J O
Katedrale
në emër të shqiptarisë së imagjinuar
 
 
Prof. dr. Muhamet Pirraku
 
JO Katedrale
në emër të shqiptarisë
së imagjinuar
 
Botim i dytë
 
Prof. dr. Muhamet Pirraku
 
No TO
THE CATHEDRAL
IN THE NAME OF IMAGINED
ALBANIANISM
(SECOND eDITION)
 
 PRISHTINË 2003
 
Libri në përgjithësi është rruga nga e keqja
drejt së mirës, nga padrejtësia drejt drejtësisë, nga e pavërteta drejt të së vërtetës, nga nata drejt ditës.
Victor Hygo
 
Pak fjalë për lexuesin
 
Shkruarja e këtij libri është nxitur nga të zezat e njerë­zve tanë, ndaj është zë nga thellësia e qenies së ndërgjegjes sime, protestë kundër dhunës psikologjike fetare mediale të Ki­shës Katolike të Kosovës, tepër minore, ndaj masave shqip­ta­re myslimane dhe qenies historike të kombit shqiptar në për­gji­thë­si dhe të shqiptarëve të Kosovës në veçanti. Është album i dë­sh­mive për identitetin e kombësisë shqiptare dhe për iden­titetin historik fetar e kulturor të Kosovës - pjesë e pandashme e njësi­së etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë.
Varri iu bëftë dritë Prof. Aleks Buda, që më këshilloi, me besim të madh: Nëse dëshiron Tapinë shqiptare mesjetare pa­raislame të Kosovës, dhe të pjesëve të tjera të vendeve të ba­nuara historikisht me shqiptarë myslimanë, merru me hulum­ti­min dhe ndriçimin e kalimit të shqiptarëve në Islam. Aty e ke edhe emrin për popullin dhe për vendin, shqyptar dhe Shqypni! E dëgjova dhe luftën me pseudoshkencën historiografike dhe etnografike serbe e fitova përfundimisht, më 20 prill 1990, në Si­mpoziumin e Shoqatës së Etnologëve të Serbisë, në Suboticë.
Kurrë nuk kam menduar se atë arsenal të dijes duhet ruajtur për ta mbrojtur, në rrethana të quajtura liri, Tapinë e shqi­ptarësisë së Kosovës, identitetin dhe njëninë Fe – Atdheshqiptarëve myslimanë nga lugatnimi aktual i krishtërimit kato­liknë Kosovë. Atëbotë ndjehesha i fortë, tashti jam i demora­lizuar.
Nuk mund të ngritet shqiptarësia katolike e imagjinuar e Kosovës pa shqiptarësinë myslimane historike të saj. Shqi­p­ta­rët jetojnë në Ballkan, të rrethuar me ordodoksë me gjene antishqiptare. Dhe, po të kishte gojë kombi shqiptar, do të le­më­riste: “Më lini rehat ta jetojë rrugën time të zhvillimit…!
Librin: “JO Katedrale në emër të shqiptarisë së imagji­nuar”, e përbëjnë dy shkrime që kanë fat të njëjtë të lindjes dhe janë dëshmi e përmbushjes së një pjese të detyrës sime ndaj thirrjes: Atdheu në rrezik! Në pjesën e parë: “Toleranca fetare - bazë e ardhmënisë paqësore në Kosovë”, është denoncuar, në një kohë shumë të nderë, dhuna gjenocidale e kishës ortodo­k­se serbe ndaj shqiptarësisë së Kosovës, kurse në pjesën e dy­të: “JO Katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar”, denon­cojmë propagandën e Kishës Katolike në emër të së vërtetës së Fesë së Krishtit – për konvertimin në katolikë të shqiptarëve myslimanë. Njëkohësisht, i themi: JO-në intelektuale vendimit të Presidentit të Kosovës për ngritjen e katedrales politike në obo­rrin e Gjimnazit “Xhevdet Doda” - në qendrën e qytetit, Prishtinë.
Këto dy shkrime, për nga mesazhi, qartë e plotësojnë njëri – tjetrin: Njënia shqiptari - Shqipëri mbi të gjitha!
 
     Prishtinë, 15 prill 2003                                     Autori
 
 
Parathënie për botimin e dytë
 
Libri Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar pa dritën e botimit më 28 prill 2003, dhe shkoi në duar të le­xue­sve, përfundimisht, brenda muajit maj, kurse kërkesat për librin u shtuan, veçanërisht, pas promovimit, më 7 qershor 2003.
Vërtet, rreth 70% nga botimi i parë është falur. Libri u është dhuruar kryesisht intelektualëve me karakter fetar të lu­ha­tur nga ndikimi patriotik ateist enverist në emër të shqipta­ri­së. Ndikimi pozitiv i librit është i madh. Dhjetëra profesorë uni­ve­rsitarë, dhjetëra shkrimtarë e kritikë letrarë, dhjetëra stu­diues të kulturës, dhjetëra historianë, dhjetëra publicistë, dhjetëra anali­stë politikë, veprën pamfletike, Jo katedrale në emër të shqip­ta­risë së imagjinuar, e quajnë të arritur shkencërisht, unikat në mendimin tonë shkencor, kulturor dhe shoqëror, të balansuar kombëtarisht dhe fetarisht, të duhur për momentin historik të kombit shqiptar në mjegullnajë katërçipërisht.
Këtë e vërtetoi edhe “Tribuna: Katedralja pro et con­tra”, më 7 qershor 2003, mbajtur në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku morën pjesë 259 veta, të gjithë intelektualë, laikë e fetarë, kryesisht universitarë. As prifti kroat, dom Isidori, siç doli nga paraqitja e tij (në njëfarëdore “në emër të Ipesh­kvi­së së Kosovës) – i natyralizuar në shqiptari romano-katolikisht, tepër antiislam, nuk arriti të shqiptojë asnjë fjalë mospajtimi me librin Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar. Kjo është fitore e së vërtetës së hidhur[1].
Në përfundim të Tribunës u falën njëzet librat e fundit nga kontigjenti i botimit të parë. Mirëpo, pa u shpërndarë pje­së­marrësit e Tribunës, u paraqitën Miqtë e së vërtetës shken­core-islame, me kërkesën për ribotimin e librit. Ata morën zo­ti­me se kontigjentin e botimit të dytë, me një tirazh pesë herë më të madh se botimi i parë, do ta administrojnë vetë. Libri do të shpërndahet me një çmim rreth dy herë më i lirë se i botimit të parë. E tëra kjo ishte lehtësim shpirtëror, fizik dhe material për mua. Ishte shpërblim, dora-dorës, për suksesin tim në fu­shë të dijes, me rëndësi për momentin shoqëror shqiptar.
Librin e rilexova, e rishikova dhe e mata mirë. I harra ga­bimet e korrekturës, ndikova në qartësimin e ndonjë mendi­mi, e të ndonjë gjykimi, dhe e plotësova me disa të dhëna, të ci­lat, gjatë shkruarjes së librit, nuk më ishin dukur të rëndë­si­shme për momentin.
Nisur nga fryma dhe porosia e shkrimit, pjesë të librit tim e quaj shkrimin recensional të Ragip Gjoshit, gazetar, publicist, krijues letrar dhe komandant për moral në radhët e UÇK-së. Ndaj, këtë shkrim do e sjell në vend të hyrjes për këtë botim. Asnjë luftë nuk fitohet vetëm.
Në këtë parathënie, me dhembje shpirtërore e dinjitet, më duhet të konstatoj, dhiatë imja për brezat:
Katedralja romano-katolike, sipas gjithë gjasësh, do të ngritet në zemrën e Prishtinës, në vendin e gjimnazit shqiptar “Xhevdet Doda[2], pikërisht si dënim i Zotit për jetën morale dyfytyrëshe, qytetare të padinjitetshme, të masës shqiptare islame dhe të inteligjencies nga radhët e saj. Nëse ndodhë kjo, katedralja katolike, dhunë politike aktuale lëdëkëisto-pëshëdë­këiste, do ta legalizojë kishën dhunë politike serbe në ambie­ntin universitar, në një anë, dhe do t’i promovojë mynxyrat e mesjetës evropiane në Kosovë dhe gjetkë në trojet shqiptare, në anën tjetër.
Me pakë fjalë: me katedralen do të nisë fillimi i fundit të fenomenit historik tolerancë e shumicës shqiptare islame ndaj pakicës shqiptare të krishterë romano-katolike në Kosovë, në një anë, dhe legalizimi i marrëdhënieve, vazhdimisht nën plaf, të kishës romano-katolike “shqiptare” me kishën ortodokse se­rbe, në emër të ekumenizmit, përball islamit – shqiptarësisë historike të Kosovës.
Vërtet, konvertimet individuale në të krishterë katolikë, protestanë apo satanistë të intelektualëve me ideologji larama­ne ateisto-kosmopolite qelepirxhinj, të varfanjakëve dhe të të së­murëve mentalë, nuk do të ndikojë që komuniteti shqiptar my­sliman historik të mos mbetet, edhe më tutje, komunitet fe­tar më i madhi në Kosovë dhe në arealin etnokulturor e gjeo­po­litik shqiptar, së paku për kohën sa fetë të jenë faktor civilizimi në vet Evropën. Kjo aq më parë kur dihet se në shumë pjesë të Shqipërisë Etnike, të mbajtur copë-copë me dhunë ndër­kom­­bëtare, feja islame, edhe më tutje, do të ketë rëndësi për ruajtjen e ekzistencës shqiptare para rreziqeve asimiluese gre­ke, bullagro-maqedone, serbo-malaziase dhe, pse jo, edhe ita­lia­ne e kroate.
Shkurt e qartë: për katedralen në zëmër të Prishtinës, parafjalë e shkërmoqjes së tolerancës fetare ndërshqiptare hi­s­to­rike në Kosovë, kanë përgjegjësinë partitë politike, institu­cio­net (pa)shtetërore të Kosovës, me emër: Pilati i quajtur Aka­demik Nexhat Daci dhe i mjeri kryeministër, dr. Bajram Rexhe­pi, kurse kryefajtorë janë: Imzot Mark Sopi, i padijshëm, por i përkushtuar, më tërë gjakun - krishterimi mbi të gjitha, Preside­nti koncensual politik i Kosovës, as Ibrahim as Abraham, i pa­pje­sëtueshëm as me veten, i vendosur - për pushtetin edhe shqi­ptarinë dhe Hirësia e tij, dr. Rexhep Boja, jashtëkohor dhe pa guximin intelektual - i padenjë për postin, në këto kohë të leshta.
Ndaj, libri Jo katedrale në emër të shqiptarisë së ima­gji­nuar, një ditë do të shërbejë bazë e aktakuzës kundër atyre të cilët, për dashurinë ndaj fesë së Krishtit, sakrifikuan unitetin kombëtar, dhe shqiptarësinë historike të Kosovës.
Kombi mbi të gjitha!
23 qershor 2003                                      Autori
 
 
Në vend të hyrjes
 
JO e madhe intelektuale
për ngritjen e katedrales politike
Ragip Gjoshi
 
Doli nga shtypi libri i dr. Muhamet PirrakutJo katedrale ne emër të shqiptarisë së imagjinuar”. Ky libër ka 193 faqe dhe rezyme në gjuhën angleze. Ia vlenë të lexohet si një përpjekje që i heq maskat kësaj ideje marroqe dhe tepër qëllimkeqe[3].
 
Pas disa reagimesh me peshë, lidhur me vendimin për ngritjen e një katedraleje katolike në oborrin e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, i nxitur dhe provokuar intelektualisht nga zëra ndjellakeq që thërrasin për ndasi politike, kombëtare e fetare, studiuesi dhe historiani i mirënjohur, dr. Muhamet Pirraku, nga thellësia e qenies së ndërgjegjes prej dijetari, si një zë proteste, nxori librin e tij me të ri, që i kushtohet ekskluzivisht kësaj problematike.
Libri i dr. Pirrakut, i cili sapo ka dalë nga shtypi, në ballinë mbanë titullin thirrje: “Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar”. Ky libër vjen në një moment të veçantë, të shtegtimeve tona drejt plotnisë së lirisë, tash kur jemi në një udhëkryq historik, dhe mesazhi i tij duket të jetë i qartë, si një JO e madhe intelektuale vendimit të kryetarit të Kosovës për ngritjen e katedrales politike në oborrin e gjimnazit Xhevdet Doda” - në qendër të qytetit të Prishtinës….!
Ky libër ka dy pjesë. Është i sajuar nga dy trajtesa të autorit. Syzheu, por edhe objektivi i librit, është demaskimi i marifetllëqeve të krishtera katolike antiislame “presidenciale” që po përdorën si trik politik për të “mashtruar” Evropën, njësoj siç u veprua me qëndrimin anti-UÇK-e, para dhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, për të mashtruar Millosheviqin?!?
Në pjesën e parë të librit, objekt i trajtimit është “Toleranca fetare – bazë e ardhmënisë paqësore në Kosovë”. Është ky një shkrim që këtu vjen si një dosje e hapur e krimeve të Kishës serbe ndaj shqiptarëve. Ky studim ishte shkruar për Konferencën për Paqe e Tolerancë në Vjenë, më 16 e 17 mars 1999. Ishte kjo një qasje e shkruar në rrethana të rënda historike, si një zë denoncues ndaj dhunës në përmasa gjenocidiale të kishës ortodokse serbe ndaj zhbërjes së Kosovës dhe të shqiptarësisë së saj. Vërtet, kjo pjesë e librit është shkruar kur Kosova ishte e mbytur në gjak dhe e kallë në zjarr nga okupatori serb. Aktualiteti i përmbajtjes së këtij shkrimi edhe sot është i freskët.
Në pjesën e dytë të librit të dr. Pirrakut, është trajtesa që zë vendin qendror, “Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar”, titull me të cilin është emërtuar libri.
Përmbajtja e këtij shkrimi vjen si akuzë e argumentuar dhe si kundërshtim këmbëngulës ndaj Kishës katolike, e cila, në “emër të së vërtetës së Fesë së Krishtit”, bën përpjekje të pareshtura për konvertimin e “heshtur” të shqiptarëve myslimanë në katolikë. Po ashtu mesazh i fuqishëm, nëpërmjet argumenteve, i dërgohen edhe dr. Rugovës, i cili, sipas autorit, me plot hile e ka mbështetur idenë për ngritjen e Katedrales katolike mbi themelet e një shkolle laike. Njëkohësisht, Rugova, duke u bërë “më Papë se papa!”, kundërshton vendimin dhe vënien e gurthemelit të Monumentit të Lirisë në ambientin universitar të Prishtinës.
Më një gjuhë herë-herë të mjaft të ashpër, e me një demoralizim të hetuar - nga lugatimi aktual i krishterimit romano-katolik në Kosovë, dr. Muhamet Pirraku argumenton se “nuk mund të ngritët shqiptarësia katolike e imagjinuar e Kosovës, pa shqiptarësinë myslimane historike të saj!”
Në këtë libër, thirrje për JO të madhe Katedrales, Pirraku apostrofon edhe faktin se shqiptarët në Ballkan jetojnë të rrethuar me ortodoksë me gjene antishqiptare. Dhe, spikat: “Po të kishte gojë kombi shqiptar, do të lemeriste - Më lëni rehat ta jetojë rrugën time të zhvillimit…..!”
Profesor dr. Muhamet Pirraku, autor i shumë studimeve dhe publikimeve, njëri ndër studiuesit e historisë së kulturës në Kosovë, sjell një vistër faktesh shkencore për identitetin e kombësisë shqiptare dhe për identitetin historik, fetar e kulturor të popullit të Kosovës, si pjesë e pandashme e tërësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë.
Në libër autori dëshmon tapinë e autoktonisë së shqiptarisë, identitetin fetar plotë tolerancë, ndër shekuj, dhe, sipas tij, dikush dëshiron ta ngre lugat mesjetën!
Me një guxim qytetar dhe intelektual, Pirraku radhitet, pas reagimeve të vyera të intelektualëve: Mehmet Kraja, Sadri Fetiu, Bislim Lokaj dhe Ilir Krasniqi, por me argumente proveniencash të shumta dhe me qasje shumë më të përkushtuar për ta treguar shkallën e rrezikshmërisë së Vendimit të Kryetarit të Kosovës. Ai pareshtur, në gjithë librin, bën thirrje për të hequr dorë nga ngritja e një katedraleje politike!!!
Autori përpjekjet e Rugovës i quan “hipokrizi në emër të shqiptarisë së imagjinuar katolike!?!” Madje sipas këtij libri, i cili tashmë ka arritur në duart e shumë lexuesve, “kërkesa për lugatimin e mesjetës” është mjet i nxitjes së urrejtjes ndërfetare dhe i luftës ndërfetare shqiptare në përmasat asnjëherë më parë të njohura. Ndaj, gjithë porosia e kësaj vepre mund të sublimohet në kërkesat për tërheqjen e pakusht të vendimit nga ana e dr. Rugovës dhe Imzot Mark Sopit, dhe, për ndërtimin e objekteve kapitale fetare e kulturore, të vendosin Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës. Pirraku thërret: Patjetër të hiqet godina e Kishës ortodokse serbe nga ambientet universitare, sepse është një objekt i dhunës politike dhe gjenocidiale antishqiptare!
Duke sjellë plot argumente për domosdonë e tërheqjes së vendimit politik të AntiGjergjit, të quajtur I. Rugova, i cili pas obstruksionit që i ka bërë Luftës nacionalçlirimtare të UÇK-së, është pozicionuar në përpjekjet për të devalvuar rolin e kësaj Ushtrie të lavdishme. Kështu, për të përmbysur skenarët e rinj të tij, autori i librit mbështetet edhe në konstatimin e Mehmet Krajës, se “vendimi për ndërtimin e Katedrales në qendrën e një qyteti ku 99.9% e popullsisë është me përkatësi fetare myslimane, që është kryeqyteti i një vendi po me këtë përkatësi, mbi 95%, është vendim kryekreje politik”.
Përveç Pirrakut, kundër realizimit të idesë për ngritjen së Katedrales romano-katolike në qendër të Prishtinës, janë prononcuar edhe intelektualë të tjerë.
Dr. Sadri Fetiu thotë, se;”Katedralja në qendër të Prishtinës reflekton mjerimin tonë shpirtëror, fukarallëkun tonë mendor dhe poltronizmin tonë shekullor ndaj të huajve, që kanë vepruar pothuajse gjithnjë kundër interesave tona kombëtare”.
 
Pikëpamjet e Fetiut janë shprehur qartë në mllefin e tij ndaj poltronizmit dhe indiferentizmit të intelektualëve shqiptarë, duke thënë se: “nëse ndodh kjo është mirë që në vend të Fakultetit të Filologjisë të ndërtojmë një Çmendinë me përmasa gjiganteske, për ta vendosur në të gjithë budallakinë që ka lulëzuar në kokat e disa politikanëve të dorës së parë dhe të një pjese të elektoratit të tyre”.
 
Në kontekst të dëshmisë për heqjen dorë nga kjo ide, në këtë libër vjen edhe reagimi i Ilir Krasniqit, i cili, pasi i llogariti, me matematikë, vlerën e tokës që do të marrë kisha romano-katolike për katedralen, për 26 herë më të madhe së çmimi i një shkolle të tipit “magazinë ruse” që do ta ngritë kisha romano-katolike, theksoi burrërisht: Del se edhe: Selia e shenjtë, Vatikani, plaçkit Kosovën….!?!
Studiuesi Pirraku, përveç ideatorëve të këtij vendimi, në shënjestër ka vënë edhe “intelektualë” e “akademikë”, si Ali Podrimja, për mbështetjen e idesë së ngritjes së kësaj katedraleje, siç kritikon edhe matrapazë të tjerë të letrave tona dhe të tarafeve të ndryshme intelektuale e politike.
Në fund të librit Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar, autori për vend të Katedrales romano-katolike propozon tokën e ndarë për Tempullin e Paqës “Nëna Terezë”, ndërsa në vendin e gjimnazit “Xhevdet Doda” preferon të ngritët “MONUMENTI I LIRISË”, të cilin kryetari dhe KK i Prishtinës nuk duan ta shohin në ambientet studentore
Si porosi përmbyllëse e këtij libri, mund të vijë sentenca e studiuesit Rexhep Qosja:Të jesh aty ku nuk luftohet gënjeshtra, është njësoj si të jetosh aty ku nuk luftohet pushtimi”, të cilën autori sikur ta ketë pasur për moto të përkushtimit të tij për të mbrojtur JO-në e madhe intelektuale për ngritjen e katedrales politike në qendër të Prishtinës.
 
 
TOLERANCA FETARE
BAZË E ARDHMËNISË PaQËSORE NË KOSOVË[4]
 
“I do my job!”
W. Walke
r
Dijetarë e besimtarë të nderuar!
Përshëndetja universale e të të gjitha besimeve në një zot: “Paqja qoftë mbi Ju!", për këtu, të tubuar në Konferencën për paqe dhe tolerancë, ka konotimin e plotë, sepse mbahet në vend të rëndësishëm dhe në kohë të duhur, në interes të ardhmënisë paqësore të Kosovës - sot të mbytur në gjak e të kallur me zjarr nga okupatori serb. Ndaj, ata që e kanë organizuar këtë Konferencë, e cila nuk mund të përfundojë pa jehonë pozitive, kanë bërë vepër të madhe për Zotin, sepse, sipas mësimit të Pejgamberit Muhamed Mustafasë: “Pajtimi mes dy palëve të ngatërruara” është bamirësi e “gradës më të lartë se agjërimi, namazi (nafile) dhe lëmosha”.
Në ftesën e Fondacionit “Thirrje në ndërgjegje” Nju-Jorkut thuhet se “qëllimi i Konferencës është të bëjë që liderët fetarë të Kosovës të vijnë (në Vjenë) së bashku dhe të debatojnë se si komunitetet fetare mund ta çojnë përpara paqen dhe mirëkuptimin reciprok”, do të thosha, nën peshën e urdhrit të Jezusit: “Mos bëj dëshmi të rrejshme!” dhe me thërritje kuranore: “O ju besimtarë, të gjithë hyni në paqe!” Ftesa për dialog për paqe është aq më e arsyeshme kur të kihet parasysh mendimi i Lev Kreft-it: "Lufta për ardhmëninë gjithmonë zhvillohet në truallin e së kaluarës!”
Ajo që po ndodh sot në Kosovë është krim mbi njerëzimin, është masakër mbi popullsinë civile të paarmatosur, është genocid dhe etnocid me shumë tipare të kanibalizmit. Në këtë mynxyrë pjesën e fajit e mban, historikisht, kisha në përgjithësi, e cila, sipas Sejjid H. Nasër, ushqeu "urrejtje njëmivjeçare të krishterëve ndaj themeluesit të islamit" dhe në Ballkan, ajo ortodokse serbe, në veçanti. “Llamba e së kaluarës ndriçon të tanishmen” - do të thoshte Miss Edit Durham.
Historia është dëshmitare e kësaj shëmtie. “Për disa gabime nuk ka falje” - do të thoshte Emil Zole. Kisha serbe kurrë nuk e kuptoi mësimin e Je-zusit: “Nuk ka gjë të mbuluar që nuk do të zbulohet, as të fshehtë që s’ do të dihet”. Që ta nxjerrë kons-tatimin e mësipërm troç, më urdhëron Fjala e Zotit: ”Bëhuni shtylla e drejtësisë, mbrojtës i së vërtetës, qoftë edhe në dëmin tuaj!” dhe ngushëllimi i Shën Lukës: “Bemë vetëm atë që patëm detyrë të bëjmë”, sepse hapat e parë të shërimit të sëmundje janë anamneza dhe diagnoza. Ishte diagnozë edhe mesazhi i fjalës së fundit të Gjordano Brunos: “Unë po vdes në një kohë që e ka humbur arsyen!”
Në Ballkan po përsëritet historia e shëmtuar e Evropës parahumaniste, parareformiste, parakombëtare. Po tolerohet kryqëzata pansllaviste ortodokse me strategjinë e tokës së djegur mbi shqiptarësinë islame e katolike të Kosovës, troje këto etnike shqiptare të copëtuara me traktate diplomatike evropiano-ruse më 1878, 1913, 1919, 1945 dhe 1995. “Argumentet janë kokëforta” - thotë një urti angleze. Dhe, pashmangshëm, “në gjykimin për të kaluarën influencon e tashmja” - do të thoshte humanisti Marin Barleti.
Së këndejmi, që kjo Konferencë për paqe e tolerancë në Kosovë të arrijë qëllimin, duhet t’i referohemi telegrafisht çështjes etnike e fetare të Kosovës gjatë historisë që të nxirren përfundime të qëndrueshme, shkencërisht e fetarisht, për të sotmen në funksion të së ardhmes, në pajtim me thirrjet që keni - përfaqësues të bashkësive fetare dhe dijetarë të krishterë e myslimanë, duke pasur udhërrëfyes këshillën biblike: “Lum njeriu i cili nuk e ndjek këshillën e të mbrapshtëve” dhe urdhrin kuranor: “Të mos ju mashtrojnë gabimet e të tjerëve që të mos jini të drejtë!”
Që të sigurohet mbështetje në rrugën që ta shpjerë Kosovën në paqe, duhet të kuptohet e të pranohet realiteti etnik e fetar në Kosovë gjatë historisë së kontaketeve serbo-shqiptare, duke pasur për inkurajim mendimin e humanistit Frang Bardhi: “Në të errët pak dritë vjen e kushton shumë”.
Nisemi nga themeli i Çështjes i vendosur nga Henrik Bariq: “Atdheu ballkanik i popullit shqiptar duhet të jetë Dardania - Peonia, krahina të cilat, tue gjykue simbas emnave të rujtun të personave, në periudhën antike kanë qenë ilirë e jo thrakë”. E kemi dëshmi “Besëlidhjen e re”, se krishterimi i popullsisë ilire filloi në periudhën e Apostujve dhe vazhdoi në periudhën e nxënësve të Apostujve, por historia dhe arkeologjia ofrojnë të dhëna të cilat flasin se jashtë qyteteve, në viset blegtorale e malore, panteoni ilir ishte i pranishëm, ku më shumë e ku më pak, deri në fund të mesjetës së hershme. Në këtë periudhë disa shekullore të përqendrimit të krishterimit është kryer procesi i integrimit të popullit shqiptar historik në gjirin e univerzumeve kulturore romake e bizantine, të mbuluara me konceptet kishtaro-shtetërore “latin” e “romaios”.
Realisht, pas ndarjes së kishës së krishtere në lindore (ortodokse) dhe perëndimore (katolike), më l054, tokat shqiptare etnike dhe historike mbetën në vartësi administrative të kishës lindore bizantino-helene (greke). Dihet, kisha katolike institucionale në tokat shqiptare filloi eldoradon me ngritjen e Arqipeshkvisë katolike të Tivarit (më 1077) dhe me ngritjen e Kuvendeve të benediktinëve italianë në vise të Tivarit-Ulqinit (më 1100). Nga mesi i shekullit XII zhupanët dhe arhondët vllehë (amallgam iliro-romak) e shqiptarë në zhupanitë veriore të Perandorisë Bizantine - në Dioklea, Rassia, Zenta dhe Arbania, për interesa politike shtetformuese, do të mbështeten në kishën katolike-perëndimore, por, përpos në Arbanë (përreth Krujës, Kurbinit e Leshës), katolicizmi mbeti, për shumë kohë, vetëm herezi fetare. Dëshmi është Anonimi (më 1308) dhe Brocadi (më 1332) etj.
Me të dhëna arkeologjike e historiografike vërtetohet se viset e Kosovës aktuale nuk kanë përjetuar vendosjen sllave të periudhës së Dyndjeve dhese paraardhësit e serbëve historikë janë kristianizuar jashtë territorit të Kosovës aktuale.
Kosova do të ndeshet me paraardhësit e serbëve historikë me rastin e depërtimit të ushtrisë së Zhupanit të Rassia-s, vlleho-ilirit Nemanja, brigjeve të Sitnicës deri në Lypenion (Lypjan), më 1186, kundër ushtrisë perandorake të Bizantit. Dhe, është fakt se Mbretëria e Rasës dhe autoqefalia e kishës nemanide shënsaviane të viteve 1217 - 1219 qëndrojnë në themele të shtetit e të kishës serbe dhe se djepi i tyre i rritës ishte Shumadia - “Serbia e ngushtë”.
Përqendrimi i pushtetit nemanid dhe i kishës shënsaviane në arealin e Kosovës aktuale zuri themele institucionale nga koha e sundimit të Milutinit (vdiq më 1321), i cili mbretërinë e quante, latinisht: “Regnum Rassia". Trashëgimtari i tij, Uroshi II Milutin, do të quhet, prapë latinisht: “Rex Rasie et Dioklea, Albanie, Bulgarie et totius Martimo”. Nuk përmendet emri i njësisë etnokulturore e gjeopolitike "Serbi". Perandori i parë nemanid është Stefan Dushani (1346-1355). Perandoria e tij përbëhej prej tri njësive etnokulturore e gjeopolitike: “dei gratia Romanie, Sclavonie et Albanie imperator”. Dushani i vuri në titull edhe emrat e popujve shtetformues të perandorisë së tij, ndoshta sllavisht dhe latinisht: “Car i samodr┼żac Serblem, Gerkom, Belgarom i Arbanasom”. Ende nuk ekzistonte emri i vendit "Srbija".
Pse themi "ndoshta"? Shkencërisht është vërtetuar se dokumentet në sllavishten e vjetër kishtare për mesjetën janë përkthime të kishës shënsaviane në shekujt XVI-XVIII, me plot falsifikime (Muhamet Tërnava).
A duhen shpjegime për karakterin jonjënacional të shtetit nemanid Rassia dhe të Perandorisë Nemanide, të cilat kisha serbe, shkenca serbe dhe shteti serb i quan shtete serbe. “Pema njihet prej frytit” - do t’i thoshte Jezusi - Beedzebulit. Është fakt i pamohueshëm se Sveti Sava i dha udhë sllavizimit të kishës bizantine në pjesën veriore të Perandorisë Bizantine dhe se Kisha shënsaviane e njohu Papën “mbikëqyrës të së vërtetës” deri me Ligjin e Car Dushanit (1349). Me këtë Ligj katolicizmi në Perandorinë e Car Dushanit u shpall herezi, e ndjekur nga kisha shënsaviane dhe e persekutuar nga shteti.
Në periudhën e shpartallimit të Perandorisë Nemanide (1358-1388), fille këto të pavarësimit të principatave shqiptare, serbe, boshnjake, greke e bullgare në ish-arealin e Perandorisë së Car Dushanit, në Dardaninë antike e romako-bizantine, përkatësisht në Kosovën historike të periudhës osmane, u bënë disa përpjekje nga Balshajt dhe Dukagjinët për futjen e ritit katolik në kishë. Pikërisht në vitet e '70-ta të shekullit XIV, kreu i kishës shënsaviane u tërhoq nga Kosova në Shumadi, pas knezit vlleho-ilir, Lazar Hrebacit.
Realisht, embrionet e shtetit nacional serb dhe të kishës nacionale serbe shkuan në Djepin ku u përkund fëmijëria e tyre. Kjo ishte kohë kur ende nuk ekzistonte njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Serbisë, për çka dëshmon titulli pushtetar i Knez Lazarit: "Gospodar Srbljem i Podunavlju".
Se Dardania (pjesën qendrore të së cilës e shënon Kosova e sotme) nuk ishte tokë e banuar me serbë do të shihet qartë nga mesi i viteve të '80-ta të shekullit XIV, kur u shtri pushteti vazal osman të thuash në tërë arealin e ish - Perandorisë së Car Dushanit. E ashtuquajtura (në historiografi) "Beteja e Kosovës", e vitit 1389, shënoi përpjekjen e pasuksesshme të principatave serbe, shqiptare, boshnjake, kroate, bullgare e hungareze të viteve 1387-1389 për aleancë kundër pushtetit vazal osman të përfunduar me komplotin për pushtet midis princit osman Bajazid I dhe krahinarit serb Vëlk Brankoviq.
Tragjedia e Muratit I dhe e Lazar Hrebacit, sipas frëngut Filip Mezier, bashkëkohës i ngjarjes, ndodhi "në një pjesë të Shqipërisë".  Kjo do të thotë se në kohën e “Betejës së Kosovës” njësia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipërisë mbulonte edhe Kosovën.
Përmasat e "Betejës së Kosovës" të paraqitura në histori, nga Humanizmi deri tashti, janë version i oborrit perandorak osman për të mbuluar vrasjen e Sulltan Muratit I për pushtet nga i biri, ndërkaq tharmin e Mitit serb të Kosovës e përgatiti kisha ortodokse ruse dhe, fillimisht, e hodhi midis priftërinjve serbë në territorin nën administrimin perandorak austro-hungarez në pjesën e parë të shekullit XVI.
Serbët dhe kisha serbe në Kosovë, sipas Aleksandër Gilferdingut, nuk dinin asgjë për Lazarin, për Jugoviqët, për Mitin serb të Kosovës - deri në fund të viteve të '50-ta të shekullit XIX, kur nisi depërtimi i misionarëve naçertanistë në trojet e Shqipërisë Etnike. Dhe, për habin e tij, Legjendën për vrasjen e Muratit I e dinte çdo shqiptar mysliman, të cilët me krenari ia recitonin ose ia këndonin Këngën e Millosh (Nikollë) Kopiliqit. Së këndejmi, del shumë i qëndrueshëm konstatimi i Mirosllav Kërlezhëz: "Mitin serb të Kosovës e kanë ndërtuar kisha në krye me mbretin dhe me aparatin propagandues".
Dëshmia më e mirë për faktin se shqiptarët ishin popullsi etnike shumicë absolute në periudhën e Perandorisë Nemanide, sikurse edhe në atë para saj - Bizantine, dhe pas saj – Osmane, është fenomeni i kalimit në Islam i shqiptarëve në ish-arealin e kishës shënsaviane rasiane osmane. Dihet fakti se në Evropë, në shekujt XVI-XVIII, mbretëroi parimi "Cujus Regio, ejus Religio" (I kujt pushteti, i tij besimi) dhe pushtetari vendoste për fenë e shtetasve të vetë. Në Perandorinë Osmane, ndërkaq, kisha gëzonte autonomi me prerogativa të caktonte edhe kombësinë e ndjekësve të saj.
Me të dhëna burimore vërtetohet se kisha shënsaviane ortodokse u bë kishë serbe dhe faktor integrues i kombësisë serbe në periudhën osmane nga mesi i shekullit XV deri në mesin e shekullit XVIII, ndonëse Jovan Cvijiq konstatonte: "Ortodoksia dhe kombësia serbe (...) plotësisht u bashkuan në fund të shekullit XV”, kur "Feja ortodokse gati plotësisht humbi karakterin e vet dogmatik të krishterë dhe mori gjithnjë e më shumë karakter etnik dhe ashtu u krijua 'Kisha serbe". Do të thoshte, kjo kishë u formua si e tillë pas pushtimit osman, brendapërbrenda Perandorisë Osmane.
Dhe, sipas Vlladimir Çoroviqit, "në periudhën turke u rrit lidhja e saj (e kishës serbe) me masat popullore para së gjithash në fshat" dhe luajti "rol të rëndësishëm në jetën kulturore-politike të popullit serb". Njohësi i mirë i kësaj problematike, Rade Mihalçiq, do të konstatojë: "Kishës së krishterë me vetëdije i është lënë fushë e lirë në sistemin e përsosur feudal turk".
Këtë liri kishësPerandorinë Osmane ia garantonte burimi themelor i Islamit, thënë simbolikisht, Kushtetuta islame. Në Kur'an thuhej: "Të gjitha faltoret janë (ngritur) në emër të Zotit"; "Mos bëni dallime në mes të profetëve"; "Edhe Zoti ynë edhe zoti juaj është NJË dhe atij i përulem"; "O ithtarë të Librit (Tevratit e Inxhilit), ejani në marrëveshje të përbashkët, te një fjalë që është e njëjtë mes nesh dhe mes jush", sepse, "Po të kishte dashur All-llahu, do t'ju kishte bërë një popull" dhe "Nuk ka dhunë në fe...!"
Sipas studiuesve shqiptarë dhe botërorë të përkushtuar shkencës, së vërtetës, pranimi i Islamit nga shqiptarët shënoi bojkotimin e kishës ortodokse serbe, bullgare e greke autoqefale perandorake osmane, të cilat administronin kishat në arealin etnik shqiptar dhe sistemi osman u kishte lënë duart e lira të thellonin, secila për interesa të veta, procesin e asimilimit të shqiptarëve në serbë, në bullgarë e në grekë. Ky proces kishte filluar në periudhën bizantine, samoilo-bullgare e nemanide serbe.
Ndërkaq, sipas Luba Stojanoviqit, Islami ndërpreu procesin e nivelimit etnik serb të Dardanisë, përkatësisht të Kosovës historike e më gjerë, kurse sipas Sima Qirkoviqit: "Kalimi në Islam bëri diferencimin midis popullsisë deri atëherë vëllazërore serbe e shqiptare". Dhe, Vasa Çubrilloviq, do të konstatojë se në Perandorinë Osmane "feve jomuslimane të pra-nuara u është dhënë kompetenca mbi besimtarët e vet, jo vetëm kulturore - fetare, por edhe të rëndësisë politike (...). Ato lloje të kompetencave i ka pasur edhe patrikana e Pejës nga viti 1557 - 1767".
Mendimi i Eqrem Çabejit, se feja Islame në arealin e Shqipërisë Etnike "hyri shkallë-shkallë dhe përhapja e saj ka zgjatur disa shekuj me radhë", i përgjigjet më saktësisht realitetit historik për pjesën e Shqipërisë Etnike nën pushtimin osman.
Në arealin e “Shqipërisë Veneciane” dhe të “Shqipërisë Skenderbegiane” (vitet e ‘70-ta të shek. XIV – vitet e ‘70-ta të shek. XVI), të cilat së bashku kapnin më pak se 8% të arealit të Shqipërisë Etnike, porsa iu bashkuan amës, pandashëm, Islami u pranua masivisht dhe me shpejtësi, të thuash absolutisht brenda dy gjeneratave. Ky fenomen ishte qartë bojkotim i kishës katolike veneciane, e cila ishte vu në shërbim të tjetërsimit të kombësisë së shqiptarëve katolikë, duke i kthyer në dalmatinë (kroatë) e venecianë (italianë).
Por, të ecim më tutje. Me burime relevante dëshmohet sekalimi i shqiptarëve në Islam është realizuar kryesisht në pjesën e parë të periudhës së veprimtarisë së "Patriakanës rasiane të Pejës për shtetin Serb, të Bullgarisë, të Bosnjës dhe të Shqipërisë", të përtëritur nga Mehmet pashë Sokoloviqi, vezir i lartë me prejardhje vlleho-boshjake.
Deri nga fundi i shekullit XVI mbi 65% e banorëve në arealin e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë (Arnautluk, Albania), kishte kaluar në Islam dhe pikërisht: Shkodra (e çliruar nga Venediku dhe e bashkuar me Shqipërinë osmane 110 vjet pas “Betejës së Kosovës”, pra më 1499) 100%, Peja 90%, Vushtrria 80%, Elbasani 79%, Tetova 71%, Kërçova 65,5%, Kruja 63%, Berati dhe Prishtina 60%, Prizreni 55,9%, Dibra 5l%, Tepelena 50%, Novobërda 37%, Struga 24%, Korça e Trepça 21%, Belasica l6,l%, Janjeva 14% etj. (Selami Pulaha).
Kështu, nga fillimi i shekullit XVII Njësia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipërisë arrinte rreth 120000 km2, kurse deri në vitet e ‘20-30-ta të shekullit XVII Papati (Vatikani), Islamin e gjeti fe të pjesës absolute të shqiptarëve dhe veçanërisht në “Dardania”, në “Maqedonia” dhe në “Albania”, vise këto ku pretendonin: kisha serbe e bullgare ortodokse dhe kisha italiane e kroate katolike.
Sipas të dhënave të udhëpërshkruesve evropianë dhe të Propaganda de Fidea-s (1622), Vraja, më 1582, ishte qytet shqiptar mysliman, visi i Hasit u islamizua plotësisht deri më 1619, Prizreni më 1623 kishte 12 000 myslimanë kryesisht shqiptarë (rreth 200 shqiptarë katolikë dhe 600 "frymë serbe"), e më 1641 pati rreth 3000 shtëpi myslimane (80 skizmatike-shqiptare, vllehe, serbe dhe 40 shtëpi katolike). Më 1633 Prokupa pati 600 familje myslimane (dhe pak katolikë - shqiptarë e raguzanë), kurse më 1641 pati 300 familje myslimane (30 skizmatike-shqiptare, vllahe, serbe dhe rreth 20 familje katolike dubrovnikase). Banorët e Shkupit (kryeqendër fetare e arsimore islame e Kosovës), midis viteve 1623 dhe 1633, ishin kryesisht shqiptarë "myslimanë me influencë", kurse më 1638 Shkupi pati 3 000 shtëpi myslimane (328 shtëpi skizmatike-shqiptare, bullgare, serbe dhe greke, l20 shtëpi çifute dhe l8 shtëpi katolike). Gjakova, më 1638, pati 320 shtëpi myslimane (dhe nga 20 shtëpi katolike e skizmatike-shqiptare, vllahe, serbe). Edhe Ulqini, më 1638, ishte qytet plotësisht mysliman, sikurse edhe Tivari më 1649 (i çliruar nga Venediku dhe i bashkuar me “Shqipërinë Osmane”, më 157l).
Paragjykimet kishtare perëndimore katolike e lindore ortodokse se Islami ka depërtuar në Evropë me dhunë, dhe veçanërisht në Ballkan, mund t'i hedhim vetëm me tri konstatime meritore: "Do të flasim për librin e shenjtë që i shtyri arabët të pushtojnë më shumë qytete se Perandoria e Lekës së Madh dhe të bëjnë mbretëri më të madhe se të romakëve. Ky është ai libri me të cilin myslimanët kanë hyrë në Evropë si sundues dhe gjykues, kurse fenikasit patën hyrë si tregtarë e çifutët si skllevër, të rënë në dorë, për të gjetur vend strehimi" (Emanuel De Esh); "Është mendim i gabuar se islamizmi është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta, të cilat e determinojnë këtë. Unë mund të përmend vetëm një, e ai është se shekulli XIX nuk do ta gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë a manastir në Ballkan, sikur islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore" (Çiro Truhelka); "Është e mjerueshme ajo që pohojnë autorët e krishterë se shqiptarët janë detyruar ta pranojnë fenë nën presionin e dhunës e të haraçeve të paligjshme. Këta autorë nuk na ofrojnë fakte për akuzat e tyre" (Tomas W. Arnold).
Pra, shkurt, Çështja fetare e Kosovës nga koha kur Islami u bë fe e shumicës absolute të popullsisë e pranuar në interes të ekzistencës kombëtare në mundësi, nga aspekti fetar është Çështje fetare islame dhe Çështje shqiptare nga aspekti i kombësisë së bartësve të islamit. “Së këndejmi, NJËNIA e trinisë: Atdhe-kombësi-fe e Kosovës ishte dhe është Çështje shqiptare e padiskutueshme” (Muhamet Pirraku). Meqë përmbajtja më e ngushtë e konceptit "islam" është PAQE, do të thotë Shqipëria dhe popullsia e saj që në fille të Renesancës dhe të Humanizmit hynë në paqe. Islami mbylli të gjitha plagët që i hapën kishat (në planin e gjerë ato lindore e perëndimore dhe brenda tyre ato skizmatike ortodokse serbe, bullgare e greke) dhe, në një kohë kur Evropa përjetonte inkuizicionin dhe luftërat fetare shkatërrimtare, në trojet shqiptare, e mbi të gjitha në Kosovën absolutisht islame, u vu rendi, qetësia, prosperiteti, bashkëjetesa midis etnive e kombësive, toleranca midis feve e civilizimeve, u vu paq. Zaten, Filip Hitt-i qysh herët ka konstatuar se depërtimi i Islamit në Evropën Perëndimore "shënoi fillimin e përfundimit të 'epokës së errësirës' dhe lindjen e epokës së skolastikës".
Kjo harmoni njerëzore kishte mbështetjen në mësimin kuranor: "O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)" dhe në hadithin: "Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit as i bardhi ndaj zezakut përveç se në frikën ndaj Zotit".
Tashti, këtu, duhet të potencohet fakti se, sikurse Miti i Kosovës që ishte sajesë imagjinative kishtare e shtetërore ruse e serbe, pjellë e kësaj natyre është edhe trauma serbe "Shpërngulja e Madhe", e vitit 1690. Zaten, Dobrica Qosiq, babai i kombit serb kominternist, qysh moti ka konstatuar: "Rrena është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencisë sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe me invencion".
Nga mesi i shekullit XIX, kisha dhe pushteti e sajuan edhe konceptin gjeopolitik "Stara Srbija" (Serbia e Vjetër), me të cilin, deri më 19l8, mbulonin viset e Kosovës e të Sanxhakut aktual, të Toplicës – Kosaonicës, pjesën më të madhe të Maqedonisë aktuale - kominternisto-amerikane dhe tërë pjesën veriore të Shqipërisë londineze.
Këto aspirata janë të gjalla ende në qarqet kishtare e politike serbe, të mbështetura në kërkesat panortodokse ruse të Dostojevskit: "Një gjigant si Rusia duhet më në fund të dalë nga ajo dhoma e ngushtë ku koka i godet tavanin, për të lëshuar në botën e gjerë dhe për të thithur ajrin e lirë të deteve dhe të oqeaneve" (1877).
Dhe, ftesa e princit Millan Obrenoviq, më 1878, drejtuar ushtarakëve serbë në Toplicë-Kosaonicë: "Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut" - kishte bekimin e plotë të kishës.
Spastrimi etnik shqiptar i Sanxhakut të Nishit (kishte 10 972 km2) me strategjinë e tokës së djegur, të bekuar nga kisha serbe, është krim mbi kombin shqiptar ende i pa denoncuar nga njerëzimi. Kjo kishë, më 1889, në "500-vjetorin e Betejës së Kosovës", Mitin serb të Kosovës e prezantoi si "Amanet të Knez Llazarit" për hakmarrjen serbe mbi shqiptarët myslimanë të Kosovës - "në emër të civilizimit evropian!" 
Evropa imperialiste antiislame nuk donte të shihte të vërtetën. Madje e priste me mirëseardhje spastrimin e Ballkanit nga Islami në emër të Krishtit Zot. Islamofobia evropiane mund të pasqyrohet vetëm me një thërritje të Lloyd Geoge-s në Parlamentin anglez: "E quaj për turp të quhem njeri, derisa Perëndia edhe myslimanët i bëri njerëz, për këtë arsye jam kundër Perëndisë, sepse më bëri dhe mua njeri". Ndërkaq, në një klub të Londrës ishte vë mbishkrimi: "Ndalohet hyrja për myslimanët dhe për qentë!".
Sipas këtij shembulli, në fillim të viteve të '90-ta të shekullit tonë, në "Grand Hotel" të Prishtinës u vu mbishkrimi: "Ndalohet hyrja për qentë dhe për shqiptarët!" Mbi këtë realitet, gjenial del mendimi i Emil Zoles për moralin e shoqërisë evropiane të kohës së tij dhe të shoqërisë serbe të kohës sonë: "Zot kundër zotit, fe kundër fesë, pushtim kundër pushtimit".
Këtu nuk është tepër të konstatohet fakti se porsa shkeli në tokën shqiptare të Kumanovës ushtria pushtuese serbe, më 1912, princi Aleksije Karagjorgjeviq i sfidoi Evropës së krishterë: "Unë dëshiroj vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira".
Ky gjykim kishte mbështetjen e plotë në kishën serbe, e cila, sa shihet nga veprimet e saj në praktikë, mësimin e Jezusit: "Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati im qiellor do të nxirret me gjithë rrënjë" e ka kuptuar thirrje kundër botës islame. Meqë nga rreth 3 000 000 shqiptarë sa kishte në Shqipërinë e vitit 1912 (kishte 90 100 km2), rreth 81% ishin myslimanë, kjo do të thoshte thirrje për shfarosjen e shqiptarëve në emër të civilizimit të krishterë. Me thirrje të tilla për spastrimin shqiptar etnik të Kosovës kisha serbe nuk ka pushuar deri me Urimin e Kërshëndellave 1999, të Patrikut Pavle. Nuk ka hapësirë, këtu, të përmenden të gjitha angazhimet e kishës serbe për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës e më gjerë.
Kjo kishë është bashkautorë me pushtetin serb në ploja e masakrime, në gjenocidin dhe etnocidin serb mbi shqiptarët nga viti 1912 deri në ditën e sotme. Një burim nga dhjetori i vitit 1913 flet për 80 000 shqiptarë të vrarë e të masakruar nga soldateska sllave gjatë Luftës ballkanike. Por këtu ndalemi vetëm në plojat masive në të cilat morën pjesë edhe autoritarë të kishës serbe.
Në Guci, fillimi i vitit 1913, ushtarët malazez, në prani të popave serbë, pushkatuan 600 veta - pse nuk pranuan pagëzimin ortodoks. Me bekim të Mitropolitit të Cetinës, ushtria malazeze zbatoi konvertimin e mijëra shqiptarëve myslimanë e katolikë të Dukagjinit dhe në prani të popëve pushkatoi qindra shqiptarë të dalluar, krerë, hoxhallarë dhe një prift katolik, pse nuk pranuan të shkelnin mbi fenë e tyre. Ushtaraku Gjorgje Shekullarac do të deklarojë se kishte konvertuar, në ortodoksë, 12 000 myslimanë, ndërkaq pushteti policor e ushtarak i Serbisë, më 1913, gënjente Evropën: "Shqiptarët po shprehin dëshirën të kalojnë në fenë ortodokse".
Do të kundërshtojë vetëm një humaniste evropiane, Miss Edith Durham (që paskësh lënë një bir të denjë, një William Walker, Shenjti i Raçakut 1999), e cila i hodhi dekoratat serbo-malazeze dhe shkroi: "Pagëzimet bëhen me tortura. Njerëzit hidhen në ujin e akullt të lumit dhe pastaj vihen të piqen pranë prushit të zjarrtë derisa kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për gjithë këtë ishte kthimi në fenë e krishterë (ortodokse)". Kjo "Mbretëreshë e pakurorë" e Shqipërisë, siç e njohin shqiptarët përjetë, konstatoi qartë: "Myslimanët ose duhej të pagëzoheshin ose i priste vdekja".
Me Traktatin e Versajës, më 1919, mbi dy të tretat e Shqipërisë Etnike iu aneksuan, me dhunë, Greqisë dhe Jugosllavisë versajase. Pa vonuar, shqiptarët ortodoksë do të shpallen grekë e serbë, në kishat katolike do të sillen priftërinj kroatë lojalë pushtetit, me detyrë të asimilonin shqiptarët katolikë në sllavë, kurse mbi masat shqiptare myslimane do të zbatohen të gjitha metodat për shfarosjen e një populli.
Me bekimin e kishës serbe dhe me pjesëmarrjen e popëve, paramilitarët serbë në mbështetje edhe të policisë e të ushtrisë, vranë e masakruan mijëra shqiptarë dhe me strategjinë e tokës së djegur, pasi i plaçkitën, rrafshuan për tokë qindra fshatra dhe disa qindra mijëra veta i detyruan të iknin në Anadoll e gjetkë. Të dhënat flasin për 12 371 shqiptarë të likuiduar dhe për 22 110 të arrestuar e të burgosur brenda një viti, nga ripushtimi i Kosovës (1918) deri në fillim të punës së Konferencës së Versajës (1919).
Me bekimin e kishës, paramilitarët dhe policia serbe, në shtator të vitit 1920, rreth 1100 banorë të fshatit Pesoçan të Ohrit, në krye me imamin Mulla Qamil Efendinë, i ngujuan në xhami dhe i kallën. Më 1920, në Jabllanicë të Pejës e kallën imamin me gjithë xhematë në xhami dhe më 1921, edhe imamin Mulla Hasan Blakun në Xhaminë e Istogut, së bashku me 98 xhematë. Po atë ditë, në Istok të Poshtëm, pushkatuan edhe 96 gra, fëmijë e pleq.
            Dhe, më 6/7 janar 1921, në Natën e Bozhiqeve ortodokse - në emër të Zotit Krisht të veshur serpçe, paramilitarët serbë në krye me vojvodë, popa e komandantë policorë e ushtarakë, therën e kallën në zjarr për së gjalli 1 020 shqiptarë (440 fëmijë e gra) në Prapashticë të Prishtinës.
Të nesërmen, në Ditën e Bozhiqit, therën edhe 490 fëmijë, gra e pleq të Keçekollës e të fshatrave të tjera të Gallapit. Tmerr, për njeriun njeri, ishte therja me bajonetë të 22 anëtarëve të familjes së Mulla Ademit, para syve të tij. Dhe, pasi ua futën zjarrin trupave që ende frymonin dhe kullonin gjak, hoxhën e shtruan mbi cung dhe ia këputën kokën, si këndesit, trofe për kishën serbe. Një korrespondent danez informonte për 5000 shqiptarë të therur e të masakruar në rrethin e Prishtinës dhe për 3000 në rrethin e Shkupit në fillim të vitit 1921.
Të dhënat policore serbe flasin për 2 910 shqiptarë të vrarë nga policia dhe ushtria serbe më 1923-1927, por këtu mjafton të përmendim vetëm dy ploja: më 10 shkurt 1924 mbi familjen 26 anëtarësh të Mehmet Konjuhit, kryesisht gra (dy shtatzëna) e fëmijë, në Zagorth të Vushtrrisë, të vrarë, të therë e të kallur në zjarrin e shtëpive dhe Plojën në “Arbërinë e Vogël” - tri fshatra të Drenicës: Galicë, Mikushnicë e Lubavec, në Natën e Bajramit të 14/15 korrik 1924, për likuidimin e Azem Bejtës. Ploja u bë me armë artilerie, ku pësuan rreth 300 civilë – gra (20 veta shtatzëna), fëmijë, pleq e burra. Ky ishte amanet i Pop Angjellkos, shpagim i mirësisë shqiptare të Isë Boletinit e të Azem Bejtës për kapitenin Rasha Pantiç dhe vojvodën Kosta Peçanac. Porosi për shqiptarët: kush beson dhe bashkëpunon me serbët piqet në zjarrin e vendosur nga dora e tyre. Bota evropiane heshti, heshti?!
Më l928, Ministri i Fesë i Mbretërisë së Jugosllavisë urdhëroi zëvendësimin e 50 myftive dhe të 600 imamëve të xhamive me personel fetar boshnjakë lojalë pushtetit, me arsyetim se asnjëri prej hoxhallarëve shqiptarë "nuk njeh gjuhën serbe" dhe se të gjithë "janë të edukuar në frymën armiqësore ndaj vendit tonë" - Jugosllavisë.
Nga fundi i vitit 1928 u thye rezistenca shqiptare e armatosur (më 3 dhjetor u likuidua njësitit 14 anëtarësh i i fundit i Shaçë Pirrakut në Drenicë, i cili veproi prej vitit 1918). Tashti u krijuan rrethana lehtësuese për pushtetin jugosllav për shpërnguljen e 400 mijë shqiptarëve në Anadoll e gjetkë. Dhe, në vijimësi, gjatë kohës së Jugosllavisë versajase, kisha serbe e mbështetur në pushtetin policor, ushtarak, të gjitha manastiret, çdo topogërmadhë kishe në Kosovë e gjetkë në vendet shqiptare, ish-faltore paraislame të popullsisë autoktone shqiptare, i shpalli të mira kulturore e fetare serbe.
Kisha serbe, në një anë, përvetësoi traditën shqiptare të proveniencës së krishterë bizantine dhe shënsaviane-ortodokse nemanide mesjetare, përvetësoi kujtesën historike, legjendat shqiptare të proveniencës së krishterë, heronjtë e krishterimit të lagjes së Millosh Nikollë Kopiliqit, i cili, deri në çastin e martirizimit në kampin e Muratit I, iu fal Zotit shqipManastirin e Deviqit, e, në anën tjetër, me zjarr e me top, shkatërroi xhamitë, minaret e të cilave, sipas Eqrem Telhajt, ishin koordinata të shqiptarisë së Kosovës - "mburojat e Shqipërisë, fortesa të pathyeshme për mbrojtjen e rodit arbëresh".
Të gjitha këto mynxyra kisha serbe dhe shteti serb i bënë mbi të kaluarën e kombit shqiptar në Kosovë e më gjerë, me bindje se do të ngadhënjejë politika shfarosëse e Serbisë mbi shqiptarët dhe se për shqiptarët e për Shqipërinë, në një të afërme, do të flitej, në histori, si për pellazgët e Pellazginë, si për trakët e Trakinë, si për maqedonët dhe Maqedoninë - si për një popull të zhdukur. Kjo ishte porosi që vinte nga Miti serb për Kosovën, që vinte nga mësimet e kishës shënsaviane serbe - për "Tokën e premtuar dhe për serbët qiellorë"!!?
Ky mesazh qartë vërehej në fjalën e Episkopit të ZhiçësManastirin e Ravanicës, në jehonën e përgatitjeve për Manifestimin e 550-vjetorit të Betejës së Kosovës në Gazimestan të Kosovës, i cili "do të tregonte unitetin serb dhe vërtetësinë historike""Mitit serb të Kosovës".
Ky titullar i kishës serbe, theksoi: "Nëse dikush pyet se çfarë është sot ideali i masave tona popullore, menjëherë mund t'i përgjigjemi: Shenjtëria (...). Populli serb i qëndroi besnik idesë së përdëllirë dhe virtyteve të etërve të vet deri në ditën e sotme". Del se priftëria serbe kurrë nuk e kuptoi mësimin e Jezusit: "Kur i verbëri i prin të verbrit, të dy bien në gropë!"
Ushtaraku i lartë, Kaliçanin, në momentin kur duhej të largohej nga "Toka e premtuar" prej kishës shënsaviane, nga Mitrovica e nga Kosova, më 13/14 prill 1941, theri e pushkatoi 1 300 shqiptarë ushtarë në njësitë ushtarake të Jugosllavisë. Këtë krim kurrë nuk e gjykoi kisha serbe, e cila e bekoi Masakrën e Bihorit në Sanxhak, në Natën e Bozhiqit ortodoks, të 5/6 janarit 1943. Në këtë masakër, brenda 3-4 orëve, çetnikët të shoqëruar edhe nga shumë popa, masakruan me thikë, bajonetë dhe zjarr 3 741 shqiptarë e boshnjakë – myslimanë (gra, fëmijë, pleq) dhe plagosën 634 të tjerë. I morën me vete 251 vajza e gra të reja dhe pas dhunimeve shtazarake ua humbën edhe kufomat. I plaçkitën plotësisht dhe i kallën 82 fshatra shqiptare e boshnjake. Me masakrime vazhduan dhe, sipas Intelligence Service, numri i viktimave arriti në 6 625 veta.
Shkak i vetëm për një krim të tillë ishte kërkesa e banorëve që Bihori t’i bashkohej mëmës Shqipëri. Përfaqësuesit e komunave Biellopolje, Korita, Zoton e Rasovë, në deklaratën për Qeverinë e Mbretërisë Shqiptare të Tiranës, më 27 janar 1943, saktësuan: “N’emën të gjithë popullit të Bihorit, kërkojmë me kambëngulje t’i lidhemi mamës Shqipni, mbasi rrjedhim prej kësaj race, dhe 90% popullsia e kësaj zone janë shqiptarë, ndryshe s’mbeti gja tjetër për ne veç dhe pjesa që ka shpëtuar, të merret dhe të mbytet. Sa shkruajmë nalt i vërtetojmë me firmat t’ona (…)”.
Kisha serbe kurrë nuk denoncoi Masakrën e Tivarit, të l prillit 1945, mbi l690 regrutë shqiptarë. Ka të dhëna se numri i viktimave, me vrasjet e atyre që shpëtuan nga ploja 2-3 minutash, arrin deri në 4000 veta. Në këtë mynxyrë, përveç komunistëve serbomalazez, dhanë ndihmesë edhe disa popa. Kisha serbe kurrë nuk e ngriti zërin, në emër të Zotit e të Krishtit, të “birit të Zotit”, për ndriçimin e zhdukjes dhe të likuidimit komunisto-çetnik të 68-72000 shqiptarëve në vitet 1944 - 1951. Kjo kishë ka pjesën e barrës edhe për shpërnguljen nga viset shqiptare nën robërinë e Serbo-Jugosllavisë versajisto-avnojiste të NJË milion shqiptarëve midis viteve 1912 - 1976.
Aleanca e Lidhjes së Komunistëve të Serbisë me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë dhe me Kishën shënsaviane serbe, e ngritur mbi fantazmën e Mitit serb të Kosovës pas Titos, është forca që rrënoi bashkëjetesën dhe Jugosllavinë avnojiste. Në Memorandumin e SANU-it (1985), kishës shënsaviane serbe iu caktua roli i forcës ringjallëse të frymës së Mitit serb të Kosovës - të "serbit qiellor" - "Fati i Kosovës mbetet çështje jetësore e të gjithë popullit serb", kurse popi Dimitrije Bogdanoviq, më 1986, do të thërrasë në emër të kishës serbe e të ardhmënisë kishtare e nacionale serbe të Kosovës: "Miti serb për Kosovën duhet të jetë si ndërgjegje çlirimtare".
Dhe, German-i, patriarku serb, u bë mbështetësi shpirtëror i lëvizjes "Dogodio se narod" (Ndodhi populli) të Sllobodan Millosheviqit. Pasi ky e shëtiti arkën me mbetjet nga eshtrat e Knez Lazarit nëpër Serbi, Kosovë, Bosnjë e gjetkë, në vigjilie të përgatitjes së “600-vjetorit të Betejës së Kosovës”, më l988, saktësoi: "Nuk mund të zhduket populli i cili gjashtëqind vjet, së bashku me Knezin e Shenjtë, mendon dhe flet: 'Më mirë na është vdekja heroikisht sesa jeta me marre, më mirë na është në luftë të presim vdekjen nga shpata, sesa armiqve tanë t'ua kthejmë shpatullat".
Kisha serbe mori rol të rëndësishëm në përgatitjen e Manifestimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës në Gazimestan, me detyrë parësore të promovonte Vozhdin - mesi të serbizmit, Sllobodan Millosheviqin, për t'ia kthyer kishës shënsavine rolin mesjetar "në kultivimin permanent të Mitit të Kosovës si çështje kishtare të popullit serb" - do të konstatoj NIN. Millosheviq, nga Tribuna e Gazimestanit, më 28 qershor l989, Mitin serb për Betejën e Kosovës e shpalli platformë të bashkimit politik e luftarak të të gjithë serbëve kudo në botë: "Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën e mban të bashkuar tërë popullin serb". Dhe, suita e Patriarkut të Serbisë që e mbështillte i duartrokiti, në vend që t'i thërriste me qortimin e Shën Lukës: "Mik, ngritu më lartë!"
Posa fantazmat e mesjetës u lugatnuan, ndodhi mesjeta ballkanike në fund të shekullit XX. Pas Gazimestanit Vozhdi i Serbisë, i bekuar nga kisha shënsaviane, ia futi minat qenies së Jugosllavisë versajiste e avnojiste, kurse fitilat për ndezje i vendosi në Kosovë, amanet popave shënsavianë që t'ua vënin xixën sipas dirigjimit nga Beogradi.
Ndodhen skena e prapaskena, nxitje të urrejtjes ndërkonfesionale e ndëretnike, vrasje e burgosje, përdhosje e shkatërrime të çdo gjëje që frymonte shqiptarisht. Largim nga puna e pjesës më të nevojshme për prosperitetin ekonomik e shoqëror të Kosovës, shkatërrim i plotë i sistemit të shëndetësisë dhe mynxyrë mbi mynxyra - helmimi i mbi 7400 nxënësve e nxënëseve të shkollave fillore e të mesme në oborre e në lokale të shkollave, vetëm nga marsi deri në qershor 1990.
Dhe, asnjë fjalë e kishës serbe në Udhën e Krishtit. U shkua aq larg në ngjalljen e urrejtjes fetare e nacionale serbe ndaj shqiptarëve sa të merrej edhe iniciativa për shpalljen martir të krishterimit dhe të serbizmit të Kosovës një autopeder me shishe të birrës, me motivim se ajo ishte mizori shqiptare - "Ngulje turke në hu!" Popat shënsavianë duket se nuk e kuptonin këshillën e Krishtit: "Mjeku nuk u duhet të shëndoshëve, por të sëmurëve"!
Tashti, Zotërinj, e dini ç'ndodhi në Kosovë si uverturë për në Slloveni, për në Kroaci dhe për në Bosnjë e Hercegovinë? Po a nuk ndodhi, në emër të Zotit Krisht serb, ajo që parapëlqeu Didro kundër Birit të Hyut: "Mendo sikurse unë, përndryshe Zoti do të dënojë! Mendo sikurse unë, përndryshe do të mbysë!".
Sa kisha katolike u shkatërruan nga serbët? Sa kisha serbe u shkatërruan nga kroatët? Sa xhami u shkatërruan nga kroatët dhe serbët? Sa boshnjakë e sa shqiptarë (myslimanë e katolikë) i therën, sa myslimane i dhunuan?! Sa lokalitete boshnjake më nuk tymosin drejt qiellit stërgjyshor iliroboshnjak, të gjitha këto në emër të serbizmit shënsavian dhe të kroatizmit katolik!!?
Dhe, kundërpërgjigjja boshnjake - myslimane a tejkalon urdhrin kuranor: "Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë". Boshnjakët (myslimanët) nuk e plotësuan as urdhrin kuranor në interes të ekzistencës etnike, fetare e nacionale të tyre: ”Kur të ju nxjerrin nga shtëpitë e Juaja, vritni kudo që t’i takoni!”
Dihet qartë, kisha serbe dhe kisha kroate i kanë shumë borxhe xhamisë boshnjake. Hoxha boshnjak me fytyrë të çelur mund t'i thërrasë, me thërritjen e Shën Palit, popit serb dhe priftit kroat, me të cilët fati historik e ka detyruar të bashkëjetojë: "Ma trego ti fenë tënde pa vepra, kurse unë do ta tregoj prej veprave të mia fenë!"
Po në Kosovë, gjatë viteve '90-ta?!! Thënë troç: Shqiptari është shpronësuar edhe nga e drejta në jetë. Dhe këtë, në emër të krishterimit shënsavian e të serbizmit me disa tipare të kanibalizmit!? Të gjitha shtëpitë e banesat e serbëve u kthyen në depo të armatimit kundër shqiptarisë së Kosovës, kurse pushteti policor-ushtarak në emër të çarmatimit të ndonjë shqiptari të armatosur me ndonjë pistoletë, çifte të gjuetisë apo “karagujevce” trofe, shkaktoi ploja mbi familje të tëra. Secili serb mund të vrasë, dhe vret, fqinjin shqiptar, kur të dojë, me një arsyetim verbal: "Ndihem i pasigurt pranë tij...!" dhe "Më ka kërcënuar...!" Shpërblimi pason, aty për aty.
Terrori shtetëror serb, i mbështetur në pansllavizmin ortodoks rus dhe i toleruar nga Evropa dhe Perëndimi në tërësi, e detyroi popullin shqiptar të vetorganizohet për vetëmbrojtje. Në mendjen e çdo shqiptari arriti mësimi i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut: "Të kërkosh në kohë të qetë stuhinë është çmenduri. Përkundrazi, t'i kundërshtosh asaj për çfarëdo arsye, kur të shtrëngon koha apo nevoja, është urti". Lindi, e mori krah, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Së fundi, ky ishte edhe urdhër kuranor për shqiptarët e Kosovës, të cilët mbi 98% janë të fesë dhe të civilizimit islam: "U është lejuar lufta atyre që sulmohen" dhe mësim i Profetit të Zotit: "Kush vritet duke mbrojtur të vërtetën, ai është dëshmor, kush vritet duke mbrojtur pasurinë e vet, ai është dëshmor dhe kush vritet duke mbrojtur familjen e tij, ai është dëshmor".
Dhe, mësimdetyra e Mulla Idris Gjilanit, martirit të shqiptarisë së Kosovës: "Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut...!" - u bë platformë e bashkimit dhe e luftës përballë gjenocidit dhe etnocidit serb, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si hap për zgjidhjen e Çështjes shqiptare të denigruar tmerrësisht nga Evropa dhe Rusia. "Fatkeqësisht, me fatin e botës udhëheqin politikanët!" - do të thoshim me sentencën e Lajosh Zilah.
Okupatori i mbështetur në kishën fantazmë mesjetare mbi një vit ka vërë në lëvizje Strategjinë e tokës së djegur për spastrimin etnik shqiptar të Kosovës. Plojë pas ploje, masakrim pas masakrimit mbi civilët duarthatë - në emër të "ndjekjes së terroristëve dhe të separatistëve shqiptarë"!!!? Vetëm dy-tri koka serbe kanë ndërgjegje të pranojnë të drejtën e popullit shqiptar në liri dhe në vetëvendosje, për ardhmëninë politike e shtetërore të Kosovës. Asnjë pop.
Këtu, plagë që do të kullojnë gjak janë veprat e kishës shënsaviane - kishat e ngritura në kohë lufte në Parqet përkujtimore, në komplekset shkollore - universitare, në lokalitete ku nuk ka pasur asnjë serb para vitit 1912. Ngritja e kishave me materialin ndërtimor të monumenteve kulturo-historike është krim që do të mbahet mend. Kisha serbe duket se kurrë nuk e ka kuptuar konstatimin e birit të Malit të Zi, Velko Vllahoviqit, se "dhuna në lëmin e kulturës domosdo shkakton konfliktet dhe ngecje, sepse shpreh dhuna të tjera shumë më të thella në shoqëri".
Historia e kishës serbe dhe historia e shtetit serb tregojnë qartë se Serbia, që shtiret edhe si "Jugosllavi", e don Kosovën pa shqiptarët, pa xhamitë, pa kishat katolike, pa ardhmëninë shqiptare me rrënjët shekullore. Këtë kërkesë serbe albanofobe nuk arriti ta fshihte Patriarku Pavle as në Uratën për Kërshëndellat e këtij viti (1999); "Apelojmë në emër të Shën Savës, Shën Princ Lazarit që të rerspektoni urdhrin e Zotit: Lindni dhe shumohuni! Se, edhe në qoftë se Zoti e lë Kosovën në duart tona, serbet aty do të shuhen, po qe se nataliteti mbetet siç është tashti. Dhe, është thënë: Të kujt janë delet, i tij është mali!" – neomaltus, ky, shkuar Millosh Macurës!?
Po të shprishet mendimi i mësipërm, do të shihet se Patriarku i Serbisë e din se Kosova nuk është tokë serbe, se atij i sillet vërdallë mësimi i Shën Gjonit: "Kush ka nusen, është dhëndër", por Kryepopi i Serbisë don ta vrasë "dhëndrin" - shqiptarët që e banojnë Kosovën denbabaden, për të grabitur "nusen" - Kosovën për koloni të Serbisë, me synime të qarta, ta kolonizojë e ta serbizojë në emër të Krishtit serb e të Zotit serb. Të kujtojmë konstatimin e kriminelit me famë ndërkombëtare, Arkanit, komandant i gardës të vrastarëve serbë përtejkanibalistë: “Komandanti ynë suprem është Patriku Pavle” (Borba, 30. X. 1991). Vallë, a e kupton, ky Patrik, urdhrin e Shën Mateut: "Mos vra!" - !?!!!
Dhe, pse të mos kujtojmë hadithin: "Më të parën që krijoi Zoti është arsyeja". Nëse është drejtësi që "Të kujt janë delet, i tij është mali" - Kosova është vend i banuar me shumicë absolute shqiptare historikisht dhe aktualisht. Kjo njësi etnokulturore e gjeopolitike para Kongresit të Berlinit (1878) kishte 43 872 km2, para Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913) kishte 32 900 km2 kurse njësia shtetërore kominterniste Kosovë (1945) e sotme - 10 887 km2. Pra, mbi tri të katërtat iu morën me dhunë nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Në territorin e mbetur (që është pjesa qendrore e Dardanisë antike - Kosovës historike) më 1912, shqiptarët përbënin rreth 95% të banorëve, kurse serbët rreth 3.7% (ndonëse J. Cvijiq fliste për 5% serbë). Radomir Deniq, anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së ka theksonte faktin se në Kosovë, më 1989, "ka vetëm shtatë për qind serbë dhe malazez".
Dhe, edhe pas shumë formave të kolonizimit serbë të Kosovës (kolonë punëtorë, kolonë nëpunës e kolonë ushtarako-policorë) dhe shpërnguljes me dhunë të rreth 600 000 shqiptarëve nga viti l989, e të zhvendosjes së mbi 400 000 shqiptarëve nga trojet e shkretuar me zjarr, nga 28 shkurti 1999 deri sot, më 10 mars 1999, përbërja etnike e Kosovës aktuale është në dobi të etnisë shqiptare me epërsi të madhe. Dhe, Kosova është dhe duhet të jetë e atyre që e banojnë aktualisht. Zoti na urdhëron: "Mos përvetësoni pasuritë e të tjerëve me dhunë!"
Aktualisht Kosova e tëra gjendet në Purgatorin e Dantes. Për në ferr të pafund apo në parajsë, varet nga vendosmëria e Perëndimit, të cilit duhet t'i përkujtohet konstatimi i Procop-it të Cezaresë (shek.VI): "Siç tregon historia e vjetër, sllavët janë të gatshëm të marrin armët edhe pa pasur arsye (...), e bëjnë luftën pa shkak dhe pa e shpallur atë dhe nuk duan ta mbarojnë me një marrëveshje. Më në fund e fillojnë pa të drejtë dhe e mbarojnë me dhunë".
Profeci kjo që e vërtetoi barbaria serbe në Kroaci, në Bosnjë e në Hercegovinë dhe aktualisht në Kosovën e martirizuar para syve të botës. Duket se serbët, në saje të edukimit kishtar shënsavian, bëjnë përjashtim nga mendimi i Antifonit se, "Të gjithë njerëzit nga natyra janë të barabartë"!!?!
Dhe, vallë, a ka mundësi të zhvishet kisha shënsaviane nga thikat e "kolashit" - mburrje serbe mbi joserbët? Kërkesat e saj aktuale për krijimin e zonave eksterritoriale të manastireve e të kishave shënsaviane e mesjetare janë kërkesa për leje ndërkombëtare për lënien e fitilit për ngatërresa e fatkeqësi të përhershme ndërkonfesionale, ndëretnike, ndërnacionale e ndërshtetërore në Kosovë. Paqe është ajo që bashkon dhe jo ajo që ndan. Dhe, vallë, kisha serbe a do t'i kthehet fondamentit të krishterë, a do të bëhet edukatore humaniste e kombit serb? Dum spiro, spero! (Derisa të marrë frymë, shpresoj!).
 
Zotërinj të nderuar!
Për ta njohur realitetin e plotë në fushën fetare të Kosovës në funksion të paqes, duhet të shikohet edhe ana tjetër e medaljonit. Që të vendoset paqja në Kosovë fillimisht duhet të pushojnë armët dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta caktojë dhe ta publikojë diagnozën e konfliktit të përgjakshëm dhe shkaktari të izolohet për qortim e për dënim të merituar.
Në hapin tjetër, të vazhdohet dialogu për paqe midis religjioneve, i filluar me këtë Konferencë për paqe dhe tolerancë, duke pasur parasysh konstatimin e S. H. Nasër-it: "Paqja nuk është e mundshme pa paqe mes religjioneve". Kusht parësor për të arritur në paqe me dialog është të kuptuarit fetarisht të mendimit të Protagores: "Njeriu është masa e çdo gjëje".
Secilit t'i jepet pjesa e tij nga pjesa e përbashkët dhe secila bashkësi etnike e fetare të gëzojë pjesën e vetë në përpjesëtim me pjesëmarrjen në jetën shoqërore e fetare të vendit, pa cenim të së drejtës natyrore. Me fjalët e Hans Küng-ut: "Edhe islami edhe krishterimi nënkuptojnë bindjen në fe, që duhet të bëhet racionale dhe në përputhje me përgjegjësinë ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve".
Realisht, nisur nga numri i banorëve me fe dhe me përkatësi të civilizimit islam, Çështja fetare e Kosovës, siç kemi konstatuar më herët, është Çështje fetare islame. Ky është fat historik dhe në kushte të lirisë dhe të barazisë mund të jetë garanci për paqen në Kosovë. Për këtë konstatim kemi dy mbështetje në shoqërinë shqiptare që i kanë qëndruar kohës - tiparet etnike parahistorike dhe toleranca ndërkonfesionale e ngritur në virtyt kombëtar të pajtueshëm me urdhrin kuranor: "Ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time" dhe me betimin e Pejgamberit: "Baj be se të gjithë njerëzit e botës janë vëllezër!" Sipas Mark Krasniqit: "Toleranca fetare në popullin shqiptar rrjedh edhe nga karakteri, edukata dhe tradita e shqiptarit".
Për ta materializuar këtë konstatim, nisemi nga fillet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Dihet, qeveritari i Shkodrës, Kara Mahmud Pasha Kuvendin e Podgoricës, për ngritjen e Konfederatës Ilirike (ballkanike), më 1786, u betua mbi Kur'an dhe Ungjill se, si pushtetar, do të ishte i njëjtë për të gjithë shtetasit. Bajroni, i cili qëndroi në Oborrin e Ali pashë Tepelenës në Janinë, konstatoi: "Shqiptarët nuk janë të gjithë myslimanë, disa nga fiset janë të krishterë. Porse feja nuk i bëri të ndryshojnë sjelljen e zakonet e tyre". Ndërkaq, Vuk Karaxhiq, do të konstatojë se midis shqiptarëve myslimanë, katolikë e ortodoksë "ka pak urrejtje, por ndaj popujve të tjerë jetojnë si vëllezër dhe sikur të ishin të gjithë të një feje".
Po kështu edhe Grisebach, në vitet e '30-ta të shekullit XIX: Shqiptarët janë "popullsi që nuk dallohen dot nga aparenca se myslimane se e krishtere është". Ky unitet në qenien shqiptare, sipas Thomas W. Arnold-it, vjen nga "mburrja e përbashkët nacionale", e cila është "aq e fuqishme saqë nuk lë mundësinë për ndikimin e kundërthënieve fetare që të ndajë pjesëtarët e një kombi".
Feja dhe civilizimi islam patën rol të rëndësishëm në integrimin e kombit shqiptar tolerant ndaj feve dhe kombësive. Sipas Ana Lalaj: "Feja islame ishte një faktor nxitës shpirtëror, që në saje të përmbajtjes së saj magjike, të urtë, tolerante, u shndërrua për besimtarët në një faktor dinamik për ndërmarrje pozitive në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të kombit", ndërkaq sipas Pirrakut: "Falë tolerancës fetare të shumicës myslimane, do të dështojnë të gjitha përpjekjet e qarqeve kishtare e politike antishqiptare ballkanike e evropiane për të shkaktuar luftë fetare në Shqipëri, mynxyra që i përjetoi Evropa e krishterë dhe Lindja".
Këtu, kërkohet të theksohet fakti se shqiptarët janë dëshmuar tolerantë edhe ndaj minoriteteve sllave e greke, ndaj kishave të tyre dhe ndaj monumenteve të kulturës së tyre nacionale. Këtë humanizëm shqiptar e dëshmon edhe aktualiteti i hidhur. Ndonëse janë hedhur në zjarr të gjallë, dhe, të thuash, pranë të gjitha monumenteve të kulturës shqiptare dhe të mbi 50 xhamive e teqeve të shkatërruara e të dëmtuara me top e me zjarr nga soldateska serbe, e bekuar nga kisha shënsaviane - asnjë kishë, asnjë manastir, asnjë monument i kulturës serbe nuk pësoi nga arma dhe dora e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e bekuar nga xhamia dhe kisha katolike.
  
Dhe, krejt në fund, duke u nisur nga maksima se "Besimi duhet të jetë faktor i jetës" dhe nga mësimi kuranor se "Zoti nuk do të ndryshojë gjendjen e një populli - në qoftë se ai nuk ndryshon vetveten", të më lejohet të konstatoj se të ardhmen e njënisë së trinomit fe - kombësi, tolerancë - paqe, prosperitet - ardhmëni e shohim në ndjekjen me konsekuencë (nga besimtarët, hoxhallarët e priftërinjtë): mësimet dhe këshillat e apostujve tanë të fesë e të bashkimit kombëtar shqiptar, të Myderris Vehbi Dibrës: "E ndjekim, po, besimin që na kanë lënë trashëgim të parët, porse kudo në jetën tonë kristianë e myslimanë janë vëllezër të pa ndarë", dhe të Patër Anton Harapit: "N'emën të së vërtetës, pra, e për hir të sinqeritetit, luftë çdo gabimi, kudo qi të gjejmë, edhe ndër interpretimet e dogmave. Intolerancë dogmatike, tolerancë shoqërore - qytetare, tolerancë shoqërore - politike!"
Xhamia e Raçakut për Bajramin e vitit 1999 priti vetëm 51 xhematë, të therorizuar - Çështja e Kosovës shkoi në Rambouillet. Evropa po zgjohet!
 
Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin
mbi Juve!
 
JO Katedrale
 
në emër të shqiptarisë së imagjinuar
 
Dr. dom Shan Zefi: “Katedralja në Prishtinë do të kushtojë rreth 10 milionë dollarë e ndërtimi zgjat
5-6 vjet”, Zëri, e hënë, 17 mars 2003
 
Artikulli shpreh besnikërisht frymën fetare dhe kërkesat politike të djeshme e të sotme të dr. dom Shan Zefit[5], të bashkëveprimtarëve dhe të eprorëve të tij. Kur them këtë kam përpara vetes, mbi tavolinë, një pjesë të paraqitjeve publike të tyre, të cilat kanë merituar dhe meritojnë shqyrtim jo vetëm shkencor. Mirëpo, as për momentin historik tonin (“Hami veshtë breshko, hami, masi po me rrin orli mbi kaçubë!”), nuk e konsideroj profitabile të ndalëm më meritueshëm se kaq, në ndriçimin e projeksionit për të vërtetën” e Kishës lokale të Kosovës – “katolike shqiptare” në emër të shqiptarisë (!?!). Kam parasysh edhe përvojën njerëzore të formuluar si këshillë nga Shopenhauer: “Hiq dorë nga kritika, madje edhe ajo qëllimmirë, ngase t’i ushqesh njerëzit është lehtë, ndërsa t’i korrigjosh ata është e pamundur”.
Partizanët politikë e fetarë, bartës të projektit të sotëm për ngritjen e katedrales në zemër të Prishtinës, një mjedis ku katolicizmi nëpër disa dekada të shekujve ka qenë prani minoritetesh etnike të ndryshme, janë misionarë të njohur të propagandës shumë perfide për konvertimin e shqiptarëve myslimanë në katolikë dhe atë në emër të "së vërtetës për Fenë e Krishtit”, të maskuar me laicizëm dhe ikonografi patriotike për shqiptarinë e shqiptarësinë tjetërfare nga ato historike.
Metodat e veprimit janë të njëjta me ato të kryqëzatave mesjetare, por të veshura më frymën herë integraliste perë­ndimore e herë globaliste kozmopolite: përfitim nga pozita e vështirë ekonomike e sociale e shoqërisë shqiptare, përfitim nga pozita poshtëruese, ku islamin te shqiptarët e solli presioni gjenocidal, etnocidal dhe kulturocidal ortodoks sllav e grek në mbështetje të Evropës për më shumë se dy shekuj rresht, përfitim nga statusi politik kombëtar e ndërkombëtar aktual i shqiptarëve peng i interesave madhore të Fuqive të Vendosjes, presioni psikik mbi masat shqiptare myslimane liridashëse për pa perspektivën e ekzistencës kombëtare e fizike të tyre, si “shqiptarë myslimanë”, në “gjirin e një Evrope të krishterë, Perëndimore” dhe salvimi i pamëshirshëm i atyre që guxojnë të kundërshtojnë kërkesat apostolike domlushiane: “për kthimin e shqiptarëve në rrënjë”, në stilin kërcënues, ruana Zot, të Jezusit - Beedzebulit: “Kush nuk është me mua, është kundër meje!”
Për ta kuptuar më mirë ofensivën e krishtere katolike aktuale në Kosovë, kundër Islamit si pjesë e qenies dhe e identitetit shqiptar, mjaftohemi vetëm të prekim vitet e gazetës Drita(ish-organ i Ipeshkvisë Katolike të Shkupit - Prizrenit) të Ferizajt. Redaksia e kësaj fletushke sikur e ndiqte besnikërisht mësimin balzakian: “E korra e ujitur me ngjyrë mblidhet vetëm dhjetë ose dymbëdhjetë vjet pas mbjelljes”.
Fletushka “Drita” kishte rubrikën: Dialogu midis fshatarit “Baca Kolë” dhe “Famullitarit të fshatit”, i cili kishte marrë mbi vete misionin: të krishtëronte, “gradualisht”, bashkatdhetarët myslimanë. Për këtë qëllim, “Famullitari” – Kryeredaktori, konstatonte: “Lypset (individi që duhej të përvetësohej) të ketë një përgatitje paraprake, të njoh të vërtetën e fesë, të drejtat dhe detyrat, e pastaj të vendos definitivisht. Prandaj lypset pak kohë për këtë gjë”. Dhe, “Famullitari i fshatit” – Kryeredaktori do ta mburrë “Bacën Kolë”, se, edhe në të kaluarën, krishterimi ishte “i vetmi shteg i të ardhmes sonë”. Pra, jo shtegu i shqiptarizmës. Madje i thoshte shkoçur se feja dhe kombi janë dy gjera “krejtësisht të ndryshme”, kurse amanetin e Pashko Vasës, për brezat shqiptarë: “feja e shqyptarit asht shqyptaria”, prifti katolik, i cili sot shtiret apostull i shqiptarizmës, e barazoi me parullën marksiste – leniniste: “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!” (Drita, Ferizaj, 7 tetor 1990).
Vërtet, teksti dhe nënteksti i paraqitjes së fundit të kancelarit të Ipeshkvisë së Kosovës, dr. dom Shan Zefit, formë interviste, pasqyrojnë të gjitha metodat makiaveliste: Me të gjitha mjetet për ta arritur qëllimin. Meqë presioni psikologjik megaloman i kishës “shqiptare” katolike të Kosovës jo vetëm për konvertimin e shqiptarëve myslimanë, por edhe për asgjësimin dhe për fshirjen e civilizimit islam në Kosovë: të xhamive, të teqeve, të varreve, të historisë gjashtëshekullore të kombit shqiptar - në emër të një të ardhmeje të panjohur, kanë marrë mbështetje institucionale “shtetërore” lëdëkëisto-pëshëdëkeiste,konsideroj se obligojnë për reagim adekuat në përmasat e udhëzimeve bibliko-kuranore.
 
 
Ata që janë ushqyer me gënjeshtra
tërë jetën, e tretin me shumë vështirësi
të vërtetën
Gosman
 
Në shkrimin: “Katedralja në Prishtinë do të kushtojë rreth 10 milionë dollarë e ndërtimi zgjat 5-6 vjet”, dom dr. Shan Zefi ka riparaqitur hiç më pak se 46 probleme si mbështetje për “arsyeshmërinë” misionare apostolike e politike të kërkesës së Kishës “shqiptare” katolike për ngritjen e katedrales në Prishtinë. Meqë shkrimi është i mbështetur kryesisht në paragjykime të krishtera katolike antiislame, simotra me të kishës serbe ortodokse dje, kërkohet një përqendrim kritik disa herë më i gjerë se ky. Aq më keq se në këtë shkrim, si edhe në të tjerët, nuk fshihet fobia e krishtere antiislame, të cilën e ndjek pas, si hija, një delirium, herë si delirium fixum e herë si delirium expansivum, herë si megalomani.
Mbi të gjitha, Dom Shani këtu na del si një misionar shkuar Shën Palit, për rikthimin e krishterimit - katolicizmit në Kosovë në rolin e faktorit civilizues shpëtimtar të shqiptarisë shqiptarëve myslimanë dhe të shqiptarësisë historike të Kosovës proveniencë kulturore islame, ngase, si të tilla, historike, sipas tekstit dhe nëntekstit të Dom Shanit, nuk i duruaka, më tutje, katolicizmi - kultura perëndimore, se në gjirin e Evropës nuk mund të ketë vend për shtet “të myslimanëve“?!?
Dhe, para se të shkoja më tutje, sikur e kërkon vendi të konstatoj qartë: Projeksioni shanzeforugovian i Kishës lokale të Kosovëspër konvertimin e shqiptarëve myslimanë në emër të kristianizmit perëndimor, është tepër, tepër, anakronik. Kristianizmi perëndimor aktualisht është në krizë dhe konfliktuoz. Për këtu mjaftohemi vetëm me gjykimin e Gianni Vattimo-s, për raportet aktuale krisrianizëm – konflikte kulturor ku, midis të tjerash, ka konstatuar: “S’mendojmë më se qytetërimi evropian përfaqëson zhvillimin natyror dhe normal të të gjitha kulturave njerëzore, se ai do të ishte i legjitimuar t’i unifikojë nën vete, e kështu as kristianizmi s’na duket më si zbulim i të vërtetës, që iluminon errësirat e kulturave të ‘tjera’, duke i çliruar nga gabimet e tyre apo nga parcialiteti i tyre; është një religjion dhe një kulturë që konfrontohet me kultura dhe tradita të ndryshme, pra është një nga termet në lojë me konfliktin mes kulturave e jo, së paku ashtu natyrshëm, si solucion i tij.
Por, nga ana tjetër, në brendi të botës perëndimore kristiane kristianizmi nuk duket më të funksionojë si element unifikues. Është këtu, edhe rrënja pak më e thyer dhe më pak evidente e mosbesimit të politikës karshi religjionit: tashmë brenda botës perëndimore religjioni kristian është më tepër term konflikti se sa favor i vërtetë unifikimi dhe pacifizmi” - përfundon Vattimo (Zëri, e premte, 15 mars 2002).
Realisht, ka vite që është shushuritur për iniciativën e “presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, për ngritjen e një katedraleje në Prishtinë dhe ka vite që në biografinë e dr. Ibrahim Rugovës, në faqet e internetit, shkruan: Rugova ka kaluar në katolicizëm që ta ketë atë, të themi kushtimisht, Salvus condictus (premtim i kalimit të lirë) për pavarësinë e Kosovës. Nuk është kuptuar konstatimi i Bismarkut: “Çdo udhëheqës i një populli kërkon me çdo kusht që moralin e tij t’ia imponojë popullit…!”, as nuk është reaguar, nga individët as nga masa islame, nisur nga bindja se edhe këto marifetllëqe të krishtera katolike antiislame “presidenciale” po përdoreshin si truk politik për ta mashtruar Evropën, njësoj si qëndrimi anti-UÇK para dhe gjatë Luftës Çlirimtare - “për ta mashtruar Milosheviqin”!?! Madje, as edhe ndonjë “fundamentalist”, si ky autori i këtij reagimi, kurrë nuk ka mundur të imagjinojë se do të kërkohet nga vëllezërit katolikë, dhe do të vihet në rend dite nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, si Kërkesë e Ipeshkvisë së Kosovës, rrëzimi i një shkolleje të mesme, në zemër të qytetit, për katedrale!?!
Së fundi, duket se kur Ipeshkvia e Kosovës kuptoi se kërkesa për katedrale si kërkesë e Presidentit nuk mund të kalojë pa implikime në dëm të autoritetit të z. Rugova në masat shqiptare me mentalitetin parapolitik: “Nji herë ia kemi dhanë besën Bajraktarit…!”, doli tellalli “zyrtar” me një haber të ri: “Propozimi për ndërtimin e katedrales katolike në Prishtinë ka dalë nga programi i Ipeshkvisë së Kosovës dhe i kreut të saj - imzot Mark Sopit” (Koha ditore, e premte, 27 dhjetor 2002), ku thuhej: “I autorizuari nga Ipeshkvi imzot Mark Sopi për udhëheqjen legale për ndërtimin e katedrales katolike në Prishtinë, avokati Franklin Sedaj”, pikërisht në vendin e Gjimnazit “Xhevdet Doda” !?!
Nuk e kontestoj a priori kërkesën, qoftë të Presidentit a të Ipeshkvit të Ipeshkvisë, por nuk besoj se Thaçi dhe Haradinaj janë për zëvëndësimin e vendit të shkollës kombëtare me kishë, qoftë ajo edhe mullëz për një shqiptari “perëndimore” shumë tjetër nga kjo historike “lindore”, siç tundin misionarët “e së vërtetës” katolike, tashti e sa vite. Më ka habitur fakti: Pse Ipeshkvia angazhoi avokat “për udhëheqjen legale” të ndërtimit të katedrales në një mjedis shqiptar, e nëse ajo ngritët vërtet “për interesa shqiptare”!?! Arsyetimi i kërkesës për ngritjen e katedrales në Prishtinë dhe në vendin e shkollës shqipe, nga avokati, është arsyetim për paranoikë në çdo aspekt, përfunduar me konstatimin: “Të gjitha këto na shtyjnë të intensifikojmë procedurën për ndërtimin e katedrales katolike në Prishtinë”.
Nuk ndalem në arsyetimet e avokatit për arsyeshmërinë e kërkesës për ngritjen e katedrales stoli mesjetare për vendet katolike historike në vend të shkollës kombëtare shqiptare, sepse ato i ka paraqitur më shkoqitur Dom Shani në emër të Ipeshkvisë Katolike të Kosovës. Vetëm se, mikun tim, avokatin Franklin, do ta pyesja: A thua Kosova, aktualisht, nuk ka punë tjetër më parësore se ngritjen e katedrales. A thua vetëm shqiptarët katolikë dinë të mendojnë, në paqe, për ardhmëninë shqiptare të Kosovës? Cilat ligje ndërkombëtare, Perëndimore, mohojnë të drejtat e shqiptarëve myslimanë në fenë dhe në civilizimin e tyre shekullor; Sa (s)përputhen konstatimet e dom Shan Zefit me tuajat, dhe krejt në fund:
Vëlla imi katolik, mos e dhashtë Zoti, por ja që ndodhi hataja dhe armiku faroi të gjithë shqiptarët myslimanë në Prishtinë dhe në Kosovë, tani a mund të quhej Prishtina qytet shqiptar dhe Kosova tokë shqiptare? Dhe, hajde ndryshe: Ndodhi hataja dhe u zhdukën katolikët e Prishtinës, shqiptarët katolikë të Kosovës, tani a do të rrezikohej përfundimisht Prishtina të mos mund të quhej qytet shqiptar dhe as Kosova tokë shqiptare? Ose, krejt aktuale: Nëse ashkanlinjtë, në krye me Haxhí Merxhën, heqin dorë nga përkatësia kombëtare shqiptare, a do të dëmtohet pandreqshëm kombi shqiptar? Ndaj, vëlla, populli thotë: “Kujdes, arushës mos ia ma gjatë gishtin nën bisht se mund ta tërbosh…!”, se mësimi biblik thotë: “Kullosa është e atij që ka kopenë!
Nejse, të ndalemi, por vetëm shkarazi, në pjesën e parë të shkrimit: Katedralja në Prishtinë do të kushtojë rreth 10 milionë dollarë e ndërtimi zgjat 5-6 vjet. Mund të rikonfirmoj se mesazhet janë tepër anakronike, pa mbështetje historike, as demografike, as kulturore, as fetare bibliko - kuranore. Është dhunë, është hyrje për gjenocid etnokulturor dhe fetar historik i pakicës së llastuar me ndihmë shekullore të papatit e të pushteteve perëndimore kundër shumicës së molisur nga robërit, shtypjet dhe padrejtësitë pushtetore shekullore. Nuk është elementi katolik që ka vuajtur të zezat dhe mjerimet nën robëritë turko - osmane, serbe, bullgare, austriake, jugosllave, fashiste italiane dhe naziste gjermane, komuniste shqiptare, por është masa shqiptare myslimane. As sot, elementi katolik nuk përjeton krizat sociale unmikiane të Kosovës. Shkurt: Paraqitja e kishës katolike dhe e shqiptarëve katolikë në Prishtinë dhe në Kosovë si të “viktimizuar nga pushteti turk” - osman, është paragjykim, është propagandë fetare kishtare që pretendon konvertimin e shqiptarëve myslimanë në katolikë: “Duke u kthyer 15 shekuj në kohë, kancelari shprehet se tani ‘në afërsi të bazilikës së moçme dardane të Ulpianës, shtatë kilometra më tej, në Prishtinë, po ndërtohet bazilika e re, katedralja e re, gjë që do të duhej të kuptohej si dëshmi e kontinuitetit, e vazhdimësisë historike në këto troje” !?! Më tutje, Dom Shani thotë se në arkitekturën e katedrales do të ruhen “elementet (e bazilikave) gjatë shekujve që nga Iliricumi e deri sot: ‘Do të mundohemi të ruajmë lterin, siç ka qenë, për shembull, në shekullin VI, pra të rikthejmë diçka nga elementet që i kemi humbur, sepse duam që ajo të jetë katedrale shqiptare” !!!?
Pyes: A kanë të gjitha këto lidhje me realitetin historik? Sa është dëshmi sugjerimi: “duhej të kuptohej si dëshmi e kontinuitetit? A ka pasur kishë dardane dhe a është katedralja sinonim për bazilikën? Dhe, pse jo edhe pyetja: A mund të bëhet barazimi i dardanit të krishterë të Ulpianës të shek. VI me shqiptarin katolik të sotëm, të fillimshekullit XXI, duke pasur midis tyre 15 shekuj bizantinë, bullgarë, serbë, turq-osmanë, me kishë e civilizim ortodoksobizantin, bullgaro-samoil, serbo-nemanjid, islame-lindore? Sa popuj janë zhdukur e sa të tjerë janë krijuar, brenda pesëmbëdhjetë shekujve, sa fe janë shfaqur e sa janë riorganizuar - kanonizuar, sa sekte e sa urdhra fetarë janë zhdukur e sa janë krijuar? Pse edhe të mos pyesim veten: A ka pasur në mesjetë katedrale kombëtare, a ka sot të tilla në botë? Dhe, kur një fe me fondament universal, siç janë katolicizmi dhe islami, kanë qenë kombëtare shqiptare dhe a mund të jenë ato sot të tilla?!
Edhe diçka: A ekziston një dokument i vetëm i Ipeshkvisë së Kosovës, drejtuar Papës, ku thuhet: Kisha e Shën Ndout dhe Motrat e Shën Kryqit në Prishtinë janë kishë dhe rend kishtar shqiptar, se janë shqiptare? Së fundi, vëlla, a na mëson diçka konstatimi i Shën Gjonit: “Kush ka nusen, është dhëndër”. Megjithatë, lexuesi duhet ta ketë të qartë edhe konstatimin e Gosmanit: “Ata që janë ushqyer me gënjeshtra tërë jetën, e tretin me shumë vështirësi të vërtetën”.
Tashti të ndalemi në konstatimin e gazetarit se dr. dom Shan Zefi është “promotori” (nuk do të duheshin thonjëzat) se ai e tjerri idenë, ai ia shfaqi Presidentit Ibrahim Rugova, më 23 mars 1993, dhe se Rugova, sa po dilnin nga pritja te Papa, i tha cung: “Dom Shan, katedralen do ta ndërtojmë”. E mbajti fjalën. Me presion të vazhdueshëm Ipeshkvi – Presidencë mbi Kuvendin e Komunës së Prishtinës, më 26 shkurt 2003, u mor vendimi, mos thashtë Zoti përfundimtar, për ngritjen e katedrales në vendin e Gjimnazit “Xhevdet Doda”!?!
Pse thash, më lartë, “mos thashtë Zoti përfundimtar”?! Do të dëshiroja, jetësisht, që në rrethin e “sovranit nga Velania” të gjendet ndonjë capo lëdëkëisto-pëshëdëkëist i ndërgjegjshëm për të ardhmen e kombit shqiptar, jo të Kosovës vetëm, i cili do të ndikojë për stopimin e kësaj iniciative të sëmur, plagë e hapur për luftë ndërfetare midis shqiptarëve. Së fundi, të ndjekej shembulli i shkijeve shtetëformues, të cilët posa forcuan aparteidin në Kosovë, në fillim të viteve ’90, po atë vend, pikërisht të shkollës fillore “Xhevdet Doda”, e parapëlqyen për ngritjen e Kryekishës ortodokse “serbe të Kosovë e Metohisë”. Mirëpo, pasi analizuanpërparësitë dhe pasojat e paevitueshme, nuk prekën Planin Urbanistik të Prishtinës, “në zemër të qytetit”, ndaj “Kishën e Madhe” e bartën në ambientin universitar, karshillëk plisave shqiptarTempullin e diturisë.
Dëshmitë për këto mynxyra i përjetësoi Dijana Hulloshi në revistën Kosovarjafillimqershorit 1990. Duke zbardhë “Martgaritarët’ e Radio-Prishtinës në gjuhën serbokroate”, përmblodhi: “Më 6 shtator (e enjte), në emisionin ‘Mikrofoni i hapur’ u bë fjalë edhe për sendërtimin e idesë gjithnjë e më aktuale që në qendrën e Prishtinës të ndërtohet një kishë e madhe (ndër më të mëdhatë) ortodokse serbe. Në këtë emision u dëgjuan edhe këto dy propozime: ‘…që nga godina e Bibliotekës Krahinore e Universitare të hiqen kësulat shqiptare dhe e njëjta të shndërrohet në kishë…’ dhe ‘…që të rrënohet ndërtesa e shkollës së mesme ‘Xhevdet Doda’ dhe aty të vihen themelet e tempullit ortodoks…
Vërtet, vendosja pikërisht me dhunë politike e fetare antiislame e katedrales romano-katolike, në një mjedis të thuash plotësisht shqiptar mysliman, do të sigurojë tapinë e përjetësisë së Kishës së Madhe serbe - dhunë politike e policore e përgjakshme në ambientin universitar. Njëherësh do të sigurojë kthimin e administratës së kishës serbe për “Stara Serbinë” pikërisht në konaqet e ngritura për këtë qellim, pranë Kishës politike serbe, në mjedisin më domethënës universitar të Kosovës.
Ndoshta ky është qëllimi parësor, pasi ende nuk dihen lidhjet e fshehta: Rugova – Beograd - Shën Egjidio, mike besnike e Beogradit antishqiptar!!!?
 
Ndjenjën e vjetër kombëtare e
mbrojtën më shumë se të tjerët
shqiptarët, dhe ata që morën
fenë islame
Carl Riter von Saxi
 
Këtu i referohemi nevojës të pasqyrojmë metodat, mesazhin dhe qëllimin përfundimtar të kërkesës kishtare katolike për ngritjen e katedrales në Prishtinë, por vetëm në një pjesë të rrugës së zhvillimeve nga Ideja deri te Vendimi, duke u ndalur në pak shkrime të “promotorit” dhe të mbështetësve të tij.
Shkrimet e periudhës nga “Ideja” deri në prag të Çlirimit të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së, në qershor të vitit 1999, këtu i kapërcejmë. Nisemi nga “Intervista ekskluzive me Dom Shan Zefin, kancelar ipeshkvnor dhe kryetar i Gjyqit kishtar të Kosovës”, botuar në një gazetë shqipe në Iliridë (Maqedonia Perëndimore), në fillim të qershorit të vitit 1999. Duke folur për qëllimin e “Konferencës për paqe e tolerancë”, më 16 dhe 17 mars 1999, në Vjenë, organizuar nga Rabini Shnajder i SHB-së, midis bashkësive fetare të Kosovës, Dom Shani informonte se bashkërisht kishin nënshkruar “një deklaratë aq të pritur edhe nga bashkësitë fetare së çështja e Kosovës mund dhe duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, ashtu siç frymëzohemi nga Ungjilli, përkatësisht Kur’ani”.
Shumë bukur. Kështu do të duhej të vazhdohej edhe pas luftës, me Ungjill dhe Kur’an, kështu do të duhej të ishte edhe sot: Shën Mateu do të na këshillonte: “Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit” se “Të gjitha faltoret (xhamitë dhe kishat) janë (ngritur) në emër të Zotit”, ndaj “Juve feja juaj, kurse mua feja ime” – urdhëron Kur’ani. Ka në intervistën e Shanit edhe mendime të tjera të vyera, por ka edhe një dobësi: I mungoi forca fetare dhe intelektuale ta zinte ngoje UÇK-në, njësoj si Presidentit të Kosovës, aso kohe, dje dhe sot, ama Dom Shani këtu do të shprehet bukur për ata që ranë në Altarin e Shtrenjtë të Atdheu, të themi: as fetar as ateist, as mysliman as tëkrishterë – në Altarin e Shqiptarisë: “Le të jetë gjaku i tyre i pafajshëm Fara e Re e një Kosove të Pavarur, Demokratike të lirë dhe Evropiane”.
Dhe, në vazhdim tha edhe më bukur: “Nënat tona e Etrit tanë të jenë të bindur se kanë dhënë tashmë kontributin e madh për Kosovën e lirë, me flijimet e tyre gjatë tërë jetës. Të gjithë ato motra dhe vëllezër që ndërruan jetë për çështjen e Kosovës do të kenë merita lumturie edhe për jetën e amshueshme, ndërsa ne që ende po frymojmë shumica ndër vendet e huaja do t’u mbesim përgjithmonë mirënjohës dhe shembulli i tyre gjithnjë do të na ndriçojë se për vendlindjen duhet të jepet edhe jeta. Ne, sigurisht dhe shpeshherë, do t’i përkujtojmë me lutje dhe qirinj të ndezur në duar dhe se besa e tyre për Atdheun s’mund të thyhet. Me të gjithë Ata, pra që lanë vetëm fizikisht Kosovën, jemi të lidhur në një Besëlidhje të Re – për Kosovën”.
Vërtet bukur: “Sanguis heroum semen libertatis!”, po t’u qëndronte besnik këtyre zotimeve Dom Shani, pik martir i shqiptarisë. Por, fatkeqësisht, edhe në rrethana të pozitës shqiptare të Kosovës e më gjerë në Rrethin e shtatë të Ferrit të Dantes, e përfundoi intervistën besnik programit të domini canes mesjetar: “Populli shqiptar i të madhit Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdanit e Nënë Tereze…duhet të vijë tek vetëdija e ndërgjegjësimi se tani është në kohën e pritjes, shih ashtu si Krishti Ynë, në Ditën e të Shtunës së Madhe, që priste Ringjalljen e Merituar. Edhe ne, përkundër vdekjes kombëtare që përjetuam e po përjetojmë Të Premten e Madhe, si Krishti i kryqëzuar, tani ka ardhë çasti të prehemi dhe kemi nisur të prehemi dhe po presim Ditën e Ringjalljes – Të Dielën e Pashkëve të Krishtit”!?!
Personalitetet që Dom Shani i përmend këtu, e vazhdimisht në të ardhmen, janë, vërtet, kalorës e misionarë të krishterimit. Këtu han bukë veç Skënderbeu. Shkurt: Ai u lind ortodoks, u edukua mysliman, konvertoi, ndoshta, në katolik, Zoti le ta caktojë se në cilën fe vdiq! Për hero të kombit dhe për mit kombëtar na e la Rilindja Kombëtare, i qafsha falë. Dhe, të themi, fati historik yni e dashi: heronjtë dhe martirët e kombit shqiptar nuk ranë as në emër të Krishtit as të Muhamedit, as për kishë as për xhami, por, me shahadet në gojë apo duke bërë kryq, ranë në emër të shqiptarisë: për liri, për dinjitet shqiptar, për Atdhe, secili më i pavdekshëm se shoqi. E tërë ajo që mund të quhet Epokë shqiptare kombëtare është përplot me dëshmi për këtë fenomen shqiptar, në piedestal me Luftën Çlirimtare të UÇK-së. Këtë fenomen shumë drejt e ka treguar kolumnisti Janusz Bugajski: “Ngjashëm në Shqipëri dhe në Kosovë, islamizmi nuk është një mjet mobilizues, as për qëllime të rëndomta nacionale, as për t’iu kundërvënë grupeve të tjera etnike. Nacionalizmi shqiptar është rrënjësisht multikonfesional ose jofetar, meqë popullata shqiptare përfshin edhe katolikët e ortodoksët” (Koha ditore, 16 gusht 1999).
Por, Dom Shani, kancelaria e tij, Ipeshkvia e Kosovës, nuk mund t’i zë ngoje emrat: Ali pashë Tepelena, Karamahmut pashë Bushati, Baba Bekë Vraja, Hoxha Hasan Tahsini,Myderris Ymer Prizreni, Myderris Jusuf Podgorica,Abdyl apo Naim Frashëri, Mulla Haxhí Zeka, Myderris Ibrahim Dalliu, Hasan Prishtina, Mulla Idris Gjilani, as, as, asnjërin personalitet shqiptar mysliman, kurrë. As emrin e ShenjtitAdem Jashari - në kërkesat e tyre për ngritjen e katedrales në Prishtinë?!! Nuk ua përlan gjuha, kurrë, të nxjerrin as emrat e martirëve dhe të personaliteteve shqiptare ortodokse - protestane: Teodor Shkodranit, Todhërit, Meksit, Kristoforidhit, Hoxhit, Mitkos, Vretos, Negovanit, Qiriazve, Kazazit, Migjenit, Nosit, Nolit, Xhuvanit, etj. etj. As të personaliteteve arbëreshë ortodoksë: De Radës, Gavrilit, Belushit të sotëmetj.
Të konstatojmë edhe këtë: As zyrtarisht guxon të thuhet se Kisha katolike është faltore shqiptare, sikur nuk mund të thuhet se xhamia është faltore shqiptare, as Ipeshkvi e prifti nuk mund të përdorin, në mesazhe, vetëm emrin kombëtar shqiptar të atyre që u drejtohen, njësoj si Myftiu e imami para xhematit, sepse janë etnish të ndryshme. Dhe, për ta parë prekshëm këtë që u tha, shkëpusim dy pasuse nga mesazhi i Imzot Mark Sopit, ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës për KërshëndellaVitit jubilar - 2000 të krishterimit:
“Kosovare dhe kosovarë të dashur, ta ndërtojmë së bashku një Kosovë të lirë, solidare, demokratike! Ta ndërtojmë një Kosovë ku do të mbretërojë liria, e vërteta, drejtësia, bujaria, ku do të mbretërojnë vlerat shpirtërore dhe morale, ku do të respektohen të drejtat dhe dinjiteti i njeriut, ku do të mbretërojë solidariteti, bashkëpunimi, demokracia! Ta ndërtojmë Kosovën, ku do të lulëzojë nderi, besa, paqja, feja, shpresa, mirësia, dashuria! Ta ndërtojmë një Kosovë të mbarë, përparimtare, shpirtërisht dhe materialisht të pasur dhe të lumtur, ku do të ketë vend për çdo njeri të ndershëm dhe punëtor!
Shumë në rregull. A ka këtu diçka shqiptare? A mund t’u drejtohej, kështu, edhe zulëve apo tucëve?! Po, pa hequr asnjë presje.
Dhe, Imzot Sopi, vazhdon: “Vëllezër dhe motra, rasti i vitit jubilar 2000 për të gjithë ne shqiptarët është një nxitje që ta studiojmë më mirë të kaluarën tonë dhe t’i njohim më mirë rrënjët tona. Kjo është koha më e madhërueshme dhe e volitshme që ta studiojmë dhe ta njohim Zotin tonë Jezu Krisht dhe veprën e tij madhështore! Ai është themeli dhe burimi i jetës, i historisë, i qytetërimit, i kulturës dhe arteve tona. Ai është themeli edhe i së kaluarës, i së tashmes, qëllim i së ardhmes dhe i amshimit tonë. Me një fjalë, Ai është identiteti ynë! T’i kujtojmë, t’i rikujtojmë dhe t’i meditojmë fjalët e shën Pjetrit kryeapostull, i cili thotë: ‘Për të vërtetë, s’ka asnjë person tjetër nën këtë kupë qiellore që Hyji u dha njerëzve me anën e të cilit do të mund të shëlbohemi” (Rilindja,e premte, 24 dhjetor 1999).
A duhen shumë komentime? Nuk ka shqiptare e shqiptarë, ka kosovare e kosovarë, dhe nuk ka besimtare e besimtarë katolikë, ka vetëm vëllezër e motra. Sintagma: “për të gjithë ne shqiptarët”, u adresohet, kryekreje, shqiptarëve myslimanë, të cilët ftohen të rishqyrtojnë përkatësinë e tyre fetare, pra islame, të kthehen në vathin e Imzot Sopit, në kishën e tij universale, si të gjitha kishat katolike. Ndaj, me gojën e Shën Lukës mund t’i thërrasë, vëllezërit dhe motrat e mia: “Ruajuni prej tharmit të farisenjve!”. Nëse një shkrim mund të quhet burim hyjnor, ai është Kur’ani, i cili porositë: “O ithtarë të dijes. Mos e teproni nëbesimin e Juaj dhe përzon, thuane vetëm të vërtetën. Mesihu, i biri i Mejremes, është vetëm i dërguari i Zotit”.
Për mua kjo është e kapshme shkencërisht. Por, edhe çështja se si e perceptojnë të krishterët Jezusin, ajo është e drejtë e tyre e panëpërkëmbshme nga Islami, as nga besimtari mysliman. Ndaj, e quaj normale konstatimin e Imzot Mark Sopit në intervistën: “Mileniumi i ri – milenium i shqiptarëve”: “Ne kemi qenë në dijeni se tri vjetët e fundit, d.m.th. ‘97, ‘98, ’99 janë përcaktuar (nga Papa Gjon Pali II) për Shenjtën Trini, duke filluar nga Jezu Krishti, e Shpirti i Shenjtë, deri tek Ati i Gjithëpushtetshëm, që është kulminacioni i celebrimit tonë” (Rilindja, 25 dhjetor 1999, 9).
Këtu, para se të shkonim përpara, të nënvizojmë: Trinia është kulminacioni i celebrimit, pra i të krishterëve dhe jo edhe i ndjekësve të besimeve të tjera. Ndaj, cili është mesazhi i titullit të intervistës: Mileniumi i ri – milenium i shqiptarëve?. Të ndjekimImzot Sopin: “Në Letrën e veçantë të papës (Tertio milenio adveniente, 1994) mbi Shpalljen e Jubileut të madh (të përkthyer edhe në gjuhën shqipe) është përcaktuar edhe mënyra e celebrimit të kësaj kremteje edhe për të gjitha kishat lokale të shpërndara nëpër botë, duke gravituar në dy pikat kryesore, njëra në Romë, e tjetra në Tokën e Shenjtë, ku ka jetuar dhe ka vdekur Jezu Krishti”.
Pra, siç shihet, Papa i Shenjtë, iu drejtua kishave dhe besimtarëve të krishterë, qartë një kërkesë ekumenike për bashkimin e dy kishave, të kishës ortodokse dhe katolike, drejt dialogut me hebrenjtë dhe me myslimanët. Imzot Mark Sopi, për një kërkesë të tillë, të themi historike të kishës katolike, shkroi: “Në lidhje me këtë, pikërisht për ne shqiptarët, si bashkësi shumëfetare, mund të zgjojë interes të shtuar porosia e papës seJubileu mund të inkurajojë një hap të mëtutjeshëm në dialogun reciprok deri në një ditë, kur të gjithë së bashku – hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët – do të shkëmbejnë në Jerusalem përshëndetjen e paqes”.
Deri këtu shumë në rregull. Mirëpo, në vijim Imzot Sopi në stilin: “E gjuan gurin dhe fsheh dorën”, e hedhi karremin e krishterë në kopenë e Hirësisë dr. Rexhep Boja:Për ne shqiptarët, sikur edhe për gjithë bashkësinë e gjerë evropiane dhe botërore, ky Jubile i madh paraqet një datë të rëndësishme dhe nxitje që ta studiojmë më mirë të kaluarën tonë dhe t’i njohim më mirë rrënjët tona për ta kuptuar më drejtë të tanishmet dhe të ardhmen. Nuk është e tepërt të thuhet se pikërisht në vendet tona, d.m.th. në Ilirikun antik dhe në vendet e Arbrit, ndeshemi me format më burimore të krishterimit se në vendet e tjera evropiane dhe këto forma të jetës së krishterë madje janë ruajtur, jo vetëm si vlera historike, siç janë disa emra të prelatëve, të shkrimtarëve dhe shenjtërorëve të shekujve të parë të epokëssonë, por edhe kulti i disa shenjtorëve më të lashtë, siç është Zonja Prene, shën Asti, shën Sebastiani etj.”
Problemet e ngritura në këtë pasus kërkojnë një kritikë shkencor, një kaptinë të një libri. Për këtu mjafton të përmbledh: Është e vërtetë absolute se Maqedonia,Epiri dhe Iliricumi janë ndër provincat e para të Perandorisë Romake, të cilat u ndeshën me idetë e Krishtit; është e vërtetë absolute se Iliriku ishte njëra ndër provincat qendrore të asaj perandorie përballë Evropës Qendrore e Lindore të sotme, që ishin periferi kishtare e kulturore perandorake, dhe është e vërtetë historike se popujt si bashkësi shoqërore në Evropë kanë filluar të integrohen nga shthurja e Perandorisë Romake deri në fille të shthurjes së Perandorisë Bizantine. Me pak fjalë, nga zyrtarizimi i krishterimit për fe të perandorit – shtetit, deri në rritjen pa kthim të kundërthënieve midis kishës lindore e perëndimore, në shekullin VIII.
 Dhe, është e vërtetë absolute se krishterimi mesjetar nuk ishte fe kombëtare, por ishte fe-kulturë universale dhe është e vërtetë absolute se krishterimi krijoi kushte optimale për asimilimin dhe integrimin e ilirëve në grekë, italianë, dalmatokroatë, sllovenë, boshnjakë, serbë, bullgarë – shkaktar kryesor për tkurrjen e arealit ilir deri në arealin etnik e historik shqiptar, të qarkuar me rripin kulturor islam si digë pararoje - mbrojtëse. Është edhe e vërtetë absolute se Arbrin historik e ndeshim, jetëshkurtër, rreth 900 vjet pas krishterimit universal në Kosovë.
Nga kjo kohë mund të supozojmë edhe për ekzistimin e bashkësive, të themi, kushtimisht shqiptare me emra etnik të ndryshëm dhe me kishë proveniencash të huaja: bizantine greke, bullgaro-sllave, nemanjide-serbe latino-italiane, madje edhe herezinë islame të Haxheritëve. Dhe, është e vërteta e pakontestueshme se populli shqiptar komb në mundësi, me emrin shqyptar për pupullin dhe Shqypni për vendin, nisi të integrohet në Dardani, me qendër Shkupin, me fillet e futjes së Islamit institucional perandorak osman, nga fundi i shekullit XIV dhe fillimi i shekullit XV. Në këtë periudhë kisha katolike universale në Dardani - Kosovë ishte e pranishme, por nja nëntëdhjetë e pesë herë më pak se ekziston sot. As ishte kishë shqiptare as flitej shqip brenda saj.
Para se të shkonim më tutje, e kërkon vendi të sjell një gjykim shumë të mbështetur të intelektualit Fatos Lubo­nja: “Për shqiptarët e Kosovës (feja islame) ka qenë faktor i rëndësishëm identiteti” (Koha ditore, 9 dhjetor 1998,7).
Dhe, tashti t’i kthehemi intervistës së Imzot Mark Sopi: “Mileniumi i ri – milenium i shqiptarëve”. Si? Si mile­nium me shqiptarë e shqiptari shumëkonfesionale me një moshë moc me zbulimin e Amerikës, identitet ky me zhvillim të përhershëm - krahët hapur e kokën lart; Si shqiptarë projeksion katolik - perëndimor pa të kaluar, të pa histori, me dinjitet të nëpërkëmbur, me përkatësi fetare sociale apo si komunitet kosovar multietnik e multifetar i “Projektit për shekullin e ri amerikan” me pak të kaluar, me pak histori, me identitet shqiptar individual e kolektiv privat? Unë, i vetëdijshëm për vështirësitë, do t’i shërbeja konceptit të parë. Vërtet, Bacon do të na thoshte: “Qëndresa është e vështirë dhe sprapsja është një shembje ose të paktën një eklips, një gjë e vajtueshme”.
Sipas Mark Sopit, çdo të mirë, njerëzore, që kanë Kosova dhe kosovarët, është stoli e krishterimit. Madje edhe “Lirinë që tani po e gëzojmë duhet parë, para së gjithash, si shpërblim të uratave dhe të sakrificave tona. Këto sakrifica i pranoi Zoti, si një therore ose kurban që nëemër të të gjithë kosovarëve dhe të shqiptarëve të tjerë i kishin bartur njerëz të njohur dhe të panjohur, siç ishte Nënë Tereza e njohur në mbarë botën, ose një nënë e përvuajtur kosovare, e cila duke i rritur fëmijët e vet në hirin e Zotit, ka kontribuar që të arrihet paqja në vendin tonë. Duhet ta kemi parasysh se populli shqiptar ka pasur edhe martirizim kolektive që sjellin frytet e veta të lirisë shpirtërore dhe fizike. Gjaku i martirëve gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet fara e jetës së re në hirin e Zotit. Perspektiva jonë më e mirë mund të bazohet në traditën paqedashëse të popullit tonë”!?!
Edhe pasusi i mësipërm, dhe shumë të tjerë në vijim, janë frymë politike katolike ekspansioniste të “Kishës sonë lokale të Kosovës”, që kërkon zbërthim të gjerë analitik kritik. Nga kujtesa historike e përjetësuar në ninulla, Nënatshqiptare dhe jo kosovare, kurrë nuk i përkundën djemtë duke u kënduar për Krishtin as për Muhamedin, ato u kënduan djemve këngë për trimat që sakrifikuan jetën për dinjitetin shqiptar, për nderin dhe lirinë e popullit dhe të vendit. Imzot Mark Sopi hiperbolizon martirizimin e “Kishës sonë” dhe glorifikon tejmase rolin e saj në historinë kombëtare shqiptare. Shkruan: “Pjesa dërmuese e historisë së popullit shqiptar, faktikisht, është historia e kishës, pikërisht historia e atyre strukturave të organizuara që prore ishin në shërbim të popullit. Siç dihet postulati i kishës është pro primoshëlbimi i popullit të Zotit, kurse në rastin konkret mund të thuhet se detyra kryesore e kishës ka qenë shpëtimi i popullit shqiptar dhe ngritja e tij shpirtërore dhe fizike mbi baza të parimeve ungjillore, mbi të cilat parime është edukuar edhe gjithë Evropa, sikur edhe pothuajse mbarë njerëzimi” ?!!!
Shtrohet pyetja: Çka nënkupton koncepti sopian “po­pull shqiptar”? Qartë, nënkupton “popullin e Zotit” të integruar “mbi baza të parimeve ungjillore”, ndaj ku janë shqiptarët myslimanë. E tërë bota e di se në arealin etnik dhe historik shqiptar vetëm rreth 12% e shqiptarëve janë të krishterë - ortodoksë, katolikë dhe protestantë, kurse jashtë Shqipërisë londineze shqiptarët e krishterë a kalojnë 1% - ishin? Dhe, e vërteta që mund të dokumentohet është se: Kisha ortodokse as katolike, së paku në mjedisin shqiptar mysliman, nuk ka qenë “shpëtimi i popullit”, por ka qenë dhe është vazhdimisht në mision të krishterimit, histori e komplo­teve të krishtera evropiane antiislame, kurse shpëtimi i shqipta­risë së kësaj popullate kanë qenë tradita dhe feja islame. Së fundi, sipas fundamentitbiblik dhe të atij kur’anor, çdo njeri dhe akëcili kolektivitet kanë të drejtë të mbrojnë identitetin, qenien e vet. Ndaj, “Unë jam pafaj për këtë gjak! E heqshit ju!” – do të thë­rri­ste Pilati.
Vërtet, Lirinë e tokës dhe të popullit, identitetin dhe dinjitetin shqiptar, as na i sollën uratat e personaliteteve të krishtera, qoftë edhe uratë e një Nëna Terezë, por gjaku i heronjve, të cilët, të pangarkuar me dogma fetare, qysh në prehrin e gjyshërve kishin dëgjuar mësimin:“Kush vritet duke mbrojtur të vërtetën, ai është dëshmor; kush vritet duke mbrojtur pasurinë e vet, ai është dëshmor dhe kush vritet duke mbrojtur familjen e tij, ai është dëshmor” dhe këshillën e Sami Frashërit: “Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duanë me pahir: t’i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot!”
Nuk mund të mohohet roli i priftërinjve në logjistikë gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së, por as lejohet glorifikimi i qëndrimit të tyre në Kosovë në periudhën e katrahurës përtej bibliko-kuranore të shqiptarëve nga 24 marsi deri më 12 qershor 1999. Sopi thotë: “Kuptohet se asnjë prift nuk është larguar nga famullia e vet, por që të gjithë kanë qëndruar si barinj të mirë pranë grigjës në momentet më të vështira” !?!
Këtu ka të drejtë Imzoti, por, meqë “standardet e njohura evropiane, të barazisë dhe të tolerancës për ideale të përbashkëta fetare dhe kombëtare”, nuk do ta zbehnin atë konstatim, sikur Mark Sopi të fliste për pozitën e ylemasë shqiptare në ferrin serb milosheviqian. Ku ishte kolegu i Imzotit, për nga posti, Hirësia e tij, Rexhep Boja, i cili në vigjilie të atij Ferri u thoshte diplomatëve perëndimorë: “Me Mark Sopin ulem, se e kam vëlla, dhe me atë nënshkruaj akëcilën marrëveshje në interes të Luftës për Çlirimin e Kosovës, por kurrë me Artemijen as me Pavlin…!”
Nejse, ku ishin imamët në ditët kur priftërinjtë qëndruan “si barinj të mirë pranë grigjës” së tyre të krishterë - shqiptare, kroate dhe serbe?! Cili ishte shkaku i salvimeve që iu shtruan ulematë shqiptarë, shumë prej të të cilëve u rrahën para familjeve e xhematit, duke ua futur zjarrin xhamive, bibliotekave të hoxhallarëve dhe shtëpive të tyre, para syve. Ata përjetuan fatin e Moisiut dhe të popullit të tij të zgjedhur – për shqiptarinë dhe shqiptarësinë e Kosovës, Imzot.
Këtu, duhet të konstatojmë se bartësi i politikës zhvillimore të Kishës Katolike në Kosovë, Imzot Mark Sopi, aktualisht përpiqet për forcimin e marrëdhënieve praktike në kuptim të bashkëjetesësmidis kishës katolike dhe kishave të tjera - ortodokse e protestante në Kosovë, në një anë, kurse me “islamizmin” do të kultivojë dialog. Duke folur për kërkesat ekumenike, do të konstatojë: “Ekumenizmi është temë e përhershme e kishës sonë që vazhdimisht duhet vënë në praktikë, në kuptim të bashkëjetesës dhe të marrëdhënieve të mira ndërkishtare. Kisha katolike ka marrëdhënie të mira me të gjitha kishat dhe bashkësitë e tjera të krishtera, që dëshirojnë një bashkëpunim mbi baza të parimeve ungjillore, kurse në aspektin administrativ Kisha Katolike respekton traditën e kishave të tjera në botë. Siç dihet, me besimet e tjera, siç është islamizmi etj., ne kemi dialog ndërfetar të vazhdueshëm. Kisha katolike këtu përpiqet të japë kontributin e vet, sidomos në dialogun me vëllezërit tanë shqiptarët myslimanë, me të cilët sidomos neve shqiptarëve, na bashkojnë të gjitha segmentet kombëtare”.
Shtrohet pyetja: nëse katolikët shqiptarë vërtet i duan për vëllezër shqiptarët myslimanë, pse Kisha tatolike me këta vëllezër planifikon dialog e jo bashkëjetesë, secili në fenë e tij, dhe bashkëpunim mbi kërkesat e jetës së kombit të formuluar në mënyrën më profetike nga Pashko Vasa: “…e mos shikjoni kisha e xhamia, fe e shqyptarit asht shqyptaria!”
Mendoj, fuqimisht: Si komb historik, çfarë jemi, me rininë sot të shpërndarë katërçipërisht në botë, nuk ka besë, as doktrinë fetare a politike të aplikueshme sot në arealin e Shqipërisë Etnike, më të rëndësishme për ruajtjen e unitetit kombëtar shqiptar, pa hequr dorë nga fetë atësore, se sentenca në këto dy vargjet ePashkoVasës:
“…e mos shikjoni kisha e xhamia,
 fe e shqyptarit asht shqyptaria!”
Dhe, tashti, cili është qëllimi i dialogut: Kishë katolike – islamizëm, vërtetoi dom Nosh Gjolaj në “predikimin para besimtarëve” në kremten e Kërshëndellave të vitit 1999, në Prishtinë. Vërtet, ishte ajo një orë “mësimi” politik moralizues i krishterë kundër qenies shqiptare historike të Kosovës dhe të banorëve të saj shumicë absolute. Fjala e Dom Noshit, u titullua: “Festë e kohës së re për shqiptarët dhe Kosovën” (Rilindja, e hënë, 27 dhjetor 1999), ku, midis të tjerash, theksoi: “Popullit të lashtë do t’ia kenë lakmi edhe kombet e mëdha, sepse pikërisht ne kremtojmë 2000-vjetorin e krishterimit, jemi bile edhe më të lashtë se 2000 vjet në këto treva të Ballkanit nga është edhe djepi i civilizimit perëndimor së bashku me grekët e lashtë”. E vërteta është cilësisht më ndyshe: “Civilizimi dhe kultura e popujve modernë fillojnë mbi baza të kulturës së popujve të Lindjes dhe të atyre klasikë” (B.Knezheviq, 14.VII. 1910).
Dhe, vëlla im i gjakut dhe i gjuhës, Noshi, në vazhdim shkeli me shpejtësinë e fundit drejt projeksionit marksopian: “Në pragun e 2000-vjetorit të krishterimit, që është detyrë jo vetëm për ta gjetur trungun e përbashkët të të gjithë shqiptarëve, por edhe identitetin, civilizimin si dhe kulturën, pa marrë parasysh sot se çfarë besimi, konfesioni, botëkuptimi, pikëpamje filozofike kemi etj. Me gojën plot mund të themi se Nënë Tereza është mishërimi i të gjitha virtyteve shqiptare gjatë kësaj periudhe 2000-vjeçare.
Tërë bota është njohur me popullin shqiptar, dikur nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kurse viteve të fundit përmes Nënë Terezës dhe së fundi me luftën e tmerrshme që e përjetoi ky popull fisnik. Sot të gjithë sytë e botës janë drejtuar kah Kosova. Jemi para një sprove serioze për t’i arritur synimet tona shumëshekullore të lirisë dhe të pavarësisë. Kuptohet nuk mund të lozim lojë jashtë kornizave të rregullave të lojës që na i kanë kushtëzuar. Por në këto korniza duhet të vetëdijesohemi, të kthjellohemi si dhe ta marrim në duar fatin e popullit” etj. etj., por nuk del nga goja e priftit shqiptar, të “kishës shqiptare katolike të Prishtinës”, fjala UÇK, as sintagma: Lufta Çlirimtare e Kosovës, sepse Dom Noshi kishte marrë për detyrë të voktiste ujët valë - për krijimin e paqes dhe të sigurisë “në hapësirën jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, për ta arritur pavarësinë si dhe synimet tona shekullore, sepse paqja është siguri që dikush kujdeset për jetën tënde”.
Pra, partizanëve të konvertimit të shqiptarëve myslimanë në “katolikë”, siç del nga shkrimi i Shanit, e gjetën ajamin“lirinë” që ua solli lufta “e tmerrshme që e përjetoi ky popull fisnik” !?!
Vërtet, duke i rilexuar këto fragmente, mu kujtua sentenca e Albert Kamysë: As ata që e duan të vërtetën, as ata që e duan bukurinë, nuk mund të merren me politikë, ngase ajo nuk merret as me të vërtetën as me bukurinë”. Dhe, i thuhet predikim këtij të dom Nosh Gjolajt?! Nuk do shumë koment, por nuk mund të mos pyesim: Ç’vlerë ka të glorifikohet vjetërsia e një populli, nëse ai për dy mijë vjet nuk e ka zgjidhur problemin e identitetit, as të lirisë, as të qenies kolektive dhe kur edhe pas një rrugëtimi dymijëvjeçar duhet të shkëputet nga identiteti historik shekullor për të krijuar një identitet tjetër, “hyjnor” e “njerëzor”, në shembull të Nënë Terezës (me liri shpirtërore, pa liri kombëtare, e pa Atdhe) – “mishërimi i të gjitha virtyteve shqiptare gjatë kësaj periudhe 2000-vjeçare”,  të vetmen “shqiptari” të “kosovarëve” të parapëlqyer nga kisha katolikeshqiptare” dhe bota e krishterë perëndimore?! Vërtet, a mund ta kuptojmë konstatimin e priftit Frang Bardhi: “Armiku plak s’të bahet kurrë mik, e ndë t’u baftë, s’bahet i drejtë”.
Dhe, nëse ka diçka reale në konstatimin e Kadaresë për dëmet që do t’u sjellin shqiptarëve miti për zanafillen ilire të shqiptarëve, për prejardhjen e gjuhës shqipe nga ilirishtja dhe për figurën e Skënderbeut (Koha ditore, 23 dhjetor 1999), cili do të jetë dëmi që do t’i sjellë qenies shqiptare miti më i ri plotësisht kishtar – Nëna Terezë?!! Dhe, pa u thelluar në rrugët që sollën mitin “Nëna Tereze” në jetën shqiptare, sikur e kërkon vendi të konstatoj: Kritiku i njohur letrar, boshnjaku Zuko Xhumhur, duke folur për personazhet letrare Don Kishotin dhe Sanço Pançon, konstatoi: “Sikur t’i kishte krijuar Zoti, moti do të kishin qenë të vdekur, meqë ata i ka krijuar vjershëtori, kurrë nuk do të vdesin” (Svijet, Sarajevo, 22 mars 1982, 30). I natyrës së krijuesit letrar është edhe miti “Nëna Tereze”. Kjo nuk do të thotë se ajo nuk ishte një humaniste madhore, ama si shqiptare shkuar nënës shqiptare që lindi simbolin e qenies dhe të bashkimit kombëtar shqiptar, Adem Jasharin, si një Mesi për ekzistencën shqiptare këtu e tutje, e krijoi Dom dr. Lush Gjergji dhe Kisha jonë lokale romano – katolike. Vërtet a dimë, dhe a duam, ta kuptojmë konstatimin e Hoxhë Hasan Tahsinit: Në kulturë gjendet e kaluara, e sotmja dhe perspektiva e ardhmënisë së një populli dhe e njerëzimit”.
Dhe, para se të shkonim më tutje, këtu kërkohet të bëhet një krahasim, sado i përciptë, midis mesazheve të zyrtarëve kishtarë katolikë të Kosovës me rastin e Kërshëndellavepara pas Çlirimit të Kosovës nga pushtuesi serb, me mesazhet e zyrtarëve myslimanë për Bajramin e Madh (Bajramin e Ramazanit, Fitër Bajramin), të parin pas Çlirimit të Kosovës nga serbët. Dallimi është - si nata me ditën. Sapo e pamë se për çka ishte i angazhuar zyrtari i lartë i “Kishës sonë lokale“ katolike. Me një fjalë: Promovoi projeksionin e kishës katolike për një rirreshtim të ri konfesional të shqiptarëve të Kosovës. Në anën tjetër, myderriz Naim Tërnava, nga posti i Kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, mesazhin drejtuar bashkëfetarëve islamë, në Natën e Bajramit të Madh, më 7 janar 2000, e nisi krejt natyrshëm si besimtar, krejt ndryshe si udhëheqës fetar dhe krejt ndryshe si shqiptar: “Mund të them se ky Ramazan është veçuar ngaagjërimet e tjera, në veçanti në Kosovë. Në agjërimin e këtij muaji të Ramazanit, nuk kemi shumë vend për gëzime ngase plagët ende i kemi në zemrat tona prej asaj që kemi përjetuar” dhe vazhdonte: “Shumë familje në Kosovë i kanë humbur të afërmit e tyre, kemi shumë varreza të pazbuluara, kemi shumë të humbur dhe kemi shumë që gjenden nëpër burgjet e Serbisë” (Lus Allahun për lirimin sa më të shpejtë të të burgosurve shqiptarë në Serbi, Koha ditore, 8 janar 2000).
Myderriz Naim Tërnava, drejtor i Medresesë “Alauddin” të Prishtinës, informonte besimtarët myslimanë dhe shqiptarët në përgjithësi: Kuvendi i BIK-së së bashku “me Këshillin Organizues të Komunës së Prishtinës do të organizojë nesër (për Ditë të Bajramit) një program për fëmijë, duke filluar nga ora 12.00 në Pallatin e Rinisë, në Sallën e Kuqe, pastaj në orën 18.00, në mbrëmje, para Teatrit Kombëtar do të mbahet edhe një program për të rinj”.
Toni i Mesazhit Tërnavës, një veprimtar i paepur i logjistikës së UÇK-së, drejtuar popullit ndryshon nga toni i MesazhitSopit, është më patriotik, është në frymën e mesazhit të vargjeve të Pashko Vasës, të cituara më herët: “Në këtë moment porosis popullin besimtar islam, mirëpo edhe joislam, shqiptar, të afrohen njëri me tjetrin, ta dinë se dëshira e Allahut ka qenë që të na krijojë në këto vende, andaj edhe ne duhet t’u dalim zot këtyre vendeve”. Dhe, derisa, Imzot Mark Sopi, besnik konstatimeve të mbështetësit kryesor për ngritjen e Katedrales në Prishtinë, dhe pikërisht në vendin e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, Presidentit dr. Ibrahim Rugova: “Falë Zotit dhe NATO-s Kosova u çlirua” dhe ndjehet i çliruar, i siguruar dhe i stimuluar nga liderët politikë vendorë e botërorë për të thelluar propagandën krishtere antiislame në Kosovë, me ajam, Myderriz Naimi, si një luftëtar në luftën e drejtë, thërriste: “Duhet që prijatarët tanë të këndellen edhe politikisht edhe në afërsinë njëri me tjetrin, ngase Kosova nuk është pasuri individuale”! Ndërkaq, misionin në ruajtjen e paqes dhe të tolerancës midis komuniteteve fetare të shqiptarëve, Tërnava, në përgjithësi, ua ngarkonte “të trikomuniteteve fetare, duke filluar nga BIK-u, Ipeshkvia Shkup-Prizren me seli në Prizren dhe nga prijatarët e fesë ortodokse” dhe vazhdoi: “Udhëheqësja e komunitetit ortodoks nuk është në pozitën që duhet të jetë për shkak se është pavend që të udhëhiqet një komunitet fetar nga të huajt, siç është rasti me Janullatosin në Shqipëri”.
Më herët kam theksuar se barinjtë e grigjës katolike në Kosovë, me kryebariun Imzot Sopi, nuk e kanë në fjalorin e tyre misionar fjalën UÇK dhe, kur i përmendin konceptet martir dhe martirizim, mendojnë në flijimet për krishterimin. Në anën tjetër, kreu i Kuvendit të BIK, drejtor i Medresesë, qendra arsimore më e rëndësishme politike kombëtare çlirimtare në vitet e aparteidit serb në Kosovë 1989-1999, dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame, nënvizonte: “Do të kisha falënderuar të gjithë ushtarët e UÇK-së për gjakun e derdhur dhe për punën e madhe dyvjeçare gjatë luftës në Kosovë”.
Myderriz Naim Tërnava, zyrtar islam dhe pedagog, do t’i drejtohet rinisë shqiptare duke e prekur në plagët që po ia hapte aktualiteti shoqëror në Kosovë: “Do të kërkoja nga rinia të mos mashtrohen pas pagave dhe të mos mashtrohen nga një kulturë degjeneruese nga një civilizim degjenerues, i cili po përdoret nga jashtë me qëllime të caktuara. Kemi pasur një rini shumë të pastër. Mendoj se ende e kemi, por sot vërehen simptomat e para të degjenerimit dhe të rënies se moralit në Kosovë. Kjo është ajo që e çon një shoqëri kah humnera, kah humbja, kah skëterra”.
Në mesazhet për Krishtlindje nuk preket aktiviteti i individëve dhe i grupeve të interesit në shërbim të sekteve fetare, qofshin të veshura me petkun ungjillor, apo kur’anor. Ndërkaq, Tërnava, në Mesazhin e Bajramit, këtë aktivitet do ta quajë “fushatë religjioze” dhe vuri në spikamë faktin se “Shoqatat e ndryshme, të cilat janë të pranueshme në Kosovë, me qëllime të caktuara dëshirojnë konvertime të reja” dhe si një udhëheqës shpirtëror, konstatoi: “Besojmë se ato konvertime nuk e kanë vendin në Kosovë dhe se çështjen e besimit shqiptarët e kanë zgjedhur. Ka mënyra që po i servohen rinisë sonë nga qarqe të ndryshme, e edhe paga të mëdha nga Perëndimi, siç është shpërndarja e literaturës kishtare në gjuhën shqipe. Ky është një cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut”.
Në mesazhet e zyrtarëve katolikë për Kërshëndellat e para në Kosovën pa pushtetin serb të drejtpërdrejt nuk ka ankesa ndaj shtypit të Kosovës, sepse ky shtyp, po ta analizojmë, qoftë edhe trashë, afirmoi edhe projeksionin për konvertimin e shqiptarëve në katolikë. Ndërkaq, zyrtari i BIK-ut, Naim Tërnava, do të konstatojë: “Shtypi përgjithësisht nuk është në nivel. Është shtyp që ka qenë në të kaluarën komuniste, është një shtyp jotolerant, është një shtyp që për fe nuk ka ndryshuar asgjë nga e kaluara komuniste”.
Deri këtu u pa se propaganda antiislame e “Kishës lokale të Kosovës” - katolike, Shënimin jubilar të 2000-vjetorit të krishterimit, sa për fillim, e kurorëzoi me realizimin e kërkesës për ngritjen e katedrales në një mjedis 99.9% jokatolikë, në qendrën e Prishtinës, si dëshmi e re për projeksionin e identitetit “perëndimortë humbur para 15 shekujsh!?! Mbështetje plotësisht identike ka edhe “iniciativa e Kishës Ortodokse Maqedonase për vendosjen e një kryqi të ashtuquajtur jubilar në maje të malit Vodno” - më e larta, kapur me Shkupin (Feja sfidon politikën, Zëri, e shtunë, 8 janar 2000). Iniciativa u publikua në Ditën e Kërshëndellave ortodokse, më 7 janar 2000, që koincidonte me Natën e Bajramit të Madh.
Ai kryq “do të kishte dy mijë drita, që simbolizojnë dy mijë vjetët e krishterimit dhe do ta bënin atë të dukshëm nga të gjitha anët e qytetit, por edhe nga më larg”. Partia e shqiptarëve PPD do të reagojë kundër një hapi të tillë të KOM: “Vendosja e një kryqi të këtillë cenon ndjenjat e jokrishterëve dhe paraqet provokim të rrezikshëm me vetë faktin se vendoset në Shkup”, qyteti më me shumë banorë shqiptarë myslimanë deri në fillim të viteve të ’90-ta të shek. XX.
Këtu duhet të konstatojmë se Bashkësia Islame e Maqedonisë edhe më parë kishte ngritur zërin kundër vënies së kryqit në Sahatkullë të Manastirit dhe në disa objekte të tjera të kulturës islame në mbarë Maqedoninë, por KOM-i nuk do të heqë dorë nga misioni i krishterë antiislam, që në të njëjtën kohë është aktivitet antishqiptar, me arsyetimin se: “në të kaluarën janë uzurpuar objekte fetare kishtare nga myslimanët”. Kështu dikur fliste kisha ortodokse serbe në Kosovë, kurse sot flet kisha katolike “shqiptare”. Patriarku i KOM-it, z. Z. Stefan, në një intervistë në ditoren Dnevnik, midis të tjerash, do të saktësojë: “Nëse Shën Pali, me të ardhur në Maqedoni e ka kufizuar këtë vend si të krishterë, edhe ne jemi të obliguar me rastin e shënimit të dymijëvjetorit të krishterimit, në Vodno mbi Shkup, ta vendosim simbolin e krishterimit. Tërheqje nga kjo nuk ka!”
Dhe, kush do të shohë si duket Shkupi, që i dha emrin popullit shqiptar dhe vendit Shqipëri, për të cilin derdhën gjak baballarët tanë, tashti nën dominimin e Kryqit me 2000 yje, le ta bëjë një natë në Bitpazar! Por, shtrohet pyetja: nëse një besimtar i krishterë ka të drejtë të luftojë “për tëvërtetën e Fesë së Krishtit”, del se edhe një mysliman nuk mund të jetë i privuar të mos zbatonte këshillën e Profetit Muhamed: “Kush e përgatit luftëtarin në rrugën e All-llahut, është i barabartë me atë që merr pjesë në luftë…!” Shembull konkret: Një plak në Shalë të Bajgorës, në takimin e parë me njësitin e UÇK-së, u ndie krenar dhe u thërriti: “Ju lumtë pushka, o djema! Djalë nuk kam me ju dhanë, vetë nuk jam i zoti, një pushkë e kam dhe atë po ua jap menjëherë!
Tashti shtrohet pyetja: A kanë të drejtë shqiptarët myslimanë të Iliridës të reagojnë për ta mbrojtur identitetin e tyre shqiptar myslimanë shekullor, në një kohë kur identiteti i shqiptarëve myslimanë të Kosovës rrezikohet haptas nga Kisha lokale e Kosovës romano - katolike?! Skënderbeu do të na këshillonte: “Të kërkosh në kohë të qetë stuhinë, është çmenduri. Përkundrazi, t’i kundërshtosh asaj për çfarëdo arsye, kur të shtrëngon koha apo nevoja, është urti!”. Duke lexuar shkrimin e dr. dom Lush Gjergjit: Shqiptarët në hapërim të mileniumit të tretë” (Rilindja, 13 janar 2000, 7), patjetër të ndalet mendja në konstatimin e martirit të kombit, mikut tim shumë intim, – Ukshin Hoti: “Lufta e ftohtë, në esencën e vet, është vetëm formë e zbatimit të dhunës, jo vetëm në kuptimin fizik, por edhe në atë psikologjik, ekonomik, politik dhe shoqëror”.
Vërtet, barinjtë e grigjës katolike në Kosovë me perfiditet antiislam, në emër të rrënjëve të imagjinuara të shqiptarisë në krishterim, po veprojnë kundër qenies historike të Komunitetit Islam të Kosovës, që pashmangshëm do të çojë në gjakderdhje ndërfetare. Shihet qartë se misionarët e krishterimit katolikë në Kosovë i janë besnikë vendosmërisë së Jezusit: “Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati im qiellor do të nxirret me gjithë rrënjë!” Historia e krishterimit na mëson se mbi bazë të këtij mësimi, në qytetin Beziers, më 1209, u therën 15 000 albizhanë. Vërtet, “kur një vitez e pyeti emisarin e papës se si t’i dallojë heretikët nga besimtarët e vërtetë dhe të mirë, iu përgjigj: ‘ Theri të gjithë dhe leja zotit t’i ndajë në botën tjetër” (Start, VI/1982, 72). Të mos ndalemi në Natën e Bartolomeut të Parisit, më 24 gusht 1573.
Po në Kosovë: Kryqëzatë ishte ajo e vitit 1689 nën Pikolomini-Bogdani-Karpushi, që i solli dëmin më të madh shqiptarësisë së Dardanisë së vjetër – Kosovës së Re, Rrugëtim i kryqit, dhe jo i shqiptarisë, në duar të kroatit Atë Anton Maroeviqit, ishte ai nga Durrësi, nëpër Shkodër - Gjakovë - Janjevë deri në Stubëll të Karadagut, më 1846, dhe vepër e kryqit katolik ishte gdhija e Ditës së Bajramit në Smolicë, më 1907, me minare të xhamisë mbështjellë me zorrë të derrit. Të mos numërojmë krimet dhe gjenocidin serb, malazias, bullgar e maqedono-bullgar, nga vjeshta e viti 1912 deri në pranverën e vitit 1999, të kryera në emër të Fesë së Krishtit, ku mbështetet aktualisht propaganda e “Kishës sonë lokale” - për konvertimin e shqiptarëve myslimanë të Kosovës e më gjerë.
Do të thosha se do pasur kujdes, vërtet do pasur kujdes. Meqë feja islame ndër shqiptarë është fe stabile, është identitet i qenies së tyre shqiptare shekullore, pra është kulturë, do pasur këtu parasysh edhe konstatimin e Ernest Koliqit: “Trungu i fisit ushqehet në langje mysterioze autoktone. Kalimi prej njerës brezni në tjetrën të gjallnies e së vërtytit gjallnues t’atyne langjeve përban traditën, e cila nuk asht, si pandehin mendeshkurtët, fosilizim i jetës së kombit” dhe të Velko Vllahoviq: Dhuna në lëmin e kulturës domosdo shkakton konfliktet edhe ngecjet, sepse shpreh dhuna të tjera shumë më të thella në shoqëri. Se, një ditë, shqiptarët myslimanë, të cilët gjatë historisë i kanë qëndruar besnik urdhrit kur’anor: “Dashuria ndaj atdheut është komponent e fesë”, mund ta hapin fletën tjetër të Kur’anit, ku thuhet: “U është e lejuar lufta atyre që sulmohen…!
Dhe, pse të mos themi qartë: Nuk është as shenjë e qytetërimit as ligj i demokracisë, një minoritet fetar të themi mikroskopik, të ushtrojë dhunë fetare psikike të shfrenuar mbi shumicën absolute të popullit të një vendi, aq më keq, se, gjithmonë gjatë historisë, kjo dhunë mbështetet në kisha e në fuqi botërore, të cilat këtë popull, popullin shqiptar, e ndanë, e përçanë, e shkelën dhe e shnjerëzuan, mizorisht.
Nejse, t’i kthehemi dr. dom Lushit, por duke prekur vetëm disa aspirata të tij katolike, herë lakuriqe e herë të veshura me petk shqiptar. Dom Lushi i famshëm, thërret: “Duhet ta argumentojmë ndërhyrjen ushtarake (të Perëndimit), ta kërkojmë ndërhyrjen ekonomike, politike, kulturore, shoqërore, që për ne është fisnikërim e lartësim që mundëson ngritjen e një Kosove (të krishterë perëndimore –M.P.) model për Mesdheun, Evropën dhe botën. Vetëm atëherë mund të themi se ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimi ynë me ta (faktorin ndërkombëtar) dhe me Zotin ka dhënë rezultate. Është vendimtare për ne shqiptarët që të dimë të bashkëpunojmë me Zotin, me bashkësinë ndërkombëtare dhe fundi-fundit, të dimë të bashkëpunojmë në mes veti, sepse ne, përderisa nuk i kthehemi vetvetes dhe të së vërtetës (krishterimit perëndimor – M.P.) është i kotë kthimi ynë tokave tona apo shtëpive tona, qenë ato të djegura apo pjesërisht të dëmtuara. Kthimi më i madh dhe rrënjësor është pikërisht, ta gjejmë apo rigjejmë vetveten” – heqja dorë nga tradita, nga historia, nga kultura dhe nga civilizimi shqiptar i proveniencës islame dhe konvertimi i shqiptarëve myslimanë në të krishterë!!!?
Qartë e saktë: Sipas Dom Lushit, nëse shqiptari mysliman nuk e hedh të kaluarën pa hezitim, nëse ai nuk konvertohet në të krishterë, nuk ka perspektivë, ndaj nuk duhet t’i kthehet çatisë, as varreve as vendit stërgjyshor, se do të zhgënjejë edhe “aleancën e të mirëve, e të fortëve kundër të keqes” serbe. Me një fjalë: Ta marrë kryet në dorë dhe në…. të s’ëmës, së këtu, në Kosovë, këtu e tutje, nuk e duron Kryqi! Vërtet, Sheh Mala i Rahovecit do të thërriste: “Dritë sabahi kur driton,/ Tuj dalë dielli terr praron…” Ndërkaq, Kristo Floqit përvoja jetësore e kombit i kishte dhënë një mësim të madh: “I huaji është i huaj, të përdorë si vegël të verbër, dhe aspak nuk çan kryet për fatin tënd që të pret nesër”.
Kur tashti bashkëbisedoj, jo polemizoj as kritikoj, me vëllanë dom dr. Lush Gjergjin, dua t’ia kujtoj nja dy a tri momente nga aktiviteti ynë i përbashkët në Lëvizjen e Pajtimit Kombëtar përmes faljeve të gjaqeve dhe hasmërive midis shqiptarëve pa dallim feje. Rinia studentore, kryesisht djemtë e vajzat, gjak i Pranverës Shqiptare ’81, që kishin mbaruar vuajtjet e dënimeve në burgjet jugosllave, e filluan lëvizjen në emër të Dëshmorëve të Kombit, të Flamurit Kombëtar dhe të Lirisë së Atdheut – Kosovës me Shqipërinë – as për kishë as për xhami!
Nuk shoh nevojë të përgojoj se cili ishte i pari e cili pas tjetrit, sepse fetarisht i besoj këshillës së Shën Gjonit: “Ai që vjen pas meje, është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje!”. Por, mjafton vetëm Zoti për dëshmitar: Prite shumë, o Dom Lush, t’u bashkoheshe “Krushqve të Pajtimit!”, jo se nuk deshe, jo se pritove, jo se u frikësove, por ishe i lidhur me lejen që duhej të të vinte nga Roma. Nuk do të them asgjë të re. Imamët e kërkuar, sigurisht pa një vartësi komanduese nga jashtë, të lidhur vetëm me Atdheun, linin namazin, edhe varrimet, dilnin aty ku i kërkonte zëri i kohës! Dhe, këta, besimin dhe dijen, nga fillimi deri në fund, e lidhen me luftën për çlirimin kombëtar të shqiptarëve pa kufij dhe pa dallim besimi.
Ndërkaq, Ju, vëlla Gjergj, pasi u dhamë fushë të bëhesh emër, fjalimet Tuaja për çdo ditë të re ngjyroseshin me ngjyrat e ylberit kristianizëm. Dhe, më 1 maj 1990, pasi së bashku zbritëm nga bina para Besëlidhjes te Verrave të Llukës, Ju, Vëlla, me Burakun e Hazreti Ibrahimit, apo me Çilimin e Aladinit, fluturuat, pa therë në këmbë mbi kordonet vrastare të policisë serbe dhe mbi Serbinë që derdhte gjakun e atyre që i falen gjaqet e plagët në emër të Luftës për Çlirimin Kombëtar Shqiptar - u gjete në Prehrin e Nena Terezës në Bukuresht!?!
Ne, o vëlla, të cilëve tash po na thërrisni “të kthehemi në rrënjët” dhe ta gjejmë apo ta rigjejmë vetveten, ishim vetë rrënjët, trungu, degët, lulja dhe fryti. Pa i shëruar plagët, pa u kthyer në shtëpi, korrëm fitore të reja, por tashti e tutje kryesisht në mjediset shqiptare myslimane. Sihariqi Juaj për ardhjen e Nënë Terezës për të bekuar ata që falën gjaqe e hasmëri, në një Kuvend Gjithëshqiptar, në një ambient kishtar katolik, ishte hap që gati na e ndali Lëvizjen. Pati reagime të shumta edhe për tërheqjen e faljeve: “Nuk i kemi falur gjaqet për kishë as për xhami…!” U dashtë angazhim i shtuar të evitohen rrjedhimet. Fatkeqësisht, vëllezërit katolikë, në pritje të ardhjes së Nëna Terezë, për t’i bekuar faljet, këtu e tutje edhe më vështirë iu përgjigjen Zërit të Lëvizjes.
Nuk kam qetësi shpirtërore të kuptoj: Cila është më e madhe, më skëterrë, Nama e Patër Gjergj Fishtës, e vitit 1921: “Qiri në vatër mos iu ndeztë, as djalë në vatër mos i leftë atij që mos votoftë në Listën e klerit katolik!”, apo nama e dom Lush Gjergjit, në fund të mileniumit të dytë të krishtërimit: “…ne, përderisa nuk i kthehemi vetvetes dhe të së vërtetës (krishterimit – M.P.) është i kotë kthimi ynë tokave tona apo shtëpive tona, qenë ato të djegura apo pjesërisht të dëmtuara”?!?
Por, kishte PatërFishta edhe gjera të mira, kurse Dom Lushi ka një kërkesë që më inkurajon të mos heq dorë nga identiteti im, nga feja ime stërgjyshore, nga varret, vatra dhe Toka ku më ka rënë koka: “Ne nuk guxojmë vetëm të jemi kritikë, shkruan Lushi. Duhet të jemi edhe vetëkritikë. Pra, të bëjmë një analizë historike, të shkruajmë një histori, e cila bazohet në një faktologji pa e injoruar asnjë moment dhe pa bërë histori selektive. Të tregojmë se ç’bënë të tjerët, por ç’bëmë edhe ne në histori” dhe të mos “presim që Zoti dhe bashkësia ndërkombëtare të bëjnë mrekulli mbi ne”.
Me fjalë të tjera, pa hyrë nën plaf, do të doja të thërrisja: t’i hedhim paragjykimet e mistifikimet, të bëjmë shkencë, të mbështetemi në rezultatet e saj, për të treguar se kush ku ishte në shërbim të shqiptarisë dhe të shqiptarësisë së Kosovës, e më gjerë - të Shqipërisë Etnike. Dhe, nëse është kështu, prina, o i nderuari dhe shumë i respektuari im, Dom Lush, se edhe Salamoni na ka udhëzuar: “Ata të cilët shenjtërisht i ruajnë të shenjtat, vetë shenjtërohen!”, kurse Profeti Muhamed ka konstatuar:Njerëzit më të afërt me gradën e pejgamberëve janë dijetarët dhe luftëtarët”.
Meqë misionarët e katolicizmit në Kosovë po e glorifikojnë rolin e krishterimit për qenien shqiptare të shqiptarëve gjatë historisë, por edhe dogmën latine - ritin romano-katolik, hajde vëlla të dialogojmë si vëllezër, ta shohim kush ku ishte gjatë historisë!
 Për mua kanë rëndësi jetësore: Konstatimi i Salamonit: “Madhështia e Perëndisë është të fshihen gjerat, kurse madhështia e mbretërisë është të ndriçohen ato”; vërejtja e Shën Lukës: “Mos vraj! Kush vret do të jetë përgjegjës para gjyqit”; urdhri kur’anor: “Nuk ka dhunë në fe!” dhe udhëzimi i Profetit Muhamed: “Polemika me dijen për të nxjerrë të drejtën është si lufta kundër armikut”.
Dishepulli i katolicizmit në Kosovë, i cili shqiptarin dhe shqiptarinë i don vetëm të krishterë, dom Lush Gjergji, më tutje, shkruan: “Nëse merret historia, unë atëherë do t’i kisha shkoqitur disa elemente që i konsideroj të rëndësishme, sidomos në këtë 2000-vjetor. E kemi lashtësinë dhe traditën. Pra, kemi rrënjët, i kemi burimet. Pa histori nuk ka ardhmëni.Këtë lashtësi dhe këtë traditë në radhë të parë ne duhet ta njohim dhe ta ndriçojmë. Mirëpo, fatkeqësisht shumë shqiptarë nëse i pyet se çka ka qenë historia jonë 2000-vjeçare, si është zhvilluar ajo pse ka ardhur prej një dukurie në një dukuri tjetër, shumëkush e ka të humbur fijen. Thënë figurativisht, lëmshin e kemi, por fijen e kemi të humbur, mu për këtë edhe na ngjan që si të gjendemi në ballë të një pune, sillemi në stilin se, me mua ka filluar dhe me mua përfundon. Mu për këtë edhe e kemi këtë lëmsh të quajtur 2000-vjetor.Prandaj duhet ta gjejmë fijen që ta lidhim dhe ta renditim historinë tonë, në mënyrë që ta shohim se çka ka ndodhur me ne gjatë dy mileniumeve. Elementi tjetër është martirizimi si forcë hyjnore-njerëzore. Jemi ndër popujt e rrallë që gjatë këtyre 2000 vjetëve, më shumë se 1300 sish (vjet) i kemi kaluar nën sundimin e të tjerëve, pra i kemi kaluar ndër martirizime. Kjo dëshmon një forcë të jashtëzakonshme hyjnoro-njerëzore. Popujt të cilët kanë qenë shumë më të mëdhenj se ne dhe kanë pasur rëndësi më të madhe, janë zhdukur dhe sot nuk dihet as ku kanë qenë, për ta dinë vetëm gërmadhat dhe analet historike. Ndërkaq, ne i mbijetuam të gjitha, çka do të thotë se kemi gjallëruar. Kemi një forcë të brendshme e një fuqi, thënë fetarisht, kemi një provani të Zoti. Zoti jeton edhe me këtë popull. Këtë e argumentoj thjeshtë edhe me disa personalitete. Mbijetuam deri në shekullin XX, por edhe dhamë njerëz të mëdhenj si: Gjergj Kastrioti, një Nënë Terezë, një Atenagor, një Mikel Koliq, një Fishtë, një Kadare, një Ferid Murat etj. Vlerësimet jo vetëm të shqiptarëve, por edhe ato botërore thonë se personalitetet e tilla janë të rralla dhe nuk vdesin kurrë. Dhe është mrekulli që një popull i vogël dha personalitete kaq të mëdha”.
Dhe, Dom Lushi, vërtet si një Shën Pal – “Dhentë e mia dëgjojnë zërin tim”, ja shkeli: “Nëse shikohet nga aspekti i së tashmes, atëherë mund ta bëjmë një analizë e cila duhet të na ndihmojë që ta gjejmë vetveten edhe në aspektin fetar si të krishterë…”!?!
Këtu ndalemi, për të lëshuar frymën nga thellësia e barkut. Deshe o nuk deshe, të vije ndërmend sentenca e Nikola Milosheviq: “Dhelpëra edhe haxhí po të bëhej, do t’i hajë pulat!” Meqë nuk jam fetar, as fetë, krishterimin e islamin, nuk i kuptoj ngurtë fetarisht, siç mund t’i kuptojë një prift ose një hoxhë, as merrem me problemin e shtruar në emër të diçkaje të dhënë njëherë e përgjithmonë nga Zoti, qoftë ai Zoti Krisht apo All-llahu. Amin Maalouf, në veprën “Identitete vrastare”, thotë: “Identiteti nuk jepet njëherë e përgjithmonë, ai formohet dhe shndërrohet përgjatë ekzistencës sonë” dhegjithçka ka një fillim, një zhvillim dhe një fund”.
 Fetë, në gjendjen e sotme i kuptoj si civilizim dhe nuk i mohoj, përkundrazi, ua marr në mbrojtje rëndësinë e tyre për identitetin tim, për qenien dhe identitetin e kombit tim gjatë historisë. Kjo më takon si historian i kulturës, gjithmonë duke pasur frenim këshillën e Jezusit: “Mos bëj dëshmi të rrejshme!”, dhe mbështetje urdhrin kur’anor: “Bëhuni shtylla e drejtësisë, mbrojtës të së vërtetës, qoftë edhe në dëmin tuaj!”
Mendimin e filozofit Lukrecia: “E reja krijohet kur e vjetra të bëhet barrë!” e ka vërtetuar zhvillimi evolutiv, pa gola, duke salduar të renë me të vjetrën aq mirë saqë e vjetra e revalorizuar dhe e reja e preferuar trupëzohen dhe si një dukuri historike pranojnë të renë, asnjëherë të vjetrën, kurrë të hedhurën, dhe kështu, në vijimësi, në pafundësi, ngjizet ajo që quhet dhe mbahet për kulturë – civilizim, qoftë kombëtar ose njerëzor. Shumë më herët është thënë nga një urtak se “Kultura është shenjë e ardhmënisë, prani specifike në të sotmen dhe në të kaluarën e njeriut të ardhshëm të lirë dhe të humanizuar”.
Shkurt e qartë: asgjë nuk është e pandryshueshme, e dhënë njëherë e përgjithmonë, madje as ato që quhen fe monoteiste. Për këtë mendim ka një mijë e një mbështetje në Talmud, në Ungjill,Kur’an, në Hadith, mendimin filozofik, në të cilat ishte i mbështetur edhe Uluk Beu, nipi i Timur Lenkut, i cili ka lënë një sentencë të rëndësishme: “Religjionet shkapërderdhen ngjashëm me mjegullat, perandoritë shparta­llo­hen, e vetëm veprat e dijetarëve mbesin përgjithmonë”
Dhe, vërtet, t’i kuptoj krishterimin dhe islamin si diçka të mijat, si pjesë të identitetit tim, por edhe si pjesë në qenien tonënjerëzore ekombëtarehistorike, më ka pushtuar urdhri kuranor: “Mos bëni dallime në mes të profetëve”; konstatimi i Myderris Haxhí Vehbi Dibrës:E ndjekim, po besimin që na kanë lanë trashëgim të parët, porse kudo në jetën tonë kristianë e myslimanë janë vëllezër të pandarë”; kredoja e revistës “Kultura Islame”: “Ne shqiptarët kudo që të ndodhemi duhet të jemi të gjithë të bashkuar e të fortë e të udhëhequn nga flamuri kuq e zi, simbolit të kombit, për mbrojtjen e djepit të lirisë – Kosovës, se Shqipëria pa të s’ka si me jetue”; konstatimi i Myderris Mulla Idris Gjilanit: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të Përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut…!” Heu, Naim, dritë të bëftë Varri: “Shqipëri, të qofsha falë/ Të kam Nënë dhe më ke djalë!”
Tashti ndjehem më lehtë të ndalem në marifetllëqet, në emër të Krishtit të para 2000-vjetëve, të vëllait tim dom Lush Gjergjit. Të shkëpusim disa “fakte” në të cilat ai e mbështet fushatën katolike për konvertimin e shqiptarëve myslimanë në të krishterë: “E kemi lashtësinë dhe traditën. Pra, kemi rrënjët, i kemi burimet. Pa histori nuk ka ardhmëni”.
Kontestimet e mësipërme janë të njohura dhe të pakontestueshme. Mirëpo, e pyes Vëllanë tim të krishterë: Në lashtësi, në rrënjë dhe në histori të shqiptarëve, a kanë pjesën e tyre edhe shqiptarët myslimanë? Po, a kanë vend bile në parajsë?! Nëse ato janë pronë vetëm e shqiptarëve të krishterë (rreth 12% në arealin etnik, rreth 1.8% në Kosovë dhe rreth 0.1% në Prishtinë), del se shqiptarët si popull dhe si komb qenkan turmë amorfe në Ballkan dhe në Evropë, të denjë për t’i zhdukur! Kjo ishte tezë mbi dyshekullore e serbëve, e grekëve dhe e bullgarëve, që pati mbështetje në ortodoksi, por me miratimin e katolicizmit.
Historiani ynë, Dom Lushi, thotë: “historia jonë 2000-vjeçare” (!?!) është moc me krishterimin. Del se, ajo që ishte e mëhershme, nuk është histori jona, as ajo që nuk është e krishterë në këto “2000 vjet” nuk është jona, nuk është e kombit shqiptar. Heu, Dante të paça vëlla në amshim: “Njeriun se fisnikëron fisi e feja, por njeriu, me veprat e veta, ngrit apo ul fisin apo fenë”.
Sipas Lushit, shqiptarët myslimanë e kanë humbur identitetin shqiptar, nuk e din as rrugën për të ardhmen shqiptare, pa i vu në hulli dikush tjetër, dhe ata dikush janë pikërisht misionarët aktualë “të Kishës sonë lokale”. Shkruan: “Thënë figurativisht, lëmshin e kemi, por fijen e kemi të humbur”. Zgjidhja doli, sepse Dom Lushi, për misionin e tij shpëtimtar të shqiptarisë, tjetërfare nga ajo historike, e ka aktualisht “lëmshin e quajtur 2000-vjetor të krishterimit”. Ndaj, ne shqiptarëve myslimanë nuk na ka mbetur tjetër, për këtë botë, pos “ta gjejmë fijen (në lëmshin e Lushit) që ta lidhim” fatin tonë të ardhshëm, pa të kaluar, pa varre, pa histori, pa dinjitet – ne, etërit, gjyshërit e stërgjyshërit!? Heu, Muhamed, edhe Ty të paça vëlla në botën e amshueshme: “Kur të shkelni edhe mbi varre, të shkelni me moral, mbasi edhe të vdekurit kanë qenë dikur njerëz!” Edhe Ty, Gand, që i latë njerëzimit këtë mësim: “Patriotizëm është dashuria ndaj njerëzve. Unë jam patriot, sepse jam njeri dhe pse i dua njerëzit. Unë nuk përjashtoj askënd!”
Por, të ecim përpara: I tejnderuari nga shqiptarët myslimanë, Dom Lushi, shkruan: “Elementi tjetër është martirizimi si forcë hyjnore-njerëzore. Jemi ndër popujt e rrallë që gjatë këtyre 2000 vjetëve, më shumë se 1300 sish (vjet) i kemi kaluar nën sundimin e të tjerëve, pra i kemi kaluar ndër martirizime”.
E para, nga ajo që do të pasojë, shihet se për Lushin janë të martirizuar dhe martirë vetëm ata të cilët janë përpjekur dhe të cilët kanë rënë për interesa të krishterimit, qofshin bijë të krishterësh qofshin bijë të myslimanëve. E dyta, Sipas Lushit, nga 2000 vjetët histori krishterimi, shqiptarët kaluan 1300 vjet robëri – martirizim. Për çka është fjala këtu? Nëse jemi ilir, nëse kemi rrënjë dhe nëse kemi traditë, del se historinë e kemi edhe më të hershme, si edhe robërinë, së paku nga tradhtia e Harropepirotasit dhe rënia e Gent pianecit nën romakët. E treta, cilat ishin ato “1300 vjet” robërie domlushiane të shqiptarëve?
Këtu tashti duhet të konstatojmë: Historia e përgjith­shme as ajo shqiptare nuk njohin një periodizim të tillë, ndaj supozoj se Dom Lushi nuk i quan robëri, për shqiptarët, vitet nga Shën Pali deri me paraqitjen e plasaritjeve të mëdha në krishterim në shekullin VIII, që sollën në ndarjen e kishëslindore e perëndimore (në ortodokse-bizantine dhe romano-katolike), më 1054. Të konstatojmë edhe këtë fakt historik: Krishterimi në viset shqiptare nga viti 732 ishte nën jurisdikcionin e Patrikanës ortodoksetë Konstandinopojës, kurse një përkujdesje institucionale për katolicizmin e Papatit për “diasporën katolike” në tokat shqiptare nisi në vitin 1622, por në apektin juridik kishtar Kosova i takonte kishës katolike të Serbisë. Duke mos pasur parasysh interesat kombëtare shqiptare, por ato të Kishës katolike, “Kongregata për Ungjillizimin e Popujve”, veçanërisht në shekujt XVII-XVIII, prodhoi fakte dokumentare dhe kultivoi histori se Kosova është tokë e Serbisë krejt deri më 1996, kur u shpall Ipeshkvia e Kosovës. Faktet janë kokëforta.
Shikim i idealizuar katolik, pa mbështetje në fakte historike është konstatimi i Dom Lushit: “Popujt të cilët kanë qenë shumë më të mëdhenj se ne dhe kanë pasur rëndësi më të madhe, janë zhdukur”, kurse shqiptarët paskan “mbijetuam të gjitha”, falë “thënë fetarisht” se “kemi një provani të Zoti”, se “Zoti jeton edhe me këtë popull” dhe, konstaton:Këtë e argumentoj thjeshtë edhe me disa personalitete. Mbijetuam deri në shekullin XX, por edhe dhamë njerëz të mëdhenj si: Gjergj Kastrioti, një Nënë Tereze, një Atenagor, një Mikel Koliq, një Fishtë, një Kadare, një Ferid Murat”, një “mrekulli që një popull i vogël dha personalitete kaq të mëdha”!!!?
Këtu, më duhet t‘ia kujtoj Dom Lushit qortimin e Shën Palit: “Zelli i teprueshëm është i dënueshëm!” Një urti arabe thotë: “Fjala është i burgosuri juaj gjer kur ju nuk e çlironi atë, pastaj bëheni ju të burgosurit e saj”. Si historian, edhe në moshë, më duhet të konstatojë: popull shqiptar historik dhe Shqipëri etnike ka nga fillet e Kohës së re, dhe nuk di për asnjë motmot lirie të plotë për shqiptarët e Shqipërinë. Di për qindra kryengritje e luftëra për liri, por asnjë të përgjithshme, asnjë të fituar përfundimisht. Di emrat e qindra personaliteteve shqiptare që kanë dhënë çdo gjë për lirinë e Shqipërisë, por di edhe për disa mijëra të tjerë që nuk përkrahën luftën për çlirimin e Shqipërisë. Edhe nga të parët kishte myslimanë dhe të krishterë, si edhe nga të dytët. Proporcioni përafërsisht i barabartë me përqindjen në kolektivitetin popull – komb shqiptar.
Dhe, mbi një gjë dua të spikat: Di për shumë udhëhe­qës shpirtërorë myslimanë që u vunë në krye të lëvizjeve të popullit, duke sfiduar edhe sulltanët osmanë – kalifë të islamit, di edhe për priftërinj shqiptarë ortodoksë që kundërshtuan Patrikanën, dhe sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë, por nuk njoh ndonjë prift katolik, përpos Budit, e pjesërisht të Patër Anton Harapit, që ndonjëherë ka kundërshtuar interesat e Papatit në mbrojtje të përpjekjeve për lirinë e Shqipërisë. Edhe fushata aktuale e “Kishës sonë katolike” kundër identitetit dhe qenies islame të shqiptarëve të Kosovës e më gjerë, mbështetet kryekreje në qarqet kishtare e politike antiislame të Perëndimit, dhe, që të jetë ironia më e madhe, kjo bëhet në emër të paqes midis njerëzve. Dom Lushi ndoshta nuk ka dëgjuar për konstatimet e S.H. Nasër: “Paqja nuk është e mundshme pa paqe mes religjioneve”, ndoshta as për men­dimin e Hans Küng: “Edhe Islami edhe krishterimi nënkuptojnë bindjen në fe, që duhet të bëhet racionale dhe në përputhje me përgjegjësinë ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve”.
Ndaj, nuk mund të ecej më tutje, pa konstatuar se: nëse duhet falënderuar një civilizim – fe, që siguroi qenien dhe ekzistencën e shqiptarit nga asimilimi i plotë në grekë, në roma­kë, në bullgarë, në vllehë, në serbë, në kroatë dhe në italianë, nuk është as civilizimi helenist, as romak, as bizantin, as krishterimi në përgjithësi, por është civilizimi islam, i cili u ngrit mbi fondamentin kur’anor: “Ndiqne fenë e babës Tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajturmyslimanë edhe para këtijKur’ani;“Ne, çdo ba­shkësie fetare i dhamë librin e shenjtë, të cilin do ta zbato­j­në”; Kur’ani vetëm vërteton fenë – të vërtetën- nga Musa dhe para tij dhe Zoti “nuk e ka lindur askënd, dhe as që është i lindur”.
Ndërkaq, Profeti Muhamed për njerëzimin la ama­net tolerancën: “Bëj be se të gjithë njerëzit e botës janë vëllezër”,As arapi as axhemi përkah origjina, nuk kanë përparësi njeri ndaj tjetrit. Të gjithë janë pasardhës të Hz. Ademit” dhe, “Të gjithë jeni prej Ademit, kurse ai prej dheut. Për këtë arsye, mos u lavdëroni me arabizëm dhe axhemizëm! Kjo nuk është për lavdërim. Prandaj, lartësoni veten te Zoti me vepra të mira dhe evitoni veprat e këqija!”
Prandaj, t’i veshë vetes një detyrë kaq të madhe si të dom dr. Lush Gjergjit – për t’ia ndërruar rrjedhën zhvillimit historik të kombit shqiptar, duke ia përbaltur e mohuar qenien shekullore: identitetin, karakterin, të kaluarën, traditën, historinë, luftën për ekzistencë dhe liri, dijetarët, luftëtarët, martirët, heronjtë dhe burrështetasit të dalë nga gjiri i bashkësisë shqiptare islame shumicë absolute, mund të quhet punë më shumë se e guximshme. Vërtet, F. Niçe do të thërriste: “Perëndia ka vdekur!”, kurse Xh. Orvel do të përpiqej të na bindte se “Katoliku dhe komunisti janë të ngjashëm, kur supozojnë se kundërshtari nuk mund të jetë edhe inteligjent e edhe i ndershëm”.
Të numërosh për “njerëztë mëdhenj” të një kombi me shumicë absolute myslimane, të themi qartë, vetëm Atletët e Krishtit: Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën, Atenagoren, Mikel Koliqin, Fishtën, Kadarenë, përjashtuar një Ferid Muratin (i cili nuk flet shqip), midis të të cilëve edhe të rritur e të ngritur jashtë rrethit dhe botës shqiptare, si Tereza, Atenagora e Murati, dhetë mbështeten aspiratat e hapëta të “Kishës sonë lokale” - katolike për konvertimin e masës shqiptare myslima­ne, është më shumë se përpjekje për disociím të kombit shqiptar historik, është diversion ndaj lirisë së Shqipërisë. Kombi shqiptar, së paku nga fundi i shekullit XVIII – fillimi i shekullit XIX, para syve të miqve dhe të armiqve është shfaqur monolit, me ndërgjegje kombëtare më të lartë se atë fetare, dhe pikërisht si të tillë janë shquar krerët popullorë, dijetarët, ushtarakët, diplomatët dhe mbi të gjitha luftëtarët çlirimtarë nga mjediset qytetare e fshatare shqiptare islame.
Këtë fenomen kombëtar shqiptar e kanë njohur udhë­për­shkrues, gjurmues e misionarë politikë e fetarë në trojet shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare. Të ndjekim disa:
Carl Riter von Saxi: “Ndjenjën e vjetër kombë­ta­re e mbrojtën më shumë se të tjerët shqiptarët, dhe ata që morën fenë islame; ndërsa shokët e tyre po të kësaj kombësie mbetën pjesërisht katolikë e pjesërisht ortodoksë”.
Hobhouse: “Kur banorët e provincave të tjera pyetën se kush janë, ata do të thonë: ‘Jemi turq’ ose ‘jemi kristianë’. Kurse një burrë i këtij vendi të përgjigjet: ‘Unë jam shqiptar”.
A. Boué: “Funt, edhe s’do harruar se Shqipëtari është kurdoherë gati të marrë fen’ e atij që e synon, dhe, sidomos në Epir shumë veta munt të bëhenë të krishterë; po, si pas idesë fikse të Malcorëvet dhe të Mirëditësvet, është pothua sigur që këta s’do t’i shtrohen kishës ortodokse”.
V. Karaxhiq: Luftëtarët shqiptarë çlirimtarë ‘mes veti më së shumti folin shqip dhe turqisht, por në shoqërinë e tyre pranonin njerëz nga çdo popull dhe fe (…) as që dihej se kush i takonte cilës fe”.
A. Lamartin: “Skënderbeu qe personifikim i pa­trioti­zmit të egër që bëri edhe mrekulli, i shpirtit kuturitar, i trimërisë mbinatyrore, i cubnisë se zakonshme dhe i fesë së dyshimtë të këtyre provincave të cilat nuk iu shtruan plotësisht as myslimanëve, as të krishterëve”; “Feja e tyre, e bastardhuar nga fqinjësia, pushtimet dhe kolonizimi i fushave të tyre, luhatet prej islamizmit deri te krishterimi, prej shkizmës greke deri te katolicizmi romak, sipa racave me të cilat bëjnë marrëdhënie ose luftojnë. Ata ndërrojnë fenë me një lehtësi të çuditshme (…). E vetmja gjë e paluajtshme te shqiptarët është pasioni për pavarësi dhe lavdi. Ky pasion për lavdi është tipar mbizotërues i karakterit dhe burim i trimërisë së tyre: është toka e heronjve të të gjitha kohëve”.
Grisebach:Shqiptarët janë ‘popullsi që nuk dallohen dot nga aparenca se myslimane se e krishterë është”.
Dr. Hamler: “Shqiptarët s’kanë gjuhë të unifikuar. Kjo vjen nga historia e tyre. Por kjo nuk do të thotë se nuk janë ndër popujt më me kulturë në Evropë”.
Bernard Barej: “Të huajt kanë vënë re që toskët dhe gegët, çfarëdo qofshin, të krishterë, apo myslimanë, krijo­jnë një familje unike, të bashkuar jo vetëm nga linja e gjakut, por, në radhë të parë, nga ideali i ringritjes së kombit të tyre”.
At Lovro Mihaçeviq: “Shqiptari më tepër mbu­rret që është shqiptar se sa me fenë e vet”.
Mark Milani: “Është për t’u habitur sa mirë pajtohen me një shtëpi, në një familje e në një fshat dy besime, njëri tjetrin nuk e pengojnë fare”.
Mirko Bajraktareviq: “Kush nuk i njeh për së afërmi jetën dhe zakonet shqiptare, do të mendonte se midis tyre ka ndryshime të mëdha, kurse, në të vërtetë, nuk ka kurrfarë ndryshimesh”.
Th. Arnold: “Ndërmjet myslimanëve dhe të krishter­ëve shqiptarë nuk ekziston kurrfarë antagonizmi, edhe kjo ka vazhduar me breza të tërë. Faktori i besimit nuk ka qenë shkas për ndasi në mes tyre”.
Në fund, të sjell konstatimin tim më 1989: “Me pak fjalë, kombi shqiptar u lind në rrethana lufte, vazhdoi rritën nëpër luftëra që nuk pushonin, është komb gueril i rritur, ashtu siç ishte edhe kultura që e ka farkëtuar kombin, dhe është mendim real që thuhet se ‘Nëpër armë kemi shpeshtuar ekzistencën tonë”.
Siç do të shohim më vonë, të tillë, të pasionuar për kombësinë, pa e shkelur fenë, ishin shqiptarët lirifarkëtues edhe në periudhën e Luftës Çlirimtare të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së në vitet l989-1999.
Tashtiedhe njëherë të ndalemi në kërkesën e dom dr. Lush Gjergjit, më 13 janar 2000, se “Bashkësinë ndërko­mbëtare duhet ta bindim se jemi element besnik, se jemi element me të cilin mund të punohet në mënyrë që të dëshmohet një lloj risie, në të cilin duhet të jetë Kosova shtet model i lirisë, i demokracisë, i dialogut dhe i bashkëjetesës” dhe, edhe për këtë shkak: “Ta gjejmë vetveten edhe në aspektin fetar si të krishterë!” (!!!?)
Mirëpo, këtu, doemos shtrohet pyetja: Meqë na u mbyllën të gjitha rrugët, në cilin rit dhe në cilën kishë të rirreshtohemi ne shqiptarët myslimanë? Janë, apo nuk janë fe, ortodoksia dhe katolicizmi? Cila prej tyre është fe e krishterë burimore dhe e drejtë? Këtu, të mjaftohemi vetëm me këtë konstatim: “Për ortodoksët, Fryma e Shenjtë vjen nga Ati nëpërmjet të Birit ((r)Per Filium_); për katolikët, Fryma e Shenjtë vjen nga Ati dhe i Biri ((r)Filioque_). Ndërsa lidhëza(r) dhe_ e katolikëve i vë në të njëjtin plan Atë e Bir, paralajmëron mëvetësinë dhe pavarësinë e individit (atë të Birit, po aq sa edhe atë të besimtarit) dhe i hap rrugën individualizmit dhe personalizmit perëndimor, parafjala (r)nëpërmjet_ e ortodok­sëve sugjeron një asgjësim të këndshëm, por të dëmshëm të Birit dhe të besimtarit” (Julia Kristeva, Pesha e mister­shme e ortodoksisë, Koha ditore, e premte, 14 prill 2000).
Dhe, për të parë se as konvertimi i shqiptarëve myslimanë nuk do ta zgjidhte kërkesën fetare katolike të “Kishës sonë lokale” dhe as kërkesën e gjakut shqiptar për ribashkimin e Shqipërisë Etnike, po sjell këtu faktet në të cilat u ndesh Papa Gjon Pali II gjatë vizitës në manastirin koopt në Egjipt, më 27 shkurt 2002: “Papa Gjon Pali II, rrëzë malit të Mosiut apeloi për një dialog ndërmjet të krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve tek po përfundonte vizitën në Egjipt, vend mysliman me një komunitet të krishterë më të madhin në lindjen e Afërt. Në të njëjtën kohë, peshkopi greko-ortodoks i Manastirit të Shën Katarinës, i cili e priti të shtunën Papën, e ftoi kishën katolike në fenë e vërtetë. Kisha ortodokse, e cila është ndarë nga Roma në vitin 1054, vlerëson se e ka ruajtur traditën fillestare të krishterimit” (Zëri, e hënë, 28 shkurt 2000).
Misionarëve të “së vërtetës” – projeksionit për konver­timin e shqiptarëve myslimanë në katolikë, do t’ua tërhiqja vë­rejtjen edhe në disa fakte shumë relevante. Duhet të kihet pa­rasysh e vërteta historike se shqiptarët në periudhën paraisla­me ishin ortodoksë dhe jo katolikë, se manastiret ortodokse të sotme në Kosovë, të cilat sot “Kisha jonë lokale” romano–katolike, dhe bota, i quan “monumente të kulturës serbe”, pa marrë parasysh kohën se kur u ndërtuan, ishin faltore për banorët e Kosovës, njësoj si xhamitë e sotme.
Të ndalemi vetëm në disa fakte historike: E para, manastiret ortodokse në Kosovë janë konsideruar vende dhe objekte të shenjta nga vetë popullsia shqiptare myslimane e Kosovës dhe janë ruajtur e siguruar nga kjo popullsi, pikërisht deri me pushtimin e Kosovës nga Serbia, në tetor të vitit 1912. E dyta, deri në ditët tona në çdo familje shqiptare myslimane është shënuar, me ritet më kryesore, Bozhiqi ortodoks dhe jo Kërshëndellat katolike; Pemët – “A po banë a të preva!” janë “tutë” më 6 Janar; Thuhej:Për m’u ba llatin (katolik), mas pari duhet m’u ba shka (ortodoks)!” dhe “Gruja duhet m’u mshef mas shkaut (ortodoksit) për mas me pa llatini (katoliku)”.
Duke u mbështetur në fakte si këto, propaganda serbe antishqiptare nga Neçertania deri sot, Kosovën do ta quaj Tokë serbe të shenjtë. U shkua aq larg sa që më 9 janar 1993, pra kur filloi aktiviteti gueril i pandalshëm i UÇK-së, Milosheviq saktësoi: “Kosova është jo vetëm e Serbisë, por është zemra e Serbisë”, ndaj është “çështje e brendshme e saj”, kurse TVB I, më 8 e 9 prill 1997, i servoi opinionit botëror se “fshatrat e Kosovës në mesjetën nemanide ishin të banuara me 90% serbë, të cilët 99.9% ishin ortodoksë”.
Realiteti ishte plotësisht tjetër: Mbi 90% e popullsisë ishte shqiptare orotodoke, kurse 0.1%-shi “i serbëve” jo ortodoksë ishte përqindja e shqiptarëve katolikë. Ndërkaq, rreth 10% të banorëve të Kosovës, aso kohe, ishte: vllehe, serbe, greke, bullgare, dalmatine, italiane, sase, jehude, jevgjite etj. Këto konstruksione serbe edhe njëherë flasin për rëndësinë shpëtimtare të IslamitKohës së reshqiptare në zbardhjen e përkatësisë etnike shqiptare të popullsisë së Kosovës në mesjetë. Prof. dr. Ana Lalaj, lidhur me këtë problem, midis të tjerash, ka konstatuar: “Feja islame ishte një faktor nxitës shpirtëror, që në saje të përmbajtjes së saj magjike, të urtë, tolerante, u shndërrua për besimtarët në një faktor dinamik për ndërmarrje pozitive në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të kombit”, ndërkaq sipas meje: “Falë tolerancës fetare të shumicës myslimane, do të dështojnë të gjitha përpjekjet e qarqeve kishtare e politike antishqiptare ballkanike e evropiane për të shkaktuar luftë fetare në Shqipëri, mynxyra që i përjetoi Evropa e krishtere dhe Lindja” (1989).
Tashti shtrohet pyetja: Athua “Kisha jonë lokale” është me kohën, me bashkëkohësinë e Kishës Katolike – Perëndimore, apo me Mesjetën dhe të shkuarën johumane të kishës romano katolike, prej së cilës ka hequr dorë, publikisht, më 1998, Papa i Shenjtë - Gjon Pali II, duke dënuar Holokaustin nazist gjerman. Papa kërkoi “falje në emër të katolikëve, të cilët nuk u kanë ndihmuar (çifutëve) që të shpëtojnë nga ndjekjet dhe ka pranuar se (kisha) shekuj me radhë ka përhapur urrejtje ndaj çifutëve”. Më 12 mars 2000, gjithsesi në frymën e Letrës së vitit 1994 – “Mileniumin e Tretë”, Papa Gjon Pali, “i pari prej udhëheqësve të Kishës Katolike, kërkoi mëshirë për të gjitha mëkatet e saj: ‘Mëshirojmë dhe kërkojmë mëshirë. Kërkojmë mëshirë për përçarjet ndërmjet të krishterëve, për dhunën që kanë ushtruar disa katolikë me qëllim që t’i shërbejnë së vërtetës dhe për sjelljet e këqija dhe padrejtësitë që u kanë bërë pjesëtarëve të feve të tjera’. Frazën ‘për t’i shërbyer së vërtetës’, Kisha e përdor në vend të përndjekjeve të heretikëve, luftërave të krishterimit dhe kryqëzimit të dhunshëm të të porsalindurve (Papa kërkon ndjesë për mëkatet e Kishës Katolike, Koha ditore, e hënë, 13 mars 2000).
Të sjell, në tavolinë të misionarëve të “së vërtetës” aktuale në Kosovë, mendimin bashkëkohor të profesoreshës Julia Kristeva: “Feja nuk mund të na shpëtojë. Akoma më pak e ashtuquajtura mbytje e saj me pretekstin e laicizmit”.
Të ndalem këtu për një qartësim: Koncepti laikos, laicus, laik do të thotë: popullor dhe nënkupton: njeriun që nuk është fetar as klerik, jospecialistin për punën që kryen dhe njeriun e padijshëm. Të gjitha këto i gjejmë grumbull në shkrimin: “Nga aktiviteti i Kishës katolike shqiptare në Mitro­vicë. Kisha – në funksion të harmonisë kombëtare (Rilindja, e hënë, 15 maj 2000). Autori vërtet laicus, pasi dha të dhëna të tërthorta se prifti dhe motra e nderit gjatë periudhës së për­ndje­kjes gjenocidale, etnocidale e kulturoci­dale të banorëve my­slimanë të Mitrovicës e rrethinës (mars – qershor 1999), ishin të mbrojtur nga Vatikani, shkroi: “Ata qëndruan këtu të vendosur që të flijohen, si shenjtorët dikur, për Fe e Atdhe”. A ka gjë më laike se të shkruash kështu?! Shenjtorët kanë fa­milje njerëzimin dhe atdhe botën, si Nëna Terezë, dhe jo po­pu­llin (shqiptar) as kanë Atdhe vendlindjen, qoftë ajo edhe Mitro­vica.
Dhe, ajo që do të vije më poshtë më detyron të vë në pah një të vërtetë historike. Luftëtarët e UÇK-së deri në periudhën e rreshtimit para eprorit për Betimin e Ushtarit të UÇK-së para Flamurit Kombëtar betoheshin se do të flijohen “për Fe e Atdhe!” Po kështu ishte betuar, me abdest, në mëngjesin e 22 janarit 1998, prindi më madhështor në hi­sto­rinë e kombit tonë, mësuesi i popullit, Shaban Jashari, i Pre­ka­zit të Drenicës, i et dhe bashkëluftëtar i Hamza dhe Adem Jasharit, legjendarë.
Nejse, më herët kam konstatuar se “Kisha lokale e Kosovës”, ajo katolike, përfitoi nga katrahurat që e përcjellin çdo periudhë të pasluftës çlirimtare jo të përgjithshme, dhe po përfiton, me ajam, për interesa të projeksionit “për të vërtetën” – konvertimin e të mjerëve, të uriturve, të sëmurëve, të nevojtarëve shqiptarë myslimanë për një qiri për pak dritë në shtëpitë e plaçkitura dhe të kalla nga dhunuesi serb, por edhe të intelektualëve laikë me moral fetar të shthurë - ish-qele­pirxhinj komunistë. Ja se ç’shkruan, më tutje, miku im laicus, për laicizmin aktual të “kishës katolikeshqiptare në Mitrovicë”:
Pas përfundimit të luftës (ai që zënka të shkruaj për kishën katolike me gjasë e paska gojën të lidhur të përmend fjalën “çlirimtare” dhe tri germat e mëdha: UÇK ?!!! – M. P.) kisha katolike “I Shenjti Kryq” në Mitrovicë vazhdoi ta kryejë misionin e vet të shenjtë. Në të brenda ditës hyjnë e dalin shumë njerëz, me qindra nevojtarë. Numri i besimtarëve katolikë është pakësuar shumë. Për shkak të dhunës e terrorit serb, për shkak të rrethanave të vështira ekonomike, në vitet e fundit këtë qytet e kanë braktisur disa familje shqiptare ka­to­li­ke. Kishën katolike në Mitrovicë, e cila është kishë kozmopolite (ekumenike), sot e vizitojnë kryesisht shqiptarëtmyslimanë, të cilëve u ofrohen ndihma të ndryshme humanitare: shtretër, pako higjienike, gjera ushqimore, veshmbathje etj. Ndihmat arrijnë nga SHBH “Nënë Tereza” dhe ato u ndahen nevojta­rë­ve pa dallim. Kështu, ata u ndihmojnë edhe njerëzve që kanë humbur drejtpeshimin shpirtëror, ndihmojnë në këndelljen dhe stabilitetin e tyre…
Kishën Katolike “I Shenjti Kryq” në Mitrovicë sot e vizitojnë edhe shumë të huaj që gjenden në këtë qytet: italianë, francezë, gjermanë, suedezë, amerikanë etj. (…). Prifti dom Jak Prenku dhe motra Klarka Zefi vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre të shenjtë në këtë vend të shenjtë, duke kultivuar te besimtarët e njerëzit e tjerë ndjenjën e dashurisë për Zotin, Kombin, Atdheun. Ata kanë krijuar një bashkëpunim të mirëfilltë me xhamitë e qytetit dhe prijësit e tyre. Synimi është i qartë: ruajtja e identitetit kombëtar, ngritja e vetëdijes kombëtare, bashkimi i njëmendtë…”
Kritiku dhe studiuesi Rexhep Qosja ka një sente­ncë të artë: “Të jesh aty ku nuk luftohet gënjeshtra, është njësoj si të jetosh aty ku nuk luftohet pushtimi”. Të quhet kombëtare një kishë kozmopolite (!?!), qartë politike në Mitro­vicë, ku shqipja në predikim dhe komunikim ishte dhe është fare periferike, është më shumë se injorancë. Punën humani­tare që ajo kreu dhe kryen për delet e kopesë së huaj ka mundur ta kryejë më mirë xhamia e ringritur nga hiri i saj, si Feniksi. Dhe, ajo që është më e keqe, ajo kishë, as ortodokse as katolike, ka synim të qartë: konvertimin e shqiptarëve myslimanë në të krishterë, që përmblidhet në sintagmën e lënë hapur me tri pikat e laikusit: “bashkimi i njëmendtë…”
Gabimi i një gazetari, e mundshme edhe ithtar i “bashkimi të njëmendtë”- të shqiptarëve në krishterim, është shumë i vogël karshi vlerësimit të historianit medievist prof. dr. Jahja Drançollit, i cili, me rastin e promovimit të librit “Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve” të dr. dom Shan Zefit, më 30 shtator 2001, midis të tjerash, e përmbylli referatin me konstatimin: “Ngjashëm si paraardhësit e tij, shkencëtari i ri, dr. Shan Zefi, me rëndësinë e argumentit orvatet që atdheut t’i kthehet identiteti i ndritshëm historik, ai kombëtar e fetar” (!!!?).
Pyes mikun tim Drançolli: Athua kurrë nuk ka dëgjuar për këshillën e filozofit Konfuçi: “Të gabosh dhe të mos korri­gjohesh, do të thotë të gabosh me të vërtetë”; apo për kon­sta­timin e Krishtit: “Kur i verbëri i prin të verbrit, të dy bien në gropë!” dhe, pse jo edhe për këshillën e Muhamedit: “Çdo gjë që ju vjen nga unë, krahasojeni me Kur’anin…!”, sepse Bal­zaku do të na qortonte: “Jeta vlen aq sa njeriu e vlerëson!”
Vërtet, çfarë opiumi e ka dehur një alamet historiani medievist, i cili në mesjetë dhe në Kosovën mesjeta­re, që s’ishte as Kosovë, që s’kishte as Shqipëri, as komb shqiptar, as fe kombëtare, të shihte një identitet të ndritshëm historik kombëtar e fetar shqiptar.Mjeku nuk u duhet të shëndoshëve, por të sëmurëve!” – do të thërriste Mesiu.
Miku im, Drançiolli, duhet të ketë dëgjuar për të dhënat e evidencuara nga Raynald, se papa Urbani V, më 1369, kishte dërguar, thënë kushtimisht, në Arbëri dhe jo në Shqipëri, katër ipeshkvinj me detyrë t’i kthenin skizmatikët (ortodoksët) “në grigjën e Zotit”. Dhe, a e kupton, z. Jahja, konstatimin e A. Bebelit: “Njeriu është prodhim i kohës dhe i rrethanave në të cilat jeton”, se identitetet etnike, fetare, kombëtare, politike, formohen në evolucin, se çdo krijim në mënyrën harbute artificiale, revolucionare, siç pretendohet me identitetin e ri të shqiptarëve, është i dënuar të shkatërrohet me marre. Sintetizuesi i mendimit filozofik, historik e politik i kohës sonë, Amin Maalouf, e ka përmbledhur një gjykim që flenë për këtu: “Shekulli i njëzet na ka mësuar se asnjë doktrinë nuk është, në vetvete, domosdoshmërish çlirimtare, të gjitha mund të pësojnë shkarje, të gjitha mund të përçudnohen, të gjitha i kanë larë duart me gjak, komunizmi, liberalizmi, nacionalizmi, secila nga fetë e mëdha, madje edhe vetë laicizmi”.
Dhe, edhe sikur shqiptarët e Kosovës të kishin qenë katolikënë mesjetë, nën robërinë bizantine, bullgare e serbe ortodokse, identiteti fetar islam i kombit shqiptar është prodhim i rrethanave dhe i proceseve të Kohës së Re të historisë, jo i katolicizmit. Monteskie do të të qortonte: “Morali dhe e kaluara historike e popullit janë krijuar në periudhën kur themelohet shpirti i kombit”. Krejt në fund, a ka dëgjuar miku im, vërtet shumë i respektuar nga ana ime, prof. dr. Jahja Drançolli, urtinë e popullit tonë: “Ujët që kapërcen nji herë ner nji urë, nuk kthehet ma për me ba zjaret at’ urë…!”
Kur jemi tek identiteti i ri shqiptar katolik, i projeksionit të “Kishës lokale të Kosovës”, pas të cilit fshihet projeksioni fetar dhe politik i dr. Imbrahim Rugovës për identitetin kosovar mbi bazë të identitetit dardan të imagjinuar Kosovës, i detyrohem psikanalizës së Arbër Xhaferit “Sfidat ndaj identitetit Shqiptar” (Koha ditore, e diel, 15 dhjetor 2002). Aty kemi përgjigjen gjakftohtë, për çështjet që kanë ngritur misionarët e “të së vërtetës”, që janë edhe partizanë për ngritjen e Katedrales, shenjë e improvizuar e mesjetës së pajetuar, pi­kërisht në truallin e shkollës shqipe të sotme e të ardhmënisë shqiptare. Xhaferi fillon: “A kemi nevojë për të debatuar pse jemi shqiptar? Kush na ka vënë zorin që të hapim disa formula që prodhojnë kohezion të brendshëm shqiptar dhe funksio­nojnë si të tilla të paktën një shekull. Ose si thotë populli: “Pse të prishim shtëpinë e të mbarojmë hajat”.
Në vijim do të shkëpusim disa fragmente nga shkrimi i Arbërit, pa i komentuar, sepse janë të qarta dhe vizion urtaku për ardhmëninë shqiptare të Kosovës: “Sfidat që i bëhen ide­nti­tetit shqiptar paralajmërojnë një proces të rikthimit të vëmendjes kolektive nga çështjet e jashtme, nga armiku i jashtëm në çështjet e brendshme, në armikun e brendshëm. Me gjasë fundi i këtij procesi do të jetë konstatimi se ne nuk dallohemi vetëm nga të tjerët, por dallohemi po aq edhe në mes vete. Ky proces frag­me­ntarizues shqetëson, ngaqë mund t’i shkërmoqë të gjitha pote­n­cialet dhe të arriturat e deritashme (…)”.
Së pari, vetë toponimi Kosovë ka prejardhje sllave, dhe po ta pranonim të ndërtonim një identitet të ri mbi toponimin, atëherë në rrënjë do të kemi një vlerë të huaj, që është antipod i qenies shqiptare, pra KOS-in esllavishtes (…).
Së dyti, ç’është Kosova, ku janë kufijtë e saj, kush i ka hartuar ata, a shenon vazhdimësi me vilajetet turke apo me Dardaninë antike (…)?
Së treti, identitetet kombëtare krijohen brenda një procesi të gjatë historik që zgjatë me mijëra vjet. Identiteti kombëtar nuk përcaktohet vetëm nga një faktor, qoftë ai i prejardhjes, i gjuhës, i fesë, i traditës etj.(…).
Së katërti, komunizmi, sidomos ai sovjetik, e instaloi idenë e krijimit të kombeve mbi bazë të territorit, kështu që lindën popuj gjeografikë, moldavët, maqedonasit, malazeztë etj. (…).
Së pesti, i tërë debati lidhur me identitetin kosovar ka një devijim tjetër të dëmshëm që ka të bëjë, jo me realitetin, por me politikën e spikatjes së dallimeve anësore, të kota dhe joproduktive (…).
Së fundi, mund të ketë vlerë teza se gjithë kjo lojë me identitetin kosovar është pjesë e një strategjie dinake kombëta­re për t’i dhënë shtysë pavarësisë së Kosovës. Është tepër naive që të pritet se të tjerët do të mashtrohen me teza dhe hipoteza. Kosova do të pavarësohet për shkak se në të shumica dërrmuese e popullsisë është shqiptare dhe ata më nuk pra­no­j­në të jetojnë nën tutelën serbe (…).
Po të bënim një sondazh do të konstatonim se pjesa dërrmuese e kosovarëve do të grumbulloheshin më tepër rreth idesë së identitetit shqiptar, sesa atij kosovar. Asnjë lë­vi­­zje politike dhe ushtarake e kosovarëve nuk ka pasur pikë­synim identitetin kosovar, por atë shqiptar (…).
Natyrisht, çdo kush ka të drejtë të merret me politikë, por kjo duhet të bëhet në emër të vizioneve politike e jo të besimit dhe të Zotit. Është shumë e dyshimtë krekosja e disave që pretendojnë të flasin në emër të Zotit, ngaqë është i paverifikueshëm procesi i autorizimit të dikujt që t’i përfaqësojë interesat, idetë apo kërkesat e Zotit. Këto janë qyfyre (…).Ten­tativa që dikush të marrë të drejtën ta përfaqësojë Zotin është një blasfemi dhe një manipulim ordinar politik” – përfundon Arbër Xhaferi.
Tashti të ecim më tutje gjurmëve të projeksionit të “Kishës lokale të Kosovës” për një identitet shqiptar të ri ahi­storik. Gjatë tërë viti 2002 faqet e shtypit ishin përplot shkrime për fillimin e procesit për shenjtërimin e Nëna Terezës, në rolin e Mesisë edhe për shqiptarinë e Kosovës. Kjo frymë i përshkoi urimet dhe predikimet për Kërshëndellat e vitit 2002 në kishat katolike dhe në “Bashkësitë Protestante”, plotësisht ngrehinë politike e sociale, e quajtur “Bashkësia e Po­pu­llit të Zotit”. Në këtë bashkësi nuk aderojnë katolikët, por vetëm të rinjtë pjesëtarë të familjeve myslimane me ide­ntitetit fetar të zhgardhuar në periudhën e socializmit, por edhe skamnorë të lënë midis katër rrugëve nga shteti dhe shoqëria në përgjithësi.
Këtu është e nevojshme të sillen disa konstatime të pa­storit të kësaj Bashkësie fetare, Artur Krasniqit: Kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes gjithnjë e më tepër duket se po e humb kuptimin e vet. Po jetojmë në një botë, ku kjo festë gjithnjë e më tepër po merr karakter komercial. Mirëpo, Kri­shtlindja pa Jezusin është e zbrazët” (Krishtlindjet i madhëron Shenjtërimi i Nënës Terezë, Epoka e re, e enjte, 26 dhjetor 2002).
 Dhe, duhet të konstatojmë edhe faktin: Meqë “Bash­kë­sia Ungjillore”, pa histori dhe traditë në Kosovë, nuk e pa­këson kopenë e Kishës Katolike, kjo hesht para një fragmentarizmi fetar të ri të shqiptarëve të Kosovës, hesht para prishjes evidente të kozmosit fetar historik të Kosovës. Për Kishën katolike është më e rëndësishme të ketë shqiptarë myslimanë sa më pak, sesa të ruhet toleranca ndërfetare hi­storike. Dhe, do t’ua rikujtoja konkludimin e Amin Maalou­fit: “Identiteti (qoftë i njeriut, qoftë i kombit) nuk mund të co­pëtohet, ai nuk mund të ndahet as në gjysma, as në të treta, as në grimca”.
Jubileu i 2002-vjetorit të lindjes së Krishtit u festua edhe në kishat katolike në shtetin Shqipëri. Vërtet, Arkipeshkvi i “gjithë Shqipërisë”, Monsinjor Rrok Mirdita, të cilit rëndë ia do të rrokë gjuhën e njësuar të kombit, u angazhua më me mbulojë për identitetin shqiptar të ri. Ai tha:  “Mesazhi i Krishtit vjen sot si një mesazh kuraje, mesazh shprese, ripërtëritje, për të gjetur rrugën e jetës, si një mbështetje për të gjithë ata njerëz që kanë humbur besimin, për të gjithë ata që sot ndodhen në vështirësi, për t’u ringjallur e për t’u bërë optimistë për jetën”.
Me shpatën për fushë, për identitetin shqiptar të ri në emër të “së vërtetës– kryqit, në përcjellje të Kërshëndellave 2000, doli kush tjetër pos “promotorit” të iniciativës për Katedralen në Prishtinë, dr. dom Shan Zefi.Në shkrimin: “Kisha Katolike (shqiptare) në Kosovë – një e vërtetë historike që s’mund të mohohet” (Zëri, e enjte, 26 dhjetor 2002).
Fillimisht shtrohet pyetja: Kush po e konteston ekzi­stimin e Kishës katolike në Kosovë, që të vihet një titull i tillë i shkrimit?! Askush, pos frikës dhe inferioritetit të kësaj kishe si tepër minore, gjatë tërë historisë dhe sot, për të pasur tagër e fytyrë të marrë mbi vete një barrë aq të madhe - konvertimin e shqiptarëve myslimanë në emër të shqiptariz­mës të errësuar me laicizëm. I kontestueshëm është mashtrimi se Kisha katolike është kishë shqiptare, sikur që do të ishte mizevirllëk të thuhej se Xhamia është faltore shqiptare. Dhe, edhe më herët kam thënë, dhe po e përsëris: ai që përpiqet të dëshmojë shqiptarësinë e Kosovës në mesjetë duke u mbështetur në onomastikën dhe në katolicizmin mesjetar, e bën argatin e shkaut serb. Asnjë pop serb dhe asnjë historian serb nuk ka mohuar praninë minore, shumë minore, të kohëpaskohshme, të shqiptarëve në Kosovë gjatë periudhës së nemanidëve. Asgjë më shumë nuk ka vërtetuar dom Shanime këtë artikull. Për këto probleme dr.Skëndër Gashi ka formuluar një kon­statim urtaku, të mbështetur në fakte: “Autoktonia jonë në Dardaninë antike dhe katolicizmi vështirë se shkojnë krah për krah për të mirën tonë”.
Ndaj, edhe njëherë dua t’ia përsëris vëllait Sha­ni: po de­she ta kuptosh realisht se cila ishte fytyra etnike e Kosovës në mesjetë studio, pa paragjykimet e krishtera mes­jetare dhe të kohës së re, kalimin në islam të banorëve të saj në shekujt XIV – XVII. Fillo nga Ivan (serf Hamza) Kastrioti, pjesëmarrës në taborin e Sulltan Muratit, përballë Milosh Nikollë Kopiliqit të Drenicës, në Betejën e Kosovës, më 1389. I pari e la ortodoksinë për shqiptarinë, i dyti e humbi kokën për sedrën e fisit, shqiptar. Dhe, vëlla, këtë përkushtim ta bëni në emër të Shqiptarisë, siç e bëra unë nga fillet e mia në punën shken­core, tash 35 vjet - as në emër të Krishtit as të Muhamedit, në paqe me të parin në paqe me të dytin. Shën Luka do të thërriste: “Mundohuni të hyni nëpër derë të ngushtë!”, kurse Muhamedi do të porosiste: “Dija është gjallëri e zemrës prej vdekjes së padijës, është dritë e syve prej errësirës!”.
Ju, Dom Shan, madje me konstatimin përmbledhës, ia kaloni pseudoshkencës antishqiptare serbe: “Dhe së fundi mund të thuhet se Kisha Katolike te shqiptarët në Kosovë e kishte vazhdimësinë e saj historike, edhe përkundër ca ndër­pre­rjeve të shkurtra apo të gjata në vazhdën e shekujve të krishterimit dhe ajo na mëson se prania e shqiptarëve në Kosovë ka qenë gjithmonë e përhershme, ndërsa Kisha orto­dokse serbe dhunshëm (zh)vendoset nga Serbia në Kosovë, pikërisht siç nguliten më vonë edhe turqit me xhamitë e tyre që, së bashku me serbët, rrënuan e përvetësuan kishat tona shekullore” !?! Salamonido të thoshte: “Pakuj­des­shëm flet sikur me shpatë të shpojë”.
Këtu, vëllait tim më të vogël, Shanit, do t’ia përku­jtoja konstatimin e Miss Edith Durham, shumë më e rëndë­sishme për shqiptarët e Shqipërinë sesa Nëna Tere­zë: Në mesjetë, në Bosnjë: “Katolikët, ortodoksët dhe bogu­mi­lët urre­heshin në mes të tyre me shoqi shoq më tepër nga ç’urrenin turkun. Secili prej tyre ishte gati ta përdorte turkun kundra tjetrit”. Edhe më keq ishte gjendja në tokat shqiptare me katër kisha: greke, bullgare, serbe, katolike, plus sekti bogumil shu­më e fuqishme. Inkursionet e para të turqve në Shqipërinë Qendrore u kryen pas thirrjes së Topiajve kundër Balshajve, etj.
Vërtet, ta zbërthesh dhe ta qortosh konstatimin e mësipërm të Dom Shanit duhet një shkrim i veçantë. Shkurt, u përmendën apo nuk u përmenden dy, tri, katra, pesë apo shtatë kisha romano-katolike në mbarë Dardaninë, që ishte mbi katër herë më e madhe se Kosova aktuale, dhe as ishin kisha shqiptare as kishin besimtarë romano-katolikë, aq sa sot ka “Kisha lokale e Kosovës”, nuk është kurrfarë mbështetje për një fushatë kaq mesjetare për ndërrimin e identitetit të shqiptarit historik të Kosovës. Edhe shkenca serbe thotë: “Turqit i rrënuan dhe i përvetësuankishat dhe ma­nastiret e tyre ortodokse, por ata nuk thonë: “i mbushën me turq”, siç mund të përvijohet nga dija e Shan Zefit:  “pikërisht siç nguliten më vonë edhe turqit me xhamitë e tyre”!? Dhe, vërtet, edhe nëse është e saktë historike se turqit “së bashku” me serbëti kanë rrënuar dhe i kanë përvetësuar “kishat tona shekullore”, praatokatolike, shtrohet pyetja: sa ishte përqindja e shqiptarëve katolikë që u bënë serbë e sa u bënë “Turq” – shqiptarë myslimanë?! 
Aq më keq, dr. dom Shan Zefi përfundon çuditërisht me klithjen për ndryshimin fetar të shqiptarëve myslimanë dhe kalimin e tyre në krishterim: “Njerëzimi sikur të ishte më i urtë dhe më i mençur, historia jonë nuk do të kishte qenë një kronikë e zezë dhe e gjatë e krimeve. Nga ajo mësojmë për të ardhmen, por pa hakmarrje. ‘Tempora mutantur et not in illis’ (kohërat ndryshojnë e ne me to). (Ri)njohja e vetvetes në mi­jë­vjeçarin e ri, mendoj se do të ishte e ardhmja eshqipta­rëve”!?
Në citatin e mësipërm, po deshëm ta kuptojmë ashtu siç e kërkon e vërteta, ka diçka për kritikë e për fajësim të nje­rë­zimit ndaj shqiptarëve, shqiptarisë dhe Shqipërisë, pikërisht ndërhyrja e vazhdueshme me kishë, qoftë ortodokse, qoftë ka­to­like, dhe me forcën e shtetit në shekujt XVI-XX, në rrjedhat e integrimit dhe të zhvillimit të kulturës, të kombësisë dhe të kombit shqiptar. Pa këtë ndërhyrje, dje e sot, kombi shqiptar do të ishte vetëm me një fe, vetëm me një kulturë, dhe vetëm me një Atdhe. Do të kishte vetëm shqiptarë e Shqipëri.
Duke u ndjerë inferior në një mjedis kryesisht mys­li­ma­në, kleri në tokat shqiptare, as gjatë historisë, nuk do të ndje­het rehat, as i lirë, pa pasur përkujdesjen e një fuqie të krish­terë të jashtme. Të mjaftohemi për këtu vetëm me një ilustrim: Për Pashkët e vitit 1939, pak ditë pas pushtimit fashist italian të Shqipërisë, kleri katolik i quajti: “Të parat e të vet­met pashkë, që i kena festue me gjithë zemer qysh se është çlirue Shqipnija nga Turqia”. Nuk do koment. Shën Mateu do të na këshillonte: “As nuk ndizet dritëza për ta venë nën magje, por për ta venë mbi pishtar për t’u bërë dritë të gjithëve në shtëpi!”, ndërsa Kur’ani:Kush do le të besojë, kush do le të mohojë”. Madje edhe Marksi – Engelsi do të na poro­si­snin: “Ka pastaj disa të vërteta të amshueshme si liria, drejtë­sia etj. që janë të përbashkëta për të gjitha fazat e zhvillimit shoqëror”.
Tashti, edhe njëherë të kthehemi tek avokatipër udhëheqjen legale për ndërtimin e katedrales katolike” në “hapësirën e Gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës, Franklin Sedaj: “Gjimnazi ka vendin e vet, por kjo ndërtesë është e stërvjetëruar, pa ngrohje, pa pajisje dhe ne kemi dëgjuar se personeli i saj ka kërkuar të ndërtohet një shkollë tjetër’. Për ndërtimin e kësaj shkolle ipeshkvia është e gatshme të ndih­mojë financiarisht me ndihmën edhe të disa shoqatave gjerma­ne. ‘Nëse ekziston dëshira e tyre që të ndërtohet një shkollë e re, pse të mos e shfrytëzojmë momentin që t’i kemi dy të mira’, thotë Sedaj” (Koha ditore, e premte, 27 dhjetor 2002).
Mençuri. Me një të goditur dy të qëlluara. Për akëcilën shkollë që do të ndërtohet me donacione të huaja, ka nën plaf do kushte e do kushtëzime – për interesa të fesë së dona­to­rëve. “Zori e buka të çojnë në derë të hasmit!” – thotë populli. Po, prej nga gjithë atë pasuri Kisha “shqiptare” e Kosovës?! Pse me aq armiqësi e harbutëri përcillen donatorët dhe donacionet për Xhaminë?! Po jo, kisha katolike do katedralen dhe një shkollë të mbikëqyrur nga ajo. Nga arsyetimet e avokatit Sedaj del se Katedralja në Prishtinë është nevojë e ipeshkvisë, e shtetit - kryeqytetit të Kosovës – për nevoja të zyrtarëve e të diplomatëve të jashtëm dhe “arsyeja e tretë është shenjtërimi i paradoditshëm i Nënës Tereze nga ana e Atit të Shenjtë, Papa Gjon Palit të Dytë”!?!
Këtu nuk do të ndalesha shumë. E ardhmja shqiptare e Kosovës nuk qëndron në shtetin, në pavarësinë e saj, të përjetshme, por në bashkimin e saj sa më të shpejt, me shtetin amë, Shqipërinë. Për këtë është derdhur gjak shqiptari në rrjedhat historike 1913-1999. Për këtë obligon Betimi i ushtarit të UÇK-së. Ndaj, të mos dukem si aventurier i papërmirë­sue­shëm, këtu, e do vendi të sjell, pikë për pikë, informatën e “RIPRESS-it”, të 17 dhjetorit 1999: “Nuk është hera e parë që radikalët italianë me deklaratat dhe observimet e tyre rreth politikës ballkanike shkojnë kundër rrugës formale në parash­i­kimet gjeopolitike. Kështu evro-deputeti Oliver Depui nga Strasburi u angazhua në heqjen e tabuve lidhur me të ardh­men e Kosovës. Duke polemizuar publikisht me dr. Ibrahim Rugovën dhe artikullin e tij botuar, më 18 nëntor (1999), në gazetën franceze ‘Le Mond’ eurodeputeti radikal thotë se deklarata e Ibrahim RugovësLe Mond është një provë e re e papërgjegjësisë totale të analizave dhe të propozimeve të tij politike.
Të propozosh sot, siç bën Rugova, parullën e vjetër të Pavarësisë së Kosovës është disi patetike dhe e papër­gjegjshme. Euro-deputeti Oliver Depui thekson se ka ardhur tashmë koha të flitet haptazi e pa tabu. Ka ardhur koha të gjendet trimëri politike për Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe të hiqet dorë nga koncepti i të ashtu­qua­jturës frikë nga e ashtuquajtura rrezikshmëri e Shqipërisë së Madhe, e cila do të ishte gjithashtu më e vogël se shu­mica e vendeve ballkanike.
Ballkani dhe, para së gjithash, Kosova kanë nevojë për një stabilitet dhe shtet të së drejtës. Zgjidhje më e mirë do të ishte që çështja e Kosovës të lidhet drejtpërdrejt në çështjen e Shqipërisë, e cila po ashtu ka nevojë për rindërtim. Sa i përket, në radhë të parë, Bashkimit Evro­pian ai duhet të kuptojë një plan të jashtëzakonshëm për të ndërtuar strukturat e qëndrueshme shtetërore dhe të shtetit të së drejtës për Shqipëri e Kosovë së bashku. Premisë kjo e domosdoshme për zhvillimin ekonomik për atë pjesë të rajonit’, përfundon shkrimin e tij evro-deputeti Oliver Depui” (Rilindja, 18 dhjetor 1999).
Të shtoj vetëm kaq: Sot, përpos partive regjimli të Un­mi­kistanit – për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë refere­ndumiane lëdëkëiste të 1991-shes, kemi disa parti që anga­zho­hen për pavarësinë e Kosovës si stad drejt zgjidhjes së çështjes shqiptare me mbështetje në Luftën Çlirimtare të Koso­vës nën udhëheqjen eUÇK-së, kemi LKÇK-në që ka në pro­gram Bashkimin gjithëkombëtar shqiptar, LPK-në me kërkesën tashti aktuale për lidhjen shtetërore Kosovë – Shqipëri, ngjashëm me lidhjen e solanomanisë Serbi – Mali i Zi, kemi FBKSH-në dhe kemi AKSh-në në guerilitet, të cilat luftojnë për bashkimin e Shqipërisë Etnike me të gjitha mjetet. Këto rea­litete politike e ushtarake duhet kuptuar vërejtje për ata që i kanë vu vetes detyrë përçarjen e masave shqiptare edhe në tarafe fetare dhe krahinore, parcializimin e çështjes shqiptare, defaktorizimin moral, politik e luftarak të popullit – kombit shqiptar historik, në emër ‘të së vërtetës” – konvertimit në katolikë të shqiptarëve myslimanë. Me fjalët e Tit Livit, do të konstatoja: “Lufta mes partive (feve) për popullin është dhe do të jetë fatkeqësi e madhe sa lufta me sulmuesin, sa uria, vdekja e çdo shprehje e hidhërimit të Zotit”.
Se “ka qitë dreqi pushkë mbi ne”, dhe sa vjen e po shkërmoqet uniteti kombëtar shqiptar historik është edhe një dëshmi e një Andrea Stefanit, ithtar i filozofisë politike degamiste shqiptare të Ibrahim Rugovës. Ky farë filozofi, as i tokës as i qiellit, duke mbrojtur veprimtarinë heraldike të Rugovës për Kosovën - shtet i ardhshëm dhe kosovarët - popull i ardhshëm, ka shkuar aq larg saqë ka ngulë këmbë: “Pas çlirimit të Kosovës, kombi shqiptar është një komb i përbërë nga dy popuj. Populli i shqiptarëve të Shqipërisë dhe populli i shqiptarëve të Kosovës” !!!?
Ky farë tellalli i filozofisë politike lëdëkëiste, njësoj si Rugova nga froni mbretëror i Velanisë, ia fali dreqit shqiptarët në Maqedoni, në Kosovën Lindore nën Serbinë dhe ata në Mal të Zi. Shën Luka do ta këshillonte Stefanin: “Kur ndokush të fton në dasmë, mos u ul në krye të vendit…!” dhe Zola do t’i thërriste: “Për disa gabime nuk ka falje!”
 
 
Vërjani sot gishtin kokës,
për të mos e vënë nesër diku tjetër!
Mehmet Kraja
 
Më herët u tha: Vendimin për ngritjen e Katedra­les në vendin e Gjimnazit “Xhevdet Doda” e mori Ku­vendi Komunal i Prishtinës, më 26 shkurt 2003. In­for­mata bëri jehonë shokante në opinionin e gjerë parapolitik të Prishtinës dhe të Kosovës, jo aq pse po ngritët një simbol i forcës së krishtere mesjetare, por pse po ngrihej me mbë­shte­tje politike, si aspiratë politike, si kishë politike, në vendin e një gjimnazi shqiptar. Mirëpo, reagimet publike mediale janë të kursyeshme. Shkaqet janë të shumta, por duket se janë katër më kryesoret:
Inkoherenca dhe indolenca në vlerat pjesë përbë­rëse të identitetit të inteligjencies sonë, të ngritur në kohë robërie të pa dinjitetshme.
Sindromi i fatit të lepurit në anekdotën: “Hami breshko, vesht, hami”, i ngulitur në qenien disfatiste të pjesës më të madhe të intelektualëve.
Deliri nga pasojat e ballafaqimit me bishtukët e promotorëve dhe të mbështetësve që kanë votën e pjesës më të madhe të popullatës.
Mungesa e organeve mediale për t’i hapur rrugë diskutimit shtruar: Sa i duhet Prishtinës dhe Kosovës një kate­drale politike?
Mirëpo, para se të shkonim më tutje, jemi të detyruar të bëjmë një digresion të domosdoshëm. Duhet të theksohet fakti se, marrjes së vendimit për ngritjen e katedrales në vendin e GjimnazitXhevdet Doda” i parapriu një vizitë “kurtua­zie” e ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës në komunën e Prish­ti­nës, më 10 janar 2003. Gazetarja Alma Lama, duke i bë­rë jehonë kësaj vizite, shkrimin e titulloi: “Prishtina është edhe kryeqytet shpirtëror i Kosovës” (Zëri, e shtunë, 11 janar 2003).
Imzot Mark Sopin e shoqëroi dr. dom Shan Zefi. Ata i priti kryetari i Kuvenit, Ismat Beqiri dhe sipas informatës ga­ze­tareske, Mark Sopi “shfaqi kënaqësinë për faktin se në Kosovë ekziston një tolerancë dhe mirëkuptim i madh midis konfesioneve fetare” dhe shtoi se “edhe me Bashkësinë Islame të Kosovës kemi një bashkëpunim të mirë, i cili asnjëherë nuk ka munguar, si para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë”.
Nga citati i më sipërm qartë hetohet se Kisha romano-katolike e Kosovës zhvillon marrëdhënie të afërta me kishat proveniencash të ndryshme, pra edhe me atë serbe, dhe ka një bashkëpunim të mirë me BIK-un.
Mirëpo, e vërteta është bukur tjetër, e pasqyruar edhe në këtë libër. Kisha e Imzot Mark Sopit, ka kohë, i ka vu thembrën në grykë Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila vetëm sa nuk ka eksploduar. Dhe, konstatimi i Imzot Sopit se “Nëse para luftës Kisha ka dhënë ndihmesën e saj, duke iu gjendur pranë njerëzve që kishin nevojë, tani ky bashkëpunim do të jetë shumëplanësh, edhe me njerëzit, edhe institucionet. ‘Kisha është e angazhuar që të zgjerojë objektivat e saj dhe të luftojë për çështjen kombëtare” – deklaroi për medien numri një i kishës në Kosovë” – shkroi A. Lama.
Dhe, a ka fund deti i demagogjisë së krishtere mar­kso­piane?! Kisha dhe zyrtarët e saj, të cilët nuk e zënë ngoje Luftën Çlirimtare të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së, të cilët nuk mund ta zënë ngoje gjakun e derdhur të rinisë shqiptare ademjashariane për lirinë e Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi - “të zgjerojë objektivat e saj dhe të luftojë për çështjen kombëtare” ?!!!
Shtrohen pyetjet: Për çka luftoi, e sakrifikoi dje, UÇK-ja? Dhe për çfarë “çështje kombëtare” do të “luftojë” kisha romano-katolike e Imzot Mark Sopit, tashti – “pas luftës së fundit në Kosovë” (!!!?). Qartë, me propagandë antiislame, me katedralen si mjet dhune psikologjike mbi qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës.
Ndonëse mikpritësi dhe mysafiri, Beqiri e Sopi,mo­huan, para medieve, të jetë biseduar me këtë rast për ndërtimin e katedrales në qendër të Prishtinës” (Zëri, 17 janar 2003), shpirti i keq doli nga Kutia e Pandorës: Vesh më vesh deri në habesh! – do të thoshte populli.
Dhe, një përjetim mortor kaploi ndjenjat qytetare, fetare e kombëtare të qytetarëve të Prishtinës, e më gjerë. Mirëpo, “hami breshko, vesht, hami…!” e mbase intelektualët të gje­ndur edhe në pozitën e gomarit (të cilit ujku ia shkëpuste shpa­tullën): “Inshalla jam andërr…!”, qaheshin me zemërim, por nuk nxirrnin gjëmë ngashërimi.
Më në fund një zë burrëror, plot përplasje, prishi heshtjevarrin. Ishte ky zëri i zemrës së prishtinases së mo­shuar, Rukije Krasniqi: “Katedralja e kontestuar”, botuar në gazetën “Epoka e re”, më 21 janar 2003. Ajo, ende nuk kishte njohuri se ku do të ngrihej katedralja katolike, por e dinte se ajo në qytetin e Prishtinës do të ishte inorganike, ahi­storike dhe kërkonte në vend të saj të ngrihej Monu­menti i Hasan Prishtinës,Apostull i shqiptarisë - nde­ra e kombit shqiptar.
Dhe, edhe pas 26 shkurtit 2003, kur u botua informata se “Katedralja do të ngritët në Oborrin e Gjimnazit “Xhev­det Doda”, prapë, indinjatë dhe heshtje varri?!!! Kompleksi i inferioritetit i kultivuar vite me radhë fillimisht nga komunistët e së fundi nga kisha katolike ndaj shqiptarëve myslimanë, ka bërë të vetën. Veçanërisht intelektualëve ua ka shkërmoq dinjitetin stërgjyshor. Kështu si janë, nuk janë të denjë për hoxhë, por hezitojnë edhe për vathin e priftit!?!
Më në fund u shfaq, publikisht, reagimi i parë që, në çdo pikëpamje intelektuale, i është rënë thumbit mu në sy. Ky është opinioni i fuqishëm: “Jo katedrale në qendër të Prishtinës”, i publicistit dhe shkrimtarit Mehmet Kraja.
Shkrimi është aq i ngjeshur për një problem të përj­etuar rëndë nga autori, redaktor i faqes së kulturës në gazetën “Koha ditore”, saqë, i përdorur si dokument për të zezat tona të një kohe ndaj identitetit historik të shqiptarëve, nuk jep mundësi të përmblidhet as të shkurtohet pa e dëmtuar. Zoti Kraja reagimin e nëntitulloi: “Katër argumente që flasin ndryshe për hapësirën ku synohet ndërtimi i katedrales në kryeqytet” dhe vazhdoi:
Vendimi u mor nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës javën e shkuar: në qendër të Prishtinës, më saktë, aty ku aktualisht gjendet gjimnazi “Xhevdet Doda”, u caktua hapësira për ndërtimin e katedrales katolike. Kështu u tha në media. Askush nuk kundërshtoi, se paku jo publikisht, që domethënë se një ide e përhëntë, e shqiptuar para një kohe, gjeti një mbështetje të gjerë në strukturat qeverisëse të komunës dhe në opinion. A thua është kështu, apo më shumë kemi të bëjmë me injorancë dhe me mungesën e kurajës qytetare që gjërat t’i themi hapur? Cilado që të jetë, ana e errët e kësaj pune është se një vendim i tillë nuk është dashur të merret pa një diskutim të gjerë dhe analizë të gjithanshme të kësaj çështjeje. Ja, përse unë i them “JO!” kësaj katedraleje në qendër të Prishtinës (sepse ka mjaft hapësirë të tjera, ku mund të ndërtohet ajo)”.
Publicisti penëmajëmprehtë, Kraja, i pajisur me fa­k­tet dhe me njohuri të mjaftueshme për problemin që ka pike­tuar, shkroi:
“E para, vendimi për ndërtimin e katedrales në qe­ndrën e një qyteti, ku 99.9% e popullsisë është me përkatësi fetare myslimane, që është kryeqyteti i një vendi po me këtë përkatësi mbi 95%, është vendim kryekreje politik. Të mos harrojmë, për analogji, se kishat serbe, të ndërtuara në 10-15 vitet e fundit anë e skaj Kosovës, përfshirë edhe atë në qendër të Prishtinës, i kemi quajtur me këtë emër, pra të tilla që janë ndërtuar jo për nevoja të besimtarëve, por për të përçuar një mesazh politik. Dihet cilin. Tani ne bëjmë të njëjtën gjë, por në rrethana pak më “demokratike”: vendimin e merr shumica dërrmuese myslimane, në një organ që është zgjedhur me votën e lirë. Megjithatë, konteksti politik i këtij vendimi është tepër i tejdukshëm dhe është një përgjigje politike ndaj kom­pleksit që na e ka mbjellë në vetëdije propaganda serbe – se ne jemi myslimanë, madje fundamentalistë; se Kosova nuk duhet të bëhet shtet, sepse do të bëhet një shtet mysliman në Evropë; se nuk jemi sa duhet perëndimorë, se nuk i takojmë civilizimit evropian etj. Dhe, ja përgjigjja jonë; bëjmë katedrale në qendër të Prishtinës, në njërën anë, që t’i kundërvihemi propagandës serbe në mënyrën më të papërshtatshme dhe, në anën tjetër, duam të dëshmohemi evropianë, që po ashtu nuk pi ujë.
E dyta, historikisht është e njohur se kur janë ndërtuar katedralet në qendrat e qyteteve të Evropës (…). Insistimi ynë që të kompensojmë këtë kohë të humbur në këtë mënyrë, tani del qesharak. Që të dëshmohemi evropianë, ka mënyra dhe forma të tjera shumë më bashkëkohore, më civilizuese dhe më kulturore dhe jo të rrënojmë një shkollë për të ndërtuar një katedrale. Bëjeni një tempull arti po në atë vend, nëse doni të jeni në rrjedhë me kohën, sepse kështu jeni tepër anakronikë!
E treta, për kë duhet të bëhet kjo katedrale në qendër të Prishtinës, kur numri i besimtarëve katolikë në meshat e së dielës nuk arrin të mbushë as një të tretën e Kishës së Shën Ndout në lagjen “Ulpiana”? Le të dalin vetë besimtarët katolikë dhe ta thonë hapur sa janë të tillë që frekuentojnë këtë objekt kulti. (Meqë e kam fjalën te kjo kishë, duhet të përmendet një gjest i mrekullueshëm i Ipeshkvisë së Prishtinës, e cila para afro njëzet vjetësh bëri një referendum në lagjen “Ulpiana” për t’i vënë kishës kambanarin. “Poja ishte njëzëshme. Përse tani nuk u bë e njëjta gjë, pra një referendum që do të përfshinte krejt qytetin e Prishtinës? Përgjigjja është kjo: Sepse në këtë punë tani u përzije politika, dhe ajo te ne, si zakonisht, i bën punët çorapë!)
E katërta, nëse pa dëshirën tonë, në qendër të Prishtinës është vendosur një kishë serbe për efekte politike dhe tani ndërtohet një katedrale po për efekte politike, çfarë do të rezultojë pas kësaj? Se kishën serbe nuk do ta heqësh kurrë më prej atij vendi dhe se, në një të ardhme të afërt, ndonjë sheik arab, në një lokacion të afërt me këto dy objekte (para Fakultetit Filozofik, aty ku është Radio-Prishtina, ose diku afër) mund ta blejnë hapësirën dhe të ndërtojnë një xhami me katër minare. Kështu flet përvoja e deritashme. Çfarë do t’i themi atij, se nuk ka të drejtë ta bëjë këtë? Jo. Nëse është bërë një kishë ortodokse politike dhe një katedrale politike, fare lehtë mund të bëhet edhe një xhami politike, aq më tepër kur argumentet për këtë janë më të fuqishme, sepse ke të bësh me një popullsi myslimane që është shumicë e shkuar shumicës. Dhe, a e keni tani të qartë një përfytyrim sado të përafërt sesi do të dukej Prishtina me tre objekte gjigante të kultit në qendrën e re dhe çfarë imazhi do të krijonte ajo?”
Gazetari me përvojë, Mehmet Kraja, i cili foli në emër të shqiptarisë dhe të shqiptarësisë së Prishtinës e të Kosovës, vlera dhe identitete këto të cilat nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë nga Zoti, por janë fenomene shoqë­rore dhe historike në zhvillim me rrjedhë natyrore drejt unifiki­mit të vlerave gjithënjerëzore, e përmbylli reagimin me një qortim historik drejtuar mbështetësve, vendimmarrësve dhe qytetarëve të Prishtinës e të Kosovës: “Vërjani sot gishtin kokës, për të mos e vënë nesër diku tjetër!” (Koha ditore, e shtunë, 8 mars 2003).
Reagimin e Mehmet Krajës e përkrahu plotësisht prof. dr. Sadri Fetiu, drejtor iInstitutit Albanologjik të Pri­shti­nës. Nëreagimin “Jo katedrale në qendër të Prishtinës”, shkruar më 10 mars 2003. Autori, i indinjuar me intelektualët me vesht në lesh, midis të tjerash, theksoi: Kraja,me shkrimin e tij për katedralen ka hapur diskutimin për një çështje shumë të madhe, për të cilën të gjithë ata që ia duan të mirën Prishtinës, Kosovës dhe përgjithësisht popullit shqiptar, kanë obligim ta thonë publikisht mendimin e vet. Vetë çështja, për ata që kuptojnë dhe dinë të mendojnë, është aq e madhe, saqë lartësia e saj ngrihet mbi të gjitha katedralet e ndërtuara deri sot kudo në Evropë”.
Më tutje, Sadri Fetiu, me një ndershmëri dhe edu­katë atëgjyshore, vuri në spikamë qëndrimin e tij prej intele­ktuali dhe dijetari patriot: “Duke përkrahur në tërësi me­n­dimin e z. Mehmet Kraja, kësaj radhe, duke i ftuar të gjithë intelektualët që ta thonë mendimin e tyre për këtë çështje, unë do të them troç:
 Vendimi i Kuvendit të Komunës së Pri­shti­nës për ta ndërtuar katedralen në vend të shkollës, Gjimnazit “Xhevdet Doda”, paraqet hiç ma pak se mjerimin tonë shpirtëror, fukara­llëkun tonë mendor dhe poltronizmin tonë she­kullor ndaj të huajve, që kanë vepruar po­thua­jse gjithnjë kundër interesave tona kombëtare”.
Dhe, në vazhdim, qartë i mllefosur ndaj poltronizmit dhe indiferentizmit të intelektualëve shqiptarë, Sadri Fetiu do të konstatojë: “Në qoftë se lejojmë që të realizohet kjo ide e marrë, atëherë përballë katedrales, në anën tjetër të rrugës, në vend të Fakultetit të Filologjisë dhe të fakulteteve të tjera që janë në atë ndërtesë, duhet ta ndërtojmë një Çmendinë me përmasa gjiganteske për ta vendosur në të tërë budalla­kinë, që ka lulëzuar në kokat e disa politikanëve tanë të dorës së parë dhe të një pjese të elektoratit të tyre. Këta mjeranë kanë marrë për detyrë që popullin shqiptar të Kosovës ta kthejnë ne mesjetën e hershme, për t’i gjetur fillet e qytetë­rimit tonë ”oksidentalist” që të bëhemi edhe ne, siç thonë ata të fakirë, pjesë e Evropës së Bashkuar”.
            Profesor Sadri Fetiu, njohës i mirë i kujtesës hi­storike dhe i kërkesave tona kombëtare më parësore, do të theksojë me largpamësi: “Unë besoj se jo vetëm intelektualët, por përgjithësisht njerëzit tanë të vetëdijshëm, që i respektojnë traditat fetare të të gjithë qytetarëve të Kosovës, e shohin se një katedrale e këtillë për Prishtinën do të ishte nevoja e fundit, që të të vinte në radhë vetëm pasi të realizohen të gjitha nevojat e tjera për jetën normale të qytetarëve tanë”.
Intelektuali i shquar, Fetiu, konsekuent parimeve të kombësisë për qytetarinë, sikur lëshon një mallkim për gjene­ratat e sotme, të papërgjegjshme për ardhmëninë e brezave, dhe gishtin e drejton në ata që për interesat materiale, për të ushqyer barkun pangopshëm, konvertohen në hilegji dhe shkelin mbi të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen e identitetit tonë kombëtar dhe atë në emër të shqiptarisë tjetërfare, katolike, të pajetuar kurrë: “Në qoftë se, megjithatë, njerëzit tanë do të heshtin dhe në heshtje do t’i pranojnë edhe marrëzitë e këtilla, me të cilat do të qeshë bota me ne, atëherë kemi nevojë për një kontroll të përgjithshëm të shëndetit tonë mental, ose duhet ta pranojmë se vetëdija jonë e përbashkët ka rënë aq poshtë saqë kemi shkalluar në tërësi si popull. Kjo nuk është për t’u çuditur, meqë në rrethanat e sotme kanë ndo­dhur shumë befasi, e, madje, shumëkush nga ne e ka ende të freskët mësimin se ‘baza materiale e pë­rca­kton vetëdijen e njerëzve...”
Reagimeve dinjitoze publike do t’u përgjigjet në Zëri, më 17 mars 2003, kancelari i Kancelarisë së Ipeshkvisë së Kosovës, dr. dom Shan Zefi,me një injorim të plotë, në stilin: “Qentë lehin karvani ec!”, duke ua bërë me dije, reague­sve dhe opinionit, të heshtin, se capo i projeksionit për të ardhmen katolike të Kosovës është Sovrani i saj - Shalla nga Velania!?
Dom Shan Zefi informonte opinionin se Ipeshkvia e Kosovës kishte ushtruar kërkesën për lokacionin e kate­dra­les “diku në vitin 2000, në kohën kur drejtor i urbanizmit ishte i ndjeri Rexhep Luci. Pasi për shkaqe të ndryshme nuk arriti ndonjë përgjigje e kënaqshme, kërkesën e kishte riaktualizuar dom Shan Zefi që ishte angazhuar në Këshillin Transitor të Kosovës. Edhe pse si opsione ishin edhe dy lokacione të tjera: njëri te objekti i ‘Rilindjes’ dhe tjetri te barakat e Fakultetit të Arkitekturës, lokacioni më i përshtatshëm, sipas Ipeshkvisë së Kosovës, ishte hapësira ku gjendet objekti i gjimnazit “Xhevdet Doda”, i cili para se të shndërrohet në shkollë dikur kishte qenë kazermë, pastaj burg e vendstacionim policie. Në vjeshtë të vitit të kaluar (2002), diku në shtator, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shqyrtuar kërkesën dhe është përcaktuar që si lokacion për ndërtimin e katedrales të jepej, jo hapësira që parapëlqehej nga Ipeshkvia, por lokacioni në vazhdim të Pallatit të “Rilindje”, ku dikur ishte menduar të ndërtohej objekti i Televizionit”.
Më tutje, gazetari i Zërit, shkruan: Lokacioni te “Ri­lindja nuk kishte kënaq aspak ‘promotorin’, dom Zefin. ‘Nëse dëshirojmë të nxjerrim diçka nga e humbura, vendi më i përshtatshëm është lokacioni te gjimnazi, shprehet ai që i ishte drejtuar sërish garniturës së pushtetit komunal që ta ndërrojë vendimin. Katedralja në Romë, bazilika e Shën Pjetrit, Noter Dam në Paris, katedralja e Londrës etj. të gjitha gjenden në qendër e jo skajeve të qyteteve, përsërit dom Zefi fjalët që ua kishte thënë edhe zyrtarëve me ndikim, që nga nivelet më të larta kosovare, ndikimi i të cilëve duket të ketë qenë vendimtar në ndryshimin e lokacionit”.
Filozofi i shquar, Hegel, që moti kishte konstatuar: “Shteti paraqet shpirtin e popullit”. Kur do të bëhet Kosova shtet dhe cila është liria dhe jeta në Kosovën aktuale? Po diçka që kurrë s’e ke pasur, si ka pasur mundësi të humbet?! Dhe, o njeri, a ka logjikë njeriu që kërkon të barazojë Kosovën vend mysliman nga periudha e Humanizmit dhe e Renesancës, në të cilën ende nuk ka pushuar lufta për liri, me qendrat fetare e kulturore të krishtera katolike e protestane të periu­dhës së Humanizmit dhe të Renesancës - Romën, Parisin, Londrën etj.?!!! Filozofi Andre Zhid do të ta qortonte Dom Shanin: “Të ndjehesh i merituar apo të kërkosh grada, është mendje e prishur që i hap rrugë një fatkeqësie kolektive…!”
Filozofi Bacon ka një konstatim qortues për sovranët si ai i “Vilës në Velani”, në të cilin ka mbështetjen kryesore dr. Dom Shan Zefi për ngritjen e katedrales në lokacionin e vetëm të pëlqyer nga Ipeshkvia: “Të jesh kryetar i shumë skllevërve, është një ofiq i poshtër”. Kancelari Dom Shani nuk e arsyeton kërkesën për katedrale në Zemër të Pri­shtinës me nevojat e besimtarëve katolikë aktualë, sepse numri i tyre nuk mjafton as për kishën katolike ekzistuese.
Dhe, këtu duhet të konstatohen faktet: Dihet, saktë­sisht, sa familje shqiptare katolike jetojnë në Prishtinë dhe sa banorë katolikë ka Prishtina. Këtë numër nuk më takon ta dekonspiroj, plotësisht. Disa fakte duhet të bëhen publike: Duke lënë plotësisht anash familjet shqiptare myslimane, në Prishtinë ka rreth dy herë më shumë familje të hoxhallarëve shqiptarë se familje të shqiptarëve katolikë. Dhe, edhe më qartë, numri i banorëve katolikë të Prishtinës është më pak se tri herë sa kishte nxënës medreseja “Alauddin” në vitin shkollor 2002/2003. Dhe, shqiptarë katolikë në Prishtinë, ka, aktualisht, rreth nëntë herë më pak se ka nxjerrë nxënës të diplomuar kjo Medrese për 50 vjet të punës. Në këto përllogaritje nuk është marrë numri i profesorëve (myderrizëve) që dolën nga Fakulteti i Studimeve Islame.
Ndaj, vërtet, ec e mbështete kërkesën për katedrale në emër të nevojave të besimtarëve katolikë të Prishtinës, në një anë dhe të mos përmbushësh kërkesën e komunitetit islam, të kombit, faktikisht, në anën tjetër!!!?!
Meqë ky adut parësor, numri i mjaftueshëm i banorëve katolikë në Prishtinë për një katedrale me përmasat mesjetare, i ka munguar Ipeshkvisë së Kosovës, kancelari Dom Shani, ka nxjerrë argumente të tjera, krejt terciare, por parësore për politikën lëdëkëisto - pëshëdëkëiste dr. Ibrahim Rugova – Akad. Mark Krasniqi: “Kryeqyteti i një shteti që po kri­johet meriton të ketë një objekt që do ta prezantonte me dinjitet më të lartë. Jo vetëm para vendorëve, por edhe para përfaqë­suesve të lartë ndërkombëtarë. Atyre që kanë ardhur dhe në të ardhmen do të vijnë edhe më shumë për punë të ndryshme në Prishtinë. Këtu do të vijnë ambasadat, përfaqë­sitë konsullare, përfaqësi kulturore dhe të biznesit, me një fjalë Prishtina do të jetë qytet ambasador i Kosovës dhe i shqiptarëve”.
As këto që u nxorën më lart nuk donë koment. Mos e thashtë Zoti që numri i të huajve, të krishterë e myslimanë, të shtohet edhe më në Kosovë! Kjo do të thotë: Kosova nuk do të jetë Kosovë më kurrë, as në Kosovë më nuk do të kthehet jeta, tradita dhe morali shqiptar - pa drogën, pa shtëpitë publike, pa korrupsionin, pa dinjitetin e nëpërkëmbur të femrës shqiptare dhe pa homoseksualë - të gjitha dhuratë nga “perëndimorëtçlirimtarë!”
Nejse, të vazhdojmë: dr. dom Zefi, si një profet, do t’ua përkujtojë shqiptarëve myslimanë rrezikun që i pret nga Liria e fituar me gjakun e djalërisë ademjashariane të shqip­tarisë: “Shqiptarët gjenden në rrethana të shumta që na ku­shtë­zojnë të lëvizim’, sidomos në vitin 2003 që është vit i shenjtë, vit i Nënës Terezë, e cila sivjet, më 19 nëntor në Vatikan do të shpallet e shenjtë. ‘Sa kisha, tempuj e sheshe i kushtohen sivjet Nënës Terezë anekënd botës? Po ne shqi­ptarët çfarë do t’i kushtojmë asaj që ishte bija jonë, nënë e këtij vendi dhe e këtij populli”. Dhe, Dom Shani përfundon i kë­na­qur: “Me katedralen në Prishtinë që do të mbajë emrin e Nënës Terezë shqiptarët lajnë borxhin ndaj bijës së vet të madhe”.
Tashti më kam përshtypjen se aty ku përdoret cilësimi “i shenjtë” për diçka, hiqja petën dhe do të shihet se mu aty fshihet vetë djalli për identitetin e shqiptarit mysliman. Thirrja në Nënë Terezën si diçka mbi perëndinë e shqiptarëve tashti më është bërë thirrje bajate, mashtrim i tejdukshëm i domini canesvepër të vërtetën e Fesë së Krishtit në Kosovë. Dhe, ta ripërflas pa hezitim, atë që kam konstatuar edhe disa herë të tjera. Vërtet, Gonxhe Bojaxhiu u lind shqiptare, rininë dhe rritën e kaloi si maqedone dhe Dr. dom Lush Gjergji, në pleqërinë e saj të thellë, ia ktheu “identitetin” – kombësinë shqiptare. Por, kjo nuk do të thotë fare se Nëna Tereze nuk ishte një humaniste e madhe e përkushtuar në Fenë e Krishtit, një personalitet botëror dhe vetëm pse ishte e tillë, ajo do të shenjtërohet nga Papa. Pra, Nëna Tereze në rend të parë i përket fesë së krishterë, rendit të dashurisë që ajo i shërbeu, Kalkutës ku prehet, kishës katolike që i shërbeu aq me devotshmëri, e nderuar dhe e respektuar edhe nga bota islame, ama jo për idhull.
Meqë ishte bija jonë, shqiptare, meqë në kombin tonë ka rreth 12% të krishterë – ortodoksë dhe katolikë, kombi shqiptar në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, e mbi të gjitha Prishtina, kanë bërë shumë, madje përtej normales, për ta pavdekësuar një emër të një personaliteti të gjakut të vet në mjediset kryesisht ose plotësisht myslimane. Nisemi nga Tirana: emri i Aeroportit nacional. Emra sheshesh dhe shtatorja e saj sot janë në disa qytete të Shqipërisë, në mjediset shqiptare në Mal të Zi dhe në Maqedoni.
Po në Kosovë? A ka qytet që nuk ka shesh pa emrin e saj? Në disa sheshe dhe në disa kisha ka shtatore të Nëna Terezës. Tashti të ndalemi në Prishtinë. Nga viti 1990 ishte She­shi “Nëna Terezë”, nga vitin 2001 është edhe Bu­­levardi “Nëna Terezë”, në vitin 2002 – Sheshi “Në­na Te­rezë” me Shtatoredhe lokacioni për Tempullin e Paqes “Nëna Terezë”. Më 26 shkurt 2003 u mor ve­ndimi për lokacionin e Katedrales “Nëna Terezë” në vendin e gjimnazit shqiptar “Xhevdet Doda”?!!!
Dhe, shtrohet pyetja: Çka mund të kërkohet më shumë nga Kisha lokale e Kosovës për Nëna Terezën e Kal­kutës. Qartë, edhe sikur kjo motër nderi, Gonxhe Bojaxhi - Nëna Terezë të kishte qenë vetë Eva e Abrahamit, alias hazreti Hava e hazreti Ibrahimit - nënë e lindjes së shqiptarëve, kaq sa u bë për emrin e saj e në emrin e saj do të ishte përkushtim i tepërt, idhujtariparamono­teiste. Aq më parë kur dihet se Nëna Tereze po përdoret nga Ipeshkvia e Kosovës për varrmihëse të identitetit she­kullor të shqiptarëve myslimanë. Ta dëgjojmë zërin e ndër­gje­gjes së vëllait tim katolik, dr. dom Shan Zefit:
“Edhe pse në formë trekëndëshi, hapësira prej 1.35 hektarësh, ku do të ndërtohen edhe objektet përcjellëse, jo vetëm katedralja, është më shumë see mjaftueshme. ‘Ne flasim për një katedrale brenda mundësive të shqiptarëve’ që nuk pretendon të krahasohet me katedralat e qendrave evropiane. Prandaj, ‘duke llogaritur mundësitë dhe kërkesat tona, mendoj se në të gjitha pikëpamjet vendi është i mirë, i mjaftueshëm, për të mos thënë ideal’. Trekëndëshi madje është i parapëlqyeshëm, sepse në kuptimin kishtar simbolizon trininë e shenjtë, shprehet dom Zefi, duke qenë i bindur se ‘këtë vend në Prishtinë ka mundur ta ruajë vetëm gjaku i derdhur i Pjetër Bogdanit dhe lumturia e Nënës Tereze”.
O Zot, ky sqarim i Dom Shanit se ç’mi solli ndërmend vargjet e prijatarit të pavarësisë së Shqipërisë, martirit Salih Gjuk Dukagjini, i cili, duke iu drejtuar Shqypes, më 1911, ku mund të gjente prehje, i thërriti: “Çili kriht e bana hije,/ Merrmi zojt, ushqej me dije (…), Sod shumë korba thonë jem shqype / Si duron e kryet s’ja u shtype” !?
 Për rëndësinë e Nëna Terezës për qenien shqip­tare, fola për ata që duan të kuptojnë. Me përvojën e Je­zu­sit do të thosha: “Bëmë vetëm atë që patëm detyrë të bëjmë”.
Kam folur më herët edhe për Pjetër Bogdanin. Këtu të mjaftohemi vetëm me kaq: Vepra e Bogdanit për mendimin fetarë të krishterë, për letërsinë, dhe si burim i gjuhës së shkruar shqipe, është e rëndësisë historike. Ndërkaq, roli i saj në integrimin e kulturës kombëtare shqiptare është zero ndikim. Ajo u bë e njohur për shkencës dje, kur kombi shqiptar ishte i formuar, njësoj si edhe Meshari i Bu­zu­kut, apo edhe vepra madhore e Budit, Bardhit, Kazazit etj. Së këndejmi, Bogdani mund të quhet edhe martir i krishterimit, por jo kurrë martir i kombit shqip­tar. Ai nuk u vra, nuk derdhi gjakun në luftë, por vdiq i goditur nga murtaja, si edhe Picolomini. Do të thosha, që të dytë i dënoi Zoti për krimet që bënë mbi shqiptarët myslimanë. Bog­dani udhëhoqi kryqëzatë dhe jo luftë çlirimtare për shqipta­rinë e Dardanisë. Në kohën e Tij popullsia e Dardanisë ishte myslimane rreth 90%, e cila për gjuhë kishte shqypen, veten e quante shqyptar dhe vendin Shypni. Një përqindje e vogël e tyre fliste edhe turqisht, e, në disa vise, një përqindje tjetër, fliste go­ra­nisht koine kishtare bullgare dhe boshnjakisht. Kryqëzata e Picolominit – Bogdanit – Çarnojeviqit dhe Karpushit, e vitit 1689/90, i dha grushtin më të rëndë shqiptarësisë së Dardanisë.
Të përmend edhe një fakt, të dëshmuar nga vetë Pjetër Bogdani në Cuneus. Një i parë i tij ishte vojvodë i sundimtarit serb Gjuragj Brankoviq, dhe mori pjesë në Luftën e Kosovës më 1448. Pas thyerjes nga ushtria osmane, Skënderbeu e gjeti të fshehur, në gjendje të mjerë, në malet e Qyçavicës (Drenicë). Qartë, ai s’ishte as mund t’ishte katolik me emrin serbisht, Bogdan. Pra, edhe në Pjetër Bogdanin kemi të krishterin laraman katoliko-ortodoks. Kjo është histori shikuar nga interesat etnike dhe politike të popullit dhe të kombit shqiptar e mbështetur në faktologji. Balzaku do të na sugjeronte: “Ekzistojnë dy histori: historia zyrtare, rrenacake, e cila jepet në shkolla” dhe “historia e fshehtë, në të cilën jepen shkaqet e vërteta të ngjarjeve, historia plotë marri”.
Tashti t’i kthehemi përfundimisht dr. dom Shan Ze­fit, i cili, duke pasur mbështetje besnike presidentin kon­ce­n­sual të Kosovës, Zotin Ibrahim Rugova, e reali­­zoi pje­sën e parë të projeksionit të Ipeshkvisë së Kosovës - për të vërtetën e Fesë së Jezusitnë Kosovë: siguroi vendimin nga Kuvendi Komunal i Prishtinës për ngritjen e katedrales “Nëna Terezë” në vendin e gjimnazit shqiptar “Xhevdet Doda” të Pri­sh­tinës. Sipas Shanit ndërtimi i kompleksi kishtar i katedrales do të zgjasë 5-6 vjet, kurse “financues e projektit, vlera apro­ksi­mative e të cilit sillet rreth 10 milionë dollarë, është Kisha Ka­tolike, në rend të parë janë besimtarët tanë brenda dhe jashtë atdheut, por do të mirëpriten ndihma nga çdo institucion apo individ vullnetmirë”.
Domethënë, ndërtimi i Katedrales së Prishtinës do të zgjasë më shumë se ndërtimi i Urës së Shenjtë mbi Dri, për ngritjen e së cilës u thye besa midis tre vëllezërve dhe u vikti­mi­zua nusja e vëllait besnik. Çështja u bë baladë. Koha më në fund e nxori Urën e Shenjtë nga përdorimi dhe prej Urës së Re mbi Dri kalimtarët bëjnë më gisht kah e vjetra e lënë shkret dhe njëherit kujtojnë tradhtinë e vëllezërve dhe viktimizimin e besës – Nuses. Dhe, kërko kush është e vjetra e kush e reja në këtë baladë, dhe kuptojeni se këta që kalojnë mbi Urën e Re, duke ruajtur kujtimin për besën e thyer të vëllezërve, për nusen e viktimizuar për diçka të rëndësisë shoqërore të përbashkët, i për­kasin një moti tjetër, të tretë, që, deshëm ne apo jo, është duke u ngritur. Po, në Kur’an, a nuk është beja e parë: “Pasha Kohën!”
Se kush do ta financojë kompleksin katedral, kjo është krejt e parëndësishme për momentin, për çështjen. Megjithatë, duhet të thuhet: Ata që e kanë dinar dinin, nuk falin gjë pa interes të madh. Dhe e dyta, kemi një përvojë të hidhur me ngritjen e Monumentit të Skënderbeut. Kur PSHDK - Kisha katolike - LDK nisën fushatën për ngritjen e këtij monumenti, aty ku nuk e kishte vendin legjitim të caktuar nga pushteti i dalë nga Lufta Çlirimtare e UÇK-së, në terren u lë­shuan pëshëdëkëistë bajloza të biznesit, të cilët rrihnin gjoks: “Ne do ta financojmë ngritjen e Monumentit të Skënderbeut…!” Në fund rezultoi fakti: UFORK-u i Bujar Bukoshit, djersa e bijve tanë kushtuar Martirizimit të Drenicës për Lirinë e Kosovës dhe të shqiptarisë derdhi miliona marka për atë monument që bëri Skënderbeun, për të parën herë pas helmimit të Tij nga Vene­diku, të ndajë edhe një herë shqiptarët në: “skander­begasë”-pushtetdashës dhe uçëkëistë-lirifarkëtues.
Dhe, ua lë kohën dorëzanë, barrën e ngritjes së katedra­les, prapë, do ta bartin idealistët liridashës, do ta bartë popullsia shumicë, e martirizuar për lirinë e popullit dhe të vendit. Dëshmi e parë për këtë është: Katedralja e Prishtinës do të ngritet në tokën e martirit të kombit, Shyqyri Ramadan Beut (e një të afërmit të tij), kryetar i Degës së Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Prefekturën e Prishtinës, i therë dhe i humbur nga komunistët në Nëntor 1944. Në pronën e tij është edhe Hoteli Grand. Vlera e truallit për katedralen, sipas një analize që u publikua, është trembëdhjetë herë më e madhe se parashikimi i kostos së katedrales (Ilir Krasniqi, Kërkuam republikë, jo katedrale!, Epoka e re, e martë, 1 prill 2003).
Ajo që është më e paarsyeshmja, dr. dom Shan Zefi, e përmbyll “informatën” për opinion me një konstatim prej fitimtarit të krekëzuar pas një debellatio, me mesazhe të qarta, jo vetëm kundër identitetit historik të shqiptarëve myslimanë, që do të thotë: kundërIslamit në Kosovëe më gjerë në tokat shqiptare, por i shpalli luftë edhe ortodoksisë serbogreke pa asnjë fije tertipi – me shpatë zhveshur, plotësisht ndesh me kërkesat ekumenike të proklamuara nga Atenagora, për të cilat bëri shumë udhëtime dhe derdhi shumë mund papa Gjon Pali i Dytë. Partizani aktual më i flakët për ekumenizmin është dr. dom Lush Gjergji. Dhe, nëse fjala publike e ipeshkvit ka ndonjë rëndësi, më herët kam vërë në spikamë se për ekumenizmin – bashkëpunimin deri në bashkim të kishave dhe të bashkësive të krishtera është përcaktuar edhe Ipeshkvia e Kosovës në krye me Imzot Mark Sopin.
Mirëpo, qëllimi i kishës katolike për të vërtetën e Fesë së Krishtit në Kosovë duhet arritur me çdo mjet. Për këtë qëllim, siç mund të shpjegohet, kancelarit të Kancelarisë Ipeshkvore, dr. dom Shan Zefit, i është lënë roli i franc-tireur-it, shigjetarit të lirë, të shtije publikisht me plumba patriotikë, madje edhe racist, të bëj edhe një lloj thirrjeje për kryqëzatë antior­to­dokse për t’u dukur sa më shqiptar, sa më antiserb para masës shqiptare myslimane të mllefosur në kishën serbe si gjenerator e të gjitha mjerimeve e të gjenocidit shekullor kundër shqiptarëve myslimanë dhe kundër shqiptarësisë së Kosovës dhe tokave të tjera të banuara me shqiptarë myslimanë. Qëllimi përfundimtar edhe i Kishës lokale të Kosovës romano – katolike edhe i kishës ortodokse – serbe, bullgare e greke është i njëjtë: Në Kosovë dhe në Ballkan të mos ketë më fe islame, civilizim islam as mysli­man, qofshin ata shqiptarë, bosnjakë, goranë, torbesh ose turq.
Këtë qëllim nuk mund ta fshehë as dr. dom Shan Ze­fi: “Me këtë katedrale praktikisht një herë e mirë dhe përgjithmonë mbyllet ndikimi oriental i kishës së ritit lindor. Prishtina dhe Kosova do të jetë ai fundi i shtrirjes së këtij ndikimi në botën shqiptare. Do të thotë, deri në Prishtinë. Mbas Prishtinës është botë perëndimore dhe…botë shqiptare. Kjo katedrale do të dëshmojë se këtu janë ata kufijtë dhe se do të ndihmojë që shqiptarët ta kuptojnë identitetin e vet historik, se në mendje dhe shpirt kanë qenë dhe kanë mbetur botë perëndimore” – përfundon vëllai im, dr. dom Shan Zefi, të cilin, Shën Mateu do ta këshillonte: “Nëse syri yt i djathtë të çon në mëkat, nxirre e flake larg teje”, kurse Njeriu i madh i kësaj bote, Pejgamberi Muhamed Mustafaja, do ta këshillonte: “Ji zotnues, studiues, ndigjues ose dashurues i dijtunisë dhe mos u ben i pesti, se do t’a prishësh vehten!”
Dhe, për të fundit herë vëllaut tim katolik, dr. dom Shanit, do t’i thërrisja me këshillën e Birit të Hyut, Jezusit: “Mos bëj dëshmi të rrejshme!” Dhe, edhe njëherë ia rikujtoj këshillën e Pejgamberit Muhamed: “Kur të shkelni edhe mbi varre, të shkelni me moral, mbasi edhe të vdekurit kanë qenë dikur njerëz!”
Në përmbylljen e dr. Shanit janë tri çështje, që as mund të heshtën, as të fshihen - me pasoja për paqen sot e në të ardhmen, kundër tolerancës fetare historike në Kosovë dhe tokat shqiptare, me rrezikshmëri permanente për të ardhmen shqiptare të Kosovës e më gjerë, të tokave shqiptare.
E para, Shani thotë: “Me këtë katedrale praktikisht një herë e mirë dhe përgjithmonë mbyllet ndikimi oriental i kishës së ritit lindor” në Kosovë dhe tokat e tjera shqiptare?!
Vërtet, kllapi e një prifti, apo…!? Në kombin tonë, ko­mu­nitetin e dytë fetar e përbëjnë shqiptarët ortodoksë dhe kombi shqiptar për monumente më të vjetra të kulturës së krishterë i mbanë dhe i përjeton manastiret dhe kishat e ritit lindor. Këta ortodoksë, këto manastire dhe këto kisha kanë patriark, në mëvetësi, por kanë lidhjen shekullore me Patriar­kun në Stamboll dhe kanë, së paku një vëlla në Atos, Re­poshin, vëllanë e Skënderbeut. Dhe, kush mund të me­ndojë se nuk vlejnë ato lidhje shpirtërore e administrative shekullore, aq sa vlejnë lidhjet shpirtërore e administrative të shqiptarëve katolikë, të kishës katolike dhe të “katedrales politike të Ibrahim Rugovës” me Papën në Vatikan? Po Kur’ani fisnik a na thotë: “Ne çdo bashkësie fetare i dhamë librin e shenjtë të cilin do ta zbatojnë”. Së këndejmi, nuk duhet harruar edhe të vërtetën historike se shqiptarët myslimanë, siç e kam thënë më herët, në periudhën paraislame ishin “lindorë” dhe jo “perëndimorë”. Pra, a duam luftë fetare për fitoren e katolicizmit edhe kundër vëllezërve tanë ortodoksë? Unë, JO!
E dyta, sipas Dom Shanit, “Prishtina dhe Kosova do të jetë ai fundi i shtrirjes së këtij ndikimi (ritit lindor) në botën shqiptare. Do të thotë, deri në Prishtinë. Mbas Prishtinës është botë perëndimore dhe…botë shqiptare”.
Vërtet, duket se vëllait tim, Shani, i flet vetëm ze­mra dhe jo edhe mendja: Emil Zola do të thoshte: “Zot ku­ndër zoti, feja kundër fesë, pushtim kundër pushtimeve”. Po në anën e majtë dhe në anën e djathtë të Prishtinës - Kosovës çfarë feje dhe cilat faltore ekzistojnë historikisht? Katolicizmi dhe kisha katolike, jo! Nuk pyes se çka do të bëjmë me xha­mitë, me teqetë, me varret shqiptare të myslimanëve, me medresetë, fakultetet e shkencave islame, me literaturën e pro­ve­niencës islame. Për këto kemi përvojën evropiane të An­da­luzisë, dhe, kemi përjetimin shqiptar të dhunës gjenocidiale serbe dhe bullgaro-maqedonase të kohës sonë.
Këtu nuk dua të pyes sa kisha katolike të Kosovës u përballën me zjarrin shkatërrues të kanibalistave serbë e bull­garo-maqedonas gjatë Luftës Nacional Çlirimtare Shqiptare nën Udhëheqjen e UÇK-së, as sa priftë u ndoqën nga kishat e tyre, as sa biblioteka të kishave katolike përfunduan në zjarr, as sa prifta përjetuan thikën, a plumbin, e ushtarit të pushtuesit serb. As pyes, pse okupatori barbar pati qëndrim tjetër ndaj trashëgi­misë katolike në Kosovë, karshi trashëgimisë islame?!!!
Faktet që do të sjellë janë përgjigje për pyetjen e fundit: Bilanci tragjik që lanë hordhitë barbare serbe vetëm në arealin administrativ të Kosovës, është: nga560 xhamitë, sa kishte gjithsej para luftës në Kosovë, “218 u dogjën, u shkatërruan e u demoluan. U dogjën e i shkatërruan nga themeli 4 medrese të vjetra, ndërsa u demolua në tërësi objekti i ri i Medresesë “Alau­ddin” në Prishtinë, u dogjën e u demoluan 3 teqe, 1 ha­mam, 75 dyqane, pronë vakufnore, u dogjën e u shkatërruan 302 shtëpi të imamëve. Nga dora vrastare serbe u vranë 16 imamë, 1 punëtor administrativ i Kryesisë së BI, dhe 14 nxënës dhe ish-nxënës të Medresesë së mesme “Alauddin” të Prishtinës (…).
U shkatërruan 86 minare, 117 mihrabe, 120 hydbe, 114 kupola, mbi 560 arabeska origjinale e autoktone të artistëve shqiptarë, madje disa të vjetra edhe me shekuj, mbi 12 mijë dorëshkrime dhe mushafe të djegur. Kur t’u shtohet këtyre zhdu­kja e materialeve dhe e lëndëve të vjetra arkivore, që ruheshin në Arkivin Qendror të BI, numri i të cilave arrinte në mijëra – kjo vërtet përbën një humbje të madhe jo vetëm për të kaluarën tonë kulturore e historike, po edhe për mbarë kulturën dhe qytetërimin botëror” – rezulton në albumin e tmerrit: “Bar­ba­ria ser­be ndaj monumenteve myslimane në Kosovë (Shkurt ’89 – Qers­hor ’99), Prishtinë, 2000, 8).
Për ta kuptuar më mirë shkakun pse u soll në këtë shkallë barbari serb, kundër trashëgimisë islame të Kosovës, të mjaftohemi vetëm me dy konstatime, të themi historike. Konsta­timi i parë: Një Korçarë i krishterë, më 1900, duke folur për rëndësinë e Islamit ndër shqiptarët, midis të tjerash, shkroi: “S’janë vallë këto luftëra prej shekujsh, që mbajtën gjer më sot gjallë ndër zemrat të Shqiptarëve trimërinë e stërgjyshit Skë­nder­be?! S’janë vallë myslimanët shqiptarë që mbajtën në kë­mbë gjer me sot ata zakone të vjetrë tanë qe çuditën botën?! S’është vërtetë se pa myslimanët, të cilët besa i bëri të largohen nga të tjerët, nga kaurët, do të ishin që shumë shuar e harruar këta zakone?! Të mos ishin këta tradhëtarë të fesë, siç thonë ca tradhëtorë të mëmëdheut, Shqipëria nuk do t’ishte aq ‘e madhe sa është sot (90.100km2 -.M. P.), do të ishte për gjysmë, një e katërt nga shkaku i shqehve (sllavi) që na kishin pllakosur gjer në kërthiz’ të Shqipërisë (…). Myslimanët shqiptarë vunë frenë përhapjes detit shqah (…). Të më nepet lejë të thomë se Shqipëria e poshtërme në gjendet sot e pandarë nga trupi i Shqipërisë, kjo gjë detyronte gjithë myslimanëve Shqipëtarë (…). Ata që pushtuan islamizmin, myslimanët e sotëm janë që apin Epirit karakter Shqiptar” (Kalendari Kombiar, So­fje, 1902, 61-62).
Kështu u tha para një shekulli, ndërkaq plotë para gja­shtë­dhjetë vjetësh, publicisti Eqrem Telhaj, njëri ndër më të shquarit i kohës së tij, midis të tjerash, shkroi: “Duke hyrë në besimin e ri, shqiptariu largua më tepër nga sllavi, ndërroi fenë, por shpëtoi fisin. Sikur të mos kish ndërhyrë me kohë fuqi e Perandorisë osmane, sot në Kosovë, në Dibër dhe në Maqe­doninë shqiptare, do të kishte mbetur vetëm një pakicë shqi­ptarësh në proces të shpejtë sllavizimi.
Veçanërisht minaret e Kosovës (…) një kohë kanë qenë mburojat e Shqipërisë, fortesa të pathyeshme për mbrojtjen e rodit arbëresh; prandaj, duhet (pavarësisht nga rëndësia që kanë edhe sot në lëmën fetare dhe etiko-filozofike) që, shqipta­rët të çdo besimi, t’i konsiderojnë dhe t’i nderojnë si monumenta kombëtare” (Kosova, Tiranë, 19 dhjetor 1943).
Së këndejmi, pushtuesi serb veproi, siç veproi barba­risht, kundër trashëgimisë islame të Kosovës për të shlyer ta­pi­në shekullore të shqiptarësisë së saj.
Dhe tashti, pas këtij digresioni të rëndësishëm, shtrohet pyetja: Pasi Ipeshkvia e kishës romano- katolike dhe Presinde­nca lëdëkëisto-pëshëdëkëiste rugoviane do ti konvërtojnë shqip­tarët myslimanë të Kosovës në mahlukat të krishterë katolikë, çka do të bëjë tani ky mahlukat i ri i Kosovës, me pjesën e “ritit lindor” brenda Shqipërisë Etnike dhe brenda kombit shqiptar? Do t’i zhdukim me zjarr e thikë, apo do t’i konvertojmë në ka­tolikë, jo pa zjarr dhe thikë?!! Vërtet, Dom Shani, alias Ipe­shkvia e Kosovës, qysh tashti ua fali Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë tokat shqiptare të pushtuara dhe të aneksuara me ndihmën dhe me bekimin e katolicizmit dhe të protestantizmit evropian. D.m.th., janë aleatë me pushtuesit. A do të heqim dorë nga pjesët e trungut shqiptar, nga pjesët e trupit tonë, ku aktualisht flitet shqipja, siç hoqëm dorë nga Sanxhaku i Tregut të Ri dhe nga Sanxhaku i Nishit, pse jo dhe nga Çamëria?!!
Edhe diçka duhet ta meditojmë: Zgjidhja për të cilën po punon Ipeshkvia e Kosovës e Imzot Mark Sopit, që kë­tu e tutje shqiptarët myslimanë të bëhen “botë perëndimore” katolike(?!), a do t’i shpëtojë këta nga luftërat me fqinjët orto­doksë, të cilët, megjithatë në Kosovë kanë diçka historike shekullore dhe të shenjtë, shumë më shumë se katolikët shqiptarë dhe Kisha katolike. Një casus belli i përhershëm. Çka do të bëjë Kisha katolike e Imzot Markut me manastiret orto­do­kse aktualisht serbe në Kosovë? T’i kthejë në faltore katolike, t’i rrafshojë përtokë?!!!
Shtrohet edhe pyetja: Në çfarë marrëdhëniesh do të qëndrojë “Ipeshkëvia e kishës romano-katolike e Kosovës”, me seli në katedralen “Nëna Tereze” në vendin e gjimnazit “Xhevdet Doda”, me Patrikanën e kishës ortodokse serbe në objektin plot kryqa ortodoks, pranë Kishës ortodokse dhunë serbe në ambientin universitar të Kosovës?!
Dhe, së fundi, a e kuptojnë misionarët e së vërtetës së Fesë së Krishtit katolik se bashkësia ndërkombëtare nuk erdhi në Kosovë për t’i hapur udhë luftës fetare të kryqit katolik kundër Islamit as kundër ortodoksisë. A e din Imzot Mark Sopi dhe kancelari i tij, dr. dom Shan Zefi, se njëri prej Tetë kushteve para “Statusit” të Kosovës është kthimi i serbëve dhe krijimi i multietnicitetit në Kosovë, që do të thotë: secila bashkësi fetare t’i ketë të sigurta traditat, fenë dhe faltoret - të ardhmen pjesë të Evropës. Shën Pali do t’u thërriste Imzot Markut - Dom Shanit: “Kini kujdes të mos e përbuzni Atë që ju flet!”, kurse Muhamedi do t’i këshillonte: “Më të parën që krijoi Zoti është arsyeja”.
Thënë edhe më ndryshe, shqiptarëve me identitet ka­tolikë të dom Shan Zefit ekskluziv, nuk do t’u ndahet e ke­qja, kurrë. Do të jenë të detyruar nga luftërat shekullore të etërve, të gjyshërve e të stërgjyshërve kundër Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë - për shqiptarinë dhe shqiptarësinë e Kosovës e më gjerë, të Dardanisë, pra për identitetin shqi­ptar myslimanë dhe për kombësinë shqiptare historike, të ka­lojnë vetë dhe djalë pas djali, në luftëra fetare kundër orto­do­ksisë së fqinjëve për identitetin fetar katolikë ishull në mesin e tyre. Kjo aq më sigurt pasi Prishtina dhe Ko­so­va do të jenë kufiri i “botës perëndimore”, në ballë e përballë botës ortodokse sllave!?!
E treta, misionari i Krishtit, Shan Zefi, thotë: Kjo kate­dra­le do të dëshmojë se këtu janë ata kufijtë dhe se do të ndihmojë që shqiptarët ta kuptojnë identitetin e vet historik, se në mendje dhe shpirt kanë qenë dhe kanë mbetur botë perëndimore”.
Vërtet, njeriu ngel memec para një gjykimi kaq naiv, kaq nihilist, kaq përbuzës për qenien historike të shqiptarëve e të Shqipërisë historike. Sikur të kisha pasur punë me shkije, do ta kisha pasur më lehtë, shumë më lehtë: Për plumbin plumb dhe për të sharën të sharë, gjithmonë duke i qëndruar besnik urdhëresës kur’anore: “Dhe luftoni në rrugën e Zotit kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Zoti nuk i do ata që e teprojnë!”, por, shqiptarët katolikë për vëlla gjyshi ia la babës e baba m’i la mua, me tokë e shtëpi të përbashkët. Ndaj, me hidhërimin e Shën Palit do t’i thosha vëllait tim, Shanit: “Tike fenë (kishën), kurse unëkam veprat (xhaminë).Ma trego ti fenë tënde pa vepra (pa monumente historike kulturore katolike), kurse unë do ta tregoj prej veprave të miafenë (monumentet historike kulturore islame)!” Shumë qartë: Njënia fe (islame) dhe kombësia (shqiptare) - identiteti shqiptar islam, ia shënoi kufijtë Shqipërisë Etnike. Ndaj, Shen Pali edhe njëherë do të pohonte: “Feja pa vepra është e pafrytshme”.
Dhe, athua, vëlla, nuk doni të kuptoni se bota në për­gjithësi dhe perëndimi në veçanti më nuk synojnë eksklu­zi­vitetin fetar, por integritetin kulturor qytetar. Në këtë integrim janë nisur që moti të gjitha etnitë dhe entitetet me pjesën e nevojshme të identitetit të vet fetar e kulturor historik. Në këtë rrugë shqiptarët si popull me dy fe – islame e të krishterë, janë nisur qysh në kohën e Karamahmut pashë Bushatit e të Ali pashë Tepelenës dhe këtë rrugë, ne shqiptarët, as mund ta ndalim as mund ta shpëtojmë më shumë.
Vëlla Dom Shan, së bashku me Kishën Tuaj, edhe një herë po e përsëris: nuk është njerëzi të më mbështetësh më fytyrë për zjarri!? Mos fol për mua, vëllanë Tuaj të madh dhe shumë besnik, për qenien dhe identitetin e shqiptarit mysliman. Me nder të pacenuar dhe ndershmërisht ai të solli, nën sqetullat e veta, nga mesjeta barbare deri këtu. Ju, vëllezër, aktualisht po e qëlloni në emër të Krishtit, pamëshirshëm dhe pa dinjitet njerëzor: të djeshmen, të sotmen, dhe të ardhmen tonë shqi­p­tare, njëkohësisht.
Duhet pasur kujdes, pa marrë parasysh se kujt i shër­beni, se baballarët, gjyshër e stërgjyshër që shqiptarët i bënë me dinjitet shqiptari, që Kosovës dhe Shqipërisë në përgji­thë­si ia siguruan shqiptarësinë nëpër shekujt me rrjedha gjaku shqi­ptar të derdhur mu nga Evropa shtrigë e Patër Gjergj Fi­sh­tës, kanë të bijtë, kanë nipër e stërnipër që dinë si ta nderojnë të kaluarën, si ta jetojnë të sotmen dhe si ta përgatisin të ardhmen.
Këta djema, bij të bijve më të moçëm të Evropës, i kanë dhënë prova të sigurta Perëndimit dhe Botës, se kush ishin baballarët e tyre, kush janë këta dhe në cilën rrugë të pa kthim i kanë sjellë të bijtë dhe nipat e vet.
Ndaj, Ju, ithtarë të dehur të mesjetës që ende kundër­mon gjak të zënë, duhet ta kuptoni një herë e mirë: Rinia dhe burrëria shqiptare, e pjesës së Shqipërisë Etnike nën robërinë jugosllave, në vitet 1912-1999, u ballafaqua me masakrime e gjenocid dhe vuajti disa shekuj burg, u martirizua për së gjalli dhe për së vdekuri, si askund gjetkë, dhe, së fundi ngriti UÇK-në - kthimin e ndërgjegjes shqiptare të shleshur viran, jo për kishë, cilado çoftë ajo, por për çlirimin e tokave shqiptare, për lirinë dhe dinjitetin kombëtar e njerëzor.
Dhe, krejt në fund, Mitrush Kuteli, diellor në shqiptari, do të na porosiste si fëmijët e vet:Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arsyes. Shpesh zemra të shpie në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arsyeja”.
 
 
Mjer ai popull që i shpërfill e nuk di t’i vlerësojë figurat e ndritura që
 nxori nga gjiri i vet
Ramadan Sokoli
 
Ajo që nuk u tha deri këtu dhe as është pasqyruar gje­tkë, është procedura administrative e vendimmarrëse e Kuvendit të Prishtinës për ngritjen e Katedrales Zemrën e Prishtinës. Kjo dhe procedurat për kërkesat e tjera të pangopshme të Ipeshkvisë së Kosovës, për t’ia im­ponuar pamjen romano-katolike Prishtinës, mund të pasqy­rohen mirë nga materialet e dosjes së akëcilit deputet të Kuvendit të Prishtinës në intervalin e deputetllëkut tim, 28 mars 2002 – 19 shtator 2002. Nga çështjet që i ka shqyrtuar me urgjencë dhe i ka vendosur gjithashtu me urgjencë Kuvendi i Komunës në këtë periudhë janë tri kërkesa kapitale të Ipeshkvisë së Kosovës, por të dhëna në emër të tri asociacioneve të “veçanta”, me të cilat synohet edhe ndërrimi i rrjedhave të historisë së Kosovës: Kërkesa për lokacionin për katedrale; Kërkesa për lokacionin për “Tempullin e Paqes ‘Nëna Terezë” dhe Kërkesa për dhënien e një pjese të oborrit të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”, për ndërtim të përkohshëm, Kishës Katolike – Kuvendit të Motrave të “Shën Kryqit”.
Se me çfarë azhuriteti e përkushtimi politik partiak lë­dë­këistë-pëshëdëkëist kishtar Kuvendi i Komunës së Prishti­nës i ka realizuar këto kërkesa, gjithmonë plotësisht në pajtim me parapëlqimin e zgjidhjeve nga vetë Kisha Katolike, do të shihet më besnikërisht po të krahasohen ato me shqyrtimin dhe “zgjidhjen” e Kërkesës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për lokacionin eQendrës Islame të Kosovës” dhe me shqyrtimin dhe “zgjidhjen” e Kërkesës së asociacioneve përfa­që­suese të Luftës Çlirimtare të Kosovësnën udhëheqjen e UÇK-së dhe të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për caktimin e lokacionit për “Monumentin e Lirisë”.
Do të ndjekim kronologjinë e zgjidhjeve – moszgji­dhje­ve të këtyre kërkesave. Nisemi pak më larg, nga koha e pushtetit të Qeverisë së Përkohshme, diku më 1999, me mbë­shtetje në shtypin. E para, me kërkesë për lokacion për “Qe­ndrën Islame të Kosovës” ishte paraqitur Bashkësia Islame e Kosovës (BIK-u). Pushteti i përkohshëm shqyrtoi kërkesën dhe vendosi t’i lejohet BIK-ut sipërfaqja prej 9 ha në kilometrin 3-4 në anën e majtë të rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Pra, përafërsisht aty ku derdhet tymi i oxhaqeve të KEK-ut. Ndaj BIK-u kërkoi lokacion tjetër, brenda në qytet. Kjo ndodhi njëkohësisht me shtrimin e kërkesës së Ipeshkvisë së Kosovës për lokacioni e Katedrales së Prishtinës brenda në qytet. Qe­veria e Përkohshme e Komunës më nuk pati kohë të shqyrtojë Ankesën eBIK-ut as Kërkesën e Ipeshkvisë, sepse atë qeveri e rrëzoi populli me kokrrën e vet!?!
Kështu, BIK-u dhe Ipeshkvia kërkesat ua përsëritën organeve kompetente të Komunës së Prishtinës të da­la nga Zgjedhjet lokale – 2000. Fitorja e LDK-së Kishën Katolike e solli në pozitë të zgjedhë vendin për katedrale dhe objekte të tjera fetare, kurse Kërkesa eBIK-ut do të injorohet dhe nuk do të shtrohet për shqyrtim në Kuvendin Komunal. Për këtë “faji historik i bieBIK-ut, sepse institucionet e saj arsimore e fetare vërtet që nga viti 1989, kur nisi aparteidi serb antishqi­ptar, ishin mbështetje të Lëvizjes për Çlirimin KombëtarShqip­tar, seli të emergjencës dhe të UÇK-së.
Vërtet, këtu detyrohemi të sjellim disa fakte të prek­shme, për të kuptuar dhe për të parë realitetin se çka paraqiti institucioni i Bashkësisë islame të Kosovës për çlirimin e Koso­vës dhe të popullit shqiptar gjatë një dekade të aparteidit serb në Kosovë dhe gjetkë në tokat shqiptare. Medreseja “Alauddin”, në këto vite, ishte ishull në oqeanin shqiptar të trazuar ku vepronte zemërleku i shqiptarësisë së Kosovës e më gjerë.
Medreseja “Alauddin”, ishte selia e dytë, pas Institutit Albanologjik, e Lëvizjes për Pajtimin Kombëtar përmes faljes së gjaqeve dhe të hasmërive, në vitet 1990-1992, e cila e përgatiti truallin dhe popullin për UÇK-në. Aty, në “Alauddin”, kryenin aktivitete shkencore: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Universiteti i Kosovës. Në “Alauddin” u mbajtën 1230 tubime politike, kon­gre­se e kuvende partiake.
Aty, në “Alauddin”, mbaheshin koncerte të rinisë, mbro­he­shin disertacione, mbaheshin simpoziume shkencore, ngriheshin parti politike e organizata sindikale. Dhe, sa shpërtheu Lufta ballore e UÇK-së me forcat e okupatorit serb, aty veproi Këshilli i Emergjencës së UÇK-së i Bashkësisë islame të Kosovës dhe, të themi me pak fjalë, në Medresenë “Alauddin”, gjatë një dekade të Luftës për Çlirimin e Kosovës nga robëruesi serb, gravitoi shqiptaria. “Tetëdhjetë e shtatë nxënës iu bashkuan radhëve të UÇK-së, 14 nga të cilët ranë shehidë- dëshmorë” – saktësohet në librin “50-vjet të Medre­se­së së Mesme “Alau­ddin”, Prishtinë, 2003, 10-11.”
Pse i solla këto fakte? Jo për të bërë me gisht ndaj të bëmave me hile të kishës romano-katolike “Shën Ndou” të Prishtinës as të Ipeshkëvisë së Kosovës, as për t’i lavdëruar hoxhallarët apo për të vë nën hijen e aktivitetit të tyre kombëtar priftërinjtë. I solla për faktin se të tërë këtë aktivitet kompleks: arsimor, shoqëror, kulturor, edukativ, politik dhe çlirimtar luftarak BIK-u dhe Medreseja “Alauddin” i kryen në emër të Zotit - për kombinshqiptar pa asnjë fije të pranishme të propagandës fetare islame, gjë që nga kjo dukuri nuk mundi të kursehej kisha katolike, institucionet e saja drejtuese dhe ShBH “Nëna Tereze”!?!
Mirëpo, pas asaj që quajmë “çlirim nga çizmja e ushtarit gjakësor serb”, në qershor 1999, një pjesë e popullit, veçanërisht akademikët, mësuesit, profesorët dhe biznesmenët besnikë të betimit “Pas Titos - Tita!”, me votën e vet “të lirë”, jo vetëm i përbuzi institucionet drejtuese, arsimore e shkencore të Bash­kësisë Islame - Medresesë Alauddin”, por ngriti dorë, hapur, edhe kundër qenies islame – shqiptarësisë historike të Kosovës, dhe me votën e vetë u distancua, legalisht, nga pushteti i na­cio­nalçlirimtares shqiptare - UÇK-së. Këtyre shtresave bukë­shkalë, me pavetëdije, u dolën në krah dhe ua siguruan fitoren, anti­isla­me dhe antiuçëkë,safet e para të haxhilerëve dhe të besi­mt­ar­ëve islamë injorantë, të lidhur me besën tradicionale ndaj Bajra­ktarit - Ibrahim Rugova, në dëm të qenies së tyre të dinjitet­shme.
Vërtet, midis safeve të xhamisë (të cilat dr. Ibrahim Ru­go­vës ia siguruan forcën faraonike të shij lamëthiu me të djesh­men, me të sotmen dhe me të ardhmen e popullit shqiptar të Kosovës) dhe Presidentit të Kosovës, z. Ibrahim Rugova, aktua­lisht ekziston diçka e madhe, e papajtueshme logjikisht dhe ma­te­rialisht. Qartë, ose këto safe besimtarësh myslimanë, në la­j­thitje, po e rrejnë vetën e tyre, ose Presidenti i tyrepo i rrenë ata, paturpësisht, sepse: nuk ecin së bashku, nuk shkojnë bashkë, për një të mirë të madhe shqiptaro-myslimane, All-llahu- Zot i këtyre besimtarëve të trullosur dhe Krisht Zot - aspiratë je­zuite romano-katolike e konveritit dr. Ibrahim Rugova. Ab absu­rdo!
Tashti të ndjekim realizimin e kërkesave të Ipeshkvisë së KosovësKuvendin e Komunëssë Prishtinës prej 28 mars – 19 shtator 2002. Në Ftesën për “Mbledhjen e tretë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila do të mbahet ditën e enjte, dt. 28.03. 2002”, ishte edhe ekstrakti i procesverbalit nga “Mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, mbajtur më 28. 2. 2002.” Nga ky dokument shihet se rendi i ditës, për atë mble­dh­je, nën pikën nëntë parashihte: “Inicimi i procedurës për caktimin e lokacionit për ngritjen ePërmendores së Lirisë” në Sheshin “Adem Jashari”.
Ndjekim dokumentin pikë për pikë, për faktin se kështu do të kuptohet më mirë qëndrimi konstant i pushtetit antiuçëkë të LDK-së i Komunës së Prishtinës. Sipas ekstraktit të procesver­balit, pas shqyrtimit të pikës së pestë:
 “z. Xhafer Xhaferi (LDK), propozoi ndërprerjen e mbledhjes për të vazhduar një ditë tjetër.
z. Shaban Hoxha (PDK), propozoi që sot të shqyrtohet pika e nëntë, meqenëse me dat. 3.03. parashihet të bëhet vënia e gurthemelit të “Monumentit të Lirisë”.
Pika e nëntë
Lidhur me inicimin e procedurës për caktimin e lokacio­nit për ngritjen e “Përmendores së Lirisë”, informoi z. Salih Gashi (LDK, kryetar i Kuvendit), foli për vendimin e mëher­shëm të Kuvendit lidhur me ndërtimin e monumentit të Adem Jasharit. Tregoi për takimin me një delegacion të Këshillit or­ganizativ për ngritjen e “Monumentit të Lirisë”. Kërkesa e këtij delegacioni është që ky monument të ndërtohet në hapësirat para Fakultetit Filologjik. Po ashtu informoi se nga delegacioni ka kërkuar informata të nevojshme shtesë, por gjer tani nuk i ka sjellë.
z. Selim Daci (PDK), theksoi se delegacioni i Kë­shillit organizativ për çështjet teknike ka pritur të sigurohen nga instancat më të larta. Ai propozoi që Kuvendi të marr vendim sipas propozimit të Këshillit organizativ.
Kryesia tha se ne mendojmë se “Monumenti i Lirisë” duhet të ngritët në Sheshin “Adem Jashari”, kurse Këshilli organizativ kërkon lokacion krejt tjetër.
z. Selim Daci tha se Senati i Universitetit ka marrë ve­ndim për ndërtimin e “Monumentit të Lirisë” në hapësirat e Qendrës Universitare, kurse aty ku propozohet nga ju, mundë­si­të janë të kufizuara (fjala është për në Sheshin “Adem Jashari”).
z. Ivo Sanc (administrator ndërkombëtar), kërkoi sqarim lidhur me atë se çka ndërtohet dhe nga kush financohet.
z. Ramadan Avdiu (PDK) sqaroi se projekti është krye, Kuvendi Komunal nuk do të ketë asnjë obligim financiar, këtë do ta bëjnë donatorët, por Komuna duhet të jep lejen e ndërtimit.
z. Ismet Beqiri (LDK), theksoi se po bisedohet për dy lokacione të ndryshme.
Kryesuesi (Dr. Salih Gashi) shtoi se ne mund të marrim vendim për caktimin e lokacionit.
z. Shefki Gashi (LDK): Senati i Universitetit ka caktuar lokacionin dhe ne duhet të votojmë për këtë.
z. Fehmi Rexhepi (LDK) pasi foli për emërtimin e Sheshit “Adem Jashari” tha se duhet dhënë pëlqimi që “Monu­menti i Lirisë” të ndërtohet në këtë shesh.
z. Hafiz Krasniqi (LDK): a duhet që sot ne të vendosim, apo këtë ta bënë komisioni me stafin tonë?
z. Selim Daci: Duhet të merret vendim dhe busti do të vendoset në Qendrën Universitare, pasi që në Sheshin “Adem Jashari” nuk është e mundur.
U mor vendim për ngritjen e “Përme­ndo­res së Lirisë” dhe autorizohen shërbimet përkatëse për gjetjen e lokacionit”.
Këtu kërkohen disa sqarime. Pse LDK ngulte këmbë që “Monumenti i Lirisë” të ngrihej në Sheshin “Adem Jashari”, kurse PDK-ja para Fakultetit Filologjik? Hilja antiuçëkë e LDK-së shihej pa syze. Por, për ta parë këtë krejt lakuriq, të nisemi nga më herët. Më 18 gusht 1999, Qeveria e Përkohshme e Komu­nës së Prishtinës formoi “Komisionin për Emërtimin e Rrugëve, të Shesheve dhe të Lagjeve”. Plani urbanistik dhe emërtimet e Prishtinës kishin përjetuar tri ndryshime e plotësime: më 1964, më 1983 dhe më 1996. Ky Komision, pas një pune vërtet të dinjitetshme, midis të tjerash, propozoi: “Rruga Kralja Milutina” (ish-JNA) të quhej “Rruga e UÇK-së”, Sheshi “Kralja Milutina” (ish-“Bratstvo Jedinstvo-Vllaznim Bashkim”) të quhej “Adem Ja­shari”, rruga “Cara Dushana” (ish-“Ramiz Sadiku”) të quhej “Li­dhja e Prizrenit”, rruga “Vidovdanska” (ish-Marshali Tito”) të quhej “Bulevardi i Dëshmorëve”. Në këtë Bulevard u propozuan sheshet: “Nëna Tereze” (para Bankës Popullore, Shtëpisë së Mallrave), “Shote Galica” (në vendin e fontanës “Biljana”), “Zahir Pajaziti” (aty ku sot është shtatorja), “Miss Edith Durham” në “Trg republike” (afër H. “Grand”, përballë “Zahir Pajazitit”) “Skë­nder­beu” para Fakultetit Filozofik. Strukturat drejtuese të Qeve­risë së Përkohshme të Prishtinës, më 11 dhjetor 1999, aprovuan këto propozime (Rilindja, e shtunë, 18 dhjetor 1999).
Kuvendi Komunal i Prishtinë i dalë nga Zgjedhjet lokale –2000, në mars të vitit 2001 formoi një komision tjetër të quajtur: “Komisioni për emërtimin e vendbanimeve, lagjeve, shesheve dhe rrugëve”, në krye me historianin dr. Fehmi Rexhepi. Ky Ko­mision e mori të gatshme listën e aprovuar nga Qeveria e Për­kohshme, i bëri disa ndryshime e plotësime, sa për të plo­tësuar kërkesat “çlirimtare kombëtare” të LDK-së – PSHDK-së – Kishës Katolike. Në mbledhjen e Komisionit, më 29 mars 2001, midis të tjerash, u bënë edhe disa ndryshime në emë­rtimet që u sollën më lart: Rruga “Lidhja e Prizrenit” u bë “Agim Ramadani”, “Bulevardi i Dëshmorëve” u nda në dy “bulevarde”: Nga semaforët, përballë “Kuvendit të Kosovës” deri te semaforët para Fa­kultetit Filologjik, u quajt “Bulevardi Nëna Terezë”, kurse nga aty e deri te Rrethi u emërtua “Bulevardi i Dëshmorëve”. Kjo pjesë e rrugës nuk i përngjet bulevardit?!! Në pjesën e parë, në Bu­levardi “Nëna Terezë” ish-Sheshi “Nëna Terezë” u bë Sheshi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Gazeta “Bota sot”, më 1 prill 2001, midis të tjerash shkroi: “dr. Rexhepi thekson se kjo listë me emërtime të bazuara është miratuar njëzëri në Komisionin e Kuvendit Komunal për emërtime”. Kjo nuk ishte e vërtetë. Së paku unë e lëshova, demonstrativisht, atë mbledhje, para miratimit të listës. Organi i LDK-së në vazhdim do të shkruajë: “Në fund mund të shtojmë se emërtimet e vendbanimeve, lagjeve, rrugëve dhe shesheve në komunën e Prishtinës ishin bërë menjëherë pas luftës nga ana e administratës së vjetër e cila ishte instaluar në komunë pa asnjë mbështetje ligjore”!?! Fjala është për Qeverinë e Përkohshme me konsensus nga Marrëveshja e Rambujesë. Çka t’i thuhet kësaj. Shqiptarí, jo!
Listën e “korrektuar” të emrave të shesheve, të lagjeve dhe të rrugëve të Prishtinës, e aprovoi Kuvendi Komunal i Prishtinën i dominuar nga lëdëkëisto-pëshëdëkëistë. Në atë listë nuk figuron ndonjë shesh me emrin “Nëna Terezë”, (Shih, Bota sot, 18 prill 2001; 19 prill 2001; Rilindja, 23 maj 2001). Duket se kjo lëndoi partizanët e Nënë Terezës, por Kuvendi Komunal këtë “lëshim” do ta korrigjojë në heshtje. Fillimisht, në 89-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u soll “Monumenti i Skënderbeutnë ish-Sheshin “Nëna Terezë”. Ndërkaq, në Pashkët e Vitit 2002, Komuna e Prishtinës, alias LDK - Kisha Katolike - PSHDK, pa asnjë vendimpublikKuvendit Komunal,Sheshin “Shote Galica” (shih, Bota sot, 18 prill 2001; 19 prill 2001; Rilindja, 23 maj 2001), ku duhej të ngrihej Shtatorja e Shotës, e ngulën shtatoren e Nënë Terezës, të një gruaje të madhe, siç kam kon­sta­tuar më herët, por e cila as djersën, as vuajtjet, as da­shu­rinë, as gjakun, as varrin nuk ia fali tokës shqiptare. Shota, të gjitha, por kush i ka faj të zezës Nuse të Azem Bejtë Galicës, pos prejar­dhja drenicase me identitet shqiptare myslimane. Dy “të këqija” që nuk do ta nderonin Prishtinën e stolisur katolikisht nga push­teti lëdëkëistë-pëshëdëkëistë!!!?
Çështja e “Monumentit të Lirisë” edhe për disa muaj nuk do të shtrohet për diskutim, edhe për krahë shumë kërkesave të deputetëve pëdëkëisto - lëkëçëkëistë. Në Mbledhjen e katërt të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, të mbajtur më 30 prill 2002, do të diskutohet dhe do të vendoset për dy kërkesa të Kishës katolike me subjekte të ndryshme. Nën pikën katër të rendit të ditës shkruan: “Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Tempullit të Paqes “Nëna Terezë” në Prishtinë”, kurse nën pikën tetë: “Vendimi mbi dhënien e tokës ndërtimore në shfrytëzim të përkohshëm Kishës katolike – Kuvendit të Motrave të “Shën Kryqit”.
 Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërti­min e Tempullit të Paqes “Nëna Terezenë Prishtinë” kishte 6 pika. Pika e parë saktësonte se “Miratohet Vendimi mbi ca­k­timin e lokacionit për ndërtimin e tempullit të paqës “Nëna Tereze” në Prishtinë”. Pika 2 vinte në spikamë se: Lokacioni “gjendet në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës, pjesa e ngastrave kadastrale nr. 566/1 dhe 566/2, Komuna Kadastrale Çagllavicë me sipërfaqe prej afro 20 ha”. Pika 3 theksonte se vendimi i plotfuqishëm “është bazë për punimin e planit detal urbanistik të kësaj hapësire sipas programit të prezantuar. Planin detal urbanistik nga al. 1 e këtij neni, Kuvendi i Komu­nës do ta miratojë me vendim të veçantë”. Pika 4 ngarkonte drejtoratet kompetente: për Kadastër, Gjeodezi dhe Çështje Pronësoro-Juridike të kryenin punët nga përgjegjësia e tyre “që rrjedhin lidhur me zbatimin e këtij vendimi”. Pika 5 saktësonte se “vendim hyn në fuqi ditën e miratimit të tij nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës” dhe Pika 6, Vendimin e ka aprovuar Kuvendi Komunal i Prishtinës më dt. ______”, d.m.th., më 30 prill 2003.
Në dokumentin përcjellës të Propozimvendimit: “Arsyeti­mi i vendimit mbi caktimin e lokacionit për ndërtimin e Tempullit të Paqes “Nëna Terezë”, midis të tjerash, thuhej:
 “Shoqata humanitare bamirëse e Kosovës “Nëna Tereze” me kërkesën 05 nr. 353-1474 të datës 24.10.2001, i është drejtuar Kuvendit Komunal të Prishtinës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e tempullit të paqes Nëna Terezë”.
Iniciativa për ndërtimin e tempullit në fjalë është prezantuar në të gjitha instancat e Kuvendit të Komunës dhe se, kësaj iniciative i është dhënë përkrahje, kështu që kërkesa në fjalë është përcjell në Drejtoratin e Planifikimit, Urbanizmit dhe Ndërtimtarisë me qëllim të propozimit të lokacionit të mund­shëm për ndërtimin e tempullit në fjalë”.
Më tutje Arsyetimi vinte në pah: “Pasi që ndërtimin e te­mpullit në fjalë është e domosdoshme një hapësirë e sipërfaqes së madhe në rrethana momentale, e vetmja zgjidhje është lokacioni i propozuar pasi që asnjë lokacion tjetër nuk plotëson nevojat hapësinore të parashikuara për ndërtimin e këtij tem­pulli”.
Dokumenti “Arsyetimi” përmbyllej me një kon­sta­tim alkimist, që zbulon prapaskenën e projektit - që­lli­met e projeksionit të Kishës Katolike për “të vërtetën e Fesë së Krishtit”: “Me ndërtimin e tempullit të paqes, parashihet kriji­mi i një rregulli të ri ndërkombëtar për një periudhë të re të zhvi­llimit ekonomik e human në nivel botëror pra, edhe në Kosovë” ?!!!
Të theksojmë një fakt publicistik. Më vonë, në shtyp, do të shohim se “Tempullit të Paqes “Nëna Terezë” iu ndanë jo 20, por 28 hektarë për lokacion tokë të një vendi me po­pu­llsi më të dendur në Ballkan dhe në Evropë!?!
Dhe, mënyra si u prezantua arsyetimi nga kryetari i Kuvendit, dr. Salih Gashi, kimist, dhe si u votua ishte vër­tet një shembull i pa përjetuar në bankën e deputetit. Të thuash, pa marrë frymë pas “arsyetimit”, projektvendimi u nxor në votim. Meqë dora e ngritur për të dalë në foltore “nuk do të shihet” nga Kryesia as nga kryetari, realisht duart e ngritura të të tjerëve, numërimi i votave dhe konstatimi - “U votua njëzëri!” më gjetën në këmbë: “Jo, Zoti, kryetar, unë nuk u ngrita për të votuar, por për të kërkuar fjalën…!”
Tashti, më nuk pata çka të presë për “fjalën”!? U nisa në foltore. Dhe, ndonëse ndjeja me pezëm papërgjegjësinë e deputetëve, të cilët në emër të popullit po luanin me ndjenjat dhe qenien e popullit, e përmblodha veten më mirë se kurrë:
Jam historian, historian i kulturës, ndaj unë kam frikë nga gjykimi i historisë…!”
Më duhej kjo hyrje për faktin se në kryesi, përpos krye­tarit dr. Salih Gashi dhe zëvendëskryetarit, Nebih Zariqi dhe Zori­ca Veliq, zëvendëskryetare plotësuese, ishin edhe të huajt: Dr. Ivo Sanc, administrator ndërkombëtar, dhe z. Asif, përfaqë­sues i Policisë së UNMIK-ut, dhe sipas ekstraktit të procesver­balit, në Mbledhje ishin edhe “përfaqësues të KFOR-it, anëtarë të Bordit të drejtorëve, përfaqësues të mjeteve të informimit dhe përfaqësues të tjerë me interes për Komunën e Prishtinës” dhe “53 anëtarë të Kuvendit”.
Vazhdova me një fjalë të konceptuar në tri pika:
E para, Zotërinj përfaqësues të popullit, a kemi për­gje­gjësi ndaj besimit të elektoratit. Unë konsideroj se po. Por, veprimet tona janë krejt të papërgjegjshme. Ne, sot, pa disku­tim fare, i ngritëm duart për t’ia ndërruar rrjedhën historisë! Dhe, kush, një popull që ende nuk e ka shijuar Lirinë, një popull që ende nuk i ka hedhur prangat e robërisë?! Një urtak thotë, përafërsisht, kështu: ‘I burgosuri më së miri e ndjen peshën e burgut, sapo t’i hiqen prangat…!’
Unë e ndjej përgjegjësinë ndaj atyre pak votuesve të mi, jo ndaj Partisë, në emër të cilës jam këtu, bishtuk. Ne, sot, Zotë­rinj, kemi para vetes edhe vendime të tjera. Për të satën herë po shqyrtohet kërkesa e të hendikepuarve, them me dhembjen e zemrës, të sakatëve tanë, numri i të cilëve është fatalist i madh. Ata kërkojnë një lokacion për ngritjen e “Qendrës për aftësimin e personave me paaftësi”. Dhe, ky kuvend atyre mezi ua gjeti 50 ari lokacion, shumë larg nga qyteti, e dihet ata janë të paaftë të lëvizin, të udhëtojnë.
Nga Lufta për Çlirimin e Kosovës dolën me shumë të plagosur, të ngjitur për karron e invalidit për jetë. Atyre, dhe të gjithë të tjerëve, u duhetnjë shtëpi e dytë me shkollë aty, me uzina për punë aty, me objekte të rekreacionit dhe pse jo edhe vend për strehim e fjetje. Kjo është punë e ngutshme dhe e rëndësishme. Por, në vend që për këtë kategori sociale të ve­ndit tonë t’i ndajmë 20 hektarët, ne ata i kaparosim për diçka që as na duhet, së paku hëpërhë!
 Dhe, Zoti Kryetar dhe Zoti Administrator, Shanc, a keni ide se sa e madhe është ajo sipërfaqe?! A ka një shembull të tillë në botë?! Ne sot po i shqyrtojmë edhe dy dokumente: “Planin Detal Urbanistik të Kompleksit “Qendra” në Prishtinë” dhe “Planin Detal Urbanistik të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë”. Unë dyshoj se këto dy kuartet e qytetit të Prishtinës kanë sipërfaqe prej nga 20 hektarësh. Ju pyes: Qendra Studentore dhe Qendra Spitalore, që i duhen Kosovës si shpirti, a kanë një sipërfaqe të tillë?!!! Dhe, zotërinj, për atë që po e bën dhe s’po e bën ky Kuvend - për Planin Urbanistik të Prishtinës, ne, si deputetë, meritojmë më së paku lakun në fyt…!
E dyta, ne, si popull e si vend, në kohë dhe në hapësirë të caktuar, po deshëm tempull dhe nëse kemi mundësi finan­cia­re për tempull, na duhet një tempull i paqes pa kryq dhe pa hënë, një tempull i qytetërimit të hapët, tempull i civilizimit bash­këkohor, pa premisa as pa ngarkesa fetare, por vetëm qytetë­rue­se humaniste. Na duhet një tempull i paqes pa emrin ‘Nëna Terezë’. Kosova nuk na duhet Vatikan, Jerusalem as Qabe!
E treta, nëse vërtetë duam një tempull të “paqes” me pamje e brendi fetare, nëse nuk mund të heqim dorë nga ajo, atëherë ai tempull të jetë kompleks i një tempulli të to­lerancës fetare, i bashkekzistencës dhe i bashkëjetesës fetare në Kosovë në përmasat e të gjitha feve të pranishme aktualisht në popullsinë e Kosovës. Dhe, zotërinj të nderuar, ngase duam që madhështinë e Kosovës ta paraqesim me pa­mjen kishtare artificiale, atëherë atje të ngritët edhe katedralja e përfolur e Ipeshkvisë së Kosovës, atje të ngritët Qendra Kultu­ro­re Islame e Kosovës dhe atje, patjetër, të shpërngulet Kisha po­litike e Serbisë, e ngritur me dhunë policore në Kompleksin Universitar.
Dhe, meqë këtu i kemi edhe miqtë, të cilët na ndih­muannë Luftën tonë Çlirimtare, duhet ta them: Persona­lisht kam shumë plagë në trupin tim, dëmtime të përjetshme, nga policia serbe për atë kishë. Unë nuk ua fal atyre, kurrë, dhe as shpirti im nuk do të jetë i qetë derisa ajo të mos hiqet nga ambienti stu­de­ntor. Dhe, nëse jo sot, nesër po, rinia jonë do ta heqë atë edhe me çmim të lartë.
Krejt në fund, zotërinj, po e përsëris: “Unë kam fri­kë nga gjykimi i historisë!”
Për habinë time, kryesuesi nuk më ndërpreu, as auditori nuk më pengoi. Vetëm, në një moment, kam dëgjuar një zë të qjerrë të pakënaqësisë me diskutimin tim “prej njëfundame­ntalisti”!?! Pasi u largova nga foltorja, fjalën e mori administratori ndërkombëtar i Komunës së Prishtinës, dr. Ivo Sanc. Nuk foli gjatë. Miratoi plotësisht mesazhet e diskutimit time, në mënyrë tepër të dukshme, poshtëruese për ne si përfaqësues të ele­ktoratit, dhe Kuvendit ia hodhi fajin për atë që po bënte e çka nuk po bënte për popullin e vet, për vendin e vet. Midis të tje­rash, saktësoi: “Të vendoset për një objekt të këtillë në gje­ndjen në të cilën gjendet Prishtina dhe Kosova, të ndahen 20 ha tokë për diçka qe as kemi plan, as dimë se kush do ta financojë, kjo për mua është e papranueshme, ndaj vë veton në këtë Vendim, për derisa të qartësohet çdo gjë e domos­doshme …!”
Të konstatoj edhe këtë fakt: Në kohën deri sa z. Shanc foli, por edhe deri në fund të Mbledhjes, kurrë më nuk e largoi shikimin nga silueta ime në bankën e deputetit, mendje ndarë, pa forcën e deputetit!?! Atë ditë (natë), as të nesërmen, as ku­rrë, asnjë fjalë në media për mospajtimin tim, për mesazhet e diskutimit tim, por as për fjalën dhe veton e dr. Ivo Sanc?!!! Kjo është metodë e njohur jezuite: Lufta më e efikasshme e të pa­drejtit kundër drejtësisë, është injorimi i së vërtetës së kundër­shtarit. Në ekstraktin e procesverbalit nga Mbledhja e katërt, më 30 prill 2002, shkruan vetëm kaq:
 “Pika e katërt
Përkitazi me Propozimvendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Tempullit të Paqes ‘Nëna Tereze’ në Prishtinë, informoi dr. Salih Gashi. Ky projekt do të financohet nga 10 nobelist dhe donator tjerë.
 Diskutuan: z. Shaban Hoxha, z. Hazir Zhitia, z. Muha­met Pirraku dhe z. Ivo Sanc.
Me shumicë votave (dy vota kundër) u mi­ra­tua vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Tempullit të Paqes “Nëna Tereze” në Prishtinë”.
Realisht, para se të dalë në foltore, nuk di cili kishte votuar kundër. As sot nuk e di cili deputet, tjetër, votoi kundër. Sa di, Shaban Hoxha ka folur para votimit, por ai, në analogji me Projektvendimin e (mos)shtruar për disku­tim, kërkoi sqarime: Pse nuk po vendosej për lokacionin e “Monumentit të Lirisë”, kurse Hazir Zhitia, foli sipas detyrës zy­rtare. Si Shef i Urbanizmit dha sqarimet “e duhura” pro “Tem­pu­llit të Paqes”. Asnjë fjalë se çka diskutoi M. Pirraku as I. Shanc?!!
Mbledhjen e katërt të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, më 30 prill 2002, nuk u zhvilluan diskutime për pikën e tetë: “Vendimi mbi dhënien e tokës ndërtimore në shfrytëzim të përkohshëm Kishës katolike – Kuvendit të Motrave të “Shën Kryqit”. Pse ndodhi kjo? Në dosjen e deputetit për këtë Mbledhje nuk ishte Propozimvendimi as Arsyetimi. Unë, megjithatë, mendoj se Kryesia e Kuvendit ushtroi një dredhi, një pabesi, një mashtrim para deputetëve. Meqë islamofobia e Kishës Katolike kishte vu sy mbi një pjesë të Oborrit të Shko­llës Fillore “Hasan Prishtina”, këtë “zgjidhje” do ta bënin me prolongime dhe në heshtje, vetë strukturat drejtuese lëdëkëisto-pëshëdëkëiste të komunës pa telashet që mund t’i dilnin nga pëdëkëistët me bashkëpërkrahësit lëçëkëistë, të cilët me votë nuk do të lejonin futjen e akëcilës strukturë të organi­zuar fetare në mjediset e shkollës sonë. Në ekstraktin e proces­verbalit të Mbledhjes së Katërt, më 30 prill 2002, të futur në dosjen e deputetit për Mbledhjen e pestë të datës 30.05.2002, shkruan vetëm kaq:
Pika e shtatë (lapsus, ishte pika 8)
Propozimvendimi mbi dhënien e tokës ndërtimore në shfrytëzim të përkohshëm Kishës katolike – Kuvendit të Motrave të “Shën Kryqit”, shtyhet pasi që materiali për këtë nuk është përgatitur”.
Më 18 korrik 2002 u mbajt Mbledhja e shtatë e Kuve­ndit Komunal të Prishtinës. Sipas ekstraktit në dosjen e depu­tetit për Mbledhjen e tetë të Kuvendit, më 19 shtator 2002: Në fillim të mbledhjes së 18 korrikut, me propozim të kryesuesit, u shtua pika 13 e rendit të ditës: “Vendimi për dhënien e pëlqimit për shfrytëzim të përbashkët të një pjese të oborrit të sh.f. “Hasan Prishtina” në Prishtinë nga kisha katolike “Shën Ndou” në Prishtinë pa u ndryshuar e drejta e pronës apo e shfrytë­zimit”.
Më tutje, është konstatimi: “Njëzëri u miratua Vendimi për dhënien e pëlqimit për shfrytëzim të përbashkët të një pjese të oborrit të sh. f. “Hasan Prishtina” në Prishtinë nga kisha katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, pa u ndryshuar e dre­jta e pronës apo e drejta e shfrytëzimit.
 Kjo duhet të realizohet me një marrëveshje të veçantë trepalëshe, në mes të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe kishës kato­like “Shën Ndou” në Prishtinë”.
Vërtet, a ka pasur diskutim apo jo, rreth kësaj çështje­je, nuk më kujtohet. Nuk di a ka pasur votim për pro dhe për kundër, por nga notesi im e di: nuk kam votuar, as për as ku­ndër. Nga ekstrakti i procesverbalit të mbledhjes së datës 18 korrik 2002 shihet se, së paku, tri herë kam marrë fjalën. Këtu po e zë ngoje vetëm atë se ç’shkruan në ekstrat, aty ku flitet për Pikën e dytë: Informatë e policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it për situatën e sigurisë: “Muhamet Pirraku foli për arrestimet e fundit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe shprehu mospajtimin e tij me këto arrestime me kohëzgjatje në parabur­gim pa u gjykuar. Rrugët si në Graçanicë nuk guxojnë të pe­n­go­hen.Nuk ka ndasi te varrezat në baza kombëtare, por ve­tëm fetare dhe se varreza shekullore të komunitetit rom nuk ka”.
Për fat e kam notesin dhe di se çka kam folur, por kjo është vetëm sa për ngushëllimin tim personal, derisa t’i vijë koha e botimit. Tashti mund të bëjmë vetëm një pyetje: Çfarë përmban marrëveshja trepalëshe: shkollë – kishë - komunë? Në Oborrin e shkollës filloreHasan Prishtina” po lëshon shtat një objekt kishtar: “Kuvendi i Motrave të “Shën Kry­qit”?!! Dhe, a do të kishte lejuar komuna lëdëkëiste-pë­shëdë­këiste dhe Ministria lëdëkëiste-pëshëdëkëiste e Arsimit të Kosovës të ngrihej, në oborr të shkollës, ndonjë objekt fetar islam? Kurrë, dhe kundërshtimin do ta kisha përkrahur me shpirt. Është tepër anakronike ta kthejmë ambientin kishtar mesjetar në ambientin e shkollës së sotme e të ardhmënisë.
Këtu, tashti le të më lejohet edhe një digresion: Kuve­ndi i Komunës së Prishtinës, në Mbledhjen e datës 18 korrik 2002, aprovoi edhe një Propozimvendim të strukturave komu­nale të çuditshëm: Vendimin për lokacionin për “Presidencën e Kosovës”, kërkesë e dr. Ibrahim Rugovës. Për këtë de­sti­nim, pa asnjë arsyetim formë të shkruar, u caktua sipërfaqja prej 20.1 ha - ”pjesën e ngastrës kadastrale nr. 556, Komuna kadastrale Çagllavicë”.
Të përmblidhnim se çka arriti Kuvendi i Komunës së Pri­shtinës, i predominuar nga lëdëkëizmi– pëshëdëkëizmi? I vuri themelet e një ambienti kishë shtet brenda qytetit Prishtinë, një emetim i pakuptimtë i Vatikanitmesjetar në Romë. Sipërfaqja e këtij kuarti kishtar - shtet në qytetin Prishtinë, është po aq sa edhe sipërfaqja e Vatikanit. Ja barazimi: Tempulli i Paqes “Nëna Terezë” me 28 ha dhe Presidenca e Kosovës me 20 ha do të kenë 48 ha sipërfaqe. Sipas disa librave shkollorë Vatikani ka diçka më shumë se 44 ha, përkatësisht rreth 46 ha, e, sipas disa fjalorëve enciklopedikë, ka 0,5 km2. Mendoj se z. Rugova dhe Imzot Sopi me mentalitetin pushtetar dhe fetar janë bërë recidiv të mesjetës së hershme: Cuius Regio, eius Religio!
Tashti t’i kthehem Mbledhjes së tetë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të datës 19 shtator 2002, në të cilën, midis të tjerash, për rend dite kishte dy pika me rëndësi, pika “4. Propozimvendimi për caktimin e loka­cionit për ndërtimin e Monumentit të Lirisë” dhe pika “6.a. Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për Katedralen”.
Nisemi nga konstatimi në ekstraktin e procesverbalit të Mbledhjes sëKuvendit Komunal 28 shkurtit 2002: “U mor vendim për ngritjen e “Përmendores së Lirisë” dhe autorizohen shërbimet për­katë­se për gjetjen e lokacionit”.Tashti Propozim­ve­ndimi i sjellë kishte këtë përmbajtje:
“Vendim mbi caktimin e lokacionit për ndë­rtimin dhe rregullimin e hapësirës për ve­ndosjen e Monumentit të Lirisë në Pri­shti­në”
Neni: 1. Miratohet vendimi për caktimin elokacionit për vendosjen e monumentit të lirisë në Prishtinë; 2. Lokacioni për ndërtimin e objektit nga neni 1 i këtij Vendimi, caktohet ngastra kadastrale nr.___KK Prishtinë me sipërfaqe___; 3. Me këtë vendim fillon projekti urbanistik për ndërtimin dhe rregullimin e hapësirës për vendosjen e objektit të monumentit të lirisë, në lokacionin nga neni 2 i këtij Vendimi; 4. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Bordi i Drejtorëve i Komunës së Prishtinës. Drejtorati i Planifikimit, Urbanizmit dhe Ndër­timta­risë së Prishtinës, Drejtorati për Kadastër dhe Gjeodezi i Komunës së Prishtinës do të kryejnë veprime nga përgjegjësia e tyre e caktuar për realizimin e këtij vendimi; 5. Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit të tij nga Kuvendi Komunal; 6. U miratua nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës në mbledhjen e mbajtur me dt.-.
Nga aneksi i fletës së këtij Propozimvendimi, një skicë e lokacionit, mund të shihet se fjala ishte për lokacionin e Sheshit “Adem Jashari”. Në asnjë vend në tekst as në skicë nuk përmendej emri i ish-sheshit “Bratstvo Jedinstvo - Bashkim Vllaznim” të para 1996, apo “Trg Kralja Milu­tinaderi më 11 qershor 1999, kur njësitë e UÇK-së hynë në Prishtinë, apo emri: Sheshi “Adem Jashari”, të cilin vetë ky Kuvend Komunal e kishte legjitimuar në prill të vitit 2001. Nuk përmendej së paku ashtu siç e quan populli: “Trekëmbëshi”. Në Propozimvendim flitej si për një vend të lirë, të gatshëm për ta përdorur për qëllimin e procedimit admi­ni­strativ, por me plot pasaktësi, pa numrin e ngastrës dhe pa madhësinë e sipërfaqes, kështu që ajo mund të tkurrej, sipas dëshirës së komunarëve antiuçëkë. Për një qëndrim të tillë studiuesi, patriot i shquar, Ramadan Sokoli do të mallko­nte: “Mjerë ai popull që i shpërfillë e nuk di t’i vlerësojë figurat e ndritura që nxori nga gjiri i vet”.
Vërtet, në sallën e Kuvendit do të shkaktohet një rrë­mujë. Deputetët pëdëkëistë-lëkëçëkëistë kërkonin nga Kryesia dhe nga deputetët lëdëkëistë-pëshëdëkëistë të hiqnin dorë nga obskurantizmi i mëtutjeshëm ndaj UÇK-së. Vërtet, zyrtarët ko­mu­na­lë kishin planifikuar edhe një komplot kundër kërkesës së asociacioneve të dala nga Lufta Çlirimtare e Kosovës nën udhë­heqjen e UÇK-së dhe e mbronin qëndrimin me cinizëm kinse “Monumenti i Lirisë”, gurthemeli i të cilit ishte vendosur solemnisht, më 5 mars 2002, në Katërvjetorin e Epopesë së Prekazit, nuk e ka vendin në ambientin studentor, se atje është periferi e qytetit, por vendin e ka në Sheshin “Adem Jashari” në qendër të qytetit?!!!
Kryesia e Kuvendit dhe disa deputetë lëdëkëistë madje “Monumentin e Lirisë” e quanin dyfishim të monumentit për Adem Jasharin. Pëdëkëistët dhe lëkëçëkëistët, zëri i pa­kicës së ndërgjegjshme politikisht të Prishtinës, u detyruan të jepnin shpjegime plotësuese, si për të verbër e për të shurdhër, se nuk është fjalë për të njëjtin monument në dy vende, por për dy monumente historike me pamje krejt tjetër dhe mesazh tjetër. Maketi i “Monumentit të Lirisë” ishte i ekspozuar gjatë kohë në “Pallatin e Rinisë”, për diskutim publik, por duket se lëdëkëisto-pëshëdëkëistëve nuk u ka interesuar ai. Në anën tjetër është e njohur universale se çfarë duhet të paraqesë një monument për një shesh me emrin e një Koma­ndanti Legjendar të një Ushtrie Çlirimtare.
Realisht, lëdëkejcat pëshëdëkëistë, zotër të Komunës së Prishtinës, donin të shtynin, në mos përjetësisht, përkohë­sisht po, ngritjen e “Monumentittë Lirisë” dhe njëkohësisht të eliminohej ngritja e shtatores së Komandantit Legjendar të UÇK-së në Sheshin “Adem Jashari”, për kohën derisa të jenë në Kosovë UNMIK-u dhe KFOR-i.
Deputetët, përfaqësues të PDK-së, edhe në Mbledhjen e 28 shkurtit 2002, para zyrtarëve ndërkombëtarë dhe përfaqë­sue­sve të Povratakut, ishin detyruar të konstatonin me eufe­mi­zma se në Sheshin “Adem Jashari” hëpërhë “nuk është e mu­ndur”, përkatësisht “mundësitë janë të kufizuara”, për të ngritur atë që kërkohet dhe që duhet. Tashti do t’u thuhet qartë: Në rrethanat në të cilat gjendet Prishtina dhe Kosova nuk mund të rrëzohet “Trekëmbëshi i Bratstvo - Jedinstvos midis serbëve, malazezve dhe shqiptarëve!”
I fundit, para se të nxirrej Projektvendimi në votim, dola në foltore. Qëndrova i fundit, ngase kisha planifikuar të diskutoj për pikën tjetër: “Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për Katedralen”. Ndaj, diskutimin e fillova, i trishtuar:
"Sot, në këtë Kuvend, më mirë se kudo gjetkë e ku­p­tova sentencën e Albert Kamy-s: “As ata që e duan të vërtetën, as ata që e duan bukurin’, nuk mund të merren me politikë, ngase ajo nuk merret as me të vërtetën as me bukurinë”. Vërtet, u kam thënë edhe më herët, këtu, se në këtë Kuvend nuk erdha për hatër të Partisë, por për kërkesat jetësore të bashkëqytetarëve të mi. As betimin nuk e dhashë, si as Ju, në emër të Partisë, por në emër të popullit! Vota e popullit na solli këtu. Dhe, a thua e meriton ky popull një veprim tonin kaq të papërgjegjshëm, kaq armiqësor kundër gjakut dhe luftës së bijve më të devotshëm të kësaj Toke, qofshin ata heronj, dëshmorë, apo martirë të Luftës Çliri­mtare të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së.
Ky Kuvend ka krejt tjetër qëndrim, tepër glorifikues, ndaj martirëve e personaliteteve fetare të krishtera, me rë­ndë­sinë e imagjinuar për ekzistencën fizike dhe për lirinë e shqi­ptarëve të Prishtinës, të Kosovës e më gjerë. Dhe, këtu, shtro­het pyetja: Pse gjithë ky hezitim për ta dëshmuar të vërtetën dhe heroizmin e popullit tonë në monumente, pse e gjithë kjo neglizhencë ndaj të djeshmes sonë heroike, që na ktheu dinjitetin individual dhe kombëtar, ndaj një lufte me plot martiri­zime që na solli në këtë cep të lirisë që po e jetojmë. Pse?!
Po, ky Kuvend, për do interesa meskine politike e fe­ta­re, që duken për sheshi, nuk heziton të shkelë vendimet e veta as të marr vendime në dëm tëidentitetit shekullor të Prishtinës, të Kosovës dhe të vetë shqiptarëve. Pse asnjë hezitim për ndarjen e aq hektarëve tokë për nevoja të Kishës Katolike. Po a nuk janë të gjitha këto përkushtime për krishterimin katolik?! Po a nuk është akt i dhunshëm i Komunës së Prishtinës, pa asnjë vendim, të abortojë vendimin e vet dhe në Sheshin “Sho­ta Galicatë sjellë Sheshin “Nëna Terezë”. Dhe, pa dijeninë e qytetarëve, krejt tinëzisht, të sillet aty shtatorja e Nëna Tere­zës…!? Po a nuk është kjo dhunë ndaj historisë sonë të lavdi­shme, po a nuk i thonë kësaj: “Çou Shotë (e Drenicës) të ulet Nëna Tereze (e Kalkutës) !!!?
Dhe, ky Kuvend po e shtyn, muaj të tërë, Vendimin për lokacionin e “Monumentit të Lirisë”, i cili ka projektin (maketin), ka burimet vendore dhe është domosdoshmëri politike dhe historike për Prishtinën dhe kombin tonë. Unë i konsideroj të ulëta dhe apolitike motivet që arsyetojnë këtu këmbënguljen e strukturave komunale të Prishtinës se: po dyfishohet e njëjta përmendore, seMonumenti i Lirisë” nuk e ka vendin në ambientin universitar, se atje ku kërkohet lokacioni është periferi e qytetit, kurse “Monumenti i Lirisë” duhet të je­të në qendër, pikërisht në Sheshin “Adem Jashari” etj.
Jo, zotërinj delegatë, “Monumenti i Lirisë” e ka vendin mu midis studentëve, frymëzim i përjetshëm për Liri. Atje nuk është periferia e qytetit të sotëm të Prishtinës, përkundrazi. Tashti periferi është Sheshi “Adem Jashari”, sepse nga këtu e tutje, në jugperëndim, janë sheshet, janë selitë e organeve pushtetore, janë institucionet e kulturës dhe të shkencës, janë hotelet, është Universiteti!”
Derisa po flisja kishte reagime lëdëkëisto-pëshëdë­këi­ste, por as i dëgjoja as ua varja veshin. Diskutimin e dhun­shëm e përfundova me konstatimin: “Zotërinj delegatë dhe ju të Kryesisë, të keni parasysh edhe këtë fakt. Në vendin para Fakultetit Filologjik, më 5 mars 2002, në mënyrën më solemne, përkrah një manifestimi të ndërgjegjes kombëtare gjithëpo­pu­llore, u vendos Gurthemeli i “Monumentit të Lirisë”.
Dhe, të kihet parasysh edhe fakti se atë Gurthemel nuk e kanë vendosur fëmijët as barinjtë, por e kanë vendosur ko­mandantët dhe ushtarakët e UÇK-së, personalitetet politike kombëtare më të denja që ka sot Kosova, oficerët e TMK-së dhe të Policisë së Kosovës dhe personalitetet më të rëndë­si­shme të shkencës e të kulturës në Kosovë. Ndaj, të mos luhet me Gurthemelin e ‘Monumentit të Lirisë’…!”
Pa e lëshuar mirë foltoren, derisa po i tuboja letrat e konceptit të diskutimit, një zë lëmëritës më përcolli me miza: “At’ Gurthemel e ka vu Rexhep Qosja…!”
Dhe, pa arritur të zë vendin në karrigen time, në të cilën më kurrë nuk do të kthehem, kryetari i Kuvendit, Dr. Salih Gashi, e nxori në votim Projektvendimin e strukturave komu­nale. Lëdëkëistët–pëshëdëkëistët i ngritën duart, si me një ko­ma­ndë. Tashti, pëdëkëistët-lëkëçëkëistët e panë vetën të te­përt në atë Mbledhje të Kuvendit të Prishtinës dhe dolën ja­shtë. Dola, jo shumë i mërzitur për atë që ngjau, sepse e pritja hyqmin e orës së votës së popullit. Kemi popull të tillë para­po­litik dhe le ta vuajë! U mërzita pse u krijuan rrethana të tilla dhe mbeta pa e lexuar Diskutimin për Pikën “6.a.” të Rendit të ditës, me titullin e këtij shkrimi dhe të shkrirë në këtë shkrim: “JO Katedrale në emër të shqiptarisë së ima­gji­nuar!”.
Tashti t’i kthehemi Propozimvendimit mbi caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Katedrales katolike në Pri­shtinë. Dokumenti kishte shtatë nene: “1. Miratohet vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të katedrales ka­tolike në Prishtinë; 2. Lokacioni për ndërtimin e objektit nga neni 1 i këtij Vendimi, caktohet ngastra kadastrale nr. 6198 KK Prishtina me sipërfaqe prej 1.20 ha; 3. Lokacioni nga neni 2 i këtij Vendimi i ipet Ipeshkvisë së Kishës Katolike të Kosovës në shfrytëzim të përkohshëm në kohëzgjatje prej 10 vitesh me mundësi të vazhdimit të kësaj të drejte edhe pas kalimit të afatit të caktuar; 4. Me këtë vendim fillon projekti urbanistik për ndërtimin e objektit të katedrales katolike nga Prishtina; 5. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Bordi i Drejtorëve i Komunës së Prishtinës. Drejtorati i Planifikimit, Urbanizmit dhe Ndërtimtarisë së Prishtinës, Drejtorati për kadastër, dhe Gjeo­de­zi i Komunës së Prishtinës do të kryejnë veprime nga përgje­gjësia e tyre e caktuar për realizimin e këtij vendimi; 6. Ky ve­ndim hyn në fuqi ditën e miratimit të tij nga Kuvendi Komunal; 7. U miratua nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës në mbledhjen e mbajtur me dt. -”, d.m.th. më 19 shtator 2002.
Ky Propozimvendim nuk ishte i shoqëruar me asnjë arsyetim formë të shkruar, ndërkaq si aneks kishte një skicë nga Plani Urbanistik i Prishtinës, pikërisht ambienti i Pallatit të Shtypit, më herët i caktuar për Ndërtesën e Televizionit të Kosovës. Për mua, posaçërisht përmbajtja e nenit të tetëPropozimvendimit, tashti Vendimit të datës 19 shtator 2002 Kuvendit të Komunës së Prishtinës - ve­tëm me lëdëkëistë-pëshëdëkëistë-povratistë, vatanli e hashka­nlinj: “Lokacioni nga neni 2 i këtij Vendimi i ipet Ipeshkvisë së Kishës Katolike të Kosovës në shfrytëzim të përkohshëm në kohëzgjatje prej 10 vitesh me mundësi të vazhdimit të kësaj të drejte edhe pas kalimit të afatit të caktuar”, ishte i paarsye­shëm dhe i palogjikshëm. Të jepen 1.20 ha tokë në zemër të qytetit “në shfrytëzim të përkohshëm në kohëzgjatje prej 10 vitesh me mundësi të vazhdimit të kësaj të drejte”, ishte hedhje pluhur para syve të qytetarëve të Prishtinës e të Kosovës. Sepse, këtu nuk ishte puna për ndonjë tokë me qesim për kultivimin e patateve e të trangujve, apo për ndonjë lokal të lëshuar me qira për biznes me pakicë, por flitej për një objekt fetar, për një bina të paluajtshme, për një Katedrale, parallogarit e kostos së cilës janë rreth dhjetë milionë dollarë dhe ndërtimi i së cilës do të zgjasë pesë deri në gjatë vjet?!!!
Këtë pjesë të këtij shkrimi do ta përfundoja me konsta­ti­min e parapëlqyer të Xhon Kenedit: “Gjithmonë proble­met në botë janë krijuar nga njerëzit dhe, po ashtu, nga ata mund të zgjidhen!” Ende nuk është bërë vonë për të evituar të padëshiruarën, me pasoja për vetë kishën katolike dhe për jetën e Kombit. O temporo! O Mores!
 
 
Mos na prishni shkollën!!!
Jo kishë.
Nxënësit
 
Vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, i datës 19 shtator 2002, nuk i kënaqi aspiratat e Ipeshkvisë së Ko­so­vës, thënë me ironi, vendi për katedrale ishte katërkë­ndësh, nuk kishte simbolin e Trinisë së Shenjtë, kusht ky të cilin e plotësonte Oborri i Gjimnazit “Xhevdet Do­da”, midis tri udhëve dhe në formë trekëndëshi, tamam “zemra e krishterë” e qytetit të Prishtinës!?! Kancelari i Ipeshkvisë, dr. dom Shan Zefi, ushtroi ankesë dhe njëherit Katredralen ia vuri në qafë, përjetësisht, Presidentit koncensual të Kosovës. Ai, siç kemi konstatuar më herët, u qëndroi besnik premtimeve të vitit 1993, në Vatikan, urdhëroi zyrtarët lëdëkëistë-pëshëdëkëistëKomunës së Prishtinës ta kthenin Vendimin, e datës 19 shtator 2002, në riparim. Kështu, Kuvendi i Komunës së Prishtinës, më 26 shkurt 2003, mori vendimin për të keqen grumbull: Katedralja të ngritët në vendin e parapëlqyer nga Ipeshkvia e Kosovës – në oborrin e Gjimnazit “Xhevdet Doda” (Zëri, e hënë, 17 mars 2003, 6).
Dhe, sapo informata mori dheun se “Në vendin e Gjimnazit “Xhevdet Doda” do të ngritët Katedralja katolike”, muret e shkollës u stolisë me parullën e shkruar nga nxënësit: “Mos na prishni shkollën!!! Jo kishë”. Është kjo mallkim apo gjëmë?! Katedralja katolike politike, dhunë për Kosovën, “fqinj’ të parë do ta ketë Fakultetin e Filologjisë dhe pak më larg kishën ortodokse, të ndërtuar në kohën e ad­mi­nistratës së dhunshme serbe”, do të ironizojë gazetari Jeton Salihu, i cili, në vazhdim, solli konstatimin e zyrtarit për informim të Komunës së Prishtinës, Bajram Mjekut: “Pas shumë debatesh se duhet apo nuk duhet ndërtuar ky objekt fetar, megjithatë është vendosur në favor të propozimit të krye­tarit të Kosovës, Ibrahim Rugova” (Komuna nuk flet për ve­ndi­min e xhamisë, Epoka e re, e martë, 25 mars 2003).
Kështu, tashti duhet të konstatojmë faktin e pamirë: Jemi në ditët sapo Kosova dhe shqiptarët kanë hyrë në fazën e acarimit të Luftës së ftohtë midis Kishës dhe Xhamisë që, siç kam konstatuar herët, mund të çojë në gjakderdhje. Sepse, “tolerancës” së hershme, dhe të djeshme, shpeshherë të padi­njite­tshme, të udhëheqësisë islame administrative të shtypur nga politika, nga shteti, nga okupatori, dhe të shqiptarëve mysli­manë të Kosovës në përgjithësi, e gjetkë në trojet shqiptare, po i afrohet fundi. Së fundi, këtu e tutje, një grusht hoxhallarësh ad­mi­nistrativë, në krye të BIK-ut, nuk do t’arrijë ta mbajë masën islame në gjumë, vazhdimisht inferiore, të poshtëruar, në in­do­lencë.
Qartë: depërtimi i sekteve të ndryshme, islame, më ra­dikale, shkollimi islam shumë i madh dhe me themel i rinisë shqiptare në disa medrese në Kosovë dhe në arealin shqiptar, e mbi të gjitha ngritja shkencore e medresantëve në fakultetet e shkencave islame në botë dhe në arealin shqiptar, hapja e Kosovës dhe e tokave shqiptare drejt hapjeve të SHBA-së dhe të Anglisë, ngritja e xhamive të reja edhe në fshatrat, ku me shekuj ka pasur myslimanë, por nuk ka pasur xhami, të gjitha këto kanë për të kultivuar një frymë tjetër në islam, një guxim tjetër midis ulemasë për të marrë në mbrojtje, së fundi, interesat e veta jetësore dhe qenien islame të xhematit të tyre.
Dhe, do të dalin, gjithmonë, edhe intelektualë të virtyt­shëm, të cilët, do të marrin në mbrojtje varret, gjakun dhe falt­oret e etërve, vërtet të dinjitetshëm kombëtarisht dhe fetarisht. Identitetin e tyre dhe identitetin historik të kombit shqiptar. Në këtë frymë, së paku, i kuptojë edhe mesazhet e reagimeve të intelektualëve, të përjetësuara në këtë libër. Po në këtë frymë duhet t’i kuptojë këto edhe Ipeshkvia e Kishës romano-katolike e Kosovës, gjithnjë duke mbajtur në kujtesë mësimin e Sa­lamunit: “Të nxitet ngatërresa është njësoj sikur të lëshosh vërshimin!”
Të ecim, më tutje, nisur nga e sotmja. Vërtet, thënë si­mbolikisht, shtëniet e njëpasnjëshme të Imzot Mark Sopit me shokët, në të djeshmen, në të sotmen dhe në të ardhmen e Islamit në Kosovë përjetuan, nga Hirësia e tij, dr. Rexhep Boja – BIK-u, kthimin me maturi për andej kah kanë ardhur, si vërejtje e shkallës së parë. “Ngjarjet e ardhshme i hedhin hijet që më parë” do të thoshte Miss Edith Durham.
Vërtet, në Komunikatën për opinionBa­shkësisë Islame të Kosovës, midis të tjerash saktësohet: “Ne nuk jemi kundër ndërtimit të katedrales, por kërkojmë që si institucion përfaqësues i nevojave të besimtarëve islamë që jemi, Asambleja komunale e Prishtinës para ditës së vënies së gurthemelit të katedrales të marrë vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e një xhamie të madhe në qendër të Prishtinës, e cila do të ishte në pajtim me përqindjen e besi­mtarëve islamë të kryeqendrës së Kosovës. Me këtë institu­cionet tona do të tregonin një pjekuri qytetare dhe do ta kapërcenin krizën e identitetit religjioz në binomin ‘myslimanë - krishterë’. Përndryshe, çdo privilegje që i jepet cilitdo besim qo­ftë ai, për të fituar pikë politike mund të interpretohet edhe nga qytetarët që nuk vuajnë nga kompleksi i ‘fundamentali­zmit’, se si dikush “ad-hoc” po tenton tariaktualizojë një ide që është e huaj për ne. Ç’na duhet kjo mu në këtë fazë të historisë sonë?!” (Për një trajtim adekuat të vlerave tona fetare, Koha ditore, e shtunë, 22 mars 2003).
Reagimi publik i BIK-ut është shkruar me maturi intele­ktuale e politike, por me porosi të thella. Është qortim diskret për bartësit e projeksionit për “të vërtetën e Fesë së Zotit Krisht” – konvertimin e shqiptarëve myslimanë në katolikë në këto rrethana të luftës çlirimtare të papërfunduar. BIK-u folinë stilin e këshillave të Babait të Teqesë së Tetovës: “Ësh­të keq të jesh plot kur të tjerët janë bosh, është keq të mburresh me drejtësinë tënde e të mos shohësh të mirat e tjetrit!” Sovrani i Velanisë dhe pushtetarët ame­bë duhet të kenë kujdes: “Zari u hodh!” do të thërriste Cezari.
Megjithatë, janë dy mendime pak a shumë të kundërta lidhur me Komunikatën e BIK-ut. Zyrtari i Partisë së Drejtësisë, z. Fuad Ramiqi, në intervistën “Katedralja dhe xhamia në qendër tëPrishtinës dëmtojnë tolerancën fetare” (Java, Prishtinë, 27 mars 2003, 8-9), midis të tjerash sa­ktë­soi: “Është reagim i vonuar. Kjo i mbjen që ata pajtohen të rrënohet shkolla dhe të ndërtohet katedralja, ndërsa si ku­shtë­zim, të lejohet ndërtimi i një xhamie në qendër të Prishtinës. Do të ishte më mirë që ata të dilnin me një deklaratë me të cilën do të kërkonin të mos bëhen presione për ndikimin kulturor dhe fetar dhe të mos prishet harmonia fetare që ka ekzistuar gjithmonë në Kosovë”.
Ky është mendim i një politikani vizionar që ka mbësh­tetje në dije dhe jo në eufori fetare. Ramiqi flet me kokë dhe me zemër, jo vetëm me njërën. Thekson: “Jemi të habitur me qëndrimet indiferente të opinionit për një invazion kulturor që i ofrohet Kosovës, sidomos pas Luftës. Kjo na i kujton kohërat e kaluara, kur një tjetër kishë, e të njëjtit besim të krishterë, por ortodoks, është ndërtuar në oborrin e Bibliotekës Universitare dhe dihet se ai ka qenë një vendim politik dhe dihen qëllimet e tij. Është e njohur se kisha gjithmonë ka pasur qëllime asimi­lue­se, për të ndërruar kulturën dhe pse jo edhe fenë. E njëjta gjë po ndodhë sot në Prishtinë, kur merret një vendim politik nga presioni i emisarëve ndërkombëtarë por edhe klerikëve vendorë, të cilët po ashtu bëjnë presion te qeveria komunale që të lejohet këmbëngulsisht ndërtimi i katedrales në qendër të Prishtinës”.
Veprimtari politik, qartë demokrat, z. Fuad Ramiqi, e përfundoi intervistën, për këtë çështje, pa ekuivoke, me me­nçu­ri dhe me largpamësi: “Këmbëngulja për katedrale sigurisht që e ka lëkundur këtë tolerancë fetare. Për fat të keq, kjo nuk është vetëm iniciativë e vendorëve, por këtu kanë dorë edhe të tjerët, të cilët duan t’ia tërheqin vëmendjen popullit të Kosovës nga përcaktimi final. Këto veprime mund të nxisin veprime tjera zinxhirore që mund të prishin një ekuilibër dhe një harmoni që ekziston”.
Vërtet, do të thosha, mesazhin e Komunikatës sëBIK-ut të 22 marsit 2003, ndonëse e vonuar dhe e “butë”, duhet ku­ptuar thellësisht dhe jo sipërfaqësisht, siç e ka kuptuar shkri­mtari Ali Podrimja në prononcimin: “Katedralja, ndërgje­gjë­sim ynë” (Koha ditore, 30 mars 2003, ll), prononcim kundër opinionit të shkrimtarit Mehmet Kraja. Shkrimi i z. Po­drimja nuk flet veçse për një mishmash idesh në kokat tona akademike. Së fundi, sa unë e njoh veprimtarinë letrare, publici­stike dhe politike, së paku në Zotin Kraja kemi shkrimtarin që ka lexuar më shumë libra sesa i ka shkruar. Prandaj, ka edhe mendime që nuk mund të udhëtojnë bashkë me ato të z. Podrimja.
Në shkrimin e akademikut Ali Podrimja, informatat dhe mesazhet e akëcilës fjali a periudhë konfrontohen çuditërisht. Shkrim i dhunshëm, apo dhunë mediale?! Kritiku ynë penëma­jë­mprehtë, Faik Konica, na ka lënë një lutje amanet: “Zoti ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë (të re) për të thënë!” Shkrimtari Podrimja shkrimin e fillon konfuz dhe e mbaron me konfuzitet, gjithsesi në emër të shqiptarisë dhe të kombësisë shqiptare të reformuar katolikisht.
Për t’i “shijuar” më mirë mëlmesat e Podrimjes në so­frën e katedrales romano-katolike, jo shqiptare, periudhat në hyrje do t’ia kthejë në pika: 1.“Nuk mbahet mend, por me dekada jemi krenuar para të tjerëve si ne dhe toleranca bre­ndashqiptare nuk ka; 2. Ra katedralja dhe u pa se këtë gjest tonin fisnik duhet riparuar dhe kultivuar edhe më; 3. Është e dhembshme kur merremi me diçka që veç është kaluar; 4. Polarizimi ynë ndodh në një kohë kur edhe popuj e shtete më të fuqishme luhaten; 5. Besimet tona i kemi konsideruar si tonat dhe i kemi parë si segmente të fuqishme të historisë, kulturës, ekzistencës dhe shtetësisë sonë. Nën rrezatimin e ty­re breze kaluan; 6. Më dhemb kur dikush çon dorë nga ajo që na lanë baballarët amanet: Feja e shqyptarit asht shqy­pta­ria; 7. Mesazhe të tilla nuk vjetrohen, avancohen se janë të shenjta dhembajnë gjallë një popull, i cili përcakton dhe ide­ntitetin ko­mbëtar”.
Tashti shkojmë me radhë:
1. Cila fe dhe cili civilizim e ngriti, e kultivoi dhe e ruajti tolerancën brendashqiptare. Kujto Xhaminë e Smolicës në Na­tën e Bajramit të vitit 1907?!
2. Pse Katedralja në Prishtinë? Faltoret janë bërë dhe bëhen për nevojat e besimtarëve dhe jo për stoli nostalgjike me­sjetare të një minorance fetare karshillëk shumicës tole­ra­n­te historike. Dhuna nuk riparon drejtësinë.
3. Kush ka kaluar, çka është e kaluarja këtu: katoli­ci­zmi, kurrë fe as civilizim dominant në Kosovë, apo islami she­ku­llor, drita që zbardhi ekzistencën e etnisë shqiptare dhe ndi­koi në integrimin e kombësisë shqiptare dhe të njësisë etno­kul­turore dhe gjeopolitike të Shqipërisë?!
4. Del se “polarizimi” ynë qenka sëmundje evropiane botërore aktuale. Kush e solli virusin e sëmundjes, kisha apo xhamia?
5. Nëse është ashtu, pse gjithë ky sulm i priftërve kato­li­kë dhe i intelektualëve të konvertuar në të krishterë, as Mu­ha­rrem as Mark, kundër atyre “segmente(ve) të fuqishme të his­to­risë, kulturës, ekzistencës dhe shtetësisë sonë” - kundër të djeshmes, të sotmes dhe të ardhmes së fesë dhe civilizimit islam në Kosovë dhe gjetkë në Shqipëri?
6. Kush kundër kujt po “çon dorë”? A thua nuk e di z. Po­drimja se Baca Kolë, me gojën e priftit, ka vite që ka he­qur dorë nga deviza: Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
 7. Kjo nuk është vetëm padije, është bungur i de­ma­go­gjisë së krishterë katolike aktuale në Kosovë. As një popull nuk e ka  përcaktuar, sipas dëshirës, identitetin e vet, as iden­titetin kombëtar. Identiteti i një populli dhe i një kombi i ka rrë­njët në historinë e pafundshme. Ai është produkt i etno­gje­ne­zës, i civilizimeve dhe i rrethanave komplekse shoqërore e po­li­tike shekullore të pazbërthyeshme. Feja, kombi (kombësia) dhe shtetësia mund të parapëlqehen nga individët, por kurrë t’i im­ponohen masës, kurrë të tjetërsohet kombi si tërësi. Kjo është katastrofë.
Poeti Ali Podrimja parapëlqen ngritjen e katedrales në Prishtinë - si “ndërgjegjësim yni” (!?!), por nuk e do ekzistimin e më­tutjeshëm të “Kishës serbe” në “hapësirën universitare e pa kurr­farë lejendërtimi në të cilën kontribuan edhe matrapazët tanë”?!!!
A do koment?! Një opinion i tillë nuk duhej të dilte nga mendja dhe pena e një akademiku!?! E drejta në fe dhe në fal­to­re është e drejtë universale e të gjithëve. Dhe, nëse për Kishën serbe, tepricë dhe dhunë për ne, paskan kontribuar “matra­pa­zët tanë”, pyes: Po matrapazët e Katedrales Katolike (jo shqi­p­tare, se nuk ka objekte fetare ekskluzive, kombëtare) në shër­bim të kujt janë? Këta “patriotë dardanë” me katedralen katolike, e dinë apo nuk e dinë, po e shkruajnë dhe po e vulosin Tapinë e Ki­shës Ortodokse – serbe, midis ambientit studentor. Bile, për hir të së vërtetës, ajo nuk është “cung në m’udhe”, do të pro­dho­jë shumë më pak pengesa qytetare, sesa Katedralja në “ze­m­rën e qytetit” - “cung” midis tri udhëve.
Dhe, po këta matrapazë të katedrales, e deshe apo jo, do të detyrohen që brenda në Prishtinë të sigurojnë një loka­cion për Qendrën Kulturore Islame, ku do të ngritët “Xhamia e Madhe”. Ku tjetër pos në lokacionin të cilin Ku­vendi i Komunës së Prishtinës, më 19 shtator 2002, ia “ndau” Ipesh­k­visë për Katedrale. Vend ideal për QKI – Xhaminë e Madhe. Kush do të ketë fytyrë të kundërshtojë, kur dihet se ajo vërtetë ka xhematë, së paku për varre, 99.9% të banorëve shqiptarë të Prishtinës.
Vraje Zot! Me shekuj djalë pas djali luftuan për kara­k­terin shqiptar të Prishtinës e të Kosovës, kurse tashti në “Liri, Prishtinën dhe Kosovën i mbulojmë me pamje mesjetare fetare?!!!
Një konstatim si ky: “Katedralja jonë (…) nuk është objektpolitik as ngritet me dhunë në dhe të huaj”, s’i ka hije një shkrimtari akademik, as meriton komentim. Përgjigje për këtë, të them qar­të, është ky pamflet që keni në duar. Cili intelektual yni, cili hoxhë yni, ka ngritur dorë kundër një mendimi iluminist: “Dielli ynë lindnë Perëndim”? As ka qytetar, as fshatar, as imam që mohon për­katësinë shqiptare në “Familjen Evropiane”. Ama, nëse pjesa shu­micë absolute myslimane e kombit tonë shikohet si korb nga ka­tolikët, si do të duket kjo pjesë e kombit korb e stolisur ne­sër, artificialisht, me pendlat e gugutkave të krishtera katolike e or­to­dokse, të cilat ju i numëroni?! Hakubet, pjesë e pa dinji­te­t­shme.
Së fundi, o Zoti Podrimja! Nëse vërtet katedralja “Është zëri i dheut tonë”, pse ngritët me urdhër të Presidentit, i cili aktin e konvertimit në katolik e mban të fshehur nga populli, pse ka­te­dra­lja ngritët me mbështetje të politikës kukull presidenciale lë­dë­këisto-pëshëdëkëiste, pse kërkesa e Ipeshkvisë së Kosovëspër Katedrale është shoqëruar me propagandë kaq harbute anti­islame të Kosovës dhe pse legalizimi i kërkesës për ngritjen e saj nuk bëhet me Referendum gjithëpopullor?
Vërtet, nëse referendumi për pavarësinë e Koso­vës nuk na lejohet, nga ata që “na kanë çliruar”NATO-ja, Papa dhe Zoti rugovian (!?), për çështjet tona të brendshme, qofshin ato edhe fetare, nuk kanë arsye të na ndalin!?!
Në pikën e fundit, poeti Ali Podrimja ka dëshmuar tërë injorancën prej akademikut kosovar. Tekstualisht, shprehur në pika, thotë: “1. Udha më ka qitur në shumë vende të Evropës e katedralet gjithkund i kam hasur në vende të pashme; 2. Mendoj se Kuvendi i Komunës së Prishtinës tregoi pjekuri të lartë në këtë moment kur caktoi edhe vendin e katedrales; 3. Në krye­qendrën tonë, brenda njëqind metrave, lartësohen tri xhami e askë nuk e irritojnë; 4. Pse të tregohemi shpirtvegjël ndaj kate­dra­les sonë, që simbolizon shqiptarinë e moçme para së gj­i­thash, atë të Laurit e të Florit nga Ulpiana, pjesëmarrës edhe në Ko­n­cilin e famshëm të Nikesë(325)”. 
Dhe, Zoti Podrimja, më dëgjo, po pate guxim të për­ba­llesh me të vërtetën historike:
1. Nga fillimet e civilizimeve objektet e kultit janë ngri­tur në ambiente të hapëta, me vizion të qartë të arkitektëve se përreth tyre do të ngritët qendra urbanistike-administrative, sho­qërore, kulturore ekonomike etj. Kështu u ngritën edhe pagodat, sina­gogat, kishat, manastiret, katedralet, xhamitë, teqetë etj.
2. Për këtë shih gjykimin e R. Krasniqit, të M. Krajës, të S. Fetiut, dhe të tjerëve më pas. Do të thosha: Asnjë vendim i imponuar politikisht nuk është i drejtë. Transplantimi i së ka­lua­rës së imagjinuar në të sotmen ekzistuese është vetëvrasje gjak­humbur!
3. Tri xhamitë në qendrën e Prishtinës u vendosën në një fushë hali mesjetare dhe përreth tyre u ngrit Prishtina dhe shqiptarësia e saj. Ky është realitet historik që nuk mund të abortohet. Kuvendi i Komunës së Prishtinës tashti as lejoi ngritjen e “Xhamisë së Madhe” pranë tyre, dhe, e them me plotë nder­shmëri islame dhe shqiptare, bëri mirë, por nuk ndaloi ngritjen e disa xhamive aty ku ka nevojë, dhe edhe këtu bëri mirë.
Zoti Ali, ju fshihni të vërtetën kur thoni se ato xha­mi “askë nuk e irritojnë”!?! Vetë fakti se veprimtarët e Kishës romano - katolike, të quajtur për anomasi bogdaniane “shqip­tare”, kërkojnë hapur heqjen dorë të shqiptarëve myslimanë nga feja dhe civilizimi islam, dhe atë në emër të shqiptarisë katolike, çka nënkupton e tëra kjo?!
Këtij teli po i mëshoni edhe Ju, ndaj pyes: kur xhemati i këtyre xhamive, aktualisht kryesisht lëdëkëisto-pëshëdëkëistë parapolitikë, të kalojë në kishën katolike, thënë troç në Kate­dra­len Tuaj “shqiptare”, çka do të ndodhë me këto tri xhamitë në qendrën e Prishtinës dhe me xhamitë e tjera?
Sigurisht nuk do të ruhen si dëshmi të civilizimit shqip­tar mysliman parakatolik, siç i ruajti popullsia myslimane mana­sti­ret ortodokse, në emër të mësimeve kur’anore. As do të kthe­hen në galeri arti, apo në muze historik dhe të kulturës. Do t’i pret fati i të mirave kulturore islame të Andaluzisë, pa asnjë dyshim.
4. Dhe, O Poet, shfleto diçka nga librat e vjetër dhe, po deshe, do të bindesh se mbështetja e shqiptarësisë mesjetare e Dardanisë antike – Kosovës historike në katolicizëm, është shër­bim për shkaun që quhet serb. Katedralja politike, pa besimtarë shqiptarë të mjaftueshëm në mesjetë, as në kohën e re dhe as sot,nuk simbolizon shqiptarinë e moçme. Dëshmia për shqip­ta­rinë e moçme janë vetë shqiptarët, kështu si janë, janë dëshmi xhamitë dhe kishat e tyre (ortodokse e katolike) shekullore. Këtë shqiptari më së miri do t’ua simbolizonte “Monumenti i Li­ri­së” në ambientin universitar, të cilin nuk e do as e lejon Pre­si­denca e Kosovës - Kisha Katolike, as Kuvendi Komunal lëdë­këisto-pëshëdëkëist i Prishtinës, as Ti angazhohesh për të?!Dhe,o akademik, ku e mbështetni shqiptarinë e Laurit e të Florit dhe pje­sëmarrjen e tyre (lugetër) në Koncilin e famshëm të Nikesë?!!!
Tashti krejt në fund: “E Ne luajmë majtap me fatin, me­gji­thë­se e kemi të qartë se e huaja nuk duhet sa e ytja. Por re­s­pekt qytetërimeve”?!
Dhe, pse një konkludim kaq hipotetik?! Duhet ndarë qartë shapin nga sheqeri: Kush po luan majtap me fatin, xhamia uni­versale apo kisha e rreme shqiptare? Mehmet Kraja apo Ali Podrimja? Cila është e huaja, cila ytja, islami apo krishterimi, për Ty? Përgjigja në këto dy pyetje jep përgjigjen për pyetjen e tretë - respekt qytetërimeve”?! Konstatimet Tuaja qartë kundërmojnë tym temjani.
Për mua, dhe këtë e kam dëshmuar në këtë libërth, Ki­sha jonë lokale – katolike po luan majtap me fatin e vet; Unë për timin kam Islamin (Paqen) dhe kam respekt për krishterimin, sepse, mbi të gjitha, e kam pjesë të pjesëve në identitetin tim njeri dhe shqiptar. Ndaj, me konstatimin e veprimtarit të çësh­tjes kombëtare shqiptare, z. Vehbi Tahiri, do të thosha: Të gjitha format e mbrojtjes janë demo­kratike”.
Para se të shkoj më tutje, konsideroj të rëndësishme një mësim biblik, vërejtje për partizanët e zellshëm të kate­dra­les politike në Prishtinë: “Pasi mbjellin erë, stuhi do të ko­rrin!” Reagimet publike sa vije e po shtohen, edhe më të përgje­gj­shme. “Kërkuam republikë, jo katedrale!”, është titulli i shkrimit të Ilir Krasniqit. Mesazhin e këtij shkrimi mund ta përmbledh bukur konstatimi i Gjordano Brunos para turrës së zjarrit: “Unë po vdes në një kohë që e ka humbur arsyen”.
Opinionet e Iliritvërtet janë thënë lirshëm, natyr­shëm, pa dorëza, vetëm në emër të shqiptarisë. Kjo është për ardhmëni! “Dikush pëshpëriti: do isha bërë katolik vetëm Koso­va të na bëhet republikë!
Shumë gabim, sepse feja nuk të bën të lumtur pa bazë të fortë ekonomike. Më kujtohet kur na ndiqte policia në ’81-ishin, pyesnim njëri­-tjetrin, pse bëjmë kryengritje? “Paj Trepça na plaçkitet, pasuritë kombëtare na plaçkiten”. Lëre se me pri­va­ti­zim pasuritë do të na tjetërsohen. Tani, maja e gjithë kësaj është edhe katedralja në prona shkollore.
Një proverb popullor thotë: “Budallakia e ka grumbull, ndërsa mençuria me laps e kandar”.
Në vazhdim, Ilir Krasniqi, ka kapur kalemin për he­sap. Rezultati është shokant në dëm të shkollës shqi­pe, në dëm të qytetarëve të Prishtinës: “Çka është kjo: ju bëjmë një shkollë tjetër. Një ndërtesë shkolle ku­shton 0.5 milion euro, e ajo tokë aty është 1.3 hektarë, pra 130 ari, që me një tender do na ishin lajmëruar 130 qytetarë ta ble­jnë arin për 100000 euro, sepse rreh tregtia aty. Pra ajo tokë ashtu lakuriq kushton 130 x 100000 euro = 13 milionë euro. Ja pra lapsi thotë se edhe Vatikani e plaçkit Kosovën, mbaron një ndërtesë diku, si magazinë ruse e këndej fiton toka ki­sh­tare. Mos harroni se ajo tokë ka qenë e ndonjë individi, aga apo beg, që partizanët ia kanë marrë duke e shpërblyer me ndo­një shtesë fëmijërore. Pra, komunistë: merrja individit, jepja popullit, kurse tani merrja popullit, jepjau priftërinjve. Cila është më humane? Pa dyshim se e para kritikohet, por është shumë më humane se e dyta”.
Nuk e di se kush është Iliri, por mund të them se ky ia ditka plagët dhe kërkesat Prishtinës, edhe pse Ipeshkëvisë ia “fali” 0.5 ha (pesë ari), në vlerën sa do ti kushtonte “një shkollë”, kompenzim për vendin e katedrales dhe të biznesit të kishës ro­mano-katolike lëdëlëisto-pëshëdëkëiste antishqiptare.historike Ai shkroi burrërisht:
Sot Prishtinës i nevojiten më shumë se kurrë shkolla, kur numri i nxënësve në klasa ka arritur në 40 (mesatarja në Pe­rëndim është 20 nxënës), kurse neve na duhet t’iu bëjmë fëmijëve edhe detyrë klase edhe detyrë shtëpie, sepse më­sue­s­ja s’mund t’i mbërrijë të gjitha”.
Dhe, “kudo në botë vetëm kisha me mbulesë historike (nga mbretërit ndërtuar) gjenden në qendër, kurse ato ‘ko­me­rciale’ (tash e mbas të ndërtuara) gjenden në periferi, me shumë gjelbërim. Çfarë kaosi do të bëhet aty kur mbahet mesha dhe sillen të vdekurit për ceremoni mortore. Ekziston mundësia shpesh të mbyllet trafiku te ai udhëkryq, edhe ashtu i stërngarkuar. Kush i bën këto plane, kush i jep këto leje? Mos është ai që kërkon papavarësi (pavarësi) e kujton se neve na ka çlirua ushtria e Vatikanit, e jo NATO-ja e UÇK-ja. Nuk na duhen në qendër as kisha, as xhamia – na duhen shkolla më shumë!”
Shkurt e shqip: opinionit të Ilir Krasniqit bukur i fle kushtrimi biblik për bashkimin e popullit izraelit të ve­të­di­jësuar për gabimet e bëra: “Ktheni ploret tuaj në shpata,\ dra­pë­rinjtë tuaj në heshta,\ le të thotë i ligshti: Trim i fortë jam unë!”
Më herët, më se një herë, kam konstatuar se dr. Ibrahim Rugova, presidenti koncensual komercial i Kosovës, për ngritjen e katedrales politike në Prishtinë e ka rolin e dreqit tapall në pë­rra­llë (ai e luajti kunjin e viçit, viçi e thithi lopën, zonja e shtëpisë e mbyti viçin, i zoti shtëpisë e mbyti zonjën e shtëpisë)!?! Këtë rol të Rugovës e ka pasqyruar bukur, e pa ekuivok, një Bislim Lokaj, në shkrimin: “A i duhet Prishtinës katedralja politike e Rugovës”,Epoka e re, më 11 prill 2003. Syzhe e mesazhit të këtij shkri­mi mund të ishin tri vargje të Bibles nga “Vajtimi mbi rrënimin e vendit”: “Tregojuni bijve tuaj,\ e bijtë tuaj bijve të vet\ e bijtë e tyre breznisë së ardhshme!”
Autori i shkrimit, Lokaj, ka njohuri të plota për pro­ce­durën nga ideja deri në vendimin për Katedralen në obo­rrin e Gjimnazit “Xhevdet Doda”.Shkrimin e filloi pa ekuivoke: “Në fund të vitit të kaluar, apo më saktësisht me ra­stin e festave të Kërshëndellave, presidenti i Kosovës dr. Ibra­him Rugova, në urimin e tij drejtuar Papës, popullit të Kosovës dhe besimtarëve të Kishës Romano - Katolike, me një dekret (ferman) të llojit stalinian solli para aktit të kryer gjithë popu­lla­tën e Prishtinës, po pse jo edhe të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe të gjitha institucinet, kur bëri të ditur vendimin e tij të formës “së prerë” e “të padiskutueshëm”, e të “pa negociue­shëm”, që në qendër të Prishtinës të ndërtohet katedralja”.
Më tutje, z. Lokaj, do të konstatojë qartë: “Është e papranueshme forma e bërjes publike, respektivisht vendimi i dr. Rugovës, që në qendër të Prishtinës të ndërtohet katedra­lja. Madje dr. Rugova vendimin për katedrale opinionit ia ser­von si punë të kryer që duhet të realizohet sa më parë, pa lënë as më të voglën mundësi për diskutimin dhe për këtë qellim ai kishte caktuar lokacionin dhe datën e vënies së gurthemelit. Për të treguar “forcën e tij vendimmarrëse”, dr. Rugova shkon aq larg, sa i bën ftesë publike, që me rastin e vënies së gurthe­melit të katedrales, të jetë pjesëmarrësdhe të vejë gurthemelin kreu i Selisë së Shenjtë të Kishës Romano-Ka­tolike, Papa Gjon Pali II, gjë që është një spe­ku­lim i rëndë politik me kreun e Vatikanit nga dr. Rugova”.
Pasi konstatoi se “Vendimi i dr. Rugëvës & company është një atak në institucionet e brishta të Kosovës, të cilat ende nuk janë në fazën e konsolidimit”, saktësoi: “Vendimin e dr. Rugovës, ditë më parë e legalizoi Kuvendi Komunal i Pri­sh­tinës, i cili kontrollohet nga këshilltarët e partisë së Rugovës – LDK-së dhe, duke zbatuar me korrektësi urdhrat që vijnë nga lart, pa debat ia bënë aminin fermanit të shefit të tyre të pa­r­ti­së. Por, për të qenë anakronia edhe më e madhe, sipas di­sa bu­rimeve, ky vendim në Asamblenë Komunale u miratua edhe mepajtimin e partive opozitare, që tregon mjerimin politik të Kosovës”.
Në vijim, duke i sjellë thumbit gjithnjë mu në sy, intele­k­tuali me guximin qytetar përgjegjës në kohë, z. Bislim Lokaj, do të konstatojë: “Miratimi i vendimit për ndërtimin e katedrales nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës është bërë edhe në kundërshtim me të gjitha aktet normative që janë në fuqi dhe në të cilat thirren me pompozitet zyrtarët e Komu­nës”. Madje, “i impresionuar nga vendimi i shefit të tij partiak ishte edhe kryetari i Kuvendit të Komunës, z. Ismet Beqi­ri, i cili posa kishte marrë postin e njeriut të parë të kryeqe­ndrës së Kosovës, pas zgjedhjeve të dyta, përmes mjeteve të informimit publik, respektivisht TV nacionale, ka pas dek­la­ruar me pompozitet që për ndërtimin e katedrales janë në dispozicion tri lokacione. Ky deklarim dhe kjo zemërgjerësi e të parit të komunës është për çdo kritikë dhe kundër vullnetit të votuesve të tij dhe nuk mund të merren ndryshe veç si vendim politik e propagandistik, që i është imponuar nga shefi i partisë, e si i tillë ky vendim është në kundërshtim me të gjitha dis­po­zitat ligjore e morale”.
Dhe, “shtrohet pyetja: “Si është e mundshme të jepet leje për ndërtimin e një objekti pa ditur për përmasat e tij, pa ditur për projektin dhe pa plotësuar as një nga kushtet e du­hu­ra”?! Pasi me pyetje përmbajtjesore akuzuese, e kundër­përgji­gje, ua zbulon të gjitha të palarat kryetarit dhe Kuvendit të Ko­mu­nës së Prishtinës, në dëm të elektoratit të LDK-së dhe të qytetarëve të Prishtinës, z. Bislim Lokaj do të spi­katë: “Shefi i Komunës së bashku me tërë ekspertët e tij duhet të kryejnë punët për se janë zgjedhur, e jo të falin lokacione për objekte të politizuara që shkaktojnë huti e urrejtje brenda­shqiptare” dhe do të shtojë:
Si u bë që në qendër të Prishtinës të ndërtohet një katedrale politike, thjesht, të jetë dekor për banorët e qendrës së Prishtinës dhe të kënaqë apetitet e sëmura të disa liderëve fetarë e politikë të Kosovës, ndërsa, po në Prishtinë, lagje të tëra të krijuara pas vitit 1912 të mos kenë fare xhami?”
Çka të thuhet më? Fytyra është katër gishta vend dhe jo sa oborri i katedrales - 1.35 ha. Kurse Emil Zola do të na jepte zemër: “Vetëm kreshnikët vdesin të pagjunjëzuar dhe pa hequr dorë nga e kaluara”. Shkrimi i z.Lokajt është dëshmi e fuqishme e kohës, në sofrën e dëshmive të tjera, se aktua­lisht, në Kosovë, sundon një faraon, një varrmihës i shqipta­rë­si­së historike të Prishtinës dhe të Kosovës, në emër të katoli­ci­zmit “shqiptar”!?! Ky sundimtar është i pakonsultueshëm, e në anën tjetër, i pakontestueshëm nga institucionet komunale e vendore të kontrolluara nga LDK-ja. Lokaj, më tutje,shkroi: “Me vendimin e dr. Rugovës dhe të asamblesë Komunale pa bërë fjalë u pajtuan edhe kompetentet e Arsimit, si ata të nivelit komunal ashtu edhe ata të nivelit qendror. Përgjegjësit e ar­si­mit, pavarësisht ndikimeve partiake dhe gjendjes së vështirë materiale, për asnjë çmim nuk duhet objektet e tyre t’i tjetër­so­jnë as për kishë, as për xhami, as për sinagogë”.
Dhe, me ironi e sarkazëm, pyet opinionin e trullosur: “Si do të veprojë Ministria, nëse paraqitet ndonjë biznesmen dhe të kërkojë që ndonjë shkollë ta shndërrojë në ndonjë hotel dhe për kompensim të ndërtojë një shkollë diku në periferi të Prishtinës?
Arsyetimi se do të ndërtohet një objekt më i mirë i gji­m­nazit nuk pi ujë, ngase nuk na vyen ndihma e kushtëzuar nga as­kush, madje as nga Selia e Shenjtë. Kemi nevojë për ndih­më, por jo për ndihmë që sjell urrejtje e përçarje dhe prish tolera­n­cën brendashqiptare.”
Autori, konsekuent synimeve drejt të së ardhmes, pyet: “Si do të përgjigjen kompetentët e arsimit sikur Bashkësia Isla­me e Kosovës, si bashkësi më e madhja në Kosovë, e për­kra­hur nga bota arabo-islame të kërkonte të ndërtohej një xhami me arkitekturë të kolosëve të mëdhenj shqiptarë në pronat e Ministrisë së Arsimit, diku në qendër të Prishtinës. Apo, si do të vepronin kompetentët e arsimit, nëse protestantët, të përkrahur nga Anglia e SHBA-të, të kërkonin që edhe ata në qendër të Prishtinës, në vendet më të frekuentuara gjithashtu të kërkonin ndonjë nga objektet e arsimit të bëhet tempull i tyre”.
Më tutje, Lokaj, i fton kompetentët e arsimit në nivel të komunës dhe të Kosovës të mos vepronin “sipas shijeve të liderëve partiakë dhe liderëve fetarë, që rastësisht jetojnë në shekullin XXI, ngase janë me ide të mesjetës inkuizicioniste”, dhegjykon: politikisht pjekurisht, fetarisht drejt dhe kombë­ta­risht në krye të detyrës si qenie bashkohore shqiptare me ide­ntitet historik:
Pa kurrfarë keqkuptimi dëshiroj të them se përkrah ini­ciativën për ndërtimin e katedrales dhe jam i mendimit se në kryeqytetin e Kosovës duhet që të jetë selia e ipeshkvisë, e cila do të duhej të jetë në shërbim të Ipeshkvisë së Kosovës, e ku roli i saj do të jetë fisnikërimi i besimtarëve të ritit romano-katolik dhe asgjë më tepër. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër karakter është sa i dëmshëm, aq edhe i dhembshëm, ngase tre­gon papjekurinë tonë kulturore, intelektuale, fetare e kombëta­re dhe shkon në dëmin tonë. Duhet pasur kujdes që feja dhe objektet e saja të mos politizohen nga titistët apo enveristët e deritashëm.
 Nuk kemi nevojë të bëhemi hipokritë dhe të shtihemi ata që nuk jemi, nuk kemi nevojë të kthehemi në mesjetë, ngase nga mesjeta kanë hequr dorë popujt e qytetëruar. Nuk kemi nevojë t’u bëjmë qejfin misionarëve të çfarëdo feje qof­shin ata, por duhet të shikojmë gjendjen reale. Nuk kemi ne­vo­jë të dëgjojmë fanatikë e maniakë fetarë e politikë, ngase, po ve­pruam sipas tyre, e ardhmja jonë do të ketë shumë pikëpyetje dhe do të jetë fanatike e maniake.
Nuk kemi as më të voglën nevojë të kthehemi apo të krenohemi me inkuizicionin, prej të cilit Evropa ka hequr dorë me kohë dhe për bëmat e asaj kohe turpërohet edhe vetë Pa­pati, ndërsa çuditërisht ‘intelektualët’ tanë kërkojnë kthim në mesjetë, prishin shkollë, ndërtojnë katedrale dhe këtë me një ar­syetim shumë banal – për të realizuar pavarësinë e Kosovës!”
Duke përfunduar dëshminë e kohës kundër dhunës psi­kologjike të Kishës lokale romano-katolike mbi masat shqi­p­tare myslimane, autori i shkrimit me titull sugjestiv: “A i duhet Prishtinës katedralja politike e Rugovës”, pa dorashka, thërretdhe konstaton:
Jo katedrale në vend të shkollës, kur ka hapësirë të mjaftueshme; Jo katedrale që sjell huti e prish marrëdhëniet ndërfetare; Nuk kemi nevojë për objekte fetare që sjellin huti e përçarje, për këtë edhe kreu i kishës katolike, respektivisht Ipe­sh­kvia ka përgjegjësi të mos lejojë që objektet e fesë që i për­kasin fesë katolike të politizohen, por të kryejë punën e vet ash­tu siç duhet e të ruajë frymën e bashkëpunimit e të tolera­ncës me bashkësitë e tjera fetare”.
Dhe, duke përfunduar shkrimin z. Bislim Lokaj, i panjohur për mua fizikisht, as si penë e hershme, si me tërë shkri­min deri këtu, ma mori forcën, më la pa tekst. E tha krejt atë që kisha për qëllim ta thosha, kur e nisa këtë libër që keni në duar, për korifetë fetarë e politikë të valles së marrë të krishterimit të sotëm të shqiptarëve myslimanë në Kosovë e më gjerë. I ra pikës, z. Bislimi, përfundimisht. Pasi edhe një herë rikonfirmoi se qëllimi i ngritjes së “katedrales në Prishtinë nuk është fare i dedi­kuar për qëllimin e saj parësor, çfarë e kanë katedralet në qe­ndrat tjera të Evropës”, saktësoi: “Jam i bindur që të gjithë duhet të ndërgjegjësohen dhe në Prishtinë të bëhet një katedrale çfarë i ka hije e jo katedrale të të pafeve e të komunistëve të deridjeshëm (…). Katedralja të ndërtohet për besimtarët e jo për fanatikët e verbuar fetarë dhe orekset e ‘politikanëve’ kosovarë. Të shpresojmë!” (Epoka e re, e premte, 11 prill 2003, 18).
Porosive nga fillimi, nga mesi dhe nga fundi i këtij libri që keni në duar, u fle bukur mesazhi i vargjeve të rilindësit tonë të shquar, Thimi Mitkos, më 1870 - për bashkëkohësit edhe brezat shqiptar:
“Leni besatë nj’anë
e luftoni gjithnjë bashkë,
pra, si të zboni osmanë,
bëni bairam, bëni pashkë.
Nga njeri si të dojë
t’i falet perëndisë,
o me dorë, e me gojë.
o në xhami o në kish!”
 
            Paqja e Perëndisë qoftë mbi lexuesin!
 
 
Përfundimi
   
Kur e fillova këtë libër, ende nuk kishte ndonjë reagim publik me peshë. Kisha përvojë të hidhur nga e kaluara. Ki­sha e mbështetur në pushtet dhe Pushteti i mbështetur në kishë, gjithmonë kanë sjellë fatkeqësi për individë dhe gru­pe të tëra që mendojnë ndryshe. Fjala e individit në kohë nuk është veçse zë i të mekurit etje në shkretëtirë.
Megjithatë, nuk mund të rrija, veçse ta tradhtoja veten. Vendosa të shkruaj një reagim të plotë, pa ekuivok, në emër të etërve të mi e me rrezikun e parallogaritur për veten time, të denoncojë propagandën kishtare romano-katolike kundër tra­shë­gimisë islame në Kosovë, kundër të sotmes islame në Ko­sovë dhe kundër ardhmërisë së identitetit historik shqiptar të Kosovës.
Vërtet, Zoti është i mjaftueshëm për dëshmitar, nganjë­he­rë më kaplonte ankthi se përfundimisht është fundosur gu­ximi qytetar i intelektualëve, dinjiteti dhe vetëdija kombëtare hi­s­torike e tyre, e, madje meditoja: në mos edhe shqiptarët i arriti fati i mjerimit biblikjehudëve: “Çka la vemja e hëngri karkaleci, karkaleci ç’la e hëngri krimbaleshi, krimbaleshi çla e hëngri bulkthi!”
    Fati e dashi dhe doli ndryshe. Ora e shqiptarisë dhe e shqiptarësisë së Kosovës u zgjua. U botua reagimi mësim­rrë­fyes i Mehmet Krajës, pasoi mbështetja burrërore e Sadri Fetiut, arriti Komunikata (shkallë e parë e alarmimit të rrezik­shmë­risë) e BIK-ut, e pasuar me parallogaritjen nga Ilir Kras­niqi për hilen e kishës dhe, së fundi, zëri i Bislim Lohajt u për­plas, me dhimtë, mbi plagët e helmatisura, të cilat, Ipeshkvia Ka­tolike e Imzot Mark Sopit dhe Presidenca e dr. Ibrahim Ru­go­vës, ia hapën Prishtinës dhe Kosovës, me kate­dralen politike në vendin e Gjimnazit “Xhevdet Doda”.
            Këto reagime, për herë të parë me kohë dhe në kohë të duhur, qysh zakonisht nuk dinë shqiptarët, të mos mbesin je­honë “fushkë në dushk”, nëpër gazeta në fondet e bibliotekave, bashkë me reagimin tim, vendosa t’i bashkoj në një vend, zë kolektiv i të gjithë intelektualëve të virtytshëm - kundër ngritjes së Katedrales romano-katolike në oborrin e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, kërkesë kjo e lugatnimit mesjetar të krishterimit romano-katolik në Kosovë, dhe hipokrizi mbi hipokrizitë, në emër të shqi­ptarisë e të shqiptarësisë së imagjinuare katolike!?!
Njëkohësisht, me këtë libër projektova një dëshmi aute­n­tike, të pakontestueshme, për shkaktarin e prishjes së kozmo­sit fetar shqiptar shekullor; për qëndrimin bukëshkalë të kishës romano-katolike “shqiptare” ndaj masës shqiptare myslimane, e cila katolikëve historikisht ua siguroi ekzistencën në gjirin e vet, brenda gjedhes. Akuzë të përjetshme kundër nxitësit të urrejtjes ndërfetare dhe të luftës fetare ndërshqiptare në Kosovë. Një argument për të zezat e “kishës shqiptare katolike” me mbë­shtetje të presidentit lëdëkëisto - pëshëdëkëist dr. Ibrahim Rugova dhe në kreun e LDK - PSHDK-së.
     Kërkesat e mia qytetare dhe intelektuale, të pasqyrua­ra gjerësisht në këtë libër, mund të përmblidhen në këto pika:
Jo komploteve fetare e politike në rrjedhat e zhvillimit natyror të kombit shqiptar. Kisha dhe xhamia të kryejnë vetëm detyrat e obligueshme me burimet fondamentale të krishterimit dhe të Islamit.
Kisha romano-katolike të heqë dorë përfundimisht nga projeksioni për të “vërtetën e Fesë së Jezusit”, në emër të shqi­pta­risë dhe të shqiptarësisë së imagjinuar katolike mesjetare në Kosovë, kundër të sotmes islame në Kosovë dhe kundër ardh­mënisë së identitetit historik shqiptar të Kosovës, qartë këto në shërbim të plotë të “dëshmive” serbe: Kosova në mesjetë ishte tokë serbe, se aktualisht “Kosova është shpirti i popullit serb” (TVB-l, 21 korrik 1998).
Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, dhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopi, të tërheqin vendimin e dhunshëm për ngritjen e Katedrales romano-katolike në vendin e gjimnazit “Xhevdet Doda”.
Komuna e Prishtinës të lëshojë leje ndërtimi për xhami dhe kisha (ortodokse, katolike e protestante) pa zhagmitje, aty ku shprehin nevojë ndjekësit e tyre në numër të mjaftueshëm.
Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të vendosin për ngritjen e objekteve kapitale të kulturës dhe të kultit me de­s­tinim të përgjithshëm, gjithëkosovar dhe gjithëkombëtar.
Të mbrohet identiteti historik i Qendrës së qytetit Pri­sh­tinë, të mos përdhoset e kaluara, kurse e ardhmja të shprehet në kuartet e reja, në zgjerimin e qytetit.
Të hiqet, pa zhagmitje, nga ambienti universitar godina e kishës ortodokse serbe, dhunë politike dhe gjenocidiale anti­shqi­ptare dhe përfundimisht:
Ndërtimi i Katedrales romano-katolike (Ki­sha e Madhe) dhe i Qendrës Kulturore Islame (Xha­mia e Madhe) të realizohet në kom­ple­ksin e ndarë për Tempullin e Paqes “Nëna Terezë”. Aty të para­shihet edhe ngritja e tempullit “Shtëpia e Zotit dhe e Popullit” për besimtarët protestant. Në afërsi të këtij kom­pleksi është Manastiri i Graçanicës (Kisha e Madhe Serbe). Kështu, do të sigurojmë parametrat për kulti­vimin e tole­ra­ncës fetare tradicionale në Kosovë, në mënyrën e vetme të mund­shme me perspektivë. Hapësira prej 20 ose 28 ha është më se e mjaftueshme për aktivitetin administrativ dhe fetar kul­turor të kryesive të bashkësive fetare në Kosovë, me interes edhe për shtetin.
Se Katedralja, Qendra Kulturore Islame, Kisha serbe dhe ajo protestante janë më të arsyeshme atje, në një kuart të ri të qytetit Prishtinë, tregojnë edhe projektet për zgjerimin modern të Prishtinës në pesëkëndëshin: Prishtinë – Hajvali – Graçanicë – Lypian - Çaglla­vicë. Në afërsi të lokacionit për Tempullin e Paqes “Nëna Terezë” qysh tash është legalizuar lokacioni për Presidencën e Kosovës. Si­gu­risht, aty në afërsi, do të caktohet edhe lokacioni për kuartin e përfa­që­sive diplomatike dhe, po aty, sa ka nisur të lëshojë shtat kua­rti i Prishtinës “Al Italia”, i përuruar nga Presidenti koncesual komer­cial i Kosovës, z. Ibrahim Rugova, të cilit, për fund, do t’ia referoja ko­n­statimin biblik: “Për fajësinë tënde të madhe janë të shumta armiqësit e tua!”
     Kërkesa ime, e fundi, besoj edhe e të gjithë shqiptarëve ba­sh­këkohorë: Në vendin e gjimnazit “Xhevdet Doda”, një ditë, të ngritët “Monumenti i Lirisë”, të cilin, Presidenca e Ko­so­vës dhe Ku­vendi aktual i Komunës së Prishtinës, nuk duan ta shohin në am­bie­ntin studentor. Oborri trekëndësh i Gjimnazit “Xhevdet Doda”, vërtet zemër e qytetit Prishtinë, të ruhet për park rekreacioni kulturor për vizitorët e qytetit, por edhe për pleqtë dhe fëmijët e kuartit “Qendra” të Prishtinës, shenjë kjo e qytetërimit modern.
           Dum spiro, spero!
 
 
Në vend të PASTHëNIEs PëR BOTIMIN
E DYTë
 
Skandaloze:
“I imagjinuar, në të vërtetë është vetë titulli i institucionit që përfaqëson” Imzot Mark Sopi
 Dom Viktor Sopi
 
       Jemi dëshmitarë të vlimeve fetare në Kosovë, nën plaf dhe mbi plaf. Siç u pa deri këtu, valles të projeksionit romano-katolik, për konvertimin e shqiptarëve myslimanë po i prinë “Ar­qipeshkvia” e Kishës romano-katolike lokale në Kosovë, e ima­gji­nuar si “kishë shqiptare” me mbështetjenë kreun pushtetar lëdëkëisto-pëshëdëkëist, vazal unmikian!?!
Kjo ka nxitur reagimin e qarqeve kulturore, publicistike, shkencore dhe politike islame kombëtare shqiptare të Koso­vës, të cilat, sa vjen e më zëshëm, po kërkojnë ndërprerjen e propa­ga­ndës antiislame dhe futjen e edukatës fetare (islam e të kri­shterë) në shkolla.
Në këtëvorbull ndjehem rehat, ngase nuk ka kërkuar njeri opinionin tim. Mirëpo, meqë problemi për të cilin flitet këtu lidhet me këtë çështje, ndie obligim të qartësohem: Çështja e edukatës fetare në shkolla do zgjidhur sipas përvojës së kom­beve shtet, ku krahas fesë shtetërore respektohen edhe fetë e pakicave të besimeve fondamentale.
Shqyrtimi publik, pro et contra, të themi kushtimisht, mi­dis xhamisë dhe kishës, i kërkesës për futjen e edukatës fe­tare në shkolla, të thuash mori udhën. Të mjaftohemi për këtu vetëm me opinionet që reflektojnë dy artikuj gazetareskë të datës 3 qershor dhe dy të datës 5 qershor 2003.
Nisemi nga shkrimi “Feja në shkolla. Çka të bëhet?” (Epoka e re, e martë, 3 qershor 2003, 8). Sipas këtij arti­ku­lli, iniciativën e Partisë së Drejtësisë, për futjen e edukatës islame në shkolla, e ka përkrahur Bashkësia Islame e Koso­vës,“kurse përfaqësuesit e religjionit katolik kanë qëndrim dia­metralisht të kundërt”?!!! Prifti i kishës romano-katolike “Shën Ndou” të Prishtinës, dom Losh Gjolaj, theksoi: “Unë gjithmonë kam mbrojtur qëndrimin se shkolla dhe shteti duhet të jenë laike, feja nuk duhet t’i prekë ato”!?!
Ky është mendim shabllon marksist-leninist, që nuk mund të udhëtojë, së bashku, me moralin e bariut të grigjës së Kri­shtit. Aq më pak mbështetja e mendimit të mësipërm në me­sazhet e vargjeve të Pashko Vasës: “…e mos shikjoni kisha e xhamia…!” të cilat, siç kemi treguar më herët, Kisha roman-katolike lokale e Kosovës, që moti i ka quajtur të barasvler­shme me devizën komuniste: “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!”, e tejkaluar, pa vlerë për aktualitetin tonë.
Dhe, është punë e të padijshmit apo qëllim makiavelist, konstatimi: “…kur dihet se përveç myslimanëve dhe katolikëve në Kosovë, ka edhe ortodoksë, protestantë, sekte myslimane, sekti satanist etj. Nëse hyn feja në shkolla, ajo duhet të apl­i­ko­het për të gjitha fetë, nuk mund t’i diskriminojmë grupet fetare më të vogla se do të paraqesim një imixh jo të mirë”!!!?
Nga kjo që thotë, e kam vështirë të besoj se dom Losh Gjolaj është besimtar, as se ditka diçka nga feja. Në Kosovë, dhe në tokat e Shqipërisë Etnike, ekzistojnë dy fe monoteiste historike: feja e krishterë me dy kisha dhe feja islame me një xhami. Këto fe kanë burimet, kanë fondamentin filozofik. Ndër­sa të tjerat, që i përmend dom Loshi, janë skizmë, janë sekte, janë tarafe të interesit brenda dy feve monoteiste.
Këtë e din mirë dom Loshi dhe kisha e tij, por qartë kanë një qëllim: Kosovën qartë islame ta paraqesin lamë dreqi edhe nga aspekti i besimit, së këndejmi edhe si problem fetar të pazgjidhshëm, rrezik për Evropën!?!
Thashë, “Kosovën qartë islame”! A gabova?!
Pa frikë para njeriut dhe para Zotit, them: nuk kam gabuar. Faktet e prekshme janë kokëforta.
E para, feja islame në Kosovë ishte fe e shumicës nga mesi i shekullit XVI, kurse nga mesi i shekullit XVII - fe e shu­mi­cës absolute në arealin etnokulturor dhe gjeopolitik të Shqi­pë­risë që mbulonte rreth 120 000km2.
E dyta, as në Evropë, as në botë, sot, feja nuk zbato­het, as kuptohet, mesjetarçe. Kosova, aktualisht, bën përjashtim ve­tëm me lugatimin e krishterë romano-katolik, i cili edhe to­po­gërmadhën “Kisha e Nezir Kaurrit”, në oborrin e shkollës së Ka­ravansarisë, një mjedis plotësisht myslimanë, e ka futur në “agjendë” për ta ngritur lugat të krishterimit në Llapushën juglindore. Me pak fjalë, aty ku e la kisha ortodokse në emër të serbizmit, si në Korishë, në Peçan, në Reçan e gjetkë, në vise të Therandës, do ta vazhdojë kisha romano-katolike në emër të shqiptarizmit pa shqiptarinë historike!?!
E treta, e vërteta: O vëlla Dom, shiko varret e moçme, të djeshme dhe të sotme, në Prishtinë dhe në Kosovë! Aty është argumenti - sa fe ka Kosova dhe cila ishte dhe është, aktualisht, fe e vendit, të cilën nuk duhet gërgitur se, po e tër­bove mund të harbohet dhe të të ndrydhë! Vëlla, nga varret mund të mësosh edhe se cili komunitet fetar, ndër shqiptarët, është vë në rrugën e shqiptarizmës qoftë ajo edhe pashkova­sia­ne, dhe cili komunitet fetar po e tërheq pas mesjetën ?!
Vëllaut të llastuar i flitet pa dorëza, nëse e don për vë­lla,siç flasë unë dhe jo me hije e bishta, siç flet vllau im, i vogël, Loshi.
Se, vëllai im, dom Loshi, prift, e ka tepruar, dëshmon toni dhe mesazhi i reagimit të intelektualit të shquar, Mila­zim Krasniqi, në opinionin: Ndarja dhe konflikti nxiten kur flitet në emër të tjetrit (Epoka e re, e enjte, 5 qershor 2003, 8), i cili, flakë për flakë, i mbajti jo vetëm leksion të hidhur: “Citimi nga ana e dom Nosh Gjolajt i vargjeve të Pashko Va­sës: ‘Leni kisha e xhamia/ fe e shqiptarit është shqiptaria”, më ka lënë një përshtypje të hidhur. Një prift i rregullt, që udhë­heq një kishë katolike në kryeqytetin e një vendi, kur kërkon të lihet mënjanë feja, e të zëvendësohet nga një projeksion poetik, vër­tetë të lë shije të hidhur, sepse fetë janë krijuar në bazë të Shpa­lljeve të Krijuesit të Botërave, e jo në bazë të vargjeve poetike”.
Kritiku penëmajempreftë, qartë i indinjuar për të ardh­men e rrezikuar të moralit shqiptar, do të konstatojë: “Dom Nosh Gjolaj e di këtë të vërtetë shumë mirë”, por “në përpjekje për të rrënuar argumentet logjike për nevojën e futjes së lë­ndës së edukimit fetar në shkollat shqipe të Kosovës, ai sajon edhe këtë “argument” patriotik”.
Sipas z. Krasniqi, të gjitha këto marifetllëqe dom Loshi i bëri mbështetur në mësimet e Makiavelit - “Qëllimi e arsyeton mjetin” dhe, “në këtë rast, qëllimi është pengimi i më­simit të Islamit në shkolla. Dhe për ta arritur këtë objektiv, hel­be­te, edhe mund të bëhet ndonjë shtrembërim i fakteve”.
Vërtet, këtë pasthënie - nënkaptinë të librit e mbiti­tu­llo­va skandaloze jo pse një prift, ose një kishë minore e tërë, për ta arritur qëllimin, gjen ajamin (në këtë kapërcyell të Koso­vës nga robëria në liri), për dënimin, edhe më tutje, të rinisë së pjesës absolute të kombit, me mbajtjen në mjegullnajën fetare, si trashëgimi të degjeneruar të patriotizmit ateist shqiptar enverist.
E kam quajtur skandaloze për faktin se shqyrtimi publik i kërkesës për futjen e edukatës fetare në shkolla zbuloi një të vërtetë të hidhur: Kosova nuk ka Ipeshkvi dhe kjo, tërheq pas vetës faktin e bazuar se as titulli ipeshkëv, që i atribuohetImzot Mark Sopit nuk është aq i mbështetur. Në anën tjetër, një luftë e tërë e Kishës romano-katolike lokale, për katedralen në zemër të qytetit Prishtinë, u zhvillua në emër të Ipeshkvisë së Kosovës!!!?
Tashti shtrohet pyetja, me këtë “formë lufte” duhej të mashtroheshin laikusët kosovarë, apo Vatikani, me katedralen në një mjedis më 0.1% të banorëve katolikë, të vihej para aktit të kryer për legalizimin e Administratës së kishës romano-katolike lokale të KosovëStatusin e ipeshkvisë?!!!
Roli i Dreqit tapallluajtjen e kunjit të viçit (në përra­llën për hatanë në një familje), këso rasti, e patën gazetarët, shumë korrektë në profesion: Salie Gajtani dhe Gjergj Filipaj: “A është mirë të mësohet për Zotin në bankat e shko­llës” (Koha ditore, e hënë, 2 qershor 2003). Këtu as ka nevojë të prekim mendimet pro et contra të të intervistuarve. Ndalemi në reagimin: “Ipeshkvia e Kosovës nuk ka dhënë deklaratë për mësimin e fesë në Kosovë”, të nënshkruar nga “Imzot Mark Sopi, Ipeshkëv i Kosovës” (Koha ditore, e ma­r­të, 3 qershor 2003, 11).
Reagimi lidhej, më shumë, me prezantimin, nga gaze­ta­rët, të dom Viktor Sopit - udhëheqës i Kishës së Bishtazhinit, me titullin historik allapopullorçe - “kryefamullitar”. Imzot Mark Sopi, midis të tjerash, theksoi:
Për hir të së vërtetës dhe me motivacion të informimit të drejtë të lexuesve tuaj, duhet thënë se Ipeshkvia e Kosovës nuk është deklaruar për këtë çështje që trajtojnë gazetarët e kësaj gazete, kurse sa i përket titullit të apostrofuar të Dom Vi­k­tor Sopit, dëshiroj t’ua bëjë me dije lexuesve se në nomenkla­turën e Ipeshkvisë sonë nuk ekziston asnjë emërtim “krye­fa­mullitar”, por vetëm një imagjinim i tij personal, si dhe mendimi i tij rreth çështjes së arsimit fetar”.
Prifti, dom Viktor Sopi, do të përgjigjet, flakë për flakë. Dhe, pasi konstatoi se “prononcimin tim për mospërfshirjen e lëndës fetare në shkolla e kam dhënë në emrin personal”, e shprazi shqiptarçe:
“Ajo që habit më së shumti në ‘sqarimin’ e ‘Ipeshkvisë’ është se nënshkruesi i ‘sqarimit’, i cili duket të ketë qenë i ndi­kuar (në mos i keqpërdorur nga persona me interesa të tjera), nuk thotë asgjë lidhur me çështjen për të cilën kam folur me gazetarët, por kryesisht merret me titullin “kryefamullitar” që më atribuohet nga gazetarët. “Sqaruesi!” thotë se në nomen­klaturën e Ipeshkvisë sonë (për cilën ipeshkvi e ka fjalën kur ne nuk jemi ipeshkvi!!!) nuk ekziston titulli ‘kryefamullitar’, gjë që në kontekstin e kuptimit popullor nuk është e saktë(…)”.
Shkaqet pse Dom Viktori i futi nën thonjëza fjalët: “Ipeshkvi”, “sqarim”, e “sqarues” nënkuptohen. Pra, nuk ekzi­ston Ipeshkvia e Kosovës dhe se në strukturat udhëheqëse të “Ipeshkvisë së Kosovës” ekzistuakan tarafe me interesa mate­ria­le e politike të veçanta, gjithsesi mbi interesat e së vërtetës së fesë së Krishtit!?!
Ta ndjekim dom Viktor Sopin:.
“Nënshkruesi nuk sqaron asgjë as kur thotë se titulli ‘kryefamullitar’ ëshë i imagjinuar. I imagjinuar, në të vërtetë, është titulli i institucionit që përfaqëson ai. Askund në nomen­klaturën e vatikanit Kosova nuk ekziston si ipeshkvi, por vetëm si administraturë, që është një nivel më i ulët se Ipeshkvia. Ndër­kaq, reaguesi e nënshkruan ‘sqarimin’ e tij në emër të ipeshkvisë. Mbase, vetë niveli dhe kultura e reagimit të ‘sqa­rue­sit’ është një nga treguesit përse Kosova nuk është ipesh­k­vi, por administraturë. Statusi i ipeshkvisë është një synim yni, i të gjithë meshtarëve dhe besimtarëve, si dhe interes i gjerë për tërë Kosovën, mirëpo Kosova ende nuk e ka atë status, an­daj nëse dikund në tekst ka pasur vend fjala “imagjinim”, as­kund nuk do të ishte më me vend se kur është fjala për ‘ipesh­kvinë” që nuk ekziston”!?!!! (Rreth “sqarimit” të “Ipeshkvisë, Koha ditore, e enjte, 5 qershor 2003).
Vërtet, skandal me bisht.
Megjithatë katedralja mund të ngritët edhe pa ipeshkvi, sepse mushkës marroqe të Monsinjor Mark Sopit e të Konvert­president Ibrahim Rugovës, të ngarkuar mbarë e prapë, nuk ka forcë morale e politike kombëtare shqiptare të sotme, t’ia kap frerin për t’i nxjerrë në rrugë. Pikërisht ky është dënim i Zotit për moralin dyfytyrësh të inteligjencies dhe të masave shqi­p­tare, myslimane e të krishtera, që do ta paguajnë me mynxyrat mesjetare fëmijët e fëmijëve të tyre të pafajshëm.
Vërtet, Kuvendi Komunal i Prishtinës lëdëkëisto-pëshë­dë­këist, në krye me kukullën presidenciale rugovece, Ismet Beqirin fëmijëror, më 13 qershor 2003, mori vendimin për lo­ka­cionin e ri për gjimnazin “Xhevdet Doda”. Do të thotë, Kuvendi i Komunës mori vendimin për legalizimin e rrëzimit të godinës së një gjimnazi shqiptar, për t’ia lëshuar vendin një katedraleje romano-katolike, mish dhie shënegjidiane italiane në sofrën e shqiptarisë historike, dhunë politike dhe pushtetore lëdëkëisto-pëshëdëkëiste anti-uçëkë (anti-dinjitet dhe anti-liri) të Kosovës.
Se ai vendim është dhunë e vullnetit të shumicës politi­ke, ndaj vullnetit të pakicës politike, tregon fakti se opozita de­mo­kratike kundërshtoi, me argumente, propozimvendimin, i cili do të aprovohet me mbivotim, me arsyetimin e mjerë: “Ndërtimi i Katedrales Katolike në vendin e tanishëm ku gjendet kjo shko­llë nuk është në kundërshtim as me planin detaj urbanistik, por as me planin e përgjithshëm urbanistik” (Caktohet lokacioni për ndërtimin e objektit të ri të gjimnazit “Xhevdet Doda”, opozita kundër, Zëri, e shtunë, 14 qershor 2003, 5; Gjimnazi “Xhev­det Doda” zhvendoset me votat e LDK-së, Epoka e re, e shtunë, 14 qershor 2003).
Mund të shtrohen pyetjet:
E para, sikur në atë vend të ngrihej, aktualisht, Qe­ndra Islame e Kosovës, me një Xhami e Madhe, a do t’ishte në kundërshtim me planin detaj urbanistik, apo me planin e për­gjithshëm urbanistik të Prishtinës?! Unë them PO.
E dyta, Kuvendi Komunal i Prishtinës a ndjen ndonjë obligim njerëzor ndaj ndjenjave fetare të elektoratit të vetë, kryesisht masë fetare islame injorante, deri dje e manipu­luesh­me për marre. Ajo mund të zgjohet?!!
E treta, Kuvendi Komunal i Prishtinës a e vë në pullë kërkesën publike të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës - për një tretman politik shtetëror të barabartë të bashkësive fetare në Kosovë, pa privilegje, dhe a i frikësohet kërcënimit se pa plotësimin e kërkesës së BIK-ut për vendin e një “Xhamie të Madhe”Qendër Islame të Kosovës, në Qendër të Prishtinës, nuk mund të vihet gurthemeli i Katedrales Zemër të Prishtinë?!!!
E katërta, a mund të besohet se është i zbatue­shëmpatelashe Vendimin për Katedralen në oborrin e gjimnazit “Xhe­vdet Doda” pa pëlqimin e përfaqësuesve të elektoratit demokratik lirifarkëtues në Kuvendin e Prishtinës?!!!!
E pesta, përgjigjet në pyetjet nën: e para, e dyta, e treta dhe e katërta detyrojnë një të vetme përgjigje sublime:
 
Katedralja e ngritur me fesát partiak politik, do të prodhojë fesát fetar historik.
Ndaj, stop fesátit politik aktual për të parandaluar
 fesátin fetar historik!
Këtë të mirë, shuarjen e shkakut për armiqësi permanente, kombit shqiptar të copëtuar me dhunë fetare, politike e ushtarake evropiane, ia ka borxh Papa Gjon Pali II i Shenjt.
AMIN!
 
No TO THE CATHEDRAL IN THE NAME
OF IMAGINED ALBANIANISM
Summary
 
When I started to write this book there was scarcely a public reaction. I had a bitter experience from the past. The Church supported by power and Power supported by the church brought always misfortune to individuals and entire groups who shared different opinions. The word of the individual in time is nothing but a voice of a frail thirst in desert.
However, I could not sit by but betray myself. I decided to write an entire response, not equivocally, on the name of my parents and with a pre-estimated risk for myself, to denounce the church Roman-Catholic propaganda against the Islamic heritage in Kosova, against the Islamic present in Kosova and against the future of Albanian historic identity of Kosova, clea­rly to the full service of Serb “testimonies”: Kosova in Middle Ages was Serb land, and that truly “Kosova is the soul of the Serb nation”  (TVB-l, 21 July 1998, at 19.50).
Truly, God is sufficient for testifiers and I was occasio­nally succumbed by an anxiety that the civil courage of the intellectuals was definitely sunk together with their national and historic dignity and awareness, and I even contemplated: Per­haps Albanians too have met their miserable Biblical fate of the Jews: “What was left from the egg was eaten by the gras­sho­p­per, what was left by the grasshopper was eaten by the worm, and what was left by the worm was eaten by the blackbird!”
    It was destiny and things took a different turn. The Fair of ALbanianism and Kosova’s Albanianism was awakened. A beacon reply by Mehmet Kraja was published, followed by ma­nly support of Sadri Fetiu, a rriti Communique arrived (first de­gree of risk alarm) of BIK, followed by a preestimated of Ilir Krasniqi on the church fault, and finally the voice of Bislim Lo­haj uwas crashed with pain on poisoned wounds, which the Catholic Diocese of Mnsgr. Mark Sopi and Ibrahim Rugova’s Presidency opened to Prishtina and to Kosova with the political cathedral on the site of “Xhevdet Doda”.
            So that these replies for the first time in due time, so­mething Albanians are not used to do, would not remain an echo of “whispering ear” in newspapers and library funds, to­gether with my reply, I decided to gather them in one single pla­ce as a collective voice of virtual intellectuals – against the erection of the Roman-Catholic Cathedral in the courtyard of “Xhevdet Doda” Gymnasium, an aim of Medieval vampiring of Roman-Catholic Christianity in Kosova and hypocrisy over hy­pocrisies in the name of Albanianism and an imagined Ca­tho­lic Albanianism!?!
In the meantime, with this book I projected an authe­n­tic uncontested testimony on the cause of breakage of Alba­nian centurial Albanian religious cosmos, on the betrayal sta­nce of “Albanian” Catholic Church against the Muslim Albanian mass which to the Catholics it historically insured the existence within itself, within the sort. An eternal accusation against the inciter of interreligious hate and interAlbanian religious war in Kosova. An argument on the evils committed by the Albanian Catholic Church with the support of LDK-PSHDK president, dr. Ibrahim Rugova and LDK- PSHDK leadership.    
My civic and intellectual demands reflected widely in this book, may be collected in the following points:
No to religious and political plots in the currents of na­tu­ral development of Albanian nation. Church and mosque to be dealing only with opbligatory duties and fundamental sour­ces of Christianity and Islam.
The Roman-Catholic Church should finally give up its projection for the “truth of Jesus faith”, in the name of imagined medieval Catholic Albanianism in Kosova.
President of Kosova, dr. Ibrahim Rugova, and the Bi­shop of Kosova’s Diocese, Mnsgr. Mark Sopi, should withdraw their decision for the erection of Roman-Catholic Cathedral in the site of “Xhevdet Doda” Gymnasium.
Prishtina municipality should issue building permits for mosques and churches (Orthodox, Catholic or Protestant) wi­th­out delays where the needs of their followers are felt.
Kosova’s Assembly and Government should decide for the erection of capital objects of culture and cult of general destination, for all Kosova and for all the nation.
The historic identity of the center of the city of Prishtina should ne protected so that the past will not be stained and the future be expressed in new quarts in city’s extension.
Without a delay from the confounds of University environments the building of Serb Orthodox Church should be removed as it represents political and anti-Albanian genocidal violence, and finally:      
The construction of Roman-Catholic Cathedral (the Big Church) and Islamic Culture Center (Big Mosque) should be realized in the Temple of Peace “Mother Teresa”. The erection of the “House of God and People” is also planned there for Protestant believers. In the vicinity of this complex is also the Grachanica Monastery (the Big Serb Church). Therefore, para­meters will be met for the cultivation of traditional religious to­lerance in Kosova as the only possible perspective. The spa­ce of 20 or 25 ha is more than enough for an administrative and religious activity of leaders of religious communities in Kosova with an interest for the sate as well.
That the Cathedral, Islamic Culture Center, Serbian and Protestant Churches are more reasonably there in a new quart of Prishtina, show also the projects for a modern extension of Prishtina in the pentagonal: Prishtina – Hajvali – Graçanica – Lypian - Çagllavica. In the vicinity of the location for the Tem­ple of Peace “Mother Teresa” for now the location for Kosova’s Presidency has been legalized. Surely, close by, also the location for the quart of diplomatic representative offices will be set, and also the Prishtina quarter “Al Italia”, initia­t­ed by the Kosova’s consensual president, z. Ibrahim Ru­gova, to whom at the end I would refer the biblical conclu­sion: “For your great guilt your animosities are great”.  
My demand, the last one, and I believe of all contem­porary Albanians: in the cite of “Xhevdet Doda” Gymnasium one day will be erected “the Monument of Freedom”, which the Kosova Presidency and current Prishtina municipal assembly do not want to see within the compounds of students’ environ­ment. The triangular courtyard of Gymnasium Xhevdet Doda”, is truly the heart of the city of Prishtina, should be preserved as a recreation and cultural park of the city for city’s visitors, but also for the elderly and children of the quart of “Center” of Prishtina, as an insignia of modern civilization.
Dum spiro, spero!
 
Të dhëna biobliografike për autorin
 

Carralevë, 20 shtator 2002
 
Dr. Muhamet Pirraku lindi në fsha­tin flamurasDre­na­sit (në Dreni­cë), më 12 tetor 1944. Shkollën fi­llo­re tetëkla­së­she e mbaroi në ve­nd­lindje dhe në Bushat, Shkollën e Mesme Buj­qësore në Prishti­në, më 1963, ku e mba­roi edhe Fakulte­tin Filozo­fik - Degën e Historisë, më 1968. Stu­di­met pa­su­ni­versi­tare i kreu në Universitetin e Zagre­bit dhe magjistroi në tezën “Rinia përpari­m­tare e Koso­vës 1919-1941”, më 1976. Gjashtë muaj spe­cializoi në fu­shë të historisë së kul­tu­­rës, në Universi­te­tin e Vje­nës, kursepas dhje­­të vjetësh të kraja­tave po­litike, doktoroi, më 1988, në Degën e Historisë së Universitetit të Pri­shtinës, në tezën: “Kultura shqiptare prej viteve 70 të shekullin XVIII deri në vitin 1878”.

Nga viti 1963 punoi teknik i bujqësisë, arsimtar i histo­ri­së dhe i retorikës, arkivist për hulumtimin dhe publikimin e lë­n­dës arkivore dhe inspektor i arsimit, kurse nga viti 1971 punë­tor shkencor (në të gjitha thirrjet ligjore), me mbi tri vite ndër­pre­rje, i burgosur dhe punëtor fizik në ndërtimtari të lartë – kryemjeshtër murator.
Interesim për krijimtari letrare shfaqi nga viti i dytë i shko­­­llës së mesme, ndërkaq shkrimin e parë nga fusha e his­to­risë së kulturës e botoi si absolvent në histori, më 7 prill 1968. Në vitet ’70 -‘80-ta, për shkaqe politike antijugosllave, mbi 15 vjet pati ndalesa e pengesa për botim e veprimtari shkencore, prej të cilave dhjetë vjet me ndalesë të plotë. Prej 4 gushtit 1981 deri më 4 gusht 1982 u mbajt në burgjet e qarkut të Prishtinës, të Mitrovicës dhe të Sarajevës, kurse jashtë In­st­i­tutit Albanologjik deri më 13 dhjetor 1983.
Nga fillimi i vitit 1984 deri në fillim të vitit 1990, për të ndi­kuar në rrjedhat politike e historiografike, në një anë, dhe për ta ushqyer shpirtin krijues, në anën tjetër, u detyrua t’i bo­tojë, pa emrin e tij, disa trajtesa, studime dhe dy vepra, ndër më emblematiket. Edhe në rrethana të tilla, nga lëmi i publici­sti­kës, i kulturës dhe i shkencës historiografike, deri tashti, M. Pirraku botoi mbi 420 zëra bibliografikë – artikuj, trajtesa, rece­nsione, kritika, fejtone, studime në mbi 740 numra të shtypit ditor, javor e mujor dhe në revista shkencore. Dhjetëra nga kë­ta zëra bibliografikë kanë madhësinë voluminoze të veprave monografike për probleme të veçanta të kulturës dhe të histo­ri­së shqiptare.
Autori Muhamet Pirraku ka në dorëshkrim disa studime monografike të shkruara në vitet ’70-ta dhe të ’80-ta. Njëra syresh ishte edhe vepra që e ka në shtyp:“Myderriz Ymer Pri­zre­ni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, në dorëshkrimin e së cilës ka punuar nga viti 1973.
Veprat e tjera, të botuara me emër dhe mbiemër të tij, janë: Historia për klasën VII (bashkautor S. Rizaj), Prishtinë, 1975, 178; Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Pri­zre­nit, Prishtinë, 1989, 604; Salih Gjukë Dukagjini: Shkrolaria e shqypes (nga osmanishtja: dr. Feti Hehdiu, mr. Mehdi Polisi), Prishtinë, 1991, 188; Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Pri­shti­në, 1992, 196; Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës, TIVARI 1945, Prishtinë, 1993, 74; Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kom­bë­tare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë, 1995, 710; Al­ba­nia e Konicës, Prishtinë, 1995, 135; Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Prishtinë, 1996, 72; Lë­vi­zja Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Gjaqeve 1990-1992. Kronikë, Prishtinë, 1998, 472; Për kauzën shqiptare 1997 – 1999, Prishtinë, 2000, 286; Dritë e re për kryetarin e parë të Shqipë­ri­së Etnike (bashkautor: S. Rizaj, E. Baftiu, P. Kosova), Prishti­në, 2002, 207; Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagji­nuar, Prishtinë, 2003, 193.
Dr. Muhamet Pirraku, aktualisht, është këshilltar shke­n­cor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.
                        Botuesi
 
 
Tryeza e lëndës
Pak fjalë për lexuesin.............................................. 5
Në vend të hyrjes………………………………........11
Toleranca fetare
bazë e ardhmënisë paqësore në Kosovë............ 17
Jo Katedrale në emër të shqiptarisë
së imagjinuar............................................................ 47
Pasthënia për botimin e dytë…………………….....181
Summary................................................................... 191
Të dhëna biobligrafike për autorin………………....195
 
JO Katedrale
në emër të shqiptarisë
së imagjinuar
(Botim i dytë)
 
Redaktor gjuhësor
Dr. Ilaz Metaj
Realizimi kompjuterik
Autori & studio GALICA
Botimin e ndihmuan miqtë
e së vërtetës
 
    Katalogimi në Publikim (CIP)
    Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
 
711.56 ( 496.51 )
 
PIRRAKU, Muhamet
Jo katedrale: Në emër të shqiptarisë së imagji­nuar / Mu­ha­met Pirraku. - Botim i dytë. - Prishtinë: [Botim i autorit], 2003 (Prish­ti­në: ,Shkrola). - 199 fq.: ilustr.; 20 cm.
 
Titulli krahasues në gjuhën angleze. - Pak fjalë për lexuesin: fq. 5-6. - Parathënie për botimin e dytë: fq. 7-10. - Në vend të pas­thë­nies për botimin e dytë: fq. 181-189. - Summary: fq. 191-194. - Të dhëna bibliografike për autorin: fq. 195-197
 
ISBN    9951-8537-1-4


[1] Shih për krahasim: Koha ditore, Prishtinë, 8 qershor 2003, 4; Epoka e re, Prishtinë, 9 qershor 2003,5).
[2] Caktohet lokacioni për ndërtimin e objektit të ri të gjimnazit “Xhevdet Doda”, opozita kundër, Zëri, Prishtinë, 14 qershor 2003,5; Gjimnazi “Xhevdet Doda” zhvendoset me votat e LDK-së, Epoka e re, Prishtinë, 14 qershor 2003, 2.
Për lokacion të gjimnazit, më 13 qershor 2003, është ndarë ish lokacioni për RTV-në, afër Pallatit të Rilindjes, të cilin Kuvendi komunal i Prishtinës ia kishte ndarë Ipeshkvisë së Kosovës për Katedralen, në shtator 2002. RTK, Ditari, ora 19, më 15 qershor 2003.
[3] Ragip Gjoshi,JO e madhe intelektuale për ngritjen e katedrales politike,Epoka e re, Prishtinë, e shtunë, 10 maj 2003, 16.
[4] Këtë shkrim e përgatita sipas kërkesës së Myderris Naim Tërnavës, Drejtor i Medresës “Alauddin”, me dedikim për DOSJE të krimeve të kishës serbe ndaj shqiptarëve dhe ndihmesë për përfaqësuesit e Komuniteteve fetare shqiptare të Kosovës në Konferencën për paqe e tolerancë, Vjenë-16-17 mars 1999, të udhëheqësive të komuniteteve fetare në Kosovë, të organizuar nga ebreji Rabini Shnajer i SHBA-së
Meqë tashti Kosova ishte vu në shtetërrethim të hekurt policor dhe ushtarak të Serbisë, në mungesë të shtypit dhe të mundësive për botim, punimi pa dritën në veprën: Dr. Muhamet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000, fq. 173 –194. Këtu e sollëm pa listën e literaturës.
[5] Priftërinjtë e kishës romano-katolike të Kosovës, në shtyp dhe në libra, quhen herë don dhe herë dom. Në këtë libër e kam përfillur vetëm titullin e cilësimit dom. Në botimin e Dytë, në qershor 2003, këto dy koncepte i barazova me komandë kompjuterike, pa dije se mund të ndryshohet çdo “don” në “dom”. Padituria paguhet shtrenjtë. Tashti janë korrigjuar të gjitha ndryshimet. Kërkoj falje nga lexuesit e Botimit të Dytë!
 
powered by Beepworld