_________________________________________________

KLIKO MBI BANER


Flet Prof.Dr.Muhamet Pirraku këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës

SHQIPTARËT E DUAN RIBASHKIMIN E KOMBIT DHE TË ATDHEUT, POR PO GABOJNË NË ZGJEDHJEN E DREJTUESVE POLITIKË, TË CILËT NUK KANË DIJE AS GUXIM PËR TË NDËRKOMBËTARIZUAR ZGJIDHJEN...!

 Bisedën e zhvilloi: Malë QORRAJ 

(www.pashtriku.org – 26.06.2007 / 19:05)

 ***

 ☻Z. Pirraku, jemi dëshmitar të zhvillimeve aktuale në Kosovë. Si i komentoni raportet e politikës me Rusinë, kur dihen historikisht raportet e Kosovës me fqinjët e saj? 

Prof.Dr.Muhamet Pirraku

M.PIRRAKU:  Të rënda dhe me pasoja historike. Po nisem nga një opinion fëmijëror i një politikani  kosovarë, i cili, pak ditë më parë, përafërsisht, tha: “Rusia as nuk e di se ku gjendet Kosova, e jo të ndikojë në zgjidhjen e statusit të saj...”!?! Po t’i referohemi historisë, cari rus me kishën ruse krijuan “Mitin e Car Lazarit” - Mitin serb të Kosovës, para se të ngjizej kombi serb në Pashallëkun e Beogradit. Me logjistikë e mbështetje politike e ushtarake ruse u krijua shteti i Malit të Zi dhe i Serbisë. Murgjit dhe diplomatët rusë “Mitin e Car Lazarit” e sollën në Kosovë dhe gjetkë në trojet shqiptare nga fillet e gjysmës së shekullit XIX. Shkolla antropogjeografike cvijiçiane ishte instrumenti më frytdhënës i aspiratave pansllaviste ruse për sigurimin e rrugëve të Rusisë për dalje në dete të nxehta - Adriatik, Jon e Mesdhe. Shkolla dhe diplomacia ruse të inkarnuara në “shkollë” dhe në “diplomaci” serbe e kanë përgatitur opinionin shkencor e politik evropianë se Kosova është “tokë serbe” dhe “Zemra e Serbisë”. Së këndejmi Rusia e ka përgatitur pushtimin kishtar, politik dhe ushtarak të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë, e cila, para ngritjes së një pjese të Pashallëkut të Shkodrës në autonomi shtetërore “serbe” të Mal të Zi dhe të ngritjes së autonomisë së Pashallëkut të Beogradit në shtet të Serbisë, kishte rreth 120.000km2. Rusia e ngriti edhe shtetin e Bullgarisë dhe kominternizmi rus e ngriti kombin maqedonas dhe shtetin e Maqedonisë. Copëtimet që kombit shqiptar dhe Shqipërisë iu bënë në Berlin, Londër, Versaj dhe Jaltë janë suksese të politikës pansllave ortodokse ruse mbi faktorin politik dhe ushtarak evropian dhe perëndimor në përgjithësi. Së këndejmi, problemi shqiptar evident me fqinjët tanë është, në esencë, çështje e Rusisë.                                

Anëtarët e Ekipit Negociator e patën bërë praktikë kohën e fundit lojën me data dhe me ditë për pavarësinë e vendit. Çfarë borxhi i kanë këtë njerëz popullit të Kosovës?

M.PIRRAKU: Më se njëherë kam shkruar se “Ekipi Negociator”, të cilin padronët e quajnë “i Unitetit” (!?!), është instrument manipulues, dorë e zgjatur’ e UNMIK-ut, për të cilin analistët me famë botërore tashti, së fundi, po theksojnë se “UNMIK ka dështuar në Kosovë”. Së këndejmi del se Rusia ka mbështetje për qëndrimet e saj kundër shkëputjes së Kosovës nga domeni rus përmes pushtetit serb mbi Kosovën. E sa për borxhin, më i vogli mund të ishte: Të dalin para kamerave televizive, solemnisht ashtu si në paraqitjen e parë, edhe pse pa arkitektin e dështimeve, dhe të thonë qartë se nuk kemi ditur të bëjmë diplomaci, as kemi pasur sy, pasi shkëlqimi i alltënit na e bjeri të pamit, yshtja për famë na i verboi veshët...!

Ekipi Negociator ka harxhuar me miliona euro. Si mund të ua shpjegojnë qytetarëve, meqë pavarësinë nuk e sollën?

M.PIRRAKU: Kush mund t’u kërkojë “shpjegime”?!? “Qytetarët” Shqiptarët, jo. Këta janë pjellë e tyre. Shpjegime, sqarime e përgjegjësi mund t’u kërkojnë romët, shqiptarët  hashkalinj e egjyptas, turqit, shqiptarët goranë, shqiptarët sanxhaklinjë. Shqiptari “i vërtetë” nuk kërkon përgjegjësi nga i votuari i tij, shqiptarët kanë mbetur sot e gjithë ditën turmë e manipulueshme nga beu. Shih gjendjen gjithandej në trojet shqiptare. 

A mendoni se Ekipi i Unitetit, ka të drejtë të vendos çdo gjë për Kosovën.      Pa e pyetur as Kuvendin dhe as qytetarët?

M.PIRRAKU: O i nderuar, ky ekip “i unitetit” është ngritur me qellim që të manipulohet Parlamenti dhe populli. Që në themelim ka qenë i jashtëligjshëm, antidemokratik, dhunë ndërkombëtare ndaj lirisë së mendimit dhe të shprehjes e të vendosjes së lirë të Kosovës.

A duhet të shuhet tani Ekipi i Unitetit?

M.PIRRAKU: U thash se nuk është dashur të ngrihej. Themelimi ka qenë defaktorizim i plotë i Parlamentit, i Presidencës dhe i Qeverisë. Nëpërkëmbje e votës së popullit. Pasojat do të jenë historike, sepse e keqja shtohet kopil. Më herët thashë se duhet të largohet nga skena “solemnisht”, tashti shtoj: Sa më parë aq më mirë. Përndryshe, po u vetëdijesuan “qytetarët” shqiptarë, e që duhet të ndodh, mund të dalin të lagur kuq. Gjithandej  po rrëshqet situata.

Tashti po shihet qartë se faktori ndërkombëtar i vendosjes po rrëshqet drejt shtyrjes se Kosovës në negociata të reja me Serbinë.  A duhet të shkohet në bisedime të reja, apo të bojkotohen ato?

M.PIRRAKU: Ju thatë: “...po rrëshqet drejt shtyrjes se Kosovës në negociata të reja me Serbinë...”!?! Personalisht këtë ndodhje e kam paralajmëruar tash e sa vjet. Nënshkrimi i “Kornizës kushtetuese” , futje e “krahut të Luftës” - në aleancë për pushtet me LDK- PSHDK, e më vonë aleanca për pushtet e AAK-së me LDK-në e nxori nga loja e mundshme përfundimisht kërkesën e Rambujesë për zgjidhjen e statusit të Kosovës sipas vullnetit të popullit, e vetmja xixë për lirinë e Kosovës  në  “Tunelin Rambuje”. Gabimet janë të pariparueshme.

Shtyrja e zgjidhjes së “Ahtisaarit” (që as është zgjidhje demokratike) tashti, në fakt është licitim për përfitime të reja të panortodoksizmit, me pasoja historike për kombin shqiptar. Kosova, por as kombi shqiptar në përgjithësi, nuk guxon të tërhiqet, të bojkotoj, por duhet të përgatitet për “negociata”. Këtë grykësi të kolonizatorit serb në Kosovë, që është grykësi pansllave ortodokse ruse, Kosova dhe kombi shqiptar duhet ta kthejnë në moment historik para botës së civilizuar për çështjen e kombit shqiptar të dënuar me traktate politike ndërkombëtare të botës imperialiste. Qartë, si hap të parë për ta zgjidhur çështjen shqiptare , nga Serbia duhet të shtrohen kërkesa historike për korrigjimin e dhunës historike. Të shtrohen kërkesa për lejimin e kthimit të shqiptarëve muhaxhirë në 640 lokalitete shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të ndjekur me strategjinë “Toka e djegur”, më 1878. Të kërkohet kthimi i Sanxhakut të Tregut të Ri, të okupuar më 1912, Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvexhë), e aneksuar Serbisë  pas Luftës së Dytë botërore t’i kthehet Kosovës, të paguhet dëmshpërblimi për shpërnguljen me dhunë në Anadoll të më se një milion shqiptarëve nga viti 1912, të kërkohet dëmshpërblim për eksploatimin e pasurive natyrore të Kosovës nga viti 1912-1999, të kërkohet dëmshpërblim për aparthedin dhe gjenocidin e ushtruar të Serbisë në Kosovë nga rianeksimi me dhunë policore e ushtarake më 1989, të kërkohet qartë dëmshpërblim për gjenocidin në periudhën e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s ndaj makinerisë ushtarake policore  dhunuese serbe ndaj shqiptarëve dhe të etnive pakicë  në Kosovë. Në këtë drejtim duhet të veprojnë të gjitha mekanizmat politike e shtetërore në arealin shqiptar. Në këtë mënyrë Kosova dhe shqiptarët do t’i ndihmojnë kombet dhe shtetet evropiane, bashkësinë Ndërkombëtare të Vendosjes dhe veçanërisht  SHBA-të , për ta shpënë përpara, së paku, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe sipas “Pakosë” së Ahtisaarit.  

Dalloheni si një prej zërave, që si zgjidhje të  vetme shohin bashkimin e trojeve Shqiptare. Mendoni se shqiptarët janë aq të vetëdijshëm se sa ta mundësojnë këtë?

M.PIRRAKU: Ju lutem, shqiptarët e duan ribashkimin e kombit dhe të atdheut, por po gabojnë në zgjedhjen e drejtuesve politikë, të cilët nuk kanë dije as guxim për të ndërkombëtarizuar zgjidhjen e çështjes shqiptare përmes rrugës demokratike, pas të cilës të vigjilojë forca. Dikush mund ta kujtojë “Pranverën Shqiptare ‘81”. Ajo u bë e tmerrshme për pushtuesin serbo-jugosllav dhe simpatike për botën demokratike në saje të Ndërkombëtarizimit që iu bë Çështjes Shqiptare nga Tirana zyrtare. Mund të them se për vënien në lëvizje të kërkesës demokratike për zgjidhjen e çështjes shqiptare tashti jemi me dekada më larg se kemi qenë në qershor të vitit 1999. Aktiviteti i gjithanshëm për ribërjen e Shqipërisë në kufijtë etnikë, së paku të sotëm, me të drejtën natyrore dhe me të drejtën në vetëvendosje të kombeve, nuk mund të konsiderohet armiqësi ndaj kombeve fqinje, përkundrazi, është njerëzore të konsiderohet shkarkesë e barrës që të parët ua ngarkuan, pra edhe liri e tyre.

Vizita e presidentit Bush në Tiranë a barte në vete edhe mesazhin: Shqiptarë, po dëshmoj se ka filluar epoka Juaj, për qenie të dinjitetshme si komb i lirë!

M.PIRRAKU:Ky mesazh ekziston, por ai mund të jetë edhe projeksion i dështuar me fajin e shqiptarëve gjithandej në trojet e copëtuara në gjashtë copëza administrative, me perspektivë të dyshimtë. Politikanët tanë, shkolla jonë, shkenca jonë, flasin si me marrë, ose përshpërisin mjerueshëm për çështjet tona, kombëtare, edhe kur kemi të drejtë absolute. Kam frikë se Bush ka menduar se më në fund shqiptarët kanë mësuar diçka nga hebrenjtë, se jemi pak çifut. E, shikuar “klasën” politike shqiptare, del se ne jemi pus.

Jeni të mendimit se pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme dhe e fundit për shqiptarët e Kosovës. Dhe ku faktikisht e qon popullin tonë kjo zgjidhje?

M.PIRRAKU:Jo, jo. Pavarësia e Kosovës, jo vetëm e kushtëzuar, por sikur të ishte klasike, është dhunë ndërkombëtare ndaj kombit shqiptar, njësoj si pavarësia e shtetit Shqipëri më 1913. Realisht, pavarësia e Kosovës është riciklim ndërkombëtar i ricopëtimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Me këtë pavarësi, me kërkesat Ahtisaariane për simbolet pa asnjë identitet shqiptar, madje as pa ngjyrën kuq e zi, po legalizohen rrugët e dhunshme për copëtimin përfundimtar të shqiptarëve të Kosovës, dhe më gjerë në ish arealin e Jugosllavisë versajase-avnojiste, nga kombi shqiptar.

Sipas referencave të Pakos së Ahtisaarit Kosovën e pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. A mendoni se shqiptarët mund ta përballojnë rrugëtimin në këtë katrahurë? A mendoni se kjo Pako e Ahtisaarit është teh i thikës për Kosovën?

M.PIRRAKU: Ju keni konstatuar drejt që në fillim. Bërja e shtetit është punë që kërkon sakrifica të mëdha dhe kohë. Trenin që mund të shpinte me shpejtë  Kosovën në cak e humbëm me demilitarizimin fatal të UÇK-së, me legjitimimin politik të filozofisë vazale të LDK-së, me pranimin e UNMIK-ut si pushtet me forcë të pakufizueshme mbi vullnetin politik demokratik të shqiptarëve të Kosovës, me pranimin e barazimit të shumicës etnike dhe historike shqiptare me pakicat etnike si miras i robëruesve. Të them qartë vetëm një shëmti:  Nomenklaturën onomastike  të vendbanimeve shqiptare në variantin sllav e në gjuhën serbe përfundi, edhe aty ku me vite mund të mos kalojë asnjë serbë udhëtarë, mund ta duroj vetëm një popull i pandërgjegjësuar politikisht. Pra, kam frikë se  ky popull yni, i udhëhequr nga politikanë të shkëputur nga populli, do të durojë në pafundësi edhe poshtërime të tjera të Bashkësisë Ndërkombëtare për interesa të Serbisë.

 E sa i përket pyetjes së fundit, mund t’ua rikujtoj: Sapo u bë publik “Plani i Ahtisaarit”, pata konstatuar: “Me propozimin e ‘Ahtisaarit’- Kosova në thika”. Analizat e mia nuk i botuan as gazetat e “pavarura” të Kosovës!?! Falë ideliastëve, ato mbushën webfaqet e internetit. Konstatimet e mia, më vonë, do të vërtetohen nga shumë analistë politikë botëror. Dhe, edhe tashti e kam po të njëjtin mendim, por duhet të theksohet fakti se “Ahtisaari” e ka balancuar forcën aktuale reale të kombit shqiptar me grykësinë e okupatorit gjenocidial serb ende me mbrojtje ndërkombëtare. Vërtet, gjenocidi serb i viteve të 90-ta të shek. XX, në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje, i përmasave të panjohura në Ballkan dhe në Evropë as në mesjetë, nuk ishte krim i ndodhur ad hoc, por ishte shfarosje e projektuar në institucionet shtetërore politike, akademike, policore e ushtarake serbe para syve të Botës. Së këndejmi,  asnjë dënim ndërkombëtar për Serbinë dhe për kombin serb, vetëm miklime, vetëm lëshime. Edhe Gjyqi i Hagës, me barazimin e krimit me martirizimin, të kriminelit me mbrojtjtësin e virtytshëm (qoftë kroat, boshnjakë apo shqiptar ai), po rezulton si mbrojtje institucionale botërore e Serbisë forcë në Ballkan, nga tashti me rrezik permanent për Kosovën dhe vendet e tjera shqiptare e boshnjake (myslimane).    

Çka do të kishit ndërruar ju në skenën politike kosovare dhe cilët politikanë do t’i kishit flakur nga kjo skenë?

M.PIRRAKU:Dihet botërisht se Kosova aktualisht nuk ka pushtet legjitim, përkatësisht se veçanërisht nga ndarja e LDK-së në dy krahë, si edhe PSHDK-ja më herët, me Kosovën sundojnë (dhe nuk udhëheqin) tarafet politike mafioze, pa legjitimitet të popullit. Si hap të ngutshëm, pa pritur me lojën ndërkombëtare në “zgjidhjen” e statusit shtetëror të Kosovës, do të shpallja zgjedhjet e hapëta me kritere për të zvogëluar numrin e partive pa mbështetje të fuqishme në votë të lirë. Do të veproja në bërjen e shtetit faktik të Kosovës dhe do të denoncoja me forcën e popullit mbajtjen e Kosovës peng të interesave të balancuara të Fuqive të Vendosjes. Njëkohësisht do të bëja moratorium për fjalën “pavarësi e Kosovës”, do ta spastroja shoqërinë kosovare nga klanet mafioze në ekonomi, në politikë, në shtet.  Në mungesë të armëve ushtarake, si e drejtë legjitime kombëtare për mbrojtjen e ekzistencës fizike dhe të lirisë, do të urdhëroja ngritjen e një punëtorie për bërjen e pushkëve prej drurit, si të Bali Katravellës së Rezallës, që i priu rezistencës së Shaban Palluzhës, do të shpallja shërbimin për ushtrimet paraushtarake të rinisë dhe KFOR- it do t’i thosha: “Ja ushtarët për sigurinë e Kosovës, sot nën komandën tuaj, dhe nesër ushtri për forcat e NATO-s....!”

Gati të gjithë politikanët “në lojë” janë djegur tërësisht. Këtë e dinë ata dhe e dinë padronet e tyre. Vetëdijesimi politik i shqiptarëve që duhet të ndodh, ndërrimi i situatës së paqëndrueshme, të krijuar ndërkombëtarisht në Kosovë, ka për të ndodhur. Nëse ky popull vazhdon lojën symbyllazi, ka për t’ia trashur vetës vargonjtë e robërisë.  

Jeni të njohur me kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje. A mendoni se kjo Lëvizje ka qëllim aspiratën e popullit shqiptar?

M.PIRRAKU:Që të kuptohem më qartë, të risjellë një konstatim timin më të hershëm: “Aty ku çështjen shqiptare të Kosovës e la LKJ-ja e mori LDK-ja, aty ku e la atë LDK-ja e mori UÇK-ja, aty ku ngeli kjo e mori Marsi 2004 dhe aty ku e la Marsi e mori Lëvizjes Vetëvendosje dhe e solli deri në këtë stad ku gjendet sot.  Kjo Lëvizje është zëri legal aktual i vetëm i artikuluar drejtë i Kosovës në veçanti dhe i kombit shqiptar në përgjithësi. Është e vetmja opozitë demokratike e UNMIK-ut dhe e pushtetit vasal ndërkombëtar të Kosovës. Sa më shpejtë që kjo Lëvizje të kuptohet nga shqiptarët si zë i domosdoshëm për ardhmërinë e dinjitetshme të tyre, më me pak sakrifica të reja do të realizohet së paku kërkesa politike minimaliste - Pavarësia e kushtëzuar e Kosovës.

Si e vlerësoni ju ftesën për protestën demokratike të Lëvizjes Vetëvendosje për 30 Qershor 2007. Në dobi të kujt është?

M.PIRRAKU: Liria mund të sigurohet vetëm duke sakrifikuar. Miqtë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, i vetmi në Evropë edhe më tutje pa Liri, mund ta ndihmojnë nëse Kosova dhe kombi në tërësi vihet në lëvizje, nëse jep shenja të gjallërisë. Shikoni, Macini i Madh ka thenë: “Më shumë i tutem lirisë së falur se sa robërisë!” Uroj që të vetëdijesohet populli ynë, ta kuptojë realitetin. Shumë herët e kam thënë: “SHBA-të dhe Rusia janë së bashku në Hënë dhe e kanë vështirë të mos jenë së bashku në Tokë, e ne jetojmë këtu, me liri peng nga interesat e Rusisë.  Nëse në protestën paqësore për Liri të Lëvizjes Vetëvendosje, të 30 Qershorit 2007, do të vërshojnë fshatrat e qytetet e Kosovës drejtë Prishtinës, si me 1 prill 1981, do të lëvizin gjërat më shpejtë drejtë Lirisë. Në botën demokratike populli del në rrugë,  ndodhin edhe skandale, pse në vendin e tyre mund të vije mysafir i ftuar nga pushteti, akëcili kryetar i një vendi mik, por që konsiderohet i padrejtë për ndonjë aspekt të lirive individuale apo kolektive të ndonjë kombi. Vetëm popujt me lëkurë të trashur nga robëria heshtin edhe në robëri. Një komb i copëtuar me dhunë, siç është kombi shqiptar, nuk ka se çka të humb nga Lëvizja për Liri. Humbin vetëm ushejzat nga soji i tij, që ia thithin gjakun.

Isha dhe do të jem me ata që sakrifikojnë, edhe nëse prapë qoftë edhe Z. Kajdanova do të më quaj “armik të Kosovës”, sikur veproi pas rastit që UNMIK dhe Qeveria e Kosovës i lanë me gjak shqiptari lirifarkëtues rrugët e Prishtinës. Vetëm njeriu që përpiqet dhe sakrifikon për Lirinë është njeri i lirë, i denjë për tu quajtur Njeri.

Sipas, jush kush është fajtor për arrestimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti?

M.PIRRAKU:Është Kosova, populli shqiptar në përgjithësi dhe intelektualët në veçanti. Pse durojnë me disiplinë shërbëtori biblik një qeveri marionete të UNMIK-ut me struktura të korruptuara, i cili, si i tillë, ka kohë që është dashur të ndjekej nga Kosova.

Pse gjithë kjo politik është duke u bërë me Albinin. Pse nuk po arrestohen politikanët që janë duke i harxhuar paratë e popullit, por Albini. Si mund ta komentoni ju këtë?

M.PIRRAKU:Ju lutem, Albini sot është simbol i Lirisë së Kosovës dhe i ardhmërisë së kombit shqiptar, është një Çe Gevar që sot i përket njerëzimit. Edhe Gevara ishte i persekutuar nga të vetët dhe ndërkombëtarët. Prandaj Albini nuk mund t’ishte i tillë sikur të mos ishte i tillë, rrezik për pushtuesin serb, për padronët modernë të pushtuesit serb dhe për shërbëtorët e padronëve të pushtuesit serb. Në Albinin kemi vazhduesin e zërit të UÇK-së, luftën çlirimtare të së cilës historianët institucionalë të Kosovës, me urdhër të UNMIK-ut e kanë tjetërsuar si “konflikt me pushtetin” anonim. Dhe, ata që arrestojnë nuk mund të arrestohen pa ua marrë pushtetin. Qartë, Albinin si ”armik” të Kosovës, të popullit shqiptar dhe të bashkësisë demokratike evropiane e kanë denoncuar Qeveria e Kosovës, publicistët opinga të klaneve mafioze e të pareve të pista, populli që po heshtë. Të kujtojmë për një çast emisionet nergut të TV-ve të Prishtinës pas Gjakderdhjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Në paraqitjet e z. Lama në emër të Qeverisë, në paraqitjet e z. Maloku në emër të parlamentit (po e shkruaj me germë të vogël)! Hajrije Rugova dhe Rrahman Morina, ishin më të denjë në kohën e Pranverës Shqiptare ’81. Të mos flasim për express redaktorët e ditës e të javës. Këta ishin prokurorët!?!

Sipas mendimit tim, pavarësia e Kosovës përball ekzistimit historik të shtetit Shqipëri të vitit 1913, do të thotë përsëritje e një skene shtetesh të modelit Gjermani, Austri. A ekziston rreziku i bjerrjes së identitetit shqiptar historik dhe të gdhijmë si kombi më i ri në Evropë - “Kombi kosovar”?

M.PIRRAKU:Ka disa ngjashmëri në pamje të jashtme. Por në esencë rrjedhat e sotme janë me pasoja historike për njëninë (unitetin) e kombit shqiptar. Njënia etnike gjermane është ndarë në periudhën parakombëtare, qartë feudale. Lufta për prona e pushtet e princave krahinorë çoi në formimin e Monarkisë së Habsburgëve, vërtet multietnike, kurse bashkimi i krahinave të tjera gjermanofone në një shtet ndodhi në periudhën e kombit. Së këndejmi dy shtete me dallime esenciale në trashëgimi kulturore por, në periudhën postkombëtare, me një gjuhë marrëveshore, të përbashkët, e quajtur “Gjermanishte e lartë”.  Ndërkaq Shqipëria dhe kombi shqiptar janë copëtuar me dhunë ndërkombëtare, në kohën e kombit të rilindur dhe, siç thashë më herët, dhunë ndërkombëtare ishte shteti Shqipëri i vitit 1913 dhe dhunë mbi dhunë ndërkombëtare do të jetë shteti i Kosovës, pa identitet shqiptar. Faktori ndërkombëtar me mbështetje të monstrumëve shqiptarë po punon për tjetërsimin e identitetit historik e kulturor  të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë londineze. Nëse shqiptarët e Kosovës dhe të tjerët ku do në botë, shtetin e Kosovës nuk e mendojnë vetëm si një hap ndërkombëtar për ribashkimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, ngjizja e surrogatit “komb pa(shtetëror) kosovar” është e paevitueshme aq më parë se Perëndimi po i përkrah hapat idiotik të kthimit të idiomes kosovare për gjuhë zyrtare “shtetërore” të Kosovës. Kujtoje shpërblimin e Vjenës për opingën “Java”! Tendencat e jashtme të tilla kanë për qëllim spicat edhe copëtimin e shqipes gjithëshqiptare, edhe brenda shteti Shqipëri. Pra, armiqve të kombit shqiptar u duhen dëshmi të prekshme se shqiptarët nuk janë komb historik, se janë fise që mund të copëtohen dhe të mbahen të robëruar, të asimilohen.

Duke ju referuar pyetjes paraprake, nënkupton që Kosova duhet t’i këtë simbolet e veta. Mendoni se diçka e keqe po i ndodh kombit shqiptar në përgjithësi?

M.PIRRAKU:Sa i përket fundit të pyetjes, fola më herët. Bashkësia Ndërkombëtare, o i gëzuar, nuk është fajtore kujdestare për simbolet e “shtetit” të Kosovës. Fajtorë janë shqiptarët, pse nuk sakrifikuan më shumë në Luftën e UÇK-së, e nisur si luftë për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës dhe të tokave shqiptare në përgjithësi. Po duam “shtet” të Kosovës, dhe “shtetësi kosovare” ndaj “duam” simbole pa identitet shqiptar. Një gjë dua të vë në spikamë: Se Ekipi (i Unitetit) Negociator nuk i kursen paratë nga djersa e popullit, që nuk i ruan ato për nevoja emergjente të popullit (arsim, shëndetësi, polici) tregoi edhe hapi i tij për zgjedhjen e simboleve të “shtetit” me konkurs të shpërblyer me tri çmime marramendëse. Pse kjo? Për ta trullosur popullin e painformuar. Pse tri çmime, për një gjë formale?! Këtu nuk ka vlerësim  të artit letrar, inkurajim. Pse të shpërblehet diktati ndërkombëtar “ahtisaarian”. Dhe, a nuk është “shpërblim” për “autorin” e simboleve fakti se do të futet në histori si pjesëmarrës në një komplot ndërkombëtar ndaj kombit shqiptar. Me njëzetmijë euro do të mund të ngrihej një ambulantë moderne në një fshat të Malësisë së Gallapit, apo të  Shalës,  të shpopullzuara në rend të parë për mungesë të institucioneve shëndetësore. Dhunë për dhunë, pse të mos shkohej, më tutje në shtetësi, me simbolin e TMK-së dhe stemën e IPQ-ve, që kanë një histori në fille të njohjes ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës?!!

Sipas opinionit tuaj, pra, Kosova në çdo aspekt gjendet në një qark vicioz. Cila është shtegdalja e Kosovës nga kjo situatë?

M.PIRRAKU: Ka shumë rrugë e qasje, por hapi më i ngutshëm është lirimi i Kosovës nga “klasa” politike dhe qeveria pa aftësi për qeverisje. Faktorin Ndërkombëtar të vendosjes do ta kthjellte karshi të ardhmes së dinjitetshme të Kosovës, sikur Parlamenti, Presidenca dhe Qeveria të jepnin demision të parevokueshëm. Pra, për daljen nga rrethi vicioz më së paku duhe premja cezarike e preferuar më lartë. Por kjo nuk arrihet pa ngritjen e popullit, së fundi përreth opozitës së vetme demokratike - Lëvizjes Vetëvendosje. Sot është koha, nesër bëhet vonë!  

 *Intervista është botuar në gazetën: “Epoka e re”  - 26.06.2007

Kthehu ne fillim

 ------------------------------ 

Në fokus të historianit

 KONTRIBUTI I FETHULLAH GYLENIT PËR DIALOGUN NDËRFETAR DHE NDËRKULTUROR

Shkruan: Prof. dr. Muhamet PIRRAKU

(www.pashtriku.org – 30.05.2007)

 

“Hapja çdokujt zemrën sa mund t’ia hapësh, le të jetë si oqean!”

 Gylen*

 

Urtia kineze, e cila thotë: “Bëji të lumtur ata që i ke pranë dhe ata që janë larg do të vijnë”, i fle bukur përpjekjes intelektuale të dijetarit Fethullah Gylen në fushë të dialogut ndërfetar dhe ndër­kulturor, për harmoni dhe paqe ndërnjerëzore. U lind në Erzurum të Turqisë, më 1941, ku i mori mësimet themelore teologjike islame dhe në shkencat shoqërore, ekzakte dhe naty­ro­re. Shkallët e ngritjes intelektuale të Gylenit tregojnë veçse për një per­so­­na­litet të rrallë në histori, me njohuri enciklopedike në shërbim të njeriut dhe të njerëzimit[1].

Kliko mbi baner

U diplomua në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare dhe u emërua predikues në një xhami të Izmirit. Ishte koha kur shoqëria turke po përjetonte kahe degjeneruese të zhvillimit, “me një strukturë ideo-shken­core mjaft të cekët, me një jetë ndjesore e shpirtërore mjaft të varfër, me një përbërje kuadri e udhëheqjeje të paqenë[2]. Poenta e poro­sive të ligjëratave të Gylenit godiste devijimet në shoqërinë turke, injora­ncën arsimore e fetare islame, amullinë dhe indiferencën intelek­tuale, tenden­cat shkatërruese të vlerave njerëzore të kombit turk[3] dhe, me një përkush­tim me tërë qenien, sheston rrugën për ngritjen e njeriut turk të dinjitetshëm, të shekullit XXI, i kushtuar Zotit në shërbim të mirëqenies njerëzore në përgjithësi[4]. Me dinjitet intelektual, vinte në spikamë: “Po­pu­lli turk ka akumuluar shumë probleme nga shekujt e kaluar. Në themel të këtyre problemeve qëndron gabimi ynë i përmbledhur në pamjen e jash­t­me të islamit dhe në shpërfilljen e margaritarëve të tij të brend­shëm[5].

 I vetëdijshëm se kthesat e mëdha në jetën e një kombi dhe të njerëzimit në përgjithësi, nuk mund të arrihen pa një përcaktim për sakri­ficë individuale pa ia vënë asaj çmimin, që në moshën nëntë­mbë­dhjetë­vjeçare shtroi kërkesa për reformimin e sistemit shkollor dhe universitar në Turqi, të cilat do të siguronin ngritjen shpirtërore të rinisë turke[6] dhe zhvillimin modern të ekonomisë së Turqisë e të botës myslimane mbi bazë të arritjeve shkencore perëndimore[7], si­kun­dër edhe demokratizimin e shoqërinë turke dhe të vendeve myslimane si vlerë e pandashme e rendit të ri demokratik botëror[8]. Gylen u thërriste bashkatdhetarëve: “Ne deklarojmë që toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jenë një shembull për mbarë botën[9] .

Projektin e tij, të cilin do ta emërtojë thjesht “Shërbimnë Emër të Zotit për mirëqenien e njeriut dhe të njerëzimit[10], do ta mbë­shteste në vlerat e mendimit filozofik islam, në harmoni me udhëzi­met kuranore[11] dhe me mësimet e të Zgjedhurit të Zotit për profet të njerëzimit[12] dhe thirrës për dialogun ndërfetar e ndërkul­turor[13], vlera këto në themele të lëvizjes së sotme për globalizimin e sho­që­risë njerëzore[14]. “Njeriu i shërbimit”, sipas Gylenit, “duhet të jetë racio­nal dhe parashikues që ta pranojë qysh në fillim se kjo rrugë është me të përpjeta e tatëpjeta” dhe, “edhe sikur t’ia presin rrugën hum­nera skëte­rro­re, madje, duhet të ketë bindjen dhe vendosmërinë se ka për t’i kapër­cyer![15]. Vërtet, modeli i mësimeve të Gylenit, “ishte i përshtat­shëm, i ha­pur në të dyja anët në pafundësi. Aty as është fundi i kapërcimeve shpirtë­rore, as kufiri i përkushtimit materialo jetësor, ose i vetëflijimit[16].

 Qëndrueshmërinë e mësimeve të Gylenit për përtëritjen e kombit turk siguronte njënia[17]: e kaluara osmane e ndritshme[18], arritjet perëndimore shkencore[19] dhe mësimet hyjnore nga burimet e feve të shpallura[20]. Nga mesi i viteve 60 të shek. XX, dijetari Gylen arriti famën, konsiderohej si mësues shpirtëror i rinisë[21], kurse në vitet 70 fitoi namin e thirrësit madhor për përtëritjen e kombit turk demokratik modern, i cili do shërbente si shtyllë për dialogun ndër­fe­tar dhe ndërkul­tu­rore botëror[22]. Detyrën e predikuesit e la në moshën dyzetvjeçare, më 1981, për t’iu përkushtuar i tëri përhapjes së “Shër­bi­mit[23], i cili ka arsye të quhet: “Lëvizja Arsimore, Kultu­ro­re dhe shkencore e Gyle­nit”, ose shkurt: “Lëvizja Gylen[24].

Pasi korri fitore të pandalshme mbi errësirën dhe skëterrën në shoqërinë turke[25], i pajisur me dije shkencore e filozofike encik­lo­pe­dike, me ndërgjegje fetare të pastër islame dhe me guxim intelekt­tual suprem, Gyleni, gjithnjë e më fuqishëm, do të bëhej zëdhënës i kërkesave për dialog e tolerancë ndërfetare dhe ndërkulturore[26] me mbështetje në arritjet e shkencave shoqërore, filozofike, teknike, matematikore dhe natyrore. “Idealja qëndron mbi perustinë dituri-butësi-adhurim” - shkroi Ai[27]. Këtë platformë të veprimit Mësuesi Gylen e vijëzoi qartë në biografinë: “Bota ime e vogël”, më 1995[28].

Sot, korifeu i “Lëvizjes Gylen”, me përkrahje të miliona dona­to­rë­ve, ka arritur të krijojë një pasqyrë të re për kombin turk dhe për mysli­ma­nët në përgjithësi[29], ndaj nga shumica absolute e kombit turk dhe nga miliona adhurues të mësimeve të tij, gjithandej ku shtrihet shkolla dhe vepra e tij madhore - edukative dhe shkencore, quhet “Mësuesi i Madh[30]. Vërtet, në Turqi, mediat e shkruara dhe audio-vizuale, shkollat fillore, të mesme e universitetet e “Shërbimit” janë më të kërkuarat nga kombi turk, kur­se shkollat liceale edukative - shkencore dhe fakultetet të “Lëvizjes Gylen” në mbi 126 vende të bo­tës, me gjuhë mësimore parësore angli­shten, ofrojnë mësimin më universal për ngritjen në shkallët e diturive moderne[31], fidanishte këto të kultivimit të tolerancës dhe të harmonisë ndërfetare dhe ndërkul­turore të popujve[32].

Në fjalorin zyrtar dhe të përditshëm mësimor të veprimtarëve të “Lëvizjes Gylen”, sipas vizionit të Mësuesit të Madh, nuk ekzistojnë sintagmat: “vende të huaja” dhe “vende të panjohura”, sepse aty ku është njeriu duhet të jenë ata, me përkushtimin në Zotin në shërbim të përparimit dhe paqes mbarënjerëzore[33]. Sipas dijeplotit Fethullah Gylen, përparimi i shkencave teknike, i tregut të përbashkët dhe i telekomuni­kacionit ndërplanetar, ka bërë të mundur që bota e sotme të përjetohet si një fshat i madh global[34], kurse shekullin XXI me vlerat bazë: modernizi­min, pluralizmin, individualizmin dhe fenë, e pandeh si shekull të pritur të mbretërisë së tolerancës dhe të dialogut ndërfetar, ndërkulturor, ndëret­nik dhe ndërshtetëror, që do të shpjerë në ngjizjen e njësisë së civilizimit botëror unik[35] dhe në globalizimin e shoqërisë njerëzore mbi parimet e për­ba­shkëta të feve hyjnore[36]. Dijetari, kështu, atakoi fuqimisht tezën e hebreut amerikan Samuel P. Hungtington për “përplasjen e civili­zi­­meve” në shekullin XXI[37], së këndejmi edhe tezën tjetër të tij, se “Evro­pa merr fund atje ku fillojnë ortodoksia dhe islamizmi[38], për faktin se “as­një fe hyjnore nuk është bazuar kurrë në konfliktin, nëse ajo fe është përfaqësuar nga Moisiu dhe Jezusi ose nëse feja është përfaqësuar nga Muhammedi[39]. Porosia e Gylenit për akëcilin, është: “Kurrë mos harro se ke shumë vëllezër që s’janë ulur në prehrin e nënës tënde!”[40] dhe saktëson: Toleranca dhe dialogu janë “dy trëndafila për majat e smeraldit”[41].

Kontributi i Fethullah Gylenit për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor përshkon të gjithë veprimtarinë intelektuale krijuese kolosale të Tij. Akëcili shkrim në fushë të mendimit edukativ, fetar, ar­si­­mor, pedagogjik, filozofik, historiografik, sociologjik, politik, kritik etj., është me plot sentenca të frymëzuara, margaritarë në rraf­shin e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor, të mbështetura fuqi­misht në burimet  hyjnore të feve të shpallura[42]. Vërtet, esetë dhe traktatet e tij edukative, ar­si­more dhe politike, si dhe bisedat e gjalla me përfa­që­suesit e komu­ni­te­teve fetare, janë margaritar në themele të mendimit për unifikimin e ci­vi­­li­­zimit botëror[43].

Për t’i hapur hulli këtij projekti, Mësuesi i Ndritshëm, vuri kontakte dialoguese ndërfetare brenda Turqisë, pikërisht me patrikun e Fanarit, me patrikun armen dhe me kryerabinin hebraik, mandej me ambasadorin e Va­ti­kanit për Turqi, me argjipeshkvin e Nju-Jorkut, me presidentin e “Lidhjes kundër dezinformatave”, me kryerabinin e Jerusalemit, me kardinalë katolikë në Romë, e me të tjerë[44].

I një rëndësie të veçantë për kthesë historike ishte takimi i Gylenit me papën Gjon Pali II, më 8 shkurt 1998, në Vatikan. Në Letrën që i la Papës, mesazh i një përfaqësuesi të denjë për komunitetin mysliman në përgjithësi, i nënshkruar me sintagmën: “Shërbëtor i përvuajtur i Zotit”, Gylen saktëson: “Ne jemi këtu për t’u bërë pjesë e misionit të pan­dër­prerë të Këshillit Papnor për Dialog Ndërfetar, të themeluar nga Shenj­tëria e tij Papa Pavli VI. Ne dëshirojmë ta shohim këtë mision të kryer[45].

Takimi i Gylenit me Papën më 8 shkurt 1998 - në Vatikan

Në dokument, më tutje, janë sjellë përfundime të drejta shkencore, ide dhe inicime programatike për paqen botërore, të përbashkuar përreth Njëshit të Pashoq, secili komb me gjuhën e vetë, me kulturën, me traditën dhe me fenë e tij[46]. Dhe pasi  konstaton se “Islami ka qenë një fe e keqkuptuar dhe për këtë përgjithësisht kanë përgjegjësi myslimanët[47], apelon: “Bota islame[48] duhet ta mirëpresë opor­tu­nitetin e një dialogu që do të punojë për çrrënjosjen e koncep­teve të gabuara shumëshekullore rreth Islamit[49].

Mbështetjen kryesore për të kurorëzuar dialogun midis feve, për paqe hyjnore në Tokë, Gylen e mbështeti në lidhjen që duhej të çelikosej midis fesë dhe shkencës[50]. “Njerëzimi, kohë pas kohe, ka mohuar fenë në emër të shkencës dhe ka mohuar shkencën në emër të fesë, duke nxjerrë në pah dy pamje të pranishme konfliktuale. Të gjitha dijet i përkasin Zotit dhe feja është prej Zotit. Atëherë si mund të jenë ato në konflikt? Prandaj përpjekjet tona të përbashkëta drejtohen në dialogun ndërfetar për të përmirësuar mirëkuptimin dhe tolerancën në mes popujve[51].

Udhëheqësi shpirtëror i miliona myslimanëve të denjë për ta quaj­tur veten bijtë e shekullit XXI, informonte botën e krishterë se “Ne jemi sot për sot, në vendin tonë (në Turqi), në dialog me drejtuesit e sek­te­ve të ndryshme të krishtera. Ne thjesht pretendojmë që këto përpje­kje modeste të mos dështojnë. Qëllimi ynë është të ven­dosim vëllazërinë midis besim­ta­rëve të tri feve të mëdha nëpërmjet tolerancës dhe mirëkuptimit. Ne, së bashku, mund të ngrihemi kundër atyre shpirtrave të drejtuar gabim dhe skeptikëve për të vepruar si amortizues, si barrierë nëse ju dëshironi, kun­dër atyre që duan ta shohin të ashtuquajturën përplasje të civilizimeve të bëhet realitet”[52].

Më tutje, Apostulli i Njerëzimit, ia vinte në pah Papës Gjon Pali II, se “Vitin e kaluar ne mbajtëm një simpozium për paqe dhe tolerancë mi­dis civilizimeve, të ndjekur me vëmendje nga studiues të shquar ndërko­m­bëtarë. Të inkurajuar nga suksesi absolut i kësaj përpjekjeje, ne duam të provojmë ta përsërisim këtë eveniment. Ne jemi aktualisht në procesin e organizimit të një konference për dialogun ndërfetar të drejtuar në fuqi­zi­min e lidhjeve në mes ith­tarëve të tri feve të mëdha. Një eveniment në të cilin ne shpresojmë që Vatikani do të jetë i pranishëm[53].

Me një autoritet suprem për kombin turk dhe botën myslimane, e fto­nte Papën të pranonte ftesën e kryetarit të Turqisë, z. Sulejman Demi­rel, të vizitonte Turqinë, “që Shenjtëria juaj të ketë mun­dësi të shohë ven­det e shenjta” dhe i propozonte një vizitë të përbashkët në Jerusalem, “si një hap domethënës në përpjekjet për ta shpallur qytetin e shenjtë një zo­në ndërkombëtare, një vend ku njëlloj si të krishterët, hebrenjtë dhe mys­li­manët të jenë të lirë për të shkuar në pelegrinazh pa kufizim, madje pa pasur nevojë për vizë[54].

Mendimtari islam dinjitoz, Gylen, angazhohej pranë Vatikanit për “mbajtjen e një seri konferencash, në vende të ndryshme të mëdha, në ba­zë të një rotacioni dhe e para të mbahet në Uashington D.C. me bashkë­pu­ni­min e tre udhëheqësve të tri besimeve të mëdha. Koha më ideale për mbajtjen e rundit të dytë do të jetë përvjetori i 2000-të i lindjes së Kri­shtit[55].

Vërtet, Letra e Gylenit lënë Papës është e tëra program veprimi për aktivizimin për paqe mbarënjerëzore, për një botë të harmonishme dhe të lirë, në themele të civilizimit unik. Midis të tjerash, vuri në spikamë nevojën e ngutshme për një program të shkëmbyer studentor, sepse “duke studiuar së bashku të rinjtë me besime të ndryshme, do të nxjerrin në pah afinitetin e tyre për njëri-tjetrin”. Dhe, më tutje, informonte Papën se “bre­nda strukturës së një programi mësimor të shkëmbyer, një kolegj teologjik është hapur në Harran, në provincën e Urfas, të njohur si vendlindja e Profetit Abraham, i cili pretendohet të jetë patriku i tri feve të mëdha[56]. Kjo mund të jetë realizuar nga zgjerimi i programeve të universitetit të Harranit ose nga themelimi i një universiteti të pavarur me një program mësimor të përgjithshëm që do të plotësojë të gjitha nevojat e të tre besimeve. Problemi më i fundit mund të jenë pengesat për shkak të politikave shtetërore[57].

Dijetari stoli e njerëzimit, i thërret drejtuesit e komuni­te­te­ve fetare dhe burrështetasit të mësonin nga përvoja e Profetit Muha­mmed, thirrësit të parë për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor në emër të Njëshit, Krijuesit të vetëm[58]: “Marrëveshja që i Dërguari i Zotit u propozoi të krishterëve dhe çifutëve meriton me të vërtetë vëmendje[59]. Krahasuar me parimet që ushtroi Profeti ynë, njerëzimi sot nuk e ka arritur nivelin e tij as me deklaratat për të drejtat e njeriut që nxirren në Hagë, Strasburg apo Helsinki[60]. Gylen angazhohet për balancën në tolerancë[61], gjithnjë me mbështetje  në burimet fetare dhe në ligj[62].

Dijetari Fethullah Gylen

Kështu, dijetari islam, Fethullah Gylen, mund të quhet Krye­eku­­me­nist dhe Apostull i Paqes i pashoq në brezin e tij. Në studimin: “Domos­doshmëria e dialogut ndërfetar”, të mbajtur në Parlamentin e Feve Botërore, në Keip Taun, më 1-8 dhjetor 1999, me një guxim që i ka hije vetëm njeriut të urtë, të panjolla në jetë dhe në vepër paqësore, u bë zëdhënës i së ardhmes të dëshiruar të njerëzimit. Pasi vuri në spikamë se “Sot njerë­zit diskutojnë për shumë tema siç janë rreziku i luftës dhe konfliktet e shpe­shta” etj., me forcë intelektuale qëlloi pushtetarët të dhënë pas vrapi­mit për përsosjen e armatimit për shka­tërrimin masiv të njerëzimit dhe denoncoi faktin se “Në rrënjë  të problemit qëndron botëkuptimi materi­alist që veçmas e kufizon ndikimin e fesë në jetën e sotme shoqërore. Si rezultat, është prishur balanca në mes njerëzimit dhe natyrës dhe brenda individëve burrë e grua. Vetëm një numër i vogël njerëzish duket se e kup­­to­jnë që paqja me natyrën dhe harmonia shoqërore midis tyre dhe brenda individëve mund të vijë vetëm kur të jenë përputhur botët materiale dhe shpirtërore. Paqja me natyrën, paqja dhe drejtësia në sho­qëri dhe integriteti personal janë të mundura kur dikush është  në paqe me Qiellin[63].

Më tutje, Gylen, pasi saktëson diagnozën e sëmurjes së sho­që­risë bashkëkohore, propozon edhe ilaçin universal: “Feja pajton kun­dër­shtitë që duken se janë përjashtuese të ndërsjella të tilla si, fe-shkencë, kjo botë - bota tjetër, natyra - librat hyjnorë, materiale - shpirtërore dhe shpirt - trup. Feja mund të drejtojë  mbrojtjen kundër rrënimit të shkaktuar nga materializmi shkencor duke e vënë shken­cën në vendin e duhur dhe duke i dhënë fund konfliktit të kahershëm midis kombeve dhe popujve”. Dhe, që të mos keqkuptohej, humanisti me gjerësinë e zemrës sa një oqean[64], saktëson:“Qëllimi i dialogut midis feve nuk është thjesht për të shkatërruar materializmin shken­cor dhe botëkuptimin rrënues materialist, por sepse natyra e vërtetë e fesë e kërkon këtë dialog. Hebraizmi, krishterimi, Islami, madje edhe hinduizmi dhe fetë e tjera botërore pranojnë të njëjtin burim për vete dhe, duke përfshirë dhe budizmin, kanë të njëjtin qëllim. Si një mysliman, unë i pranoj të gjithë profetët dhe librat e sjellë përgjatë historisë për popujt të ndryshëm dhe e vlerësoj besimin në to si një parim esencial të të qenit mysliman”. Dhe, me plot dije e krenari, kons­taton: “Një mysliman është një ndjekës i vërtetë i Abrahamit, Moisiut, Davidit, Jezusit dhe të gjithë profetëve të tjerë. Mosbesimi në një profet apo libër të shenjtë do të thotë që dikush nuk është mysliman. Kështu ne pranojmë tërësinë dhe unitetin thelbësor të fesë që është një simfoni e bekimeve dhe e mëshirës së Zotit dhe univers­salitetin e besimit në fe[65].

Madhështia e Thirrjes për dialog ndërfetar e ndërkulturor të Mësuesit shpirtëror të miliona myslimanëve në botë, Fethullah Gylen, dokumentohet urtësisht nga konstatimet në vijim: “Të pavëmendshëm ndaj mënyrës se si ithtarët e tyre e zbatojnë besimin në jetët e përditshme, vlerat e pranuara përgjithësisht siç janë dashu­ria, respekti, toleranca, mi­rë­­kuptimi, mëshira, të drejtat humane, paq­ja, vëllazëria dhe liria lartëso­hen nga feja. Shumë prej tyre janë në përputhje me përparësinë që kanë në mesazhet e sjella nga Moisiu, Jezusi dhe Muhammedi si dhe në mesa­zhet e Budës dhe madje të Zarathustrës, Lao-Tzu, Konfucit dhe të dijeta­rë­ve hindu[66]. Duke e parë Islamin si fe vazhduese dhe plotësim të krishterimit, si dhe përvojën e Muhammedit si përvojë besnike të Krish­tit, saktëson se “Ne kemi një traditë profetike të dokumentuar pothuajse plotësisht në literaturën e haditheve që Jezusi do të rikthehet kur fundi i botës të jetë afër” dhe se “ajo që ne kuptojmë është se afër fundit të kohës, vlerat si dashuria, paqja, vëllazëria, mirëkuptimi, altruizmi, mëshira dhe pastrimi shpirtëror do të kenë përparësi, siç ishte gjatë periudhës së profecisë së Jezusit[67].

I një rëndësie tërësisht të veçantë për botën myslimane dhe njerëzimin është Mesazhi i Gylenit për popullin amerikan, lidhur me sulmin terrorist në “Kullat Binjake”, më 11 shtator 2001, të cilin e filloi me theksimin: “Unë dua ta bëj të qartë që çdo aktivitet terro­rist, nuk ka rëndësi nga kush është ndërmarrë ose për çfarë qëllimi, është një goditje e rëndë për paqen, demokracinë dhe njerëzimin. Për këtë arsye, asnjë njeri - dhe, sigurisht, asnjë mysliman - nuk mund ta aprovojë aktivitetin terrorist. Terrori nuk është pjesë e kërkimit të arritjes së pavarësisë apo shpëtimit. Ai merr jetë njerëzish të pafaj­shëm[68].

Në vazhdim, me një guxim qytetar i të së ardhmes, i shugu­ru­ar për drejtësinë, konstaton: “Ky akt i fundit terrorist, i cili është më i përgjakshmi dhe më i dënueshmi, është më shumë se një goditje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës - ai është një goditje kundër paqes botërore si dhe kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore. Ata që e kryen këtë krim të shëmtuar mund të konsiderohen vetëm si njerëzit më mizorë në botë[69].

Ndaj, si një promete në Rrugën gjerë të Zotit, u apelon bashkë­fe­tarëve: “Ju lutem, më lini t’ju siguroj që Islami nuk e pranon terrori­zmin në asnjë formë. Terrorizmi nuk mund të shfrytëzohet për të arritur ndonjë qëllim islam. Një terrorist nuk mund të jetë mysliman dhe një mysliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist. Islami kërkon paqe dhe Kur’ani kërkon që çdo mysliman i vërtetë të jetë një simbol i paqes dhe të punojë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut. Nëse një barkë ka brenda nëntë kriminelë dhe një mjeri të pafajshëm, Islami nuk lejon që barka të fundoset për të ndëshkuar nëntë kriminelët, duke dhunuar kështu të drejtat e një personi të pafajshëm[70].

Si një misionar hirplotë, përfaqësues i myslimanëve, u apelon­te ShBA-ve të vepronin me gjakftohtësi, ta përballonin krimin me dinjitetin e të fuqishmit, t’i shqyrtonin shkaqet që mund t’i cytnin individët ose grupet për akte terroriste dhe të kinin parasysh faktin se “dëmtimi i masave të pafajshme me qëllim ndëshkimin e pak njerëzve të fajshëm nuk është në dobi të tyre, më saktë, veprime të tilla do t’u japin zemër terroristëve nga shtimi i ndonjë zemërimi ekzistues dhe nga lindja e më shumë terroristëve dhe më shumë violence. Më lini t’u kujtoj që terroristët përfaqësojnë një pakicë tejet të vogël brenda çdo shoqërie apo feje[71].

Nisur nga fatkeqësitë e mëdha, të cilat njerëzit po i shkaktojnë në emër të fesë, Mësuesi i Madh, nuk rresht duke thërritur: “Dialogu ndërfetar është sot një domosdoshmëri dhe hapi i parë në vendosjen e tij është harrimi i së kaluarës, injorimi i argumenteve polemizuese dhe dhënia përparësi pikave të përbashkëta, të cilat janë më të shumta se polemikat[72].

Të përfundojmë: Një sentencë amerikane thotë: “Nuk ka zgjidhje të problemit pa u ballafaquar me problemin”. Rëndësia e veprës dhe e aktivitetit të gjithmbarshëm të dijetarit të përkorë, Fet­hu­llah Gylen, është kolosale: për rimëkëmbjen e kombin turk mo­dern, për botën myslimane dhe për njerëzimin në përgjithësi. Mësimet e Gylenit të frymëzuara nga burimet e feve të Shpalla, janë Ilaçi më shërues kundër inferioritetit i të qenit mysliman. Vërtet, Gylen, është misionari dhe avokati më i suksesshëm i Islamit dhe personaliteti, ndoshta i vetmi në histori, i cili për të gjallët e vet ka lidhur, pa dhunë, pa ryshfet, vetëm me fuqinë e bindjes dhe me dashuri rreth një platforme të mendimit dhe të veprimit, mijëra autoritete botërore të përkatësive të ndryshme etnike, fetare e politike dhe qindra miliona myslimanë kombesh të ndryshme në mbarë botën.

Nisur nga rëndësia universale e veprës dhe e veprimeve prak­ti­ke të Gylenit, si dhe nga rëndësia e veprimtarisë arsimore, edu­ka­tive, kulturore dhe shkencore që lidhet me nismën dhe rëndë­sinë e Tij - si një e mirë kulturore universale, “Simpoziumi i Heronjve të Paqes”, i mbajtur në Universitetin Augustinian të Teksasit, më 1-13 prill 2003, dijetarin e pashoq në shekullin e tij, hirësinë Fethullah Gylen e vendosi në lagjen e heronjve të paqes për periudhën 5000-vjeçare të historisë së njerëzimit, për krah Jezusit, Budës, Gandit, Martin Luterit dhe Nënë Terezës. Kjo është fitore për kombin turk, krenari për bashkësinë myslimane dhe pasuri për njerëzimin në përgjithësi.

Në fund të kësaj kumtese, e për fillimin e mbarë të jetësimit të kërkesave jetësore të edukatorit Njerimadh - Fethullah Gylen, dishepull i thirrjes për domosdoshmërinë e dialogut ndërfetar e ndër­kul­turor për paqen botërore, me lejen Tuaj edhe në emrin Tuaj, Auditor i nderuar, mbështetur një njohurinë e mirë që kam për veprën e gjithmbarë­shme të Gylenit, e ftojë komunitetin universitar dhe akademik botëror të shqyrtojë mundësinë për aplikimin urgjentisht të Mendimit filozofik të Gylenit për lëndë mësimore në lice dhe uni­ver­sitete, e cila ka për ta lozur rolin e një barriere edukative të pa­pu­sh­tueshme ngritur mbi themele të dashurisë e të mirëkuptimit të njerëzishëm, - “kun­dër atyre që duan ta shohin të ashtuquajturën përplasje të civilizimeve të bëhet realitet[73].

Është fitore njerëzore të pengohet e keqja, që mund ta katandisë ardhmërinë njerëzore të projektuar nga Njëshi i Vetëm, ndaj të thërrasim së bashku me ftesën që i bëri Profeti Nuh të birit: “O biri im, hip me ne e mos u bëjë me mohuesit!”[74] Mësimet e Thirrësit Gylen janë udhë e gjerë për në pallatin e përbashkët - në civilizimin botëror të unifikuar me prani diversitetesh etnike e kulturore të tilla çfarë i krijoi Krijuesi i Vetëm: “Përparësia nuk është tek ngjyra, raca, soji e sorollapi, por tek devocioni ndaj Zotit dhe vlerat njerëzore[75].

 _____________________

* Këtë kumtesë e përgatita për Simpoziumin: “Domosdoshmëria e Dialogut Ndërfetar e Ndërkulturor për Paqen Botërore” , Tiranë, 26 maj 2007. Para auditorit lexova një shkurtim prej rreth 4 faqesh.

[1] Për rëndësinë që Gylen u jep apostujve të mirëqenies dhe të paqes ndërnjerëzore fletë mjaftueshëm ky konstatim i Tij: Një Nënë që ka vdekur për fëmijën e saj është “Heroinë e dhembshurisë”; Individi që ia kushton jetën e vetë të tjerëve  është “Hero i devotshmërisë” dhe Njeriu që jeton dhe vdes për gjithë njerëzimin  është “ Monument i pavdekësisë” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 27); Shih gjerësisht, Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë së njerëzimit. Prezantim, M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1 , “Prizmi”, Tiranë 2003, 1-4.

[2] M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 193.

[3] Thërriste: “...ja, pra, vatani i shkatërruar ku sundojnë një mijë e një ngatërresa! (...) Shoqëria jonë sot ndodhet në një gjendje për të ardhur keq. Pa asgjësuar një mjedis si ky të ushqyer prej fanatizmit dhe intolerancës, duhet të jetë mjaft e vështirë të mendohet për një bashkim dhe unitet (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 200, 193);

[4] “Ne deklarojmë që toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jenë një shembull për mbarë botën” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005,342); Shih gjerësisht, Kush është Fethullah Gylen?. Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 9-14.

[5] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 269.

[6] Në Turqi, “për vite me radhë, kanë qenë të panumërta rastet e imoralitetit” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 67);  “Baza e mesazhit të tij (Gylenit) konsiston në bashkimin e besimit fetar me edukimin shkencor modern për të krijuar një botë më të mirë bazuar më aktivizimin pozitiv, altruizmin, dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor” (Nga Parathënie në librin: M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 5); “Atdheu s’është pyll, por kopsht. Për ta mbushur dhe rregulluar atë, ka nevojë për përgatitjen e luleve e të fidaneve frutore” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 88);

[7] “Ndenjja larg shkencave pozitive duke pasur frikë se mos çojnë në ateizëm, është foshnjarake (...). Feja dhe shkenca e vërtetë janë si dy fytyrat e një të vërtete të vetme. Feja e shëtit njeriun nëpër rrugë të drejta dhe e çon në përfundime të lumtura. Ndërkaq, shkenca me synim dhe qëllim të përcaktuar qartë, i bën dritë para, si një pishtar, nëpër këto rrugë dhe në fushën e vet (...), Shkenca dhe teknika janë në shërbim të njeriut dhe s’ekziston asnjë shkak serioz për t’u trembur prej tyre. Rreziku nuk te shkenca dhe ngritja e një bote sipas shkencës. Rreziku është te injoranca, pavetëdijshmëria dhe shmangia nga marrja e përgjegjësisë!” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 25, 26, 33).

[8] “Demokracia është një sistem që i jep mundësinë çdokujt që gjendet në krahët e saj të jetojë dhe punojë duke shfaqur ndjenjat dhe mendimet e tij. Toleranca është një komponent i rëndësishëm i saj (...). Demokracia është një sistem që zhvillohet dhe revizionohet vazhdimisht. Ajo gjithashtu ndryshon në përputhje me vendet dhe rrethanat ku është ushtruar” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005, 78, 296); Shih gjerësisht, Thomas Michel, S.J., Parathënie, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 5-8.

[9] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 342.

[10]  “Qoftë për Turqinë, qoftë për botën islame, për çdo lëvizje që formohet me qëllim shërbimi, rreziqet e më poshtme janë gjithmonë evidente” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 198).

                [11] “Kur’ani gjithmonë i ka miratuar mirëkuptimin dhe tolerancën si parime kryesore”; “Kur’ani u bën thirrje njerëzve të pranojnë profetët e mëparshëm dhe librat e tyre”; “Kur’ani zbriti në tokë me një domethënie të thellë për ekuilibrin. Ai ka ekuilibruar marrëdhëniet në mes individëve, në familje dhe në shoqëri, në të gjithë krijimin, dhe u ka treguar ndjekësve të tij një udhë që i drejton në harmoninë universale” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi” Tiranë 2005, 107, 114, 203); O populli i librit! Ejani me një fjalë që është e përbashkët mes nesh dhe jush!” (Al-i Imran,3:64); “Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time” (Kur’an: 109:6), Kur’an: “Lidhuni fort të gjithë pas perit të Allahut dhe kurrsesi mos u përçani dhe ndani!” Kur’ani është doracaku më i mrekullueshëm i porosive dhe ligjeve hyjnore i lindur në horizontin e njeriut duke zbritur nga lartësia e lartësive në masën e vlerës së njeriut dhe duke marrë parasysh unitetin trup-mendje-shpirt të tij!”, M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 45, 205, 35;  Kur’an: “Hyni bashkërisht në paqe!” M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 231; “Islami është një fe për sigurinë, qetësinë dhe paqen”; “Islami është një fe për mirëkuptim, falje dhe tolerancë”; “Në Kur’an spikasin mirëkuptimi dhe toleranca”; “Sipas Gylenit, “Islami i përfshin të gjitha fetë, Besimi në Muhammed dhe Kur’an është kryesori dhe esenciali, dhe prandaj besimi në të gjithë profetët dhe librat e shenjtë  është një nga shtyllat e Islamit” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 328, 93, 94, 97).

[12] Gylen shkroi: “Ne kemi rizbuluar tolerancën, virtyt që është i pandarë nga shpirti islam dhe që na është treguar ne në Kur’an dhe prej profetit Muhammed” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 81); Muhammedi a.s: “Ju mund mund t’i ndihmoni shtypësit duke i bërë ata të ndalojnë shtypjen e tyre” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 35). 

[13] Muhammedi.a.s: “Ju jini të gjithë nga Ademi dhe Ademi është nga dheu. O shërbëtor të Zotit, jini vëllezër (dhe motra)!”; Muhammedi - “çrrënjosi të gjitha dallimet për racat dhe ngjyrat” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 297, 106); Gylen:  “Profeti Muhammed është si një burim me ujë të kthjellët në zemër të shkretëtirës, si një rreze drite në errësirën e paanë” (M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1 , “Prizmi”, Tiranë 2003, 55).

[14] “Unë mundem të them që paqja, dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca janë fundamentale në Islam”, kurse “paqja, drejtësia dhe stabilitetit janë esenciale në Islam” (” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 111); “Shoqëritë që përpiqen për t’i siguruar vazhdimësi ekzistencës dhe përhershmërisë së vet duke u ndërzyer me kulturën dhe qytetërimin e kombeve të tjerë, u ngajën pemëve të zbukurimit me fruta artificiale të varura nëpër degë, gjë që është sa qesharake, aq edhe vetëmashtruese!”; “Qytetërimi është pasuri ndiesore, delikatesë shpirtërore, thellësi pikëpamjeje dhe pranim i të tjerëve duke u njohur edhe atyre të drejtën për të ekzistuar” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 45, 47); “Mjeranët, ngatërrestarët, sarhoshët, anarkistët, të droguarit, morfinomanët, të cilët konsiderohen sot si fytyra e zezë e shoqërisë, janë fëmijët, edukimin e të cilëve e lamë pas dore dje...” (M. Fethulla Gylen, Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), “Prizmi”, Tiranë 2004, 186); “Toleranca është virtyt që ka nevojë të shpërblehet dhe për këtë arsye, toleranca duhet të depërtojë në të gjithë shoqërinë”; “Tolerancë nuk do të thotë të jesh i ndikuar ose i lidhur me të tjerët, por t’i pranosh të tjerët siç janë dhe të dish si të ecësh përpara me ta”; “Të pranosh tolerancën nuk do të thotë të anashkalosh traditat që burojnë nga feja jonë, nga populli ynë, nga historia jonë” (M. Fethulla Gylen, Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), “Prizmi”, Tiranë 2004, 57, 75, 76).

[15] “Rruga jonë është rruga e duartrokitjes së çdo lloj iniciative dhe pune të dobishme në të mirë të atdheut dhe të popullit dhe e mbështetjes së ushtrisë së të lumturve që u shërbejnë atyre. Nuk kemi për t’iu përgjigjur akuzave që na bëjnë për mohim dhe devijim, nuk kemi për t’i thënë mallkimit ‘amin, ashtu qoftë’!”; “Njeriu i kauzës nuk e ndryshon qëndrimin as kur është në fitore, as kur është në humbje!” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003,  208, 231, 233).

[16] Gjerësisht, M. Enes Ergene, Hyrje, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 9-15.

[17] Koncept i burimit shqip që tregon bashkinë e shumë koncepteve në një unitet. Ka vlerë kuptimore më të madhe se fjala  e huaj - “uniteti”.

[18] “Osmanët ishin besnik të fesë së tyre dhe të vlerave të  tjera”; “Të gjitha kombet kanë karakteristika në vetvete, që rrjedhin nga natyra, historia dhe kultura e tyre. Turqit kanë qenë myslimanë për shekuj dhe është e pamundur t’i veçosh ata nga Islami” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 76, 327).

[19] “Njerëzit e rinj do të bashkojnë plotësisht vlerat morale dhe shpirtërore, dijet e ndryshme, gjykimet e shëndetshme, temperamentin shkencor dhe aktivizmin e matur”; Nuk ka konflikte në mes Kur’anit, shkrimeve hyjnore, universit dhe shkencës . “Feja nuk kundërshton apo kufizon shkencën ose studimin shkencor” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tole­ra­ncë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 125, 267); “Me fitoren e shkencës, në perëndim u shemb mbretërimi i kri­sh­tërizmit dhe i klerikalizmit. Kurse në botën islame, në kundërshtim me perëndimin, me përparimin e shkencës është shtuar edhe orientimi kah feja” (M. Fethulla Gylen, Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), “Prizmi”, Tiranë 2004, 11).

[20] Librat e shenjtë: Kur’ani, Bibla, Vedat dhe Upanishat;“Toleranca u bë e njohur në këtë botë prej profetëve, të cilët ishin udhëzuar prej Zotit”; Kur’ani - “Një libër që është  në gjendje të zgjidhë të gjithë problemet e së ardhmes!”; “Toleranca rrjedh nga Kur’ani dhe Sunneti”; “Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju e, nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë” (el-Nahl, 16:126) (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 208, 69, 87, 73, 72); Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e drejta nga e shtrembra...”Bakara, 256; “E vërteta është Zoti juaj e kush të dojë, të besojë, kush të dojë, të mohojë...” Kehf:29 (M. Fethulla Gylen, Nën hijen e Besimit,2,  Prizmi”, Tiranë, 2004, 95). 

[21] “I kam inkurajuar njerëzit t’i shërbejnë vendit në veçanti dhe n njerëzimit në përgjithësi, përmes arsimimit”; “Njerëzit idealë e dinë që ata janë në provë të vazhdueshme dhe prandaj persosen që të mund të arrijnë lumturinë” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 171, 184).

[22] “Dashuria dhe dialogu do të lulëzojnë në shekullin e ri. Antagonizmi do të jetë çrrënjosur dhe toleranca do të jetë përhapur kudo”; “Idealet sublime, objektivat e rëndësishme, projektet universale dhe me influencë mund të jenë realizuar vetëm prej atyre që fluturojnë lart,që qëndrojnë të patundur, që vazhdojnë rrugën e tyre me siguri, që tregojnë një qëndrim të vendosur dhe që janë motivuar prej ekstazës qiellore” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 139, 154).

[23] “Mësuesit duhet të jenë të aftë të gjejnë një rrugë për zemrat e studentëve dhe të lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjen e tyre”; “Kjo lëvizje është një fenomen për t’u shkruar dhe nënvizuar”; Veprimtarët e Lëvizjes Gylen: “Ndezën një zjarr ngado, flaka, prushi dhe tymi i këtij zjarri ishte lum­tu­ria”; “Kudo ku shkojnë shpirtrat e ndritshëm, shkretëtirat kthehen në kopshte të Edenit, Parajsës, në saje të dritës që rrezatojnë”;“Përulësia është shenjë e virtytit dhe e pjekurisë, ndërsa arroganca dhe mendjemadhësia tregojnë një shpirt të mangët dhe të ulët” (M. F. Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005, 283, 285,186, 288, 293).

[24] “Në raport të drejtë me përhapjen e dijës dhe të kulturës, mirëkuptimit dhe tolerancës, të sendërtohet një mjedis afrimi e marrëveshjeje dhe mos grupeve të përvijohet një linjë paqeje”; “Çdokënd që ecën në të njëjtin drejtim, e quan si ndihmës, nderon çdo sukses, duartroket çdo arritje dhe puth çdo dorë ndihme”; “Ndihmëtarët dhe apostujt e Lindjes së re kanë për të qenë altruistë të mëdhenj që e kanë harruar lumturinë e vetë për hir të të tjerëve” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 201, 202, 204);  Gylen: “Për t’i mbajtur nën kontroll masat mjafton t’i privosh ata nga dija. Kësaj tiranie ata  mund t’i shpëtojnë vetëm nëpërmjet  arsimimit” (M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1, “Prizmi”, Tiranë 2003, 98.

[25] “Historia na tregon se një shoqëri nuk ka qëndruar në këmbë me anë të imoralitetit”; “Ç’të jetë kanceri në trupin e individit, është edhe imoraliteti në jetën e popujve” (M. Fethulla Gylen, Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), “Prizmi”, Tiranë 2004, 5, 6);  “Dash­no­rët e Melika Slltan-it të cilët, kur thuhet “vatan”, kuptojnë ”turanizëm”, kur thuhet “komb”, kuptojnë “fashizëm” dhe kur thuhet “fe”, kuptojnë “reaksion” dhe “prapambetje”!; “Turanizëm  (turan­cılık) - “Lëvizje nacionaliste ekstreme e periudhës së fundit të Perandorisë që kërkonte bashkimin e turqve të pastër në një atdhe dhe flamur të vetëm” (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Priz­mi”, Tiranë 2005, 200).

[26] “Mendojmë se është në dobi t’ua kujtojmë edhe një herë të gjithë prijësve, liderëve e udhëheqësve çështjen e riparimit të ndërgjegjes së përgjithshme”; “Ejani t’i japim fund, më në fund,  egoizmit(...). Ejani t’i duam miqtë brenda përmasave të së drejtës dhe të mos heqim dorë nga bujaria ndaj tyre! Të jemi syçelët ndaj intrigave të armiqve dhe të mos biem në lojën e tyre!; “Njëri prej grupimeve të kohës sonë dhe, ndoshta, më i rrezikshmi, është grupimi i mbështetur në racën dhe gjakun. Ky është me burim të jashtëm(...). Në një periudhë kur grindjet, më në fund, zhvillohen mes blloqesh, kur ideologjitë përplasen me njëra-tjetrën duke përfshirë brenda tërë njerëzimin dhe kur në botën e kthyer në një fshat të madh, kombet kanë formuar njësi dhe grupime të caktuara, një mendësi e tillë raciste është mjaft e çuditshme”; Të kërkosh “gjak të kulluar” do të thotë kë kërkosh të dish se çka ka në “Levhi Mahfudh” - Tabelën e Kujtesës Hyjnore (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 206, 206, 204, 204).

[27] “Meqë jeta e vërtetë për njeriun mundësohet me shkencë dhe kulturë, ata që e lënë pas dore mësimin, quhen të vdekur edhe po të jenë në jetë” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 30, 26); “Shkenca dhe njohuritë ndriçojnë dhe zhvillojnë mendjen. Për këtë arsye, një mendje e privuar nga shkenca dhe dijet nuk mund të marrë vendime të drejta” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 279).

[28] Gjerësisht, Biografia e autorit, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005,16-21.

[29] Th. Michel: “Çdo shkollë është një institucion i pavarur, por shumë prej tyre mbështeten në shërbimet e kompanive turke për të siguruar subvencionet edukative dhe burimet njerëzore”; Në shkollat e Lëvizjes Gylen - kultivohen “vlerat universale të tilla si nderi, puna e ndershme, harmonia dhe shërbimi i ndërgjegjshëm” Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 95-96)

[30] Gjerësisht, Kush është Fethullah Gylen? Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 9-14; Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Gylen - Përmendore e re e civilizimit njerëzor, Edukata Islame, Viti.XXXIV, nr.79, Prishtinë, 2006, 319-327.

[31] Gjerësisht, Po aty; Shih gjerësisht, Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë së njerëzimit. Prezantim, M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1 , “Prizmi”, Tiranë 2003, 1-4; Kush është Fethullah Gylen?. Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 9-14; Parathënie në librin: M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 5); Thomas Michel, S.J., Parathënie, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 5-8.

[32] Formula e betimit “Amentu” (Besoj) të veprimtarëve të “Lëvizjes  Gylen”, saktëson: “Ta mbajmë idealin tonë të shërbimit për njerëzimin për hir të Allahut mbi çdo lloj dëshire materiale e egoistike(...), t’i hapim rrugët që çojnë në lumturinë e brezave të ardhshëm...”; “Në çdo hap dhe në çdo punë në fillim duhet përcaktuar qëllimi dhe synimi në mënyrë që njeriu të mos kapet e pengohet nga pretekstet(...). Në platformën e mendimit, qëllimi dhe synimi duhet të zënë gjithmonë vendin e parë...”; “Grimca e punëve të bëra orientuar kah pëlqimi i Zotit ka vlerën e një dielli, pika, vlerën e një deti dhe çasti, vlerën e përjetësisë...”(M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 212,213, 214); Shkollat e Lëvizjes Gylen  “me objektiv të kufizuar në edukimin modern dhe dobitë që vijnë prej tij” (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 6).

[33] Gylen do të theksojë: “Bota është duke kaluar një krizë shpirtërore. Të gjitha shtyllat thelbë­sore mbështetëse për njerëzimin janë shembur dhe shkatërruar”; “Çdo balancë e fuqisë që është vënë nga përdorimi i forcës do të shembet në periudhën më të shkurtër të kohës dhe ata që ishin përgjigjes për të, do të jenë të parët që do të digjen nën gërmadha”; “Unë do të këshilloja një tip lëvizjeje që është e përhershme dhe plotësisht e dobishme në çdo drejtim”; “Ne duhet të jemi si qenie ‘pa duar kundër atyre që ju qëllojnë, pa fjalë kundër atyre që ju mallkojnë” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 323, 336, 33789).

[34] “Mjetet moderne të komunikimit dhe transportit e kanë transformuar botën në një fshat të madh global”; “Bota e sotme është tkurrur në madhësinë e një fshati të madh...”; Tendenca e tkurrjes së botës “në madhësinë e një fshati” - zhvillimi i shpejtë i teknologjike të komunikimit; “Edhe nëse gjykimi për botën si një fshat përforcohet dhe përhapet shumë rrjedhën e kohës, besimet, racat, zakonet dhe traditat e ndryshme do të vazhdojnë të bashkëjetojnë në këtë fshat” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 308, 322, 332, 333).

[35] Fjala “tolerancë” do të thotë: respekt, mëshirë, bujari, vetëpërmbajtje”; “Ti duaje njeriun, mahnitu pas njerëzores!”; “Toleranca është streha më e sigurt dhe fortesa jonë kundër pengesave që lindin prej përçarjes, fraksioneve” etj.; “Të kemi respekt për idetë e ndryshme dhe të falim çdo gjë që është e falshme” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 65, 63, 64, 65).

[36] Kur’ani fton me sintagmat: “O njerëz!” dhe “O besimtarë!” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 298);  “Feja është një burim i begatë që përmban parimet e vërteta të qytetërimit”; “Qytetërimi i së ardhmes do të hedhë shtat e zhvillohet në fidanishten ku kultivohen shkencat dhe teknologjia e Perëndimit si dhe filozofia e besimit dhe moralit të Lindjes”;“Republikë do të thotë qeverisje ku populli ka të drejtë të zgjedhë e të japë këshillë; ndërkaq, Kur’ani është i pari që ka treguar se si praktikohet kjo lloj qeverisjeje” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 34, 47, 174); “Islami, krishterimi dhe hebraizmi, rrjedhin të gjitha nga e njëjta rrënjë, të gjitha kanë në mënyrë thelbësore të vyejtën bazë besimi dhe janë ushqyer nga i njëjti burim” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 310).

[37] “Pikëpamjet e Hantigtonit, dhe të tjerëve si ai,  për të ardhmen, janë fatkeqësisht të bazuara në konfliktin dhe reflektojnë planet për të vazhduar dominimin nëpërmjet konflikteve”; “Fara e mbjellë nga toleranca është rritur. Ajo do të lulëzojë kur koha të jetë e përshtatshme”; “Lumi i tolerancës do të përmbysë gjithçka (...). Me vullnetin e Zotit, shekulli XXI do të quhet shekulli i tolerancës (...). Ne  duam ta ndjejmë epokën e tolerancës dhe synojmë të mos kthehemi prapa nga kjo rrugë”; Islami propo­zon një qeverisje të bazuar në një kontratë sociale” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005, 342, 81, 83, 300).

[38] “Islami e konsideron drejtësinë dhe paqen botërore si themelore: “...mos lejoni që urrejtja e të tjerëve për ju t’ju shtyjë në gabime dhe t’ju shmangë nga drejtësia...” (el- Maide 5:8 (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005; 341); Shih gjerësisht, M. Fethulla Gylen, Parathënie në librin: Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 5-6; Prezantim, M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003’ 13-14; Prezantim, M. Fethulla Gylen, Nën hijen e Besimit 1, Prizmi”, Tiranë, 2004,  7-11.

[39] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005; 341.

[40] M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 123.

[41] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 84.

[42] “Debati nuk duhet të jetë për hir të egos suaj, por për të mundësuar shfaqjen e së vërtetës”; “Zoti i shpalli fetë në mënyrë të spikatur kundër çrregullimit, tradhtisë, konfliktit dhe shtypjes. Islam, në kuptimin e mirëfilltë të tij, do të thotë paqe, siguri dhe mirëqenie” (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 47, 48).

 “Islami, krishterimi dhe hebraizmi, rrjedhin të gjitha nga e njëjta rrënjë, të gjitha kanë në mënyrë thelbësore të vyejtën bazë besimi dhe janë ushqyer nga i njëjti burim”; “Islami është një fe për tërë universin (...). Islami i njeh të gjitha fetë që kanë ardhur para tij”; “Islami pohon unitetin thelbësor të të gjitha feve” [42] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005 , 310, 300, 301).

[43] Shih gjerësisht në veprat: M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1, “Prizmi”, Tiranë 2003; Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003; Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005; Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë, “Prizmi”, Tiranë 2005; Nga fara te lisi (Edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër), “Prizmi”, Tiranë 2004, Nën hijen e Besimit 1,2, Prizmi”, Tiranë, 2004; Lëkundjet që solli shekulli, 1- 4, Prizmi”, Tiranë, 2004.

[44] Shih gjerësisht, Kush është Fethullah Gylen?. Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 9-14; Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë së njerëzimit. Prezantim, M. Fethulla Gylen, Dritë e Pashuar. Hz. Muhammedi (s.a.v) 1 , “Prizmi”, Tiranë 2003, 1-4; Kush është Fethullah Gylen?. Një jetë kushtuar paqes dhe lumturisë njerëzore, M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 9-14; Parathënie në librin: M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 5); Thomas Michel, S.J., Parathënie, M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 5-8; Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Gylen - Përmendore e re e civilizimit njerëzor, Edukata Islame, Viti.XXXIV, nr.79, Prishtinë, 2006, 319-327.

[45] M. Fethulla Gylen, “Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 343.

[46] “Kultura është tërësia e parimeve të lindura nga ndjenja të tilla si gjuha, edukata, zakonet dhe arti të një shoqërie...”; “Kultura lind dhe zhvillohet nga natyra e kombit dhe shoqërisë. Ç’të jenë lulet dhe frutat për një pemë, ajo është edhe kultura për një komb e shoqëri”; “Kultura e lidhur ngushtë dhe e njësuar me të kaluarën e kombit dhe rrënjët e tij shpirtërore, hap dhe i ndriçon rrugët e gjallesës e të lartësimit për një komb” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003,   44, 45, 45).

[47] “Bota islame është injorante, pavarësisht nga një ndriçim i ngadalshëm që po vjen në ditët e sotme” (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 116);  “Muslimanët herë pas here janë keqkuptuar dhe, si rezultat, ata u janë nënshtruar presioneve dhe fyerjeve”; “Një musliman nuk mund të jetë kurrë një fanatik” M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 85, 85); “Muslimanët kanë mundur  të arrijnë unitetin mes tyre vetëm me anë të besimit dhe besnikërisë ndaj Kur’anit dhe kështu ka për të ndodhur edhe në të ardhmen”; “E ardhmja nuk duhet parë shumë si periudhë e Kur’anit sepse ai është fjala e Individualitetit që i sheh dhe i njeh të shkuarën me të sotmen dhe të sotmen me të ardhmen si një e tërë e pandarë...” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003,   36, 39).

[48] Gylen, në shumë intervista të më vonshme, do të saktësojë: “Sipas opinionit tim, një botë islamike nuk ekziston realisht, por në botë ka vende ku jetojnë myslimanët(...). Islami është një mënyrë jete, një kulturë dhe nuk është ndjekur si një besim. Muslimanët e kanë ristrukturuar Islamin në përputhje me idetë e tyre” dhe do të porositë: “Të mos përdoret sintagma “Bota islame” - “Sot Islami është individual. Muslimanët janë në vende të ndryshme të botës”dhe do të përfundojë: “Më saktë, mund të thuhet që është mbizotëruese një kulturë myslimane, se sa një kulturë islame” (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005; 116,117).

[49] Më gjerësisht, M. F.Gylen, “Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 344.

[50] “Feja është shkolla më rezultateve, më  e begatë e hapur për shprehitë e bukura”; “Synimi i mësimit është që dija t’i bëhet njeriut prijës dhe udhërrëfyes, që të ndriçohen udhët që shkojnë në përsosjen njerëzore” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003,  32, 28).

[51] M. Fethulla Gylen, “Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore” (Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 344).

[52] Po aty.

[53] Po aty.

[54] Po aty, 344-345.

[55] Po aty. 345.

[56]Is’haku - biri i Ibrahimit, vëlla i Is’hakut - Ismaili. Nga pasardhësit e Ismailit rrjedh Muhammedi. Jusha dhe Isai - të bijtë e Izraelit. Profetit Musai i përngjet profeti Muhammed (M. Fethulla Gylen, Nën hijen e Besimit, 2,  Prizmi”, Tiranë, 2004; 18); “Besimi i Abrahamit rilindi me Muhammedin” (Louis Massignon: Islam and Christian - Muslim Relations 8, no. 2;193-210 (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005,40).

[57]  M. Fethulla Gylen, “Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 344.

[58] “Profeti i përkufizon myslimanët e vërtetë si ata që nuk dëmtojnë askënd me fjalët dhe veprimet e tyre dhe që janë përfaqësuesit më të besueshëm të paqes universale” (M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 43); “Njeriu e njohu dhe e përvetësoi qytetërimin e vërtetë në saje të Hz. Muhammedit(...). Nisur nga kjo, do të ishte më e përshtatshme që të quhej ai si themeluesi i qytetërimit të vërtetë” (M. Fethulla Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 40); Muhammedi.a.s para së të ndërronte jetë u tha ndjekësve të tij::  “Unë po e lë në besën tuaj Popullin e Librit, krishterët dhe çifutët”;  “E robët e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë e, kur u drejtohen injorantët, ata thonë: ‘Paqe!” (el-Furkan,25:63); “Qëndroni, të gjithë ju, në paqe!” (el_Bakara, 2:208); Muhammedi a.s: “Të ushqesh të tjerët dhe të përshëndesësh ata që i njeh si dhe ata që nuk i njeh”; Ata “që i etiketojnë të tjerët si të pafe, janë në kundërshtim të hapur  me Islamin, fenë e tolerancës dhe dashurisë” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 92, 107, 299, 93, 99).

 [59] Dokumenti Gjendet në Angli (Shënim i Gylenit).

[60] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 73.

[61] Toleranca të vihet në balancën e saj - “Të tregohesh i mëshirshëm me një kobër do të thotë të jesh i padrejtë me njerëzit të cilët ajo ka kafshuar”; Muhammedi.a.s: “Për atë që nuk ka mëshirë për të tjerët, nuk mund të ketë mëshirë!” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 116, 104).

[62] Jezus Krishti: “Nëse ndonjëri nga ju është i papërlyer me mëkate, le të qëllojë i pari me gurë”; Muhammedi a.s: “Ju mund mund t’i ndihmoni shtypësit duke i bërë ata të ndalojnë shtypjen e tyre”; Muhammedi,a.s: “Ti e ke rrahur atë pa asnjë të drejtë. Lëre të lirë!”; “Struktura e parimeve të jetës shoqërore është mbështetur në fenë, ligjin, urtësinë dhe pushtetin”; Thënia: “ Mos dëshironi për të tjerët çfarë nuk dëshironi për veten tuaj” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 59, 35, 105, 324, 53).

[63] M. Fethullah Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 35-36.

[64] “Hapja çdokujt zemrën sa mund t’ia hapësh, le të jetë si oqean!” (M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 62); (M. F. Gylen, Kriteret ose Dritat e Rrugës (Ese, gjykime, aforizma), “Prizmi”, Tiranë, 2003, 115).

[65] M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 36.

[66] Po aty, 37.

[67] Po aty.

[68] M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 346.

[69] Po aty.

[70] Po aty, 346-347.

[71] Po aty, 347.

[72] M. Fethulla Gylen, Ese, Perspektiva, Opinione, “Prizmi”, Tiranë 2005, 39.

[73]  M. Fethulla Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,  “Prizmi”, Tiranë 2005, 344.

[74] M. Fethulla Gylen,Dritë e pashuar. Pprofeti Muhammed (s.a.s.), 2, Tiranë, 2007, 173.

                [75] Huxhurat, 49/13 (M. Fethulla Gylen,Dritë e pashuar. Pprofeti Muhammed (s.a.s.), 2, Tiranë, 2007,136).

Kthehu ne fillim

---------------------------------

 PLATFORMAT SERBE PËR PLOJAT DHE MASAKRAT MBI SHQIPTARËT NË FUNKSION TË TRAGJEDISË GJENOCIDALE

Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Prishtinë, më 16.05.2007 

---------------------------

          Platformat serbe për plojat dhe masakrat ndaj shqiptarëve datojnë nga periudha e ngritjes së shtetit të Serbisë. Ato i përuroi vojvoda Milosh Obrenoviç, me urdhëresën e vitit 1832: T’i jepen “25 të rëna me shkop” akëcilit shqiptar a boshnjak që do të kapet në Principatën e Serbisë, kurse më 1834 përdori ushtrinë “për t’ua djegur fshatrat” dhe “kuartet në qytete”, ngase shqiptarët dhe boshnjakët ishin vu në lëvizjen kombëtare për çlirimin nga Perandoria Osmane dhe çlirimi i Shqipërisë dhe i Bosnjës do të bëhej pengesë për zgjerime të reja të Serbisë.

Këtu e tutje të gjitha zgjerimet e Serbisë me toka të Shqipërisë u kryen me përdorim të plojave dhe të masakrave ndaj popullsisë shqiptare. Kjo strategji ishte institucionalizuar me platformën politike dhe juridike të shtetit serb nacional - “Naçertania” të vitit 1844, ku thuhej: “Serbia duhet të orvatet që nga godina e shtetit turk të heqë vetëm gur pas guri e t’i marrë ato që mundet nga ky material i mirë dhe mbi themelin e vjetër e të mirë të perandorisë së lashtë serbe të ndërtojë sërish e të mund të ngritë shtetin e ri serb”.

Vërtet, në periudhën e Krizës Lindore nga fillimvitet e ’50-ta të shekullit XIX dhe të Luftës ruso-turke të viteve 1877-1878, një botë e tërë e krishterë (evropiane e ruse), do të përlyhej me gjakun shqiptar. Madje, historiografia serbe kurrë nuk e ka fshehur urdhëresën e Princ Milan Obrenoviçit për ushtarakët e paramilitarët serbë: "Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut...!". Urdhëresa kishte forcën e ligjit serb për etnocit ndaj shqiptarëve. Me strategjinë “Toka e djegur” u bë spastrimi shqiptar etnik i mbi 640 fshatrave dhe qyteteve shqiptare të Sanxhakut të Nishit.

Bashkëkohësi dhe përjetuesi i mizorive kanibaliste obrenoviçiane, Mita Petroviq, duke folur për pushtimin e Toplicës dhe të Kosaonicës nga ushtria serbe, u ndal në mynxyrat në fshatinTopanicë, ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: "Në fshat pati gra dhe fëmijë, por askush nuk i shpëtoi dënimit. Të gjithë u vranë..." Sipas kësaj strategjie u masakruan më se 70 mijë shqiptarë nga të dy gjinitë dhe nga të gjitha moshat.

Aeropagu evropian -Kongresi i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878) e shpërbleu gjenocidin e krishterë ortodoks të shteteve fshqinje të Shqipërisë, dukeua njohur të drejtën në rreth 24 458 km2 të tokës shqiptare. Viset e aneksuara u dealbanizuan sipas strategjisë “Toka e djegur”, duke shpërngulur me dhunë etnocidale të llahtarshme rreth 250 – 300 mijë shqiptarë etnikë. Pas copëtimit ndërkombëtar të përgjakshëm, më 1878, Njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë, e ndarë në katër njësi administrative dhe ushtarake osmane, kapte 90 100 – 90 270 km2 .

Zbatuesit e platformave antishqiptare : vojvoda Millosh Obrenoviq, krali Aleksander Karagjorgjeviq, marshalli Josip Broz Tito dhe pasardhësi i tij Sllobodan Millosheviq

Në prag të copëtimit të dytë, më 1912/13, Shqipëria kishte 3 804 000 banorë, prej të cilëve mbi tre milionë shqiptarë. Këso kohe Vilajeti i Kosovës kishte 32 900 km2 me mbi 1 270 000 banorë. Shqiptarët përbënin mbi 65% të banorëve, kurse të tjerët ishin bullgaro-maqedonas, vlleh (cincarë), serbë, turq, romë, ebrej etj. Territori i Kosovës aktuale, prej 10 887 km2, më 1912, kishte vetëm rreth 3.7 për qind serbë, ndonëse Cvijiq flet për 5 për qind.

Viti 1912, me Kryengritjen e Përgjithshme të Shqipërisë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, shënoi kthesën vendimtare për autonominë e Shqipërisë. Për ta penguar këtë fitore shqiptare, Rusia e hodhi në luftë Aleancën ballkanike, nën parullën: "Luftë për t'i çliruar popullsitë e krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame...!".Së këndejmi, meqë kombi shqiptar në vendin Shqipëri ishte rreth 88% i përkatësisë fetare myslimane, lufta e Aleancës ballkanike në fakt ishte ndërmarrje kulturocidale, etnocidale dhe gjenocidale sllave e greke ortodokse antishqiptare me përkrahjen e Rusisë dhe të Evropës.

Çdo rezistencë shqiptare do të shuhej me gjak, ploja e masakra të shpërblyera nga Rusia dhe Evropa ngjashëm me ato në vitet 1877-1881, të rezistencës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë fakt fliste qartë proklamata shqip me cirilik: "T'ton fiseve n'Shqipni, Or vllazni!", e gjeneralit Bozhidar Janko, drejtuar shqiptarëve porsa soldateska serbe shkeli në Mërdar e Përpallac, më 18 tetor 1912. Në këtë thirrje vihej në pah kërcënimi barbar kanibalist serb ndaj shqiptarëve: "Pushk'n kemi me qit m qato qi qet me nee, elle na lasht zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kten pushk'n, e qato qi na pret vllaznisht kemi me prqaf vllaznisht, si kur vllau vllaun, se po bim m nji dor: bes'n e zotit, drejtn e njerzin, e me qetrn po bajim arm e zjarm...!"

Këtë platformë serbe për plojat mbi qenien shqiptare të Kosovës historike e legalizonte ndërkombëtarisht kërkesa publike e princit të Serbisë, Aleksie Karagjorgjeviç,porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira...!"

Fitorja e Aleancës ballkanike u kurorëzua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila,nga Shqipëria e vitit 1912, shkëputi 61 510 km2dhe mbi tre milionë banorë me shumicë absolute shqiptare. Konferenca e Londrës, më 29 korrik 1913, e aprovoi projektin e "Principatës së Shqipërisë",një shtet shëmtirë, pa trup të plotë, tepër i gjymtuar, pa asnjë gjymtyrë për jetë. Ky shtet do të kishte rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë.

Okupatorët serbë, malazez, bullgarë e grekë, më 1912/13, ushtruan kulturocid, etnocid dhe gjenocid në tokat shqiptare njësoj si në vitet 1877-1881. Mbi platformën e këtij shkretimi hodhën dritë tre bashkëkohës. Ushtaraku serb Dimitrie Tucoviç, socialist, duke informuar opinionin për krimet serbe në një fshat shqiptar në Lumë, më 1913, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshnjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si krimbat nëpër lëndinë; gratë kanë lindur nga frika, për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra (…), kufomat janë hedhur në shtëpi, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme”.

Ky pasqyrim është më i plotë po t’i shtohet konstatimi isocialistit, M. Kacleroviç - “Armata serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u lejuar banorëve të tyre që të largohen (…). Armata serbe me urdhrin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Sipastë dhënave tësistematizuara ngastudiuesiitalian,A. Baldacci, - “janë nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”.

Vërtet, të dhënat burimore flasin qartë se gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në viset e Shqipërisë Etnike, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lart, me strategjinë “Toka e djegur” u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u ndoqën në Azi e gjetkë. Po kështu, nga dhjetori i vitit 1918 e deri në përmbylljen e Paqes së Versajës - Parisit,më 1920, në viset shqiptare u zbatua kanibalizëm serbo-jugosllav. Sipas të dhënave të Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, të përmbledhura në Proklamatën e fillimtetorit 1945, “në vitin 1918, gjatë krijimit të Jugosllavisë mozaike, prapë sipas urdhrit të Beogradit, janë therë dhe mbytur mijëra shqiptarë. Aso kohe në Konferencën e Paqes është sjellë regjistri për tetëdhjetë mijë viktima, i përcjellë me një protestë energjike, por edhe kjo, si gjithherë, ‘Vox clamantis in deserto” për veshët e Evropës.

Për të mashtruar opinionin botëror dhe aktorët e Konferencës së Versajës, KomandaSupreme e Ushtrisë së Jugosllavisë udhëzonte çetat terroriste të spastrimit etnik shqiptar të terrenit, që vrasjet, therjet, gjenocidin ndaj shqiptarëve, djegiet e fshatrave e të lagjeve të qyteteve t'i kryenin pa bujë, fshehurazi nga opinioni publicistik e diplomatik, me sqarimin se "pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes do t'i kemi duart e lira kundër shqiptarëve!".Dhe, vërtet, më 23 gusht 1919, Komanda Supreme e Ushtrisë Jugosllave i urdhëroi ushtrisë dhe njësive paramilitare terroriste të rrafshonin përtokë çdo fshat nga i cili do të shtihet nga pushka e rezistencës shqiptare dhe të vritet, aty për aty, secili shqiptar i arratisur! Kjo do të thoshte: legalizim institucional serbo-sllav i vrasjeve dhe i masakrave ndaj shqiptarëve.

Nga dokumentet e prejardhjes shqiptare, dërguar Konferencës së Versajës, shihet se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të viteve të 50-ta të shekullit XIX. Tashti në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në viset shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se, vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912.

Madje, shqiptarët, për shkak se ishin kryesisht popullsi myslimane, nga pseudoshkenca serbe, edhe më tutje, do të paraqitën, para botës së krishterë antiislame, si masë amorfe e dekompozuar nga aspekti frymor e civilizues, pa perspektivë nacionale, e denjë për asimilim në serbë si akt civilizues. Për këtë synim propaganda antishqiptare serbe kishte mbështetje pa rezervë në qarqe të caktuara evropiane. Ja një shembull eklatant: Herman Vendel, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t'i paraqesë "popull rudiment ballkanik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin evropian" dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët do ta arsyetojë si masë të nevojshme të "civilizimit të krishterë", sepse, sipas tij,"historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (...) të një race që po vdes..."!?!

Shfarosja mbi këtë platformë serbe për kulturocid, etnocid dhe gjenocid ndaj shqiptarëve vazhdoi gjatë tërë kohës së Jugosllavisë Versajase. Kjo ishte strategji serbe “Toka e djegur”, me pretendime të qarta: "Të ndërronin fizionominë e viseve të banuara pastër me shqiptarë" - do të konstatojë shtypi socialist jugosllav. “Jamjanët e Afrikës nuk mund të bëjnë atë që serbët u bëjnë shqiptarëve të Kosovës” - do të konstatojë Hasan Prishtina në qershor të vitit 1921, në Parlamentin e Shqipërisë Londineze.

Projektuesit e platformave për shfarosjen e shqiptarëve: Ilia Grashanin, Vasa Qubrilloviq, Ivo Andriq dhe Dobrica Qosiq

Sipas venerimeve të Trockit të famshëm në vendin e ngjarjeve të përgjakshme, në Kosovën e viteve ’20-ta të shek. XX: “Ekzistonte një ndarje e punëve. Nëse ishte në pyetje ndonjë kaçak, shtëpitë e tyre së pari do t’i shkatërronte ushtria e rregullt. Më pastaj vinin në radhë rezervistët të cilët kryenin pjesën e tyre të punës. Pastaj vinin pjesëtarët e policisë e më në fund komitët”.

Se ky qellim po realizohej me bekim të Evropës, mund të vërtetohet edhe me një të vetmin prononcim të përfaqësuesit të Jugosllavisë në Shoqatën e Popujvenë Gjenevë, më 13 mars 1929, i cili, pa i luajtur gjaku në fytyrë, do të gënjejë: "Në vendet tona jugore, të cilat kanë qenë pjesë përbërëse të shtetit tonë, ose i janë ndarë Mbretërisë sonë para 1 shkurtit 1913, nuk ka pakica kombëtare" !?! Ky është morali i diplomacisë dhe i gjenit pushtues serb.

Në funksion të platformës serbe për dealbanizimin e tokave shqiptare, krahas plojave mbi shqiptarët, ishte edhe sjellja e elementit sllav në trojet e tyre. Këtë fakt e pasqyronte mirë një Anonim nga Peja në organin e PKJ-së, "Proleter", më 15 dhjetor 1929: "Ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t'ua ngrehim shtëpitë (kolonistëve). Me paratë tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (...). Fshatra të tëra po i kallin, që t'u bëhet vend kolonistëve. Me pushkë, mitraloza dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre". Në këtë frymë konstatonte, më 15 shtator 1931, edhe organi "Liria Kombëtare"e Gjenevës: "Afër një milion njerëz po shpërngulen nga pushteti serbomadh" dhe se "me thikë po kryhet serbizimi i emrave të njerëzve dhe të fshatrave, që kështu të shlyhej çdo dëshmi shqiptare, që të ndryshohet karakteri etnik i Kosovës".

Me aspirata të tilla në vijimësi u thellua spastrimi etnik shqiptar i Kosovës në vitet e 30-ta. Madje, më 1937, qarqet akademike, politike dhe ushtarake serbe kërkonin që brenda një afati shumë të shkurtër përqindja e elementit sllav - serb e malazez në Kosovë të ngrihej në 67.5%, kurse përqindja e shqiptarëve nga 80% të zbritej në 21.5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë kishte edhe ankesa: "Serbisë Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe, do të zgjidhet çështja jugosllave". Për ta arritur këtë, kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi, dhe krahas 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonë me prejardhje etnike sllave.

Në shërbim të këtyre planeve u futën akademikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, të tubuar në “Srpski Kulturni Klub” të Beogradit. Megjithatë, Elaborati i akademikut Vasa Çubriloviç: "Iseljavanje Arnauta" (Shpërngulja e shqiptarëve), i datës 7 mars 1937, është projekti më ogurzi që njohu historia për kulturocid, gjenocid dhe etnocid ndaj një populli të tërë dhe që do të mbetet i pavërejtur dhe i padënuar nga bota e qytetëruar, nga Evropa!?!

Në këtë projekt saktësohej: "Të pëmbledhim: Shqiptarët është e pamundur të zhduken vetëm me kolonizim permanent; ky është populli i vetëm i cili ka arritur që në një mijë vjetët e fundit jo vetëm të qëndrojë para bërthamës së shtetit tonë, Rasës e Zetës, por që edhe në dëmin tonë t'i shtyjë kufijtë tonë në drejtim të Veriut e të Lindjes (…). Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm - për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës - është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bindur mbi ta (...).

Mbetet vetëm shpërngulja në masë (...) E që të sigurohet shpërngulja masive, kusht i parë është krijimi injë psikoze të përshtatshme. Ajo mund të krijohet në shumë mënyra (...). Për këtë në radhë të parë, për shpërnguljen e shqiptarëve duhet të bëhen për vete klerikët dhe paria e tyre, ose me para ose me kërcënime (...). Mjeti tjetër do të ishte presioni i aparatit shtetëror (...), që sa më shumë t'u mërzitet ekzistenca shqiptarëve te ne: gjobitje, burgosje, përdorimi i pashpirt i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, maltretime, ndërsyerja e qenve, detyrimi në angari dhe me të gjitha mjetet e tjera të cilat është në gjendje t'i gjejë një polici praktike.

Ekonomikisht, mosnjohja e tapive të vjetra, puna në kadastre në ato vise, duhet përnjëherë të përfshihen me ngarkesa tatimore dhe me të gjitha borxhet zyrtare e private; marrja e kullosave shtetërore, kullosave bashkiake, ndërprerja e koncesioneve, lejeve për punë, ndjekja nga shërbimet shtetërore, private dhe vetëqeverisëse(...).

Në çështjet fetare, shqiptarët janë më të ndjeshëm, ndaj edhe aty duhet të preken. Ajo mund të arrihet me maltretime të klerit, kthimi i varreve në tokë pune (...). Kolonistëve tanë, sipas nevojës, duhet t'u ndahen armë. Në këto vise duhet të plasohet aksioni i vjetër çetnik dhe në mënyrë sekrete të ndihmohen në detyrat e tyre (...).

Kallja fshehtë e fshatrave dhe e lagjeve shqiptare në qytete" - të gjitha këto sipas planeve paraprake të sfiduara nga"punëtorët shkencorë të Universitetit dhe të Akademisë", dhe i tëri ky plan për zhdukjen shqiptarëve t'i dërgohet Gjeneralshtabit Madhor të Jugosllavisë, sepse "nga arsyet pastër të mbrojtjes popullore ushtria jonë ka interesqë në kufij veçanërisht të ndjeshëm të kolonizojë element të vetë".

Golgota shqiptare

Është e pamundur që këtu të pasqyrohet tërë kompleksiteti i politikës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbosllave midis Dy Luftërave Botërore ndaj shqiptarëve, por as nuk mund të pasqyrohen të gjitha mënyrat e rezistencës për mbijetesë shqiptare kundër asaj dhune. Vetë Kryeministri i Jugosllavisë,me aktin sekret të datës 16 prill 1937, ua tërhoqi vërejtjen subjekteve zbatuese të shfarosjes së shqiptarëve se në Serbinë Jugore ka ende më së paku 900 mijë shqiptarë, të cilët banojnë vise kompaktedhe i urdhëronte pushtetit të zbatonte masa ekonomike shfrytëzuese e shkatërruese të rrepta,"në mënyrë që shqiptarët të jetonin nën psikozën e skamjes permanente". Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me aktin tepër rezervat të datës 29 dhjetor 1937, urdhëroi të gjitha instancat pushtetore, "që të dhënat për pakicat kombëtare (...) në të ardhmen, të mos publikohen pa lejen e kësaj ministrie!"

Madje, duhet të vihet në spikamë se Gjeneralshtabi i Ushtrisë së Jugosllavisë, duke vlerësuar se pushteti civil dhe policor nuk po ia dilnin të shfarosnin popullin shqiptar në viset e aneksuara Jugosllavisë Versajase, kërkoi, më 1938, nga Ministria e Ushtrisëthyerjen e shqiptarëve t'ia lëshonte në kompetencë elementit serb e malazez dhe ushtrisë, që do të thotë: paramilitarëve çetnikë të ndihmuar nga ushtria.Më tutje, saktësonte: "Ushtria jonë do të ketë për detyrë, si edhe deri tashti, e posaçërisht tashti, që në këto vise të kryejë detyrën e vet shtetërore dhe misionin nacional dhe kulturor".

Këtu tashti duhet të theksohet fakti se në prag të Luftës së Dytë Botërore një pengesë madhore për shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavi paraqiste ekzistimi i Shqipërisë Londineze si shtet. Për t'u liruar nga kjo pengesë, Jugosllavia u lidh me të gjitha shtetet që synonin një copë të Shqipërisë Londineze. Nga fundi i vitit 1938, Jugosllavia do t'i imponohet Greqisë dhe Italisë për një aleancë për ndarjen e Shqipërisë së Ahmet Zogut, me çka do të krijoheshin rrethana për zhdukjen fizike dhe asimilimin e tepricës shqiptare në serbë, në grekë dhe në italianë."Aneksimi i pjesës Veriore dhe të pjesës së Shqipërisë së Mesme shtetit tonë është një nga interesat jetësore të popullit tonë. Kjo do të ishte realizimi i aspiratave tona natyrore dhe kënaqja e dëshirave tona shekullore!" - i shkruanin kryetarit të qeverisë mbretërore të Jugosllavisë, duke i theksuar edhe këtë:

"Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombinacionet tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ballkanike gjithmonë kemi synuar që t'i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit tëpavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve tona nacionale. Me marrjen dhe aneksimin e Shqipërisë Veriore do të vritet irredenta shqiptare, e cila është shumë e rrezikshme për viset tona jugore. Elementi luftarak shqiptar në territorin tonë do të përfshihej nga lindja dhe perëndimi dhe do të dënohej në asimilim të lehtë".

Mbi këtë platformë serbe kundërshqiptare është ngritur edhe Elaborati i akademikut novelist, Ivo Andriç, më 30 janar 1939: "Me marrjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet!" Sipas Andriçit, Jugosllavia me këtë zgjerim në Shqipërinë Veriore do të merrte rreth 300 mijë shqiptarë, shumicë katolike, pa rrezik të madh për Serbinë, sepse "shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të zbatohet në rrethana të reja, ngase nuk do të ndodhë kurrfarë aksioni i madh që ajo të pengohej".

Sipas direktivave akademike serbe, diplomacia jugosllave kundër qenies shqiptare të Kosovës historike do të mbështetej me vrasje të personaliteteve shqiptare - "si të ishin egërsira!" - gjykonte saktësisht Lëvizja studentore përparimtare - komuniste e viteve '30-ta. Këtë strategji shtetërore serbe për shfarosjen e shqiptarëve do ta pasqyrojë bukur kolonisti malazias komunist, Radovan Zogoviç, mik i shqiptarëve përjetësisht: "Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion ekonomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndihmave medicinale kundër malaries e të tjera, t'i nxjerrë nga ligji dhe t'i shfarosë banorët shqiptarë...".

Më herët u tha se me burimet e proveniencës së Shoqatës së Popujvemund të vërtetohet se në Jugosllavinë Versajase, më 1920, kishte946 929 shqiptarë. Sipas shtimit natyror rreth 40 për një mijë, që kishin shqiptarët, deri më 1941 numri i shqiptarëve në Jugosllavi duhej të arrinte në mbi dy milionë. Së këndejmi, del se pushteti serbo-jugosllav midis dy luftërave botërore likuidoi dhe shpërnguli mbi një milion shqiptarë.

Okupimi nazifashist i tokave shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze, nga mesprilli 1941, ndonëse erdhi si infuzion për shqiptarësinë e tyre në agoni, nuk do ta zgjidhë Çështjen shqiptare, kurseLufta Nacionalçlirimtare Antifashiste, krahas popujve të Jugosllavisë, do të shfrytëzohet për rianeksimin serb, malazias dhe bullgaro-maqedon as të tokave shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Vërtet, koha e vërtetoi se Deklarimi i Titos, më 4 dhjetor 1943, para një reporteri anglez të luftës, se "ardhmënia e Kosovës ka për t'u vendosur me plebishit dhe se kufijtë, nëse tregohet nevoja, kanë për t'u ndrequr në dobi të Shqipërisë", ishte kurth tradhtie për çlirimtarët antinazifashistë shqiptarë, njësoj si edhe Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovë e 2 janarit 1944, në të cilën ngërthehej kërkesa politike jetike e shqiptarëve:

"Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipnin. Rruga e vetme që populli shqiptar i Kosovës e i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer dhe rrogtarve të tij. Sepse kjo asht rruga e vetme të fitohet liria, kur të gjithë popujt pra edhe shqiptarët do të jenë në gjendje të deklarohen për fatin e vet me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje.

Garant për këtë asht UNÇJ dhe UNÇSH me të cilën asht e lidhun ngusht. Krahas kësaj për këtë janë garantë aleatët tanë të mëdhej: Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)".

Mirëpo, porsa shkeli në tokat shqiptare këmba e partizano-çetnikëve serbë, malazez dhe maqedono-bullgarë, aleatë të Rusisë, të Anglisë,SHBA-ve dhe të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, UNÇJ-ja e gjuajti lëkurën e qengjit dheu rivesh me gunën tradicionale të ortodoksizmës kundër qenies së Shqipërisë Etnike. Më 3 dhjetor 1944, prapë V. Çubriloviç, tashti Ministër për Ekonomi i Serbisë kominterniste, lëshoi për përdorim sekretinstruksionet për qarqet ushtarake e politike të Jugosllavisë - për zhdukjen me të gjitha mjetet të shqiptarëve etnikë, të gjermanëve dhe etnive të tjera josllave “në Jugosllavi”. Dhe, pasi konstatoi se "ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira dhe rast (më të volitshëm) për vendosjen e çështjes së minoriteteve", udhëzonte:"Krahas spastrimeve ushtarake”,gjatë operacioneve luftarake përfundimtare, duhet të përdoren edhe mjetet e tjera:shqiptarëve "t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe përqendrimi, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen për shpërngulje!".

Akademiku, me moralin histerik serb, përfundonte: "Ndoshta kurrë më nuk do të na ofrohen këso rrethanash që shtetin tonë ta kthejmë në vend të pastër etnik", dhe përkufizonte qartë se, "nëse ketë problem nuk e zgjidhim tash, kurrë më nuk do të arrijmë ta zgjidhim!"

Në përmbyllje,Çubriloviç, duke hedhur poshtë të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, të proklamuar nga PKJ-ja para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shtronte për detyrë qarqeve politike, ushtarake, gjyqësore e shtetërore në përgjithësi: “Ne nga Kosova dhe Dukagjini nuk mund të heqim dorë edhe për shkak të rolit të tyre historik dhe rëndësisë edukative nacionale: Krejt deri sa Kosova dhe Dukagjini të mos bëhen përfundimisht serbe, gjithmonë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe"; "Do të ishte ideale sikur të mund të liroheshim nga të gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe atë përnjëherë"; "Me kolonizim nuk është siguruar të thuash asgjë" dhe përfundonte:"Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim!"  

Për t’i plotësuar urdhërkërkesat që dilnin nga Udhëzimet e Çubriloviqit, në tokat shqiptare, deri në fundnëntorin 1944, do të përqendrohen 20 - 25 brigada, të quajtura "partizane"- serbe, malazeze, bullgare e "maqedonase", me udhëzime tepër rezervat: Nën masën kinse për ndjekje të bashkëpunëtorëve të okupatorit, të vriten personalitetet e shquara kombëtare shqiptare, të provokohen revoltime të popullsisë dhe në shenjë të shtypjes së "revoltës", të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë Londineze!

Kopertina origjinale e Memorandumit të Akademisë serbe…(vjeshtë 1986)

Kjo urdhëresë është zbatuar në masë të madhe. Sipas burimeve relevante nga mesi i nëntorit 1944 deri në vitin 1947 u vranë mbi 47 mijë shqiptarë. Të vrarë për rëndësinë e shqiptarësisë së Kosovës janë edhe qindra mijëra të shpërngulur me dhunë në Anadoll.

Dhe, më herët u tha se, sipas burimeve ushtarake jugosllave sekrete, në Jugosllavi, më 1937, kishte mbi 900 mijë shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Jugosllavi pati 750 431 shqiptarë, që do të thotë mbi 149 569 shqiptarë më pak se më 1937.

Po të kihet parasysh fakti se shqiptarët nën Jugosllavi midis regjistrimit të 1948-tës dhe të 1981-tës, pra për 33 vjet, u shtuan në 1 226 736 frymë, ose për 2.7 herë, del edhe më marramendës numri i shqiptarëve të likuiduar fizikisht dhe të ndjekur nga Kosova e vendet e tjera shqiptare. Ky tmerr duhej të ishte edhe më rrëqethës kur dihet se 412 000 shqiptarë ishin larguar nga Jugosllavia sipas Marrëveshjes gjentlemene Jugosllavi - Turqi të vitit 1953.

Këtu duhet të saktësohet edhe fakti se Lidhja Socialiste e Kosovës,më 1976, kishte të dhëna për shpërnguljen e një milion shqiptarëve vetëm nga Kosova midis viteve 1912-1966. Të dhënat jugosllave policore, flasin edhe për mbi 280 mijë shqiptarë të burgosur nga viti 1945 deri në vitin 1966, por burgosje të shumta pati edhe në vitet 1967-1980. Ndërkaq, nga pranvera e vitit 1981 Kosova ishte në luftë të hapët me Jugosllavinë. Burimet e proveniencës gjyqësore dhe policore flasin për rreth 900 mijë shqiptarë të burgosur politikë, e të trajtuar në polici, deri në fund të vitit 1991 (750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë në vise të tjera: Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë, Kroaci, Slloveni).

Në vitet ’90-ta të shekullit XX, Kosova dhe viset e tjera shqiptare nën Jugosllavinë Versajase ishin të nxjerra jashtë ligjit. Të gjitha mynxyrat e dhunës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbe mbi shqiptarët, prapë, do të ushtrohen me udhëzime publike e sekrete të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë, tashti në krye me akad. Dobrica Qosiç.Bazën e këtyre udhëzimeve, për zhdukjen e shqiptarësisë së Kosovë dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllvinë Avnojiste, ngërthente Memorandumi legal i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë i vitit 1985.

Ky trakt politiko-policor, në fakt, paraqiste Projektin për Serbinë e madhe nga Vjena deri në Stamboll, me prejudikim se Serbi është deri aty ku gjendet një serb, ose një varr serbi! Me pak fjalë, Akademia e Beogradit mori mbi vete detyrën që "popullit serb t'i sigurojë programin shoqëror dhe nacional bashkëkohor, me të cilin do të frymëzohen brezat e sotme dhe të ardhshme"(!?!)

Këtu duhet të theksohet fakti se në këtë Memorandum u projektua një strategji politike serbe plotësisht tjetër nga platformat serbe shekullore për shfarosjen e shqiptarëve. Të gjitha tezat dhe veprimet serbe kundër shqiptarëve këtu u kthyen me kokëtatëpjetë. Çdo veprim antishqiptar i planifikuar dhe i zbatuar nga shteti i Serbisë, së paku nga viti 1832, për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Ballkan, në Memorandumin e ASHAS-së u paraqitën si krim i kryer, si kulturocid dhe etnocid i shqiptarëve ndaj serbëve dhe serbizmit në Kosovë, në një vijimësi historike nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veçanërisht në periudhën e Jugosllavisë Avnojiste pasPlenumit IV të LKJ-së, më 1966.Me këtë Memorandum duhet të nxitej gjakmarrja dhe hakmarrja serbe e jugosllave përfundimtare ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë ndaj shqiptarëve myslimanë, që shqiptarësia e Kosovës të zhdukej me një strategji politike të pranueshme nga sllavët në veçanti dhe krishterimi në përgjithësi.

Për ta vu në jetë me sukses këtë "program nacional serb”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë kujdestaroi në ngritjen politike e shtetërore të personalitetit Slobodan Milosheviç, të cilin e nxori në krye të lëvizjesserbomadhe: "Dogodio se narod"(Ndodhja e popullit), të mbështetur në trillime, paragjykime dhe në kërkesa histerike për ekspansion serb: "Kosova është zemra e Serbisë", kurse "Serbia e Madhe - prej Horgoshit – Viroviticë e Karllobag deri në Durrës e Selanik" - do të realizohej duke u mbështetur në "të vërtetat", serbe për Kosovën "serbe", - pa serbë historikisht, por me pushtet serb dhunues gjakësor prej tetorit të vitit 1912. "Kosova është tokë serbe për të cilën kurrë nuk mund të flitet ndryshe përveçse si për tokë serbe të shenjtë", sepse "Kisha në krye me mbretin dhe me aparatin propagandues e ka ndërtuar mitin e Kosovës". Dhe,duke emarrë mitinkishtar për tapi toke, patriku serb, German, më 28 korrik 1988, ftonte serbët në luftë "për hakmarrje të re të Kosovës!"  Vërtet, të “vërtetat” serbe për Kosovën “serbe” janë gënjeshtra të përsëritura me mijëra herë, në gjuhën serbe dhe në gjuhë të ndryshme evropiane – frymë kjo e patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencisë serbe të lindur - siç mund të thuhet me maksimën e Qosiçit.

Kryekrimineli Millosheviq - në Mitingun e Gazimestanit, më 28 qershor 1989

Me mbështetje nga kisha dhe me bekimin e patrikut, Slobodan Milosheviç, më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, e nxori përfushe planin për ripushtimin dhe për serbizimin përfundimisht të Kosovës, me strategjinë serbe “Toka e djegur”: "Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën e mban të bashkuar tërë popullin serb", dhe tashti "Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare", por "është çështje e popullit", ndaj, e vërteta se "çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rëndësi”, sepse "gjashtë shekuj pas asaj edhe sot, prapë, jemi në beteja dhe para betejave!"

Vitet ’90-ta ishin paraparë për zbritjen e përqindjes së shqiptarëve në Kosovë nga 93% nën 50%. Kjo do të arrihej me të gjitha metodat dhe strategjitë e njohura në botë për spastrimin etnik të një vendi. Në funksion të këtij qëllimi në vitet ’80 dhe ’90, me dhunë ekonomike dhe policore, u ndoqën nga Kosova rreth 400 mijë shqiptarë të aftë për luftë.

Spastrimi etnik shqiptar i Kosovës, me shumicë absolute të përkatësisë fetare islame, mbi 98.2%, sipas pseudoshkencës dhe politikës pushtuese serbe, edhe më tutje paraqitej akt civilizues në interes të krishterimit në përgjithësi. Dhe, vërtet, sado që Çështja e Kosovësnë thelb fare nuk është çështje fetare, interesat e fesë së krishterë (ortodokse dhe katolike) dhe të asaj islame, penguan dhe do të pengojnë zgjidhjen e drejtë të Çështjes së Kosovës. Këtë fakt bukur e ka konstatuar diplomati i rryer, z. Henry Kissinger, më 12 tetor 1998: Çështja e Kosovës "është një tragjedi e shkaktuar me ndeshjen midis islamizmit dhe krishterimit në Ballkan, që vazhdon qindra vite".

Në të vërtetë, Çështja e Kosovës ishte faktikisht dhe është aktualisht çështje ekzistenciale kombëtare shqiptare, është paqe ballkanike dhe evropiane - po u zgjidh drejt. Në funksion të kësaj zgjidhje institucionet e Kosovës, UNMIK- u, SHBA-të, Evropa dhe KS i OKB-së duhet ta kenë parasysh konstatimin e Prokopit të Cezaresë, i cili në përmasa gjeniale ka konstatuar: "Siç tregon historia e vjetër, sllavët janë të gatshëm të marrin armët edhe pa pasur arsye (...), e bëjnë luftën pa shkak dhe pa e shpallur atë dhe nuk duan ta mbarojnë me një marrëveshje. Më në fund e fillojnë pa të drejtë dhe e mbarojnë me dhunë".

Vërtet, midis serbëve dhe shqiptarëve qëndron një det gjakshqiptari, i derdhur nga thika serbe. Mynxyrat ndaj qindra mijëra familjeve gjithandej Kosovës historike, realisht nga viti 1811, kur një hordhi serbe prej 300 vetash masakroi familjen tridhjetanëtarëshe të Demë Ahmetit në Mavriq të Kryellapit, deri në qershorin e vitit 1999, janë prova dhe kujtesë trishtuese. Faktet historiografike tregojnë se nuk ka vëllazëri shqiptare në pjesën e Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë Londineze, por edhe të atyre në viset kufitare të “Shqipërisë” me “Jugosllavinë”, në kufijtë ndërkombëtarë londinezo-versajas nëpër tokat pastër shqiptare etnike, që nuk kanë përjetuar vrasjen dhe dhunën kanibaliste serbe.

          Shkretërimi i asaj që mund të quhet shqiptarësi aty ku shkeli këmba e soldateskës serbe në tokat shqiptare - janë prova. Veçanërisht dhuna dhe dhunimi, plojat dhe masakrat mbi civilët e pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë anekënd Kosovës, nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, periudhë kjo e Bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake të Serbisë, janë plagë të prekshme që vazhdimisht kullojnë gjak. Nga 28 shkurti 1998 - 10 qershor 1999 nga Kosova u ndoqën me lemeri, ploja e masakra rreth një milion shqiptarë të Kosovës, eksod përtej bibliko-kuranor, por këtu nuk ka mundësi të përmendim tërë përmasën e gjenocidit ndaj shqiptarësisë së Kosovës. Soldateska serbe zbatoi mbi 30 ploja në fshatra dhe qytete, vrau mizorisht mbi 15.000 civilë - pleq, burra, gra dhe fëmijë (mbi 3400 të zhdukur), plagosi mbi 3.219 dhe burgosi mbi 1.360 veta. Me strategjinë “Toka shqiptare e djegur” - dogji 1.007 fshatra (nga 1392 sa ka Kosova), mbi 212.347 shtëpi, objekte përcjellëse, objekte shoqërore (prej tyre 218 xhami), lokale afariste. Dhe, dhunë mbi dhuna është dhunimi i mbi 20.000 femrave, prej të cilave të evidencuara 2.019 nëna që kanë 3.007 fëmijë të traumatizuar përjetësisht. Kjo nuk ka çmim.

          Aktualisht, edhe mbi 2.800 shqiptarë as në jetë as me varre - në duar të Beogradit zyrtar për ta mposhtur fitoren e UÇK-në - lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si hap i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Evropën e lirë dhe demokratike – janë plumb në zemër të shqiptarëve. E, mbi të gjitha, Masakra serbe në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, prej datës 19-24 maj 1999, përmasat e së cilës ende nuk i dimë, është provë mbi të gjitha provat se Serbia me dorën e vetë e ka kallur pjesën serbe, pikërisht atë koloniale, në Kosovë.

Masakra serbe në Burgun e Dubravës (19 - 24.05.1999)

Të përfundojmë: Nëse historia është mësuesja e jetës, siç besohet nga latiniteti, Çështja e statusit shtetëror të Kosovës, në pritje, nuk mund të zgjidhet duke i mbyllur sytë para 188 vjet krimi e etnocidi institucional serb, malazias, grek e bullgar mbi shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarësinë e Kosovës në veçanti. Serbia, veçanërisht, nga janari i vitit 1878 deri në qershor të vitit 1999, pra për 121 vjet rresht, përveç dëmit material të pallogaritshëm, është përgjegjëse për copëtimin e Shqipërisë dhe për jetën e rreth tre milionë shqiptarëve. Në këtë krim janë bashkëfajtore Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe Rusia, sepse me zgjidhje të dhunshme në Ballkanin jugperëndimor, duke e ndarë një vend dhe një komb vetëm pse fati ia ngarkoi të mbijetojë si mysliman, krijoi kriza që gjeneruan në gjakderdhje, gjenocid, kulturocid  dhe etnocid shekullor ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë historiko-etnike.

Ky është pengu që Kosovën dhe Serbinë i detyron të mbesin njëra pranë tjetrës dhe kurrë më së bashku nën një çati shtetërore të përbashkët. Dhe, nëse faktori ndërkombëtar i vendosjes aktualisht ngul këmbë për rilidhjen me dhunë të jetës shtetërore të Kosovë me Serbinë, pa vullnetin e shumicës etnike historikisht të Kosovës, do të bëhet shkaktar i gjakderdhjeve të reja ndëretnike në Kosovë dhe gjetkë në tokat shqiptare, të copëtuara me dhunë ndërkombëtare.  

Se Serbia dhe serbët nuk mund ta durojnë ekzistimin e kombit shqiptar, se Serbia dhe serbët janë degjenerikë racistë antishqiptarë përtejmesjetarë, se Serbia dhe Shqipëria duhet të kufizohen me kufijtë etnikë si ardhmëni e vetme e Ballkanit ortodokso - “islam” - dëshmi e prekshme është“notesi”: 29 maj 1968 - 14 shtator 2004, i akademikut monstruoz, Dobrica Qosiq - “Kosovo. Biblioteka Istine, Knjiga broj 1”, Beograd, 2004, ISBN 86-7446-038-0, fq. 257. Del se nuk ka rrugë të drejtë tjetër, pos dënimit ndërkombëtar të Serbisë dhe pranimit të së drejtës ndërkombëtare për vetëvendosjen politike dhe shtetërore të shqiptarëve në shtrirjen natyrore etnike kompakte.

Shteti i shqiptarëve në kufijtë e  Shqipërisë Etnike nuk është Shqipëri e Madhe, gogol serbo-ruso-evropian antiislam të periudhës së imperializmit, por është më pak se dy të tretat e Shqipërisë (Albania, Arnautlluk) të shekujve XV-XIX - islame, ortodokse dhe katolike. Pra, është vetëm pjesa e Shqipërisë e vaditur me gjakun shqiptar pa dallim feje deri në ditën e sotme, e ruajtur edhe me mëshirën e Zotit.

***

Literatura:

Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej (Me vështrim të veçantë mbi burimet serbe të fakteve), Simpozium, 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995; Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990), Tiranë, 1992; Dr. Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992; Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1941-1951, Prishtinë, 1995; Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000; Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës (Shtator 1944- Korrik 1945), Tiranë, 1994; Dr. Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1844-1995), Prishtinë, 1995; Dëbimi i shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Prishtinë, 1997; Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913 (Dokumente), Prishtinë, 1996; Mr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924, Prishtinë, 1997; Dr. Izber Hoti, Çështja e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Prishtinë, 1997; Dr. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997; Mero Baze, Shqipëria dhe Lufta e Kosovës, Tiranë, 1998; Gjenocidi serb në Kosovë. Sesion shkencor, Tiranë, 29 qershor 1999; Arben Kondi, Krimi i fundshekullit, Tiranë, 1999; 100 ditet e luftës në Kosovë. Kronikë e ngjarjeve 25 mars - 4 korrik 1999, Tiranë, 1999; Shaban Sinani, Kosova në syrin e ciklonit, Tiranë, 1999; Milazim Krasniqi, Kosova pas 22 janarit 1998. Politika serbe e gjenocidit / qëndrimi i Fuqive të Mëdha / politika(t) e shqiptarëve të Kosovës, Prishtinë, 2000; Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë (Shkurt 1998 - Qershor 1999),Prishtinë, 2000; Dashamir Uruçi, Kosova dhe e drejta e vetëvendosjes, Shkodër, 2001; Krimet e Luftës në territorin e Komunës së Pejës mars-qershor 1999, Pejë 2000; Sanije Aliaj, Pasojat e Luftës në Kosovë (28 shkurt 1998 - 10 qershor 1999, Prishtinë, 2000;  ICRC - Comite Internacional Geneve, Persons missin in relacion to the events in Kosovo from January 1998, 2nd edition issued in March 2001;  Besim Cengu, Përmasat e mbijetesës, Kukës, 2003; Gafurr Elshani, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dokumente dhe artikuj, Botim i tretë, Prishtinë, 2003; Naser Husaj, Dubrava - Rruga drejt vdekjes, Pejë, 2004; Masakra e Raçakut krim kundër njerëzimit, Shtime, 2004; Mr. Ibrahim Çitaku, Drenica 1991-1999, Prishtinë, 2004; Marek Antoni Novicki, Të ndihmohen viktimat e dhunës seksuale në vitin 1999, Zëri, Prishtinë, 6 nëntor 2004, fq. 4; Milosheviq: “Rasti i burgut të Dubravës, një film i dobët horror i Prokurorisë së Hagës”, Koha Ditore, Prishtinë, 25 mars 2005, fq.7.

 Kthehu ne fillim

------------------------------------------------------ 

A E KA KOSOVA FLAMURIN SHTETËROR NDËRKOMBËTARISHT TË PRANUAR?

 

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Ky reagim ëahtë shkruar më 10 dhjetor 2002 dhe është botuar në gazetën “24 Orë”, Prishtinë, më 19 dhjetor 2002, fq. 12 si dhe në librin: “Për kauzën e UÇK-së”, Prishtinë, 2006, fq. 169-174. Po rishpalosim këtu, si kërkesë e kohës, pa asnjë ndryshim. Shkenca duhet t’u prijë zgjidhjeve politike!

  “Është një dëshirë e çuditshme të kërkosh pushtet e të humbasësh lirinë…!” Bacon

 

Hapja e çështjes së flamurit dhe të himnit shtetëror të Kosovës, sot, konsideroj punë sizifi. Shikuar nga aspekti shkencor është çështje e iniciuar pa e peshuar fare, me pasoja për njësinë etnokulturore e gjeopo­litike shqip­ta­re dhe shikuar nga aspekti politik është propozim frenues i zgjidhjes së aktit politik të pavarësisë së Kosovës.

Këtu nuk do të thellohem, publikisht, në këto aspekte. Flamuri dhe himni i një shteti janë punë teknike që pasojnë aktin e pavarësisë. Madje çë­sh­tjen e flamurit shtetëror të Kosovës, nëse detyrohemi, hë­për­hë e konside­roj çështje mundësisht të zgjidhur ndërkombëtarisht, pikë­risht me rastin e de­mi­litarizimit dhe të transformimit të UÇK-së në TMK. Ndaj, po e de­shëm lirinë e fituar me gjak, edhe himni shtetëror i Kosovës duhet të mbë­sh­tetet në himnizimet e fitoreve të UÇK-së dhe të aleatëve të saj – NATO-s mbi okupatorin dhe kolonizatorin neofa­shist serb të Kosovës. Vërtet, nëse aktualisht jemi të detyruar të heqim dorë nga kërkesa legjitime për vetë­ven­dosje të Kosovës në veçanti dhe të shqiptarëve në përgjithësi, si kompromis për aleatët e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, dhe jo lëshim për okupatorin, na duhet vetëm realizimi i pra­nimit ndërkombëtar të pavarësisë, na duhet shteti i pranuar, kurse çështjet emblematike shtetërore e kombëtare shqiptare të Kosovës janë të zgjidhshme madje në mënyrë të kënaqshme për momentin historik.

Por, meqë çështja është bërë si njëri ndër problemet më të për­folura në kuluare e në faqet e gazetave, me plot frikë për vet faktin se problemi është Presidenti i Kosovës, z. Ibrahim Rugova, këtu më duhet të prekë edhe bazën e paqëndrueshme të kuadrit faktografik historik mbi të cilën proje­ktohet zgjidhja rugoviste e problemit të flamurit dhe të himnit shtetë­ror të Kosovës së pavarur. Këtu përnjëherë dua të the­ksoj: nuk them se Presidenti i Kosovës nuk ka të drejtë të mendoj për një çështje kaq shumë periferike para zgjidhjes së shumë problemeve më të rëndësishme për “pavarësinë e Kosovës”. Vetëm se, për një gjë të tillë, Ai ka pasur dhe ka të tjera rrugë le­gji­time, fillimisht interne, më të suksesshme për zgjidhjen e çështjes.

Ibrahim Rugova dhe simbolet private të tij

Për “Flamurin e Rugovës” pata rastin të shfaq gjykimin në një emi­­sion televiziv të “TV AA-së”, tashti dy vjet më parë. Ndërkaq për pro­movimin e tashëm të Z. Rugova mu dha rasti të shfaq gjykimin tim në tribunën shkencore: “Tri kthesa të mëdha të nëntorëve shqiptarë në Ko­sovë”, më 30 nëntor 2002. Qëndroj pranë konstatimit tim se “Pro­po­­zimi për vulën, flamurin e himnin e Kosovës, që i bëri Rugova në akademinë solemne për Ditën e Flamurit, ishte një propozim dhe një moment shokant” (Koha Ditore, Prishtinë, 1 dhjetor 2002). Këtu mund të shtoj vetëm kaq: “Flamuri që është propozuar nga kryetari Ibrahim Rugova për flamur të Kosovës” (Koha Ditore, Prishtinë, 8 dhjetor 2002, fq. 1) paraqet një surrogat të më shumë se dhjetë elementesh. Vetëm një syresh, edhe ai i përdhosur, shqiponja dykrenore, i përket kul­turës dhe traditës kombëtare shqiptare. Kosova e sotme nuk është Dardania ilire as ajo antike romako-bizantine. Kjo është më pak se një e katërta pjesë e Dardanisë, ndaj, të kemi kujdes, shtetësisë së Kosovës në hapat e parë mund t’i dalin pengesa - sindromi i flamurit të Repu­bli­kës kominterniste të Maqedonisë me fqinjët.

Dhe, këtu më duhet të them, pa ekuivoke, se konstatimi i z. Rugova “se më 1910 flamurin me një shqiponjë autoktone të Kosovës për herë të parë e përdori Isa Boletini me ushtarët e tij” - nuk qëndron, sikurse nuk qëndron mirëfilli as konstatimi se “simboli i shqiponjës (shqiptare) dykre­nore njihet që nga Aleksandri i Madh”. As, fare, nuk është i vërtetë kons­ta­timi i Dr. Ru­go­vës se “Më 1912 në Prishtinë nga ushtarët shqiptarë u përdorë flamuri me yllin gjashtëcepësh të Skën­der­beut mbi shqiponjën e Isa Boletinit” (Zëri, Prishtinë, 29 nëntor 2002). Flamuri i Skënderbeut nuk e ka pasur yllin gjashtëcepësh dhe as serbët nuk e përmendin Hasan Prishtinën, ndërkaq midis Isasë e Flamurit të Skënderbeut, aso kohe, ishte Beligradi. Afirmimi i Isasë nga Rugova, prej vitit 1996, njësoj si nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha më frikëson për fatin e Kosovës.

Në konstatimin në vijim të z. Rugova se “Ky flamur valoi edhe në Shkup dhe u ngrit edhe në Vlorë më 1912, i dalë nga Kosova me di­sa moderime”, ka diçka faktike. Realisht, në Shkup, më 12 gusht 1912, në vend të flamurit osman, në Klubin e Oficerëve, u vendos Fla­muri kombëtar shqiptar, por jo nga Isa Boletini, as nga “ushtarët e tij”, as me “shqiponjën” joeksistuese të “Isa Boletinit”. Sikur se nuk qënd­ron as konstatimi i dr. Jusuf Bajraktarit “se Vilajeti i Kosovës në të ka­lu­arën ka pasur disa shenja simbolike që e kanë dalluar nga vilajetet e tjera shqiptare” (Koha Ditore, Prishtinë, 8 dhjetor 2002).

Të konstatojmë edhe këtë fakt: Fare nuk qëndron konstatimi i z. Rugova se “kënga popullore” (pa koinenë gjuhësore të Shalës së Baj­gorës as të Kosovës, përpilim dhe përpunim akademik i dobët i kohës sonë): “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë (…) në vitet 1910-1912 është përdorur si himn kombëtar” (Zëri, Prishtinë, 29 nëntor 2002). Dhe, dihet juridik­kisht se çka mund të ngërthejë një himn shtetëror – aspiratën e një po­pu­lli – ko­mbi brenda një shteti të pranuar. Ndaj, athua janë në Kosovë: Ulqini e Shkodra, Plavë e Gucia, Tirana e Vlora. Vallë…?!!!

Këtu ndalem. Nëse nuk mjafton kjo që thash, apo i duket dikujt ters, jam gati të zhvillojë polemikë shkencore me arsyen e dijës historio­gra­fike, në interes të jetësimit të amanetit të dëshmorëve të kombit.

Gati në fillim thash se hëpërhë, çështja e flamurit dhe e himnit të Kosovës është bërë si njëri ndër problemet më të përfolura në kulu­are e në faqet e gazetave, për vet faktin se problemi është Presidenti i Ko­sovës, z. Ibrahim Rugova. Të gjithë e dinë, përpos myhybëve të tij, se në çfa­rë pozite e solli shqiptarinë e Kosovës e më gjerë sovranllëku i tij lë­dë­këist - alternativë politike shtetërore jugosllave legale, dhe askush, me mendje esëll sot nuk mund të parasheh fitoren atje ku Ko­so­vën do t’a shpie solo mushka kryeneçe e z. Ibrahim Rugova. “Fatke­qësia më e ma­dhe vjen kur një individ ose një grumbull njerëzish nuk dinë ç’duan, ç’udhë duhet zenë!” – do të na qortonte i madhi Lumo Skendo.

Çështje më vete është fakti: pse z. Rugova promovimin e fla­mu­rit dhe të himnit të tij e bëri m’u në ditën kur për të parën herë liderët politikë partiakë e ushtarakë shqiptarë të përbashkuar përreth Monumentit të Pavarësisë në Vlorë po festonin përvjetorët e Tri kthe­save të mëdha të nëntorëve shqiptarë: 559-vjetorin e shpalljes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut princ i Shqipërisë në Krujë, më 28 Nëntor 1443; 90-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912 dhe 5-vjetorin e daljes publike të UÇK-së në Llaushë, më 28 nëntor 1997?!

Duke u ndarë kështu, veç, duke mos njohur Luftën Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja - Rugova edhe njëherë, për ditë me diell, tregoi se Ai nuk dëshiron të jetë lider i një vendi të lirë e pa telashe politike të brendshme, se është Ai vetë degama e për­be­tuar - pasiguria e ardhmërisë shqiptare të Kosovës e më gjerë. Pse: “Kush ia ka dikujt hijen e gjallë, lehtas e shti atë në grushtin e tij” – do t’i thërriste Teuta jonë.

E tërë bota e din se areali etnik shqiptar aktualisht është i copë­tuar deri në buzë të shpërbërjes, kurse mozaiku politik shqiptar legal dhe ilegal është i armiqësuar, me parashenja të luftës civile dhe ndëretnike. Z. Rugova, president me votën e shumicës së elektoratit kosovarë, fatkeqësisht nuk do ta kuptojë faktin se: nuk e ka besimin e shumë partive legale të Ko­so­vës, se LKÇK-ja legale ia bojkotoi Zgjedhjet komunale 2002 dhe, rea­lisht, fitoi mbi 46% të elektoratit; se diku në trojet shqiptare “Qenka mbu­shë mali me borë dhe bjeshka me malësorë” (Ushtria Çlirimtare Kom­bë­tare). Z. Rugova kurrë nuk e pranoi për të vetën, për të Kosovës, UÇK-në, strukturat politike e komanduese të saj, as e zuri ngoje me pietet Koma­n­dantin Legjendar të UÇK-së, simbolin e shqiptarisë së Kosovës – Simbol më i prekshëm, historik, i bashkimit të Kombit – Adem Jasharin!!!? Si mund të bëhet shteti i Kosovës pa këtë mbështetje?! Macini legjendar do të na porosiste: “Më shumë i frikësohem lirisë së falur se robërisë!”

Nisur nga këto fakte, athua bashkimi i liderëve politikë të are­a­lit shqiptar pranë Monumentit të Pavarësisë së Shqipërisë, nën Flamurin e Kastriotit, në ditën e shenjtë të 28 Nëntorit, nuk do të thoshte edhe fillim i pajtimit politik kombëtar gjithëshqiptar drejt një synimi të vetëm – shqi­ptarët e bashkuar në Evropën e bashkuar? Vërtet, ka diçka që të shtyn ta kujtosh konstatimin poetik të M. Kërveshit: “Një zë nga qielli tha: Sizifi diku është njeri, Sizifi diku është popull”. Analizat trego­jnë se shqiptari edhe si njeri edhe si popull është së paku vëlla i Sizifit.

Nejse. Për të verbrit nuk duhen syze me dioptri.

Tashti të kthehemi nga ku jemi nisur. Nëse vërtetë do të detyro­he­mi për të bërë një flamur “shtetëror” të Kosovës, me rrezik për dinji­te­tin tim, pyes:

A e ka Kosova aktualisht flamurin shtetëror ndërkom­bë­ta­risht të pranuar?

Arsyeja politike aktuale e shëndosh, në rrethanat reale kom­bëtare e ndërkombëtare, më thotë: Kosova, tash e dy vjet, e ka flamurin shtetëror në një farë dore me pranim ndërkombëtar. Ky është Flamuri i Trupave te Mbrojtjes së Kosovës – Harta e Kosovës ngjyrë e zezë e shtri­rë në sfond të kuq me përmasat e flamurit kombëtar shqiptar. Ngjy­rat e Flamurit të TMK-së janë ngjyrat e imagjinuara treguese të karakterit etnik shqiptar – sinqeritet dhe ashpërsi, sakrificë dhe trimëri. I tillë, me këto dy ngjyra, është flamuri shqiptar në kujtesën historike, në këngët po­pu­llore dhe në poezinë artistike - Flamuri kuq e zi.

Mbajtja aktualisht e flamurit të TMK-së për flamur shtetëror të Kosovës (në këtë fazë të zgjidhjes së Çështjes shqiptare, e cila sa vjen e po ngatërrohet edhe me fajin tonë), ka rëndësi te madhe politike, his­to­rike dhe etnike.

E para, është flamur historik. Lidhet me fundin e një lufte shqip­ta­re, e vetmja e kurorëzuar me një fitore - kthesë historike për kombin shqip­tar me pranim ndërkombëtar. Nëse nuk mbështetemi në këtë luftë, nuk ka as liri, as dinjitet shqiptar, as pavarësi të Kosovës;

E dyta, është flamur me mesazh politik. Tërësia e Kosovës, ak­tu­­alisht e cenuar, është e pa paprekshme dhe me sigurim ndërkom­bëtar (Karta 1244/99). Si ta mbrojmë ndryshe legjitimitetin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës/2002 - kundër shkëputjes serbo-maqedono- botërore të 2500 ha tokë të Kosovës dhe Arin – ardhmëri të Kosovës;

E treta, është flamur real dhe pa konotacione imagjinare. Shpreh arealin e njësisë shtetërore të Kosovës me interesa të përbashkëta të ko­mu­­ni­teteve etnike që jetojnë në Kosovë, pa aludime për invazion;

E katërta, është flamur joetnik. Nuk cenon liritë individuale as njerëzore dhe as kërkesat aktuale të Faktorit të Vendosjes për një Kosovë multienike - kusht i pakapërcyeshëm për pavarësinë e Kosovës;

E pesta, në përdorim praktik shënon ekzistimin e shtetit të Ko­so­vës. Korniza e Kosovës është futur në embleme të Shërbimit Policor multietnike të Kosovës;

E gjashta, ky flamur aktualisht ka fituar edhe të drejtën histo­rike të pa nëpërkëmbur. Është daltuar në shumë përmendore të dëshmorëve dhe të martirëve të Luftërave Çlirimtare të Kosovës dhe veçanërisht të Luftës nën udhëheqjen e UÇK-së, stilizuar me flamurin kombëtar shqi­ptar. Monumenti i Lirisë i projektuar për kryeqytetin e Kosovës ka për bazament Hartën e Kosovës të dalë nga Lufta e UÇK;

E shtata, Flamuri i TMK-së ka një bekim ndërkombëtar edhe për vetë ekzistimin e bazës legjitime të Forcave Mbrojtëse - Ushtrisë së Kosovës. Kosova nuk mund të krijojë ushtri duke imagjinuar për një “ushtri të Isa Boletinit” të paqenë, dhe duke injoruar Ushtrinë Çlirim­ta­re të Kosovës, e cila lidhi për luftën e saj ShBA-të, NATO-n, OKB, BE-n. Së këndejmi, skajshmërisht të detyruar, legalizimi i Flamurit të TMK-së për flamur të shtetit të Kosovës, nga ana e Parlamentit të Ko­so­vës, nuk do të haste në pengesa të pakapërcyeshme të pakicave etnike dhe të faktorit ndërkombëtar të vendosjes. Historia nuk aborto­het, përpos nëse lejohet krimi.

Dhe, këtu, të ritheksoj: Pranimi institucional i Flamurit të TMK-së për flamur shtetëror të Kosovës paraqet rrezik më të vogël për rritjen e dallimit kulturor-civilizues, gjithsesi i pranishëm, midis pjesës së kom­bit shqiptar me shtetësi kosovare dhe pjesës së kombit shqiptar me shtetësi shqiptare. Në arealin kosovar ky flamuri shtetëror i Kosovës, Flamuri kombëtar shqiptar i pashkallavitur dhe flamujt e pakicave, aty ku kanë legjitimitetin, do të përbënin një ansambël simbolik të lirisë dhe të kulturave në bashkëjetesë - synim i Evropës së bashkuar.

Kështu, Kosova dhe popullsia e saj shqiptare duke mos përdhosur pamjen e Flamurit kombëtar shqiptar, as Himnin e flamurit - si dy shenj­tëri të paprekshme, do të ndikojnë fuqimisht në ruajtjen e paprekshmërisë së Flamurit të Kastriotit për simbol kombëtar gjithë­shqiptar në të gjitha pjesët e Shqipërisë së copëtuar dhe në botë. Dhe, vetëm kështu do të krijo­nim një parakusht për valëvitje të lirë të flamurit kombëtar shqiptar pranë flamurit të Serbisë në Kosovën Lin­do­re; pranë flamurit të Malit të Zi në Rozhajë, në Malësitë e Podgo­ricës, në Plavë, në Guci, në Tivar e në Ulqin; pranë flamurit të Maqedonisë në mbarë Iliridën dhe pranë flamurit të Greqisë në Çamëri. “Po s’e kafshove, puthe!” – është mësim i mirë i Makiavelit për këtë përfundim.

Kthehu ne fillim

_____________________________________

TRI UÇK-të DHE E DREJTA NË VETËVENDOSJE

Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Viti, 26 mars 2007

Referat i lexuar sot, në Akademinë përkujtimore, kushtuar dëshmorit

Njazi Azemi “Komandant Mjekrra”

_______________________________________

Të pranishëm të nderuar,

Jemi këtu, së bashku, në një detyrë të fisshme. Përjetësimi në Përmendore i Luftës Çlirimtare të UÇK-së në pamjen fizike të luftëtarit dhe dëshmorit të saj, është tapi për Lirinë e brezave të rinj në trojet stërgjyshore të ngushtuara tmerrësisht dhunshëm. Dëshmori Njazi Azemi - “Komandant Mjekra”, e ka kryer me përkushtim detyrën ndaj Zotit, Popullit dhe Atdheut.

Ai nuk ka nevojë personale për madhështinë, sepse me luftën heroike dhe rënien për Lirinë ka kaluar në pavdekësi, e cila për jetë do të rrezatojë krenarinë e brezave, pafund. Mbi këtë të vërtetë njerëzore historike ishte i farkëtuar mësimi i vjetër latin: “Gjaku i Dëshmo¬rëve është fara e Lirisë”, e cila u ridëshmua katërçipërisht në kohën më të re të historisë njerëzore me përvojën shqiptare të Tri UÇK-ve: të Kosovës, të Kosovës Lindore dhe të Iliridës, luftë kjo e Davidit me Goliatin me dimensionin e sakrificës ademjashariane përtejbibliko-kuranor, e cila u dha kahje të pritshme rrjedhave historike shqiptare, ballkanike dhe evropiane të dhunshme. Rilindësi ynë i ndritshëm, Luigj Gurakuqi, të cilin e vrau dora tradhtare, la një mësim të vyer: “Një popull që nderon burrat e vet, një popull qe pavdekëson kujti¬min e tyre, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monu¬me¬nte, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndjesi të holla”.

Kjo më detyron t’i falënderoj, në emër të dijës, ata që mundësuan me gjak, me dije dhe me lekë, ngritjen e Monumentit të Lirisë në pamjen e Komandant Mjekrës, në sheshin e qytezës së Vitisë. Dhe, sikur të mos i besoja fuqimisht mësimit kuranor se “Rëndësia e ngjyrës së penës së dijetarit është baras me rëndësinë e gjakut të dëshmorëve”, nuk do të kisha marrë guximin të flisja, këtu, para Jush, për flijimin e djalërisë ademjashariane për ardhmërinë e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë ndërkombëtare. Vërtet, Tri UÇK-të: e Kosovës, e Kosovës Lindore dhe e Iliridës, kanë një Nënë që i përkundi - Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve të UÇK-së në përgjithësi, u derdh në themele të kërkesës historike të kombit shqiptar për çlirimin dhe ribashkimin mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Për ta kuptuar shkoqur misionin historik të të Tri UÇK-ve në funksion të kërkesës shqiptare për vetëvendosje, si një e drejtë hyjnore dhe njerëzore demokratike, detyrohem të konstatojë faktin se LPK- ja me organizim politik dhe ushtarak, nga gushti 1993, mbulonte të gjitha trojet shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Ajo në fakt ishte e deklaruar “Orgaanizatë nacionalçlirimtare e pjesës së robëruar të kombit shqiptar nën Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”, ndërkaq, në Deklaratën programore saktësoi: “Çlirimi dhe formimi i shtetit të pavarur të Kosovës, vullneti i popullit shqiptar, është në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare”. Mbi këtë shtyllë të drejtësisë u mbështet teksti fillestar i Betimit të Ushtarit të UÇK-së: “Unë, luftëtari i UÇK-së, në emër të popullit tim dhe të armës betohem se do të jem besnik i Luftës Nacionalçlirimtare i papërkulur deri në fund, i gatshëm në çdo çast që të mos kursej as jetën për Çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj nën robëri deri në bashkimin e tyre me Shqipërinë…” Të ritheksojë këtë fakt: Koncepti “Kosovë” i LPK-së - UÇK-së i fazës fillestare, është koncept i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës të viteve 1941-1944, dhe i mbulonte të gjitha viset shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Vërtet, në Ballkan, si dje edhe sot, çështja shqiptare nuk është e zgjidhur, as është duke u zgjidhur aktualisht.

Shikuar nën thjerrëzën e dijes, kërkohet kohë shtesë dhe sakrifica shtesë për zgjidhjen e Çështjes shqiptare të ngatërruar me dhunë ndërkombëtare të vazhdueshme. Për ta pasur situatën më të qartë, t’i referohemi shkurtazi historisë së dhimbshme. Nga fundshekulli XVIII dhe fillimshekulli XIX, kur nisi ngritja e shtetit të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë me ndihmën ruso-evropiane, njësia e Shqipërisë kishte rreth 120 000 km2, kurse deri në Kongresin e Berlinit, më 1878, Ajo u tkurrë në rreth 114 728 km2. Evro-ruset me Traktatin e Berlinit, dhunë kjo ushtarake e diplomatike, nga Shqipëria shkëputën edhe rreth 24 458 km2. Njësia e katër Vilajeteve të Shqipërisë Etnike: të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, deri në ditën e shpalljes së pavarësisë shtetërore të Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, pati 90 100, përkatësisht 90 270 km2 me 3 804 000 banorë. Në këtë hapësirë gjeografike shqiptarët ishin shumicë absolute me mbi 66%, bullgaro-maqedono-vllehët arrinin rreth 16%, serbët rreth 5% dhe grekët mezi kalonin 4%-shin. Kishte pak turq, hebrenj, evgjitë e të tjerë. Evro-rusia në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, nuk mori parasysh vullnetin politik të kombit shqiptar dhe më 29 korrik 1913 sanksionoi dhunën ndërkombëtare me pasoja historike të pariparueshme për kombin shqiptar. Konferenca e Londrës e aprovoi projektin e Principatës së Shqipërisë në një pjesë anësore të Shqipërisë Etnike, me vetëm rreth 28 760 km2, me vetëm rreth 800 000 banorë, kurse 61 510 km2 të Shqipërisë Etnike, ua ndau: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Së këndejmi, shteti Shqipëri me kufijtë londinezë është dhunë evro-ruse, e papranueshme për kombin shqiptar. Kjo e nxiti madhorin e kombit, At Gjergj Fishtën, të thërriste me hidhërim: "Uh! Evropë, ti kurva e motit/, Qi i rae mohit besës e Zotit/, Po a kta a sheji i Gjytetniis: Me daa tokën e Shqypniis/ Për me majtë klysht e Rusisë?..."

Për të kuptuar më qartë rolin dhe rëndësinë e Luftës së Tri UÇK-ve si misionare çlirimtare të fundshekullit XX- fillimshekulli XXI në Ballkan dhe në Evropë, të rikujtojmë disa fakte për Vilajetin e Kosovës deri sot. Njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Kosovës në prag të Kongresit të Berlinit kishte 43 872 km2, kurse në prag të Konferencës së Londrës - 32 900 km2 me mbi 1 270 000 banorë. Ndërkaq, njësia administrative shtetërore e Kosovës nën administrimin e dhunshëm jugosllav avnojist deri me Marrëveshjen Ushtarake Teknike të Kumanovës, më 10 qershor 1999, midis NATO-s dhe Komandës Ushtarake të Serbisë, pati 10 887 km2. Në arealin e kësaj njësie, më 1912, që i kishte brenda viset e Shkupit, të Kosovës Lindore e të Sanxhakut të Tregut të Ri, pati vetëm rreth 3.7% serbë çifçinj nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina të sjellë në tokat e bejlerëve shqiptarë nga mesi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIX. Shkenca serbe e Shkollës cvijiçiane serbomadhe ka arritur të evidencojë si mesjetare, kinse të kohës së Betejës së Kosovës, vetëm një vëllazëri serbe, atë “Babushani” të fshatit Babush të Ferizajt. Një mësim evropiani na udhëzon. “Le të mos e nënçmojmë vlerën e faktit, sepse një ditë do të lulëzojë më një të vërtetë”. Një fakt tjetër është se pjesa e kombit shqiptar jashtë Shqipërisë Londineze kurrë nuk e ndali rezistencën e armatosur dhe politike çlirimtare kundër okupatorëve ballkanikë e evropianë. Lindja, rrita dhe lufta e të Tri UÇK-ve, së fundi, është kurora e përpjekjeve politike e luftarake çlirimtare shqiptare për zgjidhjen e Problemit shqiptar mbi të drejtën për vetëvendosje.

 Lufta dhe gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve të të Tri UÇK-ve çështjen shqiptare të Kosovës, të Kosovës Lindore dhe të Iliridës, e sollën në Konferencën e Rambujesë, në Marrëveshjen e Konçulit dhe në Marrëveshjen e Ohrit, të dizajnuara nga faktori i vendosjes ndërkombëtare, jo për të nxjerrë fitimtar UÇK-në, por, siç e vërtetuan zhvillimet ndërkombëtare, për të frenuar Luftën Çlirimtare të Kombit Shqiptar. Dhe, të nderuar Zonja dhe Zotërinj, Sikur të isha vetëm pesë minuta Adem Demaç do të dija të saktësoja, shkencërisht dhe politikisht, këtu para Jush, diagnozën pse edhe pas Luftës heroike të të Tri UÇK-ve zgjidhja e Çështjes shqiptare mbeti në udhëkryqet ruso-evropiane. Niq, do të më qortonte urtaku Anton Çetta: Kërkon të ishte Adem Demaç edhe pse e di se Ademin nuk e pëlqen një pjesë jo e vogël e populli nga i cili doli Ai, për faktin se Ademi flet drejt, kurse shumica e popullit të tij, e pëlqen të rrehet! Shikuar shkencërisht dhe me drejtësi politike demokratike të proklamuar fuqimisht nga Perëndimi, edhe sikur sot, këtu, ta festonim pavarësinë e Kosovës, pa votim të lirë në referendum për Vetëvendosje: Duam shtet të pavarur, pra duam komb shtetëror surrogat kosovar(!?!), duam bashkim me Serbinë apo me Shqipërinë, apo duam ribashkimin e kombit shqiptar, ne do të vepronim kundër Betimit të Ushtarit të UÇK-së, kundër vullnetit politik të dëshmorëve dhe të martirëve të kombit shqiptar në përgjithësi.

Megjithatë, këtij Tubimi dhe veçanërisht Dëshmorëve të të Tri UÇK-ve do tu mbetesha borxh përjetësisht nëse nuk konstatoj shkurtimisht: Aleatët amerikano-evropianë që e ndihmuan Luftën e UÇK-së kundër mizorive serbe dhe maqedonase, kësaj Lufte ia mohuan emrin pa arritjen e rezultatit përfundimtar, Pavarësinë e Kosovës. Këta miq si ditën e si mundën, e krijuan një “lidership” shqiptar të korruptuar dhe në luftë të përhershme për pushtet pa shtet. Ju lutem, kujtoni vetëm pamjet e Seancave të Kuvendit Unmikian të Kosovës! Kjo është fitore e pritur për një pjesë të mirë të UNMIK-ut, i cili hapur e nën plaf veproi për mohimin e të drejtës në vetëvendosje të popullit për statusin shtetëror të Kosovës, si hap i parë ky për zgjidhjen e Çështjes shqiptare, që do të thoshte: kombi shqiptar i ribashkuar para se të hynte në gjirin e bashkësisë së kombeve evropiane të lira. Do mësuar diçka të duhur edhe nga pamjet televizive nga shkelmimet e “Elefantëve” në fund të takimit të fundit e të ashtuquajturit me eufemizëm: “Grupi i Unitetit” - zëdhënës besnik i Ekipit të Martti Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës nën protektoratin evropian me afat të pacaktuar. Vërtet, me “Pakon Ahtisaari” shtetësia e Kosovës po hynë në maratonë të re, tashti e copëzuar në enklava etnike, pa asnjë siguri vendore e ndërkombëtare për perspektivë shtetërore unike. Dhe, habit fakti se derisa Baba Ahtisaar thotë se “Pakoja” e tij 85% u kushtohet serbëve, Korifeu i “Ekipit të Unitetit”, thotë: “Dokumenti është i balancuar”(!?!). Po kështu edhe fakti se “Pakoja Ahtisaari” në mënyrë të prerë ia garanton Maqedonisë kominterniste 2 500 ha të tokës shqiptare të Kosovës, të falë nga Serbia në kohën kur Kosova administrohej nga OKB-ja, padrejtësi kjo ndërkombëtare e dyfishtë, kurse tellallët e Ahtisaarit nga “Grupi i Unitetit” bërtasin, që të dukën sa më bindës: “Nuk ka copëtim të Kosovës...! Tërësia e shtetit të Kosovës është e siguruar”(?!?!)

Tashti, edhe meqë nuk jam Adem Demaç, këtu duhet të ndalem dhunshëm. Por nuk mund të largohem nga foltorja pa e konstatuar një fakt: Sikur të ishte në vendin tim, këtu para jush, Madhështori - Komandant Mjekra, nuk do të linte pa thërritur me tërë ndërgjegjen e tij patriotike: Liri për Albin Kurtin! Bota duhet ta dije qartë se “Lëvizja Vetëvendosje” që sot ka për sinonim emrin Albin Kurti, është zëri i UÇK-së në Tri pamjet e saja: të Kosovës, të Kosovës Lindore dhe të Iliridës, është zëri i të drejtës shqiptare natyrore. Ky zë nuk mund të ndalet me dhunë as me gjak, siç ndodhi më 10 shkurt 2007, në Prishtinë. Ndalet vetëm kur Kosovës dhe Kombit shqiptar në përgjithësi t’u njihet e drejta për vetëvendosje me referendum për fatin e statusit shtetëror. Lavdi e përjetshme për Dëshmorin Njazi Azemi - Komandant Mjekra, për dëshmorët e të Tri UÇK-ve dhe për dëshmorët e kombit shqiptar!

Kthehu ne fillim

__________________________________

INTELIGJENCIA PRO-RUGOVISTE DHE KAUZA E ATDHEUT

 NË EPOKËN E UÇK-së DHE SOT

 Shkruan:Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU

Kumtesë e mbajtur në Tryezën shkencore: “Yje të përflakur në themele të UÇK-së”,

organizuar nga Zona V e TMK-së, Prishtinë, 31 janar 2001. 

 ___________________________

 “Oh, sa ëmbël qenka vdekja për Liri…! A z e m  M o r a n a (1947) [1]

Për pozitën antiuçëkë të kësaj pjese të inteligjencies akademike Lë-dë-kë-iste të Kosovës flet mjaftueshëm vetëm konstatimi i mëposhtëm: Përnjëherë pas fitores mbi soldateskën e okupatorit serb një punëtor shkencor i Institutit të Historisë nxori propozimin para kolektivit punues: “Kolektivi ynë është mirë të vizitojë Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz dhe të vendosë kurorë mbi Varrin e Adem Jasharit…!”. Përgjigjja e drejtorit dhe e bashkëpunëtorëve lëdëkëistë stepi propozuesin dhe bashkëmendimtarët e tij: “Në Prekaz mund të shkojë kush të dojë, individualisht, por jo edhe kolektivisht, se kjo do të thotë Instituti ynë pranon UÇK-në…!”

 *** 

Në Librat e Shenjtë, dhe në trashëgiminë filozofike pasuri gjithënjerëzore, inteligjencies i përshkruhet rol i rëndësishëm në sho­që­ri, për kthesat e mëdha historike të detyrueshme për një popull dhe për njerëzimin. Mësimit biblik të përgjithësuar: populli është kope që nuk mund të drejtohet pa bari shpirtëror i fle natyrshëm ftesa e një dijetari arab, në një kohë kur para popullit të tij ishte sfida historike për liri dhe për rilindje kombëtare: “O ju inteligjenci, ju jeni kripa për ushqimin e popullit!”

Për ta qartësuar më mprehtë mesazhin e kësaj kumtese, duhet të bëjmë një rrugë më të gjatë në histori. Analiza shkencore e periudhës së kombit shqiptar si qytetërim tregon qartë se inteligjencia shqiptare ishte në krye të detyrës shoqërore historike masivisht vetëm në periudhën fillestare të integrimit të kombit shqiptar, në periudhën e Pashallëqeve shqiptare nën drejtimin e Bushatasve dhe të Tepelenasit, nga vitet ‘30-ta të shekullit XVIII deri në vitet ‘30-ta të shekullit XIX.

Këta shtetarë, duke u qëndruar besnikë këshillave të Solo­mo­nit se “Shumësia e dijetarëve është shpëtimi i botës, e sundimtari i men­çur është mirëqenie e popullit” dhe të Muhammedit se “Njerëzit më të afërt me gradën e pejgamberëve janë dijetarët dhe luftëtarët”, përreth vetes tubuan dijetarë e luftëtarë shqiptarë me fe të ndryshme.

Shoqëria shqiptare e kësaj periudhe ishte shembull për kthesat his­torike të shumë kombeve të krishtera e myslimane, madje edhe për shoqërinë gjermane, ruse, angleze, italiane, austro-hungareze, e të mos flitet për kombet në rrethimin shqiptar nën administrimin perandorak osman. Përvoja bushataso-tepelenase shqiptare vërtetoi fuqimisht më­si­min hadithjan se “Kur janë të bashkuar dy kategorit: prijësit dhe dijetarët, populli lulëzon!”

Nga periudha e integrimit të kombeve të krishtera ortodokse: shënvasiliene greke, shënnaumiane bullgare dhe shënsaviane serbe si reminishenca mesjetare nën patronazhin e krishterimit ortodoks, ka­tolik e protestant dhe imperializmit evropian e rus antiislam, sa erdhi dhe pjesa më e madhe e inteligjencies shqiptare laike e fetare gjithnjë e më shumë do të tregohet, thënë më së buti, amorfe për përgjigje kon­k­rete në kthesat e mëdha, të domosdoshme, jetësore për kombin.

Në  Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Epokën e Lid­jes Shqiptare “Besa-Besën” të Pejës, në Periudhën e Pavarësisë së Shqipërisë inteligjencia shqiptare laike e fetare në veprimin praktik shkeli nëpër tri rrugë: të luftës pa çmim paraprak për kauzën e atdheut, një pjesë; të bashkëpunimit me pushtues, një pjesë, dhe me pozitën e heshtakëve, të tjerët. Kjo e fundit, më e shumtë, e mbështjellë me turmën, më e afërt me të dytët, e gatshme për t’i korrë fitoret e akëcilës “fituese”.

Kategorinë e parë okupatorët e quajtën: “anarkike”, e “fundamentaliste islame” dhe e luftuan, të dytën: “të ndershme”, “të moderuar” dhe e siguruan, ndërsa të tretën: “lojale” dhe e përgdhelën.

 ***

Një shtresim të ngjashëm pati inteligjencia e arealit shqiptar edhe në Epokën e UÇK-së. Dhe, pa shembull në histori, veçanërisht shumica absolute e inteligjencies me gradën doktor shkencash dhe akademik, ishte veçse një shurdhjesë, duke mos i besuar, së fundi, as mendimit gjenial të Shekspirit: “Të jesh ose të mos jesh, është çështje!”

Kjo shtresë e inteligjencies me ndikim të madh në turmën LDK nuk pati guxim qytetar as të zinte n’goje maksimën latine: “Gjaku i heronjve është farë për Liri!”, as të kujtonte urdhrin e Zotit: “U është e lejueshme lufta atyre që sulmohen!”, e jo se jo këshillën e Skënderbeut, amanet brezave shqiptar: “Të kërkosh në kohë të qetë stuhinë, është çmenduri. Përkundrazi, t’i kundërshtosh asaj për çfarëdo arsye, kur të shtrëngon koha apo nevoja, është urti!”.

Ibrahim Rugova dhe myhybët e tij, pas Kuvendit të turpit të LDK-së në shkurt1998

____________________

Aprovimi me heshtjen e errësirës të rrëfejzave javore eupatike të Rugovës deri në besnikëri myhybllëku - për “lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me mjete paqësore…”, tregonte qartë se as Rugova as myhybët e tij, nuk e kuptonin mesazhin e frikës së Xhuzepe Macinit, mësim për popujt e robëruar: “Më shumë se nga skllavëria, kam frikë nga liria e dhuruar”, as mësimin e shenjtë të Sami Frashërit se “Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duanë me pahir; t’i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plotë!”

Madje, as në një kohë kur pushtuesi shkeli me shpejtësinë e parafundit në Strategjinë e tokës shqiptare të djegur, kjo shtresë e shoqërisë shqiptare bëhej e shurdhër edhe ndaj këshillës latine: “Në kohë të luftës nuk mejnë vetëm muzat, por edhe ligjet!”

Akademikët e Kosovës të shtresimit lojalë e heshtakë lëdë­kë­isto-pëshëdëkëistë, me pak përjashtime, nuk iu qasen mësimit balzakian se “E korra e ujitur me ngjyrë mblidhet vetëm dhjetë ose dymbëdhjetë vjet pas mbjelljes”, as nuk kujtonin konstatimin e Tejlorit se “Betejat më së shumti vërtetojnë udhët nëpër të cilat gjerat tashmë ndodhin”, as kishin frikë nga qortimi emilzolian që u vinte nga pena e akëcilit “ekstremist të frustëruar”, se: “Për disa gabime nuk ka falje!”

Këtu nuk kam kohë të mjaftueshme të përmend tërë atë që duhej ta bënte inteligjencia shqiptare për kauzën e atdheut në Epokën e UÇK-së. Do të kalojë nëpër ngjarjet e rëndësishme, si mbi gurët në va.

Në fille të Epokës së UÇK-së bie Lëvizja për Pajtimin Kombëtar përmes faljeve të hasmërive (2 shkurt 1990 – 17 maj 1992). Forca nismëtare dhe motorike e kësaj Lëvizje ishin të rinjtë dhe burrëria e armatës së të burgosurve politikë. Kjo ishte pjesa kombëtare legale në alternativën politike kosovare të pluralizmit jugosllav, përfundimisht me Kuvendin e Tretë të LDK-së, në fille të konfrontimeve ballore me përmasa mitike të UÇK-së me makinerinë luftarake të pushtuesit.

Realisht, kjo pjesë kombëtare e inteligjencies shqiptare të Epokës së UÇK-së e barti barrën e demonstratave kundër mbylljes së Universitetit dhe përballoi konsekuencat për demonstratat kundër ngritjes së kishës serbe në Kompleksin e Universitetit të Prishtinës. Dhe, po kjo pjesë e inteligjencies shqiptare brenda Universitetit dhe institucioneve shkencore të Kosovës fuqizoi Demonstratat studentore të 1 Tetorit 1997, të cilat faktikisht shënuan përcaktimin masiv të rinisë studentore dhe të popullit shqiptar për Luftën Çlirimtare nën Flamurin e UÇK-së.

Pamje nga demonstrata e 1 tetorit 1997 (arrestimi i Albin Kurtit nga udbashët ), - Rugova dhe myhybët e tij ishin kundër demonstratës me qëllim të ruajtjes së “rendit dhe të qetësisë së krijuar nga politika e hollë e kryemyhybit“ nën pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia !!!

_______________________________________

Këtë përcaktim, të themi gjithëpopullor, lëdëkëizmi rugovist, si përcaktim politik i qartësuar më fuqimisht në qarqet drejtuese të institucioneve arsimore e shkencore, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës do ta zbehë, deri në shkallë të mohimit, me “Shëtitjet protestuese” në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të Kosovës. Inteligjencia akademike e kapluar nga deliri rugovist se “Beogradi do t’ i zhdukë shqiptarët e Kosovës për njëzetekatër orë…!” ndikoi që popullit shqiptar t’i prejudikohej fati i Sizifit dhe Prometeun u përpoq ta kthente në Kaligul.

Dhe, edhe kur shqiptarësisë së Kosovës po i vihej zjarri nga dora e soldateskës serbe me njëfarë aminimi të një pjese të madhe të botës, e po zbatohej “Patkoi”, pjesa absolute e inteligjencies shqiptare, shkencore, letrare e publicistike, lojale dhe heshtake në rrugën e akademikëve lëdë­kë­istë, nuk e përdori “pallën” e Konicës, as mund ta besonte porosinë e hadithit: “Pena  është më e fuqishme se shpata” - për t’i ardhur në ndihmë Djalërisë së pakët që kishte nxjerrë populli nga gjiri i vet, e cila, me aq dije sa pati, e me vendosmërinë për sakrificë drenicase, ishte vu në shtegun që kishte shkelur apostulli i shqiptarisë, Mulla Idris Gjilani: “Vetëm të bashkuar rreth Flamurit të Shqipërisë, të gjithë dhe, pa tarafe e partiza, mund t’u bëjmë ballë armiqve shekullorë, e jo vetëm t’i ruajmë pragjet e shtëpive tona, por edhe ta bashkojmë Shqipërinë Etnike!”

Deklamimi i një pjese të Programit të Luftës Çlirimtare të UÇK-së nga Zëdhënësi i Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, se UÇK-ja do të luftojë deri në çlirimin e pjesës së fundit të tokës shqiptare, shkaktoi paranojë në një pjesë të madhe të inteligjencies shqiptare, veçanërisht të shkallës akademike.

E kam thënë me kohë dhe dua ta përsëris: Ky ishte akti më i fuqishëm politik dhe më i guximshëm diplomatik në historinë e UÇK-së, që i dha shkas botës të shikonte anën tjetër të medaljonit “Problemi i Kosovës” me gjak shqiptari të shtresuar.

UÇK-ja e lavdishme

______________________________

Në korrik të vitit 1998 doli një intervistë imja ku kërkohej pushimi i “institutucioneve” lëdëkëiste rugovisto-bukoshiste dhe drejtimin e përgjithshëm ta merrte Pushteti ushtarak i UÇK-së, me arsyetim se “Fjala e tij është valide. Këtë e din bota, këtë e din faktori ndërkombëtar i vendosjes”. Të nesërmen, autorin e pritën disa kolegë: “Hëëë, i çmendur, a nuk din se çka na ka bërë Pushteti Ushtarak, më 1945…!”

Mjerisht, ata e kishin të bjerrë forcën e rezonimit se “Pushteti Ushtarak i ‘45-tës” ishte mjeti i Jugosllavisë për ta pushtuar Kosovën, kurse Pushteti Ushtarak i UÇK-së lypsej t’ishte mjeti për ta fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbo-Jugosllavia, si hap për bashkimin e Shqipërisë Etnike.

E kam ligsht në shpirt të konstatojë faktin se në ditën kur u pushtua, por nuk u mposht Termopileja shqiptare e Epokës së UÇK-së – Gryka e Llapushnikut, disa kolegë, si në kor, do të ma përplasin: “A e gjeti Drenica atë që e lypi…”!?! Një përballim të tillë me kolegët e tyre përjetuan shumë intelektualë drenicas!?!

Pas Llapushnikut, në institucionet shkencore e arsimore të Prishtinës, e të Kosovës u kthye një shend në fytyrat e lojalëve e të heshtakëve lëdë­kë­istë. Ata ishin më shumë se lëbëdëistët dhe uçëkëistët së bashku. Manifestuan kthesën që, sipas tyre, “do të sigurojë shpëtimin e shqiptarëve nga shfarosja serbe” dhe “do të kthejë shansin historik për pavarësinë e Kosovës me dialog paqësor…!” Vetë Rugova tashti do të deklarojë se ndjehet më i fortë në pozitat e tij?!

Kjo pjesë e madhe e inteligjencies hiç nuk mund ta kuptonte as ta kuptojë aktualisht përvojën e Teutës se: “Kush ia ka dikujt hijen e gjallë (siç ia kishte Milloshi - Rugovës), lehtas e shtinë atë në grushtin e tij!”- kur të dojë, çfarë dhe ndodhi. Këta, Rugovën e konvertuar edhe fetarisht[2], nuk e shohin as sot në grushtin e miqve ballkanikë, evropianë e botërorë të Beogradit dhe as e kuptojnë konstatimin e Bismarkut se “Çdo udhëheqës i një populli kërkon me çdo kusht që moralin e tij t’ia imponojë popullit”.

Luftëtarët në male, as komandantët e UÇK-së brenda mureve të Kështjellës së Rambujesë, më 6 - 23 shkurt dhe më 15 – 23 mars 1999, nuk mund ta imagjinojnë disponimin antiuçëkë të një pjese të madhe të inteligjencies përreth zhvillimeve në Mbledhjen Ndërkombëtare të Rambujesë për Kosovën. Madje një pjesë e inteligjencies, partizane të “Liderit të moderuar të shqiptarëve”, ishte gati të kapte pushkët kundër Drenicës, si shkaktare e Luftës, dhe jo kundër Serbisë që duhej të nxirrej nga Kosova si okupatore humbëse!?! Kjo ishte pjesa derëmbyllur e inteligjencies për të përndjekurit  me plumb, me thikë e me zjarr nga Drenica.

Ngritja e Qeverisë së Përkohshme në Rambuje, me mandat ndërkombëtar, që ishte fitorja e parë në historinë e përpjekjeve shqiptare për liri dhe për pavarësi të Kosovës, do të shpërdorohet nga inteligjencia e moderuar, lëdëkëiste - si grabitje të pushtetit të LDK-së nga UÇK-ja, si grusht të Hashim Thaçit mbi Ibrahim Rugovën!?! Kjo pjesë e inteligjencies kosovare nuk kuptonte konstatimin e Sami Frashërit se “Fati ia zgjat dorën guximtarit!”

Realisht, Djalëria shqiptare ademjashariane e kishte kuptuar me kohë Thirrjen e Kosovës të viteve ‘40-ta: “Evropa të dëgjon fare me kujdes po i fole me pushkë në dorë…!” dhe, ndonëse e pakët në numër, por e virtytshme, mori mbi vete përgjegjësinë për Kauzën e Atdheut, e drejtoi Luftën për Çlirimin Kombëtar të Kosovës, u lidh në përqafim të ShBA-ve dhe e ngriti në këmbë NATO-n dhe KS të OKB-së. Faktikisht, kjo djalëri e çliroi Kosovën me dinjitet mbiheroik përtej bibliko-kuranor.

Ndërkaq, edhe fill pas fitores mbi okupatorin albanofob, një pjesë e mirë e inteligjencies shqiptare të Kosovës bëri sehir. Asgjë të mbarë nuk mori mbi vete, asgjë nuk rrezikoi as pas Luftës Çlirimtare. Nuk iu bashkua forcave politike të dala nga Lufta Çlirimtare, nuk i ndihmoi ato me prani e me dije. E pa veten inferior pranë atyre që kishin bërë detyrën bibliko-kuranore ndaj Atdheut, ndaj qëndroi stoli e kopesë së LDK-së, së këndejmi aleate e pjesës proserbe në radhët e KFOR-it dhe të UNMIK-ut.

Kjo pjesë e inteligjencies së Kosovës u dha frymë kalomninave lëdëkëiste antiuçëkë dhe ndikoi fuqimisht për uljen e çmimit të sakrificës së popullit dhe për zbehjen e rëndësisë së gjakut liridashës të derdhur në Altarin e Atdheut. Dëshmitë për akuzë gjyqësore për tradhti janë doravet në “Dosja e LDK-së për Hagën” dhe në “Bota sot”.

Për pozitën antiuçëkë të kësaj pjese të inteligjencies akademike të Kosovës flet mjaftueshëm vetëm konstatimi i mëposhtëm: Përnjëherë pas fitores mbi soldateskën e okupatorit serb një punëtor shkencor i Institutit të Historisë nxori propozimin para kolektivit punues: “Kolektivi ynë është mirë të vizitojë Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz dhe të vendosë kurorë mbi Varrin e Adem Jasharit…!”. Përgjigjja e drejtorit dhe e bashkëpunëtorëve lëdëkëistë stepi propozuesin dhe bashkëmendimtarët e tij: “Në Prekaz mund të shkojë kush të dojë, individualisht, por jo edhe kolektivisht, se kjo do të thotë Instituti ynë pranon UÇK-në…!”

Varrezat e dëshmorëve në krye me Komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe Kompleksi Memorial i Jasharajve në Prekaz, ku drejtori i Institutit të Historisë dhe bashkëpunëtorët lëdëkëistë faqezi në këtë institut, nuk pranuan të shkojnë kolektivisht në Prekaz për të nderuar gjakun e dëshmorëve, të atyre që kolektivisht ranë në altarin e lirisë….!!!

_____________________________

Kjo pjesë jo e vogël e inteligjencies lëdëkëiste, duke pasur për aleatë, de fakto, rrethanat e vështira të pas luftës, faktorin ndërkombëtar proserb dhe nëntokën serbe të Kosovës, ndikoi intra muros në ftohjen e masave ndaj bartësve të Luftës Çlirimtare të Kosovës deri në shkallë të disociímit në një anë, dhe në rikthimin e mitit Rugovë i moderuar, si Mesi të rehatisë multietnike të Kosovës, thënë shqiptarçe: strajcë magjupi, në anën tjetër, të preferuar nga qarqet serbe, ballkanike, evropiane e ruse më antishqiptare. Kjo pjesë e inteligjencies dhe një pjesë e madhe e masave të manipuluara prej saj, nuk e kuptuan maksimen e Cezarit, të zbatuar gjithmonë nga shtypësit e lirive të popujve, se: “Ata të cilët në një kohë janë ngritur kundër diçkahes, gjithmonë do të qëndrojnë nën dyshimin se prapë ndonjëherë tjetër do t’i kundërshtojnë diçkasë…”

Faktorët ndërkombëtar, pra as KFOR dhe UNMIK, nuk janë unik në dobi të zgjidhjes së Statusit shtetëror të pavarur të Kosovës, as për zgjidhjen e Çështjes shqiptare. Së këndejmi, në zgjedhjet komunale të 28 tetorit 2000, të manipuluara ndërkombëtarisht, “fitoi” LDK-ja aty ku nuk pati Luftë Çlirimtare të mirëfilltë, aty ku propaganda antiuçëkë pati sukses si para ashtu edhe gjatë Luftës Çlirimtare.

Dhe, Vota për LDK-në ishte, realisht, votëbesim për rugovizmin të mbështetur në forcën e “mjeteve” të Bukoshit kundër institutcioneve dhe organizmave të dala nga Lufta Çlirimtare e Kosovës, votë kundër vendosmërisë së ShBA-ve për të ndalur makinerinë shfaruese antishqiptare të Milosheviqit, dhe ishte mirënjohje “shqiptare” dhe Salvus conductus për politikën antishqiptare të qarqeve ruso-evropiane pro­serbe për kthimin e statusit të Kosovës në Status quo ante bellum, pra de fakto në gjirin e Serbo-Jugosllavisë. Së këndejmi Fitorja e LDK-së në këto zgjedhje faktikisht është Fitore e Pirros për Kosovën, distancim i serishëm nga Piemonti i  shqiptarësisë së saj, Drenica – varr mbi varr!

Akti i betimit të asamblistëve komunalë lëdëkëistë pa flamurin kombëtar, mbështetja e komunarëve lëdëkëistë në administratorët ndërkombëtarë për të përballuar kërkesat çlirimtare të opozitës demokratike, vazhduese të Luftës Çlirimtare me mjete të tjera, politike shtetformuese, qëndrimi i akëcilës asamble komunale lëdë­kë­iste që për Ditë të çlirimit të komunës të merret dita e depërtimit në ato kumuna të forcave të NATO-së, duke injoruar faktet dhe historinë se këto forca ishin aleate të UÇK-së, e cila ishte, me ato forca që pati, në çdo fshat e në çdo qytet të Kosovës së paku tri vjet para se aty të vinte ushtria e NATO-së, është veçse mohim i rolit dhe i rëndësisë së UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

Kjo shtresë e intelektualëve imituese besnike e Falenderimeve të Rugovës, drejtuar “Çlirimtarëve të popullit të Kosovës” – forcave të NATO-së (ruso-serbe, francezo-serbe, greko-serbe, italiano-serbe etj.), pa e zënë n’goje gjakun shqiptar më të shtrenjtin, UÇK-në, bëhen sikur nuk ka dëgjuar urtinë e popullit: “Me alet të huej nuk hyhet në gjerdek…!”, as kupton mesazhin e mjerimit të vajzave vojvodinase dytrembëdhjetëvjeçe në duar të ushtrisë ruse të ‘45-tës: “Ja të oslobodil, ja te …” !?!

T a  p ë r m b y l l i m:

Është një mësim me rëndësi për çdo individ, popull e komb: “Urdhri më i vështirë është ai që i jepet vetvetes”. E, pra, veçanërisht inteligjencia duhet ta kuptojë se pozita e kauzës së kombit dhe e  atdheut shqiptar aktualisht është shumë më e disfavorshme se më 1801 dhe më e keqe se më 1901. Ndaj, çdo shqiptar, në çdo hap, të kujtojë porosinë e patriotit Kristo Floqi: “I huaji është i huaj, të përdor si vegël të verbër, dhe aspak nuk çan kryet për fatin tënd që të pret nesër”.

Qëndrimin dhe kërkesën tonë të drejtë, haptazi, pa eufemizime e pa ekuivoke, së fundi inteligjencia patriotike me penë t’ia bëjë të qartë Faktorit botëror të vendosjes, punë që nuk pritet as mund ta bëjnë forcat politike që e sabotuan Luftën Çlirimtare të Kosovës, qofshin ata edhe akademikë. 

Së këndejmi, së paku tashti duhet të vetëdijesohet inteligjencia si shtresë e veçantë e shoqërisë shqiptare se Pavarësia e Kosovës nuk mund të arrihet pa u bashkuar besnikërisht mbi platformën politike të shkruar me gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës nën valëvitjet e Flamurit hijerëndë të UÇK-së, gjithmonë duke ndjekur përvojën shtetforcuese të Vinston Çerçillit: “Në Luftë: vendosmëri/ Në humbje: kryeneçësi/ Në fitore: zemërgjerësi/ Në paqe: Vullnetmirësi!

_______

[1] Këtë kumtesë e lexova në Tryezën shkencore: “Yje të përflakur në themele të UÇK-së”, organizuar nga Zona V e TMK-së, Prishtinë, 31 janar 2001.  U botua në Gazeta e Re, Prishtinë, 26-30 mars 2001.      

[2] Një ditë pas vdekjes, Dr. Lush Gjergji i deklaroi shtypit italian se Rugova ka vdekur si i krishterë. ”Mendja dhe zemra e tij kanë qenë thellësisht krishtere (...).Për shkak të oportunizmit politik nuk ka mundur ta bëjë publike konvertimin e tij katolik” (Epoka e re, Prishtinë, 23 janar 2006).

Kthehu ne fillim

___________________________

EMËRTIMI “LUGINA E PRESHEVËS” – KONCEPT ANTISHQIPTAR

Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Më 04.03.2007, Prishtinë

_______________________________________

        Sipas onomasiologëve, emërvendi është tapia e një vendi. Madje, do të thosha, letërnjoftimi i një vendi në takimin e parë me të. Për këtë shkak akëcili pushtues në një vend, emërvendet i përshtat për gjuhën e tij, dhe njëkohësisht për të ardhmen e pronësisë së tij të pretenduar. Së këndejmi, të ardhme, së fundi të vonuar, kanë vetëm popujt e okupuar, të cilët nuk heqin dorë nga emërvendi - dëshmi e prekshme e tapisë së pronësisë. Kjo aftësi e rezistencës më shumë se akëcilit popull i ka munguar shqiptarit dhe veçanërisht bajraktarëve të këtij populli, të cilët, për interesa të tyre politike me synim të përjetshëm, janë treguar dhe tregohen, kurdoherë, shkurtëpamës dhe servilë para kërkesave dhe interesave të të huajve. Nuk mund të ta përdorë konceptin “klasë politike”, siç po përdoret në përditshmërinë tonë, sepse klasa politike ka afat të përdorimit që skadon pas akëcilit dështim të parë.  Nuk ka dështim më të madh se të heqësh dorë nga emërvendi që dëshmon tapinë e pronësisë, siç ka ndodhur dhe po ndodhë aktualisht me heqjen e emërvendit “Kosovë Lindore” dhe futjen e konceptit me kuptim gjeografik “Luginë” përkatësisht “Luginë e Preshevës”.

 

Presheva

        Se cila është rëndësia e emërvendit si tregues i pronësisë historike dhe etnike nuk kemi nevojë të bredhim nëpër përvojat e popujve të ndryshëm. Ndalemi vetëm në përvojën e pushtuesit serb të tokave shqiptare. Shumë vite para se Serbia të fitonte pavarësinë nga Perandoria Osmane, ish- Vilajetin e Kosovës, i cili kishte mbi 43 000km2 të pjesës qendrore të provincës romake të Dardanisë, nisi t’i quante “Stara Srbija”. Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit këtë koncept e zgjeroi deri në Adriatik, për tërë pjesën gege të Shqipërisë Etnike. Pas ricopëtimit të Shqipërisë më 1913, dhe gjatë periudhës së Jugosllavisë versajese, në vend të nocionit “Stara Srbija” u fut  emërtimi “Južna Srbija”, por tashti ky koncept përfshinte vetëm pjesën shqiptare të aneksuar Serbisë. Në periudhën e Jugosllavisë avnojiste koncepti “Južna Srbija” u ngushtua vetëm për një pjesë të viseve të cilat Cfijiq i quante  “Moravska dolina”. Ky territor tashti kapte rrafshlartën nga Vranja deri në kufirin me shtetin kominternist Maqedoni.

        Në periudhën e ekzistimit të Vilajetit të Kosovës viset e Kosovës Lindore, quheshin, si edhe akëcila pjesë e Kosovës, me atributet nahi e kaza, të Leskocit apo Preshevës,  në kohë të caktuar, por gjithmonë pjesë të Vilajetit të Kosovës. Konceptin Kosovë Lindore e hasim gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në observimet e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, përkatësisht për viset kufitare etnik juglindore të Shqipërisë. Në periudhën e Lëvizjes Gjithëpopullore të Unitetit Kombëtar Shqiptar përmes faljes së hasmërive, më 1990/92, koncepti “Kosovë Lindore” gjeti përtëritje veçanërisht në shkrimet afirmative për Lëvizjes së Pajtimit. Këso kohe këtë koncept e gjejmë të përvetësuar nga pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare dhe në shtyp. Mirëpo, në Referendumin për “Autonomi Politike e Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”, të marsit 1992, emërvendi “Kosovë Lindore” u mbivotua nga liderët e moderuar, siç do të thoshte Skënder Latifi, të cilët preferuan konceptin “shqiptarët e rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Pra, “klasa politike” e këtyre viseve shqiptare etnike hoqi dorë nga koncepti “Kosovë Lindore”, hoqi dorë nga tapia e vendit, ndonëse kjo tapi tashti kishte gjetur vend në librat shkollor e studimor historiografikë, etnografikë e  gjeografikë. Në janar të vitit 1995 doli nga shtypi libri: “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951”, të cilën autori, recensuesit dhe kritikët e kanë mbiquajtur “Tapia Shqiptare e Kosovës Lindore”. Ishte titulluar kështu për të vetmin qellim: Dëshmi e argumentuar e shqiptarësisë së vendit, e kultivuar dhe e fisnikëruar me gjakun shqiptar.

         Një ekzemplar i kësaj dëshmie iu dhurua “lideritRizah Halimi, aso kohe kryetar partie e kryetar komune në Preshevë. Se si e priti ai, dhe partia e tij, këtë fitore të shkencës shqiptare të fituar me mund dhe me shumë sakrifica, në rrethana të aparteidit më të egër serb antishqiptar, mund të kuptohet edhe vetëm nga e dhëna e mëposhtme.  Për shitje, anëtarëve të partisë së tij, e cila tregohej mullëza e shqiptarisë së “shqiptarëve të rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, iu lanë 32 ekzemplarë. Pas rreth dy vjetësh, kur autori i librit shkoi për t’i marrë lekët, për habinë e tij, zyrtari i partisë, një profesor i shkencave ekzakte, i thotë: “Librat nuk janë shitur, sepse këtu nuk shkojnë librat fetar...!” Që habia të jetë edhe më e madhe, paketat me libra fare nuk ishin hapur. U kuptua qartë se as ekzemplari i falur për Partinë nuk ishte lexuar, fare!?! Nuk duhet kuptuar këtë fakt si mllef personal të autorit. Të quhej ai libër “fetar” ishte më shumë se shkelje mbi gjakun e martirëve dhe të dëshmorëve të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore, e më gjerë, ishte mohim i tapisë shqiptare të Kosovës Lindore.

         Nuk është më pak antishqiptar as koncepti “Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” që i ofrohej konceptit “shqiptarët e rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Pra, edhe themeluesit e UÇPMB-së, ndonëse me pushkë në dorë, në male,  në pozitë më të mirë se politikanët e moderuar, hoqën nga tapia shqiptare e vendit, nga dëshmia e prekshme e pronësisë që tregonte se pjesë e cilit vend, dhe të cilit komb, janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ky koncept Uçëpëbëmëist ndoshta ishte si alternativë për ta anashkaluar konceptin “Lugina e Preshevës” të cilin e përfoli, me gjasë, për të parën herë në arenën ndërkombëtare, sekretarja e shtetit të SHBA-ve, Zonja Medlin Ollbrajt. Koncepti “Lugina e Preshevës” do të përligjësohet veçanërisht me Marrëveshjen e Konçulit, më 12 maj 2001, përkatësisht më 1 gusht 2002, me rastin e formimit të Këshillit Koordinues të Përfaqësuesve Politikë Shqiptarë të Luginës së Preshevës. Tashti vetëm mund të vajtojmë.

        Nga kjo pasqyrë e shkurtër e lëvizjes së konceptit gjeopolitik  të mësipërm del qartë se shqiptarët, pikërisht bajraktarët e tyre në rend të parë, kanë hequr dorë nga argumenti i prekshëm i tapisë së vendit. Koncepti “Kosovë Lindore” ngërthente në vete këtë tapi të pronësisë, kurse koncepti “Lugina e Preshevës” nuk tregon përkatësinë e tapisë. Ajo mund t’i takojë, dhe do t’i takojë atij vendi dhe atij kombi që është më i forti. Pra, mund ta posedojë Serbia, e cila përmes gojës së Nebojsha Çoviqit, ka nisur ta quaj “Jug Centralne Srbije”, por mund t’i takojë edhe Bullgarisë, aktualisht përmes Maqedonisë kominitenisto-amerino-evropiane. Duhet gjak tjetër që  t’i rikthehet  tapia e vendit amë, Kosovës, sepse liderët e saj politikë e luftarakë kanë hequr dorë nga tapia e saj historike dhe etnike kosovaro-shqiptare. Së këndejmi, edhe me një pezëm të humbësit, kumtesën time e titullova, doradorës, Emërtimi “Lugina e Preshevës” - koncept antishqiptar. Ky gabim është i pariparueshëm.

Kthehu ne fillim

_________________________________________

MASAKRA E BLLACËS AKT GJENOCIDAL I BRIGADËS XVI MAQEDONASE 

Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Më 10.02.2007, Prishtinë

__________________________________

Shkurtimi: Katundi shqiptar Bllacë i përket krahinës etnografike të Karadakut të Shkupit, në kufi me Hanin e Elezit. Në ditët e para të rënie së fshatit nën okupimin e ushtrisë partizane jugosllave, Brigada  XVI e Maqedonisë, e komanduar nga serbi albanofob Glisha Sharanoviq, organizoi racion ndaj Bllacës. Urdhrin për masakrime, plaçkitje dhe kalljen e fshatit e zbatoi komandanti Nikodin Urdarevski. Partizanët serbovllehë dhe bullgaromaqedonë pushkatuan dhe masakruar 109 shqiptarë të Bllacës. Në kujtesën nga dita e varrimit, më 22 nëntor 1944, flitet për 128 të pushkatuar dhe të therë: 1 më 15 nëntor, 119 më 16 nëntor dhe 8 më 17 nëntor.Martirët, emrat e të cilëve nuk na janë të njohur, u përkisnin fshatrave të shqiptare të Iliridës.

Qëmtime për historinë e Bllacës

Katundi Bllacë i përket krahinës etnografike të Karadakut të Shkupit. Është fshat shqiptar pararojë historike e Grykës së Kaçanikut nga oaza vllahe e Karadakut, të serbizuar dhe të bullgarizuar në periudhën osmane të vonë.[1] Lokaliteti i sotëm Hani i Elezit është i ngritur në rajonin perëndimor të Bllacës.[2] Të dhënat e prekshme të kulturës materiale dhe kujtesa historike tregojnë se Bllaca ishte një lokalitet shqiptar shumë i moçëm, i vendosur nën sqetullat shkëmbore të kodrës Rrasa e Ferës.[3] Në pjesën e ultë, fushore, midis fshatit dhe lumit Lepencë, janë toponimet Stanet e Katunit, Stanet e Toçëve dhe Stanet e Lusjanëve. Këto tëbane me kohë u kthyen në lagje me banim të përhershëm. Vërtet, rajoni i Staneve të Lusjanëve është lokalitet me një histori mijëvjeçare, së paku nga mesjeta e hershme dhe e mesme paraislame. Aty ekziston një lokalitet arkeologjik i zbuluar rastësisht, më 2001, me rastin e ngritjes së rrugës që lidhë katundin Bllacë me aksin rrugor Shkup - Kaçanik. Traseja ka këputur një rrënëzkodre mbi të cilën dallohet një tumë, për rreth së cilës ka varreza që nuk përtërihen. Tuma, sipas prerjes së rastit, ngjason në rrënojë të një objekti të kultit. Baza e vogël, themelet me llaç[4] sikur flasin për gërmadhën e një Kapele.[5] Grumbulli i koceve të ekstremiteteve dhe të rrashtave të kafkave të njerëzve, me madhësi të ndryshme, që shihen në prerjen e tumës, pikërisht nën rrënojat e godinës dhe afër saj, janë dëshmi e prekshme për një vdekje të llahtarshme që ka përjetuar Bllaca në histori.[6] Më poshtë Staneve të Lusjanëve, pikërisht afër Staneve të Toçëve, është vendi ku janë martirizuar, më 16 nëntor 1944, rreth 60 bllacjanë, e më poshtë saj është shullëri ku ishte varreza e tyre.[7]

Në anën lindore të katundit, në një vend piktoresk nën shullënë Mushçelcë, është varreza e katundit me një sipërfaqe prej afro nëntë hektarësh. Këto i këput rruga që lidhë Bllacën me katundin serb Gornjan, në hyrje të enklavës serbo-bullgare të Karadakut të Shkupit. Varreza është njëkohësisht edhe Vakëf i Xhematit të Ballacës. Lisat bung dhe qarr qindravjeçarë flasin për vjetërsinë e Varrezës islame të Bllacës. Për këtë fakt flet edhe një nishan mbivarrezor që konsiderohet më i vjetër se 350 vjet[8]. Kjo është dëshmi e mirë se islami në Bllacë nisi më së voni nga fund i shekullit XVI.[9] Kjo është periudha e rreshtimit masiv të ilirëve dardanë, maqedonë, epirotë e albanë në islam, përkatësisht fitorja e integrimit të kombësisë shqiptare dhe të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë.[10] Bllaca ka xhami, e cila daton nga shekulli XVIII, pranë së cilës punoi mektebi për arsimimin fillestar islam për fëmijët e të dy gjinive.[11]

Nga periudha e fundit osmane në kujtesën historike të popullit përmenden krerët: Kamer Bardhi - urtak dhe pasanik; Ramadan Doçi - tregtar dhe zotëri i madh, Aziz Lusjani - tregtar i pasur dhe njerimirë, kurse Asman Toçi përmendet si luftëtar çlirimtar i internuar në Jemen. Pas kthimit nga internimi i bashkoi armët me Halit Brezën. Kaçakët në zë, Asmani dhe Haliti, ranë heroikisht në Bllacë, në një pritë nga zaptit e çaushëve osmanë të fshatit Kaliçan i Epër dhe Vërtekincë. Në këtë luftë ranë shtatë zapti osmanë, disa syresh i çeroi vëllai i Halit Brezës, i cili ishte në radhët e zaptive.[12]

Si kaçak i shquar në periudhën e fundit të robërisë osmane, shquhet Qazim Fera, i burgosur pas Kryengritjes së Madhe të vitit 1910.  Nga burgu bashkëpunonte me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe u zotua se po të lirohej do ta vriste atasheun e Serbisë në Shkup. Për këtë qëllim u nxor nga burgu dhe e detyrën e kreu me përpikëri. Qazim Fera nuk iu dorëzua pushtuesit serb, më 1912, atij bullgar, më 1915 dhe as pushtetit jugosllav, më 1918.[13]

Katundi Bllacë me plojën serbe si akt gjenocidial antishqiptar u ballafaqua nga fundi i tetorit të vitit 1912. Vërtet, sapo këmba e soladateskes serbe shkeli Karadakun pushkatoi 12 bllacakë të zgjedhur. Disa të dhëna nga kujtesa historike flasin për 17 të pushkatuar deri më 1915. Dy prej tyre, Shaçir Nuredin Tushën dhe Hasan Zekë Arnorin i futën për së gjalli në furrë të gelqeres në fshatin Banjan të Karadakut. Në periudhën midis Dy Luftërave Botërore pushtuesi jugosllav nuk ngriti shkollë, por as e pengoi punën e mektebit. Në këtë kohë vazhdoi shpërngulja e familjeve bllacake në Turqi, në Shkup, në Kaçanik e gjetkë. Në periudhën nga mesi i prillit 1941 deri më 8 shtator 1943 të Luftës së Dytë Botërore Bllaca i përkiste Zonës së interesit fashist bullgar, kurse pas kapitullimit të Bullgarisë deri më 14 nëntor 1944, përjetoi mbi 14 muaj “lirie” të Shqipërisë së ribashkuar në administrimin e Gjermanisë hitleriane.

Këtu duhet të vihet në pah fakti se katundit Bllacë, i një rëndësie të madhe strategjike për shqiptarinë e Karadakut, nuk iu lejua hapja e shkollës shqipe as në periudhën e robërisë nazifashiste të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë periudhë kryepleq (kmetë) të vendit ishin: Veli Tusha dhe Hamdi Fera[14] e pas tij Rexhep Fera, kurse njësitin ushtarak civil, të njohur me emrin Mbrojtja kontraçetnike, e përbënin: Qamil Imishti (komandant), Isuf Tusha, Islam Tusha, Zahedin Lusjani, Shukri Fera, Azem Koka, Qamil Fera dhe tre të tjerë.[15] Ky njësit kishte për detyrë të pengonte aktivitetin diversant të çetnikëve të Karadakut dhe të siguronte qarkullimin e lirë të trenit në pjesën e ferovisë Shkup - Gërlicë - Mitrovicë që i takonte sinorit të Bllacës.

Në periudhën e administrimit hitlerian të gjithë ballacakëk e aftë për armë iu bashkuan Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës nën komandën e Abdyl Durës së Kaçanikut, kundër ushtrisë bullgare dhe njësiteve çetniko-komuniste të Karadakut të Shkupit. Djalërinë luftarake e ushtroi në shenjëtari dhe në taktikën ushtarake oficeri Xhyli Shaban Uka intelektualnga Kaçaniku, i cili bashkëpunoi edhe me Lëvizjen Antifashiste KominternisteTregun e Ri të Sanxhakut,Mitrovicë dhe në Kaçanik.[16] Në luftërat e përgjakshme të Karadakut, më 19 dhe 20 shtator 1944, midis forcave vullnetare të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës dhe ushtrisë partizane serbo-maqedone të Karadakut të Shkupit, ranë dëshmorë të Shqipërisë Etnike edhe bllacakët: Arif Toçi, Haziz Lusjani dhe Sabedin Salihasi, kurse u plagosën Rexhep Fera, Zahedin Bardhi dhe Sejdi Lusjani.

Këtu duhet të vihet në spikamë fakti se në katundin Bllacë nuk pati mbështetje të madhe Lëvizja Antifashiste Kominterniste. Realisht, në linjë të “vëllazërim-bashkimit me shkije” vepruan vetëm dy bllacakë: Fetah Kovaçi dhe Shaban Arnori, të cilët shërbyen si lidhje dhe përcjellës të komunistëve dhe të partizanëve serbë dhe maqedonë nëpër fshatrat shqiptare.

Llahtaria kanibaliste serbo-maqedonasemë15, 16 dhe 17 nëntor 1944

Nga fillimi i tetorit 1944 u shënua kthesa vendimtare në dobi të fitoreve të Lëvizjes Antifashiste Kominterniste në tokat shqiptare[17], kurse më 3 nëntor 1944, ideologu serb albanofob Vasa Çubriloviç, tashti Ministër për Ekonomi i Serbisë, lëshoi për përdorim sekret instruksionet për qarqet ushtarake të Jugosllavisë - për zhdukjen me të gjitha mjetet të shqiptarëve etnikë, të gjermanëve dhe etnive të tjera josllave në arealin e ish-Mbretërisë së Jugosllavisë. Pasi do të konstatojë se "ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira” për t’u liruar nga josllavët,udhëzonte: shqiptarëve "t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe përqendrimi, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen për shpërngulje!" dhepërfundonte: "Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim!"[18]  

Për t’i plotësuar  këto urdhërkërkesa Shtabi Suprem i tëashtuquajturës UNÇ dhe AP të Serbisë me udhëzime topsekret urdhëroi brigadat partizano-çetnike serbe, bullgaro-maqedone dhe malaziase që në “operacionet për çlirimin përfundimtar” të tokave shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, nën pretekstin për ndjekjen e bashkëpunëtorëve të okupatorit, të arrestonin, të pushkatonin dhe të masakronin personalitet e shquara kombëtare shqiptare, të konfiskonin pasurinë e luajtshme e të paluajtshme dhe të provokonin pakënaqësi të popullsisë dhe së fundi në shenjë të shtypjes së "revoltës", të masakroheshin me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve![19]

Qendra memoriale kushtuar Masakrës së Bllacës

__________________________________________

Nga burimet ushtarake partizane serbe, maqedone e malazeze shihet qartë se Elaborati i Çubrilooviqit dhe Urdhëresa e Shtabit Suprem të Serbisë vetëm po e institucionalizonin një praktikë që ishte vu në zbatim në viset shqiptare përgjatë kufirit me Malin e Zi, me Serbinë dhe në vijën etnike shqiptare të IliridësMaqedoni. Për këtë konstatim këtu të mjaftohemi vetëm me të dhënat nga një raport i Brigadës XVI të Maqedonisë e komanduar nga serbi albanofob Glisha Sharanoviq, nga i cili shihet se prej datës 6 tetorit 1944 (kur me partizanët u bashkuan forcat çetnike të Karadakut), në itinerarin prej Karadakut deri në Shkup, më 14 nëntor 1944, nëpër fshatrat shqiptare, pushkatoi rreth 200 shqiptarë të zgjedhur dhe të paarmatosur.[20] Një batalion i kësaj brigade hyri në fshatin Bllacë më 14 nëntor 1944, i komanduar nga serbo-bullgari Nikodin Urdarevski i fshatit Çiçer të Karadakut[21], i cili do të zbatojë Msakrën e Bllacës të 16 nëntorit 1944.

Me këtë masakër të llahtarshme ushtria partizane jugosllave e Titos, e mbiquajtur “nacionalçlirimtare” dhe “antifashiste popullore”, përuroi përtëritjen e dhunës, të plaçkitjes, të zjarrvënies dhe të plojës piromane dhe kanibaliste ortodokse serbe antishqiptare si akte gjenocidiale në pjesën lindore të Shqipërisë Etnike, të cilën Evropa - shtrigë e At Gjergj Fishtës, ia ndau Serbo-Jugosllavisë Versajase. Ka të dhëna të sigurta nga burimet dhe kujtesa historike se Masakra e Bllacës është planifikuar dhe është zbatuar sipas instruksioneve kishtare, ushtarake e shtetërore të Serbisë.

Batalioni i Brigadës XVI Maqedonase i komanduarngaUrdarevski kishte rreth 300 ushtarë, të shpërndarë nëpër shtëpitë në vendet më strategjike në mbarë fshatin, ndërkaq Shtabi i ishte vendosur në shtëpinë e Tush Lusjanit.  Më 15 nëntor, rreth orës dhjetë, në këtë shtab arritën popi dhe mësuesi të fshatit Gornjan. Këta e sollën urdhëresën sekrete të Shtabit të Brigadës XVI Maqedonase për Masakrën e Bllacës. Për këtë fakt flasin zhvillimet përgjakshme të 15, të 16 dhe të 17 nëntorit 1944. Sapo popi dhe mësuesi Zhivko Popi arritën në shtabin e batalionit, fshatarët hetuan një shqetësim të partizano-çetnikëve, kurse posa ata e lëshuan fshatin dhe morën drejtimin e Gornjanit, në Shtabin e Urdarevskit u ftua kryeplaku, tashti i quajtur këshill: Isuf Tusha me tre këshilltarë të tjerë.[22]

Komandanti Nikodin Urdarevski para përfaqësuesve të Bllacës tashti u shfaq shumë i egërsuar. Me një gjakpirësi krimineli i urdhëroi: “Brenda ditës ua dua 200 parë opinga dhe 200 parë çorapë ...!?” Përfaqësuesit e fshatit u gjetën të shtanguar. Duke pasur parasysh se për aq opinga duheshin së paku dhjetë lëkura të lopëve, të rexhura, Isuf Tusha deshi të sqaronte: “Shoku komandant, nuk kemi …!”, por Urdarevski e kërcënoi: “Nga lëkura jote do t’i nxjerrësh…!” Kjo kërkesë ishte vetëm pretekst për t’i acaruar marrëdhëniet me fshatarët, si shkas për masakrën që duhej ta kryente. Në mënyrë të prerë u urdhëroi të përgatisnin edhe bukën për batalionin. Këtë kërkesë e plotësoi i tërë fshati pa ngurim.

Vërtet, më 15 nëntor 1945, ditë e mërkurë, në fshat nuk ndodhi diçka e përgjakshme, kurse në Stanet e Katunit sulmoi raja serbo-maqedone e Karadakut, vrau bariun Azem Lusjanin dhe plagosi Beram Muçën. Sulmi në Stanet e Katundit ishte një prekje e pulsit dhe si paralojë për plojën që po përgatitej. Barinj, nga frika i lanë tëbanat dhe i sollën kafshët në katund, pre për të nesërmen.

Pikërisht më 16 nëntor 1944, dita e enjte, ora 8, komandanti i batalionit partizan Nikodin Urdarevski urdhëroi fshatarët nga mosha 17-70 vjeç të dilnin në Oborrin e Xhamisë, me kërcënimin se ata të cilët nuk do të vinin do të dënoheshin si dezertorë. Në nëntorin e vitit 1944 Bllaca kishte 77 familje, të cilat u përkisnin 17 vëllazërive[23], kurse Urdhrit iu bindën rreth 80 bllacakë. 

Para tyre në lokalet e Mektebit ishin futur rreth 40 partizanë të armatosur deri në dhëmbë. Ata me një egërsi të paparë i urdhëruan fshatarët duarthatë të rreshtoheshin dhe nën kërcënimin me armë, i sollën në oborrin e shtëpisë së Tush Lusjanit, ku i priste komandanti Nikodin Urdarevski. Aty ua vunë përpara disa ushtarë me një pëlhurë të kuqe, si flamur, me madhësi prej rreth një metër katror dhe para tytave të armëve i nisën në drejtim të Staneve të Toçit. Gjatë rrugës i radhitën për tre dhe ua filluan rrahjet me kondakë dhe shqelma. Në afërsi të Staneve të Toçit i rreshtuan për një dhe në shtegun për në arnicën e Nazim Toçit, ku ishte planifikuar të kryhej ploja, secilit i dhanë të rëna mizore me hu gardhi. Në arnicë më herët i kishin sjellë dhjetëra lusjanë, toçë e të tjerë nga “Bllaca e Poshtme”, siç thuhej në raportet partizane.[24] Aty kishte arritur edhe komandanti Urdarevski.

Partizanët serbo-maqedonë i detyruan fshatarët civilë të uleshin në rresht për dy, njëri pas tjetrit. Komandanti fillimisht i mori në pyetje, ish-kontraçetnikët e periudhës të robërisë fashiste bullgare: Shukri Ferën, Qamil Ferën, Qamil Imishtin dhe Mustafë Tushën. I lidhën dorë me dorë, me shokat e tyre, i larguan vetëm rreth 30 metra dhe para syve të të gjithëve, i pushkatuan me breshëri automatiku. Asnjëri nuk nxori zë për lëmoshë as zë trishtimi.

Pushkatimi i këtyre katër burrave që punuan për Shqipërinë Etnike ishte uverturë për Masakrën e Bllacës, akt gjenocidial antishqiptar i Brigadës XVI Maqedonase. Ende pa u dalë shpirti, komandanti Urdarevski i zgjodhi pesë të tjerë, dhe i pushkatuan pranë të parëve. Kështu vazhdoi, duke zgjedhur, pikëçok. Të zgjedhurit për pushkatim Urdarevski i bënte vetëm një pyetje: “A ki pushkë…?” Tre veta pohuan se “kanë pushkë” dhe i ndanë anash[25]. Vazhdoi me pushkatim të grupeve nga pesë dhe nga gjashtë veta, pa interval. Asnjëri nuk lemerisi, asnjë gjëmë, asnjë bërtitmë, por vetëm njëri prej tyre bëri vdekje heroike. Ishte ky 36-vjeçari, Rrahman Çajani, i cili, sa po e shpinin në vendin e pushkatimit, i palidhur, me një guxim që kanë vetëm heronjtë, ia kapi pushkën partizanit përcjellës dhe meqë ky nuk ia lëshoi, Rrahmani e rrëzoi përtokë, për ta ngulfatur. Një partizan tjetër, i bezdisur, shtiu me pushkë me tytën ngjitur për kurrizin e martirit dhe plumbi që përshkoi trupin e tij vrau edhe ushtarin nën të. Komandanti fare qetësisht vazhdoi të zgjidhte më të pashmit, ata që nuk ndërronin çehre dhe gjithsej, njërin pranë tjetrit, i pushkatuan rreth 60 veta.

Nga pjesa tjetër komandanti Nikodin Urdarevski ndau shtatë të rinj nga mosha 15-18 vjeçare dhe pesë pleq 60-70 vjeçarë dhe i urdhëroi: “Shporruni kah sytë andej këmbët…!” Të tjerët, rreth 20 veta, gjithnjë para tytave të armëve, i sollën te Qeshma e Katundit. Njëkohësisht të Qeshma e Katundit partizanët kishin sjellë edhe shumë të tjerë, të kapur gjatë bastisjeve të shtëpive. Ndërkaq, Ramiz Ferën, Brahim Kovaçin dhe Metush Kokën, të cilët të Stanet e Toçit thanë se “kemi pushkë”,  i sollën në fshat. Meqë ata, sapo arritën në fshat, e mohuan se kanë armë, edhe këta i sollën te Qeshma e Katundit. Edhe ky grup kishte rreth 60 veta. Të lidhur me shokat e tyre, nga tre dhe katër, i nisën në kolonë në drejtim të Hanit të Elezit.

Nga para, nga pas dhe nga anash kolonës të prangosur u shkonin rreth dyzet partizanë nën komandën direkt të komandantit Nikodin Urdarevski, i cili shalonte një kalë të bardh. Vazhdimisht i torturuan, i fyen. Te Kodra Epër ia dolën të iknin tre veta: Ramiz Fera, Shefki Fera dhe Salih Kovaçi [26]. Në shenjë të hakmarrjes sadiste komandanti urdhëroi partizanët të pushkatonin dy veta. Një ushtarak i nxori nga rreshti pikërisht Rasim Ahmatin dhe Qazim Kovaçin, u urdhëroi gatitu njërin pranë tjetrit dhe me një plumb në kokë i rrëzoi përtokë. Tani rafalë mbi ta shtinë edhe partizanët e tjerë. I lanë të vrarit në vend dhe me të tjerët, kodërmëkodër, duke i rrahur me kondakë dhe shqelma, duke i rrëzuar e përdhosur, i nxorën në xhade, mu aty ku sot është vendkalimi Maqedoni - Kosovë. Në të dale nga Hani i Elezit i nxorën nga rreshti Sefë Bardhin (70) me djalin, Haçifin (16). Shkau që i mori, për t’i “pushkatuar” ishte nga Serniqi, një murator i cili kishte punuar në ngritjen e shtëpisë së Sefës. Sa po i largonte nga rreshti, drejt një malishte, u tha: “Do të shti mbi juve, bini përtokë dhe pritni deri sa të largohemi…!” Skenarin e plotësoi me përpikëri.

Vetëm nja tridhjetë metra më tutje, pra, të Ujët e Tharbtë, i nxorën nga rreshti katër veta dhe i pushkatuan: Kamer Tushën, Haxhí Rafiz Tushën, Islam Tushën dhe një tjetër[27]. Në vazhdim, të tuma Dheu i Bardhë, pushkatuan edhe tre-katër të tjerë[28]. I nxirrnin në grupe ashtu siç ishin të lidhur. Në “partinë” e katërt, nxorën për t’i pushkatuar: Emin Bardhin, Fazli Ahmatin dhe Rasim Tushën. Breshëri i plumbave la të vrarë Rasimin, të plagosur rendë Fazliun[29] dhe midis tyre, pa asnjë plumb, shpëtoi Emini, i cili u shti si i vrarë[30]. Vetëm në nja 20 metra më larg tyre i nxorën për pushkatim: Sadri Lusjanin, Mustafë Arrnorin dhe Sinan Tushën. Breshëri korri vetëm Sinanin, kurse Sadriu dhe Mustafa ikën me plagë në trup dhe nëpër breshër të plumbave. Komandanti Nikodin Urdarevski vazhdoi itinerarin e përgjakur në drejtim të Kaçanikut, deri sa i pushkatoi të gjithë. Nga pushkatimi shpëtuan disa trima dhe disa me fat, me plagë ose pa plagë. Këtu duhet të theksohet fakti se me togun e krimit të Urdarevskit ishte edhe oficerja Qefser Hasan Shukriu, me gjak të përzier shqiptar e sllav[31], e mbajtur për turke[32], e cila kishte për detyrë të pushkatuarve t’ua vërtetonte vdekjen me një plumb në kokë.

Pasi komandanti partizan Nikodin Urdarevski zbatoi urdhrin e Shtabit të Brigadës XVI Maqedonase, përkatësisht të serbit Glisha Sharanoviq, ushtrinë e tërhoq të Qarret e Livadheve, për tambajtur nën vështrim ikjen e grave, të fëmijëve dhe të krejt pak burrave të “kursyer”. Vërtet, nata e 16 dhe 17 nëntorit 1944 është nata më e llahtarshme në historinë e Bllacës, por jo e panjohur në kujtesën shqiptare të hidhur të pushtimeve serbe, bullgare e malazeze.

Nga mëngjesi i 17 nëntorit 1944, raja serbo-bullgare e Karadakut gjithsesi nën mbrojtjen e ushtrisë partizano-çetnike sulmoi Bllacën, për ta fshirë përfundimisht shqiptarësinë e saj. Vranë dhe masakruan tetë veta, të cilët nuk e kishin lëshuar fshatin: Sinan Luçin e kallën me gjithë shtëpi. Vranë: Daut Ferën, Hazis Doçin dhe nipin e tij, Rizahun[33], Ziber Kokën, Myrtezan Kokën, Minah Shehun dhe Arife (Lifë)  Tushën. Shpëtuan dëshmi për krimin: Hasan Kovaçi, i plagosur me pesë plumba dhe Sejdi Lusjani, i plagosur me 4 plumba.

Në kohën deri sa civilët serbo-çetnikë po e bastisnin dhe po e plaçkisnin fshatin shtëpi për shtëpi, dhe po i vrisnin të gjithë ata që i hasnin, ushtria partizane e Urdarevskit shtiu me top nga Qarret e Livadheve dhe mori në shënjestër Xhaminë. Predha depërtoi murin dhe qëlloi hytbën. Kjo ishte edhe një dëshmi se shqiptaria dhe islami ishin njëni e pandashme për shqiptarësinë e Bllacës, të Karadakut dhe të Shqipërisë Etnike.

Serbo-bullgarët e Karadakut të Shkupit plaçkitën pasurinë e lëvizshme, çdo gjë të vlefshme, shtroje, mbuloje, drithëra, orendi shtëpiake, kafshët, qerret me gjithë qe, me një fjalë çdo gjë të kushtueshme. Kallën edhe tri shtëpi: të Islam Tushës, të Kamer Tushës dhe të Elez Kovaçit dhe plemen e Emin Ferës. Vërtet, prej 77 familjeve të Bllacës, dy familje bllacake nuk i preku dora e zezë çetniko-komuniste, as në meshkuj as në pasuri. Këto ishin pikërisht familjet e dy bashkëpunëtorëve të Lëvizjes Antifashiste kominterniste, ajo e Fetah Kovaçit dhe e Shaban Arnorit.

Në fille të zbardhjes së tragjedisë

Në fshatrat e Karadakut dhe të Kaçanikut, deri aty ku arritën gratë dhe fëmijët e traumatizuar të Bllacës, do të përhapën lajmet se në Bllacë ndodhi tragjedia, se u bë masakër, por askush nuk mund t’i paramendonte përmasat e saj.[34] Asnjë bllacak, çoftë edhe nga ata të cilët i përjetuan pushkatimet, vrasjet dhe plaçkitjet, nuk mund të pasqyronte as atë që kishte parë. Nuk mund të dinte saktësisht djali për fatin e t’et, babai për fatin e djalit, nipi për fatin e gjyshit, gjyshi për fatin e djalit dhe të nipit. Shumë familje kishin nga dy e tre të pushkatuar. Tashti Bllaca ishte plotësisht e braktisur, plotësisht e shkërmoqur. Kufomat e martirëve ngelnin të katandisura nëpër shtëpitë, nëpër oborret dhe nëpër lagjet e Bllacës, në arrnicë te Stanet e Toçit, kostrevë, te Kodra Epërme, te Ujët e Tharbtë, te Dheu i Bardhë, grupe-grupe. Qarkullonin dezinformata e paragjykime të ndryshme për shkakun e masakrës - si provokim i armatosur i shqiptarëve, si hakmarrje e komunistëve serbo-maqedonë për vrasjen e një serbi, si dënim i partizanëve për pjesëmarrjen e bllacakëve në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, etj.[35]

Vetëm në të shtatën ditë të krimit masiv, të 16 Nëntorit të Përgjakur, falë kryeplakut të Dremjakut - Beqir Shaqirit, i njohur në popull me pietet si Beqë Dremjaku, u bë publike se në Bllacë ushtria partizane, pikërisht Brigada XVI Maqedone, zbatoi plojë dhe etnocid ndaj shqiptarësisë shekullore të Bllacës së Karadakut, se partizanët serbo-maqedonë çetniko-komunistë të Karadakut të Shkupit, më 15, 16 dhe 17 nëntor 1944, kishin pushkatuar dhe masakruar 109 veta të lindur midis vitit 1869 dhe 1930, se  kishin plagosur 8 veta[36] dhe një e kishin dërrmuar me dru[37], se kishin shkretuar 75 familje nga 77 sa pati fshati, për të vetmin faj dhuratë nga natyra, pse Bllaca ishte fshat shqiptar me rrënjët në Iliri, pse banorët e tij ishin të lindur dhe të rritur shqiptar, denbabaden.

Pikërisht në ditën e mërkurë, më 22 nëntor 1944, Beqë Dremjaku arriti të ndikojë në Komandën Ushtarake të Kaçanikut t’ia jepte gjashtë partizanë me të cilët do të vinte në Bllacë për t’i vërtetuar informatat alarmante. Në hyrje të fshatit Beqë Dremjaku, në krye të ushtarëve serbë, hasi në një hordhi serbo-maqedone të Karadakut, të cilët kishin ardhur për t’i kallë dhe për t’i rrafshuar përtokë të gjitha shtëpitë e Bllacës. Koincidenca e ardhjes së Beqës me gjashtë partizanët e shpëtoi Bllacën nga shkatërrimi përfundimtar. Beqë Dremjaku para se të nisej nga Kaçaniku për në Bllacë, kishte dërguar kasnecë në fshatrat përreth: Kodërtrim[38], Paldenicë[39], Dremjak, Topojan dhe Dimcë dhe i kishte ftuar burrat të vinin në Bllacë, për t’i varrosur martirët e kombit. Me këta erdhi edhe ndonjë bllacakë, midis të të cilëve ishte edhe gruaja e fisme e Xhafer Ferës - Arife Axhami.

Më lartë u tha se partizanët serbo-maqedonë kishin vrarë dhe masakruar 109 shqiptarë. Ky numër është përfillë në listën që ka hartuar Këshilli Organizues për ngritjen e Memorialit “Masakra e Bllacës”. Duket se është më i sakti.[40] Ndërkaq, në kujtesën historike të hidhur nga dita e varrimit, më 22 nëntor 1944, flitet për 128 bllacakë të pushkatuar dhe të therë: 1 më 15 nëntor, 119 më 16 nëntor dhe 8 më 17 nëntor. [41]

Pjesë e Qendrës memoriale të Bllacës

____________________________________

Tërë veprimtarinë rreth varrosjes së martirëve të Masakrës së Bllacës e udhëhoqi urtaku trim, Beqë Dremjaku. Martirët e Bllacës u varrosën në katër vende, në varre të veçanta, njërin pranë tjetrit. Rreth 60 veta u varrosën në një shulla mali të Stanet e Toçit. Këtu, njërin pranë tjetrit, i varrosi tre djemtë Arife Axhami - Fera: Halimin, Brahimin, Hasanin. Burrëresha i shënoi varret e tyre me gurë. Tek Ujët e Tharbtë u varrosën rreth 40 veta dhe tek Ura e Kasharit 8 veta. Në këto tri varreza mund të besohet se pati të varrosur edhe të pushkatuar nga fshatra të tjera të Karadakut e të Kaçanikut. Tetë martirët e rënë në fshat, më 17 nëntor 1944, i varrosën në Varrezën e Katunit. Këtu duhet të theksohet edhe fakti se martirët u varrosën pa ceremoni fetare, me rrobat dhe gjësendet që i kishin në xhepa dhe në varre pa dërrasa, mënyrë kjo identike me varrosjen e shehidëve të rënë në linjat ballore të luftës për liri dhe për dinjitet njerëzor.

Martirët e Masakrës së15, 16, 17 nëntor 1944

Nga vëllazëria Ahmati[42]: Arif Fazliu (1874), Memish Limani (1884)[43], Ibish Shabani (1885), Rasim Hamiti (1904), Metush Mehmeti (1904) dhe Halil Arifi (1919);

Nga vëllazëria Arrnori: Rafiz Elmazi (1916);

Nga vëllazëria Bardhi: Avdi Neziri (1884), Ali Azemi (1884), Fazli Xhaviti (1919), Hebib Salihu (1924), Kurtesh Xhelili (1884), Rrustem Elmazi (1904), Zijadin Sahiti (1894) dhe Zelfi Elmazi (1899);

Nga vëllazëria Çajani: Beram[44] Ajeti (1910), Isman Ahmeti (1910) dhe Rrahman Hamiti (1909).

Nga vëllazëria Doçi: Aziz Asllani (1884), Avdi Nebiu (1926), Nebi Avdiu (1884), Muharrem Berami (1909), Islam Berami (1912), Emin Rrahmani (1916), Shaqir Rexhepi (1916) dhe Rizah Asllani (1930);

Nga vëllazëria Doshlaku: Nuredin Zeqiri (1899) dhe Rrustem Baftiu (1919);

Nga vëllazëria Fera: Daut Halimi (1884), Qemail Nuhiu (1914), Xhavit Nuhiu (1884), Halim Xhaferi (1900), Brahim Xhaferi (1902), Hasan Xhaferi (1918), Idriz Ajeti (1894), Rushit Avdyli (1899) dhe Shukri Avdyli (1914).

Nga vëllazëria Imishti: Qamil Jakupi (1894), Shabi Jakupi (1874), Eshref Selmani (1884) dhe Xhemail Eshrefi (1924);

Nga vëllazëria Koka: Alush Elmazi (1923), Dehar Syla[45] (1926), Jenuz Elmazi (1912), Murtesan Hasani (1874), Metush Islami (1923), Mustafë Aliu (1884), Halim Avdyli[46] (1914), Xhemail Syla (1905), Sami Jahiu (1924), Xhavit Asmani[47] (1912) dhe Ziber Sejfullahu (1874);

Nga vëllazëria Kovaçi: Brahim Rrahmani (1926), Hamdi Hasani (1920), Muharrem Berami (1889), Miftar Mehmeti (1894), Qazim Hasani (1918) dhe Rrahman Ziberi (1884);

Nga vëllazëria Luçi: Hamit Syla (1894), Sinan Syla (1869) dhe Sherif Syla (1886);

Nga vëllazëria Lusjani: Alush Jahiu (1892), Azem Bislimi (1918), Emin Dervishi (1869),  Ilaz Berami (1884), Ismail Hasani (1914), Xhemail Ilazi (1892), Hamdi Limani (1887), Qamil Jahiu (1917), Rufat Jahiu (1889), Rizah Ilazi (1922), Ramë Limani (1892), Rushan Isufi (1892) dhe Shaban Limani (1889);

Nga vëllazëria Muça: Ali Tahiri (1894) dhe Beram Kurtishi (1900);

Nga vëllazëria Salihasi: Asllan Feta (1889), Beram Ramizi (1905), Bektesh Rrustemi (1904), Feriz Salihu (1904), Latif Ramadani (1885), Nezir Miftari (1925) dhe Zenun Feta (1884);

Nga vëllazëria Shehu: Halim Metushi (1894) dhe Minah Ramadani (1919);

Nga vëllazëria Toçi: Jahi Qahili (1905), Jenuz Beqiri (1906), Rushit Qahili (1903) dhe Sabedin Sinani (1888);

Nga vëllazëria Tusha: Arife (Life) Ademi (1874), Beqir Sadiku (1900), Naip Avdyli (1915), Mehmet Veliu (1926), Musli Aliu (1884),  Ismail Veliu (1924), Jahi Ferati( 1919); Kamer Haliti (1894), Idriz Hasani (1904), Islam Salihu (1894), Mustafë Berami (1904), Xhelil Nuredini (1904), Rasim Hasani (1899), Rufat Brahimi (1924), Rushit Nuredini (1894), Sahit Salihu (1904), Sinan Haliti (1909), Shukri Beqiri (1927) dhe Veli Ismaili (1879).[48]

Nga Masakra e 15, 16 dhe 17 nëntorit 1944 shpëtuan me plagë këta bllacjanë: Elmaz Salihasi, Mulla Nazmi Luçi, Hasan Kovaçi, Fazli Ahmati, Tanush Shehu, Sadri Lusjani, një shkupjanë[49] dhe Ragip Doçi[50], kurse e derrmuan me llos Ramadan Muçën.

Mesazhi si mësim historik

Katundi i martirizuar, Bllaca, i cili më 14 nëntor 1944, pati rreth 700 banorë, nga mesi i nëntorit 1944 deri në mesin e janarit 1945, ishte i vetmi katund shqiptar të cilin nacionalçlirimtarja kominterniste serbo-maqedone, e ktheu në gërmadhë të fantazmës së vdekjes, pa asnjë banorë etnikë. Vetëm pas dy muajve nisi kthimi i banorëve, por me një ritëm të ngadalshëm. Përfundimisht jeta në familjet e Bllacës së përgjakur do të përtëritët pesë muaj pas plojës, por kujtesa për Masakrën e 16 nëntorit 1944, mbeti plagë e shqiptarësisë së Bllacës që kullon gjak, i cili as guxon të harrohet, as guxon të falet.

Ky është amanet i gjakut të dëshmorëve dhe të martirëve të kombit, emrat e të cilëve janë skalitur në Memorialin  >>Masakra e Bllacës<<, të cilin ua ngritën pasardhësit - Në 60-vjetorin e rënies për shqiptarinë. Dhe, betimi ynë kolektiv, sot, amanet për brezat, është:

Emrat e dëshmorëve dhe të martirëve të gdhendur në granit janë dëshmi për pavdekësinë e tyre, janë tapi e shqiptarësisë së vendit që, as bën të lihet shkret, as mund të falet dhe as guxon të shitet, kurrë. Aq më parë se ky Memorial dhe liria që synon shqiptaria, janë dhuratë e luftës dhe e gjakut të heronjve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e mbështetur si mbi shkëmbin në Bllacën historike dhe bllacakët atdhetarë anë e kënd trojeve të Shqipërisë Etnike.[51]                                                                                                      

Shqiponja dykrenare

18x18 cm 

Njëri pranë tjetrit: nipi, i et e gjyshi

Pre e planeve gjenocidiale sllave albanofobe Tokën stërgjyshore vaditën me gjakun arbëror

Kurbanë  në themele të shqiptarisë për brezat

Përjetësisht çimentuar në të Iliridës Altar.

16 Nëntor 1944    Bashkëfshatarët  16 Nëntor 2004


_______________________________________

REFERENCAT:

                [1] Shih për krahasim: B. Nušić, Kosovo. Opis zemljei naroda, I, N. Sad, 1902; Kosovo, II, N.Sad, 1903; A. Urošević, Etnićki procesi na Kosovu tokom turske vladavine, Beograd, 1987; M. Pirraku, Demistifikimi i paragjykimit: “Kosova është zemra e Serbisë!”, Gjurmime albanologjike, SSHH 22-1992, Prishtinë, 1994, 39-62.

                [2] Informatat e mia për historikun e Bllacës i plotësova me kujtesën historike të shtresuar në Bllacë e të rikujtuar nga këta informatorë: Haxhí Enin Imeri (1920); Haxhí Mahmut Tusha (1926), Haxhí Rafiz Tusha (1934) dhe Sami Tusha, veprimtar, anëtar i Këshillit Organizues për ngritjen e Memorialit >>Masakra e Bllacës<< , Shkup, më 15 shtator 2004, nga ora 9.20-15.15.

                [3]  Quhet edhe Zabeli i Katunit.

                [4] Zall me gëlqere, horasan.

[5] Kishëz në varrezat ortodokse.

                [6] Këtë lokalitet arkeologjik e kam vizituar më 15 shtator 2004, i përcjellë nga veprimtari bllacak, Sami Tusha.

                [7] Aty aktualisht janë vetëm tri varre të shënuara të djemve të Xhafer Ferës. Ata i varrosi e ëma e tyre, Arife Axhami - Fera. Varret e tjera i rrafshoi pushteti partizan ushtarako - policor, natën, dy muaj nga varrosja.

                [8] Vendi ku është mbishkrimi është drizë murrizi, kaçe, kulumbrie e fieri. Më 15 shtator 2004, nuk arrita të depërtoj pranë nishanit.

                [9] Ndonëse nishani është nga mesi i shekullit XVII, i vdekuri (merhum-i) është mysliman i biri myslimanit, do të thotë, i et i  tij, mysliman,  ka jetuar nga mesi i shekullit XVI.

                [10] Shih gjerësisht, dr. Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët. Simpozium ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë më 15.16.17 Tetor 1992, Prishtinë 1995.

                [11] Kjo xhami ka përjetuar tri meremetime, por e ka ruajtur pamjen arkitektonike fillestare. Pas fitorës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, më 2001, në Iliridë (Maqedonia Perëndimore), në fshat u ngrit edhe një xhami  madhështore.  

                [12] Çaushët e kapën zaptin “murtat” (tradhtar) e dënuan mizorisht, duke ia prerë kokën atij dhe dhe vëllait, Halitit.

                [13] Në fillim të ripushtimit të dytë të Dardanisë antike - Kosovës historike nga Serbia, Qazim Fera iku në Turqi. Atje hyri në shërbim të pushtetit të Ataturkut dhe më vonë u vra në një luftë kundër kurdët çlirimtarë.

                [14] Thuhet se u vra “për motive të ulta”’, më 1943. Vrasësi u dënua me 101 vjet burg, por iku nga burgu pas kapitullimit të Bullgarisë.

                [15] Tre të tjerëve nuk arrita t’ua evidencojë emrat. Mund të mos ishin bllacakë.

                [16] Gjerësisht, Ranadan Asllani, Abdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike, Prishtinë, 1998, 148.

                [17] Shih, M. Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992, 19-49.

                [18] Gjerësisht, Po aty, 37, 41; M. Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000, 99-101.

                [19] Gjerësisht, M. Pirraku, Ripushtimi, fq. 42-43; Për kauzën shqiptare, fq. 109

                [20] Shih, M. Pirraku, Ripushtimi, 47-48.

                [21] Emri tjetër, i serbizuar, është: Nikodim Urdareviq (Ramadan Asllani, Abdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike, Prishtinë, 1998,143).

                [22] Dy këshillat e tjerë ishin: Islam Tusha dhe Elez Kovaçi, kurse emrin e këshillit të katërt nuk arrita ta evidentojë.

                [23] Imishti (6), Ahmati (8), Bardhi (22), Doçi (6), Toçi (9), Lusjani (10), Shehët (3), Kokajtë (11), Arrnorët (3), Tusha (12), Dodaj (2), Kovaçi (9), Doshlakët (3), Feraj (9), Çajanët (5), Salihasaj (6), Muçët (6), Luçët (8 familje).

                [24] Në këtë pjesë të fshatit partizanët kryen orgji edhe me gratë e mbetur pa mbrojtjen e burrave. Shih,  M. Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992, 47-48..

                [25]  Ishin këta burra të pjekur: Ramiz Fera, Brahim Kovaçi dhe Metush Koka.

                [26] Gjatë ecjes ia kishin dalë të zgjidheshin dhe kishin pritur momentin dhe terrenin strategjik për të ikur. Ndonëse ndaj tyre u shti me breshër plumbash, shpëtuan pa asnjë plagë.

                [27] Nga informatorët e mi nuk arrita të mësoj për emrin e të të katërtit.

                [28] Në bazë të kujtesës së të pranishmëve, ishin kryesisht meshkuj të vëllazërisë Lusjane.

                [29]  Fazli Ahmati në Masakrën e Bllacës humbi t’et, Arifin, i lindur më 1874 dhe vëllain, Halilin, i lindur më 1919.

                [30]  Pas largimit të partizanëve nga vend i krimit, Emin Bardhi (i lindur më 1920) ia doli të tërhiqte të plagosurin. Tashti  Emini është haxhí dhe jeton në Shkup. 

                [31] Hasan Shukriu i përkiste një familjeje shqiptare shkupjane me tradita patriotike. Ishte i martuar me një maqedone, e cila i lindi Qefserin.

                [32] Qefser Shukriu u martua, më 1945, me Kemal Haxhí Kasëm Fejzullahu, vegël komuniste antishqiptare në duar të Cërvenkovskit dhe të Gligorovit.

                [33] I lindur më 1930.

                [34] Shih, Ramadan Asllani, Abdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike, Prishtinë, 1998, 148-153.

                [35] Po aty; Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990), Tiranë, 1992, 439-440;  Nazif Selimi, Dëshmitë e gjalla, Shkup, 1998, 71; Rexhep Bunjaku, Kosova, Besa dhe tradhtia (Kujtime), Prishtinë, 1998, 18.

                [36] Elmaz Salihasi, Nazmi Luçi, Hasan Kovaçi, Fazli Ahmati, Tanush Shehu, Sadri Lusjani, Ragip Doçi (10 vjeç) dhe një musafir,  dhëndër i Qamil Bardhit nga Shkupi.

                [37] Ky ishte Ramadan  Muça.

                [38] Ish-Gjurgjedell.

                [39] Ish-Palivodenica.

                [40] Këshilli Organizues për Memorialin e Masakrës së Bllacës e ka mbështetur në informatat e 36 vetave, moshash të ndryshme, që u përkasin të gjitha vëllazërive të Bllacës. Listën ma dërgoi (me Email) gazetari Ismail Sinani, më 1 nëntor 2004.

                [41]  Shih, Dr. M. Pirraku, Ripushtimi,43,48;  Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë, 1995, 138; R.Asllani, Abdyl Dura me bashkëluftëtarë, 153.

                Në disa libra të tjerë, nuk është përfillë numri nga kujtesa historike. Numri i të martirizuarve në Masakrëne Bllacës tregohet si 137, 170, 180 madje edhe 280. Shih:Nazif Selimi, Dëshmitë e gjalla, 71; Sh.Braha, Gjenocidi serbomadh, 440;  R. Bunjaku, Kosova, Besa dhe tradhtia,  18.

                [42] Ky etnonim në administrate shkruhet në trajtën sllave: Amati. Informatorët e mi ma theksonin Ahmati, por e thonë edheAmati.

                [43] Nga vend i plojës u tërhoq i plagosur, por vdiq afër Mullirit të Haki Dremjakut. Varrin e ka në Dremjak të Kosovës.

                [44] Informatorët e mi ma theksonin në trajtën Bajram, por në popullndihet edhe Beram sikurse edhe për emrin Behram.

                [45] Në administrate mbahet trajta sllave Sula. Informatorët e mi e përfillin këtë trajtë pasi në të folur u mungon zanorja >y<.

                [46] Informatorët e mi e përdorin në trajtën Avdili, në mungesë të zanores >y< në koinenë e të falmës së Karadakut.

                [47] Informatorët e mi emrin Osmani e përdorin në trajtën Asmani.

                [48] Për evidencimin e të pushkatuarve, të vrarëve, të mbyturve me dru dhe të plagosurve Këshilli Organizativ për ngritjen e Memoria;it >>Masakra e Bllacës<< u mbështet në informatat e dhëna nga këta bllacjanë të moshuar: Ramiz Fera, Mahmut Tusha, Emin Bardhi, Shaban Tusha, Raif Tusha, Ilmi Luçi, Hisen Ahmati, Ramadan Kovaçi, Shefki Kovaçi, Nebi Tusha, Qamil Arrnori, Elez Doçi, Hetem Doçi, Murat Doçi, Sefë Lusjani, Sabri Koka, Azem Doshlaku, Sinan Toçi, Shefket Koka, Nuhi Çajani, Ramiz Çajani, Rasim Muça, Mexhit Muça,Hazir Shehi, Rafiz Tusha, Beqir Lusjani, Medi Lusjani, Shaqir Ahmati, Elez Salihasi, Faik Muça, Haçif Ahmati, Haçif Doçi, Rushan Muça, Tefik Fera dhe Mehdi Bardhi.

                [49] Dhëndër i Qamil Bardhit.

                [50] Fëmijë në moshën  dhjetëvjeçare. U plagos duke ikur nga fshati së bashku me t’ëmën.

                [51] Bllaca i dha UÇK-së dy dëshmorë: Nexhmush Ferën dhe Shefket Ferën.

Kthehu ne fillim

________________________________

SHABAN PALLUZHA NË KTHESËN ÇLIRIMTARE

NËNTOR 1944 – SHKURT 1945

 Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Më 01.02.2007, Prishtinë

____________________

            Në historinë e popujve ka ngjarje që, me kthesën që bëjnë në rrjedhë të historisë, bëhen kujtesë e nderës, e besës, e burrërisë dhe e krenarisë me rolin e fanarit në paqe, në trazime e në luftë për liri. Këto janë zhvillime komplekse që shënojnë kahje të reja vendimtare në ndodhi dhe që bëjnë kufij midis epokave të ndryshme. Roli i individit, i personalitetit, në këto kthesa është i madh, i pandashëm me rëndësinë e kthesës. 

Një ngjarje e tillë për Kosovën, dhe popullin shqiptar në përgjithësi, është Kryengritja e Drenicës 21 janar – 21 shkurt 1945, e cila në kujtesën historike të popullit njihet me emrin: Lufta e Shaban Palluzhës, kurse në historiografi ka hyrë me disa emra të përgjithësuar me sintagmat: Përpjekja kundërrevolucionare nën udhëheqjaen e Shaban Polluzhës (në historiografinë kominterniste jugosllavo-shqiptare) dhe Revolta e Drenicës, që shqip do të thotë kryengritje (në fille të shkollës historiografike kombëtare shqiptare të Kosovës). Edhe mbiemri i fatosit të kombit shënohet në dy variant: ”Palluzha” (shqip) dhe “Polluzha” (serbisht). Ky është edhe personaliteti më emblematik i kësaj kthese,  personalitet kompleks, tipik i lagjjes së personaliteteve historike shqiptare nga Ali pashë Tepelena, të ngritura në Panteonin e atdheut duke hapëruar nëpër bela dhe shkallët e robërisë.

Heroi i historisë sonë, të dhimbëshme, Shaban Mustafë Kastrati u lind në Palluzhë të Drenicës, më 1871, në një familje të kanme. Në periudhën e rinisë mori pjesë në kryengritjet antiosmane, kurse gjatë Luftës së Parë Botërore u ndesh me forcat pushtuese bullgare dhe austro-hungareze.  Kjo i hapi udhë për pushtet në fillet e ripushtimit serbo-jugosllav, nga fundviti 1918.  Ngritjen në kierarkinë e krerëve popullorë, duke marrë për mbiemër emrin e fshatit, e arriti përmes ngritjes në pushtet nga kapterri i xhandarmërisë në kryetar komune në vitet e Jugosllavisë Versajase.

Ndonëse i pashkolluar, Shaban Palluzha, i dalluar me guxim për të marrë vendime të rëndësishme, kishte një intelekt që e veçonte nga personalitetet e lagjjes së tij, për të zgjedhur rrugën më të ndërshme në situata të ndera për vendin dhe për popullin. Kjo i siguroi respektin e krerëve dhe të masave. Nuk rrinte në distancë me rivalët, as puthadorë me miqtë. Edhe para rrezikut për jetën, bëhej jorgan apo mburojë për adhuruesit dhe për kundërshtarët. I tillë ishte Shaban Palluzha - burrë i pashëm, i shëndetshëm, krerë autoritar. Ishte fetar i mire dhe shumë i vendosur. Mbante veshëmbathje tipike të krero-aristokracisë drenicare të kohës së tij.

Nga krenaria e lindur, fliste me zë të lartë, por kursyeshëm, nga se gjuha hetueshëm i merrte në thua. Në kuvende dhe kur printe në odë, para vetës e nxirrte njërin nga krerët urtak dhe të pranueshëm në mjedis. Kur nuk i pëlqente, ndërhynte në bisedë.  I kishte hije të ndërhynte në rolin e një arbitri.

Portreti i Shaban Palluzhës

_______________________________

Burri i Dheut, Shaban Palluzha, në mjedisin e tij, në Drenicën Veriore, mbështetej kryesisht në Miftar Bajraktarin e Llaushës dhe në Mulla Ibrahimin e Hasaprishtinës (ish-Palaci). I pari ishte personalitet i përkorë dhe shumë i menqur, kurse i dyti intelektual shumë i dijshëm. Të dytë ishin të guximshëm, patriotë të kulluar dhe për Shabanin, gjatë tërë shekullit të tij, ishin këshilltarët më besnikë. Midis rivalëve, por jo kundërshtarë në dëm të shqiptarizmës, kishte Sadik Zenelin e Abrisë, personalitet ky me ndikim më të madh në masat dhe Isuf Gradicën, mjeshtër për pushtet. Këta, Sadiku dhe Isufi, kur ishte fjala për interesat e vendit, në Shabanin kishin pushkën plot, kishin pusinë. Dhe, dhjetëra krerë dhe burra, urtakë, pleqnarë dhe trima, që përbënin rrethin e dytë të personaliteteve, mbi të cilët u mbështetën: Shabani, Miftari, Sadiku e Isufi, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, në Luftën e Shaban Palluzhës dhe në Lëvizjen e Rezistencës të NDSH-së, u bënë komandantë ushtarakë e udhëheqës politikë në përpjekjet për çlirimin e Kososvës dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore kreu detyra të rëndësishme me interes për vendin: krerë popullor, kryetar komune, komandant i forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës dhe kryetar i Gjyqit Paqtues (Islihatit) për nënprefekturën e Skënderajt. Nga fillimi i vitit 1942 mbajti lidhje të afërta, politike e veprimi, me organizatën antifashiste nacionalçlirimtare, me antifashistët shqiptarë, dhe kjo i hapi rrugë të emërohet, komandant i njësisë së Drenicës në përbërje të Brigadës VII të Kosovës, e formuar me direktiv të Shtabit Operativ të AP dhe UNÇ të Kosmetit, nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit të vitit 1944. Të themi qartë: në vitet e Luftës së Dytë Botërore, midis nëpunësve, mësuesve dhe ushtarakëve që kishin ardhur nga Shqipëria në Drenicë, me të cilët kishte kontakt zyrtar kreu, kryetari dhe komandanti Shaban Palluzha, 22 ishin antifashistë. Nga dashuria drenicare e virgjër për Shqipërinë, këta antifashistë kishin ndikim absolut të thuash në të gjithë krerët dhe hoxhallarët e Drenicës. Ata i ushqenin me të dhëna për fundin tragjik të paevitueshëm të nazifashizmit. Si rrjedhim fitoren e sigurtë të Luftëa Antifashiste Nacionalirimtare Shqiptare. Së këndejmi, sikur të na fliste, sot, Shabani për vetën, do të parapëlqente urtinë e Isak Njutonit: “Nëse kam parë larg, kjo ngaqë kam qëndruar mbi supet e gjigandëve”.

Vërtet, nga ditët e para të formimit, Brigada Partizane e Shaban Palluzhës shfaqi indinjatën dhe revolten ndaj vrasjeve pa gjyq të personaliteteve shqiptare në Drenicë dhe në Kosovë. Brigadat partrizaneJugosllavisë dhe të Shqipërisë, që morën për detyrë të “spastronin terrenin nga bandat fashiste” të ushtarakut Mehmet Gradica me bashkëveprimtarët, u treguan jo vetëm antishqiptare por edhe antiislame të tërbuara. Këto mjaftonin për të irituar komandantët dhe ushtarët e njësisë së Shaban Palluzhës. Së këndejmi, nga mesi i janarit 1945, Brigada e Shaban Palluzhës shpalli mosbindjen ndaj urdhëresave të Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës-Metohisë dhe nga Besiana (ish-Podjeva) u kthye, më 24 janar 1945, për në Drenicë, si eshkë e ndezur kjo për zjarrin e rrezistencës dhe të luftës shqiptare kundër ripushtimin komunist jugosllav të Kosovës. Por, duhet të theksohet fakti se Revolta e “Brigadës së Shaban Palluzhës” në themele të Luftës së Drenicës 21 janar –21 shkurt 1945, nuk mund të shikohet vazhdim, as korrigjim, i Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës, as i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare, por si fill i qartë i një epokeje të re, të përpjekjeve me të gjitha mjetet të popullit shqiptar për të zgjidhur çështjen shqiptare mbi parimin universal të demokracisë - me vetëvendosje.

Shtabin Drejtues të Luftës së Drenicës komandanti Shaban Palluzha, i përcjellë nga bashkëfsharati besnik, Hamëz Hetem Istogu, ka pasur rreth vetës, në takime dhe në kohë më të gjata, personalitete popullorë e luftarakë të shquar, intelektualë e ushtarakë. Këtu kam vend vetëm t’i përmend. Imer Fazliun nga Shqiponjasi (-sh-Radisheva), Isa Zymerin nga Prekazi, Ramë Sejdiun nga Llausha, Bajram Bajraktarin nga Drenasi, Miftar Bajraktarin nga Llausha, Mulla Ibrahimin nga Hasaprishtina, Mulla Ilaz Burojen, Rexhep Gjelin nga Likashani, Azem Aruçin nga Makërmali, Beqë Çubrelin, Jetullah Muharremin nga Rrezalla, Sadik Zenelin nga Abria, Feriz Bojiqin nga Luftari )ish-Kërnica), Sadik Lutanin nga Turiqeci, Adem Dushin, Shaban e Rifat Kotorrin, Hazir Gjakjen nga Akrashtica, Istref Temën nga Dritani (ish-Dabrashevc), Bedri Gjinin e Abdyl Zhubin nga Mitrovica, Orleanën shqiptare – Marie Shllakun e Profesor Ymer Berishën dhe së fundi edhe Isuf Gjilanin, toger Mehmet Gradicën, Brahim Lutën nga Shkabaj (ish-Gllanasellë), Osman Bunjakun nga Lumkuqi (ish-Samadrexhë) etj.

Fadil Hoxha

______________________________

Tër theksojmë faktin se Programin e Luftës së Drenicës mund ta përceptojmë nga kundërshtimi që Shaban Palluzha u bëri, në Skënderaj, nga mesi i janarit 1945, përfaqësuesvet të Shtabit Operativ të Kosmetit: Fadil Hoxhës dhe Kërsta Filipoviqit, kundër vrasjeve e plaçkitjeve të brigadave jugosllave: “Nuk jemi kundër pushtetit të partizanëve, as kundër komunistëve. Në këtë luftë asht edhe Shqypnia, e ne nuk mund t’i kundërvihemi nanës. Jemi luftarë për liri dhe për nderin e familjeve e të popullit …!”. Me këtë frymë frymoi Takimi i jashtëzakonshëm i Shtabit të Brigadës së Shaban PalluzhësLiridon (ish-Lupçi) të Grykës së Llapit, në natën e 20/21 janarit 1945, ku u mor vendimi definitiv për moslënien e Kosovës në duart e okupatorit pa një qëndresë epike legjendare, qoftë ajo edhe ndeshje e Moisiut me Goliatin.

Shpjegimet e nxjerra me tradhëti nga Nazmi Kursani, oficer i OZN-ës, Marie Shllaku saktësoi: “Bemë një bisedë paria, për gjendjen e ngushtë që na paraqitej, të vdesim dhe të mos biem nën Serbi. Edhe në paçim mundësi të shpëtojmë pa luftë. Në qoftë se jo, të çohemi të gjithë dhe të mbrojmë, por të mos e lëshojmë (Kosovën)”.Aktakuzën kundër saj, pjesëmarrës në Takimin e Liridonit, përmenden edhe Profesor Ymer Berisha, kapter Mehmet Gradica, Adem Shala, Ukë Sadiku, Major Qinisi, kapiten Rexhep Ismaili, Metë Dina, major Kutova etj. dhe saktësohej se në atë “takim u mor vendimi që të sulmoheshin njësitë e UNÇ në Drenicë dhe në minierën Trepça, si dhe të formohej udhëheqësia që do ta drejtonte këtë luftë”. Komandanti largpamës, Shaban Palluzha, vetëm tashti, në këtë Takim, pranoi të kthente Brigadën në Drenicë, i vetëdijshëm se lufta nëpër fëmijë e gra, është e përgjakshme dhe e dhëmbshme.

Heroina Marie Shllaku

_____________________

Tërheqja taktike nga Gryka e Llapit, e më se 4000 vetave, pjesa më e madhe pa armë, u bë nga mengjesi i datës 24 janar, kurse ndeshja e parë ndodhi në Artakoll. Realisht më 24 dhe 25 janar 1945, ndodhi shkapërderdhja e madhe e të mobilizuarëve për partisanë në vise të Llapit, të Përmalinës dhe të Artakollit dhe, më 26 janar 1945, Shaban Palluzhën e gjejmë në Drenicën Qendrore, me 500-700 luftëtarë. Këta janë pjesa më e pandryeshueshme e numrit të luftëtarëve të Luftës së Drenicës deri më 18 shkurt 1945, kur sipas udhëzimeve tashti të komandantit ushtarak të Shtabit të Shabanit, togerit Mehmet Gradica (i bashkuar me Shabanin më 12 shkurt, pak orë para se të vdiste Myftar Bajraktari), u shpërnda pjesa më e madhe e bashkëluftëtarëve, për të bërë zgjidhje individuale për fatin e tyre të mëtutjeshëm, mbështetur në amnistinë e shpallur, ditë më parë, nga Josip Broz Tito. Ishte ky fund tragjik por krenar, sepse, krahas dimërit të egër, më nuk kishte as bukë në popull, as veshmbathje, as municion në xhepat e luftëtarëve. Kurrë nuk pati ilaçe dhe as mjek.

Dhe, këtu shumë telegrafisht, detyrohem të përmbledh: Kundër forcave të revoltuara, kryengritëse dhe luftarake në arealin eDrenicës nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës, dhe për shtruarjen e Kosovës me strategjinë serbe të tokës së djegur, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Jugosllavisë dërgoi 40-50 mijë ushtarë. Në raportet e batalioneve, të brigadave dhe të shtabeve të kësaj ushtrie, numri i efektivit të luftëtarëve përreth Shaban Palluzhës paraqitej tepër i zmadhuar: 2000, 5000, e madje më 9 shkurt 1945, për të arsyetuar vendosjen e pushtetit ushtarak, më 8 shkurt 1945, atë numër e ngritën në 10 000 veta, pra për rreth 18 - 20 herë më të madh.

Të konstatojmë edhe faktin se, sipas strategjisë së zbatuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të siguruar fitore mbi palën ndërluftuese, duhej të dërgoheshin tre ushtarë ndaj një ushtari të armikut. Mirëpo, Tito në Kosovë, kundër Shaban Palluzhës, dërgoi një numër ennorm: 20-25 ushtarë për një kryengritës, sikur Palluzha për tërë kohën të kishte dy mijë të armatosur. Por, meqë në Luftën e Drenicës, prej 25 janarit – 18 shkurt 1945, luftëtarë efektivë ishin vetëm 500-700 veta, del se kundër një kryengritësi janë dërguar 40 - 50 ushtarë me armatim e logjistikë moderne.

Vërtet, nga 19 shkurti 1945, në Bezhenik, paralagje e fshatit Qëndresë (ish-Tërstenik) të Drenicës, të lidhur me “Shtrabin e Shaban Palluzhës” ishin vetëm rreth 70-100 veta dhe sa filloi rrethimi dhe lufta, u tërhoq pjesa absolute e tyre. Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica me një efektiv prej rreth 17-29 bashkëluftëtarësh, e përballuan luftën rreth tri orëshe nga Kullat e Fekë Zenunit. Dolën nga rrethimi me luftë flaka-flakë, me një të plagosur, duke lënë të vrarë 6 ushtarë të armikut. Përshpejtuan për në Kullat e Hasan Sylë Dvoranit në Qëndresë dhe aty, me një efektiv prej rreth 20 vetash, në natën e 21/22 shkurtit 1945, i rrezistuan nga në tri kulla Divizionit 52 të Ushtrisë së Jugosllavisë. Ndër bashkëluftëtarët e orëve të fundit të Shaban Palluzhës dhe të Mehmet Gradica, ishin:  Isuf Gjilani me dy-tre bashkëluftëtarë, Rexhep, Qerim e Mehmet Gjeli, Bajrush Qazimi, Muharrem, Musli Mehmeti dhe Halil Zeqiri të Dodonës (ish Gradicë), Hazir Gjakja, Brahim Luta, Ajet Qirezi, Hamëz Istogu me t’et, Hetemin, Asllan Lladroci, etj. Sipas Marie Shllakut, në orët e fundit të luftës heroike ishin 32 bashkëluftëtarë dhe  kundër tyre ishin të angazhuar 17.864 (“e ndoshta edhe ma…”) - ushtarë jugosllavë. Do të thotë, kundër një luftëtari efektiv të Shtabit të Luftës së Drenicës pushtuesi angazhoi më shumë se 558 ushtarë, të mbështetur me artileri. Më 22 shkurt 1945 u kuptua se ushtaria jugosllave pati rreth 50 veta të vrarë dhe të humbur. Dëmet më të mëdha armikut i shkaktoi strategu i pashoq, Mehmet Gradica.

Mehmet Gradica

_____________________

Lufta do të zhvillohet në distancën më ideale për artilerinë e pushtuesit kundër Kullës - fortifikatë e fundit e Shtabit të Luftës së Drenicës. Në këtë rrethim ranë dy bashkëluftëtarë të Isuf Gjilanit dhe u plagosën Hamëz Istogu, Shabani dhe Mehmeti. Dy të fundit, morën plagë të rëndë nga copat e predhave artilerike dhe trarët e kullës që po u shembej mbi kokë.  Zëvendëskomandanti i Shtabit të Luftës së Drenicës, Rexhep Xheli, i shquar për sshkathtësi luftarake, i ndihmuar nga ana e bashkëluftëtarëve që u përmendën, me sukses e shpërtheu rrethimin e hekurt, duke bartur mbi kuaj Shaban Palluzhën, Mehmet Gradicën dhe Hamëz Istogun. Gjatë tërheqjes do të vdesin Shabani dhe Mehmeti, kurse kufomat e tyre do të fshihen, për të mbajtur nën ethe të frikës ushtrinë pushtuese, edhe për një kohë– “u vranë apo jetojnë…!?”

Vlerësimin e parë politik, dhe shkencor, të kësaj kthese të luftës çlirimtare e bëri simboli i rezistencës dhe i mendimit politik shqiptar të lirë, nga fundvitet ’50-ta të shekullit XX, Adem Demaçi, në “Programin e Lëvizjes Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve”, nga fundviti  1963 – pranverë 1964, ku, midis të tjerash, konstatoi: “Shqiptarët e viseve të robnueme deri dje, në saje të instiktit të vet të aprovuem, tue pa se ajo që u ishte premtue – se “do të bashkoheshin me nanën e vet Shqipninë” – po lihej me nji anë – ngadal e me mjeshtri – në mënyrë të vetëvetishme dhe pa kurrfarë organizimi paraprak – në Drenicën Kreshnike – me shpresë se do të tërhiqte vemendjen e të tjerëve jashtë dhe naltë, u ngrit në kryengritje popullore për të mundë me realizue premtimin e dhanun në Dokumentin e 31 dhetorit të vjetit 1943, nxjerrë nga Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovë-Metohisë”.

Më tutje, Mendela ynë, do të konstatojë se zemra e Kryengritjes së Drenicës “ka rrjedhë prej popullit dhe ka pasë të vetmin qëllim – bashkimin e popullit shqiptar” dhe, përfundonte: “Gjaku i trimave shqiptarë nuk shkoi kot sepse la mbas vehtes gjurma të pashlyeshme për brezat e ardhshëm, për rrugën që çon kah bashkimi përfundimtar i popullit tonë”.

Të përfundojmë: Lufta e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës 25 janar -21 shkurt 1945, ishte luftë mbrojtëse e drejtë, e fundit në historinë shqiptare e pa planifikuar paraprakisht dhe e drejtuar nga krerë analfabet. Kjo luftë, me përmasat e saj në hapësirë dhe në kohë, shënoi kthesën historike në përpjekjet dhe në luftën e popullit shqiptar për liri dhe për vetëvendosje për njësinë e shtetit shqiptar ku bukës i thuhet bukë dhe ujit – ujë, të riaktualizuar me Luftën Çlirimtare të UÇK-së, e të mbajtur gjallë aktualisht me infuzionet e AKSH-së. “I huaji s’mund veç të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij” – do të na thërriste Faik Konica.

Shënim: Referat i lexuar në Akademinë kushtuar Shaban Palluzhës, në “Sallën e Kuqe” në Prishtinë, më 8 shtator 2004, me rastin e përurimit Memorialit për Shaban Palluzhën, në Palluzhë të Drenicës.

                                                                

Kthehu ne fillim

____________________________

BURIMET HISTORIKE PËR BETEJËN E KOSOVËS TË VITIT 1389

 

Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Janar 2007, Prishtinë

______________________________________

Ndodhja në rrjedhë të poshtme të lumit Llap, në verë të vitit 1389, është moment historik pa asnjë ndikim për ndryshime të marrëdhënieve ekzistuese në vendet e përfshira në ngjarje. Kjo ndodhje në historiografi depërtoi ngadalë dhe u ngulitë me atributin Beteja e Kosovës dhe Beteja e Parë e Kosovës e vitit 1389, duke i përshkruar përmasa fantastike.

Lënda burimore udhëpërshkruese, folkloristike, anuare dhe kronikale, që i bënë jehonë kësaj ndodhje është e vëllimshme, por shumë kundërthënëse njëra me tjetrën deri në absurd. Vërtet, këto të mira kulturore letraro-kronikale të proveniencës sllave, turke, persiane, greke, latine, shqiptare, hungareze, frënge e të tjera, janë ngritur më vonë, për qëllime politike të palëve, me interes për afirmimin e hapave të rinj pushtues perandorak osman dhe Islamit drejt Perëndimit dhe Lindjes së krishterë, në një anë, dhe për afirmimin e kërkesës për krijimin dhe forcimin e bedemit antiosman të gjithëkrishterë, në anën tjetër. Motivet fetare të krishtera antiislame në burimet evropiane do të forcohen veçanërisht pas shekullit XVI, pikërisht si produkt i lëvizjeve të reja kulturore e politike nën çatinë e Humanizmit, të Renesancës, të Reformacionit dhe të Kundëreformacionit. Përfundimisht deri në këtë kohë ndodhi kalimi masiv në Islam i shqiptarëve ortodoksë shënsavianë e shënklimentianë në ish-provincat romako-bizantine të Dardanisë dhe të Maqedonisë, që pati për pasojë edhe depërtimin e motiveve fetare islame në kujtesën historike shqiptare për Ndodhjen e Kosovës të vitit 1389.

Në këtë kumtesë nuk kam kohë as vend të pasqyrojë këtë ndodhje në përplotëni, ngase për një analizë kritike të burimeve dhe të literaturës duhet studim i veçantë monografik multidisciplinor. Për këtu e konsideroj të rëndësishme vetëm evidencimin kronologjik të kronikave lindore dhe perëndimore të krijuara në rrjedhë të historisë nga fundi i viteve të 80-ta të shek. XIV deri në fillim të viteve të 70-ta të shek. XVII, me një gjykim të përmbledhur në fund për çështjet e hapura.

Për burim të parë të proveniencës osmane, i pari i njohur deri tashti, ku zuri fillin versioni zyrtar osman për Betejën e Kosovës, është poema “Iskender-name” e poetit Ahmedije të Anatolisë, e përfunduar më 13 mars 1390. Ndërkaq trajtimi kronikal i ngjarjes në Kosovë, më 1389, nisi me veprën “Bāzm u râzm” persisht të Azis ibn Ardäshira Astrābādija, e përfunduar më 1398. Ky krijues  jetoi në oborrin e një emiri të pavarur, ndaj e dha dritën e gjelbër për ekzistimin e komplotit ushtarak në taborin e Sulltan Muratit. Sipas tij Murati I, si dhe biri i tij, Jakubi, u likuiduan me komplot nga i biri, përkatësisht vëllai, Sulltan Bajazitin I. Kjo dritë më vonë do të mjegullohet me versionet zyrtare për vrasjen e Muratit I, shkruar nga kronistë dhe historianë oborrtarë, nisur me veprën “Menakib-name” të Jahshi Fakih-ut, shkruar nga bashkëkohësi i ndodhjes. Fakih ishte i biri i Iljasit, imam i Bajazidit I dhe vdiq para vitit 1413.

 

         

Sulltan Murati I (1359 - 1389) / Sulltan Bajaziti I (1389-1402)

_______________________________________________

Vepra e Fakihut u bë bazë e fortë për pretendimet e tjera historiografike osmane për ndodhjen në Kosovë, më 1389. Pasoi historia e Mulla Shukrullah-ut: “Behxhet-ut Tevarih”, e përfunduar më 2 nëntor 1459. Versionin zyrtar osman e shpini edhe më tutje kronisti i quajtur Enver, në veprën “Düstür-name” të viti 1464. Tri vjet më pas u përfundua vepra historiografike madhore: “Tevarih-i al-i osman” e Uruxh-it, e shkruar deri në vitin 1467, i cili u mbështet kryesisht në veprën e Fakihut, të cilën e përfilli edhe historiani zulmëmadh, Ahmed Ashik-pasha Zade, në veprën e njohur me emrin “Menakib“ ose “Tevarih-i al-i Osman”, të shkruar deri në vitin 1484. Pasha Zade jetoi dhe veproi në Shkup në vitet 30-50 të shek. XV, ndaj veprën e pasuroi edhe me të dhëna nga kujtesa historike në Kosovë. Mirëpo, me ndikim të madh në historiografinë botërore do të bëhet “Kitâb-i Cihan-nümâ” i Mehmet Neshriut, e shkruar midis viteve 1484-1493, e fryrë me të dhëna fantastike.

Kujtesa historike ballkanike për ngjarjen në Kosovë, më 1389, gjeti afirmim në “Kronikën turke të Janiçarit” të Mihail Konstantin - Ostrovicës, e shkruar në vitet 1491/92, për nevojat e mbretit të Hungarisë. Pas kësaj kronike vije historia e rëndësishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din - Bitlis, e përfunduar në vitin 1505, ndërkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevŕrih-i âl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510.

Midis viteve 1490-1512, një krijues anonim nga Edrenea e përshtati historinë e Uruxhit, “Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive të reja dhe vende-vende e stilizoi. Tani vijnë veprat historiografike osmane: “Târih-i Niŝancî” e Ramazan zade Mehmet Çelebi - Nishanxhiut, e shkruar para vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevârih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisë, e shkruar më 1575. E këtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferîdűn-it: “Mejmūah-i nunshâāt-i Salâtîn”, në të cilën janë botuar letrat e sulltanëve, përfshirë edhe “Fermanin e Bajazitit I” - dërguar kadiut të Bursës nga Kosova për varrosjen e kufomës së Muratit I. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua për islamin, si plotësim i dëshirës së tij, në mesin e muajit Shaban të madhërueshëm 791 të hixhrit, përkatësisht më 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, deri më 23 gusht. Del se tragjikomendia në “vendin Kosovë” ndodhi më 8 ose 9 gusht 1389, datë të cilën nuk e gjejmë në kronikat osmane të hershme, as të përfillur nga historiografia turke, e cila për datë të Betejës së Parë të Kosovës e mbanë 20 qershorin 1389.

Përafërsisht të mesit të viteve të 70-ta të shek. XVI është edhe vepra: “Badā’i ‘ul-waqā’i” e autorit Hoxha Husejn dhe “Nuhbet-üt-tevarih ve ‘L-abar” e Mehmed bin Mehmed. Të dhëna me interes për ngjarjen e Kosovës të vitit 1389 la edhe Mustafa Ahmedi - Aliu, i cili shërbeu në Bosnjë, më 1577,  kurse kronikën e rëndësishme:  “Künh-ül-ahbâr” e shkroi midis viteve 1591-1599.

Një vepër historiografike voluminoze midis kronikës dhe historisë me pretendime të mëdha, është historia “Tāhih-i Sollakzâde”, e shkruar para vitit 1657, e Mehmet Handamit - Solakzade. Ndërkaq, të dhëna me interes nga kujtesa historike shqiptare dhe ballkanike për Ndodhjen në Kosovë, më 1389, përjetësoi në kujtesën turke dhe në historiografinë osmane udhëpërshkruesi i famshëm Evlie Çelebi, në veprën madhore “Sijaset-name”. Ai tokat shqiptare, Kosovën dhe vendin e ndodhjes i vizitoi në vitin 1660/62. Për traditën vendëse shqiptare të Kosovës me interes për ngjarjen e Kosovës së vitit 1389 ka lënë edhe dervishi i Selanikut AhmetDedeLutfullah-Mynexhimbashi,në veprën: “Müneccimbaşi Sahâif-ul-ahbar”, të shkruar pas vitit 1672. Këtu, të themi kushtimisht, përfundon faza e historiografisë letraro-kronikale zyrtare osmane.

Në  rrjedhë të kohës, përkrah kronikave osmane, lindën anuarët dhe kronikat e proveniencës ballkanike dhe evropiane për Ndodhjen në Kosovë, më 1389. Mirëpo, derisa para kronikave osmane nuk njohim asnjë dokument arkivor të proveniencës lindore, vjetarëve dhe kronikave evropiane për këtë ngjarje u kanë paraprirë informatat me shkrim të individëve si përpjekje për të informuar opinionin për ndodhjen.

Beteja e Kosovës 1389

________________________

Informatën e parë për Ndodhjen në Kosovë e la gjakoni Ignjatie, më 27 qershor 1389, përcjellës nëpër Lindje i  mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se në popull po flitet për vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasësin, as ditën e vrasjes. Më 1 gusht 1389, Mbreti i Bosnjës, Tvrtko I, e informoi komunën e Trogirit dhe të Firencës se ushtria e tij e ka thye ushtrinë osmane të Mratit I. Nga përgjigjja e Firencës, më 20 tetor 1389, në Letrën e Mbretit Tvrtko I, shihet se firentinasit kishin siguruar edhe informata nga burime të tjera për Betejën e Kosovës. Ata Tvrtkos i uronin fitoren dhe i gëzoheshin vrasjes së Muratit I nga ana e 12 bujarëve të besatuar, nga të cilët -njëri prej tyre me shpatë e therri”.

Këtu e vlen të thellohemi pak më shumë në të dhënat e proveniencës serbe. Të theksojmë fillimisht se Kultin e Lazarit dhe Mitin serb të Kosovës e krijoi qeveria dhe kisha ruse deri në fund të shek. XVI. Kisha serbe në Perandorinë Osmane për Ndodhjen në Kosovë u mur vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Prifti Pahomije,me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, lokalitet afër Ravanicës, në Shumadi, shkroi: “...Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”. Dhe, vetëm rreth dhjetë vjet pas ngjarjes, aty nga fundi i shekullit XIV, kemi edhe një shënim tjetër të kishës serbe ku thuhej: “Sa gjëmë u bë në vend kur u vra knezi dhe mbreti i madh turk”, pa ua zë ngoje emrat. Tani kjo kishë Tragjedinë Lazar-Murat më nuk e zuri n’goje për rreth 100 vjet, deri nga fundi i shekullit XV. Në një shënim të kësaj kohe zihej n’goje vrasja e Muratit I dhe e Lazarit dhe humbja e ushtrisë së krishterë “për shkak të ikjes të ca njerëzve serbë”. Emrin e vrasësit të Muratit nuk e përmendi asnjëri nga burimet kishtare serbe të shek. XIV - XV. Emrin e vrasësit të Muratit I nuk e përmendi as Konstantin FilozofiBiografinë  e Stefan Lazarit , më 1431, dhe as autori i anuarit Cetinski letopis (1516-1572). Në njërin dhe në tjetrin shkrim, vrasësi i Muratit I quhej vetëm me atributin: “...njëfarë burri fisnik”, ndonëse kronikat osmane dhe evropiane deri në këtë kohë, për vrasës e konsideronin Milosh Nikollë Kopiliqin - krahinar vendës kosovar, vasal dhe i njohur mirë nga afër i Muratit I. Edhe Gjergj II Brankoviq në veprën “Cronica Serbica” (fundi i shek. XVII), botim i vitit 1704, i iku rolit të Milosh Nikollë KopiliqitTragjedinë e Kosovës të vitit 1389 dhe nuk dha shenja për ekzistimin e Kultit serb të Lazarit dhe të Mitit serb të Kosovës.

Tashti të përmendim radhazi burimet e tjera evropiane për Betejën e Kosovës 1389. Diçka para tetorit të vitit 1389 francezi Filip Mezičre, ushtarak dhe administrator në Qipro,  e informonte Francën se ngjarja ku u vra Murati I me të birin - “së bashku me disa udhëheqës eminent turq” ndodhi “në pjesët e Shqipërisë”. Me interes është edhe Letra e Dimitrije Kidonit drejtuar në burg mbretit Mihaili II Paleolog, në ditët e para pas “ndeshjes” së koalicionit të krishterë kundër ushtrisë osmane. Tani, më së pesë vjet më nuk u fol për Ndodhjen në Kosovë, deri në Kronikën e murgut të Saint Denisit, më 1395, e cila nuk e zuri n’goje emrin e vrasësit të Muratit I. Filip Mezičre Ndodhjes në Kosovë iu kthye edhe njëherë, më 1396/7. Tashti informonte se janë vrarë 20 mijë trupa të Sulltanit dhe po aq të Lazarit.  Pason kronika e një Anonimi grek, e botuar nga Zoras dhe Anonimi i Raguzës, më 1402, i cili ndiqte kujtesën boshnjake. Ky do të konstatojë se në Kosovë, në mesin e qershorit 1389, pranë Lazarit , të cilin e quante “mbret i Bosnjës”, ishin “boshnjakët”, Vuk Brankoviqi dhe Vojvoda Vllatko Vukoviq (i Kroacisë). Nuk e përmendi fare emrin e atij që Muratit I i “dha plagë në zemër”. Kronisti anonim i Fiorentinës (Kronika e Friulit), në dhjetëvjetëshit e dytë të shekullit XV, foli për ngjarjet nga vrasja e Karlo Duirrsakut, më 1385, deri në vitin 1409. Sipas tij,  Murati pati më se 70 mijë viktima, kurse të krishterët më se 30 mijë.

Me ndikim në historiografinë evropiane do të bëhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum...”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar më 1556. Ky e dinte se vrasës në variantet: Milo, Miloen dhe Michale.  Ndërkaq, sipas informatave që kishte Mbreti hungarez, Albrehti, më 1438 - Murati e Lazari u vranë në dyluftim. Për ndodhjen në Kosovë, më 1389, shkroi edhe Armtari Jerga i Nirnbergut, i cili shërbeu në oborrin e Stefan Vukçiq - Kosaqit para vitit 1466. Mirëpo, ndikim të madh në historiografinë evropiane do të bëjë Kronika e Johan Mihail Dukës, e botuar italisht në fillim të shek. XVI. Atë kryekreje e përfilli Marin Barleti si dhe një grup kallogjerësh në Letrën për Papën, më 1598, si edhe relatorët: Marin Bici (1610), dhe Pjetër Mazreku (1623/24). Këta relatorë e afirmuan edhe kujtesën historike shqiptare të Kosovës për vrasjen e Muratit dhe të Milosh Kopiliqit. Nga fillimi i shek. XVI për Ndodhjen në Kosovë, më 1389, la të dhëna edhe prifti ulqinak Martin Segoni në itinerarin: “De itineribus in Turciam Libellus” dedikuar nevojave të mbretin hungarez, më 1502, e cila më vonë i atribuohet udhëpërshkruesit Filice Petantio-s, më 1522.

Mitizimi i Car Llazarit serbë

________________________________

Me rëndësi të posaçme dhe saktësi të madhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në koalicionin e të krishterëve antiosmanë ofron kronika “Historia e generalogia della casa Musachia” e Gjon Muzakës, e shkruar në vitin 1510. Këtë e ndjek raguzani Ludovik Cerva Tubero në “Comentario de rebus quae temporibus eius...gestae funt”, e shkruar para vitit 1515, kurse e botuar më 1590 me titull: “...De Turcorum origjine...”. Ngjarjes së vitit 1389 në Kosovë iu kushtua edhe Benedikt Kuripeshiq në “Itinerarium der  Botschaftstreise...”, më 1530, kurse më 1550 u botua në gjuhën gjermane kronika osmane e quajtur: “Girabi Tevarichi”. Ngjarjes në Kosovë, më 1389, do t’i përkushtohet edhe Francesco Sansouino në “Gl’ Annali overo le vite de’principi et singnori della casa Othomana”, botuar më 1571 si dhe udhëpërshkruesi Jean Palerne Forensien, i cili vizitoi viset e Dardanisë në vitet 90 të shek. XVI dhe regjistroi kujtesën historike shqiptare të ndritur për Skënderbeun dhe për Milo Komnenin (Milosh Nikollë Kopiliqin).

Nga fillimi i shkullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist evropian për ndodhjen në Kosovë të vitit 1389. Me ndikim të madh në literaturën historiografike evropiane do të bëhen veprat: “Il regno de gli Slavi...”, e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Rausa” e  Petro Lukarit, e  botuar më 1604. Këto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles në veprën: “Generall Historie of the Turkes...”e botuar më 1610 dhe 1710,  i ndjekur nga Joanne Cuspiniano: “De Turcorum origjine...” të botuar më 1673. Nga këtu mund të flasim për fillin e dijes shkencore për Betejën e KosovësPerëndim dhe në Lindje mbi bazën e të dhënave të kronikave osmane e evropiane për Ndodhjen në Kosovë më 1389, me pasoja të konsiderueshme për historiografinë dhe për historinë e popujve ballkanikë, veçanërisht në dëm të qenies shqiptare në Djepin e shqiptarizmës, në Kosovë.

Të përmbledhim shkurtimisht: Për shkencën e historisë nuk është i njohur asnjë dokument nga dita e ngjarjes dhe me burime nuk mund të saktësohet dita kur ndodhi ajo. Vidovdani serb i datës 15 përkatësisht i 28 qershorit 1389, është shpikje e kishës dhe e politikës serbe nga fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XIX, njësoj si edhe Kulti i Lararit dhe Miti i Kosovës. Realisht, sipas gjykimit kritik të informatave dhe të kronikave osmane dhe evropiane, mund të thuhet se ka ekzistuar përpjekja e fshehtë e Princ Lazarit për një aleancë të të krishterëve ballkanikë e evropianë kundër pushtuesit osman, kurse Murati I erdhi në Kosovë, një vend vasal midis Bosnjës dhe Serbisë vasale, me qellim të kontrollonte dhe të forconte lojalitetin e vasalëve në Shqipëri, në Serbi dhe në Bosnjë.

Analiza kritike e fakteve tregon se Ndodhja është komplot në kreun komandues të koalicionit të të krishterëve ballkanikë në nismë, në një anë dhe në kreun komandues të ushtrisë aziatike-ballkanike perandorake osmane, në anën tjetër. Sipas gjithë gjasash, tragjedia në dy pamjet e saj origjinale, në dy taborët ushtarake, është zhvilluar në intervalin kohor prej rreth dy orësh dhe në fshehtësi të madhe nga trupat ushtarake dhe kreu i ulët komandues. Kjo Ndodhje nuk shkaktoi asnjë çrregullim në marrëdhëniet shoqërore të kohës në relacionin okupator osman - vasalë ballkanikë. Në terren nuk mbetën gjurmë të luftës - varre as gjësende nga “Beteja...”, e cila në burimet e përmendura tregohet se kishte armatim këmbësorie, kalorësiake dhe artilerike të përmasa fantastike: mbi 100 000 të rënë, e po gati aq të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve “nuk u përballuan plagëve”. Kufoma e Muratit dhe kufoma e Lazarit, të padëmtuara,  u varrosën me nderime të larta fetare e pushtetore, i pari pranë xhamisë në Bursë, kurse i dyti pranë kishës ortodokse në Prishtinë. Pak muaj më vonë kufoma e Lazarit do të zhvarroset dhe rivarroset me nderime kishtare e pushtetore në kishën e përshpirtshme të tij, në Zhiçë të Shumadisë, Bajazidi I do të bëhet dhëndër i Lazarit dhe Stefan Lazareviqi do t’i bashkohet  me ushtri Bajazidit në pushtimet e reja. 

Sekuencat më reale të kësaj tragjedie janë ndër motivet më të hershme të kujtesës dhe të epikës historike të popullit shqiptar të Kosovës të periudhës së krishterë ortodokse shënsaviane. Në epiqendër të saj është fati tragjik i Sulltan Muratit I dhe i krahinarit vendës drenicar, Milosh Nikollë Kopiliqit, zotërues vasal i Kosovës i njohur nga afër me Sulltan Muratin. Me këto shëmbëllejnë fuqishëm motivet e hershme të kujtesës epike boshnjake, kroate e serbe, e cila sa ka ardhur dhe është pasuruar me aktorë të imagjinuar dhe me motive fetare, mitike, legjendare e politike, të gjitha këto me proveniencë nga versionet zyrtare të Oborrit perandorak Osman dhe të kishës ortodokse dhe të oborrit qeveritar serb në shekujt XV- XIX.

Dhe, një fakt duhet të vihet në spikamë: Të gjitha personalitetet historike nga tabori i krishterë, të cilët janë flijuar në Komplotin Bajazi I - Vuk Brankoviq, për pushtet e mirëqenie vasale osmano-serbe, janë personalitete shqiptare ose të përkatësisë vllahe, amallgam ky iliro-roman, siç ishte edhe kosovari përlepnicas anamoravas - Lazar Pribezi, dhëndër i fisniku serb nga Krushevci i Shumadisë. Të gjithëve, përpos Lazarit, vrasësi ua humbi edhe varret, përfshirë edhe varrin e princit Theodor Muzaka II.

Së këndejmi, ndonëse për të ashtuquajturën Beteja e Kosovës 1389 janë botuar shumë shkrime, studime dhe monografi historiografike e folkloristike në gjuhë të ndryshme, si ngjarje historike në fushën e dijes ka ngelë e errët dhe e pambyllur. Ndër çështjet më parësore të cilat janë të hapura për hulumtim dhe për ndriçim shkencor kritik me interes për historinë dhe për historiografinë, janë njohja e prapaskenave politike të tragjedisë, karakteri i asaj që është emetuar në historiografi si Beteja e Kosovës, përmasat reale të ngjarjes, roli i Sulltan Bajazitit, i Vuk Brankoviqit dhe i Milosh Nikollë Kopiliqit në zhvillimin dhe epilogun e ndodhjes - në flijimin e Muratit I me pakë besnikë osmanë dhe të Lazar Pribezit e të Theodor Muzakës II me besnikë të pakët.

Prishtinë, 16 gusht 2006

Shënim: Kjo kumtesë u lexua në Simpoziumin Ndërkombëtar: Gjashtë shekuj të Islamit ndër shqiptarë”,

Prishtinë 16-17 shtator 2006

Kthehu ne fillim

__________________________

KUMBAR I EMRIT SKËNDERAJ ËSHTË  MEHMET GRADICA

Anëshkrim në artikullin e autorit Bashkim Shala: “Kush dhe si e pagëzoi Skenderajn”, botuar në “Koha Ditore” , 30,31.12.2006 - 1 e 2 janar 2007, fq. XVIII-XIX.

Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Prishtinë, 11 janar 2007

________________________________

Autori B. Shala shkrimin e fillon: “Kadri Sinamati, nga  Bicaj i Lumës, në rrethin e Kukësit, është personi që ka pagëzuar me emrin Skenderaj qytezën në zemër të Drenicës...” Kjo, e thënë kështu, nuk qëndron, për faktin se Kumbar i emrit Skënderaj nuk është Sinamati, “në fillim të vitit 1942”, por është togeri i xhandarmërisë Mehmet Gradica, para formimit të N/Prefekturës së Drenicës dhe ardhjes së SinamatitSkënderaj. Autoriështë mbështetur në një burim të kohës (të themi kontratë martesore, faksimili i të cilit, në gazetë, nuk lexohet); në një deklaratë, të themi me konceptin e kohës, “Sqarim për biografinë” më 10 nëntor 1976 -  për “Komitetin e Partisë së Punës”, me gjasë sqarim për martesën e tij me një koloniste malazeze. Në këtë burim, midis të tjerash ka shkruar se emri Serbicë “me propozimin tim këmbëngulës është ndryshuar në Skenderaj”. Saktësinë e këtij “fakti” do ta materializojë, me deklaratë, bashkëkohësi i Sinamatit,  Ismail Muçmata, më 8 nëntor 2003. Këtë “fakt”” do ta mbështet me të dhënat nga  “ditari” i Rexhep Gjanës (për kohën e qëndrimit të tyre në Skënderaj), ku thuhet se “Nënprefektura e Drenicës me propozimin e Kadri Sinamatit mori vendimin që emri Serbicë të zëvendësohej me emrin Skënderbeg, por që do të thirrej Skenderaj...” Saktësia e këtij konstatimi është në vartësi me kohën dhe vendin se kur dhe për cilin qëllim është shkruar ky “ditar”?!?

Skënderaj

Para se të sqarojmë mënyrën e paraqitjes dhe të zyrtarizmit të emërvendit Skenderaj të Drenicës, të ndalemi në disa inkonsekuenca në shkrimin e B. Shalës: Rexhep Mitrovica, në këtë kohë, nuk ka pasur pushtet në Mbretninë Shqiptare. E konsideroj lapsus calemis konstatimin se Sinamati ishte sekretar i N/Prefekturës së Drenicës më 1940, kurse regjioni i  N/Prefekturës së Drenicës, aso kohe, nuk i ka pasur 65.000 banorë. Sinamati ishte Sekretar i Dytë, dhe jo sekretar, kurseN/Prefekti quhej Ahmet dhe jo Hamit Salihu. Ai ishte nënprefekti i dytë në Skënderaj, kurse i pari pro-komunist. Autori B. Shala nuk e ka saktësuar datën, as muajin e ardhjes së Sinamatit në Drenicë. Dihet saktësisht së 10 mësues e nëpunës nga Shqipëria londineze erdhën në Skënderaj e rrethinë në pjesën e dytë të vitit 1941. Të thuash të gjithë antifashistë-kominternistë. Nga shkrimi i B. Shalës del se Sinamati nuk ka saktësuar se kur e ka dhënë propozimin, as kur është zyrtarizuar emri Skënderaj. Sipas B. Shalës, i mbështetur edhe në deklaratën e Muçmatës, iniciativa u mor në fillim të vitit 1942, kurse emërvendi Skënderaj është zyrtarizuar “rreth 8 muaj pas propozimit...në vigjilje të festës së flamurit, në nëntor të vitit 1942”. Sipas gjithë gjasash, Sinamati në Skënderaj erdhi nga 22 shtatori 1941, kur N/Prefektura e Drenicës u lidh me Prefekturën e Pejës.  Sipas Rexhep Gjanës, propozimi kaloi nëpër këto distanca administrative: Nënprefektura e Drenicës - Prefektura e Pejës-  Komesariati i Prizrenit - Qeveria e Tiranës, dhe “pas një muaji erdhi vendimi (...) çarkorja”. Marrë parasysh kohën dhe rrethanat e ndera jetësore familjare në të cilat Sinamati e shkroi Deklaratën e 10 nëntorit 1976, mund të besohet se Ai, dhe shokët, e rritën rolin e tij rreth “pagëzimit” të  emërvendit nga SrbicaSkënderaj.

Mehmet Gradica

Në fillim kam konstatuar se “Kumbar i emrit Skënderaj nuk është Sinamati”, por është  Mehmet Gradica, të themi pikërisht midis datës 10 dhe 21 prillit 1941. Midis këtyre datave ndodhën ngjarje të rëndësishme në Drenicë e rrethinë, në zhvillimin e të cilave do të shquhet ish-xhandari, Mehmet Gradica. Me 10 prill 1941, Mehmet Gradica u shqua në përballimin e sulmit ushtarako-çetnik serb në Artakoll, shkëputi dhe demoloi dy vagonë të trenit të mbushur me ushtarë e çetnikë serbë. Më 11 prill lozi rol të rëndësishëm në shpartallimin e njësive të xhandarmërisë  dhe të çetnikëve serbë nga radhët e kolonistëve në Drenicën Veriore dhe përgatiti terrenin për marrjen me luftë flakëpërflakë të Stacionit të Xhandarmërisë në Prellofc (në Bjeshkën e Qyqavicës), më 15 prill 1941, ku ishte fortifikua pjesa më e vendosur për rezistencë e xhandarmerisë dhe e çetnikëve të cilët shërbyen në Drenicën Veriore gjatë Mbretërisë Jugosllave. Dhe, në ditën e pazarit të parë pa pushtuesin serb në ish- Srbica, në pikë të ditës së hënë, arriti kaluar në pazarin e Sërbicës, vigani Mehmet Gradica. Masa e pazarxhinjëve i duartrokiti si një shpëtimtari. Ai gjeti një pozitë më të lartë dhe pa i zbritur kalit, i ftoi pazarxhinjët, t’i afroheshin. Kur mbretëroi heshtja e pritjes për ndonjë informatë apo urdhër, pyeti me sa zë pati: “Si i thonë këtij  vendi...?” Nga masa, do të dëgjohet përgjigjja: “Sërbicë...!Mehmet Gradica e hoq revolverin, “Nagant 9-tshe”, e ngriti dorën lartë, ia hoqi pengesën dhe i thërriti masës: “Ngoni mirë! Prej sodit ky vend e ka emnin Skënderaj...!” Dhe, nëntë plumba, rreptë si ai i vetmi, i drejtoi kah qielli, kurse masa i thërriti fuqishëm: “Rrnoftë Skënder Begi...! Rrnoftë Mehmet Gradica...!” Në këtë ndodhje kanë qenë të pranishëm rreth 20 veta nga rrethi im i miqësisë dhe i gjakut, personalitete të rëndësishme të kohës.

Më 21 prill 1942, në Mitrovicë, dy komandantë të Divizionit 60 të këmbësorisë hitleriane (Fridrich G. Eberhart dhe Viktor Bart) mbajtën një Mbledhje me përfaqësuesit e Mitrovicës, Vushtrrisë, Prishtinës, Llapit,  Drenicës, Pejës, Sjenicës, e të Tregut të Ri. Në këtë mbledhje, ku ishte edhe Mehmet Gradica,  duhej të manifestohej vullneti i këtyre viseve për të qenë pjesë e Zonës së Interesit Gjerman, nën Serbinë e Nediqit. Ndodhi përgjigja e vendosur e përfaqësuesve të viseve të cekura: “Duam Bashkimin e tokave tona me Shqipninë e Vjetër (të vitit 1912- M.P.)...!”.

Pas kësaj ngjarje, rreth 25/26 prillit 1941 erdhi në Skënderaj veprimtari i shquar, Asllan Isa Boletini dhe kërkoi vendosjen e  administratës shqiptare komunale dhe të N/Prefekturës së Drenicës (Veriore),të lidhur me Mitrovicën. Për N/Prefekt është emëruar Hetem Arif Prekazi (e pushkatuan partizanët jugosllavë në fillim të vitit 1945), kurse Sekterar - Riza Gashi (vdiq më 1989), të dytë nga Mitrovica. Myfti i N/Prefekturës së Drenicës do të emërohet imami i Xhamisë së Llaushës, Mulla Rexhep Arif Hoti dhe nënmyfti Mulla Abdullah Arifi - Hoti, të dytë nga Palaci. Të dhëna të shumta të proveniencës komuniste jugosllave thonë se heqja e emërvendit Srbica dhe zyrtarizmi i emrit  Skënderaj u bë me Dekretin e Komesariatit të Lartë Civil të 22 shtatorit 1941, kur ndodhi definimi i njësive administrative në “Tokat e Lirueme”- ndarja e Zonës së Interersit midis Romës, Berlinit dhe Sofjes në tokat shqiptare. Në anën tjetër, kujtesa historike shumë e gjallë në popull fletë bindshëm se populli e kishte marrë me zjarr patriotik emërtimin Skënderaj qënga dita kur atë e shpalli, në pazar, kapteri i xhandarmërisë shqiptare vendore, Mehmet Gradica, rrethkomandanti i ardhshëm, shumë energjik, i policisë për N/Prefekturën e Drenicës.

Në përkujtim të Mehmet Gradicës

Në anën tjetër, dihet se komunistët dhe ithtarët e lëvizjes antifashiste sa kanë mundur i kanë bishtëruar përdorimit në administratë të emërtimit Skënderaj. Heqja e emrit Srbica, nga komunistët konsideroj dhunë fashiste. Kjo ishte linjë politike e rezistencës së PKJ-së kundër ngjalljes së frymës nacionale shqiptare për shkëputjen e vargonjve të robërisë serbe-sllave në tokat shqiptare etnike.  Në celulën komuniste - antifashiste në Skënderaj, nga fundi i vitit 1941, në krye me komunistin e vjetër, Mexhid Shala nga viset e Kumanovës, gravitonin me aktivitet të dendur pjesa absolute e nëpunësve dhe e mësuesve të ardhur në Drenicë  dhe rrethinë nga viset e Shqipërisë londineze dhe nga viset e tjera shqiptare, ish-komunistë dhe antifashistë të linjës kominterniste-titiste, të lidhur me aktivitet politik antifshist me kolonistët. Një numër i tyre edhe do të martohet me femra koloniste. Për këtë shkak, në Skënderaj, të themi gati deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, mbijetoi enklava e kolonëve serbo-malazias.

Këtu e vlen ta nxjerrim edhe këtë fakt: Edhe pjesa më e madhe e krerëve dhe e hoxhallarëve përreth Shaban Pallushës - Mulla Ibrahim Palacit, së paku nga pjesa e parë e vitit 1942, ishin pro-antifashistë të linjës kominterniste. Këso kohe, i afërm me Lëvizjen Komuniste Antifashiste, i afërm me komunistin Ali Shukriut deri në pjesën e dytë të nëntorit 1944, ishte edhe myftiu Mulla Rexhepi, i cili, më 29 mars 1942,  e kurorëzoi Kadri Sinamatin me kolonisten Bosilka. Ishin komunistë edhe dy mësitet shqiptarë: Fetah Kluna (më vonë major i UJ-së, i likuiduar si informbyroist) dhe Seferi ( Xani-M.P.) e të mos flasim për dy kolonistët e pranishëm në ceremoninë e lidhjes martesore: I. Kotlaniq e N. Boriq, të cilët, qoftë si komunistë ose si çetnikë, nuk mund të duronin emërtimin Skënderaj në vend të atij Srbica, qendër administrative e formuar nga mesi i viteve të ’20-ta, të shek. XX. Së këndejmi, përmendja e emërtimit Srbica në aktin e lidhjes martesore edhe mund të vihet në lidhje me “kushtet” për lidhjen e martesës së Kadriut me Bosilken, me çka nusja siguronte ruajtjen dhe respektimin e normave të fesë ortodokse, pra qenien sllave të saj?!? Pas thyerjes së Revoltës së Kosovës nën drejtimin e Shaban Pallushës pushtuesi e ktheu emërtimin Srbica, kurse përdorimi i emrit Skënderaj u bë tabu e dënueshme.  

Këtu, tashti më duhet të konstatojë: Personalisht, nga hapat e parë në shërbim të historiografisë, më 1967,i kam njohur për së afërmi myftiun, nënmuftiun dhe sekretarin e N/Prefekturës, si dhe disa kryetarë komunash, shumë hoxhallarë me autoritet, dhjetëra luftëtarë e komandantë të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, dhjetëra komunistë dhe antifashistë, të cilët kanë vepruar në Skënderaj e gjetkë në komunat e N/Prefekturës së Drenicës në vitet 1941-1944. Nga akëcili prej tyre kam shënuar lëndë memoriale edhe për shpalljen e emrit Skënderaj, në pazar, nga Mehmet Gradica, para se të vendosej pushteti i Mbretnisë Shqyptare në Drenicë. Në shumë, biseda, ligjërata dhe shkrime të mia, veçanërisht në ato që kishin për objekt kërkesën për shqiptarizimin e emërvendeve në Kosovë duke filluar nga fundi i viteve të 60-ta të shek. XX, kam theksuar, jo pa rrezik për rahatinë time, se Mehmet Gradica ishte pagëzuesi i Sërbicës me emrin Skënderaj. Këtë fakt e kam theksuar në shumë takime të Këshillit Qendror për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës 1999-2004, si dhe në konferencat me përfaqësuesit e mjeteve të informimit. Këtë fakt e theksoja për këto qëllime: për të amortizuar kërkesat e faktorit të jashtëm për mosprekjen në nomenklaturën e emërvendeve që i ka gjetur KFOR dhe UNMIK në Kosovë, më 10 qershor 1999, që u bë platformë politike lëdëkëiste në pushtet, dhe të tregoja me shembull se kthimi i emërvendeve shqip është fitore që u sigurua me Luftën Çlirimtare të UÇK-së.

Drita e së sotmes ndriçon edhe të kaluarën. Pengesat në legalizimin e emërvendeve të standardizuara të Kosovës me dhunë administrative ndërkombëtare të UNMIK-ut, hedh dritë edhe mbi rrugën me plotë pengesa të legalizimit të emrit Skënderaj, thënë simbolikisht, të vendosur me gjuhën e pushkës së Mehmet Gradicës. Nga shkrimi i Bashkim Shalës: “Kush dhe si e pagëzoi Skenderajn” në personin Kadri Sinamati, sekretar i dytë iN/Prefekturës së Drenicës, shoh forcën nga radha e administratës që e shpini përpara procesin e legalizimit të emërvendit Skënderaj, gjithsesi pa vullnetin e pushtuesit fashist italian, i cili, kur ishte interesi i Çështjës shqiptare bashkëpunonte me malazezët dhe serbët, qofshin çetnikë ose komunistë. Shembull: Tragjedia e Bihorit 1943. Vërtet, iniciativën për legalizimin, e jo për pagëzimin, e emërvendit Skënderaj (i cili përdorej në popull fuqimisht, në shenjë të përbuzjes së emrit Srbica të pushtuesit të urryer), Kadri Sinamati mund ta kishte marrë para se të bëhej dhëndër malaziasi dhe para se të bashkohej me veprimet antifashiste-kominterniste të Ibrahim Banush Sadllarit, të pushkatuar nga OZN-a më 1945.

Në fund kam respektin të konstatojë: Shkrimi i Bashkim Shalësështë i vyer dhe do të mbetët si kërkesë publike për hulumtime drejt zbardhjes të procedurës së legalizimit të emërvendit Skënderaj, për rikthimin në jetë, në administratë, të të cilit, krahas puritanëve Halil Kajtazi dhe Nebil Duraku,  kam punuar fuqimisht në mënyrë disidente e guerile, deri me legalizimin e tij, të Ferizajt dhe të Hanit të Elezit në vitet e70-ta.

Kthehu ne fillim


 

powered by Beepworld