngushtë, pa ajër e pa dritë të mjaftueshme.

Fadili i kishte të rrallë shokët me ndjenjë solidariteti si të tij. Kur në fillim të vitit 1987, të burgosurit politikë të pavijonit numer 7, refuzuan shëtitjen në shenjë proteste kundër shkeljes së të drejtës ligjiore për shfrytëzimin e kësaj shëtitjeje, Fadili iu bashkua këtij bojkoti, përkundër insistimit të shokëve që të mos solidarizohej. Ai kishte vetëm edhe disa muaj burg, por dëshironte t’i bashkëjetonte me shokët deri në fund, sfidat e burgut.

Me daljen e Fadilit nga burgu, ishim të bindur se lëvizjes sonë kombëtare po i shtohej një shtyllë e fortë. Dhe kështu edhe ndodhi. Ai, bashkë me Afrim Zhitinë, i cili doli nga burgu disa muaj pas Fadilit, u bënë ndër bartësit kryesorë të veprimtarisë së organizuar kombëtare në ato vite të fundit të dekadës së nëntë të shekullit të kaluar. Të përgatitura e të kalitura në kushte burgu për ta shpënë më tej luftën për liri, këto dy kuadro të palodhshme të lëvizjes për liri, nga ky angazhim i palodhshëm, i ndau vetëm vdekja.

Pas rënies së Afrimit, në nëntor të vitit 1989, lajmi për ndarjen e Fadilit nga jeta, në pranverën e vitit 1990 ishte një tjetër goditje e rëndë për shokët e tyre në burg. Ne kishim kuptuar për gjendjen e Fadilit në spitalet e Zvicrës. Kishim kuptuar për forcën e mbinatyrshme me të cilën ai po i përballonte dhembjes, por edhe për optimizmin për të ardhmen dhe vullnetin për punë. Ai deri në minutat e fundit të jetës, nuk reshti së punuari për çështjen e atdheut, me vendosmërinë të cilën do ta shprehnin vargjet e Hygosë:

Askush nga zemra ime s'ma heq këtë qëllim,

Këtë vullnet e zjarr, vrull, kushtrim, dëshirë!

Për mua, sikurse edhe për të gjithë shokët e tjerë të idealit e të vuajtjes, që e njohën, Fadil Vata ishte shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror. Ndonëse i ri në moshë, ai kishte personalitet të formësuar të një burri të fortë e të pjekur. Këtë personalitet mund ta takoje vetëm te personazhet e romaneve që tipizojnë luftëtarët e epokës së revolucioneve nacionale. Te ai mund të shihje të riun serioz e krenar, Qemal Stafa; të burgosurin e pathyeshëm, Antonio Gramshi, poetin kryengritës të revolucionit hungarez, Shandor Petëf e figura të tjera unikate.

Duke pas personalitet të kompletuar të luftëtarit të lirisë dhe shpirt të mbrujtur me ideale humane, Fadili personifikonte në mjedisin e tij, në mënyrën më të shkëlqyeshme dinjitetin e të burgosurit politik shqiptar. Këtij mjedisi, ai kishte arritur t’ia imponojë respektin për këtë të burgosur, edhe pse kundër tij po zhvillohej fushatë e egër shtetërore komprometuese. Takti i matur dhe sjelljet korrekte të Fadilit, kishin përvetësuar edhe simpatinë e të burgosurve ordinerë të dhomës së tij të burgut, në kohën para se të izolohej. Në dhomën e katit të dytë të pavijonit numër 5, ai ishte i vetmi i burgosur politik shqiptar, në mesin e vrasësve, kriminelëve, hajdutëve e të devijantëve të ndryshëm të shoqërisë së atëhershme jugosllave dhe megjithatë nuk kishte asnjë fërkim me ta. Në mesin e këtyre krijesave, do të mund të qëndronte i patrazuar vetëm ai që do të kishte aftësinë e Fadilit për të imponuar qëndrimin, autoritetin dhe respektin ndaj tij. Ai ishte i afërt e dashamirës me këta fatzinj. Komunikonte me ta, u bënte ndonjë të mirë e i këshillonte, duke mos i trajtuar si kriminelë, vrasës, hajdutër e devijantë, por si viktima të një shoqërie të kalbur.

Kanë kaluar 17 vjet qëkur Fadil Vata, fizikisht u nda nga gjiri familjar, nga shokët e idealit, nga miqtë dhe populli i tij. Shtatëmbëdhjetë vjet nuk janë pak, e sidomos në qoftë se me këto vite krahasohen ngjarjet e mëdha të cilat i ka përjetuar Kosova dhe populli i saj. Megjjithatë, këto vite, sado të rënda të kenë qenë, nuk kanë arritur dot ta zvetënojnë kujtimin për birin vetëmohues të Kosovës, siç ishte Fadil Vata. Përkundrazi, emri, vepra dhe figura e tij, duke qenë mishërim i idealeve për fitoret e djeshme e të nesërme të lirisë, do të ruajnë shkëlqimin e tyre të përjetshëm. Dhe sot, mund të themi:

Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atë që këtej; Pa bij të mençur, të vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur; Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj.

Fadil Vata do të jetë shembull frymëzimi për të gjithë ata që e aspirojnë lirinë dhe çmojnë frytet e saj.

Kthehu ne fillim

------------------------------------------- 

Në shenjë kujtimi për dëshmorin Fadil Vata 

MILITANTI I LIRISË  FADIL VATA

Shkruan: Beqir Elshani

 ***

Përvjetor i Lavdisë

Më 25 prill 1990 militanti për çlirimin e Kosovës nga perandoria e kuqe serbosllave, Fadil Vata, pas një sëmundje të shkurtër vdiq në spitalin e Bazelit në Zvicër. Siç dihet, pas demonstratave revolucionare për Kosovën Republikë në vitin 1981, etika mjekësore në Jugosllavi ra në shifrën zero. Prandaj mjekësia dhe drejtësia ligjore ishte vu plotësisht në shërbim të gestaposë serbe në krye me UDB-ën shkatërruese. Fashizmi serb ishte ashpërsuar, prandaj të burgosurit dhe ushtarët shqiptarë i torturonte me metoda të ndryshme dhe të veçanta në fushën e kriminalistikës në botë.

Fadil Vata

Ndër ato krime dalloheshin me rastin e vrasjes së Fazli Greiçevcit, Zija Shemsiut, Xhemajli Berishës, Fadil Vatës, Aziz Këlmendit dhe shumë e shumë rekrutëve tjerë, me anën e së cilës makineria serboçetnike nuk do të ndalet kurrë, për të cilën do të shprehet edhe kryevepra e burgut shumëvjeçar - Adem Demaçi se nuk ndalet Serbia pa e ndalur. Nga torturat e njëpasnjëshme të rënda dhe qëndrimit afatgjatë në qelitë e errëta në Burgun Qendror në Beogradin e njohur me konferencat e vendeve të ashtuquajtura të painkuadruara, luftëtari i lirisë, Fadil Vata, sëmuret rëndë dhe hospitalizohet. Megjithatë, në vend se Fadili të shërohet sipas betimit të Hipokratit, me anën e rrezatimit vdekjeprurës nga ana e xhelatëve mjekë të Beogradit, fiton kancerin dhe pas disa vitesh vdes. Pa dyshim se vrasja e Fadilit ishte një nga ato vdekjet e kurdisura me sahat, që drejtohej nga UDB-a famëkeqe me kryeqendër në Beograd. Prandaj me të drejt mund të thuhet se Beogradi ishte metropol evropian për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare, por edhe metropol i armeve kimike për helmimin masovik të nxënësve shqiptarë nëpër shkolla.

Nuk mjafton të thuhet vetëm qeli, pa përshkruar edhe qëllimin e saj fashist, që ishte krijuar për të shkatërruar të burgosurin shqiptar si në pikëpamje shpirtërore, ashtu edhe fizike. Qelia, ku mbylleshin të gjithë revolucionarët shqiptarë, ishte fjala e fundit e ekstremizmit të gestaposë jugosllave, atje rrallë çelej kapaku i derës së hekurt. Siç dihet, qelia kishte lagështinë, ishte e errët, e ftohtë dhe pa kushte higjienike, prandaj shovinistët serbë shkonin aq larg saqë i thonin biruci i shqiptarëve. Kjo fjalë e fundit kishte depërtuar edhe në fjalorin politik të hyzmeqarëve shqiptarë, të cilët, gjithë trimave shqiptarë që kërkonin Republikën e Kosovës u kërcënoheshin me ”birën e miut”, e cila paguhej me groshën turke. Prandaj në vend se pushtetarët e mjerë shqiptarë të qanin për vëllezërit dhe motrat e tyre, për bijtë më të mirë të Kosovës, që torturoheshin dhe mbyteshin nëpër burgje të panumërta jugosllave, i këndonin marrisë serboçetnike. Nëse një epidemi përhapet, ndërmerren të gjitha masat mjekësore për mbrojtjen e banorëve, përkundrazi Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, jo që nuk e pengoi përhapjen e reaksionit serbomadh kundër Kosovës, por e stimuloi me të gjitha mjetet për ndjekjen dhe vrasjen e qytetarëve shqiptarë.

Fadil Vata ishte luftëtar i paepur për çlirimin e Kosovës nga prangat kolonialiste të Jugosllavisë serbe. Fushëbeteja e tij në luftë kundër gjakatarëve serbë dhe shërbëtorëve të tyre ishte në Prishtinë. Atje duhej hequr koka e kentaurit serbosllav, i cili për qëllime grabitqare ka hyrë në Kosovë. Janë disa shenja ndërkombëtare që të shurdhët i përdorin për komunikim, prandaj për Prishtinën përdoret shenja e hapjes së gishtave të duarve në formë të hapjes së petlave të trëndafilit. Megjithatë kjo shenjë nuk ka të bëjë fare me trëndafilin e kuq, por ka të bëjë me demonstratat tradicionale dhe të zjarrta të Prishtinës heroike. Kështu që Prishtina ishte qytet i vetëm evropian me simbolin e protestave të mëdha dhe të shpeshta kundër hordhive serbosllave. Prandaj ashtu siç e njohim ne Austrinë, të cilën në prag të Luftës së dytë Botërore e pushtoi Fashizmi Gjerman, e njohin ndërkombëtarët Kosovën, e cila qysh në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913 iu dha serbomalezezëve. Ndarja tragjike e Kosovës nuk përfundoi me kaq, sepse një pjesë e Kosovës iu dha edhe sllavëve të Maqedonisë. Copëtimi dhe mbicopëtimi bëhej sa për ta zvogëluar rezistencën kombëtare shqiptare për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me shtetin amë - Shqiperinë.

 Ato ditë në Therandë arriti redaktori i gazetës ”Shkëndija” dhe veprimtari kombëtar, Prof. Beqir Berisha. Ai kishte ardhur për t’i shprehur ngushëllime familjes Vata në Sallagrazhdë. Prandaj unë e shoqërova dhe së bashku udhëtuam për Sallagrazhdë. Sapo autobusi kaloi lumin e vrullshëm të pranverës, që vinte nga bjeshkët e larta të Sharrit krenar me dëborë, shokut tim i tregova se hymë në Sallagrazhdë. Udha në drejtim të shtëpisë së babait të Fadilit, Nebih Vata, kishte plotë njerëz që prisnin miqtë për ngushëllime. Në krye të udhës, skaj shtëpisë, qëndronte një tavolinë e vogël me portretin e dëshmorit - Fadil Vata. Në fletoren e kujtimeve të dëshmorit, më parë shënoi Beqir Berisha, pastaj shënova edhe unë për të dytën herë. Ndërkohë që ne nderonim me ngritjen e grushtit revolucionar militantin e lirisë, Fadil Vatën, një kolonë e gjatë burrash pritnin hyrjen tonë në drejtim të odës. I tërë katundi ishte bërë odë për pritjen e miqve për ngushëllime. Sallagrazhda ishte bërë kryeqendra e përkohshme e Kosovës kreshnike, sepse vinin shqiptarë nga të gjitha anët e atdheut, përveç Shqipërisë mëmë, me të cilën na ndante kufiri i dhunshëm me makinerinë e rëndë ushtarake. Kufiri i zi në mes të tokave shqiptare është vendosur me ndihmën e forcës diplomatike të Evropës, siç këndon rapsodi popullor, Dervish Shaqa, “Kjo Evropa zemër katile, Shqipnisë sonë ia bani me hile”. Prandaj populli shqiptar ende duhet derdhur gjak për heqjen e kufirit të dhunshëm. Tani Theranda ishte bërë qyteti më i rrethuar në botë, mbushur me policë e paramilitarë serbë, plotë me tanke e pizgauerë dhe me ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, pa përmendur fluturimin e aeroplanëve supersonikë të APJ-së, të cilët zhurmonin dhe gati sa nuk preknin majat e plepave të fshatit. Përgjatë udhës qëndronin kokat e ngjeshura të fashistëve serbë në formë të robotit, i ngjanin pikturës “3 Maj 1808” të piktorit spanjoll Francisko de Goja.

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË FADIL VATËS!

Kthehu ne fillim

------------------------------- 

 LULE NË ALTARIN E LIRISË SË ATDHEUT !

 

Shkruan: Mehmet BISLIMI

           Zvicër, 24 prill 2007            

 -----------------------

Shumë nga bijtë e popullit tonë të rritur dhe edukuar në frymën e atdhetarisë, ishin të vetëdijshëm se liria e tokave shqiptare do përpjekje e sakrifica sublime, do përkushtim e qasje shumë serioze, njëkohësisht pjekuri e vendosmëri.

Ata nuk u futën rastësisht në çështjen e pazgjidhur të fatit të atdheut tonë, ata u futën me shumë vetëdije në këtë rrugëtim për të dhënë gjithçka që kërkohet nga vetja..., të tillë ishin ata, i tillë ishte edhe Fadil Vata.

 ***

 Fadili që në rini i edukuar në frymën e mirëfilltë atdhetare, së bashku me shokët e vet mori krahët për të fluturuar drejt përjetësisë në historinë shqiptare.

Fadil Vata (10.01.1962 - 25.04.1990)

-----------------------

Lindi më 10 janar 1962 në Solograzhdë (Lumbardh) të Therandës (ish-Suharekës), ku mbaroi edhe shkollimin. Më 2 maj të vitit 1981 Fadili arrestohet. Të dhëna të mjaftueshme për aktivitetin e Fadilit në demonstratat e vitit 1981, UDB-ja e Therandës kishte dërguar në Komandën Ushtarake të Beogradit ku Fadili po bënte shërbimin ushtarak. Fadilin e arrestojnë dhe e transferojnë në burgun ushtarak të Beogradit, ku pas 17 muaj izolimi, hetuesie e maltretimi e dënojnë me 6 vite burg të rëndë! Gjatë këtyre 17 muajve hetimesh e torturash, Fadili pëson dëmtime të mëdha në shëndet, të cilat më vonë do t’i kushtojnë me jetë. Mirëpo si gjithmonë ai nuk ndalej së vepruari, duke qenë i vetëdijshëm se liria nuk vjen pa sakrifica.

Me Fadilin u njohëm në kazamatet e Pozharevcit. Ishte një djalë modest e i heshtur, i sjellshëm e i kulturuar, i ngritur e i vendosur për rrugën që kishte nisur. Diku nga vjeshta e vitit 1985, pas grevës së urisë që kishim bërë ne të dënuarit politikë shqiptarë, na shpërndanë nëpër dhoma, duke na i ndërruar ato. Unë, pata fatin e mirë kur më caktuan në një dhomë me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë e Sabit Veselin. Aty e njoha Fadilin edhe Afrimin më për së afërmi. Edhe pse që  të dy ishin të rinj, të habiste e mahniste ngritja e tyre intelektuale. Fadili lexonte shumë dhe prandaj kishte diapazon të pasur njohurish, ishte i afërt me shokë dhe nuk e nënçmonte asnjëherë mendimin e tjetrit. Ai edhe gjatë burgut, por edhe pas daljes nga ky ferr , nuk u ndal për asnjë çast së vepruari në shërbim të atdheut, deri sa mbylli përgjithmonë sytë e tij.

Dëshmorët e kombit: Fahri Fazliu, Afrim Zhitia dhe Fadil Vata

---------------------------

Fadili ishte i goditur keq nga sëmundja në mushkëri. Diçka kancerogjene kishte marrë nga torturat dhe plagët e shumta të brendshme, që iu shkaktuan gjatë hetuesisë 17 muajshe në burgjet e hetuesisë ushtarake të Beogradit. Përkundër gjithë kësaj vuajtje, ai për asnjë çast nuk kishte humbur kurajën dhe guximin. Pas një kohë xhelatët do ta transferojnë nga burgu “Zabela” i Pozharevcit për në burgun famëkeq “CZ” të Beogradit. Para së ta transferonin atë në “CZ”,(përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore që kishte), nuk e kishte humbur dot veten për asnjë moment dhe prandaj na kishte lënë një letër në dhomë, ku kishte sqaruar shumë gjëra, duke kërkuar nga ne që të mbaheshim të fortë! Këtë letër ne e nxorëm nga burgu dhe kur unë mbarova dënimin ia dërgova familjes së Fadilit në shtëpi. Fadilin së pari e kishin dërguar në VMA të BG. Aty e kishin mbajtur një kohë të gjatë me këmbë dhe duar të lidhura për shtrati! Xhelatët serbë, gjatë tërë asaj kohe sa kishte qëndruar Fadili atje, mbi trupin e tij kishin vepruar me rreze lazer e  rëntgen, për të përhapur edhe më shumë sëmundjen në organizmin e tij të njomë. Ky eksperiment “modern” që UDB-a e Beogradit përdori mbi trupin e Fadilit, dha rezultatet fatale që më vonë solli edhe vdekjen e tij në një moshë shumë të re.

Para së të mbaronte dënimin, gazetarët e gazetës serbe:”Borba”, kishin bërë një intervistë me Fadilin, duke menduar se ky nga gjendja e rëndë shëndetësore, do të jetë lodhur e tërhequr nga aspiratat e tij kombëtare. Mirëpo Fadili ua kishte prerë shkurt: “Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim, pavarësisht qëndrimeve tuaja të egra e shtypëse. Unë nuk do të tërhiqem me as një çmim, as edhe me çmimin e jetës!”... Ky ishte Fadil Vata që tmerroi gazetarët dhe drejtorinë e burgut me qëndrimin e tij dinjitoz!

Fadili, për asnjë çast nuk e ndali veprimtarinë e vetë atdhetare. Edhe pse në gjendje të tillë shëndetësore, ai vepronte në tërë territorin e Kosovës e më gjerë. Pas mbarimit të dënimit, ai iu rrek studimeve në drejtimin e sociologji-filozofisë në Universitetin e Prishtinës. Fadili tanimë ishte në mesin e shokëve dhe veprimtarëve të palodhshëm të atdheut. Ai së bashku me Afrim Zhitinë e me qindra shokë të tjerë, përgatitën dhe organizuan lëvizjen e madhe popullore të vitit 1988, ku populli ynë liridashës ngriti fuqishëm zërin e tij kundër shovinizmit dhe hegjemonizmit serbosllav. Ai së bashku me Afrim Zhitinë e me shokë të tjerë u bënë krahu i djathtë edhe i grevës së minatorëve të vitit 1989, me këshilla e sugjerime të shokëve të Lëvizjes Popullore, grevë kjo e cila mori karakter gjithëkombëtar e gjithëpopullor!

Fadilit, tanimë po i humbnin fuqitë e trupit, sëmundja ishte bërë e pamëshirshme dhe nuk po e linte që të vepronte, por fuqia e tij shpirtërore nuk jepej dot. Shokët (në nivel organizate) kishin vendosur që atë ta nxirrnin jashtë atdheut për shërim. E shtruan në spitalin e Baselit të Zvicrës, por sëmundjen e rëndë nuk kishin mundësi ta kthenin mbrapa as mjekët më në zë të këtij spitali! Ai me qëndrimin e tij, po forconte shokët e idealit, familjen dhe të gjithë ata që iu gjenden pranë ato ditë të fundit të jetë së tij. Ai shpesh thoshte se: ”As vdekja nuk ka për të na i prerë rrugët e lirisë!”... Ishte edhe një goditje e rëndë, tepër e rëndë për Fadilin, kur mësoi për rënien heroike të shokëve të tij të idealit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.... Ky lajm i kobshëm (sa do që Fadili nuk jepej), sikur e fashiti rëndë. Pas disa muajsh qëndrimi në spitalin e Baselit, gjendja shëndetësore e Fadilit sa vinte e rëndohej. Më 25 prill të vitit 1990 Fadili ynë mbylli sytë përgjithmonë.... Ai na i la amanet rrugët e lirisë!

Lajmi i rëndë për vdekjen e Fadilit trokiti fort në zemrat e çdo shqiptari liridashës. Lumbardhi i Fadilit ishte shumë i vogël për t’i zënë shqipet tona, të cilët kishin shkuar atje për ta mbuluar Fadilin me flatrat e tyre të dashurisë. Lumi i fshatit ishte shumë i vogël dhe nuk po përpinte dot lotët që po derdheshin për Fadilin e dashur, birin e tokës mëmë! Mbi  njëqind mijë njerëz, zemra e sy, drejtuar nga qielli, po prisnin ardhjen e birit të shqipes për t’u preh përjetësisht në gjirin e ngrohtë të tokës mëmë që aq shumë e deshi! Qindra e mira kurora lulesh zbritën nga majat e maleve shqiptare dhe puthiten varrin e njomë të Fadilit! Kortezhi i përmortshëm së bashku me gjerdanin e luleve të freskëta i mbështjellë me flatrat e shqiponjave, po printe drejt banesës së fundit të Fadilit. Atë ditë edhe toka sikur u trazua, diçka e madhe sikur pëlciti, diçka e madhe gjëmoi si bubullimë e motit të trazuar!...

Nuk me hiqet nga sytë, as sot momenti kur nënë Tahirja e para, vuri mbi supet e saja arkivolin funeral të të birit e po i printe kortezhit të përmortshëm!... ( Nënëmadhja Tahire, që nga kjo pranverë, prehet e qetë pranë varrit të të birit të saj e të Kosovës, Fadilit). Lavdi të përjetshme edhe nënë Tahirës nga duart e së cilës, ne shokët e Fadilit kemi ngrënë shumë bukë!

Po, këto janë nënat tona, që ndër shekuj na bartën herë në djepa e herë arkivole mbi supe, na rriten me copa të thekura buke. Prej nesh kur u ndanë u bënë të forta e nuk qanë, edhe pse zemrat e nënave në dysh u çanë. Eh nënat tona të madhërishme që rriten bijtë dhe bijat e lirisë së tokave shqiptare, të cilave po ju dalin zot!...

Lavdi Jetës dhe veprës së Fadil Vatës!

Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit  

Qoftë i përjetshëm kujtimi për te!

Kthehu ne fillim

--------------------------------------

                                          Me rastin e përvjetorit të ekzekutimit...

ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS

          

Shkruan: Nezir MYRTAJ

Prishtinë, 18.04.2007

  -----------------

Këto ditë mbushen 23 vjet prej ekzekutimit nga pushteti ish-jugosllav i Ferat Mujës, nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë. Ekzekutimi i tij u bë me motive politike antishqiptare vetëm 20 muaj pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, e kryesuar nga gjyqtari Ismet Emra. Trupi i të ekzekutuarit nuk i është dorëzuar familjes dhe që atëherë nuk dihet as vendi ku është varrosur.

Familja e Feratit, e shpërngulur pas gjykimit të tij, në lagjen Tavnik të Mitrovicës, ka bërë përpjekje të pasuksesshme për të mësuar vendin e saktë ku ndodhet varri i tij. Sipas informacioneve që kishte marrë ajo para luftës në Kosovë, nga ish-drejtori i burgut të Qarkut të Mitrovicës, Ferati ishte varrosur në varrezat e qytetit të Mitrovicës që gjenden jo larg ndërtesës së burgut. Ndërsa avokatët e ndryshëm, familjes së Feratit i kishin thënë se sipas rregullave ligjore, eshtrat e personit të ekzekutuar nuk mund t’i dorëzoheshin familjes para se të kalonin 20 vjet prej ditës së ekzekutimit. Megjithatë, për rastin e Ferat Mujës mund të dëshmonin dhe ende mund të dëshmojnë personat e ndërthurur në procesin e tij, ndër të cilët edhe zyrtari i asaj kohe i judikaturës së Kosovës, Vesel Latifi, ish-prokurori Kapllan Baruti, ish-gjykatësi i Gjyqit të Qarkut të Mitrovicës, Ismet Emra dhe ish-personeli i Burgut të Qarkut të Mitrovicës.

Ferat Muja 

Zgjimi i madh shqiptar në Kosovë në vitin 1981 hapi një epokë të re, jo vetëm për ndërgjegjen shqiptare, por edhe për pasionet antishqiptare të pushtuesit serb. Urrejtja dhe shtypja serbe ndaj shqiptarëve, herë-herë e kamufluar, tashmë po shprehej në formën më të hapur e të vrazhdë. Po urrehej gjithçka shqiptare: flamuri simbolet kombëtare, gjuha, kultura, emri, madje edhe qenia fizike e shqiptarit. Në atmosferën e kësaj fushate të përgjithshme antishqiptare, jeta e shqiptarit në trojet e tij të pushtuara ishte nën kërcënimin e përditshëm: nga serbi; nga ligji; nga shërbëtorët shqipfolës të pushtetit.Viktimë e kësaj fushate u bë edhe Ferat Muja nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë.

 Ish-minatori i minierës Trepça, pensionist invalidor, Ferat Muja, më 2 qershor të vitit 1982 niset për në qytetin e Vushtrrisë, ku kishte parashikuar ta tërhiqte pensionin e tij mujor. Mirëpo, rruga në të cilën ishte nisur ai nuk e çoi dot në Vushtrri, sepse në mesin e saj qëndronte hija e vdekjes. Ai nuk ariti dot tutje fshatit fqinj Gojbulë, i banuar me popullatë serbe. Derisa po kalonte rrugës këmbësore të një livadhi të këtij fshati, në drejtim të tij ishte vërsulur me tërbim i riu Danillo Milinçiq. Sapo e kishte vërejtur Feratin, të moshuar e hall lig që po kalonte pranë arës ku ai po prashiste misër, ndërpren punën dhe me shatën të ngritur lart, vrapon ta sulmojë atë. “Po e mbyt një shqiptar!” i kishte thënë ky kriminel nënës së tij, Danicës, e cila po ashtu ndodhej në afërsi, sikur për të shuar pasionin e urrejtjes antishqiptare.

Familja Milinçiq, që herët ishte e njohur për ndjenja shoveniste, akcesive e përverse. Zoja e shtëpisë, Danica e njohur për paudhësi të ndryshme ishte një kriminele, e cila bashkë me të vëllanë dhe birin e saj më të madh, disa vite më parë e kishte vrarë të shoqin. Ndonëse për këtë krim, biri i saj ishte përgjigjur me disa vite burg, për ngritjen e histerisë antishqiptare serbe, kjo familje, mediat dhe qarqet e Beogradit, për këtë vrasje filluan t’i fajësojnë shqiptarët.

Familja Milinçiq, po ashtu ishte e njohur edhe si çerdhe e ultrashovenistit serb Rankoviq, ku ai në kohën e tij kishte kaluar shumë ditë dhe net. Në shenjë të kësaj afrie, fëmijën më të ri të Danicës, Danillon, bashkëfshatarët madje e quanin edhe Rankoviqi i vogël. Këtë Rankoviq të vogël, në ditën e atij dy qershori e kishte tërhequr vdekja nga ara në livadh, ku kishte ëndërruar ta përjetojë kënaqësinë sadiste gjatë mbytjes me shatë të një shqiptari.

Ferat Muja, një burrë trim e i ndershëm, duke qenë me prejardhje nga një familje me traditë atdhetare, nga fshati Kovaçicë i Shalësë Bajgorës, ishte brumosur me një ndjenjë të sinqertë të atdhetarizmit. Si pinjoll i burrave me emër të Kovaçicës, i Asllanit (babai i tij) dhe i atdhetarit Ukshin Kovaçica, ai e çmonte dinjitetin e burrit, por edhe armën si mjet për mbrojtjen e këtij dinjiteti. Prandaj Ferati, jo vetëm e adhuronte armën, por revolverin e tij, pothuajse përherë e kishte bartur me vete. Atë e kishte në një qese najloni edhe ditën kur sulmohet pa shkas nga Danilloja. Pikërisht ky revolver ia kishte pamundësuar këtij krimineli kënaqësinë të luante me jetën e një shqiptari, duke e lënë atë në çykën e shatës. Plumbi paralajmërues i shkrepur nga revolveri i Feratit, kishte marrë kuptimin e vazhdimit të dialogut të zhvilluar në fillim të kësaj ngajrjeje të kobshme, duke ia bërë të qartë këtij shovenisti rankoviqist se toka nëpër të cilën po e pengonte të ecte, nuk ishte serbe, por denbabaden shqiptare.

Tërbimi shovenist kundër shqiptarëve nuk e kishte lejuar serbin Danillo ta shihte rrezikun as atëherë kur bindet se Ferati ishte i armatosur dhe se mund ta vriste. Ai vazhdon përpjekjen për ta shijuar kënaqësinë e mbytjes së tij, duke e goditur me shatën si armë e ftohtë, mirëpo, më parë u ça gjoksi i tij nga nga plumbi i shkrepur. Plandosjen e këtij krimineli, e shoqëron edhe britma kobzezë e së ëmës. Ndonëse të birin e kishte mbështetur edhe vetë ajo, Ferati e kishte ruajtur gjakftohtësin ndaj saj. Në ato momente atij iu kishte kujtuar kodi i traditës dhe i kanunit shqiptar, i cili nuk njeh për vepër trimërie vrasjen e femrës.

Pas kësaj ngjarjeje në Gojbulë, Ferati kthehet në shtëpi ku e njofton familjen e tij për krejt atë që i kishte ndodhur. Pastaj merr pushkën të cilën e kishte mirëmbajtur me shumë përkushtim që prej shumë vitesh dhe pozicionohet në një vend të përshtatshëm në periferi të fshatit. Ishte i bindur se policia do t’ia rrethonte shtëpinë dhe vërtet kështu edhe kishte ndodhur pa vonesë, kur njësite të policisë arrijnë nga Vushtrria në Samadrexhë. Ferati po i sodiste me kujdes veprimet e tyre, i vendosur të mos dorëzohej. Mirëp, pas disa orësh, eprorët shqipfolës të kësaj policie arrijnë ta bindin familjen e Feratit se dorëzimi i tij nuk do të kishte pasoja. Madje një epror i kësaj policie, i quajtur Ismet Tërstena, edhe kishte garantuar se për vrasjen e kryer në rrethana vetëmbrojtjeje, Ferati nuk do të dënohej më shumë se shtatë vjet burg. Këto premtime bëjnë që Ferati të dorëzohet, mirëpo së shpejti bindet për lajthitjen. Vrasja që beri ai u kualifikua si vepër me motive nacionaliste e irredentiste kundër popullit serb. Ajo u bë ngjarje e ditës për shtypin e Beogradit dhe çështje e rendit të ditës në forumet partiake e diferencuese në Kosovë, si dhe e atyre shtetërore në Serbi e Jugosllavi. Rreth kësaj çështjeje u angazhua udhëheqja më e lartë e Serbisë, duke përfshirë edhe kryetarin e kryesisë së kësaj republike, gjeneralin famëkeq Nikolla Lubiçiq. Siç ia kishte komunikuar ato ditë Feratit, avokati i tij Bajram Kelmendi, Lubiçiqi kishte sugjeruar që ai të ekzekutohej pa gjyq dhe menjëherë, në mënyrë që dënimi i tij të shërbente si shembull frikësimi për të gjithë “nacionalistët” dhe “irredentistët” shqiptarë.

Kjo formë e presionit dhe e fushatës rezultoi me organizimin e shpejtë të procesit gjyqësor kundër Ferat Mujës. Tërë procedura u  përgatit brenda 36 ditësh, gjë që paraqiste rast unikat në praktikën e gjyqësisë së atëhershme jugosllave. Gjykimi u organizua në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Atij iu shqiptua dënimi me vdekje nga Ismet Emra, gjykatës në shërbim të politikës serbomadhe, i cili për shumë kohë kishte qenë edhe kryetar i kësaj gjykate. Tani ishte e qartë se ky vendim i dalur nga ky proces gjyqësor ishte vendim politik, i marrë në fakt, në nivel të lartë shtetëror. Prandaj, për secilin ishte e qartë se dënimi i shqiptuar do të ekzekutohej në afatin sa më të afërt.

Në kohën që Ferat Muja, tashmë i dënuar me vdekje po mbahej në burgun hetues të Mitrovicës, tërë procedura pasuese dhe vendimet e instancave të tjera të gjykatës e të shtetit lidhur me dënimin e tij, përfunduan brenda njëzet muajsh. Në janar të vitit 1984, ankesat kundër vendimit të gjyqit u refuzuan përfundimisht nga të gjitha instancat gjyqësore, si dhe nga Kryesia e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Brenda tre muajve të ardhshëm u refuzua edhe shkresa me kërkesën për falje, drejtuar kreut më të lartë të shtetit të ish-Jugosllavisë, si procedurë formale që aplikohej në rastet e dënimeve të tilla të rënda. Kjo shkresë ishte shpresa e fundit për t’i shpëtuar ekzekutimit. Mirëpo, Ferati ishte i vetëdijshëm se për të si shqiptar, nuk do të kishte mëshirë, prandaj as që denjonte ta provonte këtë mundësi e të bënte kërkesë për falje. Përkundrazi dëshironte të shprehte gatishmërinë e tij për t’i sfiduar çetnikët e Beogradit me shembullin e qëndresës shqiptare. Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kryesisë së ish-Jugosllavisë, e hartuar nga autori i këtij shkrimi, më tepër për ta hequr pengun e të nesërmes, Ferati nuk ishte pajtuar të kërkonte mëshirë e falje, por ballafaqim me ata që kishin kërkuar që ai të ekzekutohej pa gjyq, pra me kreun e politikës serbe, gjeneralin Lubiçiq. Në këtë kontekst, po ashtu para autorit të këtij shkrimi, Ferati kishte deklaruar shumë herë se edhe në çastin para ekzekutimit, nëse do të pyetej për dëshirën e fundit, ai do të kërkonte të shpaloste gjoksin para armës së çetnikut Lubiçiq. Dita kur do ta shprehte këtë dëshirë erdhi vetëm pas tre muajsh, kur përfundimisht u miratua dënimi i tij me vdekje. Në mbrëmjen e 16 prillit të vitit 1984, policë, gardianë dhe zyrtarë të Gjykatës së Qarkut e të burgut në Mitrovicë, shkojnë te shtëpia e Ferat Mujës dhe e njoftuan familjen e tij se do të mund të shiheshin për herë të fundit me të. Po atë mbrëmje të rëndë, në takimin lamtumirës me Feratin, në burgun e Mitrovicës shkojnë nëna e tij, Hamidja, vëllai Murati, si dhe e shoqja Fetia. Fjalët e para të Feratit, drejtuar së ëmës ishin: “Nënë, mos qofsha djali yt, nëse derdh lot për mua!”.

Pas tri ditësh, mjetet serbe dhe shqipfolëse të informacionit në Prishtinë e Beograd kumtuan lajmin se “irridentisti” Ferat Muja, që kishte vrarë serbin Danillo Milinçiq, ishte ekzekutuar. Që atëherë, familja e tij, vëllai, gruaja, fëmijët (Ferati ka lënë tre djem e pesë vajza), nipat e mbesat e Ferat Mujës, ende nuk e dinë vendin ku është varrosur trupi i tij. Në kokën e tyre vazhdojnë të sillen vërdallë vetëm informacionet e tërthorta, sipas së cilave, eshtrat e tij prehen në një varr të varrezave të qytetit të Mitrovicës, jo shumë larg ndërtesës së burgut të këtij qyteti.

Është ironik fakti se informacionet e sakta për vendin e ekzekutimit dhe të varrosjes së Ferat Mujës, nuk janë bërë publike sot e asaj dite dhe vazhdojnë të mbeten sekret i atyre që i shërbyen politikës serbomadhe, megjithëse prokurori që e kishte paditur  atë gjatë procesit gjyqësor ka emër e mbiemër. Informacionet e sakta lidhur me këtë çështje do të duhej t’i kërkoheshin dhe ato do të duhej t’i jepte edhe kryetari i trupit gjykues që ia shqiptoi dënimin me vdekje Ferat Mujës. Informacionet e tilla do të duhej t’i bënte publike edhe personeli tjetër ekzekutor i skuadrës ekzekutuese, në mesin e të cilëve, pa dyshim do të ketë pasur edhe shqipfolës. Ish-prokurorët dhe gjykatësit Kapllan Baruti, Ismet Emra dhe të gjithë ata që morën pjesë në vrasjen e Ferat Mujës, sekretin për vendndodhjen e varrit të tij vazhduan ta ruajnë pa të drejtë deri sot. Eshtrat e tij ishin nën embargon e këtyre shërbëtorëve të dikurshëm të pushtetit serb. Është krejt e padrejtë që familja e Ferat Mujës, i vrarë për motive politike nga regjimi pushtues i Serbisë, të mos ketë të drejtë të di për varrin e tij. Ndërgjegja e atyre që e dinë vendin ku ndodhet ky varr dhe vazhdojnë ta ruajnë sekretin për të, nuk duhet të lihet e qetë. Ata duhet të detyrohen ta zbulojnë të vërtetën.

Ferat Muja ishte i vetëdijshëm se do të viktimizohej si pasojë e politikës së krijuar pas demonstratave të vitit 1981, në të cilat shqiptarët shprehën kërkesën për barazinë e tyre me popujt e tjerë në ish-Jugosllavi. I vetëdijshëm për këtë fakt, ai e thoshte dhe e dinte se po bëhej mish për top i kërkesave të popullit shqiptar dhe për këtë fakt ndihej i gatshëm e i lehtësuar të sakrifikohej. Me ekzekutimin e tij, shovenizmi shtetomadh serb synoi t’i frikësojë e t’i zbrapsë shqiptarët nga kërkesat dhe synimet e tyre kombëtare. Mirëpo, dënimi dhe ekzekutimi i tij, as e qetësuan situatën e atëhershme në Kosovë dhe as dëshmuan se këtu po mbroheshin marrëdhëniet ndëretnike. Përkundrazi, ekzekutimi i tij dëshmoi se ndaj shqiptarëve në Kosovë e në ish-Jugosllavi po zbatohej politikë shtetërore antishqiptare dhe se diskriminimi i tyre po bëhej me ligj. Politika e shtypjes dhe e diskriminimit antishqiptar vazhdoi në format më të vrazhda derisa Ushtria Çlirimtare e Kosovës e përzuri me zjarrin e armëve, pushtuesin serb nga Kosova.

Kthehu ne fillim

 -------------------------------------------------

HOMAZH PËR DËSHMORËT DHE MARTIRËT E KOMBIT

2 PRILL 1981 – 12 QERSHOR 1999  [1]

Shkruan:Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU 

Familjarë të dëshmorëve dhe të martirëve të kombit, të rënë nga fillet e “Pranverës Shqiptare ‘81” deri në orët e fundit kur po kuro­rë­zohej lufta heroike shtatëvjeçare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Invalidë e veteranë të UÇK-së që i falët gjakun e shëndetin Li­ri­­së së popullit Tuaj të trullosur nga robëritë e njëpasnjëshme!

Ju, Veprimtarë politikë që ia kushtuat rininë Luftës për çlirimin e Ko­so­vës dhe sot po sakrifikoni për të siguruar ardhmërinë dinjitoze të atdheut!

Zonja e zotërinj që ende po u detyrohet fati prindëror e stër­gjyshor për të lindur e për të rritur fëmijë vetëm për të ruajtur vazh­di­mësinë bio­logjike arbërore në shënjestrën shekullore të albanofobisë sllavo ortodokse. Ju trashëgimtarë të dheut shekuj me radhë mall për kusuritje për interesa të  Fuqive të Mëdha të vendosjes në balancim me kërkesat gllabëruese ekspan­sioniste pansllaviste cariste e kominterniste ruse!

Sot, me këtë akademi përkujtimore, i kujtojmë dhe i madhë­rojmë me krenari: Naser Hajrizin dhe Asllan Pireven, dëshmorët e ko­m­bit të Motit të Madh - “Pranvera Shqiptare ‘81”, dhe të gjithë dësh­mo­rët e kësaj kthese historike vendimtare drejt lirisë së Kosovës të shu­guruar me gjakun e rinisë shqiptare ademjashariane të Epokës së UÇK-së.

Jemi tok, e do të jemi së bashku, për të ushqyer kujtimin fisnik për martiret dhe martirët e kombit: Dritë Hamiti, Fatmire Krasniqi, Metije dhe Emine Mujku, Bajram, Fazli Gashi, Kastriot e Kushtrim Kelme­ndi, Ragip Halili, Faik Berisha, Isa Jusufi, Ahmet Bunjaku, Feh­mi Makolli, Halil Canolli, Hasan Vitia, Naser Fazliu, Përparim Kosu­mi, Shyqyri Ramadani e Hetem Hetemi, dhe përmes tyre të gjitha bijat, të gjitha motrat dhe të gjitha nënat shqiptare, të gjithë djemtë, të gjithë vëllezërit e  etërit shqip­tarë  të therë, të masakruar, të djegur, të  zhdu­kur  me  strategjinë  serbe  të  tokës  shqiptare të djegur, të zbatuar mbi Ko­so­vën, e më gjerë mbi tokat shqiptare, nga Ploja mbi Familjen e Demë Ahmetit të Mavriqit, më 1809!

Këtu, jemi, sot, për të qenë edhe nesër të bashkuar përreth idealit të dëshmorëve: Ernes Zariqi, Adem Gashi e Gani Berisha dhe të bashkë­luf­tëtarëve të tyre nga radhët e të parës ushtri kombëtare shqip­tare fitimtare – UÇK-së, liriprurëse dhe lirisiguruese, e ngritur mbi tokën e ujitur me gjakun e brezave dhe roje besnike e përhershme e gjakut të dësh­morëve e të martirëve të shqiptarisë së Kosovës e të viseve shqiptare etnike jashtë Shqipërisë londineze të 19l3-ës.

I nderuari auditor!

Të dhënat në detaje për dëshmorët dhe martirët e përmendur një­për­­një më sipër, janë për biografët e tyre. Për këtu duhet të mjaf­tohemi me të dhënat për ngjarjet në të cilat këta janë gurë qosh­nikë të Altarit të At­dheut. Realisht, kjo është pjesë e qenies së tyre në përjetësi të shqiptarisë së Kosovës.

Historia është dëshmitare se Dardania ilire, përkatësisht Koso­va shqiptare historike është piemonti i shqiptarizmës.  Ky vis me Shku­pin qen­dër administrative, fetare e politike kombit shqiptar ia dhuroi emrin na­­ci­o­nal për popull e për vend – shqiptar e Shqipëri. Nga formi­mi i kom­bit si kategori shoqërore, sociologjike, civilizuese dhe histo­rike nga me­si i shekullit XVIII, ia zuri frymën kisha serbe e lugatuar, mbështetur në patro­natin e Rusisë dhe të Evropës, por kurrë nuk arriti ta gjunjëzojë. Ko­sova gja­llë­roi, qëndroi për gjatë një rrugëtimi mbi dy shekullor me thikën në qafë krejt shqiptarisht, fenomen i rezistencës njerëzore kundër robërisë.

Së këndejmi, shpërthimi i Revoltës së studentëve në mensën e Qen­drës Studentore, më 11 mars 1981, shërbeu si detonator për t’i dhë­në flakë energjisë revolucionare nacionalçlirimtare të akumuluar vite me ra­dhë në ndërgjegjen patriotike të rinisë shkollore, studentore, punëtore, qytetare e fshatare shqiptare nën robërinë jugosllave.

Këtë fenomen shoqëror shqiptar pushtuesi jugosllav do ta kup­to­­jë qartë më 26 mars 1981, sapo studentët vërshuan rrugët e sheshet e Pri­sh­tinës, të përshëndetur e të përkrahur fuqimisht nga të gjitha struk­turat e shoqërisë në mbarë arealin shqiptar.

Dhuna e policisë speciale serbe mbi studentë e studente në rru­gët e Prishtinës dhe në konvikte, me përcaktim pushtues për ta fikur zja­rrin liridashës shqiptar patriotik me dhunën shovinist serbe push­tu­ese, solli në shpërthimin gjithëpopullor shqiptar të fillimprillit 1981.

Kuadri politik e historik ndërkombëtar e kombëtar i “Pranverës Shqi­ptare ‘81” ishte mjaft premtues. Në shtetet sockomuniste të Evro­pës Qendrore dolën në shesh kundërthëniet e shoqërisë së re, demo­kratike ka­to­like që po lindej me ndihmën e CIA-s në gjirin e shoqërisë komuniste komi­n­terniste. Këtë lë­vi­zje sublimonte Solidarnost e Polonisë e mbë­shtetur në fuqinë antikomu­ni­ste të Papatit. Kjo lëvizje nuk mund të kalonte pa ndikim në brezat lirida­shëse shqiptare, ndonëse vinte në një kohë kur në Kosovë ishte konsoliduar papushtueshëm, ta quajmë me një emërues të përbashkët, Lëvizja Revo­lu­ci­o­nare për Çlirimin e Toka­ve Shqiptare.

Realisht, zjarri liridashës i rinisë shqiptare të viteve ‘70-ta dhe të fi­llim­­­viteve ‘80-ta, ishte shqiptarizma që rrezatonte qenia politike e shoqë­rore e mëmës Shqipëri të idealizuar, pikërisht në rrethana kur pa­pre­k­sh­mërinë e ngrehinës Jugosllavi të Titos e mbështeste Lindja dhe Perëndimi, bota e krishtere dhe bota islame, Papa dhe Turqia. Në anën tjetër, këso kohe, Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë zba­­tonte një poli­tikë agresive kundër titizmit, kundër revizionizmit ko­min­ternist rus, kundër Jugosllavisë avnojiste, ndërsa Ministria e Mbro­j­tjes së Republikës Popu­llore të Shqipërisë përgatiste planet stra­te­gjike dhe logjistike për çlirimin e tokave shqiptare të copëtuara me dhu­në ndër­ko­mbëtare më 1913, më 1919 dhe më 1945.

Vërtetë, faktet janë kokëforta dhe nuk abortohen nga historia. Në vitet ‘70-ta dhe fillimvitet ‘80-ta, në kushte të pamundësisë faktike për të përfituar përkrahjen e akëcilës fuqi botërore kundër robërisë jugosllave, për gjeneratat shqiptare të moshuara Tirana përjetohej si Meka e shqiptarizmës, kurse të jesh enveristë marksist-leninistë për shqiptarin e ri, për shqiptarin revolucionar, do të thoshte: të jesh patriot i betuar, të jesh antititoist, të jesh antijugosllav, të jesh antipansllav rus, do të thoshte të jesh shqiptar, të jesh biri i mëmës Shqipëri, të jesh stërnip i Skënderbeut, të jesh Oso Kukë, Mic Sokol, Hasan Prishtinë, Azem e Shotë Galicë, të jesh Adem Demaç, i gat­shëm për sakrificë sublime për lirinë e Kosovës, për lirinë e tokave shqip­tare, për bash­ki­min e Shqipërisë Etnike. 

Ky mendim politik shqiptar sublimonte kërkesat kombëtare të të gjitha kthesave gjatë historisë, dhe ishte platformë e programit politik e luftarak të demonstaratave gjithëpopullore shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981. Së këndejmi, akëcili pjesëmarrës në këto demonstrata, i gatshëm për t’ia falë jetën Lirisë së Kosovës, mund të rrëmbente Fla­murin kom­bëtar në duart e veta, mund të dilte komandant dhe të printe me flamurin në dorë, armë të vetme për të çarë me gjoksin hapur barri­kadat dhe kor­do­nët e ushtrisë dhe të policisë speciale të Jugosllavisë.

Komandantë e flamurtarë të tillë, të vetëpërcaktuar për kurban të lirisë dhe të ardhmërisë shqiptare të Kosovës ishin edhe fatosat e ko­m­­bit që ra­në, që u plagosën dhe që u burgosën në themele të Epokës “Pra­n­vera Shqip­tare ‘81” të kurorëzuar me sakrificat e rinisë adem­ja­shariane të Kosovës.

Historia ofron dëshmi se kjo tokë, në të gjitha kohët, ka lindur e ka rritur Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre si në perëndi. Dëshmorëve të Prillit ‘81 gjakun ua mori drenicari Tahir Meha i Pre­ka­zit, ndera e kombit i vetëpërcaktuar për fatin e Oso Kukës së Shkodrës në Vraninë. Pikërisht në festën e policisë jugosllave, më 13 maj 1981, Tahiri, i ndjekur nga i et, Nebih Lati i tregoi rinisë shqiptare se Lufta e armatosur, jo demonstrata me duarthatë, është rruga e Lirisë. Se bar­bari albanofobë sllav e kupton vetëm gjuhën e pushkës. Këtë porosi si amanet e bëri fenomen të liridashësisë shqiptare Adem Jashari, Legje­n­dari i qenies shqiptare të Kosovës të të gjitha kohërave.

 Mbi gjakun e freskët të dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare ‘81”, u ngrit lëvizja ilegale politike e luftarake e viteve ‘80-ta dhe rezistenca shqiptare legale si lëvizje kombëtare demokratike, u ngritë Lëvizja e Paj­ti­mit Kombëtar përmes faljeve të hasmërive nga 2 shkurti 1990 deri më 17 maj 1992, e mbi tabanin e kësaj u ngritë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me pushkë, penë dhe mendim politik-dip­lo­matik për pesë vjet të luftës guerile, deri më 26 nëntor 1997, dhe për një vit, gjashtë muaj e pesëm­bë­dhjetë ditë të luftës ballore me ushtrinë e pushtuesit, deri më 12 qershor 1999, na solli në cepin e lirisë që po e jetojmë.

Dëshmorët Xhelal Maliqi 1.11.1957 - 2.04.1981 dhe Afrim Abazi 7.6.1963 - 19.3.1982

Këtu nuk kemi kohë të përkujtojmë së bashku lindjen, rritën dhe luftën heroike të UÇK-së, e cila, si e vetmja ushtri në botë, e lindur nga guerilja politike e luftarake, animoi interesat e ShBA-ve, të BE-së dhe të NATO-s dhe i bëri aleatë ushtarakë e politikë për çlirimin e Ko­so­vës dhe të shqiptarëve në përgjithësi nga çizmja e pushtuesve sllavë kominternistë.

Filozofia e historisë së Luftës së UÇK-së nuk njeh kategorinë e viktimizimit viktimë, siç po shkruhet në raporte të komisioneve ndërkombëtare të hetuesve të krimit serb në Kosovë në periudhën e Luftës ballore të UÇK-së dhe të flotës ajrore të NATO-s kundër efek­tivave paramilitare, militare e policore institucionale serbe në arealin administrativ të Kosovës. Filozofia e Luftës Çlirimtare njeh tri kategori të viktimizimit për Lirinë e Atdheut: Hero, Dëshmorë dhe Martirë. Da­lli­mi midis këtyre kategorive të viktimizimit për liri në Epokën e Luftës së UÇK-së është simbolikë, sepse  të gjithë jetojnë në përjetësi në Altarin e Lirisë së Atdheut. Së këndejmi, edhe ne, këtu, e përjetë­sisht, të masakruarit tanë nga serbët kanibalistë albanofobë do t’i mbaj­më për martirë në themele të Lirisë të Atdheut.

Sepse, filozofia e historisë së Luftës Çlirimtare të UÇK-së për viktimë të okupatorit i konsideron vetëm bartësit e politikës institut­ci­onale të rreme, sabotuesit dhe denigruesit e Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Viktimë i konsideron forcat politike që nuk kanë fytyrë të përme­ndin Luftën Çlirimtare të popullit shqiptar të udhëhequr nga UÇK, ata që nuk kanë fytyrë të dalin para Varrit të Adem Jasharit, ata që falën­de­rojnë Zotin dhe NATO-n në gjendje të dehur për çlirimin e Kosovës, ata të cilët qarqet e caktuara antishqiptare shekullore në përbërje të BE-së dhe të NATO-s i ktheu në Kosovë plaf të zdraluar për të mbuluar rëndësinë e gjakut shqiptar uçëkëistë të derdhur për Lirinë e Kosovës dhe të vise­ve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë londineze.[2]

Fama, dinjiteti, guximi, sakrifica, burrëria dhe dija e UÇK-së adem­jashariane qëndron për­vojë historike në themele të Ushtrisë Çlirim­tare të Preshevës, të Bujanocit e të Medvegjes, që solli në fille të negociatave Pre­shevë-Beograd për statusin politik-shtetëror të Kosovës Lindore dhe qëndron në themele të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila shovinistëve ma­qe­donë albanofobë sapo u foli me gjuhën e vetme të kuptueshme nga të gjithë pushtuesit, se shqiptarët në krijesën komin­terniste: Ish-Republikë Ju­go­sllave e Maqedonisë, janë popull i ndarë me dhunë, se ardhmëria e Ma­qe­donisë si shtet mund të qëndrojë vetëm mbi bazë të barazisë së shqipta­rëve të Maqedonisë Perëndimore dhe të bullgarëve të Maqedonisë Lindore si kombe shtetformuese të një shte­tit plotësisht të ri, demokratik, të integruar në Bashkësinë Evropiane.

Dhe, krejt në fund, i thërrasim botës demokratike, njerëzimit, të kup­tojë drejt mesazhin  e “Pranverës Shqiptare ‘81” dhe të Luftës Çli­ri­­m­­tare Shqiptare të udhëhequr nga UÇK, të kuptojë mesazhin e shqip­tarë­si­së së dhunuar, të varë, të shkrumbuar me metodat gjeno­cid­diale serbe e bull­­­gare të zbatuara shekuj me radhë me mbë­shtetje të Rusisë e me bekim të Evropës mbi shqiptarët, të dëgjohet historia e ci­la dësh­mon se: Kombi shqiptar ishte dhe është i vetmi komb, i cili ku­rrë nuk ka mësy me armë e zjarr kombe e vende fqinje, se ky komb ësh­të dëshmuar më urti dhe paqedashësi në Ballkan e më gjerë, dje dhe sot.

BE-ja dhe NATO-ja të heqin dorë nga mbështetja e serbëve dhe nga mbështetja politike, logjistike dhe armatimi i bullgarëve të Maqe­do­ni­së për t’i mbajtur zap shqiptarët e copëtuar me dhunë ndërko­m­bëtare. Të urdhërohej jo forcimi i kufijve, por zhbërja e tyre, sepse shqi­p­tarët kudo kufizohen me vetën dhe as në mbrojtje të ekzis­tencës, të lirisë dhe të ar­dh­mërisë, shqiptari nuk vret gjakftohtë: gra, fëmijë, pleq as kundër­shta­rë të paarmatosur.

Bota demokratike duhet të mësojë se kombi shqiptar i dërrmuar punoi, veproi, sakrifikoi për Liri shekuj me radhë, megjithatë ende nuk po i lejohet të kërkojë zëshëm të drejtat e veta natyrore dhe është i vetmi komb në Ballkan që ende po i mohohet e drejta për jetë shtetë­rore të për­ba­shkët pikërisht nga ata që kanë dashur dha duan aktualisht mosqenien e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë aq sa e ka ruajtur Gja­ku shqiptar.

Ndaj, sot o kurrë, për qetësinë e përhershme në Ballkan dhe në Ev­ro­pë: Varret masive të zbuluara e të pazbuluara, gratë – ndera shqip­tare e dhunuar, fëmijët e masakruar në parzmat e nënave, plakat e ple­qtë të masakruar pranë vatrave të trojeve stërgjyshore, rinia shqip­tare e ma­sa­kruar dhe ajo e flijuar, i thërrasin Zotit dhe botës së qytetëruar:

Duam barazi, duam paqe të drejtë, duam liri për kombin shqip­tar - nuk duam asgjë të huaj, as mund të durojmë më robërinë në emër të qetësisë dhe të demokracisë së imagjinuar midis të pabara­bar­tëve. Jemi të bijtë e Evropës të para Adamit, të para Krishtit e të para Muhamedit, nuk jemi pastorq, as kopila të saj, ndaj duam të merret në mbrojtje dinjiteti ynë njerëzor! Ky është amanet i dëshmorëve për bre­zat, që nuk shkelet.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit 2 prill 1981 – 12 qershor 1999  dhe të gjithë dëshmorëve të kombit në Altarin e Atdheut!

Dheu i tokës shqiptare të Lirë u qoftë i lehtë!

 --------------

[1] Fjalë në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e kombit (1981-1999)  të rajonit të Degës IV të PDK-së, Prishtinë, më 7 prill 2001.

    [2] Sapo e përfundova redaktimin e këtij libri doli intervista e ish-kryemi­ni­strit italian Massimo D’Alema, dhënë sek­sionit shqip të BBC-së. Vërtetim i opinionit tim ka­tër­çipërisht. Në pyetjen e gazetarit: “Në maj të vitit 1999, kur ju ishit kryemi­ni­stër, udhë­heqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, krejt papritur mbërrin në Itali. Si ndo­dhi kjo?” , komunisti D’Alema, saktësoi: “Ishte operacion, vendimi për të cilin u mor nga Qeveria italiane, nga pala jonë dhe nga unë në mënyrë të veçantë.

                Isha i bindur që Rugova ishte njeriu i  duhur për të administruar periudhën e pas­luftës në Kosovë. Isha i shqetësuar se në periudhën e pasluftës në Kosovë mund të mbizotëronin grupe më ekstremiste, më islamike, më të lidhura me fundamentalizmin islamik, që vepronin në atë kohë.

                Prandaj, ne vendosëm të ndërmerrnim një operacion për të liruar Rugovën, për ta sjellë në Itali dhe për të krijuar kushtet që ai të kishte mundësi që të ishte protagonist i periudhës së pasluftës në Kosovë. Le të themi se negociuam për lirimin e tij. I bindëm serbet se ishte në interesin e tyre që të shmangnin një regjim të llojit islamik në Kosovë. Kur u krijuan kushtet, agjentet e shërbimeve tona të fshehta shkuan dhe e morën Rugo­vën. Unë nuk mund t’i tregoj të gjitha hollësitë, por ishte një operacion që nuk u krye rastësisht. Ishte një vendim politik nga ana jonë për të cilin informuam amerikanët. Ata ishin mjaft të shqetësuar dhe kishin dyshime por, në fund, edhe presidenti Klinton më dha të drejtë për këtë operacion.

                Më kujtohet se kur Rugova mbërriti në Itali, një gazetë e madhe italiane botoi një artikull editorial, në të cilin shkruhej se operacioni ynë kishte vetëm vlera humanitare, por politikisht Rugova ishte një kufomë. Në fakt, Rugova fitoi rreth 50 për qind të votave, çka tregon se shpesh edhe gazetat nuk kuptojnë mire se çfarë ndodh”.

                Për tërheqjen e Rugovës Qeveria italiane “pati konsultime “ edhe me Vati­ka­nin. “Nuk mund të them se ka pasur koordinim, por sigurisht ka pasur konsu­ltime, kryesisht për të mbajtur hapur kanalet diplomatike”, saktësoi, midis të tjerash Massimo D’Alema (Shih, Si dhe pse e shpëtuam Rugovën gjatë bombardimeve,  Koha ditore, Prishtinë, 4 janar 2006, fq. 10).

Kthehu ne fillim

________________________________________

GËZUAR PAVDEKËSIA NË LIRI!

 Shkruan: Prof.Dr. Muhamet PIRRAKU

Homazh për dëshmorin e “Pranverës Shqiptare ‘81” Salih B. Abazin

( 11 Nëntor 1953 – 2 prill 1981)[1]

                                                

Familjarë e miq të dëshmorit Salih Behxhet Abazi!

Fatosa e yllka, ardhmëri jona pa fëmijëri të jetuar!

Rini studentore e rrethuar me frikën e pa perspektivës!

Zonja e zotërinj që ende po u detyrohet fati prindëror e stërgjy­shor të lindni e të rritni fëmijë vetëm për të ruajtur vazhdimësinë biologjike arbërore në shënjestër shekullor të albanofobisë sllavo-ortodokse!

Jemi, këtu, së bashku, të shënojmë përjetësisht vendin ku, si sot njëzet vjet më parë, u derdh gjaku i flamurtarit të punëtorëve demonstrues të “Azotikut” të Kastriotit (ish-Obiliq përjetësisht) - Salih Behxhet Abazit djaloshit syskifter nga Bukoshi i Vushtrrisë. Njëko­hë­sisht, argumentet për brezat se themelet e lirisë së popullit shqiptar dhe të pavarësisë së Koso­vës janë ujitur me gjakun e rinisë shqiptare në mote.

Kjo Pllakë përkujtimore për dëshmorin shikon frontalisht ven­din e krimit, Shtëpinë e Delibashiqve të sojit kanibalist albanofobë, prej nga u qëllua me plumb flamurtari Salih Abazi. Shqiponja dykre­nore nga monu­me­nti historik do ta shikojë shlirshëm atë vendkrimi - dëshmi bibliko-kuranore se: Ai që vret do të vritet, dhe, Ai që dhunon nuk trashëgon! Në oborrin prej nga u nis plumbi për Flamurtarin e demonstratës së 2 prillit,  kurrë më nuk do të flitet në gjuhën e stepave të Karpateve. Krimi ka tagër të rëndë për kriminelin.

Pas shpinës së monumentit që po e përurojmë qëndron roja bes­ni­ke e sigurimit të përjetësisë së dëshmorit në Altarin e Lirisë, pikë­risht Qe­n­dra Studentore, nga ku, më 11 mars, nisi “Pranvera Shqiptare ‘81”, gjak e rritë kurorëzuar me Luftën e UÇK-së.

Detajet për jetën e dëshmorit janë për biografët, e ne, në këtë orë historike i bëjmë homazh heroizmit dhe flijimit, që Salihut i sigu­ruan pavdekësinë. Populli ynë ka amanet mësimin e mëmës së Lekë Duka­gji­nit: “Nano, nga beteri del Leka, e nga Leka del beteri…!” Sali­hu u lind, më 11 nëntor 1953, nga një nënë e ndershme e prej një hiç babe. Nga mosha dy vjeç u rritë dhe u burrërua në prehrin e xhaxhait dhe të farefisit fisnik.

Gjatë shkollimit të mesëm për teknik kimiko-teknologjik në Vu­sh­trri, u brumos me ndërgjegje patriotike më të preferuar për gjene­ratat shqi­ptare të Kosovës së viteve ‘70-ta. Ishte kjo shqiptarizmi që rrezatonte qenia enveriste marksiste-leniniste e mëmës Shqipëri të ide­a­lizuar, në rre­tha­na kur ngrehinën Jugosllavi avnojiste, okupatore të tokave shqiptare, e mbë­shteste Lindja dhe Perëndimi, me bekim të krishterimit dhe të Islamit.

Vërtetë, në vitet ‘70-ta, kur po hidhej fara për bimën që do të stolisë “Pranverën Shqiptare ‘81”, të jesh enverist marksist-leninist për shqiptarin e ri do të thoshte: të jesh antititist, të jesh antijugosllav ortodoks, të jesh anti­pan­sllav rus, do të thoshte të jesh shqiptar, të jesh biri i mëmës Shqipëri, të jesh Mic Sokol, i gatshëm për sakrificë sub­lime për lirinë e Kosovës, për lirinë e tokave shqiptare, për ribashkimin e Shqipërisë Etnike.

E tëra kjo ishte platformë e programit politik e luftarak të demon­stratave gjithëpopullore shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981. Së kën­dejmi, akëcili pjesëmarrës në këto demonstrata, i gatshëm për t’ia falë jetën Lirisë së Kosovës, mund të dilte komandant, të printe me flamurin në dorë drejt barrikadave e kordonëve të policisë speciale të Jugosllavisë.

Një flamurtar i tillë ishte edhe Salih Abazi, i cili me guxim dhe at­­dhe­dashuri, e shtrëngoi fortë shtizën e Flamurit Kombëtar dhe i ftoi ba­sh­­kë­punëtorët: “O sot o kurrë për Kosovë e për Liri! Duhet t’u tre­go­­jmë ko­lo­nizatorëve serbo-malazezo-maqedon se kësaj toke i thonë Shqi­përi dhe kësaj toke ne do ti dalim zot!”

Kolona e punëtorëve dhe e nxënësve të Kastriotit e të rrethinës, duke çarë pengesat e ushtrisë dhe të milicisë speciale të Jugosllavisë, arriti në këtë vend, sot të shënjuar me monument historik. Flamuri me shkabën dykrenare në duart e fuqishme të Salih Abazit bezdisi qenien shoviniste albanofobe të Delibashiqve. Ata shtinë pushkë tinëzisht në Flamurtarin. Salihu ra i plagosur rëndë, por Flamuri shqiptar u ngrit lartë e më lartë nga shokët e tij.

Pro.Dr.M.Pirraku, duke zbuluar pllakën përkujtimore kushtuar dëshmorit Salih Abazi

 Helikopterë, tanke, ushtri e polici të pushtuesit u vijnë në ndihmë kriminelëve, për t’i shpëtuar nga dora hakmarrëse shqiptare. Salihun e plagosur shokët e tërhoqën nga fushëbeteja ferr, por në oborrin e Qendrës së Mjekësisë një milic kriminel e njohu Flamurtarin, me të cilin disa orë më parë, para Fakultetit Filozofik, ishte ndeshur ballaballë. Iu  vërsul si bishë për të ushqyer gjenin serb antishqiptar: “”Ku je ti armik i përbetuar, ku e ke flamurin…?” – i thërriti me tërbim.

Djaloshi që ishte përcaktuar për kurban të lirisë së Kosovës, arriti t’ia kthente flaka-flakë: “Ja këtu në zemër e kam atë flamur që juve po ju tmerron…!”- shkruajnë biografët e Salihut. E qëlluan me shqelma, me kondakë dhe e ekzekutuan barbarisht me disa plumba, para syve të shokëve duarthatë. Një skenë të tillë të dëshmisë së albanofobisë sllave ortodokse ndaj shqiptarëve e pa bota, këtyre ditëve, në Tetovë, mbi babë e bir Koraçi.

Gjaku i Salih Abazit, gjaku i dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare ‘81”, qëndron në themele të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që na solli në cepin e lirisë që po e jetojmë; të Ushtrisë Çliri­m­tare të Preshevës, të Bujanocit e të Medvegjes, që solli në fille të negociatave Preshevë-Beograd për statusin politik-shtetëror të Kosovës Lindore dhe solli në themele të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila shovinistëve maqedonë albanofobë sapo u foli me gjuhën e vetme të kuptueshme nga të gjithë pushtuesit, çdo kund, se shqiptarët në krijesën kominterniste tashti: Ish-Republikë Jugosllave e Maqedonisë, janë popull i ndarë me dhunë, se ardhmëria e Maqedonisë si shtet mund të qëndrojë vetëm mbi bazë të barazisë së shqiptarëve të Maqe­donisë Perëndimore dhe të bullgarëve të Maqedonisë Lindore si kombe shtetformuese të një shtetit plotësisht të ri, demokratik, pjesë e Bashkësisë Evropiane.

Dhe, krejt në fund: Ti o botë demokratike, o njerëzim, kuptoje drejt mesazhin e kësaj fjale tonë të përbashkët, të të gjithëve sa jemi këtu, pranë argumentit të krimit serb mbi birin e shqipes, nga ku thë­rra­sim në emër të të gjithë shqiptarëve liridashës, bij të Evropës së kohës së Adamit: Duam barazi, duam paqe të drejtë, duam liri për kom­bin shqiptar!

Lavdi dëshmorit Salih Abazi!

Gëzuar pavdekësia në Liri për të gjithë dëshmorët  e “Pranverës Shqiptare ‘81!

[1] Fjalë para masës me rastin e zbulimit të Pllakës Përkujtimore  në murin e kompleksit të Qytetit Studentor, përball shtëpisë së krimit, Prishtinë, më 2 prill 2001.

 Kthehu ne fillim

_________________________

HOMAZH PËR DËSHMORËT „PRANVERËS SHQIPTARE `81“  [1]

   Shkruan:Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU

       Invalidë e ushtarakë të Luftës Çlirimtare të Kosovës!

       Zonja e zotërinj trashëgimtarë të Dheut shekuj me radhë mall për kusuritje për interesa të  Fuqive të Mëdha të vendosjes në balancim me kërkesat gllabëruese ekspansioniste pansllaviste ordodokse!

Sot, me këtë akademi përkujtimore, gjithë sa jemi, i kujtojmë dhe i madhërojmë me krenari dëshmorët anavushtrrias: Salih Zekën, Ruzhdi Hysenin dhe Salih Abazin, të Motit të Madh - “Pranvera Shqiptare ‘81”, kthesë kjo historike vendimtare drejt lirisë së Kosovës të shuguruar me gjakun e rinisë shqiptare ademjashariane të Epokës së UÇK-së.

Realisht, shpërthimi i Revoltës së studentëve në mensën e Qen­drës Studentore, më 11 mars 1981, shërbeu si detonator për t’i dhënë fla­kë ener­gjisë revolucionare nacionalçlirimtare të akumuluar vite me radhë në ndërgjegjen patriotike të rinisë shkollore, studentore, punëtore, qytetare e fshatare shqiptare nën robërinë jugosllave.

Këtë fenomen shoqëror shqiptar pushtuesi jugosllav do ta kup­tojë qartë më 26 mars 1981, sapo studentët vërshuan rrugët e sheshet e Prishtinës, të përshëndetur e të përkrahur fuqimisht nga të gjitha struk­turat e shoqërisë në mbarë arealin shqiptar.

Dhuna e policisë speciale serbe mbi studentë e studente në rrugët e Prishtinës dhe në konvikte, me përcaktim pushtues për ta fikur zjarrin liridashës shqiptar patriotik me zjarrin shovinist serb pushtues, solli në shpërthimin gjithëpopullor shqiptar të fillim prillit 1981.

Zjarri liridashës i rinisë shqiptare të viteve ‘70-ta dhe të fillimviteve ‘80-ta, ishte shqiptarizma që rrezatonte qenia politike e shoqërore e mëmës Shqipëri të idealizuar, pikërisht në rrethana kur paprekshmërinë e ngrehinës Jugosllavi të Titos e mbështeste Lindja dhe Perëndimi, bota e krishtere dhe bota islame, Papa dhe Turqia.

Vërtet, faktet janë kokëforta dhe nuk abortohen nga historia. Në vitet ‘70-ta dhe fillimvitet ‘80-ta, në kushte  të pamundësisë për të përfi­tu­ar përkrahjen e akëcilës fuqi botërore kundër robërisë jugosllave, për gje­ne­ratat shqiptare të moshuara Tirana përjetohej si Meka e shqiptarizmës, kurse të jesh enverist marksist-leninist për shqiptarin e ri, për shqiptarin revolucionar, do të thoshte: të jesh patriot i betuar, të jesh antititist, të jesh antijugosllav, të jesh antipansllav rus, do të thoshte të jesh shqiptar, të jesh biri i mëmës Shqipëri, të jesh stërnip i Skënderbeut, të jesh Oso Kukë, Mic Sokol, Hasan Prishtinë, Azem e Shotë Galicë, i gatshëm për sakrificë sublime për lirinë e Kosovës, për lirinë e tokave shqiptare, për bashkimin e Shqipërisë Etnike.

Ky mendim politik shqiptar sublimonte kërkesat kombëtare të të gjitha kthesave gjatë historisë, dhe ishte platformë e programit politik e luftarak të demonstratave gjithëpopullore shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981. Së këndejmi, akëcili pjesëmarrës në këto demonstrata, i gatshëm për t’ia falë jetën Lirisë së Kosovës, mund të rrëmbente Flamurin kombëtar në du­art e veta, mund të dilte komandant dhe të printe me flamurin në dorë për armë,  për të çarë me gjoksin hapur barrikadat dhe kordonët e ushtrisë dhe të policisë speciale të Jugosllavisë.

Komandantë e flamurtarë të tillë, të vetëpërcaktuar për kurbane të lirisë dhe të ardhmërisë shqiptare të Kosovës ishin edhe fatosat e kombit: Naser Hajrizi, Asllan Pireva dhe Xhelal Maliqi të Prishtinës, Rizah Mato­shi e Sherif Frangu të Ferizajt, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni dhe Salih Abazi, të Vushtrrisë, Malush Abrashi e Nesim Dana të Gjakovës dhe disa dhjetëra të plagosur.

Pllaka përkujtimore kushtuar dëshmorit Ruzhdi Hyseni

Por, kjo tokë lindë e rritë Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre si në perëndi. Të gjithëve, gjakun ua mori Tahir Meha i Prekazit, ndera e kombit i vetëpërcaktuar për fatin e Oso Kukës së Shkodrës në Vraninë. Pikërisht në festën e policisë jugosllave, më 13 maj 1981, i tregoi rinisë shqiptare se Lufta e armatosur, jo demonstrata me duarthatë, është rruga e Lirisë. Se barbari albanofobë sllav e kupton vetëm gjuhën e pushkës. Këtë si amanet e bëri fenomen të liridashësisë shqiptare Adem Jashari, Legjendari i qenies shqiptare të Kosovës të të gjitha kohëve.

 Gjaku i dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare ‘81”, qëndron në themele të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që na solli në cepin e lirisë që po e jetojmë; qëndron në themele të Ushtrisë Çlirimtare të Pre­she­vës, të Bujanocit e të Medvegjes, që solli në fille të negociatave Preshevë-Beograd për statusin politik-shtetëror të Kosovës Lindore dhe qëndron në themele të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila shovinistëve maqedonë albanofobë sapo u foli me gjuhën e vetme të kuptueshme nga të gjithë push­tuesit, se shqiptarët në krijesën kominterniste: Ish-Republikë Jugos­lla­ve e Maqedonisë, janë popull i ndarë me dhunë, se ardhmëria e Maqedonisë si shtet mund të qëndrojë vetëm mbi bazë të barazisë së shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore dhe të bullgarëve të Maqedonisë Lindore si kombe shtetformuese të një shtetit plotësisht të ri, demokratik, të integruar në Bashkësinë Evropiane.

Dhe, krejt në fund, të gjithë sa jemi këtu, i thërrasim botës demo­kratike, njerëzimit, të kuptojë drejt mesazhin e Luftës Çlirimtare Shqiptare, mesazhin e shqiptarësisë së dhunuar, të varë, të shkrumbuar me metodat gjenocidiale serbe e bullgare të zbatuara shekuj me radhë me mbë­shtetje të Rusisë e me bekim të Evropës mbi shqiptarët, të dëgjohet historia e cila dë­sh­mon se: Kombi shqiptar ishte dhe është i vetmi komb, i cili kurrë nuk ka mësy me armë e zjarr kombe e vende fqinje, se ky komb është dëshmuar më urti dhe paqedashësi - në Ballkan e më gjerë, dje dhe sot.

As në mbrojtje të ekzistencës, të lirisë dhe të ardhmërisë ky komb nuk vret gjakftohtë: gra, fëmijë, pleq as kundërshtarë të paar­ma­tosur. Punon, vepron, sakrifikon për Liri shekuj me radhë, megjithatë ende nuk po i lejohet të kërkojë zëshëm të drejtat e veta natyrore. Këtij kombi, të vetmit në Ball­kan, ende po i mohohet e drejta për jetë shte­të­rore të përbashkët pikërisht nga ata që kanë dashur dha duan aktualisht mosqenien e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë aq sa e ka ruajtur Gjaku shqiptar, jo të Madhe, as të vogël, as të copëtuar për të rritur kombe e shtete artificiale albanofobe të dëshmuara!

Ndaj, sot o kurrë, për qetësinë e përhershme në Ballkan dhe në Evropë: Varret masive të zbuluara e të pazbuluara, gratë – ndera shqiptare e dhunuar, fëmijët e masakruar në gji të nënave, plakat e pleqtë të karbo­nizuar në vatrat e trojeve stërgjyshore, rinia shqiptare e masakruar dhe ajo e flijuar, i thërrasin Zotit dhe botës së qytetëruar:

Duam barazi, duam paqe të drejtë, duam liri për kombin shqiptar - nuk duam asgjë të huaj, as mund të durojmë më robërinë në emër të qetë­sisë dhe të demokracisë së imagjinuar midis të pabarabartëve. Jemi të bijtë e Evropës të para Adamit, të para Krishtit e të para Muhammedit, nuk jemi pastorq, as kopila të saj, ndaj duam të merret në mbrojtje dinjiteti ynë njerëzor! Ky është amanet i dëshmorëve për brezat, që nuk shkelet.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare ‘81” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit në Altarin e Atdheut!

[1]Fjalë e lexuar në Akademinë Përkujtimore në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, më 3 prill 2001.

Kthehu ne fillim

_________________________________

Në përkujtim të Lokemadhes Tahire Vata

NË KUJTESËN KOLEKTIVE TË POPULLIT, LOKEMËDHATË MBETEN TË PAVDEKSHME!

 

Shkruan:Sejdi VESELI

Prishtinë, më 30.03.2007

Të mërkurën, me 28 mars 2007 u nda nga jeta edhe një Lokemadhe jona, Tahirja, nëna e Fadil Vatës njërit prej ideologëve të përpjekjeve shqiptare për çlirimin dhe ribashkimin e Atëmëmëdheut. Varrimi i Lokemadhes Tahire u bë në Lumbardhë të Therandës, në prezencën e atyre që dinë të çmojnë drejt idealet e çlirimit dhe ribashkimit kombëtar, të ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë Natyrale, me 29 mars 2007. Qifti bashkëshortor, Bacë Nebih dhe Nenë Tahire Vata rriten dhe edukuan fëmijët e tyre me traditat patriotike të familjes dhe të popullit tonë, të cilët i dhanë dhe vazhdojnë t’i japin në vazhdimësi vepra konkrete përpjekjeve për realizimin e aspiratës tonë, për të krijuar kushtet, për një jetë të lirë dhe dinjitoze në Atëmemëdheun tonë të lirë dhe të ribashkuar.

        

 Dëshmori i kombit Fadil Vata

 Nënë Tahirja ishte një grua shumë e pjekur, e zgjuar dhe e vendosur. Ajo si përfaqësuese e një familje patriotike, kjo bijë besnike e popullit, karshi hasmit shekullor qëndroi ballë lartë dhe e papërkulur edhe në momentin e dhembjes. Duke e mposhtur dhembjen e thellë që i shkaktojë humbja e djalit të madh, në lulen e rinisë dhe njëkohësisht bashkëveprimtarit të saj, Fadilit. Ajo diti më së miri që interesin e popullit ta vej mbi interesin e saj prej nëne. Nuk e qau eshkën e zemrës së saj, Fadilin, pse siç u ka hije shqiptarëve, trimat nuk qahen. Në ndarjen e fundit me trupin e Fadilit, në vend të lotëve rrezatonte krenarinë prej Nënëlokes. Ajo priste dhe përcillte kolonat e popullit që i vinin Familjes Vata, për krye shendosh duke u dhënë kurajë për të ngjeshur radhët në kolonën në marshim të krushqve të lirisë. Shtëpia e familjes Vata, ishte dhe mbeti një nga bazat më të rëndësishme të veprimtarisë kombëtare. Ajo ishte një depo armësh, aty vinin dengjet me trakte dhe merreshin nga veprimtarët për t’u shpërnda në popull. Duhet theksuar, se po hyre në odën e familjes Vata, nuk mund të dilje pa u shtruar në sofrën e bujare të saj. Kjo ishte kërkesa kategorike e Nënë Tahires dhe sidomos pas shpjegimit që pasohej:”Këtë e kam amanet nga Fadili! Fjalët e fundi të tij ishin: Nënë! Sa herë të vijnë shokët e mijë, ta dish, se kam ardhur edhe unë me ta!”

Ky veprim i kësaj Lokemadhje ishte një tjetër shembull i lartë i patriotizmit, një akt i madh i atëmëmëdhedashurisë, që përtëriu në shkallën më të lartë traditën e familjes shqiptare. Ky shembull i Nenë Tahires do të frymëzojë gjeneratat, se si duhet të punohet për të mirën e Atëmemëdheut pa u përkulur para çdo vështirësie, pengesë dhe dhembjeje. Këtë shembull e përtërinë Lokemadhet e UÇK-së. Populli dhe në radhë të parë ata që patën nderin ta njohin Nënë Tahiren, këtë bijë besnike të popullit shqiptar e cila me mençurinë, besnikërinë, gatishmërinë e sakrificës, pa u thye përpara asnjë vështirësie, zbuluan një jetë dhe një vendosmëri shembullore të traditës të lavdishme të të parëve tanë. Në fund duhet konstatuar, se edhe kjo Lokëmadhe shqiptare u nda nga jeta, pa i shijuar frytet e përpjekjeve për të cilat u derdhen lumenj gjaku-Shqipërinë Natyrale! Fjala vdekje për Nënë Tahiren dhe shoqet e saj është e paqëndrueshme, ngase vepra e tyre jetësore i dha kuptimin e plotë pavdekësisë së tyre! I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Natyrale të cilën do ta ribëjmë, me siguri!

Kthehu ne fillim
__________________________________________________

  Në përkujtim të dëshmorëve 

AI NË THEMELET E LIRISË DHE PAVARËSISË SË KOSOVËS NUK VENDOSI LULE,

POR JETËN E VET

 -Në 18 vjetorin e rënies së Ismet Krasniqit-

          

Shkruan: Ibish NEZIRI

Më 29.03.2007

________________________________________ 

„Të gjithë atyre që në themelet e lirisë dhe

pavarësisë së Kosovës nuk vendosën lule,

por jetën e vet, gjakun e vet...“

Kosova donte të hynte në dimrin e dytë akoma pa i përtharë mirë plagët e dy dimrave të mëparshëm nga aksioni famëkeq i armëve, të cilit as fshati Grashticë i shpërndarë nëpër shpatie mali nuk kishte mundur t'i shpëtojë.

Sikur të donte t'i sfidonte atij aksioni famëkeq, i cili kishte lënë pasoja të rënda në jetën e popullit nga të cilët, me mijëra të rrahur dhe të sakatosur e me disa dhjetëra mijë të shpërngulur në Turqi, në familjen e Sahit dhe Feride Krasniqit leu fëmija i katërt, Ismeti, duke u futur si pranverë në shtëpinë dhe shpirtërat e Xha Sahitit dhe nënë Feridës.

Skamja dhe varfëria e bënin të vetën. Pasi që në tokën e pakët dhe kodrinore të Grashticës, nuk fitohej as buka e motmotit, xha Sahiti u detyrua që ta lëshojë fshatin dhe të vendoset në lagjen Vranjevc të Prishtinës.

Dëshmori i kombit Ismet Krasniqi

__________________________________________

Në këtë lagje, Ismeti  rritej dhe burrnohej para kohe përmes ninullave që ia këndonte nëna Feride dhe përmes tregimeve të xha Sahitit për dimrat e vështirë nën thundrën e okupatorit serb, të cilët dimra edhe vet Ismeti i vogël i përjetonte në kurrizin e tij të njomë.

Vështirë përthekohej viti me të ardhurat e pakta që xha Sahiti i merrte në ndërmarrjen ndërtimore „Kosova“ dhe Ismeti duke u rritur çdo ditë e më shumë i ndiente në shpirt plagët e varfërisë dhe robërisë që e karakterizonin jetën e popullit tonë si në Llap, ashtu edhe në Gallap, Vranjevc, Tavnik, Kapeshnicë e në gjithë Kosovën.

Demonstratat e vitit 1968 Ismetin e gjejnë në klasën e dytë dhe ato në jetën e tij lan gjurmë që kurr deri në vdekje nuk do t'i shlyhen. Ai gjer atëherë kishte dëgjuar për luftën dhe krismat vetëm nga goja e prindërve, por tani kur i dëgjonte vet nuk kishte si të mos pyeste se çka janë ato krisma që ia prishnin qetësinë shpirtit të tij të njom.

Që të arrij sa më shpejtë t'i bëhët krah xha Sahitit, Ismeti, pasi e mbaron tetëvjeçaren,  regjistrohet në shkollën e mesme teknike dega e ndërtimtarisë dhe me të përfunduar shkollën e mesme, punësohet në fabrikën e mobiljeve në Prishtinë.

Viti 1979. Ismeti shkon në shërbimin e detyruar ushtarak.

Edhe këtu Ismeti ballafaqohet me padrejtësitë që i bëhëshin popullit shqiptar. Në  shërbimin ushtarak ai fillon të organzojë takime të shpeshta me bashkëmoshatarët e tij në kazermë me qëllim konsultimi se si të dilet nga gjendja me të cilën u ballafaquan, për çka shpeshherë merret në pyetje nga oficerët me urdhërin e të cilëve edhe arrestohet dhe mbahet në burgun e Karllovcit dhe Zagrebit 60 ditë.

Pranvera e madhe siç jemi mësuar ta thërrasim atë te vitit 1981, e gjen përsëri në fabrikën e mobiljeve pranë makinës së vet, nga shquhet si organizator i të gjitha protestave të punëtorëve të kësaj fabrike, kundër padrejtësive ndaj popullit dhe punëtorëve tonë. Si organizator shquhet edhe në Vranjevcin legjendar i cili dalëngadalë do të bëhët një bastion i rezistencës kundër pushtuesve jugosllavë dhe çerdhe e të gjithë të rinjve dhe ilegalëve të viteve ‘80-ta, ku qëndron në ballë të demonstruesve të shumtë që niseshin nga kjo lagje varfanjakësh, por trimash, drejt qendrës se Prishtinës ku e kishin bërë strofullin e tyre të gjithë ata kolaboracionistë bashkë me padronët e tyre, që i qëndronin mbi kokë popullit duarthatë.

Ismeti vazhdon t'i bëj sfidë pushtuesit jugosllav dhe për asnjë moment të vetëm nuk e ndërpret aktivitetin e vet prej luftëtari të paepur. Aty i këshillon punëtorët, tutje nxënësit. Këshillohet me shumë shokë të vet të cilët mendonin njësoj dhe në vitin 1982 në një manifestim të organizuar nga autoritetet e komunës, Ismeti e shqyen dhe e djeg flamurin e pushtuesit ndërsa flamurin e kuq me shqiponjën dykrenëshe, duke vrapuar dhe valavitur në duar e vë në piedestal për çka të nesërmen e arrestojnë në vendin e punës dhe përsëri e dënojnë me 60 ditë burg. Dënimin e mbanë në burgun e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës ku kishte takuar shumë moshatarë të tij që ishin të dënuar me denime shumëvjeçare për shkak të aktivtetit të tyre çlirimtar.

Qëndrimi dhe rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në një shtëpi të lagjes ku ai ishte rritur, edhe më shumë e nxisin shpirtin kryengritës të Ismetit.

Populli duhej njoftuar! Nuk ka pajtim me armikun. "Vllazërim-Bashkimi" po na han, ai po na burgos, po na vret... e për të gjitha këto duhet njoftuar populli, dhe rrugët e Vranjevcit gdhiheshin përplot parulla, afishe, thirrje për demonstrata të reja dhe Ismeti është aty...

Lufta në Kosovë vazhdon! Një luftë a ashpër... fjalë për fjalë, dhëmbë për dhëmbë, ballë për ballë... dhe Ismeti çdo herë është në ballë... në Vranjevc, mes punëtorësh në fabrikë... ku e lyp nevoja.

Demonstrata në Ferizaj - më 29.03.1989

___________________________________________________

Flamurit i  ndryshohet pamja, ndryshimi i Kushtetutës dhe suprimimi edhe i asaj pak autonomie që e kishte Kosova e kishte marrë rrugën e vet.

Edhe Kosova e kishte marrë rrugën e vet. Rrugën e qëndresës, rrugën e sfidës.

E sfidonte pushtuesin Kosova. Ajo i sfidonte edhe të gjithë ata mercenarë që ishin vënë përkrah tij.

Sfidonin minatorët. Sfidonin Llapi dhe Drenica. Dukagjini sfidonte. E tërë Kosova ia kishte vënë gjoksin tytave të ftohta të tanksave dhe autoblindave që kudo kërcënonin me vdekje. Prishtina jehonte nga britmat e punëtorëve që ishin nisur drejtë saj që ta mbronin Kosovën, nderin dhe dinjitetin kombëtar, që të kërkonin edhe më shumë. Të kërkonin liri dhe pavarësi për Kosovën, nga krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi e cila ishte shndërruar në burg për popullin shqiptar.

Lumenj të tërë njerëzish derdheshin në Prishtinë. Nga Mitrovica dhe Podujeva, nga Gjilani dhe Ferizaj, nga Peja dhe Gjakova. Edhe Deçani e kishte mësyer Prishtinën. Në Prishtinë kishte arritur edhe Dragashi. Që të gjithë ishin aty në mbrojtje të të drejtave të tyre. Aty ishte e tërë Kosova. Aty ishin edhe punëtorët e fabrikës së mobiljeve që me iniciativën e Ismetit u solidarizuan me minatorët e Trepçës, të cilët edhe më tutje i japin forcë dhe frymëzim në rrugën e tij. Në këtë kohë Ismeti përpiqet që të organizojë grumbullimin e një ndihme për minatorët e Goleshit si shtresa më e goditur e punëtorëve. Ai e shfrytëzon rastin që përmes Radio Prishtinës të ia bëjë popullit një thirrje që të jetë këmbëngulës deri në fitore. Thirrje të tilla Ismeti bënë edhe në greva të organizuara në fabrikën ku ai punonte për çka edhe suspendohet nga puna.

Fillimi i vitit 1989. Ismeti vazhdon me shkruarjen e parullave dhe shpërndarjën e afisheve në të cilat i bëhët thirrje popullit për demonstrata të reja kundër okupatorit serb.

Më 22 mars Ismetin e marrin në të ashtuquajturën bisedë informative ku e kërcënojnë edhe me likuidim. Mirëpo ai nuk tundet.

26 mars. Përsëri Ismeti në organizimin e demostratave në Vranjevc.

Populli e ndiente tradhtinë e atyre të cilëve kinse ua kishte dhënë votën, dhe që armiku i mbante për hesape të veta. Tradhëtisë i ndihej era nga të gjitha anët dhe populli përgaditej për përleshje gjoks për gjoks me tradhëtinë dhe armikun,  për demonstrata të reja, dhe përsëri Ismeti i pari ndër të parët.

27 mars. Kosova zien, Kosova gjëmon. Kosova sfidon. Sfidon Vranjevci dhe Ismeti përsëri e ka vendin në ballë.

27 mars. Ora 15.20. Dhjetëramijë veta marshojnë nëpër qendër të qytetit. Aty është edhe Ismeti, madje në ballë. I prinë Ismeti masës së popullit bashkë edhe me shumë shokë të tjerë, ndërsa përpara iu dalin kordone të tëra policësh të tronditur nga vendosmërija e demostruesve. Fillon intervenimi, por populli marshon, nuk ia ka frikën policisë serbe e as mercenarëve të cilët ishin vënë në radhë të para përkrah tyre.

Përleshja vazhdon. Demonstruesit duarthatë përballë qindra e qindra policësh të armatosur deri në dhëmbë dhe policisë i arrijnë përforcime të reja. Tymi lotësjellës dhe plumbat i kanë lodhur demonstruesit, por ata nuk jepen. I sfidojnë natës së errët sllavo-bizantine, dimrit të ftohtë karpatian...

Ora rreth 17 e të njëjtës ditë. Prishtina është mbushur tym. Iu zihet fryma demonstruesve. Fryma i zihet edhe Prishtinës. Tër Kosovës i zihet fryma nga tymi lotësjellës. Krismat e shkyejnë qiellin, tytat mbjellin vdekje, ndërsa rrugët skuqen nga gjaku i rinisë shqiptare. Që të gjithë janë në kambë. Aty është Shukrije Obërtinca. Sedat Xhafolli është aty. Aty janë edhe Vetim Shala dhe Mustafë Veselaj. Që të gjithë krah për krah. Që të gjithë ballë për ballë me natën e errët sllave, përkrah Ismetit. Kudo janë rrjeshtuar njerëzit përkrah njëri tjetrit dhe marshojnë. Që të gjithë e kërkojnë REPUBLIKEN. Edhe në Pejë, edhe në Gjakovë. Në Prishtinë, në Prizren, Ferizaj, Podujevë, Deçan, Mitrovicë... Rrugët e Kosovës lahen me gjak për të satën herë me radhë.

Dhuna policore serbe mbi demonstruesit paqësor

_____________________________________________________________

Një armatë e tërë përballë një populli duarthatë.

30 minuta me vonë Ismeti duke e ngritur grushtin thërret me zë të fortë: "Përpara shokë deri në fitore!" - dhe e qet hapin, mirëpo ndalet. Nuk ec më tutje se bie i korrur nga plumbat e pushtuesit më të egër që ndonjëherë e panë këto troje.

Ra Ismet Krasniqi për të mos vdekur kurrë dhe si i tillë çdo herë do të hapëroj në hap me armatën e të rënëve për lirinë e Kosovës, në hap me ata që kurrë nuk vdesin sepse në themelet e lirisë së atdheut nuk vendosen lule, por jetën e vet, gjakun e vet.... 

Epilog

Viti 1990 solli lëvizje të reja. U krijuan shumë parti politike, të cilat pjesën e tretë të emrit e muarën „të Kosovës“, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk e pat „...shqiptare“. Delegatët e Kuvendit të Kosovës, të shtyrë nga masat e mëdha të protestuesëve dhe nga kërkesat e parreshtura të popullit, e shpallën Deklaratën Kushtetuese. Një vit më vonë u mbajt dhe referendumi për pavarësi dhe pastaj u organizuan edhe një palë zgjedhje të quajtura „të lira dhe demokratike“, por deputetët e dalë nga këto zgjedhje asnjëherë nuk u mblodhën dhe parlamentin asnjëherë nuk e konstituuan. Partitë politike mllefin e popullit dhe dëshirën e tij për liri e ndrydhën me premtimet se „çështja e Kosovës do të zgjidhet me dialog“ dhe pos dialogut nuk lan alternativë tjetër. Shokët dhe bashkëmendimtarët e Ismetit kërkuan edhe alternativa të tjera dhe ato i gjetën. Ata nuk pritën, por i përveshën mëngët dhe e vazhduan punën. Një mbrëmje tetori të vitit 1991 në një fshat të vogël dhe të varfër të quajtur Ujëmirë, jo shumë larg Prekazit legjendar, u mblodhën dhe vendosën ta formojnë një forcë të armatosur që do të jetë bërthama e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova u fut në një fazë të re. Në fazën e luftës së armatosur për liri. Lufta filloi përmes aksionesh goditëse mbi forcat serbe deri në fillimmarsin e vitit 1998 kur në Prekazin legjendar u shndërrua në një luftë frontale, e cila pastaj u përhap në gjithë Kosovën. Vargut të dëshmorëve ku ishte rreshtuar edhe Ismeti qysh më 27 mars të vitit 1989, iu shtuan përditë dëshmorë të rinj, të cilët me gjakun e tyre çelikosen themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe në fillimverën e vitit 1999, vetëm pak muaj pasi ishin bërë dhjetë vjetë nga rënia e Ismetit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, triumfalisht marshoi në gjithë Kosovën dhe asaj ia solli lirinë si flladin e ëmbël të pranverës, si rrezet e ngrohta të diellit, si buzëqeshjet e ëmbla të fëmijëve....

&

  PËR KOSOVËN TRIMI DHA JETËN

(Kushtuar dëshmorit të kombit Ismet Krasniqi, i rënë në demonstratat e 27 marsit 1989,

në Prishtinë,gjatë përleshjeve fytafyt me policinë gjakatare serbe)

 

Demonstratat, po kush i nisi

Me shumë t’ri, Ismet Krasniqi

E lindi nëna ta flijojë veten

Për Kosovë trimi dha jetën

N’mars t’përgjakshëm tetdhjetë e nëntë

Erdh n’Grashticë një lajm i rëndë

Mos loto Ismetin, oj nënë

Djali yt, nënë, nuk është për gjëmë

Djali yt, nëno,  mundi vdekjen

Ndaj Kosovës e mbajti besën.

 

Jo, or shka, sa t’ka Ismeta

S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa.

 

Dil dushman n’log mejdani

S’jemi qyqe, por shqipe mali

S’e lëmë nënën që na lindi

S’e lëmë trollin-o që na rriti

Bëhem gacë e të përcllojmë

Bëhem flakë e të shkrumbojmë

Përtej pragut s’kem’ ku shkojmë

Kush t’lakmojë në trollin tonë

Do t’pendohet, por do të jetë vonë.

Shporru bishë, ty të vraftë Zoti!

Ende është gjall-o Gjergj Kastrioti

Idriz Seferi e Mic Sokoli.

 

Jo, or shka, sa t’ka Ismeta

S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa.

 

Qëndro Kosovë veç edhe pak

Se agimin e ke n’ prag

Lidhi plagët mos  t’rrjedhin gjak

Se për ty ka kush merr hak

Për ty rashë e m’duket pak.

Më trashëgojnë sokola mali

Për ty jetën Kosovë e falin

Kush me pushkë e kush me sëpatë

Syrin pishë e barkun thatë

Nuk e bëjmë vdekjen hesap.

Ballin lart ju nëna e motra

Me Ismetin nuk është shuar votra

Mjaft kësi trimash ka Kosova

Mbetën mjaft bij e bija

Shndrisin n’qiell porsi shkëndija

Me gjak të tyre frymon liria.

 

Jo, or shka, sa t’ka Ismeta

S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa.

 

Mos më pyet se ç’bëmë, oj nënë

Tregojnë varret që i kemi bërë

Hekurudhën e ha me dhëmbë

S’lejoj shka ta shkel me këmbë

Aferim, Ismet, aferim

Trim ke lindur, e po shkon trim

Kur t’lulzojë pema n’oborr

Jam aroma që kundërmon

Kur të shtrohet sofra n’shtëpi

Unë jam shija që sjell liri

Kur bie rrezja e agimit

Jam kristali i vezullimit.

 

Jo, or shka, sa t’ka Ismeta

S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa.

 

Tekstin e shkroi: Prof. dr. Zenun Gjocaj

Kthehu ne fillim

 ______________________________________


KUR ANALISTËT E SOJIT HAXHIU BËHEN MË KATOLIK SE PAPA...!

 

Shkruan:Mehmet BISLIMI

Më 19.03.2007, Zvicër

 ________________________________________

Tre zogj tanë na i more n’gji

Tre zogjve iu ndal rrita

Ibëri i akullt he të raftë pika!

Harlisur lëshohet uji i Ibrit akull, tek po godet shtratin e vet furishëm nën këmbët e urës po rrëmon e nxjerr shkumën e bardhë si i ngulfatur në grykë nga dhembja për Egzonin me shokë që në gjirin e vet po e mbanë sekretin dhe të vërtetën e mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë!   Misionarët e huaj, herë në heshtje e herë zhurmshëm, herë  hapur e herë fshehur, mbi urën e Ibrit Ilir, vunë mjegullën e tabusë, vunë telat me gjemba, zinxhirët e ndarjes dhe rojat me armë e bajoneta, kush mund të na bindë me logjikën e arsyes që kjo e tëra nuk ishte një skenar i gatuar që më parë në Beograd, një lojë e keqe me aktor profesionist... perfeksionuar në Paris e Moskë dhe zbatuar mbi urën e Ibrit Ilir në Kosovë!? Kështu me të dyja këmbët u shkel edhe mbi mitin e vjetër të urave që lidhnin e bashkonin brigje, popuj e kultura etj...

   Vitet në vazhdim treguan për një nismë jo të mirë, te ura e Ibrit, po ndodhin ngjarje me përmasa të tragjedive, të gjakut, të përleshjeve, të frikës së matanë Ibrit, të aneksimit të territoreve tona, të spastrimit, të dëbimit, të ngulfatjes së shqiptarëve.

Sot në përvjetorin e ngulfatjes, Ibri për Egzonin me shokë, po nxjerr lotin e kristaltë. Këta lot të shkapërderdhur tek të gjithë ata që kanë ndjenja njerëzore, nuk po pushojnë për ta zbuluar të vërtetën mbi krimin.

Drejtësia ndërkombëtare, sa edhe drejtësia jonë me paterica, as sot pas tri viteve nuk e bëri qoftë edhe një hap më tutje se: Ibri përpiu tre fëmijë shqiptarë. Fajtor Ibri dhe uji i tij i ftohtë!

   Disa analistë në paraqitjet e tyre publike, madje shkuan aq larg sa që ngjarjet e marsit të vitit 2004 i barazuan me shkakun, ose i qortuan si shkas për shumë ashpërsime në pakon e sotme të Ahtisarit! Mbetet shumë për të dëshiruar fakti se prej cilit pozicion analizohen ngjarjet. Mua më shqetëson, ose më neveritë fenomeni i cili tani më ka kaluar në rutinën e ndërgjegjes së të qenit rob, dhe sot pas kaq vitesh gjërat shpjegohen mu nga kjo pozitë, pra nga pozita e robit! Me shkas a pa të, përdoret akuza e vjetër nën petkun e ri, nga “analistë” gërmadhë! Ngjashëm është thënë edhe për ngjarjet e vitit 1981:” Këto ngjarje i kanë dhënë shkas ish Jugosllavisë titiste që të veproi në Kosovë!”, po e njëjta gjuhë “analitike” është përdorur për çdo demonstratë pasuese deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- se gjoja po i japin rast Serbisë të intervenoi në Kosovë! E po, thua se Serbia ishte jashtë Kosovës, dhe nuk kishte mundësi të vepronte kur të donte( Po si!?). Shtrohet pyetja: Po sikur mos të demonstronte populli ynë, sikur mos të protestonte, sikur mos të luftonte për të drejtat dhe për lirinë e vet- a thua pushtuesi serb do të ikte vullnetarisht nga Kosova?! Analistë të tillë që i ka sot Kosova, dhe që paraqiten publikisht në mediet tona, më mirë mos qofshin. 

   Shqiptarët në Kosovë, që nga viti 1912-të e deri më sot, të gjitha këto të arritura sa do të vogla që janë, i kanë arritur vetëm në saje të përpjekjeve të veta të pareshtura si: me demonstrata, protesta, greva, pamflete, parulla, rebelime, gjyqe, dënime, persekutime dhe në fund edhe me luftë çlirimtare. As edhe një herë gjatë shekullit XX ish pushtuesit Jugosllavë e serb, Kosovës s´i kanë fal gjë, por vetëm i kanë marrë.

Kosova deri me sot i ka paguar të gjitha..., me një çmim shumë të lartë. Sipas “analistëve” të sotëm na del se ne paskemi gabuar që kemi sakrifikuar kot. U dashka që vetëm të rrinim urtë, të bindeshim ndaj pushtuesit, t’i shërbenim atij dhe ai një ditë do lodhej e do ikte vet që këtej! Paska shkuar dëm populli ynë që nuk e paska ditur këtë “ ide kaq brilante” të analistëve tanë. Analistët si z. Baton Haxhiu me kompani këtë mendësi na ofrojnë, thjeshtë për shkakun se shpirti i tyre ishte i tillë, shpirt shërbëtori ndaj pushtuesit, fali zot,- do thoshte Krishti! 

   Mendoj, dhe jam shumë i bindur ( duke përjashtuar dhunën me çdo kusht), se demonstratat e 17/18 marsit 2004, e kanë përshpejtuar pakon e Ahtisarit, pra i treguan bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë se gjendja e Statu-s Quos më nuk mund të kaloj në Kosovë. Mos harroni se pikërisht ishte kjo administratë e cila kishte bllokuar jetën në Kosovë, duke e stopuar privatizimin për më shumë  se një vit ( dhe këtë me kërkesë të Serbisë), për çdo të enjte vizitonte Kosovën zoti Çoviq, dhe bënte pazare me Hakarupin kokë me kokë, në emër të KEK-ut ishin keqpërdorur miliona euro, të cilin herë e vërshonte uji e herë e vriste rrufeja! Në emër të PTK-së ishin keqpërdorur miliona euro, serbet minoritar të përkëdhelur nga administrata e UNMIK-ut, bllokonin rrugët e Kosovës kurdo që ju tekej dhe kudo që ata dëshironin, shqiptarët futeshin arave e baltërave (si para lufte) për të arritur deri në kryeqytet, Parlamenti i Kosovës nxirrte një rezolutë në mesditë e në mbrëmje ajo rezolutë shkëcrdhehej publikisht para dy milion shqiptarëve e për hatër të 60-të mijë serbëve , nga kryeadministratori ndërkombëtarë! Korrupsioni dhe prostitucioni politik e moral kishte ngulfatur Kosovën... e plotë raste të tilla, që popullit i erdhi në maje të hundës. Prandaj një shpërthim i tillë, si ai i marsit 2004 ishte i pa shmangshëm, për këtë më se paku përgjegjësinë e bartin shqiptarët. Me këtë rast, bashkësia ndërkombëtare duke i vërejtur lëshimet dhe dobësitë  e veta, u përpoq  t’i mbuloi ato me disa burgosje, duke i dënuar njerëzit e pa fajshëm nga një anë, si në kohën e pushtuesit, dhe nga ana tjetër përshpejtoi sjelljen e një pakoje, duke dashur që të arsyetoj lëshimet nga anë e saj! Ajo na “mashtrojë”  prapë, thjeshtë për faktin se të dy anët e shkopit janë në duart e saj.

   Populli thotë: “ Rruaj ku të gjesh!”, në fakt ndërkombëtarët në Kosovë kanë gjetur mjaftë “analistë” që bëjnë analiza të cilat dëmtojnë interesat tona kombëtare, kanë gjetur mjaftë shërbëtorë, mjaftë pushtetarë të pa kurriz, mjaftë spiun, mjaftë hajna, mjaftë të korruptuar, mjaftë subjekte politike të cilat për të ardhur në “pushtet” kanë qenë të gatshme të shesin interesat më madhore të atdheut, kanë gjetur njerëz pa kritere të cilët janë futur aksidentalisht në jetën politike, pra thuaja se një gjendje anarkike. Kështu që kanë “rruar aq sa kanë mundur”, pse jo! Prandaj ishin ato ngjarje e të tjerat në vazhdim, që do të pasonin pa dyshim, mendoj unë nëse procesi i zgjidhjes së shtetësisë së Kosovës neglizhohet prapë.

   Në emisionin e datës 16 mars 2007 “Jeta në Kosovë”, “analisti” Baton Haxhiu- i cili në një intervistë të tij të më hershme ( për takimet që kishte organizuar në Brezovicë me përfaqësuesit e Millosheviqit), pati thënë se: ” Ndihesha keq edhe me gruan e cila mund të më dyshonte, pasi që për dy javë rresht nuk ndihesha burrë me te në shtrat nga frika!”- e ka dhënë ne gazetë atë intervistë, pra ka qenë publike!

 Zoti Haxhiu: Atyre analistëve që (...) u shpëton shurra kur përballen me gjëra të vështira dhe sublime që i kërkon atdheu kurban në themelet e tij, pra analistë të tillë nuk i duhen Kosovës dhe popullit tonë, nga se ia lagin themelin lirisë së saj. Prandaj porosia jote se: “ Patriot është sot ai që i ruan serbet në Kosovë!”, është ca qesharake, naive, servile, qëllimkeqe, interpretim kukuvajke e pse jo edhe me prapa skenë për të fluturuar majave. Ju me këtë thënie, para faktorit ndërkombëtare sikur doni të paraqiteni se pozicioni i serbëve në Kosovës është i rrezikuar, dhe ju me internacionalizmin tuaj të dikurshëm, po doni t´ju dilni në mbrojtje atyre.

 Mos u mundoni të bëheni më katolik se papa, më mysliman se imami, më revolucionar se Qe Ge Vuara, me Leninist se Lenini! Serbët në Kosovë, sot kanë privilegjet më të mëdha që mbahet në mend ndonjë herë që nga koha e Nikollë Pashiqit e këtej. Ata kanë gjuhën e tyre të njohur zyrtarisht me 5% të përbërjës së popullatës së përgjithshme të Kosovës, kanë shkolla të veçanta fillore të mesme dhe Universitet. Në vendbanimet e tyre nuk guxon të kaloj as inkasanti, as postieri, as polici e as zyrtari shqiptarë. Ata nuk duan ta njohin realitetin e ri në Kosovë, as institucionet vendore, ata nuk i regjistrojnë makinat e tyre, nuk paguajnë as rrymë as tatime tjera, ata bëjnë biznes e tregti si ua don qefi, ata nuk guxon as shërbimi doganor t’i ndali e kontrolloi, ata as edhe një obligim tjetër ndaj shtetit të Kosovës nuk e kryejnë, pra thjeshtë, ata nuk pjerdhin as për administratën tonë e as për atë të UNMIK-ut. Ata hyjnë e dalin kur të duan në institucionet tona, ata mbajnë flamurin e Serbisë kudo dhe shkulin atë të kombeve të bashkuara, mbajnë armët e luftës kudo, vrasin policë shqiptarë dhe nuk guxojnë t’i burgosin! Ata ndajnë Mitrovicën, Graçanicën , Brezovicën e kë të duan, ata po mbajnë peng statusin e Kosovës në mënyrë të hapur. Atyre ju ndërtohen shtëpitë, ju shtrohen rrugët, ju ofrohet punë, ju ofrohet rrymë, kur e tërë Kosova përjeton terrin, ata ruhen nga dy palë policë – si në kohën e vet Millosheviqit!

Prandaj kërkesa juaj që kush ruan serbet sot, bënë patriotizëm!- është një slogan servil tamam si në kohën e ditëve tuaja të mira të LKJ-së. Sot patriotizëm është që të bëjmë shtetin e Kosovës, që mos të vjedhim e keqpërdorim buxhetin e saj, që të ndërtojmë vendin e të ecim përpara, që të bëjmë analizë reale dhe të qëndrueshme, që të mos bëhemi servil pa nevojë se nuk i ka hije burrit zoti Haxhiu. Ndërkaq minoritarët serb, dhe minoritarët tjerë e kemi për obligim që t’i ruajmë, edhe me konventa ndërkombëtare. Në as një shtet të botës, nuk e besoj të ketë një diskriminim kaq pozitiv të minoritarëve si në Kosovë.  Me keqardhje, por janë vetë serbët që kanë ndjekur dhe po ndjekin edhe sot me këmbëngulje një rrugë të tillë dezintegruese, të dirigjuar nga politika e Beogradit.

 Patriotizëm, pra Patria - që do të thotë atdhe dashuri, ka krejt një kuptim tjetër zoti Haxhiu e që në fakt ju dhe analistët si ju nuk keni vuajtur kurrë nga ky problem, prandaj edhe i keni ngatërruar konceptet.

Kthehu ne fillim

                                                                            

_________________________

Reagim

SA KRAHASIME TË SHËMTUARA SA VLERËSIME TË VERBUARA !!!

                                                       

Shkruan: Fadil SHYTI

18.03.2007, Suedi

 _____________________

Sot, pikërisht në ditën e përvjetorit të tretë kobzi kur me rastin e demonstratave në Kosovë, më  17 - 18 mars 2004, kur populli i Kosovës i revoltuar nga vrasja e tre fëmijëve nga kriminelët serbë dhe i revoltuar nga gjendja tepër e rëndë nga politikat unmikase dhe të shërbëtorëve të tyre të etur për pushtetin fiktiv nën çizmet e huaja, por tani jo serbe por të miqve të tyre evropianë; u ngrit në demonstrata me ç´rast u vranë shumë demonstrues, në vend që fillimisht të nderohen bile me një minut heshtje dhe të përkujtohen shqiptarët e vrarë, në vend se tani të debatohet shtruar për faktin tejet të hidhur se çështja e dosjeve të  kriminelëve serbë dhe ato të milicisë ndërkombëtare për vrasjet e shqiptarëve po e bëjnë gjumin siberik, (apo ndofta janë humbur fare), në sirtarët e gjykatave unmikase pro-serbiane , pikërisht tani paturpësisht ngritën akuza të poshtra kundër shqiptarëve, dënohen dhe burgosen ata, akuzohen se kinse paskan bërë kthim prapakthehu në histori me ato “frustrime” me ç´rast u dogjën disa kisha e manastire dhe disa shtëpi serbe. 

Secili intelektual, njeri me mend në kokë, nuk guxon të mendoj se avaritë e tilla janë të arsyeshme dhe janë ato të cilat i shërbejnë zgjidhjes së çështjes ende të pazgjidhur të trojeve shqiptare dhe janë ato që mund t´i shërbejnë kapjes së kriminelëve të huaj ngado çofshin ata shpirtzinj! Por, kjo nuk e arsyeton aspak faktin e hidhur se si mund të krahasohen disa miliona euro se i paskan dalë buxhetit të Kosovës nga dora dhe po aty të harrohen apo të flitet aq pak për tragjedinë e madhe që e kaploi Kosovën ato ditë, kur në fushëbetejat me forcat “paqeruajtëse” ranë 9 shqiptarë duarthatë, pavarësisht se dikush mundohet të hedhë pluhurin e harresës, në mënyrën më cinike dhe më dinake mbi dëshmorët e atyre demonstratave.

Jam i bindur se përpjekjet e atyre që  e harrojnë aq lehtë gjakun e derdhur shqiptar për një post o për një grusht euro apo dinarë, do të dështojnë me turp sepse këtë s´do ta arrijnë kurrë!  Populli, kurdoherë do t´i përkujtojë bijtë dhe bijat e veta të rënë betejave për liri dhe ribashkim kombëtar!

Rasti më flagrant, revoltues dhe tepër i dukshëm qe kur RTK-ja kjo forcë mediale, jo e pavarur por dorë e zgjatur e unmikut, e paraqiti vetëm një pamje filmike të cilën për as një minut  nuk e la, por e hoqi episodin ku shihej  kur po bëhej varrimi i një dëshmori të lirisë, ato ditë pas atyre demonstratave. Kjo, paraqitje makabre qe  më 17.03 2007 në emisionin e lajmeve ora 19.30, pastaj filluan vajtimet për shtëpitë e djegura të kolonëve serbë! Filloj pastaj një plakë serbe të ankohej se këtu në Kosovë s´jetohet, shumë fqinjë këtu afër meje i kanë shitë shtëpitë e kanë ikur në Serbi, ani pse në televizion dukej fort e mirë shtëpia e saj, e ndërtuar nga eurot e qeverisë së Kosovës. Duke e parë këtë skenë pothuaj të përditshme kur sot shumë familje dëshmorësh apo invalidë të luftës së UÇK-së, nuk po kanë një shtëpi modeste për fëmijët e tyre, po mendoja: kësaj  i thonë: kur xhelati vajton se viktima e tij e ka sulmuar! Këtë po e bënë sot propaganda e politikës së  çoroditur pro-serbe alla unmikase. Dhe në këtë kor fatkeqësisht janë hedhur në valle djalli dhe disa gazetarucë dhe politikanë servilë shqipfolës që kurrë nuk qëndruan vertikalisht në ballë të historisë së re të Kosovës, por jetuan dhe po jetojnë galuc, të majmur nga shpërblimet e huaja agjenturore, për shërbimet që po ua bëjnë atyre në dëm të kombit shqiptar.

Kur shtojmë këtu edhe ca vlerësime të disa “analistëve” të majmur nga honorarët e shkrimeve ngjyrë gri e zi; të marrë kuzhinave apo shesheve bulevardeske nga vendet armike, profesion i tyre i regjur me vite nga koha titiste dhe pastaj e regjimeve kundër-shqiptare prej vitesh të tëra!

Baton Haxhiu

 Në këtovlerësime tejet i angazhuar u paraqit edhe një herë si hera të tjera “i ndrituri” “largpamësi” dhe shumë servili, Baton Haxhiu, i cili madje shkoi deri aty sa u kërkonte shqiptarëve që “ta ndërrojnë gjuhën” pra të flasin jo në gjuhën realiste se serbët duke i përfshirë këtu edhe kolonët e ardhur nga kohët e krajlëve të vjetër – të cilët na kanë torturuar e vrarë në shekujt plot stuhi- të mos i theksojmë, por t´i harrojmë ato; pra, breznive të reja të mos u flasim me gjuhën e urrejtjes, për pushtuesit serbë, por me gjuhën “e hollë” të vëllazërim bashkimit!!!

Teori të tilla bajate titiste veshët tanë kanë dëgjuar vite të tëra nga politikanët pro-unmikas, të cilët tani e kanë ndërruar terminologjinë; jo vëllazërim –bashkim, por multi-etnicitet, jo autonomi por pavarësi nën mbikëqyrje e të tjera gjepura maskuese dhe dështuese të një politike tejet kundër-shqiptare!

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, analistët e “mirëfilltë” edhe njëherë për më tepër i dënuan demonstruesit shqiptarë se edhe vet kriminelët serbë, duke mos harruar këtu qëndrimin mjaft të matur dhe burrëror të ish-kryeministrit të asaj kohe, Bajram Rexhepi, i cili jo rrallë herë tregohej i arsyeshëm dhe u rezistoi me sukses sulmeve dhe akuzave të tipit policor- gazetarucit, “ të “famshëm”, B. Haxhiu,  i cili akuzonte pse ne shqiptarët u themi serbëve- “shkije”,?!!! Bashkëbiseduesi,  ia ktheu me të drejtë; - kjo nuk është diçka që çon shumë peshë - mos harro se edhe ata ne na quajnë “shifrari” e të tjera shprehje fyese! Sipas konstatimit të “mjekroshit”, shqiptarët gjithmonë do ta kenë shtetin e tyre diskutabil, derisa të flasin me këtë gjuhë qeveritarë dhe parlamentarë shqiptarë! Nga kjo akuzë  paralajmëruese konstatoj se i deleguari “modernist” ia bënte botës “demokratike” me dije se këtu ende ka shumë për t´u bërë, derisa të çrrënjoset nacionalizmi shqiptar! Sepse, ajo kokë gjendet në kupolën e udhëheqjes së Kosovës. Sulme dhe shpifje të zeza si kjo i kemi dëgjuar vetëm në kohët e inkuizicionit herleviqjan dhe millosheviqjan!

Mendoj, se shërbim më të madh se kjo zor se mund t´i bëhet Serbisëgjenocidale.

Në këtë debat shihej qartë dhe një tendencë nga “analistët” e shqetësuar: ata duke i dënuar demonstratat dhe duke i injoruar shkakun kryesor që i nxitën ato e “harruan” edhe një element kryesor ta theksojnë; kujtojmë këtu sjelljet politike gjatë asaj kohe nga UNMIK-u, kur një makineri e tërë propagandistike ishte drejtuar në favor të Beogradit dhe po tentohej herë hapur e herë maskuar që të vendosej indirekt rikthimi i forcave serbe në Kosovë, që pastaj Kosova të mbetej sërish nën juridiksionin serb. Kujtojmë këtu, dokumentin e “famshëm” Kornizën Kushtetuese, kujtojmë këtu “lirinë” kur kryeadministratori i Kosovës i fshinte me një të rënë lapsi të gjitha ligjet e parlamentit të Kosovës të cilat nuk i shkonin përshtati, Serbisë.

Prandaj, çekanët e “mjeshtërve” godisnin andej-këndej por jo në gozhdë, rrahjet e tyre bënin vetëm zhurma...

Ata, përpiqeshin që fajet për dështimet e UNMIK-ut, dhe të politikanëve të Kosovës, t´ia hedhin popullit të shumëvuajtur! Nga kjo sikur doli hapur konstatimi që: sikur të mos ngjanin ato demonstrata Kosova nuk do t´i kishte këto “ ndërkëmbëza” politike që po e pengojnë pavarësinë e saj!!!

Jo, mor zotërinj!

Mos tentoni kot, që fajin ta fshihni si kukuvajkat!

Nuk është faji tek populli se ju atij që në Rambuje ia keni bërë me të pabesë!

Pastaj, pas luftës gjatë fushatave elektorale  i keni thënë se do të merr koha me diell, por ju doli stuhi me erëra të pista në shumë drejtime!

Mbase, vetëm një faj jo të vogël e ka populli ynë; sepse shumë herë ju besoi dhe ende po ju beson besëprerëve, prandaj e ka pësuar dhe do ta pësoj gjatë historisë, derisa të kthjellohet, e të dijë kujt po ia japë votën, pra besimin.

Prandaj, populli u revoltua kur e pa pjesërisht dinakërinë tuaj!

Ndërsa, planet e UNMIK-ut ishin të fillohet me ato 8 standardet e “famshme” e pastaj më vonë të shtohen të tjera mynxyra mbi popullin shqiptar të Kosovës, si decentralizimi. eksterritorialiteti etj, etj, për t´ia vënë kupolën e turpit me një pavarësi me mbikëqyrje, nën tutelën e huaj evropiane, apo më saktë të themi shul shqip: me një autonomi të zgjeruar nën protektoratin evropian, por jo të shkëputur nga kthetrat gjakatare serbomadhe.

Mbase, nuk meriton të humbet koha me këta soj - sorollopësh servilë, që po mbijnë si këpurdhat pas shiut, sikur të mos e dija se pikërisht mbrëmë plaku i Paketës së tymit e barotit për Kosovën, M. Ahtisari deklaroi: “pavarësinë nën mbikëqyrje për Kosovën e propozova, kur e dorëzova planin tim në OKB, nga sjelljet e S. Millosheviqit me shqiptarët dhe nga sjelljet e udhëheqjes së Kosovës me serbët e Kosovës, pra, kinse kjo klasë politike nuk qenka sjellë si duhet me serbët e Kosovës; (bile këta as i quajti  as minoritet, ashtu  si janë në të vërtetë)! - Këtë e konsideroj një kompromis”- përfundoi ai.

 Një krahasim i tillë kaq i poshtër dhe cinik, është tejet i tmerrshëm!

Të krahasosh krimet dhe shkatërrimet serbe nën udhëheqjen e S. Millosheviqit, me përpjekjet e pandërprera të pushtetarëve të Kosovës, “kukulla” në administratën unmikase, të cilët përkundër faktit se nuk kishin as nuk kanë në dorë organe ekzekutive as legjislative, por bënë dhe po bëjnë gjithçka për t´i ofruar minoritarët alias kolonët serbë në shoqërinë kosovare, është si t´i krahasosh natën me ditën, si t´i  krahasosh stuhitë e tornadove në Amerikë, me qetësinë detare gjatë një mbrëmjeje vere në Sarandën tonë të bukur.

Kjo, natyrisht nuk i shkon përshtati askujt më tepër se serbëve kolonë, të cilët gjatë kohës së regjimit të S. Millosheviqit, ishin të armatosur deri në dhëmbë dhe pa hezitim i torturonin dhe i vrisnin fqinjët e tyre shqiptarë!  Kjo, i shkon përshtati gjithashtu edhe qeverisë dhe pushtetarëve “demokratë” në Beograd dhe Moskë, të cilët nuk po lënë gur pa lëvizur për ta penguar ecjen përpara të zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Marti Ahtisari, don apo nuk don ta di se tani, këta shovinistë dinakë të rryer e kanë ndërruar gëzofin sipas motit, nga ata trimat e egër që ishin dikur, që kërkonin gjak rrugëve të Kosovës në mesin e viteve 90-ta, që qirreshin deri në qiell në demonstrata të vriten të gjithë shqiptarët, ose të dëbohen përtej Bjeshkëve të Nëmura, tani janë kthyer kinse në viktima! Mbase, për këtë edhe nuk po e kanë fort zor, sepse për t´i arritur të gjitha objektivat e tyre, këtë  po ua mundëson politika unmikase e cila u bëri privilegje të pakufishme gjatë këtyre viteve, sikur të ishin nën gëzofët e arushave të bardha ruse!

Revoltues është fakti se konstatimi tjetër që doli sonte nga goja e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut qe jo vetëm servil por edhe tejet kundër-historik; kur e pyetën gazetarët për konstatimin e “kompromisit” të Ahtisarit, për kritikat-krahasimet se jeni njësoj ju ballkanasit- kurdoherë sipas stilit evropian që fajtorë tragjik i lënë shqiptarët, ky “politikan i rryer” dhe elastik  “modern”, deklaroi: “Ahtisari, duke e kërkuar në KS pavarësinë me mbikëqyrje, ka dashur të na ndihmojë më tej, me praninë e ndërkombëtarëve në Kosovë”!!!

Nga kjo konstatoj me hidhërim të madh, sa poshtë ka rënë politika shqiptare-kosovare e “Grupit të Unitetit”!

Nga kjo del dyshimi i bazuar, mos vallë këta “zeusët” e Kosovës e paskan kërkuar atje në instancat e larta ndërkombëtare, vetëm një pavarësi të mbikëqyrur?! Nga kjo konstatoj se jo kurdoherë me kohë iu tha dhe po i thuhet e vërteta popullit tonë të shumëvuajtur. Këta politikanë syleshë dhe sharlatanë, atje kanë pasur mundësi të flasin me dyer të mbyllura dhe me ide të mykura!

 Tani, kur po shihet hapur se janë fort të ekzaltuar nga kjo “fitore” e aq shumëpritur, prej tyre.

Por, këtu konstatoj dhe paralajmëroj se: zotërinjtë i kanë bërë hesapet pa hanxhiun; ngadalë beg se ka hendek- thotë populli ynë,  mos merrni valë me avull,  kaq shpejt, nga kjo “hallvë” sepse prapa e keni historinë , përballë e keni Lëvizjen Vetëvendosje dhe forca të tjera përparimtare kudo në trojet shqiptare, të cilat nuk e hanë dot këtë hallvë turpi e sheqerosur me erëza tradhtie!

Populli i Kosovës, duhet t´i bashkohet dhe të jetë kurdoherë mirënjohës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e cila me dinjitet dhe guxim po organizon demonstrata ku po shprehen qartë pakënaqësitë popullore, aty po i tregohet qartë popullit se nga po ecën lokomotiva e zezë e historisë së re të Kosovës, kjo natyrisht po i ndihmon shumë popullit të Kosovës, që të dalin si në dritën e diellit dhe të shihen qartë  kërkesat tona të drejta, ashtu i bëhet bllokadë çdo anarkie politike si kjo që e ka vënë “Grupi i Unitetit” politikën shqiptare në Kosovë dhe më tej në të gjitha viset shqiptare. Ashtu, u bëhet bllokadë edhe të gjithë atyre që në emër të  demokracisë po e shkelin atë, duke ia mohuar kombit tonë të drejtën për vetëvendosje!

Përpara drejt vetëvendosjes!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

 

Kthehu ne fillim



                                * *  *
Kthehu ne fillim

 

powered by Beepworld