Në parlament nuk është vullneti i popullit, por vullneti i Hashim Thaçit,

Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit...! 

 

DIKTATI I HASHIM THAÇIT

DHE „FUQIA E TIJ EKZEKUTIVE“

 

Shkruan: Sheradin Berisha - 13. 08. 2011

 

      Përmbajtja e lëndës:

    - Privatizimi i PDK’së nga Hashim Thaçi!

    - Në parlament nuk është vullneti i popullit, por vullneti i H.Thaçit, I.Mustafës, R.Haradinajt, B.Pacollit…!

    - Halitjaha: „Asnjëherë s’e kam menduar se Hashim Thaçi do të jetë një diktator i tillë”

    - Sot kemi të mbushur Parlamentin me njerëz që janë argat të Hashim Thaçit!

    - Me Hashim Thaçin mund të jesh bashkëpunëtor, nëse ti e shantazhon atë dhe nëse ai të shantazhon ty..!

    - Kam thënë „edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 do të jenë natyrshëm një manipulim i radhës,..!

    - Qeveria e Kosovës nuk është gjë tjetër veçëse një institucion lokal që realizon agjenda globale!

 

.

 

Privatizimi i PDK’së nga Hashim Thaçi!

 

     Kolonel Sadik Halitjaha, në nëntor të vitit të kaluar (2010) për shkak sjelljeve autoritariste të Hashim Thaçit, përfundimisht i kishte thënë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës - PDK’së. Halitjaha gjatë luftës ka qenë zv.Komandant i ZO të Pashtrikut, pas luftës epror i lartë i TMK’së dhe Kryetar i SHVL të UÇK’së, ndërsa pas luftës njëri nga themeluesit e PDK’së dhe pesë vjet anëtar i Këshillit Drejtues në këtë parti. Në një komunikatë për media të Partisë për Integrime Nacional Demokratike, (subjekt që ishte embrion i Halitjahës pas daljes nga PDK) thuhet: “I indinjuar nga sjelljet e kryetarit të Partisë - Hashim Thaçi, i cili për teke personale e heq atë nga lista e kandidatëve për deputet, pasi që e kishte aprovuar Këshilli Drejtues dhe Kryesia e partisë, Halitjaha largohet nga radhët e PDK’së”. “Thaçi në mënyrë arbitrare ka përpiluar një listë krejt private, nga ajo që kishte aprovuar Këshilli Drejtues, pa miratim të organeve të partisë, pa kritere dhe parime, duke eliminuar njerëzit qofshin me merita politike e luftarake, po ashtu edhe ata me aktivitet dhe kontribut të jashtëzakonshëm në parti, duke ju dhanë përparësi njerëzve të „aderuar“ nga rruga në parti”.

 

Kolonel Sadik Halitjaha...

 

Për më tepër lexoni:

SADIK HALITJAHA LARGOHET NGA PDK’ja

 

 

    Më 5 dhjetor 2010 (vetëm një javë para zgjedhjeve të 12 dhjetorit) kam bërë këtë shënim “Mos u gëzoni as mos u hidhëroni për fitoren apo humbjen e tyre”, të këtyre që i shihni në foto!

 

Lexoni çfarë kam thënë:

 

 

Në parlament nuk është vullneti i popullit, por vullneti i Hashim Thaçit,

Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit…!

 

      Në fakt z.Halitjaha ka të drejtë!

     Të gjitha faktet kanë dëshmuar se listat përfundimtare që i kanë dorëzuar partitë politike (jo vetëm PDK), në minutat e fundit në KQZ, për zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, janë përpiluar sipas shijes së liderëve të tyre, dhe në asnjë rrethanë nuk janë marrë parasysh kërkesat e degëve dhe të organeve drejtuese - që në lista të përfshihen njerëzit meritor, që përfaqësojnë denjësisht bazën e tyre deleguese. Kështu ka vepruar edhe Kryetari i PDK’së Hashim Thaçi, i cili listës së kandidatëve për deputetë të PDK’së në Kuvendin e Kosovës, që u miratua në Këshillin Drejtues të kësaj partie, ia ka hequr të gjithë personat për të cilët ka menduar se do ta sfidojnë gjatë punës në Kuvend dhe të njejtën listë e ka mbushur me njerëz servil që nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë vullnetin e bazës nëpër komuna. Tani, merreni me mend se vullneti i kujt është në Kuvend, i popullit apo i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit…! Në zgjedhjet e 12 dhjetorit për çudi ka ndodhur edhe një fenomen interesant, kur në orët e pasdites deri sa po vazhdonte votimi, ka pasuar një vjedhje masive e votave nga komisionerët e PDK’së brenda listës së kandidatëve të PDK’së, duke favorizuar akëcilin kandidatë për të marrë sa më shumë vota në dëmë të kandidatit tjetër! Me këtë rast janë përdorur edhe mesazhet (SMS’të) për manipulimin dhe vjedhjen e votave në dëmë të kandidatëve të PDK’së! Kjo vjedhje brenda PDK’së (një fenomen i pashembullt në historinë e zgjedhjeve në botë) ka ndodhur në disa komuna të Kosovës, veçanërisht në Prizren, Gjilan, Ferizaj, Lypjan, Shtimje, Drenas, Skënderaj etj. Rasti më ekstrem dhe më transparent i hajnisë brenda PDK’së është konfirmuar edhe publiksht nga dy kandidatë të PDK’së: Murat Musliu dhe Gani Koci.

 

 

 

Halitjaha: „Asnjëherë s’e kam menduar se Hashim Thaçi do të jetë një diktator i tillë”

 

     Në një intervistë që i ka dhënë të përditshmes “Zëri’ditor”, Sadik Halitjaha, ka treguar se ishte njëri nga themeluesit e PDK’së, duke përshkruar edhe periudhën para themelimit të kësaj partie, ku një grup veprimtarësh ishin mbledhur dhe kishin arritur të formonin PDK’në e përbashkët, por, pranon se s’ka qenë anëtar aktiv i PDK’së, pasi për një kohë ishte epror i lartë në TMK dhe më vonë edhe kryetar i veteranëve të luftës së UÇK’së, por pas përfundimit të këtyre detyrave i ishte përkushtuar partisë. “Pas dorëheqjes nga pozita e kryetarit të veteranëve të luftës së UÇK’së, jam anëtarësuar në degën e Prizrenit në PDK dhe pas avancimit nga nëndega, në degë, tani në kongres, jam zgjedhur edhe anëtar i Këshillit Drejtues për pesë vjet”, ka thënë Halitjaha, duke treguar se dy herë gjatë këtij mandati, në dy zgjedhje të rregullta nacionale ai ka qenë kandidat për deputet. “Në vitin 2007, pasi janë mbushur formularët, janë përcjellë emrat tek OSBE’ja. Por, e kam kuptuar vetëm pesë ditë më vonë se nuk jam në listën për deputetë”, ka thënë Halitjaha, duke shtuar se nominimi i tij atëherë ishte aprovuar edhe në Këshill Drejtues dhe po ashtu edhe në kryesi të PDK’së, që të jetë në listë. “Këtë e ka mohuar dikush dhe unë askujt s’i them fajtor përveç kryetarit të partisë, ai duhet të dijë se kush i vendos dhe kush i heq njerëzit, pra Thaçi”. Haitjaha thotë se ka kërkuar sqarim, por arsyetimin që ka marrë e quan banal, duke iu referuar ngecjeve teknike. Megjithëkëtë, kishte besuar se pas marrjes së pushtetit, Thaçi do të kishte besimin tek ai, për ta angazhuar diku në ekzekutiv, bazuar në përgatitjet dhe biografinë e Halitjahës. “As kjo nuk ka ndodhur. Kam vazhduar rrugën në parti, kam ndihmuar zgjedhjet lokale të 2009’tës”,… dhe „asnjëherë s’e kam menduar se Hashim Thaçi do të jetë një diktator i tillë që nuk do të marrë as pëlqimin më të vogël nga të tjerët, por do të vendosë vetë për gjithçka që është e mundur” -  ka theksuar Sadik Halitjaha.

 

Të zgjedhurit e Hashim Thaçit në Kuvendin e “Popullit” të Kosovës!

 

     Sadik Halitjaha edhe për zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 ka qenë i propozuar si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ka marrë miratimin në degë, në Këshill Drejtues dhe në kryesinë e PDK’së, por për çudi ishte hequr nga lista kur ajo, ishte dorëzuar në KQZ!!! “Këtë e kam kuptuar dy ditë më vonë se nuk ka shkuar emri im atje. Kur jam dominuar, vetë Hashimi aty ka qenë dhe gjithë të tjerët. Madje, ka qenë edhe një përforcim se pyeta nëse do të ndalet rryma dhe këtë herë dhe nëse do të ketë ndonjë gabim teknik prapë”, thekson ai deklaratën që u pasua me urime për të bashkë me premtimin se “kjo nuk do të ndodhë këtë herë”. “Nuk e di se çka i kam bërë, se privatisht nuk njihem me Hashimin, personale nuk kam asgjë me të. Vetëm për të përgjithshmen, se edhe gjatë luftës edhe pas luftës nëse na ka lidhur diçka, na ka lidhur Kosova. Kam menduar se kjo lidhje ka edhe parime, ka moral, por kam vërejtur se diçka nuk funksionon dhe vetëm nga ana e tij. Kështu që, për herë të dytë, pashë që perspektiva nuk ekziston më në këtë parti, e cila udhëhiqet nga një diktat i pashembullt, që mbulohet me termin demokraci që nuk ka fare demokraci”, ka thënë Halitjaha.

 

Sot kemi të mbushur Parlamentin me njerëz që janë argat të Hashim Thaçit!

 

     Për Sadik Halitjahën, ka pas edhe arsye tjera që e kanë shtyrë të largohet nga PDK’ja, veçanërisht kongresi i fundit që u mbajt në PDK, pa zgjedhje paraprake brenda aktivave, nëndegëve dhe degëve të PDK’së të cilat do t’i zgjedhnin në mënyrë statutare organet drejtuese të Partisë dhe delegatët për në Kongres. Por, jo - s’ka pas nevojë të bëhet gjithë kjo punë, atë punë e ka kryer i pari i partisë Hashim Thaçi, bashkë me mentorët e tij ndërkombëtar! Lidhur me kongresin e PDK’së Halitjaha thotë: “Nuk mund të them as shteteve moniste se ato kanë pasur një kamuflazh më të mirë, së paku kanë diskutuar dy - tri ditë deri sa është mbajtur kongresi. E, skenari i kongresit të PDK’së ishte hartuar më parë, dhe se çdo gjë vendosej sipas objektivit të tij, dhe kështu përzgjedhja e njerëzve për kandidatë ka qenë prapë dëshirë dhe qëllimi i tij - Hashim Thaçit. Ka marrë njerëz nga rruga, argat të vet, njerëz të dëgjueshëm dhe sot kemi të mbushur Parlamentin me njerëz që janë argat të Hashim Thaçit dhe nuk janë aty me kontributin e tyre të përgjithshëm, por me kontributin paraprakisht të Thaçit”, thotë Halitjaha.

 

Gëzimi ekzaltues i Hashim Thaçit gjatë festimit të fitoreve!

 

Me Hashim Thaçin mund të jesh bashkëpunëtor, nëse ti e shantazhon atë dhe nëse ai të shantazhon ty..!

 

     Halitjaha në intervistë shpalon edhe një veti sa interesante aq edhe të pakuptimtë dhe të palogjikshme të Hashim Thaçit. Ai thotë se “me Hashim Thaçin mund të jesh bashkëpunëtor, nëse ti e shantazhon atë dhe nëse ai të shantazhon ty, në raporte të tjera nuk mund të jesh bashkëpuntor absolutisht. Ai merr njerëz të dëgjuar dhe që i mban si vasal rreth vetes dhe në këtë kuptim ka zgjeruar rrjetin e argatëve të vet”. Halitjaha thekson se Hashim Thaçi ka edhe një veti tjetër që t’i privatizojë gjërat dhe t’i japë atribute vetëm vetes së vet, duke shfrytëzuar pozicionin e të përgjithshmes, prandaj, thotë Halitjaha „jam shkëputur dhe kam dashur të krijoj subjektin dhe kam filluar krijimin e subjektit Partia për Integrime Nacional Demokratike“, mirëpo, duke parë një fushëveprim të mundshëm dhe të favorshëm në AKR, ka vendosur t’i bashkohet kësaj partie. Sadik Halitjaha, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një qeverisje ndryshe dhe jo imitim i qeverisjeve lineare të tipit totalitar, por qeverisje vërtet demokratike, transparente, në shërbim të popullit dhe jo diktat. Qeveria, sipas Halitjahës, duhet të krijojë ambient të atillë që populli të mos frikësohet nga polici i vet, por të bashkëpunojë me të, të mos dyshojë në dhënien e kontributeve për qeverinë se ku do të përdoren ato, por t’i shohë dhe t’i prek këto kontribute aty ku do të duhej dhe janë të nevojshme.

 

Kam thënë „edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 do të jenë natyrshëm një manipulim i radhës,..!

 

     Më 21 Nëntor 2010 (tri javë para mbajtjes së zgjedhjeve) duke marrë si shkas lajmin e publikuar në portalin „indeksonline“ se PDK koalicionin e ardhëshm qeverisës do ta bëjë me AAK, kam shkruar një analizë me titull „Zgjedhjet e 12 dhjetorit janë manipulim i radhës“, dhe pasi kam konkluduar se përveç koalicionit PDK - AAK, janë të mundshëm edhe koalicionet:

     - LDK  -  AAK - AKR…,

     - PDK  -  AAK - AKR…,

     - PDK  -  AAK…,

     - PDK  -  AKR…, por edhe

     - PDK  -  LDK - AAK…

     Sepse bazuar në zhvillimet politike dhe në zgjedhjet e mëparshme të pasluftës, koalicionet qeverisëse në Kosovë, nuk u formësuan si rezultat i marrëveshjeve nga vetë partitë politike, por ato koalicione u konstruktuan (në prapaskenë - larg syrit të opinionit) nga faktorët ndërkombëtarë. Në këtë analizë ndër të tjera kam shkruar (po citoi): „Ashtu sikurse u manipuluan të gjitha zgjedhjet e mbajtura pas luftës në Kosovë, edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 do të jenë natyrshëm një manipulim i radhës, për faktin sepse e vërteta rreth këtyre proceseve kamuflohet e manipulohet përmes mediave të kontrolluara, e formave të tjera të fshehta, të cilat krijojnë një opinion publik jo real dhe në substancë të manipuluar".

 

 

Qeveria e Kosovës nuk është gjë tjetër veçëse një institucion lokal që realizon agjenda globale!

 

     Dihet mirëfilli se krijimi i dilemave e mjegullnajave në mendjen e njerëzve bëhet pikërisht nga propaganda. Në vitin 1928, Uollter Bernejs botoi një libër me titullin “Propaganda”. Në këtë libër autori shpjegon se si manipulohet dhe kontrollohet mendja e njeriut. “Ata që manipulojnë me shoqërinë përbëjnë një qeveri të padukshme e cila është fuqia e vërtet sunduese…“ dhe në këtë kontekst „mendjet tona modelohen, shijet tona trajtësohen dhe idealet tona sugjerohen..“ thotë Bernejsi. (!!!) Duke u bazuar në këtë fakt, natyrshëm shtrohet pyetja: Kush janë në Kosovë ata që manipulojnë me shoqërinë dhe përbëjnë një qeveri të padukshme e cila është fuqia e vërtet sunduese?! Përgjigja është e thjesht: Ata janë faktorët e huaj që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj, të cilët hartojnë agjenda „politike e zhvillimore“ që janë në harmoni të plotë me intersat e tyre afatgjate, por jo për interesa jetike të Kosovës! Për të konkretizuar këtë fakt - se është kështu, 100% kështu, kujtoni idenë, përgatitjet dhe caktimin e agjendës së bisedimeve të ashtuquajtura „teknike - praktike“ që po zhvillohen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. E kujt ishte ideja dhe e gjithë agjenda e këtyre bisedimeve?! Përgjigjja është poashtu e thjesht: Nuk ishte ide jona, ishte ide e të tjerëve, e Brukselit e Uashingtonit dhe e faktorëve relevantë ndërkombëtar! Pra, e shihni se, fuqia ekzekutive - qeverisëse në Kosovë nuk qenka te Hashim Thaçi dhe qeveria e Kosovës por diku tjetër! Dhe, nga kjo rezulton dukshëm se, Hashim Thaçi dhe Qeveria e Kosovës nuk janë gjë tjetër veçëse një servis apo menaxhues lokal (teknik) që realizojnë agjenda globale, edhe ato agjenda që janë të dëmshme për të ardhmen tonë!

 

 

.

 

 

KLIKONI MBI FOTO

 

 

MOS U GËZONI AS MOS U HIDHËRONI PËR FITOREN APO HUMBJEN E TYRE!

 

Kah po shkon Kosova?!

Në Kosovën „Sui generis“ ndodhin çudira!

SI DOLI NGA ZARFI AMERIKAN

PRESIDENTJA E RE E KOSOVËS

ATIFETE JAHJAGA

 

Një Zarf i Dellit,  znj.Atifete e bëri presidente!

 

     As nuk do e kishte menduar ndonjëherë edhe në ëndrrën e saj më të çartur Znj. Atifete Jahjaga se do të ishte ndonjëherë presidente e Kosovës, por ja që jeta shpesh është edhe më e çuditshme se vetë ëndrra. Ambasadori Dell nxori nga xhaketa e tij një zarf dhe që atje u shfaq një emër Atifete Jahjaga. Të tre burrat u panë sy në sy sepse askush prej tyre nuk mund ta mendonte deri më atëherë që një grua e panjohur të ishte në protokollin e Republikës këtej e tutje më lart. E gjitha kjo u rrëfye ditët e fundit nga ish’presidenti Behgjet Pacolli. Ai përshkroi sesi ambasadori amerikan Kristofor Dell, negociator për zgjidhjen e krizës në Kosovë, nxori një zarf në takimin e përbashkët të kryeministrit aktual Hashim Thaçi, ish’presidentit Pacolli dhe liderit të Opozitës Isa Mustafa me emrin e Jahjagës dhe u tha se ajo do ishte kandidatja e duhur. Që në atë moment ajo s’ishte më një emër por një fakt. Kur Thaçi dhe Isa Mustafa, kujton Pacolli e dëgjuan emrin panë njëri tjetrin me mosbesim. “Është e vështirë të përshkruash reagimin e tyre, por Dell ishte nervoz dhe shumë i drejtpërdrejtë në propozimin e tij: se nëse nuk do binim dakord atëherë do ta humbnin Amerikën”, shtoi ai

 

LEXONI: MË GJERËSISHT 

 

 

Kremlini lidhi Pacollin me vëllanë e Millosheviqit

 

 AFERAT KORRUPTIVE TË BEHGJET PACOLLIT

NË RUSI DHE BIZNESET E TIJ ME VËLLANË E SLLOBODAN MILLOSHEVIQIT

 

 

     Biznesmeni Behgjet Pacolli, tash Presidenti i Kosovës, i vetmi zyrtar i lartë i vendit që nuk e ka deklaruar krejt pasurinë, sipas një raporti të vitit 2004 të The European Institute for Crime Prevention and Control, affiliated with the United Nations (HEUNI) ishte pjesë e aferave më të famshme korruptive në Rusi. Mbi të gjitha, në këtë dokument, thuhet se Pacolli ishte mik i mirë biznesi me vëllanë e Sllobodan Millosheviqit, Borisllav Millosheviq, pronar i kompanisë “Genex”. Aty potencohet se “Genex” ishte një partner në restaurimin e Kremlin’it, që e bëri “Mabetex”. Po ashtu, për skandalin e shpëlarjes së mbi 62 milionë dollarëve në afera transaksionesh në Rusi, ku përfshihej edhe “Mabetex”’i i Pacollit, të cilën e dinte edhe CIA e FBI.

 

LEXONI: MË GJERËSISHT 

 

 

 

 

Behgjet Pacolli u bë Tito i Kosovës!

 

SI U BË BEHGJET PACOLLI - PRESIDENT,

NË KUVENDIN E TURPIT TË KOSOVËS?!

 

Essad Puskar dhe ambasadori Dell - duke komunikuar me Pacollin me SMS!

 

Si rrodhi seanca e jashtëzakonshme

e Kuvendit të Kosovës?!

 

     Më 22 shkurt 2011, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme, në të cilën në rend dite ishte votimi i presidentit dhe Qeverisë së Kosovës. Kandidati i vetëm për president ishte lideri i AKR’së Behgjet Paqcolli, ndërsa mandatari i qeverisë ishte lideri i PDK’së Hashim Thaçi. Të pranishëm në sallë ishin 81 deputetë, nga 120 sa janë gjithsej, mungonin deputetët e LDK’së, përveç Ismet Beqirit. Në emër të koalicionit qeverisës, kandidaturën e Behgjet Pacollit për president e ka paraqitur Ibrahim Makolli nga AKR’ja. Me shumicë votash, Kuvendi e ka mandatuar Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, të formuar në mbledhjen konstituive, që të konstatojë nëse kandidati i propozuar i plotëson kushtet, sipas Kushtetutës. Komisioni i Përkohshëm parlamentare për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, i mandatuar në seancën plenare, ka konstatuar se Behgjet Pacolli i plotëson kushtet për të qenë kandidat për president, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për President. Përfaqësuesja e lëvizjes “Vetëvendosjes” Alma Lame nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit. Tri partitë kryesore opozitare (LDK, Vetëvendosje dhe AAK) e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, para se të nis votimi për presidentin e Kosovës, ndërkohë që 67 deputetët e partive të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion qeveritar, kanë vazhduar mbledhjen e jashtëzakonshme, me rend dite zgjedhjen e presidenti dhe të Qeverisë. Përpara se ta lëshon seancën e Kuvendit, Ismet Beqiri, në emër të LDK’së, ka thënë se ky grup parlamentar ka vendosur të mos marrë pjesë në votim, pasi konsideron se zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk kanë qenë demokratike dhe të lira dhe nuk mund të prodhojnë një qeverisje legjitime. “Marrëveshja për koalicion nuk është bërë mbi bazën e interesave të gjera, por mbi baza të ngushta”. Më të zëshëm dhe argumentues kundër kandidaturës së Pacollit për president kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes. Në emër të Vetëvendosjes, deputeti Visar Imeri tha se nuk do ta votojnë Pacollin për president, ngase, sipas tyre, ai është i papërshtatshëm politikisht dhe personalisht për të udhëhequr Kosovën. ( Lexoni: fjalën e Visar Ymerit të mbajtur në kuvend) Edhe Ardian Gjini i AAK’së tha, se ky grup nuk do të marrë pjesë as në votimin e presidentit, e as në votimin e qeverisë. Ai theksoi se AAK’ja nuk dëshiron të jetë dëshmitare e një marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Ndërkaq partitë e minoriteteve SLS dhe Grupi 6 Plus (pjesë e koalicionit) kanë bërë të ditur se do ta votojnë Pacollin për president.

 

 

 

Manipulimi i votimit për president të Kosovës!

 

     Siç theksova më lartë, pasi deputetët e opozitës e lëshuan seancën, në sallë mbetën vetëm 67 deputetët e koalicionit qeveritar. Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me votim të fshehtë, me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit. Nëse në dy raundet e para, kandidati nuk merr numrin e mjaftueshëm të votave, në votimin e tretë mjafton shumica e thjeshtë prej 61 votash. Në dy rrethet e para të votimit Behgjet Pacolli nuk arriti të siguronte votat e nevojshme (80 vota) për të qenë president i vendit, për shkak se në sallën e Kuvendit ishin prezentë vetëm 67 deputetë. Madje, me votat e fituara në dy raunde të para të votimit, parashikohej edhe mundësia e dështimit të raundit të tretë - kur presidenti mund të zgjidhej me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh - sepse në raundin e parë pro Pacollit votuan vetëm 54 deputetë, 11 ishin kundër dhe 2 fletëvotime ishin të pavlefshme, ndërsa në raundin e dytë 58 deputetë votuan pro, 7 ishin kundër dhe 2 fletëvotime ishin të pavlefshme. Dhe po që se do të dështonte zgjedhja e presidentit edhe në raundin e tretë, atëherë Kuvendi do të shpërbëhej dhe Kosova do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pas rrethit të dytë të votimit në Parlamentin e Kosovës, meqë nuk u arrit të zgjidhet presidenti, mandatari për formimin e Qeverisë, Thaçi, dhe deputetë të tjerë janë parë të qohen në këmbë, për të bërë një pauzë. Hashim Thaçi, ndërkohë është parë kur ka shkuar te kryeparlamentarit Jakup Krasniqi për këtë qëllim. Por, Jakup Krasniqi ka deklaruar se seanca duhet të vazhdojë. Ai ka thënë se nuk ka një kërkesë për pauzë dhe lëshimi i sallës pa urdhrin e tij, përbën shkelje kushtetuese dhe të Rregullores së Punës të Kuvendit të Kosovës. Më pas, Hajredin Kuçi ka dalë në foltore dhe kryeparlamentarit Krasniqi i ka kërkuar që të jap pesë minuta pushim. Më pastaj Jakup Krasniqi dukshëm i revoltuar ka thënë: “Mund të shkohet në pauzë 5 minutëshe, mund të shkohet edhe dy ditë po deshët, por rezultatet e këtij votimi janë këto që u panë dhe u verifikuan. Ato nuk mund të ndryshohen dhe çdo presion i mundshëm ndaj deputetëve përbën shkelje të Kushtetutës”. (!!!) Deputetët e koalicionit dolën për pesë minuta në pauzë, ndërsa u kthyen në sallë pas 45 minutash! Se çfarë ka ndodhur gjatë kohës së pauzës tregon raundi i tretë i votimit për president. Në raundin e tretë nga 67 deputetë të koalicionit: 62 kanë votuar pro Pacollit president, 4 vota ishin kundër dhe 1 fletëvotim ishte i pavlefshëm! Pas raundi të tretë, ku ka rezultuar me zgjedhjen e Behgjet Pacollit për president të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se “pauza ishte e suksseshme”!

 

 

SMS’të që zgjodhën Behgjet Pacollin

president të Kosovës!

 

Behgjet Pacolli, duke komunikuar me SMS - me Essad Puskar dhe ambasadorin Dell!

 

     Gjate seancës së Kuvendit të Kosovës, në kohën e votimit për president, i nominuari për t’u bërë simbol i unitetit të kësaj Republike, duket se ka qenë më shumë i zënë me leximin e mesazheve elektronike në telefonin e tij mobil, të cilat, sipas asaj që ka zënë fotokamera, ishin instruksione për sjelljet dhe pritjet gjatë votimit të tensionuar dhe, në momente, shumë të paparashikueshëm, që - siç tregojnë qartë edhe “SMS’të presidenciale” - është përcjellë me pasiguri nga vetë i nominuari. Një pjesë e SMS’ve - ato më relevantet në lidhje me procesin e votimit për president - shihet se i janë dërguar Pacollit nga këshilltari i tij, Essad Puskar, i cili, gjatë seancës së Parlamentit, ka qenë në mesin e korit diplomatik, afër ambasadorëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që ishin prezentë në galerinë e sallës së Kuvendit të Kosovës. Essad Puskar është parë në ekranet televizive të ketë qenë i ulur përkrahë ambasadorit amerikan Dell.

Essad Puskar bashkë me ambasadorin Dell, në momentet

kur po komunikonin përmes SMS've me Behgjet Pacollin!

 

     Pusskar, sipas informatave nga ueb faqja e tij, është partner me Pacollin në kompaninë e tij Mabetex, ndërkohë i shërben edhe si këshilltar i lartë, ndërsa është edhe këshilltar i lartë për politikë të jashtme i partisë së Pacollit, AKR. Para se t’i bashkëngjitej “Mabetex”-it, sipas informatave nga ueb-faqja e tij (essadpuskar.com), Puskar ka punuar për USAID’in si drejtor i programit për Kosovën veriore të Zyrës për Iniciativa të Traniscionit.

 

 

Lexoni më gjerësisht: Kush është Essad Puskar

 

 

     SMS’të e Essad Puskar’it drejtuar Behgjet Pacollit qartësojnë copëza të prapaskenës së zgjedhjes së presidentit të vendit (ku siç duket është përfshirë edhe ambasadori amerikan Dell), të cilën publiku i Kosovës nuk ka mundur ta shihte në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv, për faktin e thjeshtë se një pjesë e procesit është dirigjuar nga larg. Sot, mediat e shruara kanë sjellur një pjesë të fotove që dëshmojnë atë që duket të jetë korruptim i procesit demokratik të Kosovës, komunikimin e Essad Puskar dhe ambasadorit Dell përmes SMS've me Behgjet Pacollin, gjatë kohës së votimit të këtij të fundit për president të Kosovës, si dhe një SMS të Nexhmedin Spahiut dërguar z.Pacolli! Ky fakt tashmë (fatkeqësisht) nuk përbën lajm në Kosovë!

Lexoni SMS'të

 

     Mesazhi i Esad Puskarit për Pacollin:  “BP (Behgjet) jam me Chrisin (Dell’in), ai po pyet a është SLS në pyetje apo kush”.

 

Mesazhi i Pacollit për Dell’in, përmes Esad Puskarit:  “Dell, nuk është SLS, por një fraksion nga PDK. Por duket se raundi i parë i votimit ishte votë e revoltës”.

 

 

 Mesazhi i Pacollit për Dell’in përmes Esad Puskarit: “Pyete Dell’in çfarë të bëj në raundin e 3’të (të votimit)”

 

Mesazhi i Esad Puskarit për Pacollin: “Ai (Dell) po thotë shko fol me Hashimin dhe vendosni. Ai përkrah vetëm vendimet që i merrni ju dy... Të askujt tjetër. Ai (Dell) i thotë jo Jakupit. Nëse do të dalësh më mirë në raundin e dytë (të votimit), ai thotë të vazhdosh.

  

Mesazhi i Esad Puskarit për Pacollin: ”Dell (po thotë) më në fund, Fatmiri dhe Jakupi u frikësuan nga kërcënimi. Ai mendon se tani do të kryhet”.

 

 

Mesazhi i Nexhmedin Spahiut për Pacollin: “Bëja me dije Hashimit se s’fi ton ti, nuk do t’i ketë votat e AKR’së për Qeveri. Loja me Demaçin është e Hashimit (e ka shti n’kurth Vetëvendosjen). Mos u tërhiq para raundit të tretë se qëllimi është me t’frikësu që t’i mu tërhjekë....”

 

     Këto fakte të sipërfaqësuara më lartë, dëshmojnë qartë për manipulimin e tmerrshëm që ka ndodhur gjatë votimit për president, nga Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli, Esad Puskar, ambasadori Dell etj!!!

 

Essad Puskar dhe Behgjet Pacolli

 

Hashim Thaçi me Essad Puskar'in - këshilltarin e lartë të Behgjet Pacollit!

 

 

Cili është kabineti i qeverisë Thaçi-2?

 

     Në këtë seancë, Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, zgjodhi edhe Qeverinë multietnike me në krye Hashim Thaçin. Për kabinetin e paraqitur nga Thaçi votuan 65 deputetë, ndërsa një ishte kundër (kundër ishte deputetja Rada Trajkoviç). Hashim Thaçi, pasi ka mbajtur një fjalim para deputetëve, ku ka prezentuar programin dhe vizionin e tij për qeverisjen në katër vitet e ardhshme, ka paraqitur përbërjen e Qeverisë së re:

 

 

Zëvendëkryeministrat:

Edita Tahiri, zëvendëskryeministre;

Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre;

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër;

Bujar Bukoshi, zëvendëskryeministër dhe

Slobodan Petroviq, zëvendëskryeministër.

Ministrat:

Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme,

Vlora Çitaku, Ministre i Integrimeve,

Ramë Buja, Ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë,

Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë,

Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme,

Sasha Rashiq, Ministër i Kthimit dhe Komuniteteve,

Dardan Gashi, Ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor,

Memli Krasniqi, Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport,

Fehmi Mujota, Ministër për Infrastrukturë,

Radojica Tomic, Ministre e Pushtetit Lokal,

Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike,

Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë,

Besim Beqaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik,

Bedri Hamza, Ministër i Financave,

Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë,

Agim Çeku, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Nenad Rashiq, Ministër i Punës dhe mirëqenies Sociale,

Blerand Stavileci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

 

 

( Përgatiti moderatori Sheradin Berisha - www.pashtriku.org ,  23. 02. 2011 )

 

 

 

 

Behgjet Pacolli:

“Unë do të jem Tito i Kosovës”!

 

 

 A PO BËHET BEHGJET

PACOLLI TITO I KOSOVËS?!

 

   

     Mandatari për krijimin e qeverisë së re multietnike, Hashim Thaçi, ka thënë sot përpara gazetarëve, se qeveria e re dhe presidenti i ri do të zgjidhen në Kuvend, të hënën, me 21 shkurt. Biznesmeni dhe lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në një intervistë dhënë revistës kroate “Globus”, ka deklaruar se në planin e vet afatgjatë synon të bëhet president i Kosovës. Ja cu biti kosovski TITO - “Do të jem Tito i Kosovës”! A do të bëhet ky njeri President i Kosovës?! Kjo varet nga deputet e kuvendit të Kosovës! Ta shohim!

 

 

 

Zyrtarizohet Koalicioni PDK’AKR’Minoritetet!

 

     Sot rreth orës 15 e 30 minuta, mandatari për krijimin e qeverisë së re multietnike të Kosovës z.Hashim Thaçi, nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me Kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Sipas kësaj marrëveshje, AKR’ja, në koalicionin e ardhshëm qeverisës do të ketë postin e presidentit dhe dhe tre ministri, Ministrinë e  Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e FSK’së dhe atë të Shëndetësisë, si dhe do të ketë një zëvendëskryeministër dhe tre zëvendësministra. Hashim Thaçi, pastaj ka nënshkruar marrëveshje koalicioni edhe me Partinë Liberale Serbe (SLS) të Sllobodan Petroviçit, e cila në qeverinë e ardhshme do të ketë një zëvendëskryeministër, dhe tre ministri, ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Mandatari për krijimin e qeverisë multienike, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni edhe me Grupin Parlamentar 6+, i cili përbëhet nga deputetë të komunitetit turk dhe atij boshnjak në Kuvendin e Kosovës. Ky grup parlamentar në qeverinë e re do të drejtoj Ministrinë e Ambientit dhe atë të Planifikimit Hapësinor.

 

 

Hashim Thaçi ka falënderuar AKR’në

për ndërtimin e koalicionit qeverisës...

 

     Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Hashim Thaçi dhe Behxhet Pacolli përpara gazetarëve janë zotuar se do të punojnë si një ekip duke shprehur besim në ndërtimin e një qeverie me program të përbashkët, i cili, sipas tyre do të përmirësoj të gjitha aspektet e zhvillimeve në Kosovë. “Do të punojmë maksimalisht të gjithë për të formësuar atë ekip që do t’i shërbejë qytetarëve në katër vitet e ardhshme. Do të jetë një ekip i kualifikuar, do të jetë një ekip i dëshmuar dhe ekip për implementimin e reformave domosdoshme demokratike, në kuptimin politik e ekonomik. Koalicioni ynë ka edhe bekimin e plotë të bashkësisë ndërkombëtare, prandaj do të punojmë për Kosovën evropiane, do të punojmë për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, ndërsa tani është mbështetja e rreth 70 deputetëve dhe do të procedojmë në mënyrë shumë të rregullt sipas Kushtetutës dhe ligjeve për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë të hënën”, ka thënë Thaçi, para gazetarëve. Hashimi ndërkaq ka falënderuar Koalicionin për Kosovën e re për gatishmërinë e shprehur për ndërtimin e koalicionit qeverisës...

     Ndërkaq, Kryetari i AKR’së dhe kandidat për postin e presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur zotimin se kjo parti do të punojë së bashku me PDK’në për interesat e shtetit dhe të qytetarëve të saj, në mënyrë që Kosova të jetë një vend dinjitoz dhe i integruar në rajon dhe Evropë. “Kosova nuk mund të durojë më tepër luksin që të stagnojë çdo gjë. Ne këtu kemi forcën, energjinë, kemi diturinë dhe vullnetin shumë të madh për të vepruar. Që nga tani së bashku me PDK-në, bashkë me ekspertët e Koalicionit për një Kosovë të Re, bashkë me anëtarët e tjerë të koalicionit jemi betuar që të punojmë vetëm për interesat e qytetarit të Kosovës, për interesat e ndërtimit të një shteti dinjitoz dhe të një shteti për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Na priftë e mbara zoti kryeministër”, ka thënë Pacolli.

     Lidhur me atë nëse do ta votojnë të gjithë deputetët e PDK’së Behgjet Pacollin për president duke ditur se ka pasur zëra kundër votimit të tij, hashim Thaçi ka theksuar se pret përmbylljen me sukses të konstituimit të Kuvendit, por edhe të institucioneve tjera, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit. “PDK dhe partnerët e koalicionit kanë një formulë shumë të qëndrueshme të punës efektive, të mirëbesimit, por edhe shumë të qartë programore, prandaj ky koalicion është bërë për Kosovën e re, me legjitimitet, por edhe me legalitet të plotë. Deri më tani kemi mbështetje të gjerë, e cila do të jetë një mbështetje që do të sigurojë zhvillimin e shpejtë dhe të mbarë të punës, por edhe përmbylljen me sukses të konstituimit të Kuvendit dhe të gjitha institucioneve”, ka thënë Thaçi. Ndërsa, Pacolli ka shprehur besimin se do të marrë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e tij në postin e presidentit në Kuvendin e Kosovës. “Unë besoj se përfaqësuesit e popullit të Kosovës do të votojnë për zgjedhjen time si president të Kosovës dhe unë prej momentit që ia filloj punës do të filloj implementimin e të gjitha obligimeve që parashihen me Kushtetutë”, ka thënë Behgjet Pacolli.

 

Behgjet Pacolli: “Do të jem Tito i Kosovës”!

 

     Mandatari për krijimin e qeverisë së re multietnike, Hashim Thaçi, ka thënë sot përpara gazetarëve, se qeveria e re dhe presidenti i ri do të zgjidhen në Kuvend, të hënën, me 21 shkurt. Biznesmeni dhe lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në një intervistë dhënë revistës kroate “Globus”, ka deklaruar se në planin e vet afatgjatë synon të bëhet presidenti i Kosovës. “Ja cu biti kosovski TITO” - “Do të jem Tito i Kosovës”! A do të bëhet ky njeri President i Kosovës?! Kjo do të varet nga deputet e kuvendit të Kosovës! Ta shohim!

 

( Moderatori i www.pashtriku.org: Sheardin Berisha, 19. 02. 2011 )

 

 

Në tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës

 

HASHIM THAÇI PËRKULET TE VARRI I

IBRAHIM RUGOVËS!, POR JO EDHE TE

VARRET E GJENERALËVE TË UÇK’së JASHAR SALIHU E XHELADIN GASHI - PLAKU!

 

 

     Me rastin e përvjetorit të tretë të pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi (si gjithmonë) edhe sot u përkul te varri i Ibrahim Rugovës, dhe pastaj ka vizituar në shtëpi edhe familjen Rugova. Hashimi, përpara varrit të Rugovës, përveç tjerash ka deklaruar, se: ”sot kur shënohet trevjetori i pavarësisë, kujtohet e kaluara jonë krenare, familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës…”…! Shumë mirë me fjalë, por, 100 - 150 metra më poshtë nga varri i Ibrahim Rugovës, janë varrezat e dy gjeneralëve të luftës së lavdishme të UÇK’së: Gjeneral Jashar Salihut dhe gjeneral Xheladin Gashit - Plakut.

Shikoni - në çfarë gjendje janë varrezat e tyre!

 

 

     Jashari dhe Plaku ishin themeluesit e UÇK’së, ata e rritën dhe zhvilluan këtë ushtri të lavdishme. Derisa Hashimi u përkul atje lartë te varri i Ibrahim Rugovës, përse nuk zbriti këtu poshtë te varret e këtyre dy burrave më meritor të kombit tonë?! Përse Hashim nuk i vizitove varret e atyre që sakrifikuan çdo gjë për këtë vend...?! Kjo është e tmershme, tmerrsisht e tmerrshme!

 

Lexoni:

Jashar Salihu, luftëtari dhe diplomati i përkushtuar për lirinë e Kosovës

 

Shikoni:

Dokumentar kushtuar Jashar Salihut

____________________________________________________________________________

 

Lexoni:

Në kujtim të jetës dhe veprës së lavdishme të Plakut tonë të madh

 

Shikoni:

Dokumentar kushtuar Xheladin Gashi - Plaku

 

( Moderatori i pashtriku.org, 17. 02. 2011 )

 

 

 

ZONJA E PARË E KOSOVËS DO TË JETË RUSE!

 

    Me zgjedhjen e Behgjet Pacollit për President të Kosovës, Zonja e parë e Kosovës do të jetë 33 vjeçarja Maria Pacolli, e lindur në St.Petersburg të Rusisë!

 

Begjet Pacolli me gruan Maria Pacolli dhe vajzën Hana!

 

*   *   *

BEHGJET PACOLLI:

KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË!

 

     Nuk është thënë kot, se, biznesmenët nuk njohin kufij kombëtar për shtrirjen e biznesit të tyre, i tillë është edhe „politikani“ Behgjet Pacolli, i cili tashmë pretendon të bëhet President i Kosovës! Ky njeri, gjithmonë ka deklaruar se nuk dëshironë të merret me politikë, por, me kalimin e kohës ka ndyrshuar mendjen. Se kush e shtyri Pacollin të kyqet në politikë do të tregojë koha. Sidoqoftë ky biznesmen i njohur, në janar 2006 (pikërisht në kohën kur në Vjenë po vazhdonin negociatat Prishtinë-Beograd, me ndëmjetësimin e Ahtisarit), intervistohet nga gazeta ”Nedelnji Telegraf”, dhe ja se çka ka deklaruar për këtë gazetë serbe:

     Lexoni:

- Behgjet Pacolli - Kosovo ne mozhe bez Serbije,

- Nemam politicke ambicije, për të vazhduar:

- Srbija je rotor razvoja jugoistocneevrope (…)  

- Ekskluzivno Pacolli

- Nisam covek rata. Mojih milijardu i devetsto miliona dolara  ulazhem u miru

- “Poslednji susret sa Milosevicom - HOLBRUK JE NAPRAVIO LOSH POSAO NA BALKANU”

 

 

Behgjet Pacolli me udbashin famëkeq Selim Broshaj,

në restoranin “Dora”, Prishtinë - 1981!

NO COMENT!!!

 

(Moderatori i pashtriku.org, 12. 02. 2011)

 

 

 Në përvjetorin e pestë të vdekjes

 

HASHIM THAÇI

PËRKULET TE VARRI I IBRAHIM RUGOVËS

 

 

Hashim Thaçi i bënë homazhe “presidentit historik”

 

     Në 5 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, „Kryetari i PDK’së dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij Hajredin Kuçi, kanë bërë të premten homazhe dhe janë përkulur tek varri i ish’presidentit dhe ish’kreut të LDK’së, Ibrahim Rugova. Me këtë rast, Hashimi e ka vlerësuar lartë figurën e Rugovës në bërjen e Kosovës së pavarur dhe të lirë, ndërsa shprehu kënaqësinë që ka pasur fatin të punojë me atë në kohë të rëndësishme për Kosovën.“ (Kosovapress, 21.01.2011) Ndërkaq në Akademinë Përkujtimore, Hashimi e përshkroi Ibrahim Rugovën si një nga figurat më të rëndësishme shqiptare të shekullit XX!!

 

(Moderatori i www.pashtriku.org, 21. 01. 2011)

______________________________________________________________________________

Realpolitika e Ibrahim Rugovës

 

 

( Përgatiti Moderatori: Sheradin Berisha )

 

 

 

 

powered by Beepworld