KËRKESË PËR NDIHMË NGA OJQ "JETA NË KASTRIOT" 

Kush jemi ne

      Organizata e gruas "Jeta në Kastriot" është organizat e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statusin e benificuar. Ne përkujdesemi për 2016 femra, të cilat janë të dhunuara seksualisht nga policia dhe ushtria  serbe gjatë  luftës së fundit dhe tani  ato kanë  nevojë për trajtim mjeksor dhe ndihma të tjera…Deri më sot  si ekip prej 15 vetash punojmë vullnetarisht dhe i  ndihmojmë femrat të cilat qenë viktima të dhunës seksuale, fizike  dhe psiqike, pra, ato janë në  mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në teren kemi identifikur 2019 femra të cilat janë dhunuar,  të cilat tash për tash përveç se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinjë të  prer, gishtrinj të këputur, 9 me  nga një sy të verbuar ose të dëmtuar që nuk shohin fare dhe 37 veta me plagë të hapura në fytyrë, kanë prerje të ndryshme në trup, djegje me cigare dhe gjera të tjera. Tri nga ato kanë bërë vetvrasje  gjatë vitit që shkoi. Këto femra  janë në gjendje të rënd shëndetësore, psiqike etj.  

       Përveç vetes ato përkujdesen edhe për fëmijët e tyre. Prej 2016 femrave të dhunuara (sa ne i mbajmë nën përkujdesje mjeksore), ato kanë 3007 fëmijë që rriten jetim dhe vetëm nën përkujdesjen e nënave, dhe këtë gjë e bëjnë nën  presionin e dhunimit, frikës, skamjes  dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet  etj. 386 gra janë të braktisura nga burrat, për shkak se kanë qenë të dhunuara nga forcat serbe.

       Ne përveç ndihmës profesionale që ju japim atyre (nga mjekë profesionistë) synojmë që së paku për disa kohë t'i  financojmë edhe fëmijët e tyre. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuara dhe presin ndihmë nga të tjerët, dhe ndihen të pafuqishme në këtë drejtim. Pra,  fëmijët e  viktimave kanë nevojë  për ndihmën dhe përkrahjen tonë.

       Organizata jonë  bënë punë  vullnetare, duke i shfrytzuar pasuritë personale,  vetëm e vetëm për të bërë një punë që mendojmë se meriton dhe se  ia vlen sakrifica. Ne OJQ „Jeta në Kastriot„  gjatë  vitit 1999, por edhe para se të regjistrohemi kemi punuar  si ekip prej 15 vetash që të ndihmojmë femrat e viktimizuara seksualisht, fizikiksht  dhe psiqikisht. Jemi  15 veta : 10 mjeke, udhëheqësi - kordinatorja dhe ndihmësja, dhe tri motra medicionale( infermiere).

       Këtij ekipi shumë shpesh  i  mungojnë  edhe mjetet themelore e të domosdoshme për punë, ato mjete që ia zvoglojnë të paktën   dhëmbjen këtyre grave.

       Ne bëjmë sigurimin e barnave  për 1500 paciente, të cilat  kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe këtë nuk e bëjmë hapur vetëm që të mos identifikohen nga rrethi  se janë  të dhunuara, por  e bëjmë në mënyrë të fshehur sikur po i kontrollojmë të gjitha banoret e fshatrave, lagjeve …

       Për momentin  ne kemi nevojë për grumbullimin e mjeteve materiale  për t´u siguruar 4 pacenteve tona udhëtimin në Finland,  për t´i kryer disa  operacione të vështira , për dy paciente kërkohet operim në sy, ndërsa 2 tjerave për t´ju larguar shenjat e cigareve në trup dhe prerjet tjera në fytyrë, që duken shumë të tmerrshme. Biletat kushtojnë 450 euro. Për këtë udhëtim na nevojitet një shumë e madhe parash sepse përveç pacienteve me ato duhet të udhëtojnë edhe shoqërues nga famija e afërt, andaj si nga shumë firma me renome edhe nga ju po kërkojmë një shumë prej 100 euro. Ne arritëm ta sigurojmë spitalin dhe  donatorin që i paguan shpenzimet e spitalit nga shteti përkatës, por  nuk kemi mjete  për udhëtim  dhe kjo e rrezikon  që ta humbim donacionin, sepse  nuk po arrijmë ta sigurojmë shumën e duhur.  Ju lutemi nëse keni mundësi  jepni kontributin tuaj  dhe atë sa ma shpejt, sepse  nëse deri  më datë 30.03.2008 nuk e konfirmojmë udhëtimin e pacenteve tona, do ta humbin të drejtën e udhëtimit dhe shërimit në këtë vend.

Nëse vendosni të na ndihmoni  ju lutem ta bëni në xhirollogarinë e Organizatës apo drejtë për së drejti duke kontaktuar në telefonin +37744 209 651.

Banka në Kosovë:

Llogarija e PROCREDIT BANK KOSOVO
NGA-SHOQATA E GRUAS JETA NE KASTRIOT
Numri I llogarisë 1110172740000153

Për personat jashtë Kosovës shënimet tjera
Emri dhe Mbiemri i pranuesit : NGA- Shoqata e gruas Jeta në Kastriot
Adresa : Rruga Hajdar Dushi hyrja 2 Numër 5 - Prishtinë
Filiala e llogarisë përfituese : Prishtinë
SWIFIT CODE: MBKOCS22

Për më shumë na lexoni në  www.vajzat.com 

 Me nderime nga drejtoresha  Luljeta SELIMI

                                                            --------------------------------

RIKUJTESË: DËSHMI RRËNQETHËSE - AKTE MIZORE TË KRYERA NGA BARBARËT SERB!

powered by Beepworld