Në 12 vjetorin e vrasjes së Prof.Ruzhdi Berishës

 

NË ÇFARË RRETHANASH U

MASAKRUA PROF.RUZHDI BERISHA

 

Shkruan: Sheradin Berisha

 

 

Aktiviteti i  Prof. Ruzhdi Berishës

 

      Prof.Ruzhdi Berisha ka lindur më 1952 në fshatin Buçe, komuna e Sharrit (ish’Dragashit). Shkollën fillore e kreu në Bellobrad, ndërsa Shkollën Normale pesë vjeçare e kreu në Prizren. Ka punuar si mësues në Shkollën fillore të Llapushikut të Opojës, ndërkohë që ka kryer Fakultetin Filozofik për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1976´77 ka dhënë mësim në gjimnazin „Emin Duraku“ në Sharr (Ish’Dragash). Në fillim të viteve të 90’ta Prof.Ruzhdi Berisha, filloi aktivitetin si anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Sharr, ka qenë veprimtar i KMDLNJ’së, anëtar i Kryesisë së LDK’së në Sharr dhe deputet i Kuvendit të pakonstituuar të Kosovës (1992 - 1998) nga kjo komunë. Prof.Ruzhdiu, për shkak të aktivitetit të tij politikë e arsimor, shpeshherë është marrë në biseda informative nga policia dhe UDB’a serbe, por për asnjë çast s’është lëkundur dhe si i tillë e ka vazhduar aktivitetin. Me fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, Prof.Ruzhdiu edhepse ishte anëtar i Kryesisë së LDK’së në Sharr (ish’Dragash) aktivisht mori pjesë në shtrirjen dhe organizimin e UÇK’së në këto anë. Për këtë qëllim Prof.Ruzhdi Berisha (pa e ditur “shokët” e tij në LDK) ka udhëtuar për në Shqipëri për të vënë kontakte bashkëpunimi me drejtuesit UÇK’së. Në qershor 1998, ai ka shkuar në Tiranë duke e kaluar ilegalisht kufirin dhe është takuar me eprorët e UÇK’së, Esat Krasniqin dhe Xhafer Jasharin dhe pas konsultimeve të shumta ka marrë detyra për shtrirjen e UÇK’së në Trevën e Opojës. Prof. Ruzhdi Berisha në janar 1999 edhe një herë ka udhëtuar ilegalisht në Shqipëri për këtë qëllim.

 

Prof.Ruzhdi Berisha

 

Si u tradhëtua Prof.Ruzhdi Berisha nga shkokët e partisë?!

 

      Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në Kosovë (24 mars 1999), Serbia intensifikoj dhunën dhe fushatën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta dhe në këto zhvillime edhe popullata shqiptare në Opojë do të detyrohet të largohet nga vatrat e tyre. Kjo ngjarje ndodhi më 31 mars 1999 kur forcat ushtarake - policore serbe japin urdhër që brenda dy orësh popullata shqiptare e Opojës t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen për në Shqipëri. Vetëm dy ditë më herët (më 29 mars) Kryesia e degës së LDK’së për Sharr (ish’Dragash), në një mbledhje të mbajtur në Buzezë, në shtëpinë e Sekretarit të LDK’së Shaban Halimi, merrë vendim, që “nëse vjen deri te shpërngulja e popullatës nga Opoja ne si kryesi e LDK’së asesi nuk duhet të shpërngulemi por duhet të qëndrojmë këtu”.

 

Halim Shemsidini dhe Shaban Halimi

 

     Prof.Ruzhdi Berisha, këtë vendim e mori shumë seriozisht, dhe nuk do të shpërngulet me popullatën për në Shqipëri, ndërsa anëtarët tjerë të kryesisë së LDK’së, përfshirë këtu edhe kryetarin e LDK’së për Sharr, z.Halim Shemsidini (ish’kryetar i komunës) dhe sekretari i LDK’së, Shaban Halimi (ish’deputet i LDK’së në Kuvendin e Kosovës) nuk e respektojnë këtë vendim dhe të parët ishin ata që ja mbathën (ikën) për në Shqipëri. ( Se kush ishin Halim Shemsidini dhe Shaban Halimi gjatë regjimit komunist të Tito & Millosheviqit mund mësoni në fund të këtij shkrimi, nëse lexoni studimin argumentues edhe me dokumente arkivore me titull: „EDHE ISH’PUSHTETARËT E REGJIMIT TË MILLOSHEVIQIT GAROJNË NË ZGJEDHJET E 17 NËNTORIT!“ ) Pra me këtë rast duket se Prof.Ruzhdiu tradhëtohet nga “shokët”e LDK’së dhe kjo tradhëti do t´i kushtojë me jetë. Gjatë qëndrimit të Ruzhdiut në Buqe (në fshatin e tij të lindjes), forcat kriminale serbe (përmes informatorëve shqipfolës) i bien në gjurmë, dhe ato ditë arrestohe. Prof.Ruzhdiu pasi torturohet barbarisht nga njësitë kriminale serbe vritet e masakrohet mizorisht.

 

Kush e zbuloj vrasjen e Prof.Ruzhdi Berishës?!

 

Sadik Idrizi

 

      Në qershor të vitit 1999, kur njësitë e UÇK’së hynë në trevën e Opojës, fillimisht nisën pastrimin e terenit nga minat dhe njëkohësisht morën masa për gjetjen e Prof.Ruzhdi Berishës dhe të disa personave të tjerë që konsideroheshin të zhdukur në këtë trevë. PU e UÇK’së, informatën e parë për vrasjen e Prof.Ruzhdi Berishës e ka pranuar në fshatin Krushevë të Gorës nga personi Sadik Idrizi, ish’Ministër i Shëndetsisë në Qeverinë e Agim Çekut.  Sadik Idrizi ishte zyrtar i partisë „VAKAT“ dhe ka qenë deputet i kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Kosovës si pjesë në GP „Grupi 7+“. Sadik Idrizi në nomenklaturën e kaluar ka pas edhe dy pozita në Kuvendin e Kosovës: Kryetar i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenje Sociale dhe Anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.( Lexoni: Funksionet e Sadik Idrizit në Kuvendin e Kosovës ) Sadik Idriz i lindur me 28.02.1954 në fshatin Krushevë, deklaron se në fund të muajit prill 1999 në një lokal - ëmbëltore në Dragash, pronë e një fshatari nga Zlipotoku i Gorës, ka biseduar me një epror serb me emrin e quajtur Mitojeviç Dragutin, i cili në besim i ka treguar se Ruzhdi Berishën e kanë vrarë në karakollin Stojanoviç (në kufi me Shqipërinë).

 

Kush e vrau& masakroj Prof.Ruzhdiun?

 

    Pas këtij informacioni të hidhur Policia Ushtarake e UÇK’së nis kërkimin për gjetjen e kufomës së Prof.Ruzhdi Berishës dhe të gjërave përsonale të tij. Fillimisht u mësua se letërnjoftimi i prof.Ruzhdi Berishës është gjetur në depon ndërtimore të pronarit Taip Sadikut nga fshati Bellobrad, (Taip Sadiku ishte informator i UDB’së dhe njëri nga bashkëpunëtorët kryesor të eprorit të policisë serbe Gradimir Zekavica ). Letërnjoftimi së bashku me një dekleratë me shkrim në stacionin e PU’së është dorëzuar nga Kujtim Neziri - vëlla i inspektorit federativ të sigurimit shtetëror serb, Lulzim Nezirit (Luli) nga fshati Kuk i Opojës. Gjatë hulumtimeve në teren, në shtëpinë e kriminelit Miroslav Gapiç në Prizren janë gjetur: një flamur, patent shoferi dhe libreza ushtarake e prof.Ruzhdi Berishës si dhe një thikë e gjakosur, me të cilën dyshohet të jetë masakruar Prof. Berisha. Ndërkohë në Lipjan është gjetur edhe vetura e tij. Pas shumë përpjekjesh, përfundimisht më 19 shtator 1999, disa ushtarë të UÇK’së nën udhëheqjen e Zahadin Krasniqit, afër kufirit Shqiptaro-Shqiptar e gjejnë edhe kufomën e masakruar të Ruzhdi Berishës. Pas disa ditësh i gjithë ky dokumentacion i gjetur, i është dorëzuar hetuesve të gjykatës së Hagës, me qëllim të hetimit të këtij rasti dhe të arrestimit dhe daljes para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen dhe masakrimin e Ruzhdi Berishës, por për fat të keq çdo gjë ka përfunduar me dorëzimin e këtij dokumentacioni, sepse deri më tani askush nuk është arrestuar edhe pse dihen mirëfilli emrat dhe mbiemrat e atyre që u përfshinë  në dhënien e informative, në kapjen dhe vrasjen e intelektualit Ruzhdi Berisha.

 

*  *  *

Krimineli Mirosllav Gapiq

 

Dokumentet: Leja e çarkullimit dhe makina e Prof.Ruzhdi Berishës!

 

*   *   *

     Pas përfundimit të luftës, po në këtë rajon (në Opojë) bariu i fshatit Brezne Hasan Kadri Krasniqi, te vendi i quajtur “Fusha e Hutit” në drejtim të Lugut të Gjeraçinës, ka gjetur gjashtë kufoma të gjinisë femrore. Ka informuar komandën e UÇK’së në Opojë të cilët menjëherë kanë angazhuar një njësi ushtarake për këtë qëllim. Për këtë krim është informuar UNMIK’u, KFOR’i dhe mediat lokale dhe të gjithë kanë dalur në vendin e ngjarjes (në Brezne) ku kanë marrë të dhënat në vendngjarje si dhe kanë bërë inçizimin e kufomave. Pas ekzaminimit të kufomave mësohet, se këto femra të masakruara ishin prej fshatrave Studençan dhe Ternje të komunës së Therandës (ish’Suharekës).

 

1. Rafije Krasniqi - nga Studençani (49 vjeç),

2. Behare Krasniqi - nga Studençani (22 vjeç),

3. Bahrije Gashi - nga Ternja (1938),

4. Rahime Voci -nga Ternja (1947),

5. Ajmone Gashi - nga Ternja (1966),

6. Besarta Gashi - nga Ternja (1985).

 

(…)

 Pashtriku.org - Mars 2011

 

 

 

 

Shtëpia e Bardhë e pushtetarëve të Sharrit!

R I K U J T E S Ë 

 

 

 

Ky është Halim Shemsidini, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës që garon në zgjedhjet e 15 nëntorit 2009 - për kryetar të komunës së Sharrit (Ish-Dragashit). Se kush ishte Halim Shemsidini dhe soji i tij: Shaban Halimi dhe Hilmi Dauti - në vijim mund të lexoni një shkrim timin, të botuar në tetor të vitit 2006!

 

 

Vazhdimësia e pushtetit serb në komunën e Sharrit!

EDHE ISH-PUSHTETARËT E REGJIMIT TË MILLOSHEVIQIT GAROJNË NË ZGJEDHJET E 17 NËNTORIT!

     Për zgjedhjet farsë të 17 nëntorit, këto ditë po garojnë kandidatë të 97 partive e subjekteve tjera politike, të cilët pretendojnë ta marrin pushtetin lokal dhe atë qëndror. Po të shikohen me vëmendje listat garuese të partive…, do të vësh re se aty janë përfshirë edhe ish-zyrtarë të regjimit të Titos e të Millosheviqit si dhe shumë informatorë e udbash, të cilët me zellë i kishin shërbyer këtij regjimi gjakatar dhe si të tillë ia kanë nxirë jetën mijëra të rinjëve shqiptarë, që u dergjën nëpër kazamatet serbe.

     Ndër kandidatë të këtij soji për pushtetin lokal dhe atë qëndror janë edhe Halim Shemsidini, kryetar aktual i Kuvendit Komunal të Sharrit, njëherit edhe Kryetar i Degës së LDK-së në këtë komunë, i cili sërish garon për kryetar të Komunës dhe Shaban Halimi ish- Shef i Ekzekutivit të Komunësë së Sharrit dhe deputet i LDK-së në Kuvendin aktual të Kosovës nga kjo komunë, i cili sërish është në listën kandiduese për deputet në kuvendin e ardhshëm të Kosovës. Halim Shemsidini, si kryetar i Komunës ka shfrytëzuar pushtetin për punësimin e të gjithë anëtarëve të familjes dhe të miqëve të tij, ka ndërtuar dhe legalizuar për përfitime personale qendrën për kontrollimin teknik të automjeteve në Sharr, ka abuzuar në forma të ndryshme me buxhetin e komunës, e ka bartur xhirollogarinë e komunës nga një bankë tjetër në Bankën për Biznes - për përfitime familjare, i ka shfrytëzuar në çdo kohë automjetet e komunës për punë private, ka bërë koalicion me partin gorane GIG e cila kokën e ka në Beograd, dhe financohet në të gjitha fushat nga Serbia etj etj.

     Se kush kanë qenë Halim Shemsidini, Shaban Halimi dhe Hilmi Dauti (ky i fundit pas kuvendit të përgjakshëm të LDK-së në nëntor 2006 kalon në LDD-në e Nexhat Dacit) ju ftojë të rilexoni një shkrim timin që e kam botuar në tetor 2006.

  Kreun e LDK-së dhe atë të pushtetit komunal në Sharr e kanë pushtuar personat të cilët në vazhdimësi, nga vitet e 80-ta e deri në vitin 1999 kanë qenë në strukturat udhëheqëse të regjimit serb. Personazhe të këtij shkrimi janë:

 - Shaban Halimi - nënkryetar i degës së LDK-së në Sharr, ish-kryeshef i ekzekutivit të kësaj komune dhe tani deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës,

 - Halim Shemsidini, kryetar i degës së LDK-së në Sharr dhe i Kuvendit komunal të Sharrit dhe

 - Hilmi Dauti- Drejtor i Drejtoratit për Administratë të Përgjithshme dhe Komunitete Lokale dhe një kohë ushtrues i detyrës së kryeshefit të ekzekutivit në Komunën e Sharrit.

 Në këtë shkrim, të bazuar në dokumente arkivore të regjimit serb, do të mësoni:

    - Avansimin e Shaban Halimit në strukturat e pushtetit komunist;

    - Nxënësi Vajdin Hajrizi, i përjashtuar dhe diferencuar nga kujdestari i tij Halim Shemsidini, i cili i kthehet në arkivol familjes nga ushtria jugosllave;

    - Forcimi i pozitave të Shaban Halimit në strukturat e pushtetit okupues të regjimit serb!

    - Komunisti Shaban Halimi pjesëmarrës në tubimin e Gazimestanit më 28.06.1989!

    - Pushtetarët aktualë të Sharrit nuk i shkëpusin lidhjet me pushtetin serb edhe gjatë ndërtimit të pushtetit paralel-fiktiv nga LDK-ja;

    - Emrimi i Hilmi Dautit për Drejtor të DAPKL-së nga kryetari i Komunës Halim Shemsidini!Gazimestanliu Shaban Halimi deputet në Kuvendin e Kosovës!!!

    - Emrimi i Referentit të “Opshtinska Gorës” Hilmi Dauti për UD të Kryeshefit të Ekzekutivitnë KK të Sharrit nga Halim Shemsidini !!!

 

Shkruan: Sheradin BERISHA  - Tetor 2006

Shpeshherë kuloareve në Opojë e gjetiu është përfolur, se kreun e pushtetit komunal në Sharr(ish-Dragash) e kanë pushtuar personat të cilët në vazhdimësi, nga vitet e 80-ta e deri në vitin 1999 paskan qenë në strukturat udhëheqëse të regjimit serb. Dhe pikërisht këto dromca përfoljesh, më kanë nxitur që këtë çështje problemore ta trajtoi edhe për opinionin tonë më të gjerë, duke u mbështetur në dokumentet e kohës së regjimit serb të Millosheviqit. Personazhe të këtij shkrimi janë:

 - Shaban Halimi - nënkryetar i degës së LDK-së në Sharr, ish-kryeshef i ekzekutivit të kësaj komune dhe  deputet në Kuvendin e Kosovës,

 - Halim Shemsidini - Kryetar i Kuvendit të Sharrit dhe njëkohësisht kryetar i degës së LDK-së dhe

 - Hilmi Dauti, Drejtor i “Drejtoratit për Administratë të Përgjithshme dhe Komunitete Lokale” dhe një kohë ushtrues i detyrës së kryeshefit të ekzekutivit në Komunën e Sharrit.   

 

  

Shaban Halimi, Halim Shemsidini dhe Hilmi Dauti

 Avansimi i Shaban Halimit në strukturat e pushtetit komunist

   Dihet mirëfilli se pas demonstratave studentore të vitit 1981 në Kosovë, në strukturat partiake-shtetërore u ngritën ata komunistë të cilët këto demonstrata i cilësuan si ”kundërrevolucionare” dhe që përqafuan plotësisht ”Platformën politike të KQ të LKJ-së, për luftimin e nacionalizmit dhe të separatizmit shqiptar”. Në këtë kuadër, për jetësimin e kësaj platforme politike, nga pushtetarët e Komunës së Dragashit do të angazhohen me plotë elan Shaban Halimi, Halim Shemsidini, Hilmi Dauti etj. Edhe pas ardhjes së Millosheviqit në pushtet (1986) kur gjendja përkeqësohet dukshëm në Kosovë (përkujto demonstratat serbe në Fushë Kosovë…), të lartëpërmendurit forcojnë pozitat e tyre në pushtet.

  Dhe për të shpërfaqur pastërtinë ideo-politike dhe pozicionin e tyre në hierarkinë pushtetore, më së miri flasin shkresat origjinale të gjetura në përfundim të luftës (qershor 1999) në arkivat e mbetura të regjimit serb. Në dokumentin me numër protokolli 44, datë 21.04.1987, të lëshuar nga “komisioni për zgjedhje dhe emërime në KK të Dragashit” për z. Shaban Halimi thuhet (po citoj ): ”Za sekretara Sekretarijata za Opštu Upravu i Buzhet, predlazhe se Šaban Halimi, dosadašnji sekretar izvršnog veca”, në shqip: ”Për sekretar të Sekretariatit për Administratë të Përgjithshme dhe Buxhet, propozohet Shaban Halimi, sekretar i deritashëm i këshillit ekzekutiv”. Pra siç vihet në dukje z. Shaban Halimi(deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës) deri në vitin 1987 paska kryer funksionin e sekretarit të Këshillit Ekzekutiv të KK Dragashit dhe duke qenë kuadër ”cilësor”  zgjidhet në postin e sekretarit të Sekretariatit për Administratë të Përgjithshme dhe Buxhet (SAPB-it)!

Shih Dokumentin:

_______________________________

Nxënësi Vajdin Hajrizi, i përjashtuar dhe diferencuar nga kujdestari i tij Halim Shemsidini, i kthehet në arkivol familjes nga ushtria jugosllave!

   Ndërkaq Halim Shemsidini (aktualisht kryetar i LDK-së dhe i Kuvendit të Sharrit) si mësimëdhënës i lëndës së Gjeografisë në QAMO-n “Emin Duraku” të Sharrit, asokohe ishte anëtar i komitetit dhe njëkohësisht kryente detyra me përgjegjësi në “Komitetin për Mbrojtje të Përgjithshme dhe Vetëmbrojtje Shoqërore”. Këtë besim e kishte fituar qysh në verën e vitit 1981 kur është kyqur në strukturat rezervë të policisë, për ta luftuar ”nacionalizmin dhe separatizmin” shqiptar! Edhe Hilmi Dauti si jurist, kryente detyra të ndryshme në komitetin komunal të Dragashit.

   Ky kuadër i devotshëm i LKJ-së ka marrë pjesë aktive edhe në proceset e bujshme politike që u zhvilluan gjatë viteve 1987-1989 në Kosovë, pikërisht në periudhën kur kryekrimineli Millosheviq ndërmori një fushatë të egër në të gjitha segmentet e jetës kundër shqiptarëve. Gjatë diskutimeve publike për ndryshimet kushtetuese(1988), ky soj shqipfolësish zëshëm kanë përkrahur harmonizimin e amandamenteve kushtetuese, të cilat definonin qartë shtetin unitar të Serbisë dhe shuarjen e autonomisë së Kosovës. Ndërkaq në mbledhjet maratonike të strukturave të komitetit në Sharr..., janë përfshirë  në gjykimin dhe dënimin e protestave paqësore gjithëpopullore, të vjeshtës 1988 dhe atyre të shkurt-marsit 1989, dhe pa hezitim kanë përkrahur(miratuar) edhe masat e marra për diferencimin e të gjithë atyre që morën pjesë në protesta dhe u solidarizuan me kërkesat e minatorëve të Stantërgut.

Kur jemi te diferencimi, me këtë rast vlen të theksohet përfshirja e komitetliut Halim Shemsidini edhe në diferencimin nxënësve të vet.

Për këtë akt antishqiptar të z.Shemsidini po i referohemi dokumenteve të kohës. Sipas dokumentit nr. 43, datë 06. 06. 1989, në një mbledhje të komitetit, në QAMO-n “Emin Duraku” në  Sharr, Halim Shemsidini si kujdestar i klasës IV/2, për shkak të bojkotimit të mësimit dhe pjesëmarrjes në protestat e shkurt-marsit 1989, diferencon dhe pastaj përjashtohen nga procesi mësimor dhjetëra nxënës të kësaj shkolle, në mesin e tyre edhe nxënësit e tij: Nuhi Vesel Qengaj nga fshati Pllajnik, Vahidin Xhemshit Hajrizi nga fshati Kuklibeg dhe Shaip Xhemil Kryeziu nga fshati Kapre…”!

Shih dokumentin

__________________________ 

   Këto konkluzione duferencuese më 10 qershor 1989 do t´i përcillen Komitetit Komunal dhe Sekretariatit Krahinor për Punë të Brendshme - “Qendra e Sigurimit në Prizren”. Pa humbur kohë komiteti dhe UDB-a (bazuar në këto vendime) marrin masa tjera për “diciplinimin” e tyre, dhe disa nxënësve do t´u ngriten edhe aktapadi për kundërvajtje.

Shih dokumentin

 

_______________________  

   Këto masa u ndërmorën edhe ndaj nxënësit Vahidin Xh. Hajrizi (nxënës i Halim Shemsidinit), i cili gjatë shërbimit ushtarak në Divulje (afër Splitit) në Kroaci, pikërisht më 26.04.1990 në rrethana të pasqaruara vritet dhe familjes i kthehet në një arkivol të mbyllur hermetikisht !!

Shikoni Kufomën e Vahidinit në arkivol!

_______________________________

 Forcimi i pozitave të Shaban Halimit në strukturat e 

pushtetit okupues të regjimit serb!

   Pas ngjarjeve të bujshme të vitit 1988/89 dhe heqjes së Autonomisë së Kosovës me dhunë (23 mars 1989) nga Serbia, në organet partiake e shtetërore u thellua diferencimi ideo-politik dhe nisi përjashtimi(spastrimi)  nga radhët e LKJ-së, të të gjithë atyre që nuk u pajtuan me regjimin e Millosheviqit, ndërkohë që partizanët e kësaj politike gjenocidale, morën pozita të reja pushtetore. Kështu, z.Shaban Halimi - sekretar i Sekretariatit për Administratë të Përgjithshme dhe Buxhet, më 22. 06. 1989 (kini parasysh pas vrasjeve e masakrave të shkurt-marsit `89 dhe pas shuarjes së Autonomisë së Kosovës më 23 mars 19189), nga OTH e LK në Blaç propozohet, ndërsa nga Komiteti Komunal i Dragashit(tani Sharrit) zgjidhet - anëtar i Konferencës Krahinore të Lidhjes Komuniste të Kosovës në nivel qëndror !

Shih dokumentin:

________________________________

 Komunisti  Shaban Halimi pjesëmarrës në tubimin

e Gazimestanit më 28.06.1989!!!

   Në këtë kohë ristrukturimi të pushtetit serb (pas pushtimit klasik të Kosovës), kryexhelati Millosheviq  dhe kryepatriarku Pavle, për të demonstruar forcën politike-pushtetore dhe  fetare serbe në Kosovë, pikërisht më 28 qershor 1989 në Gazimestan organizuan një “tubim jubilar me rastin e 600 vjetorit të betejës së Kosovës”. Dhe për çudi në këtë tubim, (ku Millosheviqi me fajlimin e tij i pat shpallur luftë shqiptarëve dhe gjithë popujve të ish-Jugosllavisë) morën pjesë edhe disa shqiptarë lojalë të këtij regjimi pushtues dhe në mesin e tyre u gjend edhe z.Shaban Halimi,aktualisht deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

   Këtë fakt e dëshmon dokumenti i kohës, lista e pjesëmarrësve në tubimin e Gazimestanit nga komuna e Dragashit (tani Sharrit) e që në origjinal mbanë titullin: “Spisak ucesnika na jubilarnoj proslavi šestogodišnjice kosovske bitke na Gazimestanu - 28.6.1989“. Në këtë listë prej 91 komunistash shqiptarë e goranë, z.Shaban Halimi nga Buzezi i Opojës, është i radhitur nën numrin 44.

Shih dokumentin:

_____________________________ 

   Shpeshherë zëdhënësit e Shaban Halimit, kuloareve janë dëgjuar të thonë se Shabani nuk ka qenë në tubimin e Gazimestanit dhe këta kasnec njëkohësisht përpiqen me ja mbush mendjen opojarëve, se përkundrazi ai nga sigurimi serb(UDB-a) është marrë në të ashtuquajturat ”biseda informative”  hiq më pak se 107 herë !!!

   Pa e vënë në dyshim këtë shifër, sepse mund të jetë edhe më i lartë, me përgjegjësi të plotë them, se emri i Shaban Halimit s´është evidencuar asnjëherë në raportet e KMDLNJ-së, në të cilat mund të konfirmohet, keqtrajtimi fizik i tij apo ndonjë pasojë tjetër represive. Për më tepër, z. Halimi s´është arrestuar dhe as që i është bastisur ndonjëherë shtëpija e tij nga policia serbe, ndërkohë që UDB-së i ka mjaftuar vetëm një herë ta arrestojë një veprimtar dhe nëse ka qenë i rrezikshëm për regjimin serb e ka burgosur dhe e ka keqtrajtuar pamëshirshëm!

   Së këndejmi mund të themi se gazimestanliut Shaban Halimi s´i ka hy as një therrë në këmbë, për faktin se qysh nga viti 1981 në trevën e Opojës njihet mirëfilli, për raportet e mira që ka pasur me policinë lokale dhe organet e sigurimit shtetëror!

Shih Dokumentin

________________________

Prandaj duke qenë kështu, me lehtësi mund të konkludohet se cila ka qenë agjenda e “bisedave informative” të z. Halimi, në takimet e tilla me udbashët serbë!!!

Pushtetarët aktualë të Sharrit nuk i shkëpusin lidhjet me pushtetin

serb edhe gjatë ndërtimit të pushtetit paralel-fiktiv nga LDK-ja!

  Pas vitit 1990, Shaban Halimi, Halim Shemsidini dhe Hilmi Dauti edhe mëtutje do të mbeten aktivë në politikë. Ata tashmë do të vihen në krye të degës së LDK-së për Sharr, por pa i shkëputur dot lidhjet, me pushtetin serb edhe gjatë ndërtimit të pushtetit paralel-fiktiv nga LDK-ja.

Po kush ishte vija lidhëse në mes pushteti fiktiv të LDK'së dhe atij serb në Sharr?!

Kjo vijë-lidhëse pa dyshim ishte Hilmi Dauti.

   Hilmi Dauti krahas aktivitetit në LDK, punonte pa u shkëputur as edhe një ditë (deri në vitin 1999) edhe në në administratën e dhunshme serbe në “Kuvendin Komunal të Gorës”-“Opstinska GORA” të instaluar vetëm për komunitetin goranë në Dragash!

Për të argumentuar këtë fakt, po i referohemi shkresave të kësaj administrate serbe.

   Sipas dokumentit të shkruar në çirilic, me titull: ”Cekpetapy Oпштиңcke Yпpаbи” (Sekretarit të Drejtorisë Komunale ) nr. III-11.177, datë 17 maj 1996, në të cilin sipas ligjeve serbe për marrëdhënie pune në organet shtetërore, vlerësohet angazhimi i administratorëve, në periudhën kohore prej 01.01 - 31.12.1995, lexoni me kujdes se çka thuhet për aktivistin e LDK-së z. Hilmi Dauti i radhitur nën nr. 21 (citoj ): ”Дayти Xилмиja, peфepeңтңeпocpeдңe бpигe o дeциибopaчkoиңвaлидcke зaштитe. Вeoмa ycпeшңo и caвecңo oбaвлa пocлoвe и paдңe зaдaтke. Иcтичe ce”, në shqip:”Hilmi Dauti, referent për përkujdesje të drejtpërdrejtë për fëmijët, mbrojtje të luftëtarëve dhe invalidëve. I kryen me shumë sukses dhe vetëdije punët dhe detyrat e marra. Theksohet”!

Shih dokumentin

 

__________________________________

   Vallë Hilmi Dauti për cilët fëmijë, luftëtarë e invalidë është përkujdesur asokohe, sepse dihet mirëfilli se regjimi serb, komunën e Gorës e pat formuar vetëm për komunitetin goran, ndërsa i ndau 19 fshatra shqiptare të Opojës?!

  Ky ”opshtinski refererenti” serb me emrin shqiptar Hilmi Dauti, përveç përkujdesjes së fëmijëve, invalidëve dhe luftëtarëve të 41-shit, goranë, serb etj, është angazhuar edhe në komisionin për regullimin banesorë të punëtorëve të komunës GORA.

 Dhe, këtë fakt e argumenton dokumenti i kohës.

  Sipas një vendimi (rešenje) nr. 360-132/97-III, datë 17 prill 1997, të lëshuar nga sekretari i komunës, Hilmi Dauti emrohet nënkryetar i ”komisionit për rregullimin e nevojave banesore të punëtorëve të drejtorisë komunale të komunës së Gorës” dhe këtë mandat e kishte për katër vjet (1997-2001). Derisa gjatë kësaj kohe kur faqeziu Hilmi Dauti është përkujdes për rregullimin banesor të kolegëve të tij, regjimi pushtues serb i instaluar në Kosovë, ka dëbuar me dhunë qindra familje shqiptare nga banesat e tyre!

Shih dokumentin:

___________________________

 Emrimi i Hilmi Dautit për Drejtor të DAPKL-së

nga kryetari i Komunës Halim Shemsidini!!!

   Po ky Hilmi Dauti, si aktivist i devotshëm i LDK-së, pas zgjedhjeve të para lokale të pas luftës kur LDK-ja në saje të koalicionit bashkqeverisës me një parti me orientim proserb (GIG-un) udhëheq me komunën e Sharrit, emërohet si avokat publik i komunës, ndërsa pas zgjedhjeve të dyta lokale, kur sërish LDK-ja vjen në pushtet, në saje të koalicionit me një parti tjetër minoritare, nga kryetari i komunës Halim Shemsidini z.Dauti emrohet Drejtor i Drejtoratit për Administratë të Përgjithshme dhe Buxhet në KK të Sharrit, tashmë i modifikuar si “Drejtorat për Administratë të Përgjithshme dhe Komunitete Lokale”, një nga drejtoratet kryesore të administratës komunale.

   Sipas rregullores se Kuvendit të Sharrit, z.Hilmi Dauti kryen këto shërbime administrative:

 - Kryerja e punëve zyrtare në pajtueshmëri me Ligjin,Rregulloret dhe Udhëzimet Administrative;

 - Ndihma Organeve ma të larta në mirëvajtjen e punëve zyrtare;

 - Bashkëpunimi efikas me institucionet ma të larta të Pushtetit Lokal dhe atyre qendrore;

 - Lëshimi i të gjitha llojeve të certifikatave sipas kërkesave të qytetarëve;

 - Lëshimi i të gjitha llojeve të certifikatave sipas detyrës zyrtare;

 - Udhëheqja e procedurave të pranimit në punë për punëtorët e shërbimit civil  e deri tek shkëputja e kontratës së punës;

 - Mirëmbajtja e ndërtesës, objekteve përcjellëse dhe oborrit  të KK-së Dragash;

 - Lëshimi i dokumenteve të identitetit për qytetarët e KK-së Dragash;

 - Menaxhimi dhe mirëmbajtja e automjeteve zyrtare të cilat janë në pronësi të KK-së Dragash;

 - Zbatimi i Ligjit gjatë punës;

 - Zbatimi i Kodit të mirësjelljes;

 - Ndihma organeve ma të larta të Komunës për mbarëvajtjen e punëve zyrtare të Komunës, dhe

 - Përgatitja e raporteve të punës dhe planeve për periudha të caktuara kohore”.

   Ndërkaq kolegu i z.Dauti, Shaban Halimi - sekretari i Degës së LDK-së(nga zgjedhjet e fundit të 14 tetorit 2006 nënkryetar i kësaj dege), caktohet në pozitën e kryeshefit të ekzekutivit në komunë, dhe këtë pozitë e ushtron edhe në mandatin e dytë deri në shtator të vitit 2004. Gjatë viteve 2001-2004 në strukturat e pushtetit në komunë të Sharrit, kryesisht janë punësuar ata njerëz, të cilët kanë punuar edhe gjatë periudhës së regjimit serb, deri në vitin 1999.

Gazimestanliu Shaban Halimi deputet në Kuvendin e Kosovës!!!

  Bartësit e pushtetit në Sharr(që në fakt qenë edhe pushtetarë gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit)në zgjedhjet e fundit nacionale forcojnë edhe më shumë pozicionet e tyre. Kështu, në zgjedhjet e 23 tetorit 2004 Shaban Halimi me propozimin e kryesisë së LDK-së kandidohet për deputet në Kuvendit të Kosovës, dhe në listën kandiduese ishte  radhitur nën numrin  41. Shaban Halimi më 23 tetor fiton karriken e deputetit dhe  të nesërmen më 24 tetor shkruan edhe gazeta për këtë fitore .

 Ja se çka shkruan gazetari Muharrem Qafleshi(aktualisht drejtor i “Drejtoratit për Kulturë” në kuvendin e Sharrit, në të përditshmen  “Bota Sot”( Po citoi): “Sipas një minisondazhi me qytetarët, kësaj radhe do të fitojë bindshëm LDK-ja ngase në listën e saj nga kjo anë është fytyra më markante, autoritative e kombëtare e kësaj partie, z.Shaban Halimi".

Çdo koment është i tepërt !!! 

Emrimi i Referentit të “Opshtinska Gorës” Hilmi Dauti për UD të Kryeshefit të Ekzekutivit në KK të Sharrit nga Halim Shemsidini!

 Ndonëse, z.Halimi fiton mandatin e deputetit, u dasht ta lëshoi postin e kryeshefit të ekzekutivit në komunë, dhe për çudi kryetari i komunës z.Halim Shemsidini, për ushtrues të detyrës së kryeshefit të ekzekutivit e emron pikërisht Hilmi Dautin, këtë njeri që ka punuar(deri në vitin 1999)pa ju skuqur fytyra në administratën e Millosheviqit.

Shih Dokumentin

    Mbi supet e kryetarit aktual të komunës së Sharrit: Halim Shemsidini, deputetit Shaban Halimit etj, rëndon edhe tradhëtia ndaj ish anëtarit të kryesisë së LDK-së Ruzhdi Berisha, i cili gjatë luftës (1999) është masakruar nga forcat ushtarako-policore serbe. Ruzhdiu duke u munduar t’i qëndroj besnik vendimit të kryesisë së degës së LDK-së të datës 29 mars 1999, për të mos e lëshuar Kosovën, vendosi të qendroj në Opojë, ndërkohë që e tërë kryesia e atëhershme e LDK-së, ikën bashkë me popullatën për në Shqipëri e gjetiu.(Këtë çështje do ta trajtojmë në një shkrim të veçantë).

Lexoni:

KLIKONI: NË ÇFARË RRETHANASH U MASAKRUA PROF. RUZHDI BERISHA

   Ja pra kush udhëheq me komunën e Sharrit, njerëz që në vazhdimësi u kanë shërbyer me devotshmëri padronëve të tyre serb. 

F U N D

___________________________________________________  

Në fokus

Kuvendi i pestë i LDK-së në Sharr u manipulua

nga klani i Halim Shemsidinit & Shaban Halimit


 Më 14 tetor 2006 Dega e LDK-së në Sharr mbajti kuvendin e pestë zgjedhor, në të cilin pashmangshëm u  reflektuan një sërë antagonzmash e përqarjesh dhe aktori kryesor i këtyre  përqarjeve u bë kryetari i degës së  LDK-së z.Halim Shemsidini. Pakënaqësitë fillestare u shkaktuan në momentin kur z.Shemsidini para delegatëve u përpoq të imponoi vendimin e kryesisë së degës për organet drejtuese të kuvendit, të cilat ishin zgjedhur në një mbledhje të veçantë para fillimit të punimeve të kuvendit.

   Një pjesë e  delegatëve, që përbënin një të tretën e kuvendarëve, këtë veprim të kryetarit e cilësuan si mohim të së drejtës për të zgjedhur organet drejtuese në kuvend dhe për më tepër ky veprim u konsiderua si relikt i mentalitetit monist. Gjatë gjithë kohës në kuvend u zhvilluan debate me tone akuzuese në adresë të klanit të Halim Shemsidinit.

Kryetari i LDK-së z.Shemsidini, i cili kryen edhe funksionin e  kryetarit të  Kuvendit komunal në Sharr, arriti që sipas skenarit të përgatitur më parë, me dy të tretat e delegatëve(të përzgjedhur nga nëndegët e partisë) të miratoi të gjitha propozimet e kryesisë, duke i zgjedhur edhe 15 anëtarë të kryesisë dhe 5 delegatë për Kuvendin qendror të LDK-së, që pritet të mbahet në dhjetor 2006. Pas një konsultimi të shkurtër midis anëtarëve të kryesisë së re, delegatët u njoftuan se për Kryetar të degës së LDK-së është rizgjedhur Halim Shemsidini, ndërsa për nënkryetar  Shaban Halimi.

I pakënaqur me këtë epilog të kuvendit, përmes një letre të hapur dërguar kryesisë qëndrore të LDK-së në Prishtinë, ka reaguar z.Vahidin Halili(njëri nga themeluesit e LDK-së në Sharr).Z.Halili në letër, ndër të tjera shkruan:”Nuk mund të thuhet se kryetari dhe kryesia e re janë legjitime dhe janë përfaqësues të elektoratit të LDK-së, përderisa “delegatët” që kanë zgjedhur nuk janë delegat të zgjedhur nga anëtarësia e gjerë, pasi që nuk ka pasur zgjedhje në 70% të aktiveve, por ata janë caktuar nga vetë kryetari, pa asnjë mbledhje të aktiveve të LDK-së. Pra ky nuk është vullneti i LDK-së, por është vullneti i Halim Shemsidinit dhe Shaban Halimit, i cili për t’i mbrojtur interesat personale, shkoi edhe në Gazimestan, për ta promovuar okupimin e Kosovës nga ana e Millosheviqit.

_________________________________________

Reagim

SI U BËNË PJESMARRËSIT E TUBIMIT TË GAZIMESTANIT,

ZYRTARË TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS ?!

  Shkruan: Sheradin BERISHA

   Në zgjedhjet vendore të mbajtura më 23 tetor 2004, pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës e ka fituar edhe z.Shaban Halimi nga fshati Buzez i Opojës, kandidat ky i propozuar nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shaban Halimi në listën e deputetëve të LDK-së është i radhitur nën numrin 39 (Shih listën e deputetëve: http://www.ldk-kosova.org/deputetet.html ). Ndërkaq, pas konstituimit të qeverisë së Koalicionit LDK-AAK, siç njofton QIK-u, më 15 dhjetor 2004 Kryesia e LDK-së, ka nominuar edhe bartësit e funksioneve të zavendësministrave në Qeverinë e Kosovës, ku për zv/ministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, ka nominuar z.Muharrem Ibrahimi, nga fshati Bresanë i Opojës. Muharrem Ibrahimi këtë funksion të lartë në Qeveri, e ka ushtruar rreth një vjet e gjysmë.

                                     Njoftimi i QIK-ut 

 

                     LDK nominon gjashtë zëvendësministra

Prishtinë, 15 dhjetor - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka nomiuar bartësit e përgjegjësive të funksioneve të zavendësministrave në Qeverinë e Kosovës.
Në postin e zv.ministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave është caktuar
Muharrem Ibrahimi
, në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit Hafiz Krasniqi, Prof.Dr.Fevzi Berisha në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Tomë Hajdaraj në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural, Dr. Astrit Ajeti në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Aziz Lila, në Ministrinë e Pushtetit lokal.
Më herët PSHDK kishte nominuar dy zv.ministra: Mark Komoni në Ministrinë e Shërbimeve Publike dhe Angjelina Krasniqi në atë Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Poashtu edhe partner i tjetër i koalicionti qeveritar tashmë ka nominuar katër zv.minustra.
Të gjitha zv.ministrat pritet që të marrin votëbesimin në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet të mërkurën e ardhshme.

 

Kliko këtu për më shumë lajme nga Kosova

 

   

           Ish-zv.ministri Muharem Ibrahimi (në mes)        Shaban Halimi

   Po cili është qëllimi i i reagimit tim?!

  Pas përfundimit të luftës në Kosovë(qershor 1999), në zyrat e braktisura - nga administrata e regjimit pushtues serb në Sharr(ish_Dragash), është gjetur një listë me emra të pjesëmarrësve në tubimin e famshëm të Gazimestanit, e cila në origjinal mbanë titullin: “Spisak u�esnika na jubilarnoj proslavi šestogodišnjice kosovske bitke na Gazimestanu-28.6.1989” dhe kjo listë në fund është vërtetuar me vulën:“Lidhja Komuniste e Serbisë“ / Cabeз Koмyңиcta Cpбиje!!!

Duke lexuar me kujdes këtë listë, më kanë rënë në sy edhe dy emra të njohur politikanësh, si: z.Shaban Halimi deputet i LDK/së në Kuvendin e Kosovës, i rreshtuar nën numrin 44 dhe z.Muharrem Ibrahimi ish/zvavendësministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Kosovës, i rreshtuar nën numrin 45.

Shih Dokumentin

 Siç vihet në dukje në këtë dokument, figurojnë emrat e 91 zyrtarëve të LKJ/së (shqiptarë e goranë)nga komuna e Dragashit(tani Sharrit), të cilët për në Gazimestanë kanë udhëtuar me dy autobusë, që janë nisur në orën 6 të mëngjesit prej fshatit Krushevë(Gorë) dhe fshatit Blaç (Opojë). Mësohet se autobusat kanë qenë të stolisur me flamuj të Serbisë/ Jugosllavisë si dhe me fotografinë e Kryetarit të Serbisë Sllobodan Millosheviq.

  Ky  fakt është shqetësues për opinionin shqiptar, sepse njerëzit si Shaban Halimi e Muharrem Ibrahimi, nuk i bëjnë nderë askujt, e aq më pak Kosovës dhe kauzës së saj.

  Ndonëse në të gjitha shtetet demokratike, për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, të Kryeministrit, të ministrave, të deputetëve etj, aplikohen kritere ligjore për verifikimin e personaliteteve politike, në Kosovë si duket një”barometër”i tillë nuk aplikohet fare. Prandaj, është mëse e domosdoshme ngritja e një komisioni parlamentarë për verifikimin e figurave politike, si një nga çështjet më problemore në Kosovë.

Reagim

HALIM SHEMSIDINI ME “KRYETARLLËK”

MË I FORTË SE BIZNESMENI !

   

Shkruan: Vahidin HALILI

  Kur unë e dërgova reagimin tim tek të gjitha mediat qendrore, në lidhje me parregullsitë që u bënë në Kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Dragash, doja ta njoftoja opinionin si dhe elektoratin e LDK-së me atë që ndodhi në këtë Kuvend. Nuk e kisha ndërmend ta irritoja Halim Shemsidinin, e as përkrahësit e tij. Mirëpo, e përditshmja “Bota Sot”, nuk e kishte parë të rrugës që ta botoj reagimin tim, ndërkohë që ka pranuar ta botoj “fjalimin” e Shemsidinit, të drejtuar kundër meje. Që ironia të jetë edhe më e madhe, në letrën e tij z. Shemsidini më akuzon se reagimin ua kam dërguar vetëm mediave të majta. Jo z. Shemsidini... Letrën time e kam dërguar në të gjitha gazetat, qofshin ato të djathta apo të majta, të pavarura e të varura. Është dashur ta akuzosh “Botën Sot” që ka refuzuar ta botoj reagimin tim, ndërkohë që e ka thyer kodin medial, duke pranuar që ta botoj komentimin tuaj ndaj ankesës sime që e kanë botuar mediat tjera. Edhe ju e keni “gabuar” adresën, sepse nuk është dashur të reagoni në “Bota Sot” por në mediat, ku edhe është publikuar ankesa ime. Por, ju e keni shfrytëzuar këtë gazetë, në të cilën e keni punësuar si gazetar, anëtarin e kryesisë, drejtorin e Drejtorisë për Kulturë Rini e sport, zëdhënësin tuaj, Muharrem Qafleshin.


 Sido që të jetë, reagimi juaj z. Shemsidini, nuk ka asgjë përmbajtjesore me ankesën time dërguar Kryesisë së LDK-së. Por, meqë ju nuk keni asnjë fakt të më akuzoni, si zakonisht jeni marrë me insinuata, konstruksione dhe shpifje. Ajo që ju keni shkruar, për ata që ju njohin nuk është asgjë tjetër pos një demagogji që gjithmonë ju e këndoni si refren. Në fakt, edhe ata që kurrë s’kanë dëgjuar për ju, në bazë të fjalorit që keni shkruar, do ta kuptojnë se kush jeni dhe çfarë niveli keni. Në letrën publike që i kamë dërguar kryesisë qendrore të LDK-së, unë vetëm se kam kërkuar respektimin e votës së lirë dhe dënimin e parregullsive të krijuar nga Ju. Sepse në Kuvend e keni dëshmuar se sa i frikoheni votës së lirë të anëtarësisë së gjerë. Për ta mohuar këtë, ju keni krijuar shpifje të bazuara në dëshirat tuaja, duke treguar alergji ndaj një kandidati tjetër. Ju keni paragjykuar rezultatin e zgjedhjeve, prandaj keni keqpërdor edhe pozitën si kryetar komune, duke mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve demokratike nëpër Aktive. Ju shumë mirë e dini se zgjedhjet nuk mbahen vetëm me kryetarë të Aktiveve dhe kryesi të përzgjedhur nga ju, por ato mbahen me anëtarësinë e LDK-së. Zgjedhje nuk keni mbajtur në Zgatar, Blaç, Kuklibeg, Kuk, Kosavë, Kapre, Zym dhe nëpër fshatrat tjerë, por vetëm keni përzgjedhë delegatë që do të ju përkrahin me garancion. Ndërsa aktivet që ju i përmendeni, janë pikërisht ato që është respektuar vota e lirë, por halli juaj është se në ato aktive nuk keni pasur fare ndikim ju për t’i manipuluar delegatët.

 Me reagimin tuaj që keni bërë në “Bota Sot”, ju doni ta shmangni vëmendjen e anëtarësisë nga veprimet tuaja gjatë zgjedhjeve, duke i plasuar opinionit shpifje për personalitetin tim. Vërtet jeni mjeshtër i shpifjeve. Këto shpifje nuk do të zënë vend në anëtarësinë e LDK-së në komunën tonë, sepse ata e dinë të vërtetën. Për hir të lexuesve do ta përsërisë të vërtetën.

Z. Shemsidini, ju e dini mjaftë mirë se, jo vetëm me deklaratë, por edhe me vepër kam dëshmuar se jam anëtar i LDK-së, degën e së cilës e kam themeluar në Dragash. Këtë e dëshmon edhe procesi kur është formuar Këshilli Iniciues i degës së LDK-së në Dragash. Shfletojeni arkivin e degës, dhe aty do t’i gjeni faturat me të cilat kam përkrahur LDK-në dhe ju personalisht, për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Nëse i kontrolloni këto dokumente, ju do të gjeni një faturë me 500 DM dhe një tjetër me 500 €. Më pas, që LDK-ja dhe ju të keni sukses në qeverisjen lokale, unë kam investuar me djersen time dhe të familjes, mbi 10 mijë €. Z. Shemsidini, unë nuk e di se ju me çka e matni aktivitetin e një anëtari të LDK-së?. Me atë se sa merr nga partia, apo sa i jep partisë?!.
 Në bazë të sjelljeve tuaja, kuptohet se juve nuk ju intereson LDK-ja, por vetëm interesi juaj dhe i klanit tuaj. Për këtë qëllim, ju mundoheni ta ndërroni edhe historinë, duke zëvendësuar të vërtetën me gënjeshtra e shpifje. E vërteta është se, dr. Hatim Baxhaku ka qenë njëri nga themeluesit e degës, por jo edhe Ju e Shaban Halimi, këtë e din të gjithë. Ju kokën tuaj nuk e keni rifreskuar që nga viti 1989. Ende mendoni se historinë mund ta shkruaj politika. Jo zotëri, ajo strategji e të shkruarit të historisë, ka përfunduar në Kosovë bashkë me okupimin. Ju mund të bëni përpjekje, por nuk do t’ia arrini dot. Historia shkruhet në kohën kur ka ndodhur ngjarja, e jo sipas interesave të individëve dhe klaneve politike në pushtet.

 I nderuari shoku kryetar i partisë, shoku kryetar i komunës, shoku profesor i gjeografisë, pasi që keni shumë merak që të ishit njeri nga themeluesit e LDK-së, unë, për ta plotësuar dëshirën tënde, për një çast do të pranoj se edhe ju jeni njeri nga themeluesit e LDK-së dega në Dragash. Por sa dhe a i beson kësaj kush? Jo shoku kryetar, se Ju, me mendje, shpirt dhe vepra jeni ende në vitet e 90-ta. Ju edhe pas 17 vjetëve, nuk e keni kuptuar programin e LDK-së. Për ju demokracia është e pa kuptueshme. Ju njihni vetëm “demokracinë” komuniste. Ju edhe në këtë kohë imitoni sekretarët e ish Komiteteve të Partisë dhe nga nostalgjia për komunizmin, më drejtoheni mua me fjalët shoku, shoku, shoku ... Ta rikujtoj se unë asnjëherë nuk kam qenë komunist. Ju keni filluar t’ju besoni edhe përrallave, që vetë i krijuat për t’i mashtruar fëmijët. Ndoshta përsëritja e shpeshtë e tyre e ka bërë të vetën. Në këtë pjesë ju drejtova me shok se, kështu ndjeheni ma mirë.

 Demokraci, z. Halim, është vota e lirë, e drejta për tu zgjedhur dhe për të zgjedhë, e drejta e fjalës së lirë, konkurrenca etj... Votat e manipuluara që i morët në Kuvendin e fundit zgjedhor, nuk pasqyrojnë demokracinë, sepse ato nuk janë vota të anëtarësisë së gjerë, por janë vota të atyre që ju i keni emëruar, atyre që ju i keni kushtëzuar dhe kërcënuar, të atyre që nuk i ka zgjedhur baza, por ti brenda natës, të atyre që ke miqësi familjare me ta. Shembull e ke aktivin e LDK-së në Bresanë që përfaqësohet nga duetet vëllezër - babë e birë. Këto janë z. Shemsidini kriteret që i keni përdorur, vetëm për ta marrë votën e tyre. Por, mos i harroni zgjedhjet e ardhshme që së shpejti do të mbahen, ato nuk fitohen në këtë mënyrë.

 Unë vërtet fitova 33 vota në Kuvendin e degës, por ti e di se këta 33 delegatë të Kuvendit të degës përfaqësojnë mbi 50% të anëtarësisë së LDK-së. Ti për të siguruar “fitoren” manipulove edhe me numrin e delegatëve të degës. E rrite aty ku kishe ndikim dhe e zvogëlove aty ku ti mendoje se nuk kishe përkrahje. Jeni treguar se, për interesa personale, nuk i përkrahni as anëtarët e partisë sonë, po qe se ata mendojnë ndryshe nga ju.

 Në reagimin tuaj keni cekur se mua më keni ofruar bashkëpunim, pasi jam kthyer nga Gjermania, në vitin 2000, por unë nuk kam qenë i interesuar. Është e vërtet se nuk kam shfaqur interesim, sepse nuk kam qenë i dhënë pas pushtetit. Pasi jemi çliruar, kamë shpresuar dhe kam qenë i bindur se ju do të udhëhiqni popullin në mënyrë të sinqertë dhe në bazë të Programit të LDK-së. Por, koha e dëshmoi se ju nuk keni asgjë të përbashkët me Programin e LDK-së, por me programin tuaj personal. Shkelja që i keni bërë programit të LDK-së, më ka detyruar të dal në mbrojtje të tij, për ta kthyer atë në binarët e interesave të përgjithshme, sepse Ju e keni shndërruar LDK-në në parti klanore dhe private, ku po përfitoni personalisht. Ju e keni privatizuar LDK-në aq shumë, sa që asnjëherë nuk thirreni në emrin dhe statusin e saj, por gjithnjë flisni në vetën e parë, partia ime, komuna ime, drejtorët e mi etj., sikur ju të ishit vet LDK-ja dhe kush mendon ndryshe nga Ju është kundër LDK-së. Jo, jo zotëri. Gabim e keni. Unë jam thjeshtë kundër veprimeve tuaja dhe mënyrës suaj të vetëqeverisjes. Ju po harroni se partia nuk është për ty, por ti je për partinë dhe anëtarësinë e gjerë.


 Më tej, në reagimin tuaj, ju më lavdëroni me sarkazëm që me biznesin tim privat kam blerë truall në Prizren, ku kam ndërtuar tri shtëpi. Po... Nëse kam blerë truall dhe kam ndërtuar shtëpi, e kam bërë me djersën time dhe të familjes sime. Po ju? Nga cili burim u bëtë pasanik? Kur erdhët në pozitën e kryetarit, Ju kishit vetëm një shtëpi gati të pabanueshme. Tani ju keni bërë vilë, flitet se keni blerë shtëpi në Prizren, e cila kap vlerën rreth 200 mijë euro. Në ndërtim e sipër keni në Dragash impiantin për Kontrollimin teknik të automjeteve, vlera minimale e të cilit sillet rreth 150 mijë euro, duke mos llogaritur edhe truallin. Nga cilat burime financiare i arritët këto zoti kryetar? Me “kryetarllëk”?!. Kësaj ju i thoni patriotizëm? Ky është barometri juaj që i matni njerëzit se sa i kontribuojnë partisë. Ti vetëm që i ke marrë partisë. Ku ishit ju në vitin 1981, kur unë isha aktiv në çështjen kombëtare, për t’i realizuar kërkesat shekullore të popullit tonë. Ku ishit në këtë kohë? Apo duhet unë të ju përkujtoj?. Jo, nuk do ta bëj këtë, sepse nuk më lejon personaliteti im.
Së fundi, ju keni reaguar edhe kur është në pyetje “krahu i djathtë” i juaji, Shaban Halimi, të cilin kur e delegove për deputet të parlamentit të Kosovës, u shprehe se: “po e largoj nga këtu se po kam shumë kritika, për biografinë e tij... Nuk e di pse keni marrë rolin e avokatit të tij, e nuk keni lënë hapësirë që ai vetë të reagoj! Jeni munduar ta shfajësoni atë, duke shpifur edhe fjalë që nuk i kam thënë. Mirëpo, ju e dini shumë mirë se, për kohën që flitet (viti 1989), unë kam qenë irredentist dhe separatist për politikanët e Dragashit, që nga viti 1981. E dini shumë mirë se në atë kohë kam punuar në Therandë, sepse për Dragashin kam qenë i pa pranueshëm. E si atëherë paskam biseduar me Ju dhe Sh. Halimin, pikërisht atëherë kur Shaban Halimi ka qenë politikani numër dy në Dragash. Prandaj, jo rastësisht ai është propozuar anëtar në organet më të larta të Lidhjes Komuniste, një javë para shkuarjes në Gazimestan. Ndërsa ti, si profesor i gjimnazit, në atë kohë ke bërë diferencime politike edhe te nxënësit e tu dhe vepra të tjera...(Dëshmitë janë në 
www.pashtriku.org)


 Në fund, pavarësisht nga dallaveret dhe mashtrimet tuaja, jam i kënaqur me rezultatet që kam arritur në këto zgjedhje, sepse ti dole humbës. E humbe anëtarësinë. Me veprimet e mia e kam forcuar edhe më shumë partinë, sepse kam futur për herë te parë konkurrencën dhe kam rikthyer në disa aktive mekanizmin e votës së lirë. Jam i bindur se konkurrenca dhe vota e lirë do ta demokratizojnë dhe forcojnë LDK-në.

Përkujtim 

RUZHDI BERISHA: NJË JETË PËR DIJE DHE LIRI 

  Ruzhdi Berisha është i lindur më 1952 në fshatin Buçe të komunës së Sharrit. Shkollën fillore e kreu në Bellobrad, duke udhëtuar nga 12 kilometër në ditë. Ishte kjo koha kur Kosova e robëruar, robërohej edhe më shumë nga kthetrat e Rankoviqit në të ashtuquajturin aksion për mbledhjen e armëve.

                        Shkruan: Bedri HALIMI                       

  Një nxënës i urtë, i etshëm për dije nga një fshat i thellë malor në komunën e Sharrit, ishte tepër i njomë për të kuptuar kohën në të cilën po rritej. Kosova e tij, m’u kur ai po e mësonte germën shqipe, jetonte një nga kohët më të vështira të historisë: kohën e Rankoviqit. Dhe, po në këtë kohë, Ruzhdiut i kishte lënë përshtypje shpjegimi i arsimtarit të emëruar të gjeografisë, i cili duke ligjëruar gjeografinë e Evropës në klasën e gjashtë kishte thënë për Shqipërinë se “Shqipëria është shtet i varfër me 1.200.000 banorë, kryeqyteti i saj është Tirana dhe mos pyetni më shumë”. Kaq, dhe prerë. Me këtë kuptohej se sa e kishte UDB-ja dorën e zgjatur atëbotë edhe tek intelektualët shqiptarë. Ishte kjo koha e “borës së kuqe”, e varfërisë së skajshme në Kosovë. Kjo gjendje detyrimisht kishte ndikuar në shpirtin e njomë të Ruzhdiut për t’u përballuar me sfidat e  vazhdueshme që i nxirrte koha. Një përshtypje jashtazakonisht të mirë, i kishte lënë mësuesi Rexhep Kryeziu nga Breznja i cili kudo që i jepej mundësia nëpër ndeja të ndryshme, me punën e frytshme dhe patriotike që bënte, la mbresa të pashlyeshme  te gjeneratat e reja, duke i frymëzuar  dhe duke i brumosur ata me ide të reja përparimtare.

Mësuesi i urtë në kohë të egra

Kah mbarimi i viteve të 60-ta, Ruzhdiu mbaroi shkollën Normale në Prizren për t’u kthyer pastaj si mësues për të vazhduar kështu veprimtarinë e mësuesit të tij, Rexhep Kryeziut. Ruzhdiu ishte i dashur me shokë, tolerant, i urtë dhe mjaft i përshtatshëm në biseda. Fillimisht punoi në shkollën e Llapushnikut. Ndërsa  studimet i kreu në fakultetin filozofik në degën e letërsisë dhe gjuhës shqipe në Prishtinë. Që nga viti 1976/77 ka punuar si mësimdhënës në gjimnazin “Emin Duraku”. Në fillim të viteve të 90-ta, e filloi aktivitetin e tij patriotik si anëtar i kryesisë së LASH-it për komunën e Dragashit. Që nga fillimi ishte edhe anëtar i kryesisë së LDK-së së Dragashit, pastaj veprimtar i KMDLNJ-së për Sharr, si dhe deputet i parlamentit të pakonstituar të Kosovës nga kjo komunë. Ruzhdiu ishte zemërgjërë, ai i gëzohej çdo aktiviteti kombëtar, pa marrë parasysh kush e bënte. Kështu në atë kohë kur klubi letrar “Luigj Gurakuqi” kishte filluar aktivitetin me seriozitet, duke botuar libra letrar të autorëve opojanë dhe duke e nxjerrur organin e vet “Sharri” si revistë informativo-kulturore, artistike e shkencore opojane, ky aktivitet disa shpirtëngushtëve të kryesisë së LDK-së nuk u pëlqente, dhe ata kishin filluar të merreshin me politikën e mohimit të vlerave. Këto qëndrime të  kastës së “rojeve të mjegullës”, Ruzhdiu jo vetëm që nuk i përkrahte por, ai i ndihmonte dhe i stimulonte kurdoherë ata që punonin, që shprëndanin vlera dhe, kur i takonte, i mbështetste dhe i përgëzonte. Kështu kishte ndodhur edhe me shfaqjen e dramës “Nita” të realizuar nga profesori Ismet Lecaj me nxënës, ku në mes tyre një rol me rëndësi e luante edhe djali i Ruzhdiut – Kushtrimi.

Për shkak të veprimtarisë së tij dhe para së gjithash për shkak të vendosmërisë së tij, Ruzhdiu shpeshherë merrej në biseda informative nga policia serbe, por ai nuk frikësohej, prandaj edhe nuk e ndalte veprimtarinë e tij. Mbante vazhdimisht kontakte me njerëz të vendosur si Salajdin Braha, Skënder Berisha nga Prizreni etj. Nuk i mungonte as aftësia për të treguar barcoleta në çaste të lira për t’i disponuar nxënësit, kolektivin e shkollës dhe shokët e pranishëm, qoftë edhe në momente të vështira. Ishte profesor i nderuar për kolegët dhe nxënësit.

Ruzhdiu, nuk i thoshte kurrë jo, detyrës. Kur Adem Berisha vdiç nga torturat, Ruzhdiu në një rast pati deklaruar se: “Ademi na mësoi të gjithve se si vdiset për atdhe“.

Prof. Ruzhdi Berisha

Kur filloi lufta në Kosovë, Ruzhdiu në gjysmën e dytë të qershorit të vitit 1998, kishte shkuar në Tiranë duke e kaluar ilegalisht kufirin. Atje ishte takuar me Esat Krasniqin, epror i UÇK-së dhe eprorë të tjerë të ish Ministrisë së Mrojtjes. Biseda, ishte përqëndruar në organizimin e njësiteve të UÇK-së në trevën e Opojës. Kishte marrë planin dhe strategjinë nga Esat Krasniqi, i cili atëkohë ishte në detyrën e G-1-it. Gjithashtu, ishte takuar edhe me Xhafer Jasharin përgjegjës i Logjistikës me të cilin kishte biseduar për grumbullimin e armatimit.

Që atëherë, i kishte thënë Esat Krasniqit: “Me disa udhëheqës të tashëm në komunë, nuk mund të punohet në këtë drejtim, për shkak të bindjeve politike që i kanë, edhe pse i kam shokë. Prandaj, e kam pak si problem me i gjetë njerëzit e vendosur, edhe pse kësaj pune, do t’i hyj”.

Lidhjet me UÇK-në, paknaqësia dhe takimi me Halil Bicajn,

organizimet ushtarake të Ruzhdiut…

Përveq që kishte pasur kontakte me Esatin, Ruzhdiu kishte tentuar të vëjë kontakte edhe me personat e tjerë të UÇK-së, të cilët vepronin në Tiranë. Nga Esat Krasniqi, kishte marrë formularët për formimin e formacioneve ushtarake. Pastaj, bashkë me Esatin kishin punuar në disa harta topografike ushtarake për t’u njoftuar lidhur me mundësitë e organizimit ushtarak, në rajonin e Opojës. Propozimi i tij ishte që në Opojë, fillimisht mund të formohej një formacion në nivel të togut: 30 deri në 40 veta.

Gjithashtu Esat Krasniqi tregon se si gjatë bisedave që ishin bërë për parlamentin, ai i kishte thënë, se: “nuk ka asgjë nga kjo punë, dhe se si deputet, e kam humbur besimin e plotë të këtij parlamenti”. Pas qëndrimit prej afro dy javësh në Tiranë, Ruzhdiu ka qenë i kënaqur me gjërat që i ka parë lidhur me organizmin ushtarak të UÇK-së dhe, nga Tirana është kthyer me një bindje krejtësisht tjetër. Pasi që është kthyer nga Tirana e ka telefonuar herë pas here Esatin, ku bisedat për shkak të përgjimeve kanë qenë të lira.

Herën e dytë, në janar të vitit 1999, përsëri Ruzhdiu ka shkuar ilegalisht në Tiranë ku ka qëndruar 5-6 ditë, me ç’rast ka insistuar që bisedat e tij në këtë drejtim të jenë biseda përfundimtare rreth grumbullimit të shumë njerëzve rreth UÇK-së. Në këtë rast, Ruzhdi Berisha nuk ishte i kënaqur me njësitet e ministrisë së qeverisë së Bukoshit që silleshin në Shqipëri, dhe ishte i mendimit se ato duhej kaluar në terren. Për këtë qëllim ai, kishte kërkuar të takohej me Halil Bicin - si ministër i mbrojtjes së Qeverisë së Bukoshit. Takimi është bërë përmes Esat Krasniqit (i cili tashmë ishte komandant i reparteve të UÇK-së në Vlanë dhe Cahan), dhe Xhymshit Krasniqit, epror përgjegjës për furnizim me armatim.

“Qysh është ky organizim, ju këtu, e ata po luftojnë atje, unë nuk po ju kuptoj…” – i kishte thënë Ruzhdiu Halil Bicit. Pasi i kishte vizituar të gjitha vendet ku janë stërvitur njësitet e UÇK-së, ku, kësaj radhe kishte vërejtur me sytë e vet diçka që vërtet nuk ishte në rregull, prandaj këtë shqetësim ja kishte thënë Halil Bicit se: “UÇK-ja është në Kosovë dhe, jo në Tiranë. Prandaj, unë jam për një UÇK që lufton në Kosovë dhe, jo për ndonjë ushtri çfarëdoqoftë që sillet nëpër Tiranë”. Gjithashtu i kishte thënë edhe Esat Krasniqit se: “sa të kthehem në Opojë, s’i të marrin vesh që jam me UÇK-në, kushedi se çka do të mendojnë ata të LDK-së për mua”.

Në këtë rast Ruzhdiu i mllefosur kishte kërkuar nga Esati që edhe ai të kyqej në stërvitje ushtarake në Vlanë, por Esati duke ia ditur gjendjen shëndetësore Ruzhdiut, i thotë që duhet të qëndrosh edhe një kohë dhe pastaj, do të shohim. Me Esatin tashmë ishin më tepër se shokë, ai kishte qëndruar në banesën e Esatit, sepse tek ai kishte besim të madh. Sa herë kishte shkuar te ai kishte kërkuar që: “nëse e sheh dikend nga Opoja, të lutem mos i thuaj që jam këtu”.

Gjithashtu është i njohur edhe roli i Ruzhdiut në betejën e Buçes kur ushtarët e UÇK-së ranë në pritë të forcave serbe. Eprori Xhemshit Krasniqi, dëshmitar i ngjarjes thekson se: “Po mos të ishte Ruzhdiu humbjet tona do të ishin shumë të mëdha. Ai me bisedat që i bëri me policinë serbe, i bëri asi soji që e ngadalsoi procesin e sulmit të tyre deri sa ne e morrëm veten”.

I tradhtuar nga shokët e LDK-së: Halim Shemsidini, Shaban Halimi…

Kur është kthyer herën e fundit, vetëm edhe njëherë ka folur në telefon me Esatin. Kur popullata nga vedne të ndryshme të Kosovës kishte filluar të shpërngulej me dhunë për në Shqipëri, ishte e qartë se kjo gjë do të ndodhte edhe në Opojë. Kësi soji, kryesia e LDK-së më 29 mars 1999, e kishte mbajtur një mbledhje në shtëpi të Shaban Halimit, ku kishin vendosur që “nese vjen deri te shpërngulja e popullatës nga Opoja ne si kryesi e LDK-së asesi nuk duhet të shpërngulemi por duhet të qëndrojmë këtu”.

Ruzhdiu këtë e kishte marrë seriozisht, ashtu siç kishte qenë serioz tërë jetën. Kur disa pleq të fshatit të tij e kishin lutur që të shkonte me ta, pra me kolonën  e njerëzve për në Kukës, ai u thotë se “ua kam dhënë besën që do të rri dhe nuk bën të largohemi nga këtu”

Dhe vërtet nuk u largua. Ndërsa tërë antarët e tjerë të kryesisë së LDK-së, përfshirë edhe kryetarin e LDK-së për Dragash (aktualisht – kryetar i komunës së Dragashit) dhe sekretarin e saj (aktualisht – kryeshef i ekzekutivit dhe kandidat i LDK-së për deputet për zgjedhjet e 23 tetorit) ua kishin mbathur që të dy për në Kukës. Në Kukës edhe Halim Shemsidini edhe Shaban Halimi duke u bazuar në vetën e tyre që nuk e kishin mbajtur fjalën që vet që e kishin dhënë në mbledhje, kishin filluar ta kërkonin nëpër Kukës duke menduar se edhe ai ja kishte mbathur si ata, por, më kot. Ruzhdiu kishte mbetur në Buçe, ai nuk kishte qenë as kryetar i LDK-së e as sekretar i saj, dhe përkundër saj ai nuk kishte pranuar të shpërngulej sepse fjalën e kishin bërë mes vete kryesia e LDK-së. Ruzhdiu nuk ishte mësuar të mos e mbaj fjalën. Për të besa shqiptare ka qenë si virtyt dhe moral. Ai këtë e kishte kuptuar me kohë se besa te shqiptarët ekziston që para organizimit të shoqërisë në formacion shtetëror. Besa për Ruzhdiun ashtu si për çdo shqiptarë të vërtet, mbështetej në kult të fjalës së dhënë, e cila ka marrë tipare të detyrimit juridik popullor. Kështu te Ruzhdiu, besa, në këtë rast fjala e dhënë, u ruajt, jo vetëm si kult, por edhe si  besim.

Ruzhdiu e dinte se besa nuk mund të thehet. Ai që e then besën, që nuk e mban fjalën, duhet të përbuzet nga shoqëria, dhe nga rrethi i vet duhet të merret si shembull i njeriut që nuk e mban fjalën. Ruzhdiu e dinte se pasojat e njeriut besëthyer do të jenë përbuzja, dhe mosbesimi që duhej të bënte rrethi ndaj tij. Ai gjithashtu e dinte se po të njëjtat pasoja negative mund t’i bartte jo vetëm ai, por edhe familja e tij, duke u marrë si shembull se nga kjo familje është filani – njeriu besëthyer.

Pas luftës Ruzhdiu në shtator 1999, u gjet i vrarë në Pikëllimë. Trupi i tij ishte i dekompozuar dhe me shumë pak shenja identifikimi. Dokumentet personale të tij i gjenden në disa vende, si në Prizren (në shtepinë e djemve të serbomadhit të njohur Krsta Tanaskoviqit, të cilët kanë qenë paramilitarë) si dhe në një shtëpi të një shqiptari (Sadri Sadikut) në Sharr. Me mbledhjen komemorative në hollin e gjimnazit në shtatorin e parë të pasluftës, e dha lamtumirën e tij në këtë shkollë, me lotët e kolegëve, të bashkëfshatarëve, të familjes e bashkveprimtarëve duke lënë mbrapa fotografinë e tij si fletëpërkujtim të ngjitur në dyert hyrëse të gjimnazit.

Vrasja enigmatike e tij ka mbetur e pasqaruar, si u bë që Ruzhdiu që ishte vetëm një anëtar i kryesisë së LDK-së së Sharrit të mbetej fillikat i vetëm kur popullata ishte shpërngulur dhe kur të gjithë veprimtarët e LDK-së ishin shpërngulur?!…

Manipulimet me emrin dhe vepërn e Ruzhdiut

Manipulimet me luftën, në emër të Ruzhdi Berishës u bënë që në zgjedhjet e para lokale, për të vazhduar edhe në këto zgjedhje. Halim Shemsidini, tani kryetar komune dhe Shaban Halimi kryeshef i ekzekutivit që tani i kërkojnë votat për deputet të LDK-së në Parlamentin e Kosovës (në emrin e Ruzhdiut, gjakut të tij dhe shokëve të tij) nuk ngurrojnë të thonë se kanë qenë me filanin e fistekun në këtë shtab, apo atë shtab. Ndërkohë që evidenca e ushtarëve të UÇK-së ishte dhe vazhdon të jetë nëpër zonat e TMK-së, në shtabin qendror të TMK-së, si dhe në Asociacionin  e veteranëve të UÇK-së, ku emri i asnjërit nga ata që e lan fillikat vetëm Ruzhdiun (Halimi, Shabani dhe të gjithë antarët e kryesisë së LDK-së së atëhershme) as nuk kanë figuruar, e as nuk figurojnë në asnjë listë. Atëherë, në cilin shtab të cilës ushtri kanë qenë? Në ushtrinë e Ruzhdi Berishës, jo. Sepse po të ishin në të a do të mund të kalonin lirshëm nëpër kufirin e Morinës?

Edhe pse është e njohur, nuk duam të lëshohemi në fjalët që qarkullojnë se kanë qenë në shtabin e ushtrisë jugosllave për të lidhur paktin e „paqes dhe të mossulmit“, sepse “dy ushtri ky vend nuk i duron”-siç u kanë thënë oficerët serbë. Por, ata si argument të të qenurit të tyre në UÇK, vazhdojnë ta përmendin Ruzhdi Berishën. Madje Ruzhdiut i organizuan (vetëm një herë) edhe akademi përkujtimore, ku në këtë rast nuk ishte në plan të parë Ruzhdiu e as veprimtaria e tij, por vetja e tyre, e Halimit dhe Shabanit. Në këtë akademi përkujtimore, nuk mori pjesë asnjë ushtar e oficer i UÇK-së. As shokët e tij Esat Krasniqi, Xhemshit Krasniqi etj. Ata vazhdojnë të përfitojnë në emrin e Ruzhdi Berishës, por deri më tani as Halim Shemsidini e as Shaban Halimi, nuk e përmenden, se si u bë që Ruzhdi Berisha mbeti në Opojë në kohën kur u shpërngul e tërë popullata? Kush i tha Ruzhdiut të qëndrojë në Opojë vetëm? Me cilën detyrë dhe për cilën arsye? Kë e priti atje? Me kë kishte për tu takuar? Pastaj përderisa Ruzhdiu nuk paska patur mundësi të shpërnulej me popullatën,  si është e mundur që Halimi dhe shokët e Ruzhdiut të shpërngulen me popullatën, pa u vënë re fare nga ushtria dhe policia serbe? Pra, si shpëtuan pa thërrë në këmbë ata që Ruzhdi Berishën e lanë vetëm në Opojë?

Dhe Halim Shemsidini me Shaban Halimin, nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por pas luftës organizuan mbledhjen e parave në opinion, gjoja për ta ndërtuar lapidarin për Ruzhdi Berishën. Kurse në fakt, lapidari u ndërtua i tëri me paratë e të afërmëve të Ruzhdiut, kurse paratë e mbledhura në emër të Ruzhdiut u përdorën për fushatën e kaluar elektorale të LDK-së.

_________________________________

Reagim

 VËRTET, KUSH E LA VETËM RUZHDI BERISHËN NË OPOJË ?

Shkruan: Bedri HALIMI

  Në gazetën “Epoka e re” më 28 shtator botova artikullin: “Ruzhdi Berisha: një jetë për dije dhe liri”. Ndërkaq më 27 tetor, plotë një muaj e një ditë pas, në gazetën “Bota Sot” si kunderreagim u botua shkrimi me titull “ SHM e Dragashit ta mbaj emrin e profesorit dhe dëshmorit të kombit Rushdi Berisha” nga autori Muharrem Qafleshi. Ndonëse për tërë atë që e kam thënë në shkrimin tim, nuk është arritur të dëshmohet me asgjë e kundërta, megjithatë për disa gjëra të pasakta që thuhen në këtë artikull, jam i detyruar për t’ia sqaruar opinionit lexues.

Përderisa, Halim Shemsidini (kryetari aktual i komunës së Dragashit siç ka qejf ta quaj ai, dhe kryetar i LDK-së së kësaj komune) “evokuon kujtime për Ruzhdi Beriushën, mikun e tij të ngushtë të jetës dhe të veprës kombëtare”- çuditërisht (sikur deri më tani), as me këtë rast, nuk “evokuon” e as nuk i sqaron publikisht pyetjet, që i kam bërë në shkrimin tim: “...deri më tani as Halim Shemsidini e as Shaban Halimi, nuk e përmenden, se si u bë që Ruzhdi Berisha mbeti në Opojë në kohën kur u shpërngul e tërë popullata? Kush i tha Ruzhdiut të qëndrojë në Opojë vetëm? Me cilën detyrë dhe për cilën arsye? Kë e priti atje? Me kë kishte për tu takuar? “

Këtyre pyetjeve nuk u është përgjegjur as Halim Shemsidini e as Shaban Halimi. Natyrisht, s’ka se si t’u përgjigjet as M. Qafleshi, autor i tekstit në “Bota Sot”. Këto pyetje duan përgjigjje apo jo? Përgjigje, nuk mund të gjenden as përmes paraqitjes në gazetë të fotografisë së  Ruzhdi Berishës me Ibrahim Rugovën. Ky nuk është kurrëfarë argumenti, sepse edhe në artikullin tim e kam potencuar se Ruzhdi Berisha ka qenë anëtar i LDK-së (madje i kryesisë së saj që nga fillimi). Por të mundohesh t’i kamuflosh gjërat me vetëdije duke bërë obstruksione të tilla rreth fotografisë së Rugovës në momentin kur popullta po shpërngulej nga vise të ndryshme të Kosovës dhe një fat i tillë po i kërcnohej edhe popullatës opojane, është një fyerje e re për Ruzhdiun. Sepse Rugova ishte në Prishtinë dhe policia serbe këtë e dinte, kurse një ditë pas shprënguljes së popullatës Rugovën e quan në Beograd. Prandaj, kush u vra apo u maltretua për shkak të Rugovës apo fotografisë së tij e që kjo të ndodhte edhe me Ruzhdi Berishën? Por kjo është e kundërta e asaj që ia kishte thënë Ruzhdi Berisha eprorit të UÇK-së Esat Krasniqit: „Sa të kthehem në Opojë si të marrin vesh që jam me UÇK-në kushedi se çka do të mendojnë që jamë unë, ata të LDK-së”. Këto ishin fjalët e Ruzhdiut që ia kishte thënë Esat Krasniqit në gjysmën e dytë të qershorit 1998 në Tiranë: “Me disa udhëheqës të tashëm në komunë, nuk mund të punohet në këtë drejtim, për shkak të bindjeve politike që i kanë, edhe pse i kam shokë. Prandaj, e kam pak si problem me i gjetë njerëzit e vendosur, edhe pse kësaj pune, do t’i hyj”.

E vërteta është e dhembshme, por nuk mund të zhbëhet

Gjithashtu edhe për Parlamentin e pakonstitouar, Ruzhdiu gjatë bisedave që kishte bërë me Esat Krasniqin, kishte konstatuar se: „ Nuk ka asgjë nga kjo punë, dhe se si deputet, e kam humbur besimin e plotë të këtij parlamenti“.

Esat Krasniqi është gjallë dhe Xhemshit Krasniqi gjithashtu. Jo vetëm me vargun e Nolit: „Atje nisi atje mbaroi...“, por as me çfardo vargjesh të tjera, nuk mund të mohohet fakti se Ruzhdi Berisha, u la vetëm në fshatin e tij të lindjes në Buqe nga shokët e tij (të kryesisë së atëhershme të LDK-së) të cilët kanë marrë pjesë në mbledhje të 29 marsit në shtëpinë e Shaban Halimit.

Sa i përket revistes „Sharri“ ku citohen emrat e dëshmorëve dhe martirëve nga treva e Opojës, është e saktë, por si duket në këtë rast, nuk e keni ditur faktin se Ruzhdi Berisha u shpall dëshmor në vitin 2000 nga Azem Syla, në cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së që ishte, dhe atë pas dëshmive që janë mbledhur lidhur me veprimtarinë e tij. Kurse numri i përmendur (32-33) i revistës “Sharri”, është botuar në tetor të vitit 1999. kaq informacion të paktën ka mundur të merret nga familja e dëshmorit Ruzhdi Berisha.

Ndërkaq sa i përket pyetjes së Halim Shemsidinit se përse nuk u shkrua për Ruzhdiun më përpara, si duket vet Halimi nuk ka qenë i interesuar të dijë, se për Ruzhdi Berishën, është shkruar megjithatë, edhe pse jo sa duhet. Pikërisht revista “Sharri” (nr. 46-47, viti 2001), e boton portretin e Ruzhdi Berishës. Gjithashtu për Ruzhdi Berishën kam shkruar edhe në librin tim: “Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj” faqe 71-72 ku përpos tjerash thuhet: “Ende ka mbetur e pasqaruar lidhja dhe veprimtaria e tij në UÇK prandaj, për Ruzhdiun duhet të shkruhet në mënyrë të veçantë në të ardhmën e afërt. Vrasja enigmatike e tij ka mbetur e pasqaruar, si u bë që Ruzhdiu që ishte një anëtar i kryesisë së LDK-së së Sharrit, të mbetej fillikat i vetëm, kur popullata dhe të gjithë veprimtarët e LDK-së ishin shprëngulur?!...”

Pra për Ruzhdiun që atëherë kam thënë se duhet të shkruhet në mënyrë të veçantë.

Dhe jo vetëm kaq! Për Ruzhdiun kam shkruar edhe në gazetën “24 orë” derisa dilte, por edhe gjatë verës së vitit të kaluar në gazetën “Fokusi javor”. Por nuk u kam faj unë pse nuk i keni lexuar.

Familja e Ruzhdiut nuk mund të indinjohet e as të injorohet!

Tani, janë mbledhur materiale të bollshme për figurën e Ruzhdiut. Për Ruzhdiun kam botuar vetëm një pjesë të materialeve të shumta lidhur me veprimtarinë e gjërë të tij. Ai nuk është më i asnjë partie politike e as i familjes së tij, ai tashmë i përket tërë kombit. Që të shkruash për dëshmorët nuk ka nevojë të merret leja nga askush por, të shkruash për dëshmorët është përgjegjësi sepse duhet thënë të vertetën dhe vetëm të vërteten.

Familja e Ruzhdi Berishës nuk ka pse të indinjohet kur shkruhet për babain, birin apo bashkëshortin sepse para se të indinjohen, ata sigurisht që e kan pyetur veten të paktën njëherë: vërtet, kush u bë shkaktar që ata mbetën pa baba, pa djalë e pa bashkëshort?! Deri tani asnjë familje dëshmori nga 2047 dëshmorë të UÇK-së, sa njihen nuk është nënshtruar e as nuk është mashtruar nga kurrfar presioni apo premtimi i kujtdoqoftë. Prandaj nuk ka as më të voglën arsye që familja e Ruzhdi Berishës të bënte përjashtimin e vetëm në këtë drejtim. Sepse nënshtrimi apo mashtrimi i kujdo qoftë, sikurse edhe manipulimi i kujdo qoftë, do të ishte vrasje për së dyti e dëshmorit në fjalë. Kush nuk e sheh të vërtetën në sy sot, koha do ta detyroi ta shoh nesër. Por janë të gjallët ata që duhet t’u dalin zot, të vdekurve.

Halim Shemsidini thotë se: Për Ruzhdiun qenkan bërë shpifje dhe gënjeshtra në shkrimin tim, por nuk sjell asnjë argument për ta provuar të kundërtën e asaj që kam thënë në shkrimin tim, ka edhe shumçka që duhet të shkruhet por “miku i ngushtë i Ruzhdiut” do t’i quante shpifje për qfardo që ta pyesnin për Ruzhdiun.

Ndoshta do t’i quante shpifje edhe poqëse do ta pyesnim publikisht se cili ishte roli i tij në procesin e përjashtimit nga shkolla e mesme “Emin Duraku” të nxënësit Vahidin Hajrizit nga Kuklibegu, për shkak të aktivitetit të tij në ngjarjet e vitit 1989?! Arsyeja për t’iu bërë një pyetje e tillë bazohet në faktin se Halim Shemsidini ishte kujdestar i klasës së Vahidinit, i cili si pasojë e këtij largimi u kthye në arkivol nga Divulje e Splitit më 1990, ku ishte në shërbim ushtarak!

Sa për fyerjet që i shpreh Halim Shemsidini në adresën time, ato janë të denja vetëm për karakterin e tij. Unë nuk dua të lëshohem në atë nivel. Kam bërë vetëm pyetje që kanë mbetur pa përgjigjje dhe këtyre pyetjeve nuk mund të ju jap përgjigje madje as duke e thirrur në ndihmë as Cvajgun, e madje as “M.J”-në.

Megjithatë pyetjet e mia kanë përgjigje. Prandaj, të vërtetën nuk mundet ta varros askush. Kurrë!     

 

Kthehu ne fillim

 

powered by Beepworld