Në fokus të historianit

Letër e hapur Misionit Vëzhgues Ndërkombëtar të Kosovës, Grupit të Kontaktit, Christopher Hill dhe Richard Holbrooke 

ÇËSHTJA E KOSOVËS ËSHTË PROBLEM I KRIJUAR NDËRKOMBËTARISHT DHE DUHET TË ZGJIDHET NDËRKOMBËTARISHT!

(www.pashtriku.org - 24.07.2007 / 23:00)

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU, Prishtinë

Shtator – Tetor 1998

 ***

"Shqipëria mund të formojë fort mirë një shtet independent ndërmjet Serbisë dhe Greqisë: mjerisht, fatkeqësi e tyre është që gjenden midis shteteve që duan të rriten dhe ndoshta shpresat e patriotëve shqiptarë do të dalin të kota..."     AMIE BOUE (1840)

E k s e l e n c ë!

E filluat dhe po e vazhdoni rrugëtimin e misionit Tuaj diplomatik në Kosovë e për Kosovën, pjesë e ndarë me dhunë ndërkombëtare nga tërësia Shqipëri, krijesë e Krijuesit të Tokës e të Njerëzve. Jeni të mirëpritur nga popullsia etnike e Kosovës, shqiptarët, dhe qofshi të nderuar me vigjilencë politike e humanizëm!

Kosova aktualisht ka Dekë të madhe për Ringjallje feniksiane. Ndaj, të keni mirësinë, nëpër trupin e saj të vërshuar me rrëke gjaku, nëpër vendbanimet sot topogërmadha që kundërmojnë trishtueshëm erë e ndjenjë të vdekjes, të shkrumbit të gjallërisë shqiptare, së paku të hapëroni kujdesshëm, që nesër të mos quheni bashkëpjesëmarrës në etnocidin dhe gjenocidin serb kanibalist mbi qenien frymore, civilizuese e fizike shqiptare të Kosovës, e të trojeve shqiptare në përgjithësi.

U presim dhe u nderojmë sot, ne shqiptarët etnikë iliro-pellazgjikë homerikë, me shpresën se, së paku tashti do ta kuptoni edhe krimin e etërve Tuaj ndaj një vendi e ndaj një populli të parëlindur evropian, për të rritur e për të ushqyer me gjakun e tyre ardhacakët sllavo-karpatianë për interesa të panortodoksisë ruse, të injektuar e të mbajtur mbi këmbë me mite e me paragjykime, me fille nga shekulli XVI, të ngritura në të "vërteta" historike e etnike para syve të Evropës, nga mesi i shekullit XVIII.

Etërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e fatosave, që aktualisht stolisin ballinat e frontit të UÇK-së, përballë ushtrisë kanibaliste të kryekasapit serb, tarak koqemadh që po i mbarëson për marre edhe burrështetasit e Evropës,SHBA-ve e të Botës, shekuj me radhë me fjalë e me gjak i dëshmuan Evropës dhe Azisë, se Kosova është Piemonti i kombit shqiptar dhe Djepi i shtetësisë së Shqipërisë, dhe vazhdimisht, si edhe sot, u thërritën: Larg thikat nga trupi i saj i martirizuar!

Mirëpo, gjithmonë, sikurse edhe sot, Evropa, Azia, Perëndimi që Ju aktualisht e përfaqësoni nëpër rrugët dhe vërritë e Kosovës të vërshyera me gjak shqiptari - të fëmijëve, të grave, të pleqve, të burrave, pati "mirëkuptim", vetëm "mirëkuptim" dhe, në fund, pinjollët e saj, të vrarë e të stërvrarë, të rraskapitur me uri dhe sëmundje, pashmangshëm i hodhi në tiganët e sllavëve e të grekëve të dehur nga rakia, apo të çartur nga gjaku i thithur nga venat edhe të fëmijëve të nxjerrë nga anusi i nënave shqiptare.

Vallë, do të ndodhë ajo edhe tashti?! Vraje Zot, teksti integral i Projektdokumentit të Kristofer Hill për zgjidhjen kalimtare të Çështjes tragjike të Kosovës (Koha Ditore, 17.9.1998,7-8) shpërbën entitetin etnik dhe historik të Kosovës dhe, mos thashtë Zoti të përjetësohet, do të përligjësojë zhdukjen fizike të shqiptarëve e të shqiptarësisë shekullore të Kosovës, e jo vetëm të saj, por, në një të afërme sa të preket, edhe të viseve shqiptare të Fushëgropës Preshevë-Bujanoc, në Mal të Zi, në Maqedoninë kominterniste-amerikane dhe së paku edhe në Shqipërinë Jugore.

Për të shmangur një rrjedhim të tillë, për t'i ikur rënies së mallkimit tonë, shqiptar, mbi fëmijët Tuaj, mbështetjen e zgjidhjes së drejtë të problemit aktual të Kosovës, pjesë e Evropës, si fill të zgjidhjes së Çështjes shqiptare të ngatërruar përgjakësisht me traktate diplomatike të pararendësve Tuaj evropianë, duhet gjetur në vullnetin Tuaj humanist për ta mbështetur zgjidhjen e ngutshme dhe urgjente, në të vërtetat historike dhe etnike të tokave shqiptare, mbi të cilat, me ndihmë të Evropës, kanë vërë dorë, hap pas hapi, Serbia dhe fqinjët e tjerë të shqiptarëve.

Kjo është rrugë që pashmangshëm shpie në demistifikimin faktologjik të miteve dhe të paragjykimeve serbe e sllave në përgjithësi dhe helene, prodhim të ideologjisë panortodokse ruse antiislame dhe antishqiptare, të tumira gadi pa vërejtje nga Evropa katolike e protestane antiislame, uzdajë dështake e përhershme për shqiptarët që nga Skënderbeu tek Ibrahim Rugova.

Baza mbi të cilën duhet mbështetur zgjidhja e drejtë është rrafshi etniko-historik faktik, aktual. Shqiptarët në trojet e sotme në përgjithësi dhe kosovarët në veçanti, janë popullsi autoktone ballkanike paragreke, pararomake, parasllave dhe paraturke. Janë të parlindur e bartës të të gjitha civilizimeve mediterano-ballkanike dhe kanë pjesën e vet në të gjitha civilizimet e mëdha botërore, të krishtera e islame, në trashëgimin mediterane, lindore e evropiane moderne. Civilizimi helenistik dhe romak u ngritën në themelet e civilizimit të panteonit pellazgjik, pinjollët e të cilëve janë ilirët antikë, paraardhësitë e shqiptarëve historik. Midis popullsive ilire që përballuan më fuqimisht procesin e tjetërsimit etnik në helenë dhe në romakë, janë dardanët homerikë, paraardhësit e shqiptarëve të Dardanisë antike. Kosova e sotme (me banorët e saj etnikë), përbën vetëm rreth një të katërtën e arealit të Dardanisë, përkatësisht të Vilajetit të Kosovës së periudhës osmane 1877-1912.

Këtu nuk kemi nevojë të ndalemi në periudhat historike parasllave të Kosovës. Me burime historiografike e arkeologjike nuk mund të konstatohet ndonjë vendbanim i periudhës së dyndjeve të tyre nga Paskarpatet, shek.VI-VII në Kosovë. Viset e Kosovës në rrjedhë të Sitnicës janë të parat vise shqiptare, të cilat do të ndeshën me penetrimet pushtuese të sllavëve të Rasës dhe pikërisht më 1186-1190. Kjo është periudha e mëvetësimit të Rasës me bazë etnike tashti të përzier vllehe, serbe e shqiptare ortodokse.

 Ngritja e Zhupanisë së Rasës, njësi kjo administrative bizantine, në shtet serb do të përcillet me procesin e sllavizimit - serbizimit të dinastisë vllehe të nemanidëve dhe të vllehëve e të shqiptarëve në djepin e formimit të shtetit të Rasës - kushtimisht të Serbisë. Themi kushtimisht, sepse proceset e integrimit të etnisë e të kombësisë serbe do të ndodhin vetëm në shekujt XII-XIV-XVII.

Viset e tjera të Kosovës, si edhe një pjesë e viseve shqiptare në Shqipërinë Veriore të sotme dhe në Maqedoninë Perëndimore të sotme, do të ndeshën me pushtime "serbe" të nemanidëve nga fillimi i shekullit XIV. Realisht, derisa mbreti Milutin(+1321) shtetin e quajti latinisht Regnum Rassia(Mbretëria e Rasës), pasardhësi i tij, Stefan Deçanski(+1331), e quante vetën,  gjithnjë latinisht: “Rex Rasie et Dioklea, Albanie, Bulgarie et totius Martimo”. Vetëm Car Dushani (+1355) në krye të perandorisë të përbërë prej tri pjesëve: “dei gratia Romanie, Sclavonie et Albanie imperator”, e quajti vetën, ndoshta edhe sllavisht: “Car i samodržac Srblem, Gerkom, Belgarom i Arbanasom”. Pra, këso kohe ishte integruar etnia srbli, por jo edhe njësia etnokulturore e gjeopolitike Srbija.

Laryshia etnike e oborrit mbretëror nemanid, ku dominonin shqiptarët dhe vllehët, ishte pasqyrë e përbërjes etnike të banorëve të perandorisë. Zhupania e Rasës, Mbretëria e Rasës-Zetës dhe Perandoria Nemanide trashëguan fondin kishtar ortodoks bizantin të popullsisë shqiptare autoktone parasllave, parabizantine. Sllavizimi i trashëgimisë kulturore e fetare ndoqi rrugët që kishte ndjekur kisha ortodokse bizantine - greke ndaj trashëgimisë kulturore e fetare të periudhës romake - latine. Përkthimi i dorëshkrimeve nga greqishtja në sllavishte të vjetër, kishtare, kthimi i shërbesave liturgjike nga greqishtja në sllavishte, sllavizimi i emrave të shenjtorëve, sllavizimi i onomastikës historike dhe aktive shqiptare, sllavizimi i toponimisë me anë të përshtatjes e të përkthimit të toponimisë shqipe, greke e latine etj., eci përkrah procesit të sllavizimit të kishës ortodokse bizantine vendëse. Pasojë e të gjitha këtyre ishte sllavizimi, që çonte në serbë, bullgarë, malazias të vllehëve dhe shqiptarëve, të cilët në arealin e sotëm shqiptar islam ishin ortodoksë bizantin. Sllavizimi - serbizimi, thënë kushtimisht, i popullsisë autoktone ndihmohej me anë të shpronësimit të dhunshëm. Car Dushani, madje, lëshoi urdhëresën: "Nëse ndodh që ndonjë pronar - fisnik ose vlleh ose shqiptar të pohojë se kullosa në mal herët ishte pronë - bashtinë e tij, ka për t'i paguar kralit për dënim 500 krerë dele".  

Se priftërinjtë, gjakonët dhe ndjekësit e kishave, pra popullsia ortodokse shënsaviane pas vitit 1217 të mesjetës serbe në Kosovë, nuk ishin të përkatësisë sllave - serbe do të dëshmohet me faktin se vetëm tri, përkatësisht pesë vjet pas Car Dushanit, pushteti kishtar e administrativ shtetëror i pasardhësve të Dushanit në Kosovë, dhe në tokat e tjera shqiptare, u zbeh fuqimisht, u defaktorizua plotësisht, kurse nga fillimi i viteve ‘70-ta të shek. XIV selia e organizatës shtetërore dhe e kishës shënsaviane, të sublimuara në pushtetin administrativ shtetëror e kishtar serb të knezit Lazar Pribez – Hrebac, kaloi në Shumadi dhe pikërisht në Krushevac. Lazari, një shqiptaro-vlleh i Përlepnicës së Kosovës, i martuar me një bijë të krahinarit serb, Vratko, të Krushevacit, me gjasë solli me vete, në atë qytet, seli e re dhe e parë e shtetit në mundësi serb nacional, edhe shqiptarë, meqë në Krushevac ekzistoi një kuart shqiptarësh ortodoksë shënsavianë deri në vitet ‘30-ta të shek. XIX, kur Milosh Obrenoviq i shpërnguli një pjesë dhe pjesën tjetër i serbizoi me dhunë.

Fytyrën etnike josllave dhe joserbe të Dardanisë antike, përkatësisht të Kosovës shqiptare historike do ta qartësojë edhe më shumë bilansi i përfundimit të komplotit midis krahinarit të Lazarit, Vuk Brankoviq dhe princit osman Bajazidit, për marrjen e pushtetit nga Lazar Hrebaci dhe Sulltan Murati I. Ky komplot i përgjakshëm ka hyrë në historiografinë botërore me emrin Beteja e Kosovëse 28 qershorit 1389.

Burimet osmane dhe të proveniencës evropiane tregojnë qartë se penetrimet osmane-turke islame e ortodokse në tokat ballkanike ku ishte shtrirë pushteti nemanid – “serb”, flluan nga fillimi i shek. XIV. Mbretërit dhe monarkët nga kjo dinasti iliro-vlleho-serbe sollën turq nga Azia në vise të Maqedonisë së sotme dhe në pjesët e saj në Bullgarinë e Greqinë e sotme, i vendosën si kolonë dhe i përdorën si mercenarë kundër Bizantit dhe në luftën dinastore për pushtet.

Dhe, së paku nga mesi i viteve 80-ta të shek. XIV të gjithë krahinarët sllavë e shqiptarë, ishin zhupanë e vojvodë të Perandorisë Nemanide, të cilën shkenca serbe pretendon ta quajë “Srpsko carstvo”(Mbretëria serbe), e kishin pranuar vazalitetin nga Perandoria Osmane-turke pa ndonjë përleshje ushtarake të rëndësishme. Vazaliteti osman-turk, realisht, bëri një kthesë politike në dobi të qenies pushtetore “serbe” të Knez Lazarit në ish-krahinat që përbënin Perandorinë Nemanide dhe veçanërisht në ato në afërsi me selinë e Knezhevinës së Lazarit.

Mirëpo, kjo pamje politike do të zhdaravitet më 1387 dhe veçanërisht më 1388, kur Gjergj Balsha, sundues i Shkodrës(Shqipëria Veriore, një pjesë e Dukagjinit e një pjesë e Malit të Zi të sotme) do të hedhë vazalitetin dhe do të lëshohet në luftë kundër  ushtrisë osmane, e nisur kundër Bosnjës. Një fitore të madhe kundër ushtrisë osmane korri, më 1388, krahinari shqiptar, Dhimitër Jonima, në vise të Sheher Kyj-it(Pirotit). Jonima ishte në lidhje krushkie dhe në vartësi “shtetërore” me Knez Lazarin e Shumadisë(Serbisë), ndaj perleshja e tij shqiptarçe në tokat shqiptare ndikoi në prishjen e vazalitetit të Knez Lazarit ndaj Sulltan Muratit I.

Të dhënat burimore osmane, evropiane dhe serbe, si dhe kujtesa historike serbe e sllave në përgjithësi Knez Lazarin e tregojnë personalitet politik pa identitet të fortë nacional, si shtetar i përkushtuar krishtërimit. Lazari, madje edhe sipas kujtesës “nacionale”serbe – “Mitit të Kosovës”, nuk do të përpiqet dhe nuk do të martirizohet për Atdhe e pushtet mbretëror, por “për pushtetin qiellor të Krishtit”(za nebesko carstvo Hrista). Krejtë të tjerë, burimet historiografike dhe kujtesa historike e serbëve dhe e shqiptarëve, i tregojnë princat dhe krahinarët shqiptarë aleatë të Knez Lazarit në “Betejën e Kosovës”, si dhe krahinarin serb Vuk Brankoviq, themeluesi i vërtetë i shtetit serb nacional në mundësi, duke zënë fill me komplotin kundër Knez Lazarit.

Këtu, para se të shkonim më tutje, nuk është tepër të konstatohet se Knez Lazarin me “Serbin’” e lidhte vetëm gruaja, kurse me traditën shtetërore nemanide titulli “knjaz”, i ndarë nga pasardhësit e dështuar të Car Dushanit. Me shqiptarët e lidhnin gjaku ilir, vendlindja, krishtërimi ortodoks shënsavian, kujtesa historike shtetërore e përbashkët, lidhjet krushkore të shumta. Lazari i hyri përgatitjes së komplotit ushtarak ballkanik kundër vazalitetit osman-turk i trimëruar nga fitoret që korrën ilirishto-shqiptarisht boshnjakët, Gjergj Balsha dhe Dhimitër Jonima, më 1387/8, mbi ushtrinë e Muratit.

Të dhënat burimore dhe tradita shqiptare, serbe dhe osmane tregojnë qartë se në “Darkën e Princave” aleatë të Lazarit, të organizuar në selinë e tij, në Krushevac, në Kërshëndella të vitit 1388, dhe në “Darkën e Natës së Betejës së Kosovës” në Kishën e Samadrexhës së Përmalinës, në afërsi të Vushtrrisë, midis shtatë, përkatësisht dymbëdhjetë princave dhe fisnikëve të krishterë, aleatë kundër pushtetit vazal osman-turk, ishin katër, përkatësisht shtatë shqiptarë dhe pikërisht Theodori II Muzaka, Gjergj II Balsha, Milosh Nikolla, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini, Musa Arbanasi(Çelnik Musa) dhe Gjon Kastrioti, ky i fundit së paku historiografisht. Edhe të bijtë e motrës së Lazarit, Stefan Musiqi me vëlla, të bijt e Çelnik Musës, krahinar i Llapit e Gallapit, nuk mund t’u mohohet etnia as kombësia shqiptare.

Të gjithë këta princa e fisnikë shqiptarë i përkisnin ortodoksizmës të administruar, edhe mëtutje, nga kisha shënsaviane nemanide të cilën shkenca e sotme serbe e konsideron “serbe nacionale”, ndonëse ende nuk ishte kryer integrimi i kombësisë serbe. Por, siç u pa më heret, serb nuk ishte as Knjaz Lazri, një si Kolë Shirokë ose Ali Shukri të periudhës së Titos në Jugosllavi. Nga ana e krahinarëve serbë e sllavë që mendohet se të kishin marrë pjesë në “Betejën e Kosovës”, personalitet historik është vetëm Vuk Brankoviq, aleati i Bajazidit I, të dytë komplotistë fitimtarë nga ana e të krishterëve dhe nga ana e osmanëve.

Pjesëmarrja kaq masive e princave dhe fisnikëve shqiptarë në komplotin kundër vazalitetit osman, më 1389, mund të shpjegohet e të kuptohet si detyrë patriotike, ngase ngjarja paraprakisht do të locohet në terrenin shqiptar. Të gjitha burimet osmane dhe evropiane, si dhe tradita serbe e shqiptare, vendin e Betejës së Kosovës e vendosin në Shqipëri dhe midis popullsisë shqiptare. Bashkëkohësi i kësaj ngjarjeje, zyrtari freng në Mesdhe, Filip Mezier, shkroi, para tetorit të vitit 1389, se Murati I u thye plotësisht, "në vise të Shqipërisë (Il parten Albanie...).Ndërkaq, sipas burimeve osmane"Vendi Kosovë"(Jyrt Kosovo), përkatësisht "Atdheu Kosovë",ishte vis i Arnautllukut (Shqipërisë).

Po kështu edhe në kronikat e historianëve osmanë të brezit të parë nga bartësit e barrës së "Betejës së Kosovës": Jahshi Fakih, Shukrullah, Enveri, Uruçi, Anonimi i Jedrenës, Pashazade, Neshri, Bitllis, etj. Madje, Lamartin, diplomat e udhëpërshkrues - historian frëng, nga fundi i shek. XVIII - fillimi i shek. XIX, duke pasur njohuri të shumta mbi burimet historiografike evropiane e osmane, dhe mbi traditën ballkanike për Betejën e Kosovës, Malet e Kopaonikut, ku sot është Shala e Bajgorës dhe Llapi, dy krahina etnografike shqiptare, ku më 1389 ishte përqendruar e llogoruar ushtria e aleatëve të krishterë, i quajti "Male të Shqipërisë" (sur les escarpements des montagnes d l'Albanie...).

Shqiptarësinë e Kosovës në fille të pushtimeve osmane sikur e vërtetonte edhe tërheqja e krahinarit serb Vuk Brankoviq nga posti i administratorit të viseve të Drenicës Veriore (të Skënderajt), Artakollit dhe Përmalinëssë Vushtrrisë e të Shalës së Bajgorësdhe vendosja e tij në vise të Rasës me seli në Bervenik. Veçanërisht epilogu i komplotit Bajazit I - Vuk Brankoviq nxori në dritën historike rolin e Milosh Nikollë Kopiliqit të Drenicës, i cili qysh para Betejës së Kosovës mori administrimin në viset prej nga u tërhoq, në Bervenik, krahinari i Lazarit, V. Brankoviq.

Ky fisnik shqiptar drenicar këtë akt trimërie e atdhedashurie, vrasjen e Muratit I, e kreu me vetiniciativë për vetëmartirizim paraprak, në mbrojtje të nderit, të virtytit dhe të sedrës shqiptare nga shpifja për tradhëti ndaj Lazarit dhe koalicionit të krishterë, që ia komunikoi komplotisti Vuk Brankoviq. Kështu e thonë burimet anale ballkanike e evropiane, por edhe ato osmane.

Mirëpo, kujtesa historike shqiptare dhe serbe e hershme, vrasjen e Sulltanit nga Miloshi e tregojnë si akt patriotik, për dashurinë ndaj atdheut. Përkatësinë etnike shqiptare nuk ia ka dalë t'ia mohojë as "Miti serb për Betejën e Kosovës",as pseudoshkenca serbe, edhe krahas shumë përpjekjeve e shpifjeve. Sipas M.H. Lamair(1821), vrasësi i Sulltan Muratit I ishte "një shqiptar i plagosur" (un Albanais blesse...), që i përkiste radhës "së shqiptarëve të panënshtruar nga turqit"(ed de ceux d'entre les Albanais qui n'avaint pas ete subjegues...).

Këtu sikur e kërkon vendi të konstatohet fakti se mitropoliti i kishës rumune, shqiptari Andrea Shaguna, në "Kodi fetar i ortodoksisë" (1868), konstatoi, qartë: "Ta dije bota, edhe sulltanin e Turqisë, Muratin e Parë, në Betejën e vitit 1389, nuk e ka vrarë ndonjë serb, por një shqiptar i kulluar si ujërat e Korabit". Përkatësinë etnike shqiptare të Millosh Kopiliqit nuk patën guxim ta përdhosin as shumë studiues të traditës e të historisë serbe: Maretiç, Kostiç, Cajkanoviç, Ruvarac, Romanoviçdhe Gilferding, dy të fundit rusë.

Dhe, ajo që është më e rëndësishme të theksohet është fakti se "Beteja e Kosovës" nuk ishte humbje, shpartallim i shtetit serb mesjetar, siç e paraqet historiografia serbe e antishqiptare ballkanike. Ajo ishte një ngjarje, e cila nuk shkaktoi asnjë tronditje në shoqërinë osmane, ballkanike e evropiane. Komploti ishte aq mirë i përgatitur saqë për atë nuk do të mësojnë saktësisht as pjesa më e madhe e ushtarakëve dhe e ushtrisë të fuqive ndërluftuese. Versioni për Betejën e Kosovës të "28 qershorit 1389", për vrasjen e Muratit e të Lazarit dhe të mijëra ushtarëve nga palët "ndërluftuese", është version i oborrit mbretëror osman, më vonë i degëzuar me elemente të kujtesës shqiptare për rolin e Milosh Nikollë Kopiliqit në zbulimin dhe denoncimin e komplotit midis Vukut e Bajazidit.

Analiza kritike e burimeve osmane, bizantine dhe ballkanike të mëvonshme tregon qartë se në Komplotin Bajazid – Vuk pësuan: Murati I dhe biri i tij, Jakubi, nga ana osmane dhe Lazari me nipin, Stefan Musiqin, Theodor Muzakën dhe Milosh Nikollë Kopiliqin nga ana e të krishterëve. U likuidua edhe ndonjë përcjellës i tyre, kryesisht shqiptarë, vllehë e osmanë(myslimanë e të krishterë). Mund të shihet se rezistencë kundër komplotistëve bëri vetëm drenicari Milosh Nikolla, të cilit komplotistët, duke ia fshehur varrin, e kthyen, padashur, në legjendë frymëzuese të shqiptarëve për Liri. Pas kalimit të shqiptarëve të Kosovës në Islam, Legjendën për heroin shqiptar të Kosovës e përvetësoi kisha serbe, e cila gradualisht, me shkrime dhe me propagandë gojore, e bëri pronë të kujtesës  serbe “nacionale”.

Realisht, në planin politik, midis dy komplotistëve: Vuk Brankoviqit, trashëgimtarit faktik të fronit të Lazarit në Krushevac të Shumadisë dhe Bajazidit I, trashëgimtar i Muratit I të Perandorisë Osmane, u lidhën miqësi e krushki dhe këtu e tashti filloi jeta e despotatit serb, jeta e shtetit serb nacional në mundësi, vazal i Turqisë, me qenër “shtetërore” administrative plotësisht në një skaje të Dardanisë antike, përkatësisht jashtë Kosovës shqiptare historike.

Pjesë të këtij despotati vazal, feud(bashtinë) e dhuruar për miqtë: Vukun dhe të bijtë e mitur të Lazarit, do të shpallën edhe ish viset pronësore mbi të cilat administronin Milosh Nikollë Kopiliqi dhe Çelnik Musa (Musa Kesaxhia, Musa Arbanasi i traditës serbe dhe shqiptare). Fjala është për viset që përmblidhte bashtina (feudi): Vëllk vilajeti (Krahina e Vukut) më 1455 - pjesa verilindore e Kosovës së sotme. Ky feud do të administrohet nga shqiptarët, gjithsesi ortodoksë shënsavianë, në emër të despotit të Serbisë, përderisa shqiptarët nuk do të kalojnë në Islam.

Dhe, tashti arritëm në Thembrën e Akilit për argumentet “demografike” të propagandës serbe për Kosovën në mesjetë. Karakteri shqiptar i plotë i Dardanisë antike, përkatësisht i Kosovës historike, do të zbulohet e do të argumentohet përjetësisht me kalimin masiv të banorëve të saj në Islam, nga mesi i shekullit XV deri në mesin e shekullit XVII. Fenomeni i kalimit masiv të shqiptarëve nga krishtërimi ortodoks shënsavian në Islam paraqiti një formë të qartë të bojkotimit të kishës serbe e sllave në përgjithësi, në interes të ruajtjes dhe të integrimit të kombësisë shqiptare.

Realisht, Perandoria osmane - turke e konsideronte vetën trashëgimtare të Perandorisë nemanide të Car Dushanit dhe të Perandorisë bizantine, ndaj veçanërisht gjatë dy shekujve të parë të administrimit perandorak osman në Ballkan, por as më vonë, Sulltani nuk lejoi të preket as organizimi i kishës ortodokse as pronësia e saj në shtrirje të perandorisë. Madje, meqë kisha ortodokse pranoi lojalitetin dhe vazalitetin ndaj Sulltanit dhe Oborrit të tij mbretëror, turqit lejuan autonominë e zhvillimit me mundësi që kisha të merrte shumë prerogativa të shtetit, përkatësisht të shtetësisë serbe, bullgare e greke.

Kjo autonomi ishte aq e madhe sa që kisha barti rolin e qendrave fetare, arsimore, kulturore e politike serbe, greke e bullgare nacionale në mundësi, prej nga këto tri kishta do të bëhen qendra të farkëtimit të kombësive serbe, greke e bullgare. Të gjithë ndjekësit e këtyre kishave detyrimisht konsideroheshin dhe trajtoheshin të përkatësisë nacionale në mundësi të akëcilës prej syrësh. Kjo ishte periudha kur integrimi i kombësisë serbe, greke e bullgare shtroi bazat për integrimin e njësive etnokulturore dhe gjeopolitike nacionale brenda gjirit të Perandorisë osmane.

Këtu duhet të theksohet se kisha katolike, perëndimore, në periudhën parasllave dhe serbe mesjetare, nuk ka pasur kurrfarë terreni në tokat shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht në ato të cilat aktualisht i përkasin Kosovës dhe viseve të tjera në Maqedoninë e sotme kominterniste-amerikane. Jeta institucionale e kishës katolike perëndimore në trojet shqiptare të Tivarit-Ulqinit filloi më 1100, përmes Kuvendeve benediktine italiane. Nga fundi i shekullit XII katolicizmi do të përdoret në Principatën e Arbërisëme seli në Krujë. Në këtë qytet ishte selia e Peshkopatës së Arbërisë, por në varësi nga kisha e Lindjes. Kjo është një dëshmi tjetër se katolicizmi mund të depërtonte në tokat shqiptare vetëm përmes shtrirjes si herezë brenda hapësirës ortodokse.

Zatën, kisha greke e luftoi katolicizmin si herezë në tokat shqiptare. Veçanërisht si të tillë do ta luftojë kisha shënsaviane nemanide pas autoqefalitetit të saj, më 1217. Në Kodin e Car Dushanit parashihen dënime të rrepta për përfillësit e katolicizmit në tokat shqiptare që i përkisnin Perandorisë nemanide të Stefan Dushanit. Edhe pas shpartallimit të kësaj perandorie dhe futjes së tokave shqiptare nën Perandorinë osmane-turke, dhe veçanërisht në dy shekujt e parë të ngritjes dhe fuqizimit të madh të osmanëve, kishës katolike nuk iu la vend për zgjerim dhe persperitet të bujshëm.

Meqë Perandoria Osmane ishte në kufi me Evropën e krishterë katolike dhe në armiqësi të përhershme, kisha katolike në Perandorinë osmane konsiderohej dhe trajtohej si kishë e huaj, si instrument inorgan në vend, si centralë propagandistike katolike evropiane. Ndaj, luftohej që të mos shtrihej në masat shqiptare si frymë lidhëse në procesin e integrimit të kombësisë e të kulturës së kombësisë shqiptare proveniencë katolike.

Me katolicizmin shqiptarët do të distancoheshin nga kisha serbe e kisha greke, por edhe bullgare, do të ndërprenin procesin e sllavizmit e të greqizmit të shqiptarëve përmes atyre kishave dhe shkollave të tyre sllavisht e greqisht, do të integronin njësinë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë dhe do t'i hapnin perspektivë integrimit të kombit shqiptar katolik. Të dhënat burimore osmane e evropiane flasin qartë se kundër këtyre synimeve shqiptare vepruan në koordinim të plotë kishat ortodokse në Perandorinë osmane, lojale ndaj Sulltanit dhe kisha ruse. Këto kisha ishin në aleancë shekullore kundër katolicizmit që nga Kryqëzatat e Perëndimit në Lindje, madje në bashkëpunim edhe me Perandorinë Osmane - turke.

Në rrethana të tilla fetare, politike e shoqërore që pashmangshëm çonin në sllavizimin dhe greqizimin e shqiptarëve, për të shpëtuar nga ai rrezik, u shtrua për detyrë ekzistenciale etnike e kombëtare shqiptare, pikërisht ata nga radhët e bujarisë, të fisnikërisë, që mbanin poste drejtuese në shoqërinë osmane: ushtri, administratë, në ekonomi, madje edhe në kierarkinë kishtare.

Fenomeni i bojkotimit të kishës shënsaviane ortodokse në dobi të Islamit ndër shqiptarët është shënuar para Betejës së Kosovës. Shembull markant për këtë mund të përmendet Ivan Kastrioti, babai i Skëndërbeut, të cilin burimet osmane (kronikat) për Betejën e Kosovës e përmendin me emrin Hamza, në taborin e Sulltanit. Familja Kastrioti pjesërisht kaloi në Islam deri në vitet '20 të shek. XV, e pjesërisht e ruajti ortodoksinë shënsaviane. Deri në këtë periudhë pjesë të ndjeshme të të gjitha familjeve fisnike shqiptare të periudhës nemanide e bizantine: Dukagjinëve, Gropajve, Cërnojeviqve, Balshajve, Thopiajve, Muzakajve etj. kaluan në  Islam, e pjesërisht e ruajtën ortodoksinë shënsaviane e greke.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ndonëse i lindur nga prindër ortodoksë dhe i rritur si mysliman, katolicizmin u përpoq t’a shtinte në përdorim në shtetin që ai e formoi me komplot ushtarak në Krujë. Në këtë mënyrë dëshiroi të përfitonte ndihmën e Papës dhe të Evropës së krishterë katolike për t’a çliruar Shqipërinë dhe Ballkanin nga invazioni dhe pushtimi turk-osman.

Çlirimi dhe bashkimi i tokave shqiptare rrezikonte pushtetin venedikas në viset bregdetare të Shqipërisë: Kotorr, Tivar, Ulqin, Shkodër, Durrës, të cilat, këso kohe, Evropa i quante vise të Shqipërisë venedikase.Skënderbeu jo se nuk gëzoi përkrahjen e domosdoshme të Evropës e të Papës për ta çliruar Shqipërinë nga Perandoria osmane, por Venediku, duke parë rrezik në fuqizimin e Skënderbeut për "Shqipërinë Venedikase", e helmoi në Lezhë, më 17 janar 1468. Pas shthuarjes së rezistencës skënderbejane antiosmane të Krujës, deri në fund të shekullit XV, Perandoria osmane ia bashkoi Shqipërisë edhe viset e Shkodrës, kurse nga fillimi i viteve '70-ta të shekullit XVI edhe ato të Tivarit deri në Kotorre. Me këtë fitore osmane do të evitohet faktori pengesë kryesore për integrimin e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë. Ky është faktori shtet i përbashkët i të gjithë shqiptarëve. Për sigurimin e këtij faktori kontribut vendimtar dhanë fisnikëria shqiptare që kishte pranuar Islamin.

Për të kuptuar më mirë realitetin historik se pse shqiptarët kaluan në Islam, duhet t'i lëshohet një shikim arealit shqiptar islam, atij historik  dhe këtij aktual. Shihet qartë se islamizimi përfshiu, siç u tha edhe më herët, kryesisht viset shqiptare, të cilat fetarisht i administronte kisha shënsaviane serbe e samoliane bullgare - ekzarhiste dhe pikërisht shqiptarët në viset që i administronin Patrikana e Pejës deri më 1459 dhe Kryepeshkopata e Ohrit deri më 1557. Edhe në arealin e administrimit të Patrikanës ortodokse greke të Stambollit në tokat shqiptare, në jug të zonës administrative të kishës shënsaviane në tokat shqiptare, islami u shtri kryesisht në viset mbi të cilat së paku për një kohë administroi Perandoria e Car Dushanit dhe kisha shënsaviane sllave - serbe. Në të gjitha viset që administronte kisha ortodokse shënsaviane e bizantine - greke perandorake osmane, kalimi në Islam i shqiptarëve u bë në mënyrë evoluitive, gati pahetueshëm për shoqërinë osmane.

Ndërkaq, në viset e ish-shtetit të Skënderbeut dhe të ish-Shqipërisë venedikase, kalimi në Islam i shqiptarëve u bë me një kthesë tepër të fortë, shumë të shpejtë, si përçasje e nevojshme e shpejtë për integrimin e banorëve dhe të vendit në tërësi etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë, e cila në kuadër të Perandorisë Osmane nisi të figuronte përnjëherë pas Betejës së Kosovës të vitit 1389, me qendrat kryesore Shkup, Vrajë, Kumanovë, Kurshumli, Vushtrri, Pejë, Prizren, Prishtinë, Tetovë, Dibër, Ohër, Manastir, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Janinë etj. Aleks Buda, ati i historiografisë shqiptare moderne, kalimin në Islam të shqiptarëve e pa si kërkesë ekzistenciale shqiptare për ballafaqim me pushtuesin osman, me shoqërinë osmane, pas thyerjes ballore në fushë të luftës së armatosur. Shqiptarët në Islamin do të gjejnë faktorin mobilizues kundër aspiratave asimiluese sllave e greke të shqiptarëve, por edhe faktorin lidhës, integrues, të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë.

Me Islamin do të bëhet e mundshme kthimi dhe përvetësimi i emrit etnik - kombëtar për popull dhe për vend, shqiptar dhe Shqipëri,por duke ruajtur për emër të popullit e të vendit etnonimin dhe toponimin alban dhe Albani si lidhje intime me mesjetën paraislame, me shtetin e Arbërisë dhe të Krujës skendërbegiane.

Fenomeni i kalimit të shqiptarëve në Islam është drita më e madhe mbi errësirën mesjetare etnike shqiptre. Islami e zbuloi jo vetëm fytyrën shqiptare të Dardanisë antike - Kosovës historike, por të tërë Shqipërisë Etnike. Toka ballkanike që do të rrethohet me një rrip islam nga Tivari - Podgoricë - Plavë - Tregu i Ri (Jeni Pazar, Novi Pazar) - Kurshumli - Nish - Vrajë - Preshevë - Kumanovë - Shkup - Shtip - Ohër - Manastir - Janinë - Prevezë dhe me Adriatikun, do të njihet me emrin Shqipëri, kurse popullsia e saj albanofone me emrin shqiptar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare.

Nga fillimi i shekullit XVI qyteteve në arealin e Shqipërisë, e cila përfshinte një sipërfaqe ballkanike prej rreth 120 mijë kilometra katrorë, ishin kryesisht islame dhe kryesisht qendra islame shqiptare. Për ilustrim të përmendim të dhënat osmane për vitet 1529-1536. Në këtë kohë Peja ishte islame 90%, Vushtrria 80%, Elbasani 79%, Tetova 71%, Kërçova 65,5%, Kruja 63%, Prishtina 60%, Prizreni 55,9%, Dibra 51%, Mali i Ri (Nuovo Monte, Novobërda) 37%, Struga 23%, Trepça 21%. Ndër qytetet shqiptare Shkupi ishte ndër qendrat shqiptare islame më të mëdha, ndërkaq Peja në fillim të shekullit XVI, ishte një seli seli e Shqipërisëfalë të bijve të Nikollë Dukagjinit, të thuash bashkëkohës të Skënderbeut. I biri i Nikollës, Ahmet pashë Dukagjininga posti i Vezirit të lartë të Turqisë, më 1514, mori pjesë me 20 mijë ushtarë myslimanë të Kosovës në pushtimin osman të Iranit. Kjo ishte dëshmi tjetër që zbulonte shqiptarësinë e Kosovës të periudhës paraislame. Në Bagdat do të qeverisë dinastia shqiptare që i vuri themelet kosovari Ahmet pashë Dukagjini për katër shekuj me radhë.

Për ta kuptuar edhe më plotësisht shkallën e shqiptarësisë së Kosovës, përkatësisht të Dardanisë antike në periudhën paraislame, duhet të ndalemi edhe në një përmbledhje të fakteve demografike e fetare të qyteteve të Kosovës nga fundi i shekullit XVI deri në mesin e shekullit XVII, përkatësisht deri në Luftën Austro-Turke të viteve 1683-1690, me të cilën propaganda serbe e lidhë zbrazjen e Kosovës nga serbët dhe fillet e albanizimit të Kosovës. Por, para se të ndalemi në fakte, duhet të theksojmë se derisa burimet statistikore osmane flasin për numrin e banorëve sipas përkatësisë fetare, burimet evropiane dhe veçanërisht ato të propagandës katolike të Romës, përkatësinë fetare e ngrisin në vlerë të përkatësisë etnike kombëtare në mundësi. Kështu, deri sa në burimet e proveniencës osmane ushtarake e diplomatike viset e Dardanisë antike quhen vise të Shqipërisë (Arnautlluk), propaganda katolike evropiane mbante ndarjen e provincave për propagandë sipas entiteteve shtetërore mesjetare paraturke në Ballkan.

Rezulton se shqiptarët myslimanë të quhen turq,shqiptarët e krishterë shënsavian të quhen serbë, shqiptarë ndjekës të kishës samoiliane - egzarhiste të quhen bullgarë, shqiptarët e kishës bizantine të quhen grekë, kurse Kosova të quhet Serbi,viset e Maqedonisë - Bullgari viset e Shqipërisë së Jugut -Greqi. Njësia Shqipëri (Albania) e Papatit ngërthente kryesisht viset që dikur i mbulonte Principata e Arbërisë dhe Shteti i Skënderbeut, me një zgjerim në Malësinë e Mbishkodrës, kurse për shqiptarët e krishterë Papati edhe më tutje do të përdorë etnonimet: Albanez, Dardan, Maqedon, Epirot,të parët të përkatësisë kishtare katolike, të dytit shënsaviane serbe, të tretit samoiliane bullgare, të katërtit bizantine greke.

Madje edhe shqiptarët e krishterë, të ndikuar nga kishat "e tyre", vetën do ta quajnë me etnonimet sipas emrave të krahinave të veçanta etnografike e historike antike krejt deri sa Islami nuk do të bëhet fe dhe civilizim i shumicës shqiptare, e kjo ndodhi shumë para fillimit të shekullit XVIII.

Vendi prej ku u nis eldoradoja e emrit kombëtar për popull dhe për vendin -shqiptar dhe Shqipëri është Shkupi dhe krahina që administrohej nga Shkupi, pra është Dardania antike, është Kosova historike, në të cilën jeta institucionale e Islamit filloi më 1392, pikërisht në Shkup, Shkyp, prej nga dhe etnonimi dhe toponimi shqyptar (shqiptar) dhe Shkypni (Shqipëri).

Të gjithë dijetarët themelues të albanologjisë, emrin e Shkupit dhe të shqiptarëve e shohin vazhdim të emrit të shpesinshqype, totem ilir. Emri kombëtar për popullin dhe për vendin erdhi në dritën historike me anë të Islamit, atë e përfillën myslimanët e parë për ta distancuar vetën nga bashkësitë etnike dhe kombësitë e huaja që shqiptarëve të krishterë, kishash të ndryshme, ua detyronin kishat e huaja.

Islami nuk ishte fe turke, ishte fe universale që ishte lindur dhe ishte institucionalizuar në mjediset arabe, ndaj si për turqit, ashtu edhe për shqiptarët, ishte liberale dhe pa ngjyra kombëtare turke, tolerante dhe shumë e përshtatshme për bashkësitë shtetërore multinacionale. Megjithatë, në praktikimin e fesë ishte shumë e largët krahasuar me dallimet në praktikimin e krishtërimit ritesh të ndryshme. Kjo ofronte mundësi për distancim me sjellje, me lutje e me varre nga sllavët dhe grekët, nga mënyra e jetës që çonte në shkombëtarizim, në asimilim të shqiptarëve. Kjo, në fakt ishte shkëputje nga civilizimet që e përbënin qenien shqiptare të banorëve autoktonë, të pasardhësve të ilirëve.

Rëndësia e Islamit për qenien historike të shqiptarëve më së miri shihet me fatin historik që Islami i solli Dardanisë antike - Kosovës historike në të cilën ideja serbomadhe pretendon për Djep të civilizimit, të fesë e të shtetit serb!?!Të nisemi nga viset shqiptare të para Kongresit të Berlinit, të cilat Fuqitë e Mëdha evropiane ia dhuruan Serbisë gllabëruese të qenies shqiptare, kanibaliste mbi shqiptarët.

Nga të dhënat që u sollën më herët u pa se Kosova dhe Shqipëria etnike në përgjithësi ishte vend Islam deri në fillim të shekullit XVI, përkatësisht deri nga mesi i atij shekulli. Nga fundi i shekullit XVI dhe në pjesën e parë të shekullit XVII Kosova dhe viset e sotme të arealit shqiptar mysliman ishin absolutisht vende shqiptare myslimane. Mirëpo, të ndalemi vetëm në Kosovën historike:

Më 1582, udhëpërshkruesi freng J.P. Foresien e gjeti të islamizuar popullsinë në rrjedhën e Moravës Jugore: të Toplicës, të Vrajës, të Leskocit, të Kurshumlisë, të Prokupes. Misionari i Papës, Marin Bicie vizitoi Kosovën më 1610 dhe konstatoi se, Prizreni në periudhën paraislame kishte 80 kisha ortodokse, kurse ai i gjeti vetëm dy syrësh me besimtarë të etnisë vllehe e greke. Më 1623 misionari tjetër i Papës, Pjetër Mazrreku, në Prizren gjeti 12 000 myslimanë, kryesisht shqiptarë, rreth 200 frymë shqiptarë katolikë dhe "600 frymë serbe" (vllehë, shqiptarë, shënsavianë, grekë, serbë, jevgjë). Sipas Mazrrekut, krahina e Hasit (Nasi) ishte islamizuar plotësisht më 1619.

Në relacionin e vitit 1633 Mazrreku do të konstatojë se Prokupja ishte qytet shqiptar me familje myslimane dhe një numër të vogël katolikë shqiptarë në raguzanë. Dhe,derisa më 1512, një udhëpërshkrues venedikas shkroi se"në Shkup gjuha e parë dhe të cilën e flasin gjithë Shkupi e Kazaja, është gjuha shqipe",më 1638, sipas Gj. Bardhit, qyteti i Shkupit pati 3000 shtëpi myslimane, kryesisht shqiptare, 328 shtëpi skizmatike (shqiptare, vllehe, serbe, greke, bullgare), 120 shtëpi jevreje dhe 18 shtëpi katolike. Gjakova në këtë vit pati 320 shtëpi shqiptare myslimane dhe 20 shtëpi katolike e skizmatike, kurse Ulqini, sipas F. Leonardit,ishte qytet shqiptar plotësisht mysliman, kurse Tivari, i cili më 1571 iu bashkua Shqipërisë osmane, më 1649 ishte qytet mysliman kryesisht shqiptar. Këso kohe edhe Nishi ishte qytet shqiptar pjesërisht mysliman.

Këtu, për Ju, u ndalëm vetëm në të dhënat për parkatësinë fetare e etnike të banorëve të qyteteve, për shkak se në qytete mund të kishte ndonjë banorë sllavë me prejardhje nga shtresat zyrtare administrative, tregtare e ushtarake. Ndërkaq në fshatra të Kosovës, siç do të tregohet nga studimet dhe udhëpërshkrimet e Milojeviqit, Nushiqit, Cvijiqit, Urosheviqit etj., serbë të vjetër nga periudha e Betejës së Kosovësnuk kishte, përpos një vëllazërie - Babushani të Babushit të Lypjanit, por edhe këta ishin vllehë të serbizuar në periudhën osmane.

Serbët në fshatra të Kosovës, të cilët tregohen për të vjetër, në këto vise janë nga shekulli XVIII-XIX, kryesisht vllehë e shqiptarë skizmatikë shënsavianë të serbizuar përmes kishës dhe shkollës kishtare serbe të lirë gjatë periudhës osmane. Një numër prej këtyre "serbëve të vjetër" në tokat shqiptare, në mjediset shqiptare të Kosovës e më gjerë, i sollën çifligarët myslimanë,  kryesisht shqiptarë. Ata i vendosën çifçinj në pronat që kishin fituar nga Sulltani e Oborri perandorak osman për shërbime të ndryshme ushtarake e të tjera.

Të konstatojmë edhe faktin se Elvie Çelebi, një vrojtues shumë i sigurt i terrenit shqiptar e ballkanik në vitet 1660/6, konstatonte se banorët e Gjakovës, të Deçanit e të viseve përreth, ku ishin manastiret ortodokse më të mëdha, ishin shqiptarë, myslimanë shqiptarë ortodoksë, të cilët "flasin shqip", kurse banorët e Vushtrrisë ishin të gjithë myslimanë të cilët nuk "dinë gjuhë boshnjake" - pra, atë sllavisht, serbisht.

Situata fetare, etnike, politike dhe administrative në viset e Dardanisë etnike - Kosova historike në prag të Lyftës austro-turke 1683-1690 dhe pas saj, janë dëshmia tjetër, në vargun e shumë dëshmive të tjera, që rrëzojnë përdhe gënjeshtrat, paragjykimet dhe mitet serbomëdha për Kosovën – djep të kulturës “serbe” dhe të “shtetit serb” nacional. Këso kohe mbi 90% e banorëve të Kosovës historike i përkisnin fesë islame. Vetëm një numër tepër simbolik nuk ishin shqiptarë. Fjala është për nëpunës, ushtarakë e personalitete fetare e arsimore me familjet e tyre. Pjesën e krishterë kryesisht e përbënin shqiptarët ortodoksë e katolikë, vllehët, romët ortodoksë, serbët, grekët, ebrejtë. Nuk kishte kisha ortodokse aktive, të rëndësishme, përpos disa manastireve që vinin nga periudha bizantine nëpër periudhën nemanide, e të cilat e mbanin derën të hapur me pakë popa ortodoksë e me pakë gjakonë e murgesha, ndonëse kisha ortodokse shënsaviane ishte autonome osmane, dhe mund të vepronte e mbrojtur nga pushteti lokal e qendror osman.

Duhet të theksohet se që nga viti 1557 u kthye në Pejë nga Ohri selia e Patrikanës shënsaviane, përkatësisht rasiane për Bosnë, Bullgari, Serbi e Shqipëri, kurse më 1585 kisha serbe në Serbi – Vojvodinë, u lidhë ngusht me kishën ruse.  Nga kjo periudhë kisha ruse nisi me hedhjen e farës së miteve dhe të paragjykimeve serbe e sllave në përgjithësi për Kosovën – “Jerusalem të serbëve”. Qarqet kishtare ruse e serbe nga shekulli XVIII e trilluan “Shpërnguljen e madhe serbe “ të vitit 1690 nga Kosova dhe “popullzimin” e Kosovës me shqiptarë të ardhur nga “Shqipëria” gjatë shekullit XVIII-XIX.

Shkenca dhe publicistika evropiane vetëm tashti sapo kanë filluar të dyshojnë në të “dhënat serbe”, vetëm tashti sapo kanë filluar të kuptojnë se serbët gënjejnë në mënyrë kreative siç do të thoshte Qosiqi i tyre i madh, se gënjeshtërat i rritin në paragjykime, në mite, e këto të gjitha “në të vërteta historike” të mbrojtura me topuzin rus.

Tashti të ndalemi edhe në faktin: shqiptarët ortodoksë kryesisht shënsavian në periudhën paraislame, e morën Islamin jo për të zgjedhur Zotin dhe parajsën në botën tjetër, por për të ruajtur kombësinë. Ndonëse myslimanë, shqiptarët janë popullsia dhe kombi të thuash i vetëm në Ballkan e më gjerë që i bënë rezistencë të armatosur pushtuesit osman-turk. Nga burimet osmane e evropiane shihet se asnjë gjeneratë shqiptare myslimane nuk mbeti e papërleshur me osmanët, me turqit, për të ruajtur qenien e tyre shqiptare, dinjitetin dhe rregullimin e tyre shoqëror shqiptar. Masa shqiptare myslimane është forca e këtyre kryengritjeve antiosmane.

Në anën tjetër, falë dashurisë vëllazërore të kësaj mase, në trojet shqiptare dhe midis shqiptarëve kurrë nuk do të shënohet asnjë luftë e përgjakshme me karakter qytetar fetar, pra luftë ndërkonfesionale. Dhe, burimet osmane dhe evropiane, Visin e dardanisë antike, përkatësisht viset shqiptare të sotme jashtë Shqipërisë londineze, i kanë quajtur Piemont të Lëvizjes çlirimtare të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë.

Kosova e sotme ishte pjesa më e gjallë e Shqipërisë sipas Evlie Çelebiut, kurse Jakob Spon i Lyonit, më 1675, theksonte se qyteti i Budvës është i fundit “që kanë venecianët në Shqipëri”, kurse Sulltani, më 1688, urdhëronte të shtypej “Shqipëria kryengritëse” në vise të Kuqit – Palabardhit, sot thellë në Mal të Zi. Kuqi dhe Palabardhi tashti janë sllavizuar, kombëtarisht malazezuar.

Në fille të depërtimit të ushtrisë austro-hungareze në vise të Dardanisë – Kosovës, më 1689, perandori i porosiste ushtarët dhe ushtarakët të ishin të kujdesshëm se po kalonin nga toka e Serbisë në tokën e Shqipërisë. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se Evropa e dinte se Kosova, pra kryesisht myslimane, është tokë shqiptare. Nga “Memorie sur l’Albania” dhe raporti aneks i vicearqipeshkvit të Shqipërisë, Tomë Raspasarit, të hartuar në Nish, më 22 korrik 1690, del se Sanxhaku i Nishit, pra viset e Toplicës-Kosonicës ishin vise të Shqipërisë të banuara kryesisht me shqiptarë myslimanë. Po kështu: Prishtina, Peja, Prizreni e Shkupi ishin “në Shqipëri”. Burimet e proveniencës gjermane, italiane e angleze theksojnë qartë se Picolomini në Kosovë, pra në Shqipëri, do të pritet nga “Patriku i Kelmendëve” – Pjetër Bogdani(patriarchen von Clements), me seli “në Prizren, kryeqytet në Shqipëri”(zu Prisren, derr Haupstatt in Albanien).

Në burime angleze Bogdani quhej arqipeshkv i Shqipërisë dhe patrik i Kelmendëve – “by the Archibishop of Albania and the Patriarch of Clements”. Tomë Raspasari në raportin nga Nishi, do të theksojë: “Il Patriarca de Rasiani, che stalla in Ipek loco de Albanesi Climenti”(Patriarkia rasiane gjendet në Pejë, vend i shqiptarëve kelmendasë). Duke folur për selinë e Sanxhakbeut të Kosovës, shkroi: “Mahmut Pascia di Pechia in Albania”.

Burimet relevante të proveniencës evropiane e osmane flasin qartë se ushtrisë pushtuese austro-hungareze iu bashkuan edhe rreth 20.000 kryengritës shqiptarë e të tjerë(vllehë e serbë) nën udhëheqjen e arqipeshkvit Pjetër Bogdani dhe ndihmësit e tij, Tomë Raspasari, por edhe të patrikut të kishës shënsaviane për Bosnë, Shqipëri, Serbi, e Bullgari etj., Arsenie III Cërnojeviq. Midis kryengritësve kishte edhe shumë shqiptarë myslimanë. Mirëpo, ushtria austro-hungareze porsa i vendosi pozitat në viset shqiptare të kaçanikut – Kumanovës – Shkupit – Shqipit, i zbuloi qellimet kryqtare antiislame dhe, e ndihmuar nga kryengritës vllehë e bullgarë në krye me vllehun e quajtur Karpush, filloi gjuetinë e shtrigave të Natës së Shën Bartolomeut parisien mbi banorët myslimanë. Veçanërisht Shkupi – Kumanova – Shtipi dhe trekëndëshi midis këtyre pikave përjetoi therjet e papara dhe të panjohura as në periudhën e kryeqëzatave.

Veçanërisht Shkupi shqiptar mysliman përjetoi ferrin. Kuarte të tëra u bënë rrafsh me tokë, me zjarr. U shkatërruan monumente raritete të kulturës shqiptare ilire e islame, mijëra fëmijë, gra, burra shqiptarë myslimanë e turq u përshkuan me heshta e thika. Kjo bëri që kryengritësit shqiptarë myslimanë e të krshterë, pjesa më e madhe e këtyre të fundit, të largohen nga radhët e ushtrisë austro-hungareze dhe madje të kthehen kundër tyre në mbrojtje të masave shqiptare myslimane. Këtu qëndroi shkaku i një ktheseje të shpejtë të fatit të luftës në dobi të ushtrisë osmane, e të shqiptarësisë së Kosovës historike, të drejtuar nga personalitete shqiptare të Kosovës, si Mahmut pashë Dukagjinit i Pejës etj. Thyerja për marre e ushtrisë pushtuese austro-hungareze në Kosovën shqiptare tregoi se sukseset e pushtuesit në një vend qendrojnë mbi bazën e përkrahjes dhe të mospërkrahjes nga popullsia vendase.

Dihet se në Kosovë në prak të kthesës së fatit të luftës në dëm të ushtrisë kryqtare vdiqën nga murtaja komandanti austriak, Picolomini, dhe Arqipeshkvi i Shqipërisë dhe administratori i kishës katolike “i gjithë Mbretërisë së Serbisë”(et totivs regni Serbiae administrator,1685), Pjetër Bogdani. Me ushtrinë austro-hungareze në vise të Nishit shkoi vicearqipeshkvi i Shqipërisë me seli në Shkup, Tomë Raspasari, me një përcjellje me pakë kryengritës shqiptarë të krishterë, kurse patriku i kishës rasiane shënsaviane, Arsenie III me sfitën e tij, popa e gjakon, ndonëse dikur ishte në miqësi me Mahmut pashë Dukagjinin, tashti i hasmëruar, iku maleve me borë të madhe, kaloi në Tregun e Ri dhe prej andej në Beograd, nën administrimin e Austro-Hungarisë.

Meqë ushtria pushtuese e shkretëruese e tokave shqiptare myslimane u tërhoq me panik para ushtrisë osmane të komanduar nga ushtarakë shqiptarë e të tjerë, meqë shumë kryengritës shqiptarë të krishterë(ortodoksë e katolikë) dhe myslimanë para se të vinin në Kosovë forcat osmane ua kthyen pushkën njësive barbare antiislame të Vjenës dhe më nuk kishte rrezik për qëndrimin e tyre në Kosovë – Shqipëri, dhe së fundi për shkak se ishte dimër dhe borë e madhe, thyerja e ushtrisë së krishterë austro-hungareze nuk shkaktoi lëkundje të banorëve, pra nuk shkaktoi kurëfarë shpërnguljesh që do të binte në sy të vëzhguesve evropianë, në sy të raportuesve ushtarakë e politikë evropianë nga Perandoria Osmane ose nga Perandoria Austro-Hungareze.

Del qartë se propaganda kishtare serbo-ruse për “Shpërnguljen e 40 mijë familjeve serbe nga Kosova më 1690”, nuk është gjë tjetër përpos gënjeshtër serbe e përsëritur me mijëra here nga shekulli XVIII deri sot. Pa asnjë mbështetje burimore të proveniencës evropiane. Asnjë shkencë, qoftë edhe ajo e gjuhësisë, nuk kanë arritur të evidencojnë ndonjë enklavë të serbëve të Kosovës në vise të Vojvodinës, apo gjetkë nën Austro-Hungari, të vendosur më 1690.

Për t’i kuptuar të gjitha këto edhe më qartë, si paragjykime e gënjeshtra serbomëdha, duhet të theksojmë faktin se nuk ishte serb as patriku Arsenie III, se ai ishte shqiptar i dalë nga dera princore  shqiptare Cërnojeviq, dhe se pjesa më e madhe e popave dhe e gjakonëve nga sfita e tij, të ikur nga Kosova më 1690, ishin shqiptarë, vllehë etj.

Se ky patriarh ishte i gjakut shqiptar dhe i derës princore shqiptare që qeverisi me një pjesë të Shqipërisë Veriore, shihet qartë  edhe nga kërkesa e tij e vitit 1706, drejtuar Perandorit të Austrisë. Ai kërkonte nga perandori që t’ia vërtetonte “titullin princ të Shqipërisë të fituar që moti në familjen time, kurse stema ime të mbetet trashëguese nga pasardhësit mëshkuj e femra të vëllaut tim, Gjergjit”.

Burimet bizantine, sllave e evropiane vërtetojnë, pra, se Kosova, pjesë e Shqipërisë, në periudhën bizantine ishte shqiptare ortodokse e ritit bizantin, në periudhën mesjetare nemanide kjo popullsi albanofone ishte konvertuar masivisht në ortodoksë shënsavianë dhe në periudhën e Luftës austro-turke të vitit 1683-90 ishte shqiptare islame me një pakicë shqiptare të krishterësh ortodoksë shënsavianë e katolikë. Një pasqyrë të tillë ofron qartë edhe raporti shterrues i problemit i Atë Vinçenc Zmajeviq më 1703/4, për Vatikanin, i botuar nga Petar Bartl, më 1979.

Se nuk ka ekzistuar ndonjë shpërngulje e “serbëve” nga Kosova as më 1690, ofrojnë të dhëna të tërthorta burimet për shpërnguljet e viteve 1654,  1727, 1737-1745. E para kishte të bënte me shpërnguljen e 77 shqiptarëve ortodoksë nga fshati Cërnicë, sot në Mal të Zi, nën kreun e tyre Mihail Brajkoviq dhe protopapën Mihailo Lubotin, të vendosur në PeroiIstrës, më 26 nëntor 1657. Shpërngulja e dytë përfshiu një numër shqiptarësh katolikë nga viset në veri të Malësisë së Shkodrës dhe të vendosur në Arbanas të Zarës. Të dhënat janë deri në detaje, ndaj këtu nuk ka nevojë të ndalemi. Kurse shpërngulja e tretë paraqet atë të ashtuquajturën “Shpërngulje II të serbëve nga Kosova”, nën udhëheqjen e patrikut Arsenie IV Shakabenda(qartë vllah, pra amallgam iliro-romak i sllavizuar), të vendosur në Banat dhe Srem të Vojvodinës.

Pra, çdo valë të shpërnguljeve nga Shqipëria – Kosova në territorin e Austro-Hungarisë është përcjellë hollësisht nga vrojtues administrativë e ushtarakë austro-hungarezë. Kjo do të bëhej edhe më 1690, sikur të kishte shpërngulje. Të dhënat austro-hungareze të sakta, detaje, nga viti 1742 flasin për 2 847 të shpërngulur nga Shqipëria dhe Serbia(Perandoria Osmane), prej të cilëve rreth 70% ishin shqiptarë katolikë e ordodoksë, kurse të tjerët vllehë e serbë. Këta të fundit vinin nga viset serbe jashtë Perandorisë Osmane, pra nga viset e Beogradit. Të dhënat autentike, të pakontestueshme, nga viti 1738 tregojnë se prej 580 familjeve që u vendosën në Srem, nën Austro-Hungarinë, 101 familje ishin serbe beogradase, nënshtetasë austro-hungarezë.

Tashti, përmbledhim: Të gjitha këto që u sollën, ndonëse në mënyrë telegrafike, tregojnë qartë se Serbia dhe sllavët e jugut në përgjithësi, tokën e Dardanisë Etnike – Kosovën historike, të cilën nga mesi i shekullit XIX do ta quajnë “Stara Srbija”, gjatë ish-Jugosllavisë versajase – “Juzhna Srbija”, e sot, më 1998, “Kosova i Metohija” – nuk i humbën me “humbjen e shtetit serb mesjetar të Knez Lazarit”, në Kosovë më 1389, as me shpërnguljen e “Madhe serbe” të vitit 1690, dhe as me të “Dytën”, më 1737 – të imagjinuara serbe, por këto vise shqiptare etnike, Kosovën dhe viset e tjera shqiptare të banuara me shqiptarë myslimanë aktualisht, i humbën me realitetin se shqiptarët ortodoksë në arealin e kishës rasiane osmane – shënsaviane nemanide e bojkotuan këtë kishë, atë ortodokse sllave që hapëronte fuqishëm drejtë kthimit në kishë nacionale serbe dhe bullgare.

Shqiptarët ortodoksë shënsavianë e samoilianë-ekzarhistë morën Islamin si faktor ndërhyrës në rrugën e serbizimit, bullgarizimit e malazezimit të shqiptarëve jo vetëm ortodoksë, por edhe të atyre katolikë në oaza të caktuara. Ky kalim në Islam u bë në një periudhë kohore të gjatë, kur Evropa dukej se kishte hequr dorë nga katolicizmi në Perandorinë Osmane, në një kohë kur shqiptarët nuk mund të pritnin asnjë ndihmë nga Evropa dhe kisha katolike perëndimore, për ruajtjen e qenies shqiptare para dhunës shkombëtarizuese të kishës serbe, bullgare e greke perandorake osmane.

Këtu, para se të shkonim mëtutje, duhet të vihet në spikamë edhe fakti se të gjithë hulumtuesit e historisë dhe të traditës serbe mesjetare e të filleve të kombësisë serbe e ruse, si Karaxhiq, Milojeviq, Ruvarac, Gilferding, Todoroviq, Nushiq, Maretiq, Çajkanoviq etj. “Mitin për Knez Lazarin”, as “Mitin për Betejën e Kosovës” të vitit 1389, dhe as “Kujtesën për Shpërngukjen e Madhe serbe” të vitit 1690, nuk i hasën midis serbëve raja të Kosovës. Këta hulumtues, të gjithë, ishin të befasuar pse elementi serb i periudhës osmane në Kosovë nuk dinte asgjë, për të gjitha ato, dhe as për Kosovën “Djep të shtetit serb”.

Kjo ishte edhe një dëshmi se elementi serb, serbët e “vjetër” të Kosovës dhe të trojeve etnike shqiptare në mesjetën nemanide dhe në dy shekujt e parë të Perandorisë Osmane, ishin vllehë të serbizuar nga mesi i shekullit XVIII me ndihmën e kishës serbe osmane.

Realisht, nga hulumtimet etnografike të shkollës cvijiqiane dhe urosheviçiane, ndonëse plotësisht në shërbim të idesë serbomadhe ekspansioniste, ofrojnë të dhëna të mjaftueshme për të parë se elementi serb “i vjetër” në Kosovë, siç u tha, nuk është me prejardhje serbe nga mesjeta nemanide, se janë elementë kryesisht vllehë të sjellë në Kosovë nga çifligarët shqiptarë osmanë. Ky element ortodoksë shënsavianë me lejen dhe ndihmën e qeverisë osmane-turke meremetoi ish-kishat ortodokse të braktisura nga shqiptarët tashti myslimanë, ose ndërtoi kisha të reja ortodokse serbe në enklavat me çifqinjë. Edhe meremetimi edhe ngritja e kishave të reja do të përkrahen e ndihmohen nga pushteti osman – turk.

Përvetësimi i manastireve ortodokse në Kosovë nga ana e serbëve, përkatësisht nga kisha serbe, do të bëhet në mënyrë institucionale-osmane-turke. Me urdhëresa perandorake osmane do të caktohen “vojvodët” – mbikëqyrësist dhe ruajtësit e manastireve “serbe” nga shqiptarët dhe vëllazëritë shqiptare në afërsi të manastireve. Kështu, gjatë tërë periudhës osmane-turke këto manastire parasllave, paraserbe, do të konsiderohen edhe si vende të shenjta të shqiptarëve autoktonë, një lidhje direkte me ortodoksinë e tyre paraislame.

Tashti t’i kthehemi historisë politike të periudhës së kombësisë si meskategori midis stadit shoqëror popull dhe stadit historik komb, e cila vazhdimisht, në terren, i zbehu planet antishqiptare serbe e ruse veçanërisht në Kosovë e gjetkë në viset shqiptare ku aktualisht dominon masa shqiptare myslimane. Burimet historiografike fuqimisht vërtetojnë se Rilindja politike e kombësive ballkanike pati fazën pioniere në masën shqiptare myslimane dhe pikërisht në kryengritjet dhe lëvizjet gjithëpopullore shqiptare antiosmane-antiturke të shënuara fuqimisht dhe pandalshëm nga vitet ‘30-ta të shekullit XVIII deri në vitet ‘30-ta të shekullit XIX. Kjo është faza e parë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, periudha e integrimit definitiv të kombit shqiptar në kushte të ekzistimit të Islamit dhe të krishtërimit(ortodoks dhe katolik) në një harmoni politike. Për këtu të mjaftohemi vetëm me pak shembuj nga historia shqiptare:

Nisemi nga pjesa më jugore, Parga. Sipas konsullit freng A.Grasset, më 1718, banorët e atij vendi “kanë krenari barbarin’ e shqiptarëve”. Ndërkaq, në veri, sipas Zorzi Griman-it, më 1733, Shqipëria fillonte në Podgoricë dhe Zhabjaku, kurse qyteti më lindor i Shqipërisë  në Lindje, sipas Anton Duoda, më 14 shkurt 1758, ishte Nishi, në të cilin “ka lindur një çështje e madhe midis banorëve të këtij qyteti që janë osmanë dhe shqiptarë”. Vinte në spikamë se aty  “pas një lufte të gjatë shqiptarët myslimanë kanë lënë tetëqind shtëpitë e veta”.

Këtu e tashti zuri fillin ristrikcioni, tëkurrja e Shqipërisë Etnike nga ana e Moravës Perëndimore e Jugore. Sipas Pano Bicilnit, konsull gjeneral i Rusisë, më 1785, areali Shqipëri niste nga Mali i Zi, viset përreth Llovçenit, e shkonte deri në Peloponez, me qendrat: Mesolong, Prevezë, Janinë, Akarnani. Ndërkaq diplomati freng Bozhur në përbërje të Shqipërisë shihte edhe Malin e Zi. Më 1786 Kara Mahmut pashë Bushati e konsideronte vetën pasardhës të Skënderbeut dhe nënshkruhej “qeveritar i Shkodrës dhe i Shqipërisë”, kurse Ali pashë Tepelena në vitet 1803/8 i përsëriti kërkesat dhe i forcoi përpjekjet ndaj Fuqive të Mëdha evropiane“ta njihnin të pavarur nga Porta” dhe “të bëhej komandant absolut i të gjithë Shqipërisë”, duke ofruar edhe ndrrimin e emrit në Aleksandër, si vazhdues i Lekës së Madh të antikës dhe i Skënderbeut të mesjetës.

Periudha shqiptare e bushatasve dhe e tepelenasit, pjesa e dytë e shek. XVIII – tri dekadat e para të shek. XIX, shërbente shëmbull për bashkimin e kombësive e vendeve të Evropës. Këso kohe vetëm francezët e kishin përfunduar revolucionin demokratik kombëtar. Kurse e tërë Shqipëria, me rreth 120.000km2, ishte e sunduar prej dy sovranëve shqiptarë dhe vetëm sa për sy e faqe nën Perandorinë Osmane, Gjermania ishte e ndarë në 300 principata, Italia në disa syrësh, Austro-Hungaria ishte monarki pa identitet nacional etj.

Shqipëria, këso kohe, përgatitej për ngritjen e shtetit nacional të shkëputur nga Perandoria Osmane dhe të futur në sferën politike, ekonomike e civilizuese evropiane. Për këtë mjafton të shikohen vrojtimet e personaliteteve politike e shtetërore të Evropës, njohës të drejtpërdrejtë të tokave shqiptare, të Shqipërisë: Thunnman, Pougueville, Lamartin, Bajron, Hobbouse, Holland, Bartold, Hughes, Mouzour, Felix, Leake, Boue, Sax, Hahn etj.

Për faktin se në ballë të Luftës  Nacionalçlirimtare shqiptare ishin kryesisht personalitete shqiptare të rëndësishme në kierarkinë administrative e ushtarake të Perandorisë Osmane dhe për faktin se forcën luftarake të këtyre luftërave e përbënin shqiptarët myslimanë, Karl Riter von Sax do të konstatojë: “Ndjenjen e vjetër kombëtare e mbrojtën më shumë se të tjerët shqiptarët, dhe ata që morën fenë islame; ndërsa shokët e tyre po të kësaj kombësie mbetën pjesërisht katolikë e pjesërisht ortodoksë”.

Dhe, këtu, ajo që duhet të theksohet  është fakti se, si në kohën e Skënderbeut e të Pjetër Bogdanit, edhe tashti, Evropa e saboti Luftën çlirimtare të shqiptarëve. Ndërhyrja ruse dhe franceze në çështjet politike në Shqipëri në dobi të ekzistencës së Perandorisë Osmane  bënë që përpjekjet e Kara Mahmut pashë Bushatit dhe të Ali pashë Tepelenës të dështojnë. Rusia skenoi vrasjen nga malazezet në Liqenin e Shkodrës të delegacionit francez të dërguar në Oborrin e Kara  Mahmutit në Shkodër, kurse Napoleon Bonoparta e sulmoi Shqipërinë e Ali pashë Tepelenës në dobi të tërthorët të Perandorisë Osmane.

Pas shtypjes së rolit politik rilindës të Shkodrës e të Janinës, nga fillimi i viteve ‘30-ta të shek. XIX, rolin e Piemontit tëbashkimit e të çlirimit të Shqipërisë e mori Dardania antike – Kosova historike, në të cilën elementi shqiptar katolikë e ortodoksë nuk kalonte 2% të banorëve shqipfolës. Është kjo koha kur autonomia e Serbisë, e Malit të Zi dhe e Greqisë, të fituara me ndihmën ushtarake të Rusisë, por edhe të Anglisë dhe Francës, do të vihen në rrugë për ekspansion territorial dhe për pavarësi gjithnjë të shtyra e të përkrahura nga Rusia, Anglia dhe Franca. Nuk do të mungojë as ndihma e Austro-Hungarisë. Kosova dhe viset shqiptare të aneksuara aktualisht Maqedonisë kominterniste-amerikane tashti e deri në ditët tona, do të qendrojnë në vijen e parë kundër ekspansionit pushtues serb, malazez, grek, bullgar në tokat shqiptare etnike, në Shqipërinë Etnike, të copëtuar, aktualisht, me traktate diplomatike ndërkombëtare për interesa të fqinjëve të shqiptarëve.

Tashti të ecim gjurmëve të historisë. Ky rol i Kosovës historike, siç u tha , doli në skenën historike pas thyerjes së Lëvizjes politike e ushtarake të Ali pashë Tepelenës(+1822), të cilin I. Kordhatus do ta quaj “pasardhës i largët i nacionalizmit shqiptar”. Dihet edhe fakti se Lëvizja për çlirimin kombëtar të Greqisë u përgatit në Oborrin e Ali pashë Tepelenës dhe se shqiptarët ortodoksë, suliotët e të Ujdhesave, patën rolin kryesor në ngritjen, komandimin dhe fitorën e Greqisë, mbi ushtrinë osmane-turke. Mirëpo. Kisha greke udhëheqëse e Megalo idhesë, këtë fitore “të Greqisë” do ta kthejë në dëm të qenies shqiptare të shqiptarëve ortodoksë në shtetin e Greqisë të ngritur mbi bazë të gjakut shqiptar.

Përpjekjet e guvernatorit të Shkodrës, Mustafë pashë Bushatit pas Tepelenasit për të bashkuar Shqipërinë në luftë për çlirimin nga okupatori osman-turk, gjetën terrenin më të spikatur politik e ushtarak në viset e dardanisë  e të Peonisë antike – të Kosovës e të viseve shqiptare të Maqedonisë Perëndimore – Ilirida e sotme. Shqiptarët e këtyre viseve, ndonëse të thuash mbi 98% të përkatësisë fetare islame, e bënë bazën e Besëlidhjes së Parë  Shqiptare të vitit 1828, në krye me Mustafë pashë Bushatin.

Kjo Besëlidhje vërtetë historike, pati për aleat dhe mbështetje Kryengritjen boshnjake nën drejtimin e kapiten Husein Gardashçeviqit. Lufta nacionalçlirimtare shqiptare e boshnjake nën Mustafë pashë Bushatin e kapiten Husein Gardashqeviqin, e cila kulmin e arriti më 1830, pati kundër edhe Serbinë vazale të Turqisë, që do të thotë, pati kundër Rusinë, Anglinë dhe Francën. Kjo mund të shihet edhe nga Letra e Milosh Obrenoviqit drejtuar Husein Gardashçeviqit, më 17 janar 1831, në të cilën, midis të tjerash, i kërcënohej: “Shpata jote nuk mund të ndihmojë fare vetëm kundër Serbisë, e le më kundër Serbisë dhe kundër ushtrisë mbretërore(osmane), dhe as Ty në verën e shkuar në Fushë të Kosovës kundër Vezirit të Madh nuk do të ndihmonte sikur të mos ishin shqiptarët. Të gjithë i kemi pasur frikën Vezirit të Shkodrës dhe vet Sulltani i është frikësuar, por shih edhe atë e shkimi, dhe shih si shetitet nëpër Stamboll, e Mbreti e ka kapur për perçe flokësh dhe po e tëheq andej-këndej…”

Këtu sikur e kërkon vendi të sillet konstatimi se vojvoda Milosh Obrenoviqi tashti kishte futur në përdorim Strategjinë e tokës shqiptare e boshnjake të djegur, për krijimin e Serbisë pastër etnike serbe. Më 1832 urdhëroi “25 të rame me shkop” kundër akëcilit shqiptar a boshnjak që do të kapet në Principatën e Serbisë, kurse më 1834 përdori ushtrinë “për t’ua djegur fshatrat”, ngase shqiptarët dhe boshnjakët ishin vu në lëvizje çlirimtare nga Perandoria Osmane.

Dhe, këtu duhet të vihet në spikamë fakti se shqiptarët dhe boshnjakët në luftën e tyre për çlirim nga robëria shekullore osmane-turke nuk i bashkoi feja islame, por i bashkoi gjaku ilir. Ideologë të këtij bashkimi ishin qarqet intelektuale myslimane shqiptare e boshnjake, të cilët Çështjen fetare të përbashkët me Perandorinë e lanë, si gjithmonë, pas interesit jetik të qëndresës për ekzistencë kombëtare. Në burime të kohës gjejmë konstatimin shumë interesant: “Zemërimi i myftinjve dhe i mullajve ishte i hatashëm. Në Shkodër dhe gjetkë në Shqipëri dhe në Bosnë, ata me Kur’an në duar para ushtrisë dhe para qytetarëve, arsyetonin të drejtën e luftës së Vezirit të Shkodrës kundër Sulltanit…!”

Mësuesi bullgaro-maqedon, Georgi Jankov, përjetues i këtyre ngjarjeve në vise të Shkupit – Prilepit, në Babune, shkroi: “Më 1830, ishte muaji mars kur u ngrit Mustafë pashë Shkodrani me dëshirë të bëhej mbret(i Shqipërisë), por në Prilep Veziri i Madh e mposhti plotësisht…”

Nga citati i mësipërm kuptohet se edhe Prilepi ishte vend i Shqipërisë. Në vitet 30-ta të shekullit XIX e tërë Shqipëria etnike vlonte nga kryengritjet me përmasa të mëdha dhe me program politik të qartë, në funksion të luftës për ruajtjen e tërësisë së Shqipërisë dhe për çlirimin kombëtar shqiptar. Mbi këtë realitet historik do të mbështetet konstatimi i dijetarit dhe udhëpërshkruesit frëng, Amie Boue (1840), i cili një natë, i sëmuar, ishte mysafir i një shqiptari të Carralevës, termopile kjo historike e Shqipërisë deri në ditët e sotme: "Shqipëria mund të formojë fort mirë një shtet indepedent ndërmjet Serbisë dhe Greqisë: mjerisht fatkeqësia e tyre është që gjenden midis shteteve që duan të rriten (në dëm të Shqipërisë) dhe ndoshta shpresat e patriotëve shqiptarë do të dalin të kota". Mendim shumë gjenial. Edhe sot tokat shqiptare, Evropa dhe SHBA-të, po i ruajnë e po i ndajnë për sllavët e grekët.

Në vitet 40-ta të shekullit XIX e tërë Shqipëria Etnike zjeu në kryengritje çlirimtare. Dardania antike - Kosova historike, sikurse në vitet '30-ta dhe sikurse tashti, aktualisht, mori rolin e Piemontit të bashkimit të Shqipërisë  për çlirimin kombëtar dhe për shtetin nacional. Flamurin e kësaj Lëvizjeje çlirimtare e barti shehu, dijetar i famshëm, Baba Bekai Vrajës, një partizan i idesë për një luftë të përbashkët të të gjithë popujve ballkanikë për çlirimin nga pushtuesi turk.

Kjo kryengritje në pranverë të vitit 1844, përfshiu: viset e Vrajës, të Kurshumlisë, të Leskocit, të gjitha viset e Kosovës aktuale, të Shkupit, të Kumanovës, të Tetovës, të Shtipit, të Gostivarit, të Kërçovës, të Ohrit, të Dibrës etj. Gazeta "Srpske narodne novine" të Peshtës, më 12 prill dhe 23 qershor 1844, duke folur për sukseset e kësaj Lëvizjeje, e cila përfshiu edhe "200 familje shqiptare të Nishit",do të konstatojë: "Sheshazi u duk se shqiptarët kanë për qëllim të largonin pushtetin turk dhe vetes t'i siguronin lirinë, por që këtë qëllim ta realizonin më lehtë, planifikonin të lidhnin aleancë me të krishterët dhe me ata të ndanin të mirën e të keqen...!"

Nga Kosova historike, kryengritja çlirimtare për tre vjet rresht përfshiu të gjitha viset e Shqipërisë Etnike, dhe ajo që duhet të theksohet është fakti se të gjithë ideologët dhe komandantët e Lëvizjes e të forcave shqiptare të armatosura antiosmane-turke, ishin personalitete shqiptare islame fetare, administrative e ushtarake zyrtare perandorake, të betuar për luftën pa çmim për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë në shtrirjen e saj gjeopolitike. Kjo bëri që rilindësi arbëresh, Vinçens Dorsa,të shkruante më 1847: "Shqipëria, provincë luftarake dhe e vendosur më shumë se fqinjët e saj (...) është tashmë në pikën e shpërthimit të luftës së fundit që të rilind (...). Ajo nuk flet veçse për Rilindje...!"

Pse i theksuam komponentet islame të Lëvizjes kombëtare shqiptare në periudhën e integrimit të kombësisë shqiptare dhe të njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë? Për një të vetmin qëllim: Që të keni një pasqyrë reale se shqiptarët Islamin e pranuan për interesa politike kombëtare shqiptare në mundësi dhe se Islami fare nuk i largoi nga qenia e tyre evropiane, se Islami nuk ndikoi në asimilimin ideologjik, politik e kombëtar të shqiptarëve myslimanë në turq. Përkundrazi, me Islamin, mbështetur mbi parimet islame, bënë distancim nga pushtuesi dhe veçanërisht nga nacionalizmi turk. Në anën tjetër, shqiptarët në Islamin gjetën faktorin mobilizues e lidhës kundër aspiratave ekspansioniste e pushtuese serbe, malazeze, bullgare e greke në Shqipëri.

Tashti, para se të shkonim më tutje, kërkohet të konstatohet se në vitet  e 40-ta të shekullit XIX shteti autonom i Malit të Zi kishte 4 700 km2, shteti autonom i Serbisë 37 700 km2 dhe shteti autonom i Greqisë kishte 51 860 km2. Të dhënat e pakontestueshme etnografike e linguistike tregojnë qartë se rreth 60% e viseve të Malit të Zi ishin banorë me prejardhje shqiptare, vllehe e shqiptarë ortodoksë (Triepshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviqi, Palabardhi, Drekalloviqi etj., mbi 30% të Serbisë e banonin vlleho-arumunët, shqiptaro-vllehët dhe një pakicë e mirë boshnjake e shqiptare  islame në disa qytete. Ndërkaq, në Parlamentin e Parë të Greqisë, më 1830, dominonin  deputetë me prejardhje shqiptare e shqiptarë ortodoksë, kurse më 1844, sipas shtypit austro-hungarez, gjerman dhe sllav, gjuhën shqipe e flisnin në familje 50% të banorëve të Greqisë.

Meqë greqizimi, serbizimi, bullgarizimi dhe malazezimi i shqiptarëve ortodoksë me anë të arsimimit kishtar dhe masave administrative kishtare perandorake osmane po ecte pa pengesa, grykësitë e Greqisë, të Serbisë, të Malit të Zi dhe pse jo edhe të Kishës ekzarhiste bullgare, për t'u zgjeruar edhe më shumë me territore të reja në dëm të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë, sa vinte e rriteshin. Ky oreks gjithnjë në rritje vazhdimisht kishte mbështetjen e pansllavizmit rus, të mbështetur edhe në Francën, Anglinë, Austro-Hungarinë, më vonë në Gjermaninë, në Italinë etj.

Kriza Lindore e viteve ‘50-ta të shekullit XIX realisht ishte luftë e gjithanshme dhe e pakompromis e aleancës së kryqit (ortodoks e katolik) me gjysmëhënën (Islamin). Kjo luftë, sa i përkiste Ballkanit, vetëm formalisht ishte e drejtuar kundër qenies së mëtutjeshme të Perandorisë osmane-turke këtu, sepse ajo realisht ishte luftë e kryqit për copëtimin e Shqipërisë islame për interesa të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Bullgarisë në formim e sipër përmes kishës ekzarhiste ortodokse bullgare. Ishte luftë për zhdukjen e kombit shqiptar përmes disa rrugëve të përgjakshme: etnocidale e gjenocidale mbi trashëgiminë etnike, kulturore shqipare - ilire.

Hapi më i madh, i cili do t'i hedhë në harresë krimet e deritashme ndaj shqiptarëve e Shqipërisë, do të bëhet me Luftën ruso-turke të vitit 1877-1878, të përfunduar me Traktatin e Shën Stefanit,të 3 marsit 1878. Sipas këtij Traktati, Mali i Zi do të zgjerohej edhe për 11 000 km2, Serbia për 15 000 km2. Këto dy shtete do të laurohen me pavarësinë shtetërore. Sipas kërkesave të mbrojtura me fuqi nga Rusia, u sigurua autonomia e Bullgarisë në një sipërfaqe prej 172 500 km2.

Ky shtet, Bullgaria, do të shtrihej edhe në vise të Shqipërisë Etnike - Vrajë me rrethina, në vise të Kosovës së sotme të Moravës, të Karadakut, të Kaçanikut, të Ferizajt, të Sharrit, të gjitha viset shqiptare të aneksuara Maqedonisë së sotme dhe një pjesë të tokave të Shqipërisë së Mesme të sotme. Kërkesat e Traktatit të Shën Stefanit prekën në interesat e Anglisë dhe të Greqisë, sepse zgjerimi i ri i Greqisë me toka shqiptare ishte simbolik krahasuar me zgjerimin për 20 304 km2, sa do t'ia ndajë Greqisë Kongresi i Berlinit(13.VII.1878) .

Realisht, Traktati i Shën Stefanit vërtetoi supremacionin e politikës pansllaviste ruse mbi Fuqitë e Mëdha evropiane katoliko-protestane. Ndaj, për t'i harmonizuar interesat midis ortodoksisë dhe katolicizmit, pa vonuar do të ftohet Kongresi i Berlinit, për të korrigjuar Traktatin e Shën Stefanit, gjithsesi për t'i harmonizuar interesat e Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë në tokat shqiptare.

Të dhënat burimore vërtetojnë se shqiptarët e dinin të qartë se Evropa dhe Rusia, gjithsesi në frymën e kryqit kundër gjysmëhënës, injoronin qenien fizike e historike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë vetëm pse ky komb dhe ky vend ishin të veshur me Islamin. Ndaj, shqiptarët, qysh gjatë luftërave ruso-turke të viteve 1877/8, u vunë në lëvizje me të gjitha mundësitë që patën, për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë, që do të sillte dobësimin e fuqisë mbrojtëse e jetësore të kombit shqiptar dhe e gjithë kjo pashmangshëm do të përgatiste terrenin për zhdukjen fizike dhe asimilimin e shqiptarëve në sllavë e grekë.

Nëpër krahina të Shqipërisë filloi organizimi i besëlidhjeve për mbrojtjen e Shqipërisë dhe veçanërisht në vise të Dardanisë - Peonisë, pra në Kosovën historike dhe në Maqedoninë Perëndimore të sotme, në Iliridë, në të cilat ishte djepi i integrimit të gjuhës e të popullit shqiptar, ku ishte vendi prej ku u nis, siç u tha më herët, eldoradoja e emrit kombëtar për popull e për vend, shqiptar e Shqipëri. Vendi prej ku do të niset eldoradoja e emrit kombëtar për popull e për vend serbdhe Serbiishte dhe është Shumadia.

Për ta lidhur e për ta koordinuar aktivitetin politik e luftarak të Besëlidhjeve krahinore, në vjeshtë të vitit 1877, në Stamboll, do të ngrihet Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejvave të Kombësive Shqiptare,në të cilin do të përfaqësohen, me intelektualë, ushtarakë e personalitete politike e shtetërore, të gjitha krahinat shqiptare.

Dhe, derisa Fuqitë e Mëdha evropiane antiislame dhe antiosmane, po përgatiteshin për Kongresin e Berlinit, ku do të korrigjohej Traktati i Shën Stefanit, në anën tjetër kombi shqiptar po i shpejtonte përpjekjet për krijimin e një organizateje politiko-ushtarake, e cila do ta mbronte tërësinë e Shqipërisë Etnike në fushën diplomatike dhe në fushën ushtarake.

Kjo organizatë do të merrte mbi vete sigurimin dhe institucionalizimin e autonomisë së Shqipërisë si shkallë pushtetore drejt pavarësisë së Shqipërisë. Barra organizative dhe luftarake për ngritjen e një organizateje të tillë, prapë, ra mbi popullsinë e Dardanisë - Peonisë antike, ku ishte dëshmuar djepi i shqiptarizmës nga Beteja e Kosovës e vitit 1389. Qendër organizative do të bëhet Prizreni, duke pasur në ballë apostullin e bashkimit politik e luftarak të shqiptarëve pa dallim feje, Ymer Efendi Prizrenin, dijetar i madh, e myderris shumëvjeçar i Medreses së lartë të Bajraklisë,arkitekt i shquar, përfaqësues i Kosovës në Parlamentin e Parë Osman (1877/8).

Nën drejtimin e këtij dijetari, patriot i madh me guxim civil që e shquante nga shtresa e personaliteteve të larta të Kosovës e më gjerë, u ngrit më 10 qershor 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila për më shumë se tre vjet, me përpjekje diplomatike e ushtarake, mbrojti pacënueshmërinë e tërësisë së Shqipërisë Etnike, të copëtuar me traktatet ndërkombëtare të Shën Stefanit e të Berlinit, dhe i vuri themelet e shtetit shqiptar, thënë kushtimisht, modern në shtrirje të arealit të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë.

Burimet e proveniencës diplomatike autentike gjermane, angleze, austro-hungareze, franceze, italiane, osmane, madje edhe ato të armiqve më të tërbuar të kombit shqiptar: ruse, serbe, greke dhe malazeze, dhe burimet publicistike në të gjitha gjuhët evropiane e lindore për Shën Stefanin dhe Berlinin; me një trysni ballkanike, evropiane, ruse e osmane mbi trevjeçare, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e tregojnë si një ndër epopetë pa precedencë në lëvizjet për çlirimin kombëtar të popujve në Evropë e më gjerë.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila forcën politike, materiale, morale dhe luftarake e pati pikërisht në viset shqiptare të Dardanisë dhe të Peonisë antike, për tre vjet me radhë i përballoi ushtrisë më elite të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë, presionit e izolimit diplomatik ndërkombëtar dhe të flotës së bashkuar angleze, austro-hungareze, franceze, ruse dhe italiane, si dhe ushtrisë më elite perandorake aziatike e ballkanike osmane-turke.

Ajo që duhet të theksohet për këtu është fakti se të gjithë diplomatët evropianë nënshkrues të Traktatit të Berlinit dhe të gjithë konsujtë dhe legatët evropianë në qytetet e Shqipërisë: Prizren, Mitrovicë, Prishtinë, Shkup, Manastir, Shkodër, Prevezë, Janinë, Tivar etj., ose në qytetet në fqinjësi të Shqipërisë, në Ballkan e më gjerë, në Evropë, Azi e Afrikë, intimisht njëri ndaj tjetrit ose ndaj zyrtarëve përgjegjës, por edhe në dokumente rezervat, e dinin qartë se me Traktatin e Berlinit po e copëtonin Shqipërinë, e cila, krahasuar me shtetet fqinje, ishte me kompaktësi etnike shqiptare më të madhe, ishte tërësi etnokulturore e gjeopolitike që nuk mund të ndahej, përpos me dhunë, përpos me forcë, përpos me padrejtësi ndërkombëtare.

Kjo dhunë ndërkombëtare mbi Shqipërinë e kombin shqiptar do të zbatohet me masakrim. Një botë e krishterë, evropiane e ruse, do të përlyhet me gjakun shqiptar dhe të Shqipërisë. Sipas të dhënave të sistematizuara nga studiuesi Kristo Frashëri, Mali i Zi do të rritet për 4 400 km2, kurse sipas studiuesit T. Yilmaz Oztuna, për 4 827 km2. Sipas hulumtimeve të mia, Mali i Zi u rrit për rreth 4 683 km2. Serbia, sipas K. Frashërit u rrit për 10 600 km2, sipas T.Y.Oztuna për 7 727 km2 dhe sipas hulumtimeve të mia për rreth 10 500 km2.

Fjala është për pushtimin dhe aneksimin e pjesës absolute të Sanxhakut të NishitVilajetit të Kosovës, i cili kishte 10 972 km2. Greqia, sipas K. Frashërit, duhej të rritej për 20 304 km2 (nga Epiri 7 200 km2 dhe nga Thesalia 13 104 km2), mirëpo, sipas T.Y. Oztuna, Greqia u zgjerua me 13 488 km2, kurse sipas hulumtimeve të mia Greqia u zgjerua me rreth 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare. Traktati i Berlinit Bullgarinë e tërhoqi nga viset shqiptare, por ideja bullgaromadhe kurrë nuk hoqi dorë nga Traktati i Shën Stefanit.

Së këndejmi del se Lufta ruso-turke e përfunduar me Kongresin e Berlinit,përkatësisht me thyerjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, prill-maj 1881, me forca ndërkombëtare evropiano-ballkanike dhe osmane, nga Njësia etnokultore dhe gjeopolitike e Shqipërisë shkëputi rreth 24 458 km2.

Si pasojë e një copëtimi të tillë me dhunë ushtarake e diplomatike ndërkombëtare të Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën më se 70 mijë shqiptarë nga të gjitha gjinitë dhe nga të gjitha moshat. Bashkëkohësi dhe përjetuesi i këtyre mizorive kanibaliste serbe, Mita Petroviq,duke folur për pushtimin e Toplicës - Kosaonicës nga ushtria serbe, u ndal në mynxyrat në fshatin Topanicë,ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: "Në fshat pati gra dhe fëmijë, por askush nuk i shpëtoi dënimit. Të gjithë u vranë..."

Pushtuesi serb, i përkrahur fuqimisht nga Rusia, Franca, Anglia, Gjermania, etj., dogji, mbi 640 fshatra shqiptare të Sanxhakut të Nishit, e sipas strategjisë së tokës së djegur, të cilën Serbia po e zbaton aktualisht në Kosovë - Drenicë e Dukagjin, shpërnguli 250-300 mijë shqiptarë. Dhe, as shkenca as publicistika serbe kurrë nuk e kanë fshehur urdhëresën e Princ Milan Obrenoviqit për ushtarakët e paramilitarët vrastarë serbë: "Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut...!".Proklamatën e Shtabit Suprem të Kosovës(i ngritur më 1 dhjetor 1944, për të drejtuar rezistencën antijugosllave të Kosovës) krye dhjetë muajve të robërisë kominterniste jugosllave, nga fillimi i tetorit 1945, saktësohej: “Kosova i ka parë ditët e padrejtësisë gjatë dhjetë muajve nga ardhja e terroristëve(…) me yllin e kuq në ballë.Kjo gjueti në njerëz, e cila zbatohet kundër popullit shqiptar në Kosovë(…), nuk ndodhë askund në botë, por për vendin tonë kjo nuk është asgjë e re, por është periodike e historisë së vitit 1878, kur ardhacakët nga Beogradi kanë mbytur dhe i kanë therë më shumë se 100 mijë shqiptarë të Vilajetit të Nishit. Kush ka mundur të shpëtonte ka ardhur këtu, e tashti quhen “muhaxhirë”, të shpërndarë në të katër anët e Kosovës”.

Rreth 350 mijë shqiptarë myslimanë, ortodoksë e katolikë do të ndiqen, me dhunë, nga viset shqiptare të aneksuara Greqisë dhe Malit të Zi. Një numër i shqiptarëve të shpërngulur nga trojet stërgjyshore u detyrua të ikte në Anadoll, për të mos u kthyer kurrë më në tokën e vet të stërujitur me gjakun shqiptar. Dhe, ajo që duhet të theksohet këtu është fakti se në të gjitha burimet e proveniencës diplomatike e ushtarake sekrete serbe, greke, malazeze, por edhe evropiane e osmane, vendet shqiptare të aneksuara Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi i quajnë toka shqiptare, vende të Shqipërisë.

Megjithatë, Evropa e përgjakur me gjakun shqiptar për interesa të fqinjëve të shqiptarëve e të Shqipërisë, kurrë nuk e korrigjoi krimin e përligjësuar ndërkombëtarisht me Traktatin e Berlinit të 13 korrikut 1878.

Aq më keq, thyerja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me forca ndërkombëtare (evropiane, ballkanike, osmane-turke), do të shërbejë për fillimin e një pushimi ndërkombëtar për të përgatitur një plojë, një masakër të dytë ndërkombëtar, mbi shqiptarët dhe Shqipërinë tashti më të sakatosur. Më 1882, sipas kërkesës pansllaviste të Rusisë, iu vunë themelet Aleancës ballkanike, të fshehtë, përreth Shqipërisë e kundër Shqipërisë. Detyra e parë e kësaj aleance ishte: të institucionalizohej një luftë e ftohtë kundër Perandorisë Osmane dhe në pjesën evropiane të saj, pra në Shqipëri para së gjithash, të dërgoheshin çeta terroriste - komitë serbe e malazeze, bullgare e greke. Të skenonin vrasje e gjakderdhje midis shqiptarëve, të skenonin plaçkitje masive të pasurive shqiptare, të përhapnin propagandë me gojë dhe me shkrim mbi kinse zullumet dhe vrasjet e serbëve, malazezve, bullgarëve e grekëve nga shqiptarët myslimanë.

Qarqeve publicistike serbe, greke, malazeze e bullgare do t'u jepen udhëzime sekrete nga qarqet diplomatike, të shpifnin e të denigronin çdo gjë shqiptare, të përçanin udhëheqësinë shqiptare, të mbillnin paragjykime e urrejtje midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme, shqiptarët myslimanë, që ishin shumicë absolute e kombit shqiptar, që ishin kala e papushtueshme kundër depërtimit sllav e grek në Shqipëri, të paraqiteshin anarkistë karshi Perandorisë Osmane dhe fundamentalist islamë karshi elementit të krishterë në Shqipëri dhe karshi Evropës së krishterë.

Të paraqiteshin, shqiptarët, si fise të përçara, të nxitej rivaliteti dhe lufta midis krahinave e fiseve, të tregoheshin të pacivilizuar, johumanë, gjysmë të egër, të paaftë për jetë shtetërore, të denjë për zhdukje fizike ose për asimilim në sllavë e grek, që kanibalizmi serb, grekë, malazez e bullgar mbi shqiptarët të tregohej si përqasje civilizuese në dobi të Evropës e të krishterimit. Të gjitha këto mynxyra antishqiptare të ortodoksisë pansllaviste do të përsëriten, kohë pas kohe, deri në ditët tona, deri sot!?

Po kështu edhe qarqet pseudoshkencore historiografike, gjuhësore, etnografike, antropologjike, gjeografike, demografike serbe, malazeze, greke e bullgare do të veprojnë sipas instruksioneve diplomatike - qeveritare, do të financohen për veprimtari "hulumtuese" e "shkencore" në terrenin shqiptar, me detyrë të shkruanin vepra ku do të dëshmoheshin të "dhënat" publicistike, të vërtetohej mosekzistimi i kombit shqiptar të formuar, të shkruhej për Shqipërinë si për një shprehje gjeografike që i takon të kaluarës dhe haptas të "dokumentonin" nevojën e copëtimit të Shqipërisë midis serbëve, malazezve, grekëve dhe bullgarëve. "Shkencërisht" të "dokumentonin paaftësinë shtetkrijuese të shqiptarëve" dhe veçanërisht të atyre myslimanë!?

Me përkrahjen diplomatike ruse e evropiane të shtrëngonin Portën e Lartë dhe Sulltanin, të lejohej, e madje të financohej nga shteti osman, puna e shkollave në gjuhën serbe, greke e bullgare, në mjediset me shqiptarë të krishterë, madje edhe në mjedise plotësisht shqiptare myslimane, ku  ishin ruajtur manastiret dhe kishat ortodokse bizantine, të përvetësuara nga kisha serbe osmane.

Për një kohë mbi tridhjetëvjeçare, deri më 1912, do të botohen biblioteka të tëra nga fushë e gjuhësisë, historiografisë, etnologjisë, gjeografisë, demografisë, fesë etj., nga dijetarë proqeveritarë serbë, malazez, grekë e bullgarë, si argumentim i të drejtës së Serbisë, Malit të Zi, Greqisë e Bullgarisë për aneksimin e pjesëve të caktuara të Shqipërisë. Këto "vepra" do të botohen në gjuhët evropiane dhe veçanërisht gjermanisht, frengjisht, anglisht dhe do të liferohen nga qarqet diplomatike e shkencore në Evropë e botë.

Të tëra këto mynxyra do t'i pranojë bota e krishterë pa hezitim, pa vërejtje dhe të dhënat e propagandës serbomadhe, grekomadhe, bullgaromadhe do të mirren si rezultate të shkencës ballkanike, dhe mbi ato të dhëna do të ngriten teza e teori me pasoja për ardhmërinë e kombit shqiptar. Të vërtetat shqiptare nuk mungonin, por ato mbetnin nëpër sirtarët e diplomacive evropiane e ruse, vetëm si dëshmi historike, si burime të paarritshme edhe sot për shumë qarqe shkencore evropiane e botërore. Ruhen në kasaforta të arkivave nacionale e shtetërore, për të fshehur krimin kolektiv evropian dhe rus mbi kombin shqiptar.

Këtu, do theksuar se në qarqet politike osmane, dhe në opinionin osman e më gjerë pas Kongresit të Berlinit deri në mesin e viteve '90-ta të shekullit XIX, për toka të njësisë gjeopolitike të Shqipërisë (Arnautllukut) konsideroheshin pesë vilajetet e Rumelisë Osmane perëndimore: i Kosovës, Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Selanikut, që administronin 125 100 km2 të tokës ballkanike. Vetëm në Vilajetin e Selanikut që kishte 35.000 km2 shqiptarët  përbënin pakicën, por pakicë kjo që kishte rol të madh në shoqërinë, administratën dhe qeverisjen e këtij vilajeti. Madje, vetë Selaniku, aso kohe, konsiderohej edhe si njëra ndër qendrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Mirëpo, në periudhën e përpjekjeve për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1892-1897), Lëvizja Kombëtare Shqiptare hoqi dorë publikisht nga përkatësia shqiptare e Vilajetit të Selanikut. Tashti për Shqipëri do të trajtohen katër vilajetet me shumicë absolute shqiptare: i Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.

Këto njësi administrative të Shqipërisë Osmane (Arnautlluk, Albania), sipas rezultateve të shkencës së Tiranës enveriane, aso kohe kapnin 88.300 km2 me mbi 2 700 000 banorë. Mirëpo, të dhënat burimore ofrojnë mbështetje tjetër. Sipas T.Y.Oztuna në Turkije Tarihi 12,Istanbull, 1967, katër vilajetet e Shqipërisë kishin 90 100 km2 me 3 804 000 banorë më 1912. Sipas analitikut Ahmet Hamdi, në parashtresën për Konferencëne Parisit, më 1920, katër vilajetet e Shqipërisë më 1912 kishin 90 270 km2. Dallimin midis këtyre të dhënave duhet parë në dallimin e të dhënave për madhësinë e Vilajetit të Shkodrës.

Salnamet (vjetarët e regjistrimit) për 1894 dhe 1910 sipërfaqja e këtij Vilajeti është treguar 9 000km2, në "Turkije Tarihi 12", me sipërfaqe 10 800km2, kurse tek Ahmed Hamdiu me 10 970km2. Vilajetet e tjera kanë pasur sipërfaqe konstantë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dmth., pas vitit 1881 deri më 1912: i Kosovës - 32 900km2, i Manastirit - 28 500km2 dhe i Janinës - 17 900km2.

Nuk është e tepërt të konstatohet se në strukturën e banorëve të territorit osman që quhej Shqipëri (Arnautlluk) mbi 66 për qind ishin shqiptarë, kurse serbët ishin një pakicë prej rreth 5 për qind, grekët mëzi kalonin 4 për qind, kurse bullgaro-maqedono-vllehet ishin pakicë shumicë prej rreth 16 për qind. Kishte pak turq, ebreitë, romë e të tjerë. Kjo ishte situatë etnike e Shqipërisë me 1910, me një sipërfaqe prej 90 270km2.

Në këtë vit Vilajeti i Kosovës, të cilin propaganda serbe e quante "Stara Serbija" pati mbi 1 270 000 banorë. Shqiptarët përbënin mbi 65% të banorëve, kurse të tjerët ishin bullgaro-maqedonë, vllehë, serbë, turq, romë, ebrej etj. Kosova e sotme ka vetëm rreth një të katërtën e Vilajetit të Kosovës së vitit 1877, përkatësisht vetëm rreth një të tretën e territorit të Vilajetit të Kosovës të vitit 1881.

Më 1912, në viset e territorit të Kosovës aktuale, prej 10 887km2, kishte vetëm rreth 3.7 për qind serbë, ndonëse Cvijiq flet për 5 për qind. Të tjerët ishin shqiptarë kryesisht, kishte pak romë, turq, ebrej etj. Midis shqiptarëve, katolikët arrinin rreth 1.7 për qind. Së këndejmi, dënimi i dytë legal evropiano-rus i shqiptarëve të Kosovës, e më gjerë, vinte si dënim i kryqit mbi Islamin për interesa të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Bullgarisë.

Dhe, tashti sikur e kërkon vendi të konstatohet fuqimisht fakti se gjatë tërë historisë së periudhës së shthuarjes së Perandorisë nemanide - "serbe" në Kosovë e gjetkë në Shqipëri në vitet 1355-1375, e gjithnjë edhe gjatë periudhës së pushtimit osman-turk të Kosovës - Shqipërisë, në Dardaninë antike - Kosovën historike me Shkupin kryeqendër arsimore, fetare islame e administrative të vendit, kurrë, në asnjë moment, nuk është paraqitur edhe një e vetme lëvizje politike e luftarake me kërkesa serbe nacionale në mundësi, e menduar dhe e drejtuar prej serbëve të Kosovës.

Nuk është tepër të konstatohet se madje edhe në Bogosllovinëserbe në Prizren, të ngritur nga propaganda ruse në fillim të viteve 70 të shekullit XIX, numri absolut i nxënësve, të thuash deri në ditët tona, vinte nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja, pra nuk ishin serbë të Kosovës. Po kështu edhe pjesa më e madhe e kuadrit mësimor e kishtar serb.

Kjo ndodhi edhe nga fakti se serbët në Kosovë janë kryesisht raja, çifçinj, element agrar i kolonizuar në pronat, çifllëqet e pronarëve çifligarë shqiptarë, dhe këta serbë të Kosovës, siç kemi konstatuar, nuk janë më të vjetër se nga shekulli XVIII-XIX. Madje, shumë prej tyre nuk kishin identitet etnik e nacional serb deri pas vitit 1912, kur Kosova do të pushtohet nga Serbia dhe Mali i Zi. Në Kosovë, para vitit 1912, nuk kishte malazez.

Të gjitha lëvizjet, qofshin arsimore, qofshin kulturore, qofshin luftarake serbe para vitit 1912 në Kosovë, janë lëvizje të inicuara, të financuara dhe të drejtuara nga serbët e deleguar nga Serbia, me financim shtetëror ruso-serb, me dijen frëngo-angleze dhe me miratim të tyre, së paku me heshtje. Prej gjithë kësaj ngjau që Homeri shqiptar, At Gjergj Fishta, të thërrishte: "Uh! Evropë, ti kurva e motit/, Qi i rae mohit besës e Zotit/, Po a kta a sheji i Gjytetniis: Me daa tokën e Shqypniis/ Për me majtë klysht e Rusis?..."

Në anën tjetër, mu ky vis, Dardania antike - Kosova historike, të cilin propaganda serbomadhe do ta quaj herë "Stara Serbija",herë "Juzhna Serbija" e herë "Kosova i Metohija",pa frymë serbe, me histori serbe të falsifikuar, të imagjinuar - pa jetë serbe, është vendi ku i lindi dhe djepi ku i përkundi të gjitha lëvizjet kulturore, politike e luftarake çlirimtare të kombit shqiptar.

Në Dardani, përkatësisht në Kosovë lindën veprat më madhore shqiptare të periudhës së Reformacionit - Kundërreformacionit të kishës perëndimore (Buzuku, Pal Hasi, Budi, Bogdanët). Nga vitet 80 të shekullit XVII, periudhë kjo kur Islami ishte bërë fe e pjesës absolute, e mbi 90% e shqiptarëve të Dardanisë - Kosovës historike, këtu lëshoi themelet letërsia e kombësisë shqiptare e proviencës islame, aq sa edhe në Elbasan e Shkodër, e cila letërsi deri nga mesi i shekullit XVIII mori shtrirje në të gjitha viset e Shqipërisë Etnike, u brumos me ideologji shoqërore e politike dhe u bë bazë për letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Kjo letërsi, e cila njihet si Alamiada shqiptaree shkruar me alfabet arab, në Kosovë pati paraardhësen e saj në gjuhët lindore: arabisht, persisht, osmanisht. Kosova e shekullit XV-XVI, letërsisë osmane, historiografisë osmane dhe mendimit filozofik osman i dha krijuesit dhe mendimtarët shqiptarë më të shquar, si Suzi Prizrenasi, Jahjabe Dukagjinasi, Mesihi Prishtinasietj. Kjo letërsi e kjo literaturë osmanisht ishte një si vazhdim i letërsisë dhe i literaturës shqiptare latine, bizantine e sllave të periudhave paraosmane në Shqipëri.

Ndërkaq, veprat e rilindësve arbëreshë (shqiptarë) të Italisë u lindën si frymëzim dhe janë pasqyrim i realitetit rilindës politik e çlirimtar luftarak shqiptar në Shqipërinë Etnike dhe veçanërisht i Lëvizjes çlirimtare antiosmane në vijimësi ndër shqiptarët e Dardanisë - Kosovës historike në fille të ngritjes së shteteve nacionale në fqinjësi me Shqipërinë Etnike. Ky realitet historik është pasqyruar mjaftueshëm edhe në këtë shkrim.

Dhe, ajo që duhet të nënvizohet është fakti se që nga fillet e jetës autonome shtetërore të Malit të Zi, të Serbisë, të Greqisë dhe, madje, edhe të Bullgarisë, Kosova historike(Kosova e sotme, Sanxhaku, Fushëgropa e Bujanocit-Preshevës, viset e Kumanovës, të Shkupit, të Tetovës, të Gostivarit, të Shtipit) dhe viset e tjera shqiptare në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e sotme, kanë përbërë bedemin shqiptar kundër invazionit pushtues të fqinjëve në Shqipëri.

Copëtimi i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë Etnike, krejtësisht jocivilizues e tepër fatal për ardhmërinë e kombit shqiptar, në përmbyllje të Luftës së Parë Ballkanike (tetor-dhjetor 1912), e pikërisht me Traktatin e Konferencës së Ambasadorëvenë Londër (30 maj 1913), e sakatoi edhe Kosovën. Ndaj, kjo Konferencë në historiografinë shqiptare është quajtur: Konferenca e Varrëmihësve të Shqipërisë dhe të lirisë të kombit shqiptar.

Faktet historiografike të proveniencës diplomatike e ushtarake osmane, evropiane e ballkanike vërtetojë fuqimisht dhe parrëzueshëm faktin se Lufta e Parë ballkanikee Aleancës serbe, malazeze, bullgare e greke nën patronatin e Rusisë, dhe të mbështetur direkt e indirekt nga Franca, Anglia, Austro-Hungaria, Italia e Gjermania, është luftë imperialiste kolonialiste pushtuese me frymë të qartë fetare e krishterë antiislame, kryekëput në dëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, e cila sapo e kishte fituar autonominë në saje të Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare.

Këtë Kryengritje e përgatiti, gjatë muajve janar-prill 1912, deputeti i Kosovës në Parlamentin Osman, juristi drenicar, Hasan Palaci - Prishtina. Të dhënat burimore vërtetojnë se pushka e parë e kësaj kryengritje u shtie, më 5 maj 1912, në Prekaz të Drenicësdhe pikërisht nga Kullat e Ahmet Delisë(i vrarë nga serbët në dhjetor të vitit 1912).

Pas sukseseve të njëpasnjëshme të kryengritjes në Drenicë, në Dukagjin e në Llapushë, më 21-25 maj 1912, u mbajt Kuvendi Shqiptar i Junikut, të cilin e drejtoi Hasan Prishtina. Kuvendi nën betimin "Liri o vdekje!", aprovoi vendimin: Të zgjerohet kryengritja në të gjitha viset e Shqipërisë dhe të vazhdohet lufta kundër ushtrisë perandorake deri në pranimin e Autonomisë së Shqipërisë nga Porta e Lartë dhe Sulltani.

Më 21 korrik 1912, pas çlirimit të të gjitha viseve të Kosovës së sotme dhe të Sanxhakut të Tregut të Ri, forcat kryengritëse e bënë Prishtinën seli të Shtabit të Përgjithshëm të Kryengritjes Shqiptare. Nga Prishtina, Hasan Prishtina, në emër të kombit, i dërgoi ultimatum Sulltanit dhe Portës së Lartë; të pranonin kërkesat shqiptare për bashkimin e administratës shtetërore të të katër vilajeteve shqiptare: të Kosovës, të Manastirit, të Shkodrës e të Janinës, dhe të pranonin autonominë e Shqipërisë. Përndryshe, ushtria kryengritëse shqiptare me forcën e armës do të çlirojë të gjitha vendet e Shqipërisë dhe njëanshëm do të shpallë pavarësinë e Shqipërisë.

Më 23 korrik 1912, në Stamboll do të ngrihet kabineti i qeverisë së re, i cili më 24 korrik do të emërojë delegacionin perandorak për bisedime me Shtabin e Përgjithshëm të Kryengritjes Shqiptare në rrethana të një armëpushimi të pranuar nga të dy palët ndërluftuese, të arritur më 25 korrik 1912. Këso kohe Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare, nën drejtimin e Hasan Prishtinës, kishte rreth 30 mijë luftëtarë aktivë përballë rreth 60 mijë ushtarëve perandorakë. Kryengritja vetëm në Kosovë kishte edhe rreth 50 mijë veta që pritnin thirrjen për t'u aktivizuar në luftë kundër pushtuesit shekullor.

Forca e kryengritjes shqiptare e detyroi Sulltanin të shpërndante Parlamentin e Turqisë, më 5 gusht 1912, kurse dy ditë më vonë Kuvendi Shqiptari mbledhur në Ferizaj aprovoi Projektin e Autonomisë së Shqipërisë,i cili në histori njihet me emrin: "14 Pikat e Hasan Prishtinës". Ky dokument realisht paraqet katërmbëdhjetë krerë të aktit juridik themeltar organik të Kushtetutës së Shqipërisë autonome në shtrirjen e katër Vilajeteve shqiptare.

Meqë Sulltani dhe Porta e Lartë hezitonin të pranonin kërkesat shqiptare, më 10 gusht 1912 kryengritësit kosovarë, duke mësyrë Grykën e Kaçanikut, vërshuan drejt Shkupit, kryeqendër e administratës osmane të Vilajetit të Kosovës. Më 12 gusht 1912, rreth 25 mijë kryengritës kosovarë e morën Shkupin, i liruan të burgosurit politikë dhe morën Klubin e oficerëve osmanë, ku rrëzuan përtokë flamurin perandorak dhe në vend të tij vendosën Flamurin kombëtar shqiptar, trashëgim nga Skënderbeu.

Pas çlirimit të të gjitha viseve të Vilajetit të Kosovës flaka e kryengritjes përfshiu edhe viset e tjera të Shqipërisë, përkatësisht të Vilajetit të Manastirit, të Shkodrës dhe të Janinës. Morali i ushtrisë osmane ishte i thyer, sepse oficerët dhe ushtarët shqiptarë, shtyllë historike e asaj ushtrie, sikurse në Kosovë më herët, jo se u luhatën, por filluan aksione ushtarake kundër ushtrisë perandorake osmane, iu bashkuan Kryengritjes së Përgjithshme shqiptare. Kjo e detyroi Sulltanin dhe Portën e Lartë të pranonin, më 17 gusht 1912, kërkesat shqiptare - "14 pikat e Hasan Prishtinës" - për autonominë e Shqipërisë në një sipërfaqe me shumicë shqiptare prej 90 270 km2 të tokës ballkanike.

Vendimi për pranimin e autonomisë së Shqipërisë do t'i bëhet i njohur opinionit botëror më 18 gusht 1912, kurse jetësimi i autonomisë së Shqipërisë do të bëhej përmes rrugës institucionale politike me një prerje cezarike në Parlamentin Osman, ku do të vërtetohej Marrëveshja Hasan Prishtina - Qeveri turke,e arritur në Prishtinë, në fillim të gushtit 1912. Lidhje e vetme e Shqipërisë me Perandorinë Osmane do të mbetej institucioni i kurorës mbretërore osmane, i mbrojtjes nga jashtë dhe i politikës së jashtme për një kohë kalimtare.

Autonomia e Shqipërisë në shtrirje të njësisë gjeopolitike dhe etnokulturore, si hap i qartë dhe vendimtar për pavarësinë shtetërore, godiste për vdekje planet pansllaviste të Rusisë për daljen në ujëra të nxehta përmes Adriatikut, ndaj me shpejtësi marramendëse e forcoi politikisht dhe ushtarakisht Aleancën e shteteve ballkanike: të Serbisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë dhe të Greqisë, për të parandaluar realizimin e autonomisë së Shqipërisë nën maskën legale: "Luftë për t'i çliruar popullsitë e krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame...!".Sipas skenarit rus, shtetet ballkanike, më 30 shtator 1912, shpallën mobilizimin e 600 mijë ushtarëve: Serbia 150 mijë, Greqia 120 mijë, Bullgaria 300 mijë dhe Mali i Zi 30 mijë.

E para në tokat shqiptare depërtoi ushtria malaziase, më 8 tetor 1912, e ndihmuar nga kryengritës shqiptarë nën drejtimin e Dedë Gjo Lulit, e pastaj Serbia e ndihmuar nga Isa Boletini, të dytë ish-organizues të kryengritjeve shqiptare antiturke me mbështetje në Serbinë dhe Malin e Zi, tashti të tradhtuar tmerrëzisht, siç vendoste çështjen etnike dhe ekonomike thoshte Miss E. Durham. Kjo luftë, sipas detyrave nga cari i Rusisë, duhej të midis shteteve ballkanike sllave e greke, pa llogaritur në ekzistimin shekullor të kombit shqiptar dhe të Shqipërisëqë po dilte nga pushtimi shekullor osman me anë të revolucionit kombëtar.

Për të ndaluar copëtimin e Shqipërisë për interesa ekspansioniste e kolonialiste malazeze, serbe, bullgare e greke, në Shkup, në shtëpinë e Salih Gjukë Dukagjinit, u mblodh Kuvendi Shqiptar nën drejtimin e Komitetit të Shpëtimitnë krye me Hasan Prishtinëne Nexhib Dragën nga Mitrovica(të dytë përfaqësues të Kosovës në Parlamentin Osman të saporizgjedhur), për të marrë vendimin historik për autonominë e Shqipërisë. Më 16 tetor 1912, ky Kuvend informonte përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Shkup se, "Shqipëria i ka kapë armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë ndër Ballkan, por për me i dalë Zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipërisë. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmë se sidoqë të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue prej katër vilajeteve veçse një formë politike e një formë sundimi...!"

Kjo ishte edhe një dëshmi se çdo fitore e aleatëve sllavë e grekë mbi ushtrinë osmane paraqiste një cënim të rëndë imperialist të lirisë dhe të tërësisë së Shqipërisë. Për këtë fakt fliste qartë edhe proklamata shqip e shkruar me cirilike: "T'ton fiseve n'Shqipni, Or vllazni!", e ushtrisë serbe, drejtuar shqiptarëve porsa kjo soldateskë kanibaliste shkeli në Mërdar e Përpallac, më 18 tetor 1912. Ushtria serbe kaloi në tokën shqiptare të Kosovës pasi masakroi rreth 2000 shqiptarë ushtarë e vullnetarë mbrojtës të Derës së Shqipërisë Kryellapi. Masakrimi u bë me sulme artilerike më moderne që pati Rusia dhe Evropa. Në dokumentin e përmendur vihej në pah kërcënimi barbar kanibalist serb ndaj shqiptarëve: "Pushk'n kemi me qit m qato qi qet me nee, elle na lasht zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kten pushk'n, e qato qi na pret vllaznisht kemi me prqaf vllaznisht, si kur vllau vllaun, se po bim m nji dor: bes'n e zotit, drejtn e njerzin, e me qetrn po bajim arm e zjarm...!"

Përmbajtja e këtij fragmenti është dëshmi se serbi shqiptarin e do për hiç gjë, për robër, për skllavër të padinjitet, se serbi ndaj shqiptarit, ndaj çdo kërkese të tij për liri, ka prirje shekullore për ta ndëshkuar me zjarr e me plumb, me dru e me thikë - për ta zhdukur nga faqja e dheut.

Burimet e proviencës ushtarake e publicistike evropiane e ballkanike tregojnë qartë se ushtria serbe, si edhe ato të aleatëve të tyre - malazez, bullgarë e grekë, çdo përpjekje shqiptare për të rrezistuar e ndëshkuan me barbari artilerike, me spastrime etnocidale e gjenocidale të këmbësorisë me thikë të zhveshur, me bajonetë, plumb e zjarr, me një apetit të posaçëm për masakrimin e fëmijëve, grave, pleqve, të sëmurve. Sjellja ndaj atyre që do të dorëzohen ishte dhe është tepër e panjerëzishme, tepër përbuzëse, shumë kanibaliste dhe gjithnjë me përkrahje efektive ose aprovim në heshtje të evropianëve, në përgjithësi antiislam deri në çmenduri.

Kjo qartë mund të dëshmohet edhe me një konstatim të vetëm, të princit të Serbisë, Aleksie Karagjorgjeviq,  porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz memzi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira...!"

Po të mos ekzistonte një përkrahje evropiane një nga krerët e shtetit serb nuk do të thërriste, publikisht, në këtë mënyrë. Në këtë rrugë janë thërritjet e Slobodan Milosheviqitdhe të Akademisë së Serbisënga viti 1985, dhe më herët, gjithmonë në mbështetje të Rusisë dhe të Evropës, së paku në heshtje, me animim. Më 1912, sikurse më 1876-1881.

Në rrethana të një lufteje gjenocidale e etnocidale kanibaliste sllave e greke ortodokse antiislame dhe antishqiptare në pangopësi, do të shtrohet për detyrë ekzistenciale para përfaqësuesve shqiptarë në Parlamentin Osman, në Stamboll, dhe para intelektualëve, ushtarakëve, për të shpallë pavarësinë e Shqipërisë nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë. U zgjodh kjo fuqi politike e ushtarake për faktin se Vjena, shekuj me radhë, tregoi interesim për jetën e elementit shqiptar katolik. Ajo në Shqipëri mund t'i siguronte interesat për ekzistimin e saj të mëtutjeshëm në Ballkan.

Përgatitjet për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë prapë i mori Shkupi, kryeqendra politike, ekonomike dhe kulturore e Vilajetit të Kosovës, ndërkaq, për shkak të rrethanave që u krijuan pas pushtimit të Vilajetit të Kosovës, Shkodrës e Manastirit. Kuvendi Gjithëshqiptar për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë do të tubohet në Vlorë, më 27 nëntor 1912.

Vlora me rrethinë ishte marrë nën mbrojtje të Austro-Hungarisë dhe Italisë dhe ishte vendi i vetëm ku ende nuk kishte shkelur këmba e okupatorëve të rinj, ballkanikë. Në këtë Kuvend do të përfaqësohen të gjitha vilajetet shqiptare, dhe, më 28 nëntor 1912, do të shpallet Pavarësia e Shqipërisë tërësore në shtrirje të katër vilajeteve: të Kosovës me 32 900km2 dhe 1 726000 banorë, të Shkodrës me 28 500km2 dhe 1 061 000 banorë, të Manastirit me 10 800km2 dhe 368 000 banorë dhe të Janinës me 17 900km2 dhe 649 000 banorë.Kjo do të thotë: Njësia gjeopolitike e Shqipërisë e përfshirë në flakën e Luftërave Ballkanike pati 90 270km2 me 3 804 000 banorë.

Të dhënat e tjera vërtetojnë se shqiptarë dhe vende shqiptare ka pasur edhe në Vilajetin e Selanikut, i cili më 1912 pati 35 000km2 me 1 415 000 banorë. Më herët kemi konstatuar se edhe ky vilajet, deri në mesin e viteve ‘90-ta të shekullit XIX, është konsideruar Vilajet i Shqipërisë (Arnautlluk, Albania). Selaniku, madje, siç kemi thënë, ishte njëra ndër qendrat arsimore, publicistike - rilindëse e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Këtu nuk është tepër të konstatohet se Shqipëria më 1912, sipas publicistit Nikollë Ivanaj, drejtues i Komitetit të Shqipërisë, pati 3000 000 shqiptarë. Ky numër mund të konsiderohet minimal kur dihet se Hahni në fillim të viteve të 50-ta të shekullit XIX në Shqipëri gjeti rreth 1 800 000 shqiptarë, kurse më 1879, sipas Abdyl be Frashërit, numri i shqiptarëve kishte arritur në rreth 2 300 000 frymë.

Po të kihej parasysh shtimi natyror i shqiptarëve midis vitit 1854-1879, më 1912 në Ballkan duhej të kishte së paku katër milionë shqiptarë. I ritheksuam këto të dhëna për faktin se më vonë, në rrethana të pushtimit sllav e grek në Shqipëri, numri i shqiptarëve do të minimizohet, për t'i mbuluar dimensionet e plojave të vrasjeve masive të shqiptarëve.

Tashti është momenti të konstatohet se Konferenca e Ambasadorëvenë Londër (dhjetor 1912-gusht 1913), nuk mori parasysh asnjë kriter relevant për vendosjen e kufijve të Shqipërisë. Nuk mori parasysh kërkesat politike të kombit shqipar, nuk mori parasysh aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nuk mori parasysh përbërjen etnike me shumicë shqiptare absolute, nuk mori parasysh faktorët ekonomikë as strategjikë të domosdoshëm për një shtet kombëtar me perspektivë.

Me traktatin "paqësor"Londra e rriti Serbinë për 39 000km2, ose 82% të sipërfaqes që pati Serbia deri aso kohe, duke ia dhënë edhe 1 290 000 banorë, që do të thotë e rriti për 55% të banorëve që pati. Malin e Zi e rriti për 7 000 km2 (ose 62% të tokës) me 260 000 banorë (100% të banorëve sa pati Mali i Zi). Greqinë e rriti për 51 300km2 (ose 68% të sipërfaqës që pati deri aso kohe), duke ia dhënë 1 624 000 banorë (ose 67% të banorëve të Greqisë së para vitit 1912. Bullgaria do të rritet për 21 000km2 (ose 29% të tokës) me 600 000 banorë dhe Rumania me 800km2 me 303 000 banorë.

Konferenca e Londrës e krijoi shtetin shqipar, të cilin nuk mund ta quajmë ndryshe përpos si Shqipëri londineze.Realisht, kjo konferencë, më 29 korrik 1913, e aprovoi projektin e "Principatës së Shqipërisë",një shtet monstrum, pa trup të plotë, tepër të sakatosur, pa asnjë gjymtyrë për jetë. Ky shtet do të kishte rreth 28 760km2 me rreth 800 mijë banorë. Kështu, nga katër vilajetet e Shqipërisë deri në fund të vitit 1912, Londra i shkëputi 61 510km2 dhe mbi TRE MILIONË banorë me shumicë absolute shqiptare.

Shteti i Shqipërisë, ngrehinë ndërkombëtare, u ngrit në një rrip të Adriatikut me një përkufizim në hinterland me male gati të shkreta, ose të banuara me blegtorë e bujq tepër të varfër, me një stad ekonomik, kulturor, arsimor mesjetar të thellë. Territori i shtetit të Shqipërisë londineze do të përfshijë të thuash vetëm viset e Principatës së Arbëritnga mesjeta dhe të Skënderbeutnga mesi i shekullit XV, me disa vise të Topiajve në Jug, të Balshajve në Veri e të Gropajve në Lindje.

Ajo që është më fatale për kombin shqiptar, djep i integrimit të gjuhës shqipe si stad modern i ilirishtës, siç do të thoshte Katiçiq, vendformimi i popullit shqiptar, siç do të thoshte Bariq, e piemonti i kombit dhe i shtetësisë së Shqipërisë, siç do të thoshin albanologët më të njohur evropianë e shqiptarë - Dardania dhe Peonia antikesi dhe pjesët më vitale të Ilirisë së Agronit e të Teutësnë Veri dhe të Pirrose të Lekës së Madhnë Jug, u lanë në duar të aleatëve ballkanikë antishqiptarë dhe antiislamë të tërbuar, u lanë jashtë shtetit shqiptar lodër në duar të propagandave evropiane e ballkanike antishqiptare dhe antiislame.

Gjithmonë po i theksoj komponentet e sintagmës "antishqiptare dhe antiislame", sepse për një komb që civilizimi islam përfshin rreth 88% të bashkëkombasve, njënia kombësi dhe fe është kompetente e pandashme për rreiztencë e ekzistencës para okupatorëve të krishterë sllavë e grekë, pra veçanërisht para panortodoksëve me të cilët është i rrethuar kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike dhe historike. Qartë, këtë fat historik të shqiptarëve e dënoi edhe bota e krishterë katolike e protestane dhe po e dënon ende, në heshtje.

Okupatorët serbë, malazez, bullgarë e grekë në tokat shqiptare të okupuara më 1912 u sollën plotësisht barbarisht, njësoj si në vitet 1877-1881. Duke zbatuar strategjinë e tokës shqiptare të djegur, sikurse sot, shfarosen disa qindra mijëra shqiptarë të të gjitha moshave dhe të të gjitha gjinive. Shtabi Suprem i Kosovës, në Proklamatën e tetorit 1945, fletë për rreth 100 mijë të vrarë e të zhdukur, përafërsisht me numrin e të masakruarëve më 1878, kurse socialisti serb M. Kacleroviq, shkroi më 1916, se “Armata serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u lejuar banorëve të tyre që të largohen(…).Armata serbe me urdhërin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Veçanërisht ushtritë okupatore dhe kishat ortodokse, shqiptarët ortodoksë do t'i shpallin serbë, bullgarë, grekë, kurse ushtria malazeze, e përkrahur nga kisha serbe - shënsaviane, mijëra shqiptarë myslimanë e katolikë në vise të Plavës - Gucisë, Pejës - Gjakovës do t'i detyrojnë të kryqohen në ortodoksë dhe të pagëzohen me emra sllavë para popave e komandantëve ushtarakë.

Shqiptarët që do të kundërshtojnë konvertimin e dhunshëm, do të përshkohen me bajonetë, do të zhdukën pa nishan. Vetëm në vise të Gucisë, në fillim të vitit 1913, ushtria malazeze theri e pushkatoi 600 shqiptarë - gra, fëmijë e pleq, të cilët nuk pranuan të kthehen në ortodoksë dhe të sllavizoheshin. Për konvertimin me dhunë gjenocidale të shqiptarëve do të informohet me kohë Instituti i Karnagisë. Sipastë dhënave tëA. Baldacc-it, në “Albania” të vitit 1929, - “janë nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”.

Strategjia e tokës shqiptare të djegur është zbatuar me urdhëra të komandës ushtarake qendrore. Ushtaraku Dimitrie Tucoviq, socialist, duke informuar opinionin për shkretërimin e një fshati shqiptar në Lumë, tashti në Shqipërinë londineze, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si krimbat nëpër lëndinë; gratë kanë lindur nga frika, për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra(…), kufomat janë hedhur në shtëpia, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme e për të cilën e ka fjalën qeveria dhe Kuvendi popullor”.

Dhe,asnjë intervenim ndërkombëtar për të ndalur gjenocidin dhe etnocidin mbi shqiptarët!?!

Lufta e Parë Botërore vetëm pjesërisht ndali dhunën dhe gjenocidin sllav e grek mbi shqiptarët. Pushtuesit austro-hungarezë e bullgarë, nuk e njohën tërësinë e pandashme të Shqipërisë natyrore, të copëtuar më 1878 dhe 1913. Veçanërisht mizorisht ndaj shqiptarëve do të sillen ushtarët e pushtuesit bullgar, plotësisht ortodoksisht sllavisht, barbarisht. Në territorin shqiptar të administruar nga Bullgaria, në vitet 1915-1918, do të bëhen përpjekje për bullgarizimin e plotë të tokave shqiptare, duke mos lejuar asnjë aktivitet arsimor e kuturor shqiptar.

Përfundimi i Luftës së Parë Botërore me fitore të plotë të tutorëve e të themeluesve të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë solli katrahura të reja për kombin shqiptar. Të dhënat burimore flasin qartë se gjatë Luftërave Ballkanike e Luftës së Parë Botërore në viset e Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë londineze, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lartë, u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u ndjekën në Azi e gjetkë, për të mos e lejuar më asnjë kontakt me vendlindjen, me farefisin në atdhe, në Shqipëri.

Dhe, këtu tashti kërkohet të konstatohet se, burimet ushtarake e policore ballkanike e evropiane flasin qartë se vetëm në periudhën nga vendosja e pushtetit ushtarak jugosllav, nga dhjetori i vitit 1918 e deri në kohën derisa po përmbyllej Paqja e Versajës - Parisit,më 1920, në viset shqiptare jashtë Shqipërisë londineze u zbatua një kanibalizëm jugosllav mbi çdo frymë shqiptare. Sipas të dhënave të Shtabit Suprem të Kosovës, të sublimuara në Proklamatën e fillit të tetorit 1945, “në vitin 1918, gjatë krijimit të Jugosllavisë mozaike, prapë sipëas urdhërit të Beogradit, janë therë dhe mbytur mijëra shqiptarë. Aso kohe në Konferencën e paqësore është sjellë regjistri për tetëdjetë mijë viktima, i përcjellë me një protestë energjike, por edhe kjo, si gjithëherë, ‘Vox clamantis in deserto”.

Në mars të vitit 1919, ushtria dhe paramilitarët jugosllavë kallën rrafsh me tokë të thuash të gjitha fshatrat e Rugovës, të Drenicës, të Dukagjinit, të Llapit, të Gallapit, të Preshevës, të Bujanocit, të Kumanovës, të Shkupit, të Pollogut etj.

Vetëm në ditët e para të punës të Konferencës së Versajës më 1919, u masakruan mbi 12 371 shqiptarë, u burgosën 22 110 shqiptarë etnikë nën okupimin e Jugosllavisë versajase. Familje të tëra, paramilitarët serbë, i ngujuan në kullat shqiptare dhe i kallën për së gjalli, po kështu qindra shqiptarë i futën në dhjetëra xhami dhe i kallën bashkë me ato. Kurrë nuk u kursyen gjinia femërore as moshat e të gjitha gjinive.

Për të mashtruar opinionin botëror dhe aktorët bartës të Traktatit të Versajës, Komanda Supreme e ushtrisë jugosllave udhëzonte çetat terroriste të spastrimit etnik shqiptar të terrenit, që vrasjet, therjet, gjenocidin mbi shqiptarët, kalljet e fshatrave e të kuarteve të qyteteve t'i kryenin pa bujë, fshehurazi nga opinioni publicistik e diplomatik, me sqarimin se "pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes do t'i kemi duartë e lira kundër shqiptarëve!".Dhe, vetëm më 23 gusht 1919, Komanda Supreme e ushtrisë jugosllave u urdhëroi ushtrisë dhe njësive paramilitare terroriste, "që të rrafshonin përtokë çdo fshat nga i cili do të shtihet nga pushka e rezistencës shqiptare!. Thuhej: Të vritet, aty për aty, "secili shqiptar i arratisur...!"

Tashti sikur e kërkon vendi të konstatohet se, nga dokumentet e proviencës shqiptare, të dërguara Konferencës së Versajës, shihet qartë se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të dhënë nga Hahni, mbi shtatëdhjetë vjet më herët. Tashti del se në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në viset shqiptare të aneksuara Serbisë - Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912.

Evropa nuk do të tregohet humane, njerëzore, ndaj shqiparëve dhe kur do të mësojë se xhandarmëria dhe paramilitarët serbo-malazez, sikur edhe sot, në Jabllanicë të Pejës, në tetor 1919, e kallën imamin me xhematë në Xhami, as kur Evropa mësoi se në qershor 1920 xhandarmëria dhe paramilitarët jugosllavë shkretëruan plotësisht fshatin Restovicëtë Sanxhakut, duke therur e djegur, duke pjekur në turrë të druve mbi një mijë fëmijë së bashku me djepa, gra, pleq e burra.

Këtu, si gjithëherë gjatë historisë, si dhe sot, viktimat më të zgjedhura për terroristët serbo-malazez ishin gratë e reja,  të cilat pasi do t'i dhunojnë, do t’i therin, do t'ua pinë gjakun, dhe do t'i djegin në turrë, ose në rrënoja të shtëpive shqiptare. Ka raste kur serbët e dehur do t'ia nxjerrin shtatëzënës fëmijën nga barku dhe do ta thithin gjakun e fëmijëve ende pa e parë dritën e diellit, pa e shijuar jetën. E hidhur është kujtesa historike shqiptare.

Evropa e asaj kohe ka qenë e njohur nga burimet shqiptare dhe nga shkrimet e socialistëve serbo-malazez, por ka heshtur për marre!? Kjo ishte politikë serbe e tokës shqiptare të djegur, me pretendime të qarta, "të ndërronin fizionominë e viseve të banuara pastër me shqiptarë"- do të konstatojë shtypi socialist i Jugosllavisë, duke e quajtur terrorin serb mbi shqiptarët "më të rëndë se plumbi".

Në këtë kriminalitet mbi shqiptarët, si edhe sot, bënin gara partitë politike serbe, të radikalëve e të demokratëve. Në shtator të vitit 1920, ushtria, xhandarmëria dhe paramilitarët serbë e maqedono-bullgarë shkretëruan për jetë të jetës fshatin shqiptar Pesoçantë Ohrit, në Maqedoninë aktuale Perëndimore (Iliridë). Shkak do të mirret vrasja e një polici, i cili dhunoi një grua shqiptare para fëmijëve të saj.

Pushtuesi jugosllav kanibalist mbi shqiptarët do të hakmirret sllavçe, barbarisht. Urdhëroi forcat policore e ushtarake të arrestonin dhe t'i mbyllnin në xhami të fshatit mbi tetëdhjetë familje shqiptare, që arrinin në rreth 1 100 frymë - gra, burra, fëmijë të të gjitha moshave. Midis tyre e futën imamin e fshatit, Qamil Efendinë dhe xhamisë i dhanë zjarrin. Të gjithë i poqën për të gjallë. As kanibalët e fillimit të njerëzisë nuk mund të bënin një krim të tillë. Pastaj ua futën zjarrin të gjitha shtëpive të banimit dhe atyre ndihmëse, lokaleve të ekonomisë fshatare dhe fshatin e kthyen në gërmadhë. Këtu më kurrë nuk u përtëri jeta shqiptare.

Njëvjetorin e kalljes së imamit dhe të xhematit të xhamisë në Jabllanicë të Pejës,Istog xhandarmëria dhe paramilitarët serbo-malazez e dogjën, në Xhami, imamin Mulla Hasan Blakume 98 xhematë, kurse në pjesën tjetër të fshatit, po atë ditë, therën dhe masakruan me bajnetë 96 fëmijë, gra, pleq dhe burra. Krimet e sotme mbi shqiptarët janë shkollë serbe antishqiptare në dritën e Evropës. O Zot!?!

Meqë Evropa me heshtje, së paku sikurse edhe sot, miratonte gjenocidin dhe etnocidin serbo-sllav mbi shqiptarët, makineria pushtuese shfarosëse jugosllave përgatiti për Natën e bozhiqevetë vitit 1921 (Nata e 6-7 janarit) një masakër spektakular mbi fshatin Prapashticë të Gallapit, gati paralagje e Prishtinës, dhe në emër të ortodoksisë e të ardhmërisë nacionale të Serbisë, pasi e rrahu me artileri në çdo qoshe e në zemër, e rrafshoi me zjarr, duke masakruar kryesisht me thikë e dru, 1020 shqiptarë, prej të cilëve 440 fëmijë e gra.

Të nesërmen, në Ditën e bozhiqit ortodoks, në fshatin fqinjë me Prapashticën, në Keçekollë, xhandarmëria, ushtria dhe paramilitarët serbë masakruan 490 shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra e pleq, të cilët nuk ia dolën të iknin nëpër borën në lartësi të shokës së njeriut. Midis të masakruarve ishte edhe imami, Mulla Ademi, dijetar i shquar.Para syve të tij paramilitarët serbë ia therën me thikë, dhe ia shkurtuan, ia masakruan, mbi cung, me sëpatë, 22 anëtarë të familjes dhe të vëllazërisë së tij, ia futën në një bodrum dhe ia dogjën në zjarr. Vetëm pasi Mulla Ademi i pa me sytë e tij të gjitha mynxyrat serbe mbi gjakun e tij, e shtrinë mbi cung dhe ia shkurtuan kokën më sëpatë, si këndezit.

Fatin e Prapashticës e të Keçekollës do ta përjetojnë edhe shumë fshatra të Prishtinës.Një korrespondent ushtarak danez do të konstatojë se në fillim të vitit 1921, ushtria jugosllave ka masakruar 5000 shqiptarë të rrethinës së Prishtinës dhe 3000 të tjerë të rrethinës së Shkupit. Para syve të këtij korrespondenti, vetëm në Shkup, ushtria jugosllave pushkatoi 36 shqiptarë, kurse një oficer serb do t'i lavdërohet se "me dorën time kam pushkatuar 20 syresh". Më 29 janar 1921, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë i urdhëroi pushtetit policor e ushtarak që të internonin nga Kosova 878 anëtarë të familjeve të udhëheqësve të çetave të Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, e quajtur Lëvizja Kaçake, me qëllim që të thehej rezistenca shqiptare antijugosllave.

Dhe, këtu, për juve, nuk kam vend as mundësi të sjellë pasqyrën e plotë të gjenocidit e të etnocidit serb e jugosllav mbi shqiptarët  etnikë të viseve të Shqipërisë Etnike, të cilat Evropa ua dhuroi Jugosllavisë versajase dhe Greqisë. Mund të thuhet shkurt: Nuk mund të gjendet asnjë rajon shqiptar ku nuk u shkretërua pjesa më e madhe e fshatrave, nuk mund të gjendet asnjë fshat shqiptar ku nuk përjetoi masakrimet serbe e jugosllave gjatë periudhës së Jugosllavisë versajase (1918-1941), nuk ka asnjë qytet që nuk përjetoi djegien, plojën mbi një e më shumë kuarte. Dhe, nuk ka vëllazëri shqiptare që nuk ruan në kujtesën historike kujtimin dhe nderimin për një e më shumë të masakruar nga soldateska serbe e jugosllave midis viteve 1912-1941."Jamjanët e Afrikës nuk mund të bëjnë atë që serbët u bëjnë shqiptarëve të Kosovës" - do të konstatojë Hasan Prishtina në qershor 1921, në Parlamentin e Shqipërisë londineze.

Realisht, vetëm midis viteve 1918-1921, në Kosovë ishin shkretëruar 215 fshatra shqiptare, kurse brenda kufirit të Shqipërisë londineze, njësitë provokatore e ndëshkuese terroriste të ushtrisë jugosllave vranë 1 392 shqiptarë dhe me top e zjarr rrafshuan përtokë 1 725 shtëpi banimi. E tërë kjo vetëm për të destabilizuar shtetin e Shqipërisë, që ai të mos interesohej për fatin e pjesës së kombit shqiptar nën robërinë serbo-sllave e greke.

Për të mbuluar përmasat tragjike të gjenocidit, të shfarosjes së shqiptarëve, pushtuesi jugosllav do të zbatojë një dhunë dezintegruese dhe dekompozuese mbi etninë shqiptare dhe të pjesës madhore të kombit shqiptar të copëtuar në tri pjesë: Jugosllavi, Shqipëri londineze dhe Greqi. Meqë mbi 98% të shqiparëve në viset e Shqipërisë Etnike të aneksuara Jugosllavisë ishin të besimit islam, në statistikat zyrtare, në diplomaci, në administratë në përgjithësi, në publicistikë dhe madje edhe në shkencat historiografike e etnografike, kompaktësia etnike dhe civilizuese e shqiptarëve do të tregohet e parcializuar, e copëzuar, duke u dhënë shqiptarëve myslimanë etnonime të motivuara politike antishqiptare: "turq", "arnaut", "shiftar", kurse "albanac" vetëm për elementin shqiptar katolik. Shqiptarët ortodoksë do të quhen "serbë".

Në këtë mënyrë shqiptarët do të tregohen, para botës, edhe më tutje, si masë amorfe, e dekompozuar nga aspekti frymor e civilizues, të paperspektivë nacionale, të denjë për asimilim në serbë si ndërmarrje jugosllave civilizuese. Pseudoshkenca serbe e jugosllave mbi shqiptarët shkoi aq larg, pa frikë se do të kundërshtohet nga shkenca evropiane, saqë një evropian, Herman Vendel, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t'i tregojë si "popull rundiment ballkanik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin evropian" dhe gjenocidin serb e jugosllav mbi shqiptarët do ta tregojë si masë të nevojshme të "civilizimit të krishterë", sepse, sipas tij, "historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (...) të një race që po vdesë..."!?!

Aq më keq se as kompaktësia dhe madhësia e etnisë shqiptare nuk do të tregohet në statistikat zyrtare, por gjithmonë për opinionin do të tregohet vetëm rreth një e treta pjesë e numrit të shqiptarëve në Jugosllavi, në mënyrë që të zhdukej fizikisht me thikë, me plumb, me zjarr "teprica mbi statistikat zyrtare".Shembull tipik i një statistike të tillë, antishqitpare është ajo e vitit 1921, sipas së cilës në Jugosllavinë versajase kishte vetëm 461 118 shqiptarë, e prej të cilëve vetëm 441 000 "flasin shqip". Të gjitha burimet shqiptare të dërguara Konferencës sëVersajes - Parisit dhe Shoqatës së Popujveflasin qartë për ekzistimin e rreth një milion shqiptarëve etnikë në Jugosllavi më 1920.

Okupatori jugosllav i mbylli të gjitha shkollat shqipe në viset shqiptare të cilat punuan deri në fund të Luftës së Parë Botërore, lejoi vetëm një numër të kufizuar të mejtepeve e të medreseve turqisht për shqiptarët, dhe atë vetëm sa për të mësuar disa leksione kuranore përmendësh, por jo edhe për të mësuar së paku shkrim-leximin qoftë edhe në gjuhën turqishte, të huaj për shqiptarët. Në këtë mënyrë, sipas urdhëresës së Ministrisë së Arsimit dhe të Fesë së Jugosllavisë, do të krijoheshin paradispoziat që "për 20 vjetët e ardhshme të bëhet asimilimi nacional i shqiptarëve".

Për të siguruar efekte më të mëdha të asaj politike fetare e arsimuese antishqiptare, imamët, hoxhallarët e aftë e kombëtar do të pushohen nga puna, e në vend të tyre do të sillen persona të pashkolluar, të paaftë dhe të paidentitet shqiptar (turq, goranë, torbeshë, pomakë dhe boshnjakë), të cilët as nuk ishin të lindur në mjediset shqiptare dhe as nuk e dinin gjuhën shqipe.

Në anën tjetër, masave shqiptare islame në fshatra dhe në qytete do t'u ndalohet përdorimi i tupanave për ftesë në syfyr të ramazanit, me arsyetimin se "ashtu po prishet qetësia e natës për serbët...!" dhe një numër i madh i xhamive, veçanërisht në qytete, do të konfiskohet për nevoja ushtarake, për stalla kuajsh, për depo armësh, për dome të oficerëve jugosllavë, e qindra syrësh do të shemben me dinamit, me motivim "të kërkesave urbanistike të qyteteve!".

Do të konfiskohen varret, e do të kthehen në parcela të tokës punuese për kolonë serbë e malazez, ose për parqe të qyteteve, kurse me gurët e varreve, me nishanët e monumenteve mbivarrezore të shqiptarëve myslimanë, do të ngrihën themelet e shumë stacioneve të xhandarmërisë dhe të objekteve të administratës së pushtuesit. Nuk do të lejohet as kthimi i shqiptarëve të shpërngulur gjatë luftërave ballkanike e Luftës së Parë Botërore, kurse do të konfiskohen për nevoja të naselenikëve serbo-malazez shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve të implikuar në Lëvizjen e Rrezistencës Kombëtare të Kosovës.

Në shumë fshatra do të konfiskohet fondi i tërësishëm i tokës së punueshme për të plotësuar kërkesat e kolonëve, të cilët do të sillen nga viset më pasive të Hercegovinës, të Bosnjës, të Malit të Zi dhe të Serbisë. Do të konfiskohen pronat shoqërore bashkiake të fshatrave (kullosa, pyje etj.) dhe pronat e xhamive (vakëfet), në të cilat do të vendosen kolonët ose do t'u ndahen elementit policor, punëtorëve të administratës dhe mësuesve, të gjithë kolonë.

Ajo që godaste pamëshirshëm jetën shqiptare nën Jugosllavinë versajane ishte fakti se të gjithë kolonët (serbë, hercegovas, malazez, rusë etj.) ishin të armatosur legalisht dhe ata mund të vrisnin çdo shqiptar, sipas dëshirës dhe për atë krim të mos jepnin përgjegje para gjyqit. Përkundrazi, ata që ishin vrasës më të pashpirtë, do të shpallën vojvodë çetnikë dhe do të shoqërohen prej dhjetëra vetave të armatosur, vrasës profesionistë me pagesë. Ata mund të plaçkitnin çdo gjë shqiptare në mënyrë legjitime.

Të gjitha këto bëheshin para syve të Evropës dhe krijesa ruse e Versajes as që do të qortohej nga akëcila qeveri, e madje as nga Shoqata e Popujve. Çdo ankesë shqiptare individuale apo grupore do të luftohet e do të hidhet nga qeveria jugosllave, nga ministritë, si diçka e konstruktuar, si propagandë e huaj, si përpjekje për të denigruar rendin shoqëror "demokratik" të Jugosllavisë. Ankuesi dhe ankuesit më nuk mund të jetonin jetë të qetë, të lirë për jetën fizike, në Jugosllavi.

Lëvizja Kombëtare Shqiptare e armatosur, e quajtur kaçake, siç u tha më herët, do t'i rezistojë pushtuesit me një efikasitet nga dhjetori 1918 deri në qershor 1924. Pas kthesave që u bënë në Shqipërinë londineze me rrëzimin e Qeverisë Demokratike të Fan S. Nolit, Jugosllavia për një kohë i pati duart e lira kundër rezistencës shqiptare në Kosovë. Ahmet Zogu e mori pushtetin në Shqipëri me ndihmë të reaksionit evropian e të Jugoslavisë.

Realisht, Evropa e frikësuar se Noli do të sillte në Shqipëri komunizmin rus, kundër Shqipërisë ndërseu vrangelistët e përqendruar në Jugosllavi dhe vetë Jugosllavinë. Në rrethana të një lufteje për pushtet në Shqipërinë londineze, xhandarmëria dhe ushtria jugosllave do të lëshohen në luftën shfarosëse të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë. Do të masakrohen familje të tëra të pjesëtarëve të Lëvizjes dhe veçanërisht të jatakëve të këaj Lëvizjeje.

Ploja tipike për këtu mund të përmendim masakrimin mbi Zagorthtë Përmalinës (Vushtrri), mbi familjen e Mehmet Konjuhit dhe Masakrimin e banorëve të Galicës, të Lubavecit e të Mikushnicëstë Drenicës, në përpjekje për ta likuiduar udhëheqësin e Lëvizjes Kaçake, Azem Bejtën.

Të dhënat e proviniencës shqiptare e jugosllave vërtetojnë qartë se më 10 shkurt 1924, policia dhe paramilitarët serbë - jugosllavë e rrethuan, natën, Mehmet Konjuhin, udhëheqës i Lëvizjes Kaçake dhe me thikë e zjarr masakruan 26 veta, anëtarë të familjes e mysafirë - fëmijë, gra e pleq. Midis grave të masakruara, dy ishin shtatzëna në muajin e tetë të shtatzënësisë.

Dhe, më 14 korrik 1924, në Ditën e Kurban Bajramit, natën, pushtuesi dërgoi njësitë ushtarake elite në Drenicë, i vuri në rrethim të hekurt tri fshatra dhe filloi plojën artilerike, të ndjekur me masakrime nga afërsia, me bajoneta, duke arritur të masakronin rreth 300 fëmijë, gra e pleq. Krimi do të kurorëzohet sllavçe e plotësisht ortodokse, duke i vu në turrë të druve 20 gra të reja të Lubavecit.

Në një luftë tepër të pabarabartë, të rreth 15 vetave anëtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare kundër një ushtrie e xhandarmërie prej mbi 1 500 trupave, të rreth 15 pushkëve kundër një baterie artilerike prej mbi 20 topave të rëndë, do të plagoset edhe udhëheqësi legjendar i Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare, Azem Bejta. Ai do t'ju shtrohet plagëve, por kufoma e tij kurrë nuk do të bie në duar të pushtuesit. Lëvizja do të vazhdojë, por e reduktuar vetëm në një çetë të pakapshme edhe për katër vite të tëra.

Likuidimi i çetave luftarake të Mehmet Konjuhit dhe të Azem Bejtës i hapi mundësi pushtuesit jugosllav për një shtypje sistematike gjenocidale mbi shqiptarët në pjesën veriore të Kosovës (Drenicë Veriore, vise të Vushtrrisë, Mitrovicës dhe të Llapit etj.). Vetëm nga Rrethi i Mitrovicës midis viteve 1924-1927 do të ndiqen mbi 38 mijë shqiptarë (32 mijë për në Turqi dhe 6000 për në Shqipërinë londineze).

Në viset e tjera të Kosovës, ku ishin thyer çetat e Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare deri tashti ishin shpërngulur disa qinda mijëra veta. Jugosllavia më 1926 planifikonte të shpërngulte 400 mijëshqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të okupuaranga Jugosllavia. Madje, të dhënat burimore të proviencës policore jugosllave flasin për mbi 2 910 pjesëtarë të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të likuiduar midis viteve 1923-1927, kurse pas 3 dhjetorit 1928, kur do të likuidohet çeta e fundit e kësaj Lëvizjeje, e drejtuar nga Shaçë Pirraku, nga Sankoci i Drenicës Jugore, qeveria jugosllave para botës do të prononcohet se në Kosovë, dhe gjetkë nën Jugosllavinë, nuk ka pakica kombëtare.

Kjo qartë mund të vërtetohet edhe me një të vetmin prononcim para Shoqatës së Popujvenë Gjenevë, më 13 mars 1929, ku përfaqësuesi i Jugosllavisë në forumin më të lartë të kombeve të bashkuara, do të "vërtetojë", pa i luajtur gjaku në fytyrë, se "Në vendet tona jugore, të cilat kanë qenë pjesëpërbërëse të shtetit tonë, ose i janë ndarë Mbretërisë sonë para 1 shkurtit 1913, nuk ka pakica kombëtare".

Dhe, Kryetari i Shoqatës së Kombeve, anëtarët e kësaj Kryesie, evropianët, heshtnin, aprovonin "të vërtetën jugosllave"!!!?

Sipas organit "La Federation balkanique"të Vjenës deri më 1929, qeveria jugosllave solli në tokat shqiptare kolonë serbë, malazez e bjellorusë dhe krijoi koloni sllave aty ku kurrë nuk ka pasur sllavë. Fjala vjen, në Rekë të Keqe të Gjakovës, buzë kufirit me Shqipërinë londineze, për të bërë një brez joshqiptar, solli 1 500 familje dhe në Piskotë 1 000, në Hereç700, të gjitha shtëpi (familje) malazeze. Ky burim informonte se edhe Drenica, "një prej krahinave më të mëdha të Kosovës qi është djepi i Drangojvet në çdo pikëpamje sot është bërë një koloni malazeze me më shumë se 6 000 shtëpi" - koloniste.Ndërkaq në"xhade të Ferizajt e të Gjilanit janë vendosur më shumë se 4 000 shtëpi hercegoven e malazez. Në rreth të Shkupit janë vendosur vrangelistët rusë...".

Kolonizimi serbomadh i tokave shqiptare të Kosovës e të Maqedonisë aktuale kominternisto-amerikane, sipas Organit të PKJ-së,  "Proleter"të 15 dhjetorit 1929, zbatohej "me pushkë dhe bomba".Një anonim nga Peja i shkruante "Proleterit", i vetmi shtyp ky jugosllav e evropian që mbajti qëndrim human, të drejtë, ndaj çështjes shqiptare, se "ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t'ua ngritim shtëpitë (kolonistë). Me parat tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (...). Fshatra të tëra po i kallin, që t'u bëhet vend kolonistëve. Me pushkë, mitralozë dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra familje shqiptare në vatrat e tyre".

Ndaj, realiteti i sotëm në Kosovë, para reflektorëve ndërkombëtarë, nuk mbetet tjetër, pos një pasqyrë e asaj që zbatuan serbët mbi shqiptarët gjatë shekujve.

Organi i lëvizjes demokratike shqiptare "Liria Kombëtare"e Gjenevës, më 15 shtator 1931, do të konstatojë se "afër një milion njerëz po shpërngulen nga pushteti serbomadh" dhe se "me thikë po kryhet serbizimi i emrave të njerëzve dhe të fshatrave, që kështu të shlyhej çdo dëshmi shqiptare, që të ndryshohet karakteri etnik i Kosovës".

Burimet flasin se vetëm midis viteve 1924-1930 në Kosovë u burgosën 3 366 shqiptarë me autoritet në masat e gjera, për t'i detyruar shqiptarët që të shpërnguleshin në Anadoll të Azisë. Kështu, sipas burimeve policore jugosllave, deri më 1932 u ndoqën në Turqi rreth 200 mijë shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët edhe krahas ndjekjeve e përndjekjeve, vrasjeve e mizorive, kolonizimit të madh të sllavëve etj., vazhdonin të ruanin epërsinë me 80% të banorëve. Dihet se deri më 1936 tokë shqiptare morën 30 566 familje serbe e malazeze.

Mirëpo, ideologët e spastrimit etnik shqiptar të Kosovës nuk ishin të kënaqur me efikasitetin e serbizimit të Kosovës. Më 1937, qarqet shkencore akademike serbe dhe ato politike e ushtarake kërkonin që brenda një afati shumë të shkurtër përqindja e elementit sllav - serb  e malazez në Kosovë të ngrihej në 67,5%, kurse përqindja e shqiptarëve nga 80% të zbritej në 21,5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë thuhej qartë: "Serbisë Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe do të zgjidhet çështja jugosllave".

Për ta arritur këtë, kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi dhe krahas 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonëve me prejardhje etnike sllave. Për spastrimin etnik shqiptar dhe sllavizimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavinë, do të vihen në shërbim pa çmim akademikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, si Vasa Çubriloviq, Ivo Andriçetj., të tubuar në “Srpski Kulturni Klub”, në Beograd, ngjashëm me këta të sotmit në "Francuska 7" të ngritjes të Slobodan Milosheviqit.

Megjithatë, Elaborati i Çubriloviqit: "Iseljavanje Arnauta" (Shpërngulja e shqiptarëve), i datës 7 mars 1937, është projekti më makabër që njohu historia për gjenocid dhe etnocid mbi një popull të tërë dhe që do të mbetet i pavërejtur dhe i padënuar nga bota e qytetëruar, nga Evropa!?!Aq më absurd është fakti se ai projekt edhe sot e gjithëditën është udhëzimi në fuqi për zhdukjen fizike të shqiptarëve të Kosovës e më gjerë, me propagandë fyese mbi dinjitetin e një kombi, me top, me zjarr, me thikë.

Akademiku serbomalazias, Çubriloviq,saktësonte: "Të rekapitulojmë: Shqiptarët është e pamundur të zhduken vetëm me kolonizim permanent; ky është populli i vetëm i cili ka arritur  që në një mijë vjetët e fundit jo vetëm të qëndrojë para bërthamës së shtetit tonë, Rasës  e Zetës, por që edhe në dëmin tonë t'i shtyjë kufijtë tonë në drejtim të Veriut e të Lindjes".

Këtu duhet të ndalemi për të marrë frymë. Nga përmbajtja e fragmentit del qartë se Kosova e sotme para një mijë vjetëve, pra në shekullin X, nuk ishte djepi i shtetit serb, ndërkaq Perandoria nemanide, e shekullit XIII-XIV, siç është parë më herët, nuk ishte shtet serb, ishte monarki që përfshinte brenda pjesë të ndryshme të popujve të Ballkanit, ngjashëm me Romën e Bizantin më herët dhe Perandorinë Osmane e Jugosllavinë versajane e avnoiste, më vonë. Djepi i "shtetit serb" dhe i "kulturës serbe" në Kosovë tashti duhet të sigurohet vetëm me zhdukjen fizike të etnisë e të kulturës shqiptare, të kujtesës dhe të historisë kombëtare shqiptare.Çubriloviq, duke qenë i vetëdijshëm për këtë detyrë të kohës serbe të tij, do të konstatojë dhe do të udhëzojë:

"Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm - për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës - është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bindur mbi ta(...). Mbetet vetëm shpërngulja në masë (...) E që të sigurohet shpërngulja masive, kusht i parë është krijimi injë psikoze të përshtatshme. Ajo mund të krijohet në shumë mënyra(...). Për këtë në radhë të parë, për shpërnguljen e shqiptarëve duhet të bëhen për vete klerikët dhe paria e tyre, ose me para ose me kërcënime(...). Mjeti tjetër do t'ishte presioni i aparatit shtetëror (...), që sa më shumë t'u mërzitet ekzistenca shqiptarëve te ne: gjobitje, burgosje, përdorimi i pashpirt i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, maltretime, ndërsyerja e qejve, detyrimi në angari dhe me të gjitha mjetet e tjera të cilat është në gjendje t'i gjejë një polici praktike.

Ekonomikisht, mosnjohja e tapive të vjetra, puna në kadastre në ato vise, duhet përnjëherë të përfshihen me ngarkesa tatimore dhe me të gjitha borxhet zyrtare e private; marrja e kullosave shtetërore, kullosave bashkiake, ndërprerja e koncesioneve, lejeve për punë, ndjekja nga shërbimet shtetërore, private dhe vetëqeverisëse(...).

Në çështjet fetare, shqiptarët janë më të ndieshëm, ndaj edhe aty duhet të preken. Ajo mund të arrihet me maltretime të klerit, kthimi i varreve në tokë pune (...). Kolonistëve tanë, sipas nevojës, duhet t'u ndahen armë. Në këto vise duhet të plasohet aksioni i vjetër çetnik dhe në mënyrë sekrete të ndihmohen në detyrat e tyre(...).

Kallja fshehtë e fshatrave dhe e kuarteve shqiptare në qytete" - të gjitha këto sipas planeve paraprake të sfiduara nga "punëtorët shkencorë të Universitetit dhe të Akademisë", dhe i tëri ky plan për zhdukjene shqiptarëve t'i dergohet Gjeneralshtabit Madhor të Jugosllavisë, sepse "nga arsyet pastër të mbrojtjes popullore ushtria jonë ka interesqë në kufijë veçanërisht të ndjeshëm të kolonizojë element të vetë" -konstatohej në Elaboratin e Çubriloviqit, i cili po zbatohet përpikërisht sot, aktualisht, para syve të Evropës, të SHBA-ve, të botës së qytetëruar!!?!

Është e pamundur që këtu të pasqyrohet tërë kompleksiteti i politikës gjenocidale, etnocidale e kanibaliste serbosllave midis Dy Luftërave botërore ndaj shqiptarëve, por as nuk mund të pasqyrohen të gjitha mënyrat e rezistencës për mbijetesë shqiptare kundër asaj dhune gjakësore. Edhe në valën më të madhe të krimeve masive, bartësit e pushtetit serbomadh në vise të Dukagjinit (Prizrenit) i shkruanin qeverisë mbretërore në Beograd, më 19 gusht 1937, se "Në Prizren dhe rrethinë, siç u është e njohur, shqiptarët përbëjnë rreth 75% të banorëve",kurse më 24 shtator 1938 nga Vushtrria i shkruanin qeverisë në Beograd se në Rrethin e Vushtrrisë, edhe krahas shpërnguljes masive të shqiptarëve dhe kolonizimit masiv të serbëve dhe malazezve, shqiptarët edhe më tutje përbëjnë 72% të banorëve.

Vetë Kryeministri i Jugosllavisë,me aktin sekret të datës 16 prill 1937, ua tërhoqi vërejtjen subjekteve zbatuese të gjenocidit mbi shqiptarët se, "në Serbinë Jugore" ka më së paku 900 mijë shqiptarë, "të cilët banojnë vise kompakte"dhe i urdhëronte pushtetit që mbi shqiptarët të zbatoheshin masa ekonomike eksploatuese e shkatërruese të rrepta,"në mënyrë që shqiptarët të jetonin nën psikozën e skamjes permanente".

Krahas të gjitha këtyre do të rritet tempoja e kolonizimit të elementit sllav në tokat shqiptare, kështu që deri në dhjetor 1937 numri i familjeve koloniste arriti "më shumë se 46 mijë familje", me rreth 230 mijë frymë serbë e malazez. Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me aktin tepër rezervat të datës 29 dhjetor 1937, urdhëroi të gjitha instancat pushtetore, "që të dhënat për pakicat kombëtare (...) në të ardhmën të mos publikohen pa lejen e kësaj ministrie!"

Pushtetit jugosllav më së shumti telashe i nxirrte Shkupi me rrethinë, ai Djepi i popullit shqiptar historik,i cili më mirë se akëcili qytet shqiptar nën okupimin jugosllav i përballoi kolonizimit, serbizimit dhe etnocidit jugosllav mbi shqiptarët.

Gjeneralshtabi i Ushtrisë së Jugosllavisë duke vlerësuar se pushteti civil dhe policor nuk po ia dilnin të shfarosnin popullin shqiptar në viset e aneksuara Jugosllavisë, kërkoi, më 1938, nga Ministria e Ushtrisë"thyerjen e shqiptarëve t'ia lëshonte "në kompetencë" elementit serb e malazez dhe ushtrisë, që do të thotë: paramilitarëve çetnikë të ndihmuar nga ushtria.E gjithë kjo, në rrethana kur Jugosllavia para botës, para Evropës, tregohej për vend demokratik, për shtet ligjor dhe kur po bëheshin mbi dhjetë vjet që kur ishte likuiduar çeta e fundit e Lëvizjes së Rrezistencës Shqiptare të armatosur.

Në dokument thuhej: "Ushtria jonë do të ketë për detyrë, si edhe deri tashti, e posaçërisht tashti, që në këto vise të kryejë detyrën e vet shtetërore dhe misionin nacional dhe kulturor".

Misioni i sotëm, aktual 1998, i ushtrisë së Serbisë në Kosovë është në detyrën e kahershme të UJ-së, në detyrën për shkatërrimin e bazës materiale të ekzistencës së shqiptarëve në Kosovë.

Por, të ecim përpara: Në prag të Luftës së Dytë botërore, aty nga fundi i vitit 1938, një pengesë madhore për shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavi paraqiste ekzistimi i Shqipërisë londineze si shtet. Për t'u liruar nga kjo pengesë, Jugosllavia, që nga themelimi i saj, u lidh me të gjithë armiqtë që synonin një copë të Shqipërisë londineze. Tashti, me një guxim të madh, Jugosllavia do t'i imponohet Greqisë dhe Italisë për një aleancë për ndarjen e Shqipërisë së Ahmet Zogut dhe për krijimin e rrethanave për zhdukjen fizike dhe asimilimin e tepricës shqiptare në Ballkan në serbë, grekë, italianë.

"Aneksimi i pjesës Veriore dhe të pjesës së Shqipërisë së Mesme shtetit tonë, është një nga interesat jetësore të popullit tonë. Kjo do t'ishte realizimi i aspiratave tona natyrore dhe kënaqja e dëshirave tona shekullore!" - i shkruanin kryetarit të qeveritë mbretërore të Jugosllavisë nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke i theksuar edhe këtë: "Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombinacionet tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ballkanike gjithmonë kemi synuar që t'i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit tëpavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve tona nacionale. Me marrjen dhe aneksimin e Shqipërisë Veriore do të vritet irredenta shqiptare, e cila është shumë e rrezikshme për viset tona jugore. Elementi luftarak shqiptar në territorin tonë do të përfshihej nga lindja dhe perëndimi dhe do të dënohej në asimilim të lehtë".

A don komentim ky pasur i dokumentit? Shkurt: Jo! Ky plan po zbatohet sot, aktualisht më 1998, hapur, para syve të botës. Defaktorizimi i Shqipërisë postkomuniste më 1997, nuk është vetëm paaftësi e Shqipërisë londineze për të qenë shtet, pa pjesën tjetër, më vitale, të Shqipërisë Etnike. Por, të ecim më tutje, ndriçimin e të sotmës për t'ia lënë historisë. Megjithatë, edhe mbi të sotmen hedh dritë e kaluara. Të ndjekim një fragment nga Elaborati i akademikut nobelist Ivo Andriç, të datës 30 janar 1939: "Me marrjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet!"

Sipas Andriçit, Jugosllavia me këtë zgjerim në Shqipërinë Veriore do të merrte rreth 300 mijë shqiptarë, shumicë katolike, pa rrezik të madh për Serbinë, sepse "shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të zbatohet në rrethana të reja, ngase nuk do të ndodhë kurrfarë aksioni i madh që ajo të pengohej".Dhe, sipas direktivave akademike serbe, e tërë kjo diplomaci jugosllave kundër qenies shqiptare të Kosovës do të përcillej me vrasje të personaliteteve popullore e politike shqiptare - "si të ishin egërsira!" - do të konstatohet në Afishet e Lëvizjes Studentore përparimtare e komuniste të viteve '30-ta.

Madje, kolonisti malazias përparimtar, Radovan Zogoviq, do të konstatojë: "Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion ekonomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndihmave medicinale kundër malarjes e të tjera, t'i nxjerrë nga Ligji dhe t'i shfarosë banorët shqiptarë...".

Çka të sjellim tjetër? Mund të thuhet saktësisht se kurrë nuk do të dihet numri i saktë i shqiptarëve të masakruar, të maltretuar dhe të shpërngulur, meqë administrata jugosllave ka mbajtur shënime të pakta, për të evituar mundësinë e ndriçimit të gjenocidit mbi shqiptarët. Megjithatë, të dhënat e vjela nga burime të shkëputura, fragmentare, flasin për fakte trishtuese. Midis viteve 1919-1941, pushteti ushtarak e policor i Jugosllavisë, rrëzoi dhe zhduku plotësisht, me top dhe zjarr, rreth 200 lokalitete shqiptare, vrau, theri, i poqi në zjarr rreth 80 mijë shqiptarë dhe u ndoqën me dhunë nga Kosova në Anadoll rreth 400 mijë shqiptarë, kurse në Kosovë u sollën rreth 165 mijë kolonë serbë, malazez, rusë.

Numri i shqiptarëve të burgosur e të torturuar në xhandarmëri arrinte në 300 mijë. Nëse kihet parasysh shtimi i shqiptarëve për rreth 40 për mijë në vit, krahasuar me numrin e shqiptarëve më 1919, më 1940 konsiderohej se shqiptarë kishte më pak për 100 deri 250 mijë frymë, e sipas shënimeve gjysmëzyrtare rreth 400 mijë më pak se më 1919. Kjo do të thotë se Jugosllavia versajane për 22 vjet të ekzistencës zhduku fizikisht rreth NJË MILION shqiptarë. Kurrë kjo çështje nuk do të shtrohet në tryezat diplomatike të Evropës, në ato tryeza ku u morën vendime për copëtimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar!?!

Okupimi nazifashist gjerman, italian e bullgar i Jugosllavisë versajane me mbisundimin serbomadh do të mirëpritet nga shqiptarët, të cilët, sipas burimeve të proviencës ushtarake jugosllave ishin të irituar me pushtuesin jugosllav dhe luteshin: "Le të vijë edhe dreqi i mallkuar, vetëm të çlirohemi nga gjaksori serb...!"

Kjo bëri që ushtria jugosllave në tërheqje para forcave gjermane, të masakrojë disa qindra shqiptarë, civilë, në vise të Gjakovës, Sufrekës, Prizrenit, Pejës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Prishtinës, Ferizajt e Gjilanit. Megjithatë, vrasja e 1 300 ushtarëve shqiptarë në radhët e ushtrisë jugosllave në Mitrovicë, nga kapiteni Kaliçanin, ishte një plojë që dhemb.

Dhe, as Lufta e Dytë botërore nuk do ta zgjidhë Çështjen shqiptare. Pjesa më e madhe e Kosovës do t'i bashkohet Shqipërisë londineze nën kurorën mbretërore të Italisë, Bullgaria aneksoi viset shqiptare që ia kishte ndarë Traktati i Shën Stefanit, më 1878: Viset e Preshevës - Bujanocit, të Moravës perëndimore dhe të Karadakut, viset shqiptare të ndara Maqedonisë kominterniste - amerikane aktuale. Mbretërisë dubioze malazezo-italiane do t'i lihen të gjitha viset shqiptare të Tivarit, të Ulqinit, të  Podgoricës, të Plavës-Gucisë, kurse Serbisë së Nediqit do t'i ndahen viset e Sanxhakut, të Skënderajt (Drenica Veriore), të Mitrovicës, të Shalës së Bajgorës, të Vushtrrisë, të Llapit (Podujevës).

Viset e Kosovës nën administrimin italian do të gëzojnë të drejtat qytetare e kombëtare të shqiptarëve në viset e Shqipërisë londineze nga prilli 1939, disa të drejta kombëtare do t'i gëzojnë edhe shqiptarët në zonën gjermane, kurse shqiptarët në zonën e administrimit bullgar nuk do të gëzojnë asnjë të drejtë kombëtare e politike shqiptare. Logjikë sllavi ortodoks, i përbetuar antiislam dhe antishqiptar. Shqiptarët ortodoksë në vise të Dibrës (Reka) do të trajtohen bullgarë, kurse sot "puro maqedonë!"

Tokat shqiptare do të bashkohen në një administratë shtetërore vetëm pas kapitulimit të Italisë dhe të Bullgarisë, në vjeshtë të vitit 1943 deri në vjeshtë të vitit 1944. Kjo është periudha e jetës shqiptare shtetërore e kombëtare më e mirë, më me ndikim, në ngritjen e ndjenjës politike për bashkimin e tokave shqiptare, për bashkimin e Shqipërisë Etnike, në një shtet kombëtar.

Për bashkimin e asaj që Evropa e ndau me traktate politike më 1878, 1913, 1919. Ndaj, kjo krijesë e re nuk mund të ishte Shqipëri e Madhe, nocion ky kominternist jugosllav, por do të ishte Shqipëri natyrore, pa pasur në gjirin e saj asnjë copë të tokës së huaj. Do të ishte një shtet ku shqiptarët ishin shumicë absolute etnike, më të pastër etnikisht se akëcili shtet ballkanik pas tërheqjes në arealin etnik të vetin.

Mirëpo, ndarja e botës në dy fronte ndërluftuese të përgjakshme, me synime të krijonin, secila, një rend të ri botëror, ndikoi vendosmërisht edhe në ndarjen e frontit të rezistncës dhe të luftës kombëtare antifashiste në dy fronte: në frontin e rezistencës kombëtare për ruajtjen e shtetit shqiptar të bashkuar falë intervenimit nazifashist në Jugosllavi dhe në frontin antifashist nacionalçlirimtar kominternist me dirigjim të plotë ruso-sllav komunist, aleatë të Anglisë dhe të SHBA-ve.

Aq më keq se këto dy fronte luftarake në Shqipërinë Etnike, për shkak të propagandës së fuqishme antifashiste kominterniste dominuese mbi atë anglo-amerikane, do të zhvillohen të përçara, me kërkesa e strategji tjetër në viset e Shqipërisë londineze dhe tjetër në viset shqiptare të ish-Jugosllavisë versajane. Kjo, si strategji globale evropiane e botërore, e përçau Luftën për ardhmërinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike të bashkuar.

Në fakt, Shqipëria londineze ishte vend i pushtuar ushtarakisht nga Italia fashiste, ndaj ky shtet konsiderohej dhe përjetohej qartë si okupator. Në viset shqiptare jashtë kësaj Shqipërie, pra në Jugosllavinë versajane, ushtria naziste gjermane do të përjetohet si ushtri që për shqiptarët i solli fati historik për të mbijetuar në trojet e veta stërgjyshore. Ndaj, propaganda antifashiste me dominim të plotë të asaj komunisto-kominterniste ruso-sllave mbi atë anglo-amerikane do të ndihet më fuqishëm në arealin e Shqipërisë londineze.

Aktiviteti politik antifashist anglo-amerikan nuk pati ndonjë shtrirje për  konsideratë as në Kosovë. Dhe, edhe më qartë, derisa në Kartën e Atlantikut të Churchill-Roosevelt, të 14 gushtit 1941, thuhej në mënyrë të përgjithësuar se Lufta antifashiste do të sigurojë "kthimin e të drejave suverene dhe të vetadministrimit popujve që u janë mohuar ato", propaganda komuniste-kominterniste e fillimeve të viteve '40-ta, sa vinte dhe theksonte propagandën e viteve '30-ta për të drejtën e popullit shqiptar dhe të Kosovës në vetvendosje deri në shkëputje!

Realisht, qysh në Rezolutën e Konferencës së Pestë të PKJ-së, në tetor 1940, thuhej qartë se "Çështja nacionale e Kosovës në themel është çështje e shqiptarëve të atyshëm", ndërkaq KQ i PKJ-së në qershor të vitit 1941 i ftonte shqiptarët e Kosovës në luftë krahas jugosllavëve - për "çlirimin definitiv", dhe në këtë frymë Komiteti Krahinor i PKJ-së për Kosovë, më 1 qershor 1941, i ftonte shqiptarët në Jugosllavi të hedheshin në Luftën Nacionalçlirimtare Antifashiste përkrah vëllezërve në Shqipëri - "për çlirim nacional të vërtetë!"

Në mars të vitit 1942, në përputhje me kërkesat që shtronte Karta e Atlantikut, KQ i PKSH-së dhe KK i PKJ-së së Kosovës lëshuan Afishen e përbashkët, me të cilën ftoheshin shqiptarët jashtë Shqipërisë londineze që luftën antifashiste nacionalçlirimtare ta lidhnin me luftën e popujve fqinjë në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi", si një rrugë e vetme e drejtë për çlirimin e tyre nacional". Të drejtën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë londineze për vetëvendosje "mbi bazë të principit të popujve për vetëpërcaktim", ua njohu edhe Këshilli Antifashist Nacional i Shqipërisë, më 16 shtator 1942, kurse KQ i PKJ-së, më 22 shtator 1942, udhëzonte KK të PKJ-së për Kosovë - "që të përpiqet për lirinë e vërtetë të banorëve shqiptarë të Kosovës".

Dhe, në dhjetor 1942 KK i PKJ-së për Kosovë u përcaktua "për vetëpërcaktimin nacional të masave popullore". Ky qëndrim doli nga direktiva e Titos: "Çështja nacionale në Jugosllavi në dritën e Luftës Nacionalçlirimtare" - se shqiptarët në viset e Jugosllavisë versajane me luftë të armatosur kundër okupatorit do të fitojnë të drejtën në vetëvendosje deri në shkëputje nga Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë, kurse garanci për këtë, sipas Shtabit Suprem të UNÇJ-së, më 20 qershor 1943, është "Lufta e partizanëve të Kosovës të udhëhequr nga Fadil Hoxha". Ndërkaq, Fadil Hoxha, duke qenë i pranueshëm për jugosllavët, do t'i ftojë shqiptarët jashtë Shqipërisë londineze se "çlirimi nacional, dhe e drejta në shkëputje" nga Jugosllavia, mund të sigurohen me Luftën antifashiste - "Rrugë tjetër për liri nuk ka dhe nuk mund të ketë!"

U ndalëm më gjatë në këto dokumente të proveniencës evropiane, jugosllave e shqiptare për të konstatuar: Partia Komuniste e Jugosllavisë, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Komuniste e Kosovës gjatë Luftës së Dytë botërore qartë kanë konstatuar se shqiptarët e Kosovës, përkatësisht shqiptarët etnikë të aneksuar  Jugosllavisë versajane më 1919, janë popull dhe jo pakicë kombëtare  e as grup etnik dhe se këtij populli edhe sipas Kartës së Atlantikut, me pjesëmarje në Luftën Antifashiste i garantohej e drejta në vetëvendosje politike deri në shkëputje shtetërore dhe bashkimin me shtetin amë, pra me Shqipërinë e në Shqipërinë natyrore dhe jo të madhe, siç propagandonte PKJ-ja dhe klika millosheviqe aktuale.

Popullin shqiptar në luftën antifashiste krahas popujve të Jugosllavisë e trimëroi dhe e tërhoqi edhe Deklarata e Moskës nga tetori 1943, e cila sugjeronte: "Të zbatohet bashkëpunimi më i ngushtë në udhëheqjen e Luftës". Madje Tito, më 2 dhjetor 1943, i shkroi KQPKSH-së se "secila kombësi ka të drejtë në vetëvendosje përfshirë edhe shkëputjen (...), që do të thotë se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë që të përcaktohen ku dhe në ç'vend duan...!, por që ajo dëshirë paraprakisht të "dëshmohet me luftë kundër okupatorit!"

Tito, më 4 dhjetor 1943, i deklaroi një reporteri anglez të luftës se "ardhmëria e Kosovës ka për t'u vendosur me plebishit dhe se kufijtë, nëse tregohet nevoja, kanë për t'u ndrequr në dobi të Shqipërisë". Dhe me 6 dhjetor 1943, Tito i urdhëronte S.V Tempos , veprimtar politik e ushtarak i Jugosllavisë në Maqedoni dhe Kosovë, që të përkrahte parimin mbi vetëvendosjen e shqiptarëve pas fitores mbi fashizmin.

Mbi bazën për vetëvendosje të shqiptarëve e të Kosovës, që siguronin dokumentet relevante të shteteve e të lëvizjeve antifashiste do të ngritet Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovë, e njohur me emrin Rezoluta e Bujanit, e 2 janarit 1944. Në këtë dokument do të saktësohet qartë:

"Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me ubashkue me Shqipnin. Rruga e vetme që populli shqiptar i Kosovës e i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer dhe rrogtarve të tij. Sepse kjo ashtu rruga e vetme të fitohet liria, kur të gjithë popujt pra edhe shqiptarët do të jenë në gjendje të deklarohen për fatin e vet me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje. Garant për këtë asht UNÇJ dhe UNÇSH me të cilën asht e lidhun ngusht. Krahas kësaj për këtë janë garantë aleatët tanë të mëdhej: Bashkim Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)".

Këtu sikur kërkohet të përkujtohet se këtë dokument e nxori Kuvendi, në të cilin morën pjesë 51 delegatë: 43 shqiptarë, 7 serbomalazez dhe 1 mysliman. Këtu elementi serbo-malazez pati përfaqësim më të madh se sa shqiptarët, kur dihet se këso kohe një pjesë e madhe e kolonive serbo-malazez të vendosur në Kosovë midis viteve 1912-1941 ishte tërhequr nga Kosova, kurse shqiptarët këso kohe përbënin rreth 96 për qind të banorëve të Kosovës. Ajo që duhet të konstatohet është fakti se garantuesit për të drejtën shqiptare të Kosovës për vetëpërcaktim, kurrë nuk do të mirren me shkakun e mohimit të kësaj të drejte të fituar me Luftën Nacionalçlirimtare Antifashiste!?!

Një propagandë e Lëvizjes Antifashiste kominterniste e Jugosllavisë e veshur kaq bukur me lëkurën e qengjit ndaj Çështjes shqiptare të ngatërruar e të sakatosur me Traktatin e Berlinit, të Londrës e të Versajës, bëri që veçanërisht Lëvizja Antifashiste kominterniste në Shqipërinë londineze të tregohet shumë më kooperative me LANÇ të popujve sllavë, se sa gatishmëria e masave shqiptare në Kosovë, e gjetkë në tokat shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, për t'u përleshur me armë me “çlirimtarët” shqiptarë anifashistë për interesa serbe, malazeze e maqedone.

Megjithatë, nga mesi i vitit 1944, kur në arealin e Shqipërisë londineze do të duket fitorja e qartë e LANÇ, edhe në Kosovë dhe  viset e tjera jashtë Shqipërisë londineze do të shtrohet për nevojë ekzistenciale kombëtare një riorganizim i Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare mbi parimet e LANÇ kominerniste. Ndikimi i anglo-amerikanëveLëvizjen Antifashiste në tokat shqiptare ishte tepër minor dhe gati i pahetueshëm krahasuar me ndikimin e Lëvizjen Antifashiste  kominterniste.

Rireshtimi i forcave liridashëse shqiptare drejt LANÇSH-së do të bëhet për dy shkaqe më madhore: Për të evituar një konfrontim luftarak midis forcave kombëtare të Kosovës me forcat antifashiste të Shqipërisë londineze dhe për t'i marrë në duar të veta, shqiptare, fatet para aleatëve jugosllavë kominternistë. Ky riorientim drejt LANÇ të shqiptarëve në ish-viset e Jugosllavisë versajane do të sigurojë fitoren e shpejtë dhe të plotë të LANÇ kominterniste në Kosovë.

Burimet e proveniencës ushtarake jugosllave dhe shqiptare pasqyrojnë faktin se në të gjitha viset e Kosovës, prej 5 tetorit deri më 24 nëntor 1944, u shthur administrata pushtetore e rendit gjerman dhe u ngritën Këshillat nacionalçlirimtare, si pushtet vendor antifashist, për të realizuar pushtetin popullor dhe të drejtën për vetëvendosje të shqiptarëve. Këtë të drejtë shqiptarëve ua mundësonte edhe Rezoluta e Kuvendit II të KANÇJ (AVNOJ). Pavle Joviçeviq, nënkryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe dorë e zgjatur e KQ të PKJ-së në KK të PKJ-së së Kosovës, duke i komentuar Vendimet e AVNOJ-itNjëvjetorin e tyre, nëntor 1943- nëntor 1944, do të konstatojë: "E katërta, ato shqiptarëve u garantojnë të drejtën në vetëpërcaktim si dhe çdo populli tjetër, por vetëm nëse populli shqiptar, sikurse kanë vepruar edhe popujt e tjerë, duhet që me luftën e tij kundër okupatorit të arrijë atë të drejtë.

Mirëpo, porsa shkeli në tokat shqiptare këmba e partizano-çetnikëve serbë, malazez dhe maqedono-bullgarë, aleatë të Rusisë, të Anglisë,SHBA-ve dhe të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni etj., UNÇJ-ja e gjuajti lëkurën e qengjit dhe u vesh me gunën tradicionanale të ariut karpatian kundër shqiptarëve dhe qenies shqiptare të viseve të Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë londineze.

Ministri për Ekonomi i Serbisë,akademiku Vasa Çubriloviq, më 3 dhjetor 1944, e lëshoi për përdorim sekretElaboratin e dytë, pas atij të 7 marsit 1937, instruksione për qarqet ushtarake e politike të Jugosllavisë, për zhdukjen me të gjitha mjetet të shqiptarëve etnikë, të gjermanëve dhe të etnive të tjera josllave në Jugosllavi. Kjo detyrë serbomadhe, sipas tij,"mund të zgjidhej më së miri gjatë luftës, siç është kjo"- theksonte ai dhe konstatonte se, "Ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira dhe rast për vendosjen e çështjes së minoriteteve".Udhëzonte akademiku me moralin që mbart për mburrje vetëm soji i serbit, se"krahas spastrimeve ushtarake”gjatë operacioneve duhet të përdoren edhe mjetet e tjera:"t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe përqendrimi, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen për shpërngulje!".

Çubriloviq, idol i serbëve për serbizëm, përfundonte për marre se "ndoshta kurrë më nuk do të na ofrohen këso rrethanash që shtetin tonë ta kthejmë në vend të pastër etnik", dhe përkufizonte qartë se "nëse ketë problem nuk e zgjidhim tash, kurrë më nuk do të arrijmë ta zgjidhim!".

Dhe, akademiku “nobelist” i kohës së Titos, ose më qartë; qeveria e Jugosllavisë avnojiste e Titos që po lindej, rreth dy muaj para se të çlirohej nga okupatori kryeqyteti i shtetit, Beogradi, u shtronte për detyrë qarqeve politike, ushtarake, gjyqësore, shtetërore në përgjithësi: "Duhet të thuhet e dhëna se të gjitha pakicat në tokën serbe janë ardhacakë, madje tëfrikshëm, të cilët janë sjellë që ta ndajnë e ta dobësojnë serbizmin"; "Të konstatohet me rrugë ligjore se ata nuk mund të banojnë në afërsi të kufirit, se nuk mund t'u takojnë organizatave jashtë vendit"; "Qe të shtypen të huajt ekonomikisht dhe në mënyrë kulturore", kurse në të njëjtën kohë "të përtëriten fuqit e serbizmit në mënyrë kulturore dhe politike"; Turqit "të mbahen dhe prania e tyre të shfrytëzohet për zgjedhjen e problemit shqiptar"; "Serbia Jugore si tërësi është më shumë se nocion historik dhe politik" e banuar me shqiptarë, dhe për këtë "ne nga Kosova dhe Dukagjini nuk mund të heqim dorë edhe për shkak të rolit të tyre historik dhe rëndësisë edukative nacionale: Krejt deri sa Kosova dhe Dukagjini të mos bëhen përfundimisht serbe, gjithmonë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe"; "Do të ishte ideale sikur të mund të liroheshim nga të gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe atë përnjëherë"; "Me kolonizim nuk është siguruar të thuash asgjë";"Dy janë mënyrat të cilat do të mirreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim!"; "Shqiptarë ka rreth 600 mijë (ata vërtetojnë se syrësh ka shumë më tepër). T'i shfarosim nuk mundemi, sepse ne nuk kemi mjaft njerëz, të cilët moralisht do t'ishin të aftë për diçka të tillë. Nuk kemi as forcë fizike, aq më keq për shkak se të gjithë ata shqiptarë janë mirë të armatosur"; Të bëhet regjistrimi i shqiptarëve "rreptësisht shkencërisht dhe me ndërgjegje" dhe të ndahen nga ata "turqit, serbët (torbeshët), romët"; Të kihet kujdes që banorët e qyteteve të regjistorhen "turq"; "Puna e dytë përgatitore duhet të jetë propaganda: me shkrim, e shumë më tepër me fjalë tëgjallë. Propaganda duhet të theksojë se si ata, shqiptarët, janë të gjithë ardhacakë në tokat serbe, se si kanë ardhur me dhunë dhe i kanë ndjekur serbët, për çka turqit u kanë ardhur në ndihmë"; Të ngacmohet gjakmarrja, të inicohen vrasje midis shqiptarëve. Të bëhet ndërrimi i banorëve etnikë me Shqipërinë; Shqiptarët nga viset kufitare të vendosen në brendi të tokave serbe "në grupe sa më të vogla"; Të zhvillohet përnjëherë një aksion i madh, me ndihmë të kishës, që shqiptarët të kthehen në ortodoksë(...). Në këtë mënyrë do të fitonim material biologjik të shkëlqyeshëm, që do të ishte plotësim i rëndësishëm për shumë humbje(...). Sepse, ndërrimi i fesë në këtë mjedis është edhe më tutje në të njëjtën kohë edhe ndërrim i kombësisë. E ata njerëz, kur ta ndërrojnë  fenë, do të jenë po aq besnik ndaj ortodoksisë sa edhe Islamit deri atëherë. Me dhunë e kanë pranuar Islamin, dhe me presion do ta lëshojnë"; "Të ndihmohet shpërngulja e shqiptarëve në Turqi me propagandë të mençur dhe me lehtësime tëndryshme"; "Të favorizohet turqizimi i shqiptarëve. Kjo është shumë më lehtë se sa serbizimi. Si turq nuk do të paraqesin kurrfarë rreziku. Kushtet janë shumë të favorshme(...). Myslimanët nëpër qytete dinë turqisht të thuash të gjithë dhe gati të gjithë, pa marrë parasysh prejardhjen, e veçanërisht të pasurit dhe të arsimuarit, mbahen për turq. Duhet të shfrytëzohen marrëdhëniet miqësore me Turqinë që një numër sa më të madh të myslimanëve të qyteteve (e ata i tërheqin edhe të fshatrave) të shpallen dhe të mbahen për turq, dhe t'u jepen shkollaturke (e jo shqiptare), gazeta turke dhe libra etj. Në këto punë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të rrezistueshëm"; Shqiptarët të cilët kanë kaluar përtej Vardarit, midis turqve, janë turqizuar; "Të mos u mundësohet shqiptarëve kurbetllëku jashtë familjes, jashtë vendlindjes"; "Të ngriten sa më shumë xhade, ferovi dhe ndërmarrje industriale në viset e banuara me shqiptarë", e të cilat të mos shërbenin për të mirën e shqiptarëve, por për "serbizimin me shtrirjen e gjuhës serbe, të shkrimit dhe të kulturës serbe"; "Të vazhdohet me kolonizimin, por në mënyrë tjetër"; "Të përhapet mësimi i gjuhës serbe dhe i shkrimit përmes shkollës, ushtrisë, shkollave shtëpiake etj. Për këtë të kihet më shumë kujdes se sa deri në vitin 1941 (kur edhe kolonistët e pranuan gjuhën shqipe dhe thjeshtë janë krenuar me atë)"; "Rreptësisht të dënohen fajtorët e luftës!" - midis të tjerave theksonte dhe përfundonte Vasa Çubriloviq, më 3 nëntor 1944.

Sollëm vetëm pak shkurtime të dokumentit makabër. Thirrje akademiku për kanibalizëm mbi shqiptarët. Në këtë mënyrë, detyrën që bartën mbi vete qeveritë e Jugosllavisë dhe Lëvizja çetnike në vitet 1918-1944, e mori mbi vete shteti jugosllav që po dilte nga e ashtuquajtura Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare!?! - aleatja e Rusisë staliniste, e Anglisë së Churchill-it dhe e Amerikës së Roosevelt-it etj.

Realisht, të dhënat burimore të proveniencës ushtarake evropiane, jugosllave e shqiptare  vërtetojnë ekzistimin e një aleanceje të fshehtë midis forcave antifashiste kominterniste jugosllave e të Lëvizjes çetnike-drazhiste kundër ardhmërisë së lirë të shqiptarëve jo vetëm në viset jashtë Shqipërisë londineze. Nga 21 nëntori 1944, kur Tito amnistoi çetnikët dhe drazhistët dhe lejoi riorientimin e tyre ndaj UNÇJ-së, u krijuan kushte për veprim rreth zbatimit të kërkesave që shtronte Elaborati i akademik Vasa Çubriloviq, i 3 nëntorit 1944.

Mirëpo, këtu, e për këtu, nuk ka mundësi të sjellim një pasqyrë të plotë për krimet dhe gjenocidin kanibalist serbosllav ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë botërore, të kryer në emër të idesë serbomadhe çetniko-komuniste. Mjafton të theksojmë se gjatë tërë kësaj lufteje në kufijtë verior e lindor të Shqipërisë Etnike, në linja të përkufizimit etnik historik të shqiptarëve me sllavët (serbët, malazeztë dhe bullgaro-maqedonët) ndodhën gjakderdhje e masakrime mbi popullsinë shqiptare. Kjo i detyroi patriotët shqiptarë, vullnetarë, të krijonin roje kujdestare në kufirin etnik të Shqipërisë (Kosovës), për të parandaluar masakrimet çetniko-komuniste të vrasësve nga Mali i Zi, Serbia, Maqedono-Bullgaria. Një detyrë ekzitenciale shqiptare e tillë do të shtrohet veçanërisht pas Masakrës së Bihorit të një nate para Natës së Bozhiqit ortodoks, më 5/6 janar 1943.

Për këtë ngjarje trishtuese kurrë nuk do të lejohet të shkruhet, as në shtypin, as në shkencën jugosllave e shqiptare komuniste, e që do të ishte një lekcion për historinë e njerëzimit. Nuk shkroi as publicistika dhe shkenca evropiane, sepse ajo ishte një marre me bisht e Evropës, e cila duke e copëtuar kombin shqiptar e paaftësoi për ekzistncë e vetëmbrojtje. Nejse!

Bihori i Sanxhakut të Tregut të Ri ishte lënë zonë e demarkacionit midis zonës së interesit gjerman (Serbisë së Nediqit), zonës italiane (Mbretërisë së Malit të Zi) dhe farsës "Shqipëri e Madhe" nën kurorën mbretërore të Italisë. Mirëpo, mbi këtë vis kishte vu dorë Mali i Zi, me përkrahje të plotë nga ushtria fashiste italiane, meqë bija e Kral Nikollës ishte mbretëreshë e Italisë.

Të dhënat burimore flasin qartë se forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe me armë nga ushtria italiane, shkatërruan përtokë, me zjarr, 82 fshatra shqiptare e myslimane të visit të Bihorit, të Rozhajës e të Tutinit, duke therë, brenda 3-4 orëve, 3 741 veta, duke plagosur 634 veta dhe duke i arrestuar dhe më pastaj zhdukur, 251 femra të reja, për aheng që di vetëm soji serbosllav ortodoks të bëjë me viktimën shqiptare dhe myslimane në përgjithësi.

Një pasqyrim shumë real këtij krimi përtejshenbartolomean i bënë zyrtarët: Rexho Buçani(ish-gjyqtari i Biellopoljes), Mustafa Hoxha(kryetari i komunës Korita), Hasan Hajdopashi(kryetar i komunës Zoton) dhe Ahmet Begoviqi(kryetar i komunës Rasovë), në një Deklaratë të përbashkët, më 27 janar 1943, para Nënprefektit të Rozhajës, Daut Mustafa:

“Çetnikët malazez, t’organizuar nga ushtrija italiane, dhe t’armatosur nga kjo me pushkë, mitraloza dore, mitraloza të randë dhe topa mortaje; këta kanë pasë edhe kanë gjithnji për qellim që të zhdukin dhe të shfarosin krejt muslimanët e zonave neutro; ndjekin gjithnji organizimin e përgjithshëm t’ushtris serbe, bashkëpunojnë me gjeneralin Drazha Mihajloviq, ky i drejton për t’ardhmen e një Serbis së Madhe, dhe për kthimin e Krajl Petrit në fuqi(…).

Çetnikët Malazez t’armatosur me çfarëdo lloj arme, të përbamë prej një numuri gadi 5 000 vetash, me datën 5 të muejit vazhdues kaluen Limin(…). Së pari kanë atakue katundin Kushanoviq; këtu kanë qenë pararoje 12 veta, të cilët pas një qendrese të vogël, tre prej tyre u vranë, 8 janë zënë rob e i kanë shti në një mulli e i kanë djegë(…).

Në zonën e Biellopoljes janë djegë 49 katunde, katër xhamija dhe 15 shkolla fetare. Numri i të djegunve dhe i të masakruemve nuk dihet me tamamësi, por sigurisht asht i shumët. Shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra të djegur në zjarr, të therur me thikë e çdo lloj masakrimi tjetër që s’mund ta lejojë n’asnjë mënyrë humaniteti.

Sot veç fakteve që u kanë ardhë dhe që i kemi pamë vetë me sy, po të shkosh në zonën e atakuar, gjenë krye fëmijësh dhe grash, kambë, duer e të tjera pjesë trupnash.

Në tregun e Biellopoljes, ushtrija italiane shet gjanat e plaçkituna si drith, tëlyn, grunë e të tjera(…)

Pavli(Gjurishiq) më tha: juve jini fajtorë, pse doni Shqipninë, ndërsa kjo (asht) tokë Malazeze dhe jo Shqiptare, dhe shtoi tue më thanë se në qoftë se kërset një pushkë e jueja kundër një çetniku Malazez, ase kërkoni Shqipninë, jo vetëm do t’ju djeg, porse do t’ju shfaros krejtësisht prej Novi Pazarit deri në Rozhaj.

Unë iu përgjigja se n’asnji mënyrë nuk do të pranojmë t’i lidhemi Malit të Zi, për aësye se na rrjedhim prej racës Shqiptare dhe jo vetëm kjo, por juve veç ma parë na keni therur si bagëti fëmijët dhe gratë(…).

Në Bielopolje kanë ardhur shum fëmij dhe gra, nuk përshkruhen në letër barbarizmat që janë bamë: gratë e djeguna, në zjarr, fëmijë të therur, shum grave dhe fëmijvet, kujt prerë dorën kujt kambën, në mënyrë që kanë pamë tmerrin me sy para se të vdisnin. Barbarizmat e adoptueme janë të panumurta, dhe as që mund të përshkruhen, por për të pasur një ide po u ap dy shembulla:

1) një grua vinte nga katundet e djeguna, afër Biellopoljes ia mbërrinë koha të pjellunit, fton një plakë që shef aty afër, i lutët të qëndrojë dhe t’i ndihmojë për të pjellun. Banë një foshnje, mbas pak lindi edhe një foshnjë tjetër. Në këtë moment vijshin tre çetnikë dhe posa e panë e therën gruan bashkë me dy foshnjet.

2) Në katundin Visoçka ka qenë një familje e përbame prej tetë personash, ndërmjet kësaj familje ka qenë edhe një vajzë 18-vjeçare, e cila ka luftue burrënisht deri sa shtatë pjesëtarë të familjes ju vranë, vajza shpëtoi, por mbasi iu sos municioni doli dhe iu lut çetnikëve që t’i falin jetën; këta mbasi e çnderuen e copëtuen me thika. Shumë familje, gra dhe fëmijë, janë largue dhe janë mëshefë nëpër shpella, për të mos ramë në duer të çetnikëve, mbasandaj kanë vdekë unit dhe së ftohtit.

Të gjitha këto barbarizma ia kemi parashtrue kolonelit(italian) të Biellopoljes, i cili na asht përgjegjë se këto janë konseguencat që juve e ndieni vehten Shqiptarë dhe kërkoni t’i lidheni Shqipnisë.

Me datën 22 të muejit vazhdues ka ardhë Gjenerali(italian) i Beranës dhe na ka thanë personalisht se këto zona janë Malazeze, e prandaj, jo vetëm juve të hiqni dorë nga kërkesa t’i lidheni Shqipnisë, por duhet të shkojë edhe një komision në Petnicë, dhe t’i thotë Mulla Osmanit të heqë dorë nga kërkesa, që banë që të shkëputet nga Mali i Zi, ndryshe do të pësojë edhe ay bashkë me Petnicën atë që pësuet juve.

Neve kemi punue mësheftas t’i lidhemi Shqipnisë, për arsye se nuk kemi mundur t’a shprehim publikisht dëshirën t’onë, se jemi tutun si prej italianëve dhe prej malazezëvet, që të mos na gjente kjo që na ngjau. Në përfundim të çashtjes, shkova prap te Koloneli(italian) dhe e pyeta si do të bahet çashtja e jonë tashti që na e punuet kështu; ky më thotë: në qoftë se banorët e djegun do të kthehen prap nëpër vendet e tyne, duhet t’administrohen prej Malit të Zi, mbasi kjo ashtë tokë malazeze.

N’emën të gjithë popullit të Bihorit, kërkojmë me kambëngulje t’i lidhemi mamës Shqipni, mbasi rrjedhim prej kësaj race, dhe 90% popullsija e kësaj zone janë shqiptarë, ndryshe s’mbeti gja tjetër për ne veç dhe pjesa që ka shpëtuar, të merret dhe të mbytet.

Sa shkruajmë nalt i vërtetojmë me firmat t’ona”.

Në postrskriptum, gjykatësi Rexho Buçani, konstatoi: “Çetnikët Malazes, veç barbarizmave të sipërme, të bame në njerëz, gra dhe fëmijë në 49 katunde të djegun, kanë pre dhe krejt pemët – këtë mund t’a konstatojë një komision po të veje në vend”.

Qeveria Libohova e Mbretësisë Shqiptare e dërgoi në Bihorin e martirizuar një komision shtetëror, në krye me Nënministrin e Tokave të Lirueme, juristin Qazim Bllaca. Në komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrierë politike në këtë ministri, dhe tre ushtarakë të lartë italianë, mandej një numër i parisë shqiptare të Dukagjinit me Demë Ali Pozharin etj, kurse në vend komisionin e shoqëroi një delegacion sanxhakas me Mulla Osmanin e Petnicës në krye, një patriot shqiptar i zjarrët.

Dhe, nga të dhënat që mblodhi, emër për emër, ky komison, në Masakra e Bihorit ngaserbo-malazezet, të mbështetur në ushtrinë italiane dhe të vështruar nga afër prej ushtrisë antifashiste - komuniste të Titos, pësuan: Burra - 590 të vrarë, 185 të therë, 119 të grirë; gra - 340 të vrara, 285 të thera, 266 të grira; fëmijë - 701 të therur, 705 të djegur, 447 të grirë. Të plagosur: burra - 359, gra - 275 dhe gra të reja e vajza të deportuara në kampet çetniko-drazhiste për t'i shfryer epshet shtazarake prej ushtarit kanibalist sllav ortodoks - 251. Asnjë nuk shpëtoi nga thika për të dëshmuar krimin shtazarak të serbo-malazezit. Ua humbën edhe varret. Pra, gjithsej viktima 4 628 veta - fëmijë, gra, burra.

Hordhitë kanibaliste sebomalazeze duke u tërhequr nga viset etnike dhe historike shqiptare të Bihorit - Rozhajës, para një sulmi për mbrojtje që do të bëhet nga vullnetarët shqiptarë të Kosovës e nga vullnetarët myslimanë nga Sanxhaku, plaçkitën: 3 650 qe, 5 470 lopë, 57 620 dele, 9 260 dhi, 1 900 kuaj, 2 328 gomarë, 81 753 pula e pata, 59 400 kuintal drithëra, 440 kuintal mjaltë, 9 000 kuintal djathë e gjalpë dhe dogjën deri në themel 1 763 shtëpi banimi.

Të dhënat e mëvonshme flasin për një numër shumë më të madh të të masakruarve e të të vrarëve dhe për dëme e plaçkitje më të mëdha. Dhe, ajo që është më jonjerëzore, e tepër barbare me përmasa evropiane, është fakti se ky masakër jo vetëm se do të heshtet nga Lëvizja komuniste dhe antifashiste jugosllave, por atë nuk do ta regjistrojnë as nuk do ta publikojnë publicisika e propaganda fashiste e antifashiste evropiane. Së paku ne nuk posedojmë burime të kësaj natyre, pra, autentike, të kohës.

Realisht, vetëm në prill të vitit 1944, pra gati trembëdhjetë muaj pas Masakrës së Bihorit, për këtë plojë serbo-malazeze mbi shqiptarët dhe myslimanët do të flasë Burlan Ber,  nga Konsullata gjenerale e SHBA-ve në Stamboll. Ky diplomat i vinte në pah qeverisë së vet se çetnikët në fillim të vitit 1943, kishin therë e vrarë, djegur e pjekur mbi 5 400 shqiptarë tëBihorit - fëmijë, gra, burra. Ndërkaq  Intelligence Service e Anglisë vetëm në 16 dhjetor 1944, pra gati dy vjet pas Therjes në Bihor, do të informojë: "Në janar të vitit 1943, çetnikët e Gjurishiqit e të Mihajloviqit përsëri shkelën Kosovën, duke shkatërruar fshatra dhe duke masakruar popullsinë në rajon (VH 700) të Bihorit dhe Rozhajës. Nga ana shqiptare u vranë ose u plagosën 6 625 veta dhe 200 gra e vajza u deportuan. Me këtë rast italianët, që e përkrahnin Gjurishiqin dhe Mihajloviqin, nuk intervenuan; ky fakt kontribuoi pamëdyshje në ngjalljen e urrejtjes së popullit ndaj italianëve në Shqipëri".

Dy dokumentet e provendiencës evroperëndimore të përmendura më sipër kanë një rëndësi të madhe për historinë. Së pari, Bihorin dhe Rozhajën të administruara nga Nënprefektura shqiptare e Tutinit, vise këto të ish-sanxhakut të Vilajetit të Kosovës të periudhës osmane,i quanin vise të Shqipërisë,as të madhe as të vogël, por të asaj natyrore të dhënë nga Zoti e të “siguruar”, më vonë,  nga Rendi i Ri botëror hitlerian.

Së dyti, të gjithë popullsinë e këtij visi, pra viktimat, i quanin shqiptarë, pa marrë parasysh faktin se një pjesë e madhe e tyre tashti flisnin në gjuhën boshnjakçe.

Vërtet, kjo popullsi në të largëtën e afërt ishte shqipfolëse, shqiptare puro. E tillë çfare e paraqitën kryetarët vendës të komunave në Deklaratën e 27 janarit 1943. Brezi më i vjetër gati nuk dinte gjuhën boshnjake. Sipas kryetarit të komisionit qeveritar të Mbretërisë Shqiptare, Qazim Bllacës, më 22 dhjetor 1995, fliste një gjuhë shqipe arkaike të afërt me të arbëreshëve të Italisë. Brezi i mesëm dinte të dy gjuhët: boshnjakçe dhe shqipe dhe brezi i lindur dhe i rritur në periudhën e Jugosllavisë versajane nuk fliste shqipen. Të gjithë ishin të besimit islam dhe kjo, krahas gjakut e kujtesës historike, i lidhte fuqishëm me qenien shqiptare dhe me Shqipërinë.

Zaten, viktimat e Masakrës së Bihoriti quante shqiptarëedhe Konstantin Plavshq, bashkëpunëtor i ABVER-it, një ish-oficer i Jugosllavisë versajane shumë i zgjuar. Sipas tij, "Incidenti më i rëndë ndodhi kur vojvoda i çetnikëve Pavle Gjurishiq para syve të garnizonit italian sulmoi visin e Bihorit - në Lindje të Bjellopoljes, e kalli atë dhe e plaçkiti, duke vrarë më se 5000 veta, midis të cilëve 4000 gra e fëmijë."

Sipas të dhënave të mbledhura e të verifikuara një për një nga nënprefekti i Tutinit, Kadri Vasili, serbo-çetnikët në vise të Bihorit-Rozhajës, në natën e 5/6 deri më 8 janar 1943, gjatë Bozhiqeve ortodoksee për nder të Zotit Krisht, therën, vranë, poqën  në zjarr rreth 6000 veta - fëmijë, gra, burra. Dhe, këtu nuk është tepër të sillet konstatimi i një kreu tutinas, që i përkiste brezit të vjetër, brezit puroshqiptar, si këshillë jo vetëm për nënprefektin K. Vasili, në fund të vitit 1942, disa muaj para se të ndodhte masakra i Bihorit: "Djali i em, sillu si të duash e bahu i mirë sa të duash,armiqësija i ka rrënjtë në gjak dhe çdo orvatje për afrim asht e pakuptueshme për serbo-malazezët, për deri sa Kosova shqiptare të mos jetë çifliku i tyre?!!!"

Heu! Këtë konstatim e bëri aq më kuptimplotë, me gjenial, krimi kanibalistik serb në Bihor dhe pas tij, fillet e zhatimit të mesazhit të Elaboratit të Çubriloviqit, të 3 nëntorit 1944.

Burimet ushtarake jugosllave e shqiptare vërtetojnë se Kosova dhe viset e tjera shqiptare jashtë Shqipërisë londineze që tashti po lindej kominterniste, janë "çliruar" nga forcat antifashiste të Kosovës shumë kohë para se të çlirohej Serbia dhe Jugosllavia avnojiste. Kjo i frikësoi qarqet serbomëdha politike e ushtarake - se LNÇ-ja u nxori nga duart tokat shqiptare, të cilat i aneksoi Jugosllavia mbi bazë të Traktatit të Versajës. Për ta penguar këtë, komandave të njësive ushtarake jugosllave në afërsi të tokave shqiptare, do t'u jepen udhëzime: "Deri atje ku nuk ka shkelur këmba e këmbësorit serb nuk mund të konsiderohet tokë serbe e çliruar...!"

Dhe, për ta plotësuar këtë kërkesë, që dilte nga Udhëzimet e Çubriloviqit, deri nga fundi i nëntorit 1944 në tokat shqiptare do të dërgohen 20-25 brigada, të quajtura "partizane"- serbe, malazeze, bullgare e "maqedonase", me udhëzime tepër rezervat: Nën masën e kamufluarpër ndjekje të bashkëpunëtorëve të okupatorit, të vriten personalitet e shquara kombëtare shqiptare, të provokohen revoltime të popullsisë dhe në shenjë të shtypjes së "revoltës", të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë londineze!

Këto udhëzime i zbuloi dhe i denoncoi veprimtarja antifashiste, ushtarake, myslimaneja nuse shqiptari  - Melihate Hoxhiq - Deda, pas pushkatimit, pa kurrfarë shkasi, të 128 vetave, më 16 dhe 17 nëntor 1944 në fshatin Bllacë të Kaçanikut. Këtë krim e bëri një brigadë "maqedonase" e komanduar nga serbo-maqedonasit. Do të pushkatohen edhe tre djemë jomadhorë para syve të nënës, plotësisht ngjashëm me krimet aktuale të paramilitarëve serbë në Kosovë.

Denoncimi i Planit për zhdukjen e 50% të shqiptarëve në shenjë të luftës "kundër mbeturinave të bandave fashiste shqiptare" nga Melihatja, mbeti prapë sekret ushtarak dhe pa asnjë efekt për të ndaluar vrasjet masive. Vrasjet e tilla do t'i përligjë, para njësive të UNÇJ-së, edhe Shtabi Operativ i Kosovës, më 2 dhjetor 1944, me nënshkrim të Fadil Hoxhës, si veprim "për spastrimin e bandave shqiptare".

Për të realizuar më lehtë këtë synim antishqiptar, Shtabi Suprem i UNÇJ-së, nga fillimi i dhjetorit 1944, kërkoi largimin e luftëtarëve "partizanë" të Kosovës nga Kosova dhe sjelljen në Kosovë të mijëra ushtarëve jugosllavë, kryesisht ish-çetnikë të amnistuar më 21 nëntor 1944. Këta, me veprime konkrete në asgjësimin e shqiptarëve e të shqiptarësisë së Kosovës, duhet të gjenin mjetin për t'u përmirësuar, për të treguar në vepër besimin ndaj Jugosllavisë së Titos.

Këto njësi jugosllave kishin për detyrë të skenonin kurthe për revoltimin e individëve e të masave shqiptare dhe të përfitonin alibi për ploja masive mbi shqiptarët. Vrasjet, plojat mund t'i kryenin pa gjyq dhe mund të shkretëronin fshatra të plota vetëm nëse hetonin se "ishte shti me pushkë kundër ushtrisë partizane të Jugosllavisë!" Për të arritur një gjë të tillë, të dëshiruar, në çdo kohë e në çdo vend, vetë partizanët e Titos mund të skenonin "sulme kundër ushtrisë jugosllave...!" – alibi një pushkë në ajër.

Prapë më duhet të theksoj se këtu nuk ka vend, mundësi botimi, për të gjitha vrasjet masive në tokat shqiptare nga ushtria jugosllave e Titos. Në shumë qendra komunale do të ngriten kasaphane të vërteta për likuidimin e shqiptarëve me muzikë jevge. Kulla e Talit në Gllogoc, Hani(i një serbi)në Skënderaj, Kafja e Tozës në Preshevë, Kulla e Popitnë Istok, Hoteli i Zharkoviqit në Mitrovicë, Monopoli i Duhanitnë Tetovë, Kulla eSheremetit  në Pejë - do të mbesin në kujtesën historike më të dhimshëm të kombit shqiptar, ku u likuiduan mbi 2000 burra  të zgjedhur vetëm gjatë nëntorit dhe dhjetorit 1944.

Kasaphanë të tilla ku shqiptarët mbyteshin ngadalë, duke i therë e duke i prerë me thikë, duke i mbytur me dru e me çekanë, gjithmonë me muzikë marramendëse të romëve, për të mos u dëgjuar britmat jashtë mureve të kasaphaneve, kishte në të gjitha qytetet e Kosovës e të Maqedonisë, në Ulqin, në Tivar, në Plavë, në Guci, në Peshter, në Bihor, në Pazar të Ri, në Bujanoc, etj.

Nuk  mund të gjendet asnjë fshat shqiptar ku nuk pati të pushkatuar, por vrasje masive fillimisht pati në vise të Moravës: Shipashnicë 8, Hogosh 6, Sllubicë 11, Çarr 23, Busavatë 8, Gosponicë 29, Makresh 24, Stanec 19, Livoç të Poshtëm 12, Sopot 85, Pozheran 22, Konçul 10, Bukuroc 13, Lluçan 13, Miratoc 15, Tërnavc 10, Ropotovë 52, Malishevë 18, Iseukë 92-100, Llashticë 30, Marec të Gallapit 23 etj.

Prej 1-5 veta të vrarë mund të regjistrohen  në gjithë fshatrat shqiptare të Kosovës Lindore. Kjo bëri të revoltohej populli dhe të sulmojë pushtetin ushtarak e policor(antifashist në letër e çetnik në vepër), në Ferizaj, në Gjilan e gjetkë.

Pas sulmit në Ferizaj, më 2 dhjetor 1944, ushtria jugosllave arrestoi dhe pushkatoi rreth 250 shqiptarë të Ferizajt, kurse pas sulmit në Gjilan, më 23 dhjetor 1944, ushtria jugosllave vrau dhe theri, sipas disa të dhënave, 4 500 veta, e sipas të tjerave 8 000 veta - fëmijë, gra, burra. Ndoshta ky numër është i ekzagjeruar, por një gjë dihet saktë: Vetëm rreth 10% të banorëve të Gjilanit aktualisht janë me prejardhje nga banorët që përjetuan lojën e OZN-ës e të ushtrisë jugosllave. Dhe, sikur e kërkon vendi të konstatohet se midis të masakruarve, kudo e në çdo kohë, ishin 14-19 vjeçarët dhe burrat me autoritet, me prestigj në popull.Kjo kishte për qëllim të zhdukej autoriteti udhëheqës dhe forca e re luftarake për rezistencë antijugosllave.

Të gjitha këto bënë që edhe shumë ish-antifashistë, edhe shumë komunistë shqiptarë, të zhgënjehen, të ndihen të tradhëtuar nga aleatët komunistë e antifashistë jugosllavë, ndaj të shfaqin kundërshtim. Edhe këta përfundonin në plehërat e qyteteve, në varre kolektive së bashku me qindra shqiptarë të burgosur e të pushkatuar pa gjyq. Në këtë mënyrë do të nxitët edhe Revolta e Drenicës(21 janar - 21 shkurt 1945), nën drejtimin nominal të Shaban Palluzhës, një antifashist i dalluar, komandant i një brigadeje partizane prej rreth 4 000 luftëtarëve.

Kundër Revoltës së Drenicës, e cila jepte shenja për një shtrirje në tërë Kosovën e më gjerë, në të gjitha viset shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, Tito do të dërgojë rreth 50 mijë ushtarë e oficerë të gjinive të ndryshme të këmbësorisë dhe të artilerisë.

Meqë sukseset e kryengritjes ishin të mëdha dhe ekzistonte mundësia për të ndikuar negativisht në disponimin projugosllav të dëshmuar të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë londineze, Tito, më 8 shkurt 1945, e futi Kosovën nën administrim ushtarak të Jugosllavisë, ndërsa më 18 shkurt 1945 e ftoi në Beograd ushtarakun e lartë, Fadil Hoxhën dhe Miladin Popoviqin, sekretar i KKPKJ-së për Kosovë. Me një presion diplomatik, Tito ndikoi që këta të hiqnin dorë nga e drejta për vetëvendosje të Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ashtu çfarë ishte propaganduar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në anën tjetër, Tito e forcoi luftën për të izoluar Shtabin e Kryengritjes ShqiptareShaban Palluzhës, duke dërguar në Drenicë 40-50 ushtarë e oficerë për një kryengritës shqiptar, kurse në nivel të Kosovës do të dërgohen 20-25 ushtarë jugosllavë kundër një kryengritësi shqiptar.

Ushtria jugosllave e futi Drenicën në shtetrrethim ushtarak dhe veçanërisht viset- veriore të Skënderajt, ku ishte qendra e Revoltës, si edhe sot, dhe zbatoi strategjinë e tokës së djegur, plotësisht të ngjashme me këtë aktuale në Drenicë e Dukagjin.

Të gjitha këto masakrime do të bëhen para syve të botës antifashiste, e veçmas të Evropës që i thoshin demokratike?!!! Pinte ujë, pa vërejtje, propaganda serbosllave se UNÇJ-ja në Kosovë po ballafaqohej me "Kundërrevolucion",me "Bandat fashiste",me "Mbeturinat naciste", me "Bandat terroriste", "Me Ballistët"etj.

Në fakt, e tërë ajo luftë ishte përpjekje jugosllave për të vu në jetë kërkesat e Elaboratit të Vasa Çubriloviqitdhe të Shtabit Suprem të Serbisë - për zhdukjen fizike e së paku të 50% të shqiptarëve në fazën përfundimtare të "LANÇJ-së"!

Se Evropa dinte dhe kishte njohuri bukur të plota për vrasjet masive të ushtrisë jugosllave mbi shqiptarët në Kosovë, është dëshmi e mirë Raporti i profesor Ymer Berishës, i datës 22 tetor 1945, për përfaqësuesin e Anglisë në Tiranë, Gjeneral Hadsonin, në të cilin, midis të tjerash, konstatonte: "Dhe kështu, gjatë 28 ditëve të luftës u vranë dhe u plagosën rreth 430luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u dogjën dhe u plaçkitën 450 shtëp, u konfiskua i tërë ushqimi e gjërat e lëvizshme të 60 mijë banorëve të Vushtrrisë e të Mitrovicës me rrethina. Nga ana e partizanëve u plagosën 6 000, u vranë 2 550 (8 000) dhe u kapën 850(7 000)".

Në këtë dokument silleshin të dhëna vetëm për humbjet e ushtrive ndërluftuese. Humbjet në radhët e civilëve ishin të mëdha. Nga mbi 20 veta do të pushkatohen në fshatrat Tërstenikë, Prekaz, Senik, megjithatë në kujtesën historike si dhëmbje kurrë e shëruar do të ruhetmasakrimi i familjes 13 anëtarëshe të Rexhep Halitit të Muzhevinës së Istogut, për të vetmin faj se, në oborrin e tij u vra një partizane. Sot, 13 varret në oborr shënojnë fatin se një familje e tërë më kurrë nuk do të përtëritet. Shfarosja e familjeve përjetohet rëndë në kombin shqiptar.

Të dhënat burimore ushtarake jugosllave e shqiptare dhe kujtesa historike flasin për qindra mijëra shqiptarë civilë, të paarmatosur, të kapur në shtëpitë e tyre dhe të pushkatuar mizorisht. Kjo kasaphanë do të zgjerohet veçanërisht pas thyerjes së Revoltës së Drenicës, pas dorëzimit të armëve në kërkesë të shtabeve të brigadave partizane jugosllave e shqiptare. Për të evituar mundësinë e përtëritjes së revoltës, ushtria pushtuese e Jugosllavisë mobilizoi edhe rreth 21 300 shqiptarë të moshave 17-60 vjeç, me motivim për t'i "plotësuar brigadat e UNÇJ-së në Bosnë, Kroaci, Slloveni, Serbi...!"

Kur dihej se në Kosovë këso kohe mbaheshin dy herë më shumë ushtarë jugosllavë të stërvitur ushtarakisht, për të përfituar këta 21 300 "rekrutë" shqiptarë të papërvojë ushtarake e të pastërvitur ushtarakisht, del në pah qëllimi antishqiptar i UNÇJ-së. Shtabi Suprem i UNÇJ_së në mars dha urdhër edhe për mobilizimin e pesë mijë të tjerëve, por meqë mobilizimi bëhej me dhunë ushtarake, do të mobilizohen 13 323 veta të moshave 17-65 vjeç. Kështu do të evitohet çdo mundësi për ndonjë shpërthim të revoltave shqiptare në Kosovë.

Të mobilizuarit e marsit-prillit-majit 1945, do të nisën nga Prizreni për në Dubrovnik nëpër Kukës, Shkodër, Tivar të ndarë në gjashtë eshalone. Gjatë rrugëtimit këmbë do të vriten disa qindra veta, të sëmurit dhe të paaftit për rrugëtim në tempon që do të caktojnë rojet jugosllave kalorëse ose të motorizuara.

Në Tivar (qytet ky shqiptar e mysliman deri në 95% të banorëve), për të mbjellë tmerr edhe mbi këtë popullsi që të shpërngulej, u organizua një plojë e pashënuar në historinë e Luftës së Dytë Botërore. Në shenjë të hakmarrjes për humbjet e Brigadës së Bokelit në Luftën e Drenicës kundër Shaban Palluzhës, ushtria malazeze e serbe vuri pusi paraprake në afërsi të ndërtesës ku pritej të ndalej për pushim eshaloni i dytë, i cili në nisje nga Prizreni, sipas burimeve, pati 2400 veta, kurse sipas kujtesës, të përjetuesve të marshutës dhe të Plojës, pati 4580 veta.

Masakra e Tivarit u zbatua më 1 prill 1945, në oborrin e "Metropolit"të Tivarit, në afërsi të detit. Sulmi u bë në dritaret e ndërtesave përreth, kurse sulmuesit përdorën armë të rënda automatike dhe bomba dore. Të shtënat zgjatën vetëm 3-4 minuta, duke korrë e masakruar së paku 1690 veta. Këto janë të dhëna që i dinte prof. Ymer Berisha në Raportin për Hadsonin, më 22 tetor 1945. Sipas të dhënave që siguroi Komisioni ushtarak jugosllavnë vendin e ngjarjes, ku ishte edhe ushtaraku shqiptar, koloneli Bajram Gola, në plojën e Tivarit u masakruan 1700 rekrutë shqiptarë. Ndërkaq,Shtabi Suprem i Kosovës(i formuar më 1 dhjetor 1944) për drejtimin e rezistencës shqiptare antijugosllave, në Proklamatën e tetorit 1945, informonte opinionin shqiptar e ndërkombëtar se, “për disa orë, egërsirat gjakësore kanë masakruar më shumë se 3000 shqiptarë”. Ky është rasti unuk i Luftës së Dytë Botërore kur Shtabi Suprem i një ushtrie “antifashiste” masakroi rekrutët për ushtrinë që ai e drejtonte.

Sipas të dhënave burimore të proviencës ushtarake jugosllave Eshaloni i Dytë,që përjetoi plojën e Tivarit, gjatë rrugëtimit nga Prizreni deri në Tivar dhe prej Tivarit deri në Dubrovnik, të pjesës që shpëtoi në Tivar, përjetoi vrasje masive dhe se bilanci i të masakruarve arriti në 2 314 veta nga 2 400 sa u nisën, sipas burimeve ushtarake jugosllave në Prizren.

Mirëpo, sipas përjetuesit të Plojës së Tivarit,Azem Hajdinit të Drenicës, dëshmi të vërtetuara për Komitetin Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në Parashtresën nr. 2029-1/9 nëntor 1966, në plojën e Tivarit u masakruan 4000 veta nga 4580 sa u nisën nga Prizreni. Sidoqoftë, Ploja e Tivarit ishte më e tmerrshme se sa Nata e Shën Bartolomeut parisien të datës 24 gusht 1572, kur katolikët masakruan, në emër të Krishtit, 2000 protestanë (hygenotë).

Nata e Shën Bartolomeut shqiptar në Tivar ishte tepër tragjike për faktin se ajo nuk ishte ploja e vetme mbi rekrutët shqiptarë që po dërgoheshin për plotësimin e Armatës së Katërt të UNÇJ në Kroaci. Nga burimet e proveniencës ushtarake jugosllave dhe nga kujtesa e përjetuesve dhe se përcjellësit ushtarakë jugosllavë vranë edhe qindra e mijëra individë e grupe të vogla e të mëdha. Të përmendim vetëm këto: 40 veta do të mbyten në Adriatik, nga shpërthimi i minave në det, 132 veta do të digjen të gjallë në një depo ushtarake në Dubrovnik. Po këtu, në një kazermë do të helmohen 500 rekrutë shqiptarë etj.

Ose edhe më qartë, sipas të dhënave burimore e të kujtesës historike prej 12970-15503 vetave që përbënin gjashtë eshalonet e rrugëtimit Prizren-Shkodër-Tivar-Dubrovnik, u likuiduan, në mënyra të ndryshme, 3152-5764 veta. Dhembja qëndron në faktin e hidhur se një pjesë të rekrutëve që do të shpëtojnë nga ploja e Tivarit, do të kapen nga qytetarët serbo-malazez të Tivarit e të rrethinës dhe do të vriten barbarisht, me tërfuq e sëpata. Kjo është varrë që kurrë nuk shërohet, aq më parë pasi do të përsëritet dhe po përsëritet aktualisht, mizorisht.

Këtu, tashti, duhet të konstatohet se Masakrën e Tivarite minimizoi deri në pakuptimësi, e më në fund e futi nën tabu politike, Jugosllavia e Titos, por e heshtën edhe vëzhguesit anglo-amerikane, misioni i të cilëve arriti në Tivar vetëm disa orë pas plojës. Ata nuk u lanë të shkonin në vendin e ngjarjes, por as nuk bënë gjë për ta ndriçuar këtë tragjedi shqiptare!?!

Dhe, ajo që duhet të konstatohet këtu, është fakti se dhuna, gjenocidi, etnocidi, kanibalizmi serbosllav mbi shqiptarët ishte më i madh aty ku shqiptarët nuk do të bëjnë rezistencë të armatosur. Burimet ushtarake jugosllave e shqiptare pasqyrojnë faktin se në mesin ku krimit do t'i përgjigjen me rezistencë, do të ketë vrasje të luftëtarëve, të individëve, dhe jo vrasje të civilëve, të masave. Kjo shtroi për nevojë ekzistenciale ripërtëritjen e rezistencës së armatosur vetëm pak muaj pas likuidimit të Revoltës së Shaban Palluzhës.

Sipas të dhënave të sistematizuara nga UDB-ja (Unutrashnja derzhavna bezbednost, Sigurimi i Bredhshëm Shtetëror), nga marsi i vitit 1945 deri në marsin e vitit 1947 në Kosovë vepruan 55 grupe të armatosura, të cilat përbënin forcat e armatosura të Lëvizjes për Lirinë e Tokave Shqiptare. Efektivi elit i këtyre njësiteve arrinte 375 veta: 234 fshatarë të kamur, 90 intelektualë të dalluar dhe 36 ushtarakë me akademi ushtarake të ndjekur a të përfunduar. Këta mbështeteshin në ndihmën e sigurtë, të përhershme, të 1 323 - 1 375 bashkëpunëtorëve të armatosur, kurse gjatë aksioneve numri i luftëtarëve rritej deri në 4 000 veta të armatosur.

Numri i simpatizuesve të cilët e ndihmonin Lëvizjen dhe ishin të gatshëm t'i bashkëngjiteshin me armë në dorë, në fillim të qershorit 1946 arriti në 30 mijë veta, masivizim ky i rezistencës së armatosur, i cili vinte si rezultat i aktit të aneksimit të Kosovës nga Serbia federale e Jugosllavisë, më 10 korrik 1945.

Këtu sikur e kërkon vendi për një digresion për të pasur me të qartë rrugën që solli Kosovën nën administrim të dyfishtë Serbi-Jugosllavi. Burimet politike e ushtarake jugosllave ofrojnë të dhëna të mjaftueshme për të parë se Partia Komuniste e Jugosllavisë dhe UNÇJ-ja gjatë tërë Luftës së Dytë Botërore fshehtazi minuan përpjekjet shqiptare për të fituar të drejtën në vetëpërcaktim deri në shkëputje e bashkimin shtetëror e kombëtar.

Këto tendenca jugosllave do të ngriten në parime politike e ushtarake sekrete kundër ardhmërisë së kombit shqiptar të bashkuar nga fillimi i vitit 1944, pra, pas Rezolutës së Bujanittë 2 janarit 1944, e cila përligjëzoi të drejtën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë londineze në vetëvendosje dhe bashkim  me amën - Shqipërinë.

Nga kjo kohë, në mënyra të ndryshme, do të sabotohet masivizimi i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare i shqiptarëve, kurse në shtator të vitit 1944 Shtabi Suprem i UNÇJ-së e degradoi Shtabin Kryesor të Aradhave Partizane dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës në Shtab Operativ dhe e futi nën Komandën e Shtabit Kryesor të Serbisë.Nga dokumentet ushtarake shihet qartë, çfarë u pa nga fragmentet që janë sjellë në këtë shkrim, se UNÇJ-ja, ose më qartë brigadat e divizionet partizane serbe, malazeze e maqedonase në Kosovë dhe gjetkë në tokat shqiptare, do të depërtojnë si ushtri pushtuese, plotësisht armiqësore antishqiptare, kurse më 8 shkurt 1945, TitoKosovë vendosi pushtetin ushtarak dhe kurrë nuk e suprimoi zyrtarisht, derisa u shpërbë Jugosllavia e Titos, më 1992.

Realisht, më 18 shkurt 1945, vetëm tri ditë para se të vriteshin pjesa më e madhe e anëtarëve të Shtabit të Revoltës së Drenicës në krye me Shaban Palluzhën e Mehmet Gradicën, Tito në Beograd mori pëlqimin nga ushtaraku Fadil Hoxha dhe politikaniMiladin Popoviqqë Kosova, hëpërhë, t'i bashkohet Serbisë Federale.

Këtë kërkesë të Titos, Miladin Popoviqi - një malazias trim dhe mbajtës i fjalës, e pranoi vetëm kushtimisht, si urdhër nga lartë në parti. Kjo do të bëhet shkaks e Miladininë Kosovë do të kthehet i ndërruar nga pozita e sekretarit të KK të PKJ-së për Kosovë, kurse më 13 mars 1945, me një komplot të OZN-ës, në krye me Spasoje Gjakoviqin, do të vritet në zyrë. Vrasja do të kualifikohet si “vrasje nga shqiptarët, kundërshtar të vëllazërim-bashkimit!".

OZN-a, disa orë më parë, kishte likuiduar fshehtazi mësuesin gjakovar, Haki Tahën, dhe e shpalli për "vrasës"Miladinit, burgosën ushtarakun drenicak, Ibrahim Banushin dhe e pushkatuan nën akuzë se ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së Miladinit, etj.

Duke e mbajtur Kosovën dhe të gjitha tokat shqiptare nën presion të vazhdueshëm represiv të regjimit ushtarak, pushtuesi jugosllav përgatiti mbajtjen e Kuvenditfarsë të Kosovës në Prizren, më 8-10.VII.1945. Në këtë mbledhje morën pjesë 137 veta: politikanë, ushtarakë, policë. Midis 137-ve,  vetëm 32 ishin shqiptarë, kurse të tjerët serbë, malazez etj. Ose edhe më qartë: midis 137-ve, vetëm 22 ishin ish-përfaqësues të "popullit" të zgjedhur në Kuvendin Themelues të Këshillit Nacinalçlirimtar të Kosovës në Bujan, më 31.XII.1943-1 dhe 2.I.1944.

Kuvendin e Prizrenit ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e NKVD-së ruse. Kuvendit do t'i sillet për aprovim Rezolutapër aneksimin e Kosovës Serbisë Federale, e hartuar në Beograd, kurse OZN-a do të arrestojë, burgosë e likuidojë shumë veta, shqiptarë, që kundërshtuan aktin aksional që duhej të "aprovonte" Kuvendi, realisht i serbo-malazezve për Kosovën, e sipas diktatit të Titos.

Pasojë e këtij akti politik, policor e ushtarak jugosllav kominternist është gjendja nëpër të cilën përvijoi Kosova në periudhën pesëdhjetëvjeçare komuniste të Jugosllavisë, që solli në gjendjen e sotme: gjakderdhjen, gjenocidin, kanibalizmin serb mbi shqiptarët e Kosovës e më gjerë. Ndaj, e drejta e popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve shqiptare të aneksuara Serbisë Jugore, Maqedonisë kominterniste-amerikane, dhe Malit të Zi, është e pashpenzuar dhe e drejtë e patjetërsueshme e kombit shqiptar në tërësi.

Të dhënat burimore të proviencës jugosllave e shqiptare vërtetojnë se Jugosllavia e Titos pas aneksimit me dhunë të Kosovës Serbisë Federale, ishte një burg kolektiv për shqiptarët, nën robërinë jugosllave. Ky burg sikur pati dy kthina, njëra, ajo e para, pa asnjë dritare për shqiptarët, që zgjati deri në korrik të vitit 1966, dhe kthina tjetër, pas këtij viti deri në pranverën e vitit 1981, me disa dritare, me disa përspektiva që i shpiente shqiptarët në liri të barabartë me jugosllavët në bashkëjetesë të imponuar.

Nga viti 1981, Kosova dhe shqiparët në Jugosllavi janë në luftë me një intensitet deri në këtë aktual, kur Kosova si problem politik kombëtar shqiptar në Jugosllavinë e Titos do të bëhet problem politik, humanitar e ushtarak i Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s.

Shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë londineze, siç u tha përmbledhur më herët, në të gjitha kohët bënë rezistencë të armatosur e politike, për të mbijetuar dhunën, gjenocidin. Ose edhe më qartë, akti aneksional i Kosovës, në korrik 1945, nxiti rezistencë të armatosur, e cila do të thehet vetëm më 1951. Kjo ishte vazhdim i luftës së Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës nga viti 1944, nën drejtimin e Komiteteve Nacionaldemokratike të drejtuara nga Komiteti Qendrornë Shkup dhe në lidhje të vazhdueshme me propagandat angloamerikane antikomuniste.

Ishte periudhë e pasigurisë totale, e luftërave të njësiteve shqiptare kundër OZN-ës, UDB-ës dhe ushtrisë jugosllave, në çdo kohë dhe në çdo vend. Çmimi i kësaj rezistenceje, për ekzistencë kombëtare shqiptare, është i lartë. Kurrë nuk do të dihet numri i saktë i civilëve dhe i kryengritësve të vrarë, të masakruar e të burgosur. Sepse, për të shpëtuar shumicën, edhe familjarët heshtën para krimit, i fshehen humbjet në anëtarë të familjes.

Sipas të dhënave që kishin arritur t'i tubonin e t'i sistematizonin Komitetet Nacionaldemokratike Shqiptare, okupatori jugosllav deri në mars të vitit 1947, vrau e zhduki, pa nishan, mbi 47 mijë shqiptarë të Kosovës e të viseve të tjera të aneksuara Jugosllavisë. Mirëpo, të dhënat nga burimet ushtarake e policore jugosllave e shqiptare dhe nga kujtesa historike, të vjela e të sistematizuara nga historianë e publicistë shqiptarë në vitet '70-80-ta, flasin për 68-72 mijë shqiptarë të vrarë, të masakruar dhe të zhdukur pa nishan, të lënë pa varr.

Përmasat e këtij krimi mund të shihen më mirë nëse sjellim faktet se gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë (1941-1944), sipas të dhënave të Shoqatës së Luftëtarëve të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, në Kosovë ranë 6 203 veta (shqiptarë, serbë, malazez, turq, boshnjakë, ebrej, etj). Të dhënat burimore flasin vetëm për 27 serbo-malazez të vrarë për çështje të hakmarrjes e gjakmarrjes nga shqiptarët. Këta ishin ish-çetnikë  paramilitarë, që kishin vrarë e kishin maltretuar shqiptarët gjatë Jugosllavisë versajane.

Numri i shqiptarëve të vrarë, të masakruar e të zhdukur mund të jetë edhe më i madh, e kjo mund të vigjilohet nga të dhënat demografike të sjella më poshtë: nga burimet e proveniencës së Shoqatës së Popujvetë vitit 1920, del se në Jugosllavinë versajane kishte NJË MILION shqiptarë. Sipas shtimit natyror që kishin shqiptarët, rreth 40 për një mijë, deri më 1940 numri i shqiptarëve duhej të dyfishohej.

Realisht, edhe burimet ushtarake jugosllave sekrete vërtetonin se në Jugosllavi, më 1940, kishte 900 mijë shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Kosovë pati 498 245 shqiptarë, kurse në tërë Jugosllavinë 750 431 shqiptarë. Hiç shtimin natyror për tetë vjet, ku mbetën rreth 150 mijë?

Po të kihet parasysh fakti se shqiptarët e Jugosllavisë së Titos midis regjistrimit të 1948-tës dhe 1981-tës, pra për 33 vjet, u shtuan në 1 226 736 frymë, ose për 2.7 herë, del edhe më marramendës numri i shqiptarëve të likuiduar fizikisht dhe të ndjekur nga Kosova e vendet e tjera shqiptare. Ky tmerr duhej të ishte edhe më rrëqethës kur dihet se 412 000 shqiptarë ishin larguar nga Jugosllavia sipas Marrëveshjes gjentlemene Jugosllavi - Turqi të fillimit të viteve ‘50-ta.

Kur jemi te shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera etnike nuk është tepër të përkujtohet fakti se Lidhja Socialiste e Kosovësmë 1976 kishte mbledhur e kishte sistematizuar të dhëna për shpërnguljen e Një milion shqiptarëve vetëm nga Kosova, midis viteve 1912-1966. Të dhënat jugosllave  policore, flasin edhe për mbi 280 mijë shqiptarë të burgosur deri në vitin 1966, por burgosje pati edhe në vitet 1967-1980, individë dhe grupe të organizuara politike ilegale.

Nga pranvera e vitit 1981, siç u tha, Kosova është në luftë të hapët me Jugosllavinë. Këso kohe Kosova kishte një potencial intelektual të madh. Në shkollat fillore e të mesme kishte rreth 400 mijë nxënës e arsimtarë, kurse në fakultete rreth 40 mijë studentë e profesorë.

Etapa e parë e kësaj lufte ishte kryekreje luftë politike, e shënuar me dhunë e viktima shqiptare të shkaktuara nga policia dhe ushtria jugosllave. Të dhënat e proveniencës politike e policore jugosllave të Kosovës flasin për rreth 900 mijë shqiptarë të burgosur politikë, e të trajtuar në polici, midis pranverës së vitit 1979 deri në fund të vitit 1991 (750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë në vise të tjera: Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Bosnje, Kroaci, Slloveni).

Të gjitha mynxyrat e dhunës gjenocidale, etnocidale e kanibaliste serbe mbi shqiptarët prapë do të ushtrohen me udhëzime publike e sekrete të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë, tashti në krye me akad. Dobrica Qosiq.Bazën e këtyre udhëzimeve, për shfarosjen e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe Jugosllvinë avnojiste, ngërthente Memorandum SANUi vitit 1985. Ky dokument, në fakt, paraqiste Projektin për Serinë e madhe nga Vjena deri në Stamboll, me prejudikim se Serbi është deri aty ku gjendet një serb, ose një varr serbi!

Dokumenti, ndonëse ishte front i përgjithshëm kundër popujve joserbë në Jugosllavi e më gjerë, në veçanti projektonte luftën shfarosëse ndaj shqiptarëve të Kosovës e më gjerë. T’i rikujtojmë vetëm disa çmenduri akademike serbe të përjetësuara në Memorandumin prej 74 faqeve.

Aty, pasi ishte konstatuar se “populli serb e ndrydhin edhe zezonë të tjera: Ngecja shumëvjeçare e ekonomisë së Serbisë, marrëdhëniet shtetërore juridike të parregulluara me Jugosllavinë dhe krahinat, si dhe gjenocidi në Kosovë” – e nxori nga arsenali kominternist emërtimin Kosova i Metohija për Kosovën dhe shpifjet, gënjeshtrat dheurrejtjen serbe shoviniste i ngriti në të “vërteta” për kinse “gjenocidin fizik, politik, kulturor mbi banorët serbë të Kosovës e Metohisë”.

Shkroi: “Shqiptarizimi i Kosovës dhe Metohisë është përgatitur në mënyrën më legale(…), djegie, vrasje, dhunime” etj. Shkuan aq larg në gënjeshtëra sa që autopederin me shishe të birrës ta ngrisin në martir të kombit serb, duke konstatuar se “Rasti Martinoviq është i rëndësishëm jo vetëm për dhunën e veçantë dhe të paparë, e cila të kujton kohën e errët turke të nguljes në hu(…)”, dhe pa ujë në sy propagandonin: “Dhuna e cila gjatë shekujve e ka rralluar popullsinë serbe të Kosovës dhe Metohisë – në këtë kohën tonë fiton përfundimin e vet të pafalshëm. Shpërngulja e serbëve nga Kosova dhe Metohija në Jugosllavinë Socialiste me përmasat dhe karakterin e vet i tejkalon të gjitha etapat e hershme të kësaj ndjekjeje të madhe serbe”.

Dhe, vazhdohej me rrenë mashtruese thua se pushteti në Jugosllavinë avnojiste të ishte në duar të shqiptarëve, thua se serbët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë u shërbyen vetëm planeve shqiptare jo vetëm për shqiptarizimin e Kosovës, por të Jugosllavisë dhe atë me dorë të hekurt të dhunës pushtetore shqiptare; thua se policia, gjyqet, komitetet e PKJ-së të ishin të shqiptarëve e jo të serbëve në Kosovë e cepmëcep të Jugosllavisë:

“Ndjekja me zullum dhe fizikisht, me terror moral e psikologjik, po përgatitet për ekzodusin përfundimtar(…), qellim i racistëve shqiptaromdhenj(…)”.Ndaj, theksohej:“Fati i Kosovës mbetet çështje jetësore e tërë popullit serb”: “Të sigurojë pacenueshmërinë e pronës personale të qytetarëve të vetë, t’i  qendrojë në rrugë gjenocidit në Kosovë dhe të ndalojë kërcënimin”.

E tërë kjo propagandë gënjeshtare, pa asnjë mbulesë, pati për qëllim që SANU i Beogradit "populli serb t'i sigurojë programin shoqëror dhe nacional bashkëkohor, me të cilin do të frymëzohen brezat e sotme dhe të ardhshme"(!?!).

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, për ta vu në jetë këtë "program nacional"antishqiptar, kujdestaroi në ngritjen politike e shtetërore të personalitetit të Slobodan Milosheviqit, të cilin e nxori në krye të Lëvizjes pompoze  serbomadhe: "Dogodio se narod"(Ndodhja e popullit), që do të niset nga paragjykimet: "Kosova është zemra e Serbisë", "Serbia e Madhe - prej Horgoshit – Viroviticë e Karllobag deri në Durrës e Selanik".

Të sjellim edhe ndonjë "të vërtetë" serbe për Kosovën "serbe", pa serbë historikisht, por me pushtet serb prej vitit 1912, dhe aktualisht: "Në Fushë të Kosovës, në zemër të Serbisë para gjashtë shekujve Serbia e mbrojti veten dhe Evropën", "Kultivimi permanent i mitit të Kosovës si çështje kishtare e popullore serbe", "Kosova - simbol i shtetësisë dhe i kulturës serbe(...), diçka si tokë e shenjtë e popullit serb", "Serbët e Kosovës aty kanë varret stërgjyshore(...), aty qëndrojnë kishat serbe, varret e tyre, monumentet e tyre, e tërë historia e tyre", se "Kosova është pragu i parë i Serbisë", se "Kosova është serbe dhe si e tillë duhet të mbetet!", e së fundi, logjika e topuzit mesjetar sllav: "Kosova është tokë serbe për të cilën kurrë nuk mund të flitet ndryshe përveçse si për tokë serbe të shenjtë", sepse "Kisha në krye me mbretin dhe me aparatin propagandues e ka ndërtuar mitin e Kosovës", ndaj Kosova është "djep i civilizimit kombëtar serb", "djep i shtetësisë kombëtare serbe", "pjesë e Serbisë Etnike", "pjesë integrale e Serbisë aktuale" etj.

Nuk duhen komente të gjata: Nëse "Kosova është zemra e Serbisë", ajo nuk mund të ishte edhe "pragu i parë i Serbisë", e nëse është mit i krijuar nga kisha e mbreti, nuk mund të ishte e vërtetë historike as etnografike. Të vërtetat serbe për Kosovën janë gënjeshtra të përsëritura me mijëra herë, në gjuhën serbe dhe në gjuhë të ndryshme evropiane - "frymë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e intelegjencies sonë të lindur" - siç mund të thuhet me maksimën e Qosiqit.

Citatet e mësipërme u volën në po aq libra e fletushka serbe të botuara midis viteve 1986-1989, deri kur Beogradi realizoi grushtin e shtetit në Prishtinë, më 28 Mars, e të cilat duhej të qëndronin shtyllë e opcioneve politike e luftarake të sovranit Milosheviq, për të legjitimuar gjenocidin, etnocidin dhe kanibalizmin serb mbi shqiptarët, e që kishte mbështetjen e patrikut serb, Germanit - "për hakmarrje të re të Kosovës!" në "Kosovsko opredelenje" (Intervju, nr.spec., 28.VII.1988,59).

Me mbrojtje të kishës e me bekimin e patrikut shoven, Milosheviqi, më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, e nxori përfushe planin për ripushtimin dhe serbizimin e Kosovës: "Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën  e mban të bashkuar tërë popullin serb", dhe tashti "Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare", por "është çështje e popullit", ndaj, e vërteta se "çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rëndësi”, sepse "gjashtë shekuj pas asaj edhe sot, prapë, jemi në beteja dhe para betejave!" (N i n, 2.VII.1989). Ishe ky kushtrimi kundër rendit kushtetues të Jugosllavisë avnojiste, ishte kushtrim për kthimin e Jugosllavisë në Serbosllavi - Serbi e madhe.

Dhe, për habinë e opinionit të paanshëm, me ditën e grushtit të shtetit në Prishtinë, 23 mars 1989, e zyrtarizimit të aneksimit të Kosovës Serbisë, në Kuvendin e Beogradit, më 28 mars 1989, mbi serbët e Kosovës "zbriti" qetësia, siguria, përspektiva.

Në shtypin serb,në radion serbe, në televizionin serb, në mitingjet serbe - vdiqën dhunuesit shqiptarë të plakave e të murgeshave serbe, vdiqën dhunuesit e varreve serbe, u zhdukën terroristët shqiptarë mbi "popullsinë serbe të Kosovës"!!!? Milosheviqi ia arriti qëllimit: me armët dhe forcën policore e ushtarake të Jugosllavisë së Titos, të cilat ia dhanë: Rusia, SHBA-të, Evropa dhe "Bota e Tretë" - e robërve "nesverstani..."!?

Kështu, Serbia fashisto-raciste milosheviqiane, pas Ripushtimit të TRETË të Kosovës (pushtimi - më 1912; ripushtimi I- më 1918; ripushtimi II- më 1945), duke shfrytëzuar forcën gjithëjugosllave, vuri bazat për një dhunë gjenocidale e etnocidale institucionale serbo-sllave mbi çdo gjë që frymonte shqiptarçe, jo vetëm në Kosovë.

Në fillim të shkurtit të vitit 1990, pas shumë vrasjeve mbi ushtarët shqiptarë nga oficerët e AJ-së dhe të burgosjes të shumë veprimtarëve politikë ilegalë dhe legalë, Milosheviq i deklaroi gazetës ruse Sovjetskaja Rosija, se Kosova "është tokë serbe, asnjëherë nuk ka qenë shqiptare e as që do të jetë ndonjëherë!"

Këtë topuz konstatim Milosheviqi e bënte në një kohë kur veprimtari i LKJ-së, serbi kosovar Radomir Deniq, në Komitetin Krahinor të LKJ-së së Kosovës, deklaronte se në "Kosovë ka vetëm shtatë përqind serbë dhe malazez" (Rilindja,4 shkurt 1990, 3).

Për t'ia vu kazmën shqiptarësisë së Kosovës, pushteti milosheviqian i Jugosllavisë vuri në sistem policor shtetëror përkufizimin që çonte në ndalimin e veprimtarive kulturore e arsimore shqiptare. Me helme nervore më shkatërruese, helmoi mbi 7 400 nxënës e nxënëse shkollash të mesme e fillore, ndjeku nga puna kuadrot profesioniste shqiptare në ndërmarrjet shoqërore, përkufizoi të drejtat e shqiptarëve në shëndetësi, largoi nga detyra nëpunësit shqiptarë në administratën shtetërore, serbizoi organet e policisë, të sigurimit, të judikaturës, hapi rrugët për instalimin e një krizeje politike, morale e sociale ekzistenciale për shqiptarët dhe hapi dyertë e institucioneve për largimin nga Kosova së pari të fuqisë punëtore e intelektuale e tani edhe të fëmijëve të tyre.

Në të njëjtën kohë, solli në Kosovë edhe dhjeta mijëra serbo-malazez, refugjatë lufte nga Bosnja, Kroacia e Sllovenia, i vendosi në objektet shoqërore, në banesat e punëtorëve shqiptarë, në shkollat e konviktet e Kosovës dhe në vendet e punës së shqiptarëve të diskriminuar e të ndjekur nga puna.

Të gjitha këto mynxyra i parashihte Memorandumi i SANU-it 1985. Për të gjitha këto mizori Serbojugosllavia nxori ligje përkatëse. Asnjë përpjekje paqësore shqiptare nuk do të ndalë trendet e sllavizimit të Kosovës e më gjerë. Tashti, madje, masivisht do të futet në orbitën e serbizimit të Kosovës edhe grupacioni etnik rom, i përfshirë në shkollimin serbisht dhe në administratën serbe. Bota, Perëndimi, SHBA-të i dinin të gjitha këto dhe bëheshin shurdhër-memecë.

Madje, ndonjë zë joinstitucional, individual nga Perëndimi, sikur të ishte ftesë për thellimin e krizës, të konflikteve. Serbia, pa asnjë pengesë ndërkombëtare, sa vinte dhe e shtynte përpara qerren e pansllavizmit rus e të serbomadhisë, duke përdhosur e shkelur qenien shqiptare shekullore të Kosovës.

Sovrani i Serbisë, i cili si përkëdhelje e konsideron cilësimin evropian kasap i Ballkanit, gjithnjë duke pasur përkrahjen e plotë aktive të Rusisë dhe pasivitetin e Perëndimit,më 9 janar 1993, në një kohë kur në Kroaci dhe Bosnjë po derdhej gjaku liridashës kundër pushtuesit serb, i thërriste, prapë, opinionit politik serb e botëror: "Kosova është jo vetëm e Serbisë, por është zemra e Serbisë" ndaj është "çështje e brendshme e saj", që do të thoshte: O botë e mjerë! Jeta e shqiptarëve të Kosovës është në dorën time dhe, kur të më duhet, mund t'ua marrë!

Radio Beogradi dhe në ato lokale, në TVB dhe në TV-të lokale - do të hapen emisione kujdestare, si “Dosja për Kosovën”, ku do të defilojnë politikanë, publicistë, "shkencëtarë" me aftësi retorike gënjeshtare për "të vërtetat" serbe, ndër më banalet - për "Kosovën serbe!" Do të shkohet aq larg sa që nga TVB I, më 8 e 9 prill 1997, do t'i servohet opinionit botëror se "fshatrat e Kosovës në mesjetën nemanide ishin të banuara me 90% serbë, të cilët 99,9% ishin ortodoksë".

Shizofrenia çmendurake e "shkencës" serbe do të vuloset në Saborski susreti, Nish - 1998, dhe pikërisht kur doli se "serbët janë autoktonë, vendës të Ballkanit, disa mijëra vite para Krishtit", dhe se Iliria, emri pararomak i Ballkanit, "mori emrin nga Ilija, i biri i Serbo Makeridovit" (Politika, 20 qershor 1998,7).

Dhe, propaganda "shkencore" serbe në funksion të Politikës së tokës shqiptare të djegurtë Milosheviqit, arriti në absurd kriminal kur në TVB I, më 15 korrik 1998, dr. Slako Terziq, i thënçi historianë, do të kërriçë se "shqiptarët e Drenicës, të cilët janë ngritur kundër Serbisë dhe Jugosllavisë, janë arnautash - serbë të shqiptarizuar me anë të islamizimit". Kjo pallje sikur ishte ftesë për militarët e paramilitarët serbë çetnikë albanofobë, t'i vrisnin, t'i shfarosnin drenicarët, me top, me thikë, me zjarr – për të zhdukur "gjakun e prishur serb në tokën e shenjtë serbe!"

Serbo-Jugosllavia, propaganda e saj albanofobe, edhe më tutje do ta përdorë kartën Fundamentalizmi islam i shqiptarëve, për çdo ngritje shqiptare kundër aspiratave e veprimeve politike e ushtarake pushtuese serbe të Kosovës e më gjerë.

Realisht, serbët shovinistë dhe albanofobë ende kanë miq në Evropë e në Amerikë, madje edhe në Kinë, Indi, Japan, etj., pasardhës të një Lloyd George-it, të Evropës plakë të Atë Gjergj Fishtës.

Parlamentari Ll. George dikur, në Parlamentin anglez, thërriste: "E quaj për turp të quhem njeri derisa Perëndia edhe myslimanët i bëri njerëz, për këtë arsye jam kundër Perëndisë, sepse më bëri dhe mua njeri!". Ishte kjo kohë kur në një klub të Londrës qëndronte mbishkrimi: "Ndalohet hyrja e myslimanit dhe e qenit!". E, fati historik urdhëroi që shqiptarët në Shqipërinë Etnike janë myslimanë në rreth 88% - për të siguruar qenien shqiptare nga asimilimi sllav e grek. Shih A. Boue, G. Hahn etj. Sikur të ndiqej shembulli i Londrës së moçme, në fillim të viteve '90-ta në Hotel Grand të Prishtinës do të vihet mbishkrimi: “U ndalohet hyrja shqiptarëve dhe qenve!”

Tërheqja në zhegra e Perëndimitme Rusinë,për interesa dominimi në Ballkan e më gjerë, solli këtu ku gjendemi sot: Gjenocid, etnocid, kanibalizëm serb para syve të botës. Prej vitit 1990, mbi 600 mijë shqiptarë u ndoqën nga vatrat: në Evropë, Amerikë, Australi, Azi. Dhe, më në fund ndodhi ajo që duhej të ndodhte në fillim të viteve të '90-ta, nevojë urgjente ekzistenciale shqiptare e Kosovës - lindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lufë e pabarabartë e popullsisë liridashëse me repartet piromane të kanibalistëve serbë. Rreth 1 700 të vrarë e të masakruar, rreth 1 500 të zhdukur: fëmijë, gra e pleq të vrarë e të djegur në zjarr, fshatra të tëra të rrafshuara me top e zjarr, qindra mijëra familje me mbi 400 mijëbanorë, pa strehë mbi kokë dhe një shkatërrim i plotë i bazësmateriale për jetën shqiptare e njerëzore në Kosovë. Të gjitha këto deri në fillim të tetorit, 1998.

Perëndimi përballë Lindjes. Luftë e ftohtë midis Rusisë dhe SHBA-ve. Dhe, më në fund, 13 tetori 1998.NdodhiMarrëveshja Hollbruk - Milosheviq,për shqiptarët - pa shqiptarë!? Zaten, kjo është rrugë e njohur për faktorin ndërkombëtar të vendosjes kur ishte fjala për  Shqipërinë dhe shqiptarëtqë nga Berlini(1878), Londra (1913), Versaja (1919), etj. Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk u ftuan që të vendosin, e të nënshkruanin,për fatin e kombit të vet!?!

Mirëpo, të ndalemi këtu. E sotmja ende nuk është histori. Ndonëse nuk mund t'i besohet 13-shit!!! Pansllavizmi rus, të cilin e qartësoi bukur Dostojevski, më 1877: "Një gjigand si Rusia duhet më në fund të dalë nga ajo dhomë e ngushtë ku koka i godet tavanin, për të lëshuar (shtatin) në botën e gjerë dhe për të thithur ajrin e lirë të detrave dhe të oqeaneve" - vazhdon mbijetesën edhe në saje të mbijetesës të Serbosllavisë si fuqi kolonialiste në Ballkan.

Megjithatë, të shpresojmë! Bota tashti din më shumë për fatin e kombit shqiptar, për fatin e Kosovës. Din për rezultatet e politikës paqësore gjithëshqiptare dhe shqiptare rugovishte të Kosovës. Ajo din edhe për mirëkuptimin e SHBA-ve për këtë Rrugë gandiane shqiptare, që i lidhi forcat intelektuale shqiptare dhe i bëri robër, i bëri qyqarë, e gjyrravecë të mjerë.Por, bota tashti e din edhe faktin se një popull i tërë sapo i mbështetur për bjeshke, pranoi kushtrimin: Të gjithë jemi UÇK!

Shqiptarët tashti, më në fund, nisën t'u besojnë mësimeve të martirit të kombit, Mulla Idris Gjilani: "Me dy mende nuk shkohet as në xhami, e dihet se për liri ekziston vetëm një rrugë dhe jo dy, tri, dhjetë...! Humbë vetëm ai popull, që nuk lufton për liri!"

Do të përfundoja: Megjithatë, e sotmja po hyn në histori. Çështja e Kosovës është problem politik i krijuar ndërkombëtarisht dhe doemos duhet të zgjidhet ndërkombëtarisht! Çdo pëllëmbë e kësaj toke është ujitur me gjakun e bijëve dhe të bijave të saj etnikë dhe mjafton për lirinë. E drejta e shqiptarëve për vetëvendosje - sipas vullnetit politik të formuluar në Referendumin e Shtatorit 1991.

Pavarësia e Kosovës nuk cënon tërësinë etnike të asnjë kombi ballkanik, përpos atij shqiptar, nuk cenon ekzistencën kombëtare të asnjë populli fqinjë të shqiptarëve e të Shqipërisë Etnike. Madje, dhuna, gjenocidi, etnocidi, kanibalizmi me politikën e tokës shqiptare të djegur, të zbatuar nga serbët në Kosovën  historike dhe aktuale, që nga Luftërat ruso-turke të viteve 1877-78, janë dëshmitë më të mira se vetë Serbia dhe vetë serbëtvranë dhe e dogjën pjesën serbe të Kosovës. Çështja e Kosovës tashti është çështje ekzistenciale kombëtare shqipare, është paqe ballkanike dhe evropiane - po u zgjidh drejt.

Mirëpo, tashti kur po e nxjerr në letër pjesën përfundimtare të kësaj Letre të hapur, drita jeshle për lejekalimin: Çështja e Kosovës do të zgjidhet ndërkombëtarisht - me paqe ose me luftë!, e 13 tetorit 1998,po ecën me një tempo tepër të ekuilibruar midis interesave të Perëndimit dhe të Lindjes, në fakt të katolicizmit me tendenca ekumenike dhe panortodoksisë sllavo-greke.

Dhe, sado që Çështja e Kosovësnë thelb nuk është çështje fetare, interesat e fesë së krishterë dhe të asaj islame penguan dhe do të pengojnë zgjidhjen e drejtë të Çështjes së Kosovës. Këtë fakt bukur e ka konstatuar edhe diplomati i rryer, z. Henry Kissinger, në Forum 2000të Pragës, më 12 tetor 1998: Çështja e Kosovës "është një tragjedi e shkaktuar me ndeshjen midis islamizmit dhe krishtërimit në Ballkan, që vazhdon qindra vite".

Vërtet, në Ballkan, si dhe kudo gjetkë në botë, njënia fe - atdhe kombësi është e lidhur me një intimitet ekzistencial për njërën dhe tjetrën. Këtu qëndron edhe fakti se sapo shkeli fallanga e ushtrisë pushtuese serbe në fshatrat shqiptare, të parën e futi në nishan të topit xhaminë, e tani shkollëndhe kullat e banimit. Kështu ndodhi edhe në Bosnjë, dhe në Kroaci. Njohësi i historisë dhe i karakterit etnik të serbëve nuk mund të besojë në paqen e proklamuar nga Milosheviqi.

Ndaj edhe SHBA-të, Evropa, OSBE duhet ta kenë parasysh konstatimin e Prokopit të Cezaresë, i cili në përmasa gjeniale ka konstatuar: "Siç tregon historia e vjetër, sllavët janë të gatshëm të marrin armët edhe pa pasur arsye(...), e bëjnë luftën pa shkak dhe pa e shpallur atë dhe nuk duan ta mbrojnë me një marrëveshje. Më në fund e fillojnë pa të drejtë dhe e mbarojnë me dhunë".

Dëshmitë që i kam sjell në këtë Letër të hapur janë prova të pakontestueshme, të parrëzueshme me burime, me fakte. Mynxyrat e Bosnjës janë provë. Shfarosja e familjeve të tëra në vise të Drenicës, të Dukagjinit e të Sharrit, janë prova. Shkretërimi i asaj që mund ë quhet jetë aty ku shkeli këmba e kriminelëve militarë serbë në Kosovë - janë prova.

Z o t ë r i n j  t ë  n d e r u a r!

Në çdo anë ku do të arrijë këmba juaj do të shihni prova, se pushteti kolonialist serb në Kosovë e ka vrarë veten, se më nuk  mund të mendohet për një jetë shtetërore të shqiptarëve etnikë nën dominimin tiranik të shtatëpërqindëshit serbë, kolonistë në Kosovë.

Dhe, duhet ta keni parasysh edhe faktin se shqiptarët, kurrë, në asnjë kohë, nuk kanë bërë dhunë gjenocidale mbi këtë element serb. Këta kanë qenë të mbrojtur nga klasa pushtetore shqiptare, nga çifligarët në pronat e të cilëve ishin të vendosur si çifçinj. Kanë qenë të mbrojtur e dominues gjatë tërë periudhës tetëdhjetë e gjashtë vjeçare të Serbojugosllavisë në Kosovë, e gjetkë në trojet e Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë londineze.

Statusi i serbit në mjediset shqiptare, thënë simbolikisht, ka qenë i ngjashëm me statusin e lopës në Indi. Këtë status serbi i Kosovës  e ka edhe sot. Ka disa paralajmërime se këtë status do t'ua njoh edhe Misioni verifikues i OSBE-së, madje-madje edhe milicëve e paramilitarëve pushtues serbë, të sjellë në Kosovë nga Serbia, Bosnja, Vojvodina, Mali i Zi, Kroacia, Rumania, Rusia etj., për të vrarë e për t'i shfarosur shqiptarët!?!.

Arrestohen, kindapohen, burgosen, dënohen, dhunohen, masakrohen dhe zhduken qindra e mijëra shqiptarë e për ta gati nuk flitet nga faktori ndërkombëtar i vendosjes. Në anën tjetër, me zhurmë protestohet për arrestimin e ndonjë serbi me mision të spiunit milosheviqian albanofob, ose të ndonjë paramilitari a milici vrasës, terrorist, pushtues në Kosovë. Vriten pesë ushtarë të UÇK-së, nga pusia, e në rrethana të armëpushimit të nënshkruar nga Miloshveiqi, dhe faktori evropian-amerikan sikur hesht. Vriten dy milicë të pushtuesit serb në Kosovë dhe Uashingtoni, Londra, Parisi, Vjena e Boni, u fryjnë burive - kërcënim për qenien shqiptare të Kosovës!!!?

Megjithatë, Dum spiro, spero!

Ua drejtova këtë shkrim, të shkruar në rrethana të pasigurisë të plotë për individin dhe për kolektivitetin shqiptar në Kosovë; ku vendlindja ime, Drenica, dhe atdheu im, Kosova, janë veshur në të zeza,kur shqiptarët në përgjithësi janë vu para dilemës hamletiane:Të rrosh a të mos rrosh! Të jesh a të mos jesh!

Ndaj, Ju, Zotërinj, keni vu para vetës një mision  të madh në funksion të paqes, të jetës, të drejtësisë. Veprimi dhe angazhimi juaj me plot mundime e sakrifica, është sfidë për Rendin e ri botëror dhe, themi me plot besim për saktësi, - përpjekje kjo e parë evropiane perëndimore politike e drejtë. Mbesim me shpresë se Misioni juajka për të përfunduar me paanësi, në Ballkanin e trazuar prej serbëve, shekuj me radhë të dëshmuar albanofobë të pangopshëm.

Ndaj, vetëm korrektësi, njerëzi prej jush! Kjo do të mbetet në histori: Më në fund, Evropa edhe shqiptarët i pranon për evladë.

Shqiptarët janë popull që falin - Të mbesin fqinjë, miq me fqinjët e deritashëm gjakësorë. Kurrë më të durojnë robërinë, duke pasur në mendje, mësim për hapa të rinj, devizën e veprës madhore të Churchill-it: "Në luftë: vendosmëri; në humbje: kryeneçësi; në fitore: zemërgjerësi; Në paqe: vullnetmirësi!"           

    P r i s h t i n ë, Shtator –Tetor 1998[1]

[1]  Ia dërgova redaksisë së gazetës “Koha Ditore”. E tërhoqa nda redaksia pas 20 ditësh, sepse nuk e botoi, me motivim se “është i gjatë…!” E dërgova në gazetën “Bujku”. U botua në gazetën “Rilindja” në Stutgart, 16 nëntor - 5 dhjetor 1998, fq.13, 14. E morëm nga libri: Dr. Muhamet Pirraku, Për kauzën  shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000, 39-124.

Kthehu ne fillim


 

powered by Beepworld